Ndryshimet në Ligjin për Tatimin në të Ardhura Personale · • Do të thotë me hyrjen në...

28
1 Ndryshimet në Ligjin për Tatimin në të Ardhura Personale Sami Salihu – Menaxher i Lartë i Shërbimit dhe Edukimit të Tatimpaguesve Shtator, 2015

Transcript of Ndryshimet në Ligjin për Tatimin në të Ardhura Personale · • Do të thotë me hyrjen në...

Page 1: Ndryshimet në Ligjin për Tatimin në të Ardhura Personale · • Do të thotë me hyrjen në fuqi të ligjit të ri për TAP, nuk do të këtë kategori grupore për zhvlerësim.

1

Ndryshimet në Ligjin për Tatimin në të Ardhura Personale

Sami Salihu – Menaxher i Lartë i Shërbimit dhe Edukimit të Tatimpaguesve

Shtator, 2015

Page 2: Ndryshimet në Ligjin për Tatimin në të Ardhura Personale · • Do të thotë me hyrjen në fuqi të ligjit të ri për TAP, nuk do të këtë kategori grupore për zhvlerësim.

Riformulim i përkufizimeve Ligjore

• Pasuri kapitale (Riformulim)

• Punëdhënës (Riformulim)

• Pagat e tatueshme (Riformulim)

• Vlera e hapur e tregut (Riformulim)

• Rezident (Riformulim)

• Persona fizik (Riformulim)

• Tjera

2

Page 3: Ndryshimet në Ligjin për Tatimin në të Ardhura Personale · • Do të thotë me hyrjen në fuqi të ligjit të ri për TAP, nuk do të këtë kategori grupore për zhvlerësim.

Të ardhurat Bruto

• Fitoret në lotari dhe fitoret në lojërat e fatit; do të konsiderohen e ardhur bruto për

individin, i cili do të përfitoj të ardhura nga lotaria dhe lojërat e fatit.

3

Page 4: Ndryshimet në Ligjin për Tatimin në të Ardhura Personale · • Do të thotë me hyrjen në fuqi të ligjit të ri për TAP, nuk do të këtë kategori grupore për zhvlerësim.

Të ardhurat e përjashtuara

• Riformulim i disa paragrafëve tek të ardhurat e përjashtuara, si dhe shtimi i disa paragrafëve si të ardhura të përjashtuara, si:

– Pagat e personave me nevoja të veçanta

– Asetet e marra apo vlera e aseteve të marra si rezultat i trashëgimisë, si: • Trashëgimtari është bashkëshorti (ja), fëmija biologjik apo i

adoptuar, ose prindi i të vdekurit; ose

• Trashëgimtari është personi tjetër dhe vlera e trashëgimisë nuk e kalon vlerën prej pesë mijë (5,000) euro

4

Page 5: Ndryshimet në Ligjin për Tatimin në të Ardhura Personale · • Do të thotë me hyrjen në fuqi të ligjit të ri për TAP, nuk do të këtë kategori grupore për zhvlerësim.

Të ardhurat e përjashtuara • Shpenzimet për ndjekje të programit të trajnimit të

paguara nga një punëdhënës për një të punësuar për të marrë pjesë në programet zyrtare të trajnimit për të marrë shkathtësitë që lidhen me punën;

• Të ardhurat e përfituara, për shpronësimet që i bëhen nga shteti për interesa publike;

• Kontributet për sigurimin shëndetësor për të punësuarin,

• Përfitimet për dëmshpërblime nëpërmjet vendimeve të formës së prerë të gjykatave;

5

Page 6: Ndryshimet në Ligjin për Tatimin në të Ardhura Personale · • Do të thotë me hyrjen në fuqi të ligjit të ri për TAP, nuk do të këtë kategori grupore për zhvlerësim.

Të ardhurat e përjashtuara

• Të ardhurat në formë shpërblimi nga institucionet shtetërore për arritje në shkencë, sport dhe kulturë;

• Të ardhurat për ish të dënuarit politik si dhe kompensimet tjera për kategori të ngjashme;

• Të ardhurat e përfituara nga grantet, subvencionet dhe donacionet, në harmoni me rregullat dhe kushtet e përfitimit të tyre;

6

Page 7: Ndryshimet në Ligjin për Tatimin në të Ardhura Personale · • Do të thotë me hyrjen në fuqi të ligjit të ri për TAP, nuk do të këtë kategori grupore për zhvlerësim.

Të ardhurat e përjashtuara

• Krijimi i bazës ligjore per pushimet tatimore dhe lehtësirat e tjera të veçanta për biznese të reja qe do të përcaktohen me akt nënligjor të nxjerr nga Ministri.

• Fitimet nga lojërat e fatit, përveç fitimeve nga lotaria duke iu nënshtruar dispozitave të nenit 49 të këtij ligji (anulim).

7

Page 8: Ndryshimet në Ligjin për Tatimin në të Ardhura Personale · • Do të thotë me hyrjen në fuqi të ligjit të ri për TAP, nuk do të këtë kategori grupore për zhvlerësim.

Të ardhurat nga pagat (përfshihen)

• Bonuset, provizionet, mëditjet dhe format e tjera të kompensimit që një punëdhënës apo ndonjë person tjetër, në emër të punëdhënësit ua paguan punonjësve mbi dhe përtej rrogës;

• Premitë e sigurimit të jetës që një punëdhënës paguan për punonjësin; (është anuluar sigurimi shëndetësor).

8

Page 9: Ndryshimet në Ligjin për Tatimin në të Ardhura Personale · • Do të thotë me hyrjen në fuqi të ligjit të ri për TAP, nuk do të këtë kategori grupore për zhvlerësim.

Shpenzimet e përfaqësimit, reklamës dhe promocionit ekonomik

• Riformulim i nenit 16 – Shpenzimet e përfaqësimit, reklamës dhe promocionit ekonomik;

• Shpenzimet e përfaqësimit do të jenë të kufizuara në 1% të të ardhurave bruto vjetore.

• Shpenzimet e reklamës dhe promocionit të cilat bëhen përmes formave të ndryshme të informimit, siç janë: televizioni, radio, gazeta, revista, reklama e drejtpërdrejtë, interneti, posterat, afishet, billbordat, reklamat tranzite e të tjera të ngjashme, janë shpenzime tërësisht të zbritshme për qëllime tatimore.

9

Page 10: Ndryshimet në Ligjin për Tatimin në të Ardhura Personale · • Do të thotë me hyrjen në fuqi të ligjit të ri për TAP, nuk do të këtë kategori grupore për zhvlerësim.

Shpenzimet e Borxhit të keq • Riformulim i nenit 17 – Borxhet e këqia

• Për shumën deri në 500 € të trajtuar si borxh të keq nuk kërkohet inicimi i procedurave në organet gjyqësore;

• Shuma e paarkëtuar nuk do të konsiderohet borxh i keq nëse: – Transaksionet me të njejtin borxhli janë përseritur pas shpalljes së borxhit

të keq, përjashtimisht shërbimet publike.

– Borxhi i keq është ndërmjet palëve të lidhura.

– Nuk ka evidencë të mjaftueshme se janë bërë përpjekje substanciale për të vjelë borxhin, përfshirë çdo veprim të aplikueshëm për të maksimalizuar mbledhjen e borxhit.

– Kanë kaluar mbi 24 muaj nga data e obligimit për pagesë.

10

Page 11: Ndryshimet në Ligjin për Tatimin në të Ardhura Personale · • Do të thotë me hyrjen në fuqi të ligjit të ri për TAP, nuk do të këtë kategori grupore për zhvlerësim.

Pagesat për personat e lidhur • Kompensimi ose pagat e paguara për personin e lidhur

lejohen si shpenzime në shumën e barabartë me vlerën e hapur të tregut.

• Interesi, qiraja dhe shpenzimet tjera që i paguhen personave të lidhur lejohen si shpenzime në shumën e barabartë me vlerën e hapur të tregut.

11

Page 12: Ndryshimet në Ligjin për Tatimin në të Ardhura Personale · • Do të thotë me hyrjen në fuqi të ligjit të ri për TAP, nuk do të këtë kategori grupore për zhvlerësim.

Zhvlerësimi • Blerja e një pasurie për çmimin deri në 1,000 € do të lejohet si

shpenzim rrjedhës, me përjashtim kur pasuria funksionon si pjesë e një tërësie, dhe vlera e tërësisë kalon mbi 1,000 €.

• Zhvlerësimi i pasurive grupore prej 1,000 euro deri në 3,000 euro të blera prej 1 Janar 2010 deri në hyrjen në fuqi të ketij ligji, do të vazhdojë të zhvleresohet me 20%, derisa vlera e grupit të behet zero. Me rastin e shitjes së ndonjë aseti nga grupi, vlejnë rregullat e ligjit paraprak;

• Do të thotë me hyrjen në fuqi të ligjit të ri për TAP, nuk do të këtë kategori grupore për zhvlerësim.

12

Page 13: Ndryshimet në Ligjin për Tatimin në të Ardhura Personale · • Do të thotë me hyrjen në fuqi të ligjit të ri për TAP, nuk do të këtë kategori grupore për zhvlerësim.

Zbritjet e posaçme për pasuritë e reja • Nëse një tatimpagues blen linjat prodhuese për uzina dhe

makineri, inventari i hekurudhës dhe lokomotivat që shfrytëzohen për transportin hekurudhor, aeroplanë, anijet, mjetet e rënda për transport, pajisjet për bartje të dheut, buldozerët, gërmuesit e dheut dhe mjetet tjera të rënda për qëllimet e veprimtarisë ekonomike të tatimpaguesit, lejohet një zbritje e veçantë prej dhjetë për qind (10%) të çmimit të përvetësimit të pasurisë në vitin në të cilin pasuria është vënë për herë të parë në shërbim (anulim i periudhës kalimtare).

13

Page 14: Ndryshimet në Ligjin për Tatimin në të Ardhura Personale · • Do të thotë me hyrjen në fuqi të ligjit të ri për TAP, nuk do të këtë kategori grupore për zhvlerësim.

Amortizimi

• Shpenzimet e Amortizimit në rastet kur nuk është i përcaktuar afati i përdorimit, lejimi deri në 20 vite.

• Pra një pasuri e paprekshme e cila nuk ka një afat të caktuar të përdorimit, shpenzimet e amortizimit do të njihen deri në maksimum për 20 vite.

14

Page 15: Ndryshimet në Ligjin për Tatimin në të Ardhura Personale · • Do të thotë me hyrjen në fuqi të ligjit të ri për TAP, nuk do të këtë kategori grupore për zhvlerësim.

Humbja tatimore

• Shuma e humbjes tatimore mund të bartet deri në gjashtë (6) periudha të njëpasnjëshme tatimore dhe është e disponueshme si zbritje ndaj çfarëdo të ardhure për ato vite.

15

Page 16: Ndryshimet në Ligjin për Tatimin në të Ardhura Personale · • Do të thotë me hyrjen në fuqi të ligjit të ri për TAP, nuk do të këtë kategori grupore për zhvlerësim.

Zbritjet e lejuara për aktivitetet me interes publik

• Kontributet e dhëna për interes publik (kontributet bëmirëse) lejohen si shpenzime deri në maksimumin prej dhjetë përqind (10%) të të ardhurave të tatueshme të llogaritura përpara se të jetë zbritur ky kontribut.

• Përveç zbritjes së lejuar prej 10%, tatimpaguesit që do të kontribuojnë në fusha të caktuara, do të kenë një lejim shtesë deri në 10% nëse parashihen me ligje të veçanta në Kosovë.

• Zbritja e lejueshme nuk përfshinë kontributin nga i cili direkt apo indirekt përfitojnë donatorët ose personat e afërm me donatorin;

16

Page 17: Ndryshimet në Ligjin për Tatimin në të Ardhura Personale · • Do të thotë me hyrjen në fuqi të ligjit të ri për TAP, nuk do të këtë kategori grupore për zhvlerësim.

Shpenzimet edukative/arsimore dhe trajnuese

• Shpenzimet e trajnimit të paguara nga një punëdhënës për një të punësuar, që lidhen me punën, lejohen në tërësi në vitin në të cilin shpenzimet e tilla të trajnimit kanë ndodhur.

17

Page 18: Ndryshimet në Ligjin për Tatimin në të Ardhura Personale · • Do të thotë me hyrjen në fuqi të ligjit të ri për TAP, nuk do të këtë kategori grupore për zhvlerësim.

Shpenzimet e palejueshme • Humbja tatimore nga transaksionet ndërmjet personave te

lidhur nuk mund te zbritet me përjashtim te rasteve kur është e lidhur me vlerën e hapur te tregut;

• Shtimi i disa kategorive të reja tek shpenzimet e palejueshme, si:

– Shpenzimet për dhurata, përveç atyre që janë me emër dhe logo të biznesit të cilat janë pjesë e shpenzimeve të përfaqësimit;

– Humbjet, dëmtimet, firot dhe skercot gjatë prodhimit, tranzitimit dhe magazinimit, përtej normave të përcaktuara në aktet e veçanta ligjore dhe nënligjore;

– Përfitimet në natyrë në formë të shujtës dhe transportit, përveç rasteve kur organizohet nga biznesi;

18

Page 19: Ndryshimet në Ligjin për Tatimin në të Ardhura Personale · • Do të thotë me hyrjen në fuqi të ligjit të ri për TAP, nuk do të këtë kategori grupore për zhvlerësim.

Shpenzimet e palejueshme (shtohen)

• Shpenzimet për qiratë e banesave, të cilat shërbejnë për akomodimin dhe fjetjen e punonjësve rezident dhe jo rezident, pavarësisht nga kushtet e kontratës së punësimit apo shërbimit;

• Kosto e përmirësimit, renovimit dhe rikonstruksionit të mjeteve të cilat janë kapitalizuar dhe zhvlerësuar, nuk do të njihen shpenzim i periudhës, por do të trajtohen në përputhje me nenin 23 (Riparimet dhe përmirësimet) të këtij ligji;

• Shpenzimet e mbuluara nga grantet subvencionet dhe donacioneve ne harmoni me rregullat dhe kushtet e përfitimit të tyre.

19

Page 20: Ndryshimet në Ligjin për Tatimin në të Ardhura Personale · • Do të thotë me hyrjen në fuqi të ligjit të ri për TAP, nuk do të këtë kategori grupore për zhvlerësim.

Fitimet dhe humbjet kapitale

• Mënyra e trajtimit të fitimeve/humbjeve kapitale për individët (personin fizik jo afarist) do të përcaktohet me akt nënligjor të nxjerr nga Ministri.

20

Page 21: Ndryshimet në Ligjin për Tatimin në të Ardhura Personale · • Do të thotë me hyrjen në fuqi të ligjit të ri për TAP, nuk do të këtë kategori grupore për zhvlerësim.

Kërkesa për libra dhe regjistrime

• Për tatimpaguesin e ri, deklarata e parë tremujore e dorëzuar, do të jetë informatë për ATK-në se cila është bërë zgjidhja e mbajtjes së librave / regjistrimeve, si:

• Biznes / Korporatë e vogël, apo

• Tatuarje në të Ardhura Reale

21

Page 22: Ndryshimet në Ligjin për Tatimin në të Ardhura Personale · • Do të thotë me hyrjen në fuqi të ligjit të ri për TAP, nuk do të këtë kategori grupore për zhvlerësim.

Mbajtja në burim e Tatimit mbi të Ardhurat – Nen i ri

• Pagesat që u bëhen personave jo afarist që kanë marrëveshje, kontratë mbi vepër apo për shërbime të veçanta; (shkallët tatimore apo 10%)

• Pagesat për shfaqje të aktorëve, muzikantëve, sportistëve etj. të bëra për personat fizik jo afarist; (shkallët tatimore apo 10%)

22

Page 23: Ndryshimet në Ligjin për Tatimin në të Ardhura Personale · • Do të thotë me hyrjen në fuqi të ligjit të ri për TAP, nuk do të këtë kategori grupore për zhvlerësim.

Mbajtja në burim e Tatimit mbi të Ardhurat – Nen i ri

• Pagesat për shërbimet profesionale, teknike, shërbime te menaxhimit, shërbime financiare të bëra për personat fizikë jo afarist; (shkallët tatimore

apo 10%)

• Pagesat për qiratë 9% mbajtja në burim

23

Page 24: Ndryshimet në Ligjin për Tatimin në të Ardhura Personale · • Do të thotë me hyrjen në fuqi të ligjit të ri për TAP, nuk do të këtë kategori grupore për zhvlerësim.

Mbajtja në burim e Tatimit mbi të Ardhurat – Kategori e veçantë

• Pagesat që u bëhen personave jo-tregtar (bujqit, fermerët, grumbulluesit e materialeve ricikluese, frutave të malit, bimëve mjekuese dhe të tjera të ngjashme) – 3% mbajtja në burim

24

Page 25: Ndryshimet në Ligjin për Tatimin në të Ardhura Personale · • Do të thotë me hyrjen në fuqi të ligjit të ri për TAP, nuk do të këtë kategori grupore për zhvlerësim.

Mbajtja në burim e Tatimit për jo-rezidentët

• Për pagesat që ju bëhen personave jo-rezident, është anuluar limiti deri në 1000€ për shërbimet nga zbavitësit dhe 5000€ për shërbimet tjera;

• Pra, në pagesën bruto, ndalet tatimi në burim 5%.

25

Page 26: Ndryshimet në Ligjin për Tatimin në të Ardhura Personale · • Do të thotë me hyrjen në fuqi të ligjit të ri për TAP, nuk do të këtë kategori grupore për zhvlerësim.

Pagesa e tatimit për veprimtaritë afariste

• Nëse pagesat ose pagesat e korrigjuara të kësteve tremujore bëhen në datën apo para datës së duhur, atëherë nuk kërkohet interes apo ndëshkim për pagesë të pamjaftueshme; nëse: – Dallimi ndërmjet shumës së duhur për çdo këst dhe shumës së paguar

në çdo këst nuk tejkalon njëzetë përqind (20%) të shumës së duhur, apo

– Pas periudhës së parë tatimore të tatimpaguesit, shuma e paguar në çdo këst është së paku dhjetë përqind (10%) më shumë se një e katërta (1/4) e detyrimit tatimor në deklaratën tatimore për periudhën tatimore paraprake.

26

Page 27: Ndryshimet në Ligjin për Tatimin në të Ardhura Personale · • Do të thotë me hyrjen në fuqi të ligjit të ri për TAP, nuk do të këtë kategori grupore për zhvlerësim.

Pagesa e tatimit për veprimtaritë afariste

Për periudhën e parë të afarizmit, tatimpaguesi nuk do të penalizohet nëse shuma e pagesave paradhënie tremujore përfshirë këstin e katërt tremujor, është mbi 80% të tatimit përfundimtar obligativ për atë periudhë tatimore.

27

Page 28: Ndryshimet në Ligjin për Tatimin në të Ardhura Personale · • Do të thotë me hyrjen në fuqi të ligjit të ri për TAP, nuk do të këtë kategori grupore për zhvlerësim.

Vizitoni ueb faqën e ATK-së

www.atk-ks.org

Ju faleminderit për vëmendje!

28