LIQENI I OHRIT - iucn.org · 2 LIQENI I OHRIT NIS UDHËTIMIN TËND SHKURT RRETH LIQENIT TË OHRIT:...

32
LIQENI I OHRIT NIS UDHËTIMIN TËND

Transcript of LIQENI I OHRIT - iucn.org · 2 LIQENI I OHRIT NIS UDHËTIMIN TËND SHKURT RRETH LIQENIT TË OHRIT:...

LIQENI I OHRIT NIS UDHËTIMIN TËND

Autori: Stephanie GentleKontribues: Ana Aleksova, Alexandra Fiebig, Alma Gerxhani, Tobias Gessler, Eva Kushova, Alois Lang, Tomasz PezoldPërkthyes: Ana Aleksova, Eva KushovaFotografitë: Aleksandar Angelovski, Enkel Dika, Stephanie Gentle, Christophe Graz, Zlatko Levkov, Nikola Paskali, Tomasz Pezold, Ride Albania Mountain Biking, Imre Sebestyén, Struga Instagraphy, Sebastian BugariuDizajn: Imre Sebestyén / UNITgraphics

Kjo broshurë është përgatitur në kuadër të projektit: “Drejt një qeverisjeje të përbashkët të trashëgimisë naty-rore dhe kulturore ndërkufitare të rajonit të Liqenit të Ohrit”, financuar nga Bashkimi Europian dhe bashkëfi-nancuar nga Qeveria e Shqipërisë. Për më shumë informacion, ju lutem vizitoni: https://whc.unesco.org/en/lake-ohrid-region.

Përgjegjësia: Ky publikim është prodhuar me asistencën e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij publikimi është vetëm përgjegjësi e autorëve dhe në asnjë rast nuk duhet marrë si reflektim i pikëpamjeve të Bashkimit Europian.

Emërtimet e përdorura dhe prezantimi i këtij materiali përgjatë gjithë publikimit nuk përmban shprehjen e ndonjë opinioni nga ana e UNESCO-s dhe as autoriteteve të saj lidhur me statusin ligjor të ndonjë vendi, territori, qyteti apo zone, apo lidhur me përcaktimin e zonave kufitare dhe vijave kufitare. Idetë dhe opinionet e shprehura në këtë publikim janë të autorëve të tij; nuk do të thotë që janë të UNESCO-s dhe nuk e angazhojnë këtë organizatë.

Gadishulli i Linit 8Shën Naumi 10

Zonat e thella 13Parku Kombëtar i Galicicës 14Një ditë në plazh 16

Ecje 20Zhytje nënujë 21Çiklizëm 22

NJË HISTORI QË JETON

PAMJE NGA LART 4

61218

NATYRA E JASHTË-

ZAKONSHME

SI TË BËHESH

AKTIV!

PËRMBAJTJA

2 LIQENI I OHRIT NIS UDHËTIMIN TËND

SHKURT RRETH LIQENIT TË OHRIT:

Liqeni i Ohrit mbart vlera të jashtëzakonshme natyrore dhe kulturore. Nga malet e thepisura, tek ujërat e pastër dhe të ftohtë, i gjithë rajoni ofron një peisazh mahnitës dhe potencial për aventura të paharrueshme.

Liqeni i Ohrit është liqeni më i vjetër në Europë, i krijuar nga çarjet tektonike rreth 2 mil-ionë vite më parë. Pika më e thellë e Liqenit arrin 288 metra. Pjesa më e madhe e ujit të Liqenit të Ohrit buron nga Prespa, një liqen rreth 10 km në juglindje të tij dhe 150 metra më lart si nivel në krahasim me Liqenin e Ohrit. Malet e larta të Parkut Kombëtar të Galicicas ndajnë të dy liqenet. Uji i Liqenit të Prespës kalon përmes lumenjve dhe përrenjve nëntokësorë përpara se të shpërthejë në burime brenda dhe rreth Liqenit të Ohrit. Burimet më të njohura nënujore ndodhen në Drilon dhe afër Manastirit të Shën Naumit.

Për shkak se rajoni i Liqenit të Ohrit ka ekzistuar i izoluar gjeografikisht për miliona vite, një florë dhe faunë unike është zhvilluar në këtë zonë dhe vazhdon të lulëzojë. Disa spe-cie njihen dhe kërkohen nga të gjithë, si për shembull ‘Trofta e Ohrit’, ndërsa speciet e tjera, përfshi një sërë varietetesh të molusqeve apo sfungjerëve, janë të dukshme vetëm nga një inspektim më i hollësishëm.

Civilizimet kanë lulëzuar prej shekujsh në rajonin e Liqenit të Ohrit. Në fakt disa nga vendbanimet më të hershme të kontinentit Europian dhe rrugët e vjetra janë zhvilluar në këtë rajon. Gjatë mijëvjeçarëve të ndryshëm, ilirët, grekët dhe fiset sllave e kanë quajtur rajonin e Liqenit të Ohrit si shtëpinë e tyre. Shumë prej traditave të tyre shekullore janë reflektuar në kulturën moderne përmes ushqimit të veçantë, pijeve, artit, muzikës dhe literaturës, të cilat të gjitha kanë një shije unike të Liqenit të Ohrit.

Thellësia maksimale: 288 mSipërfaqja: 358 km²Mosha: 2-3 milionë vjetImazhet: Sfungjeri i Liqenit dhe bregu i liqenit

3LIQENI I OHRIT NIS UDHËTIMIN TËND

Sot, Liqeni ndërkufitar i Ohrit ndahet mes dy shteteve: afërsisht 56 km gjatësi bregujore është në anën maqedonase, ndërsa 31.5 km ndodhet në anën shqiptare. Që nga 1979, dy të tretat e Liqenit të Ohrit, në pjesën Maqedonase, është registruar në Listën e Pasurive Botërore të UNESCO-s si një pasuri mikse: natyrore dhe kulturore. Tashmë po bëhen përpjekje për të zgjeruar këtë status të Pasurisë Botërore për pjesën e mbetur prej 1/3 të Liqenit, që ndodhet në anën shqiptare.

Në dekadat e fundit, rajoni i Liqenit të Ohrit ka përjetuar një rritje të ndjeshme të vizitorëve. Kushdo që e viziton këtë rajon, sheh se ka mjaft gjëra për t’u çmuar, por nga ana tjetër është e rëndësishme që të mbrohet kjo trashëgimi unike natyrore dhe kulturore e Liqenit të Ohrit për brezat që vijnë. Ne inkurajojmë vizitorët ta eksplorojnë këtë rajon magjepsës me shumë kujdes, duke u treguar të përgjegjshëm për ruajtjen e ekosistemeve sensitive dhe mënyrës lokale të jetesës në këtë rajon.

Mbi të gjitha një rajon me gjithë këto vlera të pasura dhe të larmishme, duhet të eksplorohet ngadalë dhe në thellësi. Ndaj bëhuni gati të nisni udhëtimin tuaj në Liqenin e Ohrit.

Përkufizimi i turizmit të qëndrueshëm: Turizmi i qendrueshem eshte turizem qe nuk ka ndikim negativ tek natyra, kultura apo komunitetet lokale.

Liqeni i Ohrit me pak fjalë:• Ndodhet në një lartësi 683 m • Është i rrethuar nga një zinxhir malesh të lartë në

lindje dhe perëndim që arrijnë një lartësi 2250 metra • Thellësia maksimale është 288.7 m dhe mesatare

155 m • Është një nga liqenet më voluminozë në Europë • Ka një sipërfaqe totale 358 km2 • Zona kryesore e mbulimit prej1.129 km2, por që

shtrihet edhe në basenin e Liqenit të Prespës për shkak të lidhjeve karstike nënujore

• Rreth 1,400 specie unike, përfshi dhe 300 specie endemike të Liqenit të Ohrit

Atëherë çfarë po prisni? Nisnin udhëtimin tuaj të Liqenit të Ohrit tani!

4 LIQENI I OHRIT NIS UDHËTIMIN TËND

POGRADECNëse jeni në Pogradec, nuk mund të lini pa ngjitur kodrën që ngrihet lart në pjesën perëndimore të qytetit. Në këtë kodër ndodhet ish Kështjella e Pogradecit. Kjo kështjellë e hershme Ilire është ndërtuar për herë të parë në shekullin e 5-të, dhe përgjatë historisë ka parë shumë beteja. Pograde-ci ka qenë i pushtuar nga një sërë shtetesh mesjetare gjatë periudhës së shekullit të 8-të dhe 14-të, gjatë të cilave kjo kështjellë është shkatërruar dhe kurrë nuk është rindërtuar sërish. Sidoqoftë nëse e shihni me kujdes, do të gjeni ende ca rrënoja të mureve origjinale të kështjellës anës kodrës.

PARKU KOMBËTAR GALICICAParku Kombëtar i Galicicës përbëhet nga një vargmal spektakolar i futur mes dy liqeneve antike të Ohrit dhe Prespës. Parku i Galicicës është krijuar në 1958 dhe zë një sipërfaqe prej 241 km2. Ju mund të shijoni natyrën brenda të këtij parku si dhe panoramën që të lë pa frymë nga majat e ndryshme të këtij parku malor. Janë 150 km shtigje të markuara mirë që variojnë nga ato për të ecur, tek ato që kërkojnë ngjitje disa ditore, përfshi dhe rrugët e shumta të çiklizimit malor.

PAMJE NGA LART

5LIQENI I OHRIT NIS UDHËTIMIN TËND

Një shteg kalimi që të çon në Kodrën e Kalasë së Pogradecit - siç njihet sot- mund të gjendet nga ana perëndimore e qytetit. Ia vlen mundimi për t’u ngjitur në majë të kodrës, pasi të gjithë ata që mbërrijnë aty shpërblehen me panoramën mahnitëse të gjithë qytetit të Pogradecit, të Liqenit të Ohrit dhe peisazheve të larmishme. Bëni siç bëjnë banorët vendas këtu, organizoni një piknik për ta shijuar atë në majë të Kalasë

6 LIQENI I OHRIT NIS UDHËTIMIN TËND

NJË HISTORI QË JETON

Liqeni i Ohrit ka qenë një kryqëzim për kulturat e shumë brezave,

dhe atmosfera e tij moderne është krijuar nga një miks traditash

historike. Vizitorët në rajonin e Liqenit të Ohrit do të vënë re

ndërthurjen konstante të së resë më të vjetrën: ndërsa disa pjesë të

rajonit duken të paprekura nga koha, të tjerat janë të tejmbushuara

me ndërtimet dhe jetën moderne.

Në anën tjetër të Liqenit të Ohrit ndodhet qyteti i Ohrit, më i madhi dhe më i vizituari në gjithë bregun e Liqenit. Qyteti ka rreth 42 mijë banorë, dhe është një nga qytetet më të banuara në shekuj, në gjithë botën. Gjetjet arkeologjike provojnë se vendbanimet e para parahistorike datojnë 5000 vite para krishtit. Romakët, sllavët dhe otomanët gjithashtu kanë ndikuar në formimin e qytetit të Ohrit. Qyteti ishte një qendër me ndikim kulturor dhe ekonomik deri në shekulli e 19. E kaluara është pjesë e Ohrit modern, i cili ende shfaq një qytet të ruajtur bukur dhe një shumëllojshmëri monumentesh fetare.. Qyteti ndonjëherë quhet si “jeruzalemi i Ballkanit, dhe thuhet se janë 365 kisha- një për çdo ditë të vitit.

Pogradeci ndodhet në bregun ju-gor të Liqenit të Ohrit, dhe është një tjetër pikë nisje për të vizituar rajonin. Historikisht është njohur si qyteti i poetëve dhe artistëve. Pogradeci ka rreth 20 000 banorë dhe përbën një skenë të kulinarisë së jashtëzakonshme dhe bukurisë së dhe bukurisë natyrore. Përveç qytetit të vogël të vjetër dhe disa vendeve historike, historia e pasur e Pogradecit është më e dukshme në kuzhinën unike lokale. Vizitorët këtu shijojnë peshkun e freskut dhe disa pjata të veçanta, të shoqëruara këto me verën e bërë në shtëpi për të cilën tashmë Pogradeci është i njohur. Siç thonë shpesh dhe banorët, trofta e Ohrit lind në Liqen dhe vdes në gotën e verës!

7LIQENI I OHRIT NIS UDHËTIMIN TËND

Të tjera parajsa mezi presin të ek-splorohen. Vetëm pak kilometra nga Pogradeci, është Tushemish-ti, një fshat piktoresk ku kanalet e ujrave të burimeve e rrethojnë gjithandej, poshtë dhe përmes shtëpive. 12 km jashtë Tushem-ishtit ndodhet fshati malor, tradi-cional dhe shumë tërheqës, Pe-shkëpi. Këtu do të gjeni një kishë të rrethuar nga rrugë të vogla, të gjitha të mbuluara nga hija e vreshave të rrushit. Rruga për Pe-shkëpi kalon përmes një peisazhi të larmishëm, mes fermave ven-

dase të mbajtura mirë, dhe disa kioskave ambulante me produkte lokale buzë rrugës (të cilat mund t’i shihni në sezone të caktuara pranë fshtatit Gurras) dhe që jua bëjnë të këndshëm gjysmën e udhëtimit.

Një tjetër parajsë për entuziastët e historisë është fshati i vogël Lin. I ndodhur në gadishullin kodrinor, Lini shfaq një bregdet mahnitës, të pasur me vlera kulturore dhe kuzhinë lokale të shijshme. Më tej në veri, përgjatë bregut, ju do të gjeni Strugën, qytetin e

gjallëruar maqedonas, i cili daton në shekullin e 18. I njohur si qyteti mes dy ujërave, Struga është i ndarë nga Lumi Drin, i cili buron nga Liqeni i Ohrit.

Qytetet, qytezat dhe fshatrat përmes gjithë këtij rajoni janë të formuar nga vlera kulturore, që janë të dukshme në arkitekturën kokale, kuzhinën dhe në mënyrën e argëtimit. Për njohuri më të thella, lexoni për dy zonat më të veçanta historike të rajonit: Gadishulli i Linit dhe Shën Naumi.

8 LIQENI I OHRIT NIS UDHËTIMIN TËND

GADISHULLI I LINITGadishulli i Linit, në brigjet veriperëndimore të Liqenit të Ohrit

përbëhet nga fshati Lin, një breg liqenor i ashpër dhe i bukur, dhe

një larmishmëri relikesh të dukshme historike. Bazuar në evidencat

arkeologjike, Gadishulli i Linit është banuar të paktën që nga peri-

udha e hekurit, që përfundon në shekullin e 7 para erës tonë. Dikur

një nga qendrat më të rëndësishme fetare, gadishulli ende ruan

mozaikë nga kisha biznantine kristiane e shekullit të 6-të. Vizitorët

mund të vizitojnë këtë zonë me një guidë lokale dhe të admirojnë

punimet me dorë të artizanëve që datojnë 1500 vite më parë.

Përveç historisë fetare të Linit ka dhe një atraksion natyror: një shteg ecjeje i gjatë 5 km që për-shkon gjithë gadishullin. Shtegu kryesor gati përqafon bregun e liqenit dhe pastaj hyn direkt në fshat, duke kaluar kopshtet pik-toreske buzë ujit, që prezantojnë dhe përdorimin tradicional të

NJË HISTORI QË JETON

Lin

9LIQENI I OHRIT NIS UDHËTIMIN TËND

tokës në rajon. Disa shtigje më të vogla të çojnë në majë të gadishul-lit duke ofruar pamje 360 gradë të liqenit dhe maleve. Çdo rrugë të çon në aventura të ndryshme; një kishë e fshehur, një bunker i rrënuar, vreshta malore dhe më shumë se kaq.

Merrni kohën e duhur për të eksploruar Gadishullin e Linit, një prej qendrave më autentike dhe më të veçanta të rajonit të liqenit të Ohrit: padiskutim do të gjeni aty shumë më tepër se sa ju kap syri. Për vizitorët që kanë pak kohë, një ngjitje e shkurtër te kisha

Bizantine, e ndjekur nga një drekë ose darkë buzë liqenit dhe gotë verë vendase do ishte perfekte. Për ata që janë të interesuar për një eksperiencë më të thellë, Gadishulli i Linit ofron dhe kamping dhe mundësi zgjedhjeje për akomodim me mëngjes të përfshirë.

10 LIQENI I OHRIT NIS UDHËTIMIN TËND

SHËN NAUMIShumë vizitorë udhëtojnë pranë këtij vendi intrigues

pa e ditur se ku është. I fshehur nga pamja në bregun

jugor të Liqenit të Ohrit, Manastiri i Shën Naumit është

një vend i kulturës, arratisjes shpirtërore dhe bukurisë

natyrore.

Shën Naumi është konsideruar si një shërues dhe njeri çudibërës, është njohur si një nga themeluesit e literaturës sllave e maqedonase dhe traditave të tyre arsimore. Manastri është krijuar në 905 nga vetë Shën Naumi i cili është var-rosur në këtë kishë. Besimtarët nga rajone të ndryshme vijnë nga gjithë anët që të nderojnë Shën Naumin për të cilin legjenda ven-dase thotë se ende mund të dëgjoni të rrahurat e zemrës së këtij shenjti nëse vendosni veshin të guri i var-rit të tij.

NJË HISTORI QË JETON

St. Naum

11LIQENI I OHRIT NIS UDHËTIMIN TËND

Shën Naumi ka zgjedhur këtë vend për të gjetur qetësinë, një vend i largët, i ngritur në shkëmb të gurtë mbi liqenin, i rrethuar nga pyje të dendur dhe ujëra të pastër kristal të limit Drin. Ky është vendi ku Lumi Drin derdhet në Liqenin

e Ohrit, duke formuar një liqen të vogël ku mund të shihni një prej përqendrimeve më të mëdha të burimeve nënujore që dërgojnë ujin shumë të pastër dhe të ftohtë në Liqen.

Përveç se të shijoni këtë atmosferë duke notuar në plazhin e afërt, mund të bëni edhe një shëtitje me barkë dhe të porosisni ushqim në një sërë restorantesh që ndodhen përgjatë ujit.

12 LIQENI I OHRIT NIS UDHËTIMIN TËND

NATYRA E JASHTËZAKONSHME

Rajoni i Liqenit të Ohrit ka karakteristika unike natyrore që e bëjnë

këtë destinacion të preferuar mes adhuruesve të natyrës, alpin-

istëve, fotografëve dhe biologëve. Nga kodrat e rrumbullakosura

te shkëmbinjtë e zhveshur, nga sipërfaqja e burimeve tek ujërat e

thellë dhe nga breshkat miqësore te sfungjerët endemike, natyra

në rajonin e Liqenit të Ohrit është padyshim e jashtëzakonshme.

Liqeni i Ohrit ndodhet në një ujëm-bledhës dhe rrethohet nga të gji-tha anët me male, majat e të cilave arrijnë 2000 metra. Janë dhe dy liqene të tjerë në ujëmbledhësin e tij, Prespa e Madhe dhe e Vogël, të cilat furnizojnë me ujë Liqenin e Ohrit. Janë rreth 40 përrenj që rrjedhin përgjatë maleve të lartë rrethues. Kombinimi unik i gjeolog-jisë, kushteve klimaterike ushqen ekosistemin me diversitet të lartë biolologjik.

Për adhuruesit e natyrës, aktivite-tet jashtë në natyrë rreth rajonit të liqenit të Ohrit janë të panumërta. Mund të shijoni karakteristikat

unike gjeologjike të Burimeve të Drilonit, dikur shtëpia e push-imit e ish-diktatorit të fundit në Shqipëri, Enver Hoxha. Sot burimet e Drilonit ofrojnë shtig-je të pastra përmes ligatinave të ushqyera nga burimet e ujit, prapa Tushemishtit.

Nëse kërkoni një aventurë, do të gjeni plot të tilla në shtigjet e ngjit-jes dhe çiklizmit përmes rajonit, së bashku me një mori rrugësh për t’u eksploruar dhe me pamje panora-mike aq larg sa mund të kapë syri.

Pavarësisht bukurive të pasura natyrore, duhet të pranojmë

se Liqeni i Ohrit ka problem menaxhimin e mbetjeve. Po bëhen shumë përpjekje për të trajnuar popullatën në rritje të rajonit dhe për të siguruar që turizmi duhet të zhvillohet në mënyrë të qendrueshme. Si një vizitor i përgjegjshëm ju mund të ndihmoni të minimizoni këtë impakt duke hedhur plehrat apo mbetjet në vendin e duhur.

Mos lini asgjë veç gjurmëve: mos merrni asgjë përvç fotove dhe kujtimeve.

13LIQENI I OHRIT NIS UDHËTIMIN TËND

ZONAT E THELLAPër një perspektivë unike të Liqenit të Ohrit, eksploroni

destinacionet në thellësi që rrethojnë Liqenin. Ka disa mënyra

të tjera për të përjetuar natyrën unike dhe kulturën e rajonit në

thellësi, përveç se të vizitoni fermat, plantacionet me pemë dhe

fshatrat që kulmojnë në kodrat rrethuese.

Pikërisht në juglindje të Tushemishtit, do të gjeni një rrugë gjarpëruese që lidh një sërë fshatrash përmes kod-rave me taraca, grykat e thella dhe lëndinat rrethuese. Alarupi, është një nga fshatrat më të mëdhenj dhe më lindorë të kësaj rruge dhe është pika e fillimit për t’u ngjitur në Ma-lin e Thatë; të dy liqenet e Ohrit dhe Prespës mund të shihen nga maja e tij. Për të arritur në Alarup, drejto-huni drejt Grabovicës dhe më pas kthehuni në lindje për të arritur në Blacë ose Bletas. Po kështu desti-nacione të rëndësishme janë dhe fshatrat e tjerë përgjatë kësaj rru-ge që kanë shumë për të ofruar, që nga peisazhet idilike tek arkitektu-ara tradicionale dhe rezistente ndaj tërmeteve.

Pak më tej, jashtë vendbanimeve të përqendruara pranë Liqenit të Ohrit, gjendet një fenomen i dukshëm natyror që është Guri i Kamjes. Ky formacion i pazakontë shkëmbor është i ngritur në majë si një kurriz i futur thellë në brendësi mes fshatrave Dardhas dhe Osnat. Guri i Kamjes ofron pamje panoramike që arrijnë tej Liqenit të Ohrit dhe madje edhe më larg në drejtimin tjetër. Udhëtimi është aq shpërblyes sa dhe vetë ky destinacion, pasi ju çon në një larmishmëri të madhe të fermave, fshatrave dhe peisazheve natyrore. Shumë maja të larta dhe shtigje të vetmuara mund të arrihen lehtësisht duke ecur nga qendrat urbane të rajonit, ndërsa të tjera kërkojnë një makinë të lartë ose një udhëtim me biçikletë. Edhe pse zona e thellë e Liqenit të Ohrit ofron mundësi të pazakonta për eksplorim, ende shumë shtigje dhe rrugë të tjera janë të pashenjuara. Përgatituni t’u kërkoni këshilla banorëve lokalë dhe të siguroheni të merrni mjaftueshëm ushqim dhe ujë me vete.

NATYRA E JASHTËZAKONSHME

Tushemisht

14 LIQENI I OHRIT NIS UDHËTIMIN TËND

PARKU KOMBËTAR I GALICICËSDoni të flini nën dritën e yjeve, apo të ecni disa kilometra përmes

një natyre të virgjër? Atëherë nuk duhet të humbisni parkun

Kombëtar të Galicicas, një zonë e mbrojtur që shtrihet 241 km2

mes Liqeneve të Ohrit dhe Prespës. Sapo dilni nga qyteti i populluar

i Ohrit, Parku është një destinacion i preferuar për kërkuesit e

aventurës dhe ata që adhurojnë natyrën.

Parku kombëtar ndodhet në malin Galicica, që është pjesë e vargmalit Sara-Pind. Ky vargmal arrin kul-min e tij në lartësinë 2254 metra, bashkë me Liqenin e Prespës që arrin 850 metra mbi nivelin e detit dhe Liqenin e Ohrit 693 metra mbi nivelin e detit.

Këto male kanë pasuri të jashtëzakonshme gjallesash. Mi-jëra specie e quajnë Galicican si shtëpinë e tyre, përfshi 171 specie vertebrorësh, 124 specie zogjsh, 19 gjitarë, 18 zvarranikë dhe 10 lloje amfibësh. Është vendi më i famshëm për- shpirtin e maleve- Rrëqebullin e Ballkanit, një nënspe-cie e rrëqebullit euroaaziatik, në rrezik zhdukje.

.

Galicica National

Park

NATYRA E JASHTËZAKONSHME

15LIQENI I OHRIT NIS UDHËTIMIN TËND

Për shkak të bukurisë së jashtëzakonshme natyrore dhe di-versitetit të lartë biologjik, kjo zonë është përcaktuar si një park naty-ror në 1958. Sot në këtë park ju do gjeni 150 km shtigje të markuara qartë dhe shtigje bicikletash, që ju ftojnë të eksploroni zonat pyjore, kullotat kodrinore, dhe fshatrat e pasura me vlera kulturore.

Moti mund të jetë shumë ndryshe në majë të malit; prisni të papriturën dhe merrni me vetë rrobat e përshtatshme si për shi, erë dhe mot shumë të ftohtë në rast se doni të arrini majën e tij.

16 LIQENI I OHRIT NIS UDHËTIMIN TËND

NJË DITË NË PLAZHShumë vizitorë udhëtojnë në Liqenin i Ohrit për të shijuar plazhet që

rrethojnë këtë liqen. Kulmi i sezonit të plazhit është Qershori, Korriku

dhe Gushti dhe gjatë kësaj kohe bregu i liqenit është mjaft i populluar

si me të rinj e të moshuar, banorë vendas dhe vizitorë të huaj.

Liqeni i Ohrit është i ftohtë dhe i famshëm për pamjet e mrekul-lueshme panoramike të ujrave të pastër. Burimet nënujore vazhdo-jnë të pompojnë ujë të ftohtë dhe të pasur me oksigjen që buron nga Liqeni i Prespës, një tjetër liqen ky që ndodhet 10 km në juglindje dhe 150 metra në një nivel më të lartë sesa Liqeni i Ohrit. Cikli i vazh-dueshëm i qarkullmit të ujit mes dy liqeneve, ndihmon aftësinë e Ohrit për të rigjeneruar veten dhe për të qëndruar i pastër dhe i qartë.

Liqeni i Ohrit ka 87.53 km breg dhe shumë plazhe të ndryshme, por disa janë më të mirë për të notuar se të tjerët. Kështu plazhet më popullore ndodhen në Ohër, në zonën Ljubanista afër Shën Naumit, si dhe në Tushemisht, Po-gradec dhe Strugë. Të gjitha këto plazhe janë të mrekullueshme për të notuar dhe për ndonjë pije apo për të drekuar në shumë kafene dhe restorante përgjatë bregut.

NATYRA E JASHTËZAKONSHME

17LIQENI I OHRIT NIS UDHËTIMIN TËND

Ndërsa shumica e plazheve të Liqenit të Ohrit janë me guraleca, disa të tjerë si Ljubanista, Pogra-deci dhe Struga kanë breg me rërë dhe uji është i cekët. Gjatë sezonit të verës, uji është i freskët, por jo i ftohtë. Ju mund të shihni dhe

peshqit e vegjël që notojnë vërd-allë. Qëndroni palëvizur dhe mund t’i shihni ata teksa eksplorojnë këmbët tuaja!

Kujdes, pasi në disa plazhe mund të shihni ndërtime të reja që po

bëhen buzë liqenit, ku fatkeqësisht ka pirgje me plehra dhe male me alga. Ju lutemi të jepni shembullin e mirë për të tjerët duke pastruar të paktën plehrat që bëni vetë.

18 LIQENI I OHRIT NIS UDHËTIMIN TËND

SI TË BËHESH AKTIV!

Ujërat e pastër kristal të Liqenit të Ohrit janë vetëm një nga shumë

thesare të këtij rajoni. Hidhini sytë pak më larg bregut dhe do

të shihni pyje të dendur, maja malesh dhe lëndina të pafund që

presin nga ju t’i eksploroni. Nëse preferoni të udhëtoni me biçklietë

për kënaqësi përgjatë shëtitores, ose të përjetoni një shpejtësi me

adrenaline nëpër male, ju sigurojmë se rajoni i Liqenit të Ohrit është

një parajsë çiklizmi.

Entuziastët e aventurës urbane mund të zhyten thellë e të humbasin në kënaqësinë që të japin labirinthet e rrugëve të vogla apo shtigjet që kryqëzojnë qytetet dhe fshatrat rreth Liqenit të Ohrit. Ngjituni përgjatë njërës prej rrugicave ca të shtruara e ca të shtruara dhe ca të pashtruara, që ju çojnë lart në male dhe ju do të shihni tarracat agrikulturore, do takoni ndonjë

19LIQENI I OHRIT NIS UDHËTIMIN TËND

bari miqësor apo do shihni ndonjë breshkë.

Nëse keni oreks të vërtetë për krijimtari, drejtohuni në male për një shëtitje të lehtë dhe të pa-harrueshme përmes kreshtave malore dhe luginave, apo përg-jatë shtigjeve pambarim, disa të shtruara, e disa jo, por ideale për ngjitje, për çiklizëm malor apo kalërim me kuaj. Nëse doni të zbrisni në botën nënujore të Liq-enit të Ohrit, dhe këtu ka shumë mundësi për t’u zhytur brenda tij.

Cilado qoftë aventura juaj, mënyrat për ta zbuluar Liqenin e Ohrit janë të pafundme nëse doni ta eksploroni ngadalë dhe me një qëllim të caktuar.

20 LIQENI I OHRIT NIS UDHËTIMIN TËND

ECJEShumë pjesë të rajonit të Liqenit të Ohrit mund të shijohen më mirë duke ecur. Zonat

e sheshta rreth Liqenit të Ohrit ofrojnë një rrjet të gjerë shtigjesh për të ecur, të cilat

mund të përshkohen nga të gjitha nivelet e aftësisë,dhe gjithë grupmoshat. Shumë

rrugë buzë liqenit vazhdojnë në brendësi të maleve, duke kaluar dhe përmes fshatrave

të vegjël. Këto shtigje ju lejojnë të vëzhgoni jetën rurale në rajonin e Liqenit të Ohrit, i

cili në disa vende, ka mbetur i pandryshuar për qindra vjet.

Futuni më thellë në male për të zbuluar trashëgiminë e pasur natyrore të rajonit. Parku Kom-bëtar i Galicicas ofron një rrjet të pafund shtigjesh të shënu-ara, duke ju dhënë mundësi të jashtëzakonshme për udhëtime të shkurtra por dhe për udhëtime më të gjata për aventurierët që duan të qëndrojnë më gjatë. Shumë shtigje fillojnë si rrugë asfalti dhe pastaj kalojnë përmes fshatrave para se dalëngadalë të transformohen në shpate të buta kodrinore. Pika më e lartë e Galicicas është Maja Maga-ro, 2254 metra mbi nivelin e detit, që ofron një pamje mahnitëse të liqeneve të Ohrit dhe Prespës.

Më pak të njohura por po aq emo-cionuese janë shtigjet ngjitëse afër fshatit Alarup. Në 2287 metra mbi nivelin e detit, Mali i Thatë gjithash-tu ofron pamje shpërblyese të dy liqeneve si dhe të vendbanimeve të mëdha të Pogradecit dhe Ohrit.

Në Pogradec, ju mund të ngjit-eni në kishën e Kabashit, dikur

sekret, e cila është e fshehur në pyllin e gështënjave mes maleve. Kisha është ndërtuar në 1993 nga familja Kostallari, një fis i madh në Pogradec. Ndërsa praktika fe-tare ishte e ndaluar në Shqipërinë komuniste, shumë banorë bënin pelegrinazhe në kishat e fshehta si kjo, ku ata vazhdonin të luteshin jashtë syve kurioze e spiunë. Kisha është e vendosur 3 km larg nga një gurore në pjesën perëndimore të Pogradecit. Ajo gjithashtu është e arritshme më këmbë.

Eksplorimi urban është ba-zuar në idenë se qyteti mund jetë një vend po aq emocionues për të shëtitur, sa kodrat apo malet. Kthejini shëtitjet buzë liqenit në udhëtime për të eksploruar rrugi-cat e shumta të Ohrit dhe një sërë shtigjesh të shënuara mirë, që jua bëjnë më të lehtë zhytjen në his-torinë e pasur të qytetit. Pograde-ci gjithashtu ofron një arkitekturë mikse, historike dhe moderne, mjaft dinamike, ku vendet antike janë të shpërndara nëpër qytet.

Shëtitorja dhe qendra historike e Pogradecit janë të pasura me restorante, kafene dhe shitës ven-dorë, ndërkohë që rruga drejt Kal-asë ju çon drejt lagjeve më të qeta, dhe natyrës së pashqetësuar. Do të gjeni dhe një zonë të populluar tregtare, ku mund të blini gjithç-ka që nga djathi shqiptar deri te biçikletat.

Në fshatin Tushemisht dhe në Burimet e Drilonit ju mund të ka-loni mbi urat e drunjta, mbi përrenj dhe kanale dhe të admironi vresh-tat që prodhojnë rrushin për verën më të famshme të rajonit.

SI TË BËHESH AKTIV!

21LIQENI I OHRIT NIS UDHËTIMIN TËND

ZHYTJE NËNUJËA e dini se Liqeni i Ohrit është rezervuari më i madh natyror i ujit

të pijshëm në botë, dhe që ju shfaq një shikueshmëri nënujorë deri

ne 20 metra? Me këtë ujë mrekullisht të pastër, me rrymat e qeta,

dhe temperaturën e këndshme, një botë e tërë nënjore ju pret që të

zhyteni thellë në historinë miliona vjeçare të liqenit.

Zhytja në Liqenin e Ohrit, ofron një mënyrë unike për të takuar misteret natyrore dhe kulturore. Zhytësit tërhiqen nga Liqeni i Ohrit, pasi është një nga dhe liq-enet më të thellë dhe më antikë në Europë: një zhytje drejt shtresave tektonike të tij është jashtëzakon-isht frymëzuese edhe për zhytësit më me ekperiencë. Në nivel shken-cor, Liqeni i Ohrit është liqeni me biodiversitetin më të lartë në botë përsa i përket volumit: mijëra kaf-shë dhe specie bimore jetojnë nën

ujërat e tij, disa qindra prej të cilave janë endemike dhe unike vetëm për Liqenin e Ohrit. Shumica e tyre është e vështirë të shihen pa pajisje të specializuara për shkak të për-masave mikroskopike. Banorët më të famshëm janë dy tipe të troftës së Ohrit. Fatkeqësisht numri i tyre është duke u reduktuar për shkak të peshkimit të tepërt, por zhytësit ende mund të dallojnë të dyja spe-ciet në ujërat e thellë dhe të qartë.

Për entuzuiastët e historisë, shtre-

sat tektonike të Liqenit të Ohrit përbëjnë një pasuri të thesareve unike. Mijëra vite civilizim kanë lënë këtu artefakte të panumërta. Qeramikat antike, kockat, mjetet e punës dhe madje edhe bizhuteri janë gjetur nga vendbanimet pre-historike që datojnë 3200 vite më parë. Zbulimet e fundit mund të shijohen në Muzeun e Ujit, që ndodhet në brigjet jugperëndimore të Liqenit të Ohrit.

Edhe nëse jeni një zhytës i ri, Liqeni i Ohrit është një vend ideal për të provuar zhytjen e parë. Kjo ështe një zhytje pa shumë rrezik jo si zhytja në oqean dhe aventura e parë nënujore këtu mund t’ju çojë në eksplorimin e rrënojave të fshatrave të periudhës neolotike dhe vendbanimeve prehistorike. Disa qendra me zhytës profesionte mund t’ju mësojnë si të zhyteni dhe t’ju ndihmojnë të eksploroni këtë botë të pasur nënujore.

SI TË BËHESH AKTIV!

22 LIQENI I OHRIT NIS UDHËTIMIN TËND

ÇIKLIZËMPranvera dhe vjeshta me temperatura më të ftohta dhe erërat e liqenit, janë perfekte

për çiklizëm. Gjithë perimetri i Liqenit të Ohrit është vetëm 97 km, dhe ka shumë

vende që janë të përsosura për pedalim. Nëse ju preferoni të udhëtoni me biçikletë për

kënaqësi poshtë shëtitores, ose një shpejtësi adrenalinë nëpër male, rajoni i Liqenit të

Ohrit është një parajsë çiklizmi.

Udhëtim me biçikletë rreth liqen-it të Ohrit. Rruga kryesore është e integruar në një rrjet më të gjerë të lidhur me shtigjet ekzistuese për bicikletat. Ju mund të udhëtoni brenda një zone, ose të bëni një udhëtim më të gjatë dhe të ngjiteni mes fshatrave, qytezave dhe qyteteve përgjatë bregut të Liqenit. Por sigurohuni që të keni dhe pasaportën me vete!!

Udhëtimi 6 km nga Pogradeci në Tushemisht është një mënyrë perfekte për të kaluar mëngjesin. Zona rreth Tushemishtit është e përbërë nga kodra të buta nga të cilat mund të shijoni dhe pamjet e bukura të liqenit, ndërsa qendra e Tushemishtit është perfekte për të ngrënë diçka dhe për t’u relaksuar..

Pedalim 20 km mes Pogradecit dhe fshatit Lin. Kjo rrugë e sheshtë kalon buzë liqenit dhe përshkon dhe vende të trashëgimisë përfshi dhe zonën industriale të Memelishtit, disa fshatra dhe Bazilikën antike. Mirë është të mos keni ngrënë dhe të jeni të uritur, pasi Lini është një nga vendet më të mira për të ngrënë në gjithë rajonin!

Rruga 34 km ndërkufitare mes Ohrit dhe Pogradecit rrethohet nga kodra të bukura dhe fshatra piktoreske. Ju do të kaloni disa nga plazhet më të bukura të rajonit, rrugë skenike, dhe vende kampingu, kështu që mund ta ndani këtë udhëtim në disa ditë. Kini kujdes nga trafiku i makinave në rrugët e ngushta.

SI TË BËHESH AKTIV!

23LIQENI I OHRIT NIS UDHËTIMIN TËND

Parku Kombëtar Galicica ka një rrjet të gjerë (rreth 150 km) të rrugëve të shenjuara dhe shtigjeve malore për biçikletat. Merrni ush-qim dhe ujë me vete në rast se keni në plan të bëni udhëtim të gjatë, si dhe veshje të ngrohta nëse keni ndërmend të ngjisni majën e këtij mali..

Udhëtimi 4 km me biçikletë nga qendra e Pogradecit në majë të Kalasë është i shkurtër por kalon në një shpat të thepisur, ndërsa ju shpalos pamjet më të bukura të liqenit. Nisuni herët në mëngjes ose në mbrëmje për të shmangur të nxehtit.

Një nga udhëtimet më të bukura malore me biçikletë është ai prej 32 km, që kërkon një ditë të plotë, nga Tushemishti- Blace, Alarup dhe sërish Tushemisht. Ky udhëtim ju çon përmes pyjeve të dendur, kullotave të hapura, dhe vendbani-me të vogla ku jeta e përditshme duket se ka mbetur e pandryshuar prej vitesh. Në Blacë ju do të gjeni dhe një bar dhe minimarket, por për të qenë të sigurt merreni me vete gjithçka që ju duhet për një piknik, si dhe ujë të bollshëm.

Ata që kërkojnë pak qetësi në mal dhe pamje të pandërprerë të liqen-it mund të provojnë udhëtimin 20 km nga Qafë Thana në zonën industriale të Memelishtit. Ter-reni i larmishëm dhe disa zona të mrekullueshmë përgjatë rrugës e bëjnë udhëtimin tuaj të pahar-rueshëm. Merrni me vete ushqim dhe shumë ujë.

Ju mund të provoni një aventurë edhe më të madhe duke pedalua 10 km shtesë nga Qafa e Policës në Qafë Thanë. Ky është një shteg që lidh Parkun Kombëtar të Shebe-nikut me zonën e Liqenit të Ohrit.

Për një udhëtim të plotë njëditor nga liqeni në mal, mos humbisni turin prej 36 km Pogradec - Guri i Kamjes - Pogradec. Në kthesën më të madhe të këtij turi, ju do të shihni Gurin e Kamjes, një shkëmb monolit ikonik prej nga shihet Liq-eni i Ohrit, dhe malet e Maqedonisë. Guri i Kamjes është një monument i jashtëzakonshëm natyror, një pamje e mrekullueshme piktoreske dhe një pikë fantastike për piknik.

Ju mund të merrni me qera biçikle-ta në disa vende të posaçme në Ohër, Pogradec dhe Strugë. Organizatat lokale po bëjnë një punë të shkëlqyer për të zgjeruar mundësitë e udhëtimeve malore me biçikletë.

PËR MË SHUMË INFORMACION VISIT

WHC.UNESCO.ORG/EN/ LAKE-OHRID-REGION/

24 LIQENI I OHRIT NIS UDHËTIMIN TËND

ZONAT E MBROJTURA TË RAJONIT

Vlerat unike biologjike, kulturore,

shkencore dhe sociale-ekonomike të

rajonit janë të njohura nga të dy qeveritë

e vendeve që ndajnë Liqenin dhe nga

konventat ndërkombëtare. Të gjitha

këto kanë çuar në krijimin e disa zonave

të mbrojtura dhe njohjen e tyre nga

komuniteti ndërkombëtar në mënyrë

që të ruhen vlerat e dukshme të tij për

brezat e ardhshëm të banorëve lokalë

dhe vizitorëve. Nga majat e maleve mes

dy liqeneve gjithkush mund të shijojë një

pamje të mahnitshme dhe të tërhiqet për ta

eksploruar më tej gjithë rajonin.

.

25LIQENI I OHRIT NIS UDHËTIMIN TËND

26 LIQENI I OHRIT NIS UDHËTIMIN TËND

Trashëgimia kulturore dhe natyrore e Liqenit të Ohrit është një pasuri mikse e tr-shëgimisë botërore që mbulon 83,350 ha në pjesën maqedonase të Liqenit të Ohrit. Rajoni është regjistruar për vlerat natyrore të tij në UNESCO në 1979 dhe për vlerat kulturore në 1980.

Prespa është emri i dy liqeneve me ujë të freskët- Prespa e Madhe dhe Prespa e Vogël që ndodhen mes kufijve shqiptare, maqedonas dhe grekë. Liqenet dhe zonat përreth janë të njohura për bimësinë e dendur, nivelin e lartë të biodiversitetit dhe traditave të pasura kulturore. Prespa konsiderohet një parajsë për zogjtë mërgimtarë dhe të tre këto vende e kanë shpallur zonën një ligatinë të rëndësisë ndërkombëtare, sipas konventës së Ramsarit.

Parku kombëtar i Prespës në Shqipëri përfshin gjithë pjesën shqiptare të Liqeneve të Prespës së Madhe dhe të Vogël, së bash-ku me zonat rrethuese që arrijnë deri në shpatin e Malit të Thatë.

Territori shqiptar në pellgun rreth liqenit përfshihet në Rezervën Ndërkufitare të Biosferës Ohrid-Prespa.

Monumenti natyror i Liqenit të Prespës mbulon pjesën maqedonase të liqeneve të Prespës dhe zonat rrethuese.

Pjesë të parkut të Galicicas parkut Pelister përfshihen brenda pellgut ujëmbledhës të Prespës. Pjesa maqedonase e basenit përfshihet në Rezervën ndërkufitare të Biosferës Ohrid-Prespa.

Parku kombëtar i Prespës në greke përfshin pjesën grekë të Liqeneve të Prespës së Madhe dhe të Vogël dhe zonat përreth.Territori grek në basen është një parajsë për zogjtë e rrallë të ujit të rëndësisë globale dhe europiane, përfshi pelikanin dalmat dhe pelikanin e madh të bardhë.

Vendet Ramsar gjenden në pjesën shqiptare maqedonase dhe greke të Prespës. Një vend Ramsar konsiderohet një ligatinë e shpallur me rëndësi ndërkombëtare: Liqenet e Prespës dhe ligatinat përreth konsiderohen parajsë për zogjtë mërgimtarë. Qindra specie zogjsh shumohen dhe jetojnë këtu, si psh: pelikani dalmat, pelikani i madh i bardhë, lloje të tjera si karabullaku i vogël, kojliku i zi dhe disa tipe çafkash.

Parku Kombëtar i Pelisterit, ndodhet në Malin Baba në bashkinë jugore të Maqedonisë në Bitola dhe është parku më i vjetër dhe i dyti i madh në vend.

27LIQENI I OHRIT NIS UDHËTIMIN TËND

Pelisteri është më tepër i njohur si një nga malet më jugore të Ballkanit me karrakter alpin. Parku Kombëtar është gjithashtu i njohur për dy liqenet e tij malorë dhe shumë lumenj.

Parku Kombëtar Galicica është një zonë e mbrojtur në Maqedoni që ndodhet në Malin Galicica mes liqeneve të Ohrit dhe Prespës. Ky park kombëtar ka një numër të madh të florës endemike dhe është përcaktuar si një zonë e njohur e bimësisë ndërkombëtare.

Peisazhi i mbrojtur i Pogradecit është një qasje e integruar dhe bashkëpunuese për të bashkëmenaxhuar pjesën e zgjeruar të propozuar për pasurinë ndërkufitare botërore të Trashëgimisë natyrore dhe kulturore të Liqenit të Ohrit në anën shqiptare.

Monunenti natyror i Liqenit të Ohrit i referohet pjesës maqedonase të liqenit ndërkufitar. Gjithë rajoni është regjistruar si pasuri mikse

e trashëgimisë botërore të UNESCO-s për vlerat natyrore në vitin 1979 dhe për vlerat kulturore një vit më vonë.

Parku Kombëtar Shebenik- Jabllanicë është një zonë e mbrojtur shqiptare e vendosur në veriperëndim të Liqenit të Ohrit që shtrihet përgjatë kufirit maqedonas,e dalluar për

florën e pasur dhe të larmishme dhe pamje piktoreske malore. Hyrjet kryesore të këtij parku janë të lidhura mirë me qytetet rreth Liqenit të Ohrit dhe janë të arritshme me ngjitje ose me biçikletë përmes shtegut malortë biçikletave Qafë Policë-Qafë Thanë..

Rezerva ndërkufitare Ohër-Prespë është një sistem ekologjik që shtrihet mes kufijve shqiptar dhe maqedonas të liqeneve të Ohrit dhe Prespës. Karakteristikat ekologjike variojnë dukshëm duke nisur nga zonat malore rreth tre liqeneve, tek pyjet e butë subtropikalë në lartësi më të vogla rreth basenit të ujit. Rajoni është shumë i pasur në termat e diversitetit kulturor, etnik dhe fetar..

28 LIQENI I OHRIT NIS UDHËTIMIN TËND

Lake OhridLiqeni i Ohrit

Liqeni i PresPësПресПанско езеро

Lake PresPa

OHRID

ELSHANI

BAy Of BONES

MAGARO

TOMOROS

VELESTOVO

OROVNIK

PISKUPAT

KALISHTA

VEVcHANI

UDENISHT

MEMELISHT

GURI I KAMjES

TUSHEMISHT

OLD cASTLE GROUNDS

BUçIMAS

ST NAUM

ALARUP

PESHKëPI

LIN

POGRADEc

GALIcHIcA NATIONAL PARK

BOuNdARy Of The WORLd heRITAge sITe "NATURAL AND cULTURAL HERITAGE Of THE OHRID REGION"KufIjTë e zONës TRAshëgImI BOTëRORe “TRASHëGIMIA NATyRORE DHE KULTURORE E RAjONIT Të OHRIT”

Граница на подрачјето на светското наследство “Природно и културно наследство на охридскиот регион”

PARKu KOmBëTAR I GALIcIcëS

национален парк галичица

STRUGA

POgRAdec PROTecTed LANdscAPe

POgRAdec PeIsAzh I mBROjTuR

Заштитен предел поГрадец

SHEBENIK-jABLLANIcë NATIONAL PARK

PARKu KOmBëTAR SHEBENIK-jABLLANIcë

национален парк Шебеник-Јабланица

LAGADIN

GjIRI I KOcKAVE

RRETHINAT E KESHTjELLES SE VjETER

Залив на коските

DRILON SPRINGSBURIMET E DRILONITиЗвори дрилон

стар Замок

охридско езеро

RADOZHDA

национален парк ПресПа

PARKu KOmBëTAR I PRESPëS

PRESPA NATIONAL PARK

UDHËTIMI JUAJ RRETH LIQENIT TË OHRITLiqeni i Ohrit ofron peisazhe të mahnitshme, eksperienca kulturore unike dhe një mal me mundësi për t’u relaksuar, për aventurë dhe për gjithçka tjetër. Ndërsa kjo guidë përm-ban disa sugjerime apo ide, dhe një shikim të përgjithshëm të gjithë mundësive, rajoni mbetet ende shumë dinamik. Aty ku sot shihni një lëndinë, herën tjetër mund të gjeni një bar kafe. Megjithatë rrjeti i shtigjeve, akomodimet e shumta dhe atraksionet kul-turore sa vijnë e shtohen dhe ndryshojnë.

Ju mund të zgjidhni të qëndroni në hotelet buzë liqenit dhe të vizitoni destinacionet e njohura me sinjalistikë të qartë, ose të zgjidhni të eksploroni rrugët dytësore, të udhëtoni pa një itenerar dhe të pyesni banorët për ndonjë këshillë se çfarë të bëni, të shihni apo ku të hani. Nëse ju vizitoni këtë rajon me mendje të hapur, me imagjinatë dhe të respektoni mikpritësit tuaj, atëherë udhëtimi në rajonin e Liqenit të Ohrit do të jetë shpërblyes dhe i paharrueshëm.

LIQENI I OHRIT NIS UDHËTIMIN TËND

Lake OhridLiqeni i Ohrit

Liqeni i PresPësПресПанско езеро

Lake PresPa

OHRID

ELSHANI

BAy Of BONES

MAGARO

TOMOROS

VELESTOVO

OROVNIK

PISKUPAT

KALISHTA

VEVcHANI

UDENISHT

MEMELISHT

GURI I KAMjES

TUSHEMISHT

OLD cASTLE GROUNDS

BUçIMAS

ST NAUM

ALARUP

PESHKëPI

LIN

POGRADEc

GALIcHIcA NATIONAL PARK

BOuNdARy Of The WORLd heRITAge sITe "NATURAL AND cULTURAL HERITAGE Of THE OHRID REGION"KufIjTë e zONës TRAshëgImI BOTëRORe “TRASHëGIMIA NATyRORE DHE KULTURORE E RAjONIT Të OHRIT”

Граница на подрачјето на светското наследство “Природно и културно наследство на охридскиот регион”

PARKu KOmBëTAR I GALIcIcëS

национален парк галичица

STRUGA

POgRAdec PROTecTed LANdscAPe

POgRAdec PeIsAzh I mBROjTuR

Заштитен предел поГрадец

SHEBENIK-jABLLANIcë NATIONAL PARK

PARKu KOmBëTAR SHEBENIK-jABLLANIcë

национален парк Шебеник-Јабланица

LAGADIN

GjIRI I KOcKAVE

RRETHINAT E KESHTjELLES SE VjETER

Залив на коските

DRILON SPRINGSBURIMET E DRILONITиЗвори дрилон

стар Замок

охридско езеро

RADOZHDA

национален парк ПресПа

PARKu KOmBëTAR I PRESPëS

PRESPA NATIONAL PARK

Project funded bythe European Union

United NationsEducational, Scientific and

Cultural Organization