Download - DREJT LEZHËS E SHËNGJINIT, NËN SLOGANIN “NISE UDHËTIMIN TËND NGA SHQIPËRIA JOTE”

Transcript

Boul. Jeanne d’Arc 23,Tirana Tel +355 4 251 152 Fax:+ 355 4 234230www.ata.gov.alAGJENCIA TELEGRAFIKE SHQIPTARE www.ata.gov.al22 Maj, 2013

3600

“Nise udhëtimin tënd nga Shqipëria jote” ishte slogani i promov-imit që “Agjencia Kombëtare e Turizmit”, së bashku me një grup gazetarësh e operatorësh të mediave shqiptare,ndërmorri për dy ditë në rajonin e Lezhës dhe Shëngjinit në fillim të kësaj jave. Udhëtimit përkrah pjesëtarëve të stafit të së vetmes agjenci shtetërore të promovimit turistik, iu shtua edhe kënaqësia e të qenit bashkë, për t’u ritakuar me miq të vjetër por edhe të rinj, si dhe për të parë nga afër bukuritë e këtij vendi, ndryshe nga ato ç’kemi kërkuar deri më sot, një udhëtim përtej 28 mijë e ca metrave katrorë.

Vizita jonë e parë ishte në Lissitan, apo Lezhën e sotme, të themelu-ar përgjatë periudhës së bronzit të vonë nga Dionisi i Sirakuzës, kur ai ndërmori një ekspeditë për themelimin e kolonive në bregdetin

dalmat gati 2400 vite më parë. Aty ku lumi Drin i jep fund rrugëtimit të vet nëpër Shqipëri, e bashkohet me Adriatikun duke krijuar Gjirin e Drinit; aty ku takohen fushat më pjellore të Zadrimës, të Torovicës dhe Bregut të Matës; aty ku në majën e një kodre në formë piramide në Malin e Shelbu-mit, e rrotull një tjetre ku ndodhen bedenat e kalasë mesjetare, ndodhet pikërisht një nga vendbanimet më të lashta mesdhetare: Lezha. Jo më kot, eruditja bizantine Ana Komnena në shekullin e XII-të, e quajti Lezhën si “qytetin e ngritur në ajër”, jo thjesht si metaforë, por pasi aty, çdo vizitor mund ta vështrojë këtë qytet në lartësinë e historisë së saj “përgjatë këmbëve të kalasë”, ashtu edhe nga frymëmarrjet poetike të Ndre Mjedës. Por në këtë vend ndodhej edhe varri i Skënderbeut, e njëherazi aty ku heroi ynë ka mbajtur Besëlidhjen e Lezhës më 2 mars 1444. Jo pak kuriozë mësojnë se aty nuk gjendet qoftë edhe një eshtër e vetme e heroit tonë e marrë si hajmali nga pushtuesit turq, por edhe mësuam se nuk ishin kryer as 40 % të punimeve në këtë sit arkeologjik. Orari i vizitave për Përmendoren (që i ngjan me tepër një Mauzoleumi) e vendvarrimin e hershëm të Gjergj Kastriot Skënderbeut, është çdo ditë nga herët në mëngjes deri në orën 7 pasdite. Memoriali është vendosur brenda ish-kishës Katedrale të Shën Nikollës, e ndërtuar në shekullin e XIV-të, e mund të quhet pady-shim një dëshmitare e epopesë së prijësit Gjergj Kastrioti dhe e princave shqiptarë. Është përmendur për herë të parë nga Marlin Barleti, i cili ka cituar në veprën e tij se “Gjergj Kastrioti Skënderbeu u varros në Lissus në kishën më të madhe, atë të Shën Nikollës, më 17 janar të vitit 1468. Sipërfaqja që zë është prej 72 metrash katrorë, ndërsa struktura e ndërtimit është e tipit bazilikor, e gjatë 18 metra dhe me gjerësi 8 metra, ndërsa në muret e kësaj ish-kishe katedrale të lartë 5.25 metra, - pothuajse një gërmadhë, - janë të varura parzmoret me vendet e betejat e Heroit tonë Kombëtar ndër vite. Afresku i Shën Nikollës në ballinën e ish-kishës pranë altarit të saj në të djathtë, pothuajse nuk dallohet.

REPORTAZH DREJT LEZHËS E SHËNGJINIT, NËN SLOGANIN “NISE UDHËTIMIN

TËND NGA SHQIPËRIA JOTE”

Boul. Jeanne d’Arc 23,Tirana Tel +355 4 251 152 Fax:+ 355 4 234230www.ata.gov.alAGJENCIA TELEGRAFIKE SHQIPTARE www.ata.gov.al22 Maj, 2013

3600

Rikonstruksionet e fundme për këtë kishë, e vendosur mbi një tempull të dikurshëm pagan e më pas transformimin e saj në një xhami (1512-1520) përgjatë kohës së Sulltan Selimit, i përkasin viteve ’80, gati 20 vite pas riparimit të saj të fundit për rikthimin në gjendjen origjinale që ndodhet edhe sot. Por nuk janë veçse këto. Në zonën përreth ish-kishës së Shën Nikollës, ndodhet Pagëzi-morja, e cila ka shërbyer si e tillë së paku nga shekulli i XII-të, e më tej kisha palokristiane mbi termen romake, - pjesë e qytetit të lashtë të Lissus-it (Lezhës) që i përket shekullit të II-të, e pranë saj një mozaik i vjetër që daton lashtësinë e Lissus-it, rreth shekullit II-I-rë para Krish-tit, e ndërtuar me një ndërthurje me tullë e gurë. Ndërsa e pyesim udhërrëfyesen e këtij siti arkeologjik e tejet të rëndësishëm në historinë shqiptare, ajo thotë se, “numri i vizitorëve në vit shkon gati 22-25 mijë, e nga këta pothuajse 3500 syresh janë vizitorë të huaj, kryesisht të ardhur nga Ballkani”. Por gjithashtu, për këta vizitorë të shumtë mungojnë koshat e plehrave, madje këtë do e vëmë re edhe në kalanë sipër qytetit të hershëm, ku muaj më parë u krye një ndërhyrje për rregullimin e një muri në rrezik shembjeje. Edhe atje pothuajse 40 për qind e gërmimeve arkeologjike në total, janë kryer, e shumë ekspedita arkeologjike janë mbyllur. Deda, si udhërrëfyesi i kësaj kalaje mbi qytet, na rrëfen se “kalaja deri në 1913 ka pas një garnizon të vogël turk, tre roje dhe një (topçi) artiljer, ndërsa dikur thuhet se jetonin 80 familje të besimit Muhamedin”. “Qyteti i vjetër përllogaritet të ketë qenë pothuajse 22 hektarë shtrirje” , thotë Deda, i cili vijon duke thënë se “përjashto këtu, mbetjet arkeologjike që janë gjetur në Fushë të Mërçizës, një vendbanim i hershëm përgjatë shekullit të II-të e të I-rë pas Krishtit, disa kilometra larg qytetit të Lezhës (më 14-15 janar 1703 në këtë vend, u mbajt Kuvendi i Arbnit)”. “Do të thotë që popullsia lezhjane pasi fitoi statusin muncipul, u shtri përtej këtyre mureve”, shpjegon Deda për ATSH-në. Për grupet arkeologjike, vijon gërmimet “ekspedita shqiptaro-franceze që kërkon mesjetën, ndërsa ekspedita gjermano-shqiptare, e cila kërkoi për mbetje të periudhës së antikitetit të hershëm, tashmë është mbyllur. Aktualisht, po bëhen gërmime në Nekropolin mesjetar të Lissus-it, e parashikohet edhe një muze për fondet e gjetura deri më sot”. Sipërfaqja e gërmimeve arkeologjike, sipas tij, shtrihet në gati 1 hektarë e nga këto janë gjetur 2 site, përfshirë Nekropolin dhe dy kisha, një e shekullit të VIII-të dhe tjetra, një kapelë e mëvonshme ku zhvilloheshin ceremonitë mortore. Brikena Arapaj, drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, pikërisht nga ky vend thotë se “Kalaja e Lezhës është në vijimësi të tu-rit “Nise udhëtimin tënd nga Shqipëria jote”. Jemi për të promovuar trashëgiminë kulturore shqiptare. Duke folur nga ky vend, çdokush prej nesh e kupton se çfarë vlerash të pakrahasueshme kemi, e sa shumë duhet të punojmë për ti promovuar ato. Falë infrastrukturës, kemi parë edhe një rritje në turizëm, të dhëna që jepen edhe nga Parku Arkeologjik i Lezhës. Turizmi po zhvillohet”, është shprehur Arapaj. Më tej, udhëtimi ynë merr rrugën e asfaltuar drejt Fishtës, vendit të lindjes e rritjes së poetit dhe eruditit At Gjergj Fishta, ku pothu-ajse pas 15 kilometrash në të majtën tonë, ndodhet një pus e pranë rrugës një altar ku në rrëzë ngrihet një kryq, ku edhe shkruhet: “Këtu lindi poeti kombëtar, Frati i madh, At Gjergj Fishta”. Në resortin turistik “Mrizi i Zanave” na pret Altin Prenga, pronari i këtij investimi të madh ku edhe na rrëfen gastronominë me pjatat e shijshme, ndër më të veçantat, verën e Kallmetit që prodhohet në këtë zonë, mishin e njomë të kecit apo shishqebapin e deles, bukën prej fiku e shoqëruar me kaçkavallin e dhisë si dhe me reçel fiku apo ftoi, si dhe në fund pandispanjën ku sipër saj gjendej e derdhur sheqeri i djegur, i shoqëruar me qershi e kumbulla të tharta. Altin Prenga rrëfen për ATSH-në se, “Mrizi i Zanave” është hapur para 3 viteve me qëllimin e agro-turizmit në fshat. “Ishte paksa fu-turiste për shqiptarët...”, thotë Altini, ndërsa vijon se “me kalimin e kohës, shumë miq të mitë që jetojnë në qytet u bënë nostalgjikë për

DREJT LEZHËS E SHËNGJINIT, NËN SLOGANIN “NISE UDHËTIMIN TËND NGA SHQIPËRIA JOTE”

Boul. Jeanne d’Arc 23,Tirana Tel +355 4 251 152 Fax:+ 355 4 234230www.ata.gov.alAGJENCIA TELEGRAFIKE SHQIPTARE www.ata.gov.al22 Maj, 2013

3600

jetën e fshatit, e kjo fillimisht iu kushtua gjithë atyre”. Resorti i tij ndodhet në Fishtë të Zadrimës, e për gjetjen e emrit, Altini

thotë se “ja kam dedikuar një fije atij burri, kolosit të gjuhës shqipe si dhe Presidentit të Komisionit të Alfabetit zyrtar. Kësisoj, unë mbroj “dialektin” e tryezës me gatime shqiptare”, - thotë ai, duke vijuar të gatuaj produkte të zonës por dhe të stinës, “më shumë natyrale, e duke i blerë produktet nga fermerët e vegjël të zonës”. Ndërsa e pyesim se çfarë i ofron ai turistëve që vijnë nga kryeqyteti e më gjerë, ai përgjigjet se “kemi projekte të ndryshme për të qenë sa më interaktivë, ashtu siç kemi menduar të marrim disa nga klientët e mysafirët tanë për të jetuar disa ditë në fshat si dikur nga mëngjesi deri në darkë, duke punuar tokën e duke vjelur produktet, apo edhe

idenë e shëtitjeve me kuaj që po mendojmë ta rrisim si aktivitet, kamping, apo aktivitete të tjera letrare që zhvillojmë, si mbrëmje poetike apo çmimin letrar Gjergj Fishta”. “Kemi pasur 40 mijë vizitorë përgjatë vitit të shkuar, e nga këta rreth 70 për qind e tyre kanë qenë jashtë rrethit të Lezhës, e 20 për qind kanë qenë të huaj”, thotë ai, teksa përshëndetet me disa turistë italianë që e falënderojnë për gatimet tradicionale dhe mikpritjen. Më tej, Altini shpjegon para gazetarëve shqiptarë e stafit të Agjencisë Kombëtare të Turizmit se “40 familje shesin mishin tek unë, ndërsa që kur kemi filluar bashkëpunimin me ta, janë shtuar vreshtat në zonë”. Largohemi nga Fishta me mbresat më të mira, e ndërsa marrim rrugën drejt qytetit-port të Shëngjinit, pothuajse 30 minuta larg me makinë, një urë e shembur ku nuk ndodhet asnjë paralajmërim tabele, na bën të marrim kahun e shtratit të majtë të lumit...

-Revolucioni shëngjinas, por edhe “sulmi i mushkonjave bregdetare” -

Shëngjini, qyteza e vogël turistike ndodhet veçse 7 kilometra larg nga Lezha, në veri-perëndim të vendit. Dikur, përgjatë qeverisjes së Nolit kjo qytezë e vogël turistike njihej me emrin Wilson, por më tej, pas rrëzimit të kësaj qeverie e vendosjes së komunizmit në vend, u quajt Shëngjin. Në këtë zonë, e cila laget nga deti Adriatik, përpos bukurive natyrore krejt të rralla, turistët mund të përballen me aventura apo prob-lemet parësore të komunikimit, që i hasim tek operatorët lokalë turistikë. Me mbërritjen tonë atë pasdite në një nga hotelet e zonës së Shëngjinit ku edhe u akomoduam, kërkuam një DJ për “turistët e veçantë” e hera-herës idhnakë që ngjasonim, sikur mbanim lupa nëpër duar. Kjo pasi pamë që në katin e parë shkruhej “Pub”, ndërsa menaxheri mendoi se mund të na e “fuste” me ca çmime të çuditshme (plot 6000 lekë), çmim që nuk e gjen as në metropolin shqiptar, ku pothuajse shton diçka plus “e ke fatin” të të këndojë Live ndonjë këngëtar që së paku nuk ka një laptop të çuditshëm plot lara-lara, por që ka kënduar nëpër “këngëra magjike” apo festivalet e fundvitit. Pra, për turistët e rastësishëm që planifikojnë pushimet në këtë vend, përpos iPhone-ve, iPod-ëve e çdo lloj mjeti Hi-Tech, mos har-roni të merrni edhe kremrat e spray “Autan”, në luftën tuaj pothuajse të pamundur, ndaj reve gjakpirëse të mushkonjave shëngjinase. Ndërsa e marrim me të qeshur, e duke u kruajtur në çdo cep të trupit (që s’mund të harrosh mënyrën e tyre të të ngelurit shenja, e që i përngjajnë falangave maqedonase), marrim rrugën e rikthimit në hotelin tonë me 4 yje pas një “shëtitje rrufe” buzë bregut në perëndim të diellit, teksa disa minuta më vonë mësojmë se dhoma numër 204 mbante një erë tipike që të kujtonte tualetet e dikurshme të HSH-së, apo te dhoma 208 ujin s’mund ta gjesh të ngohtë, jo veçse gjatë mbrëmjes, por edhe gjatë ditës ku tubacionet mund të ngrohen edhe nga dielli. (mëngjesi, çuditërisht e gjen tualetin e dhomës 208, plot me ujë).

DREJT LEZHËS E SHËNGJINIT, NËN SLOGANIN “NISE UDHËTIMIN TËND NGA SHQIPËRIA JOTE”

Boul. Jeanne d’Arc 23,Tirana Tel +355 4 251 152 Fax:+ 355 4 234230www.ata.gov.alAGJENCIA TELEGRAFIKE SHQIPTARE www.ata.gov.al22 Maj, 2013

3600

Mesnata na gjen duke diskutuar për udhëtimin e fundit të një jave më parë, të Agjencisë Kombëtare të Turizmit në Kanionin e Osumit. E nesërmja, na zgjon nga zhurmat e makinave dhe punëtorëve.

Por Shëngjini ka edhe bukuritë e veta natyrore. Teksa dielli ngjiz rrugëtimin e tij në të kundërt të asaj kodre perënduese, marrim rrugën drejt bregut të detit ndërsa shikojmë një shëtitore që ka mbetur e pashtruar veç nga pllakat e ndriçimi, ndërsa anësoren e saj e zbukurojnë palmat e ardhura nga Spanja.

Një pushues, të cilin e takojmë aty thotë se “projekti që ka bërë Shëngjini për këtë vit është tejet i mirë, “ndërsa turistët do kënaqen kur ta shohin këtë gjë të bukur”.

Një tjetër pushues i ardhur nga Tirana, teksa ende nuk ka filluar “seriozisht” sezoni turistik shprehet se “është diçka krejt ndryshe. Para 10-15 vitesh ka qenë një qytezë e braktisur, ka bërë ndryshime cilësore. Kjo shëtitore do ta kthejë Shëngjinin, në një perlë të zhvillimit turistik. Nuk ka asnjë dallim nga shëtitorja Vollga në Durrës”, është shprehur ai, teksa nuk harron të shtojë se vjen shpesh për pushime në Shëngjin, pasi janë të gërshetuara “mali, deti e fusha, pra një klimë që zor se e gjen dikund tjetër”. Kryetari i Komunës, një ish-futbollist i Besëlidhjes, e më tej i Kombëtares Shqiptare, Salvador Kaçaj, i cili prej gati dy vitesh udhëheq këtë komunë, jo veç çerek ore nga Lezha apo gati 1 orë me makinë larg Tiranës, shprehet se “Shëngjini ka dy vite që po ndryshon, por sivjet e kemi quajtur revolucionin shëngjinas. Kemi përfunduar impiantin e përpunimit të ujërave të zeza me një investim prej 12 milionë euro, e më tej faza e dytë drejt përfundimit me 3.6 milionë euro. Kemi përfunduar edhe rrugën 5.3 kilometra drejt lagunës së Kunes, një investim i qeverisë shqiptare prej 4 milionë dollarësh”. Duke vijuar më tej për investimet në këtë zonë, Kaçaj thotë se “është drejt përfundimit Shëtitorja e cila ka kushtuar 1 milionë euro, me investim e financim të qeverisë shqiptare. Më 10 qershor do bëjmë inaugurimin e saj, e cila është 1500 metra e gjatë me stola, palma e drita, duke i vënë emrin Shëtitorja “Wilson”, në nder të ish-Presidentit amerikan, pasi Shëngjini për 15 vite me radhë, nga viti 1924 deri në vitin 1939, është quajtur qyteti Wilson”, thotë ai. Ndryshimi i Shëngjinit, është edhe rruga e cila ka përfunduar si projekt i Fondit të Zhvillimit që kap vlerën e 8 milionë eurove e që lidh Shëngjinin me Rënën e Hedhun e Velipojën (e më tej me Malin e Zi), e gjatë 9 kilometër, e që parashikohet të zgjasë 24 muaj. Shëngjini do të jetë kështu atraksioni më i ri, duke u trefishuar numri i turistëve, pasi këtu nuk derdhen më ujëra të zeza me përfundi-min e projektit, ka rreth 2000 hektarë lagunë, rërë kurative kundra reumatizmës apo shërbimet në fushën e peshkimit, etj”. Në vijim për ATSH-në Kaçaj thotë se, “turistët e vjetshëm kanë arritur deri në 100 mijë në ditë, ndërsa presim ta trefishojmë shifrën. Kemi 2 vite që kemi marrë 26 milionë euro investime në total”. Më pas do të hipim në bordin e anijes së peshkimit që çuditërisht ndonëse mban numrin e indeksit 13 (Rozafa 13) do të ndodhte krejt e kundërta. Atje do të njihnim Gonin, si kapitenin e kësaj anijeje si dhe marinarët egjiptianë Ahmeti, i cili preferonte të dilte përg-jatë gjithë kohës në foto me femrat në sfond, apo Muhamedin, i cili ishte i martuar në Shqipëri. Udhëtuam përgjatë brigjeve që lagin Shëngjinin, ku edhe patëm mundësinë të shohim nga afër fenomenin e njohur ndryshe si Rëna e Hedhun apo më tutje Lagunën Kune-Vain si dhe të shohim nga larg, Kepin e Rodonit. Në vijim të turit turistik “Nise udhëtimin tënd nga Shqipëria jote”, drejtoresha e AKT-së Brikena Arapaj, teksa anija jonë ndodhej pothuajse një kilometër larg nga “Rëna e Hedhun”, shprehet se “...Janë projekte që po i bëjnë këto zona të prekshme për të gjithë ne, resorte apo pika turistike për të ftuar gjithë miqtë tanë anembanë botës, e për t’a shijuar bregdetin tonë”. Ahmeti, marinari egjiptian i cili më tepër të kujton Raxhkapurin e filmit indian “Zotëria 420” me atë kapele tipike dhe mustaqe të holla, thotë se, “këtu është bukur e njerëzit të mirë...Ka shumë njerëz me të cilët punoj prej tri vitesh, duke ngrënë bashkë me ta e jetuar. Do jetoja në këtë vend”, ndërsa më tej provon e riprovon ta thotë në shqip:... “Nise udhëtimin tënd nga Shqipëria jote”.

DREJT LEZHËS E SHËNGJINIT, NËN SLOGANIN “NISE UDHËTIMIN TËND NGA SHQIPËRIA JOTE”