Leksione E Drejte Biznesi

71
E DREJTE BIZNESI 1 O R K I D A T O T O J A N I

description

gh dh d

Transcript of Leksione E Drejte Biznesi

ORKIDA TOTOJANI

1

E DREJTE BIZNESI

2

ORKIDA TOTOJANIMARREDHENIA JURIDIKE E

DETYRIMIT1. Kuptimi i marrëdhënies juridike të

detyrimit.2. Elementet e marredhenies juridike te

detyrimit.3. Llojet e detyrimeve.4. Permbushja ose ekzekutimi i

detyrimeve5. Mospermbushja e detyrimit

3

ORKIDA TOTOJANI 

KUPTIMI I MARRËDHËNIES JURIDIKE TË DETYRIMIT

Detyrimi është një marrëdhënie juridike me anë të së cilës një person (debitori) detyrohet të japë diçka, ose të kryejë ose të mos kryejë një veprim të caktuar në dobi të një personi tjetër ( kreditorit) dhe ky i fundit ka të drejtë të kërkojë t’i jepet diçka apo të kryhet ose të mos kryhet një veprim i caktuar në favor të tij

E drejta e kreditorit quhet kredi, ndërsa detyrimi i debitorit quhet debi ose borxh.

4

ORKIDA TOTOJANI

…VAZHDIM Marrëdhënia juridike e detyrimit mund të

ketë një përmbajtje ekonomike ose joekonomike. Kjo përcaktohet nga qëllimi për të cilin ato janë krijuar, apo nga interesi konkret që përfitojnë palët që hyjnë në këto marrëdhënie

Pavarësisht nëse përmbajtja ekonomike e marrëdhënies juridike të detyrimit është e dukshme ose jo, e rëndësishme është që nga kjo marrëdhënie palët duhet të realizojnë patjetër një interes të caktuar, qoftë ky i fundit edhe jo ekonomik

5

ORKIDA TOTOJANIELEMENTËT E MARRËDHËNIES

JURIDIKE TË DETYRIMITSubjekti i një marrëdhënie juridike detyrimi. Subjektet në marrëdhëniet juridike të detyrimit

quhen ndryshe edhe palë. Cdo marrëdhënie ka të paktën dy palë. Si të tillë

mund të marrin pjesë, si personat fizikë ashtu edhe personat juridikë, qofshin këta shqiptarë ose të huaj, si edhe vetë shteti

Në qoftë se një person është me zotësi të plotë për të vepruar dhe hyn në një marrëdhënie detyrimi me një person të pazotë për të vepruar, atëherë kjo marrëdhënie do të quhet e pavlefshme sepse mungon njëri prej elementëve të saj.

6

ORKIDA TOTOJANI

…VAZHDIM Por duhet të kemi parasysh që palët nuk

duhet të identifikohen me numrin e personave pjesëmarrës në një parrëdhënie juridike detyrimi, sepse numri i personave mund të jetë më i madh se sa dy.

Palët në përgjithësi quhen debitorë dhe kreditorë, por në kontrata të veçanta marrin emra specifikë si për shembull,

tek kontrata e shitjes ata quhen shitësi dhe blerësi, tek kontrata e sipërmarrjes quhen sipërmarrësi dhe porositësi,

7

ORKIDA TOTOJANIOBJEKTI I NJË MARRËDHËNIE JURIDIKE

DETYRIMI. 

Objekti i një marrëdhënie detyrimi është ai mbi të cilin ndërthuren të drejtat dhe detyrimet e palëve dhe që përbën në fund të fundit shkakun dhe qëllimin e lidhjes së një kontrate

Objekti para së gjithash mund të jetë një send i luajtshëm ose i paluajtshëm mjafton që mos jetë i përjashtuar nga qarkullimi civil

Objekt mund të jetë gjithashtu edhe një send i ardhshëm, pra diçka që nuk ekziston e materjalizuar në çastin e lidhjes së kontratës por e cila do të krijohet më vonë, psh. një vepër letrare, një prodhim bujqësor a blegtoral, një ndërtesë etj

8

ORKIDA TOTOJANI

…VAZHDIM Objekt mund të jetë edhe një shumë të

hollash me një vlerë numerike të përcaktuar plotësisht në kontratë. Shuma do të shlyhet në vlerën fikse në kontratë, pavarësisht nga vlera e monedhës në momentin kur do të realizohet shkëmbimi apo pagesa

Objekt mund të jenë edhe veprimet ose mosveprimet, gjithashtu edhe produktet e krijimtarisë intelektuale dhe të mirat personale jopasurore

9

ORKIDA TOTOJANI

…VAZHDIM Objekti i një marrëdhënie juridike detyrimi,

pavarësisht nga lloji i tij, që të jetë marrëdhënia e vlefshme duhet të plotësojë disa kushte:

-të jetë i përcaktuar ose i përcaktueshëm- të jetë i ligjshëm- të jetë i vlefshëm, dhe- të jetë i mundshëm për t’u realizuar

10

ORKIDA TOTOJANI

…VAZHDIM Përmbajtja e marrëdhënies juridike të

detyrimit Me përmbajtje të një marrëdhënie juridike detyrimi

do të kuptojmë tërësinë e të drejtave dhe të detyrimeve juridike civile që kane palët pjesëmarrëse në këtë marrëdhënie të caktuar

- së pari, të mos vijë në kundërshtim me ligjin. Kjo nuk do të thotë që detyrimi duhet të jetë parashikuar shprehimisht në ligj, por mjafton të mos vijë në kundërshtim me parimet kryesore të së drejtës

- së dyti, përmbajtja duhet të mos vijë në kundërshtim me politikën e përgjithshme shtetërore dhe me parimet shtetërore

11

ORKIDA TOTOJANI

…VAZHDIM- së treti, të mos jetë në kundërshtim me

interesat e shtetasve- së katërti, të jetë e mundshme për t’u

realizuar qoftë fizikisht dhe materjalisht, qoftë juridikisht.

Mungesa qoftë edhe e njërit nga këto katër kushte e bën marrëdhënien e detyrimit të pavlefshme.

12

ORKIDA TOTOJANILLOJET E DETYRIMEVE.

 

Ne marredheniet juridike te detyrimit debitori mund te kete si detyrim vetem kryerjen e nje pune ose sherbimi ose dorezimin e nje sendi apo shume te hollash. Ne keto raste themi se detyrimi eshte i thjeshte

Por debitori mund te kete si detyrim kryeen e me shume se nje pune, veprimi ose sherbimi. Ne kete rast themi se detyrimi eshte i perzier

13

ORKIDA TOTOJANI

…VAZHDIM Detyrimet e thjeshta mund te jene detyrime konkrete ose individualedetyrime gjenerike Detyrimet e perziera mund te jenedetyrime kumullativedetyrime alternative

14

ORKIDA TOTOJANI

…VAZHDIM Detyrimet konkrete dhe gjenerike Kjo ndarje behet duke marre si kriter faktin

nese objekt i detyrimit jane sende individualisht te percaktuara apo sende te percaktuara ne gjini.

Detyrim konkret kemi kur permbajtja e tij eshte percaktuar me elementet e sendit qe e dallojne ate nga sendet e tjera

Ndersa detyrim gjenerik kemi atehere kur permbajtja e ketij detyrimi eshte e percaktuar me ane te elementeve qe karakterizojne nje grup sendesh te te njejtit lloj ku detyrimi ben pjese.

I tille eshte per shembull, nje detyrim ne te holla

15

ORKIDA TOTOJANI

…VAZHDIM Detyrimet me shume persona Detyrimet me dy persona jane ato detyrime

ne te cilat marrin pjese dy pale me nga nje debitor dhe nje kreditor secila ne perberje te tyre

Mund te ndodhe qe ne nje marredhenie juridike detyrimi te kete shume persona ne perberje te pales debitore ose ne perberje te pales kreditore, ose ne perberje te te dyja paleve se bashku

Ne te tilla raste themi se ndodhemi para detyrimeve me shume persona

16

ORKIDA TOTOJANI

…VAZHDIM Duke patur parasysh si kriter numrin e

subjekteve qe marrin pjese ne nje marredhenie juridike detyrimi kemi:

detyrime me dy persona dhe detyrime me shume persona Detyrimet me shume persona nga ana e tyre

jane tre llojesh:detyrime solidaredetyrime te pjestueshmedetyrime te papjestueshme

17

ORKIDA TOTOJANI

…VAZHDIM Detyrimet solidare Detyrimi eshte solidar kur kreditori ose secili

nga kreditoret ka te drejte te kerkoje egzekutimin e te njejtit detyrim teresisht ose pjeserisht si nga debitoret se bashku, ashtu edhe nga secili prej tyre veç e veç

Ne detyrimet solidare kreditori ka te drejte t’i drejtohet sipas deshires se tij, nje a me shume debitoreve ose te gjitheve se bashku per gjithe shumen e detyrimit, ose secilit prej tyre per nje pjese te saj

18

ORKIDA TOTOJANI

…VAZHDIM Detyrime te pjestueshme  Perkufizimi i ketij lloj detyrimi jepet nga Kodi Civil ne

nenin 442: “ kur shume debitore ose kreditore marrin pjese ne te njejtin detyrim dhe ky eshte i pjestueshem, secili debitor eshte i detyruar te egzekutoje dhe secili kreditor ka te drejte te kerkoje nje pjese te barabarte te detyrimit, perveç kur ne kontrate ose ne ligj eshte parashikuar ndryshe”

Karakteristike kryesore e ketyre lloj detyrimeve eshte se objekti i tyre eshte i pjestueshem. Ai mund te jete nje detyrim ne te holla ose monetar, mund te jete nje send ne gjini, por mund te jete edhe nje send individualisht i percaktuar, pjestimi i te cilit eshte plotesisht i mundshem nga pikpamja fizike dhe nuk e prish egzistencen e sendit te pare sepse çdo pjese pas ndarjes mund te qendroje si nje send me vete

19

ORKIDA TOTOJANI

…VAZHDIM Ne detyrimin e pjestueshem çdonjeri

kreditor ka te drejte te kerkoje vetem pjesen qe i takon dhe cdo debitor eshte i detyruar te permbushe detyrimin ne pjesen qe i takon

Zakonisht pjeset ne keto lloj detyrimesh jane te barabarta. Tipik eshte rasti i marredhenieve te detyrimit qe rrjedhin nga marredheniet e trashegimise, ku trashegimtaret pergjigjen ne menyre te barabarte per detyrimet e trashegimlenesve te tyre, ne qofte se testamenti nuk i parashikon pjeset te ndryshme

20

ORKIDA TOTOJANI

…VAZHDIM Detyrimet e papjestueshme.  Detyrimet e papjestueshme jane nja nga

llojet e detyrimeve me shume persona. Nje detyrim i tille ka keto karakteristika:

ne te marrin pjese shume debitore ose shume kreditore

objekt i detyrimit eshte nje send, nje e drejte apo nje veprim i papjestueshem.

Objekt i ketyre detyrimeve zakonisht jane sendet

21

ORKIDA TOTOJANIPERMBUSHJA OSE EKZEKUTIMI I DETYRIMEVE

 

Me permbushje te detyrimeve do te kuptojme kryerjen e atij veprimi apo sherbimi apo dorezimin e atij sendi qe permban objektin e nje marredhenie juridike detyrimi.

Detyrimi duhet te permbushet sipas permbajtjes se tij ne vendin, menyren apo afatin e caktuar, si dhe ne pershtatje me kerkesat e ligjit dhe te kontrates.

Kur nje person detyrohet te dorezoje nje send, ai detyrohet te ruaje e te kujdeset per te deri ne mometin e dorezimit. Kjo sanksionohet ne nenin 456 te Kodit Civil.

Kur objekti i deyrimit eshte dorezimi i sendit te percaktuar ne gjini, debitori duhet te dorezoje sendin me cilesi jo me te dobet se ajo mesatare.(neni 457 i Kodit Civil.)

22

ORKIDA TOTOJANI

…VAZHDIM Permbushja duhet t’i referohet te gjithe

kushteve te kontrates duke filluar me karakteristikat e objektit, me sasine, cilesine, vleren e tij, me menyren e dorezimit, te pagimit, vendin e ekzekutimit, afatin e te tjera qe do t’i trajtojme ne vazhdim.

Objekti. Debitori detyrohet te permbushe detyrimin

ne pajtim me permbajtjen e tij, domethene detyrohet te kryeje ate veprim apo sherbim qe parashikohet ne mardhenien juridike te detyrimit.

23

ORKIDA TOTOJANI

…VAZHDIM Debitori detyrohet te permbushe detyrimin ne pajtim

me permbajtjen e tij, domethene detyrohet te kryeje ate veprim apo sherbim qe parashikohet ne mardhenien juridike te detyrimit.

Zevendesimi i permbajtjes se detyrimit nuk duhet te ngaterrohet me dhenien me qellim perbushje. Per shembull, nje debitor qe i ka marre nje shume hua B-se, ne vend te saj i jep huadhenesit te tij nje biçiklete qe ta shese dhe te nxjerre shumen e huase.

Ne kete rast kur nje send jepet me qellim permbushjeje, detyrimi nuk shuhet ne momentin e dorezimit te sendit, por vetem pasi ai eshte shitur dhe shuma e nxjerre nga shitja ka zevendesuar huane e marre.

 

24

ORKIDA TOTOJANI

…VAZHDIM Detyrimi ne te holla. Pjesa me e madhe e detyrimeve ku hyjne palet ne

qarkullimin civil jane detyrime ne te holla Kodi Civil percakton edhe menyren e pagimit apo te

shlyerjes te ndonje shume parash. Sipas nenit 445: “Detyrimi per te paguar nje shume parash shlyhet me vleften e tij nominale, perveç kur rezulton ndryshe nga ligji ose nga kontrata.”

Nje nga elementet e treguesit me te rendesishem te nje detyrimi ne te holla eshte edhe monedha e parashikuar nga palet. Detyrimi monetar kryhet me monedhen qe eshte ne qarkullim ne shtetin ku behet pagesa, ne qofte se nuk parashikohet ndryshe ne kontrate.

25

ORKIDA TOTOJANI

Çdo detyrim monetar duhet te shlyhet jo vetem ne monedhen e caktuar nga palet, jo vetem ne vendin e caktuar nga palet ose nga ligji, por edhe ne afatin e percaktuar.

Ne rast vonese te pagimit te shumes, debitori duhet te paguaje shperblimin e demit te shkaktuar nga kjo vonese.

Demi ne keto raste perbehet nga: kamatat e arrira, te llogaritura ne monedhen zyrtare te vendit ku behet pagimi qe nga data e fillimit te voneses se debitorit. Perqindja e kamates percaktohet me ligj ose me kontrate

Kur pagesa ne pagimine nje detyrimi monetar eshte me e madhe se nje vit, atehere ne mbarim te çdo viti kamatat e arrira i shtohen shumes se detyruar ne baze te kontrates.

26

ORKIDA TOTOJANI

…VAZHDIM Vendi i permbushjes se detyrimit. Çdo detyrim duhet te permbushet ne vendin

e caktuar nga palet ne kontrate. Sipas nenit 448 te Kodit Civil, kreditori mund

te caktoje edhe nje vend tjeter te ndryshem nga venbanimi i tij, por gjithnje brenda kufijve te shtetit ku ai banon ne çastin e pagimit te detyrimit ose ne çastin e lindjes se tij.

Zakonisht vendi i pagimit te shumes se detyruar caktohet ne marreveshjen e paleve.

27

ORKIDA TOTOJANI

…VAZHDIM Afati i permbushjes se detyrimit.  Afat i permbushjes se detyrimit eshte çasti ose

momenti i caktuar ne kohe kur duhet te behet permbushja e detyrimit.

Zakonisht afati percaktohet duke u treguar nje date e caktuar kalendarike

Afati mund te caktohet edhe duke treguar nje periudhe kohore me kalimin e se ciles duhet te permbushet detyrimi, per shembull. Brenda tre muajve nga çasti i lidhjes se kontrates.

Nje menyre tjeter e caktimit te nje afati eshte percaktimi ne kontrate i nje ngjarje natyrore ose i nje feste kalendarike qe dihet me siguri qe do te ndodhe. Per shembull, kur te bjere bora e pare , ne prag te Krishtlindjeve etj

28

ORKIDA TOTOJANI

…VAZHDIM Ne marredheniet juridike te detyrimit afati i

permbushjes se detyrimit mund te caktohet qe ne fillim. Ne kete rast themi se detyrimi eshte me afat.

Mund te ndodhe qe afati i permbushjes se detyrimit te mos jete caktuar ose permbushja te jete lene ne kerkesen e kreditorit. Ne kete rast themi se detyrimi eshte pa afat.

Neni 463 i Kodit Civil pranon se ne raste te tilla kreditori ka te drejte te kerkoje permbushjen e detyrimit ne çdo kohe dhe debitori eshte i detyruar ta ekzekutoje detyrimin brenda 15 diteve nga kryerja e kerkeses se kreditorit.

29

ORKIDA TOTOJANI

Menyra e permbushjes se detyrimit. Kur flasim per menyre te permbushjes se detyrimit do te

kemi parasysh sasine, cilesine e objektit si dhe menyren e dorezimit e dorezimit te tij.

Persa i perket cilesise objekti i detyrimit duhet t’i pergjigjet asaj cilesie qe palet kane percaktuar ne kontrate.

Kur objekt i detyrimit jane sende te percaktuara ne gjini dhe kur palet ne kontrate nuk kane percaktuar cilesine e tyre, atehere debitori detyrohet te dorezoje sende te atij lloji dhe me nje cilesi jo me te ulet se ajo mesatare.

Lidhur me menyren e dorezimit te sendeve, perveç faktit nese ky dorezim do te behet teresisht apo pjese – pjese, Kodi Civil percakton ne nenin 458 se objekti i nje kontrate do te dorezohet ne ate menyre qe kane percaktuar palet

30

ORKIDA TOTOJANIMOSPERMBUSHJA E DETYRIMIT

 

Nje detyrim mbetet i papermbushur ne qofte se debitori nuk kryen punen, veprimin ose sherbimin qe perben objektin e detyrimit.

Mospermbushja mund te jete e plote ose e pjeshme.

Mospermbushja eshte e plote, kur debitori nuk e permbush fare detyrimin. Per shembull nuk dorezon sendet objekt i kontrates, nuk kryen punen apo sherbimin etj.

Mospermbushja eshte e pjeshme kur debitori permbush detyrimin por jo ne menyren e duhur. Permbushja jo ne menyren e duhur, nenkupton permbushje jo ne cilesine e duhur, jo ne sasine e duhur, apo jashte afatit te caktuar nga palet.

31

ORKIDA TOTOJANI

…VAZHDIM Ne rastin e mospermbushjes se detyrimeve, nga

debitori, kreditorit i lind e drejta te kerkoje mbrojtjen e te drejtes se tij te shkelur ose te cenuar.

Pra kreditorit i lind e drejta te ngreje padi ne gjykate duke kerkuar qe ndaj debitorit te merren masa qe ai te permbushe detyrimin e tij patjeter ne natyre.

Permbushja ne natyre e detyrimit quhet edhe permbushje reale e detyrimit. Ky parim ka rendesi si ne marredheniet midis personave juridike ashtu edhe ne ato midis personave fizike.

Edhe kur detyrimi nuk eshte permbushur, kreditori ka te drejte te kerkoje ne rradhe te pare permbushjen ne natyre te detyrimit dhe vetem ne qofte se kjo nuk eshte e mundur ai mund te kerkoje ekuivalencen ne te holla.

32

ORKIDA TOTOJANI

…VAZHDIM Ne nenin 476 te Kodit Civil thuhet se ne rast

se debitori nuk e permbush detyrimin e tij kreditori ka te drejte:

te kerkoje ekzekutimin ne natyre te detyrimit, veçanerisht dorezimin e sendit ose kryerjen e punimeve, si dhe shperblimin e demit te shkaktuar nga vonesa, ose

shperblimin e demit te shkaktuar nga mosekzekutimi i detyrimit.

33

ORKIDA TOTOJANI

…VAZHDIM Pasojat qe vijne nga vonesa e debitorit. Qe te kete vend vonesa e debitorit duhet te ekzistojne disa

kushte: Te kete kaluar afati i permbushjes se detyrimit. Ne detyrimet me afat kjo eshte e thjeshte per t’u kuptuar. Ne

rast se ka skaduar afati kalendarik i permbushjes se detyrimit, debitori eshte ne vonese.

Ne detyrimet pa afat e drejta e kreditorit per te kerkuar permbushjen e detyrimit ka lindur qe ne kohen e lidhjes se kontrates. Prandaj per t’u quajtur debitori ne vonese nuk kerkohet si kusht qe kreditori te beje kerkese per permbushjen e detyrimit. Edhe ne qofte se kerkesa behet nga ana e kreditorit, debitori duhet te permbushe detyrimin brenda 15 diteve nga berja e kerkeses.

Kerkesa e bere nga kreditori ne fakt nuk eshte kusht per fillimin e voneses, por kusht qe shenon mbarimin e afatit te permbushjes.

34

ORKIDA TOTOJANI

…VAZHDIM Debitori te mos e kete permbushur detyrimin. Kjo

duhet kuptuar se edhe kur debitori e ka permbushur ne kohe detyrimin, por del me vone se sendi i dorezuar prej tij nuk i ploteson kerkesat e kontrates, thuhet se detyrimi nuk eshte permbushur ne afat.

Te ekzistoje faji i debitorit, qe nuk ka permbushur detyrimin. Ne qofte se afati i permbushjes se detyrimit ka kaluar edhe debitori nuk e ka permbushur detyrimin, ai prezumohet ne faj per mospermbushjen. I bie per barre debitorit te provoje se pamundesia e permbushjes ne afatin e caktuar ka ardhur ne rrehana qe ai nuk mund t’i ndalonte, ose ka ardhur per shkak te voneses se pales tjeter, kreditorit.

Venia ne vonese te behet me ane te nje njoftimi ne forme shkresore

35

ORKIDA TOTOJANIKUPTIMI, RENDESIA DHE LLOJET E MJETEVE TE SIGURIMIT TE PERMBUSHJES SE DETYRIMEVE.

 

1. Kushti penal.2. Pengu3. Hipoteka4. Kapari5. Dorezania6. Preferimet7. Kundershtimi i veprimeve juridike te

debitorit 

36

ORKIDA TOTOJANI

Legjislacioni i njeh kreditorit edhe mjete të posaçme që përforcojnë sanksionin e detyrimit dhe që sigurojnë përmbushjen e rregullt të tij.

Kodi Civil shqiptar njeh këto mjete të sigurimit të ekzekutimit të detyrimeve:- kushtin penal,- pengun- hipotekën,- kaparin,

- dorëzaninë,- preferimet ose privilegjet,- kundërshtimi i veprimeve juridike të detyrimit.

 

37

ORKIDA TOTOJANI

Kushti penal Mjeti më i përdorshëm për sigurimin e përmbushjes së

detyrimeve që parashikon legjislacioni ynë civil është, kushti penal i cili, gjen zbatim si në marrëdhëniet kontraktore midis personave juridikë, ashtu edhe në ato midis individëve.

Në nenin 541 të Kodit Civil, jepet edhe përkufizimi i kushtit penal.

Sipas kësaj dispozite, për mospërmbushjen e detyrimeve në mënyrën e duhur palët mund të parashikojnë në kontratë pagimin e një shume të hollash ose kryerjen e një detyrimi tjetër për riparimin e dëmit ose për nxitjen e ekzekutimit të detyrimit. Pra kushti penal qëndron gjithnjë në funksion të një detyrimi kryesor, ai ekziston për aq kohë sa ekziston edhe detyrimi kryesor.

38

ORKIDA TOTOJANI

Duke u nisur nga forma, marrëveshja për kushtin penal është formale, sepse nga përmbajtja e nenit 545, del që duhet të bëhet me shkresë të thjeshtë.

Kjo formë shkresore kërkohet pavarësisht nga forma e kontratës kryesore që sigurohet nga kushti penal, si dhe pavarësisht nga vlera e vetë kushtit penal.

Forma shkresore kërkohet për efekt provueshmërie.

39

ORKIDA TOTOJANI

Pengu Përkufizimi i pengut del nga përmbajtja e nenit 546 të

Kodit Civil, sipas të cilit pengu është vendosja e një pasurie apo të drejte në posedim të një kreditori apo një personi të tretë me qëllim që të sigurohet përmbushja e së drejtës së kredisë së kreditorit.

Pengu vihet mbi nje send të luajtshëm, ose mbi një të drejtë uzufrukti mbi një send apo të drejtë të tillë.

Kontrata e pengut parashikohet si një kontratë formale. Ajo duhet të bëhet më shkresë ose me akt noterial, sepse në të kundërt është e pavlefshme.

Në kontratë duhet të bëhet një përshkrim i hollësishëm i sendit apo i së drejtës së lënë peng. Peng mund të lihet edhe pasuria e një shoqërie tregtare apo e një ndërmarrje

40

ORKIDA TOTOJANI

Hipoteka Hipoteka është mjeti më i sigurt që garanton shlyerjen e një

detyrimi në favor të kreditorit. Përkufizimi i hipotekës jepet në nenin 560 të Kodit Civil. Hipoteka është një e drejtë reale që vihet mbi pasurinë e

debitorit, ose të një personi të tretë, në dobi të kreditorit, për të siguruar përmbushjen e një detyrimi.

Por siç shihet më poshtë, jo çdo pasuri e debitorit është e hipotekueshme. Të drejtën për të vendosur një send në hipotekë e ka jo vetëm debitori, por edhe një person i tretë. Kusht është që personi që vë sendin në hipotekë ose duhet të jetë pronar i tij, ose pronari i sendit (nëse është personi i tretë) duhet të japë pëlqimin e tij në formën e caktuar ligjore.

Objekt i hipotekës, sipas nenit 561 të KC, janë:- sendet e paluajtshme,- uzufruktet e sendeve të paluajtshme.

41

ORKIDA TOTOJANI

Llojet e hipotekave.Po të marrim parasysh si kriter faktin e mënyrës së lindjes së hipotekës, kemi tre lloj hipotekash.

Hipoteka ligjore lind atëherë kur vetë ligji parashikon detyrueshmërinë e vënies së një objekti të caktuar në hipotekë apo detyrueshmërinë e sigurimit të një detyrimi me hipotekë. Kjo vënie në hipotekë nuk bëhet në mënyrë automatike, pavarësisht se e parashikon ligji, por personi i interesuar duhet të bëjë një kërkesë për vënien e sendit në hipotekë ligjore.

Hipoteka vullnetare lind nga kontrata apo marrëveshja e palëve, ku vullnetarisht është rënë dakord për t’u siguruar një detyrim kontraktor.

Hipoteka gjyqësore lind nga një vendim i gjykatës, ku për të paguar një shumë të hollash për përmbushjen e një detyrimi ose për shpërblimin e një dëmi, gjykata vendos vënien e pasurisë së debitorit në hipotekë.

42

ORKIDA TOTOJANI

Kapari Kapari është mjet tjetër sigurimi, që në ndryshim nga ato

që kemi trajtuar deri tani, siguron jo vetëm përmbushjen e sigurimit, por edhe vetë lidhjen e kontratës.

Kapar quhet shuma në të holla që njëra palë i jep tjetrës për llogari të shumës që do të paguhet në bazë të kantratës me qëllim që të vërtetojë lidhjen e kontratës dhe të sigurojë ekzekutimin e saj. ( neni 601 i Kodit Civil).

Sipas nenit 602 të Kodit Civil kur kontrata nuk lidhet ose nuk ekzekutohet apo nuk zbatohet për fajin e palës që ka dhënë kapar, kjo palë e humbet kaparin. Në të kundërt, kur kontrata nuk ekzekutohet për faj të palës që ka marrë kaparin, kjo palë eshte e detyruar të kthejë dyfishin e saj. Pala që ka faj eshte e detyruar te shperblejë dëmin përveç kur në kontratë është parashikuar ndryshe

43

ORKIDA TOTOJANI

Dorëzania Dorëzania është një veprim juridik me anën e të cilit një person

(dorëzanësi) detyrohet që t’i sigurojë kreditorit përmbushjen e detyrimeve të një personi të tretë (debitorit kryesor) plotësisht ose pjesërisht.Veçoritë kryesore të dorëzanisë janë këto:

së pari, dorëzania është mjet i sigurimit të përmbushjes së detyrimit kryesor

së dyti, dorëzania është një kontratë , palë të së cilës janë , dorëzanësi që bëhet garant për përmbushjen e detyrimit të një debitori (personi të tretë) dhe kreditori i këtij detyrimi. Që këtej del se debitori nuk është palë në këtë kontratë, prandaj kontrata mund të lidhet edhe pa pëlqimin e debitorit kryesor.

Së treti, dorëzania është një detyrim aksesor (plotësues). Kjo do të thotë se detyrimi i dorëzanisë ekziston për aq kohë sa ekziston edhe detyrimi kryesor.

Së katërti, dorëzania duke qenë se është një kontratë, duhet të përmbajë në mënyrë të shprehur shfaqjen e vullnetit të dorëzanësit për të marrë përsipër përmbushjen e detyrimit të debitorit kryesor.

Së pesti, dorëzania është një marrëveshje që duhet të bëhet me shkresë, sipas nenit 587 të Kodit Civil për efekt provueshmërie.

44

ORKIDA TOTOJANI

Privilegjet ose preferimet. Në praktikën e përditshme ndodh shpesh që një

debitor të ketë përballë tij më shumë sesa dy kreditorë.

Në rast të mospërmbushjes së detyrimeve nga ana e debitorit sipas nenit 531 të KC, të gjithë kreditorët kanë të drejta të barabarta për të kërkuar shlyerjen e detyrimeve nga pasuria e debitorit të tyre, përveç rastit kur pasuria e ndonjërit prej debitorëve do të konsiderohet e preferuar me ligj.

Preferimi është një e drejtë dhe në të njëjtën kohë një garanci që jepet nga ligji në favor të një kreditori, duke u nisur nga lloji i të drejtës së tij të kredisë

45

ORKIDA TOTOJANI

Kundërshtimi i veprimeve juridike të debitorit. Çdo kreditor mund të kërkojë shlyerjen e detyrimeve

në favor të tij duke vënë dorë në mënyrën e përcaktuar nga ligji mbi pasurinë e debitorit.

Ndodh që debitori duke dashur ta shmangë këtë të drejtë të kreditorit përpiqet të ulë sasinë ose vlerën e pasurisë së tij përpiqet të ulë sasinë ose vlerën e pasurisë së tij në mënyrë që detyrimi që ai ka ndaj kreditorit të likuidohet pjesërisht ose të mos likuidohet fare.

Për të mbrojtur kreditorin në një situatë të tillë në Kodin civil parashikohet që kreditori ka të drejtë të kërkojë pavlefshmërinë e atyre veprimeve që synojnë në uljen fiktive të vlerës së pasurisë së debitorit

46

ORKIDA TOTOJANIKONTRATA E SHITJES

 

1. Kuptimi i kontrates së shitjes.2. Elementët e kontratës së shitjes. 3. Detyrimet e palëve në kontratën e

shitjes.4. Momenti i kalimit të së drejtës së

pronësisë.5. Llojet e kontratave të shitjes.

47

ORKIDA TOTOJANI

Kuptimi i kontrates së shitjes. Kontrata e shitjes është një nga kontratat më të vjetra e më të

përdorshme në qarkullimin civil, me anë të së cilës vishen pjesa më e madhe e veprimeve tregtare dhe e veprimeve juridike civile.

Në nenin 705 të Kodit Civil përcaktohet se: “ kontrata e shitjes ka për objekt kalimin e pronësisë së një sendi ose kalimin e një të drejte, kundrejt pagimit të një çmimi”.

Kontrata e shitjes synon drejtpërdrejt në realizimin e të drejtave materiale dhe ekonomike të të dy palëve.

Kontrata e shitjes është kontratë e dyanshme dhe me shpërblim. Ajo është kontratë konsensuale, domethënë e vlefshme që nga momenti i arritjes së marrëveshjes së palëve.

Në disa raste ligji kërkon që kontrata e shitjes të jetë formale, për shembull shitja e pasurive të paluajtshme duhet të bëhet me akt noterial dhe të rregjistrohet, ose shitja midis personave juridikë publik ose privat duhet të bëhet me shkresë sepse nuk mund të provohet me dëshmitarë

48

ORKIDA TOTOJANIELEMENTËT E KONTRATËS SË

SHITJES

Elementët e kontratës së shitjes janë subjekti, objekti dhe përmbajtja. Këto elementë janë absolutisht të domosdoshëm që një kontratë shitje të jetë e vlefshme.

Krahas elementëve kontrata e shitjes ka edhe kushtet e saj thelbësore, ndër të cilët më kryesori është çmimi, por rast pas rasti mund të jetë kusht kryesor në kontratë edhe afati, forma etj.

Le t’i trajtojmë me rradhë: Subjektet. Si palë në kontratën e shitjes mund të jenë si

personat fizikë ashtu edhe personat juridikë shqiptar ose të huaj, si edhe vetë shteti. Palët në këtë kontratë quhen shitësi dhe blerësi.

Si kusht kryesor i shitjes është që subjektet që lidhin këtë kontratë duhet të kenë zotësi për të vepruar.

Nga ky rregull ka një përjashtim: Si blerës në disa raste mund të dalin edhe të miturit, por kur plotësohen disa kushte: shitja të jetë me të holla në dorë, shitja të realizohet aty për aty dhe objekti i shitjes të ketë vlerë të vogël

49

ORKIDA TOTOJANI

Gjithashtu në nenin 709 të Kodit Civil thuhet se: nuk mund të marrin pjesë si blerës drejtpërdrejt ose me anë të personave të tjerë, ose në ankand këto kategori personash:

Personat që administrojnë ose ruajnë pasoritë e të tjerëve, në bazë të ligjit, të një kontrate apo të emërimit nga organet shtetërore, si psh. kujdestarët, përfaqësuesit ligjorë etj.

Personat zyrtarë të cilët janë ngarkuar të realizojnë shitje me ekzekutim të detyrueshëm për atë kategori sendesh që ata do të shesin. Këtu futen përmbaruesit gjyqësorë, punonjësit e doganave, të policisë financiare etj.

Gjyqtarët prokurorët, noterët, avokatët, përmbaruesit, për sendet të cilat janë objekt gjykimi në Gjykatat e vendeve në të cilat ata punojnë.

50

ORKIDA TOTOJANI

Objekti i kontratës së shitjes. Së pari, objekt i kontratës së shitjes mund të jetë çdo send që

merr pjesë në qarkullimin civil dhe që mund të tjetërsohet pa ndonjë pengesë ligjore. Këtu futen sende të luajtshme dhe të paluajtshme, individualisht të përcaktuara dhe të përcaktuara në gjini.

Së dyti, mund të jenë objekt shitjeje edhe sendet me qarkullim të kufizuar, por gjithmonë me lejen e organeve kompetente shtetërore, apo sipas procedurave ligjore të përcaktuara. Për shembull, trojet për ndërtim brenda vijave të verdha të qyteteve, objektet social- kulturore, burimet ujore dhe energjetike etj.

Së treti, përveç sendeve, objekt shitje mund të jenë edhe të drejtat. Si psh. e drejta e trashëgimisë, e drejta e përdorimit të një shpikje, e drejta e përdorimit të një sendi, të drejtën e shfrytëzimit të të ardhurave të tij etj.

Së katërti, objekt i kontratës së shitjes mund të jetë edhe një send apo e drejtë e ardhshme, që nuk ekziston dhe nuk është e materializuar në momentin e lidhjes së kontratës.

51

ORKIDA TOTOJANI

Një nga kushtet më të rëndësishme të kontratës së shitjes është edhe çmimi. Palët duhet të merren vesh shprehimisht për çmimin e objektit të kontratës. Ai duhet të plotësojë disa kushte:

Duhet të jetë i shprehur në të holla, sepse në të kundërt nuk do të ishim para një kontrate shitje, por para një kontrate shkëmbimi. Si përjashtim çmimi mund të jetë i shprehur pjesërisht në të holla dhe pjesërisht në natyrë. Në këtë rast do të jemi përpara kontratës së shitjes, atëherë kur vlera e shprehur në të holla do të jetë më e madhe se vlera e sendit.

Duhet të jetë i dreje. Në literaturën juridike, një çmim duhet të konsiderohet i drejtë në qoftë se është të paktën sa një e dyta e vlerës së sendit të shitur, ose maksimumi sa dyfishi i vlerës së tij. Në të kundërt në qoftë se është jashtë këtyre kufijve, atëherë shitja do të jetë e pavlefshme.

Duhet të jetë real. Një çmim do të konsiderohet real, atëherë kur i përgjigjet vlerës reale të sendit, cilësive të tij dhe qëllimit për të cilin është krijuar.

Duhet të jetë i përcaktuar ose i përcaktueshëm. Çmimi është i përcaktueshem, atëherë kur palët e kanë lidhur përcaktimin e tij me ndonjë kusht ose me kalimin e një afati të caktuar.

52

ORKIDA TOTOJANIDETYRIMET E PALËVE NË KONTRATËN E SHITJES.

Detyrimet e shitësit janë: T’i kalojë blerësit të drejtën e pronësisë T’i dorëzojë blerësit objektin e kontratës Të garantojë blerësin për gëzimin e qetë të

sendit, të lirë nga çdo e drejtë tjetër pronësie e personave të tjerë mbi të

Të garantojë blerësin për cilësinë e sendit dhe mungesën e të metave të tij

53

ORKIDA TOTOJANI

Detyrimet e blerësit

Detyrimi për të marrë në dorëzim sendin.

Detyrimi për pagimin e çmimit të shitjes.

54

ORKIDA TOTOJANIMomenti i kalimit të së drejtës së pronësisë.

Pasoja më e rëndësishme juridike e kontratës së shitjes është kalimi i së drejtës së pronësisë nga shitësi tek blerësi.

Ky moment ka rëndësi të madhe, sepse që nga ky çast shitësi pushon së qëni pronar, ndërsa blerësi si pronar i ri i lind e drejta ta kërkojë sendin nga kushdo qoftë.

Veç kësaj rreziku i humbjes ose dëmtimit rastësisht të sendit pa fajin e ndonjërës nga palët, që nga ky moment rëndon mbi blerësin.

55

ORKIDA TOTOJANI

Lidhur me çastin e kalimit të së drejtës së pronësisë nga shitësi tek blerësi, legjislacionet e ndryshme njohin dy sisteme:

Sistemi i çastit të dorëzimit të sendit. Sistemi i çastit të lidhjes së kontratës. Sipas Kodit Civil shqiptar, çasti i kalimit të së drejtës

së pronësisë është çasti i lidhjes së kontratës. Si përjashtim, vetëm për sendet që maten, peshohen ose numërohen, ( pra për sendet e përcaktuara në gjini ), pronësia kalon në çastin e dorëzimit të tyre.

Ndërsa për sendet e paluajtshme, kontratat e të cilave duhet të bëhen me akt noterial dhe të rregjistrohen, pronësia kalon në çastin e lidhjes së kontratës.

56

ORKIDA TOTOJANI

Llojet e kontratave të shitjes.

Llojet kryesore të kontratave të shitjes të parashikuara nga legjislacioni ynë dhe nga legjislacione të tjera janë:

-shitja me mostër, -shitja me provë, -shitja me të drejtë parablerje etj.Kodi Civil rregullon shprehimisht dy lloje

shitjesh: shitjen me rezervë të pronës, shitjen e pasurive të paluajtshme.

57

ORKIDA TOTOJANI

Në qoftë se palët parashikojnë që çmimi i shitjes do të paguhet me këste dhe blerësi i fiton pronësinë me pagimin e këstit të fundit pavarësisht se atij i është bërë dorëzimi i sendit, themi se kemi të bëjmë me shitjen me rezervë pronësie. Shitja me rezervë pronësie duhet të parashikohet shprehimisht në kontratë.

Shitja e sendeve të paluajtshme është formale, domethënë ajo duhet të bëhet me akt noterial dhe të rregjistrohet, përndryshe është e pavlefshme.

58

ORKIDA TOTOJANIKONTRATA E QIRASE

1. Kuptimi dhe veçoritë e kontratës së qirasë

2. Elementët e kontratës së qirasë3. Lidhja dhe ndryshimi i kontrates se

qirase me kontratat e tjera4. Llojet e kontratave të qirasë.

59

ORKIDA TOTOJANIKUPTIMI DHE VEÇORITË E KONTRATËS SË QIRASË.

 

Qiraja është kontrata me të cilën njëra palë ( qiradhënësi ) detyrohet t’i japë palës tjetër ( qiramarrësit ) një send të caktuar në gëzim të përkohshëm kundrejt një shpërblimi të caktuar.

Duke marrë në analizë përkufizimin e mësipërm dalin në pah edhe veçoritë e kontratës së qirasë. Ato janë si më poshtë:

Afati – sipas nenit 803 të Kodit Civil, kontrata nuk mund të lidhet për një periudhë më të gjatë se 30 vjet, përveç rasteve kur në ligj është përcaktuar ndryshe. Për shembull, qiraja e tokës e ka kufirin maksimal të afatit 99 vjet, qiraja e ndërtesave të destinuara për banim e ka 5 vjet, etj.

60

ORKIDA TOTOJANI

Në kontratën e qirasë sendi jepet në gëzim të përkohshëm, domethënë se qiramarrësi e përdor sendin sipas destinacionit të caktuar në kontratë ose sipas mënyrës së tij dhe pas mbarimit të afatit kontraktor duhet t’ia kthejë përsëri sendin qiradhënësit. Ky i fundit mbetet pronar i sendit gjatë gjithë kohës së vazhdimësisë së kontratës dhe pas saj. Qiradhënësi nuk zhvishet asnjëherë nga e drejta e tij e pronësisë.

Objekt i kontratës së qirasë mund të jenë vetëm sendet, qofshin këto të luajtshme ose të paluajtshme. Kusht kryesor për objektin është që sendi të jetë një send individualisht i përcaktuar dhe në të njëjtën kohë i pakonsumueshëm

61

ORKIDA TOTOJANI

Karakteristikë tjetër e kësaj kontrate është edhe preferenca. Me preferencë do të kuptojmë të drejtën e qiramarrësit, që në fund të kontratës së qirasë në qoftë se kontrata do të rinovohet nga ana e qiradhënësit, atëherë qiramarrësi është i preferuar për të mbetur i tillë në raport me pretendentët e tjerë për qiramarrës edhe për një afat të ri. Këtë të drejtë ai mund ta ushtrojë vetëm në qoftë se ka qenë i përpiktë dhe korrekt në përmbushjen e detyrimeve që kanë rrjedhur nga kontrata e qirasë.

Përtëritja është një veçori tjetër e qirasë. Një kontratë qiraje do të quhet e përtëritur kur megjithëse ka mbaruar afati qiramarrësi vazhdon ta mbajë në përdorim sendin dhe qiradhënësi nuk paraqet ndonjë kundërshtim për këtë gjë. Në këto raste kontrata do të ripërtërihet edhe për një afat të ri me po ato kushte si e mëparshmja.

62

ORKIDA TOTOJANI

Përsa i përket formës, në nenin 803, sanksionohet se kontrata e qirasë që lidhet me afat mbi një vit duhet të bëhet me shkresë.

Ndërsa kontrata e qirasë me afat më të shkurtër se një vit mund të bëhet edhe me gojë dhe si rrjedhim ajo mund të vërtetohet me dëshmitarë.

Kontrata e qirasë me objekt sende të paluajtshme duhet të rregjistrohet për efekt vlefshmërie. Ky rregjistrim është i detyrueshëm atëherë kur afati i kontratës së qirasë është 9 vjet. Për këto lloj kontratash që janë me afat më të shkurtër se 9 vjet janë të vlefshme edhe sikur të mos rregjistrohen me kusht që të jenë të lidhura në formë shkresore.

Kur objekt i qirasë janë sende të paluajtshme me karakter bujqësor kontrata e qirasë me afat mbi 9 vjet duhet të bëhet me akt noterial dhe të rregjistrohet, sepse në të kundërt është e pavlefshme.

63

ORKIDA TOTOJANI

Qiraja është një kontratë me shpërblim. Qiraja zakonisht është e shprehur në të holla, por ka raste që mund të shprehet në natyrë. Për shembull, tek kontrata e qirasë së tokave bujqësore më shpesh palët e parashikojnë vlerën e qirasë në produkte bujqësore.

Kodi Civil rregullon edhe kontratën e nënqirasë. Sipas këtij rregulli qiramarrësi mund të lidhë kontrata nënqiraje me një person të tretë, por gjithmonë kur palët në kontratën e qirasë nuk kanë parashikuar ndonjë marrëveshje të kundërt ose ndonjë ndalim për këtë gjë. Qiramarrësi mund t’ia kalojë kontratën e qirasë një personi tjetër vetëm me pëlqimin e qiradhënësit.

Për sa i përket çastit të mbarimit në qoftë se kontrata është lidhur me afat atëherë qiraja mbaron me skadimin e këtij afati, pa qenë e nevojshme shpallja e këtij mbarimi në ndonjë formë të caktuar. Kur kontrata është lidhur pa afat të caktuar, atëherë do të konsiderohet se mbaron që nga çasti që njëra palë njofton tjetrën kur ato e kanë parashikuar një gjë të tillë, në të kundërt do të quhet që afati është maksimali i parashikuar nga ligji për atë lloj kontrate qiraje.

64

ORKIDA TOTOJANIELEMENTËT E KONTRATËS SË QIRASË. 

Objekt i kontratës mund të jenë si sendet e luajtshme edhe ato të paluajtshme me kusht që të jenë të pakonsumueshëm dhe individualisht të përcaktuar sepse do të kthehet i njëjti send. Në qoftë se objekt i kontratës do të ishin sende në gjini, atëherë do të gjendeshim para kontratës së huasë në të cilën huamarrësi detyrohet të kthejë jo sendet që ka marrë, por sende të tjera të të njëjtit lloj, në të njëjtën sasi dhe cilësi.

Objekt mund të jenë edhe sende që nuk mund të shiten apo të tjetërsohen, sepse tek qiraja nuk kërkohet kalimi i pronësisë.

Subjektet e kontratës së qirasë quhen qiradhënësi dhe qiramarrësi. Qiradhënës mund të jetë çdo person fizik ose juridik. Si rregull qiradhënësi është pronar i sendit, por ky nuk është kusht thelbësor dhe i domosdoshëm.

Si rrjedhim si qiradhënës mund të paraqitet edhe një person që nuk është pronar i sendit, mjafton që të ketë të drejtë që të japë sendin me qira. Për shembull këtu futen prindërit dhe kujdestarët për pasuritë e personave që kanë në kujdestari ose përfaqësuesit, ndërmjetësit, kur këtë të drejtë e gëzojnë në bazë të kontratës ose të ligjit.

Po ashtu kanë të drejtë të japin me qira sende edhe punonjësit shtetërorë të cilëve u njihet e drejta të lidhin kontrata qiraje me objekt pasuritë që kanë në administrim si rezultat i kompetencave të tyre dhe i funksioneve që ata kryejnë.

65

ORKIDA TOTOJANI

Të drejtat dhe detyrimet e palëve në kontratën e qirasë.

Detyrimet e qiradhënësit janë:  Qiradhënësi është i detyruar që t’i dorëzojë qiramarrësit

sendin në kohën e caktuar në kontratë dhe në atë gjendje që i përgjigjet qëllimit për të cilin është dhënë me qira.

Dorëzimi i sendit duhet të bëhet në afatin e caktuar në kontratë. Në qoftë se në kontratë nuk është përcaktuar shprehimisht çasti i dorëzimit të sendit, atëherë dorëzimi do të bëhet menjëherë me lidhjen e kontratës.

Qiradhënësi ka si detyrim ta mbajë sendin në po atë gjëndje siç e ka dhënë në çastin e dorëzimit të tij. Gjatë vazhdimit të qirasë qiradhënësi është i detyruar të kryejë të gjitha ndreqjet që janë thelbësore, të domosdoshme dhe të nevojshme për ta mbajtur sendin në po atë gjëndje që i përgjigjet qëllimit të dhënies me qira.

66

ORKIDA TOTOJANI

Qiradhënësi duhet të garantojë qiramarrësin për mungesën e të metave të sendit.

Qiradhënësi ashtu si edhe tek kontrata e shitjes, detyrohet ta garantojë qiramarrësin jo vetëm për mungesën e të metave të sendit, por edhe për gëzimin e qetë të tij.Të drejtat dhe detyrimet e qiramarrësit. 

Qiramarrësi detyrohet të marrë dijeni për sendin dhe ta përdorë atë sipas destinacionit që del nga kontrata ose nga qëllimi i palëve.

Qiramarrësi duhet ta kthejë sendin sendin në gjëndjen që është marrë. Zakonisht kontrata e qirasë duhet të përmbajë përshkrimin e hollësishëm të karakteristikave të sendit si dhe të kufijve të tij kur ai është i paluajtshëm.

Detyrimi më i dukshëm për qiramarrësin është pagimi i çmimit të qirasë. Ky detyrim duhet të përmbushet në afatet e caktuara në kontratë.

67

ORKIDA TOTOJANILidhja dhe ndryshimi i kontrates se qirase

me kontratat e tjera

Kontrata e qirase ngjan shume me huaperdorjen, sepse tek te dyja keto kontrata njera pale i jep tjetres nje send ne perdorim me qellim qe ta ktheje perseri. Ndryshimi midis tyre qendron ne faktin se qiraja eshte nje kontrate me shperblim, ndersa huaperdorja eshte nje kontrate qe lidhet gjithmone pa shperblim.

Qiraja ngjan me depoziten, sepse tek te dyja lihet nje send perkohesisht ne duart e tjetres, per ta rikthyer perseri. Ndryshimi qendron ne faktin se depozita lidhet me qellim ruajtjen e sendit dhe vetem si rast perjashtimor perdorimin e tij. Tek qiraja sendi jepet ne perdorim me qellim qe te shfrytezohet dhe te gezohet dhe ruajtja apo kujdesi per sendin eshte nje detyrim dytesor gjithmone ne funksion te perdorimit.

Kontrata e qirase dallon nga shitja, sepse tek kontrata e shitjes kalon e drejta e pronesise nga shitesi tek bleresi, ndersa tek qiraja vetem nendoresia dhe gezimi i sendit.

68

ORKIDA TOTOJANILLOJET E KONTRATAVE TË QIRASË. 

Qiraja me objekt pasuritë e paluajtshme me natyrë bujqësore.

Objekt i kësaj kontrate janë sendet e paluajtshme bujqësore si për shembull, toka bujqësore, kullotat, livadhet, pyjet, ndërtesat e banimit si dhe ndërtesat ndihmëse që janë në funksion të një veprimtarie bujqësore.

Pjesë e kontratës së qirasë duhet të jetë edhe inventari i hollësishëm në të cilin përshkruhen kufijtë dhe karakteristikat e pasurisë së paluajtshme si dhe inventari i plotë i sendeve të tjera të luajtshme të lidhura me të. Në mungesë të një inventari do të konsiderohet se prona është marrë në rregull.

Përsa i përket formës, është një kontratë formale që duhet të lidhet me akt noterial dhe të rregjstrohet në regjistrat publikë, kur lidhet për një afat mbi 9 vjet, sepse në të kundërt kontrata do të quhet e pavlefshme 

69

ORKIDA TOTOJANI

Një kusht mjaft i rëndësishëm i kësaj kontrate është edhe çmimi, i cili mund të jetë i shprehur si në të holla ashtu edhe në natyrë.

Kur çmimi është shprehur në produkte bujqësore, këto do të dorëzohen pasi të jenë mbjellë të korrat. Po ashtu çmimi duhet të paguhet sipas afateve të caktuara në kontratë. Në mungesë të afatit, kur çmimi është i shprehur në të holla, ai do të paguhet në fund të çdo viti kalendarik.

70

ORKIDA TOTOJANI

Karakteristikë për këtë kontratë është e ashtuquajtura e drejtë e kultivimit, e cila nënkupton të drejtën e njërës nga palët kontraktuese që të vendosë se çfarë produkti do të kultivohet në tokën objekt qiraje nga një periudhë në një tjetër.

E drejta e kultivimit duhet të rregullohet me marrëveshje të palëve. Në qoftë se ato nuk janë marrë vesh shprehimisht në kontratë, atëherë kemi dy raste:

kur çmimi i qirasë është shprehur tërësisht ose kryesisht në produkte bujqësore të kultivuara në tokën objekt qiraje, atëherë e drejta e kultivimit i takon qiradhënësit.

Kur çmimi i qirasë është shprehur tërësisht ose pjesërisht në të holla, e drejta e kultivimit i takon qiramarrësit.

71

ORKIDA TOTOJANI

Kontrata e qirase financiare Kodi Civil ne dispozitat mbi kontraten e qirase rregullon per here

te pare edhe kontraten e qirase financiare ose kontraten leasing. Me ane te kesaj kontrate njera pale detyrohet te vere ne

dispozicion te pales tjeter per nje kohe te caktuar nje send te luajtshem ose te paluajtshem kundrejt nje pagese me afate periodike qe percaktohet ne varesi te vleres se sendit, te kohezgjatjes se kontrates si dhe te ndonje elementi tjeter te caktuar ne marreveshje te paleve. Sendi duhet te jete fituar ose te jete ndertuar nga qiradhenesi me ane te pershkrimit te qiramarresit ose sipas deshires se tij

Ndonese qellimi i qirase financiare, si per çdo kontrate qiraje eshte perdorimi i nje sendi te caktuar te luajshem ose te paluajtshem, ne ndryshim nga kontrata tradicionale e qirase, tek kontrata e qirase financiare rezultati perfundimtar i marreveshjes se paleve eshte e drejta e qiramarresit per t’u bere pronar i sendit