Sllajdet - Mjedisi Ekonomik Dhe Biznesi Ndrkombtar
-
Upload
njeriu-i-akullt -
Category
Documents
-
view
560 -
download
2
Transcript of Sllajdet - Mjedisi Ekonomik Dhe Biznesi Ndrkombtar
MJEDISI EKONOMIK DHE B.N.
Menaxheret e ndërmarrjeve ndërkombëtare, për të marr vendime se: ku, kurë dhe në çfarë mënyre do të kyçen me biznes në tregjet e pikëtuar ndërkombëtar, është e domosdoshme që së pari ta hulumtojnë dhe krijojnë pasqyrën e qartë për qëndrueshmërinë ekonomike të atyre tregjeve
Analiza e mjedisit ekonomik ofron përgjigje në dy pyetje kryesore: 1. Sa është madhësia e tregut të piketuar dhe 2. Cilat janë karakteristikat kryesore të tij
Pasqyra për mjedisin ekonomik të tregut të pikëtuar krijohet në bazë të analizës së: - indikatorëve makroekonomik dhe - indikatorëve mikroekonomik
1. Mjedisi makroekonomik
Përmes analizës së mjedisit makroekonomik krijohet pasqyra për gjendjen e përgjithshme ekonomike të një vendi të piketuar
Gjendjen e përgjithshme ekonomike të një vendi e pasqyrojnë këta indikatorë makroekonomik:1. sistemi ekonomik2. produkti i brendshëm bruto3. popullsia dhe të ardhurat4. koncepti i zhvillimit ekonomik5. struktura e konsumit6. infrastruktura 7. gjeografia ekonomike 8. Inflacioni etj.
1.1. Sistemi ekonomik
Në praktikë hasim në:
- Sistemin ekonomik kapitalist, (karakteristikat)
- Sistemin ekonomik komunist,(karakteristikat)
1.2. Produkti i Brendshëm Bruto
PBB paraqet prodhimin e përgjithshëm të një vendi brenda një viti
PBB (GDP) është treguesi kryesor i potencialit të tregut të caktuar
Vlera e PBB/banor është tregues i fuqisë blerëse të konsumatorëve
Vlera nominale e PBB- 2004
Nr. Vendi PBB PBB/1banor
1 SHBA 10,881,609 37,393
2 Zvicra 309,465 42,392
3 Japoni 4,326,444 34,012
4 Norvegjia 221,579 48,169
5 Danimarka 212,404 39,334
6 Gjermania 2,400,655 29,063
7 Kanada 834,390 26,404
vazhdim i…
Burimi:WDR, 2005. f.256-260
8 Suedia 300,795 33,421
9 Franca 1,747,973 29,279
10 Austria 251,456 31,043
11 Kina 1,409,852 1,094
12 Australia 518,382 26,049
13 Shqipëria 6,124 1,913
14 Singapori 91,342 21,242
15 Malajzia 103,161 4,159
1.3. Popullsia dhe të ardhurat
Numri i popullsisë në një vend të caktuar është tregues i madhësisë së tregut të atij vendit e njëherë tregues i kërkesës së mundshme
Konsumi i produkteve, çmimi i të cilave për njësi nuk është shumë i lartë, (si p.sh. produktet ushqimore, farmaceutike etj) është në korrelacion të drejtë me numrin e banorëve prandaj si kriter për vlerësim mund të merret numri i popullsisë
Ndërsa kur është fjala për produktet e shtrenjta për njësi, atëherë si kriter për vlerësim duhet të merren të ardhurat për një banor
Kur analizohet popullsia e një vendi, atëherë në analizën duhet të përfshihen:
- numri i popullsisë
- norma e shtimit të saj
- struktura e popullsisë sipas grup moshave
- dendësia e banimit dhe
- shkalla e urbanizimit
Popullsia dhë PBB/1banor -2004
Vendi Popullsia (në mil.)
% në pop. botrore
PBB
(në mil.$)
PBB/
1banor
% në PBB botërore
Kina 1.288.4 20.6 1,409,852 1,094 3,8
India 1.064.4 16.9 598,966 562 1,6
SHBA 291.0 4.6 10,881,609 37,393 29,9
Indonezia 214.5 3.4 208,311 971 0,6
Brazili 176.6 2.8 492,338 2,787 1,3
Rusia 143.4 2.3 433,491 3,022 1,2
Pakistani 148.4 2.3 68,815 463 0,2
Japonia 127.2 2.0 4,326,444 34,012 11,9
1.4. Koncepti i zhvillimit ekonomik
Koncepti i zhvillimit ekonomik mbështetet në teorinë ndërkombëtare të ciklit jetësor të produktit
Sipas kësaj teorie, vendet e zhvilluara paraqiten në rolin inovator të produkteve apo teknologjive
Në fazë e hyrjes së produktit në treg, prodhimi dhe shitjet, kryesisht realizohen në tregun e inovator
Në fazën e rritjes fillohet të eksportohet në vendet e zhvilluara
Në fazën e pjekurisë, prodhimi fillon të bartët, ne vendet e zhvilluara
Në fazën e rënies prodhimi bartet në vendet në zhvillim,ndërsa kërkesat e vendit inovator dhe vendeve të zhvilluara plotësohet nga importi
Stadet e jetës së produktit
Shitje dhe fitime
Hyrje Rritja Pjekuria Rënja
Kriteret përcaktues të nivelit të zhvillimit ekonomik
Treguesit që i karakterizojnë vendet e zhvilluara, janë:- Vlerat e larta të PBB dhe të ardhurave kombëtare - Vlera e larë e konsumit për banorë- Numri relativisht i vogël i të punësuarve në sektorin primar- Sektori i zhvillua terciar- Teprica e produkteve dhe shërbimeve- Posedimi i sasisë së duhura të kapitalit financiar dhe- Teknologjitë e zhvilluar dhe investimet e larta për punët kërkimore–zhvillimore etj.
Vendet me pak të zhvilluara, këto karakteristika i kanë të kundërta
1.5 Struktura e konsumit
Përveç volumit të konsumit të mundshëm (nr. i popullsisë) dhe aftësisë blerëse (PBB/ 1 banor), me rënësi është edhe njohja e strukturës së konsumit
Konsumin e vendeve të zhvilluara e karakterizon
pjesëmarrja e lartë e shpenzimeve për të mira kapitale, ndërsa konsumin e vendeve të varfra e karakterizon pjesëmarrja e lartë e shpenzimeve për të mira konsumuese
Disa produkte të cilat në vendet e zhvilluara konsiderohen si të domosdoshme, të njëjtat në vendet e varfra konsiderohen si mallra luksoze
1.6. Infrastruktura
Aktivitetet e biznesit në një vend të pikëtuar varen drejtpërdrejt nga:
- Gjendja dhe kualiteti i sistemeve të ndryshme të infrastrukturës së komunikacionit: rrugor, hekurudhor, ujor
dhe ajror- Gjendja, kualiteti dhe çmimi furnizues me energji elektrike- Gjendja kualiteti dhe çmimi furnizues me ujë, veçmas me ujë teknologjik- Gjendja, kualiteti dhe çmimi i shërbimeve të PTT- Ekzistimi i institucioneve të tregut dhe shkalla e zhvillimit të tyre
1.7. Gjeografia ekonomike
Shpërndarja e resurseve ekonomike në vise të ndryshme të botës është e pabarabartë. Prandaj menaxheret e ndërmarrjeve ndërkombëtare duhet të kenë njohuri të mira gjeografike për vendndodhjen, sasinë dhe cilësinë e resurseve ekonomike botërore
Barrierat gjeografike si malet e larta, shkretëtirat e gjera etj. kanë ndikim në aktivitetet e biznesit ndërkombëtar sepse e vështirësojnë transportin dhe kanalet e shpërndarjes në shumë vende
Për disa lloje biznesesh kushtet klimatike, si ciklonet, përmbytjet, koha me ngrica i bënë të rrezikshme investimet në ato vise
1.8. Shkalla e inflacionit
Rritja e shkallës së inflacionit rezulton me rënie të aftësisë blerëse të konsumatorëve industrial dhe atyre final
Në tregjet me shkallë të lartë të inflacionit, qeveritë vendore shpesh here aplikojnë kontrollin e çmimeve si përgjigje ndaj rritjes se shpejtë e të përshkallëzuar të çmimeve
2. Mjedisi mikroekonomik
Analiza e mjedisit mikroekonomik i jep informatat lidhur me situatën dhe kushtet në treg për produktin e caktuar në tregun e pikëtuar
Kjo realizohet përmes: - identifikimit të konkurrencës në treg për produktin konkret dhe - identifikimit të avantazheve konkurruese të ndërmarrjes në krahasim me konkurrencën
2.1. Konkurrenca
Konkurrenca në tregun ndërkombëtar mund të vjen nga:- ndërmarrjet lokale, - ndërmarrjet tjera të vendit origjinë të ndërmarrjes së caktuar dhe- ndërmarrjet e vendeve të treta
Varësisht nga lloji i kërkesës, konkurrenca mund të jetë: - për kërkesat ekzistuese në treg - për kërkesën latente dhe - kërkesën perspektive
Me rastin e marrjes së vendimit për kyçje dhe afarizëm në ndonjë treg të pikëtuar, menaxheri duhet të konstatojë “sa” është numri i konkurrentëve për produktin e caktuar dhe për cilën “kategori të kërkesës” janë të orientuar ata
2. Përcaktimi i avantazheve në raport me konkurrencën
Përcaktimi i avantazheve të ndërmarrjes në raport me konkurrencën mund të definohet përmes përgjigjes në këto pyetje:- Cilët janë konkurrentët e tashëm e cilët mund të jenë në të ardhmen?- Cilat janë strategjitë, objektivat dhe synimet kyçe të konkurrencës?- Sa i kushton rëndësi konkurrenca tregut të caktuar dhe çfarë është interesimi i konkurrenteve për atë treg në të ardhmen?- Cilët janë avantazhet më të rëndësishme të konkurrencës? - A ka konkurrenca dobësi të cilat e rendojnë dhe ”cilat janë”?- Cilat ndryshime mund të priten në të ardhmen nga konkurrenca?
Për përcaktimin e avantazheve të ndërmarrje në krahasim me konkurrencën aplikohet metoda e njohur me emër “benchmarking”
Metoda bazohet në analizën dhe krahasimin sistematike me konkurrencën elite
Analiza e konkurrencës fokusohet në identifikimin e faktorëve të suksesit që kanë ndikuar që ajo të afirmohet si lider në treg. Po ashtu, analizohen edhe faktorët e mossuksesit përkatësisht dobësitë e konkurrencës
Duke i analizuar faktorët e suksesit dhe të mossuksesit të konkurrencës, ndërmarrja është në gjendje, që në bazë të përvojave të tjerëve të fusë avancime të ndryshme dhe të ikë nga gabimet që i ka bërë konkurrenca
II. MJEDISI POLITIK
Mjedisi politik shpesh e ka rrolin përcaktues në aktivitetet e biznesit ndërkombëtar
Mjedisi i qëndrueshëm politik i një vendi i zvogëlon rreziqet me të cilët mund të ballafaqohet ndërmarrja në atë treg dhe i rrit gjasat për kyçje me operacione të biznesit dhe e kundërta, mjedisi jo i qëndrueshëm...
Menaxheri i ndërmarrjes ndërkombëtare duhet ta njohë mirë mjedisin politik të vendit të piketuar, si dhe t’i parashikojë ndryshimet e mundshme
Klima politike
Klima politike e një vendit është e determinuar nga sovraniteti politik dhe konfliktet politike në vend
Me sovranitet politik kuptojmë dëshirën e vendit pritës që biznesin ndërkombëtar në tregun e vetë ta vënë nën autoritetin e vetë përmes masave të ndryshme
Çështja e sovranitetit politik, kryesisht është prezent te venet e pazhvilluara dhe vendet në zhvillim
Me konflikt politik kuptojmë trazirat, konfliktet e brendshme (luftërat qytetare, komplotet, atentatet etj), të cilat mund të ndikojnë por edhe mund të mos kenë ndikim në biznesin ndërkombëtar (ndikim negativ, pozitiv ose neutral)
Ndikimi i konfliktit politik në biznesin ndërkombëtar (në vendin ku ai manifestohet) mund të jetë: i tërthortë dhe i drejtpërdrejtë
1. Ndikim të drejtpërdrejtë në biznesin ndërkombëtar kanë konfliktet politike si luftërat qytetare, trazirat civile dhe terrorizmi, të cilat zakonisht i kanë në shënjestër ndërmarrjet e huaja
2. Ndikim i tërthortë në biznesin ndërkombëtar paraqitet për dy shkaqe:
- për shkak të ndryshimit të politikës së
qeverisë ekzistuese dhe
- për shkak të ndërrimit të qeverisë
Viktimizimi i ndërmarrjeve ndërkombëtare
Ndërmarrja ndërkombëtare mund të jetë “viktime” e:
- Konfliktit politik të fraksioneve të ndryshme politike në vend
- Konfliktit politik midis dy vendeve, me ç’rast ndërpriten të gjitha aktivitetet afariste midis dy vendeve, (bojkotimi) ndërsa ndërmarrja ndërkombëtare gjendet në pozitën e viktimës
- Konfliktit politik me përmasa ndërkombëtare, me ç’rast ndërpritet çdo afarizëm ndërkombëtar midis vendeve të përfshira p.sh. embargoja ndaj vendit të caktuar
Fushat e veprimtarisë shtetërore të cilat duhet ti hulumtoj menaxheri i ndërmarrjes ndërkombëtare janë:- Embargot dhe sanksionet- Kontrollet e eksporteve dhe - Rregullimi i sjelljes së biznesit ndërkombëtar
Sanksionet dhe Embargot
Sanksionet dhe embargot janë masa qeveritare përmes të cilave ato ndikojnë në fluksin e operacioneve të biznesit ndërkombëtare në një vend të caktuar, dhe zbatohen, kryesisht, në funksion të politikave dhe kundërvënieve të caktuara sesa për qëllime ekonomike
Sanksionet priren drejtë masave të veçanta shtrënguese të pjesshme p.sh. ndërprerja e financimit
Embargot zakonisht janë më të thella. Ato i ndalojnë operacionet e biznesit tërësisht me vendin ndaj të cilit vendoset embargoja
Zbatimin e tyre e ka iniciuar Lidhja e Kombeve, pas L2B përmes nënshkrimit të një konvente, e cila siguronte dënime dhe sanksione për shkeljen e klauzolave të saj
Lidhja e Kombeve sanksionet dhe embargot i parasheh si “arma ekonomike e konceptuar jo si instrument për luftë, por si një mjet presioni për paqe”
Ideja bazë është se sanksionet dhe embargot ekonomike mund t’i detyrojnë vendet të sillen paqësisht në komunitetin ndërkombëtar
Ideja e zbatimit shumëpalësh të sanksioneve ekonomike është përfshirë në ligjin ndërkombëtar nëpërmjet Kartës së OKB, ku theksi më i madh u vu në aspektin detyrues të tyre
Me vite, sanksionet ekonomike janë bërë mjet i politikës së jashtme të shumë vendeve
Ato shpesh janë përdorur me qellim të ndryshimit të qeveris së vendit apo se paku për ndryshimin e politikave të sajë
Shkaqet për aplikimin e tyre janë të ndryshme, duke përfshirë:- imponimin vendeve për respektimin e të drejtave të njeriut - mospërhapjen e armeve nukleare- luftimin e terrorizmit
Intervenimi politik
Me intervenim politik kuptojmë vendimin e qeverisë së vendit pritës që ndërmarrjet e huaja të cilat veprojnë në territorin e saj t’i detyrojë që t’i ndryshojnë operacionet, politiken afariste dhe strategjitë
Format kryesore të intervenimit politike janë: 1. shpronësimi2. konfiskimi3. atdhesimi (domistiksioni)4. rekuizimi5. shitja e detyruar6. rinegocimi i detyruar i kontratës7. anulimi i kontratës dhe 8. format tjera të intervenimit të qeverisë
Shpronësimi (eksproprimi) paraqet marrjen zyrtare të pasurisë të ndërmarrjes së huaj nga shteti pritës, me qëllim të shfrytëzimit të sajë për destinomë publik
Konfiskimi (nacionalizimi) paraqet marrjen e pronës të ndërmarrjes së huaj nga ana e qeverisë së shtetit pritës pa kurrfarë kompensimi, me ç’rast vetë qeveria pritëse bëhet pronare
Atdhesimi (domestiksioni) është proces me të cilin ndërmarrjes së huaj gradualisht i zvogëlohet kontrolli mbi prone përmes kufizimeve të imponuara
Masat e atdhesimit janë:- bartja gradual e pronësisë në rezident- implikimi i rezidentit në nivelet më të larta të udhëheqjes- bartja e procesit të marrjes së vendimeve në rezident- prodhimi gjithnjë e më i madh i komponentëve në vend, duke eliminuar importin e tyre nga vendi amë i ndërmarrjes së huaj dhe- rregullimet specifike të eksportit me të cilat diktohet pjesëmarrja në këmbimin ndërkombëtar
Rekuizimi : paraqet marrjen e pasurisë të ndërmarrjeve të huaja nga ana e qeverisë pritëse apo ndonjë organ të cilin ajo e mbështetë (kryesisht pushteti ushtarak), si përgjigje për gjendjen e jashtëzakonshme
Qeveria me këtë rast premton se pasuria do t’i kthehet më vonë pronarit të huaj
Shitja e detyrueshme, është vendim i qeverisë pritëse, me të cilin i detyron ndërmarrjet e huaja që ta shesin pjesërisht apo tërësisht pasurinë e vet ndonjë organi qeveritar ose banoreve lokal
Rinegocimi i detyruar i kontratës, paraqet vendimin e qeverisë pritëse me të cilin e detyron ndërmarrjen e huaj që të pajtohet me ndryshimet në kontratë të lidhur më qeverinë
Anulimi i kontratës, paraqet ndërprerjen e njëanshme të kontratës nga ana e qeverisë pritëse
Format tjera te intervenimit të qeverisë e kanë formën e akteve ligjore apo dekreteve të aprovuara me qëllim të mbrojtjes së interesave të rëndësishme kombëtare
- Format e intervenimeve të tilla të qeverisë janë:1. Kontrolli i lëvizjes së kapitalit brenda dhe jashtë vendit dhe posedimi i mjeteve devizore 2. Kufizimet importuese 3. Kontrollimi i tregut4. Kontrolli i çmimeve
5. Kufizimet në lidhje me fuqinë punëtore
Rreziku politik dhe llojet e tij
Rreziku politik, zakonisht rezulton nga mosnjohja e:
- (jo)stabilitetit të sistemit politik të vendit në të ardhmen (a do të jenë edhe në të ardhmen kushtet e favorshme politike)
- politikës të cilën do ta udhëheqin qeveritë në të ardhmen
Llojet kryesore të rreziqeve politike janë:
1. Rreziku nga jostabiliteti i përgjithshëm
2. Rreziqet e pronësisë
3. Rreziku në afarizëm
4. Rreziku i transferimit
Revulicioni Agresioni nga jashtë Lufta qytetare Rënja e qeverisë
Eksproprijimi Nacionalizimi Rekuizimi Shitja e dhunshme Anulimi i kontratës
Kufizimet në import Pjesmarrja e obligueshme e
rezidentëve në pronësi Tatimet Kontrolli i çmimeve Diskriminimi i të huajve
Kufizimet e transferit të: Dividentës Kamatës Riatëdhesimin e kapitalit Kursi devizor.
I.Rreziku ngajostabiliteti politik
Gjendja kaotike
II.Rrezikui pronësisë
Rreziku tepëri lartë
III.Rreziku afarist
Efektet ePapranueshme
IV.Rrezikui transferit
Efektet epapranueshme
STOP
STOP
STOP
STOP
FAZA I
FAZA II
FAZA III
FAZA IV PO
PO
PO
PO
JO
JO
JO
JO
Hyrja ne tregun e huaj
Modeli për vlerësimin e rrezikut politik
Grupimi i tregjeve sipas shkalles së rrezikut politik
Për nga rreziku politik tregjet mund t’i grupojmë në:
1. Tregjet politikisht shumë të rrezikshme, të cilët duhet eliminuar nga interesimi për biznes ndërkombëtar
2. Tregjet politikisht të rrezikshme por jo në atë masë që menjëherë të eliminohen nga interesimi
3. Tregjet ku situata politike është në përmirësim e sipër
Përgjigjet e ndërmarrjes ndaj rreziqeve politike
Përgjigjet e ndërmarrjes ndaj rreziqeve politike të vendit pritës mund të jenë:1. Largimi i ndërmarrjes nga tregu i rrezikshëm2. Kontraktimi i mjedisit3. Të pranojë përzierjen e qeverisë pritëse në operacionet e biznesit të ndërmarrjes dhe përshtatjen e operacioneve të biznesit kërkesave të qeverisë së vendit pritës4. Sigurimi i ndërmarrjes nga rreziku politik tek ndërmarrjet e specializuara për sigurime
Sigurimi nga rreziku politik
Ndërmarrjet amerikane kanë mundësi të sigurohen nga rreziku politik (jokomercil) te agjencia e qeverisë amerikane për sigurimin e investimeve -OPIC (Overses Private Investment Corporation), e themeluar në vitin 1969 me seli në Uashington
Nga rreziku politik ndërmarrjet amerikane mund të sigurohen edhe te ndërmarrjet private për sigurim, prej të cilave më të rëndësishme janë AIG (Amërican International Group) dhe Lloyd’s në Londër