Punim diplome - edukimi.uni-gjk.org · bllokuar zhurmat e tjera shqetësuese dhe një armik kur i...

41
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME Tema : Aplikimi i inkluzionit për nxënës me autizëm në shkolla të rregullta në regjionin e Gjakovës për vitin shkollor 2019/2020 Udhëheqës shkencor : Kandidatja : Prof.Ass.Dr. Shefqet Mulliqi Albulena Rrustemi Gjakovë, 2020

Transcript of Punim diplome - edukimi.uni-gjk.org · bllokuar zhurmat e tjera shqetësuese dhe një armik kur i...

Page 1: Punim diplome - edukimi.uni-gjk.org · bllokuar zhurmat e tjera shqetësuese dhe një armik kur i lëshohet një fëmije papritur. Tingujt që nuk mund të jenë parashikuar, nuk

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I EDUKIMIT

PROGRAMI FILLOR

PUNIM DIPLOME

Tema : Aplikimi i inkluzionit për nxënës me autizëm në shkolla të rregullta në

regjionin e Gjakovës për vitin shkollor 2019/2020

Udhëheqës shkencor : Kandidatja :

Prof.Ass.Dr. Shefqet Mulliqi Albulena Rrustemi

Gjakovë, 2020

Page 2: Punim diplome - edukimi.uni-gjk.org · bllokuar zhurmat e tjera shqetësuese dhe një armik kur i lëshohet një fëmije papritur. Tingujt që nuk mund të jenë parashikuar, nuk

2

Ky punim diplome u mbrojt me datë ____/____/2020 para komisionit vlerësues në përbërje nga :

1.____________________________ Kryetar

2.____________________________ Anëtar

3.____________________________ Anëtar

Komisioni vlerësues e vlerësoi punimin me notën __________________

Page 3: Punim diplome - edukimi.uni-gjk.org · bllokuar zhurmat e tjera shqetësuese dhe një armik kur i lëshohet një fëmije papritur. Tingujt që nuk mund të jenë parashikuar, nuk

3

Përmbajtja

Lektorimi .................................................................................................................. I

Mirënjohje .............................................................................................................. II

Abstrakt ................................................................................................................. III

Abstract .................................................................................................................. IV

HYRJE ...................................................................................................................... 9

Lista e shkurtesave të përdorura në studim ..............................................................10

KAPITULLI I .........................................................................................................11

1.1. Çka nënkuptojmë me edukim inkluziv ? .......................................................11

1.2. Çka është autizmi ? ........................................................................................12

1.3. Çrregullimet e Autizmit .................................................................................13

1.4. Karakteristikat e fëmijëve me Autizëm .........................................................14

KAPITULLI II .......................................................................................................15

2.1. Loja dhe ndikimi i saj ...................................................................................15

2.2. Pse është e vështirë të luash me fëmijën autik ? ............................................15

2.3. Ndikimi i muzikës ..........................................................................................16

2.4.Trajtimi i autizmit ...........................................................................................17

2.4.1. Analiza e sjelljes së aplikuar (ABA) .......................................................17

2.4.2. Teknika TEACCH ...................................................................................17

KAPITULLI III ......................................................................................................18

3.1. Mësimdhënia te nxënësit me çrregullime të spektrit të autizmit ...................18

3.2. Si duhet të punoj me një fëmijë me ÇSA ? ....................................................18

3.3. Sa i ndërgjegjësuar është apo duhet të jetë prindi i fëmijës me ÇSA ? .........18

3.4. Si duhet të punojmë me grupin që të integroj sadopak një fëmijë me ÇSA? 19

Page 4: Punim diplome - edukimi.uni-gjk.org · bllokuar zhurmat e tjera shqetësuese dhe një armik kur i lëshohet një fëmije papritur. Tingujt që nuk mund të jenë parashikuar, nuk

4

KAPITULLI IV .....................................................................................................20

4. Metodologji e hulumtimit .................................................................................20

4.1. Qëllimi i hulumtimit ....................................................................................20

4.2. Objektivat e hulumtimit ..............................................................................20

4.3. Hipotezat......................................................................................................20

4.4. Korniza kohore ............................................................................................21

4.5. Deklarim ......................................................................................................21

4.6. Popullata dhe mostra e hulumtimit..............................................................22

4.7. Analiza dhe paraqitja e të dhënave e pyetësorëve për mësimdhënës ..........23

4.8. Analiza dhe paraqitja e të dhënave e pyetësorëve për prindër ....................27

4.9. Vërtetimi i hipotezave .................................................................................32

KAPITULLI V .......................................................................................................33

Përfundimi ................................................................................................................33

Një këshillë -dhe vetëm një- prindërve me fëmijë normal ......................................34

Rekomandime ..........................................................................................................35

Literatura ..................................................................................................................36

Shtojca ......................................................................................................................37

Page 5: Punim diplome - edukimi.uni-gjk.org · bllokuar zhurmat e tjera shqetësuese dhe një armik kur i lëshohet një fëmije papritur. Tingujt që nuk mund të jenë parashikuar, nuk

5

Lektorimi

Deklaroj se kam lektoruar temën e Bachelor-it me titull : APLIKIMI I INKLUZIONIT

PËR NXËNËS ME AUTIZËM NË SHKOLLA TË RREGULLTA NË REGJIONIN E

GJAKOVËS PËR VITIN SHKOLLOR 2019/2020, të kandidates Albulena Rrustemi.

Lektore e Gjuhës Shqipe: Nënshkrimi :

Elvane Spahija _______________________

044933412

Gjakovë,2020

Page 6: Punim diplome - edukimi.uni-gjk.org · bllokuar zhurmat e tjera shqetësuese dhe një armik kur i lëshohet një fëmije papritur. Tingujt që nuk mund të jenë parashikuar, nuk

6

MIRËNJOHJE

Së pari, mirënjohja dhe falenderimi shkon për të gjithë profesorët e Universitetit “Fehmi Agani”

ku falë profesionalizmit dhe përkushtimit të tyre kam arritur deri në këtë ditë.

Në veçanti falenderoj udhëheqësin tim shkencor, Prof.Ass.Dr. Shefqet Mulliqi njëherit edhe

profesor i imi, i cili me kujdes dhe përpikmëri më ofroi ndihmë në kërkimin tim shkencor.

Falenderoj të gjithë prindërit dhe mësimdhënësit e fëmijëve me autizëm të cilët u bënë pjesë e

hulumtimit dhe ndanë me mua përjetimet dhe përvojat e tyre, pa të cilat nuk do të ishte i mundur

realizimi i këtij hulumtimi.

Gjithashtu u jam përjetësisht mirënjohëse familjes dhe shoqërisë që më qëndruan afër në këtë

rrugëtim, ishin motivi dhe shtytja më e fuqishme drejt triumfit. Ishin mbështetja në këtë udhëtim

plot sfida, për një ëndërr që sot po realizohet !

Page 7: Punim diplome - edukimi.uni-gjk.org · bllokuar zhurmat e tjera shqetësuese dhe një armik kur i lëshohet një fëmije papritur. Tingujt që nuk mund të jenë parashikuar, nuk

7

Abstrakt

Me autizëm nënkuptojmë çrregullimin neurobiologjik i cili shoqërohet me vështirësi në

komunikim, ndërveprim shoqëror, sjellje të përsëritura , të folur dhe komunikim joverbal. Është

një përpjekje për të mbijetuar në botën e lodhshme dhe konfuze.

Qëllimi themelor i këtij hulumtimi është të pasqyrojë gjendjen aktuale se sa janë të

gjithëpërfshirë fëmijët autikë në shkollat e rregullta dhe si ndikon bashkëpunimi prindër-mësues

për progresin akademik të këtyre fëmijëve.

Fëmijët me autizëm përfshihen në ente shkollore dhe fillojnë të ndryshojnë vetëm atëherë kur

pranohen si të tillë. Ndonëse fëmijët me autizëm janë të ndryshëm në shumë mënyra nga fëmijët

e zhvillimit tipik, kjo nuk do të thotë se këto ndryshime janë të gabuara dhe se këta fëmijë duhet

të përjashtohen nga sistemet e përgjithshme të edukimit.

Nëse kauza e të gjithë atyre që jetojnë me autizmin dhe pranë tij është të pranojmë dhe

përfshijmë këta fëmijë në shoqërinë tonë, atëherë mënyra më e mirë për të filluar është integrimi

i tyre në shkolla, atje ku fillon edukimi i të gjithëve.

Fjalët kyçe: autizëm, çrregullim, gjithëpërfshirje, fëmijët, integrimi.

Page 8: Punim diplome - edukimi.uni-gjk.org · bllokuar zhurmat e tjera shqetësuese dhe një armik kur i lëshohet një fëmije papritur. Tingujt që nuk mund të jenë parashikuar, nuk

8

Abstract

Autism is a neurobiological disorder that pays attention to communication, experiential

interaction, repetitive behavior, speaking and nonverbal communication. It is an attempt to

survive the tedious and confusing world.

The main purpose of this research is to reflect the current state of how inclusive autistic children

are in mainstream schools and how parental-teacher cooperation impacts on the academic

progress of these children.

Children with autism are included in school settings and begin to change only when accepted.

Although children with autism are in many ways different from typical developmental children,

this does not mean that these changes are wrong and that these children should be excluded from

general education systems.

If the cause of all those living with and near autism is to accept and include these children in our

society, then the best way to start is to integrate them into schools, where everyone's education

begins.

Keywords: autism, disorder, inclusion, children, integration.

Page 9: Punim diplome - edukimi.uni-gjk.org · bllokuar zhurmat e tjera shqetësuese dhe një armik kur i lëshohet një fëmije papritur. Tingujt që nuk mund të jenë parashikuar, nuk

9

Hyrje

Duke marrë parasysh se autizmi është një temë mjaft aktuale, secili nga ne duhet të kemi njohuri

për të dhe të kontribojmë në forma të ndryshme që ata të gjthëpërfshihen kudo në mjediset që

rrethohen në veçanti në shkolla të rregullta.

Autizmi (greq. Autos – vetë) është një çrregullim neurobiologjik që prek funksionin e trurit dhe

që karakterizohet nga vështirësi me bashkëveprimin dhe komunikimin shoqëror, nga sjellja e

kufizuar dhe e përsëritur,si dhe duke paraqitur mos interesim për botën përreth. Shoqërohet me

kombinim të faktorëve gjenetikë dhe mjedisorë duke u paraqitur qysh në fëmijërinë e hershme.

Këta fëmijë duhet të gëzojnë të drejta si të gjithë fëmijët e tjerë, pavarësisht veçorive të tyre

fizike apo mendore. Duke patur parasysh që këto veçori mund të ndikojnë negativisht në

progresin e tyre akademik, ekzistojnë faktorë që mund të ndikojnë në arritjen e suksesit dhe më e

rëndësishmja është që ata të ndihen të barabartë me bashkmoshatarët e tyre.

Duhet pranuar fakti se puna me këta fëmijë kërkon art dhe përkushtim. Mësimdhënësit sfidohen

çdo ditë duke punuar me fëmijët autik sepse çdo fëmijë i tillë ka personalitetin e tij që kërkon

vëmendje dhe kujdes të veçantë në aspektin shëndetësor, emocional, në zhvillimin intelektual

dhe zhvillimin e ndjenjave.

Në ditët e sotme, gjithpërfshirja e fëmijëve autik është bërë realitet. Informimi i prindërve rreth

kësaj çështje është më i madh dhe këta fëmijë janë vendosur në klasa të rregullta.

Pasi që tema jonë e studimit ka të bëjë vetëm me fëmijët me autizëm në komunën e Gjakovës,

atëherë edhe fokusi ynë është tek gjithëpërfshirja e tyre në shkolla të rregullta në komunën e

Gjakovës.

Page 10: Punim diplome - edukimi.uni-gjk.org · bllokuar zhurmat e tjera shqetësuese dhe një armik kur i lëshohet një fëmije papritur. Tingujt që nuk mund të jenë parashikuar, nuk

10

Lista e shkurtesave të përdorura në studim

ÇSA - Çrregullimet e Spektrit të Autizmit

DKA - Drejtoria komunale e arsimit

MASHT - Ministria e arsimit shkencës dhe teknologjisë

RTT - Sindroma Rett-it

ABA - Analiza e sjelljes së aplikuar

TEACCH - Treatmentand Education of Autistik and related Communication Children ( Terapi

rehabilituese)

PIA - Plani individual arsimor

Page 11: Punim diplome - edukimi.uni-gjk.org · bllokuar zhurmat e tjera shqetësuese dhe një armik kur i lëshohet një fëmije papritur. Tingujt që nuk mund të jenë parashikuar, nuk

11

KAPITULLI I

1.1. Çka nënkuptojmë me edukim inkluziv ?

Edukimi inkluziv apo edukimi gjithëpërfshirës nënkupton shkollimin e përbashkët të fëmijëve

me nevoja të veçanta me fëmijët e tjerë pa asnjë lloj dallimi. Një shkollim i tillë kërkon

ndryshime rrënjësore në të menduarit e mësimdhënësve, prindërve, administratorëve etj.

Inkluzioni i ridefinon gjërat se si fëmijët dhe njerëzit me nevoja të veçanta, janë të çmuar për atë

si janë. Inkluzioni nuk është diçka e re që mund të bëhet ose të sigurohet, është proces të cilin

duhet në mënyrë të organizuar ta aplikojmë në mënyrë që rezultatet të jenë reale.

Shkollat inkluzive iu përcjellin dituri nxënësve përmes programeve përgjegjëse me ndryshim dhe

përshtatje në kuadër të obligimeve të shkollës. Është e nevojshme që secili fëmijë të përfshihet

në mësimdhënien e rregullt dhe të përfitojë dituri aq sa mundet, ai ka të drejtë të arsimohet edhe

sipas planit individual arsimor të përshtatur (PIA),1 (Mulliqi,S. 2008, f.2-3).

Figura 1. Gjithëpërfshirja e fëmijës me nevoja të veçanta në rrethin shoqëror

Page 12: Punim diplome - edukimi.uni-gjk.org · bllokuar zhurmat e tjera shqetësuese dhe një armik kur i lëshohet një fëmije papritur. Tingujt që nuk mund të jenë parashikuar, nuk

12

1.2. Çka është autizmi ?

Autizmi (greq. Autos – vetvete) paraqet njërën ndër dukuritë psikofizike, shëndetsore dhe

sociale e cila godet fëmijën qysh në moshën e hershme.

Ju mund të jeni njohur me termin autizëm. Autizmi përkufizohet si “ paaftësi zhvillimi që prek

në mënyrë thelbësore komunikimin gojor dhe jogojor, si dhe ndërveprimin me rrethin shoqëror”.

Fëmijët autik nuk lidhen me të tjerët, shmangin kontaktet me sy dhe nuk i shprehin me të tjerët

ndjenjat e gëzimit apo interesit. Ata kanë pak ose aspak aftësi gjuhësore dhe mund të jenë shumë

të ndjeshëm ndaj dritës, tingullit, prekjes apo informacioneve tjera shqisore. Për shembull

tingulli mund të ju shkaktojë dhimbje, luhatjet e dritjes mund t’u duken si shpërthime dhe kjo gjë

u shkakton dhimbje të forta koke,2 (Musai,B. 2003, f.321-322).

Figura 2. Çfarë është autizmi ?

Page 13: Punim diplome - edukimi.uni-gjk.org · bllokuar zhurmat e tjera shqetësuese dhe një armik kur i lëshohet një fëmije papritur. Tingujt që nuk mund të jenë parashikuar, nuk

13

1.3. Çrregullimet e Autizmit

Autizmi është pjesë e 5 çrregullimeve të ndryshme :

Çrregullimi Autistik

Çrregullimi Disintegrues i Fëmijëve

Çrregullimi Pervaziv i Fëmijëve

Çrregullimi i Aspergerit

Çrregullimi i Rett-it

Këto çrregulime njihen si çrregullime të spektrit të autizmit dhe secili prej sindromave nën ÇSA

është i ndryshëm nga tjetri,3 ( Ozonoff.S, Dawson.G, McPartland.J, 2002, f.38).

Figura 3. Fëmija me autizëm në botën e tij plot ngjyra

Page 14: Punim diplome - edukimi.uni-gjk.org · bllokuar zhurmat e tjera shqetësuese dhe një armik kur i lëshohet një fëmije papritur. Tingujt që nuk mund të jenë parashikuar, nuk

14

1.4. Karakteristikat e fëmijëve me Autizëm

Nga muajt e parë të jetës, dëmtimet janë të pranishme në reciprocitetin shoqëror dhe

komunikimin shoqëror. Foshnjat dhe fëmijët e vegjël me autizëm shmangin kontaktin me sy dhe

nuk kanë interes për zërat dhe fytyrat e të tjerëve në krahasim me bashkëmoshatarët e tyre.

Lojërat imituese, mungesa e buzëqeshjes dhe shprehjeve të përshtatshme të fytyrës nga mosha 1

vjeçare, ishin parashikues të autizmit. Në moshën 2 dhe 3 vjeçare kur bashkëmoshatarët e tyre

fillojnë të artikulojnë fjalët e para, fëmijët me autizëm dallojnë sepse mund të kenë shumë pak

ose aspak aftësi gjuhësore. Zakonisht këta fëmjë kur fillojnë të flasin përsërisin fjalët e tyre

(ekolalia), 4( Zager.D, 2005, f.39).

Ndërsa në adoleshencë mund të dështojnë të kuptojnë qëllimin shoqëror, ata mund të bëjnë

pyetje të pazakonta dhe tepër personale. Insistojnë për rutinë dhe nuk parapëlqejnë të ndryshojnë

asgjë, madje ndonjëherë paraqitet mundësia e lëndimit të vetvetes.

Karakterizohen me një shumëllojshmëri të lëvizjeve, të tilla si përplasja e duarve dhe krahëve,

përplasja e këmbëve në dysheme, kërcimi i përsëritur, lëkundja e kokës etj.

Një veçori tjetër është mbindjeshmëria ndaj stimujve të ndryshëm dëgjimorë, prekës, vizualë dhe

nuhatës,5(Ozonoff.S , Rogers.J.S , Hendren.L.R , 2003, f.234).

Figura 4. Sjella e fëmijës autik

Page 15: Punim diplome - edukimi.uni-gjk.org · bllokuar zhurmat e tjera shqetësuese dhe një armik kur i lëshohet një fëmije papritur. Tingujt që nuk mund të jenë parashikuar, nuk

15

KAPITULLI II

2.1. Loja dhe ndikimi i saj

Loja dhe zhvillimi social shkojnë paralelisht, njëra është një automjet për tjetrin. Lojë kryesore

është ndërveprimi nga gjestet imituese, instiktive dhe ndërveprimet e hershme ndërmjet foshnjës

dhe dhuruesit. Ai mëson aftësi sociale siç është bashkëpunimi,empatia dhe respekti. Zhvillimi

shoqëror është vetëm pasojë e aftësisë për të luajtur. Loja ndikon që ai të zhvillohet socialisht në

maksimumin e potencialit të tij.

2.2. Pse është e vështirë të luash me fëmijën autik ?

Ekzistojnë disa faktorë që shfaqin vështirësi gjatë lojës me fëmijë autik :

Problemet gjuhësore si në të shprehurit ashtu edhe në të kuptuarit (përmbajtja e fjalës),

Probleme me ndërveprimin social,

Problemet e imagjinatës,

Fëmija ndjehet i humbur dhe i hutuar.

Figura 5. Loja dhe ndikimi i saj në gjithëpërfshirje

Page 16: Punim diplome - edukimi.uni-gjk.org · bllokuar zhurmat e tjera shqetësuese dhe një armik kur i lëshohet një fëmije papritur. Tingujt që nuk mund të jenë parashikuar, nuk

16

2.3. Ndikimi i muzikës

Për fëmijët me autizëm muzika është një armik edhe një shpëtimtar. Një shpëtimtar për të

bllokuar zhurmat e tjera shqetësuese dhe një armik kur i lëshohet një fëmije papritur. Tingujt që

nuk mund të jenë parashikuar, nuk janë dëgjuar kurrë më parë, ose janë papritur me zë të lartë

mund të shkaktojnë një gjendje ankthi të menjëhershëm, ulërima, ikin nga burimi i zhurmës,

mbulojnë veshët etj. Kur një këngë ose pjesë muzikore është e rehatshme dhe e njohur, fëmija

është në kontroll dhe muzika mund të përdoret për të bllokuar tinguj apo ndjesi tërheqëse dhe në

të vërtetë e ndihmon atë të qetësohet dhe të përqendrohet. Si një mjet për të qetësuar një fëmijë

ose një ankth të tepërt, muzika është diçka e arritshme dhe e menjëhershme. Muzika është

vërtetuar se ndikon në nivelin e hormoneve, rrahjet e zemrës, gjakun, presionin, temperaturën e

trupit . Muzika me një fjalë është ilaç. Terapia muzikore për fëmijët dhe të rriturit me autizëm

është duke u bërë gjithnjë e më shumë e njohur si një mënyrë për të inkurajuar ndërveprimin

social dhe një mjet i dobishëm për relaksim,6 ( Moor.J, 2008, f.20-27).

Figura 6. Muzika - armik dhe shpëtim për autikët

Page 17: Punim diplome - edukimi.uni-gjk.org · bllokuar zhurmat e tjera shqetësuese dhe një armik kur i lëshohet një fëmije papritur. Tingujt që nuk mund të jenë parashikuar, nuk

17

2.4.Trajtimi i autizmit

Terapistët përqendrohen në trajtimet që përpiqen të rrisin ose të ulin sjelljet dhe aftësitë

individuale. Të mësojnë në grupe gjithëpërfshirëse të aftësive, siç janë aftësitë e sjelljes adaptive,

komunikimi (psh. gjuha e shenjave dhe e të folurit), dhe aftësitë shoqërore.

2.4.1. Analiza e sjelljes së aplikuar (ABA)

Kjo është një nga terapitë e gjata e cila është treguar pozitive për shumë fëmijë. Kjo terapi krijon

një mjedis mësimi dhe lojë që akomodon fëmijën të luajë, të qeshë dhe të mësojë. ABA është një

angazhim i madh emocionalisht, fizikisht dhe financiarisht, por për disa familje është rruga e

preferuar. Disa nga këto ndërhyrje në sjellje për të mësuar fëmijët me autizëm përfshijnë:

Bërjen e ndryshimeve mjedisore, të tilla si sigurimi i strukturës dhe zvogëlimi i

shpërqendrimit në situata mësimore,

Duke përdorur strategji nxitëse ,

Duke përdorur përforcim për përgjigje të sakta,

Zvogëlimi i sjelljes përmes përforcimit dhe ndëshkimit,

Zbatimin e mësimit natyralist (p.sh., mësimi i rastësishëm ),

Planifikimin për përgjithësim dhe mirëmbajtje.

2.4.2. Teknika TEACCH

TEACCH është një nga metodat më të përhapura në botë. Kjo bazohet në nevojat unike të

personave me ÇSA për t’u bërë i pavarur, për të rritur fleksibilitetin dhe vetë-efektivitetin e

fëmijëve. Ndër strategjitë e kësaj terapije është përdorimi i figurave ku përmes përshkrimit të

tyre si strategji për komunikim fëmija nxitet të kuptoj sa më mirë botën përreth. Metoda TEACH

i përfshinë në planin e saj pothuajse të gjithë personat që e rrethojnë fëmijën me autizëm. Nuk

është shumë e kushtueshme dhe qëllimi i saj është integrimi i fëmijëve me autizëm në shkolla të

rregullta,7 (Matsson.J, 2008, f.157).

Page 18: Punim diplome - edukimi.uni-gjk.org · bllokuar zhurmat e tjera shqetësuese dhe një armik kur i lëshohet një fëmije papritur. Tingujt që nuk mund të jenë parashikuar, nuk

18

KAPITULLI III

3.1. Mësimdhënia te nxënësit me çrregullime të spektrit të autizmit

Autizmi është paaftësi zhvillimore komplekse që ndikon në mënyrën se si një individ mendon,

mëson dhe e përjeton botën. Mësimdhënia në nxënës me autizëm është një sfidë profesionale dhe

një mundësi për t’u rritur si një edukator. Duke patur parasysh se këta fëmijë e preceptojnë

mjedisin e tyre ndryshe, komunikojnë me vështirësi të madhe, atëherë çdo fëmijë i tillë ka një stil

unik të të mësuarit.

3.2. Si duhet të punoj me një fëmijë me ÇSA ?

Është e vështirë të jepen skema të gatshme për punën me këta fëmijë, sepse siç njihet edhe

shkencërisht janë individë që shfaqin veçori specifike. Puna me ta duhet të ndërtohet të paktën

mbi një njohje minimale të secilit fëmijë. Në mungesë të stafeve profesionale duket se e vetmja

mundësi për t’i paraprirë sjelljeve problematike dhe për të ndihmuar sadopak fëmijën me

përshtatshmërinë në ambientet arsimore është komunikimi i hapur, transparent, në detaje midis

mësuesit dhe prindit. Është e nevojshme të organizojmë një plan pune të ndërtuar mbi të dhënat e

marra nga prindi dhe terapisti përkatës. Për të punuar me një fëmijë me ÇSA nevojitet më tepër

hapësirë kohore në dispozicion, të përshtaten metoda dhe teknika në përputhje me aftësitë e

fëmijës. Mbi bazën e planit dhe njohjes individuale, mësimdhënësi duhet të jetë në gjendje të

përcaktojë përfshirjen e plotë apo të pjesshme të fëmijës në veprimtari.

3.3. Sa i ndërgjegjësuar është apo duhet të jetë prindi i fëmijës me ÇSA ?

Mësuesit mund të përballen të paktën me dy kategori prindërish. Prindër që njohin në detaje

fëmijën e tyre dhe janë të hapur për të diskutuar gjithçka me edukatorët, dhe prindër që për një

sërë arsyesh objektive ose jo, nuk njohin sa duhet problemin, ose druhen ta bëjnë prezent atë.

Page 19: Punim diplome - edukimi.uni-gjk.org · bllokuar zhurmat e tjera shqetësuese dhe një armik kur i lëshohet një fëmije papritur. Tingujt që nuk mund të jenë parashikuar, nuk

19

Dihet se shumica e prindërve me fëmijë me ÇSA kanë probleme të mëdha fillimisht me pranimin

e diagnozës së fëmijës së tyre. Përballja me institucionet arsimore është kontakti i parë real me

jetën sociale të këtyre fëmijëve. Ajo shihet si një sfidë dhe pranohet me stres nga prindërit.

Mësuesi detyrimisht duhet të bëjë rolin e psikologut, i vendosur para prindit, gjithmonë në

përshtatje me parimin kryesor të komunikimit të vërtetë mbi ecurinë apo problematikën që

shoqëron qëndrimin e fëmijës me ÇSA në ambientet e shkollës , me qëllim ndërgjegjësimin e

prindit për të ndërtuar një punë frytdhënëse në vazhdimësi.

3.4. Si duhet të punojmë me grupin që të integroj sadopak një fëmijë me

ÇSA?

Ndoshta këtu fillon një pjesë e rëndësishme e punës, si treguesi i parë i suksesit. Është i

pazëvendësueshëm kontributi i fëmijëve, në ecurinë pozitive të fëmijëve me ÇSA. Për këtë

çështje mësuesja duhet të jetë e gatshme të ndikoj në çdo situatë mbi fëmijët e grupit/klasës për

t’i pranuar si pjesë të tyre fëmijët me ÇSA.

Komunikimi me fëmijët normalë sado i pjesshëm të jetë, ka ndikim tejet pozitiv mbi fëmijët me

ÇSA sepse ata kanë nevojë të dëgjojnë emrin e tyre, të preken nga bashkëmoshatarët, të shohin

sa më shumë sjellje apo shfaqje të asaj bote që për ta është pothuajse e panjohur ose ka kaluar pa

lënë gjurmë të dukshme. Mësuesja me dashamirësi mund të gjejë elemente pozitive të fëmijëve

me ÇSA , për t’i bërë ata pjesë të grupit dhe për t’u përkrahur apo tërhequr në lojë nga fëmijët

tjerë. Mësuesja mund të vendosë si prioritet të frenojë qëndrimet negative, pra të punojë me

klasën në përgjithësi për ta pranuar realisht si pjesë të grupit nxënësin me ÇSA e më pas të

dallojë nxënësit që mund të mirëpresin përkujdesjen apo ndihmën kundrejt shokut të tyre.

Mësuesja duhet t’ju tregojë me delikatesë fëmijëve të klasës për vështirësitë që ka shoku i tyre.

Duhet t’i kërkojë atyre ta duan e t’a mbajnë pranë shokun sepse ai/ajo , ka shumë nevojë për ta.

Shpesh herë fëmijët e shohin shokun me ÇSA si më të vogël, duke e parë se ai smund të bëjë

gjërat që ata vetë i bëjnë. Në këto raste mësuesja duhet të shfrytëzojë këtë sjellje për t’iu dhënë

fëmijëve detyra përkujdesjeje për fëmijët me ÇSA, 8( Hoxhaj.G, 2013, f.96-99).

Page 20: Punim diplome - edukimi.uni-gjk.org · bllokuar zhurmat e tjera shqetësuese dhe një armik kur i lëshohet një fëmije papritur. Tingujt që nuk mund të jenë parashikuar, nuk

20

KAPITULLI IV

4. Metodologji e hulumtimit

Hulumtimi është zbatuar nëpërmjet :

Metodës sasiore: mbledhja e të dhënave permes pyetësorëve.

Metodës statistikore: nxjerrja e të dhënave të fituara gjatë hulumtimit.

Metodës përshkruese: përshkrimi i rrjedhave gjatë hulumtimit.

4.1. Qëllimi i hulumtimit

Qëllimi i hulumtimit është të nxjerr në pah nevojat e fëmijëve me autizëm për t’u përfshirë në

sistemin arsimor , sa ofrohen shërbime nga DKA dhe MASHT për këta fëmijë dhe çfarë ndikon

që i tërë ky proces të jetë i suksesshëm.

4.2. Objektivat e hulumtimit

Hulumtimi synon të nxjerr në pah këto objektiva :

Vështirësitë që hasin prindërit në gjithëpërfshirjen e fëmijëve të tyre në shkollat e

rregullta.

Njohuritë dhe mënyra e punës së mësimdhënësve me fëmijët me ÇSA lidhur me

inkluzionin e tyre në institucione shkollore.

Sa përkrahen këta fëmijë nga DKA dhe MASHT.

4.3. Hipotezat

H1 : Supozojmë se mësimdhënësit hasin në vështirësi për të bashkëpunuar me prindërit e

fëmijëve me ÇSA.

H2 : Supozojmë që fëmijët me ÇSA nuk vlerësohen maksimalisht nga institucionet arsimore.

Page 21: Punim diplome - edukimi.uni-gjk.org · bllokuar zhurmat e tjera shqetësuese dhe një armik kur i lëshohet një fëmije papritur. Tingujt që nuk mund të jenë parashikuar, nuk

21

4.4. Korniza kohore

Hulumtimi u zbatua në periudhën tetor – dhjetor të vitit 2019 sipas dinamikës së mëposhtme :

Hulumtim i literaturës: Tetor – Nëntor ,

Vizita në shkolla dhe implementimi i pyetësorëve: Nëntor,

Përpunimi i të dhënave: Dhjetor.

Pas përpunimit të të dhënave të grumbulluara, raporti i studimit u finalizua në janar të vitit 2020.

4.5. Deklarim

Deklaroj se ky punim është punë origjinale e imja. I gjithë studimi është zhvilluar hap pas hapi

në përputhje me rregullat e etikës akademike.

Në mënyrë që ky hulumtim të jetë sa më i përpiktë, si fillim është kërkuar leje nga bordi drejtues

i shkollave duke ua shpjeguar arsyen e hulumtimit dhe duke i informuar për pjesëmarrjen e tyre.

Pyetësorët janë shpërndarë në mënyrë individuale për të gjithë pjesëmarrësit, janë sqaruar të

gjitha pyetjet dhe pjesëmarrja e tyre ka qenë në mënyrë të vullnetshme. Të gjithë janë informuar

se të dhënat e këtij pyetësori do të mbeten konfidenciale duke mos iu shkelur të drejtat e tyre.

Koha për plotësimin e pyetësorëve ka zgjatur afërsisht 10-15 minuta.

Page 22: Punim diplome - edukimi.uni-gjk.org · bllokuar zhurmat e tjera shqetësuese dhe një armik kur i lëshohet një fëmije papritur. Tingujt që nuk mund të jenë parashikuar, nuk

22

4.6. Popullata dhe mostra e hulumtimit

Në këtë hulumtim kanë marrë pjesë gjithsej 28 respodentë, ku prej tyre ishin 14 mësimdhënës

dhe 14 prindër.

SHFMU “Yll Morina” Gjakovë, klasë e bashkangjitur – 5 mësimdhënës, 5 prindër.

SHFMU “Yll Morina” Gjakovë, klasë e rregullt – 2 mësimdhënës, 2 prindër.

SHFMU “Mustafa Bakija” Gjakovë, klasë e rregullt – 3 mësimdhënës, 3 prindër.

SHFMU “Emin Duraku” Gjakovë, klasë e rregullt – 1 mësimdhënës, 1 prind.

SHFMU “Fehmi Agani” Gjakovë, klasë e rregullt – 3 mësimdhënës, 3 prindër.

Page 23: Punim diplome - edukimi.uni-gjk.org · bllokuar zhurmat e tjera shqetësuese dhe një armik kur i lëshohet një fëmije papritur. Tingujt që nuk mund të jenë parashikuar, nuk

23

4.7. Analiza dhe paraqitja e të dhënave e pyetësorëve për mësimdhënës

Nga analiza e pyetësorëve për mësimdhënës ka dalë se të gjithë mësimdhënësit kanë qenë të

gjinisë femërore dhe se mesatarja e tyre për punën me fëmijë autikë është afërsisht 10 vite, që

nënkupton se vetëdijësimi i mësimdhënësit në aspektin e punës me këta fëmijë është më i

dukshëm në 10 vitet e fundit.

Tabela 1.

Jo

Mesatarisht

Po

A keni përvojë pune me fëmijë me ÇSA ?

1

5

8

Paraqitja me përqindje :

7.14 %

35.71 %

57.14%

Jo

Mesatarisht

Po

7.14% 57.14 %

Page 24: Punim diplome - edukimi.uni-gjk.org · bllokuar zhurmat e tjera shqetësuese dhe një armik kur i lëshohet një fëmije papritur. Tingujt që nuk mund të jenë parashikuar, nuk

24

Tabela 2.

Jo

Po

A janë të gjithë fëmijët të pajisur me diagnozë profesionale ?

5

9

Paraqitja me përqindje :

35.71 %

64.28%

Tabela 3.

Jo

Ndonjëherë

Po

A mbajnë nxënësit tuaj seanca terapeutike profesionale?

3

10

1

Paraqitja me përqindje :

21.42 %

71.42 %

7.14 %

Jo 35.71%

Po 64.28%

0

5

10

Jo 21.42 % Ndonjëherë 71.42 % Po 7.14 %

Page 25: Punim diplome - edukimi.uni-gjk.org · bllokuar zhurmat e tjera shqetësuese dhe një armik kur i lëshohet një fëmije papritur. Tingujt që nuk mund të jenë parashikuar, nuk

25

Tabela 4.

Jo

Mesatarisht

Po

A bashkëpunoni me prindërit e fëmijëve për të punuar

me të njejtat standarde për rehabilitimin e tyre ?

0

6

8

Paraqitja me përqindje :

0%

42.85 %

57.14%

Tabela 5.

Jo

Ndonjëherë

Po

A përdorni metoda për gjithëpërfshirjen e fëmijëve me

ÇSA në klasa të rregullta ?

0

5

9

Paraqitja me përqindje :

0%

35.71 %

64.28 %

0

2

4

6

8

Jo 0%

Mesatarisht 42.85% Po 57.14%

0

2

4

6

8

10

Jo 0% Ndonjëherë 35.71% Po 64.28%

Page 26: Punim diplome - edukimi.uni-gjk.org · bllokuar zhurmat e tjera shqetësuese dhe një armik kur i lëshohet një fëmije papritur. Tingujt që nuk mund të jenë parashikuar, nuk

26

Tabela 6.

Jo

Mesatarisht

Po

A mendoni se fëmijët që punoni me ta kanë pasur

progres ?

1

6

7

Paraqitja me përqindje :

7.14%

42.85 %

50%

Tabela 7.

Jo

Mesatarisht

Po

A është e mjaftueshme përkrahja nga DKA dhe

MASHT për realizimin e punës me këta fëmijë ?

1

13

0

Paraqitja me përqindje :

7.14%

92.85 %

0%

0

1

2

3

4

5

6

7

8

Jo 7.14% Mesatarisht 42.85% Po 50%

0

20

Jo 7.14%

Mesatarisht 92.85 %

Po 0%

Page 27: Punim diplome - edukimi.uni-gjk.org · bllokuar zhurmat e tjera shqetësuese dhe një armik kur i lëshohet një fëmije papritur. Tingujt që nuk mund të jenë parashikuar, nuk

27

4.8. Analiza dhe paraqitja e të dhënave e pyetësorëve për prindër

Nga analiza e pyetësorëve për prindër ka dalë se 6 prindër kanë qenë të gjinisë mashkullore dhe

8 prindër të gjinisë femërore. Ndërsa kur janë pyetur se sa kohë ka nga diagnostifikimi i fëmijës

ka dalë se vetëm 5 prindër e kanë vërejtur çrregullimin deri në moshën 1 vjeçare, 5 prindër e

kanë vërejtur 5 vitet e fundit dhe 4 prindër tjerë janë përgjigjur që ka mbi 6 vite nga

diagnostifikimi.

Tabela 8.

0

0.5

1

1.5

2

2.5

3

Nga 6

muajsh Deri në

moshën 1

vjeçare

Që 3vite Që 4vite

Që 5vite Që 6vite

Që 7 vite Mbi 10

vite

Page 28: Punim diplome - edukimi.uni-gjk.org · bllokuar zhurmat e tjera shqetësuese dhe një armik kur i lëshohet një fëmije papritur. Tingujt që nuk mund të jenë parashikuar, nuk

28

Tabela 9.

Jo

Mesatarisht

Po

A vlerësohet fëmija juaj në nivelin e duhur nga

institucionet arsimore ?

2

8

4

Paraqitja me përqindje :

14.28%

57.14 %

28.57%

Tabela 10.

Jo

Po

A është diagnostifikuar fëmija juaj me ÇSA nga institucionet

profesionale ?

2

12

Paraqitja me përqindje :

14.28%

85.71%

0

1

2

3

4

5

6

7

8

9

Jo 14.28% Mesatarisht 57.14% Po 28.57%

Jo 14.28%

Po 85.71%

Page 29: Punim diplome - edukimi.uni-gjk.org · bllokuar zhurmat e tjera shqetësuese dhe një armik kur i lëshohet një fëmije papritur. Tingujt që nuk mund të jenë parashikuar, nuk

29

Tabela 11.

Jo

Mesatarisht

Po

A jeni të përfshirë në bashkëpunimin me mësimdhënës

për rehabilitimin e fëmijës tuaj ?

0

5

9

Paraqitja me përqindje :

0%

35.71 %

64.28%

Tabela 12.

Jo

Ndonjëherë

Po

A mendoni se fëmija juaj përfshihet në aktivitetet

shkollore pa dallime ?

0

8

6

Paraqitja me përqindje :

0%

57.14 %

42.85%

Jo 0%

Mesatarisht 35.71%

Po 64.28%

0

1

2

3

4

5

6

7

8

9

Jo 0% Ndonjëherë 57.14% Po 42.85%

Page 30: Punim diplome - edukimi.uni-gjk.org · bllokuar zhurmat e tjera shqetësuese dhe një armik kur i lëshohet një fëmije papritur. Tingujt që nuk mund të jenë parashikuar, nuk

30

Tabela 13.

Jo

Mesatarisht

Po

A ofron përkrahje të duhur DKA dhe MASHT për

fëmijën tuajj ?

2

9

3

Paraqitja me përqindje :

14.28%

64.28 %

21.42%

Tabela 14.

Jo

Ndonjëherë

Po

A e siguron DKA buxhetin për transportin e fëmijës

tuaj?

4

1

9

Paraqitja me përqindje :

28.57%

7.14 %

64.28%

Series 1

0

10

Jo 14.28%

Mesatarisht 64.28%

Po 21.42%

0

5

10

Jo 28.57%

Ndonjëherë 7.14% Po 64.28%

Page 31: Punim diplome - edukimi.uni-gjk.org · bllokuar zhurmat e tjera shqetësuese dhe një armik kur i lëshohet një fëmije papritur. Tingujt që nuk mund të jenë parashikuar, nuk

31

Në pyetësorin për prindër kemi paraqitur edhe një pyetje se cilat janë kërkesat e tyre për

gjithëpërfshirjen e fëmijëve në shkolla të rregullta. Nga përgjigjjet e prindërve është kërkuar që

të ketë më shumë mësimdhënës të trajnuar për fëmijë autik, të ketë më shumë aktivitete, të ketë

më shumë mbikqyrje dhe përkrahje për socializim, të ketë më shumë mësimdhënës mbështetës

në klasa të rregullta, shumë prindër janë deklaruar se fëmija i tyre ndihet rehat në klasë të

bashkangjitur dhe 4 prindër nuk janë përgjigjur në këtë pyetje.

Page 32: Punim diplome - edukimi.uni-gjk.org · bllokuar zhurmat e tjera shqetësuese dhe një armik kur i lëshohet një fëmije papritur. Tingujt që nuk mund të jenë parashikuar, nuk

32

4.9. Vërtetimi i hipotezave

H1 : Supozojmë se mësimdhënësit hasin në vështirësi për të bashkëpunuar me prindërit e

fëmijëve me ÇSA.

Nga analiza e pyetësorëve kemi dalë me përfundimin se kur mësimdhënësit janë pyetur a

bashkëpunojnë me prindërit e fëmijëve për të punuar me të njejtat standarde për rehabilitimin e

tyre, ata janë përgjigjur 42.85% që bashkëpunojnë mesatarisht dhe 57.14% që bashkëpunojnë.

Kjo nënkupton që mësimdhënësit hasin në vështirësi relative për bashkëpunim me prindër, ngaqë

shumë prej tyre mund të paragjykojnë për përkrahjen e mësimdhënësit gjë e cila vërehet tek

pyetja e pyetësorit për prindër: A mendoni se fëmija juaj përfshihet në aktivitete shkollore pa

dallime ?,52.14% e prindërve janë përgjigjur që ndonjëherë mund të ketë dallime. Prandaj kjo

hipotezë del të jetë e saktë.

H2 : Supozojmë që fëmijët me ÇSA nuk vlerësohen maksimalisht nga institucionet

arsimore.

Nga analiza e pyetësorëve kemi dalë me përfundimin se përkrahja e fëmijëve autik nga

institucionet arsimore nuk është maksimale, pasi që 14.28% janë deklaruar se vlerësimi nuk

është në nivelin e duhur, 57.14% janë deklaruar se vlerësohen mesatarisht dhe 28.57% janë

deklaruar se vlerësohen. Prindërit janë përgjigjur se DKA dhe MASHT 14.28% nuk ofron

përkrahje, 64.28% mesatarisht përkrahen dhe 21.42% që kanë përkrahje. Gjithashtu buxheti për

transportin e fëmijëve nuk sigurohet për 28.57% të fëmijëve, 7.14% të fëmijëve u sigurohet

ndonjëherë dhe 64.28% e kanë të sigurtë transportin.

Page 33: Punim diplome - edukimi.uni-gjk.org · bllokuar zhurmat e tjera shqetësuese dhe një armik kur i lëshohet një fëmije papritur. Tingujt që nuk mund të jenë parashikuar, nuk

33

KAPITULLI V

PËRFUNDIMI

Për mendimin tim, formulën më të mirë për prindërit, të afërmit dhe aktorët tjerë të mjedisit ku

jeton një person autik, për të shpëtuar nga kthetrat e autizmit e përmbledhin tri fjalë :

Dashuri pa kushte dhe empatike, mirëkuptim që njeh luhatje dhe pikëpyetje, por pa kthim prapa

dhe durim që kërkon nerva të çelikta dhe që vë në provë qëndresën shpirtërore të prindërve.

Dashuri

Në përgjithësi, familja si dhe farefisi i një fëmije me autizëm kur është i mirëinformuar për këtë

sindromë dhe pasojat e saj të rënda, nuk e kursen dashurinë për atë. Fëmija ndjen dashurinë që i

falim dhe na falenderon sipas mënyrës së vet, dhe na e shpërblen edhe ai me dashuri, sipas

mënyrës së vet gjithashtu.

Mirëkuptim

Në këtë pikë, prindërit me fëmijë autikë nuk e kanë aq të lehtë, sepse një fëmijë i tillë nuk i

ndihmon që ata ta kuptojnë siç duhet atë, ngaqë mënyra e të komunikuarit është e ndërlikuar,

kërkon përqëndrim të veçantë dhe imagjinatë, arsyetim dhe intuitë, sidomos kur ai nuk flet ose

flet fare pak. Sidoqoftë ai çfarëdo që të bëjë, edhe veprimin më të dhunshëm kundër nesh, ai nuk

e bën qëllimisht, por ngaqë ia imponon autizmi, me një fjalë ai nuk e ka veten në dorë.

Durim

Në marrëdhëniet me fëmijët autikë, më i vështirë akoma për t’u arritur se mirëkuptimi është

durimi. Durimi i ndihmon shumë prindërit që të punojnë pa u lodhur e pa u shkurajuar me

fëmijën e tyre autik, durimi u kalit vullnetin rrit qëndrueshmërinë në përpjekjet e tyre për ta

shkëputur sadopak fëmijën nga verbimi, shurdhimi dhe memecëria mbytëse e autizmit.

Page 34: Punim diplome - edukimi.uni-gjk.org · bllokuar zhurmat e tjera shqetësuese dhe një armik kur i lëshohet një fëmije papritur. Tingujt që nuk mund të jenë parashikuar, nuk

34

Një këshillë - dhe vetëm një - prindërve me fëmijë normal

Mos harroni një gjë : Ju jeni prindër të lumtur! Fëmijët e juaj gëzojnë shëndet të plotë trupor e

mendor. Ata janë kurreshtarë, duan të mësojnë gjëra të reja, kuvendojnë me ju,me mësuesit,

lexojnë, shohin televizior, futen në internet, luajnë të vetmuar ose me shokë dhe shoqe,

shkruajnë, udhëtojnë, kanë dëshirat dhe teket e tyre, ëndërrat e tyre të çdo moshe.

E di, ata bëjnë edhe prapësira, jo rrallë ju binden nganjëherë edhe nuk ju binden, shkojnë mirë

me mësime, por edhe keq, ju bëjnë të ndiheni krenar për ata por edhe herë pas here të skuqeni

për veprimet e tyre. Megjithatë, ju jeni prindër të lumtur! Jeni të lumtur sepse fëmijët i keni

normalë .

Ata me të dalë në jetë, do të jenë të aftë t’i përballojnë vetë problemet e ekzistencës, me shumë

gjasë do të gjejnë një punë e një shtëpi, do të martohen ose do të bashkëjetojnë me dikë, do të

kenë fëmijë, do të bëhen gjyshër e gjyshe, kështu që ju mund të vdisni të qetë se ata do të dinë e

do të arrijnë ta ndërtojnë vetë të ardhmen e tyre. Prandaj ju jeni prindër të lumtur, besomëni për

këtë!

Me gjithë problemet e mëdha ekzistenciale që mund të keni, pa punë ngushtë me shtëpi, pa para,

me borxhe, mbase të braktisur nga të afërmit, ndoshta nga vetë fëmijët tuaj, megjithatë ju jeni

prindër të lumtur !, 9(Tupja.E, 2009, f.164-177).

Edmond Tupja

Page 35: Punim diplome - edukimi.uni-gjk.org · bllokuar zhurmat e tjera shqetësuese dhe një armik kur i lëshohet një fëmije papritur. Tingujt që nuk mund të jenë parashikuar, nuk

35

REKOMANDIME

Rekomandimi im për prindër është që nënat të përkujdesen gjatë periudhës së

shtatzanisë më tepër në mënyrë që të parandalohet lindja e fëmijës me çrregullim të

çfarëdo natyre. Të informohen rreth ÇSA në mënyrë që evidentimi i çrregullimit të jetë sa

më i hershëm që është e mundur dhe të kërkojnë ndihmë nga profesionistët.

Rekomandimi im për MASHT-in është që të zgjerojnë rrjetin e mjediseve çlodhëse,

argëtuese, aftësuese për këta fëmijë. Të rritet mundësia e ofrimit të trajnimeve në fushën

e edukimit special në mënyrë që të kemi metoda dhe strategji të punës për fëmijë me

ÇSA.

Rekomandimi im për mësimdhënës është që të kenë bashkëpunim sa më të ngushtë në

mënyrë që të përdorin metoda të ndryshme të punës me këta fëmijë. Të kërkojnë për

trajnime të kësaj fushe .

Rekomandimi im për komunitetin është që të mos përqeshin nëse shohin një person

autik, ata kanë nevojë për ndihmë dhe përkrahje. Të mos krijojnë zhurmë nëse në lagje

apo në banesë kanë një fëmijë autik, sepse zhurma është armik i tyre.

Page 36: Punim diplome - edukimi.uni-gjk.org · bllokuar zhurmat e tjera shqetësuese dhe një armik kur i lëshohet një fëmije papritur. Tingujt që nuk mund të jenë parashikuar, nuk

36

LITERATURA

1) Mulliqi, S. (2008). “Fëmijët me nevoja të veçanta në institucionet parashkollore dhe në

klasat e rregullta në shkollat fillore” Prishtinë.

2) Musai, B. (2003). “Metodologji e mësimdhënies” Tiranë.

3) Ozonoff,S . Dawson,G . McPartland,J (2002). “A Parent’s Guide to Asperger Syndrome

And High-Funcioning Autism” New York.

4) Zager, D. (2005) . “ Autism Spectrum Disorders – Identification, Education and

Treatment- third edition” London.

5) Ozonoff.S , Rogers.J.S , Hendren.L.R , (2003). “Autism Spectrum Disorders: A Research

Review for practitioners” Washington DC.

6) Moor, J. (2008). “Playing, Laughing and Learning with Children on the Autism

Spectrum: A Practical Resource of Play Ideas for Parents and Carers (2nd ed)” London.

7) Matsson, J. (2008). “Clinical Assessment and Intervention for Autism Spectrum

Disorders” London.

8) Hoxhaj,G. (2013). “Të punosh me fëmijën, nxënësin, me çrregullime të spektrit të

autizmit” Tiranë.

9) Tupja,E. (2009). “Kur dhimbja premton dashuri” Tiranë.

Burime informacioni nga shkollat

SHFMU “Yll Morina” Gjakovë, SHFMU “Mustafa Bakija” Gjakovë,

SHFMU “Emin Duraku” Gjakovë, SHFMU “Fehmi Agani” Gjakovë.

Page 37: Punim diplome - edukimi.uni-gjk.org · bllokuar zhurmat e tjera shqetësuese dhe një armik kur i lëshohet një fëmije papritur. Tingujt që nuk mund të jenë parashikuar, nuk

37

SHTOJCA

Page 38: Punim diplome - edukimi.uni-gjk.org · bllokuar zhurmat e tjera shqetësuese dhe një armik kur i lëshohet një fëmije papritur. Tingujt që nuk mund të jenë parashikuar, nuk

38

Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” - Drejtimi : Program Fillor – Pyetësor për mësimdhënës

Tema : “Aplikimi i inkluzionit për nxënës me autizëm në shkolla të rregullta në regjionin e

Gjakovës” Udhëheqës i temës – Prof.Dr. Shefqet Mulliqi

I/E nderuar , kënaqësia dhe mirëqenia e juaj për përgjigjjen në këtë pyetësorë është dëshira jonë

më e madhe. Ju njoftojmë se të dhënat e këtij studimi do të ruhen, emri juaj nuk do të shkruhet në

asnjë vend dhe identifikimi personal do të mbetet konfidencial.

PJESËMARRJA ËSHTË VULLNETARE !

Data e plotësimit : Gjinia: M F

Sa vite ka që punoni me fëmijët me ÇSA :

Ju lutem, qarkoni vetëm një përgjigje !

1. A keni përvojë pune me fëmijë me ÇSA ?

Jo Mesatarisht Po

2. A janë të gjithë fëmijët të pajisur me diagnozë profesionale ?

Jo Po

3. A mbajnë nxënësit tuaj seanca terapeutike profesionale ?

Jo Ndonjëherë Po

4. A bashkëpunoni me prindërit e fëmijëve për të punuar me të njejtat standarde për

rehabilitimin e tyre ?

Jo Mesatarisht Po

5. A përdorni metoda për gjithëpërfshirjen e fëmijëve me ÇSA në klasa të rregullta ?

Jo Ndonjëherë Po

6. A mendoni se fëmijët që punoni me ta kanë pasur progres ?

Jo Mesatarisht Po

7. A është e mjaftueshme përkrahja nga DKA dhe MASHT për realizimin e punës me këta

fëmijë ?

Jo Mesatarisht Po

Ju faleminderit për bashkëpunimin !

Page 39: Punim diplome - edukimi.uni-gjk.org · bllokuar zhurmat e tjera shqetësuese dhe një armik kur i lëshohet një fëmije papritur. Tingujt që nuk mund të jenë parashikuar, nuk

39

Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” - Drejtimi : Program Fillor – Pyetësor për prindër

Tema : “Aplikimi i inkluzionit për nxënës me autizëm në shkolla të rregullta në regjionin e

Gjakovës” Udhëheqës i temës – Prof.Dr. Shefqet Mulliqi

I/E nderuar , kënaqësia dhe mirëqenia e juaj për përgjigjjen në këtë pyetësorë është dëshira jonë

më e madhe. Ju njoftojmë se të dhënat e këtij studimi do të ruhen, emri juaj nuk do të shkruhet në

asnjë vend dhe identifikimi personal do të mbetet konfidencial.

PJESËMARRJA ËSHTË VULLNETARE !

Data e plotësimit : Gjinia: M F

Sa kohë ka që fëmija juaj është diagnostifikuar ?

Ju lutem, qarkoni vetëm një përgjigje !

1. A vlerësohet fëmija juaj në nivelin e duhur nga institucionet arsimore ?

Jo Mesatarisht Po

2. A është diagnostifikuar fëmija juaj me ÇSA nga institucionet profesionale ?

Jo Po

3. A jeni të përfshirë në bashkëpunimin me mësimdhënës për rehabilitimin e fëmijës tuaj ?

Jo Mesatarisht Po

4. A mendoni se fëmija juaj përfshihet në aktivitetet shkollore pa dallime ?

Jo Ndonjëherë Po

5. A ofron përkrahje të duhur DKA dhe MASHT për fëmijën tuaj ?

Jo Mesatarisht Po

6. A e siguron DKA buxhetin për transportin e fëmijës tuaj ?

Jo Ndonjëherë Po

7. Cilat janë kërkesat tuaja për gjithëpërfshirje të fëmijës tuaj në shkolla të rregullta ?

________________________________________________________________________

________________________________________________________________________

_______________________________________________________________________.

Ju faleminderit për bashkëpunimin !

Page 40: Punim diplome - edukimi.uni-gjk.org · bllokuar zhurmat e tjera shqetësuese dhe një armik kur i lëshohet një fëmije papritur. Tingujt që nuk mund të jenë parashikuar, nuk

40

Figura 7. Një fëmjë autik i shqetësuar

Figura 8. Fëmija me autizëm që refuzon bashkëpunimin

Page 41: Punim diplome - edukimi.uni-gjk.org · bllokuar zhurmat e tjera shqetësuese dhe një armik kur i lëshohet një fëmije papritur. Tingujt që nuk mund të jenë parashikuar, nuk

41

Figura 9. Një vajzë me autizëm e diferencuar nga rrethi shoqëror

Figura 10. Fëmija autik duke mësuar nën përkrahjen e mësimdhënësit