MENAXHIMI I OPERACIONEVE
PROJEKTIMI I PROÇESIT
PRODHIMIT
LIGJERATA IV
Dr.sc.Vehbi Ramaj prof.ass
PROJEKTIMI I MIRE KENAQ KLIENTËT ,
KALON NË TREGUN E TIJ QËLLIMIN E
PRODUKTIT DHE TË SHËRBIMIT DHE SJELL
TË ARDHURAT FINANCIARE PËR
BIZNESIN.
OBJEKTIVI I PROJEKTIMIT SI PËR
PRODUKTET , ASHTU EDHE SHËRBIMET
ËSHTË QË TË KËNAQ KLIENTËT DUKE
PËRMBUSHUR NEVOJAT DHE
PARASHIKIMET E TYRE.
PROJEKTIMI I PRODUKTIT/SHËRBIMIT
MUNDË TË SHIFET SI NJË PROQES QË KA
NISJE DHE PËRFUNDIM KLIENTIN
ÇFARË PROJEKTOHET NË NJË SHËRBIM APO PRODUKT
Të gjitha produktet dhe shërbimet mundë të konsiderohen se kanë tre aspekte:
KONCEPTIN-i cili është kuptimi i përmbajtjes, përdorimit dhe vlerës së shërbimit apo produktit ;
PAKETA-e komponentit të produktit/ shërbimit që siguron ato përfitime të përcaktuara tek koncepti;
PROÇESI-i cili përcakton mënyrën sipas së cilës produkti apo shërbimi do të krijohet dhe shpërndahet.
AKTIVITETI I PROJEKTIMIT ËSHTË NË VETVEHTE NJË PROCES
Krijimi i projekteve për produktet /shërbimet është në vetvehte një proces i cili përputhet me skemen e përgjithëshme :
INPUT---Transformim---OUTPUT
Prandaj ai duhet projektuar dhe menaxhuar sikurse qdo proces tjeter.
Projektimi i procesit të prodhimit ndikon drejtpërdrejt në produktivitetin pasi shumë nga inputet në raportin output/input përcaktohen gjatë projektimit të procesit. Megjithatë zgjedhjet e projektimit të procesit nuk bëhen njëher e gjithë kohën-projektimi i procesit është një aktivitet i vazhdueshëm
Projektimi i procesit është zgjidhja e Inputeve, Operacioneve Rrugëve teknologjike dhe Metodave për prodhimin e të
mirave dhe shërbimeve. Zgjidhja e inputeve përfshin zgjidhjen e kombinimit të aftësive njerëzore, të lëndëve të para, pajisjeve dhe makinerive në përputhje me strategjinë e pozicionomit të ndërmarrjes dhe aftësinë e saj për ti siguruar këto burime.
Vendimet në lidhje me projektimin apo riprojektimin e procesit duhet të merren kur: Ofrohet një produkt ose shërbim i ri • Prioritetet e konkurencës kanë
ndryshuar • Volumi i kërkesës për një produkt apo
shërbim është në ndryshim • Performanca aktuale është e pa
kënaqshme • Konkurentët po fitojnë avantazhe
konkuruese duke përdorur procese dhe teknologji të reja
• Kostoja dhe leverdishmëria e përdorimit të inputeve ka ndryshuar
Proçeset përbëjnë thelbin e menaxhimit të operacioneve. Ato transformojnë inputet në outpute
Proçeset përbëjnë avantazhin konkurues të firmës
Vendimet për proçesin reflektojnë se si firma ka zgjedhur për të konkuruar në treg, përforcojnë vendimet e marra për produktin dhe lehtësojnë arritjen e qellimeve për ndërmarrjen.
Faktorët e projektimit procesit Menaxherët e operacioneve, pamvarsisht
nëse shqyrtojnë proceset në industritë e shërbimit apo të prodhimit, duhet të vlerësojnë aspektet e projektimit të procesit dhe sidomos katër faktorët e përbashkët të projektimit të procesit që janë
Intensiteti i kapitalit,
Fleksibiliteti i burimeve,
Integrimi vertikal dhe
pjesmarrja e klientit
Kur kërkohet të merret vendimi per
zgjedhjen e proçesit do te duhet te percaktohen:
- INTENZITETI I KAPITALIT - Raporti ndermjet kapitalit (d.m.th.
makinerisë, automatizimit) dhe fuqisë punëtore që përdoret në proçesin e prodhimit.
Pamvarsisht nëse projektohet një proces i ri apo riprojektohet një process ekzistues, menaxheri i prodhimit duhet të përcaktoj se çfarë do të kryhet nga njerëzit dhe çfarë do të kryhet nga makineritë.
Pra intensiteti i kapitalit shprehet në kombinimin e makinerive dhe aftësive njerëzore në një proces prodhimi. Sa më e madhe të jetë kosto relative e makinërive, aq më i madh është intensiteti i kapitalit.
FLEKSIBLITETI I PROÇESIT
Lehtësia me të cilën burimet mundë të përshtaten për t`ju pergjigjur ndryeshimeve të kërkesës , të teknologjisë të produkteve apo shërbimeve dhe diponibilitetit të burimeve.
Është lehtësia me të cilën makineritë dhe punëtorët mund të realizojnë një varietet të gjerë produktesh, nivelesh prodhimi, detyra dhe funksionesh. Zgjedhjet që bënë Menaxheri në lidhje me punonjësit, pajisjet dhe makineritë përcaktojnë shkallën e fleksibilitetit të burimeve.Fleksibiliteti i burimeve ka gjithashtu rëndësi edhe për fuqinë punëtore. Menaxherët e prodhiumit duhet të përcaktojnë nëse do të kenë një fuqi punëtore fleksibël, e cila është në gjendje të kryej shumë detyra ose në vendet e tyre të punës ose kur ato lëvizin nga një vend pune në një tjetër. Fleksibiliteti i fuqisë punëtore është një nga mënyrat më të mira për të arritur një shërbim të sigurt të klientëve dhe për të reduktuar vendet e ngushta të kapaciteteve prodhuese.
INTEGRIMI VERTIKAL Deri në çfar mase firma do të
prodhojë inputet dhe do të kontrolloi outputet e çdo faze të
proçesit të prodhimit.
Të gjitha bizneset blejnë të paktën disa inpute për proceset e tyre të prodhimit apo të shërbimit, të tilla si lendë të para materiale, pjesë të parafabrikuara ose shërbime profesionale, nga prodhuesit tjerë. Menaxhimi merr vendime rreth integrimit vertikal nga vështrimi i tërë zinxhirit të furnizimit- nga blerja e lëndëve të para materiale tek shpërndarja e produktit. Sa më shumë procese kontrollon në zinxhir organizata, aq më vërtikalisht është e integruar ajo.
PËRFSHIERJA E KLIENTËVE
D.m.th roli i klientëve në proçes
Në shumë industri shërbimi, kontakti me klientin është i rëndësishëm. Klientët përfshihen nga pikëpamja e
Vet-shërbimit,
Zgjedhjes së produktit,
E kohës dhe,
Vendit
OBJEKTIVAT E PROJEKTIMIT TË PROÇESIT
I gjithë problemi në projektimin e proçesit është garantimi se performanca e proçesit do të jetë e përshtatshme për të arritur atë çfar kërkohet të arrihet.
Vendimet për proçeste duhet të përputhen me prioritetet konkuruese dhe me aftësitë e ndërmarrjes për të siguruar burimet e nevojshme e për të mbështetur ato.
VENDIMET PËR PROJEKTIMIN E PROÇESIT DUHET TË MEREN KUR: Ekziston një zbrastësir ndërmjet
prioriteteve konkuruese dhe aftësive konkuruese.
Një produkt/sherbim i ri apo tërësishtë i modifikuar do të ofrohet.
Cilësia duhet të përmirësohet
Prioritetet konkuruese kanë ndryeshuar
Çfarë do të prodhohet ? Fig.1. Projektimim i produktit, zgjedhja e procesit
dhe vendimet e kapacitetit janë të
lidhura ngushtë
Projektimi i produktit
Klienti
Zgjidhja e procesit
Kapaciteti
Performanca aktuale është e papranueshme
Kosto apo disponibiliteti i produkteve ka ndryeshuar
Konkurentët janë duke fituar nga përdorimi i proçesit të ri
Teknologji të reja në dispozicion
Performanca e rrjedhjes së proçesit mundë të përshkruhet me: RITMIN E PËRPUNIMIT-
Është numri i njësive që kalojnë nëpër proçes për njësin e kohës
KOHËN E PËRPUNIMIT-
Është koha mesatare totale që kërkohet nëpër proçese për tu transformuar nëpër output
PRODHIM NË PROÇES, SHKALLA E PERDORIMIT
Tipet e proçesit – efekti volum varietet mbi projektimin e proçesit Te gjitha proçeset mundë të grupohen
në dy kategori të gjëra:
Në operacione të nderprera dhe
Në operacione që përsëriten
Dallimet me te zakonshme ndermjet dy llojeve te mesiperme te operacioneve lidhen me dy dimensione kryesore:volumin e produktit dhe shkallen e standardizimit
Diagonalja e tipeve të proçesit Proçeset projekt
Proçeste Job
Proçeset me parti
Proçeset lineare dhe
Proçeset e vazhdueshme
. Projekti. (Procesi sipas projektit) Këtu përfshihet zakonisht një produkt i
njëllojtë. Shembujt tipik gjenden në idustrinë e ndërtimit dhe përfshijnë ndërtimin e anijeve të mëdha, uzinave dhe ndërtesave të zyrave. Në një tip të tillë procesi, struktura e kostos nuk është e njejtë si në procese të tjera sepse ka vetëm një njësi të vetme. Kostot fikse në formën e mbi shpenzimeve fillojnë të marrin kuptim kurë një firmë është e angazhuar në më shumë se një projekt dhe mund të shpërndajë shpenzimet e përcaktuara të pajisjeve kryesore dhe mbi shpenzimet mbi disa projekte të ndryshme. Një operacion orientuar sipas këtij procesi (pra sipas projektit) është shumë fleksibël dhe lejon futjen e gjerë të produkteve të përfunduara në treg
. Procesi job-shop (Në seri të vogla e porosi) Një proces prodhimi i tipit job-shop nuk prodhon
sasira të mëdha të produkteve të njëjta ose të ngjajshme, por është i dominuar nga një numër i madh i produkteve të ndryshme të prodhuara në volume të vogla. Për shkak se produktet janë të ndryshme nuk mund të ndjekin të njejtën rrugë teknologjike. Si rezultat, nuk është e mundur të organizosh makina me rrjedhje si në proceset me linjë-rrjedhje ose bile si në operacionet batch(me parti). Këtu është e nevojshme të gruposh makineritë sipas procesit ose tipit të operacionit. Në këtë tip procesi përdorën pajisje fleksibile për të përballuar nevojat e grupeve të ndryshme të produktit (të shumllojshme). Makineritë janë me destinacion të përgjithshëm dhe punëtorët e kualifikuar. Struktura e kostos ka shpenzimet fikse të ulta dhe shpenzimet variabile për njësi të larta. Meqë çdo produkt mund të përdorë vetëm një pjesë të burimeve prodhuese (njerëzorë dhe makineri) kuptohet se shkalla e përdorimit të dobishëm të tyre mund të jet e vogël.
Procesi i prodhimit me parti Kemimi proces të prodhimit me parti, kurë disa produkte të një lloji hidhen njëherësh në procesin e prodhimit. Kjo metodë e organizimit të prodhimit e ngushton fleksibilitetin e procesit të punës që kryen firma, rritë shkallën e specializimit të punëtorëve, ul koston për njësi produkti. Ky tip prodhimi ka një element të rëndësishëm që rrit efikasitetin dhe produktivitetin e këtij prodhimi. Si shembuj të këtij prodhimi kemi shtëpitë e botimit të librave, prodhimet farmaceutike, fabrikat e prodhimit të shisheve për ambalazhim të produkteve të ndryshme etj.
Prodhimi masiv Tipike për këtë lloj prodhimi janë linjat zinxhir, të cilat prodhojnë një numër të madh njësish identike të një produkti të vetëm. Në prodhimin masiv ekziston një varietet tepër i vogël produktesh por në sasira të mëdha. Proceset e prodhimit masiv mbështeten në një kërkesë të lartë dhe të qëndrueshme për një produkt, e cila njihet qysh më pare. Këtu mund të përdorim makina të specializuara për të prodhuar një produkt specifik. Kosto për njësi produkti për këto procese është e ulët. Si shembuj mund të përmendim firmat e mëdha të prodhimit të automobilave, të lavatriçeve, të frigoriferëve, firmat e pijeve freskuese si ato të coca-colës, pepsit etj.
Procesi me fluks të vazhdueshëm Këto procese përdoren kurë kemi volume të mëdha për një product ose për grupe të vogla produktesh të ngjajshme të tilla si prodhimet kimike. Edhe këtu përdoret sistemi i makinerive zinxhir, por proceset këtu janë shumë të automatizuara. Lëvizja e produkteve bëhet në mënyrë të pa ndërprerë me transporterë, konvejerë etj. Këto procese karakterizohen nga një kapital intensiv, por volume të mëdha të prodhimit çojnë në kosto të ulëta për njësi prodhimi. Si shembull mund të përmendim ndërmarrjet kimike, ushqimore, të përpunimit të naftës, e birrës , të letrës etj.
Tëgjitha tipet e prodhimit të paraqitura më lart janë renditur sipas rritjes së sasisë së prodhimit dhe rënies së varietetit të produkteve. Një diferencë tjetër e rëndësishme se projektet dhe proceset job-shop (1+2) bëhen sipas sistemit me porosi i cili prêt të marrë një porosi nga klienti dhe pastaj të prodhoj produktin e kërkuar. Ndërsa prodhimi me parti, ai masiv dhe me fluks të vazhdueshëm (3+4+5) bëhen sipas sistemit me rezerva i cili e prodhon produktin në përputhje me planet e hartuara dhe pastaj mban një rezervë derisa klienti aktualisht ta kërkoj atë.
LIDHJA E PROJEKTIMIT TE PRODUKTIT DHE ZGJEDHJA E PROÇESIT
Lloji i produktit qe nji kompani prodhon percakton edhe operacionet qe nevoiten
Vendimet e projektimit te produktit
Prioritetet konkuruese
Sistemet e makinerive dhe pajisjet
Strategjia ne produktit/sherbimit
Procesi sjellë kushte të pa pranueshme ose të rrezikshme të punës Procesi rezulton me sasira të mëdha të materialeve si mbeturina(harxhime të kota të materialeve) Procesi është një vend i ngushtë. Kjo do të thotë që puna grumbullohet duke pritur radhën për të kaluar përms këtij procesi dhe që njerëzit janë të pazënë me punë duke pritur për outputin e procesit. Procesi konsumon një sasi të madhe të kohës. Procesi kërkon një pjesë të madhe të lëvizjes fizike(lëvizje e njerëzve, e automjeteve etj.).
Shkalla e integrimit verikal
Sa me i madhe eshte numri proceseve qe kryhen nga nji kompani ne gjith zingjirin nga lenda e pare e materialit deri tek shperndarja e produkteve aq me i madhe do te jet integrimi vertikal.
Integrimi vertikal eshte nji vendim strategjik qe duhet te mbeshtes rritjen ne te ardhmen të kompanisë.
MATRICA PROÇES / PRODUKT Matrica proçes / produktështë model
që pershkruan lidhjen e zgjedhjes se procesit me karakteristika te produktit te prodhuar.
Karakteristikat e produktit duhet te drejtojne zgjedhjen e proçesit.
PLANIFIKIMI I PROÇESIT Planifikim i proçesit përcaktonë se si do
të prodhohet një produkt apo si do të jepet një shërbim.
Planifikimi percakton se cilet komponente do te prodhohen brenda per brenda dhe cilet do te blihen nga furnitori , zgjehd proceset dhe pajisjet specifike dhe zhvillon e dokumenton specifikimet per prodhimin dhe shperndarjen
VENDIMI TE PRODHOSH - APO TE BLESH
Marrja e vendimeve te prodhosh apo te blesh lidhet me vleresimin e faktorëve që vijojnë:
KOSTON
KAPACITETIN
CILËSIA
SHPEJTESIA,
SIGURIA dhe EKSPERTIZA
ZGJEDHJA E PAJISJES SPECIFIKE
Disa faktor te rendesishem janë:
Kosto e blerjes
Kosto e operimit
Kursimet vjetore
Rritja e te ardhurave
Analiza e zevendesimit
Risku dhe pasiguria
PLANET E PROÇESIT
TERSIA E DOKUMENTEVE QE DETAJOJNE SPECIFIKIMET E
PRODHIMIT DHE TE SHPERNDARJES PERBEN PLANIN E
PROÇESIT
PLANET E PROÇESIT MUNDE TE PERFSHIJNE: Vizatimet e detajuara te projektit te
produktit
Listen e materialeve dhe pjeseve te perfshiera ne produkt
Diagramin e montimit apo diagramen e struktures se produktit
Grafikun e operacioneve
Skemen e rrugeve- renditjen e makinave ose qendrave te punes.
PROJEKTIMI I PROÇESIT TE SHERBIMIT
SHERBIMET PROFESIONALE
REPARTET E SHERBIMIT
SHERBIMET MASIVE
NDERVEPRIMI ME KLIENTIN DHE PROJEKTIMI I PROÇESIT
TREGUESIT QE PERDOREN PER MATJEN E PERFORMANCES SE PROÇESIT
Grupi i studjuesve ka paraqitë një listë të dimensioneve që përmbledhin aspektet e studjuesve të mëparshëm si dhe pasqyrojnë pikat kyçe të pa mbuluara nga kërkimi empirik. Këto dimensione janë si më poshtë: Fokusimi te pajisjet/njerëzit Koha e kontaktit me klientin për çdo transaksion Shkalla e përshtatjes ndaj konsumatorit Shkalla e vetëveprimit Fokusimi sipas procesit/produktit
Studimi empirik ka çuar në sugjerimin që këta faktorë të përmblidhen për të dhënë tre tipet kryesore të shërbimeve, që dallohen ndërmjet tyre nga niveli i përpunimit të klientit. Shërbime profesionale, të cilat hargjojnë punë për të realizuar, kanë kohë të gjatë kontakti dhe një shkallë të lartë të përshtatjes ndaj kërkesës së klientëve dhe vetveprim, një fokusim sipas procesit dhe vlera shtohet nga punonjësit në zyrat e jashtme. Repart shërbimi, me fokusim të përzjerë sipas njerëzve/pajisjeve, që shoqërohet me shkallën mesatare të faktorëve të tjerë . Shembull tipik është hoteli.
Shërbimi masiv, ku kemi fokusim sipas pajisjeve dhe sipas produkteve, punë në zyrat e mbrendshme të shoqëruara me kohë kontakti të ulët, pak përshtatje ndaj klientit dhe pak vetveprim. Gjatë një dite mund t’u shërbehet shumë klientëve. Shembuj janë shërbimet e transportit, ato postare etj.
ANALIZA E RRJEDHJES SË PROCESIT Katër faktorët e projektimit të procesit të
prodhimit paraqesin qështje strategjike të përgjithshme. Ekziston një tjetër anë më tatike e projektimit të procesit: analiza e kujdesshme, e detajuar e çdo procesi. Analiza e procesit nganjëher e quajtur studim I metodave ose thjeshtëzimi I punës, është studimi sistematik i aktiviteteve dhe flukseve të çdo procesi për ta përmirsuar atë
Me këtë çështje merren tri teknika bazë për analizimin e aktiviteteve dhe flukseve (rrjedhjeve) brenda proceseve:
Diagramat e rrugës teknologjike (rrjedhjes) Kartat e procesit Kartat e aktivitetit të shumëfishtë
Këto teknika mund të përdoren sistematikisht për të sqaruar çështjen e vetë procesit dhe çdo detaj të tijë. Menaxherët mund t’i përdorin këto teknika për të projektuar proceset e reja dhe për të riprojektuar proceset ekzistuese dhe duhet t’i përdorin ato në mënyrë periodike për të studiuar të gjitha operacionet që kanë një ose disa nga karakteristikat e mëposhtme:
Procesi sjellë kushte të pa pranueshme ose të rrezikshme të punës Procesi rezulton me sasira të mëdha të materialeve si mbeturina(harxhime të kota të materialeve) Procesi është një vend i ngushtë. Kjo do të thotë që puna grumbullohet duke pritur radhën për të kaluar përms këtij procesi dhe që njerëzit janë të pazënë me punë duke pritur për outputin e procesit. Procesi konsumon një sasi të madhe të kohës. Procesi kërkon një pjesë të madhe të lëvizjes fizike(lëvizje e njerëzve, e automjeteve etj.).
Të tre teknikat analitike të analizës së procesit përfshijnë copëzimin e procesit në elemente të detajuar. Për ta bërë këtë menaxheri duhet ti përgjigjet 6 pyetjeve: Çfarë është për t’u bërë? Kur është ajo për t’u bërë? Kush po e bënë atë? Ku është për t’u bërë ajo? Sa zgjatë ajo? Si është për t’u bërë? Përgjegjet e këtyre pyetjeve janë të shoqëruara edhe nga një seri pyetjesh Pse? Pse..? Këto pyetje shpesh qojnë në përgjegje creative dhe krijojnë mundësinë e copëzimit të projektimit të procesit. Nga një analizë kritike mund të vijnë ndryshime thelbësore në procesin e prodhimit. Pra këto ndryshime vijnë nga analiza kritike e çdo procesi.
Diagramet e rrugës teknologjike (diagramet e rrjedhjes)
Kur një proces përfshinë lëvizje të konsiderushme të materialeve ose të njerëzve, një mjet i dobishëm analize është diagrama e rrugës teknologjike (ose diagrama e rrjedhjes). Një diagramë e rrjedhjes ndjekë flukset e njerzëve (lëvizjen), makinave ose materialeve përgjatë procesit. Për të ndërtuar një diagramë të rrjedhjes, një analist i prodhimit fillimisht bënë një grafik të përgjithshëm të sipërfaqes ku kryhet procesi. Në një letër analisti përdorë shigjetat për të treguar drejtimin e lëvizjes që është edhe drejtimi I rrjedhjes së procesit.
Karta e procesit Një kartë procesi është një metodë e
organizuar për regjistrimin e të gjitha aktiviteteve që kryhen nga një person, nga një makinë, në një vend pune ose mbi materialet. Për qëllimet tona ne i grupojmë këto aktivitete në 5 kategori:
Operacioni
Transportimi
Inspektimi
Vonesa (qëndrimi pa punë)
Magazinimi
Karta e aktivitetit të shumëfishtë Kjo kartë është një rexhistrim i të gjitha aktiviteteve të
kryera nga disa subjekte gjatë një periudhe të dhënë kohë. Kartat e aktivitetit të shumëfishtë janë të dobishme në ndihmën që ato i japin menaxherit të prodhimit për të ndarë punën në mënyrë më të barabart midis punëtorëve, për të reduktuar kohën e kërkuar nga disa aktivitete, për të rirregulluar aktivitetet, për të shkurtuar kohën totale të nxjerrjes së produktit dhe për të vendosur si të përdoren në mënyrë sa më efektive njerëzit, vendet e punës dhe makineritë. Menaxherët e operacioneve shpesh i përdorin kartat e aktivitetit të shumëfishtë për të gjetur rrugë për të minimizuar kohën e qëndrimit pa punë të punëtorëve dhe të makinerive.
JU FALEMNDERIT PËR VEMENDJEN
KA PYETJE ?
Top Related