Zeri i studenteve 2

of 4 /4
ГЛАСОТ НА СТУДЕНТИТЕ Epilogu I negociatave të para me MASH dhe Qeverinë Lexo dhe shpërnda! Nr. 2/2.3.2015 Për herë të parë në historinë e Maqedonisë dhe regjionit, studentët dhe profesorët fituan pjesëmarje të drejtëpërdrejtë në krijimin dhe përpilimin e ligjit të ri për arsimin e lartë. Bojkoti I mësimit formal në fakultetet e okupuara mbaron. Zona autonome vazhdon… PLENUMI STUDENTOR ZËRI I STUDENTËVE

Embed Size (px)

description

 

Transcript of Zeri i studenteve 2

Page 1: Zeri i studenteve 2

ГЛАСОТ НА СТУДЕНТИТЕ

Epilogu I negociatavetë para me MASH dhe Qeverinë

Lexo dhe shpërnda!

Nr. 2/2.3.2015

Për herë të parë në historinë e Maqedonisë dhe regjionit, studentët dhe profesorët �tuan pjesëmarje të drejtëpërdrejtë në krijimin dhe përpilimin e ligjit të ri për arsimin e lartë. Bojkoti I mësimit formal në fakultetet e okupuara mbaron. Zona autonome vazhdon…

PLENUMISTUDENTOR

ZËRI I STUDENTËVE

Page 2: Zeri i studenteve 2

PARALAJMËRIM I PAKETIT TË RI LIGJOR

PËR ARSIMIN E LARTË

MARSH STUDENTOR

PUBLIKIMI I PROPOZIM-LIGJEVE

MARSH STUDENTOR

11 Shkurt

17 Nëntor

PROTESTË STUDENTORE

15 Dhjetor

26 Dhjetor

VOTIMI I PAKETIT LIGJOR

10 Janar

ZONA AUTONOME+ BOJKOT I MËSIMIT

FORMAL

19 ShkurtTAKIMI I PARË

10 Dhjetor

24 ShkurtTAKIMI I DYTË

NDËRPRERJE E BOJKOTIT TË MËSIMIT FORMAL

RETROSPEKTIVË E NGJARJEVE

PLENUMISTUDENTOR

GRUPE PUNEPËRPILIM I LIGJIT TË RI

Page 3: Zeri i studenteve 2

Ngjarje Aktuale

Beteja u �tua, lufta vazhdon! Të gjithë NE do luftojmë për të drejtat

studentore edhe më tutje!

Lista e kërkesave të Plenumit Studentor u pranua plotësisht për shkak të dy momenteve kyçe: - Fillimisht, ligji i ri ekzistues ka pësuar 16 ndryshime nga viti 2008 deri në vitin 2015, me çka e humb komplementaritetin e vet, vlerat përmbajtësore dhe prak-tike, duke shkaktuar në të njejtën kohë revolt dhe rrënim të autonomisë të Univerzitetit e cila është e garantuar me Kushtetutën e R.M.; - Nevoja për përmirësimin e kualitetit të arsimit të lartë dhe ngritjen e nivelit të dijes nga studentët.

Në atë drejtim, është i paraparë formimi i grupeve punuese nga të gjithë palët e tanguara nga kjo çështje, të cilët në periudhë kohore prej 30-45 ditësh, duhet të përgatisin analizë të gjendjes. Në bazë të atyre analizave duhet të de�nohet koncepti për përpilim të ligjit të ri për arsimin e lartë

Në përputhshmëri me premtimin nga takimi i dytë, u ndërpre bojkoti, më çka mësimi formal nëpër fakultete vazhdoi. Zona autonome ende vazhdon të jetë në fuqi, dhe si simbol i së njejtës, vazhdoi realizimi i ligjerat-ave alternative

PLENUMISTUDENTOR

Nevoja për realizim të një takimi të dytë lindi nga pyetjet e papërgjigjura dhe kërkesat e takimit të parë, në të cilën, nëpërmjet dialogut u vendos që të gjinden zgjidhje të reja për avancimin dhe sigurimin e kualitetit të arsimit të lartë. Domethënë, zhbërjen e ligjit jofunksional, të papranueshëm ekzistues, dhe përpilimi I një ligji të ri për arsimin e lartë. Plenumi Studentor argumentoi me kërkesa konkrete, të lidhura me menyrën e realizimit të mësimit, dhe me kërkesë për pjesëmarje në përpilimin e ligjit të ri.

Në takimin e dytë ndërmjet përfaqësuesve të Plenumit Studentor dhe Plenumit të Profesorëve, MASH, përfaqësuesve të Qeverisë dhe Senatit Univerzitar në Rektoratin e UKIM-it, nëpërmjet premtimi politik, u arrit deri në dakordim në lidhje me pranimin e të gjitha kërkesave të parashtruara nga Plenumi Studentor, si dhe pranimi i nevojës për përpilim të një ligji të ri.

Page 4: Zeri i studenteve 2

Ne e përdorim Zërin Studentor që t’i bëjmë më dije të gjithë qytetarët se në asnjë moment nuk harrojmë në përkrahjen e tyre altruiste dhe donacionet, dhe duam të themi njëzëri FALEMINDERIT!

Shprehim falenderim publik për të gjithë mediat që na ndihmuan më raportim objektiv të qëllimeve tona, ideat dhe aktivitetet, si dhe një falenderim për përkrahjen e gjithe komunitetit në internet.

Nuk i harrojmë Dubioza Koletiv, Manu Chao, Milço Mançevski, Foltin, e as personat tjerë publik që shfrytëzuan fuqinë e tyre për të na përkrahur në luftën për të drejtat studentore dhe autonominë e univerziteteve.

Shpirtin studentor e kahëzojmë drejt kolegëve tanë nga Spanja, që momentalisht luftojnë kundër reformave në arsimin e lartë.

Veprimtaria në vijim

PËRKRAHJA

PLENUMISTUDENTOR

Edhepse e �tuam betejën e parë, ne në asnjë moment nuk do lejojmë të duket se kërkesat tona janë plotësuar, derisa nuk do plotësohen me të vertetë. Aktivitetet e Plenumit Studentor nuk do ndalojnë, përkundrazi, zona autonome vazhdon të jetë pjesë e eventeve tona studentore. Vazhdojnë edhe ligjeratat autonome, por në një përmbajtje më të holluar.

Luftën tonëe �lluam të vetëdijshëm dhe të vendosur. Ishim të vendosur që të shkojmë deri në fund për të mbrojtur interesat tona dhe të anojmë për një ardhmëri më të mirë, dhe asgjë tjetër. Qëndrimi jonë ishte i qartë që në �llimet tona, që të mos harrojmë asnjë problem tjetër që tangon arsimin dhe studentët. Ne vazhdojmë që të kahëzojmë të gjithë ideat dhe dëshirat për një arsim dhe ardhmëri më të mire.

Nga gjithë kjo, ne dalim si persona më të mirë. Persona që mësuan vlerën e bashkëjetesës dhe për herë të parë në jetën e tyre, i vendosën kërkesat e kolektivit para atyre personale. Persona të cilët ndjehen krenar dhe të plotësuar, duke luftuar për një qëllim më madhor.

Më shumë për ne në:

www.studentskiplenum.org

#PërshendetjePlenumistë