Lënda: Manaxhmenti Strategjik...Lënda: Manaxhmenti Strategjik Tema: Analiza e faktorëve te...

16
1 Lënda: Manaxhmenti Strategjik Tema: Analiza e faktorëve te jashtëm dhe Llojet e strategjive sipas niveleve të menaxhimit të ndërmarrjes Prof. Ass. Dr. Enver Krasniqi Dr. Nazmi Mustafa, Mrika Kotorri, MSc. Enver Krasniqi MSc. Venet Shala MSc. Menaxhmenti Strategjik, 2010 Ligjerata 1 nga libri i sipercituar gjindet nga faqe 54--68

Transcript of Lënda: Manaxhmenti Strategjik...Lënda: Manaxhmenti Strategjik Tema: Analiza e faktorëve te...

Page 1: Lënda: Manaxhmenti Strategjik...Lënda: Manaxhmenti Strategjik Tema: Analiza e faktorëve te jashtëm dhe Llojet e strategjive sipas niveleve të menaxhimit të ndërmarrjes Prof.

1

Lënda: Manaxhmenti Strategjik Tema: Analiza e faktorëve te jashtëm dhe

Llojet e strategjive sipas niveleve të menaxhimit të ndërmarrjes Prof. Ass. Dr. Enver Krasniqi

Dr. Nazmi Mustafa, Mrika Kotorri, MSc. Enver Krasniqi MSc. Venet Shala MSc. Menaxhmenti Strategjik, 2010 Ligjerata 1 nga libri i sipercituar gjindet nga faqe 54--68

Page 2: Lënda: Manaxhmenti Strategjik...Lënda: Manaxhmenti Strategjik Tema: Analiza e faktorëve te jashtëm dhe Llojet e strategjive sipas niveleve të menaxhimit të ndërmarrjes Prof.

Literatura e preferuar

• N.Mustafa, M.Kotorri, E.Krasniqi, V.Shala: “Menaxhmenti Strategjik” Kolegji i Menaxhmentit Internacional “Globus” - viti 2010.

• V.Kume: “Manaxhimi Strategjik” Tirane – 2009

• Fred David: “Strategic Menagement” 10th edition – 2010, USA.

• Thompson & Stricland: “Strategic Management” 12th edition 2011, USA

Page 3: Lënda: Manaxhmenti Strategjik...Lënda: Manaxhmenti Strategjik Tema: Analiza e faktorëve te jashtëm dhe Llojet e strategjive sipas niveleve të menaxhimit të ndërmarrjes Prof.

Analiza e faktorëve të jashtëm – ekstern të kompanisë

• Para se të bëhet vlerësimi dhe zgjedhja e alternativave strategjike, të cilat do të jenë bazë e formimit dhe realizimit të strategjisë është e domosdoshme analiza e rrethinës – ambientit në të cilën do të zhvillohet dhe realizohet aktiviteti ekonomik i kompanisë, si dhe analiza e faktorëve të brendshëm të kompanisë të cilët në krahasim me kompanitë tjera i tregojnë fuqitë ose dobësitë e kompanisë.

1. Ekonomik

• Niveli i inflacionit në vend,

• Niveli i shkallës së punësimit dhe e të pa punësuarve dhe mesatarja e pagave,

• Politika fiskale, lartësia e tatimeve, doganave dhe taksave tjera,

• Lehtësimet doganore, tatimore, stimulimet për veprimtari të caktuara ekonomike (sidomos eksporti, bujqësia etj.),

• Mundësia për sigurim te kredive zhvillimore, mbështetje te ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme NVM-ve,

• Lartësia e normave të interesit (kamatave) për mjete të huazuara,

• Niveli i Eksportit dhe Importit dhe gjendja ne Bilanc te pagesave me botën e jashtme.

• Politikë, Parlamentarizëm dhe Legjislacion,

• Trendet sociale, Demografi, Kulturë dhe Ambienti i rrethinës,

• Teknologjia dhe

• Analiza i Konkurrencës.

Page 4: Lënda: Manaxhmenti Strategjik...Lënda: Manaxhmenti Strategjik Tema: Analiza e faktorëve te jashtëm dhe Llojet e strategjive sipas niveleve të menaxhimit të ndërmarrjes Prof.

2. Politika, parlamentarizmi dhe legjislacioni

Ekzistimin e sistemit politik shume partiak – pluralist,

Zhvillimi dhe rritja e ekonomisë në pronësi private – imanente për ekonomi të tregut,

Politika makro-ekonomike favorizuese në zhvillimin prioritar të sektorëve me interes te prioriteteve kombëtare ekonomike,

Ndarje e drejtë dhe fleksibile në kompetenca zhvillimore në mes të Qeverisë Qendrore dhe Qeverive Lokale, në drejtim të decentralizimit në vendim marrje qeveritare për zhvillim ekonomik të kompanive.

3. Trendet sociale, demografia, kultura dhe ambienti (ekologjia) Niveli i ulët i standardit jetësor të qytetarëve të një vendi do të thotë kërkesë më e vogël për

produkte dhe shërbime dhe fuqi blerëse më e vogël;

Shkalla e lartë e shtimit të popullsisë;

struktura moshore dhe gjinore e popullsisë; lëvizjet në lëmin e kulturës dhe zhvillimi i saj.

4. Teknologjia Sa do të jetë kompania në gjendje dhe sa do te ketë informata për angazhim të teknologjive të

reja,

Cilat janë mundësitë reale financiare për angazhim të teknologjive të reja,

Sa kompania ka mundësi financiare, profesionale dhe shkencore për zhvillim të teknologjive të reja vetanake, të produkteve të reja, zëvendësimit të lëndëve të para e të tjera.

Page 5: Lënda: Manaxhmenti Strategjik...Lënda: Manaxhmenti Strategjik Tema: Analiza e faktorëve te jashtëm dhe Llojet e strategjive sipas niveleve të menaxhimit të ndërmarrjes Prof.

Konkurrenca - Tregu

• Në aspektin e konkurrencës është tejet me rendësi të

identifikohen dhe analizohen rivalët, të determinohen fuqitë (forcat) dhe dobësitë e tyre, kapacitetet, volitëshmëritë, rreziqet, objektivat dhe strategjitë.

• Mbledhja dhe evaluimi i informatave për konkurrentët është esenciale për formulimin e strategjisë

• Identifikimi i konkurrentëve kryesorë nuk është punë e lehtë,

• Analiza e konkurrencës, është një prej analizave më të rëndësishme që ka të bëj me përcaktimin e Qëllimeve Afatgjata, Gjenerimin dhe Zgjedhjen e strategjive optimale të kompanive.

Page 6: Lënda: Manaxhmenti Strategjik...Lënda: Manaxhmenti Strategjik Tema: Analiza e faktorëve te jashtëm dhe Llojet e strategjive sipas niveleve të menaxhimit të ndërmarrjes Prof.

PEST/LE - Analiza e faktorëve të jashtëm

• P- Politik

• E- Economik

• S- Social

• T- Teknologjik

• L- Legal

• E- Environment (Ambenti, rrethina)

Page 7: Lënda: Manaxhmenti Strategjik...Lënda: Manaxhmenti Strategjik Tema: Analiza e faktorëve te jashtëm dhe Llojet e strategjive sipas niveleve të menaxhimit të ndërmarrjes Prof.

Llojet e strategjive sipas niveleve të menaxhimit të ndërmarrjes

Duke pasur parasysh veprimtaritë e ndryshme të ndërmarrjeve, faktorët e brendshëm dhe të jashtëm të cilët ndikojnë në afarizmin e tyre, në teori dhe në praktikë hasim në klasifikime të ndryshme të strategjive të ndërmarrjes. Mirëpo, duke marrë parasysh elementet e përbashkëta në proces të menaxhmentit strategjik, dallojmë dy aspekte

1. Aspekti i qeverisjes (vendimmarrjes) dhe udhëheqjes, si dhe

2. Aspekti i realizimit.

Ndarja e parë ka të bëjë me nivelet e ndryshme të cilat respektohen me rastin e aprovimit të vendimeve nga menaxhmenti i kompanisë:

1. Strategjia globale ose e përgjithshme - zhvillimore

2. Strategjitë afariste – e biznesit

3. Strategjitë funksionale – strategjitë e funksioneve dhe strategjitë mbështetëse.

Page 8: Lënda: Manaxhmenti Strategjik...Lënda: Manaxhmenti Strategjik Tema: Analiza e faktorëve te jashtëm dhe Llojet e strategjive sipas niveleve të menaxhimit të ndërmarrjes Prof.

Llojet e strategjive sipas niveleve të menaxhimit të ndërmarrjes-vazhdim

• Strategjia globale përcaktohet me nivelin më të lartë të ndërmarrjes të cilën e përcakton kreu strategjik i ndërmarrjes që është rezultat i konceptit të zgjedhur të zhvillimit strategjik, vizionit dhe doktrinës së ndërmarrjes.

• Strategjitë afariste rrjedhin nga strategjia globale dhe i përmbajnë segmentet e afarizmit të cilat sjellin profit -fitim. Në ndërmarrjet e zhvilluara Perëndimore zakonisht profiti përcaktohet në njësi strategjike afariste që të gjitha së bashku e japin strategjinë globale të menaxhmentit në atë ndërmarrje.

• Strategjitë funksionale kanë të bëjnë me implimentimin dhe realizimin e strategjisë globale dhe strategjive afariste në lëmi të caktuara funksionale siç janë: menaxhmenti, marketingu, prodhimi, burimet njerëzore,financat, kërkimet dhe zhvillimi, teknologjia informative etj. Në praktikë këto strategji thirren edhe strategji operative.

Page 9: Lënda: Manaxhmenti Strategjik...Lënda: Manaxhmenti Strategjik Tema: Analiza e faktorëve te jashtëm dhe Llojet e strategjive sipas niveleve të menaxhimit të ndërmarrjes Prof.

Tipet e Strategjisë

Niveli Funksional

Niveli Operativ

Strategjite e biznesit apo afariste (Niveli

Divizional)

Niveli

Global (Corporatës)

Një kompani e madhe

Formulimi I Strategjisë

- Stabiliteti - Rritja - Zvogëlimi/Retrenchment

- Strategjitë konkurruese – Strategjitë kooperuese

- Leadershipi teknologjik – Përcjellja teknologjike

Page 10: Lënda: Manaxhmenti Strategjik...Lënda: Manaxhmenti Strategjik Tema: Analiza e faktorëve te jashtëm dhe Llojet e strategjive sipas niveleve të menaxhimit të ndërmarrjes Prof.

Korporate

Niveli Biznesor

POM/H&Zh

stratexhit

Stategji

Financa dhe

Kontabilitet

Strategjit e

Marketingut

Srtaegjite

E resurseve

Humane

Kompani me nje

bizbes

Niveli biznisore - strategjitë

biznisore – afariste

Niveli

funksional -

strategjitë

funksionale

Kosrporate me me

shume biznese

(multi biznes)

Korporate

Niveli Biznesor

Biznesi 1 Biznesi 2 Biznesi 3

POM/H&Zhv

stratexhit

Stategji

Financa dhe

Kontabilitet

Strategjit e

Marketingut

Srtaegjite

E resurseve

Humane

Niveli

funksional -

strategjitë

funksionale

Niveli biznisore -

strategjitë

biznisore –

afariste

Niveli i korporates -

strategjia globale

Page 11: Lënda: Manaxhmenti Strategjik...Lënda: Manaxhmenti Strategjik Tema: Analiza e faktorëve te jashtëm dhe Llojet e strategjive sipas niveleve të menaxhimit të ndërmarrjes Prof.

• Strategjia e Korporates drejton organizatën si një tërësi drejt avantazhit të qëndrueshëm konkurrues. Pra, një strategji e një korporate formon një masterplan gjithëpërfshirës që deklaron se si korporata do të arrijë Vizionin, misionin e saj dhe objektivat. Ajo maksimalizon avantazhet konkurruese dhe minimizon disavantazhet konkurruese

• Strategjia afariste apo e Biznesit vendos drejtimin strategjik për një njësi të vetme biznesore apo linjë prodhimi.

• Strategjia funksionale apo operative drejton përdorimin e resurseve për të implementuar strategjinë e biznesit.

Strategjitë Formulimi I Strategjisë

Page 12: Lënda: Manaxhmenti Strategjik...Lënda: Manaxhmenti Strategjik Tema: Analiza e faktorëve te jashtëm dhe Llojet e strategjive sipas niveleve të menaxhimit të ndërmarrjes Prof.

Njesite Strategjike Biznesore – NJSB (SBU)

• Strategjite zhvillimore formulohen dhe zbatohen edhe në nivel të njësive strategjike afariste – NJ.S.B (strategic business unit - SBU)

• Në fazën e planifikimit strategjik si fazë e evoluimit të planifikimit afatgjatë në vitet e '60-ta te shekullit te kaluar ka pasur rritje të madhe organizative të ndërmarrjeve, bëhen bashkime dhe integrime organizative të shumë ndërmarrjeve të cilat bëhen si organizata komplekse. Ndërmarrjet rriten dhe zhvillohen në organizata të mëdha dhe mbizotërimi i profitit të tyre bëhet i vështirë.

• Për këtë arsye në vitet e 70-ta shumë korporata nacionale dhe multinacionale fillojnë t'u japin pavarësi në organizim dhe përfshirje të tregut dhe atë jo vetëm për shkak të mbizotërimit të profitit në këto njësi organizative, por edhe për shkak të vështirësive të planifikimit strategjik. Pranohet decentralizimi i brendshëm në formë të njësive organizative divizionale, të cilat bashkojnë më tepër produkte në një treg, ose një produkt në më tepër tregje.

• Esenca e kësaj ka qenë që ndërmarrja si tërësi të ndahet në relativisht njësi të vogla organizative të pavarura (divizione, ndërmarrje) të cilat do të jenë të afta që vetë të mbijetojnë në treg.

• Këto njësi janë quajtur njësi strategjike biznesore - NJ.S.B (afariste). Gjithsesi ky ndryshim organizativ nuk ka pasur për qëllim vetëm lidhjen e produkteve, (këtu duhet kuptuar produktin si kuptim mjaft të gjerë prej produkteve për konsum të gjerë deri te shërbimet me këshillëdhënëse, inxhinierike etj.). me treg në një ndërlidhshmëri reciproke me mundësitë e bashkimit të teknologjive, të furnizimit, të zhvillimit operativ etj.

Page 13: Lënda: Manaxhmenti Strategjik...Lënda: Manaxhmenti Strategjik Tema: Analiza e faktorëve te jashtëm dhe Llojet e strategjive sipas niveleve të menaxhimit të ndërmarrjes Prof.

Tri fazat e Zhvillimit të Menaxhimit Strategjik

Faza Fokusi Mjetet e përdorura

E para:

1960 deri

të fillimi i

vitit 1980

Gjatë fazës së parë fokusi ishte si vijon:

Në tërheqjen e Investimeve në prodhimet mobile,

Tërheqja e investimeve nga jashtë, posaçërisht

tërheqja e Investimeve të Huaja Direkte –IHD/FDI,

Investimet në infrastrukturën fizike

Për t’u arritur ky qëllim u përdorën;

Grante masive

Kreditë ndihmëse zakonisht me qëllim të investimeve të brendshme në prodhim,

Ndërprerjet e pagesës së tatimit apo jo tatimimi,

Investimet ndihmëse në infrastrukturën fizike.

Faza Fokusi Mjetet e përdorura

E dyta:

1980 deri

te mesi i

1990

Gjatë fazës së dytë fokusi lëvizi më përpara:

Mbajtja (retencioni) dhe rritja e bizneseve lokale

ekzistuese

Ende theksi në tërheqjen e investimeve të brendshme,

por zakonisht kjo ishte bërë duke u targetuar më

shumë kah sektorët specifike ose fusha të caktuara

gjeografike.

Që të arrihet kjo qytetet ofruan:

Pagesa direkte te bizneset individuale,

Inkubatorët e biznesit/hapësirat punuese për biznes,

Këshillime dhe trajnime për NVM-të

Përkrahja teknike apo Përkrahja e bizneseve në themelim

Investime në infrastrukturë fizike dhe infrastrukturë soft

E treta:

Fundi i

1990 –dhe

ende

vazhdon

Në këtë fazë fokusi kaloi nga transferimet direkte financiare

për firmat individuale në krijimin e mjedisit të brendshëm

biznesor më të favorshëm. Pra, fokusi më tepër drejtohet në:

Investimet në Infrastrukturën soft

Partnershipi publik/privat-PPP

Rrjetëzimi dhe fuqizimi i investimeve të sektorit

privat për të mirën e sektorit publik

Tërheqja e investimeve të brendshme më të targetuara

kah shtimi i përparësive konkurruese të fushave apo

zonave lokale

Që të arrihet kjo qytetet përdorën:

Zhvillimin e një strategjie holistike (gjithëpërfshirëse) me qëllim të rritjes së

firmave apo ndërmarrjeve lokale,

Ofrimi i një klime investuese konkurruese lokale,

Përkrahja apo inkurajimi i rrjetëzimit dhe bashkëpunimit,

Inkurajimi i zhvillimit të klastereve biznesore,

Inkurajimi i zhvillimit të resurseve humane dhe arsimimi i mëtejshëm i tyre,

Targetimi i afërt i investimeve të brendshme në përkrahje të rritjes grupore apo

klastereve,

Përkrahja e përmirësimit të kualitetit të jetës

Page 14: Lënda: Manaxhmenti Strategjik...Lënda: Manaxhmenti Strategjik Tema: Analiza e faktorëve te jashtëm dhe Llojet e strategjive sipas niveleve të menaxhimit të ndërmarrjes Prof.

Njesite Strategjike Biznesore (NJSB/SBU)-vazhdim

Kriteret bazë për formim të NJ.S.B. janë:

• Produkti vetanak në treg të caktuar,

• konkurrenca e qartë në treg,

• mundësitë dhe aftësitë e vendosjes së epërsive strategjike në treg në kuptim të fitimit të pozitës më të mirë strategjike,

• mundësitë e formimit të pavarur të qëllimeve të rritjes dhe të zhvillimit, strategjive dhe projekteve për arritje të qëllimeve strategjike në treg,

• pavarësi relative në menaxhment - udhëheqje,

• përcaktim i qartë i rezultateve afariste dhe profitit,

• mundësi e formimit të strukturës organizative fleksibile dhe inovative të NJ.S.B.

Page 15: Lënda: Manaxhmenti Strategjik...Lënda: Manaxhmenti Strategjik Tema: Analiza e faktorëve te jashtëm dhe Llojet e strategjive sipas niveleve të menaxhimit të ndërmarrjes Prof.

Njësitë Strategjike Biznesore (NJSB/SBU)-vazhdim

Zgjidhjet organizative për NJ.S.B. janë:

• Që NJ.S.B. të bëhet njësi organizative e rrumbullaksuar ose që NJ.S.B. ta përbëjnë numër sa më i vogël por midis vetes në mënyrë kohezive të lidhura në njësi divizionale në kuadër të ndërmarrjes deri në ndërmarrje të pavarura në kuadër të ndonjë forme të përbërë, p.sh. koncern ose holding etj.

• Çdo njësi strategjike biznesore në treg e ka lakoren jetësore të veten të cilën përmes projekteve të ndryshme është e nevojshme që gjithmonë të inovojë dhe ta mbajë të programuar deri në fund të strategjisë zhvillimore.

• Kuptimi i njësisë strategjike biznesore nuk nënkupton vetëm produktin dhe shërbimin e ndërmarrjes dhe tregun, por edhe të gjitha ato të cilat sjellin profit dhe krijojnë mundësi për zhvillim strategjik të ndërmarrjes.

• Në bazë të misionit, vizionit dhe doktrinës dhe vërtetimit ekstern përcaktohen qëllimet afatgjate të ndërmarrjes. Pas testimit të parë dhe projeksionit formohet strategjia globale për realizim, e cila mund të rinovohet pjesërisht para lansimit të parë të strategjisë. Në këtë fazë përcaktohen edhe kriteret për formimin e njësive strategjike-afariste NJ.S.B, strukturat organizative të tyre dhe strukturat e atyre NJ.S.B. për të cilat kreu strategjik i menaxhmentit do të përcaktojë strategjinë zhvillimore të tyre.

Page 16: Lënda: Manaxhmenti Strategjik...Lënda: Manaxhmenti Strategjik Tema: Analiza e faktorëve te jashtëm dhe Llojet e strategjive sipas niveleve të menaxhimit të ndërmarrjes Prof.

Njësitë Strategjike Biznesore (NJSB/SBU)-vazhdim

• Paralelisht me përcaktimin e strategjisë globale përcaktohen edhe NJSB, kështu që me rastin e aprovimit të strategjisë globale, është e mundshme që nga projeksioni i strategjisë globale të përpilohen strategji biznesore si dhe të gjitha parashikimet e planifikuara strategjike, biznesore.