Besa, 2012-01

40
BESA REVISTË KULTURO-INFORMATIVE E LIDHJES SË SHOQATAVE SHQIPTARE ILIRIA KULTUR-OCH INFORMATIONSTIDSKRIFT AV ALBANSKA RIKSFÖRBUNDET ILIRIA Nr. 1 2012 SEK 30, EUR 3, KOSOVË E SHQIPËRI 1/2 E CMIMIT Në këtë numër Në faqen 24 Në faqen 20 Promovohet libri i Nusret Pllanës mbi terrorin e Serbisë mbi shqiptarët Historiku i shoqatës shqiptare në Uddevalla Mblidhen studentët shqiptarë në Suedi Djali shqiptar në qendër të Västerås-it Intervistë Përurohet skulptura Vazhdimi i intervistës me Shaqir Shaqirin ish shefin e zyrës së Kosovës për Skandinavi Bukuroshja e futbollit Arbnora synon Miss World 2012

description

Reviste kulturo-informative / Kultur- och informationstidskrift, Organ i Lidhjes se Shoqatave Shqiptare Iliria / Organ för Albanska riksförbundet Iliria

Transcript of Besa, 2012-01

Page 1: Besa, 2012-01

BESAREVISTË KULTURO-INFORMATIVE E LIDHJES SË SHOQATAVE SHQIPTARE ILIRIAKULTUR-OCH INFORMATIONSTIDSKRIFT AV ALBANSKA RIKSFÖRBUNDET ILIRIANr. 1 2012SEK 30, EUR 3, KOSOVË E SHQIPËRI 1/2 E CMIMIT

Në këtë numër Në faqen 24Në faqen 20

Promovohet libri i Nusret Pllanës mbi terrorin e Serbisë mbi shqiptarët

Historiku i shoqatës shqiptare në Uddevalla

Mblidhen studentët shqiptarë në Suedi

Djali shqiptar në qendër të Västerås-it

Intervistë

Përurohet skulptura

Vazhdimi i intervistës me Shaqir Shaqirin ish shefin e zyrës së Kosovës për Skandinavi

Bukuroshja e futbollitArbnora synon Miss World 2012

Page 2: Besa, 2012-01

2 PËRMBAJTJA BESA NR1 2012

ballina nga përurimi i skulpturës “Gzimi” në qendër të Västerås-it

BESA Nr.4, Dhjetor/December 2011Organ i LSHSH ”Iliria” në SuediOrgan för ARF ”Iliria” i Sverige

Redaktor përgjegjës/Chefsredaktör Murat Koci

Redaktorë/RedaktörerShuquri Sejdiaj, gazetarAstrit Gashi, gazetarMuhamet Krasniqi, gazetarNezir Bejta, gazetarHazbi Lalica gazetar

Dizajni dhe faqosja Alvin Ekmekciu, arkitekt

Lektor Shuquri Sejdiaj

BashkëpunëtorëValbona KastratiHasime HotiEjup RamadaniËngjëll KoliqiAgim GashiPrend BuzhalaLuan ZifoZana PiraRamiz SpahiuMarije HyskoRiza LahiHatixhe XaniPëllumb GoricaElhame ZhitijaArsim Halili

Kontakt:[email protected]

Printed by www.europinty.net

Përmbajtja

3. Editorial

4. “Gëzimi dhe liqeni i ngrirë” në qendër të Västerås-it Përurohet skulptura e djaloshit shqiptar të cilit iu mohua azili

6. Çfarë e keqe qenka ta duash kombin tënd më shumë se kombet e tjera? Vazhdim i intervistë eksluzive me dr. Shaqir Shaqirin, ish shefin e zyrës së Kosovës për Skandinavi dhe përfaqësuesin e parë diplomatik të Republikës së Kosovës

9. Gruaja Shqiptare - opinion

11. Në ndërrim motmotesh në vendin e lindjes - skicë

12. Ai që hap dritaren e diturisë – hap dritare jete Portret : Hidajete Brahimi 14. Akademikët shqiptarë në Skandinavi forcë e pandashme e integrimeve evropiane

16. ”Pas 2 000 vjetësh rrugëtim” Promovohet libri i Nusret Pllanës “Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët 844-1999”

18. Bukuroshja e futbollit

20. Nevoja dhe dëshira për të themeluar një Shoqatë Kulturore Shqiptare

22. Fotografi nga festa e flamurit në Uddevalla

24. Afërdita Avdyli: Vetëm një komb i arsimuar mund ta çojë përpara shtetin e vet, por edhe të mos asimilohet

27. Koha e tashme dhe e ardhmja e mirë e kombit shqiptar

30. “Alo-ja” që ndryshoi jetën e Halil Hasanit

32. Poezi nga Ndue Ukaj

32. Shkupi i dikurshëm dhe i sotëm

38. Imazh malli

39. Mirë se erdhët te Shuqa

Page 3: Besa, 2012-01

3

e di që një pjesë e mirë e lexuesve të revistës sonë “Besa” edhe mund të mendojnë se paksa është tepruar me shtjellimin e temave nga mëmëdheu, se ndoshta më mirë do ishte që të merremi më shumë e më hapur, më thellë e më shkencërisht me problemet, zhvillimet, tundos-jet, lëvizjet e mërgatës shqiptare në përgjithësi e asaj në Suedi në veçanti.

Por ja që disa prej zhvillimeve në mëmëdhe janë në regresion, janë të dëmshme e si të tilla nuk mund të lënë indiferent asnjë shqiptar kudo që është. As ne shqiptarët në Suedi nuk mund të bëhemi sikur s’po ndodhë asgjë, sikur ky trend negativ i zhvillimeve atje ku e kemi mendjen, atje ku e kemi shpirtin, atje ku e kemi zemrën, atje ku na është dhënë emri i bukur shqiptar, sikur nuk na intereson e sikur nuk po e kuptojmë se nga po rrugëton mëmëdheu.Na intereson shumë bile.Dhe do t´ishte gabim i pafalshëm të luajmë indiferentin.

Është derdhur shumë gjak për këtë copë liri, për këtë copë pavarësi, për këtë copë integritet ter-ritorial, për këtë copë demokraci. Është punuar shumë gjatë, më shekuj të tërë. Por ja që ende, gjithçka e kemi me copa. Kështu siç jemi të copëtuar, ndarë e të katandisur ashtu edhe e kemi gjendjen. Veprimet tona janë të ndara, me hope e fragmentare, pa ndonjë kontinuitet a strategji të mirëfilltë e të hartuar nga mendjet e ndritura shqiptare. Mendjet e tilla ekzistojnë, janë në mesin tonë por atyre duhet dhënë mundësia dhe krijuar kushtet e nevojshme që ata të punojnë e krijojnë për kombin, për copështetet tona. Po ndodhë krejt e kundërta, po ndodhin anomali e çudira. Vendet kyçe nga drejtohet, nga lindin vizionet e shpresat, nga mbrohet e zhvillohet vendi, nga fryn erë drejtësie e demokracie janë zënë e okupuar me vjedhje votash, me blerje, me familjarizëm a partizanllëk nga lloj-lloj tarafi, mediokri, gjys-manalfabeti e azgani.Një vit të tërë Kosova bisedoi me Serbinë gjoja për çështje teknike, zgjedhja e të cilave do lehtësonte jetën e qytetarëve të Kosovës se për çështjet a problemet e Serbisë a në Serbi as që është diskutuar. Bisedimet ”teknike” moderoheshin nga një përfaqësues i Bashkimit Europian dhe nga një lehtësues nga SHBA. Kosova në këto bisedime udhëhiqej nga një grup politikanesh, këshilltarësh e teknicientesh të udhëhequr nga zëvendëskryeministreja Edita Tahiri. Por e vërteta është se udhëheqësi kryesor i bisedimeve ka qenë qeveria me kryeministrin Hashim Thaçi si strumbullar.

Për një vit të tërë u bisedua dhe kurrënjëherë as grupi bisedues, as udhëheqja e grupit e as qe-veria nuk i dha askujt as shpjegime e as llogari. Për një vit u arritën një serë marrëveshjesh më Serbinë dhe që të gjitha kanë të bëjnë me rregullimin e brendshëm të Kosovës dhe që të gjitha në dem të Kosovës. Për një vit të tërë Qeveria me te gjithë tellallët e saj, me të gjithë partizanët e zellshëm, treg më treg e shtëpi më shtëpi bubullonte se këto janë bisedime teknike në mes dy shtetesh të pavarura e sovrane e që Kosovën do e ndihmojnë t’u afrohet integrime-ve euro-atlantike, e që de fakto këto bisedime do rezultojnë me njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë. Ani pse edhe ai me i humburi, më i painteresuari e kishte kuptuar me kohë që këto nuk janë bisedime teknike por thellësisht politike dhe nuk bisedohej në mes dy shteteve sovrane për të zgjidhur probleme a çështje me interes të përbashkët por bisedohej për rregullimin e brendshëm të Kosovës “sovrane” dhe të “pavarur”.

Që të gjitha marrëveshjet e arritura në këto bisedime janë respektuar e vu në jetë nga ana e Kosovës ndërsa Serbia as ka zbatuar ndonjë marrëveshje as nuk e ka ndërmend me i vu në jetë. Ç’është më e keqja pjesa veriore e Kosovës tash gati një vit është e kalueshme vetëm për KFOR-in e sovraniteti i Kosovës në atë pjesë është vetëm iluzion.

Në fillim të këtij viti Serbisë i duhej edhe një “shqelm” për të marrë statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Europian. Që ta merrte këtë “shqelm” në bythë për të ecë para duhej dhënë Kosovës një “grusht” turinjve për ta zmbrapsur.

U fol një muaj rresht rreth famozes Fusnotë. Doli kryeministri Hashim Thaçi e i quajti të gjithë ata që i frikoheshin një fusnote të tillë skeptikë, injorantë e grupime që po luftojnë me marrë pushtetin me dhunë. Foli burri i dheut e tha: “Edhe sikur të gjithë shqiptarët të pranojnë fusnotë apo çka do tjetër që vë në dyshim integritetin dhe sovranitetin e Kosovës unë nuk e pranoj.” Shumica e besoi këtë bloff. Një pjesë vazhdoi të mbetet skeptik në fjalët e këtij burri për arsyen e vetme se ky burri shpesh herë si ka mbajtë as fjalët e as premtimet.Erdhi në Prishtinë sejmeni i atij që para një kohe e kishte quajt kryeministrin tonë Gjergj Uash-ingtonin e Kosovës. Dhe doli vet kryeministri e tha që Kosova do përfaqësohej me Fusnotë e pa fjalën Republikë por aty do shënohej Rezoluta 1244 që njeh sovranitetin e Jugosllav-isë mbi Kosovën, mendimi këshillëdhënës i

GJND-së që tregon se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe do qëndronte edhe Aktvendimi i Kuvendit të Kosovës për shpalljen e pavarësisë. Një natë para marrëveshjes për Fusnotën kryeministri në një nga televizionet e Kosovës premtoi se koncesione të tjera nuk do i bëheshin Serbisë, koncesione që ia bëjnë të mundur Serbisë ecjen drejt integrimeve evropiane e Kosovën e kthejnë mbrapa drejt dezintegrimeve të brendshme e drejt stagna-cionit të marrëdhënieve me botën e jashtme.

U gëzua mileti kur dëgjoi kryeministrin të thotë para teleshikuesve, vallahi bilahi ska kush që ma ndërron mendjen ma, ma shumë nuk lëshoj pe.Te nesërmen marrëveshja u arrit pa Deklaratën e Pavarësisë. Mileti u mllefos, miletit nuk i pëlqeu aspak kjo, mileti e quajti kryeministrin gënjeshtar, disa e quajtën tradhtar, të tjerët të korruptuar. Për një kohë shumë të shkurt kry-eministri mori lloj-lloj epitetesh negative.

Dhe në vend që kryeministri të reflektonte doli prapë para kamerave dhe të gjithë ata që me të drejt ishin mllefosur, ishin të zhgënjyer, ndiheshin të tradhtuar, e ndjenin se Kosova po rrëshqet drejt theqafjes i quajti antiamerikanë e antieuropian.

Sot çdo analist serioz qoftë ai vendor apo ndërkombëtar pranimin e fusnotës e quan si koncesion shumë të dëmshëm për të ardhmen e Kosovës.U fol së përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës iu kanë nënshtrua presioneve nga jashtë. Në këso rastesh udhëheqës me vizon të qartë për vendin, me përgjegjësi të lartë morale, shoqërore, politike e atdhetare japin dorëheqje e shpallin zgjedhje e kurrsesi nuk bijnë pre e shantazheve e presioneve as nga jashtë e as nga brenda.

Epilogu është i tillë se në krye të institucioneve janë personazhe të korruptuara e me legjitim-itet të cunguar si rezultat i vjedhjes industriale te votave. E gjithë kjo ka rezultuar me një: Paraecë, marsh!, për Serbinë. Dhe për Kosovën: Prapaktheu, marsh!

Murat KociRedaktor

Prapa ktheu, marsh!Para ec, marsh!

2012 NR1 BESA EDITORIAL

Page 4: Besa, 2012-01

4

“Gëzimi dhe liqeni i ngrirë” në qendër të Västerås-it nga Astrit Gashi

Page 5: Besa, 2012-01

5

Në qytetin suedez Västerås (lexo: Vesteros) që radhitet ndër pesë qytetet më të mëdha të Suedisë u përurua skulptura “Gzimi”, për të kujtuar fëmijët refugjatë që u detyruan të ikun nga vendet e tyre në kërkim të një t´ardhme më të mirë. Edhe Gëzim Dervishi nga Dodona e Drenasit kishte pasë një fat të këtillë. Dhe pikrisht atëherë kur filloi të integrohet u dëbua nga Suedia. Ishte dora e artë e skulptorit Knutte Wester që e ktheu prap në Suedi, por jo fizikisht por të skalitur në bronz! Historia e Gëzimit është e dhimbshme dhe e dashur sikurse e mijëra e mijëra fëmijve kosovarë që kishin përjetuar tmerret e luftës.Ndodhi kështu që ditë më parë në Televizionin e Suedisë u transmetua pre-miera e filmit dokumentar “Kthimi i Gzimit”, që në fokus ka Gëzim Dervishin, i cili si fëmijë provoi kampe të ndryshme refugjatësh, së pari në Bllacë e pastaj edhe në Evropë. Ky film preku publikun suedez dhe atë shqiptar!

Pa kaluar shumë kohë artisti Knutte Wester kishte fituar të drejtën që skulpturën e Gëzimit ta vendoste në një nga rrugët qendrore të Västerås-it. Përurimi u bë më 27 mars në një ditë të bukur me diell dhe me atë rast merrnin pjesë qytetarë suedez e shqiptarë dhe politikanë të ndryshëm të qytetit.

Përurimin e bëri Margareta Israelsson, kryetare e bordit për kulturë, rini dhe sport. Ajo tha se ndjehet krenare që qyteti i saj mban skulp-turën e Knutte Wester duke theksuar se Gëzimi si një fëmijë refugjat simbolizon emigrimin në Västerås, si qytet i pestë për kah madhësia në Suedi, me 138 000 banorë prej të cilëve 25 000 janë me prejard-hje të huaj. Pavarësisht kësaj edhe suedezët etnik të këtij qyteti mund të quhen si emigrues për shkak se një numër i madh prej tyre janë shpërngulur nga mjedise tjera për një ardhmëri më të mirë. Po ashtu edhe fati i Gzimit simbolizon probleme me të cilat ballafaqo-hen fëmijët anë e mbanë botës. Mungesa e shkollimit, shfrytëzimi i tyre në trafikimin e qenieve njerëzore e shumë e shumë probleme tjera. Por ai që duhet të flet sot këtu është pikrisht skulptori Knutte Wester i cili me punën e tij ka bërë të mundur që kjo skulpturë të jetë këtu, tha veç tjerash Margareta Israelsson (S) kryetare e bordit të qytetit për kulturë, rini dhe sport.Ndërkaq skulptori Knutte Wester që derdhi në bronz mikun e tij Gëzim Dervishi tregoi se Gëzimi e vizitonte pothuajse për çdo ditë në atelenë që e kishte zhvendosur asaj kohe në Boliden. Në ditën kur Gëzimi me familjen ishte transferuar këtu kisha filluar të xhiroj arritjen e refugjatëve dhe prej atëherë Gëzimi vinte e më vizitonte në atelenë time ku hante ndoj gjë por edhe argëtohej. Gëzimi ishte një djalë me energji pozitive dhe mjaft kurreshtar. Por pas një viti prindërit e tij kishin marrë njoftimin trishtues: do të dëboheshin prap në Kosovë. Prej asaj dite Gëzimi s´ishte më ai çuni plot energji. Enti për Migracion kishte ndryshuar me pak fjalë jetën e Gëzimit. Ndaj edhe skulptura që vendosëm këtu kap këtë moment kur Gëzimit ju këputën shpresat. I ulur në bankë filloi të qante dhe me lot në sy më thoshte: Knutte, Knutte, Knutte pse veç na duhet të shpërngulemii?!...tregon me lot në sy skulptori Wester.Aurora Pirraku Eriksson (S) politikane socialdemokrate, theksoi se statuja ka rëndësi shumë të madhe. Ndërkaq Västerås-i duke i dhënë hapësirë kësaj skulpture ka bërë diçka shumë të madhe për refugjatët e fshehur. Këtyre fëmijëve ju nevojitet ndihma nga Västeråsi dhe Suedia. Shumë qyeterar nga Kosova sot bisedonin me njërin tjetrin duke u shprehur, “Oh, Västeråsi na paska parë , na paska vrejtë se si kemi vuajtur nga lufta e Kosovës. Qyteti i Västeråsit është i pari që ngriti një statujë për fëmijën shqiptar si simbol i vujatjeve të një refugjati dhe kjo është gjest shumë human.Kurse Murat Koci nga kryesia e Lidhjes së Shoqatave Shqiptare në Suedi, thot veç tjerash se në punën e tij si mësues i gjuhës amtare ende ka nxënës refugjatë që janë të fshehur dhe se fytyra si të Gzimit vren pothuajse përçdo ditë tek fytyrat e dy apo tre nxënësve të tij, prindërit e të cilëve janë dëbuar në Kosovë. Ishte ditë e bukur fundmarsi, ulemi së bashku pranë statujës së “Gezimit “ me Knutte Wester, i cili shprehet i kënaqur që skulptura e Gzimit zë vend në këtë qytet kurse një tjetër e ngjashme “Gëzimi dhe liqeni i ngrirë” pritet të përurohet më vonë në Täby (lexo:Teby) një nga komunat e Stokholmit. I nxitur nga këto projekte i bëjë nje pyetje: A do të ishte gëzimi i qytetareve sot më i madh po të ishte kosovari Gëzim Dervishi këtu e ta bënte skulpturën shum më autentike, më të besueshme, më jetësore e që do t´ía kthente buzëqeshjen. Personalisht vijë nga regjioni i Drenasit prej nga është edhe Gëzimi, të falënderoj për ketë vepër të madhe artistike. Pas të gjitha gjërave positive kjo pytje nuk doli dhe aq mirë por ai mu përgjigj kështu:” Është vështirë, ti e di se ai ka qenë i debuar dhe vështirë që zyra për të huaj do ta kishte lejuar prap ta vizitonte Suedinë. Por po mendoj se do të ishte më mirë ti ndihmohet me një bursë shkollimi. Ai jeton në varfëri. Është më e arsyeshme të mendojmë se si ti ndërtojmë një jetë të re në Kosovë sepse po erdhi këtu mund ti përsëritet historia “ thot skulptori Wester.

Ngjarja e bukur kulturore kishte tërhequr vëmendjen e qytetarëve në Västerås por edhe ndër radhët e komunitetit shqiptarë qe jeton në këtë pjesë të Suedisë.

në foto skulptori suedez Knutte Wester dhe Astrit Gashi

Page 6: Besa, 2012-01

6 INTERVISTA BESA NR1 2012

në foto Dr. Shaqir Shaqiri bashkë me Adnan Dibranin, deputet në parlamentin suedez

Ishte pasdite e se premtes kur prapë u takuam për të bashkëbiseduar me Dr Shaqir Shaqirin, ish udhëheqës i zyrës së Republikës së Kosovës në Stokholm. Sot emri më i kuptimshëm, më domethënës, më frymëzues për shqiptarët në Skandinavi. Megjithëse i lodhur dhe me gjendje shëndetësore jo të mirë, ai flet me kënaqësi të posaçme për lexuesit e revistës “Besa” Madje i nxitur prek kësaj Dr Shaqir Shaqiri sot dukej më i fortë se kurrë më parë. Kombi shqiptar ka nevojë për njerëz të aftë e me nivel të lartë. Por, për fat të keq, fati i kombit e ka ndjek dhe ketë politolog, i cili ishte pjesëmarrës i shumë proceseve politike dhe diplomatike të çështjës shqiptare në përgjithësi nga lëvizjet studentore e deri të Konferenca e Paqes në Rambuje. Ai si diplomat i parë i Republikës së Kosovës në Stokholm doli në mbrojtje të vlerave, trojeve dhe identitetit kombëtar e kulturor. Arriti të vë në lëvizje dhe t’i legjitimojnë kërkesat e drejta të shqiptarëve dhe t’i drejtojë në rrugën e Bashkimit të kombit shqiptar në familjen e lashtë evropiane. Sot ai tregon për rrugën e vështirë që kaloi me shumë miq dhe idealistë që punuan së bashku, ndër ta ishte, siç e cekem edhe ne numrin e kaluar, shoku i shkollës - dësh-mori kombit Jusuf Gervalla. Por Dr. Shaqir Shaqiri pati pjekuri qytetarie për të kundërshtuar ashpër edhe disa bashkëveprimtarët të tij.

Page 7: Besa, 2012-01

7

Çfarë e keqe qenka ta duash kombin tënd më shumë se kombet e tjera?

Vazhdim nga numri i kaluar i intervistës eksluzive me dr. Shaqir Shaqirin, ish shefin e zyrës së Kosovës për Skandinavi dhe përfaqësuesin e parë diplomatik të Republikës së Kosovës nga Astrit Gashi - Goteborg

2012 NR1 BESA INTERVISTA

Cilat ishin raportet me Jusuf Gërvallen?Me Cufen, siç e quanim ne, shokët e ngushtë, më ka lidhur shumëçka. Para së gjithash na lidhi atdhedashuria. Na lidhte edhe dashuria ndaj artit në përgjithësi, e sidomos dashuria ndaj letërsisë. E kisha shok dhe mik shtëpie. Me andje iknim shpeshherë nga Peja, ose më vonë nga Prishtina, për në katundin e vendlindjes së tij, Dubovik, te nëna Ajshe dhe vëllezërit Hyseni, Bardhoshi dhe Av-dyli. Kemi punuar së bashku në shkrime dhe përkthime. Tuboheshim me intelektualët e asaj kohe dhe debatonim. Përditshmëria e hidhur nën thundrën sllave dhe rrugët si të dilej nga kjo gjendje ishin temat kyçe të bisedave.... Pas ar-ratisjes së tij në Gjermani, mbaja korrespondecë dhe merrja nga ai (përmes bijve të atdhetarit të ndjerë Ismajl Hajredini, që asokohe ishin ende të mitur por të patrembur) revistën “LAJMËTARI I LIRISË” dhe botime të tjera dhe i shpërndaja për lexim. Por, miqësia mbi 20 vjeçare me heroin kërkon hapsirë shumë më të madhe se kjo që kemi.

Si jeni arrestuar, kur u burgosët dhe ku keni vuajtur dëni-min?Disa ditë pas shpërthimit të demonstratave studentore të vitit 1981, në mbledhjen ”famoze” në Fakultetin Filozofik, ku kishin ardhur Mihajllo Zviceri , Agim Zatriqi dhe langoj të tjerë të Serbisë për t´i dënuar demonstratat studentore, ngrita zërin, jo kundër demonstruesve, siç prisnin të dele-guarit e Komitetit Krahinor, por kundër sjelljes çnjerëzore të

policisë dhe arsyetova kërkesat e demonstruesve. E dija se pas kësaj mbrëmjeje do të hakmerrej UDB-ja, por nuk e dija se në çfarë mënyre.Pas dy javë përcjelljeje, shtëpia ku banoja në Prishtinë dhe shtëpia e vëllait në Pejë u rrethuan në të njejtën kohë nga forca të shumta të policisë, u bastisëm dhe unë u burgosa. Më vonë, në burgun e Prishtinës, kuptova se krahas meje ishin burgosur edhe shokët e mi, Mr. Kadri Rexha dhe Dr. Muhamet Tërrnava. UDB-ja kishte krijuar ”treshen intelek-tuale”.Për peripecitë dhe torturat në burgun e Prishtinës nuk do të flas ngaqë metodat dhe sjellja çnjerzore e policisë serbe dhe langonjve të saj ndaj të burgosurve të ndërgjegjës janë të mirënjohura për opinionin. Afërsisht një vit na mbajtën në burgun qendror të Prishtinës e pastaj bashkë me 160 të burgosur tjerë politikë na dërguan në burgun e Gurakocit, ku qëndrova deri në përfundimin e dënimit.

Pas demonstratave të 1981 filloi procesi i diferencimit. Kush diferenconte dhe ku janë ata sot?Fatkeqësisht, numri i atyre që ngarendnin të diferencojnë nuk ishte i vogël. Të përmenden të gjithë do merrte kohë dhe hapsirë të madhe. Mbase në një shkrim enkas për këtë temë. Por, mund të thuhet se ”bajraktarë” të kësaj poshtërsie (nga ana e shqipfolësve) ishin Azem Vllasi e Agim Zatriqi. Është edhe një numër tjetër që villte tmerr ndaj demonstruesve dhe mbështetësve të kësaj lëvizjeje, e

Historia e hidhur përsëritet në rastet kur harrohet e kaluara. Kurse ne, shumë shpejt harruam të kaluarën e hidhur dhe i falëm apo ”i harruam” me zemërgjërësi të çuditshme ata që na vranë e na prenë. Kjo nuk ndodhë askund!

Page 8: Besa, 2012-01

8

me mua kurr them se nga kjo marrëveshje përfitimtare e sigurtë ishte vetëm Serbia. Asaj ia hapë rrugën kah BE-ja. Kurse ne përfituam të drejtën që ta përfaqësojmë veten në negociata rajonale, pa u penguar nga Serbia, por gjithnjë me shtojcën e bastardhuar të 1244-shit dhe jo si Republikë e Kosovës. E dijë. Jemi vënd i vogël dhe është vështirë t´i kundërshtosh fuqitë e mëdha, por ka kufij për gjithçka. Nuk bën të aminohet për gjithçka. Mikut mund t´i thuash: Jemi mirënjohës për të gjitha, por ky është kufiri! Më kujtohet, nga përvoja ime, kur në vitin 1991 çdo ditë kishim presion nga fuqitë e mëdha evropjane dhe SHBA-të që të dilnim në zgjedhjet e Serbisë. Ju patëm thënë: Na falni… Nuk bëjmë asgjë kundër dëshirës së popullit. Këtu është kufiri. Më kujtohet, si sot, intervista që aso kohe i dhashë agjencisë amerikane të lajmeve CNN… Në pyetjen e gazetares pse nuk dalim në zgjedhje, i pata thënë: “Ne kemi zgjedhjet tona. Për ne Serbia është shtet i huaj. Dalja në zgjedhjet e Serbisë do të ishte absurd njësoj si dalja në zgjedhjet e Greqisë”. Dhe kjo JO miqve tanë nuk u ndryshoi gjë. Në politikë nganjëherë hyn në punë, këmbëngulsia dhe trimëria. Fundja, qyqarin dhe atë që vetëm aminon nuk e do askush. Po të mos ishte trimëria e ushtarëve të UÇK-së, bota do të vazhdonte të bënte sehir… Ishte, pikërisht sakri-fica heroike e djelmoshave të lirisë që e detyroi botën të na dalë krah. Pastaj, është e vështirë të kuptohet frika karshi të së ashtuquajturës Bashkësi Ndërkombëtare për secilin hap që mund ta quajnë këta me nofkën e nacionalizmit. Ani çka? Me gjasë jemi ne shqiptarët që zbuluam se të jesh na-cionalist na qenka diçka e keqe. Jo, o të mjerë! Kokat më të ndritura të kombit tonë (dhe kombeve të tjera) kanë qenë, dhe janë nacinalistë. Çfarë e keqe është ta duash kombin tënd më shumë se kombet e tjera.

Duket sikur nuk ka pakicë në botë që gëzon të drejta si serbët e Kosovës. Si mendoni ju?Këto të drejta shkojnë deri në absurd. Pesë përqindëshi i pakicës është shtetformues në Kosovë. Ku ndodhë kjo? Lirisht mund të thuhet se pakica serbe është më shumë se e barabartë me shumicën shqiptare. Le t´ju përkujtoj se muajin e shkuar në Letoni u mbajt referendumi nëse gjuha ruse duhet të jetë zyrtarisht ebarabartë me letonishten. Në Letoni popullata ruse bën jo më pak se 33% të popullatës së gjithmbarshme. Dihej që më herët se rezultati i referendumit do të jetë kundër gjuhës ruse. Kështu edhe ndodhi... Dhe, askujt nuk i pengoi kjo. BE-ja nuk e quajti këtë akt si jodemokratik. Nuk i pen-gojnë Evropës hordhitë kriminele serbe dhe ruse në veri të Mitrovicës. Nuk i pengojnë as barrikadat. Kurse, nga ana tjetër, në Kosovën e lodhur nga tutorizmat e panumërta, nuk lejohet pothuajse asgjë që mund të quhet kombëtare shqiptare! Ju pengon flamuri kombëtar! Ju pengon hymni kombëtar! Ju pengon e vërteta për krimet e bëra nga ana e hordhive sllave! Ju pengon... Çka s´ju pengon?!

Kthehemi prapë në Suedi ku keni punuar dhe jetoni një kohë të gjatë! Sot u takuam së bashku me Adnan Dibranin deputet në parlamentin suedez. Cila është porosia juaj si njohës i mirë i politikës suedeze?Adnani është shumë i ri, dhe i duhet përkrahja dhe ndihma. Vet fakti se u zgjodh deputet në parlamentin suedez është sukses i madh. Aranzhimi i tij i shkuarjes në Kosovë me një grup parlamentarësh suedezë është veprim që do përshëndetur. Por, Adnani, përveç detyrës së shenjtë që të veprojë për atdheun, ka detyrë parësore përfaqësimin din-jitoz të kërkesave të elektoratit suedez që e votoi atë. Ai nuk e ka lehtë të luftojë apo të ndryshojë diçka karshi miqësisë

INTERVISTA BESA NR1 2012

“Fundja, qyqarin dhe atë që vetëm aminon nuk e do askush. Po të mos ishte trimëria e ushtarëve të UÇK-së, bota do të va-zhdonte të bënte sehir… Ishte, pikërisht sakrifica heroike e djelmoshave të lirisë që e detyroi botën të na dalë krah.Pastaj, është e vështirë të kuptohet frika karshi të së ashtuquajturës Bashkësi Ndërkombëtare për secilin hap që mund ta quajnë këta me nofkën e nacionalizmit. Ani çka? Me gjasë jemi ne shqiptarët që zbuluam se të jesh na-cionalist na qenka diçka e keqe. Jo, o të mjerë! Kokat më të ndritura të kombit tonë (dhe kombeve të tjera) kanë qenë dhe janë nacinalistë. Çfarë e keqe është ta duash kombin tënd më shumë se kombet e tjera?!” Shaqir Shaqiri

që nuk jetojnë më, ose që më vonë ”u penduan” apo e ndërruan gëzofin. Fatkeqësia më e madhe qëndron në faktin se, jo pak nga këta, ishin mësimdhënës universitar, e fatkeqësi edhe më e madhe është se një numër bukur i madh i tyre u etabluan mirë pas përfundimit të luftës. Pastaj, kemi një numër jo të vogël të gjyqtarëve shqiptarë që dënonin rininë tonë me burgime shumëvjeçare dhe bënin gara se cili do dënojë më shumë dhe më rëndë. Edhe këta ndërruan gëzofin dhe sot janë përsëri gjyqtarë apo avoketër dhe prapë rrjepin lëkurën e popullatës së vuajtur! Por, e them me plot gojë, se fajin më të madh për këtë e ka ky popull i mjerë që troket në dyert e avokaturave të këtyre langonjve duke harruar (ose falur) të palarat e tyre.

A mendoni që edhe sot historia po përsëritet? A ka ndry-shim koha kur ju keni vepruar dhe sot?Po. Fatkeqësisht. Në shumë lëmenj po na përsëritet historia. Historia e hidhur përsëritet në rastet kur harrohet e kaluara. Kurse ne shumë shpejt harruam të kaluarën e hidhur dhe i falëm apo ”i harruam” me zemërgjërësi të çuditshme ata që na vranë e na prenë. Kjo nuk ndodhë askund! Le të marrim shembull Gjermaninë naciste. Edhe sot, pas afro 70 vjetësh, jemi çdo ditë të bombarduar me shkrime dhe emisione televizive për krimet e bëra gjatë Luftës së Dytë Botërore. E ne harrojmë, falim apo ngurojmë të flasim për krimet barbare që bënë hordhitë sllave mbi popullatën e pam-brojtur shqipare jo më largë se 12-15 vjet më parë!?!...E sa i përket ndryshimeve që i bie me vete koha, mund të thuhet se koha e determinon mënyrën e veprimit. Nuk kërkohen sot sakrifica të njejta si në kohën kur veproi gjenarata ime. E njejtë mbetet devotshmëria dhe ndjenja e borxhit ndaj atdheut. Është e vërtetë se ne e kemi patur më vështirë, dhe se kërkoheshin sakrifica pakrahasimisht më të mëdha, por unë kam thënë gjithnjë: Kam bërë vetëm atë që kam konsideruar se ia kam borxh atdheut... Asgjë më shumë!

Cili është komenti juaj për burgosjet politike ndaj ushtarve të lirisë por dhe pjesëtareve të shërbimit informativ? A u dashtë që kjo çështje të rregullohet me ligj pas lufte?Burgosjet politike që ju bëhen luftëtarëve të lirisë janë kaptinë e veçantë e përditshmërisë së hidhur në atdhe. Persekutohen, ta zëmë, ata që u hakmorren ndaj gjak-pirësve që punuan me verbëri për regjimin serb. Krahasoni vetëm ekzekutimin e shumë nacistëve nga ana e shërbimit sekret izraelit, Mosad. Këta u ndoqën anë e kënd botës dhe kur dështonte ekstradimi i tyre (nga Argjentina, Bolivia etj.), Mosadi i vriste. Këtë nuk e fshehë askush. Këtë nuk e dënon askush. Për më tepër, Izraeli mburret dhe krekoset me këtë! Tradhëtarët janë ndjekur dhe dënuar gjithmonë anë e kënd botës.. Vetëm format mund të kenë qenë të ndryshme. Mbase do të kishte qenë mirë që të palarat e ndryshme dhe tradhëtia kombëtare të sanksionoheshin me ligj.

Si e mendoni që disa pjestarë të shërbimit informativ sot synojnë të jenë aktiv ne politikë?Marrja me politikë është e drejtë e secilit. Këtu nuk kam vëretje. Por, druaj nga e dhëna se shumë pjestarë të shërbi-meve informative të vëndeve të tjera, pas futjës në politikë zunë vënde kyçe në pushtet dhe u dëshmuan si despotë të llojit të vet apo si grabitqcarë të pasurisë vendore e duke mos bërë asgjë për atdheun.

Çka fitoi Kosova me marrëveshjet e fundit në Bruksel ? Si i komentoni veprimet e kryeministrit Hashim Thaqi ?Është e vështirë të thuhet me pak fjalë se çka fitoi apo çka humbi Kosova me këtë marrëveshje. Kujtoj se pajtoheni

”Kemi nevojë për mendi-met dhe këshillat e miqve suedezë, e jo për krekosjet e ndonjë ”aktivisti” shq-iptar që kujton se ka bërë mrekulli me gjysëm anal-fabetizmin e tij. Poashtu, më pengojnë deri në iritim vetlëvdatat e individëve që veten e shpallin letrar apo artist, e në të vërtetë janë gjysëm analfabet dhe diletant të llojit të vet!”

Page 9: Besa, 2012-01

92012 NR1 BESA OPINION

tradicionale midis Suedisë dhe Serbisë. Janë shumë autoritete politike në Suedi që edhe më tutje mbajnë miqësi të ngushtë me Serbinë dhe luftojnë për të. Shikoni vetëm dokumentet e fundit që i nxori në dritë Wikileaks-i për ministrin e jashtëm suedez Carl Bildt. Adnani ka dhënë shëmbull të mirë për të rinjët e tjerë shqiptarë se me punë arrihet shumë. Do të ishte mirë që rrugën e tij ta ndjekin edhe shumë moshatarë të tij dhe kësisoji Adnanit t´i bëhen një krah i fortë në parlamentin suedez.

Sa jeni të kënaqur me punën që ka bërë dhe po bën miku juaj personal Lulzim Peci si ambasador i Republikës së Kosovës? U mendua se është një ndër ambasadorët më të përgatitur nga stafi diplomatik i Kosovës në Evropë. Ku janë rezultatet ndërkohë që media dhe politika suedeze, si asnjëherë herë më parë, janë kundër interesave tona. Më shkurt, janë pro serb?Është e vërtetë se ambasadori Peci është njëri nga amba-sadorët më të përgaditur që kemi sot. Kujtoj se puna që ka bërë ai, me gjithë kufizimet e shumta që kanë përfaqë-suesit tanë anë e kënd botës, është për t´u lëvdëruar. Kon-taktet e dendura me përfaqësitë diplomatike në Stokholm janë për t´u veçuar. Rezultatet që i kërkojmë nuk janë gjith-një të dukshme për opinionin e gjërë. Nuk ka ambasadë, apo ambasador që mund ta ndryshojë aq lehtë politikën e gjithmbarshme të një vendi, e as pikëpamjet e individit. Miqësia tradicionale suedeze me Serbinë është e gjatë dhe e ndërtuar mbi gënjeshtra dhe mite. Nuk ndryshohet lehtë diçka që ka jetëzgatje mbi 70 vjeçare. Për ta ndryshuar këtë nevojitet punë e të gjithë neve që jetojmë këtu. Secili prej nesh është ambasador (për të mirë apo për të keq) i atdheut. Nuk mund të jetë, pra, cilido ambasador fajtor më vete për mbështetjen apo urrejtjen e individëve ndaj cilitdo kombi. Pastaj, të mos harrojmë se elita politike suedeze përcjellë me vëmendje përditshmërinë në Kosovë. Ngopen me abuzimet, korrupsionin, hajnitë... Nuk e ndryshon men-dimin e tyre asnjë ambasador me deklaratat falso. Pse, pra të kërkojmë fajtorë jashtë thelbit të fajsisë?

Për fund duke ju falimenderuar në emër te redaksisë duam një mesazh për lexuesit e revistës ”Besa”? A keni ndonjë porosi që të dalim sa më mirë?Çështja e sugjerimit për revistën tuaj (dhe tonën) është çështje paksa e ndieshme ngase ka të bëjë me shijen personale. Kujtoj se botimin e sotëm do ta begatonte, ta zëmë, një faqe recension për ndonjë libër të botuar së voni në trevat shqiptare, e që do të bëhej traditë. Botohen shumë libra larg nesh e ne mbetemi fare të pa informuar, ose pak të informuar. Poashtu, mua do më pëlqente një i ashtuquajtur ”Kënd Poetik” ku do botoheshin vargjet e poetëve tanë të shquar dhe kjo të bëhet në të dy gjuhët: shqip dhe suedisht (krah për krahu). Pastaj, intervista me miqët tanë suedezë që kanë bërë shumë për çështjen tonë, si Anders Wessman, Göran Wassenius, Bernt-Erik Ekeröth, e shumë të tjerë. Për mua, janë këta miq suedezë që meritojnë mirënjohje për punën dhe sakrificën e tyre. Ne, shqiptarët, ia kishim borxh atdheut, por suedezët nuk kishin kurfarë borxhi ndaj Kosovës. Punën dhe sakrificat i kanë bërë nga ndjenja njerëzore e drejtësisë. Edhe kjo do të duhej bërë në të dy gjuhët. Kemi nevojë për mendimet dhe këshillat e miqve suedezë, e jo për krekosjet e ndonjë ”aktivisti” shqiptar që kujton se ka bërë mrekulli me gjysëm analfabetizmin e tij. Poashtu, më pengojnë deri në iritim vetlëvdatat e individëve që veten e shpallin letrar apo artist, e në të vërtetë janë gjysëm analfabet dhe diletant të llojit të vet! Sidoqoftë, e përgëzoj redaksinë dhe bashkëpunë-torët e revistës për punën që bëjnë dhe ju dëshiroj suksese edhe më të mëdha.

Të lindësh grua në Shqipëri do të thotë të mbash mbi veten një mëkat të madh. Gruaja mbetet objekti apo edhe subjekti i një makthi të vazhdueshëm ekzistence. (Në fakt që prej zanafillës së botës Eva e mbart mëkatin mbi veten për dëbimin e njeriut nga Parajsa. Dhe vetëm me figurën e Shën Mërisë kjo qënie u hirëzua.)

Gruaja, kjo qënie e brishtë, hyjnia e bukurisë së lashtësisë (Afërdita e grekëve të lashtë apo Venera e romakëve) në këtë gen duhet të jetë njeriu që përballet gjithëherët me tragjiken.

Historia e këtij kombi të dhunshëm e agresiv, të cilit i përkasim, gjithmonë femrën e ka pasur kultin e mundimeve, të punës dhe të flijimeve.

Është pjella që nuk trashëgon prej trungut të saj familjar të drejtën e pronë-sisë së mbiemrit të lindjes. (Madje as të drejtën e pronës që nga Kanuni i Lekë Dukagjinit: Gruaja shqiptare farë trashëgimit s’ka tek prindja, as më plang, as në shpi- kanuja e xen gruen si një tepricë në shpi.)

Shprehje të tilla si: “vajza është derë e huaj”, “djali i saj është i huaj, nuk trashëgon si djali i djalit mbiemrin e trungut familjar të nënës”, “vajza sjell një derr në shtëpi (dhëndrrin) e shyqyr zotit që e martuam”, etj, etj, janë shprehje të hapura të një racizmi të trashëguar nga patriarkaliteti që himnizon mashkullin.

Pra qenia e saj e mbyt familjen që në lindjen e vet. Një karakteristikë që shpreh psikologjinë e pritjes së një fëmije të sapolindur është zakoni i të shkrepurit të pushkës me lindjen e djalit dhe heshtja totale me lindjen e vajzës në të kaluarën e ndofta edhe sot në një pjesë të madhe të shqiptarëve. Në kohën e komunizmit në Shqipëri shumë baballarë nuk i afroheshin maternitetit kur gruaja e vet lindte vajzë. Ndër kohëra të vjetra e deri më sot për shqiptarin ndryshe përjetohet lindja e një djali për pushkë dhe ndryshe lindja e një vajze për punë.

Sa tragjike ardhja e një gruaje në jetë! “Mjerë ti o e shkretë, që linde femër!”- vaj-tonin nënat tona të sunduara nga pushteti i patriarkalitetit.

Gruaja, figura më tragjike e familjes, kishte e ka privime të vazhdueshme nga të drejtat e saj. Shprehje të tilla si: “Gruaja është me shpatulla pas murit. Mbyll gojën se është turp, je femër,” nëse nuk tregojnë diskriminim social dhe dhunë psikologjike mbi femrën, çfarë tjetër tregojnë?

Të lindësh grua në Shqipëri ku një në tre femra dhunohen fizikisht dhe dy në tre psikologjikisht është vërtetë tragjike. Të lindësh grua në Shqipëri do të thotë të mos mundësh të jetosh pa çatinë e një mashkulli babës, vëllait, burrit. Pa një çati të tillë gruaja është lëneshë, e padenjë, e pamoralshme, e fëlliqur, e mjerë, qyqare e ku di unë, gjithfarë epitetesh fyese, përulëse e keqardhëse, një klasë shoqërore në moshë të mesme ndër më të përçmuarat, më të përbuzurat nga shqiptari. Pothuajse asnjë shqiptar akoma edhe sot në shek. XXI nuk mund të konceptojë një grua të vetme në shtëpi larg babait, vëllait e të afërmve nëse është e pamartuar, ose nuk bashkë-jeton me dikë. Të gjitha vajzat shqiptare të pamartuara në Shqipëri edhe për shkak të mungesës së të mirave materiale, pasi gruaja paguhet minimalisht në Shqipëri për të përballuar e vetme jetën, jetojnë me prindërit nën klimën e nënshtrimit të pretendimeve prindërore për shërbim dhe privimit të lirive të saj jetësore. Ashpër-sia dhe vrazhdësia tragjike mbi femrën e konsoliduar prej shekujsh në ndërgjegjen shqiptare gjen mishërimin e vet në figura të grave që shndërrohen në burra për të shpallur pavarësinë e tyre të fortë ndaj kësaj shoqërie që edhe sot e kësaj dite

Gruaja ShqiptareOpinion nga Marije Hysko

Page 10: Besa, 2012-01

10 OPINION BESA NR1 2012

Eja dhe shuaja shqiptarit absurd e agresiv tabunë sociale të seksit, pa ekuilibrimin shpirtëror. Eja dhe thuaji shqip-tarit se koncepti i burrneshës apo kapedanes e shndërron femrën në mashkull e pasoja e parë dhe më e rrezikshmja është lindja dhe rritja e një mashkulli të pasigurt, frikacak e të dobët në shpirt që vishet me petkun e një agresori të dhunshëm social. Si t’i thërrmosh këto koncepte sociale të rrënjosura tashmë në ndërgjegjje të sëmurë? Pa dyshim kon-cepti i gruas si një qenie sublime, e cila duhet respektuar me brishtësinë e saj, me bukurinë dhe mirësinë e saj, pasi është pikërisht ajo që i jep kuptimin e forcës dhe lumturinë një mashkulli, është pikërisht terapia sociale. Shqiptari i sotëm ndodhet përballë një femre të lirë e të pavarur, e cila ka nisur të çlirohet prej mbetjeve patriarkale të së shkuarës. Kjo barazi e huton disi mashkullin shqiptar, i cili vjen prej një piedestali të rrënuar të një mbetjeje patriarkale të lodhur. Dominuesi, i plotëfuqishmi, kryelarti tashmë ndihet inferiori që nuk mund të vendosë pa pushtetin dhe dominimin, nuk mund të bash-këvendos. Dhe këtu ai përdor dhunën fizike apo psikologjike, gruaja që sipas Kanunit në martesë kishte për detyrë:

a) me i ruejt nderën burrit b) me i rrogue pa zhiblac) me i ndejtë nën sundimd) m’u përgjegj detyrve të kunorëse) me rritë e me mkambë fmin me nderëf) me i ndejë gadi me të veshmen e të mathmeng) mos me iu përzie në fejes të të bijve e bijavesot është qenia sublime që i jep kuptim jetës së tij dhe

kërkon respekt e vlerësim.Martesa që deri dje ishte “m’u ba shpi, me ia shtue shpisë

një rob ma tepër, sa për krah t’punvet, sa për t’shtuem t’fmivet”, sot është bashkudhëtim i ëmbël dhe paqësor, cilë-sor dhe sublim, të paktën teorikisht për një marrëdhënie të shëndetshme. Nëse nuk është i tillë, nuk zgjat për gjithë jetën dhe detyrimisht është traumatik. Pa dyshim që janë tronditur themelet e tij të ekzistencës në këtë kohë të re dhe si në çdo tranzicion udhët janë të paqëndrueshme. Si adoleshent social mrekullohet e mahnitet me ndryshimet e femrës shq-iptare, por përsëri luhatet në pasigurinë e gjetjes së vetvetes në të ardhmen.

T’ju them të drejtën, më dhimset kjo qenie e brishtë që në dukje është kaq e ashpër, e egër dhe agresive që për-pëlitetet për të gjetur ekuilibrin shpesh me dhunë, shpesh me pendime... Nuk është aspak e lehtë të tejkalohet vetvetja, por jo edhe e pamundur! Mjafton të jetë i duruar, i dhemb-shur, tolerant e mendjehapur. Të mos shohë si kërcënim për humbjen e pushtetit një femër që ka të drejtë të jetë përkrah tij me dinjitetin që i takon dhe jo me antagonizëm. Gruaja nuk mund të jetë kurrë fatkeqësi e domosdoshme e realitet tragjik. Ajo, e bukura, e mira, lozonjarja, e duruara, e dhembshura është bekim për shoqërinë. Prej saj nis jeta, prej saj nis edhe një shoqëri më e mirë ndër shqiptarë, sepse është ajo që ka në duar të ardhmen e fëmijëve të vet, e këta të fundit të ardhmen e këtij vendi duke pasur nevojën jetike për mirëkuptim ndaj njëri-tjetrit.

kërkon të shndërrojë identitetin e saj të ëmbël në fortësi me fjalën burrneshë në Veri e kapedane në Jug. Gra, që shfaqeshin përkrah burrave me kobure në brez edhe në kohë paqjeje, pinin duhan e uleshin këmbëkryq në kuvende (të drejta këto që nuk i gëzonte asnjë grua me burrë) duke hequr dorë përfundimisht nga të qenurit grua. Gra-burra për nga forca dhe vrazhdësia, ndofta edhe më arrogante se edhe vetë burrat, si disa prej femrave të sotme në Kuvendin e Shq-ipërisë. Një lloj i shëmtuar njerëzor, i larguar nga e natyrshmja për shkak të instiktit të vetmbrojtjes në këtë mjedis agresiv.

Kultura e të qenurit femër në Shqipëri është ajo e një dhune psikologjike dhe sociale, që mjedisin e mbush me mllef, nëse i duhet dikur të rebelojë (pasi ku mungon reforma nis revolucioni), nëse nuk pranon kuadrin e përgjithshëm në të cilin kjo shoqëri kërkon ta vendos dhunshëm. Një rebelim i tillë është divorci. Pasoja që sjell, përveç “vdekjes së vogël” të jetë së kaluar, shpesh për t’i dhënë fund një stresi të vazhdueshëm që pjell çrregullime psikologjike e në raste ekstreme edhe psiqike, sjell edhe një jetë të konsideruar si të pasuksesshme në vazhdim, pra një diskriminim të ri social ndaj femrës. “E la burri të shkretën. Kush dreqin e di ç’i ka bërë qyqarit!” Një tjetër tragjedi sociale nis. Një femër për t’u treguar me gisht, për t’u sulmuar prej të gjithë aventurierëve të një ndërgjegjeje të pashpirt. Një tjetër viktimë-femër që duhet të shndërrohet në burrë për të mbijetuar...

Kultura e të qenurit femër në Shqipëri sot lidhet me një stereotip të ri njerëzor që duhet të kapërdijë hidhërimin e tradhëtive të bashkëshortit bashkëkohor me “digjitet”. I duhet të mos ulërijë, pasi ky është mashkulli i suksesshëm për shqiptarin që ka nisur të mëkëmbet ekonomikisht përballë një femre, që nëse do ta tradhëtonte të shoqin, shoqëria e “moralit” në Shqipëri do ta dënonte tmerrësisht ashpër, nën gjykimin “e drejtë” si të përdalë, të pamoralshme, të pander-shme e gjithçka vulgare. Për të njëjtin mëkat qëndrimi social sigurisht që do të ishte edhe këtu diferencial. Burri, kjo qenie kaq e adhuruar prej vetvetes në jetën shqiptare do të quhej i zoti, ndërsa gruaja e ndyrë dhe e pështirë.

Shpesh qëndrimet mohuese e ndëshkuese ndaj femrës arrijnë deri në hakmarrje. Sa krime për “motive të dobëta” realizohen në Shqipëri për tradhëtinë bashkëshortore? Madje nga burra që kanë tradhëtuar kush e di sa herë gruan e tyre. Pa analizuar aspak arsyet dhe pasojat shqiptari kalon përherë në ekstrem me “krenarinë” mashkullore dhe “fël-liqësinë” femërore. Sa marrëdhënie të dyfishta e shpesh të shumfishta?! Dukuri të reja sociale, ndofta edhe të vjetra, por tashmë tepër të shfaqura haptazi. Në gjithë këtë absurditet mentaliteti të ashpër, dënues e brutal vlen të përmendet koncepti i flijimit femëror bazuar mbi konceptin nder dhe krenari në Shqipëri. E ndershme për ndërgjegjjen sociale është femra që nuk bën dashuri, krenar është mashkulli që ka një listë të gjatë femrash në triumfet e veta. Por, të dyja këto raste janë profile psikologjike të sëmura në jetën seksuale të njeriut, nëse mungesa e seksit është absolute për femrën dhe poligamia qëllim në vetvete për mashkullin.

Page 11: Besa, 2012-01

11 2012 NR1 BESA SKICË

Në ndërrim motmotesh në vendin e lindjes

Nga çasti kur vendosa për të shkuar në Kosovë për pushime fillova përjetimin e festës në ndërrim motesh bashkë me kristalet unike të akullit, siç dijnë të jenë aty ku unë belbëzova për herën e parë. Por këto nisje, jo vetëm për mua por për të gjithë mergimtarët janë më shumë se një uvertyrë përjetimi imagjinativ. Dhe nisjet për vendlindje janë odisejada e pashpjeguar shpirtërore, e të gjithë atyre që në supet e veta bartin pa pushim bjeshkët e rënda të mallit e dashurisë.

Po bëhesha gati për nisje. Për dallim nga herat tjera i kisha dhënë vetes një ditë kohë për pushim nga puna. Nuk ishte njësoj si udhëtimet e verës….ishin ndjenja të përziera këtë herë! Po bëheshin katrëmbdhjetë vite qe nuk kisha parë dimër Kosove.

Para udhëtimit rëndom nuk ka gjumë, atë nuk e mashtron as dhoma e nxehtë, as shtrati i butë!!! Se natës shpesh ia shfryjë inatin, që kurr nuk ma fali qëtësinë këtu në dhe të huaj… por tash pas kaq vitesh....po shkoja në shtëpinë e vjetër, në zemrën që bën jetën plot mall...sikur erën ja ndieja nga këtu, nga veriu i acartë, që këtë herë, ishte më i mëshirshëm. Kahdo që shkoj zatën e ndjejë atë aromë shtëpie, toke e nëne që më rritën, motrash me të cilat u nisëm rrugëve të jetës, dhe natyrës, luleve, e lumit, agut mëngjesor dhe kafesë në ballkon...dimrin sikur e paskam harruar, e humbur në kujtime… Kush do të thonte se për gjithë këto vjetë, natën e Vitit të Ri do ta “festoja” kaq larg, e se do kalonin edhe njëzet e tri pa e ndje në zemër asnjëherë, se festa ishte atje, bile edhe nën rrebeshin e plumbave...

Atëherë, lirinë se kishim, po ishim Ne dhe Ideali. Tuboheshim të gjithë dhe festonim, na mbante shpresa për liri.

***** Edhe romansierët më në zë botërorë, do ta kishin të vështirë ta zbërthejnë atë kënaqësi që njeriu ndien kur në orët e vona i afrohesh aeroportit të Sllatinës, se e di që pas pak, shkel në tokën e vendlindjes, edhe pse nuk është i ndriçuar sikur aeroporti i Vjenës a ai i Berlinit ato llamba të zbehta që duken nga larg të ngjajn në zjarrin e oxhakut ku ti si fëmij ke ngroh duart e shpirtin..Eh sa herë ke humbur në kujtime e sa ëndrra ke thurur!.....

Po pikturat, edhe veprat vijnë nga kjo fuqi e çuditshme…Dhe

ngadal të ngrohet zemra, krahrori sikur të pushon në valët që shperndan drita e ngroht e zjarrit të këtij oxhaku ...po ti ku je..Në kujtimet e vjetra që ke menduar se kaher i ke harruar!

Dhe ne zbritëm, zbritëm në mbrëmjen me yje të dhjetorit, për të qenë pas pak te motra në kryeqytet dhe kah mesnata në Lluga, ne fshatin tim të dashur, aty ku do ta përjetojmë pas shumë vitesh ndërrimin e motmoteve…… Motra me dashurinë e motrës, nëna me fuqinë e zemrës, kushërinjtë, kushërirat, nipat e mbesat… të gjithë në përqafim.E dini ju fuqinë e përqafimit të vendlindjes? Ka shumë përqafime në botë, veç përqafimi i nënës dhe ai i vendlindjes të marrin, të pushtojnë, ta ligështojnë zemrën, dhe pastaj e forcojnë dhe e ligështojnë prapë në ndarje, e forcohet sërish në takim, hej çfarë mozaiku i pështjellur shpirtëror, edhe ta piktrurosh duhet të jeshë aty në zemër…

******

Ishte viti 88 ... kur ishim të gjithë bashkë në festën e ndër-rimit të motmoteve, në atë folenë e vogël e të ngrohtë, aty ku ishte babai me fytyrën e tij Diell, ishte dada engjull njeri, ishte Afrimi me shkëlqimin prej ylli e zemrën e patrem-bur që rrahte plot ideal. Se po, kështu si ndërrohet nata e motmoteve, do të ndërronte edhe gjendja, nga ajo në robëri do të vijë agu i lirisë e kishte bindjen Ai dhe Ne..., dhe e di se përjetimi s’është i lehtë…kur shumë nga të afërmit do të më mungojnë në pritjen e Vitit të Ri 2012, Lokja, Babushi, Bali, Dada malsore dhe Afrimi-njeriu i idealit. Njeriu qe ishte shembulli ynë në rrugëtimin drejt jetës, ai që rrezatonte shpresë e jetë kahdo që shkonte, Ai që jeten flijoi për mëngjeset e bardha..Ai që me shikimin e tij të butë e ledhatues mund të shikonte thell në zemren e secilit, ishte i tmerrshem për armikun por në shpirtin e tij ai kishte ndersh-mërinë e madhe njerëzore. Ngjyra e syve të tij, ngrohtësia e përqafimit vllazëror e fjala e ëmbël dhe humori i tij do të na mungonin shumë në natën më të gjatë të vitit. Ai nuk do të jetë fizikisht me ne, e kush do ti mbledh biat si në kohën e moçme për të fundit herë....por me ne sonte janë Dashuria e tij për Atëdheun, gëzimi e humori i tij i çiltër, zemra e tij e bardhë e zëri i tij i ëmbël, bashk me këngët e tij të dashura dhe Ai sikur e ngreh gotën e thot e gëzofshi lirinë!

nga Elhame Zhitia Krasniqi

Elhame Zhitia Krasniqi

Page 12: Besa, 2012-01

12 PORTRET BESA NR1 2012

Ai që hap dritaren e diturisë – hap dritare jete Portret : Hidajete Brahimi nga Elhame Zhitia Krasniqi

Fjalën mësues mund ta zbërthejmë në një mijë kuptime, por më i bukuri e më i afërmi mbetet mësues!

Historikisht mësuesit hapën dritaret e jetës me dije. Këtë e bënë edhe në mërgim, ngaqë fati shqiptar u pështoll me shekuj edhe me mërgimin e hidhur. Dhe, me këtë, me dije, mësuesit përherë u munduan që të hidhurën ta kthejnë në diçka pak më të ëmbël, duke bërë mund e sakrificë për të ruajtur gjuhën e traditën, për ta bërë më të afërt vendlind-jen dhe për të mbjellë rreze të pakufishme diturie. Në Ditën e Mësuesit, shpërndahen më fuqishëm shkëndijat e diturisë, se atë ditë edhe festohet kudo. Kujtohet shkolla e parë shqipe, kujtohet Korça e Pandeli Sotirit e Thimi Mitkos..... kujtohen pishtarët e arsimit, kujtohet Migjeni, kujtohen mësuesit e Kosovës Beqir Kastrati, Mehmet Gjevori, ...vargu i tyre s’ka të ndalur...

Sa herë vjen marsi, ky muaj i bukur i pranverës jo veç që na ngjallë kujtime, emocione, por na bënë edhe më të fortë e më të bashkuar...Kremtojmë Epopenë e Familjes Jasharaj, vjen dita e shkollës shqipe e ajo e gruas për të vazhduar me përvjetorin e demonstratave të 81-it dhe ja, kjo është historia jonë u themi fëmijëve...

Sot ka shumë mësues e mësuese në mërgim. Të gjithë kanë meritat e veta. Me kë të bisedo-jmë atëherë? U përcaktuam për një nga ta. Dhe meqë është afër edhe Dita ndërkombëtare e gruas vendosëm të flasim me një mësuese, me Hidajete Brahimi.

Hidajete Brahimi është bijë e Mitrovicës ku edhe e ka mbaruar shkollën fillore dhe atë të mesmen kurse Akademinë Pedagogjike ajo e kreu në Prishtinë.

Cila është historia dhe familja e mësueses Hidajete?

Ajo filloi punën si mësuese në shkollën fillore të Stan Tërgut për të vazhduar më vonë edhe në shkollën fillore „Aziz Sylejmani” në Mitrovicë. Mësuesja Hidajete qysh në vitin 1992 së bashku me bashkëshortin Rexhepin, që po ashtu është

mësues dhe katër fëmijët e tyre u detyrua ta lëshojë Kosovën dhe të emigrojë në Suedi, jo pse ajo deshti por pse ishte e shtërnguar nga regjimi i atëhershëm totalitar që mësuesit i kishte halë në sy…

Do t´ja shkruaj nënës një letër me dorën time...!

Me të arritur në Suedi mësuesja Hidajete me entuziazëm filloi të shpërndaj rreze diturie e drite...

- Nuk mund të rrija duarkryq kur mora vesh se në strehimoren ku u vendosa me familje, kishte disa gra e vajza analfabete..Iu përvesha punës dhe me shumë dashuri kam punuar me ato, njëra prej të cilave ishte e re por shumë shpejt mësoi shkrim e lexim. Ka kohë që nuk e kam parë dikend më të lumtur se atë vajzë.... do ti shkruaj nënës e do ti them se me dorën time ja shkruajta këtë leter... Ishin fjalët e vajzës së re. Gëzimi i shihej në fytyrë, sytë i shkëlqenin, më duket se nuk ka asgjë më të bukur në jetë se sa kur shef se me punën tënde ke bërë dikend të lumtur!

Mësuese a më çon ti tek gjyshi im në Mitro-vicë?

Megjithëse mendoja që dita kur jam mallëngjy-er më së shumti ka qenë ajo kur e kam lëshuar shtëpinë, prap më së ngushti jam ndie kur një fëmij i klasës së dytë fillore që sapo ishte kthyernga pushimet në Kosovë pa e takuar gjyshin e tij mu drejtua...Mësuese e a mundesh ti të më qosh tek gjyshi im në Mitrovicë?! Për të vazh-duar pastaj kush janë ata që nuk po me lënë mua të shkoj e ta shoh gjyshin tim përtej urës. Mësuese a u krye lufta në Kosovë?. Mësuese gjyshi im është i sëmutë ai nuk mundet me ecë në këmbë.

Ishte moment prekës, sikur mu shpejtuan rrahjet e zemrës, mu duk se dhimbja më kaploi të tërën. Unë shpesh them se mësuesit dituria i buron nga zemra jo gjithnjë nga librat, sepse e pashë veten të shtërnguar tu përgjigjem gjithë atyre pyetjeve.

Ishte çasti kur erdhi në shprehje pafuqia ime

megjithë dëshirën e madhe për ti ndihmuar dhe thjeshtë isha ngusht e pa përgjegje, po, do ti ndihmojë i thoja vetës, por si?

I thashë se edhe unë kur kam qenë e vogël ka pasë kështu policë qe s’na kanë lënë me shkua shlirë, por edhe këta do të shkojnë qysh kanë shkuar ata.

E kjo flet për lidhjen shpirtërore dhe emocio-nale që fëmijët krijojnë me mësuesit e tyre.. me bindjen se mësuesi mundet të bëjë gjithqka për mua....

Lëmshi shpirtëror u bë më i madh edhe te unë që po bëja bisedë gazete me mësuesen Hidajete, ashtu siq smadhohet ndjenja që na dhemb në shpirt të gjithë ne.

Punën me nxënësit mërgimtarë e filloi në Alvesta

Vitet e 90-ta për shqiptarët e Kosovës s’ishin të lehta në kurbet. Hidajetja me familje u ndodhën në strehimoren e Alvestës. Për shqiptarët e ardhur nga Kosova, megjithatë, ishte një frymëmarrje e parë e lirë por edhe një peshë në krahërorien e mallit që do të bëhej shoqërues i përhershëm i tyre. Por, për mësuesen Hidajete ishte domethënëse e edhe një triumf shpirtëror drejt dritës së dijes.

Në Alvesta kishte filluar punën me fëmijë mërgimtarë shqiptarë të moshës shkollore, të cilët, për shkak të statusit të pazgjidhur, ende nuk ishin sistemuar nëpër bankat shkollore. Pra, mësimdhënësja Hidajete, me ndihmën edhe të të tjerëve, që më 14 qershor të atij viti, në Alvesta hapi shkollën për mësimin plotësues në gjuhën amtare shqipe.

Hidajetja e kujton atë kohë:

- Ndihesha shumë e mërzitur kur fëmijët refug-jatë të sapo ardhur fillonin mësimin në shkolla dhe ndiheshin të vetmuar..ata sikur me sy kërkonin përkrahjen time, ata kishin nevojë më së shumti për mbështetje. Edhe pse thuhet se fëmijët shpejt e mësojnë gjuhën dhe adapto-hen kudo që të shkojnë, largimi nga rrethi i tyre, nga shkolla nga shoqëria e laxhes nga rrethi

në të djathtë Hidajete Brahimi

Page 13: Besa, 2012-01

13

ndritur në mënyrë që ata të jenë të dobishëm dhe të suksesshëm për vetveten edhe për vendin ku po jetojnë po edhe për vendin nga kanë ardhë.., por pse jo në rrugën e tyre të gjatë të kenë shumë momente që do ti kujtojnë me shumë dashuri, e këto janë festivalet e takimet e ndryshme, festat e shumta që për fat të mirë ne ju kushtojmë shumë rëndësi. Ndër to janë Dita e Mësuesit dhe e shkollës si dhe 8 marsi e 28 Nëntori Dita e Pavarësisë së Shqipërisë .....Epopeja e UÇK-së e tash edhe 17 shkurti....

Dhe kështu një buqetë kujtimesh, apo një libërth përjetimesh që në ndjenën dhe shpirtin e mësuesit lënë jo vetëm mbresa, është jeta e Hidës, e cila edhepse larg vendlindjes, si edhe vetë nxënësit e saj, bën punën siç bëjnë të gjithë mësuesit e kohës.

Hidajete Brahimi u lind në Mitro-vicë, më 24 tetor 1954. Jeton dhe vepron në Suedi nga viti 1992Me profesion është mësueseBanon në Helsingborg e punon në AlvestaE martuar me Rexhep Brahimin, mësues poashtuËshtë nënë e katër fëmijëveËshtë nismëtare e shkollës shqipe në Alvesta, të Smålandit në Suedi

Shkolla e parë shqipe u hap në Korçë më 1887.

Më 7 mars 1887 në Korçë hapet shkolla e parë shqipe. Mësues dhe drejtor i parë ishte Pandeli Sotiri. Shkolla shqipe e Korçës qëndroi e hapur për 15 vjetë. Dre-jtues të saj ishin figura të njohura të Rilindjes Kombëtare Shqiptare.

Mësimin në gjuhën amtare e vijuan 65 për qind e nxënësve në Suedi

Sipas raportit më të ri për gjuhën amtare që e publikoi Enti Shkol-lor i Suedisë, në vitin shkollor 2010/2011, numri i përgjithshëm i nxënësve shqiptarë në Suedi ishte 7 052. Nga këta mësimin plotësues në gjuhën shqipe e kanë ndjekur 4 581 nxënës ose 65 për qind. Krahasuar me vitin shkollor 2009/2010 ka një ngritje prej 2.1 për qind.

- Punën time e bëjë me shumë kënaqësi, sepse të jesh edukatore e mësuese e fëmijëve mër-gimtarë është më shumë se obligim dhe detyrë kombëtare që unë ja kam vënë vetes nga dita kur kam ardhë,thotë Hidajetja.

Dhe unë, që flisja me mësuesen Hidajete, ndjej se kam borxh më shumë ndaj mësuesve, sepse Hidajetja është një nga ato, e revista jonë përmes Hidajetes shpërndan një drejtëzë pune. E ju mësues, bëni punën më të ndershme dhe më atdhetare, andaj nuk mjafton një shkrim, nuk mjafton as një e me shumë libra, sepse puna juaj është më shumë...

Andaj, urimi im , në këtë rast, është një urim zemre: Mësues urime 7 Marsi

i gjërë social lë një zbrazëtirë të pa zëvendë-sueshme në shpirtin e tyre të qiltër.

Ështe ky momenti prekës në shpirtin fisnik të mësues Hidajete: Është pikërisht ky moment kur unë mundohem t´u gjendem afër këtyre fëmijëve, ti udhëzoj e edukoj qysh është më së miri në mënyrë që të frymëzohen qysh në fëmijërinë e tyre për arsimim të mëtutjeshëm.

Suedia si shtet ju ofron mundësi dhe kushte për mësim plotësues në gjuhen amtare gjë që pak shtete e bëjnë, por me angazhimin e prindërve dhe duke qenë të gjithë të bashkuar dhe më aktiv do të mundemi tu japim fëmijëve tanë një mundësi për një jetë më të mirë e më të

2012 NR1 BESA PORTRET

Page 14: Besa, 2012-01

14 ME SHQIPTARËT E SUEDISË BESA NR1 2012

Page 15: Besa, 2012-01

152012 NR1 BESA ME SHQIPTARËT E SUEDISË

Akademikët shqiptarë në Skandinavi forcë e pandashme e integrimeve evropiane

Fakti që studentët shqiptarë, pavarësisht trojeve nga janë apo vendeve ku studiojnë, mblidhen së bashku për të diskutuar mbi pro-movimin e imazhit dhe avancimin e çështjes së Shqiperisë e Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi ka një rëndësi tejet të madhe.

E prirë nga një mision i këtillë Shoqata e stu-dentëve shqiptarë “Albanska akademiker” me seli në Stokholm ishte nikoqire e një konference dyditëshe për studentët shqiptarë në Skandi-navi. Në koferencë kishin ardhë disa dhjetëra studentë nga Danimarka e Norvegjia dhe qytete universitare nga Suedia. Punimet e konferencës dyditëshe u zhvilluan më 4 dhe 5 shkurt në lokalet e Universitetit të Stokholmit ku asnjëherë deri më tash nuk kishte mbledhë kaq shumë studentë shqiptarë si tani. - Qëllimi i kësaj konference është krijimi i kon-takteve dhe njohja e ndërsjellë me studentët shqiptarë në Skandinavi por edhe trajtimi i integrimit të shqiptarve në këto hapsira dhe gjetja e formavet ë punës për krijimin dhe forcimin e urave të bashkëpunimit me vendet tona të prejardhjes, thot Pranvera Latifi, kryetare e shoqatës “Albanska akademiker”.

Në ditën e parë pjesëmarrësit punuan në grupe rreth çështjeve të theksuara më lart dhe ditën e dytë raportuan dhe diskutuan mbi propozimet përkatëse për secilën çështje veç e veç.

rinore të moderatëve -MUF, ligjëroi rreth përvo-jave të saj në jetën politike. Raportimet e grupeve punuese të konferencës së studentëve shqiptarë prekën tema mjaft interesante si çështjen e imazhit të shqiptarve në Skandinavi, motivimin për arsim të lartë dhe krijimin e bashkëpunimit me universitetet e trojeve shqiptare, në mbrojtjen e identitetit kombëtar etj.

Mimoza Murati, Krenare Krasniqi, Flamur Mavraj, Dijedon Imeri, Shqiponja Bytyqi,Blerta Krenzi,Drilon Blakaj, Dafina Begu, Pranvera Latifi etj janë vetëm disa nga emrat e studentëve në Danimarkë, Norvegji e Suedi që së bashku me shumë të tjerë garantojnë për ngritjen e imazhit të shqiptarve në Skandinavi; me shembullin personal nxisin tashmë motivin për studime të larta dhe janë potencial i nisjes së bashkëpuni-meve universitare në skenën ndërkombëtare.

Elitat e arsimuara shqiptare në universitetet e njohura të Skandinavisë janë pasuri kombëtare kudo që veprojnë ato megjithë nevojën që Shqipëria e Kosova dhe trojet tjera shqiptare e ndjejnë për energjitë e brezit të ri. Zotimi i tyre për favorizimin e studimeve universitare, shkëmbimin kultural dhe ruajtjen e identitetit kombëtar nënkupton një mbështetje më të madhe nga vendlindja për të krijuar hapsira më të përshtatshme për thithjen e eksperiencave prestigjioze evropiane.

Po ashtu konferenca pati edhe ligjëues të nderuar.

Albanologu suedez Ullmar Qvick mbajti një ligjëratë mbi historinë e marrëdhënjeve kulturore ndërmjet shqiptarve dhe suedezve dhe ngriti lart domosdoshnmërinë e krijimit të një Arkivi apo qendre shqiptare në Suedi (gjë që është jetësuar tashmë). Veçanërisht theksoi nevojën e krijimit të një qendre skandinave për gjurmime albanalogjike. Kjo sipas tij duhet të ecën përmes zgjerimit të katedrës së tashme për studimin e gjuhës shqipe në Universitetin e Upsalës dhe bërjes së saj më prestigjioze.

Ndërkaq ambasadori shqiptar Ruhi Hado duke i përshëndetur studentët për nisiativën e mrekul-lueshme i uroi për sukese dhe dhe propozoi që sivjet të fokusohen në shënimin e 100 vjetorit të pavarësisë, si vit i vlerësimeve, mobilizimit dhe optimizmit për të ardhmen.

Duke qenë i pranishëm në Stokholm, erdhi dhe i përshëndeti edhe Gerti Bogdani, deputet i PD të Shqipërisë, i cili shpalosi disa përvoja të mira të bashkëpunimit me studentët shqiptarë jasht vendit dhe porositi pjesëmarrësit që të fokuso-hen në çështjen e thithjes së fondeve sepse si shoqëri tha ai ende çalojmë në këtë fushë.

Ndërkaq Arba Kokalari, këshillëtare politike në ministrinë e punëve të jashtme të Suedisë dhe njëherësh anëtare e krysisë në organizatën

nga Shuquri Sejdijaj

Page 16: Besa, 2012-01

16 PROMOVIM LIBRI BESA NR1 2012

”Pas 2 000 vjetësh rrugëtim” nga Astrit Gashi - Stockholm

Promovimi i librit të Nusret Pllanës “Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët 1844-1999” i botuar në katër gjuhë: shqip, anglisht, frëngjisht e gjermanisht ngjalli një interesim të madh në rrjete të ndryshme sociale dhe pritej të zgjonte interesim të madh edhe te publiku dhe media suedeze. Por për habi edhe pse ky projekt ishe shumë vuliminoz numri i atyre që duhet të kishin ndarë kohën për të qenë të pranishëm në pallatin ABF (Asociacion arsimor i punë-torëve) në Stokholm ishte shume i vogël.

”Mesazhi i veprave të mija dhe yni në përgjithësi është që viktima dhe krimineli të mos barazohen kurrë! Gatishmëria e popullit shq-iptar dhe klasës politike është e lartë por këtë gjë e presim edhe nga pala serbe. Ai theksoi se “Ne nuk kërkojmë hakmarrje por presim që Evropa dhe bota demokratike të jenë të drejtë deri në fund ndaj shqiptarëve” ishte porosia e Nustret Pllanës

Organizator ishte Dega e UNIKOMB-it në Stok-holm të cilët thonë se kishin njoftuar shumë media dhe organizata por nuk i dinë arsyet për numrin e vogël. Kritikat nuk kanë te bëjnë me organizatorët, ata kanë vepruar sipas kushteve madje janë dalë nga mundësitë. Kritika u drej-tohet më shumë atyre që nuk erdhën, shumë bashkatdhetarëve tanë që nuk u interesuan vetëm e vetëm se ata nuk ishin në qendër të vë-mendjes gjë që dëmton komunitetin shqiptarë në Suedi.

Me rastin e promovimit të monografisë të prof. Nusret Pllanës ashtu si dhe në shumë aktiv-itete tjera shqiptare mori pjesë edhe Ullmar Qvick, albanolog, shkencëtar e mik i madh i shqiptarëve, Göran Vassenius, autori i librit për helmimet mistike të shqiptarëve në Kosovë si dhe Anders Wessman, kryetar i Shoqatës së Miqësisë Suedi-Shqipëri. Perveç këtyre ishin të pranishëm edhe ambasadori i Shqipërisë Ruhi Hodo si dhe konsulli i ambasadës së Kosovës në Stockholm, Sedat Burrniku .

nga e majta në të djathtë Anders Wessman, Göran Wassenius ,Nusret Pllana, Ulmar Qvick

Page 17: Besa, 2012-01

172012 NR1 BESA PROMOVIM LIBRI

Programin promovues e hapi gazetari, redaktori e publicisti Shuquri Sejdijaj. Në fjalën e hapjes ai theksoi rëndësinë që ka promovimi i këtij libri dhe dukumentarit ”Pas 2 000 vjetësh rrugëtim” që shfaqet sot ne Venedikun e veriut siç e qu-janë shpesh Stokholmin. “Ky libër tejet i rëndë-sishëm sjell një mesazh të qartë për të gjithë dhe kudo në botë se nuk bën të barazohen asnjëherë viktima me kriminelin. Libri i Nusret Pllanës është një përmendore, një vepër monu-mentale që u ngritet atyre që ranë viktima të terrorit . Ndërkaq Radio Kosova e lirë dhe Radio Suedia në gjuhën shqipe filluan punën në të njejtën datë, 4 janar, por në vite te ndryshme. Radio Kosova e lirë filloi me zërin nga malet e Drenicës, me 4 janar 1999 , kurse Radio Suedia shqip, që ishte zë i së vërtetës për Kosovën, filloi nga Stockholmi me 4 janar 1994. Edhe mbyllja e këtyre dy radiove përkon me muajin e njejtë. Radio Kosova e lirë u mbyll më 21 qershor të vitit 1999, tani vazhdon nga qyteti i Prishtinës, kurse Radio Suedia u mbyll më 20 qershor 2011, dhes´ka më program në gjuhën shqipe” tregoi ndër të tjera në fjalën e tij Shuquri Sejdijaj.

Nusret Pllana dëshmoi para publikut shqiptar dhe disa miqëve suedez edhe për rolin e rëndë-sishëm dhe historik të radios Kosova e Lirë e cila veproi në kushte të një lufte aq të pabarabartë. Roli i radios në ngritjen e moralit të ushtarëve të UÇK-së dhe popullatës u cilësua gjithashtu duke vënë edhe një theks të veçantë mbi rolin e saj në informimin dhe transmetimin e infor-macionëve të dorës së parë të gjitha agjencive ndërkombëtare të lajmeve mbi ngjarjet,

luftimët, masakrat, ashtu që bota të njoftohet mbi gjenocidin dhe luftën e pabarabartë që ndodhte në Kosovë. Mesazhi i veprave të mija dhe yni në përgjithësi është që viktima dhe krimineli të mos barazohen kurrë! Gatishmëria e popullit shqiptar dhe klasës politike është e lart por këtë gjë e presim edhe nga pala serbe. Ai theksoi se “Ne nuk kërkojmë hakmarrje por presim që Evropa dhe bota demokratike të jenë të drejtë deri në fund ndaj shqiptarëve” për ti lënë radhen shfaqjes së projektit filmik ”Pas 2 000 vjetësh rrugëtim” që dokumenton terrorin serb mbi popullatën e pafajshme civile në Kosovë.

Shaqja e projektit filmik ngjalli shumë emo-cione te të pranishmit sa që të gjithëve ju mbushën sytë me lotë nga skenat makabre të cilat i kishte përjetuar popullata e pafajshme civile në malet e Drenicës dhe në shumë pjesë të Kosovës.

Të pranishëm në ketë promovim ishin ashtu siç e cekëm më lart edhe ambasadori i Repub-likës së Shqipërisë Ruhi Hado dhe konsulli i Republikës së Kosovës në Suedi, Sedat Burrniku, të cilët folën për rëndësinë e librit të prof. Pllana. Por as njëri e as tjetri nuk kishin marrë me vete ndonjë zyrtar të ndonjë shteti tjetër të akredituar në Suedi. Qëllimi kryesor i promov-imit ishte të njoftohet politika suedeze dhe media por edhe kori diplomatik i akredituar në Stokholm. Për krimet dhe gjenocidin që bënë serbët mbi popullatën civile shqiptare dhe jo që ky informacion tu përcillet vetëm shqiptarve.

Edhe miqtë suedez u habitën nga kjo diplomaci e dobët shqiptare.

Anders Wessman, kryetar i Shoqatës së Miqësisë Suedi-Shqipëri tha se ”Falënderimi mbi të gjitha i takon një personi e ky është prof.dr.N. Pllana, që ka marrë mundimin të vie në Suedi e që ka marrë mundimin të realizoi vepra kaq të mëdha, sikur ky libër e ky film dhe që gjithë punën e vet e vë në shërbim të së vërtetës. Nuk jam politikan andaj nuk do të mbaj fjalim të gjatë por dua të them se ky është një falënderim vërtetë i vonuar, sepse fotografitë e prof.Pllanës ne i kemi përdorë edhe në takimin e NATO-s që është mbajtë në Suedi në vitin 2005.

“Libri i Nusret Pllanës na bindi edhe njëherë se një fotografi vlen më shumë se njëmijë fjalë, ani pse libri ka ardhë me shumë vonesë, këto fotografi i kemi shfrytëzuar shumë heret në protestat në Suedi e që kanë pasë ndikim të jashtëzakonshëm. Shpresoj që libri i z.Pllana do të shërbej si stimulim për të shkruar edhe libra të tjerë për të vërtetën e Kosovës, me që po them përsëri ka nevojë, vërtetë ka nevojë”. Anders Wessman, kryetar i Shoqatës së Miqësisë Suedi-Shqipëri

Gjatë leximit të këtij libri të Nusret Pllanës u binda edhe një herë se një fotografi vlen më shumë se një mijë fjalë. Këto fotografi i kemi shfrytëzuar shumë heret në protestat këtu në Suedi e që kanë pasë ndikim të jashtëzakon-shëm. Aty ku ishin tubuar rreth 5.000 protestues kundër NATO-s, u gjendën edhe katër shqiptarë, duke përfshirë edhe veten si shqipëtar në këtë rast. Këto fotografi dhe flamujt që i ngritëm atë kohë, flamurin shqiptar, amerikan, anglez e suedez, dhe flamurin e NATO-s, u ranë n ë sy ambasadorëve të NATO-s, gjë që ishte një sfidë për protestuesit e fuqishëm kundër takimit të NATO-s. Megjithëse ishim katër vetë demonstri-mi ynë iu bëri përshtypje të veçantë. I nderuari z.Pllana, fotografitë tuaja ishin të një rëndësie të veçantë, sepse, të gjithë ata që erdhën, si edhe ata gazetarë që kishin ardhur me tendenca kundër NATO-s, e kuptuan me shikim të këtyre fotografive, që Kosova nuk bën më të jetë pjesë e Serbisë. Edhe një herë shumë faleminderit z.Pllana që i përdorëm ato pa lejen tuaj në këtë rast por besoj se e kishim pa atë mision që e keni dhënë edhe ju ne ketë libër me vlera te mëdha faktografike dhe dëshmi nga vendi i ngjarjes.

Göran Wassenius, autori i librit për helmimet mistike në Kosovë, paraqiti një paralele në mes të një libri nga një gazetar hulumtues suedez dhe thotë se ishte mëkat që i ra hise atij ta bëjë këtë libër. Por ai konstatoi se edhe libri i tij e edhe libri i Nusret Pllanës demantojnë pro-pagandën serbe se gjenocidi serb në Kosovë ndodhi si pasojë e bombardimeve të NATO-s, ngaqë këto dy libra dokumentojnë se krimet serbe ndodhën shumë më herët në Kosovë. Sa i përket librit të z.Pllana, më lejoni të shtoi që ky libër dëshmon mënyrën më të saktë që një fotografi flet më shumë se 1 000 fjalë.

Është libër që vjen në kohën e duhur, andaj është me rëndësi të përcillet mesazhi i këtij libri,

sepse serbët përsëri kanë zën t’i forcojnë pozitat e tyre, dhe mjerisht atyre iu ofrojnë ndihmë disa suedez me influencë, që punojnë në institutin për politikë të jashtme, andaj libri i z.Pllana na ofron një mundësi që ta mësojmë të vërtetën e të mos e harrojmë kurrë, është shumë me rëndësi që e vërteta të dihet dhe të mbahet mend.

Ullmar Qvick, tha se vizita e Nusret Pllanës dhe promovimi i librit të tij duhet të jetë ngjarje me rëndësi në lidhje me sensibilizimin e opinionit publik suedez përsa i përket një prej zhvillimeve më të hidhura në historinë ballkanike: Terrori serb ndaj shqiptarëve. Dua të përshëndes Nus-ret Pllanën, mirë se vjen në Suedi, jam i bindur se kjo vizitë nga ana jote do të bëhet frymëzim për shqiptarët atdhedashës dhe për miqtë e tyre suedezë për të punuar sadopak në atë dre-jtim ku ka punuar edhe miku ynë Nusret Pllana, sepse përpjekjet e tilla janë jo vetëm për hir të shqiptarëve por për hir të së vërtetës dhe për hir të bashkëjetesës së popujve ballkanikë. Sepse vetëm e vërteta është baza e harmonizimit të marrëdhënieve në atë pjesë të Evropës. Mirë se na erdhe mik i nderuar, të uroj një ditë të mbarë!

“ Shumë herë Nusret Pllana me mikrofonin në dorë dhe zërin e tij kushtrimtar ishte edhe një arsye irritimi për ushtrinë dhe pushtuesit serb, të cilët nuk ishin në gjendje ta ndalnin këtë transmetues” Ullmar Qvick.

Për Kosovën dhe shqiptarët Suedia nuk ka shkruar shumë. Informatat e para që filluan të zënë vend në mediumet suedeze janë ato të zh-villimit shoqërorë atje gjatë viteve të 80:ta, 90:ta dhe këto të viteve të fundit. Shumë organizata sindikaliste suedeze dhe figura tjera shtetërore e kanë vizituar Jugosllavin por asnjëherë Kosovën. Shtrohet pyetja PSE?

Ndërkaq per arsye te minutave te pakët që kishin mbetur analisti Shqiptar Oseku, i cili ka dhënë një kontribut të madh gjatë viteve të 90-ta në zyren e Republikës së Kosovës ne Suedi , e shkurtoi fjalën e tij dhe vlersoi lartë rëndësinë e librit të profesor Nusret Pllanës dhe theksoi mundësitë e format e shumta që edhe në kuptimin artistik të dëshmohet para opinionit botëror krejt ato që ndodhën në Kosovë dhe tha se projekt më me vlerë nuk është prom-ovuar me vite në Skandinavi. Ai bëri të ditur që personalisht me ekipin e tij brenda një periudhe prej dy muajsh këtë libër do ta përkthej edhe në gjuhën suedeze. Me pastaj trgoji dhe per një numër të madh të rasteve te shtypit suedez ku po jipen qëndrime mjafte tendencioze ndaj shqiptarëve dhe tregoi disa reagime që ka bërë kohëve të fundit.

Kryetari i Degës së UNIKOMB-it Blenard Saraçi e falënderoi Nusret Pllanën për mundin dhe angazhimin që ka bërë për të ardhur për të prezentuar projektin e tij filmik dhe librin me dëshmi që ka per qëllim plasimin e të vërtetës historike për shqiptarët.

Page 18: Besa, 2012-01

18 ME SHQIPTARËT E SUEDISË BESA NR1 2012

në të djathtë Arbnora Robelli me fanellën e kombtares

në foto Arbnora Robelli (ne te majtë,)së bashku me një shoqe

Page 19: Besa, 2012-01

19

A keni parë ndonjëherë një vajzë, me një fustan të bukur dhe me këpucë futbolli. Nëse jo ateherë keni rastin ta shikoni tani përfaqë-suesen shqiptare Arbnora Robelli, e cila në të njëjtën kohë kërkon famë në garat e bukurisë dhe në fushën e futbollit

Shqiptarja me prejardhje nga Dardana, karshi karrierës si futbolliste ka filluar edhe një tjetër, atë të bukurisë, duke u futur në garën për t’u shpallur më e bukura e Suedisë, e ndoshta edhe më gjerë. Ajo tani më është dëshmuar në futbollin suedez duke u vlerësuar si qendërsul-muesja më e spikatur me një teknikë të rrallë e që tund shpesh portat kundërshtare, ndërkohë që talenti i saj nuk ka mund të mos u bije në sy as zyrtarëve të Federatës Shqiptare të Futbol-lit, pasi ajo tani më është bërë pjesë edhe e kombëtares shqiptare.

Arbnora, 19-vjeçare, ditë më parë është bërë pjesë e një konkursi të bukurisë në Suedi, i cili fillimisht ia hap dyert e më të bukurës së këtij vendi skandinav, e më pas edhe të botës nëpër-mjet “Miss World 2012”. Kjo është hera e parë që ajo sfidohet më botën e bukurisë.

“Nuk e di se çka do të ndodhë dhe deri ku do të arrij, por është me rëndësi që jam pjesë e këtij konkurrimi. Thjesht kam dashur ta provoj veten edhe në këtë punë krahas futbollit dhe të shoh se di do të shkoj puna. Sigurisht se mundësia për këtë tashmë ekziston dhe shpresoj që këtë ta shfrytëzoj sa më shumë që të jetë e mundur”, tha Robelli, e cila aktualisht jeton në Halms-tad, ku edhe studion në degën e Psikologjisë Sociale.

Ajo e pranon se nuk pret çudira, por është e bindur se kjo do t’ia hapë asaj një derë tjetër në jetë.

“Tash nuk mund të them se do të fitoj, apo do të jem e dyta apo e treta. Mirë do të ishtë të kaloj rrethin e parë. Rruga deri në fund është e gjatë dhe e mundimshme”.

Por vajzës që ka filluar të luajë futboll, pasi që nuk ka pasur shoqe në lagjen e saj, i pëlqen kombinimi i futbollit dhe bukurisë.

Ajo thotë se ftesa për kombëtaren shqiptare pati jehonë shumë të madhe në mediat sue

të rrallë, ndërsa karakteristikë e saj është edhe disiplina e lartë, çka dëshmohet me faktin segjatë tërë karrierës së saj, ajo nuk është ndësh- kuar asnjëherë nga gjyqtari.

Trajneri, Mattias Krüger thotë se Arbnora është një qendërsulmuese më e spikatur e ekipit Falkenberg FF, me një disiplinë të lartë, shumë korrekte me shoqe dhe që dinë të shënojë atëherë kur skuadrës i nevojitet më së shumti fitorja.

Ambiciet e sulmueses shqiptare nuk kanë mbetur larg mediave suedeze, në të cilat ajo paraqitet si “bukuroshja e futbollit”. Se a do te arrijë të kurorëzojë këtë epitet mbetet të shihet në përfundim të spektaklit “Miss World Sweden – 2012” . Ndaj Arbnoren mund ta ndihmoni duke votuar në këtë vegzë interneti: http://www.missworldsweden.se/kval2012/arbnora_robeli

Bukuroshja e futbollit

deze të cilat e vlerësonin një gjë të tillë duke e quajtur meritore, ndërkohë që kjo i bëri krenar edhe bashkatdhetarët e shumtënë Suedi nga vinin përgëzimet për faktin që një shqiptare nga Suedia, në fushën e blertë, do ti mbrojë ngjyrat Kuq e Zi.

Debutimi i parë për mua në kombëtaren shqiptare ishte më 10-11-2011, në Strugë të Maqedonisë, ku kemi luajtur kundër tyre duke fituar me rezultat 4-1. Jam shumë e kënaqur me bashkëlojtaret e kombëtares dhe trajnerët. Për mua, ky angazhim në kombëtare është një motiv shtesë që të punoj edhe më shumë për të arritur suksese kulmore”, thotë Arbnora Robeli.

Qendërsulmuesja Robeli, luan mirë me të dyja këmbët, vlerësohet si ekzekutuese e shkëlqyer e penalltive, por ka dëshmuar që di të shënojë shpesh edhe me kokë. Shquhet për një teknikë

nga Astrit Gashi - Halmstad

2012 NR1 BESA ME SHQIPTARËT E SUEDISË

Page 20: Besa, 2012-01

202012 NR1 BESA ME SHQIPTARËT E SUEDISË

Nevoja dhe dëshira për të themeluar një Shoqatë Kulturore Shqiptare

Historiku i shkurtër i Shoqatës Kulturore Shqiptare “Vehbi Ibrahimi” në Uddevalla të Suedisë nga Hazbi Lalinca

Ishin bërë gjashtë vite që jeta kulturore në qytetin e Uddevallës ishte pasivizuar pothu-ajse krejtësisht ndaj menduam se kishte ardhur koha për ta riaktivizuar atë, pra, që ta kishim një shoqatë të re. Dhe për mua ishin bërë dy vite që po banoja dhe po punoja mësues i gjuhës amtare në këtë qytet të bu-kur bregdetar të Bohuslänit, të kësaj krahine të bukur të Suedisë. Pos që zhvilloja mësimin e rregullt në gjuhën amtare, zhvilloja edhe veprimtari kulturore jashtëmësimore. Nga një bisedë që zhvillova në vitin 2001 me ish-shefin tim të Administratës Arsimore për Regjionin Veri/Perëndimor,Bo-Staffan Joseffsson, e kisha vënë në dijeni për këto veprimtari kulturore dhe një ditë më ftoi në zyrë e më tha: Hazbi, komuniteti juaj tani ka nevojë për një shoqatë dhe kam dëshirë që në t´ardhmen ta udhëheqësh ti! Me gjithë dëshirë pranova që ta udhëheq këtë shoqatë, por vetëm si veprimtari kulturore.

I takova mbi tredhjetë kryefamiljarë në kësaj komunë dhe i informova ata për mundësitë dhe mbështetjen që na jep komuna e Uddevallës për ta themeluar një shoqatë kulturore. Po ashtu ju fola për rolin dhe rëndësinë që do ta ketë kjo shoqatë e re për komunitetin tonë në këtë qytet, ku të gjithë fëmijët e grupmoshave të ndryshme do të zhvillonin shumë veprimtari kulturore e që kjo pastaj atyre do t´ju ndihmonte në ruajtjen e identitetit kombëtar dhe që ata do të dijnë më mirë të prezentojnë kulturën dhe

traditat tona shqiptare para popullit suedez.

Të gjthë kryefamiljarët e mirëpritën këtë njoftim dhe ishin pro kësaj shoqate. Pasi kjo në radhë të parë ishte në të mirë të fëmijëve të tyre dhe për të gjithë komunitetin, për ringjalljen e jetës kulturore ndër bashkatdhetarët tanë në këtë qytet.

Mbledhja u mbajt më datën 09.11.2001, në ora 17.00, në lokalet e Shtëpisë së Kohës së Lirë ”Spegelsal ” në Dalaberg dhe ishin prezent mbi tredhjetë kryefamiljarë.Caktova rendin e ditës dhe një protokollm-bajtës. Propozimet për emërtimin e shoqatës ishin : Vehbi Ibrahimi, Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka, Ismet Jashari, Besa…Propozimi im ishte për atdhetarin e madh të çështjes kombëtare Vehbi Ibrahimi dhe pas shumë diskutimesh votuam dhe me shumicë votash fitoi emërtimi - Vehbi Ibrahimi, dhe vendosëm njëzërit që t´themelojmë shoqatën kulturore shqiptare ,pra, nga ai moment u quajt Shoqata Kulturore Shqiptare ” Vehbi Ibrahimi ” në Uddevalla– Suedi.Zgjodhëm kryesinë e re me këta anëtarë:Kryetar : Hazbi LalincaSekretar : Kadri VogliArkëtar : Bekim Gashi dhe anëtar të tjerë të shoqatës:Sabit Bejta, Mensur Krasniqi, Selver Sadriu dhe Anders Wessman ( ky i fundit nuk ishte prezent!)

Page 21: Besa, 2012-01

2112-2011 BESA ME SHQIPTARËT E SUEDISË

Page 22: Besa, 2012-01

22 POEZI BESA NR1 2012 FESTA E FLAMURIT NE UDDEVALLA BESA NR1 2012

Page 23: Besa, 2012-01

232012 NR1 BESA POEZI12-2011 BESA FESTA E FLAMURIT NË UDDEVALLA

fotografi Nga festa e flamurit në Uddevalla

Page 24: Besa, 2012-01

24 ME SHQIPTARËT E SUEDISË BESA NR1 2012

Page 25: Besa, 2012-01

252012 NR1 BESA ME SHQIPTARËT E SUEDISË

Afërdita Avdyli: Vetëm një komb i arsimuar mund ta çojë përpara shtetin e vet, por edhe të mos asimilohet

nga Muhamed Krasniqi

Në Suedi, që nga vendosja e shqiptarëve të parë e deri më sot, ka shumë shembuj interesant, personazhe e grupe kulturore e arsimore që bënë e po bëjnë shumë punë e aktivitete në dy dre-jtime: e para në krijimin e imazhit të mirë shqiptar, të një populli qytetërues dhe të shkolluar dhe e dyta në integrimin si proces të domosdoshëm për të qenë pjesë e vlefshme e shoqërisë suedeze. Andaj, është një historik i bujshëm. Dhe, kur bisedojmë me cil-indo, patjetër se tërhiqet paralelja vendlindje e mërgim. Në këtë linjë krahasimi por edhe pasojash flet një nga emrat e njohur di-kur të këngës së mirëfilltë shqipe Afërdita Avdyli-Dolovac, por që mërgimi atë sikur e ndërroi, e stopoi në shumëçka dhe në anën tjetër e zhvilloi, afirmoi…

Kënga diçka e bukur me çka Zoti mund ta shpërblejë një qenie njerëzore

Page 26: Besa, 2012-01

26 ME SHQIPTARËT E SUEDISË BESA NR1 2012

sepse të jepej shansi gjatë bisedës me njerëz, të flasësh për vendin tënd, traditën dhe kulturën.

Aktualisht, çka je kah punon, mund të pritet ndonjë album muzikor? - Nuk kam bërë ndonjë material, por t’ju them të drejtën nuk kam pas ndonjë ofertë nga radiotelevizionet kosovare kështu që kur nuk je një kohë të gjatë në ngjarje atëherë është edhe shumë vështirë t’ia gjesh fillin e punës Sot e dimë se në tregun e muzikës është bërë xhungël e unë nganjëherë e kamë vështirë të orientohem edhe në asfalt.

Po që se do të rifilloja punën time do ta bëja vetëm për hatër të këngës dhe të atyre që duan të më dëgjojnë dhe assesi si gjë komerciale. Je zgjedhur në Kryesinë e Shoqatës së Shkrimtarëve të Suedisë, si krijuese sa të gëzon kjo? - Po jam në Kryesinë e Shoqatës së Shkrimtarëve Artistëve dhe Krijuesve në Suedi, shoqatë kjo e formuar para disa muajve. Në gjirin e kësaj shoqate ka tani qysh në fillim mjaftë krijues të shkëlqyer. Shoqata i ka dyert e hapura për të gjithë ata të cilët kanë krijuar apo ata që duanë të krijojnë e të cilët mundë ta gjejnë ndihmën profesionale në kuadër të kësaj shoqate. Tani jemi në punë e sipër të librit të parë, për mërgimtarët dhe ardhjet e para të shqiptarëve si dhe atyre më pastaj, veprimtaria e tyre e kështu me radhë. Këto materiale do të vijnë nga vise dhe qytete të ndryshme të Suedisë dhe do bashkohen në këtë libër.

Dhe një pyetje tjetër: si e sheh ti, cili ishte dhe është roli i mërgatës shqiptare në Suedi? - Unë çdoherë e potencoi se ambasadorët më të mirë të Kosovës jemi ne mërgimtaret. Me punë të sinqertë e shkollim të lartë, mund të dëshmohemi. Kushtet për shkol-lim janë të shkëlqyera në Suedi por edhe në gati të gjitha vendet ku janë shqiptarët në mërgatë, sepse vetëm një komb i arsimuar mund ta qojë përpara shtetin e vetë por edhe të mos asimilohet.Unë punojë qe 13 vite në një firmë banesash si menaxhere e cila i përket komunës së Halmstadit. Kemi afër 10.000 banesa. Pas 60 viteve të formimit të firmës jam e para e huaj e punësuar në këtë firmë. Këtë e arrita vetëm me punë të sinqertë dhe të palodhshme. Sot ka mjaftë të tjerë me origjinë të huaj që punojnë në këtë firmë e në mesin e tyre edhe shqiptarë.

Afërdita megjithatë këngën e ka dashuri, e do artin dhe të mirën, është e angazhuar në atë që mërgimtarëve e sidomos të rinjve e fëmijëve t’iu mundësojë një jetë më të pasur kulturore e argëtuese. Duhet vepruar kështu sepse mjafton që njeriu është duke jetuar në mërgim për të pasë përherë një ngarkesë, e nëse ne e pasurojmë jetën dhe format e saj argëtuese, mërgimtari ndihet paksa më i relaksuar...

Nga gazeta “Lajmëtari”, 13 prill 1995

Grupin shqiptar të muzikës nga Hylebruku e përbënin Nazif Hajra, ud-hëheqës artistik, Skënder Berisha, Afërdita Dollovci dhe Mevlyde Mehmeti-Hajra.Në saje të një kontakti me etnomuzikologun suedez Owe Ronström nga shoqata e miqve të muzikës arritëm ta aranzhojmë këtë mbrëmje me muzikë shqiptare...Ndihmë të madhe na ka ofruar Dora Kurtesi nga Halmstadi, thotë Afërdita Dollovci duke shtuar se ajo kontribuojë në përkthimin e teksteve të këngëve...Programi u hap me këngën “Moj e bukura More” e cila si dhe të gjitha këngët e tjera u pëlqyen shumë nga publiku..- Për mua është hera e parë që dëgjoj drejtpërsëdrejti muzikë shqiptare, thotë Kamila Petersson e cila shumicën e këngëve i përcillte me duartrokitje.

Afërdita Avdyli është fëmija i parë i prindërve Zymerit dhe Vahidesë, pastaj vijnë Afrimi, Merita dhe Armendi- Që të katër fëmijëve na lidhë dashuria për njëri tjetrin por edhe dashuria për muzikën. Babai ynë ishte gjuhëtarë por edhe muzicient, kështu që notat e para i mësuam nga ai.Unë pas përfundimit të shkollës fillore dhe asaj të mesme në Mitrovicë u punësova në Spitalin Universitar të Prishti-nës. Pas dy vitesh krahas punës vazhdova edhe studimet në Akademinë e Arteve në Prishtinë së bashku me vëllain tim Afrimin. Ai e kreu Akademinë por unë fatkeqësisht nuk i përfundova studimet por megjithatë bëra disa vite studim të solo këndimit, thotë Afërdita.

Je një zë i njohur nga Radio Prishtina, një zë i këngës së mirëfilltë shqipe, ti dhe kënga apo kënga dhe ti? - Një pyetje të ngjashme para 30 vitesh ma bëri Sami Piraj për revistën Zëri i Rinisë. Unë linda me këngën, kjo është diçka aq e bukur çka Zoti mundë ta shpërblejë një qenie njerëzore pra zërin e bukur, por, unë nuk i mbeta besnike këngës, nuk bëra më shumë për adhuruesit e mi, aktiviteti im përfundoi në vitet e 90-ta. Lufta filloi, ish Jugosllavia po shkatërrohej unë dhe bashkëshorti im Safeti mbetëm pa punë. Në fund të 91-së lindi fëmija ynë i parë vajza jonë Deniza e cila na e zbukuroi jetën, por ne si prindër nuk mund t’ia zbukuronim jetën asaj. Kushtet ekonomike u keqësuan edhe më shumë ashtu si edhe për shumicën e qytetarëve të Kosovës, dhe kështu ishim të detyruar të lenim folenë tonë dhe të fluturonim në mërgim për të gjetur shpëtimin.

Suedia të hapi perspektivë, apo? - Në Suedi erdhëm në vitet ’92 ashtu siç erdhën edhe shumë bashkatdhetarë të mijë. Ardhjen në Suedi e kam periudhën më të vështirë të jetës sime të cilën nuk e përku-jtoi me kënaqësi. Ishin muajt e parë që ishin shumë luhatës të qëndronim edhe më tutje apo të ktheheshim. Në Kosovë gjendja vazhdonte të jetë edhe më e rëndë, çdo ditë vinin azilkërkues të ri. Ditët kalonin, kaluan edhe muaj dhe pas dy vitesh morëm qëndrim të përhershëm në Suedi. Gjatë pritjes së lejeqëndrimit në vitin ’93 lindi djali ynë Fehimi, ishim në kampin e Hyltebrukut dhe spitali më i afërt ishte spitali i Halmstadit. Kështu edhe vendosëm që qyteti në të cilin do të jetonim do të ishte, qyteti i vendlindjes së birit tonë Fehimit. Pas dy vitesh në jetë erdhi edhe djali i dytë Nuri, kështu unë i kisha duart përplot të zëra me punë si nënë dhe shtëpiake. Edhe pse isha nënë e tre fëmijëve aktiviteti im nuk mungoi asnjëherë. Isha vazhdimisht kudo që duhej bërë punë për kultivimin dhe ruajtjen e traditës shqiptare e sidomos të muzikës së mirëfilltë shqiptare. Sa i përketë karrierës sime në lëmin e muzikës në Suedi siç e ceka edhe më lartë nuk kam bërë shumë, disa koncerte humanitare, koncertet për nderë të ditës së flamurit si dhe këto vitet e fundit për pavarësinë. Aktiviteti im ka qenë më shumë i fokusuar në punën me fëmijë dhe të rinjë në shoqata të ndryshme shqiptare dhe shkolla. Një artiste e këngës, në një program special muzike në Stockholm, ishte kjo një kënaqësi, një përjetim interesant? - Me siguri se ishte një kënaqësi dhe përjetim interesant. Ishin artistë të viseve të ndryshme nga të gjitha kontinen-tet. Kishte muzicienë nga më të ndryshmit. Në mesin e tyre edhe një femër nga Kosova që fliste suedishten të përzierë me anglishte, pra ishte fillimi i jetës sonë në Suedi ku as gjuhën nuk e dija mirë, ishin emocione por edhe krenari

Që të katër fëmijëve na lidh dashuria për njëri tjetrin por edhe për muzikën

Po ta rifilloja punën time do ta filloja vetëm për hatër të këngës dhe të atyre që duan të më dëgjojnë

Page 27: Besa, 2012-01

27

Mendjet e ndritura me kujdes dhe profesion-alizëm trajtojnë problemet e popullit të vet.

* “Duam një Shqipëri të lirë, të pavarur, de-mokratike, të bashkuar, evropiane dhe duam ta ndërtojmë me duart tona!” (Sami Repishti)

* “Nuk është më koha e kombeve për gjerma-nët, italianët apo amerikanët, për shqiptarët që kombin nuk e kanë ndërtuar akoma, është gjithmonë vonë të flasin për kombin e tyre.” (Valentin Bruçaj)

* Popullin shqiptarë e bashkon gjuha, pre-jardhja, autoktonia, lashtësia, historia, virtytet, traditat, që me vizionet e tyre e çojnë përpara Mendjet e Ndritura. (autori)

Kur shtrohet çështja e kombit shqitpar, analizo-het e tashmja dhe e ardhmja e tij, na rikthehet kujtesa në të kaluarën, në historinë e shqip-tarëve në përgjithësi. Historia duhet të shkruhet me të vërteta e jo me gënjeshtra. Gënjeshtra më e madhe është ajo për kombin, e cila varfëron e mjeron një popull.

Mendohet se koha është gjëja më e vlefshme për njerëzit, të cilët bijnë vendimet e veta dhe presin që atyre t’u vie koha. Koha krijon njerëzit, njerëzit nuk krijojnë kohën. A është koha ajo që përzgjedhë dhe parashtron çështje, apo janë

ato që përzgjedhin kohën? Në çfarë gjendje është kombi shqiptar dhe a synon të ardhme më të mirë? Cilat janë vizionet e Mendjeve të Ndritura, që konsiderohen laboratori i kombit shqiptar?

Janë këto forma të pyetjeve të cilat bashkë me ato që parashtrohën gjatë shtjellimi të tëmës, më kanë cytë /shyrë të përzgjedhi këtë temë dhe këtë kohë. E pata parasysh, në radhë të parë, vendosshmërinë për seriozitetin e temës dhe përshtatëshmerinë kohore. Gjatë shtjel-limit të temës, kam pasë parasysh se: “Uji i thellë rrjedh qetë, qetë, njeriu i ditur duhet të flasë ngadalë, ngadalë. Poashu kam parasysh se: “Njeriu fjalëshumë nuk mund të ketë vëmendje të qëndrueshme!” dhe se “Mendimet e mira qëndrojnë në fjali të shkurtëra!”

Historia e popullit shqiptarë na mëson të kaluarën, na mëson çfarë të bëjmë e çfarë të ndalojmë. Atëherë mund të themi se:

1. E kaluara është e tmerrshme

2. Të djeshmën e kuptojmë nesër

3. E tashmja mbetët e padefinuar

4. E ardhmja mbetët vetëm paramendim…

Këtë vit, pikërisht më 28 nëntor, mbushen rrafsh 100 vjet nga shpallja e pavarësisë së Shqipërisë ( Vlorë, 28 nëntor 1912). Poashtu këtë vit, pikërisht më 17 shkurt, u mbushën 4 vite nga pavarësia e Kosovës (17 shkurt 2008).

Duke u mbështetur në të dhëna historike, brendapërbrenda Shqipërisë së pavarur më 1912, kanë jetuar gjithësejt 750 mijë shqiptarë, ndërkaq jashtë kufijëve të saj atëherë kanë mbetë edhe 1.200 000 shqiptarë. Nga këto shifra rezulton se vetëm rreth 40% e popullit shqiptarë kanë jetuar në Shqipërinë e pavarur, ndërkaq mbi 60% kanë mbetë jashtë shtetit shqiptar në shtete tjera dhe nën sundimin e huaj. Edhe sot, 100 vjet pas pavarësisë së Shqipërisë, çështja shqiptare përgjithësisht sugjeron shqyrtimin e saj, më shumë nga rrafshi politik e kritik, sesa historik, sepse : 100 vjet prej pavarësisë së Shqipërisë, çështja shqiptare është me shumë të panjohura; përveç se në shtetet e pavarura Shqipëri e Kosovë, shqiptarë jetojnë edhe në Mal të Zi, Maqedoni, Greqi – Çamëri dhe në Sërbi – “Kosova Lindore”; shqiptarët nuk kanë një strategji kombëtare se si t’i çasen realizimit të aspiratës së tyre shekullore; çështja shqiptare nuk shtrohet si një dhe e bashkuar, prandaj kemi një gjëndje e cila, sipas akademikut Esat Stavileci, përshkruhet kështu:

“(1) Shqipëria, është kombëtarisht e cunguar; (2) Kosova e pavarur po, por me kompetenca të përkufizuara- ende pa shtrirë legjitimitetin në tërë territorin e vet, problemet me pjesën veriore, në anën tjetër shtetet fqinjë bëjnë përpjekje që të gllabrojnë copa të tokës për-reth kufijëve të saj; (3)”Kosova Lindore”, nga të huajt e sunduar; (4) Në Maqedoni, etniteti shqiptar i pabashkuar; (5) Në Mal të Zi, etniteti shqiptar,kombëtarisht i paemancipuar; (6) Çamëria, pothuajse e harruar; (7) Shqiptarë në Turqi, thuaja se të asimiluar; (8) Mërgata shqiptare, politikisht e shpartalluar; (9) Di-plomacia shqiptare, ende e paunifikuar; (10) Politika kombëtare, ende e paformësuar dhe pa një Platformë – Strategji të definuar për të ardhmen.” (Esat Stavileci).

BESA NR1 2012

Koha e tashme dhe e ardhmja e mirë e kombit shqiptar

nga Ismet Hasan

Page 28: Besa, 2012-01

28 KULTURË BESA NR1 2012

Në qoftë se mbizotërojnë mendimet se kombi shqitparë tash gjëndet në udhëkryq, atëherë duhet të studjohet dhe analizohet ai udhëkryq me qëllim të gjetjës se rrugës së drejt.

Ta zëmë se udhëkryqi gjëndet në një pyll të thellë ku ndahën dy rrugë/orijentime, drejtime, prej të cilave njëra të shpie/çon kah xhungla, humnera, shkatërrimi, humbja, e tjetra që shpie kah rrugëdalja, qytetërimi, përparimi, shpëtimi. Ta zëmë se në atë udhëkryq bëjnë roje “dy vëllezër”, prej të cilëve: njëri vëlla në çdo pyetje se kah shpie rruga për në qytet, gjithëherë e tregon TË VËRTETËN, dhe i orijenton njërëzit në rrugën e drejt, kah qyteti, ndërkaq vëllai tjetër, në të njejtën pyejte jep përgjigje të gënjesh-truar/rrejshme,të pavërtetë dhe shkakton huti. Pra, udhëkryqi paraqet një enigmë. Për të zgjidhë enigmën, pra për t’u orijentuar drejt, duhet menduar mirë e mirë pyetjen që duhet bërë “rojeve”. Prandaj duhet bëre pyetje të tërthortë dhe pas përgjigjës së marrë nga “roja në udhëkryq” edhe zgjidhja është kontraverse. Pyetja që duhet bërë është kjo: “Në cilën rrugë do më/na orijentonte vëllai yt për të shkuar në qytet???!!!” Dhe, pa marrë parasysh së çfarë përgjigje merr/kah të orijenton cili do nga vëllezërit: këndej, andej, duhet shkuar në drejti-min e kundërt, përshkak se:

1. Në qoftë se si “roje” gjëndet vëllai i vërtetë, ai në këtë pyetje duhet të përgjigjet se kah do t’i orijentonte vëllai i tij gënjeshtarë dhe jep përgjije “negative” të kundërt;

2. Në qoftë së “roje” gjëndet vëllai gënjeshtar e jo ai i vërteti, atëherë në pyetjen e parashtruar se kah do më orijentonte vëllai yt në rrugën për në qytet, ky gënjen dhe për të vëllain dhe jep përgjigje “negative/të kundërt, sepse ky gjithëherë – gënjen. Prej përgjigjës negative duhet zgjidhë një të drejt.

Në se vetëm pak ndalemi dhe mendojmë/ llogjikojmë, gjykojmë krejt kjo është e para-menduar mirë dhe është gjetë zgjidhje e mirë. Mendjet e ndritura i gjëjnë zgjidhje populli të vet.

Në çastin historik të pikërishëm shqiptarët duhet të përcaktohen drejt.

Kombi shqiptar në Ballkan synon: të forcojë miqësinë me SHBA-në dhe të jetë pjesë e pan-darë e familjes evropiane. Rrjedhimisht familja e madhe e vendeve demokratike ka për detyrë t’i mbrojë shqiptarët nga ndikimet e botës joperëndimore.

Te ne shpesh përdoret shprehja: miqtë tanë perëndimorë. Me këtë shprehje nënkuptohen kryesisht amerikanët. Por, nuk mjafton vetëm ne t’i quajmë amerikanët miq. Të shohim se ç’mendojnë ata për ne, apo për miqësinë me ne. Miqësinë me një fuqi të madhe duhet ta meritosh. Për miqësi me një superfuqi duhet të jesh i denjë. Për të gjetur miq duhet, në radhë të parë të jesh vet mik.

SHBA luajtën rol vendimtar për ta çliruar Kosovën nga kolonializmi serb. Poashtu e mbështeti shpalljen e pavarësisë së Kosovës dhe ndihmuan që Shqipëria të bëhet anëtare e NATO-s.

Për t’i arritur synimet e sipërthëna, duhet të kyçet inteligjenca shqiptare, ideologët kom-bëtarë bashkëkohorë, analistët politikë dhe të trajtojnë temat që kanë të bëjnë me çështjen kombëtare e jo të merrën me shkrime tjera, me demagogji. Sipas disa shkrimeve, vetëm në Kosovë janë afër 3 mijëveta me titujt magjistra, doktorë shkence dhe akademikë, të cilët duhet ta përfaqësojnë elitën e popullit/kombit “kosovarë”.

Për Shqipërinë dhe shqiptarët në përgjithësi, ja se çfarë na mëson Sami Repishti: “Populli Shqiptarë është popull me ideal Kombëtar të shenjtë hyjnor, kultivon vlera Perëndimore dhe Europiane. Duam një Shqipëri të lirë, të pavarun, demokratike të bashkueme dhe Europiane, dhe duam ta ndërtojmë me duar tona! Andaj, etja për pushtet absolut, pasurimi i shpejtë me mjete të paligjshme dhe shkelja e ligjit, nuk premtojnë një të ardhme të mirë.”(Sami Repishti)

Sa drejt e mirë dhe botërisht na mëson z. Val-entin Bruçaj: “Sot në Shqipëri dhe Kosovë ekzis-tojnë teori shumë të rrezikshme antishqiptare, të ashtuquajtura teori moderne. Ata që flasin në emër të kombit, që inspirohen tek figurat më të rëndësishme të kombit, konsiderohen si nacionalista me ide të vjetra, sepse sipas tyre ka ikur koha e kombeve. Natyrisht që nuk është më koha e kombeve për gjermanët, italianet apo amerikanët, për shqiptarët që kombin nuk e kanë ndërtuar akoma, është gjithmonë vonë të flasin për kombin e tyre.” (Valentin Bruçaj)

Këto konsiderohen MENDJET E NDRITURA TË KOMBIT, të cilët trajtojnë problemet tona me ku-jdes dhe profesionalizëm. Kombit shqiptar nuk i nevojitën intelektualë të cilët me “atdhetarizmin” e vet, shndërrohen edhe në etër të kombit, bëjnë gara në oborr të vet, e mundin

Se çfarë konsiderohet kjo gjendje: e rëndë, shumë e rëndë, e pazgjidhje, e bardhë, e zezë, e parrugëdalje, e pashpresë? Dhe, a gjëndet në udhëkryq populli shqiptarë? Para se t’i përgjegjemi këtyre pyetjeve, duhet konkluduar së gjendja e tashme është produkt/prodhim i kohës dhe i njeriut. Psikiatri i njohur amerikan dr Xhozef Marfi na mëson: “Në tërë botën ekziston vetëm një problem, e ai problem është – n j e r i u!” Problemet “lindin” një nga një, prandaj ashtu, një nga një, edhe duhet të zgjidhen. Dhe, përgjigjëja duhet të jetë: gjendja e tashme nuk është edhe aq e rëndë, nuk është e pa zgjidhje, nuk është e bardhë, ama edhe jo aq e zezë, nuk është e parrugëdalje dhe nuk është e pash-presë. E që gjëndet në urdhëkryq, edhe aty do të gjejmë rrugën/orijetinim e drejtë. Të gjitha do të shtjellohen në vijim të kësaj teme.

Gjendja e tashme, si problem i popullit shqip-tarë nuk është shkaktuar përnjëherë, por me kalimin e kohës, andaj edhe nevojitet kohë dhe na nevojitën njerëz për zgjidhjen e këtij prob-lemi, respektivisht tejkalimin e kësaj gjendjeje.

Në jetë qëndrojnë dy rrugë: E para, të shpie/çon kah ideali kah jeta, e dyta të shpie/çon kah shkatërrimi, eliminimi, kah vdekja. Tjetër rrugë nuk ka! Neve na duhet konsolidimi kombëtar pikërisht që të mos na përsëritet e kaluara. Kohët e fundit, në hapësirat shqiptare në Ballkan vërehen zhvillime negative. Kudo ku ka shqiptarë, thua se diçka po zihet, diçka po vlon! E gjithë kjo ndodh, megjithë praninë e aleatëve dhe të miqve tanë perëndimorë, në prani të përfaqësuesve të qendrave politike ndërkombëtare të vendosjes – Washingtonit dhe Brukselit.

A kanë shqiptarët krizë identiteti?! A e dinë shqiptarët se cilit qytetërim i takojnë?! A janë të vetëdijshëm shqiptarët se me çfarë sistemi vler-ash funksionojnë?! A e dinë shqiptarët se kush janë miqë dhe aleatë të tyre?! A kanë shqiptarët partnerë, aleatë dhe miqë të natyrshëm?! A janë të vetëdijshëm shqiptarët se SHBA-ja ishte faktori vendimtar i çlirimit të Kosovës dhe i pra-nimit të Shqipërisë në NATO? A janë shqiptarët mirënjohës?! A kanë shqiptarët një vizion të qartë për të ardhmen e tyre?! Kush mund ta zgjidhë çështjen shqiptare në Ballkan? – SHBA-ja, NATO-ja, BE-ja?!

Mendoj se shqiptarët, njëherë e përgjithmonë, duhet të bëjnë dallimin ndërmjet fesë dhe popujve që i takojnë asaj feje.

Kombin shqiptarë e përfaqësuan shumë per-sonalitete, këtu po rikujtoj vetëm tre prej tyre: –Faik Konica ( magjistroi në Harvard) – ishte nga prindër myslimanë. Fan S. Noli, edhe ky studiues në Harvard- ishte ortodoks. Ndërkaq, Homeri i kombit – At Gjergj Fishta – ishte katolik. Që të tre ndër vete, ishin në raporte miqësore dhe tërë jetën punuan për Shqipërinë dhe shq-iptarët. Tërë jetën trajtuan tema që i përaksin popullit shqiptarë dhe fatit të tij.

shqiptarët, njëherë e përgjithmonë, duhet të bëjnë dallimin ndërmjet fesë dhe popujve që i takojnë asaj feje.

Page 29: Besa, 2012-01

29

njëri-tjetrin dhe vetveten. Hiqen patriotë para bashkëkombësve të vet.

Patriotizëm i mirëfilltë i një intelektuali është ai që vlerat shpirtërore, mendore, letrare, artistike, shkencore, kulturore dhe materiale të popullit të vet t’ia prezantojë botës, e jo vetëm provincës së vet.

Një popull është i madh, i fortë dhe i konsolid-uar, kur bijtë e tij i kritikojnë botërisht dukuritë negative të shoqërisë.

Shqiptarët synojnë bashkimin kombëtar. A do të mundën, kështu siç janë?

Për ta realizuar idenë e Shqipërisë etnike apo natyrore, shqiptarët duhet të bashkohën, t’i kenë mendimet e përbashkëta, t’i mundin fqinjët grabitqarë ballkanikë, të cilët i mbajnë të pushtuara trojet etnike historike shqiptare.Por, shqiptarët duhet më parë ta mundin vetveten. Lufta më e vështirë e njeriut është lufta më vetveten/epshet, ndjenjat, lakmitë…, por, fitorja mbi vetveten është fitorja më e ëmbël. Popujt e vegjël ushqehen me idealizëm, jetojnë me mite dhe legjenda, jetojnë me të kaluarën; nuk kanë kapacitet të duhur për të ndërtuar kritikë politike, kritikë shoqërore dhe mendim kritik. Sllovenët, për shembull, janë popull shumë më i vogël se shqiptarët, por manifestojnë aftësi shtet-ndërtuese të jashtëzakonshme, saqë edhe perëndimorët ua kanë lakmi. Por, për dallim nga shqiptarët të cilët figurojnë në vendin e konflikteve, sllovenët figurojnë pranë Evropës. Shqiptarët me vështirësi i zhvillojnë proceset demokratike, që të ndërtojnë shtetin ligjor dhe shoqërinë civile. S’ka demokraci pa bazë ekonomike. Zhvillimi ekonomik dhe zhvil-limi i proceseve demokratike shkojnë paralel. Duhet të pushohet me fajësimin e historisë! Të pushohet së fajësuari Evropën dhe të gjithë të tjerët për padrejtësitë ndaj nesh! Sepse ato janë të pakontestueshme. Na duhen qëndrime të përbashkëta për çështje të përbashkëta. Na nevojitët që të funksionojmë si një tërësi kombëtare. Prandaj, energjinë tonë krijuese do të duhej ta shpenzonim dhe ta shterronim në rrafshin kombëtar, në projekte kombëtare. Mos të improvizojmë, por të krijojmë mendërisht. Mos të përsërisim mendimet, por të “thurim” mendime te reja. Më shumë meditim/mendim të gjatë e të thellë, sesa vërbalizëm. Më shumë shqyrtim kritik, sesa oportunizëm. Mos të bëjmë gjumë edhe ditën, kur të tjerët për çështjën e vet nuk bëjnë gjumë as natën.

Nuk ka dyshim se një Strategji Kombëtare – për të ardhmën e Kombit, paraqet Projektin Kombëtar më serioz të shqiptarëve të realizuar gjerë me sot.

Duhet kultivuar ndjenjën realiste, e cila duhet të burojë drejtpërdrejtë nga realiteti, nga kahet që kanë marrë proceset në vijim. Kthimi i shkurtër në histori, e cila na mëson çfarë të bëjmë e çfarë të ndalojmë, është në të vërtetë një thirrje që: “Duke nxjerrë mësim nga e kaluara, t’i kthehemi vetes, punëve dhe përgjegjësive tona, dhe mos të lejojmë kursesi që të njejtat probleme të na përsëritën. Në bazë të krejt asaj që u shtjellua në këtë temë, mund të nxjerret ky:

P ë r f u n d i m

Qëllimi i të gjithëve: përmirësimi i gjendjës ekzistuese dhe sigurimi i një vendi dinjitoz në familjën e kombeve të lira, të pavarura e të qytetëruara, hyrjën në Evropë, jo si lypës, por si komb që meriton.• Fjalët që konsiderohen si të shenjta “liri” dhe “të drejta” nënkuptojnë: “liri nga frika (kryesisht nga autoritetet qeveritare) dhe “liri nga uria” (kryesisht nga papunësia dhe varfëria.• Historia nuk njeh ndonjë rast që zhvillimi të ketë ardhur nga dhuna dhe frika, përkundrazi, atje ku ka liri ai vjen në mënyrë të pashmangshme.• Qindvjetëshi, ngandonjëherë zë pak vend në faqet e historisë. Por, nganjëherë, në jetën e njeriut – edhe një minutë është i gjatë, sa një vit, sa një shekull. Jo vetëm një minutë, por vetëm Një Çast mund ta ndryshojë krejt jetën! Të ndërtojmë mendime të reja me trurin tonë.Të bashkëmendojmë. T’i bashkojmë men-dimet dhe veprimet.• Të synojmë të jetojmë në qetësi, të shiqojmë punët tona dhe të punojmë me duart tona, sepse “Dora e huaj mirë nuk të kruan, brisku i huaj - thellë të rruan!”• Ai që e di të mirën e vendit dhe nuk e kërkon atë duke luftuar të keqen, është mëkatar!• Kombet nuk i kapërcejnë dot krizat pa përpjekje të një elite që duhet të jetë labora-tori i kulturës, përparimit dhe qytetërimit të tij.• E drejta nuk ishte e atyre që u për-poqen të na mposhtin me tanke, sepse sot ata janë të detyruar të rishikojnë qëndrimet e tyre, duke hedhur sytë nga reformat dhe liberalizimi.• Idetë e padrejta luftohen me anën e ideve të drejta dhe jo me burgje e me terror.• Nuk ka gjë më të fuqishme sesa ajo e ideve të cilave ju ka ardhur koha! Nuk ka gjë më të dobët sesa ajo e ideve të cilave ju ka kaluar koha!• Liria i jep kuptim e gjallërim jetës, vetëm me liri shpërthejnë të gjitha aftësitë e forcat pozitive që çojnë shoqërinë njerëzore drejt majave më të larta të artit, shkencës, prod-himit dhe mendimit njerëzor.• Duhet pasë ndërmend se: Koha krijon njerëzit, njerëzit nuk krijojnë kohën. E njerëzit, në kohën e duhur t’i bijnë vendimet, të cilave ju vjen koha e tyre.

2012 NR1 BESA KULTURË

Një popull është i madh, i fortë dhe i konsoliduar, kur bijtë e tij i kritikojnë botërisht dukuritë negative të shoqërisë.

Page 30: Besa, 2012-01

30 FATE NJERËZISH BESA NR1 2012

“Alo-ja” që ndryshoi jetën e Halil HasanitFate njerëzish nga Hatixhe Xani-Ahmeti

Ishte ditë vere dhe çaste që se kisha men-duar se do të ndodhte një mrekulli e tillë në jetën time. Jeta rrjedhte qetë dhe pa ndonjë ndryshim për mua. Zgjohesha dhe prap shtrihe-sha me të njejtën brengë, me të njejtën dëshirë që të paktën ti shihnja në ëndërr,dy personat më të shtrenjët të jetës sime. Dy persona për të cilët jetoja dhe punoja dhe me te cilët kishte filluar jeta ime. Këto ishin gruaja dhe vajza ime Marlena, të cilat i kisha lënë të vetme qysh më 1984 kur u detyrova të kthehesha në Kosovë për të vazhduar pasaportën të cilës i kishte skaduar afati.U ktheva në Kosovë dhe përfundo-va i ndarë nga gruaja dhe vajza e vogël Marlena (2 vjeçe) për gati 25 vite. Dhe vjen papritmas një “alo” që më solli vajzën prap në jetën time, tregon kështu Halil Hasani nga Klina e Mesme, i cili u takua me të bijën e tij pas 25 viteve .

Ndarja Tregimi sa interesant aqë edhe i dhebshëm i Halil Hasanit 56-vjeçar nga Klina e Mesme e komunës së Skënderajt zë fill që para 26 vitesh. Ishte viti 1981 atëherë kur edhe u bënë demonstratat e studentëve në Kosovë kur ai shkon në Poloni,në Inhielen një qytet në rajonin e Katovicës. Takohet me një vajzë polake me të cilën martohet pastaj. Lidhin kurorë dhe nga fundi i 1982 u lind vajza të cilën e pagëzuan me emrin Marlena. Fëmija u lind i shëndetshëm, si drita që themi ne, rrefen Halili të cilit i mbushen syt me lotë. E donim shumë. Vajza rritej dhe filloi të shqiptonte fjalët shqip që ia mësoja si babi, nënë ...Jetonim mirë dhe ndjehesha i lumtur me familje...

Ditët kalonin dhe erdhi koha kur pasaportës time i kishte skaduar afati dhe u detyrova të kthehem në Kosovë për ta vazhduar. U përshën-deta me gruan dhe vajzën, i përqafova fort dhe ju premtova se shumë shpejt do të kthehesha. ..Kthimi në Kosovë s´ishte me fat. Në vend se ta vazhdoja pasaportën sigurimi i shtetit ma konfikson. Na pamundësi për të nxjerrë një pasaportë përfundova i ndarë për 25 vite nga gruaja dhe vajza ime, tregon Halil Hasani.

Humbja e kontaktit

Me t’u kthyer në në Klinë të Mesme, Halili kishte filluar menjëherë procedurat për vazh-dimin e pasaportes. Në zyrat e Sekretariatit të Punve të Brendshme në Mitrovicë i kishin thënë, se duhet të pres një kohë për pasaportë pasi

në të majtë Halil Hasani me të bijën, Marlenën

në të djathtë Marlena pas 28 vjetësh

Page 31: Besa, 2012-01

312012 NR1 BESA FATE NJERËZISH

që duhej ë bëheshin disa verifikime. Kjo zvarritje kishte vazhduar me muaj dhe në fund i kishin komunikuar se nuk mund të merrte më pasapo-të. ”Mu duk që më ra qielli mbi kokë. Nxitova në telefon për ta lajmëruar gruan për problemet që më kishin dalë. Për çudi telefoni në banesen time në Poloni nuk bënte. U përpoqa shumë herë ta marr gruan në telefon, por kot”, i kujton Halili momentet e para të humbjes së kontaktit me gruan dhe vajzën.

“Me faktin që i kam humbur gruan dhe vajzën time nuk mund të pajtohesha në asnjë mënyrë. Jam angazhuar të kontaktoj me to duke kërkar ne Poloni. Ku nuk me shkonte mendja! Ndonjë fatkeqësi, rrembim,vrasje,….gjithçka. Bëra për-pjekje të shkoja pa pasaportë, por autoritetet policore hungareze më kapën në Suboticë. Nuk më mbeti asgjë tjetër veçëse të pres e të pres, e të pres derisa i humba shpresat se ato janë gjallë dikund.

Duke menduar që shpresat për tu takuar prap me vajzën dhe gruan e tij polake ne Inhielen te Polonisë tashmë ishin përmbysur, ai vendosë të martohet prap, por kësaj radhe me një shqiptare.

“U martova me një shqiptare dhe me lindi një djalë, i vetmi fëmijë që kam me këtë grua.Tani ai është 19 vjeç. Është shumë i zgjuar, intelegjent dhe i kuptueshem. Edhe gruas që kam tani që në ditën eparë i trgova historinë e familjës që kam lënë në Poloni. Ajo e kuptoi gjendejn dhe mund te them që ka vuajtuar bashk me mua gjatë gjithë kohës, rrëfen tutje Halili,duke siguruar që pas disa vieteve kishte vendosur të mos e rëndoj familjen,miqt dhe dashamirët me hallin që mbante në shpirt për shumë vite.

Takimi

“Një motër e imja, e cila ka shumë kohë që ndodhet me qëndrim në Gjermani erdhi mysafir në shtëpinë time në Klinë. Me të ishte

tepër e emocionuar me nxitim i hidhet në krahrorë babait të saj. I ati mbeti pa fjalë, fjalët i mbetën në grykë ndërsa lotët dhe dënesja e tyre tërhoqi vëmendjen e kalimtarve të rastit dhe i bëri kurioz.

“Vetëm kemi qarë, unë shumë më shumë. Ishte po ajo Marlena që fati kishte dashur ta lë me nënën e saj polake në Katovica të Polonisë. Por, ja që fati tash deshi të takohem me të, pas aq shumë vitësh “, thot Halili i mbushur plot emocione.

“Shkuam në një restaurant italian ku hap fjala se Marlena kishte gjetur babain e vet. Në shenjë respekti nuk e lan të paguante por dreka shkoi në rexhinë e nikoqirit të restaurantit, kujton Halili.

Gëzim të madh përjetoi edhe i biri i Halilit, Artoni, 20 vjeç.

“Jamë i gëzuar shumë që kam një motër. Sido-mos jamë gëzuar shumë për babanë sepse ka vujatur shumë për të”, na thotë Artoni.Marlena në këtë vit ishte për vizitë te unë në Kosovë, isha tejet i lumtur që më në fund gjeta vajzën time, të cilën e kisha thesarin më të çmuar të jetës sime dhe jamë liruar nga ajo ndjenë e tmerrshme që mendoja se e kisha humbur përgjithmonë. Ajo tani ka edhe një djalë të cilit ja ka vënë emrin Kosovarë, kështu pra unë tani më jam bërë edhe gjysh, dhe pres me padurim ta shoh nipiun tim të vogël. Po shpresoi që do vie edhe për vitin e ri të më vizitoi. Kjo është gjëja që më ban të ndihëm edhe më i lumtur.

Për fund

Halil Hasani nga Klina e Mesme e Skënderajt,pasi që kishte humbur çdo gjurmë për gruan e tij polake dhe vajzën Marlena, ishte martuar me një shqiptare.Ai tash ka dy fëmijë, Marlenën me gruan polake dhe Artonin me gruan shqiptare.

edhe nipi. Derisa unë nuk isha në shtëpi gruaja u kishte shpjeguar atyre gjithë historinë dhe e kishte lutur nipin që të hulumtonte në Gjermani për ndonjë informacion për Marlenën. ”Unë nuk e dija këtë fakt, shpjegon Halili fillimin e zhvil-limeve që çuan deri tek gjetja e vajzës së tij.Sipas Halilit, nipi i tij kishte kontaktuar disa agjenci dhe një televizion, të cilëve ua kishte dhënë të gjitha të dhënat e nevojshme, emrin, moshën aktuale e gjëra të nevojshme. Ai e kishte lënë edhe numrin e telefonit të vet. Pas pakë kohësh, Marlena kishte thirrur në telefonin e nipit të Halilit në Gjermani.“Kush po më kërkon”, kishte pyetur Marlena.

“Të kërkon babai yt në Kosovë, Halil Hasani, ky është numri i telefonit dhe mund ta marrësh menjëherë!”

Vetëm pas 20 minutave, telefoni kishte cingëru-ar në familjen Hasani në Klinë të Mesme.

“Alo, jam Marlena, vajza jote” ishte dëgjuar zëri pothuajse fëmijëror,ndërkohë që Halili nuk kishte mundur të nxirrte asnjë fjalë nga goja.

“Ah, bre çika jem....... sa shumë e kamë pritur këtë ditë……”, ishte krejt ajo çka kishte mundur të fliste Halili në ato momente.

Kontaktin në mes të babait dhe vajzës kishte arritur ta bënte një nip i Halilit, i cili prej shumë vitesh jetonte në Gjermani. Pas kësaj vajza kishte kërkuar me këmbëngulje që ta shihte ba-banë e vet dhe kishte insistuar që ai të shkonte te ajo, atje ku jetonte dhe punonte, në Vosburg të Gjermanisë.Kështu pra Marelna, tani më 28 vjeçe i dergon babait të vet një garancion dhe kështu me 10 mars te vitit 2009 ai zbret në aeroportin e Berlin-it, tepër i lumtur që më në fund do ta përqafon-te prap vajzën e vet “të humbur para 25 viteve”. Marlena kishte arritur në aeroportin e Berlinit shumë kohë para se të ateronte aeroplani.Ajo,

Page 32: Besa, 2012-01

32 POEZI BESA NR1 2012

Godo Nuk Vjen

Është furtunë, rruga nga Irlanda është e pakalueshmeDeti nuk kapërcehet me hapa të vegjël, netëve me shiKur vetmia t’ përpinë si toka e plasaritur nga tërmeti Kur dhembja s’ka kohë as deshifrime shkencore. Godo nuk vjen, është vonë...pritja e ka molepsurNë gjumë të rehatshëm, përkund ëndrrat e mija dhe tuat. Ai nuk vjen, as nën Pemën e Jetës as në teatrin e çudiraveBënë gjumin e pritjes që se kupton koha jote... koha jonë.

Ti e pret, si nusja dhëndrin në shtratin e braktisur, E ëndërron krahëhapur tek të sjell thesin e mbështjell me ëndrraKu ti fut duart butësisht, si nëpër flokët e dashura... prehesh atyDhe lyp ëndrrën tënde, që ngatërrohet nëpër gishtërinjtë e gjatë. Papritur një pickim ta shtang turpin, dora fluturon nga thesi.Ti fshin ballin dhe kupton se Godo s’erdh, as shikimi i tij enigmatik.Prapëseprapë s’ bindesh se ëndrra jote u fut në thes.U lidh nyje e përjetshme si ardhja e Godosë.Si vetëtima kalon përtej lumit të fjalëve që ec furishëm Si hapat e tu nëpër ëndrra plotë çudira drejtë rojeve të kohësQë bëjnë zhurmën e jetës në ëndrrën e pritjes. Dhe kultivon shpresën se Godo megjithatë do të vjen. Jo, Godo nuk vjen, jo...!Ti qanë, qanë furishëm sa lotët të çelin një përruaMes mollëzave tua dhe rrjedhës së tyre pa cak. Ku tiktaket e zemrës ndjehen sikur hapat e të panjohuritNë natën e zezë si futa kur troket hidhërimiNë të cilën edhe Godo do të merrte në thua dhe përplasej keq.

Godo Vjen

Mos qajë furishëm, Godo vjenFurtuna ka pushuar, e rruga nga Irlanda është e kalueshmeAi ka zbutur shikimin e trazuar dhe zemërimin akilianEdhe dhembja e gjoksit i ka pushuar. Ai vjen nën Pemën e Jetës.Ku e ke krijua folenë e pritjesMe një kënetë dëshirash t’lidhuna lak. Godo vjen me muzikën e detit plot heshtjePritja jote e ka trimëruar,Ai vjen me thesin plot enigma,Pranë Pemës që është kalburKu ti pret me i fut duart e dridhunaQë t’i kafshoi ironia e pritjes se pafundme.Dhe fjalët që ndërronin trajtë çdo mëngjes. Sythi yt i blertë si beson kohës, as pritjes,....e as ardhjes së tij. Me dushkun e pemës thur kurorën e fitores. Sa gëzim. E me shpresa të reduktuara deri në mosbesim, tret shikimin Dhe kalon nëpër lumin e rrëmbyeshëm pa u vërejtun.Papritur kthen rrugën në gjysmë. Ulesh me mërrola zjarrndriçuese afër e më afër PemësKu dritat e bardha ta thithin shikimin e përmalluar.Ku ruan nostalgjinë e pritjes....hapin e zemrës. Nëpër gishtërinjtë e lodhur numëron teatrin absurdeveMe aktor të lakuriqësuar pranë t’cilëveSpektatorët janë shpërndarë në meridianët e vdekjes. Duke e pritur Godonë.Dhe frikën nga gjarpri nëpër trupin e pemës së kalbun, Që frushkullon pa nda. Eh pra, Godo vjen, pritja jote e ka trimëruar. Pranë Pemës së JetësMe trupën e aktorëve me ndërtua teatrin e shpëtimit për ty. Dhe kohën e pritjes që zgjat sa ardhja e tij.

Poezi nga Ndue Ukaj

Page 33: Besa, 2012-01

332012 NR1 BESA POEZI

Godo Erdh

Është natë, bubullimat s’kanë t’ndalunTë dridhet trupi i lagur nga shiu i rrëmbyeshëmNën Pemën e Jetës duke pritun Godonë. E pritja t’ka shndërruar në statujë moderne. Ku folenë e jetës e kanë korbat e natës e zogjtë vetmitar.

Vetmia jote është strukur si gjarpër i lidhurMes së cilit përbirohet gjuha e tij helmuese.Papritur dëgjohet një e trokitur e furishëm, ti se dëgjon.Veshët t’janë mbyllur nga krimba që ngjiten trupit tënd.Si plakut para Derës së Ligjit në tregimin e Franc Kafkës.Pret t’hysh në misterin e Ligjit, më fal, të Godos desha me thanë.Me kuptua misteret e abusurditizmit të barasvlershmeMe ato të dehumanizimit.

Zot im, Godo erdhi, me shikimin e mërrolur dhe thesin e shqyer, Me dëshira të humbura gjatë rrugës së gjatë të kthimitNën Pemën e Jetës, ku e prite pafundësisht.

Ti se njohe, E ai erdhi me trajtat e një fytyre që se kishe imagjinuar kurrë.Me zërin e lodhur që se kishe dëgjuar kurrë,Me shikimin e trazuar që se kishe parë kurrë.Trishtimi të shtang trupin. Krimbat përplasën tokësNga trupi yt i shndërruar në pritje.

Trishtueshëm kape kokën e llastuar, u përplase pas thesit të tijDuke kërkuar dëshirat tua të thara si gjethe vjeshteNëpër të cilat shkelin këmbët e dehuraDhe lotët vërshuan faqeve tua, qafës tëndeU hodhe në krahët e dëshpërimitE prite si nusja dhëndrin në shtratin e braktisur,

Duke ëndërruar krahëhapur me ta sjell thesin e mbështjell me ëndrra Ku ti fut duart butësisht, si nëpër flokët e dashura... prehesh atyDhe lyp ëndrrën tënde, që ngatërrohet nëpër gishtërinjtë e gjatë.Dhe fshin ballin dhe kupton se Godo erdh dhe pritja jote mbeti pritje.

Ndue Ukaj, shkrimtar, kritik i letërsisë dhe publicist, lindi në vitin 1977 në Stubëll të Epërme të Vitisë. Ka kryer studimet për letërsi dhe gjuhë shqipe në Fakultetin e Filologjisë në Universitetin e Prishtinës, ku ka ndjekur edhe studimet e magjistraturës. Një kohë, ka jetuar në Suedi, ku ka ndjekur kurse të gjuhës dhe kulturës suedeze. Ka qenë anëtar i disa redaksive letrare dhe gjithashtu anëtar i disa manifestimeve kulturore. Po ashtu ka qenë editor i revistës për art, kulturë e shoqëri “Identiteti” që është botuar në Prishtinë. Është i përfshirë në disa antologji të poezisë shqipe, brenda dhe jashtë. Poezitë dhe tekstet e tij janë përkthyer në anglisht, rumanisht, spanjisht, italisht, finlandisht, suedisht dhe është prezantuar nëpër shumë revista ndërkombëtare. Është autor librash me poezi dhe studime letrare.Ndërsa libri Godo nuk vjen, u laureua me çmimin kombëtar ”Azem Shkreli” për librin më te mirë të botuar me poezi në vitin 2010 në Kosovë. Ndërkaq në Festivalin Ndërkombëtar të Poezisë, “Ditët e Naimit”, u laureua me çmimin për poezinë më të mirë. Ukaj gjithashtu i janë nda mirënjohje për kontributin në letërsi.

Emigranti

Ai ka vetëm pyetje, përgjigjet i ka të ndrydhuna Në gjepat e ndotun me nostalgji të betonume. Ai ka vetëm kujtime që i sillen rreth qafësSi guri i mullinit e tundin një hapa para e disa mbrapa,Në ujëvarën e rrëmbyeshme ku e frushkullon kujtesa, Dhe ja rrëmben kohën që s’e sheh kurrë.Kohën që vetëm e ëndërron netëve pa fund.Ai nuk është njëri nga ata, nën qiellin plot furtuna, Ku ec, ku ha, ku bënë dashuri e lutet.Atdheu i shpendëve është qielliI peshqve detiI emigrantit është pikëllimiQë i shumëfishohet si retë qiellit tërbuem

Në rrugët e panjohuna, përkund nostalgjinëDuke kërkuar njëshin n’zerot e pafundme. Testamenti i Odiseut i digjet në dorë, E gacat i kallin flakë si rrezet tropikaleNë Itakën e munguar hedh shikimin Mbrëmje e mëngjes rropatet.Ai shtegton rrugëve t’pikëllimitDhe mbulohet me jorganin e Tokës së Premtueme, Dhe çdo natë ëndërron të njëjtën ëndërr. Kthimin në njësh. Teksa oaza e shkretëtirës ja thith dëshirat, kujtimetEmigrantit kjo dhembje e madhe.

Me thesin e pikëllimit bredh rrugëve të shpresësPret vendime mu ba njësh, në zerot e pafundme Çdo ditë e presin të panjohurat në pyllin e dëshiraveKu i prehet shikimi i butë dhe pritja e thellë. Si zog i mërdhirë kërkon folenë e shpresës. Dhe mbulohet me jorganin e Tokës së Premtuar.

(Frymëzuar nga Romani i Milan Kundera-s: “Injoranca”)

Page 34: Besa, 2012-01

34

Shkupi i dikurshëm dhe i sotëm

Në vitin 1912 Shkupi kishte 50 mijë banorë, prej të cilëve 40 mijë ishin shqiptarë, 4 mijë bullgarë, vetëm 150 serbë dhe 5 850, turqë e të tjerë. Gjatë Luftës së Dytë Botërore (1943-1944) Shkupi kishte 87 mijë banorë, prej të cilëve 33 mijë shqiptarë, mbi 40 mijë serbë dhe kolonë serbë , afër 14 mijë turqë, bullgarë e të tjerë.

nga Emine Abazi, Shkup

Page 35: Besa, 2012-01

35

Shkupi i dikurshëm Duke u mbështetur në një dokument të Minis-trisë së Punëve të Jashtme të Italisë (MPJI), në vi-tin 1912 Shkupi kishte gjithësejt 50 mijë banorë, prej të cilëve 40 mijë, apo 80% ishin shqiptarë, 4 mijë, apo 8% ishin bullgarë, 150, apo 0,3% ishin serbë dhe 5 mijë e 850, apo 11,7% ishin turqë e të tjerë.Kjo dëshmon se popullsia ishte me shumicë absolute shqiptare (80%). Pas okupimit të Shkupit nga serbët prej vitit 1912, këta të fundit, menjëherë kanë filluar jetësimin e projektit të tyre, ku përmes reformës agrare kanë sjellë kolonë serbë nga “Shumadia” dhe brendia e Serbisë. Kështu që, në mes të Luftës së Parë dhe Luftës së Dytë botërore duk-shëm kanë ndryshuar strukturën e popullsisë, por, përveç kësaj deri në prag të Luftës së Dytë botërore, Shkupi sërish ka qenë i dominuar nga shqiptarët.

Gjatë luftës së dytë botërore Shkupi ka pësuar një shtim të madh të numrit të popullsisë, gjegjësisht në Shkup dhe rrethinë kishin sjellur mbi 40 mijë kolonë serbë. Në bazë të të njejtit dokument (MPJI) në vitet 1943 – 1944 Shkupi numëronte 87 mijë banorë, prej të cilëve 33 mijë, apo 38% ishin shqiptarë, mbi 40 mijë ishin serbë, apo 46%, ndërkaq 14 mijë, apo 16% ishin bullgarë, turqë e tjerë.

Prej këtyre të dhënave del se, në vitet 1943-44, në krahasim më vitin 1912, është një shtim i dukshëm i numrit të popullatës serbe (nga 0,3% në 46%), e të tjerëve (nga 8% në 16%), ndërsa një ramje rapide/e dukshme (nga 80% në 38%) e numrit të popullatës shqiptare.

Në brendësinë e këtij dokumenti/raporti të MPJI argumentohet prejardhja ilire e popullatës shqiptare në Shkup. Dokumenti përfshinë peri-udhën e fundit të sundimit të Perandorisë

Osmane dhe në aspektin demografik. Nga ky dokument kuptojmë se Shkupi në vazhdimësi ka pasur shumicë të konsiderueshme të domin-imit nga shqiptarët. “Shkupi, edhe pse truall i tërësisë etnike shqiptare, vazhdimisht u sfidua nëpërmjet projekteve pushtuese nga bullgarët, serbët, për të kolonizuar me dhunë këto ter-ritore, e që rezultoi me ndryshimin e strukturës së popullsisë, sllavizimin e saj dhe shlyerjen të memories kolektive të shqiptarëve në këtë qytet.” Poashtu, ky dokument dëshmon se të gjitha përpjekjet e qarqeve politike pas Luftës së Dytë Botërore projektoheshin, në atë mënyrë që, në radhë të parë, me rastin e rregjistrimeve të popullsisë, të ulet numri i popullsisë shq-iptare dhe se të gjitha veprimet kanë qënë të projektuara kundër qenies shqiptare.

Edhe pse ishin sjellë kolonë serbë e të ndry-shëm, Shkupi në atë periudhë sërish dominohej nga shqiptarët. Dihet fort mirë se në periudhën e pas luftës së dytë botërore u shfrytëzua mo-menti për ndërmarrjen e aksionit të deportimit të shqiptarëve. Konkretisht, Marrëveshja jugosl-lavo – turke, kishte për bazë/qëllim shpërn-guljen e shqiptarëve nga trojet etnike. Kështu që një masë e madhe e shqiptarëve të Shkupit, e sidomos e rrethinës, u shpërngulën në Turqi. Arsim Sinani, promovues i dokumentit tha se dikush mund të ndërtojë buste dhe të tentojë të ndryshojë identitetin, por nuk ndërtohet iden-titet duke shkatërruar një identitet tjetër. E sot gjithcka që ka qenë shqiptare po asimilohet.

(Dokumenti i MPJ të Italisë)

Shkupi i dikurshëm dhe i sotëm

Page 36: Besa, 2012-01

36

Shkupi i sotëm

Nëse shiqon sot Shkupin, ajo që të bie dukshëm në sy, e që është prezente kohëve të fundit, është një dekor gjigant sllavo-ortodoks: flamuj shtetërorë gjigantë, një kryq i madh, përmen-dore gjigante. Ky është rezultat i një projekti qe-veritar për vendosjen e disa përmendoreve në Shkup, duke patur si synim forcimin e identitetit kombëtar të palës maqedonase.Edhe shqiptarët që jetojnë në Shkup, kanë paraqitur projektet e tyre. Kështu, ata kanë propozuar që bulevardi “Nikolla Karev”, të marri emrin e ish-Presidentit amerikan Bill Klinton.Gjithashtu, bulevardi “Kërste Misirkov”, është propozuar që të marrë emrin “Nënë Tereza”, ndërsa bulevardi “Cvetan Dimov”, të marrë emrin “Adem Jashari” Ndonëse propozimet e shqiptarëve që jetojnë në Shkup janë bërë që në muajin shkurt të 2007-ës, ato kanë ngelur nëpër sirtarët e qeverisë dhe asnjëri prej tyre nuk është jetësuar.

E vërteta qëndron krejt ndryshe: tani bëhen gati që të vendosen 60 buste dhe monumente, që të gjitha maqedonase. Propozimet e shqip-tarëve kanë përfunduar në shportat e kancelar-ive të qeveritarëve maqedonas. Shkupi i sotëm po ndryshon dhe do të ndryshojë brenda natës. Shkupi i vjetër dhe gjithçka që është shqiptare atje, do të asimilohet .Ky projekt çoroditës dhe tendencioz i qeverisë në mënyrë të heshtur, po e ndanë qytetin përgjatë lumit Vardar duke sjellë zhvendosjen graduale të shqiptarëve nga Shkupi. Shqiptarët, me të gjitha këto përmendore që do të ngrihen në Shkup, ndjehen të rrezikuar dhe ju duket sikur nuk jetojnë në qytetin e tyre, por në një qytet të huaj.Është krejt paradoksale që edhe intelektualët e shquar shqiptarë në Shkup, heshtin ose bisedo-jnë midis tyre vetëm nëpër kafené e çajtore, pa e ngritur zërin atje ku duhet, atje ku është vendi. Ata thonë se këtë përgjegjësi politike e kanë partitë shqiptare në Maqedoni!

Është e vërtet paradoksale që Shkupi është qyteti me numër më të madh të shqiptarëve në gjithë Ballkanin, por dalëngadalë, në mënyrë të heshtur po u merret shqiptarëve krejtësisht, duke është shndrruar në qytet sllavo -ortodoks.

Ka dhe prej intelektualëve maqedonas, të tillë që e kanë kritikuar mbi baza shkencore ngritjen e Vojvodëve maqedonas mbi kuaj në dy skajet e Urës së Gurit, duke pohuar se Vojvodët maqedonas kanë vepruar në male dhe Shkupin as që e kanë parë me sy. Dihet, thonë ata, se në ato kohë, në Shkup, me kuajë shëtisnin vetëm askerët turqë.Pa gdhirë dita, qeveria maqedonase transpor-toi dy përmendoret e para që u vendosën në sheshin e Shkupit, në të dyja anët e Urës së Gu-rit. Përmendoret i përkasin dy revolucionarëve maqedonas, Goce Dellçev dhe Dame Gruev. Për këtë aksion “surprizë” nuk janë lajmëruar as me-diat, ndërkohë që xhirimet speciale janë bërë vetëm nga qeveria e drejtuar nga Gruevski.

HISTORI BESA NR1 2012

Page 37: Besa, 2012-01

37

Vendosja e busteve në Shkup është propagan-dë që nuk do të ketë sukses. Këtë e ka deklaruar historiani i mirënjohur bullgar Coço Biljarski, duke komentuar vendosjen e busteve të Goce Dellçevit dhe Dame Gruevskit në Shkup. Sipas tij, këto personalitete i takojnë historisë bullgare, ndërsa paraqiten në mënyrë të rrejshme si revolucionarë maqedonas.Në sheshin e Shkupit u vendos edhe statuja e një heroi maqedonas, Metodija Andonov Çento, që është pjesë e projektit “Shkupi 2014”. Edhe një statuje e re është vendosur në sheshin “Maqedonia”, duke përmbushur gradualisht projektin “Shkupi 2014”. Çento është një nga kryetarët e parë të Presidiumit të ASNOM në Maqedoni. Statuja është e gjatë pesë metra.Statuja të tjera grandioze janë vendosur në anën e majtë të Urës së Gurit dhe lumit Vardar, e cila lidhet me Çarshinë e Vjetër në Shkup.Statujat e vendosura të rilindasëve sllav Shën Kirili dhe Metodi dhe Shën Klimenti dhe Naum Ohridski janë pjesë e projektit “Shkupi 2014”.

Të dy statujat janë të shkrira në bronz të cilët kanë një çmim prej mbi 1 milion euro, të punuara nga agjencia italiane për arte “Frokaro Arte Viçenca”.

Përmendorja e Aleksandrit të Madh ose siç e quajnë autoritetet maqedonase “Luftëtari mbi Kalë” u ngrit më në fund në Sheshin Maqedo-nia në Shkup. Ajo përbën përmendoren më të madhe të të gjithë projektit “Shkupi 2014”. Përmendorja e Aleksandrit të Madh u derdh në kallëp në Firence të Italisë. Është e gjatë 23 metra. Rreth saj ka me dhjetëra figura e simbole për të ringritur rrënjët antike të Maqedonisë. Ky projekt, që sipas opozitës vendase mund të kushtojë deri në 1 miliard euro, ka ndezur debatin politik e publik. Shqiptaret në qeveri thonë se, veç faktit që projekti kushton përtej mundësive te limituara të shtetit të vogël, nuk ka asnjë element tjetër të kritikueshëm. Opozita shqiptare është kundër shpenzimit të parave për rikthimin e identitetit vetëm të palës maqe-donase. Sipas tyre, problemi nuk është vetëm fi-nanciar. Arkitektët e projektit “Shkupi 2014” kanë kopjuar elemente nga periudha e barokut dhe klasicizmit. Projekti i planit urbanistik përfshin në sheshin e qytetit një kishë, përmendoren e Lekës së Madh, figura të personaliteteve histo-rike të Maqedonisë, por në të nuk parashiko-het asnjë objekt që simbolizon historinë apo kulturën e shqiptarëve të Maqedonisë.

Edhe Porta “Maqedonia” është objekti i parë që u promovua nga Qeveria e Maqedonisë si pjesë e projektit “Shkupi 2014”, në vitin 2012. Ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançevska Milevska tha se: “ky objekt grandioz është vepër e veçantë arkitektonike dhe do të përfaqëson të vërtetën e popullit maqedonas. Kançevska-Milevska gjithashtu tha se Porta “Maqedonia” është libër monumental i lëvizjeve maqedonase. Nëpër Portën Maqedonia prej sot do të defilojnë dhe do të festohen të arriturat artistike të maqe-donasve si dhe fitoret e shtetit tonë”, deklaroi ajo.Përmbajtjet e 32 relieveve të Portës “Maqe-donia” janë anakronike, absurde dhe pjesë e një historie të sajuar ashtu siç është edhe vetë politika e Nikolla Gruevskit. Kështu shprehet kryetari i Shoqatës së Historianëve Shqiptarë në Maqedoni, Skënder Asani. Sipas tij, francezët dhe gjermanët i ndërtuan portat triumfale gjatë shekullit të 19-të për të treguar fuqinë

e kombeve të tyre, ndërsa Nikolla Gruevski e ndërtoi Portën “Maqedonia” për të treguar fitoren ndaj shoqërisë civile dhe mediave që kundërshtuan vazhdimisht projektin “Shkupi 2014’”. Në ndërkohë kryetari i Shoqatës së Pik-torëve Shqiptarë në Shkup, Imer Bajrami thotë se Porta “Maqedonia” nuk përfaqëson shtetin multi-etnik dhe i mungon prizmi multi-kulturor. Nuk dëgjova se ka të përfshirë ose që ka elemente shqiptare këtu në portën Maqedonia. tha Imer Bajrami, kryetar i Shoqatës së Piktorëve Shqiptarë, Shkup.

Në këtë Portë janë përfshirë vetëm motive nga historia dhe tradita maqedonase duke anash-kaluar me këtë rast shqiptarët dhe popujt tjerë që jetojnë në vend. Gjatë promovimit të Portës “Maqedonia” morën pjesë ministra nga radhët e VMRO DPMNE-së por jo edhe shqiptarët. Edhe pse Shkupi dhe qytetarët e tij kurrë nuk kanë fituar beteja hitorike që të kenë Portë Triumfale për hyrje të fitimtarëve maqedonas. Statusin më të lartë si qendër administrative, ekonomike, kulturore e gjyqësore deri në luftën e dytë botërore, Shkupi e ka patur kur ishte Kryeqendra e Vilajetit të Kosovës. Qeveria ka bërë plan që përveç këtyre të ndërtojë edhe kishën në sheshin e qytetit, e cila kurrë më parë nuk ka ekzistuar, e jo të ndërtojë edhe “Burmali XHaminë”, që nga fanatikët ortodoks është rrënua në vitin 1925. Vetëm këtë vit u rrënuan të 120 xhamitë që ekzistonin që në atë kohë në qytet. Sipas vizatimit të një piktori holandez: Shkupi në shekullin XVI-të ka pasur mbi 120 xhami.” Në Muzeun e Qytetit të Shkupit ndodhet ky vizatim që daton qysh nga shekulli i XVI-të, i bërë nga ky piktor holandez. Në vizatim shumë qartë shihet pamja e Shkupit dhe minaret e shumta që kanë ekzistuar që nga shekulli i XV-të.

Sot është një kohë krejt tjetër. Shkupi i dikur-shëm do mbetët vetëm në faqet e historisë. Histori kjo që po mbulohet me pluhurin nga ndërtimet e statujave dhe tempujve me arki-tekturë antike. Krejt kjo me qëllim të krijimit të imazhit të një vendi të lashtë! Kjo është pasqyrë e historisë së Shkupit të dikurshëm dhe e Shkupit të sotëm, më mirë të shprehemi, e SHKUPIT QË PO VDES DHE E SHKUPIT QË PO “rilindë”.Pasqyrë e SHKUPIT - DIKUR KRYEQËNDËR E DAR-DANISË, E SOT - QYTET SLLAVO-ORTODOKS!

12-2011 BESA HISTORI

Page 38: Besa, 2012-01

38

E kredhur në mendime, priste diellin t’ia falte ngrohtësinë ditës. Ulej çdo mëngjes në të njëjtin kënd të balkonit të shtëpisë, pa trazimin e zogjve por me erën e flladshme që ia trazonte flokun e thinjur . Ishte fillikat vetëm, me ditët që rëndonin mbi shpatullat e saj , në dheun që i falte një ajër tjetër dhe që nuk frynte në mënyrën që ajo donte. Mendimet i barteshin si varkat në detin e hapur dhe nuk ngurronte të fliste me veten, të çmallej me gjuhën e saj, po nga fjalët e saj !...

Nëna fliste me imazhin e mallit dhe përtërinte kujtimin për djalin e saj?! Nuk i dihej, por ajo jetonte me atë imazh.

- Lufta - fliste ajo një ditë - eh, sa e rëndë është lufta! Ajo ma zuri diellin tim, ma ndau jetën nga jeta ime, ma dogji pragun e shtëpisë, e më degëdisi në këte dhe, ku lotin tinzisht ta thanë e ta përvjedh heshtur ditën, javën , muajin e kështu n’kapërcim ti përcjell motet.

Unë po e pres, ai sikur po më vjen në çdo mëngjes!...

Flet, e unë në rastësi e zë duke u llafosur me vetën e saj! I ndalem para dhe i flas.

Fillon rrëfimin e saj përsëri:

- Them se ai vjen çdo mëngjes tek unë, sa i ngjajshëm, sa identik - radhit fjalët mallshëm dhe me buzëqeshjen e hidhur i vjen loti tron-ditshëm në sy. Sa ma ngjalli dhimbjen kjo nënë, ky lot, por nuk dua të jepem para saj, them se unë duhet ta kurajoj atë dhe kujt më shumë se mua i takon t’i japë zemër kësaj nëne (unë që vetë jam nënë) e t’ ia thajë lotin prajshëm e me fjalë të zgjedhura, por sërish ndalem se dua t’ia blej mendimin.

Ajo pa ngurruar vazhdon tregimin:

- Ai vjen çdo mëngjes tek unë, më l’shonpostën në dorë dhe ikën në punën e tij!

Më dyzoi mendimin, nuk dija se ku rrahte fjalë e saj!... por ajo s’ndalet, vazhdon duke më vësh-truar në sy dhe duke nxjerrur fjalë malli:

- Sa i ngjajshëm, sa identik , sikur shpirti i birit tim është futur në këtë njeri, edhe pamjen e ka krejt si ai, trupin e gjatë si ai, edhe ecjen bile.

E kuptova se nëna fliste me imazhin e mallin për birin e saj (të vetmin djalë), që lufta ia kishte marr. E kjo kishte mbetur krejt e vetme në këtë jetë.

- E pata edhe një vajzë. Nuk jetoi gjatë. Më vdiq tri vjet pas lindjes se e kishte një jetë të rënd nëna. Bile ta kisha pas atë, do të kisha patur edhe ndonjë nip a mbesë e do të isha gruja më e lumtur në këtë jëte.

Si të gjindem? Çfarë t’i them ?!... Nga fjalët e saj më rrënqethej trupi, por nuk dua të bëhem pre e dhembjes, asaj i duhet një fjalë kurajoze për t’ia pashitë prushin e zemrës e për t’ia lehtësuar barrën e mallit, në këtë tokë ku gjen fjalën dhe ngjyrën e saj tjetërfare.

- Po jeta ka sfida,- i them unë - dhe ti kurrë nuk do të jesh vetëm. Ti nënë ke shumë djem e vajza këtu, të gjithë ne sa jemi “jabangji”në këtë tokë jemi njerëzit tu, sepse ne këtu na sollën të njëjtat halle, të njëjtat ngjarje dhe kemi të njëjtat…- desha t’i them dhembje, por e freno-va fjalën, nuk desha të bëj krahasim dhimbjesh, asaj nuk i duhet rritja e dhimbjes, asaj i duhet forcë, shpërndarje mendimi, që zemra e saj të rimojë qetë dhe me taktin e duhur.

Ajo me një ngritje buze, që simbolizonte një buzëqeshje të hollë, tundi kokën.Dielli shkrepi nje fije rreze dhe sikur miratoi edhe ai fjalët e gëdhendura dhe i barti në krahërorin e saj të lodhur .

Çdo mëngjes zgjohem herët. Sërish vazhdon tregimin ajo:

- Pres postën që ma sjell djali . Sa i ngjashën është, edhe syt e tim biri ka, trupin, ecjen, ngjyrën e flokëve!... Vetëm fjalët s’po ia kuptoj. Ai nuk e flet gjuhën tonë, se me pas folë si ne nuk do ta lija të shkonte asgjëkundi.

Dridhem nga ndjenjat që përcjellin fjalët e saj, më rrënqethet trupi e lotit si gjej dot vend ku ta fsheh, por sërish ajo rreze dielli shfaqet, e modi-fikoj një të teshtitur, për ta fshehur hilen e lotit.

- Eh moj bijë, mëngjeset sikur më ndritin më lirshëm kur takoj atë djalë.

Ajo aludonte çdo herë në djalin që i sillte posën.

- Do të doja ta kisha xhemperin e Betimit e t’ia falja. Sa mirë do t’i shkonte, atë nëna ia thura në dimrin e fundit të luftës, por që nuk pati fat ta vishte. Shpresoj që të takohem me të në botën tjetër, po ah!..varrin, varrin se kush do të më bartë përkrah tij, që të jem aty bri tij.

Unë u gjenda keq, vërtet keq para fjalëve të kësaj nëne, por sikur kjo ma dha në dorë historinë e shumë nënave shqiptare dhe sikur ma la amanetin që së paku të ketë mundësi të prehet në tokën tonë, pranë varrit të djalit. Unë nuk kam askend tjetër këtu, po ti dhe Zoti do të jeni dëshmitarë të dëshirës sime.

Unë përkulëm para saj, ia mar duart në duart e mia, ia puth shqip siç edhe ishin fjalët tona dhe pastaj e përqafoj ngroht, me bindjen dhe beti-min së bashku e duke i premtuar se unë dhe Zoti do të jemi një në sendërtimin e dëshirës suaj dhe do të të kthejmë bri varrit të djalit tënd.

Nëna u lehtësua nga barra e mallit, por asn-jëherë imazhi nuk iu fshi e dielli sikur reflektoi pak më fuqishëm e u hap në horizont si fitimtar i kohërave.

IMAZH MALLInga Zyrafete Kryeziu

TREGIM BESA NR1 2012

Page 39: Besa, 2012-01

392012 NR1 BESA SATIRË

Mirë se erdhët te Shuqa

Se kisha menduar ndojherë se pas kaq vitesh ky njeri do t’më shfaqej prapë në kujtesën time ashtu siç e kisha parë para shumë vitesh përballë zyrës sime. E quaja shkurt Qel, jo se kështu e kishte emrin po emri dhe pamja e i tij e vërtetë mi përkujtonte qelanët. Madje qelanët e tv-së, të cilët s’ kanë tjetër emër veçse teveqela. “Ëndrra e të rinjve kosovarë është të bëhen bosa të mafisë”! Teveqeli! Prandaj edhe ka mbetë i vetmuar duke u mërdhirë në ngricat siberiane...Gazetari me paragjykime të poshtra!Ky mendim i teveqelit u vu te fusnota!...( Si kanë guxim t´ma përkujtojnë tani fusnotën?) Dhe shkrimi i këtij teveqeli u redaktua para se të hidhet në letër duke ia hequr mendimin për të rinjtë si ëndërrimtar të mafisë. Po versioni i parë në internet mori dhenë dhe ra si bombë!Sipas kësaj logjike të poshtër nesër shqiptarët do të thonin se ëndrra e suedezit s´është gjë tjetër veçse një dëshirë e amshueshme për të pasë qasje në “systembolaget”(supermarkete të pijeve alkoolike) , “apoteket” ose të mbysin vetveten në “tunnelbana” (metro)! Por ne s´mendojmë kështu. Kështu mund të mendojnë vetëm teveqelat...

***

E gjithë kjo ma përkujton një skenë tjetër në një nga kafeteritë e Prishtinës. Bosi takon një gazetar:Mbylle gojën! Kështu do të jetë më mirë për ty dhe për mua. Bile më mirë për ty, prandaj dëg-joje këshillën time, mbylle gojën, se ta them për t´mirën që ta dua dhe për hatrin e gjithë atyre viteve që jemi njohur. Mos shiko ti disa gazeta-ruca që s´bëjnë tjetër pos që shkruajnë në rërë. Më kupton? Shkruajnë në rërë! Dhe po ta them me zemër të hapur, me dashamirësi. Ngrisin pak zhurmë, çojnë pak pluhur dhe me kaq merr fund procesi. Çka arriti me këtë? Hiç fare!

U ndanë të kënaqur atë ditë por pas një viti u takuan sërish, por në një vend tjetër. Vendtakim i tyre kësaj radhe ishte gjyqi...

***

Dhe së fundi një takim pa kameraman. Kam-eramani në të vërtetë ishte ftuar për të filmuar ngjarjen. Ashtu de...U mblodhëm në një lokal të ngushtë. Njerëzit vinin palë palë, të larë e të rruar, me këmisha të bardha e kravata të kuqe, kostume të zeza, gra të stolisura e vajza të veshura me rroba të zgjedhura.

Flisnin me zë të lartë. Përshëndeteshin po ashtu zëshëm. Përqafime të ngrohta. Çfarë dashurie!Zgjate zot, ashtu de...

Disa kishin përgatitë dhe hedhur në letër fjalimet e tyre, se do përshëndesnin mysafirin nga Kosova. Ashtu de. Puna po ecte për bukuri, atmosfera e gëzuar. Organizatori kishte para-lajmëruar se ngjarjen do ta përcillte televizioni nga atdheu. Kishte ardhë koha e fillimit por ata të televizionit askund! Shkrepën fjalë të zjarrta, u bën shumë premtime si rëndom...Fundi jo aq i dëshiruar për shumë sish. Madje njëri si më i hidhëruar shfryu me zë:Teveqelat! Ashtu de....!

Mua më pëlqejnë gazetarët që respektojnë pari-min e njohur “ e pashkruara - më e mira “. Kështu i shmangesh vdekjes së parakohshme nëse nuk do ta mbysësh veten. Për mua ky lloj projekti është projekt jetësor ku mund ti përjetosh ëndrrat më të bukura. Le jour, dita si e vetmja njësi kohore e gazetarit, monsieur. Ta mbijetosh e ta gëzosh me të gjitha të mirat e saj, se nuk i dihet e shpirt po mbajmë. Sa i përket gjuhës duhet të përdorësh një gjuhë të lehtë, të kuptueshme dhe me formulime sa më të thjeshta pa e komplikuar përmbajtjen. Çka ju deshën atij kolegut tënd gjithë ato kom-binime? Pse shtinë hundët ku s´nxjerr lugët? Shiko, ju keni një parim me vlerë, paanshmëri-në? Neutralitetin e konsekuencave? Kujdes në integritetin e personave privat dhe mos keqpër-dorë situatat e fatkeqësive. Mund të ndodhë që për një moment duket sikur u shemba, por ngritem aty ku se pret. Kush do paguaj pastaj për ty? Pushimet verore s´do ti kalosh më në Alanya, por do digjesh në asfaltin e Prishtinës.

Fushat e bashkëpunimit nuk kanë të sosur dhe ju mund të përfitoni shumë prej nesh. Të kujtohet ajo mbrëmja me këtë politikanin tonë? Ashtu de..., ta tha me sinqeritet, shyqyr që se dini çka zihet brenda se raportet e gazetarëve do t´dukeshin krejt ndryshe. Kupto, e vërteta qëndron gjithmonë prapa, dikund tjetër. Ose ai kolegu yt që ju hodh politikës dhe tash s´po mund ti shkoqet: vetëm tash po e marr vesh që s´kisha pas raportuar kurrgjë të vërtetë!

Ndaj mos u nxito, merre veten me t´mirë se askush sot nuk di cila është e vërteta. Se mos e gjeti kush të vërtetën ndojherë? Ashtu de...

Teveqelat! ashtu de...! nga Shuquri Sejdijaj

Page 40: Besa, 2012-01

Lidhja e Shoqatave Shqiptare Iliria/ Albanska riksförbundet Iliria

Enti shtetëror i kulturës në Suedi Statens kulturråd i Sverige

Lidhja e Shoqatave Shqiptare Iliria

Albanska Riksförbundet

Iliria

Enti Shtetëror i Kulturës në SuediStatens kulturråd i Sverige

Lidhja e Shoqatave Shqiptare Iliria/ Albanska riksförbundet Iliria

Enti shtetëror i kulturës në Suedi Statens kulturråd i Sverige

ballina Arbnora Robelli në uniformë sportive