Zotimet thelbësore ndaj fëmijëve në veprimin...

47
Zotimet thelbësore ndaj fëmijëve veprimin humanitar

Transcript of Zotimet thelbësore ndaj fëmijëve në veprimin...

Page 1: Zotimet thelbësore ndaj fëmijëve në veprimin humanitarunicefinemergencies.com/downloads/eresource/docs/1/CCCs Albanian.pdfpragu do të jetë më i ulët se në vende me kapacitete

Zotimet thelbësore ndaj

fëmijëve në veprimin

humanitar

Page 2: Zotimet thelbësore ndaj fëmijëve në veprimin humanitarunicefinemergencies.com/downloads/eresource/docs/1/CCCs Albanian.pdfpragu do të jetë më i ulët se në vende me kapacitete

Fotografitë e kapakut nga para: © UNICEF/NYHQ2007-1907/Noorani © UNICEF/NYHQ2006-2237/Pirozzi Fotografitë e kapakut nga mbrapa: © UNICEF/NYHQ2008-0724/Volpe © UNICEF/NYHQ2009-0565/Ramoneda Për më shumë informacion, lutemi të kontaktoni: Sektori i Politikës Humanitare Zyra për Programet e Emergjencës, UNICEF Botuar nga UNICEF Seksioni i Komunikimit 3 Kombeve të Bashkuara Plaza New York, NY 10017, USA Email: [email protected] Faqja në internet: www.unicef.org ISBN: 978-92-806-4512-5 © Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) Maj 2010

Page 3: Zotimet thelbësore ndaj fëmijëve në veprimin humanitarunicefinemergencies.com/downloads/eresource/docs/1/CCCs Albanian.pdfpragu do të jetë më i ulët se në vende me kapacitete

Shkurtesat

TAR Trajtim Antiretroviral ARV Antiretroviral PKTHA Procesi i Konsoliduar i Thirrjeve për Apel ZTHF-të Zotimet thelbësore ndaj fëmijëve FQRE Fondi Qendror për Reagimin ndaj Emergjencave ZV Zyra për Vendin PZI Programi i Zgjeruar për Imunizimin PH/VP Paralajmërim i Hershëm/Veprim i Parakohshëm DHBGJ Dhuna me Bazë Gjinore RVH Raport i Veprimit Humanitar

EHV Ekipi Humanitar për Vendin HIV dhe AIDS virusi që shkakton mungesën e imunitetit tek njeriu / sindroma e përftuar e mungesës

së imunitetit QPBDNJ Qasja në Programin Bazuar te të Drejtat e Njeriut KKNI Komiteti për Koordinimin Ndërinstitucional TIK Teknologjia e Informacionit dhe Teknologjisë RRAARE Rrjeti i Agjencive për Arsimin në Raste Emergjencash UFF Ushqyerja e Foshnjës dhe Fëmijës në moshë të hershme SHMMP Shëndeti Mendor dhe Mbështetja Psiko-sociale SMSS Standardet Minimale të Sigurisë Operacionale OJQ Organizatat Jo-qeveritare ZASPMB Zyra për Aleancat në Sektorin Publik dhe Mobilizimin e Burimeve PTNF Parandalimi i Transmetimit nga Nëna tek Fëmija ZR Zyra Rajonale KRA kequshqyerja e rëndë akute VISION Sistemet Virtuale të Integruara të Informacionit UKH Uji, Kanalizimet dhe Higjiena

Page 4: Zotimet thelbësore ndaj fëmijëve në veprimin humanitarunicefinemergencies.com/downloads/eresource/docs/1/CCCs Albanian.pdfpragu do të jetë më i ulët se në vende me kapacitete

Përmbajtja Shkurtesat ii I: Kuadri, parimet dhe besueshmëria 1.1 Qëllimi 1.2 Partnerët në bashkëpunim 1.3 Sfera e veprimtarisë 1.4 Përforcimi i kuadrit të programimit të UNICEF-it 1.5 Analiza në kontekst 1.6 Parimet humanitare 1.7 Qasja në program mbi bazë të drejtat e njeriut 1.8 Barazia gjinore në veprimin humanitar 1.9 Parimi “mos bëj keq” 1.10 Normat dhe standardet botërore 1.11 Monitorimi, analiza dhe vlerësimi 1.12 Reforma humanitare ndërinstitucionale 1.13 Qasja e integruar në program 1.14 Mbrojtja e kauzës 1.15 Komunikimi për zhvillimin 1.16 Menaxhimi dhe vlerësimi i rrezikut II: Zotimet e programit 2.1 Monitorimi i performancës 2.2 Shqyrtimi, monitorimi dhe vlerësimi i shpejtë 2.3 Ushqyerja 2.4 Shëndetësia 2.5 Uji, kanalizimet dhe higjiena 2.6 Mbrojtja e fëmijëve 2.7 Arsimi 2.8 HIV-i dhe SIDA 2.9 Furnizimi dhe Logjistika III: Zotimet operative 3.1 Media dhe komunikimet 3.2 Siguria 3.3 Burimet njerëzore 3.4 Mobilizimi i burimeve 3.5 Financa dhe administrata 3.6 Teknologjia e informacionit dhe komunikimit

*Lutemi të vini re, duke qenë se në disa gjuhë përkthehen më gjatë se në gjuhë të tjera, dokumenti

mund të mos jetë njësoj për sa i përket numrit të faqeve. Numri i faqeve duhet të vendoset

manualisht për çdo përkthim në të djathtë të kësaj Tabele përmbajtje.

Page 5: Zotimet thelbësore ndaj fëmijëve në veprimin humanitarunicefinemergencies.com/downloads/eresource/docs/1/CCCs Albanian.pdfpragu do të jetë më i ulët se në vende me kapacitete

I: Kuadri, parimet dhe besueshmëria

1.1 Qëllimi

Zotimet thelbësore ndaj fëmijëve (ZTHF-të) në Veprimin Humanitar janë një kuadër global për nismën

humanitare ndaj fëmijëve, të ndërmarra nga UNICEF dhe partnerët e tij.

Ky kuadër udhëhiqet nga e drejta ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, në veçanti Konventa për të

drejtat e Njeriut1 dhe, në rast emergjencash komplekse, edhe nga e drejta ndërkombëtare humanitare.

Në nivel operativ, ZTHF-të mbështeten në standardet dhe normat globale për ndërmarrjen e

veprimeve humanitare (shiko Çështjen 1.1).

ZTHF-të nxisin ndërmarrjen e një veprimi kolektiv humanitar të parashikueshëm, efektiv dhe në kohë.

Ato realizohen me anë të bashkëpunimit ndërmjet qeverive, organizatave humanitare (përfshirë

UNICEF) dhe të tjera në mobilizimin si të burimeve kombëtare ashtu edhe ato kombëtare.

ZTHF-të nxiten nga nevoja për të përmbushur të drejtat e fëmijëve të prekur nga krizat humanitare, e

për rrjedhojë, ato janë të vlefshme për të gjitha vendet. ZTHF-të janë gjithashtu të zbatueshme si në

situatat humanitare akute që ndodhin papritur edhe në ato që zgjasin në kohë.

UNICEF punon bashkë me partnerët e tij me një qasje në parim dhe kërkon të ndërtojë një aleancë

me partnerët e tij rreth ZTHF-ve. Organizatat kontribuojnë në përmbushjen e ZTHF-ve me anë të

mobilizimit të burimeve, mbështetjen e drejtpërdrejtë të parterëve dhe mbrojtjen e kauzës. Megjithatë,

përmbushja e ZTHF-ve varet nga shumë faktorë, përfshirë kontributet e partnerëve të tjerë dhe

burimet që janë në dispozicion.

Zotimet e programit specifik të sektorit të ZTHF-së janë pjesë e një përgjigje kolektive të programuar

për fëmijët e prekur nga krizat humanitare, dhe janë projektuar për të mbështetur një koordinim të

gjerë ndërinstitucional.

1.2 Partnerët në bashkëpunim

ZTHF-të realizohen nëpërmjet bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet partnerëve, qeverive pritëse,

organizatave të shoqërisë civile, organizatave joqeveritare (OJQ-të), si ato kombëtare edhe ato

ndërkombëtare, agjencive të Kombeve të Bashkuara dhe kontribuuesve. Kjo gjë është në pajtim me

zotimet e UNICEF-it në kuadër të reformës humanitare ndërinstitucionale, përfshirë parimet e

bashkëpunimit me partnerë.

1Konventa për të Drejtat e Fëmijës, neni 45: “Me qëllim nxitjen e zbatimit efektiv të Konventës dhe për të inkurajuar bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën që mbulon kjo Konventë: (a) Agjencitë e specializuara, Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët, dhe organe të tjera të Kombeve të Bashkuara gëzojnë të drejtën të përfaqësohen gjatë shqyrtimit të zbatimit të këtyre dispozitave të kësaj Konvente që janë brena sferës së veprimit të mandatit të tyre

Page 6: Zotimet thelbësore ndaj fëmijëve në veprimin humanitarunicefinemergencies.com/downloads/eresource/docs/1/CCCs Albanian.pdfpragu do të jetë më i ulët se në vende me kapacitete

1.3 Sfera e veprimtarisë

Situatë humanitare është çdo rrethanë ku nevojat humanitare janë aq të mëdha dhe komplekse sa të

kërkojnë asistencë dhe burime të jashtme me rëndësi, dhe ku është e nevojshme të jepet një

përgjigje multi-sektoriale me angazhimin e një numri të madh të aktorëve humanitarë ndërkombëtarë.2

Këtu mund të përfshihen emergjencat në një shkallë të vogël. Në vende me kapacitete të kufizuara,

pragu do të jetë më i ulët se në vende me kapacitete më të fuqishme.

Emergjente është ajo situatë që kërcënon jetët dhe mirëqenien e një numri të madh të popullsisë dhe

kërkon ndërmarrjen e një veprimi të jashtëzakonshëm për të siguruar mbijetesën, kujdesin dhe

mbrojtjen e tyre.3

ZTHF-të:

Përbëjnë një kuadër global të zhvilluar nga UNICEF-i në bashkëpunim me partnerët e tij, për

mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve të prekur nga kriza humanitare;

Janë të zbatueshme për të gjithë fëmijët e prekur nga kriza humanitare, pavarësisht nivelit të

zhvillimit ekonomik dhe social në të cilin ata gjenden, ose burimet që UNICEF-i ka në dispozicion;

Mbulojnë programin dhe zotimet operative dhe përfshijnë ndërhyrjet për ushqyerjen, shëndetin,

ujin dhe kanalizimet, virusin HIV dhe SIDA-n, arsimin dhe mbrojtjen e fëmijës;

2 Komiteti për Koordinimin ndërmjet Agjencive, “Notë Shpjeguese për përdorimin e qasjes për forcimin e përgjigjes humanitare”, KKNI, Gjenevë,

24 nëntor 2006. 3 Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët, “Politika e Programit dhe Manuali i Procedurës: Operacionet e Programit”, UNICEF, New York, 22

janar 2009.

Rimëkëmbja

dhe

programimi i

rregullt

Gatishmëria

Rimëkëmbja e

Hershme

Reagimi

8 javët e para Pas 8 javëve

Përkeqësimi i

situatës së

fëmijëve

Figura 1: Kuadri konceptual për Reagim efektiv të ZTHF-së

Përshtatur nga grupi i punës KKNI për Gatishmërinë dhe Planifikimin e

Kontigjencës

Përpara aktivizimit

Vazhdimësia e

Reagimit dhe

Rimëkëmbja e

Hershme

Pragu

Koha

Page 7: Zotimet thelbësore ndaj fëmijëve në veprimin humanitarunicefinemergencies.com/downloads/eresource/docs/1/CCCs Albanian.pdfpragu do të jetë më i ulët se në vende me kapacitete

Reflektojnë veprimet e ndërmarra gjatë fazës së përgatitjes dhe reagimit, përfshirë veprimet për

rimëkëmbjen e hershme, duke i kushtuar rëndësi të veçantë rezultateve dhe objektivave (shiko

Figurën 1). ZTHF-të përfshijnë përgjegjësitë ndërinstitucionale të UNICEF-it dhe partnerët e tij

humanitarë, si dhe koordinimin me autoritetet, dhe ato shprehin një zotim të qartë ndaj zhvillimit të

kapaciteteve në veprimin humanitar;

Mbështeten në parimet e të drejtave të njeriut dhe humanitare, dhe ato janë një gur themeli i

veprimit humanitar të UNICEF-it;

Aktivizohen nga një rënie e shpejtë në situata të ngjashme dhe mirëqenien e një numri të madh

fëmijësh dhe grash, situatë e cila kërkon ndërmarrjen e një veprimi të jashtëzakonshëm;

Përfshijnë strategji të qarta për uljen e rrezikut nga fatkeqësitë dhe zhvillimin e kapaciteteve

vendore në të gjitha fazat e veprimit humanitar, përfshirë gatishmërinë. Përshtatshmëria dhe

efektiviteti janë prioritare për përmbushjen e zotimeve të përcaktuara të ZTHF-ve;

Përqendrohen në ndërmarrjen e veprimit përgjatë tetë javëve të para kritike të përgjigjes

humanitare dhe ofrojnë udhëzime për veprime përtej saj, për të arritur drejt standardeve të

përcaktuara;

Përfshijnë si programin dhe angazhimet operative, që përkojnë me programet e bazuara në

rezultate dhe fushat të nevojshme për një përgjigje efektive;

Ofrojnë udhëzime në politikat e brendshme të UNICEF-it, me bindjen se forcimi i partneritetit dhe

bashkëpunimit është çelësi për suksesin e veprimit të tij humanitar.

Brenda kontekstit të bashkëpunimit dhe në varësi të mundësisë për qasje, siguri dhe disponimin e

fondeve, UNICEF-i, me partnerët e tij, zotohet të sigurojë ofrimin e shërbimeve. Roli i UNICEF-it dhe

ai i partnerëve të tij do të jetë në varësi të kushteve vendore dhe kapaciteteve përkatëse.

1.4 Përforcimi i kuadrit të programimit të UNICEF-it

ZTHF-të janë një komponent përbërës i Programeve të UNICEF-it për vendin sepse ato:

njohin lidhjen ndërmjet veprimit humanitar dhe zhvillimit, dhe ofrojnë një fokus të qartë për uljen e

rrezikut nga fatkeqësitë;

theksojnë rolin kritik të gatishmërisë për reagim të shpejtë;

ofrojnë një platformë për rimëkëmbjen e hershme;

krijojnë një kuadër për të vlerësuar dhe mësuar.

1.5 Analiza në kontekst

Për vënien në zbatim e ZTHF-ve, mblidhet informacion me anë të analizës në kontekst që përfshin:

Figura 2: Afati kohor për emergjencat e papritura

Afati kohor për dhënien e përgjigjes përcakton momentin e përshtatshmërisë për emergjencat që ndodhin

papritur:

• 72 orët e para përfshijnë veprime të nevojshme për drejtimin dhe procese operative.

• 8 javët e para përfshijnë veprime të përshtatshme për përgjigjet kritike dhe rimëkëmbjen e hershme.

• Veprimet e rimëkëmbjes së hershme në ZTHF-të janë veprime dhe qasje të cilat duhet të zbatohen

menjëherë dhe paralelisht me përgjigjen e menjëhershme.

Page 8: Zotimet thelbësore ndaj fëmijëve në veprimin humanitarunicefinemergencies.com/downloads/eresource/docs/1/CCCs Albanian.pdfpragu do të jetë më i ulët se në vende me kapacitete

Ndikimin e zhvillimeve politike dhe zhvillimet që lidhen me sigurinë tek vajzat, djemtë, gratë dhe

burrat, si dhe ndërlikimet e tyre për operacionet dhe përgjigjen e UNICEF-it dhe partnerët e tij,

përfshirë qasjen humanitare dhe mbrojtjen e kauzës;

Shqyrtimi i punës së vazhdueshme nga agjencitë humanitare dhe aktorë të tjerë, si dhe i

strategjisë dhe operacioneve të misioneve të OKB-së, kur shfrytëzohen;

Analizimi i të dhënave të ndara për nga mosha dhe gjinia e të gjitha shkeljeve të rënda kundër

fëmijëve, përfshirë ato të përshkruara në rezolutat e Këshillit të Sigurimit mbi rekrutimin e

fëmijëve, sulmet në shkolla apo spitale, dhe dhunën seksuale ndaj fëmijëve dhe grave (shiko

RKS-të 1882, 1820, dhe 1888 përkatësisht), si dhe rëndësinë e tyre në raportimin dhe përgjigjen

e UNICEF-it;

Vlerësimi i ndikimit që ka kriza humanitare në sektorë të veçantë të programit për të përcaktuar

përparësitë dhe koordinuar përgjigjen;

Identifikimi i mundësive për të mbështetur rimëkëmbjen e vajzave, djemve, grave dhe burrave

brenda sektorëve të programit.

1.6 Parimet humanitare

UNICEF-i zotohet të zbatojë në praktikë parimet humanitare në Veprimin e tij Humanitar. Këto parime

përfshijnë:

Humanizmi: mbështetja e parimit se të gjitha vajzat, djemtë, gratë dhe burrat e çdo moshe do të

trajtohen në mënyrë njerëzore në të gjitha rrethanat duke shpëtuar jetë dhe lehtësuar vuajtjet,

ndërkohë që sigurohet respekti për individin;

Paanësia: garantohet që ndihmesa që i ofrohet gjithë atyre që janë duke vuajtur, bazuar vetëm në

nevojat dhe të drejtat e tyre, në mënyrë të barabartë dhe pa asnjë lloj diskriminimi;

Neutraliteti: zotimi për të mos mbajtur anë në luftime dhe mos angazhimi në mosmarrëveshje me

karakter politik, racial, fetar apo ideologjik.

Parimet humanitare përforcohen me anë të rritjes së ndërgjegjësimit, ngritjen e besimit dhe

përkrahjen e kauzës së të drejtave të fëmijëve në situata humanitare, së bashku me autoritetet

shtetërore, subjektet jo-shtetërore dhe komunitetet.

1.7 Qasja në program bazuar te të drejtat e njeriut

UNICEF-i ka marrë zotimin që në gjitha veprimet humanitare të çojë përpara realizimin e të drejtave

të njeriut përmes kuadrit të qasjes në program bazuar te të drejtat të njeriut. Kjo qasje identifikon

mbajtësit e të drejtave dhe të drejtave të tyre, si dhe bartësit përkatës të detyrave dhe detyrimeve të

tyre. Kjo qasje synon të forcojë kapacitetet e mbajtësve të të drejtave që ata të mund të ngrenë

pretendimet e tyre, dhe që bartësit e përgjegjësive të përmbushin detyrimet e tyre. Ajo përqendrohet

në realizimin e të drejtave të popullsisë së përjashtuar dhe marxhinalizuar, dhe të atyre të drejtave që

janë në rrezik shkelje. ZTHF-të vendosin në qendër të veprimit humanitar fëmijët dhe gratë, si

pjesëmarrës aktivë dhe jo si përfitues të ndihmesës.

Zbatimi në praktikë i qasjes në program bazuar te të drejtat e njeriut do të duhet të përshtatet në

kontekstin e situatave humanitare, dhe të njohë, në veçanti, sfidat e tjera që lindin në situatat

humanitare komplekse. Duhet të merret parasysh roli i agjencive humanitare si bartëse të

përgjegjësive në emergjencat komplekse, siç parashikohet nga e drejta ndërkombëtare humanitare.

Page 9: Zotimet thelbësore ndaj fëmijëve në veprimin humanitarunicefinemergencies.com/downloads/eresource/docs/1/CCCs Albanian.pdfpragu do të jetë më i ulët se në vende me kapacitete

UNICEF-i, me mbështetjen e partnerëve të tij, është zotuar të përforcojë një qasje në program mbi

bazën e të drejtave të njeriut në veprimet humanitare me anë të:

Trajtimit të pabarazive dhe dallimeve gjatë analizimit, hartimit të programit, zbatimit dhe

monitorimit, duke pranuar se pabarazitë mund të shkaktojnë ose shtojnë dobësitë në krizat

humanitare;

Nxitjes së pjesëmarrjes së fëmijëve, adoleshentëve, grave dhe popullatave të prekura, duke i

përfshirë në analizimin, projektimin dhe monitorimin e programeve humanitare;

Përforcimit të kapaciteteve të autoriteteve shtetërore dhe joqeveritare, si dhe organizatave të

komunitetit si strategji thelbësore për veprimin humanitar të përbashkët dhe efektiv;

Mbështetjes së kauzës të të drejtave të njeriut dhe zërave të fëmijëve dhe grave si një element

përbërës i veprimit humanitar.

1.8 Barazia gjinore në veprimin humanitar

Qasja në program duke u bazuar te të drejtat e njeriut dhe programimi me bazë barazinë gjinore janë

qasje që në mënyrë reciproke plotësojnë dhe përforcojnë njëra-tjetrën. Termi ‘barazi gjinore’4 ka të

bëjë me gëzimin në mënyrë të barabartë të të mirave, mundësive, burimeve dhe shpërblimeve me

vlerë sociale ndërmjet vajzave, djemve, grave dhe burrave. Barazia nuk do të thotë që vajzat, djemtë,

gratë dhe burrat janë të njëjtë ndërmjet tyre, por që ata të gëzojnë të drejtat, mundësitë dhe shanset

që ofron jeta nuk varen apo kufizohen nga fakti nëse kanë lindur femër apo mashkull.

Krizat humanitare mund të përkeqësojnë pabarazitë gjinore që ekzistonin qysh më herët, dhe mund të

çojnë të rritjen e rrezikut, përjashtimit dhe diskriminimit. Gjithsesi, ato mund të ofrojnë mundësi për

ndryshim pozitiv, duke lejuar një shmangie në rolet, qëndrimet, besimet tradicionale dhe praktikat e

përjashtimit.

UNICEF-i ka marrë zotimin të garantojë që barazia gjinore të përfshihet në mënyrë të vazhdueshme

në programet e saj të parandalimit të fatkeqësive, përgjigjeve humanitare dhe rimëkëmbjes. Nxitja e

barazisë gjinore në veprimin humanitar arrihet në mënyrë më efektive duke siguruar që ndihma dhe

mbrojtja e ofruar të planifikohen dhe zbatohen në përfitim të vajzave, djemve, grave dhe burrave, në

përputhje me një analizë të të drejtave, nevojave dhe kapaciteteve të tyre. Kjo gjë bën që situata të

kuptohet sa më saktë, lehtëson planifikimin e përgjigjeve sa më të përshtatshme, nxjerr në pah

mundësitë dhe burimet brenda komunitetit të prekur, dhe ofron një lidhje ndërmjet ndihmesës

humanitare dhe zhvillimit afatgjatë.

1.9 Parimi “mos bëj keq”

UNICEF-i zotohet të zbatojë parimin “mos bëj keq”. Kjo nënkupton që veprimi humanitar duhet:

Të shmangë përkeqësimin e dallimeve dhe duhet të shmangë diskriminimin ndërmjet

popullatave të prekura në bazë të shkaqeve të krizës;

Të qëndrojë larg krijimit apo të rëndojë degradimin e mjedisit;

Të shmangë krijimin ose ashpërsimin e konfliktit dhe pasigurisë për popullatat e prekura;

Të marrë në konsideratë nevojat e veçanta të grupeve më të rrezikuara të fëmijëve dhe grave,

përfshirë personat e zhvendosur brenda vendit, të miturit e pashoqëruar dhe me aftësi të

kufizuara, si dhe të zhvillojë ndërhyrje që kanë lidhje dhe që kanë në objektiv programin.

4 Termi "gjinore" i referohet karakteristikave sociale dhe mundësive që lidhen me të qenit mashkull apo femër, dhe marrëdhënieve ndërmjet

vajzave, djemve, grave dhe burrave. Këto karakteristika janë specifike sipas kontekstit dhe kohës dhe janë të ndryshueshme. Në shumë shoqëri

ka dallime dhe pabarazi ndërmjet grave dhe burrave në përgjegjësitë që iu caktohen, aktivitetet që duhet të kryejnë, qasjen në dhe kontrollin mbi

burimet, si dhe mundësitë për marrjen e vendimeve (Zyra e Këshilltarit të Posaçëm për çështjet gjinore dhe përparimin e grave, “Koncepte të

rëndësishme që janë në themel të mendësisë gjinore”, Fleta e Fakteve 2, OSAGI, New York, gusht 2001)

Page 10: Zotimet thelbësore ndaj fëmijëve në veprimin humanitarunicefinemergencies.com/downloads/eresource/docs/1/CCCs Albanian.pdfpragu do të jetë më i ulët se në vende me kapacitete

1.10 Normat dhe standardet botërore

Në përpjekjet e saj humanitare, UNICEF-i mbështetet në një tërësi normash dhe standarde botërore,

si nga forumet ndërqeveritare dhe bashkëpunimet humanitare. Këto norma dhe standarde përfshijnë:

Të drejtën ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe parimet e të drejtave të njeriut, përfshirë këtu

Konventën për të drejtat e Njeriut dhe Konventën për eliminimin e të gjitha formave të

diskriminimit ndaj grave;

Të drejtën ndërkombëtare humanitare, përfshirë këtu Konventat e Gjenevës, të cilat kontribuojnë

në përcaktimin e roleve dhe përgjegjësive të agjencive humanitare në konfliktet e armatosura;

Parimet humanitare, që rrjedhin nga e drejta ndërkombëtare humanitare dhe përcaktohen në

Rezolutat e Këshillit të Sigurimit, të cilat janë hartuar për t’u zbatuar në të gjitha veprimet

humanitare;

Rezolutat e Këshillit të Sigurimit, në veçanti Rezoluta 46/182 e cila parashikon, ndër të tjera,

ngritjen e Komitetit për Koordinimin Ndërinstitucional (KKNI) dhe detyrat e Kombeve të

Bashkuara, më mbështetjen dhe forcimin e kapacitetit të shtetit për reagimet ndaj emergjencave

për t’u kujdesur për viktimat e fatkeqësive natyrore dhe emergjencave të tjera;

Rezolutat përkatëse të Këshillit të Sigurimit, përfshirë ato që lidhen me mbrojtjen e fëmijëve të

prekur nga konflikti i armatosur;

Standardet globale humanitare ekzistuese dhe ato që lindin, përfshirë Kartën Humanitare dhe

Standardet minimale në reagimin ndaj fatkeqësive (standardet e sferës) dhe standardet minimale

të Rrjetit të Agjencive për Arsimin në Raste Emergjencash (RRAARE), të cilat përcaktojnë

standardet minimale në fushat thelbësore të ndihmës humanitare me qëllim përmirësimin e

cilësisë së ndihmës që i ofrohet njerëzve të prekur nga fatkeqësitë dhe përmirësimin e

besueshmërisë ndaj sistemit humanitar në rast reagimi ndaj fatkeqësive.

1.11 Monitorimi, analiza dhe vlerësimi

UNICEF-i është zotuar të mbështesë veprimin humanitar me anë të monitorimit, analizës dhe

vlerësimit sistematik të performancës kundrejt standardeve në bashkëpunim me partnerët e tij. Kjo

përfshin:

Monitorimin dhe analizimin e situatës së fëmijëve, adoleshentëve dhe grave në mënyrë ë

vazhdueshme, të drejtpërdrejtë dhe së bashku me partnerët, për të siguruar vlerësime të

përbashkëta e të shpejta dhe reagim humanitar në kohë;

Mbështetjen e veprimit humanitar mbi bazën e vlerësimeve të shpejta të kryera me partnerët dhe

popullatat e prekura, përfshirë fëmijët, adoleshentët dhe gratë. Këto vlerësime, të kryera

nëpërmjet mekanizmave të përbashkëta ndërmjet agjencive ose në mënyrë të pavarur, janë hapi i

parë i rëndësishëm në përcaktimin e reagimit humanitar;

Matjen e progresit për të identifikuar dhe trajtuar rezultatet për fëmijët dhe gratë kundër

mungesës së standardeve, si dhe për të menaxhuar dhe pasur rezultate më të mira të reagimit

humanitar. Standardet e miratuara në kuadër të ZTHF-ve përfaqësojnë nivelet e pranuara

botërisht të performancës për reagimin humanitar, të tërhequr nga standardet ndërinstitucionale,

përfshirë standardet e sferës dhe standardet minimale të RRAARE. UNICEF-i dhe partnerët e tij

do të përcaktojë kontributet përkatëse në arritjen e standardeve sipas rastit për çdo kontekst që

Page 11: Zotimet thelbësore ndaj fëmijëve në veprimin humanitarunicefinemergencies.com/downloads/eresource/docs/1/CCCs Albanian.pdfpragu do të jetë më i ulët se në vende me kapacitete

paraqet vendi dhe brenda kuadrit të Ekipit Humanitar për Vendin (EHV) dhe përpjekjet e

koordinimit kuadër;

Vlerësimin për të siguruar një analizë më të thellë dhe përshtatjen me kontekstin të performancës,

duke marrë parasysh çështjet e qasjes, sigurisë dhe fondet në dispozicion;

Drejtimin e performancës së tij në lidhje me ZTHF-të drejt një besueshmërie më të gjerë të

menaxhimit organizativ dhe funksioneve mbikëqyrëse, në pajtim me kornizën kuadër të UNICEF-

it për besueshmërinë. Kjo kërkon zotimin si për të qenë në gatishmëri ashtu kundrejt reagimit.

Duke marrë parasysh qasjet e ndryshme të partnerëve, në veprimin humanitar do të zbatohen

parimet dhe praktikat e rregullta të UNICEF-it për auditin, të mbështetura nga organizata. UNICEF-i

do të kryejë, kur është e mundur, auditime në fazat e hershme të operacioneve humanitare duke bërë

të mundur rregullime të vazhdueshme të programit.

1.12 Reforma humanitare ndërinstitucionale

Për të pasur veprim humanitar të suksesshëm, elementet kryesore janë koordinimi dhe

bashkëpunimi. UNICEF-i është plotësisht i zotuar për të ndërmarrë reformën ndërinstitucionale

humanitare, dhe e mbështet atë nëpërmjet:

Ofrimit të drejtimit dhe pjesëmarrjes në grupe dhe sektorë të caktuar;

Bashkëpunime, të cilat bëjnë që UNICEF-i të angazhohet në bashkëpunime dhe punë parimore

që janë në përputhje me normat e pranuara ndërkombëtarisht dhe që përforcojnë zbatimin praktik

të parimeve të bashkëpunimit në partneritet;

Financimi i partnerëve në kohë dhe në mënyrë fleksibël;

Pjesëmarrja dhe dhënia e kontributit në udhëheqjen humanitare strategjike dhe efektive.

1.13 Qasja e integruar në program

Qasja e integruar në program përdoret për të siguruar një lidhje të ngushtë ndërmjet angazhimeve

sektoriale si dhe për të përforcuar ndërlidhjet midis fazave të ndryshme të veprimit humanitar.

Integrimi arrihet duke:

ulur rrezikun nga fatkeqësitë për të minimizuar dobësitë dhe për të zvogëluar rreziqet nga

katastrofat për fëmijët dhe gratë gjatë gjithë programimit. Kjo arrihet duke investuar në

paralajmërimin e hershëm dhe gatishmërinë emergjente, dhe duke forcuar aftësinë e rikuperimit

të shpejtë nga katastrofat;

siguruar një rol thelbësor të gatishmërisë që do të çojë në një reagim humanitar të shpejtë, efektiv

dhe në kohën e duhur;

menaxhuar rezultatet dhe standardet për të siguruar që shuma e të gjitha ndërhyrjeve të jetë e

mjaftueshme për të arritur rezultatet e pritura. Kjo nxitet nga vendimet e drejtimit strategjik

mbështetur dhe informuar të dhënat më të përditësuara, vlerësimet, standardet, objektivat dhe

monitorimin e performancës;

filluar rimëkëmbjen e hershme paralelisht me reagimin humanitar, për të mbështetur rezultatet e

ndërhyrjeve për shpëtimin e jetëve, për të mbështetur nismat vetjake për rimëkëmbjen e

popullsisë së prekur, për të përfituar nga fillimi i fazës së hershme të rimëkëmbjes, dhe për të ulur

cenueshmërinë ndaj rrezikut të krizave të ardhshme. UNICEF-i do të angazhohet në mënyrë

aktive në rimëkëmbjen e hershme dhe të mekanizmave institucionalë post-krizës, përfshirë

vlerësimin e nevojave, strategjitë e rimëkëmbjes, mobilizimin e burimeve, shpërndarjen e

Page 12: Zotimet thelbësore ndaj fëmijëve në veprimin humanitarunicefinemergencies.com/downloads/eresource/docs/1/CCCs Albanian.pdfpragu do të jetë më i ulët se në vende me kapacitete

programeve dhe proceseve të integruara mision-planifikim në të gjitha nivelet, kur ato

shfrytëzohen.

1.14 Mbrojtja e kauzës

Mbrojtja e kauzës kuptohet si përpjekje e qëllimshme, mbi bazën e evidencave të dëshmuara, që

synojnë të bindin vendimmarrësit të miratojnë politika dhe të ndërmarrin veprime për të nxitur dhe

mbrojtur të drejtat e fëmijëve dhe grave në situata humanitare. Kjo gjë synon të komunikojë

legjitimitetin dhe parësinë e perspektivave të tyre për të ndihmuar në trajtimin e programimit kryesor

humanitar apo boshllëqet e politikës. Mbrojtja e kauzës për fëmijët dhe gratë:

është pjesë përbërëse e veprimit humanitar;

duhet të përshtatet me kontekstin dhe, kur është e mundur, të mbështet në evidenca, dhe duhet

të përfshijë gamën e plotë të palëve të interesit, përfshirë qeveritë, politikë-bërësit, organizatat

ndërkombëtare dhe subjektet jo-qeveritare;

duhet të bazohet në Konventën për të drejtat e njeriut, Konventën për eliminimin e të gjitha

formave të diskriminimit ndaj grave, dhe në instrumente të tjera juridike ndërkombëtare,

marrëveshjet e paqes, si dhe angazhime të tjera të ndërmarra nga qeveritë dhe subjektet

joqeveritare;

jep rezultatet më të mira kur ndërmerret mbi bazë kolektive dhe në bashkëpunim me partnerë të

tjerë;

çon në veprime specifike të cilat synojnë të tërheqin mbështetje më të madhe politike, njerëzore

dhe financiare; lehtëson qasje më të mirë humanitare; promovon respektimin e ligjeve dhe

standardeve ndërkombëtare; dhe bën që autorët e shkeljeve të të drejtave të fëmijëve të mbajnë

përgjegjësitë. Në një situatë humanitare, mungesa e mbrojtjes së kauzës mund të ketë një ndikim

të drejtpërdrejtë në aftësinë e UNICEF-it dhe partnerëve të tij për të ofruar shërbime.

UNICEF-i, në bashkëpunim me partnerë të tij, do të marrë parasysh të gjitha ndikimet e mundshme

anësore që vijnë si pasojë e zbatimit të strategjive në mbrojtje të kauzës mbi sigurinë e personelit,

programet e vendit dhe popullsinë e cenueshme.

1.15 Komunikimi për zhvillimin

Komunikimi për zhvillimin në emergjenca kërkon të ndajë informacionin përkatës, të orientuar ndaj

aksionit, në mënyrë që, ku godasin katastrofat, njerëzit e komuniteteve të prekura të jenë në dijeni se

çfarë duhet të bëjnë për të siguruar dhe mbrojtur shëndetin dhe mirëqenien e të gjithë anëtarëve,

përfshirë personat me aftësi të kufizuar, të moshuarit dhe grupe të tjera veçanërisht të cenueshëm. Ai

është një proces konsultativ ndërmjet programit dhe specialistëve të komunikimit, autoriteteve

vendore, agjentëve të ndryshimit dhe komuniteteve.

Shpesh gabohet kur presupozohet se komunitetet e prekura nga situata humanitare janë shumë të

tronditur dhe të pafuqishëm për të marrë përgjegjësi. Në fakt, shumë njerëz, përfshirë fëmijët, janë në

gjendje të kthehen në normalitet shumë më shpejt kur japin një dorë për të ndihmuar të tjerët dhe

veten e tyre gjatë dhe pas një emergjence. Komunikimi për zhvillimin ndihmon në:

Mbështetjen e programeve sektoriale për të këshilluar të rriturit, fëmijët dhe të rinjtë e grupeve të

prekura nga fillimi i krizës. Kjo gjë ka rezultuar se është një faktor kyç në uljen e vdekjeve dhe

nxitjen e shërimit psikologjik, kohezionit dhe mobilizimit social;

Page 13: Zotimet thelbësore ndaj fëmijëve në veprimin humanitarunicefinemergencies.com/downloads/eresource/docs/1/CCCs Albanian.pdfpragu do të jetë më i ulët se në vende me kapacitete

Krijimin e aleancave dhe bën bashkë palët e interesit;

Krijimin e një qendre për arsimin shëndetësor dhe koordinimin e komunikimit;

Përqendrimin apo ri-vendosjen e praktikave pozitive individuale dhe shoqërore;

Kryerjen e një vlerësimi të shpejtë të kanaleve dhe burimeve të komunikimit;

Vlerësimet sektoriale, të cilat ndihmojnë në identifikimin e praktikave me rrezik të lartë që kanë

ndikime në komunikimin për ndryshimin e sjelljes, si dhe mundësitë për zhvillimin e mekanizmave

të reagimit të bazuara në komunitet.

1.16 Menaxhimi dhe vlerësimi i rrezikut

Një qasje konsistente për identifikimin, vlerësimin dhe menaxhimin e rrezikut është e nevojshme në të

gjitha bashkëpunimet dhe programimet e UNICEF-it. Forcimi i menaxhimit të rrezikut është

veçanërisht i rëndësishëm në veprimin humanitar për shkak të rritjes së rreziqeve të sigurisë dhe nga

katastrofat, si dhe një mjedis operativ më kompleks. Parimet e UNICEF-it për menaxhimin e rrezikut5

përfshijnë:

Pranimin e rrezikut kur përfitimet tejkalojnë shpenzimet, dhe të parashikohet dhe menaxhohet

rreziku duke planifikuar të papriturat dhe zbutjen e rreziqeve të identifikuara;

Marrja e vendimeve të menjëhershme duke pranuar se menaxhimi i rreziqeve është thelbësor për

suksesin. Strategjia më e mirë do të përfshinte një kombinim të reagimeve të ndryshme ndaj

rreziqeve të ndryshme;

Llogaritja e rreziqeve dhe gjetja e risive që nuk janë kundërshtuar nga masat e kontrollit apo

kërkesat e pajtueshmërisë, dhe të nxiten veprimeve të reja, ndërsa shfrytëzohen praktikat të

shëndosha të menaxhimit.

II: Zotimet e programit Zotimet e programit të ZTHF-ve në veprimin humanitar ngrihen mbi standardet përkatëse që rrjedhin

nga standardet globale në fushat përkatëse të programimit. Ato janë hartuar për të lejuar UNICEF-in

dhe partnerët e tij për të kontribuar në arritjen e standardeve në mënyrë kolektive, në varësi të

kapaciteteve.

Standardet e ZTHF-ve janë nivelet e performancës të pranuara botërisht për reagimin humanitar, të

nxjerra nga standardet ndërinstitucionale, përfshirë Standardet minimale të RRAARE dhe Standardet

e sferës, si dhe rezultatet e diskutimeve në forumet bazë dhe ndërministrore (në veçanti në rastin e

standardeve për mbrojtjen e fëmijëve). Përdorimi i standardeve të pranuara botërisht janë në një linjë

me ZTHF-të për reformën humanitare.

UNICEF-i kontribuon me zotimet e programit përmes veprimeve të programit. UNICEF-i ka identifikuar

se veprimet kyç si gatishmëria, reagimi dhe rimëkëmbja e hershme kontribuojnë në çdo angazhim

sektorial, në bazë të dëshmive të disponueshme dhe praktikave më të mira, duke pranuar se

partnerët venë në punë strategji të ndryshme për të arritur drejt standardeve globale për fëmijët në

veprimin humanitar.

Zotimet e programit specifike të sektorit mbulojnë ushqyerjen, shëndetin, ujin, kanalizimet dhe

higjienën (UKH), HIV-in dhe SIDA-n, edukimin dhe mbrojtjen e fëmijëve. Këto veprime bazohen në

5 Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët, “Politika e UNICEF-it për menaxhimin e rrezikut”, UNICEF, New York, maj 2009

Page 14: Zotimet thelbësore ndaj fëmijëve në veprimin humanitarunicefinemergencies.com/downloads/eresource/docs/1/CCCs Albanian.pdfpragu do të jetë më i ulët se në vende me kapacitete

shqyrtimin, monitorimin dhe vlerësimin e shpejtë, angazhimet operative, furnizimin, komunikimet për

zhvillim, dhe sigurinë (shiko Figurën 3).

Figura 3: Zotimet operative dhe të programit

2.1 Monitorimi i performancës

UNICEF-i shfrytëzon sistemin e tij të monitorimit të performancës për matjen e zhvillimit të arritur në

objektivat e ZTHF-ve. Partnerët mund të shfrytëzojnë mekanizma të ndryshëm për të kryer

monitorimin e performancës së tyre.

Monitorimi i progresit është një element i sistemit të gjerë të UNICEF-it për menaxhimin e

performancës (shiko Figurën 4). Kjo veprimtari ofron informacion mbi progresin drejt arritjes së

standardeve të ZTHF-ve, duke nxjerrë në pah mangësitë që duhet të mbulohen. Monitorimi i

performancës është thelbësor për të identifikuar se ku nuk janë përmbushur ZTHF-të dhe në

mobilizimin e burimeve për të trajtuar këto mangësi.

Monitorimi i ofron administratës informacion mbi cilësinë, sasinë dhe afatet kohore të progresit drejt

arritjes së rezultateve për fëmijët dhe gratë në kuadër të ZTHF-ve. Monitorimi i performancës së

ZTHF-së ka tregues përkatës për secilin standard. Aty ku nuk është i mundur monitorimi i treguesve

standardë, mund të përdoren tregues të përafërt.

Page 15: Zotimet thelbësore ndaj fëmijëve në veprimin humanitarunicefinemergencies.com/downloads/eresource/docs/1/CCCs Albanian.pdfpragu do të jetë më i ulët se në vende me kapacitete

Figura 4 Monitorimi i Performancës së ZTHF-ve

Mbledhja e të dhënave kërkon bashkëpunimin e partnerëve. Të dhënat raportohen nëpërmjet tre

sistemeve:

Raporteve vjetore të Zyrës për Vendin (ZV), DevInfo apo platformave të tjera kombëtare apo të

mbështetura nga EHV për raportimin mbi arritjet e programit;

Gatishmëria

(programi dhe

operacionet)

Reagimi i

programit

Reagimi i

operacioneve

Monitorimi i planit të punës

Monitorimi dhe raportimi performancës së ZV-

Sistemi i PH/VP

Monitorimi i

performancës së bazës

DevInfo ose platforma të

tjera kombëtare ose të EHV-

Mbledhja e të

dhënave me partnerët

VISION

Rishikimi, vlerësimi i fazës pas veprimit

Garancia e sigurisë së ZR-së

Monitorimi i mbështetjes së ZQ-ZR

Monitorimi dhe raportimi i planit strategjik

afatmesëm

Page 16: Zotimet thelbësore ndaj fëmijëve në veprimin humanitarunicefinemergencies.com/downloads/eresource/docs/1/CCCs Albanian.pdfpragu do të jetë më i ulët se në vende me kapacitete

Sistemit të UNICEF-it për planifikimin e burimeve dhe menaxhimin e performancës, Sistemin

Virtual të Integruar të Informacionit (VISION);

Sistemin e UNICEF-it për paralajmërimin e hershëm/veprimin e parakohshëm (PH/VP) për

raportimin mbi statusin e gatishmërisë.

Përfaqësuesit e vendeve janë përgjegjës për mbledhjen, analizimin, monitorimin dhe raportimin e

progresit krahasuar me standardet ZTHF për të cilat është rënë dakord. Kur është e nevojshme, ata

duhet të zhvillojnë gjithashtu tregues specifikë të përafërt për vendin. Monitorimi i performancës së

ZTHF-së duhet të informojë vendimmarrësit për situatat që ndryshojnë shpejt. Monitorimi dhe

raportimi i standardeve ZTHF duhet të jenë mjaft të shpeshtë, ata duhet të përcaktohen rast pas rasti

nga ZV-ja dhe Zyra Rajonale (ZR), dhe duhet të përfshijnë mbledhjen e të dhënave sensitive gjinore.

Page 17: Zotimet thelbësore ndaj fëmijëve në veprimin humanitarunicefinemergencies.com/downloads/eresource/docs/1/CCCs Albanian.pdfpragu do të jetë më i ulët se në vende me kapacitete

2.2 Shqyrtimi, monitorimi dhe vlerësimi i shpejtë

Veprimet e programit Gatishmëria

Gjurmimi dhe analizimi i të gjitha situatave të mundshme dhe ekzistuese humanitare, përfshirë zonat që nuk

mbulohen nga programet e vendit, me rigorozitetin e mjaftueshëm për të nxitur vlerësime të shpejta kur

është e nevojshme;

Zyra e monitorimit duhet të jetë në gatishmëri, përfshirë të ketë gati planin për gatishmërinë dhe reagimin

ndaj emergjencës dhe zbatimin e aktiviteteve të programit të gatishmërisë, duke përdorur sistemin e

paralajmërimit të hershëm/veprimin e parakohshëm;

Identifikimi i rreziqeve ekzistuese, dobësive dhe të dhënave mbi kapacitetin për të informuar bazën, reagimin

dhe rimëkëmbjen;

Bashkëpunimi me agjencitë e tjera për të zhvilluar metodologjinë, mjetet dhe sistemet e nevojshme për

menaxhimin e informacionit, dhe identifikimi i kapaciteteve të trajnuara të nevojshme për të kryer vlerësimet

e shpejta ndërinstitucionale;

Identifikimi i stafit të kualifikuar për të siguruar që monitorimi i performancës të bëhet në çdo sektor;

Sigurimi se standardet për monitorimin e performancës zbatohen në shkallë vendi, përfshirë grupimet bazë.

Reagimi

Rezultatet strategjike të shqyrtimit, monitorimit dhe vlerësimit të

shpejtë

Veprimi humanitar për vajzat, djemtë dhe gratë është efektiv, efikas dhe ndodh në kohë.

Zotimet Standardet

Standardi 1: Vlerësimet e shpejta kryhen në

kohë për të gjitha situatat humanitare.

Standardi 2: ZTHF-të dhe politikat, udhëzimet

dhe standardet e UNICEF-it për cilësinë dhe

besueshmërinë përdoren në projektimin dhe

zbatimin e standardeve të performancës.

Standardi 3: Një ushtrim vlerësues, vlerësim

ose një formë më e lehtë e rishikimit, në

varësi të burimeve dhe kontekstit, kryhet

brenda 3-4 muaj kur ndodh një emergjencë e

papritur, ose përfshihet në veprimet e

rregullta të planifikimit strategjik në

emergjencat kronike.

Zotimi 1: Situata e fëmijëve dhe grave monitorohet dhe analizohet mjaftueshëm, dhe

kryhen vlerësime të shpejta, kur është e

nevojshme.

Zotimi 2: Sistemet për standardet e

performancës monitorojnë rregullisht

veprimin humanitar të UNICEF-it, duke bërë

të mundur matjen e zbatimit të ZTHF-ve.

Zotimi 3: Veprimi humanitar vlerësohet

rregullisht krahasuar me ZTHF-të, politikat,

udhëzimet, cilësinë dhe besueshmërinë e

standardeve të UNICEF-it, si dhe objektivat e

deklaruar të veprimit humanitar me anë të

ushtrimeve vlerësuese, me partnerët kurdoherë që

është e mundur

Page 18: Zotimet thelbësore ndaj fëmijëve në veprimin humanitarunicefinemergencies.com/downloads/eresource/docs/1/CCCs Albanian.pdfpragu do të jetë më i ulët se në vende me kapacitete

Kryerja e një vlerësimi të shpejtë në lidhje me popullsinë e prekur, përfshirë fëmijët, adoleshentët dhe gratë,

si një mekanizëm i përbashkët ndërinstitucional ose në mënyrë të pavarur, nëse është e nevojshme, për të

përcaktuar reagimin humanitar fillestar;

Sigurimi që në analizën gjinore të reflektohen vlerësimet;

Sigurimi që ankesa dhe reagimi i shpejtë të mbështeten në monitorimin dhe vlerësimin e standardizuar të

objektivave të ndihmave (SMART) dhe informacionet bazë të disponueshme, dhe ato duhet të projektohen

në mënyrë për të lehtësuar monitorimin;

Identifikimi i objektivave dhe qëllimit të vlerësimit bazuar në shkallën dhe ashpërsinë e krizës humanitare;

Mbledhja në mënyrë sistematike e gjithë dokumentacionit përkatës për reagimin për qëllime të monitorimit

dhe vlerësimit;

Sigurimi që të mblidhet sistematikisht informacioni kyç i performancës për të gjithë sektorët, të jetë lehtësisht

i arritshëm dhe të përdoren në proceset e rishikimit për të përmirësuar performancën, dhe të shërbejë si

bazë për punën e ardhshme vlerësuese;

Sigurimi që nga vlerësimet e reagimit humanitar të nxirren mësimet e marra organizative.

Rimëkëmbja e hershme

o Vlerësimet e shpejta duhet të përfshijnë vlerësimin e nevojave dhe kapaciteteve për rimëkëmbjen e

hershme. Kur është e mundur dhe e përshtatshme, këto vlerësime duhet të përfshijnë autoritetet kombëtare

dhe/ose vendore, si dhe popullsinë e prekur. Vlerësimet e shpejta duhet të lidhen me bazën/rrjetin e

rimëkëmbjes së hershme, nëse ekziston;

o Mbështetja e përpjekjeve të mekanizmave të monitorimit, përfshirë nxitjen e integrimit të tyre në sistemet

kombëtare, vendore dhe të komunitetit;

o Sigurimi që programet e rimëkëmbjes së hershme të projektohen me përfshirjen e popullsisë së prekur dhe

autoritetet kombëtare dhe/ose vendore, sipas rastit, në përputhje me rezultatet;

o Sigurimi i përfshirjes së autoriteteve kombëtare dhe/ose vendore, kur është e mundur dhe e përshtatshme,

në vlerësimin e projekteve të rimëkëmbjes së hershme. Duhet të përgatiten, përkthehen dhe të vihen në

dispozicion të partnerëve përmbledhjet e vlerësimeve.

Page 19: Zotimet thelbësore ndaj fëmijëve në veprimin humanitarunicefinemergencies.com/downloads/eresource/docs/1/CCCs Albanian.pdfpragu do të jetë më i ulët se në vende me kapacitete

2.3 Ushqyerja

Arsyetimi/evidencat teknike: ZTHF-të për ushqyerjen synojnë të trajtojnë shkaqet kryesore të përkeqësimit të ushqyerjes dhe vdekjen duke mbrojtur statusin e të ushqyerit tek fëmijët dhe gratë, përfshirë statusin e tyre ushqyerjes me mikroelemente, dhe duke identifikuar dhe trajtuar ata që vuajnë tashmë nga kequshqyerja duke përdorur ndërhyrje të bazuara në fakte dhe në bazë të marrëveshjeve ndërinstitucionale dhe standardet ekzistuese institucionale (si p.sh., standardet e sferës). Në mbarë botën, më shumë se një e treta e të gjitha vdekjeve të fëmijëve nën pesë vjeç vijnë për shkak të kequshqyerjes, qoftë si shkak i drejtpërdrejtë i vdekjes, ose si pasojë e dobësimit të rezistencës së trupit nga sëmundjet. Rreziku i vdekshmërisë nga kequshqyerja akute lidhet drejtpërdrejt me ashpërsinë e kequshqyerjes. Një fëmijë që vuan nga kequshqyerja e rëndë akute ka nëntë herë më shumë gjasa që të vdesë se sa një fëmijë i mirë-ushqyer. Pasojat e dëmshme nga mungesa e mikroelementeve tek gratë dhe foshnjat përbëjnë rrezikun më të madh të vdekjes së nënës gjatë lindjes, sjellja në jetë e një foshnje nënpeshë apo me shëndet mendor të dëmtuar, dhe me shëndet dhe zhvillim të dobët të foshnjave që ushqehen me gji. Për fëmijët e vegjël, mungesa e mikroelementeve rrit rrezikun e vdekjes për shkak të sëmundjeve infektive dhe zhvillimin e dëmtuar fizik dhe mendor. Sigurimi i ushqimeve të përforcuara dhe i suplementeve me mikroelemente është një pjesë përbërëse e reagimit. Për më tepër, duke qenë se fëmijët që ushqehen me gji kanë të paktën gjashtë herë më shumë gjasa për të mbijetuar në muajt e parë, mbështetja, nxitja dhe mbrojtja e ushqyerjes me gji është thelbësore për parandalimin e kequshqyerjes dhe vdekshmërisë tek foshnjave në raste emergjente.

Rezultatet strategjike të ushqyerjes

Statusi i ushqyerjes tek vajzat, djemtë dhe gratë mbrohet nga efektet

e krizës humanitare.

Zotimet Standardet

Standardi 1: Mekanizmat e koordinimit

ofrojnë udhëzim për të gjithë partnerët në lidhje

me standardet e përbashkëta, strategjitë dhe

qasjet, duke siguruar që të identifikohet i gjithë

hendeku kritik i të ushqyerit dhe cenueshmëria;

gjithashtu ofron informacion mbi rolet,

përgjegjësitë dhe besueshmërinë për të siguruar

që të gjitha boshllëqet të trajtohen pa u

publikuar.

Standardi 2: Vlerësimet e cilësisë raportohen

në kohë dhe ofrojnë informacion të

mjaftueshëm për vendimmarrjen, përfshirë

sferën dhe ashpërsinë e gjendjes së të

ushqyerit, shkaqet që kanë shkaktuar

kequshqyerjen dhe faktorët në kontekst.

Standardi 3: Të gjitha zonat e prekura nga

emergjenca të kenë një numër të duhur të

këshilltarëve të aftë UFF-së dhe/ose grupe

mbështetëse funksionale.

Standardi 4: Menaxhimi efektiv që

kequshqyerja akute (norma e rimëkëmbjes

është >75%, dhe normat e vdekshmërisë janë

<10% në kujdesin terapeutik, dhe <3% në

kujdesin suplementar) të arrijë shumicën e

popullsisë së synuar (mbulimi është >50% në

zonat rurale, >70% në zonat urbane, >90% në

kampe).

Standardi 5: Nevojat për mikroelemente të

popullsisë së prekur të përmbushen me: >90%

mbulim të veprimtarive shtesë, ose >90% të

kenë qasje në burime shtesë të

mikroelementeve për gratë dhe fëmijët.

Zotimi 1: Drejtimi efektiv është përcaktuar si

baza e koordinimit ndërinstitucional për

ushqyerjen, duke u lidhur me mekanizma të

tjerë koordinimi të sektorëve të tjerë për

problematika kritike ndër-sektoriale.

Zotimi 2: Janë përcaktuar dhe/ose përforcuar

sisteme të vlerësimit në kohë dhe të

mbikëqyrjes së gjendjes të të ushqyerit.

Zotimi 3: Mbështetja që gratë dhe fëmijët e

prekur të kenë qasje në ushqyerjen e duhur

të foshnjave dhe fëmijëve në moshë të

hershme.

Zotimi 4: Fëmijët dhe gratë me

kequshqyerje akute të kenë qasje në

shërbime të përshtatshme.

Zotimi 5: Fëmijët dhe gratë të kenë mundësi

të marrin mikroelemente nga ushqime të

përforcuara, suplemente apo përgatitje me

shumë mikroelemente.

Zotimi 6: Fëmijët dhe gratë të kenë qasje në

informacion të përshtatshëm për

veprimtaritë e programeve të ushqyerjes.

Standardi 6: Aktivitetet e komunikimit

përhapin informacion për shërbimet e

ushqyerjes (përfshirë mënyrën se si dhe ku

mund ato mund të merren) dhe bëhet ndarja e

detyrave në të gjitha zonat e prekura nga

emergjenca.

Page 20: Zotimet thelbësore ndaj fëmijëve në veprimin humanitarunicefinemergencies.com/downloads/eresource/docs/1/CCCs Albanian.pdfpragu do të jetë më i ulët se në vende me kapacitete

Veprimet e programit Gatishmëria

Qartësimi i përgjegjësive të UNICEF-it dhe partnerëve të tij në lidhje me ushqyerjen në situata humanitare;

forcimi i mekanizmave ekzistues të koordinimit ose, nëse është e mundur, krijimi i tyre në bashkëpunim me

autoritetet kombëtare për të siguruar që reagimi humanitar të kryhet në kohë dhe i koordinuar, dhe se ai

duhet të jetë në përputhje me parimet humanitare dhe standardet dhe objektivat e rëna dakord;

Mbështetja e një mekanizëm dhe formati për vlerësimin e shpejtë multi-sektorial që përfshin informacion me

prioritet për ushqyerjen;

Vënia në dispozicion e udhëzimeve dhe kapaciteteve për kryerjen dhe raportimin e anketave dhe

vlerësimeve të shpejta mbi ushqyerjen; përkrahja e përfshirjes së vlerësimit të ushqyerjes dhe programit për

monitorimin e të dhënave në sistemet kombëtare për paralajmërimin e hershëm; dhe sigurimi i të dhënave

bazë mbi ushqyerjen (përfshirë të dhëna mbi kequshqyerjen para ekzistuese dhe mbizotërimin e sëmundjes

dhe praktikat e ushqyerjes) për të informuar reagimin;

Hartimi i udhëzimeve të integruara për menaxhimin e kequshqyerjes akute; vlerësimi i mbulimit të

shërbimeve ekzistuese për menaxhimin e kequshqyerjes së rëndë akute (KRA), dhe krijimi i një plani për

furnizimin dhe shpërndarjen në raste të papritura;

Hartimi i udhëzimeve mbi mikroelementet dhe vendosja e bashkëpunimeve për zbatimin e aktiviteteve

emergjente për mikroelementet. Hartimi i një plani dhe mekanizmi emergjence për prokurimin dhe

shpërndarjen e të gjitha furnizimeve të nevojshme për ndërhyrjet emergjente me mikroelemente (vitamina A,

kripa e jodizuar, suplemente me mikroelemente), përfshirë mbajtjen e stokut apo marrëveshjeve për pasjen

e gjendjes me furnizues të suplementeve me mikroelemente;

Mbështetja dhe ofrimi i udhëzimeve për sasitë e duhura të cilësisë së ushqimeve plotësuese që duhen

shtuar në shportën e ushqimit; përcaktimi i ndërhyrjeve thelbësore të ushqyerjes së foshnjës dhe fëmijës në

moshë hershme të (UFF) në skenarët e emergjencës; hartimi, përkthimi dhe vënia në dispozicion e

materialeve të përshtatshme për UFF-të; dhe përfshirja e UFF-së emergjente në trajnimin e vazhdueshëm të

punonjësve dhe këshilltarëve të shëndetësisë;

Përcaktimi i kapaciteteve të komunitetit dhe kanaleve ekzistuese të komunikimit për të identifikuar ato më

efektivet për të shpërndarë informacion mbi ushqyerjen, dhe përgatitja e mesazheve të përshtatshme të

ushqyerjes që të përfshihen në iniciativat e komunikimit multi-sektoriale;

Përgatitja e planeve të furnizimit, strategjive të shpërndarjes dhe marrëveshjeve afatgjata, me furnizimin dhe

logjistikën, kur është e mundur në nivel lokal.

Reagimi

Forcimi dhe/ose krijimi i mekanizmave të koordinimit të bazës/ndërinstitucional mbi ushqyerjen për të

siguruar një vlerësim të shpejtë të sektorit të ushqyerjes; hartimi i një plan veprimi ndërinstitucional për

ushqyerjen dhe koordinimi i zbatimit të një përgjigje të harmonizuar dhe të përshtatshme për të trajtuar të

gjitha mangësitë kritike të ushqyerjes dhe dobësitë e identifikuara në vlerësimin e shpejtë, përfshirë ato për

fëmijët dhe gratë;

Kryerja e një vlerësimi të shpejtë multi-sektorial, përfshirë informacionin kyç për ushqyerjen, brenda javës së

parë të një emergjence, dhe një vlerësimi të shpejtë në nivel familje për mënyrën e të ushqyerit brenda

gjashtë javësh;

Monitorimi i donacioneve të pa kërkuara, shpërndarja dhe përdorimi i zëvendësuesve të qumështit të gjirit

ose qumësht pluhur, dhe ndërmarrja e veprimeve korrigjuese;

Page 21: Zotimet thelbësore ndaj fëmijëve në veprimin humanitarunicefinemergencies.com/downloads/eresource/docs/1/CCCs Albanian.pdfpragu do të jetë më i ulët se në vende me kapacitete

Në bashkëpunim me Programin Botëror të Ushqimit, të sigurohet menaxhimi i duhur i kequshqyerjes së

moderuar akute tek fëmijët dhe të ushqyerit shtesë për grupet e prekura, përfshirë gratë shtatzëna dhe që

ushqejnë fëmijët me gji, sipas nevojave të identifikuara;

Mbështetja e kapaciteteve ekzistuese për menaxhimin e KRA-ve për fëmijët në nivel komuniteti dhe objekti,

si dhe fillimi dhe mbështetja e të ushqyerit shtesë terapeutik siç kërkohet për të arritur nevojat e llogaritura të

popullsisë;

Mbështetja dhe krijimi i një sistemi për mobilizimin e komunitetit, si dhe për identifikimin dhe referimin e

kequshqyerjes akute;

Sipas kontekstit, të garantohet dhënia e dozave të larta të vitaminës A suplement me vaksinimin për të gjithë

fëmijët 6-59 muajsh, dhe të kurohen për parazitë të gjithë fëmijët (12-59 muajsh) në bashkëpunim me

punonjësit e sektorit shëndetësor;

Sigurimi që kripa e jodizuar të përfshihet në shportën ushqimore emergjente. Nëse kjo nuk është e mundur

dhe kur konsumi familjar është më pak se 20 për qind, të merren masa për të shpërndarë suplemente të vaji

të jodizuar për fëmijët 6-24 muajsh dhe gratë në moshë riprodhuese;

Ofrimi i preparateve me mikroelemente të shumtë për fëmijët 6-59 muajsh vjeç6, përveç nëse jepen ushqime

të forcuara plotësuese, dhe suplemente me mikroelemente të shumtë për gratë shtatzëna ose që ushqejnë

fëmijën me gji;

Mbrojtja, mbështetja dhe nxitja e fillimit të hershëm dhe ushqyerja ekskluzive e foshnjave me qumësht gjiri,

përfshirë krijimin e hapësirave të sigurta për këshillimin e grave shtatzëna dhe atyre qe ushqejnë fëmijët me

gji; përkrahja e ushqyerjes së sigurt dhe të përshtatshme për foshnjat që nuk ushqehen me qumësht gjiri më

pak se 6 muajsh7, ndërkohë që ulet rreziku i ushqyerjes artificiale; ofrimi i këshillimit të duhur në lidhje me

mundësitë e ushqyerjes së foshnjave dhe ndjekja e rasteve dhe mbështetja e nënave pozitive me virusin

HIV; dhe, së bashku me Programin Botëror të Ushqimit dhe partnerët, të sigurohen vënia në dispozicion e

ushqimeve të sigurta, të përshtatshme dhe të pranueshme plotësuese për fëmijët;

Marrja parasysh e mendimit të komunitetit për zhvillimin dhe zbatimin e programit të komunikimit, dhe

përfshirja e mesazheve të përshtatshme për ushqyerjen dhe të bazuara në fakte në të gjitha aktivitetet

komunikuese të programit;

Identifikimi dhe transmetimi i të dhënave për Furnizimin dhe Logjistikën.

Rimëkëmbja e hershme

Koordinimi i të ushqyerit dhe veprimi duhet të lidhen me zhvillimin dhe rimëkëmbjen afatgjatë duke aplikuar

teknologji, strategji dhe qasje të qëndrueshme për të forcuar kapacitetin kombëtar të sektorit të ushqyerjes;

lidhja me strategjitë kombëtare dhe bazën/rrethin ekzistues të rimëkëmbjes së hershme; dhe krijimi i një

mekanizmi raportimi për të informuar vendimmarrjen;

Paraqitja, përforcimi dhe/ose përshtatet një sistemi informimi mbi ushqyerjen (përfshirë monitorimin rutinë të

të dhënave nga programet e menaxhimit të kequshqyerjes, rezultatet e sondazheve të ushqyerjes dhe të

dhënat e mbikëqyrjes) për të lehtësuar analizën kombëtare apo rajonale të situatës dhe vendimmarrjes për

të zgjeruar uljen dhe parandalimin e rrezikut nga katastrofat;

Nxitja e diskutimit mbi politikën kombëtare, strategjinë dhe udhëzimet për menaxhimin e qëndrueshëm të

KRA-ve, nëse nuk ka;

Hartimi i aktiviteteve mbi mikroelementet dhe mbështetja në kapacitetet ekzistuese kombëtare, dhe fillimi i

diskutimit të strategjive afatgjata për të ofruar mikroelemente dhe gjatë emergjencës të mund të vendosen

qasje të reja;

6 Formulimet aktuale të pluhurave me mikroelemente të shumta nuk duhet t’iu ofrohen fëmijëve në zonat endemike të malaries për shkak të

përmbajtjes së hekurit. Politikat për këto rrethana janë në zhvillim e sipër. 7 IFE Core Group, Ushqyerja e Foshnjave dhe Fëmijëve në Emergjenca: Udhëzues zbatimi për stafin e emergjencave dhe menaxherët e

programit, Oxford, IFE Core Group, Oxford, shkurt 2007, version 2.1

Page 22: Zotimet thelbësore ndaj fëmijëve në veprimin humanitarunicefinemergencies.com/downloads/eresource/docs/1/CCCs Albanian.pdfpragu do të jetë më i ulët se në vende me kapacitete

Hartimi i aktivitetet mbi UFF-të dhe mbështetja në rrjetet ekzistuese kombëtare për këshillimin e ushqyerjes

së foshnjës;

Përshtatja e strategjisë së komunikimit për aktivitetet e ushqyerjes për t’u përdorur në institucionet

shëndetësore dhe shërbimet në terren, dhe konsolidimi i aktiviteteve të tilla për të rritur mbulimin dhe për t'iu

përgjigjur situatave në ndryshim;

Fillimi i kryerjes së një analize të mangësive të kapaciteteve vendore dhe kombëtare, dhe integrimi i forcimit

të kapaciteteve në planet e rimëkëmbjes së hershme dhe ato tranzitore, duke pasur si objektiv uljen e

rrezikut.

Page 23: Zotimet thelbësore ndaj fëmijëve në veprimin humanitarunicefinemergencies.com/downloads/eresource/docs/1/CCCs Albanian.pdfpragu do të jetë më i ulët se në vende me kapacitete

2.4 Shëndetësia

Veprimet e programit Gatishmëria

• Qartësimi i përgjegjësive të UNICEF-it dhe partnerëve të tij përsa i përket shëndetit në situatat

humanitare;

Rezultatet strategjike shëndetësore

Parandalimi i vdekshmërisë së madhe midis vajzave, djemve dhe grave në krizën humanitare

Zotimet Standardet

Arsyetimet/evidencat teknike: ZTHF-të për shëndetësinë bazohen te trajtimi i shkaqeve madhore për

vdekshmërinë e nënave, të sapolindurve dhe fëmijëve nëpërmjet ndërhyrjeve bazuar në evidenca,

marrëveshjeve ndërmjet agjencive dhe standardeve ekzistuese ndërmjet agjencive (p.sh. Standardet e Sferës).

Në fazën e ndërmjetme të pas-emergjencave, shkaqet direkte, si lëndimet ose dhuna, mund të jenë përgjegjëse

për një numër të konsiderueshëm vdekjesh. Në situatat e zgjatura humanitare, shumica vdekjeve lidhen me

kushtet e zakonshme shëndetësore që dominojnë në komunitet, si kequshqyerja, pneumonia, diarreja, fruthi,

malaria (zonat e malaries endemike) dhe shkaqet që lidhen me të sapolindurit. Paketa aktuale e ndërhyrjeve do

të varet nga konteksti. UNICEF-i është angazhuar për mbështetjen e vazhdimësisë së periudhës së kujdesit për

nënën, të sapolindurin dhe fëmijën, duke pranuar se shëndeti i nënës është shumë i rëndësishëm për foshnja

dhe fëmijë të shëndetshëm. Gjithashtu, UNICEF-i mbështet vazhdimësinë e kujdesit nga lehtësira familjare,

komunitare dhe shëndetësore,duke rritur vëmendjen ndaj qasjeve shëndetësore në komunitet.

Standardi 1: Programi shëndetësor i ndërmarrë nga

UNICEF-i dhe partnerët e tij kontribuon në zhvillimin

e strategjisë ndërmjet agjencive dhe planeve të

zbatimit, dhe garanton se aktivitetet janë në të njëjtën

linjë me të.

Standardi 2: 95% mbulim me vaksina për

fruthin, vitaminë A dhe trajtim me mjekime në grupmoshën e duhur të popullatës së prekur.

Të gjitha familjet në zonën e prekur marrin

copë pëlhure mbrojtëse për shtratin për mbrojtje ndaj insekticideve në zonat me

malarie endemike.

Standardi 3: 90% e fëmijëve të moshës 12–23 muaj mbulohen plotësisht me doza vaksine

PZI rutinë; nuk ka mungesa në rezerva me antibiotikë (gjurmues për shëndetin),

oksitocinë (gjurmues për shërbime emergjente

bazë lidhur me kujdesin obstetrik dhe për të sapolindurit), acid hekuri/folik (gjurmues për

kujdesin para lindjes) dhe anti-retroviralë

(gjurmues për parandalimin e transmetimit nënë-fëmijë) në qendrat shëndetësore në zonat

e prekura; të paktën, një strukturë emergjence

bazë për kujdesin obstetrik për 100,000 njerëz.

Standardi 4: Të gjitha popullatat e prekura

ekspozohen ndaj mesazheve kyçe për

edukimin/promovimin e shëndetit nëpërmjet kanaleve të shumta.

Standardi 5: 90% e popullatës së prekur ka akses te artikujt familjare bazë.

Zotimi 1: Mbështetja e mekanizmave të

koordinimit ndërmjet agjencive në sektorin shëndetësor (p.sh. koordinimi i përbashkët)

dhe përmirësimi i lidhjeve me mekanizmat e

tjera të koordinimit të përbashkët/sektorit për çështje të rëndësishme ndër-sektoriale.

Zotimi 2: Aksesi i fëmijëve dhe grave te ndërhyrjet që shpëtojnë jetën nëpërmjet

aktiviteteve bazuar në popullatë dhe

komunitet (p.sh. fushata dhe ditët për shëndetin e fëmijëve).

Zotimi 3: Fëmijët, adoleshentët dhe gratë kanë akses të barabartë te shërbimet

shëndetësore bazë me mbulim të

qëndrueshëm të preventivës me ndikim të lartë dhe ndërhyrjeve kuruese.

Zotimi 4: Gratë dhe fëmijët kanë akses te ndërhyrjet për komunikimin lidhur me

ndryshimin e sjelljes për të përmirësuar

praktikat e kujdesit shëndetësor dhe ushqyerjes.

Zotimi 5: Gratë dhe fëmijët kanë akses te

artikujt familjarë bazë.

Page 24: Zotimet thelbësore ndaj fëmijëve në veprimin humanitarunicefinemergencies.com/downloads/eresource/docs/1/CCCs Albanian.pdfpragu do të jetë më i ulët se në vende me kapacitete

• Forcimi i mekanizmave ekzistuese të koordinimit, ose nëse është e pamundur, krijimi i mekanizmave

në bashkëpunim me autoritetet kombëtare dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë, për të garantuar

se reagimi humanitar ndodh në kohë dhe i koordinuar, dhe përputhet me parimet humanitare dhe

standardet dhe etapat për të cilat është rënë dakord;

• Mbështetja e mekanizmit dhe formatit për vlerësim të shpejtë ndër-sektorial (duke përfshirë

informacionin shëndetësor);

• Siguria se gatishmëria ndaj emergjencave dhe planifikimi i reagimit përfshin shpërndarjen e strategjive,

kërkesat për burime, plane për furnizimin dhe ri-furnizimin, dhe një përshkrim i qartë i roleve dhe

përgjegjësive të partnerëve kyç;

• Zhvillimi dhe mirëmbajtja e një inventari për furnizimet shëndetësore bazë, duke përfshirë vaksinat,

zinxhirin e ftohtë dhe medikamentet bazë;

• Identifikimi i stafit të vjetër teknik me përvojë në politikën shëndetësore lidhur me emergjencat dhe

shërimin e shpejtë për të forcuar kapacitetin kirurgjikal;

• Sigurimi i trajnimeve periodike për punonjësit shëndetësorë, duke përfshirë agjentët në komunitet, në

gatishmërinë dhe reagimin ndaj emergjencave;

• Sigurimi se të dhënat për mbulimin e para-emergjencave, lidhur me ndërhyrjet e rëndësishme për

shëndetin e nënës, të sapolindurit dhe fëmijës, janë të përditësuara, dhe nëse është e nevojshme,

forcimi dhe/ose krijimi i sistemeve të monitorimit, vlerësimit dhe gjurmimit;

• Transmetimi i mesazheve të përshtatshme për edukimin dhe promovimin shëndetësor në nivel rajonal

nëpërmjet përfshirjes dhe garantimit të disponueshmërisë së, dhe marrëveshjes mbi partnerët e

përshtatshëm për zbatimin e aktiviteteve për komunikimin e ndryshimit të sjelljes në nivel shteti;

• Përgatitja e planeve të furnizimit dhe strategjive të shpërndarjes, në bashkëpunim me Divizionin e

Furnizimit dhe Logjistikës, bazuar te kapaciteti vendor për të garantuar shpërndarjen e përshtatshme të

furnizimeve. Hartimi i marrëveshjeve afatgjata për prokurimin e furnizimeve, të cilat mund të gjenden në

zonë;

• Zhvillimi i kapaciteteve të palëve kombëtare të interesit, në të gjitha nivelet, për të reaguar ndaj

emergjencave.

Reagimi

• Mbështetja e një mekanizmi koordinimi shëndetësor të shëndoshë të përbashkët/ndërmjet agjencive

(si një partner ose udhëheqje e përbashkët, si të jetë e përshtatshme) për të garantuar vlerësime të

shpejta të sektorit shëndetësor dhe zbatimin e reagimit të përshtatshëm ndaj nevojave për mbijetesë të

nënës, të sapolindurit dhe fëmijës;

• Garantimi i ofrimit të shpejtë të një pakete shërbimesh të përshtatshme për kontekstin. Kjo përfshin

vaksinimin për fruthin dhe shpërndarjen e vitaminës A, copë pëlhure që reziston për mbrojtje ndaj

insekticideve dhe trajtimin me medikamente, por paketa aktuale dhe mekanizmi i shpërndarjes do të

varet nga konteksti;

• Garantimi i ri-vendosjes së shërbimeve bazë të kujdesit, që janë përçarë, për gratë dhe fëmijët, duke

përfshirë ofrimin e medikamenteve bazë, diagnozave dhe furnizimeve. Shërbimet shëndetësore

prioritare bazë do të përfshijnë:

▪ Trajtimin e situatave që kanë një ndikim të madh për mbijetesën e nënës, të sapolindurit dhe

fëmijës, si pneumonia, diarreja dhe malaria (ku është e përshtatshme);

Page 25: Zotimet thelbësore ndaj fëmijëve në veprimin humanitarunicefinemergencies.com/downloads/eresource/docs/1/CCCs Albanian.pdfpragu do të jetë më i ulët se në vende me kapacitete

▪ Shërbimet e rëndësishme, si shërbimet e kujdesit për nënën, Programi i Zgjeruar për

Imunizimin (PZI) dhe parandalimi i HIV-it dhe shërbimet e trajtimit;

▪ Shërbimet klinike dhe psiko-sociale për viktimat e dhunës seksuale dhe/ose abuzimit me

fëmijët;

• Sigurimi i shpërndarjes së mesazheve kyçe për edukimin dhe promovimin shëndetësor, dhe për

komunikimin e ndryshimit të sjelljes për popullatat e prekura, duke u përqendruar te shërbimet

shëndetësore të disponueshme, menaxhimin në shtëpi, shenjat e rrezikut për situatat e zakonshme që

vënë në rrezik jetën (në varësi të kontekstit) dhe promovimi dhe masat paraprake për shëndetin

universal (p.sh. ushqyerja me gji, sjellja që kërkon kujdes shëndetësor, amësia e sigurtë, larja e duarve,

higjiena dhe kanalizimet);

• Sigurimi i furnizimit dhe shpërndarjes së artikujve familjarë bazë të përshtatshëm në aspektin kulturor

dhe socio-ekonomik për popullatat e prekura;

• Identifikimi dhe transmetimi i kontributeve në furnizime për Divizionin e Furnizimit dhe Logjistikës.

Rimëkëmbja e hershme

• Sigurimi se koordinimi dhe veprimi shëndetësor lidhet me rimëkëmbjen dhe zhvillimin afatgjatë duke

mbështetur palët kombëtare të interesit dhe Grupimit/Rrjetit të rimëkëmbjes së hershme në detajimin e

strategjive dhe planeve të tranzicionit që përforcojnë pronësinë vendore dhe kombëtare, dhe zhvillojnë

kapacitetin si të qeverisë edhe të shoqërisë civile në trajtimin e reduktimit të rrezikut;

• Sigurimi se rimëkëmbja e hershme dhe planet e tranzicionit inkorporojnë nevoja kyçe për mbijetesën e

nënës, të sapolindurit dhe fëmijës. Është e rëndësishme që këto plane të lidhen me strategjitë

ekzistuese kombëtare për shëndetësinë (p.sh. planet përforcuese të sistemeve shëndetësore dhe

planet e reformës për sektorin shëndetësor);

• Ofrimi i kontributeve të rëndësishme për ri-vendosjen e shërbimeve rutinë, p.sh. zinxhiri i ftohtë për

rifillimin e shërbimeve PZI;

• Fillimi i diskutimeve për përdorimin e reagimit ndaj emergjencave si një platformë për përshkallëzim të

qëndrueshëm të ndërhyrjeve të rëndësishme për shëndetin e nënës, të sapolindurit dhe fëmijës, dhe

shfrytëzimi i mundësive të ofruara nga emergjenca për rishikimin e strategjive dhe protokolleve

ekzistuese me pikëpamjen për ‘ta ndërtuar të shkuarën më mirë’;

• Ndërmarrja e një analize për mangësi në kapacitetin shëndetësor vendor dhe kombëtar, dhe garantimi

i integrimit të kapacitetit që forcon planet e rimëkëmbjes së hershme dhe tranzicionit, duke u

përqendruar te reduktimi i rrezikut.

Page 26: Zotimet thelbësore ndaj fëmijëve në veprimin humanitarunicefinemergencies.com/downloads/eresource/docs/1/CCCs Albanian.pdfpragu do të jetë më i ulët se në vende me kapacitete

2.5 Uji, kanalizimet dhe higjiena

Veprimet e programit Gatishmëria

• Qartësimi i përgjegjësive të UNICEF-it dhe partnerëve të tij lidhur me UKH-në në situatat humanitare;

Rezultatet strategjike për ujin, kanalizimet dhe higjienën

Vajzat, djemtë dhe gratë kanë akses të mbrojtur dhe të besueshëm për

struktura të mjaftueshme lidhur me ujin e sigurtë, kanalizimet dhe

higjienën

Zotimet Standardet

Arsyetimet/evidencat teknike: Një qasje e balancuar dhe e integruar e UKH-së është e rëndësishme për parandalimin dhe reduktimin e

vdekshmërisë, veçanërisht midis fëmijëve në krizë humanitare. Evidencat e fundit empirike tregojnë se diarreja është një nga shkaqet që çon në

vdekje dhe sëmundje te fëmijët në krizë humanitare. Çdo episod pengon rritjen dhe zhvillimin. Pothuajse 90 për qind e shkaqeve të diarresë

mund të parandalohen nëpërmjet ujit të pijshëm të sigurtë, kanalizime bazë dhe sjelljes së përshtatshme për higjienën. episodet e diarresë

reduktohen me 25 për qind nëpërmjet përmirësimit të furnizimit të ujit, 32 për qind nëpërmjet përmirësimit të kanalizimeve, 44 për qind nëpërmjet

larjes së duarve me sapunë, dhe 39 për qind nëpërmjet trajtimit me ujë në familje. Ndërhyrjet në cilësinë e ujit mund të luajnë rol në reduktimin e

episodeve të diarresë afërsisht nga përgjysmë në 70 për qind ose më shumë.

Standardi 1: Mekanizmi i koordinimit u ofron

të gjithë partnerëve udhëzime për qasjet dhe

standardet e zakonshme; siguron se të gjitha

mangësitë dhe vulnerabilitetet e rëndësishme të

UKH-së janë identifikuar; dhe jep informacione

për atë se kush bën çfarë, ku, kur dhe si, për të

garantuar se të gjitha mangësitë janë trajtuar pa

dyfishim.

Standardi 2: Fëmijët dhe gratë kanë akses për

të paktën 7.5-15 litra ujë të pastër në ditë.

Standardi 3: Një përqindje maksimale e 20 personave për tualete dhe banja turke

higjienike; përdoruesit duhet të kenë një mjet për të larë duart me sapunë ose një mjet

alternativ (si hiri) pas shkuarjes në tualet.

Standardi 4: Edukimi dhe informacioni për

higjienën lidhet me kujdesin e sigurtë dhe higjienik për fëmijën dhe praktikat e

ushqyerjes ofrohen për 70% të grave dhe

kujdestarëve të fëmijëve.

Standardi 5: Në strukturat e të nxënit dhe hapësirat miqësore për fëmijën ofrohen 1-2

litra ujë të pijshëm për fëmijë në ditë (në

varësi të klimës dhe fiziologjisë individuale); 50 fëmijë për tualet higjienik ose banjë turke

në shkollë; përdoruesit kanë një mjet për të

larë duart me sapunë ose një mjet alternativ pas shkuarjes në banjë; fëmijëve, kujdestarëve

dhe mësuesve u ofrohet edukim dhe

informacion i përshtatshëm për higjienën

Zotimi 1: Vendosja e udhëheqjes efektive për

koordinim të përbashkët/ndërmjet agjencive

të UKH-së, që kanë lidhje me mekanizma të

tjera koordinimi të përbashkëta/ndërmjet

agjencive për çështjet e rëndësishme ndër-

sektoriale.

Zotimi 2: Fëmijët dhe gratë kanë akses të

mjaftueshëm për ujë të një cilësie dhe sasie të përshtatshme për pirje, gatim dhe

mirëmbajtje të higjienës personale.

Zotimi 3: Fëmijët dhe gratë kanë akses në tualete dhe struktura larëse që janë të

përshtatshme nga aspekti kulturor, të

sigurta, higjienike, miqësore për përdoruesin dhe të përshtatshme nga aspekti gjinor.

Zotimi 4: Fëmijët dhe gratë marrin

informacion që ka lidhje me UKH-në për të parandaluar sëmundjen e fëmijës,

veçanërisht diarrenë.

Zotimi 5: Fëmijët kanë akses për ujë të

sigurtë, struktura në kanalizime dhe higjienë

në mjedisin e tyre të të nxënit dhe hapësira miqësore për fëmijën.

Page 27: Zotimet thelbësore ndaj fëmijëve në veprimin humanitarunicefinemergencies.com/downloads/eresource/docs/1/CCCs Albanian.pdfpragu do të jetë më i ulët se në vende me kapacitete

• Forcimi i mekanizmave ekzistuese të koordinimit, ose nëse është e mundur, krijimi i mekanizmave në

bashkëpunim me autoritetet kombëtare për të garantuar se reagimi humanitar ndodh në kohë dhe i

koordinuar, dhe në përputhje me parimet humanitare, standardet dhe etapat për të cilat është rënë

dakord;

• Krijimi i mekanizmit dhe formatit për vlerësim të shpejtë ndër-sektorial (duke përfshirë informacionin

prioritar për UKH-në);

• Hartimi i një plani kontigjence bazuar në buxhet dhe te nevojat për furnizim, dhe ku është e mundur,

paravendosja e kanalizimeve dhe higjienës bazë të ndjeshme në aspektin gjinor, furnizimi me ujë,

pastrimi i teknologjive dhe kimikateve, dhe mjeteve;

• Hartimi i marrëveshjeve afatgjata për prokurimin e furnizimeve të veçanta UKH, vlerësimi i tregut

vendor për kapacitet të mundshëm për shpërndarjen e ujit me autobotë, dhe sigurimi i

disponueshmërisë së partnerëve për ofrimin e ujit dhe marrëveshjes për metodat dhe standardet;

• Identifikimi i njerëzve dhe/ose institucioneve burimore kyçe me njohuri dhe aftësi specifike në edukimin

për kanalizimet dhe higjienën, dhe ndryshimin e sjelljes për shpërndarje në planifikim dhe reagim në

raste emergjencash; dhe mbledhja e informacionit përkatës për edukimin mbi kanalizimet dhe higjienën;

• Garantimi se planifikimi i kontingjencës është ndërmarrë për fëmijët në mjediset e tyre të të nxënit

(p.sh. shkollat); paravendosja e furnizimeve dhe mjeteve bazë të UKH-së për përmirësimin e mjediseve

të të nxënit të fëmijëve; dhe rritja e ndërgjegjësimit për ZTHF-në e UKH-së në veprimin humanitar

ndërmjet zyrtarëve qeveritarë vendorë dhe kombëtarë, shoqërisë civile, udhëheqësve tradicional dhe

fetar, etj;

Reagimi

• Forcimi dhe/ose krijimi i mekanizmave të koordinimit të përbashkët/ndërmjet agjencive; përgatitja e

plan veprimit të përbashkët/ndërmjet agjencive për UKH-në dhe koordinimi i zbatimit të tij;

• Garantimi se të drejtat dhe nevojat e fëmijëve dhe grave në ofrimin e ujit të sigurtë, kanalizimeve dhe

higjienës përfshihen në planin e reagimit UKH, buxhet dhe dokumente apeli, dhe garantimi se fëmijëve

dhe grave u ofrohet akses prioritar për ujë të sigurtë të një cilësie dhe sasie të përshtatshme;

• Garantimi se nevojat UKH të fëmijëve në mjediset e tyre të të nxënit dhe hapësirave miqësore për

fëmijët përfshihen në planifikimin e reagimit në sektorin UKH;

• Garantimi se reagimi humanitar UKH kontribuon te të drejtat dhe nevojat e fëmijëve, dhe se uji,

tualetet, strukturat larëse dhe sapunët janë të disponueshëm për fëmijët dhe gratë gjatë gjithë kohës;

• Sigurimi se reagimi humanitar UKH përmbush të drejtat dhe nevojat e fëmijëve që lidhen me tualetet

në mjediset e tyre të të nxënit, se ka në dispozicion sapunë gjatë gjithë kohës për larjen e duarve, dhe

se lehtësira të tilla janë miqësore ndaj fëmijëve dhe atyre me aftësi të kufizuara, të përshtatshme në

aspektin privat, kulturor dhe të sigurta, dhe të ndara si duhet sipas gjinisë;

• Garantimi se fëmijët, gratë dhe kujdestarët marrin informacion bazë dhe të përshtatshëm në aspektin

kulturor për edukimin mbi higjienën dhe praktikat kyçe të saj, dhe se në terren ndodhet një numër i

përshtatshëm i promovuesve të edukimit për higjienën, të trajnuar dhe të pajisur me materiale edukuese

për higjienën;

Rimëkëmbja e hershme

• Garantimi se koordinimi dhe veprimi për UKH-në lidhet me rimëkëmbje dhe fazat afatgjata të zhvillimit,

dhe grupimin/rrjetin e rimëkëmbjes së hershme, dhe se ato trajtojnë reduktimin e rrezikut;

Page 28: Zotimet thelbësore ndaj fëmijëve në veprimin humanitarunicefinemergencies.com/downloads/eresource/docs/1/CCCs Albanian.pdfpragu do të jetë më i ulët se në vende me kapacitete

• Garantimi se teknologjitë dhe qasjet janë në përputhje me standardet kombëtare dhe zhvillimin e

qëndrueshëm afatgjatë – pra, duke trajtuar reduktimin e rrezikut – dhe se është krijuar një plan i

zhvillimit të kapacitetit për funksionimin dhe mirëmbajtjen e shërbimeve ujore në nivel vendor;

• Garantimi se qasjet dhe teknologjitë për kanalizimet dhe higjienën janë të përshtatshme, në përputhje

me standardet kombëtare dhe se janë të koordinuara me zhvillimin e qëndrueshëm afatgjatë, duke

trajtuar reduktimin e rrezikut;

• Garantimi se mekanizimi i mbikëqyrjes periodike është krijuar për të mbajtur të dhëna lidhur me

tendencat përsa i përket aksesit në dhe përdorimit dhe mirëmbajtjes së strukturave higjienike, si edhe

lidhur me tendencat e sëmundjeve;

• Garantimi se strategjitë e promovimit të higjienës janë në përputhje me qasjet kombëtare dhe

zhvillimin e qëndrueshëm afatgjatë, duke trajtuar reduktimin e rrezikut; se është hartuar një plan për

zhvillimin e kapaciteteve për të mbështetur përpjekjet për promovimin e higjienës; dhe se është krijuar

edhe një mekanizëm mbikëqyrës;

• Garantimi se strategjitë dhe teknologjitë UKH për mjediset e të nxënit të fëmijëve janë në përputhje me

strategjitë kombëtare dhe zhvillimin afatgjatë, duke trajtuar reduktimin e rrezikut, dhe se është hartuar

një plan për zhvillimin e kapaciteteve në nivel vendor lidhur me funksionimin dhe mirëmbajtjen e

strukturave UKH për fëmijët në mjedisin e tyre të të nxënit;

• Garantimi se ndërhyrjet e UKH-së bazohen te një vlerësim dhe analizë e qëndrueshme për rrezikun e shkatërrimit; • Ndërmarrja e një analize për mangësi lidhur me kapacitetet vendore dhe kombëtare për ujin dhe

kanalizimet, dhe garantimit se integrimi i forcimit të kapaciteteve në planet për rimëkëmbjen e hershme

dhe tranzicionit, duke u përqendruar te reduktimi i rrezikut.

Page 29: Zotimet thelbësore ndaj fëmijëve në veprimin humanitarunicefinemergencies.com/downloads/eresource/docs/1/CCCs Albanian.pdfpragu do të jetë më i ulët se në vende me kapacitete

2.6 Mbrojtja e fëmijës

Rezultatet strategjike për mbrojtjen e fëmijëve

Mbështetja dhe promovimi i të drejtave të vajzave dhe

djemve për mbrojtje ndaj dhunës, abuzimit dhe shfrytëzimit

Zotimet Standardet

Arsyetimet/evidencat teknike: Përvoja tregon se situatat humanitare përkeqësojnë rreziqet ekzistuese për mbrojtje dhe krijojnë

të tjera të reja. Parandalimi dhe reagimi i programuar ndaj dhunimeve specifike ndaj fëmijëve – si ndarja e fëmijëve nga familjet e

tyre; shoqërimi me forca dhe grupe të armatosura; ekspozimi ndaj DHBGJ-së, minave tokësore dhe artilerive të pashpërthyera;

dhe shqetësimeve psikosociale - janë mbështetur nga zhvillimi dhe zbatimi i udhëzimeve ndërmjet agjencive në këto fusha.

Gjithashtu, ka një rritje të pranimit se nevoja për përforcimin e një larmie mekanizmash për mbrojtjen e fëmijëve për të

parandaluar dhe reaguar formave të ndryshme të dhunës, abuzimit dhe shfrytëzimit (shiko Strategjinë e UNICEF-it për Mbrojtjen

e Fëmijëve, 20 maj 2008).

Standardi 1: Si mbrojtja e fëmijës edhe mekanizmat e

koordinimit të DHBGJ-së ofrojnë udhëzime për të gjithë

partnerët lidhur me standardet, strategjitë dhe qasjet e

zakonshme, duke garantuar se janë identifikuar të gjitha

mangësitë dhe vulnerabilitetet e rëndësishme për mbrojtjen

e fëmijës / DHBGJ-në; është ofruar informacion për rolet,

përgjegjësitë dhe llogaridhënien për të garantuar se janë

trajtuar të gjitha mangësitë pa dyfishim. Janë vendosur

mekanizmat e koordinimit të SHMMP-së që kanë lidhje me

grupimet përkatëse.

Standardi 2: Raportet periodike për dhunimet e

rënda dhe shqetësimet serioze për mbrojtje të

fëmijëve dhe grave janë të disponueshme dhe

përdoren.

Standardi 3: Është hartuar një plan për

parandalimin dhe reagimin ndaj rreziqeve madhore

për mbrojtjen e fëmijëve, bazuar te sistemet

ekzistuese; janë krijuar mjedise të sigurta për

fëmijët më vulnerabël.

Standardi 4: Janë identifikuar të gjithë fëmijët e veçuar

dhe të pashoqëruar dhe janë nën kujdes bazuar në familje,

ose në një alternativë të përshtatshme.

Standardi 5: Komunitetet e prekura janë

mobilizuar për të parandaluar dhe trajtuar dhunën,

shfrytëzimin dhe abuzimin me fëmijët dhe gratë;

janë përmirësuar sistemet ekzistuese për t’iu

përgjigjur nevojave të të mbijetuarve të DHBGJ-së.

Zotimi 1: Vendosja e udhëheqjes efektive si për

mbrojtjen e fëmijëve edhe për fushat e përbashkëta

të dhunës me bazë gjinore (DHBGJ) për

përgjegjësinë, me lidhjet me mekanizmat e tjerë të

koordinimit të përbashkët/të sektorit për çështjet e

rëndësishme ndër-sektoriale. Të ofrohet mbështetje

për vendosjen e mekanizmit të koordinimit të

mbështetjes së shëndetit mendor dhe psikosocial

(SHMMP).

Zotimi 2: Monitorimi dhe raportimi i

dhunimeve të rënda dhe shqetësimeve të tjera

serioze për mbrojtje lidhur me fëmijët dhe

gratë janë ndërmarë dhe aktivizojnë

sistematikisht reagimin (duke përfshirë

advokacinë).

Zotimi 3: Forcimi i mekanizmave kyçe për

mbrojtjen e fëmijëve në zonat e prekura nga

emergjencat.

Zotimi 4: Ndalimi i ndarjes së fëmijëve nga

familjet dhe promovimi i kujdesit për trajtim

dhe me baza familjare.

Zotimi 5: Është parandaluar dhe trajtuar

dhuna, shfrytëzimi dhe abuzimi me fëmijët

dhe gratë, duke përfshirë DHBGJ-në.

Standardi 8: Fëmijët dhe komunitetet në zonat e

prekura kanë akses te edukimi për rrezikun e

minave/artilerive të pashpërthyera dhe janë më të

mbrojtur nga efektet e minave tokësore dhe armëve

të tjera të zakonshme dhe/ose të paligjshme.

Zotimi 8: Ndalohet përdorimi i minave

tokësore dhe armëve të tjera të zakonshme

ose të paligjshme nga aktorë shtetërorë dhe

jo-shtetërorë dhe të trajtohet ndikimi i tyre.

Standardi 6: Të gjitha programet për mbrojtjen e fëmijëve

integrojnë mbështetjen psikosociale në punën e tyre, në linjë

me udhëzimet KKNI të SHMMP-së.

Zotimi 6: Ofrimi i mbështetjes psikosociale

për fëmijët dhe kujdestarët e tyre.

Standardi 7: Është hartuar dhe zbatuar një plan

ndërmjet agjencive për parandalimin e dhe reagimin

ndaj rekrutimit të fëmijëve; është bërë advokaci

kundër arrestimit të paligjshëm dhe arbitrar për

fëmijët e prekur nga konflikte.,

Zotimi 7: Rekrutimi dhe shfrytëzimi i

fëmijëve, si edhe arrestimi i paligjshëm dhe

arbitrat, janë trajtuar dhe parandaluar për

fëmijët e prekur nga konflikte.

Page 30: Zotimet thelbësore ndaj fëmijëve në veprimin humanitarunicefinemergencies.com/downloads/eresource/docs/1/CCCs Albanian.pdfpragu do të jetë më i ulët se në vende me kapacitete

Veprimet e programit Gatishmëria

• Qartësimi i përgjegjësive të UNICEF-it dhe partnerëve të tij përsa i përket mbrojtjes së fëmijëve në situata humanitare; • Forcimi i mekanizmave ekzistuese të koordinimit për të garantuar se reagimi ndodh në kohë dhe është i koordinuar, dhe në përputhje me parimet dhe standardet humanitare. Nëse nuk ekzistojnë mekanizma koordinimi, krijoni mekanizma në bashkëpunim me autoritetet kombëtare. Qartësoni mekanizmat e koordinimit për dhunën me bazë gjinore dhe mbështetjen për shëndetin mendor dhe psikosocial; • Hartimi i një plani gatishmërie ndërmjet agjencive, duke u konsultuar me qeverinë, bazuar te rreziqet, kapacitetet dhe burimet e identifikuara. Zhvillimi i etapave të performancës për mbrojtjen e fëmijëve, DHBGJ-në dhe elementët e SHMMP-së për mbrojtjen e fëmijëve; • Trajnimi i stafit dhe partnerëve për mbrojtjen e fëmijëve në një rast emergjence, duke përdorur politikat, mjetet dhe ZTHF-të; • Dakordimi për përdorimin e regjistrimit global të përbashkët ndërmjet agjencive, formave për gjurmimin dhe ribashkimin e familjeve; përpunimi i mesazheve me komunitetet dhe aktorët kyç për të parandaluar ndarjen dhe minimizuar institucionalizimin; dhe zhvillimin dhe paravendosjen e gjurmimit për familjet, dhe ribashkimin e tyre dhe çantë pajisjesh alternative për kujdes; • Identifikimi dhe shpërndarja e kornizave ligjore dhe rregullatoreve përkatëse, protokolleve për reagimin, mekanizmave referuese dhe njohurive për qëndrimet dhe vlerat sociale; • Identifikimi i palëve të interesit, shërbimeve dhe partnerëve që kanë kapacitete për trajtimin e dhunës, shfrytëzimit ose abuzimit, duke përfshirë DHBGJ-në; dhe forcimi i kapaciteteve të partnerëve për të ofruar shërbime multi-sektoriale për reagimin (p.sh. në shëndetësi, mbështetje psikosociale, siguri dhe çështje ligjore/drejtësi) ndaj viktimave dhe të mbijetuarve; • Identifikimi i mundësive kryesore për integrimin e mbështetjes psikosociale nën programimin e mbrojtjes së fëmijëve, në linjë me udhëzimet e KKNI-së për SHMMP-në; • Identifikimi dhe shpërndarja e informacionit për standardet kombëtare dhe ndërkombëtare për moshën

minimale për rekrutim në forcat dhe grupet e armatosura, dhe ku është e nevojshme, advokim për

adoptimin e zotimeve ndërkombëtare në legjislacionin kombëtar;

• Identifikimi dhe trajtimi i faktorëve kyç që çojnë në rekrutimin e fëmijëve, si edhe arrestimi i paligjshëm dhe arbitrar i fëmijëve, dhe përgatitja e një liste kontrolli për forcat e armatosure; dhe rritja e ndërgjegjësimit në strukturat e paraburgimit për parandalimin e dhunimeve të të drejtave të fëmijëve; • Advokimi kundër përdorimit, depozitimit, prodhimit dhe transferimit të minave tokësore dhe armëve të tjera të zakonshme dhe/ose të paligjshme, dhe kryerja e një hartëzimi për kapacitetet. Forcimi i kapaciteteve për mbikëqyrjen e edukimit lidhur me rrezikun ndaj minave; • Lidhja e marrëveshjeve afatgjata për prokurimin e furnizimeve specifike, dhe paravendosja elementëve të furnizimeve bazë;

Reagimi

• Vendosja, aktivizimi dhe mbështetja e mekanizmave të koordinimit për mbrojtjen e fëmijëve, DHBGJ-në dhe SHMMP-në në konsultim me qeverinë dhe partnerët për të koordinuar vlerësimin e shpejtë, hartëzimin, financimin, dhe zhvillimin e strategjisë dhe përfshirjen e popullatave të prekura; • Përsa i përket konflikteve të armatosura, fillimi i vendosjes së mekanizmave për raportim dhe monitorim të përqendruar te dhunimet e rënda ndaj fëmijëve dhe dhunës seksuale si ndaj fëmijëve edhe ndaj grave, me synim hartimin e planeve të veprimit; dhe garantimi se fëmijët dhe gratë e prekur referohen te shërbimet ekzistuese; • Mbështetja e mjediseve të sigurta me bazë komunitetin për gratë dhe fëmijët, duke përfshirë hapësirat miqësore për fëmijën, me një vëmendje të veçantë te vajzat, adoleshentët dhe kujdestarët e tyre, dhe ofrimi i mbështetjes për aktivitetet e zhvillimit në fëmijëri të hershme;

Page 31: Zotimet thelbësore ndaj fëmijëve në veprimin humanitarunicefinemergencies.com/downloads/eresource/docs/1/CCCs Albanian.pdfpragu do të jetë më i ulët se në vende me kapacitete

• Sigurimi i përdorimit të regjistrimit të zakonshëm dhe formave të gjurmimit; dhe eksplorimi i përdorimit të bazës së të dhënave ndërmjet agjencive për mbrojtjen e fëmijëve për të identifikuar, verifikuar, ribashkuar dhe ndjekur fëmijët e veçuar dhe të pashoqëruar; • Advokimi i menjëhershëm për kujdesin me bazë familjen për fëmijët e veçuar dhe për parandalimin e ndarjes gjatë zhvendosjeve dhe varfërisë ekonomike ekstreme; • Mobilizimi i rrjeteve ekzistuese për mbështetjen sociale të fëmijëve dhe grave dhe mbështetja për rifillimin e aktiviteteve të strukturuara dhe të përshtatshme në aspektin kulturor, gjinor dhe të moshës për fëmijët dhe gratë; • Kërkimi i angazhimeve nga grupet dhe forcat e armatosura për të ndaluar ose shmangur rekrutimin dhe shfrytëzimin e fëmijëve, në linjë me Zotimet e Parisit; negocimi për ekzaminimin e luftëtarëve dhe vartësve, dhe regjistrimin, identifikimin dhe lirimin e fëmijëve të shoqëruar; • Advokimi kundër arrestimit të paligjshëm dhe arbitrar të fëmijëve, dhe lehtësimi i aksesit për asistencë ligjore dhe forma të tjera për fëmijët në kontakt me ligjin; • Identifikimi i kërcënimeve nga minat tokësore, pajisjet e tjera shpërthyese dhe armët dhe municionet e

pasiguruara. Koordinimi dhe ofrimi i edukimit për rrezikun e minave me një audiencë specifike, dhe

monitorimi, raportimi dhe advokimi kundër përdorimit ose pranisë së armëve dhe municioneve të

zakonshme, të pasigurta ose të paligjshme;

• Identifikimi dhe transmetimi i nevojave për kontribute në furnizime për Divizionin e Furnizimit dhe Logjistikës.

Rimëkëmbja e hershme

• Forcimi i përfshirjes dhe/ose udhëheqjes me homologë qeveritarë dhe partnerë të tjerë kombëtarë në struktura të koordinuara; • Mbështetja e partnerëve në identifikimin, monitorimin dhe raportimin e shqetësimeve serioze për mbrojtje për të aktivizuar reagimin dhe advokacinë; • Forcimi i kapaciteteve të qeverisë, komunitetit dhe sistemeve të mbrojtjes për fëmijët dhe gratë; • Advokimi për dhe ofrimi i mbështetjes teknike për përfshirjen e çështjeve përkatëse në përmbushjen e të drejtave të fëmijëve dhe grave në shtetin e së drejtës dhe reformën e sigurisë së sektorit; mbështetja e rifillimit dhe/ose forcimit të sistemeve të regjistrimit të lindjeve; • Vendosja e sistemeve për lidhje familjare të sigurta dhe mbështetëse dhe kujdestari, dhe advokimi kundër adoptimit të pamaturuar; kur është e mundur dhe në interesin më të lartë të fëmijës, bazuar në sistemet ekzistuese kombëtare të mirëqenies sociale; • Angazhimi i kapaciteteve vendore për të trajtuar dhunën dhe shfrytëzimin; dhe mbështetja e ofruesve të shërbimeve, aktorëve ligjzbatues, grupeve të të drejtave të grave, komuniteteve dhe fëmijëve për të parandaluar dhunën, shfrytëzimin dhe abuzimin, duke përfshirë DHBGJ-në; • Integrimi i mbështetjes psikosociale në hapësirat miqësore për fëmijën dhe reagime të tjera për mbrojtjen për fëmijët dhe gratë, dhe koordinimi me dhe referimi i SHMMP-së në sektorë të tjerë; • Fillimi i lirimit dhe çmobilizimit për një qasje gjithëpërfshirëse, e orientuar nga komuniteti për riintegrimin, bazuar te Parimet e Parisit; • Fillimi i qasjeve jo-stigmatizuese, të orientuara nga komuniteti për riintegrimin social dhe mbështetjen e jetesës për gratë dhe fëmijët vulnerabël; • Fillimi i integrimit të edukimit për rrezikun ndaj minave në programet ekzistuese publike për ndërgjegjësimin dhe edukimin, dhe vendosja e programeve për parandalimin, edukimin dhe asistencën për të mbijetuarit në koordinim me partnerët; • Fillimi i një analize për mangësitë në kapacitetet vendore dhe kombëtare në mbrojtjen e fëmijëve dhe

grave, dhe sigurimi i integrimit të forcimit të kapaciteteve në rimëkëmbjen e hershme dhe planet e

tranzicionit, duke u përqendruar te reduktimi i rrezikut.

Page 32: Zotimet thelbësore ndaj fëmijëve në veprimin humanitarunicefinemergencies.com/downloads/eresource/docs/1/CCCs Albanian.pdfpragu do të jetë më i ulët se në vende me kapacitete

2.7 Arsimi

Veprimet e programit Gatishmëria

• Qartësimi i përgjegjësive të UNICEF-it dhe partnerëve të tij përsa i përket arsimit në situata

emergjencash;

• Forcimi i mekanizmave ekzistuese të koordinimit, ose nëse nuk ka të tillë, krijimi i mekanizmave në

bashkëpunim me autoritetet kombëtare për të garantuar se reagimi humanitar ndodh në kohë dhe është

Rezultatet strategjike për arsimin

Vajzat dhe djemtë kanë akses në arsim të sigurtë dhe të garantuar

dhe informacion të rëndësishëm për mirëqenien e tyre

Zotimet Standardet

Arsyetimet/evidencat teknike: Arsimi nuk është vetëm një e drejtë, por në situata emergjence, kriza kronike dhe rindërtimi të

hershëm, ai ofron mbrojtje fizike, psikosociale dhe njohëse që mund të shpëtojë jetë dhe të jetë mbështetëse për jetën. Arsimi

mbështet jetën duke ofruar hapësira të sigurta për të nxënit dhe mbështetje për individët e prekur, veçanërisht fëmijët e vegjël dhe

adoleshentët. Arsimi lehtëson ndikimin psikosocial të konflikteve dhe katastrofave duke krijuar një gjendje normale,

qëndrueshmëri, strukturë dhe shpresë për të ardhme gjatë një periudhe krize, dhe ofron struktura ndërtimi bazë për

qëndrueshmëri ekonomike në të ardhmen. Gjithashtu, arsimi mund të shpëtojë jetë duke ofruar mbrojtje ndaj shfrytëzimit dhe

dëmtimit, dhe duke ofruar njohuri dhe aftësi për t’i mbijetuar një krize nëpërmjet shpërndarjes së mesazheve që shpëtojnë jetë.

Integrimi i edukimit për rrezikun e katastrofave në kurrikulat kombëtare dhe ndërtimi i strukturave shkollore të sigurta janë dy

prioritete që kontribuojnë në progresin e një shteti drejt Objektivave të Zhvillimit të mijëvjeçarit (shiko Standardet Minimale për

Arsimin në Raste Emergjencash, Krizat Kronike dhe Rindërtimin e Hershëm të RRAARE).

Standardi 1: Mekanizmat e koordinimit ofrojnë

udhëzime për të gjithë partnerët mbi standardet,

strategjitë dhe qasjet e zakonshme, që garantojnë se të

gjitha mangësitë dhe vulnerabilitetet e rëndësishme në

arsim identifikohen dhe ofrojnë informacione për

rolet, përgjegjësitë dhe llogaridhënien për të trajtuar të

gjitha mangësitë pa dyfishime.

Standardi 2: Shkollat janë rihapur dhe janë krijuar

programe joformale miqësore ndaj fëmijëve dhe

adoleshentëve në raste emergjencash, duke përfshirë

lojën dhe të nxënit e hershëm për fëmijët e vegjël në

komunitetet e prekura.

Standardi 3: Shkollat janë të sigurta dhe nuk

shfaqin dhunë, dhe fëmijët, duke përfshirë

vajzat, mund të lëvizin të sigurtë nga shtëpia

në shkollë.

Standardi 4: Të gjitha reagimet humanitare

lidhur me arsimin integrojnë ndërhyrje të

përshtatshme psikosociale, shëndetësore dhe

ushqimore.

Standardi 5: Janë zbatuar programe arsimore

të përshtatshme, duke përfshirë ato për

adoleshentët dhe fëmijët e vegjël.

Zotimi 1: Vendosja e udhëheqjes efektive për

koordinimin e përbashkët/ndërmjet agjencive

për arsimin (me agjencinë të bashkë-drejtuar),

që kanë lidhje me mekanizmat e tjera për

koordinim të përbashkët/sektorit për çështje të

rëndësishme ndër-sektoriale.

Zotimi 2: Fëmijët, duke përfshirë fëmijët e

moshës para-shkollore, vajzat dhe fëmijë të

tjerë të përjashtuar, kanë akses në mundësi

për arsim cilësor.

Zotimi 3: Krijimi i mjediseve të sigurta dhe

të garantuara të të nxënit që promovojnë

mbrojtjen dhe mirëqenien e nxënësve.

Zotimi 4: Integrimi i shërbimeve

psikosociale dhe shëndetësore për fëmijët

dhe mësuesit në reagimin arsimor.

Zotimi 5: Adoleshentët, fëmijët e vegjël dhe

kujdestarët kanë akses në programe dhe

informacione të përshtatshme për aftësi

jetësore për emergjenca, dhe ata që nuk e

kanë ndjekur shkollën, veçanërisht

adoleshentët, marrin informacione për

mundësi arsimimi.

Page 33: Zotimet thelbësore ndaj fëmijëve në veprimin humanitarunicefinemergencies.com/downloads/eresource/docs/1/CCCs Albanian.pdfpragu do të jetë më i ulët se në vende me kapacitete

i koordinuar, dhe në përputhje me parimet humanitare dhe standardet dhe etapat për të cilat është rënë

dakord;

• Mbështetja e mekanizmit dhe formatit multi-sektorial për vlerësim të shpejtë, duke përfshirë

informacione prioritare për arsimin;

• Advokimi për një element emergjence në planet dhe buxhetet e sektorit të arsimit, duke përfshirë

planet e gatishmërisë; dhe çantat e paracaktuara me materiale për arsimin dhe zhvillimin e hershëm të

fëmijës, ose hyrja në marrëveshje rezervë me furnizuesit dhe partnerët;

• Mbështetja e autoriteteve vendore në planifikimin për hapësira të nxëni të përkohshme dhe

përshtatshme; vendosja e kodit të sjelljes për të trajtuar të gjitha format e dhunës, shfrytëzimit seksual,

abuzimit dhe diskriminimit në situatat e të nxënit; dhe garantimi i planifikimit të përbashkët të

gatishmërisë me UKH-në dhe grupimet dhe partnerët e mbrojtjes (shiko gjithashtu UKH-në dhe ZTHF-të

për mbrojtjen e fëmijës);

• Mbështetja e autoriteteve kombëtare në përshtatjen e sistemit arsimor për t’iu përgjigjur nevojave

psikosociale të nxënësve dhe vulnerabiliteteve në rritje në situata emergjence; dhe dakordimi për

paketat e trajnimit dhe qasjet që përfshijnë mbështetjen psikosociale, reduktimin e rrezikut dhe

vulnetrabilitetit, si edhe promovimin e shëndetit, higjienës dhe ushqimit bazë;

• Dakordimi me partnerët për strategjitë dhe qasjet e informacionit dhe komunikimit në arsim, duke

përfshirë strategjitë që promovojnë pjesëmarrjen e adoleshentëve duke përdorur materialet ekzistuese

që janë përshtatur;

• Promovimi i planeve për gatishmërinë në raste emergjencash në shkollë, advokimi për struktura

shkollore të sigurta dhe përfshirja e masave për reduktimin e rrezikut të katastrofave në kurrikulat

shkollore;

• Zhvillimi i kapaciteteve të autoriteteve arsimore në përgatitjen e sistemit shkollor, në të gjitha nivelet,

për t’iu përgjigjur emergjencave.

Reagimi

• Krijimi dhe aktivizimi i mekanizmave transparentë dhe gjithëpërfshirës për koordinimin e përbashkët të

arsimit;

• Rishikimi dhe zhvillimi i një kuadri, strategjie dhe plani veprimi reagues për reagimin arsimor, bazuar te

gjetjet e vlerësimit;

• Monitorimi i zbatimit të aktiviteteve të programit dhe garantimi se ka kapacitete në terren në të gjitha

nivelet për t’iu përgjigjur krizës në mënyrë efektive;

• Garantimi se arsimi është integruar në apele të menjëhershme, udhëzime nga donatorët, Fondi

Qendror për Reagimin ndaj Emergjencave (FQRE) dhe propozime të tjera financimi për të garantuar se

sektorit i kushtohet vëmendja e duhur;

• Advokimi për dhe mbështetja e rihapjes së shkollave dhe vendosja e programeve joformale arsimore

dhe argëtuese; ofrimi i arsimit bazë të përshtatshëm; materialeve për të nxënit e hershëm dhe ato

argëtuese; dhe përfshirja e masave speciale për fëmijët që kanë nevojë për t’iu rikthyer arsimimit (p.sh.

vajzat dhe fëmijët vulnerabël dhe të përjashtuar në aspektin social);

• Krijimi i hapësirave të sigurta dhe të përkohshme për të nxënit për të gjitha grupmoshat në konsultim

me komunitetet dhe, ku është e përshtatshme, krijimi i shërbimeve komunitare – si furnizimi me ujë dhe

kanalizimet – në shkolla, të plotësuara nga promovimi për higjienën;

• Trajtimi i dhunës në dhe përreth hapësirave të të nxënit dhe shkollave – duke përfshirë sigurinë e

fëmijëve gjatë rrugës për në shkollë – duke u përqendruar te vajzat adoleshente;

• Mobilizimi i mbështetjes psikosociale për mësuesit dhe nxënësit, dhe ofrimi i aktiviteteve të

përshtatshme për ta në hapësira të nxëni të përkohshme, dhe për fëmijët e vegjël dhe adoleshentët në

Page 34: Zotimet thelbësore ndaj fëmijëve në veprimin humanitarunicefinemergencies.com/downloads/eresource/docs/1/CCCs Albanian.pdfpragu do të jetë më i ulët se në vende me kapacitete

hapësira miqësore për fëmijët; dhe vendosja e lidhjeve fillestare me shërbimet bazë të shëndetësisë

dhe ushqyerjes;

• Garantimi i zhvillimit dhe zbatimit të programeve për aftësitë e jetës që kanë lidhje me kontekstin dhe

përmbajtjen e të nxënit (p.sh. promovimi për shëndetin, ushqimin dhe higjienën bazë), si edhe

parandalimi, mbrojtja, përfshirja dhe mbështetja lidhur me HIV-in dhe SIDËN (shiko gjithashtu ZTHF-të

për HIV-in dhe SIDËN) dhe DHBGJ-në, zgjidhjen e konfliktit, dhe informimin për situatën (p.sh. tërmete

dhe konflikte të armatosura); dhe përfshirja e popullatës së prekur, veçanërisht adoleshentëve dhe

fëmijëve të vegjël;

• Identifikimi dhe transmetimi i nevojave në furnizime për Divizionin e Furnizimit dhe Logjistikës.

Rimëkëmbja e hershme

• Garantimi se mekanizmi i koordinimit për arsim të përbashkët integron reagimin ndaj emergjencave

me vizion afatgjatë dhe planifikim për rimëkëmbje;

• Pjesëmarrja, krijimi ose udhëheqja, sipas nevojës, e mekanizmit të koordinimit për rimëkëmbjen e

hershme për arsimin, dhe mbështetja e grupimit/rrjetit për rimëkëmbjen e hershme;

• Garantimi se zbatimi i reagimit arsimor ndaj emergjencave përfshin parimet e qasjeve miqësore ndaj

fëmijës;

• Garantimi se ndërhyrjet në arsim bazohen te një vlerësim dhe analizë e shëndoshë për rrezikun e

katastrofave;

• Advokimi për dhe mbështetja e rizhvillimit të shkollave sipas modeleve të sigurta, gjithëpërfshirëse, të

barabarta dhe miqësore ndaj fëmijës, duke përfshirë të gjithë fëmijët pa diskriminim, si edhe masat e

gatishmërisë ndaj emergjencave në shkolla;

• Mbështetja e gjithëpërfshirjes së një elementi për reduktimin e rrezikut ndaj katastrofave në planet dhe

buxhetet e sektorit arsimor;

• Advokimi për dhe mbështetja e zhvillimit të standardeve dhe modeleve të qëndrueshme dhe të

përshtatshme, miqësore ndaj fëmijës dhe rezistuese ndaj rreziqeve për rindërtimin e shkollave;

• Advokimi për kompensim të përshtatshëm për mësuesit dhe praktikantët, sipas udhëzimeve ndërmjet

agjencive për të cilat është rënë dakord;

• Advokimi për dhe mbështetja e integrimit të aftësive të jetës, duke u përqendruara te reduktimi i

rrezikut të emergjencave, si në arsimin formal edhe në atë joformal;

• Fillimi i një analize për mangësi në kapacitete vendore dhe kombëtare në arsim dhe garantimi i

integrimit të forcimit të kapaciteteve në planet për rimëkëmbje të hershme dhe tranzicion, duke u

përqendruar te reduktimi i rrezikut.

Page 35: Zotimet thelbësore ndaj fëmijëve në veprimin humanitarunicefinemergencies.com/downloads/eresource/docs/1/CCCs Albanian.pdfpragu do të jetë më i ulët se në vende me kapacitete
Page 36: Zotimet thelbësore ndaj fëmijëve në veprimin humanitarunicefinemergencies.com/downloads/eresource/docs/1/CCCs Albanian.pdfpragu do të jetë më i ulët se në vende me kapacitete

2.8 HIV-i dhe SIDA

Veprimet e programit Gatishmëria

• Hartimi i materialeve informuese me kontekst specifik për HIV-in, identifikimi dhe përfshirja e rrjeteve

komunitare ekzistuese, dhe zhvillimi i partneriteteve ndërmjet grupimeve për të garantuar integrimin e

HIV-it në reagimin e sektorit;

• Dakordimi me partnerët për mekanizmat për të mbuluar dhe gjurmuar fëmijët dhe gratë që mund të

mos kenë akses te shërbimet bazë lidhur me HIV-in, dhe përgatitja e ofrimit të shpejtë të një furnizimi

për trajtim mjekësor;

• Garantimi se të gjitha gratë janë regjistruar në shërbimet për parandalimin e PNTF-së dhe se të gjithë

anëtarët e komunitetit që përdorin TAR-in, duke përfshirë fëmijët, kanë kartela që detajojnë trajtimin.

Reagimi

• Garantimi i mbulimit të HIV-it nga iniciativat e sektorit shëndetësor për fushata komunitare për

promovimin e shëndetit, si edhe për iniciativat në sektorin arsimor;

Rezultatet strategjike për HIV-in dhe SIDËN

Vulnerabiliteti ndaj infeksionit HIV në krizën humanitare nuk

është rritur dhe janë përmbushur nevojat që ngrihen nga një krizë

humanitare lidhur me kujdesin ndaj HIV-it

Zotimet Standardet

Arsyetimet/evidencat teknike: HIV-i dhe situatat humanitare mbulojnë dhe bashkëveprojnë në mbarë botën. Për

shkak se infeksioni i HIV-it është i pakthyeshëm, është e nevojshme që të ndërmerren masat e përshtatshme

parandaluese në të gjitha situatat, duke përfshirë edhe situatat humanitare. Zbatimi i iniciativave për kujdesin dhe

trajtimin e HIV-it dhe SIDËS

, duke përfshirë përmbushjen e kërkesave për ndjekje dhe përputhshmëri, ka treguar se është i zbatueshëm

praktikisht dhe reduktimi i vdekshmërisë është mirë-dokumentuar.

Standardi 1: Mbulimi i 90% të popullatës dhe

ofrimi i informacionit për parandalimin,

kujdesin dhe trajtimin.

Standardi 2: 80% e popullatës së prekur ka

akses te shërbimet përkatëse lidhur me

parandalimin, kujdesin dhe trajtimin e HIV-it

dhe SIDËS, p.sh. kujdesi pas përdhunimit duke

përfshirë profilaksinë pas ekspozimit, trajtimin

e infeksioneve seksualisht të transmetueshme,

parandalimin e transmetimit të HIV-it nga nëna

te fëmija (PNTF) dhe trajtimin antiretroviral

(TAR).

Standardi 3: 80% e popullatës së prekur më

parë nga emergjenca lidhur me kujdesin dhe

trajtimin e HIV-it të marrë antiretroviralë për

PNTF-në, dhe fëmijët dhe të rriturit të

vazhdojnë të marrin trajtimin për TAR-in.

Zotimi 1: Fëmijët, të rinjtë dhe gratë kanë

akses në informacion përsa i përket

parandalimit, kujdesit dhe trajtimit.

Zotimi 2: Fëmijët, të rinjtë dhe gratë kanë

akses te parandalimi, kujdesi dhe trajtimi i

HIV-it dhe SIDËS gjatë krizës.

Zotimi 3: Vazhdimi i shërbimeve të

parandalimit, kujdesit dhe trajtimit për

fëmijët, të rinjtë dhe gratë.

Page 37: Zotimet thelbësore ndaj fëmijëve në veprimin humanitarunicefinemergencies.com/downloads/eresource/docs/1/CCCs Albanian.pdfpragu do të jetë më i ulët se në vende me kapacitete

• Gjurmimi i pacientëve që kanë pasur më parë akses te PNTF-ja dhe TAR-i, dhe referimi i tyre te

strukturat shëndetësore për kujdes, duke përfshirë mbështetjen për ushqim dhe këshillimin dhe

mbështetjen për ushqyerjen e foshnjës;

• Informimi i fëmijëve dhe nënave se ku kanë akses për shërbimet shëndetësore bazë dhe për

mbështetje, duke përfshirë aksesin te kondomët, trajtimin e infeksioneve seksualisht të

transmetueshme, profilaksinë dhe trajtimin e infeksioneve bakteriale për shkak të dobësimit të sistemit

imunitar, marrjen e cotrimoxazole (për trajtimin e infeksioneve bakteriale), vazhdimin e shërbimeve të

PNTF-së dhe ARV-së, përmbushjen e nevojave ushqimore, dhe aktivitete për mbështetje psikosociale

për fëmijët dhe kujdestarët;

• Garantimi i aksesit të vazhdueshëm për pacientët te medikamentet për PNTF-në dhe TAR-in,

shërbimet e kujdesit dhe mbështetjes, duke përfshirë mbështetjen dhe këshillimin për mundësitë e

ushqyerjes së foshnjës, mbështetje e vazhdueshme për nënat pas marrjes së infeksionit të HIV-it –

sipas kritereve dhe kodeve të pranueshme, të zbatueshme, të përballueshme, të qëndrueshme dhe të

sigurta (AFASS); menaxhimi i kequshqyerjes akute; dhe ofrimi i profilaksisë dhe cotrimoxazole për ARV-

në;

• Garantimi i ofrimit të mbështetjes psikosociale për të mbijetuarit nga përdhunimi, duke përfshirë

fëmijët;

• Identifikimi dhe transmetimi i kontributeve me furnizim për Divizionin e Furnizimeve dhe Logjistikën.

Rimëkëmbja e hershme

• Krijimi dhe mbështetja rrjeteve ekzistuese të kolegëve, dhe mbështetja e zgjerimit të rrjeteve arsimore

të kolegëve;

• Angazhimi i fëmijëve, grave dhe njerëzve që jetojnë me infeksionin e HIV-it hartimin e planeve dhe

mesazheve për komunikim;

• Fillimi i rivendosjes së shërbimeve të parandalimit, kujdesit dhe trajtimit që janë prekur nga kriza, dhe

garantimi i konfidencialitetit;

• Fillimi i një analize për mangësi në kapacitete vendore dhe kombëtare, dhe garantimi i integrimit të

forcimit të kapaciteteve lidhur me HIV-in dhe SIDËN përsa i përket planeve për rimëkëmbjen e hershme

dhe tranzicionin, duke u përqendruar te reduktimi i rrezikut.

Page 38: Zotimet thelbësore ndaj fëmijëve në veprimin humanitarunicefinemergencies.com/downloads/eresource/docs/1/CCCs Albanian.pdfpragu do të jetë më i ulët se në vende me kapacitete

2.9 Furnizimi dhe Logjistika

Veprimet e programit

Gatishmëria

• Identifikimi dhe grumbullimi i furnizimeve të kërkuara për t’iu përgjigjur zbatimit të të gjitha aktiviteteve

të ZTHF-ve; lidhja dhe mbrojtja e marrëveshjeve afatgjata me furnizuesit në nivele globale, kombëtare

dhe vendore;

• Përshtatja e strategjive të duhura dhe me kosto efektive për grumbullim furnizimesh për emergjenca,

atje ku është e mundur; lidhja dhe mbrojtja e marrëveshjeve afatgjata (me ofruesit e shërbimeve dhe

agjenci të tjera) për ofrimin e transportit dhe shërbimeve për transport mallrash; dhe vlerësimi i

proceseve të prokurimit të partnerëve vendorë të mundshëm;

• Vendosja e marrëveshjeve në partneritet për ofrimin e mallrave dhe shërbimeve të ngjashme;

• Identifikimi i anëtarit(ëve) të ekipit të Furnizimit dhe Logjistikës për të marrë simulime ndërmjet

agjencive për furnizime në raste emergjencash, certifikim dhe/ose forma të tjera trajnimi;

• Gjetja e kandidatëve të mundshëm për Divizionin e Furnizimit dhe Logjistikës për listën e stafit të

brendshëm dhe të jashtëm dhe paraqitja e listës te Divizioni i Furnizimit;

• Garantimi se stafi i Divizionit të Furnizimit dhe Logjistikës janë familjarizuar me mjetet dhe modelet e

disponueshme nëpërmjet intranetit; dhe ndërgjegjësimi i stafit për programet bazë përsa i përket

proceseve në situata emergjence, buxhetimit dhe vlerësimit për transportin e mallrave, dhe kostot e

logjistikës tokësore;

• Garantimi për qëllime të vazhdimësisë së biznesit se janë bërë rregullime për situata emergjencash

me shitësit dhe furnizuesit në raste krizash. Kjo do të përfshijë zhvillimin e marrëveshjeve të nivelit të

shërbimit me këto njësi, duke siguruar statusin e preferuar të klientit për UNICEFin;

• Identifikimi i strategjive alternative në rast se shitësit dhe furnizuesit e kanë të pamundur të pajtohen

me këto marrëveshje;

Rezultati strategjik i Furnizimit dhe Logjistikës:

Lehtësira bazë për vajzat, djemtë dhe gratë janë në dispozicion në

nivele globale, kombëtare dhe pikash përdorimi

Zotimet Standardet

Standardi 1: Shpërndarja e të gjitha lehtësirave, për të cilat është rënë dakord më

parë, te shteti brenda afateve kohore specifike

(72 orë, 2 javë dhe 8 javë); Shpërndarja e të gjitha lehtësirave në pikën e përdorimit ose te

partneri.

Standardi 2: Identifikimi, aksesueshmëria dhe

shpërndarja e burimeve financiare, materiale

dhe humanitare për të mbështetur ofrimin e furnizimeve.

Zotimi 1: Shpërndarja e furnizimeve bazë, nga UNICEF-i dhe partnerët, të nevojshme

për lehtësimin e vuajtjes humanitare për gratë

dhe fëmijët.

Zotimi 2: Reagimi i UNICEF-it dhe

partnerëve për furnizime ofrohet nëpërmjet

burimeve të përshtatshme.

Page 39: Zotimet thelbësore ndaj fëmijëve në veprimin humanitarunicefinemergencies.com/downloads/eresource/docs/1/CCCs Albanian.pdfpragu do të jetë më i ulët se në vende me kapacitete

• Kryerja e ushtrimeve për planifikimin e furnizimeve për të identifikuar kontributet afatmesme dhe

afatgjata në furnizime, dhe për të shqyrtuar burimet e mundshme vendore dhe rajonale;

• Vlerësimi i kapacitetit të prokurimit për palët qeveritare dhe partnerët operativë për grupe specifike

produktesh, duke përfshirë materialet e ndërtimit;

• Identifikimi i mangësive në kapacitete brenda palëve qeveritare dhe partnerëve operativë; përgatitja e

planit për forcimin e kapaciteteve për transferim të mundshëm të aktiviteteve logjistike të identifikuara

duke ndjekur një reagim.

Reagimi

• Garantimi i bashkëpunimit të hershëm me të gjithë partnerët logjistikë; garantimi i pranisë së UNICEF-

it brenda grupimit të logjistikës; dhe angazhimi aktiv me grupimet e udhëhequra nga UNICEF-i, duke

ofruar udhëzime për aktivitetet e furnizimit brenda këtyre grupimeve, duke përfshirë ofrimin e mundshëm

të transportit dhe depozitimit falas dhe të grumbulluar, ose ofrimin e shënimeve të tjera;

• Ofrimi i kontributeve në furnizime për zbatimin e programit që në fillim të një situate emergjence;

garantimi se është krijuar një plan furnizimi për reagimin e parë dhe se kostot e produktit (duke përfshirë

kostot e transportit të mallrave dhe logjistikës tokësore) janë llogaritur dhe janë faturuar në buxhete dhe

apele;

• Zhvillimi i një koncepti për Divizionin e Furnizimit dhe Logjistikës për funksionimin me Divizionin e

Furnizimit dhe mbështetjen rajonale, duke detajuar burimet e furnizimit, kalimet kufitare, kërkesat për

magazina, korridoret, partnerët dhe kufizimet e mundshme në kalime; garantimi i disponueshmërisë së

strukturave manaxhuese të përshtatshme dhe të pranueshme për magazinat;

• Garantimi menaxhimit të përshtatshëm të zinxhirit të furnizimit, veçanërisht për gjurmim dhe

inventarizim;

• Monitorimi i të gjitha aktiviteteve logjistike dhe për prokurimin nga origjina deri te shpërndarja

përfundimtare, dhe ofrimi i përditësimeve të rregullta për gjendjen e faturave dhe dërgesave;

• Kërkimi i burimeve shtesë në staf brenda 72 orëve, bazuar te koncepti i logjistikës për operacionet dhe

planin e furnizimit fillestar.

Rimëkëmbja e hershme

• Përgatitja e një plani furnizimi afatmesëm dhe afatgjatë me nevoja të identifikuara në burime dhe staf,

dhe një koncept logjistike të rishikuar për funksionim për të mbuluar periudhën nga fundi i apelit deri në

përditësimin e ardhshëm të planit vjetor të punës.

Page 40: Zotimet thelbësore ndaj fëmijëve në veprimin humanitarunicefinemergencies.com/downloads/eresource/docs/1/CCCs Albanian.pdfpragu do të jetë më i ulët se në vende me kapacitete

III: Zotimet operative

UNICEF-i do t’i drejtohet medias dhe komunikimit të tij të përmirësuar, sigurisë, burimeve njerëzore, mobilizimit të

burimeve, financës dhe administratës, dhe sistemeve të informimit dhe komunikimit për të përmbushur detyrimet

e tij në përmbushjen e zotimeve universale përsa i përket nevojave të fëmijëve në krizë. Pritet që partnerët të

përdorin modalitetet e ndryshme dhe kapacitetet e tyre operacionale për të punuar së bashku me UNICEF-in.

Ku është e mundur, UNICEF-i do të ndajë kapacitetet e tij me partnerët për të realizuar të drejtat e fëmijëve në

emergjenca.

3.1 Media dhe komunikimet

Zotimi 1 Informacioni i saktë për ndikimin e situatës mbi fëmijët dhe gratë i ofrohet me shpejtësi komiteteve kombëtare dhe publikut të gjerë nëpërmjet medias vendore dhe ndërkombëtare. Zotimi 2 Nevojat dhe veprimet humanitare të ndërmarra për trajtimin e tyre komunikohen në kohë dhe në mënyrë

të besueshme për të advokuar për zgjidhje miqësore për fëmijën, për të rritur mbështetjen për reagimin

dhe, ku është e mundur, asistencë për mbledhje financimesh.

Gatishmëria

• Garantimi se një strategji komunikimi është pjesë e planifikimit të gatishmërisë;

• Identifikimi i nevojave për kapacitete të përshtatshme në fushat e informimit dhe komunikimit, dhe në

shkrimin e raporteve;

• Mbajtja e një liste për anëtarët e stafit me aftësi të përshtatshme gjuhësore, që janë të autorizuar për

të folur me median në një emergjencë, si edhe një listë të kontakteve të mediave dhe pika kyçe të

UNICEF-it për situata emergjence;

• Garantimi i disponueshmërisë së pajisjeve bazë të komunikimit dhe mjeteve vizive, si telefonat satelitë,

video-kamerat, kamerat, posterat dhe banderolat, në bashkëpunim me Divizionin e Furnizimit dhe

Logjistikës;

• Garantimi i disponueshmërisë së deklaratave model, mesazheve kyçe, letrave faktike dhe profileve

shtetërore për çështjet që lidhen me fëmijët dhe gratë, që mund të përditësohen menjëherë dhe të mund

të përdoren në një situatë emergjence;

• Garantimi se janë lidhur kontratat për shërbimet e medias dhe komunikimeve bazë.

Reagimi

• Brenda 24 orëve, shpërndarja e informacionit në media, komitetet publike dhe kombëtare për të rritur

menjëherë ndërgjegjësimin për nevojat urgjente të fëmijëve dhe grave;

• Gjatë javës së parë, prodhimi i përditësimeve ditore, mesazheve kyçe dhe P&P-ve për qarkullim të

brendshëm, si edhe materialeve për komunikim të rregullt për një audiencë të jashtme;

• Garantimi se materialet për komunikim janë në linjë me udhëzimet e Kombeve të Bashkuara dhe se

plotësojnë mesazhin e përgjithshëm të ekipit shtetëror të Kombeve të Bashkuara dhe EHV-ve.

• Në situata të dhunimeve të rënda të të drejtave të fëmijëve dhe/ose krize, konsultim brenda 24 orëve

me ZR dhe ZQ për mënyrat e advokimit për respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe

Page 41: Zotimet thelbësore ndaj fëmijëve në veprimin humanitarunicefinemergencies.com/downloads/eresource/docs/1/CCCs Albanian.pdfpragu do të jetë më i ulët se në vende me kapacitete

informim i ekipit shtetëror të Kombeve të Bashkuara ose EHV-së. Analiza për menaxhimin e rrezikut në

vend duhet të ofrojë komunikime. Nëse është e nevojshme, mbështetje e partnerëve në advokaci;

• Ndërkohë që vëmendja mediatike është në kulmin e saj, ofroni përditësime për çështje lidhur me

fëmijën dhe për reagimin humanitar në komitetet kombëtare, media dhe publik. Përdorni intervistat,

historitë për interesin njerëzor, takime informuese, fotografi dhe filmime video, theksimin e zërit të

fëmijëve dhe të rinjve;

• Garantimi gjatë vizitave se materialet nën markën e UNICEF-it janë të dukshme;

• Identifikimi dhe transmetimi te Divizioni i Furnizimit dhe Logjistikës.

Rimëkëmbja e hershme

• Advokimi për raportim etik për fëmijët; ku është e mundur, kontribut për forcim kapacitetesh në median

kombëtare dhe vendore dhe fuqizim i të rinjve, veçanërisht vajzave;

• Raportim për reagimin humanitar dhe rimëkëmbjen e hershme, nevojat e vazhdueshme të fëmijëve

dhe grave dhe veprimet e ndërmarra nga palët e interesit, duke përfshirë komunitetet e prekura;

• Kur është e mundur, organizim i vizitave në terren për median, personalitetet e njohura, Ambasadorët

e Vullnetit të mirë, Komitetet Kombëtare dhe donatorët për qëllime të advokimit publik.

3.2 Siguria

Zotimi 1 Identifikimi, vlerësimi dhe menaxhimi i rreziqeve për sigurinë që mund të prekin stafin dhe asetet, dhe

për pasojë edhe reagimin ndaj emergjencave.

Gatishmëria

• Garantimi se një vlerësim i ndërmarrë për të gjitha rreziqet përkatëse të sigurisë shoqërohet me planin

për reagim humanitar;

• Ekzaminimi i ndërlikimeve të Vlerësimit të Kombeve të Bashkuara për Rrezikun e Sigurisë në

programet humanitare, dhe krijimi dhe vazhdimi i një plani të UNICEF-it për sigurinë (si një aneks/shtesë

për planin e Kombeve të bashkuara për sigurinë) lidhur me planin e Kombeve të Bashkuara për

reagimin humanitar;

• Vazhdimi dhe mirëmbajtja e planit të UNICEF-it për sigurinë duke, ndërmjet të tjerash, siguruar burime

financiare, trajnimin e stafit (duke përfshirë testimin e aspekteve kyçe të planit të sigurisë), prokurimin e

pajisjeve lidhur me Standardet Minimale të Sigurisë Operacionale (SMSS), përmbushjen e kërkesave të

zyrës lidhur me SMSS-në, dhe krijimin e procedurave lidhur me SMSS-në;

• Lidhja e aspekteve lehtësuese – atyre që synojnë lehtësimin e ndikimit të ngjarjes – të planit të

sigurisë me planet e vazhdimësisë së biznesit, dhe vlerësimi i efektivitetit të masave të përditshme për

sigurinë dhe aspekteve kyçe të planit të sigurisë për të menaxhuar rrezikun ndaj stafit dhe aseteve.

Reagimi

• Zbatimi i menjëhershëm i planit të sigurisë, duke përfshirë pozicionimin e vendndodhjes të të gjithë

anëtarëve të stafit, dhe rishikimi me Departamentin e Mbrojtjes dhe Sigurisë i efektivitetit të masave për

sigurinë;

• Garantimi se i gjithë stafi, programet dhe zyrat kanë pajisje të përshtatshme lidhur me SMSS –në, dhe

ndjekja e procedurave për mandatimin e sigurisë gjatë zbatimit të programit;

• Rishikimi periodik, në bashkëpunim me këshilltarët e Kombeve të Bashkuara për sigurinë, i

ndërlikimeve të programit për vlerësimin e rrezikut ndaj sigurisë, në kontekstin e situatës në ndryshim;

Page 42: Zotimet thelbësore ndaj fëmijëve në veprimin humanitarunicefinemergencies.com/downloads/eresource/docs/1/CCCs Albanian.pdfpragu do të jetë më i ulët se në vende me kapacitete

• Identifikimi dhe transmetimi i kontributeve në furnizime për Divizionin e Furnizimit dhe Logjistikës.

Rimëkëmbja e hershme

• Përshtatja e planit të UNICEF-it për sigurinë për llogaridhënie ndaj mjedisit në kërcënim pas situatash

emergjence; monitorimi i efektivitetit të këtyre masave dhe planeve të sigurisë.

3.3 Burimet njerëzore

Zotimi 1

Stafit dhe personelit të përshtatshëm dhe me përvojë u janë ofruar dhe shpërndarë me shpejtësi trajnime

përkatëse për shpërndarje, fillimisht nëpërmjet rishpërndarjes së brendshme të stafit. Kjo plotësohet nga

rekrutimi i jashtëm dhe personeli i gatshëm për punë për të lejuar rekrutimin e posteve të mundshme afatgjata,

sipas nevojës.

Zotimi 2

Garantimi i mirëqenies së stafit.

Zotimi 3

Parandalimi i shfrytëzimit dhe abuzimit seksual nga punonjësit humanitarë.

Zotimi 4

Anëtarët e stafit të UNICEF-it dhe partnerët kyç kanë njohuri dhe aftësi për gatishmërinë dhe reagimin efektiv

ndaj emergjencave. Kjo përfshin njohuri për reformë humanitare dhe qasjen grupim.

Gatishmëria

• Hartimi dhe mbajtja e një plani për mobilizimin e stafit për nevoja të menjëhershme dhe afatgjata, dhe

identifikimi dhe komunikimi i nevojave për staf nëpërmjet vendosjes së sistemeve dhe praktikave.

Prodhimi i nj analize në nivel rajonal për lehtësimin e rreziqeve dhe identifikimi i mangësive dhe

veprimeve;

• Përfshirja e trajnimit për shpërndarjen si një element kyç në procesin e rekrutimit;

• Ofrimi i informacionit dhe mbështetjes për të gjithë stafin, si pjesë e trajnimit të UNICEF-it për

shpërndarjen, për të trajtimin e mirëqenies së tyre, duke përfshirë informacione mbi masat dhe

procedurat për mbrojtjen dhe sigurinë, HIV-in dhe SIDËN, stresin traumatik dhe stresin kronik në punë;

• Shpërndarja e rregullave të Kombeve të Bashkuara te anëtarët e stafit, që kanë lidhje me orientimin e

sjelljes lidhur me shfrytëzimin dhe abuzimin seksual, siç përfshihen në buletinin e Sekretarit të

Përgjithshëm; zbatimi i mekanizmit për monitorimin dhe ankesat brenda organizatës dhe si pjesë e

politikës së Asamblesë së Përgjithshme për asistencën ndaj viktimave; dhe trajnimi i pikave kyçe;

• Zhvillimi dhe zbatimi i planit të trajnimit që përfshin forcimin e kapaciteteve për stafin dhe partnerët e

UNICEF-it për planifikimin e gatishmërisë dhe reagimin ndaj emergjencave, si edhe të nxënit elektronik

(e-learning) për Qasjen Parimore në Veprimin Humanitar;

• Garantimi se i gjithë stafi i ri i UNICEF-it ka kompletuar trajnimin për emërim që integron elementët kyç

për emergjenca, dhe përcakton proceset për përfundimin e trajnimit për punësimin e stafit përkatës të

UNICEF-it, partnerët dhe këshilltarët e disponueshëm;

• Garantimi i kryerjes së detyruar nga i gjithë stafi të trajnimit për të nxënit elektronik (e-learning) për

ngacmime seksuale;

Page 43: Zotimet thelbësore ndaj fëmijëve në veprimin humanitarunicefinemergencies.com/downloads/eresource/docs/1/CCCs Albanian.pdfpragu do të jetë më i ulët se në vende me kapacitete

• Garantimi, për qëllime të vazhdimësisë së biznesit, se stafi kryesor dhe zëvendësit e tyre janë

identifikuar dhe trajnuar në mbështetjen e proceseve të rëndësishme të biznesit për zyrën. Stafi që do të

punojë nga shtëpia ka nevojë për identifikim për të garantuar se atyre u janë ofruar mundësi aksesi dhe

regjistrime të rëndësishme në largësi për të mbështetur stafin kryesor në terren. Kjo do të përfshijë

identifikimin e Stafit Kyç të Aktivizuar kur mbështetja teknologjike kërkohet për rimëkëmbje të

brendshme;

• Garantimi se anëtarëve të stafit me nevoja të veçanta, shqetësime dhe sëmundje u është ofruar

mbështetje në rastin e një krize të brendshme që ndikon për operacionet e zyrës.

Reagimi

• ZV-ja (Zyra për Vendin) për mobilizimin e kapaciteteve të disponueshme të hapet paralel me apelet

humanitare dhe në koordinim me ZR-në dhe ZQ-në. Kjo do të bëhet nëpërmjet krijimit të mekanizmave

për reagim të shpejtë, duke përdorur ekipin e reagimit ndaj emergjencave dhe rizhvendosje të tjera të

brendshme, rekrutim të jashtëm dhe marrëveshje të disponueshme me partnerët;

• Riemërimi dhe/ose rizhvendosja e stafit brenda ZV-së dhe ZR-së për të mbështetur reagimin ndaj

emergjencave, ose rizhvendosja e stafit brenda rajonit;

• Identifikimi dhe rekrutimi i kandidatëve të jashtëm nëpërmjet platformës globale së internetit për listën

e rekrutimit elektronik (e-recrutiment), burimeve të tjera të jashtme dhe partnerëve të disponueshëm;

• Monitorimi i kryerjes së trajnimit të UNICEF-it për punësimin për stafin dhe këshilltarët e punësuar për

emergjenca;

• Ofrimi i detajeve të kontaktit për zyrën e këshilltarëve të stafit të UNICEF për të gjithë stafin, si edhe

identifikimi i burimeve vendore për këshillim, përfshirja e këshilltarëve të Kombeve të Bashkuara,

këshilltarëve vendorë dhe ndihmës kolegëve;

• Garantimi se stafi dhe partnerët e UNICEF-it e nënshkruajnë kodin e sjelljes, dhe ndërgjegjësohen për

mekanizmat e përshtatshëm për raportimin e shkeljeve të gjashtë parimeve thelbësore të tij;

• Në rastin e punësimit për emergjenca, garantimi se stafi i UNICEF-it i punësuar në mision, kandidatët

e jashtëm (duke përfshirë këshilltarët), si edhe partnerët e disponueshëm kryejnë trajnimin e UNICEF-it

për punësimin përpara se të punësohen, menjëherë sapo arrijnë në stacionet e punës së tyre dhe pas

mbarimit të detyrës;

3.4 Mobilizimi i burimeve

Zotimi 1 Mobilizimi në kohë i burimeve cilësore dhe fleksibël për të përmbushur të drejtat dhe nevojat e fëmijëve dhe grave në krizë humanitare;

Gatishmëria

• Zhvillimi i një strategjie për mobilizimin e burimeve ndaj emergjencave në lidhje me strategjinë për

financimin e programit të rregullt të vendit;

• ZV-ja dhe ZR-ja duhet të konsultohen me faqen e internetit të Zyrës për Aleancat në Sektorin Publik

dhe Mobilizimin e Burimeve (ZASPMB) për rishikimin e profileve të disponueshme të donatorëve,

marrëveshjeve standarde, dhe proceseve për aksesin te dhe menaxhimin e fondeve të emergjencave.

ZV-të dhe ZR-të duhet të kontaktojnë ZASPMB-në (Bruksel, Nju Jork, Tokio), dhe të mbledhin fonde

private dhe të krijojnë partneritete me pilat kyçe të donatorëve për të hartëzuar interesat e donatorit dhe

për të kërkuar, sipas nevojës, udhëzime të tjera;

• Lidhja me donatorët vendorë për të vendosur marrëdhënie të mira pune, për të demonstruar

gatishmërinë e UNICEF-it për ndërmarrjen e veprimeve dhe për të theksuar rëndësinë e financimit

tematik si një mekanizëm fleksibël dhe efikas me më pak kosto transaksioni;

Page 44: Zotimet thelbësore ndaj fëmijëve në veprimin humanitarunicefinemergencies.com/downloads/eresource/docs/1/CCCs Albanian.pdfpragu do të jetë më i ulët se në vende me kapacitete

• Familjarizimi i stafit menaxhues të ZV-së me procedurat, proceset dhe formatin për akses në fondin e

programit për emergjenca dhe FQRE-në për të filluar reagimin e për programin ndaj emergjencave;

• Garantimi se stafi merr në trajnime të brendshme dhe të jashtme (p.sh., partneriteti publik-privat dhe

FQRE) për të kuptuar më mirë proceset dhe procedurat e planifikimit të punës, duke përfshirë

mobilizimin e burimeve në emergjenca.

Reagimi

• Riprogramimi i Burimeve të Rregullta brenda buxhetit të vendit për programin, ose riprogramimi i

Burimeve të Tjera; kur është e nevojshme, përgatitja e një kërkese për marrje fondesh për programin e

emergjencave brenda 24-72 orësh, në koordinim të ngushtë me ZR-në dhe Zyrën për Programet e

Emergjencave;

• Përgatitja e një Dokumenti për Nevojat e Menjëhershme brenda 24-72 orësh nga fillimi i papritur i një

emergjence, për t’u ndarë me qeverinë, donatorët dhe komitetet kombëtare, për të kërkuar burime për

emergjencën e Burimeve të Tjera. Paraqitja e një propozimi për financimin e FQRE-së, sipas nevojës,

gjatë procesit të apelit të menjëhershëm, nëpërmjet procesit ndërmjet agjencive të udhëhequr nga

koordinatori humanitar ose koordinatori vendas;

• Përgatitja e një plani emergjencash brenda 5–7 ditësh në koordinim me agjencitë e tjera të Kombeve

të Bashkuara (apeli i menjëhershëm, në përputhje me udhëzimet), ose në mungesë të procesit të apelit

ndërmjet agjencive, një apel të vetëm nga UNICEF-i (apel për krizën);

• Garantimi se nevojat e vazhdueshme të grave dhe fëmijëve reflektohen si duhet në Procesin e

Konsoliduar të Thirrjeve për Apel (PKTHA) ndërmjet agjencive dhe në Raportin e Veprimit Humanitar

(RVH) të UNICEF-it;

• Ofrimi i përditësimeve të rregullta për veprimin humanitar që u japin ZV-së dhe ZR-së mundësin për të

raportuar mbi rezultatet dhe për të nënvizuar mangësitë dhe kërkesat për financim;

• Angazhimi me donatorët, si ata në nivel vendor dhe ata në zyrat qendrore, duke ofruar përditësime të

rregullta për situatën në zhvillim; menaxhimi i fondeve dhe përgatitja e raporteve cilësore për kontributet

lidhur me kushtet dhe afatet e përcaktuara kohore të donatorëve.

Rimëkëmbja e hershme

• Garantimi se qasjet për rimëkëmbjen e hershme janë integruar në proceset e planifikimit dhe janë

reflektuar si duhet në apelet për reagim (PKTHA-të, RVH-të, apelet e menjëhershme, apelet për

rimëkëmbjen e hershme).

• Pjesëmarrja në vlerësimet e nevojave për rimëkëmbje të hershme, duke përfshirë vlerësimet për

nevojat pas konflikteve dhe pas katastrofave, për të garantuar se të drejtat e fëmijëve dhe grave janë

prioritizuar dhe se vlerësimi, prioritizimi kombëtar dhe kostimi i nevojave të fëmijëve dhe grave janë

përfshirë në advokimin për financim të duhur nëpërmjet proceseve të mobilizimit të donatorëve;

• Kur është e përshtatshme, pjesëmarrje e plotë nga fazat e mëparshme në modelimin e mekanizmave

për financimet e mbledhura, duke përfshirë fondet e përbashkëta humanitare, fondet për asistencën në

emergjenca dhe fondet e besuara të shumë donatorëve, për të garantuar operimin e tyre efektiv dhe

advokimin për përfshirjen e programeve të synuara për fëmijët dhe gratë.

3.5 Financa dhe administrata

Zotimi 1 Vendosja e strukturave për menaxhim efektiv dhe transparent me mbështetje nga selitë e Zyrës Rajonale e

UNICEF-it për zbatimin efektiv të programit dhe Zotimeve operative Thelbësore për Fëmijët. Kjo kryhet në një

mjedis ku ka llogaridhënie financiare të shëndoshë dhe mbikëqyrje të përshtatshme.

Gatishmëria

Page 45: Zotimet thelbësore ndaj fëmijëve në veprimin humanitarunicefinemergencies.com/downloads/eresource/docs/1/CCCs Albanian.pdfpragu do të jetë më i ulët se në vende me kapacitete

• Njehsimi i kapacitetit financiar dhe administrativ të vendit nëpërmjet planit të gatishmërisë dhe reagimit

ndaj emergjencave, duke përfshirë:

•. Sistemin e brendshëm të kontrollit – ndarjes së detyrave dhe gatishmërisë për llogaritje

manuale;

•. Sigurinë fizike – kushtet paraprake rezidenciale dhe të zyrës, inventarin dhe asetet;

• Garantimi se likuiditeti sigurohet gjithmonë dhe se gjenden burime alternative dhe përshtatje për

qëllime të vazhdimësisë së biznesit;

• Identifikimi i një vendndodhje alternative për rimëkëmbje për zyrën për qëllime të vazhdimësisë së

biznesit:

•. Garantimi se faqja e internetit është gati për të marrë staf të rëndësishëm dhe për të ofruar

lehtësira në mbështetjen e përshtatshme administrative për teknologjinë e informacionit dhe

komunikimit për të lejuar vazhdimin operacional;

•. Garantimi se ka furnizime dhe pajisje të mjaftueshme, duke marrë parasysh si nevojat me

bazë gjinore edhe ato specifike.

Reagimi

• Rishikimi, funksionimi (sipas nevojës) dhe monitorimi:

•. Përshtatshmëri në delegimin e autoriteteve (duke përfshirë ato të komiteteve të rishikimit) –

ndryshimet e përcaktuar në staf, vendndodhjen gjeografike dhe fushën e programit;

•. Aksesueshmëria në sistemet e përbashkëta financiare të UNICEF-it – dhe në alternativa të

tjera, nëse është e përshtatshme;

•. Kërkesa për kushte paraprake rezidenciale shtesë dhe për zyrën, dhe siguria e inventarit dhe

aseteve të tjera; dhe

•. Metodat e përdorimit të likuiditetit dhe kryerja e pagesave;

• Reagimi i shpejtë ndaj dyshimeve lidhur me financimin dhe administrimin nga ZR-ja dhe ZV-ja

(Divizioni i Menaxhimit Financiar dhe Administrativ);

• Konsultimi i Divizionit të Menaxhimit Financiar dhe Administrativ me ZR-në dhe ZV-në dhe Divizionin e

Burimeve Njerëzore për punësimin e stafit për financat dhe administrimin, siç kërkohet, në stacionet e

punës në emergjenca.

Rimëkëmbja e hershme

• Rishikimi i përshtatjeve të prezantuara gjatë emergjencave për të rregulluar kontrollet, procedurat dhe

sistemet, dhe për të garantuar se kërkesat administrative dhe llogaridhënëse janë përmbushur.

3.6 Teknologjia e informacionit dhe komunikimit

Zotimi 1 Shpërndarje në kohë, efektive dhe e parashikueshme e shërbimeve të telekomunikacionit për të garantuar

zbatim efikas dhe të sigurtë të programit, siguri për stafin dhe përputhje me zotimet ndërmjet agjencive.

Gatishmëria

• Garantimi i disponueshmërisë së menjëhershme të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit bazë

ndaj emergjencave, dhe pajisjeve dhe shërbimeve të telekomunikacionit, duke lidhur kontrata furnizimi

me një njësi shpërndarjeje (ZQ/ZR) për emergjenca;

Page 46: Zotimet thelbësore ndaj fëmijëve në veprimin humanitarunicefinemergencies.com/downloads/eresource/docs/1/CCCs Albanian.pdfpragu do të jetë më i ulët se në vende me kapacitete

• Parapërcaktimi i zgjidhjeve thelbësore të TIK-ut për punësim të shpejtë në emergjenca në zyrat

(ZR/ZQ) me rrezik të lartë; dhe licencimi dhe lidhja e marrëveshjeve me qeveritë vendase për importimin

dhe licencimin e pajisjeve dhe shërbimeve kryesore për reagimin nëpërmjet telekomunikacionit;

(ZV/ndërmjet agjencive);

• Garantimi i disponueshmërisë në kohë të personave përgjegjës të trajnuar dhe me përvojë për TIK-un

në emergjenca, duke përdorur drejtoritë e brendshme dhe të jashtme për reagimin ndaj emergjencave

(ZQ/ZR);

• Garantimi se të gjitha ZV-të e UNICEF-it kanë një minimum profesionistësh të TIK-ut të trajnuar për

emergjenca (ZV/ZR);

• Garantimi se TIK-u është përfshirë në të gjitha ushtrimet e UNICEF-it për simulime në raste

emergjencash në nivel vendor dhe rajonal (ZR/ZQ); dhe kryerja e trajnimit vjetor të TIK-ut dhe

ushtrimeve për simulim në emergjenca (ZQ/ZR/ZV);

• Garantimi se personeli i TIK-ut në ZV është i trajnuar për SMSS –në/kërkesat për siguri në

telekomunikacion (ZQ/ZR/ZV) dhe se vlerësimi i dhe raportimi për përputhshmërinë e

telekomunikacionit SMSS është përfshirë në aktivitetet e rregullta të TIK-ut në zyrë (ZR/ZV);

• Mbështetja e zbatimit të grupeve të punës së TIK-ut/telekomunikacioneve për emergjenca ndërmjet

agjencive dhe OJQ-ve në nivelin e terren-zyrë (ZV/ZR/ZQ);

• Mbështetja dhe garantimi i standardizimit ndërmjet agjencive për pajisjet, shërbimet dhe procedurat

(ZQ) e TIK-ut/telekomunikacioneve për emergjenca;

• Garantimi për qëllime të vazhdimësisë së biznesit se stafi kryesor ka lidhjen e kërkuar në distancë dhe

aksesin te sistemet bazë të UNICEF-it (ZR/ZV), në përputhje me kërkesat individuale për zyrën dhe të

vendosura nga Divizioni për Zgjidhjet dhe Shërbimet e Teknologjisë së Informacionit dhe planet për

biznes dhe vazhdimësi (ZQ);

• Kryerja e testeve për lidhjen në distancë, në përputhje me kërkesat individuale për zyrën dhe politikat

dhe udhëzimet e përcaktuara nga Divizioni për Zgjidhjet dhe Shërbimet e Teknologjisë së Informacionit

dhe planet për biznes dhe vazhdimësi. Garantimi i ekzekutimit në distancë të proceseve të rëndësishme

për zyrën, ku mund të aplikohet (ZR/ZV);

• Garantimi, ku mund të aplikohet dhe në përputhje me kërkesat individuale për zyrën, i aksesit në

distancë ndaj kërkesave të rëndësishme për regjistrime për ekzekutimin e proceseve të rëndësishme

për stafin bazë në terren dhe për ata që punojnë nga shtëpia (ZR/ZV);

Reagimi

• Kryerja e një vlerësimi të menjëhershëm për mangësi në TIK dhe telekomunikacion për emergjenca

për të identifikuar mangësi të rëndësishme në përputhshmërinë e SMSS –së/sigurisë në

telekomunikacion dhe disponueshmërisë së shërbimit për komunikimet e të dhënave (internet, email,

etj.); përcaktimi i kërkesave për burime dhe nevojës për mbështetje të jashtme të mundshme (ZR/ZV);

• Bashkëpunimi me partnerët e grupimit për të identifikuar mundësitë për ndarjen e

telekomunikacioneve dhe ofrimin e shërbimit për komunikimet e të dhënave, dhe marrja e përgjegjësive

si udhëheqje e grupuar në nivel vendor, nëse kërkohet dhe në përputhje me marrëveshjet ndërmjet

agjencive (ZV/ZR);

• Kërkesa për punësim të përgjegjësve të trajnuar për TIK-un/telekomunikacionet në emergjenca dhe

koordinatorëve të projektit për telekomunikacionet në emergjenca, sipas kërkesës (ZR/ZV);

• Hartimi i një plani të konsoliduar për furnizim që mbulon kërkesat për pajisjet dhe shërbimet e

identifikuara të TIK-ut dhe telekomunikacionit (ZV);

• Sigurimi i aksesit në distancë, për përdoruesit kryesorë të UNICEF-it, te aplikacionet e përbashkëta

duke përdorur zgjidhje për lidhje të sigurtë, si rrjete virtuale private (ZV).

Page 47: Zotimet thelbësore ndaj fëmijëve në veprimin humanitarunicefinemergencies.com/downloads/eresource/docs/1/CCCs Albanian.pdfpragu do të jetë më i ulët se në vende me kapacitete

Rimëkëmbja e hershme

• Ofrimi i lidhjes për të dhëna të përbashkëta të sigurta – siç është Terminali i Hapësirave Shumë të

Vogla (VSAT) – dhe zbatimi i sistemeve bazë të UNICEF-it për informacionin dhe infrastrukturën

shoqëruese të kërkuar për të mbështetur operimin afatgjatë për emergjencat (ZV);

• Kryerja e ndjekjes dhe e një vlerësimi në brendësi për TIK-un/telekomunikacionet për të përcaktuar

kërkesa për rimëkëmbjen e hershme dhe operimin afatgjatë; mbështetja e planifikimit, ekzekutimit dhe

dorëzimit te partnerët e aftë të projekteve të përbashkëta ndërmjet agjencive për TIK-un në emergjenca

(ZR/ZV).