2 kontabiliteti i dividendit

27
Universiteti i Prizrenit LËnda: Kontabilitet financiar ii Financimi i Ekuitetit - Vazhdim Msc. Arta Selmanmusa

Transcript of 2 kontabiliteti i dividendit

Page 1: 2 kontabiliteti i dividendit

Universiteti i Prizrenit

LËnda: Kontabilitet financiar ii

Financimi i Ekuitetit - Vazhdim

Msc. Arta Selmanmusa

Page 2: 2 kontabiliteti i dividendit

Kontabiliteti i dividendit

Dividendët përfaqësojnë shpërndarjen e keshit ose të ndonjë pasurie tjetër për aksionarët e vet. Korporatat deklarojnë dhe paguajnë lloje të ndryshme të dividendëve sic janë: dividendët në kesh, dividendët në aksione, etj.

Dividendët në kesh të pagueshme

Shpërndarja e keshit prej fitimit të korporatës për aksionarët e vet përfaqëson dividenden kesh, që paguhen vetëm për aksionet në zotërim. Deklarimi i dividendit kesh, si dhe pagesa e tij, determinohen nga plotësimi i tri kushteve: tepricë kreditore e fitimit të mbajtur, tepricë të keshit, aprovimi legal nga bordi i drejtorëve.

Për regjistrimin kontabël të dividendit kesh janë të rëndësishme tri data:

• Data e deklarimit të dividendit,• Data e regjistrimit të dividendit,• Data e pagesës së dividendit.

Page 3: 2 kontabiliteti i dividendit

Shembull: Le të supozojmë se këshilli drejtues i korporatës më 3 qershor 2005 ka

deklaruar 3 € dividend për aksion në kesh për 50.000 aksione në zotërim, i cili do të paguhet me 2 tetor.

DEBI: Fitimi i mbajtur (50.000x3 €) 150.000KREDI: Dividendët në kesh të pagueshme 150.000

Pasuria = Kapitali aksionar + Detyrimet -150.000 +150.000

Më 2 tetor, kur paguhet dividendi në kesh, korporata bën regjistrimin si në vijim.

DEBI: Dividendët në kesh të pagueshme 150.000KREDI: Keshi 150.000

Pasuria = Kapitali aksionar + Detyrimet -150.000 -150.000

Page 4: 2 kontabiliteti i dividendit

Ndarja e dividendit në kesh ndërmjet aksioneve të rregullta dhe preferenciale

Aksionet preferenciale, në krahasim me aksionet e rregullta, kanë prioritet në pagesat e dividendit.

ShembullLe të supozojmë se me 30 dhjetor të vitit 2001 korporata “X” ka në

zotërim 1.000 aksione preferenciale me dividend fikse 10% vlerë nominale 100 € dhe 5.000 aksione të rregullta të vlerës nominale 6 €.

Këshilli drejtues i korporatës nuk ka deklaruar dividendin për vitin 2000, por me 31 dhjetor 2001 ka deklaruar shumën e dividendëve për këtë vit në vlerë prej 40.000 €, e cila do të paguhet më 20.01.2002.

Le të supozojmë se aksionet preferenciale e posedojnë kushin:• Jokumulativ • Kumulativ

Page 5: 2 kontabiliteti i dividendit

Aksionet preferenciale me kushtin jokumulativZotëruesit e aksioneve preferenciale nuk gëzojnë të drejtën

përfitimit të dividendit për vite të kaluara në qoftë së me marrëveshjen e aksioneve është specifikuar kushti jokumulativ. Dividendi i padeklaruar për vitet e shkuara përfaqëson humbje për aksionmbajtësit preferencialë.

Në bazë të të dhënave, nga shembulli i lartëcekur, korporata “X” nën kushtin jokumulativ bën shpërndarjen si në vijim:

Aks. Pref. Aks.rreg.

I. Shpërndarja e dividendit për aks.pref. (1.000 aksionex100 € vnx10% për vitin 2001) 10.000 €II. Shpërndarja e dividendit për aks.rreg.40.000 € – 10.000 € 30.000 €Totali i dividendit të shpërndarë 10.000 € 30.000 €

Dividendët për aks. Pref. (10.000 € / 1.000aks.) 10 €Dividendët për aks. Rreg. (30.000 € / 5.000aks) 6 €

Page 6: 2 kontabiliteti i dividendit

Në datën e deklarimit të dividendit korporata “X” bën regjistrimin kontabël si vijon:

DEBI: Fitimi i mbajtur 40.000

KREDI: Dividendët në kesh të pag. (a.pre) 10.000

KREDI: Dividendët në kesh të pag.(a.rreg) 30.000

Pasuria = Kapitali aksionar + Detyrimet

- 40.000 + 10.000

+ 30.000

Në datën e pagesës së dividendit korporata “X” bën regjistrimin kontabël si vijon:

DEBI: Dividendët në kesh të pag. (a.pre) 10.000

DEBI: Dividendët në kesh të pag.(a.rreg) 30.000

KREDI: Keshi 40.000

Page 7: 2 kontabiliteti i dividendit

Aksionet preferenciale me kushtin kumulativNë qoftë se marrëveshja e aksionarëve ka specifikuar se aksionet

preferenciale posedojnë kushtin kumulativ, aksionmabjtësit kanë të drejtë të participojnë në ndarjen e dividendit, në radhë të parë për vitet e kaluara në të cilat në të cilat nuk është paguar dividendi.

Në këtë korporata “N” bën ndarjen e dividendit si në vijim:

Aks. Pref. Aks.rreg.I. Shpërndarja e dividendit për aks.pref. 2000 (1.000 aksionex100vnx10% për vitin 2000) 10.000

II. Shpërndarja e dividendit për aks.pref. 2001 (1.000 aksionex100vnx10% për vitin 2001) 10.000

III. Shpërndarja e dividendit për aks.rreg. 2001(40.000 – 20.000) 20.000Totali i dividendit të shpërndarë 20.000 20.000

Dividendët për aks. Pref. (20.000 / 1.000) 20Dividendët për aks. Rreg. (20.000 / 5.000) 4

Page 8: 2 kontabiliteti i dividendit

Regjistrimi i këtij transaksioni bëhet si në vijim:

DEBI: Fitimi i mbajtur 40.000

KREDI: Dividendët në kesh të pag. (a.pre) 20.000

KREDI: Dividendët në kesh të pag.(a.rreg) 20.000

Pasuria = Kapitali aksionar + Detyrimet

- 40.000 + 20.000

+ 20.000

Në datën e pagesës së dividendit korporata “X” bën regjistrimin kontabël si vijon:

DEBI: Dividendët në kesh të pag. (a.pre) 20.000

DEBI: Dividendët në kesh të pag.(a.rreg) 20.000

KREDI: Keshi 40.000

Pasuria = Kapitali aksionar + Detyrimet

- 40.000 - 20.000

- 20.000

Page 9: 2 kontabiliteti i dividendit

Dividendët në aksioneKorporatat përveç dividendit në kesh, ndonjëherë e deklarojnë

edhe dividendin në aksione.

Dividendët në aksione nënkupton shpërndarjne e aksioneve të reja nga korporata për aksionarët e saj ekzistues.

Për të ilustruar kontabilitetin e dividendit në aksione, fillimisht le të supozojmë se korporata “X” më 1 janar 2005 në bilancin e saj ka këtë situatë në totalin e kapitalit aksionar si në vijim:

Kapitali i kontribuar

Aksione të rregullta në zotërim(30.000 x 6) 180.000

Premia në aksione të rregullta 200.000

Fitimi i mbajtur 140.000

Totali i kapitalit aksionar 520.000

Page 10: 2 kontabiliteti i dividendit

Shembull Le të supozojmë se korporata “X”, më 2 janar të vitit 2005 ka

deklaruar 14 % dividend për 30.000 aksionet në zotërim të vlerës nominale 6 €, e cila do t’u shpërndahet aksionarëve më 1 mars. Në këtë datë të deklarimit të dividendit aksionet e korporatës “X” janë shitur në bursë nga 20 € për aksion.

Fitimi i mbajtur(30.000x14%=4200aks) (4.200aks.x20vl.nom.=84.000)

Divide. në aks. që duhet shpërndarë (4.200 aksionex6=25.200)

DEBI: Fitimi i mbajtur 84.000KREDI: Divide. në aks. që duhet shpërndarë 25.200

KREDI: Premia në aksione 58.800

Pasuria = Kapitali aksionar + Detyrimet - 84.000 +25.200 +58.800

Page 11: 2 kontabiliteti i dividendit

Le të supozojmë se korporata pas deklarimit të dividendit më 3 janar ka ndërtuar bilancin e ri i cili do të jetë si në vijim:

Aksione të rregullta në zotërim(30.000 x 6) 180.000 Premia në aksione të rregullta(200.000plus58.800) 258.800 Divide. në aks. që duhet shpërndarë(25.200) 25.200 Fitimi i mbajtur(140.000-84.000) 56.000 Totali i kapitalit aksionar 520.000

Në datën e shpërndarjes së dividendit në aksione, korporata bën regjistrimin si në vijim:

DEBI: Divide. në aks. që duhet shpërndarë 25.200KREDI: Aksionet e rregullta 25.500

Pasuria = Kapitali aksionar + Detyrimet -25.200 +25.200

Page 12: 2 kontabiliteti i dividendit

Kontabiliteti i bizneseve individuale dhe i ortakërive

Dallimi në mes të kontabilitetit të bizneseve individuale dhe i ortakërive ndaj atij të korporatave qëndron në llogarinë e ekuitetit të pronarëve.

Në korporata ekuiteti i pronarëve ndahet në kapitalin e kontribuar dhe fitimet e mbajtura

Të bizneset individuale dhe ortakëritë, të gjitha transaksionet që kanë të bëjnë me ekuitetin e pronarëve regjistrohen vetëm në dy llogari – në llogari të kapitalit dhe në llogari të tërheqjes së kapitalit

Page 13: 2 kontabiliteti i dividendit

Kontabiliteti i financimit të ekuitetit të bizneseve individuale

Bizneset individuale janë biznese në pronësi të një individi. Te bizneset individuale, pronari nuk merr dividendë, prandaj cdo tërheqje e parasë, drejtpërsëdrejti e zvogëlon kapitalin e tij në kompani

Shembull

A.A ka vendosur të fillojë një biznes të vogël tregtar. Më 1 janar 2006, ai depoziton 22.000 €, në llogarinë bankare për të financuar biznesin. Regjistrimet i këtij transaksioni do të jetë

DEBI: Keshi 22.000

KREDI: Kapitali A,A 22.000

Page 14: 2 kontabiliteti i dividendit

Shembull Nëse më 1 qershor 2006, A.A. vendos të tërheqë një

pjesë të parasë, të themi prej 3.000 €, atëherë në kontabilitet do të kishin këtë regjistrim:

DEBI: Tërheqje kapitali A,A 3.000KREDI: Keshi 3.000

Llogaria Tërheqje kapitali ka funksion të njëjtë me llogarinë e dividendave të korporatat. Në fund të periudhës përllogaritëse,kjo llogari mbyllet me llogarinë e kapitalit.

DEBI: Kapitali A,A 3.000KREDI: Tërheqje kapitali A,A 3.000

Page 15: 2 kontabiliteti i dividendit

Kontabiliteti i financimit të ekuitetit të ortakërive

Firmat partnere ndryshe prej firmave individuale janë në pronësi të dy ose më shumë individëve.

Ortakëritë dallohen prej bizneseve individuale dhe korporatave me karakteristikat tipike të tyre si në vijim:

• Kontrata e nënshkruar,• Jetëgjatësia e kufizuar,• Përfaqësimi i ndërsjelltë (reciprok),• Përgjegjësia (detyrimi) i pakufizuar,• Bashkëpronësia në pasurinë dhe fitimin e ortakëve• Llogaritë e kapitalit të ortakëve

Page 16: 2 kontabiliteti i dividendit

Investimet dhe tërheqjet në pasurinë e ortakërisë

Ortakët në një biznes të ri investojnë pasuri dhe detyrime.

Në kontabilitetin e ortakërive, investimet në pasuri regjistrohen në debi të llogarive të pasurisë me vlerën e tregut, kurse detyrimet regjistrohen në kredi të llogarive të detyrimeve gjithashtu me vlerën e tregut.

Diferenca ndërmjet pasurisë së investuar dhe detyrimeve rezulton me shumën e kapitalit të investuar nga ortaku e cila regjistrohet në llogarinë përkatëse të kapitalit të ortakut

Page 17: 2 kontabiliteti i dividendit

ShembullLe të supozojmë se me 05.05.2008 Gemb Krasniqi dhe Ilir

Shala kanë nënshkruar një kontratë për themelimin e një biznesi partner. Ortakëria është regjistruar me emrin “Shkëlzeni” dhe aktiviteti kryesor i këtij biznesi do të jetë shitja e pjesëve të veturave.

Fillimisht ortaku Krasniqi ka investuar:Kesh 15.000 €,Paisje me kosto 25.000 €, vlera e tregut 20.000 €.

Ndërsa ortaku Shala ka investuar:Kesh 10.000 €,Inventar malli me kosto 30.000 €, vlera e tregut 30.000 €Furnitorët 50.000 €, vlera e tregut 5.000 €.

Regjistroni investimet fillestare të të dy ortakëve dhe përpiloni bilancin e gjendjes të ortakërisë “Shkëlzeni

Page 18: 2 kontabiliteti i dividendit

Në kontabilitetin e ortakërisë “Shkëlzeni” investimet fillestare të ortakëve regjistrohen si vijon:

Investimet e ortakut Krasniqi

DEBI: Keshi 15.000

DEBI: Pajisje 20.000

KREDI: Kapitali i Krasniqit 35.000

Pasuria = Kapitali i ortakëve + Detyrimet

+ 15.000 + 35.000

+ 20.000

Pas investimeve fillestare të ortakëve, bilanci i ortakërisë “Shkëlzeni” më datën 5 maj 2008 është si në vijim:

Investimet e ortakut Shala

DEBI: Keshi 10.000

DEBI: Inventari i mallit 30.000

KREDI: Furnitorët (LL\P) 5.000

KREDI: Kapitali i Shalës 35.000

Pasuria = Kapitali i ortakëve + Detyrimet

+ 10.000 + 35.000 + 5.000

+ 30.000

Page 19: 2 kontabiliteti i dividendit

Pas investimeve fillestare të ortakëve, bilanci I ortakërisë “Shkëlzeni” më datën 5 maj 2008 është si në vijim:

“Shkëlzeni

Bilanci 5 maj 2008

Pasuria

Pajisje 20.000

Inventari i mallit 30.000

Keshi 25.000

Totali i Pasurisë 75.000

Kapitali i ortakëve dhe detyrimeve

Kapitali i Krasniqit 35.000

Kapitali i Shalës 35.000

Furnitorët (LL/P) 5.000

Totali I kapitalit të ortakëve dhe dety. 75.000

Page 20: 2 kontabiliteti i dividendit

Tërheqjet e pasurisë nga ortakëria

Për tërheqjet e pasurisë nga ortakëria, një llogari duhet të hapet për secilin nga ortakët

Shembull Le të supozojmë se me 10 shtator 2008 ortakët Krasniqi dhe Shala kanë

tërhequr prej pasurisë së ortakërisë nga 4.000 €, secili prej tyre, të cilat do t’i përdorin për nevoja personale. Regjistroni transaksionin.

DEBI: Tërheqjet e Krasniqit 4.000 DEBI: Tërheqjet e Shalës 4.000 KREDI: Keshi 8.000

Pasuria = Kapitali i ortakëve + Detyrimet-8.000 -4.000 -4.000

Në fund të periudhës kontabël llogaritë tërheqjet e ortakëëve mbyllen duke kredituar dhe për të njëjtën shumë zvogëlohen llogaritë e kapitalit të ortakëve duke debituar

Page 21: 2 kontabiliteti i dividendit

Ndarja e fitimit të ortakërisë

Një prej sfidave më të mëdha në menaxhimin e ortakërive është ndarja e fitimit apo humbjes ndërmjet ortakëve.

Marrëveshjet tipike për ndarjen e fitimit apo humbjes ndërmjet ortakëve janë sikur në vijim:

• Ndarja e bazuar në raportin fiks për secilin partner si psh. 50\50 ose 2\3, 1\3 etj.

• Ndarja e bazuar në kapitalin e kontribuar nga secili ortak.

• Ndarja e bazuar në kombinimet e ndarjes së të ardhurave për paga të ortakëve, përqindjes ndaj pronësisë në kapital dhe raportit fiks

Page 22: 2 kontabiliteti i dividendit

ShembullLe të supozojmë se ortakëria “Shkëlzeni” gjatë vitit 2008 ka

realizuar të ardhurat e përgjithshme në vlerë prej 40.000 €. Kontrata e themelimit të ortakërisë ka specifikuar metodën e ndarjes së fitimit apo humbjes sipas raportit fiks 50\50%. Regjistroni transaksionin.

DEBI: Të ardhurat e përgjithshme 40.000 KREDI: Kapitali i Krasniqit 20.000 KREDI: Kapitali i Shalës 20.000Pasuria = Kapitali i ortakëve + Detyrimet - 40.000 + 20.000 + 20.000

Le të supozojmë se ortakëria “Shkëlzeni” ka specifikuar raportin 2\3, atëherë të ardhurat e firmës prej 30.000 ndërmjet ortakëve si do të ndahen.

DEBI: Të ardhurat e përgjithshme 40.000 KREDI: Kapitali i Krasniqit 26.666 KREDI: Kapitali i Shalës 13.333

Page 23: 2 kontabiliteti i dividendit

Pranimi i ortakut të ri

Pjesëmarrja e ortakut të ri në suaza të një firme ortakërie bëhet në dy mënyra:

1) Duke blerë pronësinë (pjesëmarrjen) në kapital të një ortaku ose disa ortakëve. – ndryshimi që ndodh është se prej llogarisë së kapitalit të ortakut ekzistues transferohet shuma në llogarinë e kapitalit të ortakut të ri.

2) Ndërmjet investimeve direkte në ortakëri

Page 24: 2 kontabiliteti i dividendit

Shembull

Le të supozojmë se pronësia e Shalës në kapitalin e firmës është 31.000 €. Shala pretendon për ta shitur tërë kapitalin e tij në kesh. Ortaku Krasniqi është pajtur me këtë qasje të Shalës. Kapitalin e vet, Shala ja ka shitur Artit. Regjistro transaksionin.

DEBI: Kapitali i Shalës 31.000

KREDI: Kapitali i Artit 31.000

Pasuria = Kapitali i ortakëve + Detyrimet

- 31.000

+ 31.000

Page 25: 2 kontabiliteti i dividendit

Pranimi i ortakit të ri nëpërmjet investimeve të tij

Kur ortaku i ri pranohet duke investuar në pasuri të firmës, në këtë rast investimet drejtëpërdrejt i takojnë firmës dhe nuk shkojnë në mënyrë të veqantë për ortakët ekzistues.

ShembullLe të supozojmë se pronësia në kapitalin e firmës së ortakëve Krasniqi dhe

Gashi është në raportin 50\50, ndërsa në vlerë monetare ajo është nga 40.000 €, për secilin prej partnerëve. Ata janë pajtuar që të pranohen ortaku i ri Blendi, i cili do të investojë në firmë 30.000 €, kesh dhe 20.000 € makineri. Regjistro pranimin e ortakut të ri.

DEBI: Keshi 30.000 DEBI: Pajisja 20.000 KREDI: Kapitali i Blendit 50.000

Pasuria = Kapitali i ortakëve + Detyrimet +30.000 +50.000 +20.000

Page 26: 2 kontabiliteti i dividendit

Shembull Ushtrime

Kompania “N” është themeluar dhe licencuar si korporatë më 1 janar 2008. me statutin e korporatës ajo është autorizuar të emetojë 20.000 aksione të rregullta të vlerës nominale 8 €, dhe 10.000 aksione preferenciale të vlerës nominale 50 €. Le të supozojmë se gjatë viti 2008 tek kompania “N” kanë ndodhur transaksionet në vijim.

1. Më 10 janar janë shitur në kesh 5.000 aksione të rregullta nga 12 € për aksion dhe 3.000 aksione preferenciale nga 80 € për aksion.

2. Më 5 shkurt 2008 janë blerë pajisje nëpërmjet 2.000 aksioneve të rregullta .Në datën e blerjes të makinerive aksionet e kompanisë “N” janë këmbyer në tregun e kapitalit nga 15 €.

3. Këshilli drejtues i korporatës më 1 qershor 2005 ka deklaruar 2 dividend për aksion në kesh për 30.000 aksione, i cili do të paguhet me 3 shtator.

4. Le të supozojmë se me 30 dhjetor të vitit 2008 korporata “X” ka në zotërim 1.000 aksione preferenciale me dividend fikse 8% vlerë nominale 50 € dhe 3.000 aksione të rregullta të vlerës nominale 8 €.

Këshilli drejtues i korporatës nuk ka deklaruar dividendin për vitin 2007, por me 31 dhjetor 2008 ka deklaruar shumën e dividendëve për këtë vit në vlerë prej 15.000 €, e cila do të paguhet më 21.01.2009. Le të supozojmë se aksionet preferenciale e posedojnë kushin Jokumulativ.

Regjistroni transaksionet e ndodhura gjatë vitit 2008 tek korporata “N” në ditar.

Page 27: 2 kontabiliteti i dividendit

Shembull Ushtrime

Le të supozojmë se me 01.01.2009 Gemb dhe Blendi kanë nënshkruar një kontratë për themelimin e një biznesi partner. Ortakëria është regjistruar me emrin “X” dhe aktiviteti kryesor i këtij biznesi do të jetë shitja e pajisjeve. Gembi ka investuar në Kesh 10.000 €, Paisje me kosto 14.000 € vlera e tregut 15.000 €. Blendi ka investuar në Kesh 9.000 €, Inventar malli në vlerë prej 16.000 €, Furnitorët 5.000 € vlera e tregut 3.000 €.

1. Përpiloni bilancin e gjendjes të ortakërisë “Shkëlzeni

2. Më 10 shtator 2009 ortakët Gembi dhe Blendi kanë tërhequr prej pasurisë së ortakërisë nga 1.000 € secili prej tyre, të cilat do t’i përdorin për nevoja personale.

3. Ortakëria “X” gjatë vitit 2009 ka realizuar të ardhurat e përgjithshme në vlerë prej 30.000 €. Kontrata e themelimit të ortakërisë ka specifikuar metodën e ndarjes së fitimit apo humbjes sipas raportit fiks 50\50%.

4. Le të supozojmë se pronësia e Blendit në kapitalin e firmës është 27.000 €. Blendi pretendon për ta shitur tërë kapitalin e tij në kesh. Ortaku Gembi është pajtur me këtë qasje të Blendit. Kapitalin e vet, Blendi ja ka shitur Ilirit.

5. Regjistroni transaksionet e ndodhura.