13 nentor FRD (1).pdf

16
Shuplakë Drejtësisë shqiptare, gjyqësori masivisht i korruptuar nga Orkid Spahiu f. 4 nga Entela Binjaku f. 5 Lenini nuk është futur nën dhe f. 10-11 Mrekullitë shëndetësore të verës se kuqe 71 rrugët e Tiranës, ku do të parkoni me pagesë! Kosovë - Shqipëri, luhet sot miqësorja vëllazërore f. 13 f. 7 f. 2-3 f. 14 STUDIMI LISTA SPORT adresa: rruga “George W. Bush”, nr. 15/1, Tiranë e-mail: [email protected] drejtor: Alfred Cako tel: 04 22 42 444 ÇMIMI: 30 LEKË Gazetë informative, politike, ekonomike, sociale, kulturore Viti 2, nr. 85. E premte, 13 nëntor 2015 Reformat kërkojnë moral dhe ai buron vetëm nga liria dhe respektimi i shtetit Media në shoqërinë bashkëkohore Raport progresi për Shqipërinë godet drejtësinë shqiptare, por nuk i jep rëndësi deformimit të sistemit zgjedhor, vetëm një fashë makiazhi për procesin, por jo për problemet në Kodin elektoral, e për pasojë ligjit dhe ndryshimeve të domosdoshme në Kushtetutë Korrupsioni është i përhapur dhe më shumë përpjekje nevojiten për të patur gjurmë solide në hetimin, ndjekjen dhe dënimet në të gjitha nivelet, veçanërisht për rastet ku janë të përfshirë zyrtarë të nivelit të lartë R aporti i Progresit për Shqipërinë i publikuar nga Komisioni Europian vëren se vendi ka bërë hapa përpara, por ende nuk ka përmbushur plotësisht 5 përparësitë kyçe që do t’i hapnin rrugën nisjes së bisedimeve për anëtarësim. Për se- cilën nga këto përparësi, raporti përcakton dhe detyrat konkrete që Shqipëria duhet të kryejë gjatë vitit të ardhshëm... NDRYSHIMET NË LIGJ Supergjobat hyjnë në fuqi. Ja nenet që do çohen në Kushtetuese LOTARIA AMERIKANE Mijëra shqiptarë të dëshpëruar, aplikojnë për të provuar fatin f. 7 PANAIRI I LIBRIT FOKUS PROJEKTLIGJI BEN BLUSHI: Qeveria tërhiqet për dënimin me burg të shpifjes Në Parlament, më duket vetja si në paraburgim Progres-Raporti K ompleksiteti dhe ndërthurja e refor- mave institucionale të shumëpërfol- ura ( ligj zgjedhor, drejtesi , “dekrimi- nalizim”, formalizim të ekonomisë e tjera ) në Shqipëri janë aq të dukshme në arsyen e çdo mendje të kthjellët që nuk bëhen dot pa njëra tjetrën. Ato bëhen paralelisht dhe në harmoni, nuk bëhen me aksione mujore dhe vjetore dhe...

Transcript of 13 nentor FRD (1).pdf

Page 1: 13 nentor FRD (1).pdf

13 nëntor 2015 fryma e re 1

Shuplakë Drejtësisë shqiptare, gjyqësori masivisht i korruptuar

nga Orkid Spahiu f. 4

nga Entela Binjaku f. 5

Lenini nuk është futur nën dhe

f. 10-11

Mrekullitë shëndetësore të verës se kuqe

71 rrugët e Tiranës, ku do të parkoni me pagesë!

Kosovë - Shqipëri, luhet sot miqësorja vëllazërore

f. 13f. 7

f. 2-3

f. 14

StudimiLiSta Sport

adresa: rruga “George W. Bush”, nr. 15/1, Tiranëe-mail: [email protected]: Alfred Cakotel: 04 22 42 444çmimi: 30 lekë

Gazetë informative, politike, ekonomike, sociale, kulturore Viti 2, nr. 85. E premte, 13 nëntor 2015

Reformat kërkojnë moral dhe ai buron vetëm nga liria dhe respektimi i shtetit

Media në shoqërinë bashkëkohore

Raport progresi për Shqipërinë godet drejtësinë shqiptare, por nuk i jep rëndësi deformimit të sistemit zgjedhor, vetëm një fashë makiazhi për procesin, por jo për problemet në Kodin elektoral, e për pasojë ligjit dhe ndryshimeve të domosdoshme në Kushtetutë

Korrupsioni është i përhapur dhe më shumë përpjekje nevojiten për të patur gjurmë solide në hetimin, ndjekjen dhe dënimet në të gjitha nivelet, veçanërisht për rastet ku janë të përfshirë zyrtarë të nivelit të lartë

Raporti i Progresit për Shqipërinë i publikuar nga Komisioni Europian vëren se vendi ka bërë hapa përpara,

por ende nuk ka përmbushur plotësisht 5 përparësitë kyçe që do t’i hapnin rrugën nisjes së bisedimeve për anëtarësim. Për se-cilën nga këto përparësi, raporti përcakton dhe detyrat konkrete që Shqipëria duhet të kryejë gjatë vitit të ardhshëm...

ndryshimet në ligjsupergjobat hyjnë në fuqi. ja nenet që do çohen në Kushtetuese

lotaria ameriKanemijëra shqiptarë të dëshpëruar, aplikojnë për të provuar fatin f. 7

panairi i Librit

fokuS

projeKtligji

Ben Blushi:

Qeveria tërhiqet për dënimin me burg të shpifjes

në parlament, më duket vetja si në paraburgim

progres-raporti

Kompleksiteti dhe ndërthurja e refor-mave institucionale të shumëpërfol-ura ( ligj zgjedhor, drejtesi , “dekrimi-

nalizim”, formalizim të ekonomisë e tjera ) në Shqipëri janë aq të dukshme në arsyen e çdo mendje të kthjellët që nuk bëhen dot pa njëra tjetrën. Ato bëhen paralelisht dhe në harmoni, nuk bëhen me aksione mujore dhe vjetore dhe...

Page 2: 13 nentor FRD (1).pdf

13 nëntor 2015 fryma e re 2

politikë

“Vitet ikin dhe sot jemi në pragun e nevojës për reforma të rëndësishme

në Shqipëri. FRD kërkon që domosdoshmër-isht të ketë nevojë për ndryshime të Kush-tetutës duke i marrë proceset e rëndësishme në mënyrë paralele, që do të thotë për të dis-kutuar mbi bazën e një konsensusi të gjerë, dhe jo mbi bazën e bisedave apo vullneteve okulte të dy, tre individëve. FRD është për një proces gjithëpërfshirës, mbi bazën e të cilës ngrihen institucionet, funksionon qeverisja e mirë dhe ecën demokracia. Paralelisht duhet të kryhet edhe reforma në drejtësi e cila do të merrte kuptimin e vërtetë nëse do të vendosej drejtësi edhe në kushtetutën e ven-dit, drejtësi që nga momenti i ditës së zgjed-

hjeve. Nuk mund të shkohet në zgjedhje pa marrë secila forcë politike hakun e vet, FRD është qartazi për një ligj zgjedhor ku në es-encë të jetë korrektimi kombëtar ku çdo votë e dhënë të shkojë atje ku duhet, por gjithsesi ky subjekt politik nuk është pjesë e vendim-marrjes, por kërkon që për Kodin Zgjedhor të marrin pjesë në diskutime të gjitha subjektet politike dhe jo vetëm ato parlamentare në mënyrë që nesër parlamenti të jetë ai i bur-rave dhe grave të moralshëm dhe profesion-istë. Pas këtyre thirrjeve vlerësoj se të gjithë duhet të jenë kurajozë sepse vendi po shkon drejt nuancave diktatoriale, tek e fundit më të rëndësishme janë siguria publike dhe eko-nomia personale e çdo shqiptari”.

Raporti i Progresit për Shqipëri-në i publikuar nga Komisioni Europian vëren se vendi ka

bërë hapa përpara, por ende nuk ka përmbushur plotësisht 5 përparësitë kyçe që do t’i hapnin rrugën nisjes së bisedimeve për anëtarësim. Për secilën nga këto përparësi, raporti përcakton dhe detyrat konkrete që Shqipëria duhet të kryejë gjatë vitit të ardhshëm. Dokumenti është tejet kritik lidhur me gjendjen e sistemit të Drejtësisë, ndërsa vlerëson gjithashtu se korrupsioni mbetet i përhapur në sistemin gjyqësor. Sipas KE, gjyqë-sori ka mangësi thelbësore lidhur me pavarësinë dhe përgjegjshmërinë e gjyqtarëve e të prokurorëve si dhe ka parregullsi në zbatimin e vendimeve, bashkëpunimit ndër-institucional si dhe në administrim. Komisioni Euro-pian kërkon që vendi të ketë gjurmë të besueshme provash në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar Raporti i Komisionit europian bën fil-limisht një paraqitje analitike të zh-villimeve në Shqipëri. Ai nis me një vlerësim të shkurtër për zgjedhjet e qershorit të 2015 të cilat “u zhvilluan pa incidente të mëdha”. Duhet të tra-jtohen ende shqetësimet lidhur me paanshmërinë dhe profesionalizimin e autoriteteve zgjedhore dhe politiz-imin e përgjithshëm të procesit zgjedhor”. Lidhur me situatën poli-tike, raporti vëren marrëveshjen e fundvitit të shkuar që çoi në mbylljen e bojkotit nga ana e opozitës. Duke folur për ngritjen pas marrëveshjes së dhjetorit, të dy komisioneve heti-more dhe komisionit parlamentar ad hoc për dekriminalizimin, ndonëse ky term nuk përmendet, raporti thekson se “veprimtaria e tyre mbetet

Progresraporti

Kritika për sistemin e drejtësisë, korrupsioni masivisht në gjyqësor

e ndikuar nga polarizimi politik”. Gjithashtu, Komisioni Europian vë theksin në nevojën e respektimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese e cila “është shprehur në 12 raste që lidheshin me funksionimin e institucioneve shtetërore”. “Zbatimi i shpejtë i vendimeve të Gjykatës është thelbësor, dhe në rastet kur kërkohet përshtatja e legjislacionit apo ndryshimi i praktikave të punës, qeveria dhe parlamenti duhet të garantojnë vënien e tyre në jetë”. Në Raport përmendet dhe shqetësimi për kërkesat në rritje për azil “qartazi të pabaza, të paraqitura nga qytetarët

në shtete anëtare BE së dhe të Shengenit”, duke kërkuar nga qeveria trajtimin e këtij fenomeni.

RefoRma në sistemin e dRejtësisëKjo është dhe fusha ku notat kri-

tike janë shumë të forta. “Niveli i për-gatitjes së sistemit gjyqësor shqiptar është në një fazë fillestare”, vlerëson raporti, ndërsa shton se “disa për-parime janë bërë vitin e shkuar, ve-canërisht me ngritjen e Komisionit parlamentar ad hoc për Reformën në Drejtësi, për realizimin e një procesi reforme të gjerë dhe përfshirës”. Në analizën e këtij sistemi, Raporti vëren

se “administrata gjyqësore është e avashtë dhe vendimet gjyqësore nuk zbatohen gjithmonë. Trajnimi profesional i gjyqtarëve është i papërshtatshëm dhe pavarësia e tyre nuk është plotësisht e siguruar. Përgjegjshmëria e gjyqtarëve dhe prokurorëve është e pamjaftueshme dhe korrupsioni në sistemin gjyqë-sor është gjerësisht i përhapur. Bash-këpunimi ndërinstitucional, është i varfër dhe burimet janë të pamjaf-tueshme”. Sa i përket pavarësisë së gjyqësorit, Raporti thekson se ajo “është e sanksionuar në Kushtetutë”. “Megjithatë, në praktikë është e kom-

promentuar nga mënyra tejet politike e emërimeve të anëtarëve të Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese, dhe hapësira e madhe e diskrecionit që gëzon Këshillli i Lartë i Drejtësisë në

emërimin, promovimin dhe transferimin e gjyqtarëve. Në parim gjyqtarët dhe prokurorët vendosin në mënyrë të pavarur për proceset e veçanta. Në praktikë, pavarësia e tyre është e kufizuar dhe ka njoftime të rregullta për drejtësi selektive dhe ndërhyrje politike në procese gjy-qësore”. Raporti vijon më tej duke nëvizuar se “kuadri ligjor për pro-cedimet disiplinore ka paqartësi dhe

Qëndrimet

Bamir Topi: Reforma në Kod, bashkëshoqëruese e asaj në drejtësi

“Përgjegjshmëria e gjyqtarëve dhe prokurorëve është e pamjaftueshme dhe korrupsioni në sistemin gjyqësor është gjerësisht i përhapur. Bashkëpunimi ndërinstitucional, është i varfër dhe burimet janë të pamjaftueshme”

“Korrupsioni është i përhapur dhe më shumë përpjekje nevojiten për të patur gjurmë solide në hetimin, ndjekjen dhe dënimet në të gjitha nivelet, veçanërisht për rastet ku janë të përfshirë zyrtarë të nivelit të lartë”

Raport progresi për Shqipërinë godet drejtësinë shqiptare; korrupsioni në sistemin gjyqësor gjerësisht i përhapur; mosndëshkueshmëria një nga plagët e drejtësisë përballë krimit; por Raporti nuk i jep rëndësi deformimit të sistemit zgjedhor, vetëm një fashë makiazhi për procesin,

por jo për problemet në Kodin elektoral, e për pasojë ligjit dhe ndryshimeve të domosdoshme në Kushtetutë

Page 3: 13 nentor FRD (1).pdf

13 nëntor 2015 fryma e re 3

politikë

“Qëndrimi i FRD është dhe mbetet i njëjtë. Shqipëria ka nevojë

urgjente për korrigjim të ndryshimeve kushtetuese, për rivendosje të balan-cave dhe pavarësisë së institucioneve, ka nevojë për reformë rrënjësore në drejtësi, e pa vonesë ka nevojë dhe për rishikim të kodit zgjedhor. Gjithçka fil-lon me zgjedhjet. Nëse duam që kuven-di i ardhshëm të mos jetë në këtë gjënd-je mjerane që ndodhet kuvendi aktual, që kyetarët e partive të mos kenë push-tet absolut, që qytetarët të zgjedhin vetë përfaqësuesit e tyre dhe jo të miratojnë listat e mbyllura që prodhojnë një par-lament të kriminalizuar, duhet ndry-

shuar një orë e më parë kodi zgjedhor. Themeli i një sistemi demokratik, janë zgjedhjet e lira e të ndershme, zgjedhjet të cilat nuk mbysin alternativat e reja, por i japin atyre mundësi të konku-rojnë pa pasur frikën e tjetërsimit të votës. Këto kanë qënë dhe disa nga pi-kat e marrëveshjes së bashkëpunimit me PS në zgjedhjet lokale. Tani është koha që të punohet për realizimin e tyre. Ndërsa përsa i takon reformës në drejtësi, ajo duhet të jetë një reformë gjithpërfshirëse, me një konsensus sa më të gjërë, larg interesave politike të partive politike apo ndonjë aktori kryesor politik”.

disa procedime mund të përdoren për të ndikuar në mënyrë të papër-shtatshme gjyqtarët. Ministri i Dre-jtësisë ka kompetencën ekskluzive për nisjen e procedimit disiplinor ndaj gjyqtarëve, gjë e cila është në kundërshtim me standartet e BE-së. Gjykatësit dhe prokurorët janë të detyruar të deklarojnë pasuritë e tyre çdo vit. Megjithatë, pavarësisht rasteve të shumta të mosrespektim-it të këtij detyrimi, deri tani, asnjë vendim përfundimtar për ndësh-kime nuk është marrë. Gjyqësori, përgjithësisht, përceptohet se është tejet i korruptuar”. Komisioni euro-

pian përcakton dhe detyrat që duhen realizuar brenda vitit të ardhshëm, ndonëse disa prej tyre janë tejkaluar këto dy muajt e fundit, për shkak se Raporti e shtrin analizën e tij deri në mesin e shtatorit të kaluar. Sipas Komisionit Europian, në mënyrë që të përmbushë përparësinë kyçe që lidhet me reformën e sistemit gjyqë-sor, vitin e ardhshëm Shqipëria duhet veçanërisht që të miratojë strategjinë e reformës në gjyqësor, shoqëruar me planin e veprimit, dhe të ecë, përmes një procesi konsultimesh përfshirëse, me hartimin e drafteve dhe mirati-min e masave të nevojshme institu-

cionale, legjislative dhe proceduriale, bazuar në standardet europiane dhe praktikat e mira: të plotësojë vendet vakante në Këshillin e Lartë të Drejtë-sisë dhe në gjykatat administrative.

KoRRupsioniKorrupsioni mbetet një fenomen

shqetësues për Shqipërinë, edhe për shkak të mungesës ende të rasteve domethënës të ndëshkimit. Sipas Raportit “një farë përparimi është realizuar vitin e shkuar, vecanërisht përmes miratimit të një strategjie dhe plani veprimi. Megjithatë korrupsioni është i përhapur dhe më shumë për-pjekje nevojiten për të patur gjurmë

solide në hetimin, ndjekjen dhe dëni-met në të gjitha nivelet, vecanërisht për rastet ku janë të përfshirë zyrtarë të nivelit të lartë. Pavarësia e institu-cioneve të përfshira në luftën kundër korrupsionit duhet të përforcohet, duke qenë se mbeten vulnerabël ndaj trysnisë politike dhe ndikimeve të tjera të papërshtatshme”. Doku-menti i Komisionit Europian vëren se “një numër rastesh të profilit të lartë, përfshirë disa, ku faktet për dyshime për veprime të paligjshme nga ana e zyrtarëve të lartë, gjykatësve, krye-bashkiakëve dhe ish ministrave, ishin publikuar nga mediat, nuk u hetuan

asnjëherë seriozisht”. Raporti shpreh shqetësimin se falë korrupsionit “in-filtrimi në sektorin publik dhe privat i krimit të organizuar, vazhdon të mbetet një cështje shqetësimi mad-hor dhe duhet të trajtohet me urgjen-cë”. Ndikimi politik ndaj autoriteteve ligjzbatuese dhe gjyqësorit – nënvi-zohet më tej – është një çështje që përbën shqetësim. Aktorët politikë shpesh kritikojnë rastet e korrup-sionit që janë ende në hetim apo dhe vendimet e gjykatave”.

KRimi i oRganizuaRRapoRti vleRëson se “një

faRë përparimi është bërë vitin e kaluar në përforcimin e bashkë-punimit policor ndërkombëtar, në vecanti në luftën kundër trafikut të drogës. Megjithatë bashkëpun-imi mes prorkurorisë dhe policisë mbetet për t’u cuar përpara më tej. Ndjekja efektive gjyqësore e ecurisë së rasteve të krimit të organizuar dhe cilësia e akuzave duhet të garanto-het. Numri dënimeve përfundimtare mbetet i papërfillshëm krahasuar me vlerën e çmuar të tregut krimi-nal të drogës në nivel lokal dhe ra-jonal. Hetimet financiare mbeten të pashfrytëzuara dhe niveli i aseteve të konfiskuara është i ulët”. Sipas Komisionit europian “në mënyrë që të përmbushë përparësinë kyce lid-hur me luftën kundër korrupsionit, vitin e ardhshëm, Shqipëria duhet që në vecanti – të dëshmojë përparim të mëtejshëm në krijimin e gjurmëve solide të provave në hetime proak-tive, ndjekjen dhe dënimet, përfshirë shpartallimin e rrjeteve kriminale të të gjitha formave të krimit të organi-zuar

– të ndryshojë legjislacionin lid-hur me përgjimet dhe survejimin, afatet për hetimet dhe pranimin e provave nga gjykata, për të forcuar efikasitetin e hetimeve në

rastet e krimit të organizuar, në linjë me standartet europeiane dhe praktikat e mira. – të ngrejë një poli-tike efikase të burimeve njerëzore dhe një proces për promovimin dhe transferimin e policëve bazuar në meritë, si dhe të alokojë burimet e përshtatshme për policinë dhe prokurorinë në luftën kundër krimit të organizuar.

zgjedhjetProgres-raporti nis me një

vlerësim të shkurtër për zgjedhjet e qershorit të 2015 të cilat “u zhvil-luan pa incidente të mëdha”. Duhet të trajtohen ende shqetësimet lidhur me paanshmërinë dhe profesional-izimin e autoriteteve zgjedhore dhe politizimin e përgjithshëm të pro-cesit zgjedhor”. Ndonwse prezenca e OSBE dhe misioni i vwzhguesve tw ODIHR, kanw rekomanduar ndry-shimin e Kodit Zgjedhor, nisur nga problemet e hasura nw 21 qershor, dokumenti i Brukselit trajton vetwm “fasadwn” e tyre, duke shmangur thelbin nga vijnw problemet e zgjed-hjeve, siç wshtw Kodi Zgjedhor qw fa-vorizon partitw e mwdha dhe krijon politizimin e niveleve tw administrat-ave zgjedhore.

Qëndrimet

Oketa: Reforma në drejtësi, larg interesave politike

Dokumenti prej 80 faqesh ku analizohen reformat e nisur nga Qeveria por edhe ato që duhet të përmbushen në kuadër të in-tegrimit të vendit në BE, ka një mur të fortë: rezistencë përballë

politikës. Për qytetarët është e vështirë kapërdihet çfarë politika prodhon në vend qoftë si qeverisje ashtu dhe politikëbërje.

Por të gjithë kanë humbur shpresat duke adresuar problemet e shqip-tarëve për nga përgjegjshmëria politike, e cila mban kokën nën çengelin e të huajve. Rasti i raport-progresit e sqaron mirë, ashtu si në herë të tjera, se Shqipëria mbetet gjithnjë në ironi një stanjacion përmbushës.

Ndërkohë kanë mbetur jashtë këtij raporti edhe çështje krejtësisht të brendshme, por që ndikojnë në klimën politike e sidomos në ndryshimet e nevojshme në Kushtetutë. Debat lidhet edhe me problemet në kodin zgjedhor, të cilin raporti i KE-së e prek tangent, kur flet thjesht se nuk ka pasur shqetësime në procesin zgjedhor. Kjo fashë vetëm sa i bën maki-azhin politikës, ndërsa konsiderohet një çështje kardinale për ligjin aktu-al elektoral. Megjithatë propozimet politike të deritanishme kërkojnë që proceset të shkojnë paralel si me reformën në drejtësi, ligjin elektoral dhe ndryshimet në Kushtetutë. Në të kundërtën gjithë raporti është një gjysmë faqe e errët, së cilës i fshihen të gjithë, e për pasojë nuk prek gjithë forcat politike, ashtusikurse kërkohet vazhdimisht qoftë nga jeta e brendshme politike e partive, ashtu dhe nga presioni i jashtëm, ai ndërkombëtar.

Ky stanjacion është thembra e Akilit, aty ku përplasen forcave poli-tike qoftë si formë tërheqesë e spektaklit denatyral të shërbimit politik ndaj qytetarit, qoftë dhe si fshehje e llumit ku është zhytur shoqëria. Është sikur të hedhësh një pikë ujë në oqean kur deklarimet vazhdojnë të ripërsëritën se problemi është Drejtësia, dhe sistemi gjyqësor i korruptuar.

Kalbja e këtij sistemi ka gjeneruar e reflektohet në gjithë arteriet e shoqërisë, aty ku prodhohet paraja e energjia e vendit.

Ka një hendek të madh midis asaj që quhet shërbim qytetar dhe poli-tik në këtë vend. Pasivitetit qytetar i përgjigjet përfshirja aktive e politikës në procese krej të pakontrullueshme dhe në duar të individiëve, si ampli-fikator të vetëm politik në këtë vend.

Ndërkohë që progres raporti i KE për Shqipërinë ka në thelb të saj: reforma në drejtësi, gjithëpërfshirëse. Kjo si detyrë për të përmbushur pri-oritetet kyçe mbi reformën në sistemin gjyqsor vitin e ardhshëm ku duhet: Të miratojë një strategji të re të reformës në gjyqësor dhe të vazhdojë përmes një procesi konsolidimi dhe gjithëpërfshirës; Të plotësojë vendet e lira në Gjyatën e Lartë dhe Gjykatave Administrative; Të publikojë të gjitha vendimet e gjykatave me arsyetimet e tyre përkatëse brenda një afati të arsyeshëm.

Në fakt reforma në drejtësi është shndërruar në një betejë pazaresh për të ndarë influencat mbi drejtësinë, sesa shqetësim çfarë do të ndodhë me krimin e korrupsionin në këtë vend, pse nuk ndodh ndëshkueshmëria. Intrumentet politikë, këta që na përfaqësojnë duket se nuk ndjejnë as-një presion politik të brendshëm por edhe ndërkombëtar, derisa të gje-jnë “fituesin” që do të drejtojë hetimin dhe gjykimin në vend në funksion të kundërshtarëve apo rivalëve politikë. Ndryshe, ndërkombëtarët do ta artikulonin më qartë këtë situatë si Reformë në drejtësi, me pavarsinë e pushtetit të keqkuptuar. A do të vlejë kjo në pastrimin e politikës, a do t’i shërbejë luftës kundër korrupsionit? Këto tani për tani janë realitete dëshpëruese, si një plagë e mavijosur rëndë mbi vendin.

Për të gjitha këto arsye për Shqipërinë nuk vlejnë më komunikimet diplomatike, por gjuha e drejtpërdrejtë në çështje që politizojnë e defor-mojnë gjithë sistemin. redaksionale

Reforma në drejtësi, pavarësia e pushtetit të keqkuptuar

Dokumenti 81 faqësh i Brukselit nuk adreson çeljen e negociatave. Zgjedhjet e 21 qershorit, shqetësues profesionalizmi

i autoriteteve zjedhore dhe politizimi

Page 4: 13 nentor FRD (1).pdf

13 nëntor 2015 fryma e re 4

Politikanet idealiste jane te prirur të kthejnë nevojën e popullit në mirëqenien e përbashkët të shoqërisë për të gëzuar autoritet ekzistencial në formën e tij më të përkryer

nga Orkid Spahiu*

fokus

Kompleksiteti dhe ndërthurja e refor-mave institucionale të shumëpërfolura ( ligj zgjedhor, drejtesi , “dekriminalizim”,

formalizim të ekonomisë e tjera ) në Shqipëri janë aq të dukshme në arsyen e çdo mendje të kthjellët që nuk bëhen dot pa njëra tjetrën.

Ato bëhen paralelisht dhe në harmoni, nuk bëhen me aksione mujore dhe vjetore dhe kanë projeksion shume dekadash, nuk bëhen nga ata që kontribuan për këto re-alitete dhe që tani u dashkan reformuar urgjentisht dhe të ndara sipas kalendarit hënor të llogarive të pambyllura të push-teteve. Në asnjë këndveshtrim ligjor e mor-al, parlamenti, institucionet kushtetuese, organet e qeverisjes dhe pushtetet e pa-varura të vetepastrohet/ dekriminalizohet/ vetëdënohet pa ndryshime rrënjësore, afat-gjata dhe serioze tek KUSHTETUTA, theme-li i godinës ku qëndron shteti, mekanizmi që balancon pushtetet e pavarura.

Nga ana tjetër kurrsesi nuk mundet të vihen në eficencë pushtetet që të qëndro-jnë në shërbim të nje shteti dhe qytetareve kur ligji zgjedhor si ky i sotmi “pjell” mostra ligjevënësish dhe të deformuar në çdo qel-izë, duke kopjuar kode zgjedhore të re-aliteteve shumë të ndryshme nga yni.

Alternativat e përfolura nga opozita, disa aktore të qeverisë dhe ekspertët e ndryshëm që përpiqen t’i artikulojnë me të gjitha for-mat si operacione te ndara, kaq të ndërli-kuara dhe të vështira për t’u kryer ....jane as me pak dhe as me shume ...vazhdimesi 25 vjecare e nje loje te ndyre per ti mos i shkuar ne fund kurre vuajtjes se shqiptarëve dhe te konsolidimit të shtetit.

Çështjet për të cilat duhet gjithëpërf-shirje dhe konsensus te te gjithe paleve në fushën politike dhe sociale jane te renditura thjesht si domosdoshmeri jetike per te dale nga status-quo e sotme.

Janë mëse 1 milion votues emigrantë shqiptare që kanë ndikuar pozitivisht me remitancat në ekonomine shqiptare dhe investimet por kurrë nuk u mor në kon-siderate vullnetin e tyre i votës, nuk u ndal perdorimi i militantëve partiake për të manipuluar vullnetin e elektoratit, u sajua lloj lloj formulë zgjedhore per mandatet e ligjvenësit, që pastaj të ngrinte dorën si le-targjik kur porositej nga shefi, u anashkalua teknologjia në procesin e votimit elektron-ik kur është shpallur me kohe “Shqipëria digjitale”, u realizua ndarja territoriale me dis-proporcione zonale dhe diskriminime pozitive (imagjino si e pësoi zona pa politi-kane të aftë të mbrojnë zonat e tyre), u fi-nancuan partitë e mëdha për fushatë zgjed-hore me “pjesën e luanit” kur dihet se aty zë fill gara elektorale që duhet të ketë të njëjtin

Reformat kërkojnë moral dhe ai buron vetëm nga liria dhe respektimi i shtetit

start dhe subjekteve të vogla politike iu la një përqindje fare e vogël, ligjet e cilësuara nuk u përdoren ne mënyrë konstitucionale për çështje madhore, u përpiluan kushte ligjore të posaçme karriere për ne gjyqësor, shërbim te jashtëm ose të “brendshëm” që të kishte akses vetëm nomeklatura e PPSH , kurre nuk pati kritere morale e balancuese për përzgjedhje e perfaqesim....dhe keto ngërçe të inskenuara dihen dhe pranohen nga çdo mendje me inteligjencë mesatare.

Fryma e Re Demokratike si një forcë mod-erne politike e qendrës së djathtë, me vizion afatgjatë për zhvillimin e vendit dhe inter-grimin me dinjitet në struktrurat e Bashkimit Europian konteston me forcë përpara opin-ionit publik dhe atë ndërkombëtar, nevojën urgjente të rishikimit të Kushtetutës dhe Legjislacionit Zgjedhor si start për ndërmar-rjen e të gjitha reformave në Shqipëri.

Standartet e cilësisë, integritetit dhe mo-ralit të subjektit tonë politik në përzgjedhjen e kanditateve për përfaqësim, respektimit të normave ligjore në fushatat zgjedhore, moderimit intitucional dhe koherencës poli-tike në alternativat për Shqipërinë, e bëjnë të respektuar për mendjen e njerëzve të nder-shëm, shtresat e pronarëve dhe të përnd-jekurve dhe opnionin e shëndetshëm publik.

Morali në politike është një vlerë humane e cila shërben në ngritjen e vetëdijes kolektive drejt të mirës universal. Politikanet idealiste jane te prirur të kthejnë nevojën e popullit në mirëqenien e përbashkët të shoqërisë për të gëzuar autoritet ekzistencial në formën e tij më të përkryer. Ata ja shtojnë vlerën moralit politik dhe përforcojne shtetin e së drejtës qe

të funksionojë në interesin e përgjithshëm shoqëror, duke u bazuar në standardin e ud-hëheqjes së mirë ligjore, respektimin e lirive dhe të drejtave të njeriut dhe të qytetarit, ngritjen e vetëdijes në pjesëmarrje politike, rolin efikas të shoqërisë civile në vendim-marrjet politike, përmirësimin e statusit të votuesit në shoqëri.

Që nga themelimi i FRD janë kërkuar nga drejtuesit e saj dhe veçanerisht nga Presi-denti z.Topi, ndryshimet me vizion afatg-jatë të kushtetutës në të mirë të shtetit dhe qytetarëve, Ligj të ri zgjedhor me korrektim kombëtar për reflektim të çdo vote në për-faqësimin parlamentar, ndryshimi i formulës së zgjedhjes se presidentit, pavarësi të gjyqë-sorit nga politika dhe balancim të pushteteve për funksionim normal të shtetit.

Eshte fakt që pas dy fushatave zgjedhore në të cilat ka kaluar Fryma e Re Demokratike asnje media e vendit ose e huaj nuk ka përfolur kan-didimet e e subjektit tonë politik dhe kjo është një tregues shumë domethënës për kërkesat që shtrohen sot ne arenën politike shqiptare.

Këto të dhëna premtuese i tregon shumë mirë fakti i shtrirjes homogjene te elektoratit tone dhe ruajtje të numrit të votuesve edhe duke qenë jashtë pushtetit ligjvenës dhe ato të qeverisjes.

Pengesat nëpër të cilat ka kalur sub-jekti ynë politik janë të natyrës artificiale dhe konjukturave politike të momentit, por është e qartë se ndërgjegjësimi i njerëzve që duan një Shqipëri ndryshe do jetë i pae-vitueshem për vlerësimin maksimal të mo-ralit në politike.

*Sekretar per Ceshtjet Zgjedhore ne FRD.

Page 5: 13 nentor FRD (1).pdf

13 nëntor 2015 fryma e re 5

nga EntEla Binjaku

Radioja, shtypi dhe, mbi të gjitha, televizioni, propozojnë një tërësi situatash, formash ndërveprimi dhe sjelljeje, të cilat merren lehtësisht si model nga brezat e rinj

fokus

Në çdo shoqëri ekziston një sistem kulturor i ndërtuar mbi modele sjelljesh, të cilat janë të qëndrues-

hme në kohë dhe janë të pranishme në të gjitha hapësirat gjeografike në Botë, edhe pse me tipare e karakteristika të ndryshme.

Çdo komunitet ka një gjuhë të vetën; ka role të ndryshme sipas moshës dhe gjinisë, ka një tërësi rregullash që lidhen me raportet martesore, familjare dhe komu-nitare; ka një sistem besimesh dhe prak-tikash fetare; një aparat politik-ekonomik, të cilit i korrespondojnë një seri njohurish shkencore, teknike, artistike. Shoqëria sh-qiptare jeton tiparet e shoqërisë së masës të ndërtuar mbi bazën e një trashëgimie të një shoqërie të prapambetur, të varfër e analfabete në kufirin e viteve 45, të një shoqërie të izoluar të drejtuar nga pushte-ti i centralizuar monopartiak për të ardhur në kufirin e viteve 90 ku pluralizimi politik u shoqërua me pluralizmin e mjeteve të komunikimit.

Shoqëria e masës, falë, mbi të gjitha, mjeteve të komunikimit në masë (shtypi, radioja, kinemaja e mbi të gjitha televizioni) ka prodhuar dhe prodhon kulturën e masës; një kulturë ku imazhi krijohet, gjithmonë e më shumë, mbi fjalën e shkruar dhe ku pro-duktet dhe modelet, në pjesën më të madhe me prejardhje amerikane, janë shpërndarë në të gjithë botën, duke prishur gjuhët dhe vlerat e kulturave tradicionale.

Në dhjetëvjeçarët e fundit të shekullit XX pushteti i medias u rrit ndjeshëm falë revo-lucionit teknologjik, i cili shkaktoi një seri transformimesh në realitetin shoqëror dhe në atë ekonomik. Media, në fakt, përfaqëson, tashmë, një ndërmarrje të vërtetë kulturore, në gjendje të zhvillojë një aktivitet të insti-tucionalizuar, që pushton të gjitha shtresat shoqërore, duke arritur tek një publik i gjerë,

heterogjen dhe anonim. Ato janë gjithmonë e më ndikuese qoftë si mjete të kontrollit, qoftë si motor i ripërtëritjes të shoqërisë.

Përhapja e mjeteve të komunikimit të masës ndikon, sigurisht, zgjedhjet dhe opinio-net e individëve në procesin e shoqërizimit, edhe pse në mënyrë dhe në masë të caktuar.

Kjo prani e madhe e medias, nga njëra anë, e bën më të lehtë qarkullimin e infor-macioneve, por nga ana tjetër, përbën një rrezik në termat e formimit, sepse shpërn-darja pa kriter e mesazheve mund të jetë përcaktuese për dukuritë e deviacionit, siç është varësia e tepërt, konformizmi etj. Konformizmi, i përmendur në këtë rast, lidhet me prirjen për t´u sjellë sipas sjellje-ve tipike të gjendura tek pjesa më e madhe e subjekteve që i përkasin një komuniteti ose një grupi të caktuar shoqëror.

Radioja, shtypi dhe, mbi të gjitha, te-levizioni, propozojnë një tërësi situatash, formash ndërveprimi dhe sjelljeje, të cilat merren lehtësisht si model nga brezat e rinj.

Megjithatë, media është mjeti përmes të cilit vihemi në dijeni të fakteve dhe të in-formacioneve, prej ku do të mbeteshim të përjashtuar. Ato kontribuojnë në formimin tonë si individë brenda shoqërisë. Edhe në këtë rast është i nevojshëm përdorimi i saktë i mjeteve që teknologjia vë në dispozicion të të gjithëve, për të ndërtuar në mënyrë të ndërgjegjshme, opinionet dhe qëndrimet tona personale. Pluralizmi politik ne Shqipëri solli mjaft ndryshime në jetën shoqërore, ekonomike dhe politike të vendit. Shumë sektorë të jetës shqiptare pësuan ndryshime të mëdha. Një prej tyre ishte dhe media. Që në fillimet e viteve 90 u kuptua se media ka mundësinë të jetë një zë i fuqishëm opozi-tar, i besueshëm, objektiv duke synyar vër-tetësinë dhe zërin motivues të qytetarëve. Në një shoqëri demokratike media është pjesë

e fjalorit të shoqërisë ku liria e shprehjes së mendimit është baza e çdo sistemi demokra-tik, bazuar në pluralizmin ideologjik.

Sot përkufizojmë si demokratike ato shtete, të cilat u garantojnë qytetarëve të mira dhe përfitime të caktuara: të drejtën e shprehjes së lirë të mendimit të tyre, të drejtën e zgjedhjes, zgjedhje të lira, të drejtën e përfaqësimit në detyrat publike si dhe të drejtën e gjithkujt për t’u zgjedhur.

Demokracia bashkëkohore nuk është dhe aq një ideologji sesa është një kompleks rregullash dhe procedurash, të njohura uni-versalisht, për të ndërtuar një qeveri dhe për të drejtuar zgjidhjet e veta politike.

Pjesa më e madhe e shteteve demokrati-ke karakterizohen nga:

-Vëmendja e madhe për problemet eko-nomike dhe shoqërore, të cilat konkretizo-hen me ndërhyrjen e shtetit në ekonomi, me qëllim shmangien e pengesave drejt një barazie reale të qytetarëve.

-Të garantuarit e lirisë së shprehjes të opi-nioneve të veta, për t’i mbrojtur ato dhe duke i propaganduar, është mënyra e vetme për çdo njeri për një përballje midis përfaqësuesve të pozicioneve të ndryshme dhe për ta bërë kon-kret përmasën demokratike të një vendi.

Liria e manifestimit të mendimit duhet kuptuar shumë gjerë, pra jo vetëm si e drejta e shprehjes lirshëm të mendimit, por edhe si e drejta për të përdorur çdo mjet për të mbrojtur idetë, siç është liria e informimit (e shpërndar-jes lirisht të lajmit) dhe të qenët i informuar.

-Pluralizmi i mjeteve të komunikimit është ngushtësisht i lidhur me lirinë e sh-prehjes së mendimit dhe paramendon ek-zistencën e burimeve të ndryshme të in-formacionit, me qëllim që qytetari të njihet dhe të informohet me ide dhe mendime të ndryshme, qofshin ato të padëshirueshme, për atë që ka në një çast historik, pushtetin.

Media në shoqërinë bashkëkohore

Page 6: 13 nentor FRD (1).pdf

13 nëntor 2015 fryma e re 6

politikë

Qeveria tërhiqet për dënimin me burg të shpifjes

projektligji

Qeveria tërheq pr/ligjin për dënimin me burg të shpifjes një ditë pasi e

dorëzon në Kuvend. Pas kundër-shtimeve të medias por dhe të shoqërisë civile, ndërkohë që dhe aleati i saj LSI dje u deklarua kundër, qeveria vendos tërheqjen e pr/ligjit për të saktësuar se nuk ka të bëjë me gazetarët por me politikanët. Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ermonela Felaj njoftoi dje se qe-veria tërhiqet për të riformuluar nismën. “Një gjë të jetë e qartë politikanët duhet të jenë korrekt dhe kanë detyrimin të shprehin të vërtetën. Do ketë riformulim të nenit. Nuk ka të bëjë me me-dian”, u shpreh Felaj. “Qëllimi i nenit është të vendosur një mar-rëdhënien e re me të vërtertën si detyrim për të gjithë. Askush nuk është dakord me atë që ndodh në Kuvendin e Shqipërisë me atë që ndodh. Të zgjedhurit funksionar-ët e lartë shtetëror kanë detyrimin që të thonë të vërtetën” tha ajo. Para se ministrja për Parlamentin Ermonela Felaj të bënte publike tërheqjen, reagoi kryeministri Edi Rama duke deklaruar se dekrimi-nalizimi i medias nuk kishte të bënte me median, por me poli-tikanët. “Asnjë lidhje me shtypin kriminalizimi i shpifjes! Jo, shpifja duhet të jetë vepër penale për çdo politikan që paguhet me tak-sat e popullit!” shkruan Rama në rrjetet sociale. Pak minuta më pas ishte krytari i Kuvendit, numri dy i mazhorancës, Ilir Meta i cili në një deklaratë për median tha se ishin për dekriminalizimin e shpifjes dhe se ka pasur një keqkuptim në formulim i cili do të rregullohej.

“Jam në dijeni të këtij deba-ti, besoj se ka një keqkuptim të kësaj iniciative dhe të mënyrës si ka funksionuar formulimi, be-soj se ky keqkuptim do të zgjidhet do të ketë një reflektim. Besoj që LSI mbështet cdo iniciativë për dekriminalizim. Kam përshtypjen

Presionit të gazetarëve iu shtua edhe kundërshtimi i hapur i numrit dy të mazhorancës, Ilir Meta

se është keqkuptuar qëllimi me for-mulimin. Do ketë reflektim besoj”, ka thënë aleati kryesor i Ramës për gazetarët pas takimit të zhvilluar me Avokatin e Popullit. Pr/ligji për kriminalzimin e shpifjes, vepër për të cilën dënimi jepet me burg deri

në 3 vjet, shkaktoi reagime të ash-pra jo vetëm të politikës, por edhe të përfaqësuesve të medias. Rez-istenca e fortë e këtyre të fundit, bëri që qeveria dhe mazhoranca të tërhiqeshin nga propozimi, duke bërë riformulimin e nenit përkatës.

pR/ligjiNë pr/ligj thuhet se subjekti

aktiv i kësaj vepre penale është i përgjithshëm pra cilido, ndërkohë që subjekti pasiv janë zyrtarët e shtetit. “Në pr/ ligj subjekti ak-tiv i kësaj vepre penale është i përgjithshëm, pra cilido që, i shtyrë nga motive të ndryshme, qëllimisht, i atribuon kryerjen e një vepre penale njëfunksion-ari të lartë shtetëror, ndërkohë që diçka e tillë është e pavër-tetë, është e gënjeshtërt. Nga sa më lart, kuptohet se subjekt pa-

siv i veprës janë funksionarët e lartështetërorë, të zgjedhurit, të cilët, për shkak të detyrës dhe funksionit “shënjestrohen” duke iu atribuar fakte të pavërteta e që për më tepër nga ligji parashiko-hen si vepra penale. Pikërisht, nga këtu buron dhe arsyeja pse duhet të sanksionohen sjellje të tilla abuzive, të cilat qartësisht rrezikojnë marrëdhëniene be-simit mes qytetarit dhe shtetit, ndjenjën e sigurisë që shteti duhet t’ugarantojë shtetasve të tij” thuhet në relacion.

Reagon OSBE: Të refuzohet pr/ligji, sanksionet të tepërta Përfaqësuesja e OSBE-së për Lirinë e Medias, Dunja Mijatoviç,

shprehu dje shqetësimin për projektndryshimet në Kodin Pe-nal të Shqipërisë, dhe u bëri thirrje anëtarëve të parlamentit të hedhin poshtë projektligjin që parashikon dënim me burg për shpifjen ndaj figurave publike. “Institucionet dhe zyrtarët pub-likë nuk duhet të gëzojnë mbrojtje shtesë ndaj deklaratave kritike, përkundrazi ata duhet të tolerojnë një shkallë më të lartë kritike se qytetarët e zakonshëm”, tha Mijato-viç. “Dënimet penale për shpifjen janë të tepruara dhe jopërpjestimore. Ato duhet të zëvendësohen me rregullime të për-shtatshme në ligjin civil apo administrativ”. Nëse miratohet, propozimi i Këshillit të Ministrave do të sanksionojë dëni-min me burg deri në tre vjet për “shpifje ndaj një funksionari të lartë shtetëror apo të zgjed-hur”. Projektligji do të jetë për votim në parlament më 13 nëntor. “U bëj thirrje anëtarëve të parlamentit të hedhin poshtë propozi-min dhe, në vend të kësaj, të marrin në konsideratë heqjen e plotë të shpifjes nga Kodi Penal”, tha Mijatoviç. “Më 2012, autoritetet në Shqipëri vendosën të heqin dënimin me burg për veprën e shpifjes, një vendim që u mirëprit nga Përfaqësuesja”.

Deputeti socialist Ben Blushi kritikoi ashpër parlamentin dje, duke deklaruar se është mbushur nga njerëz me të

shkuar kriminale. Nga foltorja e Kuvendit, Blushi iu drejtua mazhoranës dhe opozitës se kur futet në parlament i duket vetja si në para-burgim. Sipas tij, ky parlament i krimi-nalizuar është produkt i drejtpërdrejtë i sistemit të drejtësisë. “Ky parlament nuk i ngjan një parlamentit të Europës ka aq shumë njerëz me të kaluar kriminale sa mua më duket vetja në dhomë parabur-gimi. Turp t’u vijë atyre që i sollën këta këtu sot. Fatkeqësisht ky parlament është legjitim, populli shqiptar ka votuar dhe çdo njeri. Pyetja ime është sot kjo: A do ishte ky parlament kaq i ndotur nëse do kishte drejtësi të pavarur? Drejtësia dhe vetëm drejtësia do ishte e vetmja rrugë që do dekriminalizonte këtë parlament. Re-forma në drejtësi është reformë politikë. Nuk besoj më se dy palët kanë fuqi, aftësi dhe kompetencë e vullnet për të pastruar këtë parlament. I pari është populli shq-iptar, e dyta është drejtësia nëse kjo funk-sionon një pjesë e parlamentarëve nuk shkelin më sot këtu. Nëse ka një punë që nuk mund t’i ikim dot është reformimi i drejtësisë që jo vetëm është kusht i BE. Çfarë duhet të bëjmë ne. Ti dorëzohen drejtësisë, ky do ishte i vetmi akt moral i joni”, u shpreh deputeti socialist, Ben Blushi.

ndryshimet

Ben Blushi: Në parlament, më duket vetja si në paraburgim

“Drejtësia dhe vetëm drejtësia do ishte e vetmja rrugë që do

dekriminalizonte këtë parlament”

Page 7: 13 nentor FRD (1).pdf

13 nëntor 2015 fryma e re 7

sociale

Çdo vit, mijëra shqiptarë provojnë fatin me lotarinë amerikane që hapet nga

1 tetori deri më 3 nëntor. Sipas të dhënave të publikuara nga Departamenti Amerikan i Shtetit plot 198,625 aplikantë kanë plotësuar 100 mijë aplikime, personalisht ose si familje, për t’u zhvendosur në vendin e ëndrrave. Ky është një rekord historik. De-partamenti Amerikan i Shtetit publikon të dhënat mbi numrin e aplikantëve që nga viti 2007 dhe asnjëherë gjatë kësaj periudhe nuk ka pasur kaq shumë aplikantë. Në 2015 pati mbi 27 mijë aplikime më shumë se në 2014 dhe 76 mijë aplikime më shumë se në 2013. Përgjatë kësaj periudhe, numri më i vogël i aplikimeve shënohet në vitin 2011 me 87 mijë ëndërrim-tarë. Viti 2011 qe edhe viti i parë i heqjes së vizave nga zona Shengen për Shqipërinë, viti kur një numër i stërmadh shqiptarësh vizituan për herë të parë Europën.

“Kam aplikuar për lotarinë amerikane rregullisht prej 10 dh-jetë vjetësh dhe për mua është bërë si një rit të cilin e provoj pavarësisht gjasave të pakta për të fituar”, tha për BIRN, Ervini, një 38-vjeçar nga Tirana i cili punon si operator mar-ketingu, pavarësisht se ka dy diplo-ma bachelor në drejtësi dhe ekono-mi dhe një master në financë.

“Dua të emigroj jashtë shtetit sepse nuk e shoh Shqipërinë si një vend të sigurt, pasi këtu nuk ka vazh-dimësi ligjore, gjithçka ndryshon me ndërrimin e partive,” shton ai.

Por këtë vit Ervini nuk do të jetë vetëm. I sapomartuar me një të diplomuar arti, Anxhelën, ata shpresojnë se ndërrimi i statusit nga beqarë në të martuar do t’i sjellë fat.

“Kam aplikuar edhe një herë përpara se të njihesha me Ervinin, por uroj që martesa të jetë një ogur i mirë për ne,” thotë për BIRN Anx-hela, një studente 24-vjeçare që është diplomuar në regji filmi, e cila ka humbur së fundmi punën pas falimentit të një televizioni.

“Për mua Shqipëria është vendi ku të jesh artist do të thotë të mos marrësh dot frymë, vendet e pu-nës paguhen keq dhe duhen gjetur me mik,” shton ajo.

Por të martuarit nuk janë të vet-mit që provojnë fatin. Ina, 22 vjeçe, një studente infermierie në Durrës pranon për BIRN të ketë aplikuar për lotarinë amerikane të këtij viti.

“Unë aspiroj të bëhem infermi-ere, por këtu shëndetësia është e zhy-

Mijëra shqiptarë të dëshpëruar, provojnë fatin në Lotarinë Amerikane

Të dhënat e Departamentit Amerikan të Shtetit, tregojnë se këtë vit, një numër rekord prej gati 200 mijë shqiptarësh ëndërruan për lotarinë amerikane. Me shpresën e një jete më të sigurt për familjen dhe zhvillimin e tyre profesional, mijëra shqiptarë aplikuan për mundësinë e largimit nga Shqipëria, pavarësisht se jo shumë të bindur në sistemin përzgjedhës.

tur në korrupsion dhe paraja ka hyrë mes pacientit dhe mjekut. Unë dua të jem në gjendje t’i ndihmoj njerëzit me pastërti dhe pa e ndotur qëllimin humanitar me para,” thotë ajo.

“E vetmja mënyrë për të shpë-tuar profesionin tim për mua, është emigrimi në SHBA,” përfun-don Ina. “Kemi aplikuar për lotari-në amerikane si familje, pasi dua që vajza jonë të ketë një mundësi më të mirë jetese, të cilën Shq-ipëria ka provuar se nuk mund t’ia

japë,” thotë Alma, një përkthyese 34-vjeçare nga Tirana.

“Represioni i shtetit në kohët e fundit, me ligje të ashpra, gjoba dhe dënime me burg, na bën të duam të zhdukemi nga këtu një orë e më parë,” përfundon ajo.

Por me fatin vijnë dhe supersti-cionet. Shumë nga të intervistuarit e BIRN u shprehën se besojnë se qytetarët korçarë janë të preferuar-it e sistemit përzgjedhës të lotarisë.

“Përvoja ime në lotarinë ameri-

kane më ka bërë të besoj se fati shkon me korçarët, madje njoh njerëz që udhëtojnë deri në Ko-rçë për të bërë aplikimin e tyre, me shpresën që do t’u ecë,” thotë Ervini. “Këtë vit kam hequr dorë nga aplikimi. Pas gjashtë vjetësh shpresa, e kam humbur besimin se diçka e mirë do të dalë nga kjo lo-tari e përvitshme,” thotë për BIRN, Vilma, një parukiere 35-vjeçare. Megjithatë, Lotaria Amerikane nuk është e vetmja lotari ku shq-

iptarët provojnë fatin për të ndry-shuar jetën. “Do të marr seriozisht aplikimin në Lotarinë Kanadeze, e cila ka kritere më të larta përzgjed-hjeje, por shanse më të mira për të fituar,” shton Ervini, me një grimcë shprese në vështrimin e tij. “Duam patjetër të largohemi nga Shqipëria që ta zgjerojmë familjen tonë në një vend të sigurt dhe me stabilitet ekonomik,” thotë Anxhe-la, duke ia shtrënguar dorën bash-këshortit të saj.

Orari i parkimit me pagesë do të jetë nga ora 07;30 deri në 20;00 të mbrëmjes, për 71 rrugë të Tiranës. 105 punëtorë të bashkisë do të

shpërndahen për të vjelë taksën e re për qytetarët.Tabela më poshtë tregon të gjitha rrugët e Tiranës ku do të paguani

për të parkuar makinën. Jo të gjitha rrugët kanë të njëjtin çmim dhe jo të gjitha rrugët bllokohen në mënyrë të barabartë.

Tirana ndahet në 3 zona në varësi të çmimit të parkingut. Në zonat më të populluara është 1 mijë lekë/orë, në zona me më pak in-tensitet 40 lekë, ndërsa në ato shumë pak të populluara, ku edhe kërkesa është më e ulët, individët mund të parkojnë kundrejt vetëm 20 lekëve.

Tarifa më të larta që shko-jnë deri në 800 lekë në ditë do të kenë ata që dëshirojnë të qëndrojnë më tepër apo të abonohen për një kohë të gjatë në të njëjtin vendparkim. Shumë shpejt pritet të konkretizohet për banorët karta e rezidentit me elementet e sigurisë, ndërsa për parkimet me biletë do të ketë edhe gjoba për ata që nuk e ruajnë atë.

Për personat me aftësi të kufizuara dhe parkimet e lira janë parashi-kuar në një masë jo më të vogël se 5%, ndërsa rezervimi i një numri të caktuar vendesh për rezidentët varion sipas rrugëve e kërkesë-ofertës për atë segment.

Nga dje hyjnë në fuqi ndryshimet në ligjin “Për procedurat tati-more” përmes të cilave ashpërsohen masat për të gjithë ata që

kapen duke bërë evazion fiskal.Ndryshimet iu japin kohë bizneseve për të vetëdeklaruar dhe kor-

rigjuar bilancet deri në fund të këtij viti. Penalitetet e reja me gjobë për bizneset variojnë nga 500 mijë lekë në 10 milionë lekë si dhe kal-lëzim penal, njofton atsh.

Referuar këtyre ndryshimeve, me gjobë në masën 500 mijë lekë penalizohen bizneset që nuk deklarojnë adresën, nuk afishojnë listën e çmimeve të mallrave apo shërbimeve, nuk deklarojnë pu-nonjësit, nuk deklarojnë pagën reale të punonjësve apo nuk lëshon kupon tatimor.

Penaliteti me gjobë në vlerë 10 milionë lekë do të aplikohet për rastet kur bizneset e mallrave me shumicë nuk lëshojnë faturë tati-more, dëftesë tatimore apo faturë tatimore me TVSH. Po ashtu, e njëjta masë ndëshkimi aplikohet kur lëshohet kupon tatimor, dëft-esë tatimore apo biletë me vlerë të parashtypur, që nuk përmban el-ementet e përcaktuara në këtë ligj.

Me gjobë 10 milionë lekë penalizohet edhe tatimpaguesit e mall-rave me shumicë që mbajnë në ruajtje, përdorin apo transportojnë mallra të pashoqëruara me dokumente tatimore. Përveç gjobës së lartë, penaliteti parashikon edhe konfiskimin e të gjithë sasisë së mal-lit dhe rivlerësimin tatimor të të ardhurave për një periudhë 6 mujore.

Ndryshimet e miratuara në procedurat tatimore parashikojnë edhe penalitete të tjera si mbledhjen me forcë përmes konfiskimit të detyrimeve të tatim-fitimit në rastet kur ka vonesa apo edhe faljen për bizneset që vetëdeklarojnë mangësitë e pasqyrave financiare.

Listandryshimet

71 rrugët e Tiranës, ku do të parkoni me pagesë!

Ligji “Për procedurat tatimore” hyri dje në fuqi

Page 8: 13 nentor FRD (1).pdf

13 nëntor 2015 fryma e re 8

ekonomi

Ndryshimet në ligjin e Procedurës Tati-more tashmë kanë hyrë në fuqi, duke konfirmuar ndëshkime ekstreme (

10-fishime gjobash apo ndjekje penale) ndaj biznesit për një sërë rastesh, ku më kryesoret kanë të bëjnë me : mosdeklarimin e punon-jësve, të pagës reale, të ndalimit të shumicës për të shitur mall tek individët, moslëshim kuponi tatimor apo ai i tregtimit të mallit pa dokumente. Përfaqësuesit e biznesit kanë deklaruar se, do të jenë në pritje të ecurisë së zbatimit të këtij ligji për të vendosur më pas për ta çuar ccështjen në Gjykatën Kushtetuese.

Ndërsa juristët shprehen se përbëjnë pretendim për antikushtetueshmëri nenet: shtesat e nenit 46 të cilat kërkojnë që një per-son të mos kryejë transaksion.

Ata argumentojnë se ky nen sjell për paso-jë cenimin e parimit të ligjshmërisë. Sipas tyre është sanksion jo proporcional dhe cënon ne-nin 17 (kufizimi) nenin 18 (barazia), dhe ne-nin 26, si dhe bie ndesh me objektivat sociale të garantuara nga neni 59 i Kushtetutës.- neni 54 për bazën e të dhënave IMEI; Jur-

sitët thonë se organi nuk është i certifikuar për të dhënat personale, duke iu referuar edhe kërkesës së bërë në Gjykaten Admin-istrative të Apelit dhe në Gjykatën Kush-tetuese me qëllim shfuqizimin e vendimit të Këshillit të Ministrave (IMEI)

- neni 119 për deklarimin e punonjësve cënon parimin e barazise dhe mos-dënimit dy herë për të njëjtën vepër; Ju-ristët thonë se në këtë rast subjekti nëse kapet me këtë shkelje dënohet edhe sipas ligjit për Inspektoriatin e Punës

- sankionet e përcaktuara me gjobë, me interpretim mund të përbëjnë shkak për antikushtetueshmëri; Juristët shpre-hen se në këtë rast ndëshkimet cenojnë përshkallëzimin e caktimit të një gjobe në raport me shkeljen. Për këtë ata i refero-hen vendimin 34 të Gjykatës Kushtetuese të dhënë një herë për gjobat në kuadër të parimit të proporcionalitetitPor, cilat janë shanset për të fituar

çështjen nëse biznesi i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për t’u shorehur në lidhje me pajtueshmërinë e ligjit? Juristët thonë se se kjo varet nga mënyra sesi do të argumento-hen e parashtrohen pretendimet, nga sub-jektet që do të legjitimohen për t’i ngritur.

Po kush e vë në lëvizje Gjykatën Kush-tetuese?

Për shqyrtimin e pajtueshmërisë së ligjit ose të akteve të tjera normative me Kush-tetutën ose me marrëveshjet ndërkombëtare, Gjykata Kushtetuese vihet në lëvizje me :

-kërkesë të Presidentit të Republikës,- të Kryeministrit,- të jo më pak se një të pestës të deputetëve

dhe të Kryetarit tëKontrollit të Lartë të Shtetit.

- Avokati i Popullit,- organet e qeverisjes vendore,- organet e bashkësive fetare,- partitë politike,- si dhe organizatat e tjera, vetëm kur argu-

mentojnë se çështja lidhet me interesat e tyre.

“Supergjobat” hyjnë në fuqi. Ja nenet që mund të çohen në Kushtetuese

Kjo e drejtë mund të ndërmerret brenda 3 vjeteve nga hyrja në fuqi e ligjit.

Vendimi nr. 19, datë 01.06.2011(V – 19/11)Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shq-

ipërisë, e përbërë nga: Bashkim Dedja, Kryetar, Xhezair Zaganjori, Petrit Plloçi, Vitore Tusha, So-kol Sadushi, Sokol Berberi, Admir Thanza, Altina Xhoxhaj, Vladimir Kristo, anëtarë, me sekretare Blerina Çinari, më datë 04.11.2010, mori në shqyrtim në seancë gjyqësore, mbi bazë doku-mentesh, çështjen nr. 21/6 Akti, që i përket:

K Ë R K U E S: GJYKATA E RRETHIT GJY-QËSOR TIRANË

SUBJEKTE TË INTERESUARA :KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISËKËSHILLI I MINISTRAVEPROKURORIA E PËRGJITHSHMEO B J E K T I : Shfuqizimi si i papajtueshëm

me Kushtetutën, i paragrafëve VII dhe VIII të ne-nit 34 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

BAZA LIGJORE : Nenet 134/1, d dhe 145/2 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë”.

GJYKATA KUSHTETUESE,pasi dëgjoi relatorin e çështjes Vladimir

Kristo, shqyrtoi pretendimet e kërkuesit: prapësimet e subjekteve të interesuara: Ku-vendi i Republikës së Shqipërisë (Kuvendi) dhe Këshilli i Ministrave (KM) që janë shpre-hur për rrëzimin e kërkesës dhe, pasi bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E N: I, IIIPër legjitimimin e kërkuesitGjykata Kushtetuese (Gjykata) në jurispru-

dencën e saj ka theksuar se gjykatat e juridik-sionit të zakonshëm, në përputhje me nenet 134/1/d dhe 145/2 të Kushtetutës mund të ushtrojnë kontrollin e kushtetutshmërisë së normës gjatë shqyrtimit të një çështjeje gjy-qësore, duke pasur si parakusht që kushtetut-shmëria e normës së referuar të jetë conditio sine qua non për zgjidhjen e çështjes konkrete.

Gjykata referuese, në përputhje me pari-min e drejtësisë efektive, ka për detyrë të shohë në tërësi pozitat procedurale dhe ma-teriale të palëve dhe gjendjen e tyre pas zgjid-hjes se çështjes konkrete. Nëse gjykata refer-uese ka arsye të besojë se zgjidhja e çështjes nga ana e saj mund të çojë në cenimin e të drejtave kushtetuese të shtetasve, atëherë ajo është e autorizuar nga urdhërimi i nor-mës kushtetuese që të referojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese, për zgjidhjen e prob-lemit të kushtetutshmërisë.

Në rastin konkret gjykata referuese ka konstatuar se konvertimi i dënimit me gjobë në dënim me burgim mund të sjellë diskri-minimin e të dënuarit për arsye të gjendjes së tij ekonomike, si dhe mund të cenojë lirinë e tij jashtë kushteve të parashikuara në nenin 27 të Kushtetutës.

Gjykata çmon se një konstatim i tillë nga ana e gjykatës referuese ngre prima facie probleme kushtetutshmërie në lidhje me cenimin e parimit të barazisë para ligjit, të parashikuar në nenin 18 të Kushtetutës, dhe parimit të mosdënimit pa ligj, të parashikuar në nenin 29 të Kushtetutës. Për këto arsye, Gjykata vlerëson se gjykata referuese legjiti-mohet në paraqitjen e kërkesës për kontrol-

lin e kushtetutshmërisë së paragrafëve 7 dhe 8 të nenit 34 të KP-së.

IVpër pretendimin për cenimin e parimit

të barazisë së shtetasve para ligjit, të para-shikuar nga neni 18 i Kushtetutës

Gjykata, para se ti japë përgjigje pretendimit të gjykatës referuese se dispozita penale objekt kontrolli kushtetues i bie ndesh nenit 18 të Kushtetutës, sepse lejon diskriminimin e perso-nave për shkak të gjendjes së tyre ekonomike pa arsye te përligjura, vlerëson të marrë në shqyr-tim, fillimisht, funksionin e dënimit penal.

Dënimi penal përmbush dy funksione të ndryshme, të cilat mund të konsiderohen si edukative. Nga njëra anë qëndron funksioni i parandalimit të përgjithshëm të veprave penale, pasi kërcënimi, se shteti do të zba-tojë sanksione penale sa herë që shtetasit do të kryejnë veprime të dënueshme nga legjis-lacioni penal, funksionon si një mënyrë për të dekurajuar dhe parandaluar cilindo nga shtetasit që të ndërmarrë veprime që bien në kundërshtim me normat penale. Nga ana tjetër qëndron funksioni i parandalimit të posaçëm, i cili lidhet drejtpërsëdrejti me au-torin e veprës, pasi duke zbatuar sanksionin penal synohet riedukimi i tij në mënyrë që, pas kryerjes së dënimit, të mos ndërmarrë në të ardhmen veprime kriminale.

Gjykata, nisur nga natyra e çështjes në shqyrtim, e shikon të arsyeshme të ndalet kryesisht ne parandalimin e posaçëm. Në përputhje me frymën e Kushtetutës, sank-sioni penal i cilësdo natyre duhet të synojë vetëm riedukimin dhe më pas integrimin e të dënuarit në jetën shoqërore.

Në këto kushte, Gjykata sheh me vend të analizojë nëse konvertimi i dënimit me gjobë në dënim me burgim, kur autori është në pa-mundësi për të shlyer gjobën, cenon standardin e barazisë së shtetasve para ligjit dhe, në këtë kuptim, është në përputhje me këtë funksion riedukativ që duhet të luajë sanksioni penal.

Gjykata, duke pasur parasysh dhe doktri-nën e konsoliduar europiane në këtë fushë, konstaton se, që të jetë i pranueshëm dënimi penal në aspektin kushtetues, në përputhje me nenin 17/1 të Kushtetutës, duhet të jetë i drejtë dhe në përpjesëtim me veprën. Në këtë mënyrë, që të mund të ketë një proces riedu-kativ të suksesshëm, duhet që ndëshkimi pe-nal të perceptohet nga autori i veprës si i dre-jtë dhe në përpjestim me veprën e kryer. Nëse koncepti i lirisë vetjake dhe vetë liria vetjake janë të shpërndara në mënyrë të njëtrajt-shme te shtetasit që nga momenti i lindjes së tyre, nuk mund të thuhet e njëjta gjë edhe për mjetet financiare që disponon gjithsecili, të cilat janë të shpërndara në mënyrë tejet të ndryshme nga një person te tjetri. Dënimi me gjobë lindi si një mënyrë për të shman-gur dënimin me burgim, pasi konsiderohej si më e drejtë që personi të mund të paguante një shumë të hollash për vepra që kishin një rrezikshmëri të ulët shoqërore, pa pasur nevo-jë që të privohej nga liria. Qëllimi i dënimit me gjobë, në frymën e Kushtetutës, duhet rilexuar ne kuptimin që funksioni riedukativ mund të përmbushet edhe nga pagesa e një

shume të caktuar, pa qenë nevoja që personi të privohet nga liria vetjake. Në rastin e kon-vertimit të dënimit me gjobë në atë me burg duket se ligjvënësi i vendos shtetasit para al-ternatives që të zgjedhin midis detyrimit për të paguar një shumë të hollash ose të vuajnë dënimin me burgim. Konstatohet lehte se, nëse një person i caktuar është në pamundësi absolute që të shlyejë detyrimin, ai privohet nga kjo zgjedhje.

Gjykata referuese pretendon se vuajtja e dënimit me burgim, nga persona të cilët janë në pamundësi absolute të shlyejnë detyrimet monetare kundrejt shtetit, diskriminon per-sonat që nuk kanë mundësi financiare kun-drejt atyre që i kanë këto mundësi.

Gjykata çmon se procesi i riedukimit, në rastet e personave që do të vuajnë dënimin me burgim, pas konvertimit mund të komprome-tohet në mënyrë serioze nëse ky konvertim nuk bëhet në kushte dhe rrethana të përcaktuara shprehimisht në mënyrë të plotë e të gjithan-shme në ligj. Në të kundërt, këta persona do ta perceptonin konvertimin si një akt të padrejtë, thjesht për faktin se ata janë në kushte eko-nomike më të vështira në raport me shtetasit e tjerë, të cilët, duke i pasur këto kushte mund t’i shpëtojnë dënimit me burgim.

Gjykata konsideron se vetë procesi i konvertimit të dënimit me gjobë në dënim me burgim, pa hetuar me pare kushtet ekonomike të të dënuarit dhe më pas pa-mundësinë e pagimit të gjobës, nuk për-puthet me frymën e Kushtetutës, pasi dënimi me gjobë është diametralisht i kundërt me atë me burgim dhe çdo konvertim i njëan-shëm nuk mund të jetë i përpjesëtuar.

Për sa më sipër, Gjykata vlerëson se nuk mund të ketë një trajtim të njëtrajtshëm të të dy dënimeve. Në interpretimin e Gjykatës, çfarëdolloj transformimi i dënimeve, i kryer duke prezumuar të njëjtën rëndësi kush-tetuese të të dy vlerave, duhet të përjashtohet.

Gjykata vlerëson se domosdoshmëria e sanksionit penal është një element i patjetër-sueshëm i rendit juridik pozitiv, por në këtë rast ky i fundit nuk vihet në diskutim. Ajo që diskutohet, në rastin konkret, është mundë-sia ose pamundësia për të përmbushur qël-limin e dënimit, riedukimin e të dënuarit, i cili, siç u tha më sipër, është funksion i pat-jetërsueshëm i dënimit penal. Parashikimi në KP i sanksioneve të dënimit me burgim dhe atij me gjobë, mund të lexohet vetëm si një mënyrë për të balancuar llojet e sank-

Page 9: 13 nentor FRD (1).pdf

13 nëntor 2015 fryma e re 9

ekonomi

sioneve në vendimmarrjen e gjykatave, në raport me veprimet e jashtëligjshme të in-dividëve në mënyrë që, krahas ndëshkimit, të realizohet edhe riedukimi i të dënuarit. Në këtë mënyrë, është detyrë e gjykatës që gjatë hetimit gjyqësor të verifikojë gjendjen ekonomike të të pandehurit, me qëllim që të aplikojë dënimin më të përshtatshëm.

Kodi Penal Gjerman, në seksionin 40, kur bën fjalë për caktimin e dënimit me gjobë, parashikon rregulla të hollësishme që duhet t’i ketë parasysh gjykata, duke filluar nga mënyra e pagimit, me këste ditore, caktimi i tyre nga vetë gjykata në përputhje me të ar-dhurat mesatare ditore që ka, ose mund të ketë i dënuari, vlerësimin e të ardhurave të tjera, përfshirë asetet dhe rrethana të tjera, me qëllimin e vetëm që gjoba e vendosur të jetë brenda aftësive paguese të të dënuarit.

Të njëjtën logjikë përdor edhe Kodi Penal Rumun. Sipas nenit 63/1 të këtij Kodi, gjoba penale mund të zëvendësohet me dënimin me burgim vetëm kur konstatohet keqbesimi i të dënuarit në pagimin e gjobës penale. Keqbesi-mi nuk prezumohet, por duhet të provohet nga organet gjyqësore. Fakti i thjeshtë i mospagimit të gjobës nuk sjell konkluzionin e keqbesimit, për sa kohë nuk ekzistojnë objektivisht edhe rrethana të tjera, që nuk i ngarkohen të pande-hurit, të cilat kanë çuar në mosekzekutimin e gjobës së dhënë. Elementi i keqbesimit nga ana e të dënuarit, siç rezulton nga dispozita penale në fjalë, është element kyç.

Gjykata konstaton se ndryshe nga dis-pozitat e nenit 34 të KP të Republikës së Shqipërisë, që e detyrojnë gjyqtarin të bëjë thjesht veprimin mekanik të transformimit të shumës së mbetur pa paguar nga gjoba penale në ditë burgimi, mjafton të ketë një kërkesë të prokurorit, gjyqtarët e këtyre vendeve (si më sipër) kanë diskrecion të gjerë në lidhje me oportunitetin e konvertimit të dënimit me gjobë, në dënim me burgim, duke pasur parasysh se elementet subjektive përbejnë detyrim të organit procedues për t`i provuar para gjykatës.

Në një pozicion të ngjashëm me dy eksperiencat e paraqitura më lart në tra-jtimin e kësaj çështjeje është dhe Kodi Penal Francez. Në nenin 135-1 të këtij Kodi për-caktohet se nga ana e gjyqtarit, për shlyerjen e dënimit me gjobë, mund të vendosen edhe këste ditore, për të cilat ai mban parasysh jo vetëm të ardhurat, por edhe shpenzimet e të dënuarit. Veçori e legjislacionit penal francez

(ashtu si në Itali) është caktimi i një gjyqtari ekzekutimi që ndjek në vazhdimësi këtë fazë.

Gjykata, për sa më sipër, arrin në përfun-dimin se neni 34/8 i KP-së ka probleme kush-tetutshmërie për shkak të ometimit legjisla-tiv. Legjislacioni nuk ka parashikuar fuqi të plota për gjyqtarin edhe gjatë momentit të konvertimit të dënimit. Në këtë kuptim, neni 3/2 i KPP-së përbën një dispozitë me karak-ter të përgjithshëm, parashikimet e së cilës nuk mund të anashkalohen në asnjë rast.

Gjykata vlerëson se gjyqtari, gjatë kon-vertimit, duhet të ketë mundësinë të hetojë në lidhje me shkaqet që kanë çuar në mos shlyerjen e gjobës dhe, çka është më e rëndë-sishme, duhet të ketë mundësinë të caktojë dënimin më të përshtatshëm për secilin shkelës, në përputhje me funksionin riedu-kues të sipërpërmendur.

Gjykata vëren se gjyqtari, që bën konver-timin e gjobës, duhet të ketë mundësinë që të caktojë të gjitha llojet e dënimit të para-shikuara nga legjislacioni në fuqi dhe, mbi të gjitha, të ketë mundësinë të përdorë masat alternative të dënimit me burgim.

Duke u mbështetur në argumentet e më-sipërm, Gjykata vlerëson se dënimi me bur-gim dhe dënimi me gjobë janë dënime krye-sore dhe në thelb të ndryshëm nga njëri tjetri dhe se ndikimi i secilit prej tyre mbi të dënua-rin, dhe procesin riedukativ ndaj tij, është shumë i ndryshëm. Në këtë kuptim, konverti-mi i dënimit me gjobë në dënimin me burgim është në përputhje me funksionin riedukativ të dënimit, kur i dënuari me vullnetin e tij të lirë refuzon t`i bindet vendimit gjyqësor që e detyron të paguajë gjobën. Në të kundërt, konvertimi i dënimit, kur personi është në pamundësi objektive, çka do të thotë se bur-gimi nuk varet nga ana subjektive e autorit, por nga kushtet ekonomike të të dënuarit, do të shkaktonte një trajtim të diferencuar vetëm në varësi të gjendjes ekonomike, duke sjellë si pasojë cenimin e parimit të barazisë para ligjit, të sanksionuar nga neni 18 i Kushtetutës.

Për sa më sipër pretendimi i gjykatës referuese për antikushtetutshmërinë e para-grafit 8, të nenit 34 të KP-së është i bazuar.

Në lidhje me pretendimin e gjykatës referuese për antikushtetutshmërinë e para-grafit 7 të nenit 34 të KP-së, Gjykata vlerëson se këto përcaktime janë dispozita të përgjith-shme qe kanë të bëjnë me mënyrën e shly-erjes së dënimit me gjobë dhe nuk kanë lid-hje me çështjen konkrete, dhe për rrjedhojë, nuk mund të jenë objekt i këtij shqyrtimi.

Në lidhje me pretendimin e gjykatës referuese për cenim të nenit 27 të Kush-tetutës, Gjykata konstaton se vendimi për konvertimin jepet nga një gjykatë kompe-tente për gjykimin e çështjeve penale dhe, për rrjedhojë, në përputhje me dispozitat përkatëse te KP-së dhe KPP-së kemi të bëjmë me një dënim me burgim të dhënë nga një gjykatë kompetente. Në këto kushte edhe ky pretendim rezulton i pabazuar.

PËR KËTO ARSYE; Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, në mbështetje të ne-neve 131, shkronja “a”; 134, pika 1, shkronja “d” të Kushtetutës, si dhe të neneve 68, 69 dhe 70 të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, me shumicë votash

VENDOSI: Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën, të paragrafit 8 të nenit 34 të Kodit Penal. Ky vendim është përfundimtar, i formës së prerë dhe hyn në fuqi ditën e bot-imit në Fletoren Zyrtare.

Ja disa supergjoba; Botohen në Fletoren Zyrtare, në fuqi nga 12 nëntor

Janë publikuar në Fletoren Zyrtare ndryshimet në ligjin “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të cilat sjellin një rritje të ndjeshme të nivelit të gjobave PëR BIZNESET. Vendimi është publikuar sot, ndërsa hyn në fuqi pas 15 ditësh, pra në 12 nëntor.

Ndër masat kryesore që forcohen nga këto ndryshime janë:- 10 fishimi o gjobës për mosdeklarim punonjësish për biznesin e vogël, në

500 mijë lekë;- gjobë 500 mijë lekë dhe kallëzim penal për mosdeklarim real të pagës;- Gjobë 500 mijë lekë për mosdeklarim adrese;- e drejta për të mos paguar nëse nuk merr faturën;- ndalimi I shumicës për të shitur mallra tek individët; konfiskim i deri në 50%

të xhiros nëse ke detyrime– Gjobë 10 milionë lekë për tregtuesit e shumicës, që tregtojnë mallin pa do-

kumente tatimore- Moslëshimi i kuponit, gjoba për biznesin e vogël 10 fishohet nga 50 mijë në

500 mijë lekëNuk deklaron apo përditëson adresën, gjobë 500 mijë lekëÇdo tatimpagues, i cili konstatohet se kryen veprimtari në adresa të padeklaruara,

për të cilat nuk ka kryer përditësimin e të dhënave, në përputhje me nenin 43 të këtij ligji, por mallrat që mban në ruajtje, përdor apo transporton janë të shoqëruara me dokumente tatimore, dënohet me gjobë prej 500 000 (pesëqind mijë) lekësh.”.

mos paguaj nëse nuK meRR fatuRënÇdo blerësi, person fizik, juridik ose individ, i lind e drejta të mos kryejë transaksionin

për vlerën e mallit ose shërbimit të ofruar, nëse shitësi nuk lëshon faturën tatimore ose kuponin tatimor, në përputhje me këtë ligj. Për këtë qëllim, tatimpaguesi detyrohet të afishojë në një vend të dukshëm, në adresën ku kryen veprimtarinë, një njoftim për blerësin në përputhje me këtë nen.”.

nga 1 pRilli, shumica nuK do shesë te individëtDeri në datën 31.3.2016, për të gjithë tatimpaguesit që kryejnë shitje me shumicë të

mallrave te blerës, joushtrues të një veprimtarie tregtare (individë), shitjet me kupon tatimor, të lëshuar nga pajisja fiskale, nuk duhet të tejkalojnë 10 për qind të vlerës së tatueshme të mallrave të shitura në të njëjtën periudhë tatimore të muajit të vitit të kaluar, pa përfshirë TVSH-në. Nga data 1 prill 2016, tatimpaguesit, që kryejnë shitje me shumicë të mallrave, nuk lejohen të shesin me kupon tatimor te blerës, joushtrues të një veprimtarie tregtare (individë).”.

KonfisKim i deRi në 50% të xhiRos nëse Ke detyRimeNë funksion të mbledhjes së detyrimit tatimor të papaguar të tatimpaguesit, ad-

ministrata tatimore mund të angazhojë strukturat e saj për të verifikuar dhe moni-toruar në vend aktivitetin tregtar të tatimpaguesit, me qëllim konfiskimin në fund të çdo dite të një shume jo më pak se 50 për qind të qarkullimit të realizuar, por jo më shumë se detyrimi tatimor, për të cilin ka filluar procedura e mbledhjes me forcë të detyrimeve tatimore, për llogari të detyrimeve tatimore të pashlyera të tatimpaguesit. Pagesa e shumës së qarkullimit të sekuestruar kalohet në llogarinë bankare të admin-istratës tatimore ditën e nesërme. Tatimpaguesi, për të cilin administrata tatimore ka filluar mbledhjen me forcë të detyrimeve tatimore të papaguara, nuk mund të kryejë transferim të shumave të parave nga llogaria e tij apo të shesë\të transferojë aktivet ose kapitalet e shoqërisë, me përjashtim të rasteve kur, nëpërmjet shitjes\transferimit të aktiveve, synohet shlyerja në masën 100 për qind e detyrimit tatimor të papaguar.”.

mosdeKlaRimi i punonjësve, 10 fishohet gjoba pëR biznesin e vogël, Kallëzim penalNëse nga verifikimi dhe kontrolli në vendndodhjen e biznesit rezulton se tatimpa-

guesi nuk ka deklaruar në organin tatimor çdo të përpara fillimit të punës, përveç detyrimit për pagimin e shumës së detyrimeve tatimore dhe kontributeve të sigurimeve shoqërore e shënde-tësore, të llogaritura nga data e konstatimit, dënohet me gjobë prej 500 000 (pesëqind mijë) lekësh. 2. Çdo konstatim i përsëritur i mosdeklarimit të pu-nonjësve, pas aplikimit të dënimit administrativ, si në pikën 1, të këtij neni, konsid-erohet evazion tatimor, sipas nenit 116 të ligjit dhe administrata tatimore ushtron të drejtën e parashikuar në nenin 131, të këtij ligji, duke bërë kallëzimin penal për tat-impaguesin.”. Më parë gjoba për biznesin e vogël për mosdeklarim punonjësish ishte 50 mijë lekë.

mosdeKlaRimi i pagës Reale, gjobë 500 mijë leKë dhe Kallëzim penalNëse nga verifikimi dhe kontrolli rezulton se tatimpaguesi nuk ka deklaruar pagën

reale të çdo të punësuari, në organin tatimor, përveç detyrimit për pagimin e shumës së detyrimeve tatimore dhe kontributeve të sigurimeve shoqërore e shënde-tësore, të llogaritura nga data e konstatimit, dënohet me gjobë në masën 500 000 (pesëqind mijë) lekë për rastin e parë të konstatimit. Çdo konstatim i përsëritur i mosdeklarimit të pagës reale të punonjësve, pas aplikimit të dënimit administrativ, si në pikën 1, të këtij neni, konsi-derohet evazion tatimor, sipas nenit 116 të ligjit dhe administrata tatimore ushtron të drejtën e parashikuar në nenin 131, të këtij ligji, duke bërë kal-lëzimin penal për tatimpaguesin.”.

Page 10: 13 nentor FRD (1).pdf

13 nëntor 2015 fryma e re 10

kulturë

Libri që kini në dorë së fundmi, i sjellë në shqip nga ‘Helga’SSecrets’, është përzgjedhur nga repertori i shkëlqyer

i penës së zhdërvjellët të shkrimtarit ital-ian Curzio Malaparte-s. Një libër i mrekul-lueshëm për një nga ngjarjet më të mëdha të historisë botërore, Revolucionin Bolshevik të vitit 1917 dhe për personazhin kryesor të saj, V.I.Leninin. Shkurt, një penë e madhe që qën-dron në piedestal të letërsisë italiane të shek-ullit të 20-të, ka skalitur një nga ngjarjet më të stuhishme të historisë së këtij shekulli si edhe figurën më kontraverse jo vetëm të atij Revo-lucioni, jo vetëm të atij shekulli, Leninit.

Para se të shpjegojmë shkurt diçka për librin, do flasim pak për autorin Curzio Malaparte (1898-1957). I lindur si Kurt Er-ich Suckert, ai është i shquar si shkrimtar i tregimeve të shkurtra, si gazetar, drama-turg, romancier dhe si diplomat. E vendosi mbiemrin si të kundërtin e Bonaparte-s, Napoleonit, pasi Malaparte në italisht do të thotë ‘anë/faqe - keqi/djalli’ ose ‘faqe-djal-li’. Malaparte ka lindur në Toskanë nga një baba me origjinë gjermane, Erëin Suckert ndërsa nëna e tij ishte një italiane nga Lom-bardia e quajtur Evelina Perelli. Megjithëse i vogël, Malaparte mori pjesë në Luftën e Madhe si kapiten në Regjimentin e Pestë Al-pin. Më pas, në prag të viteve ’20, Malaparte bëhet fashist dhe në vitin 1922 ai mer pjesë në Marshimin mbi Romë të Musolinit, si ithtar dhe mik i tij. Në vitin 1924 ai themeloi revistën periodike La Conquista dello Stato (Pushtimi i shtetit). Mbas kësaj kohe, si an-tar i Partisë Nacionale Fashiste, ai ka theme-luar disa gazeta dhe ka shkruar shumë ese, editorjale dhe tregime që kanë frymëzuar dhjetëra lexues sipas frymës së tij artistike apo për ta parë sipas modelit të tij filozofinë e jetës, të shoqërisë e të shtetit.

Novela e tij ese “Viva Capretto!” e botuar në vitin 1921, kritikonte klasat e larta ro-mane të korruptuara duke i quajtur armiku i vërtetë i shumicës së shoqërisë italiane. Ky libër u ndalua për shkaqe etike. Më pas, Malaparte botoi këtë libër të mrekul-lueshëm që ju e kini në dorë, ‘Inteligjenca e Leninit’, një ese, ku ai analizon me lupën e

Lenini nuk është futur nën dhe

tij ngjarjen e madhe të Revolucionit të Teto-rit, fytyrën e saj dhe të klasës udhëheqëse, bolshevikët dhe sidomos analizon qershinë që shkëlqen e ftohtë prej një shekulli mbi këtë tortë mosbesuese e të çuditshme, Le-ninin. Më pas Malaparte boton ‘Teknika e grushtit të shtetit’ (1931) ku atakon Musoli-nin dhe Hitlerin duke shkruar kapitullin VIII me titull: ‘Një Grua: Hitler’. Ky libër solli për-jashtimin nga Partia Fashiste dhe interni-min e tij nga viti 1933- 1938 në ishullin Lipa-ri, nga i cili e çliroi dhëndri i Musolinit, konti Çiano. Megjithatë, Malaparte do të burgosej disa herë për qëndrimin e tij armiqësor ndaj Duçes, gjatë viteve të Luftës së Dytë (’39-43) në burgun famëkeq të Romës, Regina Co-eli. Po gjatë kësaj periudhe ai ndërtoi edhe vilën e tij Casa Malaparte në Capo Massullo, në ishullin e Capri-t, vilë ku është luajtur edhe filmi ‘Le Mepris’ (Neveria) me aktorët e shquar Brixhid Bardo dhe Fritz Lang në fil-min e bazuar tek romani i Alberto Moravia-s. Madje këtu ndodhet edhe varri i tij.

Pas periudhës së internimit të gjatë, Malaparte shkroi një sërë veprash që kul-muan me librin Donna Come Me (Gruaja si unë - 1940). Në vitin 1941 ai u dërgua si kor-respondent i Corriere della Sera në Frontin e Lindjes, në Ukrainë. Këto artikuj ai i përm-blodhi në vitin 1943 nën titullin ‘Il Volga nasce in Europa’ (Vollga fryhet në Evropë). Gjatë kësaj periudhe ai kornizoi edhe fabu-lat e dy veprave të tij të famshme, ‘Kaputt’ (1944) dhe ‘La Pelle’- Lëkura (1949). Kaput është një roman mbi luftën me ngjarjet kryesisht në Ukrainë, të cilit i është referuar

edhe nobelisti Milan Kundera në librin e tij ‘Tragjedia në Evropën Lindore’. Në këtë libër, Malaparte interviston edhe diktatorin pronazist kroat, Ante Paveliç.

Kurse tek libri ‘Lëkura’, ngjarjet spostohen nga Ukraina dhe Evropa Lindore, në Itali. Këtu ‘pushtuesit’ nuk janë gjermanët por amerika-nët, përgjatë viteve 1943-’45. Është një nga librat më të shkëlqyer që tregon triumfin e na-ivëve amerikanë mbi Evropën e sofistikuar, të mplakur e të dërmuar nga Dy Luftrat brenda harkut të një gjysmëshekulli. Ky libër u ndalua nga Kisha dhe u vendos në të famshmen In-dex Librorum Prohibitorum të Vatikanit. Libri u lejua shumë vite më pas dhe u ekranizua me sukses në kinema në vitin 1981.

Pas Luftës së Dytë Malaparte u bë komu-nist dhe antar i Partisë Komuniste Italiane, një kapërcim pindarik ky në ide. Në vitin 1947 Malaparte u vendos në Paris dhe shkroi disa drama, të cilat nuk patën sukses, siç ishte dra-ma ‘Kapitali’, për Marksin, ndërsa shkroi ske-narin e filmit të suksesshëm ‘Cristo Proibito’ (Krishti i ndaluar), në vitin 1950, për të cilin fitoi edhe Bienalen e parë të Berlinit më 1951.

Pas vitit 1949, kur në Kinë erdhën komu-nistët në pushtet, Malaparte filloi të simpa-tizonte variantin maoist të komunizmit dhe ai udhëtoi për pak kohë aty por një sëmund-je e ktheu nga udhëtimi. Malaparte vdiq nga kanceri në fyt në Romë, në korrik të 1957. Kjo ishte arsyeja se përse Adam Thirlëell do të shkruante “Përse të gjithë e urrejnë Mala-parten”. Pas vdekjes ju botua vepra me ud-hëtimet e tij, ‘Unë në Rusi dhe në Kinë’. Ve-pra e tij e fundit është ‘Toskanasi i mallkuar’,

ku goditet klasa e mesme dhe e lartë e këtij qyteti, që u botua në vitin 1956.

Tani dy fjalë për librin e tij ‘Inteligjenca e Leninit’, e shkruar në një kohë kur Mala-parte ishte pranë diplomacisë së shtetit fashist dhe ende s’kishte filluar ftohja me fashizmin. Gjithsesi, një penë dhe një mendje gjeniale si Malaparte, në një rang me shkrimtarët e tjerë të mëdhenj të ko-hës si S.Cvajg, E.Remark, G.Orëell, etj, nuk mund të dilte jashtë një kornize besnikërie ndaj ndërgjegjes së paepur të shkrimtarit që përbëhet si konstrukt nga disa tipare të përgjithshme, në rastin e rangut të tij, si etika e lartë, vërtetësia, sinqeriteti, objektiv-iteti e gjakftohtësia, mungesa e paragjyki-meve, të bazuara në këtë rast tek një vësh-trim depërtues mbi të gjitha ngjarjet dhe veprën e Revolucionit të Tetorit, bolshe-vikëve, Leninit, të analizuara këto mbi hu-musin historik dhe karakteristikat e popullit rus. Malaparte analizon në këtë vepër kon-çize me stilin e thukët e vrastar, deri në de-taje, të gjitha klasat, shkaqet e Revolucionit, mungesën e mëshirës së bolshevikëve ma-kiavelistë të cilët kishin synimin e vetëm që pakica e organizuar në Partinë Bolshevike, së bashku me elitën e puntorëve të qyteteve, të vendosnin diktaturën e përgjakshme mbi shumicën e popullit rus. Gjithashtu, Mala-parte e shtrin vështrimin e projektorëve të vet dinamikë, edhe mbi sunduesit e vjetër mesjetarë të popullit rus, të carëve të tij më të shquar, duke bërë edhe dallimin mes po-pullit rus dhe popujve të qytetërimit evro-piano -perëndimor.

Libri do të botohet së shpejti nga e vetmja shtëpi botuese 100% nonfiction në shqip, ‘Helga’SSecrets’; libri është botuar në origjinal ne vitin 1930, kur Malaparte ka qenë diplomat në Moskë

të dhënat

Titulli: “Inteligjenca e Leninit”

Autori: Curzio Malaparte

Perkthyes: Islam Spahiu

Page 11: 13 nentor FRD (1).pdf

13 nëntor 2015 fryma e re 11

kulturë

Albanisches Institut në St. Gallen ka pranuar me shumë dëshirë që të botojë librin e Injac Zamputtit “Dokumente për Historinë e Shqipërisë (1623-1653)“. Injac Zamputti është shumë i respektuar në shumë qarqe shkencore, sidomos histo-

rike, por edhe etnografike, kulturore, letrare jo vetëm në Shqipëri e Kosovë, por edhe më gjerë. Këtë respekt gëzon Zamputti për shkak të punës dhe veprimtarisë së tij të zellshme dhe serioze e cila e përcolli tërë jetën e tij. Në kohën e regjimit komunist, ai punoi në kushte shumë të vështira, por serioziteti dhe përkushtimi ndaj shkencës, bëri që historiografia shqitpare të përparojë shumë përmes botimeve të tija, bile lirisht mund të thuhet se Zamputti ishte shtylla kryesore në Shqipëri që historiografia e mes-jetës shqiptare, në kohën e diktaturës komuniste, të mos jetë vetëm ideologjike. Opusi i Zamputtit është i gjerë, kur shofim listën e publikimeve të tija. Duhet pasur parasysh se përgatitja e tij serioze akademike bëri që ai të „zhytet“ në botën e shkencës, duke fil-luar në vendlindjen e tij në Shkodër, për ta mbyllur në Itali. Në Shkodër, saktësisht në kolegjin Saverian, ku ishte formuar Zamputti në kohën e rinisë së tij, kishte mësimdhë-nës shumë të mirë; këtu po çek vetëm dy: Dom Ndre Mjedja dhe Giuseppe (Zef) Valen-tini. Qysh në kohën 21 vjeçare Zamputti ligjëron letërsinë shqipe në Kolegjin Saverian në krah të Dom Ndre Mjedjes, kurse mësimet që mori nga Giuseppe Valentini ishin mbresëlënëse për tërë jetën e Zamputtit. Valentini ishte mësuesi i tij për leximin e do-kumentacionit për historinë shqiptare. Me Valentinin nuk mundi të takohej më pas përfundimit të luftës së dytë botërore, sepse Valentini gjendej tashmë në Itali, kurse Zamputti në Shqipëri, por njëri (Valentini) në anën tjetër të Adriatikut vepronte më përkushtim për historinë shqiptare, e tjetri (Zamputti) në anën tjetër dhe me të nje-jtën frymë europiane - edhepse nuk e lejonin të shkonte nëpër arkiva të Europës. Injac Zamputti mbeti në Shqipëri dhe iu përkushtua tërësisht shkencës, konkretisht histo-risë shqiptare të mesjetës dhe me botimet e veta arriti që ato vepra të mbesin edhe sot kryevepra historiografike dhe burime kryesore historike të asaj periudhe.

Librin e Zamputtit „Dokumente për Historinë e Shqipërisë (1623-1653)“, që kishte lënë në dorëshkrim dhe që është vazhdim i serisë së vëllimeve me dokumente të botuara prej tij, po e botojmë me kënaqësi dhe lirisht mund të themi edhe me krenari. Ky libër është shumë i rëndësishëm për historinë shqiptare, pikërisht për vitet e lartëshënuara 1623-1653, sepse Zamputti lexon, transkripton dhe përkthen dokumente të rëndësishme, që janë ende të panjohura për studjuesit shqiptarë dhe që i pajis me shënime e lista vendesh e njerëzish. Për veprën dhe rëndësinë e saj nuk do të flasim këtu, pasi ketë gjë mund ta vlerësojë vetë lexuesi.

Për botimin e kësaj vepre, falenderojmë të birin e autorit, Jozef Zampu-ttin, i cili na ofroi këtë botim dhe i cili me zell të madh përgatiti për shtyp këtë vepër që babai i tij kishte lënë në dorëshkrim dhe nuk kishte arritur që ta botonte deri sa ishte gjallë. Po ashtu falenderoj shtëpinë botuese Faik Konica, që, me shumë dëshirë, pranoi të jetë bashkëbotuese e këtij libri.

Kjo vepër ishte paraparë që të botohet qysh më parë, me rastin e 100 vjetorit të lindjes së Injacit, por, kjo nuk u realizua.

Pas bisedimeve edhe me Jozefin, e pamë të arsyeshme që, në fund të kësaj vepre, të botojmë jetëshkrimin e Injac Zamputtit (përgatitur nga vetë Jozefi) dhe po ashtu është shumë e rëndësishme për studjuesit boti-mi i bi-bliografisë së Injac Zamput-tit, që kishte përgatitur vetë ai ditët e fundit të jetës së tij dhe që po e sjellim në fund të librit. Pjesërisht shpenzimet për këtë botim, i mbuloi autori i këtyre rreshtave me shumë dëshirë, duke njohur dhe respektuar punën e palodhshme të Injac Zamputtit.

albert Ramaj

Autori ka të drejtë kur shkruan qysh në hyrje të librit se “Gjithçka do të duket e qa-rtë në Rusinë e Leninit, për atë që do të dijë t’i shikojë gjërat gjer në fund dhe të arsyetojë pa paragjykim. Do të kem rastin të bisedoj në vazhdim, rreth shkretimeve të bëra nga bol-shevizmi në pyllin e dendur të psikologjisë së popullit rus, të zakoneve e të traditave të tij psikologjike, në unitetin kompleks të mlle-feve të tij, të dyshimeve të tij, të paragjyki-meve të tij, shpresave e mjerimeve. Kush nuk merr parasysh revolucionin që vjen duke u kryer në psikologjinë e popullit rus, nuk do të arrijë kurrë të kuptojë atë që vjen duke u kryer në fushën shoqërore dhe ekonomike.” Për ta sintetizuar figurën e Leninit, pasi ka harxhuar shumë bojë në portretizimin e këtij personazhi të nëmur historik, Malaparte e mbyll librin me dy fjali kuptimplote: “Lenini nuk është futur në dhé. Fle i balsamosur në një arkivol prej qelqi, mumia e mjerë. Besn-ikët e tij kanë pasur frikë se mos toka e mirë ruse, atë kufomë do ta villte përsëri.”

Dhe e fundit, por jo për nga rëndësia, ketu gjejmë rastin të falenderojmë përkthy-esin skrupuloz dhe të pamposhtur nga vua-jtjet dhe nga vitet që ka mbi supe, Z.Islam Spahia, i cili megjithëse vetë ka vuajtur në burgjet bolshevike të Shqipërisë në kohën e diktaturës, është përpjekur me sukses të jetë i saktë në mesazhet e Malapartes. Ai e kupton se panorama e Revolucionit dhe kirurgjia e bëmave të grupit të bolshevikëve e paraqitur nga peneli i këtij autori të madh, mjaftojnë e teprojnë për të shprehur, pa qenë proliks, fatkeqësinë e madhe që plla-

kosi jo vetëm popullin rus, por që infektoi e ndolli një çerekshekulli më pas, si një sirenë, shumë popuj të tjerë të cilët u ndanë nga sh-trati i qytetërimit të tyre me anë të Perdes së Hekurt, për rreth 45 vjet.

Disa pjese te shkeputura nga libri Inteligjen-ca e Leninit me autor Curzio Malaparten:

Nuk ka patur kurrë ndonjë princ të madh në Rusi, apo ndonjë tiran mizor, që të mos jetë ankuar me zë të lartë, për mëkatet e tje-trit, për prepotencën e popullit, për fatin e keq i cili e dënonte për të mbajtur peshën e të gjitha të këqijave të nënshtetasve të tij. Vetë Ivani i tmerrshëm, po ta dëgjoje, do të dukej më shumë viktimë sesa tiran i egër. E janë të njohura për Pjetrin e Madh, atë Pjetër të gjorë, sentimental e të çiltër, pra, janë të njo-hura ankesat e tij për mosmirënjohjen e pop-ullit rus, të kërrusur e të përgjakur nën barrën e vullnetit të tij të tmerrshëm. Aleksi, bir i Pje-trit të Madh, ky shpirt i lirë e liberal, që qahet nga despotizmi i egër i të atit që ndërkaq kap me shqelma në bark të shoqen shtatzënë, është një portret shembullor i mënyrave, i zakoneve, i shpirtrave dhe, mbi të gjitha, më zemërmiri i të fuqishmëve të asaj toke.

Shpirti i nënshtrimit, vullneti për durim, humori fantastik i rusëve, kanë rrënjë të thella në një pesimizëm për të cilin është i huaj gjer edhe sensi i lirisë. Rusët nuk e duan jetën: vdesin me indiferencë. Kush nuk di të vdesë, nuk di të jetojë, thonë rusët: sa qartësi paraqitjeje ka në këtë mënyrë të tyre për të pranuar vdekjen!

Përcaktimi më i hollë i logjikës së Leninit është bërë nga Babeli:* «një lakore komplekse e vizatuar me një vijë të drejtë». ...Mund të thuhet mbase, me një qartësi më të madhe, që logjika e Leninit zhdrivillohet në vijë spi-rale përreth vijës së drejtë të vullnetit të tij. Ky ekuilibër i qëndrueshëm mes oportunizmit dhe papajtueshmërisë, po të shihet mirë, nuk është veçse një aspekt i këtij ekuilibri mes natyrës ruse e moralit europian, i cili te Lenini ka gjetur logjikën dhe justifikimin e vet.

Diktatura e partisë: ja logjika e Leninit që nga 1903-shi gjer te revolucioni i Kerenskit në Shkurt të vitit 1917. Të marrësh në dorë pushtetin: ja logjika e Leninit nga Shkurti te grushti i shtetit të 1917. Diktatura e proletar-iatit: ja logjika e Leninit pas Revolucionit të Tetorit. Asnjë skrupul në luftë: kundërshtari, cilido që të jetë, është gjithmonë një aut-loë, është gjithmonë jashtë ligjit moral. Mjerë ai që respekton kundërshtarin. Mëshira nuk është sentiment, është llogari.

...nuk mund të vërtetosh me saktësi, siç bëjnë disa, që të thuash se Lenini është mizor. Mizoria e tij më shumë është indife-renca: si përballë së mirës ashtu edhe për-ballë së keqes ai është i pandjeshëm. Shpesh tek ai, arsyeja shkon nga të fryjë era. Mjerë ai që do të fitojë mëshirë. Ndërtimi i logjikës së tij është precize, si një strukturë mekan-ike. Lenini ndodhej një ditë në Moskë, në një klub punëtorësh kur ca punëtorë filluan të luanin papritmas me veglat muzikore një romancë të lashtë, për nder të tij. Lenini bro-fi më këmbë dhe i ndaloi instrumentet: «Më falni, tha, unë nuk mund ta dëgjoj muzikën. Muzika më bën të mirë».

Lenini nuk është futur në dhé. Fle i balsa-mosur në një arkivol prej qelqi, mumia e mjerë. Besnikët e tij kanë pasur frikë se mos toka e mirë ruse, atë kufomë do ta villte përsëri.

Shqipëria e ‘600-ës në dokumentat e Zamputtit

Në ditët e panairit të librit dje është promovuar botimi për herë të parë i dokumenteve dokumentet të papublikuara për historinë e Shqipërisë 1623-1653, dorëzuar nga trashëgimtarët

Page 12: 13 nentor FRD (1).pdf

13 nëntor 2015 fryma e re 12

letërsi

Vetmia – ndjesia dhe vetëdija e të qe-nit vetëm, i tëhuajtur nga bota e nga vetvetja – nuk është një karakteris-

tikë ekskluzivisht meksikane. Të gjithë njerëzit, në momente të caktuara në jetën e tyre ndihen të vetëm. E ata janë të tillë. Të jetosh, do të thotë të ndahesh nga ajo çka kemi qenë në mënyrë që t’i qasemi asaj çka ne do të jemi në një të ardhme misterioze. Vetmia është fakti më i qenë-sishëm i kushtëzimit human. Njeriu është e vetmja qenie që e di se është vetëm, dhe i vetmi që është në kërkim të tjetrit. Natyra e tij – nëse kjo fjalë mund të përdoret në lidhje me njeriun që e “krijoi” veten duke i thënë “Jo” natyrës – konsiston në dëshirën e tij përvëluese për të realizuar veten në një tjetër qenie. Njeriu është nostalgji dhe kërkim për bashkësi. Kësisoj, vetëdija për veten e tij është vetëdije për mungesën e tjetrit, pra për vetminë e tij.

Fetusi është një me botën që e rrethon; është jeta fare bruto, e pavetëdijshme për vetveten. Kur lindim, ne shkëpusim fijet që na mbanin lidhur me jetën e verbër që jetonim në mitrën mëmësore, ku kur-rfarë hendeku nuk ka mes dëshirës dhe kënaqësisë. Ndryshimin ne e përjetojmë si ndarje dhe humbje, si braktisje, si rënie në një ambient të huaj e armiqësor. Më vonë kjo ndjesi primitive e humbjes kthehet në ndjesi vetmie, e më tej akoma, ajo kthehet në vetëdije: ne jemi të dënuar të jetojmë vetëm, por gjithashtu edhe ta kapërce-jmë vetminë tonë, të rivendosim lidhjet tona (të ringremë urat që na lidhnin) me jetën në të shkuarën qiellore (hyjnore). Ne rrekemi me të gjitha forcat të zhdukim vetminë tonë. Megjithatë, ndjesia se jemi vetëm ka një domethënie të dyfishtë: nga njëra anë është vetë-dije, e në tjetrën është dëshirë e fortë për t’i ikur vetes. Vetmia – vetë kushti i jetëve tona – na jepet si një provë e një pastrimi (dëlirje e shpirtit), në fund të së cilës angështimi dhe paqën-drueshmëria jonë do të shkojnë përgjith-monë. Në dalje të labirintit të vetmisë do të gjejmë ribashkimin (që është prehje dhe lumturi), plotësinë, harmoninë me botën.

Gjuha popullore e reflekton këtë dualitet duke e identifikuar vetminë me vuajtjen. Vuajtjet e dashurisë janë vuajtjet e vetmisë. Bashkësia dhe vetmia janë të kundërta dhe komplementare me njëra-tjetrën. Forca çliruese e vetmisë qartëson ndjesinë tonë të errët, por të gjallë, të fajit:”njeriu i vet-muar është i braktisur nga dora e Zotit”. Vet-mia është dënim e në të njëjtën kohë edhe shpagim. Është ndëshkim por në të njëjtën kohë edhe një premtim se mërgimi ynë do të marrë fund. Të gjitha jetët njerëzore janë të përshkruara nga kjo dialektikë.

Vdekja dhe lindja janë përjetime vetmi-tare. Ne lindim vetëm dhe vdesim vetëm.

Me të dalë nga mitra mëmësore, ne nisim luftën e dhimbshme që në fund do të për-fundojë me vdekjen. A është vdekja kthim në jetën që i paraprin jetës? A do të thotë ajo të rijetosh jetën e paralindjes ku prehja dhe lëvizja, dita dhe nata, koha dhe për-jetësia nuk janë të kundërta? Të vdesësh, a do të thotë të pushosh së ekzistuari si një qenie e më në fund, definitivisht të jesh? A është vdekja forma më e vërtetë e jetës? A është lindja vdekje, e vdekja lindje? Këtë gjë ne nuk e dimë. Por megjithëse nuk e dimë, e gjithë qenia jonë përpiqet t’i ikë të kundërtave që na torturojnë. Gjithçka – vetëdija, koha, arsyeja, zakonet, shprehitë – përpiqen të na bëjnë syrgjynë të jetës, por në të njëjtën kohë çdo gjë na detyron të rikthehemi, të zbresim te mitra krijuese nga e cila na flakën. Ajo çka ne i kërkojmë dashurisë (e cila, duke qenë dëshirë, është uri për bashkësi, dëshirë për të rënë e për të vdekur ashtu si dhe për të rilindur) është që ajo të na japë pak nga jeta e vërtetë, nga vdekja e vërtetë. Ne nuk kërkojmë nga ajo lumturi e prehje, por vetëm një çast nga ajo jetë e plotë kur të kundërtat veniten e zhduken, ku jeta e vdekja, koha e përjetë-sia janë një. Në njëfarë mënyre e kuptojmë se jeta e vdekja janë veçse dy faza – antag-oniste e komplementare – të një realiteti të vetëm. Krijimi dhe shkatërrimi bëhen një në aktin e dashurisë, dhe në të dhjetën e sekondës njeriu përfiton një grimcë të një ekzistence më perfekte.

Në botën tonë, dashuria është një eksperiencë thuajse e paarritshme. Çdo gjë është kundër saj: morali, klasat, ligjet, racat e bile edhe vetë të dashuruarit. Gru-aja ka qenë për burrin, kurdoherë “tjetri”, e kundërta dhe plotësuesi i tij. Nëse njëra pjesë e qenies sonë e dëshiron bashkimin me të, një tjetër pjesë po aq imponuese – e refuzon dhe e përjashton atë. Gruaja është një objekt, ndonjëherë i çmuar, ndon-jëherë i dëmshëm, por gjithmonë i ndry-shëm. Duke shndërruar atë në një objekt e duke ia nënshtruar deformimeve të diktu-ara prej interesave të tij, prej vanitetit, vua-jtjes e vetë dashurisë së tij, burri e kthen atë në një instrument, në mjet për të siguruar mirëkuptimin dhe kënaqësinë, mënyrën për të realizuar mbijetesën. Gruaja është një idhull, perëndeshë, nënë, shtrigë, apo muzë, siç ka thënë Simone de Beauvoir, po ajo kurrë s’mund të jetë vetja e saj. Kësisoj marrëdhëniet tona erotike janë të prishu-ra që në fillim të herës, janë helmuar që në rrënjë. Mes nesh hyn një fantazmë e kjo fantazmë është imazhi i saj, imazhi që ne kemi përftuar për të e që ajo ia ka veshur vetes. Kur zgjasim dorën për ta prekur, ne as që mund të bëjmë kështu pa men-duar më parë mishin, pasi na ndërhyn gjithmonë ky imazh i epshëm e i përun-

jur. Dhe e njëjta gjë i ndodh edhe asaj: ajo mund ta perceptojë veten e saj veçse si një objekt, apo si diçka “tjetër”. Ajo nuk është asnjëherë zonja e vetvetes. Qenia e saj ndahet mes asaj që ajo është në të vër-tetë dhe asaj çka imagjinon se është, dhe ky imazh asaj i është diktuar nga familja, klasa, shkolla, miqtë, feja dhe ai që do. Ajo kurrë nuk e shpreh feminilitetin e saj, pasi kjo gjë manifestohet gjithmonë në format e shpikura prej burrave për të. Dashuria nuk është diçka “natyrale”. Ajo është diçka humane, më humania e të gjitha tipareve. Diçka që ne e kemi bërë vetë e që nuk gjendet në natyrë. Diçka që ne e krijojmë – dhe e shkatërrojmë – përditë.

Këto nuk janë të vetmet pengesa që qën-drojnë mes dashurisë dhe nesh. Dashuria është një zgjedhje….. mbase një zgjedhje e lirë e fatit tonë, një zbulim i beftë i pjesës më sekrete e më fatlume të qenies sonë. Por zgjedhja e dashurisë është e pamundur në shoqërinë tonë. Në një nga librat e tij më të mirë – Dashuri e marrë – Breton thotë se ajo që në fillim kufizohet nga dy pengesa: mosaprovimi social dhe ideja kristiane e mëkatit. Për t’u realizuar dashuria duhet të shkelë ligjet e botës sonë. Ajo është skan-daloze dhe kundër rregullave, një shkelje e kryer nga dy yje që i shkëputen orbitave të tyre të paradestinuara e që bashkohen në hapësirë. Koncepti romantik i dashurisë, perceptuar si një ikje e si një katastrofë, është i vetmi që njohim sot, pasi gjithçka në shoqërinë tonë e pengon dashurinë të jetë një zgjedhje e lirë.

Gratë janë ngujuar brenda atij imazhi mashkullor që shoqëria u ka imponuar; kë-sisoj, nëse ato tentojnë një zgjedhje të lirë ajo duhet të jetë një farë arratisje nga burgu. Të dashuruarit thonë se “dashuria e ka transfor-muar atë, e ka bërë tjetër njeri”. Dhe kanë të drejtë. Dashuria e ndryshon krejtësisht një grua. Nëse ajo guxon të dashurojë, nëse gux-on të jetë vetvetja, asaj i duhet të shkatërrojë imazhin ku atë e ka ngujuar bota.

Edhe burri është po ashtu i ndaluar të bëjë zgjedhjen e tij. Radha e mundësive të tij është shumë e kufizuar. Si fëmijë ai e zbulon feminilitetin tek e ëma apo te mo-trat e tij, dhe që nga ky moment e identi-fikon dashurinë me tabutë. Erotizmi ynë kushtëzohet nga tmerri dhe tërheqja e incestit. Jeta moderne, në të njëjtën kohë i nxit ndjeshëm dëshirat tona, ndërkohë që edhe i ndrydh ato me gjithfarë penge-sash: sociale, morale, bile edhe të karakterit higjenik. Faji është njëherësh mamuzoja dhe freri i dëshirës. Zgjedhja jonë kufizohet nga çdo gjë. Ne, dashuritë tona më të qenë-sishme duhet t’ia përshtasim atij imazhi që grupi ynë shoqëror aprovon për një grua. Është e vështirë të dashurosh persona të racave, kulturave e shtresave të tjera, edhe

pse është absolutisht e mundur që një i bardhë të dashurojë një zezake, zezakja të dashurojë një kinez e një “zotëri” shër-bëtoren e tij. Dhe anasjelltas. Por të tilla mundësi ne na bëjnë të skuqemi, e për sa kohë jemi të ndaluar të bëjmë zgjedhjen tonë të lirë, zgjedhim njërën ndër ato gra që janë të “përshtatshme”. Ne asnjëherë nuk e pranojmë se jemi martuar me një grua që nuk e duam, me një grua që mbase na do, por që është e paaftë të jetë vetvetja. Swann thotë: “E të mendosh se kam humbur vitet më të mira të jetës sime me një grua që nuk është tipi im.” Shumica e burrave të sotëm mund ta përsërisin të njëjtën frazë në sh-tratin e tyre të vdekjes. Dhe me ndryshimin vetëm të një fjale, të njëjtën gjë mund të thonë shumica e grave sot.

Shoqëria e mohon natyrën e dashurisë duke e konceptuar atë si një bashkim të qën-drueshëm, qëllimi i të cilit është zënia dhe rritja e fëmijëve. Ajo e identifikon atë me martesën. Çdo shkelje e këtij rregulli ndësh-kohet, ndërsa ashpërsia e ndëshkimit varet nga koha dhe vendi. (Në Meksikë ndëshkimi shpesh është fatal nëse shkelësi është gruaja, pasi – siç ndodh me të gjithë popujt hispan-ikë – ne kemi dy kode morale: një për “sen-jorin” dhe një tjetër për gratë, fëmijët dhe të varfërit.) Mbrojtja që i bëhet martesës do të ishte e justifikueshme nëse shoqëria do të lejonte zgjedhjen e lirë. Për sa kohë një gjë e tillë nuk ndodh, ajo duhet të pranojë fak-tin se martesa nuk është realizimi suprem i dashurisë, por vetëm një formë legale, so-ciale dhe ekonomike me qëllime të ndry-shme nga ato të dashurisë. Qëndrueshmëria e familjes varet nga martesa, e cila kthe-het thjesht në një strukturë mbrojtëse për shoqërinë me qëllimin e vetëm, riprodhimin e po kësaj shoqërie. Kësisoj, martesa për nga natyra është thellësisht konservatore. Ta sul-mosh atë është të sulmosh vetë themelet e shoqërisë. Ndërsa dashuria, për të njëjtat ar-sye, është një akt antisocial, megjithëse jo në mënyrë të qëllimshme. Saherë që arrin të re-alizohet, ajo prish një martesë dhe e bën atë ashtu siç nuk dëshirohet nga shoqëria: një sipërfaqje të dy qenieve vetmitare që krijojnë botën e tyre, një botë që hedh tutje gënjesh-trat e shoqërisë, ndalon kohën dhe punën, dhe e deklaron veten të vetë-mjaftueshme. Nuk është hiç për t’u habitur, atëherë, që shoqëria e dënon dashurinë dhe dëshminë e saj – poezinë – me të njëjtën keqdashje, duke e dënuar atë t’i përkasë vetëm botës konfuze e klandestine të të ndaluarës, absurdit, anor-malitetit. Po ashtu nuk është e çuditshme që si dashuria edhe poezia shpërthejnë në for-ma të çuditshme, të dëlira: një skandal, një krim, një poemë.

Fragment nga “Dialektika e vetmisë”, përkthyer nga Teuta Barbullushi, publi-

kuar në “Aleph” nr. 13 / 2002

Njeriu i vetmi në kërkim të tjetrit….Në botën tonë, dashuria është një eksperiencë thuajse e paarritshme. Çdo gjë është kundër saj: morali, klasat, ligjet, racat e bile edhe vetë të dashuruarit. Gruaja ka qenë për burrin, kurdoherë “tjetri”, e kundërta dhe plotësuesi i tij. Nëse njëra pjesë e qenies sonë e dëshiron bashkimin me të, një tjetër pjesë po aq imponuese – e refuzon dhe e përjashton atë. Gruaja është një objekt, ndonjëherë i çmuar, ndonjëherë i dëmshëm, por gjithmonë i ndryshëm

Octavio Paz

Page 13: 13 nentor FRD (1).pdf

13 nëntor 2015 fryma e re 13

shëndeti

Susssss… femra mos u çirrni në ulërima! Fraza “nuk mund të dëgjoj më të flasësh” tashmë ka një bazë shkencore. Po, sepse zëri femëror sjell lodhje e deri dëmtim në trurin e

mashkullit, sidomos kur ato ulërijnë. Natyrisht bëhet fjalë për një tezë jo fort të kënaqshme për universin femëror, por ja që profesor Michael Hunter i Universitetit të Sheffield, nuk ka dys-hime që, “zëri femëror ka tone më të ndërlikuara se ai mashkul-lor, që përfshijnë të gjithë zonën e dëgjimit të trurit.

Ndërsa në të kundërt, zëri mashkullon prek vetëm një

pjesë të vogël të trurit”.Sipas Huner, kjo është arsyeja përse femrat ankohen

shpesh se meshkujt nuk i dëgjojnë dhe kështu që nuk kanë as-gjë faj, për atë që mund të duket si një mungesë vëmendjeje.

Studimi shkencor ka treguar se, mashkulli nuk mund të dëgjojë gjatë një femër të flasë, thjesht për shkaqe biologjike. Ndër të tjera ka rezultuar se meshkujt janë më të drejtpërdre-jtë, kurse femrat kanë tendencë të vërtiten rreth asaj që duan të komunikojnë.

Dihet se vera e kuqe dhe rrushi janë të mira për zemrën. Por e dini pse? Në fakt, rrushi është i pasur me polyfenol. Këto

janë molekula përgjegjëse për luftën kundër radikaleve të lira, të cilat sulmojnë trupin. Ato janë antioksidantë.

Verë të kuqe apo të bardhë? Ka një dallim mes rrushit të kuq dhe të bardhë përveç ngjyrës natyrisht. Rrushi i kuq është dy herë më i pasur në polyfenols se rrushi i bardhë.

Pra rrushi i kuq ka cilësi antioksidante dy herë më shumë. Kështu, sipas lajm, nga prania e antioksidanitit, rrushi e mbron sistemin kardiovaskular duke ngadalësuar procesin e plakjes dhe duke kufizuar formimin e kolesterolit të keq.

Mrekullitë shëndetësore të verës se kuqe

Molla është një nga frutat më të kultivuara në planet. Ajo është e

mbushur me fibra dhe antioksidantë. Molla gjithashtu përmban:

Vitamina C – Kjo është vitamina më e rëndësishme në trupin e njeriut e cila përmirëson shëndetin e përgjithshëm dhe sistemin imunitar.

Quercetin – Kjo është një lloj fla-vanoidi që përmirëson shëndetin e lëkurës dhe eliminon radikalet e lira por – Kjo substancë ju ndihmon të keni eshtra të forta dhe të shëndetshme.

Pektin – Një sasi e madhe e pektin ndodhen në mollë, të cilat kontrollo-jnë kolesterolin e keq dhe ulin nivelet e glukozës dhe presionin e gjakut në tru-pin e njeriut.

Konsumi i mollëve lëviz ushqimin pa probleme nëpër traktin e tretjes në sajë të pranisë së fibrave. Konsumojini mollët me lëkurë, sepse shumica e vita-minave gjenden në lëkurë.

Molla rrit kolesterolit të mirë dhe ul nivelin e kolesterolit të keq. Përveç për-fitimeve që janë përmendur më lart, konsumi i mollëve gjithashtu parand-alon prishjen e dhëmbëve, duke i mba-jtur ata të pastër dhe të shëndetshëm.

Mos e nisni ditën pa ngrënë mëngjesUshqim i ngrohtë në mëngjes mund

të jetë një sfidë gjatë ditëve të ja-vës, kur ne jemi duke u përpjekur

për të përdorur çdo sekondë të flemë pak më të gjatë, por të hash diçka të ngrohtë në mëngjes të sapo bërë është shumë e reko-manduar nga mjekët. Ne kemi mbledhur dsa ide që do të ngrohin mëngjesin tuaj dhe të gjithë trupin tuaj në një mëngjes të ftohtë dimri.

petulla, pite me gjalp bajamejeKjo është një recetë e përkryer e ëmbël

për një mëngjes të shëndetshëm. Ju nuk do ta besoni, por kjo recetë nuk kërkon miell. Juve do të ju duhet vetëm gjalpë bajame, sode buke, kanellë dhe vanilje. Gjëja më e mirë në lidhje me këto petulla është se ju

Efektet

Çfarë i ndodh trupit nëse hani nga 1 kokërr mollë çdo ditë

mund t’i piqni në furrë me letër pjekjeje.

smoothiet e gjelbëRSmoothiet e gjelbër janë perfekte për të

filluar ditën tuaj, por gjatë muajve të ftohtë

Smoothiet e ngrohtë janë më të mirët. Ju thjesht duhet të vendosni në një blender zarzavate – lakër jeshile apo spinaq gjethe, hithrat, shtoni kërpudha pluhur, erëza dhe shtrydhini për 1-2 minuta.

psikologji

Konfirmohet! Zëri i femrës dëmton trurin e mashkullit…

Page 14: 13 nentor FRD (1).pdf

13 nëntor 2015 fryma e re 14

sport

Tifogrupi nga Prishtina “Pl-isat” ngjyros Prishtinën kuq

e zi. Mbështetësit e skuadrës kryeqytetase po punojnë që t’i bëj-në një pritje të veçantë Kombëtares Shqiptare në prag të ndeshjes vël-lazërore kundër Kosovës. Sipas ti-fogrupit, rreth 5 mijë flamuj shq-iptarë janë vendosur në pjesë të ndryshme të kryeqëndrës kosovare për të krijuar një atmosferë sa më festive. Inisiativa e “Plisave” synon që të bashkojë sa më shumë shqip-tarë nga të dyja anët e kufirit dhe për të dhënë mesazhin e bashkimit në prag të ndeshjes historike mes Kom-bëtares Shqiptare të kualifikuar për në Euro 2016 dhe asaj të Kosovës. “Plisat” janë një prej tifogrupeve më aktive në mbështetje të Kom-bëtares Shqiptare. Mbështetësit e skuadrës së Prishtinës e kanë kthyer në traditë praninë e tyre në ndeshjet e Shqipërisë si brenda ashtu edhe jashtë vendit tonë.

Shqipëria ishte një prej skuadrave më të mira në

fazën eliminatore të Europianit duke patur njëkohsisht dhe një prej trajnerëve më të mirë në nivel kombëtaresh në qarkullim. Britanikja “Telegraph” ka stiluar një listë me 20 trajnerët më të mirë aktualisht në futbollin e ekipeve kombëtare dhe drejtuesi i stolit kuqezi renditet në vendin e pestë sipas të përditshmes an-gleze pas madje dhe trajnerin e Italisë Antonio Conte apo atë të Francës, Dider Deschamp, Mar-tinon e Argjentinës, Wilmots të Belgjikës, Tabarez të Uruguajit apo dhe Klinsmann të SH.B.A. Renditja e Telegraph kryesohet nga Joachim Loeë i Gjermanisë, ndërsa i dytë është Sampaio i Kilit ndërsa De Biazi është pozi-cionuar i pesti. Në komentin e saj e përditshmja angleze shk-ruan se Shqipëria është ekipi që të gjithë dëshirojnë të kenë si kundërshtar në europian, por bëjnë mirë të rishikojnë listën e tyre të dëshirave, pasi mund t’i rezultojë një surprizë e hid-hur pasi kuqezinjtë kanë mun-dur së fundmi Portugalinë dhe Francën, dy superfuqi të futbol-lit kontinental.

1. Joachim Low – Gjermani

2. Jorge Sampaoli – Kili

3. Lars Lagerbak – Islandë

4. Vincente del Bosque – Spanjë

5. Gianni de Biasi – Shqipëri

6. Michael O’Neill –

Irlanda e Veriut

7. Marcel Koller – Austri

8. Jose Pecerman – Kolumbi

9. Antonio Conte – Itali

10. Chris Coleman – Uells

11. Marc Wilmots – belgjikë

12. Roy Hodgson – Angli

13. Rui Aguas – Kape Verde

14. Gerardo Martino –

Argjentina

15. Oscar tabarez – Uruguai

16. Didier Deschamps – Francë

17. Anghel Irdanescu – Rumani

18. Vahid Halilodzic – Japoni

19. Martin O’Neill –

Republika e Irlandës

20. Jurgen Klinsman – USA

renditja

De Biazi i pesti në listën e trajnerëve më të mirë të Europianit

Kosovë - Shqipëri, luhet sot miqësorja vëllazërore

Mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj beson se ndeshja e sotme miqë-

sore që do të luhet në orën 14:00 në Prishtinë me Kosovën do t’i shër-bejë skuadrës për t’u përmirësuar në kuadër të finaleve të Europianit 2016. Ky taklim është cilësuar më shumë si një ndeshje vëllazërore. “Është një ndeshje vëllazërore dhe duhet të përgatitemi për të rregulluar gabimet e sfidave para-ardhëse. Kjo ndaj Kosovës është një sfidë që do të na ndihmojë shumë për t’u përgatitur sa më mirë për Europianin. Por ndërkohë është edhe një ndeshje vëllazërore pasi ne jemi të gjithë miq me njëri-tjetrin, njihemi dhe do të jetë një sfidë shumë e bukur për t’u lua-jtur. Rezultati nuk besoj se do të ketë shumë rëndësi, por do të jetë gjithashu edhe një sfidë në të cilën

Takimi zhvillohet në orën 14:00 në Prishtinë. Lojtarët e shohin si test për eleminatoret e Kampionatit Europian

mund të provojmë shumë gjëra të reja që mund të na ndihmojë për Europianin. Besoj se do luhet një ndeshje e bukur”. Mbrojtësi i Na-polit në Serinë A italiane duket en-tuziast për pjesëmarrjen në Francë, ku shpreh besim te potenciali i skuadrës. “Çdo skuadër që mund të na sjellë shorti do të jetë një emo-cion shumë i madh që do të na japë më shumë agresivitet dhe dëshirë për të fituar. Tani që kemi kaluar fazën eliminatore grupi i Europia-nit do të jetë shumë sugjestionues

për ne pasi do të shkojmë të luajmë në Francë. Do t’i marrim gjërat më seriozisht. Do të shkojmë në Euro 2016, për të fituar dhe jo për të bërë një ekskursion në Francë. Ne do të shkojmë atje të përgatitur, 100% dhe do të japim maksimumin tonë pastaj të shikojmë se cfarë do të ndodhë”.

agolli - Sot do të jetë një ditë feste dhe sipas Ansi Agollit të gjithë në radhët e përfaqësueses po e presin me padurim. “Mendoj se do të jetë një test edhe për trajnerët pasi do të

provojnë lojtarët. Do të jetë një fes-të, mezi po e presim këtë ditë që të shkojmë në Prishtinë”. Mbrojtësi i bën thirrje të gjithë tifozëve të festo-jnë së bashku me ekipin Kombëtar. “Jo vetëm në stadium, po edhe në pritjen e ekipit kombëtar, pasi ne kemi bërë maksimumin që të jemi të gjithë bashkë. Sidomos ekipi kombëtar në cdo mënyrë i ka bash-kuar trojet shqiptare, dhe teorikisht pak a shumë kemi bërë më të mirën tonë që të jemi sa më të bashkuar”, ka thënë futbollisti.

Bekim Balaj rrezikon vllazëro-ren e së premtes me Kosovën

në Prishtinë, por edhe miqësoren me Gjeorgjinë. Sulmuesi ka prob-leme muskulore dhe stafi mjekë-sor ende nuk është në gjendje të japë një verdikt nëse 24-vjeçari do të luajë. I shoqëruar nga mjeku i përfaqësueses, Balaj zhvilloi kon-trolle të specializuara në spital. Vetëm pasi të dalin përgjigjet e ekzaminimeve do të kupto-het nëse sulmuesi do të luajë në ndonjë prej ndeshjeve. Për shkak të lëndimit, Balaj mungoi edhe në sfidën e Rijekas gjatë fundjavës së kaluar në kampionatin kroat. Në skuadër mungon edhe mesfush-ori Amir Abrashi. 25-vjeçari është prekur nga një virozë e stinës dhe ende nuk dihet nëse do të mund t’i bashkohet kuqezinjve. Lojtari i Freiburg është në kontakte të vazhdueshme me stafin e Kom-bëtares dhe nëse gjendja do të për-mirësohet, Abrashi do të udhëtojë

renditja

“Plisat”, 5 mijë flamuj kuqezi në Prishtinë për të pritur Kombëtaren

Balaj dhe Abrashi në dyshim, Cana bashkohet me skuadrën

drejt Shqipërisë. Përsa i takon për-gatitjeve, ngarkesa e lojtarëve në ligat ku aktivizohen dhe lodhja nga udhëtimet, bëri që trajneri Xhani De Biasi dhe stafi teknik i Kom-bëtares të ndryshonte programin. nga sa ishte parashikuar, skuadra qëndroi pushim gjatë paradites së të mërkurës, duke mos zhvil-

luar seancën stërvitore. Lojtarët dhe pjesëtarët e stafit teknik kanë qëndruar në resortin “Tropikal” në Durrës. I fundit që iu bashkua ekipit ishte kapiteni Lorik Cana, i cili kishte marrë disa orë më tepër pushim, për të zhvilluar kontrollet mjekësore të detyrueshme në klu-bin e Nantes.

Page 15: 13 nentor FRD (1).pdf

13 nëntor 2015 fryma e re 15

sportrenditja

Duka: Lojtarët të lirë të zgjedhin Kombëtaren që duan

Veseli dhe Manaj, talentet që janë gati të debutojnë

Gazeta shqiptare “Illyria”, që botohet në Nju Jork të SHBA, ka zhvilluar një in-

tervistë me sekretarin e përgjith-shëm të FSHF-së, Ilir Shulku, në prag të miqësores mes dy shteteve shqiptare në Ballkan, Kosovës dhe Shqipërisë. Shulku e vlerëson këtë ballafaqim si një ndeshje vël-lazërore. “Kjo është një ndeshje miqësore, ose për ta shqipëruar më mirë, është një ndeshje vëllazërore. Ky është një event, pasi, siç dihet, Shqipëria është kualifikuar për në “Euro 2016”. Prandaj, është men-duar që pas festive të organizuara në Shqipëri për këtë sukses të kom-bëtares shqiptare, padyshim nuk do të harrohej Kosova. Pra, u ven-dos që ky gëzim të kremtohej edhe në Prishtinë, në Kosovë. Ndaj, është menduar që me këtë rast të zhvil-lohet një ndeshje miqësore midis dy kombëtareve, të Shqipërisë dhe të Kosovës. Mendoj se është një event, do të thoja, vetëm moral, për ta festuar edhe në Kosovë shkuar-jen në Europian,” – thotë Shulku në lidhje me ndeshjen e 13 nëntorit, në stadiumin e Prishtinës. Më tej, sekretari i FSHF-së shton se me të gjitha detajet e organizimit po mer-ret Federata Kosovare e Futbollit: “Siç e dini, ndeshja do të zhvillohet në stadiumin e Prishtinës dhe me pjesën organizative, pra të orga-nizimit të saj, është marrë Federata e Futbollit të Kosovës. Kombëtarja e Shqipërisë do të shkojë në Kosovë në datën 12, një ditë përpara ndeshjes. Atje do të zhvillojë një stërvitje dhe do të ketë një darkë të përbashkët të të dy skuadrave dhe të dy delegacioneve. Ditën e nesërme do të organizohet ndesh-ja, siç është planifikuar, në orën 14:00.” Pyetjes nëse kjo ndeshje me Kosovën është një mundësi, veç festës, për të kujtuar se një pjesë e madhe e kombëtares së shqip-tarëve vjen nga trevat jashtë ter-ritorit politik të Shqipërisë, Shulku i përgjigjet: “Atëherë, pyetja që ju bëni është e drejtë. Po, është men-duar që kjo ndeshje të zhvillohet në Kosovë për të gjithë lojtarët shqip-tarë që luajnë për Kombëtaren Shq-iptare, që janë nga trevat e Kosovës e më gjerë. Kjo e përmbush pyetjen që ju bëtë”. Disa “gërricje” kanë ndodhur së fundi mes dy kom-bëtareve, teksa Albert Bunjaku

Shulku zbardh axhendën: Ja qëndrimi i ekipit në Kosovë

e shtoi dje dozën, duke thënë se “vëllai po ia merr gurët e themelit të shtëpisë vëllait tjetër”, duke lënë të kuptohet se Shqipëria po ia merr talentet Kosovës, kur ajo po ndër-ton kombëtaren e vet. Për Shulkun, marrëdhëniet mes dy federatave janë shumë të mira: “Dihet që mar-

rëdhëniet tona janë të shkëlqyera. Kanë qenë, janë dhe do të jenë! Siç e thashë, ndeshja është quajtur jo miqësore, por vëllazërore. Kështu që jemi dy federata vëllazërore, do ta quaja”. Lidhur me objektivat e kuqezinjve në “Euro 2016”, finalet e të cilit do të luhen vitin e ardh-

shëm në Francë, Ilir Shulku ka këtë mendim: “Federata Shqiptare e Futbollit, ekipi kombëtar në Francë nuk do të shkojë për piknik. E kemi thënë këtë qysh ditën kur jemi kualifikuar. Mendoj që do të ketë surpriza. Ndoshta për këdo ka qenë surprizë kualifikimi ynë direkt në

Europian, por mendoj se surprizat do të vazhdojnë. Ky është një ekip kombëtar shumë i motivuar. Stafi dhe ekipi janë të bindur që nga kjo kombëtare mund të merret akoma më shumë. Prioritet në Francë do të jetë hapi i parë, pra që të kalojmë grupin”.

Takimi zhvillohet në orën 14:00 në Prishtinë. Lojtarët e shohin si test për eleminatoret e Kampionatit Europian

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, duke folur për miqësoren e 13 nëntorit në Prishtinë, mes Kosovës dhe Shqipërisë, ka nënvizuar

qasjen festive të këtij ballafaqimi vëllazëror. Në një prononcim për “Zëri”, numri 1 i futbollit shqiptar thotë se “kombëtares shqiptare nuk po i pritet zbarkimi në Prishtinë për ta festuar bashkërisht, me gjithë Shqiptarët e Kosovës, kualifikimin historik në Kampionatin Europian të Francës, gjë që është një ndër sukseset më të mëdha të popullit shq-iptar. Për ne, vizita në Prishtinë është për të festuar me gjithë popullin shqiptar në atë krahinë, pra më shumë sesa një ndeshje futbolli. Por, gjithsesi kjo festë duhet të kurorëzohet me ndeshje futbolli, që mund të quhet vëllazërore e jo miqësore”, – ka deklaruar Duka. Kosova është shumë afër anëtarësimit në UEFA dhe FIFA dhe kjo e ka vënë në pikëpyetje të ardhmen e shumë futbollistëve kosovarë, që luajnë për shtete të tjera, përfshirë këtu edhe kosovarët e kom-bëtares shqiptare. Të gjithë do të kenë mundësi t’i bashkohen përfaqësueses kosovare pas anëtarësimit në UEFA e FIFA. Por, Duka, nuk beson se futbol-listët kosovarë, që aktualisht luajnë për Shqipërinë, do ta lënë atë për t’iu bashkuar Kosovës. “Unë jam ndër ata që kam luftuar shumë që Kosova të anëtarësohet në UEFA dhe FIFA. Dua që kjo të ndodhë sa më shpejt. Futbollistët le të zgjedhin, le të përfaqësojnë kë të duan ata, Kosovën apo Shqipërinë. E rëndë-sishme është që Kosova të pranohet dhe t’i kemi dy shtete shqiptare në Europë. Këta që janë kuqezinj aktualisht besoj se do të vazhdojnë me Shqipërinë. Shumë gjëra po ndryshojnë shpejt në Europë dhe botë. Por, unë uroj që ky vendim, i marrë formalisht për Kosovën, nuk do të ndryshojë dhe kam bindjen e plotë se në muajin maj apo qershor, Kosova do të pranohet në UEFA”, – tha kreu i FSHF-së.

Mes të ftuarve të trajnerit De Biazi për ndehsjet miqësore, që luen sot me Kosovën dhe pas tre ditësh me Gjeorgjinë, spika-

sin edhe dy debutues, pikërisht mbrojtësi Federik Veseli dhe sulmuesi Rey Manaj, të cilët në konjferencën e parë për shtyp si kuqezinj janë shfaqur mjaft të emocionuar. Sulmuesi i Interit, Manaj, mes të tjerash tha: “Shumë mirë po e përjetoj këtë grumbullim me Kombëtaren e Shqipërisë. E dija, sepse kisha folur me De Biazin kur erdhi në Milano dhe më takoi. Jam shumë i kënaqur që jam ftuar për dy miqësoret e nëntorit. Tani është vetëm në duart e mia të tregoj sa vlej dhe ta meritoj fanellën kuqezi. Kur vjen në kombëtare nuk do të thotë asgjë, që unë vij nga Interi dhe dikush tjetër nga një ligë më e ulët. Në bazë të stër-vitjes, si është moduli, kush është në gjendje më të mirë, ai që e meri-ton le të luajë. Duhet të luash titullar në klubin tënd që të kesh vend në kombëtare dhe këtë gjë e di mirë. Ikardi është lojtar shumë i mirë. Unë jam ende i ri, por sigurisht që do të bëj punën time tek Interi. Me këtë kam parasysh përfshirjen në formacionin e Mançinit, ose të jem i grumbulluar në ekip. Tani do të shohim, vetëm me stërvitje duhet t’i mbush mendjen trajnerit Mançini. Në fakt, ishin disa skuadra të in-teresuara për mua, por Mançini tha që nuk mund të lëviz as në janar dhe as vitin tjetër. Mbetet të shohim çfarë do të ndodhë”. Debutuesi tjetër, Frederik Veseli, pjesë e Luganos në Zvicër, por me të kaluar në akademitë e gjigandëve të Mançesterit, te City dhe United, kampion bote me Zvicrën U-17, tregon se Shqipëria ka qenë për të gjithmonë al-ternativë e parë. “Është kënaqësi që jam me Shqipërinë. Unë erdha për kombëtaren, Kosova nuk është ende e pranuar nga FIFA. Kur të thërret Shqipëria, për mua është një komb. Kam pasur kontakte prej dy vitesh me De Biazin, tani të shohim. E kam të qartë deturën dhe objektivin: të tregoj se e meritoj vendin në Kombëtare, pse jo, me shpresë për të udhëtuar në “Euro 2016” me ekipin kuqezi. Trajneri vendos kush luan dhe kush jo. Unë jam gjithmonë gati. Nëse më aktivizon si titular, apo edhe nëse nuk më merr me vete, për mua njësoj është. Unë jam këtu për të punuar dhe t’i tregoj trajnerit se e kam vendin këtu”.

Page 16: 13 nentor FRD (1).pdf

13 nëntor 2015 fryma e re 16

..

Ne jetojmë në botën fizike të cilën e pandehim të ngurtë, por në fakt nuk ekziston diçka e tillë. Nuk ekziston një 'atje jashtë' në termat e realitetit fizik të rrugëve, panoramave, aeroplanëve, makinave,

yjeve dhe njerëzve të tjerë. Është tamam si një film 3-D që po luhet në kokat tona. Pesë shqisat e transformojnë informacionin vibrues në informacion elektrik dhe kjo më pas i dërgohet trurit për të ndërtuar iluzionin e realitetit fizik. Ne e përjetojmë këtë realitet sikur jemi atje tej, kur në fakt s'është ashtu.Kur ti fillon të shohësh natyrën e vërtetë të realitetit fizik, arrin të kuptosh

sesi është mashtruar tërësisht njeriu dhe vazhdon të jetë ende kështu. Ti kupton, gjithashtu, se si një pakicë e vogël mund të kontrollojë pjesën dërrmuese në mënyrë kaq gjithëpërfshirëse, kur kjo pakicë e njeh realitetin dhe shumica jo. Ne jemi duke përjetuar atë që mund të ngjasojë me një lojë kozmike të realitetit-virtual dhe trupi njerëzor është një sistem kompjuterik që na lidh ne me këtë lojë, ashtu sikundër kompjuteri e lexon informacionin nga një disk softuerik dhe projekton imazhet në monitor. Ky trup/mendje-

kompjuter është ndërfaqja midis ndërgjegjes dhe lojës. Unë e quaj realitetin tonë Interneti Kozmik, për shkak se analogjia me internetin është mëse e përshtatshme.

rupat njerëzorë janë sisteme kompjuterike jashtë mase të avancuar (sidoqoftë nga perspektiva jonë) dhe

Tpesë shqisat shërbejnë si antena për të akorduar fushën energjitike dhe brezin e frekuencave në atë që quhet drita e dukshme. Truri, dhe në fakt e tërë struktura gjenetike e trupit, është një kompjuter dhe sistem

marrës-transmetues që lexon informacionin e koduar tek drita dhe e deshifron atë në imazhe tek një ekran simbolik brenda trurit. Kjo botë e shndritshme dhe shumëngjyrëshe vetëm sa ekziston në trurin, i cili në vetvete, është një gjëndje errësire e plotë. Sytë tanë e shndërrojnë informacionin vibracional në sinjale elektrike përmes qelizave konike të retinës të cilat zgjedhin informacionin e koduar brenda dritës që më pas truri i deshifron si ngjyra. Këto qeliza janë të ndjeshme ndaj ngjyrës së kuqe, të gjelbër dhe blu e prej tyre mund të dekodohen të gjitha nuancat e ngjyrave. Kur ky sistem prishet atëherë njerëzit bëhen të verbër ndaj ngjyrave, sikundër një kompjuter që nuk mund të dekodojë dot ngjyrat nga një disk softuerik. ...

ruri mund të ndërtojë një botë holografike që ngjan aq reale. Ai mbledh informacionin e syve, që krijon

Thologramet shifrore të cilat përbëjnë atë që ne e quajmë bota fizike. Kjo, gjithashtu, shton iluzionin e thellësisë dhe distancës, duke lexuar informacionin e deshifruar nga sinjalet që ai percepton. Ajo që

duket sikur është tepër larg në fakt ndodhet në kokën tënde, ashtu si thellësia dhe perspektiva në lojërat kompjuterike që gjenden në atë diskun fare të vogël.Konstrukti themelor i universit të realitetit-virtual konsiston në energji vibruese, ose forma valore. Ky është vendi ku informacioni kodohet për t'u lexuar nga ana elektrike, dixhitale dhe holografike. Nëse ti kërkon të ndryshosh fiziken-holografike, atëherë duhet të ndryshosh formën valore të nivelit të realitetit, ose atë që unë e quaj si Universi Metafizik. Ky Univers është një konstrukt i projektuar enkas me kujdes, si një lojë kompjuterike interaktive me një shkallë fantastike avancimi.Themeli mbi të cilin ngrihet shfarosja e masave është shkatërrimi i sistemit imunitar njerëzor. Dekadë pas dekade, Big Pharma ka rritur dominimin dhe kontrollin mbi mjekësinë, duke subvencionuar e blerë politikanë të korruptuar dhe mjekë ekspertë e, kësisoj, ka imponuar linja politike. Tashmë, synimi i saj është që t'i bëjë të detyrueshme vaksinat, në mënyrë që çdo foshnje (në fakt, të gjithë) t'i injektohet ai helmi i tmerrshëm.Gjëja e fundit që dëshiron çdo diktaturë është një popullsi vërtet e informuar dhe e vetëdijshme. Sa më pak të dinë njerëzit aq më pak probleme ata do të shkaktojnë. Në këto pak fjalë ju keni arsyen (a) pse u krijua sistemi i “arsimit” në formën e tij aktuale, dhe (b) pse e shkatërron dijen, ose të paktën e shtyp atë.

non fiction book

ISBN 978-9928-09-019-5

9 789928 090195

Çmimi 1500 lekë11 euro

2

ISBN 978992809025-6

9 789928 090256 >

Librat më të rinj në shqiptë Shtëpisë Botuese

Helga’SSecrets

VEZË

FSH

ATI - Ekstra të freskëta

NGA RRITJA E LIRË

VEZA JONËAdresa COCOAL. shpk, Maminas, Durrës, Albania

Email: [email protected]

TË BLESH VEZË SOT NUK ËSHTË MË AQ E THJESHTË SI MË PARË:

1.Vështirësia e 1-rë : A po zgjedh vezën më të shëndetshme për fëmijën tim?2.Vështirësia e 2-të : Nuk i kuptoj çfarë thonë paketimet dhe ka kaq shumë lloje...

Të gjitha këto probleme tashmë i ka zgjidhur veza KOKOVE !

1.Të gjitha vezët e tjera janë nga pula të rritura në kafaze , pra industriale . Veza KOKOVE është VEZË FSHATI nga pulat e rritura në kapanone të hapura, JO NË KAFAZE dhe të kombinuar me natyrën, duke garantuar cilësi më të lartë dhe shije të shkëlqyer.

2. KOKOVE është veza më e shëndetshme jo vetëm se prodhohet nga pula të rritura me ushqim natyral JO OMGJ por edhe sepse rriten në zonën e pastër dhe të shëndetshme të Çajupit.

NJE KOKOVE NE DITE ESHTE USHQIMI ME I MIRE NE BOTE !

Nje Kokove ne dite baraz me vetem 70 kalori por me 14 ushqyes esenciale !Nje Kokove ne dite eshte si te marresh nje tablete multivitaminale.

Nje Kokove ne dite i jep trupit tuaj:Koline qe i jep energji trurit dhe forcon kujtesen.Luteine dhe zeaksantine per mbrojtjen e syve nga rrezet ultravjollce dhe dielli.Proteine komplete per energji qe zgjat, riparimin e indeve te demtuar, ruajtjen e metabolizmit etjSelen qe është thelbësor për riprodhimin dhe funksionin e tiroides.Vitamine B9 ose acid folik per rritjen e qelizave dhe forcimin e metabolizmit.Vitamine A, qe eshte shume e rendesishme per ruajtjen e shikimit, lekures dhe imunitetit Hekur, qe eshte i rendesishem per transportin e oksigjenit drejt organeve dhe muskujve.Zink qe eshtë i rëndësishëm për shëndetin e trurit, imunitetin dhe zhvillimin e qelizave.

REKOMANDIMI YNË :

• Veza KOKOVE garanton shëndetin tuaj sepse është EXTRA e FRESKËT dhe më e kontrolluar sesa vezët e tjera që tregtohen nga fshati, që nga vaksinimi deri te kontrollet periodike nga institucionet e kontrollit ushqimor.

• Shumë vende të botës në respektim të të drejtave të shpendëve e kanë kufizuar rritjen INDUSTRIALE të pulave në kapanone të mbyllura. Bashkohu edhe ti në mbrojtje të cilësisë!

CILËN VEZË TË ZGJEDH NË DYQAN?

SHTËPIA BOTUESEHELGAS’SECRETS