Në Anglikrishterimibiblik.weebly.com/uploads/6/9/4/2/69428773/në...Në Angli William Tyndale (në...

20
Në Angli William Tyndale (në disa tekste emri i tij gjendet dhe në format Tynsdale, Tindall, Tindill, Tyndall; c. 1494–1536) William Tyndalle (Uilliam Tindell) e filloi karierën e tij fillimisht si student e pastaj si profesor në Universitetin e Oksfordit.Si pasojë e rezultateve të tija të larta në studime atij ju lejua të studionte teologji,por programi nuk i lejonte që studentët të studionin Shkrimet e Shenjta. Më vonë Tindelli shkruan: "Ata nuk lejojnë asnjë student të marrë në dorë Shkrimet e Shenjta.Para se dikujt ti lejohet të marrë në dorë një kopje të Shkrimit të Shenjtë duhet të kalojnë 9 ose 10 vjet. Gjatë këtyre viteve studentit i kërkohet të studjojë e të indoktrinohet me aq shumë mashtrime e parime të rema saqë kur ti japin në dorë Shkrimet e Shenjta mëndja e tij të jetë plotësisht e errësuar dhe krejtësisht e mbyllur ndaj të vërtetës.”(1) Uilliam Tindelli kish një dhunti të jashtzakonshme si gjuhëtar. Ai njhte me të njëjtën thellësi dhe fliste po aq rrjedhshëm frëngjisht, greqisht, hebraisht, gjermanisht, italisht, latinisht, dhe spanjisht njësoj si gjuhën e tij amtare, gjuhën angleze. Nga viti 1517 - 1521, ai shkoi në Universitetin e Kembrixhit.Aty u njoh dhe u bind edhe më fort nga idetë e Erasmusit të Rotërdamit. Në vitin 1521 filluan përplasjet e tija të para me drejtuesit e hijerarkisë kishëtare. Po në këtë vit ai u detyrua të paraqitej para John Bell, Kancelarit të Dioqezës së Worcester në atë kohë. Autori John Foxe përshkruan një konfrontim të ashpër të Uilliam Tindellit me një nga teologët më të pushtetshëm të zonës së tij. Gjatë debatit teologu tha: " Për ne ka më shumë përfitim e leverdi të njohim dhe të jetojmë sipas ligjeve të papës sesa të njohim dhe të jetojmë sipas ligjeve të Perëndisë. " Tyndale u përgjigj : " unë sot po sfidoj papën , dhe të gjitha ligjet e tij , dhe nëse Zoti e mbron jetën time , qoftë dhe pak vjet, unë do të bëj djali që nget parmendën në arë të njohë shumë më tepër nga Shkrimi i Shenjtë nga ç’njeh ti sot! " (2)

Transcript of Në Anglikrishterimibiblik.weebly.com/uploads/6/9/4/2/69428773/në...Në Angli William Tyndale (në...

Page 1: Në Anglikrishterimibiblik.weebly.com/uploads/6/9/4/2/69428773/në...Në Angli William Tyndale (në disa tekste emri i tij gjendet dhe në format Tynsdale, Tindall, Tindill, Tyndall;

Në Angli

William Tyndale (në disa tekste emri i tij gjendet dhe në format Tynsdale, Tindall, Tindill, Tyndall; c. 1494–1536) William Tyndalle (Uilliam Tindell) e filloi karierën e tij fillimisht si student e pastaj si profesor në Universitetin e Oksfordit.Si pasojë e rezultateve të tija të larta në studime atij ju lejua të studionte teologji,por programi nuk i lejonte që studentët të studionin Shkrimet e Shenjta. Më vonë Tindelli shkruan: "Ata nuk lejojnë asnjë student të marrë në dorë Shkrimet e Shenjta.Para se dikujt ti lejohet të marrë në dorë një kopje të Shkrimit të Shenjtë duhet të kalojnë 9 ose 10 vjet. Gjatë këtyre viteve studentit i kërkohet të studjojë e të indoktrinohet me aq shumë mashtrime e parime të rema saqë kur ti japin në dorë Shkrimet e Shenjta mëndja e tij të jetë plotësisht e errësuar dhe krejtësisht e mbyllur ndaj të vërtetës.”(1) Uilliam Tindelli kish një dhunti të jashtzakonshme si gjuhëtar. Ai njhte me të njëjtën thellësi dhe fliste po aq rrjedhshëm frëngjisht, greqisht, hebraisht, gjermanisht, italisht, latinisht, dhe spanjisht njësoj si gjuhën e tij amtare, gjuhën angleze. Nga viti 1517 - 1521, ai shkoi në Universitetin e Kembrixhit.Aty u njoh dhe u bind edhe më fort nga idetë e Erasmusit të Rotërdamit. Në vitin 1521 filluan përplasjet e tija të para me drejtuesit e hijerarkisë kishëtare. Po në këtë vit ai u detyrua të paraqitej para John Bell, Kancelarit të Dioqezës së Worcester në atë kohë. Autori John Foxe përshkruan një konfrontim të ashpër të Uilliam Tindellit me një nga teologët më të pushtetshëm të zonës së tij. Gjatë debatit teologu tha: " Për ne ka më shumë përfitim e leverdi të njohim dhe të jetojmë sipas ligjeve të papës sesa të njohim dhe të jetojmë sipas ligjeve të Perëndisë. " Tyndale u përgjigj : " unë sot po sfidoj papën , dhe të gjitha ligjet e tij , dhe nëse Zoti e mbron jetën time , qoftë dhe pak vjet, unë do të bëj djali që nget parmendën në arë të njohë shumë më tepër nga Shkrimi i Shenjtë nga ç’njeh ti sot! " (2)

Page 2: Në Anglikrishterimibiblik.weebly.com/uploads/6/9/4/2/69428773/në...Në Angli William Tyndale (në disa tekste emri i tij gjendet dhe në format Tynsdale, Tindall, Tindill, Tyndall;

Tyndale u nis për në Londër në 1523 për të kërkuar leje për të përkthyer Biblën në anglisht . Ai kërkoi ndihmë nga Peshkopi Cuthbert Tunstall . Peshkopi i refuzoi çdo mbështetje, duke i thënë Uilliam Tindellit se nuk kishte vend për të në shtëpinë e tij. William Tyndalle (Ulliam Tindell) u largu nga Anglia më i vendosur se kurrë për të realizuar qëllimin e tij: Të përkthejë dhe të shtypë Dhiatën e Re në gjuhën angleze për herë të parë në histori. Në fillimim e vitit 1525 ai gjeti strehë tek Martin Luteri në Gjermani,dhe në fundin e po atij të viti ai përfundoi përkëthimin e Dhjatës së Re në anglisht. Në fundin e vitit 1525 dhe në fillimin e vitit 1526 u botua për herë të parë Dhjata e Re në gjuhën angleze.Botimi i dytë u krye në vitin 1530. Ky botim i dytë ishte një botim i ilustruar dhe përmbante shpjegime të detajuara. Këto Bibla futeshin ilegalisht në Angli dhe patën një jehonë të jashtëzakonshme. Autoritetet kishëtare reaguan shumë ashpër. William Tyndalle u shpall heretik. Përkëthimet e tija të Biblës u ndaluan me ligj. Të gjitha kopjet që binin në dorë të kishës digjeshin publikisht në sheshin e ekzekutimeve. Kjo nga ana tjetër shtoi dhe më shumë kurjozitetin dhe dëshirën e njerzve për të blerë një Bibël të tillë. Atëhere kryepeshkopi i Anglisë vendosi të blejë vetë sa më shumë kopje të Biblës, duke paguar shumën më të lartë të mundur me shpresën se do të mund ti mblidhte të gjitha kopjet e shtypura dhe do ti digjte publikisht. Këto para që paguante kryepeshkopi i Anglisë shkonin në duart e atyre që shtypnin Biblat dhe kështu, pa dashur, kryepeshkopi i Anglisë u bë një nga finacuesit kryesorë për botimin e shumë kopjeve të Dhjatës së Re në anglisht.Kur u mor vesh se Uilliam Tindell po punonte në përkëthimin e Dhjatës së Vjetër,kisha i shtoi përpjekjet për ta kapur prandaj dhe Uillim Tindelli ish gjithmonë në lëvizje. Një nga agjentët më të regjur të kishës ishte një person i quajtur Henri Filips. Henri ish njeri shumë dredharak dhe pas një kohe relativisht të shkurtër arriti të fitojë besimin e William Tindellit. Ai u bë një njerëzit e besuar të tij, një nga personat që hante në të njëjtën tryezë me Uilliam Tindellin, madje Tindelli i tregonte Henri Filipsit edhe dorëshkrimet e përkëthimeve të tij, një privilegj që e gëzonin vetëm shumë pak vetë. Një natë Henri Filips e ftoi Uilliam Tindellin të shkonin diku. Gjatë rrugës i kishin ngritur një pritë ku prisnin shumë agjentë të Inkuzicionit.Ai u arrestua atë natë dhe u çua në kështjellën e Vilvoorde ( Filford ) afër Brukselit në fillimin e vitit 1535. 500 ditët e fundit të jetës së tij Uilliam Tindell i kaloi në birucat e këtij burgu. Nga kjo kohë e jetës së tij është ruajtur vetëm një dokument historik.Është një letër që Uilliam Tindelli i dërgon komandantit të burgut:

Page 3: Në Anglikrishterimibiblik.weebly.com/uploads/6/9/4/2/69428773/në...Në Angli William Tyndale (në disa tekste emri i tij gjendet dhe në format Tynsdale, Tindall, Tindill, Tyndall;

“ Fort i nderuar zotëri,

Në emrin e Jezu Krishtit i bëj thirje mirësisë dhe mëshirës të shpirtit tuaj, që në qoftë se është vendosur për mua të qëndroj këtu gjatë këtij dimri, të lejoni të më jepet nga rrobat e mia një kapelë më e ngrohtë ,pasi vuaj shumë nga dhimbjet e kokës që mi shkakton e ftohta. Kam gjithashtu shumë kohë që po vuaj nga dhimbjet dhe entja e fytit,gjithashtu si pasojë e të ftohtit. Lutem gjithashtu të të lejoni të më jepet edhe një pallto më e ngrohtë pasi kjo që kam tani është shumë e hollë; por mbi të gjitha ju lutem të kini mirësinë të më lejoni të marr Biblën time në gjuhën hebraishte, librin e gramatikës të gjuhës hebraishte si dhe fjalorin hebraisht që të mund ta kaloj kohën duke studiuar. Unë do të jem i durueshëm duke u qëndruar sprovave sipas vullnetit të Zotit duke patur besim në mëshirën e Zotit tim Jezu Krisht. Shpirti i Tij i Shenjtë mbushtë dhe drejtoftë gjithmonë zemrën tuaj. Amen”(3) A ia plotësoi komandanti i kështjellës Uilliam Tindellit këto kërkesa? Historikisht nuk dihet asgjë me saktësi. Në ditën e kzekutimit të tij në vitin 1536 (data nuk dihet me saktësi)Uilliam Tindellin e çuan në sheshin e madh të qyteit tek shtylla e ekzekutimeve. Tindellit i dhanë një rast të fundit të mohojë besimin dhe gjithë veprën e tij. Ai refuzoi. Atëhere i dhanë pak kohë për tu lutur. Kronika e ekzekutimit dëshmon se Uilliam Tindelli vdiq i qetë me një qëndrim stoik. Në momentin e lutjes Uilliam Tindelli thirri pa u trembur, plot me zjarr të shpirtit dhe pa iu dridhur zëri :”O Zot! Hapi sytë mbretit të Anglisë!” Zoti ia plotësoi Uilliam Tindellit lutjen e tij të fundit. Vetëm katër vjet pas vdekjes së tij mbreti Henri i 8të lejoi botimin e Biblës në gjuhën angleze.

Page 4: Në Anglikrishterimibiblik.weebly.com/uploads/6/9/4/2/69428773/në...Në Angli William Tyndale (në disa tekste emri i tij gjendet dhe në format Tynsdale, Tindall, Tindill, Tyndall;

Mbreti Henry VIII

Askush nuk e di se çfarë ndodhi vërtet, ne shpesh nuk jemi në gjendje të analizojmë zemrat tona, aq më pak të mundemi të themi me saktësi se ç’ka ndodhur me saktësi në zemrën e mbretit Henry VIII në lidhje me botimin e Biblës shekuj më parë. Megjithatë nga ana e jashtme ngjarjet historikisht ndodhën sipas kësaj kronologjie dhe dokumentohen si më poshtë. Mbreti Henry VIII dëshironte me çdo kusht të kish një bir që ta kish si trashëgimtar të fronit të Anglisë.Pas disa vjet martese ai bindet se gruaja e tij nuk do të ish në gjendje ti lindë një trashëgimtar.Për këtë arsye ai i kërkon Papës ta lejojë të ndahet nga gruaja e tij dhe ta lejojë të martohet me të dashurën e tij. Papa refuzoi. Atëhere mbreti i Anglisë Henry VIII e mohoi Katolicizmin, shkëputi Anglinë nga Roma dhe krijoi një kishë të re të pavarur nga Roma në krye të së cilës u vu ai vetë, duke deklaruar se mbreti ish njëkohësisht edhe kreu i kishës. Kisha Anglikane u krijua si një Kishë e re sipas modelit të një kishe Instuticionale mbretërore. Kjo kishë nuk ish as Katolike e as Protestante dhe u etablua me emrin Kisha Anglikane. Mbreti Henry VIII morri mbi vetvete pozitën dhe të drejtat që Papa kish në kishën Katolike. Një nga vendimet e tija të para në këtë funksion ish botimi i Biblës në anglisht.Ky botim u quajt Bibla e madhe e mbretit Henry. Kjo ndodhi në vitin 1539.(4) Në fakt Bibla e parë në gjuhën angleze ish botuar në 4 tetor të vitit 1535. Kjo Bibël bazohej në përkëthimet e Uilliam Tindelit dhe ish përpunuar e botuar nga Myles Coverdale .(5)

Page 5: Në Anglikrishterimibiblik.weebly.com/uploads/6/9/4/2/69428773/në...Në Angli William Tyndale (në disa tekste emri i tij gjendet dhe në format Tynsdale, Tindall, Tindill, Tyndall;

Myles Coverdale

Myles Coverdale (shkruhet gjithashtu Miles Coverdale) ( 1488 – 20 Janar 1569) dhe John Rogers (i njohur gjithashtu dhe me pseudonimin Thomas Matthew) ishin dishepuj dhe miqtë më besnikë të Uilliam Tindellit. Ata e vazhduan punën që kish filluar Uilliam Tindelli për përkëthimin e Biblës, plotësuan pjesët e pambaruara nga ai dhe madje shtuan dhe e plotësuan me punën dhe studimet e tyre. Një pllakë e vendosur në mur dëshmon se Myles Coverdale ka lindur rreth vitit 1488. Ai ka studiuar në Kembrixh ku dëshmohet të ketë marë bachelor në jurisprudencën e legjislaturës kishëtare në vitin 1513.Në vitin 1514 u bë prift në Norwich dhe u bë pjesëtar i konventës Agustiniane të Kembrixh e cila drejtohej nga Robert Barnes( Robert Barnes lindur në Lynn, Norfolk in 1495, arsimuar në Cambridge atje u bë dhe anëtar i Urdhërit të Murgjve Agustinianë. Në vitin 1523 merr titullin Doctor i Teologjisë dhe pothuaj menjëherë pa kësaj date bëhet drejtues i Urdhërit të Murgjve Agustinianë në Kembrixh) Këtu Miles Coverdale njihet dhe përqafon idetë e Reformacionit. Kur Barnes filloi të përndiqet si heretik Coverndale largohet dhe fshihet në kontinent. Barnes digjet në turrën e druve në 1540. (6) Coverndale plotëson punën e pambaruar të Uilliam Tindellit dhe në vitin 1535 shtyp për herë të parë Biblën në gjuhën angleze. Si burim origjinal për përkëthimet e tija ai shfrytëzon tekstet në latinisht si dhe përkëthimin e Martin Luterit. 4 tetori i vitit 1535 njihet historikisht data e botimit të

Page 6: Në Anglikrishterimibiblik.weebly.com/uploads/6/9/4/2/69428773/në...Në Angli William Tyndale (në disa tekste emri i tij gjendet dhe në format Tynsdale, Tindall, Tindill, Tyndall;

Biblës së parë në gjuhën angleze, përpunuar e botuar nga Myles Coverdale

Edward VI (12 Tetor 1537 – 6 Korrik 1553)

Eduardi VI (12 tetor 1537 - 6 korrik 1553) ishte mbret i Anglisë dhe Irlandës nga 28 janar 1547 deri në vdekjen e tij. Ai u kurorëzua më 20 shkurt në moshën nëntë vjeçare. Eduardi ish bir i Henry VIII dhe Jane Seymour. Edward ishte monarku i tretë i dinastisë Tudor dhe mbreti i parë i Anglisë i cili u edukua që në fëmijërinë e tij sipas parimeve të besimit protestant. Gjatë mbretërimit të Edwardit mbretëria është qeverisur nga një Këshill i Regjencës për shkak të moshës së tij të re. Këshilli kryesohej parë nga dajua i tij Edward Seymour, Duka i Somerset, (1547-1549), dhe pastaj nga John Dudley, Earl e Warwick, nga 1551 Duka i Northumberland. Gjatë gjithë kohës së mbretërimit të Edward VI, Thomas Cranmer ishte kryepeshkop i Kishës Anglikane. Gjatë kësaj kohe u bënë dhe reformat më të mëdha në këtë kishë, reformat të cilat i dhanë Kishës Anglikane profilin e saj individual.Në këtë kohë u botua Librit së Lutjes të Përbashkët , një liturgji e plotë për Kishën angleze.(7)

Page 7: Në Anglikrishterimibiblik.weebly.com/uploads/6/9/4/2/69428773/në...Në Angli William Tyndale (në disa tekste emri i tij gjendet dhe në format Tynsdale, Tindall, Tindill, Tyndall;

Mbretëresha Marie e parë (Mary I) e Anglisë ka lindur 18 shkurt 1516 . Ajo ishte bija e mbretit Henry VIII dhe e Katerinës së Aragonit . Maria ishte fëmija e vetëme e tyre. Ajo ish Mbretëresha e Anglisë nga 19 korriku i vitit 1553 deri në vdekjen e saj më 17 nëntor 1558 .

Vitet e hershme e Mbretëreshës Marie e parë ( Mary I)

Mbretëresha Marie ( Mary) ish mohuar nga i ati i saj, Mbretit Henry VIII , në kohën kur ai u divorcua nga nëna e saj. Divorcimi në atë kohë nuk ish ligjërisht i barasvlershëm me një divorc sot, në kohët moderne. Divorcimi i babait të saj nga nëna e saj do të thosh se martesa e tyre ish krejt e pavlefshme dhe fëmijët e dalë nga kjo martesë quheshin ilegjitimë dhe rjedhimisht Maria nuk mund të pretendonte të bëhej mbretëreshë. Ky fakt e shtoi urrejtjen e saj ndaj Protestantizmit dhe Kishës Protestante sepse Maria mendonte se në qoftë se i ati i saj, Mbreti Henry VIII , do të kishte qënduar brenda Kishës Katolike Romake , ai nuk do të ish ndarë nga nëna e saj dhe ajo nuk do të shihej si " jolegjitime”, kështu edhe e drejta e saj për tu bërë mbretëreshë nuk do të vihej në dyshim.

Maria e parë (Queen Mary I) bëhet mbretëreshë Maria e parë (Queen Mary I) fillon të mbretërojë pas vdekjes të vëllait të saj, Eduardit të gjashtë dhe pasi largoi nga pushteti kushërirën e saj Lady Jane Grey . Maria e parë (Queen Mary I) u kurorëzua zyrtarisht si mbretëreshë më 30 nëntor 1553 .Ndër viktimat e saja të para ishte kushërira e saj , Lady Jane Grey.Pas saj u ekzekutuan shumë të tjerë dhe kjo bëri që mbretëresha

Page 8: Në Anglikrishterimibiblik.weebly.com/uploads/6/9/4/2/69428773/në...Në Angli William Tyndale (në disa tekste emri i tij gjendet dhe në format Tynsdale, Tindall, Tindill, Tyndall;

Maria e parë (Queen Mary I) të njihet në histori me emrin Maria Gjakatare ( The Bloody Mary). Fillimisht, me të marë pushtetin Mbretëresha Mati deklaroj se ajo vetë ish Katolike, por ajo në asnjë mënyrë nuk do të detyronte askënd të ndryshonte besimin e tij. Nuk kaloi shumë kohë dhe faktet e përgënjeshtruan këtë deklaratë fillestare të mbretëreshës. Pasi gjeti personat e përshtatshëm për postet drejtuese dhe pasi krijoi bazën legjislative të nevojshme, doli qartë se synimi i vërtetë i mbretëreshës Maria e parë (Queen Mary I)ish të rikthete katolicizmin si fenë e vetme zyrtare në Angli. Për të realizuar këtë qëllim ajo ish e gatshme të përdorte çdo metodë dhe çdo mjet. I pari që u ekzekutua ishte John Rogers ( i njohur dhe me pseudonimin " Thomas Matthews " ) personi që kish botuar biblën e njohur me emrin Bibla " Matthews - Tyndale " . Ekzekutimi i tij u pasua nga shumë ekzekutime të tjera individuale dhe masive. Në këtë kohë mijëra anglezë u larguan nga atdheu i tyre duke braktisur gjithshka që kishin , pa patur shpresë se do të ktheheshin përsëri. Maria e parë (Queen Mary I) ekzekutonte këdo që i kundërvihej vullnetit të saj, qofshin këta njerëz të shquar e personalitete të lëvizjes së Protestantizmit, ose njerëz të thjeshtë të cilët thjesht lexonin e shpallnin fjalën e Zotit në gjuhën angleze.Shpesh në sheshin e ekzekutimit zhvilloheshin djegje masive të atyre që mbretëresha dhe pasuesit e saj i quanin heretikë. Si pasojë e numurit të madh të të dënuarve, sidomos kur koha ish me lagështirë dhe sasia e druve ish e pakët, ndodhte që të dënuarit të qëndronin në zjarr për orë të tëra para se të vdisnin. Nuk ishin të ralla rastet që pjestarët e families bënin çmos që të mund të vendosnin qese me barut në qafën e të dënuarve duke shpresuar që qesia e barutit të shpërthente dhe të afërmit e tyre të kishin një vdekje më të lehtë. Qindra besimtarë gjetën vdekjen gjatë kohës së mbretërimit të përgjakshëm të Maries së parë e cila është e mbiquajtur dhe Maria Gjakatare. Pavarësisht nga vendosmëria dhe egërsia me të cilën Maria e parë, Maria Gjakatare (TheBloody” Mary) deshi ti zbatonte reformat e saja këto reforma nuk patën sukses.Gjithashtu edhe e pasuksesshme ish edhe martesa e saj me Filipin II të Spanjës , në 1554 . Filipi kaloi shumë pak kohë me Marinë , sapo e kuptoi se ajo nuk ishte në gjendje të lindë fëmijë . Maria vdiq në moshën 42 vjeçare nga infeksioni i mitrës apo kanceri ovarian.(8)

Page 9: Në Anglikrishterimibiblik.weebly.com/uploads/6/9/4/2/69428773/në...Në Angli William Tyndale (në disa tekste emri i tij gjendet dhe në format Tynsdale, Tindall, Tindill, Tyndall;

John Rogers

John Rogers

John Rogers boton një version të tijn të Biblës në anglisht në 1537. E veçanta e këtij përkëthimi është se ky përkëthim ka si burim origjinal tekstet origjinale në hebraisht dhe greqisht.John Rogers e bëri këtë botim nën pseudonimin Thomas Matthew, (këtë pseudonim e kish përdorur edhe Uilliam Tindelli më parë) Pjesa më e madhe e tekstit të kësaj Bible ish përkëthyer nga vetë Uilliam Tindelli. Kjo Bibël njihet nën emrin Matthew-Tyndale Bible. Ky version i Biblës u botua vetëm me pak ndryshime edhe një herë në vitin 1549.

Vitet e rinisë të John Rogers

John Rogers diplomua në vitin 1526 në Pembroke Hall të Universitetit të Cambridge.Pas gjashtë vjetësh ai u bë rektor i Holy Trinity, Queenhithe, London.Në vitin 1534 ai shkon në Antwerp(qytet port në Belgjikën e sotme) me detyrën e kapelanit në ndërmarjen angleze tregëtare të quajtur “Aventura Tregëtare”. Këtu ai takohet me Uilliam Tindellin (William Tyndale). Fjalët dhe predikimet e Uilliam Tindellit e bindin John Rogers të largohet nga katolicizmi.Ai martohet me Adrianën që ish nga Antwerpi. Atyre u lindin 10 fëmijë. Gjatë kohës së tij në mërgim, përveç punës për përkëthimin dhe botimin e Biblës ai bëhet pastor i një kishe protestante në Wittenberg detyrë që ai e ushtron për disa vjet. Në vitin 1548 ai kthehet në Angli.

Page 10: Në Anglikrishterimibiblik.weebly.com/uploads/6/9/4/2/69428773/në...Në Angli William Tyndale (në disa tekste emri i tij gjendet dhe në format Tynsdale, Tindall, Tindill, Tyndall;

Në vitin 1551 ai caktohet kapelan në Kishën e shën Palit dhe pas një kohe të shkurtër merr nga Dekani dhe këshilli drejtues të drejtën e predikimit. Predikimet e tija dallohen për guximin e tyre dhe për këtë arsye atij i duhet të dalë një herë edhe para gjyqit.

John Rogers predikon kundër Katolicizmit

Pas ardhjes në fron të mbretëreshës Mary John Rogers predikoi në katedralen e quajtur Kryqi i shën Palit duke thënë se " doktrina e vërtetë e krishterë predikohej në kohën e mbretit Edward “. Gjithashtu ai i paralajmëroi dëgjuesit të mbrohen kundër: “murrtajës që vjen nga Papa, të ruhen kundër idhujtarisë dhe supersticionit që vjen nga Kisha Katolike Romake.” Dhjetë ditë pas kësaj deklarate të guximshme publike , më 16 gusht, 1553, John Rogers u thirr para këshillit dhe fillimisht u dënua me arrest shtëpie. Në janar 1554 Bonner , peshkopi i ri i Londrës , e dërgoi atë në burgun Newgate , ku ai sëbashku me John Hooper , Laurence Saunders , John Bradford dhe të tjerë u mbajtën të burgosur për një vit, kohë gjatë së cilës u injoruan të gjitha ankesat e tyre për faktin se burgimi i tyre ish i paligjshëm. Në dhjetor 1554 Parlamenti i ri- miratoi ligje e kod të ri penal. Më 22 janar 1555 , dy ditë pasi këto ligje kanë hyrë në fuqi , Rogers me të dhjetë të tjerët i sollën para gjyqit në Gardiners House në Southwark , ku u shqyrtua çështja e tyre.Më 28 janar dhe 29 , ai u paraqit para komisionit të emëruar nga kardinali Polin komision i cili e dënoi me vdekje. Arsyeja e dënimit sipas akuzës ishte se John Rogers ish fajtor për herezi: Ai mohonte e karakterin të krishterë të Kishës së Romës dhe praninë fizike të trupit të Krishtit në sakramentin e kungimit .

Vdekja e John Rogers

Në vendin e ekzekutimit, në Smithfield , z Woodroofe , një nga sherifët i drejtohet të parit John Rogers dhe e pyeti nëse ai do të revokojë doktrinën e tij të neveritshme, nëse është gati të mohojë mendimin e tij të keq rreth Sakramentit të altarit. Rogers u përgjigj: "Atë që kam predikuar unë do ta vulos me gjakun tim." Atëherë Zoti Woodroofe tha , " Ti je një heretik !" Rogers u përgjigj "Kjo do të njihet në Ditën e Gjykimit! "

Page 11: Në Anglikrishterimibiblik.weebly.com/uploads/6/9/4/2/69428773/në...Në Angli William Tyndale (në disa tekste emri i tij gjendet dhe në format Tynsdale, Tindall, Tindill, Tyndall;

Z. Woodroofe shtoi , " Unë kurrë nuk do të lutet për ty! " Rogers u përgjigj " Kurse unë përkundrazi, do të lutem për ty. "

John Rogers shkoi drejt vdekjes në paqe e qetësi të plotë, madje dhe me gëzim, pavarësisht se ju mohua edhe dëshira e tij e fundit: ti thotë lamtumirë gruas së tij. Data 4 shkurt 1555 data e ekzekutimit të John Rogers shënon fillimin e një periudhe shumë të errët në historinë e Anglisë. John Rogers është martiri i parë që humbi jetën nga duart gjakatare të mbretëreshës që ka hyrë në histori me emrin " Bloody Mary " “Maria gjakatare“... Pas tij do të martirizohen qindëra të tjerë... Noailles , ambasadori francez , e përshkruan ekzekutimin e John Rogers me fjalët: ”Nuk pashë asnjë të trembur, asnjë të qajë. Madje dhe familja, fëmijët e tij i jepnin kurajo me gëzim e këngë, sikur ta përcillnin atin e tyre për në dasmë dhe jo në ekzekutim.”(1)

Thomas Cranmer

Thomas Cranmer

Në vitin 1539, Thomas Cranmer, Kryepeshkopi i of Canterbury, angazhon Myles Coverdale me autorizimin e mbretit King Henry VIII të punojë për botimin e asaj që më vonë u quajt Bibla e madhe e Mbretit Henry. Kjo ish

Page 12: Në Anglikrishterimibiblik.weebly.com/uploads/6/9/4/2/69428773/në...Në Angli William Tyndale (në disa tekste emri i tij gjendet dhe në format Tynsdale, Tindall, Tindill, Tyndall;

Bibla parë e botuar në mënyrë legale me autorizimin dhe e financuar nga pushteti mbretëror.Me urdhërin e mbretit dhe me financim nga thesari mbretëror u botuan 20 000 kopje të Biblës. Këto Bibla u shpërndanë në çdo kishë. Ato i gjinje të vendosura në çdo katedër kishe dhe kish persona të caktuar të cilët kishin detyrën të lexonin me zë të lartë në mënyrë që edhe ata që ishin analfabetë të mund të dëgjonin dhe të kuptonin fjalën e Zotit.Pra dëshira, lutja e fundit e Uilliam Tindellit u përmbush. Kjo Bibël quhej Bibla e Madhe për shkak të formatit të saj të madh. Kjo Bibël u botua shtatë herë në periudhën kohore nga prilli i vitit 1539 deri në dhjetor të vitit 1541. Thomas Cranmer ( 2 korrik 1489 - 21 mars 1556 ) ishte drejtuesi kryesor i Reformacionit në Angli dhe Arqipeshkvi i Canterbury-t gjatë mbretërimit të Henry VIII , dhe Edward VI .

Ai themeloi strukturat doktrinore dhe liturgjike të Kishës Reformuar të Anglisë . Nën sundimin e mbretit Henry , Cranmer nuk ka mundur të bëjë shumë ndryshime radikale në Kishë , për shkak të kundërshtimeve të forcave konservatore. Kur erdhi në fron mbreti Edward VI, Thomas Cranmer ishte në gjendje për të promovuar reforma të mëdha . Ai ka shkruar dhe hartuar dy botimet e para të Librit së Lutjes të Përbashkët , një liturgji të plotë për Kishën angleze . Me ndihmën e disa reformatorëve të ardhur nga kontinti, pesonave që ai u dha strehë , ai ka zhvilluar standarde të reja doktrinore në shumë fusha. Pas ardhjes në fon të mbretëreshës Mary I,Thomas Cranmer u akuzua dhe gjykua për tradhti dhe herezi . Gjatë kohës së burgimit, e cila zgjati më shumë se dy vjet, nën presionin e madh të autoriteteve ai bëri disa deklarata dhe nënëshkroi disa dokumente në të cilat pranonte dokrtinën dhe autoritetin e Kishës Katolike Romake. Duke kujtuar se Thomas Cranmer ish thyer dhe ish bindur plotësisht për vërtetësinë e doktrinës së Kishës Katolike Romake atij iu lejua të mbajë një fjalim publik para se ta ekzekutonin. Ky fjalim si dhe ekzekutimi i tij janë regjistrusr në librin “Libri e Dëshmorëve të Krishterë” të autorit John Foxe:

Fjalimi i fundit i Thomas Cranmerit (Mars 21, 1556)

“Mbretëresha Mary nuk ish e kënaqur thjesht me vdekjen e Thomas Cranmerit, edhe fakti që ai kish nënëshkruar të gjitha dokumentet që ajo dëshironte, përsëri nuk ish mjaft. Mbretëresha desh ta diskretitonte edhe

Page 13: Në Anglikrishterimibiblik.weebly.com/uploads/6/9/4/2/69428773/në...Në Angli William Tyndale (në disa tekste emri i tij gjendet dhe në format Tynsdale, Tindall, Tindill, Tyndall;

një herë Protestantizmin duke kërkuar që Thomas Cranmeri të mbante një fjalim publik para ekzekutimit të tij, fjalim në të cilin të deklaronte me gojë të gjitha ato që kish nënëshkruar. Për këtë ajo dërgoi Dr. Pole për tu siguruar se plani i saj mund të realizohej. Së bashku e në drejtimin e mbikqyrjen e Dr Pole, Thomas Cranmer pregatit predikimin e tij të fundit. Në datën 21 mars rreth orës nëntë të mëngjezit Thomas Cranmer e sollën në Katedralen e Shën Marisë, Oxford. Ai ish i veshur me rroba të pista dhe të grisura, me rrobat që kish patur gjatë burgimit. Nuk i kishin dhënë mundës të lahet, për ta paraqitur para publikut me një pamje sa më mjerane e të neveritshme që të ish e mundur. Atë e vendosën në një vend të lartë, përballë vendit ku zakonisht rri predikuesi. Kisha ishte mbushur plot. Kish persona të të dy besimeve: Katolikë që gëzoheshin e ndjeheshin triumfues dhe protestantë të cilët ishin jashtëzakonisht të dëshpëruar. Dr. Pole, predikuesi besnik i mbretëreshës e filloi shërbesën me fjalët:Thomas Cranmer është fajtor! Ai ka kryer krimin më të rëndë, krimin më monstruoz nga të gjitha krimet!” Por ai i tha atij të mos trembet nga vdekja, Zoti do ta ndihmojë atë sepse kisha Katolike do të organizojë të mbahen shërbesa fetare për të në gjithë Oksfordin ku do të luten për shpirtin e tij. Pasi mbaroi fjalën e tij Dr. Pole i dha Thomas Cranmer të drejtën të flasë. Ai u ngrit dhe së pari kërkoi nga të pranishmit të luten për të pasi ai kish kryer shumë mëkate të rënda, por mbi të gjitha njëri prej tyre i rëndonte thellë në ndërgjegjjen e tij dhe për atë do të fliste sot veçanërisht. Autori John Foxe e përshkruan kështu këtë skenë:

Para se të fillonte predikimin e tij Cranmer qau me lotë të hidhur.Fillimisht ai i ngriti duart dhe sytë drejt qiellit, por pas pak çastesh heshtjeje i drojtur i uli duart dhe sytë që i kish të mbushura me lot, si të një njeriu i cili nuk është i denjë për të jetuar. Ai u ul në gjunjë dhe duke shikuar përdhe filloi të artikulojë dhimbjen e tij me fjalë: " O Atë i Shenjtë Qiellor ! O Bir i Perëndisë , Shpëtimtari i botës ! O Fryma e Shenjtë , tre persona të gjithë një Perëndi, o Zot ki mëshirë për mua mëkatarin më të mjeruar me të poshtër e më fatkeq . Kam mëkatuar kam ofenduar edhe kundër Qiellit dhe kundër tokës , më shumë se ime gjuha të mund ta shprehë . Ku mund të shkoj , , ose ku do të mund të fshihem ? Drejt Qiellit kam turp të ngre sytë dhe në tokë nuk gjej asnjë vend strehimi, asnjë ndihmë... Prandaj o Zot po vij po vrapoj drejt teje dhe po të them:”O Zot, Perëndia im mëkatet e mia janë tepër të mëdha, tepër të rënda e megjithatë unë përulem para Teje dhe të them : Ki mëshirë për mua! Ki mëshirë për hir të

Page 14: Në Anglikrishterimibiblik.weebly.com/uploads/6/9/4/2/69428773/në...Në Angli William Tyndale (në disa tekste emri i tij gjendet dhe në format Tynsdale, Tindall, Tindill, Tyndall;

mirësisë sate të madhe. Ti o Zot nuk e dërgove Birin Tënd Jezu Krisht në tokë të vdesë në kryq vetëm për mëkatet e vogla, por edhe për mëkatet e mëdha, po për të gjitha mëkatet më të mëdha të botës , në mënyrë që edhe një që ka mëkatuar kaq rëndë si jam unë sot, të mund të kthehet te ty megjithzemër dhe të mund të marrë mëshirë. Prandaj të lutem ty o Zot, Perëndi i mirësisë dhe i mëshirës ki mëshirë për mua mëkatarin e padenjë për hir të Birit Tënd të Dashur pasi unë nuk paraqitem para teje duke besuar tek meritat dhe veprat e mia, por duke besuar dhe patur para syve të mi vetëm sakrificën e Birit Tënd të Shenjtë,Jezu Krisht.U lavdëroftë e u shenjtëroftë përjetë emri yt dhe vepra jote o Atë Qiellor! Pas lutjes ai e filloi predikimin e tij me fjalët: Bashkatdhetarë të dashur, njerës të mirë! Çdo njeri që gjendet para vdekjes dëshiron që fjalët e tija të fundit të jenë fjalë të mira, fjalë të cilat të jenë të denja për tu kujtuar me nderim, fjalë të cilat të inkurajojnë dhe të drejtojnë të tjerët në rrugën e drejtë.Prandaj i lutem Zotit të më japë mëshirë që në këto momente të fundit, para se të largohem nga kjo jetë, në mënyrë që të mund të flas fjalë të cilat i japin lavdi Zotit të Gjithfuqishëm dhe t’ju ndihmojnë edhe ju që i dëgjoni të ndërtoni jetën tuaj dhe të zgjidhni rrugën e drejtë.

Së pari dua tu them se më rëndon shumë në zemrën time të shoh se sa shumë njerëz janë të ndezur e digjen në dashurinë për këtë bote të rreme, dhe kujdesen shumë pak ose aspak për dashurinë e Perëndisë, për përjetësinë për botën e përjetëshme që do të vijë. Për këtë arsye kjo do të ish dhe këshilla ime e parë: Mos u mashtroni nga shkëlqimi kalimtar i kësaj bote të rreme, por drejtohini sytë dhe zemrat tuaja drejt Zotit, drejt botës së përjetëshme që do të vijë. Mos harroni fjalët e shën Gjonit: Dashuria e lakmia për këtë botë të çon në urrejtje kundër Perëndisë...

Dhe tani, duke qenë se unë jam duke ardhur në momentet e fundit të jetës sime tokësore, momente në të cilat varet dhe vlerësohet gjithë e kaluara ime , dhe njëkohësisht vendoset për mua gjithë përjetësia. Tani që vendoset për mua nëse do të jetoj përjetësisht me Zotin tim Jezu Krishtin përgjithmonë në gëzim, ose nëse do ta kaloj përjetësinë time në dhimbje për gjithnjë me të pabesët në ferr. Aktualisht unë e shoh vetveten tani para një udhëkryqi të përjetshëm: Shoh para meje qiellin i cili nuk është i gatshëm të më pranojë, shoh dhe ferrin që është i etur dhe që ka të drejtë të më përpijë. Tani për mua nuk ka më kohë për fjalë të tepërta, nuk ka më vend tek unë hipokrizia.Tani ka

Page 15: Në Anglikrishterimibiblik.weebly.com/uploads/6/9/4/2/69428773/në...Në Angli William Tyndale (në disa tekste emri i tij gjendet dhe në format Tynsdale, Tindall, Tindill, Tyndall;

ardhur koha të flas me sinqeritet për ato që kam folur, për ato që kam shkruar, për ato që besoj me të vërtetë:

Së pari po ju them se unë Besoj në Perëndi, Atin e gjithpushtetshëm, Krijuesin e qiellit e të tokës. E në Jezu Krishtin, Birin e tij të vetëm, Zotin tonë. I cili u zu për virtyt të Shpirtit të Shenjtë. U lind prej Virgjërës Mari. Vuajti nën Poncin Pilat. U kryqëzua, vdiq e u varros. Zbriti në ferr. Ditën e tretë u ringjall nga vdekja. U ngrit në qiell. Rri në anë të djathtë të Perëndisë, Atit të gjithpushtetshëm. Prej andej do të vijë për të gjykuar të gjallët e të vdekurit. Besoj në Shpirtin e Shenjtë i cili është Zot së bashku me Atin dhe Birin. Besoj në një Kishë të shenjtë në gjithë botën, në bashkësinë e të shenjtëruarve, në faljen e mëkateve, ringjalljen e trupit e në jetën e pasosur. Amen(Ashtu qoftë).

Po ju deklaroj solemnisht se unë besoj në çdo thënie deklaratë e doktrinë të Kishës Katolike e cila bazohet në fjalët dhe mësimet e Zotit Jezu Krisht, në mësimet dhe letrat e apostujve, në fjalët e profetëve qoftë të Dhjatës së Vjetër ose Dhjatës së Re. Dhe tani do të flas për të gjënë më të madhe për atë që e mundon aq shumë ndërgjegjen time : Gjatë kohës së burgimit tim kam nënëshkruar dokumenta e deklarata të cilat ishin kundërshtim me të vërtetën. Nga të gjitha këto deklarata që kam nënëshkruar, distancohem dhe refuzoj gjithshka që kam nënëshkruar me dorën time gjatë kohës së burgimit tim. Deklaroj solemnisht se të gjitha këto nënëshkrime i kam dhënë në kundërshtim me atë kisha njohur dhe pranuar në zemrën time si të vërtetë. Këto nënëshkrime i kam hedhur nga frika e vdekjes për të shpëtuar jetën time. Këto nënëshkrime i kam hedhur kur isha në një gjendje të degraduar, i kam hedhur kundër të vërtetës. I ka nënëshkruar dora ime në kundërshtim me besimin e zemrës sime, prandaj dora ime do të jetë e para që do të dënohet, kur të më çojnë në zjarr ajo duhet të digjet e para.

Dhe për sa i përket Papës, unë refuzoj atë si armik të Krishtit, si një Antikrisht, refuzoj krejt Papën me gjithë doktrinën e tij të rreme... "

Page 16: Në Anglikrishterimibiblik.weebly.com/uploads/6/9/4/2/69428773/në...Në Angli William Tyndale (në disa tekste emri i tij gjendet dhe në format Tynsdale, Tindall, Tindill, Tyndall;

Në përfundim të kësaj deklarate të papritur mund të shihej qartë habia dhe admirimi tek disa si dhe indinjata dhe zhgënjimi te disa të tjerë. Mbretëresha dhe pasuesit e saj ishin krejtësisht të disiluzionuar pasi Cranmeri, si Samsoni, solli një shkatërrim më të madh mbi armiqtë e tij në orën e vdekjes, nga ç’mundi të bëjë gjatë gjithë jetës së tij. Cranmer do të kish vazhduar të fliste, por armiqtë e tij filluan të bërtasin, pastaj urdhëruan rojet ta marrin me forcë dhe ta çojnë në vendin e ekzekutimit.Gjatë gjithë rrugës ai shkoi i heshtur, si një qinjgj në thertore, duke injoruar me kokën lart të gjitha britmat dhe fjalët fyerse që bërtisnin kundër tij priftërinjtë dhe murgjit fanatikë. Shikimi, qëndrimi gjithshka në personin e tij tregonte se ai tani qëndronte shumë më lart se më parë, qëndronte aty ku nuk mund ta arrinin më kërcënimet boshe të njeriut. Duke ecur kështu, me kokën lart dhe i buzëqeshur arriti në vendin ku jo shumë kohë më parë ish derdhur gjaku i Ridleyt dhe Latimer. Atje ai u gjunjëzua për një kohë të shkurtër për të bërë lutjen e tij të fundit, pastaj u ngrit të zhvishet dhe të bëhet gati për ekzekutim. Në këtë moment i afrohen dy priftërinj, dy persona të njohur, pikërisht ata që e kishin detyruar të nënëshkruante dokumentat kundër besimit të tij.Ata u përpoqën dhe një herë ta largojnë nga e vërteta, por si nuk patën sukses u larguan dhe e lanë në duart e xhelatit. Atë e lidhën fort me zinxhir rreth shtyllës së ekzekutimit dhe pastaj i vunë zjarrin turrës së druve. Menjëherë flakët filluan të ngjiten me shpejtësi. Në këto momente u shfaq shpirti i martirit: Thomas Cranmeri drejtoi dorën e tij të djathtë drejt flakëve duke thirrur: Digju o dorë e padenjë! Të gjithë të pranishmit e panë se si ai nuk e tërhoqi dorën e tij nga vendi ku flaka e zjarrit ishte më e fortë derisa ajo u dogj krejtësisht, u dogj para se flakët e zjarrit ti pushtonin trupin, ndërsa ai thërriste vazhdimisht: Digju o dorë e padenjë! Ndërkohë flakët e zjarrit iu afruan dhe i përfshinë gjithë trupin. Me fuqitë e fundit ai griti sytë drejt qiellit mes flakëve që e kishin përfshirë të tërin dhe e mbylli jetën me fjalët e Stefanit: Zot Jezu Krisht, pranoje shpirtin tim! (Fundi i citimit nga autori John Foxe)

Page 17: Në Anglikrishterimibiblik.weebly.com/uploads/6/9/4/2/69428773/në...Në Angli William Tyndale (në disa tekste emri i tij gjendet dhe në format Tynsdale, Tindall, Tindill, Tyndall;

Myles Coverdale ish ndër të paktët që mundi të shpëtojë nga dora gjakatare e mbretëreshës Mary. Bashkë me pak të tjerë ai mundi të arratiset për në kontinent vetëm disa orë para se të vinin për ta arrestuar dhe gjeti strehë në Gjenevë të Zvicrës. Ai sëbashku me dijetarë të tjerë protestantë që mundën të largohen nga Anglia në Gjenevë , Zvicër, gjatë mbretërimit të Mbretëreshës Mary I të Anglisë ( 1553-58 ) vendosën të punojnë për një përkëthim të ri të Biblës në Anglisht. Në këtë grup përveç tij gjendeshin figura të njohura si John Calvin, Theodore Beza ,William Whittingham, Christopher Goodman , Thomas Sampson dhe William Cole. Whittingham ishte drejtpërdrejt përgjegjës për Dhjatën e Re , ndërsa Gilby mbikqyrite përkëthimin e Dhiatës së Vjetër.

Edicioni i parë i plotë i kësj Bible që përmbante një version të ripunuar të Dhiatës së Re që doli së pari në 1560 në Zvicër, kurse në Angli ky version i Biblës doli në 1575 vetëm Dhjata e Re dhe 1576 u botua Bibla e plotë e versionit të Gjenevës.

Bibla e Gjenevës është botuar mbi 150 herë. Ajo u botua për herë të fundit në vitin 1644. Bibla e Gjenevës ishte Bibla që u shtyp për herë të parë edhe në Skoci, madje në vitin 1579 në Skoci u miratua një ligj sipas të cilit urdhërohej çdo shtëpi që kish të ardhura të mjaftueshme të blinte një kopje të kësaj Bible.. Bibla e Gjenevës është një nga botimet më të rëndësishme të Biblës në gjuhën angleze, është Bibla që u përdor më tepër nga Protestantët në shek. e 16. Nga ky version i Biblës gjejmë rreth 5000 citime në veprat e Uilliam Shekspirit ( William Shakespeare). Kjo Bibël është përdorur nga Oliver Cromwell, John Knox, John Donne, and John Bunyan. Kjo Bibël shkoi në Amerikë me pjestarët e lëvizjes Mayflower, ishte Bibla që përdorej nga ushtarët e Oliver Cromwellt gjatë luftës civile në Angli. Ky botim ish i pari ku teksti jepet i ndarë në vargje dhe është një version ku jepen edhe shpjegime. Disa e përshkruajnë këtë version të Biblës si një shkollë biblike brenda vëllimit të Biblës.Këto shënime shpjeguese luajtën një rol të rëndësishëm për sqarimin e saktësimin e koncepteve biblike. Ky version i Biblës për herë të parë u botua me formate të ndryshme, u botua dhe në formatin e Biblës së xhepit për ti mundësuar personat të mbanin gjithmonë me vete. Pas vdekjes së mbretëreshës Mari në fron ardhi e motra e saj Elisabeta e parë. Ajo ndryshoi ligjet gjakatare të së motrës dhe Kisha Anglikane u bë përsëri kisha zyrtare e Anglisë.Në këtë kohë mundën të kthehen në Angli edhe ata që ishin larguar nga frika e terrorit të mbretëreshës Mari e parë.

Page 18: Në Anglikrishterimibiblik.weebly.com/uploads/6/9/4/2/69428773/në...Në Angli William Tyndale (në disa tekste emri i tij gjendet dhe në format Tynsdale, Tindall, Tindill, Tyndall;

Elizabeta ish një mbretëreshë e cila ish shumë më e interesuar për konsolidimin e pushtetit të saj politik sesa për të dhënë një liri të plotë besimi popullit të saj. Elisabeta me gjysëmzemre lejoi edhe botimin dhe shpërndarjen e Biblës së Gjenevës në Angli, por nuk lejoi që kjo të bëhej Bibla që përdorej zyrtarisht në Kishat anglikanë. Prandaj ajo urdhëroi të botohej një version tjetër i Biblës version i cili u quajt Bibla e Peshkopëve. Ky version u botua për herë të parë në vitin 1568. Pavarësisht se pati 19 botime të këtij versioni nga viti 1568 -1606 kjo Bibël nuk fitoi mbështetje dhe nuk mundi të konkuronte Biblën e Gjenevës.

Princi James VI i Skocisë,Mbreti James I (Xhejms) i Anglisë

Me vdekjen e Mbretëreshës Elizabeta I , Princi James VI i Skocisë u bë Mbreti James I (Xhejms) i Anglisë . Kleri protestant iu afrua mbretit të ri në vitin 1604 dhe njoftoi dëshirën e tyre për një përkthim të ri për të zëvendësuar Biblën e Peshkopëve botim i vitit 1568 . Ata e dinin se Bibla e Gjenevës kishte fituar zemrat e njerëzve për shkak të cilësisë së tij të shkëlqyer, saktësinë , dhe komente të shumta . Megjithatë, ata si institucion zyrtar protestant nuk deshin ta përdorin këtë version të Biblës për shkak se në të gjendeshin shumë shënime të cilat ishin në kundërshtim të papajtueshëm me kishën Katolike ( atje thuhej se bisha që dilte nga Skëterra ishte Papa, se Papa ish një Anti - Krisht , etj ). Mbreti Xhejms ra dakort me kushtin se versioni i ri i Biblës të mos përmbante asnjë koment shpjegues, të kish vetëm shënimet që shënonin referencat paralele të shkrimeve.Mbreti mblodhi rreth 50 njerës eruditë të cilët njihnin mirë gjuhët hebraisht dhe greqisht. Ata u ndanë në gjashtë grupe të cilët ndanë midis tyre tekstin e Biblës (duke përfshirë dhe Apokrifat). Studiuesit shfrytëzuan tekstet ekzistuese duke përfshirë tekstin e përkëthyer nga Uilliam Tindelli, Biblën e Gjenevës, Biblën e Peshkopëve. Ata i analizuan dhe i krahasuan këto tekste të përkëthyera me tekstet në gjuhët origjinale

Page 19: Në Anglikrishterimibiblik.weebly.com/uploads/6/9/4/2/69428773/në...Në Angli William Tyndale (në disa tekste emri i tij gjendet dhe në format Tynsdale, Tindall, Tindill, Tyndall;

hebraisht dhe greqisht. Për pothuaj gjashtë vjet ata punuan për të nxjerrë një tekst të saktë të thjeshtë në një formë që të mbahej mend lehtë. Në vitin kur puna u mbarua dhe materiali ish gati për shtyp u vu re se rreth 90 përqind e fjalëve dhe termave të përdorura nga Uilliam Tindelli ishin rimarë në tekstin e ri.Në vitin 1611 dolën nga shtypi kopjet e para të Biblës së mbretit Xhejms. Bibla e Gjenevës mbeti versioni më i preferuar i Biblës në gjuhën angleze për dekada të tëra, edhe pas botimit të Biblës së Mbretit Xhejms. Megjithatë me kalimin e viteve Bibla e përkëthyer në kohën e mbretit Xhejms u bë Bibla më e njohur më e preferuar në gjuhën angleze për shkak të saktësisë të përkëthimit dhe të qartësisë dhe të thjeshtësisë të gjuhës dhe terminologjisë që gjendet në tekstin e saj.Bibla e mbretit Xhejms mbetet një nga versionet më të preferuara të Biblës në gjuhën angleze deri në ditët tona.

John Bunyan

Një nga ironitë më të mëdha të historisë , është se shumë kisha të krishtera protestante sot përqafojnë King James Bible ekskluzivisht si "të vetëmin përkëthim legjitime në gjuhën angleze “... Këto kisha që nuk njohin historinë duhet të dinë se përkëthimi i Mbretit Xhejms ish në fakt një projekt i filluar dhe organizuar nga një kishë institucionale e cila dëshironte të nxirrte një version të Biblës që të zëvendësonte Biblën e Gjenevës, sepse në këtë version kish disa shënime të cilat dëmtonin interesat politike të kishës institucionale dhe të monarkisë. Ndërkohë që Protestantët janë tepër të shpejtë për të kujtuar fakte historike dhe për të fajësuar Kishën Katolike të Romës për krimet e saja ndaj besimtarëve si dhe ndaj atyre që predikonin Krishtin dhe Lajmin e Mirë, Protestantët harojnë të përmendin faktet se edhe pas vitit 1500, pasi kisha në Angli ish shkëputur krejt nga Katolicizmi dhe Roma dhe ish një institucion i pavarur, përsëri Institucioni i Kishës Anglikane vazhdoi të persekutojë, të burgosë dhe madje të vrasë ata që predikonin Jezu Krishtin dhe Ungjillin e Tij gjatë gjithë viteve 1600. Një nga shembujt më të njohur,

Page 20: Në Anglikrishterimibiblik.weebly.com/uploads/6/9/4/2/69428773/në...Në Angli William Tyndale (në disa tekste emri i tij gjendet dhe në format Tynsdale, Tindall, Tindill, Tyndall;

një nga faktet që e ilustron më qartë këtë të vërtetë është shembulli i John Bunyan , i cili u fut shpesh në burg për vite të tëra se ish fajtor për veprën penale të predikimit të Ungjillint. Po në burg ai ka shkruar një nga librat më të mëdhenj në historinë e librit të Krishterë ,” Pilgrim’s Progress”. Po ashtu ish persekutimi i Institucionit të Kishës Protestante që i detyroi Puritanët dhe shumë grupime të tjera të largohen nga Anglia, të kapërxejnë oqeanin Atlantik për të shkuar në një vend ku të kishin mundësi të ushtronin lirisht besimin e tyre.(3)