Organizimi dhe ligjshmëria në shërbime mjetesh transporti

48
Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve Sektori i Skeletkurrikulave dhe Standardeve të Trajnimit të Mësuesve të AFP MATERIAL MESIMOR Në mbështetje të mësuesve të drejtimit mësimor SHERBIME MJETESH TRANSPORTI Niveli III NR. 1 Ky material mësimor i referohet: Lëndës profesionale : “Organizimi dhe ligjshmëria në shërbime mjetesh transporti”, kl.13 (L-18-298-12). Temave mësimore : Strukturat organizative (organigrama) e një servisi (ndërmarrjeje) për shërbimet e mjeteve të transportit Ndërtimi dhe pajisjet kryesore të një servisi tipik për shërbime mjetesh transporti. Karrierat e punësimeve në shërbimet e mjeteve të transportit. Përshkrimet e punës të personelit në një autoservis tipik. Ndarja e detyrave dhe organizimi i vogël i punës në një autoservis. Llojet dhe format ligjore të bizneseve në fushën e shërbimit të mjeteve të transportit. Marrëdhëniet juridike të të punësuarve në fushën e

Transcript of Organizimi dhe ligjshmëria në shërbime mjetesh transporti

Page 1: Organizimi dhe ligjshmëria në shërbime mjetesh transporti

Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe KualifikimeveSektori i Skeletkurrikulave dhe Standardeve të Trajnimit të Mësuesve të AFP

MATERIAL MESIMOR

Në mbështetje të mësuesve të drejtimit mësimor

SHERBIME MJETESH TRANSPORTINiveli III

NR. 1

Ky material mësimor i referohet:

Lëndës profesionale :

“Organizimi dhe ligjshmëria në shërbime mjetesh transporti”,

kl.13 (L-18-298-12).

Temave mësimore :

Strukturat organizative (organigrama) e një servisi (ndërmarrjeje) për shërbimet e mjeteve të transportit

Ndërtimi dhe pajisjet kryesore të një servisi tipik për shërbime mjetesh transporti.

Karrierat e punësimeve në shërbimet e mjeteve të transportit. Përshkrimet e punës të personelit në një autoservis tipik. Ndarja e detyrave dhe organizimi i vogël i punës në një autoservis. Llojet dhe format ligjore të bizneseve në fushën e shërbimit të mjeteve të

transportit. Marrëdhëniet juridike të të punësuarve në fushën e shërbimeve të mjeteve

të transportit. Kuadri ligjor dhe normativ që vepron në fushën e shërbimeve të mjeteve të

transportit. Standardet ndërkombëtare që veprojnë në fushën e shërbimeve të mjeteve

të transportit. Rregulla të etikës profesionale dhe të komunikimit në një servis për

shërbimet në mjetet e transportit Rregullat e sigurisë në punë dhe të mbrojtjes së mjedisit në shërbimet e

mjeteve të transportit. Përgatiti:Renata Puleri

Tiranë, 2013-14

Page 2: Organizimi dhe ligjshmëria në shërbime mjetesh transporti

Tema 1. Struktura organizative (organigrama) e një servisi (ndërmarrjeje) për shërbimet e mjeteve të transportit (SHMT)

Çfarë është një servis për SHMT?Nje servis SHMT eshte nje njesi teknike-ekonomike shërbimi e specializuar per mirembajtjen, sherbimet teknike dhe riparimin e automjeteve.

Le ti shohim me radhe konceptet e mesiperme:

1. Veprimtaria e mirëmbajtjes së mjeteve me motor dhe të rimorkiove është ”mirëmbajtja e pjesëve xhenerike të motorit, karrocerisë, impiantit elektrik dhe  të gomave të automjetit”

2. Me sherbim teknik te automjetit do te kuptohet teresia e operacioneve teknike qe kryehen ne to ,te parashikuara qe me pare ku hyjne : pastrimi ,larja shtrengimet e ndryshme ,punimet e regjistrimeve te detaleve dhe të mekanizmave te ndryshem ,kontrolli i nyjave dhe i mekanizmave ,grasatimi, kontrolli i nivelit dhe ndrimi i vajit ne motor, kontolli i nivelit të vajit ne kutinë e shpejtësisë diferencialetj. Ndrimi i rrypave të motorit(rrypa dhe zinxhir faze) dhe te gjidhë pjeseve ndrimi i të cilave është në funksion të kilometrave të peshkruara nga automjeti. Nepermjet ketyre operacioneve zbulohet ne kohe dhe parandalohet lindja e çrregullimeve te ndryshme nga njera ane dhe nga ana tjeter zvogelohet konsumimi i detaleve duke menjanuar shkaqet qe e pershpejtojne kete konsumim

3.Me riparim te automjetit do te kuptojme evitmin e defektit te konstatuar duke ndëruar te gjitha pjeset e konsumuara e te demtuara dhe rikthimin ne pune te automjetit me parametra normale te gjithe agregateve perberes te automjetit.Ne mirëmbajtjen e përditëshme(MP) duhet te kryehen keto veprime: a)Kontrolli i gjendjes teknike të automjetit: sistemit te ndezjes, sistemit te frenimit, sistemit te drejtimit, sistemit të sinjalizim-ndricimit. Ky kontroll ka për qëllim të sigurojë lëvizjen pa rrezik të automjetit në rrugë b) furnizimi i automjetit me lëndë djgëse, vajosëse, ftohëse, frenuese, elektrolitit te akumulatorit e tjra, për të siguruar punën normale te automjetit. c) sigurimi i një pamje të rregullt të automjetit. Mirëmbajtja e përditshmë kryhet nga vetë drejtuesi i mjetit.Kryerja e sherbimeve teknike te automjeteve eshte nje domosdoshmeri.Ne qofte se nuk zbulohen dhe nuk menjanohen ne kohen e duhur çrregullimet e vogla ,ato përkeqësojne vazhdimisht punen e nyjave ose te mekanizmave te ndryshem dhe mund te sjellin çrregullime te tilla si uljen e sigurise se levizjes ne rruge të automjetit dhe zvogelimin e jetegjatesise se tij duke rritur keshtu kostot e përdorusit te automjetit. Pra kryerja e sherbimeve teknike eshte nje proces i detyrushem dhe i planifikuar.Domethene qe ne afate kohore te percaktuara,automjeti detyrimisht duhet te kaloje ne sherbimin teknik te radhes.

Po ku dhe kur kryehen sherbimet teknike te automjeteve ne ditet e sotme?Sherbimet e automjteve kryehen prane serviseve te autoriparimt ose serviset e SHMT.Pra nje servis autoriparimi sherben per te mbajtur mekanizmat e automjeteve ne gjendje te mire teknike, në ritjen e jetegjatesise së ketyre mekanizmave dhe ne rritjen e sigurise se lëvizjes së automjetit. Pra mirëmbajtja dhe shërbimi i automjeteve është një proces i specializuar.Ne vendin tone prane Drejtorive te Transportit rrugor egzistojne pikat e kontrollit teknik periodik të detyrushëm te automjeteve ,te cilat kontrollojne automjetet per gjendjen e tyre

2

Page 3: Organizimi dhe ligjshmëria në shërbime mjetesh transporti

teknike nepermjet paisjeve te specializuara dhe iu sugjerojne drejtuesve te automjetit te menjanojne problemet që dalin gjate kontrollit brenda nje afati kohor të përcaktuar dhe rrikontrollin e automjetit dhe pas kesaj certifikojne gjendjen teknike te automjetit.Ketij kontrrolli te specializuar dhe te detyrushëm duhet ti pergjigjet nje mirëmbajtje e specializuar.

Autoserviset kryejne dy funksione baze:1.Mirembajtjen e automjetit nepermjet sherbimeve baze 2.Riparimin e automjetit nepermjet zvendesimit te pjeseve te demtuara,apo riparimit te tyre.

Ne proceset e mirembajtjes hyjne: Zëvëndësimi i vajit te motorit dhe filtrit të vajit,të filtrave të karburantit,filtrit të ajrit

dhe filtrit të kabinës ne bazë te kilometrave te pershkruara nga automjeti, dhe percaktimi i ndërimit të rradhes.

Kontrolli i sistemit të frenimit,zëvëndësimi i ferrodave dhe disqeve te konsumuara,regjistrimi i frenave te këmbës dhe të dores Zëvëndësimi i vajit te frenave pas testimit të vajit të frenave, plotesimi i nivelit të depozites së vajit të frenimit.

Kontrolli i kutisë së shpejtësisë dhe i diferencialit për nivelin e vajit dhe plotësimi i tij në rastë nevoje.

Kontrolli i sistemit ftohes te motorit të automjetit testi i lengut ftohës dhe pergatitja e antifrizes ne parametrat e duhur.

Kontrolli i sistemit të ndezjes dhe plotesimi i nivelit të elektrolitit ne akumulatorin e automjetit, zëvëndësimi i kandeleve ne automjtet me benzine dhe gaz ne bazë të kilometrave të pershkruara nga automjeti.

Zëvëndësimi rrypit të fazës së motorit i percaktuar që më perpara në bazë të kilometrave te pershkruara nga automjeti, dhe zëvëndësimi i rrypave të tjerë të motorit të automjetit.

Kontrrolli i sistemit të kondicionimit të ajrit dhe zëvëndësimi i gazit ftohes pas testimit të tij.

Kontrrolli i sistemit te sinjalizim ndricimit dhe zëvëndësimi isinjalizusve dhe ndricusëve të demtuar.

Kontolli i presionit te ajrit të gomave të automjetit dhe rregullimi i ketij presioni ne nivelin e rrekomanduar nga kostruktori i automjetit.

Pamje nga procesi i punës per zëvëndësimin e vajit te motorit dhe zëvëndësimit të pjesëve xhenerike te një automjeti në një autoservis.

3

Page 4: Organizimi dhe ligjshmëria në shërbime mjetesh transporti

Dikush mund te mendoj se sherbimet baze mund tja kryeje vet automjetit të tij ,pa qene e nevojshme vajtja ne autoservis, por mungesa e sherbimit te kualifikuar ve ne rrezik jeten e drejtuesit te mjetit dhe me gjere.

Përse të paguani për një shërbim të automjetit?

Marrja e nje sherbimi te rregullt dhe me cilesi ne automjet siguron qe automjeti te jete i sigurt ,jo vetem per drejtuesin por edhe per perdoruesit e tjere te rruges.

Nga çfarë u pershkrua me siper per mirëfunksionimin e një autoservisi dhe ofrimin e një sherbimi të specializuar dhe cilesor del e nevojshme një mirëorganizim i kesaj njësie ekonomike të specializuar. Ne perpjekje te një sherbimi të specializuar dhe te shpejteë me cilësi te lartë dhe gamë të gjerë riparimi te difekteve te automjeteve cdo servis fokusohet ne sherbim te personalizuar te klientit duke ofruar komoditet dhe sherbim cilësor.

Çfarë kushtesh duhet të plotësojë një autoservis?

Qe nje autoservis te jetë një bisnes i suksesshem duhet te plotesohen disa kushte:

Të kete staf te kulifikuar dhe te motivuar

Te kete paisje teknologjise dhe vegla pune bashkekohore për specializimin përkatës Te kete burim te mire informacioni teknik per te gjithë serine e tipit të automjetit për të cilin është specializuar.

Te kete specialist te komunikimit me klientin

Të ketë ambjentet e domosdoshme dhe hapesirat e nevojshme per punë normale të personelit dhe për organizimin e kohës së pritjes së klientit per terheqjen e automjetit nga autoservisi.

Punonjësit e nje autoservisi duhet te respektojne etiken ne komunikim me klientin dhe me njeri –tjetrin.Me klientin duhet te jemi transparent.Ti sqarojme në mënyrë profesionale per

4

Page 5: Organizimi dhe ligjshmëria në shërbime mjetesh transporti

problemet qe kane me automjetin e tyre dhe menyren e evitimit te problemit.Asnje nderhyrje nuk duhet te realizohet ne automjet pa marre paraprakisht aprovimin e kilentit.Ne asnje menyre nuk duhet te behen nderhyrje te panevojshme ne automjet me qellim rritjen e çmimit qe klienti duhet te paguaje.

Per te rritur besueshmerine tek klienti duhet qe te behet paraprakisht marreveshja mbi cmimin e shërbimit dhe cmimin e pjesëve te këmbimit që do të përdoren. Klientit i sqarohet procedura qe do te kryehet dhe cmimi perkates para se te fillohet puna.Vetem pasi klienti aprovon ,mekaniku fillon punen.

Për çdo automjet që kryen shërbime në autoservis duhet të plotësohët libri i sherbimeve te automjetit perkatës me të gjtha gjeneralitetet e pronesisë së tij.Kjo me qëllim qe te shenohen shërbimet që do ti kryehhen makinës dhe të parashiokohhen shërbimet ne të ardhmen,,në këtë mënyrë krijohet një pasqyre e saktë e gjendjes teknike të automjetit .Ashtu si i semuri që paiset me kartelë shëndëtsore nga mjeku edhe automjetit i duhet kjo kartele per te ndjekur ne vijimësi gjendjen teknike te automjetit dhe diagnostifikimin sa më të shpejtë të difekteve të tij dhe që duhet të plotësohet nga mekaniku.

Disa nga rubrikat e rekomanduara ne këtë kartelë shërbimi të automjetit janë.

Emri i Servisit ku kryehen Sherbimet

Data dhe shenime

Emri i pronarit te automjetitTipi i automjetitViti i prodhimitTargaNr i kilometrazhit te kryeraLloji i difektit te konstatuar pershkrimi DataLloji i i sherbimit te kryer Pershkrimi DataEmri i specialistit qe riparoi defektin

Firma

Organigrama e një servisi për SHMT

Në çështjen e pare të mësimit ne përmendëm gamen e shërbimeve kryesore që ofrohen në një autoservis dhe ne çeshtjen e dytë kushtet për të qënë një servis i sukseshëm dhe modern bashkëkohor. Kjo kërkon një organizim sa më të mirë dhe një organigrame sa më të plotëOrganigrama e mëposhtme tregon se si mund te jete organizimi i punës në një autoservis

5

Page 6: Organizimi dhe ligjshmëria në shërbime mjetesh transporti

Per funksionin e secilit pozicion sipas kësaj organigrame do të flasim me hollesi ne temat pasardhese

Tema 2: Ndërtimi dhe paisjet kryesore të një servisi tipik për shërbime mjetesh transporti

Paisjet kryesore të një servisi tipik

Paisjet dhe veglat e punes që perdoren në një autoservis modern janë të shumta duke filluar nga ato më të thjeshtat deri tek ato speciale për automjete të caktuara,kjo dhe në varësi të madhesië së servisit dhe te lloit të shërbimeve që ky do të ofrojë. Më posht po perpiqemitë bëjmë një klasifikim dhe njëpërmbledhe të paisjeve dhe veglave kryesore të një autoservisi.

Pajisjet kryesore ne nje servis i ndajmë ne tri grupe kryesore:

1. Pajisje pune 2. Vegla pune 3. Vegla matëse

Ne pajisjet kryesore vlen te permendim:

1.Vinçi (Lifti) .

6

Page 7: Organizimi dhe ligjshmëria në shërbime mjetesh transporti

Roli i vinçave në autoservis është jetik për çdo specialist, për kontrollin e te gjitha pjeseve xhenerike, per zevendesimin e tyre,per montimin dhe cmontimin e te gjitha pjeseve qe jane te lidhura me shasine e automjetit. K a shumë lloje të vinçave qe perdoren ne autoservise duke u klasifikuar ne baze te peshengritjes dhe menyres se kapjes se tij me shasine e automjetit, dy prej menyrave jane treguar dhe ne figurat e me siperme. 2.Kompresor ajrit

Shërben për prodhimin e ajrit të ngjeshur që përdoret ne disa paisje të autoservisit. Kompresori zgjidhet me kapacitet te ndryshem,p.sh 200L,300L, 500L etj. ne bazë të nevojave për ajër ne autoservis të llogaritura me pare, në varesi të numurin të posteve te punes dhe te numurit të paisjeve pneumatike që do të përdoren në autoservis.3.Grumbullusi i vajit

Shërben per zëvëndesimin e vajit ne automobil.Mundë të jetë grumbullues me vetërrjedhje vaji dhe pneumatik. Në rastin e grumbullusit pneumatik ai është i paisur me disa tuba thithës te cilat përshtaten me tubat e kontrollit të nivelit të vajit te disa automjeteve dhe nëpërmjet vakumit që krijon paisja bëhet e mundur nxjerja e vajit nga motori i automjetit. Janë më kapacitete të ndryshme.

7

Page 8: Organizimi dhe ligjshmëria në shërbime mjetesh transporti

4.Presë Hidraulike

Kjo presë shërben për çmontimin dhe montimin e kuzhinetaves,bokollave të ndryshme dhe gominave që gjenden nyjet the agregatet e automjetit.Perdorimim i kësaj paisjeje ben të mundur montimin sipas kushteve teknike te detaleve me shtërngim

5.Pajisje diagnostifikuese

Nëpërmjet pajisjes diagnostifikuese diagnostikohen difektet e shfaqura ne automjet tek te cilat nje pjesë e sistemeve te ndertimit te automjetit komandohen nga paketa elektronike nëpërmjet skemave te ndryshe elektronike. Kjo realizohet nepërmjetë kompjuterave speciale dhe programeve perkatese per secilin tip automjeti qe e lejon nje diagnostifikim te tille,programe qe prodhohen per cdo seri prodhimi te tipeve te ndryshme automjetesh.Keto paisje mund te jene stacionare ose portabile. Dy të tillë janë paraqitur në figuren e me sipërme. Me pajisjen më inovative të teknologjis diganostike ofrohet përcaktimi universal i diagnozëns. Kjo paisje ështe e njëjtë per shumë markat dhe iu përshtatet këtyre markave te njohura nëpërmjet softëearve përkatës, duke kursyer në këtë mënyrë aparatet e shumta që mund të përdornim për secilën mark.

6.Paisja e kovergjencës së gomave

Kjo paisje sherben per korigjimin e kovergjences se gomave te automjetit kur në të janë kryer ndërhyrje në sistemin e drejtimit si ndrimi i kokave të paraleleve, apo gominave te kovergjencës të shpatullave te para ose të pasme.Nëpërmjet sensorëve të ndryshëm që ka paisja dhe programeve te instaluara në kompjuterin e paisjes bëhet e mundur korrigjimi i kovergjencës pas ndërhyrjeve të më sipërme duke realizuar një funksionim normal te sistemit të drejtimit dhe shmangur demet që sjell divergjenca e sistemit.

7. Testeri i akumulatorit (bateris) dhe gjeneratorit (dinamos) të automjetit.

8

Page 9: Organizimi dhe ligjshmëria në shërbime mjetesh transporti

Kjo paisje sherben per kotrollin e gjendjes teknike te akumulatorit dhe gjeneratorit te automjetit, dhe së bashku me aerometri e elektrolitit të akumulatorit (i cili sherben per matjen densitetit te elektrolitit) hynë në paisjet kryesore te elektroautit.

8. Paisje e testimit te injektimit automatik te naftes

Sherben per tarimin (fiksimin e parametrave) të pompes së presionit të lartë të naftës, dhe të injatorëve të automjetit.Kjo paisje perdoret në ato autoservise të cilët i sherbejnë sistemit të ushqimit të automjetit.Mund te jenë të llojit mekanik ose elektronik.

9. Trapano bango

Shërben për të realizuar cpime në detale të ndryshme gjatë riparimeve të ndryshme në automjete

10.Trapano dore

Shërben per cpime dhe shkatrime të lidhjeve të pacmontushme të përdorura shpeshë në nyje dhe agregate të automjetit.

9

Page 10: Organizimi dhe ligjshmëria në shërbime mjetesh transporti

11.Gur fleksibel dore

Perdoret per prerjen ose shkatrimin e lidhjeve me bullona apo percina ose për axhustime të ndryshme gjatë procesit të riparimit dhe të zëvëndësimit të pjesëve në automjet.

12. Pistoletë pneumatike

Pistoleta pneumatike shërben per lirimin dhe shtrengimin e lidhjeve me bullona te cilat jane shumta ne lloje dhe dimensione ne konstuksionin e automjetit nëpërmjet të montimin në të të celsave te ndryshem tip bokoll. Me ndihmën e ajrit dhe të konstruksionit të kësaj paisjeje menjanohen sforcimet fizike te përdorusit të saj dhe rritet në një shkallë të lartë rendimenti i punes.

10

Page 11: Organizimi dhe ligjshmëria në shërbime mjetesh transporti

13.Paisje për mbushjen e sistemit të kondicionimit me gazin përkatës

Kjo paisje sherben per ndrimin e gazit të sistemit të kondicionimit kur ky ka mbushur afatin e sherbimit ,ose ne ato raste kur sistemi i kondicionimit është riparuar dhe duhet rrimbushur me gaz.

14. Krahu ngrites i motorit

Shërben për ballancimin e peshës së motorit gjatë zhvendosjen e motorit te automjetit nga shasia e tij.Është pjesë e vincave ngritës

15. Testeri antifreez

Sherben per te matur nivelin e antifrizes ne lengun ftohes të motorit të automjeti duke percaktuar në mënyrë të saktë temperaturen e ngrirjes te lengut ftohes së motorit të automjetit.

16.Ekstrator

Ekstratori shërben për cmontimin e pulexhave dhe kuzhinetave të ndryshëme pa demtuar pjeset e akopjuara.Jane te madhesive dhe te konstruksioneve te ndryshme,me dy nofulla ,me tre nofulla me kater nofulla e te tjera.

17.Paisje për heqjen e sustave

11

Page 12: Organizimi dhe ligjshmëria në shërbime mjetesh transporti

Sherben per zberthimin e sustave nga automjeti per te bërë të mundur dhe zëvëndesimin e tyre dhe amortizatoreve.

18. Testeri i vajit te frenave të automjetit

Sherben per të përcaktuar cilesinë e vajit të frenave duke treguar nëpërmjet një sinjalizusi elektrik momentin e ndrimit të vajit të frenave. Është shumë i perdorshëm nga mekanikët që meren me rriparimin e sistemit te frenimit.Në veglat kryesore të punës përmëndim

1.Kaçavidha

Një kaçavidë është një paisje qe sherben për shtrengimin dhe lirimin e detaleve te filetuara,ajo sherben per te aplikuar nje cift rrotullues .. Një kaçavidë tipike perbehet nga trupi qe ka trajte cilindrike ,me madhesi aq sa te komandohet nga dora e njeriut dhe nje bosht aksial,maja e te cilit eshte e nje forme te vecante qe pershtatet me koken e elementit qe dote mbertheje apo zbertheje.. gjate ushtrimit tr momentit rrotullues.Ato mund të jenë të madhësive të ndryshme dhe të formave të ndryshme..

2.Pinca

Pinca eshte nje paisje dore qe sherben fiksimin e objekteve te ndryshme .Pincat mundë të jenë të

zakonëshme ose speciale sic mund të përmëndim ato per heqjen e fermove në akopime të ndryshme,pincat për zhveshjen e telave elektrik apo ato me nofulla të lëvizëshme..Procesi i lirimit apo shtrengimit varet nga momenti qe do te krijojme te pjesa e pasme e pinces nepermjet forces se shtrengimit dhe drejtimit te kesaj force.

12

Page 13: Organizimi dhe ligjshmëria në shërbime mjetesh transporti

3. Seri çelesash Fiso

Seri e zakonshme celsash fiso që së bashku me serit e celsave fiso-poligon, poligon të drejt, poligon te kthyer jane pjesë kryesore e veglave individuale të punës të punonjesve te autoservisit. Shërbejne per shtrëngimin dhe lirimin e detale të filetuara. Permasat e tyre janë të standartizuara

4. Seri çelesash tub dhe yll universale

Kuti celsash tub ( kriketo) së bashku me krahet e rrotullimit te tyre me dorë.Sic duket dhe nga pamja seria permban celsa tap gjashtekendore dhe celsa tap yll se bashku me krahet dhe elementë të tjerë që bëjnë të mundur përdorimin e tyre.Kjo seri dhe seri të tjera speciale celsash sipas natyres se sevisit perbejne veglat bazë të punonjësve të servisit.Po ashtu si per celsat e tjerë dhe keta shërbejne per shtrëngimin dhe lirimin e detale të filetuara. Permasat e tyre janë të standartizuara.

5.çelës dinamometrik Sherben per shterndimin e bullonave të ndryshem shterngimi i të cilave kerkon një forcë të kontrolluar.Kjo forcë është e regjistrushme ne krahun e celsit ,ushtimi i forces i mbi madhesinë e regjistruar e detyron celsin të kryej levizje boshe pa transmetuar forcen shternguse mbullonit mbi te cilin punohet.Ështe celes shumë i përdorshëm nga mekaniku motorist.

6.Seri celsash tapë

13

Page 14: Organizimi dhe ligjshmëria në shërbime mjetesh transporti

Sherbejne per lirimin e lidhje me bullona me kokë cilindrike te fshehtë.Jane te dimensioneve të ndryshme dhe të formave te ndryshme

7.Celësi për cmontimin e filtraveShërben per cmontimin dhe montimin e filtrave të naftës dhe të vajit.

8.Çelsa të perkulshem dhe celsa specialë

Keta celsa sherbejnë per lirimin e bullonave te ndryshem te cilat nuk munde te clirohen me celsa të zakonshëm.Ne kete grup hyjne dhe shumë lloj celsash specialë me perdorim të kufizuar ne tipe të caktuara automjetsh. III.Vegla matëseInstrumenta matës dhe kontrollus:

1.Spesimetrat

Sherben per kontrollin e hapesirave ne cifte te ndryshme te akopjuara sic jane hapesirat midis fundit te bishtit të valvulave dhe gunges së boshtit me gunga ose hapesires ndernjet pistonit dhe kemishes së cilindrit e tjera.Kjo seri është e përbërë nga disa pllaka me trashesi të dryshe të shprehur ne të mijtat e milimetrit. Perdoren me shume nga mekaniku motorist.

14

Page 15: Organizimi dhe ligjshmëria në shërbime mjetesh transporti

2.MikrometriEshtë një instrument matës që perdoret me tepër në repartet e riparimit të motorave.Janë të dimensioneve të ndryshme për intervale të ndryshme që mund të mati.Mund të jetë manual apo dixhital.

3.KalibriEshtë një instrument matës universal me një fushë të gjerë përdorimi në autoserviset,mund të jetë manual ose dixhital.

4.KomparatoritËshtë një instrument i një shkalle të lartë saktesie mund të jetë manual ose dixhital.Është mjaft i përdorshëm nga mekaniku motorist.

15

Page 16: Organizimi dhe ligjshmëria në shërbime mjetesh transporti

Tema 3: Karrierat e punësimeve në shërbimet e mjeteve të transportit.

Zhvillimi i vazhdushëm i prodhimit të automobilave ka sjelle si rezultat automjete me të sofistikuara më modern dhe më të efektshme në përdorim dhe me një shkallë më të lartë kënaqësie dhe lehtësie nga ana e përdorusve të tyre.Paralel me këtë zhvillim ka ecur dhe zhvillimi dhe modernizimi i autoserviseve për mirëmbajtjen dhe rriparimin e tyre.Proçesi i riparimit të automobilave ka pësuar një evolim të madh duke kaluar nga proçeset mekanike të riparimit në ato teknologjike. Aktualisht, automjetet përdorin kompjuterat e teknologjisë së lartë dhe të sistemeve komplekse elektronike për funksionimin e shumë sistemeve në përbërje të automjetit dhe për të monitoruar performancën e automjetit. Ky modernizim kërkon diagnostifikimin e difektit patjetër me nnderhyrjen e një sistemi të jashtëm kompjuterik i cili kontrollon performancën e të gjitha sistemeve të automjetit.Pajisjet që përdoren në autoseviset e sotëm janë modernizuar duke bërë që puna e riparusëve të jetë më pak e mundimshme dhe cilësia e rriparimit të jetë më e lartë.

Në riparimin e automjeteve, roli kryesor i mekanikut është diagnostikimi saktë dhe i shpejtë i problemit . Puna e tyre mund të përfshijë shërbimin, riparimin e një pjese të veçantë ose zëvendësimin e një ose më shumë pjese të automjetit.Mirëmbajtja e automjeteve është një pjesë thelbësore e punës së një mekaniku dhe kjo synon parandalimin e difekteve që shpesh bëhen shkak dhe për aksidente .Mirëmbajtja parandaluese është gjithashtu një pjesë thelbësore e punës së një mekaniku, por kjo nuk është e mundur në rastin e automjeteve që nuk janë të mirëmbajtura dhe nuk I janë kryer rregullisht shërbimet e nevojshme nga ana e mekanikut përkatës.

Para viteve 90 në kohën e ekonomisë së centralizuar në vendin tonë mirëmbajtja e automjeteve realizohej pranë ndërmarjeve shteterore që i dispononi këto automjete dhe shërbimet kapitale kryheshin në ndërmarje të specializuara për sherbime të tilla dhe dhe për marka të caktuara automjetsh (kryesisht lindore) që kanë qënë në qarkullim .Për shkak se automjetet sot posedojnë kompjuter dhe sisteme elektronike komplekse,

16

Page 17: Organizimi dhe ligjshmëria në shërbime mjetesh transporti

mekaniku duhet të ketë një bazë më të gjerë të njohurive se sa në të kaluarën.Aftësia e të kuptuarit në lidhje me funksionimin e një automjeti, duke përfshirë se si çdo pajisje ndërvepron, si dhe aftësinë për t'u marrë me pajisjet elektronike diagnostike dhe të manualeve të referencës dixhitale është çelësi për suksesin e një tekniku.Në ditët e sotme , punonjësit e autoserviseve duhet të jenë më të aftë në trajtimin me pajisje të kompjuterizuara dhe të pjesëve elektronike, Mirëmbajtja parandaluese, nënkupton dhe zëvendësimin e një pjesë të vjetër apo të dëmtuar dhe kjo ndihmon për të parandaluar dëmtimin e pjesëve të tjera të automjetit. Një diplomë e shkollës së mesme e profilit përkatës ose ekuivalente, zakonisht është kërkesë minimale për të punuar si një teknik I shërbimit dhe rriparimit të automobilave . Teknologjia automotive është vazhdimisht duke u bërë gjithnjë e më të sofistikuara, dhe kjo teknologji kërkon ekspertë të cilët përgatiten nëpërmjet arsimimit në shkollat e mesme profesionale, në shkollat post-sekondare etj.. Makina të reja që po hyjnë në vendin tonë vijnë (të kompjuterizuara) me kompjutera që kontrollojnë dhe operojnë pjesë të ndryshme të makinave, një pjesë e tyre përfshijnë navigacion GPS, qasje në internet, dhe karakteristika të ndryshme të tjera të pasura me teknologji të përfshira në automobila. Si rezultat, teknikët e shërbimit duhet të kenë një njohuri më të madhe të elektronikës dhe kompjuterave se më parë. Cila është kariera që një mekanik autoservisi ndjek.Një mekanikë në një servis së pari duhet të fillojë të punojë si teknikë stazhier, pra ndihmës mekanikë. Gjatë punës në servis udhëzohen për të mësuar nga mekanikët specialistë me përvojë për të përmirësuar aftësitë e tyre dhe për të fituar përvojë. Stazhierët trajnohen nga specialistët me me përvojë.Gjatë punës fitohen aftësitë dhe kompetencat e duhura që do ti shpjerë mekanikët e rinj drejt suksessit dhe fitimit të titullit specialist në një drejtim të caktuar.

Tema 4: Përshkrimet e punës të personelit në një autoservis tipik.

1. Përshkrimi i punës në servis.Për të përshkruar proçesin e punës në një servis duhet të mbështetemi tek organigrama e organizimit të punës në këtë servis.Në serviset e mëdhenj dhe të mirë organizuar puna menaxhihet nga tre nivele.Niveli i parë i menaxhimit - është niveli më i lartë i hierarkisë menaxheriale. Menaxherët e këtij niveli kanë përgjegjësi për hartimin e planeve të karakterit afatgjatë, për marrjen e vendimeve apo formulimin e politikave që ndikojnë mbi gjithë ndërmarrjen.Niveli i dytë - përfshinë të gjithë ata menaxherë të cilët qëndrojnë nën nivelin e lartë ku përcaktohen të gjitha politikat e ndërmarrjes, por që janë përgjegjës për realizimin e planeve të përgjithshme të projektuara nga menaxheri. Niveli i tretë - menaxherët e këtij niveli quhen ndryshe “menaxherët e nivelit të parë”, pasi

17

Page 18: Organizimi dhe ligjshmëria në shërbime mjetesh transporti

që përbëjnë bazën e piramidës së menaxhimit. Këta persona menaxhojnë punën e punëtorëve të cilët kryejnë punët bazë të biznesit.Menaxherët e nivelit të tretë që janë specialistë (inxhinier mekanikë) që meren me organizimin e punës në servis duke ushtruar këto përgjegjësi kryesore.

- Përgjegjësinë për cilësinë dhe sasinë e shërbimit;- Caktimin e vendeve të punës dhe të detyrave të punonjësve të ndryshëm;- Udhëzimin dhe instruktimin e punëtorëve për aktivitetet e përditshme të punës;- Përgjegjësinë për cilësinë dhe sasinë e shërbimit;- Përgjegjësinë e mbajtjes së lidhjeve të mira në sipërmarrje;- Komunikimin me punëtorët për problemet, ankesat, propozimet e tyre, si dhe adresimin

e tyre te menaxhimi i nivelit më të lartë, por, nga ana tjetër, edhe komunikimin e qëllimeve dhe objektivave të menaxhimit të nivelit më të lartë te punëtorët;

- Ndihmën për të zgjidhur ankesat e punëtorëve;- Mbikëqyrjen dhe drejtimin e vartësve;- Përgjegjësinë për sigurimin e trajnimit të punëtorëve;- Sigurimin e materialeve, paisjeve dhe mjeteve të nevojshme për kryerjen e veprimtarisë .- Përgatitjen e raporteve periodike për punën e punëtorëve;- Sigurimin e disiplinës në ndërmarrje;- Motivimin e punëtorëve.Dita e punës në një servis fillon me shqyrtimin e orareve të takimit per klientet për të cilët është paracaktuar orari i takimit.Detyrën e caktimit të orareve në rastin e serviseve të mëdha e kryen Recepsionisti, ndërsa në serviset e vogla e kryen menaxheri.Repcesioniti duhet të merret me njerzit dhe të zotërojë sensin e organizimit.Ai duhet të krijojë kontaktet njerezore, dhe duke dhënë prova të dinamizmit që kërkohet të jetë mjaft i vëmëndshëm ndaj dëshirave të klientit.Në recepsion regjistrohen të gjitha automjetet që hyjnë në servis, kjo në zbatim të nenit 11të ligjit Nr. 9573, datë 3.7.2006 “Regjistri i mjeteve në riparim” sipas të cilit :1. Subjektet, që ushtrojnë veprimtari autoriparimi, të parashikuar në nenin 11 të këtij ligji, duhet të mbajnë një regjistër, ku të shënojnë në mënyrë të saktë e kronologjike, pa korrigjime:a) targën dhe numrin e shasisë së mjetit, ku do të bëhen ndërhyrjet;b) të dhënat për ndërhyrjet e realizuara;c) datën e marrjes dhe të dorëzimit të mjetit pronarit të ligjshëm ose personit të autorizuar prej tijç) gjenealitetet e personit, që dorëzon mjetin dhe të personit, të cilit i dorëzohet mjeti.2. Mbajtja e të dhënave të përcaktuara në pikën 1 të këtij neni bëhet në çastin e marrjes dhe të dorëzimit të mjetit.Recepsionisti kujdeset që te mos ketë përplasje në oraret e automjeteve që janë regjistruar për kontroll, shërbim apo riparim. Sapo automjetit i jepet leja e hyrjes në servis dhe plotësohen gjeneralitetet e hyrjes fillon punën tekniku i kontrollit. Tekniku i kontrollit TK diagnostikon automjetin nëpërmjet: 1.Bashkëbisedimit me drejtuesin e mjetit2..Kontrollin vizual (kontrolli fizike me sy)3..Kontrollin teknik me paisje diagnostikuese.4..Pas kontrollit harton urdherin e riparimit (UR) që kalon për ekzekutim.Le ti analizojmë me radhë këto veprime

2.Bashkëbisedimi me drejtuesin e mjetitTK kryen kontrollin vizual të mjetit në prani të klientit. Prania e klientit eshte e

18

Page 19: Organizimi dhe ligjshmëria në shërbime mjetesh transporti

domosdoshme ne rastet kur anomalitë shihen me sy.Kjo për të shmangur keqkuptimet për abuzime me qëllim rritjen fiktive te çmimit për sasinë e punës së kryer nga ana e servisit.Eshte mire qe te mos harrohet qe nje nga argumentat qe me shpesh trajtohet nga klientela eshte sa vijon: "Jeni ju, specialistet, qe zbuloni se çfarë nuk shkon mire . ". Per kete eshte shume e rekomandushme, dhe jo vetem per kete arsye, qe mjeti te kontrollohet ne prani te klientit.TK zotëron plotësisht teknikën e automjetit dhe është i trajnuar për diagnostikim .

3.Kontrollin vizual (kontrolli fizike me sy)Sisteme dhe pjesë që kontrollohen vizualisht në automjetin tuaj janë:Sistemi i ndriçimit dhe sinjalistikës së jashtme.Gjendja e të gjitha gomave dhe rrotave.Kroskoti i automjetit dhe funksionimi i tij.Fshirëset dhe larëset e xhamave.Sistemi elektrik.Të gjithë elementet që lidhen me sistemin e frenimit (pedalet, levat, tubat etj.)Të gjithë elementet që lidhen me sistemin e drejtimit (nyjet, gominat etj.)Funksionaliteti dhe siguria e dyerve, dritareve dhe pasqyrave. Ndenjëset dhe funksionimi I rripave të sigurimit. Gjendja e shasisë së automjetit.Konsumim jo i rregullt i pneumatikëve,Kauçuki i pastrueses së xhamit dëmtuar.Xhamat e fenereve dhe të dritave të dëmtuara.Pasqyrat e lira.Antena e këputur.Rrjedhje në motor.Rrjedhje në sistemin e shkarkimitPllakat e frenave të konsumuara .Niveli i rezeruarit.Aksesorët që mungojnë ose janë të dëmtuar.Rrota rezervë që mungon.Dëmtime të karrocerisë që klienti nuk dëshiron ti riparojë .

4.Kontrollin teknik me paisje diagnostikuese.a)   Diagnostikim i defektit me aparaturë kompjuterike . b)  Diagnostikim në banko-provë për sistemet e frenimit, drejtimit dhe amortizimit.Kjo metodë e përcaktimit të difekteve ka rritur shkallën e besueshmërisë tek klientët dhe ka përmirësuar cilësinë e fazës së kontrollit të automjetit.Programet kompjuterike të kontrollit përditësohen sa herë kompania e prodhimit të automjetit nxjerr një model të ri të markës përkatëse.

4.Hartohet urdhëri i sherbimit UR i cili kalon për ekzekutim tek specialisti përkatës. (TK është pjesë e specialistëve). Detyrat e punës për një specialist Automjetesh janë :-      Punime motorrike të pjesëshme dhe kapitale.  Punime xhenerike të pjesëshme dhe kapitale.-      Punime llamarine të pjesëshme dhe kapitale.   Lyerje me boje.  Punime elektroauto.-      Montim i pjesëve origjinale.(ne deshirë të klientit dhe jo origjinale).  Konvergjencë.-      Montim, çmontim dhe ballancim gomash.Çmontim dhe montim xhama origjinal.-      Shërbim i plotë për sistemin e ajrit të kondicionuar. Etj.    Garanci për të gjitha shërbimet.Për detyrat e ofruara më sipër specialistit do ti duhet të ndërhyjë në shumë sisteme të automjetit si : i frenimit , i drejtimit, transmesionet, i ushqimit , i ndezjes, ndriçimit, sinjalizimit e të tjera sipas specialitetit që ai zotëron.Në shtetet me industri automobilash të zhvilluar përveç detyrave të më sipërme, specialistët e serviseve duhet të trajnohen për të punuar në automjete që të kandidojë në karburante alternative, të tilla si etanoli dhe të energjisë elektrike.

19

Page 20: Organizimi dhe ligjshmëria në shërbime mjetesh transporti

Teknikë e shërbimit ndonjëherë specializohen në një lloj të veçantë të riparimit që mund të jetë subjekt i rregullave apo procedurave të veçanta. Pas përfundimit të riparimit TK kryen kontrollin përfundimtar dhe automjeti është I gatshëm të dali në rrugë.

Tema 5: Ndarja e detyrave dhe organizimi i vogël i punës në një autoservis

1. Organizimi i i vogël punës Organizimi i vogël i punës si funksion menaxhues është bashkimi dhe koordinimi i burimeve njerëzore, financiare, fizike, informative etj., të nevojshme për arritjen e objektivave të vënë ne një biznes. Kuptimi bashkëkohor i organizmit i sheh njerëzit ndoshta si burimet më të çmuara të biznesit. Vetëm ata mund t’i japin biznesit ndryshueshmërinë dhe përshtatjen ndaj nevojave të konsumatorëve apo konkurrencës së rreptë. Gjatë organizimit të vogël të punës një sipërmarrës duhet ti përgjigjet pyetjeve të mëposhtme: Çfarë duhet bërë? Kush do ta bëjë? Si - në cilën mënyrë? Kur duhet bërë diçka ?. Gjithë veprimtaria në përgjigje të pyetjeve të mësipërme kryehet në një mjedis të jashtëm dhe të brëndshëm të caktuar.Ky mjedis përcakton çfarë duhet të bërë për suksesin e biznesit . Mjedisi I jashtëm përbëhet nga dy pjesë: mjedisi i konkurrencës dhe makromjedisi. Mjedisi i konkurrencës për serviset e automjeteve përfshin bizneset e tjera me të cilat ai ndërvepron. Ky mjedis,është më i afërt dhe më i përditshëm se makromjedisi, shfaqet me rivalitetin e konkurrentëve, rreziqet nga bizneset e reja apo zëvendësuese, si dhe me fuqinë e furnitorëve apo të konsumatorëve. Që një biznes të mbijetojë dhe të jetë fitues, duhet që, në thelb, menaxhimi të krijojë avantazhe ndaj konkurrentëve. Një avantazh konkurrues i dallueshëm mund të krijohet duke u orientuar nga cilësia, kostot konkurruese, novacioni dhe shpejtësia në sherbim.Makromjedisi është pjesa e mjedisit të jashtëm, me natyrë politiko-ligjore, ekonomike, shoqërore, demografike dhe teknologjike . Ata veprojnë në afate më të gjata dhe nuk ndryshojnëpërditë si faktorët e mjedisit konkurrues, por ndikojnë mbi zhvillimin e biznesit në përgjithësiOrganizimi I punës në mjedisin e brëndshëm ka të bëjë me ndarjen e detyrave brënda një organizate biznesi.Le të shikojmë si realizohet kjo ndarje e detyrave të shërbimit të mjeteve në një autoservis pas hartimit te Urdhërit të riparimit.

2. Caktimi i përgjegjësive pas hartimit të UR.Urdhëri i riparimit përfaqëson dhe një ndarje të detyrave për specialistët.Ky urdher hartohet nga TK . Le të shohim disa nga situatat e mundshme të krijuara gjatë hartimit te UR.Rasti pare: Automjeti jep shenja të një defekti që nuk mund të riparohetVeprimi: TK sqaron situatën duke I dhënë informacion të nevojshëm klientit.Rasti i dytë : Difekti në automjet ka ardhur si rjedhojë e përdorimit të gabuar nga ana klientit.Veprimi: Tk.Shpjegon duke i dmostruar veprimet ne automjet .Rasti i Tretë: Gjendje normale për atë seri mjeti Veprimi: TK sqaron situatën dhe propozon aksesorë të dobishëm këshillon në rast se ka veprime të gabuara nga ana e përdoruesit të automjetit.Rasti i katërt : Automjeti ka nevojë për shërbim. Veprimi: TK: shpjegon llojin e shërbimit,llogarit koston, harton UR.Rasti i pestë: Mjeti është i dëmtuar:Veprimi : TK .Këshillon,propozon riparimin, llogarit koston, harton UR .

20

Page 21: Organizimi dhe ligjshmëria në shërbime mjetesh transporti

3. Zbatimi i urdherit të riparimit UR Urdhëri i riparimit eshtë i detyrushëm për secilin specialist,në bazë të këtij urdhëri specialist do të organizojë punën e tij për eleminimin e difektit në automjet.Pas hartimit UR kalon për ekzekutim tek specialisti përkatës.Ky urdhër mund të përmbajë:I.Shërbimet e mirëmbajtjes që mund të kryhen në një autoservis siç janë: 1.Ndërimi i vajit 2.Ndërimi i filtrave (vajit,ajrit,filtër karburanti, filtr kabine)3.Kontrolli i baterisë, kontrolli I nivelit të elektrolitit, karikimi i saj. 4.Kontrolli I fryrjes së gomave në nivelin përkatës të presionit 5.Kontrolli I nivelit të antifrizës në sistemin e ftohjes.6.Kontrolli I nivelit të vajit në kutinë e ndrimit të shpejtësisë dhe diferencial7Ndërimi I ferodaveII. Riparime të natyrës xhenerike .Nëse difekti është i natyrës xhenerike specialiti përkatës është xheneriku i cili riparon defektet në sistemet e mëposhtme: 1.Sistemin e transmetimit të fuqisë.2.Sistemin e drejtimit. 3.Sistemin e frenimit.  4.Sistemin e lëvizjes.Në figurën e më poshtme paraqitet kutia e ndrimit të shpejtësisë si një ndër nyjet e cila mund të riparohet nga ana e xhenerikut. kuti friksioni Karter I kutisë së transmisionit Xhunto e transmisionit Mekanizmi I ndërrimit tëshpejtësisë

Abro Bosht I tansmisionit sekondar Kapak I pasëm III. Riparime në motor në këtë rast automjeti drejtohet tek motorist i cili kryen sherbimet dhe riparimet nw sistemet e mëposhtme:1.Motorr 2.Sistemi i ushqimit 3.Sistemi i vajoses dhe ftohjesIV.Nëse automjeti shfaq difekte ne sistemine ndezjes dhe të ndriçmit drejtohet për tek elektroauti. Ndërhyrjet që mund të bëjë elektroaut janë:1.Zvëndësimi llambave ndriçuese dhe sinjalizuese 2.Riparimi I gjeneratorit të rrymës se vazhduar3.Riparimi I motorinos4.Ndërim kandele, kandeleta5.Riparimi I motorit të kopndicionerit etj. Gjatë zbatimit të UR specialisti punon duke përdorur mjetet dhe paisjet e nevojshme pa praninë e klientit ,por janë disa situate në të cilat këshillohet prania dhe bashkëbizetimi me klientin siç janë disa shembuj:A. Nëse ndihen zhurma të konstatuara kur mjeti lëviz në rrugë .Në këtë rast TK duhet të bëjë një provë në lëvizje duke qëndruar në kabinën e automjetit gjatë kohës që klienti drejton automjetin, dhe duhet ti shpjegojë klientit origjinen e zhurmës.

21

Page 22: Organizimi dhe ligjshmëria në shërbime mjetesh transporti

Eshte e pershtateshme te shenohet natyra ekzakte e anomalive dhe kushtet ne te cilat ato manifestohen (shpejtesia, ngarkesa)B.VibracionetGjate një rruge, klienti mund te shpjegoje me konkretisht ate qe ai ka vrejtur dhe TK mund te lokalizoje problemin, qe mund te jete nje çekuilibrim i rrotave ne nivelin e ures së pare ose te pasme, frenat qe kapin me hope, difekte te kushinetave ne urat ose ne zinxhirin kinematik, etj.Raste të tilla mund të ketë me shumic sipas situatave të ndryshme.Urdhërin e riparimit TK e harton sëbashku me klientin të cilit duhet ti lihet koha e nevojshme për të shpjeguar çfarë nuk shkon mirë në automjetin e tij dhe cilat janë pritshmëritë e tij pas daljes nga servisi i automjetit. Pas përfundimit të riparimit TK kryen përsëri kontrollin visual të makinës ,firmos preventivin dhe thëret klientin I cili realizon pagesën pasi është bindur për cilesine e punimeve të kryera në makinën e tij.Në prani të klientit lotësohet libri I klientit ,ku shënohet gjithë përshkrimi I punës në servis,renditen dhe pjesët e ndëruara dhe origjina e tyre.Libri firmoset nga klienti dhe TK.Në autoserviset e mëdha pagesa realizohet ne zyrë e financës ,tek autoserviset e vegjël në arkë e që shpesh mbulohet nga pronari, në të dyja rastet duhet të tërhiqet kuponi tatimor për pagesën .

Tema 6: Llojet dhe format ligjore të bizneseve në fushën e shërbimit të mjeteve të transportit.

Ligji shqiptar për Tegëtarët dhe Shoqërite tregëtare njeh dy forma të organizimit të biznesit1.tregëtar ( Person fizike)2.Shoqëri tregëtare (Person juridikë)Shoqëritë tregëtare fitojnë personalitetin juridik në datën kur kryhet regjistrimi i tyre në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit (QKR).Forma e organizimit tregëtar do te thotë se pronari është njëkohësisht dhe menaxher I biznesit. Pronari mban përgjegjesi për të gjitha vendimet e marra prej tij dhe ndaj të tretëve përgjigjet me gjthë pasurinë e tij ,duke përfshirë biznesin dhe pasurinë jashtë biznesit.Shoqëria themelohet nga dy a më shumë persona, që merren vesh nëpërmjet një kontrate për të destinuar në një sipërmarrje të përbashkët pasuritë ose shërbimet e tyre, me qëllim që të ndajnë fitimin ose të përfitojnë nga të ardhurat që mund të rrjedhin prej saj.Ortakët marrin përsipër të paguajnë pjesën që u takon në humbjet.Në rastet e parashikuara me ligj ajo mund të themelohet edhe nëpërmjet aktit të vullnetit të shprehur nga një person i vetëm.Ligji Nr.9901 datë 14.4.2008 “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare” përcakton 4 forma të shoqërive tregtare të cilat janë:1.       Shoqëritë Kolektive (SHK) Një shoqëri është shoqëri kolektive nëse regjistrohet si e tillë, e kryen veprimtarinë tregtare nën një emër të përbashkët dhe përgjegjësia e ortakëve përpara kreditorëve është e pakufizuar.Kontributi i ortakëve mund të jetë në para ose në natyrë (pasuri të luajtshme/të paluajtshme, të drejta, krah pune dhe shërbime). Kontributet e ortakëve janë të barabarta.2.       Shoqëritë Komandite (SHKM ) Shoqëri komandite është shoqëria, në të cilën përgjegjësia e të paktën njërit prej ortakëve është e kufizuar deri në vlerën e kontributit të tij, ndërsa përgjegjësia e ortakëve të tjerë nuk është e kufizuar.Ortaku, përgjegjësia e të cilit është e kufizuar deri në vlerën e kontributit të tij, quhet ortak i kufizuar.Ortaku, përgjegjësia e të cilit nuk është e kufizuar deri në vlerën e kontributit të tij, quhet ortak i pakufizuar. Ortaku i pakufizuar ka statusin e ortakut të shoqërisë kolektive.3.       Shoqëritë me Përgjegjësi të Kufizuar (SHPK) Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar është një shoqëri tregtare, e themeluar nga persona fizikë ose juridikë, të cilët nuk përgjigjen

22

Page 23: Organizimi dhe ligjshmëria në shërbime mjetesh transporti

për detyrimet e shoqërisë tregtare dhe mbulojnë personalisht humbjet e shoqërisë deri në pjesën e pashlyer të kontributeve të nënshkruara. Kontributet e ortakëve përbëjnë kapitalin e regjistruar të shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar.Secili ortak gëzon kuotën e tij në shoqëri, në përpjesëtim me kontributin që ka dhënë në kapital. Kapitali i regjistruar i shoqërisë ndahet ndërmjet ortakëve në kuota, sipas këtij raporti. 4.       Shoqëritë Aksionare (SHA) Shoqëria aksionare është një shoqëri tregtare, kapitali i së cilës është i ndarë në aksione të nënshkruara nga themeluesit. Themeluesit janë persona fizikë ose juridikë, të cilët nuk përgjigjen personalisht për detyrimet e shoqërisë e që mbulojnë humbjet e saj vetëm me vlerën e pashlyer të aksioneve të nënshkruara.Shoqëritë aksionare mund të jenë shoqëri me ofertë, private apo publike. Subjektet që ushtrojnë veprimtarinë e autoriparimit regjistrohen në zbatim të ligjit 9573 dt 03/07/2006 neni 4. Në të cilin shkruhet; 1. Ushtrimi i veprimtarisë së autoriparimit, sipas përcaktimeve të bëra në këtë ligj, u lejohet vetëm subjekteve, që respektojnë legjislacionin në fuqi për qarkullimin rrugor dhe për normat e kujdesit ndaj mjedisit, ndaj ndotjeve dhe parandalimit të dëmtimeve dhe që janë të regjistruara sipas këtij ligji.2. Regjistrimi i subjekteve juridike, që ushtrojnë veprimtari autoriparimi bëhet pranë drejtorive rajonale të shërbimeve të transportit rrugor, ku subjekti ka selinë, në regjistrin e hapur për këtë qëllim.3. Regjistri ndahet në 6 seksione: a) për veprimtaritë e riparimit dhe të mirëmbajtjes së pjesëve mekanike dhe të motorit; b) për riparimin dhe mirëmbajtjen e karrocerisë; c) për riparimin dhe mirëmbajtjen e impiantit elektrik; ç) për riparimin dhe mirëmbajtjen e gomave;d) për subjektet që blejnë, shesin mjete me motor dhe rimorkio; dh) për subjektet që mbledhin, depozitojnë, shkatërrojnë mjetet ose pjesë të tyre të dala jashtë përdorimit apo të braktisura.4. Subjektet, për fillimin e veprimtarisë regjistrohen në regjistër dhe më pas pajisen nga drejtoria rajonale e shërbimeve të transportit rrugor me vërtetimin përkatës, ku përcaktohet edhe lloji i veprimtarisë që do të ushtrohet.5. Çdo subjekt mund të regjistrohet në një ose më shumë seksione të regjistrit, në përputhje me veprimtaritë që do të ushtrojë.6. Subjektit nuk i lejohet të kryejë autoriparime të tjera nga ato të përcaktuara në regjistër, për të cilat është pajisur me ►M1 autorizim ◄.Subjektet, që kërkojnë të regjistrohen në regjistër, duhet të kenë detyrimisht një përgjegjës teknik, i cili duhet të jetë inxhinier mekanik ose teknik, mekanik transporti. Përgjegjësi teknik mund të jetë edhe drejtuesi ekzekutiv i subjektit.Në vendin tonë kanë gjetur zbatim te dyja format e organizimit ligjor të sherbimeve të mjeteve të transportit :1.Person fizik (shumë servise që kryejnë veprimtarinë ne qytete të ndryshme të vendit.2.Person juridik. Të shfaqur në formën SHPK dhe SHA .dy format e tjera nuk kanë gjetur përdorim në fushën e organizimit të shërbimit në mjetet e transportit.

Tema 7: Marrëdhëniet juridike të të punësuarve në fushën e shërbimeve të mjeteve të transportit.

Mardheniet juridike të të punësuarëvë në fushën e shërbimeve të mjeteve të transportit mbështeten ligjërisht në dokumentat e poshtëshënuar:Kushtetuta e Shqipërisë .Konventat ndërkombëtare të ratifikuara nga RSH.Kodi i punës dhe aktet e tij ligjore.Kontrata kolektive e punës.Kontrata individuale e punës.Rregullorja e brendshme .Zakonet lokale dhe profesionale.Legjislacioni i punës rregullon marëdhëniet midis punëdhënësit dhe punëmarrësit në fushën e shërbimeve të mjeteve të transportit .

23

Page 24: Organizimi dhe ligjshmëria në shërbime mjetesh transporti

Secili ka tё drejtёn pёr tё fituar mjetet e jetёsёs sё tij me punё tё ligjshme, tё cilёn personi e zgjedh dhe e pranon vetё. Kjo do tё thotё se askush nuk mund t'i nёnshtrohet punёs sё detyruar. Nё kёtё kuadёr afirmohet liria pёr tё zgjedhur profesionin, vendin e punёs, si dhe sistemin e kualifikimit profesional. Natyrisht që e drejta pёr punё ka nevojё pёr ndёrhyrjen e shtetit, me qёllim qё tё sigurohen mundёsitё dhe kushtet e pёrshtatshme pёr punёsim. Shteti ёshtё pёrgjegjёs pёr tё respektuar parimet e pёrgjithshme dhe rregullat kushtetuese nё fushёn e punёsimit. P.sh., ai zotohet a përfshihet tёrёsisht dhe mban pёrgjegjёsi pёr zbatimin e parimit tё barazisё nё marrёdhёniet e punёs. Gjithashtu, ai respekton tё gjitha tё drejtat kushtetuese qё lidhen ngushtё me punonjёsit (tё punёsuarit). P.sh., sipas Kushtetutës,shteti e ka detyrё të tij tё sigurojё mbrojtjen shoqёrore tё punёs (neni 49/2), lirinё sindikale (neni 50), tё drejtёn pёr grevё tё punonjёsve (neni 51), si dhe tё drejtёn e sigurimeve shoqёrore nё pleqёri ose nё rastet e paaftёsisё pёr punё, sipas një sistemi të caktuar me ligj (neni 52).    Legjislacioni që rregullon gamën e gjerë të marrëdhënieve dhe të problemeve të lidhura me punën dhe punësimin është më i gjerë se kuadri dispozitiv ligjor i Kodit të Punës. Janë pjesë e legjislacionit  të  Punës Ligji për Inspektoriatin  Shtetëror  të  Punës dhe Statuti  i Inspektoriatit të Punës; Ligji për Nxitjen e Punësimit dhe një mori e madhe aktesh nënligjore si vendime dhe udhëzime që rregullojnë aspektet e tjera të lidhura me punën. Këtu hapim një parantez lidhur me aktet nënligjore.Në kushtet e ekonomisë së Tregut këto duhet të jenë të kufizuara dhe dispozita tranzitore që duhet t’i lënë vendin rregullimit me ligjë. Është ky një argument më shumë në  favor të një kodifikimi më të plotë dhe përmbledhës i të gjitha dispozitave ligjore që rregullojnë marrëdhëniet juridike- të drejtat dhe detyrimet e lindura për shkak të punës, dhe jo vetëm këto por tërë kompleksitetin e marrëdhënieve të lidhura me punën.Kontrata e punёs ёshtё njё marrёveshje ndёrmjet punёmarrёsit dhe punёdhёnёsit, qё rregullonmarrёdhёniet e punёs dhe pёrmban tё drejtat dhe detyrimet e palёve. Nё këtë kontratё punёmarrёsi merr pёrsipёr tё ofrojё punёn ose shёrbimin e vet pёr njё kohëzgjatje tё caktuar ose tё pacaktuar kohe, kjo nё kuadёr tё organizimit dhe tё urdhrave tё njё personi tjetёr, tё quajtur punёdhёnёs, i cili merr pёrsipёr tё paguajё njё shpёrblim.Kontrata individuale e punёs ёshtё gjithmonё njё titull detyrues dhe i pёrket kategorisё sё kontratave me shёrbime tё ndërsjella, që do tё thotё se detyrimet dhe tё drejtat e palёve janё tёdyanshme. Kontrata e punes eshte marveshja mes punëdhensit & punëmarresit, ku ky I fundit merr persiper te ofroje sherbimet e tij per nje kohe te caktuar ose te pacaktuar, ndersa punedhenesi merr persiper te paguaje shperblimin. Kushtet e kontrates individuale te punes dallohen ne kushte objektive dhe ato subjektive. Kushti subjektiv janë subjektet e kesaj kontrate të cilat per te lidhur nje kontrate vlefshme, duhet te kene zotesi per te vepruar. Si kushte objektive te kontrates se punes kuptohen:a)      marrveshja midis paleve – kontrata e punes quhet e lidhur ne castin ne te cilat palet arrijne ne nje marveshje ndermjet tyre, dmth ai qe ka bere propozimin merr dhe pelqimin e pales tjeter.b)      Shkaku I kontrates – eshte qellimi per te cilen behet shprehja e vullnetit ne kontrate dhe konsiston ne dyanesine sherbim-shperblim. Ky shkak duhet te jete gjithmone I ligjshem.c) Objekti – është shërbimi personal i puns, dmth ato energji pune ose intelektuale që punëmarresi është i detyruar të përmbushe kundrejt shpërblimit. Objekti mund te jete: 1. I mundshëm: 2. I ligjshëm: 3. I percaktueshëm .d)  Kontrata mund të përfundohet ose të ndryshohet me gojë ose me shkrim. Me shkrim duhet të përmbaje identitetin e palëve/ vendin e punes/ përshkrimin e përgjithshem të punës/ daten e fillimit te punës/ kohëzgjatjen kur palët lidhin kontrate me afate te caktuara/ kohezgjatjen e pushimeve të paguara/ afatin e njoftimit të zgjidhjes së kontratës/ elementet përbëres të palës & dt. e dhënies së saj/ kohën normale javore të punës/ sipas rastit dhe

24

Page 25: Organizimi dhe ligjshmëria në shërbime mjetesh transporti

marveshje kolektive të punës së zbatueshme. Llojet e kontratave të punës;kontrata pune per një kohëzgjatje të pacaktuar. Kontrate pune për një kohëzgjatje të caktuar.Kontrate pune qe lidhet per kohëzgjatjen e nevojshme per kryerjen e nje pune te caktuar. Kontrate pune me prove. Kontrate e punes me kohe te pjesshme.Me kontratën e punës me kohë të pjesshme, punëmarrësi pranon të punojë me orë, gjysmë dite pune ose ditë pune, për një kohëzgjatje normale javore ose mujore më të vogël se ajo e punëmarrësve që punojnë me kohë të plotë në të njëjtat kushte. 2. Punëmarrësi me kohë pune të pjesshme gëzon të njëjtat të drejta, përpjesëtimisht si punëmarrësi me kohë të plotë pune. Kontrata e punës e lidhur me shkrim duhet të përmbajë sidomos: a. identitetin e palëve; b. vendin e punës; c. përshkrimin e përgjithshëm të punës;d. datën e fillimit të punës; e. kohëzgjatjen kur palët lidhin kontratë me afat të caktuar;f. kohëzgjatjen e pushimeve të paguara; g. afatin e njoftimit për zgjidhjen e kontratës;h. elementet përbërëse të pagës dhe datën e dhënies së saj; i. kohën normale javore të punës;j. kontrata e punës duhet të përmbajë dhe kontratën kolektive në fuqi.4. Kur kontrata e punës lidhet me gojë, punëdhënësi është i detyruar që, brenda 30 ditëve nga data e lidhjes së kontratës, të hartojë me shkrim dokumentin përkatës, të nënshkruar prej tij dhe punëmarrësit, ku të përfshihen sidomos elementet e parashikuara në pikën 3 të këtij neni. Mos-hartimi i këtij dokumenti me shkrim nuk cenon vlefshmërinë e kontratës, por sjell vetëm përgjegjësinë e punëdhënësit, sipas nenit 202 pika 2 të këtij Kodi.

Tema 8: Kuadri ligjor dhe normativ që vepron në fushën e shërbimeve të mjeteve të transportit.

Në vendin tonë veprimtaria e subjekteve që ushtrojne veprimtarinë e tyre në fushën e shërbimeve të mjeteve të transportit mbështetet në ligjshmëri,disa nga të cilat po I rendisim.Kushtetutën e RSH.Kodin civil.Kodin e punës .ligjin Nr.9573 Për autoriparimin,shitblerjen,depozitimin e mjeteve rrugoreme motor,të rimorkiove dhe pjesëve të tyre të dala jashtë përdorimit ose të braktisura dhe për veprimtaritë që lidhen me to. Ky ligj ka si qëllim të rrisë në një shkallë më të lartë sigurinë në qarkullimin rrugor, si dhe të parandalojë e të luftojë trafikun e mjeteve të vjedhura. Gjithashtu, përcakton rregullat që duhen zbatuar për kryerjen e shërbimeve nga subjektet që kryejnë veprimtarinë e autoriparimit, që blejnë, shesin apo ndërmjetësojnë në shitblerje, që pjesëzojnë, rivënë në punë, japin mjete me qira ose vënë në dispozicion të të tretëve mjetet e tyre, që depozitojnë dhe shkatërrojnë mjetet e dala jashtë përdorimit, si dhe përcakton rregullat për ushtrimin e veprimtarisë së agjencive, që trajtojnë praktikat për qarkullimin e mjeteve me motor dhe të rimorkiove.Në nenin 3.të këtij ligji sqarohen termat e mëposhtëm,1. “Autoriparim” është riparimi dhe mirëmbajtja e mjeteve me motor dhe e rimorkiove, të destinuara për transportin rrugor të udhëtarëve dhe të mallrave, me përjashtim të shërbimeve të larjes, të fryrjes së gomave, të furnizimit me karburant, zëvendësimit të filtrit të ajrit dhe të vajit, të lëndës djegëse dhe të lubrifikantëve, të lëngjeve punuese hidraulike dhe të lëngjeve ftohëse.2.“Veprimtari të riparimit” janë të gjitha operacionet për zëvendësimin dhe modifikimin e çdo komponenti të mjeteve me motor dhe rimorkiove, si dhe instalimin e impianteve e të komponenteve fikse në një mjet të vetëm ose në një kompleks mjetesh me motor.3. “Veprimtari e mirëmbajtjes së mjeteve me motor dhe të rimorkiove” është mirëmbajtja e pjesëve mekanike dhe të motorit, të karrocerisë, të impiantit elektrik dhe të gomave.Objekti I këtij ligji është:

25

Page 26: Organizimi dhe ligjshmëria në shërbime mjetesh transporti

Ky ligj disiplinon dhe monitoron veprimtaritë për autoriparimin dhe mirëmbajtjen e mjeteve motorike, blerjen dhe shitjen e tyre, vendruajtjet, dhënien me qira, si dhe mbledhjen, depozitimin dhe shkatërrimin e mjeteve ose të pjesëve të tyre, të dala jashtë përdorimit ose të braktisura.Neni 6 sqaron kushtet për regjistrim Subjektet, që kërkojnë të regjistrohen në regjistër, duhet të kenë detyrimisht një përgjegjës teknik, i cili duhet të jetë inxhinier mekanik ose teknik, mekanik transporti. Përgjegjësi teknik mund të jetë edhe drejtuesi ekzekutiv i subjektit.Përgjegjësi teknik pajiset me "Dëshmi aftësie profesionale" nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, pasi të ketë kaluar provimin për nivelin e njohurive, të cilat përcaktohen në udhëzimin e ministrit që mbulon fushën e transportit. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor organizon kurse kualifikimi me programe të miratuara nga ministria që mbulon fushën e transportit, për ngritjen e nivelit tekniko-profesional të përgjegjësve teknikë dhe të punonjësve të tjerë të subjekteve, që ushtrojnë veprimtari autoriparimi Subjektet, që ushtrojnë veprimtari autoriparimi, të parashikuar në nenin 3 të këtij ligji, duhet të mbajnë një regjistër, ku të shënojnë në mënyrë të saktë e kronologjike, pa korrigjime:a) targën dhe numrin e shasisë së mjetit, ku do të bëhen ndërhyrjet;b) të dhënat për ndërhyrjet e realizuara;c) datën e marrjes dhe të dorëzimit të mjetit pronarit të ligjshëm ose personit të autorizuar prej tij.ç) gjeneralitetet e personit, që dorëzon mjetin dhe të personit, të cilit i dorëzohet mjeti.2. Mbajtja e të dhënave të përcaktuara në pikën 1 të këtij neni bëhet në çastin e marrjes dhe të dorëzimit të mjetit. Proçesin e hartimit te librit te klientit e kemi sqaruar në temat e mësipërme.Në zbatim të ligjit 9573 është dhe udhëzimi për ushtrimin e veprimtarisë së autoriparimit në të cilin shkruhet: Subjektet juridike, për t'u regjistruar në Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DRSHTRR), në juridiksionin e të cilit është selia e subjektit, dhe për të ushtruar veprimtarinë e autoriparimit, në një ose në disa nga seksionet e përcaktuara në këtë ligj, duhet të disponojnë pajisjet, instrumentet, ambientet e nevojshme, si dhe duhet të plotësojnë kushtet dhe procedurat, respektivisht, sipas nenit ose neneve përkatëse të këtij udhëzimi.SEKSIONI A: Veprimtaria e riparimit dhe e mirëmbajtjes së pjesëve mekanike dhe tëmotorit, të mjeteve rrugore me motor dhe rimorkiove1. Subjektet juridike, që të ushtrojnë veprimtarinë e riparimit dhe të mirëmbajtjes së pjesëve mekanike dhe të motorit, të mjeteve rrugore me motor dhe rimorkiove, duhet të disponojnë:I. Pajisjet:Gropë riparimi ose pajisje ngritëse (hidraulike ose elektrike), sipas standardeve teknike; Elektro-kompresor; Kompjuterë;Pajisjet e mbrojtjes nga zjarri; Kutinë e ndihmës së shpejtë.II. Instrumentet: Llamba portative me transformator 220 /24 - 36 volt;Diagnostikues për kontrollin e parametrave të punës së motorit;Vegla matëse e të kontrollit, për profesionin motorist, xhenerik etj.III. Ambientet: Tetoja me sipërfaqe të mbyllura, me ndriçimin e duhur dhe instalimet e nevojshme, elektrike dhe të ajrit; Vend qëndrimi për mjetet që do të riparohen; Zyrë për punë administrative; Nyje hidrosanitare.2. Subjektet juridike, që të pajisen me leje për ushtrimin e veprimtarisë së riparimit dhe të mirëmbajtjes së pjesëve mekanike dhe të motorit, të mjeteve rrugore me motor dhe rimorkiove, duhet të plotësojnë kushtet dhe procedurat si më poshtë vijon:- Kërkesë, nga drejtuesi ligjor, për pajisjen me leje veprimtarie për riparimin dhe mirëmbajtjen e pjesëve mekanike dhe të motorit, të mjeteve rrugore me motor dhe

26

Page 27: Organizimi dhe ligjshmëria në shërbime mjetesh transporti

rimorkiove, ku të përcaktohen emri i subjektit, emri i drejtuesit ligjor dhe i përgjegjësit teknik, përmban dhe vetëdeklarimin për:- gjendjen e tij në lidhje me organet e prokurorisë dhe të gjykatës;njohjen dhe zbatimin e legjislacionin dhe të rregullave në fuqi; dërgim informacioni periodik, për veprimtarinë e shoqërisë etj; informacion në lidhje me pajisjet, instrumentet dhe ambientet e nevojshme që subjekti disponon, në lidhje me fushën e veprimtarisë ku kërkohet të licencohet;- sipas formatit të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) dhe formularit tip të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës (bashkëlidhur). Gjithashtu kërkesa shoqërohet me:- kopje të noterizuara të vendimit të regjistrimit në gjykatë; kopje të dëshmisë së aftësisë profesionale të përgjegjësit teknik; kontratë midis drejtuesit ligjor dhe përgjegjësit teknik, e hartuar përpara noterit, me afat të përcaktuar mbi 1 (një) vit;- vetëdeklarim të përgjegjësit teknik, për gjendjen e tij në lidhje me organet e prokurorisë dhe të gjykatës, në lidhje me fushën e veprimtarisë ku kërkohet të licencohet subjekti, për gjendjen e tij në lidhje me punësimin si përgjegjës teknik në shoqëri të tjera dhe të qenit apo jo në marrëdhënie pune me shtetin, sipas formatit të hartuar nga DPSHTRR-ja.Neni 3 SEKSIONI B: Veprimtaria e riparimit dhe e mirëmbajtjes së karrocerisë, të mjeteve rrugore me motor dhe rimorkiove1. Subjektet juridike, që të ushtrojnë veprimtarinë e riparimit dhe të mirëmbajtjes sëkarrocerisë, të mjeteve rrugore me motor dhe rimorkiove, duhet të disponojnë:I. Pajisjet: Gropa ose pajisje ngritëse (hidraulike ose elektrike), sipas standardeve teknike;Elektro-kompresor; Kompjuterë;Pajisjet e mbrojtjes nga zjarri; Kutinë e ndihmës së shpejtë.II. Instrumentet: Llamba portative me transformator 220 / 24 - 36 volt;Vegla matëse e të kontrollit, për profesionin xhenerik etj.III. Ambientet:Tetoja me sipërfaqe të mbyllura, me ndriçimin e duhur dhe instalimet e nevojshme, elektrike dhe të ajrit; Vend qëndrimi për mjetet që do të riparohen; Zyrë për punë administrative; Nyje hidrosanitare.Neni 4 SEKSIONI C: Veprimtaria e riparimit dhe e mirëmbajtjes së impiantit elektrik, të mjeteve rrugore me motor dhe rimorkiove1. Subjektet juridike, që të ushtrojnë veprimtarinë e riparimit dhe të mirëmbajtjes sëimpiantit elektrik, të mjeteve rrugore me motor dhe rimorkiove, duhet të disponojnë:I. Pajisjet: Pajisje ngritëse (mekanike, hidraulike ose elektrike), sipas standardeve teknike;- Pajisje për kontrollin e parametrave elektrikë, të ndezjes dhe të sistemit të ushqimit;- Kompjuterë; Pajisjet e mbrojtjes nga zjarri; Kutinë e ndihmës së shpejtë.II. Instrumentet: Llamba portative me transformator 220 / 24 - 36 volt; Vegla matëse e të kontrollit, për profesionin elektroauto etj.III. Ambientet:Tetoja me sipërfaqe të mbyllura, me ndriçimin e duhur dhe instalimet e nevojshme, elektrike dhe të ajrit; Vend qëndrimi për mjetet që do të riparohen; Zyrë për punë administrative; Nyje hidrosanitare..Neni 5 Seksioni Ç: Veprimtaria e riparimit dhe e mirëmbajtjes së gomave, të mjeteve rrugore me motor dhe rimorkiove 1. Subjektet juridike, që të ushtrojnë veprimtarinë e riparimit dhe të mirëmbajtjes së gomave, të mjeteve rrugore me motor dhe rimorkiove, duhet të disponojnë:I. Pajisjet: Ngritës (mekanikë, hidraulikë ose elektrikë), sipas standardeve teknike;Pajisje për kontrollin e gjeometri së dhe të konvergjencës së gomave;Pajisje për kontrollin e presionit të fryrjes së gomave; Pajisje për çmontimin dhe montimin e gomave;Elektro-kompresor; Kompjutera Pajisjet e mbrojtjes nga zjarri; Kutinë e ndihmës së shpejtë.II. Instrumentet:Instrument për matjen e thellësisë së luleve të gomave;Vegla për heqjen dhe vendosjen e gomave etj.III. Ambientet: Tetoja me sipërfaqe të mbyllura, me ndriçimin e duhur dhe instalimet e

27

Page 28: Organizimi dhe ligjshmëria në shërbime mjetesh transporti

nevojshme, elektrike dhe të ajrit; Vend qëndrimi për mjetet që do të riparohen;Zyrë për punë administrative; Nyje hidrosanitare.

Tema 9: Standardet ndërkombëtare që veprojnë në fushën e shërbimeve të mjeteve të transportit.

Çfarë është një standard?   Standardet janë dokumenta teknikë, vullnetare, të cilët: përmbajnë specifikime teknike për produkte apo shërbime të fushave të ndryshme; përgatiten me propozim te palëve te interesuara në Komitete Teknike; bazohen në rezultatet e zhvillimit bashkohor të teknollogjisë; miratohen nga organi kombëtar i standardeve; vihen në dispozicion të kujtdo.  Përfitimet nga standardet.PËR INDUSTRINË: reduktim i kostove dhe barrierave teknike ne tregëti; përputhshmëri dhe lehtësi shkëmbimi; zbatim i ligjeve; akses në treg; avantazhe në konkurencë; ritet siguria e produkteve - ulet përgjegjësia e prodhuesit.PËR SHTETIN më shumë siguri dhe besueshmëri;PËR KONSUMATORIN: Më shumë zgjedhje dhe përputhje të vlerës së shpenzuar me cilësinë e mallit që blen, lehtësi në zgjedhje;kosto më të ulta; cilësi dhe garanci më e madheStandardet Ndërkombëtare ISO sigurojnë që produktet dhe shërbimet të jenë të sigurta, të besueshme dhe të kualitetit të mirë. Për të gjithë bizneset, ato janë mjete strategjike që reduktojnë kostot duke minimizuar mbeturinat dhe gabimet, dhe rritjen e produktivitetit. Ato ndihmojnë kompanitë e vendeve në zhvillim për të hyrë në tregje të reja, dhe për të lehtësuar tregëtinë globale . Në vendin tonë ushtron funksionin Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS) e cila është Organi Kombëtar i Standardeve në Shqipëri, i krijuar rreth 64 vjet më parë. Ajo përfaqëson Republikën e Shqipërisë në organizatat Evropiane e Ndërkombëtare të standardizimit dhe interesat e të gjithë ekonomisë së vendit në hartimin dhe adoptimin e standardeve Evropiane e Ndërkombëtare si Standarde Shqiptare. Hartimi dhe adoptimi i standardeve konsiston në nevojat që kanë ndërmarrjet prodhuese dhe të shërbimit.Objektivat. :Të përafrojë procedurat e infrastrukturës sonë të cilësisë me procedurat e Organeve Europiane të Standardizimit (CEN dhe CENELEC);Të rrisë ndërgjegjësimin publik për rolin e rëndësishëm që ka përdorimi i standardeve (EN) dhe procedurave Europiane të vlerësimit të konformitetit;Të ofrojë transparencë, gjithëpërfshirje dhe konsensus të të gjitha palëve të interesuara;Të rrisë ndërgjegjësimin e komunitetit të biznesit për përfitimet dhe mundësitë në tregti nga zbatimi i standardeve teknike në shërbimet dhe produktet e tyre;Të bëhet anëtare me të drejta të plota në Komitetet Evropiane të Standardizimit, respektivisht CEN dhe CENELE. ISO (International Organization for Standardisation) standardet për industrinë e shërbimeve të mjeteve të transportit janë pjesë e Standerteve Profesionale ,ato mbulojnë të gjitha aspektet: sigurinë, ekologjinë.performancën, metodat e testimit, mjedisit, dhe përdorimin e teknologjive të reja. Standardet profesionale janë njësi për të matur shkallën deri në të cilën një individ mund të përmbushë kërkesat për realizim në një profesioni të veçantë ose grup profesionesh me qëllim që të hyjë ose përparojë në kuadër të një profesioni ose fushës përkatëse profesionale. Ato caktohen në nivelin kombëtar për individët e punësuar, që punojnë brenda një profesioni ose fushe profesionale të veçantë, si dhe ofrojnë bazën për zhvillimin e kurrikulit profesional dhe vlerësimin. Çdo pako e standardeve është e lidhur me një profil profesional në të cilin bazohet kurrikuli.Në përputhje me këto standarte janë hartuar dhe kompetencat që duhet të zotërojnë nxënësit ne fund të studimit të kurrikules te drejtimit profesional SHMT.Disa nga Kompetencat profesionale për Drejtimin SHMT Niveli III janë: Nxënësi duhet të jetë i aftë: tё hartojë një plan-biznesi që lidhet me veprimtaritë në shërbimet e mjeteve të transportit; tё kryej llogaritje ekonomike qё lidhen me veprimtaritë në shërbimet e mjeteve të transportit;

28

Page 29: Organizimi dhe ligjshmëria në shërbime mjetesh transporti

të bëjë organizimin e punës në një servis tipik për shërbimet në mjetet e transportit; të interpretojë, plotësojë dhe përgatisë dokumentacionin teknik dhe financiar qёlidhet me veprimtaritë në shërbimet e mjeteve të transportit; të zbatojë bazën ligjore që i referohet veprimtarive në SHMT; të zbatoje standardet teknike që veprojnë në shërbimet e mjeteve të transportit; të zbatojë parimet e etikës gjatë ushtrimit të veprimtarive profesionale në SHMT të kryejë diagnostikimin e parregullsive në mekanizmat dhe sistemet e mjeteve të transportit; të kryejë mirëmbajtjen dhe riparimin e sistemeve moderne të mjeteve të transportit; etj“Standardet” iu referohen procedurave të përcaktuara, metodave, dimensioneve, lejesave, tipareve, kapaciteteve, etj. të specifikacioneve të një produkti apo sherbimi . Si funksionon zhvillimi I standartit. 1.Një standard ISO zhvillohet nga një panel i ekspertëve, brenda një komiteti teknik. Pasi lind nevoja për krijuar standarte , këta ekspertë takohen për të diskutuar dhe negociuar një draft standard. Parimet kryesore në zhvillimin e standardeve ISO:1.Standarti ISO iu përgjigjet një kërkese nga industria ose palët e tjera të tilla si grupe të konsumit. 2. Standardet ISO janë të bazuara në mendimin botëror të ekspertëveStandardet ISO janë zhvilluar nga grupet e ekspertëve nga e gjithë bota, që janë pjesë e grupeve më të mëdha të quajtura komitete teknike. Këta ekspertë të negociojë të gjitha aspektet e standardit, duke përfshirë fushën e saj, përkufizimet kryesore dhe përmbajtjen. Detajet mund të gjenden në listën e komiteteve teknike. 3. Standardet ISO janë zhvilluar nëpërmjet një procesi bashkepunimi me shumë aktorë Komitetet teknike janë të përbërë nga ekspertë nga industria përkatëse, por edhe nga shoqatat e konsumatorëve, akademisë, OJQ-ve dhe qeverisë. 4. Standardet ISO janë bazuar në një consensus Mbi bazene këtyre standarteve ISO/TC 199 është hartuar 1. ligji 9573 mbi ushtrimin e veprimtarisë së autoriparimit ne vendin tone.Ky ligj përcakton rregullat që duhen zbatuar për kryerjen e shërbimeve nga subjektet që kryejnë veprimtarinë e autoriparimit, që blejnë, shesin apo ndërmjetësojnë në shitblerje, që pjesëzojnë, rivënë në punë, japin mjete me qira ose vënë në dispozicion të të tretëve mjetet e tyre, që depozitojnë dhe shkatërrojnë mjetet e dala jashtë përdorimit, si dhe përcakton rregullat për ushtrimin e veprimtarisë së agjencive, që trajtojnë praktikat për qarkullimin e mjeteve me motor dhe të rimorkiove . 2. Manuali i Kontrollit teknik te detyruar të Mjeteve përcakton elementët për të cilat duhet të kryhet Kontrolli Teknik i sistemeve të mjeteve rrugore me motor dhe rimorkiove, që kanë rëndësi për sigurinë e qarkullimit rrugor etj.

Tema 10: Rregulla të etikës profesionale dhe të komunikimit në një servis për shërbimet në mjetet e transportit.

Etika është studimi dhe vlerësimi i sjelljes njerëzore në dritën e parimeve morale. Parimet morale mund të shikohen si standarti i sjelljes që njerzit kanë ndërtuar për veten e tyre ose si lënda e shtërngimeve dhe detyrimeve që një shoqëri e caktuar kërkon nga pjestarët e saj. Ajo merret me çështjet se çfarë është e mirë dhe çfarë është e keqe, si mundemi ne të bëjmë dallimet mes tyre, a është e mira dhe e keqja e njejtë për të gjithë; si mundemi të bëjmë vendime të forta që mund të ndihmojnë apo pezmatojnë të tjerët? Emërtimi përdoret edhe për çdo sistem ose teori të vlerave morale ose parimore. Tradicionalisht etika ndahet në etike normative, metaetikë, dhe etikë e zbatuar. Etika ka të bëjë me tërësine e parimeve të pranuara të sjelljes,të cilat duhet të rregullojnë bashkëjetesën midis njerëzve në një komunitet. Parimet e një etike profesionale janë: Integriteti – i drejtë dhe i sinqertë Objektiviteti – mënjanimi i anësisë, konfliktit të interesit dhe ndikimit të paligjshëm . Kompetenca profesionale dhe kujdesi , kompetenc , mbajtja e nivelit, ngritja dhe freskimi Besueshmëria/Konfidencialiteti – nuk duhet të shpalosen të

29

Page 30: Organizimi dhe ligjshmëria në shërbime mjetesh transporti

dhëna përveç nëse kërkohen nga drejta dhe detyra profesionale. Sjellja profesionale – pajtueshmëria me ligjet dhe shmangia e çdo veprimi që e diskrediton profesionin Shumica e organizatave bëjnë përpjekje për të siguruar sjelljet etike dhe për rrejdhojë komunkimin e moralshëm nëpërmjet përpunimit dhe shpalljes të detyrueshme të rregullave të punës. Megjithate , kyci për zhvillimin e komunikimit etik në organizatë mbeten sjelljet individuale të menaxherëve dhe mbikeqyresve. Në radhë të parë një menaxher duhet të diskutojë vazhdimisht lidhur me komunikimin etik në biznes ose në organizaten e tij. Kjo do të thotë se mënyra e përcaktuar e komunikimit duhet që të rishikohet herë pas here, për t’u sjellë në pajtim me stadin e zhvillimit moral dhe të nevojave aktuale të shoqerisë. Rishikimi i mënyrave të komunikimit, si një teknike e përdorur këto vitet e fundit, është një metodë efikase për të kontrolluar politikat e komunikimt, procedurat , rrjetin dhe tere aktivitetet e tij.Po përshkruajmë në mënyrë kronologjike disa aspekte të komunikimi etik në një sevis të mjeteve të shërbimit.Pritja e klientit :Të përshëndetet klienti që në hyrje në recepsion. Pritja bëhet nga Personi i kontaktit që mund të jetë Recepsionisti (R). Mbasi të ketë përshendetur klientin , ai e dërgon tek TK duke respektuar radhën e hyrjes.Klienti nuk duhet injoruar dhe nëse je duke biseduar me dikë tjetër mund të bëhet me një shenjë të lëvizjes kokes ose duke i thënë .Mirëdita Zotëri ., një moment. Nëse R nuk e njef klientin , ai duhet ti hedhë një veshtrim listës paraprake të takimeve për tu drejtuar atij në emër . Në takimin me klientin nuk duhet haruar se përshtypja e parë është shpeshherë përcaktuese. Ka rëndësi të dorës parë që R dhe TK të krijojnë tek secili klient përshtypjen që ai është i rëndësishëm. Nganjëherë pamja e jashtme është impresionuese. Klienti duhet dëgjuar me durim dhe vëmendje ai duhet të ndihet i kenaqur nga ofertat që i propozohen dhe nga puna . Të tregohet se në servis ju e mermi klientin seriozisht. Gjuha e ndërlikuar renditet si një ndër problemet më serioze te komunkimit efektiv. Ne nje komunkim etik, qe bazohet në kodet e përpunuara të etikës, në rregullat e adoptuara, apo në kode të tjerë të pranuar , ka rëndësi gjithashtu, që të zgjidhet forma e dhënies së informacionitPër ta përmirësuar komunkimin do të ishin efektive disa nga rreguallat udhëzuese :Për komunikimin me shkrim:Përdorimi i fjaleve të shkurta e të njohura, si dhe fjalive dhe frazave të thjeshta. Mënjanimi i fjalëve të tepërta dhe të pakuptueshme zgjedhja e nje stili të shkruari ku i përshtatet situatës dhe efektit që dëshiron të arrijë dërguesi i mesazhit. Mënyra gojore e komunikimit mund të përmirësohet nëse respektohen rregullat që vijojnë informacioni duhet të dërgohet në një gjuhë që është e thjeshtë për tu kuptuar duke përdorur shembuj konkrete ose ngjarje të ndryshme ku përforcojnë shkallën e të kuptuarit të mesazhit  të tregohet qartë rëndësia që ka informacioni për arritjen e objektivave konkrete  përdorimi edhe i anës emocionale, kur dëgjohet informacioni, me qëllim që të përforcohet kuptimi  dhe rëndësia e tij , etj Pra rëndësia e një kominkimi efektiv lidhet ngushtë me përpunimin e gjykimeve etike dhe me vendimarrjen, e cila duhet të jetë moralisht e drejtë. Disa nga karakteristikat më të rëndësishme të komunikimit efektiv janë: Jep informacion praktik, pavaresisht nëse ka të bëjë me kuptimin e politikave të  kompanisë apo me nxitjen për kryerjen e një veprimi të caktuar. Jep më tepër fakte dhe më pak përshtypje, duke përdorur shprehje konkrete,detaje specifike dhe informacion të qartë,bindës,të saktë dhe etik. Qartëso dhe përqendro informacionin, duke theksuar informacionet më të rëndësishme.Mesazhet që e seleksionojnë dhe përmbledhin informacionin janë mjaft efektive.  Identifiko saktë përgjegjësitë, duke i shkruar mesazhet në mënyre të tillë që të kërkojnë përgjigje nga një audiencë specifike. Shprehu qartë se cfarë pret prej dëgjuesve dhe cfarë mund të bësh për ta Bind të tjerët dhe jep rekomandime, duke iu shpjeguar dëgjuesve se cfarë përfitimesh do te kenë nga përgjigja ndaj mesazhit tuaj në mënyrën e dëshiruar. Shkëmbimi i informacionit me individë brenda organizatës

30

Page 31: Organizimi dhe ligjshmëria në shërbime mjetesh transporti

quhet komunikim i brendshëm, ndërsa shkëmbimi i informacionit dhe ideve me të tjerë jashtë organizatës përkufizohet si komunikim i jashtëm.

Tema 11: Rregullat e sigurisë në punë dhe të mbrojtjes së mjedisit në shërbimet e mjeteve të transportit.

Gjatë punës duhet të sigurohemi per t’u mbrojtur nga dëmtime dhe aksidente të vogla. Përkujdesja dhe mbrojtja nuk janë vetëm në interesin tonë, por edhe të familjes, kolegëve, dhe kompanisë. Aksidentet mund të shkaktohen nga faktori njeri, faktorë fizikë, ose të dyja bashkë. Aksidente të shkaktuara nga faktori njeri. Aksidentet e shkaktuara nga përdorimi i pasaktë i një makine ose vegle, nga pakujdesia dhe veshja e papërshtatshme e teknikut, etj. Aksidente të shkaktuara nga faktorë fizike Keqfunksionimi i nje pajisjeje ose i një makine, mungesa e plotë e sigurimit të mjetit, ose mjedisi i varfër i kushteve të punës janë shkaqe të aksidenteve në punë.I.RROBAT E PUNËS – Si të vishemi për t’u siguruar në punë. . Duhen shmangur veshjet që kanë rripa, tokëza dhe butona që mund të shkaktojnë dëmtime të mjeteve kur punoni. Veshja e duhur, e rehatshme për të punuar mirë janë kominoshet. Duhen mbajtur pastër jo vetëm rrobat e punës por edhe vendi i punës pasi në këtë mënyrë shmangen aksidentet e mundshme si rreshqitja nga vaji I derdhur apo papastërti të ndryshme si dhe eleminohen dëmtimet që mund ti sjellim automjetit që është në riparim .DOREZA PUNE Përdorimi i dorezave ndihmon të punoni pa vështirësi me mjete të rënda, të lëvizni tuba të nxehtë të shkarkimit të gazrave apo objekte të tjera që mund të na dëmtojnë gjatë punës. Por mbajtja e tyre nuk është e nevojshme gjatë gjithë kohës. Kujdes, kur punohet me retifikimin, frezimin ose me motorrin dhe sidomos kur ai është në punë, dorezat nuk duhet të përdoren, pasi mund të kapen nga mjetet e lartpërmendura duke shkaktuar aksidente të rënda.SYZAT MBROJTËSE Përdorimi I syzave mbrojtësë është I domosdoshëm gjatë përdorimit të gurrit zmeril, axhustimeve të ndryshme dhe përdorimit të saldaturës. Përdor syzat mbrojtëse gjatë kontrollit të baterisë së automjetit për të shmangur dëmtimet nga acidi I baterive. II. PERDORIMI I VEGLAVE DHE I PAJISJEVE Dëmtime serioze shkaktohen nga keqpërdorimi I pajisjeve elektrike, hidraulike dhe me ajër të kompresuar. Pajisjet dhe makinat pastrohen nga pluhuri dhe ashklat siç janë retifika dhe veglat e frezimit. Veglat duhet të pastrohen, kontrollohen një nga një pas përfundimit të punës, dhe të vendosen në kutinë e tyre. Veglat specifike si multimetri, kalibri etj pastrohen dhe vendosen në vendin e duhur. Nuk duhen përdorur paisje elektrike të pa mbrojtura nga tensioni, pa qënë I instruktuar më parë dhe i autorizuar .Në rast të dëmtimit të paisjeve elektrike merr masa për të vendosur tabela paralajmëruse për bashkëpuntorët që paisja të mos përdoretIII. SIGURIMI TEKNIK DHE RREGULLI NË OFIÇINË Ndikoni që automjeti që hyne në ofiçinë të jetë i larë Vendi i punës mbahet i pastër. Pasi të keni mbaruar punë, çdo gjë vendoset në vendin e duhur. Gjatë dhe pas punës pastroni vendin nga mbeturinat e hidhini ato në koshin e plehrave. Vendi i riparimit të motorrit, transmisionit, agregateve të renditura , etj duhet të mbahet pastër. Automjetet që do të riparohen duhet të parkohen në rregull. Ata parkohen në mënyrë të tillë që të mos bllokojnë trafikun para vendit të punës, pra ofiçinës Nuk mund të instalohen apo të vendosen gjëra, madje dhe përkohësisht, në hyrje apo dalje të vendit ku punohet. Keshtu, do

31

Page 32: Organizimi dhe ligjshmëria në shërbime mjetesh transporti

të pengonim njerëzit ose automjetet që lëvizin brenda ose jashtë ofiçinës. Veglat dhe pajisjet vendosen në vendin e tyre që të mos pengohemi kur të jemi në lëvizje. Kështu që ato i vendosim në banka pune. Vendi duhet të pastrohet nga lëndët djegëse, vajrat, ose grasot menjëherë, që ju apo kolegët tuaj të mos rrëshqisniIV.MBROJTJA KUNDER ZJARRIT — Masat e nevojshme Duhet të dini si të përdoni sistemet e alarmit për të fikur zjarrin ne rast nevoje. Për këtë duhet të dini ku janë vendosur fikeset e zjarrit dhe si t’i përdorni ato. Fikset e zjarrrit duhet të përmbajnë lëndë fiksë specifike për fikjen e zjarit shkaktuar nga karburantet dhe energjia elektrike. Peceta të lagura me vaj apo benzinë shkaktojnë zjarre, prandaj duhet të vendosen në kova apo mbajtëse të tjera. Ndalohet katagorikisht ndezja e shkrepseve apo të ndonjë lloji tjetër flake pranë pajisjeve që përmbajnë likuide të djegshme. Gjithashtu ndalohen shkëndija apo flakë pranë baterive që karikohen pasi shkaktojnë shpërthime. Tretësit prej lëndëve djegëse ose me veti pastruese përdoren vetëm në raste të nevojshme, dhe mbahen në shishe, bidona special dhe larg vendeve me temperature të larta dhe të rezikuara nga zjarri. Ndalohet hedhja e vajrave dhe lëndëve djegëse në kanalin e ujërave të zeza. Ato rrezikojnë të shkaktojnë zjarre në sistemin e kanalizimeve të ujërave të zeza ndaj duhen hedhur në enë specifike. Automjetet që kanë rrjedhje karburanti nuk vihen në punë derisa të jenë riparuar përfundimisht. Kur riparohet sistemi i karburantit, duhet të shkëputet kablli negativ nga bateria që të shmanget vënia në punë e motorrit në mënyre të vetvetijshme. Ndalohet duhani në vendin e punës Është detyrë ligjore që drejtusit e autoserviseve në mënyrë periodike dhe sa herë që ka ndryshime të kushteve të punës të venë në dieni dhe të instruktojnë me përgjegjësi stafin qe shërben në autoservis.

32