Mjedisi tokesor

117
<Title> Edukimi Mjedisor ne Shkollen e Mesme (tekst per nxenesin) 1/2 </Title> <META name="description" content=" "> <META name="keywords" content=" Edukimi Mjedisor Shkollen e Mesme tekst nxenesin Environmental Education Secondary School Text student , ALB , ALN , T06 "> <!--NOSEARCHSTART--> EDUKIMI MJEDISOR NE SHKOLLEN E MESME (TEKST PER NXENESIN) NJOHURI PER MJEDISIN Pjesa e dytº KAPITULLI I PERDORIMI I TOKES, BIODIVERSITETI DHE KONSERVIMI 1.1 Veprimtaria e njeriut dhe ndikimi i tij nº ekosistemet natyrore. Nº pjesºn mº tº madhe tº globit tokºsor, ekosistemet natyrore janº shndºruar nº toka bujqºsore tº projektuara pºr prodhimin e ushqimit. Toka bujqºsore shpesh herº mbillet me monokulturº dhe si rezultat ka njº diversitet tº ulºt llojor. Njº pjesº e sipºrfaqes tokºsore pºrdoret pºr sipºrfaqe banimi duke formuar fshatrat, qytetet, zonat industriale, infrastruktura mbºshtetºse qº pºrfshin rrugºt, hekurudhat, portet dhe aeroportet. Shfrytºzimi i burimeve natyrore si ºshtº nxjerrja e mineraleve ka krijuar shqetºsime mjedisore. Kºrkesat pºr energji kanº uar nº shfrytºzimin e drurit si lºndº djegºse, e qymyrit nga minierat dhe nxjerrjes tº naftºs e gazit natyror nga burimet e tyre. Pasojat e veprimtarisº njerºzore dhe ndikimi i tyre nº ekosistemet natyrore po ndjehen do ditº nº mjedis. 1.1.1 Ndryshimet nº pºrdorimin e tokºs. Toka ºshtº produkt natyror. Natyrºs i ºshtº dashur njº kohº e gjatº pºr tº krijuar shtresºn e dheut me potencialin prodhues tº saj dhe nuk ka asgjº tº pºrbashkºt me ndºrtesat qº janº produkt shoqºror. Natyrisht edhe toka ka njº pjesº si produkt shoqºror, pjesº vlerore qº ºshtº pozitive kur nº tº pasqyrohen kontributi individual e shoqºror qº sjell rritjen e pjellorisº sº saj. Vlera mund tº jetº negative kur veprimet e papºrgjegjºshme i kthejnº ekosistemet e dobishme ekologjikisht dhe ekonomikisht nº agrocenoza me vlera tº pºrkohºshme. Shºmbuj tº tillº ka mjaft si prishja e kullotave subalpine pºr tu kthyer nº tokº arº pºr kultivimin e patates, kthimi i tokave tº mbjella me shkurre nº livadhe e kullota, kthimi i lagunave bregdetare nº tokº arº etj. ˙do ndryshim nº pºrdorimin e tokºs ka tº ngjarº tº ndryshojº ekosistemin qº do tº ishte i pranishºm nº mºnyrº natyrore brenda njº zone.

Transcript of Mjedisi tokesor

Page 1: Mjedisi tokesor

<Title> Edukimi Mjedisor ne Shkollen e Mesme (tekst per nxenesin) 1/2 </Title> <META name="description" content=" "> <META name="keywords" content=" Edukimi Mjedisor Shkollen e Mesme tekst nxenesin Environmental Education Secondary School Text student , ALB , ALN , T06 "> <!--NOSEARCHSTART-->

EDUKIMI MJEDISOR NE SHKOLLEN E MESME (TEKST PER NXENESIN) NJOHURI PER MJEDISIN Pjesa e dytë KAPITULLI I PERDORIMI I TOKES, BIODIVERSITETI DHE KONSERVIMI 1.1 Veprimtaria e njeriut dhe ndikimi i tij në ekosistemet natyrore. Në pjesën më të madhe të globit tokësor, ekosistemet natyrore janë shndëruar në toka bujqësore të projektuara për prodhimin e ushqimit. Toka bujqësore shpesh herë mbillet me monokulturë dhe si rezultat ka një diversitet të ulët llojor. Një pjesë e sipërfaqes tokësore përdoret për sipërfaqe banimi duke formuar fshatrat, qytetet, zonat industriale, infrastruktura mbështetëse që përfshin rrugët, hekurudhat, portet dhe aeroportet. Shfrytëzimi i burimeve natyrore siç është nxjerrja e mineraleve ka krijuar shqetësime mjedisore. Kërkesat për energji kanë çuar në shfrytëzimin e drurit si lëndë djegëse, e qymyrit nga minierat dhe nxjerrjes të naftës e gazit natyror nga burimet e tyre. Pasojat e veprimtarisë njerëzore dhe ndikimi i tyre në ekosistemet natyrore po ndjehen çdo ditë në mjedis. 1.1.1 Ndryshimet në përdorimin e tokës. Toka është produkt natyror. Natyrës i është dashur një kohë e gjatë për të krijuar shtresën e dheut me potencialin prodhues të saj dhe nuk ka asgjë të përbashkët me ndërtesat që janë produkt shoqëror. Natyrisht edhe toka ka një pjesë si produkt shoqëror, pjesë vlerore që është pozitive kur në të pasqyrohen kontributi individual e shoqëror që sjell rritjen e pjellorisë së saj. Vlera mund të jetë negative kur veprimet e papërgjegjëshme i kthejnë ekosistemet e dobishme ekologjikisht dhe ekonomikisht në agrocenoza me vlera të përkohëshme. Shëmbuj të tillë ka mjaft si prishja e kullotave subalpine për tu kthyer në tokë arë për kultivimin e patates, kthimi i tokave të mbjella me shkurre në livadhe e kullota, kthimi i lagunave bregdetare në tokë arë etj. Çdo ndryshim në përdorimin e tokës ka të ngjarë të ndryshojë ekosistemin që do të ishte i pranishëm në mënyrë natyrore brenda një zone.

Page 2: Mjedisi tokesor

Dy shëmbuj specifikë të ndryshimit dhe shkatërimit të ekosistemeve natyrore nëpërmjet veprimtarisë së njerëzve janë shpyllëzimi dhe shkretëzimi. 1.1.2 Shpyllëzimi dhe ripyllëzimi Për mijra vjet njerëzimi ka pushtuar pyjet, prerë pemët dhe shndërruar zonën në tokë bujqësore që është përdorur për rritjen e drithërave dhe kullotjen e kafshëve. Shpesh herë, mbetjet e pyllit janë djegur si proces i pastrimit të tij. Pyjet nuk dëmtohen vetëm nga zjarri dhe ndotjet por edhe nga streset klimatike. Streset klimatike si ndryshimet e shpejta të temperaturës janë tepër të rëndësishme sepse shkaktohen nga aktivitetet njerëzore dhe në veçanti nga efekti serë. Shëmbuj konkretë për shpyllëzimin jepen në Britaninë e Madhe. Në këtë vend pa ndikimin e njeriut shumë nga peisazhet do të dominoheshin nga pyjet ndërkohë që tani vetëm 10 % e sipërfaqes së tokës mbetet e pyllëzuar. Një situatë e tillë e ngjashme është e pranishme në shkallë botërore. Çdo vit tregojnë llogaritjet e kryera zhduket nga pyjet tropikalë një zonë me sipërfaqe rreth 12 milion hektarë, afërsisht e barabartë me sipërfaqen e Anglisë. Shkalla e shpyllëzimit po përshpëjtohet, zevëndësimi i i pyjeve natyrore mund të jetë i pamundur dhe disa nga ndryshimet mund të kenë efektet afatgjate në klimën botërore. Humbja e pyjeve për kultivimin e sistemeve tradicionale të paqëndrueshme, shpesh pastrimi nëpërmjet metodave të djegjes dhe të prerjes mund të jenë jetëshkurtëra. Kur dëmtimet e pyllit janë të vogla pylli rigjenerohet dhe në pak vite mund edhe të zëvendësohet. Në rast se pylli menaxhohet në mënyrë të suksesshme për prodhimtarinë e tij, zakonisht për lëndë drusore, ai mbetet relativisht i qëndrushëm. Shpyllëzimi ndikon direkt në tokë. Bimësia drunore dhe barishtore vepron si një sfungjer thithës i ujit dhe e lëshon atë gradualisht nga toka në përrenjtë dhe nëpërmjet të avullimit në atmosferë. Ripyllëzimi Ripyllëzimi i kontrolluar zëvendëson pemët e prera duke ruajtur ekosistemin. Dëmtimet në një shkallë të gjerë ndaj ekosistemeve pyjore ndodhin si rezultat i mekanizmit që çon në pastrimin masiv të një sipërfaqeje pyjore. Për ripyllëzimin përdoren një sërë metodash të cilat synojnë jo vetëm të zevëndësojnë pemët e prera por edhe të ruajnë llojshmërinë. Për të nga drurët e pyllit ku bëhet zëvendësimi ose të

Page 3: Mjedisi tokesor

kultivuara nga lloje drurësh me rritje të shpejtë, rezistentë ndaj sëmundjeve, që japin dru me cilësi të mirë etj. Në të gjitha programet e ripyllëzimit kujdes i veçantë i kushtohet konservimit pyjor. Njeriu ndikon me veprimtarinë e tij në ekosistemet edhe nëpërmjet ndërtimit të sipërfaqeve të gjelbëruara në zona të ndryshme. 1.1.3 Shkretëzimi, erozioni, kripëzimi. Janë procese që toka po i pëson çdo ditë. Shkretëzimi Shkretëtirat natyrore ndodhen si në rajonet me klimë të nxehtë edhe në rajonet me klimë të ftohtë. Ato karakterizohen nga sasi e ulët e rreshjeve dhe ndërprerjen e tyre të herëpasherëshme , zakonisht më pak se 250 mm në vit.Ndonjëherë thatësira totale vazhdon nga një vit në tjetrin. Për shkak të sasisë së pakët të ujit zonat e shkretëzuara kanë një mbulesë të kufizuar bimore. Shkretëzimi përkufizohet si degradim i tokës në zona të thata, gjysëm të thata dhe sub të lagështa të thata që zhvillohen kryesisht nga ndikimi i pafavorshëm i njeriut. Ky përkufizim vlerëson veprimtarinë njerëzore si shkakun kryesor të shkretëzimit në ditët tona, gjithashtu lidh progresin e këtij procesi me rritjen e popullsisë dhe trysninë e vazhdueshme në burimet natyrore të zonës. Preokupimi njerëzor lind nga humbja e prodhueshmërisë së tokës që mund të përdorej për bujqësi duke çuar në varfëri ose dhe uri ndërmjet njerëzve që e kanë banuar tradicionalisht këtë zonë. Presioni ndaj tokës shkaktohet kryesisht nga kopetë që kullosin si delet dhe nga mbledhja e drurit për zjarr. Disa zona të thata mund të sigurojnë rritjen e drithrave nëqoftëse ujiten. Një stinë e thatë mund të jetë shkatërimtare dhe si rezultat ka humbje të prodhimtarisë. Çdo trysni shtesë nga rritja e popullsisë njerëzore ose përkeqësimi i kushteve të thatësirës do të thotë që kullotja e kafshëve dhe mbledhja e lëndës drusore do të përhapet në një zonë të gjërë. Kërkesat nga kopetë e kafshëve barngrënëse kapërcejnë aftësinë që ka toka dhe bimësia nuk mund jo vetëm t�i mbështesë ato, por edhe rimarrë veten derisa kjo trysni të largohet. Mungesa e bimësisë çon në rënien për sa i përket përkeqësimit të tokës. Tokat e zhveshura të ekspozuara drejt për drejt ndaj dritës së diellit vuajnë nga tharrja e mëtejshme dhe e kombinuar me ekspozimin ndaj erërave janë të prirura për të vuajtur edhe nga erozioni.

Page 4: Mjedisi tokesor

Depozitimi i copëzave të tokës larg zonave të shkretëzuara si në zonat e mbjella ose në tokën për kullota shkakton humbje të mëtejëshme. Shkalla e lartë e abuzimit në mungesë të mbulesës bimore kanë të ngjarë të ndryshojnë ekuilibrin ujë - kripëra. Kripërat e nxjerra nga uji tokësor lihen në shtresën sipërfaqësore të tokës. Kjo çon në kripëzimin që ndikon në dëmtimin e tokës pasi e bën atë të papërshtatshme për bimët. Kripëzimi mund të rezultojë edhe nga sistemet ujitëse të projektuara në mënyrë të pa përshtatëshme ku sistemi kullues ekzistues nuk është në gjendje të largojë një sasi më të madhe uji. Me rritjen e nivelit të ujit tokësor kripërat e tretura sillen në sipërfaqe ku zona ngopet me ujë kështu që kripërat mbeten në ujë. Me shkallën e lartë të avullimit kripërat më pas akumulohen në sipërfaqen e tokës. Situata mund të vështirësohet në rast se kimikatet përdoren për plehërimin e tokës apo për mbrojtjen e bimëve nga dëmtuesit. Pyetje dhe detyra 1- Cilat janë ndryshimet kryesore që sjellin shkatërrimin e një ekosistemi natyror ? 2 - A mund të përcaktoni se çfarë janë streset klimatike ? 3 - Cili nga faktorët e mëposhtëm nuk përcakton shpërndarjen e bimëve dhe të kafshëve ? a - madhësia e habitatit b - energjia diellore c - kripësia e ujit d - ushqimet e nevojëshme 4 - Plotësoni vendet bosh në pjesën e mëposhtme Shpyllëzimi ndikon direkt në __________. Bimësia drunore dhe barishtore vepron si një sfungjer thithës i ______ dhe e lëshon atë gradualisht nga ________ në përrenjtë dhe nëpërmjet të __________ në atmosferë.

Page 5: Mjedisi tokesor

Tokat e __________ të ekspozuara drejt për drejt ndaj dritës së diellit vuajnë nga _________ e mëtejshme dhe e kombinuar me ekspozimin ndaj _________ janë të prirura për të vuajtur edhe nga erozioni. Kripërat e nxjerra nga uji tokësor lihen në shtresën sipërfaqësore të tokës. Kjo çon në kripëzimin që ndikon në dëmtimin e _________ pasi e bën atë të papërshtatshme për __________. 1.2 Përdorimi i biomasës për djegje. Bimët përdorin energjinë diellore në procesin e fotosintezës. Energjia diellore përfshihet në biomasënqë është potencialisht e përdorëshme si lëndë djegëse nga njerëzit. Vlera e biomasës e shprehur si masë e thatë jep matjen e energjisë që ka një ekosistem. Biomasa përkufizohet si masa e përgjithshme e materialit të gjallë në një zonë. Biomasa përfshin bimët, kafshët dhe mikroorganizmat por në praktikë vlerës së biomasës i referohet masa e bimëve mbi nivelin e tokës. Ekosistemet në mjedise të ngrohta dhe të lagështa ku rritja e bimëve është e shpejtë dhe e vazhdushme, kanë vlera biomase më të mëdha se ato në mjedise më të freskëta dhe më të thata, ku rritja bimore është më e ngadaltë dhe zakonisht e ndërprerë në stinë të caktuara. 1.2.1 Vlera energjetika e biomasës. Trupat e të gjitha organizmave të gjalla brenda një zone përbëjnë prodhimin e qëndrushëm të biomasës. Biomasa është masa e organizmave të një zone të caktuar të tokës ose të ujit dhe shprehet me dy njësitë matëse : - në atë të energjisë Jaul ( zhul ) për metër katror dhe shënohet J / m2 - në atë të lëndës së thatë organike ton për hektar që shënohet T / ha. Prodhimi i parë i një ekosistemi është shkalla në të cilën prodhohet biomasa nga bimët e gjelbra për një zonë të caktuar. Ajo shprehet në kJ / m2 ( kiloxhaul për metër katror ) ose kg / ha ( kilogram për hektar )

Page 6: Mjedisi tokesor

Fiksimi i përgjithshëm i energjisë nëpërmjet fotosintezës shprehet nëpërmjet të prodhimit të parë bruto ( PPB ). Njësia matëse për PPB është kJ / m2 Një pjesë e PPBdo të përdoret nga bima për frymëmarrje dhe do të humbasë si energji në formën e nxehtësisë. Shkalla në të cilën përbërjet organike përdoren në këtë mënyrë përbën frymëmarrjen bimore ( F ) dhe matet në kJ / m2

Diferenca midis prodhimit të parë bruto dhe frymëmarrjes bimore konsiderohet si prodhimi i parë neto ( PPN ) Kjo përfaqëson shkallën aktuale të prodhimit të biomasës së re që mund të konsumohet nga organizmat heterotrofe. Lidhjen midis PPB, PPN dhe F mund të shprehen nëpërmjet të formulës PPB = PPN + F ku : PPB - prodhimit të parë bruto PPN - prodhimi i parë neto F - frymëmarrjen bimore Llogaritet se prodhimi i parë neto tokësor në të gjithë globin tokësor është 110 - 120 x 109 ton masë e thatë në vit, ndërsa në det 50 - 60 x 10 9 ton për vit. Meqënëse vetëm prodhimi i parë neto mund të përdoret nga konsumatorët, vlerat e PPN përdoren shpesh për të krahasuar prodhueshmërinë e ekosistemeve. Prodhimtaria e ekosistemeve ndryshon në shkallë të gjërë. Kjo prodhimtari paraqitet në tabelën e mëposhtme Prodhimtaria e ekosistemeve EKOSISTEMI

PRODHIMI I PARE NETO kJ / m2 për vit

Shkretëtira 260 Oqeani 4700 Stepa - Kullotat 15000 Pyjet gjethe gjërë 26000 Bujqësia intensive 30000 Pyjet tropikale 40000

Page 7: Mjedisi tokesor

1.2.2 Energjia nga biomasa e ripërtëritëshme. Lënda djegëse fosile si qymyri i gurit, nafta dhe gazi natyror rrjedhin nga biomasa që ka jetuar miliona vite më parë. Qymyri i gurit është formuar nga bimësia e akumuluar në turbë, torfë në kushte anaerobe dhe në toka të mbuluara me ujë. Më vonë kjo shtresë është mbuluar nga sedimente që kanë pësuar procese të ngadalta të kompaktësimit dhe kompresimit që e shëndrojnë atë në shkëmb të fortë. Nafta është prodhuar si rezultat i dekompozimit anaerob të materialit organik. Ajo gjendet në formë të lëngët e depozituar në rezervuare brenda shkëmbinjve sedimentarë me origjinë detare. Gazi natyror është formuar në të njëjtën mënyrë dhe gjendet si gaz në rezervuaret nëntokësore në shkëmbinj shpesh herë pranë depozitave të naftës. Gazi natyror është një përzjerje hidrokarburesh të gazta. Përbërësi kryesor i gazit natyror është metani që ze në përmbajtje rreth 85 % . Të tjera gaze janë etani, propani dhe më pak disa hidrokarbure ë tjerë. Në shkallë botërore të tre këto lëndë djegëse përbëjnë pjesën më të madhe të energjisë së përdorur nga njerëzit. Në rast se krahasohen vendet në zhvillim me ato të zhvilluara për sa i përket përdorimit të lëndës djegëse vendet në zhvillim varen në një shkallë më të lartë nga lënda djegëse prej biomasës së sapoformuar si druri, qymyri i drurit. Rezervat e lëndës djegëse fosile janë të kufizuara sepse mënyra me të cilën ato formohen është shumë e ngadaltë në krahasim me përdorimin e tyre. Në shkallë botërore që prej vitit 1950 prodhimi dhe përdorimi i lëndëve djegëse është dyfishuar dhe në rastin e gazit natyror është dhjetëfishuar.Megjithë shqetësimin për shfrytëzimin e lëndëve djegëse fosile, rezervat e njohura të të qymyrit të gurit, naftës e gazit natyror do të ishin të mjaftueshme për të plotësuar nevojat në rritje të shekullit XXI. Lënda djegëse fosile është relativisht e lirë dhe e lehtë për tu përftuar, transportuar dhe magazinuar. Disavantazhi kryesor në djegjen e këtyre lëndëve qëndron në ndikimin e tyre mbi mjedisin për shkak të ndotjes së shkaktuar nga nxjerrjet e industrisë dhe mjeteve të motorizuara. Qymyri i gurit konsiderohet si ndotësi më i madh kurse gazi natyror është ndotësi më i pakët.

Page 8: Mjedisi tokesor

1.2.3 Biomasa për gazohol e biogaz. Fermentimi i sheqerit nga kërpudha Saccharomyces mund të shndërojë energjinë e biomasës në etanol, që mund të përdoret si lëndë djegëse. Një shëmbull i mirë është përdorimi i gazoholit në përbërjen e lëndës karburante të makinave. Gazoholi përmban 80 - 90 % naftë pa plumb dhe 10 - 20 % etanol. Pjesa më e madhe e etanolit të prodhuar për gazohol përftohet nga drithërat që përmbajnë sheqer. Në mënyrë industriale etanoli përfitohet jo vetëm nga panxhari i sheqerit, kallami i sheqerit, misri por edhe nga materiale mbetje me prejardfhje bimore dhe shtazore. Fermentimi nga bakteriet mund të shëndrojë energjinë e biomasës në biogaz. Biogazi është një lëndë djegëse në gjendje të gaztë që përmban kryesisht metan. Në prodhimin e biogazit shfrytëzohet aktiviteti metabolik i disa grupeve bakteriale që zbërthejnë lëndën organike në kushte anaerobe. Gjatë një procesi fermentativ tipik do të prodhohet biogaz me një përmbajtje prej 65 % metan dhe 35 % dioksid karboni me gjurmë amoniaku, sulfur hidrogjeni dhe avuj uji. Metani në biogaz digjet me një flakë të pastër për të prodhuar dioksidin e karbonit dhe ujë pa prodhuar ndotës të rrezikshëm për atmosferën. Si lëndë e parë për prodhimin e biogazit shfrytëzohen mbeturinat e jashtëqitjeve të kafshëve. Përfitimi në këtë rast është shumë i madh sepse shndëron materialin mbetje në një produkt të dobishëm. Pas tretjes mbetjet kanë vlerë si plehra organike. Procesi i prodhimit të biogazit nëpërmjet të fermentimit quhet edhe tretje sepse gjatë zhvillimit të tij zbërthehen makromolekulat në molekula me masë më të vogël. Gjatë procesit të tretjes dallohen tre stade mjaft komlekse. 1 - Stadi i hidrolizës 2 - Stadi i acetogjenezës 3 - Stadi i metanogjenezës Për zhvillimin e mirë të procesit nevoiten temperatura në kufijtë 30 - 40 0 C Bakteriet metagjenike janë anaerobe të detyruara. Ato zhvillohen vetëm në mjedis anaerob. Ato janë të ndjeshme ndaj ndryshimit të temperaturave. Në rast se gjatë procesit temperatura ulet 50 C materiali prishet për shkak të formimit të acideve të patretëshme. Në praktikë procesi i tretjes zhvillohet në një rezervuar të mbyllur që quhet � tretësi � Fig

Page 9: Mjedisi tokesor

Rezervuari tretës duhet të ndërtohet nga materiale që durojnë trusni të madhe brenda tij. Ai duhet të jetë i mbyllur mirë dhe të lejojë ruajtjen e kushteve anaerobe. Ai duhet të ketë një pikë hyrëse nga futet materiali që do të fermentohet dhe një pikë dalëse nga do të dalë gazi dhe një mjet për nxjerrjen e mbetjeve përfundimtare. Futja e tretësit në tokë ndihmon në mbështetjen dhe izolimin e tij nga mjedisi i jashtëm. Prodhimi dhe përdorimi i biogazit është bërë i zakonshëm në mjaft vende si Kina, Nepali, India, vende të Afrikës, Amerikës së Jugut, Anglia etj. Prodhimi i biogazit është i rëndësishëm sidomos në zonat rurale ku gjendet dhe shfrytëzohet me lehtësi lënda e parë. Pyetje dhe detyra 1 - Plotësoni vendet bosh Llogaritet se prodhimi i parë neto ____________në të gjithë globin tokësor është 110 - 120 x 109 ton masë e thatë në_______ndërsa në _________50 - 60 x 10 9 ton për vit. Meqënëse vetëm prodhimi i parë neto mund të përdoret nga konsumatorët, vlerat e PPN përdoren shpesh për të krahasuar __________e ekosistemeve. Prodhimtaria e ____________ndryshon në shkallë të gjërë.

Page 10: Mjedisi tokesor

2 - Sistemet e energjisë alternative përfshijnë prodhimin e energjisë elektrke nga era dhe lëvizja e ujit, shëndrimin e energjisë diellore në energji elektrike nëpërmjet paneleve diellore. Teknologjia e kohëve të fundit po zbulon përdorimin e energjisë gjeotermale të nxjerrë nga thellësitë e tokës. Si mendoni ju, pse kërkohen burime të reja alternative të energjisë ? 3 - Krahaso dhe jep mendimin tënd sipas tabelës së prodhimtarisë së ekosistemeve për prodhimin neto më të lartë të pyjeve tropikale se sa të bujqësisë intensive. 4 - Cilat janë lëndët djegëse që bëjnë pjesë në grupin e lëndëve djegëse fosile ? - Cilat janë avantazhet dhe disavantazhet e përdorimit të këtyre lëndëve për mjedisin ? Po për njerëzimin ? 5 - Jep spjegime se çfarë ndodh në stadet e mëposhtme : a - Stadi i hidrolizës b - Stadi i acetogjenezës c - Stadi i metanogjenezës 6 - A mund të ndërtoni një rezervuar për prodhimin e biogazit ? Pse ? 7 - Energjia për shumicën e komuniteteve vjen nga : a - dielli b - dekompozimi i organizmave c - oqeanet dhe liqenet d - konsumatorët e dytë. 1.3 Konservimi i burimeve natyrore. Ekziston një konflikt i paevitueshëm ndërmjet presioneve për të plotësuar kërkesat globale të shoqërisë njerëzore që shfrytëzon ekosistemet dhe më pak të dukëshmet e më të paprekshmet përfitime të konservimit. Konservimi përkufizohet si mbrojtja dhe dhe ruajtja e burimeve natyrore dhe të mjedisit. Ai është një proces dinamik dhe sigurohet nëpërmjet të ndërhyrjes aktive dhe menaxhimit më tepër se sa ruajtja pasive. Arsyet për konservim dhe principet që qëndrojnë pas strategjive të konservimit janë : 1. Ndryshimi i përdorimit të tokës mund të çojë në humbjen e diversitetit të habitateve dhe llojeve të veçanta.

Page 11: Mjedisi tokesor

2. Historikisht veprimtaria njerëzore ka inflyencuar në kënetat dhe pyjet. 3. Menaxhimi i konservimit kërkon ndërhyrje aktive për të ruajtur llojshmërinë nëpërmjet krijimit të një sërë habitatesh. 4. Interesi shkencor qëndron në shkallën e komuniteteve, llojet e bimëve dhe kafshëve të rralla. 5. Rezervatet natyrore sigurojnë mundësi për kërkime, studime shkencore dhe njohje për nxënësit dhe studentët. 6. Përfitime argëtimi. 7. Konservimi synon mbrojtjen e ekosistemeve ekzistuese për të ruajtur fondin gjenetik. Burimet natyrore janë materiale të mjedisit që janë përdorur nga njerëzimi për proceset e tij mjedisore dhe aktivitetet kulturore. Në natyrë ekzistojnë dy tipe të burimeve natyrore të ripërtëritëshme dhe jo të ripërtëritëshme. Në burimet natyrore të ripërtëritëshme bëjnë pjesë ajri, uji, toka, rrezet e diellit, organizmat e gjalla. Natyra i zëvendëson këto burime mbasi ato janë përdorur. Sa herë pakujdesia e veprimtarive njerëzore mund të shkatërojë burimet e ripërtëritëshme natyra mund t�i zëvendësojë ato. Burimet natyrore jo të ripërtëritëshme janë burime që mund të merren prej tokës vetëm një herë. Në këtë grup bëjnë pjesë qymyri i gurit, nafta, gazi natyror, metalet dhe mineralet. Konservimi i të dy tipave të burimeve natyrore është shumë i rëndësishëm. Në Shqipëri rreth 36 % e sipërfaqes prej 28474 km2 përbëhet nga pyjet, 16 % nga livadhet dhe rreth 24 % e sipërfaqes është tokë e punueshme. 1.3.1 Konservimi i tokës Procesi i formimit të tokës është shumë i ngadaltë edhe pse toka është një burim i ripërtëritshëm.Për të formuar pak centimetra tokë mund të duhet një periudhë e gjatë kohore deri në disa mijra vjet. Prandaj është shumë e rëndësishme të parandalohet humbja e tokës nëpërmjet të erozionit dhe humbjes së lëndëve ushqyese. Sot përdoren mënyra të ndryshme për të kryer konservimin e tokës. Fermerët përdorin më tepër këto teknika të konservimit : - Mbulesa bimore e tokës. - Mbjellja me alternim. - Taracimi - Mbjellja me konture. - Formimi i zonave erëpritëse - Qarkullimi bujqësor.

Page 12: Mjedisi tokesor

Mbulesat bimore përbëhen nga bimë të mbjella për të mbuluar të gjithë sipërfaqen e tokës të një zone të caktuar. Bimët që përdoren për këtë qëllim kanë rrënjë fibroze që formojnë një shtresë të dendur, të lidhur në tokë. Kjo shtresë parandalon erozionin e tokës. Bimët më të zakonëshme që përdoren për këtë qëllim janë : jonxha, tërfili, tërshëra dhe gruri. Mbjellja me alternim është një praktikë konservimi sipas të cilës drithërat mbillen ndërmjet rrjeshtave të bimëve të ndryshme. Në këtë mënyrë nuk lihet e ekspozuar ndaj erozionit asnjë copë toke. Bimët që mbillen në rrjeshta si misri, lakra, fasulja nuk e parandalojnë erozionin e tokës së ekspozuar ndërmjet dy rrjeshtave. Kur mbillen 2 ose më tepër lloje drithërash në rrjeshta të alternuara sigurohet mbrojtja e tokës. Tarracat përdoren në faqet e kodrave. Zonat e sheshta ose tarracat hapen në faqet e kodrave duke formuar zona për mbjellje. Çdo tarracë ka një kufi të formuar nga një breg toke që mbahet nga bimë ose gurrë. Tarraca parandalon veprimin grryerës të ujit sipërfaqësor që merr me vehte edhe copëza toke. Fig Mbjellja me konture ndihmon në parandalimin e erozionit në pejsazhet jo të njëtrajtëshme. Në këtë lloj mbjellje rrjeshtat plugohen për kundër pjerrësisë duke ndjekur konturin e tokës. Bregoret e formuara nga plugimi dhe vetë bimët parandalojnë kalimin e ujit drejt pjerrësisë. Formimi i zonave erëpritëse përdoret për të parandaluar erozionin e shkaktuar nga era. Erëpritësit përbëhen nga disa rrjeshta bimësh drunore. Drurët e përdorur më shpesh për këtë qëllim janë plepat Në zonat ku erozioni i tokës është më i madh si masë parandaluese për zvogëlimin e tij ndërtohen diga që shërbejnë për të ngadalësuar rrjedhjen e

Page 13: Mjedisi tokesor

ujit dhe të zvogëlojnë dhe parandalojnë erozionin e mëtejshëm.. Digat janë një mjet kryesor edhe për konservimin e ujit. Sasi ë mëdha uji mblidhen nga digat dhe mund të përdoren për pirje, ujitje, argëtim dhe për prodhimin e energjisë elektrike. Çdo bimë ka nevoja të veçanta për lëndë minerale. Mbjellja e të njëjtës lloj bime çdo vit largon të njëjtat lëndë ushqyese nga toka. Për të mos ndodhur kjo përdoret qarkullimi bujqësor. Qarkullimi bujqësor përfshin procesin e rritjes të llojeve të ndryshme nga viti në vit. Mbjellja e bimëve të ndryshme parandalon zvogëlimin e lëndëve ushqyese të tokës, proces që njihet me termin harxhim i tokës. Bishtajoret si jonxha, trifili, etj qarkullohen me bimë të tjera për të zëvendësuar nitratet e harxhuara të tokës. Plehrat kimike përdoren për të zëvendësuar lëndët tokësore të rëndësishme që largohen nëpërmjet bimëve. Plehërat organike përdoren shkallë më të gjërë dhe më shpesh për zëvendësimin e lëndëve ushqimore të larguara nga toka. 1.3.2 Konservimi i pyjeve Pyjet që sigurojnë një llojshmëri të madhe lëndësh e materialesh për përdorim njerëzor janë një tjetër burim natyror i ripërtëritshëm. Përveçse për prodhimin e mobiljeve drurët natyrorë përdoren edhe për prodhimin e letrës, qymyrit të drurit, terpentinës, mëndafshit artificial. Toka e pyjeve mban sasi të mëdha uji. Pemët dhe bimët nën to mbrojnë tokën nga erozioni. Gjithsesi, ashtu si toka edhe zëvendësimi i pyjeve është një proces i ngadalshëm. Edhe praktikat jo të përshtatshme të prerjes së pemëve mund të shkaktojnë dëmtime të qëndrueshme të ekosistemit pyjor. Me rritjen e popullatës njerëzore është edhe nevoja si për tokë të pastër edhe për prodhimet pyjore. Si rezultat në shumë pjesë të globit tokësor, veçanërisht në tropik sipërfaqja e tokës pyjore po tkurret gjithmonë e më shumë. Përpjekje për të rritur prodhueshmërinë dhe për të siguruar burime të mëvonëshme përsa i përket lëndës drusore po aplikohen një seri praktikash konservuese. Disa nga mënyrat mbështetëse të konservimit të pyllit gjatë procesit të konservimit janë përshkruar më poshtë. Prerja e pemëve vetëm në disa zona të pyllit. Ky proces i le të paprekura disa zona të pyllit. Në prerjen me blloqe priten zona të veçanta, me formë katrore. Mbjellja me farë e pjesës së prerë zhvillohet në mënyrë natyrore nga fara që merren nga bimët përreth. Në prerjen me rripa priten pemë ndërmjet brezave të pyllit të paprekur.

Page 14: Mjedisi tokesor

Në prerjen me selektive priten shënohen dhe më pas priten disa pemë duke lejuar të tjerat të rriten dhe të zhvillohen në mënyrë normale. Për të zëvendësuar pemët e prera, mbillen fara ose fidanë të një lloji të caktuar në zonat ku janë prerë pemët. Farërat ose fidanët që mbillen janë lloje që rriten shpejt dhe dhe që i rezistojnë sëmundjeve dhe prodhojnë lëndë drusore me cilësi të lartë. Ndërkohë pemët e thara, të sëmura e të padëshirueshme, priten për të formuar hapësira në rritjen e lëndës së mirë drusore. 1.3.3 Konservimi i faunës së egër Rritja e qyteteve dhe periferive të tyre ka çuar në shkatërimin e habitateve natyrore të shumë llojeve të bimëve dhe kafshëve. Gjuetia pa kriter ka çuar në zhdukjen e disa llojeve dhe rrezikon zhdukjen e shumë llojeve të tjera. Të tilla janë kafshë tokësore e detare si pëllumbi i egër, balenat, fakat etj Në tabelën jepen disa nga grupet e kafshëve të zhdukura prej viteve 1600 dhe të rrezikuara në ditët e sotme. në shkallë botërore Grupi i kafshëve Numri i llojeve të

zhdukura që prej vitit 1600

Numri i llojeve të rrezikuara sot

Amfibët 1 46 Zvaranikët 20 191 Shpendët 109 634 Gjitarët 73 458 Gjatë krahasimit të kafshëve të zhdukura dhe që rrezikohen të zhduken vihet re se fatkeqësisht shkalla e zhdukjes po rritet. Disa lloje bimësh janë zhdukur dhe të tjera janë të rrezikuara. Shqetësimi për zhdukjen e mundëshme të llojeve të ndryshme bimësh e kafshësh ka çuar në praktikë të konservimit të faunës së egër në shumë zona. Ligjet e gjuetisë dhe të peshkimit përcaktojnë seksin, përmasat dhe numrin e kafshëve që mund të gjuhen. Kufizime vendosen edhe përsa i përket stinëve të gjuetisë. Në mjaft zona të tjera janë krijuar edhe rezervate për kafshët e gjahut dhe shpendët për të cilët nuk lejohet gjuetia. Në disa zona peshkimi ndikohet me përmirësimin e tyre nëpërmjet të hedhjes së rasatit të peshkut të kultivuar në stacionet e rritjes së peshkut.

Page 15: Mjedisi tokesor

Peshqit e rritur përdoren për të populluar basene të tjera, lumenj e liqene ku peshkimi pa kriter ka shkaktuar zvogëlimin e popullatave vendase. Ky proces i mban popullatat në një nivel të arsyeshëm duke lejuar peshkimin për dëfrim. Përfundimisht kufizimi i përdorimit të pesticideve dhe herbicideve ka ndikuar në zvogëlimin e numrit të ngordhjes aksidentale të shkaktuara nga këto kimikate. Mbrojtja ligjore për llojet e rrezikuara ka bërë të mundur që disa lloje që ishin afër zhdukjes të fillojnë të pësojnë rritje në popullatat e tyre. Kjo është e vërtetë për bizonin, çafkën, lejlekun gërthitës, fokën Monachus monachus etj. Nga ana tjetër popullata të llojeve të rrezikuara vazhdojnë të pësojnë ulje në numur Gjatë 50 viteve të fundit biodiversitetit dhe pasurisë natyrore të Shqipërisë i janë shkaktuar dëme të konsiderueshme. Të paktën 2 lloje bimësh dhe katër lloje gjitarësh janë zhdukur krejtësisht. Nga shpendët 17 lloje zogjsh nuk folenizojnë më në Shqipëri. Rreth 90 lloje kafshësh rrezikohen të zhduken përfundimisht nga fauna e vendit. Këto lloje u përkasin 72 vertebrorëve dhe 12 jovertebrorëve. Ndër to mund të përmenden pelikani kaçurrel, karabullaku i vogël, peshku blin etj. Pyetje dhe detyra 1 - Plotësoni vendet bosh _____________ bimore përbëhen nga bimë të mbjella për të mbuluar të gjithë sipërfaqen e tokës të një zone të caktuar. Mbjellja e bimëve të ndryshme parandalon zvogëlimin e lëndëve ushqyese të tokës, proces që njihet me termin __________i tokës. Bishtajoret si jonxha, trifili, etj qarkullohen me bimë të tjera për të zëvendësuar ________e harxhuara të tokës. Plehrat kimike përdoren për të zëvendësuar __________tokësore të rëndësishme që largohen nëpërmjet bimëve. Plehërat____________ përdoren shkallë më të gjërë dhe më shpesh për zëvendësimin e lëndëve ushqimore të larguara nga toka. Ligjet e gjuetisë dhe të peshkimit përcaktojnë _______, __________dhe _________e kafshëve që mund të gjuhen. Kufizime vendosen edhe përsa i përket stinëve të gjuetisë. Në mjaft zona të tjera janë krijuar edhe ______________për kafshët e _________dhe shpendët për të cilët nuk lejohet gjuetia. 2 - Çfarë kuptoni me termin konservim ?

Page 16: Mjedisi tokesor

3 - Jepni shëmbuj të konservimit të natyrës në rajonin afër shkollës tuaj. Në rast se kini mundësi shkëmbeni mendime me banorë të zonës që punojnë për konservimin e natyrës. 4 - A mund të ndikoni në përmirësimin e mjedisit të shkollës nëpërmjet veprimtarive tuaja direkte ? 5 - Organizmat që sintetizojnë vetë ushqimin e tyre quhen a - mikroorganizma b - autotrofe c - heterotrofe d - konsumatorë sekondarë 6 - Cili nga qëndrimet e mëposhtëme për ekosistemet është fals ? a - E gjithë energjia hyrëse në ekosistem kalon tek dekompozuesit. b - Prodhuesit primarë kontrollojnë jetën e barngrënësve dhe mishngrënësve. c - Efiçenca e energjisë së transferuar në rrjetat ushqimore ndryshon gjerësisht. d - Ekosistemi mund të fillojë me kapjen e energjisë nga organizmat autotrofe. 1.4 Suksesioni dhe diversiteti i llojeve. Çdo bashkësi bimësh e kafshësh influencohet thellësisht nga faktorët fizikë të mjedisit rrethues. Gjatë një periudhe kohe mund të ndodhin ndryshime në këtë bashkësi që çojnë në zhvillimin e një bashkësie të qëndrueshme ose klimaksi. Progresi i kalimit nga një stad në një tjetër quhet suksesion. 1.4.1 Ndryshimet që ndodhin gjatë një suksesioni Disa nga ndryshimet që ndodhin gjatë suksesionit janë : - Llojet e kafshëve dhe bimëve ndryshojnë karakteristikat e tyre nga një stad në një tjetër. Në stadet e para bimët do të jenë njëvjeçare që e plotësojnë ciklin e tyre jetësor gjatë një stine. Më pas ato do të pasohen nga bimë dyvjeçare barishtore dhe më vonë nga bimë dyvjeçare drunore. - Suksesioni shoqërohet gjithmonë me zmadhim të biomasës. Me shtimin e sasisë së tokës mund të vendosen një numur më i madh bimësh dhe një numur i konsiderueshëm kafshësh.

Page 17: Mjedisi tokesor

- Diversiteti i llojeve të bimëve dhe kafshëve tenton të rritet. Sa më i madh të jetë numuri i llojeve shtazore aq më shumë mund të thuhet se është arritur klimaksi. Numri i llojeve bimore mund të jetë më i madh para se klimaksi i bimësisë të jetë formuar. Kjo bëhet veçanërisht e dukëshme në klimaksin e pyllit të ahut. Dendësimi i mbulesës bimore të drurëve zvogëlon numrin e llojeve bimore për shkak të sasisë së dritës. Në Fig tregohet suksesioni nga toka e çveshur në pyll. Fig Diagrama që tregon suksesionin nga toka e çveshur në pyll. 1.4.2 Llojet e suksesioneve Kur rreshjet janë të pakta banorët e parë të suksesionit duhet të përshtaten për të mbijetuar atje ku uji është i pakët. Ato tentojnë të jenë kserofite. Një suksesion i tillë quhet kseroser. Me zhvillimin e suksesionit kushtet ndryshojnë dhe me shtimin e humusit nga toka mbahet më tepër ujë duke lejuar rritjen e mezofiteve. Nëqoftëse suksesioni fillon në ujë të cekët atëhere formohet hidrosera. Në këtë rast akumulimi i grimcave organike do të çojë në tharjen e pellgut duke krijuar kushte më të favorëshme për mezofitet. Fig Fig A - Suksesioni hidroserë B - Suksesioni kseroserë

Page 18: Mjedisi tokesor

Një klimaks është i qëndrueshëm dhe në ekuilibër me kushtet klimatike. Për këtë arësye klimaksi shpesh herë quhet edhe klimaksi klimatik. Në vendet me klimë mesatare klimaksi klimatik përbëhet nga pyje gjethegjërë . Njerëzit dhe kafshët mund të ndërhyjnë në këtë klimaks klimatik dhe të vendoset një ekuilibër i ndryshëm që quhet klimaks biotik. Çdo formë e menaxhimit tokësor dhe ujor mund të prodhojë klimaks biotik. Një nga efektet më të njohura është kullotja nga dhentë dhe lepujt. Rritja e shkurreve dhe pemëve bëhet e pamundur sepse kafshët ushqehen me bisqet e bimëve dhe ato nuk mund të rriten për të formuar bimën e rritur. Në këtë rast klimaksi biotik është livadhi. 1.4.3 Stadet e një suksesioni Gjatë zhvillimit të një suksesioni dallohen disa stade të cilat jepen në Fig Stadi 1 Viti i parë pas kositjes. Llojet barishtore dallohen mirë. Ato tregojnë për një pyllnajë të herëshme. Stadi 2 Në vitin e dytë dhe të tretë pas kositjes vërehet një bimësi më e pasur barishtore në stinën e pranverës. Disa nga llojet e bimëve barishtore janë : aguliçja, manushaqja, zymbyli, lule taçja, lule dredha etj. Stadi 3

Page 19: Mjedisi tokesor

Fillon në vitin e katërt dhe të pestë pas kositjes. Sipërfaqja e tokës mbulohet nga më shumë bimë barishtore, shkurre e driza. Stadi 4 Ndodh tetë deri nëntë vjet pas kositjes. Bimësia barishtore bëhet më e rrallë dhe humb diversitetin dhe shumëngjyshmërinë. Stadi 5 Është stadi i klimaksit pyjor. Pyetje dhe detyra 1 - Ç�është suksesioni ? Kur ndodh ai ? 2 - Cilat janë ndryshimet që ndodhin gjatë zhvillimit të suksesionit ? 3 - Cilat janë llojet e suksesioneve dhe nga se dallojnë nga njëri tjetri ata ? 4 - Përshkruaj stadet e njëpasnjëshme që kalon një suksesion sipas shëmbullit të dhënë në tekst. 5 - Cila nga thëniet e mëposhtëme jep përshkrimin e suksesionit. a - Fshatarët lenë fushën dhe lëvizin drejt qyteteve. b - Organizmat që mund të tolerojnë kushtet e ashpra. c - Organizmat që rriten në një liqen të formuar nga tërmeti i kohëve të fundit. d - Myshqet rriten në shkëmbinjtë e rinj të llavës së ngurtësuar. 6 - Cili nga ushqyesit e mëposhtëm është faktor kufizues në pellgje dhe liqene ? a - azoti b - fosfori c - magnezi d - hekuri 7 - Cili proces shkakton humbjen e azotit nga toka për arësye të aktivitetit bakterial ? a - amonifikimi b - nitrifikimi

Page 20: Mjedisi tokesor

c - denitrifikimi. d - nxjerrja e ujit. 1.5 Menaxhimi i tokave barishtore dhe ruajtja e diversitetit. Tokat bujqësore gjenden në shumicën e rasteve të mbjella me bimë barishtore. Që një fermer të arrijë rezultate të kënaqëshme ekonomike nga toka e tij duhet të rruajë prodhimtarinë në një nivel të caktuar. Prodhimtaria në këtë rast lidhet me sasinë e drithit që merret nga një zonë e caktuar ose nga numri i kafshëve që e shfrytëzojnë këtë hapësirë toke për kullotje. Tokat e mbjella me bimë barishtore gjenden edhe në parqe, fusha loje, kopshte e zona të caktuara për konservim. Ruajtja e këtyre tokave arrihet nëpërmjet të kositjes, kullotjes e nga njëherë nëpërmjet të djegjes, por profili bimor dhe shtazor i llojeve të pranishme dhe diversiteti i arritur varen nga mënyra e menaxhimit të përdorur. 1.5.1 Kositja Kositja është një mënyrë joselektive për kontrollimin e rritjes së bimëve. Kur kjo veprimtari kryhet nga makineritë bujqësore të tipave të ndryshëm, lëndina me bimësinë e saj sheshohet dhe çdo parregullsi si daljet e foleve të urithit nivelohen si pjesët e tjera. Kositja tradicionale me kosë është më e pranueshme dhe lejon disi patrajtshmëritë që mund të sigurojnë habitate të përshtatshme për jorruazorët dhe shpendët që i ndërtojnë foletë e tyre në tokë. Bimësia e prerë mund të mblidhet dhe të përdoret për ushqim për kafshët ose për përgatitjen e silazhit. Heqja e bimësisë së prerë do të thotë më pak lëndë ushqyese për zonën. Në sistemet tradicionale bujqësore lëndët ushqyese zëvendësohen nëpërmjet plehërimit organik të kafshëve të cilat lejohen të kullosin në këtë sipërfaqe të kositur, por sipas taktikave moderne vendin e plehut organik po e zë gjithmonë e më tepër plehu inorganik. Përdorimi i plehut inorganik ndikon në rritjen e shpejtë të bimëve barishtore duke përjashtuar lloje të tjera më pak konkuruese. Në rast se mbetjet e kositjes lihen mbi tokë ato mbulojnë disa lloje bimore duke parandaluar farërat të arrijnë në tokë dhe të mbijnë. Pjesët e mbetura nga kositja kur grumbullohen ndalojnë zhvillimin e jorruazorëve dhe krijojnë zona me lëndë ushqyese të tepërta. Si përfundim mund të themi se kositja çon në uniformitetin e llojeve.

Page 21: Mjedisi tokesor

Bari që rritet për lëndë ushqimore për kafshët përbëhet nga varietete me prodhimtari të lartë dhe plehërohet me plehra të ndryshme kimike. Kositja e këtyre zonave kryhet disa herë gjatë vitit. Në varësi të kohës kur kryhen ato arrihet dhe një nivel i ndryshëm i diversitetit të llojeve. Në tabelën e mëposhtëme jepen disa nga llojet e bimëve barishtore që gjenden në luadh Periudha e lulëzimit të disa llojeve të barishteve në luadh Llojet Mar

s Prill Maj Qersh

or Korrik Gush

t Shtator

Tetor

Aguliçe ---- ---- - - - Gjuhë lope - - - ---- Saksifraga e livadhit

- - - ---- -----

Zhabina bulboze

- - - - - - ---- ----- -----

Lëpjeta - - - ----- - - - Gjethe delli - - - ----- ----- - - - Lule margaritë - - - ----- - - - Lule dredhëz - - - ------ ----- - - - Lule gojë ujku - - - ------- ------ - - - Lule dredhez e zonjës

- - - -----

Bari i keq i zakonshëm

- - - - ------ ----- - - - -

Lëpushka e errët

- - - - ------ ----- - - - -

Lule zhaba - - - ----- ------- - - - Diversiteti i llojeve mund të rritet edhe nëpërmjet të shpeshtësisë së kositjes dhe gjatësisë së prerjes së bimëve. Kështu kositja duhet kryer pas kohës së lulëzimit dhe pasi bimët të kenë pasur mundësinë e lëshimit të farave të tyre. Përgjithësisht tokat e mbjella me bimë barishtore të kositura njëtrajtshmërisht nuk sigurojnë kushte të përshtatëshme për insektet dhe jorruazorët e tjerë. Këta të fundit mund të

Page 22: Mjedisi tokesor

zhvillohen vetëm në rast se midis barit të korrur ka edhe zona me bar të lartë dhe tokë të çveshur. 1.5.2 Kullotja Kafshët kullotëse janë selektive përsa u përket llojeve të bimëve që do të përdorin si burim ushqimi. Kafshët kullotëse më të përhapura janë delet dhe gjedhët. Delet i kafshojnë bimët në afërsi të tokës duke krijuar kështu një lëndinë me bar të shkurtër e të trajtëshme. Gjatë ditës delet lëshojnë jashtëqitjet e tyre përgjatë zonës së kullotjes. Gjatë natës delet grumbullohen në zona të veçanta të cilat pasurohen me lëndë ushqyese të tepërta e që dëmtojnë bimësinë. Shkelja e tokës nga këmbët e deleve ka pak efekt mbi këtë habitat, përveç rasteve kur toka është e butë dhe në faqet e pjerrëta të kodrave. Gjedhët meqë mbështjellin gjuhën rreth bimës, në krahasim me delet, konsumojnë bimë relativisht të gjata dhe me kërcell të trashë e të ashpër. Lëndina që do të formohet do të jetë më pak e njëtrajtëshme se lëndina ku kanë kullotur delet sepse gjedhët janë më selektues edhe përsa u përket pjesëve të tokës ku kullotin. Ata e shkelin tokën duke lënë gjurmët e thundrave të tyre në tokën e çveshur e me baltë në rast se ajo është e lagur. Jashtëqitjet e tyre janë lëndë e pasur ushqyese. Zona për rreth jashtëqitjes është e papërshtatëshme por ato vetë mund të sigurojnë mundësinë e vendosjes së një komuniteti gjallesash edhe pse për një kohë të shkurtër. Shkelja e gjedhëve përgjatë brigjeve të hendekëve rrit sipërfaqen e zonave kënetore. Në rast se shkelja është e vazhdueshme dhe veprohet me shumë forcë pasojat për mjedisin janë të dëmëshme për mjedisin. 1.5.3 Menaxhimi i habitateve të lagështa. Lumenjtë, kanalet dhe hendeqet sëbashku me brigjet e tyre dhe habitatet përgjatë buzëve të tyre mund të menaxhohen në mënyrë të tillë që të rritet diversiteti i llojeve në tokat bujqësore ose në zona të tjera. Hapësira e ujit duhet të mbahet e pastër, të paktën pjesërisht, për shkak se balta dhe bimësia mund të grumbullohen gradualisht. Pastrimi mund të zhvillohet nëpërmjet gërmimeve në shkallë të vogël e të shpërndarë në stade. Nëqoftëse është e domosdoshme një pastrim i thellë, mënyra më e mirë për ta realizuar është veprimi ndaj seksioneve të veçanta për një periudhë kohe. Një procedim i tillë do të

Page 23: Mjedisi tokesor

ndihmonte në ruajtjen e një numri habitateshqë do të pasqyronte stade të ndryshme të suksesionit nga sipërfaqja e ujit deri në habitatet më të thata. Në disa vende mund të jetë e mundur ruajtja ose krijimi i buzëve të ngushta në brigjet e ujit veçanërisht kur ato kanë mbështetje për të mos u shembur. Në rast se buza e ujit është vertikale atëhere ajo nuk është në gjendje për të siguruar kushte për një habitat të pasur me llojshmëri bimësh e kafshësh. Bimësia gjatë brigjeve shpesh herë pritet për të parandaluar përhapjen e shumtë dhe cënimin e ujit. Ky proces kryhet me rrotacion duke mënjanuar humbjen e një nga stadet e suksesionit. Faza e prerjes mund të jetë e rëndësishme për lulëzimin e llojeve të tjera. Tabela e mëposhtëme jep ndryshimet në praktikat bujqësore që rezultojnë me humbjen e habitateve dhe diversitetin e llojeve. Ajo mund të shërbejë për të krahasuar pjesë të ndryshme të ekosistemeve. Ndryshimet në praktikat bujqësore që kanë rezultuar me humbjen e habitatit dhe diversitetit të llojeve Ndryshimet në praktikën bujqësore

Efektet në habitat dhe lloje

Tokë e pambjellë që kthehet në tokë të mbjellë

* Reduktimi i diversitetit bimor * Reduktimi i jorruazorëve, gjitarëve të vegjël, shpendëve

Coptimi i pyjeve të mëdhenj në pyje të vegjël

* Zvogëlimi i llojeve të pyllnajës

Page 24: Mjedisi tokesor

Rritja e përmasave të fushës

* Zvogëlimi i numrit të gjitarëve të vegjël, kukuvajkave, grabitqarëve jorruazorë, letargjikëve * Zvogëlimi i burimeve ushqimore për shpendët e dimrit.

Mbushja e pellgjeve * Zvogëlimi i bimësisë ujore * Ulja e numrit të salamandrave, bretkocave dhe jorruazorëve ujorë.

Tharja e livadheve të njoma

* Ndryshime në bimësi * Zvogëlim i diversitetit të jorruazorëve * Rënia e mbarështimit të kafshëve

Tharja e kënetave të kripura

* Humbja e llojeve të bimësisë * Reduktimi i shpendëve të egër

Shndërimi i lëndinave të përherëshme në kullota të përkohëshme

* Zvogëlimi i diversitetit të bimësisë * Zvogëlimi i numrit të krimbave të tokës dhe jorruazorëve të tjerë. * Zvogëlimi i numrit të shpendëve si lauresha, çafka etj.

Zëvendësimi i drithërave të përziera me monokulturë, bimë të arave

* Zvogëlimi i llojshmërisë së jorruazorëve * Rënia e numrit të shpendëve si lauresha, çafka etj.

Zëvendësimi i qarkullimit të drithërave me të njëjtin drith për çdo vit

* Zvogëlimi i llojshmërisë së jorruazorëve duke përfshirë edhe fluturat. * Zvogëlimi i llojshmërisë së shpendëve.

Page 25: Mjedisi tokesor

Zëvendësimi i shoqërimeve bimore me kate me një kulturë të vetme.

* Zvogëlimi i jorruazorëve të verës. * Lindja e nevojës për plehërimin e tokës me azot.

Përdorimi i herbicideve, insekticideve dhe fungicideve

* Toksikimi i drejtpërdrejtë * Zvogëlimi i sasisë dhe llojshmërisë së jorruazorëve, efektet nëpërmjet të zinxhirave ushqimore në furnizimin me ushqime.

Pyetje dhe detyra 1 - Ç�është kositja ? Po kullotja Kur ndodhin ato ? 2 - Cilat janë ndryshimet që ndodhinnë diversitetin e llojeve gjatë kositjes ? 3 - Cilat janë llojet e bimëve të egra që rriten në livadhet e zonës suaj? 4 - Përshkruaj stadet e njëpasnjëshme që kalon bimësia e njohur nga ju sipas shëmbullit të dhënë në tekst. 5 - Duke shfrytëzuar të dhënat e tabelës � Ndryshimet në praktikat bujqësore që kanë rezultuar me humbjen e habitatit dhe diversitetit të llojeve � jepni mendimin tuaj për ndryshimet në zonën ku banoni. A është vepruar drejt me ndryshimet që janë bërë ? Si do të ishte më mirë për mjedisin ? 6 - Plotësoni vendet bosh në pjesën e mëposhtëme : Diversiteti i llojeve mund të rritet edhe nëpërmjet të shpeshtësisë së ____________ dhe gjatësisë së prerjes së bimëve. Kështu kositja duhet kryer pas kohës së ___________dhe pasi bimët të kenë pasur mundësinë e ___________të farave të tyre. Përgjithësisht tokat e mbjella me bimë __________të kositura njëtrajtshmërisht nuk sigurojnë __________të përshtatëshme për insektet dhe jorruazorët e tjerë. Këta të fundit mund të zhvillohen vetëm në rast se midis barit të _________ ka edhe zona me bar të _________dhe tokë të__________. 1.6 Integrimi i konservimit dhe prodhimit.

Page 26: Mjedisi tokesor

Deri tani në mësimet e mëparëshme jeni njohur me shkatërrimin e madhqë pësojnë ekosistemet nga proceset e shpyllëzimit dhe shkretëzimit, me mënyrat, konceptet, shembujt e konservimit dhe rëndësinë e këtij procesi në ruajtjen e diversitetit bimor e shtazor. Në rang botëror sipërfaqet e konservuara zenë një sasi fare të vogël të sipërfaqes tokësore , vetëm 2 %. Një nga qëllimet përfundimtare dhe detyrë kryesore që shtron si sfidë vetë natyra dhe veprimtaria njerëzore është integrimi i përvojave të konservimit me praktikat e tanishme të përdorura në bujqësi. Kërkesat botërore për rritjen e prodhimit ushqimor kanë çuar në ndryshimin e praktikave bujqësore, nga sistemi i fermave tradicionale është kaluar në sistemet intensive në shkallë të gjërë, të cilat bazohen në : - Përdorimin e mekanikës bujqësore. - Përdorimin në shkallë të gjërë të plehrave kimike. - Luftimin me mjete kimike si pesticidet dhe herbicidet. Më shumë tokë bëhet e kultivueshme nëpërmjet prerjes së pyjeve, tharrjes së kënetave dhe plugimit të livadheve. Në tabelën e mëposhtëme jepen disa nga praktikat bujqësore, përdorimi i të cilave ka çuar në humbjen e habitatit natyror që është shoqëruar me reduktimin e diversitetit të llojeve. Jo gjithçka është e humbur për tokat e shfrytëzuara intensivisht nga praktikat bujqësore. Sot ekzistojnë mënyrat për përmirësimin e diversitetit të jetës së egër duke patur humbje minimale ekonomike përsa u përket të korrave. Zonat me habitate gjysëm natyrore mund të rriten dhe diversiteti mund të zhvillohet edhe brenda habitateve të tjera. Anët e zonave të mbjella, nërast se madhësia e lejon, mund të jenë të vlefshme për vendosjen e llojeve të ndryshme. Secila nga këto zona duhet menaxhuar në mënyrë të tillë që të inkurajojnë diversitetin e llojeve. Fermerët ashtu si edhe menaxherë të bizneseve të tjera duhet të nxjerrin fitime nga veprimtaritë e tyre. Ata duhet të këshillohen sesi të kryejnë konservimin dhe si të inkurajojnë diversitetin në tokën e tyre. Habitati Përdorimi bujqësor

dhe menaxhimi praktik

Menaxhimi për konservim

Përfitimet

Page 27: Mjedisi tokesor

Livadhi Kullota

* Të përdorura për kullotje dhe silazh * Menaxhimi përfshin kontrollin e barërave të këqia, plehrat kimike, gëlqerizimin e tokës, plehrimin organik, kopshtet bujqësore, farëzimin dhe rregullimin e dendësisë të gjallesave.

* Përdorimi minimal i sasive të plehrave kimike dhe herbicideve. *Ruajtja e zonave të lagështa . * Shmangia e rifarëzimit. *Parandalimi i kolonizimit të shkurreve dhe shmangia e mbjelljes së bimëve drunore aty ku flora barishtore është e pasur

E rëndësishme për bimët, fluturat, insektet e tjera dhe shpendët.

Pyll

* Përdorur për lëndë drusore, dru zjarri dhe konservim i mishit të gjahut * Menaxhimi përfshin prerjen, krasitjen dhe rimbjelljen e pemëve , rrallimin me rotacion dhe mbajtjen e lëndinave.

* Mbjellja ose ruajtja e llojeve natyrore. * Menaxhimi i herpashershëm për të lejuar rikolonizimin. * Menaxhimi nëpërmjet krasitjes me rotacion, atje ku është e përshtatshme. * Prerja e anëve të alternuara çdo vit.

E rëndësishme për bimët, fluturat, shpendët dhe gjitarët

Page 28: Mjedisi tokesor

Vend i rrethuar

* I përdorur si gardh ndaj kafshëve, për strehim dhe konservim të kafshëve për mish gjuetie. * Menaxhohen nëpërmjet të prerjes, shtrimit dhe rregullimit vjetor.

* Ruajtja e gardheve me trashësi të caktuar dhe lartësi të mjaftueshme. * Mbajtja e disa pemëve në gardh. * Shtrimi dhe krasitja në intervale të përshtatshme.

E rëndësishme për bimët, fluturat, shpendët, gjitarët.

Rrjedhje uji

* E dobishme si pengesë për kafshët , për ujitje dhe drenazhim * Ka nevojë për pastrim të rregullt që përfshin kontrollin mekanik, kimik të barërave të këqia.

* Menaxhimi i herëpashershëm për të lejuar rikolonizimin. * Mbajtja e profileve të buta. * Sigurimi i pranisë së ujit gjatë gjithë vitit.

E rëndësishme për bimët, pilivesat, peshqit, shpendët, gjitarët.

Pellg * I përdorur për pirje nga kafshët, për ujitje, gjueti dhe peshkim.

*Menaxhim i herëpashershëm për të lejuar rikolonizimin. * Sigurimi për pastërtinë e ujit gjatë gjithë vitit. * Mënjanimi i hijes së tepërt nga pemët përreth

I rëndësishme për bimët, pilivesat, peshqit, amfibët, shpendët, gjitarët.

Page 29: Mjedisi tokesor

Shteg, buzë rruge

* I nevojshëm për të hyrë në fusha dhe ndërtesa * Menaxhohet nëpërmjet herbicideve dhe kositjes

* Prerje e vonshme pas lulëzimit dhe heqja e fidanëve nëse është e mundur. * Mënjanimi i herbicideve

I rëndësishëm për bimët, insektet

Për këtë qëllim ekzistojnë shumë metoda të ndryshme të cilat në mënyrë mjaft të përmbledhur mund të paraqiten : - Progresi ose suksesioni i komuniteteve të klimakseve natyrore -----> më pak diversitet llojesh. - Ndërhyrja në një suksesion dhe menaxhimi për konservim -------> më shumë diversitet llojesh. - Bujqësia intensive ------- > më pak diversitet llojesh. - Integrimi i konservimit me praktikat bujqësore ----------> më shumë diversitet llojesh Pyetje dhe detyra 1 - Komentoni thënien � Sot nuk hamë ujin, diellin, tokën por naftën, tymrat dhe plehrat.� 2 - Në bazë të tabelës së paraqitur përcaktoni se si janë menaxhuar habitatet në afërsi të zonës suaj të banimit. 3 - Për inkurajimin e diversitetit e llojeve ekzistojnë shumë metoda të ndryshme të cilat në mënyrë mjaft të përmbledhur mund të paraqiten si më poshtë. Pas shigjetës treguese shënoni njërën nga fjalët pak ose shumë: - Progresi ose suksesioni i komuniteteve të klimakseve natyrore -----> më _________diversitet llojesh. - Ndërhyrja në një suksesion dhe menaxhimi për konservim -------> më _________diversitet llojesh. - Bujqësia intensive ------- > më __________diversitet llojesh. - Integrimi i konservimit me praktikat bujqësore ----------> më _________diversitet llojesh

Page 30: Mjedisi tokesor

4. Një nxënës numuroi numrin e bimëve të luleshqerës në 31 m2 të një lëndine. Në tabelë jepen rezultatet e tij. Numuri i luleshqerave 4 5 6 7 8 9 Numuri i kuadrateve në të cilat ndodhen luleshqerat

1 2 4 3 2 1

a - Paraqitni grafikisht rezultatet. b - Llogaritni numurin mesatar të bimëve të luleshqerrës për m2

c - Çfarë lloj grafiku keni ndërtuar ? Pse është kjo mënyra më e mirë për të paraqitur rezultatet. 1.7 Krahasimi i dy komuniteteve të afërta. ( Punë praktike ) Llogaritja e numrit të llojeve të bimëve barishtore në një fushë. 1 - Përdorni një kuadrat me sipërfaqe 1m2

2 - Zgjidhni një fushë dhe vendosni se çfarë lloj bime barishtore ju do të vëzhgoni. 3 - Shtrini kuadratin në tokë dhe numuroni numrin e bimëve barishtore brenda tij. Në rast se një bimë barishtore ka prekur kornizën futeni atë në numurin tuaj në rast se ka 0.5 të kërcellit brenda kuadratit. 4 - Përsëritni procedurën e mësipërme në të paktën 5 vende të ndryshme duke i zgjedhur ato në mënyrë të rastësishme. 5 - Llogarisni numrin mesatar të bimëve barishtore për m2 në fushë. Ky është densiteti i bimëve barishtore. A mendoni se kjo metodë tregon se sa bimë barishtore ka në fushë ? Nëqoftëse jo, pse ? Cilat janë arsyet kryesore për ndonjë pasaktësi në këto rezultate ?

Page 31: Mjedisi tokesor

Çfarë mund të bëni ju për përmirësimin e metodës ? Llogaritja e sipërfaqes së tokës të mbuluar me bimë barishtore. 1 - Gjeni një sipërfaqe kopështi të mbuluar me bimë barishtore. 2 - Ndërtoni një rrjetë. Për këtë veproni në këtë mënyrë. Ndërtoni një kuadrat me brinjë 1 m. Ndani kuadratin në 100 pjesë të barabarta. 3 - Vendosni rrjetën mbi sipërfaqen e tokës dhe llogarisni numrin e kuadrateve që kanë bimë barishtore. Nëqoftëse një kuadrat është pjesërisht i mbushur me bimë barishtore, llogariteni atë në kuadratet që kanë bimë barishtore. Veproni në këtë mënyrë ; 4 kuadrate që sejcili prej tyre ka të mbuluar me bimë barishtore 1/4 e sipërfaqes llogaritet si 1 kuadrat i plotë. 4 - Përsëritni procedurën e mësipërme në të paktën 5 vende të ndryshme të fushës së zgjedhur në mënyrë rastësore. 5 - Punoni për nxjerrjen e mesatares në % të mbulesës me bar të sipërfaqes së tokës. Mendoni se kjo është metoda më e mirë e gjetjes se sa bar ka në sipërfaqe. Në rast se jo, pse ? Shqyrtimi i përhapjes së një bime. Për të studjuar shpërndarjen e një lloji duhet të zbulojmë se sa individë ndodhen në vende të ndryshme. Mënyra më e thjeshtë për ta bërë këtë është të vëzhgojmë habitatin dhe të përshkruajmë me fjalë çfarë dhe ku ndodhet lloji i kërkuar. Çdo lloji i jepet një nga cilësimet e më poshtëme. Dominant Lloji që ka efektin më të madh në mjedis p.sh një pemë. I bollshëm Lloj që vështirë mund të largohet nga pamja p.sh bari i zakonshëm. I zakonshëm Lloje që gjenden shpesh, por që gjenden pak të përhapur p.sh gjembaçi në një fushë. I rastësishëm Lloje që mezi mund të gjenden

Page 32: Mjedisi tokesor

I rrallë Lloje që janë shumë të vështira për t�u gjendur Kërkoni rreth qëndrës suaj të banimit një park.. Kërkimet mund t�i kryeni edhe në oborrin e shkollës në rast se ka sipërfaqe të mbjellë me bimë. Përcaktoni bimën e egër që do të studjoni. Në rast se nuk vendosni vetë kërkoni ndihmën e mësuesit. Sipas klasifikimit të mësipërm, shqyrtoni shpërndarjen e bimës që ju kini zgjedhur. A tregojnë rezultatet tuaja ndonjë gjë interesante rreth përhapjes së bimës ? Në rast se po, çfarë vëzhgime të mëtejëshme ju duhet të kryeni më tej ? KONKURS Prodhimi i biogazit Në figurë jepet në mënyrë skematike një qendër për prodhimin e biogazit e përdorur në një familje.

Page 33: Mjedisi tokesor

Fig a - Emërtoni dy përbërësit e biogazit ( 2 pikë ) b - ( I ) Përshkruani procesin që ndodh në A (2 pikë ) ( II ) Shpjegoni pse pH brenda impiantit të biogazit bie gjatë stadeve të para të prodhimit të biogazit. ( 1pikë) c - Shpjegoni pse impianti i biogazit normalisht mbahet i mbyllur ( 1pikë) d - Sugjeroni pse impianti i biogazit ndërtohet nën tokë ( 1 pikë ) Gjithsej 7 pikë Shpjegoni përdorimin e biomasës për lëndë djegëse ( 10 pikë ) Duke menduar për mjedisin Principet e konservimit në shumë habitate janë të ngjashme. Qëllimi kryesor është ruajtja e disa habitateve dhe së bashku me to edhe diversiteti i llojeve. Në rast se ka rezervate në afërsi të zonës suaj të banimit studjojini ato duke i u përgjigjur pyetjeve të mëposhtme :

Page 34: Mjedisi tokesor

1. Cilat veprimtari njerëzore gjatë 500 vjetëve të fundit kanë influencuar në bimësinë e zonës ? 2. Cili do të ishte klimaksi natyror bimor në këtë zonë ? 3. Në çfarë mënyrash është shfrytëzuar dhe korrur prodhueshmëria e zonës nga banorët lokalë ? 4. Çfarë lloj toke rrethon rezervatin sot ? 5. Cila është strategjia e menaxhimit që përdoret për të ndihmuar në ruajtjen e diversitetit brenda rezervatit natyror ? 6. Supozoni se për të përfshirë në një grup njerëzish të interesuar në krijimin e një rezervati të vogël natyror nga një pjesë toke e pashfrytëzuar. Shënoni në një listë principet që ju do të donit të aplikonit për ta bërë atë një zonë tërheqëse konservimi. Më pas jepni shëmbuj të disa veprimtarive praktike që ju do të ndërmernit për të krijuar dhe ruajtur rezervatin. Një lloj i rrezikuar që duhet mbrojtur FOKA NE BREGDETIN SHQIPTAR Foka e gjendur në bregdetin Shqiptar i përket: Rendit : Pinnipedes Familja : Phocidae Lloji : Monachus monachus Përmasat : Në lindje foka ka gjatësi 0.8 - 1.2 m Format e rritura kanë përmasat femra 3.8 m dhe mashkulli 2.1 - 3.1 m. Përshkrimi : Lëkurën e ka të trashë e të llustruar. Ngjyra e saj është gri në kafe në kurriz dhe e bardhë në të verdhë ose gri në kafe në pjesën barkore. Ka 32 dhëmbë, nga të cilat gjysma janë përtypës, dy prerës, një dhëmb qeni dhe pesë dhëmbë të gjërë. Këmbët e pasme të fokës janë të shkurtëra. Kokën e ka të rrumbullakosur me vrima mjaft të çelura në turi. Sytë i ka të rrumbullakosura, buza e sipërme është mjaft e zhvilluar. Qafën e ka të shkurtër dhe pak të dallueshme. Qimet e lëkurës i ka shumë të shkurtra. Veçori e fokës është se noton në sipërfaqe herët në mëngjes. Ajo është gjitar ujor, me lëvizje mjaft të ngadalta. Jeton e shtohet në shpella e guva bregdetare përgjatë brigjeve të qeta të bregdetit. Si pasojë e veprimtarisë njerëzore, në të gjithë zonën e takimit, popullata e fokave është zvogëluar me shpejtësi. Shumica e grupeve ose e çifteve janë të izoluara dhe të kërcënuara,

Page 35: Mjedisi tokesor

për arësye të dëmtimeve të drejtpërdrejta, veçanërisht në vendet e tyre të shtimit. Në pellgun e Mesdheut popullata e përgjithëshme e fokës vlerësohet në 500 - 600 ekzemplarë. Shumica e shteteve mesdhetare kanë marrë masa mbrojtëse për fokën, si një gjitar bregdetar shumë i kërcënuar. Foka është një gjitar shumë i rrallë, por me shumë rëndësi, një relikt natyror i bregdetit të vendit tonë. QËNDRIMI NJERËZOR DHE MJEDISI SHQIPËRIA DHE E ARDHMJA E SAJ TURISTIKE Shqipëria është një vend me bukuri të veçanta natyrore. Trashëgimia natyrore e vendit tonë është komplekse dhe përbëhet nga vlera biologjike, faunistike, floristike, pedologjike, gjeografike, gjeomorfologjike etj. Këto vlera mund të shfrytëzohen për edukim, studim, turizëm, kurim, sport, etj Zhvillimi i industrisë turistike kërkon një mjedis me : - Natyrë të bukur - Monumente natyrore - Plazhe të virgjëra - Vende klimatike e kuruese - Liqene e burime të ftohta - Lumenj - Pyje shekullore - Qytete antike me vlera arkeologjike, historike e arkitektonike etj. Rrethoni cilat nga këto mjedise kini ju në afërsi të shkollës suaj. Jepni mendimet tuaja për zbatimin e ekuilibrit natyrë - njeri në këto mjedise si është në ditët e sotme, si duhet të jetë për të ngritur industrinë turistike në bazë të kërkesave për një plazh të pastër që kini studjuar në tekstin � Njohuri për mjedisin � të vitit të parë.

Page 36: Mjedisi tokesor

KAPITULLI 2

LËNDËT USHQYESE, PRURJET DHE EUTROFIZMI

NDOTJA Kjo pjesë e tekstit fokusohet në probleme specifike të shqetësimit mbi ndotjen. Tashmë, në një farë mënyre të gjithë jemi ambientuar me konceptin ndotje. Në librin e parë �Njohuri për mjedisin� ju jeni njohur me ndotjen në tokë (p.sh. përshkrimi i pastërtisë së plazhit), ndotja në ujë, në ajër etj. Pra: Ndotje quhet pania e një substance ose energjie në natyrë, sasia dhe venddodhja e së cilës krijon efekte të padëshirueshme mjedisore. Përgjithësisht, çdo substancë që futet në mjedis duke ndikuar negativisht në dobishmërinë e tij quhet ndotës. Në këtë pjesë të teksit ju do të mësoni se ndotjet në mjedis shkaktohen nga një sërë veprimesh si: Derdhjet e pakontrolluara në kanale, lumenj, dete etj. të mbeturinave (plehërave), të ujërave të zeza, të ujërave të bardha, aksidentet e deri tek derdhjet e ndotësive me qëllime kriminale. Cilado që të jetë shkaku, ndotja është produkt i aktiviteteve ekonomike e sociale si: ndërtimi i shtëpive të rehatshme, përfitimi i energjisë, transporti, përfitimi i energjisë atomike e deri te funksionet themelore biologjike të gjallesave. Akoma më të mprehta problemet e ndotjes janë bërë sidomos me rritjen e popullsisë, e cila shton përdorimin e materialeve dhe të energjisë duke shtuar njëkohësisht sasinë e mbeturinave, që depozitohen në mjedis. Problematike është përdorimi i disa materialeve (kanaçe alumini, ambalazhe plastike, kimikate e lëndë të ndryshme helmuese) që janë të padekompozueshme në kushte natyrore dhe si pasojë grumbullohen në mjedis. E rëndësishme në këtë pjesë të tekstit është që të kuptojmë gjerësinë dhe diversitetin e ndotjeve. Çdo pjesë e mjedisit mund të infektohet dhe çdo lëndë mund të jetë një ndotës, dhe kjo ndodh kur grumbullimi i ndotësve shkakton ndryshime të padëshirueshme. Ndikimi i ndryshimeve të padëshirueshme mund të shfaqet direkt apo indirekt, p.sh: Zhdukja e peshqëve dhe e molusqeve në një liqen, dëmtimi i pyjeve, dëmtimi i shëndetit të njeriut nga infektimi i ujit dhe ajrit nga mbetjet toksike, apo perimet të plehëruara me plehëra kimike, shtimi i dioksidit të karbonit në atmosferë etj. Sllogani � mos ndotni� është një thjeshtëzim i problemit, sepse natyra e ekzistencës së njeriut sjell prodhimin e produkteve dytësore.

Page 37: Mjedisi tokesor

Prandaj prania e jonë për rregullimin e problemeve të ndotjes të së tashmes dhe të ardhmes duhet të shkojë paralel me mbështetjen e konceptit të zhvillimit. E rëndësishme është që ne të përshtasim nevojat tona në mënyrë të tillë, që Të mos shkaktojmë ndryshime, të cilat do të dëmtonin brezat e ardhshëm. Prandaj vëmendja duhet të përqendrohet në atë që: 1. Të identifikohen burimet e ndotësve. 2. Të zbulohen dhe realizohen mënyra alternative për plotësimin e nevojave dhe të evitohet prodhimi i produkteve ndotës, pra me çdo kusht të evitohet ndotja. 3. Të hartohen dhe të zbatohen strategji për parandalimin e ndotësve që hyjnë në mjedis. Në këtë pjesë të teksit ku do të trajtojmë më me hollësi problemet e ndotjes do të theksojmë se në kushte natyrore në ekosisteme të ndryshme mbeturinat vihen në përdorim duke u ricikluar duke evituar si ndotjen dhe ruajtjen bimore. Në kundërshtim me këtë, njeriu ka krijuar një qarkullim të lëndës dhe të energjisë nga burimet tek njeriu. Ky �qarkullim� dallohet qartë sepse përditë ne shohim sesi burimet përfundojnë në plehra, të cilat grumbullohen në mjedis. Në krahasim me atë që ndodh në natyrë, njeriu ka shumë të meta në modelimin e ciklit ushqimor. Në vend të një qarkullimi si në natyrë, njeriu zhvendos lëndët ushqyese nga toka në zinxhirët ushqimor njerëzor dhe i zbërthejnë ato nëpër kanalet ujore, nga të cilat nuk ka kthim të dukshëm. Në vazhdim sasitë e substancave ushqyese që përdoren në plehrimin e livadheve, kopshteve dhe tokave bujqësore nuk përfshihen në zinxhirin ushqimor, por shndërrohen direkt në kanalet ujore. Pikërisht në këtë kapitull objektivi i ynë është të kuptojmë pasojat e pasurimit të kanaleve ujore me lëndë ushqyese. Ky problem quhet eutrofikim. Pyetje dhe aktivitete 1.Ç�ëshë ndotja? 2.Përshkruani ku e kini parë, ndjerë apo nuhatur ndotjen? 3.Përshktuani si e ndotin mbeturinat ujin, tokën dhe ajrin. 4.Pse ndotja është e keqe për ne.

Page 38: Mjedisi tokesor

DOTJA

FLETA E AKTIVITETIT (Shqyrtoni këtë figurë)

Figura e ndotjes

Page 39: Mjedisi tokesor

EUTROFIZMI Çfarë është eutrofikimi

Për të ilustruar procesin e eutrofikimit, marrim si shembull ndodhinë në një liqen. Më parë në këtë liqen kishte shumë peshq, molusqe e mbi të notonin tufa të shumta me pata e rosa. E gjithë kjo pasuri natyrore e kishte origjinën tek bimët nënujore, që rriteshin dhe dilnin deri mbi sipërfaqen e ujit. Barishtet e detit bëheshin strehë për peshqit e vegjël dhe për molusqe dhe mjaft mirë siguronin oksigjenin për frymëmarrjen e tyre. Por sot shohim se barishtet në liqen janë pakësuar. Gjithashtu popullatat e peshqeve, molusqeve dhe rosave, janë pakësuar. Uji në liqen ka filluar të turbullohet. Por ndërkohë në ujin e liqenit nuk është gjetur asnjë gjurmë e ndotësve toksike (lëndë helmuese). Pra, çfarë ka ndodhur? Ka ndodhur fenomeni i eutrofizmit, që ka të bëjë me shtimin e algave në ujë, që favorizohet nga pasurimi i ujit me lëndë ushqyese, gjë që e çon në prishjen e ekuilibrit natyror të ekosistemit ujor. Ekuilibri natyror i ekosistemit ujor prishet sepse alget: 1.Si rezultat i shtimit të lëndëve ushqyese, shtohen shumë, sa bllokojnë rrjedhën normale të ujit. 2.Bllokojnë dritën, e cila nevoitet për fotosintezën e bimëve të tjera të ujit, të cilët rriten në thellësi, 3.Shtojnë materialin bimor, i cili duhet të dekompozohet kur ato thahen, si rezultat pakësojnë dhe O2 e tretur në ujë, i cili përdoret për këtë dekompozim. 4.Si rezultat i mungesës së dritës (për fotosintezën e bimëve të thellësisë) dhe të rrallimit të oksigjenit shumë lloje bimësh e kafshësh të ujit asgjësohen. Si ndodh eutrofikimi? Më lart theksuam se shtimi i algave gjatë procesit të eutrofikimit favorizohet nga shtimi i lëndëve ushqyese dhe i sedimenteve. Po i sqarojmë këto faktorë më hollësisht si kontribuojnë konkretisht në procesin e eutrofikimit. Lëndët ushqyese Të gjithë e dimë se lëndët ushqyese si azoti dhe fosfori janë shumë të rëndësishme për rritjen e bimëve ujore. P.sh. bimët përdorin azotin për prodhimin e proteinave dhe të disa përbërjeve të tjera të cilat bëjnë pjesë në trupin e tyre, ose fosfori është përbërës i molekulave të tilla si AND, ARN, e ATP, pa të cilat nuk ka jetë. Por duhet të theksojmë se sasi të tepërta të këtyre elementeve depertojnë në rrugët ujore përmes aktiviteteve të njeriut, si përdorimi i detergjenteve me përmbajtje fosfati, plehrave kimike, mbetjeve shtazore dhe mungesës së trajtimit të duhur të ujërave të zeza.

Page 40: Mjedisi tokesor

Azoti dhe fosfori për ditë e më shumë janë aq prezent në burimet tona ujore sa ato po krijojnë problemin më të zakonshëm të ndotjes së ujit në tokë. Sepse pasurimi i liqeneve dhe i lumenjve, me ushqyes bimore çon në shumicën e algave. Kështu, gjatë një periudhë të gjatë, shumica e liqeneve mbushen me alga e barishte, i cili është një proces i natyrshëm, por kur përshpejtohet nga aktivitetet njerëzor nuk është i mirë. Kjo gjë mund të evitohet në qoftë se fermerët ulin përdorimin e plehrave kimike e pesticideve. Në liqenet kur barërat e këqia thahen e dekompozohen, ato konsumojnë oksigjenin e ujit, gjë që mund të çojë në asgjësimin e peshkut. Pra mbeturinat bimore dhe shtazore kontribuojnë në pasurimin e ujërave me materiale ushqyese dhe oksigjen-kërkuese. Ndërkohë bakteriet dekompozojnë materialet organike, duke konsumuar oksigjen. Në qoftë se sasia e materialeve organike është e madhe atëherë sasia e oksigjenit të tretur në ujë pakësohet si rezultat i pjesëmarrjes së tij në shpërbërjen e këtyre lëndëve organike, gjë që dëmton jetën e gjallesave në ujë. Për të kuptuar mirë procesin e eutrofizmit duhet të njihen mirë llojet e bimëve ujore. Lloje të ndryshme të bimëve ujore

Fig. Fig�..Dy kategoritë bazë të bimëve ujore a)Bimë të thellësive b)Fitoplanktone Në grupin eparë dallojmë dy kategori bimë bentos (nga benthos=thellësi). 1.Bimë nënujore vegjetative. 2.Bimë mbi ujore vegjetative, të cilat rriten në pjesë të cekëta dhe mbi sipërfaqen e ujit.

Page 41: Mjedisi tokesor

Në grupin e dytë bëjnë pjesë fitoplanktonet, të cilat përfaqësohen nga alget e gjelbra dhe algat blu të gjelbra. Për të kuptuar më mirë procesin e eutrofikimit duhet të dimë se bimët nënujore kërkojnë ujë shumë të pastër, që të lejohet depërtimi i dritës së nevojshme për fotosintezë. Thellësia në të cilën mund ta arrijë drita e mjaftueshme për fotosintezën quhet �Zonë eufotike�. Në ujë shumë të pastër kjo thellësi mund të arrijë deri në 200 m, por kur uji turbullohet zona eufotike zvogëlohet shumë dhe mund të arrijë deri në 2.5 cm. Pra rritja e turbullirës zvogëlon thellësinë në të cilën të mbijetojnë bimët nënujore. Veçori tjetër e këtyre bimëve është se ato thithin kripërat minerale (lëndët ushqyese) nga fundi i sedimenteve përmes rrënjëve ashtu si edhe bimët e tokës. Duhet të theksojmë se rritja dhe zhvillimi i këtyre bimëve nuk pengohet nga uji i varfër në lëndë ushqyese. Ndërsa pasurimi i ujit me lëndë ushqyese ka një efekt të kundërt për këto bimë, sepse ky fakt stimulon shumë rritjen e fitoplanktoneve. Fitoplanktonet e gjalla janë në gjendje të mbijetojnë nën ose mbi sipërfaqen e ujit. Në situata ekstreme uji mund të bëhet jeshil në të verdhë, atëhere kur një masë e fitoplanktoneve qëndron pezull mbi sipërfaqen e ujit dhe kështu ato thithin gjithë dritën e diellit, e cila bie mbi sipërfaqen e ujit. Kjo dendësi e fitoplanktoneve arrihet kur uji është i pasur me lëndë ushqyese, sepse duke qënë afër sipërfaqes apo në sipërfaqe të ujit ato mund t�i thithin lëndët ushqyese me lehtësi nga uji. Ndërsa niveli i ulët i lëndëve ushqyese në ujë kufizon rritjen e fitoplanktoneve. Pyetje dhe probleme mjedisore 1.Uji i varfër në lëndë ushqyese favorizon një ekosistem të bazuar në bimësi nënujore. Uji i pasur me lëndë ushqyese favorizon një sistem të bazuar me fitoplanktone. Përshkruaj këto dy ekosistemeve në detaje dhe tregoni si ndikohen ato nga niveli i ushqyesve. 2.Përkufizoni eutrofikimin dhe turbullimin. Si janë të lidhura me njëra-tjetrën. Duke menduar në mënyrë mjedisore Papritur një numur i madh peshqish të ngordhur gjinden në sipërfaqen e një liqeni. Ju thërrasim të hetoni mbi këtë problem. Ndërkohë ju gjeni një sasi të konsiderueshme të fitoplanktonit dhe asnjë të ndotësve toksikë. Mendoni dhe sugjeroni një arsye për peshkun e ngordhur.

Page 42: Mjedisi tokesor

EUTROFIKIMI DHE FAKTORËT Ndryshimi i ekuilibrit nga pasurimi me lendë ushqyese i ujit

Duke nditur tashmë nevojat e fitoplanktoneve dhe të bimëve nënujore (bentos) për lëndë ushqyese, mund të kuptojmë lehtë se si ndryshon ekuilibri midis tyre kur niveli i ushqyesve në ujë ndryshon. Për sa kohë niveli i ushqyesve në ujë është i ulët popullata e fitoplanktoneve zvogëlohet, kështu pa praninë e tyre uji është i pastër dhe drita mund të penetrojë për të ndihmuar rritjen e bimëve nënujore. Ndërsa kur niveli i ushqyesve rritet, fitoplanktonet shtohen duke e turbulluar ujin dhe në këtë mënyrë pengohet depërtimi i dritës për bimët nënujore (bentos). Madje edhe aty ku drita depërton në thellësi, fotosinteza e bimëve bentos mund të bllokohet, sepse gjethet dhe kërcejtë e tyre mbulohen me alga epifike (që rriten mbi një bimë tjetër, por nuk janë parazitë të saj) të cilët rriten në ujëra të pasur me lëndë ushqyese. Ndërkohë në ekosistemet ujore të prekur nga eutrofizmi ndodh edhe pakësimi i dukshëm i oksigjenit të tretur në ujë. Po shpjegojmë më poshtë arsyet pse ndodh kjo: Një arsye është, si rezultat i ndërprerjes së procesit të fotosintezës nga bimët bentos kur ato �vdesin�. Ose, tashmë ne e dimë se fitoplanktonet janë organizma fotosintetike dhe si rrjedhim ato prodhojnë oksigjen ashtu si të gjitha bimët e gjelbra. Meqenëse ato rriten pranë sipërfaqes së ujit, kjo e fundit ngopet me oksigjen, i cili më pas largohet në atmosferë. Kjo gjë duket qartë në një ditë me diell, ku në sipërfaqe të ujit, mund të dallojmë bulat e oksigjenit, të cilat çlirohen në sipërfaqe. Por, përveç se në stinën e pranverës, sasia e oksigjenit të tretur në ujë nuk plotësohet nga fotosinteza e fitoplanktoneve. Fitoplanktonet dallohen për një shtim dhe rritje të shpejtë. Në kushte optimale, biomasa e fitoplanktoneve mund të dyfishohet brenda 24 orëve, në ndryshim me atë të bimëve bentos. Në këtë mënyrë shumë shpejt fitoplanktonet arrijnë dendësi maksimale të popullatës duke vendosur një ekuilibër të vazhdueshëm ndërmjet riprodhimit, rritjes dhe shfarosjes së tyre. Fitoplanktonet e �vdekura� shkaktojnë sedimente, të cilët grumbullohen në fund të ujërave. Kjo gjë favorizon shtimin e dekompozuesve, kryesisht bakterieve. Ky shtim marramendës i bakterieve bën të rritet kërkesa për oksigjen të tretur, sepse ato konsumojnë oksigjen për frymëmarrjen e tyre, gjë që çon në pakësimin e oksigjenit të tretur dhe si rrjedhim në ngordhjen e peshqëve dhe të molusqeve. Kërkesa në rritje për oksigjen të tretur kanë dhe dekompozuesit aerob (shpërbërja në prani të oksigjenit) të gjallesave të �vdekura�në ujë. Pra eutrofikimi ndjek këtë rrjedhë ngjarjesh: Pasurimi i ujit me lëndë ushqyese, rritja dhe shtimi i fitoplanktoneve, tharja e fitoplanktoneve, grumbullimi i sedimenteve me lëndë organike të �vdekur�, shtimi i bakterieve e së fundi pakësimi i oksigjenit të tretur dhe ngordhja e organizmave të gjalla.

Page 43: Mjedisi tokesor

Faktorët e eutrofikimit Deri tani theksin e kemi vënë në rolin e lëndëve ushqyese në procesin e eutrofizmit, por ka edhe faktorë të tjerë, të cilët janë: -Prurjet (sedimentet) -Zonë e lagët (moçalet, kënetat, ligatinat) Le ti analizojmë këta faktorë: Roli i prurjeve (sedimenteve ) Dheu i shkrifët i marrë nga era dhe shiu në formën e lymit, nëpërmjet rrëkeve shkon në lumenj e më pas në ujëmbledhës, liqene etj, duke ndryshuar gjendjen normale të ujit e duke e bërë të vështirë mbijetesën e bimëve dhe të kafshëve. Megjithëse dheu në vetvete nuk është një material ndotës, por kur ai hyn në liqen në sasi të mëdha si lym, ai mund të veprojë si ndotës, sepse turbullon ujin dhe duke penguar depertimin e dritës, pra kryerjen e fotosintezës. Në këtë mënyrë kapaciteti i ujit për ruajtjen e jetës. Ndërkohë grimcat e dheut mund të jenë mbartës të ndotësve. Kështu lëndët ushqyese, lëndët organike e kimikatet, të cilat mund të jenë të rrezikshme i bashkangjiten grimcave të prurjeve dhe së bashku me to dalin në sipërfaqen e ujit. Burimi i prurjeve (sedimenteve) është errozioni i tokave bujqësore, shpatet e papyllëzuara, brigjet e përrenjve, zonat e minierave, të cilat mund të hyjnë në kanalet ujore. Zakonisht mbas shiut dhe, rërë, argjil, lym dhe minerale të shplara nga toka kalojnë në kanalet ujore, në përrenjtë e më pas grumbullohen në ujëmbledhës e rrjedhimisht kontribuojnë në eutrofikim. Kur errozioni është i dobët, përrenjtë dhe lumenjtë e pellgjeve ujëmbledhëse janë më të pastër. Ato përmbajnë alga dhe bimë të tjera ujore, të cilat kapen në shkëmbinj ose që hedhin rrënjë në fund të ujit. Këto bimë dhe lëndët organike jo të gjalla që vijnë nga gjethet e rëna të pemëve etj. favorizojnë një kompleks rrjetash ushqimore të bakterieve, protozoarëve, krimbave, larvave të insekteve, gjarpërinjve, peshqërve dhe organizmave të tjerë. Këto organizma mundohen të mos rrëshqasin në rrymën e ujit duke u kapur pas shkëmbinjve. Madje edhe peshqit ndonjëherë kanë nevojë për një strehë të tillë. Prurjet (sedimentet) duke hyrë në kanalet ujore në sasi të mëdha kanë një sërë ndikimesh. Rëra, argjila, lymi dhe humusi ndahen shpejt nga trazira e ujit të vrullshëm dhe përfundojnë në vende të ndryshme. Argjila dhe përberjet organike qëndrojnë pezull duke e bërë ujin e turbullt, dukë zvogëluar depertimin e dritës dhe si rrjedhojë edhe fotosintezën. Këto materiale ndërkohë që mbulojnë gjithëçka dhe bllokojnë fotosintezën, bëhen shkaktarë për të bllokuar frymëmarrjen e organizmave të vegjël ujorë.

Page 44: Mjedisi tokesor

Gjithashtu shkatërrues për jetën në ujë është edhe përbërja e shtratit, rëra dhe lymi, të cilët nuk rrinë pezull në sipërfaqe por largohen gradualisht nga fundi i pellgut. Kështu që këto materiale duke rrëshqitur së bashku me rrymën e ujit shkëpusin dhe organizmat e kapur pas shkëmbinjve. Ato gjithashtu varrosin dhe i �zënë frymën� banorëve të fundit të pellgjeve dhe mbushin vendet e fshehta me peshqë e molusqe. Duhet të theksojmë se problemit të prurjeve (sedimenteve) nuk i jepet gjithmonë vëmendja e duhur. Prurjet janë përgjegjëse për shkatërrimin e peshkimit në lumenj, përrenj, rezervuarë, liqene, gjire etj. Gjithashtu kanalet ujitës kanë nevojë për pastrim, i cili shoqërohet me një kosto. Fatmirësisht, ne mund të marrim masa për të ulur sasinë e prurjeve duke përdorur praktika më të mira të menaxhimit të tokës, të cilat nuk e lënë tokën të varfërohet dhe që e mbrojnë nga errozioni i saj. Humbja e zonave të lagëta Zonë e lagët quhet ajo pjesë e tokës e mbuluar me ujë në një periudhë të caktuar kohe. Në varësi të thellësisë dhe kohës se qëndrimit të ujit, tokat e lagura klasifikohen në këneta, moçale e ligatina. Bashkësia e bimëve të tokave të lagura është shumë e dendur dhe përbëhet nga lloje të ndryshme barërash, kallamishtesh dhe lloje të tjera bimësh e pemësh, që i janë përshtatur vërshimeve periodike. Tradicionalisht tokat e lagura janë konsideruar si toka të ndotura apo si burim i mushkonjave dhe insekteve të tjera, si dhe toka të papërshtatshme për t�u punuar e për t�u mbjellë. Por pavarësisht nga natyra e tyre tokat e lagura janë mekanizma të kontrollit të vërshimeve dhe të filtrimit të ujit. Sasitë e tepërta të ujit kalojnë në tokat e lagura dhe më pas ato thahen ngadalë. Më pas duke mbajtur ujë ato pasurohen me prurje e lëndë ushqyese. Meqenëse uji thithet ngadalë, lëndët ushqyese kalojnë në humus e më pas thithen nga bimët e pemët. Tokat e lagura luajnë rol të rëndësishëm filtrues, prandaj uji që avullon nga këto toka është i pastër. Në këtë mënyrë, me rolin e tyre të dyfishtë, atë të �kapjes� së lëndëve ushqyese dhe të ujit, ato janë ekosistemet biologjikisht më produktive në tokë, sepse aty jetojnë shumë lloje të gjitarëve, rosave, patave si edhe shumë gjallesa ujore. Si në shumë vende të botës edhe në vendin tonë tokat e lagura janë tharë plotësisht dhe janë shndërruar në toka bujqësore.

Fig

Page 45: Mjedisi tokesor

Shpesh në vende të ndryshme të botës tokat e lagura janë pastruar dhe anët e tyre janë stabilizuar me mur mbajtës, i cili krijon mundësinë e një turbullire si rezultat i përplasjes së valëve në muret mbajtës. Gjithashtu edhe prurjet (sedimentet) qëndrojnë pezull për ditë e javë rrjesht, duke ndërprerë dritën si rrjedhojë edhe fotosintezën e rritjen e bimëve ujore. Pyetje 1.Përshkruani ndryshimet e ekuilibrit që ndodhin në ekosistemet, ndërsa uji pasurohet me ushqyes. 2.Shpegoni shkaqet e pakësimit të oksigjenit të tretur në ujë. 3.Çfarë janë prurjet (sedimentet)? Nga vijnë ato? Cili është ndikimi i tyre në kanalet ujore? Si kontribuojnë ato në efutrofikim? 4.Mendoni tri burime të lëndëve ushquese që hyjnë në kanalet ujore. 5.Çfarë roli luajnë tokat e lagura në parandalimin e eutrofizimit? Pse është e rëndësishme të kultivohen ato? Duke menduar në mënyrë mjedisore 1.Në një zonë të caktuar, një pjesë e madhe e tokave të lagura do të kthehen në një tokë bujqësore. Diskutoni ndryshimet e mundshme.

Page 46: Mjedisi tokesor

2.Diskutoni se si mbjellja e pemëve në zonat kodrinore ku vepron errozioni mund të mbrojë jetën ujore në disa milje larg.

KONTROLLI I EUTROFIKIMIT Simptomat e eutrofikimit mund të luftohen me anën të: - trajtimit kimik, - ajrimit, - korrjes së barërave të këqia, - pastrimit.

Page 47: Mjedisi tokesor

Dihet se në bujqësi për të luftuar barërat e këqia, përdoren herbicidet. Prandaj shkencëtarët në SHBA në vitin 1960 për të penguar rritjen e fitoplanktoneve dhe të bimëve bentos (bimëve nënujore të thellësisë) pra për të penguar procesin e eutrofikimit shpërndanë mijëra ton kimikate (herbicide) në liqene, rezervuarë, pellgje etj. Por rezultatet nuk rezultuan siç ishin parashikuar sepse fitoplanktonet sidomos cianobakteriet, të cilat janë edhe më të dëmshmet dhe më të rezistueshme sesa organizmat e tjerë. Por edhe përdorimi i sasive të mëdha të herbicideve (kimikateve) për të shkatërruar fitoplanktonet është i dëmshëm për organizmat e tjerë. Ndodhi dhe kjo, që kur përqendrimi i herbicideve në ujë u ul si rezultat i shpërndarjes, të parët organizma që u rishfaqën përsëri ishin fitoplanktonet sidomos cianobakteriet (algat blu të gjelbra). Sot, akoma nuk është gjetur ndonjë kimikat që të shkatërrojë duke seleksionuar fitoplanktonet nga bimët e tjera jo të dëmshme. Në ditët e sotme për të kontrolluar rritjen e fitoplanktoneve përdoret sulfati i bakrit. Edhe pse sulfati i bakrit në një farë mënyre është helm për fitoplanktonet, por ai ka disavantazhe, sepse bakri është helmues dhe për organizmat e tjerë, ujët merr një shije të keqe dhe filtrat bllokohen. Ajrimi Dihet se gjatë procesit të eutrofikimit, sasia e oksigjenit të tretur pakësohet si rezultat i ashfrytëzimit të tij nga dekompozuesit. Kjo gjë çon në efektin shkatërrues të eutrofikimit, në �vdekjen� e gjallesave ujore. Prandaj ajrimi artificial mund të evitojë këto probleme. Sistemi i ajrimit përbëhet nga tuba plastike, që janë paisur në fund me pjesë me vrima shumë të vogla. Presioni i lartë i pompave të ajrit formojnë bulëza mikroskopike të cilat treten në ujë. Ndërsa bulëzat e mëdha do të ngriheshin në sipërfaqe të ujit duke shpenzuar në këtë mënyrë shumicën e ajrit të pompuar. Sistemi i ajrimit është efektiv në qoftë se shpejton procesin e shpërbërjes së lëndës organike të vdekur (që formohet si rezultat i ngordhjes së gjallesave ujore) dhe gjallërimin e bimëve ujore të dëshirueshme. Megjithatë instalimi dhe përdorimi i sistemit të ajrimit ka kosto të lartë. Korrja e barërave të këqia Në liqenet dhe pellgjet e vegjël për të ruajtur aspektin estetik të tyre është e nevojshme korrja e barërave të këqia. Korrja bëhet me mjete mekanike dhe lëvizja e bimësisë së prerë realizohet me dorë. Bimësia e prerë përbën një pleh të mirë kimik. Por edhe korrja ka disavantazhet e veta. P.sh. përsëri bimësia rritet shpejt, sepse rrënjët janë të vendosura në sedimente të pasura me

Page 48: Mjedisi tokesor

ushqyes. Gjithashtu lëvizja mekanike e fitoplanktoneve nuk është shumë praktike, sepse qelizat mikroskopike të tyre duhet të filtrohen nga uji. Volumi i ujit që do të duhej të filtrohej edhe në një pellg të vogël është shumë i madh, gjë që vështirëson edhe nga fakti se qelizat e planktoneve e bllokojnë shumë shpejt filtrin duke bllokuar njëkohësisht edhe kalimin e ujit. Pastrimi Pastrimi nënkupton zhvendosjen e sedimenteve që bllokojnë lëvizjen me varkë dhe anije. Por ndërkohë pastrimi indirekt rrit eutrofikimin sepse ai shpesh shpërbën shumë materiale dhe përbërës që rrisin turbullirën dhe stimulojnë rritjen e fitoplanktoneve. Gjithashtu problem është edhe kostoja e transportit të materialit të pastruar. Zbatimi i këtyre proceseve, (trajtimi kimik, ajrimi, korrja e barërave të këqia dhe pastrimi) për të zbuluar simptomat e eutrofikimit, kanë përfitimet dhe kufizimet e tyre, prandaj strategjitë afatgjata për parandalimin e fenomenit kanë shumë rëndësi. Strategjitë afatgjata për kontrollin e eutrofikimit Kotrolli i eutrofikimit duhet të përfshijë reduktimin e imputeve të lëndëve ushqyese dhe të prurjeve. Hapi i parë është identifikimi i burimeve më të mëdha të lëndëve ushqyese dhe të prurjeve (Shih tabelën)

Tabela Secili nga faktorët do të varet nga popullimet njerëzore dhe përdorimet e tokave dhe pellgjeve ujëmbledhëse. Megjithatë secili nga pellgjet duhet të analizohet si një pjesë e veçantë dhe për secilën duhen marrë masat përkatëse në pakësimin e ushqyesve dhe prurjeve (sedimenteve). Më poshtë do të analizojmë strategjitë më të rëndësishme të kontrollit që duhen ndjekur për të penguar procesin e eutrofikimit. Më parë kujtojmë se në sistemet mjedisore edhe në ato biologjike fosfori (P) është prezent në trajtën e fosforit 3

3−PO dhe azoti mund të jetë prezent në formën e disa përbërësve si nitrate

−3NO dhe amoniaku ( )+

4NH . Më poshtë do të përqendrohemi tek përbërësit e fosforit dhe të

azotit. Pyetje

Page 49: Mjedisi tokesor

1.Jepni pesë mënyrat për të kontrolluar eutrofikimin, shpjegoni cilat janë dhe jepni përfitimet dhe kufizimet e tyre. 2.Kontrolli afatgjatë i eutrofikimit do të varet në zvogëlimin e imputeve të lëndëve ushqyese dhe sedimenteve. Cilat janë burimet më të mëdha të sedimenteve?

STRATEGJITË AFATGJATA TË KONTROLLIT TË EUTROFIKIMIT

Parandalimi i detergjentëve që përmbajnë fosfor Ne kemi mësuar se në ndryshim me qarkullimin e lëndëve në natyrë, njeriu ka krijuar një rrjet të tillë qarkullimi të lëndëve, që ato kalojnë përfundimisht në kanalet ujore. P.sh. azoti, fosfori dhe lëndë të tjera mirren nga toka me anë të bimëve, të cilat më pas thahen dhe bashkë me jashtëqitjet e njeriut kalojnë përfundimisht në kanalet ujore. Edhe pse në vende të zhvilluara mbeturinat njerëzore grumbullohen dhe përpunohen para se të derdhen e shkarkohen në ujë, përsëri ka probleme sepse në trajtimet tradicionale të mbeturinave zakonisht realizohet eliminimi i sëmundjeve të rrezikshme dhe nuk arrihet të eliminohen lëndët ushqyese, të cilat praktikisht ndodhen në këto mbeturina. Në vendet me popullsi të dendur në rrjedhën e rrugëve ujore, shkarkimi i mbeturinave të përpunuara bimore është në sasira të mëdha. Prandaj në këto vende niveli i fosforit (në trajtë fosfati) është më i madh sesa në ato vende ku kemi përqendrim të lavanterive, uzina apo fabrika të cilat përdorin detergjente me përmbajtje fosfati, apo fosfat. Pse ndodh kjo? Në rajonet ku eutrofikimi trajtohet si një problem, hapi i parë dhe kryesor për ndalimin e tij është ndalimi i shitjes së detergjentëve me përmbajtje fosfatike ose pasja nën kontroll i nivelit të tij. Në shumë vende të botës po hartohen ligje të cilat ndalojnë tregëtimin e detergjentëve me fosfat. Në këto vende ndërgjegjësohen njerëzit, që të kontrollojnë etiketat e kutive të detergjentëve për të gjetur produkte me shumë pak ose pa fosfat. Kontrolli i rrjedhjeve bujqësore Me rrjedhje bujqësore do të kuptojmë atë pjesë të reshjeve, borës së shkrirë ose ujit për vaditje, të cilët rrjedhin nga toka në përrenj ose ujëra të tjera sipërfaqësore. Kjo rrjedhje mund të transportojë ndotës nga ajri, e toka në ujërat pritës. Eutrofikimi në një pellg ujëmbledhës është rezultat i një aktiviteti bujqësor. Burimi kryesor i lëndëve ushqyese dhe i depozitimeve ujore me siguri është erozioni si edhe rrjedhja e plehrave nga drithërat si dhe rrjedhjet e mbeturinave të kafshëve nga stallat.

Page 50: Mjedisi tokesor

Të gjitha praktikat, të cilat mund të përdoren për të minimizuar erozionin, përmbytjet etj. janë të përmbledhura në një term të vetëm �Menaxhimi më i mirë praktik� (MMP). MMP përfshin të gjitha metodat e konservimit të tokës. Kështu për të ndaluar erozionin e tokës mund të marrim disa masa si: - toka mbulohet (mbillet) me bimë të ndryshme, - zhduken barërat e këqia, - toka mbillet me tërfil, - toka mbillet me leguminoze, sepse dallohen për përmbajtje të lartë azoti, - përdorimi i plehut organik, në vend të atij inorganik. Gjithashtu brigjet e pyllëzuara janë shumë efektive në filtrimin dhe thithjen e lëndëve ushqyese nga uji, i cili derdhet apo rrjedh në përrua. Kontrolli i rrjedhjeve urbane Është vënë re se në lëndina dhe kopshte, të cilat administrohen pranë shtëpive të banimit, pronarët e tyre përdorin 3-5 herë më shumë plehra dhe pesticide sesa fermerët në arat e tyre. Prandaj rrjedhja apo zhvendosja e lëndëve ushqyese nga qëndrat urbane apo në ato më të vogla është më e madhe sesa nga sipërfaqe të mbjella bujqësore. Në pellgjet ujëmbledhëse që ndodhen pranë qyteteve me sipërfaqe të mëdha, burimi më i madh i lëndëve ushqyese që shkaktojnë eutrofikimin mund të jetë rrjedhja, nga sipërfaqet e zhvillimeve. Pikërisht është ky burimi i cili është rritur me rritjen e popullsisë dhe zhvillimit dhe që është shumë vështirë të kontrollohet. Prandaj se si mund të fitohet mirëkuptimi i njerëzve të pavarur në përdorimet e plehrave kimike është akoma një pyetje, e cila pret përgjigje. Kontrolli i prurjeve nga proceset industriale Përveç erozionit nga tokat bujqësore, erozioni i shkaktuar nga proceset industriale është burimi tjetër i madh i prurjeve (sedimenteve). Gjatë ndërtimeve gërmimet, grumbullimet e dherave etj. janë shqetësime për tokën, të përshtatshme për erozionin e saj. Ne kemi vëzhguar se si këto prurje kanë shkaktuar shkatërrime ekologjike dhe e kanë favorizuar eutrofikimin në pellgjet e afërta ujëmbledhëse si nga përmbajtja e lëndëve ushqyese ashtu edhe në shtimin e turbullirës. Nuk është e rastit të shohësh të çara me ujë madje edhe të thella në sajë të errozionit pranë zonave ku bëhen gërmime. Teorikisht qindra tonelata/ha mund të gërryhen nga toka në një vend ku ndërtohet diçka.

Page 51: Mjedisi tokesor

Në shumë vende të botës janë marrë masa ligjore për kontrollin e këtyre sedimenteve, si për eliminimin e tyre apo pastrimin e tyre nga këto vende. Ja disa teknika për të kontrolluar sedimentet (prurjet): -Në punimet e autostradave, ku kemi gërmime të mëdha dheu, konstruktorët grumbullimet e mëdha të dheut i stabilizojnë atje duke i mbuluar me bar për aqë kohë sa është e nevojshme. -Ndërtohen grackat e sedimenteve. Këto janë pellgje në të cilët erozionet janë të kanalizuara. Kur uji i papastër me sedimente do të hyjë në pellg, shpejtësia e tij do të ulet dhe sedimentet do të bien poshtë, ndërkohë që uji tashmë është i lirë nga këto sedimente, ai do të rrjedhë në gryka të posaçme (artificiale). Mbrotja e tokave të lagura Vetëm në dekadat e fundit është arritur t�i dallojmë tokat e lagura si thesare natyre. Është zbuluar rëndësia e tyre e shumëfishtë në: filtrimin e lëndëve ushqyese dhe të prurjeve nga uji, kontrollin e vërshimeve apo lirimin e ngadaltë të ujit, rishkarkimin e ujit të tokës, qëndra e prodhimtarisë biologjike, dhe mbi të gjitha qëndrimin e disa zogjve shtegëtarë në këto sipërfaqe. Por duhet të theksojmë se rreth 90% e këtyre tokave janë shkatërruar duke u shndërruar në toka bujqësore. Ndërkohë ligjet për mbrojtjen e këtyre tokave në botë janë duke u fiksuar gradualisht. Pyetje 1.Clat janë burimet e lëndëve ushqyese, të cilat hyjnë në kanalet ujore? 2.Cilat metoda janë vënë në veprim për pakësimin e lëndëve ushqyese dhe të sedimenteve që vijnë nga secili burim. 3.Çfarë janë tokat e lagura. Përshkruaj disa lloje tokash të lagura. 4.Çfarë roli luajnë tokat e lagura për parandalimin e eutrofikimit? Pse është e rëndësishme që ato të kultivohen. Duke menduar në mënyrë mjedisore Në një vend e kishin ndaluar përdorimin e detergjenteve me përmbajtje fosfati për disa vite me radhë. Çfarë dëmtimesh janë shkaktuar nga këto detergjentë dhe çfarë është shpresuar të arrihet me këto rregulla.

Page 52: Mjedisi tokesor
Page 53: Mjedisi tokesor

KAPITULLI 3

NDOTJA NGA UJËRAT E ZEZA Ujërat e zeza problem i madh mjedisor Tashmë ne kemi mësuar se në ekosistemet natyrale evitohet ndotja dhe harxhimi i burimeve të lëndëve të ndryshme nëpërmjet të riciklimit të materies. Kujtojmë se kur një konsumator ushqehet me bimën ose produktin e saj, ai merr përbërjen organike të bimës, si rrjedhim elementët kimikë kaluan tek ai. Këto elementë kimike rikthehen në pjesën abiotike të ekosistemit nëpërmjet proceseve të ekskretimit të prodhimeve, kosumatorëve dhe dekompozuesve. Ndërsa shoqëria njerëzore ka ndërtuar një sistem që shkon në një drejtim p.sh. elementët azoti, fosfori e kaliumi nga toka kalojnë tek bimët, më pas tek njeriu dhe me anë të jashtëqitjeve të tij Këto elementë në trajtën e lëndëve organike, kalojnë në ujërat e zeza. Kur dihet se pasurimi i burimeve ujore me këto lëndë ushqyese bëhet shkak për procesin e "Eutrofikimit"� Në SHBA dhe në shumë vende të zhvilluara jo vetëm që është studiuar procesi i eutrofikimit por është bërë progres i rëndësishëm në përpunimin e ujërave të ndotur, në mënyrë që lëndët ushqyese t�i mbajnë në cikël në tokë dhe të mos derdhen në ujëra. Ujërat e zeza-rrezik për shëndetin Ujërat e zeza janë një rrezik i madh për shëndetin sepse ato janë shkaktarë të përhapjes së shumë sëmundjeve infektive. Jashtëqitjet e njerëzve dhe të kafshëve të infektuara me patogjenë të ndryshëm (bakterie, viruse dhe organizma të tjera parazitare) përmbajnë një numër të madh të këtyre organizmave ose të vezëve të tyre. Njeriu apo kafsha e infektuar, edhe mbas zhdukjes së simptomave të sëmundjes, janë bartës akoma të një sasie mbase të vogël të këtyre organizmave, si rrjedhim bëhen bartës të sëmundjes. Në qoftë se mbeturinat nga bartësi infektojnë ujin e pijshëm, ushqimin apo dhe ujin e pishinave, patogjenët mund të infektojnë të tjerët. Shkalla me të cilin patogjenët përhapen në një popullatë varet nga dy faktorë: - Shumica e patogjenëve mund të mbijetojnë vetëm disa ditë jashtë organizmit bujtës. - infeksioni ndodh në varësi të numrit të organizmave që hyjnë në trup.

Page 54: Mjedisi tokesor

Kur në një vend ku dendësia e popullatës është e vogël atëherë dhe sasia e organizmave patogjene është e pakët, mbasi kalon një kohë e konsiderueshme kur patogjeni kalon nga një bujtës në një tjetër. Në këtë rast shkalla e infektimit është e ulët. Ndërsa kur popullata është e dendur ndodh e kundërta. Pra kjo lidhje ndërmjet patogjenëve dhe popullatës së njerëzve bëhet problem, në mënyrë të veçantë për njerëzit, që jetojnë dhe punojnë në vende me dendësi të lartë njerëzor.(Fig�).

Fig. 13.1. Një skemë gjatë lumit Ganges në Indi Pra sa kohë që popullata është e shëndetshme patogjenët qëndrojnë poshtë nivelit për të shkaktuar infeksion. Në qoftë se vetëm edhe një individ sëmuret, atëherë popullata e patogjenëve rritet në mënyrë të dukshme dhe arrin në një stad për një shkallëzim epidemik, në mënyrë të veçantë, kur nuk ka barriera të përshtatshme ndërmjet jashtëqitjes dhe burimit të ujit të pijshëm dhe ushqimit. Para se të zbulohej lidhja ndërmjet sëmundjeve dhe shkaktarëve (patogjenëve), të cilët ndodhen në jashtëqitjet, në mesin e viteve 1800, epidemi të tmershme kanë qënë të zakonshme në qytetet e atëhershme. P.sh. epidemitë e tifos dhe të kolerës, të cilat kanë shkaktuar vdekjen e mijërave njerëzve kanë qënë të zakonshme para shekullit të XX-të. Sot masat shëndetësore që mirren në të gjithë botën për të parandaluar përhapjen e sëmundjeve epidemike janë: - pastrimi dhe dezifektimi i ujit publik (ujit të pishëm dhe atij për larje) me klor ose me substanca të tjera. - grumbullimi dhe përpunimi sanitar i ujërave të zeza.

Page 55: Mjedisi tokesor

- ruajtja e standardeve sanitare në të gjitha paisjet, ku përpunohet ushqim për konsum publik. Standardet në lidhje me këto, që përmendëm janë vendosur dhe zbatohen nga Inspektoriati Sanitar Shtetëror. Në mënyrë të veçantë e detyrueshme në të gjitha rastet është monitorimi në çdo kohë e kontaminimit (infektimit0 të ujit me ujëra të zeza. Sigurisht e rëndësishme për tu mbrojtur nga sëmundjet është higjena e jonë personale, kushtet sanitare dhe mbrojtaj e shëndetit: duke mos pirë asnjë herë ujë në burime të pakontrolluara. Shumë njerëz ia atribuojnë shëndetin e mirë të popullatës mjeksisë moderne, por shëndeti i mirë është më tepër kur sëmundjet parandalohen nëpërmjet marrjes së masave higjeno-sanitare. Rreth 1.2 miliard njerëz në botë përdorin ujë të pakontrolluar (direkt nga birimi). Një numër akoma më i madh jeton në zona, të cilët nuk kanë ose e kanë pak të zhvilluar procesin e mbledhjes, transporit dhe të përpunimit të ujërave të zeza. Kjo gjë është present sidomos në disa pjesë të qyteteve të mëdha të vendeve në zhvillim, si dhe në zonat rurale, psh 30% e qytetit të Meksikos (me 18 milion banorë); 50% e Bankokut, e njëjta përqindje e shumë qytete të vendeve në zhvillim nuk e kanë sistemin e kanalizimit të ujërave të zeza. Në shumë qytete ku ky sistem ekziston ujërat e zeza derdhen të papërpunuara në lumenj, dete etj. Në vendet e ish BS 20% e ujërave të zeza derdhen të papërpunuara, ndërsa 50% e tyre përpunohen pjesërisht. Për fat të keq në vendin tonë 100% e ujërave të zeza nuk përpunohen por derdhen direkt në përrenj, lumenj e dete. Për arsye të ndotjes së ujit nga ujërat e zeza, një numur i madh i njerëzve në botë janë infektuar në mënyrë kronike me patogjenë të ndryshëm. Çdo vit raportohen më shumë se 250 milion të rasteve të reja që shkaktohen nga uji, rreth 10 milion nga keto vdesin dhe rreth gjysma e këtyre vdekjeve është midis fëmijëve nën 5 vjeç. Për arsye të kushteve të këqia higjenike në Peru në vitin 1990 shpërthen epidemia e kolerës e cila bëri që të vdesin disa mijëra njerëz, në Indi më 1994. Zhvillimi i sitemit të grumbullimit dhe të përpunimit të ujërave të zeza Para vitit 1800 nuk ekzistonte një mënyrë e sistemimit të ujërave të zeza, kështu ato ndotnin në masë ujin e pishëm, në mënyrë të veçantë kur ato ishin afër puseve të ujit të pishëm apo burimeve.

Page 56: Mjedisi tokesor

Në vitet 1800 Pastëri dhe shkencëtarë të tjerë vërtetuan se bakteriet e ujërave të zeza janë shkaktarë të shumë sëmundjeve infektive. Ky zbulim e rëndësishëm çoi në përpjekje intensive për të pastruar jashtëqitjet e njerëzve nga qytetet. Në këtë kohë në qytetet u ndërtuan sisteme ndrenazhimi për ujërat e shiut dhe ndërkohë ishte e ndaluar përdorimi i tyre për ujërat e zeza. Më pas, procesi evoluoi, shpejt u praktikuan tualetet me shplarje, pra ujërat e zeza u kanalizuan. Kështu civilizimi perëndimor filloi të përdorë rrymën e një drejtimi të ujërave të zeza që lahen dhe t�i dërgojnë në lumenj e det, por rezultati i kësj derdhje dihet që ishte shtimi i lëndëve organike, duke zvogëluar oksigjenin e tretshëm duke krijuar një mjedis mbytës për jetën ujore në lumenj, dete etj. Për të shmangur të gjitha këto fenomene në të gjitha vendet e zhvilluara janë projektuar paisje për trajtimin (përpunimin) e ujërave të zeza, para se ato të derdhen në lumenj, liqene etj. Fabrika e parë e përpunimit të ujërave të zeza është ndërtuar në vitin 1990 në SHBA. Pyetje 1. Si ndikojnë ujërat e zeza në procesin e eutrofikimit? 2. Argumentoni si ujërat e zeza janë rrezik për shëndetin. 3. Përshkruani disa masa të cilat parandalojnë sëmundjet infektive. Duke menduar në mënyrë mjedisore Në një familje e cila jeton në një zonë rurale ka rënë një epidemi diareje. Kjo familje jashtëqitjet e tyre i grumbullon në një tualet me gropë septike. Furnizimi me ujë i kësaj familje bëhet nga një pus i cili ndodhet 10 m larg tualetit dhe më poshtë se vetë ai. Diskutoni dhe gjeni cilat janë arsyet e kësaj epidemie. Aktivitet Në zonën ku jetoni, ineteresohuni si bëhet dezifektimi i ujit të pishëm, në depot e tij dhe si bëhet kontrolli i ujit të pishëm nga kontaminimi me ujëra të zeza. Menaxhimi dhe përdorimi i ujërave të përdorura Uji i përdorur përmbledh ujërat e zeza, ujërat e bardha që bashkohen me të parat dhe dalin nga një tubacion nga shtëpitë tona, nga industria etj. Një sistem i degëzuar tubacionesh sjell të gjitha ujërat që derdhen nga tualetet e shtëpive; të ndërtesave si shkolla, institucione, e mbetje industriale, në një tub të madh, duke krijuar

Page 57: Mjedisi tokesor

idenë e degëzimeve të një peme, që bashkohen në një �trung�. I gjithë ky ujë quhet �ujëra të zeza� të papërpunuara ose ujëra të përdorura të ndotura. Meqënëse në përdorim sasi të madhe uji për të shpërlarë sasi të vogla ndotjesh, krijohet një rrjedhje shumë e madhe uji, p.sh. uji i ndotur është 1000 pjesë dhe ndotja 1 pjesë, pra 99.9% është ujë i pastër dhe 0.1% është ndotje. Për çdo person sasia e ujit të ndotur arrin 600-800 litra/ditë pra në një qytet me 100 000 persona prodhojnë 6-8 milion litra ujëra të ndotura në ditë. Në qoftë se shtojmë edhe ujërat e reshjeve, ujërat e ndotura të papërpunuara hollohen shumë. Pavarësisht nga kjo ndotësit janë të mjaftueshëm ta bëjnë ujin e zi dhe me erë të keqe. Në varësi të teknikave për t�i eliminuar, ndotësit ndahen në katër kategori: 1. Materiale si qese plastike, lecka e objekte të tjera që shplahen nga tualetet apo nga rreshjet. Gjithashtu në këtë grup bëjnë pjesë edhe rëra, zhavorri të cilat hyjnë nëpërmjet të rreshjeve. 2. Materiale organike, suspensione, që përfaqësohen nga grimca të dukshme të lëndëve organike, të cilat jane nga mbetjet ushqimore, mbetjet e tjera shtëpiake si edhe materiale fekale dhe copra letre higjenike. Në këtë grup ka bakterie të gjalla dhe mikroorganizma të tjera të cilat ushqehen me këto mbeturina si edhe organizma patogjenë. E rëndësishme është se ky grup i lëndëve organike përbëhet nga grimca të cilat dekantojnë në ujëra �të qetë�. Pikërisht largimi i tyre është mbështetur në cilësinë e dekantimit. 3. Lëndë organike të tretura dhe koloidale. Në këtë grup bëjnë pjesë e njëjta natyrë e lëndëve organike por dallohen nga dimensioni i grimcave. Ndërsa grimcat e lëndëve të grupit të dytë dekantojnë në ujëra �të qetë� grimcat e grupit të tretë janë shumë të imta sa nuk dekantojnë, së paku në periudha të caktuara kohe. Këtu bëjnë pjesë bakteriet e mikroorganizmave të tjerë si dhe patogjenët, si dhe materiali organik i tretur në sapunet, shampot, detergjentet e çdo lloji.

Lëndë inorganike të tretura Këtu bëjnë pjesë azoti, forfori dhe lëndë ushqyese të tjera që dalin nga jashtëqitjet si edhe fosfati nga detergjentet dhe zbutësit e ujit.

Ndotës të tjerë të ujërave të përdorur Përveç këtyre katër grupeve të ndotësve në ujërat e zeza ose të përdorura të papërpunuara ndodhen edhe sasira të ndryshme pesticide, metale të rënda si dhe komponime të ndryshme toksike, pasi njerëzit i derdhin këto ujëra në tualete.

Page 58: Mjedisi tokesor

Gjithashtu edhe industria i shkakton këto ujëra në të njëjtin tubacion me atë të ujërave të zeza. Më poshtë do të mësojmë si largohen këtër grupet e parë të ndotësve nga ujërat e zeza. Largimi i ndotësve nga ujërat e zeza Fazat e përpunimit të ujërave të zeza janë standard në të gjithë botën. 1. Largimi paraparak i materialeve si qese, lecka etj, sepse këto mund të dëmtojnë pompat si edhe dekantimi i grupit të dytë të materialeve që bëjnë pjesë në këtë grup si rërë, zhavorri etj.

Fig. 13. 3 Siç shihet edhe në figurë grupi i parë i mbeturinave largohen duke i kaluar në një sitë me vrima 2.5 cm dhe më pas hiqen në mënyrë mekanike nga sita dhe digjen. Për këtë gjë përdoren edhe sita rrotulluese. Sita vendoset në një konverier ku kalojnë ujërat. Materiali që mbetet në sitë largohet vazhdimisht nga sipërfaqja. Këto sita kanë dimensionin e vrimave 0.5 cm, për këtë ato i largojnë të gjithë këto materiale dhe janë më të mira.

Page 59: Mjedisi tokesor

Fig. 13-4

Mbas sitjes rryma e ujit kalon nëpër një rezervuar dekantimi i ngjashëm me një pishinë ku shpejtësia e lëvizjes së ujit është aq e ngadalshme sa grupi i rërave etj dekantojnë (bien poshtë), të cilat më pas në mënyrë mekanike largohen në vende të posaçme.

Fig. 13-5 2. Përpunimi primar ose largimi i materialeve organike në trajtë cpërash Mbas përpunimit paraprak uji shkon drejt përpunimit primar ku rrjedhja e ujit është shumë e ngadaltë (2 m/orë).

Page 60: Mjedisi tokesor

Fig. 13-6 Meqënëse shpejtësia e rrjedhjes së ujit është e ngadalshme dhe pothuajse e pa përfillshme, lëndët organike dekantojnë në fund në masën 30-50% të gjithë sasisë dhe më pas uji largohet. Në të njëjtën kohë lëndët yndyrore notojnë në sipërfaqe dhe largohen me lehtësi me mekanizma të veçantë. I gjithë materiali i larguar (grimcat e lendëve organike dhe yndyrnat) bashkohen në një masë, që quhet �llum i lëngshëm�. Metoda e përpunimir primar i largon lëndët organike me kosto minimale. 3. Përpunimi sekondar ose (largimi i lëndëve organike koloidale dhe të tretshme). Ky proces qyhet përpunimi biologjik sepse përdor mikroorganizmat, të cilët janë dekompozues natyralë të këtyre lëndëve. Fig. 13-7

Page 61: Mjedisi tokesor

Kjo metodë bazohet në atë që krijohet një mjedis ushqyes për këto mikroorganizma. Kështu lëndët organike koloidale dhe të tretura zbërthehen nga këto mikroorganizma deri në dioksid karboni dhe ujë, nëpërmjet procesit të frymëmarrjes së tyre. Uji që del nga përpunimi primar është terren i pasur me ushqim e ujë dhe në përpunimin sekondar shtohet oksigjen, për të bërë të mundur rritjen dhe frymëmarrjen e mikroorganizmave. Gjatë pastrimit biologjik përdoret një nga këto sisteme: 1. Filtrat biologjike. 2. Sisteme me �llum aktiv�. Sistemi me filtra biologjike është më i hershëm dhe që përdoret më gjerësisht, por tendenca sot është të përdoren sistemet me �llum aktiv�. Në sistemin e filtrave uji që del nga përpunimi primar, sprucohet sipër filtrave dhe më pas kalon nëpërmjet një shtrati me rërë të trashë (2-3 m thellësi) Filtri biologjik përbëhet nga pjesë shkëmbi (gurë jo të lëmuar) në të cilët rriten e shumohen mikroorganizmat. Mikroroganizmat ushqehen me lëndën organike, që përmban uji. Gjithashtu në këtë proces ndihmon një rrymë e vazhdueshme ajri i cili deperton lirisht nëpërmjet gurëve

Page 62: Mjedisi tokesor

ku ndodhet dhe kompeksi i mikroorganizmave duke përfshirë dhe patogjenët. Ujë i pastruar nga lëndët organike bie poshtë. Gjatë përpunimit primar dhe atij të filtrimit biologjik largohen 85-90% të materialit organik të tretur në ujë.

Sistemi i llumit aktiv Mbas përpunimit primar uji hyn në një rezervuar të gjatë, i cili është i pasisur me një sistem ajrimi si në fig.

Fig. 13-9a Në këtë rezervuar futet një masë që quhet �llum aktiv�, më pas shtohet uji i cili do të përpunohet. Sistemi i llumit aktiv. Mikroorganizmat në një mjedis të tillë të ajrosur mirë, duke përfshirë këtu edhe ato patogjene ushqehen me lëndët organike të ujit, kështu ato rriten e shtohen e formojnë grumbull. Masa e ujit me këto grumbuj të mikroorganizmave kalon në një rezervuar tjetër, në të cilin mikroorganizmat dekantojnë dhe uji rrjedh 90% i pastër më tutje. Pikërisht kjo masë e mikroorganizmave, të cilët dekantojnë quhet �llum aktiv�, dërgohet përsëri në fillim të procesit.

Page 63: Mjedisi tokesor

Zhvendosja biologjike e lëndëve ushqyese (e materialeve inorganike të tretura). Në problemet e eutrofikimit në rritje, për largimin e lëndëve ushqyese nga uji gjithëmonë e më shumë po praktikohet zhvendosja biologjike e tyre e cila imiton anatyrën në qarkullimin e azotit dhe fosforit. Kujtojmë se në ciklin natyror të azotit format nitrate ose në trajtën e joneve (NH4)+ në prani të baktereve kthehen në jone nitrate (NO3)-, dhe këto të fundit shndërrohen në azot të gaztë, i cili rikthehet në atmosferë. Këtë proces e kemi quajtur ç�nitrifikim. Pikërisht ky proces ndodh dhe në përpunimin tonë shih fig.

Fig. 3-10 Në zonën 3 të figurës, tashmë mjedisi i pasur me fosfate por i varfër me lëndë të tjera ushqyese, bakteret marrin fosfatin nga përbërjet që ndodhen në ujë dhe e fusin në trupin e tyre. Në këtë mënyrë fosfati zhvendoset ashtu si organizmat e tepërta nga sistemi. Këto organizma me fosfatin në trupin e tyre shtohen dhe trajtohen me llum të përpunuar duke prodhuar më në fund një produkt të pasur ushqyes të quajtur �llum i lëngëshëm�. Por mund të përdoret dhe një proces kimik për të zhvendosur fosfatet nga uji, i cili konsiston në atë që rrjedha e ujit kalon përmes një filtri gëlqereje, i cili realizon precipitimin e fosfatit në trajtën e fosfatit të kalciumit, i cili është i pa tretshëm dhe që çvendoset me lëhtësi me rrugë mekanike.

Page 64: Mjedisi tokesor

Pastrimi final dhe dezifektimi. Pas zhvendosjes biologjikë të lëndëve ushqyese, uji i përdorur dhe i ndotur i në shtrohet një pastrimi final nëpërmjet një shtrati rëre dhe më pas dezifektimit. Agjenti dezifektues i përdorshëm është klori, sepse jo vetëm që është mjaft efektiv, por është dhe më i lirë. Por përdorimi i tij paraqet edhe disa probleme, p.sh. uji i dezifektuar me klor kur lëshohet në kanalet ujore, edhe në nivele minimale ai dëmton kafshët ujore. Prandaj, sot po përdoren dhe teknike të reja dezifektuese, p.sh. përdorimi i ozonit, i cili është shumë efektiv në mbytjen e mikroorganizmave dhe në proces ai shndërrohet në oksigjen, i cili rrit dhe cilësinë e ujit. Por për shkak se ai është i paqëndrueshëm dhe eksploziv, mund të prodhohet direkt tek pika e përdorimit, gjë që kërkon shumë fonde. Një teknikë tjetër dezifektuese është , rrjedha e ujit kalon nëpër një burim drite ultravjollcë të montuar në ujë. Rrezatimi ultravjollcë mbyt mikroorganizmat dhe nuk jep efekte negative në ujë. Por fatkeqësisht ka shumë vende sot në botë, që ose kanë cilësi të ulët të trajtimit të ujërave të zeza, ose ujërat e zeza i shkarkojnë direkt në det apo oqean (sidomos qytetet bregdetare) pa i trajtuar fare.

Përpunimi i �llumit të lëngëshëm� Mbas përpunimit të ujit të përdorur siç u përshkrua më sipër në fund formohet një masë e quajtur �llum të lëngëshëm�. Kjo masë edhe mbas përpunimit sekondar, final e dezifektimit përmban përveç lëndëve organike dhe atyre ushqyese edhe një sërë organizmash patogjene si edhe ngjyrë të zezë e erë të keqe. Kjo masë mund të përdoret mjaft mirë si pleh, në qoftë se hiqen substancat toksike, të cilat nuk janë eliminuar gjatë përpunimit që kemi përshkruar si dhe �vriten� patogjenët. Më parë �llumi i lëngëshëm� mënjanohet ose duke u djegur, ose duke u shpërndarë në fusha për plehërim ose duke e hedhur në det. Në të tri rastet përsëri ai bëhet burim infeksioni. Vitet e fundit llumi përpunohet duke e shndërruar në pleh organik. Edhe pse ky proces ka kosto më të lartë se vlera e plehut që prodhohet, përsëri ka vlerë të prodhohet, sepse vlera më e madhe qëndron në riciklimin e këtij materiali në tokë dhe në mbrojtjen e ujit nga eutrofikimi. Përpunimi i llumit realizohet me anën e katër metodave: 1. Tretja anaerobe; 2. Kompostimi; 3. Pasterizimi; 4. Stabilizimi me gëlqere. Meqënëse kjo fushë e industrisë është në zhvillim, akoma nuk dihet se cila është më efektive e mjedisore. Asnjë nga metodat nuk është në gjendje të largojë substancat toksike (metalet e rënda) si dhe komponimet organike sintetike të padegradueshme, kështu që vështirësohet përdorimi i këtij produkti si pleh.

Page 65: Mjedisi tokesor

1. Trajta anaerobe. Llumi hidhet në rezervuarë të mëdhenj, të mbyllura hermetikisht. Në mungesë të oksigjenit është e pamundur që lëndët organike të zbërthehen në dyoksid karboni dhe ujë.

Fig. 13-12 Gjatë procesit të frymëmarrjes anaerobe bakteret rriten e shtohen dhe lëndët organike zbërthehen pjesërisht. Produkti kryesor i këtij procesi është biogazi (përzjerje gazore me 2/3 metan dhe 1/3 dyoksid karboni). Biogazi meqënëse ka një përqindje të madhe gaz metan dhe merr flakë shpejt, mund të përdoret si lëndë djegëse. Ky përdoret për të ngrohur rezervuarët e këtij procesi sepse bakteret duan një temperaturë 38oC. Gazi metan mund të pastrohet nga dyoksidi i karbonit dhe i pastër mund të përdoret si shtesë në impiantet e gazit natyral që përdoret për djegie. Mbas 4-6 javë mbaron tretja ose frymëmarrja anaerobe dhe formohet kështu mbetja e përpunuar e cila është e pasur me lëndë organike në trajtën e humusit dhe quhet biosolid dhe mund të shërbejë mjaft mirë si pleh organik në fushat bujqësore ose direkt si lëng duke pasuruar tokën me humus (kjo mbetje është e pastruar nga patogjenët, sepse janë eliminuar gjatë procesit). Kjo masë (llum i përpunuar) mund të thahet dhe shndërrohet në një masë që ka pamjen e një cope keku, e cila me lehtësi shpërndahet në fushë si pleh organik.

Page 66: Mjedisi tokesor

Fig. 12 � 13 2. Kompostimi. Llumi i papërpunuar futet në gropa të ajrosura mirë dhe lihet që dekompozuesit ta transformojnë masën në humus. Llumi përzihet me copa druri për të ulur sasinë e ujit që ku përmban. Nga zhvillimi i madh i baktereve dekompozuese shkatërrohen në masë patogjenët. Kompostimi mbaron mbas 6-8 javësh. 3. Pasterizimi. Llumit të papërpunuar i largohet uji duke e kaluar nëpërmjet një tharëse, e cila është sipërfaqsore. Këtu realizohet dhe pasterizimi, sepse nxehtësia është e mjaftueshme për të mbytur patogjenët (si tek qumështi). Produkti përfundimtar del si kek i thatë e shpërndahet si pleh organik. 4. Stabilizimi me gëlqere. Llumi kalon nëpër një filtërpresë dhe masa që del përziehet me hidroksid kalciumi e cila shoqërohet me çlirim nxehtësie dhe rritje të pH, duke ndikuar në mbytjen e patogjenëve. Kjo përzierje me gëlqere është e mirë për tokat acide Sistemi individual septik Në zonat rurale për ujërat e zeza shërbejnë rezervuarët ose ndryshe në i quajmë �gropat septike� të cilat janë individuale për çdo shtëpi. Në zonat rurale të vendeve të zhvilluara këto gropa janë të lidhura me kanale thithëse të cilët kalojnë nëpër fusha. Uji i ndotur shkon në gropë, lëndët koloidale si edhe ato ushqyese të tretura që ndodhen në ujin e ndotur rrjedhin në fushat me kanalet thithëse, të cilat më pas kullojnë në tokë. Ndërsa materialet e tjera organike dekantojnë poshtë në gropë dhe mbas 2-3 vjetësh nxirren me pompë dhe kompostohen. Bakteriet e tokës dekompozojnë materialet koloidale dhe ato organike të tretura që vijnë përmes kanaleve thithëse. Ka fermerë që ndërtojnë kopshte perimesh mbi fushat e kanalizuara septike, duke zbatuar kështu parimet e riciklimit të lëndëve ushqyese. Këto sisteme tradicionale duhet të ndërtohen në pjesë toke të përshtatëshme për fusha me kanale të tilla dhe një nëntokë që lejon kalimin e mjaftueshëm të ujit.

Page 67: Mjedisi tokesor

Pyetje 1. Jep një histori të shkurtër të ndikimit të njerëzve në mbetjet e ujërave të zeza duke kuptuar rrezikun e tyre. 2. Cilat janë katër kategoritë e ujërave të zeza? 3. Përshkruani trajtimin biologjik. Cilat janë parimet që përdoren dhe cilat janë dy alternativa teknike që përdoren. 4. Jepni disa alteranativa për dezifektimin final të ujit, si dhe avantazhet dhe disavantazhet e tyre. 5. Jepni katër metodat e përpunimit të llumit të papërpunuar. 6. Pse derdhja në det e këtij llumi bëhet burim infeksioni? 7. Bëni një vëzhgim në një zonë rurale, pyesni si përpunohen ujërat e zeza në këtë zonë. Të mendojmë në mënyrë mjedisore 1. Supozoni se një komunitet të ri prej disa mijëra personash po vendoset në një zonë të lirë dhe ju jeni thirrur si një konsulent për të përshkruar një sistem të plotë të ujërave të zeza, i cili përfshin mbledhjen, trajtimin dhe zhvendosjen e bioprodukteve. Shkruaj një ese duke përshkruar sistemin duke dhënë një sistem racional për zgjedhjet që duhet të bëjnë. 2. Disa njerëz mendojnë se oqeanet janë një vend i përshtatshëm për ujërat e zeza. E mbështetni apo e kundërshtoni këtë alternativë. Mbrojeni mendimin tuaj. 3. Supozoni se jeni një menaxher i një sistemi modern të trajtimit të ujërave të zeza. Përshkruani se si puna e jote ndihmon në mbrojtjen e mjedisit.

Page 68: Mjedisi tokesor

KAPITULLI 4

NDOTJET NGA KIMIKATET E RREZIKSHME H Y R J E Metalet e rëndë dhe komponimet sintetike organike janë dy kategori kimikatesh të cilat bëjnë prezent rrezikun toksik. Në vitet 1960 dhe 1970 në shumë vende të botës u ndjenë së tepërmi dëmtimet prej ndotjeve nga kimikatet e rreikshme. Kështu p.sh. në një fshat peshkimi Japoni, u shfaq një epidemi e të sëmurëve ulokë, duke përfshirë dhe çmendurinë, difekte të lindjes dhe vdekje. Shkaku u përcaktua prej helmimit nga mërkuri. Mërkuri vinte prej mbeturinave të një fabrike lokale, dhe njerëzit u prekën prej tij përmes ushqimit me peshq, të ujit ku hidheshin mbeturinat. Në një zonë në Indi një çlirim aksidental i një kimikati toksik shkaktoi në sajë të pakujdesisë, veprimtari vrasëse në një parashikim 7000 njerëz dhe dëmtuar më shumë se 100.000 të tjerë. Nga studimi i shembujve të hedhjeve të mbeturinave kimike dhe gjendjes shëndetësore të njerëzve përreth doli se sëmundjet e brendëshme duke përfshirë veshkat dhe mosfunksionimin e mëlçisë, kanserin e difekte të lindjes janë karakteristikë në këto raste. Çdo ditë e më tepër njerëzit po binden për dëmet kryesore që vijnë nga prodhimet, përdorimet dhe asgjësimet e kimikateve. Por dihet njeherësh se sa avantazhe shpalosin produkte të panumurta që rrjedhin nga industria kimike. Në këto kushte është mirë të mësohet si përdoren dhe asgjësohen kimikatet në rrugë që minimizojnë dëmet. Sot punohet mbi rregulla të forta në këtë drejtim, por kjo kërkon dhe koston e saj. Pra ç�duhet bërë, të punojmë me rregulla të forta apo t�i pakësojmë ato? Përgjigja më e mirë është : Duhet të gjenden rrugë alternatrive që minimizojnë rrezikun kimik në kosto të ulët.

Page 69: Mjedisi tokesor

Ky kapitull fokusohet në ndotjet kimike me objektiv sigurimin e një të kuptuari të natyrës së riskut, dhe një vështrim të përgjithshëm të ligjeve dhe rregullave që kanë rrjedhur për mbrojtjen e shëndetit human dhe të mjedisit, anët e tyre të forta e të dobëta dhe drejtimin e së ardhmes drejt reduktimit të rrezikut kimik. Materiale të rrezikshme Një kimikat që prezanton një rrezik përkatës ose risli, është i njohur si material i rrezikshëm. Një klasifikim të substancave në bazë të vetive të rrezikshme e gjeni këtu më poshtë : * Ndezshmëria : Substanca që digjen shpejt (nafta, alkooli etj.). * Korrozionitiviteti : Substanca që rezervuarët dhe pajisjet (p.sh. acidet). * Reaktiviteti, substanca që janë kimikisht jo të qëndrueshme që mund të shpërthejnë (eksplozivët) ose të krijojnë tym toksik kur bashkohen me ujin (acidi sulfurik i përqëndruar) etj. * Toksiket : Substancat që janë dëmtues të shëndetit kur hahen apo thithen (p.sh. klorali Cu3CHO, pesticidet, aldehidi formik etj. * Materialet radioaktive Disa metale dhe komponime kimike që janë të afta të lëshojnë në mënyrë të vazhdueshme dhe të vetvetishme rreze, a, B, etj të shoqëruara me energji drite, termike dhe elektrike. Lëndet me veti të tilla quhen radioaktive (uraniumi, poloniumi, radiumi etj.) Burime të futjes së kimikateve ne mjedis Të kuptojmë si materialet e rrezikshme futen në mjedisin tonë ne duhet të shohim në aspekte të ndryshme si njerëzit e shoqërisë tonë jetojnë dhe punojnë. Së pari vemë në dukje që materialet, gjithshka duke filluar nga shampot, pastat e dhëmbëve në mëngjes e sa e sa produkte që ne prekim nga mengjesi në mbrëmje janë produkte të teknologjisë kimike. Përdorimet tona janë vetëm njeri hap në ciklin total jetësor të një produkti.

Page 70: Mjedisi tokesor

Hapa të tjerë lidhen me prodhimin, hedhjen në shitje, transportin (shpërndarjen) dhe asgjesimin final. (Fig. fq. 347)

Page 71: Mjedisi tokesor

Fig. 14.1 - shpjegon gjithë këtë proces. Siç tregohet dhe në figurë përftimi dhe përdorimi i produkteve në vetvete lidhet me ndërhyrje në mjedis duke shkaktuar ndotje dhe duke krijuar rrisqe për njerëzit dhe shëndetin mjedisor. Përdorimi i shumë produkteve p.sh. pesticide, plehra në rikuptim futjen e tyre direkte në mjedis ndërsa avullimi i (tretësve) nga bojrat, djegia e naftës dhe lëndëve të tjera djegëse nënkupton futjen në mjedis në mënyrë tangente. Futje të tilla të kimikateve në mjedis rrjedhin në mënyrë të vazhdueshme në çdo sektor që nga fusha industriale gjer tek dyqanet e vogla e çdo shtëpi. Kimikatet toksike përbëjnë një kërcënim Fatmirësisht një porcion i madh i kimikateve që futen në mjedis gradualisht asimilohen në rrugë natyrore. Ato nuk përbëjnë kërcënim për njeriun. Janë dy klasa kryesore kimikatesh që përbëjnë rrezik : 1) Metalet e rëndë dhe komponimet e tyre. 2) Substancat organike sintetike të padegradueshme. Këto kimikate priren të absorbohen nga mjedisi dhe koncentrohen nga organizmat duke përfshirë dhe njerëzit. Metalet e rëndë Metalet e rëndë më të dëmshëm janë plumbi, mërkuri, arseniku, kadmiumi, kallai, kromi, zinku dhe bakri. Këto metale janë të përdorur gjerësisht në industri, veçanërisht në përpunimin e metaleve, në veshjet galvanike dhe në disa produkte si bateritë dhe akumulatorët. Ato janë gjithashtu të përdorshme në mjeksi dhe disa pesticide, si shtesa

Page 72: Mjedisi tokesor

sepse komponimet e metaleve të rënda kanë ngjyrë brilante, ato janë të përdorura në pigmentet e ngjyrave, qelqet (glazurë), bojra dhe ngjyrosje. Kështu këto metale mund të futen në mjedis sa herë që këto produkte prodhohen, përdoren dhe hidhen. Metalet e rëndë janë ekstremist toksikë sepse si jone, në komponimet përkatëse ato janë të tretshëm në ujë dhe mund të absorbohen menjëherë në trup. Substancat organike sintetike të padegradueshme biologjikisht Komponimet sintetike organike janë baza kimike për të gjithë plastikat, fibrat sintetike, kauçuket sintetike, tretësat, pesticidet dhe qindra produktesh të tjera. Të qenurit biologjikisht të padegradueshëm i bën këto komponime të përdorshme. Komponimet sintetike organike janë toksike sepse ato ndërveprojnë me enzima të veçantë. Rezultati është që ato çrregullojnë sistemin. Kur një person merr një dozë mjaft të lartë, efekti mund të jetë helmim akut dhe vdekje, kurse në doza të ulta dhe periodë të gjatë ekspozimi efektet mund të jenë mutagenike, kanserogjeneze ose difekte të lindjes. Ato mund të shkaktojnë dëmtime të renda të veshkave, mëlçisë, sterilitet dhe një sërë problemesh të tjera neuro-psikologjike. Një klasë veçanërisht shqetësuese e substancave sintetike janë hidrokarburet e halogjenore, komponime organike në të cilët një apo më shumë atome H zevendësohen nga atome klori, bromi, jodi ose fluori (halogjenet).

Page 73: Mjedisi tokesor

Fig. Fq.348 Nga hidrokarburet e halogjenore ato të kloruarat janë më të zakonshmet dhe gjenden gjerësisht të përdorura tek plastikat (polikrorur-vinili), pesticidet DDT, tretësa dhe shume produkte të tjera. Substancat toksike dhe efektet shendetësore e mjedisore Disa nga kimikatet e rrezikshme dhe efektet e tyre shëndetësore e mjedisore jepen në tabelën këtu më poshtë : Disa kimikate toksike dhe efektet e tyre Kategoria Burimi

origjinal Përdorimet Efektet e

shëndetit human

Efektet mjedisore

Pesticidet DDT (dy klordyfenil trekloretan

Prodhim kimik Insekticid Dridhje,konvulsione, dridhje, degradimi i sistemit nervor qëndror

Riprodhim i pamjaftueshëm i peshkut. Hollimi i lëvozhgës së vezëve të zogjve

Kimikatet industriale

Akrilonitrili H2C=CHCN

Prodhimi kimik

Rrëshirë plastike tuba, tekstile, shishet plastike të pijeve

Dyshohet si kanserogjen

Çliron kimikate toksike, kur digjet

Page 74: Mjedisi tokesor

Benzoni C6H6

Produkt i rrafinimit të naftës

Sintezën organike në përfitimin e insekticideve, pajisjeve artistike dhe karficave, detergjenteve, fibrave etj.

Anemi, leuçemi, dëmtime të palcës kockore

Ndizet shpejt, përbën rrezik zjarri

Klorur Vinili cH2= CHCl

Prodhim kimik Plastiket, polivinil klorurit

Dëmtime të mëlçisë, anomali të lindjes, frymëmarrja, dëmtime të kockave

Dëmtime të mëlçisë tek gjitarët, dëmtime të veshkave, hollimi i lëvozhgës së vezës tek zogjtë, pakësimi i riprodhimit tek peshqit.

Metalet Arseniku (As) Minerale ose

shkrirje Qelq, pesticide, agjent...

Vjellje, helmim, degradim i mëlçisë dhe veshkave, kanser i mushkërive, linfës së

Qëndron në tokë, toksik në bimët leguminoz

Page 75: Mjedisi tokesor

Kadmiumi (Cd)

Minierë, shkrirje të Zn, në baltrat e ujrave të zeza

Galvanizim, bateri, pigmente, pesticide, lidhjet metalike

Hipertension, dobësi zemra dyshohet si kanserogjen dhe mutagen, dobësi i mëlçisë dhe veshkave.

Toksik për peshqit në përqëndrime të vogla

Plumbi (Pb)

Miniera Bateri, bojra, tubacione, veshje e çisternës

...dëmtime të veshkave, dëmtime të sistemit nervor qëndror

Helmime të kafshëve shtëpiake, zogjve dhe peshqve

Mërkuri (Hg)

Minierë veprime vullkanike

Prodhimi elektrolitik të klorit dhe NaCl instrumente shkencor e industrial pesticide, bateri

Irritues, depresiv traluçionacione, dëmtime të veshkave, mëlçisë, sistemit qëndror fetusit

Riprodhimi i pamjaftueshëm vdekje e peshqve.

Detyra e testimit në mungesë potenciale e substancave të dëmshme është e madhe, dhe kjo është bërë më e vështirë nga sasia e madhe e kimikateve të reja që kanë hyrë në treg çdo vit. Për shumë prej këtyre kimikateve ka pak ose s�ka fare informacion per efektet toksike të tyre. Parimet e Toksikologjisë Substancat toksike ose toksiket shkaktojnë një numër të madh të efekteve të padobishme në organizmin e gjallë. Toksikologjia është studimi i këtyre efekteve. Në shumë raste ekspozimi ynë para substancave toksike është i paqëllimshëm, p.sh. të thithësh ajrin e ndotur pranë një autostrade ose uzine të fuqishme. Por në raste të tjera ekspozimi është i qëllimshëm, p.sh. të pirit e duhanit.

Page 76: Mjedisi tokesor

Vargu i mundshëm i efekteve të dëmshme nga kimikatet është i gjerë. Disa efekte mund të jenë të fshehta si një kollë e lehtë, ose dhimbje koke tëshkaktuara nga ajri i ndotur, por efekte të tjera janë shumë të dukshme si p.sh. konvulsione të shkaktuara nga ekspozimi para disa insekticideve. Si i klasifikon efektet Toksikologjia ? Efektet kimike Kemi dy grupe kryesore të efekteve toksike : akute dhe kronike. Efektet akute shfaqen menjëherë pas ekspozimit. P.sh. një dhimbje koke qe shfaqet kur ju po lexoni në shtëpi në një kohë që trafiku i makinave është në kulmin e tij, dhe kjo është një efekt akut që mund të jetë shkaktuar nga mono oksidi i karbonit të automobilave. Efektet akute shpesh nuk zgjasin shumë, zhduken menjëherë kur mbaron ekspozimi dhe përgjithësisht shkaktohen nga përqëndrimi i madh i kimikateve në mjedisin e ekspozimit. Efektet kronike - janë të vonshme por zgjasin shumë. Ato mund të ekzistojnë për muaj dhe vite pas ekspozimit dhe zakonisht mbeten për vite, si në efektet e shkaktuara nga tymi i cigares ose ndotja. Një efekt kronik është në përgjithësi rezultat i një niveli të ulët ekspozimi për një kohë të gjatë (ekspozimi kronik). Eshtë e rëndësishme të thuhet se ndodh që ekspozimi për një kohë të shkurtër mund të ketë efekte të vonshme. Efektet kronike dhe akute përfshijnë ndryshimet në anatominë normale dhe fiziologjinë e një organizmi : ndryshimet në mëlçi, veshka, mushkëri, zemër, në inde dhe organe të tjera. Kanceri, ndryshimet, difektet e lindjes dhe riprodhimi i dëmtuar mund të rezultohen nga ekspozimi kimik. Kanseri - Kanseri çdo vit vret shumë njerëz në botë. Kanseri është shumim i pakontrolluar i qelizave. Shumë qeliza në trup ndahen në mënyrë të natyrshme për të rimbushur qelizat që kanë humbur (vdekur) në funksionimin normal të organizmit ose nga sëmundja. Por ky zevendësim qelizor është një proces i kontrolluar : kur qelizat e humbura rimbushen, ndarja e qelizave ndalon. Megjithatë në sëmundjen e kanserit mekanizmi që ndalon ndarjen qelizore duket se nuk funksionon; qelizat vazhdojnë procesin e rimbushjes, duke formuar një masë osë tumorin e parë. Qelizat mund të ndahen nga tumori dhe kalojnë në gjak dhe pjesët e tjera të lëngshme të trupit. P.sh. kanceret e mushkërisë n.q.s. nuk zbulohen shpejt, përhapen në tru. Përhapja e qelizave kanseroze është quajtur metastazë. Në zona distante, qelizat kanceroze formojnë tumorin e dytë. Përhapja e shpejtë e qelizave dhe krijimi i tumoreve sekondare vret pacientin. Çdo kanser nis si një qelizë e vetme që ecen jashtë kontrollit.

Page 77: Mjedisi tokesor

Kthimi i qelizave normale në kanceroze shpesh ndodh në inde që pësojnë ndarjen e shpejtë qelizore, p.sh. palca e kockës, mëlçia, zorrët, vezët dhe lëkura. Shkaqet e kancerit nuk janë kuptuar komplet me gjithë kërkimet intensive në vite. Por ka shumë arësye të mendohet se ndryshimet në materialin gjenetik AND, 90 % e gjithë kimikateve të njohura si shkaktarë të kancerit, gjithashtu shkaktojnë ndryshime në sistemet bakteriale të testimeve. Mutacioni është një ndryshim struktural në materialin gjenetik. Kështru, shumë eksperte besojnë se kanceri shkaktohet nga ndryhime gjenetike të zhvilluara nga disa viruse, substanca kimike dhe veprime fizike si rrezet x dhe ultraviolet. Kromozonet në qelizat kanceroze janë anormale në strukturë dhe në numër. Por një numër i substancave kanceroze si plastikat dhe hormonet në dukje nuk ndryshojnë AND apo shkaktojnë mutacion. Kështu mund të përfshihen mekanizma të tjerë. Kohët e fundit shumë shkencëtarë besojnë se ndër shkaqet e kancereve rezultojnë ndotja e mjedisit dhe veprues të tjerë si rrezet X, rrezet ultraviolet dhe viruset. Kërkimë të kujdesshme kanë treguar vetëm 20 % deri në 40% e gjithë kancereve janë shkaktuar nga vendi i punës dhe ndotja e mjedisit. Pjesa tjetër është rezultat i ndryshimeve natyrore qelizore. Difektet e lindjes - mund të paraqiten si difekte fizike (strukturore), biokimike, ose të funksioneve anormale. Më të përhapura janë difektët fizike. Difektet e lindjes shfaqen jo vetëm gjatë lindjes por edhe më pas. P.sh. të vonuarit mendor, difektet e organeve të ndjeshme, seksuale që çojnë në zhvillim seksual jonormal. Për më tepër, një numër i madh i embrioneve dhe fetuseve vdesin në uterus për shkak të difekteve që zhvillohen si pasojë disa lindin të vdekur, dhe disa obortojnë. Shkaqe që çojnë në difekte të lindjes mund të jenë drogat, rrezet radioaktive ose viruset, si p.sh. virusi i rubeolës si dhe viruse të tjera. Zhvillimi embrional ndahet në 3 pjesë: 1. periudha e zhvillimit të hershëm menjëherë pas festilizimit, 2. periudha kur organet janë duke u zhvilluar ( organogjeneza) dhe 3. periudha kur organet janë formuar dhe fetusi rritet e merr formë. Substancat kimike dëmtojnë qelizat embrionale gjatë periudhës së parë të zhvillimit dhe sidomos në fazën e organogjenezës. Efekti i substancave kimike lidhet me kohën e ekspozimit si dhe me tipin e kimikatit. Disa kimikate prekin disa sisteme, p.sh. : metil mërkuri dëmton zhvillimin e trurit të një embrioni. Kimikate të tjera si alkooli etilik mund të prekë

Page 78: Mjedisi tokesor

shumë sisteme në zhvillim, psh. fëmijët të lindur nga nëna alkoolike shfaqen të dobët, me difektë në fytyrë, në zemër, dhe difekt në kocka. Kimikatet e rrezikshme dhe procesi i riprodhimit Efektet e drogave dhe kimikatet e mjedisit në procesin e riprodhimit janë bërë një shqetësim i madh për shëndetin në vitet e fundit. Studimet kanë treguar p.sh., se punëtorët e fabrikave bëhen sterilë nga ekspozimi para 1.2 dibromo- 3- kloropropan. Meshkujt që preken prej kimikateve të ndryshëm toksikë shpesh kanë qeliza spematozoide anormale, numër të vogël spermatozoidësh ose bëhen sterilë. Njënumër i gjerë kimikatesh si dietilshlbestrol. boraksi, kadmiumi, metil mërkuri, dhe shumë droga kanceroze janë toksike për sistemin riprodhues si tek femrat dhe tek meshkujt. Studimet në një numër fmijësh të vdekur nga kanceri para moshës 5 vjeç, kanë treguar se në shumicën prej tyre prindërit gjate periudhës së riprodhimit kanë qenë të ekspozuar ndaj kimikateve toksike. Sipas studimeve numri i efekteve të mundshme të substancave kimike në riprodhim është i madh. Si veprojnë toksikët ? Substancat toksike sjellin efektet e tyre në qeliza në 3 mënyra kryesore : 1. Ato mund të prekin enzimat, proteinat qelizore që rregullojnë shumë reaksione kimike të rëndësishme. Ngacmimi i aktivitetit enzimatik mund të ndryshojë funksionimin e një organi. P.sh. mërkuri dhe arseniku duke u lidhur me enzima bllokojnë aktivitetin e tyre. 2. Toksikët mund të lidhen direkt me qelizat ose molekulat brenda qelizës, duke prishur kështu ekuilibrin kimik brenda trupit. P.sh. oksidi i karbonit, CO, lidhet me hemoglobinën e gjakut, duke penguar transportin e oksigjenit dhe shkaktuar vdekjen. 3. Toksikët mund të shkaktojnë çlirimin e substancave të tjera që kanë një efekt kundërshtues. Toksiku tetraklorur i karbonit p.sh. stimulon disa qeliza nervore që të çlirojnë sasi të madhe adrenoline, që besohet se shkakton dëmtim të mëlçisë. Diorocioanati i teluenit që çlirohet gjatë prodhimit të plastikës shkakton çlirimin e histaminës, serotoninës dhe substanca të brendshme të ngjashme që kanë efekte të dëmshme në organizëm.

Page 79: Mjedisi tokesor

Faktorët që ndikojnë në toksikitetin e kimikateve. Shumë faktorë përcaktojnë efektet e substancave toksike në organizëm. Për shkak të kësaj, jo gjithmonë është e lehtë të parashikosh tamam efektet e lëndëve të ndryshme toksike. Le ta ilustrojmë këtë me anë të shembullit të një familjeje prej 6 personash me banim pranë një fabrike ku shkrihet plumb dhe zink (të cilët çlirojnë sasi të mëdha lënde toksike). Çdo person qe i ekspozuar para një niveli të lartë gazi, por efektet e shëndetit tek secili prej tyre, paraqiten të ndryshme. Babai dhe djali 4-vjeçar vuanin nga koliti dhe pankreasi. Nëna shfaqte një shrregullim neural, fëmijët e tjerë vuanin nga konvulsionet dhe diabeti. Faktorët më të rëndësishëm që influencojnë efektet e një kimikati janë tre, këtu futen : doza e marrë, zgjatja e ekspozimit dhe reaktiviteti i kimikatit. Në përgjithësi, sa më e madhe të jetë doza dhe sa më i gjatë ekspozimi, aq më i madh do të jetë efekti. Për të demonstruar efektin e dozës, toksikologët kanë ndërmarrë një sërë eksperimentesh me kafshë si minj etj. Aktiviteti biologjik. Në fakt toksiciteti i një kimikati është funksion i vetë aktivitetit biologjik. - Si ai reagon me enzimën apo komponentët e tjerë qelizorë. Sa më reaktiv të jetë ai në organizmat biologjik, aq me efekt do të ketë ai. Substancat inerte, ato që kimikisht nuk reagojnë me komponentët qelizorë, zakonisht nuk janë helmuese. Rrugët e hyrjes - Zakonisht, toksiket hyjnë nëpërmjet lëkurës, aparatit tretës ose mushkërive. Frymëmarrja është më e rrezikshme se mënyrat e tjera pasi kimikatet futen direkt në gjak dhe kalojnë në trup. Kështu që shumë qeliza ekspozohen para toksikeve të dëmshëm në një kohë të shkurtër. Toksiket të marra nga ushqimi, uji i pijshëm, apo lëngjet e tjera kalojnë në gjak pasi kanë kaluar në muret e zorrës, mga zorra gjaku kalon në mëlçi e cila shkatërron shumë substanca kimike, duke minimizuar kështu ekspozimin e organeve të tjera para tyre. Lëkura ndalon penetrimin e substancave nga trupi, kështu lëkura është më pak e dëmshme se të tjerat.

Page 80: Mjedisi tokesor

Mosha - Organizmi i të vegjelve zakonisht është më i ndjeshëm ndaj kimikateve helmuese se sa i të rriturve. P.sh. ndotës i zakonshëm i ajrit si dioksidi i squfurit, prek kafshët e vogla laboratorike 2 në 3 herë më shumë se sa kafshët e rritura. Tek njerëzit, të vegjëlit dhe fëmijët janë më shumë të ndjeshëm ndaj helmimit të plumbit dhe mërkurit se sa të rriturit. Gjendja e shëndetit - Ushqimi i varfër, stresi, zakonet e këqija të ngrënies, sëmundjet e zemrës dhe mushkërive, duhani, të gjitha këto çojnë në një shëndet të dobët dhe i bën individët më të ndjeshëm ndaj helmimeve. Faktorët gjenetike gjithashtu mund të përcaktojnë reagimin ndaj substancave toksike. Disa individë zakonisht janë pre e sëmundjeve të zemrës, kancerit të mushkërisë dhe shrregullimeve të tjera të shkaktuara nga faktorët e mjedisit. Kombinimi dhe kualifikimi - Prania e 2 ose më shumë substancave toksike mund të ndryshojë reagimin e pritur. Substanca të ndryshme kimike mund të veprojnë së bashku duke prodhuar një reagim të kombinuar që në fakt është më e fortë se një kombinim i thjeshtë i secilit më vehte. Ndoshta shembulli më i njohur i kombinimit toksik është kombinimi i qetësuesëve sedativë dhe alkoolit, asnjeri prej tyre s�është shumë i rrezikshëm, por kombinimi mund të jetë vdekjeprurës. Kimikatet, gjithashtu mund të mohojnë efektet e njera-tjetrës, që përbën një fenomen të quajtur kundërshtim. Në këto raste efekti i dëmshëm reduktohet nga kombinimet përkatëse të kimikateve potencialisht toksike. Përqëndrimi dhe znadhimi biologjik (Bioakumulimi) Dy faktorë të tjerë të rëndësishëm që influencojnë thellësisht në toksicidet janë përqëndrimi dhe zmadhimi biologjik. Përqëndrimi biologjik i referohet aftësisë së organizmit për të akumuluar në mënyrë selektive disa kimikate brenda vetë trupit ose brenda indeve. P.sh. gjëndrat teroide tek njerëzit kanë jod, i cili shërben për të prodhuar hormonin tiroid tiroksinën. Niveli i jodit në tiroide është me mijra herë më i madh se sa në gjak. Guacka tërheq disa elementë nga deti si zink, bajët, krom dhe kadmium, niveli i të cilit në guacka është 2.3 milion herë më i madh se në det. Kimikatet e dëmshme mund të përqëndrohen në të njëjtën mënyrë. P.sh. molekula organike të tretshme në yndyrna si p.sh. pesticidet si DDT mund të përqëndrohen në trupat e shëndoshë.

Page 81: Mjedisi tokesor

Kur organizmi merr sipas zingjirit ushqimor sasi të madhe ushqim të kontaminuar me DDT, dhe DDT do të depozitohet në pjesët e dhjamosura të ka... dhe duke u ngjitur në zinxhirin ushqimor rritet niveli i DDT. Ky fenomen quhet zmadhim biologjik. Përqëndrimi i DDT mund të jetë disa milion herë më i madh tek zogjtë që ushqehen me peshqitse sa në vetë ujin ku ndodhen peshqit. Fig. (Fq.415) Në përgjithësi zmadhimi biologjik varet nga tretshmëria në yndyrna e kimikateve, nga aftësia e organizmit për të përqëndruar, dhe në fund nga qëndrueshmëria e kimikatit. Sa më rezistent të jetë një kimikat ndaj shkatërrimit bakterial këp..... nxehtësia, drita e diellit, dhe faktorë të tjerë të mjedisit, më gjatë do të mbetet në mjedis. Kështu që mundësitë për të qenë në kontakt me organizmin janë më të mëdha. Polemika (debate) mbi toksiket. Efekte të kimikateve

Page 82: Mjedisi tokesor

Megjithëse janë bërë shumë përpjekje, ne nuk njohim ende (ose i njohim pak) efektet e kimikateve të ndryshme në shëndetin e njerëzve. Arësyet e kësaj situate janë disa : Një prej arësyeve më të rëndësishme është se nuk është as praktike as etike të bëhen eksperimente mbi njerëzit. Rezultatet e eksperimenteve në kafshët laboratorike jo gjithmonë mund të përdoren tek njerëzit. Kafshët shpesh reagojnë ndryshe ndaj kimikateve në krahasim me njerëzit. Kështu ndryshime të tilla fiziologjike është vështirë të parashikojnë në se një kimikat i dëmshëm për kafshët mund të dëmtojë dhe njerëzit. Një arësye tjetër e mosnjohjes sonë është se megjithëse njerëzit shpesh janë ekspozuar para niveleve të ulta të shumë kimikateve të dëmshme të fuqishme për një kohë të gjatë kryesisht testet toksike janë bërë në një kohë vetëm mbi një substancë. Për shkak të kombinimit dhe kundërshtimit llogaritja e rezultateve vetëm të një kimikati me botën reale, mund të çojë në një mendim të gabuar. Një problem tjetër është shumë teste të toksicitetit sidomos ato mbi mutacionin dhe kancerin janë bërë në nivele të larta ekspozimi dhe kanë të eksperimentuara mbi mesataren e qytetarëve. Kështu, fakti që një sasi e madhe e një lloj kimikati shkaktojnë kancer tek një kafshë nuk do të thotë se kimikati do të shkaktojë kancer dhe tek njerëzit. Shkencëtarët përdorin doza të mëdha pasi përshpejton eksperimentet e tyre. Koha që duhet për të shfaqur (zhvilluar) një kancer është e gjatë. Kanceri tek njerëzit zhvillohet 5-30 vjet pas ekspozimit. Si rregull i përgjithshëm, procesi i tërë nga fillimi deri në fund përfshin 1/8 e jetës së kafshës. Kështu përdoret çdo gjë që përshpejton fillimin e kancerit, si dozat e mëdha. Për testet me efekte të një niveli të ulët, shkencëtarët do të kishin nevojë për një numër më të madh kafshësh eksperimentale, në mënyrë që të përftojnë statistikisht rezultate të vlefshme. Toksikologët tregojnë se zona e kancerit tek kafshët laboratorike është në funksion të dozës. Sa më e madhe të jetë ajo, aq më e madhe është dhe doza e kancerit. E njëjta gjë njihet edhe për kancerin tek njerëzit. P.sh. zona e kancerit në mushkëri rritet me sasinë e madhe të cigareve që pihet. Disa mendojnë se një kimikat i dëmshëm në doza të larta, është i tillë dhe në doza të ulta. Të tjerë argumentojnë se ka një nivel doze - doza e pragut - në të cilën nuk ndodh asnjë efekt i dëmshëm, në fjalë të tjera, sasirat tepër të vogla të një kimikati mbahen për të qenë tërësisht shpëtuar. Por akoma kjo çështje është e pazgjidhur. Menaxhimi i ndotjeve

Page 83: Mjedisi tokesor

Historikisht ndotjet kimike të tëgjitha llojeve janë hedhur apo shpërngulur pa u menduar mbi pasojat. Kështu ishte praktikë e zakonshme që tymrat e gjedjeve në fabrika e uzina të çliroheshin në ajër, apo materialet e mbetjeve dhe tretësirat të derdheshin në ujra pa kritere të përcaktuara duke kontominuar kështu ujin larës brenda sistemeve ose në rrugën natyrore të ujit. Shumë probleme të shëndetit huam rridhnin nga rrjedhja e pakontrolluar e materialeve të helmëta dhe ekspozimi i pavetëdijshëm ndaj tyre. Me kohë shoqëria përsosi metodat e shpërnguljes, megjithatë problemet e ndotjes së tokës, ujit e ajrit nga materialet e rrezikshme vazhdojnë të jenë evidente. Rreth viteve �70 përmes akteve ligjore u vendosën standarde mbi emisionet e lejuara në ajër dhe në ujë. Aktet ligjore të ajrit të pastër dhe ato të ujit të pastër dhe amendet vazhduese mbetën gur themeli në legjislacionin mjedisor të mëtejshëm. Me gjithë miratimin e këtyre akteve herët më 1970, mjedisi nuk shpëtoi nga ndotjet, industria iu kthye shpërnguljeve (hedhjeve) tokësore, të cilat gjithashtu shkaktonin shrregullime të rëndësishme duke përbërë një alternativë tjetër prishjeje. Hedhjet diskriminuese në ajër dhe ujë u shndërruan në hedhje diskriminuese të tokës. Kështu në retrospektive aktet e pastrimit të ajrit dhe të ujit kishin përfitime në përmirësimin e cilësisë së ajrit dhe ujit por njëherësh trashëguan transferimin e ndotjeve nga një pjesë e mjedisit në një tjetër. Në studimin e ciklit të ujit ju informoheni si hedhjet tokësore rritin shumë potencialin e kontaminimit të ujit. Mjë problem madhor i shëndetit publik shkaktuar nga ndotjet toksike është sidomos kontaminimi i ujit të pijshëm. Për këtë prioritet i parë u vendos sigurimi i ujit të pijshëm të pastër për njerëzit. Si prioritet i dytë u konsiderua izolimi i burimeve të ndotjes për të mos lejuar kontaminime të mëtejshme. Kontrolli mbi substancat toksike Në të kaluarën komponimet organike sintetike prodhoheshin sipas një qëllimi të caktuar pa gjykuar e menduar për efektet negative anësore. Kështu prodhimi i milionave ton kimikate të nevojës në vit, hidhte në mjedis sasi të mëdha mbeturinash toksike.

Page 84: Mjedisi tokesor

Përpara faktesh të kësaj natyre me qëllim kontrollin e dukurive të tilla të rrezikshme për njerëzit u hartuan e përpunuam një sërë aktesh ligjore për të rregulluar prodhimin, konsumin dhe zhdukjen e substancave toksike. Tradicionalisht, ligjet dhe rregullat për kontrollin e substancave toksike kishin të bënin me kimikate të rrezikshme në përdorim. Më pas u miratuan ligje që kërkonin testimin e substancave të rrezikshme para fabrikimit dhe shitjes. Në këtë mënyrë bëhet e mundur zvogëlimi i përdorimit të kimikateve të rrezikshme. Njoftimi i parakohshëm i prodhimit nga kompanitë industriale në organizmat përkatëse mjedisore (p.sh. EPA në Amerikë), siguron shqyrtim paraprak të helmit ekzistues në kimikat dhe mundëson parandalimin e rrezikut. Ligjet për mbrojtjen e mjedisit mha kimikatet e rrezikshme janë përmbledhur në fig. 14.16, fq. 365) Fig. 14-16, fq. 365

Page 85: Mjedisi tokesor

Akti i kontrollit të substancave toksike dhe ligje të tjerë të kontrollit kimik zakonisht prekin rregulla të prodhimit, transportit, shpërndarjes dhe asgjesimit të kimikateve në mbrojtje të shëndetit human dhe të mjedisit në një kosto eficiente. Vështrim drejt së ardhmes Shmangia e ndotjeve për një shoqëri të qëndrueshme Së pari le të bëjmë të qartë dallimin midis kontrollit të ndotjes dhe shmangien e ndotjeve. Kontrolli i referohet shtimit, vendosjes së një filtri për të penguar ndotjet të hyjnë në mjedis. Shmangia e ndotjes i referohet ndryshimeve në procesin e prodhimit, ose materialet e përdorura, ose të dyja së bashku, kështu ndotjet e dëmshme nuk prodhohen. Japin një shembull të thjeshtë. Vendosim një konverter katolitik në vrimën e nxjerrjes së gazeve të një makine. Kemi në këtë rast kontrollin mbi ndotjen. Ndërkohë zevendësimi i makinës me karburant me anë të një makine elektrike d.m.th. shmangie e ndotjes. Këndvështrimi i dytë për shmangien e ndotjeve është të gjenden zevendësues jo të rrezikshëm për materialet e rrezikshme. Një mënyrë e tretë është pastrimi dhe riciklimi i tretësave dhe lubrifikanteve pas përdorimit. Disa baza ushtarake p.sh. janë aftësuar të distilojnë solventët (tretësit) dhe të ripërdoren po ato në vend të hedhjes së tyre në mjedis. Në këtë kuptim qindra shembuj të tjerë mund të jepen. Të tillë ndërhyrje synojnë të pakësojnë ndotjen në mënyrë të konsiderueshme (75% e më tej). Vemë në dukje se zevëndësimi i pesticideve me kontrollin biologjik apo përdorimi i energjisë diellore për të zevendësuar djegjen e fosileve janë veprime që ndikojnë në shmangien e ndotjes teknologjike. Karakteristikë e së ardhmes është vendosja e mbrojtësve të mjedisit dhe e industrialistëve në të njëjtën skuadër, konceptesh e përpjekjesh. Vemë në dukje se, kontrolli i ndotjes prej shumë të natyrshmes, tenton të krijojë një marredhënie kundërshtare, rregullat e mjedisit kundërshtojnë rregullin industrial.

Page 86: Mjedisi tokesor

Gjatë viteve, kjo marredhënie kundërshtimi kishte kosto të madhe. Tani shoqëria punon të gjejë mënyrat për të reduktuar si rrugët ashtu dhe koston, përmes shmangies së ndotjeve. Së fundi vemë në dukje që shmangia e ndotjes është jo vetëm për biznesmenët dhe industrinë. Ajo është e zbatueshme dhe për konsumin individual. Sa më të zotë të jenë individët për të reduktuar ose shmangur përdorimin e produkteve që përmbajnë kimikate të rrezikshme, aq më mirë do të parandalohen këto sasi të kimikateve nga kalimi në mjedis. Në përmasa rritëse kompanitë gradualisht kanë filluar të prodhojnë dhe marketojnë produkte të gjelbërta. Sa shpejt dhe në ç�shkallë këto produkte do të zevendësojnë produktet tradicionale varet nga sjellja e konsumatorëve. Me fjalë të tjera konsumatorët kanë forcë të madhe. Si konkluzion ne shohim 4 rrugë në adresë të problemit të ndotjeve nga kimikatet : Shmangie e ndotjeve; riciklimi; përpunimi (dobësimi ose konvertimi i materialeve të produkteve të rrezikshëm); asgjesimi i mbrojtur. Nëqoftëse 3 të parat jepen si prioritete në to shoqëria duhet të gjejë veten në harmoni me mjedisin e qëndrueshëm. Eshtë e arësyeshme të shpresojmë se ne do të kemi përfitimet e teknologjisë moderne për shkatërrim të qëndrueshmërisë të mjedisit tonë nga ndotjet. P Y E T J E 1. Shpjego termat kimikat i rrezikshëm, toksik, kanserogjen. 2. Krahaso termat efekte akute dhe efekte kronike duke dhënë shpjegime mbi kohën, simptomat, nivelin e agjentit toksik, vazhdimësinë. 3. Ç�është kanceri? Diskutoni si shkaktohet ai ? 4. Shpjego 3 mënyrat e veprimit të toksikëve mbi organizmat e gjallë.

Page 87: Mjedisi tokesor

5. Përmendni rrugët e hyrjes së toksikëve në organizmat e gjallë, arësyetoni pse futja e toksikëve me anë të frymëmarrjes përbën dhe rrëzikun më të madh. 6. Përmend tipe të toksikëve që shkaktojnë difekte të lindjes, diskuto rreth veprimit të tyre. 7. Pse është e vështirë të parashikohen efektet e toksikëve mbi individët? Bëni një listë me faktorët që influencojnë në toksicitetin e një kimikati mbi një individ të dhënë. 8. Përkufizo termat kombinim dhe kundërshtim dhe jepni shembuj mbi to. 9. Shpjego termat Bioalumilim (përqëndrim biologjik dhe zmadhim biologjik). Cilët faktorë veprojnë që një kimikat t�i nënshtrohet bioalumilimit dhe zmadhimit biologjik. 10. Cilët janë arësyet që tek njerëzit është vështirë të jepen konkluzione të sigurta mbi efektet e kimikateve toksike. 11. Aktet ligjore të pastrimit të ajrit dhe të pastrimit të ujit, lëvizin ndotjet nga një pjesë e mjedisit tek një tjetër. Kur dhe si u ndërhy për të evituar ndotjen e re të përftuar? 12. Drejtimi i së ardhmes është më tepër drejt shmangies së ndotjes se sa kontrollit të ndotjeve. Cili është dallimi midis shmangies dhe kontrollit? Si parashikohet pozicioni i biznesmenëve dhe individëve të veçantë në të ardhmen?

Page 88: Mjedisi tokesor

NDOTJA E AJRIT

NDOTJA E AJRIT Çdo ditë ne marrim frymë rreth 23.000 herë, ose thithim 2000 litra ajër. Bashkë me ajrin ne thithim shumë ndotës të ndryshëm nga automobilat, kamionët, fabrikat, uzinate mëdha dhe burime të tjera. Ky kapitull përshkruan se nga vjen ndotja e ajrit, çfarë procesesh natyrale prekin nivelet e saj, si preken njerëzit, si kontrollohet ndotja etj. Përbërja e ajrit Ajri i ambientit, ajri që thithim, është një përzierje gazesh, që përfshin azotin (79%), oksigjen (20%), dioksid karboni (0,3%) dhe gazra të tjerë të ndryshëm - argon, helium, ksenon, neon dhe kripton. Gjithashtu ai mban avull uji në sasira të ndryshme. Ajri është një përzierje dinamike, që lëviz në mënyrë konstante rreth tokës, duke marrë ndotës në një rajon dhe duke i depozituar ato larg. Transparent, i fuqishëm dhe gjithnjë e në rritje, ajri është një resurs i përdorur, që ndahet dhe abusohet nga të gjithë banorët e tokës, në të vërtetë është një resurs bpotëror i pakufizuar nga kufijtë politikë, dhe është i rendësishëm për jetën. Ndotja natyrore dhe antropogjenike të ajrit Ndotësit atmosferikë vijnë nga burime natyrore të ndryshme si : - oksidet e squfurit, grimcat e vogla të ajrit- burimi : vullkanët; - monoksidi i karbonit, dyoksidi i karbonit, oksidet e azotit, grimcat, burimi : djegia e drurëve; - pluhurat - burimi : erërat e forta; - hidrokarburet, poleni - burimi: bimët e gjalla; - metari, hidrogjen sulfuret- burimi: bimë në dekompozim; - viruset, pluhura - burimi : toka; - kripëra - burimi : deti.

Page 89: Mjedisi tokesor

Përveç përhapësve të ndotësve naturalë janë dhe ndotësit antropogjenikë që janë produktet e aktiviteteve njerëzore dhe paraqesin rrezikun më problematik për mjedisin dhe vetë banorët. Arësyet për këtë janë të thjeshta : Burimet e ndotjes natyrale zakonisht nuk e ngrenë shumë përqëndrimin e një ndotësi në ambient, sepse ndotësi është pak a shumë i shpërndarë. Psh proceset shpërndarëse si dekompozimi bakterial i një substance organike prodhon sasira të vogla ndotjeje në zona shumë të mëdha. Në të kundërt, burimet antropogjenike të ndotjes tentojnë të përqëndrohen, në mënyrë që kontributi i tyre në nivelet e ndotjes lokale të jetë shpesh problematik. Ndotësit e ajrit dhe burimet e tyre Ndotësit e ajrit janë të shumtë. Ne do të ndalemi në 6 ndotësit më kryesorë : monoksid karboni, oksid squfuri, okside azoti, grimca (pjesëza të vogla të ngurta oksiduesit fotokimik si pluhur, tym, mjegull ose smog), hidrokarburet. Të 6 ndotësit e ajrit të përmendur më lart vijnë nga 5 burime kryesore: transporti, uzinat e mëdha, industria, agrikultura dhe shkatërrimi i mbeturinave solide. Fq. 429. Ndotësit e ajrit çlirohen nga avullimi, fërkimi, (përplasja) dhe djegia. Djegia është burimi më i madh i ndotjes së ajrit duke prodhuar gaze dhe grimca. Të gjithë materiaet që

Page 90: Mjedisi tokesor

digjen përbëhen nga substanca organike të përbëra kryesisht nga atome karboni dhe hidrogjeni. Kur substanca organike digjet, prishet lidhja mes atomeve të karbonit dhe atyre të hidrogjenit, duke çliruar energji. Atomet lidhen me oksigjenin duke formuar produkte të ndryshme. Djegia e plotë p.sh. prodhon dioksid karboni (CO2) dhe ujë (H20). Djegia jo e plotë çon në formimin e monohid karbonit (CO) një substancë tepër shkatërruese. Djegia jo e plotë gjithashtu çliron molekula organike të padjegura ose pjesërisht të djegura. Shumë materiale të djegies përveç gazeve të djegies përmbajnë dhe grimca mineralesh. Këto substanca të padjegshme mund të tërhiqen nga gazrat e nxehtë të djegies, duke kaluar në ajër si grimca. Substanca të tjera si squfuri lidhet me oksigjenin në temperatura të larta të djegies duke formuar oksidet e squfurit, të njohur si dioksid sulfuri (SO2) dhe trioksid sulfuri (SO3). Fig. fq. 429) Në djegien e gjithë materialeve organike azoti (N2) lidhet me oksigjenin në temperaturë të lartë dhe konvertohet në oksid nitrik (NO) i cili konvertohet shpejt në dioksid azoti (NO2) një gaz me ngjyrë të kuqërremtë. Ndotësit primare dhe ato sekondarë

Page 91: Mjedisi tokesor

Ndotësit që çlirohen në mjedis nga burimet antropogjenike quhen ndotës primarë. Në atmosferë ndotësit primarë mund të pësojnë ndryshime kimike duke u lidhur me dritën e diellit, lagështirën dhe madje dhe me ndotësit primarë. Ndotësit sekondarë, mund të jenë më të dëmshme se sa kimikatet nga të cilat ato përbëheshin. P.sh. dioksidi i sulfurit çlirohet nga burime të ndryshme si nga djegia e qymyrit, uzinat e mëdha. Në atmosferë ky ndotës primar bashkohet me oksigjenin dhe ujin duke prodhuar acidin sulfurik (H2SO4) një ndotës sekondar me efekte të zgjatura reaktive. Efektet e klimës në ndotjen e ajrit Qytetet mund të vendosen në një prej 2 klasave të mëdha sipas klimës dhe tipit të ndotësit të ajrit. Qytetet me ajër gri, qytetet me ajër kafe. Qytetet me ajër gri si Nev York gjenden në zonat e ftohta dhe klimë tënlagur. Ndotësit më të mëdhenj, oksid sulfuri, dhe grimcat, kombinohen me lagështirën atmosferike duke formuar një kombinim ngjyre gri që quhet - smog - term i shfaqur më 1905 për të përshkruar bashkimin e tymit dhe mjegullës. Qytetet me ajër që zakonisht mbështeten tek qymyri dhe vaji për prodhimin e energjisë elektrike tek nafta për ngrohjen në shtëpi, dhe zakonisht ato janë tepër të industrializuara. Ajri në këto qytete është i keq gjatë të ftohtit dhe i lagur. Qytetet me ajër kafe në zona të ngrohta, të thata, dhe me klimë të ngrohtë, dhe janë qytete më të reja me më pak ndotje industriale. Burimet më të mëdha të ndotjes në këto qytete janë automobilat dhe uzinat energjetike që veprojnë në prezencën e ndriçimit të diellit duke formuar një numër ndotësish sekondarë siç janë ozoni, aldehidi formik, PAN (peroksicilnitrate) dhe shumë të tjerë. Reaksionet janë quajtur - reaksione fotokimike - sepse ato përfshijnë edhe dritën e diellit dhe ndotës kimikë. Rezultati i perdes ngjyrë kafe i ndotësit të ajrit quhet smogu fotokimik, Ozoni (O3) është oksiduesi më i madh; një kimikat tepër reaktiv, që shkatërron gomën dhe irriton sistemin e frymëmarrjes. Në qytetet me ajët kaf trafiku i mëngjesit furnizon pjesë përbërëse të smogut fotokimik që arrin nivelet më të larta mbasdite. Për arësye se ajri bashkë me smogun fotokimik shpesh del jashtë qytetit, periferitë, apo zonat rurale mund të kenë nivele më të larta se sa në vetë qytetin. Episodet më të mëdha të ndotjes në qytetet me ajër - kaf zakonisht ndodhin gjatë muajve të verës kur dielli është më i nxehtë. Sot dallimi mes qyteteve me ajër gri dhe ajër kaf po zevendësohet me qytetet me ajër kaf në verë dhe ajër gri në dimër.

Page 92: Mjedisi tokesor

Faktorët që ndikojnë nivelet e ndotjes së ajrit Një numër faktorësh ndikojnë nivelet e ndotjes së ajrit rajonal duke përfshirë : 1) erën, 2) topografinë, 3) vendin, 4) reshjet dhe 5) ndjeshmëria ndaj ndryshimit të temperaturës. Era - Erërat çojnë ndotësit e ajrit larg qytetit duke sjellë ajër të freskët. Por ndotësit mund të qëndrojnë në ajër, duke kaluar qindra ose mijra kilometra në qytete të tjera dhe rajone të pandotura. Për një periudhë kohe Norvegjia e Jugut dhe Suedia u mbushën me shira të acideve sulfurik dhe nitrik të sjella nga Anglia industriale dhe Europa. Vendi dhe topografia - Në zonat e mëdha, gjeografia përcakton sasinë dhe intensitetin e erës. Gjithashtu ajo përcakton sasinë dhe intensitetin e shiut dhe borës të cilat në kthim prekin nivelet e ndotjes. Për shkak se shiu dhe bora tentojnë të pastrojnë ajrin nga grimcat e ngurta dhe të gazta, atëhere ato janë pastrues. Topografia e një zone ndikon mbi erën lokale. Kodrat dhe malet zakonisht ndalojnë vërshimin e ajrit dhe ngadalësojnë shpërndarjen e ndotësve duke i grumbulluar ato. Ndryshimet e temperaturës - Në kushtet e një atmosfere normale temperatura e ajrit bie me rritjen e lartësisë. Temperatura bie rreth 5,50C për çdo 300 m rritje lartësie. Në kushtet normale, dielli ngroh Tokën dhe nxehtësia kalon në ajrin që rrethon tokën. Ajri i ngrohtë pastaj ngrihet lart duke u bashkuar me ajrin e ftohtë. Si rezultat, ndotësit të ndodhur afër tokës ngjiten lart nga ajri i ngrohtë. Kur ndodh një ndryshim temperature, temperatura e ajrit bie deri ne një farë pike, atëhere ajo fillon të ngrihet, duke formuar një shtresë ajri ttë ngrohtë mbi ajrin e ftohtë (fig. fq. 432).

Page 93: Mjedisi tokesor

Fig. Fq.432) Temperatura ka ndryshuar. Kështu ajri më afër tokës është më i ftohtë se ajri sipër tij, dhe nuk mund të ngrihet nëpërmjet atij. Për shkak të kësaj, ndotësit që ndodhen në tokë përqëndrohen më shumë, duke arritur kështu nivele të rrezikshme. Kemi 2 tipe ndryshim temperaturash. 1) Ndryshim i rënies së temperaturës që ndodh kur një masë ajri e ngjeshur mbetet në vend, duke mbajtur një shtresë ajri të ngrohtë në një rajon që mund të shtrihet në mijra km2. 2) Ndryshim i rrezatimit, në të kundërt është lokal dhe i shkurtër. Ai fillon të formohet 1 ose 2 orë para perëndimit të diellit kur ajri afër tokës fillon të freskohet. Duke u ftohur më shpejt se ajri sipër tij, shtresa e freskët rrethohet nga një shtresë ajri e ngrohtë. Ajri i freskët nuk mund të ngrihet dhe kështu mund të mbledh ndotës. Ndryshime të tilla largohen në mëngjes kur dielli ngroh tokën dhe fillon bashkimi vertikal. Qytetet ndryshojnë temperaturën e ajrit me një efekt të çuditshëm në ajrin e ndotur. Qytetet janë si një ishull i madh nxehtësie në mes të një periferie të freskët dhe zonës rurale. Numri i madh i burimeve të nxehtësisë (uzinat e mëdha, makinat, fabrikat dhe ndërtesat) si dhe çimento dhe asfalti që thithin nxehtësinë, të përqëndruar në zona të vogla, janë përgjegjës për ngritjen e temperaturës në qytete në krahasim me zonën që e rrethon. Për shkak se qytetet janë më të ngrohtë se zonat që i rrethojnë, ajri tenton të qarkullojë në një mënyrë jo të zakonshme. Ajri i ngrohtë ngrihet mbi qytet, duke mbajtur me vete grimca dhe ndotës të tjerë. Ndërsa ngrihet, ai freskohet dhe lëviz rreth e qark duke krijuar një pluhur të madh dhe një hark ndotësish mbi qytet i cili mund të shihet nga larg në një ditë të ngrohtë dhe të qetë. Efektet e shëndetit - Njohuritë mbi efektet e ndotësve të ajrit në shëndet janë mbledhur ngadalë. Katastrofa e 1948 në Donora, Pennylvania, ishte një ndër rastet më të dukshme që ndihmoi në rritjen e vemendjes për rrezikun e shëndetit nga ndotja e ajrit. Njëzet

Page 94: Mjedisi tokesor

njerëz vdiqën, dhe mijra të tjerë u sëmurën pas një ndryshimi të gjatë temperature që rriti përqëndrimin e ndotësve të çelikut dhe zinkut në nivel të rrezikshëm. Më 1952 katastrofa e Londrës ishte akoma më i keq. Afro 2500 njerëz vdiqën në një vërshim njëjavor acidi sulfurik, grimca dhe dioksid squfuri. Fig. fq.433 Fig. Fq.433 Efektet akute - Në 30 vjetët e fundit janë grumbulluar evidenca të konsiderueshme duke treguar se ndotja e ajrit në ambient me të vërtetë mund të prekë shëndetin. Fig. fq.434)

Page 95: Mjedisi tokesor

Fig. Fq.434 Më 1966 studimet epidemiologjike të 950 banorëve të qytetit të Nez York-ut, J.R. Me Karrol dhe kolegët e tij ekzaminuan efektet e shëndetit gjatë një ndotjeje në të cilin nivelet e dioksidit të sulfurit u rritën në mënyrë dramatike në një periudhë të shkurtër. Ata zbuluan se incidentet e ftohjes, kollës, irritimit të hundës si dhe simptoma të tjera rriten 5 fish. Vizitorët në Los Angeles njohin shqetësimin e shkaktuar nga smogu fotokimik - që shkakton irritim të syve, djegie të fytit. Pasagjerët në një trafik të rënduar kanë dhimbje koke të shkaktuar nga monoksid karbonim tymi i makinave. Këto shqetësime, sidoqoftë anashkalohen, ose shihen si pjesë e çmimit që paguajmë për jetën në qytet. Efektet kronike - Ekspozimi afatgjatë në ajër të ndotur mund të çojë në një numër sëmundjesh duke përfshirë, bronkitin, emfisemën dhe kancerin në mushkëri. Të përhapura janëbronkitet kronike, një infeksion i vazhdueshëm i tubit bronkial, i cili çon ajër në mushkri. Siptoma përfshin kollë të vazhdueshme, rritjë të mukozës dhe vështirësi në frymëmarrje. Pirja e duhanit është pa dyshim shkak madhor i kësaj sëmundjeje, por ajri i ndotur urban është gjithashtu faktor kontribues. Dioksidi i sulfurit, dioksidi i nitrogjenit dhe ozoni, besohet se janë përbërësit më të mëdhenj, përgjegjës për këtë gjendje e cila mund të çojë në një sëmundje më të keqe, emfisema. Emfisema vret më shumë njerëz se sa kanceri i mushkërisë dhe tuberkulozi bashkë dhe është shkaktar i shpejtë i vdekjes. Rreth 15 milion amerikanë vuajnë nga kjo sëmundje kronike, e pakurueshme. Studimet mbi shëndetrin tregojnë se emfisema mund të shkaktohet nga ndotja urbane. Studimet në Britaninë e Madhe treguan se postierët që punojnë në zonat e ndotura urbane kishin substencialisht tregues më të lartë nga emfisema se ata që punonin në zonat jo të

Page 96: Mjedisi tokesor

ndotura rurale. Ozoni, dioksid azoti dhe oksid squfuri mendohet se janë përgjegjës për këtë sëmundje. Një numër studimesh kanë treguar se treguesit e kancerit të mushkërisë janë më të lartë në zonat urbane se në ato rurale (edhe pse ishte ndaluar përdorimi i duhanit). Ndotësit e rrezikshëm - Jo të gjithë njerëzit preken nga ndotja e ajrit njëlloj. Tepër të ndjeshëm janë të vjetrit ose njerëzit pa imunitet, sidomos njerëzit që vuajnë nga sëmundjet e zemrës dhe mushkërive. Monoksid karboni është i rrezikshëm për ata që vuajnë nga sëmundja e zemrës sepse ai lidhet me hemoglobinën në rruazat e kuqe të gjakut dhe në këtë mënyrë ndërhyn me transportin e oksigjenit. Fëmijët janë më të ndjeshëm se të rriturit e shëndetshëm sepse fëmijët marrin frymë më shpesh si rezultat i të qënit tepër aktiv. Për më tepër, fëmijët në përgjithësi vuajnë nga ftohja, gripi, kështu tentojnë të marrin frymë më tepër nëpërmjet gojës. Ajri në këtë mënyrë nuk kalon nga mekanizmi filtrues i hundës, kështu që më shumë ndotës kalojnë në mushkëri. Efektet në organet e tjera - Acidet e prodhuar nga uzinat e mëdha mendohet se janë tepër të rrezikshme për kafshët, sidomos për peshqit. Tëdhënat shkencore tregojnë se produktiviteti i pyllit mund të reduktohet shumë nga ndërhyrja e acideve. Në Kaliforninë e Jugut miliona pista janë dëmtuar nga ajri i ndotur që vjen nga Los Angelos. Ozoni, dioksidi i squfurit dhe acidet sulfurike janë ndotësit më të dëmshëm për bimët.. Dëmtinet në bimë mund të jenë direkte dhe indirekte. Psh oksidet e squfurit ç�ngjyrosin gjethet e bimëve dhe ndalojnë rritjen, 2 efekte direkte. Acidet nitrik dhe sulfurik nga ana tjetër mund të pakësojnë tokën me lëndë ushqyese bimore, kështu indirekt ndalojnë rritjen. Efektet në materiale - Ndotësit e ajrit mund të dëmtojnë metalet, materialet e ndërtimit, bojrat, tekstilet, plastikët, gomat, lëkurën, letrën dhe qeramikën. Materiali Dëmtimet Ndotësi kryesor Metalet Korozion, humbje e fortësisë SO2, H2S grimcat materiale Tekstilet Zbardhje, shkatërrim SO2, O3, grimcat materiale

NO2 Qeramika Ndryshime në pamjen

sipërfaqësore HF, grimcat materiale

Page 97: Mjedisi tokesor

Lëkura Dobësohet, dëmtim i sipërfaqes

SO2

Bojrat Ç�ngjyrosje, reduktohet shkëlqimi, çarje

SO2, H2S, grimcat materiale, O3

Dy ndotësit më të dëmshëm dhe kaustik janë dioksidi i squfurit dhe acidi sulfurik. Dëmtimi në materialet humane është i kushtueshëm dhe tragjik, për faktin se shumë nga strukturat e sulmuara nga ajri i ndotur janë vepra arti të pazevendëzueshme. Guri në Porthenan në Athinë p.sh. është prishur më shumë 50 vitet e fundit nga ajri i ndotur se sa 2000 vite më parë. Statuja e Lirisë është shkatërruar nga komozioni nga acidet sulfurike dhe nitrike. Acidet kaustike dëmtojnë sipërfaqet e metaleve dhe çelikut, dhe rezultojnë në kozmetikë dëmtime dhe humbje të fortësisë. Grimcat materiale me erën shkatërrojnë sipërfaqen e gurit, duke shkaktuar dëmtim të madh. Ozoni çan gomat e biçikletave, motorave dhe produkte të tjera gome duke bërë të nevojshme shtesat e kushtueshme antioksiduese. Grimcat materiale shkatërrojnë ndërtesa si Luvni në Paris duke bërë tepër të nevojshme pastrimin, i cili gjithashtu shkatërron sipërfaqen e gurit. Dëmtimet ekonomike të shkaktuar nga ajri i ndotur janë të mëdha. Shoqëria paguan për pastrimin e ndërtesave nga tymi, për lyerjen e shtëpive dhe makinave të dëmtuara nga ndotësit e ajrit. Vlera ekonomike e dëmtimit të statujave dhe veprave të tjera të artit nuk mund të llogaritet. Efektet në klimë - Shkencëtarët e kanë ditur që ajri i ndotur mund të prekë dhe klimën lokale, sidomos sasinë e shiut. Në vitet e fundit, ka patur debate të konsiderueshme përsa i përket veprimit të fuqishëm të ajrit të ndotur në klimën globale. Para se të shqyrtojmë se si ndotësit ndryshojnë klimën, le ttë shikojmë në fillim balancën globale energjetike, bazën për të gjitha klimat. Balanca globale energjetike - Çdo ditë toka ngrohet nga dielli. Drita godet tokën dhe ngroh sipërfaqen; kjo nxehtësi më pas ngadalë kthehet në atmosferë.Kjo nxehtësi ose rrezet

Page 98: Mjedisi tokesor

infra të kuqe largohen nga atmosfera e tokësdhe kthehen në hapësirë. Kështu vendoset ekuilibër energjie. Energjia që hyn është në ekuilibër me energjinë që del. kjo balancë mund të alternohet nga ndryshimet në përbërjen e gazeve në ajër. Në mënyre natyrale CO2 thith rrezet infra të kuqe qe largohen nga sipërfaqja e tokës dhe i kthen mbrapa, duke ndihmuar në këtë mënyrë ruajtjen e temperaturës së tokës . Ndonjë rritje artificiale e përqëndrimit të CO2 - it mund të ngadalësojë largimin e nxehtësisë nga toka. Efekti i gazit serë - Ndërmjet viteve 1870-1980 përqëndrimi global i CO2-it u rrit mbi 11% nga 290 në 350 pjesë për milion. Kjo rritje i atribohet rritjes së përdorimit të lëndëve djegëse në gjithë botën. Disa shkencëtarë mendojnë se niveli total i CO2 mund të rritet rreth 380 ppm në vitin 2000 me rritjen e përdorimit të lëndëve djegëse. Kjo rritje mund të çojë në rritjen e temperaturës së përditshme me 50C ( 10F). Ky është quajtur efekti i gazit serë m.q.s. CO2 vepron si në xhamin e një sere. Një dyfishim i nivelit të CO2-it mund të ndodhë në vitin 2050 duke çuar në rritjen e temperaturës më 3,5 F. Një rritje e kësaj madhësie mund të ndryshojë në mënyrë dramatike klimën. Asaj që i tremben më shumë shkencëtarët janë efektet e rritjes se temperaturës në akullin Arktik Antarktik si dhe akullnajave botërore (fig. 19-10). Skrirja e akullit apo i aisbergeve mund të rrisë nivelin e detit 75-90 metra duke përmbytur rreth 1/5 e tokës. Pasojat imagjinohen lehtë. Shkrirja mund të jetë një proces gradual që do të përfshije 1000 vjet ose më shumë. Sasia e akullit dhe borës në tokë dalëngadalë do të ulej, duke nxjerrë në pah më shumë sipërfaqe të errta, dhe duke çuar në një rritje më të shpejtë në temperaturën globale. rritja e temperaturës në oqeane e bën problemin më serioz sepse uji i ngrohtë rritet në volume dhe ul aftësinë e vet për të tretur dhe ruajtur CO2. Oqeani mban 60 herë më shumë dioksid karboni se atmosfera, dhe një rënie e CO2 të tretur në oqean mund të çojë në rritje globale të dioksidit të karbonit duke krijuar nje rreth vicioz. Edhe një ndryshim i vogël ne temperaturën mesatare mund të prekë klimën. Ndryshimet më të mëdha ndodhin në dhe agrikulturë. Disa rajone në kufi me shkretëtirat

Page 99: Mjedisi tokesor

mund të thahen dhe prodhimet në to do të thahen. Rajonet më të mëdha agrikulturore mund të jenë jo gjatë të përdorshme. Djegia e lëndëve djegëse, një burim i madh atmosferik do të çojë në rritjen e CO2, si një produkt industrial, dhe vende të reja si Kina do të hyjnë në moshën industriale. Djegia e pyjeve që gjithashtu shkakton rritjen e dioksidit të karbonit do të vazhdojë si pyjet tropikale që janë djegur për t�u bërë toka agrikulturore, autostrada, apo qytete të reja. Efekti i zvogëlimit të zonave pyjore nuk është i njohur, megjithatë shumë njerëz dyshojnë si kjo do të kontribuojë në rritjen e nivelit të CO2 në atmosferë. Fig. Fq. 438. Fig. Fq.438 Efektet e grimcave materiale në klimë - Shumë pak kuptohen faktorët që përcaktojnë klimën. Një faktor i tillë është niveli i grimcave materiale. Grimcat materiale nga djegia e bimëve bujqësore dhe shumë burime të tjera natyrale (sidomos vullkanet) mund të ndikojnë klimën e ftohtë, të ngrohtë ose reshjet. Grimcat materiale mund të rrisin ose ulin temperaturën e atmosferës, në varësi të madhësisë së tyre, ngjyrës dhe lartësisë së tyre në atmosferë. Grimcat materiale të bardha nga njera anë tentojnë të reflektojnë dritën e diellit, duke ulur temperaturën e tokës Fig. Fq.439

Page 100: Mjedisi tokesor

Fig Fq.439 Grimcat e errta nga ana tjetër tentojnë të thithin dritën e diellit dhe të çlirojnë nxehtësi në sipërfaqen e tokës duke rritur temperaturën. Efekti neto varet nga proporcioni relativ i grimcave tëbardha dhe të errta. Grimcat materiale mund të ndikojnë dhe në mbulimin e resë, sepse ato shërbejnë si qendër për formimin e resë. Mesatarja e sasisë së reve për çdo ditë në gjithë globin është gati 315. Ka mendime se një rritje prej 5% e sasive së reve mund të sjellë ulje të temperaturës aq sa për të sjellë edhe një periudhe tjetër të ftohtë. reshjet mund të ndikohen gjithashtu. Një serë apo akull të ri - Do kemi nje tendencë për një periudhe të re ftohti, apo një temperature më të lartë? Kemi rritje globale të temperaturës prej 60C nga 1885 në 1940. Por që nga 1940, temperatura ka rënë dukshëm. Efekti neto është se temperatura globale është rritur 40C në shekullin e fundit. Tendencat globale të ngrohjes mund të ekuilibrohen me rritjen e reve. Nga vlerësimet ka dalë se 10% e rritjes se CO2 mund të ekuilibrojë 1% të rritjes së reve. Fatkeqësisht, asnjë se di se cili do të jetë efekti neto i ndotjes nga grimcat materiale. Kostoja e ajrit të ndotur - Kostoja e ajrit të ndotur është e vështirë të llogaritet pasi shumë prej tyre janë të fshehurra, të errta ose të pamatura. Ajri i ndotur u kushton shumë njerëzve, dëmtimet në shëndet dhe humbjet në punë, dëmtimet e materialeve, dëmtimet e të mbjellave etj. përbëjnë humbje të mëdha vlerash për shoqërinë njerëzore.

Page 101: Mjedisi tokesor

Kontrolli i ajrit të ndotur - Ajri i ndotur duhet kontrolluar në 2 nivele bashkë : ligjor dhe teknologjik. Le të shqyrtojmë strategjitë kryesore për kontrollin mbi ndotjen e ajrit. Legjislacioni mbi ajrin e ndotur Që në vitet 1960-1970 në vendet e zhvilluara industriale u ndje dhe u kuptua nevoja e një legjislacioni që do të siguronte kontrollin mbi ndotjet e ajrit. Shqyrtojmë ecurinë e legjislacionit për ajrin e pastër p.sh. në SHBA. Më 1963 hartohet ligji i parë në mbrojtje të ajrit nga ndotjet i ashtuquajturi �Akti i Ajrit të Pastër�. Ky akt përfshin, kontrollin e ajrit të ndotur lokal, ndihmën federale për financat mjedisore rajonale, shtetërore si dhe një program për të kontrolluar lëvizjen e ajrit të ndotur nga një shtet në tjetrin. Që prej asaj periudhe legjislacioni mbi ajrin e ndotur u pasua e u përmirësua përmes një numuri aktesh e amendamentesh të tjera. Në rrugë ligjore tashmë qeveria merrte përgjegjësi për kontrollin e ajrit të ndotur duke ngritur dhe institucionet përkatëse, të cilat caktuan standardet për cilësinë e ajrit. Një sërë standardesh u vendosën për makinat dhe industritë,po ashtu standarde u vendosën dhe në mbrojtje të shëndetit human, mbrojtjen e bimëve, materialeve etj. Aktet e cilësisë së ajrit u përpunuan më 1975-1980, dhe më pas, por ndërkohë pati një kundërshtim nga biznesmenët sipas të cilëve, akti i ajrit të pastër po ngadalësonte ndërtimet e reja industriale, ndalonte zhvillimin e rriste papunësinë ndaj duhej punuar për zbutjen e tij. Por pretendime të tilla nuk gjeten mbështetje në publikun e gjerë, i cili luftonte për një mjedis të pastër dhe ligje të fuqishme për mbrojtjen e mjedisit. Kontrolli teknologjik Reduktimi i ndotjes së ajrit mund të bëhet me anë të masave parandaluese si : 1. përdorim më të pakët të energjisë 2. përdorim i energjisë në mënyrë efikase

Page 102: Mjedisi tokesor

3. mbështetje në burime jo të djegies për prodhimin e energjisë si energjinë diellore dhe atë të erës. Shkëputja e ndotësve nga ajri Pakësimi i ndotjes së ajrit është gjithashtu i mundshëm me anë të disa veprimeve korigjuese si : 1) largimi i substancave të dëmshme nga gazet industriale, 2) shndërrimet e substancave të dëmshme të gazeve industrialë në substanca jo të dëmshme. Në uzinat e mëdha elektrike, p.sh. filtrat ndajnë grimcat materiale nga tymi i oxhakut të gazeve. Tymi kalon nëpër një seri filtrash prej pëlhure të cilat mbledhin grimcat materiale, më pas filtrat pastrohen dhe mbeturinat zhduken. Sistemet filtruese largojnë mbi 99% të grimcave materiale por nuk largojnë ndotësit e gaztë si p.sh. SO2. Grimcat e mëdha materiale shkëputen nga ajri dhe në pajisje të tjera si p.sh. ciklonet, pajisjet elektrostatike, (Fig.b, c, fq.442), fig. d. fq.444)

Page 103: Mjedisi tokesor

Skruber - ndryshe nga metodat e mësipërme pastron së bashku me grimcat materiale (99%) dhe SO2 (90-95%) nga ajri i ndotur. Një sërë veprimesh kryhen sot dhe për reduktimin e ndotësve të shkaktuar nga mjetet e levizshme si p.sh. për automobilat. Ndryshimi i modeleve të motorave të makinave është një nga mënyrat e mundshme, që mund të reduktojë shkarkimet por shumë motorë nuk mund të reduktojnë monoksidin e karbonit, oksidet e azotit dhe hidrokarburet në nivelet e pranueshme. Kjo bën të nevojshme kalimin e tymrave nëpër një konvertor katalik përmes të cilit makinat arrijnë standardet e çlirimit të gazeve.

Page 104: Mjedisi tokesor

Debati mbi ozonin Përreth tokës ndodhet një shtresë e hollë dhe mbrojtëse e gazit të Ozonit (CO3) që largon 99% të rrezeve ultraviolet të diellit. Shtresa e ozonit ze 2/3 e stratosferës dhe ndodhet 20-50 km mbi sipërfaqen e tokës. (fig. 319-1) Fig. 319-1). Efekti mbrojtës i shtresës së Ozonit mbron të gjithë organizmat nga dëmtimet që shkaktohen nga rrezet ultraviolet të cilat njihen që janë mutogjenike dhe kancerogjene. Kur rrezet ultraviolet godasin molekulat e ozonit, i ndajnë ato (fig. 19-2)

Page 105: Mjedisi tokesor

Fig. 19-2. Por ky reaksion është i kundërt. Ndërsa ozoni ripërtëritet, nxehtësia largohet. Shtresa e ozonit në këtë mënyrë largon rrezet e dëmshme ultraviolet dhe prodhon nxehtësi e cila largohet në hapësirë. Jeta në tokë varet nga ky mekanizëm mbrojtës për të cilën bakteriet dhe bimët do të vdisnin, kafshët do të digjeshin dhe do të rritej rreziku i kancerit dhe sëmundjeve vdekjeprurëse. Aktivitete që mund të zvogëlojnë shtresën e Ozonit Shumë shkencëtarë dhe.... janë të shqetësuar për fatin e shtresës së ozonit. Disa aktivitete njerëzore mund ta shkatërrojnë atë, duke shkaktuar dëme të mëdha në biosferë. Tre aktivitetet më të mëdha janë seleksionuar 1. Përdorimi i ftohësve që përmbajnë gazin freon, 2. raketat fluturuese supersonike, 3. shpërthimi i armëve bërthamore. Gazet e lëndët djegëse dhe ftohësit e kondicionerët përmbajnë CFCs (Fcs më të zakonshme janë : 1. Ariklormonofluor metani dhe diklor difluor metani. Deri në fillim të viteve �70 CFCs konsideroheshin si inerte, kimikate jo reaktivë, çlirimi i tyre në atmosferë përbënte nje problem të vogël. Mendohej se gazi thjesht shpërndahej në shtresat më të larta të atmosferës, ku ata ndaheshin nga rrezet e diellit, reaksion ky i quajtur fotodisocijim. Në fillim të viteve �70 dy shkenvëtarë amerikane treguan se produktet e fotodiscijimit të CFSs mund të vepronin me ozonin në këtë mënyrë. a) Fotodisocijimi i diklor difluor karbonit Cl F C Cl ClV F C Cl + Cl. F F

Page 106: Mjedisi tokesor

b) Zbërthimi i ozonit Cl + O3 ClO + O2 Kjo gjë, sugjeruan ata, mund të zvogëlojë shtresën e ozonit. Menjëherë pas anonçimit të tyre, 3 grupe shkencëtarësh mbështetën teorinë e tyre duke treguar se një radikal klori i lirë mund të veprojë me 100.000 molekula të ozonit dhe mund të paraqesë një rrezik serioz për shtresën e ozonit. a) ClO + O0 Cl0 + O2 (Oksid klori) + (radikal i lire (radikal (oksigjen oksigjeni i lire klori) molekular) b( ClO + O2 ClO2 + O2 Mjetet fluturuese dhe shpërthimet bërthamore Raketat që fluturojnë në stratosferë, si transporti supersonik mund të pakësojnë ozonin stratosferik nëpërmjet çlirimit të oksidit të azotit (NO), i cili prodhohet nga motori i mjetit fluturues. mjeti supersonik No + O3 NO2 + O2 Gjithashtu dhe mjetet fluturuese tregtare të zakonshme prodhojnë oksid azoti që zvogëlon shtresën e ozonit por në një masë më të vogël. Shpërthimet bërthamore në atmosferë prodhojnë gjithashtu oksid azoti, i cili mund të veprojë me ozonin stratosferik. Kohët e fundit janë identifikuar burime të tjera të oksidit të azotit. Për shembull plehrat kimike të azotit mund të konvertohen oksid azoti, NO, i cili gradualisht difuzon në stratosferë. Përdorimi i plehrave kimike është rritur në mënyre dramatike dhe është e vështirë të vlerësosh dëmin që mund të shkaktojë. Ndotës kimikë të tjerë si kloruri metilik dhe tetrokloruri i karbonit, mund të përhapen në shtresën e ozonit megjithëse këto procese janë në balancë me ripërtëritjen natyrale të ozonit. Si përfundim themi se gazet CFCs kanë ndikim të rëndësishëm në shtresën e ozonit.

Page 107: Mjedisi tokesor

Shtrirja dhe efekte të pakësimit Autorë të ndryshëm vlerësojnë se shtresa e ozonit është zvogëluar nga 5% deri 1% Për shkak se përqëndrimi i ozonit në shtresën e ozonit ndryshon në mënyrë natyrale nga njeri vit ne tjetrin, është e vështirë të shohësh në se kemi një rënie të dukshme. Për të dalluar një rënie të vazhdueshme të ozonit, përqëndrimi i tij duhet të bjerë nga 5 në 10%. Me rritjen e përdorimit të CFCs në një shkallë të madhe disa shkencëtarë parashikojnë një ulje prej 16% të ozonit në vitin 2000. Ulja e shtresës së ozonit do të rrisë sasinë e rezeve ultraviolet në tokë. Në një sasi të konsiderueshme rezet ultraviolet prek lëkurën dhe stimulon prodhimin e vitaminës D. Por ekspozimi i gjatë i tyre shkakton djegie serioze dhe mund të shkaktojë kancerin e lëkurës. Ajo është vdekjeprurëse për bakteriet dhe bimët. Një ulje prej 1% të shtresës së ozonit mund të çojë në një rritje prej 2% të kancerit të lëkurës. Studimet mbi kancerin e lëkurës tregojnë se njerëzit me lëkurë të bardhë janë më të ndjeshëm ndaj rezeve ultraviolet se sa ata që e kanë lëkurën më të errët. Për më tepër, disa kimikate të zakonshme me sapunë, kozmetikë, detegjentë, mund të bëjnë më të ndjeshme lëkurën ndaj rrezeve ultraviolet. Kështu ekspozimi i tyre mund të çojë në një incident më të madh të kancereve të lëkurës, se sa pritet. Bimët gjithashtu preken nga rrezet ultraviolet. Rrezatimi ultraviolet intensiv, zakonisht është vdekjeprurës për bimët, dozat më të vogla që nuk dëmtojnë bimët, dëmtojnë gjethet, parandalojnë fotosintezën, shkaktojnë ndryshime dhe ndalojnë rritjen e bimëve. Ulja e shtresës së ozonit mund të prekë edhe klimën, sepse nxehtësia largohet kur molekulat e ozonit rigjenerohen (shih më lart). Si rezultat pjesa më e lartë e stratosferës është pothuaj aq e ngrohtë sa sipërfaqja e tokës. Reduktimi i shtresës së ozonit do të ulte temperaturën stratosferike, e cila do të influenconte klimën e tokës në një rrugë të panjohur ndoshta tepër thellë. Parandalimi i zvogëlimit të ozonit Jo çdo kush është i bindur se shtresa e ozonit është në rrezik. Debate të konsiderueshme shkencore janë stimuluar nga projektet e diskutuara më lart. Prodhimi i CFC u reduktua në SHBA, u ndalua dhe në Suedi etj. por në shumë vende të tjera prodhohet. Veprimet e pjesshme të ndërmarra kanë një vlerë të vogël në gjithë këtë proces, ato mund të frymëzojnë vendet e tjera që të ndjekin shembullin e tyre. Kooperimi mbarëbotëror është thelbësoe nëqoftëse ne do të kuptojmë këtë problem tepër shkatërrues.

Page 108: Mjedisi tokesor

Disa shkencëtarë paralajmërojnë se vonesat çojnë në një shkatërrim më të afërt, nga momenti që ne do të shohim uljen e përqëndrimit të ozonit, do të jetë shumë vonë sepse miliona ton CFCs do të jenë në atmosferë duke vepruar në stratosferë. Precipitimi acid Ç�është precipitimi acid? Në një mjedis të pandotur uji i shiut është acid i dobët ai ka një pehash pH 5,7, megjithatë precipitimi acid është definuar si shi që ka pH më të ulët se 5,7. Në kushte normale aciditeti i ujit të shiut krijohet kur është tretur në suspensionet ujore në retë, mjegull dhe është shndërruar në acidin e butë H2CO3. Në një mjedis të ndotur oksidet e squfurit dhe oksidet e azotit në atmosferë mund të kombinohen me ujin duke formuar acidin sulfurik dhe acidin nitrik. Tipe të precipitimit acid Oksidet e azotit dhe të squfurit - njihen së bashku si pararendës të acideve, ata kthehen në acide në atmosferë, ato mund të zbresin nga qielli me anë të shiut dhe borës, procesi njihet nën emrin depozitimi i njomë. Grimcat sulfate dhe nitrate mund të jenë gjithashtu paraendës acidë dhe mund të grumbullohen poshtë qiellit me anë të depozitimit të thatë i cili besohet është përgjegjës për një porcion të madh të depozitimit total të acidit. Duke qëndruar mbi sipërfaqe këto grimca mund të kombinohen me ujin duke formuar acide. Gjithashtu oksidet e squfurit dhe të azotit mund të absorbohen mbi sipërfaqet e bimëve ose sipërfaqet e ngurta ku ato gjithashtu kombinohen me ujin. Nga vijnë acidet Pararendësit (shkaktarët) acidë vijnë nga burimet natyrore dhe veprimtaria e njeriut. Burimet natyrore peëërfshijnë vullkanet, djegiet e pyjeve dhe dekompozimin bakterial. Burimet nga veprimtaria njerëzore përfshijnë djegien e lëndëve djegëse, përdorimin e plehërimeve dhe shumë të tjera. Ekzistojnë dhe tipe oksidesh të squfurit SO3 dhe SO2. Globalisht, burimet natyrore prodhojnë me tepër okside squfuri se burimet nga veprimet e njeriut, megjithatë burimet natyrore janë përhapur në sipërfaqe të mëdha dhe përgjithësisht nuk mund të rritin nivelin e

Page 109: Mjedisi tokesor

oksideve të squfurit. Burimet njerëzore në të kundërt janë shpesh të përqëndruara në rajone industriale dhe urbane dhe shkaktojnë që nivelet lokale të jenë të larta. Nga shumë burime natyrore të oksideve të squfurit përmenden uzinat e djegies së qymyreve. Njësoj si oksidet e squfurit oksidet e azotit vijnë prej një numri të madh burimesh të ndryshme. Burimet natyrore përfshijne dekompozimin bakterial të lëndëve bimore dhe oksidimi i azotit atmosferik prej rrufeve. Burimet njerëzore përfshjne të gjitha format e djegieve, ashtu dhe plehërimet bujqësore. Uzinat e prodhimit të elektricitetit janë një burim i madh i përftimiit të oksideve të azotit. Transporti i pararendësve acide Pararendesit acidë dhe acidet mund të qëndrojnë në ajër për dy deri 4 ditë dhe mund të udhëtojnë qindra ndoshta mijra kilometra para se të bien nga qielli. Shkencëtarët kanë gjetur që shiu dhe bora acide në Suedi ka origjinën në Angli dhe Gjermani. Precipitimi acid mund të gjendet poshtë në erën e shumicës së qendrave të mëdha urbane dhe qendrave industriale. Niveli i precipitimit acid në të tilla qendra mund të jetë i lartë. Në Europë p.sh. shembuj të shirave dhe të borës shpesh kanë pH ne vlera midis 3 dhe 5. Në Skandinavi është shënuar shi me pH më të ulët se 2,8, në Kanë është shënuar shi me pH 2,7, në Virgjinia ka patur një rast shiu me pH 1.5. Nga studimet në SHBA, Suedi etj. është vrojtuar se fushat mbi të cilat acidet e fortë kanë rënë dhe precipituar janë zgjeruar gjatë viteve. Ndikimi i precipitimit acid Acidifikimi i liqeneve. Përreth botës, liqenet, lumenjtë dhe peshqit e tyre po mgjyrosen në një shpejtësi alarmante. Në 1930-1938 në studimin e 320 liqeneve në zonën Adirondacks pH i ujit ishte afërsisht normal, rreth 6.5. Ndërsa studimi i 216 liqeneve të po kësaj zone në vitet 1969-1975 tregoi një vlerë mesatare të pH afërisht 4,8; 82% e liqeneve të aciduar ishin pa peshq të gjallë. Në Suedi janë afërsisht 20000 liqene pa peshq. Në Ontario precipitimi acid ka shkatërruar me qindra liqene. Në liqenet e acidifikuar peshqit ngordhin në se Ph i ujit zbret nën 5.

Page 110: Mjedisi tokesor

Fig. Shkencëtarët kanë gjetur se kur pH i liqenit bie mbi nivelin kritik përqendrimi i elementeve toksikë p.sh. i aluminit rritet. Shkencëtarët gjithashtu kanë treguar që alumini ndikon në vezët e peshkut të troftës p.sh. duke shkaktuar një mbyllje të mukusit dhe ngordhja prej asfiksimit. Niveli i lartë i toksikëve rezulton kur nga shiu acid apo shkrirja e borës treten elementë si alumini, mërkuri dhe plumbi që gjenden në tokë dhe shkëmbinj. Një shi normal është i paaftë në shkrirjen e këtyre elementëve në sasira të mëdha. Një gjetje tjetër e rëndësishme është dukuria e shkrirjes së borës në pranverë. Në këtë moment përqëndrimi acid (shpesh dhe i aluminit) në liqene dhe përrenj rritet shpejt. Kjo rritje e menjëhershme e aciditetit është vdekjeprurëse për peshqit. Ajgat dhe bimët prodhuese të oksigjenit shkatërrohen nga niveli i lartë i acidetit duke shkaktuar pastaj dhe ngordhjen e peshqëve prej asfiksimit. Gjatë dimrit bora ndotet prej grimcave sulfate dhe nitrate dhe acidet sulfurik e nitrik grumbullohen në tokë. Kur bora fillon të shkrihet, shkrihet më parë sipërfaqja. Uji i shkrirjes kalon përmes shtresës së borës të pashkrirë dhe drejton jashtë sasi të madhe acidi. Shkrirjet e para të borës kanë pH 3 - 3,5.

Page 111: Mjedisi tokesor

Peshqit nuk janë organizmat e vetme që ndikohen nga precipitimi acid. Eshtë studiuar si dhe në zogjtë që jetojnë afër liqeneve të kontaminuar nga acidet, në kockat e tyre në nivele të rritura të aluminit supozohet që alumini grumbullohet nga ushqimi me insekte që jetojnë pranë ujrave të aciduara. Alumini interferon me kalciumin e depozituar duke rezultuar mbështjellje difektoze të vezës dhe si pasojë paasardhes më të pakët. Nga studimi i vezëve të salamandrës me pulla / të ekspozuara në ujë me pH 5 parandalohet zhvillimi normal i embrionit dhe rezultojnë deformime të mëdha që zakonisht janë fatale. Mortaliteti i vezëve është gjetur 60% në rastet me pH = 6 dhe vetëm 1% në pH = 7. Disa parqe dhe zona të egra janë shkatërruar prej precipitimit acid (sepse ato shtrihen poshtë qendrave industriale dhe kanë toka dhe ujra të ndotura nga ecidet. Konseguencat humane Acidet dhe pararendësit acidë ndikojnë mbi shëndetin tonë dhe mund të shkatërrojnë prodhimet, pyjet, ndërtimet dhe statujat. Kostoja e dëmeve nga shiu acid është shumë e lartë. Një numër autorësh kanë treguar se shiu acid dëmton pyjet dhe mund të shkaktojë rënie të konsiderueshme të prodhimit. Studimet tregojnë që shkaktohen dëme ttë gjetheve tek meshtekna dhe pishat, pengon mbirjen e farave të bredhit, gërryen dyllin mbrojtës prej majave të dushkut. Precipitimi acid është veçanërisht i dëmshëm ndaj sytheve, shiu acid në periudhën e lulëzimit pengon rritjen. Precipitimi acid duket se pengon reaksionet e fotosintezës, një seri të reaksioneve kimike në të cilat bimët prodhojnë karbohidratet dhe kimikate të tjera të rëndësishme si aminoacidet dhe yndyrnat. Precipitimi acid dëmton bimët direkt ose mund të ndikojë përmes tokës, ai mund të pakësojë ndonjë element të rëndësishëm nga toka, si rezultat prodhimi pakësohet. Acidifikimi i tokës gjithashtu mund të pakësojë bakteriet e tokës që luajnë një rol të rëndësishëm në ciklin e nutrifikimit dhe të fiksimit të azotit. Precipitimi acid mund të shkaktojë gjithashtu....... e ndërtesave, statujave etj. duke dëmtuar shumë ato.

Page 112: Mjedisi tokesor

KUADRI LIGJOR NE SHQIPERI PER MBROJTJEN E MJEDISIT NGA NDOTJET Akti kryesor i legjislacionit shqiptar per mbrojtjen e mjedisit që ka vepruar deri në janar të vitit 1993, ishte dekreti nr. 5105 datë 30.10.1973 �Për ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit nga ndotja� me ndryshimet e bëra mbi të me anë të ligjit nr.7494 datë 02.07.1991. Akti ligjor në fjalë ishte shumë i përgjithshëm, pa përcaktuar të qarta e të rrepta për veprimtaritë e gjera ekonomiko-prodhuese të kohës së sotme dhe që nuk merrte në konsideratë investimet me përmasa të mëdha në industrinë e minierave, në industrinë kimike, industrinë ushqimore, në tregëti, turizëm etj. Këto veprimtari kanë qenë ndotëse për mjedisin shqiptar. Dekreti gjithashtu nuk parashikonte licensa mjedisore e rregulla për vlerësimin e ndikimit në mjedis, masa administrative etj. Gjobat ishin minimale dhe të papërfillshme për personat juridike e fizikë të cilët ushtronin ndikimin e tyre në mjedisin tonë. Organizimi institucional dhe administrativ ishte tepër i mangët. Në këtë kuadër si një nevojë e domosdoshme dhe urgjente doli ligji nr.7664 datë 21.03.1993 �Për mbrojtjen e mjedisit�. Ky ligj përcakton mbrojtjen e mjedisit �si një kusht themelor për sigurimin e zhvillimit të shoqërisë dhe një përparësi kombëtare, me këto elemente kryesore strategjike : parandalimin dhe uljen e ndotjes së ujit, të ajrit, tokës dhe ndotjeve të tjera të çfarëdolloji.................... (Neni 1) Në nenin 7 të këtij ligji thuhet se : �Objekte të vlerësimit të ndikimit ndaj mjedisit janë të gjitha veprimtaritë e personave juridike e fizikë vendas e të huaj, që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në territorin e Republikës së Shqipërisë. Këtu përcaktohet se vlerësimi i ndikimit ndaj mjedisit do të bëhet për projektet dhe veprimtaritë që kanë efekte të rëndësishme mbi mjedisin. Rregullat dhe procedurat e vlerësimit të gjendjes së mjedisit dhe ndikimit të veprimtarisë së personave juridikë e fizikë ndaj tij, do të miratohen nga Këshilli i Ministrave dhe Ministri i Shëndetsisë dhe i Ambjentit në bashkëpunim me ministritë dhe institucionet e tjera.

Page 113: Mjedisi tokesor

Në këtë kapitull bëjnë pjesë dhe dispozitat që rregullojnë pjesëmarrjen e ekspertëve ose institucioneve të specializuara në procesin e vlerësimit si dhe masat që merren ku përfshihen mbyllja, ndalimi ose ndërprerja e pjesshme ose e plotë e veprimtarive juridike e fizike kur ndikimi ndaj mjedisit është negativ. Në nenin 17 të këtij ligji thuhet se : �personat juridikë e fizikë për kryerjen e veprimtarive ekonomike e sociale që ndikojnë ose mund të ndikojnë ndaj mjedisit janë të detyruar të marrin leje nga organet kompetente të caktuar në këtë ligj.�. Ligji përcakton veprimtaritë ekonomike e sociale për të cilat do të jepen licencat, organet që do t�i japin këto licensa, afatet e dhënies dhe dhe të rishikimit të tyre etj. Kontrolli dhe informacioni për gjendjen e mjedisit është një çështje tjetër që gjen shprehjen e vet në ligj. Në nenin 26 thuhet : �Kontrolli për gjendjen e mjedisit qëndron në : Mbikqyrjen e elementeve e të faktorëve natyrore e njerëzore të mjedisit, në vëzhgimin dhe rregjistrimin e ndryshimeve të tyre, si dhe në mbikqyrjen e burimeve dhe shkaqeve të këtyre ndryshimeve�. Në nenin 39, parashikohen detyrat e të drejtat e organeve qëndrore dhe lokale për mjedisin. Këtu përcaktohet Komiteti për Mbrojtjen e Mjedisit si organi qëndror i specializuar në fushën e mjedisit, (organizëm ka në varësinë e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ambjentit si dhe kompetencat kryesore të tij). Në zbatim të këtij neni ka dalë dhe vendimi i Këshillit të Ministrave nr.599 datë 20.12.1993 �Per krijimin e agjensive rajonale të mbrojtjes së mjedisit në prefektura�. Kurse neni 43 shprehet për përgjegjësitë dhe sanksionet. Aty thuhet se �personat juridikë rrjedhin nga ndotja a dëmtimi i mjedisit detyrohen që t�i zhdëmtojnë ato�. Këtu janë parashikuar kundravajtjet administrative dhe dënimet me gjoba. Ky ligj nuk parashikon rregulla të hollësishme për mbrojtjen e ujit, tokës, ajrit, pyjeve, peisazhit etj. të cilat plotësohen me akte ligjore e nënligjore, disa nga të cilat janë : * Ligji nr.7693 datë 06.04.1993 �Për urbanistikën� ku në nenin 18 thuhet :

Page 114: Mjedisi tokesor

�Vendet e grumbullimit të mbeturinave e mbetjeve teknologjike miratohen bashkë me lejen e ndërtimit, pasi është marrë miratimi i organeve të ruajtjes dhe mbrojtjes së mjedisit. * Ligji nr.7796 datë 17.02.1994 �Minerar i Shqipërisë�. Në nenin 13 të këtij ligji thuhet : �Përdorimi i nëntokës ose punimeve nëntokësore për depozitimin, hedhjen e mbeturinave toksike, radioaktive ose mbeturinave të tjera të kësaj natyre është i ndaluar�. Gjithashtu masa specifike për mbrojtjen e ambjentit përcaktohen këtu në nenet 95, 96, 97, 98. Në nenin 96 p.sh. thuhet : �Zotëruesi i lejes minerare duhet të përgatisë një plan operativ pune për ruajtjen e mjedisit, i cili duhet të jetë i miratuar nga Ministri i Shëndetësisë dhe Ambjentit�. * Ligji nr.8094 datë 21.03.1996 �Për largimin publik të mbeturinave� Ky ligj synon mbrojtjen e mjedisit urban nga ndotja me mbeturina, si dhe largimin publik të tyre. Në nenin 3 të ligjit thuhet se : �Shërbimi i pastrimit të mbeturinave respekton këto parime të përgjithshme - mënjanimin e çdo dëmi a rreziku për shëndetin, mirëqënien dhe sigurine e jëtës së personit, - garantimin e kërkesave higjieniko-shëndetësore dhe çdo rrezik ndaj ndotjes së ajrit, ujit, tokës e nëntokës, - të ruajë e të mbrojë faunën e florën dhe degradimin e mjedisit e të peisazhit. Një sërë vendimesh të qeverisë formulohen në mbrojtje të mjedisit nga kimikatet e rrezikshme. Veçojmë këtu : * Vendimin nr. 26 datë 31.01.1994 �Për mbetjet e rrezikshme dhe mbeturinat�.

Page 115: Mjedisi tokesor

* Vendimi nr.584 datë 06.12.1993 �Për miratimin e rregullores për pesticidet që përdoren në bujqësi� * Vendimi nr.433 datë 03.09.1993 �Për ndalimin e importit të gomave të përdorura� etj. Pyetje dhe detyra 1. Pse ndotjet njerëzore të ajrit përgjithësisht kanë impakt më të madh se ndotjet natyrore? 2. Cilat janë tre proceset që prodhojnë ndotjet njerëzore? Përshkruajini ato dhe jepni shembuj. 3. Cilat janë 6 ndotësit më të mëdhenj të ajrit dhe cilat janë burimet më të mëdha të tyre? Cilat strategji kontrolli mund të reduktojnë shkatërrimet e këtyre ndotjeve? 4. Përcaktoni termat ndotës primar dhe ndotës sekondar. 5. Në ç�rrugë përftohen qytetet me ajër kaf dhe ato me ajër gri. Cili ndotës kryesor është karakteristike për secilin tip të qyteteve? 6. Ç�është smogu fotokimik. Cilët janë komponentët e tij. Si formohet ai. Pse janë nivelet suburbane të smogut fotokimik shpesh më të larta se nivelet urbane? 7. Përshkruani faktorët që ndikojnë nivelet e ndotjes së ajrit në një rajon të dhënë. 8. Cilat janë efektet akute të shëndetit nga monoksidi i karbonit, oksidet e squfurit dhe grimcat materiale dhe oksiduesit fotokimikë. 9. Cilat janë efektet shëndetësore kronike të ndotjes së ajrit, cilët ndotje mendohet të shkaktojnë këto efekte? 10. Përshkruani efektet e ndotjes së ajrit mbi materialet. Cilat ndotje janë më shkatërruese.

Page 116: Mjedisi tokesor

11. Përshkruani balancën energjetike globale dhe si ndotësit natyralë dhe njerëzorë ndikojnë mbi të. 12. Hartoni një listë me idetë tuaja për kontrollin e ndotjes së ajrit në qytetin tuaj. 13. Diskuto legjislacionin e ndotjes së ajrit në vendin tonë. 14. Diskuto për kontrollin mbi ndotjet e ajrit duke u nisur nga burimet e ndotjes. Në ç�rrugë të përgjithshme mund të reduktohen ndotjet? Jepni shembuj të veçantë si ju mund të ndihmoni reduktimin e ndotjes së ajrit. 15. Cilat janë dy acidet kryesore që shkaktojnë shiun acid? Nga vijnë ato? 16. Si ndikon pH në ekosistemin ujor? 17. Cilat jane ekosistemet e tjera ku mund të vëzhgohet precipitimi acid? Cilat janë këto efekte? 18. Përshkruani shkaktarët e pakësimit të ozonit në stratosferë. 19. Si ndikojnë klorofluorokarbonatet mbi përqëndrimin e ozonit në stratosferë? 20. Diskuto për rrugët e mundshme në mbrojtje të shtresës së ozonit.

Page 117: Mjedisi tokesor

<!--NOSEARCHEND-->