Besa, 2011-10

Post on 28-Mar-2016

300 views 7 download

description

Reviste kulturo-informative / Kultur- och informationstidskrift. Organ i Lidhjes se Shoqatave Shqiptare Iliria / Organ för Albanska riksförbundet Iliria

Transcript of Besa, 2011-10

1

Udhëpërshkrim

Shefkije Berisha

Lejla SelaciSADULLAH ZENDELI - DAJA: KUR I SHKRUAJTA DHIMBJET, U SHËROVA

TRAGJEDIA QË MORI ENGJËLLUSHEN SHQIPTARE LEJLA SELACI

Sadullah Zendeli - Daja

Revistë kulturo-informative / Kultur- och informationstidskrift Organ i Lidhjes se Shoqatave Shqiptare Iliria / Organ för Albanska riksförbundet Iliria

Nr. 3, tetor/october 2011 Çmimi: Suedi 30 Sek, Europë 3 €, Kosovë, Shqiperi 1.5 €

PËR HERË TË PARË ME GRUAN E TAHIR MEHËS

2

PËRM

BAJT

JA

Nr. 3, tetor/oktober 2011

Organ i LSHSH Iliria në Suedi

Organ för ARF Iliria i Sverige

e-maili: revistabesa@live.com

Redaksia:Redaktor përgjegjës/

ansavrigredaktőr:Murat Koci, Suedi

Redaktorë/Redaktörer:Shuquri Sejdijaj, Suedi

Astrit Gashi, SuediMuhamet Krasniqi, Suedi

Nezir Bejta, KosovëHazbi Lalinca, Suedi

Dizajni dhe Faqosja:Labinot Aruqaj

Lektor:Shuquri Sejdijaj, Suedi

Bashkëpunetor:Rudina Xhaxho, SuediValbona Kastrati, SuediHasime Hoti, FinlandëEjup Ramadani, Suedi

Engjell Koliqi, ItaliAgim Gashi, Francë

Prend Buzhala, KosovëLuan Ziflo, Greqi

Zana Pira, KosovëRamiz Spahiu, KosovëMarije Hysko, Shqipëri

Riza Lahi, ShqipëriHatixhe Xani,Kosovë

Pellumb, Gorica ShipëriElhame Zhitija,SuediArsim Halili, K.lndore

Printinted by:www.europrinty.net

PËRMBAJTJA

Editorial..........................................................................................3

DEMOKRATI - BÄSTA FÖRSVARET MOT TERRORISM.....4

TRAGJEDIA QË MORI ENGJËLLUSHEN SHQIPTARE LEJLA SELACI ............................................................................9

METAFORË E HISTORISË SË LASHTË..................................11

MASAKRA E QYSHKUT " PJESË E AKSIONEVE SISTEMATIKE" PËR SPASTRIM ETNIK.................................13

“BESA” DALLANDYSHJA KOSOVARE QË KËNDON NË FOLENË E PARË........................................................................15

PËR HERË TË PARË ME GRUAN E TAHIR MEHËS.............17

NJË FILLIM TË MBARË TË VITIT SHKOLLOR 2011-2012..23

KRYEPROTAGONISTI I FESTIVALEVE RAMUSH KRASNIQI................................................................24

REFKELTIMI MEDIATIV DHE ROLI SAJ SHPREHËS NË MËRGATË..................................................................................26

DIASPORA-OPINIONE –DIASPORA –OPINIONE -DIASPORA.................................................................................27

DALLIMET GJINORE TË TË MENDUARIT...........................33

HISTORIA E VUJATJES DHE MUNDIMIT..............................34

LOTËT E ADILIT........................................................................36

SHQIPTARËT NGA MËRGATA DJE, SOT DHE NESËR........37

MIRË SE ERDHËT TE SHUQA................................................39

3

EditorialXHONALBANËT

Në një dokument të fillimshekullit të kaluar në Arkivin Osman të Kryeministrisë së Turqisë shkruan:

“Në Shqipëri është krijuar bindja se me largimin e pushtetit të Abdulhamidit II, dhe me ardhjen e Ittihatistëve(xhonturqve), do të garantoheshin më shumë liri dhe mundësi për vëllazëri mes muslimanëve dhe të krishterëve. Mirëpo vërehet se regjimi xhonturk është shumë më i dëmshëm se ai i Abdul-hamidit. Sepse regjimi i këtij të fundit, së paku bazohej në besimin në Zot dhe Kur’an. Ndërsa xhonturqit nuk besojnë në asgjë dhe vazhdimisht i torturojnë muslimanët dhe të krishterët.Ne shqiptarët nuk duhet të shpresojmë asgjë të mirë tek këta njerëz që dëshirojnë të na shkatërrojnë e numri i të cilëve dita-ditës po rritet në Stamboll. Prandaj, ne shqiptarët mus-limanë e të krishterë duhet të bashkohemi e të betohemi që t’a shpëtojmë atdheun nga këta miq të rremë.Të gjithë ne, muslimanë e të krishterë besojmë në Zot. Vetëm një dallim kemi. Disa praktikojmë fenë sipas Kur’anit e disa sipas Biblës. Një popull i lashtë e i nderuar siç jemi ne, nuk mund të pranojë që të jetë peng i disa mashtruesve të paskrupullt. Ne, muslimanë e të krishterë, si robër të Zotit, jemi vëllezër me njëri-tjetrin. Gjersa të shpëtojmë fenë dhe atdheun nga dora e tyre, duhet që të bëhemi tok së bashku. Në emër të Zotit rroftë Shqipëria e lirë dhe u shkatërrofshin idhujtarët e Stambollit (Qeveria Ittihat ve Terakki)”.

Ky dokument me bën të mendoj që është shkruar jo në fillim të shekullit të kaluar po në fillim të këtij viti. Atyre që u përsëritet historia e kanë punën pisk, e neve sikur po na përsëritet si shpesh. Zaten kjo përsëritje e historisë ka bërë që të jemi bira e fundit e kavallit në Europë e më gjerë. I kemi lexuar shpesh në libra historie, romane a vështrime të ndryshme thirrjet kobzeza “Duam Babën!”, ”Vdekje të pafeve!” e shumë, e shumë çirrje të tilla të primitivëve, të osmanofilve, të ruajtësve të zotit, të sahanlëpirësve, të fanatikëve, të fundamen-talistëve, të pseudointelektualve e bile bile edhe prej disa akad-mikucëve e palleministrave. Këto lloj karakteresh, identitetesh, personalitetesh, edhe pse janë fundërrina e shoqërisë sonë kanë arrit që gjatë gjithë historisë të kenë (për fatin tonë të keq) përkrahës, simpatizues, adhurues e sehirgjinjë. Dëmet që i kanë shkaktuar të tillët kauzës sonë progresive, prooksidentale, gjithëkombëtare është e pallogaritshme. Kjo lloj kaste tragji-komike shqiptarësh ka filluar të korrë rezultatet e para të dukshme, të prekshme, të shijushme e të dëgjueshme. Të dukshme janë minaret e xhamive që shpo-jnë qiellin, që kanë mbirë vend e pa vend me një arkitekturë turkoaraboafrikane. Të dukshme janë gratë, nënat, motrat, bijat tona të mbuluara me shtatpalë rroba po prej vendeve e kulturave turkoaraboafrikane, veshje që i bën të duken ato si besherët a hakubet, si fantazma a ufo a si çka do qoftë tjetër por jo si nënat tona, si motrat tona, si bijat tona, si gratë tona. Të dukshëm janë vëllezërit tanë, bijtë tanë, burrat tanë, baballarët tanë, axhallarët tanë kokërruar e mjekërgjatë a mjekërmprehur me veshje të im-portuar nga kulturat e vendet turkoaraboafrikane. Këta më kuj-tojnë përfytyrimin tim si fëmijë për xharrahët.Të gjitha këto bëjnë që peizazhi i qyteteve e fshatrave tonë të duket se i përket ndonjë zone të thellë arabe, turke a afrikane por jo asësi europiane. Të dukshëm e të padukshëm janë edhe deputetet tanë, ministrat tanë. Gjithë këto fenomene të dukshme janë edhe të prek-shme. Xhamitë janë të prekshme bile edhe po të duash nuk mund të evitosh takimin me to. Të prekshëm janë edhe vëllezërit tanë

të devotshëm në praktikimin e besimit në Allah, këta janë bile aq të prekshëm sa shumë veta e kanë provuar me nofullat dhe shpi-nën e tyre. Të prekshme janë edhe motrat, gratë, bijat, nënat tona por disi është rritur distanca e prekjes me to, tash ato përshëndes-in me temena, në vend të dorës të japin bërrylin. Kjo bëhet gjoja për ti ikur kontaktit fizik me një të panjohur. Do duhej të ishin të prekshëm edhe ministrat e deputetet tanë por faktikisht ata janë bërë totalisht të paprekshëm. Janë bërë si profetët, në mes tyre dhe popullit janë shtatë palë perde. Këto fenomene janë edhe të shijushme por jo të shi-jshme për të gjithë. Shumë simpatizues të besimit islam tradi-cional shqiptar e kanë shijuar në mënyrë me barbare forcën, dhunën, nëpërkëmbjen nga kjo valë xhihadiste turkoaraboafri-kane. Këtë dhunë për fat të keq e kanë shijuar edhe nacionalitete tjera nëpër botë. Vala xhihadiste shqiptare ka kaluar kufijtë e etnikumit shqiptaro-ilir. Janë qytetarët e ushtarët amerikanë që kanë shijuar në mënyrë të tmerrshme këtë fenomen. Janë edhe qytetarët suedez që në një masë e kanë shijuar këtë. Janë edhe qytetarët e Austrisë, Gjermanisë, Zvicrës duke shijuar këtë. Kjo është e tmerrshme për kombin tonë, kjo është e pafalshme, kjo është e turpshme, kjo është mosmirënjohëse ndaj SHBA-së dhe botës euro-perëndimore për gjithë atë që kanë bërë për lirinë, demokracinë dhe mirëqenien tonë. Të tillët janë quajt den-babaden bukëpërmbys. Kemi të bëjmë me fenomene, trende konkrete andaj dhe mund edhe të dëgjohen. Dëgjohet hoxha nga maja e majës së minares duke ju lutur Allahut shumë herë gjatë ditës e natës. Kjo zhurmë e llahtarshme me zmadhues zëri që përsëritet disa herë gjatë njëzetekatër orëve ndot audioambientin. Dëgjohet në përshëndetjet e njerëzve si: Selam Alejkym, Alejkym Selam, Merhaba, Allah Razolla, Allahu Akbar, Allah, Berqatversum e tjera të ngjashme. Një vokabular i tërë i huazuar nga gjuhët dhe kulturat orientale duke mënjanuar nga përdorimi përshëndetjet e fjalët e bukura të gjuhës së ëmbël shqipe. Kur dëgjon ministra e deputet duke përshëndetur allaturka e duke i thënë Zotit Allah, ç’pritet nga të tjerët? Dëgjon nga ky sojsorollop që Nëna Terezë është lavire, që Skënderbeu është tradhtar, që vëllezërit tanë ka-tolik e ortodoks janë të pafe! Vaso Pasha i madh thonte: “Feja e shqiptarit është shqiptaria”. Gjergj Fishta për të tillët dhe pushtetarët që kanë krijuar distancë kozmike ndaj popullit që i përkasin, na ka lënë satirën e njohur “Gomari i Babatasit”. Po sjellë vetëm disa var-gje për të parë më qartë aktualitetin që obligon të gjithë ashtu si dokumenti në krye të editorialit. “...........................................Ani kush, pra, me i pri kombit: ju, do pyka bijtë prej llomit qi ”shqiptarë” vedit i thoni, jo pse ju Shqipninë e doni, jo pse ju ndo ’i send kuptoni shka asht Atdheu e shka asht Liria, shka asht Vllaznija a Parasija, Përparimi e Qytetnia, por veç pse ende der më sot nji tyran s’po e gjeni dot, nën kambë t’cillit ju me u shtrue, se un ma tash ma jam regjë me jue, e jau njof shpirtin der m’palc, pleh i ndytë me u bartun n’shalc e me u qitë jashta Shqipnije.”

Murat Koci110918, Borlänge

4

Aktualitet

DEMOKRATI - BÄSTA FÖRSVARET MOT TERRORISM

Ensamma farliga män och små fanatiska sekter, de är fiender till vårt samhälle och demokratin. Vi har upplevt ganska mycket terrorism och brutalt våld

med politiska förtecken i vår tid. Mordet på Olof Palme, mordet på Anna Lindh, lasermannen, skytten i Malmö, den ensamme terroristen i Stockholm i fjol. Efter att vän-sterextremismen på 60-70-talet utlöste terroraktioner av typ Baader-Meinhof har det varit högerextremister och ett fåtal islamister som stått för det terroristiska våldet i Europa. Vänsterextremismen har gått starkt tillbaka.De hemska och svårbegripliga händelserna i Norge har ett högerextremistiskt mönster: Attentatsmannen Anders Behring Breivik ville stoppa det mångkulturella samhäl-let och den radikala islamismen. Hans 22 juli-attack är lika brutal och meningslös som 11 september-attacken i USA. Den chock som hans massaker medförde lever vidare i norrmännens medvetande. Jag är säker på att invandrarna i Norge, liksom i Sverige, var minst lika svårt chockade av det som hänt som de som var födda och uppvuxna i landet. Det är svårt att glömma hur stor sorg och förtvivlan mordet på Anna Lindh utlöste bland invandrarna här i Sverige, alldeles särskilt de albanska. Och nu kändes det ofattbart att så många oskyldiga un-gdomar mött döden genom en fanatikers dåd. Vi här i Sverige kände djup sorg tillsammans med våra norska systrar och bröder. Våra länder kom därigenom ännu närmre varandra.

Reaktionerna efter den 11 september i USA och runt om i världen har bidragit till ökad högerextremism. Medan de högerextrema i Europa tidigare inriktade sig på judar, vän-sterfolk och de demokratiska aktivister som motarbetade dem, fick de nu muslimer i allmänhet som måltavla, och de försökte sprida hatbudskapet att varje muslim var en tänkbar terrorist! De spelade på de okunnigas rädsla för det främmande och okända. Högerextremisterna har haft mycket lättare att arbeta än de våldsbenägna bland islam-isterna, vaksamheten har totalt inriktats på muslimer som tänkbara terrorister. Högerextremisterna är fienden mitt ibland oss, svåra att identifiera och peka ut. Det viktigaste nu är att det öppna samhället bemöter ho-tet genom att fortsätta att vara öppet. Men tolerans mot intoleransen är fel väg. Det gäller att bevaka vad som händer på nätet, bemöta och stoppa både islamofober och muslimska radikaler i deras försåtliga propaganda. Låt oss se till att vi inte aningslöst tolererar krafter som vill krossa demokratin. Den som sprider hat och splittring ska ställas till ansvar för sina gärningar! Det var samhäl-lets svaghet som möjliggjorde både nazistisk och kom-munistisk expansion i Europa för inte så länge sedan. Och framför allt måste vi skapa ett varmare klimat i det mänskliga umgänget. Förståelse, vänlighet, solidaritet över gränserna motverkar de terroristiska tendenserna. Vänskap, umgänge och allmänt goda relationer mellan invandrare och ursprungsbefolkningen är det bästa sky-ddet mot hat- och våldspropaganda.Det tragiska som hänt i Norge får inte försvaga oss, tvär-tom. Men det krävs omdöme, ansvarskänsla och hjärta!

ULLMAR QVICK

Anders Behring Breivik

Osama Bin laden

5

Shqiptaret në SuediMe shqiptarët e Suedisë /III/

Si storje filmi rrjedhë jeta m ë r g i m t a r e .

Në Suedi, erdhën shqiptarët që herët dhe midis atyre të hershmëve është edhe një nga shtyllat fuqidhënëse të ruajtjes së identitetit kombëtar Sadullah Zendeli- Daja. Ai dhe ardhja e tij bënë pjesë në episodat e fillimit, si personazh i përndjekur nga vendi i tij, i persekutuar nga

regjimi monist, për tu bërë pastaj një nga aktorët që ende është pjesë e filmit me kontura mërgimtare, që do të ketë edhe shumë e shumë episoda, tash më optimiste.

Sadullah Zendeli-Daja, linguisti dhe shkrimtari, doajeni i arsimit shqip në trullain e Nordikës, themelues i shkollës shqipe në Nybro në vitin 1975 dhe hartues i Fjalorit të njohur suedisht-shqip, që tani ka një volum prej 30 000 fjalësh, njeriu i dënuar nga regjimi jugosllav që për 20 vjetë të mos ketë drejtë kthimi ne vendlindje për shkak të veprimtarisë patriotike në mërgim ishte dhe mbetet ndër të fuqishmit atdhetarë e krijues...

Janë shumë arsye të bisedohet me Dajën. Po si u lind kjo nofkë?

Nofka DAJA

Sadulla Zendelin të gjithë shqiptarët e njohin me nofkën Daja. E lutëm të na tregojë kah i erdhi kjo nofkë. Dhe Daja, për herë të parë shpalos sekretin...

-Ishim një grup të rinjësh në Gostivar që aso kohe dëgjonim me ëndje Radio Kuksin. Të dëgjosh haptas Radio Kuksin ishte e ndaluar nga regjimi. Por ne e bënim këtë. Dhe kur dilnim për të marë vesh mes vetes se çka ka të re nga Radio Kukësi ne i thonim njeri tjetrit, si ishin nga Daja, a ishin mirë?

Kur erdha në Suedi pata shkuar në një tubim të shqiptarëve në Zvicër. Aty secili që paraqitej për të folur kishte një tjetër emër, një nofkë, sepse ishte tubim ilegal.

Kur dola unë duhesha të prezentohesha. Thash se unë quhem Sadulla Zendeli. Ishte pak e çuditshme për ta, në tubim ilegal të mos keshë nofkë dhe më thanë lexoje, thuaje një emër tjetër. Mendova, por ende s’isha përcaktuar konkretisht. Njëri, meqë isha më i vjetër mu drejtua më mirë dajë pra, ta shtosh Daja. Ata nuk e dinin për nofken time të rinisë. Më pëlqeu dhe iu thash,

po Daja, se kjo ishte nofka ime. Dhe prej aty u formua ky emri im tjetër, me të cilin sot më njohin me shumë shqiptarët.

Në shtëpinë e shqiponjës

Kishim kaluar urëlidhsen e Ölandit që lidh Kalmarin me Ölandin, të gjatë 6 072m., të ndërtuar mbi det dhe të inauguruar qysh më 30 shtator 1992 nga mbreti i tanishëm Carl XVI Gustaf.

Nën miklimin e erës që frynte lehtas, të erës që është karakteristikë bregdeti, i afrohemi shtëpisë së shqiponjës, shtëpisë që u bëri ballë edhe valëve të tërbuara të kohës, presioneve politike dhe kërcnimeve. Jemi pra në Färjestadt, në vendin ku me dekada flitet shqip e valon flamuri shqiptar, ku bashkë me “god morgon” thuhet edhe “mirëmëngjes” nën krahët e flamurit me shqiponjë...

- Urdhëroni një kafe! Uluni, tash vie Daja, thotë i buzëqeshur djali i tij në restoranin “Shqiponja”. Shqiponja në hyrje me krenarinë simbolikë, tregon se këtu shqiptarët frymojnë dhe pikërisht këtu nën këtë kulm u shkruan me mijëra kilometra fjalë e vargje shqipe. Dhe, aty gumëzhoi midis detit si zgjua bletësh çerdhja nga dilnin shkëndija drite dhe identiteti.

Përshëndetja me Dajën nuk kalon pa ndjenja. Mirëseardhja që të shpreh ai, ofron ngrohtësinë dhe biseda rrjedh e çelë, ashtu sikur është i çelë ai vetë.

- Mirë se erdhët dhe ju falëmnderit!, - shprehet me afërsinë dhe çiltërsinë e tij, duke u ulur përballë meje për të vazhduar bisedën.

Sado që isha nisur me bindje se do ti bëja aq shumë pyetje Dajës, dështova. Ai, që në fjalët e para nuk la vend për protokol sepse temat rridhnin e vinin vetë , ashtu si ishte dhe është vetë jeta e Sadullah Zendelit-Dajës, autorit të fjalorit suedisht shqip që ishte doracak e ABC për shqiptarët, që ua hapte portën për integrimet e tyre në shtetin me shkallë të lartë demokracie, në Suedinë nordike..., ku ai la gjurmë të mëdha në jetën mërgimtare.

Daja është meteori që hapi horizonte diturie te mërgimtarët

- Eh, ishte rrugë e gjatë, e mundimshme, me rreziqe! Jemi regjur ne dajë, më thotë. Por isha i vendosur, frikën e lamë mbrapa. Isha nganjëherë edhe i vetmuar, apo vetëm me djalin tim Ismetin e Agimin bënim kilometra të shumta deri në Stockholm në të mirë të çështjes shqiptare, vetëm që të jemi pjesë e karavanit atdhetar!

Në Stockholm shpesh shkonim vetë, herë na shoqëronte edhe Xhemal Duraku-aktivst i njohur për çështjen kombëtare,herë ndonjë tjetër, shpesh na bashkangjiteshin apo iu bashkangjiteshim shqiptarëve të Malmës se atje do të protestonim, do të ngritnim zërin për lirinë dhe

SADULLAH ZENDELI – DAJA: KUR I SHKRUAJTA DHIMBJET, U SHËROVA

Sadullah Zendeli - Daja

6

Shqiptaret në Suedi

shqiptarët, sidomos në përkrahje të UÇK-së, dhe duket sikur e ndjen po se shpreh se jo rrallë kishte nevojë për më tepër përkrahës e bashkëveprimtarë, aniqë thotë ai, në tërësi nuk ishin të pakët. Me djalin e tij e me shumë mërgimtarë nga Suedia, Daja, bënte udhëtimet edhe nëpër shtete të ndryshme të Evopës ,shumë herë lidheshim me mërgimtarët tanë në Bremen të Gjermanisë aty na prite aktivisti për

çështjen kombëtare Zulbehar Beshiri me zonjën dhe vajzën e tij studenten e gjuhëve gjermane Ismijen, në kohën kur Kosovës i duhej më së shumti zëri mërgimtar në internacionalizimin e çështjes shqiptare.

Formimi i shoqatës ”Ilirida”...

Ka shumë kapituj përmbajtësor e të pashkruar ende romani i i quajtur DAJË, por shkolla shqipe dhe nevoja për arsimimin e fëmijëve mërgimtar në gjuhën amtare sikur janë pikënisja...

- Erdha në mërgim, po si të flija i qetë! Çka të bëja për kombin tim? Isha mësues dhe mësuesi ka detyrë fisnike. Andaj pa hamendje bëra çmos që të hapi tunele drite për të bërë të pamundshmen, që fëmijët tanë të mos e harrojnë gjuhën dhe atdheun.

Daja në ato vite djaloshare, që në hapin e parë në tokën suedeze kishte marrë inspirim dhe frymëzime dije nga qyteti i njohur univesitar Uppsala, ku ai studjoi dhe magjistroi në shkencat filologjike-filozofike. Dhe tashti kishe bagazhin atdhetar, përvojën arsimore suedeze, dashurinë dhe guximin: të hap shkollën shqipe, të hartojë fjalor gjuhe e gramatikë, se këto u duheshin bashkëkombasve...

Shkolla shqipe, shkolla e parë shqipe ne Suedi u hap në Nybro dhe duke iu falëndeuar kontributit të palodhshëm të Sadullah Zendelit-Dajës si dhe mërgimtarëve të tjerë. Ishte viti 1975.

Por si filloi?

Sadulla Zendeli Daja edhe sot kur flet për ato kohë, thotë se sikur e ka përpara gjithë atë skenario të orkestruar nga ambasada e athershme e Jugosllavisë për pengimin e aktiviteve kulturore dhe pengimin e hapjes së shkollës shqipe.

-Nuk ishte lehtë, fare nuk ishte lehtë. Të rinjtë shqiptarë- shumica e shqiptarëve ishin të përfshirë në kuadër të

shoqatës kulturore serbe Vuk Karaxhiq. Dhe, ne që donim të zhvillonim kulturën, këngën e vallet tona shqiptare hasnim në pengesa nga më të ndryshmet. Suedezëve në anën tjetër duhej sqaruar se ne nuk jemi jugosllav, siq shpesh na pyesnin por se jemi shqiptar. Na pyesnin për dallimet gjuhësore. U spjegoja se aq sa kanë ngjashmëri suedishtja e rusishtja, po aq kanë ngjashmëri edhe shqipja e serbishtja. Ishte një program kulturor kur bëmë shkëputjen, në majin e vitit 1976. Atëherë dolëm nga programi që kishte bërë shoqata V. Karaxhiq. Ishte shumë vështirë, por të rinjve shqiptar dhe shqiptarëve në përgjithësi në këtë rajon iu duhej një nxitje, një përkrahje dhe unë ua dhashë atë mbështetje. Unë isha ai që i nxita e lëshova sallën me protest dhe pas meje e lëshuan sallën të gjithë shqiptarët...

-Por jo, shpirti i tyre ishte aty, ishin njerëz të revolucionit, njerëz që e deshtën lirinë, atyre u duhej vetëm një mashë, ishte fati unë të jem nxitës.

Isha i guximshëm kur ambasadorit jugosllav i pata thënë se për shkak të nacionalizmit serb e jugosllav keni arritur të na i merrni e mohoni edhe kulturën e traditën tonë, unë nuk dua të jem në këtë grup nacionalist, iu thashë serbisht edhe shqip, se kurrë nuk dua të jem në atë shoqatë /shoqatën Vuk Karaxhiq/. Ishte një konfrontim i ashpër, u kam thënë gjithëqka. Shqiptarëve ndërkaq u thashë se jam në mbrojtje të shtetit suedez. Pastaj dola, u ula jashtë, e kapa kokën dhe mendoja: O dajë, qysh bana, me i marrë në qafë vllaznit, pse fola?! Por këtu zuri fillet shoqata kulturore shqiptare “Ilirida”. Forcën shpirtërore, patriotike dhe atdhetare e kisha vetë. Ambasada jugosllave më thirri pas tetë ditësh në telefon dhe më kumtuan se më kishin dënuar që për 20 vite ta kem të ndaluar hyrjen në vendin tim.

Në Nybro u mund ambasada jugosllave. Ata bile edhe na ishin lutur të mos e kemi emrin Shqiponja, se do të ishte emër për nacionalistët shqiptarë, por as në këtë nuk patën sukses, se ne si dëgjuam dhe shqiponja valon sot e asaj dite...

...dhe fillimi i shkollës shqipe

- Ditën e parë kur kam ardhë në Nybro, i punësuar si Bibliotekschef till samtliga skolor i Nybro kommun (si shef i Bibliotekave të shkollave në Nybro me rrethinë). Shkova në bibliotekën e qytetit, shefi i bibliotekës më tha se Nybro ka 10-15 familje shqiptare.Punën si Bibliotekar e kisha filluar dhe për gjashtë muaj bibliotekën e gimnazit Åkrahäll dhe bibliotekat e tjera të shkollave i bëra krejt tjetër dhe nga një punë e përkohshme 6 muaj vikariat (zëvendësim) më pranuan në punë të përhershme. Dhe u krijuan mundësitë që të punojë bashkë me familjet tjera shqiptare për hapjen e shkollës shqipe.

Dajës i kujtohen shumë detale dhe ato na i thotë me kronologji. Megjithate ne po shkëpusim ndonjë fragment edhepse seicili tregim është interesant.

Drejtori i seksionit të arsimit i komunës me telefonoi për të më pyetur se a dijnë fëmijët shqiptarë shqip.

Sadullah Zendeli - Daja

7

Shqiptaret në Suedi

Është interesant biseda e bërë me nxënës, kur prezentë ishin Drejtori i seksionit të arsimit, 3 rektorët suedez dhe një arsimtar serb i cili përpiqej të kundërshtone dhe ndalonte hapjen e shkollës shqipe, thotë Daja.

Në prezencë të drejtorit të seksionit të arsimit dhe zyrtarëve, rektorëve suedezë, mësuesi serb fillon të pyes një nga nxënësit shqiptar:

- Kako si ti lepi decko? ( Si je ti djali i mirë?)

- Vet inte (nuk e di ), ia kthen nxënësi shqiptar në suedisht.

I pyeti edhe një vajzë dhe një djalë tjetër. Edhe ata iu përgjigjen suedisht: vet inte /nuk dijmë/!

-Këta kanë një dialekt të Serbisë së Jugut,e për këtë nuk e marrin aq shumë vesh serbishten u pëpoq ti bind zyrtarët suedez mësuesi serb. Suedezët u bindën se fëmijët s’duan te flasin serbisht. Më thanë se ti do të flasësh shqip me fëmijët, i kujtohet Dajës.

Dhe une do te flas me ta shqip, iu thashë atyre.

Fëmijëve iu tregova se unë jam shqiptar dhe foli shqip dhe se nana ime e ka emrin Shefije e babai Adil Zhuta, axha Isen, axha Qenan axha Ramiz etj. Ata pastaj u identifiukuan me mua, sepse edhe prindërit e tyre quheshin Shefije,Lindita, Adil! Megjithëse u ndjeva ngushtë, e fitova luftën në raport me tentimet e ambasadës jugosllave. Kam patur shumë emocione e kam edhe sot, thotë mësuesi Sadulla dhe vazhdon:

- Suedezi i tha serbit duke ia bërë me gisht: från imorgon vill jag inte se albanska barn i din klass /nga nesër nuk dua ti shohë fëmijët shqiptarë në klasën tënde!”/. Mua më tha: do ti mësosh fëmijët dy orë në javë shqip.Dhe këtu fillon shkolla shqipe, e themeluar më 5 mars të vitit 1975.

Zilja

Më 2006 në Nybro, me një solemnitet madhështor qe shënuar 30 vjetori i shkollës së parë shqipe në qytetin e Nybros, Emmabodës dhe Kallmarit të krahinës së Smålandit të Suedisë. Organizimin e pati bërë shoqata kulturore shqiptare ”Ilirida” e Nybros. Dhe, ishte festë gëzimesh, emocionesh e suksesi. Një moment kujtohet nga të gjithë pjesëmarrësit, e që, dhe sot kur e kujton Daja është diçka e rrallë, përjetim i veçantë.

Daja, për befasinë e qindra pjesëmarrësve, pati nxjerrur nga çanta një zile duke e cingëruar për një çast. Salla e mbushur me mysafirë do të kumbojë nga ajo cingërrimë.

- Me këtë zile për 30 vjet rresht i kam ftuar nxënësit e mi në mësimin e gjuhës shqipe - u pati thënë të pranishmëve mësuesi Sadullah Zendeli-Daja. Dhe tani kur e kam përballë në bisedë sikur e shoh kah e cingërron zilen, të cilën ia dhuroi mësuesit Raif Mehmeti, sepse duhej vazhduar tradita.

Fjalori suedisht shqip

Asgjë s’ishte e lehtë. Por nganjëherë jeta dhe nevojat të bëjnë të fortë e edhe të mençur.Daja thotë se gjërat ishin më shumë spontane, por të suksesshme. Shqiptarët në Nybro fituan përkrahjen edhe në seksionet suedeze të arsimit, fituan përkrhajen edhe për nevojën e hartimit të fjalorit suedisht-shqip, sepse u duhej bashkëkombësve. Ishte vështirë ti kundështosh një shteti siç ishte Jugosllavia, thote Sadullah Zendeli, por e arritëm. Formuam shkollën shqipe, shoqatën shqiptare. Bëmë fjalorin suedisht shqip. Atëherë një grup arsimtarësh nga Smålandi shkuam në skolverklet, entin shtetëror për shkolla.

- Unë s’kisha shtet, Jugosllavinë se njihja shtet, shkova te shteti shqiptar kurse autoriteteve suedeze ju thashë se kam parë shumë rafte me libra por jo me libra shqip. Suedia na ka përkrahë në vazhdimësi.

Kjo që bëra unë nuk ishte një planifikim. Unë vetëm kam parë një mjegull të madhe, e në te një dritë, e ju thashë se ajo ishte drita e shqiptarëve. Dhe ashtu ishte. Mendoja se detyra e secilit intelektual ishte t’iu ndihmojë shqiptarëve në mërgim.

Ditari i dhimbjeve apo: si i kërkova edhe tetë muaj jetë...

Sadullah Zendeli Daja, është njeriu i qëndresës. Më tregon se kohë më parë ju kishte nënshtruar një operacioni të rëndë të zemrës. Por, ajo që më la përshtypje, është lutja që Daja u ka bërë mjekëve para se të hyjë në operacion.

- Ju lutem nëse mund të ma zgjasni jetën për tetë muaj!

- Pse?, e kishin pyetur mjekët.

- Sepse dua ta përfundojë fjalorin shqip-suedisht, që pothuajse e kam gati, ju kishte thënë Daja

-Konstigt (E çuditshme) –ishin shprehur mjekët!

Por, pas operacionit, mjeku më tha: Tash e tutje do të shkruash edhe 10 fjalorë të tjerë...

I shkruajta edhe 4 libra. Dy u botuan e dy janë në botim.

- Nuk jam poet, thote Daja, por i kisha do dhimbje dhe i shkruajta. E shkruajta Ditarin e dhimbjeve. E kur i shkruajta dhimbjet, u shërova!

Ditari i dhimbjeve është shpirti atdhedashës i autorit, është Sadullah Zendeli Daja me zemrën e tij të lënduar, me dashurinë dhe vuajtjen, me dhimbjen dhe qëndresën, është jeta mërgimatare dhe dashuria atdhetare...

Shpirti i tij krijues dhe atdhetar bëri që ta zgjedhë Ölandin, si vend për të jetuar, si vend që do ti sjellë frymëzime...

- Ölandin më tepër e kam zgjedhë si një ujdhesë shqiptare, se kështu e paramendoja. Edhe Heliga Birgita

8

Shqiptaret në Suedi

e ka slotin, kështjellën këtu. Kur ajo shkoi në Itali e gjeti një ujdhesë si Ölandin. Ajo vdiq dhe mbeti atje!

- I pata thënë vetes, do të shkoj me një ujdhesë, Deti Baltik i madh, sigurisht edhe një pikë e këtij deti të piqet me detin Adriatik. Kjo ishte ujdhesa ime e Shqipërisë, e formova kështu. Dhe këtu më lindën shumë frymëzime... Këtu është edhe shtëpia verore mbretërore, thotë Daja.

Vrulli i atdhedashurisë

”Unë s´kam qenë më trimi. Të them se kam pasë fat, s’do të them. Por, unë e kam parë dritën time dhe dritën mes mjegullës se shqiptarët kështu duhet të jenë. Frymëzimi im i madh: secilin hap që bëja, mendoja se bëja një hap për kombin tim. Ky ishte ai vrulli i atdhedashurisë...!”

- Pata ardhë për shkurt, por rrethanat e jetës më bën të jem ai që jam sot. Mua më shtyri jeta e mërgimtarëve, unë do të shkojsha prej këtu, por do të mbetej ai tjetri, se i kisha 45 mijë shqiptarë pas vetes...Prandaj është Ditari i dhimbjeve se jeta e bënë të veten!

Për pak çaste Daja heshtë.. E shikoj me admirim. Vazhdon, ashtu si edhe jeta e tij.

- Kjo më bëri që pas 75 vitesh jete të shkoj në Gostivar, ta blej një troll të axhës tim dhe të kthehem. Jam i pari që kam ngritë tarrnakopin dhe kam bërë varrin tim në vendin tim, të gjithë janë habitur! Edhe vjershat i kam shkruajtë për vendin tim.

”Dua të varrosem pranë lisit tim, të trashëgimisë time”.

Sadullah Zendeli Daja, ndoshta edhe bën rezonimin më të sinqertë prej mërgimtari:

- Unë u asimilova, aniqë kam qenë kaq i zjarrtë, unë jo, djemt e mi jo po familja ime u asimilua...

Unë deshta atë asimilimin tim ta varros atje, prandaj e bëra varrin tim, t’iu them atyre se unë jam këtu...” Dhe pas këtij vendimi, fëmijët e mi vullnetarisht mu kanë paraqitë. Djali i dytë Agimi më thotë: Babi do të shkoj atje...

Ia shtroj një pyetje për integrimin Dajës. Ne jemi ingegruar qindpërqind për disa herë. Mos të ishte Suedia unë s’do të arrija këtu ku jam, rezultati do të ishte tjetër, thot ai.

Daja ka 3 djemë, një vajzë, 7 nipa, 1 mbesë, janë me shkolla të mesme, ndërkaq mbesa ka diplomuar Socionomin dhe punon, vajza magjistrojë kriminalistikën pranë Universitetit Lund në Suedi.

Shtëpia e Dajës në Färjestadt nuk është vetëm shtëpi e flamurit dhe shqiponjës. Ajo është një bibliotekë e pasur. Një shtëpi botuese dhe një shtëpi drite në ujdhesë.

Po cili është mërgimtari?

Ai mendohet, merr frymë thellë.

Mërgimtar? Je njeri i cili gjithmonë je në mërgim, me shpirt e zemër në atdhe, me trup në mërgim! Je gjysma, e përsëritë Daja. E mërgimi është i dhimbshëm, shumë i dhimbshëm.

Ëndërra ime...

Takimi i parë me Suedinë për Dajën ishte edhe takimi e sinjali se ëndërra e tij për arsimin dhe lirinë e popullit të tij do të realizohet. Kur e pyes se a u realizua ëndërra e tij, Daja kthehet në fillim të shtegëtimit të tij gurbetçar.

- Eh, ta dish dajë, kjo më bën sot të lumtur!

- Që ditën që kam dalë në Universitetin e Uppsalës dhe kam pa lirinë, rendin, urtësinë në këtë shtete skandinav, i thashë vetes: Kjo ishte drita ime në mjegull, ti ndihmoj popullit dhe ky vend më frymëzon...! - më përgjigjet ish studenti i Uppsalës, Sadullah Zendeli, i cili ka autoritet të madh te suedezët dhe i cili i është shumë mirënjohës shtetit suedez për përkrahjen dhënë shqiptarëve, për mundësinë e shkollimit e ngritjes kulturore..

” Kur hyn thellë në shpirtin suedez, të japin forcë, fuqi, ide...Nëse hyn në shpirtin suedez gjen gjëra shumë të mira, kemi edhe ne shqiptarët gjëra shumë të mira dhe këtu bëhet pikëtakimi. Mos të ishte Suedia unë s’do të arrija këto rezultate” - më thotë njeriu që kam përballë në tavolinë, intelektuali dhe pedagogu Sadullah Zendeli Daja.

Mediat suedeze të kohës i kanë kushtuar faqe të tëra aktivitetit liridashës e arsimor e kulturor të Sadullah Zendelit Dajës. E quajtën bibliotekarshkollor ambicioz, e çmuan atë se në projektet e tij kombinonte shpirtin dhe zemrën siç ishte rasti me fjalorin, e përshkruanin tavolinën me protretin e kryeministrit suedez Olof Palme, që nderohej në shtëpinë e Dajës në Färjestadt dhe shpesh përshkruanin historikun e dhembshëm të debimit të shqiptarëve nga atdheu, midis të cilëve ishte i detyruar ta marrë rrugët e mërgimit edhe Sadullah Zendeli Daja. Ato shkrime Daja sot i ruan me gjelozi.

- Është kjo pasqyrë e jetës sonë, e punës sonë, thotë ai.

Bëjmë edhe pak sheti afër bregdetit. Sadullahi 75 vjeqar, në një çast merr frymë thellë, plot emocione, ia lëshon një sy bregdetit suedez, aty ku edhe thuaja u rritë dhe ku shpesh fitoi brumin e inspirimit krijues. Bëmë edhe fotografi bashkë. Ai nuk harron traditën. Ua fal gramatikat shqipe, autor i të cilave është vetë, disa nxënësve mysafirë nga Gjermania dhe nga Suedia, të cilët i takon përzemërsisht afër bregdetit... Me ta bën fotografi. - Këta kanë nevojë, këtyre u duhet libri dhe dija, thotë daja. Këta do ta ruajnë e kultivojnë traditën dhe identitetin, pra brezi i ri, ky që po vjen, thotë Daja, në përshëndetje, dhe si djalosh i ri, sikur në vrap vazhdon ecjen...

Muhamed KRASNIQI

9

Udhëpërshkrim

TRAGJEDIA QË MORI ENGJËLLUSHEN SHQIPTARE LEJLA SELACI

Nga Astrit Gashi

Nga e gjithë bota dhe në të gjitha emisionet e lajmeve në tv dhe radio jepeshin orë pas ore raporte të ndryshme për sulmin me bombë në

Oslo dhe aktin vrastar e të llahtarshëm kundër aktiv-istëve të rinjë majtistë në ishullin Utoya në Norvegji. Komentatorët e kanaleve botërore shpjegonin se hum-bjet në jetë do të vëreheshin në tërë Norvegjinë nga që kombi është i vogël dhe komunitetet janë mjaft të afërta njëra me tjetrën. Ndërsa biografia e terroristit filloi të analizohej për të gjetur ndonjë dromcë shpjegimi se si dhe pse ky gjakatar mori aq shumë jetë njerëzish, fil-luan dhe shqetësimet e familjareve për fëmijët që ndod-heshin në këtë ishull në konventën e partisë së majtë norvegjeze.

Në mesin e familjeve që kërkonin më të dashurit e tyre ishte dhe familja e Bajrush Selacit, e cila kërkonte engjëllushen e tyre, Lejla Selacin. Të gjithë, kudo dhe pa dallim kombi, e kishin postuar flamurin norvegjez në faqet e tyre në rrjete sociale duke bashkëndjerë dhimbje me popullin norvegjez dhe viktimat që humbën jetën në qytetin e Oslos dhe në ishullin e parajsës ne Utoya që tashmë ishte shndërruar në ishull tmerri. Shqiptaret kudo që u ndodhën u lutën për jetën e Lejla Selacit, një kosovare-norvegjeze, e cila ishte udhëheqëse e rinisë popullore në komunitetin e vet në Fredrikstad dhe Os-tfold. Në kampin e të rinjve në ishullin Utoya ndodhej edhe Egzon Belegu, i cili ka shpëtuar me lëndime të lehta.

Për familjen Selaci, Norvegjia ishte një vend i shenjtë, një strehë e sigurt larg nga qyteti i Mitrovicës, të cilin e kishin lënë shumë vite më parë për arsye të represionit e dhunës sistematike te ushtrisë dhe policisë serbe që

tentonin të zhduknin gjithçka shqiptare. Nga Mitrovica, familja Selaci erdhi ne Fredrikstad,qytet bregdetar në jug të Oslos. Duke mësuar nga prindërit për historinë dhe përjetimet e familjes, Lejla Selaci i dha një mision vetes duke u përfshi në politikë, e bindur se fjalët dhe jo armët janë mënyra më e mirë për ta bërë botën një vend më të mirë për të gjithë.

Por kjo dëshire mbeti vetëm dëshirë e saj sepse pikërisht në vendin ku ajo ishte duke jetësuar këtë dëshirë, terror-isti Anders Behring Breivik bëri masakrën më të madhe në historinë e Norvegjisë, duke vrarë 77 persona. Ter-roristi Anders Behring Breivik pak orë para se t’i kry-ente dy masakrat, botoi në internet një “Manifest”, pro-gram “revolucionar” që synon të jetë udhërrëfyes për luftimin me dhunë të myslimanëve dhe të ashtuquaj-turën kulturë marksiste. Se terroristi ishte kundër vendit të origjinës së Lejla Selacit, Kosovës e dëshmon dhe fakti se në “Manifestin” e tij në “Deklaratën e Pavarë-sisë së Evropës” ku përshkruan arsyet e sulmit, e për-mend Kosovën më se 150 herë, e Shqipërinë mbi 200 herë, shumë më shpesh se Iranin apo Afganistanin. Dy kapituj ia ka dedikuar Kosovës. Konsideron se Beteja e Kosovës më 1389 është fillimi i okupimit të Evropës nga myslimanët. Shkruan me hidhërim për rrezikun që vjen nga shtimi demografik i shqiptarëve. Shpreh zh-gënjim dhe dëshpërim me qeveritë e shteteve evropiane që njohën pavarësinë e Kosovës. Citon ish-Peshkopin Artemije dhe kundërshton historianin Noel Malcolm.

Pikërisht kundër këtyre mendimeve ishte vasha engjël-lore shqiptaro-norvegjeze, Lejla Selaci, (17 vjeçe), ud-hëheqëse e organizatës rinore (AUF) ne Fredrikstad dhe studente në Shkollën e Frederick II po në Fredrikstad.

Për ata që e kanë njohur Lejlën, ajo kishte një të ard-hme të sigurt si udhëheqëse dhe para vetes kishte një synim të qartë. Ajo ishte krenare për AUF-in dhe kishte përkrahjen e të gjithë miqve më të mirë.Ajo kishte për qëllim të krijojë një rini të fortë në Fredrikstad. Ishte një vajzë shumë e lumtur dhe sociale që u angazhua fu-qishëm në atë që ajo besonte, shprehet anëtari i bordit të Østfold , Inger Christin TORP.

Se Lejla vërtet ishte e dashur për të gjithë dëshmon fakti se në ceremoninë mortore dhe të varrimit morën pjesë mijëra qytetarë nga e gjithë Norvegjia por pati dhe nga Kosova.

10

Udhëpërshkrim

Flamurët e tre shteteve ishin mbi arkivolin e bardhë ku qëndronte trupi i pa jetë i Leja Selacit. Flamuri i Nor-vegjisë, Shqipërisë dhe Kosovës dhe një trëndafil i kuq që është simbol i rinisë së të majtës norvegjeze.

Qeveria norvegjeze kishte caktuar pikërisht ish-kryem-inistren e vendit, Gro Brundtland Harlem të përfaqëso-hej në ceremoninë e varrimit . “Papritur jeta e saj mori fund. Por vlerat që ajo donte ti jepte në jetë, solidarite-tin në mes njerëzve, kemi nevojë për ta forcuar edhe më tej këto vlera qe Lejla donte ti jetësonte, tha Gro Harlem Brundtland gjatë ceremonisë mortore. Kujtime dhe pikëllim të thellë shfaqi dhe mikja e ngushte e Lejla Selacit, Sophie Tømmerås Lyshagen, e cila kujton se “ i kishim premtuar njëra tjetrës që në ceremoninë e martesës të ishim dëshmitare të njëra tjetrës. Asnjëherë se kisha menduar se unë do të të flitsha në një funeral. Duke menduar për ty vrej vetëm momente te mira, kudo ku ishe ti ke sjellje vetëm të qeshura dhe lumturi dhe tani në keto momente qe flas për ty nga kjo foltore se kisha menduar kurrë një fat të këtillë, u shpreh mikja e ngushte e Lejla Selacit, Sophie Tømmerås Lyshagen.

Ndërsa kreu i të majtëve Ostfold Oye Signe në fjalën e tij përkujtimore tha:“Lejla ishte multi-kulturore dhe aktive në organizatën AUF. Ajo është një nga shumë viktimat e tragjedisë që ka ndodhur në Utøya, e pikëllimi është një dimension shtesë kur mendojmë se kjo rini ka punuar për të gjitha komunitetet që në vendin tonë të ndihen si në vendin e vet. Ai kujton se deri tani bordin e drejtoreve e ud-hëheqte Leja, por tani një karrige rri boshe boshe ndërsa vetëm disa muaj më vonë Lejla Selaci do të udhëtonte në Holandë për të marrë pjesë në Shkollën Verore AER për parlamentarët e rinj nga e gjithë Evropa.

Edhe ambasada e Republikës se Kosovës në Suedi kishte dërguar Arrita Gjakovën për të përfaqësuar qeverinë e Kosovës në ceremoninë e varrimit. Gjithasht, ministri i punëve të jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hox-

haj, në emër të Qeverisë dhe të qytetarëve të Kosovës i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Selaci me vendbanim në Norvegji. “Që nga fillimi, kemi qenë pjesë e lutjeve, që Lejla të gjendet e gjallë. Por, shpresat tona dhe tuajat u shuan pikërisht sot. Në këto momente shumë të vështira, populli dhe qeveria e Kosovës është pjesë e dhembjes dhe pikëllimit tuaj”, thuhet në tele-gramin e ngushëllimit të dërguar nga MPJ.

Babai i Lejla Selacit kujton mesazhin e fundit që kishte marrë nga e bija “Babë, deshtëm me u nisë po nuk po na lejon policia me hip në anije se paska ndodhë një sulm në Oslo”. Ishte ky mesazhi i fundit me telefon, që kishte pranuar Bajrush Selaci, të premten pasdite nga e bija Lejla (17)që ndodhej në ishullin Utoya të Norvegjisë. Para pak ditësh vetë Bajrushi e kishte dërguar të bijën e vetme, Lejlën, tek një shoqe e saj norvegjeze me të cilën dhe në shoqërim të së ëmës së saj do të shkonin në drejtim të Utoyas për të marrë pjesë në kampingun ver-or të Partisë së Punës. Por aq shumë është i shqetësuar nga zhdukja e së bijës sa ka harruar se cilën ditë e kishte përcjellë të bijën e tij duke mos e menduar se kjo do te ishte dhe takimi i fundit me bijën e tij. Te gjitha mediat në Norvegji njoftuan për një pjesëmar-rje te madhe ne një ceremoni te varrimit qe vendasit nuk e kishin parë ndonjëherë më parë.

11

Ta njohim vendlindjen

METAFORË E HISTORISË SË LASHTË (Kalaja e Qafës në Sulovë të Elbasanit)

Nga Pëllumb Gorica

Në krahinën e Sulovës (Elbasan) kudo që shkel të shfaqen metafora të historisë së saj. Kulla e Kamunaut, Kalaja antike e Qafës, fragmentet

e nëndegës së rrugës Egnatia, vendbanimi mesjetar i Klosit, Kisha e Skunajt, Bazilika e Klosit etj, që edhe pse në gjëndje të rrënuara tregojnë histori.

Kalaja e Qafës, është një ndër objektet e rëndësishme arkeologjike me vlera historike e ndërtuar në kohën e perandorit bizantin Justiniani (526-565). Ajo ishte shndërruar shekuj më parë në një fortesë ushtarake për ruajtjen e nëndegës së rrugës “Egnatia” dhe si e tillë ndër shekuj vend betejash. Me copëtimin e perandorisë bizantine në shekullin XIII, kalaja kaloi në duart e të huajve. Dy shekuj më vonë zotërohej nga princa të familjes së Muzakajve, të cilët nuk rezistuan dhe pësoi shkatërrim pjesërisht prej pushtuesve osmanë duke u zhdukur si njësi mbrojtëse. Histori gojore tregojnë për rezistencën pë ta mbrojtur. Duke vijuar më tej, do të paraqesim se ç’dëshmohet nga historitë gojore e ç’farë shkruhet.

Fjala e arkeologëve

Kalaja e Qafës me sistemin fortifikues ka tërhequr vëmendjen e historianëve. Janë kryer ekspedita arke-ologjike. Ajo datohet si ndërtim i shekullit të VI, të erës sonë. Arkeologu N Ceka në botimin “Ilirët’’, faqe 245, citon: “Ajo shërbente për të kontrolluar lëvizjet e ush-trisë armike në luginën e Devollit në Sulovë e më tej për të mbrojtur banorët nga sulmet e papritura të hunëve, gotëve, sllavëve të cilët shkatërruan shumë vendbanime. Nga kalaja në raste rreziku shkëmbeheshin sinjale me kala të tjera, se siç dihet Iliria ka qënë e mbushur me kala mbrojtëse. Nga pozicioni ku ndodhej kalaja vësh-

troheshin kala malore si e Mengëlit, Gracenit, Valshit, Galigatit, Skampinit (Elbasani) etj dhe formonin pjesën lindore të zinxhirit fortifikues për Durrahun(Durrësi) si një bazë e fortë e perandorisë bizantine në atë kohë”. Gërmimet që janë kryer kanë zbuluar objekte ku hidhen dritë mbi aspekte të lashtësisë së saj. Janë gjetur vegla pune, shigjeta, mburoja, shpata, stoli, qera-mikë, amfora, pitosa. Fakti më i dritësuar arkeologjik që vërteton se “Kalaja i përket shekullit VI të erës sonë e tregojnë 7 monedha nga të cilat 3 janë të lexueshme, të cilat i përkasin perandorit bizantin Justiniani”.(Y Cero-va “Iliria” Nr 2 viti 1987, faqe, 165). Brenda mureve ka pasur edhe banesa, që kanë shërbyer për luftëtarët e kalasë, e në raste sulmesh për mbrojtjen e banorëve.

Kalaja është ndërtuar në kuotën 624 m në një pikë dominuese të lartësitëve shkëmbore me një pozitë mbi-zotëruese. Muri është i rrënuar me përjashtim të një fragmenti me gjerësi 2. 30 m dhe i gjatë 30 m. Lartësia mesatare 2, 5 m. Muret dikur arrinin lartësinë 5 m. Është ndërtuar me gurë gëlqeror të nxjerrë nga shtresat shkëm-bore të kodrës. Teknika e ndërtimit, sistemi i fortifikim-it, qëndrueshmëria e mureve, pozicioni,dëshmojnë se kalaja e Qafës ishte praktikisht e vështirë për ta pushtu-ar. Shkëmbinjtë e thepisur e bënin të pamundur nga jug-perëndimi t’i afroheshin asaj. Arkeologu Y Cerova në botimin Iliria”, nr 2, faqe 157 shkruan:“…për të arritur aftësinë mbrojtëse të kalasë në anën perëndimore dhe veriore ishte ngritur një mur mbrojtës, 1. 4 m i trashë. Ajo është jo më shumë se 110 m gjatësi”. Studiuesi A Meksi shkruan:“Mbrojtja e një kalaje ishte në varësi të fortësisë së kullave dhe mureve”. Kullat shquheshin për format planimetrike. “Këto kulla kanë qenë me majë të mprehtë, trekëndëshe me kulm të prerë të cilat rrallë janë në kala të tjera në Shqipëri’’, Gj Karaiskaj “5000 vjet fortifikime ne Shqipëri’’, faqe 121. Pjesë e një vendbanimi të lashtë

Siç dihet, kalaja kishte një sipërfaqe të kufizuar, prandaj, me shtimin e popullsisë, jashtë kalasë u krijua një vend-banim me shtrirje 3-4 kilometra. Gjurmët e ekzistencës së tij dëshmohen nga mbeturina rrënojash. Historinë e këtij vendbanimi dhe kalasë e ka përshkruar histo-riani Shyqyri Demiri në botimin “Histori e shkutër e trevës së Elbasanit”, faqe 27 ku shkruan: “është shfaqur mendimi se këtu kemi të bëjmë me një qytet mesjetar nën sundimin e Muzakajve”. Tregohet kjo histori gojore: “Njëherë e një kohë ka pas-ur shtëpi sa ka ditë motmoti, aq pranë njëra - tjetrës,

12

Ta njohim vendlindjen

rrethuar me mure, përpjetë dhe tatëpjetë, sa që keci, duke kaluar nga çatia në çati i binte skaj më skaj nga kalaja në Qafë, në Hurdhën e Çobankës deri në Gropën e Derrit, nga Kloset në Shkëmb”. Një tjetër histori go-jore tregon natyrën magjepsëse të vendbanimit. “Këtu gjithçka ishte e bukur: pemë frutore, ullinj, vreshta, pyje, burime, bagëti etj’’. Koha, kur Arbërit jetonin të patrazuar në tokat e pasura me vreshta, ullinjë e bagëti të shumta. Pozicioni gjeografik favorizonte blegtorinë, bujqësië e pemtarinë, gjë të cilat e dëshmojnë toponimet e vjetra.

Në mbrojtje të rrugës Egnatia

Rruga antike Egnatia kishte një degëzim në Sulovë, që lidhte Apoloninë me Scampinin (Elbasani). Ky de-gëzim, si një nga rrugët e herëshme ka lënë gjurmë. Arkeologu N Ceka në revistën “Monumentet”, nr. 2, faqe 31 shkruan: “Gjatë periudhës së sundimit romak kalonte këtu një nëndegë e rrugës “Egnatia”. Një rrugë ndërlidhëse me luginën e Devollit, e degës jugore të Egnatias me Scampinin”. Kjo nëndegë e rrugës “Egna-tia” përfaqësonte një shkurtim, pa ndonjë rëndësi dhe e pakalueshme në stinën e dimrit, nga vërshimet e për-renjve. Lidhur me itinerarin, studiuesi V Shtylla në bot-imin “Rrugët dhe urat më të vjetra në Shqipëri”, faqe 10 shkruan: “Kjo rrugë vinte nga Apolonia, duke ndjekur anën e majtë të rrjedhës së lumit Eurodakis, (emri i Devoll në antikitet) takohej me një degë tjetër që vinte nga lindja, drejt rrjedhës së lumit, nga Grabova, vijonte disa kilometra më tej drejt perëndimit, për t’u takuar me degën tjetër që vinte nga Gradishta e Belshit. Kështu rrugët e bashkuara kalonin urën e Topçiasit mbi lumin Genius (Shkumbin) dhe hynin në Scampin”.

Sipas burimeve të shkruara këtu ka kaluar Çezari me ushtrinë e tij në përparimin për në Durrës kur u ndesh me Pompeun. Studiusi austriak G Veith që ka shke-lur Sulovën në vitet e Luftës së I Botërore në librin e tij historik “Fushata e Durrësit ndërmjet Çezarit dhe

Pompeut”, faqe 11, shkruan se “Në vitin 48 para Krishtit trupat e Çezarit përshkojnë nje copë të mirë të udhës Egnatia dhe largohen befasisht nëpër monopatet e ash-pra të maleve për të zbritur në luginat e Shkumbinit e për të shkuar nëpër ato të Devollit e të Vjosës.”.

E mbështjellë me histori gojore Si një kala e vjetër është e mbështjellë me histori gojore për rezistencën ndaj pushtuesëve. Një histori e njohur tregon qëndresën për ta mbrojtur, kur Arbëria u pushtua nga turqit. “Hordhitë turke vijnë me mijëra ushtarë për të pushtuar kalanë. Betejë që u vazhdoi ditë e netë me radhë derisa një natë me dredhi ushtarët turq arritën të thyejnë qëndresën e luftëtarëve. Natën, turqit maskuan një tufë të madhe dhish, duke u vendosur në brirët e tyre qirinjë të ndezur dhe i nisën nga perëndimi i saj. Luftëtarët u përqëndruan nga ky krah. Ndërkohë turqit sulmuan nga lindja me forca të shumta, dhe mësynë në kala, duke bërë gjakderdhje ndër luftëtarët e shkatrrim. Pas shkatërrimit, luftëtarët dhe banorët nuk i rezistuan barbarizmave dhe e lanë në dorë të pushtuesve.”

Një histori legjendë tregon për princeshën e kalasë, që për të mos rënë në duart e turqëve u hodh nga shkëmbi i kalasë. “Në kohën e pushtimit turk, një pasha turk u nis me taborrin e tij nga Stambolli dhe pushtoi kalanë e Qafës. Princesha e kalasë, Çobanka për ti shpëtuar turqëve kur e pa se nuk ishte në gjëndje të mbronte këshjellën para armikut të madh në numër, kërcen së bashku me mushkën dhe fluturoi në gurin (toponim) Gjurma e Mushkës, dhe mandej në një gropë të madhe.” Thuhet gjithashtu se për të vërtetuar se ky kërcim nuk ishte përrallë dëshmon gjurma që ka lënë mushka mbi gurin në fjalë.

* * * Kalaja e Qafës, kala e legjendave, është pjesëz e vogël e historisë vitale dhe të vjetër të Shqipërisë.

13

Aktualitet

MASAKRA E QYSHKUT " PJESË E AKSIONEVE SISTEMATIKE" PËR

SPASTRIM ETNIK

Ngritja e aktakuzës kundër një serbi të Kosovës me banim në Suedi për krime të luftës në fsha-tin Qyshk në kuadrin e masakrës së 14 majit

1999 ka ngritur në mediat suedeze edhe çështjen e ndodhjes së kriminelëve të luftës në këtë vend skandi-nav. Suedia vazhdon të trajtohet si një oazë paqësore si nga viktimat e luftrave e të konflikteve të ndryshme në botë poashtu edhe nga kriminelët e luftës dhe të kriminelëve tjerë. Kështu ka ndodhur pas Luftës së Dytë Botërore, kështu ka ndodhur pas luftës së fundit në Ballkan gjatë viteve 1990 dhe në ndonjë vend tjetër të botës, në Irak, Ruandë e gjetiu. Mundësinë e ardhjes ilegale të kriminelëve të luftës dhe të ndodhurit e tyre në Suedi e konfirmon edhe Komisioni për Krime të Luftës i Policisë Kriminale të Suedisë. Konsiderohet se numri i kriminelëve të luftës që mund të gjenden në Suedi kap disa qindra sish e ndoshta edhe më shumë. Por sipas të dhënave nga Komisioni Suedez për Krime të Luftës deri tani janë evidentuar 120 fletëparaqitje dhe aktualisht po zhvillohen hetime së paku për 30 persona të dyshuar për krime lufte. Dhe duke ditur që hetimet e këtij lloji rëndom marrin kohë atëherë mund të thuhet me siguri

që mund të kalojë po ashtu kohë e gjatë deri sa fajtorët të dalin para drejtësisë. Siç dihet në Suedi ka viktima të shumta të luftës që kanë kërkuar azil, por këndej pari mund të gjenden edhe kriminelë të luftës që poashtu kanë kërkuar azil pas luftrave dhe konflikteve aty këtu në botë. Sipas kon-ventave ndërkombëtare dhe gjykatës së UE, azilkërkue-sit që dyshohen për krime të luftës nuk mund të kthehen në vendet e tyre të prejardhjes në rast se ka rrezik se me tu kthyer mund ti nënshtrohen torturave ose rreziko-jnë jetën. Madje vendet e UE kanë zgjedhur trajtime të ndryshme të këtij problemi. Suedia ndërkaq mund tu jap leje të përkohshme ose të përhershme.

Pastaj mbetet çështje e komisionit suedez për krime të luftës, i cili që nga viti 2008 ka shtatë shqyrtues për hulumtimin e fletdenoncimeve të paraqitura. Deri tash këtij komisioni i kanë arrirë 120 fletparaqitje, një pjesë prej tyre kanë të bëjnë me Irakun. Të tjerat me Ruan-dën, ish-Jugosllavinë, Afganistanin, Sierra Leonen dhe Sudanin. Çdo hetim kërkon kohë prej disa vitesh. Vik-timat si dhe paditësit gjenden jasht Suedisë gjë që për

14

Aktuale

shtatë shqyrtuesit nënkupton udhëtime të shpeshta jasht vendit. Pos kësaj ngjarjet janë të një kohe bukur prapa, para disa vitesh dhe viktimat fillimisht e kan të vështirë t´ia nisin të tregojnë. Disa prej viktimave janë njerëz të moshuar gjë që ndoshta asnjëherë as për njerëzit e vet s´kan treguar gjë. Eshtë vrejtur ndërkaq se është shumë e zorshme për viktimat të tregojnë për dhunime seksuale. Por si do të jetë në rastin e të akuzuarit për krime lufte në Qyshk të Kosovës? Një serb i Kosovës me banim në Suedi, i moshës 34 vjeç është arrestuar në pranverë të vitit

2010 dhe prej atëherë ishte paraburgosur në Stokholm. Në fillim të këtij shtatori kundër tij u ngrit aktakuza për krime të rënda kundër njerëzimit dhe akte të dhunshme në kundërshtim me Konventën e Gjenevës. Personi 34 vjeç akuzohet për dhunë dhe vrasje me të gjitha format e mundshme. Sipas prokurorit Lars Hedvall i akuzuari kishte rolin e një shtylle në planet e Serbisë në përnd-jekjen e më se 800 000 shqiptarve nga Kosova. Dhe për deportimin e shqiptarve, autoritetet serbe kishin krijuar " një atmosferë të frikës dhe shtypjes" sipas prokurorit. Më 14 maj 1999 në fshatin Qyshk hynë forcat serbe, i mblodhën disa qindra banorë, i ndanë burrat nga gratë, fëmijët nga pleqtë. Pastaj burrat u dërguan në shtëpi të ndryshme të fshatit ku i vranë. Pastaj shtëpiave ju vu zjarri që u dogjën bashk me trupat e njerëzve. Por vetëm pak burra ia dolën të mbijetojnë. Tash ata do të dëshmo-jnë në gjykimin që ka filluar më 12 shtator në Stokholm. Sipas prokurorit të dhomës së prokurorisë ndërkombë-tare Lars Hedvall operacioni në Qyshk ka qenë pjesë e planeve “për ta ndryshuar përbërjen etnike ndërmjet serbve dhe shqiptarve të Kosovës". Personi që tani po gjykohet bënte pjesë në forcën elitë të njësisë speciale të policisë, OPG, Grupi Operativ. Në materialin heti-mor ka fotografi, ku duket grupi me anëtarët e OPG-së duke pozuar gëzueshëm me armët e veta. Ndërkohë që

10 persona janë arrestuar në Serbi për shkak të pjesë-marrjes në masakër. Në kërkim janë edhe 15 persona tjerë. Se çka ka bërë ekzakt 34 vjeçari që po gjykohet në Stokholm ende nuk është hetuar në tërsi. Por prokurori i dhomës Hedvall mendon se të gjithë anëtarët e forcës policore e dininin që detyra e tyre ishte të vrasin një numër të madh të banorëve. I akuzuari ka hedhur poshtë akuzat e ngritura kundër tij dhe ka pohuar se nuk ka lidhje me masakrën.

- Ai s´ka qenë atje, ka thënë avokati i tij mbrojtës Bertil Schultz. Procesi gjyqësor ka filluar më 12 shtator dhe do të zgjas deri në dhjetor. Lars Hedvall ka ftuar numër të madh dëshmitarësh. Disa prej tyre kanë identitet të mbrojtur dhe një pjesë e madhe e hetimeve do të zh-villohet me dyer të mbyllura. Aktpadia ka të bëjë me krimet më të rënda që mund të mirren me mend: vrasje, krime të rënda kundër njerëzimit, plaçkitje të rënda dhe vrasje me djegëje në zjarr. - Nëse ai dënohet për këto vepra atëherë nuk shoh ndonjë vendim tjetër pos bur-gimit të përjetshëm, thot Lars Hedvall. Ai po ashtu men-don të kërkojë dëbimin e të akuzuarit përjetësisht nga Suedia, bëjnë të ditur mediat suedeze. Idriz Gashi me banim në Landskrona ka pohuar për mediat suedeze se vetëm ai ka humbur një motër, axhën dhe 25 kusherinjë në masakrën që bën serbët në Kosovë. Po ashtu Idrizi ka të zhdukur pa gjurmë edhe dy të afërm. Ai shpreson se drejtësia do të triumfojë. Të afërmit e tij jetonin në Qyshk dhe Pavlan. Vetëm në Qyshk ishin vrarë 41 civilë dhe bashkë me ata që u masakruan në Pavlan e Zahaq numri i të vrarve arrin në 200. Në Qyshk kishin vepruar grupet paramilitare “Çakallët”, policia speciale e ash-tuqujatur “Rrufeja” dhe formacioni militar”Frenki”./shs.

Në jetë ka ditë që mbeten të ngulitura thellë në kujtesë e në mënyrë të gëzueshme. Festa me miq, promovime, vlersime, përkushtime, pa-

sione. Atmosferën e gëzueshme ke dëshirë ta arkivosh në foto, video, shkrime dhe sigurisht ta ndash me miqtë, lexuesit. Natyrisht në festa të bukura njeriu ngopet me mbresa. Ndjesia më e papritshme dhe më e këndshme të kaplon kur je edhe mes miqësh, që virtualisht i ke njohur. E ndjen në asht miklimin vezullues të ndjesive mbresëlënëse.

E prita me kënaqësi ftesën për promovimin e revistës “Besa” në Prishtinë. Një festë që ngjalli interes të veçantë, me gëzimin e natyrshëm të atmosferës rrezël-litëse nga përgëzimet, urimet, optimizmi, që nuk mund të harrohet lehtë. Drejtuesëve të revistës “Besa”, Mu-ratit, Shuquriut, Hazbiut, fytyra u ndriste nga gëzimi dhe entuziazmi i përligjur, sepse përkushtimi dhe përpjekjet e tyre, si domethënie e bukur për artin, realizohen kur ka bashkëpunim. Ndjejnë, kënaqësi e emocion të papër-shkueshëm, sepse botimi i saj u realizua me dëshirë dhe nuk do të bëhej e mundur, sikur të mos kishte vullnetin e hekurt të tyre; ashtu siç thuhet, zogu nuk mund të fluturojë nëse më pare nuk i rriten krahët. Në Prishtinë, në një nga hotelet me emrin e saj, kishin krijuar mjedis tërheqës e të ngrohtë, që festa të ishte e larmishme, e gëzueshme, dhe e këndshme. Duke ju gëzuar kënaqë-sisë së tillë, i motivuar po përshkruaj përshtypjet, sepse natyrshëm impresionohesh nga festa të njëmenda e plot gjallëri. Kurresisi nuk mund te mos rrish pa i shprehur me fjalët e kulluara që dalin nga burimi shpirtëror.

Promovimi i revistës “Besa” interesant, jo vetëm për nga rëndësia, por edhe pjesëmarrja e madhe, si shpre-hje e vlersimit. Poetesha Shefqete Gosalci e përshkruan magjinë e këtij promovimi, që la pershtypje tek të gjithë

me dy fjalë :S’ka më bukur. Në të tilla ngjarje të bukura kulturore bisedat mes miqëve rrjedhin natyrshëm. Aq sa mund të vlersosh miqtë, ke dëshirë të shkëmbesh adresa, libra, mendime, autografë. Murat Koci, redaktori pergjegjes i revistës pasi uroi me një falenderim të ngrohtë shpirti për miqtë e pranishëm, renditi përkushtimin me episode interesante. Ka evi-dentuar më tej vlerat e revistës “Besa” me një natyrsh-mëri komunikimi, Shuquri Sejdijaj. Ndër të tjera tha: “Revista i ka bërë vetes vend me dijnitet me botimet e saj dhe ajo që bie ne sy është tematika e larmishme. Ndërmjet shprehjes së fjalës së bukur kur lexohet ka ngarkesë emocionale”. Të tjerë referues: poetë, lexues, miq, botues, shkrimtarë, zyrtarë të qeverisë së Kosovës, me bashkëbisedimin e këndëshëm shpalosën misionin e revistës me fjalë vler-simi për këtë inisiativë të bukur të komunitetit shqiptar në Suedi, në këtë shtet skandinav të Veriut të Europës, ku jetojnë 50 mijë shqiptarë nga Kosova, Mali i Zi, Maqedonia dhe Shqipëria. Mërgimi i detyruar më së shumti, dikur vite më parë nga represioni serb i vuri në rrugët e botës dhjetra mijëra bijë e bija nga trevat e Ko-soves, jeta e të cilëve mban mbi supe peshën e rëndë të dhimbjes që lanë vendlindjen. Aty u intregruan natyr-shëm. Ritmi i vrullshëm i jetës, dhe pafundësia e gjërave të natyrshme të globalizmit, një kohë që rrënon dhe bren mendjen sublime nuk i ka kthyer në trung të harruar të koshiencës së renduar prej largësisë. Për të mos harruar vitet e fëmijërisë, arsimimin, mallin, dëshirat, ëndër-rat, zhgënjimet, nuk i pengon të mblidhen, shkëmbejnë mendime, kujtojnë, gëzojnë, zhvillojnë veprimtari të ndryshme, të krijojnë shoqata kulturore-patriotike, me dëshirën e pashtershme për të komunikuar e mbajtur

15

PromovimPëllumb GORICA

“BESA” DALLANDYSHJA KOSOVARE QË KËNDON NË FOLENË E PARË

Murat Koci

Emin Fzlia

16

Udhëpërshkrim

gjallë traditat, që në kohën e sotme po shkojnë në ven-itje. Ata për të mos humbur gjuhën tonë të bukur, duke ua mësuar këtë edhe fëmijëve në shkolla, botojnë libra, gazeta e revista siç është revista “Besa”. Me revistën “Besa”, lexuesi ka fituar një njohje të re por edhe një mjet informacioni, që prek një gamë të gjerë të mendimit njerëzor. Rezultatin dhe frytet, revista “Besa” i ka dëshmuar me risitë dhe botimet, një përjetim op-timist, tashmë i bërë realitet. Që nga titulli, kopertina, të ngjallin dëshirën ta shfletosh dhe të gjendesh i përf-shirë në një ngarkesë shpirtërore të lartë. Vë re së pari konceptimin e saj që është një vlerë performance. Ajo është më pranë botës së komunitetit shqiptar që jeton në Suedi, me shumë detaje të jetës sociale të këtij ko-muniteti. Interesante problematika që trajton, por edhe tematikat e larmishme. Me përpjekjen për të nxjerrë në pah historinë, kulturën shpirtërore me ndjenja atd-hetare si një shprehje e dashurisë së pakufishme dhe mesazhit kuptimplot për vazhdimësinë e traditave por dhe për të ngritur më lart vlerat shqiptare aty ku jeto-jnë me vizionin e së bukurës, njerëzores, që përcakton më së miri identitetin e kombit tonë. Interesante edhe qëndrimet e mendimeve ndaj çështjeve të ndryshme me interes kombëtar e sidomos kurorëzimit me sukses të luftës dhe përpjekjeve shekullore të Kosovës për liri e pavarësi. Në këndvështrim të syrit të krijuesit dhe studjuesit, revista “Besa” me dimesionet e mendimit është futur thellë me shumë informacione për të njohur më mirë pasuritë e pashtershme kulturore. Me mjeshtëri artistike ka përcjellë kalvarin e gjatë e tepër të mundimshëm, që kanë ndjekur dhe vazhdon të ndjekin emigrantët në Sue-di e vende të tjera. “Ato copëza ëndërrash e shpresash, ndjesi të shpirtit të mërgimtarit ku sundon e regëtin

malli dhe mardhëniet e brishta njerzore, ndjesi prej të cilave kur je larg të ngrohin pafund, që për dikë është e bukur edhe pse për dikë e pamundur të shprehet në faqet e revistës” - flet mes një gëzimi, Mustafë Mahmutaj, kryetar i Lidhjes së shoqatave shqiptare në Suedi.

Vëmëndje dhe dashamirësi revista i kushton edhe kri-jimtarisë letrare. Rreth revistës “Besa” janë mbledhur krijues të njohur nga Kosova, Presheva e Bujavnoci por edhe nga Shqipëria, si Prend Buzhala, Nezir Bejtja, Agim Gashi Denica, Arsim Halili, Riza Lahi, Pëllumb Gorica, Engjëll Koliqi, Luan Zylfo etj. Një nga momentet më emocioniuese ishte dhe promov-imi i librit “Shkolla fillore - Dritare e jetës” të mësuesit dhe studiusit Hazbi Lalinca. Me përgëzimet e mia për këtë libër të suksesshëm që i kushtohet arsimimit të brezave të fëmijëve emigrantë në Uddevalla Suedi, shpreh motivimin e autorit për të shkruar, që është dëshmi e një pune voluminoze. I shkruar me pathos e dashuri, me fakte e detaje përshkon etapat e arsimit të kësaj shkolle dhe nxjerr në pah atdhedashurinë shqip-tare. “Është respekt të shkruash dy fjalë për Hazbiun dhe librin e tij, një kontribut shumë prekës në fushën e arsimit - shprehet me konsiderata vlersimi i studiusit e shkrimtarit Riza Lahi - Një kontribut më shumë për brezat që do vijnë. E ashtu siç thotë autori: “ Me të vet-men qëllim në afirmimin dhe ruajtjen e idintitetit kom-bëtar dhe kulturor të brezave të rinjë”. Festa kulmoi me koktein e organizuar, që vetëm sa hapi sipare të reja në botën e bukur shqiptare. Në festa të tilla kulturore u mbledhshim gjithmonë! Zemra e të gjithëve dëshiron të shikojnë nga afër jetën e vëllezërve tanë atje në Suedi, ku botohet kjo revistë kaq e bukur.

Shuquri Sejdjaj

Nuhi Gashi

PËR HERË TË PARË ME GRUAN E TAHIR MEHËS

PËR HERË TË PARË ME GRUAN E TAHIR MEHËS

17

Intervistë

PËR HERË TË PARË ME GRUAN E TAHIR MEHËS

Bisedë me gruan e dytë të

Tahir Mehës, Shefkije Berisha, e martuar në Pejë me burrin Nazmi BerishënQë ng viti 1980 Ta-hir Meha ka qenë i ndjekur nga policia dhe sherbimi sekret i Beogradit. Gjatë gjithë asaj kohe ai qendronte kaçak, pra pa guxuar të qendroi i lirë me

gratë dhe femijët e tij ne shtëpi . Atëhër Tahiri i kishte dy gra: mua Shefki-jen dhe kishim dy vajza, Antigonën 4 vjeç she Sofijën 2 vjeç, dhe gruan e fundit e cila quhej Hakë me të cilën ai kishte dy vajza, Bukurijën 3 vjeç dhe Salën 8 muajshe. Kishte edhe vajzën e madhe, e cila ishte e fejuar dhe i kishin mbetur edhe 2 muaj nga dita kur do të bëhëj nuse.Kur ma shanë babën s´mujta m´u përbi Ka qenë ramazan kur babai i Tahirit, Nebihi u nis me Tahirin për në mulli. Policia i ka ndaluar dhe provokuar rëndë. Kur policia ia shanë babain, Tahiri reagon ashpër dhe policia i arreston. Rrugës për në stacionin policor në Skënderaj, ndërsa po kalonin në rrugën kah tregu, Tahiri arrin t´ju ikë policve. Nebihin e çojnë në stacionin poli-cor ku e mbajnë për disa orë. Policia nuk arrin ta kap Tahirin por gjatë asaj kohe ata rrethojnë shtëpitë tona. Menjëherë, sa kam vrejtur policinë, kam vrapuar në ara ku i kisha fshehur armët e Tahirit, (te cilat nuk ishin te pakta ) dhe i kisha fsheur në arën afër shtëpisë të mbjel-lur me misër. Dhe ndërkohë kam filluar të këpus barë të njomë gjoja per ti ushqyer vjetat. Haka, gruja e vogel e Tahirit ishte mbrenda në shtëpi me fëmijet e vegjel. Pasi kanë kontrolluar shtëpinë kanë dalur jashtë. Ata u kthy-en nga kishin ardhë dhe pa armatimin e Tahirit. Pas një ore nga kontrolli policor që ju shtëpisë, po shohim se po vjen plaku (baba i Nebihut ) dhe per fatin e keq na dha lajmin qe pas disa orë ndjekje më në fund e kishin zënë Tahirin. Mu duk se më zuri shtëpia. Por edhe s´mund ta besoja se ai ishte betuar qe i gjallë në duart e policisë nuk do të binte më. Pas 11 ditësh ndalimi në burg, e lirojnë. Dhe pas një javë ditësh nga lirimi Tahiri del në Skënderaj dhe policia fillon ta ndjek.Ndërsa po rrinte në një çajtore policia bashk me spiunët e sigurimit serb i vërsulen për ta arrestuar. Zoti e di se çfarë akuzash po

i kurdisnin tani. E kapi në çajtore, e nxjerrin përjashta të pranguar. Por prap Tahiri ia del t´ju ikë policisë. Por kësaj here policia arrin ta plagosë Tahirin.Dhe ashtu duke i ecur gjaku rrëkë kalon pranë një gruaje e cila po mbante nje femij në krah. Kur e sheh Tahirin që kalon dy rrathë me tel dhe një palë taraba ashtu i plagosur, mbetet e lemeritur. Pas pak policia kalon pran saj dhe e pysin :A pe një njeri duke vrapuar këtu pari ?Ajo u thot: ” Ai njeri i kishte nëntë zemra se ishte i plagosur dhe arriti ti kaloi dy rrath me tel dhe një rre-thojë me taraba.” Tahiri ishte duke ikur ne rrugën për në Llaushë, kah pishat, në ikje e sipër ka filluar të gjuaj në drejtim të policisë duke i zmbrapsur dhe pastaj është larguar në drejtim të Klinës së Ultë, ku strehohet në shtëpinë e Ibishit. Të nesërmen Ibishi e ka dërguar në Qubrel te Osman Maloku, ku kishte edhe një shok të ngushtë që quhej Zekë Fazlia. Pasi merr ndihmën e parë për plagët e shkaktuara kërkon nga mikpritësit që derën dhe dri-taret ti mbanin hapur sepse e dinte që spiunët e Serbisë s´lenin vend pa e kërkuar. Madje një ditë më pas e kërko-jnë pikrisht në shtëpinë ku ishte strehuar por Tahiri që në mëngjes ishte larguar prej andej dhe jetonte në mal....Kaluan kshtu disa ditë dhe per Tahirin nuk dinte kush gjë. Kur një ditë erdh plaku (babai I tahirit) dhe me tha, Shefkije shko merre një kazan dhe vendose mbi zjarr . Ma preu mendja. Në mbrëmje Tahiri do të zbriste në shpi. Ishin bërë dhjetë ditë nga arratisja e Tahirit.Plaku më dëftoi edhe për vendin ku fshihej Tahiri. Atë natë pra Tahiri u kthye në shtëpi, dhe pasi u pastrua ia lidhëm varrën.Ishte plagosur në kukë. Filluam të mendojmë për rregullimin e vendit ku Tahiri do të fshihej sepse e dinim që policia do të vazhdonte ta kërkonte. Atë natë ndejti dy orë dhe pastaj mori shinjerin (pallto ushtarake) dhe gjëra tjera për ti pasur në strehimoren e tij që ishte te vendi i quajtur Jazbina në kodrën e Kralicave. Tahiri shiste lopët dhe blinte armëTahiri edhe pse nuk ishte i shkolluar, nuk kishte të kryer as shkollën fillore, kjo nuk e kishte penguar të punonte jasht vendit në perendim . Kishte qenë dy vite në Gjerm-ani kohë kjo e mjaftueshme që Tahiri të kursente disa të holla sa për të ndërtuar një shtëpi dhe per tu armatosur mirë. Ka pasur rast kur ai e ka shitur lopën dhe ka blerë armë . Që nga ajo ditë kur Tahiri kishte dalur në mal na kishte lënë dy gra të vetme me një plak në shtëpi pa kurfar të ardhurash dhe pa asnjë ndihmë.Tahiri ishte i ndarë nga vëllau Beqiri i cili jetonte në shtëpi ndërsa ne nuk kishim ndërtuar ende shtëpi.Jetonim në kullën e Tahirit e cila nuk plotësonte kushtet as përafërsishtë për të jet-

Shefkije Berisha

18

Intervistë

uar . Të dy gratë e Tahirit flinim në një dhomë Edhe pse Tahiri kishte arritur të deponojë disa para në bankë për ta ndërtuar një shtëpi, ai nuk ja arriti ta bëjë këtë.I ranë në qafë policia dhe pushteti i atëhërshëm,duke na bërë edhe ne të vuajmë në ato kushte të vështira dhe të jetojmë nën presion te pandërprerë nga pushteti i asaj kohe nën urdhërat e Beogradit. Shpresa për të ndërtuar një shtëpi nuk kishte më ,tani ishte në pyetje egzistenca e Tahirit dhe familjes së tij. Ne pra, të dyja gratë e Ta-hirit ndanim një dhomë përgjysmë .Tahiri doli kaçak dhe nuk u kthye për një kohë të gjatë në shtëpi. Kur u kthye pas një kohe , kishte ndryshuar në fytyrë, ju kishin rritur mjekrra dhe mustaqet. Kur filloi të vinte në shtëpi , vinte prej orës tetë në mbrëmje dhe qendronte deri në ora katër të mëngjesit. Gjatë kohës sa Tahiri qëndronte në shtëpi, unë dhe baba Nebihi bënim roje me radhë. Ruanim nga tri orë me radhë. Të gjitha armët që posedonte Tahiri më detyronte ti përdorja edhe unë, dhe armët e tij i përdorja pa pikë problemi.Babai i Tahirit qëndronte afër t´birit, merrte kafshët më vete dhe vajzën e madhe të Tahirit Mihrijën, e cila nuk kishte asnjë ditë shkollë. Në këtë mënyrë plaku e mbante Tahirin të informuar për të gjitha që ndodhnin rreth familjes së tij e cila kishte mbetur si e pa krah me largimin e tij.Familja jonë kishte mbetur në gjendje rrethimi per 6 muaj rrjesht,. Dhe siç thash Tahiri vinte dhe ikte natën, pa e ditur anëtarët e tjerë të familjes. Nganjëhër gruaja e vogël e Tahirit më thoshte :”Kush po e ha mazën natën moj që po mbesin xhyveqat (enë ku vendoset qumshti) pa mazë”?!Unë i thosha: ruaje moj, ku ta di unë.Nuk guxonim të bisedonim as mes vete për strehimin e Tahirit.Haka, gruaja e dytë e Tahirit, nuk edinte për vizitat që na i bënte Tahiri në shtëpi. Nga se ajo kishte një familje të gjerë dhe i vinin shumë mysafir, druanim se mos ndon-jëri prej fëmijeve do të mund të tregonte ndonj gjë.Për Tahirin nata ishte ditë dhe dita ishte natë Në kullë kishim një dhomë që dukej nga ana e Skën-derajt dhe e dinim mirë që shtëpija jonë ishte gjithmo-në nën vëzhgim. Në atë dhomë (ishte soba e burrave )aty kishim vendosur një perde te cilën nuk e largonim për asnjë moment. Dhe sobën e burrave e njëkohësisht edhe vendin ku flente plaku e kishim zhvendosur në një dhomë që e kishim ndërtuar prapa kullës .Kontrolloimet per të kërkuar Tahirin nuk kishin të nda-lur, kontrollonin edhe ne familjet tona dhe te miqtë nga do që i kishim, të gjithë i kishin kërcnuar që nëse stre-hojnë Tahirin do të kishin probleme serioze. Njëri prej miqve që e kishin kontrolluar ishte edhe Met Polluzha djali i Shaban Polluzhës .Një ditë më erdhi nëna për vizitë me vajzën e vëllaut dhe isha e obliguar ti thosha :- Nënë, mos eja më për vizitë deri sa të dorëzohet Tahiri! Gjithashtu pas disa muajve e kuptoi edhe Haka që Tahiri

është i fshehur në mal dhe se po vinte në shtëpi ngan-jëherë. Dhe asaj prap vazhdonin ti vinin të familjes deri sa një natë Tahiri ia tërhoqi vërejtjen që të mos i vinin më .Pas gjashtë muajve, jeta si kaçak ju kishte merzitur dhe kishte vendosur të kthehet në shtëpi. Atëhërë, nata ishte ditë dhe dita ishte natë për Tahirin.Tahiri ishte betuar para Zotit dhe familjes që i gjallë nuk do të binte në duar të pushtetit Gjatë gjith dimrit Tahri qëndroi në shtëpi, rrinte me drojë dhe duke vezhguar rregullisht. Ishte kjo koha kur Tahiri bënte përgatitjet për tu ballafaquar me forcat policore , pasi që një shmangje e tillë ishte e pamundur. Ata nuk linin vend kund pa e kërkuar dhe Tahiri ishte betuar para Zotit dhe ne të gjithve që igjallë nuk do të binte në duar të pushtetit dhe policisë .Armën e parë e kishte marrë në Baks, te Dushi.Gjatë asajë kohe Tahiri kërkonte nga unë që ti qëndroja pranë dhe të mësoja përdorimin e të gjitha armve të tij. Ashtu edhe veproja.Të hënave që ishte ditë tregu në Skënderaj, babai i Tahirit dilte në treg dhe dëgjonte se mos po fliste di-kush diçka për Tahirin, mos i kishte rënë dikush në fije vendstrehimit të tij apo mos dinin që ai po qëndronte në shtëpi.Tahiri kah fillimi i marsit kishte filluar të dilte ngapak, ju kishte mërzitur jeta si i arratisur. Ishte betuar si Oso Kuka, ”Pa u ba kulla rrafsh me tokë nuk e lshoj pragun tim ”Tahiri ditët e marsit kishte filluar të dilte nga pak, ishte koha kur duhej punuar edhe në ara. Kur dilte në arë për të punuar tokën qerren e mbushte me armë. Edhe vendqëndrimin e tij e kishin zbuluar, mirëpo qëlli-mi i tyre ishte që Tahirin ta zënin të gjallë dhe kërkonin momentin më të përshtatshëm . Për këtë isha më e sigurt se kurr që nuk do ta kenë atë fat ta zënë të gjallë. Ai ishte betuar si Oso Kuka dhe vazhdimisht thoshte : ”Pa u ba kulla rrafsh me tokë , unë nuk do ta lshoj as Prekazin e as pragun e shtëpisë” dhe ne grave vazhdim-isht na thoshte, që nëse do të provonim m´u largua do të na vriste me duart e tij. Por kjo nuk do të ndodhte kurr, të dyjat ishim me të vendosura se kurr që ti qëndrojmë Tahirit pranë sa te jetë gjallë.Kam qenë 15 vjeçe kur u martova me Tahirin dhe e doja pa masë dhe e lutja zotin në ç’do moment që të mos mbetem gjallë pas vdekjes së tij.- Pasi e keni dashur aq shumë dhe pasi edhe tani në këtë kohë ju dukeni kaq e bukur dhe e mençur, pse Tahiri është martuar?Ajo ne fillim sikur buzëqeshi pak dhe pastaj na tha:-Ah, sikur të ishte gjallë edhe një herë do ta martoja.Në këtë formë pra Shefkija e shprehu dashurinë,respektin dhe besimin që kishte për Tahirin.Eh, mos daltë kurrë më Pranvera Ishin pra vetëm disa ditë kur Tahiri kishte filluar me dalë dhe nuk shkoi gjatë, erdhi dita për të cilën ishim aq

19

Intervistë

të sigurt se një ditë do të vinte.Dita për të cilën aq shum kishim biseduar gjatë atyre nëtevë të gjata të dimrit ku gjithë kohën e kishim kaluar duke bër roje.Dita e kob-shme kur përjetuam tmerrin dhe luftën e vërtetë, ku s´u kursyen as fëmijët e Tahirit, as Sala e vogël e cila nuk kishte më shumë se 8 muaj.Atë ditë kishin dërguar një debil, kinse për t´shiquar orën e rrymës, ai ishte njëri nga spiunët e tyre që e kishin dërguar për të vëzhguar situatën. Posa kishte filluar agimi i mëngjesit i ditës së mërkurë, 13 maj i vitit 1981.Tahiri ishte zgjuar herët dhe kishte filluar të rruhet, po vishej dhe do të shkonte te një mik në Tushilë, më kujtohet që emrin e kishte Ali. Atëherë i thash:- Tahir, do të vijë edhe unë se po e di ku po shkon.Plaku i tha: Nëse më dëgjon mua biro mos shko! Tahiri dëgjoi fjalët e babit të tij kurse unë sa për ta bërë atmos-ferën pak më të gjallë, i thash:- Kështu se kanë burrat Tahir , jo-ja Jo dhe po –ja Po.Ai m´u përgjigj:-Me të gju ty ti thej kambët .Më tha kështu derisa unë po ia sjellja çain me pi .Këto ishin fjalët e fundit të Tahirit që m´i tha mua. Më nuk biseduam kurrë në këtë mënyrë .Pas kësaj bisede që bëmë mes vete të tre, unë shkova me fjetë, mora vajzat Antigonen dhe Sofinë. Ndërsa Nebihu dhe Tahiri qëndruan të zgjuar tër natën .Kur u bë ora 03 :30 minuta, Tahiri erdhi te unë e më tha:” Shefkije, zgjohu se buka dhe uji im janë këputur për mua!” I thash: Dëgjo Tahir, unë jam ajo që t´ kam qëndruar pranë gjithë kohën,as tani nuk do të ndahem nga ti deri sa vdekja t´na ndaj ,pran teje do të qendroj. Atëhër mu drejtua edhe njëherë:” Pashë kokën e Rrustës,një vëlla te hastretit që ki, mos ma çel derën .Në kohën që po bënim këtë bisedë Tahiri kishte vërejtur që ne tashmë ishim të rrethuar.Në ato momente, Haka gruja e vogël e Tahirit ishte naltë në dhomë me vajzat, ndërsa unë isha me Tahirin. Pastaj i lidhëm të dyjat vajzat ne djep, pastaj na thirri Tahiri. Kur shkuam ai m´u drejtua mua: ”Hajde dil në dritare dhe thuaju të largohën!”Kur dola në dritare, nuk ishte zdritur dita ende dhe shi-hja pak si në mjegull që ishin të ndalura 8 automjete që nuk dalloheshin mirë, por duhet te ishin ato qe i kishin bartur gjithë at numër të madh ushtarësh. Kurë pashë aqë shumë ushtarë, policë dhe automjete para kulle, futa edhe njëhër kokën brenda dhe e luta Tahirin që të iknim. Ai m´u drejtua me një ton kërcnues duke më thënë që nuk do të largohemi nga shtëpia pa u rrafshua kulla. Pas këtyre fjalëve unë dola në dritare dhe ju drejtova me këto fjalë:- Ju lus që të largoheni, se në shtëpi jemi vetëm dy gra me 5 vajza dhe një plak 55 vjeç .

Ndërsa plaku me vajzën e madhe Mihrijën ishin në dhomën tjetër që ishte prapa kullës. Tahiri edhe njëherë më ka kërkuar duhan. Ia dhashë një pako që kishim në dhomë dhe i tregova që duhani tjetër ishte në dhomën prapa kullës. Pasi ia dhashë duhanin , m´u lut të dilja edhe njëherë në dritare.Dola në dritare dhe ju thashë :-A po largohni nga kulla dhe oborri a po ju shkrijmë të gjithve?Pas fjalëve të mia,ushtria dhe policia jugosllave më kanë thënë: L largohu nga dritarja se Tahiri është brenda!” Tahiri u bë i padurueshëm nga këto fjalë dhe o afrua vet te dritarja:- Çka po doni o burra? Dëgjoni këtu një herë çka po ju tham!Pa u djegë kulla e rrafsh me u ba, unë nuk dal kurrë prej pragut tem . Ata e lutnin të dorzohej duke i thënë se do shkonte dy muaj në burg dhe do të lirohej. Tahiri nuk deshi m´i ndëgjua rrenat e tyre dhe me tha: Shefkije, afroma sanakun. Vrapova me marrë sanakun dhe që nga ai moment e kam llogatirur veten të vdekur.Haka shkoi te vajzat dhe ende nuk i kishte ndërruar .

Gjesti i parë që banë ushtria dhe policia ishte vrasja e dy qenëve që kishim në oborr dhe i kanë zgidhur loptë, stëherë i kishim 12 frymë e një lopë e kishim brenda në kullë.

Sa herë shprazin Tahiri e Nebihu fishek, secili plumb nga një po vret Tahiri doli në dritare dhe menjëherë ka filluar me gjujat. Pushka e parë që ka krisë ishte e Tahirit, menjeherë i ka qëlluar dy policë që ishin para dritares dhe i ka lënë të shtrirë për tokë . Mënjeherë pas Tahirit ka filluar me gjuajt edhe babai i Tahirit, Nebihu i cili ka qelluar dhe e ka vrarë para hamari një polic, një te dera e shtëpisë, dhe dy të tjerë i ka vra në qysh të dhomës së vet, këtë e kam parë me sytë e mi.Atëherë ka filluar një breshëri plumbash që binin në të gjitha anët e kullës dhe në dhomën ku ishte plaku. Vajza Mihrija ka bër përpjekje me ardhë te ne në shtëpi,mirpo nuk ka arritë dhe kishte hyrë në hamarë.Plaku pas këtyre vrasjeve që bëri është mbuluar nga breshëri plumbash tjerë ku njëri prej tyre e ka goditur dhe kështu Nebihu ishte plagosur. Tahiri në asnjë mo-ment nuk e ndali pushkën .Gjëja e parë që kemi vërejtur në ket kiamet ka qenë numri i ushtarëve dhe policëve që po vinin nga Skën-deraj bashkë me 4 tanke,si forca shtesë.Ishte bërë ora 4 në mbrëmje që ne ishim nën fërshël-limën e plumbave dhe tymit. Fëmijët tanë ende pa ngrën e pa pi, pa ua ndërruar teshat. Rethi i dytë veç kishte filluar sulmin. Ndëgjuam disa zëra që bërtisnin, qitni fëmijët jashtë ose do të vdisni të gjithë se Tahiri po bënë kërdi, na vrau të gjithve. E kam shumë të vështirë ti përshkruaj ato çaste, fëmijët

20

Intervistë

bërtisnin,Tahiri luftonte duke kënduar, e unë mbushja armët me fishek sa mundja .Fishekët e Tahirit kishin filluar të harxhohen. Ai hipi mbi pod të kullës derisa unë u zhdirgja poshtë me i marrë edhe 24 fishekë që i kishim poshtë në kullë. Kur i mora fishekët nuk arrita me ia dorzua Tahirit, gazi lotësjellës nuk me linte ti hapja sytë, kulla ishte mbushur gaz .Më ka ngelur vetëm një marak që nuk hypa në sanak të millit dhe ti bashkohësha Tahirit , edhe vdekjen e dëshi-roja pran tij.Tahiri vazhdonte të luftonte dhe këndonte në kupë të qiellit.Çka ka kulla që po dridhet ?Tahir Meha gjallë nuk lidhet. Çka ka kulla që po ushtonBabë e djalë po luftojnë .Pragun e vet t´gjallë s´e lëshojnë .Pasi nuk munda me ju bashkua Tahirit, u zhdirgja poshtë dhe qaja sa mundja. E dija që Tahirin nuk do ta shohë më. Kishin ardhur përforcime të mëdha,filluan të gjuajn me artileri të rëndë. Predhat e para goditën shkallët në të cilat isha duke u zhdirgjur, ato u shëmbën , pastaj goditën derën e cila ishte e mbyllur me shul, edhe atë e thyen. Ndjeja qe diçka po më djeg për brënda më shtyri të marr një sahan (pijatë e thellë) dhe e kamë pirë pak ujë në enën e lopës. Fëmijët bërtisnin, ende s´ kishin ngrënë gjë, kulla shembëj mbi kokat e tyre. Kam vrapuar me i nxjerrë fëmijët jashtë, ishte ora 4:30 minuta e mbrëmjës. I larguam disi Antigonën, Bukuri-jën dhe Sofijën të cilën e nxorra me djep. Ndërsa Haka kishte lënë mbrenda vajzën e saj të vogël Salën e cila nuk kishte më shumë se 8 muaj.U strehuam nënë qerre. Akuzoheshim se kishim strehuar 1000 studentë në kullë Pas pak erdhi një polic dhe me goditi me pushkë në krah duke më thënë:- Kënd e keni brenda, 1000 studentë, a po ?U ngrita në këmbë dhe ja ngjita për fyti, duke i thënë: - Nuk i kemi 1000 po i kemi 2000 studentë dhe 2 magarë fishekë .Breshëria e automatikve nuk kish të ndalur, plumbat si shiu na kalonin mbi kokë. E mora vajzën Sofijën dhe e çova në hamarë, ishte në djep e lidhur ende .Në këto çaste kam dëgjuar edhe një herë zërin e Tahirit kur ka bërtitë :”Pritne Tahir Mehën ju, se gratë e mija s´guxon kush me i prekë!”Atëhërë kam vërejt që pas tij një polic ka marrë llotrat (dru i gjatë si shkallë që përdorej për bartjen e ushqimit të kafshëve ) dhe është ngjitë në kullë. Kur ka arrit te dritarja Tahiri e ka njohtë dhe i ka thanë, largou ti se të kam pasë shok nga ushtria, e nuk dua me t´vra. Mirëpo polici nuk kishte hequr dorë, donte ta zinte Tahirin, dhe ai u detyru me e goditë. Pra e vret me një plumb në ballë. Kamë parë policin kur rrëzohet në tokë, dhe men-jëher pas kësaj mua më afrohet një polic i cili ishte i

maskuar dhe me thot.”Do t´u vrasim të gjithve kështu siç jini!”Pas këtyre fjalëve, kam vrapuar drejt në hamar dhe e kam marrë Sofinë, e mbështolla vetëm me hyram dhe aty i mshefa 25 fishekët që i kisha me vete ende duke shpresuar se do të kthehesha për ti marrë. Në mesin e atyre policëve ishte edhe një shoku im i klasës,djali i Ukë Veliut, Dushi i cili më pyeti: A je motra e Rrustemit ? Po i thashë, dhe e luta t´na leshojë te shkojmë te Meh-meti, vellau i Tahirit . Ai na lëshoi, por shkuam krejt zha-gas se plumbat na fluturonin mbi kokë .Unë Haka,vajzat Bukurija , Antigona e Sofija shkuam te Mehmeti. Ndër-sa për fatin e Mihrijës nuk dinim ende kurgjë, kurse Sala e vogël, foshnje, kishte mbetur në kullë e kulla veç ishte shëmbur.Kullën filluan ta shembin me tanke, e Tahiri ende luftonteMenjëherë pasi ne gratë me vajzat u larguam, ushtria dhe policia u larguan nga oborri dhe branda hynë tan-ket, të cilat filluan me rrënimin e kullës. Kur plaku pa që ushtarët ishin larguar ashtu i plagosur arrin me hy në kullë. Aty e pret Tahiri, i cili ja shtron vendin në grazh-din e lopës, ia ofron një enë për të pirë ujë dhe e mbulon. Pastaj përpiqët prap me luftua, e policia që ishin tani në oborr tmerrohen nga plumbat e tij dhe hyjnë në hamarë dhe në dollap gjejnë Mihrijën të plagosur rëndë.Erdhën te Mehmeti dhe na pysin:A është kjo vajzë e Tahirit? Mihrija ishte në gjendje të rëndë, gjaku i shkonte rrëke. E morëm unë dhe Haka por ishte shumë keq. Pas pak kohe erdhi një helikopter dhe e derguan në spital.Mbi Kullën tonë qëndronin 28 helikopterëPak para se t´binte muzgu gjendja ishte shum alarmante, kishin kërkuar përforcime të mëdha prapë. Përforcimet policore vinin nga Beogradi, kishte edhe pjesëtar të ush-trisë dhe 28 helikopterë. Stacioni policor i Skënderajt ishte i mbyllur për qytetarë ndërkaq që po u jepte ndi-hmën e parë ushtrise dhe policisë jugosllave. Ndëgjova se kishte ardhur edhe axha im Avdi Hoti për të pytur nëse isha gjallë. Ata e kishin informuar se kam qëndruar perkrah me Tahirin deri ne momentet e fundit të luftës dhe se tani gjendesha shëndoshë e mirë.Ora kishte mbrri afër 10 e mbrëmjes e lumbi dhe kënga e Tahirit ende nuk ndaleshin. Po të shiqoje për rreth , të gjitha rrugët ishin mbuluar nga ushtria dhe tanket që vinin nga Beogradi dhe Nishi. Mu në këto momente kah ora 10 pra i kemi ndëgjuar edhe nje radhë të shtëna nga Tahiri e më pastaj nuk i kemi ndëgjuar .Si duket zemra e Tahirit edhe shumë do qëndronte, dora e tij edhe gjatë do luftonte dhe asnjë shka të gjallë nuk do ta lëshonte po plumbat e tij ishin sosur. Po shembej kulla, po dridhej toka, po jo, Tahir Meha i gjallë nuk dorëzohej Ishin këto momentet kur kullën e Nebih dhe Tahir Me-hës kishin filluar ta shëmbnin, toka dridhej nga predhat

21

Udhëpërshkrim

e minahedhësit, por Tahiri nuk dorzohej. Në dorë kishte bombën e fundit dhe nga kulmi i kullës ka arrit me kër-cy mbi tanke të shkaut dhe me i kalua dy rrethime dhe ka ikë. Kur ka dalur nga rrethi i dytë, në të tretin, ky i fundit ishte i tëri me reflektorë dhe sa ka kaluar afërsisht një metër e gjysëm në rrethin e tretë,Tahirin e godasin me breshëri plumbash.Këtu u ndalë plumbi dhe kënga e Tahirit, këtu u ndal zemra e këtij trimi qe trazoi Beogradin e Nishin, që ua la një pjesë të madhe të ushtrisë të shtrirë në oborr të kullës. Ishte ora 11 e natës kur vritet Tahiri nga plumbat e shkaut por nuk e lidhën dot dhe nuk mundën me zanë të gjallë Mënjëhëe pasi e vrasin Tahirin vijnë drejt e te unë dhe me thonë me një ton kërcnues: ”Hajde ti që ke luftua me Tahirin e shihe burrin tënd tani!” Tahiri vritet, kulla rrëzohet nga të katër anët, brenda në kullë ushtria serbosllave ka dënuar me vdekje një plak gati 60 vjeç dhe një foshnjë 8 muajshe, për fatin e saj nuk dihej gjë. Pasi e rrëzojnë kullën atëherë fillojnë me djegë. Brënda dëgjohet vaji i shterrur i foshnjës së vogël , e cila po bëheshin 48 orë që nuk kishtë thithur gjirin e nënës dhe nuk ia kishte lagur kush buzët me një pikë uji . Për fatin e saj të pa fat, se kurrë më në jetë nga çasti kur mbetet jetime, nuk ka pasur ditë të lumutura në jetën e saj, megjithëse ajo pra kishte mbetur gjallë. Pasi e kishin zgjidhur nga djepi dhe kishin shiquar se mos është djalë, e kishin lënë pa e vrarë, mbi të kishte vetëm dhe, gurë dhe tulla . Mbi kokën e saj i kishtë mbe-tur trari i shtëpisë , i cili e kishte shpëtuar nga vdekja . Salën e vogël e marrin dhe e dërgojnë në Skënderaj, ia kishin dhën dy keksa për ti ngrënë ndërsa vazdimishtë ajo po thithte gishtrinjët e vet.Tahiri kishte lënë 60 ushtarë dhe polic të vrarë .Vet me sytë e mi i kam parë të shtrirë ne lamën e Me-hmetit 60 kufoma të mbuluara me qese të kaltra najl-loni .I pashë derisa po ngjitësha nalt në një dhomë të shtëpisë së axhës Mehmet për t´ja sjellur një jorgan gru-as së tij.Gruaja e axhës Mehmet, Fahrija dhe unë kishim qëndruar gjatë tër kohës në dritare duke parë se çfarë po bëhët. Dhe pamë 60 të vrarë nga dora e Tahirit dhe ku ta dimë sa të plagosur ka pasur në spitalin e Skën-derajt, ishin aqë shumë pra sa kishin mbyllur spitalin për qytetarë.Në 6 ora të mëngjesit ka ardhë axha Mehmet, e kanë shu zjarrin në kullë, dhe ju ka treguar që baca Nebih është i vdekur në kullën e tij dhe se Tahiri është i vrarë në ara. Menjëherë ne jemi veshur dhe kemi shkuar me i pa. Plaku ishte ashtu i shtrirë në grazhdë, kapakun e kokës e kishte të hequr, çorapat e leshta i kishte të ulura në gjak, opingat e mbushura në gjak. Zemra më digjej, duart më dridhëshin, por mora guximin ti afrohëm et´ja zbathë opingat ashtu duke bërtitur derisa m´është ofruar një polic që ruante kullën dhe më ka thënë : ” Mos po don me ta ba edhe ty qishtu si këtij?”Plakun nuk më lanë me prekë. Axha Beqir e kishte çua

djalin me na marrë poshtë, mirpo unë i thashë pa e pa Tahirin nuk e luaj këmbën.Ditën e tretë të vrasjes së Tahirit, po bënin improvi-zimin e ngjarjës Po bëheshin tri ditë e Tahiri ende nuk ishte varrosur. Kulla ishte e mbuluar nga forca të armatosura, kishin filluar improvizimin e ngjarjës. Më vonë dy ushtarë shkojnë dhe marrin Tahirin me një lese, dhe e vendosën mbi një guri në oborr. Në mesin e mjekve që i bënin ekspertizën ishte edhe djali i axhës tim, Nexhmedini. Ai mu drejtua me këto fjalë: Shefkije, Tahiri kishte pasur zemër të madhe. Pasi ia bënë ekspertizën, e qepën, në të njejtën menyrë vepruan edhe me plakun.Psi sallatuan kufomat, teshat e tyre ua shkyen dhe i hod-hen në gardh. Po kështu bën me dokumentet e tyre.Pasi kryen këto veprime ç’njerzore, na morën dha na dërguan në Skënderaj. Aty ishte Imer Voca dhe Stane Dolanc, i cili na mori vet në pyetje për gati 9 orë. Pasi u kthyem nga Skënderaj, i morëm kufomat dhe i pastru-am, i mbuluam dhe shkuam për të fjetur te axha Beqir.Ditën e katërt i varrosëm me një numër jo të madh të njerëzve, ishin ata që kishin dëgjuar përmes Tv-së, se ishin vrarë Nebih dhe Tahir Meha. Përndryshe nuk gux-onim me ftua askënd në varrim, madje as të pamen e tij nuk guxonim me mbajtë.Këtu u bë betimi i bacë Shaban Jasharit dhe bijve të tij Kjo ishte dita kur Bacë Shaban Jashari me bijtë e tijë ishte betuar, se kurrë kamë shkau nuk ka me guxu me shkelëmë në trojet tona pa u djegë e ba hi krejt Drenica. Këtu filloi një kapitull i ri për familjen e Tahirit, ishin ditët e vuajtjeve dhe maltretimeve që na i bënte pushteti i atëhershëm. Në ditën e 5 –të erdhën e na muarën mua dha Hakën e na dërgojnë në Mitrovicë ku na mori në pyetje Sherif Krasniqi, i cili më luti ta them të vërtetën, gjë të cilën nuk e kisha ndërmënd ta bëja.Kur hyra në atë vend jam mërzitur së tepërmi, i pashë armët e Tahiri dhe po e ndjej se s´kam fuqi ti përshkruaj ato momente. Më pas shkuam për ta parë Mihrijën, e cila ishte në spi-talin e Mitrovicës ku te dera e dhomës së saj bënte roje polcia. Kurë hymë brenda, mënjeher pyeti: ku janë baba dhe baci, pse nuk po vinë me m´pa, a po sheh si mi kan prerë flokët, a ka me m´bertitë baci?Unë nuk mund ti mbaja lotët, ju përgjigja disi me nje zë të përvajshëm: ata janë shnosh e mirë do të vijn me t´pa, edhe për flokë mos u merzit ti se nuk t´thonë asgjë, e floktë do të rriten shpejtë. Dhe kam dalë e i kamë blerë disa gjëra që i duheshun. Pas tre muajve Mihrijën e kan dërguar në spitalin e Prishtinës, ku e kam parë për herë të fundit.Atë ditë që i kamë lënë vajzat është ndalur dielliEdhe një dhimbje të madhe e përjetova më pastaj. Afro-hej momenti kur nga ne do largohet përjetësisht gëzimi, kur zemrat tona do të marrin goditjën e fundit nga jeta,

22

Intervistë

duke na lënë me plagë të hapura për jetë të jetëve. Sikur që ishte zakoni ndër shqiptarë ,që na kishte marrur në qafë, kanuni e zakonet konzervative të fshatit, ne si nuse të reja që kishim mbetur pa burrë, do duhej lënë shtëpinë e burrit pasi që asnjëra prej nesh djalë nuk kishte lindur. Kjo ishte një zgjidhje e pa shmangshme . Erdhi edhe kjo ditë, kur erdhën vëllau me të familjës me më marrë .U afrova te vajzat për herë të fundit, Antigona vajza e madhe cila nuk kishte më shumë se 4 vjet, e mora dhe e përqafova fort, vajzën e vogël Sofijën e mora dhe e ushqeva me gji dhe e mbulova për herë të fundit. Vëllau im Rrustemi pa qe nuk isha në gjëndje të mirë dhe se tani në shpirtë isha e vrarë, me qiti jashtë dhe më tha:” Shefkije nëse nuk kundërshtojnë, merri vajzt!”Kjo ishte e pa mundur, lashë vajzat dhe shkova me vël-laun. I njejti fat e përcolli edhe Hakën gruan e dytë të Tahirit.Antigonen e takova pas 20 viteshNdërsa Antigona dhe të gjitha vajzt tjera të Tahirit ishin rritur dhe tashë ishin bërë edhe nëna, ato nuk dinin që nënat e tyre ende ishin gjallë. Një ditë kurë Antigona shkonë në spital për të lindur femijën e saj, mua më thërret djali i axhës që ishte mjek, dhe më thot: ” Shefkije, a don me u takua me Antigonën?” Se si e prita këtë lajm!Bashkë me burrin tim Nazmiun kam shkuar menjëherë e drejt në spital.Jam ngjitur në katin e dytë tëspitalit ku edhe është repar-ti i gjinekologjisë. Me këmbë të këputura, më dukej si-kur po ecë edhe toka e nuk po më len me vrapu pas saj. Pasi hyra në repart nuk u ndala fare, menjëherë i thirra motrat .- Motër po më duhet Antigona?...Cila Antigonë, pyeti motra medicinale?...Pas pakë doli Antigona , vajza ime. Ndërsa po afrohej, s´dinte kujt ti drejtohet! Unë e ofrova dhe pasi u përsh-endet me burrin tim Nazmiun dhe vajzën Arbëritën nuk deshi të ulej. Më tha se nuk po na njifte. Në ato çaste mblodha vetën dhe vendosa të bëhem nënë e fortë pasi gjendja e sajë nuk ishte e mirë. I thash:”A nuk po të përngjajë në ndonjë të afërm tëndin moj bijë a ?! Në dikënd prej dajve,tezeve?”Ajo vetëm ngriti supet dhe me tha se nuk dinte gjë dhe pastaj deshi të shkonte.Atëherë s´un durova dhe me zemrën gurë i thashë:- Unë vet, moj Antigona,jam nëna jote!- Po unë s´kam nënë, më tha, të gjithë më kan thënë që nëna m´ka vdekur. Dhe befas mu ka hedhur në përqafim, pastaj motrës së saj Arberitës dhe brrit tim,Nazmiut.Stafi i repartit të spitalit e dinin rastin, për dy orë e mbyllën repartin. Ne qëndruam ashtu duke biseduar, e pyta se ku ishte martuar dhe ajo më tregoi për të gjitha. Pas disa ditësh e vizitova edhe në shtëpinë e saj dhe ajo vazhdon të më vizitojë por asnjë natë nuk e ka bërë me mua. Takimi me vajzën e dytë, Sofijën

Sofijën, vajzën e dytë e kam takuar pas 20 viteve.E ta-kova mnë vitin 2000. Me 7 mars po mbushte të 30- tat. Atëherë ishte e martuar dhe kishte 2 vajza. Në të njejtën familje ishte martuar edhe motra e saj prej nënes, vajza e Hakës, Bukurija .Ishin të martuara për dy djem të ax-hallarve në Qubrel. Sofija ishte e martuar për djalë të Osmanit, ndërsa Bukurija për djalë te axhës së tij.Kur shkuam për ti takuar, kunatat e tyre e thirrën: oj Sofije, hajde se po të kërkon një grua, është nëna jote. Ajo mbete shumë e habitur duke thënë se ajo nuk kishte nënë.Pasi u përshendetëm dhe biseduam duke u çmallur, ato qanin nga çasti në çast. Djalin e madh Sofija e kishte të sëmurë, të tjerët shkonin në shkollë. Apeli i Shefkijës drejtuar institucioneve Tani, Shefkije Berisha , kërkon nga institucionet që merren me punët rreth organizimit të manifestimeve përkujtimore, për përvjetorin e vdekjes së Tahir Mehës, që ti dërgojnë ftesë, edhe ishë gruas së vogël të Tahirit, për pjesmarrje në këto manifestime, gjë që nuk e kan bërë deri tani. Mos të harrojnë se edhe ne përjetuam gjithë at luftë duke mos e lënë Tahirin vetëm për asnjë moment. Shpresoj se shoqëria jonë do të di të vlerësojë veprën e tij dhe të bëj diçka edhe për familjen e tij. Siç po e shihni pra po jetoj në një shtëpi të huaj dhe është shtëpija e 8 –të që e kam ndërruar, nga një tek tjetra. Pra jetoj duke mos pasur kulm mbi kokë, nuk punojmë, as unë as burri,as djmtë,të dytë e kanë kryer shkollën e mesme. Kam trokitur mjaft në dyert e zyrtarëve tanë të lartë, mirpo e vetmja përkrahje që kam marrur kanë qenë disa fjalë boshe dhe asgjë më shumë! Hatixhe Xani-Ahmeti

Shefkije Berisha

23

Aktualitet

NJË FILLIM TË MBARË TË VITIT SHKOLLOR 2011-2012

Edhe një vit shkollor po fillon. Po fillon një vit me plotë gjallëri,një jetë për dije për të gjithë fëmijët shqiptarë që banojnë e veprojnë në Suedi

.Pushimet verore tani më kanë mbaruar. Në këtë verë ishte jashtëzakonisht kohë e bukur me diell dhe pikërisht ne të cilët jetojmë e veprojmë në shtetet skandinave, për tre tre sezona na mungojnë këto rreze të diellit, sikur janë në vendlindjet tona në Kosovë, Shqipëri, Maqe-doni e kudo në trojet tona etnike.

Padyshim se pjesa më e madhe e fëmijëve dhe e prindërve të tyre kanë bërë vizita në vendlindjet e tyre apo të prindërve të tyre .Ndërkohë një pjese e fëmijëve i kanë kaluar pushimet verore edhe në Suedi.

Të gjithë e dimë se këto vizita vendlindjevetona kanë

domethënie shumë të rëndësishme, që rrjedhin nga pafundësia e ndjenjave tona dhe që e kanë në themel me-sazhin e kujtesës, dhimbjes e të stinëve të motmoteve.

Në këtë vit shkollor do të jetë edhe një risi për të gjithë nxënësit dhe prindërit e tyre kudo që ata gjenden: do ta kenë në duart e tyre tekstin më të ri, i botuar në ko-rrik 2011 nga shtëpia botuese “Filara”në Tiranë dhe libri quhet “Fjalë pas fjale, fjalor me figura” dedikuar për nxënësit nga klasa e dytë e deri në klasën e pestë fillore,me autor prof. dr. Shefik Osmani nga Tirana dhe HazbiLalinca,arsimtar klasor.

Për kryesinë e LASH-it ”Naim Frashëri”dega në Suedi,me seli në UddevallaHazbi Lalinca

24

Aktualitet

KRYEPROTAGONISTI I FESTIVALEVE RAMUSH KRASNIQI

- Pjesëmarrja në Festival në fillim ishte sim-bolike. Më pastaj u popullarizua në të gjithë Suedinë, pra në të gjitha mjediset e Suedisë ku jetonin e vepronin shqiptarët, thot Ra-mush Krasniqi, themelues dhe kultivues i Festivalit të Fëmijve në Këndim e Vallëzim në qytetin Nässjö, krahina e Småland-it.

I qetë, mbase tepër i qetë në dukjen e parë. Por, Ramush Krasniqi di të shpërthej si për-rojet e pranverës së hershme, kur të fryra nga bora e shkrirë duket se përljanë çdo gjë që u del përpara.

Ramushi sikur u rrit me skenat e festiva-leve. Qysh si i ri, si përcjellës me instru-ment në orekstrim por edhe duke kënduar, është paraqitur në festivale të ndryshme në Kosovë dhe jasht saj, ku ka prezentuar edhe këngë që i kishte komponuar vet. Ai mban mend paraqitjet e tija në Revistën e Folklor-it Burimor në Drenas si dhe si dhe prezen-

timin e tij në Gjilan, Shkup , Sarajevë etj.

Prandaj jo rastësisht është bërë tradi-cional Festivali i Nässjös?

- Nuk bëhet fjalë për rastësi. Por siç e thash edhe më parë, fillimi nuk ishte imponues. Ideja ishte që ky festival të mblidhte edhe fëmijët suedez dhe jo vetëm fëmijët shqip-tarë. Kështu para shtatë vitesh në Festival u paraqitën vetëm tre fëmijë suedez dhe një vit më pas numri i tyre u rrit dukshëm. Sa për ilustrim po theksoj që sivjet janë lajmëruar 54 fëmijë suedez dhe aplikacioni është mb-yllur para kohe për shkak të një interesimi të jashtzakonshëm. Si pasojë e kësaj qysh më herët jemi detyruar ta ndajmë Festivalin në dy pjesë: e para, me garues në këndim e vallëzim në gjuhën angleze e suedeze, dhe pjesa e dytë në gjuhën shqipe, tregon Ra-mush Krasniqi.

Festivali i Fëmijve në këndim e vallëzim në Nässjö ka lëvizur pozitivisht edhe përmes ngritjes së vlerave artistike?

- Në fillim prezentonim valle jo aq kuali-tative në aspektin artistik. Por nuk mund ta thyenim vullnetin e fëmijve dhe thjesht nuk ishte faji i tyre. Të rriturit ishin ata që ju kishin ofruar at lloj muzike dhe fëmijët dilnin me kënaqësi por duke mos e ditur që te ato valle kishte elemente të huaja, bile me tepricë. Dhe me kalimin e kohës u detyrova që publikisht gjatë një festivali por edhe mes formave tjera të komunikimit të kërkoja nga drejtuesit artistik të grupeve pjesëmarrëse që të sjellin valle autoktone shqiptare. Dhe në dy vitet e fundit ndodhi ajo që e deshiroja unë si organizator por edhe vet Festivali.

Krahasuar me dy dekadat e kaluara ka ndry-

25

Aktivitete

shuar shumë panorama e botës muzikore sot. Ramushi mendon se ndryshimi më i madh ka ndodhur në aspektin e çasjes në in-ternet përmes mediave sociale.

Kurse sa i përketë aranzhimit të festivaleve muzikore ai mendon se angazhimi nuk ka pësuar ndryshime, duhet bërë punë ashtu siç është bërë edhe në të kaluarën.

Sivjet bëhen 12 vite prej kur keni vënë në skenë festivalin e parë. Të ka shkuar mendja ndoj herë që të dorëzoheni?

- Si fëmijë kam pasur dashuri të veçantë për muzikën. Jam rritë me çiftelinë. Ndaj edhe sot kjo dashuri ka klutivuar tek unë dashurinë e pamatshme ndaj fëmijve ndaj të cilëve ne si të rritur mbajmë përgejgjësi t´ua mësojmë vlerat dhe traditën shqiptare. Dhe po ju përkujtoj se kur i shoh tek përpiqen të tregojnë talentin dhe të arriturat në këndim e vallëzim unë qaj nga gëzimi... Ndjehem mirë që m´është dhënë mundësia të bëj diç-ka për ti bashkuar fëmijët. Këtu janë ndier mirë dhe kështu do të jetë prap, përfundon

Ramush Krasniqi, themelues por edhe or-ganizator i Festivalit të Fëmijve në Këndim e Vallëzim në Nässjö.

Pritet që në festivalin e radhës, i 12-ti, do të marrin pjesë edhe fëmijë nga Shqipëria. Festivali do të mbahët më 12 nëntor në pal-latin e kulturës në Nässjö. Rëndom është shoqata lokale “Drenica” në Nässjö ajo që organizon festivalin ndërkaq mbështetjen më të madhe financiare e ka gëzuar nga LSHSH në Suedi.Poashtu Ramushi falën-deron edhe Frashër Osekun i cili gjithnjë e ka ndihmuar falas në anoncimet e festivalit në webfaqen albaner.net.

Shpejt e shpejt, çka propozoni për këngëtarët dhe vallëtarët?

- Të mos dorëzohen, të shfrytëzojnë përvojat që posedojnë dhe nëse nuk fitojnë duhet ta dijnë se janë në fillim të një fillimi të mbarë.

Shuquri Sejdijaj

26

Analizë

REFKELTIMI MEDIATIV DHE ROLI SAJ SHPREHËS NË MËRGATË

Itenerar i një rrugtim të vazhdueshëm, herë të për-mallshëm e herë sfidues. Kjo martonë e lëvizjeve të njërëzve është një vazhdim që tani më ka peshë

tjetër në komunikimin e ndërsjellë. Lëvizjet intelektu-ale gjithëandaj e kanë bërë ndryshe të ndihet pesha e komunikimit, mes njerëzve, tani më jo vetëm në kupti-min fizik, por gjithësesi edhe krijues edhe artistik dhe publicistik. Tani më rrita dhe zhvillim i teknologjisë informative ka bërë që lajmi të bartët sa më shpejt sa më i freskët nga eksploruesi i informacionit deri tek marrësi i informacionit dhe kjo lidhje e ndërsjellë e gazetarisë me shoqërinë është produkt e cila luan rol shumë aktiv shoqëror. Nismat apo më mirë të them rrugë e shumë njerëzve medial, që dikur me ose pa pa-hir e lanë rrugën publicistike, për t’ia mësyer botës e në veçanti Skandinavisë, nuk i shuajti ndenjat as të atdhedashurisë, por as të profesioneve që lanë në mes të rrugës së tyre. Dhe se me integrimin e tyre në një vend tjetër me një kulturë dhe komunitet krejt tjetër, nga ajo se ç’kishin jetuar deri dje, me një vend me demokraci të lart veprimi, ambicja për të riaktivizuar një jetë dhe dinamikë tjetër sa do që kishte peripecitë saj, si duket këtë komunitet sa do të vogël e mblodhi rreth organzi-meve qofë shoqatave, klubeve të niveleve arsimore dhe kulturore e sportive, për të përballuar më letë dhemb-jen dhe mallin për atdheun dhe për të mos shuar asn-jëherë ndjenjën e kombëtarizimit tek pasardhësit e tyre. Një nismë padyshim frytëdhënëse është edhe hapja e kësaj dritare informative me një emër edhe artistik edhe kombëtar “ Besa”Kjo revistë për të cilën edhe u fol më lart nga parafolësit përbën një fare sinteze në misionin e saj, respekativisht destinacionin e saj që detyrat e saj të mos kenë vetëm qëllim informin brenda vendit ku vepron dhe sheh dritën kjo revistë, por të jetë një refklektimi mediativ gjithëpërfshirës në trojet shqiptare dhe ky kushtëzim zinxhiror konkretizon shumë çka në inters të lexuesve. Duke e ditur faktin ekipi realizator i kësaj reviste për rolin e saj se ç’ duhet të bëjë ? Përse i shërben sho-qërisë ky mission medial? Si duket janë mëshiruar de-tyrat nismëtare, për të kryer sa më mirë rolin e saj sho-qëror informative, respektivisht duke artikualuar sa më profesionaslisht idet, temat, artikujt e nduarnduarshme që sjellin brenda kopertinave të revistës “Besa”. E cila gjithësesi duhet të ndërgjegjsohet qoftë në sferën sho-qërore, emocionale, idologjike, në përgjithësi të llojit të shkrimit gazetarsek në opinonin dhe auditoriumin e gjerë lexues.Dhe tani le t’i kthem për pak çaste arsyes: Pse meriton kjo revistë bashkëpunim?Më është dhënë rasti të bashkëpunoj me revista brenda dhe jashtë vendit, ajo që gjeta te kjo revistë është në rad-

hë të pare niveli teknik i përgaditjes, vërtet është meri-tor, pastaj larushi temash dhe paraqitje orgjinale e tipi shkrimor gazetaresk. Kjo më bëri të arsyeshëm dhe pa hezitim të pranoj ftesën për të bashkëpunuar me këtë re-viste, e cila do te shprehesha metaforikisht “ Ka lindur e madhe”. Duket se gjërat në fillim kanë tendencë ama-torizmi, jo profesionalizëm, tek revista “Besa”, si duket janë eleminuar me kohë, falë korrektësisë së atyre që me përkushtim e nxjerrin, e redaktojnë dhe e korrek-tojnë këtë revistë, në krye me z Kocin dhe natyrisht bashkëpuntorët e tij. Cili është roli dhe funksioni i revistës “ Besa “, kjo revistë si mjet shypi i komuni-kimit informues, konkretizohet dhe karakterizohet në disa segmente jetësore, qoftë të dinamikës së mërgatës dhe roli shtytës për të majtuar gjallë funksionimin edukues, formues në tërë ato veprimtari të komunitetit tonë e që me një farë formë janë praktikë e një niveli të kënaqëshmë fal punës që bëhet, jo vetëm me solidari-zim të ndërsjell, por edhe ngritjes në nievlit intelektual gjithënjë e më lartë të kulturës sonë shpirtërore.Në këtë rast mund të nënëvizohet koncepti i ri që ka marrë aktualisht termi informim, informatë ose infor-macione në gazetari thuaj se është kapërcyer në kup-timin e ngusht si ky farë zhargoni që kishte hyrë në praktikën gazetareske- identifikimi i informacionit me gjinin, apo llojin bazë të shkrimit informative me la-jmin. Informacioni përmabjnë edhe shkrimet e gjinive tjera gazetareske, analiatike dhe ato letrare-artistike e që këto gjini patjetër që i gjejmë tek revista “Besa” In-formacioni nuk qëndron vetëm në materialin e ri faktik, por edhe në mendime koncepte, përvoja dhe ndjenja të reja të cilat, kjo revistë duhet t’i absorvoj me kohë dhe profesionalizëm.Në përfundim të referncës time do të shtoja, se in-ciativa për të bërë punë të mëdha duan edhe guxim in-telektual, që padyshim në këtë trajektore të lëvizjeve dinamike, duan përkushtim, qasje serioze e profesion-alizëm sa më larg ndikimeve të grupeve të interesit, gjë që ndonjëherë edhe denigronë misonin intelktual dhe human. Duke uruar që revista “ Besa “ të jetë besnike e lexuesve të saj dhe rrita e saj të jetë sinonim i besnikrisë në in-tersa të kombëtare, kulturës dhe arsimit, pavarsëshisht se ku jetojnë shqiptarët marr guximin të them se revista Besa do të guxoj të ecë me hapa të sigurtë. Përgzime të pafundme. Faleminderit për durimin tuaj.

18 korrik 2011 Arsim HaliliBujanoc gazetar dhe poet

27

Opinione

DIASPORA - OPINIONE - DIASPORA

Mërgimi - një fryt i mbetur në fyt. Kështu e kishte quajtur dikush në një nga poezitë e veta mërgimin e shqiptarëve që si fenomen

shoqëror ka mbushur faqet e historisë që pas vdekjes së Skënderbeut dhe atë në forma nga më të ndryshmet.

Por një gjë dihet me saktësi: askush nuk braktis vendin e tij për pikë të qejfit ose pse

vendosja në një vend tjetër do tu jepte kënaqësi. Fri-ka e më të keqes dhe detyrimi me dhunë do të mund të jenë nga faktorët thelbësorë, thënë angeneral, që njerëzit mërgojnë nga vendlindjet e tyre.

Shqiptarët në Suedi erdhën nga fillimi i viteve 1960. Ndërkaq ardhja masive e shqiptarve në Suedi do të ndodhë në fillim të viteve 1990. Sot spekulohet që në Suedi jetojnë afër ose mbi 50 000 shqiptarë.

Çështja e mërgimtarve shqiptarë në botë, të cilët viteve të fundit po quhen si diasporë, vazhdon të mbetet një temë e nxehtë diskutimi. Diaspora si temë ka zënë vend të përhershëm në letërsinë shqiptare, në krijimtarinë muzikore dhe tash edhe në politikat sh-qiptare.

Por si reflektojnë rreth këtyre problemeve njerëzit që përjetuan fatin e të qenurit i mërguar? Sa ka ndry-shuar fenomeni i mërgimit? Si është sot dhe si ishte

dikur? Si reflektohet për riatdhesimin dhe si mund ta ndihmojë diaspora vendlindjen? Janë këto vetëm disa nga pyetjet e përditshme rreth të cilave në disa vazh-dime ju sjellim opinionet e lexuesve tanë.

Ju mund të shkruani edhe për një copë histori të jetës tuaj në mërgim, si ishte takimi me Suedinë ose me ndonjë ngjarje të mëvonshme të jetës tuaj këtu. Opin-ionet tuaja mund ti dërgoni në adresën:

revistabesa@live.com ose: shyqeri@yahoo.com

Dinore Loshi Qmega: Si sot si dikur malli mbetet i pashmangshëm Shqiptarët gjatë gjithë ekzistimit pothuajse janë përballur me plagën e rëndë të mër-gimit, plagë e hidhur që ka kaluar edhe deri të asi-milim total.

Dinore Loshi

28

Opinione

Dikur, rruga e vetme për shpëtim ishte mërgimi dhe kjo rrugë kishte arsyet e veta sepse i ndihmuan njëri tjetrit për të mbijetuar. Në ato kohra mërgimtaret u përballuan me shumëçka: të tretur në vende të largëta, të vetmuar pa familjet e tyre, të vuajtur dhe të hum-bur në dhe të huaj, por kishin diçka që i mbante të fortë, familjen e shenjt dhe popullim e tyre që i priste me respekt dhe dashuri të madhe. Mërgimtarët bënë të pamunduren vetëm e vetëm për ta ruajtur thesarin tonë, gjuhën dhe kulturën tonë, ndihmuan vendin e tyre me të gjitha mundësitë ekonomike, kontribuan shumë për lirinë e Kosovës ku edhe shumë prej tyre u flijuan duke dhënë jetën.

Tani lind pytja, pse vallë ikun shqipëtarët nga vendi i tyre? Çdo njeri e do vendin e vet por edhe i ka ar-syet e veta për të migruar. Shumica prej tyre migrojnë për ti dhënë një kuptim më të mirë jetës, sepse ato kushte të mira fatkeqsisht nuk i ofron vendi i tyre. Por një dijetar yni ka thënë: ”Atdheun duhet dashur edhe kur të vret”. Megjithëse mërgimi shpesh mund të jetë vetëm një iluzion dhe nuk është shkop magjik që ti plotësojë të gjitha dëshirat, përkundrazi në vend të huaj, je i huaj, flet gjuhën e huaj, frymon ajrin e huaj e shikohesh si i huaj. Krahas anës negative mërgimi mbart me vete edhe anët pozitive: kur njerzit lëvizin përhapin dije dhe

lindin ide të reja, krijojnë ura lidhëse të popujve me kultura dhe tradita të ndryshme, ku marrin gjëra të mira dhe kthehen me njohuri të reja që janë shumë të dobishme për shoqërinë tonë.

Sot edhe ne që ndodhemi jasht atdheut, vuajmë në vende të huaja sikur vujatën mërgimtaret tanë dikur, mirëpo falë kushteve dhe zhvillimit të globalizimit kalojmë pak me lehtë: telefonat, interneti na japin mundësinë të mbajmë kontakte me të afërmit dhe shoqërinë tonë. Çdo vend ku jetojnë mergimtaret ka shkallët dhe kushtet e ndryshme të integrimit: në disa vende i gëzojnë të drejtat si populli vendës, dikund tjetër kanë probleme rreth integrimit, në ndonjë vend tjetër diskriminohen, në ndonjë mjedis tjetër vet emi-grantët i shmangën identitetit dhe origjines se vet per arsye të ndryshme et, etj.

Unë do ta quaja veten me fat që jetoj në një shtet demokratik siç është Suedia edhe pse malli dhe shpir-ti shqiptar nuk shuhet kurr. Nuk dua ta mohoj faktin se këtu kam ardhur para 12 vitesh, jetoj dhe jam e in-tegruar plotësisht si çdo njeri ketu dhe ndihem njësoj

si të tjerët, por tani kur Kosova është bërë shtet, na krijohen shpesh dilema dhe pyesim veten, çfarë të bëjmë? Të kthehemi apo të vazhdojmë jetën këtu...? Kjo ndjesi huton mendjen, tronditë shpirtin dhe të nx-itë pyetjet si çka do të ndodhë me të ardhmen tonë dhe të fëmijëve tanë?

Endja për të gjetë zgjidhjen më të mirë për këtë gjendje të krijon mosbesim, pasiguri,

shqëtsim etj. Por mendoj që përpjekja e fortë për të ecur përpara drejt një integrimi të mirëfilltë në vëndin ku jetojmë, përpjekja për ta mabjtë të pastër emrin shqiptar, për ta ruajtur identitetin dhe origjinen tonë duke shpërndarë pa asnjë kompleks kulturën dhe tra-ditat tona te popujt tjerë do ta bëjmë vetveten më të njohur si qytetarë evropian.

Vesat Ademi, Falkenberg: Fjala “diasporë” më bënë të ndjehem keq sepse përkthyer në shqipe do te thot “farë e humbur”. Parapëlqej fjalën mërgim apo gur-bet. Sidoqoftë, mërgimi sot dhe dikur ka dallim. Unë dalloj 3 periudha kohore të mërgimittë shqiptarve në Suedi: Periudha prej viteve 60 deri te vitet 90, prej viteve 90 deri në fillim të luftës 1999 dhe prej 1999 e gjer më sot.

Mergimtarët e viteve 60 në Suedi, ta zëmë e kanë pasur shumë më vështirë se sa ata të viteve 90, sepse kanë qenë të paktë në numër dhe kanë punuar punët më të vështira që u janë dhënë. Ata të viteve 90 kanë pasur më shumë mall për atdhe sepse për shkak të rrethanave politike nuk e paten të mundur të vizito-

jnë vendlindjen për vite me radhë por nga ana tjetër patën një rrjet social më të fortë se sa mërgimtarët e viteve 60 për shkak të numrit më të madh të bashkat-dhetarëve.

Më së lehti e kanë mërgimtarët që vijnë pas vitit 1999, për shkak se janë mergimtarë në kohën kur bota është bërë e vogël, në kohën e globalizmit, kanë kon-takte me vendlindje përmes internetit dhe informohen përmes rrjetit satelitor. Pastaj kanë rrjet më të gjerë

Vesat Ademi

29

Opinione

social se sa që kishin ta zëmë mërgimtarët e viteve 60 apo 90. Natyrisht se mërgimtaret e kanë veshtirë pa marr parasysh cilës periudhë te mërgimit i takojnë por megjithate duhet pranuar se sot është më lehtë të bësh jetë mergimtari se sa që ishte dikur.

Shukrije Rama Pllash-niku, Ystad: Për të shk-ruar një letër të duhet një laps dhe një letër e pastër .Të shkruarit e një letre është art i komunikimit.Duhet të mendosh, të përpunosh mendimet, ndjenjat.Varësisht se për çfarë shkruan dhe si ndihesh në momentin që

shkruan, shkronjat marrin stilin e tyre të shkrimit.

Një letër është diçka që ndjehet ,vrazhdësia,butësia e saj, aroma, afërsia me fjalët e veçanta, emrat e vecantë,ndjehet ngrohtësia që reflektohet nga ato fjalë.

Letra e shkruar me laps është dicka magjike, e bukur,speciale...Kështu ishte gjatë gjithë fazave mër-guese e deri nga mbarimi i shekullit të kaluar.

Ajo nuk kishte ”delete”, ku me shtypjen e një butoni do ta hudhje fare ...Ruhet me kujdes dhe lexohet shumë

e shumë herë, madje edhe duke e përkdhelur,sidomos letrat e pranuara nga vendlindja.

Kujtoj momenti deri sa i hapja ato letra, si i studjoja,merrja erë,shiqoja me shumë interesim dhe dashuri pullat postale,vulën,ngjyrën e lapsit me të cilin ishte shkruar. Mundohesha të gjeja gjurmët e gishtërinjëve që e kishin shkruar, qoftë edhe ndonjë njollë më bënte të ndjeja momentin e të shkruarit të asaj letre të shenjtë sepse vinte nga Atdheu im.

Fjala komunikim rrjedh nga latinishtja”communicare”që do të thotë se dicka bëhet e përbashkët . E zhvillimet e reja teknike kanë ndikuar dukshëm në komunikim gjatë 20 viteve të fundit,sidomos ketyre tri-katër viteve më të fundit. Natyrisht që ky lloj komunikimi është shumë më i avancuar,më i shpejtë,efektiv por që i mungojnë ato vlera që vlejnë për letrën e shkruar me laps.Përmes internetit këmbëjmë informata,lidhim kontakte me njërëz nga i tërë rruzulli tokësor, rigjejmë shokët e vjetër,shifemi ,ndikojmë në ngritjen profesionale, ose edhe kalojmë kohën kot. Varsisht nga sfera që jemi të interesuar mund të kyçemi në faqen përkatëse dhe të inkuadrohemi në debate aktuale politike dhe tjera që jemi të interesuar. Arrihet publicitet në sferën për-katëse profesionale si p.sh. gjatë zgjedhjeve, fotomodelizmit,shkrimit,pikturimit ,hulumtimeve shkencore ,”informatikës hulumtuese” e shumë tjera. Krijojnë profilin me foto dhe të dhëna personale, ku shumë

Shukrije Rama

30

Opinione

gjëra mjaft

personale bëhen publike dhe tani mund të vërtetojmë se termi latin ”communicare” ka arritë efektin e vet të emërtimit, pra vërtet ”diçka bëhet e përbashkët” apo shumëçka.

Sidoqoftë të gjitha këto mënyra komunikimi kanë si anët pozitive po aq edhe negative.Ky zhvillim teknik na ka mundësur të jemi afër me vendlindjen,të jemi me te,në te, rreth saj dhe gjithmonë vetëm me te. Vetëm një”online” dhe jemi aty ku duam dhe me kë duam, kurdoherë,përherë,ndonjëherë apo edhe men-jëherë ”offline”!

Azem Shala: Më ka bërë përshtypje vendosmëria e disa bashkatdhetarve tanë të cilët pas shumë vitesh qëndrimi në Suedi u kthyen në Kosovë. Disa prej të kthyerve madje kanë hapur firmat e veta duke hapur edhe vende të reja pune gjë që ka qenë një ndihmesë e mirë për njerëzit nevojëtar e të papunë. Kam pasur një rast në Banjën e Kllokotit dhe pronari i një pansionati kishte jetuar me vite të tëra në Suedi. Tash përmen-det në gjithë rajonin për punën e mirë dhe ndihmesën ekonomike që i ka bërë rajonit.

Për mua nuk është e qartë mënyra konkrete si kanë arritur ti bëjnë ata këto punë gjë që po të dihej do t´ishte një ndihmesë përvojash për mërgimtarët e tjerë të cilët ndjehen të gatshëm të investojnë në vendlind-jet e veta. Kujtoj që Kosova me të gjitha institucionet e veta do të duhej të bënte lehtësi ekonomike për ata që duan të kthehen e të investojnë. Mundësitë finan-ciare të mërgimtarve në Suedi sigurisht nuk janë aq të mëdha por mendoj që mërgata shqiptare këtu ka kapacitete njerëzore që do të mund të shërbenin me suksese në sfera të caktuara të zhvillimit të mëtejmë, qoftë ai ekonomik apo shoqëror. Shpresoj se që me themelimin e ministrisë për diasporë gjërat do të marrin kahe të zhvillimit pozitiv sepse deri më tani

si mërgatë kemi qenë të lënë pasdore. Bile kuj-toj që kush hesap s´na bënte!

Zyrafete Kryeziu-Manaj: Rrugët e mërgimit-rrugë të dhembjes

Ishin ditët e acarta të dhjetorit në atë mot.Veç skamjës e var-fërisë që gërryente zor-rët e popullit,mbi ta

mbretëronte një gllabërim për jetën,lirinë dhe mbi

çdo gjë që ishte e fliste shqip. Ky sundim nuk kurseu shqiptarët,por kudo që ata jetonin në trojet e tyre,si në Kosovë,Iliridë, Mal të Zi e gjetiu.

Ishte një frymëmarrje e ngushtuar,një jëtë që i thuhej sa për të qëndruar në këmbë,një jetë që kokrra e misrit dhe duart e qymyrgjiut, ishin bërë apotheozë e kohës për shekullin në përfundim. E ne, secili në mënyrën tonë kërkonim ‹›ilaç››për shpirtin e ditëve më të bardha. Secili nga ne ‹›iku››në kahje të ndryshme,për ti shtuar shpresatë e një tharje loti,dhe për të larguar buzëqeshjen e vrarë të atyre fëmijve,të cilët do të mbesin pa vrushkullin e tokës së tyre,e pa dashurinë që sofra ua fali.

Sa zemra të lënduara pashë dhe preka me syrin tim,sa lot të thyer,thermiat e të cilëve bartnin peshen e tru-allit e ofshamën e nënave.Karvani i autobusve nuk kishte të ndalur,piknisje ishte Shkupi.

Të njejtin fat pata unë dhe familja ime. Për të shkuar deri në Shkup,na ndihmoi nëna ime.Ajo mori pasa-portat tanë dhe biletat e rrugës,dhe udhëtoi për në Iliridë(Maqedoni) ,vetëm sa për t›naj shpi doku-mentet qe na duheshin për rrugën e gjatë të mërgimit.Deri në Shkup udhëtuam me një mik dhe veturen e tij. Pas shumë ndaljesh gjatë rrugës nga milicët serb,më në fund ne arritëm pranë Vardarit plak, e bashkë më valët e tij të kapnim botën në sy.

Eh sa e dhimbshme ishte ajo ditë. Ndahej zem-ra e nënës,nga e fëmiut të saj,që një zemër tjetër nëne,përpiqej të bënte më të mirën, po për fëmiun e saj. Dy zemra nënash me të njejtën dhimbje, por njëra ruante rrënjët e saj,e tjetra në kërkim për një rreze drite...

Erdhëm në Suedi. Dukeshim të strukur, sikur zogjët pas shiut të rrebeluem,që në përfundim të tij,ngrehin pupulat e lagura,sa për të mbledhë ajrin.Lodhja nga tërë ajo rrugë e gjatë,e fëmijët të cilët ishin solidar me fatin tonë,toka e re qe po shkelnim,ishin pjesë që na krijonin një gjendje emocionale,sa të dhimbëshme po aq këmbëngulse për jetën.

U deshë kohë që të ambijetoheshim,ta merrnim ve-htën, por kjo ndodhi. Shpirti luftarak për paqë dhe jetë të drejtë i shqiptarve u pa edhe këtu,(me disa për-jashtime të papëlqyera dhe izoluese)secili hapi rrugë të reja,për jetën në tokën e re. Puna,dija,ndihma për atdheun,në kohën dhe mënyrën e duhur,ishin synim i patjetersueshëm. Mbaj mend,sa kontribuesE ishin

Zyrafete Kryeziu-Manaj

zemrat e shqiptarve,në çdo aksion që ndërmerrej,për të mirën e vendit tonë.Të gjithë ishin unik,nuk kishte ndarje ngjyrash,apo partishë,na bënte bashkë ideali për lirinë e atdheut tonë.

Dhe bashkë ashtu të gjithë bëmë luftën,dikush me punë,dikush me pushkë,e dikush me laps,e bëm Ko-sovën shtet,me synimin që shqiptarët të ulemi në so-frën e madhe të kombëve me dinjitet,ngase i takon këtij populli të lasht ilir.

Ndihma për atdhe nuk është asnjëhere boll.Tërë ata fëmijë,që dora - dorës ecën nëpër rrugët e pa mbarim të botës,janë një pasuri kombëtare. Ata sot i gjejm me grada më të larta shkencore,dhe në profesione të nduarndurta,e shtetit te Kosovës i mbetët ta josh këtë pasuri të sajën e ti bëjë vend qe ata të mundën të kthe-hen e të punojnë për popullin e vet.

E gjithë ata që u bënë të mdhenjë dhe udhëhe-qin sot me Kosovën,duhet që me nderë ti kujtojnë mërgimtarët,t´ua njohin sakrificën,e para se gjithash ta njohin vetën të vegjel e shume te vegjel para pop-ullit të tyre,qe edhe sot përballet me skamjen e var-fërinë.

Ismail Manxhuka: Mërgimi dikur ishte një domos-doshmëri e kohës në mënyrë që individi dhe kombi të mbijetonte, apo më mirë të themi që vendlindja jonë të mos dorëzohej karshi kthetrave serbosllave të cilat

vazhdimishtë tentonin dhe ate me çdo mjet që t´na gjunjëzonin si popull dhe si pasojë të kësaj t´na lar-gonin nga kurreshtja dëshirën tonë për mbijetesën e kombit shqiptar në trojet tona etnike në një anë, si dhe në anën tjetër këmbënguljën tonë kombëtare që ta formonim dhe ta jetësonim shtetësinë e Kosovës.

Pastaj një pjesë e konsiderueshme e individëve të mërgatës sonë kishte edhe arsye të largimit nga vendëlindja për të kërkuar strehim politik dhe mbro-jtje në shtetet demokratike, për t’i shpëtuar maltretim-it dhe ekzekutimit fizik nga serbosllavët, gjegjë-sishtë nga shërbëtorët e tyre kommunist në një anë dhe duke i formuar vetës hapësirë për të vepruar në

anën tjetër. Në këte kategori në rend të parë gjendeshin njerëzit veprimtarë dhe intelektualë që punonin e vepronin për çështjën kombë-tare. Siç e dimë shu-mica nga ne, ajo që neve na shtyri që të mërgonim në vitet e 90-ta, ishte në shkallë më të theksuar prob-

lemi ekonomik i mbijetesës së familjeve tona në rend të parë dhe ajo e mbijetesës dhe e forcimit të çështjes

31

Opinione

Ismajl Manxhuka

32

Opinione

kombëtare në rend të dytë. Sepse pa një mirëqenie ekonomiko-familjare, jo vetëm që njeriu nuk do të mundte të mbijetonte, por ai nuk do të mundte as të vepronte për t’i ndihmuar vetës,familjes dhe kom-bit, sepse për të gjitha këto kërkohej angazhim, punë dhe para. Këto pra dikur ishin në vija të trasha një nga shkaqet kryesore të mërgimit të një mase të konsiderueshme të popullatës sonë. Mirëpo fenom-eni i mërgimit viteve të fundit ka ndryshuar dukshëm dhe ate në drejtim shumë rrënqethës dhe të gabuar. Përderisa neve dikur e kemi lëshuar vendlindjën nga dhuna psikologjike, ekonomike, sociale dhe fizike, fatkeqësishtë viteve të fundit ky fenomen ka marrë trend, drejtim dhe kahje krejtësishtë të gabuar. Dikur kemi mërguar për t’i ndihmuar kombit, familjës e shtetit. Tani njerëzit mërgojnë për gjëra krejtësishtë të natyrave të tjera, si për shembull ata thjeshtë mër-gojnë nga lakmia për një jetë më të mirë, nga ndjenja që nuk mendojnë fare për atëdheun e kombin, nuk mendojnë fare për prindin e

shtetin, nga ndjenja e karrierizmit të natyrës psykopate, nga dëshira për të mos qenë shqiptar, nga qëllimet e ulta të zhvillimit të një narkomanie dhe të një seksi më të shfrenuar (largë njerëzve të tyre që i njohinë), etj etj etj!...

Mërgata tani mund ta ndihmojë vendëlindjën me një fushatë kundër mërgimit, me një

thekësim të rritjes së moralit dhe të ndjenjës për ta

dashurë familjën kombin dhe shtetin, me një fushatë për ta zhdukurë rrënjësishtë parazitizmin (i cili ka zënë gadi rrënjë tek shqiptarët në vendlindje), me një fushatë për sensibilizimin e rritjes dhe të forcimit të vetëdijës së shqiptarëve për ta kuptuar se për të jetuar dhe për tu zhvilluar duhet punuar mirë dhe drejtë dhe ate në të gjitha fushat e jetës, duke filluar nga indivi-di, familja, rrethi ku banon e jeton, e duke u zgjeruar në shoqërinë civile, organizatat joqeveritare e deri në institucionet shtetërore dhe ekzekutive.

- Gjithashtu ne mundë ta ndihmojmë vendëlindjën me kontaktet tona të shpeshta me

qytetarët dhe institucionet tona në vendlindje, duke i këshilluar ata që patjetër duhet ta fusin në vetëdije dhe në vepër ndjenjën se duhet punuar me seriozitet shumë të lartë në të gjitha punët, duhet zbatuar ligjin, duhet luftuar korrupcionin dhe nepotizmin, si dhe duhet me i dhënë përparësi në vendet udhëheqëse të institucioneve shtetërore dhe publike njerëzve të aftë, të drejtë dhe punëtor e besnik – shkurt duhet përkra-hurë njerëzit që e bëjnë punën me djersë dhe që e zba-tojnë ligjin në përpikshmëri për të mirën e qytetarit, të kombit dhe të shtetit.

Fjala diasporë ose mërgatë më jepë një emocion të hidhur dhe shumë të ftohtë, më trondit në zemër dhe më bënë që të ndjehem shumë keqë!!…Thënë thjesht, unë asnjë anëtarë të familjës sime nuk do të dëshi-roja që ta shoh në diasporë, gjegjësishtë që ta shohë të rreshtuar në rendin e pafundë dhe të pashpresë të mërgatës shqiptare!

Në dorë keni numrin e ri të revistës “Besa”. Ju mund të kontaktoni me redaksinë përmes meilit: revistabesa@live.com

Mund të na shkruani dhe të jepni mendimet tuaja për tema të ndryshme, ose edhe mund të na tregoni për ndonjë temë që do t´ishte me interes për lexuesin.

Bashkëpunimi me lexuesin është një nga detyrat parësore të revistës “Besa”. Siç po shihni kemi nisur edhe rubrikën “Diaspora - opinione” ku gjithashtu mund të dërgoni opinionet dhe reflektimet tuaja rreth kësaj teme aktuale sot e gjithë ditën.

Mos hezitoni. Bashkëpunimi me ju ngrit vlerat e qytetërimit dhe kulturës shqiptare!

Redaksia.

33

Filozofike

DALLIMET GJINORE TË TË MENDUARIT”Po ta kishim kup-tuar njëri-tjetrin më mirë, më lehtë do ta kup-tonim se sa shpesh e keqkuptojmë njëri-tjetrin.”-Magnus von Platen

Çdo njeri është unik, më i çmuar, më i rrallë dhe më i pazëvendësueshëm, më shumë se çdo gjë tjetër. Mendimet tona

që janë unike, ato gjithashtu janë potencialisht të paku-fizuara. E vërteta e thjeshta - se mendimet tona janë unike dhe të pakufizuara - kanë ndikim të thellë për komunikim dhe mendim krijues. Krahas saj, më e rëndësishmja dhe më e çuditshmja është se mundësia e keqkuptimit në komunikim poashtu është e pakufizuar. Truri im mund të bëjë një numër të pakufizuar të mendimeve për çdo fjalë që ti thua, dhe nëse mënyra jote për të thënë gjërat dhe mënyra ime për të dëgjuar gjërat janë unike për secilin prej nesh, ajo fillon të duket fantastike që në përgjithësi ne mund të komunikojmë me njëri-tjetrin. Çdo njëri prej nesh ka mënyrën e vetë të interpretim-it, mënyrën e vet për të kuptuar realitetin dhe për këtë shkak konflikti është i pa evitueshëm, gjë që në vetvete nuk ka nevojë të jetë negative. Në këtë mënyrë ne jemi në gjendje ti shohin gjërat nga një këndvështrim i ndry-shëm, duke lejuar vend për zhvillim. Konflikti është gjithmonë në lidhje me mendimet dhe besimet që janë të integruara qysh prej kohës së fëmijërisë e deri në moshën aktuale. Pra, pasi që unë jam një individ unik edhe percep-timet e mia janë unike. Pa marrë parasysh se sa jam e ngjashme me një person tjetër prapë se prapë mund ti shohim gjërat në mënyra të ndryshme, duke u nisur nga kuptimet personale. E edhe mes gjinive dallon percep-timi i një situate të njëjtë, që tek një qift mund të sjellë mosmarrëveshje, keqkuptime. Keqkuptimet zakonisht nuk janë rezultat i kritikës, dekoncentrimit ose mungesës së respektit, por rezultat i dallimeve në të menduarit. Mënyra e interpretimit tonë të ngjarjeve, dhe si pasojë veprimet tona, gjithmonë kanë tendencë të bien në përputhje me mendimet tona themelore ose "modelet për botën". Këto modele të mendimit janë të ndryshme për secilin prej nesh, mod-ele të sajuara gjatë jetës dhe të gjithat janë të papërfun-duara. Dallimet në gjuhë në mes të dy gjinive kryesisht

shfaqen për shkak të faktorëve biologjikë, se ne jemi të ndryshëm. Shumë shkencëtarë bien në dakord se ne kemi qëllime të ndryshme me gjuhën; femrat përdorin gjuhën si një mjet social dhe për të krijuar marrëdhënie shoqërore; ndërsa meshkujt përdorin gjuhën si mjet për të siguruar informacion, për të përcjellë një mesazh dhe mendimet e tyre. Nocioni se femrat takohen për të biseduar dhe bërë thashetheme, ndërsa meshkujt preferojnë të takohen për të bërë diçka , të shikojnë një ndeshje futbolli, për-puthen plotësisht me përshkrimin. Qëllimet e gjinive të ndryshme me gjuhën, nga disa studiues, konsiderohen të bazuara në rolet tona të ndry-shme historike. Meshkujt historikisht kanë pas funk-sionin e mbrojtësit dhe përkujdesjes dhe nuk ka qenë e nevojshme që të kenë biseda të thella, intime me të tjerët. Përkundrazi, qëllimi i përdorimit të gjuhës për mashkul-lin ka qenë për të bindur të tjerët se ai ka të drejtë. Për femrat ishte e nevojshme për të krijuar raporte të afërta dhe të ngrohta në familje, derisa meshkujt ishin jashtë në detyrat e tyre. Përpos dallimit gjinor, dukjes fizike dhe sjelljes, dy gjinitë dallojnë edhe në mënyrën se si i kuptojnë gjërat. Disa fjalë dhe disa situata të ngjashme ndonjëherë mund të kuptohen në mënyra krejtësisht të ndryshme, gjë që e bën një ndryshim të konsiderueshëm midis gjinive. Tek femrat, janë emocionet që dirigjojnë gjuhën. Fjalori i tyre nuk mund të jetë aq vulgarë, në po të njëjtën mënyrë siç është tek meshkujt , femrat janë më të turpshme; por nuk turpërohen nëse situata është aq e ngarkuar emocionalisht sa që fillojnë të qajnë. Femrat e kanë më lehtë të flasin për ndjenja, por kjo nuk do të thotë se meshkujt janë më pak të ndjeshëm. Meshkujt e kanë më vështirë ti përshkruajnë ndjenjat e tyre shkaku i dogmave të vjetra të integruara qysh në fëmijëri, si psh. ” mashkulli nuk qanë, mashkulli nuk i shpreh ndjenjat, mashkulli nuk është frikacak” etj. Ne i veçojmë gjinitë në grupe të ndryshme që nga fëmijëria, jo se vetvetiu djemtë luajnë me vetura dhe va-jzat me kukulla, por jemi ne ata që ua përcaktojmë rolet gjinore që nga fillimi. Prej këtyre dogmave nuk është lehtë të lirohesh. Fëmijët veprojnë dhe flasin ashtu si ne të rriturit veprojmë dhe flasim e jo ashtu si ne dëshiro-jmë që ata të veprojnë dhe të flasin. Në shumë studime hulumtuese shkruhet se meshkujt e shohin boten si hierarki, ku njeriu është ose superior ose inferior. Femrat orientohen në një botë ku njeriu është një pjesë e tërësisë. Ky dallim është prezent që nga fëm-ijëria jonë. Kjo bënë që meshkujt dhe femrat flasin duke ndërhy njëri-tjetrin, i marrin gjërat shpejt, keqkuptojnë dhe lëndojnë njeri tjetrin pa dashje. Ankesa e parë e femrave në relacion është: Unë men-doj se askush nuk më dëgjon se çka flas! Dhe këtë e kuptoj sikur ti s`më kupton se çka dua te them ose nuk

34

Filozofike

brengosesh për ndjenjat e mia. A do të thotë se ty s`te intereson se çka them dhe se çka ndiej unë? Meshkujt e kuptojnë atë që faktikisht kanë dëgjuar dhe vijnë me kundër-argumente dhe keqkuptimet linden. Meshkujt zakonisht dëshirojnë të struken në një qosh, t`iu ikin konfrontimeve, të mos flasin shumë dhe të mos bezdis-en për gjëra të vogla, ndërsa femrat duan të bisedojnë atë që kanë në zemër, sado e vogël të jetë. Femrat shumë lehtë i formulojnë mendimet dhe dëshirat e tyre në formë kryptonike, flasin gjerësisht dhe i zmadhojnë e ndërlikojnë gjërat duke menduar se bashkëbiseduesi i kupton se çka duanë të thonë. Ato mendojnë se bashkëbiseduesi ka aftësi mbinatyrore dhe mund ti lexojë mendimet e tyre, por kjo është gabim. Nëse ti si femër vërtetë dëshiron të arrish rezultat dhe nëse dëshiron që bashkëbiseduesi të të kuptojë drejt, ti duhet të flasësh qartë, pa kode, pa i zmadhuar ose ndër-likuar gjërat. Nuk është me rëndësi se çka thua por më me rëndësi është mënyra se si e thua!Për kuptimin e drejtë të një mendimi të formuluar ekzis-

tojnë disa kushte që ndikojnë, si: mënyra si thuhet, vendi ku thuhet, koha dhe momenti i zgjedhur kur thuhet etj. Një rrezik tjetër i keqkuptimit është se gjuha e trupit flet më shumë se sa që dëshiron ta thuash dhe ajo nuk di të maskoj gjestet sikurse i maskon fjalët e shqiptuara go-jarisht. Shpesh herë e njëjta fjali bazuar në mënyrë, në kohë dhe vendi mund të ketë dy kuptime, pozitive dhe negative. Për atë arsye në mënyrë që të mos keqkupto-hesh, mendo se çfarë sinjale shpreh në atë moment kur dëshiron të thuash diçka. Në mënyrë që ne të kemi një marrëdhënie të lumtur dhe të kënaqur, të dy palët duhet mësuar për të dhënë dhe për të marrë në të njëjtën masë. Të dy duhen të jenë të gatshëm për kompromis kur është e nevojshme dhe të kenë mirëkuptim reciprok. Jeta është e komplikuar! Mos e kompliko edhe më tepër duke u munduar të gjesh logjikë në çdo gjë! Valbona KastratiGusht 2011

Jo më pak se 3 kilometra nga rruga e cila kalonte përmes fshatit Izbicë, skaj varrezave të dëshmorve, të cilat tash-më janë mbuluar me bar e ferra, mu në zemër të pyllit,

qëndronte një shtëpi pothuajse e rrënuar, nën kulmin e së cilës ka gjetur strehim familja e Tahir Ramajt, njërit nga pje-starët e parë të UÇK-ës.Ndaluam veturën afër varrezave dhe vazhduam në këmbë gati 3 kilometra për të arritur tek shtëpia e Tahirit , njërit nga ushtarët e parë të UÇK-ës, i cili edhe 12 vite pas mbarimit të luftës jeton në një gjendje ekstremisht të varfër dhe të papërballueshme. Me t´u afruar te shtëpia rrënojë, fillova të fërkoj këmbët nga bari nga që me vështërsi ecja nga balta që më ishte ngjitur në këmbë. Deri te shtëpia e familjes Tahiri nuk kishte rrugë, duhej ecur përmes arave dhe pyllit. Pra siç na tha edhe vet Tahiri, ishte problem me arrit deri në vendin ku jetonin familja e Tahirit. Na doli para me gruan dhe femijët e tij dhe na ftoi të hymë brenda duke na thënë ” Ju falenderoj shumë që keni vendo-

sur me kalua në të gjitha këto vështërsi dhe keni ardhur për të dëgjuar hallet tona. Ju jeni të parët që keni ardhur për të na vizituar”. Nga këto fjalë dhe nga vështrimet e fëmijeve dhe gruas së Tahirit u ndiem shumë keq nga që me siguri nga ne kërkonin edhe ndonjë zgjidhje fatlume, e që fatkeqësisht ndoshta ne nuk do të mund t´ua ofronim.Ende pa filluar rrëfimin e varfërisë dhe mundimit që i ka goditur,Tahiri 46 vjeç dhe gruaja e tij Fatbardha 28 vjeçe , ato që pamë me sytë tanë mjaftonet për të shkruar një histori të tërë vujatjesh. Tahiri ishte martuar me Fatbardhen kur ajo ishte një vajzë e bukur dhe e njomë, të cilën e kishte detyruar skamja të merrte rrugën edhe tej kufijve të vendit të lindjës duke kërkuar një jetë më të mirë.Tani pas 5 viteve martesë ju kishin lindur pesë fëmijë: Arlinda 7 vjeç, Mirlinda 6 , Shk-elzeni 5, Enduela 4 dhe Edisoni i vogël 2 vjeç.Shumë kam bër për lirinë Kosovës, tani ndihem i harruar Është shumë e vertetë që nuk kam merituar një jetë të tillë dhe 13 vite pas lufte ende jetoj në skamje dhe varfëri dhe nuk shoh dot zgjidhje. Isha ndër ushtarët e parë të UÇK-ës. Në mars te vitit 1997 u bashkova me grupin që ishte në mbikëqyrejn e komandant Abedin Rexhës, ose siç e quanin të gjithë me nofkën Sandokani. Aktiviteti im në luftën për liri ishte i pakursyer. Edhe pas luftës në fshat erdhën disa OJQ, organizata joqeveritare të huaja dhe ato patën për mi-sion ndërtimin e disa shëpive në fshatin tonë. Fshati më zg-jodhi mua të jem pjesë e komisionit për ndërtimin e këtyre shtëpive. Nevojat në atë periudhë ishin të mëdha e ndihmat ishin të kufizuara, ndërsa unë e ndieja veten aq keq sa që isha personi që kisha nevojë ndoshta më së tepërmi për shtë-pi por anashkalova nevojën urgjente që kshte familja ime për të ndihmuar të tjerët. Kështu pra u ndërtuan disa shtëpi

Historia e vujatjes dhe mundimit

nga ata donatorë dhe unë mbeta pa shtëpi. Nuk dija se ku të strehohem. Shkova ne Istog dhe u vendosem në një shtëpi të braktisur, ku jetova deri para një viti. Ishte momenti kur pronari i shtëpisë u kthye dhe kërkoi që t´ia lëshojmë shtëpi-në. Ashtu edhe veprova, dolëm nga shtëpia dhe u kthyem këtu, në këtë ahur të cilin ma ka lëshuar vëllau, e që këtu nuk mund të jetojnë as kafshët, se lëre më njeriu e aq më pak fëmijët, të cilët janë të vegjël dhe të ndieshëm ndaj të ftohtit dhe lagështisë. Jetoj në këtë dhomë të improvizuar, siç po e shihni është në tokë, pa mbulojë dhe nuk kam as kushte minimale për jetë.Nuk kemi as ujë për me pi, ujin e bartim gati një kilometër, e bartim me enë plastike ndërsa për të pastruar rrobat e bartim me rezervuar plastike dhe i lajmë këtu ne oborr. Dritaret i kam të mbështjellura me keto qese najlloni, në ditët kur bie shi tërë shiu na bie mbrenda. Çatia është e shkatërruar plotësisht. Nuk kem as radio as televizor. Qe sot më ka ardhë një mik nga Shqipëria, axha i Fatbard-hes, Ademi, nuk pata mundësi ta ftoja mbrenda. Mizat po dojnë me na qorrua, vie erë myku, e urdhërova në konak të vëllaut, i cili i ka punët pak më mirë se unë.Prej se ka përfunduar lufta nuk kam lënë derë pa trokitur, por nuk më ka trajtuar kush me seriozitet. Kam qenë edhe në shoqatat e dala nga lufta, edhe në komunë, nuk më ka da-lur kush në ndihmë. Krejt çka kam kërkuar nga institucionet ishte vetëm të vijnë dhe t´më vizitojnë, të shohin vet kushtet dhe jetën që bëj, atëherë të gjitha faktet do të flisnin vet. Nuk gjej dot as punë për të punuar, se do të punoja çfardo pune, vetëm t´ ua siguroj fëmijeve të mi një jetë pak më të mirë.Duke kërkuar një jëtë më të mirëFatbardha është nga Tropoja e Shqipërisë ku kishte jetuar e vetme me babain dhe nënën e sëmurë. “ Në Tropojë kam jetuar me dy prindërit nga që vellezërit kishin marrur rrugën e gurbetit, kam jetuar në varfëri ekstreme në një shtëpi guri ku te gjitha duhej fituar me djersën e ballit, ujin duhej bar-tur disa kilometra larg, drutë ashtu i bartnim me krah, e natyrisht që as mundësi shkollimi nuk kam patur. Unë nuk kam të kryer as shkollën fillore. Vëllezërit e mi u larguan për të punuar dikund jasht Shqipërisë dhe më lan mua me prindër të vetme. Pas luftës së Kosovës babai im me axhal-larët erdhën këtu në Kosovë dhe pasi pa vendin vendosën të më martojnë këtu ku ju po më shihni. Këtu nuk gjeta ndonjë jetë më të mirë nga ajo që lash mbrapa në Shqipëri. Vetëm se atje kam pasur hallin tim ndërsa tani e kam edhe hallin e 5 fëmijeve të cilët nuk po mund ti rris dhe ti shkolloj. Po duhet me i veshë, mbathur dhe ajo që është më esenciale nuk po mund ti rris pa u sëmurë. Jam lodhur shum nga kjo jetë që po bëjmë. Ajo që më shkatrron më se tepërmi dhe me len pa pikë shprese është fakti që nuk kemi asnjë shpresë se në të ardhmen do të bëhet më mirë.” Derisa radhiste këto fjalë më një zë të dridhur, Fatbardhes i rrëshqitnin lotët pandërprerë nga të dy sytë e saja të njomë dhe të lodhur nga barra e rëndë që i kishte ngarkuar jeta......”Kurr nuk shpresoj per një jetë më të mirë, tani po e shoh që për mua dhe familjen time nuk po ka asnjë zgjidhje. Jam lodhur shumë nga skamja dhe jeta duke luftuar për ta bër një kafshatë për fëmijet. Si të zgjohemi në mëngjes mendoj se me çka do t´ua jap bukën fëmijeve, shpesh nuk kam fare, se do miell po na e japin edhe fqinjët, por me çka t´ua jap ata buk? Gjithëherë u jap bukë me sherbet. Të ardhura mujore kemi vetëm 65 euro ndihmë sociale. Tani momentalisht jam

shumë e sëmurë, jam ftohur, dhe kam qenë te mjeku i cili më ka sygjeruar të shtrihem në spital, e ku të marr para për të shkuar në spital, i kam marrur 5 infuzione edhe ato i ka marrur burri hua, ende nuk ja kemi paguar një farmacisti në Skënderaj.Ajo pjesë e jetës e cila po thuaj do të bëhet e papërbal-lueshme për familjen e Tahirit, është dimri i cili ua vështër-son edhe më tepër jetën.Shtëpia ishte gati e rrënuar, ishte ahuri i dikurshëm i vel-laut të Tahirit , i ndërtuar nga dërrasa të lyera me baltë. Në vend të dritareve kishte qese najlloni, dyshemeja ishte ve-tem tokë e mbuluar me batanije të zeza, të cilat siç na tregoi Fatbardha dimrit ulen në ujë.”Tër ditën rri duke i mbathur fëmijët, lagen menjëherë dhe më duhet t´ ua ndërroj çorapët orë e çast. Sa do që shporetin e mbajm ndezur dhoma nuk ngrohet fare. Derisa fliste Fatbardha lëmonte flokët e Edisonit të vogël dy vjeç. Në fund të rrëfimit të vet Ftabardha shprehet duke qarë gati me zë. “Unë kisha patur këtë fat, skamja dhe vujatja më përcillen që nga lindja, lus Zotin dhe ata njerëz të vullnetit të mirë, që të na ndihmojnë të ndërtojmë së paku një dhomë, dhe të shpëtojnë fëmijet pa u sëmurë, se nga ky dimër, s’di si do të dalin të gjallë!” Uli kokën deri sa fliste këto fjalë dhe doli aty para dere që të zbrazej nga mllefi dhe dhëmbja që ju ishte mbledhur në brendi. Për FundJuve ju falenderoj pa masë që keni vendosur të na vizitoni, jeni të parët që na hapët derën dhe na mundësuat që të shpre-him hallet dhe nevojat tona përmes revistes “Besa”, na tha në fund të bisedës së tij Tahiri i cili rrefimin e tij e përmbyll me një apel që të mos harrohet familja e tij.Pasi që kjo revistë ju dedikohet më shumë shqiptarve që jetojnë jashtë e sidomos atyre ne Suedi, do të shfrytëzoja rastin që përmes revistes suaj, të kerkoj te të gjithë ata njerëz bujar dhe që kanë mundësi të më ndihmojnë në ndërtimin e një shtëpie, ose të paktën një dhomë. Nuk do të kerkoja më tepër, vetëm të sigurohem që fëmijet e mi të mos më sëmuren apo të mos më vdesin krejt nga të ftohtit dhe lagështia. Kjo që po them në fund me vie shumë zor, e rëndë qenka, aq e rëndë sa nuk mundet kush ta marr me mend, vetëm ai që është ballafaquar me skamen dhe varfërinë do të mund të kuptonte. Por dhe mbi të gjitha fëmijët qenkan tepër të dhimbshëm, sidomos kur i sheh uke u vyshkur çdo ditë e më tepër nga skamja që më ka goditur mua me familje.

35

Aktuale

36

Udhëpërshkrim

S K I C ËAtdhetarin e dalluar, emigrantin shqiptar që thuase është lindur e rritur në veriun skandinav, 70 vjeçarin Adil Biçakun, si-kur e tradhtoi kodi i vetëpërmbajtjes, kod ky si veçori e njerëzve që i karakterizon vendosmëria dhe guximi. Por ishte krejt e arsyeshme! Për elbasanasin që jeton në ëndërrën e pashuar për një Shqipëri, për një shtet të shqiptarëve, ishte me vlerë një mbrëmje e tillë, ku njerëzit e idealit të njejtë ishin tubuar për të dëshmuar se edhe në largësi nga vendlindja mund të ndihmohet çështja kombëtare.

Vullkani shqiptar shpërtheu në midis metropolës së njohur, Stockholmit sue-dez, atëherë kur Adili e kishte radhën të flas, të përshëndes, të nxjerr para bashkëkombësve etjen e paluar me dekada në mbledhjen inauguruese të UNIKOMB-it për Stockholm.

Në çastin kur u ngrit në këmbë, kur në sallë të gjithë e shikonin me admirim për qëndresën dhe veprimtarinë e tij që tani po kurorëzohej edhe me përkthimin e librit më të ri të gazetarit dhe shkrimtarit suedez Sven Aurén, Orienti Europës, vija imagjinative ndarëse mes të pranishmëve dhe folësit, u mbështjell me vetëm një ndjenjë, lotët dhe zemra atdhetare.

Po po qan. Vaji i burrit është kënga thonë , por këtë herë kënga e Adilit ekzekuto-hej vetëm me lotë, pa fjalë dhe me hapa të ngadaltë për të dalë në ballkon, sepse marre është të qajë burri APO?

Kthehet pas pak çastesh ne sallë ADILI DHE KËRKON FALJE. Por, të gjithë ishin në lotë. Dekadat që Adili i kishte lënë mbrapa janë dekada të lotëve të zemrës që atij askush nuk ia pa, se i rua-jti, i ruajti edhe kur përjetoi vuajtjet më të rënda nëpër burgje, por këtë herë, lotëte tradhtuan.

E unë ,që jeta më ka ligështu, e shikoj nga këndi im e kujtoj vargjet e poetëve të mëdhenj mërgimtar dhe me vështirësi pëmbahem nga lotët...

Një komb, një shtet ishte dhe është ëndërra e atdhetarit. A po e shihte ai të realizuar këtë ëndërr, të mundshme dhe reale? Zemra shpërtheu, dhe s’ka të ndalë ai shpërthim i palosur thellë në shpirt. Ideali dhe mesazhi i Adilit: një Shqipëri e shqiptarëve.

Vetëm loti deshti të flasë, Ai ”Iu përvodh, e preu në besë Adilin” dhe doli para të pranishmëve, rrëshqiti, se brendia po e tundëte... rruga e mërgimit, burgu, tortu-rat, regjimi, ëndërra për demokraci çfarë po e shihte në shtetin suedez...Një atdhetar i vuajtur me mall për familjen e atdheun

Njeriu që natën shkruante vjersha e za-konisht si tregonte, sonte po ashtu natën shkroi vjershat me lotë, që u bënë pjesë shpirti edhe e të tjerëve që ishin me te. Se edhe ata ishin si Adili, valltarët në rrethin e valltarëve të lirisë e bashkimit kombëtar...

Po flij i qetë!

Engjëll, ku je?!

Do vijë një ditë

e bardhë për ne

- vargje të Adilit kushtuar babait të tij, shkruar pikërisht në vitin e lindjes sime 1969-ten, kohë thash në veti, ti stinët ndërron, e ëndërrat i mban të gjalla...Elhame Zhitia-Krasniqi

LOTËT E ADILIT...

37

Aktualitet

• Dr.SadikVrajolli:LetërngaSuedia

SHQIPTARËT NGA MËRGATA DJE, SOT DHE NESËR

Mërgata ka luajtur një rol të rëndësishëm në historinë e largët shqiptare, apo edhe në historinë më të re, në ngjarjet qe karakterizojnë atë rol, si lufta e fundit në Ko-sovë apo mbijetesa në kohra të okupimeve e krizave të tjera. Po kështu mërgata shqiptare do të vazhdon të luaj rolin e vet edhe në të ardhmen e integrimeve Europiane dhe të globalizmit. Shqiptarët gjithmonë kanë preferuar dhe kanë shfrytëzuar hapësirë gjeografike për të vepruar dhe duke arritur suksese kulmore personale si në fushën ushtarake, kulturore, në bamirësi, shkencë apo biznes. Dikur në Perandorine Romake si dhe në atë Osmane, në Egjipt, apo gjer më sot në Evropë e SHBA, në Kal-kuta të Indisë e në Rusi, shqiptarët e treguan veten me mjaft efikasitet. Të reflektojmë për një çast emrat më të absolvuar me origjine shqiptare që mrekulluan botën me veprat e tyre anë e kënd botës: Aleksandri I Madh , Skenderbeu, Vëllezërit Frashëri, Fan Noli, Hasan Prishtina, mbreti Faruk në Egjipt , shumë kardinal e posaqërisht edhe dy Papa në Vatikan, shumë sadriazema (Kryeministrat e Sulltaneve) në Perandorinë Osmane , Ismail Qemajli, Elena Gjika, Ataturku, e Kenan Evren në Turqi, Moisiu, Bekim Fehmiu, Nëna Terezë, Adem Demaçi, Ismail Kadare, Ferid Murati (në shkencë), Be-hgjet Pacolli ( në biznes).

Ndër ta veçoj ca çaste të kthimit në atdhe në kohë e hapësirë të ndryshme të spikatur me atdhedashuri e trimëri, dituri, pasuri apo diplomaci. Ja rasti i heroit tonë Skënderbeut që u rrit e u ngrit si ushtarak në Per-andorinë Otomane, larg atdheut , të cilin nuk e harroi kurrë. Befas u kthye në atdhe dhe pas 25 vjet rreshtas bëri historinë tonë të lavdishme në Krujë me mrekullite e luftërave për lirinë e Shqiperisë. Atij ju bashkuan prin-cat shqiptarë, por mjerisht pas vdekjes së tij ata rrënuan rrugën e Skederbeut. Padyshim se ky është suksesi më i madh në historinë tonë i një njeriut tonë, që kthehet nga

mërgata në vendlindje dhe korrë suksese spektakulare nje çerek shekulli.

Ngjajshem edhe Ismail Qemajli, shumë shekuj më vonë me një eksperiencë 40 vjeçare parlamentare nga Stam-bolli kthehet në Shqipëri, në momente vendimtare për atdheun dhe pas shumë peripecive pikërisht në Vlorë e shpalli Pavarësine e Shqipërise. Mirëpo bajraktarlluqët lokal, kryeneqsia lokaliste e kapedanve të kohës, e pen-guan shumë e qverine e tij të përkohshme dhe u detyrua prap të kthehet në mërgim, në këtë çast, në Itali ku dhe ndërroi jetë pa ndonjë përkujdesje dhe në pamëshirë. Po ashtu duhet cekur meritat e veprimtarëve ne diasporë sidomos Lobit AMERIKANO-SHQIPTARË ku së bashku me mërgaten shqiptare në Evropë lobuan, ndi-hmuan materialisht mbijetesën ne kohërat e okupimit dhe në fund u kthyen si luftëtarë të lirisë për çlirimin e Kosovës. Adem Demaçi një Mandelë i Kosovës, i cili u kthye nga kazimatet jugosllave në vendin e vet akoma të robëruar qysh ne vitet 1990. Por shpejt të bëmat e veprate tij u satanizuan, u përqeshë dhe nuk arriti ta tregoi veten në vendin tashmë të lirë. Ismail Kadare ky kolos i letrave shqipe, akoma qendron larg ne Paris. Shpeshëherë Kadare lëndohet nga lart duke i drejtuar shigjeta helmuese herë nga Prishtina e herë nga Tirana. Thua se po e porosisin princat lokal: rri larg nga vendi Aleksander Mojsiu

Elena Gjika

38

Aktualitet

i shqiponjave!

Behgjet Pacolli, biznesmeni më i suksesshëm ndër shqiptarët në botë,pas shumë vuajtjeve e peripecive jetësore, shkollore e biznesore u kthye në vendin e vet të lirë vetëm për qëllimin kryesor - zhvillimin e inves-timeve të mëdha ekonomike në Kosovë. Bëri përpjekje politike dhe diplomatike, solli njohje për Kosovën , madje rrezikoi edhe për Shqipe Hebibin për ta nxjerrë nga kthetrat e talebanëve në Afganistan. Mjerisht në vendin e vet ai u shënjestrua me shumë fyerje dhe u quajt njeri i Moskës dhe Beogradit. U zgjodh në rrugë parlamentare për president i Kosovës dhe pas një muaji u shkarkua mbi bazën e ankesave të princave e kaped-anve partiakë opozitarë dhe disa të pozitës. Mërgimtarët shqiptarë ndërtojnë, arrijnë kulme të famës dhe këto vepra të arritura jetojnë dhe respektohen. Të njëjtit, nëse kthehen në vendin e vet, siç u cek më lart e thënë kushtimisht, si në legjendën e Urës së Fshejtë se "çka ndërtojnë ditën ua rrënojnë natën". Ç´është ajo që shtyri edhe Fishtën e madh që më në fund duke e larguar nga vendi i mallkimeve, nga zhgënjimi, mallkoi edhe ai vetveten, duke thënë" se Gjergj Fishta s´është ma shqiptar(").

Aspak më mirë nuk kaloi as Noli, themelues i kishës or-todokse-autoqefale shqiptare, kryeministër që u përm-bys pas 6 muajve dhe mezi arriti ta shpëtoi kokën. Një fatkeqsi ende më tragjike e përcolli edhe Hasan Prishti-nën që pas 5 ditësh u përmbys dhe e pagoi me kokë.

Kjo histori dëshmon se shqiptarët ishin dhe janë shumë të sukseshëm në mërgatë, por të njëjtit dështojnë në vendin e tyre.

Nëse në këtë kuptim më në fund nuk nxjerim mësime nga historia jonë, dmth nuk reflektojmë për të mirën e përgjithshme me urtësi ashtu siç vepruan shumica e vigajve shqiptarë të sipërpërmendur në dheun e huaj, historia do vazhdoi me të vjetrën, të përsëritet e të përsëritet.S´ka mëdyshje se edhe për shqiptarët po hapet hapsira globale që i ka munguar prej kohësh për të lëvizur e për të vepruar më shumë e më mirë se kurdo herë në histori. Nesër pra shqiptarët do kenë mundësi të bëjnë ndonjë mrekulli edhe në kozmos ku zhvillohen shumë studime eksperimentale duke vajtur e ardhur përmes ekspeditave të ndryshme. Por kjo mbetet për tu parë! Ndoshta mrekulli do ishte që shqiptarët të fillojnë të kri-jojnë, të ruajnë e respektojnë veprat e veta në vendin e tyre. Guri rënd peshon në vendin e vet, është një fjalë e urtë që shpesh referohet tek ne. Në realitet puna dhe veprat shqiptare, zotësia, kreativiteti , thjesht truri i di-tur e i ndritur rëndë akoma po peshon vetëm në dheun e huaj.Yjet shqiptare që shëndrisin jasht edhe në valën më të madhe të vizellimës së tyre, nëse kthehen në atdhe kjo vizëllim do venitet apo do të shuhet fare. Kur do të bëjmë një mrekulli në vendin tonë ashtu siç bëjmë në dheun e huaj? Kur do konsiderojmë apo të pranojmë së edhe vendi jonë ka mjaftë hapësirë për të gjithë ne? Kur do ti flakim këto gabime aq gjatë të përsëritura?

Zoti dhe natyra u ka dhuruar shqiptarëve vendet më të bukura, me një relief te diversitetit natyror të mrekul-lueshëm, madje edhe vet jemi të mrekullueshëm. Pse pra nuk ndodhe mrekullia që njerzit e mrekullueshëm në vendin e tyre të mrekullueshëm të bëjnë mrekullira? Pse jemi të vonuar deri sa vetëm pas vdekjes veprimtarve ua japim vlerën e vërtet? Pse nuk e ndërprejm këtë qark të shëmtuar e negativ?

Për të konkuruar me botën, thjesht na nevoitet të ve-projmë dhe të përkrahim kontributet e atdhetarve tonë, ashtu siç bëjnë në vende tjera. Është koha për ta përm-bysur thënjën se njeriu nuk munt të bëhet profet në vendin e vet.

Mbreti Faruk i Egjiptit

Sadik Vrajolli

39

Humor

MIRË SE ERDHËT TE SHUQA

SPECAT E DEPUTET BABURES Që nga viti i ri qytetarët e Republikës së Kosovës dhe mërgimtarët e saj, kudo qofshin ata, do të mund të gjobiten me 100 euro në vit në rast se nuk kon-sumojnë speca vendorë. Kjo masë doli si rezultat i një diskutimi të gjatë në parlament dhe projek-trregullorja u miratua jo vetëm në parim por mori edhe formën e ligjit që do të hyjë në fuqi në ditën e parë të janarit. Deputetët e të gjitha ngjyrave ishin të një mendimi: speci vendor është kualitativ dhe i shëndetshëm. Opozita pati vrejtje për specat djgëse duke kërkuar që këta të lirohen nga përdorimi, por deputet Baburja i koalicionit qeveritar, i cili kishte hedhur rreth qafe një varg specash të tharë e të kuq, reagoi aq prekshëm sa gjithë deputetëve u shkuan lot në sy.”Ne po respektojmë rekomandimet shkencore nga mjekësia”, tha Baburja dhe kjo vazhdoi ai ” do të jetë në interesin e qytetarit që të bëj ashtu si i themi ne. Sipas një hulumtimi të Institutit ”Euroksspeci”, janë të pakt konsumatorët e specave vendorë dhe trendet e konsumimit në vend tregojnë për shkallë të ultë konsumuese. Po të mos ishin mërgimtarët këto trende do të ishin shumë të ulta dhe do të mund të vinim në një situatë që ta ndalojmë kul-tivimin e specit. Por , konstaton ”Euroksspeci”, qeveria duhet ta stimulojë qytetarin e Kosovës për prodhim intensiv të specave dhe me standard evro-pian . Standardet i kërkon Evropa me qëllim që të mos prishë stabilitetin e saj dhe për t´ju shmangë keqkuptimeve sa i përketë përmasave që duhet ti ketë speci.Por sipas deputetit Babure, duket se në këtë fazë nuk do të ketë problem sepse Kosova i ka të gji-tha kushtet për prodhim të specit të të gjitha stand-ardeve.Para se të votohej ligji për specat, opozita u in-teresua të di për rolin e mediave dhe të organizatave joqeveritare në drejtim të senzibilizimit të opiniot.Sa i përketë kësaj Baburja tha se nuk ka hapsirë për brengosje. Mediat si dhe organizatat joqeveritare janë dalluar tashmë si konsumatorë të zellshëm të specit. Bile në disa raste, siç u shkrua me të madhe, gjatë një kohe punësimi te ky sektorë ishte i kushtë-zuar me specin. Ndërkaq për mbarëvajtjen e shitjes do të kujdesemi që pranë shitoreve të specializuara dhe supermarketeve të instalohen roja të posaçme për të mbikëqyrur konsumatorët në respektimin e

ligjit. Konsumatorët nuk do të ngucen nëse dësh-mojnë se gjatë ditës kanë blerë së paku pesë kilo-gram speca gjatë një jave.”Sigurisht se do të respektojmë edhe lirinë e zgjed-hjes në mënyrë që qytetari ynë i lirë dhe i pavarur të zgjedhë supermarketin e specave gjë që është e paraparë edhe me ligj siç keni vrejtur, konstatoi më tutje Baburja. Ajo që do theksuar me këte rast e që ishte edhe një prioritet në harmonizimin e qëndri-meve nga gjithë spektri politik dhe që u kororëzua me sukses, me ligj parashihen lehtësime të mëdha për mërgimtarët. Secilit mërgimtarë do ti lejohen 20 kg speca si bagazh plus, nënvizoi Baburja. Edhe deputetë të tjerë që deshtën të duken në fol-tore, sepse seanca transmetohej drejtpërsëdrejti në TV, përsëritën njëri pas tjetrit kujdesin e shtetit ndaj mërgimtarve dhe interesimin gjithnjë në rritje për konsumimin e specit. Deri më tani specin e kanë trasnportuar me halle të mëdha madje edhe me një ndjenjë turpi. Tash e tutje s´kanë pse të turpërohen: spec si speci i Kosovës bota ende s´ka parë. Vërtetë jo i standardit evropian por ekspertët kanë vërtetuar tashmë se speci nuk njeh standarde, prandaj sipas tyre s´ishte rastësi që kjo perime ishte quajtur spec, u shprehë deputet Baburja, i cili ishte angazhuar posaçërisht në hartimin e ligjit për specat, të mi-ratuar sot në kuvend e që do të hyjë në fuqi në fillim të vitit të ardhshëm…Në mbrëmje ulur pranë televizorit deputet Babur-ja po priste emisionin qendror të lajmeve. Ju duk sikur po dëgjonte raportimet e gëzueshme të gazetarve nga qendra të ndryshme të Evropës ku shfaqej gëzimi i madh i mërgimtarve për ligjin e ri të specave si përmbushje e një nevoje të madhe për mërgimtarët. Por në vend të kësaj folësi në emision po kumtonte një direktivë të kryeparlamentarit me të cilën të gjithë deputetetëve që ishin zënë duke u kotë ose përgjumur në seanca do tu zbriteshin pagat mujore për 50 përqind.U pa edhe kjo punë tha me vete, Baburja. Po pse çaj kokën për mërgimtarë kur s´mbushen mend: ata ende mendojnë se balta është më e ëmbël se mjalta! Mbylli televizorin dhe iku në kuzhinë ku po e pris-nin specat për turshitë e sivjeme.Të nesërmen ndërkaq, gazetat ditore e kishin nxjer-rë në faqen e parë një pamje ku deputet Baburja në një senacë parlamentare po bënte kokrrën e gjumit.

Shuquri Sejdijaj

40

Udhëpërshkrim

Lidhja e Shoqatave Shqiptare Iliria/ Albanska riksförbundet Iliria

Enti shtetëror i kulturës në Suedi Statens kulturråd i Sverige