Besa, 2011-04

40
Reviste kulturo-informative / Kultur- och informationstidskrif Organ i Lidhjes se Shoqatave Shqiptare Iliria / Organ för Albanska riksförbundet Iliria Nr. 1, prill/april 2011 Çmimi: Suedi 30 Sek, Europe 3 €, Kosovë, Shqipëri 1.5 € KURTI: SHQIPTARËT TA KENË NJË ULËSE TË FUQISHME NË OKB, NATO DHE BE, fq.11-15 ELENA SADIKU NË KOMBËTAREN SUEDEZE U19, fq.35 AMBASADORI L.PECI GJATË PRITJES TEK LARTË- MADHËRIA E TIJ, MBRETI SUEDEZ, fq.8-10

description

Reviste kulturo-informative / Kultur- och informationstidskrift. Organ i Lidhjes se Shoqatave Shqiptare Iliria / Organ för Albanska riksförbundet Iliria

Transcript of Besa, 2011-04

Page 1: Besa, 2011-04

Reviste kulturo-informative / Kultur- och informationstidskrif Organ i Lidhjes se Shoqatave Shqiptare Iliria / Organ för Albanska riksförbundet Iliria

Nr. 1, prill/april 2011 Çmimi: Suedi 30 Sek, Europe 3 €, Kosovë, Shqipëri 1.5 €

Kurti: shqiptarët ta Kenë një ulëse të fuqishme në OKB, natO dhe Be, fq.11-15

elena sadiKu në KOmBëtaren suedeze u19, fq.35

amBasadOri l.peCi Gjatë pritjes teK lartë-madhëria e tij, mBreti suedez, fq.8-10

Page 2: Besa, 2011-04

2

PËRMBAJTJA

Editorial....................................................................3

ME shqiptarët në suEdi ....................................4-7

rEGJistriMi i diaspOrës ME Listë supLEMEntarE................................................8-10

Kurti: shqiptarët ta kenë nje ulëse të fuqishme në OKB, natO dhe BE..................................................11-15

Fadde synon të bëhet deputete në parlamentin e Finlandës. ..............................................................16-17

Kombinimi i krimit!!.................................................18-19

Lumturia në shoqërinë e sotme të mirëqenies.....................20

Vizioni im nga mërgimi !!!........................................ .. .21

EMiGraCiOni- shtEti- LiGJi !...........................22-24

anEMBanë FLatra të shqipEs siME.............25-29

Femra shqiptare dhe shoqëria................................30

Faqja poetike...........................................................31

tEKstE të rEJa shKOLLOrE për shqiptarët në BOtë...............................32

qEshiM së BashKu................................................33

aLBsVEnsKan, LiGa E shqiptarEVE !!!.........34-36

Elena sadiku me kombëtaren suedeze u19...............37

Futbollistët shqiptarë të cilët luajnë nëpër ligat suedeze..............................................................38-39

nr. 1, prill/april 2011-04-08

Organ i Lshsh iliria në suedi

Organ för arF iliria i sverige

e-maili: [email protected]

redaksia:redaktor pergjegjes/

ansavrigredaktor:Murat Koci, suedi

redaktorë/redaktorer:shuquri sejdijaj, suedi

astrit Gashi, suediMuhamet Krasniqi, suedi

nezir Bejta, Kosovë

lektor:halil Xani, Kosovë

Bashkepunetor:rudina Xhaxho, suediValbona Kastrati, suedihasime hoti, FinlandëEjup ramadani, suedi

Engjell Koliqi, italiagim Gashi, Francë

prend Buzhala, KosovëLuan Ziflo, Greqi

Zana pira, Kosovëramiz spahiu, KosovëMarije hysko, shqipëri

riza Lahi, shqipëri

Design and Printing:EUROPRINTY

Page 3: Besa, 2011-04

3

Lexues të nderuar,Revista “Besa” është organ i Lidhjes së Shoqatave Sh-qiptare “Iliria” në Suedi dhe ajo vjen në duart tuaja pas një pauze të gjatë. Shkaqet e pauzimit janë të shumta por kryesorja është varshmëria e revistës me mbarëvajtjen e asociacionit që ajo i takon. Viti 2011 e ka gjetë LSHSH “Iliria” më të stabilizuar, më aktive, më pretenduese e edhe më kontribuuese. Një nga kontributet e saj është edhe revista “Besa”Sot revista “Besa” vije në duart tuaja me një fizionomi të re, me një përmbajtje të re, me një staf gati krejtë-sisht të ripërtërirë, me një çasje të re, me vizion të qartë por edhe me dëshirën më të mirë e vullnet të çe-liktë për ta bërë revistën një burim informacioni, një pasqyrë të rrjedhave e trendeve shqiptare, një dritare të hapur për krijues të etabluar por edhe për të rinj, një sensibilizues opinioni për nevojat, angazhimet a ngecjet gjithandej në Shqiptari por gjithsesi edhe në diasporë.Revista “Besa” do jetë sofër e shtruar me bukë, kripë e zemër për çdo krijues, gazetar , intelektual, politikan, ëndërrimtar a filozof që për bazë të lakimeve, thur-jeve, tundimeve të tij/saj ka mbarëvajtjen e kombit shqiptar, interesin dhe ruajtjen e të qenit shqiptar, të individit dhe komunitetit shqiptar në diasporë edhe pse i shkëputur fizikisht nga trungu.Dymijëvjeçari i kaluar ka qenë i zymtë për ilirët, alba-nët, arbërit e shqiptarët. Në fillim të mijëvjeçarit të parë pas lindjes së Krishtit ilirët u mundën ushtarak-isht nga romakët dhe kështu për më së 1000 vjet ra perdja e hekurt romane mbi territoret ilire, mbi kul-turën, gjuhën e traditën ilire. Gjatë këtij mijëvjeçari shumçka ndryshoi në qenien tonë; nga ilirë u bëmë albanë, arbër, gjuha jonë si dhe kultura e tradita morën shumçka nga ajo romane. Por arritëm ta ruajmë me fa-natizëm gjenin e gjuhën tonë.Pas këtij pushtimi e ndikimi romak vije një kohë ende më e zezë, më e rrezikshme për qenien tonë. Pushtimi e ndikimi sllav. Primitivizmi, barbaria e oreksi i tyre s’njihte kufij. Për një kohë të shkurtër këta arritën të ndryshojnë me themel toponomistikën e trojeve tona. Edhe sot ajo ndeshet kudo. Shkatërruan kishat tona qofshin ato katolike a ortodokse, përvetësuan gjithçka që mund të përvetësohej. Për fat të mirë kjo furtunë sllave nuk zgjati shumë, përafërsisht dy shekuj.Por zymtia, muzgu nuk mbaron këtu. Zotrinjtë e rad-hës në anët tona bëhen Osmanllinjët. Një botë, fe,

gjuhë e kulturë krejt ndryshe nga e jona. Rezistenca ishte mbinjerëzore, e gjatë, e ashpër, me shumë sakri-fica, me shumë humbje.Nga këto tri errësira të gjata, gjeni ynë, gjuha jonë, feja, kultura, tradita pësuan shumë edhe pse rrezist-enca ishte dhëmbë me dhëmbë e fytafyt. Falë kësaj rezistence dhe ta quajmë falë një rastësie, sot jemi ata që kemi qenë para 2000 vjetve e ndoshta edhe para 200 000 vjetve. Rastësia konsiston në mundësinë e komunikimeve brenda etnisë gjatë gjithë këtyre errë-sirave sepse pushtuesit ishin të njëjtë në gjithë hapë-siren gjeografike e kulturore të etnisë sonë. Kjo ka ndihmuar shumë në përballimin e shkërmoqjes sonë si etni, si kulturë.Në fillet e shekullit të kaluar pas atyre errësirave që na dërguan nganjëherë deri buzë theqafjes si etni, gjuhë, kulturë e komb u shfaqën rrezet e para shpresëd-hënëse, jetëdhënëse. Bajlozi i zi osman u detyrua të tërhiqet pëfundimisht në strofullen e vet. Lindi Shqipëria! Gëzim i madh, shpresë e madhe! Nodhi dhe tragjedia, trungu ilir për hërë të parë u nda, u copëtua, u nëpërkëmbë, u fye si asnjëherë më parë. Serbia, Mali i Zi, Bullgaria, Greqia e shpërfytytuan atë trung që me aqë sakrificë, mund e gjak u kishte bërë ballë gjithë atyre furtunave për 2000 vjet. Tash xhuxhët e skutave të Karpateve po shfrynin epshet e tyre primitive e shtazarake mbi racën më të vjetër, më fisnike, më të civilizuar të Evropës. Kjo ndarje artifi-ciale por me dimension fanatik u bë kërcënim i madh për qenien shqiptare. Solli tragjedi kombëtare. Këpu-ti çdo komunikim normal e të domosdoshëm brenda llojit. Pjesët e shkëputura i mbajti gjallë, i mbushi me energji për rezistencë pos përvojës së gjatë me push-tues të çdo lloj edhe shteti amë, Shqipëria.Fundi i shekullit të kaluar i gjet shqiptarët në gjithë hapsirat e tyre në tymnajë. Kosova përpiqej dhëmb më dhëmb e fytafyt me xhuxhët e Karpateve, në Sh-qipëri i madh e i vogël i dha shkelmin e fundit ide-ologjisë xhuxhokarpatiste. Në Maqedoni, Mal të Zi, shqiptarët po vlonin, ishin lodhur nga prangat.Nga e gjithë kjo lindi shteti i dytë shqiptar, Kosova. Shekulli i ri ka filluar mbarë me riparimin e asaj që shkatërroi fillimshekulli i kaluar. Që do të thotë inte-grimin e të gjitha trojeve etnike në një hapësirë kul-turore shqiptare, në një shtet, një flamur, një gjuhë. Ashtu siç ka thënë Zoti.Murat KociBorlänge, 28.03.2011

EditorialEditorial

Page 4: Besa, 2011-04

4

Mërgimi, plaga shekullore, zuri rrënjë ndër vite dhe, u bë barrë mbi supe, kri-

joi kaverma në shpirtin e njerëzve që fati i detyroi të marrin rrugët e botës. Edhe shqiptarët, që nga koha e shpërnguljeve në Kalabari, si dhe nga rilindësit e këndej, e patën një fat të tillë që, një pjesë të jetës, apo edhe vitet më të mira të jetës t’i kalojnë në shtete të ndryshme të botës me ëndërrat e përhershme se do të kthehen në vendlindje...EdheSuedia, si një shtet i zhvilluar evropian nuk u kursye nga njerëzit që kërkuan strehim të ngrohtë në këtë vend me klimë të ftohtë nor-dike. Mikpritja ishte e ngrohtë.Ndër shqiptarët, njeriu i parë, që e dijmë, nuk ishte refugjat lufte, ishte një student i zellshëm dhe atë në Universitetin e njohur të Uppsalës. Ai djalosh ishte hiç më pak se një intelektual e shkrimtar, gazetar e publicist dhe diplomat i rryer. Ishte Faik Konica!Shënime aq të sakta për num-rin dhe kohën e ardhjes së sh-qiptarëve edhe nuk ka shumë, edhe pse ne Suedi llogaritet të jetojnë rreth 50.000 shqiptarë.

Pjesa dërmuese erdhën në fillim-vitet e 90-ta kur Ballkani përjetoi fillimin e luftërave të tmerrshme të kohës më të re. Pjesa tjetër e mad-he e shqiptarëve nga Kosova erdhi gjatë kohës së luftës në Kosovë, në vitet 98-të e 99-të. .Megjithatë shqiptarët filluan ard-hjen në fillimvitet e 60-ta, apo pak më herët.Ne në gazetën tonë Besa në vazh-dime do t'ju sjellim rubrikën Sh-qiptarët në Suedi, duke dhënë Intervista, reportazhe por edhe shënime më analitike lidhur me jetën dhe veprimtarinë e sh-qiptarëve në Suedinë demokra-tike, duke filluar nga ata që bënë e bëjnë punë krahu e deri te in-telektualët, artistët e sportistët kulminantë, si dhe deri te radioja në gjuhën shqipe, gazeta e revista dhe deri te hapja e ambasadës së parë të Kosovës në Suedi.Në këtë numër fillojmë me interv-istën e zhvilluar me emigrantin nga Shqipëria, veprimtarin, atdhetarin e shkrimtarin, Adil Biçaku.Jetë shumë emocionale, shumë nostalgjike.Tani doli nga shtypi libri për Sh-qipërinë i autorit suedez Sven Au-ren, me titull “Europeiskt orient” (Orienti i Europës) e në përkthim të Adil Biçakut.Me atdhetarin e krijuesin shqiptar, Adil Biçakun, bisedën e zhvilluam në Stockholm, në kryeqytetin suedez, metropolën ëndërr për vizitorët e shumtë të botës, por për Adilin qyteti ku e kaloi thuaja pjesën më të madhe të jetës së tij, apo më saktësisht që nga mosha 25 vjeçare, ngaqë ai këtu u vendos në prillin e vitit 1965, për të bërë punë të ndryshme, midis të cilave katër vite në Erikson si inxhinier....

dhe edhe si përkthyes, publicist e shkrimtar.Rrugëtimi jetësor me tëra vrazh-dësitë e po edhe anët e mira të jetës, e bëri edhe më stoik, edhe më vital e të qëndrueshëm. I afërt, vital dhe mbi të gjitha i kthjellët. Vitet dhe barra që barti mbi su-pet, sidomos në kohën kur për shkak të regjimit të egër komunist që mbretëronte në vendlindjen e tij i u desht ta braktisë atdheun dhe, të marrë rrugët e botës duke përjetuar vuajtjet më të rënda, deri te rrahjet, burgjet, siç ishte ai famëkeq i Idrizovës dhe çka jo tjetër.Odisejada e rrugëtimit ishte e vëshitrë duke kaluar nëpër kufin-jtë me xhemba, siç ishin kufinjtë shqiptar, maqedonas e grek. Dhe, në dilemën midis Amerikës ëndërr të shqiptarëve dhe të Suedisë së qetë, Adili e zgjodhi Suedinë.Adil Biçaku, flet rrjedhshëm, bindshëm dhe me argumente. Shpesh përgjegjet e tij janë me një ofshamë shpirti, me një eeeeeh të gjatë, me një frymëmarrje që mjafton për të zbuluar mozaikun e rëndë shpirtëror, apo kapitullin e vuatjeve të jetës.Adili është njeriu që për gati pesë dekada përbën një mozaik intere-sant mërgimi. Ky mozaik apo vor-bull jete, ka përmbajtje specifike. - Pra kjo është shumë emocionale, shumë nostalgjike. Unë kam qenë 25 vjeç kur e kam lënë vendin! Dhe kur njeriu e mendon një kohë kaq të gjatë atëherë bëhet më nos-talgjik dhe duke u mplakur edhe me shumë e ndien mungesën e vendit tënd.- Zoti Adil ju keni pasë takime të shumta me shqiptarët këtu, ju ku-jtohen ato takime të para me mër-

Me shqiptarët në Suedi

Adil Biçaku

Aktuale

Page 5: Besa, 2011-04

4

Mërgimi, plaga shekullore, zuri rrënjë ndër vite dhe, u bë barrë mbi supe, kri-

joi kaverma në shpirtin e njerëzve që fati i detyroi të marrin rrugët e botës. Edhe shqiptarët, që nga koha e shpërnguljeve në Kalabari, si dhe nga rilindësit e këndej, e patën një fat të tillë që, një pjesë të jetës, apo edhe vitet më të mira të jetës t’i kalojnë në shtete të ndryshme të botës me ëndërrat e përhershme se do të kthehen në vendlindje...EdheSuedia, si një shtet i zhvilluar evropian nuk u kursye nga njerëzit që kërkuan strehim të ngrohtë në këtë vend me klimë të ftohtë nor-dike. Mikpritja ishte e ngrohtë.Ndër shqiptarët, njeriu i parë, që e dijmë, nuk ishte refugjat lufte, ishte një student i zellshëm dhe atë në Universitetin e njohur të Uppsalës. Ai djalosh ishte hiç më pak se një intelektual e shkrimtar, gazetar e publicist dhe diplomat i rryer. Ishte Faik Konica!Shënime aq të sakta për num-rin dhe kohën e ardhjes së sh-qiptarëve edhe nuk ka shumë, edhe pse ne Suedi llogaritet të jetojnë rreth 50.000 shqiptarë.

Pjesa dërmuese erdhën në fillim-vitet e 90-ta kur Ballkani përjetoi fillimin e luftërave të tmerrshme të kohës më të re. Pjesa tjetër e mad-he e shqiptarëve nga Kosova erdhi gjatë kohës së luftës në Kosovë, në vitet 98-të e 99-të. .Megjithatë shqiptarët filluan ard-hjen në fillimvitet e 60-ta, apo pak më herët.Ne në gazetën tonë Besa në vazh-dime do t'ju sjellim rubrikën Sh-qiptarët në Suedi, duke dhënë Intervista, reportazhe por edhe shënime më analitike lidhur me jetën dhe veprimtarinë e sh-qiptarëve në Suedinë demokra-tike, duke filluar nga ata që bënë e bëjnë punë krahu e deri te in-telektualët, artistët e sportistët kulminantë, si dhe deri te radioja në gjuhën shqipe, gazeta e revista dhe deri te hapja e ambasadës së parë të Kosovës në Suedi.Në këtë numër fillojmë me interv-istën e zhvilluar me emigrantin nga Shqipëria, veprimtarin, atdhetarin e shkrimtarin, Adil Biçaku.Jetë shumë emocionale, shumë nostalgjike.Tani doli nga shtypi libri për Sh-qipërinë i autorit suedez Sven Au-ren, me titull “Europeiskt orient” (Orienti i Europës) e në përkthim të Adil Biçakut.Me atdhetarin e krijuesin shqiptar, Adil Biçakun, bisedën e zhvilluam në Stockholm, në kryeqytetin suedez, metropolën ëndërr për vizitorët e shumtë të botës, por për Adilin qyteti ku e kaloi thuaja pjesën më të madhe të jetës së tij, apo më saktësisht që nga mosha 25 vjeçare, ngaqë ai këtu u vendos në prillin e vitit 1965, për të bërë punë të ndryshme, midis të cilave katër vite në Erikson si inxhinier....

dhe edhe si përkthyes, publicist e shkrimtar.Rrugëtimi jetësor me tëra vrazh-dësitë e po edhe anët e mira të jetës, e bëri edhe më stoik, edhe më vital e të qëndrueshëm. I afërt, vital dhe mbi të gjitha i kthjellët. Vitet dhe barra që barti mbi su-pet, sidomos në kohën kur për shkak të regjimit të egër komunist që mbretëronte në vendlindjen e tij i u desht ta braktisë atdheun dhe, të marrë rrugët e botës duke përjetuar vuajtjet më të rënda, deri te rrahjet, burgjet, siç ishte ai famëkeq i Idrizovës dhe çka jo tjetër.Odisejada e rrugëtimit ishte e vëshitrë duke kaluar nëpër kufin-jtë me xhemba, siç ishin kufinjtë shqiptar, maqedonas e grek. Dhe, në dilemën midis Amerikës ëndërr të shqiptarëve dhe të Suedisë së qetë, Adili e zgjodhi Suedinë.Adil Biçaku, flet rrjedhshëm, bindshëm dhe me argumente. Shpesh përgjegjet e tij janë me një ofshamë shpirti, me një eeeeeh të gjatë, me një frymëmarrje që mjafton për të zbuluar mozaikun e rëndë shpirtëror, apo kapitullin e vuatjeve të jetës.Adili është njeriu që për gati pesë dekada përbën një mozaik intere-sant mërgimi. Ky mozaik apo vor-bull jete, ka përmbajtje specifike. - Pra kjo është shumë emocionale, shumë nostalgjike. Unë kam qenë 25 vjeç kur e kam lënë vendin! Dhe kur njeriu e mendon një kohë kaq të gjatë atëherë bëhet më nos-talgjik dhe duke u mplakur edhe me shumë e ndien mungesën e vendit tënd.- Zoti Adil ju keni pasë takime të shumta me shqiptarët këtu, ju ku-jtohen ato takime të para me mër-

Me shqiptarët në Suedi

Adil Biçaku

Aktuale

5

gimtarët shqiptarë në Suedi?- Takimet e para kanë qenë më 1965. Unë kam ardhë më 26 ko-rrik 1964. Në 65-tën jemi takuar me shqiptarët në Trelleborg dhe prej atje pastaj më 1965 në prill kam ardhë këtu në Stockholm dhe kam takuar mjaft njerëz, 2-3 veta nga ata janë gjallë tashti, të tjerët kanë vdekur, po s'ka pasë shumë, i numëroj me gishta. Prej Shqipnise së mesme ishte një që quhej, Islam Karaj, ai vdiç në 86-tën, ishte nga rrethi i Librazhdit. Tjetër ishte Sami Korri prej Kavaje, ai vdiç më 2002-shin, Sherif Pleshti vdiç në 96-tën ishte prej Korçe, pastaj ish Ahmad Shpata prej Kuksi dhe ai vdiç më 1985-tën, pastaj djali i tij, Ismail Shpata, i cili vdiç më 2001-ën.Tash kemi ata të vjetrit që erdhën ma vonë se unë, Hasan Berisha është më i ri se ata.Me Adil Biçakun është lehtë të bisedohet. Ai paraqet një arkiv jete dhe, ajo arkivë hapet lehtë për të shpalosur shumë. Shqipëria e asaj kohe vuante nga regjimi e nga varfëria. Adil Biçaku e familja e tij ishin në listën e të perseku-tuarëve por që me shpirtin e tyre nuk ishin nënshtruar kurrë, andaj, filloi rrugëtimi për jetën. - Unë kam ba katervjeçaren në Qarrishtë, në një fshat të Librazh-dit dhe në 50- ën kam shkue në Elbasan te një miku jonë, kam krye shtatëvjeçaren dhe peda-gogjiken aty dhe prej 57-ës pastaj , 58-ën deri në verë të vitit 1963 kam qenë mësues në rrethin e Fi-erit. Më transferonin çdo vit që të mos krijoja shoqni, sepse isha nga një familje e prekur. Babai më kishte vdekur në burg në vitin 1953, nga torturat dhe pa e ditur përse akuzohej. Ai qe vetëm 36 vjeç. Vitin e fundit më besuan të jepja matematikë dhe fizikë. Në vitin 1963, në gusht, mbaj mend

si sot me 8 gusht me një shokun tim Mustafa Leshanaku ....Adil Biçaku, merr frymë dhe pastaj vazhdon kujtime nga ajo kohë:- Më datën 8, ditë e enjte, jemi nisë me një kamion mbasdreke prej Elbasanit në Librazhd. Ka qenë ora 6-të e darkës, po kishte ende diell, flet me saktësi Adili për të përshkruar pastaj tërë atë rrugëtim vuajtjesh për të shkuar në Librazhd, ecjen natën deri te mali i Belicës, pastaj Struga, Maqedonia... i kujtohen vua-jtjet gjatë ecjes natën dy netë me radhë, ecja barkazi për të dalë në anën tjetër të kufirit, shiu që binte duke i lagur, të ftohtit dhe të shtu-

nën më 10 gusht herët në mëngjes kaluan kufirin, takimi me patrullën jugosllave, marrja në pyetje dhe 35 ditët e qëndrimit aty. I kujto-het marrja në pyetje natën e ditën në burgun famëkeq të Idrizovës. Momenti kur tentuan të arratisen në ato male, dhe rrahja që iu bëhej nga patrulla jugosllave...- Na kanë rrahë nja 6 orë, me drunj na kanë rrahë, si të thuash si bi-sha, na shanin... thotë Adili duke kujtuar ata muaj të rëndë deri tek kalimi në Greqi, ku qëndroi për shtatë muaj me radhë dhe për-shkruan pastaj kampin e Llovrios ku llogaritej se kishte pasur rreth 9-10 mijë shqiptarë...nga vitet 50.

Ardhja në Suedi- Në Suedi fillimisht qëndruam nja 2-3 javë në një kamp afër Hallsta-hamarit. Na thanë të shkonim në shkolla por ne punuam disa muaj

nëpër fabrika të ndryshme. Në vi-tin 1965 erdha në Stokholm, pu-nova ca vjet në fabrikën e gomës, pastaj studjova në Institutin teknik për inxhinier të elektroteknikës. Paralel jepja mësim për shqiptarët dhe pastaj nga vitet e 70-ta mer-resha edhe me përkthime. Në Erikson kam punuar katër vjet si inxhinier - thotë Adili.Por nëse është penduar për ar-dhjen në Suedi dhe mosshkuar-jen në Amerikë, Adil Biçaku, ka përgjegje të shkurtër: Jo, aspak s'jam penduar. .

Një kulturë, një gjuhëDhe kur të kesh protagonist bi-sede një njeri që mund të thuhet se është enciklopedi kohe, temat gjithsesi janë të ndryshme, të shumta dhe interesante ashtu siç është edhe vetë jeta e pasur e Adil Biçakut. Aktualiteti është diçka që s'mund të anashkalohet. Adilin e preokupojnë çështjet thelbësore të kombit, të Shqipërisë, të Ko-sovës dhe të trojeve etnike. Fla-muri si simbol kombëtar poashtu, mendon Adil Biçaku:- Unë e shpjegoj kështu: Flamuri i përbashkët, i përgjithshëm do të ishte gjëja më e mirë, por këtë bota s'po e lejon. Por shyqyr Zo-tit që si në Shqipni ashtu edhe në Kosovë ka tendneca për unifikim të shtetit, sepse nuk duhet të jemi dy shtete të ndame. Ne kemi një kulturë, një gjuhë, një prejardhje, tradita dhe zakone të njëjta kemi fetë që respektohen si në Shqipëri si në Kosovë, kjo është gjë e mirë që do të na bashkojë dhe ja tani rrugët, nuk është më ndarja si në kohën e komunizmit, indirekt është një unifikim i shtetit...- Meqë ti je një atdhetar dhe një krijues çka do t’i shtoje të sotmes politike të kombit?

Aktuale

Durrësi i vitit 1900

Page 6: Besa, 2011-04

6

- Do të shtoja nevojën për një poli-tikë më të urtë dhe më unifikuese midis shtetit të Kosovës dhe të Shqipnisë, plus që shteti shqiptar duhet të bëjë më shumë si për Ko-sovën si për trojet tjera etnike që janë jashtë kufinit me Shqipninë. Shqipnija ishte gjithnjë e cun-gume, me fletët e preme e një zog me fletë të preme nuk mundet me fluturue. Ka qenë gjithmonë andr-ra e patriotëve dhe nacionalistëve shqiptarë, gjatë gjithë kohës një Shqipni e bashkume. Vetë mbreti Zog në atë kohë pat thënë se unë e la pozitën, e la fronin vetëm për Kosovën, se Kosova ishte shqip-tare dhe duhej të mbetej shqip-tare aniqë e kundërshtonin, këtë, fuqitë e mëdha të asaj kohe. Syn-imin e bashkimit e patën të gjithë patriotët e asaj kohe, si Abaz Kupi dhe të tjerë që ishin në mërgim, si e majta, si e djathta, të gjitha par-titë që ishin në mërgim.Adil Biçaku ishte dhe është ith-tar i Monarkisë shqiptare. Ai pati takime me familjen e Ahmet Zo-gut, Mbretit të shqiptarëve. Në bisedën që zhvilluam shpalosi shumë nga kujtimet dhe njëherësh vizionet e tij për të tanishmen dhe të ardhmen politike të kombit. Ështe autor i librit për Mbretin Zog.- Mbretit shqiptar nuk i është dhë-në vendi i merituar në Shqipëri. Ia patën mohuar edhe fitoren në referendumin e vitit nëntëdhjetë e shtatë. Shqiptarët atëherë votuan për monarkinë sepse e shihnin Shqipninë me monarki si një shtet me bazë, si një shtet të qetësisë, sikurse që e kemi Suedinë. Koha e udhëheqjes së mbretit Ahmet Zogu në Shqipëri ishte një kohë e qetësisë shembullore, një shem-bull vetëm një kapter e mbante tërë Elbasanin, kurse tash aq

shume policë dhe qetësia s'është në atë nivel - thotë Biçaku.- Një Shqipëri me monarkinë në krye do te ishte ndër shtetet e Ballkanit më të qeta, shtet që do ta kishte më lehtë me u bashkue me Kosoven, sepse monarkitë kudo në botë e kanë mbajtë një balancë, andaj ta lëmë mentalite-tin e vjetër dhe ta shohim kombin para partive.

- Ti ke pasur takime me mbretin Zog?Me djalin, mbretin Leka po që më 1968. Jam takue me të për herë të parë në Spanjë, më kujtohet, më 22 maj të 68-tës, atëherë qesh mar-tue, pastaj jemi takuar shpeshherë si në festat e Krishtlindjeve, të Vi-tit të Ri, 4 herë si dhe në mbled-hjen që pati organizuar Mbreti me mërgatën, me kryetarët e partive më 2 dhe 3 korrik të vitit 1972, e që për qëllim kishte bashkimin e partive dhe unitetin tonë.

Suedezi për shqiptarëtAdil Biçaku, është përkthyes i një libri tejet interesant, me autor sue-dez, të botuar në vitet e hershme e të përkthyer e botuar shqip tani.- Libri është shkrue për Shqip-ninë në vitin 1936. Autori është një shkrimtar, gazetar e jurist suedez. Ai është Sven Auren, ka punuar shumë në gazetat e Sue-disë, në fund edhe në gazetën Svenska Dagbladet, që vdiç në vi-tin 1985.. Ai shumë vite ka banuar në Paris, ka shkruar shumë libra udhëtimi, mbi 53, ka folë shumë në radion suedeze dhe ka qenë korrespoendent i Luftës së dytë botërore.Sven Auren, takoi një shqiptar në Paris në vititn 1932, i cili e thirri suedezin për një vizitë në Shqipëri. Auren bashkë me të bëri vizitë njëjavore në Tiranë.

Pasi i pëlqen Shqipnija ai e bënë edhe muajin e mjaltit (1935 )në Shqipëri, duke bërë një vizitë më të gjatë më tepër se një muaj nëpër tërë Shqipërinë. Ai takon shqiptarët me ndjenja patriotike, çdo njeri që takonte e vinte kom-bin përpara. Adil Biçaku, ishte ngazëllyer nga ky libër.- Me librin kam ra në kontakt në vitin 1968. Meqë Mbreti atëherë s'ishte aty, fola me nanën Gjer-ladinë rreth librit. Ajo do të mer-rte përsipër organizimin e takimit me Aurenin në Paris për ti shpre-hë falënderim që kishte shkrue për Shqipninë, që kishte shkrue për luftërat e Shqipnisë, që kishte përshkruar shpirtin patriotik dhe trim të shqiptarëve. Por, meqë Mbreti iku prej Spanjës atëherë ai takim nuk u realizua...

- Do të thotë suedezët kanë di-tur edhe atëherë më shumë për shqiptarët? - Suedezët dijnë shumë nga atëherë. Atëherë edhe Mbreti kishte kaluar nëpër shtete nor-dike, ai ishte shumë i pashëm dhe ishte krijue përshtypja reale tek njerëzit. Gazetari e shkrim-tari suedez Aurén edhe pse ishte ballafaquar me propagandën jore-ale per shqiptarët nga disa media italiane të asaj kohe, megjithatë ai thotë se shqiptarët ishin njerëz të kulturuar, ai shqiptarët i ngrente më lart se sa kultura italiane, ai kishte pa njerëz të veshur jo mirë por krenar, kishte parë pastërti, kulturë e modernizëm. Libri që tani doli në botim edhe në shqipe quhet me një titull sin-jifikativ Europeiskt Orient, Ori-enti i Europës. Kjo është intere-sant se Shqipëria ka mund të jetë, ishte properëndimore por kishte shumë ngjashmëri me orientin, siç

Aktuale

Page 7: Besa, 2011-04

6

- Do të shtoja nevojën për një poli-tikë më të urtë dhe më unifikuese midis shtetit të Kosovës dhe të Shqipnisë, plus që shteti shqiptar duhet të bëjë më shumë si për Ko-sovën si për trojet tjera etnike që janë jashtë kufinit me Shqipninë. Shqipnija ishte gjithnjë e cun-gume, me fletët e preme e një zog me fletë të preme nuk mundet me fluturue. Ka qenë gjithmonë andr-ra e patriotëve dhe nacionalistëve shqiptarë, gjatë gjithë kohës një Shqipni e bashkume. Vetë mbreti Zog në atë kohë pat thënë se unë e la pozitën, e la fronin vetëm për Kosovën, se Kosova ishte shqip-tare dhe duhej të mbetej shqip-tare aniqë e kundërshtonin, këtë, fuqitë e mëdha të asaj kohe. Syn-imin e bashkimit e patën të gjithë patriotët e asaj kohe, si Abaz Kupi dhe të tjerë që ishin në mërgim, si e majta, si e djathta, të gjitha par-titë që ishin në mërgim.Adil Biçaku ishte dhe është ith-tar i Monarkisë shqiptare. Ai pati takime me familjen e Ahmet Zo-gut, Mbretit të shqiptarëve. Në bisedën që zhvilluam shpalosi shumë nga kujtimet dhe njëherësh vizionet e tij për të tanishmen dhe të ardhmen politike të kombit. Ështe autor i librit për Mbretin Zog.- Mbretit shqiptar nuk i është dhë-në vendi i merituar në Shqipëri. Ia patën mohuar edhe fitoren në referendumin e vitit nëntëdhjetë e shtatë. Shqiptarët atëherë votuan për monarkinë sepse e shihnin Shqipninë me monarki si një shtet me bazë, si një shtet të qetësisë, sikurse që e kemi Suedinë. Koha e udhëheqjes së mbretit Ahmet Zogu në Shqipëri ishte një kohë e qetësisë shembullore, një shem-bull vetëm një kapter e mbante tërë Elbasanin, kurse tash aq

shume policë dhe qetësia s'është në atë nivel - thotë Biçaku.- Një Shqipëri me monarkinë në krye do te ishte ndër shtetet e Ballkanit më të qeta, shtet që do ta kishte më lehtë me u bashkue me Kosoven, sepse monarkitë kudo në botë e kanë mbajtë një balancë, andaj ta lëmë mentalite-tin e vjetër dhe ta shohim kombin para partive.

- Ti ke pasur takime me mbretin Zog?Me djalin, mbretin Leka po që më 1968. Jam takue me të për herë të parë në Spanjë, më kujtohet, më 22 maj të 68-tës, atëherë qesh mar-tue, pastaj jemi takuar shpeshherë si në festat e Krishtlindjeve, të Vi-tit të Ri, 4 herë si dhe në mbled-hjen që pati organizuar Mbreti me mërgatën, me kryetarët e partive më 2 dhe 3 korrik të vitit 1972, e që për qëllim kishte bashkimin e partive dhe unitetin tonë.

Suedezi për shqiptarëtAdil Biçaku, është përkthyes i një libri tejet interesant, me autor sue-dez, të botuar në vitet e hershme e të përkthyer e botuar shqip tani.- Libri është shkrue për Shqip-ninë në vitin 1936. Autori është një shkrimtar, gazetar e jurist suedez. Ai është Sven Auren, ka punuar shumë në gazetat e Sue-disë, në fund edhe në gazetën Svenska Dagbladet, që vdiç në vi-tin 1985.. Ai shumë vite ka banuar në Paris, ka shkruar shumë libra udhëtimi, mbi 53, ka folë shumë në radion suedeze dhe ka qenë korrespoendent i Luftës së dytë botërore.Sven Auren, takoi një shqiptar në Paris në vititn 1932, i cili e thirri suedezin për një vizitë në Shqipëri. Auren bashkë me të bëri vizitë njëjavore në Tiranë.

Pasi i pëlqen Shqipnija ai e bënë edhe muajin e mjaltit (1935 )në Shqipëri, duke bërë një vizitë më të gjatë më tepër se një muaj nëpër tërë Shqipërinë. Ai takon shqiptarët me ndjenja patriotike, çdo njeri që takonte e vinte kom-bin përpara. Adil Biçaku, ishte ngazëllyer nga ky libër.- Me librin kam ra në kontakt në vitin 1968. Meqë Mbreti atëherë s'ishte aty, fola me nanën Gjer-ladinë rreth librit. Ajo do të mer-rte përsipër organizimin e takimit me Aurenin në Paris për ti shpre-hë falënderim që kishte shkrue për Shqipninë, që kishte shkrue për luftërat e Shqipnisë, që kishte përshkruar shpirtin patriotik dhe trim të shqiptarëve. Por, meqë Mbreti iku prej Spanjës atëherë ai takim nuk u realizua...

- Do të thotë suedezët kanë di-tur edhe atëherë më shumë për shqiptarët? - Suedezët dijnë shumë nga atëherë. Atëherë edhe Mbreti kishte kaluar nëpër shtete nor-dike, ai ishte shumë i pashëm dhe ishte krijue përshtypja reale tek njerëzit. Gazetari e shkrim-tari suedez Aurén edhe pse ishte ballafaquar me propagandën jore-ale per shqiptarët nga disa media italiane të asaj kohe, megjithatë ai thotë se shqiptarët ishin njerëz të kulturuar, ai shqiptarët i ngrente më lart se sa kultura italiane, ai kishte pa njerëz të veshur jo mirë por krenar, kishte parë pastërti, kulturë e modernizëm. Libri që tani doli në botim edhe në shqipe quhet me një titull sin-jifikativ Europeiskt Orient, Ori-enti i Europës. Kjo është intere-sant se Shqipëria ka mund të jetë, ishte properëndimore por kishte shumë ngjashmëri me orientin, siç

Aktuale

7

thotë Sven Auréni. Libri për herë të parë është botuar suedisht nga Natur e kulturë në vitin 1936 dhe nuk ka pasë ribotime suedisht.

Ky libër nuk është ribotue më, se ma vonë, mbas 44-tes Shqipinia ka qenë e mbyllur dhe s'ka pasë shumë interes. Ka akoma dy libra në Bibliotekën Kombëtare këtu. Ma interesant është se Sven Au-reni e ka vizitue Shqipninë atëherë në 32-shin kur është njoht me atë djalin, pastaj e ka vizitue më 1935, në vitet e 42 e 43, në vitin 1968. Në vitin 1968 ai shkroi një seri ar-tikujsh për Shqipërinë në Sveska Dagbladet. Ai bën një krahasim midis njerëzve në Shqipëri të vi-tit 1935 dhe 1968. Në 1968 thotë se njerëzit janë të veshur pak më mirë, por janë të vdekur, me një fjalë s'ka qeshje. Më parë Shqip-nija quhej vend i haresë, vend i gëzimit, dhe më vonë u bë si vend i vdekjes së heshtur, askush nuk guxonte t’i afrohej atij për t’i folë, ai mundohej t’i përshëndeste e ata ia kthenin me përçmim. Ai e bën krahasimin por shqiptari mbetet prap shqiptar, sepse ndryshimet ishin pasojë e regjimit.Kur e lexoja këtë libër që më la mbresa të mëdha, ishte aq prekës sa më shkojshin lotët po ashtu kah e përktheja nga gjuha suedeze, thotë Biçaku..

E pyesim sërish Biçakun për Mbretin Zog dhe personalitetin e tij?- Zogu ishte personalitet i rrallë, i dashur, i mençur e trim. Sven Auréni thotë se përkundër asaj që në tavolinë e kishte Napoleonin, por kishte edhe shtetasin tjertër Skenderbeun, Zogu kishte marrë si të thuash forcën e Skënderbeut, nisjativën ose shpirtin luftarak të Skënderbeut për kombin e tij,

dmth. ja kushtoi gjithë jetën kom-bit të tij Shqiptar.

Biçaku tregon se Zogu si 17 vjeçar mori pjesë në shpalljen e Pavarë-sisë së Shqipërisë, ishte një nga ata 53 pjesëmarrës që nuk u për-mend në historinë e regjimit ko-munist. Ismail Qemali e kishte përqafur duke i thënë se edhe gjy-shi i Zogut ishte ai që e kishte pa-tur në zemër Pavarësinë e shtetit shqiptar,Zogu ishte magneti që tërhiqte popullin. Zogu ishte zemërgjerë, kishte trimninë diplomacinë dhe atdhedashurinë. Ai në zemër e pati Kosovën përherë.Zemërgjëria e tij kishte bërë që ta afrojë Konicën, ta emërojë amba-sador të Shqipërisë në Amerikë. Merita e Zogut e madhe është se ai futi ndnjenjën kombëtare te të gjithë shqiptarët.Biseda me veprimtarin Adil Biçaku, ështe mozaiku i pasur i jetës.

- Po të ktheheshe në retrospek-tivë çka do t’i shtoje këtij mo-zaiku?- Po do ia shtoja atë çka ka ecë përpara apo si ka vazhdue që kur kam ikur unë sepse tani ka gjëra pozitive po mendoj në atë kohë të gjatë të errët që ka kaluar vendi jonë dmth nën diktaturë staliniste ose sllavostaliniste, dhe njerëzit janë më të ç'orientuar nuk janë ata njerëz që i kam lënë unë para 45 vjetësh, dmth e gjej veten si të huaj edhe në vendin tim.

- I huaj në vendin tënd, i huaj jashtë?- I huaj në vendin tim, i huaj jashtë dmth., si një gur që është rrokul-lis njëherë dhe kurrë s'po e gjen vendin e vet, fatkeqësisht si ata që janë në mërgim po edhe ata që

janë atje, që s’e lanë vendin, kësh-tu që është si të thuash një balla-faqim me realitetin, një realitet i hidhur.

- Mirëpo ky gur në rrokullisjen e tij do ta gjejë vendin e tij dikund?

- He, he, duhet ta gjejë patjetër, ndoshta gjeneracioni ynë nuk do ta arrijë, por patjetër duhet. Sh-qipnia po shkon dhe gjithë bota po shkon duke u unifikuar, dmth të gjithë do të kenë shansa të bara-barta por kjo do të marrë kohë, sepse vendi ynë si gjithmonë ka qenë më i fundit në çdo ndryshim.

Modeli i demokracisë sue-deze më i avansuari

Megjithatë Adil Biçaku është njeri i kohës. Ai u integrua në Suedi dhe e vlerëson lart popullin sue-dez, traditën dhe virtytet.

- Modelin e demokracisë sue-deze e shikoj në atë çka kam lex-ue kur Shqipnija e filloi rrugën e modernizimit gjatë viteve 30-të, dmth, Zogu në atë kohë kishte marrë modelin austriak sepse ai që i internum atje, jetoi shumë atje dhe mësoi shumë dhe modeli i demokracisë suedeze sot është një model që është shembull në gjithë botën që respekton të gjithë si përkatësitë partiake ashtu edhe ato fetare për shembull, shtet që i ka unifikue këto dhe nuk ka nda-sira, në ligje, është shumë shoqëri demokratike dhe model shumë më i perparum në gjithë botën, thotë Adil Biçaku, në bisedë për gazetën "BESA".

Muhamed Krasniqi

Aktuale

Page 8: Besa, 2011-04

8

REGJISTRIMI I DIASPORËS ME LISTË SUPLEMENTARE

I n t e r v i s t ë m e a m b a s a d o r i n e R . K o s o v ë s n ë S u e d i

Nga dita e parë e muajit prill të këtij viti Kosova nis edhe një ndërmarrje të

madhe, një ndërmarrje që Kosovës i ka munguar që nga viti 1981. Pra në Kosovë fillon regjistrimi i pop-ullësisë, i ekonomive familjare dhe i banesave. Ligji për këtë është kritikuar në disa raste, herë për vonesë e herë për nguti të miratim-it të ligjit ashtu si dhe për trajtim joadekuat të qytetarve të mërguar në botë. Me ligjin e miratuar për regjistrim mërgata shqiptare trajto-het si popullatë jorezidente, dhe si e këtillë edhe do të regjistrohet.

Zoti Lulzim Peci, ambasador i Re-publikës së Kosovës në Mbretëri-në e Suedisë, e vlerëson si ndër-marrje të jashtzakonshme dhe fundamentale regjistrimin e pop-ullësisë në Kosovë.

- Regjistrimi i popullësisë në Kos-ovë me siguri është një prej ngjar-jeve apo zhvillimeve më fundamen-tale që do të ndodhë në Kosovë pasiqë regjistrimi i popullësisë po ndodhë pas 30 viteve. Në esencë asnjë shtet nuk mund të zhvillohet

mbi parametra real nëse ai nuk e ka një regjistrim të popullatës. Ndaj me këtë rast dua tu përkujtoj që deri më tani i gjithë planifikimi në Kosovë në masë të madhe është bërë në projektime statistikore dhe jo me gjendjen reale që kemi në vendin tonë. Mendoj që regjis-trimi i popullësisë është një ndër-marrje shumë e rëndësishme me të cilin Kosovës si shtet tani do ti mundësohet që të bëj një plani-fikim më të mirë edhe në aspektin zhvillimor të Kosovës por njëkohë-sisht do të fitohet edhe një pasqyrë e gjendjes demografike në Kosovë e cila është substanciale për vet politikat e qeverisë dhe mirëqenien e qytetarfve të saj, thot ambasadori Lulzim Peci.

Atëherë si qëndron puna me di-asporën shqiptare? - Diaspora jonë do të përfshihet në regjistrimin e popullësisë por në një formë të veçantë. Regjis-trimi i kësaj pjese të qytetarve tanë në botë do të bëhet nga anëtarët e familjeve të tyre nëse këta nuk gjenden në Kosovë në kohën kur

bëhet regjistrimi i popullësisë dhe kjo do të bëhet me një formularë të posaçëm, formulari S1, ku jipen të dhënat për personat që gjenden në diasporë, dmth të dhënat e tyre personale, vitin kur kanë dalë dhe arsyet që kanë ndikuar që ata ta lëshojnë vendin. Kështuqë, kur të kryhet ky proces do të arrihet një pasqyrë mjaft e sakt e numrit të qytetarve tanë psh në Suedi, Norvegji, Finlandë, SHBA e vende tjera. Kjo ndërmarrje do të na ndi-hmojë që për herë të parë Kosova do ta ketë një pasqyrë më reale të diasporës gjë që deri tani të dhënat për te na kanë munguar dhe po e them prap se është punuar me pro-jektime të statistikave. Me këtë rast ambasadori Lulzim Peci thekson:- Regjistrimi i popullësisë realisht është fotografim i gjendjes në Kos-ovë. Një person që jeton jasht Ko-sovës, megjithëse nuk përfshihet në regjistrimin e banorëve rezident atëherë për këtë shkak do të reg-jistrohet si banorë jorezident i Ko-sovës, porai gjithësesi gëzon të gji-tha të drejtat si çdo shtetas tjetër i Kosovës; pra janë pjesë e regjistrit civil të Kosovës nëse regjistrohen, kanë të drejtën e pasaportës, të lejës së njoftimit, dhe siç e thash i gëzojnë të gjitha të drejtat që i gë-zojnë qytetarët e Kosovës. Mirëpo një person nuk mund të ketë dy vende të rezidenës, sepse jetohet në një vend dhe për këte arsye ai klasifikohet sipas vendit ku jeton dhe pa humbur të drejtat tjera si qytetarë i Kosovës.

Megjithëkëte është vrejtur një lloj droje tek njerëzit tanë në mërgim.

- Nuk ka arsye për kurrfar droje.

Intervistë

Page 9: Besa, 2011-04

9

Bile unë do ti kisha inkurajuar njerëzit tanë që jetojnë në Suedi që të dhënat e tyre t´ua dërgojnë anëtarve të familjes në vendlindje në mënyrë që familjet e tyre në Ko-sovë të mund të transmetojnë tek zyrtarët e regjistrimit të dhënat e sakta për ta. Ata do të jenë pjesë e regjistrimit të popullësisë në Kos-ovë, por siç thashedhe më herët, ata do të cilësohen si banorë jorezident, pra si banorë që nuk banojnë në Kosovë. Do theksuar se regjistrimi i popullësisë në Kosovë bëhet sipas standardeve evropiane dhe Kosova ka arsye të jetë krenare që po bën këtë punë sepse Eurostati ka vlerësuar se janë bërë të gjitha përgatitjet sipas normave ndërkombëtare gjë që në krahasim me vendet tjera të rajonit Kosova ka ecur përpara ndërkohë që disa vende të rajonit ende nuk kanë marrë dritën e gjelbërt.

Atëherë kalojmë në një çështje tjetër. Si ka rrjedhur promovimi i ambasadës së Republikës së Ko-sovës në Suedi gjatë kohës nga themelimi e deri më sot?

- Mund të themi që me hapjen e ambasadës së Republikës së Kos-ovës në Stokholm marrëdhënjet e ndërsjella ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Sue-disë u ngritën në nivelin më të lartë, pra në nivel ambasadorësh. Po ashtu me hapjen e ambasadës së vendit tonë në Stokholm u kri-juan marrëdhënje shumë të mira me institucionet e Suedisë dhe bashkëpunimi bilateral po thello-het nga dita në ditë. Do theksuar gjithashtu që ambasada jonë po gëzon gjithnjë e më tepër respekt ndër radhët e trupit diplomatik në Stokholm megjithë vështirësitë ekzistuese me disa shtete të cilat nuk janë përkrahëse të pavarësisë së Kosovës. Bile në fillim ka pasur

edhe tentativa për bojkotim të pu-nës së Ambasadës. S ot Ambasada e Republikës së Kosovës në Suedi është anëtar i respektuar i trupit diplomatik.Fokusimi i diplomacisë?- Puna diplomatike mvaret nga objektivat e politikës së jashtme të Kosovës dhe nga prioritetet që përcakton kjo politikë. Në konferencën e ambasadorëve në fund të marsit në Prishtinë do të diskutojmë për të gjitha çështjet vitale me të cilat do të mirren am-basadat e Kosovës në botë. Pritet të bëhet riformulimi i objektivave të politikës së jashtme dhe agjenda përkatëse operacionale konform të cilave ne do të punojmë si për-faqësi diplomatike. Ambasada në Stokholm do të mbulon edhe vende tjera pos Sue-disë?

- Presim që së shpejti të përfun-dojë procedura e akreditimit në Finlandë dhe Norvegji kurse më vonë edhe në ndonjë vend tjetër të rajonit. Na thuani ju lutem çfarë janë kontaktet me bashkëatdhetarët në Suedi?

- Kontaktet janë të përditshme përmes shërbimit konsullor të Ambasadës. Poashtu që nga fil-limi i punës tonë në Suedi kemi vënë kontakte me shoqata e klube dhe individ të dalluar në fushta të ndryshme të veprimtarisë në Suedi. Ndihma ndaj m ërgatës do të rritet me zbatimin e plotë të ligjit për mërgatën që është apro-vuar më 2010, dhe në bazë të cilit është formuar edhe Agjensioni për Mërgatën pranë Zyrës së Kryemi-nistrit . Po ashtu në bazë të këtij ligji është paraparë që në vendet ku ka shumë mërgimtarë të krijo-hen Qendrat Kulturore të Kosovës për Mërgatën të cilat veç tjerash

do të mirren me kultivimin dhe promovimin e kulturës e të arsimit për mërgatën. Me themelimin e këtyre qendrave do të kontribuo-het në ruajtjen e identitetit por edhe në intensifikimin e kontak-teve të mërgimtarve në fushën e kulturës, por edhe në sfera të tjera me vendin amë. Jemi në shërbim të qytetarve tanë dhe përpiqemi që në çdo moment t’ju dalim krah në plotësimin e nevojave të tyre në bazë të ligjeve ekzistuese në Kosovë. Ne jemi të vetëdijshëm që e gjithë ndihma nuk mund tu ofrohet në momentin e tanishëm sepse ko-rniza ligjore nuk është e plotësuar ende sa i përketë disa çështjeve teknike por, shpresojmë që shër-bimi ynë konsulor së shpejti do të ketë edhe mundësinë e dhënjes së lejeve të njoftimit dhe të pasapor-tave.Shërbimet konsulore•Për momentin procesohen kërkesat për pasaporta të Repub-likës së Kosovës për persona që posedojnë lejet e njoftimit të Ko-sovës •Afrohet shërbim rreth kërkesave për lirim nga shtetësia e Kosovës •Përmbushen kërkesat rreth ak-teve të gjendjes civile, pra atyre që u lind një fëmijë në Suedi kanë mundësi që fëmijën ta regjistrojnë tek shërbimi konsulor•Bëhet regjistrimi i martesave, por edhe i vdekjeve•Lëshohen dokumente udhëtimi për një drejtim

- Me këtë rast dua të inkurajojë qytetarët dhe shtetasit tanë në Suedi që të regjistrohen në shër-bimin tonë konsulor. Ky regjistrim nuk është obligativ por është më se i dëshirueshëm. Ky lloj regjistri-mi përfshinë të dhënat personale dhe detajet e kontakteve, si telefoni, adresa fizike dhe e-mailat. Të

Intervistë

Page 10: Besa, 2011-04

10

dhënat e këtilla janë të nevojshme që në rast të ndonjë fatkeqësie natyrore ose diçka të ngjashme, të mund të vemi kontakt të men-jëhershëm me qytetarët tanë për të marrë të gjitha masat e duhura për trajtim sipas gjendjes së jasht-zakonshme. Ngjarjet e tilla nuk mund ti abstrahojmë, dëshirojmë që kurr të mos ndodhin por ne duhet të jemi të përgatitur edhe për raste të këtilla. Përkujto-jmë këtu për pak kohë ngjarjet e ditëve të kaluara në Egjipt dhe an-gazhimet e Ambasadës së Kosovës në Turqi për tërheqjen e qytetarve të Kosovës nga vendi i krizës. Kjo është bërë edhe në rastin e Jemen-it, në Japoni dhe në Libi, me ç’rast Qeveria e Republikës së Kosovës dhe përfaqësitë e saja diplomatike kanë provuar se kanë kapacitet për të i ndihmuar qytetarët tonë në vendet me rrezik të lartë të sig-urisë, bile edhe në ato vend e nga të cilat nuk jemi njohur, thot z. Lulzim Peci, Ambasador i Repub-likës së Kosovës në Mbretërinë e Suedisë. Si është hapë ambasada e Kosovës në Suedi?Mbretëria e Suedisë e ka njohur Kosovën dhe ka lidhë marrëdhënje

diplomatike me Kosovën qysh në mars të 2008-ës dhe me këtë akt janë krijuar kushtet që të hapet ambasada e Kosovës në Suedi. E gjithë kjo tani ka një histori pro-cedurale: më 10 shkurt të vitit 2009 presidenti i Kosovës mori vendim për hapjen e ambasadës së Repub-likës së Kosovës në Mbretërinë e Suedisë. Pas këtij vendimi, më 17 korrik 2009 është bërë nomini-mi i ambasadorit nga presidenti kurse pëlqimi apo agremani siç thuhet me fjalorin diplomatik, nga Mbretëria e Suedisë i mbrrinë Ko-sovës në fillim të shtatorit 2009 kurse më 15 shtator presidenti i Kosovës dekreton ambasadorin e Kosovës në Mbretërinë e Suedisë. Më pastaj është zgjedhur edhe ekipi politik dhe konsullor dhe për herë të parë si ekip diplomatik ar-rinë në Suedi më 13 dhjetor 2009. Më 4 shkurt 2010 ambasadori i Republikës së Kosovës dorëzoi le-trat kredenciale tek Mbreti i Sue-disë, Carl XVI Gustaf dhe me këtë akt Kosova ka ambasadorin e vet fuqiplotë dhe të jashtzakonshëm në Mbretërinë e Suedisë.Fakte për z. Lulzim Peci: U lind më 6 korrik 1966. I martuar ; Ka një vajzë. Lexon shumë, sidomos

rreth marrëdhënjeve ndërkombë-tare, historisë dhe posaçërisht e do matematikën.Prej gjuhëve të huaja flet anglisht-en, serbishtën dhe spanjollishten.Me profesion është inxhinier i ele-ktroteknikës dhe ka magjistruar në Marrëdhënjet Ndërkombëtare pranë Institutit Universitar Ortega y Gasset Në Madrid, Spanjë. Një kohë ka punuar si ligjërues në Universitetin në Prizren në fush-ën e politikës së sigurisë politike kombëtare dhe ndërkombëtare. Njihet si themelues i dy organiza-tave joqeveritare, Institutin e Ko-sovës për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED) dhe Fon-dacionin Kosovar për Shoqërisë Civile (KCSF).Ka qenë anëtar i disa organizatave profesionale e universitare si dhe ligjërues mysafir në Qendrën e Gjenevës për Politika të Sigurisë.Ka bërë mbi 30 punime shkencore dhe studime të politikave në fush-ën e sigurisë, politikës së jashtme dhe qeverisjes të botuara në Ko-sovë, Austri, Gjermani, Zvicër, Britani të Madhe, Holandë dhe Japoni.

Shuquri SEJDIJAJ

Intervistë

Gazetari, Shyqiri Sejdijaj me Ambasadorin e Kosovës në Suedi, z. Lulzim Peci

Page 11: Besa, 2011-04

11

Intervistë

Intervistë me Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje z.Albin Kurti dhënë gazetarit, Nezir Bejta

Kurti: shqiptarët ta kenë një ulëse të fuqishme në OKB, NATO dhe BE

Besa: Z.Kurti Kosova sot është në një udhëkryq të madh poli-tik. Raporti Marti, bisedimet me Serbinë, arrestimet e ushtarëve të UÇK-së, protestat... Çka po ndodh kështu?

A Kurti: Tri vjet pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, ne vazh-dojmë ta kemi Kosovën formalisht të pavarur, por pa sovranitet, pa integritet territorial, dhe pa zh-villim ekonomik. Serbia është e interesuar ta bëjë Kosovën sikur Bosnjën, por ta sajoj një entitet territorial brenda Kosovës i cili do të na bënte përfundimisht shtet jo funksional, i cili nga të qenit shtet i dobët bëhet shtet i dobësuar. Për këtë qellim ajo ka bërë trysni të fil-lojnë negociatat në mes të Beogra-dit dhe Prishtinës. Në anën tjetër BE-ja është e interesuar qe ta marr Serbinë në BE, t`ia shkëput prej ndikimit të Rusisë. Serbia, pra, syn-on që të hyjë para nesh si Kosovë, si shqiptar, mandej të na kushtë-zoi ngjashëm si po bën Greqia me Maqedoninë dhe gjithashtu të na kushtëzoi jo vetëm nga lart, por edhe nga poshtë nëpërmjet këtij

entiteti territorial serb, që përbe-het prej veriut të Kosovës, por jo vetëm prej veriut, por ngjashëm si-kurse në Bosnjë që vepron Repub-lika Serbe. Prandaj me fillimin e këtyre negociatave, të gjitha ato qarqe ndërkombëtare që dëshironin që Kosova të shkoi në bisedime me Serbin dhe Kosova të shkoi ne pozicion sa me të ulët, janë ata të cilët e inkurajuan e mundësuan dhe e ndihmuan raportin e Dik Martit dhe kësisoj ndikuan që t`i zvogëlohet epërsia morale pa-drejtësisht, por në të njëjtën kohë u përgatiten edhe këto arrestime të cilat ndodhen tash së fundi e të cilat janë brenda të të njëjtave koordinata, që kanë për synim ta deformojnë luftën çlirimtare të UÇK-ës dhe ta paraqesin luftën si një lloj konflikti civil në të cilin pati të vrarë dhe vrasës nga të dy palët, dhe kësisoj ta barazojnë agresorin me viktimën.Mendoj së ajo që po i kontribuon kësaj është edhe mos gatishmëria e udhëheqjes se institucioneve të Kosovës që t`u bëjë ballë këtyre trysnive duke thënë që nuk bëj

negociata me Serbinë. Përshtypja e ime është shumë e fuqishme që këta politikanë që janë në maje të sistemit, janë të korruptuar dhe të shantazhuar dhe për pasoj, trys-nive nga jashtë nuk ju bëjnë ballë dhe kësisoj i kanë pranuar këto ne-gociata ani pse ato janë të pa drejta e të pabarabarta, e nga ato fiton Serbia e jo Kosova. Pra Serbia fiton si shtet e Kosova humb, por fiton pushteti i sotëm.Besa: Keni qenë shumë aktiv sa ishit jashtë skenës politike, bile iu kanë cilësuar si opozitë e mirëfilltë. Tash që jeni në Kuvend cili është misioni i juaj ?A Kurti: Ne duam që të jemi opoz-itë edhe parlamentare edhe jashtë-parlamentare dhe do ta bëjmë këtë. Nuk i kemi zëvendësuar metodat e veprimit, por i kemi shtuar ato. Protestave, demonstratave, aksion-eve simbolike po ua shtojmë zërin tonë në parlament, i cili duhet t`i përfaqësoi të pakënaqurit e Kos-ovës, me gjendjen sociale, ekono-mike, politike dhe kësisoj të jemi edhe me të fuqishëm në të qenurit tonë opozitë. Pra ndryshimi i strat-egjisë që ka bërë Lëvizja Vetëv-endosje, me hyrje në institucione, nuk konsiston me zëvendësim të metodave, por me shtim të tyre. Veprimeve të deri tanishme po ua shtojmë edhe mjetet institu-cionale, se duam që ta fuqizojmë lëvizjen tonë si lëvizje opozitare. Ne mbesim lëvizje thellësisht poli-tike e cila e sheh në njërën anë shtetndërtimin si sovranitet, e në anën tjetër zhvillimin ekonomik si prodhim. Por, natyrisht, sovran-iteti për ne nënkupton të drejtën për ushtri, nënkupton kontrollin mbi kapacitetet zhvillimore dhe

Page 12: Besa, 2011-04

12

Intervistë

pasurit natyrore, dhe mbi të gjitha të drejtën që t`i bashkohemi Sh-qipërisë. Pra, Lëvizja Vetëvendosje konsideron që çështja shqiptare nuk mbyllet me pavarësinë e Kos-ovës, edhe kur behët ajo e plotë, sepse vullneti i shqiptarëve është bashkimi kombëtar.

Besa: Qe në fillim të fushatës par-azgjedhore patët deklaruar se nuk do të hyni në koalicion me asnjë parti politike. A ishte i drejtë ky vendim?

A Kurti:Dallimet programore që i kemi me partitë tjera politike e të cilat dihet se e pranojnë planin e Ahtisarit dhe që nuk angazhohen për bashkim kombëtar, pa harruar këtu që kanë qenë pro këtij privati-zim neoliberal i cili e shpronësoi edhe publikun edhe shoqërinë. Këto dallime, pra, e kanë bërë të pamundur hyrjen në koalicion me partitë të tjera, por këtu natyrisht që kanë ndikuar edhe fakti se nuk ekziston besimi dhe mirëkuptimi i ndërsjellët. Pra, tepër gjatë, tepër shumë na kanë mashtruar, e kanë gënjyer popullatën në Kosovë, që ne tashti të besojmë se ata po bëhen të mirë. Mbase edhe për-voja e deritanishme ne kuvend dhe qeveri në këtë mandatin e ri na ka treguar se kemi pasur të drejt në qëndrimin tonë.

Besa: Keni qenë ndër më të zësh-mit që iu keni kundërvënë faktorit ndërkombëtar. E keni mohuar Unmikun, Plani e Ahtisarit, fla-murin, himnin, Eulexin, por ishit të vetmuar ?

A Kurti: Ne gjithmonë kemi kon-sideruar dhe vazhdojmë të konsid-erojmë se Unmiku është një regjim diktatorial dhe një lloj administrate neokolonialiste. Ndërkaq Eulexi është Unmik i ri. Ajo që ishte de-

partamenti i drejtësisë dhe policia e Unmikut u bë Eulex. Aty janë njerëzit të cilët kanë imunitet mbi ligjin, kanë fuqi ekzekutive mbi ne, mandej që nuk e njohin Pa-varësinë e Kosovës, nuk e njohin luftën çlirimtare, që nuk paguajnë taksa në Kosovë, që i kanë pagat e shumëfishta në krahasim me ven-det perëndimore dh të cilët nuk i japin llogari popullit të Kosovës, as institucioneve të Kosovës. Deri sa të jetë kështu ne nuk do ta ndryshojmë mendimin tonë. Ne nuk jemi kundër bashkë-sisë ndërkombëtare. Ne kemi thë-në që bashkësia ndërkombëtare duhet të sjell ekspertë të bujqësisë, ekonomisë, arsimit, shëndetësisë, por jo polic gjykatës, prokuror që bashkë me familjen e tyre janë mbi ligjin, e gjithë ditën thirren për sundim të ligjit. Në fakt këta nuk janë për sundim të ligjit, këta janë sundimtarë të ligjit. Nuk kemi pasur përkrahje prej subjekteve të tjera politike, kemi pasur prej politikanëve të veçantë të partive politike në nivele lokale, për shkak së politikanet tanë që janë në maje të sistemit janë bërë shumë me të afërt me bryokracinë ndërkom-bëtare se sa me qytetaret vendor. Ne mendojmë se politikanet që janë ngjitur në ato poste të larta duke iu falënderuar popullit dhe bashkëpunimi i tyre me ngushtë me sundimtaret ndërkombëtarë, është një mosmirënjohje ndaj pop-ullit. Asnjë politikanë nuk do të mund të ulej në ato poste, pozita të ministrit, kryeministrit, kryeku-vendarit, deputetit pa popullin, pa qytetaret që i kanë votuar dhe i kanë mbështetur. Po duket që shumë shpejt ata po e harrojnë këtë gjë. Mendoj që sikur kanë bërë në Afrikë, Azi, Amerikën Latine në periudhën kolonialiste edhe në Kosovë shumë tipare të tilla po i zbaton regjimi ndërkombëtar. Pra

e toleron korrupsionin e politikan-eve vendor, sepse ata ia shpagua-jnë ne dëgjueshmëri dhe servilitet dhe kësisoj ka një martesë të lum-tur midis qeveritarëve vendor dhe burokrateve ndërkombëtarë. Si lëvizje Vetëvendosje ne jemi an-gazhuar që demokracia të mos jetë vetëm demokraci përfaqësuese; jo vetëm të zgjedhe njerëzit një here në katër vjet dhe mandej ata t`i harrojnë qytetaret deri në zgjed-hjet e ardhshme. Ne angazhohemi që demokracia të jetë edhe direkte edhe pjesëmarrëse. Demokracinë direkte e bjenë referendumi. Pra, referendumi për çështjet nacionale të rëndësisë madhore e të pasojave afatgjatë, por edhe referendum në nivel lokal për gjëra të cilat kanë je-honë jo vetëm për brezin tonë, por edhe për breznitë tjera. Për shem-bull, plani urbanistik i një qyteti nuk duhet të vendosej vetëm prej një qeverie lokale aty, sepse plani-fikimi urbanistik nuk ndryshohet çdo katër vjet. Kjo është demokra-cia direkte, ndërkaq demokra-ci pjesëmarrëse janë protestat, demonstratat, peticionet, grevat e grupeve të ndryshme të interesit, e kategori të ndryshme: Bujqit, mi-natorët, veteranet e luftës, arsim-taret, mjeket të pa punët e të tjerë. Sepse vetëm kur ata janë aktiv edhe politikanet do t`i dëgjojnë më shumë dhe nuk do të harrojnë se vijnë prej popullit të cilët duhet edhe t`i shërbejnë. Pra ne duhet që demokracisë përfaqësuese t`ia shtojmë demokracinë pjesëmar-rëse dhe demokracinë direkte dhe besojmë që kur demokracia kështu është e plotë, atëherë rriten gjasat që edhe ta përfundojnë këtë sun-dim të pa drejt ndërkombëtar, i cili që dymbëdhjetë vjet na ka ngujuar në emër të njëfarë stabiliteti afat-shkurtër, e që lidhet me stabilitetin rajonal, që mirëmbahet në kurriz të shqiptarëve.

Page 13: Besa, 2011-04

12

Intervistë

pasurit natyrore, dhe mbi të gjitha të drejtën që t`i bashkohemi Sh-qipërisë. Pra, Lëvizja Vetëvendosje konsideron që çështja shqiptare nuk mbyllet me pavarësinë e Kos-ovës, edhe kur behët ajo e plotë, sepse vullneti i shqiptarëve është bashkimi kombëtar.

Besa: Qe në fillim të fushatës par-azgjedhore patët deklaruar se nuk do të hyni në koalicion me asnjë parti politike. A ishte i drejtë ky vendim?

A Kurti:Dallimet programore që i kemi me partitë tjera politike e të cilat dihet se e pranojnë planin e Ahtisarit dhe që nuk angazhohen për bashkim kombëtar, pa harruar këtu që kanë qenë pro këtij privati-zim neoliberal i cili e shpronësoi edhe publikun edhe shoqërinë. Këto dallime, pra, e kanë bërë të pamundur hyrjen në koalicion me partitë të tjera, por këtu natyrisht që kanë ndikuar edhe fakti se nuk ekziston besimi dhe mirëkuptimi i ndërsjellët. Pra, tepër gjatë, tepër shumë na kanë mashtruar, e kanë gënjyer popullatën në Kosovë, që ne tashti të besojmë se ata po bëhen të mirë. Mbase edhe për-voja e deritanishme ne kuvend dhe qeveri në këtë mandatin e ri na ka treguar se kemi pasur të drejt në qëndrimin tonë.

Besa: Keni qenë ndër më të zësh-mit që iu keni kundërvënë faktorit ndërkombëtar. E keni mohuar Unmikun, Plani e Ahtisarit, fla-murin, himnin, Eulexin, por ishit të vetmuar ?

A Kurti: Ne gjithmonë kemi kon-sideruar dhe vazhdojmë të konsid-erojmë se Unmiku është një regjim diktatorial dhe një lloj administrate neokolonialiste. Ndërkaq Eulexi është Unmik i ri. Ajo që ishte de-

partamenti i drejtësisë dhe policia e Unmikut u bë Eulex. Aty janë njerëzit të cilët kanë imunitet mbi ligjin, kanë fuqi ekzekutive mbi ne, mandej që nuk e njohin Pa-varësinë e Kosovës, nuk e njohin luftën çlirimtare, që nuk paguajnë taksa në Kosovë, që i kanë pagat e shumëfishta në krahasim me ven-det perëndimore dh të cilët nuk i japin llogari popullit të Kosovës, as institucioneve të Kosovës. Deri sa të jetë kështu ne nuk do ta ndryshojmë mendimin tonë. Ne nuk jemi kundër bashkë-sisë ndërkombëtare. Ne kemi thë-në që bashkësia ndërkombëtare duhet të sjell ekspertë të bujqësisë, ekonomisë, arsimit, shëndetësisë, por jo polic gjykatës, prokuror që bashkë me familjen e tyre janë mbi ligjin, e gjithë ditën thirren për sundim të ligjit. Në fakt këta nuk janë për sundim të ligjit, këta janë sundimtarë të ligjit. Nuk kemi pasur përkrahje prej subjekteve të tjera politike, kemi pasur prej politikanëve të veçantë të partive politike në nivele lokale, për shkak së politikanet tanë që janë në maje të sistemit janë bërë shumë me të afërt me bryokracinë ndërkom-bëtare se sa me qytetaret vendor. Ne mendojmë se politikanet që janë ngjitur në ato poste të larta duke iu falënderuar popullit dhe bashkëpunimi i tyre me ngushtë me sundimtaret ndërkombëtarë, është një mosmirënjohje ndaj pop-ullit. Asnjë politikanë nuk do të mund të ulej në ato poste, pozita të ministrit, kryeministrit, kryeku-vendarit, deputetit pa popullin, pa qytetaret që i kanë votuar dhe i kanë mbështetur. Po duket që shumë shpejt ata po e harrojnë këtë gjë. Mendoj që sikur kanë bërë në Afrikë, Azi, Amerikën Latine në periudhën kolonialiste edhe në Kosovë shumë tipare të tilla po i zbaton regjimi ndërkombëtar. Pra

e toleron korrupsionin e politikan-eve vendor, sepse ata ia shpagua-jnë ne dëgjueshmëri dhe servilitet dhe kësisoj ka një martesë të lum-tur midis qeveritarëve vendor dhe burokrateve ndërkombëtarë. Si lëvizje Vetëvendosje ne jemi an-gazhuar që demokracia të mos jetë vetëm demokraci përfaqësuese; jo vetëm të zgjedhe njerëzit një here në katër vjet dhe mandej ata t`i harrojnë qytetaret deri në zgjed-hjet e ardhshme. Ne angazhohemi që demokracia të jetë edhe direkte edhe pjesëmarrëse. Demokracinë direkte e bjenë referendumi. Pra, referendumi për çështjet nacionale të rëndësisë madhore e të pasojave afatgjatë, por edhe referendum në nivel lokal për gjëra të cilat kanë je-honë jo vetëm për brezin tonë, por edhe për breznitë tjera. Për shem-bull, plani urbanistik i një qyteti nuk duhet të vendosej vetëm prej një qeverie lokale aty, sepse plani-fikimi urbanistik nuk ndryshohet çdo katër vjet. Kjo është demokra-cia direkte, ndërkaq demokra-ci pjesëmarrëse janë protestat, demonstratat, peticionet, grevat e grupeve të ndryshme të interesit, e kategori të ndryshme: Bujqit, mi-natorët, veteranet e luftës, arsim-taret, mjeket të pa punët e të tjerë. Sepse vetëm kur ata janë aktiv edhe politikanet do t`i dëgjojnë më shumë dhe nuk do të harrojnë se vijnë prej popullit të cilët duhet edhe t`i shërbejnë. Pra ne duhet që demokracisë përfaqësuese t`ia shtojmë demokracinë pjesëmar-rëse dhe demokracinë direkte dhe besojmë që kur demokracia kështu është e plotë, atëherë rriten gjasat që edhe ta përfundojnë këtë sun-dim të pa drejt ndërkombëtar, i cili që dymbëdhjetë vjet na ka ngujuar në emër të njëfarë stabiliteti afat-shkurtër, e që lidhet me stabilitetin rajonal, që mirëmbahet në kurriz të shqiptarëve.

13

Intervistë

Ku do që jetojnë shqiptaret në Ballkan ka padrejtësi ndaj tyre dhe stabiliteti në Ballkan është në kurriz të shqiptarëve. Sundimi ndërkombëtar në Kosovë nuk ka qenë as për demokraci, e as për drejtësi, as për zhvillim ekonomik dhe për ruajtjen e këtij stabiliteti, ama stabiliteti i padrejtësisë është shtesë në padrejtësi. Besa: Keni hyrë në Kuvendin e Ko-sovës me zotimin se do ta ndërro-ni Kushtetutën e Kosovës. Si do ta bëni atë ? A është e vështirë kjo?A Kurti: Ne jemi për kushtetut-shmëri dhe për një kushtetutë të re. Pushteti aktual është për këtë kushtetutë pa kushtetutshmëri. Pra, ne duam rendin kushtetues, por e duam një kushtetutë të re, ndërsa këta e shkelin kushtetutën për çdo ditë, por thonë kjo është e mira, kjo kushtetutë kështu siç është. Ne mendojmë se neni 1.1 dhe neni 1.3 i kushtetutës të Ko-sovës janë në kundërshtim njëra me tjetrën. Është e domosdoshme që të hiqet neni 1.3 që na e ndalon bashkimin me Shqipërinë dhe neni 143 i cili e bënë plani e Ahtisarit edhe thelb edhe kulm të kushtetutës. Ne mendojmë që kjo duhet të behët asisoj që zërat dhe numri i deputetëve në parlament që janë për ndryshimin e kushtetutës të bëhet shumicë dërrmues, po të njëjtën kohë do të kemi edhe protesta, demonstrata të cilat do të kërkojnë që kushtetuta e re të jetë në përputhje me vullnetin popullit, siç nuk është rasti tani. Një kushtetutë e tillë duhet të kaloj në referendum. Kushtetuta siç e kemi tash s`pati as debat për të qen publik, nuk pati fare dis-kutim parlamentar, por u votua shpejt e shpejtë me aklamacion dhe kjo tregoi në fakt se dikush i frikësohej debatit dhe me rastin e miratimit të kësaj kushtetute, nuk u veprua fort me ndryshe se prej

vitit 1989. Pra, ne duhet që të kemi liri e demokraci sikur qytetaret edhe politikanet në institucionet. Por, me rastin e kushtetutës kjo nuk është bërë. Besa: z.Kurti, keni një qasje krejt tjetër ndaj pronës shtetërore. Ju a jeni kundër mënyrës se privatizi-mit, apo doni që këto të mbesin prona shtetërore?A Kurti : Ne jemi kundër kësaj mënyre të privatizimit, sepse gjithçka po shitet shumë lirë, shumë shpejt. Ne që njëmbëdhjetë vjet privatizojmë por nuk është zh-villuar vendi ekonomikisht, popull-sia është rrit e po ashtu edhe var-fëria. Përvoja e jonë po tregon se ky privatizim nuk ka sjell të mira. Kur kësaj i shtohet fakti që tash duam ti shesin edhe ndërmarrjet publike si PTK-në, KEK-un, atëherë kjo tregon që politikat ekonomike po i vendos dikush që nuk është në shërbim të interesave të popullit. Ne nuk jemi kundër pronës pri-vate, dhe konsiderojmë që duhet të ekzistojnë edhe ndërmarrje pub-like edh private. Ne nuk mendojmë që shteti duhet të jetë spektator në ekonomi, por nuk mendojmë që duhet të jetë as komandues në ekonomi. Shteti duhet të këtë rol orientues dhe indikativ, por jo di-rigjues. Në këtë kuptim ne mendo-jmë që PTK-ja nuk duhet të shitet, por kjo nuk do të thotë që PTK-ja të bëhet ndërmarrje shtetërore, ajo është ndërmarrje publike. Është e të gjithë neve, dhe në këtë kuptim ne besojmë që duhet ta kemi një planë për zhvillim ekonomik, ku rritja ekonomike përkthehet në mirëqenie sociale dhe pjesë e këtij plani, eventualisht të jetë edhe privatizimi. Por , jo privatizimi të jetë pikënisja e pastaj zhvillimi të jetë eventualisht pasoja, sepse kur privatizimi është pikënisja atëherë varfëria e papunësia janë rezultati. Besa: E keni akuzuar qeveri-

në Thaçi për korrupsion, për keqpërdorim të parasë publike. Megjithatë, zëri i juaj mbeti i shurdhër. Eulexi pas gjithë atij spektakli media se arrestoi askënd ! Zoti Limaj nuk u burgos! Cili është komenti i juaj ?A Kurti: Njerëzit me të pasur në Kosovë janë politikanet. Këtë nuk e kanë bërë me djersë, këtë e kanë bërë duke i shfrytëzuar postet politike, për malverzime financiare e ekonomike. Këtu kryeministri Thaçi nuk bën përjashtim, përkun-drazi, mendoj që ai në raportin Dick Martit nuk i ishte frikësuar akuzave për shtëpinë e verdhë sepse ajo nuk ekziston. Ato janë shpifje, por i është frikësuar aku-zave dytësore që kanë të bëjnë me kontrabandën, krimin e organizuar, korrupsionin, e që duket se ai e dinë se ndërkombëtarët kanë fakte për këtë. Ai u frikësua së mos po ia zbulojnë, dhe hyri në negociata me Serbinë, e kësisoj nuk ia nxirren në shesh të pa larat. Por këtu nuk është vetëm Kryeministri Hashim Thaçi, janë edhe shumë të tjerë rrotull dhe anash tij, të cilët kanë përfit-uar shumë në Kosovën e pasluftës. Mendoj që nuk është në rregull që politikanet që e kanë shumë qejf paranë të vazhdojnë të mbesin në politikë. Këta le të merren me bi-znes, po nëse je ne politikë dhe e ke buxhetin e shtetit duhet t`i shërbesh popullit. Unë e kuptoj se dikush mund të këtë lakmi për pasuri, por ai nuk e ka vendin në politikë. Politika është vendi ku do të japësh e jo ku do të marrësh. Nuk është në rregull që të hysh ne politik e të pasurohesh. D.m.th politikë e vërtet kombëtare është politika që nuk të pasuron. Në anën tjetër i kemi këto arrestimet e fundit për të cilat e kam përshtyp-jen që u bën për shkak se hetimet dyvjeçare të Eulexit për korrup-sion për Limajnë dhe Ministrinë e

Page 14: Besa, 2011-04

14

Intervistë

Transportit e Post-Telekomit, kanë shpie deri tek Hashim Thaçi. Pra, u bë e pamundur që të merret e të arrestohet Limaj e të mos arresto-het edhe Hashim Thaçi. Hashim Thaçi meqenëse iu duhej për bi-sedime me Serbinë, e zgjodhe këtë rrugën alternative, që t`i rihapin dosjet e krimeve të luftës të cilat me rastin Fatmir Limajt kanë qenë në Hagë. Haga s`ka lënë dy gurë bashkë pa provuar që të gjejë fakte për ta ndëshkuar Fatmir Limen, e tash Eulexi po e ribënë të njëjtin proces sepse ka konsideruar se kjo është mënyra se si do të thotë së Fatmir Limaj mund të merret në burg pa u marrur Hashim Thaçi, i cili u nevojitet edhe këtë vit për bi-sedime. Por pasi që Serbia ta merr statutin e vendit kandidat, atëherë do të shohim se si edhe Hashim Thaçit do t`i nisin procedurat. Në një farë mënyre po me duket se Kryeministri Thaçi vetëm sa po përpiqet me ja zgjat jetën vetës, mirëpo kjo është sikur ai i eturi që përpiqet ta shuaj etjen me ujë të detit. Nuk shuhet etja me ujë të detit: sa ma shumë që të pish, aq me shumë të pihet. D.m.th. Nuk është kjo mënyra e duhur, mënyra e duhur kish me qenë si-kur kryeministri Thaçi të thoshte, nuk kemi çka të flasim me Serbinë. Ata na kanë vrarë, na kanë prerë, na kanë dhunuar, jo vetëm në luftën e fundit, por edhe stërgjy-shërit tanë na tregojnë për krimet e Serbisë. Serbia na ka borxh edhe si Kosovë edhe si shqiptar. Serbia duhet ta na kërkoj falje, t`i paguaj dëmet e luftës, dëmet e okupim-it, me i kthye të pa gjeturit, me i dorëzua kriminelet serbë të luftës. Eulexi me e ndërpre çdo hetim për UÇK-në. Nëse Eulexi donë me i ndihmua Kosovës atëherë janë strukturat paralele të Serbisë, janë kriminelet serbë të luftës. Ka me çka të merret, edhe ne do ta bëjmë

Kosovën Sovrane, ta zhvillojmë atë e pastaj do të zhvillojmë bisedime të ndërsjella me Shqipërinë që sa më shumë të integrohemi në rraf-shin ekonomik, kulturor, arsimor e shoqëror. Të bëhemi bashkë më Shqipërinë drejt bashkimit kom-bëtar për shkak së kombit shqiptar po i duhet një shtet i ri, i cili është në përputhje me hapësirën që e popullojnë shqiptaret edhe me vullnetin, te drejtat e interesit të tyre. Kjo ka qenë rruga e duhur përpara, e jo kështu. Jo i morën ushtaret e UÇK-së, jo kjo nuk me kap edhe mua, jo mos e kap atë komandantin tjeter, e këso fjalësh të përhapen tash, kur ne fakt po përçahen njerëzit e luftës. Mendoj që Eulexi po e luan këtë lojë me të cilën po i përçanë njerëzit e luftës. Disave ua jep burgun e disave zg-jatjen e pushtetit. Por, këta që po ja zgjasin pushtetin vetës, këta vetëm po ia vonojnë burgun vetës. Është shumë me mirë me iu kthyer poli-tikes kombëtare, se sa këtyre poli-tikave të mbijetesës personale.

Besa: z.kurti, jeni ithtar i një ën-drre të shqiptarëve: fjala është për bashkimin kombëtar. Si do të real-izohet kjo ëndërr gjithëshqiptare?

A Kurti: Shqiptaret prej se janë si komb e kanë dashur bashkimin. Ne si Lëvizje Vetëvendosje kur gjë të re s`po themi, dhe vetëvendosjen gjithmonë e kanë dashur shqip-taret. Ne si lëvizje nuk jemi shpikës të vetëvendosjes, por na jemi gati të vetmit që nuk e kemi braktisur vetëvendosjen. Pra, ne jemi bërë interesant, sepse nuk e kemi brak-tisur një ide, e jo pse e kemi shpi-kur një ide. Mendojmë që përmes vetëvendosjes arrihet bashkimi shqiptar, vetëvendosja është kur shqiptaret e marrin vendimin për veten e tyre është mënyra se si ata bashkohen. Prandaj lëvizja e jonë

është lëvizje për këtë mënyrë drejt bashkimit. Mendoj që Kosova dhe shqiptaret duhet të bashkëpuno-jnë që t`i qesin doganat në pikat 1 dhe 31 dhe t`i heqin doganat me Shqipërinë. Pra, ta qesin ku-firin me Serbinë e ta heqin atë me Shqipërinë,. Ti koordinojnë hapat strategjik qysh t`i ndihmo-jmë shqiptaret në Mal të Zi, Pre-shevë, Medvexhë, Bujanofc, Iliridë (Maqedoninë Perëndimore) në Çamëri, ashtu që me koordinimin e këtyre hapave t`ia përmirësojmë gradualisht pozitën dhe t`i for-cojmë politikisht, ekonomikisht, në aspektin e arsimit e kështu me radhë. Shqiptaret jashtë Kosovës dhe Shqipërisë nuk mund t`ia da-lin vetë, sepse ndodhen në shtete të egra, udhëhiqen prej politikave antishqiptare, prej politikave na-cional-shoveniste, prandaj duhet që Kosova dhe Shqipëria të bëhen bashkë dhe t`i ndihmojnë të gjithë këta shqiptarë jashtë. Mendoj që kurrë nuk duhet ta harrojmë që ne duhet të jemi e të kemi një gjuhë, një flamur, një komb dhe kjo do të mundë të përkthehej më një libër leximi, me një abetare, me një sis-tem unitar doganor, dhe gjithashtu ta kemi një ulëse të fuqishme në OKB, në NATO, dhe BE. Zërat që thonë se më mirë dy ulëse së një, nuk e kuptojnë shumë politiken. Gjermania i kishte dy ulëse por u bënë bashkë. Edhe SHBA-ja mund t`i këtë pesëdhjetë e dy ulëse në OKB, por me mirë është një ul-ëse të fortë se sa shumë të dobëta. Tregu i përbashkët, ekonomia e përbashkët, ushtria e përbashkët është ajo e cila na shpie për para. Mendoj që bashkimi kombëtar do të bëhet, por sa shpejt, kjo do të varët nga puna e jonë.

Besa: Për kundër moshës suaj të re, mbi supe mbani një karrierë të pasur politike. Ishit zëdhënës në

Page 15: Besa, 2011-04

15

Intervistë

Drejtorinë politike të UÇK-ës të cilën e udhëheqtë z.Demaçi, ishit udhëheqës i studentëve gjatë viteve të 90, themelove Lëvizjen Vetëvendosje, ju lutem a mund të komentoni këto ?

A Kurti: Po mendoi që jam produkt i këtij populli edhe i historisë sonë, të vuajtjeve të shumta dhe në rre-thana të caktuara unë kam vepruar politikisht, ashtu qysh kam men-duar se mund të kontribuoj më së shumti, pa kursyer asgjë. Mendoj që jam një luftëtar i madh kundër padrejtësisë, e ndjej gjithmonë dis-kriminimin, dhe këtë jo në rrafshin personal, por në rrafshin kolektiv. Mendoj që secili prej nesh nuk është i vlefshëm si individ, por vetëm si pjesëtar i kombit, si njeri i organizuar në një lëvizje arrin që të përmbushësh jo vetëm politikisht, por edhe si individ. Prandaj kam bërë aq sa kam mundur dhe mendoj se do të bëjë edhe shumë me tepër, për shkak se i kam mundësitë më të mëdha se sa njerëzit e zakonshëm, e rrjedhimisht edhe përgjegjësinë me të madhe se ta.

Besa: Kjo intervistë do të boto-het në revistën ”Besa “ që boto-het në diasporë, më konkretisht në Suedi. Se çfarë kontributin dhanë mërgimtarët tanë për Kos-ovën dihet. A mund të thoni se sa i përmbushi shteti ynë obligimet ndaj tyre. A Kurti: Mendoj që shteti i Kos-ovës nuk po përkujdeset për di-asporën tonë, e cila e ka ndihmuar luftën çlirimtare dhe tash është kushti i paqes sociale në Kosovë. Pra, pa diasporën tonë nuk do të bëhej lufta çlirimtare, për shkak të mjeteve që erdhën nga atje, dhe njerëzve që iu bashkuan luftës. Dhe, se dyti pa diasporën tonë, kjo paq e brishtë sociale në Kos-

ovë do të kollapsonte brenda pak javësh, sepse janë remitanca që na vijnë nga diaspora e sigurojnë mbijetesën e njerëzve në Kosovë. Mendoj që shteti i ka shumë borxh diasporës, dhe diaspora do të duhej që të jetë e organizuar me shumë, që të bëjë trysni në shtetin e Kos-ovës, por edhe të jetë e organizuar atje ku është, që do me thëne Ev-ropë , SHBA e gjetiu. Të jetë e organizuar dhe të bashkëpunoi me partitë politike vendore atje, për kërkesat e komunitetit shqiptar. Pra, shqiptaret në çdo shtet ku janë do të duhej që para zgjedhjeve atje ti gjejnë partneret me të mirë në partitë përkatëse në Evropë sepse po bëhen brezi dytë dhe i tretë i shqiptarëve atje edhe rrjedhimisht po ecën jeta, e ata do të duhej t`ia përmirësojnë kushtet vetës së tyre. Sa me të fuqishëm e me të organi-zuar ta kemi diasporën, aq me i fuqishëm do të bëhet edhe shteti i Kosovës. Mendoj që shteti i Kos-ovës, për ta forcuar atë, ka nevojë për trysni të qytetareve të vetë, ku do që janë ata, në Kosovë a di-asporë .

Besa: Në prill fillon regjistrimi i popullsisë në Kosovë. Mër-gimtarët tanë po e presin më shqetësim këtë regjistrim. Cili është vlerësimi i juaj lidhur me këtë çështje ?

A Kurti: Ne jemi deklaruar për shtyrjen e këtij procesi të regjis-trimit të popullsisë dhe ekonomive familjare, për shkak se mendojmë që është një regjistrimi që bazohet ne planin e Ahtisarit, që privileg-jon serbët edhe Serbinë dhe e për-jashton diasporën tonë. Ata nuk regjistrohen si banor të Kosovës, por regjistrohen ndaras dhe do të mund, ndoshta ta fitojnë nën-shtetësinë me vonë, por definitiv-isht janë të përjashtuar nga regjis-trimi. Kur kësaj i shtohet fakti se nuk janë bërë përgatitjet e duhura teknike dhe logjistike, dhe kur e kemi parasysh faktin se të gjitha vendet e rajonit e kanë shtyer reg-jistrimin, mendoj që Kosova nuk duhet ta bëjë atë tash. Se paku ta shtyej atë deri në vjeshtë. Mendoj që Serbia dëshiron që ta bëjnë sh-qiptaret një here regjistrimin dhe ta shohin se qysh po del rezultati. Varësisht nga ai rezultat t`i bëjnë manipulimet e nevojshme për ta nxjerr numrin e serbeve sa me të lartë. Mendoj që janë të interesuar që në fund të dalin nën 90 %. Pra që numri i parë i shqiptarëve të jetë, jo 9, por, 8, në mënyrë që ta arsyetojnë konceptin e multietnic-itetit dhe ta shtrojnë rrugën drejt formalizmit të bosnjizimit të Kos-ovës.

Besa: z.Kurti, ju faleminderit!

Page 16: Besa, 2011-04

16

Sot në Helsinki ishte dita e parë pa borë dhe mund të themi se ishte dita e parë e pranverës!!Derisa jashtë ishte pranverë, në familjen Hetemaj ishte një atmos-ferë shumë e nxehtë pasi që ora po afrohej 18 : 00 dhe të gjithë ishin ulur pranë televizorit për të parë fillimin e ndeshjes Breshia – Bo-lonja e vlefshme për kampionatin Italian, Seria A. Këtu luajnë Përpa-rim Hetemaj, vëllai i kandidates për deputete në parlamentin fin-landez, Fatbardha Hetmajt.

Biseda me Fatbardhën filloi dy orë më vonë sepse vetëm pas 3 minutave të parë të lojës, Përpa-rimi shënon një gol të bukur dhe kështu festuam golin, një atmos-ferë shumë e nxehtë në këtë vend të ftohtë Skandinav!

Kush është Fatbardhë Hetemaj? Fatbardhë Hetemaj është nga Skenderaj. Ka shkuar në Finlandë së bashku me familjen e saj në vi-tin 1992 si refugjate për shkak të gjendjes së rëndë dhe alarmante

të asaj kohe në Kosovë. Prindërit e saj Miftar dhe Emine Hetemaj ishin juristë në Skënderaj, ata ishin te detyruar ta lëshojnë Kosovën!!Tani Fatbardhë Hetemaj, 25 vjeçare, e diplomuar në Fakultetin për biznes menaxhment, aktualisht është duke magjistruar. Ka studiuar ne Universitetin Worcester në An-gli në fushën për udhëheqje të për-bashkët. Tani është duke studiuar ekonominë në “Hanken School of Economics” në gjuhën angleze në nivelin master. Në vitin 2009, Këshilli për refug-jatë në Finlandë zgjodhi Fatbardhë Hetemajn si gruaja refugjate e vi-tit. “Nuk kam vuajtur nga raciz-mi, ngacmimi ose diskriminimi, por kjo nuk do të thotë që këto sjellje të këqija nuk ekzistojnë në Finlandë. Këshilli për refugjat i Finlandës më dha meritë për kam-panjën time kundër racizmit. Jam prekur nga kjo mirënjohje që më është dhënë”, thekson Fatbardha duke treguar edhe fotografi gjatë momenteve kur iu dha çmimi.Në zgjedhjet nacionale që do të mbahen më 17.04.2011, Fatbardhë Hetemaj është kandidate e par-tisë konservative për deputete në parlamentin e Finlandës nga Hel-sinki. Ajo thekson se ka vendosë të kandidojë për këtë post pasi që nga fëmijëria gjithmonë është fas-cinuar me çështjet shoqërore dhe çështjet tjera që ndërlidhen me to. -Dëshiroj t’i bashkëngjitëm parla-mentit pasi që dua të kem ndikim në çështjet dhe jo vetëm të an-kohem për defektet që i shoh si problematike. Fillimisht kandidoj për këtë post për shkak të sensit të

përgjegjësisë që e kam. Unë besoj në një lloj të politikave që mund t’i adresoj dhe fuqizoj të rinjtë. Çështjet që kanë të bëjnë më mirëqenien e të rinjve kanë qenë gjithmonë afër në zemrën time. Njeriu nuk duhet të përjetojë vet-minë apo izolimin në një shoqëri aq të begatshme siç është Finlan-da, thotë Fatbardhë Hetemaj.

-Finlanda ka nevojë për një të ri shqiptaro-finlandez nga Kosova ashtu siç i kam unë edhe vlerat që i përfaqësoj, theksoi Fatbardha.

Çfarë më shtyu të futem në poli-tikë? -Ka shumë arsye që gjinden në sfond. Së pari besoj se mund të vendos për të mirën e të tjerëve. Së dyti jam e etur për dije dhe jam e interesuar në çështjet e vendit tim pasi që e di se vendimet kanë me të vërtetë rëndësi. Është e lehtë të ankohesh dhe të fajësosh të tjerët, por asgjë nuk arrihet me këtë mënyrë. Prandaj dua të jem pjesë e vendimmarrësve për të pasur ndikim në rrugën në të cilën është duke shkuar Finlanda. Besoj se me pikëpamjen time për vlerat, përvojën jetësore, shkollimin dhe njohurinë e gjuhëve, jam në gjend-je për të marrë vendimet e duhura.Për pothuajse 2 vite, kam punuar në mënyrë aktive për të nxitur dis-kutime rreth shoqërisë sonë. Jam munduar t’i nxjerrë në pah, çështjet e vështira, pjesërisht të padukshme dhe i kam zbërthyer ato në grupe punuese, ligjërata, dhe takime pub-like. Besoj se përveç punës në opin-ione, ka edhe shumë gjëra tjera për

Fadde synon të bëhet deputete në Parlamentin e Finlandës

Intervistë me Fatbardha Hetemaj dhënë gazetarit Astrit Gashi

Intervistë

Fatbardha Hetemaj

Page 17: Besa, 2011-04

17

të bërë përmes legjislacionit dhe duke vizituar sërish departamentin e burimeve. Fatkeqësisht të rinjtë votojnë shumë pak. Unë besoj se ata nuk kanë ndonjë kandidat të besueshëm për t’i përfaqësuar në çështjet lid-hur me situatën e tyre të tanishme. Por tani e kanë një.

Pse mendon se do të mund të ishe një parlamentare efikase?-Për 2 vitet e kaluara, dëshira ime për të ndikuar në çështjet e për-bashkëta shoqërore është rritur. Unë jam person që i lëviz gjërat dhe dëshiroj të sjell rezultate. Përkundër moshës së re, kam mjaft përvojë jetësore, humanizëm dhe këmbëngulje që të mund t’i përm-bush pritjet e votuesve të mi.Për të sjellë ndryshime pozitive në shoqëri kërkohen njerëz aktivë të cilët mund të sjellin pikëpamje dhe ide të reja për t’ju çasur çështjeve të përbashkëta dhe për të marrë përgjegjësinë për një të ardhme të përbashkët. Në politikë një qën-drim bindës dhe perspektiva në çështje janë shpesh të dobishme. Për më tepër ju duhet të keni af-tësinë e bashkëpunimit, të jeni fleksibil, i drejtpërdrejtë, i vendo-sur, i ndjeshëm dhe modest. Besoj se i posedoj të gjitha këto dhe kur të gjitha këto mblidhen së bashku më bëjnë një përfaqësuese të kuali-fikuar për të gjithë kombin.A mendon se Partia konservative ka qenë zgjedhje e duhur për ty?-Për mendimin tim politika duhet të bëhet në bazë të vlerave. Politika konservative nuk është për të mirën e një grupi. Partitë politike janë të udhëhequra nga vlerat e fuqishme të cilat janë bazë për ndërtimin e një shoqërie, duke marrë në kon-sideratë çdo individ. Ndër vlerat konservative janë, liria, kualiteti i mundësive, civilizimi, mbështetja, toleranca dhe kujdesi. Ideologjia

e partisë thekson lirinë e një in-dividi, si dhe bartjen e përgjegjë-sisë së tij/saj. Partia konservative është përkrahës i fuqishëm për një komb të civilizuar, dhe kupton domethënien e punës si një krijues dhe garantues i mirëqenies. Në këndvështrimin tim partia konservative është parti moderne dhe me ndikim. Ajo nuk përqafon vetëm sfidat, por përpiqet që ta zhvillojë shoqërinë duke i dhënë drejtimin e duhur për të ardhmen. Kjo parti nuk bazohet në ideologji të thjeshtë, por ofron mjete konk-rete për të ndërtuar një të ardhme më të mirë. Ne duhet të ndërtojmë dhe të kri-jojmë një komb ku secili individ, pa marrë parasysh rrënjët e tij, të ketë shans për sukses. Për të mbështe-tur mundësitë e barazisë, ndër pri-oritetet më të rëndësishme janë të përfshira edhe transferimi i të ardhurave (të ardhurat për fëmijë, përfitimet sociale, ndihmë për të varfrit, dhe bursë të plotë për t’ju mundësuar studim të plotë) si dhe edukim pa pagesë që nga shkolla fillore deri në nivel të lartë të diplo-mimit universitar. Shoqëria duhet t’ju ndihmojë atyre që janë në ndi-hmë sociale. Në të njëjtën kohë, ky model duhet të parandalojë abuzi-min e mundshëm të sistemit. Kur ndihma arrin tek njerëzit e duhur, atëherë ajo është adekuate. Kohët e fundit rritja më e madhe në nivelin e mbështetjes është bërë në drejtim të grupeve më të rëndë-sishme (bursat dhe të ardhurat për fëmijë janë rritur), që janë të lidhu-ra sipas numrit. Pensionet e shtetit janë rritur dhe sot ka të ardhura më shumë se asnjëherë. Aktual-isht vendimi për garantimin e pen-sioneve është në proces. Kjo punë humanitare, të cilën do të doja ta trajtoja si një anëtarë i parlamentit, në mënyrë të qartë i përket partisë konservatore.

Partia konservative promovon pikëpamje të cilat unë personal-isht dua t’i mbështesë. Manifesti i partisë thekson kujdesin ndaj të dobëtëve dhe mbajtjen e përgjegjë-sisë për çështjet shoqërore. Princi-pet kryesore gjithashtu kanë për qëllim për të gjetur zgjidhje që lejojnë mirëqenien në vend. Par-tia konservative është një parti e njerëzve të zellshëm të punës vler-at e së cilës kanë qenë gjithmonë të drejta. A do të jetë Fatbardhë Hetemaj deputetja e dytë shqiptare në Skandinavi, këtë do të shohim më 17 prill, kur është dita e sfidës për Fatbardhën. Votoni numrin 73 !!! Besojmë që suksesi i Adnan Di-branit, deputeti 25 vjeçar të so-cialdemokratëve në parlamentin Suedez do të përsëritë bashkë-moshatarja e saj në Finlandë, Fat-bardhë Hetemaj!! Në saje të sondazheve të publi-kuara nga nje agjenci e njohur fin-landeze gjasat e Fatbardhës janë shumë të mëdha, sepse ajo tani është personi i pestë më i votuar!Ndërsa fjalë shumë të mira për Fatbardhën kanë dhënë edhe Alex Stubb ministër i punëve të jashtmë të Finlandës cili thotë se Fatbardha ka një potencial të mirë të fitojë, pasi që kjo është mjaft energjike dhe ka një mbështetje të madhe të rinisë. Edhe Martti Ahtisaari ish-president i Finlandës dhe arkitekt i pavarësisë së Kosovës falënderon familjen Hetemaj e cila është shem-bulli më i mirë i integrimit në Fin-landë!! Shumë emisione të ndry-she, kronika zgjedhore këto ditë në Finlandë i japin një minutazh të mirë shqiptares nga Skenderaj, e cila më 17 prill pritet të hyjë në parlamentin finlandez!!!

Helsinki, prill 2011

Intervistë

Page 18: Besa, 2011-04

18

Nga Astrit Gashi

Masakra 17 prillit 1999 ne Poklek te ri të Drena-sit është krimi i kryer nga ushtria dhe policia serbe mbi familjn Muqolli . Kriminelët nuk u mjaftuan me masakrën dhe vrasjen e tyre, po u kthyen dhe I dog-jën trupat e tyre, duke dashur të fshijnë gjurmët e krimit në mesin e të cilëve ishin edhe 23 fëmijë, të cilëve barbaria serbe ua preu gëzimin dhe rritën mu në lulen e fëmijërisë. Kjo është koha e fundit kur institucionet qendrore duhet të fillojnë grumbullimin e fakteve për të har-tuar aktakuza tek drejtësia për këtë krim aq të rëndë kur nga krimi nuk u kursye as fëmija 6 muajsh.Përveç, fëmijëv u masakruan edhe 12 vajza te reja ,14 gra. Lirije Muqollit 6 muajsh,Qendrim Muqol-lit 10 muajsh e shumë fëmijëve të tjerë u dogjen ne shtepite e tyre."Kush nuk beson në drejtuesin e intervenimit usht-arak të NATO-s lë të vizitoj Poklekun" thotë Wesly

Klark! Ishte e ditur për gjithë se përveç spastrimit etnik të Kosovës, gjatë luftës kishin ndodhur edhe masakrimet më barbare të civilëve të pafajshëm, në pragun e shtëpisë, pa dallim moshe dhe gjinie, si dhe një numër jo i vogël i tyre ishin rrëmbyer dhe ishte transferuar në Serbi ndersa mbi një miloin shqiptar ishin detyruar të largohen nga shtëpitë e veta.Pas përfundimit të luftës të armatosur çlirimtare, populli shqiptar priste me të drejtë nga ndërkom-bëtarët nën "mbrojtjen" e të cilëve ishte futur Ko-sova, se kësaj radhe, jo vetëm se do të ndihmohej konkretisht dhe pa hile për zgjidhjen përfundim-tare dhe të drejtë të çështjes së tij kombëtare, por edhe për zbardhjen shumë të shpejtë edhe të fatit të bijëve dhe bijave të tij, për të cilët nuk dinte gjë, që prej momentit kur ishin kidnapuar nga forcat pushtuese serbe.Për qëllime të mbulimit të krimeve të tyre barabare, një numër jo i vogël i trupave të shqiptarëve të ma-

Kombinimi i krimit!!Gjurmë

Page 19: Besa, 2011-04

19

sakruar i hodhen në furrat Ferronikelit në Drenas dhe në ato të Zveçanit, në Kosovë, si dhe nëpër shkritoret brenda në Serbi të cilin fakt e pranon edhe zyrtarja e larte e KMDLNJ së Serbisë Nata-sha Kandiç.Mund të dyshohet me bazë, se nga mjekët serbo-çetnik, nga të kidnapuarit nxirrej gjaku, sikurse më parë nga të kidnapuarit kroatë dhe boshnjakë, me destinim: plotësimin e nevojave emergjente të transfuzionit, nëpër spitalet serbe në përgjithësi dhe ato ushtarake në veçanti."Dyshimin" se vërtet ka ndodhur kështu e vërte-tojnë shumë dëshmi, si p.sh. Dorëzimi nga ana e autoriteteve serbe i të mbeturave të trupave të viktimave, vetëm pas putrifikimit dhe denatyralizimit të plotë të tyre ( kur u ka mbetur vetëm skeleti, edhe ai i gjymtuar), sipas hulumtimit te ushtarkaut Sejdi Veseli .Mirëpo fati i familjareve të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë po i percjell edhe tash e shtatë vite pas luftës kur ata detyrohen te bejne greva, të protestojne për të ditur për fatin e vëllez-erve e motrave, prindërve e fëmijëvë, të cilët në këtë kremte festive të Krishtlindjes, s'dijnë se ku i kanë varrezat të afërmit e tyre, që t'u bëjnë homa-zhe e t'u dergojnë buqeta me lule. Mllefin e vëtë e shafaqin edhe ne stafin nderkomb-tar të cilët bëne edhe kombinimin e krimit të cilët me eshtrat e personave të zhdukur i dërguan ne laboratorët e tyre, duke i shndërruar në mostra për hulumtime private shkencore dhe për konkretizi-min e mësimeve për student.Përkundër faktit se këta hetues, sidomos ata të mjekësisë ligjore, të cilët vijnë nga vende demokra-tike dhe nën petkun e "miqëve" të "paanshëm", me veprimet e tyre, duhet të konstatohet me keqard-hje, se janë dorë e zgjatur për të mbuluar dhe amor-tizuar krimet fashizoide të cilat u bënë ndaj popul-latës civile shqiptare, në formë të organizuar nga Beogradi zyrtar, i drejtuar dje nga Millosheviqi, sot nga bashkëmendimtarët besnik të tij.Sipas përvojës së ushtrive të rregullta, siç preten-dohej të ishte edhe ajo serbe, ngase komandohej nga një Komandant dhe Komandë Supreme, këta trupa janë bartur nën masat rigoroze të preventivës sanitare, jo për tjetër, pos për të parandaluar infek-sionet dhe përhapjen e sëmundjeve të ndryshme infektive, së pari tek personeli i logjistikës serbe, i cili ka qenë i ngarkuar me këtë detyrë ushtarake

(luftarake) dhe mandej në njësitë tjera. Në këtë drejtim, me siguri në arkivat e autoriteteve ushtarake serbe, ekziston evidenca e automjeteve, përfshirë këtu numri i regjistrimit të tyre, qoftë ushtarak apo civil, si dhe emrat e personelit të cilat i kanë bartur edhe trupat e masakruar të civilëve të pafajshëm shqiptar. Në kuadër të këtyre eviden-cave, sigurisht ekziston edhe vendi dhe data e ka-limit të tyre të domosdoshëm nëpër proçedurën e dekontaminimit biologjik (dezinfektimit).Thënë me sinqeritetin më të madh, përderisa vazh-dohet me këto sjellje të segmenteve përgjegjëse, me pa të drejt i bëhet një shërbim shumë i keq edhe popullit serb, sepse përderisa nuk ndahet farmaku prej sheqerit, populli serb nuk mund të lirohet nga përgjegjësia kolektive për gjenocidin e ushtruar ndaj fqinjëve të tyre të pafajshëm shqiptarKëto veprime nuk mund të konsiderohen ndryshe, pos një kombinim i krimeve më të rënda të luftës dhe kundër njerëzimit qe i bene policia dhe ush-tria serbe dhe mbulohen nga nderkomtaret te cilet ishin vezhgues te Srebrenices, Poklekut, Reqakut e Izbices!!!

Gjurmë

Page 20: Besa, 2011-04

20

Opinione

Valbona KastratiStockholm, mars 2011

Në kontekste të ndryshme është shkruar në lidhje me njerëzit

mirëqenës të cilët përjetojnë një mungesë të kuptimit të jetës dhe psikologët një kohë të gjatë iu kanë përkushtuar vëmendje. Sot në një shoqëri mirëqenëse shumë njerëz ndihen keq edhe pse ata e kanë vështirë të shpjegojnë saktësisht se ku qëndron problemi. Edhe pse siguria sociale dhe e punës, shëndeti, arsimi-mi dhe barazia gjinore janë në nivel të kënaqshëm, ata në jetën e tyre ndjejnë pakuptimësi, depresion, zbrazëti dhe ankth. Në të njëjtën kohë ndjehen fa-jtorë për këtë ndjenjë të shfaqur di-fuze.Në fakt, ata "duhet" të ndjehen mirë dhe të jetojnë një jetë të kënaqëshme e të lumtur.Ka shumë njerëz në mesin tonë, të cilët në kuptimin psikologjik janë të humbur, të dobët, të varfër dhe pa platformë. Këta njerëz në të shumtën e rasteve janë njerëzit e pasur, intele-ktualë dhe përparimtarë, që në dukje sipërfaqësore duken të kënaqur me jetën e tyre që jetojnë. Mirëpo, kjo fasadë e lëmuar tek këta njerëz fsheh një jostabilitet të brendshëm dhe një mungesë të vetëvlerësimit, d.m.th. mungesa e një baze, e një platforme personale dhe të besueshme për të qëndruar. Athua se mirëqenia u shkakton më shumë pakënaqësi, depresion dhe së-mundje sesa jeta e thjeshtë ?!?!

Athua pasi që arritën atë që dëshiru-an, tani kanë hequr dorë për të luftuar dhe në shpirtrat e tyre kanë shkaktuar zbrazëti ?!?! Modernizimi zhvillohet me hapa aq të shpejtë sa që ne njerëzit nuk arrijmë dot të ndjekim me hapa paralelë dhe të adaptohemi me situatën e krijuar. Kërkesat rriten më shumë dhe krahas bollëkut material, në shpirt jemi të varfër dhe nuk gjejmë dot qetësi. Jeta dinamike na shtyn që të luftojmë t’i plotësojmë kërkesat sekondare ndërsa ato primare të lihen anësh. Në kohërat e lashta ka mjaftuar që njeriu t’i plotësojë tri parimet krye-sore për të gjetur një lumturi të mjaftueshme, e ato janë : të ketë siguri ushqimore ( mbijetesë), strehë mbi kokë ( mbrojtje dhe ngrohje) dhe mundësi shumëzimi.Por tani edhe pse i plotësojmë gati të gjitha dëshirat prapë nuk mund të gjejmë një qetësi shpirtërore, prapë jemi të pakënaqur, të zbrazët. Statis-tika në SHBA tregon se shkaku i moskënaqësisë gati 10 % e popullsisë përdorë mjete antidepresive. Nuk duhet veçuar SHBA-në por ky fenom-en është i dukshëm edhe në shoqëri tjera mirëqenëse. Kjo do të thotë një gjendje alarmuese për njerëzinë dhe gjendjën shpirtërore. Vetë gjenetika njerëzore na ka bërë gjuetarë, që tërë kohën të gjejmë ar-sye që të luftojmë për të arritur pre-hjen e kënaqësive tona. Por prapë nuk po e arrimë atë kënaqësi sepse po e kërkojmë në gjëra apo vende të ga-buara.

Një gjë që shpeshherë harrojmë t’i japim rëndësi është afërsia dhe ngrohtësia ndërnjerëzore. Nevoja për dashuri, afërsi dhe ngrohtësi ndon-jëherë është më e fortë se nevoja për ushqim, madje edhe në rastet kur ne jemi shumë të uritur. Ne jemi më të vetëdijshëm për nevojat fizike dhe materiale dhe ju japim më shumë rëndësi këtyre kërkesave vetanake sesa nevojave emocionale , ndoshta për shkak se nevojat emocionale janë më të vështira për t’u plotësuar, sido-mos kur ne ndjehemi të lodhur dhe të zënë me obligimet e përditshme të jetës. Ushqimi dhe gjërat janë me bollëk. Por ajo që kërkohet më shumë prej nesh është të tregojmë më shumë dashuri, afërsi dhe ngrohtësi si dhe mirëkuptim reciprok.Lumturinë nuk mund ta gjejmë në gjëra apo sende, por lumturinë e gje-jmë në brendësinë tonë. Nuk ka as-gjë që ka çmim ose vlerë që mund ta blejmë që të na sjellë lumturinë. Atë mund ta gjejmë në brendësinë tonë dhe çka është më e mira është se e kemi FALAS.Lumturia nuk vije nga ajo që merr, por nga ajo që jep!Modernizimi ka bërë që ne më shumë të përdorim logjikën dhe të harrojmë atë që është më e rëndësishmja : IN-TUITA jonë.E tash shtrohet pyetja:A mos vallë modernizimi është një rrezik i lumturisë njerëzore? A thua ndjekja e impulseve të ulëta meriton të dëmshpërblehet me lum-turinë?

Lumtur ia në shoqër inë e sotme të mirëqenies

Valbona Kastrati

Page 21: Besa, 2011-04

21

Hasime F.HotiFinlandë

Vizioni im për te ardhmen është i lid-hur ngushte me jetën time dhe nga ky vizioni, nuk ka kush me ndal. Jam e kënaqur me suksesin qe kam pasur deri me tani. Kam kryer shkollën e mesme profesionale dhe nderë kohë merrem edhe me krijimtari letrare. Jam punësuar ne një spital privat, ku kam mundësi te zbuloj sëmund-jet te ndryshme duke bere analiza te ndryshme dhe duke marre pjese ne projekte t’mjeksise. Besoj se në te ardhmen këtë dituri ta shfrytëzoj ne vendlindje. Unë nuk dua te bëhem artiste apo diçka e famshme. Thjeshte nuk dua te jem jashtë natyrës sime me një fjale dua te jem vetvetja. Do ar-rije ngadalë ngadalë dhe vizionet qe kam pra vetes!.Shoqëria është një enë, kurse të rinjtë, brenda saj janë si-kur uji i asaj ene që merr ngjyrën ashtu siç është ena,pra jemi pjese përbërëse e shoqërisë. Nëse shoqëria është vigjilente, e kujdesshme dhe e pastër atëherë edhe ajo rini është e tillë, sepse merr ngjyrën e pastërtisë dhe bukurisë nga ajo shoqëri sikuse duhet te marrim dhe ne nga vendet ku jetojmë gjera te mira qe kane te integrohemi per te mire.Kështu që nisur nga ky shembull shoqëria jonë e përbërë me numrin më të madh të rinj, fazën e tranzicionit është duke e kaluar me probleme dhe sfida që fatkeqësisht kon-ceptet e partive të tjera politike nuk po i japin zgjidhje!!Politika me pëlqen . Por, për këtë drejtim nuk di shume sepse nuk kam mësuar mjafte por jemi rritur me te pasi qe siç e din secili,shume breza po sakrifikohemi për një drejtësi për kombin tim. Nuk kam frike te të provoj se kam prirje kritike mbi zhvillimin. Sepse kam dhe ide dhe këto dua ti realizoj. Shpresoj ne te ardhmen te jap edhe unë kontribut tim qofte ne profesionin tim te tanishëm, apo me krijimtari me ndonjë profesion tjetër.Shume pak nga qeveritar mendojnë qe duhet te këtë nje themel mbi te cilin do te filloje ndërtimi i se ardhmes se një populli heroik e punëtor si Kosova. Shume kush po men-don se çdo gjë munde te ndërtohet brenda një natës!!? .Kjo është absurd.!! Qeverise sonë i duhen politikanë qe janë te shkolluar dhe kanë vizion për te ardhmen e popullit e jo vetëm për xhepin e tyre. Shume kush si e fiton postin I harron premtimet te cilat ia jep popullit. Një njeri i vetëm nuk munde ti përballoje,realizoje te gjitha ato premtime te cilat i japin politikanet tanë nëse e tere partia nuk është ne te njëjtin mendim.Te japësh mundime për shtetin tënd si një politikan apo

si kush do qofte asnjëherë nuk është mjafte, sepse vizionet e ardhmes nuk kane te ndalur bota dhe koha vetëm po ece para.Asnjë politikan nuk duhen te jene ser-vile apo te nënshtrohen dhe ta shtri-jnë qafen e tyre. Asnjë politikane nuk duhet te jete i tille qe te nënshtrohet lehte para medieve dhe kuvendeve kudo qofshin. Politik është art i te se mundshmes .Ndoshta gaboj , por unë kështu mendoj. Politika do loje,por jo me popullin, e ajo politik e cila do loje te forte është politika e jashtme.Çdokush qe do të jete ne politike duhet te është ne politike ashtu si duhet por jo duke shkelur mbi të

tjerët apo për te realizuar qëllimet e veta personale .Për një politike udhëheqëse si kjo e tanishmja nuk besoj qe heronjtë e kombit tone janë flijuar për këtë liri qe e gëzon populli im sot. Duhet te mendojmë dhe te veprojmë me hapa te sigurt te pretendojmë te arrijmë aty ku e kemi syn-imin ne familjen evropiane!! Por ne Evrope nuk shkohet me korrupsion, intriga dhe pa projekte konkrete se si duam te shohim vendin tone!! Por ne funde te fundit siq është një thenje “Askush nuk mund të kalërojë mbi kurrizin tënd po qe se ti nuk i përkulesh” - Martin Luther Kingut.Nuk e di pse dikush mendo qe nëse dikush e njeh artin e luftës, nuk është e thëne se din ta udhëheqë shtetin, sepse për këtë duhet mjeshtri e cila për fat te keq i mungon lid-ershipit tone, me përjashtim te disave! Por jo te kem një shtet te tille!!Akoma mungojnë shume gjera, edhe me herët e ceka qe te gjitha nuk mund te bëhen brenda një nate por tani kane shkuar shume do vite dhe akoma skem arritur asgjë.! Te punojnë drejt dhe te respektojnë parimet me elementare te drejtave te njeriut të respektojnë rinë dhe vizionet e saje për te ardhmen sepse rruga me drejte te suksesi është mendimi i ri pra rinia!!Ne fund dua te potencoj se vetëm objektet shkollore të jenë qendra edukimit, arsimimit, respekti dhe integrimit. Punëtorit,bujkut ,edukatorit duhet ti kthehet dinjiteti dhe krenaria. Të rinjve të papunësuar tu bëhet zgjidhje duke stimuluar biznese private, të vogla apo të mesme. Rinia jonë do të jetë krenaria e së tashmes dhe së ardhmes në rast se atë e përgatisim shpirtërisht, fizikisht si dhe duke ngritur vazhdimisht intelektuali tetin e saj. Rinia e tillë i nevojitet Kosovës, e tillë i nevojitet Evropës dhe e tillë i nevojitet kombit tonë

Viz ioni im nga mërgimi ! ! !

Hasime Hoti

Opinione

Page 22: Besa, 2011-04

22

Opinione

Faqet e historisë janë mbushur me ngjarje tepër interesante dhe po aq të dhimbshme dhe arkivi i kujtesës sonë të përbashkët, nuk mund të lerë në harresë pjesë të kësaj his-torie e kryesisht për shqiptarët e mërguar në vende të ndryshme të botës prej më shumë se 20 vitesh, pa asnjë perspektivë për të sotmen dhe për të ardhmen! Kjo pjesë e jetës në kushte të tilla emigra-cioni, na fanitet si në ekranet e televizonit sa herë që përballemi me probleme nga më të ndrysh-met sociale dhe ligjore ende të pa zgjidhura si pasojë e politikës së emigacionit të shtetit ku jeto-jmë dhe punojmë . Më 6 dhjetor 2010 në Tiranë u zhvillua përsëri një Konferencë Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) e inicuar nga organizmat ndërkombëtare me objekt zgjidhjen e problemeve të mbartura në vite e kryesisht për emigracionin shqiptar në shtetin grek i lënë në harresë nga shteti shqiptar. Rezultatet mbeten po ato pa asnjë zgjidhje konkrete. Edhe pse shpesh shumë përfaqësi sho-qatash të emigrantëve shqiptarë që jetojnë e punojnë në shetin grek, kanë kërkuar nga qeveritë shqip-

tare ndihmën e tyre, përsëri i njëjti qëndrim indiferent ekziston ende sot e gjithë ditën. Dhe pse shteti shqiptar ka përfituar miliarda euro nga puna dhe djersa e emiganteve, shpëblimi ndaj tyre mbetet indifer-entizmi klasik i të gjitha qeverive shqiptare që janë ndërruar gjatë 20 viteve. Për këtë pjesë vitale të popullit që për arsye të varfërisë ekstreme e detyruar të shkojnë në vende të tjera si emigrantë ekono-mik, qeveria dhe shteti amë duhet të kishte dhënë kontributin maksi-mal për të mbrojtur interesat e tyre nga çdo veprim antiligjor mbështe-tur në ligjet e Konventës Europi-ane dhe asaj Ndërkombëtare të Emigracionit. Për vite me radhë emigrantët shqiptarë që jetojnë e punojnë në shtetin grek, janë persekutuar, përbuzur e fyer nga mediat e shkruara dhe ato vizive, janë torturuar e vrarë pa asnjë shkak nga forcat e rendit por dhe banorët e zonave ku ata punonin. Ende pje-sa më e madhe e emigrantëve sot janë pa ligjëruar e pa dokumentat përkatëse. Ligjërimi i emigrantëve në Greqi i ngjan një loje lufte ë heshtur e me shumë beteja të vazhdueshme. Gjatë gjithë kohës ata janë përballur me bllokun e pazëvendësueshëm burokratik shtetëror po edhe me strategjinë e nacionalizimit ekstrem grek. Është i vetmi shtet në bashkësinë eeuropiane me një numur të kon-siderueshëm emigrantësh i cili ka humbur plotësisht vlerat dhe principet e një shteti demokratik në opinionin ndërkombëtar me politikën pradoksale të emigra-cionit. Natyrisht shkak mbetet edhe qëndrimi i shtetit shqiptar që kurrë nuk ka marrë iniciativën e një bashkëpunimi dy palësh me atë grek. Të dy bashkë kam bindjen

se kanë punuar për të kundërtën e vlerave që mbart kjo pjesë e mad-he e emigracionit sëbashku me in-tetlektualët që ka në gjirin e vet ku kanë realizuar me dinjitet proceset e tintegrimit në shoqërinë vendase më mirë se vetë shteti grek në BE. Me kontributin, mundin, djersën dhe gjakun që kanë dhënë emi-grantët shqiptarë gjatë 20 viteve për Greqinë, është i pa krahas-ueshëm në historinë e emigracion-eve. Në sektorin e ndërtimit ata përbëjnë 56% dhe zënë vendin e parë të ndjekur nga emigrantët e ardhur nga vendet e ish Bashkimit Sovjetik me 51% , numurin më të ulët në këtë sektor e kanë afrika-nët, aziatikët dhe kominitetet e tjera të cilët punojnë në sektorët e tregtisë. Dora e tyre është në të gjitha veprat e rëndësishme strat-egjike që janë ndërtuara si rrugë, ura, aerodrome, fshatra turistikë, mijëra pallate banimi, në objektet madhore të Lojnave Olimpke e kudo ku ka jetë në Greqinë ball-kanike. Për çudi shteti grek na e ka shpërblyer me të kundërtën. Gjatë gjithë kohës segmente të caktuara antishqiptare brënda shtetit grek, me të gjitha format dhe mënyrat më të sofistikuara ka propagan-duar se shqiptarët përbëjnë një rrezik për kombin grek! Ndoshta ky mentalitet vjen edhe si pasojë e njohjes empirike që ka populli dhe klasa politke e këtij shteti ndaj popullit shqiptar. Historia ruan të pastër kontributin e shqiptarëve myslimanë e të krishterë në luftën për pavarësinë e Greqisë më 1821 të cilët jo vetë i dhanë lirinë Gre-qisë por krijuan dhe shtetin parë moderrn grek me vizion europian. Për çudi sot këto fakte nuk për-menden as në literaturën shkol-lore dhe as në memorien historike

EMIGRACIONI- SHTETI- LIGJI !

Luan Ziflo

Page 23: Besa, 2011-04

23

të popullit grek. E kundërta është propaganduar e cila ka ngjallur urrejtjen, racizmin, ksenofobinë por edhe nivelin e kulturës të një shteti demokratik. Keqtrajtimet, fyerjet, përbuzjet në vijimësi, kanë krijuar mjaft trauma tek familjet e emigrantëve shqiptarë dhe bashkëjetesa gjithmonë ka pësuar tronditje deri edhe ndarje. Ndaj ksenofobisë dhe racizmit nga me-diat, shtypi dhe forcat e rendit, kanë reaguar dhe kundërshtuar jo vetëm intelektualët emigrantë sh-qiptarë por edhe inteletkualë ven-das. Një takim më 17 prill 1997 në një nga sallat e sindikatave të përgjitshme të Greqisë në Athinë në prani edhe të depudetëve të par-tive politike u zhvillua seminari me temë: “Të drejtat të barabarta dhe jo rraizëm e ksenofobi”. Kryetari i Organizatës Antiraciste për Eu-ropën Takis Janopulos theksoi se; për periudhën 1992-1997 Greqia ka dëbuar 1.5 milionë emigrantë. Janë kryer kundër emigrantëve nga mekanizmat shtetërore 83 sulme dhe nga banorët në zona të ndry-shme 67 të tilla ku kanë mbetur të vrarë 47 emigrantë. Këto vërte-tojnë saktë privacionet, urrejtjen dhe përbuzjen që na kanë dhënë si shpërblim ndaj punës dhe djersës që kemi derdhur për Greqinë,

vetëm për “fajin e madh” se jemi shqiptarë!! Për ngjArje dhe vrasje të tilla është shkruar në disa gazeta të Athinës si në Elefterotipia më dt. 1 korrik 1999 e mbështetur nga Org. Antiraciste për Europën në Athinë ku publikon se këto vrasje i ka realizuar policia gjatë sulmeve të lartë përmendura. Kronologjia e vrasjeve të emigrantëve shqiptarë në periudha të ndryshme e pa ndërprerje, shkruan gzeta Eleft-erotipia si dhe burime të tjera që dëshmojnë për krimet e shëmtuara të cilat dihen mjaft mirë nga shteti dhe opinioni ndërkombëtar por, për fat të keq askush nga vrasësit nuk u dënua kurrë!Greqia sipas opinioneve dhe son-dazheve që janë kryer, quhet vendi më armik për të huajt që bujnë (vizitojnë) ose duan të je-tojnë në këtë shtet. Një sondazh i zhvilluar nga Qendra e kërkimeve shkencore europiane (ESRC) në vendet e Bashkimit Europian lid-hur me emigrantët dhe botuar në gazetën TheGuardian, vërteton se pohimi i mësipërm është pjesë jetike e shtetit grek ku 95% e pop-ullsisë cilësohet ksenofobe edhe pse faktet flasin që kriminialiteti kap shifrat 2-3%. Ndërsa sondazhi i bërë për policinë nga intervistat e tyre del pretendimi se 10 vitet e

fundit kriminaliteti është në rritje. Megjithatë 57.5 % e të intervistu-arve mendojnë se të huajt ndiko-jnë pak në rritjen e kriminalitetit ndërsa 35.9 % besojnë se të huajt janë fajtorë më shumë se viktimatt e krimit. Në një raport të Komitet-it Kundër Torturave (CTP) dhe Keqtrajtimeve të Këshillit të Eu-ropës botuar më 20 tetor 2009 i jep dhe një tjetër alarm Greqisë vendit me më shumë probleme në këtë çështje. Ky Komitet dënon ashpër trajtimin e të burgosurve emigrantë shqiptarë të pa ligjshëm në dhomat e para burgimit me kushte të mjerueshme, pa shër-bime mjeksore, mungesë e in-formimit në gjuhën e tyre si dhe më e keqja, mungesa e mbështetjes ligjore. Këta nënshtetas shqiptarë jetojnë prej vitesh jashtë trojeve të tyre amtare ndërmjet dy atd-heve që padrejtësitë e kohës kanë vepruar mbi këa njërëz, mosinter-esimi dhe indiferentizmi klasik nga shteti amë, rrezikojnë seriozisht shkëputjen nga trungu i atdheut të tyre real. Dhe kjo ndodh për arsyet që përmendëm më sipër por edhe për asimilimin e gjuhës shqipe. Një shprehje thotë: “Çelësi i bur-gut të popujve është gjuha”. Është shkaku kryesor që ndikon më shumë se çdo gjë tjetër në konver-timin e qindra mijë emigrantëve shqiptarë në grekë. Edhe pse or-ganizma shoqërore, intelektualë dhe përfaqësi shoqatash të ligjëru-ara të emigrantëve kanë kërkuar nga qeveria dhe shteti shqiptar hapjen e shkollave shqipe për-katësiht aty ku jetojnë e punojnë emigrantët shqiptarë që fëmijët e të tyre të ndjekin kurset e gjuhës shqipe, çdo kërkesë ka rënë në vesh të shurdhër. Faktor tjetër që ndikon për mos hapjen e shkollave shqipe është dhe qëndrimi i shtetit grek. Prej shekujsh në shtetin hel-en jetojnë mbi 3.5 milionë

Opinione

Page 24: Besa, 2011-04

24

arvanitas dhe pse gjuha e tyre e origjinës është ajo shqipe, kurrë nuk mundën të hapnin shkolla për të mësuar gjuhën e tyre. Ky është një realitet që mohon të drejtat dhe liritë e njeriut, një realitet që ende mbart të pa tjetërsueshëm sistemin dhe mendësitë e mes-jetës të shtetit grek. Në shkollën fillore 132 në Athinë mësuesja zonja Stela Protonotariu ndiqet penalisht vetëm pse përkrahu mësimin e gjuhës shqipe pikërisht në atë shkollë ku 75% e numrit të përgjithshëm e përbënin nxënësit e huaj. Ky veprim racist, padyshim që diskriminon dhe fyen edhe fëm-ijët shqiptarë të cilëve u privon të drejtën e mësimit të gjuhës së tyre amtare. Ky ishte veprimi paradok-sal i ligjit që ndëshkon një nënë, grua dhe mësuese për veprimin sa njerëzor, human e intelektual. Pra në politikën e këtij vendi sundon nacionalizmi, urrejtja dhe shovin-izmi ekstrem. Janë bërë përpjekje nga vetë intelektualët emigrantë dhe kanë hapur në Athinë dhe në Selanik disa klasa për mësimin e gjuhës shqipe mbi baza vullnetare dhe vazhdojnë normalisht proce-set mësimore. Sipas një studimi të përafërt janë rreth 68 mijë fëmijë shqiptarë që presin të mësojnë

gjuhën shqipe.Nga një sondazh i besueshëm thuhet se janë rreth 800 mijë emi-grantë shqiptarë që kërkojnë ap-likimin e pasaportave biometrike pranë përfaqësive diplomatike sh-qiptare në Greqi. Nga sa kemi di-jeni qeveria shqiptare nuk po mer-ret me zgjidhjen e këtij problemi serioz që ndikon direkt në prob-lemet dha anomalitë e ligjërimit sipas ligjit të shtetit grek. Qeveria greke edhe pse për ligjërimin e emigrantëve ka miratuar katër ligje dhe mbi 80 qarkore, asnjëra e as tjetra nuk dhanë asnjë rezultat për emigrantët. Komuniteti emigrant shqiptar zë 65.4 % të gjithë emigracionit dhe përsëri mbetet në tabelën e inferi-oritetit nga shteti grek në plotësi-mi dhe realizimin e të drejtave njerëzore. Niveli arsimor i emigrantëve sipas një konstatimi të ish shef-es së diplomacisë greke Dora Bakojani,paraqitet në një shkallë të lartë. Ata me arsim të lartë zënë 22% ndërsa ata me të mesëm dhe teknik 45%. Të ardhurat mujore: 19 % e emi-grantëve marrin 500 euro pagë mujore, 21% marrin më shumë se 800 euro. Gratë në përgjithësi

shpërblehen më pak për punët që kryejnë. 14% e grave dhe 58% e burrave marrin mbi 600 euro ndër-sa 47% e grave dhe 11 % e bur-rave bëjnë pjesë në kategorinë e ulët profesionale dhe paguhen nën 500 euro në muaj. Përmendim se 92.5% të emigrantëve punojnë me pagesë ditore ndërsa 5.8% puno-jnë të pa varur. Kuptohet se taksat që paguajnë emigrantët ndaj shtet-it janë më të larta krahasuar me të ardhurat e vendasve dhe pagën që ata marrin. Në Greqi 50% e emi-grantëve shqiptarë janë familjarë, 46.4 % janë beqarë dhe 3.6 % të divorcuar. Greqia krahasuar me Luksenburgun, ka numrin më të vogël të emigrantëve të ligjshëm. Kombet e Bashkuara kanë para-shikuar për vitin 2015 se populsia në Greqi do rritet në 14.2 milio-në nga 3.5 milionë që do të jenë emigrantët e ardhur jo nga vendet e BE ku 91% e tyre vijnë nga 10 vende. 82% e emigrantëve jetojnë në banesa me qera ndërsa 9.6% kanë shtëpitë e tyre si dhe 2.4 % jetojn nën kujdesin e qendrave të punës ku punojnë.

Luan ZifloAthinë, mars 2011

Opinione

Emigrantë shqiptarë në Greqi

Page 25: Besa, 2011-04

24

arvanitas dhe pse gjuha e tyre e origjinës është ajo shqipe, kurrë nuk mundën të hapnin shkolla për të mësuar gjuhën e tyre. Ky është një realitet që mohon të drejtat dhe liritë e njeriut, një realitet që ende mbart të pa tjetërsueshëm sistemin dhe mendësitë e mes-jetës të shtetit grek. Në shkollën fillore 132 në Athinë mësuesja zonja Stela Protonotariu ndiqet penalisht vetëm pse përkrahu mësimin e gjuhës shqipe pikërisht në atë shkollë ku 75% e numrit të përgjithshëm e përbënin nxënësit e huaj. Ky veprim racist, padyshim që diskriminon dhe fyen edhe fëm-ijët shqiptarë të cilëve u privon të drejtën e mësimit të gjuhës së tyre amtare. Ky ishte veprimi paradok-sal i ligjit që ndëshkon një nënë, grua dhe mësuese për veprimin sa njerëzor, human e intelektual. Pra në politikën e këtij vendi sundon nacionalizmi, urrejtja dhe shovin-izmi ekstrem. Janë bërë përpjekje nga vetë intelektualët emigrantë dhe kanë hapur në Athinë dhe në Selanik disa klasa për mësimin e gjuhës shqipe mbi baza vullnetare dhe vazhdojnë normalisht proce-set mësimore. Sipas një studimi të përafërt janë rreth 68 mijë fëmijë shqiptarë që presin të mësojnë

gjuhën shqipe.Nga një sondazh i besueshëm thuhet se janë rreth 800 mijë emi-grantë shqiptarë që kërkojnë ap-likimin e pasaportave biometrike pranë përfaqësive diplomatike sh-qiptare në Greqi. Nga sa kemi di-jeni qeveria shqiptare nuk po mer-ret me zgjidhjen e këtij problemi serioz që ndikon direkt në prob-lemet dha anomalitë e ligjërimit sipas ligjit të shtetit grek. Qeveria greke edhe pse për ligjërimin e emigrantëve ka miratuar katër ligje dhe mbi 80 qarkore, asnjëra e as tjetra nuk dhanë asnjë rezultat për emigrantët. Komuniteti emigrant shqiptar zë 65.4 % të gjithë emigracionit dhe përsëri mbetet në tabelën e inferi-oritetit nga shteti grek në plotësi-mi dhe realizimin e të drejtave njerëzore. Niveli arsimor i emigrantëve sipas një konstatimi të ish shef-es së diplomacisë greke Dora Bakojani,paraqitet në një shkallë të lartë. Ata me arsim të lartë zënë 22% ndërsa ata me të mesëm dhe teknik 45%. Të ardhurat mujore: 19 % e emi-grantëve marrin 500 euro pagë mujore, 21% marrin më shumë se 800 euro. Gratë në përgjithësi

shpërblehen më pak për punët që kryejnë. 14% e grave dhe 58% e burrave marrin mbi 600 euro ndër-sa 47% e grave dhe 11 % e bur-rave bëjnë pjesë në kategorinë e ulët profesionale dhe paguhen nën 500 euro në muaj. Përmendim se 92.5% të emigrantëve punojnë me pagesë ditore ndërsa 5.8% puno-jnë të pa varur. Kuptohet se taksat që paguajnë emigrantët ndaj shtet-it janë më të larta krahasuar me të ardhurat e vendasve dhe pagën që ata marrin. Në Greqi 50% e emi-grantëve shqiptarë janë familjarë, 46.4 % janë beqarë dhe 3.6 % të divorcuar. Greqia krahasuar me Luksenburgun, ka numrin më të vogël të emigrantëve të ligjshëm. Kombet e Bashkuara kanë para-shikuar për vitin 2015 se populsia në Greqi do rritet në 14.2 milio-në nga 3.5 milionë që do të jenë emigrantët e ardhur jo nga vendet e BE ku 91% e tyre vijnë nga 10 vende. 82% e emigrantëve jetojnë në banesa me qera ndërsa 9.6% kanë shtëpitë e tyre si dhe 2.4 % jetojn nën kujdesin e qendrave të punës ku punojnë.

Luan ZifloAthinë, mars 2011

Opinione

Emigrantë shqiptarë në Greqi

25

Kulturë

RIZA LAHI (Suedi,Gjermani) Roman gazetaresk Këtu gjithçka është reale, edhe emrat; është një pasuri që e kanë të gjithë prozatorët dhe gazetarët, por e përdorin vetëm poetët – impresionet e takimit të parë.Për më tepër që këtu gjithçka lidhet me zona ku banojnë emigrantë shqiptarë të rezistencës kosovare. Autori DITË BAJRAMI Është e hënë, 5 dhjetor. Mëngjes bajrami. E zonja e shtëpisë, Kadirja, e urtë, e pafjalë, që nuk ka lënë kurrë njeri të gatu-ajë në atë konak përveç duarve të saja, sado e sëmurë të ketë qenë, e shëndetshme, e qe-shur, sa një bakllava e madhe, na servir që në mëngjes bakllavanë e bajramit. Telefonatat e urimit nuk pushojnë. Feja myslimane në perëndim, ka ndihmuar jo pak në mbajtjen pranë njëri-tjetrit të

kosovarëve emigrantë. Një pamje të veçantë të grupimeve kosovare në “Sofrën myslimane” do ta shohim me poshtë, kur të flasim diçka për Gjermaninë, për një xhami dhe për një hoxhë atje. -Sot a ditë bajramit, koronel, e duhet ba sevap. Sevapa me e madhe për mue, si Brahim po shif, mos prishet puna. Pra sevapa a me shkue në Gotëborg tu ni burr qi a përvëlue për çashtjen kombëtare. Ai a i smutë, i thonë me kancer në gjak, emnin e ka Kosovë Rexha-Bala. - Është larg Goteborgu? - Bash 300 kilometra prej këndej. - A kemi me se shkojmë? - Po i baj një telefonatë teza-kut të fëmive. E ka emrin Xhevat. Tash po e sheh se çfarë djali i pashëm asht. Baca Ibrahim formuloi numrin dhe unë munda të dëgjoj. “Posi, bre mixhë! Qetash po vi!” XHEVATI Kishte një “kerr” aspak të bukur, por që këndonte nëpër autostradë si një flurudhë. Xhevat Demiraj, diku te të tridhjetat, është një djalë mbi 1.90 cm, gjithë shëndet, gjithë gaz, me vetulla të shkruara e dhëmbë të inxhinjtë, nga ata bukuroshët që gratë kato-like shkodrane u thonë: “bir, nana e vet, sa i bukur!” - Xhevati o rrehë me serbë! Rrehet për ni fjalë gojet. Veçse për shokët, se për vedi ai nuk ngatrrohet kurr . E nuk e njef as frikën. Ni herë, ai e ka mbajtë ni polic për

krahësh, qi të mos ia kapte shoqin e vet. Xhevati qeshi me dhëmbët e bukur, pa me simpati nga unë që më kishte në krah, dhe i dha gaz. PJESA E TRETË Nëna e Xhevatit kishte vdekur 6-7 muaj më parë dhe zonja Kadire, sa herë që e për-mendëte atë, përlotej. Xhevati i kish rënë anëm-banë Suedisë dhe Norvegjisë me makinën që e niste vetëm me të shpejtë. I njihte rrugët shumë mirë dhe kishte bindje të patundur që mund të udhëtonte deri në “Shtetin Amë”, “prej këtuhit” dhe , pa hartë. Si një harapçi, ai ende bënte jetë “happy go lucky”, por, kur ne shkuam në shtëpinë e Kosovës, unë këm-bëngula të ngjiste shkallët me ne. Ai donte të më priste te “ndonjë klub” derisa t’i telefononte baca. Kosovari i bukur dëgjoi plot kureshtje dhe me përqëndrimin më të madh të vëmëndjes bisedës me Rexha-Balën. Kur u kthyem, unë e pyeta në donte të vinte me ne prap, në kësi vizitash, të shoqëruara me diktofon dhe fotografi, me biseda si në “ode burrash”, me bacën e mua. - Posi, bre. M’telefon mixha. E unë vi me ni herë. Xhevati erdhi edhe njëherë me ne, sapo i telefonuan. Atë mëngjes ishte i parruar. Ai kishte qenë tërë natën “me shoqni” në ndonjë pab, duke

anemBanë flatra të shqipes sime

Page 26: Besa, 2011-04

26

luajtur bilardo apo duke pirë. I kishte sytë e lodhur. As një orë gjumë s’kish bërë, dukej. “Kam fjetë boll, baca Rizë”, më tha. Xhevati, të dyja herët që udhëtuam me të, nuk e la “mix-hën” të paguante karburantin. Në kompensim për bisedat që ne bënin personat e intervis-tuar, ai kish menduar të tërhiqte vëmendjen time në një mënyrë tjetër. Të më dhuronte, “i kam në shtëpi, bre”, diçka për vajzën. Një çantë. Edhe një shishe uiski për mua. Atë ma solli diten e ikjes. Duke parë nga baca, tha: - Du veç me ma qitë ni birrë tiranet në Tiranë baca Rizë,kur t’vi me pa Tiranën. Dhe afroi sërish filxhanin te goja me finesë nusesh. I kujdesshëm se mos prishte ndonjërin nga mijra rregullat e pashkruara të mysafirit në familjen shqiptare. Gati të bëjë gjithçka ç’ti thoshte “mixha”. Gati të të ofronte ndihmën e tij për gjithçka që ty të të binte ndërmënd - “ani, hiç mos ki gajle”.Gati të thoshte “jo, nuk po due me hangër”, edhe po të ishte tmerrësisht i uritur.Gati të zbatonte duke qeshur me dhëmbët e bukur çdo urdhër të dhënë me një lëvizje të syrit të tezes së tij. Megjithëse, ai duhej të ishte nga harapçinjtë më të njohur të Malmoes. - KOSOVA MES LIBRAVE TË TIJ DHE KUJTIMEVE – - A don miq, he Kosovë Rexh-bala?

Përball kësaj përzemërsie të bacës sim – një fetyrë ku me zor lëvizi një nerv. - Urdhëroni! Hyni! Kishim udhëtuar 300 kil-ometra.Vetëm me mjeshtërinë e Xhevatit kishim mundur të gjenim shtëpinë e qetë e me një oborr të blertë në periferi të Goteborgut, të këtij kosovari me pamjen e gurtë të Zhan Gabenit. Zumë vënd në dhomën e tij të vogël e të mobiluar si shtëpitë aristokratike të kohës së Luigjëve. Spikatnin librat. Ai u ul në karri-gen e tij shumë komforte. Vësh-trimi i tij kaloi me të shpejtë nga unë dhe u ndal te Ibrahim Metaj. Xhevatit as që ia hodhi sytë. - A po je i fortë, he Kosovë Rexhbala? Vështrimi i tjetrit, për mua, atë çast, “lexua kështu: - Hë fol, mbaro shpejt e mos më prishni terezinë.Nuk u përgjigj.Baca Ibrahim buzëqeshi me përzemërsi edhe një herë. Këtë radhë, me sforco, që unë e dallova vetëtimthi.. - Kem ardhë tu ti me koronel Riza Lahun, përndryshe pi-lot i gjinisë ajrore, përndryshe shkrimtar e gazetar. Burri m’i nguli sytë me një farë kureshtjeje. Unë asqë buzëqesha. Normalisht buzëqesh menjëherë. Ishte hera e parë që ndeshja në një ftohtësi të këtillë nga ndonjë zot shtëpie, tërë jetën time. - Koronel Riza Lahu po don me shkrue ni libër. A mysafir i emi. I kam folë për ty. Vetëm për hir të baca Ibrahimit,

të cilit ia njihja fort mirë natyren e tij krenare dhe dinjitoze, ven-dosa dhe mora një libër nga çanta. “Golgota shqiptare”, në shqip, që e kam përkthyer unë dhe shkruajtur në vitin 1913 nga një çifut gjerman - Leo Freundlih. Kopjen e vetme të tij në bibliotekat e SHBA e ka gjetur shqiptarja Safeti S. Juka, ish pedagoge në universitetin e Horvardit. Atë e ka shumëfishuar në katër gjuhë humanisti gjerman Hans Petter Rullmann. Syprinën e mrekullueshme të botimit shqip e ka bërë një piktor kosovar që e thërrisnin Sabë. Sabajdin Krasniqi. Është një shqiponjë e stilizuar. Kosovë Rexha – Bala u çel i tëri. Duket mysafiri më i nderuar për të, që e bëri të shpaloste men-jëherë mikpritjen e njohur kos-ovare paskësh qënë ky libër me mbrendi të llahtarëshme. - Jam pak i sëmurë. Prej disa kohësh po mire se na erdhët edhe një here. Më falni, nuk e kam gruan në shtëpi, po urdhëroni. Ai na qerasi, duke parë me dashamirësi sidomos nga Xhevati me pamjen e një divi të dalë nga shpellat romantike të Kosovës. - Ua kam dëgjuar emrin prej kohësh. Se e keni krejt të veçantë – i thashë duke u përpjekur të spiegoja gjithëve ftohtësinë e fillimit të këtij burri të dtl. 7.01.1929. Spiegimi kish qenë krejt i thjeshtë. Para meje ishte një poet.Thjesht një poet. Askush në këtë botë nuk i kupton poetët. Kosovë Rexha – Bala kish shkruar

Kulturë

Page 27: Besa, 2011-04

27

poezi tër jetës. Edhe tani. Me gjithatë sëmundje të rëndë që baca më pat thënë se vuante prej kohësh.Nga fundi i bisedës sonë, ai nisi të sillej si një tridhjetvjeçar i përm-bytur në ëndërra dhe në energji. Dhe kishte një jetë tepër të pasur. Të pasur me vuajtje, me përplas-je , me rezistencë. Ai nuk e kishte pranuar dhunën kurrë. Përfshirë edhe dhunën e votës. Kosovë Rexha-Bala, si përfun-doi përzemërsinë e mirëseardhjes, i ngacmuar nga pyetjet e mia joshëse dhe, besoj dhe nga gryka e diktofonit, nisi të fliste për jetën e tij. Ai kishte deklaruar disa herë publikisht, pra, edhe në gjyqe, qëndrimin e prerë për shkëputjen e Kosovës nga Serbia. Që në fil-limet e Jugosllavisë së pasluftës dhe kur nga “dashuria “ shqiptaro ju-gosllave, Shqipëria desh u aneksua dhe ajo vetë; që në adoleshencën e tij. Qe në një hartim gjimnazi, të përforcuar edhe me gojë në një mbledhje rinie atje.Duke shtruar pyetjen – dhe ishte viti 1945- kështu: “Pse nuk bashkohemi edhe ne me Shqipërinë, përderisa edhe ajo ka luftuar kundër fashizmit?” Në moshën 23 vjeçe, ai do ta përsëriste pyetjen e tij në formë urdhënuese. Si duke ulëritur. Mu në gjyq, në një gjyq të hapur. Kur sapo kishte përfunduar vala e parë e njohur e masakrave sërbe mbi popullin kosovar, në vitin 1948. Fill pas arrestimit tok me militantë të tjerë të Isuf e Bajram Bicaj. Sigurisht pasi kishte kaluar pro-cesin e zakonshëm të para daljes në gjyq – atë të torturave.

“Në gjyq kam folë haptazi: “Jemi të pazhvilluar. Jemi tmerrë-sisht të varfër. Nuk gëzojmë të drejta ashtu si popujt e tjerë. Duam bashkimin me Shqipërinë!” Emrin Kosovë, ky burr i hekurt, e ka nga një kaçak. Nga një prijës kaçakësh. Pikërisht nga i ati, Beqir Rexha, vdekur në vitin 1937, duke shërbyer vitet e fundit të jetës së tij si oficer i xhandarmërisë së Mbretërisë Shqiptare. Kosovë Rexha – Bala duhet të ketë bërë jo pak emër në fushën e publiçistikës, përpara se të gremisej që nga vëndi nga e kishte emrin në pasaportë, për në emigracion. Ai ka punuar, fill pas burgut, për 6 muaj te “Rilindja”. Pas edhe dy viteve të tjera në in-ternim, thjesht me akuzën e supo-zuar të “tentativës së mundëshme për të kapërcyer në Shqipëri” Rexha – Bala ka qënë nën mbrojtjen e xhaxhait të vet Zeqir Rexha, ish-zëvëndës komandant batalioni partisan. “Shkruaja vjersha dhe, sigurisht që kryeja dhe veprime ilegale”, derisa e thirrën në UDB. “Ti je armik i Jugosllavisë. Ti e ke patur dhe babain rrebel. Duhet të largohesh. Menjëherë. Ke afat¼Po s’ike, do të likuidohesh pa gjyq e pa bujë!” Afatin e plotësova në shtëpinë e axhës. Kur e kalova , “ata”erdhën e më morën më çuan me makinë deri pranë kufirit me Italinë dhe më treguan rrugën për mbatanë. “E shikon që nuk po të vrasim?” – Dëgjova një zë, ndërsa prisja ndonjë plumb. Në fakt, mua nuk më vrisnin dot pa gjyq. Unë

kisha emër dhe, glorifikimi im pas vdekjes do të krijonte shumë shqetësime për administratën titiste”. Rexha – Bala tregon për fisnikërinë me të cilën e ka pritur, trajtuar dhe mbrojtur Mbretëria Suedeze. “Ambasada jugosllave në Stok-holm ka ndërhyrë zyrtarisht që unë të mos jepja mësim në gjuhën shqipe, por ka marrë këtë përg-jigje: “Është e drejtë vetëm e shtetit suedez që z. Rexha-Bala të jetë apo të mos jetë mësues në Suedi. Jo e juaja!”Kosovari me emrin Kosovë, ard-hur në Suedi me 14 janar 1964, përveçse punëtor në një fabrikë automobilësh, ka vazhduar pan-dërprerë jetën intelektuale. Sigurisht edhe letrare. Padiskutim edhe atë politike. Ai ka patur marrëdhënie të afërta me poetin Ernest Koliqi, që ishte profesor i shqipes në Romë dhe botonte “Shejzat”, revistë që pushoi së egzistuari tok me heshtjen e rrahjes së zemrës së Koliqit, në vitin 1981. Më pas, ai ka qenë edi-tori i një reviste të tij, të quajtur “Stinët e jetës”. “Hajdin Abazi është shumë i ndershëm. Ai erdh e më dha dorën burrërisht, duke më treguar motivet prej të cilave ai nuk donte të bashkëpunonte më me revisten time”. “Gjithë kohës, në majë të Sue-disë, unë e ndjeja veten se më konsideronin armik dy palë. Armik fizik - Jugosllavia. Armik ideollogjik - Shqipëria. Në të vërtetë, ambasada shqiptare më ka ftuar gjithmonë në ditët e festave. Unë kam shkuar përherë. U thoja,

Kulturë

Page 28: Besa, 2011-04

28

kur çeleshin panaire, se, ça po i duhet Shqipnisë “revizionizmi” e “bota”, kur kishte mundësi me e çue edhe ma nalt zanin për Kosovën. Unë ju kritikoj se ju dua!”, u thoja.” Siç spiegon Kosova, grupet marksiste -leniniste shqiptare që vepronin në Suedi, kanë dashur ta fusnin në gjirin e organizimeve të tyre, por ai nuk ka pranuar asnjëherë. Ai as ka bërë pjesë e as ka krijuar (apo tentuar) të krijojë ndonjë parti të tijën. “Paj, a bahet marksist-leninist një bari? Një analfabet?.. Unë kam dashur të jemë përjetë i pamvarur. I varur vetëm prej bindjeve të mia. Biri i kaçakut ka qënë kundër çdo dhunimi të per-sonalitetit të tij. Përfshirë edhe dhunës nga votat. Pyetjes sime të drejt-përdrejtë, në e ka dashur Enver Hoxhën apo jo, Kosovë Rexha-Balaj iu përgjigj: “Kam dashtë Shqipninë, paj e kam dashtë edhe kryetarin e saj. E pse? E ke me dashtë? Me dashtë Titon a me dashtë Ranko-viçin? Me këtë rast, ja, të boto-jmë ndonjë varg nga të poetit të sëmurë . Të shkruara rishtaz.Me dorën e tij. Zbathur vrapoj në botën - kaktus Me iriqin në gji Përkulem mbi kroin e pashtershëm Dhe freskohem me lotë mallëngjimi Ushqehemi me kafshata të mëdha trimërie

I këndojmë me eufori trimërisë që na mungoi shpesh. Unë kam uri të madhe për këngë lirike Freskohem me lotë mallëngjimi E qielli këtë herë të mbyllë sytë Dhe të derdhë lot freski-mi. “MARËDHANIET ME KOMUNISTAT E ENVERIT, VETËM PËRMES NISHANIT TË PUSHKËS!” Ram Mehmetaj, i 2 prillit 1925, përveç fillores, ka mbaruar edhe një “kurs ndërtimtarie” dhe ka një shkrim me kaligrafi të mrekullueshme, me të cilin po shkruan kujtimet e veta. Ky ka qenë në Shqipëri nga shtatori 1943 deri në maj 1944; ka qenë nën komandën supreme të Xhafer Devës, të cilin e adhuron. “Ai a kanë burrë trim e ka luftue për Shqypni etnike!”, thotë baca me mustaqe të bardha si të ndër-tuara me fill qeleshesh, dhe me mëndjen qiqërr. - Baca Ramë, ke qënë në Shqipëri me 4 shkurt 1944? - Po, jam kanë! - Ke qënë në Tiranë? - Jo, jam kanë në Berat! - A e din që, me urdhër të Xhafer Devës janë vrarë me 4 shkurt 1944, 86 njerëz të pafa-jshëm të qytetit të Tiranës? - Kan rrejt komunistat! - E ç’i del për zot, o bacë, asaj pune? Varret e viktimave të Katër Shkurtit në Tiranë, i dijnë që të gjithë në Shqipëri. Unë mbyll diktofonin. Darka është gati. Natë Bajrami. Familja e bacës Ramë është e

madhe. Shumë pjestarë të saj hanë me ne, por jo baca. E kanë këshil-luar mjekët të mos hajë darkë. Kthehemi prap në dhomën ku simpatizanti i Xhafer Devës dhe Beslim Bajgorës (që detyron-te njerëzit, pa përjashtim, të binin “shahdet”) na pret. Dukej se diçka kishte qënë duke bluar në vetminë e tij. Foli i pari: - Jom plak e du me dekë nesër. E…N’Tiranë jan bo do gjana…Jan kanë vra do nierz me 4 shkurt. Por me urdhën t’gjermanit. Janë kanë edhe tre katër vet qi ju kanë pre veshët e gishtat do grave me ju marr florinjtë... - Mos more! Ju kan pre gishtat e veshtë motrave shqyp-tare? Vajzave të nanës Teutë Qashtu Ram? Pashë zotin!!Baca im, Ibrahim Metaj, ka kërcyer në këmbë. Sytë i ka të xhindosur. Më hynë të dridhurat. Poqese ai do të braktiste konakun e krushkut të tij në mënyrë demonstrative, unë sigurisht që do t’i shkoja pas.Bacës Ramë nuk i lëvizi asnjë nerv nga fytyra. Vazhdoi me të njëj-tin zë, të qetë, si të ishte duke u rrëfyer: - Qashtu bash. Veçse ata qi kan ba qashtu, nuk jan kanë t’Kosovës, por shqyptar t’Shqipnisë. E, Xhaferi, qata, i ka vra. Ma ka thanë ni shoq,qi i ka vra sak me dorë t’vet. Ndërkohë, unë hap diktofonin: - O baca Ramë! Ata komunistat e kqi. Ti e din se komunistat janë të kqi... - Bash sak t’kqi, mana! - Ata, pra, atyre që bëhen kry-eministra, kur vendi dhe populli i tyre është i pushtuar, ju thoni

Kulturë

Page 29: Besa, 2011-04

29

Kuis,kuis… - Kuisling! – ma kapi fjalën baca Ram nga goja. - E pra, Xhafer Deva ka qenë kryeministër i Shqipërisë në ko-hen e gjermanit!Baca Ram më pa njëherë me ku-jdes e, si heshti pak duke kruajtur kokën, ia pat: - Edhe Enveri a kanë kuis-ling! - I kujt, baca Ram? - A kanë kuislingu i Titas, i Stalinit, i Hrushovit…- I Mao Ce Dunit,e ndihmova unë. - Qashtu, qashtu! I Mao Ce Dunit, i Teodor Zhivkovit. - Mirëpo, kur mbeti vetëm Enveri, kuisling i kujt ka qënë?Baca kruajti kokën dhe m’u përg-jigj: - Tita a kan i keq. Enveri hini n’Kosovë e iku prap e na la vetëm. A kanë i keq Enveri se na la n’duar t’Titas e t’Sërpit! Baca plak, ky burr i shëndet-shëm e i rëndë, si është kthyer në Kosovë, ka vazhduar luftën kundër partizanëve të Titos, kundër “Sllavokomunistave”. Ai ka patur një rast tejet të veçantë gjatë jetës së tij, si asnjëri nga ne.Ai ka dëgjuar të artikullohet nga goja e dikujt kundër tij dënimin “me vdekje”. Nga goja, nga goja e prokurorit titist. "Dënim me vdekje!”u revizionua nga gjykata me 25 vjet burg të rëndë. Baca Ram ka bërë gjithsej 9 vite nga këto 25, duke i shlyer uljet e dënimit me punë dërrmuese, “non stop!”. Duke pushuar vetëm me ndonjë “raport doktori”. Më pas, ai ka kryer, “non

stop” edhe plot 13 vite të tjera burg të rëndë, se “nuk ka marrë mend”. Xxx Ram Mehmetaj befas u gjallërua. Sytë i ndritën sikur po i vezul-lonte realizimi i një ëndre që nuk ia kishte thënë askujt.Si pa një herë nga krushku, me një të ecur thuajse djaloshar, u afrua te unë. Më foli me një zë intim, sikur donte të mos e dëgjonte njeri.Të gjithë i kishin veshët pincë. Heshtje e plotë. - Ngo bacin këtu! Më the se je pilot i Shqypnisë …Qi je edhe shkrimtar i Tiranës, e? - Ëhë. - Ngo bacin! A e keni dashtë Enverin ju n’Shqipni? - Enveri ka hikë e ka shkuar në punë të vet,e ne jemi në punë tonë, bashkë. - E di, e di, po a e kani dashtë. - Po ça po të duhet mor bacë... Enveri ku tash. Janë kohë të tjera. - Jo, ma difto!Dhe pa nga krushku, baca jem Ibrahim, sikur donte që ai ta ndihmonte që unë t’i përgjgijesha pyetjes së tij. - A don me të thanë të vërtetën, a don me të rrejtë. - Të vërtetën, thuja bacit. - E kena dashtë boll. Na pilotat, e kena dashtë ma fort se të tanë. Ndërsa hapa sytë të dëgjoja bacin se ç’do të më thoshte më, ai kër-ceu te një kasafortë që e kishte ca përtej dhe erdhi me disa fletë të shkruara. Dallohej një kaligrafi e mrekulleushme. - Qitu ka hedhë baci jetën e tij. Tan jetën teme e kom shkrue qitu. A je ka m’i merr me vedi në Tiranë e m’i boton atje? - Po a ke kopje tjetër?

- Jo, nuk kom. Paj po t’i la ty, burr, si me i pas vetë. Oj, piloti i bacit. Piloti jem. Piloti i Shqyp-nisë teme! Nuk kisha se si t’i merrja ato gjëra të shënjta shumë dhe vetëm në një kopje, por i ftova të bijtë që t’ia kompjuterizonin dhe, më pas, le të m’i nisnin materialet me disketë në Tiranë, ku do të ishte përkrahja ime e plotë. Më vonë njëri nga djemtë më tha në vesh :”Qysh po don me t’i dhanë shënimet baba ty, bre baci Rizë? Paj kanë ardhë disa doktor profesora prej Prishtine e prej Tetove me ia marrë shënimet e jetës e nuk ia ka dhanë kurkujt. Kurse ty po don me t’i dhanë vetë”... Ja, le ta hapim edhe një herë diktofonin përpara se të largohemi nga baca Ramë, - E pra Baca Ramë! Çfar ke ndjerë, kur more vesh se shpërtheu lufta për çlirimin e Kosovës? - E ça m’duhet mue me folë? A nuk jam kanë n’Kosovë me luftue? Jo! S’kam ça flas hiç. - Ti e din, ma, bac, si a kanë Enveri. Mirëpo, disa djem që kanë luftue në Kosovë me UÇK-në, e kanë dashtë Enverin. Ç’a thue ti? - Kush ka luftue me armë kundra shkjaut për Kosovë, të tanë janë të mirë. Ani se e kanë dashtë Enverin. – Kruajti kokën baca Ramë dhe më zgjati për herë të fundit gjënë e tij më të shtrenjtë ditarin e jetës nëpër burgjet titiste, kampet e përqën-drimit dhe kantjeret e ndërtimit. Ku sigurisht duhet të jetë edhe pikëllimi i tij, që shëndeti tradhëtar nuk e kish lënë t’u bash-kohej brigadave kosovare.

Kulturë

Page 30: Besa, 2011-04

30

Opinione

Është e dhunuar ,e diskriminuar dhe pa përkrahje. Këtë gjë e konfirmon Agjenësia ë Kombeve të Bashkuara ( AKB) e cila jep alarmin për dhunën e grave në Shqipëri dhe me gjerë. Sipas kësaj agjensie 13 % e grave shqiptare abuzohen seksuslisht, kurse gjysma tjtër përdorë formë tjetër dhune. Me të drejtë, e parë kështu, lind pyetja pse ndodh ky fenomen në Shqipëri ? Si mund të parandalohet ose të zb-utet fenomeni ? Çfarë roli duhet të luaj shoqeria civile, qeveria dhe or-ganizatat jo fitimprurëse? Mendoj se disa përgjigje të këtyre pyetjeve mund të jenë: 1- Mosemancipimi i burrave shqiptarë. Kjo ka të bëjë me themelin e familjes, dhe shoqërisë shqiptare. Civilizimi i shoqërisë vjen me emancipimin e burrit, i cili ne shekuj e ka trajtuar gruan e vet si pro-në të tij, plaçkë të tij, të cilën mund ta dhunonte fizikisht psikologjikisht, mendërisht dhe të abuzonte seksu-alisht. Kaq e vërtëtë është kjo sa po të kthehemi në retrospektivë gjejmë gjendje alarmante, të trajtimit psiko-social të saj. Fotot e grave tona në trotë shqiptarë, kanë bërë xhirot e botës. Jo thjesht për pamjet dhe veshjet e tyre folklor, por për ngarkesat e barrat e druve mbi shpinë të cilat nuk kanë nevojë për koment. Kështu ka qenë në të kaluarën, kështu është edhe sot, në zonat rurale të Shqipërisë, Maqe-donisë, Kosovës, e Malit të Zi. Ka dhe arsye të tjera. Një arsye mund të jetë modeli musliman i gruas shtepi-ake, e ngulitur në V shekuj . E mbyl-lur e nenshtruar e skllaveruar e pa fjalë. Ndjehet kjo sidomos në Kosovë

Maqedoni dhe më pak në Shqipëri. Gratë e këtyre trevave shqiptare edhe sot e kanë kokën të mbuluar më sha-mi dhe ferexhë, dhe kjo është për të ardhur keq ne Evropën e shekullit XXI, ku gruaja ka liri dhe të drejta të barabarta si burri. Ku gruaja është një forcë kryesore e shoqërisë evropiane. Ku gruaja vlerësohet jo për bukurinë fizike, po për forcën e mendimit kri-jues, për pjesëmarje të gjerë aktive në politikë, dhe sfera të tjera sociale. Gruaja bën ligjin në familje ndihet e vlerësuar e respektuar, ndjehet njeri në kuptimin e vërtetë të fjalës. Dhe shembuj kemi shumë në Evropë që janë dhe duhet të jenë model, dhe për emancipim të mëtejshëm e progres shoqëror. 2- Një arsyë tjetër është mosarsimimi i tyre. Mosshkollimi si duhet ose e thënë ndryshe arsimimi minimal (el-ementar). 3-Të qenit e varur ekonomikisht nga burri. Padyshim që kjo është një formë dhune që sjell mospjesëmarje në jetën shoqërore (sidomos në zonat ë thella rurale) sjell diskriminimin për to. 4- Shqiptaret në Evropë ( disa prëj tyre ) trajtohen ndryshe si motrat e tyre evropiane. Konkretisht, për një punë të barabartë me italiane , greke, franceze, britanike paguhen me pak. ( no comënt ) . 5- Ndaj këtyre fenomeneve theksoj nevojën urrgjente që ka shoqëria për të ndihmuar gruan. Ndërkohë zyra e OKB- së, bën të ditur shifra alarman-te të dhunës ndaj grave, ku sipas tyre gjysma e grave në Shqipëri dhë me gjërë për këto një formë dhune. 31% e grave vuajnë nga abuzimet fizike, 13% nga abuzimet seksuale. Numri i grave në Parlamentin shqiptar është ritur deri në 16% , 3 % janë kryetare bashkie ( no comënt) . Në Maqe-doni , shqiptaret janë me pak të për-faqësuara në shoqëri. Duhet të mer-ren masa që qeveria, shoqëria civile, sektori privat, media, gratë e burrat në veçanti t`i bashkojnë forcat për të bërë ndryshime të nevojshme në ligje, politika qëndrime dhe sjellje , për të organizuar pjesëmarjen e tyre

në jetën shoqërorë . Ky është një apel që i bëhet grave këtë 8 Mars, në ditën ndërkombëtare të tyre. Të rritet res-pekti i të drejtave të njeriut, që do të të thotë respektim i të drejtave të gruas. Vendi ynë Shqipëria është pjesëmar-rëse e Konventës për eleminimin e të gjitha formave të diskriminimit të grave ( CEDAW) , Ndaj nxitja e barazisë gjinore dhe fuqizimi i grave duhet të jetë prioritar për cdo sho-qëri të civilizuar. 8 Marsi i këtij viti me shumë se një festë e 100 vjetorit të ditës së tyre, duhet të ishte ditë tubimi për tu ankuar, për të drejtat e tyre dhe jo për ta zbutur dhe shndër-ruar në një lloj ditë të Shën Valent-init socialist, ku lulet dhe dhuratat zëvendësuan këto tubime, lirie. Dukë vazhduar dhe më tej pranojmë që njohuritë për 8 Marsin mbesin në një nivel të ulët , dhe këtë gjë e thotë edhe drejtoresha e degës britanikë të organizatës “ gratë për gratë “ Kate Nusted. Duhet pranuar se ka shenja të ringjalljes së rolit të gruas kudo në evropë. Mjaft mirë për këtë çështje punon organizata në fjalë që spon-sorizon, gratë e goditura nga lufta si Bosnja ,Kosova , me projektin bash-kohu në urë. Me këtë rast u mblodhën të ura gra nga 48 vende të botës duke bërë thirrje për përmirësim të pozites së tyre shoqërore. Në shumë aspekte ka pasur progres të madh për gratë. Po ka gra në glob që ballafaqohen nga sfida të shumta për mbijetesë , duke duruar dhunë ,dhimbje , frikë, panik të pa imagjinushme. Dhe jeta vazh-don, vazhdon . Atë që bëj unë nuk jëni të aftë ta bëni ju. Atë që bëni ju nuk jam e aftë ta bëjë unë. Por ju dhe unë sëbashku mund të bëjmë diçka të bukur për të ndryshuar jetën asaj që krijon jetë. Duke e mbyllur, do të doja të citoja fjalët e Nënë Terezës drejtuar grave në konferencen e 4 botërore të gruas në Pekin. “ fale-minderit ty grua, nënë që jë ë strehë e qenies njerëzore në gëzimin dhe në dhimbjen e një eksperience unike, që je buzëqeshja e zotit për ne … dhe për këtë ne të duam fort ,fort, fort “ .

Femra shqiptare dhe shoqëria

Rudina Xhaxho

Page 31: Besa, 2011-04

31

Ramiz SPAHIU

Lojcake, e bukur siç jemos luaj me sy, me gojëkujdes, të lutem kujdesme buzët, me sytë s’ka lojë. Kujdes me gropëzat në faqeme buzët, kujdes kur qeshëme zërin, me sytë, me flokunzemrën përballë çonë peshë. Kujdes me flokun, me krrelatmos mbulo faqet, sytëshikim i syrit mes krrelashnjë zemër plagos, o mbytë. Kujdes zemrën përballëlojcake, syzezë, meshollëe din, zemra s’është gure din, të mbetët në dorë!

K U J D E S MALL MË LIND KUJTIMI Shtëpia e vockël mbi ujë si n’përrallakujtimet e një nate m’i ruan të gjalla. Përposhtë rrjedhte uji ngadalë-ngadalëpërbrenda dy shpirta përndizën pandalë. Nën dritën e qirit shkëndijime syshdy trupa bërë një a një i ndarë m’dysh. U dëgjuan thirrje dh’ofshama at’ natërrishim kokë me kokë, përball ngata-ngatë. Si t’ish një çast nata kaloi erdh’ agimiike bashkë me natën, mbeti veç kujtimi. Mall më lind kujtimi dhe uj’ rrjedh pandalë dashurinë për ty, nuk ma shuan vallë!

Zana PIRA

MË MUNGONShumëçka më mungonkur ndalempara rrezeve të hënëssi në mbretëriu shndërrovaengjellushe pranvereNga shumçka kërkovanë mungesën tëndebrenda ëndrrës së gjumit....

BALADË PËR SHABAN POLLUZHËNNga folejaShaban Polluzhaprin krenardamarëve të Drenicësrrjedh gjaku për liriBaladë në mes shekujveNë Drenicëgjyshja shtroi sofrënafër gurit të dëshmoritdhembja derdhetderdhet gjakukreshtave të DrenicësShaban Polluzhanuk vdes në përrallë.

Poetike

Page 32: Besa, 2011-04

32

Një projekt i nisur tash e dy vite më parë për bot-im të disa teksteve shkollore për nxnës shqiptarë në diasporë ka arritur të përfundohet me sukses. Pro-jekti ishte inicuar si rezultat i mungesës së teksteve shkollore për mësimin plotësues të gjuhës shqipe për bashkatdhetarët në botë.Projekti është rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Ministrisë së Arsimit të Kosovës dhe Shkollës së Lartë Pedagogjike në Cyrih.Grupi koordinues përbëhej nga prod.dr.Basil Shad-er, z. Nuhi Gashi dhe shkrimtari Arif Demolli. Kurse bashkautorë të teksteve shkollore janë disa autorë që punojnë si mësimdhënës në Diasporë, Nexhmije Mehmetaj, Rifat Hamiti, Nexhat Naloku, Hazir Meh-meti dhe Rizah Sheqiri (Suedi). Ndërkaq projektit iu bashkuan edhe specialistë të fushave të ndryshme si dr. Shefkije Islamaj, dr. Xhevat Syla, mr.Besa Luzha, dr.Lush Culaj dhe Muhamet Ahmetaj.Tekstet e botuara shkollore për nxënës shqiptarë në diasporë u dedikohen nnxënësve të ciklit të ultë dhe kocepti i përdorimit është i ngjashëm me atë që për-doret edhe në Evropën Perëndimore.Janë gjithësejt shtatë tekste shkollore:1. Paraabetare, fletore tematike2. Unë dhe të tjerët, fletore tematike3. Puna dhe koha e lirë,fletore tematike4. Një botë për të gjithë, fletore tematike5. Kultura shqiptare, fletore tematike

6. Letërsia shqiptare, fletore tematike7. Libri i gjuhës, libër. Çdo fletore tematike ka drejtuesit e vet por ata janë ndihmuar dhe mbështetur nga autorët tjerë. Ndërkaq pjesë integrale e të gjitha fletoreve tematike është Libri i Gjuhës dhe CD-ja multimediale.Nga fundi i janarit ka mbrri një numër i madh i kë-tyre teksteve edhe në Suedi. Ato i kanë mbrri ambas-adës së Republikës së Kosovës në Stokholm, prej nga mësuesit e paraqitur me kohë do të tërheqin shumën e porositur të librave sipas të dhënave themelore që kanë dërguar në MASHT të Kosovës.Njëri nga mësuesit e parë që tërhoqi këta libra për nxënësit e tij ishte Rizah Sheqiri nga Karlskrona. Ri-zai është edhe autor i njëres prej fletoreve tematike.- Jam i gëzuar që tani me fëmijët tanë në ciklin e klasëve 1-3 mund të punojmë me këto tekste, thot ai pasi ka mbushur çantat me libra.- Janë të rënda, thekson ai kur e pyes si do të mund ti bartë me gjithë atë peshë, por jo aq sa pesha e ditur-isë që ofrojnë këta libra për fëmijët tanë.Shuquri SEJDIJAJPs: Pako me tekste shkollore, në lokalet e ambasadës së Kosovës në StokholmDhe fotoja e dytë: Shkrimtari Rizah Sheqiri (nga e majta) me ambasadorin e Republikës së Kosovës në Suedi, z.Lulzim PeciShuquri Sejdijaj

TEKSTE TË REJA SHKOLLORE PËR SHQIPTARËT NË BOTË

Kulturë

Page 33: Besa, 2011-04

33

MIRË SE ERDHËT TE SHUQA!

Alo, alo.... a më dëgjon?... Hë, më dëgjon tani? S´ke valë?... Hajde këtu te na, valë e furtunë sa të duash... Urdhëro!...Po. Po festojmë ditën e fla-murit...Alo! Po, gati gati jam... Hajt mirupafshim!

Më falni, ishte një nip-nipi nga Kosova, ka disa ditë që s´po më çkoqet në telefon...Më falni ju lutem shumë, se me këtë celular mu duk vetja që ndod-hesha në parlamentin shqiptar ose në kuvendin e Kosovës...

Xhaketën ku ma ka lënë... Ë, ja ku qenka.... Edhe i thash, oj grua mi bë gati të gjitha, se tre ditë janë, pastaj edhe ca para më duhen e kështu.....Dale, se ju mendoni që gratë i kemi të pavyera. Pa shihe, shihe. Xhepat i paska pastruar mirë. Po këtu në këtë xhepin e vogël kisha lënë nja 500 kruna. Hajde grua hajde, edhe këtu paske pastruar...

Mirë thoshte e ndjera, nëna ime....Në vitin e parë të martesës flet burri e dëgjon gruaja. Në të dytin gruaja flet, burri dëgjon. Kurse në të tretin, flasin të dy e dëgjojnë komshinjtë. Kështu u bëmë dhe ne...

Por, ne nuk jemi si këta komshinjtë... Ata kanë një fëmijë 7 -8 vjeçe, yll është. Shkoi gruaja me disa nga shoqet e saj për vizitë dhe ndërsa kjo komshikja ishte larguar nga dhoma e pyet vajzën: - Në ç´orë e hani drekën zemra ime?- Ndryshe-ndryshe e ham ne, i thot ajo, por për sot më tha mamaja se drekën do ta hamë posa të kini ikur ju.Interesante apo jo?

Dhe bota vërtetë po bëhet shumë interesante. Po ju tregoj se ç´dëgjova sot.

Si rëndom shkova të marrë vajzën time në kopshtin shkollor, kur me vrap mbrrin edhe një polic, vajza e të cilit po ashtu shkon në këtë kopshtin e fëmi-jve shkollor. Edukatorja e pyet policin, më thuaj cili është fëmija juaj, dhe po ua thërras. - S´ka lidhje, i thotë polici, mä jep një cilindo, se edhe ashtu prap duhet me kthye nesër këtu.

Ose, një histori tjetër, e kam dëgjuar në televizion:Në kohën e ndalimqarkullimit në Tiranë(në vitin 97), dy policë shohin një makinë që po afrohej, e njëri nga ata sa u afrua shumë makina e sheh shofer-in, hap zjar dhe e lë të vdekur në vend..- Ç'bëre more - i thot shoku, - se nuk ka filluar ako-ma ndalimqarkullimi, se do dhe 10 minuta.

-Jo ore, i pergjigjet ky, po unë e njoh ate, se e kam komshi, dhe atij i duhej dhe gjysëm ore sa të arinte në shtepi!

...Si duket unë do vonohem... por unë kisha shkruar edhe një letër, këtu dikund duhet të jetë. Më tha ky ulur këtu, do bësh mirë po të lexosh a recitosh son-te... Po kjo gruaja ime, jo që paska pastruar vetëm xhaketën sot, po ajo paska pastruar edhe dhomën dhe ... paskam mbetë pa lexuar gjë...dhe festë kemi!

Pastaj, heu, aty pata shkruar edhe një numër telefo-ni... është një nip-nipi që don të vijë në Suedi, që ti gjejmë një gocë për martesë, jo martesë përnjëmend po ai do martohet kështu vetëm për letra. Pra ai do një martesë letrash si po i thonë tani. Po prit edhe nja gjashtë muaj i thash, se ajo që ne njohim është e zënë për momentin me një Xhellalin, por atij nuk po i pritet, aman ma gjej një tjetër thotë ai, se po të pres më gjatë mundet që edhe çmimet ndrrojnë... Po se ka keq këtu jo, mbaj mend kur një martesë letrash bëhej me 30 000 -50 000 kruna. Kurse sot, ohooo, ka hipur deri në 150 000 kruna....

... Si duke këtu qenka... o more nipçe, si thonë ata të Shqipërisë, numrin ta gjeta, po nusen ku me ta gjetë, o nipçeja im.

Kam frikë se do mbetesh pa nuse ti. Ose jo, ti edhe mund të vish, e pastaj shkon në një nga këto mbrëm-jet rinore që mbahen për cdo muaj në at perlen e Helsingborgut ku mblidhen të gjitha të rejat shqip-tare të Suedisë. Nuk thonë kot jo sot në Kosovë, kush mbeti pa u martu, n´ Suedi gjeti gru...

Mirupafshim! Shihemi një herë tjetër!/shs/.

QESHIM SË BASHKUHumor

Page 34: Besa, 2011-04

Astrit Gashi (redaksia e sportit) NT - Suedia po bëhet vatër e futbollistëve shqiptarë sa qe kampionati i këtij shteti ka hiq me pak se njëzetekatër lojtar. Vetëm gjatë këtij dimri, pjesë e klubeve suedeze janë bërë pesë futbollistë kosovarë. Në Allsvenskan liga elite në këtë sezon po luajnë 17 lojtar shqiptarë .!! Ndërsa shtate në ligen e parë Su-perettan !! Kosova ka kombëtaren e saj ne Suedi!!Elita e futbollit suedez, Allsvenskan është bërë fole e futbollistëve kosovarë. Vetëm gjatë këtij dimri, pesë lojtarë me prejardhje nga Kosova janë bërë pjesë e klubeve suedeze.Së fundi, skuadra e Orebros angazhoi sulmuesin Kushtrim Lushtaku, të cilin e transferoi nga ekipit gjerman, Munchen 1860 dhe Valdet Ramën nga skuadra Hannover ’96. Kurse, nga vera e vitit të kaluar, pjesë e këtij ekipi është edhe mesfushori Denis Abdullahi, i cili erdhi nga skuadra finlandeze e Viikingut. Sikurse Orebro, edhe Kalmar vendosi të përforcohet me lojtarë kosovarë. Ky klub para disa javësh trans-feroi Alban Dragushën (Skënderbeu), Liridon Lecin (Kastrioti) dhe Besnik Rrustemajn (Blackburn U19). Pjesë e Kalmarit tash e disa vite është edhe portieri Etrit Berisha, i cili vazhdoi kontratën edhe për tri vjetët e ardhshëm. Përveç të lartpërmendurve, pjesë të klubeve sue-deze janë edhe disa kosovarë të tjerë. Madje, Agon Mehmeti e Dardan Rexhepi janë shpal-lur kampionë me Malmon, derisa Ardian Gashi me Helsingborgs është fitues i kupës së Suedisë dhe nënkampion. Ndërsa, edhe në vitet e kaluara në elitën e futbollit suedez disa lojtarë kosovarë kanë lënë gjurmë, edhe

pse ata nuk kanë arritur të fitojnë ndonjë trofe me klubet e tyre. Gjatë verës së vitit të kaluar, Emir Bajrami nga Elfs-borg u transferuar te kampioni i Holandës, Twente, derisa Labinot Harbuzi la Malmon për t’iu bashkuar klubit turk, Genclerbirligi. Agon Mehmeti nuk e ka ndërmend të largohet nga Malmo. Edhe pse ka oferta nga disa klube të tjera, 21-vjeçari ka vendosur t’i mbetet besnik kampionit suedez, për shkak të pjesëmarrjes në Ligën e Kam-pionëve, sezonin e ardhshëm.Malmo nuk ka nevojë të brengoset shumë për Agon Mehmetin. Në fakt, sulmuesi kosovar i mbetet besnik kampionit të ri të Suedisë. Përkundër ofertave të cilat nuk mungojnë, 21-vjeçari i përqendruar të mbetet te klubi suedez. Motiv shtesë për ta marrë këtë vendim, futbollistit prishtinas i ka dhënë mundësia e pjesëmarrjes në Ligën e Kampionëve nga sezoni i ardhshëm. “Më duhet t’i shikoj gjërat. Por, duket fantastike dhe motivuese pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve. Ky fakt e bën plotësisht të qartë dhe më të vështirë mundësinë e largimit, edhe pse kisha oferta. Por, është e qartë se klubi im ka të drejtë të vendosë nëse merr ndonjë ofertë që është vështirë të refuzohet por unë jam këtu sot”, tha Mehmeti për uebfaqen FotbollDirekt.se. “Mediat shkruajnë se, kinse unë kam vendosur të largohem, por kjo nuk është e vërtetë, shtoi ai,duke demantuar këto me goli qe shënoj qe ne javën e pare për skuadrën e tij . Mehmeti tregon se edhe tre lojtarët të tjerë të rëndësishëm të Malmos, Daniel Larsson, Guillermo Molins e Hamad Jiloan, do të mbeten në këtë ekip, për të qenë më të fortë në sfidat që e presin kampi-onin aktual të Suedisë. Përpos Mehmetit, në Malmo luan edhe sulmuesi tjetër kosovar, Dardan Rexhepi, që gjithashtu ka ven-dosur të mbetet në këtë klub. Mesfushori kosovar, Astrit Ajdareviq, është shumë i lumtur që do të luajë me kosovarin tjetër të Norrkopingut të Suedisë, Shpëtim Hasani. Ai tha se roli i tij është të asistojë sa më shumë për Hasanin që të shënojë sa më shumë gola për ta udhëhequr skuadrën drejt sukseseve. “Shpëtimi është një go-lashënues i mirë, i cili ka shënuar shumë gola dhe e

ALBSVENSKAN, LIGA E SHQIPTAREVE !!!

Sport

34

Page 35: Besa, 2011-04

Astrit Gashi (redaksia e sportit) NT - Suedia po bëhet vatër e futbollistëve shqiptarë sa qe kampionati i këtij shteti ka hiq me pak se njëzetekatër lojtar. Vetëm gjatë këtij dimri, pjesë e klubeve suedeze janë bërë pesë futbollistë kosovarë. Në Allsvenskan liga elite në këtë sezon po luajnë 17 lojtar shqiptarë .!! Ndërsa shtate në ligen e parë Su-perettan !! Kosova ka kombëtaren e saj ne Suedi!!Elita e futbollit suedez, Allsvenskan është bërë fole e futbollistëve kosovarë. Vetëm gjatë këtij dimri, pesë lojtarë me prejardhje nga Kosova janë bërë pjesë e klubeve suedeze.Së fundi, skuadra e Orebros angazhoi sulmuesin Kushtrim Lushtaku, të cilin e transferoi nga ekipit gjerman, Munchen 1860 dhe Valdet Ramën nga skuadra Hannover ’96. Kurse, nga vera e vitit të kaluar, pjesë e këtij ekipi është edhe mesfushori Denis Abdullahi, i cili erdhi nga skuadra finlandeze e Viikingut. Sikurse Orebro, edhe Kalmar vendosi të përforcohet me lojtarë kosovarë. Ky klub para disa javësh trans-feroi Alban Dragushën (Skënderbeu), Liridon Lecin (Kastrioti) dhe Besnik Rrustemajn (Blackburn U19). Pjesë e Kalmarit tash e disa vite është edhe portieri Etrit Berisha, i cili vazhdoi kontratën edhe për tri vjetët e ardhshëm. Përveç të lartpërmendurve, pjesë të klubeve sue-deze janë edhe disa kosovarë të tjerë. Madje, Agon Mehmeti e Dardan Rexhepi janë shpal-lur kampionë me Malmon, derisa Ardian Gashi me Helsingborgs është fitues i kupës së Suedisë dhe nënkampion. Ndërsa, edhe në vitet e kaluara në elitën e futbollit suedez disa lojtarë kosovarë kanë lënë gjurmë, edhe

pse ata nuk kanë arritur të fitojnë ndonjë trofe me klubet e tyre. Gjatë verës së vitit të kaluar, Emir Bajrami nga Elfs-borg u transferuar te kampioni i Holandës, Twente, derisa Labinot Harbuzi la Malmon për t’iu bashkuar klubit turk, Genclerbirligi. Agon Mehmeti nuk e ka ndërmend të largohet nga Malmo. Edhe pse ka oferta nga disa klube të tjera, 21-vjeçari ka vendosur t’i mbetet besnik kampionit suedez, për shkak të pjesëmarrjes në Ligën e Kam-pionëve, sezonin e ardhshëm.Malmo nuk ka nevojë të brengoset shumë për Agon Mehmetin. Në fakt, sulmuesi kosovar i mbetet besnik kampionit të ri të Suedisë. Përkundër ofertave të cilat nuk mungojnë, 21-vjeçari i përqendruar të mbetet te klubi suedez. Motiv shtesë për ta marrë këtë vendim, futbollistit prishtinas i ka dhënë mundësia e pjesëmarrjes në Ligën e Kampionëve nga sezoni i ardhshëm. “Më duhet t’i shikoj gjërat. Por, duket fantastike dhe motivuese pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve. Ky fakt e bën plotësisht të qartë dhe më të vështirë mundësinë e largimit, edhe pse kisha oferta. Por, është e qartë se klubi im ka të drejtë të vendosë nëse merr ndonjë ofertë që është vështirë të refuzohet por unë jam këtu sot”, tha Mehmeti për uebfaqen FotbollDirekt.se. “Mediat shkruajnë se, kinse unë kam vendosur të largohem, por kjo nuk është e vërtetë, shtoi ai,duke demantuar këto me goli qe shënoj qe ne javën e pare për skuadrën e tij . Mehmeti tregon se edhe tre lojtarët të tjerë të rëndësishëm të Malmos, Daniel Larsson, Guillermo Molins e Hamad Jiloan, do të mbeten në këtë ekip, për të qenë më të fortë në sfidat që e presin kampi-onin aktual të Suedisë. Përpos Mehmetit, në Malmo luan edhe sulmuesi tjetër kosovar, Dardan Rexhepi, që gjithashtu ka ven-dosur të mbetet në këtë klub. Mesfushori kosovar, Astrit Ajdareviq, është shumë i lumtur që do të luajë me kosovarin tjetër të Norrkopingut të Suedisë, Shpëtim Hasani. Ai tha se roli i tij është të asistojë sa më shumë për Hasanin që të shënojë sa më shumë gola për ta udhëhequr skuadrën drejt sukseseve. “Shpëtimi është një go-lashënues i mirë, i cili ka shënuar shumë gola dhe e

ALBSVENSKAN, LIGA E SHQIPTAREVE !!!

Sport

34

Sport

ka ndihmuar skuadrën të futet në elitën e futbollit të Suedisë. Shpresoj të luaj mirë te kjo skuadër dhe të asistoj sa më shumë për Shpëtimin që të bëhet lider i skuadrës sa u përket golave. Nëse arrij të bëj një gjë të tillë do të gëzohesha shumë, pasi e kam bërë shumë mik të mirë”, ka thënë Ajdareviq të martën për gazetën. Ajdareviq, 20-vjeçar, para pak javësh, ka firmosur kontratë katërvjeçare me Norrkopingun.Tandemi Ajdareviq - Hasani funksionoi mire javën e pare duke shënuar gol Shpëtim Hasani i cili do te jete shume i rrezikshëm per portat kundërshtare!!Skuadra suedeze Kalmar pret shumë nga dy fut-bollistët kosovarë, Alban Dragusha e Liridon Leci. Dragusha e Leci kanë firmosur kontratë trivjeçare me skuadrën e elitës suedeze. Dy reprezentuesit e Kosovës u janë bashkuar skuadrës së tyre të re. Dra-gusha e Leci te Kalmari janë transferuar nga elita e futbollit të Shqipërisë. Dragusha së fundi ka luajtur për Skënderbeun e Korçës, ndërsa Leci për Kastrio-tin e Krujës.“Janë dy lojtarë që na janë propozuar nga trajneri i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki. Po ashtu, Kjell Nyberg ishte në Tiranë për t’i parë ata nga afër”, ka thënë menaxheri i Kalmarit, Svante Samuelsson, shkruan “Barometern.se” të premten. Nyberg është skauti kryesor i Kalmarit.Dragusha 29-vjeçar luan në qendër të mbrojtjes, de-risa Leci 25-vjeçar deri më tani është aktivizuar si mbrojtës i majtë. Drejtuesit e Kalmarit vlerësojnë se Leci mund të luajë në pozita të ndryshme dhe plani-fikojnë ta aktivizojnë atë në mesfushë.“Leci është një lojtar i fortë fizikisht që mund të aktivizohet në disa pozita, por ne do ta shikojmë mundësinë ta aktivizojmë në mesfushë. Ne kemi biseduar shumë gjatë me Albert Bunjakin dhe beso-jmë se këta dy janë lojtarë të duhur për ne. Pjesë e Kalmarit është edhe portieri kosovar Etrit Berisha. Ky i fundit te skuadra suedeze kaloi në fillim të vitit 2008 nga 2 Korriku i Prishtinës.Ndërkohë, kryetari i Kalmarit, Johnny Peterson, ka vlerësuar lartë kampionatin e Shqipërisë në futboll.“Fakti se ne kemi angazhuar lojtarë nga Liga e Sh-qipërisë do të thotë se ka lojtarë të nivelit të lartë atje. Ne besojmë se këta të dy janë të duhurit. Këtë besim e kishim edhe kur angazhuam portierin Etrit Berisha”, ka thënë Peterson. Kryetari i Kalmarit, njëherësh ka treguar se kishte pak hezitim te transferimi i Dragushës, për faktin se mbrojtësi në vitin 2007 ishte suspenduar për dy vjet për shkak të dopingut.

“Ne kemi biseduar gjatë dhe kemi menduar shumë para se ta angazhojmë. Lojtari thotë se ishte viktimë e një gabimi të mjekut. Sipas tij, ishte mjeku ai që i dha shiringën me dopingut. Ai mohon të ketë bërë vet krimin dhe ne shikojmë përpara. Ne duhet të jemi të kujdesshëm që ai mos të vazhdojë të marrë shir-inga nga të tjerat, por vetëm nga stafi ynë mjekësor”, ka thënë Peterson. Kalmari në vitin 2008 doli kampion i Suedisë. Kam-pionatin e vitit 2010 e përfundoi në pozitën e nëntë. Në vitin 2011 synon të luftojë për titull. Kushtrim Lushtaku, transferimin në Suedi e konsi-deron si hap të rëndësishëm, që karrierën ta vazh-dojë në një kampionat më të fortë evropian. Sulmuesi kosovar premton angazhim maksimal dhe gola për ekipin e tij të ri, Orebro.Kushtim Lushtaku e sheh kampionatin suedez, Alls-venskan, si hap të mirë për zhvillimin e karrierës së tij. Sulmuesi kosovar e zgjodhi me plot bindje Orebron, edhe pse kishte ofertë edhe nga Kalmari. 21-vjeçari ka pranuar se në të ardhmen planifikon të luajë në një kampionat më të fortë evropian, por ai fillimisht dëshiron që këtë rrugë ta nisë nga Suedia. “Mendoj se Allsvenskan do më ndihmojë shumë për të ardhmen time. Kam parë gjithmonë lojtarë që lua-jnë mirë në Suedi, e më pas transferohen në Angli e në Holandë, për t’i shfaqur cilësitë e tyre. Edhe mua do të më shkonte për shtati kjo”, deklaroi për ueb-faqen suedeze fotbolltransfers.com, Lushtaku, i cili ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me ekipin nga elita e futbollit suedez. Ish-futbollisti i Munchenit 1860 ndihet i lumtur që tek Orebro do ta gjejë shokun e tij, Valdet Rama, i cili një javë më parë e la Hannoverin për t’iu bashkuar ekipit suedez. “Unë e luaj stilin e njëjtë të futbollit me të. Është një lojtar mjaft i mirë, shpresoj se ai do ta ndihmojë klubin”, tha futbollisti drenicas, i cili shpreson që bashkë me Ramën, ta japë më të mirën nga vetja. “Nuk mund të them se sa gola do t’i shënoj, por shpresoj të realizoj shumë. Ndër të tjera, mund të premtoj se do ta jap maksimumin në çdo ndeshje me Orebron”, përfundoi Lushtaku. Anel Raskaj e ka lëvduar sulmuesin e ri të Orebros, Valdet Rama. Këta dy futbollistë kanë luajtur bashkë në përfaqësuesen e Kosovës, kështu që mesfushori i Halmstadit e njeh mirë ish-futbollistin e Hannoverit. Ai është i shpejtë, me teknikë të përsosur dhe me një gjuajtje të fortë. Është i fuqishëm në përballje me kundërshtarë”, tha Raskaj, i cili luan në Suedi nga

35

Page 36: Besa, 2011-04

mosha 14-vjeçare e tani ne ekip do te kete edhe Adrian Rexhepin i cili këtë sezone erdhi te Halmstadi. Për dallim nga Rama, 21-vjeçari nga Prizreni, Raskaj nuk ka pas-ur mundësi ta shohë duke luajtur sulmuesin tjetër të ri të Orebros, drenicakun Kushtrim Lushtaku. “Për Lushtakun kam mësuar vetëm nga Albert Bunjaku, i cili thotë se është lojtar që mund të kontribuo-jë në sulm. Por, nuk mund të them më shumë, pasi nuk e kam parë duke luajtur”, tha në fund Raskaj, i cili shpreson që përforcimet e fundit të Orebros të ambientohen sa më shpejt dhe sa më mirë në kampionatin suedez. Perveç kë-tyre futbollisteve te rinj e qe fut-bolli kosovar ka te arme te sigurt edhe ne eliten e femrave Kosovare Asllani kreatore e lojës se kombë-tares Suedeze dhe super talenti 17 vjeçar Elena Sadiku ne futbollin e femrave janë ambasadore te vërtet e Kosovës ne SuediNë Allsvenskan këtë sezon luajnë shtatëmbëdhjetë lojtar shqiptar dhe ne Superettan shtate futbol-list qe se bashku janë njëzetekatër futbollist .

Atë qe nuk e beri Federata e fut-bollit te Kosovës e bene këta lo-jtare, e ndërkombëtarizuan, Kos-ovën te cilët janë çdo dite ne ballinat e medieve me te njohura suedeze, këta janë ambasadoret e Kosovës ne Suedi.Box: Futbollistët shqiptarë që lua-jnë në Allsvenskan Kalmar Etrit BerishaLiridon LeciAlban DragushaBesnik RrustemajOrebroDenis AbdulahiValdet Rama Kushtrim Lushtaku MalmoAgon Mehmeti Dardan Rexhepi HalmstadsAnel RaskajKujtim BalaGuri BaqajAdrian RexhepiIFK NorrkopingShpëtim HasaniAstrit Ajdareviç Helsingborgs

Ardian GashiDjurgardenTrimi Makolli Gais Gëzim Istrefi Trelleborgs Fisnik Shala Liga e pare - Superettan IFK VärnamoBujar FeriziBehar FerziLoret Sadku Ljunslike FCDrin Shasivari Jönköping SödraNuredin Bakiu Landskrona BoisAlban Shipshani Gais club Gezim Istrefi

Sport

36

Page 37: Besa, 2011-04

mosha 14-vjeçare e tani ne ekip do te kete edhe Adrian Rexhepin i cili këtë sezone erdhi te Halmstadi. Për dallim nga Rama, 21-vjeçari nga Prizreni, Raskaj nuk ka pas-ur mundësi ta shohë duke luajtur sulmuesin tjetër të ri të Orebros, drenicakun Kushtrim Lushtaku. “Për Lushtakun kam mësuar vetëm nga Albert Bunjaku, i cili thotë se është lojtar që mund të kontribuo-jë në sulm. Por, nuk mund të them më shumë, pasi nuk e kam parë duke luajtur”, tha në fund Raskaj, i cili shpreson që përforcimet e fundit të Orebros të ambientohen sa më shpejt dhe sa më mirë në kampionatin suedez. Perveç kë-tyre futbollisteve te rinj e qe fut-bolli kosovar ka te arme te sigurt edhe ne eliten e femrave Kosovare Asllani kreatore e lojës se kombë-tares Suedeze dhe super talenti 17 vjeçar Elena Sadiku ne futbollin e femrave janë ambasadore te vërtet e Kosovës ne SuediNë Allsvenskan këtë sezon luajnë shtatëmbëdhjetë lojtar shqiptar dhe ne Superettan shtate futbol-list qe se bashku janë njëzetekatër futbollist .

Atë qe nuk e beri Federata e fut-bollit te Kosovës e bene këta lo-jtare, e ndërkombëtarizuan, Kos-ovën te cilët janë çdo dite ne ballinat e medieve me te njohura suedeze, këta janë ambasadoret e Kosovës ne Suedi.Box: Futbollistët shqiptarë që lua-jnë në Allsvenskan Kalmar Etrit BerishaLiridon LeciAlban DragushaBesnik RrustemajOrebroDenis AbdulahiValdet Rama Kushtrim Lushtaku MalmoAgon Mehmeti Dardan Rexhepi HalmstadsAnel RaskajKujtim BalaGuri BaqajAdrian RexhepiIFK NorrkopingShpëtim HasaniAstrit Ajdareviç Helsingborgs

Ardian GashiDjurgardenTrimi Makolli Gais Gëzim Istrefi Trelleborgs Fisnik Shala Liga e pare - Superettan IFK VärnamoBujar FeriziBehar FerziLoret Sadku Ljunslike FCDrin Shasivari Jönköping SödraNuredin Bakiu Landskrona BoisAlban Shipshani Gais club Gezim Istrefi

Sport

36

Sport

Elena Sadiku dite e para te prillit i ka kaluar ne Ukraine ku mo-mentalisht janë duke u zhvilluar kualifikimet për kampionatin ev-ropian!!

Kombëtarja suedeze U 19 dje zh-villoj një takim me republikën Çekisë ku talentja 17 vjeçare Elena Sadiku debutoi për kombë-taren suedeze !!

Elena është anëtare e klubit Ldb Malmo, edhe pse ka pasur oferta nga klube të ndryshme ajo i është mbetur besnike klubit i cili i sig-uroi vendin kombëtaren për te rinj. E arsye e forte për këtë ishte fitorja e superkupës ku Elena Sadi-ku ishte golashënuese. Gëzimi i kupës nuk ishte gëzimi i vetëm për Elena pasi qe ajo po te atë dite mori dhe ftesën nga selektori i grup-moshave U19 për te përfaqësuare Suedinë ne kualifikimet për kam-pionatin evropian qe janë duke u zhvilluar ne Ukraine . Ambiciet

e Elenës përveç titullit, sulmuesja kosovare, në sezonin e ri synon ta fitojë edhe Ligën e Kampionëve.Talentja kosovare, Elena Sadiku ka vendosur që karrierën ta vazh-dojë te kampioni i Suedisë, Ldb Malmo, edhe pse kishte oferta nga klube të ndryshme suedeze. Sul-muesja me prejardhje nga qyteti i Lipjanit, ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me klubin nga Da-mallsvenskan (elita e futbollit sue-dez në konkurrencën e femrave). Sezoni i kaluar për 17-vjeçaren ka qenë i jashtëzakonshëm. Ajo në debutimin e saj për skuadrën seniore të Malmos ka arritur të shënojë gol dhe në fund të shpal-let kampione e Suedisë. Ajo ka zhvilluar 5 ndeshje me ekipin e parë të Malmos, derisa ka realizuar 1 gola dhe një asistim. Sezonin e ri Sadiku shpreson që të zhvillojë më shumë ndeshje me kampionin e Suedisë, e cila nga sezoni i ri do të marrë pjesë edhe në Ligën e Kampionëve.

“Sezoni i ri do të shumë interesant, pasi do të luajmë edhe në Ligën e Kampionëve. Unë jam shumë e gëzuar për këtë pasi do të më hapen dyert që të luajë edhe jashtë Suedisë”, ka thënë kosovarja me pasaportë suedez. Sadiku, e cila nga ekspertët e futbollit në Suedi llogaritet si një futbollistet me një të ardhme të ndritur, ka disa syn-ime për sezonin e ri. Ndër objek-tivat e 17-vjeçares është edhe përf-shirja në Kombëtare e Suedisë, ku aktivizohet edhe futbollistja mitrovicase, Kosovare Asllani. ”Synimet e mia janë së pari, të mos pësojë lëndime dhe të fitojmë Ligën e Kampionëve dhe përsëri të fitojmë kampionatin e Suedisë, si dhe pa mëdyshje të luajë për Kombëtaren e Suedisë”, ka për-funduar ajo e cila tani gjendet ne Ukraine .

Astrit Gashi

Elena Sadiku me kombëtaren suedeze U19

Elena Sadiku pas një goli të shënuar

37

Page 38: Besa, 2011-04

38

Alban Dragusha

trim makolli

liridon leci

Fuad Hyseni qviding

ardian rexhepi

Drin shasivari

alban shipshani

agon mehmeti eagle

etrt berisha

besnik rrustemaj

lorent sadiku

Futbollistët shqiptarë të cilët luajnë nëpër ligat suedeze

Page 39: Besa, 2011-04

39

Ardian Gashi

gezim istrefiDardan Rexhepi Anel Raskaj

kujtim bala kushtrim lushtaku

Fisnik shala

astrit ajdareviq

valdet rama

Denis abdulahibehar Ferizi

bujar Ferzi nuredin bakiu

shpetim Hasani

Futbollistët shqiptarë të cilët luajnë nëpër ligat suedeze

Page 40: Besa, 2011-04

Organ i Lidhjes se Shoqatave Shqiptare Iliria/ Organ för Albanska riksförbundet Iliria

Enti shtetëror i kulturës ne Suedi/ Statens kulturråd i Sverige