Leksione UBT

16
Dr.Pashk Lekaj Leksione të Ms.Excelit Universiteti Bujqësor të Tiranës, Fakulteti Ekonomisë & Agrobiznesit, Departamenti i Agrobiznesit Tel. 0035541116337, Mob.0681548775 , Email: [email protected] 1 UNIVERSITETI BUJQESOR I TIRANES FAKULTETI EKONOMIK & AGROBIZNESIT DEPARTAMENTI I AGROBIZNESIT

description

Leksione nga fusha excelmmmmmmmmmmm

Transcript of Leksione UBT

Page 1: Leksione UBT

Dr.Pashk Lekaj Leksione të Ms.Excelit

Universiteti Bujqësor të Tiranës, Fakulteti Ekonomisë & Agrobiznesit, Departamenti i Agrobiznesit

Tel. 0035541116337, Mob.0681548775 , Email: [email protected]

1

UNIVERSITETI BUJQESOR I TIRANES

FAKULTETI EKONOMIK & AGROBIZNESIT

DEPARTAMENTI I AGROBIZNESIT

Page 2: Leksione UBT

Dr.Pashk Lekaj Leksione të Ms.Excelit

Universiteti Bujqësor të Tiranës, Fakulteti Ekonomisë & Agrobiznesit, Departamenti i Agrobiznesit

Tel. 0035541116337, Mob.0681548775 , Email: [email protected]

2

Figura 2.1 Dritarja e Microsoft Excel XP

Dr. Pashk LEKAJ

KREU I

Microsoft Excel XP

1.1 Hapja e Programit Excel

Microsoft-Excel bën pjesë në grupin e programeve Microsoft Office . Instalimi e vendos këtë program

automatikisht në menunë e Programs të Windows. Kështu, për të ngarkuar këtë program, pasi ka

mbaruar ngarkimi i Windows, ka disa mënyra:

StartProgramsMicrosoft Excel – duke ndjekur këtë rrugë dhe duke dhënë klik tek komanda e

fundit, fillon ngarkimi i programit.

Dopio klik tek ikona e MS Excel në Desktop. Kjo mënyrë realizohet kur ikonen e Excel e kemi

nxjerrë si ikonë në Desktop. Tek Toolbars i MSOFFICE, japim klik tek ikona e Excel. Kjo realizohet

kur kemi nxjerrë më parë Toolbarin e MSOFFICE dhe në të kemi vendosur ikonën e Excel. Me të

hyrë në Excel, në ekran hapet faqja e punës në të cilën ne duhet të orientohemi dhe të dallojmë:Në

krye të faqes, që zë gjithë ekranin, në shiritin, zakonisht me ngjyrë blu, shoqëruar me ikonën e

Page 3: Leksione UBT

Dr.Pashk Lekaj Leksione të Ms.Excelit

Universiteti Bujqësor të Tiranës, Fakulteti Ekonomisë & Agrobiznesit, Departamenti i Agrobiznesit

Tel. 0035541116337, Mob.0681548775 , Email: [email protected]

3

programit, është shkruar emri i programit Microsoft Excel – Book 1.

Book1, është emri i “librit” me shumë faqe , që mund të krijohet në Excel dhe që vetë programi e

quan kështu , deri sa ne t‟i japim nje emër të përshtatshëm, që të ketë lidhje me përmbajtjen e këtij

libri dhe që ne ta gjejmë sa herë që të na duhet. Në fund nga e djathta e këtij shiriti , vemë re tre

butonat klasikë të Windows-it, që shërbejnë respektivisht për minimizimin, maksimizimin dhe

mbylljen (për të gjithë dritaren e programit).

Poshtë menusë së grup komanadave, janë vendosur ikonat e Toolbars-it.Ato janë paraqitur në formë

butonash me një shenjë a figurë të caktuar.

Këto ikona , nuk janë gjë tjetër vecse komandat më të përdorshme të paraqitura në këtë formë, për të

lehtësuar punën e përdoruesit dhe për të kryer më shpejt veprime të ndryshme. N.q.se me shenjën e

mousit , pa shtypur butonat e tij, afrohemi me radhë tek ikonat, menjëherë pranë ikonës do të na

shfaqet emri përkatës i saj. Më poshtë paraqitet menuja e grupit të komamndave me të cilat punohet

në Excel.

Po të hapim (me klik) seicilin nga këto grupe, në to do të dallojmë disa lloje paraqitjesh të

komandave:

Komanda që jepen vetëm me emrin e tyre – këto janë komanda që zbatohen direkt me t‟u

zgjedhur;

Komanda që pas emrit kanë tri pika – kur klikojmë tek emri i këtyre komandave hapet një dritare

dialoguese ku mund të zgjidhen kërkesa më të detajuara që parashikon zbatimi i kësaj komande;

Komanda që krahas emrit , djathtas kanë edhe shënimin se me cfarë tastash

nga tastjera mund të merret kjo komandë.

Komanda që djathtas kanë një shigjetë që tregon se do të na hapet një dritare tjetër , me

nënkomanda të kësaj komande të paraqitura në një nga format e përmendura më

sipër.

Përvec kësaj menuje kryesore të komandave, për të rritur komoditetin e punes, programi Excel

parashikon hapjen e komandave më të domosdoshme dhe më të përdorshme gjatë një procedure të

caktuar. Kjo quhet menu e shkurtër e komandave dhe hapet duke klikuar me butonin e djathtë të

mousit. Duhet të kemi parasysh që kur japim klik me butonin e djathtë të mousit, nuk na hapet

gjithnjë e njëjta menu, ajo përcaktohet nga pozicioni në të cilin është shenja e mousit. Pra menuja e

shkurtër e komandave, përmban ato lloje komandash që shërbejnë për atë pozicion ku jemi, për të

vepruar me qelizën apo për të vepruar me faqen e punës.

1.1 Faqja e punës

Excel bën pjesë në grupin e programeve Spreadsheet, kështu, faqja e punës e tij ka tjetër paraqitje në

krahasim me faqet e punës të programeve të përpunimit të teksit. Ajo është në formën e një tabele të

vijëzuar (me një vijë në ngjyrë gri të lehtë), me 156 kollona dhe 65536 rreshta. Këto vija të tabelës

nuk dalin në shtyp, pra janë orientuese.

Page 4: Leksione UBT

Dr.Pashk Lekaj Leksione të Ms.Excelit

Universiteti Bujqësor të Tiranës, Fakulteti Ekonomisë & Agrobiznesit, Departamenti i Agrobiznesit

Tel. 0035541116337, Mob.0681548775 , Email: [email protected]

4

1 1 3 4

5

6 7

Ndërprerja e kolonës me rrjeshtin, formon një qelizë, që quhet qeliza e punës. Kjo është qeliza bazë në

programin Excel. Këtu mund të shkruhet, mund të vendosim shifra, formula, shënime etj. Duke

klikuar tek c‟do qelizë , ajo kthehet në qelizë aktive dhe cfarëdo që të shkruajmë nga tastiera vendoset

vetëm brenda asaj qelize.

Përveç elementëve që përmendëm më sipër, që shihen në ekran, faqja e punës ka disa elementë

karakteristikë që janë vetëm në programin Excel.

1 Treguesi i emrit të qelizës aktive.

Butonat e miratimit ose të anullimit, të përmbajtjes që plotësohet për qelizën, si dhe butoni i futjes së

funksioneve.

3 Treguesi i përmbajtjes së qelizës.

4 Emërtimi i kolonave.Pas emërtimit nga A në Z, emërtimi vazhdon me AA, AB... e me radhë.

5 Treguesit e rreshtave, nga numri 1 deri në 16834.

6 Butonat e lëvizjes së emërtimeve të faqeve të një libri.

Me butonat e mesit, majtas ose djathtas sipas shenjës së butonit, lëvizen emërtimet një nga një. Me

butonat anësorë shkohet menjëherë tek emri i faqes së parë (butoni i majtë), ose tek emri i faqes së

fundit (butoni i djathte).

7 Emërtimet e faqeve të punës të një libri. Vetë programi faqet e një libri, i emërton Sheet1, Sheet1,

e me radhë, por mund t‟i vendosim vetë emra të përshtatshëm për përdorim.

1.3 Një libër i ri

Me t‟u hapur programi, ne jemi në një libër të ri, me disa faqe, gati për të filluar punën.Por, nëse

duam të hapim një libër të ri, në ç‟do moment që të na duhet,

atëherë hapim grupin e komandave File dhe japim klik tek

komanda New...

Me të zbatuar këtë komandë, hapet një dritare dialoguese që

paraqet dy fletë General dhe Spreadsheet Solution. Në faqen e parë

kemi vetëm një ikonë me emërtimin Workbook Në fletën e dytë Spreadsheet Solution, kemi më

shumë ikona. Duke dhënë klik tek secila ikonë, vemë re se në krahun e djathtë, në dritaren Preview na

shfaqet një mesazh që na kërkon që të klikojmë tek butoni OK n.q.se duam të instalojmë një model të

gatshëm. Kjo do të thotë se vetë programi na ofron disa modele të gatshme tabelash për organizimin

dhe përpunimin e të dhënave, për një problem të caktuar.

Page 5: Leksione UBT

Dr.Pashk Lekaj Leksione të Ms.Excelit

Universiteti Bujqësor të Tiranës, Fakulteti Ekonomisë & Agrobiznesit, Departamenti i Agrobiznesit

Tel. 0035541116337, Mob.0681548775 , Email: [email protected]

5

1.4 Sa faqe mund të ketë një libër?

Programi Excel, na ve në dispozicion një

libër të ri pune me 16 faqe, që i emërton

Sheet1 deri Sheet16, por këtë numër

mund ta ndryshojmë sipas nevojave të

problemit që punojmë. Për të përcaktuar

numrin e faqeve që na duhen në një

libër, përdorim grupkomandën Tools, ku

zbatojmë komandën Options....

Në dritaren dialoguese me të njëjtin

emër që na hapet, vemë re se kemi 8

fletë në formën e skedarëve. Secila nga

këto fletë, na shpalos përmbajtjen e saj

kur japim klik tek emri i saj.

Aktivizojmë fletën General dhe tek Sheet_in new workbook përcaktojmë numrin e faqeve që

dëshirojmë të ketë libri me të cilin po punojmë (në rastin tonë 10).

Duhet të kemi parasysh, që ky numër faqesh i përcaktuar këtu, nuk aplikohet menjëherë në librin e

hapur kur shtypet butoni OK, këtë na e kujton programi, kur na nxjerr shënimin që duhet të dalim nga

Excel dhe kur të rihymë në të do të shohim të zbatuar “porosinë”që kemi dhënë për numrin e faqeve të

librit.

1.5 Si emërtohen faqet e punës.

Në varësi të problemit që punojmë, për ç‟do faqe pune të librit, mund të zgjedhim emërtimin e

përshtatshëm. P.sh.nëse jemi duke hedhur të dhëna që u

takojnë muajve të ndryshëm, është me interes praktik,

që në c‟do faqe pune të kemi të dhënat e një muaji të

caktuar dhe rrjedhimisht emri i faqes të tregojë

përmbajtjen e saj, pra mirë është që kjo faqe të ketë

emrin e muajit përkatës. Që të vendosim emrin e faqes,

ajo duhet të jetë aktive, pra duhet dhënë klik tek emri i

faqes që do emërtojmë p.sh. tek Sheet 1.

Page 6: Leksione UBT

Dr.Pashk Lekaj Leksione të Ms.Excelit

Universiteti Bujqësor të Tiranës, Fakulteti Ekonomisë & Agrobiznesit, Departamenti i Agrobiznesit

Tel. 0035541116337, Mob.0681548775 , Email: [email protected]

6

Pas kësaj për të vendosur emrat e faqeve veprojmë në një nga mënyrat e mëposhtme:

Hapim grupkomandën Format, pozicionohemi tek Sheet , që na hap një dritare anësore dhe në të

zgjedhim Rename, ku japim klik.

Ne kete moment emri i faqes selektohet, pra futet ne shirit te zi. Kjo na tregon se menjehere nga

tastiera mund te fillojme te shkruajme emrin qe duam t‟i vendosim faqes.

E njejta gje ndodh kur japim dopio klik tek kutiza e emrit te faqes Sheet1, e atij emri qe duam te

ndryshojme.

Me shenjen e mousit tek emertimi i faqes Sheet1, japim klik me butonin e djathte te mousit dhe ne

menune e shkurter qe hapet zgjedhim dhe zbatojme me klik komanden Rename.

1.6 Shtim ose heqje faqesh

Kemi permendur me siper se libri i punes hapet me nje numur te caktuar

faqesh. Por si duhet te veprojme ne se duam te shtojme apo te heqim nje

faqe ?

Ne grupin e komandave Insert, gjejme dhe zbatojme komanden Worksheet.

Kjo eshte komande direkete dhe faqja shtohet menjehere para faqes aktive.

Keshtu nese kishim aktive faqen mars, faqja e re Sheet 5, shtohet para saj.

Nese duam t‟i nderrojme vendin kesaj faqeje, atehere kapim emrin e saj,(shtypim dhe mbajme shtypur

butonin e majte te mousit , shigjeta shoqerohet me figurauren e nje flete) dhe e zhvendosim deri ne

pozicionin e ri majtas ose djathtas. Leshimi i butonit te mousit , vendos faqen ne vendndodhjen e re.

Gjate gjithe kohes se zhvendosjes , siper emrave te faqeve te punes leviz nje shigjete e vogel qe na

orienton se ku jemi, ne menyre qe te leshojme butonin e mousit ne

pozicionin e duhur. Ndryshimi i vendit te faqeve ne liber behet si

per faqe te pambushura, ashtu dhe per faqe me informacion. Pra

faqja zhvendoset me gjithe permbajtjen e saj, nuk zhvendoset

vetem emri i saj. Per te hequr,(fshire) nje faqe pune, zgjedhim me

klik faqen qe do te fshijme dhe hapim grupin e komandave Edit.

Zbatojme komanden Delete Sheet.

Kjo komande eshte direkte, pra veprimi do te kryhet menjehere.

Por, meqe eshte fjala per fshirje te nje faqeje pune, ku kemi te

dhena, per te evituar ndonje fshirje pa dashje, programi jep

mundesine e evitimit te zbatimit te gabuar te kesaj komande. Per

kete hapet nje dritare qe terheq vemendjen e perdoruesit, Kujdes!

Faqja e zgjedhur fshihet teresisht, pra mund te na zhduken te gjitha

te dhenat qe permban kjo faqe, prandaj dhe te jep mundesine qe

nese komanda eshte dhene gabimisht te behet anullimi i saj duke

klikuar tek Cancel.

Vetem kur jemi te sigurt qe kete faqe deshirojme ta fshijme, japim OK. Po kjo komande, Delete,

ndodhet dhe ne menune e shkurter qe merret me klik

me butonin e djathte te mousit dhe na nxjerr direkt tek

paralajmerimi i mesiperm. Ketu duhet te kemi shume

kujdes tek pozicionimi ne emrin e faqes se punes qe

duam te fshijme.

Page 7: Leksione UBT

Dr.Pashk Lekaj Leksione të Ms.Excelit

Universiteti Bujqësor të Tiranës, Fakulteti Ekonomisë & Agrobiznesit, Departamenti i Agrobiznesit

Tel. 0035541116337, Mob.0681548775 , Email: [email protected]

7

1.7 Emertimi dhe Ruajtja

Zakonisht, kur fillojme te punojme nje dokument, liber me nje a me shume faqe, ai njihet nga

programi me emrin Book1. Por, qe kete liber ta gjejme sa here te na

duhet per ta plotesuar, korrigjuar apo shtypur, duhet ta emertojme

me nje emer sinjifikativ, qe tregon pak a shume permbajtjen e tij,

dhe ta rezervojmene nje vend te caktuar te memorjes (hard diskut),

ku te mund ta gjejme lehte.

Supozojme se duam te punojme nje tabele me te dhena blerjesh per

vitin 1001. Per blerjet e c‟do muaji do te vendosim te kemi nje faqe

me vete. Ne kete rast, kuptohet, qe duhet te hapim nje liber me 11

faqe dhe c‟do faqeje t‟i vendosim emrin Janar, Shkurt, Mars etj. Ky

liber duhet te kete nje vend te caktuar ne

Hard Disk, qe te mund ta hapim sa here te

na duhet, por duhet te kete dhe nje emer qe

ta dallojme menjehere. Nisur nga

permbajtja qe supozuam me siper, ky liber

mund te emertohet Blerje 01.

Duke qene ne librin e punes, qe nga

programi emertohet Book1, hapim grupin

e komandave File.

Ne bllokun e dyte te komandave jane

vendosur tre komanda: Save (CTRL+S

nga tastiera), Save As... dhe Save

Workspace.

Edhe ne Toolbar kemi nje ikone te

emertuar Save .C‟fare realizojme me

keto komanda ?

Save- Kur jemi ne nje liber te ri, po te zbatojme kete komande, na hapet dritarja dialoguese Save As.

Po kjo dritare hapet edhe kur zbatojme komanden Save As...

Pra, per nje liber te ri te hapur komandat Save dhe Save As na cojne ne te njejeten dritare dialoguese.

Ne kete dritare, ne kutizen e emertuar Save in do te shenohet emri i direktorise ku duhet rezervuar

libri. Psh ne direktorine Arshiva.

Me tej duhet te emertojme librin. Ne pjesen e poshtme te dritares ndodhen dy kutiza:

File Name:- Pikerisht ne kete kutize shkruhet emri i librit. Fillimisht ne te do te jete shkruajtur

Book 1. Selektojme kete emer dhe nga tastiera shkruajme Blerje 01.

Save as type: ne kete kutize shenohet tipi i file-it qe po rezervojme. Shohim te shkruajtur Microsoft

Excel Workbook, pra liber i punuar ne Excel.

Pasi kemi plotesuar gjithe keto kerkesa te dritares dialoguese shtypim butonin Save dhe kryhet procesi

i rezervimit.

Tani ky liber, i mbushur ose bosh, formon nje file (me emer Blerje 01) dhe ka nje vend te caktuar ne

HD , ne direktorine Arshiva.

Save As...- Permendem me siper se kjo komande eshte e njejte me komanden Save, por theksojme,

vetem per nje liber te ri. Kur perdoren per nje material tashme te emeruar, komandat Save dhe Save

As kane ndryshim esencial. Keshtu kur punojme me nje dokument te emeruar me pare, sa here te

perdorim komanden Save apo butonin ikone Save, dokumenti rirezervohet me te njejtin emer dhe ne

te njejtin vend. Ndryshe qendron problemi me komanden Save As. Sa here qe ta perdorim kete

Page 8: Leksione UBT

Dr.Pashk Lekaj Leksione të Ms.Excelit

Universiteti Bujqësor të Tiranës, Fakulteti Ekonomisë & Agrobiznesit, Departamenti i Agrobiznesit

Tel. 0035541116337, Mob.0681548775 , Email: [email protected]

8

komande, ajo na hap dritaren dialoguese Save As dhe c‟do here ne mund t‟i japim dokumentit nje

emer te ri. Duke perdorur kete komande, mund te kemi ne dispozicion te dy dokumentet, edhe te

pakorigjuarin edhe te korigjuarin.

1.8 Dalja nga programi

Pasi kemi rezervuar nje dokument, mund ta mbyllim ate me File,

Close, nese deshirojme te vazhdojme te punojme ne Excel me nje

dokument tjeter.

Nese nuk duam te punojme me ne Excel, atehere dalim nga

programi. Per kete perdorim komandat File, Exit.

Ne te dy rastet, qofte kur perdorim File, Close qofte kur pedorim

File, Exit, nese kemi harruar te rezervojme

materialin, programi na kujton me nje mesazh ku

pyetemi: Do te ruani ndryshimet ne....? dhe

shkruhet emertimi i dokumentit. Nese kemi

harruar te rezervojme japim Yes, ne te kundert

japim No dhe materiali mbyllet pa u rezervuar.

Butoni Cancel na kthen atje ku ishim pa dhene komandat File, Close ose File, Exit.

1.9 Hapja e nje dokumenti ekzistues

Nese kemi krijuar direktorite tona dhe ne to kemi rezervuar dokumenta te shumllojshem, per aresye te

ndryshme (ripunimi, korigjimi, etj) na duhet te hapim nje dokument. Per kete japim File, Open... ose

shtypim butonin e ikones Open .

Ne te dy rastet na hapet dritarja dialoguese

Open, qe i ngjan asaj te Save as. Zgjedhja e

direktorise behet me dopio klik tek emri i

direktorise. Direktorite dallohen nga shenja e

dosjes qe kane perpara.

Keshtu, do hyme me dopio klik tek direktoria

Arshiva. Pas ketij veprimi emri i direktorise,

pra Arshiva, do te shkruhet ne kutizen Look in

dhe ne dritaren e madhe na shfaqet permbajtja

e kesaj direktorie. Do te shohim se do te na

shfaqet edhe emri i skedarit tone Blerje 01 i

cili ka perpara ikonen e Excel-it , qe tregon se

eshte file i punuar ne kete program.

Pozicionohemi me klik tek emri i ketij file dhe

shtypim butonin Open. Dokumenti na hapet ne ekran. Po keshtu mund ta hapim duke dhene dopio klik

tek emri i dokumentit.

1.10 Elemente parapergatitore

Emertimi i qelizave

Fleta e punes eshte e ndare ne kolona, qe emertohen A,B,C,....AA,AB,AC,... dhe ne rrjeshta qe

emertohen me numrat rendore 1,1,3,4,... Qeliza e punes, qe eshte nderprerja e kolones me rreshtin,

emertohet me germen e kolones dhe pas saj numri i rreshtit. Pra qelizat do te kene emertimet A1,B1,

Page 9: Leksione UBT

Dr.Pashk Lekaj Leksione të Ms.Excelit

Universiteti Bujqësor të Tiranës, Fakulteti Ekonomisë & Agrobiznesit, Departamenti i Agrobiznesit

Tel. 0035541116337, Mob.0681548775 , Email: [email protected]

9

BD11 qe respektivisht u perkasin nderprerjes se kolones A me rreshtin 1, kolones B me rreshtin 1 dhe

kolones BD me rreshtin 11. Emri i qelizes aktive

shfaqet ne treguesin e emrit te qelizes.

Ne Excel qelizat mund te emertohen dhe ndryshe.

Ne grupin e komandave Tools, zbatojme komanden

Options.... Ne kete dritare ka tete flete. Me shenjen

e mousit shigjete shkojme tek fleta me emer

General dhe japim klik. Hapet permbajtja e kesaj

flete.

Menyra me e zakonshme dhe me e perdorshme e

emertimit te qelizave (dhe qe zgjidhet default nga

kompjuteri) eshte A1.

Por nese tek Settings japim klik tek kutiza R1C1

reference style(row1, column1), atehere ne fleten e

punes emertimet e kolonave dhe rrjeshtave do te

behen vetem me numra (kolonat nga 1 deri ne 156

dhe rreshtat nga 1 deri ne 16384) dhe emertimi i qelizes aktive do te jete p.sh.R4C3 d.m.th. rreshti i

katert, kolona e trete.

Ne shumicen e rasteve , ne Excel punohet me grupe qelizash. Nje grup qelizash me te dhena, quhet

ZONE(range). Keshtu, kur plotesojme me te dhena kolonen A nga rreshti 3 ne rreshtin 10, zona do te

shenohet A3 : A10. Kur plotesojme me te dhena kolonat nga B ne E dhe rreshtat nga 5 ne 19, zona do

te emertohet B5 : E19, pra percaktohet nga qeliza e pare lart majtas dhe qeliza e fundit poshte djathtas.

Selektimi i qelizave

Per te operuar ne programin Excel, eshte e domosdoshme te pervetesohet teknika e selektimit

(zgjedhjes) te nje apo me shume qelizave. Qeliza ku japim klik dhe eshte e rrethuar me kornize eshte

qeliza e punes dhe njekohesisht e selektuar.

Per te selektuar nje grup qelizash mund te perdorim mous-in ose tastieren.

Me mouse.

Nje zone – Pozicionohemi, me shenjen e mousit ne

forme plusi(+), ne qelizen prej ku do te filloje selektimi.

Shtypim butonin e majte te mousit dhe e mbajme shtyour.

Zhvendosim mousin majtas ose djathtas, lart ose poshte ne

varesi te drejtimit te grupit te qelizave qe duam te

selektojme. Grupi i qelizave qe selektohet mbushet me

ngjyre, pervec qelizes se pare ku filloi selektimi. Kur kemi

selektuar sasine e duhur te qelizave, leshojme butonin e

mousit. Tek treguesi i qelizes shenohet emertimi i qelizes se pare te zones se selektuar, ndersa tek

treguesi i permbajtjes se qelizes, tregohet permbajtja e qelizes se pare te zones se selektuar. Mjafton te

japim nje klik kudo ne fushe, qofte edhe brenda zones se selektuar dhe

selektimi i zones prishet.

Nje zone – Japim klik tek qeliza e pare e zones qe duam te selektojme.

Gjejme qelizen e fundit te zones qe duam te selektojme. Shtypim Shift dhe e

mbajme shtypur, japim klik tek qeliza e fundit e zones. Menjehere na

selektohet e gjithe zona.

Gjithe faqen – Japim klik siper emertimit 1 te rreshtave dhe majtas

Page 10: Leksione UBT

Dr.Pashk Lekaj Leksione të Ms.Excelit

Universiteti Bujqësor të Tiranës, Fakulteti Ekonomisë & Agrobiznesit, Departamenti i Agrobiznesit

Tel. 0035541116337, Mob.0681548775 , Email: [email protected]

10

emertimit A te kolonave.

Qeliza te shkeputura – Shtypim dhe mbajme shtypur tasten CTRL. Japim klik ne nje qelize, pastaj

japim klik tek nje qelize tjeter qe nuk vjen direkt pas te pares,

keshtu mund te vazhdojme te japim klik ne qelizat e vecanta qe

duam te selektojme. Leshojme tasten CTRL pasi kemi selektuar

aq qeliza sa na duhen.

Zona te vecanta – Shtypim dhe mbajme shtypur tasten CTRL.

Selektojme nje zone dhe pastaj, pa leshuar tasten CTRL

selektojme zonen tjeter e keshtu me radhe. Leshojme tasten

CTRL pasi te kemi selektuar aq zona te shkeputura sa duam.

Me tastiere

Nje zone – Pozicionohemi ne qelizen nga do te fillojme

selektimin. Shtypim dhe mbajme te shtypur tasten Shift dhe levizim me katershen e shigjetave te

zhvendosjes ne drejtimin dhe deri atje ku deshirojme te mbaroje selektimi.

Gjithe zona me te dhena – Pozicionohemi ne qelizen e pare te zones qe duam te selektojme, Shtypi

tasten End dhe pastaj shtypim tastat Shift + Home.

Duke u pozicionuar ne nje qelize cfaredo te rangut me te dhena dhe duke kryer veprimet e

mesiperme, selektohet pjesa e zones qe fillon nga qeliza ku u pozicionuam deri ne fund te te gjithe te

dhenave.

1.11 Zgjedhja e faqeve te punes

Ne nje liber me shume faqe, atje ku punohet, ajo eshte faqja aktive ose faqja e punes. Ne treguesin e

emrave te faqes se punes, emertimi i kesaj faqeje eshte i zbardhur. Per te bere aktive nje faqe tjeter

pune, mjafton te japim klik tek kutiza e emrit te kesaj faqeje. Direkt nga tastiera, kalojme faqe pas

faqeje ne faqen qe desherojme, me tasten CTRL shtypur, duke perdorur tastat Page Down ose Page

Up ne varesi te drejtimit qe duam te ndjekim. Per te zgjedhur dy a me shume faqe pune, shtypim dhe

mbajme shtypur tasten CTRL dhe japim klik tek kutizat e emrave te faqeve qe duam te zgjedhim. Ne

kete rast, kutizat e emrave te faqeve te zgjedhura zbardhen ndersa emrat brenda tyre jane te zbehte,

vetem emri i faqes aktive eshte i theksuar. Ne rastin kur zgjedhim disa faqe pune, ne krye, tek emri i

librit shtohet fjala [Group], qe na jep mundesine qe, veprimet e kryera ne faqen aktive, si krijim

tabelash, emertime kokash tabele apo titujsh etj., te pasqyrohen edhe ne faqet e tjera. Ne kete rast

kemi disa faqe te librit te zgjedhura. .

Per te hequr gjendjen Group, me shenjen e mousit

tek emri i nje faqeje pune, hapim menune e shkurter te

komandave me butonin e djathte te mousit. Tek kjo menu veme

re se ne fillim eshte shtuar komanda Ungroup Sheets. Zbatojme

pikerisht kete komande dhe ne emertimet e faqeve te punes do

kemi vetem nje faqe te zgjedhur. Per te hequr gjendjen Group,

japim klik te kutiza e emrit te nje faqeje te pazgjedhur ose

shtypim CTRL dhe japim klik ne kutizat e emrave te faqeve te

zgjedhura me rradhe dhe ato nderojne ngjyre.

Per te zgjedhur te gjithe faqet e nje libri, pozicionohemi me

shenjen e mousit shigjete tek njera nga kutite e emrave te faqeve te punes dhe hapim menune e

shkurter te komandave duke dhene klik me butonin e djathte te mousit. Ne kete menu zbatojme

komanden Select All Sheets.

Page 11: Leksione UBT

Dr.Pashk Lekaj Leksione të Ms.Excelit

Universiteti Bujqësor të Tiranës, Fakulteti Ekonomisë & Agrobiznesit, Departamenti i Agrobiznesit

Tel. 0035541116337, Mob.0681548775 , Email: [email protected]

11

1.11 Kuptimi i qelizes aktive Kur zgjedhim nje qelize, pra e bejme ate aktive, ne kete qelize mund te fillojme te shkruajme. C‟fare

shkruajme, na shfaqet ne treguesin e permbajtjes se qelizes.

Mund te shkruajme numra, fjale, fjali, paragrafe. Por, duhet te kemi kujdes , cfaredo qe te shkruajme,

pavaresisht se si na paraqitet ne ekran, ajo qe shkruajme eshte permbajtje vetem e asaj qelize ku jemi

pozicionuar.

1.13 Plotesimi i qelizes

Permendem me siper, qe ne nje qelize mund te shkruajme fjale, fjali, numra ose shenja te ndryshme.

Per te gjitha keto, duhet te dime qe programi nuk i “lexon” te gjitha ne menyre te njejte. Ai i ndan ne

karaktere alfanumerike, ku hyjne shkronjat a, b, A, B, etj, ne karaktere numerike 1, 1, 11.5 etj., dhe ne

karaktere specifike si $, &, *, shenjat e pikesimit etj., qe perdoren per operacione te vecanta. Po te

provojme te shkruajme disa nga keto karaktere, menjehere do veme re se karakteret alfanumerike

vendosen ne anen e majte te qelizes, numrat vendosen ne anen e djathte ndersa disa karaktere si +, =, -

, /, etj. Nuk na i pranon si karaktere te vecante.

Po keshtu po te shkruajme 5-4, ose 8/3 nuk mbete kjo e shkruar por del dicka tjeter, qe tregon se

programi dicka interpreton (p.sh formatim date). Por ne mjaft raste, ne duam qe ne qelize te paraqitet

c‟fare ne shkruajme, pra c‟fare ne shkruajme te interpretohet thjesht si shkrim. Ne kete rast, para se te

shkruajme shtypim shenjen apostrof („) dhe shkruajme p.sh.5-4. Ne qelize mbetet po kjo e shkruar

dhe e vendosur majtas, pra interpretohet si fjale.

1.14 Zgjerimi-ngushtimi i kolonave dhe rreshtave

Ne varesi te informacionit qe shkruajme ne nje qelize, ajo mund te mos e mbaje brenda saj gjithe kete

informacion ose mund te jete shume e madhe per informacionin qe eshte shkruar brenda saj, prandaj

do te na duhet te ndryshojme dimensionet e kolonave apo rreshtave.

Dimensionet vetem te nje qelize, nuk mund t‟i ndryshojme, dimensionet e saj i ndryshojme duke

ndryshuar dimensionet e kolones dhe rreshtit ku ajo ben pjese.

Per te ndryshuar dimensionet e kolonave dhe rreshtave ka dy menyra

1 Me mouse

Per kolonat

Tek shiriti gri i emertimit te kolonave, pozicionohemi ne vijen ndarese ne te djathte te kolones, te ciles

duam t‟i ndryshojme dimensionin, derisa shenja e mousit te kthehet ne formen e

dy shigjetave. Kapim kete shenje (shtypim butonin e majte te mousit dhe e mbajme shtypur) dhe e

zhvendosim mousin majtas ose djathtas ne varesi te veprimit qe do te kryejme, ngushtim apo zgjerim

te kolones. Nese gjeresine e kolonave e vendosim pasi te kemi mbushur qelizat me informacion, ka

edhe nje menyre te shpejte qe gjeresia e kolones te behet aq sa eshte gjeresia e informacionit te

shkruar ne qelize. Per kete, tek shiriti gri i emertimit te kolonave, pozicionohemi ne te djathte te

kolones qe duam t‟i vendosim gjeresine, tek vija ndarese ku shenja e mousit kthehet ne formen e dy

shigjetave anesore. Ne kete pozicion japim dopio klik. Automatikisht gjeresia e kolones behet aq sa

eshte informacioni i shkruar brenda qelizes qe perfaqeson kete kolone. Kur ne nje kolone kemi

plotesuar shume qeliza, dopio kliku ben qe gjeresia e kolones, te jete aq sa te perfshihet informacioni

me i madh ne kete kolone.

Per rreshtat

Po keshtu, tek shiriti vertikal gri, ku shenohen emertimet e rreshtave, vendosemi me shenjen e

mousit ne vijen ndarese te poshtme te rreshtit,

Page 12: Leksione UBT

Dr.Pashk Lekaj Leksione të Ms.Excelit

Universiteti Bujqësor të Tiranës, Fakulteti Ekonomisë & Agrobiznesit, Departamenti i Agrobiznesit

Tel. 0035541116337, Mob.0681548775 , Email: [email protected]

12

te cilit duam t‟i ndryshojme dimensionin, derisa shenja e mousit te kthehet ne formen e dy shigjetave.

Kapim kete shenje dhe zhvendosemi me mous lart ose poshte ne varesi te veprimit qe do te kryejme,

ngushtim apo zgjerim rreshti. Do te kemi te njejten pamje si ne rastin e kolonave dhe veprojme ne te

njejten menyre.Tek ndarja midis rreshtave, dopio kliku, kur shenja e mousit eshte ne formen e dy

shigjetave, ka veprim te kundert nga ai tek kolonat. Ky dopio klik vepron vetem kur kemi ndryshuar

gjeresine e rreshtit nga ajo standart dhe na kthen ne gjeresine standarte te rreshtit (11.75).

1 Me komanda

Me kete menyre, eshte e domosdoshme qe te zgjidhet qeliza se ciles deshirojme t‟i ndryshojme

dimensionin. Kur zgjedhim nje

qelize, ajo perfaqeson gjithe

kolonen dhe rreshtin ku ben

pjese.

Per kolonat

Zgjedhim nje qelize, ne kete

rast ajo perfaqeson nje kolone.

Ne grupin e komandave

Format, pozicionohemi tek

Column , zhvendosemi dhe japim klik tek Width... qe na hap dritaren dialoguese Column Width.

Ne kutizen me te njejtin emer, shohim shifren 8.43 te selektuar. Direkt nga tastiera shkruajme nje

shifer tjeter p.sh.5, qe perfaqeson gjeresine e re te kolones. Per t‟u zbatuar kjo gjeresi klikojme OK.

(Gjeresia standarte e kolonave ne Excel eshte 8.43).Kur duam qe nje grup kolonash te njepasnjeshme

ose jo, te kene te njejten gjeresi, atehere selektojme keto kolona. Pastaj zbatojme Format, Column,

Width..., shenojme gjeresine qe duam dhe OK. Te gjitha kolonat marrin te njejten gjeresi. Por mund te

percaktojme dhe nje madhesi tjeter, ndryshe nga 8.43, standarte per faqen e punes ku punojme. Per

kete, kur duam qe e gjithe faqja e punes ku punojme te kete kolona me nje gjeresi te caktuar, p.sh.6,

atehere ne grupin e komandave Format, pozicionohemi ne Column dhe zbatojme komanden e

fundit Standart Width...Ne dritaren me emer Standart Column Width... vendosim shifren 6. Duke

dhene OK tani, pavaresisht se eshte selektuar vetem nje qelize, gjeresine 6 e marrin te gjitha kolonat e

faqes se punes. Kjo gjeresi zbatohet vetem per kolonat e faqes se punes aktive dhe nuk eshte e

vlefshme qofte per faqet e tjera te librit te hapur, qofte per nje liber te ri po te hapim. Ne menune e

hapur, ne krahun e djathte, kur jemi pozicionuar

tek Format, Column , veme re komanden

AutoFit Selection. Kjo komande ben qe kolona,

apo kolonat e selektuara te marrin automatikisht

gjeresine e informacionit qe eshte ne to.

Per rreshtat

Zgjedhim nje qelize, kjo qelize perfaqeson nje

rresht. Ne grupin e komandave Format,

pozicionohemi tek Row , gjejme dhe japim klik

tek Height... Ne dritaren dialoguese Row Height

qe na hapet vendosim shifren per gjeresine me te

cilen e duam rreshtin.

E njejta gje si per kolonat, kur duam nje grup rreshtash te njepasnjeshem ose te shkeputur, me te

njejeten gjeresi, selektojme kete grup rreshtash dhe shkruajme gjeresine e rreshtit. Me te dhene OK, te

gjithe rreshtat do te kene te njejeten gjeresi. Gjeresia standart e rreshtave ne Excel eshte 11.75. Ne

menune qe na hapet ne te djathte, kur pozicionohemi tek Format, Row , shohim komanden AutoFit.

Page 13: Leksione UBT

Dr.Pashk Lekaj Leksione të Ms.Excelit

Universiteti Bujqësor të Tiranës, Fakulteti Ekonomisë & Agrobiznesit, Departamenti i Agrobiznesit

Tel. 0035541116337, Mob.0681548775 , Email: [email protected]

13

Kjo komande ben te njejtin veprim qe bente dopio kliku ne kufirin ndares midis dy rreshtave, pra

kthen gjeresine e rreshtit ne madhesine standarte kur ate e kemi ndryshuar.

1.15 Formatimi i numrave

Excel eshte program i specializuar per perpunimin e te dhenave dhe keto te dhena ose rezultatet qe

dalin nga perpunimi i tyre, duhet dhe mund te paraqiten ne forma nga me te

ndryshmet, ne varesi te specifikimit qe perfaqesojne.

Per t‟i paraqitur te dhenat ne formen perkatese, Excel parashikon qe kjo te

behet duke formatuar qelizen, per te shprehur shifrat qe permbahen ne te,

sipas kerkesave. Ky formatim mund te behet pasi te plotesohen qelizat me te

dhena ose para se te plotesohen ato. Ne te dy rastet selektohen qelizat, ku

numrat duhet te paraqiten me te njejtin format dhe ne grupin e komandave

Format, zbatojme komanden Cells..., ose nga tastiera Ctrl+1.

Ose, pozicionohemi me shenjen e mousit ne qelizen e selektuar ose brenda

zones se qelizave te

selektuara dhe hapim

menune e shkurter te

komandave duke dhene

klik me butonin e

djathte te mousit.

Dritarja dialoguese qe

na hapet permban 6

flete. Secila prej tyre

hapet duke dhene klik

tek emri i saj.

Ne rastin tone duhet te

hapim fleten Number.

Ne kete flete na jepen

mundesite e formatimit te numrave. Ne dritaren Category jepet nje liste kategorish numrash. Ne te

djathte te saj jepet nje kutize ku nuk mund te nderhyhet e titulluar Sample. Ketu na shfaqet paraqitja e

modelit te formatit qe zgjedhim ne formen e nje shembulli. Poshte saj ose shfaqet ndonje spjegim, ose

hapen dritare te tjera sipas rastit.

Marrim nje shembull. Shohim se si do te na shkruhet numri 11.6 i shkruajtur ne nje qelize duke

zbatuar lloje te ndryshme formatimi.

General – numri ne qelize mbetet i shkruar ashtu sic e shkruajtem ne.

Number - Kur zgjedhim kete kategori, poshte Sample hapen tre kutiza:

Decimal Places – ne kete kutize vendosim se sa shifra pas presjes dhjetore duhet te shkruhen.

Nese ne kete kutize vendosim zero, d.m.th. te mos kemi asnje shifer pas presjes dhjetore, numri ne

qelize shkruhet 13, ndersa tek treguesi i permbajtjes se qelizes lexojme 11.6. Pra, ky formatim, sido

qe ta kemi shkruajtur numrin, e kthen ate ne numer te plote, duke bere automatikisht rrumbullakimin.

Use 1000 Separator (,) – Ky opsion zgjidhet ose jo duke dhene klik tek kutiza perkatese. Zgjedhja

e ketij opsioni ben qe mijeshet te ndahen me presje. P.sh. numri 11376.34 shkruhet ne qelize

11,376.34.

Negative Numbers – Ne kete kutize zgjedhim menyren se si do te paraqesim numrat negative. Ka

dy mundesi: me minus perpara, pra ne formen –11.6 ose ngjyrimi me ngjyre te kuqe pa minus perpara.

Page 14: Leksione UBT

Dr.Pashk Lekaj Leksione të Ms.Excelit

Universiteti Bujqësor të Tiranës, Fakulteti Ekonomisë & Agrobiznesit, Departamenti i Agrobiznesit

Tel. 0035541116337, Mob.0681548775 , Email: [email protected]

14

Ngjyra tregon se eshte numer negativ dhe kjo shihet dhe ne paraqitjen e permbajtjes se qelizes.

Pasi te kemi percaktuar se si do paraqesim numrin qe kemi ne qelize, duhet te shtypim butonin OK, qe

ky formatim te zbatohet.

Currency – Ne kete rast kemi te bejme me paraqitjen e vlerave monetare. Zgjedhja e paraqitjes se

shifrave eshte e njellojte si ne kategorine Number, i vetmi ndryshim eshte se kutiza Use 1000

Separator eshte zevendesuar me Use $. Zgjedhja e ketij opsioni ben qe shifra jone te shkruhet ne

qelize $11.6, pra me shenjen e monedhes perpara.

Accounting – Ne kete kategori vetem mund te ndryshojme numrin e shifrave pas presjes dhjetore

dhe te zgjedhim ose jo shenjen e monedhes. Kur e zgjedhim kete shenje, ndryshimi nga kategoria e

mesiperme qendron vetem ne formen se si shkruhet brenda qelizes. Kjo kategori ben qe shenja e

monedhes te shkruhet ne anen e majte te qelizes ndersa shifra ne anen e djathte te saj, kur zgjedhja e

kategorise Currency bente qe dhe shifrat dhe shenja e monedhes para saj te shkruheshin ne te djathte

te qelizes.

Date – Kur zgjedhim kete kategori, veme re se na hapet nje dritare e re e titulluar Type.

Ne kete dritare jane rreshtuar nje sere menyrash te shkruajtjes se dates, me shifra, me emertim

muajsh, shkrimi i dates dhe ores etj. Duke zgjedhur me klik secilin opsion, tek Sample do shohim si

do na paraqitet data e shkruar ne qelize.

Time – Edhe ketu paraqitja e dritares eshte si ajo e formatimit te dates. Format e paraqitjes se ores

ofrohen tek dritarja Type.

Percentage- Zgjedhja e kesaj kategorie ben qe numri i shkruar ne qelize te shprehet ne perqindje.

Ne dritaren e kesaj kategorie ka vetem nje kutize, ku percaktohet me sa shifra pas presjes dhjetore do

shprehet perqindja. Keshtu numri 11.6 do te na paraqitet ne formen 1160%, ndersa po ta zgjedhim

paraqitjen me dy shifra pas presjes dhjetore, do paraqitet ne formen 1160.00%. Kjo tregon se

programi e lexon kete numer si numer dhjetor dhe e shumezon automatikisht me 100 per ta kthyer ne

perqindje.

Duhet patur parasysh qe per te shprehur permbajtjen e qelizes ne perqindje , se pari duhet ta

plotesojme ate me shifren ne formen e numrit dhjetor ose formulen e pjestimit dhe pastaj te zgjedhim

formatimin ne perqindje. Kjo per aresye se, kur selektojme nje grup qelizash bosh dhe formatojme

fillimisht qe te shprehet ne perqindje, ajo c‟ka shkruajme me pas nuk rezulton saktesisht perqindje.

P.sh. nese formatojme qelizen fillimisht per ta shprehur ne perqindje, kur ne te te shkruajme shifren

11.6, ajo na shfaqet ne formen 11.6%. Pra ne kete rast nuk shprehet perqindja si koncept arithmetik ,

por si do te shkruhej zakonisht.

Fraction – Duke zgjedhur kete kategori dhe tek Type opsionin e pare Up to one digit (1/4), numri

11.6 shkruhet ne formen 11 3/5. Pra ne kete rast kemi paraqitje te numrit ne formen e numrit thyesor

ose ne formen e numrit te perzier.

Scientific – Kur zgjedhim kete kategori, numri 11.6 i shkruar ne qelize, na paraqitet ne formen

1.16E+01, qe lexohet 1.16 x 10 1 (1.16 here dhjete ne fuqi te pare). Kjo eshte nje forme e

pershtatshme per paraqitjen e numrave shume te medhenj. Ne dritaren e kesaj kategorie na jepet

mundesia vetem te percaktojme me sa shifra pas presjes dhjetore do shkruhet numri.

Text – Ne kete kategori, numri shkruhet 11.6, sic e kemi shkruar ne, por pozicionohet ne anen e

majte te qelizes. Kjo tregon se ky numer tashme lexohet si text, pra si karaktere alfanumerike dhe nuk

merr pjese ne veprime aritmetike.

Special – Ne kete kategori jepen disa lloje speciale numrash qe mund te duhet te shkruhen ne faqet

qe pergatisim.

Custom – Kjo kategori eshte nje permbledhje e elementeve kryesore te te gjitha kategorive te

mesiperme.

Page 15: Leksione UBT

Dr.Pashk Lekaj Leksione të Ms.Excelit

Universiteti Bujqësor të Tiranës, Fakulteti Ekonomisë & Agrobiznesit, Departamenti i Agrobiznesit

Tel. 0035541116337, Mob.0681548775 , Email: [email protected]

15

Kete mund ta shohim tek Sample duke kaluar me klik nga njeri tip tek tjetri ne dritaren Type. Pervec

kesaj, veme re se ne fillim te dritares Type, eshte nje kutize ku shfaqet tipi qe zgjedhim me klik. Por,

po te japim klik brenda kesaj kutize, pozicionohemi me kursor gati per te shkruar nje forme te

pelqyeshme prej nesh. Po te japim OK, jo vetem qe numri i shkruar ne qelize do formatohet sipas

kesaj forme, por kjo forme do te rreshtohet ne fund te listes se dritares Type, duke na dhen mundesine

qe ta perdorim edhe here tjeter.

Njekohesisht na jepet mundesia edhe per te hequr ndonje tip qe nuk e perdorim. Per kete, zgjedhim

me klik tipin dhe veme re se aktivizohet butoni Delete, shtypja e te cilit fshin tipin e zgjedhur.

Deri tani pame se si mund te formatojme numrat duke perdorur menune e komandave. Por kjo

mundesi na jepet edhe nepermjet nje grupi ikonash te Toolbar-it me ane te te cilave formatimi i

qelizave te selektuara kryhet ne menyre me komode e te shpejte.

1.16 Modele te gatshme

Per paraqitjen e tabelave, Excel na ve ne dispozicion edhe disa modele te gatshme tabelash. Per te

shfrytezuar keto modele te gatshme, nuk ka rendesi e kemi pergatitur apo jo tabelen, e kemi mbushur

apo jo me te dhena ose jo.

Nese e kemi pergatitur

tabelen, pa korniza, vetem

me te dhena, duke

shfrytezuar vijezimin e

faqes se punes, e

selektojme te gjithe ate.

Nese nuk e kemi pergatitur

tabelen, selektojme zonen

qe do te zere ajo., por ne

kete rast duhet te dime me

saktesi sa shtylla e sa

rreshta do na zere tabela.

Ne grupin e komandave

Format, zbatojme

komanden Autoformat...

titujt dhe as shifrat e ketij

modeli nuk pasqyrohen ne tabelen tone, por vetem forma e modelit.

N.q.se shtypim butonin Options..., poshte dritares dialoguese shtohet nje pjese tjeter Formats to

Apply, ku zgjedhim ose jo elemente te tjere te tabeles.

Ne dritaren qe na hapet kemi nje liste te tere modelesh .

Ne mund te zgjedhim modelin qe duam , por duhet te

kemi parasysh qe as p.sh. nese zgjedhim Font, atehere

edhe shkrimet ne tabelen tone do te jene te formatuara me te njejtin font si ato te modelit. Po keshtu

edhe per opsionet e tjera.

1.17 Tabela te njejta ne shume faqe

Kur hapim nje liber me shume faqe, mund te na duhet ne c‟do faqe te ndertojme nga nje tabele te cilat

mund te jene te njejta ose me pak ndryshime. P.sh. nese hapim librin Borderoja per nje ndermarrje te

Page 16: Leksione UBT

Dr.Pashk Lekaj Leksione të Ms.Excelit

Universiteti Bujqësor të Tiranës, Fakulteti Ekonomisë & Agrobiznesit, Departamenti i Agrobiznesit

Tel. 0035541116337, Mob.0681548775 , Email: [email protected]

16

caktuar, ky liber do kete 11 faqe, me tabela te njejta (te pakten per sa i perket formatimit te tabeles dhe

te dhenave kryesore), per te dhenat e c‟do muaji.

Per te evituar punen e tepert apo kopjimet e bezdishme (duke perdorur ikonen Format Painter), ne

Excel jepet mundesia e nje ndertimi komod te menjehershem te 11 tabelave (apo edhe me shume).

Per kete percaktojme 11 faqet e librit duke i emertuar Janar, Shkurt e me radhe deri Dhjetor. Zgjedhim

te 11 faqet e librit (CTRL+klik tek kutiza e emrit te faqeve), pra hyjme ne gjendjen Group,

pozicionohemi ne faqen e pare Janar (bejme aktive kete faqe me klik). Me nje nga menyrat e trajtuara

deri tani, ndertojme tabelen, shkruajme titullin e tabeles, titujt e kokave, etj., por nuk hedhim te dhena.

Pasi kemi mbaruar gjithe tabelen , (edhe gjate punes), po te kalojme ne faqet e tjera veme re se edhe

aty na eshte ndertuar e njejta tabele, me te njejtat permasa, me te njejtin vijezim, pra me te gjithe

elementet e njejte. Kjo do te thote se kur jemi ne gjendjen Group, cfaredo qe te shkruajme ose

vijezojme ne nje nga faqet e grupit, ajo automatikisht shkruhet dhe ne te gjithe faqet e tjera te

pjesetareve te grupit, te atyre faqeve qe jane te selektuara. Ne faqet e tjera mund te na duhet te

shkruajme te dhena te tjera. Per kete duhet te dalim nga gjendja Group (klik ne nje faqe qe nuk ben

pjese ne group, ose CTRL+klik tek emri i nje faqeje te grupit, ose tek menuja e shkurter qe merret me

butonin e djathte te mousit dhe Ungroup) dhe bejme hedhjen e te dhenave qe jane te ndryshme per

ç‟do faqe.