Keqtrajtimi i Femijeve - nikolakoperniku.edu.al · Dhuna ne shoqerine shqiptare te diteve tona po...

12
Keqtrajtimi i Femijeve Dhuna nDaj tyre…

Transcript of Keqtrajtimi i Femijeve - nikolakoperniku.edu.al · Dhuna ne shoqerine shqiptare te diteve tona po...

Keqtrajtimi i Femijeve

Dhuna nDaj tyre…

Mbi 220 milionë fëmijë janë pre e dhunës së ushtruar ndaj tyre. Kështu thuhet në statistikat e frikshme, të publikuara nga Kombet e Bashkuara. Nën nismën e sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan, është publikuar raporti i dhunës së ushtruar ndaj fëmijëve, për të cilin kanë kryer hetime katër grupe të specializuara. Rezulton se çdo vit, rreth 150 milionë fëmijë, ose 14% e popullsisë së brishtë në planet janë viktimë e abuzimeve seksuale. Shtatë për qind janë viktima të manjakëve seksualë. Po sipas studimit thuhet se rreth 80 - 93 % e fëmijëve dënohen fizikisht në shtëpi edhe pse shumë prej tyre kanë turp të tregojnë apo nuk flasin për shkak të mungesës së besimit te institucionet ligjore. Shtëpia është një vend i rrezikshëm për rreth 62 milionë vajza, të cilat martohen pa mbushur të 18-at dhe që më pas dhunohen edhe nga partnerët e tyre. Ndërsa ajo që është më e tmerrshme, sipas studimit Kombeve të Bashkuara, është fakti që në 106 vende të botës lejohen ligjërisht ndëshkimet fizike në shkollë. Në bazë të këtyre të dhënave duket qartë që dhuna ndaj minorenëve në botë është e pranueshme dhe shpesh edhe me bekimin e institucioneve, ndërkohë që duhej të ishte një akt ligjërisht i dënueshëm. “Shumë njerëz, edhe fëmijët e pranojnë dhunën si pjesë të paevitueshme të jetës”,- thuhet në “Corriere della Sera”. “Kjo dhunë e ushtruar,- nënvizojnë autorët e studimit,- mund të lërë shenja të rënda psikologjike për një kohë të gjatë në jetën e këtyre fëmijëve. I bëj thirrje shteteve që të parandalojnë çfarëdo lloj forme të dhunës, duke filluar që nga ajo e dënimit fizik, praktikat tradicionale si martesës që detyrojnë vajzat të martohen në moshën minorene, dhuna seksuale si dhe torturat dhe trajtimet apo ndëshkimet e pamëshirshme dhe diskriminuese”,- thuhet në raportin e Kombeve të Bashkuara.

Organizata e OKB për fëmijët publikoi një raport që tregon se 1 në 2 fëmijë shqiptarë pranojnë dhunën në familje UNICEF: Dhunë ndaj 50 % të fëmijëve Raporti, 13.4 për qind e fëmijëve shqiptarë kanë menduar të vetëvriten, 27% pranojnë plagët nga dhuna TIRANË- Dhunë pas dyerve të mbyllura. Dhunë prej atyre që fëmija i do e u beson më shumë. Prindërit, familjarët, mësuesit apo shokët vazhdojnë të influencojnë në krijimin e një bote plot me fobi për një fëmijë shqiptar. UNICEF, Ministria e Drejtësisë dhe Avokati i Popullit kanë prezantuar dje një studim për dokumentimin e dhunës ndaj fëmijëve në vendin tonë. Rezultatet janë tronditëse. Një në dy fëmijë shqiptarë pranon se është dhunuar në familje. Një në tre nxënës pranon se është dhunuar në shkollë. Vënia në përdorim e shpullave, çokut, grushtit, shqelmit apo edhe sendeve për të ndëshkuar fëmijën është një tregues i karakterit të dhunës fizike në shtëpi dhe i ashpërsisë me të cilën ajo vazhdon të shfaqet edhe në ditët tona. Sipas përpiluesve të raportit, ky studim është një përpjekje për të dhënë një tablo të detajuar të natyrës, shtrirjes dhe shkaqeve të dhunës në tre fusha kryesore: në familje, shkolla dhe institucionet shtetërore të përkujdesit. “Dhuna fizike dhe psikologjike është më e shpeshtë, më e ashpër dhe me pasoja të mëdha sesa dhuna në shkolla”,-thuhet në raportin studimor. Ushtruesi më i shpeshtë i dhunës fizike dhe psikologjike në shtëpi është nëna, ndërsa ushtruesi më i ashpër mbetet babai. Raporti i mbështetur nga UNICEF thekson se nëna ushtron më shumë dhunë kur fëmijët janë të vegjël, ndërsa babai ushtron më shumë dhunë, kur fëmijët janë të rritur. “Shumica dërmuese e të intervistuarve pranojnë se dhuna fizike dhe psikologjike ka edhe efekte pozitive në edukimin e fëmijës, prandaj duhet të përdoret në raste kur është e nevojshme, në forma të lehta dhe jo tek të vegjëlit. Format më të përhapura të dhunës psikologjike që përdoret në shtëpi, të raportuara nga fëmijët në këtë studim janë të bërtiturat, mbajtja e mërisë, kërcënimi me fjalë, përdorimi i nofkave, kërcënim me objekte, por edhe kërcënim me braktisje dhe mallkim. Ndërkohë, në shkollë format më të përhapura të dhunës psikologjike janë të bërtiturat dhe kërcënimi me thirrjen e prindit. ***

Përveç dhunës në familje e shkolla, të anketuarit kanë pranuar edhe ushtrimin e dhunës në institucionet shtetërore të përkujdesjes. “Në çdo tre fëmijë që mbahen në këto institucione, njëri është i braktisur që në lindje, ndërsa dy të tjerë vijnë nga familjet me vështirësi të caktuara. Ndërkohë, sipas përpiluesve të këtij raporti, pasojat psikologjike të dhunës prekin nivelin e përgjithshëm të funksionimit emocional të fëmijëve dhe kultivojnë sjelljen e dhunshme tek ata. “Specifikisht, 13.4 % e të anketuarve pohojnë se vetëvrasja u ka shkuar ndër mend, të paktën një herë dhe të shumtën e rasteve katër herë”,-thuhet në raportin “Dhuna ndaj fëmijëve në Shqipëri”. Për kryerjen e këtij studimi, sipas raportit u përdorën më së shumti intervistimet e shumë fëmijëve, prindërve e mësuesve, por edhe studimi i literaturës dhe materialit tjetër dokumentar. Grupi i njerëzve të intervistuar për nevojat e këtij studimi është i përhapur në rrethe të ndryshme të vendit si Korçë, Vlorë, Gjirokastër, Dibër, Tiranë, Shkodër etj.

DHUNA

Nëna ushtron dhunë më shpesh se babai si fizikisht dhe psikologjikisht Babai ushtron dhunë më rrallë, por më ashpër

1 në 2 fëmijë në familje dhe 1 në 3 fëmijë në shkollë goditen me shpulla në kokë 1 në 3 fëmijë shahet në shtëpi dhe 1 në 4 në shkollë 1 në 4 fëmijë goditen me shkelm në shtëpi dhe 1 në 3 fëmijë në shkollë 1 në 4 fëmijë në shkollë i vihet notë negative si ndëshkim për sjellje të keqe 1 në 6 fëmijë kërcënohet të goditet me objekte në shtëpi dhe 1 në 10 në shkollë 1 në 6 fëmijë mbyllet në banjë në shtëpi 1 në 5 fëmijë nxirret nga mësimi 1 në 7 fëmijë kërcënohet se do të nxirret jashtë shtëpisë 1 në 15 fëmijë kërcënohet se do të braktiset nga prindërit

Në rast të ushtrimit të dhunës fizike në shtëpi 27 % e fëmijëve tregojnë se kanë patur vurrata në trup 24.5 % fëmijëve tregojnë se iu ka dalë gjak nga të goditurat 21.9 % e fëmijëve tregojnë për marramendje pas goditjeve 7.85 % e fëmijëve tregojnë se kanë humbur ndjenjat 13.4 % e fëmijëve kanë menduar për vetëvrasje Në raste e ushtrimit të dhunës fizike në shkolle: 23.3 % e fëmijëve tregojnë se kanë patur vurrata në trup, 16.5 % fëmijëve tregojnë se u ka dalë gjak nga të goditurat 15.8 % e fëmijëve tregojnë për marramendje pas goditjeve 4.8 % e fëmijëve tregojnë se kanë humbur ndjenjat 10 % tregojnë se ndihen të pasigurt në shkollat e tyre Në institucionet e përkujdesit 44.5 % e fëmijëve tregojnë se u ka dalë gjak nga të goditurat 42.2 % e fëmijëve tregojnë për marrmendje pas goditjeve 16.6 % e fëmijëve tregojnë se kanë humbur ndjenjat pas goditjeve

Mjaft fakte provojne se ne familjen shqiptare te diteve tona ,femijet rralle u nenshtrohen formave te ndryshme te dhunes se prinderve te tyre se paku deri ne fund te moshes se adoleshences .Te dhenat qe jane marre nga anketimet pohojne se ndaj femijeve te tyre ushtrohet dhune jo vetem nga babai,po edhe nga nena,si ne familjet shqiptare rurale,ashtu dhe ne ato qytetare.Madje si baballaret edhe nenat jane pothuaj njelloj te dhunshem ndaj femijeve te tyre.Nenat ushtrojne me shume dhune ndaj vajzave te tyre,duke e justifikuar kete me mendesite se dhuna eshte e domosdoshme si mjet detyrimi qe vajzat te mos marrin rruge te keqe,se dhuna ka shpetuar shume vajza adoleshente nga degjenerimi e kausi shoqeror qe perjeton Shqiperia,se dhuna ndaj vajzave eshte pjese e pergjithesise dhe e kontrollit te nenave ndaj tyre,se vajzat me mire te zemerohen me nenat,qe i detyrojne dhe me dhune te shkojne ne rruge te mbare,se sa ti mallkojne gjithe jeten per shkarjet nga leshimet liberale te tyre etj. Psh: Nje nene qe ushtronte sistematikisht dhune ndaj vajzes se saj gjimnaziste,per ta shtruar sic shprehet ajo ne nje bisede me koleget e saj,petagoge ne universitetin e Tiranes,nder te tjera thote: Une e qelloj dhe do ta qelloj time bije deri ne diten qe ajo do te marre diplomen e Universitetit. Une do te perpiqem ta ruaj vajzen time nga ky mjedis i infektuar me gjithfare “virusesh” shoqerore qe shkaktojne trauma te pariparueshme,vecanerisht per vajzat.Lus perendine te mos mbylle syte pa e diplomuar time bije.Ne shoqerine shqiptare diploma e universitetit,jo vetem te jep tjeter personalitet,por eshte edhe nje fare mburoje prej te ligave qe te vijne dhe andej nga nuk i pret. Ceshtja e ndikimit te dhunes se prinderve ndaj femijeve dhe adoleshentet eshte nje nga me te nderlikuarat e me te diskutuarat jo vetem ne studimet sociologjike,psikopetagogjike etj. Por edhe ne bisedat e perditshme.Diskutime te tilla gjallerohen ndjeshem ne periudha ndryshimesh te vrullshme shoqerore e kulturore. Studiues te ndryshem kane sjelle argumente te shumellojshme pro dhe kunder funksioneve afirmative dhe disfunksioneve te dhunes se prinderve te ushtruar ndaj femijeve te tyre.Te dhenat e ketij anketimi provojne se mjaft prej grave ,ne familjet ku jane rritur,kane perjetuar dhunen e prinderve dhe jane te prirura te justifikojne ushtrimin e dhunes ndaj femijeve te tyre.Rreth 62.10% e grave vleresojne kryesisht funksionet positive te dhunes te ushtruar nga prinderit ndaj femijeve,qe i detyron ata te shmangin gabimet ose fajet e te jene me te disiplinuar,si faktore qe i mbron nga shkarjet morale dhe nga perdorimi i droges.

Nje bashkeqytetare thote: “Ndoshta ne shqiptaret e perdorim dhunen ndaj femijeve edhe ngaqe jemi te stresuar ose me sakte te friksuar per te ardhmen e femijeve tane.Pasi e perdorim dhunen ndaj femijeve behemi pishman si dreqi,por edhe te mos e perdorim dhunen friksohemi me shume kur mendojme se femijet mund te futen ne ndonje qorrsokak,prej ku nuk mund te dalin gjithe jeten.”… Prinderit ne Shqiperi ,vecanerisht nenat ushtrojne dhune ndaj femijeve te tyre ne moshen e adoleshences si mase profilaktike,per ti mbrojtur ato nga leproza e veseve te shumta qe kane molepsur shoqerine e diteve tona.17,62% e te anketuarve pohojne se dhuna e ushtruar nga prinderit u ndrydh mendimet dhe aftesite krijuese te femijeve dhe shkakton trauma psikike te pariparueshme. Pervoja jetesore dhe studimet social-psikologjike tregojne se,vecanerisht djemte,qe ne femijeri dhe ne moshen e adoleshences kane qene te ekspozuar ndaj dhunes familjare te ushtruar drejt-perdrejt ndaj tyre,ose ndaj antareve te tjere te familjes.Ky perfundim konfirmohet dhe nga gjeografia sociale e kronikes se zeze ne realitetin shqiptar.Sipas te dhenave qe gjenden ne zyren e statistikes te prokurorise se pergjithshmete republikes se Shqiperise gjate vitit 1998 rreth 41.1% te krimeve kunder jetes se tjetrit si vrasje,plagosje,grabitje me dhune,rrembim personi etj.Jane kryer nga te rinj te grupmoshes 19-26 vjec.Nga studimi i sfondit familjar te personave te rinj qe kane kryer vepra penale me shkalle te larte agresiviteti kunder jetes se tjetrit rezulton se shumica e tyre jane rritur e socializuar ne mjedise familjare ku ushtrohet dhune,ku ,vecanerisht meshkujt me te rritur,flasin sistematikisht per modele sjelljesh perverse,per krime e dhune kunder te tjereve etj. Ne disa krahina e qytete te vogla te shqiperise se mesme familjet ose fiset ku socializohen te rinj te tille te prirur per veprime kriminale me shkalle te larte rrezikshmerie karakterizohen nga opinioni si familje ose fise te tersta,si sera te dhunes e te krimit. Dhuna ne shoqerine shqiptare te diteve tona po kontrakton e tjeterson pothuajse te gjithe sistemin e marredhenieve ndermjet njerezve. Perpjekjet per te kufizuar dhe sheruar nje semundje te tille sociale eshte e domosdoshme te fillojne me crrenjosjen e mendesive te prinderve,qe ne forma te ndryshme justifikojne dhunen e ushtruar ndaj femijeve te tyre.

KONKLUZION:

Kjo arrihet me aftesimin e prinderve per te miredukuar femijet jashte formave te dhunshme te detyrimit,me kulturimin e mekanizmave psikokulturore ,qe shmangin elementet e konfirmimit ne marredheniet e femijeve me prinderit dhe me te tjeret.

PUNOI:

ERIND BUZANI (MONTAZH)

FATJON SEJDINI (INFORMACION)

SKERDI HYKA (INFORMACION)