PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Alaj_Punim Diplome.pdfatdhesinë e letrëtyrë, të...

21
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I FILOLOGJISË PROGRAMI LETËRSI SHQIPE PUNIM DIPLOME FAIK KONICA - KRITIKA LETRARE MENTORI : KANDIDATJA: PROF. DR. ASS. LABINOT BERISHA VLERA ALAJ GJAKOVË 2019

Transcript of PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Alaj_Punim Diplome.pdfatdhesinë e letrëtyrë, të...

Page 1: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Alaj_Punim Diplome.pdfatdhesinë e letrëtyrë, të përfshira në një artikull të gjatë. Është ndalur në secilën prej tyre dhe duke

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I FILOLOGJISË

PROGRAMI LETËRSI SHQIPE

PUNIM DIPLOME

FAIK KONICA - KRITIKA LETRARE

MENTORI : KANDIDATJA:

PROF. DR. ASS. LABINOT BERISHA VLERA ALAJ

GJAKOVË 2019

Page 2: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Alaj_Punim Diplome.pdfatdhesinë e letrëtyrë, të përfshira në një artikull të gjatë. Është ndalur në secilën prej tyre dhe duke

2

Përmbajtja:

Abstrakt ......................................................................................................................................................... 3

Hyrje .............................................................................................................................................................. 4

Qëllimi i studimit ....................................................................................................................................... 4

Arsyeshmëria ............................................................................................................................................ 4

Metodologjia ............................................................................................................................................. 4

1. Biografia e autorit ..................................................................................................................................... 5

2. Faik Konica rreth kritikës ........................................................................................................................... 6

3. Rreth veprave të Faik Konicës ................................................................................................................... 7

3.1. Revista “Albania “............................................................................................................................... 7

3.2. Kryevepra “Dr. Gjilpëra” .................................................................................................................... 9

3.3. Proza “Shqipëria si m’u duk”............................................................................................................ 10

3.4. Poezi në prozë .................................................................................................................................. 11

3.5. Eseistika ............................................................................................................................................ 11

4. Vlerësime kriktike për veprën e Faik Konicës ......................................................................................... 14

5. Lutja e shkrimtarit ................................................................................................................................... 17

6. Thëniet e shkrimtarit............................................................................................................................... 18

Përfundim ................................................................................................................................................... 19

Literatura .................................................................................................................................................... 21

Page 3: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Alaj_Punim Diplome.pdfatdhesinë e letrëtyrë, të përfshira në një artikull të gjatë. Është ndalur në secilën prej tyre dhe duke

3

Abstrakt

Në këtë studim bëhet fjalë për aspekte të ndryshme të kritikës së autorit Faik Konica, i

cili ato i zbërthen në mënyrë dhe në formë të detajuar. Mënyra e vlerësimit të Faik Konicës, në

shkrimet e autorëve tjerë, si dhe ndryshimet e pësuara zbardhin elemente të reja për kritikën tonë

letrare. Në veçanti përpos temës trajtuese të kritikave, në këtë punim janë trajtuar në mënyrë

sipërfaqsore edhe veprat dhe përmbajtja e tyre, duke u bazuar në pyetjet studimore, si: Cili ka

qenë qëllimi i realizimit të revistës “Albania”? Çfarë në të vërtetë përcjellë mesazhi nga të gjitha

veprat? Si dhe veprat e tjera të autorit si: kryevepra “Dr.Gjilpëra”, proza “Shqipëria si m`u duk”,

“Poezitë në prozë”, dhe pjesa me të cilën shquhet autori, siç është “Eseistika”. Poashtu, në punim

janë shtjelluar mendime të studiuesve të ndryshme. Një pjesë e studimit i takon Lutjes së

shkrimtarit dhe disa thënieve të tij. Vlen të ceket mesazhi që ka përcjellur autori te lexuesit, si

dhe njohuritë e reja që janë nxjerrë nga kjo analizë e veprave të Faik Konicës dhe kontributit të

tij në letërsinë shqiptare.

Fjalët kyçe: Faik Konica, analizuese dhe hulumtuese, kritika, elemente të reja, mendime të

studiuesve.

Page 4: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Alaj_Punim Diplome.pdfatdhesinë e letrëtyrë, të përfshira në një artikull të gjatë. Është ndalur në secilën prej tyre dhe duke

4

Hyrje

Faik Konica është njëri ndër shkrimtarët dhe publicistët shqiptarë më të shquar. Autori

ka një veprimtari të vogël, mirëpo ka përmbajtje të larmishme, dhe të bollshme. Shkrimtarin e

njohin pothuajse të gjithë me revistën “Albania” që disa e cilësojnë si kryevepër të autorit,

mirëpo në të vërtetë kryevepra e tij është “Dr.Gjilpëra”.

Faik Konica solli ndryshime të mëdha duke futur kritikën në letërsinë tonë, që u bë

ndihmesë e madhe për veprat letrare, por edhe për lexuesin. Në këtë studim do të bëj analizën

dhe kritikën e veprave të autorit.

Qëllimi i studimit

Qëllimi i këtij studim është që në bazë të hulumtimeve rreth shkrimeve të autorit, të

paraqitet thelbi i analizës dhe kritikës, rreth kontributit të autorit dhe veprave të tij. Si objekt

studimi janë marrë disa vepra të vetë autorit si “Dr.Gjilpërën”, revistën “Albania”, prozën

“Shqipëria si m`u duk”, poezitë në prozë, eset e tij etj. Por, edhe kritikat e autorëve të tjerë,

shtjellimin e kritikës, mendime të përgjithshme etj.

Arsyeshmëria

Duke u bazuar në kërkimet e bëra përgjatë kohës së studimeve, nuk kam hasur në

informacione shkencore të cilat i shtjellojnë kritikat e Faik Konicës. Prandaj, ajo që më ka nxitur

të që të realizoj këtë studim, ka qenë që të hulumtojë dhe të paraqes diçka më shumë për autorin,

për shkak të mungesës së informacionit për kritikat e tij.

Metodologjia

Metodologjia e këtij punimi është ajo tërësore, analizuese dhe hulumtuese në shkrimet e

tij. Janë mbledhur të gjitha materialet dhe secila prej tyre është analizuar në mënyrë të veçantë

me qëllim studimi.

Page 5: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Alaj_Punim Diplome.pdfatdhesinë e letrëtyrë, të përfshira në një artikull të gjatë. Është ndalur në secilën prej tyre dhe duke

5

1. Biografia e autorit

Faik Konica, lindi në prill me 1875 në qytetin e vogël Konica. Kreu shkollën fillore

turqishte në vendlindje. Studioi në Kolegjin Jezuit Saverian të Shkodrës. Pastaj, vajti dhe ndoqi

shkollën në gjuhën frënge, në Stamboll. Më 1890, pesëmbëdhjetë vjeç u dërgua për studime në

Francë, ku bëri shtatë vjet. Universitetin e kreu për filologji romane. Pastaj, shkoi në Paris, ku

për dy vjet studio frëngjishten, latinishten dhe greqishten. Nga shkollimi jashtëzakonisht i

larmishëm që mori, ai qe në gjendje të fliste e të shkruante rrjedhshëm shqipen, italishten,

frëngjishten, gjermanishten, anglishten dhe turqishten. Atij iu ngjall interesi për gjuhën amtare,

dhe kështu nisi të shkruajë artikuj për Shqipërinë në një gazetë franceze.

Në moshën njëzetedyvjeçare, me 25 mars 1897 botoi numrin e parë të organit

“Albania”, në Bruksel. Më 1902 u shpërngul në Londër dhe vazhdoi ta botojë atje revistën deri

më 1909. Po në atë vit themeloi gazetën “Dielli”. Ai nisi të botoi veprën e tij “Dr.Gjilpëra” në

disa numra njëri pas tjetrit në gazetën “Dielli”. Në gjuhën shqipe botoi vetëm një libër përkthim

përrallash arabe nga “Një mijë e një netët”, me titullin “Nën hijen e hurmave”. Pastaj, një seri

shkrimesh nën titullin “Shqipëria si m`u duk” etj.

Vdiq në Uashington më 15 dhjetor 1942 dhe u varros në varrezat Forest Hills në

Boston.1

1 Robert Elsie, “Historia e letërsisë shqiptare”, “Dukagjini”, Tiranë-Pejë, 1997, fq. 183.

Page 6: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Alaj_Punim Diplome.pdfatdhesinë e letrëtyrë, të përfshira në një artikull të gjatë. Është ndalur në secilën prej tyre dhe duke

6

2. Faik Konica rreth kritikës

Faik Konica ka shkruar artikuj të ndryshëm rreth kritikës letrare që i gjejmë të botuara

kryesisht në revistën e famshme “Albania”, por dhe në pjesën “Mbi letërsinë” në “Vepra I”.

Kritika për autorin ishte gjykim i vlerës së librave, të cilën e ndau në dy mënyra:

Gjykimi i shkurtër e i prerë, i pambështetur në arsye.

Gjykimi i gatitur me dëftime e në shpikje.

Sipas Faik Konicës, kritika letrare është subjektive, nuk është shkencë, por një

përshtypje. Ajo është e aftë të tregojë për një vepër letrare nëse është e mirë apo jo.

Ai që analizon veprën autori e quan kritikan. Sipas Faik Konicës, pikërisht ai që vlerëson

një vepër, e ngrit si kryevepër.

Autori thekson se kritika në përgjithësi është ajo e cila ka hedhur në dritë një vepër të

përpunuar. Për më tepër, sipas tij, duke u zhvilluar vepra letrare u zhvillua edhe kritika, çka na

bën të kuptojmë se bashkë me të u zhvillua edhe letërsia.

Faik Konica vë në dukje se nuk ka vepra të mjaftueshme për t`u vlerësuar mirë, dhe për

këtë, vetë autori ka marrë dhe ka përkthyer vepra të letërsisë botërore. Përkthimin e këtyre

veprave shkrimtari i konsideron kryevepra. Prandaj, i ka bërë ato kryevepra si shembull të

kritikës.

Vetë autori, i cili është marrë me kritikë, ka shtuar se kjo është një punë e pothuajse e

secilit. Madje sipas Faik Konicës shtjellimi kritikës është një punë shumë e vështirë.

Page 7: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Alaj_Punim Diplome.pdfatdhesinë e letrëtyrë, të përfshira në një artikull të gjatë. Është ndalur në secilën prej tyre dhe duke

7

3. Rreth veprave të Faik Konicës

Faik Konica, ishte shkrimtarë shumëgjuhësh dhe poet shumëllojesh. Ai shquhet për një

veprimtari të jashtëzakonshme. Ka krijuar një stil të ri në letrat shqipe.

“Konica është themeluesi i modelit kulturor kritikë të letërsisë shqipe, themelues i

kritikës letrare, si dhe nismëtar i prozës moderne shqipe(…)”2

Duke u bazuar në njëfarë forme në njohuritë rreth krijimtarisë së Faik Konicës, mund të

thuhet se secili ka çfarë të flet rreth tij dhe punës së tij. Siç edhe dihet, kontributi i shkrimtarit

është i madh dhe shumë i vlefshëm për letërsin shqiptare.

Më poshtë do të bëhet një analizë e veprave të Faik Konicës. Megjithëse, në numër të

vogël, secila do të shtjellohen veç e veç, në mënyrë të përgjithësuar, jo të detajuar, analizë-

kritikë.

Në veprimtarinë e jashtëzakonshme do të citohet botimi i revistës “Albania”, gazeta

“Dielli” në të cilën janë botuar një numër i madh krijimtarie të po këtij autori, dhe të tjerëve.

Pastaj, vlenë të ceket kryevepra “Dr.Gjilpëra”, prozat, ese, drama, tregime, vjersha, përralla etj.

3.1. Revista “Albania “

U botua për herë të parë më 25 mars të vitit 1897, në Bruksel. Vetë autori e emëroi “E

përkohëshmia shqip”. Kjo revistë u botua në të dyja gjuhët: shqip dhe frëngjisht, mirëpo kishte

edhe shkrime të tjera në gjuhën italiane, latine, gjermane, angleze dhe turke.

Dëshira e tij kishte nisur qysh në fëmijëri për botimin e revistës, e deri në arritjen

përfundimtare të saj. Revista e tij është mjaftë voluminoze, pasi që mund të thuhet se përmbanë

një lloj-llojshmëri artikujsh, nëse mund të quhen kështu.

“Albania” nis me shkrimin e parë të autorit ku ka folur rreth saj, duke përmendur edhe

mangësitë, të cilat po të përmirësoheshin, do të kishin bërë të plotë revistën. Ai, poashtu ka

paraqitur edhe paknaqësit dhe gjendjen e keqe që kishin ndaluar deri në atë ditë botimin e saj.

Në revistën “Albania”, ishin botuar punimet e autorëve të shumtë. Pra, aty janë botuar

veprat e tyre, ndonjë poezi, apo edhe ndonjë tekst sado i shkurtër qoftë ai.

2 Sabri Hamiti, “Letërsia moderne shqipe”, “Albas”, Prishtinë, 2005, fq. 87.

Page 8: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Alaj_Punim Diplome.pdfatdhesinë e letrëtyrë, të përfshira në një artikull të gjatë. Është ndalur në secilën prej tyre dhe duke

8

Stili i shkrimit të Faik Konicës, ka qenë i veçantë dhe pavarësisht numrit të vogël të

poezive, ka lën gjurmë në historinë e letërsisë shqiptare. Ai ka gjithsejë 13 poezi, ku 7 prej të

cilave janë të botuara në revistën “Albania”.

Në po këtë revistë janë grupuar edhe këngë të popullit, përralla, legjenda, gjëegjëza,

tradita dhe bestytni, kulte etj. Pastaj, folklorin dhe këngët e vjetra popullore që këndoheshin për

ditë të shenjëta ose të veçanta. Të gjitha këto autori i ka mledhur dhe botuar për një qëllim shumë

të lartë, duke i vlerësuar si thesare të çmuara që ruajnë traditën shqiptare.

Poashtu, ai është ndalur edhe te përralla dhe prallëza që i ka quajtur të tilla autori, me

një numër të shumtë të botimeve të tyre, duke spikatur tema nga më të ndryshme të vetë autorit.

Por, shkrime të tilla ka pasur edhe nga autorë të tjerë.

Ajo që e brente autorin ishte gjuha, diçka që flinte në shpirtin e tij, ishte të fliste për

gjuhën dhe literaturen shqipe, shkronjat shqip. Ai jo vetëm që i ka renditur në artikuj të veçantë,

por ka folur për këto çështje pothuajse në secilën pjesë të revistës. Në këtë rend ai ka paraqitur

mendimet e veta rreth tyre, mirëpo pa i lënë anash edhe mendimet e disa autorëve të tjerë,

profesorëve, mendimtarëve, kritikë etj, rreth gjuhës sonë.

Në njërin nga numrat e revistës ndeshemi me pjesë kushtuar autorëve të tjerë dhe të

gjitha mendimet e shprehura mbi ta, nga autori apo edhe të tjerët. Këtu përfshihen autorë të tillë

si: Abdul Bek Frashëri, Xhuzepe Skiro, Marko Boçari, Geg Postrippa, A.Z.Çajupi, Konstandin

Kristoforidhi, Antonio Baldacci etj.

Autori vazhdon me kritikën letrare, qëllimin e autorit, methudhën, natyrën dhe logjikën,

atdhesinë e letrëtyrë, të përfshira në një artikull të gjatë. Është ndalur në secilën prej tyre dhe

duke folur në përpikmëri rreth tyre dhe çështjeve kryesore që prek tema letrare.

Një analizë me kritikë autori ia kushtoi edhe veprave të autorëve të tjerë, ose thënë më

mirë vjershave të tyre. Duke u ndalur te poezitë e tyre, për t`u futur thellë në to dhe për të treguar

rreth tyre, madje i ka paraqitur të tëra. Autorët të cilët ka përmendur Konica ishin: Asdreni, De

Rada etj.

Në këtë revistëka pasur edhe shkrime të tjera. Faik Konica ka botuar numër vjershash,

përrallash, tregime, të përkthyera nga vetë ai nga gjuhë të ndryshme.

Pra, siç mund të shihet shkrimtari ka botuar shkrime të ndryshme që u përmenden më

lartë. Megjithatë, ndër më të veçantat, ishin “mendimet e zgjedhura” siç i ka titulluar vetë autori,

apo thënjet e shumëta nga shkrimtarët e ndryshëm.

Page 9: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Alaj_Punim Diplome.pdfatdhesinë e letrëtyrë, të përfshira në një artikull të gjatë. Është ndalur në secilën prej tyre dhe duke

9

Faik Konica, poashtu, ka folur për disa probleme të caktuara, ngjarje të çastit, të dhëna

historike, probleme të tregtisë, probleme politike. Pastaj, për një grup kompozitorësh, për një

zhanër të quajtur Muzikë, për arsye se ky lloj do përhapej shpejt dhe do vinte më ëmbël në veshin

e dëgjuesve, që shpreh dashurinë, mallin, sinqeritetin etj.

Duke pasur një përmbajtje mjaftë të gjërë mund të themi se kjo revistë ishte si shtytje

për të botuar diçka që të tjerët mund ta shohin dhe të dinë rreth saj në përgjithësi. Aty ka

shtjelluar aspekte të ndryshme letrare dhe i ka nxjerrë përpara lexuesve.

3.2. Kryevepra “Dr. Gjilpëra”

Kryevepra e Faik Konicës, konsiderohet të jetë “Dr.Gjilpëra”. Vepra është e

papërfunduar, mirëpo ka një përmbajtje të pasur. Është përrallë që paraqitet në formën e një

romani që nuk pati një përfundim, mirëpo brenda përmbanë tema nga lënda jetësore, ngjarje të

ndryshme, dialogje, aksione etj.

Vepra figurë kyçe ka “Dr. Gjilpërën”, të cilin e ka portretizuar si njeri të ditur, me moral

e shpirtë të gjerë, ku përmes tij autori ka shprehur vetën. Ky personazh edhe si vet autori i

shquar, është paraqitur si një njëri i mençur, i cili kishte një dije të gjerë, dhe një shkollë të

larmishme, që na lë të kuptojmë se autori është munduar ta paraqes vetën. Ai është përpjekur që

të jep dije në shtresat shoqërore shqiptare, t`i vetëdijësoj si popull shqiptarët, t`i ushqejë me atë

që është ushqyer edhe vet autori.

Këtë vepër autori e ka ndarë në dy pjesë:

Në pjesën e parë kemi karakter përshkrues dhe karakterizues, sepse autori po në këtë

pjesë ka bërë përshkrimin e personazheve, studimet jashtë atdheut etj.

Në pjesën e dytë kemi karakter veprues, dhe është i përbërë me ironi dhe satirë, këtu

autori tregon kthimin në atdhe dhe jetën shqiptare. 3

Poashtu në këtë vepër ndeshemi edhe me ide të dyfishuar, botë të kundërta e të

papajtueshme. Prandaj kemi të paraqitur edhe figurën e kontrastit. Pra, autori shpreh

kundërshtimet mes dy ideve:

Ideja e parë përfshinë shëndetin që autori e vendos në radhë të parë, dijen, kulturën

shqiptare, lirinë, që paraqiten te kryepersonazhi “Dr.Gjilpëra”, dhe

3 Po aty, fq. 89.

Page 10: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Alaj_Punim Diplome.pdfatdhesinë e letrëtyrë, të përfshira në një artikull të gjatë. Është ndalur në secilën prej tyre dhe duke

10

Ideja e dytë përfshinë prapambetjen, sëmundjen, mashtrimin, kotësinë, që i paraqet këto

tipare nëpërmjet Salembozës.

Faik Konica gjithë mundin e tij e ka bërë për popullin e vet. Ai është munduar t’i ngrit

shtresat shoqërore, ta vetëdijësoj popullin e tij, ta bëjë mendjen e secilit të ndritur.

Atëherë, mund të them se autori i madh Faik Konica, përmes kësaj vepre e cila

konsiderohet edhe si kryevepra e tij edhe pse e pambaruar, ka përcjellur te ne shumë porosi

brenda, të cilat i ka shprehur si rregulla të cilat duhet mbajtur me përpikmëri.

3.3. Proza “Shqipëria si m’u duk”

Është quajtur si proza e gjatë e autorit, e cila për herë të parë u botua në “Dielli” në vitin

1929. Vepra është ndarë në pesë pjesë:

I. “Dukja e përgjithshme e vendit”,

II. “Mbreti”,

III. “Ekspertët”,

IV. “Robotët” dhe

V. “Levantinët”.

Kjo vepër është cilësuar si vepër sistematike, dhe është shkruar nga autori pasi që e ka

vizituar për herë të fundit vendin e tij. Ai përmes kësaj proze ka tentuar t`i paraqesë ndjenjat e tij

për vendlindje. Kjo prozë dhe të tjerat kanë për subjekt e objekt Shqipërinë e shqiptarët.

Proza është vlerësuar si letrare dhe diturore. Mirëpo, poashtu është konsideruar me

karakter subjektiv.

Këtë prozë autori e ka shikuar për nga këndvështrimi i tij. Ai e paraqitur atë ashtu siç i

është dukur, mirëpo pa u titulluar si duhet.

Pjesa e parë. “Dukja e përgjithëshme e vendit”, në këtë pjesë bëhet edhe përshkrimi i

vendit të autori, ose në një farë forme konsiderohet edhe si zgjim i autorit nga gjumi i cili e

përshkruan vendin, saqë e huton lexuesin të kuptoj se a është ëndërr apo realitet. Këtu jepet

situata e autorit që paraqet njeriun e përmalluar për vendin e tij saqë asgjë si duket si më parë.

Pjesa e dytë. “Mbreti”, kjo pjesë i takon kapitullit Mbretë, për Zogun. Këtu mbreti bëhet

nga një nivel i zakonshëm njerëzor, në një njeri-mit. Autori këtu ka përshkruar pikën e dobët të

tij, pra niveli shoqërorë intelektual, të personalizuar, të ngritur etj. Këtu kemi edhe përshkrimin

se si pritet autori nga mbreti, dhe si ndihet ai për këtë.

Page 11: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Alaj_Punim Diplome.pdfatdhesinë e letrëtyrë, të përfshira në një artikull të gjatë. Është ndalur në secilën prej tyre dhe duke

11

Ndërsa, tre kapitujt e tjerë janë të ndarë në tri grupe ku secili ka karakterin e vet:

Pjesa e tretë. “Ekspertët” një shtresë e vogël njerëzish, të cilët cilësohen si të fortë, nuk

dorëzohen për asgjë dhe nuk i përmbysë asgjë. Ata shfaqen si të dijëshëm por në të vërtet nuk

janë ashtu, nuk mësojnë por i dallon djallëzia, shpifja, padrejtësia.

Pjesa e katërt. “Robotët” janë armiq të tjerë të Shqipërisë, autori i sheh të tillë.

Karakterizohen si njerëz të mos ardhurit keq, mos kuptuarit, me mungesë të ndjenjës së

përgjegjësisë etj. Prodhojnë rregulla dhe ligje, mirëpo vetë nuk i përmbahen po këtyre rregullave.

Pjesa e pestë. “Levantinët” konsiderohen si njerëzit e çkombëtarizuar. Janë klasë e

veçantë si në veshje, sjellje, mendime, gjuhë. Autori ka thënë se këta janë njerëz që imitojnë.

3.4. Poezi në prozë

Ndër tekstet letrare të Faik Konicës, padyshim bëjnë pjesë shfaqjet e një bashkimi të

ndjenjave dhe mendimeve, prozat në poezi, të cilat janë perla të gjuhës e të shprehjes shqipe.

Këtu fokusohet pamja, paraqiten figurat, në ato shprehet dhe ngjallet dashuria e madhe,

mallëngjimi e dhembja për jetën.

Njëra ndër prozat poetike “Bora”, në të cilën paraqiten figurat dhe disponimet

njerëzore. Kemi të bëjmë edhe me krijuesin edhe me vështruesin. Veçohet pamja reale dhe

zgjimi i një mallëngjimi shpirtëror.

Teksti “Në liqen”, është poashtu prozë poetike, ku vështruesi paraqitet i zhytur në

gjendjen e vet shpirtërore, ku duket si vëzhgues dhe si ëndërrimtar. Bëhet barazimi i pamjes së

jashtme me asaj të brendshme.

Në tekstin “Anës liqenit”, e cila është fazë e jetës. Koha zbërthehët në njësi të ndjeshme.

Ky tekst vë në kundërshtim fjalët ndërrim, errësirë, terr, me bardhësinë e prozës së parë, Borës.

Të gjitha këto janë të ngjashme nga struktura, ndërtimi dhe figurat. Poashtu, secila prej

tyre e vlefshme për letërsinë shqiptare.

3.5. Eseistika

Diçka tjetër me të cilën është marrë autori, është edhe eseja. Ky zhanër është pothuajse

ajo që e personifikon autorin, sepse përmes eses autori ka bashkuar imagjinatën, provën dhe

argumentimin, gjë që e ka bërë autorin si shkrimtar të veçantë. Eseja i përgjigjet Faik Konicës.

Page 12: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Alaj_Punim Diplome.pdfatdhesinë e letrëtyrë, të përfshira në një artikull të gjatë. Është ndalur në secilën prej tyre dhe duke

12

Këtu përmendet libri “Shqipëria, kopsht shkëmbor i Evropes Juglindore”, i cili

përbëhet prej dhjetë esesh. Këto ese, autori i natyrëzon si zhanër shkrimi, i thekson idetë e tij dhe

i zhvillon si më së miri.

Sikur edhe në pjesë të tjera të veprave, autori mundohet ta idealizoj vendin e tij, ta ngris,

dhe mos ta lejë anash, por të cilësohet pothuajse sikur vendet e tjera. Nëpër kapitujt e po këtyre

eseve, autori është marrë me gjeografinë dhe historinë e Shqipërisë, njerëzit, racën, karakterin e

tyre etj.

Autori bënë përshkrimin fizik të Shqipërisë, shtëpive të shqiptarëve, krishterë dhe

mysliman. Pastaj, përshkrim të detajuar mbi gjeografinë e vendit, historinë, kohën e themelimit,

etimologjinë, ngjarjet e rëndësishme etj.

Pas këtyre përshkrimeve autori ndalet me përkufizimin e races shqiptare si: “grup

njerëzish që jetojnë tok për shumë shekujsh, flasin një gjuhë, shkojnë jetë të ndershme, janë

martuar mes veti, kanë luftuar kundër pushtuesit, kanë ngjashmëri si nga pamja ashtu edhe nga

temperamenti”4. Faik Konica në përshkrimin e tij për shqiptarët, i ka kategorizuar njerëzit në dy

grupe: shtatgjatë dhe disa tipare dhe të shkurtër.

Për nga popullsia janë kompakte, homogjene, dhe e cila flet një gjuhë. Trojet shqiptare,

bijët e tyre, prejardhjen e emrit tonë, pakicat që jetojnë në Shqipëri: grek, jevgjit, vllehtë, sllavë.

Ai ka cituar edhe gjërat që janë thënë nga këta popuj për shqiptarët, e në bazë të tyre autori ka

ndërtuar një sërë karakteristikash të shqiptarëve.

Karakteristikat e shqiptarëve:

Individualizimin, si karakteristikë të parë të shqiptarëve, ku thuhet se shqiptari është

individ, ka besim në vete. Nuk zhvillohet kolektiviteti.

Urrejtja ndaj ndëshkimit, është urrejtje ndaj dënimit me vdekje për faje politike. Shqiptari

nuk duron të fyhet, madje as në gjyq.

Mungesa e idealit, shqiptarët rëndësi u kushtojnë gjërave të vogla, e jo çështjeve të

rëndësishme. Cilësohet si karakteristika më e veçantë.

Mikpritja shqiptare, jo vetëm karakteristik por kult i shqiptarëve, me çka veçohen nga të

tjerët.

Nderi, ndër pikat e dobëta të shqiptarëve. Ata jetojnë dhe vdesin për besën, fjalën e

dhënë.

4 Sabri Hamiti, “Faik Konica: Jam Unë”, “Rilindja”, Prishtinë, 1991, fq. 119.

Page 13: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Alaj_Punim Diplome.pdfatdhesinë e letrëtyrë, të përfshira në një artikull të gjatë. Është ndalur në secilën prej tyre dhe duke

13

Në një ese, skicohet edhe sociologjia dhe kultura e shqiptarëve. Skica bëhet në dy

grupe:

të parët duke përfshirë Shqipërinë e Mesme dhe të Jugut, të pushtuar nga Perandoria

Osmane, që janë quajtur klasë sunduese dhe të përbërë nga bejlerët, dhe

të dytët Shqipërinë e Veriut, Malësinë, të sunduar sipas Kanunit të Lekë Dukagjinit, klasa

bajraktar.

Me këtë ndarje përshkruhen karakteristikat të ndryshme. Poashtu, janë paraqitur edhe

kushtëzimet e jetës sociale te shqiptarët.

Në kapitullin për “Gjuhë dhe Letërsi”, flet për gjuhën e vjetër dhe origjinalen e

shqiptarëve, shqipën. Pastaj, letësinë e shkruar. Gjuha jonë u shkrua në shekullin XIV. Ndërsa

fillimet e letërsisë së mirfilltë i sheh me veprën poetike të Jul Varibobës, Zuko Kamberin,

Konstadin Kristoforidhin, Gjergj Fishtën, A. Z. Çajupin, Filip Shirokën, Ernest Koliqin, Fan. S.

Nolin.

Page 14: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Alaj_Punim Diplome.pdfatdhesinë e letrëtyrë, të përfshira në një artikull të gjatë. Është ndalur në secilën prej tyre dhe duke

14

4. Vlerësime kriktike për veprën e Faik Konicës

“Faik Konica është quajtur edhe më përpara, kritiku i parë i shqipes, jo pse ky shkroi

kritika me vlerë për veprat shqipe dhe shfaqi ide për vepra dhe për autor shqiptar, që më vonë

ose u zhvilluan më tej ose u kritikuan rëndë, po pse është i pari që kritikën letrare e shkroi me një

vetëdije letrare. Kritika e tij ka një gjatësi kohore dyzetvjeçare, që nxerr në shesh diçka nga

karakteri njerëzorë dhe karakteri krijues i autorit. Konica ishte shkrimtarë dhe kritikë me formim

perëndimor, por i pushtuar nga atdhetësia shqiptare. Autori ka edhe teorinë kritike me disa

konstatime themelore të cilat ndihmuan shumë krijuesit dhe lexuesit. Idetë themelore teorike të

kritikës së Konicës janë moderne.”5

Sabri Hamiti

“Shkruar në 25 vjetorin e vdekjes së Konicës, dhe 70 vjetorin e daljes së revistës

“Albania”.

Nuk kishte ndonjë vepër organike, mirëpo njihet dhe shquhet si një stilist plot hijeshi,

magjistar i shkrimit. i thjeshtë e i hollë, i lëvizur e i qartë, stili i tij shtjellohet, si i urtë e i

kthjellët. Grumbullimi i jashtëzakonshëm pririjesh e studimesh, e bëjnë autorin shqiptarë të

ndritur e të dijshëm, që në kohën ku jetoi, shkrimtarët e tillë numëroheshin në gishtat e një dore.

Ishte njëri me hanë por edhe zemërbardhë, zemërimi i tij kishte shkase ideale. Shija letrare, vetija

e tij më dalluese, e ngrit Faikun në shkallën e një mjeshtri të pashoq. Autori fjalët i shndërron në

diamante e gurë më të shndritshmit vezullorë.”6

Ernest Koliqi

“Faik Konica kryqëtari i vetmuar.

Stilist i përkryer, një studiues i shkëlqyer dhe patriot i madh shqiptarë. Pasi lexova

revisten e Konicës nga fleta e parë e deri të e fundit mësova se në shkrimet e Konicës kishim atë

që duhej: letërsinë e mirë shqipe. Konica mund të konsiderohet krijues i prozës moderne shqipe.

Ka qenë njeriu që e rizbuloi dhe e popullarizoi Skëndërbeun dhe flamurin e tij, që u bë më vonë

simbol i pavarsisë kombëtare. Konica zbuloi e popullarizoi veprimtarët e letërsisë shqipe si:

5 Sabri Hamiti, “Faik Konica: Jam unë”, “Rilindja”, Prishtinë, 1991, fq. 33. 6 Ernest Koliqi,” Vepra”, “Faik Konica”, Prishtinë, 2003, fq. 215.

Page 15: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Alaj_Punim Diplome.pdfatdhesinë e letrëtyrë, të përfshira në një artikull të gjatë. Është ndalur në secilën prej tyre dhe duke

15

Kristoforidhin, Mitkon, Fishtën dhe Zako Çajupin. Të gjithë të tjerët që erdhën pas Konicës janë

nxënës të tij, duke më përfshirë dhe mua (Nolin).”7

Peshkop Fan. S. Noli

“Faik Konica është një publicist shumë i dëgjuar; është gazetari e politikani më i

adhuruar, por edhe më i urrejtur në Shqipëri; është polemisti dhe satiriku më i fortë, më i rrepët e

më i drejtuar në vendin tonë. Po është njëkohësisht edhe shkrimtari dhe prozatori më i mirë, më i

madh e më tërheqës i Toskëvet. Asnjë shkrimtarë tjetër toskë s`ka dijtur t`a përdor gjer më sot

me aqë mjeshtëri, me aqë lehtësi e me aqë rrjedhëshmëni e fuqi gjuhën tonë.”8

Namik Resuli

“Satira e tij ka fuqi skalitëse të pakrahasueshme. Ai tallet e qesh për të qortuar njerëz e

fenomene negative të shoqërisë, mentalitete të ndryshme prapanike e zakone të bastarduara. Ai

mbjell gjykimet e tij me frymën e artistit të vërtetë, por pa krijuar një prodhim letrar organik.

Pamfletet e tij janë studime me rëndësi, me analizë të thellë shoqërore, psikologjike, etnografike,

morale, kulturore, arsimore, politike, shkencore.” 9

Jup Kastrati

“Konica kishte vetëdije të formuar për vështrimin, për studimin dhe informimin letrarë,

e edhe për kritikën letrare. Ishte ai që bëri edhe një teori kritike. Mund të thuhet se Konica e

fillon teorinë dhe praktikën kritike dhe, njëherësh e formon vetëdijen për kritikën letrare. Ai

thotë se ‘kritika bëhet edhe ajo vetë një vepër letrare’. Ishte i pari që shtron çështjen e vlerësimit

brenda letërsisë kombëtare dhe asaj botërore. Konica kur fliste për kritikën dhe metodën

theksonte dy aspekte të rëndësishme: atë të kritikës dhe të letërsisë. Këto i vështron në planin e

jashtëm dhe në atë immanent të vetë kritikës dhe vetë letërsisë.”10

Ibrahim Rugova

7 Faik Konica, “Vepra”, “Konica”, Tiranë, 2007, fq. 319. 8 Sabri Hamiti, “Letërsia modern"e shqipe”, „Albas”, Prishtinë, 2005, fq. 108. 9 Po aty, fq. 108. 10 Ibrahim Rugova, “Kahe dhe Premisa të kritikës Letrare Shqiptare”, “Faik Konica”, Prishtinë, 2005, fq. 60.

Page 16: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Alaj_Punim Diplome.pdfatdhesinë e letrëtyrë, të përfshira në një artikull të gjatë. Është ndalur në secilën prej tyre dhe duke

16

“I kemi marrë disa nga tekstet e Konicës, që kishte shkruar edhe kritikë. Konica ishte

më aktiv si kritik letrar, madje me këto tekste e fillon edhe punën e tij kritike. Këto tekste i kemi

kalsifikuar në: tekste kritike-teorike dhe tekste informuese. Konica i jep një kahje të re mendimit

tonë letrarë dhe, njëkohësisht e thyen traditën e shkrimtarëve tanë të deriatëhershëm. Ai kërkonte

të vendoste një kritikë shqiptare, e sot mund të themi se ai është themeluesi i kësaj kritike në

shumë aspekte. Duke vështruar në tërësi veprimtarinë e tij kritike, del një e vërtetë e njohur në

historinë e kritikës, se sa e vështirë dhe e mundimshme është puna e kritikut, sepse ai merret, së

pari me vlerësimin e kohës së vet, e të vlerësosh dhe të bësh përpjekje të ndikosh në kohën tënde

është edhe më vështirë. Konica është një kritik tipik i kulturës frënge, i çliruar, i cili edhe sot e

gjithë ditë atje, më shumë dëshiron të inicojë se të përfundojë e kanonizojë çështje, si letrare

ashtu edhe të tjera.”11

Sabri Hamiti & Ibrahim Rurgova

Pra, sipas këtyre autorëve që dhanë mendime kritike për Faik Konicë dhe veprat e tij, e

vlerësuan dhe e ngritën lartë duke e bërë si figurë kyçe të letërsisë sonë. Sipas tyre Konica ishte i

pari që krijoj letërsi të mirfilltë, futi kritikë me vetëdije letrare, dhe cilësohet si i pari që bëri teori

dhe praktikë kritike.

Ai u cilësua si autor i dalluar e i ndritur, stilist i përkryer, studiues i shkëlqyer, patriot i

madh shqiptar që e donte dhe e mbronte shumë vendin e tij, publicist, gazetar, politikan, polemist

e satirik, prozator etj. Mirëpo, poashtu mund të thuhet se Faik Konica ishte i pari që i kushtoj

rëndësi veprimtaris së tij, dhe të autorëve të tjerë, sepse me futjen e një kritike të tillë edhe

autorët u vetëdijësuan, edhe veprat u ngritën lartë në nivel të studimit e të arritshmërisë. Ai bëri

që t`u kushtohet rëndësi e madhe veprave letrare artistike, dhe kjo qe një përparësi edhe për neve

që sot kemi në duar vepra të përpunuara, analizuara, vlersuara nga kritikë të shquar, që paraqesin

para lexuesve bukuritë dhe vlerat e veprave.

11 I. Rugova & S. Hamiti, “Kritika letrare”, “Rilindja”, Prishtinë, 1979, fq. 80.

Page 17: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Alaj_Punim Diplome.pdfatdhesinë e letrëtyrë, të përfshira në një artikull të gjatë. Është ndalur në secilën prej tyre dhe duke

17

5. Lutja e shkrimtarit

Faik Konica ka qenë i njohur për zgjuarsinë e mprehtë dhe për humorin e ngazëlluar. Në

këtë pjesë do të theksohet një lutje, që ai e bën për shkrimtarët dhe që është transmetuar në një

fjalë përmes radios drejtuar Shqipërisë më 27 tetor 1932, në Uashington.

Për më tepër autori thotë: “Dhe mbasi fola për shkrimtarët, do t`ju thom një gjë: kam

vënë re se librat e lutjeve fetare ndërsa kanë lutje për çdo shkollë e zanat, s`kanë nojnjë lutje të

veçantë për shkrimtarët. Unë nuk jam shumë fetar, por nganonjëherë, më hipën zjarri për një

besim të shkurtër. Jam në një gjendje të tillë dhe kam gatuar një lutje të shkurtër, të cilën ju

kërkoj leje ta këndoj. S`ka të bëjë me asnjë fe të veçantë dhe njers të çdo feje mund ta pranojnë:

“Ati ynë që je në qiell, jepna fuqinë të mbajmë gojën mbyllur kur s`kemi gjë për të

thënë! Falna durimin të thellojmë një punë përpara se të shkruajmë mbi të! Frymëzona me një

ndjenjë të mprehtë të drejtësisë që të flasim ja vetëm me paanësi, por edhe të sillemi ashtu!

Shpëtona nga grackat e gramatikës, nga shtrëmbërimet e gjuhës dhe nga lajthmet e shtypit.

Ashtu qoftë!”.12

12 Faik Konica, “Vepra”, “Konica”, Tiranë, 2007, fq. 123.

Page 18: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Alaj_Punim Diplome.pdfatdhesinë e letrëtyrë, të përfshira në një artikull të gjatë. Është ndalur në secilën prej tyre dhe duke

18

6. Thëniet e shkrimtarit

Duke u bazuar te revista e madhe “Albania” e të madhit Faik Konicës, kam parë shumë

thënie të ndryshme të shkruara nga vetë autorit. Por autori Sabri Hamiti i ka marrë dhe shkruar te

vepra e kritikës për Faik Konicën. Vet, Faik Konica, është fokusuar më së shumti te vendlindja e

tij Shqipëria, shqiptarët dhe gjuha e tyre. Pra, rëndësi më së shumti u ka kushtuar këtyre

çështjeve.

Në pamundësi që të citohen të gjitha thëniet e autorit, më poshtë do të disa prej tyre, të

cilat më së miri e përshkruajnë gjendjen shpirtërore dhe emocionale të autorit:

“Shqiptarët kanë shkruar me gjakun e tyre më tepër se një faqe në histori të Evropës.

Nga më të vogëlat trazira gjer në luftat më të gjakta, shqiptari ka hequr hark, vetitur kordhë a

zbrazur kobure.”

Albania, nr.1, 1897, fq. A-2.

“Me gjith` të ligat e tija, shqiptari ka në funt të zemrës një dashuri të shëndoshë për

lirinë.”

Albania, nr.1, 1907, fq. 15.

“Të bashkuar, një mendimit e një bese kemi me iu qëndrua gjithë t`huajve e Shqipëria

ka me qenë Shqipëri.”

Albania, nr.12, 1898, fq. 163.

“Malli i atdheut, pashpresa të shoh Shqipërinë, me japin një forcë më të madhe për të

punuar. E, ç`do që në daltë, sido që në vafshin punët, unë, me ndihëm të shokëve të vërtetë, s`i

kam për të hedhur armët.”

Albania, nr.10, 1899, fq. 5/6.

“Duam të flasim e të shkruajmë një shqipe të qeruar; ne e trazofshim me greqisht,

turqisht, italisht, e me të tjera gjuhë evgjitësh, më mire ta lëmë fare shqipen.”

Albania, nr.6, 1899, fq. 119.

Page 19: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Alaj_Punim Diplome.pdfatdhesinë e letrëtyrë, të përfshira në një artikull të gjatë. Është ndalur në secilën prej tyre dhe duke

19

Përfundim

Faik Konica ka qenë dhe do mbetet njëri nga shkrimtarët që ka lënë gjurmë në letërsinë

tonë. Edhe pse nuk ishte autor i shumë veprave, ai la pas vetës një numër të vogël të tyre por me

shumë vlerë.

Me stilin e tij të thjeshtë, mundin e tij, na kujton se ai dha një kontribut të madh dhe të

begatshëm për letërsinë tonë. Diçka që e dallon autorin dhe që ka qenë synimi në këtë punim

është kritika e tij, e cila u bë krahë i fortë i letërsisë shqiptare, për autorin dhe lexuesin.

“Albania”, “Dr. Gjilpëra”, proza “Shqipëria si m`u duk”, peozit, eset, ishin disa nga

krijimtarit e tij më të njohura dhe më të mirat. Por, kritika mbetet gjithmonë çështja kryesore që

u studiua nga vet autori dhe nga shumë autorë tjerë.

Në këtë studim janë sjellë në një mënyrë të përmledhur të gjitha pikat kyçe të autorit,

veprave të tij dhe kritikave. Duke mos përjashtuar edhe rëndësinë dhe kontributin e Faik Konicës

në aspekte të ndryshme.

Autori ka dashur që përmes “Albania” të paraqesë çdo gjë rreth komenteve dhe

kritikave të tij pothuajse për një numër të madh autorësh, veprave, peozive, prozave. Ai ka

paraqitur secilën me një përshkrim tërësor dhe analizues, kritikues.

Ndërsa, te “Dr. Gjilpëra” autori përmes satirës së fuqishme ka paraqitur mentalitetin e

popullit të vet, ka paraqitur vetën e tij përmes kryepersonazhit. Autori u bën thirrje të gjithëve që

të vetëdijësohen, të përparojnë njerëzit e vendit të tij, dhe vendi i tij.

Poashtu edhe te veprat e tjera, prozat, eset, ku secila përmban pjesë interesante të

përmbledhura në këto vepra. Veçanti mbart proza “Shqipëria si m`u duk”, por edhe poezit në

prozë, ku secila ka elemente bazë dhe veçori dalluese.

Mirëpo, rëndësi e veçant qëndron edhe te kapitulli i “Eseistikës”. Këtu dallohet me

shkrimet e shkurtëra apo esetë e larmishme dhe dalluese të autorit.

Pjesa e fundit përmbyllëse, por jo më pak e rëndësishme, që i takon Lutjes së

shkrimtarit, dhe thënieve të jashtëzakonshme të autorit. Të dyja këto aspekte, lutja dhe thëniet,

lënë të kuptohet atdhedashuria që autori kishte.

Pra, me anë të këtij studimi është tentuar që të jepet vlerësimi më përfaqësues rreth

veprimtarisë së Faik Konicës. Poashtu, është pretenduar të përfshihen të gjitha pikat kryesore në

çdo aspekt.

Page 20: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Alaj_Punim Diplome.pdfatdhesinë e letrëtyrë, të përfshira në një artikull të gjatë. Është ndalur në secilën prej tyre dhe duke

20

Prandaj, unë në bazë të asaj që është lexuar dhe studiuar, te këto vepra të autorit, si dhe

autorëve të tjerë, është provuar që përmes tyre të përmledhen të gjitha, dhe falë tyre të paraqesin

Faik Konicën aq meritor e aq madhështor. Figurë letrare, i cili e ngriti letërsinë tonë në nivel të

lartë, krahas me letërsitë e tjera.

Page 21: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Alaj_Punim Diplome.pdfatdhesinë e letrëtyrë, të përfshira në një artikull të gjatë. Është ndalur në secilën prej tyre dhe duke

21

Literatura

1. Ernest Koliqi, “Vepra”, “Faik Konica”, Prishtinë, 2003.

2. Faik Konica, “Dr. Gjilpëra zbulon rrënjët e dramës së mamurrasit”, “Naim Frashëri”,

Tiranë, 2002.

3. Faik Konica, “Vepra”, „Konica”, Tiranë 2007.

4. Faik Konica, Revista “Albania” 1, “Faik Konica”, Prishtinë, 2013.

5. Ibrahim Rugova & Sabri Hamiti, “Kritika Letrare”, “Rilindja”, Prishtinë, 1979.

6. Ibrahim Rugova, “Kahe dhe Premisa të kritikës Letrare Shqiptare” 1504-1983, “Faik

Konica”, Prishtinë, 2005.

7. Robert Elsie, “Historia e letërsisë shqiptare”, “Dukagjini”, Tiranë-Pejë, 1997.

8. Sabri Hamiti, “Letërsia moderne shqipe”, “Albas”, Prishtinë, 2005.

9. Sabri Hamiti, “Variante”, “Rilinjda”, Prishtinë, 1974.

10. Sabri Hamiti, “Faik Konica: Jam unë”, “Rilindja”, Prishtinë, 1991.