PROGRAMI: FILLOR...3.5.Metodat dhe instrumentet e hulumtimit Gjatë këtij hulumtimi, unë kam...
Transcript of PROGRAMI: FILLOR...3.5.Metodat dhe instrumentet e hulumtimit Gjatë këtij hulumtimi, unë kam...
-
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”
FAKULTETI I EDUKIMIT
PROGRAMI: FILLOR
PUNIM DIPLOME
Përdorimi i testeve për vlerësimin e nxënësve
Mentorja: Kandidatja:
Prof. Ass. Dr. Edita Haxhijaha Honife Hylaj
Gjakovë, Nëntor, 2020
-
ii
©[2020]-[Honife Hylaj] Të gjitha të drejtat të rezervuara.
-
iii
Ky punim u mbrojt, më ____\____\_______ para komisionit vlerësues në përbërje të:
1.________________________ Udhëheqës kryesor
2.________________________ Kryetar
3.________________________ Anëtar
Nënshkrimet e anëtarëve të Komisionit Vlerësues
1._________________________
2._________________________
3._________________________
Komisioni vlerësues e vlerësoi punimin me notën ________ (_________)
-
iv
DËSHMI
Unë Lirie Berisha, deklaroj se kam redaktuar/lekturuar temën e titulluar
“Përdorimi i testeve për vlerësimin e nxënësve”, të studentes Honife Hylaj. Temës i
kam kushtuar vëmendje nga ana gjuhësore dhe nga ana teknike.
Lirie Berisha Gjakovë, më: 11.11.2020.
____________________
-
v
DEDIKIM
Këtë punim diplome ia dedikoj familjes sime, e cila më ka mbështetur dhe
përkrahur gjatë këtyre katër viteve të studimeve.
-
vi
FALËNDERIME
Së pari, falënderoj familjen time që më ka mbështetur dhe përkrahur gjatë gjithë
kohës së studimeve.
Falënderoj të gjithë stafin akademik të Universitetit të Gjakovës për angazhimin
e tyre të palodhshëm gjatë këtyre katër viteve të studimeve.
Falënderoj mentoren time Prof. Ass. Dr. Edita Haxhijaha për këshillat,
sugjerimet dhe përkrahjen e saj, në mënyrë që ta përfundoj me sukses këtë punim
diplome. Si dhe, falënderoj shoqërinë time për të gjitha momentet e mira që i përjetuam
gjatë këtyre viteve.
-
vii
PËRMBAJTJA E LËNDËS
ABSTRAKT .................................................................................................................... ix
ABSTRACT ..................................................................................................................... x
1.HYRJE ........................................................................................................................... 1
1.1. Nevoja për këtë hulumtim...................................................................................... 2
1.2. Përparësitë dhe kufizimet....................................................................................... 2
1.3. Struktura e punimit ................................................................................................ 2
2.QËLLIMI I PUNIMIT ................................................................................................... 3
3.METODOLOGJIA E HULUMTIMIT .......................................................................... 4
3.1.Objektivat e hulumtimit .......................................................................................... 4
3.2.Pyetjet kërkimore .................................................................................................... 4
3.3.Hipotezat e hulumtimit ........................................................................................... 5
3.4.Popullacioni dhe mostra.......................................................................................... 5
3.5.Metodat dhe instrumentet e hulumtimit .................................................................. 5
3.6.Grumbullimi i të dhënave të hulumtimit................................................................. 5
4.SHTJELLIMI I LËNDËS .............................................................................................. 6
4.1.Çka është testi? ....................................................................................................... 6
4.1.1.Llojet e testit ..................................................................................................... 6
4.1.2.Qëllimi i testit ................................................................................................... 7
4.1.3.Cilësitë e testit .................................................................................................. 8
4.1.4.Kërkesat e testit ................................................................................................ 9
4.1.5.Si të hartojmë një test? ..................................................................................... 9
4.2.Çka është vlerësimi? ............................................................................................. 10
4.2.1.Llojet e vlerësimit .......................................................................................... 11
4.2.2. Qëllimet e vlerësimit ..................................................................................... 11
4.3.Nxënësi ................................................................................................................. 11
-
viii
4.4.Çfarë është nota? ................................................................................................... 12
4.4.1.Kriteret për vënien e notave ........................................................................... 13
4.4.2.Faktorët që ndikojnë në notim ........................................................................ 13
4.5.Përse i përdorim testet? ......................................................................................... 14
5.REZULTATET E HULUMTIMIT ............................................................................. 15
6.DISKUTIM.................................................................................................................. 25
7.PËRFUNDIMI DHE REKOMANDIME .................................................................... 26
7.1. Përfundimi ........................................................................................................... 26
7.2. Rekomandime ...................................................................................................... 27
8A.REZYME .................................................................................................................. 28
8B.SUMMARY .............................................................................................................. 29
9.REFERENCAT ........................................................................................................... 30
10.CV E SHKURTËR E KANDIDATES ...................................................................... 31
SHTOJCA A: Pyetësor për mësimdhënës
LISTA E TABELAVE
LISTA E GRAFIKONËVE
-
ix
ABSTRAKT
Në këtë hulumtim do të shtjellohet tema: “Përdorimi i testeve për vlerësimin e
nxënësve”. Hulumtimi do të shtjellohet në nëntë pika, në të cilat synohet të sqarohet
testi, si një nga tri instrumentet matëse (testi, matja dhe vlerësimi) dhe një nga teknikat
e vlerësimit, të ofrohen informacione rreth qëllimit, rëndësisë, përdorimit, ndikimit të tij
etj.
Duke e ditur se vlerësimi është proces i vazhdueshëm dhe gjithëpërfshirës, si
dhe pjesë përbërëse e procesit mësimor, e mësimdhënies dhe mësimnxënies, testi si një
nga teknikat e tij ka përdorim të gjerë në procesin mësimor nga mësimdhënësit për të
vlerësuar nxënësit e tyre. Prandaj, ky hulumtim ka për qëllim që të qartësojë përdorimin
e testeve nga mësimdhënësit, ku përmes tyre ata arrijnë që të vlerësojnë njohuritë dhe
aftësitë e nxënësve në një periudhë të caktuar kohore, që të vlerësojnë të arriturat e tyre,
që të përcjellin përparimin e nxënësve të tyre në përvetësimin e përmbajteve mësimore
etj.
Në këtë hulumtim është përdorur metoda sasiore dhe metoda e analizës së
dokumentacionit, instrumenti i përdorur është pyetësori, drejtuar mësimdhënësve.
Hulumtimi është zhvilluar me 45 mësimdhënës të ciklit të ulët, të cilët janë përzgjedhur
sipas mostrës së rastësishme. Nga ky hulumtim mund të konkludojmë se testi përdoret
shpeshherë nga mësimdhënësit për vlerësimin e nxënësve, duke mundësuar vlerësimin
e të gjithë klasës në të njëjtjën kohë, duke u siguruar atyre informacione rreth arritjeve
të nxënësve, duke përmirësuar përformancën e tyre në teste etj.
Fjalët kyçe: nxënësi, mësimdhënësi, testi, matja, vlerësimi.
-
x
ABSTRACT
In this research will be elaborated “The use of tests for student assessment”. The
research will be elaborated in nine points, in which it is intended to explain the test as
one of the three measuring instruments (test, measurement and assessment) and one of
the assessment techniques, to provide information about its purpose, importance, use,
impact etc.
Knowing that assessment is a continuous and comprehensive process, as well as
an integral part of the teaching process, teaching and learning, the test as one of its
techniques is widely used in the learning process by teachers to assess their students.
Therefore, this research aims to clarify the use of tests by teachers, through which they
manage to assess the knowledge and skills of students in a certain period of time, to
assess their achievements, to track the progress of their students in the acquisition of
teaching contents etc.
In this research the quantitative method and the method of documentation
analysis were used, the instrument used is the questionnaire, addressed to teachers. The
research was conducted with 45 primary school teachers, who were selected according
to a random sample. From this research we can conclude that the test is often used by
teachers to assess students by enabling the assessment of the whole class at the same
time, providing them with information about student achievement, improving their
performance on tests etc.
Keywords: test, measurement, assessment, student, teacher.
-
1
1. HYRJE
Procesi i mbledhjes së informatave për caktimin e shkallës së arritshmërisë së
njohurive në fushën e caktuar të dijes është i lidhur ngusht me: vlerësimin, matjen dhe
testin (instrumentin e matjes).
Vlerësimi është një proces shumë delikat dhe mjaft i ndërlikuar, gjatë të cilit
duhet të sigurohen informata të sakta për atë që dëshirojmë të vlerësojmë. (Zeneli,
2002, p. 23) Në përbërjen e strukturës së organizimit të punës mësimore, vlerësimi zë
vend me rëndësi, sepse është veprim tejet i ndjeshëm (pedagogjik-psikologjik) dhe me
përbërje tejet komplekse. Si komponent didaktik, përdoret në të gjitha etapat e
organizimit të punës mësimore dhe në të gjitha përmbajtjet edukative dhe arsimore që
zhvillohen gjatë veprimtarisë punuese në mësim (Zylfiu, 2001, p. 498).
Matja është proces i krahasimit të dy madhësive; proces i evidentimit të
karakteristikave të një vlere në bazë të një mase të krahasueshme; proces i përshkrimit
numerik të shkallës së fituar për karakteristikat parciale që i disponon një individ
(Zeneli, 2002, p. 41).
Testi është një varg detyrash (pyetjesh) të zgjedhura paraprakisht nga kërkuesi,
sipas parimeve të caktuara shkencore të shtruarjes së pyetjeve, të cilat na bëjnë të
mundur, që në mënyrë objektive, t’i studiojmë cilësitë e ndryshme personale të individit
(Azemi & Bujari, 2013, p. 33). Duhet të konstatojmë se testimi është vetëm një nga
format e vlerësimit, e që rezultatet e përbashkëta të të gjitha formave të ushtruara për
vlerësimin e nxënësit mund të japin pasqyrën reale të vlerësimit, përparimit dhe të
zhvillimit të nxënësit në procesin edukativ dhe arsimor gjatë punës mësimore (Zylfiu,
2001, p. 514).
-
2
1.1. Nevoja për këtë hulumtim
Ky hulumtim është bërë me qëllim që të njihemi me njërin prej instrumenteve të
matjes që është testi. Të njihemi me këtë instrument të matjes/teknikë të vlerësimit, që
përdoret për të matur dhe përcaktuar shkallën e përvetësimit të njohurive nga nxënësit,
për të përcjellur përparimin sistematik të nxënësve gjatë tërë vitit shkollor, i cili e
mundëson vlerësimin e të gjithë nxënësve të klasës në të njëjtën kohë.
1.2. Përparësitë dhe kufizimet
Përparësitë dhe kufizimet e këtij hulumtimi janë të ndryshme. Përparësitë e këtij
hulumtimit mund të jenë: të sigurohen informacione rreth arritjes së nxënësve, të
vlerësohen njohuritë dhe aftësitë e tyre në fusha të caktuara, të kuptohet se në çfarë
niveli kanë arritur t’i përvetësojnë njohuritë etj., kurse kufizimet e këtij hulumtimi
mund të jenë: disa nxënës e kanë të vështirë të shprehen me shkrim, mund të kenë
ankth, frikë dhe stres gjatë testit etj.
1.3. Struktura e punimit
Ky punim është i ndarë në nëntë pika dhe secila ka nënpika në vete, në të cilat,
si fillim bëhet prezentimi me punimin, qëllimin e tij, objektivat, pyetjet kërkimore,
hipotezat, popullacioni dhe mostra, metodat dhe instrumentet e hulumtimit,
grumbullimi i të dhënave, pastaj bëhet prezentimi i shtjellimit të lëndës, rezultateve të
hulumtimit dhe diskutimet rreth tyre. Dhe në fund jepet përfundimi dhe rekomandimet.
-
3
2. QËLLIMI I PUNIMIT
Ky punim ka për qëllim që të tregojë rëndësinë e përdorimit të testeve për
vlerësimin e nxënësve. Të tregojë se testet u ofrojnë mësimdhënësve informacione rreth
arritjeve të nxënësve në mësim, e mundësojnë vlerësimin e njohurive të tyre,
mësimdhënësit mund të përcjellin përparimin e nxënësve në përvetësimin e
përmbajtjeve mësimore gjatë tërë vitit shkollor, mund t‘i shohin të metat dhe dobësitë
dhe, pastaj, t’i evitojnë ato në mësimdhënien e tyre, në teste nxënësit punojnë vetvetiu
pa ndihmën e të tjerëve etj.
Detyrë e tij është që të pasqyrojë rezultatet e hulumtimit, të cilat do të shërbejnë
për të kuptuar qëllimin, rëndësinë, të mirat, të metat etj., të përdorimit të testeve për
vlerësimin e nxënësve.
-
4
3. METODOLOGJIA E HULUMTIMIT
Termi “metodologji” gjenezën e ka nga greqishtja, përkatësisht nga fjala
“methodos”, që do të thotë: mendim, qasje, përpunim dhe fjala tjetër “logos”, që do të
thotë: fjalë, shqyrtim. Pra, metodologjia (gr. methodos + logos = fjalë, bisedë, të folur =
shkenca e metodave të kërkimeve shkencore). Pra, metodologjia është shkencë për
metodat e kërkimeve shkencore.Në kuptim të gjerë metodologjia është shkencë e
tërësisë të të gjitha formave dhe mënyrave të kërkimit, me ndihmën e të cilave vjen deri
te dituria shkencore e sistemuar dhe objektive (Jakupi, 2005, p. 16).
3.1.Objektivat e hulumtimit
Realizimi i këtij problemi kërkimor ka këto objektiva:
- Të tregojë rëndësinë e përdorimit të testeve për vlerësimin e nxënësve.
- Të tregojë se testet u ofrojnë mësuesve informacione rreth arritjeve të nxënësve
në mësim.
- Të tregojë se mësuesit mund të përcjellin përparimin e nxënësve në
përvetësimin e përmbajtjeve mësimore gjatë tërë vitit shkollor.
- Të tregojë se mësuesit mund t’i shohin të metat dhe dobësitë dhe pastaj t’i
evitojnë ato në mësimdhënien e tyre.
- Të tregojë se mësuesit, përmes testeve, arrijnë që të kuptojnë se në çfarë niveli
nxënësit kanë arritur të përvetësojnë njohuri.
3.2.Pyetjet kërkimore
1. Cila është rëndësia e përdorimit të testeve për vlerësimin e nxënësve?
2. Çfarë mund të arrijë mësimdhënësi përmes vlerësimit të nxënësve me teste?
-
5
3.3.Hipotezat e hulumtimit
H1: Testet produktive, të shkruara mirë dhe saktësisht nga ana gramatikore, e
përmirësojnë performancën e nxënësve në teste.
H2: Vlerësimi me test nxjerr në pah arritjet e nxënësit në përvetësimin e
përmbajtjeve mësimore.
3.4.Popullacioni dhe mostra
Popullacioni
Popullacion i këtij studimi janë mësimdhënësit e shkollave fillore të mesme të
ulëta: “Dëshmorët e Kombit” - Strellc i Ulët, “Isa Boletini” - Isniq dhe “Lidhja e
Prizrenit” – Carrabreg.
Mostra
Gjithsej në hulumtim do të përfshihen 45 mësimdhënës nga këto tri shkolla, të
përzgjedhur sipas mostrës së rastësishme.
3.5.Metodat dhe instrumentet e hulumtimit
Gjatë këtij hulumtimi, unë kam përdorur metodën sasiore, rezultatet e nxjerra nga
hulumtimi janë shprehur statistikisht përmes tabelave dhe grafikonëve, dhe metodën e
analizës së dokumentacionit, përmes së cilës janë grumbulluar të dhënat dhe
informacionet nga burime të ndryshme, lidhur me këtë hulumtim. Ndërsa, instrumenti
që e kam përdorur gjatë këtij hulumtimi është pyetësori, drejtuar mësimdhënësve.
3.6.Grumbullimi i të dhënave të hulumtimit
Të dhënat e hulumtimit janë mbledhur në tri shkollat e cekura më lartë. Me
secilin prej drejtorëve të shkollave është zhvilluar një bisedë, ku janë dhënë sqarime për
qëllimin e hulumtimit, pastaj drejtorët kanë zhvilluar takime sqaruese me
mësimdhënësit e përzgjedhur për hulumtim dhe i kanë plotësuar pyetësorët.
-
6
4. SHTJELLIMI I LËNDËS
4.1. Çka është testi?
Fjala test rrjedh nga fjala latine “testare” që do të thotë dëshmoj, argumentoj,
kurse fjala latine “testum” do të thotë enë në të cilën kryhet dëshmia, prova apo testi.
Në gjuhën angleze fjala “test” merr kuptimin e përgjithshëm të fjalës provë, gjurmin në
kushte të caktuara. Për fjalën “test”, autorë të ndryshëm japin definicione të ndryshme,
si:
Në kuptimin e përgjithshëm testi është një instrument për matjen e shkallës së
arritshmërisë së njohurive dhe aftësive të individit ose grupit.
Testi është një sistem kërkesash, çështjesh, detyrash në ndërlidhje logjike, që
kanë të bëjnë me një fushë të caktuar dhe që duhet zgjidhur.
Testi është një instrumet ose një procedurë sistematike për matjen e
arritshmërisë në fusha të caktuara të zhvillimit të aftësive (Zeneli, 2002, pp. 42-
43).
Testimi është një mjet matjeje, me të cilën përcaktohet shkalla e zhvillimit të një
dukurie. Detyrat në teste, janë të shkruara me fjalë, me numra ose me fotografi dhe për
raste të veçanta, kërkohen edhe veprime punuese (Zylfiu, 2001, p. 514).
4.1.1.Llojet e testit
Ekzistojnë lloje të ndryshme të instrumenteve të matjes apo teste, si:
Testi i bazuar në normë (i rangimit) – Masim aftësitë e nxënësit në kuptimin kur
pikët e fituara i krahasojmë me mesataren e pikëve të fituara nga të testuarit
tjerë, në grupin e caktuar.
Testi i bazuar në kriter (i zotërimit) – masim aftësitë e nxënësit në kuptimin kur
pikët e fituara i krahasojmë me një standard ose vlerë të caktuar, që shërben si
kriter për arritshmëri.
Testi i bazuar në objektiva (diagnostikues) – Masim manifestimin e nxënësit në
kuptimin e interpretimit të objektivave specifike udhëzuese. Ky lloj i testit nuk
-
7
bazohet fare në fushën e vlerësimit, por drejtpërdrejt bën matjen e objektivave të
përzgjedhura.
Testi përmbledhës (i arritshmërisë, i kombinuar) – Trendet e reja janë duke
shkuar në kombinimin e tri llojeve të testeve: testi i bazuar në normë, testi i
bazuar në kriter, testi i bazuar në objektiva, ashtu që me llojin e parë të bëjmë
krahasimin e arritjeve në nivel të përgjithshëm, ndërsa me llojin e dytë dhe të
tretë të konstatojmë se cilat objektiva janë zotëruar dhe në cilat objektiva ka
vështirësi të caktuara në procesin e zotërimit.
Testi i pastandardizuar – Është i përpiluar pa ndonjë procedurë standarde nga
mësimdhënësi i klasës dhe përdoret për ekzaminime të ndryshme në klasë.
Testi i standardizuar – Zhvillohet sipas procedurave të parapara, në kushte
plotësisht të standardizuara, duke përfshirë planifikimin e testit, përpilimin e
kërkesave, format ekuivalente, administrimin, pikëzimin dhe interpretimin e
rezultateve.
Testi objektiv – Test në të cilin pikët e fituara të nxënësit do të jenë të barabarta
(të njëjta) me pikëzimin paraprak të testit (testi me përgjigje alternative të
shumta).
Testi subjektiv – Atëherë kur pikëzimi është i imponuar nga mendimi apo
gjykimi i personit që e bën pikëzimin (testet ese). Kur vlerësohet në bazë të
kritereve dhe gjykimit të vlerësuesit.
Testi i bazuar në fjalë – Kur nxënësi përgjigjet vetëm me fjalë. Përdoret për
matjen e aftësive të nxënësit në të lexuar, shkruar dhe në të folur.
Testi i bazuar në sjellje – Kërkohen nga të testuarit disa lloje të përgjigjeve të
bazuara në sjellje (lëvizje) ose të bazuara në punë (p.sh. të shtypurit e një
materiali, zgjidhja e një problemi a labirinti etj) (Zeneli, 2002, pp. 43-49).
4.1.2.Qëllimi i testit
Rezultatet e testit mund të shfrytëzohen për këto qëllime kryesore:
1. Vlerësimin e shkallës së gadishmërisë së nxënësit, para fillimit të procesit
mësimor (paratestit, testi kualifikues).
-
8
2. Kontrollimi i zotërimeve të objektivave udhëzuese gjatë procesit mësimor (testi
i bazuar në kriter).
3. Ekzaminimi i anëve të dobëta dhe të forta të nxënësit dhe nevojat e tyre në
arritjen e objektivave udhëzuese (testi i bazuar në objektiva).
4. Ekzaminimi i prirjeve të nxënësve në fusha të caktuara.
5. Korrigjimi dhe përshtatja e objektivave udhëzuese të nivelit të njohurive të
nxënësve (paratesti, testi i kombinuar).
6. Krahasimi i shkallës së arritjes ndërmjet nxënësve (testi i bazuar në normë).
7. Vlerësimin e shkallës së arritshmërisë së rezultateve të synuara të të nxënit, në
fund të procesit mësimor (testi i arritshmërisë).
8. Notimi i nxënësve (testi i klasës i arritshmërisë).
9. Vlerësimi i mësimdhënësve (vlerësimi i brendshëm dhe i jashtëm).
10. Krahasimi i shkollave në shkallë të vendit (testi kombëtar).
11. Arritshmëria e objektivave në shkallë kombëtare (testi kombëtar).
12. Informimi i publikut për efikasitetin e sistemit të arsimit.
13. Parashikimi i zhvillimit të arsimit në të ardhmen (Zeneli, 2002, pp. 50-51).
4.1.3.Cilësitë e testit
Objektiviteti – Ka të bëjë me mënyrën e vendosjes dhe formulimin e artikujve
testues, të cilët synojnë të pakësojnë subjektivizmin apo gabimet e mundshme që do të
bëhen gjatë dhënies së përgjigjeve.
Përdorueshmëria – Para testuesit shtrohen për zgjidhje këto pyetje: “Si është i
gjatë apo i shkurtër?”, “Është i vështirë apo i lehtë?”, “Është e lehtë të arrihet një
rezultat pozitiv apo jo?”, “A janë të qarta udhëzimet?”, “A bëhet lehtë dhe shpejt
shënimi i përgjigjeve apo jo?” etj. Përgjigjet pozitive e bëjnë testin të vlefshëm.
Besueshmëria – Një test është i besueshëm kur pikët e nxënësit dalin pothuajse të
njëjta në çdo matje të përsëritur. Për besueshmërinë e testit bëhet kjo pyetje:“A ka për
të dhënë, me kalimin e kohës, ky test të njëjtin rezultat?”. Testi është e nevojshme të
jetë i qëndrueshëm: në kohë, nga njëri nxënës në tjetrin dhe nga njëri vend në tjetrin.
Vlefshmëria - Vlefshmëria është ajo që tregon se deri ku arrin të shtrihet një test
dhe sa supozohet të matë. Nga të gjitha karakteristikat thelbësore të një testi të mirë,
asnjë nuk e kapërcen vlefshmërinë (Musai, 1999, pp. 325-328).
-
9
4.1.4.Kërkesat e testit
Kërkesat në testim përfaqësojnë shtyllën kryesore në të cilën mbështeten qëllimet
dhe karakteristikat e tij. Sipas Osterlind (1990) me kërkesë të testit kuptojmë “njësinë e
matjes me një formë stimuluese dhe përshkruese për përgjigje - ajo kërkon nga nxënësi
një përgjigje nga e cila nxirret një përfundim për dituritë, aftësitë, predispozitat apo
tiparet e tij”.
Në përgjithësi kërkesat e testit i ndajmë në dy grupe të mëdha:
Kërkesa me përgjigje të paradhëna (objektive) – Në këtë grup bëjnë pjesë
kërkesat përgjigjet e të cilave janë të paradhëna. Nga nxënësit kërkohet vetëm të zgjedh
atë përgjigje që ai mendon se është e saktë. Këto kërkesa përcaktojnë në mënyrë të
prerë kufirin ndërmjet përgjigjes të saktë dhe asaj të gabuar.
Në kuadër të këtij grupi hyjnë disa lloje të kërkesave ose pyetjesh:
Kërkesa me përgjigje alternative të shumta.
Kërkesa të interpretueshme.
Kërkesa të përputhshme (të kombinuara).
Kërkesa alternative (e saktë – e pasaktë).
Kërkesat me përgjigje të hapura (subjektive) – Në këtë grup të kërkesave, nxënësi
duhet vet të jep përgjigje ndaj kërkesës së parashtruar d.m.th. përgjigja nuk është e
paradhënë, por duhet të plotësohet (jepet) nga nxënësi. Nxënësi duhet të shkruaj vet
përgjigjen me një fjalë, fjali apo ese.
Kërkesat me përgjigje të hapur ndahen në:
Kërkesa me përgjigje të shkurtër (me plotësim).
Kërkesa ese. (Zeneli, 2002, pp. 114-149).
4.1.5.Si të hartojmë një test?
Për të hartuar një test na vjen në ndihmë Taksonomia e Blumit (një sistem për
klasifikimin e pyetjeve sipas niveleve të vështirësisë). Ndarja e shkallës së vështirësisë
së pyetjeve bëhet në bazë të përqindjeve që duhet të zë secili nivel.
-
10
P.sh. një model është:
1. 40% niveli i parë.
2. 40% niveli i dytë.
3. 20% niveli i tretë.
Përfshirja e pyetjeve sipas niveleve
Pyetjet e nivelit të parë përfshijnë:
Njohjen – mbajtjen mend të fakteve.
Të kuptuarit – aftësia për të kapur kuptimin e materialit.
Pyetjet e nivelit të dytë përfshijnë:
Zbatimi - përdorimi i rregullave për të zgjidhur probleme të ndryshme.
Analiza – zbërthimi i informacioneve në pjesë përbërëse, çka sjell një kuptim
më të mirë të organizimit të materialit.
Pyetjet e nivelit të tretë përfshijnë:
Sinteza – kombinimi i ideve të reja me të vjetërat.
Vlerësimi – aftësia për të gjykuar rreth vlerave të një materiali, ideve, njerëzve,
etj. (htt)
4.2.Çka është vlerësimi?
Vlerësimi është proces i mbledhjes sistematike, analizimit dhe interpretimit të
informative, me qëllim të determinimit se në çfarë shkalle nxënësi i ka zotëruar
objektivat udhëzuese (Zeneli, 2002, p. 24). Vlerësimi është gjithashtu dhe një mjet i
rëndësishëm për motivimin e nxënësve, sepse u jep nxënësve informacionin e
nevojshëm, me qëllim që ata të orientohen dhe përfitojnë nga sukseset dhe dështimet.
Vlerësimi është, gjithashtu, një element thelbësor kur bëhet diagnostikimi, sepse
ndihmon mësuesit që të kuptojnë nxënësit, aftësitë dhe nevojat e tyre (Garo, 2013, p.
167).
Vlerësimi i nxënësit është publik. Nëse nxënësi nuk ka arritur sukses të
kënaqshëm, arsimtari është i obliguar që t’i tërheqë vërejtjen, si për të metat në dituritë,
aftësitë dhe shkathtësitë, ashtu edhe për mënyrën e cila do t’i sjellë rezultate pozitive
nxënësit në punë. Vlerësimin e nxënësve e bënë arsimtari (Zylfiu, 2001, p. 510).
Mbledhja e informatave apo të dhënave reale për atë që dëshirojmë të vlerësojmë,
sigurohen me procesin e matjes. Ekziston një lidhje e ngushtë ndërmjet matjes dhe
-
11
vlerësimit, ashtu që vlerat numerike (si rezultate të matjes) mund të shndërrohen në
vlera cilësore gjatë vlerësimit dhe rezultatet e vlerësimit mund të përmbledhen në vlera
numerike (Zeneli, 2002, p. 41).
4.2.1.Llojet e vlerësimit
Klasifikimi i procedurave të vlerësimit bëhet në katër kategori:
1. Vlerësimi klasifikues (i gatishmërisë);
2. Vlerësimi formues;
3. Vlerësimi diagnostikues;
4. Vlerësimi përmbledhës (Zeneli, 2002, p. 32).
4.2.2. Qëllimet e vlerësimit
Vlerësimi u shërben disa qëllimeve të ndryshme. Më të shpeshtat janë:
1. Të sigurojë informacionet rreth përparimit të nxënësve.
2. T’u sigurojë nxënësve informacion mësimor.
3. Të motivojë nxënësit.
4. Të shënojë përparimin e nxënësve.
5. Të sigurojë realizimin e objektivave aktuale.
6. Të vlerësojë gatishmërinë e nxënësve për nxënie në të ardhmen (Musai, 2003, p.
244).
4.3.Nxënësi
Nxënësi si faktor subjektiv në punën mësimore paraqet strukturën më të
rëndësishme sociale të sistemit multifaktorial, për të cilën edhe organizohet e tërë puna
mësimore. Nxënësi me rolin dhe pozitën e tij në mësim ndodhet në marrëdhënie
reciproke me të gjithë faktorët e sistemit multifaktorial, gjë që këto raporte të nxënësit
ndaj faktorëve të tjerë mësimor dhe anasjelltas, kanë qenë gjithnjë dhe janë të
kushtëzuara nga rrethanat e ndryshme historiko-shoqërore (Zylfiu, 2001, p. 123).
Procesin mësimor shoqëria e organizon dhe e financon për të arritur qëllimin e edukimit
-
12
të nxënësit, e që këto qëllime dallojnë prej një sistemi shoqëror nga tjetri. Për të arritur
qëllimin në procesin mësimor, nxënësit duhet të fitojnë dhe të zhvillojnë: dituritë,
aftësitë njohëse, shprehitë, shkathtësitë dhe qëndrimet, përkatësisht kemi realizimin e
detyrave të kurikulumit nga arsimtari: detyrën kognitive, afektive dhe psikomotorike
(Nuredini, 2008, pp. 74-75).
Mësuesi e zhvillon mësimin për nxënësit, pra, në një kuptim të tillë, nxënësit janë
klientët e mësuesit dhe, për pasojë, që të jetë i suksesshëm, ai patjetër duhet të kuptojë
dhe përceptojë nevojat e nxënësve. Faktorët që kanë ndikim më të madh në të nxënët e
nxënësve janë aftësitë dhe arritjet e tyre vetjake (duke përfshirë këtu zellin e tyre për të
nxënë, stilet e të nxënit, konceptet për vetën), shokët dhe bashkëmoshatarët, familja e tij
etj. (Musai, 2003, p. 82).
4.4.Çfarë është nota?
Në thelb, notimi është një ushtrim në gjykimin profesional. Ai përfshinë mbledhjen
dhe evolucionin e provave mbi arritjet ose performancën e studentëve/nxënësve gjatë
një periudhe të caktuar kohore (Guskey & Bailey, 2001, p. 9).
Në praktikën tonë mësimore, në arsimimin fillor dhe atë të mesëm, përdoret
vlerësimi, në përbërje prej 5 notave numerike (1, 2, 3, 4 dhe 5). Çdo notë (numër), duke
filluar nga më e ulëta (1) e deri te më e larta (5), ka veçoritë dhe kërkesat e veta, të cilat
përcaktojnë shkallën e cilësisë së përmbajtjeve të përvetësuara nga nxënësit, sasinë e
përmbajtjes, si dhe vetitë e tjera të personalitetit të nxënësit (qëndrimin e tij ndaj punës
në përputhje me aftësitë vetjake të tij) dhe aftësia për zbatimin e njohurive teorike në
praktikë dhe punë prodhuese (Zylfiu, 2001, p. 507).
Problemi kryesor ka qenë dhe në një të ardhme të afërt do të jetë, vendosja e notes,
sepse është një gjykim mbi përparimin e nxënësit në intervale të ndryshme kohore, si:
Nota është paraqitje e rezultateve dhe përparimeve akademike të nxënësit.
Nota ka për qëllim dëshminë e arritjeve të nxënësit, për orientim vetjak,
informim të prindërve dhe është orientim i profilizimit. (Hysenaj, 2018, p.
42).
-
13
4.4.1.Kriteret për vënien e notave
Kriteret për vënien e notës janë:
a) Notat duhet të tregojnë shkallën e arritjes së objektivave mësimore. Këto
objektiva duhet të jenë të pasqyruara qartë dhe duhet njohur nga nxënësit. Në
qoftë se nuk i përmbahemi këtij kriteri, ka rrezik që notat të kthehen në qëllim
në vetvete.
b) Notat dhe mënyra se si vihen, duhen kuptuar lehtë nga nxënësit dhe prindërit.
c) Çdo notë e vënë duhet të komunikohet, ndryshe ato bëhen shkak për prishjen e
atmosferës dhe besimit reciprok. Gjithashtu notat jotransparente nuk e luajnë më
rolin për të cilën vihen.
d) Notat duhet të pasqyrojnë një gjykim sa më objektiv të mësuesit (Garo, 2013, p.
218).
4.4.2.Faktorët që ndikojnë në notim
Faktorët më të rëndësishëm që ndikojnë për të notuar nxënësit janë:
Nxënësi, i cili notohet dhe ka nevojë që të nxitet për rezultate më të larta
punuese-mësimore.
Mësimdhënësi është, po ashtu, një nga faktorët me rëndësi për çka bëhet të
notuarit.
Duke vlerësuar punën e nxënësve, mësimdhënësi vlerëson edhe punën,
angazhimet dhe përpjekjet e veta në mësim.
Interesi shoqëror, është faktor me rëndësi që ndikon si kërkesë për vlerësimin
e nxënësve, sepse asnjë shoqëri nuk mund të jetë indiferente se çfarë do të jetë
gjenerata e re, e cila në të ardhmen do të trashëgojë atë.
Në kuadër të faktorëve të shumëfishtë duhet cekur edhe rolin e prindërve, të
cilët janë posaçërisht të interesuar për suksesin dhe përparimin e fëmijëve të
tyre në mësim (Zylfiu, 2001, pp. 502-503).
-
14
4.5.Përse i përdorim testet?
Duke përdorur testet, si një nga format për vlerësimin objektiv të diturive,
shkathtësive, shprehive, vetive të personalitetit, si dhe të aftësive të përgjithshme dhe
ato të veçanta të nxënësve, evitojnë mundësitë e prezencës dhe të ndikimit të disa
dukurive negative në vlerësimin numerik-tradicional. Përdorimi i testimit qëndron në
faktin e shkallës së objektivitetit në procesin e vlerësimit të nxënësve, që zhvillohet në
kohë të njëjtë me numër të madh të nxënësve (Zylfiu, 2001, p. 514).
Në një nivel ne testojmë për të mbrojtur shëndetin dhe statusin fizik të fëmijës.
Gjithashtu, ne testojmë për të matur se sa përparim po bën çdo fëmijë drejt zhvillimit të
aftësive në fushat thelbësore të të mësuarit (Wright, 2008, p. 6). Këtu, fëmija duhet të
punojë vetvetiu, pa mbështetjen e disponueshme nga mësuesi. Në shkollat ku testimi
zyrtar është i zakonshëm, fëmijët mësohen me këtë ndryshim në marrëdhënie dhe
madje nuk përpiqen të fillojnë ndërveprimin me mësuesin (Teaching in the Primary
School - A learning relationship, 2001, p. 89).
Kur shkruani pyetjet tuaja të testit, duhet të adresoni pikat e forta dhe sfidat e
studentëve/nxënësve tuaj. Përformanca e studentëve/nxënësve tuaj në testet tuaja, mund
të përmirësohet duke shkruar artikuj testues të shkruar mirë, saktësisht nga ana
gramatikore, sfiduese dhe akademikisht të përshtatshme, që studentët/nxënësit mund t’i
lexojnë dhe t’i kuptojnë (Salend, 2009, p. 22).
Përdorimi i shumëfishtë i testeve në mësim krijon kushte për përcjellje dhe
evidentime sistematike të zhvillimit të nxënësve, për të cilën gjë shërben
shumëllojshmëria e testeve të ndryshme. Prandaj, përdorimi i testeve nuk mund të jetë
çështje e rastit, përkundrazi, testet shikuar nga aspekti funksional i tyre, si dhe nga
aspekti i vlerës prognostike të zhvillimit të dukurive, të cilat vlerësohen gjatë punës
(testimit), themi se janë formë tejet komplekse dhe kërkojnë një angazhim serioz në
punë profesionale, meqë këto teknika dhe instrumente kërkimore zënë vend të posaçëm,
me karakterin diagnostik dhe prognostik të tyre që kanë në punën edukative dhe
arsimore (Zylfiu, 2001, p. 515).
-
15
5. REZULTATET E HULUMTIMIT
Më poshtë kemi vendosur përgjigjet e 45 mësimdhënësve të përfshirë në hulumtim,
të cilët u janë përgjigjur pyetjeve të pyetësorit. Përgjigjet e tyre janë analizuar përmes
programit Excel.
Tabela 1: Gjinia?
Gjinia Përgjigje Përqindja
Mashkull 9 80%
Femër 36 20%
Totali 45 100%
Grafiku 1:
Në këtë pyetje shohim se 80% e mësimdhënësve që janë përgjigjur janë femra
dhe 20% janë meshkuj.
20%
80%
Gjinia
Mashkull
Femër
-
16
Tabela 2: Mosha?
Mosha Përgjigje Përqindja
22-30 6 13%
31-40 10 22%
41-50 13 29%
51-60 12 27%
Mbi 61 vjet 4 9%
Totali 45 100%
Grafiku 2:
Këtu shohim se mësimdhënësit të cilët u janë përgjigjur pyetjeve të pyetësorit,
janë të moshave të ndryshme.
13%
22%
29%
27%
9%
Mosha
22-30
31-40
41-50
51-60
Mbi 61 vjet
-
17
Tabela 3: Sa shpesh i përdorni testet për vlerësimin e nxënësit?
Sa shpesh i përdorni testet për
vlerësimin e nxënësit?
Përgjigje Përqindja
Shpeshherë. 35 78%
Rrallëherë. 8 18%
Asnjëherë. 2 4%
Totali 45 100%
Grafiku 3:
Prej përgjigjeve të marra nga mësimdhënësit në këtë pyetje, shohim se shumica
e tyre i përdorin testet për t’i vlerësuar nxënësit e tyre.
78%
18% 4%
Sa shpesh i përdorni testet për vlerësimin e nxënësit?
Shpeshherë
Rrallëherë
Asnjëherë
-
18
Tabela 4: A i hartoni pyetjet e testeve sipas Taksonimisë së Blumit?
A i hartoni pyetjet e testeve sipas
Taksonimisë së Blumit?
Përgjigje Përqindja
Po. 43 96%
Jo. 2 4%
Totali 45 100%
Grafiku 4:
Nga këto përgjigje shohim se, pothuajse të gjithë mësimdhënësit, i hartojnë
testet sipas Taksonomisë së Blumit.
96%
4%
A i hartoni pyetjet e testeve sipas Taksonomisë së Blumit?
Po
Jo
-
19
Tabela 5: Me përdorimin e testeve, a i vlerësoni të gjithë nxënësit e klasës në të
njëjtën kohë?
Me përdorimin e testeve a i vlerësoni të
gjithë nxënësit e klasës në të njëjtën
kohë?
Përgjigje Përqindja
Po. 44 98%
Jo. 1 2%
Totali 45 100%
Grafiku 5:
Përmes këtyre përgjigjeve shohim se, pothuajse të gjithë mësimdhënësit, përmes
testeve, i vlerësojnë të gjithë nxënësit e klasës në të njëjtën kohë.
98%
2%
Me përdorimin e testeve, a i vlerësoni të gjithë nxënësit e klasës në
të njëjtën kohë?
Po
Jo
-
20
Tabela 6: Duke përdorur testet, a siguroni informacione rreth nivelit të arritjeve
të nxënësve në mësim?
Duke përdorur testet a siguroni
informacione rreth nivelit të
arritjeve të nxënësve në mësim?
Përgjigje Pëqindja
Po, gjithnjë. 37 82%
Ndonjëherë. 7 16%
Asnjëherë. 1 2%
Totali 45 100%
Grafiku 6:
Duke u bazuar në këto përgjigje të mësimdhënësve, vërehet se shumica prej tyre
përmes testeve, sigurojnë informacione për nivelin e arritjes së nxënësve të tyre në
mësim.
82%
16%
2%
Duke përdorur testet, a siguroni informacione rreth nivelit të
arritjeve të nxënësve në mësim?
Po, gjithnjë
Ndonjëherë
Asnjëherë
-
21
Tabela 7: Duke vlerësuar përmes testeve, a arrini të kuptoni ndonjë të metë apo
dobësi në mësimdhënien tuaj?
Duke vlerësuar përmes testeve, a
arrini të kuptoni ndonjë të metë
apo dobësi në mësimdhënien
tuaj?
Përgjigje Përqindja
Ndonjëherë. 20 44%
Rrallëherë. 17 38%
Asnjëherë. 8 18%
Totali 45 100%
Grafiku 7:
Nga këto përgjigje të mësimdhënësve shohim se, pothuajse gjysma e tyre,
arrijnë që ndonjëherë të kuptojnë ndonjë të metë apo dobësi në mësimdhënien e tyre,
përmes testeve.
44%
38%
18%
Duke vlerësuar përmes testeve, a arrini të kuptoni ndonjë të metë
apo dobësi në mësimdhënien tuaj?
Ndonjëherë
Rrallëherë
Asnjëherë
-
22
Tabela 8: Përmes testeve, a mund të përcjellni përparimin e nxënësve në
përvetësimin e përmbajteve mësimore?
Përmes testeve a mund të përcjellni
përparimin e nxënësve në
përvetësimin e përmbajteve
mësimore?
Përgjigje Përqindja
Po. 39 87%
Jo. 6 13%
Totali 45 100%
Grafiku 8:
Duke u bazuar në këto përgjigje të mësimdhënësve, mund të shohim se
pothuajse të gjithë prej tyre arrijnë që të përcjellin përparimin e nxënësve, në
përvetësimin e përmbajtjeve mësimore.
87%
13%
Përmes testeve a mund të përcjellni përparimin e nxënësve në
përvetësimin e përmbajteve mësimore?
Po
Jo
-
23
Tabela 9: A ndodh ndonjëherë që nxënësit ta kenë të vështirë të shprehen me
shkrim?
A ndodh ndonjëherë që nxënësit ta
kenë të vështirë të shprehen me
shkrim?
Përgjigje Përqindja
Disa herë. 17 38%
Rrallëherë. 22 49%
Asnjëherë. 6 13%
Totali 45 100%
Grafiku 9:
Nga përgjigjet e mësimdhënësve në këtë pyetje shohim që disa herë nxënësit e
kanë të vështirë të shprehen me shkrim në teste.
38%
49%
13%
A ndodh ndonjëherë që nxënësit ta kenë të vështirë të shprehen
me shkrim?
Disaherë
Rrallëherë
Asnjëherë
-
24
Tabela 10: Një mësues duhet të formulojë artikuj testues sa më produktiv, të
shkruar mirë, saktësisht nga ana gramatikore, që të përmirësojë performancën e
nxënësve në teste.
Një mësues duhet të formulojë artikuj
testues sa më produktiv, të shkruar mirë,
saktësisht nga ana gramatikore, që të
përmirësojë performancën e nxënësve në
teste.
Përgjigje Përqindja
Pajtohem. 45 100%
Nuk pajtohem. 0 0%
Totali 45 100%
Grafiku 10:
Nga këto përgjigje shohim se të gjithë mësimdhënësit e përfshirë në hulumtim
pajtohen se mund të përmirësohet përformanca e nxënësve në teste, nëse ata formulojnë
teste produktive, të shkruara mirë dhe saktësisht nga ana gramatikore.
100%
0%
Një mësues duhet të formulojë artikuj testues sa më produktiv, të
shkruar mirë, saktësisht nga ana gramatikore, që të përmirësojë
përformancën e nxënësve në teste.
Pajtohem
Nuk pajtohem
-
25
6. DISKUTIM
Qëllimi kryesor i këtij hulumtimi ka qenë të tregohet rëndësia e përdorimit të
testeve për vlerësimin e nxënësve, për të treguar se çfarë mund të arrijnë, të shohin, të
kuptojnë mësimdhënësit përmes përdorimit të tyre.
Duke u bazuar në përgjigjet e dhëna në këtë hulumtim, mund të themi se testi, si një
nga instrumentet e matjes, përdoret shpeshherë nga mësimdhënësit për vlerësimin e
nxënësve të tyre, duke mundësuar vlerësimin e të gjithë nxënësve të klasës në të njëjtën
kohë. Shohim se me përdorimin e testeve mësimdhënësve u mundësohet përcjellja e
përparimit të nxënësve, duke u ofruar atyre informacione rreth nivelit të arritjeve të
nxënësve në përvetësim të përmbajtjeve mësimore, po ashtu, shohim se mësimdhënësit,
përmes tyre, arrijnë që të vërejnë ndonjë të metë apo dobësi në mësimdhënien e tyre
dhe, pastaj, ato mund t’i evitojnë në punën e tyre, që të mund të arrijnë rezultate më të
larta në testimet tjera.
Një e metë në përdorimin e testeve shohim se është vështirësia e nxënësve në të
shprehurit me shkrim. Mësimdhënësit duhet t’i kushtojnë vëmendje formulimit të
testeve, sepse duke formuluar teste produktive, të shkruara mirë, saktësisht nga ana
gramatikore, nxënësit do ta kenë më të lehtë që t’i kuptojnë pyetjet, dhe kështu, mund
të arrijnë që të përmirësojnë përformancën e nxënësve të tyre në teste dhe të arrijnë
rezultate të kënaqshme.
-
26
7. PËRFUNDIMI DHE REKOMANDIME
7.1. Përfundimi
Në këtë punim kemi trajtuar çështjen e përdorimit të testeve për vlerësimin e
nxënësve. Qëllimi kryesor për realizimin e tij, ka qenë interesi për të shpjeguar
qëllimin, rëndësinë e përdorimit të testeve nga mësimdhënësit për vlerësimin e
nxënësve të tyre.
Bazuar në literaturën e përdorur dhe në rezultatet e hulumtimit të zhvilluar me
mësimdhënësit e ciklit të ulët, kemi arritur në përfundim se, testi si instrument i matjes
dhe teknikë e vlerësimit, ka përdorim të shpeshtë nga mësimdhënësit për vlerësimin e
nxënësve në mësim. Po ashtu, kemi arritur në përfundim se përdorimi i testeve është i
dobishëm dhe i rëndësishëm, sepse e mundëson përcjelljen e përparimit të nxënësve,
mundëson vlerësimin e të gjithë nxënësve të klasës në të njëjtën kohë, siguron
informacione për arritjet e nxënësve në përvetësimin e përmbajteve mësimore në lëndë
të caktuara gjatë tërë vitit shkollor, si dhe ata arrijnë që të kuptojnë se në çfarë niveli i
kanë përvetësuar nxënësit ato përmbajtje.
Testet u ndihmojnë që të përmirësojnë mësimdhënien e tyre, sepse përmes
testeve ata kuptojnë ndonjë të metë apo dobësi dhe pastaj mund ta evitojnë atë. Mund të
themi se e metë e testeve është vështirësia e nxënësve në të shprehurit me shkrim dhe
me formulimin e mirë të tyre mund që të përmirësohet përformanca e nxënësve në
testet tjera dhe të arrihen rezultate të kënaqshme.
Pra, arrijmë në përfundim se testet janë një teknikë mjaft e përshtatshme për t’u
përdorur nga mësimdhënësit, për vlerësimin e nxënësve.
-
27
7.2. Rekomandime
Për të gjithë mësimdhënësit e ciklit të ulët rekomandohet që:
- të vazhdojnë t’i përdorin testet për vlerësimin e nxënësve të tyre;
- t’i hartojnë pyetjet e testeve sipas Taksonomisë së Blumit;
- t’i përdorin testet për të marrë informacione për arritjet e nxënësve në mësim
dhe për të përcjellur përparimin e tyre në përvetësimin e përmbajtjeve
mësimore;
- t’i përdorin testet, në mënyrë që të vërejnë ndonjë të metë apo dobësi në
mësimdhënien e tyre dhe t’i evitojnë ato në të ardhmen;
- të bisedojnë me prindërit e nxënësve rreth arritjeve dhe dobësive të nxënësve në
teste;
- të formulojnë teste produktive, të shkruara mirë dhe saktësisht nga ana
gramatikore, në mënyrë që nxënësit ta kenë më të lehtë që t’i kuptojnë pyetjet,
të shprehen me shkrim, të përmirësojnë përformancën e tyre dhe të arrijnë
rezultate më të larta në testet e ardhshme.
-
28
8A. REZYME
Pasi vlerësimi zë një vend me rëndësi në përbërjen e strukturës së organizimit të
punës mësimore, testi si një nga instrumentet e matjes dhe një nga teknikat e tij, ka një
përdorim të gjerë dhe është i përshtatshëm, i rëndësishëm dhe i dobishëm për t’u
përdorur nga mësimdhënësit për vlerësimin e nxënësve të tyre në mësim. Përmes kësaj
teknike të vlerësimit, mësimdhënësit arrijnë të marrin informacione për arritjet dhe
njohuritë e nxënësve të tyre në fusha të caktuara, nivelin e arritjeve të tyre etj.
Qëllimi i këtij hulumtimit ishte që të tregonte rëndësinë e përdorimit të testeve
për vlerësimin e nxënësve dhe rezultatet treguan se çfarë mësimdhënësit mund të
arrijnë dhe të kuptojnë përmes testeve për përparimin e nxënësve të tyre, në
përvetësimin e përmbajtjeve të caktuara mësimore.
-
29
8B. SUMMARY
Since assessment occupies an important place in the composition of the
structure of the organization of teaching work, the test as one of the measuring
instruments and one of its techniques has a wide use and is appropriate, important and
useful to be used by teachers to assess their students in the lesson. Where through this
assessment technique teachers manage to get information about the achievements and
knowledge of their students in certain areas, the level of their achievements etc.
The purpose of this research was to show the importance of using tests for
student assessment, and the results showed what teachers can achieve and understand
through tests for their students' progress in acquisition of certain learning contents.
-
30
9. REFERENCAT
(2001). Teaching in the Primary School - A learning relationship. In N. Kitson, & R.
Merry (Eds.). London, New York: Routledge.
Azemi, B., & Bujari, R. (2013). Bazat e kërkimit në edukim. Prishtinë: Instituti
Pedagogjik i Kosovës.
Garo, S. (2013). Teoria dhe praktika e mësimdhënies. Tiranë: Albania University Press.
Guskey, T. R., & Bailey, J. (2001). Developing Grading and Reporting Systems for
Student Learning. Thousand Oaks: Corwin Press.
Hysenaj, V. (2018). Metodologji e gjuhës shqipe - skript. Gjakovë.
Jakupi, A. (2005). Metodologjia e punës shkencore kërkimore. Prishtinë.
Musai, B. (1999). Psikologji Edukimi - zhvillimi, të nxënët, mësimdhënia. Tiranë:
PEGL.
Musai, B. (2003). Metodologjia e mësimdhënies. Tiranë: Pegi.
Nuredini, V. (2008). Teoria e mësimit me nxënësin-studentin në qendër. Prishtinë:
FSDEK.
Salend, S. J. (2009). Classroom Testing and Assessment for All Students Beyond
Standardization. California: Corwin.
Wright, R. J. (2008). Educational Assessment Test and Measurements in the age of
Accountability. Los Angelos, London, New Delhi, Singapor: Sage Publications.
Zeneli, I. (2002). Bazat e standardizimit dhe vlerësimit në arsim. Prishtinë: Libri
Shkollor.
Zylfiu, N. (2001). Didaktika. Prishtinë.
Burime nga Interneti
https://www.portalishkollor.al/kuriozitet/si-te-hartojme-nje-test (parë më 28.10.2020)
https://www.portalishkollor.al/kuriozitet/si-te-hartojme-nje-test
-
31
10. CV E SHKURTËR E KANDIDATES
Informatat personale
Emri dhe Mbiemri Honife Hylaj
Datëlindja 22.08.1998
Gjinia F
Nr. Personal 1242477371
Të dhënat kontaktuese
Nr. Tel. 049-467-460
Adresa Deçan – Strellc i Ulët – Rr. “Rexhep
Hylaj”.
Email [email protected]
Të dhënat e kualifikimit
Shkolla e mesme e lartë “Tafil Kasumaj” – Deçan.
Drejtimi: Informatikë.
Universiteti “Fehmi Agani” – Gjakovë.
Fakulteti I Edukimit
Programi: Fillor.
Statusi E rregullt
Nr. ID 160101079
mailto:[email protected]
-
SHTOJCA A: Pyetësor për mësimdhënës
Së pari ju falënderoj për kohën që do të ndani për plotësimin e këtij pyetësori. Përmes
këtij pyetësori do të mblidhen të dhëna rreth përdorimit të testeve për vlerësimin e
nxënësve. Në secilën pyetje rrumbullaksoni vetëm një përgjigje, përgjigjet tuaja janë
anonime. Ju lutem që të jenë sa më reale!
1. Gjinia?
a) Mashkull (M).
b) Femër (F).
2. Mosha?
a) 22-30.
b) 31-40.
c) 41-50.
d) 51-60.
e) Mbi 61 vjet.
3. Sa shpesh i përdorni testet për vlerësimin e nxënësit?
a) Shpeshherë.
b) Rrallëherë.
c) Asnjëherë.
4. A i hartoni pyetjet e testeve sipas Taksonomisë së Blumit?
a) Po.
b) Jo.
5. Me përdorimin e testeve, a i vlerësoni të gjithë nxënësit e klasës në të njëjtën
kohë?
a) Po.
b) Jo.
-
6. Duke përdorur testet, a siguroni informacione rreth nivelit të arritjeve të
nxënësve në mësim?
a) Po, gjithnjë.
b) Ndonjëherë.
c) Asnjëherë.
7. Duke vlerësuar përmes testeve, a arrini të kuptoni ndonjë të metë apo dobësi në
mësimdhënien tuaj?
a) Ndonjëherë.
b) Rrallëherë.
c) Asnjëherë.
8. Përmes testeve a mund të përcjellni përparimin e nxënësve në përvetësimin e
përmbajteve mësimore?
a) Po.
b) Jo.
9. A ndodh ndonjëherë që nxënësit ta kenë të vështirë të shprehen me shkrim?
a) Disa herë.
b) Rrallëherë.
c) Asnjëherë.
10. Një mësues duhet të formulojë artikuj testues sa më produktiv, të shkruar mirë,
saktësisht nga ana gramatikore, që të përmirësojë performancën e nxënësve në
teste.
a) Pajtohem.
b) Nuk pajtohem.
-
LISTA E TABELAVE
Tabela 1: Gjinia?
Gjinia Përgjigje Përqindja
Mashkull 9 80%
Femër 36 20%
Totali 45 100%
Tabela 2: Mosha?
Mosha Përgjigje Përqindja
22-30 6 13%
31-40 10 22%
41-50 13 29%
51-60 12 27%
Mbi 61 vjet 4 9%
Totali 45 100%
Tabela 3: Sa shpesh i përdorni testet për vlerësimin e nxënësit?
Sa shpesh i përdorni testet për vlerësimin
e nxënësit?
Përgjigje Përqindja
Shpeshherë. 35 78%
Rrallëherë. 8 18%
Asnjëherë. 2 4%
Totali 45 100%
-
Tabela 4: A i hartoni pyetjet e testeve sipas Taksonimisë së Blumit?
A i hartoni pyetjet e testeve sipas
Taksonimisë së Blumit?
Përgjigje Përqindja
Po. 43 96%
Jo. 2 4%
Totali 45 100%
Tabela 5: Me përdorimin e testeve, a i vlerësoni të gjithë nxënësit e klasës në të njëjtën
kohë?
Me përdorimin e testeve, a i vlerësoni të
gjithë nxënësit e klasës në të njëjtën kohë?
Përgjigje Përqindja
Po. 44 98%
Jo. 1 2%
Totali 45 100%
Tabela 6: Duke përdorur testet, a siguroni informacione rreth nivelit të arritjeve të
nxënësve në mësim?
Duke përdorur testet, a siguroni
informacione rreth nivelit të arritjeve të
nxënësve në mësim?
Përgjigje Pëqindja
Po, gjithnjë. 37 82%
Ndonjëherë. 7 16%
Asnjëherë. 1 2%
Totali 45 100%
-
Tabela 7: Duke vlerësuar përmes testeve, a arrini të kuptoni ndonjë të metë apo dobësi
në mësimdhënien tuaj?
Duke vlerësuar përmes testeve, a arrini të
kuptoni ndonjë të metë apo dobësi në
mësimdhënien tuaj?
Përgjigje Përqindja
Ndonjëherë. 20 44%
Rrallëherë. 17 38%
Asnjëherë. 8 18%
Totali 45 100%
Tabela 8: Përmes testeve, a mund të përcjellni përparimin e nxënësve në përvetësimin e
përmbajteve mësimore?
Përmes testeve, a mund të përcjellni
përparimin e nxënësve në përvetësimin e
përmbajteve mësimore?
Përgjigje Përqindja
Po. 39 87%
Jo. 6 13%
Totali 45 100%
Tabela 9: A ndodh ndonjëherë që nxënësit ta kenë të vështirë të shprehen me shkrim?
A ndodh ndonjëherë që nxënësit ta kenë të
vështirë të shprehen me shkrim?
Përgjigje Përqindja
Disa here. 17 38%
Rrallëherë. 22 49%
Asnjëherë. 6 13%
Totali 45 100%
-
Tabela 10: Një mësues duhet të formulojë artikuj testues sa më produktiv, të shkruar
mirë, saktësisht nga ana gramatikore, që të përmirësojë performancën e nxënësve në
teste.
Një mësues duhet të formulojë artikuj
testues sa më produktiv, të shkruar mirë,
saktësisht nga ana gramatikore, që të
përmirësojë përformancën e nxënësve në
teste.
Përgjigje Përqindja
Pajtohem. 45 100%
Nuk pajtohem. 0 0%
Totali 45 100%
-
LISTA E GRAFIKONËVE
Grafiku 1: Gjinia?
Grafiku 2: Mosha?
20%
80%
Gjinia
Mashkull
Femër
13%
22%
29%
27%
9%
Mosha
22-30
31-40
41-50
51-60
Mbi 61 vjet
-
Grafiku 3: Sa shpesh i përdorni testet për vlerësimin e nxënësit?
Grafiku 4: A i hartoni pyetjet e testeve sipas Taksonimisë së Blumit?
78%
18% 4%
Sa shpesh i përdorni testet për vlerësimin e nxënësit?
Shpeshherë
Rrallëherë
Asnjëherë
96%
4%
A i hartoni pyetjet e testeve sipas Taksonomisë së Blumit?
Po
Jo
-
Grafiku 5: Me përdorimin e testeve, a i vlerësoni të gjithë nxënësit e klasës në të njëjtën
kohë?
Grafiku 6: Duke përdorur testet, a siguroni informacione rreth nivelit të arritjeve të
nxënësve në mësim?
98%
2%
Me përdorimin e testeve, a i vlerësoni të gjithë nxënësit e klasës në
të njëjtën kohë?
Po
Jo
82%
16%
2%
Duke përdorur testet, a siguroni informacione rreth nivelit të
arritjeve të nxënësve në mësim?
Po, gjithnjë
Ndonjëherë
Asnjëherë
-
Grafiku 7: Duke vlerësuar përmes testeve, a arrini të kuptoni ndonjë të metë apo dobësi
në mësimdhënien tuaj?
Grafiku 8: Përmes testeve, a mund të përcjellni përparimin e nxënësve në përvetësimin
e përmbajteve mësimore?
44%
38%
18%
Duke vlerësuar përmes testeve, a arrini të kuptoni ndonjë të metë
apo dobësi në mësimdhënien tuaj?
Ndonjëherë
Rrallëherë
Asnjëherë
87%
13%
Përmes testeve a mund të përcjellni përparimin e nxënësve në
përvetësimin e përmbajteve mësimore?
Po
Jo
-
Grafiku 9: A ndodh ndonjëherë që nxënësit ta kenë të vështirë të shprehen me shkrim?
Grafiku 10: Një mësues duhet të formulojë artikuj testues sa më produktiv, të shkruar
mirë, saktësisht nga ana gramatikore, që të përmirësojë performancën e nxënësve në
teste.
38%
49%
13%
A ndodh ndonjëherë që nxënësit ta kenë të vështirë të shprehen
me shkrim?
Disaherë
Rrallëherë
Asnjëherë
100%
0%
Një mësues duhet të formulojë artikuj testues sa më produktiv, të
shkruar mirë, saktësisht nga ana gramatikore, që të përmirësojë
performancën e nxënësve në teste.
Pajtohem
Nuk pajtohem