Web viewPërdorimi i komandës “at” në Windows xp / vista dhe Server 2000....

15
Kolegji Universiteti për Biznes dhe Teknologji - UBT Shkencat Kompjuterike dhe Inxhinieri Lënda: Sistemet Operative Fletore e Ushtrimeve Laboratorike

Transcript of Web viewPërdorimi i komandës “at” në Windows xp / vista dhe Server 2000....

Page 1: Web viewPërdorimi i komandës “at” në Windows xp / vista dhe Server 2000. Kliko ne start dhe shkruani

Kolegji Universiteti për Biznes dhe Teknologji - UBTShkencat Kompjuterike dhe Inxhinieri

Lënda: Sistemet Operative

Fletore e Ushtrimeve Laboratorike

Prof. MSc. Selman Haxhijaha

Viti Akademik 2012/2013

Page 2: Web viewPërdorimi i komandës “at” në Windows xp / vista dhe Server 2000. Kliko ne start dhe shkruani

Laboratori 5: Planifikoni një detyre duke përdorur “GUI” dhe CMD

Objektivi

Ne këtë laborator ju do te planifikoni nje detyre duke perdorur interfejsin GUI te Windows 7 dhe do te planifikoni një detyre duke përdorur komandën “Schtasks” dhe “at”.

Detyra 1:

Në Windows 7 dhe në Server 2008, ju mund të përdorni Scheduled Tasks në Panelin e Kontrollit të krijojë, fshini, konfiguroni, apo shfaqni detyra të programuara. Ju gjithashtu mund të përdorni planifikimin e detyrave Schtasks.exe manualisht ose në form të automatizuar.

Hapi i pare:

Kyçuni ne Windows 7 si Administrator. Klikoni ne Start > Control Panel > Administrative Tools > Task Scheduler > Continue.

Hapi i dyte:

Page 3: Web viewPërdorimi i komandës “at” në Windows xp / vista dhe Server 2000. Kliko ne start dhe shkruani

Pasi te jete hapur dritarja “Task Schedule” ne pjesen e caktimit te detyrave ne anen e djathte klikojme ne opsionin “Create Basic Task”.

Hapi I trete:

Do te paraqitet dritarja per konfigurimin e detyrave bazike “Create Basic Task Wizard”. Ne fushen e emrit “Name” e shenoni emrin e detyres “Disk Cleanup” dhe klikojme butonin “Next”.

Page 4: Web viewPërdorimi i komandës “at” në Windows xp / vista dhe Server 2000. Kliko ne start dhe shkruani

E zgjedhim opsionin e pastrimit javor te diskut duke klikuar ne opsionin “Weekly”. Klikojme “Next”.

Klikoni ne fushën e kohës dhe zgjedheni kohen ne ore, minuta dhe sekonda se kur dëshironi ta aktivizoni këtë detyre. Caktoni kohen ne 6:00:00 PM. Caktoni qe kjo detyre te përsëritet çdo jave

Page 5: Web viewPërdorimi i komandës “at” në Windows xp / vista dhe Server 2000. Kliko ne start dhe shkruani

duke e konfiguruar opsionin “Recure every__ weeks” ne 1 jave. E zgjedhim edhe diten se kur do te aktivizohet detyra, caktojme te merkuren “Wednesday” dhe klikojme “Next”.

Do te hapet pjesa ku definohet aksionin qe duhet te kryhet. E zgjedhin opsionin “Start a program” dhe klikoni “Next”.

Do te hapet dritarja per nisjen e programve “Start a Program”. Klikoni ne butonin “Browse”.

Page 6: Web viewPërdorimi i komandës “at” në Windows xp / vista dhe Server 2000. Kliko ne start dhe shkruani

Ne dritaren qe do te paraqitet ne fushen e emrit te fajllit “File Name” shënoni “cle” dhe pastaj e zgjedhni opsionin “cleanmgr.exe”.

Page 7: Web viewPërdorimi i komandës “at” në Windows xp / vista dhe Server 2000. Kliko ne start dhe shkruani

Kur te paraqitet dritarja per nisjen e programit “Start a Program” klikoni ne “Next”.

Klikoni ne butonin “Finish”

Hapi i katerte:

Ne pjesen qendrore te dritares e terhjekim shiritin rreshqites derri ne fund. Pastaj e terhekim emrin e detyres “Task Name” derisa ta shohim emrin e detyres qe e keni krijuar vete “Disk Cleanup”.

Page 8: Web viewPërdorimi i komandës “at” në Windows xp / vista dhe Server 2000. Kliko ne start dhe shkruani

E zvogelojme dritaren e “Task Schedule”.

Detyra 2:

Në Windows 7 dhe në Server 2008, ju mund të caktoni një detyrë duke përdorur planifikimin e detyrave Schtasks.exe manualisht ose në form të automatizuar.

Sintaksa dhe Parametra

Më poshtë është një listë e sintaksës dhe parametrave që ju mund të përdorni me Schtasks.exe:

Schtasks /Create

schtasks /create /tn TaskName /tr TaskRun /sc schedule [/mo modifier] [/d day] [/m month[,month...] [/i IdleTime] [/st StartTime] [/sd StartDate] [/ed EndDate] [/du duration] [/s computer [/u [domain\]user /p password]] [/ru {[Domain\]User | "System"} [/rp Password]] /?

Page 9: Web viewPërdorimi i komandës “at” në Windows xp / vista dhe Server 2000. Kliko ne start dhe shkruani

Parametrat shresë:

/tn TaskName – emri i detyrës Specifikon emrin e detyrës

/ru {[Domain\]User | "System"} Ekzekuton detyrën me privilegje të llogarisë së përdoruesit actual të lloguar në sistem.

/rp Password Specifikoni fjalëkalimin e llogaris së përdoruesit me të cilin dëshirojmë të nisim detyrën d.m.th llogarin të cilën e kemi specifikuar me prametrin /ru.

/sc schedule Specifikojmë llojin e orarit. Vlerat e vlefshme që mund ti shkruajm janë MINUTE, HOURLY, DAILY, WEEKLY, MONTHLY, ONCE, ONSTART, ONLOGON, ONIDLE.

/d day Specifikojmë ditën e javës ose ditën e muajit, ashtu siç e kemi specifikuar me parametrin /sc.

/tr TaskRun Specifikon prgramin ose komandën e cila duhet të ekzekutohet gjatë përpilimit të detyrës. Në këtë nivel të parametrit shënoni shtegun e plotë ku ndodhet aplikacioni.

1) Të krijohet një detyrë e automatizuar në Windows me emrin Defragmentimi, që duhet të përdor llogarinë me privilegje të administratorit dhe që duhet të ekzekutohet çdo të shtune në orën 10 PD në bazë javore duke e thirrur procesin defrag.exe.

Zgjidhje 1:

Schtasks /create /tn Defragmentimi /RU administrator /RP adminpassword /SC weekly /D SAT /TR c:\windows\system32\defrag.exe /ST 10:00:00

Në vazhdim verifikoni statusin e detyrave me orar të cilat i keni krijuar. Për të realizuar ketë detyrë përdorni komandën schtasks dhe kërkoni ndihmë, shembull schtasks /?

Cili parametër i komandës Schtasks do të na shfaq detyrat me orar të konfiguruar më herët?

Cili është statusi i detyrave me orar të konfiguruara më herët?

Page 10: Web viewPërdorimi i komandës “at” në Windows xp / vista dhe Server 2000. Kliko ne start dhe shkruani

Detyra 2: Të krijohet një batch fajll i cili do të ekzekutoj detyrë 1 dhe detyrën me orar për pastrimin e diskut me emër “PastrimiD” e cila duhet të përdor llogarinë me privilegje të administratorit dhe që duhet të ekzekutohet çdo të diele në orën 11 PD në bazë javore duke e thirrur procesin cleanmgr.exe. Në fund të përfshihen edhe komanda verifikuese për tu siguruar se detyrat me orar janë konfiguruar me sukses.

Përdorimi i komandës “at” në Windows xp / vista dhe Server 2000

Kliko ne start dhe shkruani “cmd”. Me tastin e djathte klikoni ne “cmd” dhe e zgjedhni opsionin “Run as Administrator”

Do te hapet dritarja e DOS-it.

Page 11: Web viewPërdorimi i komandës “at” në Windows xp / vista dhe Server 2000. Kliko ne start dhe shkruani

Ne dritare e shenoni komanden “at/?” dhe shtypni tastin “Enter”. Do te paraqiten te gjitha opsionet e komandes “at”.

Ne dritare shenoni at 20:00:00 /every:W backup. Shtypni tastin “Enter”.

Ne dritare do ten a paraqitet nje mesazh “ Added new job with jobID=1” .

Page 12: Web viewPërdorimi i komandës “at” në Windows xp / vista dhe Server 2000. Kliko ne start dhe shkruani

E shenon komanden “ at\\emriikompjuterit”. P.sh at\\computer1

Do te paraqiten detyrat e planifikuara.

E mbyllim dritaren.

Hapi i gjashte:

E hapim dritaren e detyrave “Task Schedule”. Klikoni ne “Task Scheduler Library”. Detyra e krijuar me komanden “at” do te jete e listuar.

Page 13: Web viewPërdorimi i komandës “at” në Windows xp / vista dhe Server 2000. Kliko ne start dhe shkruani

Hapi i shtate:

Te dy detyra qe i kemi krijuar klikojme me tastin e djathte te mausit dhe i fshijme.