BIZNESI NDËRKOMBËTAR - Dr. Besim Beqaj (Sllajdet e ligjëratave)

36
BIZNESI NDËRKOMBËTAR Dr. Besim Beqaj Sllajdet e ligjëratave Fakulteti Ekonomik Universiteti i Prishtinës Fakulteti Ekonomik

Transcript of BIZNESI NDËRKOMBËTAR - Dr. Besim Beqaj (Sllajdet e ligjëratave)

Page 1: BIZNESI NDËRKOMBËTAR - Dr. Besim Beqaj (Sllajdet e ligjëratave)

BIZNESI NDËRKOMBËTAR Dr. Besim Beqaj

Sllajdet e ligjëratave

Fakulteti

Ekonomik

Universiteti i Prishtinës Fakulteti Ekonomik

Page 2: BIZNESI NDËRKOMBËTAR - Dr. Besim Beqaj (Sllajdet e ligjëratave)

| Dr. Besim Beqaj

2 BIZNESI NDËRKOMBËTAR

BIZNESI

NDËRKOMBËTAR

Nga:

Profesori i lëndës: Dr. Besim Beqaj ([email protected])

Asistenti i lëndës: Berat Rukiqi, Kandidat për PhD ([email protected])

Viti Akademik: 2014/15

Page 3: BIZNESI NDËRKOMBËTAR - Dr. Besim Beqaj (Sllajdet e ligjëratave)

| Dr. Besim Beqaj

3 BIZNESI NDËRKOMBËTAR

Kapitulli 1: “GLOBALIZIMI”

Çka është Globalizimi?

Globalizimi – proces me orientim për një ekonomi botërore më të integruar dhe më të

ndërvarur.

- Bota po lëviz nga ekonomitë e “vetëmjaftueshme” drejt një sistemi të integruar, ku

vendet janë shumë me të varura në raporte reciproke.

Dy kategoritë kryesore të globalizimit ekonomik:

a) Globalizimi i tregjeve,

b) Globalizimi i prodhimit.

Çka është globalizimi i tregjeve?

Tregjet individuale gradualisht po bashkohen në një “treg global”:

- Zvogëlimi i barrierave tregtare,

- Shijet dhe preferencat e konsumatorëve po marrin trajtën e një “norme globale”,

- Ndërmarrjet po promovojnë trendin e prodhimit të produkteve bazike, pothuajse

identike, anembanë globit.

Çka është globalizimi i prodhimit?

Ndërmarrjet janë vazhdimisht në hulumtim të mallërave dhe shërbimeve nga lokacione

të ndryshme anembanë globit, duke kapitalizuar ndryshimet në mes vendeve sa i përket

kostove dhe mundësive të faktorëve të prodhimit si: fuqia punëtore, kapitali, toka,

energjia etj.

Në këtë aspekt, ndërmarrjet vazhdimisht po:

- Zvogëlojnë kostot e prodhimit,

- Po rrisin cilësinë dhe funksionalitetin e prodhimit të tyre.

Pse na duhen organizatat globale?

Institucionet globale:

- Menaxhojnë dhe rregullojnë politikat e ndryshme që promovojnë tregtinë globale,

- Promovojnë negocimin dhe nënshkrimin e traktateve multilaterale që mëtojnë të

krijojnë një sistem të qëndrueshëm për qeverisjen e biznesit global.

GATT: Marrëveshja e Përgjithshme për Tregti dhe Tarifa,

OBT/ WTO: Organizata Botërore e Tregtisë,

FMN: Fondi Monetar Ndërkombëtar,

BB: Banka Botërore,

OECD,

G20.

Page 4: BIZNESI NDËRKOMBËTAR - Dr. Besim Beqaj (Sllajdet e ligjëratave)

| Dr. Besim Beqaj

4 BIZNESI NDËRKOMBËTAR

Kush janë shtytësit kryesorë të globalizimit?

Zvogëlimi i barrierave:

- Mesatarja e tarifave sot është 4%,

- Mejdis më miqësor për Investime të Huaja Direkte,

- Kostot e ulëta të prodhimit në vendet në zhvillim.

Ndryshimet teknologjike:

- Mikroprocesorët dhe telekomunikimet,

- Interneti dhe World Wide Web (www),

- Teknologjia e transportit.

Ulja e barrierave për tregti dhe investime

Tarifat Mesatare ndër vite në vendet e zhvilluara

Si ka ndryshuar outputi ekonomik global dhe tregtia botërore?

Ndryshimi demografik I GDP-së dhe Tregtisë Botërore ndër vite

Page 5: BIZNESI NDËRKOMBËTAR - Dr. Besim Beqaj (Sllajdet e ligjëratave)

| Dr. Besim Beqaj

5 BIZNESI NDËRKOMBËTAR

Si kanë ndryshuar Investimet e Huaja Direkte?

Përqindja e Totalit të Investimeve të Huaja Direkte 1980 - 2009

Si kanë ndryshuar Investimet e Huaja Direkte?

IHD: Periudha 1988 - 2010

Page 6: BIZNESI NDËRKOMBËTAR - Dr. Besim Beqaj (Sllajdet e ligjëratave)

| Dr. Besim Beqaj

6 BIZNESI NDËRKOMBËTAR

Çka është ndërmarrja multinacionale (shumëkombëshe)?

Multinational enterprise/ndërmarrja shumëkombëshe (MNE) - çdo biznes që ka

aktivitete produktive në dy apo më shumë vende.

Rritja e numrit të MNE - sidomos pas vitit 1961.

Ndryshimi i Rendit Botëror

Transformimi i ekonomive të ish vendeve komuniste në Evropë.

Gjithashtu, edhe Kina dhe Amerika Latine po lëvizin gradualisht drejt reformave të

rëndësishme ekonomike.

- Në Kinë Investimet e Huaja Direkte në vitin 1983 ishin 2 miliardë. Në vitin 2013 janë

mbi 130 miliardë IHD.

Si mund të potretizohet ekonomia botërore e shekullit XXI?

Bota po lëviz drejt në sistemi ekonomik global.

Globalizimi nuk është tërësisht i paevitueshëm: shenjat e tërheqjes së Rusisë nga

zbatimi i parimeve bazë të ideologjisë ekonomike liberale.

Globalizimi po sjell edhe rreziqe:

- Kriza ekonomike e Azisë Juglindore në vitet e 90’-ta

- Kriza e fundit e ekonomisë botërore e nisur në vitet 2007-2008.

A është ndërvarësia në ekonminë globale tërësisht pozitive?

Çka thonë përkrahësit e globalizimit:

Çmimet më të ulëta për mallëra dhe shërbime,

Rritje më e madhe ekonomike,

Të ardhura dhe vende pune më shumë për konsumatorët.

Çka thonë kritikët:

Humbja e vendeve të punës,

Degradimi i mjedisit,

Imperializmi kulturor i mediave, rrjeteve sociale dhe ndërmarrjeve

shumëkombëshe.

Ndikimi i globalizimit të menaxherët?

Menaxhimi I biznesit ndërkombëtar dallon prej menaxhimit të biznesit në tregun

vendor, për shkak të:

- Ndryshimeve mes vendeve,

- Barrierave të ndryshme tregtare,

- Diferencave kulturore,

- Intervenimeve të ndryshme qeveritare, rrezikut financiar dhe valutor.

Page 7: BIZNESI NDËRKOMBËTAR - Dr. Besim Beqaj (Sllajdet e ligjëratave)

| Dr. Besim Beqaj

7 BIZNESI NDËRKOMBËTAR

Kapitulli 2: “POLITIKAT EKONOMIKE DHE BIZNESI NDËRKOMBËTAR”

Si mund të përcaktohet atraktiviteti i një vendi nga menaxherët?

Atraktiviteti i përgjithshëm i një vendi për biznes dhe investime, përcaktohet duke

balancuar përfitimet, kostot dhe rreziqet e lidhura me mjedisin e të bërit biznes në atë

vend.

Në kushte të barabarta, atraktiviteti përcaktohet nga shkalla e demokracisë, shkalla e

sundimit të ligjit, shkalla e funksionimit të ekonomisë së tregut, shkalla e mbrojtjes së të

drejtave pronësore dhe kufizimi i korrupsionit.

Çka është politika ekonomike?

Politika ekonomike e një vendi – pasqyron ndërlidhjen e sistemit politik, ligjor dhe

ekonomik në një vend të caktuar.

- Këto sisteme bashkëveprojnë dhe ndikojnë njëra-tjetrën.

- Kanë ndikime në mirëqenien e një vendi.

Infrastruktura politike, ekonomike dhe ligjore ka influencë kryesore në vendimet që

merren nga menaxherët. Sistemi politik ka dy dimensione: shkallën e kolektivizmit në

shoqëri kundrejt shkallës së individualizmit, sidhe shkallën e demokracisë në shoqëri

kundrejt shkallës së totalitarizmit. Këto dimensione janë të ndërlidhura. Shoqëritë e

bazuara në kolektivizëm anojnë kah totalitarizmi, në anën tjetër sistemet që i japin vlerë

më të madhe individualizmit, anojnë kah demokracia.

Sido që të jetë, një hapësirë “e hirtë” (neutrale) ekziston mes këtyre dy dimensioneve;

është e mundshme të kemi shoqëri demokratike, por që ka një miks të kolektivizmit me

individualizmin. Ngjashëm është e mundshme të kemi shoqëri totalitare që nuk janë

kolektiviste.

Çka është sistemi politik?

Sistemi politik – sistem qeverisës në një vend.

Vlerësohet sipas:

- Shkallës që një vend e vendos për kolektivizmin në raport me individualizmin.

- Shkallës së demokracisë apo totalitarizmit.

Kolektivizmi: Thekson dominimin e qëllimeve grupore mbi ato individuale.

Individualizmi: Një individ duhet të ketë liri të plotë në qëllimet e veta politike dhe

ekonomike.

Demokracia: Qeverisja është e popullit dhe ushtrohet përmes të zgjedhurve të popullit.

Page 8: BIZNESI NDËRKOMBËTAR - Dr. Besim Beqaj (Sllajdet e ligjëratave)

| Dr. Besim Beqaj

8 BIZNESI NDËRKOMBËTAR

Totalitarizmi: Një person ose një parti politike qeverisë me të gjith aspektet e jetës

njerëzore dhe nuk lejon ekzistencën e asnjë grupi opozitar formal apo joformal.

Kolektivizmi i referohet sistemeve politike që theksojnë superioritetin e qëllimeve

kolektive mbi qëllimet individuale. Origjina e kolektivizmit na paraqitet te filozofi grek –

Platoni. Në kohët moderne, kolektivizmi ka një prezencë të dukshme në shoqëritë

socialiste. Në kolektivizëm, në përgjithësi, të drejtat individuale kufizohen në emër të

“të mirës kolektive të shoqërisë”.

Individualizmi është e kundërta e kolektivizmit dhe postulati themelor në këto shoqëri

është respektimi i lirive individuale politike dhe ekonomike dhe ndërtimi i shoqërisë

bazuar në këto liri.

Filozofia e individualizmit, i referohet faktit që individi duhet të ketë të drejta të plota në

realizimin e qëllimeve politike dhe ekonomike. Për më shumë, individualizmi nënkupton

sisteme politike demokratike dhe ekonomi të tregut të lirë.

Demokracia që fillimisht është praktikuar në shtet – qytetet e Greqisë antike, bazohet

në bindjet që qytetarët duhet të përfshihen direkt në vendimmarrje. Vendet me

demokraci moderne aplikojnë modelin e demokracisë përfaqësuese, në të cilën

qytetarët në baza periodike zgjedhin individët që i përfaqësojnë institucionalisht.

Totalitarizmi është formë e qeverisjes, në të cilën një person ose një parti politike e

vetme, ushtojnë pushtet absolut mbi të gjitha sferat e jetës humane. Çdo grup apo

veprim opozitar janë të ndaluara.

Çka është sistemi ekonomik?

Janë tri lloje të sistemeve ekonomike:

1. Ekonomitë e tregut – Të gjitha aktivitetet produktive janë në pronësi private dhe

tregu përcakton sasinë që duhet të prodhohet dhe shitet në treg përmes kërkesës

dhe ofertës.

2. Ekonomitë e centralizuara/komanduara – Qeveria planifikon se çka duhet të

prodhohet, për kë duhet të prodhohet, sasinë që duhet të prodhohet dhe me çfarë

çmimi mund të shitet ai produkt.

3. Ekonomitë mikse – Disa sektorë funksionojnë nën pronësi private dhe sipas

mekanizmave të ekonomisë së tregut, ndërsa disa sektorë tjerë kontrollohen

plotësisht dhe janë nën pronësi të mekanizmave shtetërorë.

Page 9: BIZNESI NDËRKOMBËTAR - Dr. Besim Beqaj (Sllajdet e ligjëratave)

| Dr. Besim Beqaj

9 BIZNESI NDËRKOMBËTAR

Çka është sistemi ligjor?

Sistemi ligjor – sistem që përfshinë ligjet dhe rregullativën që implementohen për të

rregulluar sjelljen e subjekteve të ndryshme në shoqëri.

- Ky sistem ndikohet nga lloji i sistemit politik.

Sistemi ligjor është i rëndësishëm për biznesin, për shkak se:

- Përcakton mënyrën e ekzekutimit të transaksioneve biznesore,

- Përcakton të drejtat dhe obligimet e palëve të përfshira në transaksion.

Sistemet ligjore janë sisteme të rregullave dhe ligjeve që rregullojnë sjelljen dhe

proceset, përmes implementimeve të ligjeve relevante për organizimin e një shoqërie.

Janë tri lloje të sistemeve ligjore:

1. Sistemi i bazuar në të drejtën zakonore – bazohet në tradita, precedente dhe

zakone. Në përgjithësi, dokumentet ligjore dhe procedurat nuk janë të organizuara

në detaje.

2. Sistemi i bazuar në të drejtën civile – bazohet në ligje të detajuara, të shkruara

qartë dhe të kodifikuara.

3. Sistemi i bazuar në të drejtën religjioze – bazohet në rregulla dhe mësime të

religjionit. Janë sisteme me rëndësi për biznesin ndërkombëtar, për shkak se një

pjesë e madhe e biznesit ndërkombëtar bëhet edhe në vendet që kanë këtë sistem.

Pronësia intelektuale dhe mbrojtja e saj?

Pronësia intelektuale – produkt që vjen si rezultat i aktiviteteve intelektuale. Kjo pronësi

mund të përdoret përmes përdorimit të:

- Patentave (mbrojnë inovacionet e ndryshme),

- Të drejtave të autorit (mbrojnë krijimtarinë e shkruar dhe artistike),

- Markave tregtare (mbrojnë identitetin korporativ dhe brendin e një ndërmarrje).

Politikat për sigurinë e produkteve

Vendosja e standardeve që duhet t’i përmbushë një produkt.

Këto politika shumë më fleksibile në vendet më të zhvilluara.

Page 10: BIZNESI NDËRKOMBËTAR - Dr. Besim Beqaj (Sllajdet e ligjëratave)

| Dr. Besim Beqaj

10 BIZNESI NDËRKOMBËTAR

Kapitulli 3: “POLITIKA EKONOMIKE DHE ZHVILLIMI EKONOMIK”

Çka e përcakton nivelin e zhvillimit ekonomik të një vendi?

GDP për kokë banori është treguesi kyq për mirëqenien ekonomike të një vendi.

- Japonia, Zvicra, Katari dhe SHBA-të kanë të ardhura të larta për kokë banori.

- Kina dhe India kanë GDP të lartë, por të ardhurat për kokë banori janë të ulëta.

Fituesi i çmimit Nobel, Amartya Sen, thotë që zhvillimi ekonomik duhet të shihet si një

proces i zgjerimit të lirive të njeriut.

- Largimi i pengesave kryesore për lirinë e njeriut: varfëria, tirania, dhuna etj.

- Prezenca e shërbimeve bazike shendetësore dhe edukative.

Fituesi i çmimit Nobel për ekonomi, Amartya Sen, në teorinë e tij për zhvillim social, ka

argumentuar që zhvillimi duhet të matet më pak me metoda që kanë kuptim material

siç është GDP, e më shumë me komponente si mundësitë e njerëzve për të zhvilluar

aftësitë e tyre dhe për të qenë të lumtur.

Sipas Sen-it, zhvillimi duhet të trajtohet si proces i zgjerimit të lirive të vërteta që

njerëzit i përjetojnë. Pra, zhvillimi kërkon që të largohen pengesat kryesore për lirinë e

njërëzve si: varfëria, tirania, represiviteti, qasja e mangët në shërbime publike etj.

Bazuar në idetë e këtij Nobelisti, Kombet e Bashkuara kanë zhvilluar Indeksin e Zhvillimit

Njerëzor:

Lindjet e suksesshme,

Niveli i të ardhurave në dispozicion për të jetuar,

Nivelit e ofrimit të edukimit.

Si mundet Politika Ekonomike të influencojë zhvillimin?

Inovacioni dhe ndërmarrësia janë motorët e rritjes ekonomike afatgjatë:

- Krijimi i produkteve te reja,

- Rritja e vendeve të punës,

- Aftësia konkuruese më e lartë

Parakushtet:

- Ekonomia e tregut,

- Mbrojtja e pronësisë intelektuale,

- Sundimi i ligjit.

Zhvillimi ekonomik i vendit është funksion i sistmeve politike dhe ekonomike.

Liria ekonomike e asocuar me ekonominë e tregut krijon stimulim për inovacion e

ndërmarrësi se sa ndonjë ekonomi mikse apo e planifikuar. Inovacioni dhe ndërmarrësia

Page 11: BIZNESI NDËRKOMBËTAR - Dr. Besim Beqaj (Sllajdet e ligjëratave)

| Dr. Besim Beqaj

11 BIZNESI NDËRKOMBËTAR

kërkojnë mbrojtje të fuqishme të të drejtave pronësore, sepse në të kundërtën bizneset

dhe individët do të ballafaqohen me rrezik që përpjekjet e tyre inovative do të

ekspropijohen, qoftë nga elemente kriminale, qoftë nga veprimet shtetërore.

Shumica e debateve në ekonomitë e zhvilluara e lidhin demokracinë përfaqësuese me

sistem të ekonomisë së tregut, me mbrojtje të fuqishme të të drejtave pronësore dhe

progres ekonomik. Bazuar në këtë, ne argumentojmë që demokracia funksionale është

pozitive për rritjen ekonomike.

Sa ndikon gjeografia në zhvillim ekonomik?

Vendet me pozicion me të mirë gjeografik kanë potencial më të lartë për angazhim në

tregti.

Jeffrey Sachs, ka studuar normat e rritjes ekonomike në vende të ndryshme mes viteve

1995 dhe 2000 dhe ka ardhë në këto përfundime:

Vendet kontinentale kanë pasur rritje më të ngadalshme ekonomike sesa vendet me

dalje në det;

Vendet me klimë tropikale kanë pasur rritje më të ngadalshme ekonomike sesa

vendet me klimë të moderuar.

Sa ndikon edukimi në zhvillim ekonomik?

Vendet me investime me të mëdha në edukim kanë rritje me të shpejtë ekonomike, pasi

që fuqia punëtore bëhët më produktive.

Vendet ne Azinë Juglindore kanë tejkalaur problemet me klimën dhe aspektet

gjeografike duke investuar në edukim.

- Indoenzia, Singapuri, Malejzia.

Si po ndryshon ekonomia politike në botë?

Trendi 1: Demokracia ka shpërndarje me të mëdha në botë në 30 vitet e fundit.

Dy trende janë evidente në fundin e viteve 80të dhe fillimin e viteve 90’-të:

Së pari, një valë e ndryshimeve demokratike u shpërnda në vende të ndryshme të botës;

Së dyti, qeveritë totalitare në shumë vende kolapsuan dhe u zevendësuan me qeveri më

demokratike që zakonisht ishin me të angazhuar për kapitalizëm të tregut të lirë. Këto

ndryshime ishin shumë dramatike në Evropën Lindore, ku kolapsi i komunizmit solli

përfundimin e Luftës të Ftohtë (Rënia e Murit të Berlinit) dhe rezultoi me

shkapërderdhjen e Bashkimit Sovjetik. Këto ndryshime ndodhen edhe në shumë vende

në Azi, afrikë, Amerikë Latine, duke krijuar kushte për më shumë demokraci dhe

ekonomi tregu.

Në shumicën e këtyre vendeve, shtetet shiten pronat shtetërore të investitorët privat

dhe në të njejtën kohë derregulluan sektorët ekonomikë shtetërorë të monopolizuar.

Page 12: BIZNESI NDËRKOMBËTAR - Dr. Besim Beqaj (Sllajdet e ligjëratave)

| Dr. Besim Beqaj

12 BIZNESI NDËRKOMBËTAR

Sa janë vendet e lira?

Liria politike në vitin 2012 (Gjelbër – të lira, portokall – pjesërisht të lira, kaltër – jo të lira

Si po ndryshon ekonomia politike në botë?

Trendi 2: Rritja e numrit të vendeve me ekonomi të tregut:

- Si rezultat i dështimit të ekonomive të komanduara.

Janë tri arsye për demokratizimin e shumë vendeve:

1. Shumë vend totalitare dështuan të shtrijnë progresin ekonomik të shtresa të mëdha

të popullsisë së vendeve të tyre;

2. Teknologjitë e reja të informacionit dhe komunikimit si: radiot me valë të shkurta,

televizioni satelitor, fax-i, si dhe Interneti, i dhanë fund mundësisës që shteti të

kontrollon cdo informacion për qytetarët dhe të ndalon qasjen në informacion të

pacenzuruar;

3. Progresi ekonomik i qerekut të fundit të shekullit të kaluar rezultoj me shfaqjen e një

klasë punëtore dhe klasë të mesme shumë më prosperuese, të cilët ishin shtytësit

kryesor të reformave.

Cila është natyra e transformimeve ekonomike?

Lëvizja drejt ekonomive të tregut përfshinë:

Derregullimet,

Privatizimet,

Sisteme ligjore me trajtim të barabartë për të gjithë dhe për të ruajtur konkurencën

e lirë.

Page 13: BIZNESI NDËRKOMBËTAR - Dr. Besim Beqaj (Sllajdet e ligjëratave)

| Dr. Besim Beqaj

13 BIZNESI NDËRKOMBËTAR

Arsyeshmëria e nënkuptueshme e transformimeve ekonomik është dështimi i

përgjithshëm i ekonomive mikse dhe centraliste për të ofruar zhvillim ekonomik të

qëndrueshëm, gjë që ishte arritur në vende me ekonomi tregu si: SHBA, Zvicra, Hong

Kongu dhe Taivani.

Implikimet e ndryshimeve në politikat ekonomike për menaxherët?

Rreziku i të bërit biznes në një vend është rezultat i:

1. Rrezikut politik,

2. Rrezikut ekonomik,

3. Rrezikut ligjor.

Rreziqet e të bërit biznes në shumë vende përcaktohen nga shkalla e:

a) Rrezikut politik – është mundësia që forcat politike do të sjellin ndryshime drastike

në politikat ekonomike, gjë që do të ndikonte negativisht në fitimet e kompanive

dhe operimet e tyre biznesore në shtete që sjellin ndryshime të tilla.

b) Rreziku ekonomik – lidhet me mundësinë që keqmenaxhimi i proceseve ekonomike

do të ndikojë negativisht në përformancën e biznesve (inflacioni, kurset e

këmbimeve jostabile etj).

c) Rreziku ligjor – lidhet me rrethanat kur në një shtet nuk garantohet respektimi i

kontratave nga partnerë të ndryshëm publik dhe privat.

Përcaktimi i atraktivitetit të një vendi për të bër biznes

Atraktiviteti i një vendi për të bërë biznes dhe investime të reja është rezultat i balancit

në mes përfitimeve dhe shkallës së rrezikut politik, ekonomik dhe ligjor.

Konteksti lokal dhe rajonal

Ku qëndron Kosova?

Kosova në aspektin konstitucional definohet si demokraci përfaqësuese me ekonomi të

tregut të lirë. Lufta e viteve 98’ dhe 99’ dhe okupimi i gjatë nga Serbia, bëri që

tranzicioni politik dhe ekonomik të zgjatë më shumë.

Në vitet e pasluftës, prioritet ishte rindërtimi i infrastrukturës bazë për zhvillim

ekonomik. Në përgjithësi, në 14 vitet e pasluftës, Kosova ka shënuar progres në shumë

fusha të ekonomisë, duke filluar me transformimine e pronës shoqërore dhe publike

dhe derregullimet e para, sidomos në sektorin e telekomunikacionit, sidhe ndërtimin e

infrastrukturës fizike dhe krijimit të parakushteve bazë për masovizim të edukimit të të

rinjëve. Mirëpo, ende mbesin shumë sfida, sidomos në mbrojtjen e të drejtave

pronësore, ofrimin e sigurisë juridike për investitorët, luftimin e korrupcionit, eliminimin

e burokracisë, ofrimin e edukimit për nevoja të tregut të punës etj.

Page 14: BIZNESI NDËRKOMBËTAR - Dr. Besim Beqaj (Sllajdet e ligjëratave)

| Dr. Besim Beqaj

14 BIZNESI NDËRKOMBËTAR

Kapitulli 4: “MJEDISI KULTUROR DHE BIZNESI NDËRKOMBËTAR”

Si ndikojnë ndryshimet kulturore në biznes ndërkombëtar?

Kultura ka rëndësi esenciale në biznes ndërkombëtar;

Menaxherët e biznesit ndërkombëtar duhet të mësohen të përshtaten në kultura të

ndryshme;

Menaxherët e biznesit ndërkombëtar mund të shërbejnë edhe si agjentë të

ndryshimeve kulturore.

Menaxherët duhet të ruajnë ndjeshmërinë në raport me percjelljen e trendeve në

kulturë, në mënyrë që të ruajnë efektivitetin në vendin e tyre të punës.

Çka është Kultura?

Kultura – është sistem i vlerave dhe normave të përbashkëta të një grupi njerëzish, të

cilat kur bashkohen e përbëjnë strukturën e mënyrës të të jetuarit, ku vlerat janë ide

abstrakte për të cilat grupi mendon që janë të mira, të drejta dhe të dëshirueshme,

ndërsa normat, janë rregulla dhe udhëzime shoqërore që përshkruajnë dhe përcaktojnë

sjelljet e ndryshme në situata të caktuara.

Lidhja mes kulturës, shoqërisë dhe shteteve?

Relacioni në mes shoqërive, kulturave dhe shteteve nuk është i drejtpërdrejtë.

Shtetet jane krijesa politike.

Mund të përfshijë më shumë se një kulturë.

Një kulturë mund të përmbajë vlerat dhe normat e shumë kombeve.

Çka e përcakton një kulturë?

Përcaktuesit e kulturës:

Religjioni,

Struktura shoqërore,

Gjuha,

Edukimi,

Filozofia Politike,

Filozofia ekonomike.

Struktura shoqërore

Struktura shoqërore – organizimi bazik i shoqërive.

Grupi është bashkim i dy apo më shumë personave të cilët ndajnë botëkuptimin e njejtë

mbi identitetin dhe të cilët bashkëveprojnë në mënyrë të strukturuar mbi bazat e

pritjeve për sjelljet e njëri-tjetrit.

Page 15: BIZNESI NDËRKOMBËTAR - Dr. Besim Beqaj (Sllajdet e ligjëratave)

| Dr. Besim Beqaj

15 BIZNESI NDËRKOMBËTAR

Individët janë të përfshirë në familje, grupe të punës, grupe shoqërore, grupe argëtuese

etj.

Çka është shtresimi shoqëror?

Të gjitha shoqëritë janë të shtresuara në baza hierarkike në kategori të ndryshme

shoqërore.

1. Mobiliteti shoqëror – shkalla deri në të cilën individët mund të lëvizin nga shtresa

shoqërore në të cilën janë të lindur.

2. Rëndësia e shtresave shoqërore në kontatktet biznesore – aspekti i vetëdijësimit mbi

organizimin e shoqërisë ka rëndësi kyqe për bizneset.

Si dallojnë sistemet religjioze dhe ato etike?

Religjioni – besimet dhe ritualet e përbashkëta të bazuara në tokën e shenjtë:

1. Islami,

2. Krishterimi,

3. Hinduizmi,

4. Budizmi,

5. Konfuqianizmi.

Sistemet etike – parime dhe vlera morale që përdoren për të rregulluar sjelljen në

shoqëri.

Shpërndarja e religjioneve

World Religions

Page 16: BIZNESI NDËRKOMBËTAR - Dr. Besim Beqaj (Sllajdet e ligjëratave)

| Dr. Besim Beqaj

16 BIZNESI NDËRKOMBËTAR

Cili është roli i gjuhës në kulturë?

Gjuha e folur dhe ajo jo-efolur (mimikat, gjestet me duar etj) - si mënyra të komunikimit.

Gjuha kineze është gjuha amëtare e numrit me të madh të njerëzve në botë.

Gjuha angleze është gjuha më e folur dhe më përhapur në botë dhe gjithnjë e më shumë

po bëhet gjuhë e biznesit ndërkombëtar.

Por, njohja e gjuhës lokale në shumë raste është kritike në raport me të bërit biznes në

atë vend – dështimi në komunikim nëse nuk kuptohet gjuha lokale.

Roli i edukimit në kulturë?

Edukimi përcakton aftësinë konkurruese të vendit.

Shembull: Japonia.

Si ndikon Kultura në biznes?

Dimensionet e kulturës nga hofstede:

1. Distanca e pushtetit,

2. Shmangja e pasigurisë,

3. Individualizmi kundrejt kolektivizmit,

4. Maskuliniteti kundrejt feminitetit.

Si ndikon Kultura në biznes?

Page 17: BIZNESI NDËRKOMBËTAR - Dr. Besim Beqaj (Sllajdet e ligjëratave)

| Dr. Besim Beqaj

17 BIZNESI NDËRKOMBËTAR

Kultura dhe biznesi?

Hofstede së voni ka zgjeruar dimensionet për dinamizmin konfucian apo orientimin

afatgjatë që ka të bëjë me sjelljen në raport më kohën, renditjen sipas statusit, ruajtjen

e fytyrës, respektin për traditën dhe reciprocitetin në dhurata dhe favore.

- Japonia, Hong Kongu dhe Tajlanda janë me më së shumti pikë në këtë dimension,

ndërsa SHBA dhe Kanada më së paku.

Kultura dhe biznesi ndërkombëtar?

1. Është me rëndësi që kompanitë të ndërtojnë sisteme arsimimi mbi kulturën.

2. Ka një lidhje mes kulturës dhe aftësisë konkuruese të vendit

Page 18: BIZNESI NDËRKOMBËTAR - Dr. Besim Beqaj (Sllajdet e ligjëratave)

| Dr. Besim Beqaj

18 BIZNESI NDËRKOMBËTAR

Kapitulli 5: “TEORIA E TREGTISË NDËRKOMBËTARE”

Pse përfitojmë nga tregtia e lirë?

Tregtia e lirë nënkupton mosndërhyrjen e qeverisë me barriera tarifore – tarifa dhe

kuota – në lëvizjen e lirë të mallërave dhe shërbimeve.

Teoria e tregtisë ndërkombëtare na jep arysen pse ka përfitime për vendin nga

angazhimi në tregti ndërkombëtare.

Pse kemi përfitime nga tregtia e lirë?

Tregtia ndërkombëtare lejon vendin:

- Të specializohet në prodhim dhe eksportim të produkeve që mund të prodhohen në

mënyrë më efiçiente,

- Importojë produkte dhe shërbime që në vende tjera mund të prodhohen në mënyrë

më efiçiente,

- Kufizimet në importe mund të sjellin përfitime për prodhuesit, por jo për

konsumatorët.

Çka është merkantilizmi?

Merkantilizmi (mesi i shekullit XVI) sugjeron që është në interesin më të mirë të çdo

vendi të mbajë suficitin tregtar, pra të eksportojë më shumë sesa të importojë, duke

avokuar ndërhyrjen qeveritare për të siguruar këtë suficit.

Merkantilizmi e sheh tregtinë si një lojë ku vetëm njëra palë fiton.

Merkantilizëm si filozofi ekonomike: shekulli i XVII dhe XVIII.

Merkantilist – tregtarë, bankerë, zyrtarë qeveritarë, filozofë).

Merkantilizmi: një vend bëhet i pasur dhe i fuqishëm nëse eksporton më tepër se sa që

importon.

Teprica do të shndërrohej në metale të çmuara: ari dhe argjent;

- Pasuria e vendit përllogaritej në bazë të sasisë së metaleve të çmuara që ai vend

posedon.

Qeveria të bëjë çfarë është e mundur të stimulojë eksportin dhe të kufizojë importin.

Teoria e avantazhit absolut?

Adam Smith (1776), argumenton që një vend ka avantazh absoulut në prodhimin e një

produkti, nëse mund të prodhojë atë produkt në mënyrë më efiçiente sesa vendet tjera

që prodhojnë të njëjtin produkt.

Page 19: BIZNESI NDËRKOMBËTAR - Dr. Besim Beqaj (Sllajdet e ligjëratave)

| Dr. Besim Beqaj

19 BIZNESI NDËRKOMBËTAR

Vendet duhet të specializohen në prodhimin e mallërave në të cilat kanë avanatazh

absolut, ndërsa për mallërat që nuk kanë avanatazh absolut, duhet t’i importojnë nga

vendet tjera.

Përse vendet këmbejnë?

Një shpjegim për këtë është dhënë nga Adam Smithi në Teorinë e Përparësive Absolute;

Adam Smith (Wealth of Nations, 1776): Nëse një vend ka përparësi absolute në

prodhimin e një produkti, kjo do të thotë se ky vend është prodhuesi më efiçient i atij

produkti;

Nëse të gjitha vendet shrytëzojnë të njëjtat inpute në procesin e prodhimit, atëherë ky

vend është në gjendje të prodhojë produkte më shumë, me kualitet më të lartë se sa të

gjitha vendet tjera.

Parimi i Përparësisë Absolute: Nëse secili vend koncentrohet në prodhimin e asaj që e

bën më së miri, dhe specializohen në prodhimin e këtyre të mirave, atëherë këto vende

mund të këmbejnë në mes veti dhe do të përfundonin me më shumë të të dyja

produkteve se nëse do t’i prodhonin vet; Pasi që bota i shrytëzon resurset në mënyrë

efiçiente, si rezultat i specializimit, shënohet rritje në konsumin dhe prodhimin e

përgjithshëm; Konsumatorët në të dyja vendet përfitojnë pasi që do të blejnë produkte

të prodhuara nga prodhuesi më efiçient.

Teoria e avantazhit krahasues të Rikardos?

Rikardo shpjegon se çka ndodhë në rastin kur një vend ka avantazh absolut në

prodhimin e të gjitha produkteve.

Teoria e avantazhit krahasues, tregon që një vend duhet të prodhojë vetëm ato

produkte që mund të prodhohen me efiçiencë më të lartë sesa vendet tjera, ndërsa ato

që prodhohen më efiçiencë më të ulët, duhet të importohen.

Sipas kësaj teorie, tregtia është lojë me rezultate pozitive për të gjithë.

Rikardo – “Principles of Political Economy” (1817).

Edhe nëse një vend është më pak efiçient se (ose ka disavantazh absolut krahasuar me)

një vend tjetër në prodhimin e të dyja të mirave (produkteve), edhe më tutje ekziston

baza për tregti/këmbim me përfitime të dyanshme. Vendi i parë duhet të specializohet

në prodhimin dhe eksportimin e produktit në të cilin ka disavantazh absolut më të vogël

(në këtë të mirë vendi ka përparësi krahasuese) dhe të importojë të mirën në të cilën

disavantazhi absolut është më i madh (në këtë të mirë vendi ka disavantazh krahasues);

Është një ndër ligjet më të qëndrueshme dhe më pak të kontestuara në ekonomi.

Page 20: BIZNESI NDËRKOMBËTAR - Dr. Besim Beqaj (Sllajdet e ligjëratave)

| Dr. Besim Beqaj

20 BIZNESI NDËRKOMBËTAR

Teoria e Hecscher - Ohlinit

Eli Heckscher (1919) dhe Bertil Ohlin (1933) – avantazhi krahasues i vendeve

përcaktohet nga ndryshimet në kushtet e faktorëve të prodhimit.

Sa më shumë sasi të një faktori të prodhimit edhe avantazhi më i lartë, për shkak se

kostoja e faktorit të prodhimit është më e ulët.

Hecscher - Ohlini parashikuan që:

- Eksportojnë mallërat që kanë përdorim intenziv të faktorëve të prodhimit;

- Importojnë mallërat që nuk mund të prodhohen në vend për shkak të mungesës së

faktorëve të prodhimit.

Smithi dhe Rikardo nuk e thonë troç se çfarë janë burimet e përparësive krahasuese.

Heckscher dhe Ohlin janë të parët që e definojnë së cilat janë burimet e përparësive

krahasuese:

- Zotërimi relativ i faktorëve përcakton se cilat do të jenë përparësitë krahasuese të

një vendi.

Faktorët: Puna dhe kapitali.

Teoria e Ciklit Jetësor të Produktit

Sipas teorisë së Ciklit Jetësor të Produktit, në fazat e maturimit të produktit, edhe

lokacioni i prodhimit edhe i shitjes së produktit do të ndryshojë dhe do të ketë impakte

që do të ndikojnë rrjedhën e tregtisë. Kjo teori është zhvilluar nga Rajmond Vernon.

Globalizimi dhe integrimi i ekonomisë botërore e ka bërë këtë teori më pak valide në

ditët e sotme.

Teoria është etnocentrike.

Prodhimi sot është i shpërndarë globalisht.

Produktet shfaqen në shumë tregje në kohë të njejtë.

Teoria e re e tregtisë

Teoria e re e tregtisë sugjeron që aftësia e ndërmarrjeve për të përfituar nga ekonomitë

e shkallës (Ekonomitë e shkallës janë faktorët që bëjnë që kostoja mesatare e prodhimit

të një produkti të ulet me rritjen e volumit të prodhimit të tij), ka implikime të

rëndësishme për tregtinë ndërkombëtare.

Vendet mund të specializohen në prodhimin dhe eksportin e produkteve të caktuara,

për shkak se tregu botëror në industri të caktuara mund të përballojë vetëm një numër

të vogël të ndërmarrjeve.

Paul Krugman ka fituar çmimin Nobel me punën që ka bërë rreth kësaj teorie.

Page 21: BIZNESI NDËRKOMBËTAR - Dr. Besim Beqaj (Sllajdet e ligjëratave)

| Dr. Besim Beqaj

21 BIZNESI NDËRKOMBËTAR

Cilat janë implikimet e kësaj teorie për tregtinë botërore?

Vendet mund të përfitojnë nga tregtia edhe nëse nuk ndryshojnë sa u përket kushteve

të resurseve dhe atyre teknologjike.

Një vend mund të eksportojë një produkt thjesht nëse ka fat të mjaftueshëm që një

ndërmarrje apo disa ndërmarrje janë ta parat në prodhimin dhe eksportimin e një

produkti.

Qeveritë duhet të marrin parasysh rëndësinë e politikave strategjike të tregtisë që

inkurajojnë dhe mbrojnë ndërmarrjet dhe industritë, ku përparësia e hyrjes në treg i pari

dhe ekonomitë e shkallës janë të rëndësishme.

Michael Porter: Diamanti i Përparësive Konkurruese

Michael Porter (1990) është munduar të shpjegojë pse një vend mund të këtë përparësi

konkurruese në industri të caktuara.

Porteri identifikoi katër grupe faktorësh që e ndikojnë aftësinë konkurruese:

1. Gjendja e faktorëve,

2. Kushtet e kërkesës,

3. Industritë e lidhura dhe përkrahëse,

4. Strategjia, rivaliteti dhe struktura e ndërmarrjes.

Implikimet e teorisë në menaxhimin e biznesit ndërkombëtar?

1. Implikimet për lokacionin,

2. Implikimet për lojatarin e parë në treg,

3. Implikmet për politikat.

Page 22: BIZNESI NDËRKOMBËTAR - Dr. Besim Beqaj (Sllajdet e ligjëratave)

| Dr. Besim Beqaj

22 BIZNESI NDËRKOMBËTAR

Kapitulli 6: “POLITIKA EKONOMIKE E TREGTISË NDËRKOMBËTARE”

Tregtia e Lirë

Tregtia e lirë – tregti pa intervenime të qeverisë në treg,

Shpeshherë intervenime në emër të mbrojtjes së industrisë vendore,

Në disa raste intervenimet bëhen për interesa politike.

Si intervenojnë qeveritë në treg?

Tarifat,

Kuotat,

Subvencionet,

Kufizimet vullnetare në import,

Kërkesa për përshtatje të produktit,

Masat Anti-dumping,

Procedurat burokratike.

Koncepti mbi tarifat:

- Tarifat mbi importet dhe tarifat mbi eksportet,

- Sipas qëllimit: tarifat mbrojtëse (vetëm në importe) dhe tarifat për gjenerimin e të

hyrave (në importe dhe eksporte).

Subvencionet:

- Format: huazime në kesh, kredi me kushte të volitshme; lirim nga tatimet,

pjesëmarrja e qeverisë në kapitalin e firmës.

Qëllimet:

1. Kompanitë e vendit të jenë konkurrentë me kompanitë importuese, dhe

2. Depërtimi në tregjet e eksportit.

Politika Tregtare Strategjike:

- Subvencionet kanal për të përfituar nga first-mover advantage – depërtuesi i parë në

një treg.

- Kuotat – kufizime sasiore në importe.

Kuotat administrohen përmes licencave për importe.

Pse intervenojnë qeveritë?

- Argumentet politike,

- Argumentet ekonomike.

Page 23: BIZNESI NDËRKOMBËTAR - Dr. Besim Beqaj (Sllajdet e ligjëratave)

| Dr. Besim Beqaj

23 BIZNESI NDËRKOMBËTAR

Argumentet politike?

1. Mbrojtja e vendeve të punës,

2. Mbrojtja e konkurrencës në treg,

3. Siguria kombëtare,

4. Mbrojtja e konsumatorit,

5. Politika e jashtme,

6. Mbrojtja e ambientit.

Argumentet ekonomike?

1. Mbrojtja e industrive foshnjore,

2. Politika strategjike e tregtise.

Sistemi aktual i tregtisë botërore

OBT pasardhëse e GATS,

OBT: GATT, GATS, Mbrojtja e investimeve dhe mbrojtja e pronësisë intelektuale.

E ardhmja e OBT?

Problemet me pronësine intelektuale,

Liberalizimi i tarifave në bujqësi,

Roli i vendeve në zhvillim,

Rritja e politikave anti-dumping.

Page 24: BIZNESI NDËRKOMBËTAR - Dr. Besim Beqaj (Sllajdet e ligjëratave)

| Dr. Besim Beqaj

24 BIZNESI NDËRKOMBËTAR

Kapitulli 7: “INVESTIMET E HUAJA DIREKTE”

Çka janë IHD-të?

IHD – investim direkt në një vend tjetër për të prodhuar dhe tregtuar.

Ndërmarrjet përmes IHD-ve bëhen ndërmarrje shumëkombëshe.

IHD-të janë në formë të:

- Investimeve greenfield,

- Blerja e ndermarrjeve ekzistuese.

Sot, më shumë kemi blerje të ndërmarrjeve ekzistuese sesa investime greenfield.

Pse firmat preferojnë më shumë blerjen e ndërmarrjeve ekzistuese sesa investimet greenfield

Arsyet për blerje të ndërmarrjeve ekzistuese:

- Blerjet bëhen më shpejtë sesa investimet nga fillimi,

- Rreziku më i vogël,

- Efiçiencë më e madhe nga transferi i teknologjisë, kapitalit dhe aftësive

menaxheriale.

Lëvizjet e IHD-ve

Investimet e Huaja Direkte që dalin nga vendi,

Investimet e Huaja Direkte që hyjnë në vend.

Stoku i IHD-ve: Totali i kapitalit të huaj të mbledhur nga Investimet e Huaja Direkte

brenda një periudhe të caktuar kohore.

IHD-të që dalin nga vendet e ndryshme 1982-2010 ($ billions)

Page 25: BIZNESI NDËRKOMBËTAR - Dr. Besim Beqaj (Sllajdet e ligjëratave)

| Dr. Besim Beqaj

25 BIZNESI NDËRKOMBËTAR

Hyrjet e Investimeve të Huaja Direkte në regjione të ndryshme 1995-2010 ($ billion)

Rritja e IHD-ve si rezultat i:

- Uljes së barrierave proteksioniste,

- Ndryshimet politike dhe ekonomike, sidomos në shtetet në tranzicion,

- Rritja e marrëvshjeve bilaterale për mbrojtje të investimeve,

- Globalizimi i ekonomisë botërore.

Burimi i IHD-ve

Daljet e Investimeve të Huaja nga vende të ndryshme 1998-2010 ($ billions)

Page 26: BIZNESI NDËRKOMBËTAR - Dr. Besim Beqaj (Sllajdet e ligjëratave)

| Dr. Besim Beqaj

26 BIZNESI NDËRKOMBËTAR

Pse firmat investojnë?

Pyetja: Pse firmat investojnë e nuk bëjnë eksport apo licencim?

1. Eksporti – prodhimi i mallërave dhe shitja e tyre jashtë kufijve shtetërorë,

2. Licencimi – Dhënia e të drejtave një ndermarrje të huaj për të prodhuar mallëra të

caktuara apo ofrim të shërbimeve të caktuara.

Teoria e ndërkombëtarizimit

Knickerbocker – Lëvizjet e IHD-ve si vendim strategjik si rrjedhojë e rivalitetit mes

ndërmarrjeve në tregun global.

Vernon – Ndërmarrjet marrin vendime për IHD në faza të caktuara të ciklit jetësor të

produktit.

Paradigma heterogjene e Dunning-ut – është me rëndësi të konsiderohen.

- Avantazhi specifik i lokacionit – shfrytëzimi i avantazheve të caktuara që mund të

ekzistojnë në vende të caktuara.

- Eksternalitetet - bartjet e diturisë që ndodhin kur kompani të industrisë së njëjtë

vendosen në vendin e njëjtë.

Qasjet teorike për IHD-të?

Qasja radikale – korporata shumëkombëshe janë krijesa dhe instrumente të

imperializmit.

Qasja e tregut të lirë – prodhimi ndërkombëtar duhet të shpërndahet në vende të

ndryshme në bazë të avantazhit krahasues.

Nacionalizmi pragmatik – IHD-të sjellin përfitime, por edhe pasoja negative në vende të

ndryshme.

Çfarë domethënie kanë investimet për vendin pritës të investimeve?

Përfitimet:

1. Efektet e transferit të resurseve,

2. Efektet në punësim,

3. Efektet në bilancin e pagesave,

4. Efektet në aftësinë konkurruese dhe rritje ekonomike.

Kostot:

1. Efektet në konkurrencën brenda vendit,

2. Efektet në bilancin e pagesave,

3. Efektet në sovranitetin kombëtar.

Page 27: BIZNESI NDËRKOMBËTAR - Dr. Besim Beqaj (Sllajdet e ligjëratave)

| Dr. Besim Beqaj

27 BIZNESI NDËRKOMBËTAR

IHD-të dhe vendi i origjinës?

Përfitimet:

- Tregjet,

- Kapitali,

- Njohuritë,

- Efektet në GNP.

Negative:

- Humbja e dominimit teknologjik,

- Papunësia.

Si ndikojnë qeveritë në lëvizjen e IHD-ve?

Qeveritë mund të nxisin daljen e investimeve,

Qeveritë mund të kufizojnë daljen e investimeve,

Qeveritë mund të nxisin hyrjen e IHD-ve në vend,

Qeveritë mund të kufizojnë hyrjen e IHD-ve në vend.

Implikimet e IHD-ve për menaxherët

Korniza për marrje te vendimit

Page 28: BIZNESI NDËRKOMBËTAR - Dr. Besim Beqaj (Sllajdet e ligjëratave)

| Dr. Besim Beqaj

28 BIZNESI NDËRKOMBËTAR

Kapitulli 8: “INTEGTIMI EKONOMIK RAJONAL”

Çka është integrimi ekonomik rajonal?

Integrimi ekonomik rajonal – marrëveshjet për eliminimin e pengesave të caktuara për

tregti dhe investime në rajone të caktuara gjeografike.

Nivelet e integrimit ekonomik rajonal

1. Zona e Tregtise së Lirë,

2. Bashkimi Doganor,

3. Tregu i Përbashkët,

4. Bashkimi Ekonomik,

5. Bashkimi Politik.

Nivelet e Integrimit ekonomik

Pse vendet integrojnë ekonomitë e tyre?

Përfitimet nga tregtia e lirë,

Raportet politike,

Paqja,

Fuqia Politike.

Page 29: BIZNESI NDËRKOMBËTAR - Dr. Besim Beqaj (Sllajdet e ligjëratave)

| Dr. Besim Beqaj

29 BIZNESI NDËRKOMBËTAR

Limitet e integrimit ekonomik

- Nëse jo tërë vendi përfiton nga integrimi ekonomik,

- Humbja e sovranitetit nacional,

- Vendi përfiton, nëse krijimi i tregtisë tejkalon devijimin e tregtisë.

Integrimi ekonomik në Evropë?

1. Bashkimi Evropian,

2. EFTA.

Integrimi ekonomik në Evropë?

Çka është Bashkimi Evropian?

28 anëtarë,

Institucionet: Komisioni Evropian, Këshilli Evropian, Parlamenti Evropian, Gjykata

Evropiane e Drejtësisë.

Statusi i integrimeve ekonomike në Amerikë?

NAFTA,

Mercosur.

Page 30: BIZNESI NDËRKOMBËTAR - Dr. Besim Beqaj (Sllajdet e ligjëratave)

| Dr. Besim Beqaj

30 BIZNESI NDËRKOMBËTAR

Kapitulli 9 dhe 10: “TREGU I KËMBIMEVE VALUTORE” & “SISTEMI MONETAR NDËRKOMBËTAR”

Çka është tregu i këmbimeve valutore

Tregu i këmbimeve valutore:

1. Përdoret për të konvertuar një valutë të një vendi në një valutë të një vendi tjetër.

2. Ofron një siguri kundrejt rrezikut të këmbimeve valutore - rreziku nga ndryshimet e

paparashikuara në vlerat e valutave.

Norma e këmbimit valutor është një normë (çmim) me të cilën një valutë konvertohet

në një valutë tjetër. Ndodhitë në tregun valutor ndikojnë kostot, fitimet dhe strategjitë e

ndërmarrjeve në biznes ndërkombëtar.

Pse e përdorin tregun e këmbimeve valutore ndërmarrjet ndërkombëtare?

Bëjnë pagesa të eksporteve/importeve,

Pranojnë pagesa për Investimet e Huaja Direkte,

Investojnë në tregjet valutore.

Çka duhet të konsiderojnë menaxherët në raport me tregun e këmbimeve valutore?

Janë tri lloje të rreziqeve që sjell tregu i këmbimeve valutore:

1. Rreziku i transaksioneve – Rreziku nga fluktacionet/ndryshimet në vlerat e valutave

të ndryshme.

2. Rreziku i përkthimit – Ndikimi nga regjistrimet e ndryshme në pasqyrat financiare në

vende të ndryshme.

3. Rreziku ekonomik - Rreziku nga preventimi i zgjerimit ndërkombëtar të

ndërmarrjeve për shkak të ndryshimeve në kurset valutore.

Sistemi Monetar Ndërkombëtar – Standardi i arit

Standardi i arit, paraqet standardin në të cilin vlera e valutave ka qenë e lidhur me arin.

Përmes arit, është garantuar edhe konvertibiliteti i valutave.

Ky standard, ka qenë valid nga viti 1870, deri në vitin 1914.

Shumë vende kanë financuar nevojat e veta në Luftën e I-rë Botërore, duke shtypur para

dhe duke shkaktuar hiperinflacion.

Njerëzit humbën besimin në këtë sistem.

Në vitin 1939, ky sistem mori fund.

Page 31: BIZNESI NDËRKOMBËTAR - Dr. Besim Beqaj (Sllajdet e ligjëratave)

| Dr. Besim Beqaj

31 BIZNESI NDËRKOMBËTAR

Sistemi Monetar Ndërkombëtar - Sistemi i Bretton Woods

Në vitin 1944, marrëveshje e re për Sistemin Monetar Ndërkombëtar.

Marrëveshja e re:

- Norma fikse të këmbimit,

- Valutat të lidhura me arin, por vetëm dollari direkt i konvertueshëm në ari,

- Krijimi i FMN-së dhe Bankës Botërore.

Cili është Sistemi Monetar Ndërkombëtar sot – Roli i FMN - së në ditët e sotme

FMN, foksin e ka në dhënien e huave për vendet që janë në krizë financiare:

- Krizat valutore,

- Krizat e bankave,

- Krizat financiare.

Sot, kemi dominim të kurseve të ndryshueshme valutore dhe Sistemi Monetar

Ndërkombëtar bazohet në dollar.

Roli i FMN-së në Kosovë?

Page 32: BIZNESI NDËRKOMBËTAR - Dr. Besim Beqaj (Sllajdet e ligjëratave)

| Dr. Besim Beqaj

32 BIZNESI NDËRKOMBËTAR

Kapitulli 11: “HYRJA DHE ZGJERIMI”

Menaxhimi ndërkombëtar

Menaxherët ndërkombëtar janë:

- Aktiv,

- Agresiv,

- Të orientuar vazhdimisht drejt tregut ndërkombëtar.

Operacionet fillestare të biznesit ndërkombëtar

Operacionet fillestare: eksport importi, licencat, franshizat.

Operacionet e avancuara: korporatat multinacionale, IDH, investimet portofol, transferi

i teknologjisë, Joint venture.

Tregtia me kompensim (Countertrade) ka karaktristika të operacioneve fillestare dhe të

avancuara.

Roli i drejtimit në ndërkombëtarizimin e firmës:

Drejtuesit pasiv dhe ata aktiv: Marrja e vendimeve (llojet e vendimeve) dhe natyra e

tyre, marketingu në biznesin ndërkombëtar.

- Orientimi në punët rutinore të biznesit.

Faktorët shtytës: Udhëtimet jashtë vendit, informacioni, menaxherët që kanë jetuar

jashtë vendit (diaspora shqiptare në privatizim), drejtuesit ose nëpunësit e rinj etj.

Ndërmjetësit ndërkombëtar:

1. Kompanitë e manaxhimit të eksportit:

kompanitë e manaxhimit si agjentë (në emër të huaj),

kompanitë e manaxhimit si shpërndarës (në emër të vet për llogari të dikujt),

kompensimi i kompanive të manaxhimit të eksportit,

konfliktet midis kompanive të manaxhimit të eksportit.

2. Kompanitë tregtare të eksportit:

Sogoshosha japoneze, Mitsubishi, Mitsui etj.

Motivet për hyrje në tregjet ndërkombëtare

Motivet Proaktive:

- Profiti,

- Produktet Unike,

- Avantazhi teknologjik,

- Informacioni ekskluziv,

- Përfitimet nga taksat,

- Ekonomitë e shkallës.

Page 33: BIZNESI NDËRKOMBËTAR - Dr. Besim Beqaj (Sllajdet e ligjëratave)

| Dr. Besim Beqaj

33 BIZNESI NDËRKOMBËTAR

Motivet Reaktive:

- Presionet e konkurrencës,

- Mbiprodhimi,

- Mbikapaciteti,

- Ngopja e tregut,

- Qasja në porte dhe rrugë të rëndësishme.

Faktorët kryesorë të suksesit në biznes ndërkombëtar

1. Efiçienca,

2. Efektiviteti,

3. Fuqia për të konkurruar.

Strategjitë e hyrjes në biznes ndërkombëtar

1. Eksporti,

2. Importi,

3. Licencimi,

4. Franshiza,

5. Investimet e Huaja Direkte,

6. Bashkëpunimet në mes ndërmarrjeve.

Eksporti dhe importi

Eksporti dhe importi realizohet në dy forma:

a) Direkte,

b) Indirekte.

Vendimi për formën e realizimit të njërës nga format, merret në bazë të Teorisë së

Kostos së Transaksionit.

Ndërmjetësit ndërkombëtar

Importuesit dhe eksportuesit përdorin ndërmjetësit për asistencë në:

- Dokumentim,

- Financim,

- Transportim,

- Identifikim të partnerëve,

- Kontaktet biznesore.

Page 34: BIZNESI NDËRKOMBËTAR - Dr. Besim Beqaj (Sllajdet e ligjëratave)

| Dr. Besim Beqaj

34 BIZNESI NDËRKOMBËTAR

Ndërmarrjet e menaxhimit të eksportit

Ndërmarrjet e menaxhimit të eksportit veprojnë si:

- Agjentë,

- Distributorë.

Ndërmarrjet tregtare

Ndërmarrjet tregtare kryejnë operacione të ndryshme për importuesit dhe eksportuesit

Sogashoshat Japoneze janë ndërmarrjet tregtare prej më të fuqishmeve në botë.

Lehtësuesit ndërkombëtar

Lehtësuesit ndahen në privat dhe publik:

Privat:

- Bankat,

- Ndërmarrjet e kontabilitetit,

- Ndërmarrjet që merren me konsulencë.

Publik:

- Departmentet komerciale,

- Odat Ekonomike,

- Institucionet edukuese.

Lehtësuesit ndërkombëtar:

- Ndihma e procesit përmes njohurive, informacionit dhe pa marrë pjesë në

transaksion,

- Shpërndarësit,

- Bankat dhe firmat tjera të shërbimit,

- Odat ekonomike dhe shoqatat tjera,

- Linjat shtetërore,

- Koheve të fundit edhe universistete me programe të ndryeshme për konsulta dhe

projekte.

Operacionet e avancuara të biznesit ndërkombëtar

Korporatat shumëkombëshe (multinacionale):

- Kuptimi i korporatave shumëkombëshe;

Nga 25, 12 janë në SHBA, 9 në Evropë, 4 në Japoni.

Investimet e drejtpërdrejta të huaja:

- Faktorët kryesor të IDH-ve.

Efektet e IDH-ve në vendin pritës:

- Ndikimet e IDH-ve në vendin pritës.

Page 35: BIZNESI NDËRKOMBËTAR - Dr. Besim Beqaj (Sllajdet e ligjëratave)

| Dr. Besim Beqaj

35 BIZNESI NDËRKOMBËTAR

Efektet e IDH-ve në vendin e origjinës (investitori):

- Rritja ekonomike,

- Zgjerim tregjesh,

- Qëllime tjera politike,

- Ndikim negativ ka në punësim.

Menaxhimi i lidhjeve dhe lidhja me subjektet tjera.

Mënyrat e operimit të korporatave shumëkëmbëshe:

- Pronësia e plotë e huaj,

- Ndërmarrjet e përbashkëta - joint venture,

- Përcaktimi i ndërmarrjeve të përbashkëta,

- Legjislacioni dhe kuadri shtetëror,

- Nevojat e njerit për shprehitë dhe përvojen e tjetrit,

- Nevojat e njerit për kapitalet dhe atributet e tjetrit.

Përparësitë e ndërmarrjeve të përbashkëta,

Mangësitë e ndërmarrjeve të përbashkëta (konflikte interesash, sasia e fitimit, zbulimi

i informacionit etj),

Kompromisi,

Kontrata e drejtimit (kontrata manaxhimi).

Transferimi i teknologjisë:

- Transferim sistematik i njohurive për prodhimin e produktit, aplikim i proceseve ose

ekzekutim i shërbimeve.

Bazat e transferit të teknologjisë:

- Disponimi i teknologjisë së përshtatshme,

- Kushtet ekonomike sociale që favorizojnë transferimin,

- Gatishmëria dhe aftësia e palës marrëse për të përdorur dhe përshtatur

teknologjinë.

Licensing

Këto janë vendimet kryesore për çdo ndërmarrje që aspiron tregun ndërkombëtar:

1. Në cilin treg të hyhet?

2. Në çfarë kohe të hyhet?

3. Në çfarë forme të hyhet?

Page 36: BIZNESI NDËRKOMBËTAR - Dr. Besim Beqaj (Sllajdet e ligjëratave)

| Dr. Besim Beqaj

36 BIZNESI NDËRKOMBËTAR

Format e hyrjes në biznes ndërkombëtar

1. Eksporti dhe importi,

2. Projektet “turnkey”,

3. Licencat,

4. Franshizat,

5. Ndërmarrjet e përbashkëta,

6. Ndërmarrjet në pronësi të plotë,

7. Aleancat strategjike.