Energiewende në Gjermani...naftë nëpërmjet energjisë termike diellore ose duke instaluar një...

40
Energiewende në Gjermani

Transcript of Energiewende në Gjermani...naftë nëpërmjet energjisë termike diellore ose duke instaluar një...

Energiewende në Gjermani

Energiewende në GjermaniTransformimi i sistemit energjetik të Gjermanisë

Gëzohemi që dëshironi të mësoni për një nga projektet më të rëndësishme të së ardhmes së

Gjermanisë: "Energiewende" (Tranzicioni i sistemit të energjisë).

Ne kemi vendosur ta kthejmë të gjithë furnizimin me energji të Gjermanisë në mënyrë

thelbësore në energji nga burime të rinovueshme. Dhe në këtë mënyrë jemi të përkushtuar ta

përdorim energjinë me efiçencë gjithnjë e më të lartë. Kjo ia vlen nga ana ekonomike dhe në

këtë mënyrë Gjermania jep një kontribut thelbësor për mbrojtjen e klimës.

"Energiewende" është përgjigjja jonë për pyetjen: Si mund ta bëjmë furnizimin me energji të

sigurt, me kosto efektive dhe të qëndrueshëm? Kjo është një mundësi unike për Gjermaninë

si vend biznesi dhe investimi, e cila do të hapë mundësi të reja biznesi, do t'i japë shtysë

inovacioneve dhe do të krijojë vende të reja pune dhe rritje ekonomike. Në të njëjtën kohë,

ne duam të bëhemi të pavarur nga nafta dhe gazi që vjen nga importi dhe dëshirojmë të

sigurojmë cilësi të lartë jetese në vendin tonë.

Energiewende në Gjermani

Të dashura vizitore, të dashur vizitorë,

1971Qeveria federale miraton programin e saj të parë për mjedisin.

02 | Energiewende në Gjermani

© iS

tock

/Silv

iaJa

nsen

Pau

l Lan

groc

k

Përse e bëjmë këtë ekspozim? Qeveria federale flet shumë shpesh

në mbarë botën për "Energiewende". Interesi është aq i madh, saqë

"Energiewende" është bërë tashmë një term që përdoret normalisht në

shumë gjuhë të botës. Gëzohemi shumë për këtë fakt.

Në të njëjtën kohë shumë njerëz janë të befasuar nga dimensionet

e projektit "Energiewende" dhe nga numri i madh i aspekteve të

lidhura me të. Kjo nënkupton edhe që e gjithë kjo nismë nuk mund

të arrihet brenda një dite. "Energiewende" është një proces kompleks

dhe që shtrihet në disa breza, proces i cili duhet të plotësojë kërkesat

e ndryshme të shumta. Masat e nevojshme duhet të jenë të menduara

mirë, në mënyrë që të mos cenohet as mbrojtja e klimës dhe as

mirëqenia. Prandaj gjithnjë e më shumë ka faza në të cilat progresi

arrihet vetëm ngadalë. Në këtë ekspozim dëshirojmë të bëjmë të

njohura pikërisht këto detyra dhe sfida të larmishme.

"Energiewende" është e ndërthurur fort në një kornizë ndërkombëtare.

Ne kërkojmë një shkëmbim intensiv me fqinjët tanë evropianë

dhe partnerët ndërkombëtarë, dhe kemi si synim zgjidhjet dhe

bashkëpunimet transkombëtare. Sepse për të reduktuar emetimet

globale të CO2, për të kufizuar ngrohjen e mëtejshme globale dhe për

të arritur një furnizim të sigurt, të qëndrueshëm dhe ekonomikisht të

përballueshëm të energjisë, kemi nevojë për zgjidhje të përbashkëta.

Transformimi i sistemit të energjisë në Gjermani tregon se Gjermania

e merr seriozisht përgjegjësinë e saj për botën dhe njerëzit. Ne ju

ftojmë të bashkoheni me ne ndërsa vëmë në jetë "Energiewende" -

strategjia e kalimit në energjinë e gjelbër.

Shpresojmë që ta pëlqeni këtë prezantim dhe që ai të jetë nxitës

i shkëmbimi idesh frymëzuese.

1972Në qytetin e vogël jugor gjerman Penzberg ndërtohet një

nga banesat e para që përdor energjinë diellore në Gjermani.

Energiewende në Gjermani | 03

© d

pa/W

este

nd61

/Wer

ner D

iete

r

Përdorimi me efiçencë i energjisë elektrike, ngrohjes dhe karburantit kursen para, rrit

sigurinë e furnizimit dhe mbron klimën. Gjermanisë i duhet të importojë një pjesë të madhe

të burimeve të saj të energjisë. Importet janë rritur pothuajse në rreth 2/3 e kërkesës së

përgjithshme për energji, nga rreth 50% që ishin në vitet '70. Kjo është arsyeja përse efiçenca

e energjisë, së bashku me zgjerimin e energjive të rinovueshme, janë shtyllat kryesore të

"Energiewende".

Ndërgjegjësimi për përdorimin me efiçencë të energjisë është rritur përgjatë dekadave të tëra

në Gjermani. Një shkaktar i rëndësishëm ishte kriza e parë botërore e naftës në vitin 1973. Ajo

u tregoi gjermanëve varësinë e tyre nga burimet fosile. Për rrjedhojë, qeveria e atëhershme

federale filloi një fushatë informimi për kursimin e energjisë dhe vendosjen e një kufiri të

shpejtësisë në autostrada. Që nga ajo kohë janë miratuar shumë ligje të tjera dhe janë vënë në

zbatim me sukses shumë masa për efiçencën e energjisë. Këto masa karakterizohen nga tre

elementë: financimi i synuar, informimi dhe këshillimi, si dhe objektivat e detyrueshme për

reduktimin e konsumit të energjisë.

Efiçenca e energjisë

Kursimi i energjisë dhe përdorimi i saj me efiçencë

1973Lufta e Jom-Kippur (në tetor 1973) shkaktoi një krizë nafte në mbarë botën. Gjermania miratoi

ndalimin e përdorimit të makinave në katër të diela në të gjithë vendin, për të kursyer energji.

04 | Energiewende në Gjermani

© d

pa/J

örg

Car

sten

sen

© d

pa/W

este

nd61

/Wer

ner D

iete

r

Strategjia po funksionon: kërkesa për energji e Gjermanisë është ulur

që nga viti 1990, por nga ana tjetër produkti i brendshëm bruto është

rritur ndjeshëm. Kështu, industria gjermane konsumon mbi 10% më

pak energji sesa më parë, por ka dyfishuar prodhimin e saj ekonomik.

Falë përparimeve teknologjike familjet private dhe bizneset mund

ta përdorin energjinë me efiçencë më të lartë. Pajisjet moderne

shtëpiake harxhojnë deri në 75% më pak energji elektrike krahasuar

me të njëjtat lloje pajisjesh 15 vjet më parë. Përveç kësaj, energji

tashmë kursehet edhe nga ndryshimi i stilit të jetës së përditshme.

Për këtë arsye, dhjetë mijë konsulentë për energjinë janë çdo ditë në

lëvizje në të gjithë vendin, për t'u ilustruar qiramarrësve, pronarëve

të shtëpive ose sipërmarrësve mundësitë e kursimit me anë të

auditimeve të energjisë dhe për t'i informuar ata rreth programeve të

subvencionimit nga shteti.

Të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Evropian kanë rënë dakord të

reduktojnë konsumimin e tyre të energjisë primare me 20% deri në

vitin 2020, dhe të paktën 27% deri në vitin 2030. Gjermania dëshiron

ta përgjysmojë konsumin e saj të energjisë në perspektivën afatgjatë.

Kjo është pjesë e angazhimeve në Marrëveshjen e Parisit për Klimën.

1975Ligji për sigurimin e furnizimit me energji parashikon rezerva të

larta energjie dhe një kufizim të shpejtësisë në rrugët gjermane.

“Më i miri është ai kilovat-orë që nuk e përdorim.”

Angela Merkel, Kancelare Federale e Gjermanisë

1990 2017

1 GJ 1 GJ128,80 €

241,29 €

+87%

Rritja e ndjeshme e produktivitetit të energjisëVlera e për�timit nga një gigaxhaul energji (GJ)

Energiewende në Gjermani | 05

Çfarë synon të kursejë GjermaniaSynimet e kursimit në konsumin e energjisë primare kundrejt 2008

Ekonomia rritet, konsumi i energjisë uletZhvillimi i produktit të brendshëm bruto dhe konsumi i energjisë primare

Produkti i brendshëm bruto në mld. €Ø +1,4%/vit që nga 1990

Konsumi i energjisë primare në Petaxhaul Ø -0,3%/vit që nga 19902050 2017

Arritur në

-50 % -6 %

1990

1.958 14.905

2000

14.7662.355

2010

14.217

2.497

2017

13.525

3.263

Suksesi i "Energiewende" varet edhe nga fakti nëse do të zvogëlohet kërkesa për energji për

ngrohjen, ftohjen e ambienteve dhe përgatitjen e ujit të ngrohtë sanitar në ndërtesa. Si dhe nga

pjesa që mbulojnë energjitë e rinovueshme në plotësimin e kërkesës së mbetur. Kjo për faktin

se ngrohja përbën më shumë se gjysmën e konsumit gjerman të energjisë. Pothuajse 2/3 e këtij

konsumi e përdorin rreth 40 milionë familje private për ngrohje dhe ujë të ngrohtë.

Për këtë arsye, qeveria federale dëshiron të reduktojë me 80% deri në vitin 2050 kërkesën për

energji primare për naftë dhe gaz në ndërtesa. Përveç kësaj duhet përmirësuar ndjeshëm edhe

Ngrohja

Ngrohje e këndshme, e rinovueshme dhe efikase

1975Qeveria federale nisi një fushatë informimi për kursimin e energjisë.

Ulja e kërkesës për energji për ngrohjeSynimet e kursimit në kërkesën totale për energji për ngrohje në ndërtesa

2152 Petaxhaulkanë harxhuar rreth 40 milionë familje gjermane për ngrohje dhe ujë të ngrohtë në vitin 2016

Kjo është ekuivalente me

50 miliardë litra naftë

Gjashtë�shin e kërkesës për energji të aviacionit gjerman

Kërkesën për energji të

Uzbekistanit

2050 2016 2020 2017

-80% 14% 12,9%-18,3%

Arritur në Arritur në

Kërkesa për energji primare në ndërtesa

(kundrejt 2008)

Pjesa e energjisë nga burime të rinovueshme në kërkesën për ngrohje

OIL

06 | Energiewende në Gjermani

© d

pa/J

acob

s U

nive

rsit

y Br

emen

© d

pa

efiçenca e energjisë në ndërtesa, si dhe të rritet kontributi i energjive të

rinovueshme në sigurimin e ngrohjes dhe ftohjes. Synimi është që 14%

e kërkesës për energji për ngrohje dhe ftohje të mbulohet nga energjitë

e rinovueshme deri në vitin 2020. Gjermania po kështu në zbatim edhe

synimet evropiane: Direktiva aktuale e BE-së për efiçencën e energjisë

në ndërtesa përcakton që pas vitit 2021 të gjitha ndërtesat e reja në

Evropë duhet të jenë ndërtesa me performancë "afër zero energji", që

nënkupton ndërtesa me një konsum shumë të ulët energjie.

Gjermania e ka dalluar herët potencialin e kursimit që qëndron te

ndërtesat. Tashmë që prej vitit 1976 qeveria e atëhershme federale

nxorri, si pasojë të krizës së naftës, ligjin e parë për kursimin

e energjisë dhe më pas rregulloren e parë për izolimin termik të

ndërtesave për ruajtjen e ngrohtësisë. Këto rregullore janë zhvilluar

më tej në vazhdimësi dhe janë përshtatur me përparimet teknologjike.

Që nga viti 2009, sipas ligjit për ngrohjen me energji të rinovueshme,

të gjitha banesat e reja duhet të mbulojnë një pjesë minimale të

kërkesës së tyre për energji me anë të energjive të rinovueshme. Kjo,

për shembull, arrihet duke mbështetur një kaldajë me gaz ose me

naftë nëpërmjet energjisë termike diellore ose duke instaluar një

sistem ngrohjeje që përdor vetëm energji të rinovueshme, si p.sh. një

pompë nxehtësie ose kaldajë me peletë.

Nga të gjitha banesat në Gjermani, 70% e tyre janë mbi 35 vjeçare. Pra

ato janë ndërtuar përpara kohës së miratimit të rregullores së parë

për izolimin termik të ndërtesave. Prandaj shumë ndërtesa nuk janë

të izoluara mjaftueshëm dhe shpesh nxehen me kaldaja të vjetruara

dhe lëndë djegëse fosile, si nafta ose gazi. Kërkesa për energji për

ngrohje e një familjeje mesatare gjermane është rreth 145 kWh për

metër katror sipërfaqe banimi në vit, e cila përkon me rreth 14,5 litra

naftë. Ndërtesat e reja me efiçencë të lartë energjie kërkojnë vetëm

1/10 e kësaj vlere. Në ndërtesat ekzistuese, kërkesa për energji primare

reduktohet me deri në 80% nëpërmjet rehabilitimit energjetik dhe

kalimit në shfrytëzimin e energjive të rinovueshme. Kjo kërkon një

izolim më të mirë të zarfit të ndërtesës, rinovimin e komponentëve,

një modernizim të furnizimit me ngrohje dhe ftohje dhe teknologji

të optimizuar të kontrollit. Vetëm në vitin 2015 janë investuar rreth

53 miliardë euro në rehabilitimin energjetik. Qeveria federale ofron

grante dhe kredi me interes të ulët si nxitje për këto rehabilitime.

Qytetarët e Gjermanisë kursyen në vitin 2016 pothuajse 500 euro

për frymë nëpërmjet masave për efiçencën e energjisë duke i bërë ata

pararojë në botë.

Një vëmendje të veçantë i është kushtuar zëvendësimit të sistemeve

të vjetruara të ngrohjes dhe kalimit nga lëndët djegëse fosile në

energji të rinovueshme. Ndërkohë që në vitin 1975 gjysma e të

gjitha apartamenteve në Gjermani ngrohej mirë me naftë, sot këto

apartamente përbëjnë vetëm çerekun e totalit. Nga banesat e reja

të ndërtuara nga viti 2016, 60% e tyre do të përdorin energjitë

e rinovueshme për ngrohje. Sistemet termike diellore, kaldajat

e ngrohjes me biomasë ose pompat e nxehtësisë që shfrytëzojnë

ngrohtësinë e ambientit, plotësojnë tashmë rreth 12% të kërkesës për

ngrohje. Në mënyrë që zëvendësimi të bëhet sa më shpejt, qeveria

federale gjermane ofron incentiva që nga viti 2000 për rinovimin

e sistemeve të vjetruara të ngrohjes.

1977Qeveria federale vendos standardet e para për efiçencën e energjisë në ndërtesa

me rregulloren për izolimin termik të ndërtesave për ruajtjen e ngrohtësisë.

Sa energji konsumohet në ndërtesaNdarja e konsumit total përfundimtar të energjisë në Gjermani

Ndërtesat e reja konsumojnë vetëm 1/10Konsumi vjetor për ngrohje në litër naftë për metër katror sipërfaqe banimi për lloje të ndryshme ndërtesash

36,0 %në ndërtesa

28,0 %ngrohja

4,7 %uji i ngrohtë

2,8 %ndriçimi

0,4 %kondicionerët

1,5 litra"Shtëpitë pasive"

15–20 litraNdërtesat e vjetra të parehabilituara

7 litraNdërtesat e reja

5–10 litraNdërtesat e vjetra të rehabilituara

Statusi: 2016

Energiewende në Gjermani | 07

1979 / 1980Lufta ndërmjet Iranit dhe Irakut shkakton

krizën e dytë mbarëbotërore të naftës.

1984Kompania "Enercon" zhvillon impiantet

e para eolike moderne për prodhim

tregtar të energjisë në Gjermani.

“Fillimi i fundit të epokës së naftës është pranë.”

Dieter Zetsche, Daimler AG

© d

pa/P

aul Z

inke

n

08 | Energiewende në Gjermani

Lëvizshmëria

Udhëtimi me energji elektrikeMakinat janë produkti më i rëndësishëm i eksportit të Gjermanisë.

Kjo industri punëson më shumë se 750 000 vetë dhe është një nga

punëdhënësit më të mëdhenj. Në të njëjtën kohë, sektori i transportit

është një nga konsumatorët më të mëdhenj të energjisë. Ai zë rreth 1/3

në konsumin e energjisë përfundimtare në Gjermani. Prandaj qeveria

federale po i përforcon përpjekjet e saj për të ulur konsumin.

Sukseset e para janë të dukshme: Për shembull, numri i kilometrave

të përshkruar çdo vit në qarkullimin e mallrave dhe pasagjerëve

pothuajse është dyfishuar midis viteve 1990 - 2017, por konsumi është

rritur me vetëm 9% për të njëjtën periudhë.

Për të kursyer më shumë energji, Gjermania po zhvillon teknologji

efiçente të automjeteve dhe punon për elektrifikimin e automjeteve.

Para së gjithash autoveturat, makinat tregtare të shpërndarjes së

dërgesave brendaqytetase, si dhe mjetet e transportit publik dhe

motoçikletat duhet të kthehen në automjete elektrike. Prandaj qeveria

federale përkrah zhvillimin e tregut dhe të teknologjisë me shumë

programe.

Automjetet me "qeliza karburanti" konsiderohen si shtesë

e rëndësishme për automjetet elektrike që punojnë me bateri.

Projektet për zhvillimin e teknologjive me hidrogjen dhe qeliza

karburanti do të marrin 1,65 miliardë euro financime nga shteti. Në

disa qytete të mëdha gjermane autobusë hibridë me hidrogjen janë

futur tashmë në përdorim në transportin publik.

Përveç sistemeve të lëvizjes miqësore ndaj mjedisit, një rëndësi të

madhe po fitojnë edhe konceptet e reja të lëvizshmërisë, si ndarja

e përbashkët e veturës, biçikletës apo e motorëve të vegjël elektrikë.

Ndarja e përbashkët e një automjeti nga disa persona lehtëson

qarkullimin rrugor dhe zvogëlon emetimet. Zgjidhjet dixhitale

i bëjnë shërbimet e transportit më efikase dhe ndihmojnë gjithashtu

kalimin në përdorimin e biçikletave. Aktualisht në Gjermani janë

të regjistruar më shumë se 2,1 milionë përdorues te 150 ofruesit

e Carsharing.

Në mënyrë që "Energiewende" të jetë e suksesshme edhe në sektorin

e transportit, janë të nevojshme ndryshimet në shumë fusha të jetës së

përditshme, të politikës dhe të ekonomisë. Prandaj ky proces kërkon

kohë, në mënyrë që transporti të bëhet i qëndrueshëm pa kufizuar në

të njëjtën kohë lëvizshmërinë e qytetarëve.

1986Në centralin bërthamor Çernobil (Ukrainë) ndodh një aksident i rëndë i reaktorit.

Themelohet Ministria Federale për Mjedisin, Mbrojtjen e Natyrës dhe Sigurinë

e Reaktorëve Bërthamorë.

1986Makina e parë diellore e regjistruar udhëton

përmes Gjermanisë.

Zgjerimi i elektromobilitetit deri

në 2022

Synimet dhe progresi i Gjermanisë në sektorin e transportit

Zgjerimi i elektromobilitetit

1 milionëautomjete

Elektromobiliteti

2018

44.419 Makina

elektrike

236.710 Automjete hibride

+

Rritja e e�çencës së energjisëSa energji nevojitet për të udhëtuar 100 kilometra?

100 km

201335,6 Megaxhaul

1990

100 km66,1 Megaxhaul

Gjermania

2018

63,7 milionë automjete janë të regjistruara në Gjermani

82,8 milionë njerëz jetojnë

në Gjermani

Energiewende në Gjermani | 09

Zgjerimi i energjive të rinovueshme, në krah të efiçencës së energjisë, është shtylla qendrore

e "Energiewende". Era, dielli, energjia hidrike, biomasa dhe energjia gjeotermale janë burime

energjie ekologjike dhe që sigurohen në vend. Ato e bëjnë Gjermaninë të pavarur nga lëndët

djegëse fosile dhe japin një kontribut thelbësor për mbrojtjen e klimës.

Më i avancuar është përdorimi i energjive të rinovueshme në sektorin e energjisë elektrike:

Që nga viti 2014, energjitë e rinovueshme kanë qenë burimi më i rëndësishëm në përzierjen

e energjisë elektrike në Gjermani. Ato furnizojnë më shumë se një të tretën e konsumit

gjerman. Dhjetë vite më parë ato plotësonin vetëm 9% të kërkesës. Themeli i këtij suksesi

është financimi i fokusuar. Ai filloi në vitin 1991 me ligjin për injektimin në rrjetin elektrik

të energjisë elektrike nga burime të rinovueshme, i cili për herë të parë vendosi një tarifë

fikse furnizimi dhe një detyrim blerjeje, me qëllimin për ta hapur tregun për teknologjitë

e reja. Në vitin 2000, ai u pasua nga ligji për burimet e rinovueshme të energjisë (EEG) me me

tre elementë të rëndësishëm: tarifa e garantuar "feed-in" për përdorimin e teknologjive të

ndryshme, furnizimi me përparësi në rrjet dhe shpërndarja e kostove shtesë të krijuara tek të

gjithë konsumatorët e energjisë elektrike, nëpërmjet një sistemi shpërndarjeje.

Energjitë e rinovueshme

Energjia nga era dhe dielli

1987Krijohet parku i parë eolik në Gjermani.

Në parkun eolik në bregun perëndimor

prodhohet energji elektrike nga 30 turbina.

1990Qeveria federale lançon një program prej

1000 çatish për promovimin e sistemeve

fotovoltaike.

1990Gjermania Lindore

dhe Perëndimore janë

bashkuar sërish.

3,4%

6,2%

17,0%

33,3%

1990

2000

2010

2017

Burimet e rinovueshme janë burimi më i rëndësishëm i energjisë në përzierjen e energjisë elektrikePjesa e energjive të rinovueshme në konsumin bruto të energjisë elektrike

Era furnizon shumicën e energjisë elektrike nga burimet e rinovueshmeNdarja e prodhimit të përgjithshëm të energjive të rinovueshme në vitin 2017

Energjia e erës

16,3 %

Biomasa

6,9 %

Panelet fotovoltaike

6,1 %Energjia hidrike

3,1 %

© a

leo

sola

r AG

/Flo

Hag

ena

Që nga hyrja në fuqi e ligjit për burimet e rinovueshme të energjisë, investimet vjetore

janë rritur në mënyrë të vazhdueshme para së gjithash në parqet eolike dhe impiantet

fotovoltaike, por edhe në impiantet e prodhimit të energjisë elektrike me dru dhe biogaz.

Kërkesa shumë e lartë krijoi një sektor të ri ekonomik, me më shumë se 338 000 vende pune

10 | Energiewende në Gjermani

vetëm në Gjermani. Dhe ajo nxiti prodhimin efikas në masë të

impianteve për energjitë e rinovueshme, gjë që reduktoi ndjeshëm

çmimet e impianteve në mbarë botën. Kështu, në vitin 2014 një

modul paneli diellor kushtonte 75% më pak sesa 5 vite më parë.

Në vitin 2000, çdo kilovat-orë nga energjia diellore në Gjermani

financohej me një konvertim rreth 50 cent euro, kurse sot ai është

mesatarisht ndërmjet 4 dhe 5 cent euro. Energjia diellore është

zhvilluar në një burim të rëndësishëm të energjisë elektrike në këtë

shtet, pavarësisht nga rrezatimi i moderuar i diellit në Evropën

Qendrore. Impiantet fotovoltaike furnizojnë sot gati 1/5 e energjisë

elektrike nga energjitë e rinovueshme.

Aktualisht, burimi më i rëndësishëm i energjisë elektrike nga

burimet e rinovueshme është energjia e erës. Energjia elektrike nga

impiantet eolike në vend kushton ende mesatarisht ndërmjet 1,9 cent

dhe 2,5 cent për kilovat-orë.

Sfida për Gjermaninë është që të orientojë zgjerimin e mëtejshëm

të prodhimit të energjisë nga era dhe dielli në mënyrë të tillë

që ato të mbeten të përballueshme dhe të kontribuojnë për

sigurinë e furnizimit me energji. Për këtë arsye qeveria federale

ka ristrukturuar financimin për energjitë e rinovueshme për

sektorin e energjisë elektrike. Zgjerimi fokusohet në teknologjitë

me kosto efektive të erës dhe diellit. Korridoret vjetore të zgjerimit

për teknologjitë individuale e bëjnë më të lehtë planifikimin dhe

kontrollin. Operatorët e impianteve me energji të rinovueshme

gradualisht duhet të shesin energjinë e tyre elektrike në treg, ashtu si

të gjitha centralet e tjera të prodhimit të energjisë. Kështu ata marrin

më shumë përgjegjësi për sistemin e furnizimit me energji. Që nga

viti 2017, vlera e financimit për të gjitha impiantet me kapacitet më

të madh se 750 kW jepet nëpërmjet thirrjeve për oferta për teknologji

specifike. Kjo ndikon në rreth 80% të zgjerimit vjetor. Zgjerimi është

gjithashtu i ndryshëm në rajone të ndryshme. Kudo ku ka pengesa

në rrjetin elektrik, sasitë e ofertuara janë më të ulëta. Këto masa do

të bëjnë të mundur që historia e suksesit të energjive të rinovueshme

në sektorin e energjisë elektrike të vazhdojë më tej. Si rezultat

i zvogëlimit të kostove të lidhura, ndryshimi në sistemin e financimit

kontribuon gjithashtu që përfitimet ekonomike të "Energiewende" të

mund të shfrytëzohet akoma më mirë.

1990Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike

(PNNK) bën publik raportin e tij të parë mbi

gjendjen e klimës globale.

1991Ligji për energjinë elektrike detyron të gjithë furnizuesit

gjermanë të energjisë të blejnë energjinë elektrike të prodhuar

nga burimet e rinovueshme dhe ta injektojnë atë në rrjetin publik.

Energjitë e rinovueshme fuqizojnë prodhimin e energjisë dhe mbrojtjen e klimësShifrat kryesore për vitin 2017

179 milionë tonëCO2-ekuivalent janë evituar

Korrespondon me më shumë se dyfishin e emetimeve të gazeve me efekt serrë nga Kili në vitin 2015.

1,7 milionë Impiantet e subvencionuara nga

EEG për prodhimin e energjisë elektrike

217 terravat-orëProdhimi i energjisë elektrike

Përkon pothuajse me prodhimin e përgjithshëm të energjisë elektrike në Indonezi.

© d

pa Energiewende në Gjermani | 11

Jo, sepse "Energiewende" duhet të kujdeset edhe për faktin që në të ardhmen energjia të mbetet

e përballueshme. Në të njëjtën kohë, "Energiewende" kujdeset vetë për vendet e punës dhe fuqi

të re ekonomike. Dy shtyllat e saj, zgjerimi i energjive të rinovueshme dhe efiçenca e energjisë,

duhet të pakësojnë varësinë nga importet e energjisë, të rritin sigurinë e furnizimit dhe të

mundësojnë investime fitimprurëse në Gjermani. Investimi në "Energiewende" është investim

fitimprurës.

Në dekadën e kaluar çmimi i naftës bruto është rritur ndjeshëm. Një pasojë: ndërsa në fund

të shekullit të kaluar qytetarët shpenzonin ende më pak se 6% të shpenzimeve totale të tyre

private për energjinë, në vitin 2016 ajo tashmë ishte rreth 7,5%.

Kostot

"A nuk është 'Energiewende' tepër e shtrenjtë për qytetarët në Gjermani?"

1992Konferenca e OKB-së për Mjedisin dhe Zhvillimin në Rio

miraton parimin udhëzues "Zhvillimi i Qëndrueshëm".

Sa shpenzon në muaj një familje për energjinë?Të dhënat mujore, krahasim i vitit 2003 dhe 2016

Karburantet

Ngrohja dhe uji i ngrohtë

2003

Gatimi

Ndriçimi dhe energjia elektrike

Për krahasim: Pjesa e shpenzimeve e një ekonomie familjare: 9%

Karburantet

Ngrohja dhe uji i ngrohtë

Gatimi

Ndriçimi dhe energjia elektrike

2016

75

24

40

85

66

10

22

78

224 €

176 €

12 | Energiewende në Gjermani

© d

pa/P

hilip

p D

imit

ri©

dpa

/McP

HO

TO‘s

Pjesën më të madhe të faturave të energjisë për familjet private në

Gjermani e zënë ngrohja, uji i ngrohtë, gatimi dhe karburantet bazuar

në lëndët djegëse fosile të importuara. Pas rënies së çmimit të naftës

në fund të vitit 2014 që solli edhe rënien e mirëpritur të çmimit

në Gjermani, çmimet e naftës u rritën sërish nga viti 2018. Në këtë

mënyrë kostot nuk mund të llogariten. Kjo sepse çmimi për lëndët

djegëse fosile dhe disponueshmëria e tyre mbetet i varur nga interesat

e ofruesve ndërkombëtarë.

E vërtetë: projekti "Energiewende" shkakton edhe kosto dytësore.

Duhen investuar miliarda, për të ndërtuar një infrastrukturë të re

energjetike dhe për të vënë në zbatim masat për efiçencën e energjisë.

Kështu, zgjerimi i energjive të rinovueshme ishte faktor që kontribuoi

në rritjen e çmimeve mesatare të energjisë elektrike për familjet private

në Gjermani në vitet e fundit. Nëse në vitin 2007 qytetarët kanë paguar

mesatarisht rreth 21 cent euro për kilovat-orë, çmimi në ditët e sotme

është rreth 29 cent euro. Në çdo kilovat-orë energji elektrike të paguar

qytetarët kontribuojnë në financimin e zgjerimit të burimeve të

rinovueshme nëpërmjet të ashtuquajturës "tarifë shtesë e EEG-së". Për

vitin 2019 kjo tarifë është 6,4 cent. Ajo çfarë qytetarët paguajnë vërtetë

në fund varet nga ndërveprimi i faktorëve të ndryshëm të çmimit.

Kështu çmimi në bursën e energjisë elektrike ka rënë ndjeshëm. Kjo

është për shkak të sasive në rritje të energjisë elektrike nga burimet

e rinovueshme, të cilat shiten në bursat e energjisë. Të dy elementët

e çmimeve të llogaritura së bashku, tarifa shtesë e EEG-së dhe çmimi

i energjisë elektrike në bursë, janë në trend rënës që prej katër vjetësh.

Si rezultat, edhe shpenzimet mesatare për energji elektrike për familjet

private kanë mbetur të qëndrueshme për të njëjtën periudhë. Me kalimin

në një sistem ankandi kostot për financimin e energjisë nga burime të

rinovueshme do të ulen dhe ekonomia familjare do të lehtësohet më tej.

Për qytetarët është gjithashtu e rëndësishme që ekonomia gjermane

të mos jetë e mbingarkuar. Kostot e larta të energjisë reflektohen

në çmimet e produkteve për konsumatorët dhe ndikojnë në

konkurrueshmërinë e kompanive gjermane. Për këtë arsye Gjermania

i ka përjashtuar pjesërisht nga tarifa shtesë e EEG-së kompanitë që

harxhojnë shumë energji. Ky lehtësim është i lidhur në të njëjtën kohë

me kërkesën për të investuar më shumë në efiçencën e energjisë.

1994Futet në treg automjeti i parë elektrik

i prodhuar në seri në Evropë.

1995Berlin zhvillohet Konferenca e parë e Kombeve të Bashkuara për

Ndryshimet Klimatike. Fillojnë bisedimet për reduktimin global të

emetimeve të gazeve me efekt serrë.

Sa shpenzojnë në total të gjitha familjet gjermane për energjinë?Të dhënat për vitin 2016 në miliardë euro

Karburantet

Ngrohja dhe uji i ngrohtë

Gatimi

Ndriçimi dhe energjia elektrike

106,4miliardë

euro

35,7

11,4

19,0

40,3Kjo përkon me 3% të të ardhurave kombëtare bruto të Gjermanisë.

Energiewende në Gjermani | 13

© d

pa/J

ens

Bütt

ner

"Energiewende" është një komponent qendror i mbrojtjes së klimës. Qëllimi i përbashkët është

që të kufizohen në një masë të qëndrueshme pasojat e ndryshimit të klimës për njerëzit, natyrën

dhe ekonominë. Sipas përllogaritjeve të Panelit Ndërqeveritar për ndryshimet Klimatike (PNNK)

ngrohja globale lejohet të arrijë maksimumi 2 gradë Celsius më shumë në krahasim temperaturat

në epokën para industriale. Prandaj në atmosferë lejohet të emetohet vetëm një sasi e caktuar

e gazeve me efekt serrë. Meqë tashmë 65% e kësaj sasie gjendet në atmosferë, janë të nevojshme

përpjekjet e shumta globale dhe kombëtare për të reduktuar emetimet e gazeve me efekt serrë.

Dioksidi i karbonit është ai që kontribuon më së shumti në ndryshimin e klimës. Para së gjithash

ai krijohet nga djegia e lëndëve djegëse fosile. Më shumë se 1/3 e të gjitha gazeve me efekt në

Gjermani dhe në mbarë botën shkaktohet nga termocentralet elektrike. Për rrjedhojë, kalimi në

burime neutrale për klimën, si p.sh. energjia nga burime të rinovueshme, është element qendror

për mbrojtjen e klimës.

Mbrojtja e klimës

Reduktimi i gazeve me efekt serrë

1996Evropa vendos të liberalizojë tregjet e saj të energjisë elektrike dhe gazit, të cilët më parë ishin të

kufizuar në territoret fikse kombëtare. Komisioni i BE-së bën publike strategjinë e tij të parë të

përbashkët evropiane për zgjerimin e energjive të rinovueshme.

Objektivat për klimën dhe progresiReduktimi i plani�kuar dhe i arritur i gazeve me efekt serrë (krahasuar me 1990)

Nga krijohen gazet me efekt serrë?Të gjitha të dhënat në milionë tonë CO2 ekuivalent në 2017

Sektori i energjisë

Familjet

Transporti

Biznesi, tregtia, shërbimet

Industria

Bujqësia

Të tjera

GjermaniaEvropa(BE-28)

Objektivi2030

Arritur në2016

Objektivi2030

Arritur në2017

328

905 milionë tonë

91171391937210...

min.

-55% -28% -40% -23%

14 | Energiewende në Gjermani

© d

pa/L

uftb

ild B

ertr

am©

dpa

/MiS

Me nënshkrimin e Protokollit të Kiotos në vitin 1997 Gjermania

u angazhua që të reduktojë me 21% emetimet e gazeve me efekt serrë

deri në vitin 2012, krahasuar me nivelet e vitit 1990. Që nga ajo kohë

Gjermania ka bërë përparime të dukshme. Në 2017, rënia e arritur

ishte tashmë 28%. Për të gjeneruar një miliardë euro, kompanitë sot

në Gjermani shkaktojnë sot vetëm gjysmën e gazeve me efekt serrë

krahasuar me 1990.

Deri në vitin 2030 Gjermania dëshiron të rrisë ndjeshëm përpjekjet

e saj dhe të pakësojë emetimet kombëtare të gazeve serrë me të

paktën 55%. Deri në vitin 2050 emetimet duhet të bien nga 80 deri

në 95% në krahasim me nivelet e vitit 1990. Këto synime kombëtare

të reduktimit të emetimeve janë të përfshira në politikën evropiane

dhe ndërkombëtare të mbrojtjes së klimës. Kryetarët e shteteve dhe të

qeverive të BE-së kanë vendosur që të reduktojnë me 20% emetimet

e gazeve të tyre serrë deri në vitin 2020, dhe të paktën 40% deri në

vitin 2030. 195 shtete në mbarë botën miratuan Marrëveshjen e Parisit

në dhjetor të vitit 2015. Me qëllimet e tyre për mbrojtjen e klimës ata

duan të kufizojnë ngrohjen globale në më pak se 2 gradë Celsius gjatë

këtij shekulli.

Instrumenti kryesor evropian për mbrojtjen e klimës është tregtimi

i kuotave të shkarkimeve të karbonit, i cili përcakton një kufi të sipërm

fiks për shkarkimet totale të ndotësve të të gjithë pjesëmarrësve. Ai

është i detyrueshëm për të gjithë shkaktarët e mëdhenj të gazeve

me efekt serrë dhe përfshin një pjesë të madhe të emetimeve të CO2

nga sektori i energjisë dhe industrisë. Për çdo ton gaz me efekt serrë

kompanitë duhet të disponojnë certifikata për sasinë përkatëse. Nëse

sasia nuk mjafton, ata mund të blejnë certifikata e emetimit ose të

investojnë në teknologji miqësore ndaj klimës. Kështu emetimet CO2

shmangen atje ku është më e volitshme. Deri në vitin 2030 duhet të

emetohen 43% më pak gaze serrë në të gjithë sektorët e mbuluar nga

tregtimi i kuotave të emetimeve, në krahasim me vitin 2005.

Në mënyrë që Gjermania të arrijë objektivat e saj kombëtare të

reduktimit, qeveria federale ka miratuar "Programin e veprimit

për mbrojtjen e klimës 2020" dhe "Planin për mbrojtjen e klimës

2050". Programi i veprimit përmban masa të ndryshme për të rritur

efiçencën e energjisë dhe për ta bërë transportin, industrinë dhe

bujqësinë më miqësore ndaj mjedisit. Plani për mbrojtjen e klimës

përcakton objektivat afatgjata të reduktimit të CO2 për sektorët

e veçantë, si p.sh. sektori energjetik ose industria.

1997Miratohet Protokolli i Kiotos për reduktimin në mbarë botën të gazeve me

efekt serrë. 191 shtete e kanë ratifikuar marrëveshjen që nga ajo kohë.

Si e ka reduktuar Gjermania emetimin e saj të gazeve me efekt serrë?Të gjitha të dhënat në milionë tonë CO2 ekuivalent

19901250

19951121

20001046

2005994

2010910

2017905

Energiewende në Gjermani | 15

© iS

tock

/ qu

erbe

et

Përdorimi i energjisë bërthamore për prodhimin e energjisë elektrike ka shkaktuar

mosmarrëveshje të forta në Gjermani për disa dekada. Për shumë gjermanë rreziku i teknologjisë

është vështirë të vlerësohet dhe ata frikësohen për pasojat e mundshme për njeriun, natyrën

dhe mjedisin si rezultat i aksidenti në reaktor. Aksidenti në Çernobil në Ukrainë (1986), nga i cili

u ndotën edhe pjesë të Gjermanisë, i konfirmon këto frikësime. Në vitin 2000, qeveria federale

mori vendimin të tërhiqej plotësisht nga përdorimi i energjisë bërthamore për prodhimin

e energjisë elektrike dhe për të kaluar në sigurimin e energjisë nga burimet e rinovueshme.

Marrëveshja e përgjithshme e lidhur me operatorët e centraleve bërthamore vendosi një kufizim

të afatit të përdorimit të objekteve ekzistuese dhe ndalimin e ndërtimit të centraleve të reja.

Në vitin 2010 ky rregull u ndryshua. Centralet ekzistuese ende në funksionim do të operojnë

për një kohë më të gjatë, për të shërbyer si urë derisa energjitë nga burimet e rinovueshme të

sigurojnë një zëvendësim të plotë të tyre. Pas aksidentit të reaktorit në Fukushima, Japoni, në

mars 2011 qeveria federale e tërhoqi këtë vendim.

Për shkak të rreziqeve të mëdha, centralet bërthamore kanë shpenzime të larta për sigurimet

dhe mekanizmat e sigurisë. Prandaj një heqje dorë nga fuqia bërthamore është gjithashtu

kuptimplotë edhe në aspektin ekonomik.

Energjia bërthamore

Heqja dorë nga energjia bërthamore

1998Gjermania miraton një ligj për liberalizimin

e tregut të saj të gazit dhe energjisë elektrike.

Fukushima

43 %

Nën

tor 2

003

Maj

200

5

Gus

ht 2

011

Maj

201

5

Dhj

etor

201

7

Dhj

etor

201

9

Dhj

etor

202

1

Dhj

etor

202

2

57 %

Kur do të mbyllen centralet bërthamore?Reduktimi i plani�kuar i kapacitetit të centraleve bërthamore gjermane deri në fund të vitit 2022

2000 2005 2010 2015 2020

Kapaciteti total i centraleve bërthamore

2000Komisioni i BE-së bën publike strategjinë e parë të përbashkët

për energjitë e rinovueshme, efiçencën e energjisë dhe mbrojtjen

e klimës në Evropë.

16 | Energiewende në Gjermani

© d

pa/U

li D

eck

Parlamenti gjerman miratoi me shumicë të cilësuar për të përfunduar

sa më shpejt të jetë e mundur përdorimin e energjisë bërthamore për

prodhimin e energjisë elektrike. Disa centraleve bërthamore iu desh

ta përfundonin prodhimin e energjisë elektrike me hyrjen në fuqi të

ligjit, dhe impiantet e mbetura do të ndërpresin gradualisht operacionet

e tyre të energjisë deri në fund të vitit 2022. Gjatë kësaj kohe në Gjermani

sigurojnë furnizim me energji elektrike ende shtatë centrale bërthamore.

Ato furnizojnë rreth 1/8 e prodhimit kombëtar të energjisë elektrike.

Sfidat që sjell përdorimi i energjisë bërthamore demonstrohen

gjithashtu edhe nga problemi i asgjësimit të nevojshëm të mbetjeve

radioaktive. Për të mbrojtur popullatën dhe mjedisin, ato duhet të

ruhen të ndara në mënyrë të sigurt nga biosfera për kohë shumë të

gjatë. Sipas mendimit të ekspertëve kjo arrihet më së miri nëpërmjet

një depozitimi përfundimtar në formacione të thella gjeologjike.

Gjermania dëshiron që mbetjet e saj radioaktive t'i asgjësojë në

vendin e saj. Por kërkimi për një vendndodhje të përshtatshme për

një depozitim përfundimtar është i vështirë. Popullata në vende të

mundshme ose tashmë të eksploruara ka reaguar deri tanimë në

mënyrë refuzuese.

Prandaj Gjermania tashmë po përdor një qasje të re, duke i përfshirë

të gjitha pjesët e shoqërisë në një proces kërkimor transparent dhe me

baza shkencore. Vendndodhja për depozitimin përfundimtar duhet

të jetë gjetur deri në vitin 2031, për të ruajtur në veçanti materialet

e mbetura me radioaktivitet të lartë. Ky vend duhet të ofrojë sigurinë

më të mirë të mundshme për një hapësirë kohore prej një milion vitesh.

Për rrjedhojë, depozitimi përfundimtar rrit edhe kostot për energjinë

bërthamore.

Për mbetjet me nivel të ulët dhe të mesëm radioaktiviteti Gjermania

ka miratuar tashmë një vend depozitimi për këto lloj mbetjesh. Vendi

i depozitimit "Konrad" është planifikuar të vihet në funksionim në

vitin 2022.

2000Hyn në fuqi ligji për burimet e rinovueshme të energjisë

(EEG). Ai do të jetë nxitësi vendimtar për zgjerimin

e energjive të rinovueshme në Gjermani.

2000Qeveria federale vendos për heqjen dorë nga energjia

bërthamore; afati maksimal i lejuar për funksionimin

e një centrali bërthamor: 32 vjet.

Ku ndodhen centralet bërthamore në Gjermani?Centrale të ndaluara dhe centrale në funksionim

Prodhimi më i lartë vjetor në shifraVlera më e lartë e prodhimit vjetor të energjisë elektrike në terravat-orë

171 TWh

Të gjitha centralet bërthamore gjermane

2001

217 TWh

Të gjitha energjitë e rinovueshme

2017

Greifswald

Rheinsberg

Brokdorf

1990

1990

Krümmel2011

Stade2003

Unterweser2011

Lingen

Emsland

Grohnde1997

Würgassen1994

Grafenrheinfeld2015

Neckarwestheim 1

Neckarwestheim 2

2011

Philippsburg 1

Philippsburg 2

2011

Isar 12011

Isar 2

Obrigheim2005

Mühlheim-Kärlich2001

Biblis A + B2011

Brunsbüttel2011

2021

2021

2022

Viti i mbylljes

Viti i mbylljes së plani�kuar

Centrale bërthamore të ndaluara tashmë

Centrale bërthamore në funksionim

20192022

2022Gundremmingen C

2021

Gundremmingen B 2017

Energiewende në Gjermani | 17

© d

pa/J

ens

Wol

f

2002Hyn në fuqi rregullorja e parë për kursimin e energjisë. Ajo përcakton

kërkesat për efiçencën e përgjithshme të energjisë për ndërtesat e reja

dhe ato ekzistuese.

18 | Energiewende në Gjermani

© d

pa/J

ens

Bütt

ner

Jo, përkundrazi. "Energiewende" është diçka që ia vlen edhe nga

pikëpamja ekonomike: ajo zvogëlon ndotjen e mjedisit, emetimin

e gazeve me efekt serrë, promovon inovacionin, rrit vlerën e shtuar

në Gjermani dhe shmang kostot për importin e energjisë. Në

zgjerimin e energjive në burime të rinovueshme ose në rehabilitimin

e ndërtesave pjesa më e madhe e ardhurave mbetet brenda në vend.

Sepse detyrat që kërkojnë shumë punë, si instalimi ose mirëmbajtja,

realizohen nga vetë kompanitë vendase.

Nëpërmjet zgjerimit në energji nga burime të rinovueshme dhe nga

investimet në efiçencën e energjisë po krijohen profile të reja pune dhe

vende pune në sektorët e së ardhmes. Kështu për shembull, nga masat

e ndryshme të zbatuara për efiçencën e energjisë vetëm në sektorin

e industrisë, tregtisë dhe rehabilitimit të ndërtesave janë krijuar më

shumë se 560 000 vende pune. Dhe investimet në energji nga burime

të rinovueshme kanë më shumë se dyfishuar numrin e punonjësve në

këtë sektor brenda dhjetë vitesh.

Këto vende të reja pune po zëvendësojnë pjesërisht vendet e punës në

sektorët industrialë që janë shumë të varur nga lëndët djegëse fosile,

veçanërisht në nxjerrjen e naftës, gazit dhe qymyrit, si dhe në prodhimin

e energjisë elektrike. Përveç kësaj ka ndryshime të përgjithshme

strukturore. Kështu për shembull, liberalizimi i tregjeve të energjisë në

Evropë rrit konkurrencën dhe kjo kërkon më shumë efiçencë nga ana e

kompanive. Të gjithë këta faktorë së bashku çojnë edhe në një përshtatje

të vendeve të punës. Prandaj numri i punëtorëve në kompanitë në

sektorin e energjisë konvencionale ka rënë në vitet e fundit.

2003Evropa miraton një sistem detyrues të tregtimit të

kuotave të emetimeve për gazet me efekt serrë.

2004Sektori i energjisë nga burime të rinovueshme

punëson 160 000 persona në Gjermani.

27,32010

338600 Vende pune

Investimet e mëdha në impiante të reja të të gjitha energjive nga burime të rinovueshmeInvestimet vjetore në impiantet e prodhimit në Gjermani, në miliardë €

Sa vende pune ofrojnë energjitë nga burime të rinovueshme?Vendet e punës në Gjermani, 2016

4,62000

15,12016

160200

105600

45200

20300

7300

Energjia eolike

Biomasa

Energjia diellore

Gjeotermale

Hidrike

Ekonomia dhe vlera e shtuar

"A nuk e humbin punën e tyre shumë njerëz si rezultat i "Energiewende"?

Energiewende në Gjermani | 19

"Energiewende" nuk është luks, përkundrazi ajo mbështet një zhvillim të qëndrueshëm

dhe ekonomik të suksesshëm. Sepse "Energiewende" është një nxitës i inovacionit, i cili

i jep shtysë rritjes, mirëqenies dhe punësimit në sektorët premtues të së ardhmes. Kështu

që nuk është çudi që në të njëjtën kohë të gjitha vendet në botë të duan ta bëjnë më të

qëndrueshëm sistemin e tyre energjetik.

Çmimet për teknologjitë e rinovueshme inovative, si ato eolike dhe diellore, kanë rënë

ndjeshëm vitet e fundit në mbarë botën. Përveç kësaj, kontribut të rëndësishëm kanë dhënë

investimet e hershme në kërkim dhe zhvillim, si dhe financimi i energjive të rinovueshme për

të hyrë në tregun e vendeve të ndryshme të industrializuara, veçanërisht në Gjermani.

Falë uljes së kostove të investimeve dhe uljes së kostove operative, energjitë nga burime

të rinovueshme në disa rajone të botës janë konkurruese sot pa marrë subvencione. Për

shembull, në Amerikën Veriore dhe Jugore, parqet eolike dhe impiantet e mëdha të energjisë

diellore furnizojnë energji elektrike me çmim më të lirë sesa termocentralet e reja elektrike

me lëndë djegëse fosile. Vende si Kina, Brazili, Afrika e Jugut ose India janë vende lider në

zgjerimin e burimeve të rinovueshme. Por megjithatë, shpërndarja e tyre është vështirësuar

pjesërisht, sepse vendet subvencionojnë lëndë djegëse fosile për të mbajtur të ulët çmimet

"Energiewende" në rrafshin ndërkombëtar

"Energiewende mund të funksionojë në Gjermani - por çfarë ndodh me vendet e dobëta nga ana ekonomike?"

2005Fillon tregtia evropiane e kuotave

të shkarkimeve. Marrin pjesë të

gjitha shtetet e BE-së.

Thuajse të gjitha vendet dëshirojnë të zgjerojnë energjinë nga burime të rinovueshmeVende me politika për energjitë nga burime të rinovueshme

Më shumë se një mekanizëm mbështetës

Tarifa "feed-in"/pagesa premium

Kuotat më të ulëta për energjitë e rinovueshme

Tenderët

Matje në rrjet - konsumi i energjisë dhe injektimi nga sistemet e vogla fotovoltaike, shpesh private, kompensohen me njëri-tjetrin

Mbështetja �nanciare

Nuk ka politika nxitëse ose nuk disponohen të dhëna

2007BE-ja miraton një paketë për energjinë dhe klimën për vitin

2020, me objektiva detyruese për zgjerimin e energjive nga

burime të rinovueshme, mbrojtjen e klimës dhe efiçencën

e energjisë.

2007Louis Palmer fillon një turne botëror me

"taksinë diellore". Automjeti furnizohet vetëm

me energji diellore. Udhëtimi zgjat 18 muaj.

20 | Energiewende në Gjermani

© d

pa/e

pa B

usin

ess

Wire

për konsumatorin. Me rreth 325 miliardë dollarë çdo vit, këto

subvencione janë më shumë se dyfishi i subvencioneve për energjitë

nga burime të rinovueshme. Nëse këto para do të përdoreshin për

programe për përmirësimin e efiçencës së energjisë, atëherë do të

kishte në dispozicion tre herë më shumë fonde.

Duke qenë burime të brendshme, energjitë e rinovueshme zvogëlojnë

varësinë nga importet e energjisë, si dhe nga luhatja e çmimeve të

tregut për lëndët djegëse fosile. Ato mund të japin një kontribut të

rëndësishëm në plotësimin e kërkesës gjithnjë e në rritje për energji

të vendeve në zhvillim dhe atyre të zhvilluara, pa shkaktuar rritje të

emetimeve të gazeve me efekt serrë ose dëmtim lokal të mjedisit.

Burimet e rinovueshme janë gjithashtu alternativa më ekonomike

në rajonet me infrastrukturë të pazhvilluar, ku prodhimi i energjisë

elektrike duhet të realizohet nga gjeneratorët e naftës me kosto

të lartë. Impiantet e energjisë diellore dhe parqet eolike mund të

instalohen në kohë relativisht të shkurtër; atyre u nevojiten faza

të planifikimit dhe kohë ndërtimi më të shkurtra sesa centralet

bërthamore ose centralet me qymyr. Në këtë mënyrë ato u ofrojnë

shumë njerëzve aksesin e parë në energjinë elektrike. Kjo është

gjithashtu një arsye përse shumë vende kanë ngritur programe

financimi për energjitë nga burime të rinovueshme.

Gjermania mbështet politikën energjetike të qëndrueshme,

inovative dhe të përballueshme në mbarë botën; dhe ndan më tej

përvojat e saj me "Energiewende" me vendet e tjera. Kështu krijohet

një bashkëpunim i ngushtë me fqinjët evropianë dhe partnerët

ndërkombëtarë. Gjermania luan një rol aktiv në komitetet dhe

organizatat shumëpalëshe dhe merr pjesë në një numër të madh

partneritetesh bilaterale për energjinë me vende si India, Kina, Afrika

e Jugut, Nigeria ose Algjeria.

200975 shtete themelojnë Agjencinë Ndërkombëtare

për Energjitë e Rinovueshme (IRENA).

1 | SHBA

2 | Brazili

1 | Kina

2 | Filipine

1 | SHBA

3 | Danimarka

1 | Britania e Madhe

2 | SHBA

1 | Kina

1 | Kina

2 | Japonia

Biomasse

Energjia hidrike

Gjeotermale

Era në dettë hapur

Era në tokë

Fotovoltaike

2 | Kina

3 | SHBA

3 | Indonezi

2 | Gjermania3 | India

3 | Gjermania

3 | Gjermania

Ku ndodhet shumica e impianteve nëpër botë?Kapaciteti i impianteve për prodhimin e energjisë elektrike deri në vitin 2017

2008Gjermania fut në përdorim certifikatën e performancës së energjisë në ndërtesa: ajo jep

informacion për konsumin e energjisë dhe cilësinë energjetike të ndërtesave.

Ligji për ngrohjen me energji të rinovueshme parashikon që një pjesë e caktuar e

energjisë për ngrohje në ndërtesat e reja duhet të sigurohet nga burimet e rinovueshme.

Energiewende në Gjermani | 21

© d

pa

Transformimi i sistemit energjetik ka nevojë për një infrastrukturë moderne dhe efikase.

Prandaj linjat për energjinë elektrike duhet të zgjerohen dhe i gjithë sistemi duhet të bëhet

më fleksibël. Kur centralet bërthamore gjermane të mbyllen, prodhimin e energjisë do të

marrin përsipër energjitë e rinovueshme në veçanti në veri dhe në lindje të Gjermanisë. Kjo

energji nevojitet në jug të vendit. Aty duhet të zëvendësohen centralet bërthamore, dhe kjo

është zona ku jetojnë shumë njerëz dhe ku janë vendosur ndërmarrje të mëdha industriale.

Autostradat e reja të energjisë elektrike me teknologji veçanërisht efikase do të transportojnë

energjinë e erës nga Gjermania veriore dhe lindore drejtpërdrejt në jug.

Nxitësi i dytë i zgjerimit të rrjetit në Gjermani është tregu i brendshëm evropian për energjinë.

Në mënyrë që energjia elektrike të transmetohet pa pengesa në të gjithë Evropën dhe të bëhet

më e lirë për konsumatorët, Evropa ka nevojë për një infrastrukturë të fortë brenda dhe përtej

kufijve të saj. Operatorët evropianë të sistemeve të transmetimit paraqesin çdo dy vjet një plan të

përbashkët për zhvillimin e rrjetit. Të gjitha projektet gjermane janë të përfshira në këtë plan.

Operatorët përgjegjës të rrjetit kryejnë një vlerësim të vetin, me një parashikim për 10 deri

në 20 vjet, se për çfarë linjash elektro-energjetike ka nevojë Gjermania. Propozimet e tyre

shqyrtohen nga një autoritet shtetëror, Agjencia Federale e Rrjetit, në një proces me shumë

faza me pjesëmarrje intensive të publikut. Ajo përdor qasjen e dialogut për të përcaktuar se cila

zgjidhje i plotëson më së miri nevojat e njerëzve, mjedisit dhe ekonomisë.

Rrjeti i energjisë elektrike

Një rrjet inteligjent

2009Ligji për zgjerimin e linjave të transmetimit të energjisë (ENLAG)

përshpejton miratimin e linjave të reja të tensionit të lartë.

Rrjeti elektrik gjerman me gjatësi 1,8 milionë kilometra

Ku do të zgjerohet rrjeti elektrik?Linjat e reja dhe të plani�kuara në rrjetin gjerman të tensionit të lartë

Kjo është sa

45 herë perimetri i Tokës në ekuator

Ende jo në proces miratimiNë proces miratimiMiratuar ose në ndërtimRealizuarNyjë lidhëse e rrjetitPark eolik në det të hapurLinjë lidhëse në det

HANOVËR

HAMBURG

DRESDEN

LAJPZIG

SHTUTGART

MYNIH

NYRENBERG

DYSELDORF

KËLN

FRANKFURT MBI MAIN

BREMEN

BERLIN

DORTMUND

2010Qeveria federale miraton një koncept për energjinë me një strategji

afatgjatë për furnizimin me energji të Gjermanisë deri në vitin 2050.

22 | Energiewende në Gjermani

© d

pa/S

tefa

n Sa

uer

Edhe rrjeti i shpërndarjes duhet të jetë gjithashtu i përshtatshëm për

"Energiewende". Në fillim ishte menduar vetëm për shpërndarjen e mirë

të energjisë elektrike te konsumatorët. Funksiononte si një rrugë me

një drejtim. Sot, pothuajse të gjitha sistemet diellore dhe shumë turbina

me erë injektojnë energjinë elektrike në rrjetin e shpërndarjes. Ajo që

nuk konsumohet në vend rrjedh në drejtim të kundërt. Përveç kësaj,

prodhimi i energjisë nga burimet e rinovueshme luhatet për shkak

të kushteve të motit. Kur dielli ndriçon, sistemet diellore gjenerojnë

shumë energji elektrike, kur ka re, fuqia e tyre bie me shpejtësi. Në

mënyrë që rrjetet e shpërndarjes të mbeten të qëndrueshme, madje

edhe me prodhime të pasigurta, ato duhet të zhvillohen më tej në rrjete

inteligjente. Në një "Smart Grid" të tillë, të gjithë aktorët komunikojnë

me njëri-tjetrin: nga prodhimi tek transmetimi, magazinimi dhe

shpërndarja deri te përdoruesi i fundit. Kështu prodhimi dhe konsumi

i energjisë elektrike mund të koordinohen më mirë me njëri-tjetrin dhe

të përshtaten në një kohë të shkurtër.

2010Agjencia Gjermane e Energjisë publikon një studim për zgjerimin

e nevojshëm të rrjetit të energjisë elektrike për një pjesë rreth 40%

të energjisë nga burimet e rinovueshme në Gjermani.

“Energiewende është projekti i Gjermanisë për të dërguar njeriun në Hënë”.

Frank-Walter Steinmeier, President Federal

Rrjeti i transmetimit, rrjeti i shpërndarjes

Kontrolli dhe komunikimi

Si funksionon një Smart Grid?Paraqitje e thjeshtuar e aktorëve, infrastrukturës dhe kanaleve të komunikimit

Prodhimi i energjisë elektrikeburimet konvencionale dhe të rinovueshme

Ruajtjabateri, sistemet e ruajtjes

Matësi inteligjent

Konsumatorëtprivatë, industria, tregtia Transiti

në vendet fqinje të BE-së

Tregufurnizimet, shërbimet,

tregtimi i energjisë

Lëvizshmëriaautovetura, transporti

publik

2010E-ja miraton një direktivë për performancën e energjisë për

ndërtesat. Mbas vitit 2021 të gjitha ndërtimet e reja duhet të jenë

ndërtesa me performancë "afër zero energji".

Energiewende në Gjermani | 23

© d

pa/e

urol

uftb

ild.d

e/H

ans

Blos

sey

Gjermanët mund të jenë të qetë pasi e kanë të siguruar furnizimin me energji elektrike edhe

në të ardhmen. Furnizimi me energji elektrike në Gjermani është ndër më të mirët në botë. Në

8760 orë të një viti, energjia elektrike ndërpritet mesatarisht vetëm 12,8 minuta. Në fakt, kjo

vlerë është përmirësuar gjatë viteve të fundit, pavarësisht kontributit në rritje nga energjia e

erës dhe ajo diellore.

Ndërprerjet e energjisë janë të rralla për shkak të luhatjeve në prodhimin e energjisë. Në

shumicën e rasteve ato shkaktohen nga shkaqe të jashtme ose gabime njerëzore. Ky ishte

gjithashtu rasti në ndërprerjen e fundit më të gjatë në pjesë të Gjermanisë më 4 nëntor 2006.

Shkaku për ndërprerjen e energjisë për disa orë ishte shkëputja e planifikuar e një linje

elektrike. Kjo çoi në një mbingarkesë të linjave të tjera dhe në një reaksion zinxhir në rrjetin

elektrik evropian. Si rezultat i kësaj ngjarjeje, mekanizmat e sigurisë në Gjermani dhe në

vendet fqinje evropiane janë përmirësuar më tej.

Për shembull, për të shmangur mungesat, Gjermania ka ngritur një rezervë fikse me centrale

elektrike shtesë. Ato janë të rëndësishme veçanërisht në muajt e dimrit. Sepse në këtë periudhë

të vitit konsumi është tepër i lartë dhe impiantet e prodhimit të energjisë nga era në Gjermani

prodhojnë pjesën dërrmuese të energjisë elektrike. Nëse rrjetet e energjisë elektrike kanë

ngarkesë tepër të lartë, sepse qarkullon shumë energji nga veriu për në jug, atëherë këto

centrale elektrike rezervë plotësojnë kërkesën në jug.

Siguria e furnizimit

"A nuk mund të sigurohet furnizimi me kaq shumë energji elektrike nga era dhe dielli?"

Ndërprerjet e energjisë në Gjermani janë shumë të rrallaKohëzgjatja mesatare e ndërprerjes së furnizimit me energji elektrike në minuta, 2013

Luksemburg

Danimarkë

Gjermani (2016)

Zvicër

Gjermani (2013)

Holandë

Francë

Suedi

Poloni

Maltë

10,0

11,3

12,8

15,0

15,3

23,0

68,1

70,8

254,9

360,0

2011Një aksident i rëndë ndodhi në një central bërthamor në Fukushima, Japoni.

Gjermania vendos të përshpejtojë heqjen dorë nga përdorimi i energjisë bërthamore për

prodhimin e energjisë deri në vitin 2022. Tetë impiante të vjetra u mbyllën menjëherë.

2011Komisioni i BE-së publikon "Udhërrëfyesi për Energjinë

2050" me një strategji afatgjatë për mbrojtjen e klimës

dhe furnizimin me energji në Evropë.

24 | Energiewende në Gjermani

© d

pa/M

orav

ic Ja

kub

Energjitë nga burime të rinovueshme furnizojnë, në orë të caktuara,

një pjesë deri mbi 60% të furnizimit me energji elektrike në Gjermani.

Këto vlera do të rriten më tej në vitet e ardhshme. Këtu energjitë

nga burimet e ndryshme të rinovueshme plotësojnë njëra-tjetrën.

Projektet pilot kanë treguar se mund të kombinohet prodhimi nga

impiantet e ndryshme dhe së bashku ato të sigurojnë një furnizim

shumë më të besueshëm me energji elektrike. Në fazat e "qetësisë

së errët", kur as dielli nuk ndriçon dhe as era nuk fryn, centralet

elektrike fleksibël konvencionale plotësojnë boshllëkun. Para së

gjithash, termocentralet me gaz janë të përshtatshme për këtë qëllim,

por edhe hidrocentralet me rezervuar me pompim dhe impiantet

bioenergjetike mund të furnizojnë gjithashtu shpejt energji elektrike.

Në perspektivën afatmesme dhe afatgjatë, periudha të tilla duhet të

kapërcehen edhe nëpërmjet depozitimit të energjisë.

Një rol të rëndësishëm luajnë vetë konsumatorët e energjisë. Ata mund

të marrin stimuj për të konsumuar energji elektrike kur ka shumë

më tepër në dispozicion, si p.sh. gjatë periudhave me erë të fortë.

Konsumatorët e mëdhenj siç janë fabrikat apo magazinat frigoriferike

mund të lehtësojnë dukshëm sistemin e përgjithshëm.

Detyra e madhe është riorganizimi i tregut të energjisë elektrike. Për

këtë qëllim Gjermania ka nisur një proces reformash dhe ka zbatuar

hapat e parë. Një shenjë e rëndësishme dalluese është fleksibiliteti.

Të gjithë aktorët në tregun e energjisë elektrike duhet të reagojnë sa

më mirë të jetë e mundur ndaj luhatjeve të prodhimit të energjisë

elektrike nga era dhe dielli. Në të njëjtën kohë, rrjetet kanë nevojë për

konkurrencë midis mundësive të ndryshme të balancimit, në mënyrë

që të mbajnë të ulëta kostot e përgjithshme.

Dhe e fundit, por jo nga rëndësia, rritja e përbashkët e tregjeve

rajonale deri më tani të ndara të energjisë elektrike në Evropë dhe

zgjerimi ndërkufitar i rrjeteve çojnë në një stabilitet dhe fleksibilitet

më të madh edhe në Gjermani.

2012Protokolli i Kiotos zgjatet deri në vitin 2020

në Konferencën për Klimën në Doha.

2013Gjermania miraton ligjin e parë federal të planifikimit

të kërkesave për zgjerimin e nevojshëm të rrjetit të

transmetimit të energjisë elektrike.

Prod

him

i dhe

kon

sum

i i e

nerg

jisë

elek

trik

e

Janar �17 Shkurt �17 Mars �17 Prill �17 Maj �17 Qershor �17 Korrik �17 Gusht �17 Shtator �17 Tetor �17 Nëntor �17 Dhjetor �17 Janar �18

0 GW

20 GW

40 GW

60 GW

80 GW

100 GW

Si luhatet prodhimi i energjisë nga burimet e rinovueshme?Prodhimi i energjisë elektrike nga të gjitha burimet e energjisë dhe konsumi i të energjisë elektrike në Gjermani gjatë vitit 2017

Impiant diellor Era në tokë Era në det të hapur BiomasaEnergjia hidrike Konsumi i energjisëCentral elektrik konvencional

Energiewende në Gjermani | 25

© d

pa/e

urol

uftb

ild.d

e/H

ans

Blos

sey

Në vitin 2050, 80% e energjisë elektrike do të vijnë nga burime të rinovueshme, kryesisht nga

energjia e erës dhe sistemet fotovoltaike. Kur papritmas në Gjermani as dielli nuk ndriçon dhe

as era nuk fryn, nevojitet një sistem energjetik që mund të përshtatet shpejt dhe me fleksibilitet

në situata të tilla. Një mundësi janë depozituesit e energjisë. Në periudhat me shumë erë dhe

diell ato mund të marrin energji. Në varësi nga nevojat tuaja, ato mund të furnizojnë energji

edhe në kohë pa erë, në errësirë dhe qiellit të mbuluar nga retë.

Ekzistojnë shumë zgjidhje për depozitimin e energjisë: Depozitimi afatshkurtër, siç janë

bateritë, kondensatorët ose bateritë me volan mund të marrin dhe të japin energji elektrike

disa herë brenda një dite. Por ato ofrojnë vetëm një kapacitet të kufizuar.

Për të ruajtur energjinë elektrike për një periudhë më të gjatë kohore, në Gjermani përdoren

në veçanti hidrocentralet me rezervuar me pompim. Një kapacitet rreth 9 GWh nga

hidrocentralet me rezervuar me pompim është aktualisht i lidhur në rrjetin gjerman, ku një

pjesë e impianteve gjenden në Luksemburg dhe Austri. Kështu, Gjermania ka kapacitetin

më të madh në Bashkimin Evropian, por mund ta zgjerojë këtë vetëm në mënyrë të kufizuar.

Prandaj, ekziston një bashkëpunim intensiv me vendet që kanë kapacitete të mëdha

depozitimi. Mbi të gjithë, këto vende janë Austria, Zvicra dhe Norvegjia.

Një alternativë tjetër për ruajtjen afatgjatë të energjisë janë depozitat e ajrit të ngjeshur. Këtu,

energjia e tepërt përdoret për të ngjeshur ajrin në rezervuarët nëntokësorë, siç janë zgavrat e

Ruajtja

Energjia për rezervë

100 000 depozitues në bateri në funksion Kapcitet 9,2 GW në funksionim, 4,5 GW në ndërtim

Rezervuari i sipërm

Motori/Gjeneratori

Pompa turbina Rezervuari i poshtëm

Konsumi vetjak: përdorimi direkt i energjisë

nga dielli ose bateria

TransformatoriSistemi fotovoltaik

Ruajtja në bateri

Injektimi në rrjet i energjisë së tepërt

1.

Depozitimi i energjisëEnergjia elektrike (e tepërt) vë në lëvizje turbinën, uji pompohet në rezervuarin e sipërm

1.

Dhënia e energjisë së ruajturUji rrjedh poshtë, vë në lëvizje turbinën, turbina prodhon energji dhe e injekton në rrjet

2.

2.

Ruajtja e energjisë në shtëpi: bateritëKombinimi i një sistemi fotovoltaik dhe baterisë për konsum vetjak dhe injektim në rrjet

Përdorimi i rezervuarëve natyrorë: Liqenet me pompimNdërtimi i një sistemi me liqen me pompim

2014Gjermania reformon ligjin për burimet

e rinovueshme të energjisë. Për herë të parë

ajo përmban objektiva vjetore të zgjerimit dhe

përshpejton integrimin e tregut.

2013Vihet në punë impianti i parë në botë

i konvertimit të energjisë elektrike në gaz

në Gjermani, i nivelit industrial.

2013Makina e parë e zhvilluar plotësisht

nga e para me motor të pastër elektrik

prodhohet në seri në Gjermani.

26 | Energiewende në Gjermani

© d

pa/H

anni

bal H

ansc

hke

kubeve kripore. Nëse nevojitet, ajri i ngjeshur përdoret për të vënë në

lëvizje një gjenerator dhe për të prodhuar kështu energji elektrike.

Një koncept edhe më premtues për ruajtjen afatgjatë të energjisë është

shndërrimi i energjisë elektrike në gaz (power-to-gas). Këtu energjia

elektrike nga burimet e rinovueshme konvertohet në hidrogjen ose gaz

natyror sintetik nëpërmjet procesit të elektrolizës. Avantazhet: hidrogjeni

ose gazi natyror mund të ruhet, të përdoret direkt ose të injektohet në

rrjetin e gazit natyror. Ato mund të transportohen lehtë dhe të përdoren

në mënyrë fleksibël. Centralet elektrike mund t'i kthejnë ato sërish në

energji elektrike dhe ngrohjes, sipas nevojës, dhe konsumatori fundor

mund të gatuajë, të ngrohet ose të furnizojë automjetin e tij me to.

Për këtë arsye, qeveria federale promovon kërkimin dhe zhvillimin në

mënyrë që të ulë kostot e ruajtjes së energjisë, pasi ato janë aktualisht

shumë të larta. Që nga viti 2011 ekziston iniciativa e financimit

"Ruajtja". Përveç kësaj, që nga viti 2013 qeveria federale ka mbështetur

sisteme të vogla të decentralizuar të depozitimit të energjisë të lidhura

me impiantet fotovoltaike. Një fushë e re e përdorimit të baterive

është përdorimi i tyre për balancimin e shpejtë të disbalancave të

vogla në rrjetin e energjisë. Kjo do të thotë se edhe makinat elektrike

që nuk përdoren mund të kontribuojnë në stabilitetin e furnizimit me

energji elektrike. Futja në treg e sistemeve të tilla të baterive do t'i japë

shtysë kërkimit dhe inovacionit dhe do të zvogëlojë kostot.

Në vitet e ardhshme kërkesa për ruajtjen e energjisë do të rritet,

veçanërisht për instalimin në automjete elektrike. Kostot e ulëta të

sistemit për të gjitha teknologjitë e depozitimit në rrjetin e energjisë

mund të priten vetëm në afat të gjatë, kur energjitë nga burimet e

rinovueshme të zënë pjesë shumë të lartë të prodhimit të energjive.

Në periudhën afatshkurtër dhe afatmesme, është më ekonomik

përqendrimi në masa të tjera, për shembull siç është zgjerimi i rrjeteve

të energjisë elektrike ose kontrolli i synuar i prodhimit dhe konsumit

për përdorim me efiçencë të energjisë.

Metanizimi

Shndërrimi i energjisë elektrike në gazParimi i funksionimit të elektrolizës dhe metanizimit, si dhe përdorimet e mundshme

ELEKTROLIZA

Prodhimi i tepërt i energjisë nga burimet e rinovueshme

Rrjeti i gazit natyror Sistemet e ruajtjes së gazit

Përdorimi industrial Prodhimi i energjisë elektrike

Furnizimi me ngrohje

H2 (hidrogjen)

H2 (hidrogjen)

CH4 (metan)H2 (hidrogjen)

Lëvizshmëria

15 projekte pilot në funksionim, 6 në ndërtim dhe në përgatitje

2014BE-ja miraton objektivat për energjinë dhe klimën për vitin

2030: Reduktimi i gazeve me efekt serrë me 40%, pjesa

e energjisë nga burimet e rinovueshme të paktën 27% dhe ulja

e konsumit të energjisë të paktën 27%.

2014Gjermania miraton Planin Kombëtar të Veprimit për Efiçencën e Energjisë dhe lançon

"Programin e Veprimit për Mbrojtjen e Klimës 2020". Me një pjesë prej 27,4% në

konsumin e energjisë elektrike, energjitë nga burime të rinovueshme janë për herë të

parë burimi më i rëndësishëm i energjisë në Gjermani.

Energiewende në Gjermani | 27

© P

aul L

angr

ock

"Energiewende" mund të jetë e suksesshme vetëm atëherë kur ajo mbështetet nga popullata.

Dhe kjo varet kryesisht nga fakti që energjia të jetë e përballueshme për konsumatorët privatë.

Sidoqoftë, qytetarët mund të përfitojnë drejtpërdrejt nga ristrukturimi i furnizimit me energji.

Kështu, shumë njerëz kërkojnë këshillim se ku mund të kursejnë më shumë energji në shtëpi.

Kur zëvendësoni një sistem të vjetër ngrohjeje ose kur rinovoni shtëpinë tuaj, ju përdorni

kredi me interes të ulët dhe subvencione shtetërore. Nëse dëshironi të merrni me qira një

apartament të ri, ju merrni automatikisht informacion rreth konsumit të energjisë dhe

kostove të lidhura me të. Dhe në qoftë se dëshironi të blini një lavatriçe të re, një kompjuter ose

llambë, mund të shihni në një etiketë se çfarë efiçence energjie ka produkti përkatës.

Qytetarët dhe "Energiewende"

"Po çfarë përfitojnë qytetarët nga "Energiewende?"

2015Konferenca e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike

mblidhet në Paris. 195 vende marrin vendimin ta kufizojnë

ngrohjen globale në një maksimum prej 2 gradë Celsius.

2016Më 4 nëntor hyn në fuqi Marrëveshja e Parisit për klimën.

Gjermania ristrukturon financimin për energjitë nga burime të

rinovueshme: Nga 2017 ka tenderë për të gjitha teknologjitë.

Sa impiante janë në dorë të qytetarëve?Pjesa e kapacitetit të instaluar e energjive të rinovueshme në prodhimin e energjisë elektrike sipas grupeve të pronësisë

42%Qytetarët

(Pronar individ, kompani energjie publike, pjesëmarrja e qytetarëve)

41%Investitorët

(Investitorët institucionalë dhe strategjikë)

16%Furnizuesit e energjisë

28 | Energiewende në Gjermani

© d

pa/W

este

nd61

/Tom

Cha

nce

© d

pa/B

odo

Mar

ks

Publiku është gjithashtu aktiv në biznesin tradicional të energjisë.

Energji elektrike dhe ngrohje nuk prodhojnë më vetëm furnizuesit

e vegjël apo të mëdhenj të energjisë, por vetë qytetarët. Ata posedojnë

impiante diellore, investojnë në parqet eolike ose operojnë impiante

të biogazit. Nga mbi 1,5 milionë panele fotovoltaike në Gjermani,

shumica e tyre janë të instaluara në çatitë e shtëpive me një familje.

Publiku kontribuon financiarisht në gati gjysmën e të gjitha turbinave

të erës në Gjermani. Në fushën e bioenergjisë, pothuajse gjysma e të

gjitha investimeve është kryer nga fermerët.

Kushdo që nuk ka mundësi të ndërtojë i vetëm një impiant energjie me

burim të rinovueshëm ose ta financojë i vetëm atë, mund të bashkojë

forcat me të tjerët. Kështu, ka rreth 850 kooperativa energjetike me mbi

180 000 anëtarë që investojnë së bashku në projektet e "Energiewende".

Qytetarët tashmë mund të investojnë me shuma që fillojnë nga 100 euro.

Përveç kësaj, qytetarët mund të thonë fjalën e tyre në mënyra të

ndryshme në hartimin konkret të "Energiewende". Ata mund të

shprehin shqetësimet dhe dëshirat e tyre kur, për shembull, në rajonin

e tyre planifikohet të ngrihet një park i ri eolik. Përfshirja e tyre

është veçanërisht intensive në diskutimet për linjat e planifikuara të

transmetimit të energjisë, të cilat supozohet të transportojnë sasi të

mëdha të energjisë elektrike kryq e tërthor Gjermanisë. Këtu qytetarët

mund të ftohen që gjatë përcaktimit të nevojave për zgjerim të rrjetit

dhe të paraqesin pikëpamjet e tyre. Të gjithë hapat e mëtejshëm

të planifikimit deri në vendimin për korridorin konkret të linjës

zhvillohen me pjesëmarrjen e publikut. Përveç kësaj, qytetarët marrin

informacione të detajuara për projektet e linjave të transmetimit nga

Agjencia Federale e Rrjetit të Energjisë dhe operatorët e rrjetit përpara

fillimit të procedurave zyrtare.

Këto aktivitete plotësohen nga iniciativa "Dialog me publikun për

rrjetin e energjisë elektrike". Me zyrat për publikun dhe ofertat për

dialog, kjo iniciativë është drejtpërdrejt e pranishme në rajonet ku

janë planifikuar projektet e zgjerimit, dhe ofron persona të caktuar

kontakti për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me zgjerimin e rrjetit.

Nëpërmjet këtij diskutimi të hershëm, projektet e energjisë mund të

zbatohen më mirë dhe pranimi i tyre të rritet.

2018Këshilli dhe Parlamenti i Bashkimit Evropian bien dakord mbi një rregullore

për një sistem menaxhimi për të mbështetur zgjerimin dhe përdorimin

e energjisë së rinovueshme në BE.

Si mund të për�tojnë qytetarët në shtëpi nga "Energiewende"?Mundësitë për e�çencën e energjisë dhe përdorimi i energjive nga burime të rinovueshme, në shembullin e një shtëpie me një familje, e ndërtuar në vitet '70

-80% energji Ndriçimi LED në vend të llambave halogjene

-13% energjiIzolimi i çatisë

60–70% e nevojës vetjake (energjia elektrike)Sistemi fotovoltaik me depozitim në bateri

-22% energji Izolimi i fasadës

-5% energji Izolimi i tavanit të bodrumit

100% e nevojës vetjake (ngrohja)Pompa e nxehtësisë për ngrohje dhe ujë të ngrohtë

-15% energji Modernizimi i impiantit të ngrohjes

-10% energji Veshja me xham të tre�shtë

Energiewende në Gjermani | 29

dpa/

Mar

c O

llivi

er

Bateri

Bateritë janë depozitues kimikë për ngarkesa

elektrike. Kur një qark elektrik lidhet me to, ato

shkarkojnë energjinë e tyre dhe fillon të rrjedhë

energjia elektrik. Bateritë e rikarikueshme, të

tilla si ato të përdorura në makinat elektrike

dhe telefonat celularë, quhen akumulatorë

ose ndryshe bateri. Bateritë e rikarikueshme

gjejnë përdorim edhe në lidhje me energjitë

nga burime të rinovueshme, p.sh. në sistemet

fotovoltaike. Këtu ato quhen sisteme

depozitimi në bateri. Bateritë mund të mbartin

vetëm një sasi të kufizuar ngarkese elektrike, që

përcaktohet nga kapaciteti i tyre (që matet me

amper-orë - Ah).

Bateri ruajtëse me volant

Bateritë ruajtëse me volant mund të marrin

energji elektrike të tepërt me afat të shkurtër

nga rrjeti. Këtu energjia elektrike ruhet

mekanikisht. Një elektromotor vë në lëvizje

një volant. Energjia elektrike shndërrohet në

energji rrotulluese. Për ta rifituar këtë, rrota vë

në lëvizje në rast nevoje elektromotorin. Njësoj

si bateritë, edhe volantët janë të përshtatshëm

për një konstruksion modular. Parimi bazë

teknik është i njohur që nga koha e mesjetës,

edhe pse në atë kohë jo në kombinim me

energjinë elektrike. Volantët para së gjithash

janë të përshtatshëm për të filluar prodhimin

afatshkurtër në kohë piku, për t'u injektuar

sërish shpejt në rrjet.

Carsharing

Te Carsharing disa përdorues ndajnë një

automjet. Si rregull, ata bëhen klientë të një

kompanie që zotëron automjetet. Nëse atyre

u nevojitet një automjet, mund ta marrin me

qira. Në dallim nga kompanitë tradicionale

të makinave me qira, te "Carsharing" është

Fjalorthi mundur edhe një përdorim dhe rezervim

shumë afatshkurtër, për shembull, 30 minuta.

Shumë bashki dhe komuna u kanë lejuar vende

parkimi të privilegjuara kompanive që ofrojnë

Carsharing. Ata mund të lejojnë gjithashtu

lëvizjen e automjeteve të Carsharing në korsitë

e autobusëve.

Central elektrik rezervë

Centralet elektrikë rezervë përdoren kur

shfaqen vështirësi të papritura të furnizimit me

energji elektrike. Meqenëse ato duhet të vihen

në punë dhe të mbyllen shpejt, termocentralet

me gaz janë veçanërisht të përshtatshme për

këtë qëllim.

CO2 ekuivalent

CO2 ekuivalent është një shifër krahasuese për

ndikimet e një lidhjeje kimike në efektin serrë,

zakonisht për një periudhë prej 100 vjetësh.

Nga kjo, dioksidi i karbonit (CO2) ka vlerën një.

Nëse një material ka një CO2 ekuivalent prej 25,

atëherë emetimi i një kilogrami të këtij materiali

është 25 herë më i dëmshëm sesa emetimi i një

kilogrami CO2. E rëndësishme: CO2 ekuivalent

nuk tregon asgjë për kontributin real të një

lidhjeje kimike në ndryshimet klimatike.

Depozitë e ajrit të ngjeshur

Në një depozitë të ajrit të ngjeshur, energjia

elektrike përdoret për të ruajtur ajrin nën

presion në një sistem shpellash nëntokësore.

Ajri i ngjeshur mund të kalojë përmes një

turbine, sipas nevojës, dhe të gjenerojë energji

elektrike. Deri tani teknologjia nuk është

përdorur. Megjithatë, konsiderohet si opsion

për të depozituar tepricat e energjisë elektrike

të prodhuara nga burimet e rinovueshme. Si

formacione të sigurta për depozitimin vlejnë

kubetë e zbrazëta dhe hermetike të kripës.

Instalimi paraqet disa sfida gjeologjike që

duhen kapërcyer. Sepse nëse më pas sistemi

rezulton të jetë i paqëndrueshëm, nuk ka asnjë

mënyrë për ta stabilizuar atë. Gjithashtu është

e rëndësishme që gjendja e tensionit të masës

shkëmbore përreth të mos ndikohet.

Efiçenca e energjisë

Efiçenca e energjisë tregon nivelin

e performancës në lidhje me energjinë

e përdorur ose sa energji duhet përdorur

për të arritur një rezultat të caktuar. Sa më

e lartë të jetë efiçenca e energjisë, aq më pak

energji nevojitet për të arritur rezultatin. Për

shembull, një ndërtesë me efiçencë të lartë

energjie kërkon më pak energji për ngrohje

ose ftohje se një ndërtesë strukturore identike

me efiçencë më të ulët energjetike. Prodhimi

industrial dhe transporti janë zona të tjera ku

efiçenca e energjisë po bëhet gjithnjë e më

e rëndësishme. Për kompanitë, masat për

efiçencën e energjisë janë interesante nëse

ato kursejnë më shumë para sesa kostoja

e zbatimit. Edhe konsumatorët privatë mund

të kontribuojnë në kursimin e energjisë duke

përdorur pajisje me efiçencë të veçantë

energjie. Në shumë vende, frigoriferët,

televizorët, lavatriçet etj. janë të pajisura me

një etiketë të konsumit të energjisë, me anë të

të cilave mund të identifikohet shpejt se çfarë

efiçence energjie ka pajisja.

Energjitë e rinovueshme

Energjitë nga burime të rinovueshme

përfshijnë energjinë e erës, energjinë diellore

(fotovoltaike, termike diellore), gjeotermale,

30 | Energiewende në Gjermani

biomasën, energjinë hidrike dhe tidale. Në

rastin e hidrocentralit, është bërë pjesërisht

një dallim: Hidrocentralet e vegjël llogariten

në shumë statistika te burimet e rinovueshme,

kurse hidrocentralet e mëdha me kapacitet

të instaluar prej 50 MW e lart shpesh nuk

konsiderohen.

Në kontrast me burimet konvencionale të

energjisë si qymyri, nafta, gazi dhe energjia

bërthamore, energjitë nga burime të

rinovueshme nuk konsumojnë lëndë të para

të gatshme në prodhimin e energjisë. Një

përjashtim përbën biomasa. Ajo konsiderohet

vetëm si neutrale ndaj klimës, nëse nuk

përpunon më shumë lëndë të para se sa do të

gjeneroheshin në të njëjtën periudhë.

Energjia gjeotermale është gjithmonë në

kritikë. Ndërhyrjet gjeologjike mund të

shkaktojnë tërmete, ndër të tjera, ose të bëjnë

që toka të ngrihet aq lart sa ndërtesat të bëhen

të pabanueshme.

Energjia primare/konsumi i energjisë primare

Energjia primare është shuma e energjisë

ekzistuese që disponohet nga burimet

e energjisë si qymyri, nafta, dielli ose era. Në

konvertimin deri në energjinë përfundimtare

(shih Energji përfundimtare) ndodhin humbje,

niveli i të cilave varet nga burimi fillestar

i energjisë, për shembull, gjatë prodhimit dhe

transportit të energjisë. Prandaj, konsumi

i energjisë primare është gjithmonë më i lartë

se konsumi i energjisë përfundimtare.

Gaze serrë

Gazet me efekt serrë ndryshojnë atmosferën në

mënyrë të tillë që rrezet e diellit të pasqyruara

nga sipërfaqja e tokës nuk kthehen në hapësirë,

por reflektohen në atmosferë dhe hidhen

përsëri në Tokë. Prandaj ato kanë kontribut

vendimtar për ngrohjen e tokës. Ky efekt

i ngjan principit të një serre, ku toka ngrohet.

Gazi më i njohur me efekt serrë është dioksidi

i karbonit, që para së gjithash krijohet nga

djegia e materialeve fosile si nafta, gazi dhe

qymyri. Gaze të tjera me efekt serrë janë për

shembull metani dhe klorofluorokarbonet

(FCKW).

Kooperativat energjetike

Kooperativat, siç i njohim sot në Gjermani, janë

një ide e krijuar nga shekulli i 19-të. Friedrich

Wilhelm Raiffeisen dhe Hermann Schulze-

Delitzsch themeluan kooperativat e para

gjermane në të njëjtën kohë. Disa persona

me interesa të njëjta ekonomike bashkohen

dhe kështu fitojnë fuqi më të madhe në treg,

për shembull në formën e një kooperative

blerëse. Kjo formë e veçantë e sipërmarrjes

në Gjermani rregullohet me anë të një ligji

të veçantë. Në furnizimin e energjisë këto

kooperativa ekzistojnë prej shumë kohësh.

Në fillim të elektrifikimit në Gjermani, rajonet

rurale në veçanti nuk mundën të ecnin me të

njëjtin ritëm me qytetet e mëdha dhe kështu

themeluan kooperativa energjetike me qëllim

që të siguronin vetë furnizimin me energji

elektrike. Disa nga këto kooperativa energjetike

ekzistojnë edhe sot. Si pjesë e "Energiewende",

modeli i kooperativës po përjeton një rilindje.

Shumica e atyre që janë të përfshirë janë

individë privatë, të cilët financojnë, për

shembull, ndërtimin e impianteve diellore apo

eolike.

Kondensatorët

Kondensatorët mund të ruajnë energji me afat

të shkurtër. Një kondensator përbëhet nga dy

komponentë, për shembull sferat metalike

ose pllakat metalike. Një komponent është

i ngarkuar pozitivisht, dhe tjetri negativisht.

Nëse të dy këto lidhen, rrjedh rrymë elektrike

derisa ngarkesat të barazohen.

Konsumi i energjisë përfundimtare

Energji përfundimtare nënkupton atë pjesë të

energjisë që arrin aktualisht te konsumatori.

Faktorët, si humbjet në linja ose humbjet për

shkak të shkallës së efiçencës së centraleve

elektrike përjashtohen nga kjo shifër. Nëse

konsumatori vetë sjell humbje, për shembull

për shkak të nxehtësisë së gjeneruar nga një

pajisje rrjeti, ato përfshihen në konsumin

e energjisë përfundimtar.

Konsumi bruto i energjisë elektrike

Për të përcaktuar konsumin bruto të energjisë

elektrike të një vendi, energjia elektrike e

gjeneruar në një vend i shtohet importit të

energjisë elektrike nga jashtë. Nga kjo shumë

zbritet sasia e eksportuar e energjisë.

Energjia elektrike e prodhuar në vend

+ importet e energjisë elektrike

- eksportet e energjisë elektrike

----------------------------------------------

= Konsumi bruto i energjisë elektrike

Energiewende në Gjermani | 31

Konvertimi energji elektrike në gaz

(elektroliza, metanizimi)

Konvertimi energji elektrike në gaz është

një teknologji që mund të kursejë energji

elektrike të tepërt në afat të gjatë. Nga energjia

elektrike gjenerohet një gaz në një proces

me dy faza, i cili mund të ruhet në depozitat

e gazit dhe mund të shpërndahet në rrjetin

e gazit. Në hapin e parë, energjia elektrike

përdoret për shpërbërjen e ujit në oksigjen dhe

hidrogjen nëpërmjet elektrolizës. Hidrogjeni

i prodhuar mund të ushqejë drejtpërdrejt sasi

të kufizuara në rrjetin e gazit ose në një hap të

dytë (metanizimi) mund të shndërrohet në një

gaz tjetër. Gjatë metanizimit, nga hidrogjeni

krijohet metan dhe ujë, pasi shtohet dioksid

karboni. Metani është komponenti kryesor

i gazit natyror dhe mund të injektohet pa

problem në rrjetin e gazit.

Korridor zgjerimi

Korridoret e zgjerimit ndihmojnë që zhvillimi

i burimeve të rinovueshme të energjisë të jetë

më i parashikueshëm, që integrimi në rrjetin

e energjisë elektrike të menaxhohet më mirë

dhe që kostot shtesë për konsumatorët të

mbeten të përballueshme. Për çdo teknologji

të energjive nga burime të rinovueshme, ligji

për energjinë nga burime të rinovueshme

përcakton një korridor të veçantë të synuar.

Nëse kapaciteti i ri i instaluar tejkalon kufirin

e sipërm në një vit, vitin e ardhshëm aplikohen

norma më të ulëta subvencionimi. Nëse është

ndërtuar më pak se sa parashikohet nga

korridori, tarifat e mbështetjes ulen edhe më

shumë ose eliminohen plotësisht.

Liqenet me pompim

Liqenet me pompim ose hidrocentralet

me liqenet me pompim janë një teknologji

e provuar për ruajtjen e energjisë. Energjia

elektrike e tepërt nga rrjeti përdoret për të

pompuar ujin në një rezervuar që ndodhet

më lart. Nëse nevojitet energji shtesë, mund

të shkarkohet uji dhe të vihet në lëvizje një

turbinë që gjeneron energji elektrike.

Mbetje radioaktive

Mbetjet radioaktive gjenerohen ndër të tjera

në përdorimin e energjisë bërthamore për

prodhimin e energjisë elektrike. Për këtë, këto

materiale radioaktive ndahen në shufra lënde

djegëse në substanca të tjera. Këto nuk mund

të përdoren më tej pas një pike të përcaktuar,

por megjithatë janë përsëri radioaktive.

Këto janë fillimisht izotopet e elementeve të

uraniumit, plutoniumit, neptuniumit, jodit,

cezionit, stronciumit, americitit, kobaltit dhe

të tjerë. Me kalimin e kohës substanca të

mëtejshme radioaktive prodhohen pasi kalojnë

nëpër serinë e shpërbërjes. Këto mbetje duhet

të ruhen për një hapësirë të gjatë kohore, për

të parandaluar dëmtimet për njerëzit dhe

natyrën. Mbetjet me radioaktivitet të lartë

duhet të ruhen të sigurta për të paktën një

milionë vjet. Mbetjet radioaktive të mesme

kërkojnë më pak masa mbrojtëse, mbetjet

radioaktive me nivel të ulët pothuajse asnjë

masë mbrojtëse. Por edhe ato duhet të ruhen

me afat të gjatë dhe të sigurta.

Ngrohje me peletë

Peletat e drurit janë sfera ose shkopinj të

vegjël të prodhuara nga tallash i presuar. Ata

digjen në soba/kaldaja të veçanta. Për shkak

të ngjeshjes, ato kanë një densitet të lartë

të energjisë, por kërkojnë më pak hapësirë

ruajtjeje sesa, për shembull, drutë e zjarrit.

Sistemet e ngrohjes me peletë janë neutrale

ndaj klimës, meqë djegia çliron vetëm aq

dioksid karboni saç ka pasur më parë në bimë.

Pompa e nxehtësisë

Pompat e nxehtësisë marrin energji termike

nga mjedisi, për shembull nga shtresat e

thella të tokës. Kjo ngrohtësi përdoret për të

prodhuar ujin e ngrohtë ose për të ngrohur

ndërtesat. Energjia elektrike e nevojshme për

këtë mund të fitohet nëpërmjet energjive të

rinovueshme. Të njëtin parim funksionimi ka

edhe frigoriferi, që në fakt në brendësi ftoh,

por që nga jashtë lëshon ngrohtësi.

Produktivitet i energjisë

Produktiviteti i energjisë tregon vlerën

ekonomike (pjesa e produktit të brendshëm

bruto) që arrihet për njësi të energjisë së

përdorur. Në lidhje me një ekonomi kombëtare,

energjia primare është ajo që përdoret si bazë

për llogaritjen.

Protokolli i Kiotos

Në vitin 1997, shtetet anëtare të Konventës

Kuadër të Kombeve të Bashkuara për

Ndryshimet Klimatike (KKKBNK) në Kioto të

Japonisë ranë dakord për vlerat e synuara për

reduktimin e emetimeve të gazeve me efekt

deri në vitin 2012. Viti krahasues është gjendja

në vitin 1990. Marrëveshjen e kanë ratifikuar

më shumë se 190 shtete. Në konferencën

e Kombeve të Bashkuara për Klimën në Doha

u miratua një periudhë e dytë angazhimi

deri në vitin 2020. Protokolli i Kiotos është

pararendës i Marrëveshjes së Parisit në dhjetor

2015, në të cilën tani 196 vende të KKKBNK

rënë dakord të kufizojnë ngrohjen globale në

më pak se 2 gradë Celsius.

Shtëpi me performancë "afër zero energji"

Shtëpi me performancë "afër zero energji"

quhen ato ndërtesa që harxhojnë veçanërisht

shumë pak energji. Në Bashkimin Evropian të

gjitha ndërtesat e reja duhet të plotësojnë një

standard me të njëjtin emër pas vitit 2021. Për

institucionet publike direktiva vlen pas vitit

2019. Në Gjermani, kërkesa për energji primare

të shtëpive të tilla nuk duhet të kalojë 40 kWh

për metër katror në vit.

32 | Energiewende në Gjermani

Qeliza karburanti

Qelizat e karburantit janë centrale energjie

në miniaturë që konvertojnë energjinë kimike

në energji elektrike dhe në këtë mënyrë

gjenerojnë rrymë elektrike. Ato përdoren, për

shembull, për motorin e një automjeti elektrik

ose në rajone pa një rrjet elektrik. Shpesh

si lëndë të para nevojiten vetëm hidrogjeni

dhe oksigjeni. Në këtë formë të prodhimit të

energjisë nuk ka gaze që dëmtojnë klimën, por

vetëm avujt e ujit. Hidrogjeni i nevojshëm për

gjenerimin e energjisë mund të prodhohet me

energji elektrike nga burimet e rinovueshme

(shih "Konvertimi energji elektrike në gaz"). Por

ka edhe qeliza karburanti që përdorin burime

të tjera, të tilla si metanoli.

Qetësi e errët

Fazat në të cilat sistemet e energjisë nga

era dhe sistemet fotovoltaike nuk mund të

furnizojnë energji elektrike njihen si "qetësi

e errët". Rastet ekstreme janë netët me hënë të

re në të cilat fryn erë dhe qielli është i mbuluar

nga retë. Në faza të tilla duhet të ndërhyjnë

burimet e tjera të energjisë ose energjitë

e ruajtura më parë, për të plotësuar kërkesën

për energji elektrike.

Rehabilitim i ndërtesës

Në një rehabilitim energjetik të ndërtesës

eliminohen pikat e dobëta në të cilat humbet më

shumë energji sesa është e nevojshme nisur nga

stadi aktual i teknologjisë. Marrja e masave të

mundshme për përmirësimin janë, për shembull,

izolimi i mureve dhe çatisë ose dritaret e reja me

izolim për ngrohjen. Një hap i mëtejshëm është

modernizimi i impiantit të ngrohjes.

Rrjeti inteligjent (Smart Grid)

Një Smart Grid është një rrjet furnizimi, në

të cilin të gjithë komponentët komunikojnë

me njëri-tjetrin, nga prodhuesi nëpërmjet

linjave deri te konsumatori. Kjo garantohet

nëpërmjet transmetimit të të dhënave dixhitale

të automatizuara. Komunikimi i shpejtë

ndihmon, për të shmangur pengesat dhe

mbiprodhimin e energjisë elektrike dhe për të

rakorduar furnizimin e energjisë për nevojat

e të gjithë pjesëmarrësve. Veçanërisht injektimi

i çrregullt në rrjet i energjisë elektrike nga

burimet e rinovueshme kërkon zgjidhje të tilla.

Në të njëjtën kohë Smart Grid lejon kontrollin

e nevojës nëpërmjet modeleve fleksibël të

çmimit të energjisë elektrike.

Rrjet i energjisë elektrike - rrjet i tensionit të

lartë - rrjet i shpërndarjes

Rrjeti i energjisë elektrike është rruga

e transportit për energjinë elektrike. Në

Gjermani dhe në shumë vende të tjera rrjeti i

energjisë elektrike përbëhet nga katër nivele, të

cilat punojnë me tensione të larta të ndryshme:

Tensioni më i lartë (220 ose 380 kV), tensioni

i lartë (60kV deri 220 kV), tensioni i mesëm

(6 deri 60 kV) dhe tensioni i ulët (230 ose

400 V). Rrjeti i tensionit të ulët u shërben

konsumatorëve dhe familjeve private. Rrjetet

e tensionit më të lartë punojnë pothuajse me

tension mijëra volt, dhe ato transportojnë sasi

të mëdha energjie në distanca të gjata. Me

tensionin e lartë energjia shpërndahet më tej në

rrjetet e tensionit të mesëm ose të ulët. Rrjetet

e tensionit të mesëm shpërndajnë më tej

energjinë, por furnizojnë edhe konsumatorët

e mëdhenj si industrinë dhe spitalet. Familjet

private e marrin energjinë e tyre nga rrjeti i

tensionit të ulët.

Tarifë shtesë e EEG-së/

sistem i shpërndarjes së tarifave

Të gjithë konsumatorët e energjisë elektrike

në Gjermani financojnë kostot shtesë për

energjinë elektrike nga burimet e rinovueshme

në përputhje me ligjin për energjinë nga burimet

e rinovueshme (EEG), nëpërmjet një tarife shtesë

të vendosur mbi çmimin e energjisë elektrike.

Niveli i kësaj tarife shtesë llogaritet nga

diferenca midis pagesës së kryer për operatorët

dhe të ardhurave nga tregtimi i energjisë

elektrike në bursën e energjisë. Kompanitë me

kërkesë shumë të lartë për energji nuk duhet të

paguajnë të plotë tarifën shtesë.

Tarifa feed-in

Ligji për energjinë nga burimet e rinovueshme

u garanton për një periudhë të caktuar

kohore operatorëve të impianteve energjetike

nga era ose dielli një tarifë minimale për

energjinë elektrike të prodhuar. Vendimtar

për nivelin e tarifës është viti i vënies në

operim. Tarifa zvogëlohet nga viti në vit,

pasi përparimet teknologjike dhe përdorimi

më i gjerë i teknologjive vazhdojnë të ulin

kostot e investimeve. Në Gjermani, procedura

e thirrjes për ofertë (shih Thirrje për ofertë)

do të zëvendësojë në vitet e ardhshme tarifat

e mëparshme fikse të injektimit në rrjet.

Thirrje për ofertë

Që nga viti 2017 tarifat e mbështetjes për

projektet e parqeve të reja eolike ose të

impianteve të mëdha me panele fotovoltaike

përcaktohen me anë të thirrjeve për ofertë.

Njoftimet për disa projekte dalin në të njëjtën

kohë dhe palët e interesuara japin një ofertë

Energiewende në Gjermani | 33

për projektet përkatëse për të përcaktuar

vlerën e shpërblimit fillestar. Kështu, në

vend të një shpërblimi të përcaktuar me

ligj, përcaktohet një çmim i drejtë tregu për

energjinë elektrike nga burimet e rinovueshme.

Për të testuar dhe për të optimizuar procesin,

në vitin 2015 kishte tri raunde ofertash për

projekte të mëdha fotovoltaike.

Tregtia e emetimeve

Emetimet e CO2 kanë një vlerë tregu në Evropë.

Industria e energjisë dhe pjesët e mëdha të

industrisë duhet të disponojnë certifikata

çdo ton gaz me efekt serrë që ata lëshojnë.

Nëse keni shumë pak, ata duhet t'i blejnë këto

në bursat e specializuara. Nëse ata kursejnë

emetime, ata mund të shesin certifikatat

e tepërta. Meqenëse sasia totale e certifikatave

në dispozicion zvogëlohet nga viti në vit,

kompanitë kanë një nxitje për të investuar

në masa për kursimin e energjisë ose për të

përdorur energjitë e tjera, të cilat dëmtojnë më

pak klimën.

Tregu i brendshëm evropian

Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian formojnë

një treg të brendshëm. Ky treg i brendshëm

garanton lëvizjen e lirë të mallrave, shërbimeve,

kapitalit dhe, me kufizime, edhe lëvizjen e lirë

të njerëzve përtej kufijve shtetërorë. Për mallrat

dhe shërbimet, për shembull, gjatë kalimit të

kufirit nuk përcaktohet asnjë tarifë doganore

ose tarifa të tjera. Edhe energjia elektrike,

gazi dhe nafta kalojnë nga vendi në vend.

Megjithatë, infrastruktura ekzistuese për linjat

e energjisë elektrike dhe tubacionet e gazit nuk

është e mjaftueshme për të siguruar një treg të

brendshëm evropian funksional për energjinë.

Ekziston gjithashtu nevoja për një rregullim

uniform dhe ndërkufitar. Sidoqoftë, të dyja

këto duhet të arrihen në vitet e ardhshme, për

të siguruar çmime të balancuara të energjisë

elektrike në BE dhe për të rritur sigurinë

e furnizimit.

34 | Energiewende në Gjermani

Lista e referencaveAG Energiebilanzen e.V. (2017):

Energieverbrauch in Deutschland im Jahr 2016.

Agora Energiewende (2017): Agorameter –

Stromerzeugung und Stromverbrauch.

Auswärtiges Amt (2015): Rede von Frank-

Walter Steinmeier zur Eröffnung des Berlin

Energy Transition Dialogue 2015.

BMWi und BMBF: Energiespeicher –

Forschung für die Energiewende.

Bundesamt für Strahlenschutz (2016):

Kernkraftwerke in Deutschland:

Meldepflichtige Ereignisse seit Inbetriebnahme.

Bundesministerium für Umwelt, Naturschutz,

Bau und Reaktorsicherheit (2015):

Atomenergie – Strahlenschutz.

Bundesministerium für Umwelt, Naturschutz

und nukleare Sicherheit (2018): Klimaschutz

in Zahlen.

Bundesministerium für Wirtschaft und

Energie (2014): Die Energie der Zukunft.

Erster Fortschrittsbericht zur Energiewende.

Bundesministerium für Wirtschaft und

Energie (2014): Zweiter Monitoring-Bericht

„Energie der Zukunft“.

Bundesministerium für Wirtschaft und

Energie (2015): Die Energie der Zukunft.

Fünfter Monitoringbericht zur Energiewende.

Bundesministerium für Wirtschaft und

Energie (2015): Eckpunkte Energieeffizienz.

Bundesministerium für Wirtschaft und

Energie (2015): Erneuerbare Energien

in Zahlen. Nationale und Internationale

Entwicklung im Jahr 2014.

Bundesministerium für Wirtschaft und

Energie (2015): EU-Energieeffizienz-Richtlinie.

Bundesministerium für Wirtschaft und

Energie (2016): Bruttobeschäftigung durch

erneuerbare Energien in Deutschland und

verringerte fossile Brennstoffimporte durch

erneuerbare Energien und Energieffizienz.

Bundesministerium für Wirtschaft und

Energie (2016): Energiedaten: Gesamtausgabe.

Stand November 2016.

Bundesministerium für Wirtschaft und

Energie (2016): Erneuerbare Energien auf

einen Blick.

Bundesministerium für Wirtschaft und

Energie (2017): Energieeffizienz zahlt sich für

deutsche Haushalte aus.

Bundesministerium für Wirtschaft und

Energie (2018): Energie der Zukunft – Sechster

Monitoringbericht zur Energiewende.

Bundesnetzagentur (2015): EEG-Fördersätze

für PV-Anlagen. Degressions- und

Vergütungssätze Oktober bis Dezember 2015.

Bundesnetzagentur (2017): EEG in Zahlen.

Bundesnetzagentur; Bundeskartellamt (2016):

Monitoringbericht 2016.

Bundesregierung (2015): Die Automobil-

industrie: eine Schlüsselindustrie unseres

Landes.

Bundesverband CarSharing (2018):

Aktuelle Zahlen und Daten zum CarSharing in

Deutschland.

Bundesverband der Energie- und

Wasserwirtschaft (2014): Stromnetzlänge

entspricht 45facher Erdumrundung.

Bundesverband der Energie- und

Wasserwirtschaft e.V. (2016): BDEW zum

Strompreis der Haushalte. Strompreisanalyse

Mai 2016.

Council of European Energy Regulators (2015):

CEER Benchmarking Report 5.2 on the

Continuity of Electricity Supply – Data update.

BSW-Solar (2018): Meilenstein der Energie -

wende: 100.000ster Solarstromspeicher

installiert.

Deutsche Energie Agentur GmbH (2012):

Der dena-Gebäudereport 2012. Statistiken

und Analysen zur Energieeffizienz im

Gebäudebestand.

Deutsche Energie Agentur GmbH (2018):

Der dena-Gebäudereport 2018. Statistiken

und Analysen zur Energieeffizienz im

Gebäudebestand.

Deutsche Energie-Agentur (2013): Power to

Gas. Eine innovative Systemlösung auf dem Weg

zur Marktreife.

Deutsche Energie-Agentur (2015):

Pilotprojekte im Überblick.

Deutscher Bundestag (2011): Novelle des

Atomenergiegesetzes 2011.

DGRV – Deutscher Genossenschafts- und

Raiffeisenverband e.V. (2014): Energie-

genossenschaften. Ergebnisse der Umfrage

des DGRV und seiner Mitgliedsverbände.

EnBW (2015): Pumpspeicherkraftwerk Forbach

– So funktioniert ein Pumpspeicherkraftwerk.

Energy Information Administration (2018):

International Energy Statistics.

entsoe (2014): 10-year Network Development

Plan 2014.

European Environment Agency (2016):

Annual Euro pean Union greenhouse gas

inventory 1990-2014.

Filzek, D., Göbel, T., Hofmann, L. et al. (2014):

Kombikraftwerk 2 Abschlussbericht.

GWS (2013) Gesamtwirtschaftliche Effekte

energie- und klimapolitischer Maßnahmen der

Jahre 1995 bis 2012.

Heinrich-Böll-Stiftung (2018):

Energieatlas 2018.

IEA (2016): World Energy Outlook 2016

Summary, November 2016.

Intergovernmental Panel on Climate Change

(2014): Climate Change 2014. Synthesis Report.

International Renewable Energy Agency

(2015): Renewable Power Generation Costs

in 2014.

IRENA (2015): Renewable power generation

cost in 2014.

KfW (2015): Energieeffizient bauen und

sanieren. KfW-Infografik.

Kraftfahrt-Bundesamt (2018): Fahrzeug-

bestand in Deutschland.

Merkel, A. (2015): Rede von Bundeskanzlerin

Merkel zum Neujahrsempfang des Bundes-

verbands Erneuerbare Energie e.V. (BEE) am

14. Januar 2015.

Ratgeber Geld sparen (2015):

Kühlschrank A+++ Ratgeber und Vergleich.

Stand November 2015.

REN21 (2017): Renewables 2017. Global Status

Report. 2017.

Statistische Ämter des Bundes und der Länder

(2014): Gebiet und Bevölkerung – Haushalte.

Statistisches Bundesamt (2017):

Bevölkerungsstand.

Statistisches Bundesamt (2018):

Bruttoinlandsprodukt 2017 für Deutschland.

Statistisches Bundesamt (2015): Preise.

Erzeugerpreise gewerblicher Produkte

(Inlandsabsatz) Preise für leichtes Heizöl,

schweres Heizöl, Motorenbenzin und

Dieselkraftstoff. Lange Reihen.

Statistisches Bundesamt (2015): Umsätze

in der Energie-, Wasser- und Entsorgungs-

wirtschaft 2013 um 1,6% gesunken.

Statistisches Bundesamt: Umweltökonomische

Gesamtrechnungen, Werte für 2015 unter

https://www.destatis.de/

trend:reseach Institut für Trend- und

Marktforschung, Leuphana Universität

Lüneburg (2013): Definition und Marktanalyse

von Bürgerenergie in Deutschland.

Umweltbundesamt (2015):

Emissionsberichterstattung Treibhausgase

Emissionsentwicklung 1990-2013 –

Treibhausgase.

Umweltbundesamt (2015): Nationale

Trendtabellen für die deutsche

Berichterstattung atmosphärischer Emissionen

1990-2013.

Umweltbundesamt (2015): Presseinfo

14/2015: UBA-Emissionsdaten 2014 zeigen

Trendwende beim Klimaschutz.

Umweltbundesamt (2016): Treibhausgas-

Emissionen in Deutschland.

Umweltbundesamt (2016): UBA-Emissions-

daten für 2015 zeigen Notwendigkeit für

konsequente Umsetzung des Aktions-

programms Klimaschutz 2020.

Umweltbundesamt/Arbeitsgemeinschaft

Energiebilanzen (2018):

Indikator Energieverbrauch.

Zetsche, D. (2009): Rede auf dem World

Mobility Forum in Stuttgart, Januar 2009.

36 | Energiewende në Gjermani

Dëftuesi i botimit

Auswärtiges AmtWerderscher Markt 110117 BerlinTel.: +49 30 1817-0www.diplo.de

Redaktimi/dizajniEdelman.ergo GmbH, Berlin Diamond media GmbH, Neunkirchen-Seelscheid

© d

pa/C

atri

nus

Van

Der

Vee

n