Rrjetet Kompjuterike

26
Rrjetet Kompjuterike Korrik 2008 Elian IBAJ Ky eshte nje tekst qe trajton nga ana teorike koncepte fillestare te rrjeteve kompjuterike me ane te te cilit pretendohet nje kuptim i plote i koncepteve: c’eshte rrjeti, modelet e rrjeteve dhe shtresat, protokollet dhe interfacet, modeli OSI dhe shtresat. Pjesa me e madhe e ketij shkrimi eshte pikerisht ajo e pershkrimit te funksioneve te OSI por ne te shpjegohen dhe koncepte te tjera sic jane data encapsulation dhe fragmentation, pajisjet me te thjeshta te rrjeteve si hub, switch, router, dhe koncepte te pergjithshme mbi adressing, error handling, encryption etj. Nje trajtim teorik Rrjetet nuk jane nje koncept i ri. Megjithate per dekada te tera ato vazhdojne te konsiderohen si ME I MADHI ZBULIM I FUNDIT. Sot rrjetet jane kudo duke bere qe cdo anetar i shoqerise moderne ta ndjeje te nevojshme te marre disa njohuri rreth tyre

description

SHENIM: Per cilesi me te mire te dokumentit mund te shkarkoni formatin PDF pasi versioni online ka parregullsi ne formatim qe e veshtiresojne leximin.Ky eshte nje tekst qe trajton nga ana teorike koncepte fillestare te rrjeteve kompjuterike me ane te te cilit pretendohet nje kuptim i plote i koncepteve: c’eshte rrjeti, modelet e rrjeteve dhe shtresat, protokollet dhe interfacet, modeli OSI dhe shtresat. Pjesa me e madhe e ketij shkrimi eshte pikerisht ajo e pershkrimit te funksioneve te OSI por ne te shpjegohen dhe koncepte te tjera sic jane data encapsulation dhe fragmentation, pajisjet me te thjeshta te rrjeteve si hub, switch, router, dhe koncepte te pergjithshme mbi adressing, error handling, encryption etj.

Transcript of Rrjetet Kompjuterike

Page 1: Rrjetet Kompjuterike

Rrjetet

Kompjuterike

Korrik

2008 Elian IBAJ

Ky eshte nje tekst qe trajton nga ana teorike koncepte

fillestare te rrjeteve kompjuterike me ane te te cilit

pretendohet nje kuptim i plote i koncepteve: c’eshte rrjeti,

modelet e rrjeteve dhe shtresat, protokollet dhe interfacet,

modeli OSI dhe shtresat. Pjesa me e madhe e ketij shkrimi

eshte pikerisht ajo e pershkrimit te funksioneve te OSI por

ne te shpjegohen dhe koncepte te tjera sic jane data

encapsulation dhe fragmentation, pajisjet me te thjeshta te

rrjeteve si hub, switch, router, dhe koncepte te

pergjithshme mbi adressing, error handling, encryption etj.

Nje trajtim

teorik

Rrjetet nuk jane nje koncept i ri.

Megjithate per dekada te tera ato

vazhdojne te konsiderohen si ME I

MADHI ZBULIM I FUNDIT. Sot rrjetet

jane kudo duke bere qe cdo anetar i

shoqerise moderne ta ndjeje te

nevojshme te marre disa njohuri rreth

tyre…

Page 2: Rrjetet Kompjuterike

Rrjetet Kompjuterike Nje trajtim teorik

Elian IBAJ 2008

2

Target group: Ky tekst, edhe pse trajton rrjetet kompjuterike ne nje nivel fillestar,

eshte i pershtatshem per ata te cilet kane degjuar “lart e poshte” disa terma te

perdorur shpesh per rrjetet si ethernet, LAN, IP dhe fatkeqesisht kujtojne se thjesht

memorizimi i emrave mjafton per t’i kuptuar keto koncepte, ose jane te

ndergjegjshem se kane nevoje per nje sqarim teorik te tyre. Pra, nuk duhet te jete

materiali i pare absolut qe lexon mbi rrjetet, por nje lloj kthjellimi konceptesh pasi ke

lexuar apo degjuar disa gjera mbi rrjetet.

Pershkrim i shkurter: Ky eshte nje tekst qe trajton nga ana teorike koncepte

fillestare te rrjeteve kompjuterike me ane te te cilit pretendohet nje kuptim i plote i

koncepteve: c’eshte rrjeti, modelet e rrjeteve dhe shtresat, protokollet dhe

interfacet, modeli OSI dhe shtresat. Pjesa me e madhe e ketij shkrimi eshte pikerisht

ajo e pershkrimit te funksioneve te OSI gjate te ciles, kur eshte e nevojshme

shpjegohen dhe koncepte te tjera, ne formen e materialeve plotesuese te shenuara

me tekst me ngjyre gri, sic jane data encapsulation dhe fragmentation, pajisjet me te

thjeshta te rrjeteve si hub, switch, router, dhe koncepte te pergjithshme mbi

adressing, error handling, encryption etj.

“Metoda e mesimdhenies” bazohet mbi konceptin e mesimit permes bisedes. Ne

fakt i gjithe materiali eshte konceptuar si nje bisede e gjate me lexuesin. Kur

permendet fjala bisede shumica e njerezve mendojne per nje shkembim idesh e

informacioni per jo me shume se gjysem ore, ose akoma me keq i shtojne ne

subkoshence fjales bisede, fjalen telefonike qe e ben akoma me te shkurter. Biseda e

ketij materiali eshte nje nga ato bisedat e gjata, qe te perfshijne dhe te mbajne me

interes per ore te tera, qe zakonisht ndodhin kur fillon te diskutosh me nje person te

afert, me te cilin zakonisht njihesh prej vitesh, per nje teme dhe perfundon duke

biseduar per gjithcka duke gdhire nje ose dy net, ose kur bisedon me nje person me

te cilin njihesh prej pak kohesh dhe do ta njohesh sa me shume te jete e mundur

duke shpenzuar nje mbasdite te tere ne ambjentin e nje lokali ndoshta jo shume

shik, por nje detaj ky qe nuk ka rendesi per ty, per sa kohe qe biseda eshte

interesante. Duke qene se supozohet se lexuesi nuk njihet mire me rrjetet, thjesht i

ka pare nja dy here ne rruge, por s’di ndonje gje te madhe per to, kjo do te jete nje

Page 3: Rrjetet Kompjuterike

Rrjetet Kompjuterike Nje trajtim teorik

Elian IBAJ 2008

3

bisede e tipit te dyte. Pasi te lexoni detajet teknike mund te filloni te imagjinoni sikur

jeni ne ambjentet e lokalit tuaj te preferuar ( ose nese jeni moskokecares dhe snobe

mjaftueshem mund te shkoni me te vertete ne lokal, te porosisni per nje person dhe

te uleni ne tavoline me nje material prej 26 faqesh mbi rrjetet) dhe po bisedoni me

kete material prezantues mbi rrjetet.

Detaje teknike: Me duhet t’ju paralajmeroj. Duke qene pak fjalaman e kam te

nevojshme te perdor shpesh kllapat per te shtuar dicka qe sipas meje duhet patjeter

ta them, por kjo mund te nderprese rrjedhen llogjike te fjalise si ne rastin e

mesiperm tek fjalia e fundit e pershkrimit. Kur informacioni midis kllapave eshte

material shtues ose thjesht e nderpret rrjedhen llogjike te fjalise e kam shenuar me

ngjyre gri qe do te thote mund te vazhdosh te lexosh fjaline sikur kllapat te mos

ekzistonin dhe sapo perfundon leximin e fjalise i kthehesh kllapave. Sado qe trajtimi i

temes eshte ne formen e nje bisede kur ka qene e nevojshme kam dhene

perkufizime te termave te reja dhe shenimi ne kete rast eshte ky:

Termi shpjegimi

Pak a shume keto ishin keshillat perpara leximit. Qe tani mund te “rehatoheni” ne

lokal.

Bisede te mbare!

Page 4: Rrjetet Kompjuterike

Rrjetet Kompjuterike Nje trajtim teorik

Elian IBAJ 2008

4

Rrjetet nuk jane nje koncept i ri. Megjithate per dekada te tera ato vazhdojne te

konsiderohen si ME I MADHI ZBULIM I FUNDIT. Sot rrjetet jane kudo duke bere qe

cdo anetar i shoqerise moderne ta ndjeje te nevojshme te marre disa njohuri rreth

tyre, sidomos ato qe jane ne fushen e kompjuterave pasi zbatimi me i suksesshem

eshte ai i rrjeteve kompjuterike me vete internetin si rrjeti i rrjeteve.

Network quhet cdo bashkesi kompjuterash ose pajisjesh te tjera te lidhura me

njera-tjetren ne menyre fizike ose llogjike, permes hardware-ve ose software-

ve te ndryshme, per te shkembyer informacion dhe per te bashkepunuar.

Vete kompjuterat jane ne vetvete pajisje teper komplekse duke qene se duhet t'i

ofrojne perdoruesve te tyre sherbime nga me te ndryshmet. Rrjedhimisht lidhja e

tyre ne nje rrjet me qellim per te shtuar numrin e sherbimeve qe ata ofrojne ose ne

pergjithesi per te rritur eficencen, eshte nje problem shume kompleks. Mjafton te

perfytyrosh nje njeri te vetem qe merr persiper kete detyre te veshtire ( pra te

ngreje nje rrjet kompjuterik) per te kuptuar se do te ishte e pamundur te realizohej si

nje e vetme, pra duke u marre njekohesisht me te gjitha detajet qe nga komunikimi

ne nivel impulsesh elektrike te dy makinerive te ndryshme sic jane kompjuterat,

dergimi ne adresen e sakte i informacionit ne nje rrjete me shume kompjutera, e deri

tek dergimi i komandave abstrakte midis pajisjeve si psh nje kompjuter qe i thote nje

printeri qe ndodhet ne nje dhome tjeter te printoje nje material.

Per ta bere sa me te thjeshte ndertimin e rrjeteve kjo detyre ndahet ne detyra te

vecanta me te thjeshta. Thuhet se teknologjite e shumta qe ofron rrjeti ndahen ne

shtresa secila prej te cilave eshte pergjegjese per disa detyra.

Shtrese quhet cdo kategori funksionesh te ngjashme apo te aferta ne ndonje

lloj menyre, ne teresine e funksioneve qe kryen nje rrjet kompjuterik.

Si pasoje e kesaj ndarjeje filozofike te rrjeteve ne shtresa cdo pajisje (hardware) apo

aplikim (software) mund te hartohet ne menyre specifike per te realizuar nje

funksion te nje shtrese te vetme. Pra shtresat ne vetvete nuk jane ato qe i realizojne

funksionet ato jane thjesht kategorizim filozofik i detyrave te rrjetit ( ne te vertete

rrjeti nuk ia ka idene se ekzistojne keto shtresa) te cilat realizohen nga pajisje apo

Page 5: Rrjetet Kompjuterike

Rrjetet Kompjuterike Nje trajtim teorik

Elian IBAJ 2008

5

programe konkrete. Per te shpjeguar modelet e rrjeteve duhet te ngrihemi dhe nje

here ne nje nivel filozofik te trajtimit te temes:

Shtresat perbehen nga detyrat e ndryshme qe duhet te kryeje nje network. Pra ne i

krijuam shtresat per ta pasur sa me te qarte se kush jane detyrat e rrjetit dhe per t'i

kategorizuar ato ne menyre qe ta kemi sa me te thjeshte per te realizuar secilen prej

tyre vec e vec. Shtresat jane si nenfushat e nje shkence: dikush eshte Fizikant, i

Fizikes Teorike ne nendegen e saj te quajtur Fizika Moderne dhe merret me

specifikisht me Fiziken Berthamore ku studion ne menyre te vecante si funksionojne

Kuantet. Po keshtu nese shtresat i shikojme si dege te shkences atehere dikush

mund te thote se eshte Informaticien, merret me Rrjetet Kompjuterike dhe studion

nje shtrese si psh Shtresen Fizike. Puna e tij do konsistoje ne ... Nje tjeter eshte i

specifikuar ne Shtresen Data Link. Ai merret me ...

Menjehere eshte e qarte se na duhet nje tjeter vegel filozofike per te organizuar te

gjitha keto shtresa se bashku. Kjo do te na duhet per t’iu pergjigjur nje sere pyetjeve.

Se pari sa shtresa do te kemi gjithsej? Si do komunikojne keto shtresa se bashku?

Pajisja me e zakonshme per ta bere kete quhet model.

Networking Model quhet menyra se si perkufizohen dhe perdoren shtresat ne

nje rrjet kompjuterik.

Si per t'i ngaterruar punet edhe me shume tani duhet shpjeguar edhe koncepti i

arkitektures se rrjetit. Ne menyre te ngjashme me modelin, arkitektura pershkruan

nje sere rregullash se si duhet te sillen pajisjet dhe programet qe bejne pjese tek

shtresat. Arkitektura duhet konceptuar si dicka me konkrete ( grup qorr rregullash jo

koncept) sesa modeli. Pasi zgjedh nje model psh modelin OSI duhet te pershtatesh

edhe nje arkitekture per te pershkruar se si do te sillen pajisjet. Pra pasi e ke te qarte

idene (modeli) se si do ta ndertosh nje biznes duhet te harxhosh ca para me avokate

e ekonomiste per te hartuar nje plan biznesi (arkitektura) i cili tregon me detaje

rregullat se si do funksionoje biznesi yt.

Meqe e permenda modelin OSI duhet thene:

Page 6: Rrjetet Kompjuterike

Rrjetet Kompjuterike Nje trajtim teorik

Elian IBAJ 2008

6

Modeli i References Open System Interconnection, i krijuar nga Organizata e

Standarteve Nderkombetare ISO, eshte modeli me i perdorur ne hartimin e rrjeteve

sot dhe pikerisht te qenit standart universal perben dhe arsyen kryesore se pse

perdoret dhe konsiderohet kaq i rendesishem. Si i pergjigjet ky model pyetjeve qe

shtruam me siper kur dolem ne konceptin e modelit? Sipas modelit OSI procesi i

networking do te ndahet ne shtate shtresa. Per sa i perket komunikimit te shtresave

ne OSI, 7 shtresat konceptohen si te vendosura vertikalisht njera mbi tjetren si ne nje

stive me dru. Shtresat e vendosura me poshte perfshijne detyrat bazike te

kompjuterit si detyra e pare me te cilen perballej tek shembulli programuesi qe do te

krijonte vete rrjetin nga fillimi ne fund, kurse shtresat e siperme detyrat me

abstrakte sic ishte komanda per printim. Per nga vete vendosja kuptohet se

komunikimi do te behet midis cdo dy shtresave fqinje. Konkretisht cdo shtrese pasi

kryen detyren e vet i jep te gatshme rezultatet shtreses siper saj te formatuar ne nje

menyre qe ajo ta kuptoje. Rezultat e detyrave qe kryen nga programet ( ne kuptimin

me te gjere te cdo teresie instruksionesh) e shtreses se siperme i kalojne programeve

kompjuterike te makinerive qe do komunikojne. Psh browser-i yne merr te gatshem

sherbimin WWW nga ndonje zbatim ne shtresat e rrjetit ( me siguri ne shtresen me

te larte).

OSI quhet nje model reference i pranuar gjeresisht i cili perfshin 7 shtresa te

organizuara ne nje renditje vertikale njera mbi tjetren.

Tashme te gjithe menyren se si i konceptojme rrjetet e kemi ndertuar mbi shtresat

prandaj do t'i kemi prape si kryefjale te bisedes. Thame qe shtresat nuk i kryejne

vete detyrat sepse ato as qe ekzistojne fizikisht por ia ngarkojne ato pajisjeve fizike

apo programeve qe jane ne gjendje ta bejne kete. Ne thelb detyra kryesore e cdo

rrjeti eshte komunikimi. Pra kjo do te jete detyre kryesore e cdo shtrese pavaresisht

detyrave te tjera te brendshme qe ajo kryen. Nese ky do te ishte leksion sociologjie

ku shpjegohet Relativizmi Kulturor patjeter do te shpjegonim gjithashtu menyren e

komunikimit midis anetareve te ndryshem te shoqerise boterore. Ne sociolgji

rregullat qe duhet te ndjekim kur komunikojme me dike qe i perket nje kulture te

Page 7: Rrjetet Kompjuterike

Rrjetet Kompjuterike Nje trajtim teorik

Elian IBAJ 2008

7

ndryshme nga e jona quhen protokoll. Po keshtu edhe ne marredheniet zyrtare midis

politikaneve.

Arsyeja qe ketu u be sallate leksionesh ku vetem per informatike dhe rrjete

kompjuterike nuk po flitet nuk eshte ndonje preference e imja personale per

sociolgjine por ideja se kushdo i rritur qe lexon mbi rrjetet zakonisht i njeh keto

koncepte qe permenden ne sociolgji. Ne informatike jo vetem koncepti por edhe

terminologjia eshte e njejte ( pervec se relativizmi kulturor ketu eshte analog me

internetworking pra nderkomunikimin e rrjeteve ku parafjala nder e ben

komunikimin -> komunikim aktiv nga te dyja anet). Pra edhe tek rrjetet kemi

protokolle qe “gjejne gjuhen e perbashket” midis makinerive te ndryshme, me

sisteme ndoshta te ndryshme. Per nga rrjedha llogjike se si u prezantuan protokollet

si "te punesuarit" e shtresave per te realizuar komunikimin duhet te jete shume e

qarte qe protokollet realizojne komunikimin midis dy shtresave te njejta te

makinerive te ndryshme. Madje terminologjia e zakonshme kur flitet per protokollet

eshte X protokoll ndodhet ne Y shtrese.

Protokoll quhet "pershkrimi formal i mesazheve dhe rregullat qe duhet te

ndjekin dy ose me shume makineri per t'i kembyer keto mesazhe"

Protkolli eshte nje teresi rregullash qe tregon se si duhet te komunikojne dy

makineri. Ne kontekstin e OSI-t protokollet perfshijne rregullat e komunikimit

midis dy shtresave te njejta te dy makinerive te ndryshme.

Per t’ju “detyruar” te lexonit “me nje fryme” deri ketu, perdora nje “hile” pak me

pare kur ju thashe se po e shpjegoj me gjate modelin OSI thjesht meqe e permenda

nje here. Ne fakt ne cdo material prezantues te rrjeteve do te ishte e pashmangshme

nje paraqitje sa me e qarte e ketij modeli. Tashme nuk do te perdor asnje hile. Me

duhet t’jua them: Kam ndermend t’ju flas gjate per secilen nga shtate shtresat e OSI-

t. Ndalohet ne menyre kategorike t’i hidhni nje sy te pergjithshem pa e lexuar me

vemendje kete pjese e cila eshte ne te vertete e vetmja pjese me te cilen ky material

merret ne menyre direkte. Ne fakt po ta vini re deri tani gjithcka qe kam shpjeguar e

kam bere sepse “ka rene fjala”. Po keshtu duke shpjeguar shtresat e OSI-t do te

Page 8: Rrjetet Kompjuterike

Rrjetet Kompjuterike Nje trajtim teorik

Elian IBAJ 2008

8

“bjere fjala” per disa koncepte te tjera te rrjeteve te cilat kam ndermend t’i shpjegoj

shkurtimisht. Ok, mjaft fola per menyren e mesimdhenies, le t’i kthehemi bisedes

teknike.

Me poshte jepet nje ilustrim i plote i komunikimit midis dy pajisjeve te lidhura ne

rrjet tek te cilat jane implementuar shtate shtresat e OSI-t. Per momentin mos u

merrni me detajet qe shpjegojne funksionet e shtresave ( madje per momentin as

mos u perpiqni te memorizoni emrat e shtresave sepse me siguri do t’i ktheheni ketij

ilustrimi serish pasi ta keni lexuar te gjithe materialin dhe atehere do te jete koha per

t’i mesuar permendesh emrat dhe funksionet e shtresave) por shfrytezojeni kete

ilustrim per ate qe sherbejne ilustrimet: per te qartesuar idete tuaja ne lidhje me nje

koncept sic eshte modeli OSI. Meqe zbatimi i shtresave eshte njesoj tek te dyja

pajisjet qe marrin pjese ne komunikim, tek pajisja majtas jane shkruar emrat e

shtresave, ndersa tek ajo djathtas funksionet e tyre. Tek ky ilustrim perdoret nje

term i papershkruar deri tani: Interface. Ne boten e kompjuterave kjo fjale sherben

per te treguar piken e lidhjes midis dy gjerave te ndryshme. Psh. tastiera dhe pajisjet

e tjera te futjes se informacionit (inputi) jane nje lloj interface-i midis perdoruesit

dhe kompjuterit. Driveri-i eshte nje interface midis nje pajisjeje si printeri apo

kamera dhe kompjuterit. Ne kontekstin e rrjeteve, dhe me konkretisht interface-i i

ilustruar ne figure, tregon lidhjen midis dy shtresave te te njejtes pajisje. U permend

se “komunikimi behet midis cdo dy shtresave fqinje” dhe se “shtresat e siperme

dergojne informacion ne shtresat e meposhtme dhe ato te poshtmet i ofrojne

sherbime atyre qe ndodhen me lart”.

Interface quhet mekanizmi i perdorur per te realizuar komunikimin vertikal

midis shtresave te nje modeli.

Page 9: Rrjetet Kompjuterike

Rrjetet Kompjuterike Nje trajtim teorik

Elian IBAJ 2008

9

Per te mos thyer menyren e komunikimit te ketij materiali me lexuesin ( me

perjashtimin e vetem te skemes se mesiperme qe ka per qellim qartesimin-

memorizimin-OrganiziminNeTru te modelit OSI bashke me shtresat e tij) edhe

pershkrimi i shtresave do te behet ne formen e nje bisede dhe jo te ndare me pika si

Page 10: Rrjetet Kompjuterike

Rrjetet Kompjuterike Nje trajtim teorik

Elian IBAJ 2008

10

ndonje program elektoral. Kjo behet akoma me e volitshme nga fakti se eshte krejt e

llogjikshme qe detyrat e shtresave te shpjegohen duke u nisur nga shtresat e

poshtme tek te sipermet duke ngritur vazhdimisht abstraksionin e detyrave qe do te

kryhen. Duhet ta rraskapisim akoma dhe nje here shembullin e pare te personit qe

ndertonte rrjetin i vetem. Tashme do t’i themi ne terma dhe menyre me teknike

detyrat e verteta me te cilat duhet te perballej ai duke mbajtur parasysh gjithmone

se keto jane detyrat qe duhen realizuar prej shtresave.

Se pari meqe kemi te bejme me pajisje fizike gjeja e pare per tu bere do te ishte

perkufizimi i specifikave te pajisjeve percuese. Me kete duhet kuptuar konfigurimi

mekanik ( si psh sa kunja do te kete cdo konektor dhe funksioni i seciles prej tyre)

dhe elektrik i tyre ( kthimi i biteve te cdo kompjuteri individual ne sinjale qe mund te

pershkojne kabllot, valet radio apo cdo mjet tjeter komunikimi qe lidh nje rrjet). Po

ne kete hap do te realizohet gjithashtu transmetimi i vertete i informacionit neper

keto percues. Kjo ka te beje me dergimin dhe marrjen e informacionit neper pajisjet

e lidhura ne rrjet. Se treti kuptohet se te gjitha keto specifikime do te ndikonin ne

menyre te drejtperdrejt ne percaktimin e topologjise se rrjetit.

Duke qene se topoligjia eshte nje koncept qe haset shpesh kur kemi te bejme me

rrjetet kompjuterike dhe konsiderohet si koncept baze duhet bere nje nderprerje qe

nuk ka lidhje me shtresen qe po shpjegojme per te shpjeguar se c’eshte topologjia e

rrjetit. Sic vete termi sugjeron topoligji rrjeti do te thote menyra se si “zene vendet e

tyre” pajisjet ne nje rrjet qe ne terma teknike quhet topologji fizike dhe menyra se si

“e trajtojne” njera-tjetren keto pajisje qe quhet topologji teorike. Topologjia fizike

dhe ajo teorike jane te lidhura ngushte me njera-tjetren duke ndikuar e madje

shpesh here kushtezuar njera-tjetren. Lloje te ndryshme te topologjive fizike

perfshijne ato te quajtura bus ( te gjithe kompjuterat lidhen ne menyre lineare

permes nje mediumi te vetem qe lidh porte-me-porte cdo dy kompjutera permes

kartave te tyre te rrjetit), star ( ekziston nje pajisje qendrore me te cilen lidhen te

gjithe kompjuterat dhe cdo sinjal dergohet tek kjo pajisje e cila e shperndan tek

pajisjet e tjera); ndersa topologjite me te rendesishme teorike jane modelet peer-to-

peer ( te gjithe kompjuterat sillen si te barabarte me njeri-tjetrin pra japin dhe

Page 11: Rrjetet Kompjuterike

Rrjetet Kompjuterike Nje trajtim teorik

Elian IBAJ 2008

11

marrin informacion dhe resurse kompjuterike ne menyre te njejte nga secili

kompjuter i rrjetit) dhe client-server ( nje kompjuter i cili eshte zakonisht me i

fuqishem se te tjeret quhet server dhe i servir informacion te gjithe kompjuterave

kliente te rrjetit).

Ne kete pike duhet ta keni kuptuar se termat e theksuar dhe te shkruar pjerret ishin

detyrat qe duhet te kryeje shtresa e pare qe ne modelin OSI quhet Physical Layer (

shtresa fizike). Pra detyrat e kesaj shtrese si shtresa me e ulet jane detyrat me bazike

sic ishin:

specifikimi i rregullave per hardware-t qe perbejne rrjetin dhe

transmetimi real i informacionit.

E permenda dy here se behet fjale per transmetim te vertete te informacionit pasi

pothuaj ne cdo shtrese te siperme do te flasim per transmetime por ne fakt cdo

mesazh i kembyer midis dy shtresave homologe pra te te njejtit nivel midis dy

pajisjeve ne te vertete dergohet tek shtresa fizike per t’u transportuar. Kjo ne fakt

perben nje koncept baze te modelit OSI qe duhet theksuar. Sic u tha shtresat ne OSI

konceptohen si nje stive me dru te vendosur siper njeri tjetrit. Ne kete stive

informacioni kalon nga shtresat e siperme ne ato te poshtme kur behet fjale per

dergim informacioni dhe anasjelltas kur behet fjale per te marre informacion; sepse

kuptohet qe kur nje pajisje merr informacion ai do te vije permes shtreses fizike qe

eshte me e uleta ( sa mire qe u beme “eksperte” per shtresen fizike sepse mund te

shesim pak mend kur shpjegojme koncepte te tjera si ky qe sapo permendem, duke

treguar sa mire e njohim kete shtrese ) dhe me pas do te dergohet tek shtresat e

siperme derisa t’i serviret perdoruesit.

Ja ku u realizua detyra e pare e ndertimit te rrjetit. Tashme personi i shembullit tone

mund te pije nje filxhan kafe/caj dhe pas pushimit te filloje te merret me funksione

nje grimce me komplekse se ato te shtreses fizike sic jane detyrat e: Data Link Layer -

shtresa e lidhjes se data-ve ( fjala “te dhena” eshte thjesht e pamjaftueshme per te

perkthyer ne shqip fjalen angleze data ne kontekstin e rrjeteve dhe mund te ishte

shkak per keqkuptime). Me te vertete ne shtresen fizike u percaktuan disa ( pse jo

Page 12: Rrjetet Kompjuterike

Rrjetet Kompjuterike Nje trajtim teorik

Elian IBAJ 2008

12

shume) detaje te bartjes se informacionit neper rrjet por te mjaftoheshim me kaq do

te ishte e paimagjinueshme per rrjetet moderne. Keshtu duhet si miminum te

ofrohet nje menyre per te gjetur dhe perballuar gabimet. Te tilla mund te jene

humbjet e plota ose te pjeseshme te informacionit gjate transportimit, ose edhe

menyra e gabuar se si nje pajisje e lidhur ne rrjet e shfryetezon mediumin ( medium

~= mjet) e perbashket te pedorur per lidhjen. Gjithashtu tjeter detyre qe ende ka te

beje direkt me transportin eshte krijimi i lidhjeve (links) llogjike ( nga ku merr emrin

dhe vete shtresa) midis pajisjeve te nje rrjeti lokal. Funksionet e kesaj shtrese qe

kemi prezantuar deri tani kishin te benin akoma me transportimin duke u lidhur

ngushte me shtresen fizike sepse ne fund te fundit keto qe sapo thame kushtezojne

ne njefare menyre edhe vete pajisjet fizike te lidhjes se rrjetit.

Te tjera detyra te shtreses DLL jane: adresimi i informacionit nga nje pajisje e rrjetit

lokal tek nje tjeter. Duhet theksuar se behet fjale per rrjete lokale dhe adresa te tilla.

Pra adresimi i kesaj shtrese merret me ato qe quhen adresa MAC ose ne menyre me

te pergjithsme adresa fizike dhe jane specifike per cdo pajisje te lidhur ne nje rrjet

lokal. Keshtu karta qe lidh kompjuterin ne rrjet ka nje adrese specifike qe prej

fabrikimit te saj qe eshte adresa MAC ( Media Access Control – qe do te thote

kontrolli mbi mediumin e perdorur per lidhjen e rrjetit qe u permend si detyre e DLL)

Ndoshta kjo pjese te ka nxitur disi kuriozitetin mbi menyren se si e realizon shtresa e

dyte kete detyre. Nese jo nuk humbet ndonje gje te madhe po ta kapercesh kete

paragraf me ngjyre te zbehte pervec konceptit te encapsulation dhe shpjegimit te

pajisjeve hub dhe switch. Ne fakt shpjegimi me detaje i menyres se si realizohet kjo

detyre do te ishte “jo teorike” pra e papershtatshme per kete tekst. Gjithsesi dua ta

shfrytezoj kete rast per t’iu prezantuar disa pajisje te zakonshme te rrjeteve lokale.

Kur informacioni ...( per momentin lejohet ta konsideroni informacionin si nje i plote.

Pra supozoni, per hir te qartesise se konceptit qe po perpiqem te shpjegoj, se nje

dokument, program apo video dergohet si nje e tere nga njeri kompjuter tek tjetri

edhe pse ne te vertete nuk ndodh keshtu)... mberrin ne kete shtrese nga shtresat e

mesiperme atij i shtohet nje pjese ku shkruhet adresa lokale nga ku vjen dhe ku do te

dergohet tamam si procesi i fundit i dergimit te nje letre me poste. Pasi ke shkruar

Page 13: Rrjetet Kompjuterike

Rrjetet Kompjuterike Nje trajtim teorik

Elian IBAJ 2008

13

letren e mbyll ate ne zarf dhe shkruan siper adresen. Tamam keshtu shtresa e dyte e

pajisjes derguese “mbyll ne zarf” informacionin qe merr nga shtresat e mesiperme

dhe i vendos adresen, ndersa pajisja marrese e lexon kete adrese, “e gris zarfin” dhe

pa e lexuar informacionin ...( sepse nuk do ta kuptonte pervecse kur informacioni do

te vinte nga vete shtresa e dyte e pajisjes derguese dhe jo nga shtresat e mesiperme

rast ne te cilin nuk do te kishim informacion “te mbyllur ne zarf”)... ia kalon ate

shtresave te mesiperme. I gjithe ky proces ishte nje pershkrim shume i thjeshtesuar i

asaj qe ne networking dhe ne boten e kompjuterave ne pergjithesi njihet si data

encapsulation. Deri tani kemi thene thjesht se informacioni del nga nje pajisje dhe

arrin fale adreses tek nje pajisje tjeter por nuk kemi thene se cfare ndodh midis dy

pajisjeve. Pra ne analogjine e letres tani do te shpjegojme rolin e postierit ( shembulli

tipik per te shpjeguar keto pajisje eshte ai i policit te trafikut por sidoqofte sipas

kendveshtrimit tim shembujt sherbejne vetem per te kuptuar sa me qarte dhe ne

kohe sa me te shkurter nje koncept te ri ne kohen qe shpjegohet ndersa me vone

mund te mbash mend vetem konceptin dhe jo shembullin). Permendem me pare se

ne topologjite star kemi nje pajisje qendrore qe merr dhe jep informacion

njekohesisht nga dhe drejt te gjithe kompjuterave. Pajisja me e thjeshte per ta bere

kete quhet hub ( shqiptohet: hab). Te gjithe kompjuterat jane te lidhur me hub-in

dhe jo me njeri-tjetrin. Kur nje kompjuter duhet t’i dergoje informacion nje tjetri,

pervec gjerave te tjera qe ndodhin me informacionin, ajo qe na intereson neve dhe

jemi duke e shpjeguar tani eshte pajisja ne shtresen e dyte me nje adrese lokale. Pas

kesaj informacioni niset per tek hub-i. Hub-i zakonisht eshte thjesht pajisje fizike pa

ndonje software dhe si e tille nuk ka aftesine per te lexuar informacionin dixhital, por

thjesht eshte i afte ta dergoje ate ne forme sinjalesh tek te gjithe kompjuterat e

tjere. Dhe kjo eshte pikerisht ajo qe ai ben. Me pas secili nga kompjuterat duke pare

adresen gjykon nese ky informacion eshte per te dhe e merr, apo eshte per nje

kompjuter tjeter dhe thjesht e shperfill. Nje pajisje tjeter qendrore disi me

“inteligjente” se hub-i eshte ai qe quhet switch ( shqiptohet: suiç). Switchi sapo

lidhet ne rrjet krijon nje tabele me adresat lokale te kompjuterave te rrjetit dhe sa

here qe merr nje informacion e dergon ate vetem tek pajisja per tek e cila eshte

drejtuar duke gjykuar sipas adreses. Meqe kjo ishte nje shkeputje relativisht e gjate

Page 14: Rrjetet Kompjuterike

Rrjetet Kompjuterike Nje trajtim teorik

Elian IBAJ 2008

14

nga funksionet e shtreses se dyte per t’ju kursyer rileximin e pjeses ku u be

nderprerja po ju rikujtoj se po flisnim per detyrat e shtreses DLL qe nuk kishin te

benin me transportin sic ishte adresimi dhe:

paketimi ne frame i te dhenave per tu derguar ne shtresen fizike. Nese ke tendencen

e verber t’i interpretosh termat kompjuterike duke u nisur nga anglishtja tashme e

ke “kuptuar” se c’dua te them me frame( thashe tendence e verber, jo vetem

tendence, sepse ne shume raste kjo praktike eshte e sakte, por jo gjithmone). Nese

jo, ja ku jemi serish duke shpjeguar gjera per te cilat na “bie fjala”:

Ne paragrafin e mesiperm me material plotesues u supozua se informacioni

transmetohej i plote, “ashtu sic eshte”, nga nje pajisje ne tjetren, por u shpjegua se

ne te vertete nuk ndodh keshtu. Ai duhet copezuar ne menyre qe te transmetohet

nga shtresat e uleta ne forme sinjalesh. Nese si kriter per kategorizimin e rrjeteve

merret menyra e transmetimit te informacionit, ato ndahen ne rrjete qe perdorin

circuit-switching dhe packet-switching. Ne circuit-switching, per te derguar nje

informacion nga nje pajisje ne nje tjeter, ne fillim vendoset nje lidhje midis dy

pajisjeve, pra percaktohet qarte shtegu neper te cilin do te kaloje informacioni dhe

pastaj i gjithe informacioni kalon nga e njejta rruge deri sa te mbyllet kjo lidhje. Kjo

krahasohet shpesh me sherbimin telefonik ku pasi ti formon numrin vendoset nje

lidhje ne rrjetin telefonik, midis teje dhe personit me te cilin do te komunikosh, e cila

nuk mund te perdoret ne ate moment nga te tjeret dhe qendron “e ndezur” derisa ti

te mbyllesh telefonin. Metoda tjeter ( me te cilen me ne fund ka lidhje koncepti i

frame) quhet packet-switching dhe eshte analoge me sherbimin postar. Postieri

merret me pako ose letra, keshtu qe sa here ka per te derguar nje pako e zgjedh vete

rrugen qe do te ndjeke per tek adresa jote dhe kur te dergoje nje pako tjeter mund

te zgjedhe nje rruge tjeter. Fillimisht mund te duket sikur kjo nuk ka shume lidhje me

rrjetin sepse ne nuk merremi me pako, por informacion te shumellojshem perfshire

edhe biseda telefonike ( mund te keni degjuar per VOIP). Ne fakt per ta realizuar

kete metode komunikimi informacioni ndahet ne “pako”. Termi me i pergjithshem

per t’iu referuar ketyre copezave informacioni eshte mesazh ose pakete. Duke qene

Page 15: Rrjetet Kompjuterike

Rrjetet Kompjuterike Nje trajtim teorik

Elian IBAJ 2008

15

se shtresa te ndryshme merren me tipe te ndryshme mesazhesh duhet te bejme nje

prezantim te shkurter te terminologjise se perdorur ne lidhje me mesazhet.

Paketat ( packets) i referohen zakonisht mesazheve te shkembyera midis shtresave

te treta te modelit OSI. Nje tjeter term pothuasje sinonim me pakete eshte

datagram. Ndryshimi i vetem eshte se datagram perdoret akoma me shpesh kur i

referohemi komunikimit ne shtresat e larta.

Frame ( emri vjen sepse keto mesazhe formohen duke i vene korniza ( ang.: framing)

mesazheve te shtresave me te larta si paketat dhe datagramet). Ky term perdoret

per t’iu referuar mesazheve te shtresave te uleta kryesisht DLL ( po te mos kishte

qene kjo nuk do te ishte i nevojshem ky paragraf plotesues) dhe me rrale Physical

Layer.

Cell (qeliza) quhen ato mesazhe qe ndryshe nga paketat apo frame-t, madhesia e te

cilave varet nga permbajtja, kane madhesi fikse. Edhe termi cell perdoret kryesisht

per mesazhet e shtresave te uleta.

Per ta permbledhur ( por ne asnje menyre zevendesuar) ne nje fjali paragrafin e

mesiperm mbi funksionet e Data Link Layer: DLL merret ashtu si dhe shtresa fizike

me probleme direkte te transportimit si:

krijimi i lidhjeve llogjike midis pajisjeve,

kontrolli i aksesit te pajisjeve mbi mediumin e perbashket te lidhjes se rrjetit,

dedektimi dhe korigjimi i gabimeve

dhe probleme te tjera si :

adresimi brenda rrjetit permes adresave fizike dhe

paketimi i informacionit per shtresen e meposhtme ( si informacionit te DLL

ashtu edhe te informacioneve te marra nga shtresa me te larta dhe qe duhet

paketuar e derguar tek shtresa e pare).

Po te ishte ne doren time tashme do ta kisha derguar me pushime personin qe po

nderton rrjetin por ai eshte aq kokeforte e i vendosur sa qe do te na tregoje se si

Page 16: Rrjetet Kompjuterike

Rrjetet Kompjuterike Nje trajtim teorik

Elian IBAJ 2008

16

implementohen detyrat e shtreses se trete qe ne fakt eshte mjaft intriguese qe nga

vete emri: Network Layer ( shtresa e rrjetit). Ok, kaq ishte: shtresat e tjera duhet te

jene te panevojshme, kjo shtrese duhet te kryeje gjithcka qe ka te beje me rrjetin

perderisa e ka emrin shtresa e rrjetit! Ne fakt nuk eshte tamam keshtu. Megjithate

emri tregon shume mbi funksionin e kesaj shtrese. Ne menyre “jozyrtare” mund te

themi se qellimi kryesor i kesaj shtrese eshte lidhja jo me e pajisjeve individuale por

e rrjeteve me njeri-tjetrin. Kjo detyre quhet ne terma teknike internetworking.

Keshtu metodat reale qe zbatojne detyrat e shtreses se trete jane baza e

funksionimit te internetit si rrjeti i rrjeteve. Megjithate t’i largohemi ketij tundimi

“jozyrtar” per ta quajtur shtresen e trete shtresen e internetit dhe t’i kthehemi

trajtimit “konvencional” te saj.

Nje nga detyrat kryesore te Network Layer eshte adresimi llogjik. Pervec adresave

fizike qe sherbenin per te lidhur pajisjet ne nje rrjet lokal, ekzistojne dhe adresat

llogjike, te cilat mund te lidhin ne menyre unike cdo pajisje ne nje rrjete rrjetesh sic

eshte interneti ( por kujdes nese vendosni ta perktheni kete material ne anglisht mos

e perktheni fjalen rrjete ne WEB duke thene se Interneti eshte nje lloj Webi !) Edhe

ne nje trajtim teorik sic eshte ky nuk mund t’i shmangemi nje konkretizimi ne kete

pike persa i perket nje protokolli: Shembulli me autoritativ i nje adrese llogjike i

perdorur edhe ne internet permes suites se protokolleve TCP/IP eshte IP ( Internet

Protocol). Permes ketij protokolli cdo kompjuteri te lidhur me internetin i caktohet

nje Adrese IP unike qe mund te krahasohet me targat e makinave ose akoma me

mire me adresat e shtepive.

Tjeter detyre e rendesishme e shtreses se trete dhe e lidhur me adresimin llogjik

eshte routing (rrugetimi). Prej kesaj detyre kaq percaktuese per shtresen e rrjeteve i

lejova vetes ne fillim ta quaja ne menyre “jozyrtare” kete shtrese shtresen e

internetit. Pikerisht termi routing ka te beje me qarkullimin e informacionit permes

rrugeve te shkurtra e te shumta nga nje rrjet ne tjetrin zakonisht permes pajisjeve te

quajtura routers. Nje router eshte nje pajisje inteligjente, madje eshte me shume se

thjesht pajisje fizike sepse brenda saj eshte normale te jene te implementuara

software, e cila merr informacionin nga nje pajisje derguese dhe e dergon tek nje

Page 17: Rrjetet Kompjuterike

Rrjetet Kompjuterike Nje trajtim teorik

Elian IBAJ 2008

17

router i nje rrjeti tjeter i cili nga ana e tij e dergon tek pajisja ne rrjetin e tij e cila

duhet te marre informacionin ( dhe kete e kupton software-i i routerit duke

kontrolluar adresen llogjike ku duhet derguar informacioni) ose nese duhet derguar

tek nje pajisje jashte rrjetit te tij ai e pason informacionin tek nje router i trete ne nje

rrjet tjeter duke e bere kete nje proces te perseritur me aq hapa sa te jete e

nevojshme per dergimin e informacionit psh nga Shqiperia ne Honolulu.

Kuptohet se routeri eshte pajisja qe ben lidhjen e rrjetit me internetin dhe termi me i

pergjigthem per pajisjen qe ka kete funksion eshte Gateway ( shqiptohet: gejtuej;

perkthehet dobet: porte) Eshte e mundur qe nje rrjet te kete edhe hub apo switch

per “t’u marre me punet e shtepise” te rrjetit edhe router per “te bere pazaret”

jashte rrjetit por per nga aftesite qe ofron routeri eshte me e llogjikshme qe ai te

zevendesoje hub-in dhe switch-in duke sherbyer edhe si pajisje qendrore e

topologjise star.

Keto mund te konsiderohen si dy detyrat kryesore te shtreses se trete pasi keto jane

detyrat qe aktualisht realizojne nje funksion komunikimi por detyra te tjera te

rendesishme te kesaj shtrese jane: paketimi (encapsulation) ne datagrame i

mesazheve qe vijne nga shtresat e siperme duke i pajisur me “koken ( header) e

shtreses se rrjetit”; duke qene se shume zbatime praktike te shtreses se dyte Data

Link Layer kane limite ne madhesine e informacionit qe mund te transportojne,

shtresa e rrjetit eshte e detyruar te beje fragmentimin e informacionit kur ky niset

nga pajisja derguese duke zbritur poshte neper shtresa dhe rimbledhjen e tij kur

arrin ne pajisjen tjeter permes Data Link Layer ne Network layer; protokolle te

vecanta te shtreses se trete jane pergjegjese per raportimin e statusit te pajisjesve te

lidhura ne rrjet qofshin keto pajisje funksionale ( psh. kompjuterat apo pajisje te

tjera qe realizojne detyra qe i duhen perdoruesve te rrjetit) apo rrugetuese ( psh.

routerat) duke realizuar keshtu detyren e fundit, por jo per nga rendesia, te shtreses

se rrejteve diagnostikimin dhe perballimin e gabimeve.

Shpresoj se ky shpjegim i zgjatur i funksioneve te Network layer ju ka ndihmuar per

te kuptuar sa me mire secilin prej tyre. Por nje gje eshte te kuptosh dhe nje tjeter te

Page 18: Rrjetet Kompjuterike

Rrjetet Kompjuterike Nje trajtim teorik

Elian IBAJ 2008

18

mbash mend ( dhe e tmerrshme eshte se pjesa me e madhe e njerezve thjesht

mbajne mend pa kuptuar!). Pra per t’i mbajtur mend keto detyra po i paraqis ne

forme te permbledhur me poshte.

adresimi llogjik

routing, rrugetimi i informacionit neper nyje ( nodes) qe lidhin rrjetet

encapsulation, paketimi ne datagrame

fragmentimi dhe rimbledhja

diagnostifikimi dhe perballimi i gabimeve

Ndoshta tani jeni lodhur nga kokefortesia e ndertuesit te rrjetit per ta trajtuar cdo

problem me detaje por me ne fund edhe ai vendosi te pushoje te pakten nje

fundjave dhe me te drejte sepse ka perfunduar ato qe njihen si grupi i poshtem i

shtresave te modelit OSI. Kjo do te thote se nese deri ne kete moment keni lexuar pa

nderprerje keshillohet ta nderprisni ketu leximin dhe kur ta rifilloni te beni nje lexim

te shpejte deri ketu per t’i rifreskuar keto njohuri qe me te vertete kur merren per

here te pare mund te jene te veshtira per t’u mbajtur mend.

Nese gjate pushimeve dizenjuesi do te kishte pyetur miqte e tij se kush eshte hapi

tjeter qe duhet te marre, ndoshta do te pyeste 5 miq dhe do te merrte 6 pergjigje te

ndryshme. Sidoqofte te gjithe do te binin dakort per dicka: Eshte koha te kalojme

nga funksionet konkrete te shtresave te uleta tek ato me abstrakte. Me duket me

vend te them se shtresa e katert e quajtur Transport Layer ndodhet ndermjet grupit

te poshtem dhe atij te siperm te shresave dhe prandaj thashe me pare se me tre

shtresa u plotesua ajo qe njihet si grupi i poshtem i shtresave. Ne fakt ne nje pjese te

madhe te literatures edhe transport layer futet tek grupi i poshtem. Kjo behet

ndoshta sepse ai merret akoma me transportimin e te dhenave, por funksionet e tij

jane te nje niveli disi te larte prandaj mund te thuhet se ka dicka te perbashket me

shtresat 5, 6, 7. Perfundimisht nese ju pyesin ne nje “ambjent shkollor” ( me ambjent

shkollor dua te them aty ku ka njerez me pamje konservatore – syze dhe/ose mjeker

dhe/ose kostum -qe e pranojne se nuk merren me zbatimin praktik te njohurive por

Page 19: Rrjetet Kompjuterike

Rrjetet Kompjuterike Nje trajtim teorik

Elian IBAJ 2008

19

per fat te keq shpeh here jane edhe shume dobet per t’i kuptuar ato teorikisht) se

kujt grupi i perket Transport Layer pergjigjuni shkurt: grupit te poshtem, por mbani

vete parasysh kete pershkrim te transport layer si ndermjetes midis grupeve. Ne kete

kontekst puna e pergjithshme e kesaj shtrese eshte te realizoje komunikimin midis

proceseve te software-ve te ndryshem ne kompjutera te ndryshem. Ashtu sic beme

dhe me shtresat e tjera le t’i shikojme nje nga nje detyrat e kesaj shtrese.

Ate qe e permendem si puna e pergjithshme e kesaj shtrese le ta konsiderojme si nje

detyre nen emrin adresimi ne nivel-procesesh. Shtresa e dyte merrej me adresimin

fizik brenda rrjetit, shtresa e trete me ate llogjik qe mundet dhe zakonisht i kapercen

rrjetet lokale, ndersa shtresa e katert realizon adresimin midis programeve te

ndryshme qe mund te jene hapur ne te njejten kohe ne nje kompjuter modern

multitasking dhe kerkojne ne te njejten kohe akses ne internet. Psh. nese

njekohesisht ke filluar nje video-konference dhe personi me te cilin po komunikon do

te dergoje nje skedar me ane te nje programi tjeter nga ai i komunikimit duhet gjetur

nje menyre per te adresuar komandat e vecanta te ketyre programeve tek

programet perkatese te kompjuterit me te cilin je lidhur ( konkretisht messengeri yt

te lidhet me messengerin e tij/saj kurse kerkesa per te marre skedarin te shkoje tek

programi i transferimit qe ai ka hapur.) Ose nje shembull i dyte: Gjate nje loje me

shume lojtare ne nje rrjet lokal deshiron te çatosh me njerin nga lojtaret, por jo me

opsionin per çat qe mund te ofroje vete loja por me nje program tjeter. Transport

layer do te kujdeset qe informacioni i dyfishte i derguar nga kompiuteri yt ( pra si

komandat e lojes qe mund te jete kodi i programit per te vrare lojtarin tjeter ,

ashtu edhe teksti ne çat ku ti i thua: “More fund!!!!”) te kaloje permes te njejtit mjet

qe lidh rrjetin dhe te mberrije ne programet e ndryshme te kompjuterit marres.

Per ta “mbeshtjelle” informacionin e shumefishte te kompjuterit tend pa humbur

adresat e programeve nga ku vjen dhe ku do te shkoje informacioni, transport layer

kryen ate qe quhet multiplexing dhe demultiplexing. Le t’ia leme gjuhetareve

fanatike perkthimin e ketyre dy termave ne shqip. Megjithate per te sqaruar vetem

kuptimin, multiplex do te thote perberes i shumefishte (sepse sic thame kemi te

bejme me informacione nga procese te ndryshme). Folja multiplexing eshte veprimi

sipas ketij kuptimi qe sic thashe nuk mund ta perkthejme kaq thjesht me fjalen time

Page 20: Rrjetet Kompjuterike

Rrjetet Kompjuterike Nje trajtim teorik

Elian IBAJ 2008

20

modeste “mbeshtjell” pa pyetur gjuhetaret. Ne kompjuterin dergues realizohet

multiplexing per t’i kaluar te gjitha informacionet ne shtresat e poshtme ndersa ne

ate marres ndodh demultiplexing per t’i shperndare informacionet ne proceset

perkatese. Ashtu si dhe ne shtresa te tjera, konkretisht si tek Network Layer, edhe

tek Transport Layer ndodh segmentimi, paketimi dhe rimbledhja e te dhenave per

t’iu kaluar shtreses se me poshtme. Kur informacioni eshte teper i madh per t’u

perballuar nga shtresa e trete ai segmentohet prej shtreses se katert aq sa te jete e

nevojshme dhe me pas ribashkohet ne pajisjen marrese. Sic u pa keto funksione

sherbenin per te mbeshtetur realizimin e “punes se pergjithshme” te kesaj shtrese:

adresimin ne nivel-procesesh; por edhe per transportimin e te dhenave. Tri

funksionet e tjera te kesaj shtrese merren, e thene ne terma te pergjithshem, me

lidhjet dhe kontrollime te ndryshme. Krijimi, menaxhimi dhe mbyllja e lidhjeve.

Shume sherbime ne internet kane nevoje per protokolle te orientuar ndaj lidhjeve.

Te tilla protokolle jane pergjegjes per serine e komunikimeve te nevojshme per te

krijuar nje lidhje, per ta mbajtur lidhjen gjalle, gjate kohes qe ndodh komunikmi, dhe

per mbylljen e saj kur nuk duhet me.

Pranimi dhe ritransmetimi quhet detyra tjeter e shtreses se katert e cila garanton

shkembim te sigurte ( jo ne kuptimin e mbrojtjes nga viruset/piratet por te

shmangies se problemeve teknike) te informacionit. Kjo mund te realizohet ne

menyra te ndryshme, por teorikisht konsiston ne nje kronometer qe kurdiset per nje

sasi kohe sapo dergohet nje informacion. Ne qofte se deri sa koha te skadoje nuk

vjen nje mesazh “falenderimi” ( emri ne anglisht i detyres eshte Acknowledgement

and Retransmissions keshtu qe mund ta kuptoni se pse mund te perkthehet edhe

pranim edhe falenderim) informacioni ridergohet. Shpesh here ne kete shtrese

implementohen teknologji qe bejne te mundur kontrollin shpejtesise se rrjedhes.

Kjo ka te beje me shpejtesine me te cilen transmetohet informacioni. Nese pajisja

dhenese eshte shume me e shpejte se ajo marrese, marresja i dergon nje mesazh ku

i thote ta ule shpejtesine me te cilen po dergon informacionin. Shpesh here ky eshte

proces dinamik sepse shpejtesia me te cilen nje pajisje mund te marre informacion

ndryshon shpesh ne varesi te shume faktoreve dhe keshtu i duhet derguar serish nje

Page 21: Rrjetet Kompjuterike

Rrjetet Kompjuterike Nje trajtim teorik

Elian IBAJ 2008

21

mesazh pajisjes derguese per ta pershtatur shpejtesine. Meqe tashme u be tradite

po i shkruaj dhe nje here permbledhtazi funksionet e kesaj shtrese:

adresimi ne nivel procesesh

multiplexing, demultiplexing

segmentimi, paketimi, rimbledhja

dhe

krijimi, menaxhimi, mbyllja e lidhjeve

pranimi dhe ritransmetimi

kontrolli i shpejtesise se rrjedhes

Tani edhe nje kafe/caj tjeter dhe jemi gati per te hyre ne shtresat e siperme te cilat

do t’i trajtojme te treja te lidhura se bashku sepse vete funksionet e tyre jane te

aferta me njera-tjetren.

Qe te treja keto shtresa merren me ceshtje qe lidhen me software-t pa u interesuar

shume per zbatimin e rrjetit apo internetit. Shtresat e ketij grupi jane:

Shtresa 5 - Session layer

Shtresa 6 - Presentation layer

Shtresa 7 - Application layer

Me ne fund ne keto shtresa nuk do te merremi me transportim, adresim apo te tjera

funksione bazike si keto ( shtresat me te uleta i kryejne keto funksione per t’ia dhene

te gatshme shtresave me te larta). Si shtresa e pare e grupit te larte, as Session layer

( sesion tingellon pothuajse shqip pra nuk besoj se ka nevoje per perkthim te

metejshem te emrit) nuk merret me keto funksione. Ashtu sic sugjeron emri ajo

merret me krijimin dhe menaxhimin e sesioneve. Keto sesione qe shpesh here quhen

lidhje ose dialogje dhe krahasohen me telefonatat, jane lidhje llogjike midis dy

proceseve softuerike qe i lejon te shkembejne te dhena per nje periudhe te zgjatur

kohore. Nese je ndier pak konfuz tek pjesa e transport layer ku shpjegoheshin lidhjet

tani ndoshta po ndihesh akoma me shume kur shikon se session layer merret me

Page 22: Rrjetet Kompjuterike

Rrjetet Kompjuterike Nje trajtim teorik

Elian IBAJ 2008

22

lidhjet llogjike kur keto ishin detyre e transport layer. Pjesa per nje “periudhe te gjate

kohore” eshte shkruar me shkrim te pjerret pikerisht per te bere dallimin midis nje

lidhjeje te vendosur nga shtresa e katert dhe nje sesioni. Si per ta ngaterruar kete

akoma me shume ka disa lidhje te vendosura nga shtresa e katert te cilat mund te

zgjasin ne kohe duke e bere te pakuptimte dallimin midis lidhjeve dhe sesioneve. Me

shume se sa me ane te protokolleve shtresa e 5-te zbatohet me ane te software-ve

ose me sakte mjeteve softuerike qe i ofrojne ne formen e atyre qe quhen API (

Application Program Interface) mundesine e komunikimit te permendur me pare,

software-ve perfundimtare te perdoruesit.

Teorikisht po kete ben dhe shtresa 7 - application layer: i ofron software-ve

perfundimtare me te cilet komunikon perdoruesi, mundesine per te pasur akses ne

sherbime te ndryshme te rrjetit pa pasur dijeni se si eshte zbatuar rrjeti ne shresat e

meposhtme. Kjo pervec se i lehteson ne menyre te jashtezakonshme punen

programuesve, lejon qe pjese te ndryshme te rrjetit te ndryshohen pa shkaktuar

efektin domino tek pjeset e tjera. Pra mund te ndryshohet teknologjia e perdorur per

te transportuar informacionin ne nivelin me bazik per aq kohe sa ja ofron kete

sherbim shtresave me te larta ne te njejten menyre. Po keshtu mund te ndryshohet

software-i i perdorur mjafton qe te dije t’i shfrytezoje mundesite qe i japin shtresat e

meposhtme njesoj si software-i i vjeter.

Por te thuash vetem kaq per shtresen e shtate eshte shume e pamjaftueshme. Ne

fund te fundit t’i ofroje sherbime shtreses me siper ( ose software-ve ne rastin e

application layer) eshte detyre e cdo shtrese. Ajo ku ndryshon kjo shtrese nga

session layer dhe nga te gjitha shtresat e tjera eshte tek lloji i sherbimeve qe ofron (

dhe sigurisht tek fakti qe nuk i ofron sherbime ndonje shtrese me siper por vetem

programeve te perdoruesve). Fillimisht thashe se kjo shtrese eshte e ngjashme me

session layer sepse qe te dyja i ofrojne sherbime software-ve perfundimtare, por

ndryshimi eshte se session layer ofron sherbime qe ndodhen me poshte ne nje

organizim hierarkik ( qe do te thote se keto sherbime mund te perdoren edhe nga

vete application layer) sic ishte menaxhimi i sesioneve, ndersa application layer

ofron sherbime me te larta qe jane sherbime ndaj software-ve te cilat i kerkohen

Page 23: Rrjetet Kompjuterike

Rrjetet Kompjuterike Nje trajtim teorik

Elian IBAJ 2008

23

atyre prej perdoruesve. Pra, ndonese session layer i ofron programit sherbimin e

krijimit dhe mbajtjes se sesioneve kjo nuk eshte dicka qe ju kerkua programit nga

pedoruesi ( sepse perdoruesi as qe do t’ia dije se per te komunikuar permes

internetit me ze duhet krijuar nje sesion) por qe programit i duhet per te realizuar

dicka qe i eshte kerkuar nga perdoruesi. Ne kete kuptim application layer i ofron

programit sherbime qe atij i kerkohen direkt nga perdoruesi. Psh. kur nje perdorues i

“thote” browser-it te tij te udhetoje drejt nje faqeje, ky i fundit perdor sherbimin e

ofruar nga protokolli HTTP, i cili eshte aplikacion i shtreses application layer i

dizenjuar per te bere pikerisht kete.

Presentation layer, i konsideruar shpesh si nje shtrese opsionale madje dhe nga

dizenjuesit e teknologjive te ndryshme te rrjetit duke mos perfshire ndonje protokoll

te vecante qe te funksionoje ne kete shtrese te modelit OSI, eshte nje shtrese shume

e rendesishme per ato qe merren me sigurine ne rrjete. Nje teme qe menjehere

ngjall interes. Qekur jane krijuar rrjetet, problem permanent, qe zhvillohej me te

njejtat hapa si dhe zhvillimi i teknologjive te zakonshme per te kryer detyra te

zakonshme te rrjetit, ka qene mbrojtja e rrjeteve prej faktorit qe i shpiku ato: njeriut.

Neper mediumet qe ne permendim ketu si lidhesa te rrjeteve kalojne informacione

sensitive si: ceshtje te sigurise kombetare te shteteve, transaksione bankare e numra

kartash krediti, informacione personale mbi jeten e njerezve qe perdorin internetin,

e deri tek detajet si fjalekalimet e sherbimeve si e-maili apo aksesi ne nje web site

me te drejta administrative. Keto informacione nuk mund te kalojne ne formen

origjinale ne kete medium te perbashket ku mund te kete me mijera individe

kurioze, kompani konkuruese e shume faktore te tjere te gatshem te bejne gjithcka

per te pasur akses tek keto te dhena. Keshtu si parim te gjitha informacionet

konfidenciale transmetohen ne menyre te shifruar(encrypted). Pikerisht nje nga

detyrat e presentation layer eshte te beje nje lloj shifrimi dhe deshifrimi te te

dhenave. Ketu zakonisht behet pikerisht enkriptimi i informacionit qe permban ne

thelb te dhena si ato me lart, ndersa enkriptimi i informacioneve te tjera si psh

adresat private te cilat nuk duhet te gjenden nga kushdo per te mos pasur me pas

akses tek te dhenat behet ne shtresa me te uleta. Por encryption nuk eshte qellimi

Page 24: Rrjetet Kompjuterike

Rrjetet Kompjuterike Nje trajtim teorik

Elian IBAJ 2008

24

kryesor i shtreses se prezantimit. Kjo eshte nje nga detyra por qe u prezantua e para

per te mbajtur zgjuar interesin tuaj, ne rast se po ju vinte ne gjume pjesa e

application layer. Detyra kryesore e presentation layer eshte, ashtu sic emri

sugjeron, prezantimi i informacionit ne nje format tjeter ( ne fakt shifrimi eshte

thjesht “nje format tjeter”). Ne rrjete ku mund te jene te lidhur kompjutera te

ndryshem, me sisteme te ndryshem, shpesh here eshte e nevojshme qe te

perkthehet informacioni. Po keshtu ne kete shtrese mund te behet edhe kompresimi

i te dhenave.

Meqe sic e permenda dhe nje here me pare tashme u be tradite t’i japim ne menyre

te permbledhur detyrat e cdo shtrese ja tek jane dhe nje here funksionet e tri

shtresave te siperme.

Session Layer Presentaion Layer Application Layer

krijimi i sesioneve perkthimi

shifrimi

(encryption)

t’i ofroje sherbime

direkte software-

ve perfundimtare

Tani, qe i njihni te gjitha funksionet e shtresave te OSI, mund t’i ktheheni dhe nje

here ilustrimit te modelit OSI. Ne ilustrim detyrat jane shkruar shume shkurt duke

supozuar se ju e keni informacionin e duhur per te bere lidhjen me detyren

perkatese duke lexuar nje fjale te vetme per te.

Page 25: Rrjetet Kompjuterike

Rrjetet Kompjuterike Nje trajtim teorik

Elian IBAJ 2008

25

Per te vazhduar ate idene fillestare te bisedes tani erdhi koha per te therritur

kamarierin sepse nuk kemi c’te themi me. Ky ishte materiali i parashikuar per t’u

prezantuar ne kete tekst. Me kaq njohuri nuk do te filloni pune qe neser per te

mirembajtur rrjetin e kompjuterave te IBM sepse ju mungojne njohurite praktike per

ta bere kete ( ne fakt mendoj se do te duhej shume me teper se sa thjesht njohurite

praktike qe nuk t’i dha ky tekst per te arritur IBM-ne) dhe as do te shpikesh

menjehere nje model te ri rrjetesh apo te ndryshosh krejtesisht menyren se si

njerezimi perdor rrjetet kompjuterike sot, sic mund te te sugjeroje ndonje mendim i

fshehte superambicioz meqe mesove nje material teorik. Ne fakt nese nuk vazhdon

te studiosh mbi rrjetet mund te perballesh qe neser me nje 13-vjecar qe nuk njeh

asnje nga konceptet e prezantuara ketu ( dhe po nuk i mesoi nuk ka per te arritur

ndonjehere ndonje nivel me te larte njohurishe e per pasoje aftesishe mbi rrjetet)

por te ben te ndihesh ne siklet perpara personave te tjere kur permend emra

teknologjish qe jane aktualisht ne perdorim te cilat ti nuk i di. Pavaresisht kesaj

mendoj se sapo ke bere nje investim me vlere per te ardhmen. Pa kuptuar keto

koncepte qe u shpjeguan ketu, cdo perpjekje per te avancuar ne ndonje nga fushat e

rrjeteve kompjuterike qe nga subjektet e inxhinerise elektronike e deri te ato te

zhvillimit te software-ve per rrjetet, do te ishte kohe-konsumuese me teper se

c’duhet dhe dyshoj shume se sa rezultative do te ishte. Me ane te nje materiali qe ju

kushtoi kohen e nje bisede dy-tri oreshe sapo ke marre aftesite e nevojshme qe te

lejojne te lexosh shpejt ( ndoshta ne gjysmen e kohes qe do te duhej po te mos kishe

keto njohuri) dhe te kuptosh thellesisht cdo liber tjeter me nivel fillestar ose mesatar

mbi rrjetet qe trajton ceshtje praktike. Dhe eshte pikerisht kjo qe ju sugjeroj te beni

tani. Ajo qe do te lexoni varet nga fushat tuaja te interesit. Keshtu nese thjesht doni

te lidhni ne rrjet dy kompjuterat e shtepise suaj ndoshta keni humbur kohen me nje

material qe ju pajis me mundesine per te avancuar drejt aftesive pertej kesaj kerkese

sidoqofte keni pasuruar kulturen tuaj .

Nese planifikoni te merreni me ndertimin e rrjeteve lokale duhet patjeter te mesoni

nje nga teknologjite qe zbaton detyrat e shtresave 1 dhe 2. Sugjerimi im eshte

ethernet.

Page 26: Rrjetet Kompjuterike

Rrjetet Kompjuterike Nje trajtim teorik

Elian IBAJ 2008

26

Nese do te merreni me krijimin e aplikacioneve kompjuterike per rrjetet menyra me

e mire eshte te mesoni ato pjese te leksioneve specifike per gjuhen e programimit qe

njihni, ku flitet per zhvillimin e aplikacioneve per rrjetet. Detyra paresore do te jete

me siguri mesimi i nje pjese te mire te API-t te asaj gjuhe mbi rrjetet.

Cfare do fushe qe te zgjidhni pa tjeter do t’ju vleje te mesoni mbi suiten e

protokolleve TCP/IP e cila ofron protokolle per shtresat qendrore te modelit OSI. Kur

them cfare do fushe kam parasysh edhe nese doni thjesht te kuptoni si funksionon

interneti ( sepse ne fakt po planifikoni te beheni hacker-i me i madh i epokes ) apo

doni te mesoni nga pak ne te gjitha fushat qe kane te bejne me kompjuterin ( sepse

vuani nga kseromania ).

Sic ndodh zakonisht, duke gjetur si justifikim faktin qe nuk po kalon ketej afer

kamarieri, e zgjata mbylljen pothuajse sa gjysma e bisedes. Suksese ne secilen nga

rruget qe do te zgjidhni me tej, mjaton qe te mos ndaleni kurre se mesuari!

ARS LONGA, VITA BREVIS