Rregullore e Doktoraturës (UBT)

38
UNIVERSITETI BUJQËSOR I TIRANËS REKTORI Prof. Dr. Fatos HARIZAJ RREGULLORE E PROGRAMEVE TË STUDIMIT CIKLI I TRETË (DOKTORATË) NË UBT

Transcript of Rregullore e Doktoraturës (UBT)

Page 1: Rregullore e Doktoraturës (UBT)

UNIVERSITETI BUJQËSOR I TIRANËS

REKTORI

Prof. Dr. Fatos HARIZAJ

RREGULLORE E PROGRAMEVE TËSTUDIMIT CIKLI I TRETË (DOKTORATË)

NË UBT

Page 2: Rregullore e Doktoraturës (UBT)

Miratuar në mbledhjen e Senatit Akademik në UBT datë10. 05. 2012

Page 3: Rregullore e Doktoraturës (UBT)

Kreu I

PROÇEDURAT E PROPOZIMIT, MIRATIMIT DHE ADMINISTRIMIT TËSHKOLLËS SË DOKTORATURËS.

Neni 1

Kuadri ligjor

Organizimi i studimeve të ciklit të tretë dhe përfitimi i gradës shkencore “Doktor i Shkencave” në Universitetin Bujqësor të Tiranës (UBT) bazohet në:

Ligjin Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë ­ i ndryshuar (Ligji Nr.9741, datë 21.5.2007, i ndryshuar me ligjet Nr. 9832, datë 12.11.2007, Nr. 10307, datë 22.7.2010, Nr. 10493, datë 15.12.2011);

Vendim Nr.864, Për hapjen e programeve të studimimeve të doktoratës në IPAL dhe përcaktimin e kushteve që duhet të plotësojë studenti për marrjen e diplomës për gradën shkencore "Doktor", datë 5.12.2007;

Vendimin Nr. 593, “Për Disa Ndryshime Dhe Shtesa Në Vendimin Nr.864, Datë 5.12.2007 Të Këshillit Të Ministrave “Për Hapjen E Programeve Të Studimeve”, datë 18. 08. 2011;

Udhëzimi Nr 5, “Për përcaktimin e standardeve akademike të nevojshme për hapjen, mbylljen dhe riorganizimin e programeve të studimit të doktoratës, si dhe të elementeve bazë sipas të cilave institucionet e arsimit të lartë duhet të përgatisin rregulloren përkatëse”, datë 22.1.2008;

Udhëzimin Nr.15, “Për Organizimin e Studimeve në Institucionet Publike të Arsimit të Lartë”, datë 04.04.2008;

Udhëzim nr. 21, "Për procedurat e pranimit dhe të regjistrimit në programet e studimit të doktoratës, në institucionet publike të arsimit të lartë", datë 30. 07. 2009;

Udhëzim Nr. 39 “Ndryshime në udhëzimin "Për procedurat e pranimit dhe të regjistrimit në programet e studimit të doktoratës, në institucionet publike të arsimit të lartë", date 08. 12. 2009;

Udhëzimin Nr. 14 “Njohjen e testimeve dhe çertifikimeve për gjihën angleze për programet e studimit të ciklit të dytë dhe të tretë në Institucionet e Arsimit të Lartë”, datë 28. 03. 2011;

Page 4: Rregullore e Doktoraturës (UBT)

Standardet për akreditimin e programeve të studimeve të ciklit të tretë (doktoratë), miratuar me Urdhërin Nr. 136, datë 21.03.2011, të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës.

Kodi i etikës.

Rregullore e studimeve universitare të UBT­së, Dhjetor 2010;

Statutin e Universitetit Bujqësor të Tiranës Dt 2.6.2008;

Rregullore e organizimit dhe funksionimit të Këshillit të Profesorëve në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Nr. 4698 dt. 1.7.2008.

Neni 2

Qëllimi i rregullores

Rregullorja aplikohet për programin e Doktoratës, i cili mundëson marrjen e gradës “Doktor” në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Ajo rregullon implementimin dhe përfundimin e studimeve të Doktoratës për studentët që marrin pjesë në programet e Doktoratës në UBT. Rregullorja ka të bëjë me objektivat, ndarjen e përgjegjësive, pranimin, regjistrimin, provimin, arritjet dhe fitimin e grades “Doktor”.

Neni 3

Natyra, qëllimi dhe objektivat e programit të Doktoratës

Programi i Doktoratës në UBT ka për qëllim kualifikimin dhe edukimin e kërkuesve të pavarur, në nivel të lartë, në përputhje me parimet e njohura shkencore dhe etike. Programi ka për qëllim kualifikimin e kandidatëve për kërkim shkencor dhe punë të tjera që kanë nevojë për thellim të konsiderueshëm shkencor, si dhe të menduar analitik.

Në kursin e programit të Doktoratës studentët duhet të kryejnë projektet e tyre të kërkimit shkencor. Gjithashtu, ata duhet të plotësojnë kursin teorik që përfshin 60 kredite.

Neni 4

Studimet e Doktoratës

1. Programet e studimeve të doktoratës janë programe të studimeve të ciklit të tretë me karakter plotësisht akademik, që kanë në bazë kërkim shkencor dhe veprimtari krijuese.

2. Në studimet e doktoratës pranohen kandidatë që kanë fituar diplomë universitare

Page 5: Rregullore e Doktoraturës (UBT)

“Master i shkencave”, ose një diplomë ekuivalente me të, të fituar pas përfundimit të studimeve universitare që përfshijnë një tezë shkencore të vlerësuar me 30­40 kredite ECTS.

3. Këto programe të studimeve zgjasin të paktën 3 vite akademike dhe përfshijnë 60 kredite për studime të organizuara teorike, të cilat zhvillohen në vitin e parë akademik, para fillimit të pjesës kërkimore të studimeve të doktoratës.

4. Kandidatët që kanë të drejtë të zhvilliojnë projektin kërkimor dhe të përgatisin tezën e doktoratës, duhet të kenë notë mesatare mbi 8, për studimet e organizuara teorike të doktoratës.

5. Kandidatët zotëron gjuhën angleze të çertifikuar në nivelin internacional, së paku “C1”, mbi bazën e testeve të njohura ndërkombëtare dhe një gjuhë të dytë të huaj si frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht ose rusisht.

6. Kandidatët që nuk arrijnë të përmbushin kriteret e vendosura, nuk klasifikohen për të vazhduar më tej studimet e doktoratës dhe pajisen me një dëshmi, në të cilën jepen modulet e zhvilluara së bashku me kreditet e grumbulluara dhe vlerësimin e tyre;

7. Në përfundim të programeve të studimeve të doktoratës lëshohet diploma për gradën shkencore“Doktor”(Dr).

Neni 5

Programet e studimit të Doktoratë

1. Programet e studimit të doktoratës organizohen si rregull brenda një projekti të madh kërkimor­didaktik e kulturor dhe realizohen në koordinim me zhvillimin e dokumentuar të aktiviteteve të kërkimit të njësisë apo UBT­së.

2. Programet e studimit të doktoratës mund të jenë edhe ndërdisiplinore ose të përbashkëta.

3. Objektivat formues të programeve të studimit të doktoratës duhet të jenë të gjera, të motivuara dhe të lidhura me orientimet shkencore në fushën e zgjedhur apo në fushat e zgjedhura në rastin e doktoratave dy a më shumë disiplinore.

4. Programet e studimit të doktoratës përmbajnë aktivitete didaktike të formimit të thelluar teorik, përvetësimit të metodologjive të kërkimit dhe të teknikave operative specifike, të realizuara këto nëpërmjet moduleve mësimore, seminareve me kualifikim të lartë, stazhit apo praktikave pranë strukturave të

Page 6: Rregullore e Doktoraturës (UBT)

kualifikuara etj. Aktivitetet e mësipërme duhet të jenë të përcaktuara qartë, të lidhura me objektivat formues të programit të studimit të doktoratës dhe konkretisht të verifikueshme.

5. Programet e studimit të doktoratës përfshijnë kërkim shkencor dhe veprimtari krijuese të pavarur, si bazë për përpunimin e tezës së doktoratës, rezultatet dhe mbrojtja e suksesshme e së cilës çojnë në fitimin e titullit “Doktor”.

Neni 6

Përmbajtja e programit të Doktoratë

1. Programi i Doktoratës duhet të organizohet i tillë që të garantojë:

a. Mundësitë për një kërkim shkencor të pavarur në bashkëpunim me drejtuesin/udhëheqësin dhe në raste të caktuara dhe me kërkues të tjerë;

b. Komponentin e thellimit akademik, i cili duhet të jetë i miratuar sipas akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi;

c. Pjesëmarrjen aktive në grupe kërkimore kombëtare dhe ndërkombëtare;

d. Punën kërkimore e cila është e lidhur ngushtë me punën e Doktoratës;

e. Përpilimin e tezës së Doktoratës bazuar në punën kërkimore.

2. Programi i Doktoratës duhet të pasqyrojë në mënyrë të detajuar;a. Planin mësimor për fazën e thellimit teorik të studentëve të doktoraturës

(module mësimore, seminare, praktika pranë institucioneve të specializuara dhe aktivitete të tjera formuese, të shoqëruara me numrin e krediteve dhe të orëve përkatëse, kërkesat për frekuentim dhe mënyra e vlerësimit të dijeve, etj.). Numri total i krediteve që studentët përfitojnë në këtë fazë është 60.

b. Planin e kërkimit shkencor (fusha bazë e kërkimit shkencor, objektivat kryesore të kërkimit, koha dhe vendi i realizimit të kërkimeve të planifikuar, metodat bazë që do të përdoren në realizimin e kërkimit, etj.),

c. Planin e aktiviteteve krijuese të studentëve të doktoraturës dhe mënyrën e monitorimit të ecurisë së tyre (koha dhe numri i referimeve në departament, i botimeve shkencore dhe i pjesëmarrjes në konferenca shkencor, etj).

d. Planin e angazhimit të studentëve të doktoraturës në aktivitete ndihmëse të procesit akademik në departamentet përkatëse (mbështetje për studentët, udhëheqje e diplomave, praktika mësimore, etj).

Neni 7

Page 7: Rregullore e Doktoraturës (UBT)

Propozimi për hapjen e programeve të Doktoratës

1. Nisma propozuese për hapjen, mbylljen apo riorganizimin e programeve të studimeve të doktoratës bëhet nga njësitë bazë, apo grupe mësimore­kërkimore të tyre, kur plotëson kushtet dhe standardet e mëposhtme:

a. ka personel akademik të angazhuar në kërkim dhe me tituj akademikë: “Profesor”, “Profesor i Asociuar” ose gradë shkencore “Doktor” apo “PhD” të fituar në universitete të njohura në botë për cilësi dhe veprimtari të pasur kërkimore dhe botuese në fushën përkatëse. Të paktën 60% e këtij personeli duhet të jetë personel akademik i brendshëm;

b. Ka numër të nevojshëm të personelit akademik për të kryer udhëheqjen e çdo studenti të doktoratës në aktivitetet e kërkimit dhe detyrat respektive didaktike;

c. Ka struktura specifike operative dhe kërkimore për aktivitetet e parashikuara në programin e studimit (laboratorë, biblioteka, studime etj.);

d. Ka burime financiare mbështetëse të mjaftueshme për kryerjen e kërkimit;

e. Bashkëpunon me universitete të huaja apo subjekte publike e private të kërkimit që garantojnë programe të shkëmbimit të personelit akademik dhe studentëve të doktoratës.

f. Kur programi i studimeve të doktoratës mbështetet nga grupe kërkimore kombëtare apo ndërkombëtare të akredituara për kërkim në fushën a fushat përkatëse të studimeve.

g. Ka përcaktuar mënyrat për verifikimin e veprimtarisë kërkimore apo krijuese të studentëve të doktoratës, veçanërisht lidhur me përgatitjen e tezës së doktoratës.

2. Njësia propozuese, duhet të organizojë vlerësimin e brendshëm të programit të Doktoratës. Raporti i vlerësimit të brendshëm të programit të studimit të ciklit të tretë shqyrtohet nga Këshilli i Profesorëve.

3. Drejtori i Shkollës së Doktoratës, nëpërmjet Dekanit i paraqet Këshillit të Profesorëve të fakultetit përkatës propozimin për hapjen e programit të ri të studimit të doktoratës, ose propozimin për riorganizimin e një programi ekzistues.

a. Në rastet kur njësia propozuese kërkon riorganizimin e një programi

Page 8: Rregullore e Doktoraturës (UBT)

Doktorate ekzistues, duhet të tregohet qartë në ç` masë e ka prekur ai programin e mëparshëm, si dhe cilat janë ndryshimet e propozuara.

b. Vetëm në rastet kur riorganizimi i programit të Doktoratës nuk cënon objektivat bazë të tij, atëherë përshtatja e programit të Doktoratës bëhet me propozimin e njësisë bazë dhe me miratimin e këshillit të njësisë kryesore, pasi të merret pëlqimi i senatit akademik të UBT­së.

4. KP brenda një muaji nga data e paraqitjes së programit e shqyrton atë, nëse përputhet me kërkesat ligjore të parashikuara nga aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi. Nëse KP të fakultetit e miraton programin (programet) e paraqitur, Dekani i fakultetit e përcjell në Rektorat për shqyrtimin përfundimtar në Senatin Akademik.

5. Pas miratimit nga Senati, secili program doktorature (i ri, ose i riorganizuar) bashkë me dokumentacionin përkatës, të nënshkruar nga Drejtori i Shkollës së Doktoratës, përgjegjësi i njësisë propozuese dhe Rektori i UBT, i dërgohet Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës për proçedura të mëtejshme.

6. Për hapjen e programeve të studimeve të doktoratës, UBT duhet të paraqesë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës kërkesën për hapjen e tyre të shoqëruar me dokumentacionin e mëposhtëm:

a. Dokumentin në të cilin përcaktohen fusha shkencore dhe emërtimi i programit të studimit të doktoratës, i cili duhet t’i referohet një fushe studimi, disipline ose mund të jetë ndërdisiplinare dhe të shoqërohet nga relacioni shpjegues përkatës për interesin që paraqet fusha.

b. Programin e studimit, i cili duhet të paraqitet sipas rregullave të parashikuara në statut dhe të përmbajë edhe organizimin, didaktik dhe shkencor, të programit, planin mësimor për fazën e thellimit teorik, si dhe parashikime për periudha të qëndrimit në institucione të huaja kërkimore;

c. Afatet kohore të realizimit të programit të studimit;

d. Tarifën e studimit për çdo student, e argumentuar, si dhe burime të tjera financimi, për studimet e doktoratës, nëse ka të tilla;

e. Parashikimin për numrin maksimal të studentëve, që mund të regjistrohen çdo vit në programet e doktoratës, jo më i vogël se tre;

f. personelin akademik, që do të mbulojë realizimin e disiplinave teorike të

Page 9: Rregullore e Doktoraturës (UBT)

studimeve të doktoratës, si dhe udhëheqjen e disertantëve, sipas titullit apo gradës shkencore, dhe numrit përkatës të studentëve, për çdo udhëheqës. Nëse në ekipet mësimore mund të përfshihet dhe personel akademik i ftuar, ai duhet të jetë i miratuar nga këshilli i profesorëve të fakultetit;

g. Rregulloren për studimet e doktoratës;

h. Të dhënat për strukturën organizative dhe drejtimin e programeve të studimit, njësinë bazë, që drejton administrativisht programin e doktoratës, kur kjo është ndërdisiplinore etj.;

i. Dokumentin për përvojat e mëparshme të strukturave në formime pasuniversitare, nëse ka pasur;

j. Marrëveshje të institucionit të arsimit të lartë, së paku me një universitet të një vendi të zhvilluar, që garanton programe të shkëmbimit të personelit akademik dhe të studentëve të doktoratës, si dhe realizim të projekteve kërkimore të përbashkëta.

k. Njësinë apo njësitë bazë propozuese të programit të studimit të doktoratës, që garantojnë ekzistencën e infrastrukturës së nevojshme, ndërtimore e laboratorike, për zhvillimin e programit;

l. Modelin e diplomës.

m. rregulloren për organizimin e programeve të studimit të doktoratave.

n. Të dhëna për personelin akademik të huaj që do të angazhohet si udhëheqës shkencor ose si bashkëpunëtor shkencor i doktorantëve. Cilido nga antarët e njësisë propozuese (siç përcaktohet në neni 7, pika 1, a), në procesin e realizimit dhe të mbrojtjes së doktoraturës, mund të udhëheqë deri në dy studentë në vit nëse ka titullin “Profesor”, dhe vetëm një student në vit nëse ka titullin “Profesor i asociuar” apo gradën shkencore “Doktor” apo “PhD” të fituar në universitete të njohura në botë.

2. Programet e studimit të doktoratës quhen të miratuara zyrtarisht kur Këshilli i Ministrave miraton propozimin përkatës të Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës.

Neni 8

Hartimi dhe realizimi i kursit teorik të ciklit tretë të studimeve (doktoratë)

Page 10: Rregullore e Doktoraturës (UBT)

1. UBT siguron dhe garanton thellimin teorik në nivel të lartë akademik të kandiadatëve të Doktoratës.

2. Programet e studimeve të ciklit të tretë përfshijnë 60 kredite për studime të organizuara teorike.

3. Në studimet e organizuara teorike janë parashikuar të ekuilibruara raportet e orëve për formim akademik dhe shkencor të përgjithshëm me atë specifik.

4. Plani i detajuar mësimor është miratuar sipas akteve nënligjore në fuqi.

5. Faza e thellimit teorik të kandidatëve realizohet nëpërmjet ndjekjes së detyrueshme të kompakt kurseve teorike, seminareve dhe stazhit profesional pranë institucioneve të specializuara kërkimore apo prodhuese, sipas një orari të përcaktuar mësimor. Faza thellimit teorik të kandidatëve realizohet në një vit akademik, siç është treguar në neni 4, pika 3.

6. Vlerësimi i përgatitjes teorike të kandidatëve realizohet nëpërmjet marrjes në provim, në përfundim të çdo kompakt kursi. Komisionet për marrjen e studentëve në provim propozohen nga Drejtori i Shkollës së Doktoraturës dhe miratohen nga Dekani i Fakultetit përkatës.

7. Rezultatet e provimeve regjistrohen në Regjistrin e Kursit të Doktoraturës. Në rast të mossuksesit në një provim të caktuar, kandidati ka të drejtë ta japë atë sërish, por pas një periudhe jo më pak se 3 mujore.

8. Kursi teorik i doktoratës vlerësohet me një provim të përgjithshëm teorik, në fushën përkatëse të studimeve, të organizuar nga dekanati dhe Këshilli i Profesorëve me një komision të përbërë nga 5 (pesë) Profesorë të fushës kërkimore përkatëse ose të përafërt me të. Kandidatët që arrijnë rezultate mbi 80% të pikëve lejohen të vijojnë pjesën kërkimore të studimeve të doktoratës. Ata që nuk e arrijnë këtë rezultat marrin një dëshmi për modulet e zhvilluara, së bashku me kreditet e grumbulluara dhe i ndërpresin studimet e doktoratës. Kandidati ka të drejtën e riprovimit, pas 3 muaj.

Kreu II

PROÇEDURAT E APLIKIMIT, PËRZGJEDHJES DHE PRANIMIT TËKANDIDATËVE FITUES PËR SHKOLLËN E DOKTORATURËS.

Page 11: Rregullore e Doktoraturës (UBT)

Neni 9

Kushtet, kriteret e përzgjedhjes

1. Të drejtën e aplikimit për shkollën e doktoraturës në UBT e kanë të gjithë kandidatët që kanë përfunduar ciklin e dytë të studimeve dhe kanë fituar diplomë universitare “Master i shkencave”, ose një diplomë ekuivalente me të, të fituar pas përfundimit të studimeve universitare që përfshijnë një tezë shkencore të vlerësuar me 30­40 kredite ECTS. Ata duhet të kenë notë mesatare të përgjithshme, të dy cikleve të studimeve (Bsc dhe MSc) mbi 8.

2. Studenti zotëron gjuhën angleze dhe një gjuhë të dytë të huaj si frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht ose rusisht.

3. Këshilli i Profesorëve ka përcaktuar kriteret për t’u pranuar në programin e studimeve të doktoratës.

4. Kandidati ka marrë informacion të detajuar për programin e studimit të doktoratës, para se të pranohet në të, në lidhje me kohëzgjatjen e programit të studimit, kushtet që duhet të plotësojë studenti përpara paraqitjes në provimin e doktoratës, mbështetjen që institucioni i siguron studentit me struktura administrative dhe kërkimore për aktivitetet e parashikuara në programin e studimit (laboratorë, biblioteka, etj.), modalitetet e verifikimit të veprimtarisë kërkimore apo krijuese të studentëve të doktoratës, veçanërisht lidhur me përgatitjen e tezës së doktoratës. Këtë informacion studenti mund ta gjeje dhe ne faqen zyrtare të UBT­se.

Neni 10

Proçedura e aplikimit

1. Kandidatët konkurojnë me dosje.

2. Dosja e kandidatit, e cila i dorëzohet Drejtorit të Shkollës së Doktoratës duhet të përmbajë dokumentat e mëposhtme:

a. Kërkesa e kandidatit drejtuar Këshillit të Profesorëve të njësisë kryesore përgjegjëse për organizimin dhe administrimin e doktoratës;

b. CV personale dhe bibliografi të punimeve shkencore, të cilat duhet të jenë të dokumentuara nëse kandidati ka të tilla;

c. Kopje të noterizuar të diplomës “Master i shkencave”, ose një diplomë

Page 12: Rregullore e Doktoraturës (UBT)

ekuivalente me të, të fituar pas përfundimit të studimeve universitare;

d. Fotokopje të noterizuar të kartës së identitetit /pasaportës;

e. Dy fotografi;

f. Dy rekomandime nga persona me titull akademik;

g. Një deklaratë që pranon të shlyejë të gjitha detyrimet financiare lidhur me koston e tyre të studimeve, sipas përcaktimeve të bëra nga UBT;

h. Një deklaratë ku përcaktohet fusha me interes e kandidatit për ndjekjen e studimeve të Dr;

i. Dëshmi të gjuhës / gjuhëve të huaja (fotokopje e noterizuar);

j. Vërtetim nga qendra e punës, nëse është i punësuar;

k. Mandat për tarifën e aplikimit për konkurim;

3. Aplikimet që nuk përmbajnë dokumentat e sipërpërmendur nuk merren në konsideratë.

4. Dokumentat e dorëzuar në UBT, nuk i kthehen mbrapsh aplikantit.mbrapsh aplikantit. Ato ruhen per gjashte muaj dhe pas kesaj periudhe asgjesohen.

5. Dokumentacioni i aplikantit, nuk mund të ndryshohet apo plotësohet pas dorëzimit.

Neni 11

Njoftimi për shkollën e doktoratës

Njoftimi për hapjen e shkollës së doktoraturës, numrin e vendeve të disponueshme, kriteret dhe procedurën e përzgjedhjes publikohet jo më pak se një muaj përpara datës së konkurimit në faqen elektonike të UBT dhe në jo më pak se dy nga gazetat me tirazhin më të lartë.

Neni 12

Proçedura e përzgjedhjes të kandidatëve fitues

1. Përzgjedhja e kandidatëve bëhet nga Këshilli i Profesorëve të njësisë kryesore të UBT­së përgjegjëse për organizimin e programit përkatës të Doktoratës mbi bazën e propozimit të Departamentit përkatës. Kandidatët nga personeli akademik i punësuar me kohë të plotë në UBT kanë përparësi.

2. Dosja e kandidatit kontrollohet për plotësinë ose jo të dokumentacionit të

Page 13: Rregullore e Doktoraturës (UBT)

kërkuar nga Drejtori i Shkollës së Doktoraturës, i cili e përcjell dosjen pranë departamentit përkatës.

3. Pranë Departamentit ngrihet komisioni “ad­hoc”, kryetar i të cilit është përgjegjësi i Departamentit, nëse ka titullin “Profesor” ose “Profesor i asociuar”. Në raste të tjera kryetar i komisionit është një anëtar i Këshilli i Profesorëve dhe Përgjegjësi i Departamentit është anëtar i komisionit “ad­hoc”.

4. Komisioni ad­hoc pas seleksionimit bazuar në dosjen e aplikantit, realizon intervistën orale me kandidatin, ku mund të diskutohet dhe fusha dhe tema e kërkimit në të ardhmen.

5. Një javë pas mbylljes së aplikimeve komisionet ad – hoc i paraqesin listat e kandidatëve fitues Këshillit të Profesorëve të njësisë kryesore. Lista e kandidatëve fitues shpallet nga Dekani jo më vonë se 2 javë nga mbyllja e aplikimeve.

6. Dekani i njësisë kryesore përcakton afatet e ankimimit të kandidatëve të shpallur jo fitues. Dekanati shqyrton çdo ankimim dhe shprehet me vendim, i cili është përfundimtar.

7. Kandidatët fitues regjistrohen në sekretarinë e njësisë kryesore përgjegjëse për programin përkatës të Doktoratës për një peridhë një javore të përcaktuar nga Dekani i njësisë kryesore. Kandidatët atashohen pranë njësisë bazë përkatëse. Dokumentacioni i aplikimit depozitohet në sekretarinë e njësisë bazë dhe pasurohet gradualisht me të gjithë dokumentacionin që provon ecurinë e rezultateve të studentit të doktoraturës.

8. Kandidatët e regjistruar të cilët kanë përfunduar programe studimi të ciklit të tretë, duhet të grumbullojnë 60 kredite të studimeve të organizuara teorike, bazuar dhe mbi ekuivalentimet e lëndëve të cilat i njihen.

9. Këshilli i Profesorëve ngre komisionet e drejtuara nga Drejtori i Shkollës së Doktoratës për njohjen dhe transferimin e krediteve të fituara nga studentët e regjistruar. Për çdo student të tillë përcaktohen veprimtaritë formuese, modulet lëndore dhe kreditet përkatëse, të cilat ai është i detyruar të fitojë nga programi i studimeve të organizuara të programit të studimit përkatës të Doktoratës.

Neni 13

Marrëveshje midis palëve

Page 14: Rregullore e Doktoraturës (UBT)

1. Programi i Doktoratës duhet të formalizohet nëpërmjet një marrëveshje me shkrim, para fillimit të fazës kërkimore të studimeve të doktoratës. Palët kontraktuese janë kandidati, udhëheqësi, përgjegjësi i departamentit në të cilin është pranuar kandidati, si dhe Drejtori i Shkollës së Doktoratës.

2. Kontrata përcakton përgjegjësitë e palëve, të drejtat dhe detyrimet – në lidhje me financimin, udhëheqjen, raportimet, publikimet, si dhe pronësinë e rezultateve të kërkimit.

3. Kontrata duhet të sigurojë se kandidati i Doktoratës përfshihet në një grup kërkimor, ku do të mundësohet përfundimi i programit të Doktoratës brenda periudhës së rënë dakord.

Neni 14

Korniza kohore

1. Programi i Doktoratës duhet të organizohet në mënyrë të tillë që të mund të përfundohet brenda periudhës së parashikuar, duke përfunduar me dorëzimin e tezës së Doktoratës.

2. Afatet e prezantimit dhe diskutimit të tezës së doktoratës, nuk duhet të kapërcejnë 4 vjet nga regjistrimi në program deri në dorëzimin e tezës për vlerësim.

3. Periudha e kontraktuar mund të zgjatet për shkak të detyrimeve në punë, mungesave, sëmundjeve afat­gjata apo rethanave të tjera të paparashikuara. Kandidati ka të drejtën e zgjatjes së periudhës së kontratës, në bazë të të drejtave që ai ka. Në këto raste afati i paraqitjes së disertacionit mund të shtyhet deri dy herë me një periudhë prej 6 muaj secila. Vendimi për miratimin e kësaj zgjatjeje merret nga Dekani i Fakultetit, bazuar në kërkesën me shkrim të bërë nga kandidati dhe aprovimit nga Përgjegjësi i Departamentit dhe Drejtori i Shkollës së Doktoratës. Në çdo rast kohëzgjatja maksimale e mbrojtjes së tezës së doktoratës nuk mund të jetë më shumë se 5 vjet që nga momenti i fillimit të fazës kërkimore të studimeve të doktoratës.

4. Në rastet e prishjes së kontratës, si p.sh. për shkak të thyerjes së etikës, mungesës së progresit apo ndryshimeve sinjifikante të projektit kërkimor, Departamenti, mund të propozojë para KP që kandidati të ndërpresë programin e Doktoratës përpara përfundimit dhe për rjedhojë dhe përfundimin e kontratës. KP merr vendimin përfundimtar.

Page 15: Rregullore e Doktoraturës (UBT)

Kreu III

KËRKIMI SHKENCOR

Neni 15

Kapacitetet për kërkim shkencor

1. Programi i studimit i ciklit tretë (doktoratë) është i integruar në veprimtarinë kërkimore të UBT.

2. Njësia bazë që ofron programe studimi të ciklit të tretë (doktoratë), ka personel të mjaftueshëm, akademik me tituj e grada shkencore (siç tregohet në nenin 7, 1, a).

3. Njësia bazë ka struktura administrative dhe kërkimore, të mjaftueshme për aktivitetet e parashikuara në programin e studimit për kryerjen e kërkimeve. Ajo mund të organizojë programe të përbashkëta të studimit të doktoratës me një a më shumë institucione të tjera, në bazë marrëveshjesh midis tyre.

4. Njësia bazë ka kapacitetin për të kryer udhëheqjen e çdo studenti të doktoratës në aktivitetet e kërkimit dhe detyrat respektive didaktike.

5. Njësia ka marrëveshje me institucione të tjera akademike e kërkimore, brenda dhe jashtë vendit, që mbështesin shkëmbimin e personelit akademik dhe të studentëve të doktoratës si dhe veprimtaritë akademike e kërkimore të shkollës së doktoratës;

Neni 16

Baza didaktike dhe mbështetja teknike

Njësia bazë duhet tu garantojë studentëve të pranuar në programin e Dr:

a. Kushtet e nevojshme për të realizuar programin e studimit me karakter akademik e kërkimor;

b. Vënien në dispozicion të bibliotekës shkencore të pasur me botime në letër dhe në formë elektronike, si dhe infrastrukturë të plotë të IT­së;

c. mbështetjen teknike të mjaftueshme për zhvillimin e kërkimit shkencor;

d. bazë laboratorike të mjaftueshme për hulumtimet që kanë të përfshira kërkime laboratorike

Neni 17

Page 16: Rregullore e Doktoraturës (UBT)

Hartimi dhe miratimi i projektit kërkimor të propozuar

1. Vetëm kandidatët që kanë të drejtë të zhvillojnë projektin kërkimor mund të parashtrojnë kërkesën për një fushë të veçantë kërkimi, pasi kjo është diskutuar me të gjatë intervistës.

2. Fusha e hulumtimit/kërkimit është përzgjedhur në mënyrë të tillë që programi i studimeve të doktoratës të mund ta mbështesë atë.

3. Propozimi miratohet nga Këshilli i Profesorëve,

4. Studenti i doktorates në bashkëpunim me udhëheqësin përgatit planin e zhvillimit të kërkimit, i cili diskutohet në njësinë bazë ku është atashuar studenti. Nëse lind nevoja për ndryshime të rëndësishme në planin e kualifikimit, duhet të miratohet një plan i ri i përmirësuar. Ky plan duhet të përfshijë:

a. Një përshkrim i plotë i projektit dhe detyrave të kërkimit;

b. Një plan progres për përfundimin e komponentit kërkim;

c. Një plan progres për përfundimin e thellimit teorik, duke përfshirë këtu dhe përshkrimin e kursit;

d. Ndonjë plan për qëndrimin në universitete të tjera, insititucione kërkimore apo ndërmarrje brenda apo jashtë vendit;

e. Plani i publikimeve;

5. Studenti i doktoratës paraqet para Këshillit të Profesorëve planin e zhvillimit të kërkimit, brenda gjashtë muajve që nga fillimi i fazës kërkimore të studimeve të doktoratës.

Neni 18

Udhëheqja, përkatësia në grupin e kërkimit dhe vlerësimi në vazhdimësi iecurisë së studimeve të doktoratës

1. Puna për kryerjen e tezës së Doktoratë duhet të kryhet nën udhëheqjen individuale. Udhëheqësi i kandidatit mund të jetë anëtar i personelit akademik me titull “Profesor”, “Profesor i Asociuar” ose gradën shkencore “Doktor” (“PhD”) të fituar në fushën shkencore në të cilën vazhdon studimet doktoranti, në universitete, të njohura në botë, për cilësi dhe veprimtari të pasur kërkimore dhe botuese në fushën përkatëse.

2. Këshilli i Profesorëve përzgjedh udhëheqësit shkencorë, të aftë për të drejtuar

Page 17: Rregullore e Doktoraturës (UBT)

punën kërkimore të doktorantëve, mbështetur në vlerësimin e veprimtarive kërkimore botuese të tyre, brenda e jashtë vendit.

3. Udhëheqësi shkencor kryesor dhe udhëheqësi tjetër (kur është rasti i ofrimit të programit të studimeve të doktoratës nga më shumë universitete) siguron/jnë që studentët e doktoratës të marrin mbështetje të mjaftueshme dhe udhëzime për të lehtësuar punën e tyre për arritjen e suksesit.

4. Departamenti përgjegjës duhet të përcaktojë menjëherë një udhëheqës të ri (ose dy) dhe t’ia propozojë KP, në rastet kur:

a. Udhëheqësi kryesor nuk është në gjendje të vazhdojë mbikëqyrjen e studentit, ose kur do të mungojë për një periudhë të konsiderueshme.

b. Marrëdhënia student­udhëheqës nuk funksionon mirë, me kërkesë të studentit ose të mbikëqyrësit të tij,

c. Zëvendësimi bëhet para periudhës së marrjes së diplomës për gradën shkencore “Doktor”. Ecuria e proçesit nuk duhet të cënohet.

5. Në të gjitha rastet, studenti duhet të ketë vetëm një pikë të identifikuar kontakti, i cili duhet të jetë udhëheqësi kryesor i tij. Nëse udhëheqësi kryesor nuk është në dispozicion, studenti duhet të dijë se kush do të jetë personi që do ta zëvendësojë.

6. Udhëheqësi dhe studenti i Doktoratës duhet të mbajnë kontakte të rregullta. Udhëheqësi është përgjegjës për vazhdimësinë akademike të studentit të Doktoratës dhe duhet të mundësojë pjesëmarjen e rregullt të studentit në grupin kërkimor. Udhëheqja duhet të bazohet në një plan të caktuar.

7. Çdo vit bëhet verifikimi i dijeve apo vlerësimin i studentit, nëpërmjet refereimve të hapura periodike në njësinë bazë, dhe para një komisioni prej 3 anëtarësh të ngritur nga Këshilli i Profesorëve. Studenti i doktoratës dhe udhëheqësi i tij duhet të jenë të pranishëm gjatë këtij procesi. Komisioni jep konkluzionet e vlerësimit, të cilat mund të përfshijnë edhe pezullimin, zgjatjen ose përjashtimin nga studimet e doktoratës.

8. Takimet ndërmjet udhëheqësve dhe doktorantëve duhet të jenë të dokumentuara, sidomos gjatë shqyrtimit të raporteve të progresit.

Kreu IV

VLERËSIMI PËRFUNDIMTAR i STUDENTËVE NË KËTË CIKËL STUDIMESH

Page 18: Rregullore e Doktoraturës (UBT)

Neni 19

Teza e Doktoratës

1. Vlerësimi përfundimtar i studentëve të doktoratës duhet të bazohet mbi të gjitha në një vlerësim të produktit kërkimor shkencor të tij.

2. Rezultati i kërkimit duhet të paraqitet si tezë doktorature e cila mund të ketë formatin e një teze disertacioni. Teza duhet të jetë një pjesë e pavarur e punës shkencore e standarteve ndërkombëtare dhe me nivel të lartë akademik në lidhje me formulimin e argumentave të kërkimit, bazën konceptuale, preçizionin, metodologjinë, aspektet teorike, dokumentimin, përdorimin e literatureës dhe prezantimin. Teza duhet të kontribuojë në zhvillimin e njohurive të reja teorike kundrejt disiplinës dhe të ketë një standart akademik i cili të justifikojë publikimin si pjesë e literaturës në fushën përkatëse.

3. Teza duhet të përmbajë dy përmbledhje, një në shqip, si dhe një përmbledhje rreth 10 faqe, në gjuhën angleze. Kjo përmbledhje shpallet në faqen zyrtare të UBT­së, në rubrikën e caktuar për informimin për këtë program studimi.

4. Rezultati i kërkimit mund të jetë edhe kumulativ, me jo më pak se 3 artikuj shkencorë të botuar në revista ndërkombëtare me faktor impakti me koficient mbi 1. Në këtë rast, teza duhet të përmbajë dhe një kapitull i cili të përmbledhë dhe sistemojë problemet dhe konkluzionet e kërkimit të paraqitura në punë të veçanta, dhe që në të njejtën kohë dokumenton koherencën e tezës. Kandidati i Doktoratës duhet të jetë autori i vetëm i kësaj pjese të tezës.

5. Kandidati i Doktoratës është i detyruar të ruajë të dhënat e kërkimit në përputhje me udhëzimet dhe rregulloret e UBT.

6. Në publikimet shkencore që janë pjesë e punës së Doktoratës do të përdoret përkatësia e UBT.

7. Në rastin e provimit në doktoraturë me tezë disertacioni doktoranti ka plotësuar kushtet e mëposhtme:

a. Ka realizuar si autor i parë, së paku, tri referime ose paraqitje (poster) shkencore, nga të cilat dy referime ose paraqitje duhet të jenë mbajtur në veprimtari shkencore ndërkombëtare, në një vend perëndimor (simpozium, konferencë, kongres), të pranuara në bazë të një vlerësimi paraprak shkencor

Page 19: Rregullore e Doktoraturës (UBT)

dhe i botuar në “Proceedings”, të indeksuar me kod ISBN­je. Lista e shteteve, në të cilat veprimtaritë shkencore ndërkombëtare dhe referimet e mbajtura ose paraqitjet (poster) shkencore do të njihen, miratohet me urdhër të ministrit të Arsimit dhe Shkencës,

b. Të ketë botuar, si autor i parë, së paku tre artikuj shkencorë në revista shkencore. Së paku dy prej artikujve duhet të jenë botuar ose pranuar për botim në revista shkencore të njohura perëndimore.

c. Ka përgatitur dhe paraqitur, në Këshillin e Profesorëve të fakultetit disertacionin, së bashku me një përmbledhje, të miratuar nga udhëheqësi shkencor, sipas strukturës të përcaktuar në këtë rregullore.

d. Gjatë fazës që zhvillon studimet e organizuara teorike, duhet të ketë dhënë provimin e gjuhës angleze, mbi bazën e testeve të njohura ndërkombëtare (udhëzimi 14. Datë 28. ­3. 2011, i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës) dhe të jetë çertifikuar me nivelin C1.

Neni 20

Sigurimi i cilësisë dhe raportimet

1. Drejtori i shkollës së doktoratës dhe Departamenti shqyrtojnë ecurinë e punës së studentit në programin e studimeve të doktoratës.

2. Si kandidati i Doktoratës ashtu dhe udhëheqësi janë të detyruar të raportojnë në përputhje me këtë rregullore. Departamentet duhet të verifikojë vazhdimësinë apo defiçensat e vëzhguara.

3. Sigurimi i cilësisë në programin e Doktoratës duhet të përfshijë të paktën tre referime në Departament gjatë periudhës së kontratës së Doktoratës, përveç miratimit të metodikës së tezës së Doktoratës. Në referimin e fundit, kandidati prezanton të gjitha rezultatet përfundimtare të arritura.

4. Nëse nga këto analiza arrihet në përfundimin se studenti nuk është i aftë për vazhdimin e mëtejshëm të programit, atëherë Përgjegjësi i Departamenti, nëpërmjet dekanatit, mund t’i propozojë Këshillit të profesorëve çregjistrimin e tij nga programi.

Neni 21

Dorëzimi i tezës

1. Sapo kandidati i Doktoratës është gati për tu vlerësuar teza e tij, pesë kopje të

Page 20: Rregullore e Doktoraturës (UBT)

tezës depozitohen në njësinë bazë, së bashku me një kërkesë të firmosur nga kandidati dhe udhëheqësi, drejtuar KP të njësisë kryesore.

2. Nëse teza depozitohet, ajo nuk mund të tërhiqet, para se të vendoset për mbrojtjen publike të grades “Doktor”.

3. Njësia bazë i përcjell Drejtorit të Shkollës së Doktoratës të Fakultetit përkatës kërkesën për fillimin e proçedurës së bashku me dosjen e plotë të kandidatit, relacionin përmbledhës të departamentit, si dhe propozimin për përbërjen e Jurisë. Prezantimi i përmbajtjes së dosjes, i relacionit të departamentit para Këshillit të Profesorëve të Fakultetit dhe propozimi i Jurisë bëhet nga Drejtori i Shkollës së Doktoratës jo më larg se dy muaj nga dorëzimi i dosjes nga njësia bazë.

4. Këshilli i profesorëve shqyrton dhe diskuton, në prani të kandidatit, përmbledhjen e shkurtuar të disertacionit, kërkon shpjegime dhe sugjeron përmirësime dhe në rast të vlerësimit pozitiv të përmbajtjes së disertacionit i propozon Dekanit të fakultetit përbërjen dhe kryetarin e jurisë për mbrojtjen e doktoraturës.

5. Juria për mbrojtjen e doktoraturës përbëhet nga 5 personalitete që kanë kontribute të rëndësishme në fushën e studimit të kandidatit, ose në fusha të afërta me të. Të paktën tre prej anëtarëve të Jurisë, duhet të kenë titullin “Profesor”. Në rastet kur nuk mund të gjenden dy anëtarë të tjerë me këtët titull, pranohen anëtarë me titullin “Profesor i asociuar” dhe kanë përvojë të mjaftueshme akademike e shkencore brenda dhe jashtë vendit. Këshilli i Profesorëve përcakton oponentët sipas Neni 22 i kësaj rregulloreje.

6. Dekani i fakultetit shqyrton dhe miraton procedurën dhe i kërkon Rektorit të UBT miratimin për mbrojtjen e doktoraturës dhe përbërjen e jurisë. Rektori i UBT miraton përbërjen e Jurisë dhe nxjerr urdhërin për mbrojtjen e tezës së doktoraturës.

Neni 22

Oponentët

1. Këshilli i Profesorëve përcakton dy ose tre oponentë, një prej të cilëve duhet të jetë nga jashtë institucionit. Oponentët janë edhe anëtarë të jurisë për vlerësimin e disertacionit. Ata duhet të kenë titujt akademikë të kërkuar dhe një veprimtari kërkimore e botuese të pasur, brenda e jashtë vendit, në fushën përkatëse të

Page 21: Rregullore e Doktoraturës (UBT)

studimeve në të cilën ofrohet edhe programi i studimeve të doktoratës.

2. Nuk emërohen oponentë të cilët kanë pasur një përfshirje substanciale në punën e studentit të doktoratës, ose puna e të cilëve është vetë fokusi i projektit të kërkimit.

3. Oponentët duhet të verifikojnë edhe vërtetësinë e të dhënave të përdorura në disertacion, respektimin e praktikës së punës kërkimore si edhe citimet e punimeve kërkimore dhe artikujve të autorëve të tjerë.

4. Oponentët shprehen qartë për pastërtinë e punimit shkencor nga plagjiatura. Në rast se vërejnë e konstatojnë se kjo ka ndodhur, ata kërkojnë ndërprerjen e vlerësimit të disertacionit.

5. Udhëheqësi shkencor i studentit nuk duhet të jetë oponent.

6. Kur oponentët kanë përfunduar raportet e tyre, ata thirren nga dekani dhe kryetari i Këshillit të Profesorëve për të rënë dakord për zhvillimin e provimit me gojë.

7. Është e rekomandueshme, që një anëtar i jurisë së provimit të doktoratës të jetë nga universitete të njohura në botë, për cilësi dhe veprimtari të pasur kërkimore dhe botuese në fushën përkatëse, i cili ka së paku gradën shkencore “Doktor” të fituar në fushën shkencore në të cilën vazhdon studimet doktoranti dhe mbi 5 vjet përvojë akademike e kërkimore.

8. Oponentët i dorëzojnë dekanit të fakultetit që e organizon programin e studimeve të doktoratës dhe kryetarit të jurisë së provimit të doktoratës nga një kopje të raporteve individuale të tyre.

9. Vlerësimet që mund të bëjnë oponentët përfshijnë dhënien e diplomës për gradën shkencore “Doktor”, ose riparaqitjen e punimit kërkimor me shkrim, pas plotësimit të rekomandimeve të tyre, ose një zgjatje të mëtejshme të programit të studimeve, ose refuzimin e dhënies së diplomës për gradën shkencore “Doktor”.

Neni 23

Vlerësimi i Jurisë mbi tezën

1. Gjatë vlerësimit të tezës, Juria duhet të marrë në konsideratë, raportet e oponentëve. Një vlerësim i përgjithshëm duhet bërë mbi pikat e dobëta dhe të forta – duke përfshirë dhe vlerësimin nëse materiali dhe metoda janë relevantë për argumentat e ngritur në tezë, si dhe nëse argumentat dhe konkluzionet e

Page 22: Rregullore e Doktoraturës (UBT)

arritura janë të fortë.

2. Udhëheqësi mund të thirret në takimin e Jurisë me qëllim që t’i informojë mbi udhëheqjen e kandidatit të Doktoratës dhe të punës së tezës.

3. Juria mund t’i kërkojë kandidatit të Doktoratës të paraqesë materialet e tij bazë, si dhe material suplementare për të qartësuar informacione shtesë.

4. Procedura e mbrojtjes së doktoratës është e hapur për të gjithë të interesuarit dhe kryhet siç është treguar në nenin 25 të kësaj rregulloreje.

5. Vlerësimi i jurisë është i fshehtë dhe bëhet me pikë. Secili nga antarët ka në dispozicion 10 pikë për vlerësimin maksimal të kandidatit. Teza vlerësohet shumë mirë (45 – 50 pikë), mirë (35 – 45 pikë), mjaftueshëm (25 – 35 pikë) dhe pakalueshëm (më pak se 25 pikë). Rezultati përfundimtar i vlerësimit pasqyrohet në proçesverbalin e mbrojtjes së doktoraturës dhe në vendimin e jurisë dhe më pas shpallet nga kryetari i jurisë, menjëherë pas përfundimit të procesit të vlerësimit.

Neni 24

Raporti i Jurisë mbi tezën

1. Juria duhet të paraqesë një raport të përbashkët ku duhet të pohojnë qartë nëse:

a. Aprovon mbrojtjen publike të tezës

b. Nuk aprovon tezën për mbrojtje publike, por lejon përmirësimin e saj

c. Nuk e miraton (hedh poshtë) tezën.

2. Çdo mospajtim midis anëtarëve të jurisë duhet të deklarohet në raport, së bashku me arsyet.

3. Kur midis anëtarëve të jurisë ka mospajtim mendimesh, rasti i bëhet i ditur Këshilli i Profesorëve të cilët:

a. Marrin vendim për të mos patur vlerësim të metejshëm

b. Kërkojnë sqarime të mëtejshme nga Juria

c. Caktojnë dy ekspertë të rinj

d. Vendosin nëse dy ekspertët e rinj do të përfshihen në Juri

4. Këshilli i Profesorëve vendos mbi rastin bazuar në raportin, komentet e paraqitura nga kandidati i Doktoratës dhe raportet e marra nga dy ekspertët e rinj.

Page 23: Rregullore e Doktoraturës (UBT)

5. Nëse Juria konstaton se teza ka defiçensa dhe për pasojë nuk miraton mbrojtjen publike, Juria mund të lejojë që versioni i përmirësuar i tezës të dorëzohet vetëm një here. Juria duhet të komentojë se cilat janë pjesët e tezës që duhen përmirësuar. Teza e përmirësuar duhet të realizohet brenda gjashtë muajve. Juria duhet të përcaktojë afatin final për dorëzimin e tezës së përmirësuar në marrëveshje me kandidatin dhe udhëheqësin. Vetëm teza e përmirësuar, konsiderohet zyrtare dhe depozitohet në Institucione dhe zyra përkatëse, sipas Neni 26, pika 2.

6. Nëse juria vendos të rëzojë tezën e paraqitur, ajo nuk rekomandon riparaqitje të së njejtës tezë në version të përmirësuar, për të bërë një vlerësim të ri. Në këtë rast juria lejon që teza e re të paraqitet vetëm një herë.

7. Teza e re duhet të paraqitet jo më herët se gjashtë muaj pas vendimit të marrë nga Juria.

8. Kur paraqitet teza e përmirësuar, apo teza e re (në rastet e rëzimit), teza duhet të vlerësohet nga e njejta Juri, me përjashtim të rasteve të veçanta.

Neni 25

Mbrojtja publike e tezës

1. Koha dhe vendi i mbrojtjes publike shpallen të paktën dy javë më pare.

2. Mbrojtja publike mund të zhvillohet dhe në anglisht

3. Mbrojtja publike kryesohet nga Kryetari i Jurisë dhe zhvillohet sipas kësaj procedure:

a. Referimi i studentit të doktoratës i cili paraqet objektivat dhe rezultatet e punës shkencore, gjatë një intervali prej 30 – 40 minutave.

b. Leximi i oponencave

c. Pyetje dhe diskutime nga Juria.

d. Pyetje dhe diskutime nga të pranishmit. Në këtë rast, pjesëmarrësit nga auditori të cilët kanë dëshirë të komentojnë, duhet të njoftojnë drejtuesin e seancës dhe bëjnë komente brenda limiteve kohore të përcaktuara nga drejtuei i seancës.

e. Vendim i jurisë

Neni 26

Page 24: Rregullore e Doktoraturës (UBT)

Marrja e diplomës për gradën shkencore “Doktor”

1. Pas përfundimit të proçedurës dosja e plotë e studentit të doktoraturës arshivohet në Arshivën e UBT, së bashku me një kopje të tezës së doktoraturës.

2. Nga një kopje e disertacionit, të studentit që ka marrë diplomën për gradën shkencore “Doktor” të depozitohet në bibliotekën e fakultetit, të institutit kërkimor, qendrave kërkimore universitare, universitetit ku është realizuar programi i studimit dhe punimi shkencor dhe një kopje në Bibliotekën Kombëtare. Diploma për gradën shkencore “Doktor” nuk lëshohet pa u depozituar në institucionet e lartpërmendura disertacioni i botuar, në letër dhe në disk, (CD) dhe pa u bërë publik në faqen zyrtare të Institucionit përkatës të Arsimit të Lartë.

3. Vendimi i Jurisë i përcillet Degës së Kërkimit dhe Kooperimit Shkencor të UBT dhe regjistrohet në Regjistrin Themeltar të Doktoraturave të UBT. Dega e Kërkimit dhe Kooperimit Shkencor përgatit dokumentacionin përkatës të cilin e përcjell për MASH. diplomën përkatëse e cila firmoset nga Dekani i fakultetit përkatës dhe Rektori i UBT.

4. Diploma për gradën shkencore “Doktor” nuk lëshohet pa u regjistruar më parë në Regjistrin Kombëtar të Doktoratave të Komisioni të Vlerësimit të Titujve Akademikë (KVTA) në MASH.

5. Pas regjistrimit në Regjistrin Kombëtar të Doktoratave të Komisioni të Vlerësimit të Titujve Akademikë (KVTA), Dega e Kërkimit dhe Kooperimit Shkencor të UBT­së përgatit diplomën përkatëse e cila firmoset nga Dekani i fakultetit përkatës dhe Rektori i UBT.

6. Diploma i dorëzohet Doktorit të Shkencave në një ceremoni simbolike të drejtuar nga Dekani i fakultetit.

Neni 27

Revokimi i gradës “Doktor”

1. Grada shkencore “Doktor” është e revokueshme në çdo kohë dhe në çdo rast, që konstatohet plagjiaturë ose manipulim të dhënash në punimet e kandidatit. Në këtë rast, Dekani i kërkon Këshillit të Profesorëve të mblidhet menjëherë dhe të shqyrtojë rastin e konstatuar. Vendimi i këshillit të Profesorëve shqyrtohet nga Këshilli i Etikës i UBT­së, i cili i propozon Rektorit të UBT­së revokimin e grades shkencore “Doktor” të fituar nga kandidati. Rektori pasi e shqyrton, merr

Page 25: Rregullore e Doktoraturës (UBT)

vendim, të cilin ia dërgon kryetarit të Komisionit të Vlerësimit të Titujve Akademikë për të bërë çregjistrimin nga regjistri përkatës i këtij Komisioni. Të drejtën e revokimit të grades shkencore “Doktor” e kaka UBT edhe në rastet kur konstatohet plagjiaturë apo manipulim të dhënash në studime/punime kërkimore të kryera pas promovimit për marrjen e saj.

Kreu V

DREJTIMI DHE ADMINISTRIMI i STUDIMEVE TË DOKTORATËS

Neni 28

Administrimi dhe mjetet për financimin e programit të studimeve tëdoktoratës

1. Njësia që organizon programin e studimeve të doktoratës ka në dispozicion mjedise administrative të mjaftueshme për të realizuar mirëfunksionimin e tij.

2. Për realizimin e programit të studimeve të doktoratës njësia që propozon hapjen e tij angazhon personelin e nevojshëm, duke filluar që nga sekretaria mësimore që ndjek mbarëvajtjen e programit mësimor të studimeve të ciklit të tretë.

3. Organet përgjegjëse për organizimin dhe drejtimin e programit të studimeve të doktoratës është Këshilli i Profesorëve të njësisë kryesore, Drejtori i Shkollës së Doktoratës, njësia bazë ku është atashuar studenti i doktoratës dhe udhëheqësi.

4. Shpenzimet për kryerjen e doktoratës planifikohen dhe mbulohen nga të ardhurat dytësore të buxhetit të njësisë bazë, nga projekte të ndryshme kërkimore të mbështetura nga ministria, nga projektet kërkimore të financuara në kuadrin e projekteve kërkimore të përftuara nga udhëheqësit shkencorë të doktorantëve për këtë program studimesh, nga numri i punimeve kërkimore të financuara në kuadrin e projekteve kërkimore ndërkombëtare të përftuara nga udhëheqësit shkencorë të doktorantëve për këtë program studimesh, nga tarifa e regjistrimit dhe shkollimit të kandidatit, nga burime të tjera publike ose private. Secili fakultet paraqet në Rektorat propozimet për tarifën e regjistrimit dhe shkollimit të studentit.

Neni 29

Internacionalizimi i programit të studimeve të doktoratës

1. Në shkollën e Doktoratës mund të regjistrohen studentë doktorantë, që vijnë :

Page 26: Rregullore e Doktoraturës (UBT)

a. nga Kosova dhe trojet shqiptare, si edhe nga diaspora shqiptare.

b. nga rajoni i Ballkanit.

c. nga vendet e BE­së.

d. nga vende të tjera të botës.

2. Programi i studimeve të doktoratës inkurajon mobilitetin e doktorantëve duke marrë përsipër një masë të konsiderueshme të shpenzimeve:

a. për formim akademik jashtë programit të studimeve të doktoratës.

b. për prezantimin e rezultateve të kërkimit në veprimtari shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare (simpozium, konferencë, kongres).

3. Njësia që organizon programin e doktoratës ka marrëveshje, së paku me një universitet perëndimor, që garanton programe të shkëmbimit të personelit akademik dhe të studentëve të doktoratës, si edhe realizim të projekteve kërkimore të përbashkëta.

4. Programi i studimeve të doktoratës krijon hapësirat e nevojshme për zhvillimin e programeve të përbashkëta të studimeve të doktoratës me universitete homologe në rajon, Evropë e më gjerë.

5. Programi i studimeve të doktoratës parashikon zhvillimin e 3­4 moduleve (jo më pak se 15 ECTS) në studimet e organizuara teorike dhe marrjen në provim të doktorantëve nga pedagogë të universiteteve partnere të njohura në botë, për cilësi dhe veprimtari të pasur kërkimore dhe botuese në fushën përkatëse të studimeve.

6. Programi i studimeve të doktoratës nxit përfshirjen e profesorëve nga universitete të huaja si udhëheqës shkencorë ose si bashkëpunëtorë shkencorë të doktorantëve.

Neni 30

Përgjegjësitë e Njësisë Bazë për studentët e Doktoratës

Përgjegjësi i njësisë bazë ku atashohet student për kryerjen e studimeve të Doktoratës ka për detyrë:

Page 27: Rregullore e Doktoraturës (UBT)

1. Të kujdeset për çështjet që lidhen me studentët e Doktoratës dhe për komunikimin me udhëheqësin dhe Drejtorin e Shkollës së Doktoratës.

2. Të njohë doktorantët e rinj me rregulloret dhe kërkesat e tjera të UBT per shkollen e doktoraturës.

3. Të organizojë sesione për studentët e Doktoratës, në mënyrë që ata të realizojnë referimet e parashikuara në këtë rregullore. Ai duhet t’i informojë doktorantët për natyrën e kërkimit shkencor në fushën e veçantë, mbi fasilitetet e disponueshme brenda njësisë bazë, si dhe me programin e Departamentit për seminaret/referimet e doktorantëve. Duhet të diskutojë mbi stadet ku duhet të kalojë doktoranti drejt përfundimit të tezës.

4. Të sigurojë që fusha e kërkimit të jetë brenda ekspertizës metodologjike dhe teorike të udhëheqësit.

5. Të sigurojë se njësia bazë ka kapacitetet e mjaftueshme për të udhëhequr doktorantët deri në fund të programit. Nëse udhëheqësi largohet apo mungon në Departament për një periudhë më të gjatë se dy muaj, duhet të marrë masa për një udhëheqës alternativ, që të jetë i pëlqyeshëm dhe për doktorantin. Një mënyrë efektive për të kapërcyer këtë pengesë është bashkë­udhëheqja

6. Të monitorojë progresin e doktorantit duke mbajtur kontakte të vazhdueshme me udhëheqësin, si dhe të sigurojë raportimet e regullta gjatë gjithë periudhës.

7. Të sigurojë një mjedis të përshtatshëm fizik dhe intelektual për të gjithë studentët. Studentët duhet të inkurajohen të marrin pjesë në seminare shkencore dhe t’i jepen të gjitha mundësitë të bëhen një pjesë integrale e mjedisit shkencor të Departamentit dhe disiplinës.

8. Të zgjidhë problemin, në rast se marëdhënia udhëheqës / doktorant prishet dhe të gjejë alternative të tjera për përmirësim.

Neni 31

Të drejtat dhe detyrat e studentit të doktoraturës

1. Kryerja e doktoratës mund të konsiderohet si një bashkëveprim tre drejtimor midis departamentit përkatës, udhëheqësit dhe studentit. Ndërkohë që Departamenti dhe udhëheqësi pritet të sigurojnë mjaft forma për mbështetje dhe drejtim, përgjegjësia e fundit për menaxhimin e projektit dhe marjen e gradës Doktori takon kandidatit.

Page 28: Rregullore e Doktoraturës (UBT)

2. Të gjithë kandidatët duhet të njihen dhe zbatojnë rregullat, rregulloret dhe kërkesat e UBT.

3. Përmes sesioneve orientuese të mbajtura në Departament, ose nëpërmjet konsultimeve me udhëheqësin, kandidati që në fillimet e tij duhet të familjarizohet shpejt me:

a. Natyrën dhe kufizimet e kërkimit të doktoratës;

b. Fasilitetet (duke përfshirë këtu mbështetjen për punën në terrren, nëse është e nevojshme) që i vihen në dispozicion në Deparatment dhe Universitet;

c. Përmasat e projektit, kornizën kohore për përfundimin e tij dhe stadet normale që ndeshen gjatë rrugës;

d. Cilësitë dhe aftësitë që pret Universiteti përmes diplomimit të tij, dhe me ndihmën dhe mbështetjen e udhëheqësit, të përgatisë një plan për përftimin e aftësive të reja, gjatë rrugës së tij të kualifikimit

4. Që në statet e fillimit, studenti duhet të këshillohet me udhëheqësin, në intervale të rregullta dhe të përshtatshme kohore, ashtu siç kanë rënë dakord reciprokisht. Kandidati duhet ta informojë udhëheqësin me aktivitetin e kërkimit, progresin dhe problemet;

5. Brenda 6 muajve që nga mbyllja e ciklit teorik dhe fillimit të pjesës kërkimore të studimeve të doktoratës, kandidati duhet të dorëzojë, për miratim në Departament aplikimin dhe një raport për kërkimin të përgatitur në bashkëpunim me udhëheqësin;

6. Studenti duhet t’i paraqesë udhëheqësit të tij, çdo vit të paktën një pjesë të rëndësishme të punës së shkruar (në formë raporti, draft të një kapitulli etj). Studenti dhe udhëheqëësi duhet të bëjnë një vlerësim madhor të punës së kryer të paktën çdo gjashtë muaj.

7. Studenti mund dhe duhet të marrë pjesë në aktivitete të ndryshme kërkimore të lidhura ngushtë me fushën specifike në të cilën ndjek studimet e doktoratës,

8. Studenti mund dhe duhet të marrë pjesë në aktivitetet e parashikuara të doktoratës jashtë punës kërkimore të tyre. Një doktorant duhet të jetë i lirë të marrë pjesë si dëgjues apo si referues në ligjërata, seminare, debate ndërdisiplinare, të organizuara në kuadër të programit të studimit të doktorates, mundësi të tjera të

Page 29: Rregullore e Doktoraturës (UBT)

të mësuarit si: ndjekja e prezantimeve të studentëve të post­doktoratës dhe të projekteve kërkimore, madje edhe kur kjo nuk lidhet drejtpërdrejt me interesin e kërkimit të studentit.

9. Studenti mund dhe duhet të angazhohet në mësimdhënie në programet e studimit të ciklit të parë dhe të dytë, p.sh. në seancat e praktikave, seminareve apo si lektorë, në mbështetje të profesorëve udhëheqës të disertacionit të tyre.).

10.Gjatë përgatitjes së tezës studenti duhet të ketë paraysh:

a. Të familjarizohet me literaturënnë fushën e tij të veçantë dhe ta vlerësojë atë në mënyrë kritike;

b. Duhet të formulojë një hipotezë të qartë, apo një argument të përgjithshëm dhe duhet t’i mbështesë rezultatet e tij me të dhëna dhe analiza adekuate;

c. Kandidatët duhet t’i kushtojnë vëmendje të veçantë prezantimit përfundimtar të tezës. Versioni përfundimtar, jo vetëm që duhet të kontrollohet me kujdes për gabimet, por duhet të strukturohet qartë dhe të jetë lehtësisht i kuptueshëm.

11.Gjatë shkrimit të tezës kandidatët duhet të shmangin.

a. Manipulimin e të dhënave, duke parqitur rezultate që nuk janë marrë asnjëherë;

b. Falsifikimin e rezultateve – modifikimin e rezultateteve për të konfirmuar hipotezën;

c. Plagjiaturën, duke përfshirë këtu kopjimin direkt të materialeve, përdorimin e të dhënave apo ideve nga njerëz të tjerë, pa përdorur përkatësinë e duhur;

d. Përfshirjen e të tjerëve, të cilët në fakt nuk kanë kontribuar në kërkim.

Neni 32

Përgjegjësitë e udhëheqësit shkencor të studentit

1. Të garantojë se do të zbatojë të gjitha rregullat e udhëheqjes së doktoratës.

2. Të garantojë se udhëheqja do të kryhet brenda kohës së parashikuar.

3. Të japë mbështetjen e duhur akademike dhe konsulencën e nevojshme që t’i mundësojë kandidatit të arrijë standarde të larta të kërkimit. Kjo përfshin ndihmën për formulimin e titullit të punimit, për përgatitjen e propozimit dhe të platformës së punimit, rekomandimin e literaturës dhe të burimeve të tjera të

Page 30: Rregullore e Doktoraturës (UBT)

informacionit, konsulencën për organizimin e shënimeve dhe përgatitjen e punimit. Udhëheqësi ka përgjegjësi të ndërgjegjësojë studentin për rrezikun e falsifikimeve dhe të plagjiaturës.plagjiaturës.

4. Të mbajë takime të rregullta me studentin mbi ecurinë e punimit.

5. Në rastet e bashkudhëheqjes, përgjegjësitë duhet të jenë të qarta për të dyja palët dhe ato duhet të mbajnë kontakte të rregullta.

6. Të vlerësojë progresin e studentit rregullisht duke i kërkuar atij të paraqesë një raport të shkruar dhe të monitorojë punën e tij përkundrejt standardit të kërkuar. Të vetëdijësoje studentin nëse puna e tij është nën standardin e kërkuar dhe të ndërmarrë veprimet e duhura mbështetëse.

7. Të ndihmojë studentin në përgatitjen e punës së tij që do të prezantohet në seminare ose takime.

8. Të vërtetojë se kandidati ka plotësuar të gjitha vërejtjet dhe rekomandimet e jurisë kur ajo e ka rikthyer punimin për riparaqitje.

9. Të nxisë studentin që ai të botojë pjesë nga kërkimi i tij.

Neni 33

Përgjegjësitë e Drejtorit të Shkollës së Doktoratës

1. Të ndjekë proçedurën e pranimit të dosjeve të kandidatëve për regjistrimin në Shkollën e Doktoratës.

2. Të kryejë seleksionimin paraprak të dosjeve dhe të raportojë pranë Dekanit të Fakultetit.

3. Të përgatisë dosjet për shqyrtim dhe tua dorëzojë komisioneve “ad­hoc” pranë Departamenteve pas miratimit nga Dekani.

4. Të koordinojë punën me komisionet “ad­hoc” dhe të hartojë materialin përfundimtar për tu miratuar në dekanat.

5. Të relatojë dosjet pranë Këshillit të Profesorëve.

6. Të përgatisë listën e kandidatëve fitues.

7. Të grumbullojë ankimimet e kandidatëve dhe t’i relatojë ato pranë Dekanit.

8. Të kryejë regjistrimin përfundmitar në regjistrin themeltar të dokotraturës për çdo kandidat fitues me udhëheqësin shkencor dhe temën përkatëse.

Page 31: Rregullore e Doktoraturës (UBT)

9. Të ndjekë dhe koordinojë programin mësimor të shkollës së Doktoratës për të gjitha modulet sipas drejtimeve të studimit.

10.Të ndjekë dhe zbatojë planin mësimor dhe programet mësimore nga të gjithë pedagogët që japin mësim në Shkollën e Doktoratës në koordinim me përgjegjësit e Departamenteve.

11.Të hartojë orarin mësimor për zhvillimin e moduleve në koordinim dhe bashkëpunim me zv/dekanin për mësimin.

12.Të ndjekë modulet specifike për çdo doktorant sipas drejtimit të studimit në bashkëpunim me shefat e departamenteve.

13.Të lajmërojë doktorantët për pjesëmarrje dhe të ndjekë frekuentimin e tyre në çdo modul të shkollës së doktoraturës. Të përpilojë dokumentacion përkatës për evidentimin e mësimit.

14.Të përgatisë dokumentacionin përkatës për pjesëmarrje në provimet e studentëve dhe ndjekja e shlyerjes së detyrimeve sipas rregullores së shkollës së Doktoraturës.

15.Të ndjekë dhe zbatojë programin specifik për realizimin e temës së doktoratës nga çdo doktorant. Të koordinojë punën me përgjegjësit e departamentit përkatës dhe të bashkëpunojë me udhëheqësin përkatës të çdo doktoranti për ecurinë e punës gjatë doktoraturës.

16.Të organizojë simpoziume shkencore dy herë në vit për çdo vit akademik me prezantime nga puna shkencore e doktorantëve. Të hartojë grafikun e prezantimeve të punës shkencore dhe t’i bëjë ato publike në koordinim me udhëheqësin shkencor përkatës.

17.Të kryejë analizën mësimore shkencore për çdo doktorant sipas drejtimeve të studimit në departamentet përkatëse.

18.Të raportojë në mënyrë periodike mbi ecurinë e punës në Shkollën e Doktoratës (çdo tre muaj) pranë Dekanatit.

19.Të kryejë analizën e punës vjetore, në koordinim me përgjegjësit e Departamenteve mbi ecurinë e shkollës së Doktoratës dhe ta paraqesë atë për miratim në Këshillin e Fakultetit.

20.Të shqyrtojë raportet e progresit të kërkimit të paraqitura nga studentët dhe udhëheqësit dhe të garantojë se udhëheqësi/t ka/në kontakt të rregullt me

Page 32: Rregullore e Doktoraturës (UBT)

studentët. Në rastet kur konstaton probleme, i propozon KP ndryshimet e nevojshme.

21.T’u bëjë studentëve të njohur të gjitha aktet ligjore, nënligjore, udhëzime, rregullore etj. që kanë të bëjnë me proçesin e fitimit të gradës shkencore.

22.Të kontrollojë plotësimin e kritereve të dosjes përfundimtare të doktorantit së bashku me disertacionin e përfunduar, si dhe të ndjekë proçedurën për miratimin nga Dekani.

23.Të përcjellë dhe paraqesë për miratim dosjen pranë Këshillit të professorëve.

24.Të ndjekë dhe zbatojë kriteret e afateve kohore për përfundimin e shkollës së Doktoratës sipas rregullores.

25.Të krijojë një data­base për të gjithë veprimtarinë e Shkollës së Doktoratës, me qëllim që të shërbejë si informacion ndërmjet të tjerave dhe për planifikimin dhe koordinimin e punës shkencore në vazhdimësi në rang Fakulteti.

Kreu V

STUDIMET E PËRBASHKËTA, MOBILITETET DHE MBËSHTETJAFINANCIARE E STUDENTËVE TË DOKTORATËS.

Neni 34

Veçoritë e organizimit të proçesit të miratimit të programeve të përbashkëtatë doktoratës

1. UBT mund të organizojë programe të përbashkëta të studimit të doktoratës me një ose më shumë universitete të tjera, në bazë marrëveshjesh, duke pasur parasysh si më poshtë:

a. Programi i studimit të doktoratës dhe përgatitja e tezës së saj të kryhen me periudha të alternuara në secilin prej universiteteve pjesëmarrëse;

b. Caktimin e dy udhëheqësve, një për secilin universitet për studentët që zhvillojnë programe të tilla. Vlerësimi pozitiv i të dy udhëheqësve është kusht për të kaluar në mbrojtjen e tezës së doktoratës;

c. Caktimin e gjuhës në të cilën do të hartohet dhe paraqitet teza e doktoratës apo pjesë të saj, përcaktuar në marrëveshjen midis universiteteve;

Page 33: Rregullore e Doktoraturës (UBT)

d. Anëtarët e jurisë për mbrojtjen e tezës caktohen me vendim të drejtuesve të secilit universitet;

e. Secili universitet i jep studentit që përfundon me sukses një program të tillë studimi gradën “Doktor” ose ekuivalent me të, duke shënuar në diplomat përkatëse “Tezë doktorate në bashkëpunim me universitetin..........”.

Neni 35

Veçoritë e organizimit të procesit të miratimit të programevendërdisiplinore të doktoratës

1. Fakultetet e UBT­së mund të organizojnë programe ndërdisiplinore të studimit të doktoratës me një ose më shumë fakultete të tjera, duke pasur parasysh si më poshtë:

a. Programi i studimit të doktoratës dhe përgatitja e tezës së saj të kryhen me periudha të alternuara në secilën prej fakulteteve përkatëse.

b. Fusha e kërkimit të jetë e përafërt

c. Caktimin e dy udhëheqësve, një për secilin njësi kryesore për studentët që zhvillojnë programe të tilla. Vlerësimi pozitiv i të dy udhëheqësve është kusht për të kaluar në mbrojtjen e tezës së doktoratës.

d. Anëtarët e jurisë për mbrojtjen e tezës caktohen me vendim të drejtuesve të secilës njësi kryesore;

e. Secila njësi kryesore i jep studentit që përfundon me sukses një program të tillë studimi titullin “Doktor” ose ekuivalent me të, duke shënuar në diplomat përkatëse “Tezë doktorate në bashkëpunim me Fakultetin..........”.

Neni 36

Mbi etikën e kërkimit

Të gjithë palët e përfshira në proçesin e shkollës dhe studimeve të Dr. Duhet t’i refereohen rregullores së UBT­së, mbi etikën në kërkimin shkencor si dhe rregullores së MASH mbi etikën në kërkimin shkencor.

KREU VI

Page 34: Rregullore e Doktoraturës (UBT)

STRUKTURA E TEZËS SË DOKTORATËS PËR MARRJEN E GRADËS“DOKTOR”

ASPEKTE TË PËRGJITHSHME

Punimi duhet të respektojë kërkesat e formatit. Nëse punimi nuk prezantohet sipas formatit të kërkuar, ai nuk pranohet deri sa të plotësohen të gjitha kërkesat e formatit.

Në kopertinë duhet të vendoset emri i Universitetit, fakultetit, programit të Dr., titulli i plotë i temës, emri i kandidatit, emri i udhëheqësit shkencor, viti i mbrojtjes.

Gjatësia e punimit nuk mund të jetë më e vogël se 100 faqe. Kopjet e printuara të tezës duhet të jenë në një letër A4, të një cilësie të mirë

(21cm x 29.7cm). Materiali duhet të shtypet vetëm nga njëra anë e letrës. Teksti duhet të shtypet

me hapësirë 1.15 ndërmjet radhëve. Vetëm një lloj shkrimi duhet përdorur. Lloji i shkrimit duhet të jetë Times New Roman. Masa e shkronjës duhet të jetë 13; first line 0.3.

Margjinat për të gjithë tekstin do të jenë: Margjina e sipërme 1” Margjina e poshtme 1” Margjina e majtë 1.25” Margjina e djathtë 1.25”

Të gjitha numrat e faqeve duhet të vendosen poshtë dhe në mes të faqes. Shënimet duhen të bëhen me shkrim Times New Roman, 12, hapsira single. Tabelat të përfshihen në tekst. Tabelat duhet të vendosen në qendër të faqes,

brenda margjinave të caktuara. Çdo tabele i duhet vendosur një numër referimi që duhet të ndjekë numrin e kapitullit të cilit i përket. Fjala “Tabela”, numri i tabelës dhe legjenda duhet të vendosen në krye të tabelës. Shkrimi duhet të jetë Times New Roman, 12, bold. Nëse tabela vazhdon në faqen tjetër legjenda nuk përsëritet. Nëse një tabelë përmban citate, referencat duhet të theksohen.

Ilustrimet dhe diagramat, duhet të skanohen dhe të inkorporohen në versionin elektronik të dokumentit. Fjala “Figura”, numri i diagramës që ndjek numrin e kapitullit të cilit i përket, dhe legjenda të vendosen poshtë diagramës apo figurës. Shkrimi duhet të jetë Times New Roman, 12, bold.

Literatura e cituar ne tekst do te jete me mbiemer te autorit dhe te tjere

Page 35: Rregullore e Doktoraturës (UBT)

(Brayan et al, 2006). Krahas materialit të plotë të tezës së doktoraturës, disertanti përgatit një

përmbledhje të kësaj teze, ose autoreferati në rreth 30 faqe A 5 në 30 kopje. Një kopje i vihet në dispozicion secilit anëtar të Këshillit të Profesorëve, krahas anëtarëve të Jurise së vlerësimit të doktoraturës.

MODELI I TEZËS SË DR.

Në faqen e parë shkuhet, në pozicionin e mesit dhe me shkrim të qëndërzuar (center text): “Copyright, # I # Emri Mbiemri i studentit, # Viti”. (shënim: Shenja # është përdorur për të treguar fillimin e një rreshti të ri).

Në faqen e dytë në pozicionin e sipërm, shkruhet me shkrim të qëndërzuar: “Udhëheqësi i Emri Mbiemri i Studentit vërteton se ky është versioni i miratuar dizertacionit të mëposhtëm:” dhe më tej vazhdohet në pozicionin e 1/3 së faqes rishkruhet Titulli i disertacionit me gërma kapitale dhe shkrim 16, Times New Roman. Më poshtë, me hapësirë të trefishtë, shkruhet në të djathtë Emri i udhëheqësit shkencor dhe bashkëudhëheqësit (nëse ka) dhe firma përkatëse.

Në faqen e Tretë në pozicionin e sipërm, shkruhet me shkrim të qëndërzuar rishkruhet Titulli i disertacionit me gërma kapitale dhe shkrim 16, Times New Roman. Në pozicionin e 1/3 së faqes shkruhet Përgatitur nga Grada e mëparshme (shkurtim), Emri Mbiemri i studentit, Më poshtë, me hapësirë të trefishtë, shkruhet me shkrim të qëndërzuar teksti: “Dizertacion i paraqitur në # Fakulteti i ___________________________________, # Universiteti Bujqësor i Tiranës, # Në përputhje të plotë # Me kërkesat # Për gradën Doktor. Faqja mbyllet me shkrimin Universiteti Bujqësor i Tiranës. # Muaji, Viti (shënim: Shenja # është përdorur për të treguar fillimin e një rreshti të ri)

Në faqen e katërt shkruhet “Dedikim”, i cili është fakultativ Në faqen e pestë shkruhet “Mirënjohje/falenderim” e cila është gjithashtu

fakutlative. Në faqen e gjashtë shkruhet ky tekst:

Page 36: Rregullore e Doktoraturës (UBT)

Në faqen e shtatë jepet, “Përmbajtja e Lëndës” e cila duhet të jetë e detajuar; kapitujt, titujt dhe nën­titujt e çdo kapitulli dhe numri përkatës i faqeve. Në vijim jepet “Lista e tabelave” dhe “Lista e figurave” e shoqëruar me numrat përkatës të faqeve

Më pas vazhdohet me kapitujt e disertacionit: “Hyrja”, “Materiali dhe Metoda”, “Rezultatet”, “Diskutimet” (ose “Rezultatet dhe Diskutimet”), “Konkluzione”, “Përmbledhje”, “Summary” (në anglisht 10 faqe), “Literatura”, “Aneks” (fakultative). Çdo kapitull ka çështjet dhe nënçështjet e veta.

Lloji i shkrimit sipas niveleve:1 Titulli kryesor, ose Titulli i kapitullit; Times New Roman; Bold; 16, all

capital; hanging 0.3; hapsira para dhe pas tij 12;1.1 Niveli i parë: Times New Roman; Bold; 14; Small capital, hanging 0.4; hapsira para dhe pas tij 6;1.1.1. Niveli i dytë:Times New Roman; Bold; 14; hanging 0.5; hapsira para dhe pas tij 6;1.1.1.1 Niveli i tretë:Times New Roman; Bold dhe italic; 14; hanging 0.6; hapsira para dhe pas tij 6;

Më tej jepet një Cv e shkurtër e autorit, në mënyrë fakultative, e cila nuk duhet të kalojë një faqe.

Formatimi i Referencave (Literatura)Citimi i revistave:Kliem H, Berisha B, Meyer H, Schams D: Regulatory changes of apoptoticfactors in the bovine corpus luteum after induced luteolysis. Molecular

Page 37: Rregullore e Doktoraturës (UBT)

Reproduction and Development 2009, 76(3): 220­230. Citimi i libraveLodish HF, Berk A: Molecular cell biology: WH Freeman; 2008. Citimi i kapitujve të libraveGriffiths AJ: DNA: Structure and replication. In: Introduction to geneticanalysis: WH Freeman; 2005: 920­940. Citimi i tezave të DisertacioneveYetim H: Biochemical and structural alteration of restructured fishmuscle as influenced by egg white tumbling and storage time. PhDDissertation. The Ohio State University, Colombus, Ohio, USA. 1993. Citimi i proceedings të botuaraPodgrabinska S, Braun P, Velasco P, Kloos B, Pepper MS, Jackson DG,Skobe M: Molecular characterization of lymphatic endothelial cells.Proceedings of the National Academy of Sciences of the United States ofAmerica 2002, 99(25): 16069. Citimi I materialeve të papublikuaraArat S, Rzucidlo SJ, Stice SL: Transgenic bovine nuclear embryos fromadult somatic cell lines. Turk. J. Vet. Anim. Sci., In press.

Deklaratë mbi origjinalitetin

Emri Mbiemri

Deklaroj se kjo tezë përfaqëson punën time origjinale dhe nuk kam përdorur burime të tjera përveç atyre të evidentuara nëpërmjet citimeve.

Të gjitha të dhënat, tabelat, figurat dhe citimet në tekst të cilat janë riprodhuar prej ndonjë burimi tjetër, duke përfshirë dhe internetin, janë pranuar në mënyrë eksplicite si të tillë.

Page 38: Rregullore e Doktoraturës (UBT)

Jam i/e vetëdijshëm (vetëdijshme) se në rast të mospërputhjeve, Senati i UBT­së është i ngarkuar të më revokojë gradën “Doktor”, që më është dhënë mbi bazën e kësaj teze, në përputhje me “Rregulloren e Shkollës së Doktoraturës” të UBT­së, neni 27, date Maj 2012.

Vendi, data Firma