MENAXHIMI I BURIMEVE NJEREZORE
DHE POLITIKA E PUNESIMIT
FADIL BERISHA
ZYRTARË I LARTË PËR RAPORTIM DHE PLAN BIZNES
PLANIFIKI I BURIMEVE NJERZORE
Proçes me të cilin menaxherët sigurohen se kanë numrin e
duhur dhe llojet e punëtorëve në vendin e duhur, në kohën
e duhur, të cilët janëë të aftë për kryerjen e punëve në
mënyrë efektive dhe me efikasitet.
Në çdo organizatë, apo edhe ne çdo Ndërmarrje Publike ,
Burimet Njerëzore , ndryshe nga burimet tjera, paraqesin
një elementë shumë të rëndësishëm për funksionimin,
zhvillimin apo arritjen e misionit dhe vizionit të asaj
organizate.
Vlerës monetare dhe vlerës së burimeve fizikë I është
shtuar faktori njerëzor dhe gjithçka që lidhet me të. Ai
kërkon një vëmendje të veçantë menaxhuese shumë të
specializuar dhe të trajnuar.
FAKTORËT E PLANIFIKIT TË BURIMEVE NJERZORE
Politika e drejtë e Rekrutimit dhe Përzgjedhjes,
Kompensimit,
Krijimi dhe Suprimimi i pozicioneve,
Transferimi,
Plotësimi i vendeve të lira,
Pagat,
Nivelet e kompensimit dhe së fundi si një ndër faktorët
shumë të rëndësishëm dhe mbi të gjitha,
Vlerësimi i kryerjes së punës
VLERËSIMI SI DOMOSDOSHMËRI
Vlerësimi është një fenomen njerëzor natyral. Secili prej
nesh vazhdimisht vlerëson të tjerët dhe vlerësohet prej
tyre.
Një ndër funksionet e rëndësishme të menaxhimit të
burimeve njerëzore është vlerësimi i performancës së
punëtorëve.
Pasi të pranohet në punë një punëtorë ai vazhdimisht
duhet të monitorohet nga mikqyrësit e tij dhe në fund edhe
vlerësohet për punën e bërë. Në këtë mënyrë secili
punëtorë do të dijë se a e ka kryer punën e vet si duhet dhe
a ka nevojë për përmirësime dhe avansime te mëtutjeshme
QËLLIMET E VLERËSIMIT
Vlerësimi i punëtorëve krijon një bazë objektive
për veprimet e personelit.
Ai është një ndihmes për emërimet dhe
promocionet, krijon bazën për të përcaktuar
rritjet e pagave dhe shpërblimet dhe mund të
përdoret edhe për të përcaktuar radhën e
mbajtjes në punë kur del nevoja e reduktimit të
stafit
Ai shërben gjithashtu si një ndihmesë për zyrën e
Personelit për përcaktimin e politikave dhe
proçedurave të reja.
KUJDES NGA VLERËSIMI
Mbikëqyrësit janë njerëz, dhe si të tillë i
nënshtrohen pëlqimeve dhe mospëlqimeve
personale.
Mbikëqyrësi, sidoqoftë, duhet të përpiqen
gjithmonë t’i trajtojë të gjithë punëmarrësit
njëlloj dhe ta vlerësojë punën e tyre me drejtësi.
Ata nuk duhet të bazohen në paragjykime
personale apo subjektive.
KRITERIET E VLERËSIMIT TË PUNËS(KRU ,,HIDROREGJIONI JUGOR” SH.A – PRIZREN)
1. Detyrat kryesore të punës:
a) Njohurit profesionale
b) Kryerja e detyrave në afat të paraparë(caktuar)
c) Aftësi për komunikim me gojë/shkrim
2. Përmbushja sasiore e det. të punës:
a) Kryerja e punëve në vëllim
b) Kryerja e punëve në cilësi
c) Aftësi për zgjidhje të problemeve
3.Gatishmëria për detyra shtesë:
a) Angazhim vullnetar për kryerje të detyrave
b) I gatshëm për pranim të detyrave shtesë
c) Komente në urdhra për detyra shtesë
4.Raportet ndër personale:
a) Punon në harmoni të plotë me mbikëqyrësin
b) Punon në harmoni të plotë me bashkëpunëtorët
5. Aftësi për të punuar i pavarur dhe për tu adaptuar
në kërkesa të reja të punës:
a) Shkathtësi për punë të pavarur dhe nën mbikëqyrje
minimale
b) Adoptimi i shpejtë në kërkesat e reja të punës
c) Gatishmëri për të punuar në kushte të posaçme të
sigurisë
6. Respektimi i detyrave të përgjithshme të punës:
a) Respektimi i orarit të punës
b) Ruajtja e të gjitha sekreteve të punës
c) Ruajtja e imazhit të Kompanisë
NDIKIMET E VLERËSIMIT OBJEKTIV
VETËBESIMI
AVANSIMI
MOTIVIMI
NDIKIMET E VLERËSIMIT OBJEKTIV
Motivimi si faktore i vlerësimit objektiv
Përveç paras, si motivues në procesin e punës mund të
numrohen edhe nje mori motivuesish të karakterit
organozativ që kanë të bëjnë me punën dhe vendin e punës;
punësimi i përhershëm, kushtet e mira të punës, kolegët e
punës me të cilët mund të bashkëpunojmë, menaxherët e
mirë, mundësit për përparim në punë, paga e mire,
respektimi i idesë etj
KUR KENI LAVDËRUAR PUNËTORIN TUAJ PËR
HERË TË FUNDIT ?
KONKLUZIONE DHE REKOMANDIME
Vlerësimi i punëtorëve në shumë raste ështe i ndikuar nga;
Simpatia
Disponueshmëria e vlerësuesit
Mungesa e ekspertizës
Ndikimet politike
Ndikimet familjare
Ndikimet shoqërore etj.
Si pasojë kemi edhe mungesë të performancës tek këto grupe të
caktuara por edhe te kompanisë në përgjithësi.
Humbja e besimit se ngritja në karrierë nuk mund të arrihet me anë
të performancës por me ndikime tjera, në një masë të madhe, ka
zbehë interesimin e kuadrave profesional, për të aplikuar në këto
ndërmarrje.
KRIJO MUNDËSITË PËR TU NGRITUR LARTË ATIJË QË E
MERITON !!!!
JU FALEMINDERIT PËR VËMENDJE
Top Related