Nje ndodhi ne mirabello tregim mbi nje ngjarje te vertete

23
Tregim: “ Nje ndodhi ne Mirabello”. Nga: Valentina Llapri.

description

 

Transcript of Nje ndodhi ne mirabello tregim mbi nje ngjarje te vertete

Page 1: Nje ndodhi ne mirabello tregim mbi nje ngjarje te vertete

Tregim: “ Nje ndodhi ne Mirabello”.

Nga: Valentina Llapri.

Page 2: Nje ndodhi ne mirabello tregim mbi nje ngjarje te vertete

Ata kishin kohë që ishin vendosur në Mirabello, një provincë e Ferrarës .Momenti i ardhjes së tyre ishte shumë i veshtirë. Ishin larguar nga Shqipëria në netët e ftohta të etjes për një jetë më të mirë, madje atë ditë të zymtë dimri , së bashku me dy vajzat e tyre të vogla, Ermirën dhe Dianën, ishin nisur pa lajmëruar asnji njeri.Sokoli dhe Laureta ishin të papunë, dhe jeta e vështirë që ata bënin në vendin e tyre, i detyroi të ndërmernin një aventurë të tillë. Ata jetonin në një apartament dy dhoma dhe një kuzhinë të vogël, brenda këtij apartamenti banonin prindërit e Sokolit , dhe vëllai i tij së bashku me nusen dhe tre fëmijët.Sokoli e kishte ndarë mendjen që të nisej drejtë së panjohurës, dhe këtë aventurë e shfrytëzoi sapo u dha momenti i duhur, në vitet 91 shumica e bashkatdhetarëve u nisën drejtë ambasadave apo anijeve që u mbushën me plotë shqipëtarë e prisnin të niseshin drejtë shtetit

Page 3: Nje ndodhi ne mirabello tregim mbi nje ngjarje te vertete

Italian.Tashmë Sokoli i detyruar nga varfëria dhe nga mungesa e punës , u nis së bashku me Laureten dhe dy vajzat nëpër natën e errët. Prindërve nuk u thanë gjë. Anija e tejmbushur gati sa nuk po ndahej në mes. Ajo ka qenë për ta një eksperiencë që nuk do harrohet lehtë. Të gjithë ishin të etur për një jetë më të mirë, dhe nisja drejtë shtetit Italian ishte për ta si një ëndërr.Sokoli dhe Laureta kishin marrë me vete një çantë me pak rroba për vajzat dhe një shishe me ujë dhe ca biskota .Nuk e kishin menduar që ajo ikje nuk ishte dhe aq e lehtë, rrugës u përballën me dhimbjen e fortë në gjoks për të afërmit qe i kishin lënë pa u thënë gjë prej gjëje , po dhe me faktin që ajo që i priste andej nuk ishte kurrsesi një fushe me lule…Udhëtimi me traget ishte i vështirë, edhe nga mbipopullimi i madh , po dhe nga koha e keqe.Atë ditë binte një shi dhe nga mesi i rrugës filloi të frynte dhe një erë e tërbuar. Të tërë Shqipëtarët

Page 4: Nje ndodhi ne mirabello tregim mbi nje ngjarje te vertete

shtrëngoheshin pas njëri tjetrit , dhe shpresonin që të mbërrinin shëndoshë e mirë në bregun italian.Vajzat e rraskapitura i zuri gjumi ashtu në këmbë , njëra pas tjetrës, Sokoli i jepte kurajo të shoqes, e ndërsa buzët po i thaheshin për një pikëz ujë, pasi ai pak ujë që ishte ai e ruante për vajzat…Mbërritja në bregun e bardhë italian sikur u ngrohu zemrën , ngado kishte policë dhe ambulanca, të gjithë ishin të preokupuar për këta njerëz të rraskapitur e tej mase të lodhur.Të gjithë u sistemuan në një kamp shumë të madh jeshil. Aty u dhanë ushqime dhe rroba për tu veshur. Ata që kishin nevojë emergjente për ndihmë mjekësore , i nisën me ambulancë drejtë spitalit të Brindisit.Pas një farë kohe , Sokoli me familjen e tij u drejtuan drejtë Ferrarës. Aty qëndruan në një shtëpi dykatëshe ,disa muaj, e më pas definitivisht u shpërngulën në Mirabello. Një fshat i këndshëm , ku njerëzit vërtetë u treguan

Page 5: Nje ndodhi ne mirabello tregim mbi nje ngjarje te vertete

shume mikpritës me emigrantët shqipëtare.Sokoli u vendos në një shtëpi dykatëshe , dhe shumë shpejtë ata u sistemuan me punë . Vajzat filluan shkollën dhe Laureta ndihmonte një të moshuar me punët e shtëpise. Përballë shtëpisë së tyre ishte një kishë e madhe ,dhe çdo të dielë ata shkonin dhe ndiznin nga një qiri.Sokoli punonte në një fabrikë qumeshti , rroga nuk ishte dhe aq e lartë, po ishte i kënaqur, sepse kompania i paguante sigurimet shoqërore.. Ermira me Dianën u stabilizuan dhe u ambientuan shumë shpejt në shkollë. Mësuesja e tyre i mbante afër , madje kjo ndodhte dhe me shokët dhe shoqet e shkollës.Ato që në momentin e parë ndjenë një ngrohtësi shumë të madhe , kur shkuan dhe u rrethuan nga shokët dhe shoqet e reja.Vajzat italiane ishin kurioze dhe i pyesnin vogëlushet për çdo gjë në lidhje me vendin prej të cilit ato vinin. Pyetjet e tyre nuk kishin të mbaruar, dhe Diana nuk lodhej së kthyeri përgjigjet. Ato zunë miqësi shumë

Page 6: Nje ndodhi ne mirabello tregim mbi nje ngjarje te vertete

shpejt me shoqet e klasës së tyre dhe kjo i gëzoi pa masë prindërit e tyre.Ditët kalonin dhe vajzat gati gati po ambientoheshin kaq mirë si me njerëzit ashtu edhe me gjuhën dhe zakonet e atij vendi.Ato filluan ta flisnin gjuhën italiane njësoj si shoqet e tyre .Përballë shtëpisë së tyre , pranë kishës së madhe, ishte nje pallat trekatësh dhe në katin e dytë banonte një grua italiane, rreth të 60-tave që quhej Simona.Me dy sy të ftohtë si akull, e me zërin e trashë e të folur të thatë e të ashpër. Shikimi i saj herë-herë i humbur, tregonte për një pikëllim të fshehur.E gjatë dhe pakëz e kërrusur, të jepte përshtypjen e një zonje të vuajtur. Çdo mëngjes e shihje tek çohej e dilte nga pazari i vogël për të psonisur.Te sheshi kryesor ajo ndalej pak, e u hidhte nga një vështrim , bashkuar me një buzëqeshje të akullt disa zogjve që hanin ushqimin e mëngjesit, ata zogj ishin shoqëruesit e saj në ato ditë te zymta e të vetmuara..

Page 7: Nje ndodhi ne mirabello tregim mbi nje ngjarje te vertete

Prej shumë vitesh që Sokoli me familjen e tij kishin ardhur në Mirabello, nuk kishin parë asnji njeri të trokiste në derën e shtepisë së Simonës!Atë grua nuk vinte kush ta vizitonte, me përjashtim të disa fetarëve.Simona herë -herë dukej një grua e mbyllur në vetvete ,dhe herë - herë shpërrthente në të shara e mallkime ndaj njerëzve që kishte përreth. Dhe kjo ndodhte shpesh , ndaj njerëzit e komunitetit tashmë ishin mësuar me tipin e saj ,dhe nuk ja vinin re.Sokoli kishte krijuar me të gjithë banorët përreth një mardhënie korrekte. Çdo mëngjes ai përshëndeste, dhe me buzëqeshje përherë vazhdonte rrugën drejtë punës se tij.Një të dielë Sokoli së bashku me të shoqen dhe vajzat, u nisën drejte kishës , këtë gjë ata e bënin thuajse çdo të dielë. Në fundin e rrugës edhe pak sa të hynin në kishë ata u ndeshën me Simonën. Buongiorno, - Simona , come stai?

Page 8: Nje ndodhi ne mirabello tregim mbi nje ngjarje te vertete

Simona as që i ngriti sytë fare nga ata , po në të ikur e sipër Sokoli kapi disa fjalë ... herë si sharje e herë si mallkime, ekzaktësishtë nuk i dalloi mirë se ç,ishin. Ngeli i shtangur , ndërsa Laureta e shoqëroi Simonën një copë herë me sy dhe i thote të shoqit!: Po kjo ç,ka me ne xhanëm!! ne me bukë e kjo me gurë !!Lëre të gjorën, i thotë Sokoli , kushedi se ç,hall do ketë , se ke parë që ndihet e vetmuar dhe se viziton asnji njeri?? Ndoshta është e trishtuar apo kushedi ç,hall tjetër do ketë!! Mos mendo keq për të, kështu i thotë Sokoli të shoqes , dhe të gjithë së bashku hyjnë brenda në kishë.Laureta hyri brenda me habi e duke tundur pak kokën majtas e djathtas.Ajo ditë kaloi këndshëm për ta, pas kishës dy vajzat e tyre , shkuan në kinema se bashku me tre shoqet e tyre të ngushta , kinemaja ishte shumë prane kishës dhe rrugën e benë të gjithë së bashku.

Page 9: Nje ndodhi ne mirabello tregim mbi nje ngjarje te vertete

Diana me Ermirën ishin shumë të lumtura, pasi atë ditë do të shikonin një film italian në të cilën bëhej fjalë për historinë e një të riu shqipëtare , i cili me shumë sakrifica ishte nisur drejtë shtetit Italian, në kërkim të ëndrrës së tij, për një jetë me të mirë. Dhe shoqet e tyre ishin kurioze për të parë ketë film. Vajzat hynë në kinema ndërsa Sokoli me Lauretën shkuan drejtë shtëpisë së tyre.E diela ishte një moment i bukur pasi familja mblidhej dhe kishin më shumë kohë per ti kushtuar njëri tjetrit. Sokoli sapo do hapte derën kur dëgjoi një zë: Të gjeta më në fund o Koliii!! Ktheu kokën dhe pa shokun e tij të fëminisë Arturin!! Ngeli i shtangur Po ti këtu!! i thotë dhe i habitur!! Arturi ishte shoku i fëminisë dhe i ushtrisë . Ata kishin plotë kujtime bashkë, si në fëmini, po ashtu dhe në ushtri , dhe në momentin sa u panë sy më sy nga cepat e syve të të dyve, nisën të rrëshkisnin disa pikla loti. Sa vite

Page 10: Nje ndodhi ne mirabello tregim mbi nje ngjarje te vertete

kishin kaluar. Sokoli ju hodh në qafë shokut te tij , dhe ashtu të përlotur hynë brenda në shtëpi. Arturi u ul në kolltukun hijerëndë gri, pranë sallonit, duke nxjerrë një shishe raki mëni.Laureta me të shpejtë u pregatiti dicka për të ngrënë, dhe mendoi që ti linte dy shokët vetëm me mallin e madh dhe kujtimet pafund, si të ëmbëla ashtu edhe të hidhura. Arturi ishte nisur drejtë Italisë njësoj si Sokoli , atë natë dimri të egër me luftën e madhe në gji midis mallit që po linin të dashurit e tyre, nënën e babanë , dhe midis asaj të panjohure që se dinin se si do të përfundonte..Laureta i le vetëm dhe mendon të shkojë në supermarket.Sokoli filloi të fliste e të fliste pambarim me shokun e tij të mirë, dhe hera herës ai permallohej e prekej nga ato që vete po tregonte dhe syte i mbusheshin me lotë,Arturi i tregoi për sakrificat e mëdha që kishte bërë , ai ishte nisur përmes detit të

Page 11: Nje ndodhi ne mirabello tregim mbi nje ngjarje te vertete

egër të dimrit të asaj nate të trishtuar e që s,dihej si do përfundonte, po më në fund ja ku ishin , në një qytet të dy dhe per fatin e mirë ishin stabilizuar më së miri.Arturi ishte martuar me një vazjë italiane , dhe kishin një fëmijë. Ai ishte shume i lumtur , e ndërkohë që fliste për të shoqen ,Alesian atij i ndrinte fytyra. Kam gjetur vajzën e ëndrrave të mia, Alesia është kaq e ëmbël , shumë punëtore dhe shumë e bukur. Alesian e kam njohur që në momentin e mbërritjes , në Brindisi , ajo kishte ardhur si vullnetare për të ndihmuar emigrantët në momentin e parë të mbërritjes së tyre. Dhe që nga momenti kur sytë tanë u ndeshën, ne u bëmë një, dhe nuk u ndamë asnjihëre nga njëri tjetri . Arturi nisi e nuk mbaronte së foluri për të shoqen e tij.. Fliste pafundësishtë plotë ngrohtësi, ëmbëlsi dhe dashuri. Djalit i tyre quhej Jon.Miqtë po kalonin momente të këndshme, dhe të dy shkëmbyen numrat e telefonave ,që të mund të

Page 12: Nje ndodhi ne mirabello tregim mbi nje ngjarje te vertete

takoheshin edhe në ditët me pas . Shumë vonë Arturi përshëndetet me ta, e largohet i kënaqur që kishte rigjetur shokun e tij më të mirë, dhe shumë i prekur nga të tëra ato që kishin kujtuar.Të nesërmen Sokoli u kujtua që duhej të ngrihej pak më herët , pasi do të punonte në dy turne në fabkrikë, Piu kafen me të shoqen, dhe zbriti shkallët nji e nga nji. Doli në rrugë dhe nxitoi drejtë qendrës. Bënte shumë ftohtë , te kthesa e fundit ai u ndesh me Simonën.Ajo çuditërishte ishte ndalur te rruga e gjerë ,dhe dukej sikur po fliste me zogjtë që ishin aty pranë sheshit. Sokolit i bëri përshtypje!! Që në pikë të mëngjesit!, Po kjo çdo këtu xhanëm!! Çudi,Buongiorno Simona!, i thotë dhe ndalet përballë saj, ashtu i qeshur sic e kishte tipin përherë Sokoli.Simona i ngriti sytë, dhe me një vështrim të thatë i drejtohet: Ma va, Vai via, vaiiiiii.

Page 13: Nje ndodhi ne mirabello tregim mbi nje ngjarje te vertete

Sokoli se zgjat më, po shkon drejtë qendrës për të kapur autobusin e verdhë,Ai ngeli keq kur dëgjoi sharjet nga anë e Simones , po kjo ç,të ketë vallë !! që si qesh buza asnjiherë!!Sokoli mbërriti në fabrikën e vogël të qumështit , dhe ju përvesh punëve, kishte plotë punë për të bërë atë ditë. Mendjen çuditërisht e kishte tek Simona!! Duhet të pyes ndonjë për të , mendoi Sokoli, pse duket kaq e trishtuar Simona!!Në kohën e drekës , ndërsa po hante bukën qe i kishte vënë me vete e shoqja, ai nisi të bisedonte me një shokun e tij për Simonën. Çudi Antonio! Ne e përshëndesim dhe ajo na e kthen me sharje, nejse ne si mërzitemi , pasi ajo është e moshuar e kushedi se ç,hall do të ketë e gjora , po se di pse jam kurioz të di për jetën dhe të kaluarën e saj, a ka qenë ndonjëherë e martuar kjo Simona?? Po fëmije a do ketë,?? Antonio pasi e dëgjon me kujdes Sokolin i thotë:

Page 14: Nje ndodhi ne mirabello tregim mbi nje ngjarje te vertete

Ajo në rininë e saj ka qenë prostitutë, pa mbaruar shkollën e mesme, ajo u largua nga shtëpia dhe niset drejtë Romës me qëllimin për të gjetur ndonjë punë . Babai i saj i vdiq që kur Simona lindi, dhe e ëma ishte martuar me një tjetër, prej të cilit kishin bërë dhe dy djem.Simona ishte larguar nga shtëpia drejtë Romës , ajo donte të jetonte vetëm,largë njerkut të saj me te cilin nuk kishte mardhënie të mira , dhe largë kunjave të dy vëllezërve të saj , të cilët e ngacmonin orë e cast.E ëma punonte ,dhe vinte shumë vonë në shtëpi. Jeta në atë shtëpi sa vinte dhe po i bëhej e vështirë, kunjat e djemve dhe fjalët e njerkut si: pse s,punon ti, ne s,do të mbajmë tërë jetën me bukë ty, etj si këto, e detyruan Simonën të nisej drejtë aventurës më të hidhur të jetës së saj, ajo kishte akumuluar një zhgënjim në zemrën e saj , dhe momentet e vështira që kishte kaluar, i mbante në zemrën e saj dhe nuk i nxirrte me asnji njeri.

Page 15: Nje ndodhi ne mirabello tregim mbi nje ngjarje te vertete

Simona kishte përfunduar si prostitutë... nuk dihej se si e se qysh, po që nga momenti i mbërritjes në Romë e deri më vonë ajo ishte nje prostitutë e vetmuar , dhe shumë e mënjanuar nga të tërë. Nuk fliste me asnji, rrinte e mbyllur në vetvete dhe fliste vetëm me zogjtë aty tek sheshi. Nëse dikush e përshendeste, ajo turrfullonte dhe shpërrthente në të shara pafund. Sytë e saj ishin përherë të akullt e dukeshin pa jetë . Teksa po dëgjonte për Simonën , Sokolit ju dhimbs shumë e gjora dhe i dha të drejtë..Gruaja e gjorë, sa e vetmuar që ndihet , mendoi Sokoli .U ngrit nga stoli, dhe pa orën , kishte kaluar goxha, përshëndetet me Antonion, dhe niset drejtë shtëpisë.Derën e hapi Diana , e cila direkt i hidhet të atit në qafë, duke e mbuluar me të puthura pafund.

Page 16: Nje ndodhi ne mirabello tregim mbi nje ngjarje te vertete

Erdhe babushi im!! i thotë ajo ,dhe të dy të përqafuar, hyjnë në sallon. Laureta pregatit darkën së bashku me vajzat. Diana me Ermirën kishin bërë pica “ margerita” që të tërë i pëlqenin shumë,Mbrëmja u mbyll me batuta dhe humor dhe pak më vonë shtëpia ra në qetësi . Dëgjohej vetëm tik-taku i orës mbi murin ngjyrë krem të lehtë.Nuk kishte kaluar as mesi i natës, kur papritur Sokoli zgjohet nga një zhurmë e lehtë , hapi sytë dhe ju duk sikur në tavan dicka lëvizi. U ngrit dhe s,po u besonte syve , karriget po lëviznin sa andej këndej.Mos!! po bie tërmet!! thirri ai dhe me të shpejtë zgjon të shoqen, e më pas të dy së bashku shkojnë te dhoma e vajzave per ti zgjuar. Ato ishin duke bërë një gjumë te thellë, e as po e ndienin zhurrmën përreth tyre.Tavani i dhomës po lëkundej sa andej këndej , Sokoli mori në krahë

Page 17: Nje ndodhi ne mirabello tregim mbi nje ngjarje te vertete

Dianën , ndërsa e shoqja po përpiqej të zgjonte Ermirën. Pak më vonë vajzat hapën sytë, dhe me shpejtësi me rrobat që kishin në trup vrapuan drejtë derës . Shpejtë, - thërriti Sokoli, dilni sa më parë jashtë, Ata dolën me të shpejtë, dhe panë që rreth e përqark të tërë po bënin të njëjtën gjë. Dukeshin të gjithë shumë të alarmuar. Njerëzit po drejtoheshin drejtë një sheshi të madh të hapur , pranë një shkolle .Sokoli u ndje me i qetë pasi mbërritën në shesh të hapur. Të gjithë ishin të shqetësuar dhe shumë të frikësuar. Disa pallate largë sheshit, ishin bërë pluhur , ndërsa kisha ishte shembur komplet.Pallati i tyre dukej si i ndarë përgjysmë, nga largë dukej si një tortë e kafshuar.Sokoli pasi la vajzat dhe të shoqen, mendoi të kthehej pas për të parë se mos ndonjeri kishte nevojë per ndihmë.

Page 18: Nje ndodhi ne mirabello tregim mbi nje ngjarje te vertete

Afrohet me kujdes pranë kishës që pothuajse ishte shembur e tëra. Pak më tej pranë pallatit të tij, atij ju bë sikur dëgjoi një zë.Aiutooo, një zë i mbytyr vinte që lartë, Sokoli vendosi të ngjitej lartë për të parë , dikush po kërkonte ndihmë dhe ai duhej të bënte diçka, ngjitet me frikë të madhe dhe me kujdes pasi mund të rrezikonte dhe jetën e tij, ai e dëgjon prapë zërin po kësaj here më qartë: aiutoooo, hapi me kujdes disa tulla dhe dalloi fytyren e Simonës!!Ne momentin e rënies së tërmetit Simona ishte frikësuar dhe i gjithë veprimi që kishte bërë ishte ai i futjes poshtë tavolinës së madhe të sallonit gjigand.Ajo kishte qëndruar aty poshtë dhe lartë saj kshin rënë tulla e plotë pluhur nga tavani i shembur. Sokoli nxitoi për të larguar shtresat e pluhurit nga tavolina ,dhe me shumë mundim e nxjerr Simonën nga ai makth, Simona dukej e

Page 19: Nje ndodhi ne mirabello tregim mbi nje ngjarje te vertete

dërmuar, e trembur , ajo në momentin që Sokoli i largon gurët dhe pluhurat, dhe e merr në krahë, ajo i thotë vetëm : grazie mille , grazie di cuore, figlio mio , dhe i bie të fiktë. Sokolit ju dhimbs shumë kjo grua e vetmuar , me të në krahë fluturon drejtë sheshit ku ishin mbledhur të gjithë, pas disa minutash vjen ambulanca dhe bashkë me Simonën hipi dhe Sokoli me Lauretën.Rrugës për në spital Sokoli i tregoi të shoqes gjithçka që dinte për Simonën. Lauretës ju mbushën sytë me lotë.Ishte një tërmet me të vërtetë shumë i fortë dhe shumica e shtëpive në Mirabello u prishën, ndërsa kisha pësoi një dëmtim tepër të madh.Simona qëndroi në spital edhe disa ditë më vonë, ajo filloi të bëhej më mirë . Një mbasdite Sokoli bashkë me të shoqen e vajzat , shkuan ta vizitonin Simonën në spital.Ajo sa dalloi

Page 20: Nje ndodhi ne mirabello tregim mbi nje ngjarje te vertete

Sokolin i rreshkasin dy pika loti nga të dy cepat e syve dhe i thotë: Figlio mio,Sokoli buzëqesh dhe pasi i afrohet e puth ne ballë dhe i thotë: “Nëna ime”Diana me Ermirën kishin blerë një buqetë me lule të madhe plotë me erë të mirë dhe ja vendosin Simonës në një gotë me ujë aty pranë komodinës së bardhë. Laureta i hedh dorën ngrohtësishtë Simonës , dhe e shikon me shumë ngrohtësi.Nuk je vetëm Simona, i thotë ajo , tani na ke dhe ne , ti na ke ne, e ne te kemi ty, Simona buzëqesh shumë e lumtur, ajo ndihej e mbrekulluar dhe shumë e habitur me këta njerëz kaq të mirë dhe të ngrohtë , asaj i ishte filluar ti kthehej buzëqeshja e humbur.Tani duhet të shpejtojmë, thotë Sokoli , makina po na pret dhe ne s,duhet të vonohemi,

Page 21: Nje ndodhi ne mirabello tregim mbi nje ngjarje te vertete

Simona, sot ti do të rrish në shtëpinë tonë , sot dhe deri sa të duash , ne nuk do të lemë asnji çast vetëm ty, si thua ? i thotë Sokoli duke e parë Simonën në sy.Ajo vetëm qesh , dhe thotë të vetmet fjalë:Kjo që po më ndodh mua , është një mbrekulli !!! Ata së bashku me Simonën u nisën drejtë shtepisë së re të tyre. Ishin caktuar në një shtëpi tjetër, që u kishte dhënë komuna. Edhe pse nuk ishte shumë e kompletuar me placka ,ajo dukej shumë e ngrohtë dhe e mbushur. Ajo ishte e mbushur me dashuri njerëzore, të gjithë ndiheshin kaq të lumtur,Laureta pregatiti darkën , kur sapo do uleshim në tavolinë ra zilja e derës.Sokoli u ngrit për ta hapur kur pa, dy gazetare dhe një fotograf ja aty te dera e shtëpise së tij.Ata kishin ardhur per ti bërë nje intervistë.Po nuk është nevoja,- thotë Sokoli duke buzëqeshur,

Page 22: Nje ndodhi ne mirabello tregim mbi nje ngjarje te vertete

Na lejoni të hyjmë disa minuta brenda ? i thotë gazatarja bionde me sytë blu të qeshur, patjetër , ja kthen Sokoli dhe së bashku me gazetaret dhe fotografin pasi hane darkën bëjnë një bisedë të ngrohtë , madje ..aq të ngrohtë saqë edhe gazetareve s,po u vinte dëshira që të iknin nga ajo shtëpizë e thjeshtë, dhe kaq shumë e ngrohtë.Simona ndihej e lodhur ,dhe pasi i përshëndeti të gjithë , u shtri në shtëpizën e re. Laureta po merrej me pastrimin e tavolinës.Gjithçka kishte mbaruar shumë bukur. Sokoli kishte brenda vetes nje energji kaq të madhe , dhe atë natë donte vetëm të fliste. U ulën me Laureten në kuzhinë, dhe pasi Simona fjeti , bashkë me vajzat e tyre në një dhome, ata filluan të flisnin e të flisnin ëmbëlsishtë deri në agim.

FUNDValentina

Page 23: Nje ndodhi ne mirabello tregim mbi nje ngjarje te vertete