Projekt: Krijimi i një mjedisi të përshtatshëm për ...

23
UDHËZIM PËR ZBATIMIN E LIGJIT PËR DONACIONE DHE SPONSORIZIME VEPRIMTARITË PUBLIKE Projekt: Krijimi i një mjedisi të përshtatshëm për qëndrueshmërinë financiare të organizatave qytetare Ky projekt financohet nga Bashkimi Evropian Projekn e zbatojnë:

Transcript of Projekt: Krijimi i një mjedisi të përshtatshëm për ...

Page 1: Projekt: Krijimi i një mjedisi të përshtatshëm për ...

UDHËZIM PËR ZBATIMIN E LIGJIT PËR DONACIONE DHE SPONSORIZIME NË VEPRIMTARITË PUBLIKE

Projekt: Krijimi i një mjedisi të përshtatshëmpër qëndrueshmërinë �nanciare të

organizatave qytetare

Ky projekt financohet nga Bashkimi Evropian

Projektin e zbatojnë:

Page 2: Projekt: Krijimi i një mjedisi të përshtatshëm për ...

Projekti : Krijimi i një mjedisi të përshtatshëmpër qëndrueshmërinë fi nanciare të OQ

This publicati on has been produced with the assistance of the European Union. The contents of this publicati on are the sole responsibility of Associati on Konekt and the authors of the content and can in no way be taken to refl ect the views of the European Union.

Ky publikim është përgati tur me mbështetje nga Bashkimi Evropian. Përmbajtja e këti j publikimi është përgjegjësia e vetme e Qendrës evropiane për të drejtë joprofi tabile (ECNL) dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet se i paraqet qëndrimet e Bashkimit Evropian.

UDHËZIM PËR ZBATIMIN E LIGJIT PËR DONACIONE DHE SPONSORIZIME NË VEPRIMTARITË PUBLIKE

Page 3: Projekt: Krijimi i një mjedisi të përshtatshëm për ...

Proj

ekt:

Kriji

mi i

një

mje

disi

të p

ërsh

tats

hëm

për q

ëndr

uesh

mër

inë

finan

ciar

e të

org

aniza

tave

qyt

etar

e PËRMBAJTJE1. HYRJE 52. KUR DUHET TË ZBATOHET LIGJI? 72.1 Cilat ligje tjera dhe akte nënligjore janë relevante për nxitjet tatimore për donacione/sponsorizime? 73. PROCESI I DHËNIES DHE PRANIMIT TË DONACIONIT/SPONSORIZIMIT SI REZULTAT I SË CILËS DHËNËSIT/ PRANUESIT MUND TË KËRKOJNË NXITJE TATIMORE 84. INTERPRETIM I TERMINOLOGJISË SË SHFRYTËZUAR NË LIGJ 94.1. Çka është donacioni? 94.2. Çka është sponsorizimi? 94.3. Çka do të thotë veprimtari publike? 104.4. Çka do të thotë interesi publik? 115. PËRSHTATSHMËRI E DONATORËVE, SPONSORËVE DHE PRANUESVE 125.1. Kush mund të jetë donator ose sponsor? 125.2. Kush mund të jetë pranues i donacionit? 125.3. Kush mund të jetë pranues i sponsorizimit? 136. LËNDË E DONACIONIT DHE SPONSORIZIMIT 136.1. Çka mund të jetë lëndë e donacionit dhe sponsorizimit? 136.2. Për çfarë qëllime mund të jepet donacion dhe sponsorizim? 146.3. Në çfarë mënyre donacioni mund të shfrytëzohet nga ana e pranuesit? 147. MARRËVESHJE PËR DONACION DHE SPONSORIZIM DHE KËRKESA TJERA FORMALE 157.1. Çfarë janë kërkesat formale në lidhje me marrëveshjen për donacion dhe sponsorizim? 157.2. Cila janë përjashtimet nga kërkesa për lidhje të marrëveshjes me shkrim? 167.3. Çfarë kërkesa të veçanta ekzistojnë në rast të grumbullimit të mjeteve përmes teledhënieve? 177.4. Çfarë kërkesa të veçanta ekzistojnë në rast të grumbullimit të mjeteve nga ngjarje të organizuara? 177.5. Çfarë kërkesa formale ekzistojnë në lidhje me vërtetimin, të cilën pranuesi ia jep dhënësit? 188. NXITJE TATIMORE PËR DHËNËSIT E DONACIONIT/SPONSORIZIMIT DHE PËR PRANUESIT 188.1. Çfarë nxitje tatimore tek tatimi personal i të ardhurave ekzistojnë për person fizik dhënës i donacionit dhe sponsorizimit? 188.2. Çfarë nxitje tatimore ekzistojnë tek tatimi i fitimit për dhënës të donacioneve dhe sponsorizimit kush janë persona juridikë? 208.3. Çfarë nxitje tatimore ekzistojnë tek tatim i vlerës së shtuar? 208.4. Çfarë nxitje tatimore tek taksat e pronës janë vendosur me ligjin? 228.5. Në cilat raste nuk mund të zbatohen nxitjet tatimore? 239. PROCEDURË PËR MARRJEN E NXITJEVE TATIMORE 239.1. Cila është procedura për marrjen e nxitjeve tatimore? 239.2. Marrje e vendimit për interesin publik të ndonjë donacioni/sponsorizimi 239.2.1. Cili organ është kompetent për lëshimin e vendimit, me të cilën konfirmohet interesi publik dhe kush mund të parashtrojë kërkesë të këtillë? 239.2.2. Cila janë kërkesat formale të nevojshme që të kërkohet vërtetim për interes publik? 249.2.3. Cila është procedura për marrje të vendimit nga ana e Ministrisë së Drejtësisë? 259.2.4. Cilat janë mundësitë për ilaç juridik nëse Ministria e Drejtësisë nuk vendos në kuadër të afatit përfundimtar ose e refuzon interesin publik? 259.2.5. Në cilat raste Drejtoria për të ardhura publike mund ta refuzojë të drejtën e nxitjes tatimore? 259.3.1. Cilat dokumente dërgohen deri te Drejtoria për të ardhura publike që të fitohen nxitjet për tatim personal të të ardhurave? 269.3.2. Cilat dokumente dërgohen deri te Drejtoria për të ardhura publike që të merren nxitje për tatim të fitimit? 2610.1. Kush është përgjegjës që të parashtrojë raporte dhe me çfarë informacione? 2810.2. Çfarë kërkesa formale ekzistojnë në lidhje me pranuesin? 2810.3. Çfarë kërkesa formale ekzistojnë në lidhje me dhënësin? 2910.4. Sa gjatë organizata duhet ta ruajë dokumentacionin të ndërlidhur me donacioninin dhe sponsorizimin? 2911. KONTROLLI I SHFRYTËZIMIT TË DONACIONIT DHE SPONSORIZIMIT 3012. DISPOZITA KUNDËRVAJTËSE 3012.1. Çfarë janë pasojat nëse pranuesi i donacionit dhe sponsorizimit të mos lidhë marrëveshje për donacion ose sponsorizim? 3112.2. Çfarë janë pasojat poqese pranuesi nuk përgatit raport? 3112.3. Çfarë janë pasojat nëse pranuesi nuk e shfrytëzon donacionin ose sponsorizimin në pajtim me marrëveshjen? 3212.4. Çfarë janë pasojat nëse pranuesi nuk e ruan kontratën dhe dokumentacionin tjetër të paktën pesë vjet? 3212.5. Çfarë dispozita tjera kundërvajtëse janë kyçur në ligj? 3213. FORMULARE 33

Titull: Udhëzim për zbatimin e Ligjit për donacione dhe për sponsorizime në veprimtaritë publikeAutorë: Ester Hartaj dhe Ivana Rizenzveigova dhe Nikica KusinikovaRedaktorë: Qendra evropiane për të drejtë joprofitabile (ECNL) – Budapest dhe Shoqata Konekt ShkupBotues: Projekti: Krijimi i mjedisit të mundshëm për qëndrueshmëri financiare të OQPër botuesin: Nikica Kusinikova, Shoqata KonektPërkthimin nga gjuha angleze në gjuhën maqedonase: Lingua Ekspert SHA Shkup

CIP - Каталогизација во публикација Национална и универзитетска библиотека "Св. Климент Охридски", Скопје 339.726:340.13(497.7)(035) HARTAJ, Ester Udhëzim për zbatimin e ligjit për donacione dhe sponsorizime në veprimtaritë publike / [autorë Ester Hartaj, Ivana Rozencvajgova, Nikica Kusinikova]. - Shkup : Shoqata Konekt, 2015. - 23 стр. ; 24 см Публикацијата е во рамки на проектот: "Krijimi i një mjedisi të përshtatshëm për qëndrueshmërinë financiare të OQ. - Фусноти кон текстот ISBN 978-608-65655-5-8 1. Rozencvajgova, Ivana [автор] 2. Kusinikova, Nikica [автор] а) Донации - Законско регулирање - Македонија - Прирачници COBISS.MK-ID 98808074

Vizitojeni ueb faqen e projektit “Dhuro me mençuri” në WWW.

DONIRAJPAMETNO.MK ku do t’i gjeni

të gjitha informacionet e nevojshme

si dhe formularët për mënyrën dhe

procedurën për fitimin e beneficioneve

(stimulimeve) tatimore të cilat ju takojnë

gjatë dhurimit apo sponsorimit të projekteve

dhe aktiviteteve me interes publik.Ose

na vizitoni në zyrën e KONEKT në rr.

„Vlladimir Polezhinovski“, nr.19-1/6 në

Shkup, çdo ditë pune prej orës 09 deri në orën 17. Informohuni ose

caktoni takim në tel. (02) 3224198

Page 4: Projekt: Krijimi i një mjedisi të përshtatshëm për ...

Proj

ekt:

Kriji

mi i

një

mje

disi

të p

ërsh

tats

hëm

për q

ëndr

uesh

mër

inë

finan

ciar

e të

org

aniza

tave

qyt

etar

e 1.HYRJEQëndrueshmëria financiare është një nga sfidat kryesore me të cilat organizatat qytetare (në tekstin e mëtutjeshëm: “OQ” duhet të përballen në punën e tyre. Një nga burimet e kapshme për financim të OQ në vend, për të cilën është vlerësuar se ka potencial të zgjerohet1, është të ardhurat nga donimi privat dhe filantropia. Me qëllim që të mbështetet donimi privat, sidomos për qëllime me interes publik, organet shtetërore kanë vendosur ta miratojnë Ligjin për donacione dhe sponsorizime në veprimtaritë publike (në tekstin e mëtutjeshëm: “Ligji”. Ligji është miratuar në vitin 2006 dhe deri në publikimin e këtij Udhëzimi është ndryshuar dhe plotësuar tre herë, në vitin 2008, 2011 dhe në shkurt të vitit 2014.

Qëllimi kryesor për miratimin e Ligjit ishte që të rritet numri i donacioneve dhe sponsorizimeve për mbështetje të veprimtarive publike me interes publik përmes vendosjes së nxitjeve tatimore për donatorë dhe sponsorë potencialë. Ligji për donacione dhe sponsorizime në veprimtaritë publike nuk është dedikuar që t’i rregullojë të gjitha format e donacioneve/sponsorizimeve, por vetëm ato që janë të ndërlidhur me nxitje të caktuara tatimore.

Përveç qëllimit të mirë, Ligji ka pasur disa mungesa, të cilat kanë rezultuar me koplikacion në zbatimin e tij në praktikë. Sipas rezultateve nga hulumtimi i anketues i paradokohshëm i zbatuar mes OQ në vend, vetëm 26.7% prej tyre kanë marrë donacione nga individë dhe ndërmarrje, 14.7% vetëm nga ndërmarrjet dhe vetëm 4% nga individë.2 Kjo paraqet sinjal të fuqishëm se potencialet ose donatorët faktikë dhe sponsorë nuk janë informuar për ekzistencën e nxitjeve tatimore dhe/ose nuk janë të njoftuar me procedurat formale të vendsura me Ligj.

Sipas një hulumtimi tjetër të zbatuar në shtator – tetor të vitit 2014 mes 459 ndërmarrje dhe 144 OQ, dy të tretat nga ndërmarrjet e anketuara konsiderojnë se sektori i biznesit duhet ta mbështesë komunitetin, ndërsa gjysma e ndërmarrjeve kanë dhënë donacion në vitin paraprak. Afërsisht një e katërta e ndërmarrjeve, pavarësisht nga ajo nëse kanë shfrytëzuar nxitje tatimore pas donacionit ose jo janë njoftuar me Ligjin. Vetëm 11% e ndërmarrjeve të anketuara që kanë dhënë donacion në 3 vitet e fundit, i kanë shfrytëzuar nxitjet tatimore të parashikuara me Ligjin. Rreth një e treta e të anketuarve konsiderojnë se Ligji ka ndikim pozitiv mbi filantropinë pozitive në vend, 17.9% prej tyre kanë deklaruar se ësshtë: “pak inkurajues”, ndërsa 17% kanë deklaruar se Ligji dukshëm i nxit donacionet. Rreth një e treta nuk kanë mendim dhe rreth një e treta mendojnë se Ligji nuk ka ndikim pozitiv.3

Në vitin 2012, Shoqata Konekt në bashkëpunim me Qendrën evropiane për të drejtë joprofitabile (ECNL) ka përgatitur Analizë të zbatimit të Ligjit për donacione dhe sponsorizime në veprimtaritë publike për periudhën e viteve 2007-20114. Kjo analizë ka treguar se një nga problemet kyçe në procesin e zbatimit është kuptimi i ndryshëm i definicioneve dhe interpretimi i ndryshëm i terminologjive kyçe dhe dispozitave të Ligjit.

Ky Udhëzim për zbatim (në tekstin e mëtutjeshëm: “Udhëzim”) është përgatitur nga ekspertët

1 Neda Korunovska, Nikica Kusinikova, Katerina Haxhi-Miceva Evans, Analiza për implementim të Ligjit për donacione dhe sponsorizime në veprimtaritë publike, 2008.2 Raporti për mjedis të mundshëm për zhvillim të shoqërisë qytetare në Maqedoni është përgatitur nga Qendra maqedonase për bashkëpunim ndërkombëtar në kuadër të projektit Acquis të shoqërisë qytetare ballkanike – Përforcim i përfaqësimit dhe monitorim i potencialit dhe kapaciteteve të organizatave qytetare, viti 2014.3 Hulumtimi i qëndrimeve ekzistuese, besimeve dhe praktikave për mobilizim të resurseve lokale dhe bashkëpuniomit mesorganizataveqytetaredhesektoritprivattërregulluarngaKonektnëkuadërtëprojektit„KrijimimjedisittëmundshëmpërqëndrueshmërifinanciaretëOQ“membështetjengaBE-ja,viti2014.4 Nikica Kusinikova, Katerina Haxhi-Miceva Evans dhe Aleksandar Nikollov, Analiza e zbatimit të Ligjit për donacione dhe sponsorizime në veprimtaritë publike 2007-2012, Shoqata Konekt dhe Qendra evropiane për të drejtë joprofitabile (ECNL) : Shkup, mars, 2012.

e ECNL, Ester Hartaj dhe Ivana Rozenzveigova në bashkëpunim të ngushtë me Shoqatën Konekt dhe Qendrën për politikë tatimore dhe me informacione hyrëse nga Ministria e Drejtësisë, Ministria e Financave dhe Drejtoria për të ardhura publike. Qëllimi i Udhëzimit është që të sigurojë sqarim në lidhje me zbatimin e Ligjit me qëllim që në mënyrë efektive të stimulohen dhe angazhohen donatorët dhe sponsorët potencialë.

Për këtë qëllim, Udhëzimi përmban interpretim gjithpërfshirës të terminologjive kryesore të shfrytëzuara në Ligj, duke përfshirë edhe definicion të donacionit, sponsorizimit, veprimtarisë publike dhe interesit publik. Gjithashtu, Udhëzimi përshkruan se kush mund të jetë donator dhe pranues i donacionit konform Ligjit për donacione dhe sponsorizime në veprimtaritë publike. Udhëzimi gjithashtu, e përshkruan procedurën për ndarje të nxitjeve tatimore, nga ideja fillestare për donim/sponsorizim deri në marrje të nxitjeve tatimore në llogarinë përfundimtare vjetore ose bilanc i gjendjes. Edhe në fund Udhëzimi e njofton lexuesin me kërkesat me kërkesat për njoftim, kontroll të donacionit dhe sponsorizimit dhe pasojat nga shkelja e Ligjit.

Sfidat kryesore janë përfshirë me çështje me qëllim që Udhëzimi të jetë sa më shumë që është i mundur për shfrytëzim. Nën çdo çështje autorët e parashtrojnë rregullativën relevante ligjore, interpretimin e kësaj rregullative që ndonjëherë është mbështetur me shembuj praktikë dhe me këshilla. Përveç kësaj, autorët i kanë shënuar ato dispozita, që janë vendosur me ndryshimet e fundit të Ligjit në shkurt të vitit 2014 (në tekstin e mëtutjeshëm: “Ndryshime nga viti 2014”.

Dokumenti është shtypur në 500 ekzemplarë (400 në gjuhën maqedonase dhe 100 në gjuhën shqipe) dhe është shpërndarë deri te ministritë, agjencitë shtetërore dhe deri te institucionet tjera relevante, si dhe deri te organizata qytetare, ndërmarrjet, institucionet dhe palët tjera të interesuara.

Page 5: Projekt: Krijimi i një mjedisi të përshtatshëm për ...

faqe. 6 / 40 7 / 40

Proj

ekt:

Kriji

mi i

një

mje

disi

të p

ërsh

tats

hëm

për q

ëndr

uesh

mër

inë

finan

ciar

e të

org

aniza

tave

qyt

etar

e 2.KUR DUHET TË ZBATOHET LIGJI?

Sipas nenit 1, Ligji e rregullon dhënien dhe pranimin e donacioneve dhe sponsorizimeve si rezultat i së cilës dhënësi dhe pranuesi mund të kërkojnë nxitje tatimore. Si rezultat i kësaj, dispozitat nga Ligji nuk do të zbatohen në mënyrë automatike tek të gjitha donacionet dhe sponsorizimet. Dhënësi dhe pranuesi duhet t’i respektojnë kërkesat vetëm në rast se dëshirojnë të marrin nxitje tatimore për donacion ose sponsorizim. Nxitje tatimore mund të fitohen vetëm për donacion ose sponsorizim, të cilat jepen për qëllime me interes publik.

Nxitjet vijuese tatimore janë të kapshme për donatorët dhe sponsorët në bazë të Ligjit:

1. Kredi tatimore në raport me tatimin personal të të ardhurave; 2. Zvogëlim i tatimit në raport me tatimin e fitimit.

Përveç kësaj, nxitjet e ardhshme tatimore janë venosur me Ligjin:1. Nxitje tatimore në raport me tatimin e vlerës së shtuar; 2. Nxitje tatimore në raport me tatimin e pronës, tatim i dhuratës dhe tatim i

trashëgimisë.

2.1 CILAT LIGJE TJERA DHE AKTE NËNLIGJORE JANË RELEvANTE pËR NxITJET TATImORE pËR DONACIONE/spONsORIZImE?

Me qëllim që të sigurohet fotografi gjithëpërfshirëse e kornizës ligjore e cila ka të bëjë me donacione dhe sponsorizime, Udhëzimi gjithashtu i përmban edhe dispozitat relevante nga ligje tjera, e sidomos:

- Ligji për shoqata dhe fondacione; - Ligji për radiodifuzion; - Ligji për detyrime; - Ligji për procedurë të përgjithshme administrative; - Ligji për tatim personal të të ardhurave; - Ligji për tatim të fitimit; - Ligji për tatim të vlerës së shtuar; - Ligji për tatim të pronës; - Ligji për taksa administrative.

Akte tjera relevante nënligjore janë:

- Gazeta zyrtare nr. 59 nga 3 prilli i vitit 2014 – Rregullore e Ministrisë së Drejtësisë - Gazeta zyrtare nr. 78 nga 16 maji i vitit 2014 – Rregullore e Ministrisë së Financave- Rregullore për formën dhe mënyrën e dhënies së vërtetimit me shkrim për donacione

në veprimtaritë publike i miratuar nga Ministria e Drejtësisë

3.PROCESI I DHËNIES DHE PRANIMIT TË DONACIONIT/SPONSORIZIMIT sI REZULTAT I sË CILËs DHËNËsIT/pRANUEsIT mUND TË KËRKOJNË NxITJE TATImORE4.ТОЛКУВАЊЕ НА ТЕРМИНОЛОГИЈАТА КОРИСТЕНА ВО ЗАКОНОТ

DONATOR/SPONSOR

KËRKESË PËR VËRTETIM TË INTERESIT PUBLIK DERI TE MD

ME KONTRATË ME SHKRIM

OPINION NGA ORGANET KOMPETENTE

REFUZUAR NGA MD APROVUAR NGA MD Tatimi personali të ardhurave

Tatimi i �timit

Tatimi i vlerës së shtuar

Tatimi i pronës

PARAQITJE VJETORE TATIMORE

BILANCI VJETOR TATIMOR

KËRKESË E PRANUESIT DERI TE MF

VËRTETIM PËR TRANSFER TË TË DREJTAVE

RAPORT NGA DHËNËSI DHE PRANUESI

KËRKESË E NXITJEVE TATIMORE

MUNDËSI PËR ANKESË DERI NË GJYKATË

PA KONTRATË ME SHKKRIM

QËLLIMI PËR DONACION/SPONSORIZIM

PRANUES

Page 6: Projekt: Krijimi i një mjedisi të përshtatshëm për ...

faqe. 8 / 40 9 / 40

Proj

ekt:

Kriji

mi i

një

mje

disi

të p

ërsh

tats

hëm

për q

ëndr

uesh

mër

inë

finan

ciar

e të

org

aniza

tave

qyt

etar

e 4.INTERpRETIm I TERmINOLOGJIsË sË sHFRYTËZUAR NË LIGJ

Ligji përmban definicione të 9 termeve të përdorduar në Ligj, konktretisht donacion, sponsorizim, veprimtari publike, interes publik, person fizik vendor, person fizik i huaj, person juridik vendor, person juridik i huaj dhe promovim. Në këtë pjesë i kemi përfshirë dispozitat për donacion, sponsorizim, veprimtari publike dhe interes publik, të cilat janë me rëndësi kyçe për interpretimin e Ligjit.

4.1 ÇKA ËsHTË DONACIONI?

Definicioni i dnacionit përfshin dy parime kyçe, në të cilat bazohet donacioni: (1) donim vullnetar dhe i pakushtëzuar (2) çka nuk krijon dobi të drejtpërdrejtë për dhënësin as detyrim për pranuesin. Megjithatë, sipas nenit 9 , publikimi i emrit, firmës, shenjës mbrojtëse të donatorit dhe sponsorit në mediat publike, të shtypura dhe elektronike nuk do të konsiderohet për reklamë dhe për këtë shkak mund të lejohet. Por, në praktikë, shfrytëzimi i logos së donatorit, trajtohet shpesh si reklamë nga ana e mediave.

Përveç kësaj, përkufizimi parashikon forma të mundshme të donacionit, duke përfshirë mjete në të holla, të mira materiale dhe shërbime. Në fund definicioni i rregullon qëllimet për të cilat mund të jepet donacioni. Konkretisht, donacion mund të jepet për qëllime të interesit publik ose për mbështetje të aktiviteteve të pranuesve. Megjithatë, ne rekomandojmë në rast kur donacioni jepet për aktivitete më të përgjithshme të pranuesit, ndërlidhja me interesin publik të përshkruhet qartë. Edhe pse përkufizimi nuk e kufizon qëllimin kualifikues për interes publik dhe lë hapësirë për mbështetje të llojeve tjera të aktiviteteve, të cilat i kryen pranuesi, neni 4(5) nga Ligji konkretisht parashikon se lënda e marrëveshjes për donacione duhet të jetë “realizim i interesit publik” siç është definuar në nenin 3 pika 4. Gjithashtu neni 11(1) nga Ligji, cak i donacionit dhe sponsorizimit është realizim, avancim, promovim dhe mbështetje e veprimtarive me interes publik.

Sipas definicionit, nën donacion gjithashtu nënkuptohen edhe dhënie parash përmes xhiro-llogarive, tele-dhënie dhe ngjarje të organizuara për grumbullim të mjeteve. Teledhënia mund të jetë donacion përmes SMS/DMS, maratonë telefonikë, etj. Ngjarjet për grumbullim të mjeteve mund të jenë ndonjë ngjarje kulturore, sportive ose loj tjetër i ngjarjeve, të organizuara për grumbuillim të mjeteve për qëllime të interesit publik. Kjo mund të jetë, për shembull, koncert muzikor ose garë miqësore në futboll për të cilën bileta përfshin vlerë të kontributit, i cili do të donohet për ndonjë qëlim me interes publik.

4.2 ÇKA ËsHTË spONsORIZImI?

Elementi kryesor i sponsorizimit është dhurimi vullnetar, i cili mund të sigurohet në formë të pagesës financiare, dhënies së të mirave materiale ose shërbimeve për një projekt të caktuar dhe/ose aktivitet. Në këtë kuptim, sponsorizim jepet për një projekt të caktuar dhe/ose aktivitete. Në kundërshtim me donacionin, i cili nuk krijon kurrfarë dobie për dhënësin pse detyrim për pranuesin, sponsorizimi mundëson dobi të drejtpërdrejtë për sponsorin. Sipas Ligjit, kjo mund ë jetë promovim i emrit, firmës dhe shenja mbrojtëse e sponsorit, varësisht nga marrëveshja në formë të shkruar, i lidhur mes sponsorit dhe pranuesit të sponsorizimit. Neni 3 pika 9 nga Ligji e definon termin “promovim” si theksim afirmues të emrit, firmës dhe shenjës mbrojtëse të dhënësit të donacionit dhe sponsorizimit gjatë dhënies së donacionit dhe sponsorizimit për kryerje të veprimtarisë publike. Dallimi kryesor mes marrëveshjes për donacion dhe marrëveshjes për sponsorizim është se në të dytin duhet qartë të elaborohet se si do të kryhet promovimi. Me qëllim që të parandalohet situata në të cilën pushteti tatimor do ta rikualifikojë marrëveshjen për donacion në marrëveshje për sponsorizim, rekomandojmë që të kyçet klauzolë, e cila vërteton qartë se nga lidhja e marrëveshjes nuk del kurrfarë dobie për donatorin.

Në bazë të praktikës së mirë ndërkombëtare, promovimi mund të përfshijë:

- Paraqitje e madhe dhe e theksuar e logos së sponsorit të materialit të publikuar, publikimit ose lëndës së sponsoruar të pranuesit;

- Paraqitje e madhe dhe e theksuar i ngjyrave korporative të sponsorit;- Përshkrim i mallrave dhe shërbimeve të sponsorit në materilet promovuese të

pranuesit; - Shfrytëzim i logos së pranuesit nga ana e sponsorit (për promovim);

E drejtë ekskluzive e shitjes së mallrave dhe shërbimeve gjatë ngjarjeve të organizuara nga pranuesi.

sipas Ligjit, donacioni do të thotë „ndihmë vullnetare dhe e pakushtëzuar në para, të mira materiale dhe shërbime, e cila nuk krijon dobi të drejtpërdrejtë për dhënësin as detyrim për kthim nga pranuesi i donacionit dhe e cila mund të jepet për qëllime të interesit publik ose për mbështetje të aktiviteteve të pranuesit. Nën donacion, në kuptim të këtij ligji, nënkuptohen edhe dhënie parash përmes xhiro llogarive, tele-dhënie dhe ngjarje të organizuara për grumbullim të mjeteve;” (Neni 3 pika 1 nga Ligji)

sipas Ligjit, sponsorizimi do të thotë “pagesë vullnetare financiare, dhënie e të mirave materiale ose shërbimeve për një projekt konkret dhe/ose aktivitete, të cilat mundësojnë dobi direkte të dhënësit, siç janë promovimi i emrit, firmës, shenjë mbrojtëse e dhënësit të sponsorizimit.“ (Neni 3 pika 1 nga Ligji)

Page 7: Projekt: Krijimi i një mjedisi të përshtatshëm për ...

faqe. 10 / 40 11 / 40

Proj

ekt:

Kriji

mi i

një

mje

disi

të p

ërsh

tats

hëm

për q

ëndr

uesh

mër

inë

finan

ciar

e të

org

aniza

tave

qyt

etar

e 4.3 ÇKA DO TË THOTË vEpRImTARI pUBLIKE?

Definicioni i veprimtarisë publike përfshin fusha të ndryshme të aktiviteteve, duike përfshirë mbrojtje të të drejtave të njeriut dhe qytetarit, arsimim, shkencë, zhvillim të shoqërisë informatike dhe bartje të të dhënave elektronike, kulturës, sportit, shëndetësisë, mbrojtjes sociale, mbrojtjes së personave me invaliditet, dhurimit të gjakut, mbrojtjes së fëmijëve dhe mbrojtjes së mjedisit jetësor. Lista është e hapur dhe ligje tjera mund të konfirmojnë veprimtari publike. Rreth 50 ligje në fusha të ndryshme definojnë veprimtari publik, duke përfshirë edhe aktivitete tjera, siç janë parandalimi i korrupsionit, zvogëlimi i varfërisë, zhvillimi ekonomik etj.5

Në bazë të dispozitave të Ligjit, definicioni i veprimtarisë publike dallohet nga interesi publik. Në të vërtetë, këto aktivitete duhet të jenë në opajtim me interesin publik që të kualifikohen për nxitje tatimore.

4.4 ÇKA DO TË THOTË INTEREsI pUBLIK?

Defincioni i interesit publik përfshin mbështetje ose promovim të veprimtarive në fusha të ndryshme, duke përfshirë:

- mbrojtje të së drejtës së njeriut dhe qytetarit; - promovim të kulturës; - etikë; - arsim; - shkencë; - zhvillim të shoqërisë informatike dhe bartje të të dhënave elektronike; - sport; - mbrojtje të mjedisit jetësor;- veprimtari sociohumanitare;- zhvillim të shoqërisë qytetare;

5 Tabela gjithpërfshirëse me veprimtari publike është e kapshme në Analizën e zbatimit të Ligjit për donacione dhe sponsorizime në veprimtaritë publike 2007-2011 të përgatitur nga Shoqata Konekt dhe ECNL: http://www.konekt.org.mk/web/en/category-table/99-analizasproveduvanjezakon.html

- promovim të dhurimit të gjakut; - promovim të bashkëpunimit ndërkombëtar.

Ngjashëm me definicionin të veprimtarisë publike, lista shërben si shembull dhe ligje tjera mund të konfirmojnë fusha shtesë të veprimtarive, të cilat konsiderohen se janë nga interesi publik. Konkretisht, ekziston definicion tjetër për interes publik në Ligjin për shoqata dhe fondacione. Ky ligj jep definicion për interes publik, me të cilin vërtetohet cilat organizata kualifikohen që të marrin status të veçantë të interesit publik.

veprimtaritë nga interesi publik të theksuara në nenin 74 nga Ligji për shoqata dhe fondacione janë së vijon:

„Zhvillim i demokracisë, shoqërisë qytetare dhe të drejtave të qytetarëve; ndihmë dhe mbrojtje të personave me hendikap fizik ose mental, persona me pengesa në zhvillim dhe persona me nevoja të veçanta; mbrojtje e fëmijëve dhe të rinjëve; mbrojtje e personave të margjinalizuar dhe inkuadrimi i tyre social; mbrojtje nga keqpërdorimi i drogës, sëmundjeve të transmetuara seksualisht, delikuencës minorene, alkoolizmit, prostitucionit dhe trafikimit me njerëz; shëndetësisë, avancimit të shëndetit dhe kujdesit mjekësor, artit, kulturës dhe mbrojtjes së trashëgimisë kulturore; sportit amator, mbrojtjes së mjedisit jetësor dhe zhvillimit të qëndrueshëm; zhvillimit lokal dhe infastrukturor, shkencës, arsimit dhe trajnimit në procesin arsimor, zhvillimit të etikës dhe moralit; ndihmës humanitare dhe sociale, zvogëlimit të varfërisë, përballjes me fatkeqësitë elementare, mbrojtjes dhe kujdesit për kafshët; mbrojtjes së konsumatorëve; avancimit të mirëqenies dhe volonterizmit dhe veprimtari tjera nga interesi publik të vërtetuara me këtë ose me një ligj tjetër“.

Ligji e definon veprimtarinë publike si „mbështetje dhe promovim të veprimtarive në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe qytetarit, arsimin, shkencën, zhvillimin e shoqërisë informatike dhe bartjen e të dhënave elektronike, kulturën, sportnt, shëndetësinë, mbrojtjen sociale, mbrojtjen e personave me invaliditet, dhurimin e gjakut, mbrojtjen e fëmijëve, mbrojtjen e mjedisit jetësor

sipas Ligjit, interes publik „do të thotë mbështetje ose promovim i veprimtarive në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe qytetarit, promovim i kulturës, etikës, arsimit, shkencës, zhvillimit të shoqërisë informatike dhe bartjes së të dhënave elektronike, sportit, mbrojtjes së mjedisit jetësor, veprimtarisë socio-humanitare, zhvillimit të shoqërisë civile, promovimit të dhurimit të gjakut, promovimit të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe veprimtari tjera të vërtetuara me ligj “. (Neni 3 pika 4 nga Ligji)

Page 8: Projekt: Krijimi i një mjedisi të përshtatshëm për ...

faqe. 12 / 40 13 / 40

Proj

ekt:

Kriji

mi i

një

mje

disi

të p

ërsh

tats

hëm

për q

ëndr

uesh

mër

inë

finan

ciar

e të

org

aniza

tave

qyt

etar

e 5. pËRsHTATsHmËRI E DONATORËvE, spONsORËvE DHE pRANUEsvE

Termet “donator” dhe “pranues” nuk janë konkretisht të vërtetuara në Ligj në kuadër të nenit 3, por në nenet 6, 7 dhe 8 janë përshkruar kriteret për përshtatshmërinë e tyre.

5.1 KUsH mUND TË JETË DONATOR OsE spONsOR?

Sipas Ligjit, të gjithë personat vendorë ose të huaj fizikë dhe juridikë mund të jenë donatorë ose sponsorë. Megjithatë, ata që nuk do të veprojnë në pajtim me Kushtetutën, ligjet dhe marrëveshjet ndërkombëtare janë përjashtuar nga Ligji.

Edhe krahas asaj që në Ligj nuk janë dhënë definicione për atë se kush konsiderohet për donator ose sponsor, në të janë të kyçur definicionet e personave vendorë dhe të huaj fizikë dhe juridikë. Më konkretisht,

- Person vendor fizik është një qytetar i Republikës së Maqedonisë, obligues tatimor; - person i huaj fizik është një person, shtetas i huaj, refugjatë ose apatrid, i cili qëndron

në Republikën e Maqedonisë, ose jeton në një shtet tjetër; - person vendor juridik llogaritet një institucion publik, njësit i pushtetit lokal,

shoqatë e qytetarëve dhe fondacione me karakter publik, shoqëri tregtare, organ i administratës shtetërore dhe një subjekt tjetër, i cili me regjistrim para organit shtetëror ka fituar cilësinë e personit juridik;

- person i huaj juridik është çdo person juridik, që ka firmë të regjistruar në regjistrin tregtar në vend të huaj ose nëse është regjistruar në regjistrin tregtar në vendin e tij dhe në organizata të huaja ndërkombëtare joqeveritare, fondacione, aleanca dhe filiale të tyre, të cilat janë joprofitabile.

5.2 KUsH mUND TË JETË pRANUEs I DONACIONIT?

Sipas kësaj dispozite, jo vetëm organizatat joprofitabile, por çdo person vendor juridik mund të jetë pranues i donacionit. Në bazë të definicionit për person vendor juridik që është caktuar në nenin 4 paragrafi 7 nga Ligji, pranues mund të jenë edhe institucionet publike, njësitet e pushtetit lokal, ndërmarrjet tregtare, organet e administratës shtetërore dhe subjekte tjera.

Në bazë të lartpërmendurës, firmat private gjithashtu konsiderohen si pranues të ngjashëm sipas Ligjit. Megjithatë donacioneve/sponsorizimeve të bëra në llogari të tyre jo gjithmonë u ndahen nxitje tatimore. Sipas nenit 18, nxitjet tatimore nuk mund të realizohen kur donacioni dhe/ose sponsorizimi përdoren për dhënie nga një ndërmarrje në një ndërmarrje tjetër. Do të thotë, një kompani nuk mund të fitojë nxitje tatimore nëse dhuron në një kompani tjetër.Krahas kësaj, persona të huaj juridikë gjithashtu mund të jenë pranues të donacionit. Megjithatë, shtrirja e aktiviteteve, të cilat konsiderohen si interes publik është e kufizuar në ndihmë në rast të katastrofave natyrore dhe humanitare. Për të gjitha donacionet tjera me interes publik të konfirmuara në Ligj nuk miratohet nxitje tatimore në rast të donacionit të një personi të huaj juridik.

5.3 KUsH mUND TË JETË pRANUEs I spONsORIZImIT?

Sipas Ligjit, çdo person juridik vendor mund të jetë pranues i sponsorizimit. Për dallim nga donacionet, kjo nuk është e kushtëzuar – pranuesi duhet t’i plotësojë detyrimet e veta të rregulluara në marrëveshjen për sponsorizim të lidhur me marrëveshjen. Këtu mund të bëhet fjalë për promovim të emrit të sponsorit, të shenjës së tij dhe markës tregtare. Dallim tjetër mes donacionet dhe sponsorizimit është ajo që sponsorizimi i personave juridikë të huaj nuk është lëndë e nxitjes.

sipas Ligjit, „Dhënës i donacionit dhe sponsorizimit mund të jetë një person vendas dhe i huaj fizik dhe juridik. Dhënës i donacionit dhe sponsorizimit nuk mund të jetë një person juridik dhe fizik, veprimtaria e të cilit nuk është në pajtim me Kushtetutën, me ligjet e Republikës së Maqedonisë dhe me marrëveshjet ndërkombëtare të cilat Republika e Maqedonisë i ka lidhur ose u është qasur. (neni 6 nga Ligji)

sipas Ligjit, „pranues i donacionit mund të jetë një person vendor juridik. (2) Si pranues i donacionit mund të jetë edhe një person i huaj juridik, i cili ka karakter joprofitabil për realizim të interesit publik në një shtet tjetër në raste të fatkeqësive elementare, katastrofave natyrore dhe humanitare.” (Neni 7 (1)-(2) nga Ligji)

sipas Ligjit, „pranues i sponsorizimit mund të jetë në person juridik vendor, i cili në bazë të sponsorizimit të pranuar i kryen detyrimet që dalin nga marrëveshja për sponsorizim.” (Neni 8 (1) nga Ligji)

Page 9: Projekt: Krijimi i një mjedisi të përshtatshëm për ...

faqe. 14 / 40 15 / 40

Proj

ekt:

Kriji

mi i

një

mje

disi

të p

ërsh

tats

hëm

për q

ëndr

uesh

mër

inë

finan

ciar

e të

org

aniza

tave

qyt

etar

e 6. LËNDË E DONACIONIT DHE spONsORIZImIT6.1 Çka mund të jetë lëndë e donacionit dhe sponsorizimit?

Sipas Ligjit, donacionet dhe sponsorizimet mund të kenë forma të ndryshme. Krahas mjeteve financiare, çdo lloj i të mirave materiale dhe shërbimeve, testamenteve dhe të drejtave tjera bartëse, gjithashtu mund të jenë lëndë e donacionit dhe sponsorizimit.

Më konkretisht, donacionet mund të përfshijnë të mira materiale siç janë veshja, mobiljet, librat, ushqimi, materiale për zyra dhe shumë të tjera. Donacioni dhe sponsorizimi gjithashtu mund të sigurohen në formë të shërbimit, e cila mund të kryhet nga ana e donatorit ose nga persona të tretë. Për shembull, në rast të ndërtimit të një terreni sportiv, ndërmarrja ndërtimore mundet falas ta pastrojë lokacionin ndërtimor. Gjithashtu, ndonjë shtypshkronjë mund të ofrojë falas ta shtypë publikimin e OQ.

Krahas asaj, donatori dhe sponsorimund të bartin testamente dhe të drejta tjera transmetuese, siç janë të drejtat e pronësisë intelektuale, duke përfshirë të drejta autoriale dhe të drejta nga pronësia industriale. Gjithashtu, ato munden pranuesit t’ia bartin të drejtën e vazhdimit dhe shfrytëzimit të pronës së tundshme ose të patundshme.

Pa marrë parasysh lëndën e donacionit dhe sponsorizimit, ajo të shfrytëzohet kryesisht për qëllime me interes publik. Më tej, lëndë e donacionit/sponsorizimit nuk mund të jenë të mirat materiale ose shërbimet, tregtia e të cilave është e ndaluar me ligj, siç është donimi i ilaçeve, organeve të njeriut ose mallra tjera ilegale.

6.2 pËR ÇFARË QËLLImE mUND TË JEpET DONACION DHE spONsORIZIm?

Në bazë të Ligjit edhe donacioni edhe sponsorizimi jepet për aktivitete të interesit publik (për detaje të mëtutjeshme shikojeni pyetjen 4.4.). Donacioni jepet për qëllime të plotësimit të nevojave publikisht të konfirmuara dhe për qëllime të pranuesit dhe/ose zgjidhje të situatave dhe problemeve të caktuara. Sponsorizimi shërben për qëllime të implementimit të marrëveshjes për sponsorizim.

Termet “interes publik” dhe “veprimtari publike” janë definuar në nenet 3 nga Ligji. Gjithashtu, më tej në nenin 18 (1) përjashtohen aktivitete që janë të orientuara drejt mbështetjes së partive politike dhe fushatave partiake. Megjithatë, në definicionet nuk është caktuar se kush duhet të jetë shfrytëzuesi përfundimtar i aktiviteteve të këtilla. Në bazë të praktikave më të mira ndërkombëtare, interes publik dhe aktivitete me interes publik janë aktivitetet e dobishme shoqërore, të cilat janë të dobishme për opinionin më të gjerë, ndonjë bashkësi ose grup njerëzish të cilët kanë ndonjë nevojë

6.3 NË ÇFARË mËNYRE DONACIONI mUND TË sHFRYTËZOHET NGA ANA E pRANUEsIT?

Krahas rregullimit të qëllimeve, për të cilat mund të jepet donacion dhe sponsorizim (ju lutemi shikoni në pyetjen 5.2), me Ligjin është rregulluar edhe për cilat qëllime mund të shfrytëzohet ndonjë donacion, varësisht nga forma e donacionit. Nëse donacioni transferohet në llogari të veçantë transaksione, ajo do të shfrytëzohet për qëllimet e llogarisë transaksione. Për shembull, nëse llogaria e veçantë transaksione është e hapur për grumbullim të donacioneve për operacion të ndonjë fëmije që është me kancer, donacionet mund të përdoren vetëm

sipas Ligjit, „Lëndë të donacionit dhe sponsorizimit janë:

- Mjete financiare;

- Çdo lloj i të mirave materiale dhe shërbimeve, duke përfashirë edhe të mira materiale të prodhuara personalisht ose të furnizuara; dhe

- Testament dhe të drejta tjera bartëse

Lënda e donacionit dhe sponsorizimit duhet të jetë në pajtueshmëri me veprimtarinë e pranuesit të donacionit dhe sponsorizimit. Lëndë e donacionit dhe sponsorizimit nuk mund të jenë të mira materiale dhe shërbime, qarkullimi i të cilave është i ndaluar me ligj.” (Neni 10 nga Ligji)

sipas Ligjit, „Pranuesi i donacionit bëhet pronar i donacionit dhe e shfrytëzon kryesisht për:

- qëllimin e caktuar në marrëveshjen për donacion të nenit 4 nga paragrafi (1)nga ky ligj;

- qëllimi për të cilin është hapur llogari e veçantë transaksione, respektivisht për qëllimin e dërgesës në fletëpagesën me të cilën donohet, në rast të dhënieve të parave përmes xhiro llogarive;

- Qëllimi për të cilin është hapur llogari telefonike në raste të teledhënieve; dhe qëllimi për të cilin është organizuar ngjarje, kur bëhet fjalë për grumbullim të mjeteve në ngjarje të organizuara.” (Neni 7 (3) nga Ligji)

sipas Ligjit, „Qëllim i donacionit dhe sponsorizimit është realizimi, avancimi, promovimi dhe mbështetja e veprimtarive me interes publik. Donaciooni i jepet pranuesit të donacionit me qëllim që të kënaqen nevojat dhe qëllimet e tij të deklaruara publikisht të konfirmuara dhe/ose të zgjidhen gjendje dhe probleme të caktuara. Sponsorizimi i jepet pranuesit të sponsorizimit për implementimin e interesit publik nga një veprimtari e caktuar publike nga veprimtaria e caktuar publike e definuar në marrëveshjen për sponsorizim.” (Neni 11 (1)-(3) nga Ligji)

Page 10: Projekt: Krijimi i një mjedisi të përshtatshëm për ...

faqe. 16 / 40 17 / 40

Proj

ekt:

Kriji

mi i

një

mje

disi

të p

ërsh

tats

hëm

për q

ëndr

uesh

mër

inë

finan

ciar

e të

org

aniza

tave

qyt

etar

e për atë qëllim. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se për çdo pranues në kuadër të ndonjë aktiviteti duhet të hapë llogari të veçantë në bankë. Për shembull, nëse ndonjë fondacion grumbullon donacion për mbështetje të mbrojtjes së mjedisit jetësor, në bazë mund t’i fitojë të gjitha donacionet me qëllim të atillë që në një llogari, madje edhe ato nëse shfrytëzohen për aktivitete të ndryshme të ndërlidhura me mbrojtjen e mjedisit jetësor. Formë tjetër e donacionit të rregulluar me Ligj është donacioni telefonik. Në rast të teledhënies, pranuesi hap llogari të veçantë telefonike, ndërsa mjete nga kjo llogari shfrytëzohen për qëllimin e interesit publik për të cilën është hapur llogari telefonike. Përfundimisht, nëse mjetet grumbullohen në ngjarje të organizuar, ato duhet të shfrytëzohen për qëllimin, për të cilën është organizuar ngjarja. Për shembull, nëse ngjarja është organizuar nga ana e ndonjë fondacioni lokal që të grumbullohen para për renovim të një kopshti të fëmijëve, paratë e grumbulluara nuk mund të përdoren për molerimin e ndërtesave tjera në fqinjësi.

Megjithatë, në Ligj nuk është konfirmuar çka mundet ose duhet të bëhet me donacion nëse qëllimi i këtillë bëhet i tepërt si rezultat i disa rrethanave të papritura ose nëse e njëjta arrihet pa u shpenzuar të gjitha mjetet e nevojshme. Me qëllim që të parandalohen situatat e këtilla, ne do të rekomandonim që në kontratën tuaj për donacion/sponsorizim të kyçni dispozita në lidhje me atë çka do të ndodh me mjetet tjera në rast që qëllimi të bëhet i tepërt ose të arrihet pa u shpenzuar të gjitha mjetet e grumbulluara. Nëse në kontratën tuaj nuk është kyçur një dispozitë e këtillë, mund të drejtoheni deri te organet shtetërore me qëllim që të merrni drejtime shtesë për atë se si duhet të shpenzohen mjetet.

7. mARRËvEsHJE pËR DONACION DHE spONsORIZIm DHE KËRKEsA TJERA FORmALE7.1 ÇFARË JANË KËRKEsAT FORmALE NË LIDHJE mE mARRËvEsHJEN pËR DONACION DHE spONsORIZIm?

sipas Ligjit, „Dhënësi dhe pranuesi i donacionit dhe sponsorizimit lidhin marrëveshje në formë të shkruar, në pajtim me Ligjin për marrëdhëniet obliguese.” (Neni 4 (1) nga Ligji)

Sipas Ligjit, duhet të lidhet marrëveshje me shkrim mes pranuesit dhe dhënësit në pajtim me Ligjin për marrëdhënie obliguese. Ligji për marrëdhënie obliguese i vërteton kushtet e përgjithshme për lidhje të marrëveshjes dhe kërkesave specifike për lloje të caktuara të marrëveshjeve. Nuk ekziston rregullativë e caktuar për marrëveshjen për donacion dhe sponsorizim dhe për këtë duhet të merren parashsysh dispozitat e përgjithshme. Shoqata Konekt ka përgatitur formulare për marrëveshje për donacion dhe sponsorizinm, të cilat mund të shfrytëzohen nga ana e lexuesve.6

Këshilli ynë është që në marrëveshjen për donacion të kyçen informacionet si vijon:

- Të dhëna për donatorin dhe për pranuesin (emri, mbiemri, adresa, përfaqësues);- Qëllimi i donacionit;- Lënda e donacionit;- Sasia ose vlerë;- Kushte për pagesë ose dërgesë;- Projekt kornizë kohore për zbatimin e aktiviteteve;- Cila gjykatë është kompetente në rast të kontestit gjyqësor.

Krahas të theksuarës paraprakisht, marrëveshja për sponsorizim duhet t’i përmbajë edhe kushtet për promovim. Në bazë të praktikës, ne do të rekomandonim që të kyçen mjaft informacione për qëllimin e donacionit dhe për misionin e organizatës, me qëllim që të sigurohet se Ministria e Drejtësisë dhe organet shtetërore do të munden lehtë ta konfirmojnë interesin publik nga e njëjta. Nëse është e mundur, ndoshta do të doni të inkuadroni dokument të veçantë, i cili do të përmbajë përshkrim të projektit, edhe pse kjo nuk është kërkesë e caktuar me ligji.

6 Ju lutemi shikojeni pjesën 13 për formulare. Të gjithja dokumentet janë të kapshme në: www.donirajpametno.mk

Page 11: Projekt: Krijimi i një mjedisi të përshtatshëm për ...

faqe. 18 / 40 19 / 40

Proj

ekt:

Kriji

mi i

një

mje

disi

të p

ërsh

tats

hëm

për q

ëndr

uesh

mër

inë

finan

ciar

e të

org

aniza

tave

qyt

etar

e 7.2 CILA JANË pËRJAsHTImET NGA KËRKEsA pËR LIDHJE TË mARRËvEsHJEs mE sHKRIm?

Ligji mundëson shkyçje nga lidhja e marrëveshjes me shkrim mes dhënësit dhe pranuesit të donacionit. Shkyçje e këtillë është vendosur me Ndryshimin nga viti 2014, siç vijon:

„Pas përjashtimit nga paragrafi (1) i këtij neni, kur pranuesi i donacionit është shoqatë ose fondacion, i cili ka marrë status të organizatës të interesit publik në pajtim me Ligjin për shoqata dhe fondacione ose kur pranuesi i donacionit është shoqatë ose fondacion, i cili në pajtim me aktin themelues është formuar për mbështetje konkrete financiare në lidhje me interesin publik të vërtetuar me ligj, mund të lidhet marrëveshje në formë të shkruar, me ç’rast si bazë për nxitje tatimore do të llogaritet pagesa e kryer e mjeteve financiare në llogari të veçantë transaksione të pranuesit të donacionit për atë qëllim, nga momenti i regjistrimit në regjistrin e shoqatës ose fondacionit në pajtim me ligjin deri në realizimin final të interesit publik për të cilën jepet mbështetje konkrete financiare.” (Neni 4 (2) nga Ligji)

Në bazë të theksuarës më parë, dy përjashtimet nga kërkesa për lidhje të marrëveshjes me shkrim janë si vijon:

1. Pranuesi i donacionit është shoqatë ose fondacion, i cili ka marrë statusin e organizatës me interes publik në pajtim me Ligjin për shoqata dhe donacione;

2. Pranuesi i donacionit është shoqatë ose fondacion i cili në pajtim me aktin themelues është formuar për mbështetje konkrete financiare në lidhje me interesin publik të vërtetuar me ligj.

Përjashtim i i parë ka të bëjë me organizatat me interes publik të cilat kanë marrë këtë status në bazë të Kapitullit X nga Ligji për shoqata dhe fondacione. Organizatat mund të fitojnë status të organizatave me interes publik, nëse ata kryejnë aktivitete nga interesi publik, zbatojnë programe dhe projekte të nivelit qendror dhe/ose lokal, në mënyrë të pavarur ose në bashkëpunim me organet e administratës shtetërore dhe organet e komunës , organet e komunave në Qytetin e Shkupit dhe në vetë Qytetin e Shkupit, si dhe nëse ata i shfrytëzojnë mjetet financiare për realizimin e aktiviteteve. (Neni 73 nga Ligji për shoqata dhe fondacione)

Vëllimi i aktiviteteve me interes publik është theksuar në nenin 74 nga Ligji për shoqata dhe donacione (shiko pyetjen 3.4. më lartë). Shoqata ose fondacioni do të marrë status të organizatës nga interesi publik nëse:

- Është regjistruar në pajtim me dispozitat e këtij Ligji;- Aktiviteti nga interesi publik është burimi kryesor i të ardhurave në punën e tij;- Aktivitetet dhe veprimtaritë janë orientuar drejt opinionit të përgjithshëm dhe

interesave të komunitetit;- E ka strukturën e nevojshme organizuese në pajtim me këtë Ligj; - Ka resurse njerëzore të domosdoshme për kryerje të aktivitetit në pajtim me ligjin;- Ka resurse përkatëse financiare, respektivisht vlerë të përgjithshme të pronës ose të

ardhura vjetore prej minimum 1.500 eurove në kundërvlerë të denarit sipas kursit të

mesëm të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë;- Ka caktuar rregulla për konflikt interesash dhe për sigurim të transparencës dhe të

qenurit publik në punë; dhe- Nuk është në falimentin ose likuidim dhe xhiro llogaria e tij nuk është e bllokuar. (neni

75 nga Ligji për shoqata dhe fondacione)

Statusi konfirmohet nga ana e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë me propozim të Komisionit për organizata me status të interesit publik.Përjashtimi i dytë ka të bëjë me shoqata të qytetarëve dhe fondacioneve, të cilat janë themeluar për qëllime të sigurimit të mbështjes së vërtetë financiare në lidhje me interesin publik. Qëllimi i kësaj rregullative ka qenë që i njëjti të zbatohet me nisma për grumbullim të mjeteve financiare, ku pranuesi merr donacion nga donatorë të ndryshëm për një qëllim të caktuar. Për shembull, ky përjashtim ka qenë i zabtueshëm për një pranues, i cili grumbullon donacione nga një numër i madh i donacioneve për ndërtimin e një spitali. Ministria e Drejtësisë dhe organet kompetente e verifikojnë statutin e pranuesit, me qëllim që të sigurohet se organizata e mbështet interesin publik.

Sipas vetë Ligjit, ekzistojnë vetëm këto dy përjashtime nga detyrimi për lidhje të marrëveshjes me shkrim. Megjithatë, sipas mirëkuptimit tonë, përjashtimi nga marrëveshja me shkrim duhet të zbatohet edhe në ngjarjet për grumbullim të mjeteve për teledhënie. Meqë metodat e këtilla parashikojnë numër më të madh të donatorëve, do të ishte e komplikuar, madje edhe e pamundur që të lidhet marrëveshje me shkrim me secilën prej tyre.

7.3 ÇFARË KËRKEsA TË vEÇANTA EKZIsTOJNË NË RAsT TË GRUmBULLImIT TË mJETEvE pËRmEs TELEDHËNIEvE?

sipas Ligjit, “Në rast të grumbullimit të mjeteve përmes teledhënieve, pranuesi i donacionit siguron vërtetim për mjete materiale të pranuara përmes llogarisë telefonike nga teleoperatori në nivel mujor, nëse periudha në të cilën llogaria për donacione është e hapur më shumë se një muaj.” (Neni 4 (3) nga Ligji)

Nëse pranuesi dëshiron të kryejë grumbullim të mjeteve përmes teledhënieve, nevojitet që të drejtohet në operatorin mobil që të hapë linjë telefonike për qëllim të këtillë. Operatori do të marrë llogari telefonike çdo muaj në bazë të së cilës i jep vërtetim dhënësi. Operatorët e rregullojnë mënyrën në të cilën numrat shfrytëzohen/shpërndahen përmes rregullimit të internet procedurave. Pranuesi do të pranojë llogari të telefonit çdo muaj në bazë të së cilës i jep vërtetim dhënësit.

Page 12: Projekt: Krijimi i një mjedisi të përshtatshëm për ...

faqe. 20 / 40 21 / 40

Proj

ekt:

Kriji

mi i

një

mje

disi

të p

ërsh

tats

hëm

për q

ëndr

uesh

mër

inë

finan

ciar

e të

org

aniza

tave

qyt

etar

e 7.4 ÇFARË KËRKEsA TË vEÇANTA EKZIsTOJNË NË RAsT TË GRUmBULLImIT TË mJETEvE NGA NGJARJE TË ORGANIZUARA?

sipas Ligjit, “Në rast të grumbullimit të mjeteve nga ngjarje të organizuara, organizatori i ngjarjes, mjetet e mbledhura për donacion i paguan në llogari transaksione të pranuesit të donacionit në afat prej 30 ditëve nga dita e përfundimit të ngjrajes .” (Neni 4 (4) nga Ligji)

Kur organizatori i ngjarjes për grumbullim të mjeteve është ndryshe nga pranuesi, organizatori është i detyruar t’i paguajë mjetet e mbledhura për donacionin në llogari transaksione të pranuesit të donacionit në afat prej 30 ditëve nga dita e përfunimit të ngjarjes për grumbullim të mjeteve. Rast i këtillë mund të jetë për shembull kur shoqata organizon koncert që të mbledhë mjete për shtëpi lokale për fëmijë pa prindër.

7.5 ÇFARË KËRKEsA FORmALE EKZIsTOJNË NË LIDHJE mE vËRTETImIN, TË CILËN pRANUEsI IA JEp DHËNËsIT?

sipas Ligjit, “për donacione nga neni 3 pika 1 nga ky ligj me kërkesë të dhënësit, pranuesi i jep vërtetim me shkrim. Formën, përmbajtjen dhe mënyrën e dhënies së vërtetimit me shkrim nga paragrafi (6) i këtij neni i cakton ministri i Drejtësisë.” (Neni 4 (6)-(7) nga Ligji)

Vërtetimin për pranimin e donacionit e jep pranuesi i kërkesës së dhënësit. Rregulloren për formën dhe mënyrën e lëshimit të vërtetimeve me shkrim për donacione për aktivitete publike të miratuar nga ana e Ministrisë së Drejtësisë vërteton se vërtetimi jepet në formularin e caktuar A4. Ky formular i përfshin informacionet e ardhshme: emrin, datën, numrin e lëndës, emrin e pranuesit të donacionit, emrin e dhënësit, llojin e donacionit dhe nënshkrimin. 7

7 Ju lutemi shikojeni pjesën 13 për formulare. Të gjitha dokumentet janë të kapshme në: www.donirajpametno.mk

8.0 NxITJE TATImORE pËR DHËNËsIT E DONACIONIT/spONsORIZImIT DHE PËR PRANUESIT

Dhënësi dhe pranuesi i donacionit dhe sponsorizimit kanë të drejtë në nxitje tatimore të parashikuara me këtë ligj (neni 12 nga Ligji)Më konkretisht, dhënësi dhe pranuesi i donacionit dhe sponsorizimit kanë të drejtë në nxitjet e ardhshme tatimore:

1. Nxitje tatimore tek tatimi personal i të ardhurave; 2. Nxitje tatimore tek tatimi i fitimit;3. Nxitje tatimore tek tatimi i vlerës së shtuar;4. Nxitje tatimore tek donacionet e dhuratës, trashëgimisë dhe pronës.

8.1 ÇFARË NxITJE TATImORE TEK TATImI pERsONAL I TË ARDHURAvE EKZIsTOJNË pËR pERsON FIZIK DHËNËs I DONACIONIT DHE spONsORIZImIT?

sipas Ligjit, „Një person fizik që i dhuron mjete financiare një personi juridik sipas dispozitave të këtij ligji, e në bazë të marrëveshjes për donacion, ka të drejtë në zvogëlim të tatimit personal të llogaritur e të papaguar të të ardhurave ose kthim të tatimit personal të paguar të të ardhurave të vërtetuar në bazë të paraqitjes së tij vjetore tatimore (formulari pDD-GDp) në vlerë të donacionit, por jo më shumë se 20% nga shuma e tatimit të tij personal vjetor të të ardhurave, e më së shumti deri në 24.000 denarë. ” (Neni 13 (1) nga, Ligji)

Në bazë të kësaj dispozite, personat fizikë dhënës të donacioneve, pas dhënies së donacionit kanë të drejtë në zvogëlim të shumës së tatimit personal të të ardhurave. Ligji vërteton prag të dyfishtë për nxitjen tatimore, i pari si përqindje, ndërsa i dyti si shumë absolute. Njëherit, nxitja tatimore nuk mund të jetë më shumë se 20% nga vlera e tatimit personal vjetor të të ardhurave të dhënësit të donacionit, dhe nuk mund të tejkalojë 24.000 denarë.

Nxitja tatimore tek tatimi personal i të ardhurave mund të shfrytëzohet në dy mënyra, varësisht nga ajo nëse tatimi tani më është paguar ose jo:

1. Kur tatimi personal i të ardhurave akoma nuk është paguar: zvogëlim i tatimit të llogaritur personal, ndërsa të papaguar të të ardhurave; ose

2. Kur tatimi personal i të ardhurave është i paguar: kthim i tatimit personal të paguar të të ardhurave të vërtetuar në bazë të paraqitjes së tij vjetore tatimore.

Nga ky këndvështrim, obliguesi tatimor (person fizik) mund ta zvogëlojë shumën e tatimit të tij personal të të ardhurave për shumën e donacionit ose sponsorizimit, ndërsa në rastin e dytë obliguesi tatimor (personi fizik) mund të kërkojë kthim të tatimit të paguar personal të të ardhurave për shumën e donacionit ose sponsorizimit. Nga ky këndvështrim, forma e kësaj nxitje tatimore është kredi tatimore.

Page 13: Projekt: Krijimi i një mjedisi të përshtatshëm për ...

faqe. 22 / 40 23 / 40

Proj

ekt:

Kriji

mi i

një

mje

disi

të p

ërsh

tats

hëm

për q

ëndr

uesh

mër

inë

finan

ciar

e të

org

aniza

tave

qyt

etar

e 8.2 ÇFARË NxITJE TATImORE EKZIsTOJNË TEK TATImI I FITImIT pËR DHËNËs TË DONACIONEvE DHE spONsORIZImIT KUsH JANË pERsONA JURIDIKË?

Në bazë të të lartpërmendurës, dhënësot e donacionit dhe sponsorizimit, të cilët janë persona juridikë mund ta regjistrojnë shumën si shpenzim të pranuar. Nga ky këndëvështrim, forma e nxitjes tatimore është refuzim tatimor dhe vlera e donacionit zvogëlohet nga baza tatimore. Pragu është i ndryshëm për dhënësit e donacionit dhe për dhënësit e sponsorizimeve. Në rast të donacionit, vlera e donacionit të dhënë në vitin vijues pranohet si shpenzim në vlerë deri në 5% nga të ardhurat e përgjithshme të tatimpaguesit. Në rast të sponsorizimit, ky prag është më i ulët, deri në 3%. Pragu vetëm e vërteton limitin e vlerës, e cila mund të refuzohet; nëse vlera e mjeteve të dhëna është më e ulët, dhënësi mund të shfrytëzojë lirim të plotë tatimor prej 10% të tatimit të fitimit. Nga ky këndvështrim, nëse dhënësit nuk e shfrytëzojnë ligjin gjatë dhënies së mjeteve, ata do të duhet të paguajnë tatim të plotë të fitimit prej 10% të vlerës së përgjithshme të mjeteve të dhëna.

Për shembull , nëse personi jurudik me të ardhura të përgjithshme prej 1 milion denarëve dhuron 25.000 denarë, refuzimi do të jetë në shumën e përgjithshme të donacionit, sepse nuk e tejkalon pragun prej 5% që është 50.000 denarë. Nëse donacioni është 75.000 denarë, personi juridik nuk do të mund ta refuzojë gjithë vlerën të donacionit sepse me këtë do të tejkalohej pragu prej 5% ose 50.000 denarëve nga të ardhurat vjetore të subjektit.

Situata është ndryshe kur bëhet fjalë për sponsorizim, sepse pragu për refuzim tatimor arrin 3% nga të ardhurat vjetore të personit jurudik. Nga këtu, nëse e shfrytëzojmë shembullin e njëjtë si për donacion, një person juridik me të ardhura vjetore prej 1 milion denarë nuk mund të refuzojë më shumë se 30.000 denarë. Në rast të donacionit, një person jurudik me të ardhura vjetore prej 1 milion denarëve mund të refuzojë maksimum 50.000 denarëve.

8.3 ÇFARË NxITJE TATImORE EKZIsTOJNË TEK TATIm I vLERËs sË sHTUAR?

Nxitjet tatimore tek tatimi i vlerës së shtuar kanë të bëjnë me qarkullimin e të mirave materiale dhe shërbimeve të dhënësit drejt pranuesit të donacionit, të kryer për realizim të donacionit me interes publik, qoftë të donuara ose të paguara nga para të dhuruara. Tatimi i llogaritur i vlerës së shtuar për këto të mira materiale/shërbime, i cili është përfshirë në fakturë dhe i paguar nga kryerësi i qarkullimit të llogarisë së veçantë në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë, i kthehet kryerësit të qarkullimit në bazë të kërkesës së paraashtruar nga pranuesi i donacionit. Në pajtim me ligjin, TVSH-ja e paguar mund të kthehet në rastet vijuese:

Shembulli nr. 1: person fizik me të ardhura vetëm nga rroga

Neto rroga mujore e personit fizik: 21.000 denarëvlera e donacionit: 6.000 denarëLlogaria:Tatimi personal vjetor i të ardhurave (veçmë të paguar nga punëdhënësi) = 2333*12 = 28.000 denarë20% nga tatimi personal vjetor i të ardhurave = 5.600 denarë5.600 MKD< 24.000 denarë si pasojë mund të fitoni nxitje tatimore në vlerë prej 5.600 denarëve për donacionin tuaj.

Nëse donacioni arrin 5.600 denarë, mund ta ktheni gjithë shumën e donacionit.

Që të fitoni nxitje tatimore duhet të përgatitni Paraqitje vjetore tatimore (kërkoni ndihmë nga punëdhënësi juaj). Për informacione më të hollësishme, vizitojeni ueb faqen www.donirajpametno.mk

Shembulli nr. 2: person fizik me burime të ndryshme të të ardhurave

Të ardhura vjetore nga burime të ndryshme (honorare, qira ose tjetër): 1.300.000 denarëvlera e donacionit: 6.000 denarëLlogaria:Tatimi personal vjetor i të ardhurave = 144.430 denarë20% nga tatimi personal vjetor i të ardhurave = 28.886 denarë28.886 denarë> 24,000 denarë, si pasojë zbatohet pragu prej 24.000 denarëve dhe mund ta merrni/ktheni gjithë shumën prej 6.000 denarëve.Nëse donacioni është për shembull 35.000 denarë, mund të refuzoni/ktheni vetëm 24.000 denarë.Që të fitoni nxitje tatimore duhet të përgatitni paraqitje tatimore vjetore (kërkoni ndihmë nga punëdhënësi juaj). Për informacione më të hollësishme vizitojeni ueb faqen www.donirajpametno.mk

sipas Ligjit, “Obliguesit tatimor të tatimit të fitimit, i cili i ka dhuruar mjete një personi juridik, vlera e donacionit të dhënë në vitin vijues sipas dispozitave të këtij ligji i pranohet si shpenzim në vlerë deri në 5% nga të ardhurat e përgjithshme. Obliguesit tatimor të tatimit të fitimit, i cili ka sponsoruar mjete, vlera e sponsorizimit të dhënë në vitin vijues sipas dispozitave të këtij ligji i pranohet si shpenzim në vlerë deri në 3% nga të ardhurat e përgjithshme.” (Neni 14 (1)-(2) nga Ligji)

Page 14: Projekt: Krijimi i një mjedisi të përshtatshëm për ...

faqe. 24 / 40 25 / 40

Proj

ekt:

Kriji

mi i

një

mje

disi

të p

ërsh

tats

hëm

për q

ëndr

uesh

mër

inë

finan

ciar

e të

org

aniza

tave

qyt

etar

e

Në bazë të kësaj mund të konkludojmë se lirimi nga TVSH-ja merret në mënyrë indirekte. E para, TVSH-ja që është llogaritur në faturë paguhet nga ana e kryerësit të qarkullimit në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë. E dyta vlera e paguar do të kthehet me kërkesë të pranuesit.

Për shembull, nëse një ndërmarrje që prodhon mobilje i dhuron karrige ose tavolina një shoqate, e cila organizon trajnime për persona me pengesa mendore, për qarkullimin e këtyre të mirave materiale dhe shërbimeve llogaritet TVSH-ja dhe paguhet në faturë të veçantë në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë. Shuma e këtillë e TVSH-së i kthehet ndërmarrjes prodhuese nëse parashtrohet kërkesë nga pranuesi i donacionit. Kërkesa duhet të deponohet deri te Ministria e Financave në formularin me titull “ZDS/DU-DDV”.8

Në bazë të kësaj dispozite, të gjitha mjetet e donuara në të holla, të cilat pranuesi i shfrytëzon për pagesë të të mirave materiale dhe shërbimeve dhe janë të ndërlidhura me realizim të interesit publik janë të liruara nga TVSH-ja. Nga këtu, TVSH-ja e llogaritur që është paguar nga ana kryerësit të qarkullimit në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë i kthehet kryerësit të qarkullimit në bazë të kërkesës së parashtruar nga pranuesi i donacionit. Ngjashëm me nenin paraprak, parashtrimi i kërkesës nga pranuesi i donacionit është parakusht për kthimin e TVSH-së së paguar realizuesit të qarkullimit. Kërkesa duhet të parashtrohet deri te Ministria e Financave në formularin me titull “ZDS/FS-DDV”.9

Për shembull, nëse një fondacion që punon në azil pleqsh shfrytëzon donacion me interes publik për blerje të ilaçeve, kryerësit të qarkullimit duhet t’ia paguajë neto vlerën e ilaçeve pa TVSH të llogaritur. Pas parashtrimit të ekzemplarit të vërtetimit, kryerësi i donacionit

8 Ju lutemi shikojeni pjesën 13 për formulare. Të gjitha dokumentet janë të kapshme në: www.donirajpametno.mk9 Ju lutemi shikojeni pjesën 13 për formulare. Të gjitha dokumentet janë të kapshme në: www.donirajpametno.mk

e thekson emrin e projektit në faturë dhe i paguan në emër të fondacionit në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë. Në mënyrë të njëpasnjëshme, kryerësit të qarkullimit me ilaçe do t’u kthehet TVSH-ja e paguar në bazë të kërkesës së parashtruar nga fondacioni deri te Ministrio e Financave.

Kjo dispozitë mundëson kombinim të nxitjeve tatimore që ekzistojnë tek tatimi i vlerës së shtuar me nxitjet tatimore tek tatimi i fitimit për qarkullim me shërbim të njëjtë. Për shembull, shërbim i këtillë mund të jetë shtypje ose shitje e biletave për ngjarje publike kulturore, sportive ose të tjera. Shërbimi i siguruar nga ana e operatorit telekomunikues mund të përfshijë SMS mesazhe dhe thirrje telefonike për donacione, të cilat janë të liruara nga TVSH-ja. Në kohën e përgatitjes së këtij udhëzimi akoma nuk janë sjellur akte nënligjore, me të cilin do të vendoset procedurë për implementimin e lirimeve të caktuara në praktikë.

8.4 ÇFARË NxITJE TATImORE TEK TAKsAT E pRONËs JANË vENDOsUR mE LIGJIN?

Në bazë të ligjit, pranuesi mund të shfrytëzojë nxitje tatimore tek tatimet e pronës në lidhje me donacionin që e kanë pranuar nga dhënësi.

Në pajtim me këtë nen, janë të kapshme nxitjet e ardhshme tatimore tek tatimet e pronës:

Lirim nga tatimi i trashëgimisë dhe dhuratës për pronës të patundshme kur dhënësi ia bart të drejtën e gëzimit dhe shfrytëzimit pranuesit; dhe

- Lirim nga tatimi i pronës për pronësinë mbi pronën e patundshme të dhuruar në pesë vitet e ardhshme, pas vitit në të cilin është dhënë donacioni.

Ligji parashikon lirim tatimor nga tatimi i trashëgimisë dhe dhuratës kur dhënësi ia transmeton të drejtën e gëzimit dhe shfrytëzimit pranuesit, që do të thotë të drejtën e shfrytëzimit ose gëzimit të sendeve ose të mirave materiale dhe të drejtën që të realizojë profit prej tyre, nën kushtin që të mos jenë të dëmtuara ose vlerë e zvogëluar të përdorimit.

Në pajtim me nenin 15 (1) nga Ligji „Qarkullimi i të mirave materiale dhe shërbimeve nga dhënësi drejt pranuesit të donacionit, i kryer për realizim të donacionit me interes publik, në pajtim me këtë ligj, llogaritet si qarkullim konform neneve 3 paragrafi (3) pikat 1 dhe 2 dhe 6 paragrafi (3) pikat 1 dhe 2 nga Ligji për tatimin e vlerës së shtuar.”

Në paragrafin (2) është vërtetuar se ”Për pagesën e tatimit të vlerës së shtuar, i cili është llogaritur në fakturë për qarkullimin e theksuar në paragrafin (1) të këtij neni dhe i paguar nga kryerësi i qarkullimit të të mirave materiale dhe shërbimeve në llogari të veçantë në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë, sigurohen mjete nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë. Tatimi i paguar i kthehet kryerësit të qarkullimit në bazë të kërkesës së parashtruar nga pranuesi i donacionit.”

Gjithashtu, në pajtim me nenin 15a (1) nga Ligji “Kur pranues i një donacioni fiton mjete financiare dhe të njëjtat i shfrytëzon për pagesë të furnizimeve të të mirave materiale dhe shërbimeve me qëllim të realizimit të interesit publik, tatimi i llogaritur i vlerës së shtuar në faturën për qarkullimin e të mirave materiale dhe shërbimeve të dhënë ndaj pranuesit të donacionit dhe i paguar nga kryerësi i qarkullimit në llogari të veçantë në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë, i kthehet kryerësit të qarkullimit në bazë të kërkesës së parashtruar nga pranuesi i donacionit.”

Gjithashtu, në pajtim me nenin 15б (1) nga Ligji, nga tatimi i vlerës së shtuar pa përjashtim të së drejtës së refuzimit të tatimit paraprak lirohen shërbimet vijuese: „a) shërbim për të drejtën e hyrjes në ngjarje publike kulturore, sportive ose ngjarje tjetër, nëse të ardhurat e përgjithshme dedikohen dhe përdoren për financim të aktivitetit me interes publik të përcaktuar me nenin 3 pika 4 nga ky ligj; b) shërbim nga ana e operatorit telekomunikues, me të cilin mundësohet donim i mjeteve financiare për financim të aktivitetit me interes publik të caktuar me nenin 3 pika 4 nga ky ligj.”

sipas Ligjit, „Donacion në lëndë dhe të mira materiale është i liruar nga tatimi i trashëgimisë dhe dhuratës kur dhënësi ia bart të drejtën e gëzimit dhe shfrytëzimit pranuesit. Donacioni në lënda dhe të mira materiale është i liruar nga tatimi i fitimit në pesë vitet e ardhshme, pas vitit në të cilin është dhënë donacioni.” (Neni 16 (1)-(2) nga Ligji)

Page 15: Projekt: Krijimi i një mjedisi të përshtatshëm për ...

faqe. 26 / 40 27 / 40

Proj

ekt:

Kriji

mi i

një

mje

disi

të p

ërsh

tats

hëm

për q

ëndr

uesh

mër

inë

finan

ciar

e të

org

aniza

tave

qyt

etar

e

Dallimi mes të drejtës së shfrytëzimit dhe vazhdimit mund të ilustrohet përmes shembullit për patundshmëri. Kur dhënësi do t’ia bartë të drejtën e shfrytëzimit të patundshmërisë pranuesit, pranuesi ka të drejtë që ta shfrytëzojë si seli të organizatës, sallën e konferencave ose për aktivitete tjera me interes publik. Nëse dhënësi ia transferon të drejtën e gëzimit, pranuesi mund ta huazojë pronën dhe shfrytëzojë paratë, të cilat do t’i fitojë nga huaja për realizim të qëllimeve me interes publik

Lirimi nga tatimi i pronës është ndërlidhur me pronësinë mbi pronën e dhuruar. Ligji e kufizon lirimin për periudhë prej pesë vjetëve nga data e donacionit.

8.5 NË CILAT RAsTE NUK mUND TË ZBATOHEN NxITJET TATImORE?

Ligji vërteton dy përjashtime nga e drejta që të fitohen nxitje tatimore. E para, nxitjet tatimore nuk mund të realizohen kur donacioni dhe sponsorizimi përdoren nga pranuesi për mbështetje të partive politike dhe fushatave partiake. Përjashtimi i dytë është kur një ndërmarrje i dhuron ose sponsorizon mjete një ndërmarrjeje tjetër. Ndërmarrja përfshin forma të ndryshme juridike të rregullaara me ligje të veçanta në Maqedoni, megjithatë për qëllimet e zbatimit të Ligjit kufizimi ka të bëjë me të gjitha format e subjekteve juridike, të cilat realizojnë profit. Në rast se marrëveshja dërgohet deri te Ministria e Drejtësisë ka shumë mundësi që vërtetimi i interesit publik të refuzohet.

9.0 pROCEDURË pËR mARRJEN E NxITJEvE TATImORE9.1 CILA ËsHTË pROCEDURA pËR mARRJEN E NxITJEvE TATImORE?

Në Pjesën 3 nga ky dokument është ilustruar procedura për ndarje të nxitjeve tatimore, duke filluar nga qëllimi që të dhurohet/sponsorizohet, e deri në marrje të lehtësimeve tatimore. Donatori dhe sponsori do t’i ndërmarrin hapat si vijon, me qëllim që të mund të fitojnë nxitje tatimore pas dhënies së donacionit/sponsorizimit:

1. Lidhje e marrëveshjes me shkrim për donacion/sponsorizim OSE (në raste të caktuara me Ligjin) nënshkrimi i deklaratës së verifikuar në noter në mungesë të marrëveshjes së këtillë me shkrim;

2. Kërkesë deri te Ministria e Drejtësisë që të lëshojë vendim, me të cilën konfirmohet interesi publik i donacionit ose sponsorizimit;

3. Pagesë e donacionit/sponsorozimit para ose pas vendimit për konfirmim të interesit publik dhe kërkesë e vërtetimit me shkrim të lëshuar nga pranuesi, për dhënësin;

4. Pas marrjes së vendimit pozitiv, regjistrimi i donacionit dhe sponsorizimit në evidencën e kontabilizmit si shpenzim i pranuar në rastin e personave juridikë;

5. Pas marrjes së vendimit negativ ose kur nuk është sjellur kurrfarë vendimi, ilaç juridik kundër vendimit të Ministrisë së Drejtësisë;

6. Parashtrim i dokumentacionit të nevojshëm deri te organi kompetent që të kërkohet lehtësimi i kërkuar tatimor;

7. Parashtrim i raportit për donacionin e dhënë/sponsorizimin nga ana e dhënësit dhe shfrytëzuesit në afat prej së paku 30 ditëve nga dita e plotësimit të marrëveshjes.

9.2 mARRJE E vENDImIT pËR INTEREsIN pUBLIK TË NDONJË DONACIONI/SPONSORIZIMI

9.2.1 CILI ORGAN ËsHTË KOmpETENT pËR LËsHImIN E vENDImIT, mE TË CILËN KONFIRmOHET INTEREsI pUBLIK DHE KUsH mUND TË pARAsHTROJË KËRKEsË TË KËTILLË?

Sipas nenit 4(5) nga Ligji, lëndë e marrëveshjes për donacion dhe sponsorizim duhet të jetë realizimi i interesit publik. Ministria e Drejtësisë është organ përgjegjës për marrjen e vendimeve të bazë individuale nëse donacioni ose sponsorizimi konkret është me interes

sipas Ligjit, „Nxitjet tatimore nuk mund të realizohen kur donacioni dhe sponsorizimi përdoren për: 1) Aktivitete të pranuesit të orientuara drejt mbështetjes së partive politike dhe fushatave partiake; dhe

2) dhënie nga disa ndërmarrje në ndërmarrje tjera.” (Neni 18 nga Ligji)

sipas Ligjit, “Me kërkesë për vërtetim të interesit publik të parashtruar deri te dhënësi ose pranuesi i donacionit, respektivisht sponsorizimit në pajtim me paragrafin (8) të këtij neni, Ministria e Drejtësisë lëshon vendim me të cilin e konfirmon interesin publik të donacionit ose sponsorizimit të planifikuar.” (Neni 21 (1) nga Ligji)

Page 16: Projekt: Krijimi i një mjedisi të përshtatshëm për ...

faqe. 28 / 40 29 / 40

Proj

ekt:

Kriji

mi i

një

mje

disi

të p

ërsh

tats

hëm

për q

ëndr

uesh

mër

inë

finan

ciar

e të

org

aniza

tave

qyt

etar

e publik. Me Ndryshimin e Ligjit në vitin 2014, kërkesa mund të parashtrohet edhe nga donatori edhe nga pranuesi. Vendimi me të cilin vërtetohet interesi publik është paraskusht për marrje të nxitjes tatimore pas dhënies së donacionit ose sponsorizimit.

9.2.2 CILA JANË KËRKEsAT FORmALE TË NEvOJsHmE QË TË KËRKOHET vËRTETIm pËR INTEREs pUBLIK?

Dhënësi ose pranuesi duhet të parashtrojë kërkesë deri te Ministria e Drejtësisë për vërtetimin e interesit publik nga donacioni ose sponsorizimi. Kërkesa parashtrohet në formë të publikuar në aneksin e Gazetës zyrtare numër 59 nga 3 prilli i vitit 2014 – Rregullore e Ministrisë së Drejtësisë. Kërkesa duhet të parashtrohet deri te Arkiva e Ministrisë së Drejtësisë në formë të shtypur. Ka dy formulare të ndryshme: një për donatorë/sponsorë dhe një për pranues.10

Për vërtetimin e interesit publik duhet të paguhet edhe taksë administrative. Ekzistojnë dy mënyra të thjeshta për pagesë së taksës administrative, përveç me fletëpagesë:

1. Dërgo SMS në nr. 144 166 me prefiksin e operatorit tuaj celular me këtë përmbajtje: ТМ <Emër> <Mbiemër> <Vlerë>. Pas një kohe të shkurtër do të merrni SMS me numët të transaksionit, e cila duhet të shkruhet në dokument.

2. Gjithashtu, ekziston aplikacion për android/smart telefon, i cili është i kapshëm në linkun e dhënë më poshtë11, por për qëllimet e këtij Ligji, në bazë të përvojës praktike rekomadohet opsioni me sms.

Në deponim të kërkesës të parashtruar në formularin e caktuar, dokumentet si vijon deponohen drejt kërkesës:

A. Marrëveshje me shkrim për donacion/sponsorizim; ose

10 Ju lutemi shikojeni pjesën 13 për formulare. Të gjitha dokumentet janë të kapshme në: www.donirajpametno.mk11 E kapshme në: https://play.google.com/store/apps/details?id=mk.webfactory.taxes&feature=search_result

B Në rast se nuk ka marrëveshje me shkrim, pranuesi dorëzon: (1) akt për themelim; (2) vendim për statusin e pranuesit për interes publik në pajtim me ligjin përkatës (nëse është e zbatueshme), (3) bilanc të gjendjes së pranuesit jo më të vjetër se 6 muaj të lëshuar nga Regjistri qendror i Republikës së Maqedonisë, (4) vërtetim për mjetet e paguara në llogari të posaçme transaksione, (5) deklaratë të noterizuar për donacionin.

9.2.3 CILA ËsHTË pROCEDURA pËR mARRJE TË vENDImIT NGA ANA E mINIsTRIsË sË DREJTËsIsË?

Ministria e Drejtësisë është e detyruar që me opinionin e organeve kompetente gjatë marrjes së vendimit për vërtetim ose refuzim të ekzistimit të interesit publik. Organet kompetente mund të jenë ministri tjera ose agjenci shtetërore (për shembull, Agjenca për të rinj dhe sport). Për shembull, nëse aktiviteti bën pjesë në fushën e arsimit, Ministria e Drejtësisë kontakton me Ministrinë e Arsimit me qëllim që ajo të deponojë opinion. Organet kompetente duhet të parashtrojnë mendim për interes publik të ndonjë donacioni/sponsorizimi në afat prej 10 ditëve nga dita e pranimit të kërkesës. Ligji nuk parashikon orientime të mëtutjeshme për atë se si organet kompetente t’i përgatisin mendimet për karakter publik.Pas marrjes së mendimit nga organet kompetente, Ministria e Drejtësisë sjell vendim për pranimin ose refuzimin e interesit publik nga donacioni/sponsorizimi në afat prej 15 ditëve.

9.2.4 CILAT JANË mUNDËsITË pËR ILAÇ JURIDIK NËsE mINIsTRIA E DREJTËsIsË NUK vENDOs NË KUADËR TË AFATIT pËRFUNDImTAR OsE E REFUZON INTEREsIN pUBLIK?

Kërkesa për konfirmimin e interesit publik parashtrohet në formularin që është kyçur në aneksin e Gazetës zyrtare numër 59 nga 3 prilli i vitit 2014 – Rregullore e Ministrisë së Drejtësisë, Vendimi e përfshin edhe formularin e kërkesës në rast se Ministria e Drejtësisë të mos marrë vendim në kuadër të afatit përfundimtar.12

Në nenin 21 nga Ligji janë përshkruar hapat e ardhshëm kur Ministria e Drejtësisë nuk do të marrë vendim për vërtetim ose refuzim të interesit publik në kuadër të periudhës së caktuar kohore. Parashtruesi i kërkesës ka të drejtë të parashtrojë kërkesë për vendimin në arkivin e Ministrisë sël Drejtësisë në afat prej 3 dite pune. Hapat e ardhshëm janë ndërmarrë nga procedura e përgjithshme administrative dhe janë përshkruar në nenet 21 (7) - (23) të Ligjit.

9.2.5 NË CILAT RAsTE DREJTORIA pËR TË ARDHURA pUBLIKE mUND TA REFUZOJË TË DREJTËN

12 Ju lutemi shikojeni pjesën 13 për formulare . Të gjitha dokumentat janë të kapshme në: www.donirajpametno.mk

sipas Ligjit, “Drejtë kërkesës nga paragrafi (1) i këtij neni deponohet Marrëveshja për donacionin, respektivisht, sponsorizimin, përveç në rastet nga neni 4 paragrafi (2) i këtij ligji si pranues i donacionit është një shoqatë, gjegjësisht fondacion, pranuesi i donacionit drejt kërkesës nga paragrafi (1) i këtij neni e deponon aktin themelues të pranuesit, vendimin për marrjen e statusit të organizatës me interes publik, të cilët e kanë fituar atë status në pajtim me me Ligjin për shoqata dhe fondacione, gjendja vijuese e pranuesit e lëshuar nga Regjistri qendror i Republikës së Maqedonisë jo më i vjetër se gjashtë muaj, certifkatë nga mjetet e paguara të llogarisë së veçantë transaksione të pranuesit të donacionit dhe deklaratë me shkrim të verifikuar në noter me të cilën nën përgjegjësi të plotë materiale dhe penale deklaron se nuk ka lidhur marrëveshje me shkrim me dhënësin e donacionit. Kërkesa nga paragrafi (1) i këtij neni parashtrohet në dy formularë identikë me deponim të dëshmive.” (Neni 21 (2)-(3) nga Ligji)

sipas Ligjit, „Ministria e Drejtësisë është e detyruar që në afat prej pesë ditëve nga pranimi i kërkesës nga paragrafi (1)i këtij neni të kërkojë mendim për çdo kërkesë të veçantë në bazë të kompetencave nga organet kompetente, i cili mendim është bazë për zgjidhjen e kërkesës nga paragrafi (1) i këtij neni. Organet kompetente nga paragrafi (4) i këtij neni janë të obliguar ta parashtrojnë opinionin deri te Ministria e Drejtësisë në afat prej dhjetë ditëve nga pranimi i kërkesës. Ministria e Drejtësisë në afat prej 15 ditëve nga pranimi i mendimit nga paragrafi (5) i këtij neni jep vendim, me të cilën e konfirmon ose nuk e konfirmon interesin publik për donacionin e dhënë ose sponsorizimin. (Neni 21 (4)-(6) nga Ligji)

Page 17: Projekt: Krijimi i një mjedisi të përshtatshëm për ...

faqe. 30 / 40 31 / 40

Proj

ekt:

Kriji

mi i

një

mje

disi

të p

ërsh

tats

hëm

për q

ëndr

uesh

mër

inë

finan

ciar

e të

org

aniza

tave

qyt

etar

e E NxITJEs TATImORE?

Drejtoria për të ardhura publike (DAP) sjell vendim për refuzim të së drejtës së nxitjes tatimore

dhe e dërgon deri te parashtruesi nëse donacioni ose sponsorizimi nuk kanë karakteristika të interesit publik.

Në praktikë, DAP refuzon nxitje tatimore vetëm nëse dhënësi: 1) nuk ia ka parashtruar dokumentat e detyrueshme, duke përfshirë edhe vërtetimin nga Ministria e Drejtësisë, kontratën, certifikatat nga banka dhe ngjashëm; dhe 2) vlera e dhënë i tejkalon pragjet që janë parashikuar me ligj.

Kur DAP e refuzon të drejtën e nxitjes tatimore, dhënësi ose pranuesi ka të drejtë të parashtrojë ankesë kundër vendimit të këtillë. Ankesa parashtrohet deri te Komisioni shtetëror për vendimmarrje në procedurë administrative dhe procedurë nga marrëdhënie e punës në shkallë të dytë (neni 22 (2) nga Ligji).

9.3 CILAT DUHET TË JENË HApAT E ARDHsHËm pAs vËRTETImIT TË INTEREsIT pUBLIK?

Varësisht nga nxitja tatimore që kërkohet, duhet të parashtrohen dokumente të ndryshme deri te organet kompetente me qëllim që përfundimisht të fitohen nxitjet tatimore.

9.3.1. CILAT DOKUmENTE DËRGOHEN DERI TE DREJTORIA pËR TË ARDHURA pUBLIKE QË TË FITOHEN NxITJET pËR TATIm pERsONAL TË TË ARDHURAvE?

Për realizimin e nxitjes tatimore personi fizik - dhënës i donacionit/sponsori drejt paraqitjes

vjetore tatimore i parashtron këro dokumenta deri te Drejtoria për të ardhura publike:

- kopje nga marrëveshja për donacionin/sponsorizimin;

- kopje nga vërtetimi për interes publik të miratuar nga Ministria e Drejtësisë;

- vërtetim me shkrim për donacion të pranuar/sponsorizim;

- dëshmi për pagesën e mjeteve.

Ligji parashikon se mënyrën e realizimit të nxitjes tatimore e cakton Ministria e Financave (neni 13(3) nga Ligji). Megjithatë, deri më tani nuk është aprovuar asnjë akt nënligjor që të lehtësohet aplikimi i kësaj nxitje tatimore.

9.3.2 CILAT DOKUmENTE DËRGOHEN DERI TE DREJTORIA pËR TË ARDHURA pUBLIKE QË TË mERREN NxITJE pËR TATIm TË FITImIT?

Me qëllim që të fitohet nxitje për tatimin e fitimit, personi juridik donatori/sponsori është i detyruar t’i dorëzojë dokumentat e njëjta si dhe personat fizikë deri te Drejtoria për të ardhura publike me bilancin vjetor tatimor (për më shumë informacione shiko pyetjen 9.3.1.)

Në Ligj është konfirmuar se mënyra e realizimit të kësaj nxitje tatimore caktohet nga ana e Ministrisë së Financave. Ngjashëm me rastin paraprak, deri më tani nuk është sjellur asnjë akt nënligjor.

9.3.3 CILAT DOKUmENTE DORËZOHEN QË TË FITOHEN NxITJE pËR TATImIN E vLERËs sË sHTUAR?

Me qëllim që TVSH-ja e paguar t’i kthehet furnizuesit, Ligji kërkon që pranuesi i donacionit të parashtrojë kërkesë deri te Ministria e Financave në formular të caktuar. Dokumentet vijuese dorëzohen në formë të anekseve:

- kopje nga faktura për qarkullimin e realizuar (duke përfshirë edhe numrin dhe datën e vendimit nga Ministria e Drejtësisë, me të cilën vërtetohet interesi publik dhe TVSH-ja e llogaritur në denarë);

- kopje nga Vendimi nga Ministria e Drejtësisë, me të cilën konfirmohet interesi publik

- kopje nga formulari PP50, me të cilin konfirmohet se TVSH-ja është paguar (TVSH paguhet në llogari të veçantë të thesarit të theksuar në akte nënligjore);

- formular për Kërkesë në dy ekzemplarë.13

9.3.4 NxITJE TATImORE TEK TATImET E pRONËs

Me qëllim që të realizohen nxitjet tatimore për dhuratë, trashëgimi dhe pronë, nevojitet që të dërgohet vërtetim me shkrim për bartje të të drejtave si dëshmi se është kryer donacion. Rregullimi dhe implementimi i tatimeve të pronës i takojnë kompetencës së vetëqeverisjes lokale. Për këtë shkak, autorët rekomandojnë që të konsultohen zyrat lokale tatimore në lidhje me hapat konkretë që duhet të ndërmerren me qëllim që të kenë nxitje tatimore për tatim të pronës.

13 Ju lutemi shikojeni pjesën 13 për formulare. Të gjitha dokumentat janë të kapshme në: www.donirajpametno.mk

sipas Ligjit, “Nëse donacioni dhe sponsorozimi nuk kanë karakter të donacionit dhe sponsorizimit nga interesi publik, DAP merr vendim me të cilën pezullohet e drejta e nxitjeve tatimore dhe i dorëzon deri te kundërvajtësi (dhënësi dhe/ose pranuesi i donacionit dhe sponsorizimit).” (Neni 22 (1) nga Ligji)

sipas Ligjit, “Për realizimin e nxitjes tatimore personi fizik – dhënës i donacionit drejt paraqitjes vjetore tatimore parashtron kopje nga marrëveshja për donacion, kopje nga vendimi i sjellur nga Ministria e Drejtësisë me të cilën konfirmohet interesi publik i donacionit, vërtetimi me shkrim për donacionin e pranuar, si dhe dëshmi për pagesën e mjeteve.” (Neni 13 (1) nga Ligji)

sipas Ligjit, “Për realizimin e nxitjes tatimore nga paragrafet (1) dhe (2) të këtij neni personi juridik – dhënës i donacionit drejt Bilancit tatimor dorëzon kopje nga marrëveshja për donacion, kopje nga vendimi i aprovuar nga Ministria e Drejtësisë me të cilën konfirmohet interesi publik i donacionit, vërtetim me shkrim për donacion të pranuar, si dhe dëshmi për pagesën e mjeteve.” (Neni 14 (3) nga Ligji)

Page 18: Projekt: Krijimi i një mjedisi të përshtatshëm për ...

faqe. 32 / 40 33 / 40

Proj

ekt:

Kriji

mi i

një

mje

disi

të p

ërsh

tats

hëm

për q

ëndr

uesh

mër

inë

finan

ciar

e të

org

aniza

tave

qyt

etar

e 10. pARAsHTRIm I RApORTEvE10.1 KUsH ËsHTË pËRGJEGJËs QË TË pARAsHTROJË RApORTE DHE mE ÇFARË INFORmACIONE?

Sipas kësaj, edhe dhënësi edhe pranuesi janë të detyruar të përgatisin raport detajor, i cili duhet t’i përmbajë të dhënat si vijon: (1) emri dhe titulli i dhënësit dhe pranuesit; 2) emri dhe titulli i shfrytëzuesit përfundimtar; 3) përshkrim i lëndës së donacionit dhe sponsorizimit, i cili mundëson identifikim të tyrin me caktimin e sasisë, vlerës dhe veçoritë tjera të tij; 4) përdorimi përfundimtar i lëndës së donacionit dhe sponsorizimit dhe të dhëna tjera.

10.2 ÇFARË KËRKEsA FORmALE EKZIsTOJNË NË LIDHJE mE pRANUEsIN?

Ligji vërteton kërkesa të caktuara për parashtrim të raporteve në rast të nxitjeve të miratuara tatimore për donacion dhe sponsorizim. Raporti duhet të dërgohet në afat prej 30 ditëve pas plotësimit të marrëveshjes për donacion dhe sponsorizim. Marrëveshja konsiderohet e plotësuar në ditën kur pranuesi e ka marrë donacionin.

DAP jep formulare për raporte, të cilat përdoren për qëllime të parashtrimit të raporteve. Formulari elektronik është dokument i dy stacioneve, të cilin e plotësojnë edhe dhënësi edhe pranuesi dhe e dorëzojnë në DAP në formë të shtypur dhe/ose në rrugë elektronike. Formulari për raport është i thjeshtë dhe i lehtë për t’u plotësuar. 14

Dhënësi dhe pranuesi shfrytëzojnë formulare të ndryshme për raporte. Emri i formularit për raporte është UJP-IDS/PR dhe UJP-IDS/DV dhe i përfshin të dhënat si vijon:

Të dhëna për dhënësin e donacionit/sponsorizimit- EDB/EMBG të dhënësit- Emri

14 Ju lutemi shikojeni pjesën 13 për formulare. Të gjitha dokumentet janë të kapshme në: www.donirajpametno.mk

- Adresa, e-meil, telefoni

Të dhëna për pranuesin e donacionit/sponsorizimit - EDB/EDMB të pranuesit të donacionit/sponsorizimit - EDB/EMBG të shfrytëzuesit përfundimtar- Adresa, e-meil, telefoni i pranuesit

Përshkrim i donacionit ose sponsorizimit - Forma- Mjete financiare: vlera- Të mira materiale dhe shërbime: sasia dhe vlera - Testamenti – lloji dhe vlera- Të drejta tjera - lloji dhe vlera- Tjetër – sasia, lloji dhe vlera

Raportin zyrtarisht e nënshkruan personi që e ka formuluar raportin dhe nënshkruesi zyrtar. Dhënësi do të deponojë 4 dokumenta drejt Formularit për raportin: marrëveshjen për donacionin e dhënë/sponsorizimin, vendimin nga Ministria e Drejtësisë për vërtetimin e interesit publik; vërtetimin për donacionin e pranuar, si dhe vërtetimin me shkrim të lëshuar nga pranuesi.15

10.3 КАКВИ фОРМАЛНИ бАРАЊА пОСТОЈАТ ВО ОдНОС НА дАВАТЕЛОТ?

Sipas ndryshimeve të vendosura me Ndryshimet dhe plotësimet nga viti 2014, personi fizik – dhënës i donacionit i dorëzon dokumentet e nevojshme (kopje nga kontrata për donacion, kopje nga vendimi i sjellur nga Ministria e Drejtësisë, me të cilën konfirmohet interesi publik i donacionit, vërtetim me shkrim për donacion të pranuar, si dhe dëshmi për pagesën e mjeteve) së bashku me kallëzimin vjetor tatimor për realizim të nxitjes tatimore. Ngjashëm me këtë, në pajtim me nenin e ri 14 nga Ligji, personi juridik – dhënës i donacionit i deponon këto dokumente drejt Bilancit tatimor.

15 Formularet për raport janë të kapshëm onlajn në ueb faqen e DAP-it; për dhënësin: http://www.ujp.gov.mk/e/obrasci/opis/8; për pranuesin:http://www.ujp.gov.mk/files/attachment/0000/0091/UJP-IDS-PR_Izvestaj_web_13.03.2014.pdf

sipas Ligjit 19 (1) nga Ligji, “Dhënësi dhe pranuesi i donacionit dhe sponsorizimit janë të obliguar të hartojnë raport për donacionin dhe dhënë dhe të pranuar dhe për donacionin dhe sponsorizimin e pranuar, i cili duhet t’i përmbajë këto të dhëna:

1) emri dhe titulli i dhënësit dhe pranuesit; 2) emri dhe titulli i shfrytëzuesit përfundimtar; 3) përshkrim i lëndës së donacionit dhe sponsorizimit, i cili mundëson identifikim

të tyrin me caktimin e sasisë, vlerës dhe veçoritë tjera të tij; 4) përdorimi përfundimtar i lëndës së donacionit dhe sponsorizimit dhe5) të dhëna tjera.

sipas Ligjit, “Marrëveshja për donacion dhe sponsorizim nga neni 4 i këtij ligji dhe raporti nga paragrafi (1) i këtij neni në mënyrë të detyrueshme dorëzohet në DAP, poqese me këtë ligj për ata janë parashikuar nxitje tatimore, më së voni 30 ditë nga dita e plotësimit të marrëveshjes.” (Neni 19 (2) nga Ligji)

me ndryshimet dhe plotësimet nga viti 2014 janë vendosur ndryshime në lidhje me detyrimin për dorëzim të raportit të dhënësit. me qëllim që të shfrytëzojë nxitje tatimore tek tatimi personal i të hyrave “….. për realizim të nxitjeve tatimore, personi fizik –dhënës i donacionit ndaj paraqitjes vjetore tatimore dorëzon kopje nga marrëveshja për donacion, kopje nga vendimi i miratuar nga Ministria e Dtrejtësisë me të cilën konfirmohet interesi publik i donacionit, vërtetimi me shkrim për donacion të pranuar, si dhe dëshmi për pagesën e mjeteve.” (Neni 13 (1) nga Ligji)

Në rast të nxitjeve tatimore tek tatimi i fitimit, „…. Personi juridik – dhënës i donacionit ndaj Bilancit tatimor dërgon kopje nga kontrata për donacion, kopje nga vendimi i miratuar nga Ministria e Dtrejtësisë me të cilën konfirmohet interesi publik i donacionit, vërtetimi me shkrim për donacion të pranuar, si dhe dëshmi për pagesën e mjeteve.”

Page 19: Projekt: Krijimi i një mjedisi të përshtatshëm për ...

faqe. 34 / 40 35 / 40

Proj

ekt:

Kriji

mi i

një

mje

disi

të p

ërsh

tats

hëm

për q

ëndr

uesh

mër

inë

finan

ciar

e të

org

aniza

tave

qyt

etar

e Për fat të keq, neni 19 për kërkesat për parashtrim të raporteve nuk është harmonizuar me dispozitat e reja të nenit 13 dhe 14 të Ligjit. Nga ky këndvështrim personi juridik – dhënës i donacionit dhe personi fizik – dhënës i donacionit dorëzojnë raport në afat prej 30 ditëve pas plotësimit të marrëveshjes për donacion ose sponsorizim. Emri i formularit për raportet është UJP-IDS/PR dhe UJP-IDS/DV dhe i përfshin të dhënat të kyçura nën pyetjen 10.2.

10.4 sA GJATË ORGANIZATA DUHET TA RUAJË DOKUmENTACIONIN TË NDËRLIDHUR mE DONACIONININ DHE spONsORIZImIN?

Edhe dhënësi edhe pranuesi e ruajnë dokumentacionin e ndërlidhur me donacionin/sponsorizimin në periudhë të caktuar kohore të vërtetuar me Ligj. Më konkretisht, marrëveshja për donacionin dhe sponsorizimin ruhet të paktën pesë vjet pas plotësimit të marrëveshjes. Marrëveshja konsiderohet e plotësuar në bazë të dispozitave, të cilat palët i kanë vërtetuar në marrëveshje. Krahas kontratës, organizata duhet ta ruajë dokumentacionin tjetër të ndërlidhur me donacionin dhe sponsorizimin të paktën pesë vjet: Dokumentacioni i këtillë mund ta përfshijë vendim të Ministrisë së Dtejtësisë, vërtetim për pagesën e mjeteve në llogari të veçantë transaksione, vërtetim me shkrim të lëshuar nga pranuesi; deklaratë të verifikuar në noter për mungesë të marrëveshjes me shkrim etj.

11. KONTROLLI I sHFRYTËZImIT TË DONACIONIT DHE spONsORIZImIT

Sipas ligjit, Drejtoria për të ardhura publike dhe organe tjera kompetente e kontrollojnë dhënien, pranimin dhe shfrytëzimin e donacionit dhe sponsorizimit në raste të zbatimit të nxitjeve tatimore. Organe tjera kompetente përfshijnë Drejtorinë për parandalim të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, Drejtorinë për zbulim financiar dhe Drejtorinë për polici financiare. DAP dhe organe tjera kompetente, nëse vërtetojnë parregullsi dhe keqpërdorime, parashtrojnë kallëzime kundërvajtëse dhe penale.

Në praktikë, DAP verifikon nëse bisedimet për kredi tatimore dhe lirim tatimor respektohen. Gjithashtu, DAP verifikon nëse dokumentacioni është i kompletuar – vërtetimi për pagesë është dhënë në deponim, Ministria e Financave ka dhënë vendim për interes publik, ndërsa janë plotësuar edhe kërkesa tjera.

Organet kompetente nuk janë të detyrueshme të kenë bazë të të dhënave për donacionet, të cilat janë lëndë e beneficioneve tatimore.

12. DIspOZITA KUNDËRvAJTËsE

Kapitulli V i Ligjit përfshin dispozita të ndryshme kundërvajtëse nëse pranuesi nuk respekton dispozita të caktuara të Ligjit. Ajo që është me rëndësi është se dispozitat kundërvajtëse përcaktojnë gjoba jo vetëm për personin juridik – pranues i donacionit dhe sponsorizimit, por edhe i personit përgjegjës të personit juridik. Ligji parashikon gjobë në rast që:

- pranuesi lidh marrëveshje për donacion ose sponsorozim;- pranuesi të mos hartojë raport;- pranuesi nuk e shfrytëzon donacionin ose sponsorizimin në pajtim me marrëveshjen;- kontrata dhe dokumentacioni tjetër nuk ruhet të paktën pesë vite;- Personi fizik nuk i respekton dispozitat nga neni 4, neni 7 paragrafi (3), neni 8 paragrafi

(1), neni 17 paragrafi (1) dhe neni 19 paragrafi (3) i ligjit.

Praktika standarde ligjore është që të vërtetohen gjoba të caktuara për pjesëmarrësit përgjegjës në rast të mosrespektimit të ligjit. Megjithatë, Ministria e Drejtësisë nuk ka njohuri për raste kur ky rregull është ndryshuar dhe ndonjë organizate ose drejtori të saj t’i është shqiptohet gjobë.

sipas Ligjit, “DAP dhe organe tjera kompetente e kontrollojnë dhënien, pranimin dhe shfrytëzimin e donacionit/sponsorizimit në raste të zbatimit të nxitjeve tatimore në pajtim me këtë ligj. DAP dhe organe tjera kompetente nëse gjatë kontrollit vërtetojnë parregullsi dhe keqpërdorime gjatë shfrytëzimit të donacionit dhe sponsorizimit, parashtrojnë kallëzim kundërvajtës ose penal.” (Neni 20 (1)-(2) nga Ligji)

sipas Ligjit, “Marrëveshja për donacion dhe sponsorizim, si dhe çdo dokumentacion tjetër që është i ndërlidhur me donacionin dhe sponsorizimin duhet të ruhet të paktën pesë vjet nga përfundimi i vitit kalendarik, në të cilën është plotësuar detyrimi nga marrëveshja.” (Neni 19 (3) nga Ligji)

Page 20: Projekt: Krijimi i një mjedisi të përshtatshëm për ...

faqe. 36 / 40 37 / 40

Proj

ekt:

Kriji

mi i

një

mje

disi

të p

ërsh

tats

hëm

për q

ëndr

uesh

mër

inë

finan

ciar

e të

org

aniza

tave

qyt

etar

e 12.1 ÇFARË JANË pAsOJAT NËsE pRANUEsI I DONACIONIT DHE spONsORIZImIT TË mOs LIDHË mARRËvEsHJE pËR DONACION OsE spONsORIZIm?

Ligji i konfirmon pasojat si vijon për organizatën nëse nuk lidhet marrëveshje në formë të shkruar:

Gjithashtu, përfaqësuesi juridik i organizatës mund të konsiderohet përgjegjës siç vijon:

Por, kjo nuk do të thotë se personi përgjegjës i organizatës do të dënohet automatikisht nëse organizata nuk nënshkruan kontratë. Nevojitet procedurë gjyqësore që të konfirmohet përgjegjësia e personit në kuadër të organizatës.

Këto gjoba nuk zbatohet në rastet, të cilat konform ligjit janë përjashtuar nga lidhja e marrëveshjes në formë të shkruar, të cilat janë përshkruar në pyetjet 7.2.

12.2 ÇFARË JANË pAsOJAT pOQEsE pRANUEsI NUK pËRGATIT RApORT??

Ligji i konfirmon pasojat si vijon për organizatën poqese nuk dërgohet raport për donacionin ose sponsorizimin:

Gjithashtu, përfaqësuesi juridik i organizatës mund të konsiderohet përgjegjës siç vijon:

12.3 КАКВИ СЕ пОСЛЕдИцИТЕ дОКОЛКУ пРИМАТЕЛОТ НЕ ЈА КОРИСТИ дОНАцИЈАТА ИЛИ СпОНЗОРСТВОТО ВО СОГЛАСНОСТ СО дОГОВОРОТ?

Ligji i konfirmon pasojat si vijon për organizatën poqese pranuesi nuk e shfrytëzon donacionin ose sponsorizimin në pajtim me marrëveshjen:

Pasojat nga keqpërdorimi i donacionit ose sponsorizimit janë të dyfishta: (1) organizata është e obligueshme të paguajë gjobë dhe (2) t’ia kthejë lëndën e donacionit ose sponsorizimit dhënësit të donacionit ose sponsorizimit.

Gjithashtu, përfaqësuesi juridik i organizatës mund të konsiderohet përgjegjës siç vijon:

12.4 ÇFARË JANË pAsOJAT NËsE pRANUEsI NUK E RUAN KONTRATËN DHE DOKUmENTACIONIN TJETËR TË pAKTËN pEsË vJET?

Ligji i konfirmon pasojat si vijon për organizatën poqese pranuesi nuk e ruan kontratën dhe dokumentacionin tjetër të paktën pesë vjet:

Gjithashtu, përfaqësuesi juridik i organizatës mund të konsiderohet përgjegjës siç vijon:

sipas Ligjit, “Gjobë në vlerë prej 1.000 deri në 5.000 euro në kundërvlerë të denarit për kundërvajtje do t’i shqiptohet personit juridik – pranues i donacionit dhe sponsorizimit, nëse nuk lidh marrëveshje në formën me shkrim (Neni 4 paragrafi (1) nga ky Ligj).”(Neni 23 (1) nga Ligji)

sipas Ligji, “Gjobë në vlerë prej 1.000 deri në 5.000 euro në kundërvlerë të denarit do t’i shqiptohet për kundërvajtje personit juridik – pranuesit të donacionit dhe sponsorizimit, nëse nuk i shfrytëzon në pajtim me marrëveshjen, dhe lënda e donacionit dhe sponsorizimit i kthehet dhënësit të donacionit dhe sponsorizimit (neni 7 paragrafi (3) dhe neni 8 paragrafi (1). (Neni 24 (1) nga Ligji)

sipas Ligjit, “për shkeljen nga paragrafi (1) nga ky nen i gjobës në vlerë prej 500 deri në 1.000 euro në kundërvlerë të denarit do t’i shqiptohet personit përgjegjës të personit juridik.” (Neni 24 (2) nga Ligji)

sipas Ligjit, “Për kundërvajtjet nga paragrafet (1) dhe (2) të këtij neni të Gjobës në vlerë prej 500 deri në 1.000 euro në kundërvlerë të denarit do t’i shqiptohet personit përgjegjës të personit juridik.” (Neni 23 (3) nga Ligji)

sipas Ligjit, „Gjobë në vlerë prej 1.000 deri në 5.000 euro në kundërvlerë të denarit do t’i shqiptohet për kundërvajtje personit juridik – pranuesit të donacionit dhe sponsorizimit, nëse nuk përgatit raport për donacionin dhe sponsorizimin e dhënë dhe të marrë (neni 17 paragrafi (1).” (Neni 23 (2) nga Ligji)

sipas Ligjit, „Gjobë në vlerë prej 1.000 deri në 5.000 euro në kundërvlerë të denarit do t’i shqiptohet për shkelje personit juridik, pranuesit të donacionit dhe sponsorizimit, nëse marrëveshja dhe dokumentacioni tjetër nuk ruhet të paktën pesë vjetë (neni 19 paragrafi (3)).” (Neni 25 (1) nga Ligji)

sipas Ligjit, „për kundërvajtjen nga paragrafi (1) i këtij neni Gjoba në vlerë prej 500 deri në 1.000 euro në kundërvlerë të denarit do t’i shqiptohet personit përgjegjës të personit juridik.” (Neni 25 (2) nga Ligji)

sipas Ligjit, “Për kundërvajtjen nga paragrafet (1) dhe (2) të këtij neni të Gjobës në vlerë prej 500 deri në 1.000 euro në kundërvlerë të denarit do t’i shqiptohet personit përgjegjës të personit juridik.” (Neni 23 (3) nga Ligji)

Page 21: Projekt: Krijimi i një mjedisi të përshtatshëm për ...

faqe. 38 / 40 39 / 40

Proj

ekt:

Kriji

mi i

një

mje

disi

të p

ërsh

tats

hëm

për q

ëndr

uesh

mër

inë

finan

ciar

e të

org

aniza

tave

qyt

etar

e 12.5 ÇFARË DIspOZITA TJERA KUNDËRvAJTËsE JANË KYÇUR NË LIGJ?

Ligji konfirmon gjoba edhe për mosrespektimin e dispozitave tjera. Më konkretisht në rast të:

- Mosrespektimit të detyrimeve të konfirmuara në nenin 4, për shembull nëse dhënësi dhe pranuesi nuk lidhin marrëveshje në formë të shkruar (përveç nëse nuk kanë të drejtë të përjashtimit, siç është konfirmuar në paragrafin 2 të këtij neni);

- Donacioni nuk shfrytëzohet kryesisht për dedikimet dhe qëllimet e përshkruara në nenin 7 (3) të Ligjit;

- Pranuesi nuk i kryen detyrimet që dalin nga marrëveshja për sponsorizim (neni 8 (1) nga Ligji;

- Një personi të huaj juridik dhe fizik, me kërkesë të tij, Drejtoria për të ardhura publike nuk i ka lëshuar dokument me të cilin konfirmohet se ka dhuruar ose sponsorizuar në veprimtari me interes publik në Republikën e Maqedonisë (neni 17(1) nga Ligji);

- Marrëveshja në formë të shkruar, si dhe çdo dokumentacion tjetër që është i ndërlidhur me donacionin dhe sponsorizimin, nuk ruhet të paktën 5 vjet (neni 19 (3) nga Ligji). Mosrespektimi i nenit 19(3) dhe gjoba e njëpasnjëshme për pranuesin e donacionit/sponsorizimit është qartë i rregulluar në nenin 25(1) siç është përshkruar më lartë. Nga ky këndvështrim, konsiderojmë se kjo marrëveshje ka të bëjë me shkelje të dhënësve të donacioneve/sponsorizimeve.

13. FORmULARE

2.1. Formular për marrëveshje për donacion dhe sponsorizim2.2. Formular për vërtetim me shkrim për pagesë 2.3. Kërkesë për konfirmim të interesit publik2.4. Kërkesë për zgjidhje poqese ministria e Drejtësisë nuk merr vendim në lidhje me

interesin publik në afatin e caktuar 2.5. Kërkesë për kthimin e TvsH-së kryerësit të qarkullimit, gjatë qarkullimit të të mirave

materiale dhe shërbimeve nga dhënësi drejt pranuesit të donacionit2.6. Kërkesë për kthimin e TvsH-së kryerësit të qarkullimit kur pranuesi i donacionit

merr mjete financiare dhe të njëjtat i shfrytëzon për furnizime të të mirave materiale dhe shërbimeve

2.7. Formulare për parashtrim të raporteve për donatorë dhe sponsorë

sipas Ligjit, “Gjobë në vlerë prej 500 deri në 1.000 euro në kundërvlerë të denarit do t’i shqiptohet për shkelje personit fizik për mosrespektim të dispozitave nga neni 4, neni 7 paragrafi (3), neni 8 paragrafi (1), neni 17 paragrafi (1) dhe neni 19 paragrafi (3) i këtij ligji.” (Neni 26 nga Ligji)

Page 22: Projekt: Krijimi i një mjedisi të përshtatshëm për ...

faqe. 40 / 40

Proj

ekt:

Kriji

mi i

një

mje

disi

të p

ërsh

tats

hëm

për q

ëndr

uesh

mër

inë

finan

ciar

e të

org

aniza

tave

qyt

etar

e

Page 23: Projekt: Krijimi i një mjedisi të përshtatshëm për ...

UDHËZIM PËR ZBATIMIN E LIGJIT PËR DONACIONE DHE SPONSORIZIME NË VEPRIMTARITË PUBLIKE

Projekt: Krijimi i një mjedisi të përshtatshëmpër qëndrueshmërinë �nanciare të

organizatave qytetare

Ky projekt financohet nga Bashkimi Evropian

Projektin e zbatojnë: