Kliko ketu per te shkarkuar raportin!

27
REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI "ALEKSANDËR XHUVANI" ELBASAN ANALIZA E TREGUESVE TE PROCESIT MESIMOR – KERKIMOR PER VITIN AKADEMIK 2014- 2015 NE UNIVERSITETIN “A. XHUVANI” ELBASAN 1

Transcript of Kliko ketu per te shkarkuar raportin!

Page 1: Kliko ketu per te shkarkuar raportin!

REPUBLIKA E SHQIPËRISËUNIVERSITETI "ALEKSANDËR XHUVANI"

ELBASAN

ANALIZA E TREGUESVE TE PROCESIT MESIMOR – KERKIMOR PER VITIN AKADEMIK 2014- 2015 NE

UNIVERSITETIN “A. XHUVANI” ELBASAN

Dhjetor 2015

1

Page 2: Kliko ketu per te shkarkuar raportin!

ANALIZA E TREGUESVE TE PROCESIT MESIMOR – KERKIMOR PER VITIN AKADEMIK 2014- 2015 NE

UNIVERSITETIN “A. XHUVANI” ELBASAN

I. ANALIZA E TREGUESEVE TE PROCESIT MESIMOR – KERKIMOR PER VITIN AKADEMIK 2014-2015

Te nderuar antare Senati,

Analizen vjetore te procesit mesimor dhe kerkimor e zhvillojme ne momentin kur ka perfunduar analiza e punes mesimore ne cdo njesi e strukture te Fakulteteve si dhe ne kuadrin e realizimit te objektivave te Planit Strategjik dhe akreditimit te programeve te studimit te Universitetit “A. Xhuvani” Elbasan.

Elementet e analizes se punes mesimore dhe shkencore te keshillave te Fakulteteve te Universitetit “A.Xhuvani” Elbasan, jane shtrire ne:

Objektivi akademik; kurrikulat, programet e ndryshme te studimit; mesimdhenia dhe kerkimi shkencor; sherbimet komunitare; burimet njerzore, stafi akademik, kualifikimi e trajnimi i stafit te ri; funksionet mbeshtetese, financat te ardhurat dhe shpenzimet, efektiviteti financiar, marja dhe krijimi i te ardhurave dhe resurset; vlersimi dhe sigurimi i cilesise; infrastruktura, paisjet laboratorike e teknologjike;

2

Page 3: Kliko ketu per te shkarkuar raportin!

organizimi dhe ndryshimi i strukturave universitare ne perputhje me objektivat e cakuara dhe konceptimi i tyre ne bashkepunim me faktore te tjere institucionale;

bashkepunimet rajonale, kombetar dhe nderkombetar etj. Ne keshillat e Fakulteteve te UE jane diskutuar me pergjegjesi problemet e meposhteme:

1. Te dhena te pergjithshme lidhur me programet e studimit dhe kurrikulata. Programet e studimitb. Si ndryshojne Fakultetet në drejtim të përmirësimit të tij, në

përputhje me kërkesat e reja dhe si i përgjigjen rrethanave apo kërkesave të tregut.

2. Struktura organizative e Fakulteteve dhe njësive përbërëse te tyrea) Struktura organizative.b) Qendra per kerkime dhe zhvillim.c) Numri i stafit të brendshëm dhe të jashtëm. Stafi mbeshtetes d) Stafi mbeshtetes

3. Programet e studimita) Programet per cdo kurs studimi, lendet dhe ngarkesa mesimore per

cdo lendeb) Literatura per cdo lende dhe cilesia e saj

4. Kualifiki i stafit akademik dhe rekrutimi

a) Kualifikimi i stafitb) Procedurat e rekrutimit

5. Mesimdhenia dhe vleresimi i studentevea) Cilesia e mesimdheniesb) Kontrolli i brendshem i mesimdheniesc) Vleresimi i studenteved) Shkalla e kalueshmerise dhe numri i te diplomuarve

6. Kerkimi shkencor

3

Page 4: Kliko ketu per te shkarkuar raportin!

a) Numri i botimeve nga stafi akademikb) Numri i projekteve kerkimore te fituara dhe zbatuara c) Partnere ne projekted) Pjesemarrja ne aktivitete shkencore brenda dhe jashte vendite) Aktivitet shkencore te organizuara nga strukturat e Fakulteteve dhe

UEf) Infrastruktura shkencore g) Perfshirja e studenteve pasuniversitare ne projekte shkencore

7. Programet Mastera) Procedurat dhe kriteret e pranimit ne programet Master.b) Punesimi i te diplomuarve, aksesi ne tregun e punes dhe perputhja e

tyre me kete treg.8. Fasilitetet, burimet materiale dhe logjistika9. Bashkepunimi kombetar dhe nderkombtar

Objektivi kryesor dhe kesaj analize eshte qe Universiteti ka vendosur te perballoje keto sfida me qellim qe te beje permirsimet e nevojshme per te shfrytezuar oportunitetet dhe te kaloje problemet apo barierat e mundeshme, per te bere te mundur akreditimin e strukturave te UE dhe per tu rradhitur ne nje nga institucionet me te rendesishme te Arsimit te Larte Shqiptar.

Per kete paketa e hartuar dhe ofruar per te gjitha strukturat e UE nga

Rektorati “Per vlersimin dhe sigurimin i cilesise” perben nje ndihmese te

rendesisheme per te mundesuar realizimin e standarteve shtetrore te cilesise

ne te gjitha programet e studimit ne institucionin tone.

Keto Standardet Shtetërore të Cilësisë qe i kemi nxjere në bazë dhe ne zbatim te

“Standardeve Shtetërore të Cilësisë së Institucioneve të Arsimit Lartë (IAL)” dhe

në mbështetje të udhëzimeve të Sigurimit të Cilësisë në Hapësirën Europiane të

Arsimit të Lartë, kane ndihmuar fakultetet dhe departamentet, të vlerësojnë

procedurat, rezultatet dhe potencialet e tyre, ne përmbushjen e detyrave themelore

4

Page 5: Kliko ketu per te shkarkuar raportin!

të Institucioneve të Arsimit të Lartë (Programet e studimeve, politika shkencore,

menaxhimi i institucionit) dhe i ndihmon ato për vlerësimin e brendshëm të tyre

nga një këndvështrim strategjik.

Keto Standarte jane pare dhe ballafaquar me gjendjen aktuale te strukturave te UE

ne:

A. PROGRAMET E STUDIMEVE

Objektivat kryesorë të programeve të studimeve dhe standardet e programeve të ofruara

Programet e studimeve të ofruara Organizimi i programeve të studimeve Studentët: nga regjistrimi deri te punësimiB. POLITIKA SHKENCORE

Objektivat kryesorë të kërkimit dhe standardet e politikës shkencore

Kërkimi: Rezultatet e kërkimit, përhapja, vlerësimi, transferimi i tyre C. MENAXHIMI I UNIVERSTETIT NË SHËRBIM TË MISIONIT TË

TIJ

Objektivat kryesorë të menaxhimit institucional dhe standardet e menaxhimit

Autonomia Organizimi i Institucioneve të Arsimit të Lartë Partneriteti Menaxhimi i burimeve njerëzore Menaxhimi i veprimtarisë mësimore Menaxhimi financiar Menaxhimi i sistemeve të informacionit dhe funksioneve të logjistikës

5

Page 6: Kliko ketu per te shkarkuar raportin!

Nëpërmjet këtyre standardeve sa normative, aq edhe të mundshme për t`u zbatuar,

strukturave u mundësohet gjithë liria për t`u shprehur ne gjithe aktivitetin e tyre.

Kjo paketë standardesh, e bazuar në logjikën e funksionimit i mundeson Fakultetet

dhe departamentet qe te realizojne nje vlersim sa me real te programeve te

studimit si dhe elementeve te tjere te cilesise.. Me realizimin objektiv te një

vlerësim të tille siç duhet, Fakultetet kenë një vizion të përgjithshëm të

funksionimit të tyre dhe autonomi më të madhe në politikën e menaxhimit

institucional.

Kjo logjikë dikton që në procesin e vetëvlerësimit të përfshihen, jo vetëm organet

drejtuese të ketyre strukturave , por edhe punonjes akademik, administrative dhe

studente per te realizuar kete proces dhe për të krijuar një tradite që do të

favorizojë nevojën e praktikave të suksesshme dhe zbatimit të instrumenteve të

vlerësimit të qëndrueshëm te cdo strukturente UE.

Kështu, Fakultetet dhe departamentet kane përdorur procesin e vetëvlerësimit për

qëllimet e veta, si një mjet të vërtetë të matjes dhe progresit, për të treguar imazhin

që do ta bëjë të dallohet midis strukturave të tjera brenda Universitetit dhe me

gjere. Për më tepër, raportet e vlerësimit të brendshëm që jane hartuar duhet te

rishikohen te perkthehen qe te behen ne perputhje me ato standarte qe do t`i

mundësojë Agjencive të Akreditimit të Arsimit të Lartë brenda dhe jashte vendit

të vlerësojnë aftësinë e strukturave tona universitare, për të treguar atyre që i

plotësojne detyrimet dhe përgjegjësitë e veta dhe jane te vetëdijshëme ne

realizimin e misonit te tyre.

Detyrat themelore të Universitetit jane bazë e standarteve dhe nxjerrin në pah

objektivat kryesorë të UE në raport me misionin në shërbimin publik.

6

Page 7: Kliko ketu per te shkarkuar raportin!

Standardet e vendosura ne perputhje me hapesiren Europiane te Arsimit te

Larte janë veprime që ndihmojnë në realizimin e këtyre detyrave themelore të UE.

Standardet Shtetërore të Cilësisë te cilave ne u jemi referuar përfaqësojnë një sërë

rekomandimesh që ndihmojnë Universitetin dhe Fakultetet të arrijnë një sërë

parametrash. Këta parametra përbëjnë elemente standarde, të arritshme dhe të

verifikueshme mbi të cilat duhet të mbështetet Universiteti dhe strukturat e tij, për

përmbushjen e misioneve të tyre.

Kriterete vendosura nga UE janë shembuj të praktikave me të mira. Ato drejtojnë

Universitetin , Fakultetet, departamentet dhe inkurajojnë të përshkruajnë

procedurat (si, profilin e institucionit, programet e studimit dhe personelin

akademik; bashkepunimin me aktorë jashte UE ekonomikë, shoqerore e

socialë..etj) Në këtë kuader, Universiteti ka te gjithë lirinë të vendosë kriteret e

përshtatshme për funksionimin dhe mjedisin e tij në masën që ato të ndihmojnë në

zhvillim e tij.

Rektorati Dekanatet Keshillat shkencore dhe stafet akademike të Fakulteteve dhe Departamenteve, me përvojën dhe synimet e tyre, e kanë orientuar drejt veprimtarinë mësimore dhe kërkimore, sipas kërkesave dhe sfidave të cilat i kërkon sot zhvillimi i Arsimit të Lartë ne Shqiperi

Në veprimtarinë mësimore problemet kryesore për vitin akademik 2014-2015

kanë patur si qellim orientimin, thellimin dhe përmirësimin e punës në disa

drejtime ne perputhje me strategjine afat mesme te zhvillimit te Universitetit

“A. Xhuvani” Elbasan:

-Permirsimi i dokumentacionit te domesdoshem qe rrjedh nga Ligji i

Arsimit te Larte ne Republiken e Shqiperise si:

7

Page 8: Kliko ketu per te shkarkuar raportin!

Statuti i UE, Rregullorja e organizimit dhe funksionimit administrativdhe

akademik te UE;

Rregullorja mbi organizimin dhe funksionimin e Senatit te UE;

Rregullorja mbi funksionimin e Keshillit te Profesoreve;

Hartimi i Standarteve per orientimin dhe funksionimin e veprimtarise

mesimore dhe shkencore te departamenteve;

Standartet e funksionimit te departamenteve;

Parametrat mates se punes mesimore dhe shkencore te pedagogeve(skeda e

vlersimit te punes se pedagogut) se ciles do ti neneshtrohet prape dhe nje

diskutimi gjitheperfshires ;

Standartet per orjentimin e punes ne funksion te procesit te akreditimit te

programeve te studimit qe tashme e kane ne duar te gjitha strukturat e UE;

Rregullorja mbi funksionimin e Ciklit te trete te studimit “Doktoratura” ,

Guida e Universitetit ne shqip dhe anglisht nje element i domosdoshem per

prezantim dhe marketing te UE dhe apdejtimi i saj me zhvillimet

institucionale ,etj.

- Realizimi i planeve mësimore të programeve të studimit te Ciklit te pare

dhe te dyte te studimeve;

- Përmirësimi i kurrikulave mësimore dhe hartimi i kurrikulave të reja;

- Studimi dhe përmirësimi i shpërndarjes sipas udhëzimeve përkatëse i

ngarkesës mësimore, probleme të mbingarkesës;

- Ruajtja, pasurimi dhe përmirësimi i infrastrukturës mësimore;

- Probleme të frekuentimit, vlerësimi gjithëvjetor i njohurive dhe zhvillimi i

provimeve;

8

Page 9: Kliko ketu per te shkarkuar raportin!

- Plotësimi në vijimësi i dokumentacionit nga strukturat e Fakultetit

(sekretari, departamente) per te cilat Rektorati me auditimin e kryer ka

permirsuar ne menyre te ndjeshme punen ne departamente etj.

- Veprimtaria mësimore, padyshim është e lidhur me veprimtarinë

shkencore dhe kërkimore te njesive baze departamenteve dhe Fakulteteve

dhe ku per vitin akademik 2014-2015 , mund të përmenden në vijimësi

veprimtari shkencore, konferenca ndërkombëtare te cilat paten nje

problematike dhe perurje shkencore te vlersuara.

- Botimet universitare kane patur nje ritje te kosiderushme nga stafi

akademik i Fakulteteve.

- Buletini i Universitetit me riorganizimin e Bordit Editorial ka mundesuar

perurje me cilesore te artikujve shkencore te pedagogeve brenda dhe jashte

institucionit.

- Angazhimi ne procesin e mesimdhenjes ne cikle te ndryshme te studimit te

profesoreve brenda dhe jashte vendit dhe auditoriumet e zhvilluara ne UE

me personalitete shkencore dhe shoqerore.

- Ditet dhe java akademike, promovimet dhe panairet e produkteve

intelektuale, tradite e cila rezultoi e sukseseshme dhe me vazhdimesi qe

duhet te ndiqet dhe nga cdo Fakultet.

- Realizimi i nje infrastrukture moderne te Bibliotekes se UE dhe teknologji

bashkekohore te kerkimit te informacionit i japin mundesi stafit akademik

dhe studenteve per te zhvilluar nje proces akademik dhe shkencor te

suksesshem.

- Realizimi i planeve mësimore të programeve të studimit ciklit te trete te

studimeve

9

Page 10: Kliko ketu per te shkarkuar raportin!

- Ruajtja, pasurimi dhe përmirësimi i infrastrukturës mësimore;

- Pasurimi i paisjeve laboratorike dhe afrimi i tyre me standartet

europiane, venia ne eficence e te gjitha paisjeve ne funksion dhe

mirembajtja nga stafi ndimes –mesimor dhe administrativ eshte nje detyre e

rendesishme dhe me pergjegjesi.

- Plotësimi në vijimësi i dokumentacionit dhe ritja e trasparences, sidomos

tani me venien ne eficence te projektit te dicitalizimit te krejt informacionit

nga strukturat e Fakultetit (sekretari, departamente) administrates etj, e ka

radhitur UE ne nje institucion me trasparence te larte ndaj studenteve dhe

publikut te gjere.

- Në këtë analizë vlen të përmenden në vijimësi disa veprimtari të tilla si

seminare, konferenca ndërkombëtare nga Departamentet, apo veprimtari

brenda dhe jashtë vendit.

Për vitin akademik 2014-2015 Fakultet realizuan veprimtarinë mësimore në

programet e studimi të ciklit të parë Bachelor ; Ciklit te dyte ne master

professional dhe shkencor. Janë miratuar programe të reja studimi Fakultetin

Ekonomik, Fakultetin e Edukimit, Fakultetin e shkencave Humane dhe për

Fakultetin e Shkencave Mjeksore dhe Teknike.Panvarsisht nga puna e kryer nga

departamentet disa mastra per kete vit nuk u hapen mbasi MAS-i ne kuadri e

implementimit te Ligjit te ri te Arsimit te Larte per vitin akademik 2015-2016 e

ka shtyre miratimin e tyre.

Në një nivel më cilësor dhe me një përvojë të fituar, në këte vit akademik u

realizua veprimtaria mësimore, në programet e studimit të ciklit të dytë Master i

Shkencave; programe të cilat u realizuan me një punë të madhe dhe të suksesshme

modalitetet kryesisht nga departamentet etj.; u hartuan dhe përmirësuan në

10

Page 11: Kliko ketu per te shkarkuar raportin!

vijimësi planet dhe programet lëndore, materialet dhe tekstet, temat e diplomave

etj.

Departamentet e Fakulteteve realizuan një ngarkesë të konsiderueshme në

programet e studimit të ciklit te pare dhe të dytë Master profesional dhe Master i

shkencave me disa drejtime e profile.

Per te krijuar nje tablo me te qarte te programeve te studimit me kohe te plote dhe te pjeseshme per vitin 2014-2015, bashkengjitur ne raport jepet ne shtojce menyre te permbledhur ne rang Universiteti.

Janë hartuar, diskutuar dhe miratuar programe të reja studimi, mastera

profesionale e shkencore, ku përmendim ne Fakultetin Ekonomik, Fakulteti e

Shkencave te Natyres, Fakultetin e Shkencave Humane, Fakultetin e Shkencave

te Edukimit, Fakultetin e Shkencave Mjeksore e Tekike etj.

Realizimi i kuotave te pranimit per vitin e pare eshte ne nje perqindje te

kenaqeshme rreth 95-98 % , ne rang Universiteti e cila e radhit Universitetin tone

ne vend te dyte ne nivel kombetar.

Ka patur probleme në lidhje me realizimin ngarkesës mësimore në disa

disiplina. Personeli akademik i fakulteteve përbëhet nga pedagogë, lektore sipas

kategorive dhe niveleve me tituj dhe grada, te cilet duhet të realizojnë një ngarkesë

të normuar sipas Udhezimeve te MASH-it.

Nga raportet e analizes se Fakulteteve dhe nje nje studimi te ngarkesave

mesimore te pedagogeve per vitin 2015 nga Drejtoria e Kurrikulave dhe

Standarteve rezulton se ne shume raste nuk zbatohen standartet dhe Udhezimet

e MASH-it per shperndarjen normale te moduleve te planit mesimor ku

rezultojne pedagoge me nje numur te kosiderushem lendesh si ne sistemin me

11

Page 12: Kliko ketu per te shkarkuar raportin!

kohe te plote dhe kohe te pjeseshme dhe ky problem reflektohet dhe ne sasine e

oreve ne te dy sistemet e shkollimit.Nuk respektohen kriteret e kualifikimit per

pedagoget qe japin leksione ne ciklin e dyte te studimeve.

Per te disiplinuar kete fenomen jane mare masa nga strukturat perkatese

nepermjet pasqyrimit dhe ne Rregulloren e Studimeve te UE.

Personeli ndihmës- mesimor (laborant) përbëhet nga laborantë direkt në

procesin mësimor ne Fakultete ku per kete vit akademik ka patur nje shtese te ketij

personeli ne te peste Fakultetet. Personeli joakademik i sekretarive te Fakulteteve

ka përballuar një ngarkesë të madhe sidomos ne implementimin e sistemit te te

dhenave te dixhitalizuara te dokunentacionit mesimor dhe informacionit.

Në vitin akademik 2014-2015 u aplikuan rregulla me te permirsuara, nё lidhje me

vlerёsimin e studentёve si dhe me sistemin e vlerёsimit tё punёs nё departament.

Prandaj perseri rekomandojme qe te ngrihen grupe pune ne rang Fakulteti dhe Universiteti per reformimin e programeve te studimit dhe strukturave akademike te tyre te cilat nuk rezultojne eficente, duke e pare problemin ne funksion te zhvillimeve social ekonomike te tregut te punes brenda dhe jashte vendit

-Krahas kosolidimit te programeve te studimit egzistuese ne fakultete te pergatiten modalitete ne programet e studimit te Arsimit te Larte Profesional qe aftesojne studentet ne sektore qe tregu i punes i kerkon si ; biznesi, sherbimet, ne fushen e teknologjise se informacionit, ne shkencat teknike, ne shkencat egzakte etj.

-Te studjohen nga ana e strukturave te Fakulteteve mundesia e programeve profesionale 2- vjecare ne sektoret e sherbimit si ne turizem, llogjistike, teknologji informacioni, sherbimet administrative apo mbeshtetese, menaxhimi i mbetjeve, teknologji ambjentaliste, sherbimet sociale e shendetsore dhe ato artistike apo rekreative.

-Ne kete kuader strukturat e Fakulteteve te realizojne nje bashkepunim meMAS-in MPCS, shkollat profesionale dhe Qendren kombetare te arsimit profesional ne Elbasan per te mundesuar rritjen e eficences se shfrytezimit te kapaciteteve infrastrukturore, institucionale te praktikave profesionale qe ne te

12

Page 13: Kliko ketu per te shkarkuar raportin!

ardhemin ato te mund te shendrohen si pjese e strukturave Universitare per Arsimin e Larte Profesional. Duke shfrytezuar kapacitetet akademike bazen laboratorike te departamenteve te UE, nga njera ane dhe infrastrukturen e ngritur te shkollave dhe qendres te formimit profesional se bashku me investumet e bera nga BE per bazen e formimit profesional ne shume drejtime qe ato kane pervijuar nga ana tjeter, mund te ngrihet Akademia(Shkolla) e formimit te Arsimit te Larte Profesional si strukture e re prane UE . Per kete te organizohen takime gjitheperfshirese me ne qender Universitetin me institucionet rajonale dhe institucionet qeveritare.

-Te pershpejtohet krijimi i te dhenave te performances te studenteve qe kane mbaruar studimet ne UE per ti perdorur si indikatore te politikave te ndryshimeve dhe strategjive qe ndjek UE.

- Te riaktivizohet Qendra e Edukimit ne Distance si nje forme e re e ndjekjes se studimeve ne Arsimin e larte ne bashkepunim me projektin europian te Telematikes ne perdorimin e mjeteve bashkekohore te teknologjise se informacionit ne mesimdhenje si organizimin e leksioneve ne rrjet apo ne distance nepermjet videokonferencave me qendra kerkimore shkencore dhe nderkombetare. Ne funksion te kesaj menyre shkollimi te rivitalizohet Qendre e Edukimit ne Distance dhe Laboratori i Radios dhe Televizionit te UE.

- Te krijohet Qendra e Karieres(prane Qendres Studentore) per te promovuar dhe nxitur asistentet dhe kerkuesit e rinj per kualifikime pasuniversitare te metejsheme, si dhe per te realizuar marketingun e UE nepermjet Guidave, internetit, prezantimeve dhe komunikimeve ne periudhen e rekrutimit te studenteve te rinj.

Zhvillimet e reja te teknologjive te informacionit projektet e ndryshme qe jane implementuar nga Universiteti yne ne drejtim te rritjes se fuqive perpunuese dhe kapaciteteve te kompjuterave personale multimediale, te krijimit te rrjetave informatike dhe perfshirjes se tyre ne Internet, per krijimit e mundesive te marjes se informacionit ne menyre elektronike, krahas tekseve baze, kane dhene mundesi ne edukimin universitar te studenteve ; interaktivitet; tekste te kombinuara; krijimin e nje ambienti te ri te te mesuarit; vetvleresim dhe vetkontroll te studenteve.

Studentet perdorin PC-te ne procesin e mesimit, burime informacioni dhe qendra komunikimi. Ata kene mundesi te mesojne kudo qe ndodhen duke kombinuar ato

13

Page 14: Kliko ketu per te shkarkuar raportin!

me menyrat tradicionale te merrjes se njohurive, materialet e shkruara dhe seancat ne auditor. Per vec ketyre, realizimi i teknologjive te informacionit ofron gjithashtu; komunikim intensiv ndermjet perdoruesve dhe tutoreve gjithashtu dhe ndermjet vet studenteve; mbeshtetje e grupeve te punes nepermjet rrjetit; integrim i leksioneve dhe seminareve; konsultim me bibloteken on-line te UE dhe decentralizimi burimeve te informacionit ne rrjet ne cdo godine fakulteti, mbasi egistojne te gjitha mundesite infrastrukturore dhe teknike per te realizuar kete komunikim; konsultim i rezultateve te kerkimeve dhe zhvillim i nje lidhje direkte me mesimdhenjen; perdorim i informacionit dhe sistemeve te keshillimit per studentet duke perdorur Guidat e UE faqen e Internetit etj; Te gjitha keto e bejne administraten drejtorite perkatese ne Rektorat, sekretarite mesimore Qeverine studentore, etj, me te pergjegjeshme ne aktivitetin e punes se tyre, mbasi krijon parametra mates ne punen e gjithe secilit; programe virtuale me kurse nga vet universiteti dhe gjithashtu nga universitetet te tjera per organizimin individual te programeve te studimit nderdisiplinar; Te krijohen mundesi funksionimin e Qendres se Gjuheve te Huaja me statusin e njesive te sherbimit per tu ardhur ne ndihme studenteve per mesimin e gjuheve te huaja per nivelet e ndryshme te studimit.Investimet e vazhduara ne edukimin universitar bazuar ne teknologjite e informacionit, kane cuar ne nje permiresim radikal ne cilesine dhe efektivitetin e punes si dhe ne nje reduktim te ndjeshem te kostos se tij.

Keto investime jane shoqeruar me ndryshimin e mentalitetit ne strukturat akademike dhe stafin ne drejtim te Fakulteteve.

Impakti potencial i teknologjive te reja qe po futen ne UE, po japin nje ripercaktimi i funksioneve dhe mardhenjeve midis stafit akademik dhe studenteve Ky realite ka mundesuar gjallerimin e ambienteve universitare dhe zvogelimin e barierave ndermjet mesimdhenies dhe te te mesuarit pedagogut dhe studentit, ndermjet mesimdhenies dhe kerkimit shkencor, etj.

Zhvillimet e teknologjive te reja kerkojne ndertimin e marrdhenieve te reja te universitetit tone me partneret e teknologjive te informacionit, kompanive private dhe shteterore, nepermjet kontratave dypalshe per sherbime ne fuksion te proceseve akademike dhe shkencore. Kete hapsire sot e mundeson dhe Ligji i Arsimit te Larte ne Shqiperi

Zhvillimet e reja te teknologjive te informacionit projektet e ndryshme qe jane implementuar nga Universiteti sidomos Biblioteka on-line qe eshte instaluar ne

14

Page 15: Kliko ketu per te shkarkuar raportin!

bashkepunim me kompanine (abp) qe ka implementuar kete lidhje, ne drejtim te rritjes se fuqive perpunuese dhe kapaciteteve te kompjuterave personale multimediale, te krijimit te rrjetave kompjuterik dhe perfshirjes ne Internet dhe Intranet, te krijimit te hiperteksteve multimediale elektronike kane dhene mundesi ne edukimin universitar ,interaktivitet; tekste te kombinuara , simulime; krijimin e nje ambienti te ri te te mesuarit; vetvleresim dhe vetkontroll te studenteve; komunikim intensiv ndermjet perdoruesve dhe tutoreve gjithashtu dhe ndermjet vet studenteve; mbeshtetje e grupeve te punes nepermjet rrjetit; integrim i leksioneve dhe seminareve; konsultim i biblotekes dhe decentralizimin e burimeve te informacionit ne rrjet; konsultim i rezultateve te kerkimeve dhe zhvillim i nje lidhje direkte me mesimdhenjen; perdorim i informacionit dhe sistemeve te keshillimit per studentet si dhe administraten dhe sekretarive mesimore etj, programe virtuale me kurse nga vet universiteti dhe gjithashtu nga universitetet te tjera per organizimin individual te programeve te studimit nderdisiplinar; tutorimi on-line sidomos per pedagoget e gjuheve te huaja etj.

Investimet e vazhdushme ne edukimin universitar bazuar ne teknologjite e informacionit, ne kuadrin e strategjise se Ministrise se Arsimit dhe Sporteve, kane cuar ne nje permiresim ne cilesine dhe efektivitetin te punes akademike e shkencore ne universitet.

Keto ndryshime nga futja e teknologjive te reja kane beret te domosdoshme dhe pasqyrimin ne dokumentacionin baze ne Rregulloren e Funksionimit Administrativ dhe Akademik te Universitetit per menyren e funksionimit te Sistemit te Menaxhimit te Dabazes (SMD) te Universitetit dhe te marjes se masave administrative ndaj strukturave pergjegjeseper keqperdorimte te dhenave dhe mos veprimin korekt ne perdorimin e sistemit.

Sistemi i vlersimit dhe akreditimit modern i realizuar nga strukturat e agjensive te vlersimit kombetar dhe nderkombetar është pare si një nga prioritetet themelore te punes se strukturave ne Universitet te Elbasanit i cili përcakton efikasitetin, pozicionin, vendin midis universiteteve shqiptare e europiane.

Per ecurine e ketij procesi te rendesishem, , eshte punuar per ngritjen e infrastruktures se domosdosheme te vetvlersimit te strukturave te cdo Fakulteti

15

Page 16: Kliko ketu per te shkarkuar raportin!

brenda universitetit dhe ne bashkepunim me Qendren Kombetare te Vlersimit e Akreditimit dhe MAS-in jane hedhur hapa konkrete per njohjen ne nivel europian te diplomave te UE

Procesi i nisur ne kete drejtim ka perfunduar me raportet e vetvlersimit per cdo program studim .

Ndërkoh arritja e një pikësynimi të tillë është parë në fokusin e rikonceptimeve e ndryshimeve të planeve, programeve mësimore për t’i përqasur ato ne perputhje me standartet ne nivelet europiane.

Në këtë kuadër Rektorati ne bashkepunim me Fakultetet ka percaktuar ndryshimet ne sistemin e vlersimit e akreditimit qe permbledh implementimi i sistemit te Bolonjes, etj.

Në këtë drejtim , ne Universitet eshte punuar per hapjen e kurseve dhe specialiteteve te reja ne, zhvillimi i kurrikulave të reja dhe pasurimim i atyre ekzistuese mbi bazën e politikës së zhvillimit të Arsimit të Lartë Shqiptar dhe Europian duke përpunuar ne dinamike një strategjie afatmesme dhe afatgjatë të zhvillimit të Universitetit ku ne themel qendron Deklarata e Bolonjes,

Riorganizimi dhe institucionalizimi i sistemit të kualifikimit pasuniversitar prane Universitetit te Elbasanit sidomos ne fushen e mesuesise është paraprirë me hartimin e kurrikulave dhe programeve pasuniversitare me standarte bashkëkohore, duke e konsideruar atë si hallkë te sistemit të Arsimit të Lartë.

Per kete te isitohet dhe ti kerkohet MAS-it per ti dhene UE te drejten e realizimit te ketij kualifikimi ne rang kombetar.

Venia ne eficence dhe funksionimin i kater Qendrave te kerkimit Shkencor si:

Qendra e Studimeve Albanologjike - prane FSHH, Qendra Kerkimore ne Ekonomi - prane FE,Qendra Kerkimore Shkencore - prane FSHN, Qendra Kerkimore ne Edukim - prane FSHE Qendra per Edukim Shendetsor dhe Telemjeksine do te krijonte nje lidhje te qendrushme ndermjet mesimdhenjes dhe kerkimit shkencor dhe do te pervijonte ato linja te kerkimit per te cilat fakultetet e UE kane nje experience dhe tradite ne fushen e kekimit te cilat jane ne koherence me fushat prioritare te kerkimit shkencor kombetar. Keto duhet te marin miratim ne Keshillin e Administrimit dhe te funksonojne qe ne te ardhmen te kthehen ne Institute Kerkimore prane Fakulteteve perkatese si sruktra te tyre .

16

Page 17: Kliko ketu per te shkarkuar raportin!

Theksojme se zhvillimi i teknologjive te informacionit ne UE dhe i kurseve te studimit qe lidhen drejtpersedrejti me to, kerkon domosdoshmerisht ngritjen e Qendres Universitare per Kerkim dhe Zhvillim te Teknologjise se Informacionit dhe Komunikimit, si qenderat e tjera universitare, per ti menaxhuar me mire keto sisteme si dhe perfituar projekte kombetare dhe nderkombetare qe lidhen me procesin e edukimit dhe kerkimit shkencor. Ndërkaq krijimi i rrjetit informatik dhe informatizimi që është kryer për tërë sistemin në Universitet, mundëson nje ecuri te sigurte per te ardhemen.

Universiteti “A.Xhuvani” eshte bere qendër e organizimit të Konferencave Kombëtare, Rajonale e Ndërkombëtare, ku ka zene fill gjenerimi i ideve që çojnë përpara zhvillimin ekonomik, arsimin, shoqërinë demokratike duke kontribuar ne intergrimin e Shqiperise në familjen europiane.

Realizimi i objektivave të tilla ka shkuar paralel me arritjen e një drejtimi efektiv institucional ne nivel departamenti, Fakultetit dhe Universiteti. Duke funksionuar kështu çdo hallkë e këtij sistemi eshte evidentuar qartë puna e gjithësecilit që ndikon drejtpërdrejt në mbarëvajtjen e punës mësimore, kërkimore-shkencore të stafit akademik të Universitetit etj.

Teknologjite e Informacionit dhe komunikimit jane instrumente te rendesishme per aritjet e objektivave per te njohur vlerat dhe per te motivuar perdorimin e saj , ne gjithe proceset akademike dhe strukturat e Universitetit.

Ndërkaq krijimi i rrjetit informatik dhe informatizimi që është kryer për tërë sistemin në Universitet, mundëson nje ecuri te sigurte per te ardhemen.

Në këtë linjë ka ecur proçesi i ndertimit te kampusit , sistemimit dhe informatizimit të Bibliotekës se Universitetit qe eshte vene ne funksion te procesit akademik dhe kerkimit shkencor te stafit akademik dhe studenteve.

Ngritja e Qendrës së sherbimeve Universitare që së bashku me sektorin e botimeve, buletinit te UE tashme i njojtur nderkombtarisht etj, ka mundesuar pajisjen me literaturë e materiale të shtypura, libra e botime shkencore .

Promovimi i ketyre produkteve intelektuale, botimeve te materialeve, teksteve te stafit akademik te UE apo dhe institucioneve shkencore ne Ditet Akademike qe zhvillon cdo Fakultet si dhe bashkëpunimi me elementë të

17

Page 18: Kliko ketu per te shkarkuar raportin!

shoqërisë civile komunitetit dhe biznesit i ka dhene nje dimesion te ri Universitetit te Elbasanit.

Lidhja e marveshjeve te bashkepunimit me Universitete Europiane etj dhe pjesemarja ne projekte te perbashketa me ta ka ritur rolin dhe Universitetit dhe ka beri qe ai te jete qender e zhvillimeve nderuniversitare ne nivel kombetar dhe nderkombetar.

Grupi Punes

Prof.Dr. Jani DODE Kryetar

Prof.As.Dr Imelda Sejdini Anetre

Prof.Dr. Vilson KURI Anetar

Prof.Dr. Roland GJINI Anetar

Prof.As.Dr. Peci NAQELLARI Anetar

Prof.As.Dr. Altin IDRIZI Anetar

Prof.Dr. Skender TOPI Anetar

Eljan HOXHA Anetar

Bujar MUHAREMI Anetar

18

Page 19: Kliko ketu per te shkarkuar raportin!

19