10 nentor 2015 gazeta.pdf

16
C M Y K Gjergji: Orientimi ekonomik të jetë drejt politikave afatgjata nga Gjon KROI f. 4 nga Arben KARAPICI f. 5 Bilanc lufte mes 33 kryeministrave shqiptarë LIBRI I GAZETARIT f. 10-11 Inflacioni në tetor 2.1 %, ushqimet dhe pijet me rritje 100 eksportuesit më të mëdhenj, renditja e tyre Shenja që lajmërojnë se diçka s’është në rregull me mëlçinë f. 7 f. 8-9 f. 2-3 f. 13 INSTAT: EKONOMI SHëNDET adresa: rruga “George W. Bush”, nr. 15/1, Tiranë e-mail: [email protected] drejtor: Alfred Cako tel: 04 22 42 444 ÇMIMI: 30 LEKË Gazetë informative, politike, ekonomike, sociale, kulturore Viti 2, nr. 84. E martë, 10 nëntor 2015 “Litari” i borxhit BE e SHBA përballë Erdogan Flet sipërmarrësi e biznesmeni, në postin e kreut të Asamblesë Kombëtare të FRD-së Klima e biznesit matet me rezultatet e biznesit dhe nivelin e jetesës së qytetarëve dhe jo me opinionet e politikës Modeli ekonomik i FRD – së përfaqëson mendimin e koncentruar të një grupimi politik që për qëllim kryesor ka rritjen ekonomike K ryetari i Asamblesë Kombëtare të FRD-së, Sami Gjergji ndjek një filozofi politike amerikane në ax- hendën e tyre integruese në çështjet më të rëndësishme në vend, qoftë edhe si forcë politike: “...dua të ec ngadalë që të mos kthehemi mbrapa”! Por angazhimi i tij politik është krah një aseti ekonomik, ndërtuar më herët, duke qenë si një nga sipërmarrësit e bi- znesmenët më të rëndësishëm në vend. Ai në intervistën e mëposhtme na sjell një vështrim për çështjet e sotme eko- nomike dhe qëndrimet politike të forcës që pëfaqëson. Për sipërmarrësin politi- kat ekonomike dhe të zhvillimit kërkojnë një përfaqësim, pranim dhe miratim të të gjithë forcave politike. Sipas Gjergjit qëndrimet konstante të forcës politike ku është angazhuar, vazh- dojnë të jenë mbi ndryshimet që duhen bërë në Kushtetutë për të cilën shprehet se “të përfaqësosh qytetarët do të thotë të dish të bësh ato ndryshime që i shërbejnë qytetarëve dhe jo .... AMBASADORI GJERMAN UDHËZIMI NASIP NAÇO Hoffman: “Gërmoni” në arsyet që i shtyjnë shqiptarët drejt azilit Audit ndërkombëtar për bizneset Jep dorëheqjen ministri i Drejtësisë BIZNESMENËT AMERIKANË S’gjejnë punonjës të kualifikuar në Shqipëri, hapin fabrikën në Maqedoni f. 7 f. 6 f. 6 f. 6 S hprehjen: “Fli pa darkë dhe mos merrë borxh!” e kam ndeshur për herë të parë në rininë time të hershme, si një këshillë të urtë, që kryefamiljarët atëhere i jepnin njeri-tjetrit për të përballuar me dinjitet vështirësitë ekonomike të kohës. Kështu që, në atë periudhë, fillova ta përfytyroj “borxhin” si një diçka të keqe, të cilit duhet t’i rrije larg. Pak më vonë, në vitet e shkol- lës së mesme kuptova, se kjo këshillë nuk ishte dhe aq pjesë e filozofisë... HISTORIA FOKUS FATURA

Transcript of 10 nentor 2015 gazeta.pdf

Page 1: 10 nentor 2015 gazeta.pdf

C M Y K

Gjergji: Orientimi ekonomik të jetë drejt politikave afatgjata

nga Gjon KROI f. 4

nga Arben KARApIcI f. 5

Bilanc lufte mes 33 kryeministrave shqiptarë

Libri i gazetarit

f. 10-11

Inflacioni në tetor 2.1 %, ushqimet dhe pijet me rritje

100 eksportuesit më të mëdhenj, renditja e tyre

Shenja që lajmërojnë se diçka s’është në rregull me mëlçinë

f. 7f. 8-9

f. 2-3

f. 13

INSTAT: ekoNomI ShëNdeT

adresa: rruga “George W. Bush”, nr. 15/1, Tiranëe-mail: [email protected]: Alfred Cakotel: 04 22 42 444çmimi: 30 lekë

Gazetë informative, politike, ekonomike, sociale, kulturore Viti 2, nr. 84. E martë, 10 nëntor 2015

“Litari” i borxhit

BE e SHBA përballë Erdogan

Flet sipërmarrësi e biznesmeni, në postin e kreut të Asamblesë Kombëtare të FRD-së

Klima e biznesit matet me rezultatet e biznesit dhe nivelin e jetesës së qytetarëve dhe jo me opinionet e politikës

Modeli ekonomik i FRD – së përfaqëson mendimin e koncentruar të një grupimi politik që për qëllim kryesor ka rritjen ekonomike

Kryetari i Asamblesë Kombëtare të FRD-së, Sami Gjergji ndjek një filozofi politike amerikane në ax-

hendën e tyre integruese në çështjet më të rëndësishme në vend, qoftë edhe si forcë politike: “...dua të ec ngadalë që të mos kthehemi mbrapa”!

Por angazhimi i tij politik është krah një aseti ekonomik, ndërtuar më herët, duke qenë si një nga sipërmarrësit e bi-znesmenët më të rëndësishëm në vend. Ai në intervistën e mëposhtme na sjell një vështrim për çështjet e sotme eko-nomike dhe qëndrimet politike të forcës që pëfaqëson. Për sipërmarrësin politi-kat ekonomike dhe të zhvillimit kërkojnë një përfaqësim, pranim dhe miratim të të gjithë forcave politike.

Sipas Gjergjit qëndrimet konstante të forcës politike ku është angazhuar, vazh-dojnë të jenë mbi ndryshimet që duhen bërë në Kushtetutë për të cilën shprehet se “të përfaqësosh qytetarët do të thotë të dish të bësh ato ndryshime që i shërbejnë qytetarëve dhe jo ....

AmbAsAdorigjermAn

udhëzimi

nAsip nAço

hoffman: “gërmoni” në arsyet që i shtyjnë shqiptarët drejt azilit

Audit ndërkombëtar për bizneset

jep dorëheqjen ministri i drejtësisë

biznesmenët AmerikAnës’gjejnë punonjës të kualifikuar në Shqipëri, hapin fabrikën në maqedoni f. 7

f. 6

f. 6

f. 6

Shprehjen: “Fli pa darkë dhe mos merrë borxh!” e kam ndeshur për herë të parë

në rininë time të hershme, si një këshillë të urtë, që kryefamiljarët atëhere i jepnin njeri-tjetrit për të përballuar me dinjitet vështirësitë ekonomike të kohës. Kështu që, në atë periudhë, fillova ta përfytyroj “borxhin” si një diçka të keqe, të cilit duhet t’i rrije larg. Pak më vonë, në vitet e shkol-lës së mesme kuptova, se kjo këshillë nuk ishte dhe aq pjesë e filozofisë...

hISTorIA

fokuS

FAturA

Page 2: 10 nentor 2015 gazeta.pdf

10 nëntor 2015 fryma e re 2

Flet për gazetën “Fryma e Re”, sipërmarrësi e biznesmeni, në postin e kreut të Asamblesë Kombëtare të FRD-sëpolitikë

Kryetari i Asamblesë Kombëtare të FRD-së, Sami Gjergji ndjek një filo-zofi politike amerikane në axhendën e

tyre integruese në çështjet më të rëndësishme në vend, qoftë edhe si forcë politike: “...dua të ec ngadalë që të mos kthehemi mbrapa”!

Por angazhimi i tij politik është krah një aseti ekonomik, ndërtuar më herët, duke qenë si një nga sipërmarrësit e biznesmenët më të rëndësi-shëm në vend. Ai në intervistën e mëposhtme na sjell një vështrim për çështjet e sotme ekonomi-ke dhe qëndrimet politike të forcës që pëfaqëson. Për sipërmarrësin politikat ekonomike dhe të zhvillimit kërkojnë një përfaqësim, pranim dhe miratim të të gjithë forcave politike.

Sipas Gjergjit qëndrimet konstante të forcës politike ku është angazhuar, vazhdojnë të jenë mbi ndryshimet që duhen bërë në Kushtetutë për të cilën shprehet se “të përfaqësosh qytetarët do të thotë të dish të bësh ato ndryshime që i shërbejnë qytetarëve dhe jo interesave të ngushtë të disa individëve dhe grupeve të in-teresit. Në parimin e përgjithshëm, ky është këndvështrimi i FRD – së”. Nga ana tjetër, në vështrimin e sipërmarrësit kreu i Asamblesë Kombëtare të FRD-së, e shpreh qarte modelin ekononim që ofron kjo forcë duke thënë se “të shtosh vlerë do të thotë të dish se ku të inves-tosh, përse të investosh, çfarë të investosh, kur

atën në lidhje me ekonominë shqiptare?Do të desha të bëj, së pari, një sqarim të

vogël. Jam angazhuar fillimisht dhe vazhdi-misht në biznes dhe më pas më është kërkuar nga forcat politike të angazhohem në politikë. Së dyti, vlerësimi përsa përket të qenurit bi-znesmen përfaqësues i përket vlerësimit në raport me ecurinë e ekonomisë së vendit dhe jo me ecurinë personale, për arsye se ecuria personale ka mjaft ulje dhe ngritje, veçanërisht, kur angazhohesh në politikë. Arsyeja është se ka një ndarje midis mendimit të sipërmarrësit/biznesmenit dhe politikanit: i pari sheh atë që nuk e shohin të tjerët atë që mund të hidhet dhe të zhvillohet në treg dhe i dyti, që ka një mendim të cilin e përfaqëson me një votë në partinë e tij politike, rezultante e së cilës është vota e shumicës në parti dhe më gjërë. Ekono-mia shqiptare, sikundër kërkoni një mendim personal nga një biznesmen dhe më pas nga një politikan, ka hyrë në atë fazë që është parashi-kuar nga shumë politikanë, studiues, zyrtarë të institucioneve ndërkombëtare, e shprehur edhe në një nga raportet e një forumi ndërkombëtar në prag të krizës financiare dhe ekonomike glo-bale, se efektet e krizës shfaqen dhe ndikojnë më shumë në një etapë të dytë të ndikimit të saj në vendet e vogla dhe, veçanërisht, ato në tran-zicionin drejt ekonomisë së orientuar te tregu.

Përvoja ime që nga fillimi në vitet 90 – të, si sipërmarrës në bashkëpunim me investitorë të huaj me përvojë ndërkombëtare (listuar në një nga bursat më të njohura ndërkombëtare) më ka treguar se çfarë fiton dhe çfarë humb i vo-gli, i vonshmi, ai pa përvojë të gjatë në raport me të tjerët: të mesëm ose të mëdhenj në tre-gun rajonal dhe atë global. Ky është mendimi i sipërmarrësit/biznesmenit, ndërsa ai i politika-nit varet se sa është marrë në konsideratë gjatë proçesit të politikëbërjes në parti e më gjërë.

Gjithashtu, do të donim një mendim se si e vlerësoni klimën aktuale të biznesit?

Klima aktuale e biznesit, nuk është gjë tjetër veçse një pasqyrim i asaj që merr nga pasojat e krizës financiare dhe ekonomike glo-bale në këtë periudhë të ndikimit të saj (e pa-parashikueshme dhe e pamatshme, por e kon-statueshme nga kënaqësia ose pakënaqësia e opinionit publik), që shfaqet nga pamundësia e kreditimit të ekonomisë, presionit për të mbled-hur të ardhura sipas parashikimeve (që nuk përputhen me pasojat e krizës), me papunësinë dhe mundësinë reale për të investuar dhe punë-suar, etj, që duhen shtjelluar gjatë nga shumë këndvështrime të ndryshme si ekonomike, politike dhe shoqërore. Klima e biznesit matet me rezultatet e biznesit dhe nivelin e jetesës së qytetarëve dhe jo me opinionet e politikës, për

të investosh dhe si të investosh. Pikërisht, çfarë thashë më lart: orientimi duhet të jetë drejt një politikë afatgjatë, me konsensusin e të gjithë forcave politike pa ndikime të lobingut të sh-tresave të interesit, por në drejtim të qytetarit”.

zoti gjergji jeni angazhuar politikisht por njëkohësisht edhe një nga biznesmenët më përfaqësues në vend. si e vlerësoni situ-

Kam përvojë të gjatë nga këto aksione duke filluar nga viti 1993 kur u vendos sistemi i parë tatimor në muajin mars deri te ditët e sotme. Kam përjetuar aksione për kasat, për karburantin, për zgjerimin e bazës së tatueshme, etj, etj. Por, për një gjë jam i sigurt se ka pasur, ka dhe do të ketë gjithmonë kosto dhe përfitime

Page 3: 10 nentor 2015 gazeta.pdf

10 nëntor 2015 fryma e re 3

politikë

Orientimiekonomik

Sami Gjergji: Të nevojshme politikat afatgjata me konsensus të të gjitha partive

arsye se politika premton dhe duhet t’i mbajë (relativisht me kushtet e pranishme) premtimet që ka dhënë. E vërteta në lidhje me këtë shfaqet në zgjedhjet parlamentare. Le të presim 2017.

A duhet të marrin fund politikat frag-mentare për nxitjen e ekonomisë dhe çfarë sugjeroni ju si një nga bizneset më përfaqë-sues në sektorin e prodhimit?

Personalisht, si sipërmarrës/biznesmen mendoj dhe ngul këmbë se nga këndvështrimi i çdo sipërmarrësi, politikat ekonomike dhe të zhvillimit kërkojnë një përfaqësim, pranim dhe miratim të të gjithë forcave politike që, natyrisht, kështu do të përfaqësonin (relativisht) interesat e të gjithë shqiptarëve në lidhje me përmirësimin e nivelit të tyre të jetesës.

Me përkeqësimin e klimës së biznesit, referuar raportit të bb për doing business dhe me barrën e lartë të taksave … A po rrezikon shqipëria të humbë garën rajonale?

Kjo është një pyetje shumë e komplikuar, sepse përmban shumë faktorë dhe aktorë, vendas, rajonalë dhe globalë. Kemi disa mar-

rëveshje, ndër to CEFTA, Marrëveshja e Aso-ciimit me BE, marrëveshjet me FMN dhe BB, etj, që kërkojnë një përgjigje shumëplanëshe dhe aq më tepër përfaqësuese në nivel qëndror.

si duhet të orientohet modeli ekonomik në të ardhmen?

Do të flas edhe këtë here duke i dhënë përparësi mendimit të sipërmarrësit/biznes-menit. Këto ditë, si zakonisht, lexoja me ve-mendje shtypin e ditës, ku ndër të tjera lexova te gazeta “Panorama” mendimin me vlerë të një ekonomisti, i cili indirekt me mendime dhe kritika të vlefshme, më zgjoi edhe njëherë atë që në gjuhën e ekonomistëve quhet “vlerë e shtuar”. Pra, shfrytëzim dhe përdorim sa më të arsyeshëm të burimeve të brendshme, duke filluar nga mendja, te burimet natyrore, te integrimi në zhvillimet rajonale dhe ato globale. Kishte përmendur Singaporin, pikërisht atë ishull të varfër peshkatarësh që nën studimin dhe projektimin e një ekonomisti të madh hollandez u bë një nga tigrat e Azisë dhe sot një nga vëndet me nivel të lartë për frymë të të

ardhurave. Të shtosh vlerë do të thotë të dish se ku të investosh, përse të investosh, çfarë të investosh, kur të investosh dhe si të investosh. Pikërisht, çfarë thashë më lart: orientimi duhet të jetë drejt një politikë afatgjatë, me kon-sensusin e të gjithë forcave politike pa ndi-kime të lobingut të shtresave të interesit, por në drejtim të qytetarit (shumë teorike, premtuese por, në fakt e dëshirueshme).

në formën si po zhvillohet aksioni ndaj ekonomisë informale a do të ketë më shumë kosto apo përfitime?

Kam përvojë të gjatë nga këto aksione duke filluar nga viti 1993 kur u vendos sistemi i parë tatimor në muajin mars deri te ditët e sotme. Kam përjetuar aksione për kasat, për karburantin, për zgjerimin e bazës së tatueshme, etj, etj. Por, për një gjë jam i sigurt se ka pasur, ka dhe do të ketë gjithmonë kosto dhe përfitime. Në SHBA, poli-tikanët kur marrin vendime (bëjnë politika) i referohen analizës kosto – përfitime. Është rezul-tati përfundimtar ai që e thotë fjalën që, politiki-sht, përkthehet: rezultat i zgjedhjeve të ardhshme.

Kjo e fundit është nga përvoja ime si politikan. A mendoni se qeveria po tregohet aq

e përgjegjshme për të shpërndarë taksat e shqiptarëve në raport me agresivitetin e tyre?

Nuk do të doja në këtë rast të ndaja publikisht mendimin tim si sipërmarrës dhe njëkohësisht si politikan me atë që do ta thotë qytetari, si tatimpa-gues, me votë. Koha do të tregojë se cila është e vërteta dhe si i kemi shërbyer, çfarë presim nga ajo dhe si do të vlerësohemi nga publiku.

ju jeni kryetar i Asamblesë kombëtare të FRD – së, parti e cila aktualisht po ud-hëheq në një kauzë politike të rëndësishme siç është debati për ligjin elektoral. në këtë qëndrim politik çfarë mendoni se nuk ka shkuar dhe duhen ndryshuar për pasojë edhe në kushtetutë?

Të përfaqësosh qytetarët do të thotë të dish të bësh ato ndryshime që i shërbejnë qytetarëve dhe jo interesave të ngushtë të disa individëve dhe grupeve të interesit. Në parimin e përgjith-shëm, ky është këndvështrimi i FRD – së.

Cili është modeli ekonomik që ofron Frd në programin e saj?

Modeli ekonomik i FRD – së përfaqëson mendimin e koncentruar të një grupimi politik që për qëllim kryesor ka rritjen ekonomike dhe zhvillimin nëpërmjet rritjes së vlerës së shtuar në vend sikundër e kam përmendur më lart.

ju si parti aktualisht nuk keni asnjë deputet në Parlament, a është e vështirë të ngrihen debate mbi çështje të rëndësishme politike duke qenë jashtë tij?

Çështjet e rëndësishme dhe, veçanërisht, shumë të rëndësishme si kjo që përmban pyetja juaj, siç e keni vënë re ngrihen në vemendje të opinionit publik jo vetëm nga partitë jashtë Parlamentit, por edhe nga media dhe shoqëria civile, madje këto të fundit bëhen më të dëgjueshme kur interesi publik vlerësohet, pranohet dhe synohet nga qytetarët.

Por, nga ana tjetër, keni hyrë në koali-cion në qeverisjen vendore me të majtët. çfarë rezultati prisni nga ky bashkëpunim në nivel lokal? A ekziston mundësia të pra-noni dhe propozime qëndrore, nëse po, cilat do të jenë kushtet?

Në qoftë se merrni në konsideratë sa kam thënë më lart politikisht, synojmë të krijojmë një klimë poltike të përmirësuar jo me deklarata, por me rezultate që do të vlerësohen nga qytetarët në nivel vendor dhe qëndror. Të bësh koalicion në çdo nivel, sikundër kemi deklaruar që në fillim si parti, do të thotë, të paktën, të kërkosh fillimisht të biesh dakord për një ose disa qëllime për të arritur një objektiv të dëshirueshëm: një qytetar dhe një biznes më të kënaqur se një periudhë kohe më parë. Kur merresh me të njëjtat pro-blem sikundër një vit, dy apo shumë vite më parë thotë populli jo vetëm nuk ke ecur përpara, jo vetëm ke ngelur në vend, por ke shkuar mbrapa. Filozofia jonë nxitet nga thënia e një politikani të madh amerikan se “... dua të ec ngadalë që të mos kthehem mbrapa“.

Ekonomia duhet të jetë orientuar drejt një politikë afatgjatë, me konsensusin e të gjithë forcave politike pa ndikime të lobingut të shtresave të interesit, por në drejtim të qytetarit (shumë teorike, premtuese por, në fakt e dëshirueshme).

Klima e biznesit matet me rezultatet e biznesit dhe nivelin e jetesës së qytetarëve dhe jo me opinionet e politikës, për arsye se politika premton dhe duhet t’i mbajë (relativisht me kushtet e pranishme) premtimet që ka dhënë. E vërteta në lidhje me këtë shfaqet në zgjedhjet parlamentare. Le të presim 2017.

Modeli ekonomik i FRD – së përfaqëson mendimin e koncentruar të një grupimi politik që për qëllim kryesor ka rritjen ekonomike dhe zhvillimin nëpërmjet rritjes së vlerës së shtuar në vend sikundër e kam përmendur më lart.

Page 4: 10 nentor 2015 gazeta.pdf

10 nëntor 2015 fryma e re 4

Shprehjen: “Fli pa darkë dhe mos merrë borxh!” e kam ndeshur për herë të parë në rininë time të hershme, si një këshillë të

urtë, që kryefamiljarët atëhere i jepnin njeri-tje-trit për të përballuar me dinjitet vështirësitë eko-nomike të kohës. Kështu që, në atë periudhë, fill-ova ta përfytyroj “borxhin” si një diçka të keqe, të cilit duhet t’i rrije larg. Pak më vonë, në vitet e shkollës së mesme kuptova, se kjo këshillë nuk ishte dhe aq pjesë e filozofisë popullore, se sa direktivë politike, që vinte nga “Maja e shpatës së klasës punëtore”, siç e quante diktatori komu-nist, Partinë e Punës. Sipas kësaj teorie, marrja e borxheve ishte skllavëruese për një shoqëri të tërë, jo më për një individ të vetëm. Kësisoj marrja e borxheve u quajt “tradhëti kombëtare” dhe u ndalua me ligjin themeltar të shtetit. Më pas, për fat, do të vinte zgjerimi dhe thellimi i njohurive të mia në fushën e ekonomisë dhe fi-nancave apo eksperiencat disa vjeçare të punës në këto sektorë, sidomos ato të pas viteve ’90, kur nuk t’i referohesha dhe aq urtësisë politike dhe asaj popullore të varfërisë, por filozofisë dhe politikës botërore të pasurisë, që në përgjithësi operon sipas thënies së Benjamin Franklinit: “Nëse do të njohësh vlerën e parasë, provo të marrësh borxh”. Sipas kësaj shkolle, borxhi nuk është një fjalë goje, që ngjall frikë, por një kon-cept i gjerë apo më mirë të themi, një kategori e domosdoshme ekonomike në marrëdhëniet shoqërore të njerëzve, që ngjall shpresë, pa të cilin qeverisjet e ndryshme nuk mund të plotë-sojnë objektivat e caktuara për përmirësimin e mirëqënies qytetare. Në fakt, problemi nuk qëndron tek borxhi në vetvete, por tek masa optimale dhe efektiviteti i përdorimit të tij eko-nomik, që qytetari i zakonshëm, më mirë se sa te çdo artikulim profesional i specialistëve të fush-ës, mund ta lexojë e kuptojë qartë nga shkrimtari i mirënjohur Charles Dickens, i cili thoshte: “Të ardhurat vjetore njëzet paund; shpenzimet vje-tore nëntëmbëdhjetë; rezultati, lumturi. Të ard-hurat vjetore njëzet paund; shpenzimet vjetore njëzet e gjashtë paund; rezultati, mjerim”.

Tani kthehemi në realitetin shqiptar të këtyre kohëve të fundit, ku fjala borxh, në të shumtën e rasteve, po lakohet në kuptimin negativ, duke filluar tek borxhi publik dhe duke përfunduar tek ai privat, për shkak të pasojave të kësaj natyre që po krijohen në jetën social-ekonomike të qytetarëve tanë. Pse kemi arritur në këtë derexhe? Së pari, për shkak të paaftë-sisë, miopisë dhe korrupsionit qeverisës, poth-uajse gjatë gjithë viteve të tranzicionit, sepse, në përgjithësi është marrë borxh për të mbyllur borxhe dhe jo për të stimuluar rritjen apo zhvill-imin ekonomik të vendit. Përfaqësuesit e fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore kanë theksuar në vazhdimësi se, rritje e nivelit të borxhit nuk do të thotë kurrësesi rritje eko-nomike. Por, s’ka shumë nevojë t’u referohemi institucioneve ndërkombëtare, ndërkohë që duke shfletuar historikun e qeverisjeve shqip-tare, në fletën e parë të tij gjejmë justifikimin e kryeministrit të radhës për paraardhësin e tij, se po e nis punën në krye të ekzekutivit i ndod-hur përpara një grope të madhe me borxhe. E kemi dëgjuar këtë shprehje nga goja e Nanos për Qeverinë “Meksi”, nga goja e Berishës për

qeverinë “Nano”, nga Rama për qeverinë “Ber-isha”. Siç po zhvillohen ngjarjet, një shprehje të tillë, do të dëgjojmë patjetër edhe nga goja e kryeministrit të radhës për qeverinë “Rama”, sepse vetëm kështu mund t’i paraprihet çdo jus-tifikimi për keqqeverisjen e vet. Nëse do të per-frazojmë një thënie të kohës së monizmit me moton: “Marrshojmë drejt majave më të larta të socializmit ngadhnjimtar me në krye Partinë tonë si çelik”, për të karakatërizuar situatën problematike të borxhit, do të thoshim: “Po marrshojmë drejt majave më të larta të borxhit të paparë me në krye borxhin publik”.

Fakt është, se situata në këtë drejtim, sa vjen e bëhet më problematike. Duke u rritur me më shumë se 3 milionë euro në ditë, këto dy vitet e fundit, borxhi publik qysh në tremujorin e parë të këtij viti e kaloi shifrën e 1 trilion le-këve. Niveli prej afro 75% të PBB-së i borxhit publik tek ne, ndërkohë që tavani për kufirin e tij i vendosur nga BE për vendet anëtare është 60%, nuk mund të quhet më “maja e Jezercës” por “Maja e Everestit” për ekonominë shqip-tare. Ndërsa FMN apo BB e konsideronin si “të rrezikshëm” për ekonominë e vendit tonë edhe treguesin relativ prej 62%, të arritur në vitin 2013. Kjo situatë më sjell ndërmend thirrjen tek “Reportazh me litar në grykë” të gazetarit dhe poetit çek, Julius Fuchik para se të varej në burgun e Gestapos në Pragë: “Njerëz ju dua, jeni vigjilent!” Qëllimi është për t’i ndërgjegjë-suar këdo, se cilat janë për ta pasojat kolektive dhe individuale të këtij borxhi të lartë, jo dhe aq si tregues relativ, por krahasuar me kushtet në të cilat ndodhet eko-nomia shqiptare. Se fjala vjen, SHBA në vitin 2008 e kishte këtë tregues në masën 250%, Ja-ponia e ka 230%, Protugalia 200% apo Gjer-mania 83% të PBB-së, por nivele të tilla të borxhit publik për ekonomitë e këtyre vendeve nuk sjellin asnjë shqetësim; përkundrazi i kon-tribuojnë zhvillimit të tyre të mëtejshëm. Ndaj një tregues kaq i lartë, që për hir të së vërtetës përbën një rekord negativ në historinë e ekono-misë shqiptare, nuk do të ishte shumë shqetë-sues po qe se nga fronti i rritjes ekonomike do të vinin lajme pozitive dhe litari i borxheve nuk do të zgjatej më tej. Por fjala “borxh” është bërë titulli i dramës së kohëve të fundit, që po luhet në këtë vend. Bizeset dhe individët janë në borxhe me njeri-tjetrin, sikundër jo pak borxhe kanë edhe ndaj sistemit bankar, gjë e cila ka bërë që niveli i kredive të këqija të arrijë në mbi 25 lekë për çdo 100 lekë të dhëna hua. Ndërkohë tek qytetarët kjo situatë është akoma më e dhimbshme, pasi nga një pjesë e mirë e tyre merret borxh për mbijetesë, sa tek miq e të afërm aq dhe tek dyqanet e vogla të lagjes. Para pak muajëve, që të gjithë, biznese e individë u përballën me borxhet e krijuara nga konsumi

i energjisë apo artikujve të tjerë të konsumuar ndër vite. Me pak fjalë është ndezur drita e kuqe e borxheve, me në krye borxhin publik. Ky nivel borxhesh është i lartë në raport me fuqinë ekonomike të vendit, qoftë përsa u për-ket agregatëve të zhvillimit, ashtu dhe atyre të akumulimit. Mjafton të kujtojmë se vetëm treg-uesi i borxhit publik shumëzon me zero gjithë kursimet e qytetarëve në banka për të kuptuar dramacitetin e kësaj situate, e cila në fund të fundit përmban rrezikun e madh të zhbalancim-it dhe destabilizimit të treguesve makroeko-nomik. Faktet tregojnë, se këto vitet e fundit, Shqipëria është në krye të top-listës së vendeve që paraqesin një situatë krejt të pashëndetshme lidhur me financat e saj publike. Në rajonin më të pazhvilluar të Europës; pra, në Ballkanin Perëndimor, fqinjët e vendit tonë, treguesin e borxhit publik e kanë sa gjysma e atij të Shq-ipërisë. Mjafton të kujtojmë se Maqedonia, për shembull, me të cilën mund të krahasohemi disi në rajonin tone, e ka treguesin e borxhit publik vetëm 30%. Banka Botërore dhe Fondi Mon-etar Ndërkombëtar rekomandojnë që për këto tipe ekonomish si ekonomia shqiptare, niveli

optimal i borxhit publik nuk duhet ta kalojë ku-firin e 40%-shit. Kjo për arsye se, në debatet eko-nomike të nivelit ven-dor, rajonal dhe global, raporti i borxhi publik ndaj PBB-së shihet si një indikator i rëndësishëm i ekonomisë së një vendi për shkak të ndërlid-hjes që ai ka me fak-torë të tjerë ekonomik. Ekspertët sugjerojnë se, borxhi publik ka efektiv-itet dhe injekton efekte pozitive në ekonomi, nëse përdoret sidomos për investime me leverdi

apo kthyeshmëri të lartë. Por, nëse merret në kushte jo të përshtatshme apo në momente sforcimi dhe vuajtje të ekonomisë, ai me siguri ndikon negativisht mbi një sërë parametrash të tjerë ekonomikë. Përderisa përmasa e box-hit publik edhe në plan ndërkombëtar mbetet matësi kryesor për ndjekjen e shëndetit të eko-nomive, në rastin e Shqipërisë, ky tregues bëhet edhe më i ndjeshëm për shkak të instalimit “de facto” të një fryme dhe mentaliteti borxhmar-rës në çdo nivel të ekonomisë, duke nisur nga individët, familjet, bizneset, qeveria. Krijimi, pastaj, i borxhit nga mosrespektimi i pagesave, shihet më qartë tek mungesa e performimit të sistemit bankar, ku më shumë se një e katërta e kredive të dhëna rezultojnë si “kredi të këqija”.

Gjatë vitit në vazhdim, shqetësues është bërë borxhi i brendshëm në terma afatsh-kurtëra, i cili përmban edhe rrezikun e mung-esës së transparencës, ndryshe nga huamarrja në tregun ndërkombëtar, ku qeveria është jo vetëm e monitoruar nga institucionet përkatëse, por dhe e detyruar të argumentojë, raportojë dhe të japë llogari para tyre. Nga ana tjetër, përveç presioneve inflacioniste për stabilitetin

e përgjithshëm të sistemit ekonomik të vendit, borxhi i brendshëm bën që shteti të konkuro-jë në një farë mënyre biznesin privat, duke u hequr kështu indirekt atyre mundësinë e inves-timeve për zgjerimin e sipërmarrjes jopublike. Sipas ekspertëve përkatës rezulton, se çdo njësi valute e marrë borxh nga qeveria, zvogëlon në të njëjtën masë investimin privat e kështu me radhë. Por ligjësitë teorike të ekonomisë lidhur me borxhin publik janë të pazbatueshme, nëse përmasat e tregjeve nuk e kapin një madhësi kritike të domosdoshme. Aq më shumë në ras-tin e ekonomisë sonë, ku përveç madhësisë së tregut ndikojnë edhe faktorë të tjerë, sikundër janë pjekuria institucionale e demokracisë, ekspertiza qeverisëse, forca e zbatimit të ligjit, shkalla e hapjes së ekonomisë, konkurenca, mjedisi politik i brendshëm dhe i jashtëm, situata e ekonomive rajonale, etj. Konkretisht, situata aktuale e ekonomisë shqiptare nuk është rrjedhojë logjike e zbatimit të këtyre ligjësive; përkundrazi ajo tregon për një kaos qeverisës, nga më problematikët e viteve të tranzicionit. Përtej këtyre spjegimeve teorike, situata e shi-frave, vetëm për borxhin publik, duke përjash-tuar borxhet private që ka gjithësecili, është e tillë: Aktualisht çdokush prej nesh ka rreth 400,000 lekë borxh te pjesa e borxhit publik, gjë që për një familje me katër persona kjo shifër shkon 1,600,000 lekë. Një pensionist me një pension të nivelit mesatar dhe me jetëgjatë-si mbi 80 vjeç, vetëm në botën tjetër mund të arrijë që ta shlyejë gjithë këtë borxh. Me pak fjalë, me borxhin po na ndodh, tamam si ajo historia e “Tersit të Pojanit”, që tregojnë andej nga Myzeqeja:

Shumë kohë më parë, në periudhën e push-timit turk, na ishte njëherë, një person ngatrre-star, sherxhi e trazovac në Pojan të Fierit, që gjithë jetën e tij u kishte sjell tersllëqe, ngatër-resa, kokëçarje dhe sherre pafund njerëzve rreth e rrotull tij. Një ditë prej ditësh ai sëmuret për vdekje… Para se të jepte shpirt bashkëf-shatarët, pavarësisht dëmeve që u kishte sjellë, i kërkuan amanetin e fundit. -Po, kam një ama-net, -u thotë ai… -Para se t’më varrosni, më lidhni një litar për trupi dhe njerën anë të litarit lëreni jashtë varrit, me qëllim që kur të shkoni çdo të dielë në varrëza ta tërhiqni atë, se këtë herë do t’u sjellë vetëm mbarësi. Dhe fshtarët e dëgjuan, ashtu bënë. Çdo të dielë, ata shkonin në varreza dhe nuk harronin të tërhiqnin “cepin fatsjellës” të litarit, sipas amanetit të lënë. Një prej të dielave aty kalon një tabor me jenicerë turq. Sapo shohin që fshatarët po tërhiqnin lita-rin tek një varr, ata u sulen atyre duke i goditur me shklema, grushta e dajak, pse nuk po linin të qetë një të vdekur. I bën lesh fare… -Po mirë për së gjallë, por as për së vdekuri nuk na u ndan tersllëqet e këtij horri, -tha kryeplaku i gjakosur. Që atëhere ngeli shprehja: “Tersi i Pojanit”. Kështu është edhe “Tersi...” i borxhit tek ne, që më së shumti ka ardhur sipas atyre arsyeve që konstaton Ronald Regan në një mo-ment të caktuar për borxhin amerikan, duke thënë: “Nuk kemi borxh një miliardë miliardë dollarë, pasi s’kemi taksuar mjaftueshëm; kemi borxh një miliardë miliardë dollarë, pasi kemi shpenzuar shumë”.

fokus

Shqetësues është bërë borxhi i brendshëm në terma

afatshkurtëra, i cili përmban edhe rrezikun nga huamarrja

në tregun ndërkombëtar

nga Gjon KROI

“Litari” i borxhit

Page 5: 10 nentor 2015 gazeta.pdf

10 nëntor 2015 fryma e re 5

fokus

Turqia nuk është e interesuar vetëm të parandalojë krijimin e shtetit kurd, shtrirë tej kufijve të vendeve fqinje. Vëzhguesit mendojnë, se presidenti Erdogan ka qëllim edhe më urgjent

nga Arben KARApIcI

Mbështetësit e shohin Erdogan si një kalif, i cili qëndron kundër forcave të çrregullimit dhe të anarkisë, si një

udhëheqës që do të jetë në gjendje të sjellë një epokë të re neo-otomane për Turqinë. Gazetari i një gazete që është pro AKP-së, Abdurrahman Dilipak tha, se presidenti turk mund të bëhet “ka-lif” kur Erdogan të realizojë synimin për të çuar Turqinë në një sistem presidencial të qeverisjes. Imazhi i një udhëheqësi të fortë është kultivuar me kujdes nga Erdogani, që në platformën ele-ktorale, ku ai paralajmëroi se “shumë armiq të Turqisë, si kurdët, Perëndimi, të majtët, aktiv-istët e të drejtave të njeriut, dhe gazetarët, janë pjesë e një rrjeti që komploton kundërTurqisë. “Ata nuk kanë qenë në gjendje të kenë sukses dhe nuk do të kenë sukses,” tha ai.

Armiqtë e tij gjithashtu e shohin atë si njeriu që do të vepronte si një kalif, që do të shkelte laicizmin, modernizmin dhe do të gër-ryente më tej rendin e vendosur nga Mustafa Qemal Ataturku, themeluesi laik i Republikës së Turqisë. Emri i Taip Erdoganit nuk ishte në fletët e votimit, por zgjedhjet e dyta parlamen-tare të këtij viti u lidhën ngushtë me liderin “i përfshirë aktivisht” në fushatë-proces.

Politikanët e opozitës në Turqi pretendojnë, se “egoja e presidentit për autarki” e zvarriti vendin në zgjedhje në mes të një krize të thellë të sigurisë, që e krijoi. Erdogan qëllimisht e ka sabotuar formimin e një qeverie koalicioni në qershor, pasi votuesit për herë të pare nga viti 2002 zgjodhën një parlament pa fitues të qa-rtë, duke bërë të domosdoshëm organizimin e zgjedhjet e parakohshme. Sipas kritikëve, “prit-ni, se nuk keni pare gjë akoma”, sa pushtet do të mbajë presidenti Erdogan, kur ai ta shndër-rojë presidencën ceremonial të Turqisë në një qendër të vërtetë autoriteti.

Një qeveri e koalicioni në Ankara do t’i kishte pëlqyer më shumë BE-së. Ndërsa tani duhet të kërcejë si pas avazit të Erdoganit, nëse do ndihmën e tij në krizën e refugjatëve. Pozitë e vështirë kjo për unionin. Brukseli do të dëshironte qeveritë qëndrueshme në An-kara, thuhej zyrtarisht në Bashkimin Europian para zgjedhjeve. Por që presidenti i vjetër dhe i ri Rexhep Erdogan do të arrinte një fitore kaq marramendëse, këtë shumica nuk e kishin pri-tur. Ironia në këtë histori është se BE për vite me rradhë e ka lënë pas dore konfrontimin me “sulltanin e Bosforit”. Në pragun e BE-së po forcohej kështu një sundimtar gjithnjë e më autokratik, ndërsa Brukseli kishte çështje më të rëndësishme për të zgjidhur. Tani evropianët janë në situatën kur ata kanë nevojë më shumë për Erdoganin, se ai për ata. Pa “sulltanin” nuk ka zgjidhje në krizën e refugjatëve, e cila rre-zikon ta copëtojë unionin. Dhe presidenti Erdo-gan nuk e ndjen më presionin politik. Është në një situatë të favorshme dhe për lëshimin më të vogël mund ta ngrejë lart çmimin politik.

Njohësit e gjendjes në Bruksel thonë, se tani do të nisë një fazë e gjatë e “diplomacisë së pazarit” dhe ata besojnë, se presidenti i Turqisë është në një pozitë shumë të mirë. Sipas shem-bullit të Angela Merkel, krerët evropianë do të shkojnë tek Erdogan dhe do të duhet ta ulin kokën para tij. Kjo është e vërtetë dhe presi-denti pritet ta shijojë shumë shpejt. Për BE nuk

bëhet më fjalë, nëse i shesin parimet bazë për të siguruar bashkëpunimin e turqve, por vetëm sa larg mund të shkojnë. Ata kanë tani më pak argumente dhe pak mjete të presionit politik.

Negociatat e ardhshme nëse dhe me çfarë çmimi presidenti turk do t’i pengonte refugjatët të vijnë në Evropë dhe të luante rojen kufitare të BE-së, do të jenë të vështira për Brukselin. Guri i vetëm në duart e europianëve është dëshira e tij për lideralizimin e vizave, që do të kishte rëndësi ekonomike për Erdoganin. Përmes bashkëpunimit ekonomik mund të gjendet një rrugë, për të marrë prej tij lëshime në çështjen e refugjatëve. Linja, të cilën europianët tani nuk duhet ta kapërcejnë, është trajtimi i kurdëve: Nëse Erdogani nuk ndryshon qëndrim ndaj tyre, BE duhet t’i japë fund dhe ta zgjidhë krizën e refugjatëve pa të. Jo më larg, se në vitin 2014, zyrtarët evropianë deklaronin pa mëdyshje se Turqia “nuk është e aftë politikisht për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian”, për shkak të situatës së rëndë me të drejtat e njeriut bren-da vendit, si dhe marrëdhënieve kontestuese me Qipron. Nëse tani BE-ja do të kishte një mënyrë tjetër për të zgjidhur krizën me migrantë, unio-ni as që do e vinte në tryezë të diskutimeve të ardhmen evropiane të Turqisë. Duke i komen-tuar zotimet e BE, presidenti Rexhep Erdogan, ka thënë se zyrtarëve në Bruksel u ka rënë në mend vonë për rëndësinë e Turqisë në frenimin e fluksit të migrantëve.

Në Europë vërtetohet kështu aforizma se i ka punët keq, ai që jeton kohëra interesante, po në Shtetet e Bashkuara? SHBA kanë një marrëdhënie shumë të fortë me Turqinë dhe do të vazhdojnë të bashkëpunojnë ngushtë edhe me qeverinë e re që do krijohet. Megjithatë, presi-denti Barak Obama dhe zoti Erdogan këmbyen disa replika në fjalimet që mbajtën për takimin e G-7-ës në Gjermani. Udhëheqësi amerikan akuzoi Ankaranë se ka lejuar luftëtarët e huaj të kalojnë kufirin për në Siri. “Kjo është një fushë që ne kemi kërkuar bashkëpunim të thellë me autoritetet turke, që e pranojnë këtë problem, por nuk kanë luftuar me kapacitetin që nevoji-tet”, tha Obama. Një një fjalim të transme-tuar me televizion, zoti Erdogan tha se vendet perëndimore janë duke ndihmuar ato, që ai i cilësoi “grupe terroriste kurde” në Siri, ku for-cat kurde u janë bashkuar grupeve të moderuara për të luftuar kundër ISIS. “Si mund ta besojmë që Perëndimi e ka me seriozitet”?, ka pyetur Erdogan publikun. Marrëdhëniet e tensionuara politike të Turqisë me pakicën e vet kurde janë një burim tensioni prej kohe dhe

të mbështeten kurdët e Sirisë, kjo nuk pra-nohet për qytetarin e zakonshëm në Turqi.

Dhuna midis ushtrisë dhe militantëve të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit në lindje të Turqisë është përshkallëzuar, qëkur është shkelur armëpushimi në muajin korrik. Ndërsa SHBA-të po i shfrytëzojnë bazat ajrore turke në jug për të luftuar ISIS-in, Turqia po synon mbështetjen amerikane për politikën e saj ndaj kurdëve. Shtetet e Bashkuara nuk i kanë hedhur raketat, por të drejtuara dhe gati për veprim ra-ketat janë. Avionët amerikanë pa pilot ngrihen nga territori turk me qëllimin për përcaktuar më nga afër pozicionet e xhihadistëve në territorin sirian dhe në afërsi të kufirit me Turqinë. Të gji-

tha këto informacione u kanë shërbyer SHBA-ve për të hapur zjarr me avionët e tyre luftarakë në pozicionet e organizatës terroriste “Shteti Islamik” (IS).

Që të veprojnë në terren, SHBA kanë pak luftëtarë të besueshëm në Siri. Ishte menduar, që 4500 sirianë të përgatiteshin në një program trajnimi, por vetëm 60 prej tyre u pranuan, për shkakun se shumica e luftëtarëve u klasifikuan nga SHBA si “jo të besueshëm”. Duket se në SHBA janë të kujdesshëm edhe për shkak të Iranit, që i qëndron besnik presidentit srian Asad. Të gjitha këto i dinë mirë turqit, të cilët u ofruan amerikanëve disa nga bazat ajrore në jug dhe shpresojnë në mirëkuptimin e Shteteve të Bashkuara për shqetësimin e tyre kryesor luftën kundër kurdëve, jo vetëm në territorin turk, por edhe në vendet fqinje, Irak dhe Siri.

Turqia nuk është e interesuar vetëm të pa-randalojë krijimin e shtetit kurd, shtrirë tej ku-fijve të vendeve fqinje. Vëzhguesit mendojnë, se presidenti Erdogan ka qëllim edhe më urgjent. Për herë të parë që prej 4 vjetësh, qeveria e AKP sulmoi pozicionet e PKK në Kurdistanin iraken dhe qeveria deklaroi vendosmërinë që t’i vazhdojë sulmet.

SHBA-të ndodhen në situatë delikate, se si mund të veprohet me një partner, pa të cilin nuk mund të bësh, por i cili përzien çmimin për an-gazhimin e tij në luftën kundër terrorizmit, me objektivat e brendshme politike. Alisair Beski, zëdhënës i Këshillit të Sigurimit Kombëtar, tha se Shtetet e Bashkuara respektojnë të drejtën e Turqisë për t’u vetëmbrojtur. Ne i bëjmë thirrje PKK-së, e cila është deklaruar nga SHBA një organizatë terroriste, që të heqë dorë nga ter-rorizmi dhe të fillojë përsëri bisedimet me Turqinë”. Ai gjithashtu u bëri thirrje të gjitha palëve të vazhdojnë përpjekjet të gjejnë një zgjidhje paqësore të konfliktit. Edhe sekretari i Përgjithshëm i NATO Jens Stoltenberg ka bërë thirrje për një zgjidhje paqësore të konfliktit turko-kurd. “Në periudhë afatgjatë dhuna nuk e zgjidh këtë konflikt”, deklaroi ai.

Në Ankara i kuptojnë shenjat diskrete di-plomatike, por atje kanë edhe shqetësime të tje-ra. Edhe pse Turqia është dakord në parim me propozimin e SHBA për të ndërtuar në kufirin e saj një zonë të çliruar nga IS, shtrohet pyetja se kush do ta popullojë atë zonë për një kohë të gjatë. Në këtë zonë jetojnë kryesisht turkmenë dhe arabë. Nëse aty do vendoseshin tani edhe kurdë, autoritetet turke kanë frikë se kjo mund t’i përzinte banorët më të hershëm. “Një gjë e tillë mund të shkaktojë valë të re spastrimesh etnike”, thotë një përfaqësues i qeverisë turke në Uoll Strit Xhornëll. “Dhe kjo do të ishte e papranueshme për ne”. Nuk ka si të jetë ndryshe në një rajon, që ndryshon në mënyrë masive dhe ku ndahen sërish kufijtë e shumë shteteve nacionale. Sa më i madh angazhimi, aq më e vështirë edhe zgjidhja. Zgjedhjet e së dielës e kthyen Turqinë nën sundimin një partiak vetëm pesë muaj pasi partia AK e zotit Erdogan humbi shumicën në parlament për herë të parë në më shumë se një dekadë. AK fitoi afro 50 përqind të votave ose 316 nga 550 vende që ka parla-menti. Partia opozitare kryesore mori vetëm 25 përqind, duke bërë që AK të kishte një fitore më të gjerë nga çfarë pritej.

BE e SHBA përballë Erdogan

Page 6: 10 nentor 2015 gazeta.pdf

10 nëntor 2015 fryma e re 6

politikë

Hoffman: “Gërmoni” në arsyet që i shtyjnë shqiptarët drejt azilitAmbasadori i Gjermanisë në

Shqipëri, Helmut Hoffman u shpreh dje gjatë seancës

dëgjimore në komisionin parlamen-tar për Politikën e Jashtme, se ka rritje të numrit të azilkërkuesve shq-iptarë në Gjermani. Ai ka theksuar se i çuditshëm është fakti që disa prej tyre kanë pasur profesione të mira në Shqipëri dhe nuk janë identifi-kuar me probleme ekonomike, por thjesht duan të ikin nga vendi. Ndo-nëse për muajin tetor ka një rënie të azilkërkuesve shqiptarë, Hoff-man përsëriti edhe njëherë tjetër se Gjermania nuk do të pranojë asnjë kërkesë për azil ekonomik. “Këta azilkërkues duhet të kuptojnë se nuk ka azil ekonomik në Gjermani, pasi vijnë nga vend i sigurt origjine. Edhe nga Kosova ka pasur numër të konsiderueshëm azilkërkuesish. Ka rritje të numrit të azilkërkuesve shqiptarë drejt Gjermanisë gjatë këtij viti. Numri ra në tetor. Ata vi-jnë nga e gjithë Shqipëria dhe disa prej tyre kanë pasur pozicion të mirë në Shqipëri. Pra nuk kanë pengesa ekonomike thjesht duan azil. Në fillim pritja e azilkërkuesve ishte shumë “bujare” në kohëzgjatjen e qëndrimit të tyre por edhe të parave që u jepeshin”, deklaroi ambasado-ri gjerman. Ai ka këshilluar që kjo çështje të lihet jashtë debatit partiak dhe të gjenden arsyet që i shtyjnë shqiptarët drejt azilit. “Këshilla ime është që çështja e azilkërkuesve të lihet jashtë debatit partiak. Këshilla ime është të “gërmoni” në arsyet që i bëjnë shqiptarët të kërkojnë azil. Shqipëria, Mali i Zi, Kosova e Ser-bia janë vende të sigurta origjine. Mos ejani të kërkoni vend pune në Gjermani tek ambasada. Punën duhet ta gjeni vetë”, u është drejtuar Hoffman shqiptarëve. Ndërkohë që këto ditë pritet të dalë progres raporti për Shqipërinë, Hoffman theksoi se Gjermania mbështet integrimin e Shqipërisë. Ai kërkoi implementi-min sa më shpejt të reformës në dre-jtësi. “Ne presim këtë javë progres-raportin. Gjermania mbështet integrimin e Shqipërisë Duhet të ndiqni prioritetet e kërkuara. Gjuha e ashpër e akuzave nuk e ndihmon këtë proces. Reforma në drejtësi, kyçe. Ekspertët që asistuan reformën shumë të mirë. Ne nuk mjaftohemi vetëm me ndryshimet teknike, për ne e rëndësishme është implemen-timi. Korrupsioni është problem në drejtësi. Duhet luftuar korrupsioni”, tha Hoffman. Ambasadori gjerman tha gjithashtu se nuk ka një datë të

caktuar për hapjen e negociatave, duke vënë theksin tek reformat.

investimet gjermAneNë këtë mbledhje, ambasadori

Hoffman ka shprehur angazhimin e Gjermanisë për bashkëpunim

me Shqipërinë, duke u nisur edhe nga raportet e shkëlqyera mes dy vendeve. Duke folur për investimet gjermane në Shqipëri, Hoffman tha se zënë vendin e pestë, por sipas tij korrupsioni është pengesë për këto investime. “Gjermania renditet në

vendin e 5 për investime në Shq-ipëri. Duhet të bëjmë më shumë për rritjen e investimeve dhe vendosjen e shtetit ligjor. Korrupsioni është pengesë. Reforma në drejtësi është shumë e shumë e rëndësishme”, tha Hoffman.

“Çështja e azilkërkuesve të lihet jashtë debatit partiak. Këshilla ime është të “gërmoni” në arsyet që i bëjnë shqiptarët të kërkojnë azil. Mos ejani të kërkoni vend pune në Gjermani tek ambasada. Punën duhet ta gjeni vetë”

Kontrollin në bizneset e mëdha do ta bëjë auditi ndërkombëtarSë shpejti Ministria e Financave

do të nxjerrë një udhëzim, ku të gjitha bizneset e mëdhaja do të audito-hen nga kompani të huaja, në mënyrë që të shmangen nga kontrollet tati-more. Në një takim për luftën kundër informalitetit, kryeministri Edi Rama dhe ministri i Financave, Shkëlqim Cani thanë se pas udhëzimit të minis-trisë së Financave këto kompani do të listohen tek kompanit me pak ris. “Të gjitha kompanitë që do të çertifikohen nga kompanitë ndërkombëtare që janë në një listë pas udhëzimti të Ministrisë së Financave do të listohen tek kom-panitë me pak risk për t’i shmangur plotësisht kontrollet duke u vetëau-dituar nga kompanitë ndërkombëtare të auditit. Çdo kompani që ndjek pro-cedurë hyn tek kompanitë me më pak risk ose pa risk. Kompania do të ketë një trajtim krejt tjetër nga administrata tatimore”, tha kryeministri.

“Bizneset e mëdha u hapet hapë-sira për të ulur nivelin e riskut të tyre, nëse do të pranojnë, kundrejt një ud-hëzimi që do të dalë nga Ministria e Financave, që auditimi i biznesit të tyre, (pjesa fiskale le të themi) të re-alizohet nga kompani ndërkombëtare të njohura për të zëvendësuar sa më shumë, por pa ja hequr të drejtën fi-

nale organeve të tatim-taksave për të kontrolluar auditorin ndërkombëtar, por që mos vinë takisdarët tek ju, por të realizohet auditi fiskal me anë të au-ditimit të kompanive të mirënjohura ndërkombëtare”, tha Cani.

Kreu i Financave shtoi se përshtat-ja e projektligjit të ri parashikon që deri në 31 mars 2016 biznesi i madh të punojë me fatura për individët. “Them që së dyti ky ligji i ri ose përshtatja e ligjit ka edhe një element tjetër, atë që deri në 31 mars 2016 biznesi me shu-micë ka mundësi të faturojë ose të pu-nojë me kasën fiskale me individe për masën deri 10%. Ndryshe nga tradita e keqe ne e ndryshpojmë këtë traditë, lejojmë deri në mars të vitit tjtetër që biznesi i madh të leshojë kupona tati-more për individët, dhe pas 1 prillit

mos punojë me me kupona tatimorë, por këtë detyrë tja lerë biznesit të vogël që është puna e tij, ndërkohë bi-znesi i madh të përshtatet për të hapur shitjen e tij me pakicë, por të ndarë nga ai me shumicë”. Po ashtu Cani foli edhe për rimbursimin e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, i cili tha se do të bëhet automatikisht nga sistemi.

tAksAtNë vijim të përplasjeve pro-

gramore mes mazhorancës dhe opoz-itës për taksat, qeveria ka garantuar se s’do ketë rritje taksash për shqiptarët. Gjatë takimit të djeshëm m biznesin, si kryeministri Rama ashtu edhe min-istri i Financave, Cani deklaruan se politika fiskale s’do ndryshojë. “Nesër është prezantimi i negociatave me FMN, përpara kësaj, dua të vë theksin në dy aspekte. Së pari nuk do të kemi rritje taksash, çka konfirmon, bashkë me qëndrimin e FMN së se gjithçka që është propaganduar me rënien e të ardhurave është e gabuar”, tha Rama.

Që në fillim të fjalës së tij, kry-eministri Edi Rama e quajti arritje operacionin e eurobondit. Sipas tij, përgjigjia pozitive e tregjeve për eu-robondin, tregon se ekonomia po ecën mirë dhe se reformat që ka ndërmarrë qeveria shqiptare janë të duhurat.

Nasip Naço ka dhënë dorëheqje nga posti i Ministrit të Drejtësisë.

Dje në mesditë, përfaqësuesi i LSI i dorëzoi dorëheqjen kryeministrit Edi Rama përmes një letre. Dhe përmes kësaj letre, Naço ka dhënë si motiv për këtë vendim të tijin, “arsyet personale”. Ky vendim ka ardhur pas një takimi që zhvilluan në kryeministri Edi Rama dhe Ilir Meta, dy aleatët kryesorë në qeverisjen e vendit. Ende nuk dihet se kush do të jetë pasuesi i Nasip Naços në postin e ministrit të Drejtësisë.

Kohët e fundit ka qenë i “nde-zur” debati për ndryshimet në qeveri. Rama është shprehur kundër ndry-shimeve në kabinetin qeveritar, por ishte kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta ai i cili shprehu i pari se ka nevojë për “impluse të reja”, çka në media u përkhtye si kërkesë e Metës për ndryshime të ministrave. Por vetë kryeparlamen-tari Meta sqaroi më tej se “impulset e reja” nuk janë kërkesë për emra të rinj ministrash, por për rezultate më të mira të qeverisë. Dorëheqja e min-istrit të Drejtësisë Nasip Naço vjen në një moment kyç për dikasterin që ai drejton, pasi Shqipëria në këto momente po ndërmerr një nga re-format kyçe për integrimin e saj në Bashkimin Evropian, siç është ajo në drejtësi. Dorëheqja e Nasip Naços është e dyta në kabinetin “Rama” pas atij të Aurel Celibashit disa muaj më parë nga ministër i Shtetit për Mar-rëdhëniet me Parlamentin.

letra

Jep dorëheqjen ministri i Drejtësisë, Nasip Naço

Përmes një letre, Naço ka dhënë si motiv të largimit të tij, “arsyet personale”

Page 7: 10 nentor 2015 gazeta.pdf

10 nëntor 2015 fryma e re 7

INSTAT tregon se inflacioni i muajit tetor është në nivelin e 2.1 %, me një

rënie të lehtë krahasuar me një muaj më parë që ishte 2.2 %, ndërsa krahasuar me tetorin e vitit të shkuar është rritur me 0.7 %. Grupi i mallrave që ka pësuar më tepër rritje ka qenë “Ushqime dhe pije joalkoolike”me +2,17 pikë përqindje, ndjekur nga “Pije alkoolike dhe duhan” me +0,22 pikë përqindje. Peshë në këtë ndryshim çmimesh e ka dhënë edhe grupi “Shërbimi arsimor” me +0,07 pikë përq-indje. Çmimet e grupit “Hotele, kafene e restorante” kanë kontribuar me +0,03 pikë përqindje. Ndërsa “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” kanë parë ulje çmimi me -0,23 pikë përqindje. Grupe si “Trans-porti” kanë kontribuar me -0,13 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” kanë kontribuar me -0,19 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Shëndeti” kanë kontribuar me -0,02 pikë përqindje. Krahasuar me muajin Tetor 2014, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin

“Pije alkoolike dhe duhan” me 6,1 %, pa-suar nga grupi “Shërbimi arsimor” me 4,8 %. Çmimet e grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” u rritën me 5,5 %. Brenda këtij grupi çmimet e nëngrupit “zarza-vate përfshirë patatet” u rritën me 27,8 %, pasuar nga nëngrupi “fruta” me 15,4 %, nëngrupi “vajra dhe yndyrna” me 2,1 %, nëngrupi “sheqer, reçelna e ëmbëlsira” me 1,6 %, etj. Çmimet e nëngrupit “qumësht, djath e vezë” u ulën me 2,7 %, pasuar nga nëngrupi “kafe, çaj e kakao” me 0,7 %, etj. Ndërsa, ulja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Veshje dhe këpucë” me 3,7 %, pasuar nga grupi “Transporti” me 2,1 %, grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1,4 % etj.

Krahasuar me muajin Shtator 2015, rrit-ja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Shërbimi arsimor ” me 3,9 %. Brenda këtij grupi tarifat e studimeve në universitetet publike u rriten me 6,7 %. Ulja më e madhe mujore vërehet në grupin “Mallra dhe shër-bime të ndryshme ” me 0,4 %

sociale

Kompania amerikane prodhimit të airbe-gave për makinat, CapCon, pasi dësh-toi në Shqipëri për të gjetur krahun e

kualifikuar të punës, zgjodhi Maqedoninë. Prej këtij viti kompania ka investuar 18 milionë euro dhe ka hapur 400 vende të reja pune atje.

Grupet e interesit në Shqipëri shpjeguan për Monitor se, amerikanët fillimisht kanë shfaqur interes për tregun shqiptar nisur nga aksesi më i shpejtë dhe kosto më e ulët e trans-portit për në Europë.

Por përpjekjet e saj kanë dështuar pasi nuk kanë mundur të gjejnë fuqinë punëtore të kuali-fikuar për nevojat e prodhimit që ato kishin.

Maqedonia fqinjë me “Knoë Hoë” të ad-mirueshme të trashëguar nga industria e maki-nave të ish Jugosllavisë, ka plotësuar kërkesat e kompanisë amerikane CapCon.

Fabrika do të prodhojë pjesë për airbags për t’u eksportuar në tregun evropian. Prod-himi sapo ka filluar. “CapCon zgjodhi Shkupin për të ndërtuar linjën e saj të prodhimit për Eu-ropën. Ne gjithashtu kemi në plan të zgjerojmë

Të përndjekurit politikë dhe trashëgimtarët e të dënuarve nga regjimi komunist që nuk jetojnë kanë kohë tre muaj afat për të plotësuar dosjen me dokumentacionin që kërkon

ligji. Llogaritja e afatit nis nga publikimi i emrit nga Ministria e Financave si përfitues i këstit. Në rast se dosja nuk plotësohet brenda 90 ditëve, përfituesi humbet të drejtën e dëm-shpërblimit dhe përfiton pasardhësi. Në ndryshimet e fundit që i janë bërë ligjit për dëmsh-përblimin e ish të dënuarve politik në nenin 14 të ligjit ku parashikohet tërheqja e dëmsh-përblimeve janë parashikuar edhe afatet për plotësimin e dosjes. “Struktura përgjegjëse për pagesën e dëmshpërblimeve të ish të dënuarve politikë në Ministrinë e Financave publikon, në mënyrë periodike, në faqen zyrtare, listat e dosjeve të gatshme për pagesë dhe bën njofti-min për të gjitha subjektet përfituese, pjesë e listës, nëpërmjet shërbimit postar, njoftimit me mjete të komunikimit elektronik (e mail) dhe medias publike” – thuhet në ligj.

Ish të përndjekurit, 3 muaj afat për plotësimin e dosjes

INSTAT: Inflacioni në tetor 2.1 %, ushqimet dhe pijet me rritje

Peshë në këtë ndryshim çmimesh e ka dhënë edhe grupi “Shërbimi arsimor” me +0,07

pikë përqindje

S’gjejnë punonjës të kualifikuar në Shqipëri, hapin fabrikën te fqinjët

biznesmenët amerikanë

aktivitetet tona këtu “, ka thënë El-Haj, Drejtori i kompanisë CapCon.

Autoritetet maqedonase thane se, amerika-nët e CapCon ishin tërhequr fillimisht nga kos-tot e investimeve të ulëta, taksat e ulta si dhe fuqia punëtore e aftë.

Zëvendëskryeministri dhe ministër i Finan-cave Zoran Stavreski theksoi se kompania Cap-

Con ka shtuar Maqedoninë në hartën e qen-drave të prodhimit të vendosura në mbarë botën në vende të tilla si SHBA, Kina, Meksika, Ita-lia, Gjermania, Tunizia, Brazili dhe Indonezia.

Por, nuk është investimi i parë që Shqipëria po humb nga konkurrenca rajonale, markat e mëdha Itali po zgjedhin Maqedoninë e Serbinë.

Shqipëria po lë të ikin investitorë të mëd-henj, duke humbur garën rajonale për investi-met e huaja, pavarësisht pozicionit të saj më të favorshëm gjeografik, burimeve të pasura naty-rore e forcës së lirë e të kualifikuar punëtore.

Kompanitë e mëdha Italiane, si Ferrero Rosh-er, Geox dhe Benetton kanë zgjedhur Serbinë për transferimin e stabilimenteve të prodhimit. Serbia ka incentiva të admirueshme për investitorët. Qe-veria e Serbisë e ka subvencionuar Geox me 11,2 milionë euro (9 mijë euro për një vend pune, sipas mediave të huaja), duke mbuluar gati gjysmën e vlerës së investimit prej 23 milionë eurosh. Toka u ofrua nga Komuna e Vranjës falas, ndërsa kom-pania u përjashtua nga tatimfitimi në tre vitet e para. (marrë nga Monitor)

Shqipëria po lë të ikin investitorë të mëdhenj, duke humbur garën rajonale për investimet e huaja, pavarësisht pozicionit të saj më të favorshëm gjeografik

Page 8: 10 nentor 2015 gazeta.pdf

10 nëntor 2015 fryma e re 8

ekonomi

Edhe pas gati tri dekadash, eksportet shqip-tare nuk po dalin nga rrethi vicioz, ku i ka

futur shfrytëzimi i pasurive natyrore dhe krahut të lirë të punës, teksa ka munguar sofistikimi, investimet në teknologji që do të rrisnin vlerën e shtuar dhe diversifikimi sipas vendit të origji-nës. Të gjitha këto i kanë lënë eksportet të var-ura nga zhvillimet e një grushti kompanish dhe nga kërkesa e fqinjit tonë, Itali. Bankers Petro-leum realizoi në vitin 2014 rreth një të pestën e shitjeve jashtë vendit, ndërsa Italia është pritësi i më shumë se gjysmës së eksporteve.

Edhe në krahasim me vendet e tjera të ra-jonit (me përjashtim të Malit të Zi), Shqipëria ka pozicionimin më negativ, si në treguesin e eksporteve të mallrave në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto, ashtu dhe në gjeografinë sipas shteteve. Me shitjet jashtë vendit që janë sa 18% e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), pavarësisht përmirësimit në vite, Shq-ipëria renditet shumë më poshtë se Maqedonia, Serbia e Bosnjë-Hercegovina.

Në Indeksin e Konkurrueshmërisë të publi-kuar së fundmi nga Forumi Ekonomik Global, Shqipëria renditet e 72-ta në botë në treguesin e eksporteve të të mirave dhe shërbimeve në raport me PBB-në, duke mbetur prapa të gjitha vendeve të rajonit.

Ndryshe nga Shqipëria, që lundron e pasig-urt drejt shtetit përtej detit, të goditur nga kriza e borxheve, fqinjët kanë gjetur një mburojë më të sigurt, Gjermaninë, që është motori eko-nomik i Europës.

Në Maqedoni, Gjermania është partneri i parë për eksportet me rreth 30% të totalit, i ndjekur nga Serbia me 14%, më pas renditen Bullgaria, Italia etj.

Gjermania është partneri i parë për eksport-et edhe i Serbisë, me 11% të totalit, po të njëjtën peshë zënë dhe eksportet drejt Italisë, ndërsa Bosnja është partneri i tretë, me rreth 9%.

Edhe në Bosnjë, Gjermania dhe Italia kryeso-jnë listën e eksporteve, me 15% të totalit secila.

Gjermania është një ndër destinacionet kryesore të eksporteve edhe për Bullgarinë e Rumaninë, ndërsa përveç Shqipërisë nuk është në listën e pesë të parave as në Malin e Zi.

Megjithatë, duhet theksuar se këto vende kanë pasur lidhje të hershme biznesi e tregtie me Gjermaninë, që nga koha e ish-Jugosllavisë dhe e kanë më të zhvilluar edhe industrinë e

Rrethi viciozi eksporteve

100 eksportuesit më të mëdhenj

rëndë. Në Shqipëri, Gjermania ishte partneri i tetë i eksporteve në vitin 2014, me 2.8% të to-talit, nga vendi i katërt që zinte në 2005-n, me rreth 3.3% të totalit.

Fqinjët kanë avancuar dhe në sofistikimin e shumëllojshmërinë e produkteve që she-sin kryesisht në Europë. Në Serbi, kryesojnë produkte të tilla si automjetet, gomat, hekuri dhe çeliku, veshjet, gruri, frutat e zarzavatet, metalet, pajisjet elektrike, armët etj. Në Maqe-doni mbizotërojnë produktet ushqimore, pijet, duhani, tekstilet, industria përpunuese, hekuri, çeliku, pjesët e automjeteve etj.

Në Shqipëri, shitja e pasurive natyrore ka dominuar në 2014-n. Produktet minerale (lëndët djegëse, xeherorët, gëlqere, çimento) përbënin gati 34% të totalit të eksporteve. Met-alet bazë (bakri, nikeli, zinku, giza, çeliku), me një nivel relativisht të ulët përpunimi, zunë rreth 14% të totalit. Ndonëse pesha e këtyre produkteve, që kryesisht janë pasuri natyrore, në eksporte është e lartë, kontributi i tyre në ekonomi është minimal, sidomos në drejtim të të ardhurave buxhetore. Buxheti i shtetit sigu-ron nga renta minerale rreth 100 milionë euro në vit, apo maksimumi 3-4% të të ardhurave to-tale, ndërsa të hyrat e tjera janë të papërfillshme, teksa shumë prej kompanive, të përfshira në in-dustrinë me kapital intensiv (çka nënkupton se kërkojnë shuma të mëdha parash dhe burime të tjera financiare për të prodhuar një mall a shër-bim, por jo shumë burime njerëzore) deklaro-jnë humbje, apo fitime minimale.

Tekstilet dhe këpucët janë një tjetër grup i rëndësishëm, që kanë siguruar 34% të eksport-eve në 2014-n, duke pasur si avantazh kryesor koston e lirë të punës. Gjithsesi, kjo industri e mbështetur në punën intensive ka qenë veça-nërisht e rëndësishme për të punësuar një sh-

tresë të varfër dhe të brishtë të shoqërisë.Në total, shitja e pasurive natyrore dhe

shfrytëzimi i krahut të lirë të fuqisë punëtore na kanë siguruar 80% të eksporteve në 2014-n. Me dobësitë strukturore aktuale, Shqipëria duket tepër larg tendencës globale, që po promovon një zhvillim të qëndrueshëm, që plotëson nevo-jat e së tashmes, pa kompromentuar aftësitë e brezave që vijnë, për të plotësuar nevojat e tyre, ndërsa promovon uljen e varfërisë, rritjen e pu-nësimit dhe përdorimin më të drejtë të burimeve.

Edhe lista e 90 eksportuesve më të mëd-henj, që “Monitor” po e publikon ekskluzivisht (shiko tabelën kryesore) e nxjerr qartë dobësinë strukturore të eksporteve shqiptare. Në renditje ka pak kompani të mëdha për nga qarkullimi vjetor, mbizotërojnë sipërmarrjet e naftës që nxjerrin, përpunojnë, apo thjesht rieksportojnë karburant, nuk mungojnë ricikluesit. Nga kom-panitë bujqësore ka vetëm tregtues të bimëve mjekësore (edhe këta që përdorin një burim shterues), por mungojnë industritë e mirëfillta përpunuese ushqimore, që nuk po arrijnë të çajnë jashtë vendit. Të shumta janë kompanitë prodhuese të çimentos, që lulëzuan në Shqipëri, pasi gjetën kritere më pak të rrepta për ndotjen e mjedisit dhe shfrytëzimin e lëndës së parë. Mbizotërojnë në numër sipërmarrjet e prodhi-mit të veshjeve të këmbëve, që mund të konsid-erohet si industria që ka përparuar më shumë vitet e fundit, teksa ka arritur të mbyllë ciklin dhe të rrisë vlerën e shtuar.

BankeRS, i PaRi, Me 20% të totAlit të eksporteveBankers Petroleum, kompania që shfrytë-

zon me koncesion burimin e naftës në Patos Marinzë, është jo vetëm sipërmarrja kryesore në vend, sipas qarkullimit vjetor, por edhe eksportuesi më i madh. Sipas të dhënave nga

tatimet, eksportet e kompanisë në vitin 2014 ishin 50.5 miliardë lekë, duke përbërë 20% të totalit të eksporteve gjithsej në vend për vitin në fjalë. Në raport me një vit më parë, eksportet kanë rënë me rreth 22%, teksa Bankers shiti një pjesë të prodhimit në tregun e brendshëm. Në total, Bankers ka deklaruar një qarkullim vje-tor (i rakorduar me deklarimet tatimore PDF të kompanisë për efekt të TVSH-së) prej 67.3 miliardë lekësh, me një rënie fare të lehtë në raport me 67.7 miliardë lekë një vit më parë

Pasha e madhe e Bankers në totalin e eksporteve shqiptare i bën këto të fundit shumë të varura nga ecuria e kompanisë, siç ndodhi në gusht të këtij viti, ku shtyrja e transportit të një anijeje për në shtator “tronditi” gjithë treg-uesit, duke bërë që shitjet jashtë vendit në total të binin gati 18% e bazës vjetore.

Prej muajsh, Bankers është në konflikt me institucionet shtetërore, pasi Agjencia Kom-bëtare e Burimeve Natyrore (AKBN) nuk i ka njohur rreth 300 milionë dollarë shpenzime për vitin 2011, dhe në bazë të kësaj, tatimet kanë iniciuar një tatim prej 57 milionë eurosh, që është kundërshtuar nga Bankers. Çështja është lënë pezull teksa Bankers Petroleum ka firmo-sur termat e referencës me Agjencinë Shqip-tare të Burimeve Natyrore (AKBN) dhe mini-strin e Energjisë për të angazhuar një auditor ndërkombëtar, si palë të tretë për të asistuar në zgjidhjen e çështjes së auditimit të pakonklud-uar të kostove të rikuperueshme.

Që prej fillimit të aktivitetit, kompania nuk ka dalë asnjëherë me fitim sipas konceptit fiskal të kompanive komerciale, që sipas mar-rëveshjes koncesionare do të duhet të tatohej me 50%. (Rezultati tatimor i shoqërisë nuk llogaritet sipas ligjit ‘Për tatimin mbi të ard-hurat’ por bazuar në Marrëveshjen e Hidro-karbureve lidhur midis Albpetrol sh.a. dhe Bankers miratuar në 2004-n, sipas së cilës re-zultati llogaritet pasi nga të gjitha të ardhurat të zbriten të gjitha shpenzimet operative dhe kapitale të bëra nga nënkontraktori). Drejtori i Bankers, Leonidha Çobo, ka pohuar se “apli-kimi i taksave shtesë (renta minerare, akciza, taksa e karbonit, taksa e qarkullimit, etj.) të cilat nuk kanë ekzistuar në industrinë e naftës në kohën kur marrëveshjet janë nënshkruar në vitin 2004, si dhe amendimet e mëvonshme të këtyre marrëveshjeve kanë bërë të mundur

Kronika e një dobësie të paralajmëruar: Shitja e pasurive natyrore dhe shfrytëzimi i krahut të lirë të fuqisë punëtore na kanë siguruar 80% të eksporteve në vitin 2014. Teksa gjithë bota po shkon drejt një zhvillimi të qëndrueshëm (shfrytëzimi me kriter i burimeve natyrore për t’ua lënë dhe brezave që vijnë), në Shqipëri duhet të jepet alarmi sa nuk është vonë…

Page 9: 10 nentor 2015 gazeta.pdf

10 nëntor 2015 fryma e re 9

ekonomi

parapagimin e fitimit tek autoritetet shqiptare për një total rreth 283 milionë dollarësh. Si re-zultat i këtyre taksave shtesë, si dhe amendimit të marrëveshjeve, kompania duhet të rikuperojë këto taksa, si dhe investimet para se të mund të deklarojë fitime”.

….Operatori i dytë më i madh koncesionar në vend i nxjerrjes së naftës TransAtlantic Pe-troleum (ish-Stream Oil) ka shënuar një rënie të ndjeshme të eksporteve me 50%, duke zbritur në 1.6 miliardë lekë. TransAtlantic Petroleum bleu rreth një vit më parë Stream Oil, e cila shfrytëzonte 4 vendburime të njohura nafte dhe gazi në Shqipëri, atë të Ballsh-Hekalit, Gorisht-Koculit dhe Cakran-Mollajt në naftë, si dhe fushën gazmbajtëse të Delvinës, në bazë të një kontrate koncesionare 25-vjeçare, me të drejtë zgjatjeje 5-vjeçare.

Në vitin 2014, periudhë kur u bë ndërrimi i pronësisë, kompania uli ritmet e aktivitetit. Për më tepër, nga fundi i vitit 2013, koncesionari ishte në konflikt me qeverinë e re shqiptare, kjo lidhet me faktin se kompania, ndonëse i ka shfrytëzuar këto burime prej disa vitesh, nuk kishte paguar detyrimet që i rrjedhin nga marrëveshja koncesionare, lidhur me ndarjen e prodhimit me Albpetrol.

kuRuM, konkuRRente në rAjonKurum International, e përqendruar në in-

dustrinë e metaleve dhe së fundmi dhe atë të energjisë, është eksportuesi i dytë më i madh në vend, me shitje jashtë vendit prej 13.5 miliardë lekësh, me një rënie prej 16%, ndonëse xhiro e saj në total u rrit me 16% në 28.3 miliardë lekë, me një zgjerim prej 16% në raport me një vit më parë (ky përmirësim ka ardhur nga përf-shirja në aktivitetin e energjisë përmes blerjes së katër hidrocentraleve në fund të 2013-s, Bis-trica 1,2, Ulëz dhe Shkopet me fuqi totale të instaluar 76.7 MË).

Sipas burimeve nga kompania, Kurum në Kosovë mbulon 85% të tregut; në Maqedoni 35-40% të tregut; në Mal të Zi 20-25%. “Në rajon jemi konkurrentë, duke pasur parasysh që ka dhe kompani nga Greqia, Bosnja, Bull-garia, që tregtojnë në rajon. Është Greqia ajo që ka barriera të mëdha, për shkak të mbro-jtjes së prodhimit vendas atje, si lejet që duhen marrë në institucionet e tyre, për standardet etj. Hekuri në tregun e Greqisë është shumë

i shtrenjtë, dhe kompanitë vendase e kanë shumë të lartë normën e fitimit, deri në 25%, kurse te ne nuk është më shumë se 2-3%. Kjo pasi në Greqi nuk ka asnjë shans që të hyjë prodhim hekuri nga vendet e tjera dhe as nuk importon dot lëndë të parë, ndërkohë që Greq-ia importon pa barriera lëndë të parë nga Shq-ipëria”, pohon Koray Zeytinoglu, menaxheri i përgjithshëm i Kurum International.

Pas rënies së ndërtimit në tregun vendas, Kurum po i kushton vëmendje eksporteve, ndonëse marzhi i fitimit nga shitjet jashtë ven-dit është ndjeshëm më i ulët se në territorin e Shqipërisë.

naFta, koMPanitë shqiptAre mbulojnë deri në 60% të tReGut në koSovëNë listën e 10 eksportuesve më të mëd-

henj janë katër kompani që merren me tregti-min dhe përpunimin e naftës. Kastrati është eksportuesi i tretë më i madh në vend (në fakt rieksportues), me 7.9 miliardë lekë shitje jashtë vendit, duke u zgjeruar me 65% në ra-port me një vit më parë. I katërti në listën to-tale dhe i dyti rieksportues në fushën e naftës është Europetrol Durrës Albania, me 6.2 mili-ardë lekë, rënie 3.2% me bazë vjetore.

Dy sipërmarrje përpunuese dhe tregtuese të naftës Deverol Oil Albania dhe TPD Trad-ing Petrol & Drilling kanë hyrë fuqishëm në tregun e eksporteve në 2014-n, duke realizuar shitje jashtë vendit përkatësisht në 5.5 dhe 2 miliardë lekë. Të dy këto kompani shfrytëzo-jnë me qira rafinerinë e ARMO. Deveron është krijuar në nëntor të 2013-s. Prej shkurtit të vitit 2014, operon në rafinerinë e Ballshit me kapa-citet të përpunimit të naftës bruto prej 1 milion tonësh në vit, por me një përpunim real 110 mijë tonësh. TPD-Trading Petrol & Drilling, në shtator të 2013-s, ka nënshkruar marrëveshje me ARMO-n dhe operon në rafinerinë e Fierit në kapacitet përpunimi 500 mijë tonë në vit, që nëpërmjet qirasë shfrytëzon një nga impiantet e përpunimit të naftës së ARMO-s. Sipas sipër-marrësve, tregu kryesor i rieksporteve të kar-buranteve dhe naftës së prodhuar në rafineritë e ARMO-s është Kosova dhe më pak Mali i Zi dhe Maqedonia.

Në Kosovë vlerësohet se sipërmarrjet nga Shqipëria mbulojnë deri në 60% të nevojave të tregut, ndërsa pjesa tjetër sigurohet nga Maqe-

donia, Bullgaria dhe më pak nga Serbia. Kom-panitë shqiptare janë konkurrente për shkak të afërsisë gjeografike dhe fuqizimit të kompa-nive përmes depozitave në Portin e Durrësit. Ndërsa aktorët e tregut i shpjegojnë çmimet më të ulëta për litër të naftës në Kosovë në tregun e pakicës me barrën më të ulët të taksave në shtetin fqinjë.

alBchRoMe, RRitje si rrjedhojë e investimeveAlbchrome ishte eksportuesi i gjashtë më

i madh në vend në vitin 2014, duke realizuar shitje jashtë vendit në vlerën e 4.4 miliardë lekëve, me një rritje prej 14% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në këtë zgjerim, sipas burimeve nga kompania, ka ndi-kuar mirëmenaxhimi, investimet dhe ulja në maksimum e shpenzimeve, ndërkohë që koni-unktura ndërkombëtare nuk ka qenë e favor-shme. “Besojmë që me investimet e reja që po bëjmë në këtë kompani, me një vlerë prej 25 milionë eurosh, për hapjen e pusit 9, kompania vitin tjetër do të ketë rezultate më të mira. Pusi 9 pritet të arrijë një rezervë shumë të madhe, të pahapur ndonjëherë, (pusi i fundit është ha-pur në vitin 1981) dhe tani pas më shumë se 30 vjetësh po hapet një pus tjetër. Ky është pusi më i thellë i minierës dhe do të na bëjë të arri-jmë rezerva të konsiderueshme minerare dhe në këtë mënyrë të konsolidojmë pozicionin tonë jo vetëm në Shqipëri, por duke qenë se jemi prod-huesit e dytë më të mëdhenj në Europë për kro-min, të konsolidohemi si industri në të gjithë tregun europian”, pohoi Samir Mane, CEO i Grupit Balfin, që ka në pronësi dhe Albchrome.

PRoDhueSit e çiMentoS, të MëDhenjtë RRiten, të vegjlit ulenProdhuesit e çimentos janë munduar të

neutralizojnë frenimin e kërkesës në tregun e brendshëm të ndërtimit përmes zgjerimit në tregjet rajonale.

Fushë-Krujë Cement Factory është ekspor-tuesi më i madh i çimentos dhe i shtati në total, me shitje jashtë vendit prej 3.6 miliardë lekësh, 17% më shumë se një vit më parë. Kompania ka siguruar rreth 40% të të ardhurave të saj (që ishin gati 9 miliardë lekë në 2014-n) nga eksporti.

Antea Cement është eksportuesi i tetë më i madh në vend për 2014-n dhe e dyta nga kom-

panitë e çimentos që ka shitur jashtë vendit 2.6 miliardë lekë, me një rritje minimale të eksport-eve në raport me një vit më parë, ndërkohë që të ardhurat totale të kompanisë ishin 8.3 miliardë lekë, duke zbritur me 11%.

Elbasan Cement Factory ka realizuar eksporte minimale prej 900 milionë lekësh, me një rënie të ndjeshme prej 30%. Edhe në total kompania ka parë një tkurrje 3% të të ard-hurave, në 1.73 miliardë lekë.

Edhe Colacem Albania ka parë rënie të ndjeshme të eksporteve me 45% në 247 milio-në lekë, ndonëse të ardhurat në total janë rritur me 47% në 1.6 miliardë lekë.

ikjA e berAlbNë fund të vitit 2014, Beralb, kompania e

nxjerrjes, pasurimit dhe eksportit të bakrit, ishte eksportuesi i nëntë më i madh në vend, me shitje jashtë vendit prej 2.2 miliardë lekësh, një reduk-tim prej 50% në raport me vitin e mëparshëm. Performanca negative e kompanisë ka vazhduar edhe në 2015-n, duke e detyruar kompaninë të mbyllë aktivitetin. Administratori i kompanisë, Nazmi Kumanova, pohon se në fillim të shta-torit 2015 u eksportua sasia e fundit e mbetur e mineralit të bakrit, me një vlerë 930 dollarë për ton. Kostoja e nxjerrjes, pasurimit dhe transpor-tit, sipas tij, është rreth 1020 dollarë, ose gati 100 dollarë më shumë se çmimi aktual. Në fil-lim të vitit, Beralb po eksportonte në vlerën 1020-1050 dollarë për ton.

Në barrën e kostove të saj ka rënduar edhe pagesa e rentës minerare. Me vendim gjykate, doganat duhet t’i kthejnë kompanisë një vlerë prej më shumë se 2 milionë dollarësh. Renta minerare paguhet paraprakisht dhe pas vlerësimit të nivelit të pasurisë, renta ka re-zultuar më e ulët se ajo që është paguar. Si-pas drejtuesve të kompanisë, nëse doganat do të kishin paguar detyrimin e tyre, kompania do të mund të vijonte prodhimin në kushtet e mbijetesës edhe për 5-6 muaj të tjerë, kohë ndoshta e mjaftueshme për të pritur çmimet më të favorshme në treg.

Shoqëria Beralb Sh.A, në zbatim të mar-rëveshjes së Koncesionit të miratuar me Ligjin 8761, datë 02.04.2001 ka marrë në koncesion minierat e bakrit Munellë dhe Lakrosh, si dhe fab-rikën e pasurimit të bakrit Fushë-Arrës. Mbetet e paqartë se çfarë do të bëhet me këtë koncesion, tashmë që kompania ka ndërprerë aktivitetin.

Eksportet arritën në 165.2 miliardë lekë për 8-mujorin e këtij viti, duke shënuar

rënie me 3.8% në raport me të njëjtën peri-udhë të një viti më parë, sipas statistikave të publikuara nga INSTAT, pas rritjes dyshifrore në 2014-n. Performanca e dobët e “minerale, lëndë djegëse, energji” vijon të jetë faktori kryesor që ndikon në këtë prirje rënëse të eksporteve, ndërsa dhe tekstilet e këpucët janë larg zgjerimit të fortë të një viti më parë.

Ecuria e eksporteve këtë vit nxjerr në pah dobësitë strukturore të ekonomisë shqiptare, tepër e varur nga shitja e lëndëve të para, që për më tepër janë të papërpunuara dhe me pak vlerë të shtuar, duke dhënë një kontribut minimal si në punësim ashtu dhe në të ardhurat në buxhet.

Grupet e tjera janë në përmirësim, të ndjeshëm, sidomos “pijet, ushqimet e du-hani” dhe “makineri e pajisje”, por pesha e tyre e vogël, në raport me totalin, bën që ato të mos kenë ndikimin në trendin e përgjith-

shëm të eksporteve.Eksportet e “minerale, lëndë djegëse, en-

ergji” ranë me 24%, në 47.2 miliardë lekë. Ko-niunktura e pafavorshme ndërkombëtare, sido-mos për naftën, është arsyeja kryesore e rënies, teksa operatorët nuk kanë interes të prodhojnë e eksportojnë, kur çmimet kanë prekur fundin. Edhe importet e energjisë janë në rënie, për shkak të rritjes së prodhimit vendas.

Eksportet e tekstile e këpucëve u rritën me 2.3% në gati 58 miliardë lekë për 8-mujorin, duke qenë grupi më i madh i eksportuar në vend me 35% të totalit (një vit më parë krye-sonin lëndët djegëse e energjia me 36% të to-talit). Ndonëse ky grup e ka marrë veten, pas rënies në muajt e parë të vitit, sërish ai mbetet larg rritjeve dyshifrore që u panë vitin e kaluar. Aktorët e tregut pohojnë se rritja e ndjeshme e kostove të aktivitetit po e bën këtë industri më pak konkurruese, ndërkohë që kërkesat nga partnerët e huaj nuk po mungojnë.

Materialet e ndërtimit dhe metalet u rritën me 4.5%, në 25.2 miliardë lekë. Kom-pania Kurum bëri të ditur se ka rritur ekspor-tet e metaleve, për të kompensuar rënien e kërkesës në tregun e brendshëm, si rrjedhojë e krizës së ndërtimit.

Eksportet e ushqimeve, pijeve e duhanit kanë shënuar rritjen më të madhe në vlerë absolute për 8-mujorin, duke u zgjeruar me gati 3 miliardë lekë, apo 31%, për të arritur në 12.5 miliardë lekë.

Edhe grupi i makinerive e pajisjeve të këmbimit vijoi rritjen, duke u zgjeruar me 42% në 7.7 miliardë lekë, si rrjedhojë e rritjes së aktivitetit të fasonit industrial. Megjithatë, në gusht, ai pa për herë të parë një rënie të lehtë me bazë vjetore.

Eksportet e “prodhime druri dhe letre” ranë me 7.3%, ndryshe nga viti i kaluar, kur ky grup kishte një performancë mjaft pozi-tive.

2015-a nxjerr në pah dobësitë strukturore: Bien 4% për 8 mujorin

Page 10: 10 nentor 2015 gazeta.pdf

10 nëntor 2015 fryma e re 10

kulturë

Gazetari Roland Qafoku, për herë të parë sjell një sintezë historike mbi jetët e 33 kryeministrave shqiptarë,

dokumente e dëshmi arkivore në librin “His-toria e 33 kryeministrave të Shqipërisë, nga Is-mail Qemali te Edi Rama”. Bilanci dhe memo-ria e historizuar njeh shumë pak histori suksesi në këto 100 vjet, duke na dhënë një lëndë fatale qeverisëse: Ka shumë hakmarrje e vrasje mes kryeministrash, prandaj ne kemi 10 kryeminis-tra të vrarë, 6 kryeministra nuk kanë fare varr dhe 7 kryeministra i kanë varret jashtë.

Përveç botimit Parlamenti, legjislaturat, ligjvënësit, përgatitur e botuar në vitin 2005, në 85- vjetorin e fillimeve të parlamentarizmit shqiptar, gazetari Rolanda Qafoku nuk kishte në dorë asnjë “ngjarje” të gatshme, dokumen-tacione librore, qoftë në shkrime letrare apo shkencore në shqip për kryeministrat shqiptarë që kanë drejtuar vendin, që prej shpalljes së pavarësisë më 1912-ën. Ky instinkt i gazetarit e shtyu që të niste një punë serioze arkivore, po aq dhe në gazetari, në të përditshmet shqip-tare, duke hulumtuar më tej mbi lëndë bazë siç është dokumenti, në Arkivin Qendror të Shtetit. Sot kemi gati një histori të përmbledhur mbi fatet e njerëzve që qeverisën vendin prej 1912, bashkë me historitë e tyre fatale, por dhe të suksesit.“Historia e 33 kryeministrave të Shq-ipërisë, nga Ismail Qemali te Edi Rama” është shoqëruar me parathënie nga studiuesi Shaban Sinani, i cili vëren se “në Shqipëri nuk është traditë nderimi i paraardhësit në politikë.Nuk ka qenë ndonjëherë dhe as është sot.Shkenca e his-torisë i ka shkuar pas kësaj tradite të mbrapshtë. Tekstet e saj, përveç Ahmet Zogut e Fan Nolit,

Bilanc lufte mes 33 kryeministrave shqiptarëEnver Hoxhës e Mehmet Shehut, vështirë se mund të përmendin ndonjë tjetër si kryeministër, për të mirë a për të keq”. Nga të dhënat thuhet se pamja e jetës politike të Shqipërisë përmes kry-eministrave të saj është ende e pahistorizuar.Për gazetën “Mapo”, gazetari Qafoku tregon proce-sin e hulumtimit, si dhe heq kuriozitetin politik që ka shoqëruar historinë shqiptare, si këta krerë shtetesh hynë në histori.

si erdhi ideja për librin “historia e 33 kryeministrave të Shqipërisë, nga ismail qemali te edi rama”?

Në vitin 2004, kur unë drejtoja gazetën “Panorama”, më lindi ideja të shkruaja këtë libër.Arsyeja ishte shumë e thjeshtë. Nisa të ideoja disa speciale me qeveritë dhe kryemi-nistrat e vendit, sa ishin dhe sa qëndruan në detyrë. Por nuk kishte asgjë të gatshme që mund të na ndihmonte. Pasi kërkova në librari dhe biblioteka një libër me historinë e kryemi-nistrave, dhe nuk e gjeta, vendosa ta shkruaj vetë këtë libër.Kjo frazë është edhe fjalia e parë e librit.Më pas kur unë nisa punën si kryere-daktor i gazetës “Tirana Observer”, bashkë me

gazetarët realizuam disa speciale për qeveritë. Madje numri i parë i gazetës “Tirana Observer” i datës 25 mars të vitit 2005, ka një speciale me emrat e kryeministrave dhe qeverisë që nga viti 1990, deri në 2005. Kjo speciale pati im-pakt dhe kërshëri nga lexuesit. Aty ideja m’u përforcua edhe më shumë dhe kjo gjë pastaj ia la vendin punës serioze.

nga hulumtimet tuaja, sigurisht histor-ike, çfarë mendoni se kanë pasur të përbash-kët gjithë krerët e qeverive ndër vite?

Së pari, të 33 kryeministrat janë produkt i yni, i shoqërisë shqiptare.Ata nuk janë kryemi-nistra të importuar nga Norvegjia, Islanda dhe Gjermania.Janë shqiptarë të dalë nga shoqëria jonë.Kështu ata gëzojnë në të shumtën e rasteve cilësitë e të gjithë shqiptarëve, me të mirat dhe defektet e tyre.

Së dyti, ajo që bie shumë në sy është një lloj persekutimi që ka bërë në mënyrë të rregullt kryeministri në detyrë me kryeministrin para-ardhës ose edhe me të gjithë kryeministrat paraardhës. Është gati si një rregull i shkruar që një kryeministër sapo ka marrë detyrën,

nga punët e para ka qenë arrestimi, denigrimi, shkatërrimi i figurës së paraardhësit. Ka shumë hakmarrje e vrasje mes kryeministrash, prandaj ne kemi 10 kryeministra të vrarë, 6 kryeminis-tra nuk kanë fare varr dhe 7 kryeministra i kanë varret jashtë.

Sa e vështirë ka qenë gjetja e lëndës, ba-zës arkivore për këtë botim, a kanë qenë të hapura dokumentacionet për to?

Libri është mbështetur në pesë shtylla: E para, Arkivi Qendror i Shtetit, në të cilin janë dosjet e të gjithëve. Në shumë raste jam habitur që kam qenë i pari, në të cilat kam hyrë dhe shfletuar rreth tyre.

Së dyti, është arkivi im personal.Doku-mente, fotografi të vjetra të reja, gazeta por edhe një dokumentacion që unë e ruaj në mënyrë sistematike për kryeministrat që i kam mbuluar si gazetar ka qenë ndihmesë e madhe për mua.

Së treti, kanë qenë rreth 1 mijë intervista të marra vetëm për librin me studiues, pasardhës të kryeministrave, vetë kryeministra që aktual-isht janë gjallë dhe ky ka qenë një plus i madh

Një shekull histori shteti përmes 33 kryeministrave

Libri i Roland Qafokut “Historia e 33 kryeministrave, nga Ismail Qemali te Edi Rama” është si një amzë me të dhë-

na themelore për jetët dhe punët e 33 etatistëve shqiptarë, pjesa më e madhe e të cilëve krejt të harruar në analet e historisë e të kujtesës.

Autori ka zgjedhur një format pak a shumë të njësuar për të pahësuar profilet politike, ide-ologjike, shoqërore, kulturore, fetare, familjare të 33 kryeministrave shqiptarë. Përmes këtij formati kalon në një proces certifikimi thuajse gjithë historia politike e shtetit shqiptar prej themelimit deri më sot, me lavditë dhe gjëmat e saj, me mëkëmbjen, rënien dhe ringritjen e Shqipërisë vetë; me shtetbërjen dhe shtetrrëzi-min; me luftërat dhe paqet e jashtme e të brend-shme; me traktatet dhe aleancat e shpallura e të pashpallura, me ruajtjen dhe negocimin e interesit kombëtar.

Dobia e librit të Roland Qafokut qëndron pikërisht tek informacioni i sistemuar prej tij për çdonjërin prej kryeministrave të Shq-ipërisë: prej të vetëshpallurve e të dëbuarve nga historia për prapësitë që i kanë sjellë ven-dit të tyre deri tek më jetëgjatët në krye të qe-verive; prej dorëheqësve për hir të paqes soci-

ale të shtetit deri tek ata që e ngritën karrierën e tyre duke qeverisur nën mbrojtjen e ushtrive të huaja. Ka në këtë galeri tejet interesante pa-shallarë anadollakë që do të mjaftoheshin me një Shqipëri të bekuar myslimane, siç ka dhe një kryeministër-kryeepiskop; ka të tillë që kanë qeverisur një ditë të vetme dhe të tjerë që kanë qenë në krye një çerek shekulli; ka pro-tagonistë e figurantë, bajraktaristë e liberalë, me kulturë europeiste e të tillë që të sjellin në vëmendje Anadollakun në mësallë. Fati i histo-risë së Shqipërisë ka qenë dhe mbetet i lidhur me ta, pavarësisht se ku janë marrë vendimet: në kryeqendrat e Europës apo në një kryqëzor në mes të Adriatikut.

Autori ka bërë zgjedhjen e duhur duke vendosur të vijë tek lexuesi jo me të dhëna të thata burokratike, por me burime që lejojnë të shihet edhe tek djalli diçka që, siç shkruante Fishta, të ban me ia ndezë nji qìri; ashtu siç të mundëson për të parë dobësitë njerëzore tek ato figura politike që zakonisht janë ide-alizuar. Skeda e çdo kryeministri, dalë jashtë tendencës së historiografisë shqiptare dhe pamjes bardhë-e-zi të saj; dalë në zonën gri, siç thuhet me termat e kinemasë; i bën ata

nga ShAbAn SInAnI

33 kryeministrat janë produkt i yni, i shoqërisë shqiptare.Ata nuk janë kryeministra të importuar nga Norvegjia, Islanda dhe Gjermania.Janë shqiptarë të dalë nga shoqëria jonë.Kështu ata gëzojnë në të shumtën e rasteve cilësitë e të gjithë shqiptarëve

Page 11: 10 nentor 2015 gazeta.pdf

10 nëntor 2015 fryma e re 11

kulturë

I zhytur në qejfe, në vitin 1919 ai bënte një jetë në Parisin e kohës sa edhe vendësit e kamur nuk do ta arrinin. Në shkrimin e tij

me titull “Cili ka qenë Esadi”, Mit’hat Frashëri shkruan se vetëm e dashura e tij në Paris kush-tonte 2 milionë franga, pa llogaritur shpenzimet e tjera.Kush ishte kjo vajzë që e shoqëronte Pa-shain edhe në momentin e fundit të jetës kur u vra në atentat? Pikërisht për këtë arsye ajo u bë publike në gjyqin e Avni Rustemit në të cilën u thirr si dëshmitare. Quhej Dyfur Eliz dhe ishte vetëm 22 vjeçe, ndërsa Pashai 58 vjeç.Ja dëshmia e saj: “Jam metresa e Esat Pashës që prej gati 10 muajsh, me të cilin jam njohur në Danvil, në muajin shtator të vitit të kaluar, e që prej asaj kohe kemi jetuar si bashkëshortë. Esat Pasha kishte shumë të holla në dispozicion të tij dhe shpenzonte pa masë. Depozitoi para meje një shumë fort të rëndësishme në bankë….

Gjenerali ishte i martuar dhe më kishte bërë të ditur se së afërmi i vinte gruaja, prandaj dhe mua më duhej të largohesha ditën e martë. Ai vetë do të vendosej në të njëjtën vilë Seid që kishte zënë me qira për dy vjet”.

Pasi hoqi dorë nga mbështetja që i bëri dhe pasi e njohu mirë pashain aventurier, Mit’hat Frashëri rrëfen edhe një episod më shumë për të treguar jetën e shthurur të Esadit: “Një ditë ai takoi përpara shtëpisë së tij në Tiranë një vajzë të sjellshme, të cilën e pyeti se e kujt ishte. “Jam vajza jote”, iu përgjigj fëmija i pafajshëm”. Jeta personale e Esadit ishte bërë piktoreske edhe për të huajt, teksa në librin “Paris 1919”, mbesa e kryeministrit anglez, George Lloyd, shkruan: “Bashkëshortja e parë e kërcënoi Esadin sepse po e ndante dhe do merrte gruan e dytë, ajo e kër-cënoi dhe për këtë në Tiranë e admiruan shumë.”

pArFumi “esAd pAsChA” në pAris!“Chanel”, “Coco Chanel”, janë markat më

ndjellëse të parfumeve në Paris. Por në vitin 1919, në kryeqytetin e parfumeve, kishte edhe një markë më shumë dhe jo pak të njohur. Në etiketë shkruhej: Parfum “D’Essad Pacha”. Mos u çudisni! Një kryeministri me gradën gjeneral, një komandanti me 3 mijë ushtarë, një frekue-ntuesi të salloneve mondane të Parisit dhe të ho-televe të luksit dhe një kontraversi si Esad Pasha i duhej edhe një erë e mirë me vete. Dhe çfarë parfumi se! Një lëng të rrallë të trashëguar për 500 vjet nga Karl Topia, gjenerali i Skënderbeut, nga i cili pretendonte se kishte prejardhjen Esad Pasha dhe që formulën e dispononte vetëm ai.

Dhe që një ditë, në shenjë mirënjohjeje, e ndau këtë sekret, duke ia vënë në dispozicion formulën Fernando Nonza-s, komandantit të shtabit qendror të forcave aleate në Lindje, të cilin e kishte njohur që në 1914. Ja çfarë shkru-ante komandanti francez: Esad Pashë Toptani në zyrën e tij në Selanik, kur ishte shpallur kryemi-nistër. “Nga një përzierje lulesh e bimësh, shumë më të rafinuara nga sa mund të mendohet sot, Karl Topia kishte mundur të siguronte një kon-centrat nga ky parfum me fuqi të pashtershme.

Sekreti i këtij parfumi u trashëgua te pas-

Së katërti, kanë qenë 1 mijë intervista që unë kam marrë në karrierën time si gazetar dhe që i kam shfrytëzuar në libër. Kam pasur fatin të intervistoj Geraldina Apony, Nexhmije Hox-hën, Ramiz Alinë, Leka Zogun, Hëna Këlcyrën, Sejfi Protopapën, Antoni Athanas dhe shumë e shumë të tjerë dhe këtë gazetari personazhesh e kam shfrytëzuar në libër.

Së pesti, një mënyrë krejt e re konceptuale e vendosjes së tekstit, shifrave, tabelave dhe ci-tateve. Unë kam qenë shumë i qartë përpara se ta shkruaja librin, se si do ta vendosja lëndën në libër dhe kjo më ka ndihmuar shumë. Më pas kam bërë dizajnin, për të cilin gjej rastin të falënderoj Rudin Jankun, që ka bërë një punë fantastike.

kemi të bëjmë me një libër historik apo publicistik?

Natyrisht është një libër historik dhe jo publicistik. Por ndryshimi i vetëm: është i shkruar nga një gazetar. Kam ndjekur rregul-lin e gazetarisë por, si një gazetar që shkon në vendngjarje me vonesë.

intervistoi: v.murati

jo hije të ideve dhe projekteve politike e shkencore, por qenie të gjalla, me ditët dhe jetët e tyre. Pyetja që i mbetet lexuesit në fund për ta është: jashtë dyshimit, të gjithë ata kanë dashur ta duan Shqipërinë, por a kanë ditur ta duan dhe kur kanë gabuar në këtë pikë çfarë dëmi i kanë sjellë vendit të tyre. E kanë dashur Shqipërinë për një selishtë, siç shkruante Sejfulla Malesho-va; për një çiflig, për një kurorë, për një trill, për inat të dikujt, apo e kanë dashur për ta bërë atë më të denjë, për ta lartë-suar në familjen e kombeve, për t’i dhënë emër e nderim të merituar mes tyre. Me sa duket, ky ka qenë problemi më i ndërlikuar i historisë politike të Shqipërisë vështruar përmes jetëve të 33 kryeministrave të saj: ta duash Shqipërinë deri tek burgu yt, siç pati shkruar një publicist i njohur dy deka-da më parë, apo ta duash për aq sa ajo mban mbi trupin e saj të mpakur që nga viti 1913 parësinë tënde, super-egon. Nëse herë pas here Shqipëria është kthyer në një vend gati të paqeverisshëm, domethënë të pavetëqeverisshëm, libri i Roland Qafokut na thotë se këtu duhet kërkuar shkaku.

nga ROLAnD QAFOKU

Një jetë e shthurur

ardhësi fisnik i Karl Topisë, njëri prej të cilëve është gjeneral Esad pashë Toptani. Më 1 janar 1919, Esad Pasha më solli si dhuratë për Vitin e Ri formulën e përgatitjes së këtij parfumi.” Ervina Toptani, nusja e një prej pinjollëve të familjes Toptani, ka marrë në vitin 2011 një dhuratë tejet të veçantë nga Parisi: Pikërisht një parfum ekskluziv me emrin “D’Essad Pacha.”

A vdiq iljAz vrioni ngA over-dozA e kokAinës?Historitë e tejkalimit të alkoolit me Iljaz

Vrionin ishin kthyer në histori normale në Ti-ranën e atyre viteve. Pietro Kuaroni përshkruan këtë gjendje: “Ai pinte gotë pas gote, pothuaj me gërnje dhe pas pak fytyra e tij u bë baltë, goja iu var, qepallat plumb, ai ishte krejtësisht i dehur. E tillë ishte drama e Iljaz Beut: pija mbyllte brenda tek ai një lloj tërbimi. Dhe ai e duronte keq alkoolin, kalonte orë të tëra duke përsëritur të njëjtat gjëra me atë këmbënguljen ngacmuese të të dehurve: e pamundur të merrje leje për të dalë, biseda kthehej në një kalvar.

E gjitha kjo u ngjante krizave: ai pinte ditë të tëra pa ndërprerje. Fillonte sërish në mëngjes për t’iu dorëzuar akseseve të pasdarkës në mbrëmje. Pastaj, befas, bëhej esëll, rrinte dy apo tri ditë mb-yllur në shtëpi ku e dëgjonim të grindej. Shëro-hej si nga një sëmundje: përsëri i qartë, i gëzuar, simpatik, gjer në rifillimin e afërt. Por transferi-mi i Iljaz Vrionit në Paris në detyrën e ministrit kishte edhe një gjë më shumë.Historiani ameri-kan, Bernd Fisher, e çon më tej degradimin me overdozat të ish-kryeministrit. Sipas tij, jo vetëm alkooli, por edhe kokaina ishin ato që i dhanë një goditje në zemër Iljaz Vrionit. Asgjë nuk mundën të bënin mjekët e spitalit “Sain Clus” në Paris për ta rikthyer në jetë. Ai vdiq më 17 mars 1938.

horrori pAs vdekjesNuk ka ngjarje më horror se ajo që ka ndod-

hur me varrin dhe eshtrat e kryeministrit të 5-të të shtetit shqiptar. Kishte vetëm 2 vjet që ishte instaluar diktatura komuniste në Shqipëri dhe për ironi kjo diktaturë kishte marrë urdhër në atë maj të vitit 1944, në një prej godinave të sarajeve të Vrionëve në Berat, ku ishte mbaj-tur konferenca e famshme e PKSH. Por që për sistemin e ri pak rëndësi kishin këto.

Pak rëndësi kishin edhe pse Iljaz Vrioni kishte qenë firmëtar i Aktit të Pavarësisë dhe delegat në Kuvendin e Vlorës, e as delegat i Kongresit të Lushnjës. Histeria kolektive shkoi deri aty sa një grup nxënësish të shkollave të mesme, me leva e lopata, hapën varrin e Iljaz Vrionit, nxorën prej andej eshtrat. Një pjesë të tyre i hodhën në lumë

dhe një pjesë i bënë ushqim për qentë e rrugës.Një ngjarje që i solli kënaqësi ekstreme

diktatorit Hoxha, fati i të cilit me eshtrat, në vitin 1992, u bë i njëjtë me atë të Vrionit. Me të vetmin ndryshim që askush nuk ia hodhi në lumë dhe askush nuk i shpërndau si ushqim për qentë. Iljaz Vrioni është një nga kryeministrat që tani nuk ka varr, si një shenjë mallkimi dhe rregulli të çuditshëm që i ka ndjekur shumicën e kryeministrave të Shqipërisë.

iBRahiM Biçaku, BiZneSMeni Që punësoi enver hoXhën10 ndërmarrje, 2700 hektarë tokë, llogari

bankare pa fund, qindra të punësuar dhe biznes-meni që solli traktorin e parë në Shqipëri për të punuar arat e veta në Peqin. Ndoshta Ibra-him Biçakut vetëm Shefqet Vërlaci mund t’ia kalonte nga pasuria, kur ishte kryeministër.

Në dosjen personale ndodhen të gjitha bi-lancet e biznesit të tij, shumica me fitim, por edhe kredi që ai kishte marrë në banka të ndry-shme. Mes tyre vlen edhe tregtia e cigareve me dyqanin e famshëm “Flora”, në të cilin punësoi Enver Hoxhën, pa e ditur që pikërisht djaloshi i punësuar prej tij, do të bëhej edhe pasardhësi në detyrën e kryeministrit.

një krYeministër pAstrues i bAnjove të qYtetitShumë banorë të Elbasanit e mbajnë ende

mend pastruesin e banjave te markata e qytetit. Një plak i gjatë, i kërrusur, me çizme llastiku ngjyrë jeshile deri në kupën e gjurit, një palë pantallona doku dhe që tërë ditën pastronte jashtëqitjet e qytetit.Por të paktë ishin ata që e dinin se pastruesi i fekaleve të qytetit dikur kishte qenë kryeministër i vendit.

Kushërira e tij, Dudush Biçaku, tregon: “Ishte e rëndë për ne kur e shikonim Ibrahimin plak që pastronte banjat e qytetit. Sapo vinte në shtëpi, pikërisht ky pastrues, bisedonte në gjer-manisht me babën tim. Të dy kishin studiuar në Vjenë dhe bisedat e tyre ishin të nivelit të lartë. Ne gratë kujdeseshim sa të mundeshim për të duke e pastruar dhe larë. E megjithëse ishte pastrues i banjave, Ibrahimi e mbante veten shik.Pasi lahej, ai shpesh vendoste kravatë”.

Didija tregon se të qenit pastrues i banjave ishte si dënim që i bënë Ibrahimit, sepse më parë ai punonte roje i varrezave të qytetit.Por teksa bëhej një ceremoni e varrimit të një per-sonaliteti në një gazetë doli një fotografi ku në sfond dukej edhe armiku Biçaku.Kaq mjaftoi që nga roje varrezash, ta “ulnin në detyrë” si pastrues i banjave të qytetit.

Page 12: 10 nentor 2015 gazeta.pdf

10 nëntor 2015 fryma e re 12

letërsi

Ndjesë pastë babai im, çdo gjë ndryshe e kuptonte dhe kurrë nuk munda ta bind se nuk është ashtu. Ai vetëm ngriste

dorën dhe thoshte “Ti je i vogël, or bir!” Si vetëtima shkëputej nga shtëpia. Dilte dikund në breg të Erenikut dhe kthehej në mbrëmje vonë. Ulej i mbrami rreth sofrës.Nëna pastaj mblidhte trohat, pastronte dhomën dhe vendoste sofrën në vend të vet. Babai më afrohej bërrylash, më shikonte pakëz më i disponuar: “Do të bindesh, or bir, se ende je i vogël, por atëherë unë do të jem dikund në breg të Erenikut”. Nëna pasi e hiqte edhe trohën e fundit, ulej në anën time të majtë, merrte xhemperin dhe vazhdonte thur-jen. Këtë e bënte edhe në pikë të verës. Kushedi se ç’do të sillte dimri. Unë asgjë nuk dija. Ose, aspak nuk u jepja rëndësi lëvizjeve të çudit-shme, që ndodhnin rreth nesh.

Isha i vetmi fëmijë në familje dhe i vetmi që lexoja librat e fshehura nga babai, që dikund i merrte dhe i vendoste në një orman druri. Ulej pranë meje dhe më pyeste: “Interesant?” Me dhembëshuri e shikoja. Ai mërrolej. Brofte në këmbë: “Kurrgjë nuk ditkan as këta!”. Dyshimi i babait në gjithçka, më kishte lodhur. Inatose-sha nganjëherë: ç’është kjo punë që babanë tim nuk e kënaqte! Më mundonte posaçërisht kur ma përsëriste: “Ti je i vogël, or bir”. Edhe librat, që m’i sillte, nisi të m’i shante. Në to nuk kishte asgjë për mendjen e tij. Lexoja librat tinëz dhe shikohesha më shpesh në pasqyrë. A ishte vërtetë ajo që ma thoshte babai se unë isha ende fëmijë?

Një mbrëmje u ul pranë meje e më tha “Të mirë janë këta libra, por…” Dhe nisi të më fliste për jetën e tij nga ditët e kaçakllekut, pastaj për atë që kishte ndodhur më vonë në një farë krahine që quhej Drenicë. E shikoja me sy të hapur dhe çdo fjalë të tij e kapërdija. Ajo që thoshte me të vërtetë ishte më tronditëse se ajo që lexoja në libra. Njëherë tjetër më pat treguar për një djalë të kushëririt. Djalë më të bukur e më trim se ai nuk kishte pasur Gjako-va, thoshte. Rrugës së largët ishte nisur ai një ditë. I kishin thanë se shkonin ta shtyjnë armi-kun. Male e gryka kishte kaluar, siç thoshte ba-bai. Larg atje, në një vend, që i thënkan Tivar, ua kishin zënë pritën. Kishte ndodhur ajo që nuk dëshironte të ma thoshte. Aty ndalej dhe ofshante. Ia shikoja sytë e errët si i vizllonin nga lotët. Kishte zënë në gojë, pastaj do fshatra të Ferizajit, ku shpesh kishte shkuar për tregti dhe nga e kishte vazhduar udhën për në Shkup: “Tokë e madhe jemi ne, or bir”. Por kurrë nuk i harroi Tabjet e Pejës. Një vëlla i tij tërë natën e kishte kaluar në një pus uji pas zjarrit të madh që e kishte kapluar burgun. I gjori kishte ar-ritur të shpëtonte, por temperatura pas një jave e kishte korrur. Me zhig ishte ndarë nga kjo botë. E fejuara e tij ishte nisur për në An-adoll. Na kishte mbledhur babai kokë për kokë: “Ikin njerëzit, por ne këtu do të vdesim”. Kur lodhej, Babai tek shpaloste librin e tij të pashk-ruar edhe për ndodhitë e tjera. I thosha me një dhembje: ”Kjo ka ndodhur moti, ore baba. Nuk do të ndodhë më”. Dhe prap ia lexoja një poezi të Luigj Gurakuqit. Ai më shikonte në gaz, m’i

Tregimi për babanë tim

puthte kaçurrelat dhe dilte frymë. Shkonte me ca shokë te Ara e Madhe. Po ç’bënin atje, kurrë nuk mësova gjë.

Një natë dimri gjumi i parë sa na kishte marrë, na zgjoi krismë e fortë në derë të obor-rit. Babai kishte dalur në këmishë e brek dhe u kthye pas dy netësh. Këmishë e brek i kishte të pluhërosura e të përgjakura, në ca vende të shqyera. As nëna, as unë një fjalë nuk ia thamë. E shikonim dhe na shikonte si i hum-bur. Poshtë e lartë vraponte nëpër shtëpi. Kur ramë të flemë, ia kisha parë trupin plot vija të vrrugta. Ç’kishte ndodhur me babain tim gjatë dy netëve, që na kishte lënë memecë në shtëpi; nuk dinte asnjëri, as nuk guxonim ta pyetnim. Por babai nuk mund të flinte. Dilte jashtë në oborr, ndizte cigare pas cigare nën dritën e hë-nës. Unë hipja në minder dhe e shikoja nëpër dritare: rrinte pupqik. Zoti e di se ç’pëshpëriste. Ndoshta lutej, por pak besonte në hyjni. Ku ta di unë ç’bënte. Nëna më merrte ngryk. Pësh-përiste di çka nëpër dhëmbë: “Hajt drita ime, do të bëhet mirë. Nuk i kemi lindur Zotit me zor”. Dhe bëja gjumin me copa.

Pas dy ditësh babai i kishte rrëfyer nënës se ku kishte qenë dhe ç’kishte ndodhur, pse ato vija të vrrugta ia mbështillnin trupin e tij. Nëna asgjë nuk kishte thënë, vetëm e kishte shikuar trishtueshëm. Siç, thoshte më vonë nëna, më së shumti e mundonte pse e kishte ndihmuar një farë Stevanin nga Shpuza. Para e gjatë luftës me nemcin, dy herë ia kishte shpëtuar lëkurën ardhacakut. Këtë e kishte bërë i bindur se ndi-hmonte një njeri, që e kishte qitur udha kënde-jpari dhe që kishte pranuar të ndante gëzimin e pikëllimin me vendasit. Kur kishin zbritur

tanët nga mali, sipas nënës, Stevanin e kishin nxjerrë nga kasolla dhe e kishin mbështetur për muri. Nuk dinte askush pse, pos atij të madhit. Rastësisht babai, kishte kaluar aty pari, u kishte dalë përpara dhe i kishte lutur t’ia falin jetën. Në besë të tij e kishin lëshuar. Hera e dytë: buzë Drinit fshatarët e kishin zënë një natë Stevanin, tek ua vidhte bagtinë. Prapë babai i kishte lutur t’ia falin këtë poshtërsi, se nuk është i anëve tona, ka një bylyk fëmijë.

Mirëpo, atë natë dimri kur në këmishë e brek babai kishte dalë te dera, me armë iu kishte drejtuar Stevani. “Stevan, ç’është?” kishte py-etur habitshëm. Pas ca kthesave e kishin nxjerr nga xhipi. Ardhacaku me një gjakftohtësi iu kishte drejtuar: ”Kurrë nuk të kam parë shif-tar, as nuk më intereson të di se kush je, koha jonë vjen”. Babanë e kishte futur në një dhomë të errët dhe iu kishte kërcënuar: “Pse e fsheh pushkën? Shiftarët të gjithë kanë armë”.Babai me një gaz të çuditshëm e kishte shikuar birin e kurvës. Ky i ishte shtruar punës së vet. Pas dyzetetetë orëve i kishte thënë: “Ke dy ditë afat! A kupton? Pushkën e dua!”.

Prapë natën nëpër borë ishte kthyer babai në këmishë e brek i rrahur dhe i përgjakur: I pari e kisha parë unë nëpër dritare, pastaj nëna kishte vrapuar pas meje në oborr. Më kujtohet e gjora, kishte nxjerrë një klithmë. Babai ishte ngritur nga toka, duke u mbajtur në mua dhe nënën e kishte shikuar rreptë, shenjë të mos nxjerrë më zë. Kishim hyrë në shtëpi duke e mbajtur njëri-tjetrin.

Pas një jave babai e kishte çelur gojën tek pinte çaj, i mbështjellë në lëkur bagëtie, i kishte thënë nënës: “patjetër duhet ta gjejm

një pushkë, ose nuk do të na mbetet nishani”. Kishin bërë dert tërë natën. Më në fund kishin vendosur ta shesin lopën dhe babai të dalë tek ardhacakët për ta blerë pushkën. Ditën e tregut e kishte marrë lopën për kapistër dhe ishte ni-sur rrugës përpjetë. Te dera dola me nënën, e cila më bindi se babai ate e dërgonte te një fq-injë për nja disa ditë. Pas tri orësh ishte kthyer. Ndërkaq, pasdite kishte marrë udhën tek ard-hacakët. Pyetje pas pyetjeje, e kishte gjetur të mallkuarën. Një bythkuq ia kishte gjetur për të cilin më vonë kishte mësuar se ishte kushëriri i Stevanit. Ditën, kur duhet ta kthente manx-erren, e kishte futur në një thes dhe ia kishte dërguar në zyrë atij që nuk e njihte më.“A po e sheh – i kishte thënë bukëshkali – ne dimë se ti ke pasur pushkë.” Babai kishte përshpëritur vetëm: “Më vrau buka ime”. Sapo kishte bërë të dalë, Stevani e kishte ndaluar: “Më njeh?”. Babai e kishte shikuar çuditshëm, dhe nuk di se si sytë i ishin përqëndruar në yllin e tij, i cili në bebëzat e mjegulluara, sa çil e mbyll sytë, ishte zbehur dhe kishte thënë preras: “Kurrë nuk të kam parë, as nuk dëshiroj të të shoh më”. Më vonë babai kishte treguar se ajo pushkë ishte shitur disa herë. Nga ajo natë kur e kishin marrë në këmishë e brek, nuk besonte në asgjë më.

Shkoja në shkollë një ditë, dhe pranë meje kaloi një i nënçabratit, të cilin e njihja mirë. Për kapistër mbante lopën tonë. E shikova gjatë dhe u ktheva në shtëpi duke qarë pse babai nuk e sillte larën. Nëna bënte çmos të më qetësonte, bile ma kujtoi natën e dimrit kur kishim mbetur qyqe vetëm në shtëpi unë dhe ajo. E vura kokën në pre-hër të saj. Me fatin u pajtova dhe më vinte turp të dënesja për diçka që ishte humbur përgjithmonë.

Babai kishte zënë të dilte më shpesh tek bregu i Erenikut. Kishte vepruar kështu edhe pas dy vjetësh. Rreth Arës së Madhe ishte sjellë, duke pirë duhan “Tarabosh”.Ishte ndalur pakëz më vonë nën hijen e plepave, e kishte ngritur kokën kah qielli dhe kishte qeshur me të madhe. Një vrap kishte bërë dhe ishte ulur nën hije të plepave. Disa herë i kishte rënë tokës me shuplakë: “E imja je, e imja je! Pushkën le ta bëjnë top”. Ishte ngritur, duke buzëqeshur. Si tregonin kalimtarët e rastit, që e kishin parë për herë të fundit. Pasi ishte sjellë edhe nja dy herë rreth Arës së Madhe, e kishte hedhur duqin e cigares dhe kishtë rënë me fytyrë kah dheu i shkriftë, gjerë e gjatë.

Për vdekjen e babait më lajmëruan dikur vonë. Ora e katërt e mësimit ishte. Profesori ku-jdestar iu kishte afruar vëllaut të vet, i cili gjen-dej dy banga larg meje. Kishin pëshpëritur diçka. Ky ishte ngritur dhe ishte afruar afër meje. Për krahu më mori dhe më tha të shkojmë tek unë në shtëpi. Diçka e çuditshme më ishte dukur, as nuk besoja në diçka të kobshme. U nisëm pa bërë zë.

Pas dreke babanë e nxoren të vdekur nga shtëpia. E bartnin katër shokë të tij në krah. Ecnin rëndë, me një ritëm madhështor. Asn-jëri nuk kishte pranuar të ndërrohet. E bartën xhenazën përtej Urës së Tabakëve. Vetë e ven-dosën dhe vetë e varrosën. M’u afruan dhe më përqafuan, pastaj u zhduken dikah. Vallë mos ishin ata të malsisë që ishin betuar para flamurit një mot? Vesh pas veshi ishte pëshpëritur kjo ngjarje. Një ditë i kishte rënë në vesh edhe Ste-vanit, i cili ishte vënë në gjurmë si langua. Por ardhacakun një natë e gjetën të vrarë pranë një vije uji. Me armë të tij dikush e kishte qëlluar. Mbet kjo enigmë, megjithëse pushteti ishte egërsuar dhe i ngjante një kafshe të plagosur.

(fragment)

nga ALI pODRImjA

Shkoja në shkollë një ditë, dhe pranë meje kaloi një i nënçabratit, të cilin e njihja mirë. Për kapistër mbante lopën tonë. E shikova gjatë dhe u ktheva në shtëpi duke qarë pse babai nuk e sillte larën

Page 13: 10 nentor 2015 gazeta.pdf

10 nëntor 2015 fryma e re 13

shëndeti

Mushmolla një frut që ka një rëndësi të

veçantë në shëndetin e orga-nizmi tonë.

Përmes saj ne jemi në gjendje që të përgatisim marmelatë dhe çaj.

Njohësit e mjekësisë po-pullore thonë se përmirëson shikimin, forcon mëlçinë dhe veshkat, përmirëson pasqyrën e gjakut si dhe largon dhimb-jet nga shpina dhe gjunjët.

Gjithashtu ajo është e këshillueshme dhe kundër marramendjeve, diarresë, in-feksioneve të gojës e madje edhe kundër impotencës. Mund të përdoret edhe kundër gjakderdhjes nga mishi i dhëmbëve. Po ashtu, nxit punën e gjëndrave të pështymës dhe lukthit, pran-daj edhe ju sugjerohet personave të moshuar.

Mushmolla përmban përbërës shërues si taninë, vitamina C, pektinë, acide të mol-lës dhe limonit. Edhe farat e saj janë shumë të shëndetshme, i ven-doni në ujë dhe ky ujë më pas mund të për-doret për shërimin e plagëve.

Për të përgatitur çajin e mushmollës është e rëndësishme që një lugë mushmol-la të freskëta të bluara dhe dy decilitra ujë. Frutat përzihen me

ujë të vluar, mbulohen dhe i lihen të qëndro-jnë për një orë. Gjatë ditës nevojitet të pini dy gota nga kjo pije e ngrohtë, e fytin mund ta shpëlani me këtë çaj çdo orë.

Mëlçia është organ vital, i cili ndihmon në tretje, largimin e përbërësve tok-sikë nga organizmi dhe në absorbi-

min e materieve ushqyese vitale të nevojshme për mbijetesë.

Disa njerëz lindin me mëlçi problematike, derisa të tjerët e dëmtojnë me ekspozimin në kimikate të dëmshme, sasinë e tepruar të alkoo-lit dhe veprimit të viruseve. Shenjat e hershme të problemeve me mëlçinë nuk duhen të injoro-hen, por duhet të kërkohet ndihma mjekësore.

ndrYshimet e verdhA në lëkurëNjë nga shenjat e hershme të problemeve të

mundshme me mëlçi përfshijnë ndryshimet e papritura në lëkurë. Kjo mund të jetë humbja e ngjyrës në lëkurë dhe shfaqja e nuancës së verd-hë. Edhe thonjtë dhe majat e gishtërinjve mund të zverdhen. Arsyeja e këtyre ndryshimeve është që mëlçia nuk i largon toksinat siç do të duhej, prandaj bilirubina fillon të mblidhet nën lëkurë.

kruAjtjA ose lëkurA e ndjeshmeShenjë e hershme e problemit me mëlçi

mund të jetë kruajtja e lëkurës, e cila përkeqëso-het me kalimin e kohës. Nëse përnjëherë keni lëkurë e cila është e ndjeshme në prekje dhe pe-zmatohet lehtë, kjo po ashtu mund të jetë shen-jë e problemeve me mëlçi. Hidratimi i rregullt, pra trajtimi me krem do të lehtësojë problemin.

problemet në urinë dhe jAshtëqitjeNë disa raste urina mund të errësohet.

Disa mendojnë që është shenjë e dehidrimit, por nëse edhe pasi që ta pini sasinë adekuate të lëngjeve urina nuk ka ngjyrë të çelët dhe të kthjellët, problemi mund të jetë në mëlçi. Disa

Pesë shenja paralajmëruese që diçka nuk është në rregull me mëlçinë

Qëndrimi gjatë në rrjetet sociale po kthehet në një ankth për të rinjtë të cilët shfaqin shenja

depresioni, kanë ankthe dhe probleme me gjumin.Përmes një studimi të realizuar nga profe-

sorët e Universitetit të Glasgout ku janë pyetur 460 persona të moshave 11 deri 17 për përdori-min e rrjeteve sociale, sidomos gjatë natës, për gjumin që kanë, emocionet dhe kënaqësitë që përjetojnë nga rrjetet sociale.

Rezultatet treguan se shumica e të rinjve ndihen të lodhur, të mërzitur dhe kanë ankthe kur nuk mund të kyçen në rrjete sociale për të parë se çfarë po ndodh në internet.

Një nga studiueset, dr. Heather Cleland Woods, thotë se adoleshenca mund të jetë një periudhë e rrezikshme për depresionin, me kualitetin e dobët të gjumit që ndikon më së shumti në të.

të sëmurë me problemet e hershme të mëlçisë vërejnë ndryshime në pamjen e jashtëqitjes, e cila mund të jetë e zbehtë, me gjak ose me ngjyrë katrani.

problemet me stomAkNgërçet ose dhimbja në pjesën e poshtme

të stomakut po ashtu mund të jenë shenjë që diçka nuk është në rregull me mëlçinë. Këtu

kemi edhe shfaqjen e gazrave dhe presionin që e përcjellin, transmeton Koha.net. Me kohë nëse problemi përkeqësohet, mund të shfaqet edhe ascitesi. Ky është grumbullimi i lëngjeve brenda murit abdominal.

Kjo madje mund ta ndryshojë shtypjen në mushkëri dhe të vështirësojë frymëmarrjen. Mjeku për shkak të kësaj duhet të bëjë parancen-

tozën për të larguar lëngjet nga stomaku.lodhjAEdhe ndryshimet siç janë ndjenja ekstreme

e dobësisë, lodhja ose lodhja kronike, po ashtu mund të jenë shenja të hershme të problemeve me mëlçinë. Nëse dobësinë dhe lodhjen e për-cjellin simptomat e tjera të ngjashme, kërkoni ndihmën e mjekut.

Për shëndetin

Rrjetet sociale, shkatërruese për shëndetin mendor

Holly Scott, që po ashtu punoi në studim, ka thënë se ata fëmijë që u kyçën në rrjete soci-ale gjatë natës kishin më shumë probleme. “Kjo i bie që duhet të mendojmë për atë se si fëmijët tanë përdorin rrjetet sociale dhe kur duhet të ndalin pajisjet teknologjike”.

Si pjesë e studimit, doli se 88 për qind e 12-18 vjeçarëve kanë përjetuar momente stresi gjatë 12 muajve të fundit duke përdorur rrjetet sociale me arsye kryesore se si të duken mirë në rrjete sociale, të jenë të famshëm në shkollë dhe të gjejnë të dashur.

Vetitë kuruese të mushmollës

Një nga shenjat e hershme të problemeve të mundshme me mëlçi përfshijnë ndryshimet e papritura në lëkurë. Kjo mund të jetë humbja e ngjyrës në lëkurë dhe shfaqja e nuancës së verdhë

Page 14: 10 nentor 2015 gazeta.pdf

10 nëntor 2015 fryma e re 14

sportshkurt

Partizani i rekordeve, 10 fitore në 9 ndeshje

Daja i gjen “ilaçin”, Tirana mposht edhe Tërbunin

Nëntë fitore radhazi ndaj nëntë kundër-shtarëve të mundshëm në kampionat.

Partizani i Sulejman Starovës që tani kë vënë një rekord të pamenduar më parë. I ka mposh-tur të gjitha skuadrat e Superiore brenda 10 ndeshjes. Edhe Laçi, që i surprizoi kryeqyteta-sit me atë barazim 1-1 në “Qemal Stafa” në javën e parë të kampionatit, u detyrua të dorëzohej përballë furisë së kuqe në “Elbasan Arena”. Te Partizani tashmë është harruar cështja “Nexhipi”, madje gjithnjë e më shumë po flitet për fenomenin “Bardhi”. Tifozët e kuq duhet ta kenë kuptuar se detyrua e tyre është ta përkrahin skuadrën në shkallët e sta-diumit, ndërsa për zgjedhjet teknike duhet të vendosë Starova, i pakushtëzuar nga presioni i tyre. Rezultatet e deritanishme i kanë dhënë të drejtë trajnerit 59-vjecar, i cili ka projek-tuar një Partizan me më shumë muskuj dhe dëshirë për të dominuar kundërshtarin nga ana fizike. Ruajtja e ekulibrave në skuadër ka qenë thelbësore në këto 10 javë të para, ku shpesh-herë Partizani ka besuar dhe ka arritur të fitojë në frymën e fundit. Vlen të përmendet fakti se pavarësisht emrave të rëndësishëm të afru-ar në merkato në fazën sulmuese, potenciali i disa lojtarëve është shfrytëzuar në minimum. Sigurisht në këtë aspekt kanë ndikuar edhe problemet e shumta fizike që po kalon Plaku, por edhe Racic, i cili e ka humbur shkëlqimin e sezonit të kaluar për shkak të shpërthimit të Xhevahir Sukajt. Partizani tashmë e ka fituar me meritë autoritetin e skuadrës për t’u mun-dur dhe të rivalit të denjë të Skenderbeut për titullin kampion në Superiore.

Tirana shëron plagët e një fillim-sezoni jo shumë pozitiv. Skuadra bardheblu edhe

pse e mbështetur nga një numër i vogël ti-fozësh në stadiumin “Qemal Stafa”, regjistroi fitoren e dytë rresht dhe të pestën sezonale duke mposhtur Tërbunin të shtunën me rezul-tatin e pastër 3-0. Duket se trajneri i ri Ilir Daja ka gjetur kurën e shërimit të skuadrës bardhe-blu që dominoi gjatë gjithë 90 minutave. Ti-rana tregoi “muskujt” menjëherë duke marrë kontrollin e lojës. Goli i parë nuk vonoi pasi 7 minuta nga fillimi i sfidës, mbrojtësi Karan u gjend i vetëm në zonë pas një topi të devijuar me kokë nga Muça. Shtatlarti bardheblu nuk e pati aspak të vështirë për ta shtyrë topin në rrjetë. Ishte sërish Karan që u shfaq i rrezik-shëm në zonën e Tërbunit me një goditje në minutën e 11 që përfundoi ngjutur me shtyl-lën pingule të pukjanëve. Edhe pse Tërbuni kërkoi të fitonte metra, Tirana u tregua sërish e rrezikshme në minutën e 40 me japonezin Fu-kui, ndërsa Karan kishte një tjetër mundësi të artë në minutën e 43 me një goditje të gabuar me kokë. Pjesa e dytë nisi me një ritëm të lartë nga ana e Tiranës që e gjeti golin menjëherë. Elis Bakaj ngriu portierin kundërshtar me një goditje të saktë edhe pse për trajnerin italian të Tërbunit, Xhino Gargano portieri duhej të kishte bërë më shumë.

Nuk ka shumë surpriza në listën e De Biazit, të cilën e ka publikuar sot në mjediset e FSHF-së, për dy miqësoret

e nëntorit. Dy prurjet e reja janë Federik Veseli dhe Rey Manaj, sulmuesi i Interit, me të cilin 59-vjeçari nga Sarmede e Italisë u takua para pak kohësh në Milano. Të tjerët janë kontigjenti i lojtarëve, me të cilët kombëtarja kuqezi siguroi kualifikimin historik në finalet e “Euro 2016”. Mungon sërish Mërgim Mavraj, i cili ka rifilluar të stërvitet, por nuk është bërë gati ende për lojë, pas lëndimit të rëndë që kaloi dhe operacionit që kreu në gju. 25 lojtarë do të vihen në dispozi-cion të De Biazit për miqësoren vëllazërore me Kosovën, më 13 nëntor në Prishtinë, ora 14:00, dhe tjetrën, pasuese, me Gjeorgjinë, më 16 nën-tor, në “Qemal Stafa”, ora 20:00. Sa i takon Milot Rashicës, ai është i angazhuar me Kombëtaren U-21 në ndeshjen kualifikuese me Portugalinë, ndaj nuk është ftuar nga De Biazi, edhe pse ka qenë në planet e tij. Nga kampionati shqiptar janë tre emra, dy nga Skënderbeu dhe një nga Partizani. Alban Hoxha, Orges Shehi dhe Sabien Lilaj. Hamdi Salihi duket se është “i krasituri” i radhës nga De Biazi. Vendin e tij, të paktën për momentin, e ka zënë Rey manaj. Mungon edhe Kukeli, për arsye dëmtimi. Trajneri De Biazi u shpreh se ka grumbulluar 25 lojtarë dhe po pu-non përditë që kombëtarja të rritet, konkurrenca të shtohet. Lidhur me gjendjen e lojtarëve, tra-jneri kuqezi u shpreh: “Kanë probleme Kukeli dhe Abrashi, ndërkohë që gjendjen e Canës do ta mësojmë nesër”. Veseli ka pranuar ftesën që të luajë me Shqipërinë, pikërisht ndaj Kosovës, që e ka ftuar nga dita e parë djaloshin 22-vjeçar. Fillimisht pjesë e grup-moshave të dy skuadrave Manchester City e Manchester United, por tani asgjë e mirë për të, duke kaluar nëpër ligat e ulëta të Anglisë, me skuadra si Bury e Port Vale.

1. Etrit Berisha2. Alban Hoxha3. Orgest Shehi4. Ansi Agolli5. Arlind Ajeti6. Naser Aliji7. Lorik Cana8. Berat Gjimshiti9. Elseid Hysaj

10. Frederik Veseli11. Amir Rrahmani12. Andi Lila13. Amir Abrashi14. Migjen Basha15. Sabien Lilaj16. Ledian Memushaj17. Taulant Xhaka18. Herolind Shala

19. Bekim Balaj20. Sokol Cikalleshi21. Shkelzen Gashi22. Odise Roshi23. Armando Sadiku24. Ermir Lenjani25. Rey Manaj

De Biazi zbardh listën për dy miqësoret e radhës, bien në sy Veseli e Manaj

Veseli ishte kontaktuar disa herë nga trajneri i Kosovës, Albert Bunjaku, duke i premtuar këtij të fundit se do ta pranonte ftesën, mirëpo një gjë e tillë asnjëherë nuk ndodhi. Pas refuzimit të Kosovës, Federiku, që aktivizohet te skuadra e Luganos, do të luajë pikërisht ndaj vendlindjes së tij, por me fanellën e kombëtares shqiptare. Sigurisht që deri tek ky vendim ka ndikuar edhe

kualifikimi i Shqipërisë për në Kampionatin Eu-ropian “Francë 2016”, por djaloshi me njëfarë mënyre ‘tradhtoi’, Kosovën, duke i premtuar katër herë se do të grumbullohet, dhe në mo-mentet e fundit, duke mos u përgjigjur në tele-fon. E mira e kësaj “tradhtie” është që Veseli do të luajë për fanellën e kombëtares shqiptare dhe jo të ndonjë përfaqësueseje tjetër.

Lista e Lojtarëve të grumbuLLuar

Salihi i Skënderbeut parakalon Sukajn e Partizanit

Nëse në krye të klasifikimit të Kategorisë Superiore nuk pati asnjë ndryshim edhe

pas javës së 10-të, me Partizanin që ruajti avan-tazhin prej 3 pikësh ndaj Skënderbeut nuk mund të thuhet e njëjta gjë për klasfikimin e golas-hënuesve më të mirë të kampionatit. Në garën për Këpucën e Artë të Superiores pas një kryesi-mi disa javor të Xhevahir Sukajt erdhi edhe rro-kada mes dy shkodranëve me Hamdi Salihin që falë dygolëshit që i realizoi Vllaznisë, parakaloi sulmuesin e Partizanit në renditje. 8 gola ka shënuar ish lojtari i Tiranës dhe Vllaznisë, në 10 javë kampionat me Skënderbeun edhe pse Salihi është aktivizuar në vetëm 8 takime dhe në njërin prej tyre pikërisht atë ndaj Vllaznisë në fazën e parë nuk ka luajtur më shumë se 17 minuta pasi doli nga fusha i dëmtuar. Një gol për ndeshje për tu ngjitur në krye të listës së go-lashënuesve është kjo kartëvizita e 31-vjecarit i cili kthehet kështu automatikisht në favoritin kryesor për tu shpallur Këpuca e Artë e Su-periore. Sukaj i cili realizoi nga një gol në 7 ndeshjet e para të sezonit prej tre takimesh nuk po shënon më, por gjithsesi ashtu si Salihi edhe ish lojtari i Sepahanit është një kandidat i fortë

Dy shkodranë në garë për Këpucën e Artë në Superiore

për të qenë ai golashënuesi më i mirë i kam-pionatit. Të dy këta lojtarë 3 nga golat e tyre i kanë shënuar me penallti, një e dhënë tjetër që kjo që Salihi dhe Sukaj po ecin me një ritëm përafërsisht të njëjtë. Por në garën për Këpucën

e Artë nuk janë vetëm dy shkodranët por një farë Piter Olainka. 19-vjecari i Skënderbeut ka realizuar deri tani 6 gola dhe asnjë prej tyre nga pika e bardhë e 11-metërishit. Nigeriani në krahasim nga një vit më parë në këtë sezon e ka përmërisuar shumë rendimentin e tij përpara portës, dhe mund tia vështirsojë jo pak punën dyshes Salihi-Sukaj. Nuk mund të përjashto-het nga gara për golashënuesin më të mirë as një tjetër nigerian, pikërisht Xhejms Adeniji i Lacit që deri tani e ka gjetur në 5 raste rrugën e rrjetës, golin e fundit e realizoi në ndeshjen ndaj Partizanit të zhvilluar në Elbasan Arena. 4 lojtarë për një trofe, në këtë sezon të kategorisë Superiore nuk do të jetë e nxehtë vetëm gara për titullin kampion por edhe ajo për Këpucën e Artë, që në 2 sezonet e kaluara nuk ka patur aspak rivalitet kjo për meritë të Pero Pejiç.

Page 15: 10 nentor 2015 gazeta.pdf

10 nëntor 2015 fryma e re 15

sportfitoret sezoni

Alexandre Pato do të kalojë te Liverpuli

gjatë merkatos së janarit, sipas asaj që bën të ditur presidenti i Corinthians, Roberto de Andrade, i cili pohoi se të dyja klu-bet kanë rënë parimisht dakord për transferimin sulmuesit brazilian në “Anfield Road”. Pato, që dikur konsiderohej si “ylli” i ardhshëm i futbollit brazilian, aktual-isht është i huazuar te Sao Paulo, por në dhjetor përfundon marrëveshja dhe 26-vjeçari dëshiron të kthehet në Europë. Ish-sulmuesi i Milan i ka thënë drejtuesve të Corinthians dhe menaxherit të tij se dëshiron të luajë në La Liga ose Premier League. De Andrade beson se Pato mund ta real-izojë dëshirën e tij dhe të jetë pjesë e skuadrës së

re që po ndërton Jurgen Klopp te Liverpool. Sipas “bosit” të Corinthians mungojnë ende disa detaje në arritjen e mar-rëveshjes përfundimtare, por ai mendon se transferimi do të re-alizohet në janar 2016. “Ka një marrëveshje paraprake me Liv-erpool dhe transferimi mund të bëhet në javën e ardhshme. Prej

kohësh Pato ka shprehur dëshirën për të luajtur në Europë, – tha De Andrade. – Liverpuli dhe trajneri i tyre Klopp do të marrin Pato, për të cilin Premier League mund të jetë një mundësi e mirë për të arritur atje ku synon.” Trajneri i ri i Liverpool ka nevojë për sulmues pasi Daniel Sturridge po vuan ende nga dëmtimi në gjurin e majtë, kurse Danny Ings nuk do të luajë më deri në fund të sezonit.

Pas tri fitoreve radhazi në Serinë A, Milani u ndal menjë barazim pa gola në shtëpi me Ata-

lantën. Në Tribunën Vip të San Siros ishte i pra-nishëm edhe Silvio Berluskoni, i cili në përfundim të sfidës u shfaq dukshëm i zhgënjyer për mosar-ritjen e fitores, pavarësisht dominimit të kuqez-injve në lojë. “Kur më pyesni nëse jam i kënaqur, më duket sikur doni të më vini në lojë. Përgëzi-met e mia shkojnë për skuadrës e Rejës.” Dësh-përimi në fjalet e kavalierit është i kuptueshëm. Herën e pestë në këtë sezon që vedosi ta ndiqtë

Milanin e tij në stadium, mbeti i zhgënjyer. Priste që Seria e fitoreve të shkonte në katër, por kuqez-injtë bënë një hap pas duke sfumuar atë sukses të rëndësishme të arritur në Olimpico ndaj Lazios. Ashtu sikurse veproi edhe në përfundim të sfidës me Sasuolon, Berluskoni zbriti në dhomën e zh-veshjes së skuadrës mike, për t’a përgëzuar për lojën e zhvilluar. Është një zotëri i vërtetë, – u shpreh Edi Reja, trajneri i Atalantës. Një president që përgëzon kundërshtarët duke i thënë: Kompli-menta, dukeshit se Milani i Sachit.

13 javë nga starti i sezonit të ri, Zllatan Ibrahimoviç deklaron se Paris Saint

Germmain e ka në dorë titullin kampion. Gji-ganti suedez realizoi një dygolësh në fitoren 5-0 me Toulousse, me Parisin që zgjat serinë e rezultateve pozitive me 11 fitore dhe vetëm dy barazime. “Jemi në rrugën e duhur. Lua-jtëm shumë mirë ndaj Toulouse dhe morën një fitore të thellë. Bëmë një paraqitje të mirë edhe ndaj Realit në Champions, por fatkeqë-sisht humbëm. Ishte shumë e rëndësishmne

të ktheheshin te fitorja pas sfidës së Berna-beut. Kampionatin e kemi nën kontroll, por nuk ka mbaruar akoma. Sa më shumë të fito-jmë në Ligën e Parë franceze, aq më shumë na rriten shanset edhe në kompeticionet e tjera. Zllatan vazhdon të jetë pika e referimin në sulmin e kampionëve të Francës. Në 8 ndeshje ku është aktivizuar gjatë këtij sezoni në kampionat ka mundur të realizojë 9 gola, pra me një mesatare me shumë se një gol për ndeshje.

Berluskon zhgënjehet nga Milani, i bën elozhe Atalantës

Ibrahimoviç: PSG do të jetë sërish kampione

Novak Djokoviç mund në vetëm dy sete numrin 3 të botës Andy Murray, duke siguruar titullin e katërt në kar-

rierë në Mastersin e Parisit. Në turneun përm-byllës të kategorisë Masters 1000 Nole përfitoi nga gabimet e shumta të tenistit britanik për të mbrojtur me sukses trofeun në Paris – Bercy. Në Palais Omnisports, përpara 14.000 spekta-torëve tenisti serb u paraqit me 5 fitore në 6 takimet e këtij sezoni, në përballjet ndërmjet tyre dhe në fakt numri 1 i botës e vuri men-jëherë në presion tenistin britanik duke e thyer në shërbim që në lojën e tretë të setit hapës. Në vazhdim Djokovic i rrëmbeu shërbimet tenis-tit skocez edhe në game-n e shtatë duke fituar bindshëm setin e parë. Murray këtë vit ka fitu-ar dy trofe Masters, në Madrid dhe Montreal, madje në Rogers Cup tenisti britanik mundi në finale pikërisht numrin 1 të botës. Për Mur-ray-n kjo ishte finalja e parë në Paris – Bercy dhe me një fitore 28-vjecari do të garantonte vendin e dytë në klasifikimin e përgjithshëm botëror sidoqoftë Andy u paraqit nervoz dhe vuajti si zakonisht forcën e Noles në aspektin psikologjik. Nga disavantazhi i një game me break në fillimin e setit të dytë Murray u shfaq agresiv duke rikuperuar në rezultat, madje numri 3 i botës shpërdoroi shumë edhe në lo-jën e gjashtë të setit të dytë. Taktikisht per-fekt Nole ruajti qetësinë dhe thjesht priti ras-tin e tij për të mbyllur më pas gjithë takimin me shifrat 6-4, 6-2, në dicka më tepër se një orë e gjysmë lojë. Djokovic regjistroi vetëm 4 goditje fituese në setin e parë dhe 6 në të dytin, megjithatë në krahun tjetër Andy Mur-ray e përfundoi ndeshjen me plot 34 gabime. Murray është thjesht një javë më i madh në moshë sesa miku i tij Djokovic, gjithsesi his-toria e përballjeve ndërmjet tyre ka ndryshuar ndjeshëm në këto vitet e fundit, madje edhe karriera e tyre ka marrë drejtime të ndryshme. Kështu Nole ka fituar plot 10 nga 11 duelet e fundit mes tyre duke kryesuar tashmë 21-9 bi-lancin e përgjithshëm. Murray e mbyll sezonin me katër tituj, ndërsa për Djokoviç ky është trofeu i dhjetë sezonal, në 14 finale të luajtura e njëkohësisht edhe titulli i 58 ATP. 28-vjecari serb regjistroi fitoren e 22 radhazi dhe vlen të theksohet fakti që humbjen e fundit e ka pë-suar dy muaj e gjysmë më parë në Cincinnati me Roger Federer, tenist që i ka shkaktuar 2 nga 5 humbjet që Nole numëron gjithsej gjatë

Djokoviç triumfon në turneun e Parisittenis

vitit 2015. Në vitin 2011 Djokovic e mbylli sezonin me 5 trofe Masters, ndërsa këtë radhë tenisti serb bëhet i pari tenist që koleksionon 6 tituj Masters brenda një sezoni. Nole do ta mbyllë sezonin për herë të katërt në pesë vitet e fundit në pozicionin e parë të renditjes ATP,

ndërsa Murray në krahun tjetër pavarësisht disfatës u shfaq i kënaqur sepse sic dihet pri-oritet për tenistin skocez përbën fitimi i Kupës Davis në fund të këtij muaji, në Gent, në fushë dheu ndaj Belgjikës, trofe që Britanisë së Madhe i mungon prej plot 79 vjetësh.

Jorge Lorenzo fiton titullin Botëror në një prej sezoneve ndoshta më të po-

lemizuar të Moto GP. Spanjolli i Yamahas zhvilloi një garë perfekte në ndalesën e fundit të sezonit në Valencia ku arriti të fitonte dhe të shpallej kampion pasi Val-entino Rossi nuk arriti të ngjitej më lart se vendi i katërt. Për “Doktorin” që e nisi garën nga vendi i fundit nuk mjaftoi gara e shkëlqyer pasi Lorenzo e kontrolloi duelin e fundit në cdo metër që nga xhi-roja e parë tek e fundit. I vetmi moment drithërues u shënua në fundin e garës kur Pedrosa tentoi parakalimin e Marquez por mund të kishte shkaktuar një aksident që do të komplikonte pozitën e Rossit që nuk arriti të fitonte titullin e dhjetë në kar-rierë. Në krahun tjetër, Lorenzo numëron titullin e 5 në karrierë duke rikuperuar 7 pikët disavantazh ndaj italianit që ka krye-suar kampionatin që prej fillimit. Në këtë mënyrë mbyllet një sezon spektakolar me polemika që kulmuan në garën e Sepangut ku Marquez dhe Rossi u përplasën në një duel që nxorri jashtë pistës spanjollin por dënoi italianin me nisje nga vendi i fun-dit në Valencia ku ai nuk arriti të bënte mrekullinë duke u dorëzuar përballë sho-kut të skuadrës. Lorenzo kurorëzoi i paro një sezon me meritë ku Rossi nuk ishte ai që humbi sepse i pari ka matematikën në krahun e tij, ndërsa i dyti tregoi se epoka e tij nuk ka perënduar.

Lorenzo shpallet kampion i MotoGP

Pato bën gati rikthimin në Europë, Liverpuli e pret

Page 16: 10 nentor 2015 gazeta.pdf

C M Y K

..

Ne jetojmë në botën fizike të cilën e pandehim të ngurtë, por në fakt nuk ekziston diçka e tillë. Nuk ekziston një 'atje jashtë' në termat e realitetit fizik të rrugëve, panoramave, aeroplanëve, makinave,

yjeve dhe njerëzve të tjerë. Është tamam si një film 3-D që po luhet në kokat tona. Pesë shqisat e transformojnë informacionin vibrues në informacion elektrik dhe kjo më pas i dërgohet trurit për të ndërtuar iluzionin e realitetit fizik. Ne e përjetojmë këtë realitet sikur jemi atje tej, kur në fakt s'është ashtu.Kur ti fillon të shohësh natyrën e vërtetë të realitetit fizik, arrin të kuptosh

sesi është mashtruar tërësisht njeriu dhe vazhdon të jetë ende kështu. Ti kupton, gjithashtu, se si një pakicë e vogël mund të kontrollojë pjesën dërrmuese në mënyrë kaq gjithëpërfshirëse, kur kjo pakicë e njeh realitetin dhe shumica jo. Ne jemi duke përjetuar atë që mund të ngjasojë me një lojë kozmike të realitetit-virtual dhe trupi njerëzor është një sistem kompjuterik që na lidh ne me këtë lojë, ashtu sikundër kompjuteri e lexon informacionin nga një disk softuerik dhe projekton imazhet në monitor. Ky trup/mendje-

kompjuter është ndërfaqja midis ndërgjegjes dhe lojës. Unë e quaj realitetin tonë Interneti Kozmik, për shkak se analogjia me internetin është mëse e përshtatshme.

rupat njerëzorë janë sisteme kompjuterike jashtë mase të avancuar (sidoqoftë nga perspektiva jonë) dhe

Tpesë shqisat shërbejnë si antena për të akorduar fushën energjitike dhe brezin e frekuencave në atë që quhet drita e dukshme. Truri, dhe në fakt e tërë struktura gjenetike e trupit, është një kompjuter dhe sistem

marrës-transmetues që lexon informacionin e koduar tek drita dhe e deshifron atë në imazhe tek një ekran simbolik brenda trurit. Kjo botë e shndritshme dhe shumëngjyrëshe vetëm sa ekziston në trurin, i cili në vetvete, është një gjëndje errësire e plotë. Sytë tanë e shndërrojnë informacionin vibracional në sinjale elektrike përmes qelizave konike të retinës të cilat zgjedhin informacionin e koduar brenda dritës që më pas truri i deshifron si ngjyra. Këto qeliza janë të ndjeshme ndaj ngjyrës së kuqe, të gjelbër dhe blu e prej tyre mund të dekodohen të gjitha nuancat e ngjyrave. Kur ky sistem prishet atëherë njerëzit bëhen të verbër ndaj ngjyrave, sikundër një kompjuter që nuk mund të dekodojë dot ngjyrat nga një disk softuerik. ...

ruri mund të ndërtojë një botë holografike që ngjan aq reale. Ai mbledh informacionin e syve, që krijon

Thologramet shifrore të cilat përbëjnë atë që ne e quajmë bota fizike. Kjo, gjithashtu, shton iluzionin e thellësisë dhe distancës, duke lexuar informacionin e deshifruar nga sinjalet që ai percepton. Ajo që

duket sikur është tepër larg në fakt ndodhet në kokën tënde, ashtu si thellësia dhe perspektiva në lojërat kompjuterike që gjenden në atë diskun fare të vogël.Konstrukti themelor i universit të realitetit-virtual konsiston në energji vibruese, ose forma valore. Ky është vendi ku informacioni kodohet për t'u lexuar nga ana elektrike, dixhitale dhe holografike. Nëse ti kërkon të ndryshosh fiziken-holografike, atëherë duhet të ndryshosh formën valore të nivelit të realitetit, ose atë që unë e quaj si Universi Metafizik. Ky Univers është një konstrukt i projektuar enkas me kujdes, si një lojë kompjuterike interaktive me një shkallë fantastike avancimi.Themeli mbi të cilin ngrihet shfarosja e masave është shkatërrimi i sistemit imunitar njerëzor. Dekadë pas dekade, Big Pharma ka rritur dominimin dhe kontrollin mbi mjekësinë, duke subvencionuar e blerë politikanë të korruptuar dhe mjekë ekspertë e, kësisoj, ka imponuar linja politike. Tashmë, synimi i saj është që t'i bëjë të detyrueshme vaksinat, në mënyrë që çdo foshnje (në fakt, të gjithë) t'i injektohet ai helmi i tmerrshëm.Gjëja e fundit që dëshiron çdo diktaturë është një popullsi vërtet e informuar dhe e vetëdijshme. Sa më pak të dinë njerëzit aq më pak probleme ata do të shkaktojnë. Në këto pak fjalë ju keni arsyen (a) pse u krijua sistemi i “arsimit” në formën e tij aktuale, dhe (b) pse e shkatërron dijen, ose të paktën e shtyp atë.

non fiction book

ISBN 978-9928-09-019-5

9 789928 090195

Çmimi 1500 lekë11 euro

2

ISBN 978992809025-6

9 789928 090256 >

Librat më të rinj në shqiptë Shtëpisë Botuese

Helga’SSecrets

VEZË

FSH

ATI - Ekstra të freskëta

NGA RRITJA E LIRË

VEZA JONËAdresa COCOAL. shpk, Maminas, Durrës, Albania

Email: [email protected]

TË BLESH VEZË SOT NUK ËSHTË MË AQ E THJESHTË SI MË PARË:

1.Vështirësia e 1-rë : A po zgjedh vezën më të shëndetshme për fëmijën tim?2.Vështirësia e 2-të : Nuk i kuptoj çfarë thonë paketimet dhe ka kaq shumë lloje...

Të gjitha këto probleme tashmë i ka zgjidhur veza KOKOVE !

1.Të gjitha vezët e tjera janë nga pula të rritura në kafaze , pra industriale . Veza KOKOVE është VEZË FSHATI nga pulat e rritura në kapanone të hapura, JO NË KAFAZE dhe të kombinuar me natyrën, duke garantuar cilësi më të lartë dhe shije të shkëlqyer.

2. KOKOVE është veza më e shëndetshme jo vetëm se prodhohet nga pula të rritura me ushqim natyral JO OMGJ por edhe sepse rriten në zonën e pastër dhe të shëndetshme të Çajupit.

NJE KOKOVE NE DITE ESHTE USHQIMI ME I MIRE NE BOTE !

Nje Kokove ne dite baraz me vetem 70 kalori por me 14 ushqyes esenciale !Nje Kokove ne dite eshte si te marresh nje tablete multivitaminale.

Nje Kokove ne dite i jep trupit tuaj:Koline qe i jep energji trurit dhe forcon kujtesen.Luteine dhe zeaksantine per mbrojtjen e syve nga rrezet ultravjollce dhe dielli.Proteine komplete per energji qe zgjat, riparimin e indeve te demtuar, ruajtjen e metabolizmit etjSelen qe është thelbësor për riprodhimin dhe funksionin e tiroides.Vitamine B9 ose acid folik per rritjen e qelizave dhe forcimin e metabolizmit.Vitamine A, qe eshte shume e rendesishme per ruajtjen e shikimit, lekures dhe imunitetit Hekur, qe eshte i rendesishem per transportin e oksigjenit drejt organeve dhe muskujve.Zink qe eshtë i rëndësishëm për shëndetin e trurit, imunitetin dhe zhvillimin e qelizave.

REKOMANDIMI YNË :

• Veza KOKOVE garanton shëndetin tuaj sepse është EXTRA e FRESKËT dhe më e kontrolluar sesa vezët e tjera që tregtohen nga fshati, që nga vaksinimi deri te kontrollet periodike nga institucionet e kontrollit ushqimor.

• Shumë vende të botës në respektim të të drejtave të shpendëve e kanë kufizuar rritjen INDUSTRIALE të pulave në kapanone të mbyllura. Bashkohu edhe ti në mbrojtje të cilësisë!

CILËN VEZË TË ZGJEDH NË DYQAN?