UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së...

247
Kandidati Dorina BEZATI Udhëheqës Shkencor Prof. Dr. Kudret ÇELA Tiranë, 2019 Disertacion për mbrojtjen e gradës shkencore “DOKTOR” TEMA INSTITUCIONET DHE LEGJISLACIONI I BE-së. ÇËSHTJE TË PËRAFRIMIT TË LEGJISLACIONIT SHQIPTAR ME ATË TË BE-së. UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE

Transcript of UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së...

Page 1: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

KandidatiDorina BEZATI

Udhëheqës ShkencorProf. Dr. Kudret ÇELA

Tiranë, 2019

Disertacion për mbrojtjen e gradës shkencore “DOKTOR”

TEMA

INSTITUCIONET DHE LEGJISLACIONI I BE-së.

ÇËSHTJE TË PËRAFRIMIT TË LEGJISLACIONIT

SHQIPTAR ME ATË TË BE-së.

UNIVERSITETI I TIRANËSINSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE

Page 2: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

UNIVERSITETI I TIRANËS

INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE

Disertacion i paraqitur nga:

Dorina Bezati

Në kërkim te gradës shkencore:

“DOKTOR”

TEMA

INSTITUCIONET DHE LEGJISLACIONI I BE-së.

ÇËSHTJE TË PËRAFRIMIT TË LEGJISLACIONIT

SHQIPTAR ME ATË TË BE-së.

Drejtimi: Legjislacion dhe Institucione Evropiane

Udhëheqës Shkencor

Prof. Dr. Kudret ÇELA

Mbrohet më dt. ___ Shkurt 2019

1. ………………………………………….. Kryetar

2. ………………………………………….. Anëtar (oponent)

3. ………………………………………….. Anëtar (oponent)

4. ………………………………………….. Anëtar

5. ………………………………………….. Anëtar

Tiranë, 2019

Page 3: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

I

Përmbajtja e lëndës

Parathënie ………….......………………………………………………………............ VI

Hyrje ................................................................................................................................. 1

KREU I: INTEGRIMI EUROPIAN. IDEJA DHE HAPAT E PARA DREJT BE-së.

1.1 Ideja, lindja dhe evoluimi i Bashkimit Europian ....................................................... 14

1.2 Traktatet dhe Zgjerimi i BE-së ...................................................................................19

1.3 Institucionet dhe organet e BE-së .............................................................................. 52

KREU II: LEGJISLACIONI I BE-së.

2.1 Burimet e së Drejtës Komunitare .............................................................................. 70

2.2 Parimet kryesore të Legjislacionit Komunitar …....................................................... 76

2.3 Kuptimi dhe përbërja e Acquis .................................................................................. 82

2.4 Kodifikimi i Acquis ................................................................................................... 88

2.5 Arritjet dhe Sfidat Konstitucionaliste, Institucionale e Funksionale të BE-së .......... 92

KREU III: ÇËSHTJE TË PËRAFRIMIT TË LEGJISLACIONIT SHQIPTAR ME

ATË TË BE-së.

3.1 Prioritetet e Integrimit dhe Progres - Raportet ………….......................................... 98

3.2 Përafrimi i Legjislacionit sipas MSA-së dhe praktikave të vendeve të tjera ............110

3.3 Plani Kombëtar për Integrimin Europian ....................................................................... 116

3.4 Manuali i hartimit të ligjeve dhe Inspektimi në Republikën e Shqipërisë ................124

KREU IV: LIGJE SPECIFIKE TE PERAFRUARA.

4.1 Legjislacioni në fushën e pronësisë intelektuale ........................................................... 132

4.2 Ligji për mbrojtjen e konkurrencës ...........................................................................156

4.3 Ligje në fushën e shëndetësisë ........................................................................................ 172

4.4 Legjislacioni në sistemin bankar ...............................................................................187

PËRFUNDIME .............................................................................................................197

ANEKSE ....................................................................................................................... 217

BIBLIOGRAFIA ......................................................................................................... 228

Page 4: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

II

LISTA E SHKURTIMEVE

BE Bashkimi Europian

KE Komuniteti Europian

TBE Traktati i Bashkimit Europian

TKE Traktati i Komuniteteve Europiane

PE Parlamenti Europian

GJDE Gjykata e Drejtësisë Europiane

BQE Banka Qëndrore Europiane

KES Komiteti Ekonomik Social

KR Komiteti i Rajoneve

ME Mediatori Europian

LIIB Lufta e Dytë Botërore

OEEC Organization for European Economic Cooperation/ Organizata

Europiane e Bashkëpunimit Ekonomik

WEU Western European Union/ Bashkimi Europian Perëndimor

NATO North Atlantic Treaty Organisation/ Traktati i Organizatës së

Atlantikut Verior

ECSC European Coal and Steel Community

KEQÇ ose KEÇQ Komuniteti Europian i Qymyrit dhe Çelikut

EDC European Defense Community/ Komuniteti Europian i Mbrojtjes

EPC European Political Community/ Komuniteti Politik Europian

EUROATOM Komuniteti Europian i Energjisë Atomike

EEC European Economic Community/ Komuniteti Ekonomik

Europian

GATT General Agreement on Tariffs and Trade/ Marrëveshja e

Përgjithshme për Tarifat e Tregtinë

EAGGF European Agricultural Guidance and Guarantee Fund/ Fondi

Europian i Orientimit dhe Garantimit Bujqësor

TVSH Tatim mbi Vlerën e Shtuar

VAT Value Added Tax

RFGJ Republika Federale e Gjermanisë

KSBE Konferenca për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Europë

EMS European Monetary Sistem

SME Sistemi Monetar Europian

ECU European Currency Unit

EUA European Unit of Account/ Njësia Llogaritëse Europiane

SEA Single European Act

Page 5: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

III

AUE Akti Unik Europian

FEOGA Fondi Europian i Orientimit dhe i Garancive Bujqësore

FEDER Fondi Europian i Zhvillimit Rajonal

FSE Fondi Social Europian

KNER Këshilli i Ndihmës Ekonomike Reciproke

IME Instituti Monetar Europian

BDPB Bashkëpunimi në Drejtësi dhe në Punët e Brendshme

EFTA Shoqata Europiane e Tregtisë së Lirë

EES European Economic Space

EMI European Monetary Institute

ECB European Central Bank

CFSP Politika e Përbashkët e Jashtme dhe e Sigurisë

PJCC Bashkëpunimi Policor dhe Gjyqësor në Çështjet Penale

BEP Bashkimi Europiano – Perëndimor

KNQ Konferenca Ndërqeveritare

PECO Vendet e Europës Qëndrore e Lindore

PPB Politika e Përbashkët Bujqësore

OBT Organizata Botërore e Tregtisë

PHARE Programi i Ndihmës Komunitare për Vendet e Europës Qëndrore

e Lindore

TFBE Traktati mbi Funksionimin e Bashkimit Europian

COREPER Comite des Representants Permanents/ Komiteti i Përfaqësuesve

të Përhershëm

ECOFIN Economic and Financial Affairs Council/ Këshilli për Çështjet

Ekonomike dhe të Financave

GJSHP Gjykata e Shkallës së Parë

GJFP Gjykata e Funksioneve Publike

SBQE Sistemi i Bankave Qëndrore Europiane

KEES European Economic and Social Committee

KR Komiteti i Rajoneve/ Committee of Regions

EEA Marrëveshja mbi Zonën Ekonomike Europiane

OECD Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik

PESC Politika e Jashtme e Sigurimit të Përbashkët

JAD Sektori i Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme

PKIE Plani Kombëtar për Integrimin Europian

PKPL Plani Kombëtar për Përafrimin e Legjislacionit

VKM Vendim i Këshillit të Ministrave

Page 6: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

IV

CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore

NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar i

Reformave Ekonomike

MLC Konventa e Punës Detare, 2006

MIE

MEPJ

Ministria e Integrimit Europian

Ministria e Europës dhe Punëve të Jashtme

REACH Rregullorja Nr. 1907/2006 e Parlamentit Europian dhe Këshillit,

datë 18 Dhjetor 2006 në lidhje me Regjistrimin, Vlerësimin,

Autorizimin dhe Kufizimin e Kimikateve.

CLP Rregullorja Nr. 1272/2008 e Parlamentit Europian dhe Këshillit,

datë 16 Dhjetor 2008 mbi Klasifikimin, Etiketimin dhe

Paketimin e Substancave dhe Përzierjeve.

EMAS Rregullorja Nr. 1221/2009 e Parlamentit Europian dhe Këshillit,

datë 25 Nëntor 2009 “Mbi pjesëmarrjen vullnetare nga

organizatat në një skemë ekomenaxhimi dhe auditimi të

Komunitetit”.

VNM Vlerësimi i ndikimit në mjedis

OKB Organizata e Kombeve te Bashkuara

OSBE Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Europian

KNIE Komiteti Ndërministror për Integrimin Europian

KKNIE Komiteti për Koordinimin Ndërinstitucional për Integrimin

Europian

GNP Grupe Ndërinstitucionale të Punës për Integrimin Europian

CEI Nisma e Europës Qëndrore

BEDZ Bashkëpunimi Ekonomik i Detit të Zi

SEECP Procesi i Bashkëpunimit të Europës Juglindore

RCC Këshilli për Bashkëpunim Rajonal

AII Iniciativa Adriatiko – Joniane

MARRI Iniciativa Rajonale për Migrim, Azil dhe Refugjatë

ECSAP Bashkëpunimi i Përforcuar në kuadër të Procesit të Stabilizim -

Asociimit.

TAP Projekti i gazsjellësit Trans Adriatik

IAP Ionian Adriatic Pipeline

PRODAPS Programi Italo – Shqiptar për Zhvillimin e Sektorit Privat në

Shqipëri

EFSE Fondi Europian për Europën Juglindore

AZHBR Agjensia pë Zhvillim Bujqësor dhe Rural

EURALIUS Misioni Europian i Asistencës për Sistemin Shqiptar të Drejtësisë

Page 7: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

V

IPA Projekte bashkëpunimi të financuara nga BE

ZSHDA Zyra Shqiptare për të Drejtat e Autorit

ZRDA Zyrat Rajonale të së Drejtës së Autorit

KKDA Këshilli Kombëtar për të Drejtën e Autorit

OSHMA Të drejtat e ofruesve të shërbimit mediatik audioviziv

AAK Agjencia e Administrimit Kolektiv të të Drejtave

KKDA Këshilli Kombëtar për të Drejtën e Autorit

TBP Traktati për Bashkëpunimin për Patentat në Uashington

DPPM Drejtoria e Përgjithshme e Patentave dhe Markave

EPD Dokumenti i Partneritetit Evropian

QKR Qendra Kombëtare e Regjistrimit

QKL Qendra Kombëtare për Licencimin

QKB Qendra Kombëtare e Biznesit

METE Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës [sot

MZHETTS – Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit,

Tregtisë dhe Sipërmarrjes].

PPB Produkti i Përgjithshëm Bruto

MINT Grupimi i shteteve: Meksikë, Indonezi, Nigeri, Turqi.

EU European Union

PI

DDA

QBZ

AKDIE

KKDA

WIPO

DPPI

SKPI

IQ

CAA

AK

CELEX

Pronësia Intelektuale

Drejtoria e të Drejtave të Autorit

Qendra e Botimeve Zyrtare

Agjensia e Administrimit Kolektiv e të Drejtave të Artistëve

Interpretues/ Ekzekutues.

Këshilli Kombëtar për të Drejtën e Autorit

World Intellectual Property Organization

Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale

Strategjia Kombëtare e Pronësisë Intelektuale

Inspektorati Qëndror

Competition Authority of Albania

Autoriteti i Konkurrencës

Communitatit Europeae Lex/ European Union Law database/

Bazë e të dhënave të Fletoreve Zyrtare të Bashkimit Europian.

Page 8: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

VI

Parathënie

Çdo gjë ndryshon; ndryshon edhe Europa. Vijat që ndanë Europën për dekada të

tëra po zhduken si rrjedhojë e përmbysjeve dhe ndryshimeve rrënjësore në hapësirat

qëndrore e lindore të Europës. Europa është në ndryshim dhe në ndryshim është edhe BE.

Nga vijmë dhe ku shkojmë? Janë dy nga pyetjet e mëdha, me të cilat është marrë mendja

njerëzore në hapësirën e mbi një milion viteve, që nga koha kur njeriu filloi jetesën e vet

mbi Tokë1. Në hapësirën e pafundme të pikëpyetjeve, që kanë lidhje me dy pyetjet e cilësura,

ngrihen edhe pyetjet si e kur u ngrit dhe kush e si do të jenë hapat e ardhshëm të BE.

Etimologjia e termit Europa vjen nga greqishtja, “Evpwpn”, që do të thotë

largpamësi. Në mënyrë metaforike, në kohët e mëvonshme, emri i saj mund të formatohet

si një qënie inteligjente ose largpamëse, cilësi këto që në Greqinë e lashtë i atribuoheshin

perëndeshës Athina2. Europa sot përbëhet nga 48 shtete, nga të cilat 28 janë në BE:

Belgjika, Franca, Gjermania, Italia, Luksenburgu, Hollanda - anëtarët themelues të

Komunitetit Europian më 18 Prill 1951, Danimarka, Irlanda dhe Britania e Madhe (në

vijim të Brexit, largimi nga BE do të ndodhë në vitin 2019) - anëtarësuar më 1 Janar 1973,

Greqia - më 1 Janar 1981, Portugalia e Spanja - më 1 Janar 1986, Austria, Finlanda e

Suedia - më 1 Janar 1995, Çekia, Estonia, Hungaria, Letonia, Lituania, Malta, Polonia,

Qipro, Sllovakia e Sllovenia - më 1 Maj 2004, Bullgaria e Rumania - më 1 Janar 2007 dhe

Kroacia - anëtarësuar më 1 Korrik 2013. Statusin e kandidatit për në BE apo shtete

potencialisht si kandidate për në BE janë: Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Turqia,

Maqedonia, Serbia, Islanda, Norvegjia, Lihtenshtejni, Bosnjë - Hercegovina, Rusia,

Ukraina, Moldavia, Gjeorgjia, Zvicra, Vatikani, San Marino, Monako, Andora, Armenia.

Sipërfaqja e Europës është 10.180.000 km2 (e barabartë me 2% të sipërfaqes së Tokës) dhe

popullsia 731.000.000 banorë (rreth 11% e popullsisë së Botës).

Pse zgjodha si temë institucionet/ legjislacionin e Bashkimit Europian dhe

përafrimin e legjislacionit shqiptar me të? Kam zgjedhur këtë temë studimi pikërisht sepse

BE është një model i demokracisë, i paqes, i stabilitetit politik e ekonomik dhe mbi të gjitha

sepse vendi ynë ecën për të mirën e tij në rrugën e kërkuar nga BE, duke punuar

vazhdimisht që të anëtarësohet në këtë familje të madhe europiane. BE aktualisht është

duke u përballur me një krizë shumë serioze, ndoshta sprova më e rëndë që nga koha e

themelimit të këtij bashkimi, pikërisht me krizën e refugjatëve, krizë kjo që përbën sfidën

kryesore që po vë në një provë shumë serioze fuqinë dhe stabilitetin e BE-së. Kjo krizë, për

më tepër, pasohet dhe me vendimin e Britanisë së Madhe për daljen nga Bashkimi, i

ashtuquajturi “Brexit”. Edhe pse kriza sapo ka filluar dhe kërkon përpjekje të mëdha dhe

të koordinuara, vendet anëtare të BE-së dhe studiuesit e këtij entiteti kanë besim të plotë

në përballimin më të mirë të mundshëm të këtij problemi kaq madhor.

Reformat institucionale të BE lartësuan e demokratizuan Europën, ndaj dhe

Shqipëria i përafrohet gjithnjë e më shumë legjislacionit të BE, punoi me seriozitet për të

marrë statusin e vendit kandidat dhe lufton për të përmbushur rekomandimet apo kushtet

në vijim, të kërkuara nga BE si elementë mjaft të rëndësishëm në integrimin e Shqipërisë

në BE. Vetëm duke ecur në këtë rrugë forcohet uniteti i shqiptarëve kudo që ata jetojnë,

1 Karl Grimberg, “Historia botërore dhe qytetërimi”, Shtëpia botuese “Uegen”, Tiranë, 2003, vëll, 1, f. 7; vëll. 2, f. 5. 2 Ervin Pupe, “Institucionet dhe e drejta në Bashkimin Europian”, cikël leksionesh, viti akademik 2009 - 2010, Tiranë, f. 9.

Page 9: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

VII

brenda apo jashtë Shqipërisë. Duke u treguar në të njëjtën kohë edhe shumë realistë, ne

duhet ta pranojmë se edhe pse jemi një ndër popujt më të vjetër të Ballkanit, historia apo

dhe fati i një vendi të vogël dhe jo shumë të konsoliduar nuk e lë ëndrrën tonë europiane

thjesht në konturet e një dëshire për të hyrë në frymën e mendësinë europiane të të jetuarit.

Ajo i jep ngjyrime të forta të një domosdoshmërie për zhvillim të mëtejshëm. Ne të gjithë e

dimë se pa mbështetjen e BE dhe të strukturave të saj, vendi ynë është i pafuqishëm për t’u

përballur me sfidat, që sjell jo vetëm sistemi kapitalist në tërësi, por edhe risitë e mëdha

në botën e sotme të kompjuterizuar, shumë të avancuar dhe nën presionin e risqeve të

shumta dhe të ndryshme në natyrat e tyre. Është kjo sfidë e madhe, që, prej shumë vitesh

tashmë, është bërë tematika kryesore e hasur në lajme dhe gazeta, në konferenca shtypi të

politikanëve në vend, të takimeve shumëpalëshe vendore dhe të huaja, të statuseve të

shumta në rrjetet sociale. Është gati e pamundur për çdo shqiptar, brenda apo jashtë

vendit, që të mos ketë hasur statuset e shumta dhe euforinë e madhe, shfaqur në rrjetet

sociale dhe jo vetëm, në datat e shënuara të liberalizimit të vizave dhe të fitimit të statusit

të vendit kandidat. Kjo tregon se, jo vetëm qeveritarët e politikanët në vend, por edhe vetë

qytetarët kërkojnë integrim sa më të shpejtë në gjirin e BE-së.

Zgjodha këtë temë edhe për një arsye tjetër, madhore dhe gati globale njëkohësisht;

pikërisht sepse BE bën pjesë në projektet më të rëndësishme të paqes dhe të sigurisë në

histori. Pas luftrave të panumërta, ata që dikur ishin armiq, tani bashkëpunojnë pothuajse

në të gjitha fushat dhe konfliktet zgjidhen me anë të dialogut. BE ka gjetur në mbarë botën

vlerësimin e një shembulli për bashkëpunimin rajonal dhe të modelit për politikën e

Shekullit XXI. Mishërim i këtij aspekti të unionit është dhe shprehja e politikanit irlandez

John Bruton:

“Bashkimi Europian është shpikja më e suksesshme në botë në avancim drejt paqes”.

Vlen të përmendet fakti se të gjitha këto arritje dhe rregullime nuk do të kishin vlerë

kaq madhore në qoftë se nuk do të ishin gdhendur në shkrime dhe trajta detyruese

rregullatore. Kështu, evidentohet dhe studiohet më hollësisht rëndësia e legjislacionit dhe

në tërësinë e tij, kuadri rregullator europian, që përbën dhe bazat e ndryshimeve

legjislative të ndërmarra nga vendi ynë.

Punimi shkencor është ndarë në katër kapituj kryesorë. Sipari i studimit hapet me

një historik të shkurtër, të përqëndruar në idenë fillestare dhe domosdoshmërinë e krijimit

të një unioni të përbashkët europian. Si dhe çdo fenomen tjetër, edhe krijimi i një entiteti

dhe evoluimi i tij mbart vazhdimisht në vetvete karakteristikat e fillimit dhe historikut, të

ecurisë së etapave të zhvillimit dhe përsosjes së bashkimit. Duke patur përballë një

strukturë në evoluim e sipër dhe vetëm duke kuptuar të metat dhe problematikat e dala

gjatë rrugëtimit formues, mund të hidhen në skicë dhe më tej të vihen në jetë, modelet e

përmirësimit të vetë fenomenit. Për këtë arsye dhe për shkak të interesit që shoqëron

proçesin shumëvjeçar të krijimit dhe të zgjerimit të BE, jemi ndalur në historikun e

traktateve që krijuan BE, të institucioneve dhe organeve të saj, duke kaluar më pas stafetën

në një institut shumë të rëndësishëm të së drejtës, që përbën skeletin e studimit...

Legjislacionin e BE. Kapitulli II i punimit fokusohet pikërisht te burimet e së drejtës

komunitare, parimet kryesore të legjislacionit komunitar, kuptimin dhe përmbajtjen e

Acquis, si dhe kodifikimin e tij. Në punim trajtohen çështje të përafrimit të legjislacionit

shqiptar me legjislacionin e BE. Jemi ndalur në dokumente me rëndësi thelbësore në

rrugën e integrimit të Shqipërisë në BE, si p.sh. në Marrëveshjen e Stabilizim – Asociimit,

Udhëzimet për Hartimin e Planit Kombëtar për Përafrimin e Legjislacionit, Prioritetet e

Page 10: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

VIII

Integrimit dhe Progres - Raportet sipas Ministrisë përgjegjëse, Planet Kombëtare për

Integrimin Europian dhe raportimet respektive referuar ecurisë së këtyre dokumenteve,

ligjet organike të institucioneve përgjegjëse në procesin integrues dhe përafrues,

rregulloret përkatëse të tyre, si dhe praktikave të vendeve të tjera. Kapitulli përmbyllës i

punimit ka të bëjë me një studim më të detajuar, duke u fokusuar në ligje specifike. Është

ndjekur rendi kronologjik në parashtrim, ku fillimisht gjen pasqyrim kuadri ligjor

ekzistues, i shoqëruar nga direktivat e BE dhe kërkesat konkrete për ndryshime e

përmirësime në legjislacion, të kurorëzuara këto me përafrimet e kuadrit rregullator në

fushat e përzgjedhura për studim. Punimi përqëndrohet në disa fusha legjislative kryesore:

konkurrenca, ligje në fushën e shëndetësisë, pronësia intelektuale, inspektimi në

Republikën e Shqipërisë dhe sistemi bankar.

Pjesa përmbyllëse është një konkluzion në përgjigje të pyetjeve të ngritura në

analizën kryesore te punimit: këto ndryshime ligjore janë për shqiptarin e sotëm apo janë

të lartësuara për BE dhe ndoshta do t’i shërbejnë në të ardhmen brezave në vazhdim?

Metodologjia është një urë ndërlidhëse midis literaturës shkencore dhe objektivit

të përzgjedhur dhe që synohet të arrihet nga studiuesi në fushën e kërkimit shkencor. Në

varësi të objektivave, përzgjidhen metodat më të përshtatshme të analizës së studimit

shkencor. Këto metoda janë kategorizuar nga studiuesit, të cilët kanë përcaktuar disiplina

për fusha të ndryshme shkencore. Një nga këta studiues është dhe Mark Van Hoecke, i cili

ka përshkruar në studimet e tij disiplina që lidhen me metologjitë e përdorura në

hulumtimet e fushës legjislative. Në librin e tij “Metodologjitë e kërkimit shkencor – cila

metodë për cilën disiplinë?”, ai ndalet në rëndësinë që ka përzgjedhja e metodologjisë së

studimit në ecurinë e të gjithë analizës dhe veçanërisht në arritjen e konkluzioneve dhe

objektivave të studimit shkencor.

BE është një fenomen i vjetër në kohë dhe njëkohësisht shumë i ri dhe aktual, ndaj

dhe për vetë natyrën dhe evoluimin e bashkësisë europiane, ky punim shkencor përshkohet

nga një rrjedhë narrative përshkruese, kur pasqyrohet historiku i krijimit dhe zhvillimit të

BE. Edhe pse përbën një nga metodologjitë më të hershme, ajo vazhdon të mbetet një nga

më të hasurat dhe shumë frytdhënëse e efiçiente. Dy pjesët e para të punimit e “kërkonin”

me çdo kusht këtë lloj metodologjie për vetë natyrën dhe përmbajtjen e tyre. Po ashtu, pjesa

e tretë e temës, përveç përdorimit të metodologjisë krahasimore kur merren në përballje

ligjet në kohë dhe vende të ndryshme, proceset përafruese në vite të ndryshme, gjen baza

të forta për përdorimin e metologjisë narrative kur hulumtohen në detaje këto procese dhe

faktorët përbërës të tyre. Kapitulli IV ndjek këtë metodologji kur merr në analizë secilën

prej fushave të përzgjedhura, si dhe konturet ligjore të çdonjërës prej tyre. Gjatë leximeve

në fushën e metodologjive, evidentohet me interes të veçantë, një prej teorive të përpunuara

nga studiuesit e Universitetit të New York-ut, që e lidh në mënyrë të drejtpërdrejtë

metodologjinë e përdorur gjatë punimit shkencor me vetë titullin e punimit. Në këtë punim

shkencor, teoria e cituar gjen jetësim të plotë, ku metodologjia e kërkimit shkencor dhe

titulli i temës janë në sinkron të plotë midis tyre.

Krahas metodologjisë narrative/ përshkruese, edhe metoda krahasimore qëndron

në bazë të studimit dhe kërkimit shkencor, duke qenë se një pjesë e konsiderueshme e tij e

sheh BE nga këndvështrimi i një vendi që gëzon statusin e vendit kandidat dhe aspiron që

së shpejti të çelen negociatat për anëtarësim. Në këtë kontekst, në shumë pjesë të punimit

bëhet krahasimi midis vendeve anëtare të BE dhe vendit tonë, kryesisht në aspektin

legjislativ dhe atë të reformave. Metoda sasiore gjen nje zbatim sporadik, kur merren në

Page 11: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

IX

referencë disa prej statistikave në aktet legjislative të përafruara apo në proces, në kohë

të caktuara të marra në shqyrtim gjatë studimit, duke i lënë më tepër vend dhe hapësirë

qasjes cilësore.

Tezat e ngritura gjatë studimit: Hulumtimi dhe studimet shkencore në një fushë të

caktuar shëmbëllejnë më së miri me një “rrjedhë të vazhdueshme” dhe të

paparashikueshme. Herë – herë ato intensifikohen dhe janë më të vrullshme [në varësi psh.

të dokumentacionit dhe literaturës] dhe herë të tjera, ato qetësohen dhe mund të vazhdojnë

në formë të njëtrajtshme për një kohë të papërcaktuar. Në çdo rast, ecuria e studimit

shkencor nuk mund të jetë një element statik. Në këtë kontekst, tezat që ngrihen gjatë

studimit gjithashtu nuk mund të jenë statike; nuk mund të jenë të pandryshuara tezat e

kërkimit shkencor si në fillimet e kërkimit, ashtu edhe në përfundim të tij. Gjatë vitit të parë

të studimeve të fushës, analiza në këtë kërkim shkencor lidhej kryesisht me studimin e

legjislacionit shqiptar dhe evoluimin e tij sipas faktorëve të ndryshëm… pra, si ka qenë

legjislacioni [duke marrë në shqyrtim kuadrin ligjor të periudhës së sistemit demokratik]

dhe ndryshimet e tij në kuadër të procesit integrues dhe përafrues që po kalon vendi ynë.

Sa më shumë hulumtoja në fushën e përzgjedhur për studim, aq më shumë lindnin

pyetje që lidheshin me skepticizmin dhe tezat e reja që tashmë kishin lindur e po

konsolidoheshin në gjirin e Bashkimit Europian. Kështu, filloi të zgjerohej këndvështrimi i

analizës dhe theksi tashmë të përqëndrohej te risitë, ndryshimet në jetën e qytetarit shqiptar

gjatë këtyre viteve të fundit. Kjo në kuadër dhe të marrëdhënies që ndryshimet e kushteve

të jetesës ishin ose jo rrjedhojë e një prej elementëve shumë të rëndësishëm në studim…

variablin që qëndron në thelb të punimit, përafrimin e legjislacionit. Ndryshimet në fusha

të caktuara të jetës në vend, kryesisht në fushat e marra në shqyrtim në Kapitullin IV, a

kanë lidhje me ndryshimet legjislative apo janë rrjedhojë e elementëve të tjerë historikë,

shoqërorë, socialë a politikë? Për të realizuar qëllimin e punimit dhe sqarimin e pyetjeve

të ngritura në brendi të tij janë marrë në shqyrtim “variablat” e përzgjedhur në analizë.

Krahas tezave të ngritura në kohë gjatë studimit, modifikohej paralelisht edhe pyetja

qëndrore e punimit në tërësi… trajta e saj tashmë lidhej me impaktin e ndryshimit të ligjit

në jetën e qytetarit shqiptar. Në qoftë se studimin do të mund ta pasqyronim në trajtën e

një grafiku, ku horizontalisht do të përfytyronim përmirësimin e përforcimin e të drejtave,

që në këtë rast po e quajmë “mirëqenia juridike” e individit në vendin tonë dhe vertikalisht

do të shihnim ndryshimet legjislative në kuadër të rekomandimeve të partnerëve tanë

europianë dhe direktivave europiane, pyetja do të merrte forma të reja. Jemi përballë një

vije lineare dhe paralele me boshtin horizontal? Pra, na rezulton se kemi të bëjmë me një

fenomen të njëtrajtshëm dhe s’kemi asnjë ndryshim real për sa i përket mbrojtjes sociale -

juridike të individit? Kemi të bëjmë me një grafik të luhatur në drejtim rritës apo zbritës?

Në përpjekje për të koordinuar faktorët dhe variablat e cituar është gjetur rruga e

duhur e këtij studimi shkencor, me qëllim që të arrihet në një përfundim të argumentuar

për realitetin në lidhje me sa më lart. Hulumtimi në këtë fushë paraqet interes të veçantë

edhe për faktin se procesi është ende i gjatë dhe me shumë punë për t’u finalizuar, ku e

gjithë politika e vendit tonë ka marrë tashmë këtë drejtim europian, në të cilin po

investohen fonde të shumta dhe kapacitete të mëdha njerëzore. Në qoftë se rruga e

deritanishme ka dhënë rezultat, atëherë le të kërkojmë një intensifikim të të gjithë procesit

dhe të mobilizojmë energjitë tona për të arritur sa më shpejt rezultatet e kërkuara. Nga ana

tjetër, në qoftë se nuk kemi përmirësime të prekshme nga ky proces, atëherë të

ndërgjegjësohemi se jemi përpara një procesi që e kanë kaluar edhe shtetet e mëdha

Page 12: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

X

europiane, për ndihmën e të cilave ne kemi pashmangshmërisht nevojë dhe në këtë kuadër

të vazhdojmë të ndjekim gjurmët e tyre dhe detyrimet e lëna nga partnerët tanë europianë.

Pra, le të kuptojmë dhe “të ndjejmë në duart tona” procesin e përafrimit të legjislacionit.

Studimi paraqet interes në vetë frymën që përcjell dhe motivimin e çdo qytetari për

sa i përket pjesëmarrjes së tij në procesin integrues, duke shkuar njëkohësisht edhe përtej

një individi të vetëm. Është shumë i vlefshëm studimi përtej kuadrit vendas, duke peshuar

të ashtuquajturat “defiçite” të organizimit dhe funksionimit të BE; vetëm studimi i

faktorëve dhe shkaqeve të tyre do të mundësonte arritjen pozitive të realizimit të

sugjerimeve përmirësuese dhe pozitive për vendin tonë.

Studimi disa vjeçar në fushën e legjislacionit të BE dhe përafrimit të kuadrit ligjor

shqiptar me të, detyrimisht përfshin një bazë të gjerë studimi dhe literature për referencë.

Është gati e pamundur të listohet hapësira e plotë e akteve të shqyrtuara gjatë studimeve

doktorale. Pa diskutim që referencat dhe citimet në studim janë të përmendura në seksionin

e literaturës, në pjesën e fundit të punimit. Gama e literaturës së konsultuar është shumë e

gjerë dhe kryesisht përbëhet nga aktet ligjore dhe rregullatore, botime ndërkombëtare dhe

vendase, cikle leksionesh, botime shkollore dhe jashtëshkollore nga studiuesë të ndryshëm

në fushën e legjislacionit, institucioneve politike, historikut të krijimit dhe evoluimit të BE,

marrëdhënieve ndërkombëtare etj. Literatura e botuar dhe konsultimi me studimet e

figurave të rëndësishme në gjirin e Bashkimit Europian dhe të legjislacionit të tij shërben

si një element thelbësor për të kuptuar historikun e ngjarjeve dhe arritjet apo sfidat e

kohëve të sotme. Autorët dhe botimet e referuara në studim përbëjnë një pasuri të veçantë

për vetë fushën e studimit dhe u shërbejnë studiuesve të rinj si një udhërrëfyes në

rrugëtimin e gjatë të integrimit europian. Kryesisht literatura e konsultuar i përket

botimeve në vende të ndryshme europiane, por sigurisht edhe atyre vendase. Procesi i

gjatë, që po kalon vendi ynë në këtë orientim europian të tij, kërkon që literatura të ketë

shtrirje në kohë të ndryshme, duke filluar nga publikime të hershme të “baballarëve” të

Europës dhe deri te publikimet më aktuale, që trajtojnë sot kryesisht sfidat me të cilat po

përballet Bashkimi. Legjislacioni, doktrina dhe jurisprudenca janë esenciale për t’u

studiuar dhe konsultuar në trajtimin e tezave që shqyrtojmë në këtë punim. Konsultimi me

Acquis dhe direktivat e regulloret europiane është një mjet i drejtpërdrejtë për të kuptuar

kërkesat aktuale për amendime në legjislacionin vendas. Po ashtu, konsultimi me

publikimet periodike të revistave shkencore, qoftë të botuara dhe qoftë në versionin e tyre

në rrjet online, është një ndihmë e madhe, që kontribuon në plotësimin e kuadrit dhe

kornizës së fushës së studimit. Në botën e madhe të informacionit online, kur sot çdokush

mund të japë kontributin e tij, i cili mund të jetë i natyrave të ndryshme (mirëinformues

apo keqinformues), kemi zgjedhur të konsultohemi kryesisht me faqet zyrtare të

institucioneve dhe organizatave serioze vendase dhe atyre ndërkombëtare. Statistikat dhe

raportimet e institucioneve të ndryshme në vend, gjithashtu janë marrë për bazë gjatë

studimit, për efekt kryesisht krahasimor të etapave në të cilat ka kaluar dhe po kalon

procesi integrues dhe përafrues në vendin tonë.

Falenderoj përzemërsisht familjen time dhe Martin për mbështetjen e palodhur dhe

dashurinë e madhe, duke më shoqëruar në çdo hap të studimeve të mia doktorale.

Një falenderim dhe mirënjohje të veçantë për profesorët e mi të nderuar Prof. Dr.

Kudret Çela dhe Prof. Dr. Llambro Filo, si dhe për Institutin e Studimeve Evropiane,

Universiteti i Tiranës.

Page 13: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

1

Hyrje

Idetë janë ato që lëvizin botën dhe këto ide u ndërtuan më së miri në institucionet e

BE-së. BE është një organizëm i madh ndërshtetëror, një komunitet i zhvilluar

transnacional apo mbinacional, ku të gjitha shtetet anëtare funksionojnë mbi bazën e

sistemit politik të demokracisë liberale, në të cilat qytetarët janë të barabartë përpara ligjit,

Shteti i së Drejtës është funksional, të drejtat e njeriut janë të konsoliduara, të gjitha shtetet

synojnë paqen, prosperitetin dhe lirinë e qytetarëve për një jetë më të sigurt dhe më të

drejtë, njëkohësisht brenda, por edhe jashtë kufijve të Bashkimit Europian. “Të bashkuar

në diversitet” është motoja e BE-së, ndërsa himni i saj është pjesa “Ode an die Freude” e

Bethovenit. Më 12 Tetor 2012, BE-së iu dha çmimi Nobel për mbrojtjen e paqes, të drejtave

të njeriut dhe demokracisë në Europë. Lindja dhe evoluimi i BE-së qëndrojnë të lidhura pazgjidhshmërisht me disa figura

dhe individë te veçantë, të cilët janë cilësuar edhe si “baballarët e BE-së". Figurat dhe

postet që ata mbanin në shtetet “e tyre” dhe roli e kontributi i madh, i dhënë në afrimin e

vendeve të Bashkimit trajtohen në këtë punim, ku herë pas here shohim se si ideologjitë e

tyre apo edhe thjesht shprehje të veçanta apo thënie në një deklaratë apo konventë kanë

lënë gjurmë kuptimplota në arenën e krijimit të BE-së: Schuman - Ministër i Jashtëm i Francës deri në vitin 1953 dhe Presidenti i parë i

Parlamentit Europian në vitet 1958 - 1960. Monnet - Ekonomist dhe politikan francez; në vitet 1952 - 1955 President

Ekzekutiv i Komunitetit, thënia e të cilit se “Ne bashkojmë njerëzit, jo shtetet” përbën

filozofinë e djeshme dhe të sotme të BE-së. Adenauer - Kancelari gjerman qëndroi në pushtet deri në vitin 1963; boshti

themelor i politikës së tij të jashtme, së bashku me Presidentin e Francës, De Gaulle, ka

qenë ripajtimi me Francën.

Churchill - Kryeministër i Britanisë së Madhe në vitet 1940 - 1945 dhe 1951 - 1955,

i cili më 19 Shtator 1946, në Universitetin e Zurich-ut shprehej se: “… Ka vetëm një

medikament… që për pak vite do ta bënte Europën të lirë… dhe të lumtur: krijimi i familjes

europiane… një si… Shtetet e Bashkuara të Europës”.1

Gasper - Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Italisë në vitet 1945 - 1953; i bindur

se vetëm Europa e Bashkuar mund të sjellë paqe në kontinentin e Europës.

Spaak - Burrë shteti; gjatë Luftës së Dytë Botërore ishte Ministër i Jashtëm dhe pas

kësaj lufte Kryeministër i Belgjikës; President i OKB-së më 1946 dhe Sekretar i

Përgjithshëm i NATO-s në vitet 1957 - 1961. Hollstein - Presidenti i parë i Komisionit Europian gjatë 1958 - 1969 dhe kjo

periudhë e drejtimit të tij quhet edhe “Periudha legjendare e Hollsteinit”.

Spinelli - Ka luajtur rol të madh si këshilltar i De Gasperit, Spaak-ut dhe Monne.

“Gjashtëdhjetë vjet më parë, ndërsa ekonomia e Europës po vuante shkatërrimet e

shkaktuara nga Lufta e Dytë Botërore, udhëheqësit e saj ngritën vështrimin përtej

vështirësive të ditës për t’i dhënë formë një të ardhmeje me më shumë shpresë, të themeluar

mbi integrimin Europian”2, - shkruan Martin Schulz, Presidenti i Parlamentit Europian.

Krahas këtyre figurave madhore, nuk mund të kuptojmë rolin dhe gjurmët e mëdha

të BE-së në historinë e njerëzimit, pa një studim të mirëfilltë të traktateve që e krijuan dhe

1 https://www.coursehero.com/file (aksesuar viti 2017). 2 Gazeta “Shekulli”, botuar më datë 23 Janar 2016, Tiranë. Shih edhe: www.shekulli.com.al

Page 14: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

2

zhvilluan këtë Bashkim. Për këtë arsye, si dhe për interesin e madh dhe fuqinë e

ndërveprimit të kaq shumë individëve dhe strukturave bashkërisht, palë që i bashkon një

qëllim i vetëm, ky punim trajton hollësisht të gjitha këto traktate, duke u ndalur te

personazhet që kanë hyrë në histori për rolin e tyre në këto organizime dhe zhvillime, si

dhe hapat e realizuara në secilin stad të këtyre konventave dhe traktateve ndërshtetërore.

Si dhe përmendëm, dy vizionarë formulues të idesë së Shteteve të Bashkuara të Europës

pas Luftës II Botërore, ishin Zhan Mone dhe Robert Shuman.

Zhan Mone, lindur në Cognac të Francës, ish Zëvendës Sekretar i Përgjithshëm i

Lidhjes së Kombeve, bërthamën e Europës së Bashkuar e konceptonte në bashkimin franko

- britanik, por meqënëse nuk iu përgjigj qeveria e kohës e Britanisë së Madhe, projekti i tij

për një Europë të Bashkuar pati si bazë bashkimin franko - gjerman. Shumani, lindur në

Luksenburg, në atë kohë ishte Ministër i Punëve të Jashtme të Francës. Deviza e tyre u bë

shprehja e Shuman-it: “Ne u zgjasim dorën armiqve tanë të djeshëm, jo thjesht për t’i falur,

por për të ndërtuar së bashku Europën e nesërme”3. Të dy gjetën te Kancelari Gjerman,

Konrad Adenauer, një bashkëmendimtar për të ardhmen e Europës. Në kujtimet e tij, Mone

shkruante: “Një zgjidhje, që do ta vinte industrinë franceze në të njëjtën bazë nisjeje me

industrinë gjermane, duke e liruar këtë të fundit nga diskriminimet e lindura nga disfata,

do të rikrijonte kushtet ekonomike dhe politike për një bashkim të domosdoshëm të

Europës”4. “Ne nuk bashkojmë shtetet, ne bashkojmë njerëzit”, - thoshte Mone. Ndërtimin

e arkitekturës së Bashkimit Europian, ai e fillonte nga integrimi ekonomik. “Duhet filluar

nga vendosja e bazave të përbashkëta të zhvillimit ekonomik”, “në fillim për qymyrin dhe

çelikun, pastaj për fushat e tjera”5. Idetë e tij, Mone ia parashtroi Zhorzh Bidos dhe Robert

Shumanit, i pari Kryeministër dhe i dyti Ministër i Punëve të Jashtme të Francës. Mone, në

bashkëpunim me Shuman, e përpunoi përfundimisht projektin në formën e një deklarate në

emër të qeverisë së Francës. Robert Shumani, pasi kishte marrë edhe pëlqimin e Kancelarit

Gjerman, Konrad Adenauer, e shpalli në mënyrë solemne deklaratën në një konferencë

shtypi të organizuar në Ke d’Orsej, në sallën e Orës, në 9 Maj 19506. “Kjo datë, “ditëlindja”

e atij që tani është Bashkimi Europian, festohet çdo vit si “Dita e Europës”7.

Në deklaratën e 9 Majit 1950, Shumani, ndër të tjera, theksonte: ”Situata europiane

duhet ndryshuar rrënjësisht. Ky ndryshim duhet të bëjë të mundur veprime të tjera të

përbashkëta… Nga gjithë kjo do të lindë një Europë e Bashkuar… Europa nuk mund të

bëhet me një të goditur, as edhe në një ngrehinë të vetme; ajo do të bëhet me anë realizimesh

konkrete, duke krijuar, më së pari, një solidaritet real. Bashkimi i të gjitha kombeve

3 Robert Shuman, “For Europe”, First Edition (Political Writings), Botim i Fondacionit Robert Schuman, Shtëpia botuese “NAGEL”, 2010, ISBN: 978-2-917433-07-2. Shih gjithashtu: R. Schuman, “Pour l’Europe”, Troisieme edition, Preface de Jacques Delors, Shtëpia botuese “NAGEL”Guillaume Briquet, 2000, f. 42. 4 Jean Monnet, “Memoirs. The Architect and Master Builder of the European Economic Community.”, Botues “Doubleday&Company”, 1978, ISBN-10-0385125054; ISBN-13-978-0385125055. Shih gjithashtu: J. Monnet, “Memories”, Fayard 1976, f. 346 – 347. 5 Po aty, J. Monnet, f. 350. 6 Paskal Milo, “Bashkimi Europian. Ideja, Integrimi, Identiteti, E ardhmja.”, Shtëpia Botuese “Albpaper”, Tiranë, 2002, f. 28. Shih gjithashtu: R. Shuman “For Europe” cituar më sipër dhe Iva Zajmi, “E drejta Europiane”, Botues EKD, Tiranë 2006, f. 8 - 9. 7 Faqe zyrtare interneti e Bankës së Shqipërisë: www.bankofalbania.org./brochurepdf, aksesuar më datë 27.01.2016.

Page 15: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

3

europiane kërkon që një armiqësi shekullore mes Francës dhe Gjermanisë të marrë fund…

Të vendoset tërësia e prodhimit franko - gjerman të qymyrit dhe çelikut nën një Autoritet

të Lartë të përbashkët, në një organizatë të hapur për pjesëmarrjen edhe të vendeve të tjera

të Europës”8. Varianti përfundimtar i Deklaratës u redaktua në nëntë projekte, gjithnjë nën

kryesinë e Zhan Monesë. Më vonë, u detajua dhe u njoh me emrin “Plani Shuman”. Londra

nuk ra dakort, ndërkohë që qeveritë e tjera: gjermane, belge, italiane, luksenburgase dhe

holandeze, mbështetën propozimin e Francës.

Komisioni Europian, i kryesuar nga Zhak Delor, të nesërmen e miratimit të

Traktatit të Maastriht-it, parashtroi një sërë propozimesh në Këshillin e Ministrave, në një

dokument të titulluar “Nga Akti Unik në pas Maastrihtin: mjetet për të realizuar ambicjet

tona”, i njohur ndryshe edhe si “Paketa e dytë Delor”,9 dokument i miratuar me disa

ndryshime nga Këshilli Europian, në Edinburg, në dhjetor të vitit 1992. Paketa “Delor”

afirmoi financimin e veprimtarive dhe politikave të reja të parashikuara në Traktatin e

Maastrihtit-it deri në fund të shekullit XX. U rritën kontributet financiare, u zgjerua

hapësira kohore për rritjen e shpenzimeve, u sigurua një fond i veçantë i kohezionit

ekonomik e social në favor të Spanjës, Portugalisë, Greqisë, Irlandës dhe pesë landeve të

Gjermanisë, me qëllim njësimin e ekonomisë së tyre me ato të vendeve të tjera të

Bashkimit. Edhe pse elementët kryesorë të politikës së përbashkët bujqësore, si çmimet

unike, përparësia komunitare dhe solidariteti financiar u ruajtën, u bënë disa rregullime, si

ulja e çmimeve bujqësore, të garantuara për t’i bërë prodhimet komunitare më konkurruese

brenda dhe jashtë Bashkimit10.

Ashpërsimi i konkurrencës me SHBA-në dhe Japoninë u diktoi vendeve të Europës

nevojën e unifikimit të dy grupimeve të veçuara ekonomiko - tregtare, siç ishin: Komuniteti

Ekonomik Europian dhe Shoqata Europiane e Tregtisë së Lirë (EFTA). Në pranverë të vitit

1992, në Porto të Portugalisë, u nënshkrua marrëveshja me vendet e EFTA-s, e cila krijoi

një hapësirë ekonomike europiane (EES – European Economic Space) me 380 milionë

banorë11. Marrëveshja e nënshkruar parashikonte një bashkëpunim të gjerë dhe të

barazpeshuar midis Komunitetit dhe vendeve të EFTA-s në fushat e politikës sociale, në

mbrojtjen e konsumatorëve, të mjedisit, të statistikave dhe të së drejtës së shoqërive. Zhak

Delor, në dhjetor 1993, paraqiti në emër të Komisionit, në Këshillin Europian, një “Libër

të Bardhë” të titulluar “Rritje, konkurrencë dhe punësim”, ku ndër të tjera shkruante: “Do

të na duhet shumë imagjinatë, kapacitet teknik, forcë bindjeje, kurajo, besnikëri ndaj vehtes

tonë për t’iu përgjigjur sfidave të së ardhmes”12. Në këtë libër propozoheshin reforma në

pesë fusha prioritare në favor të punësimit, pasi flitej se, politikat konkurruese të Europës

ishin dobësuar në raport me SHBA-në dhe Japoninë. Ndërsa për të përballuar rënien

8 Ledi Bianku, “Bashkimi Europian” (përmbledhje traktatesh nën drejtimin e L. Biankut), Qendra Europiane, Tiranë, 2007, f. 9 - 10. Shih edhe: R. Shuman, “Pour l’Europe”, f. 146-150; Pascal Fontaine, “A new idea for Europe. The Schuman Declaration – 1950-2000”, Broshurë e botuar nga Komisioni Europian, Belgjikë, 2000, ISBN: 92-828-8463-5, 2000, f. 36 – 37; Shih edhe: http://www.euro-centre.eu/wp-content/uploads/2016/04/SchumanDeclaration.pdf (aksesuar gjate vitit 2017). 9 Paskal Milo, vep. e cituar, f. 188. 10 Bino Olivi, “L’Europa difficile”, Shtëpia botuese “Il Mulino”, Bolonjë, Itali, 1993, ISBN-10: 8815041702 dhe ISBN-13: 9788815041708, f. 538 - 540, 577. 11 Paskal Milo, vep. e cituar, f. 191. 12 Bino Olivi, vep. e cituar, f. 538 - 540, 577.

Page 16: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

4

ekonomike, papunësinë dhe për të rritur aftësinë konkurruese të ekonomisë europiane,

kërkohej krijimi i 15 milionë vendeve të punës deri në vitin 2000. Libri i Bardhë, i hartuar

nga Komisioni, u miratua nga Këshilli Europian në Esen, në dhjetor 1994. Vite më vonë,

në mars 2000, në Lisbonë, Këshilli Europian kërkoi dhe garantoi hapjen e 20 milionë

vendeve të punës deri në vitin 2010. Krijimi i hapësirës ekonomike europiane e parapërgatiti hyrjen e vendeve anëtare

të EFTA-s në BE. Disa nga shtetet, kërkesën për anëtarësim, e kishin bërë më parë, Austria

– në korrik 1989, ndërsa Suedia në qershor 1991. Finlanda e bëri kërkesën në mars 1992,

Zvicra në maj dhe Norvegjia në nëntor 1992. Këshilli Europian, i mbledhur në Edinburg,

në dhjetor 1992, vendosi që negociatat me Austrinë, Suedinë, Finlandën dhe Norvegjinë të

hapeshin në fillim të vitit 1993 dhe traktatet e anëtarësimit të tyre të hynin në fuqi më 1

Janar 1995. Negociatat filluan në 1 Shkurt 1993 me Austrinë, Suedinë e Finlandën dhe më

5 Prill 1993 me Norvegjinë. Traktatet e pranimit u nënshkruan në qershor 1994, gjatë

punimeve të Këshillit Europian të Korfuzit. Ratifikimi i traktateve u bë me referendumet e

vendeve: Austria e miratoi më 12 Qershor 1994 (me 66.4% të votave të referendumit),

Finlanda më 16 Tetor 1994 (me 56.9% të votave të votuesve që morën pjesë në referendum)

dhe Suedia më 13 Nëntor 1994 (me 52.2% të votave të referendumit). Në Norvegji,

referendumi u bë më 28 Nëntor 1994, por fitoi “Jo-ja” (me 52.2%). Austria, Finlanda dhe

Suedia u bënë anëtare të BE-së. Traktatet hynë në fuqi më 1 Janar 1995. Numri i vendeve

anëtare të BE-së arriti në 15 dhe popullsia në 370 milionë banorë, me një sipërfaqe prej 3.2

milionë km2. Në Këshillin e Ministrave, numri i votave u rrit në 87. Komisioni Europian

përbëhej nga 20 anëtarë, në vend të 17 që kishte më 1994. Parlamentit Europian i

shtoheshin 59 anëtarë: 22 nga Suedia, 21 nga Austria dhe 16 nga Finlanda. Numri i

parlamentarëve europianë arriti në 626.13

Në vitet 1992 – 1993, mekanizmi monetar i Sistemit Monetar Europian u ndodh në

vështirësi, gati në pragun e shkatërrimit, prandaj për të gjetur një zgjidhje, më 1 - 2 Gusht

1993, u mblodhën ministrat e financave të vendeve anëtare të Komunitetit, të cilët

vendosën që marzhi i luhatjes nga njëra anë e përqindjes bazë (plus - minus) në tjetrën të

kalonte nga 2.25% në 15%. Ishte kjo një masë e detyrueshme dhe e përkohshme për

përgatitjen e fazës së dytë të Bashkimit Ekonomik dhe Monetar, e cila filloi më 1 Janar

1994. Në fazën e dytë, do të miratohej monedha e përbashkët dhe do të krijohej Instituti

Monetar Europian (EMI) me seli në Frankfurt, ku ndodhej edhe selia e Bundesbank. Detyra

kryesore e këtij Instituti ishte përgatitja e funksionimit të sistemit të ardhshëm të bankave

qëndrore europiane, përcaktimi organizativ, si dhe përgatitja teknike e kartëmonedhës së

ardhshme unike. Në qershor 1995, në punimet e Këshillit Europian në Kanë, mbi bazën

edhe të propozimeve të Komisionit të paraqitur në “Librin e Gjelbërt”, u arrit në

përfundimin për “të kaluar në monedhën e përbashkët jo më vonë se 1 Janari 1999”14. Në

dhjetor 1995, në Madrid, Këshilli Europian mori vendime për vënien në jetë të monedhës

së përbashkët. U konfirmua që më 1 Janar 1999, do të ishte fillimi i etapës së tretë të Bashkimit

Ekonomik e Monetar. Banka Qëndrore Europiane (ECB) do të krijohej me qëllim që të

ishte plotësisht funksionale në 1 Janar 1999 dhe jo më vonë se 1 Janari 2002 do të vihej në

13 Faqe interneti: www.europa.eu 14 Faqe interneti: www.sq.wikipedia.org/wiki/Euro. Shih edhe: Bino Olivo, vep. e cituar, f. 645.

Page 17: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

5

qarkullim monedha e përbashkët, e cila do të vepronte paralelisht me monedhat kombëtare

deri më 1 Korrik 200215. Këshilli Europian, në Madrid, diskutoi dhe vendosi edhe për emrin

e monedhës së ardhshme dhe midis propozimeve të shumta, u pranua ai i Kryeministrit

Spanjoll Felipe Gonzales, që monedha unike të quhej euro16. Në Këshillin Europian, të mbledhur në Dublin, në dhjetor 1996, u hodhën të tjera

hapa përpara për krijimin e monedhës unike. Instituti Monetar Europian paraqiti maketet e

kartëmonedhave të euros, që do të viheshin në qarkullim në vitin 2002. Këshilli, në Dublin,

mori dy vendime të rëndësishme (që lidheshin në parim me euron): i pari, për krijimin e

një sistemi të ri monetar europian dhe i dyti, për “paktin e stabilitetit”. Në qershor 1997, në Amsterdam, Këshilli Europian miratoi një rezolutë, ku

përcaktohej sistemi i ri: sistemi monetar europian do të zëvendësohej nga një mekanizëm i

kursit të këmbimit, i cili, duke filluar nga 1 Janari 1999, do të lidhte euron me monedhat

që qëndronin jashtë zonës së saj. Anëtarësimi në sistemin e ri ishte fakultativ. Në këtë

sistem u përfshi edhe Danimarka, ndërsa refuzuan të marrin pjesë Britania e Madhe dhe

Suedia. Pakti i stabilitetit u miratua në Këshillin e Dublinit dhe ai, ndër të tjera, me kërkesën

e Presidentit Francez Zhak Shirak, vendosi që vendet e zonës së ardhshme euro të zbatonin

programe stabiliteti. Më 2 Maj 1998, Këshilli Europian, nën presidencën e Kryeministrit Britanik Toni

Bler, u mblodh në Bruksel dhe vendosi krijimin e “Euroland” - it me 11 vende: Austria,

Belgjika, Finlanda, Franca, Gjermania, Irlanda, Italia, Luksenburgu, Hollanda, Portugalia

e Spanja. Greqia nuk i plotësonte kushtet, ndërsa refuzuan të marrin pjesë Danimarka,

Britania e Madhe dhe Suedia. Zona e euros ose “Euroland”- i krijoi një Bashkësi

Ekonomike me 291 milionë banorë17. Parlamentet kombëtare e mbështetën vendimin për

hyrjen në fuqi të monedhës unike, ndërsa Parlamenti Europian dha mendimin e tij

këshillimor me një shumicë votash: 467 pro, 65 kundra dhe 24 abstenime18.

Në korrik të vitit 1998, në Frankfurt, filloi nga puna Banka Qëndrore Europiane,

ndërsa tre vjet më vonë, më 1 Janar 2002, hyri në qarkullim në 12 vende të BE-së monedha

e vetme, Euro, e cila zëvendësoi monedhat kombëtare në këto 12 shtete të BE-së: Austri,

Belgjikë, Finlandë, Francë, Greqi, Gjermani, Irlandë, Itali, Luksenburg, Hollandë,

Portugali dhe Spanjë19.

Shohim se si në ndërmarrjen e hapave të reja me qëllime të përbashkëta unifikuese,

vende të ndryshme kanë pasur dhe kanë shfaqur qasje të ndryshme. Vendet kryesore me

role kyçe në unifikimin e sistemit monetar dhe të politikave të tjera të përbashkëta

europiane janë përballur me qëndrimet më të “matura” të disa vendeve të Europës në

ndjekjen dhe përqafimin e politikave të përbashkëta ekonomike e monetare. Në këtë

15 Përmbledhje e Legjislacionit Komunitar, “Economic and Monetary Union. Compilation of Communitary legislation”, European Communities 1999, f. 65-66, aksesuar në faqen e internetit të Bankës së Shqipërisë: https://www.bankofalbania.org/web/Euro – monedha e re europiane. 16Paskal Milo, vep. e cituar, f. 204. Shënim: Është hedhur edhe një mendim i dytë: Euro u zgjodh më 4 Gusht 1995 nga belgu German Pirlot dhe u adaptua zyrtarisht në Madrid më 16 Dhjetor 1995. (Referuar në: https://sq.wikipedia.org/wiki/Euro). 17 Marie Therese Bitsch, “Histoire de la construction europeenne.”, Botim i rishikuar, Botimet Complexe 2001, f. 16 - 17, f. 298 - 299. 18 Paskal Milo, vep. e cituar, f. 208. 19 Faqe zyrtare interneti e Bankës së Shqipërisë: www.bankofalbania.org/web/Euro - monedha e re europiane.

Page 18: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

6

kontekst, shohim se si “defiçitet e sotme” të Bashkimit dhe qëndrimet skeptike ndaj tij, që

trajtojmë në analizën tonë në këtë kërkim shkencor, nuk përbëjnë një terminologji apo

“fenomen të ri”, të lindur vetëm gjatë viteve të fundit. Krahas zhvillimeve të BE-së në kohë dhe anëtarësimet e zgjerimit te Bashkimit,

punimi trajton në mënyrë specifike funksionimin dhe organizimin e institucioneve kryesore

të BE-së, mënyrës së krijimit, kompetencave dhe rëndësisë së secilit prej tyre. Parlamenti

Europian dhe Parlamentet Kombëtare të vendeve anëtare të BE-së marrin një rëndësi të

veçantë në këtë studim. Si edhe kemi referuar, BE është parë në vazhdimësi si një model i

demokracisë dhe përfaqësimit të individit në strukturat drejtuese të Bashkimit. Në analizë

trajtohet mënyra e organizimit dhe përfaqësimit të qytetarit europian në Parlamentin

Europian dhe zëri i tij në politikat kryesore të Bashkimit. Tezat e punimit ngrejnë çështje

të një rëndësie të veçantë dhe aktuale, kur trajtohen rrymat skeptike europiane, ku një pjesë

e të cilave mendohet se burojnë pikërisht nga defiçitet dhe mangësitë që unioni shfaq në

realizimin dhe perfeksionimin e demokracisë liberale dhe përfaqësimit të shumicës. Mënyra e funksionimit dhe marrëdhëniet e Parlamentit Europian me institucionet e

tjera të BE-së dhe me Parlamentet Kombëtare të vendeve anëtare shihen ende si një

hapësirë, ku kërkohet shumë punë serioze për të mundësuar “mirëpërfaqësimin” dhe

mbizotërimin e zërit të shumicës. Traktati i Lisbonës i dha Parlamentit pushtet të

krahasueshëm me Këshillin. Në ato fusha ku më parë aplikohej “procedura e

konsultimeve”, tani, me Traktatin e Lisbonës, zbatohen “procedura legjislative speciale”,

të cilat aplikohen përpara se Këshilli të marrë vendimin e bazuar në propozimin e

Komisionit (pasi të konsultohet me Parlamentin). Traktati i Lisbonës gjithashtu, lidhur me

zbatimin e parimit të subsidiaritetit në kompetencat e përbashkëta, rriti autoritetin e

Parlamenteve Kombëtare të BE-së, një hap ky i cili u përkrah menjëherë dhe bëri jehonë

brenda vendeve anëtare. Në këtë kontekst, lind natyrshëm pyetja nëse vendet europiane

ende vijojnë të shfaqin mosbesim dhe “frikë” në përqafimin e zgjerimin e strukturave të

Bashkimit, duke menduar se një qëndrim i tillë është në “kurriz” të kufizimit të autoriteteve

të tyre kombëtare.

Këshilli i BE-së, i cili quhet thjesht “Këshilli” ose “Këshilli i Ministrave”, është i

organizuar në atë mënyrë që votimi bëhet me shumicë të kualifikuar. Deri në nëntor 2014,

me propozim të Komisionit, kishte si kritere: 255 votues, nga 345 të Këshillit Europian,

duke shtuar që duhet të jetë shumica e vendeve anëtare (62% e popullsisë së BE-së), ndërsa

nga 01.11.2014 deri në 31.03.2017 (periudha tranzitore), me propozim të Komisionit ose

Përfaqësuesit të Lartë, votimi kishte si kritere: të jenë 55% e vendeve anëtare (përfaqësues

të jo më pak se 15 vendeve), të cilët përbëjnë 65% të popullsisë së BE-së. Në votim, katër

shtete anëtare të BE-së, mund të bllokojnë vendimarrjen e Këshillit. Komisioni Europian,

i cili zëvendëson Komisionin e Komuniteteve Europiane, ka një rikompozim të ri, me 28

komisionerë dhe njëherësh forcohet roli i Presidentit të Komisionit Europian, i cili zgjidhet

nga Parlamenti Europian. Gjykatë e Drejtësisë së Komuniteteve Europiane quhet “Gjykata

e Drejtësisë së BE-së”.20 Karta e të Drejtave Themelore të BE-së përcaktonte të drejtat politike, sociale dhe

ekonomike të qytetarëve dhe siguronte që ato të jenë në një linjë me Konventën Europiane

të të Drejtave të Njeriut. Me refuzimin e Kushtetutës (ku Karta ishte pjesë e saj), lindi edhe

20 Faqe zyrtare interneti e Bankës së Shqipërisë: www.bankofalbania.org/web/Euro - monedha e re europiane.

Page 19: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

7

nevoja e ripërtëritjes së saj në Traktatin Reformues apo të Lisbonës, ku theksohet se “Karta

e të Drejtave Themelore e Traktatit të BE-së është e vlefshme si e tillë në Traktatin mbi

Funksionimin e BE-së”21. Implementimi i marrëdhënieve me jashtë kërkonte një votim me unanimitet

ndërmjet vendeve anëtare të BE-së. Traktati bashkonte postin e Përfaqësuesit të Lartë të

Politikës së Jashtme të Përbashkët dhe Sigurisë, me atë të Komisionerit Europian për

Marrëdhëniet me Jashtë dhe Politikën e Fqinjësisë. Përfaqësuesi i Lartë ishte edhe Zv.

President i Komisionit. Ai kishte edhe një trup diplomatik. Kushtetuta Europiane (Romë,

2004) emërtonte postin e “Ministrit të Jashtëm të BE-së”, ndërsa Traktati i Lisbonës e quan

tani këtë post me emrin “Përfaqësues të Lartë të BE-së për Politikën e Jashtme dhe

Sigurisë” (CFSP). “Përfaqësuesi i Lartë dhe veprimtaria e tij nuk do të prekin bazat ligjore

ekzistuese, përgjegjësitë dhe kompetencat e çdo shteti anëtar në BE në politikën e tij të

jashtme, shërbimin e tij diplomatik, marrëdhëniet me të tretët dhe pjesëmarrjen në

organizata ndërkombëtare …”22. Politika e Sigurisë, e cila lidhet me forcimin e Mbrojtjes dhe Sigurisë Europiane,

ndër të tjera, veçonte sidomos programin themelor të Helsinkit, i shpallur në vitin 1999 dhe

i implementuar në vitin 2004, ku që nga janari i vitit 2007, 60.000 ushtarë konsiderohen si

forcë paqeruajtëse operacionale. Traktati i Lisbonës angazhon shtetet anëtare të respektojnë

detyrimet e marra në kuadër të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO).

Traktati parashikon një mbrojtje të shoqëruar me vendim të NATO-s.23 Pa diskutim që në analizë të punimit, krahas institucioneve të BE-së, janë shqyrtuar

paralelisht edhe organet e saj. Këto të fundit luajnë një rol të rëndësishëm dhe

komplementar me institucionet, duke kontribuar të gjitha së bashku në mirëfunksionimin

e Bashkimit.

Një pjesë e rëndësishme e mekanizmit të fuqishëm europian është pa dyshim

legjislacioni i tij dhe baza rregullatore mbi të cilën ai mbështetet. Është një sipërmarrje e

madhe të vendosësh themelet dhe më pas t’i zhvillosh këto rregulla, në mënyrë që të

mirëfunksionojë një sistem kaq kompleks. Baza rregullatore europiane ka specifikat dhe

veçoritë e saj. Është shumë e ngjashme me legjislacionin dhe rregullat e një shteti të caktuar

dhe njëkohësisht po aq e ndryshme nga këto të fundit, duke qenë se prek të drejta dhe

detyrime të shumta të shteteve të ndryshme, duke mos dashur në asnjë rast të “injorojë”

apo të kufizojë legjislacionet vendase. Legjislacioni europian, edhe pse ka përparësi dhe zë

një pozicion primar krahasuar me ligjet vendase të vendeve anëtare, konsiderohet, në çdo

rast, si një bazë suplementare për vendet anëtare. Eshtë një model, i cili duhet të ndiqet nga

popujt europianë, duke përafruar legjislacionet vendase në frymën dhe parashikimet e

legjislacionit europian. Me kalimin e viteve, forcimin e strukturave përbërëse europiane

dhe zhvillimet e shoqërive europiane, ka evoluar, hap pas hapi, edhe baza normative e BE-

së. Në përfytyrimet tona, ky legjislacion vjen si një strukturë elastike, në metamorfozë…

është në ndryshim të vazhdueshëm dhe përshtatje me ecuritë e kohës dhe të demokracive

europiane. Ajo njëkohësisht ruan strukturën e saj të hershme, si një bazë e krijuar për

bashkimin e shteteve në traktatet fillestare europiane.

21 https:// www.europarl.europa.eu/charter/pdf/text.en.pdf. 22 Stefan Qirici, Harilla Goga, Arben Malaj, “Njohuri mbi Bashkimin Europian”, Shtëpia botuese “ILAR”, Tiranë, 2010, f. 106. 23 Po aty, f. 95 – 112.

Page 20: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

8

Vlen të përmendet fakti se studiuesit e kanë ndarë legjislacionin europian në dy

grupe të mëdha, në bazë të formës që kanë marrë rregullat e tij: Grupi i parë dhe ai themelor,

mbi të cilin ngrihet dhe qëndron struktura juridike e BE-së është legjislacioni parësor, i

përbërë nga traktatet europiane. Në kapitullin e parë të punimit, ndër të tjera, shqyrtohen

traktatet bazë të BE-së, ato që e formuan, amenduan, fuqizuan BE-në, duke u ndalur në

pikat kyçe të secilit prej tyre. Të gjitha parashikimet kryesore të përfshira në traktatet

europiane përbëjnë edhe sot thelbin e të drejtës europiane. Në këto traktate janë parashikuar

aktorët rregullatorë të BE-së dhe mënyra e funksionimit të tyre; janë parashikuar të drejtat

dhe njëkohësisht detyrimet e qytetarit europian; janë përfshirë marrëdhëniet ndër -

europiane të vendeve anëtare dhe aspiratat e detyrat e vendeve kandidate. Legjislacioni primar përbëhet nga disa traktate, të cilat edhe pse kanë evoluar me

kohën, sërish ruajnë strukturën e tyre bazë dhe shumë të ngjashme me njëra - tjetrën.

Traktatet rregullojnë jo vetëm marrëdhëniet ndërshtetërore dhe ndërinstitucionale, por edhe

mekanizmat e brendshëm të Bashkimit Europian. Grupi i dytë, i quajtur ndryshe edhe si legjislacioni dytësor, përbëhet nga

rregulloret, direktivat dhe vendimet e BE-së. Ngjashmëria që kanë këto akte me rregullat

vendase të shteteve anëtare dallohet qartë, duke filluar që nga terminologjia e përdorur për

përcaktimin e llojit të tyre. Çdo shtet ka aktet e tij rregullatore, që përbëhen nga rregulloret,

direktivat dhe vendimet e strukturave shtetërore dhe publike. Janë cilësuar si akte dytësore,

duke qenë se janë akte shoqëruese dhe shpjeguese të legjislacionit parësor. Aktet e shkruara

janë ato që përcaktojnë bazën rregullatore dhe funksionale, parashikojnë parimet bazë dhe

objektivat kryesore, por ato nuk mund të parashikojnë gjithçka në çdo moment. Me kalimin e kohës është e domosdoshme që këto akte të shpjegohen, modifikohen

dhe përshtaten me evoluimin apo edhe problematikat e kohës. Në këtë kontekst, nxjerrja e

akteve dytësore është një domosdoshmëri dhe nevojë për mbarëvajtjen e proçesit në

tërësinë e tij. Këto akte janë të formave dhe trajtave të ndryshme. Disa i shtrijnë efektet në

të gjitha vendet anëtare dhe disa të tjera në kategori të caktuara subjektesh; një pjesë e tyre

rregullojnë një fushë veprimtarie të caktuar dhe pjesa tjetër mbart parashikime më të

përgjithshme; një pjesë janë detyruese dhe pjesa tjetër rekomanduese. Rregullorja është një

akt legjislativ detyrues.24 Për vetë rëndësinë që kanë këto lloj aktesh legjislative, rregulloret

i shtrijnë efektet e tyre në të gjitha vendet anëtare dhe këto të fundit janë të detyruara të

respektojnë plotësisht përmbajtjen e rregullores. Në këto akte përfshihen çështje me rëndësi

parësore, të domosdoshme për të bërë rregullimin e një fushe apo situate me rëndësi në

proçesin integrues. Shembuj25 janë aktet që disiplinojnë rregullat e përbashkëta në fushën

e tregtimit të produkteve dhe më veçanërisht ato të importimit të tyre nga jashtë territorit

të BE-së. Në kushtet kur BE-ja funksionon mbi bazat e një tregu të përbashkët për vendet

anëtare, atëherë edhe rregullat respektive të fushës duhet të jenë të unifikuara. Ky unifikim

dhe rregullim bëhet me anë të rregulloreve detyruese, të cilave ju nënshtrohet çdo produkt

[pa asnjë përjashtim], që hyn në territorin e BE-së nga një vend jo – anëtar. Direktiva është një akt legjislativ që përcakton një objektiv, i cili duhet të arrihet

nga të gjitha vendet anëtare të BE-së.26 Ky term është shumë i njohur dhe aktual për vendin

tonë. Çdo qytetar është hasur me fjalën “direktivë” gjatë edicioneve informative të kohëve

24 Faqe interneti: www.europa.eu/european-union/eu-law 25 Shënim: Shembuj, që i gjejmë të pasqyruar në faqen zyrtare të BE, në pjesën ku trajtohen këto rregullore; https://europa.eu/european-union/index_en 26 Po aty: https://europa.eu/european-union/eu-law.

Page 21: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

9

të fundit. Studiues të shumtë të fushës merren me trajtimin dhe zbatimin e detajuar të

direktivave europiane. Vendi ynë, si një vend që gëzon statusin e vendit kandidat, është në

proçes të vazhdueshëm të përafrimit të legjislacionit të tij me direktivat e BE-së. Bashkimi

Europian drejton direktivat e tij për vendet anëtare dhe ato jo – anëtare, kryesisht për vendet

kandidate për anëtarësim. I lihet, në zgjedhjen e tij, çdo vendi që të përzgjedhë mënyrën

më të përshtatshme për të adaptuar ndryshimet e brendshme legjislative dhe rregullatore

në përputhje me direktivat europiane të fushës.

Ndryshimi që kanë dy format e akteve të lartpërmendura me formën e tretë të

legjislacionit dytësor - vendimin, lidhet me subjektet të cilave ju adresohen. Ndërkohë që

rregulloret dhe direktivat janë të përgjithshme dhe ju drejtohen njëkohësisht të gjitha ose

shumicës së shteteve, vendimi është një akt legjislativ më i “përmbledhur” dhe i drejtohet

një shteti të caktuar apo një organizmi të veçantë. Për vetë formën “e personalizuar” që

kanë vendimet, rrjedhimisht edhe vënia e tyre në jetë është më e shpejtë dhe e

menjëhershme. Në ndryshim nga aktet e lartpërmendura, të cilat kanë nevojë të përshtaten

apo adaptohen, vendimet janë drejtpërdrejt të aplikueshme.

Në grupin e akteve legjislative dytësore përfshihen gjithashtu edhe rekomandimet

dhe opinionet. Është qartësisht e kuptueshme nga termat përcaktues të këtyre formave

rregullatore, që asnjë prej tyre nuk është detyruese. Këto janë akte, që ju adresohen palëve

të treta dhe propozojnë përmirësime apo japin mendimet e tyre mbi një situatë të caktuar

ose gjendje të përgjithshme. Bashkimi Europian është një realitet ligjor në dy kuptime të ndryshme: është i

krijuar nga ligji dhe është një komunitet i bazuar në ligj dhe jo në forcë dhe nënshtrim, çka

e dallon atë nga përpjekjet e mëparshme për të bashkuar Europën.27 Kjo është baza e një

sistemi institucional, e cila formulon procedurat e vendimmarrjes nga Institucionet e BE-

së, rregullon marrëdhëniet me njëra - tjetrën dhe u siguron këtyre institucioneve mjetet e

nevojshme për vendosjen e instrumentave ligjorë të detyrueshëm mbi shtetet anëtare dhe

qytetarët e tyre, duke bërë që vetë individët të jenë në fokus të Bashkimit. Në bazë të proçedurës standarte të vendimmarrjes së BE-së, më parë, e quajtur

“proçedura e bashkëvendosjes” dhe sot “proçedura e zakonshme legjislative”, Parlamenti

Europian, së bashku me Këshillin, duhet të miratojë legjislacionin e BE-së, i cili

projektohet dhe implementohet nga Komisioni. Pasi bën vlerësimin e pasojave potenciale

ekonomike, sociale dhe mjedisore, që nismat e reja mund të kenë dhe pasi konsultohet me

palët e interesuara si psh. organizatat jo qeveritare, autoritetet vendore dhe përfaqësuesit e

industrive dhe shoqërisë civile, Komisioni paraqet propozimet legjislative. Qytetarët,

bizneset dhe organizatat e ndryshme, mund të bëhen pjesë e konsultimeve nëpërmjet faqeve

publike të internetit, që vihen në dispozicion për këtë qëllim. Parlamentet e shteteve anëtare

mund të shprehin paraprakisht rezervat e tyre, nëse mendojnë se për një çështje të caktuar

do të ishte më mirë të vendosej në nivel kombëtar dhe jo në nivel europian. Pas shqyrtimit

të propozimeve të bëra nga Komisioni, Parlamenti dhe Këshilli Europian, nëse bien në ujdi,

sugjerojnë amendamentet dhe legjislacioni i propozuar, mund të miratohet. Nëse

Parlamenti dhe Këshilli nuk bien dakort, ndodh një rishqyrtim i dytë, pas të cilit bëhet

propozimi i amendamenteve. Nëse edhe herën e dytë nuk arrihet dakordësia, mblidhet një

komitet pajtimi, i cili përpiqet të gjejë një zgjidhje. Gjatë këtij shqyrtimi të fundit, nëse nuk

27 http://www.mei-ks.net/docs/ABC-ja_e_te_Drejtes_se_Bashkimit_Evropian.pdf (aksesuar viti 2018).

Page 22: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

10

arrihet një marreveshje, si Parlamenti, ashtu edhe Këshilli, kanë të drejtë të bllokojnë

legjislacionin e propozuar.28

Legjislacioni i BE-së u cakton autoriteteve të çdo vendi anëtar, individëve dhe

bizneseve, të drejta dhe detyrime, si dhe ka forcë të barabartë me legjislacionin e çdo shteti.

Komisioni bën monitorimin e aplikimit të legjislacionit europian nga autoritetet e shteteve

anëtare, të cilat kanë përgjegjësinë e implementimit të tij në legjislacionin shtetëror dhe

garantimit të të drejtave të qytetarëve nën këto ligje. Shtetet anëtare duhet të marrin masat

e nevojshme për përmbushjen e detyrimeve që lindin nga Traktatet apo veprimet e

institucioneve të BE-së dhe janë përgjegjëse për çdo dëm të shkaktuar ndaj qytetarëve të

tyre si rezultat i shkeljes së ligjit të BE-së. Nëse një shtet anëtar dështon në “trupëzimin”

dhe inkorporimin e direktivave të BE-së në legjislacionin e tij vendas apo nëse dyshohet

për shkelje të ligjeve të Bashkimit, mund t’u nënshtrohet masave që merren ndaj tij nga

Komisioni.

Acquis Communautaire, sot Acquis i BE-së, është tërësia e ligjeve dhe detyrimeve

të BE-së, nga viti 1958 deri më sot. Termi është në gjuhën franceze: “acquis”, që do të

thotë "ajo që është siguruar ose arritur" dhe “communautaire”, që do të thotë "e

komunitetit"29. Nocioni i Acquis-it lindi gjatë negociatave për hyrje në BE me Danimarkën,

Irlandën, Norvegjinë dhe Mbretërinë e Bashkuar, në periudhën 1969 – 197230. Termi

qarkullonte në rrethet europiane për disa vjet, përpara se të zyrtarizohej në vitin 1992, në

Traktatin e Maastrihtit, ku ruajtja dhe përditësimi i tij u bënë objektivë e qartë e Unionit.

Acquis ka rëndësi të veçantë kur në Bashkimin Europian hyjnë shtete të reja, të cilat duhet

t’u binden Traktateve dhe detyrimeve ligjore të Unionit, të marrin masat e nevojshme për

implementimin e tyre e të njohin përparësinë e ligjit komunitar, pra duhet të pranojnë gjithë

Acquis-in ekzistues, si dhe të krijojnë mekanizma në funksion të adoptimit të elementëve

të ardhshëm të Acquis-it. Shembuj të rëndësishëm janë ai i pranimit të detyruar të

Politikave të Përbashkëta të Peshkimit nga ana e Danimarkës, Irlandës dhe Mbretërisë së

Bashkuar, megjithëse miratimi i tyre në 1971 ishte bërë me nxitim, me qëllim që shtetet

anëtare ekzistuese të mund të kishin pretendime për peshkun e Atlantikut dhe Detit të

Veriut, si “burime të përbashkëta”; apo ai i pranimit të objektivave të Unionit Ekonomik

dhe Monetar nga ana e Spanjës dhe Portugalisë, shumë vjet përpara se ai të shprehej

ligjërisht në Traktatin e Maastrihtit. Megjithëse Traktati i Amsterdamit prezantoi parimin

e një fleksibiliteti më të madh brenda Bashkimit Europian, ai qartësoi gjithashtu se kjo

mund të ishte e zbatueshme vetëm për zhvillime në të ardhmen, duke mos cënuar kështu

natyrën e shenjtë të Acquis-it. Përafrimi i legjislacionit kombëtar më atë komunitar është një nga kriteret bazë për

anëtarësimin e një vendi në familjen e madhe europiane. Në bazë të tij qëndron adoptimi i

normave konumitare, pra i Acquis-it, në sistemin ligjor të brendshëm. Samiti i

Kopenhagenit, i mbajtur në Qershor 1993, theksoi se pikërisht ky kriter, “kushtëzon

krijimin e një marrëdhënie preferenciale midis komunitetit dhe vendeve të treta, si dhe

mundësinë e aderimit të këtyre vendeve në Bashkimin Europian”.31

28 Faqe interneti: https://europa.eu/european-union 29 www.en.wikipedia.org/wiki/Acquis_communautaire 30 Vaughne Miller, “The EU’s Acquis Communautaire”, Section: International Affairs and Defence Section,

26 Prill 2011, aksesuar ne faqen internet: www.researchbriefings.files.parliament.uk. 31 https://www.scribd.com/document/33741493/Itap-materiali-Perafrimi-Legjislacionit-Me-Be

Page 23: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

11

Pjesë shumë e rëndësishme e punimit dhe analizës tonë është trajtimi i këtij procesi

integrues, përfshirë në Kapitullin III të temës. Bëhet fjalë për hapat e ndërmarrë nga vendi

ynë në procesin përafrues të integrimit. Nëpërmjet metodës krahasimore të periudhave të

marra në shqyrtim në punim, arrihet në përfundime të caktuara lidhur me rolin e qeverisë

së vendit dhe vetë qytetarëve të tij në këtë rrugëtim të gjatë dhe të rëndësishëm. Janë marrë

në shqyrtim raportimet e Ministrisë së Integrimit Europian [sot Ministria e Europës dhe

Punëve të Jashtme], si një organ kyç gjatë procesit integrues dhe në bashkëpunimin

përkatës me partnerët europianë. Si dhe kemi trajtuar, akt shumë i rëndësishëm në këtë

proces është MSA, e cila është ratifikuar me Ligjin Nr. 9590, datë 27.07.2006 “Për

ratifikimin e Marrëveshjes së Stabilizim - Asociimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë

dhe Komuniteteve Europiane dhe shteteve të tyre anëtare” dhe është botuar në Fletoren

Zyrtare Nr. 87, datë 14 Gusht 2006. MSA është shpallur me Dekretin e Presidentit të

Republikës Nr. 5010, datë 04.08.2006. Ajo hyri në fuqi më 1 Prill 2009, pas ratifikimit të

saj nga 25 vendet anëtare të BE-së, të cilat ishin pjesë e BE-së në momentin e nënshkrimit

te MSA-së, si dhe miratimin e saj nga Parlamenti Shqiptar.32

Në hyrje të marrëveshjes përshkruhet shumë qartë se cila është baza që i ka

bashkuar palët nënshkruese në arritjen e saj. Kjo bazë përbëhet nga vlerat e përbashkëta të

palëve, interesat e tyre ekonomike, politike dhe strategjike, frytet e një marrëdhënieje

pozitive ndër vite midis tyre, dëshira për të forcuar dhe afruar lidhjen dhe bashkëpunimin

e tyre në fushat më të rëndësishme të veprimtarisë së shteteve, angazhimi i përbashkët i

palëve për një rend të qëndrueshëm ligjor dhe të drejta të plota. Palët afrohen me qëllimin

për zhvillime të përbashkëta ekonomike, politike, diplomatike, mbrojtje e përbashkët, si

dhe shumë elementë të tjerë, që përbëjnë skeletin e bashkëpunimit të palëve dhe metodave

e strukturave realizuese të bashkëpunimit, ku vendi ynë ka aspiruar dhe aspiron të bëhet

pjesë si anëtar me të drejta të plota në sajë të proçesit integrues.

I gjithë studimi dhe trajtimet e shqyrtuara në të, marrin jetë dhe praktikë në

Kapitullin IV të punimit, ku ndër të tjera merren në analizë ligje dhe fusha konkrete, të cilat

kanë kaluar procesin përafrues, duke finalizuar produktin e tyre në ditët e sotme. Pas

plotësimit të kërkesave dhe kritereve përafruese, shohim nëse kemi një impakt të ndjeshëm

apo jo. Studimi në këtë fokus është i gjerë për shkak dhe të vetë natyrës së ligjit dhe

rregullimit që ai bën në fushat e jetës shoqërore, sociale, ekonomike, kulturore etj., të

qenies njerëzore dhe të shoqërive europiane.

Trajtimi përfshin nocione të rëndësishme të së drejtës, si psh. institutin e “Pronësisë

intelektuale”. Pronësia intelektuale si koncept ju referohet krijimeve të mendjes33 dhe

ndahet në dy kategori të mëdha: pronësia industriale (patentat për shpikjet, dizenjot

industriale, markat tregtare, treguesit gjeografikë) dhe e drejta e autorit (vepra letrare,

muzikë, vepra artistike, filma, dizenjo arkitekturore).

Përdorimi modern i termit “pronësi intelektuale” daton në vitin 1867 me

themelimin e Konfederatës Veriore Gjermane. Rëndësia e saj u njoh në Konventën e Parisit

(Konventa “Për mbrojtjen e pronësisë industriale”, Paris, më 20 Mars 188334) për mbrojtjen

32 Faqja zyrtare interneti e Ministrisë së Integrimit Evropian, viti 2017: www.integrimi.gov.al; Shih edhe: https://eeas.europa.eu/delegations/albania_sq 33 http://dda.gov.al/Vizioni.php 34 Faqja zyrtare e Institutit të Zhvillimit të Arsimit: http://izha.edu.al/new/wp-content/uploads/2018/02/Pronesia-intelektuale-dhe-indusstriale-P%C3%ABrmbajtja-e-modulit.pdf

Page 24: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

12

e pronësisë industriale dhe Konventën e Bernës për mbrojtjen e veprave letrare dhe

artistike, të dyja të administruara nga Organizata Botërore e Pronësise Intelektuale, e

themeluar në vitin 1970, e cila i dedikohet mbrojtjes së të drejtave të pronësisë intelektuale

dhe sigurimit të përfitimit të krijuesve dhe pronarëve të pronësisë intelektuale nga puna

dhe investimi i tyre në kreativitet. Këto të drejta nënvizohen edhe në Aktin 27 të Deklaratës

Universale të të Drejtave Themelore35 , ku parashikohet se: “Gjithkush ka të drejtë të

mbrojë interesat morale dhe materiale, që rrjedhin nga çdo krijimtari shkencore, letrare dhe

artistike, autori i të cilave është ai vetë.”36 Kjo pjesë e punimit synon të japë një pamje të

përgjithshme të të drejtave të pronësisë intelektuale në vendin tonë dhe të institucioneve

respektive përgjegjëse, por kryesisht ndalet në rregullimin ligjor të këtyre të drejtave në

legjislacionin shqiptar. Ligji “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”

dhe Ligji “Për Pronësinë Industriale” trajtohen hollësisht në punim, të shoqëruara me një

studim dhe analizë të institucioneve përgjegjëse për këto institute të së drejtës. Për vetë

rëndësinë që ka kjo fushë, shteti shqiptar ka hartuar edhe strategji kombëtare për pronësinë

industriale.

Konkurrenca është gjithashtu një fushë dhe një e drejtë, që na prek të gjithëve ne

në jetën tonë të përditshme. Rregullimet ligjore që lidhen me të kanë evoluar në kohë, janë

përafruar me kuadrin rregullator europian dhe na mbetet të shohim nëse kjo rrugë

përfaruese i ka dhënë frytet e saj në përditshmëri apo ende ka hapa për t’u ndërmarrë nga

vendi ynë. Autoriteti i Konkurrencës është një organizëm thelbësor në të gjithë këtë proces në

vend. Ashtu si dhe trajtimi më sipër mbi pronësinë intelektuale shfaq interes të gjerë për

aktorë të ndryshëm të shoqërisë sonë, po ashtu edhe problematikat në fushën e

konkurrencës së lirë shqetësojnë subjekte nga më të ndryshmet në vend, qofshin këta

persona fizikë, persona juridikë apo edhe institucione publike.37

Në një këndvështrim fare të thjeshtë, në përditshmërinë e përdorimit të saj,

konkurrenca kuptohet nga të gjithë ne si aftësia e gjithësecilit për t’u angazhuar në një

fushë të caktuar duke ushtruar aktivitet, veprimtari apo qoftë dhe kryerjen e një veprimi,

gjatë të njëjtës kohë, që ky veprim po kryhet edhe nga së paku një entitet tjetër, brenda disa

kushteve të caktuara, kushte këto që përcaktohen nga vlera matëse të përcaktuara nga

tregu… në një mënyrë apo në një tjetër, çdo veprim në vetvete, për sa kohë kryhet nga dy

ose më shumë persona, që kanë të njëjtin objektiv midis tyre, mbart ngjyrime të elementëve

të konkurrencës. Ndërkohë që shëndetësia nuk ka nevojë për hyrje sqaruese, që të

prezantojë rëndësinë madhore dhe esenciale që ka. Inspektimi është një fushë tjetër sa e re,

po aq edhe e rëndësishme38, si dhe për shkak të peshës që ka në vendin tonë duhet të

trajtohej në këtë punim, së bashku edhe me rregullimin ligjor përkatës të aplikuar në

sistemin bankar vendas. Pjesë e studimit dhe analizës së tezave të ngritura nuk janë vetëm arritjet dhe

sukseset e BE-së. Shohim se si Brexit, me daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi, e

përball sot BE-në me një situatë të pazakontë: bëhet fjalë për shtetin e parë që kërkoi dhe

me anë të referendumit finalizoi, procesin e daljes nga Bashkimi. Ndërkohë, historia e BE-

së kishte njohur vetëm përpjekje dhe dëshirë për të hyrë në të dhe për t’u bërë pjesë e këtij

35 Revista Ndërkombëtare Diskutime, Qershor 2014, Tetovë, ISSN 1857-825X. 36 https://mdhamo.files.wordpress.com/2010/01/unesco.pdf 37 Faqe zyrtare e Autoritetit të Konkurrencës:https://caa.gov.al 38 Faqe zyrtare e Inspektoratit Qëndror: https://insq.gov.al

Page 25: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

13

bashkimi; shtete të shumta ndërmerrnin veprime dhe hapa konkrete për t’u anëtarësuar në

këtë familje të madhe europiane, e cila për hir të së vërtetës i ndihmonte ata në zhvillim

dhe siguri. Tashmë, kemi një shtet që kërkon të largohet, në terma teknikë mund të themi,

pasi Britania e Madhe për shkaqe gjeopolitike është pjesë e pandarë e Europës dhe

rrjedhimisht jemi të mendimit se ajo do të vazhdojë të jetë një bashkëpunëtore e fortë dhe

strategjike e BE-së. Pra, shohim se si BE-ja është sot përpara një pasqyre, ku reflektohen defiçitet e saj;

krahas arritjeve të padiskutueshme në kohë të Bashkimit, tashmë theksi po vihet te

dështimet e tij. Njerëzit i janë drejtuar një këndvështrimi tjetër, i cili duhet thënë se ka

ekzistuar, por në trajta më të zbehta e më të moderuara se sa aktualisht. Janë shtuar zërat

skeptikë të këtij bashkimi, të cilat fokusohen në idenë se bashkimi dhe tërësia monetare që

ai shpenzon i shërben vetëm një “kaste” të pakët njerëzish dhe jo qytetarisë europiane.

Analiza dhe konkluzionet e punimit përqëndrohen kryesisht në këtë këndvështrim;

nëse këto fryma skeptike kanë apo jo zë aq të fuqishëm sa dhe këndvështrimi tjetër që e

“idealizon BE-në”.

Rrjedha e studimit dhe bindja personale lidhur me këto skepticizma shfaqet qartë

në atë që jemi të bindur se përfaqëson ky Bashkim. Pjesa e përfundimeve ndalet në pikat

kyçe, të dobëta dhe të forta të Bashkimit, duke analizuar paraprakisht edhe shkaqet apo

burimet e tyre. Pavarësisht pengesave dhe pikave të dobëta, të cilat theksohen apo dalin në

pah kryesisht gjatë periudhave të krizave dhe vështirësive, vlen të përmendet fakti se

Bashkimi Europian shkon përtej të ashtuquajturave struktura dhe akte formale të krijimit

dhe rregullimit të tij. Analiza jonë na tregon se nuk janë aktet shkresore dhe konventat ato që krijojnë

Bashkimin; këto akte rregullojnë një union, i cili bazohet në vlera të mëdha njerëzore.

Shpresa për një të ardhme më të mirë dhe dëshira e fortë për paqe dhe siguri, bashkëpunimi

midis fqinjëve, bashkëpunimi rajonal dhe më gjerë, bashkëjetesa dhe respektimi i

përbashkët i të drejtave të njeriut, solidariteti dhe miqësia e thellë midis shteteve dhe

individëve krijojnë bashkimin solid dhe afatgjatë.

Robert Schuman, në deklaratën e majit 1950, do të thoshte: “Europa nuk do të bëhet

njëherësh ose sipas një plani të vetëm. Do të ndërtohet nëpërmjet arritjeve konkrete, të cilat

së pari, krijojnë një solidaritet de facto.”39. Aty ku ka dëshirë për jetë më të mirë, shpresë për një të ardhme më të bukur dhe

solidaritet e bashkëpunim human, aty njerëzit mund të bashkohen dhe të bashkëjetojnë pa

kufij mendorë dhe formalë. Ky është vizioni i Bashkimit, shpresa për një të ardhme më të

ndritur dhe forca për përballjen me sfidat e kohës. “Ne duhet të pranojmë zhgënjime të fundme, por asnjëherë nuk duhet të humbasim

shpresën e pafundme.”40, Martin Luther King, Jr.

39 Revista Nr. 3, Kuvendi, 2015, aksesuar në faqen zyrtare të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë: https://www.parlament.al/Files/Informacione/Revistanr.3.pdf 40 Thënie frymëzuese nga Martin Luther King, www.bota.al

Page 26: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

14

Kreu I: INTEGRIMI EUROPIAN. IDEJA DHE HAPAT E PARA

DREJT BE-së.

1.1 Ideja, lindja dhe evoluimi i Bashkimit Europian.

Historia na ka treguar të gjithëve ne, se Bashkimi Europian nuk u formua dhe as nuk u

ngrit njëherësh. “Europa… do të ndërtohet përmes arritjesh konkrete”, - shkruante Robert

Shuman. Duhet “ndryshuar rrjedha e ngjarjeve” dhe për këtë duhej “ndryshuar shpirti i

njerëzve”, - ka shkruar Zhan Mone. Të dy ishin nga nismëtarët kryesorë të BE-së, të cilët,

si dhe kemi përmendur, së bashku me personalitete të tjera të spikatura që mundësuan

krijimin e BE-së, si Konrad Adenauer, Winston Çhurchill, Altiero Spinelli, Alcide de

Gasperi, Paul - Henri Spaak, Valet Hallstein, ndryshe njihen edhe si “Baballarët e BE-

së”.41

Ekzistojnë disa ide dhe projekte të personaliteteve të ndryshëm mbi ngritjen e Europës

së Bashkuar. Studiuesit ndahen kryesisht në dy grupime: më të shumtët, kanë mendimin se

fillesa është në vitet e pas Luftës II Botërore, ndërsa të tjerët, më të paktët, e lidhin kryesisht

këtë fillesë me vitet e gjysmës së dytë të shekullit të XX42. Ka edhe studiues, të cilët thonë se ideja e Europës, e lindur në Lashtësi, nuk u shuajt,

por pati përpjekje për konkretizimin e kësaj ideje, të idesë së unitetit politik të Europës,

sidomos nga Mesjeta deri në fillim të shekullit XVIII. Të tjerë studiues kanë mendimin se

ideja apo iniciativa më e hershme lidhet me Europën e vitit 1453, kur Kostandinopoja u

pushtua nga otomanët (29 Maj 1453) dhe rreth 10 vjet më vonë, George i Podebrady-s,

Mbreti i Bohemisë, propozoi krijimin e një bashkimi të kombeve të krishtera kundër

otomanëve. Më vonë, në vitin 1728, Abbot Charles de Saint – Pierre propozoi krijimin e

një Lidhjeje Europiane të 18 shteteve sovrane, me thesar të përbashkët, pa kufij dhe të

bashkuar në fushat e tregtisë dhe të ekonomisë. Të inspiruar nga revolucioni amerikan i vitit 1776 dhe krijimi i Shteteve të Bashkuara

të Amerikës, disa liderë europianë hodhën idenë e krijimit të Shteteve të Bashkuara të

Europës, si për shembull francezi Marquis de Lafayette (1757-1834) apo Immanuel Kanti

(1724-1849)43 në vitin 1795. Më pas, kemi mendim filozofik mbi idenë e Europës Politike

dhe ndër filozofët që kanë prekur këtë trajtim, përmendim Sen Simonin (Shoqëria

Industriale) dhe Viktor Hygonë (Shtetet e Bashkuara të Europës)44. “Shekulli XIX ka qenë koha e krijimit të kombe - shteteve në Europë. Revolucionet

dhe lëvizjet nacionale, që shpërthyen në vitin 1848, më vonë u drejtuan kundër perandorëve

europianë… Edhe monarkët europianë kishin idetë dhe projektet e tyre të Europës së

Bashkuar” 45 . Por monarkët e deshën Europën e Bashkuar nën hegjemoninë e tyre.

Perandori francez Napoloni I dëshironte “të gjithë popujt e Europës t’i bënte një popull”

41 http://publications.europa.eu/resource/cellar/a18032ff-7062-4cf2-be7a-7654a2fa4721.0001.02/DOC_1 42 Paskal Milo, “Bashkimi Europian. Ideja, Integrimi, Identiteti, E ardhmja.”, Shtëpia Botuese “Albpaper”, Tiranë 2002, f. 11. 43 Stefan Qirici, Harilla Goga, Arben Malaj, “Njohuri mbi Bashkimin Europian”, Shtëpia botuese “ILAR”, Tiranë, 2010, f. 17 - 18. 44 Ervin Pupe, vep. e cituar, f. 11 - 12. 45 Paskal Milo, vep. e cituar, f. 11.

Page 27: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

15

dhe që “nuk do të mund të kishte në Europë një ekuilibër tjetër të madh të realizueshëm se

sa bashkimi dhe konfederata e popujve të mëdhenj”46.

Ndërkohë, në kuadrin e komb - shtetit, lindën edhe konceptet liberale, larg idesë së

monarkëve, që kishin një përqasje të re për Europën e Bashkuar. Ndër njerëzit me ide

iluministe, demokratike e romantike, me ide që vinin ndesh me idetë e Napolonit I dhe

monarkëve, që e deshën Europën një “konfederatë të popujve të mëdhenj”, ishte edhe Sen

Simoni, i cili më 1814, në Kongresin e Vjenës, paraqiti vizionin e planin e tij për krijimin

e një Europe të Re mbi parimin e parlamentarizmit. Sipas tij, bërthama e konfederatës

europiane do të përbëhej nga bashkimi i Francës me Anglinë, dy ndër shtetet e mëdha të

Europës, që kishin parlamente më 1814. Edhe pse projekti i Sen Simonit u prit me interes,

Fuqitë e Mëdha u imponuan shteteve europiane një koncept që vinte ndesh me atë të

Simonit; ato ngritën, mbrojtën dhe punuan për restaurimin e legjitimitetin e dinastive

mbretërore e perandorake dhe “principin e ekuilibrit midis shteteve të mëdha europiane, që

u njoh me emrin “Koncerti Europian”. Kundër dhe përkundrejt këtij koncepti u ngritën

figurat e mëdha të kohës, të cilët zhvilluan idetë e “Europës së Popujve”, të “Aleancës së

Shenjtë të Popujve”, të “Internacionales së Kombeve” dhe të “Aleancës së re të

Njerëzimit”, ide apo vizione këto që u shprehën edhe në lëvizjen “Europa e Re” të Guiseppe

Macini, babait të Italisë së Bashkuar, i cili më 1843 thoshte se “Italia e asokohe ishte një

aksident historik dhe se bashkimi i Italisë nënkupton një bashkim të natyrshëm edhe të

Europës”47. Në gjysmën e shekullit XIX, nga fundi i vitit 1847, rryma dhe shoqata pacifiste

europiane përpunuan konceptin e “Shteteve të Bashkuara të Europës” dhe për sa i përket

këtij koncepti, shprehu vizionin e tij edhe Viktor Hygo më 1849: “Do të vijë një ditë kur të

gjitha shtetet e këtij kontinenti, pa humbur cilësitë e tyre specifike dhe individualitetin e

tyre të lavdishëm, do të shkrihen në një bashkim më të lartë dhe do të formojnë Vëllazërinë

Europiane. Do të vijë një ditë kur i vetmi shesh luftimi do të jetë tregu i ideve konkurruese.

Do të vijë një ditë kur plumbat dhe bombat do të zëvendësohen me vota”48. “Nuk ka realitet

tjetër politik, - është shprehur gjatë këtij viti Viktor Hygo, - përveç Republikës së Europës

apo Shteteve të Bashkuara të Europës.” Në tërësinë e tyre, idetë europiane u përpunuan në dy forma: federaliste dhe

konfederaliste, në çerekun e fundit të Shekullit të XIX, ndërsa idetë dhe lëvizja

paneuropiane morën një përhapje më të gjerë pas Luftës I Botërore49. Kudenov Kalerg (Richard de Coudenhove – Kalergi) u bë një nga dishepujt më të

njohur të krijimit të Shteve të Bashkuara të Europës në gjysmën e parë të Shekullit XX, i

cili, nisur nga tre synime: së pari, nga evitimi i fitores së bolshevizmit komunist rus; së

dyti, nga shmangia e dominimit ekonomik amerikan dhe së treti, nga ruajtja e rolit

udhëheqës të Europës në botë, e quante domosdoshmëri krijimin e Shteteve të Bashkuara

të Europës. “Midis Skilles së diktaturës ushtarake ruse dhe Karibdes së diktaturës

financiare amerikane, rruga e Europës quhet Paneuropa dhe nënkupton që Europa duhet të

46 Pierre Gerbet, “La construction de l’Europe.”, Paris 1999, f. 17, cituar nga P. Milo, vepër e cituar, f. 106. 47 Pierre Gerbet, vep. e cituar, f. 22; Marie Therese Bitsch, vepër e cituar, f. 16 – 17; Nicholas Moussio, “Guide to European Policies” (Introduction to European Integration), European study service, Bruksel 2001; P. Milo, vepër e cituar, f. 106. 48 Stefan Qirici, Harilla Goga, Arben Malaj, vep. e cituar, f. 3. 49 Paskal Milo, vep. e cituar, f. 13 - 15.

Page 28: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

16

ndihmojë vetvehten, duke u bërë, në një qëllim praktik, një bashkim politiko –

ekonomik”50.

Ideja e Bashkimit Europian, në vitet 20-të të Shekullit të XIX, u pasqyrua gjerësisht në

revistën “Europa e Re” (L’Europe Nouvelle), që botohej nga Luiz Ueis, një grua që fitoi

një emër të madh në Shekullin XX. Në këtë revistë u shprehën mendimet e një politike të

re europiane, të dy kryeministrave francezë të viteve 20 të Shekullit XX: të Herrios [Eduard

Herriot] dhe Brianit [Aristide Briand]51.

Më 1925, Harrio deklaronte se dëshironte krijimin e Shteteve të Bashkuara të Europës,

ndërsa më 1929, Brian shpalosi projektin e vet të Bashkimit Europian në sesionin e Lidhjes

së Kombeve në Gjenevë, para përfaqësuesve të 26 vendeve të Europës. Në vitet e Luftës II

Botërore hodhën rrënjë ide, disa nga të cilat u vunë në themelet e ndërtimit europian. Dy

dokumente, të hartuara, i pari më 1940 nga francezi Leon Blumi, ish kryetari i qeverisë së

Frontit Popullor, në librin e tij “Në përmasa njerëzore” dhe i dyti, hartuar më 1941 dhe i

njohur me emrin “Manifesti i Ventotenës” dhe i titulluar “Për një Europë të Lirë dhe të

Bashkuar”, i shkruar nga Altiero Spineli dhe Ernesto Rosi, të dy antifashistë italianë të

internuar në ishullin e Ventotenës, shpreheshin për një Federatë Europiane, si një prelud i

një organizate botërore, e cila do të ishte e aftë për të garantuar paqen, demokracinë dhe

reformimin e shoqërisë52. Zhan Mone, i njohur si babai shpirtëror i Europës, më 5 Gusht 1943, në Algjer

deklaronte: “Vendet e Europës janë shumë pranë njëri - tjetrit dhe mund t’u sigurojnë

popujve të tyre prosperitetin që kushtet moderne e bëjnë të mundur dhe për rrjedhojë të

domosdoshëm… Prosperiteti i tyre dhe zhvillimet e nevojshme sociale janë të pamundura,

në qoftë se shtetet e Europës nuk formojnë një Federatë ose një “Entitet Europian” që sjell

një unitet ekonomik të përbashkët”53.

Shtetet e Europës, në vitet e Luftës II Botërore, pësuan dëme të mëdha në njerëz dhe

në ekonomi, nga të cilat dëme të mëdha në njerëz pësuan sidomos: Gjermania – 6.363.000

të vrarë, Austria – 525.000, Franca – 505.750, Italia – 355.500, Hollanda – 250.000,

Belgjika – 82.750, Shqipëria – 28.000, Norvegjia – 10.250 dhe Danimarka – 4.259 të

vrarë54. Dëmet e mëdha në njerëz dhe kostot ekonomike të Luftës II Botërore krijuan një terren

favorizues për promovuesit e paqes dhe prosperitetit në Europë. Pas Luftës II Botërore

shohim të marrin një nxitje të fuqishme projektet e krijimit të Shteteve të Bashkuara të

Europës. Ky vrull u vu në lëvizje nga disa shkaqe, ku spikat së pari, nevoja për të ruajtur

paqen midis vetë vendeve europiane dhe për t’u mbrojtur nga rreziku i komunizmit, që në

ato vite ishte në ekspansion; së dyti, për të rimëkëmbur e fuqizuar kontinentin e vjetër dhe

për të luajtur përsëri rolin e tij të liderit botëror.

Udhëheqësit dhe figura të tjera të njohura të Europës u bashkuan në synimet e tyre për

të krijuar një bashkim, por kjo vetëm në aspektin që mund ta quajmë “strategjik”, pasi në

50 Jean Luc Sauron, “Cours d’Institutions europeennes.”, Le puzzie europeen, Botues “Gualino”, Paris, 2000, f. 25, cituar nga P. Milo, vepër e cituar, f. 106. 51 Louise Weiss, “l’europeennes”, Qendra e Kërkimeve Europiane, Lousanne, 1994, f. 206 – 207, cituar nga P. Milo, vepër e cituar, f. 17 - 20. 52 Paskal Milo, vepër e cituar, f. 17 – 18. 53 Po aty, f. 18. 54 Stefan Qirici, Harilla Goga, Arben Malaj, vepër e cituar, f. 19.

Page 29: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

17

praktikë ata nuk ishin ende në një mendje për formulën se si duhej bërë bashkimi, pra në

të ashtuquajturin aspektin taktik.

Si dhe evidenton Massimo D’Alema në një prej botimeve të tij, kur përmend një imazh

emblematik të së shkuarës, kur Francois Miterrand dhe Helmut Kohl bënë homazhe, të

kapur dorë për dore, për humbjet në betejën e Verdunit gjatë Luftës së Parë Botërore…

“Një simbol vërtet i lartë i misionit të jashtëzakonshëm të kryer nga Europa: të kthesh faqen

e një historie të gjatë e të përgjakshme nacionalizmash, urrejtjesh dhe luftrash. Dhe është

vërtet një emocion i madh të kalosh lirisht kufijtë përgjatë të cilëve është luftuar për shekuj

me radhë.”.55 Në vitet e pasluftës u identifikuan tre rryma të mendimit europian. E para, “e njohur

si konfederaliste, përfshinte forma të ndryshme marrëveshjesh midis shteteve për një

bashkëpunim më të gjerë e më të thelluar, por pa prekur mekanizmat shtetërorë që janë

shprehje e sovranitetit të vendit”56.

Figura të mëdha të Shekullit të XX, Uinston Çërçill dhe Sharl de Gol, kanë mbrojtur

idenë e Konfederatës Europiane. “Duhet që familja europiane, të paktën pjesa më e madhe

e mundshme e familjes europiane, të reformohet dhe të rinovojë lidhjet e saj, në një mënyrë

të tillë që do ta lejojë atë të zhvillohet në paqe, në siguri dhe në liri. Ne duhet të formojmë

diçka si Shtetet e Bashkuara të Europës… Hapi i parë është të krijojmë një Këshill të

Europës. Në qoftë se në fillim të gjitha shtetet e Europës nuk duan ose nuk kanë mundësi

të hyjnë në këtë Bashkim, ne mundet megjithatë të proçedojmë për të grumbulluar dhe

kombinuar ata që duan dhe ata që munden”57, - ka deklaruar Çërçilli.

Rryma e dytë e mendimit europian njihet me emrin federaliste dhe krijuesit e figurat

e tjera pasuese të kësaj rryme ishin për “Federatë të Shteteve të Europës”. Në dhjetor 1946,

në Paris, ishte krijuar “Bashkimi Europian i Federalistëve”, ndërsa në qershor 1947, u

krijua “Lëvizja për Shtetet e Bashkuara Socialiste të Europës”. Përfaqësuesit më të shquar

të federalizmit të pas Luftës II Botërore ishin Altiero Spineli, Henri Brugmans, Rajmond

Aron, Andre Vuazë. E treta, u krijua brenda rrymës federaliste dhe përfaqësuesit e kësaj

rryme u quajtën “funksionalistë”, sipas të cilëve objektivi i Bashkimit Europian mund të

arrihej përmes integrimeve sektoriale të njëpasnjëshme58. Përfaqësuesit më të shquar të

kësaj rryme ishin Robert Shuman dhe Zhan Mone.

Më 5 Qershor 1947, në Universitetin e Harvardit, Gjenerali George Marshall,

Sekretari i SHBA, shpalli planin që njihet me emrin “Plani Marshall”, qëllimi i të cilit ishte

rindërtimi i Europës me ndihmën financiare të SHBA. Ideja europiane u ngrit në një shkallë

më të lartë në vitin 1948. Më 16 Prill 1948, në Paris, u nënshkrua konventa që themeloi

Organizatën Europiane të Bashkëpunimit Ekonomik [OEEC – Organization for European

Economic Cooperation], e cila bashkoi 16 vende europiane dhe komandat ushtarake të

zonave perëndimore të Gjermanisë59.

55 Massimo D’Alema, “Jo vetëm euro. Demokraci, punë, barazi. Një pikësynim i ri për Europën.”, përkthyer nga Agim Doksani, Botimet Dudaj, Tiranë, 2016, ISBN: 978-99943-0-436-6, f. 83-84. 56 Paskal Milo, vepër e cituar, f. 19. 57 Martin Gilbert, “Churchill. A life”, Botues “Holt Paperbacks”, 1992, ISBN-10: 0805023968; ISBN-13: 978-0805023961; David Gowland and Arthur Turner, “Britain and European Integration 1945 – 1998.”, A documentary history, Botues “Routledge”, 2000, ISBN 9780415179751, f. 8 – 9. 58 Paskal Milo, vepër e cituar, f. 19 – 20. 59 Shënim: Më 1961 u quajt OECD. Në 2010 numri i vendeve anëtare arriti në 70.

Page 30: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

18

Shtetet nënshkruese të kësaj konvente u angazhuan të zhvillojnë një bashkëpunim

të ndërsjelltë, të ulin kufizimet në shkëmbimet e tyre tregtare e monetare, të krijonin një

sistem shumëpalësh pagesash, të studionin mundësinë e një bashkimi doganor ose të një

zone të shkëmbimit të lirë si dhe, ndër të tjera, të stabilizonin monedhat. OEEC luajti rol të rëndësishëm në ndarjen e ndihmës prej 13 miliardë dollarë për

rimëkëmbjen e Europës sipas Planit Marshall60. Më 18 Prill 1948, Zhan Mone i shkruante

Robert Shumanit: “Ideja se 16 vende sovrane do të bashkëpunojnë në mënyrë të frytshme

është një iluzion. Unë besoj se vetëm krijimi i një Federate të Perëndimit, përfshirë

Anglinë, do të na lejojë në kohën e duhur të regullojmë problemet tona dhe përfundimisht

të pengohet lufta”61. Më 17 Mars 1948, me rëndësi ishte nënshkrimi nga pesë vende, nga Britania e

Madhe, Franca, Belgjika, Hollanda dhe Luksenburgu, i Traktatit të Brukselit, i cili shënoi

lindjen e Bashkimit Europian Perëndimor 62 si një organizatë ndërkombëtare me

dimensione bashkëpunimi shumëpalëshe: diplomatike, ushtarake, ekonomike, sociale,

kulturore etj.

Ky traktat u bë gjithashtu bazë për zgjerimin e bashkëpunimit ndëratlantik. Më 4

Prill 1949, midis 5 vendeve të Traktatit të Brukselit dhe SHBA e Kanadasë, u nënshkrua

në Uashington, Traktati i Organizatës së Atlantikut Verior63 (NATO).64 I një rëndësie të veçantë, për të mbajtur gjallë bashkëpunimin mes shteteve

themeluese të OEEC, ishte edhe krijimi i Këshillit të Europës më 5 Maj 1949, selia e të

cilit u vendos në Strasburg65.

Shohim në këtë ecuri historike idesh të mëdha se dëshira për t’u bashkuar qendërzohej

që në fillim nga nevoja për të qenë më të fortë dhe të mirësinkronizuar brenda kontinentit

europian.

Skepticizmat lidhur me ekzistencën e një forme bashkimi ideal kanë shoqëruar në çdo

hap krijimin e unionit dhe bashkimin e shteteve, por analiza tregon se kjo nuk i ka penguar

shtetet dhe mendimtarët që të jetësojnë planet e tyre për afrim ekonomik, social e

diplomatik.

60 Jean Luc Sauron, vep. e cituar, f. 30 – 33; P. Gerbet, vepër e cituar, f. 70 – 71; P. Milo, vepër e cituar, f. 21; E. Pupe, vepër e cituar, f. 14. 61 “Un changement d’esperance. La declaration du 9 mai 1950. Jean Monnet – Robert Schuman.” Fondation Jean Monnet, Pour l’Europe, Centre de recherché europeennesa, Lousanne, 9 Mai 2000, f. 66 – 70, cituar nga P. Milo, vepër e cituar, f. 14 - 27. 62 WEU – Western European Union. 63 NATO - North Atlantic Treaty Organisation. 64 Shënim: Si kundërpërgjigje e themelimit të NATO-s, 5 vjet më vonë, më 14 Maj 1995, nga vendet e ish-kampit socialist u krijua Traktati i Varshavës, organizatë ushtarake që u shpërbë me shembjen e sistemit komunist në fund të viteve ’80. 65 J.L. Sauron, vepër e cituar, f. 33 – 34; Cristine Houteer, “La construction europeenne. Etapes, objectifs, realisations.”, Nathan/HER, Paris, 2000, f. 7; Pierre Gerbet, vepër e cituar, f. 35, aksesuar në: http://www.europarl.europa.eu/100books/file/EN-N-B-0010-Europe-a-Heritage-a-Challenge-a-Promise.pdf.

Page 31: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

19

1.2 Traktatet dhe Zgjerimi i BE-së.

Traktati i Parisit. Komuniteti Europian i Qymyrit dhe i Çelikut.

Më 20 Qershor 1950, në Paris, u organizua një konferencë ndërkombëtare e gjashtë

vendeve që kishin pranuar “Planin Shuman”. Kryetar i konferencës u caktua Zhan Mone.

Traktati, që shënoi përfundimisht lindjen e Komunitetit Europian të Qymyrit dhe të

Çelikut66, u nënshkrua më 18 Prill 1951, në të njëjtën sallë, ku Shumani lexoi “Deklaratën”

e tij më 9 Maj 1950. Kjo marrëveshje u nënshkrua për 50 vjet dhe hyri në fuqi më 10 Gusht 1952, pas

ratifikimit nga parlamentet e gjashtë vendeve anëtare67. Studiues të tjerë thonë se Traktati

Themelues i Komunitetit Europian të Qymyrit dhe Çelikut (KEQÇ apo KEÇQ) hyri në

fuqi më 25 Korrik 195268. Të tjerë studiues thonë se Traktati i 18 Prill 1951 hyri në fuqi

më 23 Korrik 195269. Pavarësisht datës reale të hyrjes në fuqi, të gjithë studiuesit pajtohen

në qasjen se kemi të bëjmë me një traktat themelues shumë të rëndësishëm.

Traktati i KEÇQ-së krijonte dhe përcaktonte disa organe: Autoritetin e Lartë, një

organ kolegjial, me kompetenca ekzekutive, i përbërë nga nëntë anëtarë, i cili pushtetin

ekzekutiv të tij e ndante me organin tjetër të KEÇQ-së, me Këshillin e Ministrave. Si

President i parë i Autoritetit të Lartë u zgjodh Zhan Mone. Organi i dytë që u krijua ishte

Këshilli i Ministrave, i cili përbëhej nga ministrat e jashtëm ose të ekonomisë të Vendeve

Anëtare dhe përbënte një instrument që përfaqësonte qeveritë anëtare dhe koordinonte

politikat ekonomike të vendeve përkatëse me veprimtarinë e Autoritetit të Lartë.

U krijua edhe një Asamble e Përbashkët apo e Përgjithshme për të ushtruar

kontrollin demokratik mbi veprimtarinë e Autoritetit të Lartë, si dhe Gjykata e Drejtësisë,

e përbërë nga shtatë gjyqtarë dhe dy prokurorë. Gjykata e Drejtësisë vëzhgonte dhe

mbikqyrte respektimin e traktatit dhe gjithashtu zgjidhte mosmarrëveshjet e mundshme që

mund të krijoheshin midis Vendeve Anëtare ose midis anëtarëve të veçantë dhe Autoritetit

të Lartë. Në Paris, dita e 18 Prillit 1951 shënoi Europën e parë me gjashtë vende anëtare si

gjashtë shtetet themeluese: Franca, Gjermania Federale, Italia, Belgjika, Luksenburgu dhe

Hollanda. Traktati pati jetëgjatësi deri më 23 Korrik 2002. Mund të themi me bindje të plotë se Komuniteti Europian i Qymyrit dhe Çelikut

ishte guri i parë në ndërtesën e BE-së. Zhvillimet dhe grupimet politike të përmendura deri në këtë periudhë kishin

konkluduar me sukseset e para në fushën e integrimit ekonomik. Këto të fundit rrjedhimisht

i nxitën qarqet qeverisëse europiane që të mendonin edhe për krijimin e një ushtrie dhe

mbrojtjeje të përbashkët europiane. Më 27 Maj 1952, në Paris, u nënshkrua nga gjashtë

vendet e Komunitetit Europian të Qymyrit dhe të Çelikut, Traktati mbi krijimin e

Komunitetit Europian të Mbrojtjes70.

66 ECSC – European Coal and Steel Community. 67 Paskal Milo, vepër e cituar, f. 33. 68 Iva Zajmi, vepër e cituar, f. 9. 69 Klaus-Diter Borçard, zyrtar i BE që nga 1987, profesor nderi në Universitetin e Vurzburgut, “The ABC of European Union Law”, f. 11 (Botimi në shqip nga Ministria e Integrimit Europian, Tiranë, 2011). 70 EDC – Europian Defence Community.

Page 32: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

20

Thelbi i politikës së mbrojtjes kalonte nga shtetet në EDC71, e cila njëherësh do të

mbante lidhje të ngushta me Aleancën Atlantike, të formuar më 4 Prill 1949. U ndërmorën

nisma të reja edhe në aspektin politik. Më 10 Mars 1953, të gjashtë vendet e Komunitetit

Europian të Qymyrit dhe të Çelikut, me vendim të Asamblesë, së krijuar më 10 Shtator

1952, miratuan Komunitetin Politik Europian72. EPC përbëhej nga parlamenti me dy dhoma, njëra e dalë nga zgjedhje të

përgjithshme dhe tjetra, senati, i përbërë nga deputetë të zgjedhur nga parlamentet

kombëtare. Të dy dhomat do të kishin pushtete legjislative të barabarta. Institucion tjetër i

Komunitetit ishte Këshilli Ekzekutiv Europian, presidenti i të cilit do të zgjidhej nga Senati

Europian. Ishte parashikuar të kishte edhe një Këshill Ministrash, roli i të cilit ishte

harmonizimi i veprimit të Këshillit Ekzekutiv Europian me atë të qeverive anëtare të

Komitetit Politik Europian. EPC do të kishte Gjykatën e vet dhe si organ konsultativ, edhe

një Këshill Ekonomik e Social. Ishte parashikuar që EPC do të përfshinte në gjirin e vet

edhe ECSE e EDC73.

Traktatet e Romës. Komuniteti Europian Ekonomik dhe Komuniteti Europian i Energjisë

Atomike. Më 13 Tetor 1955, Zhan Mone shpalli themelimin e Komitetit të Aksionit për

Shtetet e Bashkuara të Europës. Mone shprehej se “Uniteti i popujve europianë, i realizuar

në Shtetet e Bashkuara të Europës, është mjeti për të ngritur nivelin e tyre të jetesës dhe

për të ruajtur paqen. Ajo është shpresa e madhe dhe shansi i epokës sonë. Në qoftë se ne

do të punojmë pa vonesë e pa pushim, ajo është realiteti i së nesërmes”74. Projektin e ri, Mone ia serviri, në fillim të vitit 1955, një politikani të njohur, me të

cilin ndante të njëjtat mendime për të ardhmen e Europës, Ministrit të Jashtëm të Belgjikës,

Pol Henri Spak. Më 1 - 3 Qershor 1955, në një mbledhje të ministrave të jashtëm të gjashtë

vendeve anëtare të ECSE-së, në Mesina të Italisë, u shpreh vullneti i gjashtë vendeve për

të hyrë në një etapë të re të ndërtimit europian, i cili do të realizohej, para së gjithash, në

fushën ekonomike. Europa e Bashkuar, - thuhej në “Rezolutën” e miratuar në Mesina, - do

të ndërtohet nga zhvillimi i institucioneve të përbashkëta, nga shkrirja progresive

kombëtare, krijimi i një tregu të përbashkët dhe harmonizimi progresiv i politikave të tyre

sociale75. Në këtë takim, ministrat e jashtëm vendosën krijimin e një Komiteti Ndërqeveritar,

të përbërë nga ekspertë të nivelit të lartë dhe të kryesuar nga Pol Henri Spak. Komiteti

71 Shënim: EDC nuk pati jetë, sepse sipas rregullit ndërkombëtar mbi traktatet, ky traktat do të hynte në fuqi pasi të ratifikohej nga parlamentet e vendeve nënshkruese, por pas dy vite e tre muaj të nënshkrimit, më 30 Gusht 1954, Asambleja Kombëtare e Francës refuzoi ratifikimin e traktatit të EDC. Shih: Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim: http://idmalbania.org/sq. 72 EPC – European Political Community. 73 Paskal Milo, vep. e cituar, f. 36 (Shih edhe: Paul Magnette, L’Europe. I’Etat et la Democratie, Editions Complexe, Bruxelles 2000, f.52; Philippe Manin, Les Communautes Europeennes. L’union Europeenne, Botim i Pestë, Paris, 1999, f. 16; Jean – Luc Sauron, vep. e cituar, f. 38). 74 Jean Monnet, vep. e cituar, f. 468. 75 Marie Therese Bitsch, vepër e cituar, f. 109; Christine Houteer, vepër e cituar, f. 31.

Page 33: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

21

Ndërqeveritar hartoi një raport, i cili u paraqit nga Spak në një mbledhje tjetër të ministrave

të jashtëm të ECSE-së, më 29 - 30 Maj 1956, në Venedik.

Raporti u jepte përgjigje çështjeve të ngritura në takimin e Mesinës për krijimin e

një Komuniteti Ekonomik Europian dhe të Komunitetit Europian të Energjisë Atomike

(EUROATOM)76 . Më 25 Mars 1957, në Kapitol në Romë, u nënshkruan në mënyrë

solemne të dy traktatet që krijuan zyrtarisht Komunitetin Ekonomik Europian (ose Tregu i

Përbashkët) dhe Komunitetin Europian të Energjisë Atomike77. Deri në fund të vitit 1957,

këto traktate u ratifikuan nga parlamentet e gjashtë vendeve nënshkruese dhe hynë në fuqi

më 1 Janar 1958. Komuniteti Ekonomik Europian 78 kishte si synime kryesore të tij: hedhjen e

themeleve për një bashkim më të ngushtë të popujve të Europës, sigurimin dhe përparimin

ekonomik e shoqëror të vendeve anëtare, garantimin e një rritjeje të vazhdueshme të

shkëmbimeve të barazpeshuara dhe konkurrencës së ndershme, forcimin e unitetit të

ekonomive të tyre dhe sigurimin e një zhvillimi të harmonizuar, ndjenjën e një politike të

përbashkët tregtare për heqjen progresive të kufizimeve në shkëmbimet ndërkombëtare,

ruajtjen dhe forcimin e paqes79.

“Detyra e rëndësishme që Traktati i Romës u vuri institucioneve të Komunitetit

ishte krijimi i një Tregu të Përbashkët midis shteteve anëtare. Kjo do të përfshinte nevojën

e një bashkimi doganor, i cili kishte për qëllim në njërën anë, heqjen e detyrimeve

doganore, kuotat e importit, pengesat në tregti midis shteteve anëtare dhe në anën tjetër,

futjen e një takse doganore të përbashkët (CCT) ndaj vendeve të treta dhe zbatimin

nëpërmjet harmonizimit të politikave kombëtare dhe katër lirive themelore: liria e lëvizjes

së mallrave, lëvizja e lirë e punonjësve, liria e sipërmarrjes dhe liria për të ofruar shërbimet

nga individë dhe shoqëri të caktuara dhe së fundi, liria e zhvendosjes së kapitalit… Traktati,

në vetvete, kishte karakterin e një Karte të një Tregu të Përbashkët”80, - thuhet në studimin

e organizatës së Qendrës për Kërkim e Zhvillim, e njohur me ligj në vitin 2001. Në traktat, u kushtohej një vend i veçantë edhe institucioneve të Komunitetit

Ekonomik Europian: Parlamenti Europian, Këshilli i Ministrave, Komisioni Europian,

Gjykata e Drejtësisë, Gjykata e Llogarive, Komiteti Ekonomik e Social, Komiteti i

Rajoneve, Banka Europiane e Investimeve.

Në mënyrë krahasuese me parashikimet dhe rregullimet e Traktatit të mëparshëm,

tashmë Parlamenti Europian si organ legjislativ, ruajti pothuajse ato funksione që kishte

dhe Asambleja Parlamentare e ECSE-së, veçse me një zgjerim, ku nga 78 anëtare u rrit në

142. Anëtarët e Parlamentit Europian ishin përfaqësues të deleguar të parlamenteve

kombëtare: nga 36 për Francën, Gjermaninë dhe Italinë, 14 për Belgjikën dhe Hollandën

dhe 6 për Luksenburgun81.

76 B. Olivi, vepër e cituar, f. 171; P. Manin, vepër e cituar, f. 16 - 17. 77 Botim i Qendrës Europiane “Bashkimi Europian”, Përmbledhje traktatesh, version i konsoliduar në fuqi, Tiranë, 2000, f. 57; Bashkimi Europian – Wikipedia; http://europa.eu, faqe e aksesuar më datë 07.01.2016, f. 2/11; Ministria e Integrimit Europian: www.integrimi.gov.al. 78 EEC - European Economic Community. 79 “Bashkimi Europian” Përmbledhje traktatesh, cituar si më sipër, f. 54 - 55. 80 Qendra për Kërkim dhe Zhvillim (QKZH), “Historiku i integrimit të BE”, Botimet “albPAPER”, Tiranë, ISBN: 978-99927-728-2-9, f. 20. 81 Gëzim Sala, Llambro Filo, Ibrahim Gashi, “Historia Bashkëkohore”, (Europa, Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë shek. XX), Botimet “Albatros”, Tiranë, 2009, f. 475.

Page 34: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

22

Në Traktatet e Romës parashikohej, sikurse edhe ne Traktatin e Parisit për ECSE,

që Parlamenti Europian mund të zgjidhej edhe me votim të përgjithshëm. Ai përfaqësonte

të tre Komunitetet: Tregun e Përbashkët, ECSE-n dhe EUROATOM-in dhe ushtronte të

drejtat e vendimit dhe të kontrollit. Gjykata e Drejtësisë ishte gjithashtu institucion i

përbashkët për të tre Komunitetet. Roli i saj ishte të siguronte respektimin e ligjit në

interpretimin dhe zbatimin e traktateve. Në qendër të sistemit komunitar, që u krijua nga Traktatet e Romës, u vendosën dy

institucione: Këshilli dhe Komisioni. Këshilli formohej nga përfaqësues të qeverive të

Vendeve Anëtare dhe mblidhej në përbërje të ndryshme në funksion të çështjeve të

diskutuara. Këshilli siguronte bashkërendimin e politikave të përgjithshme ekonomike të

shteteve anëtare, kishte pushtet vendimor dhe i dërgonte Komisionit kompetenca

ekzekutimi për normat që ai nxirrte vetë.

Këshilli zgjidhte një president të rradhës për një periudhë gjashtëmujore dhe

vendimet i merrte me shumicën e anëtarëve. Detyra kryesore e Komisionit ishte të

mbikqyrte vënien në jetë të dispozitave të Traktateve të Romës. Komisioni kishte një

pushtet të vetëm vendimor dhe merrte pjesë në përgatitjen e akteve të Këshillit dhe të

Parlamentit Europian82. Komisioni përbëhej nga nëntë anëtarë, të cilët zgjidheshin për 4 vjet dhe në krye

ishte presidenti, që caktohej me marrëveshje të përbashkët të të gjitha qeverive të vendeve

anëtare dhe miratohej nga Parlamenti Europian83. President i Komisionit u caktua gjermani

Valter Holshtajn.

Traktatet e Romës sollën dy Komitete të reja me karakter thjesht ekonomik.

Themeluesit e Komunitetit Ekonomik Europian ose të Tregut të Përbashkët i bashkonte

ideja dhe përpjekjet për ndërtimin e Europës së Bashkuar. Britania e Madhe ishte vendi më

i madh që refuzoi t’i bashkohej Traktateve të Romës. Qëndrimi i saj u arsyetua me frikën

e humbjes së disa avantazheve në raport me vendet e tjera europiane në fushën e energjive

atomike e të armëve bërthamore, si dhe të privilegjeve që rridhnin nga qenia e saj në krye

të Komonuellth-it Britanik84.

Por Britania nuk mund dhe nuk mundi të pengonte krijimin e Komunitetit

Ekonomik Europian apo të Tregut të Përbashkët.

Arritjet dhe evoluimi i Komunitetit Europian: Në Nenin 2 të Traktatit thuhet: ”KEE

ka si detyrë themelore ndërtimin e një tregu të përbashkët dhe në mënyrë progresive afrimin

e politikave ekonomike të vendeve anëtare, me qëllim që të arrihet një zhvillim i

harmonizuar i aktiviteteve ekonomike, një zhvillim i vazhdueshëm dhe i balancuar, një

rritje e stabilitetit, një ngritje e përshpejtuar e standardit të jetesës dhe marrëdhënie më të

ngushta ndërmjet shteteve anëtare të atij Komuniteti”85.

Në themel mbeten “katër liritë themelore”: lëvizja e lirë e personave, shërbimeve,

mallrave dhe kapitaleve, zbatimi i të cilave çonte në krijimin e një zone unike ekonomike

82 “Bashkimi Europian” Përmbledhje traktatesh, cituar si më sipër, f. 198 - 199. 83 Po aty, f. 197. 84 Paskal Milo, vepër e cituar, f. 46. 85 Toulemo Robert, “La constructio europeenne: histoire, acquis, perspectives”, Paris 1999, cituar nga P. Milo, vepër e cituar, f. 12 - 16.

Page 35: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

23

të lirë nga konkurrenca. Në Nenin 8 të Traktatit, ishte parashikuar aplikimi i plotë i katër

lirive, i cili do të kalonte në tre faza, me nga 4 vjet secila dhe do të përfundonte86 më 1970.

Në vitet e para të ekzistencës së tij, dy shtyllat kryesore, ku mbështetej politika e

Komunitetit Europian, ishin doganat dhe bujqësia. Bashkimi doganor ishte një nga arritjet

e para më të suksesshme të Komunitetit Europian. Ky objektiv themelor ishte përcaktuar

në Nenin 9 të Traktateve të Romës87, ku, ndër të tjera, thuhej: “Komuniteti bazohet në një

bashkim doganor, i cili mbulon të gjitha shkëmbimet e mallrave dhe që nënkupton ndalimin

ndërmjet shteteve anëtare, të pengesave doganore në import dhe eksport dhe të të gjitha

pengesave që kanë pasoja të njëjta, si dhe pranimin e një tarife të përbashkët në

marrëdhëniet e tyre me vendet e treta”88. Më 1 Janar 1959 u reduktuan 10% tarifat doganore dhe u rritën 20% shkëmbimet.

Më 1959 u rrit 20% edhe volumi i tregtisë ndërkombëtare në krahasim me vitin 1958. Më

12 Maj 1960, Këshilli i Ministrave vendosi që, në 1 Janar 1962, pengesat doganore të

uleshin 30%. Dy vjet më vonë, më 1 Korrik 1962, ato u ulën në masën 50%, duke arritur

nivelin e parashikuar për vitin 1965. Në vitet në vazhdim, ritmet e heqjes së pengesave

doganore u rritën për çdo vit 10-15% deri sa ato u hoqën plotësisht më 1 Korrik 196889.

Kjo ditë shënoi edhe krijimin e bashkimit doganor, 18 muaj më shpejt nga

parashikimi i gjashtë vendeve të Komunitetit. Pra, në këtë përshkrim të shkurtër të arritjeve

të njëpasnjëshme në fushën doganore gjatë kësaj periudhe, shohim se si gradualisht Vendet

Anëtare u “njësuan”, duke mundësuar kështu arritjen e një prej qëllimeve kryesore të këtij

bashkimi ndërshtetëror. Një situatë e tillë erdhi absolutisht në një formë shumë të

natyrshme dhe rrjedhë normale, duke mos hasur pengesa të konsiderueshme në qoftë se e

krahasojmë ecurinë e saj me implementimin e politikave të tjera kaq madhore dhe

rrjedhimisht pritshmëritë ishin shumë entuziaste dhe optimiste. Ky sukses pritej që të

pasohej nga arritje të mëtejshme në aspektin ekonomik të këtij entiteti të ri, të krijuar në

kontinentin europian. Ndërkohë, krahas liberalizimit të shkëmbimeve komunitare, u zhvillua edhe procesi

i vendimeve progresive të tarifës së përbashkët doganore të vendeve të Komunitetit ndaj

vendeve të treta, duke i dhënë kështu një vlerë të shtuar këtij bashkimi dhe duke u pasuar

nga lehtësira të dukshme për sa i përket lëvizjes së lirë brenda për brenda Komunitetit dhe

marrëdhënies fitimprurëse përballë vendeve jo anëtare. Negociatat me vendet e treta,

veçanërisht me SHBA-në, u zhvilluan në kuadrin edhe të Marrëveshjes së Përgjithshme

për Tarifat e Tregtinë 90 , midis Komunitetit Ekonomik Europian dhe SHBA-së, për

përcaktimin e një tarife të përbashkët doganore e për një ulje të ndërsjelltë të pengesave

doganore për prodhimet industriale. U zhvilluan dy raunde bisedimesh; i pari, i njohur me emrin “Dilon”, në vitet 1960

- 1962 dhe i dyti, i njohur me emrin “Kenedi”, në vitet 1964 - 1967. Komuniteti Ekonomik

Europian kishte një politikë më pak proteksioniste se SHBA-ja, Britania e Madhe dhe

86 Ashtu si edhe përfundoi sipas parashikimeve (më 1970). 87 Broshurë “15 pyetje për Bashkimin Europian”, Ministria e Integrimit, Tiranë, 2007, aksesuar në faqen zyrtare: www.integrimi.gov.al 88 Përmbledhje traktatesh cituar më sipër, “Bashkimi Europian” f. 69. 89 Marie – Therese Bitsch, vepër e cituar, f. 132 – 133; P. Milo, vepër e cituar, f. 22 - 52. 90 GATT – General Agreement on Tariffs and Trade.

Page 36: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

24

Japonia91. KEE arriti të aplikonte tarifa më të ulëta, vetëm 6.9%, kundrejt 11.6% të SHBA-

së, 11.6% të Britanisë së Madhe dhe 11.1% të Japonisë92.

Traktatet e Romës parashtronin edhe një politikë të përbashkët bujqësore me një

sërë kërkesash, ndër të cilat më kryesoret ishin: rritja e prodhimit bujqësor, stabilizimi i

tregjeve, arritja e një niveli jetese të barabartë për popullsinë agrare dhe sigurimi i

furnizimit për gjithë vendet e Komunitetit. Më 1960, Komisioni i Komunitetit hartoi disa

parime bazë të një politike të përbashkët bujqësore, por propozimet e këtij Komisioni nuk

gjetën unanimitetin e duhur nga Këshilli i Ministrave93. Mbështetësit kryesorë të këtyre parimeve ishin Franca, Hollanda e Italia, ndërsa

ishin kundër Republika Federale Gjermane, Belgjika dhe Luksenburgu. Sidoqoftë,

vazhduan përpjekjet për t’u arritur një marrëveshje nga të gjitha vendet e Komunitetit. Më

14 Janar 1962, Këshilli i Ministrave miratoi rregullat e para bujqësore për drithërat dhe

prodhimet derivate, për mishin e derrit, të shpendëve, të vezëve, mori masa lehtësuese për

shkëmbimet ndërkomunitare të verës, frutave e perimeve, si dhe vendosi krijimin e Fondit

Europian të Orientimit dhe Garantimit Bujqësor94. Ishte ky kompromisi i parë, që çoi në

fillimet e politikës së përbashkët bujqësore, ndërsa vite më vonë, më 1970, do të

përfundonte edhe procesi i krijimit të Tregut të Përbashkët Europian për prodhimet

industriale e bujqësore, që solli ndryshime cilësore në ekonominë e të gjitha vendeve të

Komunitetit.

Sukseset e para në fushat e bashkimit doganor dhe të politikës së përbashkët

bujqësore u dhanë shtysë ideve për ndërmarrjen e nismave për nxitjen e procesit të

bashkimit politik të Komunitetit Europian. Nismëtar ishte përsëri Zh. Mone, i cili në nëntor

1959, propozoi bashkimin në një Komision të vetëm e të përbashkët të Autoritetit të Lartë

të ECSC-së me Komisionet e Komunitetit Ekonomik Europian dhe të EUROATOM-it, gjë

që mundësohej ngaqë kishte për të tre komunitetet edhe një Asamble Parlamentare unike,

një Gjykatë Drejtësie dhe një Këshill Ministrash. Disa muaj më vonë, më 17 Maj 1960, Asambleja Parlamentare miratoi një raport

që parashikonte zgjedhjen me votim të drejtpërdrejtë dhe të përgjithshme të deputetëve

europianë. Pra, shohim nga këto “lëvizje” se tashmë vëmendja u drejtua më shumë se më

parë në të ashtuquajturin bashkim politik të komunitetit.

Të gjitha këto struktura të krijuara kishin nevojë për rregullime dhe marrëveshje të

detajuara, në mënyrë që të mundësonin legjitimimin e strukturave në drejtimin e unionit

ndërshtetëror, i cili në një të ardhme të afërt pritej të përballej me kërkesa të mëdha për

zgjerim apo dhe konflikte apo pengesa, që mund të sillte jeta e arenës ndërkombëtare.

Vendet Anëtare dhe strukturat europiane ishin përballë nevojës për një bashkim të

qëndrueshëm politik, që do të mundësonte jetëgjatësinë e Komunitetit.

Pengesë në procesin e bashkimit politik të Komunitetit Europian u bë Presidenti i

Francës, Gjenerali Sharl De Gol, i ardhur në pushtet më 1958. Ai ishte kundër Traktateve

të Romës dhe përpunoi një qëndrim kundër çdo prirjeje që synonte të forconte autoritetin

e institucioneve të Komunitetit. De Goli ishte edhe kundër pranimit të Britanisë së Madhe

91 P. Milo, vep. e cituar, f. 57; P. Gerbet, vep. e cituar, f. 214 – 215. 92 Stefanaq Qirici, Harilla Goga, Arben Malaj, vep. e cituar, f. 37. 93 P. Gerbet, vep. e cituar, f. 216. 94 EAGGF – European Agricultural Guidance and Guarantee Fund.

Page 37: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

25

në Komunitetin Ekonomik Europian. Në fund të korrikut të vitit 1961, Qeveria Britanike e

Harold Makmilanit kishte shpallur synimin për të hapur negociatat me gjashtëshen për

hyrjen e Britanisë së Madhe në Komunitetin Ekonomik Europian95 dhe më 9 Gusht 1961,

ajo bëri kërkesën zyrtare të pranimit në Komunitet. Në këtë kohë, kërkesë për t’u asociuar me Komunitetin bënë edhe Austria, Suedia

dhe Zvicra96. Negociatat e gjashtëshes me Britaninë u hapën më 10 Tetor 1961, në Paris,

por pa kaluar dy vjet, më 14 Janar 1963, në një konferencë shtypi, Presidenti De Gol

deklaroi votën kundër hyrjes së Britanisë së Madhe në Komunitetin Ekonomik Europian97. Më 24 Shtator 1963, Këshilli i Ministrave të Komunitetit miratoi në parim, rritjen

e kompetencave të Asamblesë Parlamentare. Ndërkohë, u adoptua, në parim, bashkimi i

institucioneve në perspektivën e bashkimit të tre Komuniteteve 98 (KEE, KEQÇ dhe

EURATOM).

Më 8 Prill 1965, Traktati i Bashkimit të Institucioneve Ekzekutive u nënshkrua në

Bruksel. Në muajt janar - mars 1967, Kryeministri i Britanisë, Uinston Çërçill, zhvilloi një

turne në Belgjikë, Luksenburg, Gjermani, Itali dhe Hollandë, ku gjeti mirëkuptim dhe

mbështetje nga këto vende të Komunitetit. Ai foli edhe para Asamblesë Konsultative të

Këshillit të Europës, ku u deklarua i gatshëm të pranojë Traktatet e Romës dhe të

kontribuojë në një bashkim të ardhshëm të Europës. “Ne jemi të vendosur të veprojmë

sepse krijimi i një Komuniteti Ekonomik më të madh dhe më të fuqishëm është thirrur t’u

shërbejë interesave të të gjithë Europës”,99 - deklaroi, ndër të tjera, Çërçilli. Pavarësisht

këtyre qëndrimeve, shohim se si edhe më 16 maj, në një konferencë shtypi, si edhe më 27

Nëntor 1967, në një deklaratë të dhënë në Paris, Presidenti i Francës vazhdonte t’i

qëndronte stoik bindjes së tij dhe vuri veton kundër pranimit të Britanisë në Komunitet. Ai

nuk i ndryshoi mendimet dhe politikën e tij derisa u largua nga Elizeja, në prill 1969.

Me kalimin e kohës shohim se si filluan të ndërrohen edhe drejtuesit politikë të

Vendeve Anëtare. Kështu, në vitin 1969, me ardhjen në pushtet të Zhorzh Pompidu si

President i ri i Francës, si dhe të Vili Brandtit si Kancelar i Gjermanisë, u krijuan shanset

edhe për një frymë të re në KEE.

Më 1 - 2 Dhjetor 1969, në Hagë të Hollandës, u zhvillua konferenca e nivelit të

lartë, me pjesëmarrjen e kryetarëve të shteteve ose të qeverive dhe ministrave të jashtëm të

vendeve anëtare të KEE, e njohur me emrin Samiti i Hagës. Pompidu, ndër të tjera, kërkoi

krijimin e plotë të Tregut të Përbashkët deri më 1 Korrik 1970 dhe njëherësh mbështeti

edhe sugjerimin e Brandtit për një Bashkim Ekonomik dhe Monetar, si dhe për fillimin e

bisedimeve me Britaninë e Madhe dhe vendet e tjera kandidate, jo më vonë se 1 Korriku i

vitit 1970. Menjëherë pas Konferencës së Hagës, të gjashtë vendet anëtare të Komunitetit

miratuan Rregulloren Financiare përfundimtare, e cila u kthye në një traktat dhe u

nënshkrua më 21 Prill 1970. Traktati parashikonte zëvendësimin progresiv të kontributeve

të shteteve anëtare me burimet e mirëfillta, që përfshinin mbledhjen e taksave e tatimeve

95 J.P.D. Dunbabin, “The Cold War: The great poker and theirallies.”, Publisher Longman, London and New York 1994, f. 381; Paskal Milo, vepër e cituar, f. 60 – 66. 96 Walter Laquer, “Europe in our time: A history 1945 - 1992”, Botimet “Paperback”, 1993; P. Gerbet, vep. e cituar, f. 252 – 253: J.L. Sauron, vep. e cituar, f. 55. 97 Paskal Milo, vep. e cituar, f. 68. 98 Jean – Luc Sauron, vep. e cituar, f. 59; Pierre Gerbet, vep. e cituar, f. 169 – 270. 99 Jean Monnet, vep. e cituar, f. 575.

Page 38: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

26

doganore nga të gjitha importet që vinin nga vendet jo anëtare plus deri 1% të taksës mbi

vlerën e shtuar (VAT – Value Added Tax)100.

Situata e fundit përforconte sërish idenë dhe imazhin e krijuar për Komunitetin, si

një entitet i veçantë me trajta të theksuara të një shteti të mirëfilltë demokratik dhe

vetëfinancues. Vendet Anëtare të Komunitetit, më 22 Prill 1970, u morën vesh dhe nënshkruan

Traktatin e Luksenburgut, sipas të cilit rriteshin kompetencat buxhetore të Parlamentit101.

Traktati hyri në fuqi më 1 Janar 1971102. Në vijim të vendimeve të Samitit të Hagës, Vendet Anëtare të Komunitetit krijuan

një komitet ekspertësh, të kryesuar nga Pjer Verner, Kryeministër dhe Ministër i Financave

të Luksenburgut, qëllimi i të cilit ishte përpunimi i një projekti për Bashkimin Ekonomik

e Monetar, i cili më vonë u quajt “Plani Verner”. Me përpjekjet e Vili Brandt u arrit që, më

8 - 9 Shkurt 1971, Këshilli i Ministrave të miratonte “Planin Verner”, synimi i të cilit ishte

të vendoste një “tërësi monetare të individualizuar në gjirin e sistemit ndërkombëtar” dhe,

pas një muaji, në mars, Këshilli i Ministrave miratoi një Rezolutë, që ishte një dokument

angazhues politik i Komunitetit për një Bashkim Ekonomik dhe Monetar103. Parlamenti

bëri përpjekje për një zgjerim të mëtejshëm të kompetencave të tij buxhetore, gjë që çoi në

nënshkrimin e Traktatit të Dytë buxhetor, më 22 Korrik 1975 dhe hyri në fuqi më 1 Qershor

1977104.

Zgjerimi i Komunitetit Europian: Pas Samitit të Hagës, Vendet Anëtare të

Komunitetit filluan procedurat për pranimin e anëtarëve të rinj të Komunitetit. BE-ja u

krijua si rezultat i një bashkimi midis shteteve të ndryshme dhe nuk mund të qëndronte

statike dhe e izoluar nga bota e jashtme. Kërkesat për anëtarësim nga vendet e reja tregonin,

në mënyrë indirekte, një sukses të bashkimit, i cili tashmë po “lezetoste” edhe vendet e

tjera, të cilat dikur u dukën skeptike ndaj qasjes së bashkimit ndërshtetëror dhe unifikimit

të tyre. Hapja e negociatave me vendet kandidate filloi më 30 Qershor 1970, por në mënyrë

efektive, ato nisën në Bruksel, më 21 korrik, me Britaninë dhe më 21 shtator me Irlandën,

Danimarkën dhe Norvegjinë. Negociatat midis Francës dhe Britanisë edhe kësaj rradhe

rrezikuan të dështonin përsëri, si në vitet 1963 dhe 1967, por nuk dështuan pasi këtë herë

të dy palët e kuptuan se një kompromis franko - britanik, ashtu si ai i mëparshmi franko -

gjerman, ishte i dobishëm për të gjithë, ndaj dhe Presidenti Francez Pompidu dhe

Kryeministri Britanik Hith u ulën në tavolinën e bisedimeve në Paris, më 20 - 21 Maj 1971.

Traktatet për pranimin e Britanisë së Madhe, Danimarkës, Irlandës dhe Norvegjisë u

nënshkruan në Bruksel, më 22 Janar 1972 dhe do të hynin në fuqi më 1 Janar 1973105. Për të ruajtur raportet në Këshill u bë një ponderim i ri i votave, prej të cilit Franca,

Britania, Republika Federale e Gjermanisë dhe Italia do të kishin nga 10 vota, Belgjika dhe

Hollanda nga 5, Danimarka, Irlanda e Norvegjia nga 3 dhe Luksenburgu 2. Numri i votave

100 B. Olivi, vep. e cituar, f. 159; P. Gerbet, vep. e cituar, f. 304 - 305; M.T. Bitch, vep. e cituar, f. 177; Jean-Luc Sauron, vep. e cituar, f. 67. 101 P. Gerbet, vep. e cituar, f. 311 - 312. 102 QKZH, “Historiku i integrimit të BE”, f. 21. 103 J.L. Sauron, vep. e cituar, f. 69 - 70. 104 QKZH, cituar si më sipër, f. 21. 105 P. Milo, vep. e cituar, f. 101.

Page 39: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

27

të shumicës së cilësuar u përcaktua 43, përkundrejt 61 votave në total. Komisioni Europian,

nga 9 anëtarë, do të bëhej me 14, ku 4 vendet e mëdha do të kishin nga 2 përfaqësues.

Parlamenti, nga 142 anëtarë, do të shkonte në 208, ku Britania do të kishte 36 anëtarë, aq

sa edhe Franca, Republika Federale e Gjermanisë dhe Italia106. Akti i fundit për të hyrë në fuqi traktatet ishte ratifikimi nga parlamentet kombëtare

ose përmes referendumit. Në Irlandë, referendumi u zhvillua më 10 Maj 1972 dhe 83% e

pjesëmarrësve në votim votuan për hyrjen në Komunitet. Në Danimarkë, referendumi u

zhvillua më 2.10.1972 dhe 56.7% votuan në favor të pranimit. Në Norvegji, 54% e

votuesve ishin kundër hyrjes së vendit në KEE. Në Britaninë e Madhe nuk u zhvillua

referendum, por diskutimi u bë në Parlament, përpara nënshkrimit të traktateve, më 21 - 28

Tetor 1971. Kryeministri Hith, ndër të tjera, theksoi në Parlament: “Pas dhjetë vjetësh

negociatash, debatesh, ka ardhur momenti i vendimit, që Parlamenti Britanik të mos hedhë

poshtë shansin e krijimit të Europës së Bashkuar”107. Në përfundim të debatit, me 356 vota

pro e 244 kundër, Parlamenti miratoi hyrjen e Britanisë së Madhe në Komunitetin

Ekonomik Europian. Nga 6 u bënë 9 vendet anëtare të Komunitetit.

Në fillim të viteve 70-të, “Komuniteti i të Nëntëve” filloi të quhej shpesh “Europa

e Re”. Më 19 - 20 Tetor 1972, në Paris, nëntë vendet anëtare të Komunitetit zhvilluan një

Konferencë të nivelit të lartë, vendimet kryesore të së cilës ishin: realizimi i bashkimit

ekonomik dhe monetar jo më vonë se 31 Dhjetori i vitit 1980, krijimi i një fondi të

zhvillimit rajonal, marrja e masave koordinuese më efikase në fushën e politikave

ekonomike, shprehja e gatishmërisë për të zgjidhur problemet e tregtisë botërore në gjirin

e GATT-it, shpallja e vullnetit për të organizuar bashkëpunimin në fushën e politikës së

jashtme dhe për t’i dhënë më shumë pushtete Asamblesë Parlamentare. Akti më i

rëndësishëm politik i Samitit të Parisit ishte ai që “shtetet anëtare të Komunitetit, forca

shtytëse e ndërtimit europian, afirmojnë synimet e tyre të transformojnë përpara dekadës

së tanishme gjithë kompleksitetin e marrëdhënieve të tyre në një bashkim europian”108. Samiti i Parisit u zhvillua kur Europa ishte prekur nga rrjedhojat që solli për

ekonominë, kriza e dollarit, e shfaqur më 1971. Në mars 1972, gjashtë vendet e Komunitetit

vendosën të reduktojnë marzhet e luhatjes së monedhave ndërkombëtare, krijuan sistemin

apo mekanizmin e menaxhimit të fluktacioneve të shkëmbimit të monedhave me një

fluktacion të vogël lëvizjeje ndaj dollarit amerikan, të quajtur “snake in the tunnel”, “snake

- gjarpëri” (niveli i luhatjes së monedhave të të gjashtëve) dhe “tunnel” (niveli i luhatjes së

dollarit), pra “snake - gjarpër” quheshin monedhat europiane dhe “tunnel” quhej dollari

amerikan109. Me këtë sistem u bashkuan edhe vendet kandidate, Britania e Madhe dhe

Danimarka. Por ky mekanizëm nuk jetoi gjatë, sepse SHBA-ja nuk e mbajti dollarin në

kufijtë e “tunnelit”. U kompromentua, qysh në fillim, në Samitin e Parisit për të krijuar një

Bashkim Ekonomik e Monetar deri në vitin 1980110.

106 P. Gerbet, vep. e cituar, f. 323 - 324. 107 J. P. Barber, P. S. Reed, “European Community: Vision and Reality”, f. 40 - 41. 108 Po aty, f. 50. 109 S. Qirici, H. Goga, A. Malaj, vep. e cituar, f. 69. 110 P. Milo, vep. e cituar, f. 105 – 106.

Page 40: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

28

Zgjerimi i Komunitetit me anëtarë të rinj dhe rritja e numrit të vendeve të asociuara

me KEE nga Afrika, Karaibet dhe Paqësori 111 rriti volumin e shkëmbimeve tregtare,

prandaj për të përcaktuar disa rregulla e detyrime, u nënshkrua një konventë në 28 Shkurt

1975, në Lome (u ripërtërit më 31 Tetor 1979). Më 21 Shtator 1973, në kuadrin e GATT-it, me propozim të Presidentit Amerikan,

Nikson, në Tokio, u zhvilluan negociata të reja tregtare midis SHBA-së, Japonisë dhe KEE-

së, por u ndërprenë për shkak të krizës së naftës dhe rifilluan në dhjetorin e vitit 1977.

Negociatat përfunduan me një marrëveshje më 12 Prill 1979, sipas së cilës tarifat doganore

për problemet industriale duhet të uleshin mesatarisht 33% në hapësirën e viteve 1980 -

1988. Komisioni, më 31 Korrik 1973, i paraqiti Këshillit propozimin për krijimin e Fondit

Europian të Zhvillimit Rajonal, propozim që u prit me reagime nga shtete të Komunitetit,

madje refuzimi për krijimin e këtij Fondi u pasqyrua edhe në Samitin e Kopenhagës, në

dhjetor 1973 dhe në punimet e mëvonshme të Këshillit të Ministrave. Refuzimi shpejt do

të mposhtej, sepse nuk do të kalonte veçse një vit dhe, në Samitet (Këshilli Europian) e

Parisit, në dhjetor 1974 dhe në atë të Dublinit, në mars 1975, u krijua Fondi Monetar i

Zhvillimit Rajonal112.

Bashkimit Europian i dha dimensione të reja edhe Konferenca për Sigurimin dhe

Bashkëpunimin në Europë (KSBE), që u mbajt në Helsinki në korrik 1975, Akti Final i së

cilës u adoptua më 1 Gusht 1975 nga 35 shtete të Europës, si dhe nga SHBA-ja e Kanadaja

dhe u nënshkrua në emër të KEE-së edhe nga presidenti i radhës i Këshillit. Në verën e vitit 1973, Zhan Mone u propozoi kryetarëve të shteteve e të qeverive

të vendeve të Komunitetit të krijonin një qeveri të përkohshme europiane. “Europa do të

jetë në vështirësi për shumë kohë. Përveç kësaj, të mendosh se ajo do të bëjë progres pa

vështirësi është një gabim themelor”113, - thoshte Monne. Të ndërgjegjshëm për rëndësinë

e projektit të Monnes ishin edhe tre liderët e tre shteteve të mëdha të Komunitetit, të ardhur

në krye të shtetit në gjysmën e parë të vitit 1974, të kryeministrit Uilson në Angli, të

presidentit Zhiskar D’Estenji në Francë dhe të kancelarit Helmud Shmid në Gjermani. Më 9 - 10 Dhjetor 1974, nga drejtuesit e shteteve dhe të qeverive të BE-së u zhvillua

Samiti i Parisit, ku u miratua themelimi i Këshillit Europian, i cili do të mblidhej tre herë

në vit, në punimet e të cilit do të merrnin pjesë edhe ministrat e punëve të jashtme dhe për

çështje të veçanta, edhe Kryetari i Komisionit. Që nga kjo kohë, Këshilli Europian është

institucion i pavarur i BE-së114. Ndër vendimet me rëndësi të Samitit të Parisit ishte edhe zgjedhja e Parlamentit

Europian me votim të drejtpërdrejtë dhe të përgjithshëm. Edhe për këtë çështje pati

polemika, por, më në fund, pas polemikash, zgjidhjen e dha Këshilli Europian në

mbledhjen e tij të 15 Korrikut 1976. Deputetët do të kishin mandat 5-vjeçar dhe numri i

vendeve në parlament do te ishte 410, nga të cilat Franca, Republika Federale e Gjermanisë,

Britania e Madhe dhe Italia do të kishin nga 81, Hollanda 25, Belgjika 24, Danimarka 16,

Irlanda 15 dhe Luksenburgu 6. Zgjedhjet u zhvilluan në qershor të 1979. Më 20 Korrik

111 Vendet ACP – Affrican, Caribbean, Pacific countries. 112 Paskal Milo, vep. e cituar, f. 112. 113 Jean Monnet, vep. e cituar, f. 603. 114 Klaus-Diter Barçard, vep. e cituar, f. 53.

Page 41: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

29

1979, në Strasburg, me votim universal, Simone Vell (Simone Veil) nga Franca, zgjidhet

Presidenti i parë i Parlamentit Europian115.

Më 1977, kryetar i Komisionit Europian u zgjodh britaniku Roi Xheniksi (Roy

Jenkins). Në 27 Tetor 1977, Xheniksi mbajti në Institutin e Universitetit Europian të

Firences referatin “Sfidat aktuale dhe mundësitë e ardhshme të Europës” ku, ndër të tjera,

parashtroi dhe argumentoi propozimin për të krijuar Bashkimin Monetar, ide, që e paraqiti

edhe para Parlamentit Europian, në janar 1978. Idenë e një marrëveshjeje monetare, idenë

e krijimit të një bashkimi monetar europian, e pranuan edhe Kancelari Gjerman Helmut

Shmidt dhe Presidenti Francez Zhiskar D’Estenj, të cilët shkuan në traditën franko -

gjermane të partneritetit të ngushtë të inauguruar nga dyshja De Gol – Adenauer. Nisma e

përbashkët franko – gjermane u paraqit në mbledhjen e Këshillit Europian, në prill 1978,

në Kopenhagen. Kësaj nisme, nisur nga arsye politike dhe ekonomike, në fillim, nuk iu

bashkuan Britania e Madhe dhe Italia.

Më 4 - 5 Dhjetor 1978, u mblodh Këshilli Europian, i cili miratoi projektin e

paraqitur për krijimin e Sistemit Monetar Europian (EMS). Në fillim, sistemi u mbështet

nga Franca, Republika Federale e Gjermanisë, Hollanda, Belgjika, Luksenburgu,

Danimarka dhe pas disa ditësh u bashkua me të edhe Italia dhe Irlanda. Jashtë ngeli vetëm

Britania e Madhe. Sistemi Monetar Europian lindi me Rezolutën e 15 Marsit 1979116. SME ishte një formulë e kompletuar dhe e përmirësuar e “snake – gjarpërit”

monetar. E reja kryesore, që solli sistemi i ri, ishte krijimi i ECU-së117, monedhë llogaritëse,

që zëvendësonte Njësinë Llogaritëse Europiane (EUA118) e përdorur deri në atë kohë në

buxhetin e Komunitetit. Çdo monedhë, që futej në këtë sistem, përllogaritej me një kurs të

caktuar shkëmbimi në raport me një njësi monetare të vendosur bashkarisht (ECU),

ndërkohë që çdo shtet anëtar detyrohej të ruante monedhën e tij brenda kufijve të luhatjes

së kursit të këmbimit.

Zgjerimi i parë i Komunitetit me Britaninë, Danimarkën dhe Irlandën e zhvendosi

qendrën e gravitetit të Komunitetit në veri të Europës. Ruajtja e ekuilibrit kërkonte që

vëmendja të kthehej nga jugu i Europës.

Greqia ishte vendi i parë i Ballkanit që nënshkroi një traktat asociimi. Më 12

Qershor 1975, Qeveria e Kryeministrit Karamalis bëri kërkesën zyrtare për pranimin e saj

në Komunitet, ndërsa traktati i pranimit të Greqisë në KEE u nënshkrua në Athinë, më 28

Maj 1979. Parlamenti Grek e ratifikoi traktatin e pranimit më 28 Qershor 1979, ndërsa

traktati u ratifikua nga parlamentet kombëtare të vendeve të Komunitetit gjatë vitit 1980

dhe hyri në fuqi më 1 Janar 1981, dita kur u bë me 10 anëtare KEE.119 Edhe Spanja e Portugalia bënë kërkesa zyrtare për t’u pranuar në Komunitet; e para

më 28 mars dhe e dyta më 27 Korrik 1977. Negociatat filluan me Portugalinë më 17 Tetor

1978 dhe me Spanjën më 5 Shkurt 1979. Kaluan jo pak vite, që të nënshkruheshin traktatet,

të cilat më në fund, u nënshkruan me të dy vendet më 12 Qershor 1985, në Madrid dhe në

115 Klaus-Diter Barçard, vep. e cituar, f. 56. 116 Ervin Pupe, vep. e cituar, f. 22. 117 European Currency Unit 118 European Unit of Account 119 https://integrimi.gov.al

Page 42: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

30

Lisbonë. U bënë ratifikimet dhe traktatet me Spanjën e Portugalinë hynë në fuqi më 1 Janar

1986120. KEE u bë me 12 anëtarë, me 320 milionë njerëz.

Fillimi i viteve ´80-të mbylli një etapë tjetër në historinë e zgjerimit të Komunitetit.

Traktati mbi Aktin Unik Europian. Krijimi i Tregut Unik të Brendshëm të

Komunitetit. Në nëntor 1981, Ministri Gjerman i Punëve të Jashtme, Hans Ditrih Gensher

(Hans Dietrich Genscher) dhe Ministri Italian i Punëve të Jashtme, Emilio Kolombo, u

paraqitën qeverive të vendeve anëtare të Komunitetit një projekt të “Aktit Europian”, një

akt ky, që dhjetë qeveritë duhej ta adoptonin për të forcuar Komunitetin Europian, i cili,

ndër të tjera, përmbante zhvillimin e një politike të jashtme të përbashkët; vendimmarrjen

e përbashkët për çështje të rëndësishme të sigurimit dhe pavarësisë së Europës. Më 19 Qershor 1983, nisma Gensher - Kolombo u miratua në mbledhjen e Këshillit

Europian të Shtutgardit, në formën e një dokumenti të titulluar “Deklarata solemne mbi

Bashkimin Europian”. Edhe pse iu ndryshua emri, deklarata shprehte idetë e së ardhmes

për “ndërtimin progresiv të Bashkimit Europian”. Ndër të tjera, deklarata kërkonte forcimin

dhe zhvillimin e mëtejshëm të komuniteteve si bërthama e Bashkimit Europian, si dhe

përpunimi i politikave të reja në kuadrin e Traktateve të Parisit dhe të Romës121.

Deklarata e Shtutgardit ngjalli reagimin e disa vendeve anëtare të Komunitetit. Ishte

Parlamenti Europian, i cili e zhvilloi më tej programin reformues të nismës Gensher -

Kolombo. Në qarqet parlamentare europiane u ndje nevoja e një reforme të thellë

konstitucionale dhe u iniciua një debat i madh për krizën institucionale në Komunitet.

Nismëtar i kësaj lëvizjeje reformuese u bë eurodeputeti italian Altiero Spineli, i cili në krye

të një komisioni institucional hartoi tekstin përfundimtar të projekt - traktatit, që u miratua

përfundimisht nga Parlamenti Europian më 14 Shkurt 1984. Traktati i 14 Shkurtit 1984 shpallte krijimin e Bashkimit Europian përmes

unifikimit të tre Komuniteteve. Ai parashikonte kompetenca të reja në fushat e sigurisë, të

politikës së jashtme, të monedhës dhe të kulturës. Ndër të tjera, traktati përcaktonte edhe

rolin e institucioneve të Bashkimit, të cilat mbeteshin të njëjta. Komisioni përqëndronte të

gjitha kompetencat ekzekutive dhe pavarësia e tij në raport me shtetet do të rritej. Pushteti

legjislativ dhe buxhetor do të ndahej midis Parlamentit dhe Këshillit të Ministrave122. Traktati i miratuar nga Parlamenti, edhe pse përkohësisht nuk gjeti mbështetje,

mundësoi përshpejtimin e zhvillimeve të duhura europiane dhe ishte dyshja Fransua

Miteran (François Mitterrand), i ardhur në Elize më 1981, si dhe Kancelari Gjerman

Helmut Kohl, që e filloi mandatin e tij të parë një vit më vonë, që e rikthyen bashkëpunimin

franko - gjerman në ditët më të mira të kohës De Gol - Adenauer. Më 28 - 29 qershor, u mblodh Këshilli Europian i Milanos. Para se të mblidhej ky

Këshill, francezët propozuan katër çështje për rendin e ditës: ndërtimin e “Europës

teknologjike”, përshpejtimin e “Europës së qytetarëve”, perfeksionimin e “Europës

ekonomike e sociale” dhe krijimin e “Bashkimit Europian”123.

120 Faqe zyrtare e Ministrisë së Integrimit Europian www.integrimi.gov.al aksesuar gjatë vitit 2017. 121 Paskal Milo, vep. e cituar, f. 139. 122 Marie Therese Bitsch, vep. e cituar, f. 225; Jean Luc Sauron, vep. e cituar, f. 81-82; Pierre Gerbet, vep. e cituar, f. 416 – 417; Robert o. Keohane, Stanley Hoffmann, “The New European Community Decisionmaking and Institutional Change”, Westview Press Boulder, San Francisco, Oxford, 1991, f. 41. 123 Paskal Milo, vep. e cituar, f. 145.

Page 43: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

31

Para mbledhjes së Këshillit Europian në Milano edhe Komisioni Europian, i

kryesuar nga Zhak Delor, botoi një “Libër të Bardhë”, ku parashikohej që brenda shtatë

vjetësh, deri në vitin 1992, të hiqeshin kufijtë gjeografikë, teknikë dhe fiskalë për të arritur

në një qarkullim të lirë dhe të vërtetë, në një “treg të brendshëm, hapësirë pa kufij”. Për t’ia

arritur këtij qëllimi, në “Librin e Bardhë” të Komisionit, ishin fiksuar 300 masa të

nevojshme, të cilat u paraqitën në formën e direktivave e të rekomandimeve 124 . Në

Këshillin Europian të Milanos, për shkak të mendimeve e projekteve kontradiktore, u

përplasën dy qasje që i kishin ndarë vendet anëtare në dy grupe: i pari, kërkonte një rishikim

të Traktateve të Romës dhe një reformë institucionale dhe i dyti kërkonte disa ndryshime

funksionale për të krijuar një treg unik të brendshëm të Komunitetit. Më në fund, u

konkludua që të thirrej një Konferencë Ndërqeveritare. Këshilli Europian mirëpriti “Librin

e Bardhë” të Komisionit dhe u shpreh qartë në favor të krijimit të Tregut të Brendshëm

para vitit 1992125. Konferenca Ndërqeveritare u vendos të mbahej në Luksenburg, më 9

Shtator 1985. Viti 1985 është cilësuar si viti i ndryshimeve cilësore në Bashkimin Europian dhe

kjo, së pari, lidhet me iniciativën e Komisionit Europian të drejtuar nga Zhak Delori në

përgatitjen e “Librit të Bardhë”126. Kur u hap Konferenca Ndërqeveritare e Luksenburgut, më 9 Shtator 1985, vullneti

politik dhe fryma e kompromisit ende nuk ishin në nivelin e kërkuar për të kapërcyer

mosmarrëveshjet dhe interesat e veçanta të çdo vendi. Vendet anëtare u ndanë në dy grupe:

nga njëra anë, ishin vendet e Beneluksit, Italia dhe Irlanda dhe nga ana tjetër, ishin Franca

dhe Republika Federale e Gjemanisë. Për të shmangur konfrontimin, Zhak Delor, në emër

të Komisionit, propozoi integrimin e punimeve dhe rezultateve të Konferencës në një akt

unik juridik. Përputhja e interesave u miratua dhe u la të shprehej në formën e një

dokumenti juridik, në mbledhjen e Këshillit Europian, më 2 - 3 Dhjetor 1985, po në

Luksenburg. Tre muaj takime e diskutime të përfaqësuesve të vendeve anëtare të

Komunitetit dhe më në fund, me kompromis, Këshilli Europian miratoi dokumentin e

quajtur “Akti Unik Europian” - AUE.

Akti Unik Europian (SEA)127 u nënshkrua në dy faza: më 17 Shkurt 1986 nga nëntë

vende të Komunitetit, Belgjika, Franca, Holanda, Republika Federale e Gjermanisë,

Luksenburgu, Spanja, Portugalia, Britania e Madhe dhe Irlanda, si dhe më 28 Shkurt 1986

nga tre vende të tjera, Danimarka, Italia dhe Greqia.128 Hyrja në fuqi e Aktit Unik u caktua më 1 Janar 1987, pas ratifikimit të tij nga

parlamentet kombëtare, por për shkak të vonesave të shkaktuara nga Irlanda, data u shty

më 1 Korrik 1987129. Masat e parashikuara në Librin e Bardhë u përfshinë në Aktin Unik

124 “The New European Community Decisionmaking and Institutional Change”, f. 41; Jean-Luc Sauron, vep. e cituar, f. 83 – 84; Bino Olivi, vep. e cituar, f. 355-362. 125 P. Gerbert, vep. e cituar, f. 419 - 420; B. Olivi, vep. e cituar, f. 375 - 380. 126 www.Ena.lu/Growth.Competitiveness.Employment:The Challenges and Ways Forward into the 21st Century_White Paper COM/93/ 700, December, 1993 - Faqe e Universitetit te Luksemburgut CVCe. 127 Single European Act. 128 www.itap.gov.al 129Andrev Moravcsik, “Negotiating the Single European Act”, cituar në “The new European Community Decisionmaking and Institutional Change”, f. 41 – 75; Christine Hauteer, vep. e cituar, f. 37 – 40.

Page 44: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

32

Europian (AUE)130, i cili përfshinte tri fusha të mëdha veprimi: reformën e institucioneve,

zgjerimin e fushave të veprimit të Komunitetit dhe koordinimin e politikave të jashtme. U

institucionalizua Këshilli Europian, i cili vepronte që nga viti 1974. Rëndësia e AUE qëndron në faktin se ai i dha dinamizëm ngrehinës europiane

nëpërmjet krijimit të Tregut Unik të Brendshëm Europian deri më 31 Dhjetor 1992. Tregu

Unik përcaktohej në një “zonë pa kufij të brendshëm, ku lëvizja e lirë e mallrave, njerëzve,

shërbimeve dhe kapitaleve sigurohet sipas dispozitave të Traktatit të AUE” (Neni 7 A)131.

Këshilli i Ministrave i BE-së, për arritjen e këtij objektivi, të shpallur në Traktatin

e Romës më 1957, përcaktoi me shumicë votash, drejtimet strategjike, nëpërmjet të cilave

do të arrihej ngritja e Tregut të Brendshëm (tarifat doganore të jashtme, liria e shërbimeve,

liria e lëvizjes së kapitaleve, transporti detar dhe ajror, harmonizimi i legjislacioneve)132. Akti Unik pati rëndësi në forcimin e rolit të Parlamentit Europian, duke mbushur

atë “defiçit demokratik” që ishte vënë re në Komunitet. Përveç kësaj, Akti Unik i dha një

shtysë të fuqishme aftësisë vendimmarrëse të Këshillit të Ministrave. Akti Unik ka

gjithashtu rëndësi, jo vetëm se amendoi shumë nga dispozitat e Traktatit të Romës, por

edhe se në fushën e politikës së jashtme, institucionalizoi një formë të re të bashkëpunimit

midis vendeve të Komunitetit.133 Vendet anëtare të BE-së, me nënshkrimin e AUE-së, i

deleguan një pjesë të fuqisë së tyre vendimmarrëse, institucioneve europiane në disa fusha

të reja. Së pari, u zgjerua kompetenca komunitare në fushën e kërkimeve dhe të zhvillimit

teknologjik, të mjedisit dhe të politikave sociale. Për kërkimet dhe zhvillimin teknologjik,

në Nenin 130 F, thuhet: “… Të forcohet baza europiane e zhvillimit shkencor dhe

teknologjik dhe të inkurajohet ajo për të qenë më konkurruese në nivel ndërkombëtar …”.

Në fushën e mjedisit, tre nenet (130 R, 130 S dhe 130 T) përcaktonin se Komuniteti duhet:

“… Të ruajë, mbrojë dhe përmirësojë cilësinë e ambientit, të kontribuojë në mbrojtjen e

shëndetit të qytetarit europian dhe të sigurojë një përdorim të kujdesshëm e racional të

burimeve njerëzore …”. Në fushën e politikës sociale, në një ndër nenet e Aktit Unik,

kërkohej që të bëheshin përmirësime inkurajuese: “…Veçanërisht për ambientet e punës,

që lidhen me shëndetin dhe sigurinë e punëtorëve …”. Neni 30, për politikën e jashtme

cilësonte: “…Vendet anëtare duhet të përpiqen së bashku të formulojnë dhe implementojnë

një politikë europiane të përbashkët duke u konsultuar me njëri - tjetrin mbi çështjet e

politikës së jashtme, në përshtatje me interesat e vendeve anëtare…”134.

Së dyti, u kodifikua bashkëpunimi në fushën e politikave ekonomike dhe monetare

dhe u parashikuan reforma institucionale, të cilat do të çonin më pas, në Traktatin e

Maastrihtit. Së treti, u miratua me shumicë votash kuadri ligjor e rregullator në fushën e

shëndetësisë dhe të sigurisë së punonjësve.

130 Stefan Qirici, Harilla Gogo, Arben Malaj, vep. e cituar, f. 60. 131 www.bankofalbania.Org/Web/AktiUnik; Shih edhe: S. Qirici, H. Goga, A. Malaj, vep. e cituar,f. 621. 132 www.bankofalbania.org/Web/AktiUnik. 133 Po aty. 134 Stefan Qirici, Harilla Goga, Arben Malaj, vep. e cituar, f. 62 - 63. [Shënim: “Defiçit demokratik” është në kuptimin e mangësive në realizimin e cilësive të demokracisë si “Government of the people, by the people, for the people” (shprehje e A. Linkoln). Defiçiti demokratik në Parlamentin Europian shprehet në mangësitë në funkionimin e tij si organ me kompetenca të plota legjislative, e po ashtu si organ kontrollues e konkurrues përmes alternativave: pozitë e opozitë.]

Page 45: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

33

Së katërti, u parashtrua me qëllim arritjen e objektivit të kohezionit ekonomik e

social, që të reformoheshin fondet strukturore, të cilat mbështesnin financiarisht zhvillimet

rajonale dhe nismat në favor të publikut (si për shembull, FEOGA - Fondi Europian i

Orientimit dhe i Garancive Bujqësore, FEDER - Fondi Europian i Zhvillimit Rajonal, FSE

- Fondi Social Europian). U bënë rregullime institucionale. U bë rritja e fuqisë votuese të Këshillit, duke

kaluar me shumicë votash. U forcua pushteti i Parlamentit Europian, nëpërmjet zgjerimit

të kompetencave të Parlamentit. Së treti, Akti Unik ligjëroi ekzistencën e Këshillit

Europian dhe përcaktoi se në përbërjen e tij ishin kryetarët e shteteve dhe të qeverive të

vendeve anëtare, Presidenti i Komisionit Europian, i asistuar nga ministrat e punëve të

jashtme dhe nga një anëtar i Komisionit. Së katërti, u krijua Gjykata e Shkallës së Parë, e

cila do të asistonte Gjykatën e Drejtësisë së Komunitetit Europian. Vendet anëtare u

angazhuan të ndjekin një politikë të jashtme të përbashkët. Përveç kësaj, u parashikua që

bashkëpunimi midis vendeve anëtare të shtrihej edhe në fushën e sigurisë, kryesisht në

aspektet politike, ekonomike dhe teknologjike, pa cënuar Bashkimin e Europës

Perëndimore apo Aleancën e Atlantikut Verior135.

Akti Unik Europian zyrtarizoi edhe termin “Parlament Europian”, që vetë

europarlamentarët kishin filluar ta përdornin që në vitin 1962 në vend të “Asamblesë

Parlamentare”. Në pikëpamjen strukturore, Akti Unik krijoi një sekretariat të vogël prej

pesë vetash, në Bruksel, i cili në planin administrativ do t’i vinte në ndihmë Presidencës.

Akti Unik Europian konsiderohet si traktati që transformoi Tregun e Përbashkët në një Treg

Unik Europian, ndërtimi i të cilit përfundoi më 31 Dhjetor 1992. Tregu i Brendshëm

Komunitar përmbante aplikimin e rreth 300 masave të përmendura në “Librin e Bardhë”

të Komisionit për të eliminuar pengesat e ndryshme për qarkullimin e mallrave, njerëzve,

kapitaleve dhe shërbimeve. Këto masa, me propozimin e Komisionit dhe miratimin e

Këshillit të Ministrave, u kthyen në direktiva për vendet anëtare të Komunitetit. Përfundimi

i Tregut Unik ishte i lidhur me eleminimin e barrierave fizike, teknike dhe fiskale136. E para, nënkuptonte suprimimin e kontrolleve mbi mallrat dhe personat në kufijtë

e brendshëm dhe të jashtëm të Komunitetit. Për mallrat u hoqën shumë formalitete (në

dogana, për taksën mbi vlerën e shtuar, në kontrollet veterinare e fitosanitare), që

shkaktonin ngatërresa dhe humbje kohe në kufijtë e brendshëm dhe të jashtëm të

Komunitetit. Edhe qarkullimi i lirë i personave, në një hapësirë pa kufij të brendshëm,

kishte jo pak vështirësi. Më 14 Qershor 1985, pesë shtete: Belgjika, Franca, Republika

Federale e Gjermanisë, Hollanda dhe Luksenburgu, për të siguruar lirinë e qarkullimit të

personave midis tyre dhe që kjo lëvizje e lirë e njerëzve të shtrihej edhe në vendet e tjera,

krijuan “Marrëveshjen e Shengenit” apo “Grupin e Shengenit”137, e cila hoqi kontrollin

mbi kufijtë e brendshëm të këtyre pesë shteteve anëtare të BE-së. Marrëveshja synonte

harmonizimin e vizave për qytetarët e vendeve të treta, për të kontrolluar hyrjen në

hapësirën e përbashkët. Ajo kishte për qëllim luftën kundër emigracionit klandestin përmes

sanksioneve për transportuesit, mbrojtjen e sistemit të azilit, ndalimin e trafikut të drogës,

luftën kundër kriminalitetit përmes një sistemi të përbashkët të informacionit.

135 www.bankofalbania.org/Web/AktiUnik 136 Paskal Milo, vep. e cituar, f. 151. 137 Schengen – emri i një fshati kufitar në Luksemburg.

Page 46: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

34

Më 19 Qershor 1990, u nënshkrua konventa për zbatimin e marrëveshjeve të

Shengenit, të cilat u ratifikuan edhe nga parlamentet. Jo shumë kohë pas vendeve

nënshkruese, aderuan edhe Spanja e Portugalia. Në fakt, u deshën 10 vjet që kufijtë e

brendshëm të hiqeshin realisht.138 Italia, Spanja, Greqia dhe Portugalia aderuan më vonë, ndërsa mënjanë qëndruan

Britania e Madhe, Irlanda e Danimarka. Zona e Shengenit filloi të realizohej më 26 Mars

1995139. Italia dhe Austria u bashkuan më 1990, Portugalia e Spanja më 1991, ndërsa

Greqia në vitin 1992140. Më vonë në Zonën e Shengenit u përfshinë: Danimarka, Finlanda,

Suedia, Islanda dhe Norvegjia, më 2001; Çekia, Estonia, Letonia, Lituania, Malta, Polonia,

Sllovakia, e Sllovenia, më 2007; Zvicra, më 2008. Jashtë Schengenit janë vendet anëtare

të BE-së: Britania e Madhe, Islanda, Qipro, ndërkohë që janë përfshirë brenda Zonës së

Shengenit vendet që nuk janë anëtare të BE-së: Norvegjia, Islanda, Zvicra. Shtetasit

shqiptarë, prej 15 Dhjetorit 2010, me pasaporta biometrike, udhëtojnë pa viza në Zonën e

Shengenit141. Liria e udhëtimit të njerëzve ka përshpejtuar edhe qarkullimin e mallrave dhe të

shërbimeve dhe si rrjedhojë, ka fuqizuar më tej ekonominë e vendeve të Shengenit. “Kush

vret Shengenin, në fund të fundit varros edhe tregun e brendshëm”142 - thotë Jean - Claude

Juncker, Presidenti i Komisionit Europian. E dyta, u eliminuan në një masë të madhe edhe barrierat teknike të shërbimeve. E

drejta e qarkullimit dhe e vendosjes në çfarëdo vendi të Komunitetit, e parashikuar më parë

nga Traktati i Romës për punëtorët e sipërmarrësit, tani (kjo e drejtë) u shtri edhe për

anëtarët e profesioneve të lira, si për shembull për mjekët e avokatët, por me kushtin e

ekuivalentimit të diplomave. Eliminimi i kufizimeve administrative bëri të mundur vendosjen në një vend tjetër

me gjithë familjet e tyre edhe të të tjerëve, si për shembull, të studentëve dhe pensionistëve.

Pengesa jo të vogla në shkëmbimin e mallrave shkaktonin rregullat kombëtare që

ndryshonin nga njëri vend në tjetrin brenda Komunitetit. Vetëm pas vitit 1979, Gjykata e

Drejtësisë vendosi që “çdo prodhim i prodhuar dhe i tregtuar në mënyrë legale në njërin

prej shteteve anëtare, duhet, në parim, të hyjë në vendet e tjera anëtare”, por me kushtin e

ruajtjes së shëndetit, të mbrojtjes së konsumatorëve dhe të luajalitetit të shërbimeve

tregtare143. Është ky një vendim, që është në harmoni të plotë me parimin, tashmë të njohur,

të Casis de Dijonit, të vitit 1979, sipas të cilit, një produkt i prodhuar ligjërisht në një nga

shtetet anëtare duhet të lejohet të shitet lirshëm në të gjithë hapësirën Komunitare144.

Pengesat teknike u eliminuan edhe për shërbimet financiare. Pas vitit 1993, u

vendos e drejta për hapjen e bankave kudo brenda Komunitetit. Të shumta ishin edhe

barrierat fiskale në shërbime. Liria e konkurrencës në tregun unik kërkonte që detyrimet

fiskale mbi prodhimet, shërbimet dhe kapitalet të mos kishin shumë diferencë nga njëri

vend tek tjetri brenda Komunitetit. Në vitin 1967, ishte vendosur që të zëvendësohej taksa

138 Gazeta MAPO, Tiranë, më datë 26 Janar 2016 (Daniel Gros). 139 www.sq.wikipedia.org/Wiki/Zona Shengen. 140 Iva Zajmi, vep. e cituar, f. 24. 141 www.telegraf.al/ekonomi/zgjerimi i be-së- 8 vende në garë. 142 “Deutschwe Welle”, datë 24 Janar 2016; Shih edhe “Gazeta Shqiptare”, datë 25 Janar 2016. 143 P. Gerbet, vep. e cituar, f. 430 - 431. 144 E. Pupe, vep. e cituar, f. 21.

Page 47: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

35

mbi xhiron me taksën mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), ndërsa në tetor 1982, vendet anëtare u

organizuan të përqasin përqindjet e tyre të TVSH-së gjatë një periudhe tranzitore, nga 1

Janari 1993 deri në 1 Janar 1997. Liberalizimi i lëvizjeve të kapitaleve bëri të nevojshëm një afrim të sistemeve

tatimore mbi kursimet, me qëllim që këto të mos zhvendoseshin nga vendet ku ishin pak të

tatuara drejt vendeve më pak ose aspak të tatuara. Krijimi i Tregut të Brendshëm Unik

kërkonte jo vetëm eliminimin e pengesave në shkëmbime, por edhe marrjen e jo pak

vendimeve për përmirësimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të politikave të përbashkëta të

Komunitetit. Më 18 Shkurt 1987, Zhak Delor, në emër të Komisionit Europian, paraqiti para

Parlamentit Europian një program veprimi të titulluar “Përfundimi i Aktit Unik, një kufi i

ri për Europën”, i cili u njoh me emrin “Paketa e parë Delor”. Komuniteti, - nënvizoi Delor,

- kishte “detyrimin të realizonte në të njëjtën kohë tregun e madh pa kufij, një kohezion më

të madh ekonomik e social, një politikë europiane të kërkimit shkencor dhe të teknologjisë,

forcimin e Sistemit Monetar Europian, krijimin e një hapësire sociale europiane dhe

veprimit domethënës në fushën e mjedisit”145 dhe për të realizuar këto objektiva, Delori

propozoi edhe masat që duheshin marrë në rrafshin e politikës bujqësore e komunitare, si

dhe masat që duheshin për të patur burimet e veta e të qëndrueshme dhe një disiplinë e

stabilitet buxhetor sa më efikas në Komunitet.

Më 11 - 13 Shkurt 1988, pas jo pak kompromisesh, në Mbledhjen e Brukselit, u

miratua nga Këshilli Europian “Paketa e parë Delor”, e cila parashikonte heqjen progresive

të të gjitha shumave kompensuese monetare, reduktimin e çmimeve bujqësore dhe të

tavanit për sasitë maksimale të garantuara për çdo produkt. U përcaktua edhe tavani i

financimeve të Komunitetit146.

Krijimi i Tregut Unik të Brendshëm ishte i lidhur ngushtë edhe me stabilitetin

monetar të Komunitetit. Më 8 Janar 1988, Ministri Francez i Financave, Eduard Baladyr

(Eduard Balladur), e ringriti idenë e bashkimit monetar përmes vënies në funksion të një

monedhe unike europiane dhe kërkoi që bashkimi monetar të kryhej paralelisht me

bashkimin ekonomik. Ministri i Jashtëm Gjerman, Hans - Ditrih Gensher, e bindi

Kancelarin Kohl, që, në Këshillin Europian të Hanoverit, 27 - 28 Qershor 1988, RFGJ të

propozonte krijimin e një “grupi të urtësh” për të studiuar parimet e funksionimit të një

zone monetare unike dhe të një banke të ardhshme qëndrore europiane dhe Këshilli

Europian vendosi krijimin e një Komiteti për të studiuar propozimin e RFGJ, i cili do të

kryesohej nga Zhak Delori, kryetari i Komisionit Europian. Komiteti i kryesuar nga Delori

i paraqiti Këshillit Europian, në mbledhjen e tij në 17 Prill 1989, në Luksemburg, një raport,

i njohur edhe ky me emrin “Delor”, ku parashikoheshin objektivat që duhej të realizonte

Bashkimi Ekonomik e Monetar 147 në tri etapa: në të parën, duhej të negociohej dhe

ratifikohej një traktat i bashkimit ekonomik e monetar; në të dytën, do të krijohej një sistem

europian i bankave qëndrore, do harmonizoheshin politikat monetare të shteteve anëtare

dhe do të krijohej një bankë qëndrore europiane dhe në të tretën e të fundit, parashikohej

transferimi i kompetencave të gjera ekonomike dhe monetare në favor të institucioneve të

145 P. Milo, vep. e cituar, f. 156. 146 M.Th. Bitch, vep. e cituar, f. 221 - 222; P. Gerbet, vep. e cituar, f. 434 - 435. 147 EMU – Economic and Monetary Union.

Page 48: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

36

Bashkimit dhe, po të mundësohej, të zëvendësoheshin monedhat kombëtare me një

monedhë unike148.

Projekti Delor u shqyrtua në Këshillin Europian të Madridit, në qershor 1989, i cili

fillimin e etapës së parë e caktoi më 1 Korrik 1990. Rrëzimi i Murit të Berlinit, më 1989,

shënoi një kthesë të madhe jo vetëm të kombit gjerman, por edhe të Europës. Rënia e regjimeve komuniste në Europën Qëndrore dhe Lindore, në vjeshtën e vitit

1989 dhe në gjysmën e parë të vitit 1990, siç ka thënë analisti i njohur i kohës Zbigniev

Brzezinski shënoi “Fillimin e fazës post - komuniste në historinë politike të njerëzimit”149. Përmbysja e regjimit komunist në këto vende, solli pushimin e ekzistencës së

KNER-it150, në janar 1990, dhe të Traktatit të Varshavës, në shkurt 1991. U shpërbë

Bashkimi Sovjetik (në fund të vitit 1991). Çekosllovakia u nda në dy shtete, në Çeki dhe

Sllovaki. Jugosllavia u shpërbë, në fillim, u shkëputën Sllovenia e Kroacia, pastaj,

Maqedonia, Bosnjë - Hercegovina dhe Kosova. Të ardhmen e tyre, këto shtete, tani e

shikonin në ndërtimin e modelit demokratik perëndimor të shtetit, të ekonomisë dhe të

shoqërisë. Këshilli i Europës, pas përmbysjes së komunizmit, u bë institucioni më i

përshtatshëm për të ndihmuar në ndërtimin e institucioneve demokratike në vendet e

Europës Lindore dhe Qëndrore. Hyrja e vendeve ish komuniste në Këshillin e Europës u

bë në përputhje me arritjet e standarteve dhe kushteve të përcaktuara. Shqipëria u pranua

në Këshillin e Europës në vitin 1995. Edhe Komuniteti Europian formuloi përqasjen e tij

ndaj asaj pjese të Europës që po shkëputej nga komunizmi. Vendet e Europës Qëndrore e

Lindore, përmes nënshkrimit të marrëveshjeve të asociimit, u afruan me Komunitetin

Europian 151. Rënia e Murit të Berlinit, më 9 Nëntor 1989, është një prej ngjarjeve më të mëdha

të Shekullit XX, që shënoi një ndryshim rrënjësor në gjeopolitikën e Europës. Ndërtimi i

Murit të Berlinit filloi më 13 Gusht 1961 dhe vazhdoi deri në mesin e viteve ’80 të Shekullit

XX. Muri i Berlinit ishte një simbol i ndarjes së Gjermanisë, i ndarjes së Europës, i ndarjes

së Lindjes komuniste dhe Perëndimit demokratik. Komunistët e paraqesnin atë si një “mur

- mbrojtës”, ndërsa demokratët si një “mur - burg”. Janë vlerësuar për kontributin e dhënë

për rënien e këtij Muri dhe bashkimin e Gjermanisë, Kancelari gjermano - perëndimor,

Helmut Kohl, lideri sovjetik Mikail Gorbaçov dhe Presidenti Amerikan Xorxh Bush. Nisur

nga ky kontribut, që çoi në rënien e Murit të Berlinit e bashkimin e Gjermanisë, në rënien

e këtij “Muri të Turpit”, siç e ka quajtur Kancelari Gjerman, Willy Brandt, Mikail

Gorbaçovit iu dha nga gjermanët titulli “Kryqi i Madh i Urdhrit të Meritës”, ndërsa Xhorxh

Bushit iu dha titulli “Qytetar Nderi i Berlinit”152. Më 18 Mars 1990, midis RFGj153 dhe RDGj154 u nënshkrua një traktat që krijonte

bashkimin ekonomik, monetar dhe social midis dy Gjermanive më 1 Korrik 1990. Më 3

Tetor 1990, pas ratifikimit të traktatit nga të dy parlamentet, Gjermania zyrtarisht dhe

148 P. Milo, vep. e cituar, f. 158 - 160. 149 Zbiginiew Brzezinski, “The grand failure. The birth and death of communisem in the twentieth century.”, Colliers Books, Macmillan Publishing Company, New York, 1990, f. 13. 150 Këshilli i Ndihmës Ekonomike dhe Reciproke. 151 Report of the Committee of Wise Persons to the Committee of Ministers, “Building Greater Europe without dividing lines.”, Council of Europe Strasbourg, Nëntor 1998, f. 11 – 12; aksesuar https://rm.coe.int. 152 Gazeta “Shekulli”, 9 Nëntor 1999; Gazeta “Panorama”, 9 Nëntor 2009. 153 Republikë e krijuar më datë 23 Maj 1949. 154 E krijuar më 7 Tetor 1949.

Page 49: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

37

përfundimisht u quajt e bashkuar dhe Gjermania Lindore, si pjesë e Gjermanisë së

bashkuar, u integrua në Komunitetin Europian. Gjermania e Bashkuar u bë një nga nxitëset

më të forta të thellimit të proçesit të Integrimit Europian.

Traktati i Maastricht-it ose “Traktati i Bashkimit Europian”. Më 20 Mars 1990, Qeveria e Belgjikës paraqiti një projekt, i cili synonte

përshpejtimin e proçesit të bashkimit ekonomik e monetar, reformimin e institucioneve dhe

zhvillimin e bashkëpunimit në politikën e jashtme, duke e zgjeruar atë edhe në problemet

e sigurisë. Ndërkohë, në prag të mbledhjes së Këshillit Europian në Dublin, Kancelari

Gjerman, Kohl, dhe Presidenti Francez, Miteran, i dërguan Presidentit të rradhës të

Këshillit Europian një mesazh të përbashkët, me anën e të cilit kërkonin mbajtjen e një

konference ndërqeveritare për bashkimin politik, e cila të shtronte në rend të ditës dhe të

gjykonte mbi katër objektiva: e para, ishte “forcimi i legjitimitetit demokratik të

bashkimit”, e dyta, “bërja më efikase e institucioneve”, sidomos të Këshillit të Ministrave,

e treta, “sigurimi i unitetit dhe i koherencës së aksionit të Bashkimit në fushat ekonomike,

monetare dhe politike”, e katërta, “përcaktimi dhe vënia në jetë e një politike të jashtme

dhe të një sigurie të përbashkët”155.

Propozimi belg dhe projekti franko - gjerman u diskutuan dhe u gjykuan në

Këshillin Europian, të mbledhur në Dublin, më 28 Prill 1990. Kundër projektit franko -

gjerman të bashkimit ishte Kryeministrja Britanike, Theçer. Kundërshtimi i Britanisë dhe

rezervat që kishin disa nga vendet e tjera të Komunitetit, bënë që Këshilli të ngarkojë

ministrat e punëve të jashtme të vendeve të Komunitetit, të cilët do të përpunonin qëndrimet

dhe t’i paraqisnin ato në një mbledhje tjetër të Këshillit Europian. Këshilli Europian u

mblodh përsëri në Dublin, në qershor 1990, i cili diskutoi dhe gjykoi projektin e paraqitur

nga ministrat e punëve të jashtme të Komunitetit. Këshilli vendosi thirrjen, më 14 Dhjetor

1990, të një Konference Ndërqeveritare për bashkimin politik, e cila për objekt kryesor do

të kishte fuqizimin e bashkëpunimit ekonomik e monetar të vendeve të Komunitetit156. Për të afruar sa më shumë qëndrimet e vendeve të Komunitetit para Konferencës

Ndërqeveritare, me propozimin e presidencës italiane, u zhvillua edhe një mbledhje e

Këshillit Europian në Romë, më 27 - 28 Tetor 1990. Më 6 Dhjetor 1990, vetëm tetë ditë

para mbledhjes së Këshillit të Europës, më 14 Dhjetor 1990, Kancelari Kohl dhe Presidenti

Miteran iu drejtuan me një mesazh të përbashkët partnerëve europianë, me anën e të cilit,

ndër të tjera, propozonin zgjerimin e kompetencave të Komunitetit, konfirmimin nga

Parlamenti të emërimit nga Këshilli të Kryetarit të Komisionit dhe që Këshilli Europian të

ishte i përhershëm dhe të kishte kompetenca të gjera157. Këshilli Europian i mbledhur në Romë, më 14 - 15 Dhjetor 1990, shfaqi rezerva

ndaj propozimit të Francës e Gjermanisë. Konferencat ndërqeveritare vazhduan gjatë gjithë

vitit 1991.

Më 9 - 10 Dhjetor 1991, u mblodh Këshilli Europian në Mastriht (Maastricht – një

qytet i vogël i Hollandës, pranë kufirit me Gjermaninë dhe Belgjikën), nën presidencën e

Hollandës. Një ndër aktet më të rëndësishme, që u miratua nga ky Këshill, ishte vendimi

për të kaluar në fazën e tretë të bashkimit ekonomik dhe monetar, edhe pse refuzonte

155 Pierre Gerbet, vep. e cituar, f. 450; Jean-Luc Sauron, vep. e cituar, f. 98. 156 Bino Olivi, vep. e cituar, f. 460. 157 Paskal Milo, vep. e cituar, f. 176.

Page 50: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

38

Britania e Kryeministrit Xhon Meixher. Traktati i Mastrihtit u nënshkrua zyrtarisht më 7

Shkurt 1992, po në qytetin e Mastrihtit, nga ministrat e punëve të jashtme dhe të financave

të dymbëdhjetë vendeve anëtare të Komunitetit, të cilët ishin: Belgjika, Danimarka, Franca,

Greqia, Gjermania, Hollanda, Irlanda, Italia, Luksenburgu, Mbretëria e Bashkuar,

Portugalia dhe Spanja158. Traktati i Mastrihtit hyri në fuqi më 1 Nëntor 1993. Traktati i Mastrihtit shënoi krijimin e Bashkimit Europian. U kalua nga nocioni “Komunitet” në nocionin “Bashkim”. Traktati përmbante 300

nene dhe me të ndryshuan plotësisht një numër nenesh të Traktateve të Romës dhe të Aktit

Unik Europian, ashtu si dhe u futën dispozita të reja. Në përbërje të Traktatit ishin edhe 17

protokolle dhe 31 deklarata. Traktati i Mastrihtit mbështetej në tre kolona. E para, më e

rëndësishmja, u quajt komunitare dhe përbëhej nga Traktatet e Parisit dhe të Romës (KE,

KEQÇ, Euroatomi), të modifikuara apo ndryshuara nga Traktati i Mastrihtit. Traktatit të

KEE iu hoq fjala “Ekonomik”, sepse përmbajtja e tij u zgjerua edhe me fusha të tjera. E

dyta, përbëhej nga dispozitat në lidhje me një politikë të jashtme dhe siguri të përbashkët

(PJSP). E treta, përmbante dispozitat mbi bashkëpunimin në fushën e policisë dhe të

drejtësisë (BDPB)159.

Këto tre kolona përbëjnë tani ndërtesën e BE-së. Traktati i Mastrihtit është një arritje e madhe kompromisi mes koncepteve të

ndryshme të vendeve anëtare të Komunitetit. Sipas traktatit, objektivat e bashkimit ishin:

zhvillimi i progresit ekonomik e social i barazpeshuar dhe i qëndrueshëm; krijimi i

hapësirës pa kufij të brendshëm; forcimi i kohezionit ekonomik e social; krijimi i bashkimit

ekonomik e monetar, përfshirë edhe monedhën e përbashkët; afirmimin e identitetit të

Bashkimit në arenën ndërkombëtare përmes zbatimit të një politike të jashtme dhe sigurie

të përbashkët; zhvillimi i bashkëpunimit në fushën e drejtësisë dhe të punëve të brendshme;

forcimi i mbrojtjes së të drejtës dhe interesave të shtetasve të huaj në shtetet amtare, përmes

vendosjes së një shtetësie të BE160. Kolona kryesore e Bashkimit ishte ajo e Komunitetit Europian. Traktati i zgjeroi

më tej kompetencat e BE-së në katër fusha, të cilat janë: një - ambienti, dy - kohezioni

ekonomik dhe social, karta europiane e kohezionit, tre – kërkimi dhe zhvillimi, katër –

teknologjitë e reja në industri161.

Në disa fusha të tjera kryesore, si bashkimi doganor, politika e përbashkët

bujqësore, transporti dhe konkurrenca, traktati nuk bëri ndryshime. Traktati presupozonte

parimin e subsidiaritetit (mbështetjes, pra të shpërndarjes së kompetencave mes niveleve

të ndryshme të qeverisjes, deri ato më të ultat sipas këtij parimi). Komuniteti kishte të drejtë

të ndërhynte dhe në fusha që nuk ishin në kompetencën e tij ekskluzive, duke e ndarë rolin

me shtetet anëtare, si në arsim, shëndetësi, formim profesional dhe mbrojtje të

158 www.bankofalbania.org/web/Traktati i Mastrihtit. 159 Dennis Swann, “European Economic Integration. The Common Market, European Union and beyond.” Botues Eduard Elgar Publishing Limited, 1996, f. 94; Jacques Pelkmans, “European Integration. Methods and Economic analysis.”, Addison Wesley Longman Limited, 1997, f. 23, 40; Bino Olivi, vep. e cituar, f. 514 – 515; Pierre Gerbet, vep. e cituar, f. 4, f. 464 - 465. Shënim: Për kolonën e dytë të Traktatit të Mastrihtit, disa autorë e cilësojnë se ajo ka karakter konfederal, të tjerë autorë e quajnë thjesht një bashkëpunim midis qeverive apo ndërqeveritar të Komunitetit. 160 Gezim Sala, Llambro Filo, Ibrahim Gashi, vep. e cituar, f. 476 - 477. 161 Stefan Qirici, Harilla Goga, Arben Malaj, vep. e cituar, f. 93.

Page 51: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

39

konsumatorit (Neni 3B). Aksioni komunitar u shtri edhe në krijimin e një “shtetësie

europiane” me synimin për të forcuar identitetin europian, pa përjashtuar shtetësinë

kombëtare të çdo vendi të Komunitetit162. Traktati i Mastrihtit i njeh qytetarinë europiane çdo personi që ka shtetësinë e një

vendi anëtar të Bashkimit Europian. Në qytetarinë e BE-së përfshihet163: - E drejta e lirisë së qarkullimit dhe e qëndrimit të lirë, pavarësisht nga ushtrimi i një

aktiviteti ekonomik në vendet e Bashkimit (Neni 8A).

- E drejta për të votuar dhe për t’u zgjedhur në zgjedhjet bashkiake dhe europiane në

vendin ku je rezident, nga e për të gjithë qytetarët e Bashkimit, që banojnë në një shtet

të Bashkimit (Neni 8B).

- E drejta e mbrojtjes diplomatike jashtë vendit nga ambasada apo konsullata e secilit

vend anëtar të Bashkimit (Neni 8C).

- E drejta e peticionit përpara Parlamentit Europian apo, në një kuptim më të gjerë, u bë

institucionalizimi i të drejtës së peticionit para BE-së (Nenet 8D dhe 138E).

- E drejta e ankimimit pranë Mediatorit Europian lidhur me problemet e funksionimit të

administratës komunitare (Nenet 8D dhe 138E).

- Të drejtat dhe detyrat e parashikuara mund të plotësohen nga Këshilli, në unanimitet,

mbi bazën e një raporti të Komisionit, që duhet dorëzuar në fund të vitit 1993 (Neni

8E).

Arritja më e rëndësishme dhe pjesa kryesore e kolonës komunitare ishte Bashkimi

Ekonomik dhe Monetar, i cili u realizua në tre etapa. E para kishte filluar që më 1 Korrik

1990. Kjo etapë kishte të bënte me lirinë e plotë të qarkullimit të kapitaleve, e cila përfundoi

në vitin 1993. E dyta, do të fillonte më 1 Janar 1994, gjatë së cilës do të krijohej Instituti

Monetar Europian (IME), për të koordinuar politikat monetare, për të kontrolluar

funksionimin e sistemit monetar europian, për të nxitur zhvillimin e ECU-së, për të marrë

funksionet e Komitetit Monetar të KEE-së dhe ato të guvernatorëve të bankave qëndrore

të vendeve anëtare të Bashkimit. E treta do të ishte një pikë kulmore në zhvillimin e

Bashkimit, do të fillonte ose më 1 Janar 1997 ose jo më vonë se 1 Janari 1999.

Opsioni i parë i kësaj faze presupozonte që një shumicë shtetesh anëtare do të mund

të përmbushnin kriteret e konvergjencës, ndërsa opsioni i dytë do të lejonte që një numër

vendesh do të krijonin Bashkimin Monetar, ndërsa vendet e tjera mund të bashkoheshin

më vonë. Në këtë fazë, Instituti Monetar Europian do të kthehej në Bankë Qëndrore Euro

dhe monedhat kombëtare do të qëndronin në përdorim, por do të ishin të lidhura mes tyre

me raporte shkëmbimi derisa të merrej vendimi për zëvendësimin e tyre me monedhën

unike164. “Në datën e fillimit të fazës së tretë, - thotë traktati i BE-së, i modifikuar nga

Traktati i Maastriht-it, - Këshilli, që vendos me unanimitetin e shteteve anëtare me

propozim të Komisionit dhe pas konsultimit të Bankës Qëndrore Europiane, adapton

përqindjen e fiksuar me të cilën ECU-ja shkëmbehet me valutën kombëtare dhe shpall

ECU-në valutë me të drejtë të plotë. Kjo masë nuk ndryshon vlerën e jashtme të ECU-

së”165. Kalimi në përdorim i monedhës unike (EURO) ishte parashikuar për 1 Janar 2002166.

162 Paskal Milo, vep. e cituar, f. 179. 163 www.bankofalbania.org/web/Traktati i Mastriht-it; Iva Zajmi, vep. e cituar, f. 28 - 29. 164www.bankofalbania.org/web/Traktati i Mastriht-it; Paskal Milo, vep. e cituar, f. 179 – 180; Iva Zajmi, vep. e cituar, f. 21. 165 Iva Zajmi, vep. e cituar, f. 22. 166 Bino Olivi, vep. e cituar, f. 514 - 516.

Page 52: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

40

Me Traktatin e Mastriht-it kompetencat komunitare u shtrinë dhe u zgjeruan edhe

në fusha të reja, siç ishin: edukimi dhe rinia, arsimi, kultura dhe shëndeti publik, formimi

profesional, regjimi i vizave, mjedisi, mbrojtja e konsumatorëve, rrjetet transeuropiane,

energjia, politikat industriale, turizmi, mbrojtja civile, politika ekonomike e bashkëpunimit

dhe zhvillimit, protokolli dhe marrëveshja mbi politikën sociale. Zgjerimi i këtyre

kompetencave u mbështet në parimin e subsidiaritetit, që do të thotë se këto kompetenca u

zgjeruan në atë masë që objektivat e parashikuara nuk mund të realizoheshin plotësisht nga

vendet anëtare në nivel kombëtar ose lokal, vendor167. Pra, nismëtarët komunitarë nuk kishin për qëllim të zëvendësonin nismat e secilit

vend anëtar në rrafshin kombëtar, por konsideroheshin si një plotësues i këtyre të fundit.

Me Traktatin e Mastriht-it, edhe politika sociale bëhet pjesë e fushës komunitare. Protokolli

social, ndonëse nuk u nënshkrua nga Britania e Madhe, u përfshi në anekset e Traktatit.

Kështu, nga të gjitha vendet anëtare të Bashkimit (me përjashtim të Britanisë), u adaptuan

dispozita të përbashkëta lidhur me kushtet e punës, me barazinë midis burrit e gruas, me

integrimin e personave të përjashtuar nga tregu i punës, me sigurimet shoqërore e të tjera

dispozita të përbashkëta168.

Kolona e dytë e Traktatit të BE-së ishte politika e jashtme dhe e sigurisë së

përbashkët (CFSP)169 apo (PJSP)170, e cila ishte trajtuar edhe në Aktin Unik, por që tani

mori një përmbajtje më të gjerë dhe më të përcaktuar. Përveç objektivave të njohura, kemi

dhe ato për ruajtjen e vlerave të përbashkëta, interesave themelore dhe pavarësisë së

bashkimit, ruajtjes së paqes dhe të sigurimit ndërkombëtar, zhvillimit dhe forcimit të

demokracisë dhe Shtetit të së Drejtës, si dhe respektimit të lirive themelore dhe të të

drejtave të njeriut. Në traktat, ndër të tjera, cilësohej se mënyrat e veprimit kishin të bënin

me bashkëpunimin dhe përqëndrimin midis shteteve anëtare në gjirin e Këshillit, me

koordinimin e veprimeve të shteteve anëtare në konferencat dhe organizatat

ndërkombëtare, me pozicionet e përbashkëta të shteteve anëtare përsa u përket vendimeve

të Këshillit, si dhe me veprimet e përbashkëta të Këshillit, në të gjitha fushat e politikës së

jashtme të Bashkimit. Në traktat, nënvizohej se CFSP do të merrej, ndër të tjera, edhe me

forcimin e sigurimit të BE-së. Realizimi i këtyre objektivave ishte parashikuar që të bëhej

përmes dy rrugëve: e para, përmes “bashkëpunimit sistematik midis vendeve anëtare për

çështje të politikës së jashtme dhe të sigurisë” dhe, e dyta, përmes “aksioneve të

përbashkëta” që do të viheshin në jetë, hap pas hapi, në fushat ku shtetet anëtare kanë

“interesa të rëndësishme të përbashkëta”171. Bashkimi i Europës Perëndimore (WEU -

Western European Union), i krijuar që në vitin 1948, u bë “krahu i armatosur” i Bashkimit

Europian172. Kolona e tretë e Traktatit, ajo e bashkëpunimit ndërqeveritar në fushën e drejtësisë

e të policisë apo të punëve të brendshme (BDPB)173, u bë më se e domosdoshme për shkak

167www.bankofalbania.org./web/traktati i Mastriht-it. 168 Po aty. 169 Common Foreign and Security Policy. 170 Politika e Jashtme dhe e Sigurisë së Përbashkët. 171 Paskal Milo, vep. e cituar, f. 181 – 182; Iva Zajmi, vep. e cituar, f. 33. 172 Pierre Gerbet, vep. e cituar, f. 476 – 477. 173 Bashkëpunimi në Drejtësi dhe në Punët e Brendshme.

Page 53: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

41

të rrjedhojave që solli vetë qarkullimi i lirë i njerëzve në të gjithë hapësirën e Bashkimit

Europian. Ajo kishte të bënte kryesisht me kontrollin e kufijve të jashtëm të bashkimit,

politikën e migracionit, të drejtat e azilit, vizat, luftën kundër trafikut të drogës, terrorizmit,

kriminalitetit, mashtrimeve ndërkombëtare, bashkëpunimin në fushën e drejtësisë penale

dhe civile174. Në rrafshin e bashkëpunimit në fushën e drejtësisë e të punëve të brendshme,

kryesore ishte që shtetet anëtare të konsultoheshin dhe koordinonin veprimet e tyre në gjirin

e Këshillit.

Traktati i Mastriht-it është Traktati i Bashkimit Europian dhe, me këtë traktat, nisi

ndër të tjera, rruga që do të çonte në hyrjen në qarkullim të monedhës së përbashkët

europiane, EURO, më 1 Janar 2002. Traktati i Amsterdamit ose “Traktati i Qytetarit Europian”. Më 16 dhe 17 Qershor 1997, në Amsterdam, kryetarët e shteteve dhe të qeverive të

15 vendeve të Bashkimit Europian ranë në ujdi mbi një projekt - traktat të ri për Europën,

i njohur me emrin Traktati i Amsterdamit. Traktati u nënshkrua zyrtarisht nga ministrat e

punëve të jashtme të 15 vendeve të BE-së, më 2 Tetor 1997. Më 19 Nëntor 1997,

Parlamenti Europian miratoi një rezolutë për traktatin, që mori emrin e Amsterdamit.

Traktati hyri në fuqi pas ratifikimit nga të gjitha parlamentet kombëtare, më 1 Maj 1999,

së bashku me 13 protokolle dhe 60 deklarata. Traktati i Amsterdamit erdhi si rezultat i

Konferencës Ndërqeveritare të kërkuar nga Këshilli Europian, më 29 Mars 1996, gjatë

mbledhjes së tij në Torino të Italisë 175 . Traktati i Amsterdamit bëri përmirësime të

mëtejshme në Traktatin e Mastrihtit dhe në Traktatin e Romës. Traktati përbëhej nga tre

pjesë: 1 - Bashkimi Europian dhe qytetarët e tij, 2 - identiteti i Bashkimit Europian në

planin ndërkombëtar dhe 3 - institucionet e Bashkimit Europian176. 1 – Bashkimi Europian dhe qytetarët e tij: u ritheksua përcaktimi i BE-së si një

organizëm institucional në shërbim të qytetarëve të vendeve anëtare të BE-së. “Bashkimi

është bazuar në parimet e lirisë, demokracisë dhe respektit për të drejtat e njeriut e liritë

themelore, si dhe të shtetit të së drejtës, parime të përbashkëta për shtetet anëtare…”177

(Neni i ri F i TBE). Zbatimi i të drejtave të qytetarëve, përqëndrohet në tre drejtime të

veçanta. Së pari, të mbrohen të drejtat e qytetarëve veçanërisht dhe në respekt të Konventës

Europiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut, të miratuara nga

Këshilli i Europës në Romë, më 4 Nëntor 1950. Respektimi i të drejtave të njeriut ishte

vendosur si parakusht për çdo vend që dëshironte të anëtarësohej në BE.

Së dyti, e drejta e BE-së për t’iu kundërvënë çdo lloj forme diskriminimi të

mbështetur në seks, racë, dallime etnike dhe besim fetar, pa dallim moshe ose orientim

seksual.

Së treti, BE-ja dhe institucionet e saj për të përkrahur në mënyrë të barabartë si

burrat dhe gratë në të gjitha politikat, në sferën e çështjeve sociale dhe punësim178.

174 www.bankofalbania.org./web/Traktati i Mastriht-it. 175 www.bankofalbania.org/web/Traktati i Amsterdamit; Paskal Milo, vep. e cituar, f. 211; Iva Zajmi, vep. e cituar, f. 38; Ervin Pupe, vep. e cituar, f. 25; QKZh, vep. e cituar, f. 24. 176 Po aty. 177 “The Treaty of Amsterdam in perspective.” Consolidated Treaty on European Union, British Management Data Foundation, Second Edition, Tetor 1999, f. 31. 178 Paskal Milo, vep. e cituar, f. 212 - 213; Stefan Qirici, Harilla Goga, Arben Malaj, vep. e cituar, f. 95.

Page 54: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

42

U parashtruan edhe politika konkrete në drejtim të të drejtave të qytetarit, si ato që

kanë të bëjnë me punësimin dhe sigurinë në punë, mbrojtjen sociale, të sigurisë, lirisë,

drejtësisë, të mjedisit, shëndetësisë bashkë me të drejtat e qytetarit si konsumator.

Njëherësh, qeveritë e vendeve anëtare ishin të detyruara t’i bënin pjesë të legjislacionit të

tyre dhe të merrnin masa për t’i zbatuar. Ndër të tjera ritheksohej: krijimi i një “hapësire të

lirisë, të sigurisë dhe të drejtësisë si objektiv i ri iu caktua Bashkimit (Neni i ri B i TBE),

punësimi u përfshi si kapitull i ri në Traktatin e KE (Neni 103), ndërsa marrëveshja mbi

politikën sociale u përfshi në trupin e Traktatit KE (Neni i ri 117 dhe 120). Neni 129, mbi

shëndetin publik, u modifikua thellësisht, ndërsa të drejtat individuale të qytetarëve u

përmirësuan (Neni 8 D, 3 të Traktatit KE)179. Ndër të tjera, u sanksionua edhe lëvizja e lirë e qytetarit në hapësirën komunitare,

politika e azilit, rregullat e kalimit të kufijve të jashtëm, masat për heqjen e kufijve të

brendshëm, bashkëpunimi juridik civil, bashkëpunimi doganor. U përfshi edhe sistemi i

Shengenit, parimet e të cilit ishin pranuar nga shumë vende që në vitin 1985 dhe 1990180. Vendet nënshkruese të Marrëveshjes së Shengenit, brenda 5 vjetëve, do të hiqnin

çdo lloj pengese për lëvizjen e qytetarëve, duke hequr kontrollin në kufijtë e përbashkët (si

dhe kemi përmendur, vetëm Britania e Madhe, Irlanda dhe përkohësisht Danimarka

refuzuan bashkimin në Shengen). 2 - Problemet e politikës së jashtme dhe të sigurisë (CFSP):

Në Traktatin e Amsterdamit, CFSP-së iu bënë vetëm disa retushime të lehta dhe u

ripanë disa nga dispozitat e Traktatit të Mastrihtit. U përcaktua që CFSP-ja do të udhëhiqej

nga dy parime, që ishin: i pari, ruajtja e vlerave të përbashkëta, e interesave themelore, e

pavarësisë, integritetit dhe sigurisë së Bashkimit dhe i dyti, ruajtja e paqes, forcimi i

sigurimit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar dhe konsolidimi i demokracisë, i Shtetit të së

Drejtës dhe i lirive themelore të individit. Vënia në jetë e dy parimeve u lidh me

përforcimin e proçedurave të vendimmarrjes dhe strukturave të CFSP-së, ndaj dhe në

Traktatin e Amsterdamit u futën kompetencat e Këshillit Europian. Në vijim të Traktatit të Mastrihtit, theksohej se Këshilli Europian “ka të drejtë të

përcaktojë me konsensus strategjitë e përbashkëta dhe orientimet e përgjithshme politike

edhe për çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes, duke përpunuar qëndrime të përbashkëta në këto

fusha, por ato zbatohen vetëm kur miratohen me unanimitet nga Këshilli Europian”181. Kur

vendimi duhej të merrej me shumicë të cilësuar votash, por një vend shfaqte rezerva të

mëdha, atëherë kthehej mbrapsht në Këshillin Europian, i cili duhej të vendoste në mënyrë

unanime. Ndërsa, nëse një vend abstenonte, ai nuk duhej të pengonte aksionin e Këshillit,

edhe pse vetë mund të mos e zbatonte vendimin e Këshillit. U ruajt votimi me unanimitet. Ndërkaq, Traktati i Amsterdamit për të shmangur pengesat në punimet e Këshillit

Europian dhe të Këshillit të Ministrave në marrjen e vendimeve për objektivat e

përbashkëta politike dhe të sigurisë, të përcaktuara nga BE-ja formalizoi një strukturë të re

funksionale, atë të “Përfaqësuesit të Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë e

179 Iva Zajmi, vep. e cituar, f. 43 - 44. 180 Marrëveshja e Shengenit, 14 Qershor 1985; Konventa e Shengenit, 19 Qershor 1990, e cila hyri në fuqi më 26 Mars 1995. 181 Stefan Qirici, Hrilla Goga, Arben Malaj, vep. e cituar, f. 96 - 97.

Page 55: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

43

Përbashkët” të BE-së, i cili do te ishte njëherësh edhe “Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit

Europian”182.

Përfaqësuesi i Lartë CFSP do të punonte si ekip në një trojkë, ku do të kishte edhe

dy përfaqësues të tjerë, një nga Presidenca e radhës e Këshillit183 dhe tjetri do të ishte

Komisioneri për Marrëdhëniet me Jashtë i Komisionit Europian. Ai do të kishte dhe një

“njësi planifikimi dhe paralajmërimi të shpejtë që do të merrej në mënyrë të veçantë me

grumbullimin dhe analizën e informacionit prej shteteve anëtare, Komisionit dhe

Bashkimit Europiano - Perëndimor (BEP)”. Marrëdhëniet midis BE-së dhe BEP-it

(strukturë ushtarake europiane) nuk shënuan ndonjë hap përpara, nuk u arrit që BEP-i të

integrohej në BE dhe kjo erdhi, sepse nuk u arrit konsensusi midis vendeve anëtare, pasi

kundërshtuan Britania e Madhe dhe Danimarka. 3 - Institucionet e BE-së. Ndryshimet e propozuara synonin të forconin bazat

demokratike të BE-së, të zgjeronin kompetencat dhe përgjegjësitë e BE-së.

Parlamenti - Ishte institucioni që përfitoi më shumë kompetenca nga Traktati i

Amsterdamit. Më përpara, ai mund të shprehte vetëm opsionin për anëtarët e Komisionit

dhe Presidentin e Komisionit, ndërsa me traktatin e ri, Parlamenti mori kompetenca më të

mëdha; ishte ai që emëronte Presidentin e Komisionit. U zgjerua pushteti legjislativ në

fushën e bashkëvendimmarrjes, Këshilli nuk mund të miratonte një akt pa pëlqimin e

Parlamentit. U rrit roli kontrollues parlamentar në shpenzimet buxhetore për CFSP-në,

përfshirë edhe strukturën e Përfaqësuesit të Lartë. Traktati përmbante klauzola që forconin

bashkëpunimin midis Parlamentit Europian dhe parlamenteve kombëtare të vendeve

anëtare të BE-së, ku të gjitha propozimet e Komisionit lidhur me legjislacionin duhet t’u

dërgoheshin më parë parlamenteve kombëtare dhe brenda gjashtë javëve, ato do të kalonin

nga Komisioni në Parlamentin Europian dhe më tej, për t’u votuar në Këshill184.

Këshilli i Bashkimit Europian (Këshilli i Ministrave) - Me traktatin e ri pati vetëm

disa ndryshime të vogla. Më parë, Këshilli funksiononte kryesisht mbi bazën e votimit me

unanimitet; tani, nga votimi me unanimitet, që ishte për të gjitha fushat, u kalua në atë me

shumicë të cilësuar në disa fusha. Këshilli është organi qëndror vendimmarrës, ligjvënës;

përbëhej nga ministrat e shteteve anëtare (të cilët ndryshonin sipas fushës përkatëse) dhe

punën e tij e përgatit Komisioni i Përfaqësuesve të Përhershëm. Sekretaria e Përgjithshme

mbështet punën e Këshillit dhe në çdo gjashtë muaj ndryshon Presidenca e Këshillit185. Komisioni - Kompetencat e tij mbetën të paprekura. U forcua statusi i tij politik nga

kompetenca që mori Parlamenti për të emëruar anëtarët dhe Presidentin e Komisionit.

Pozita dhe autoriteti i vetë presidentit u rritën. Ai konsultohej me shtetet anëtare për

zgjedhjen dhe caktimin e anëtarëve të komisionit, caktonte detyrat e komisionerëve dhe

përcaktonte drejtimet kryesore politike të Komisionit186.

Traktati i Amsterdamit ripohoi Bashkimin Europian si një komunitet vlerash (Neni

6 i TBE). Ai nuk i zëvendësoi traktatet e mëparshme, por iu bashkua traktateve ekzistuese.

182 www.bankofalbania.org/web/Traktati i Amsterdamit; Paskal Milo, vep. e cituar, f. 215; Stefan Qirici, Harilla Goga, Arben Malaj, vep. e cituar, f. 96 - 97. 183 Ministri i Jashtëm i atij vendi që kryesonte BE-në. 184 www.bankofalbania.org/web/traktati i Amsterdamit; Paskal Milo, vep. e cituar, f. 215 – 216; Stefan Qirici, Harilla Goga, Arben Malaj, vep. e cituar, f. 97 - 98. 185 Po aty. 186 Po aty. Shih edhe: “The Treaty of Amsterdam in perspective.”, cituar si më sipër, f. 35-36; “Treaty of Amsterdam: What has changed in Europe.”, European Communities, 1999, f. 17 - 20.

Page 56: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

44

Traktati solli ndryshime të thella sidomos në shtyllën e tretë të BE-së. Ai e transformoi atë

nga një bashkëpunim të thjeshtë ndërmjet institucionesh, në një hapësirë për liri, siguri dhe

drejtësi brenda hapësirës së BE-së. Ndyshimet ishin jo të pakta, por prapë ngelën çështje e

fusha që kishin nevojë për ndryshime. Më 3 dhe 4 Qershor 1999, Këshilli Europian i mbledhur në Këln, vendosi të fillonte

përgatitjet për një Konferencë të Re Ndërqeveritare, me qëllim që të vazhdoheshin reformat

institucionale të lëna hapur nga Traktati i Amsterdamit. Konferenca u mendua të mblidhej

në vitin 2000. Traktati i Nicë-s ose “Traktati institucional”. Traktati i Nicë-s u nënshkrua nga ministrat e jashtëm të 15 vendeve anëtare të BE-

së, më 26 Shkurt 2001, në qytetin Nicë të Francës dhe hyri në fuqi më 1 Shkurt 2003187,

bashkë me Kartën mbi të Drejtat Themelore të Njeriut, e cila u shpall solemnisht nga

Këshilli Europian, po në Nicë, më 7 Dhjetor 2000188.

Traktati ishte arritje e Konferencës Ndërqeveritare (KNQ), e cila filloi më 14 Shkurt

2000, nën presidencën e Portugalisë dhe përfundoi më 14 Shkurt 2000, në Këshillin

Kombëtar të Nicës, punimet e të cilit kishin filluar 7 ditë më parë, më 7 Shkurt 2000.

Versioni i fundit i traktatit u bisedua nga kryetarët e shteteve dhe qeverive të vendeve

anëtare të BE-së dhe pastaj u nënshkrua, po në Nicë, më 26 Shkurt 2001189. Komisioni Europian, menjëherë pas ratifikimit të Traktatit të Amsterdamit, më 15

Korrik 1997, shpalli një dokument të titulluar “Axhenda 2000”, i cili ishte një paketë

reformash institucionale dhe një program i gjerë për të modernizuar politikat kryesore të

përbashkëta dhe për të përcaktuar kuadrin financiar për vitet 2000 - 2006 në perspektivën

e zgjerimit të BE-së me vendet e Europës Qëndrore e Lindore (PECO)190. “Axhenda 2000” i parapriu Traktatit të Nicës. Sipas dokumentit “Axhenda 2000”,

fuqizimi dhe modernizimi i BE-së lidhej me tre zhvillime kryesore: a) me reformimin e

Politikës së Përbashkët Bujqësore (PPB), b) me reformimin e politikës rajonale dhe c) me

politikat e zgjerimit të BE-së. “Axhenda 2000” u miratua nga kryetarët e shteteve dhe të

qeverive të 15 vendeve anëtare të BE-së në mars 1999, në takimin e tyre në Berlin191.

PPB mbetej një nga shtyllat kryesore të Komunitetit Europian. Atij i takon më

shumë se gjysma e buxhetit komunitar. Koha, faktorët e brendshëm dhe të jashtëm,

kërkonin reforma radikale edhe në PPB. Ishte rritur kërkesa për ushqime dhe duhej

përballuar edhe proçesi i zgjerimit të BE-së në lindje e në jug të Europës. Reformën e

kërkonte edhe hapja, në vitin 2000, e negociatave në gjirin e Organizatës Botërore të

Tregtisë (OBT), si dhe plotësimi i nevojave për një administrim më të mirë, për më shumë

decentralizim dhe transparencë në BE. Reforma e PPB-së, që ishte edhe radikale, u shtri në mbi gjysmën e prodhimeve të

ndryshme bujqësore dhe ndër të tjera, një nga arritjet e saj ishte edhe ulja e çmimeve të

garantuara për prodhimet bujqësore e blegtorale të BE-së. Pjesë e reformës së PPB-së ishte

edhe zhvillimi i mëtejshëm rural. Çdo shtet anëtar do të hartonte programet e tij për

187 www.integrimi.gov.al/fjalorth, aksesuar gjatë vitit 2017. 188 Po aty. 189 Po aty. Shih edhe: Iva Zajmi, vep. e cituar, f. 52 – 55; Ervin Pupe, vep. e cituar, f. 26. 190 www.sites.com/site/juridikal/fjalore 191 “Europe’s Agenda 2000. Strengthening and Widening the European Union.”, European Communities, 1999.

Page 57: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

45

zhvillimin rural në kuadrin e një përputhjeje me objektivat e PPB-së dhe do të merrte edhe

mbështetje financiare nga BE-ja.

Reforma e PPB-së përmbante tre objektiva kryesore: a) krijimin e një sektori

bujqësor dhe pylltarie të fuqishëm, b) përmirësimin e konkurrencës së zonave rurale dhe

c) mbrojtjen e mjedisit dhe ruajtjen e trashëgimisë rurale të Europës. Ndër objektivat kryesore të reformimit të PPB-së ishte edhe integrimi në to, i

objektivave mjedisore, rritja e rolit të fermerëve në administrimin e burimeve natyrore dhe

në ruajtjen e peisazhit. Politika e re rajonale, e skicuar në “Axhenda 2000” shtronte tre

objektiva me rëndësi. E para, ishte ndihma e përqëndruar, sipas së cilës mbështetja

financiare do të drejtohej në rajonet e prapambetura (afërsisht 70% e shpenzimeve të

përgjithshme), të cilat, ndër të tjera, kishin edhe një nivel të lartë papunësie. Programet e

ndihmës do të përfshinin 18% të popullsisë së BE-së. E dyta, ishte financimi i fokusuar,

hartimi i programeve të veçanta financiare dhe për zhvillimin e burimeve njerëzore në

rajonet në nevojë (ku përfshiheshin të gjitha veprimtaritë që i bënin qytetarët më të

kualifikuar në punë), e cila do të ndihmonte veçanërisht në strategjinë e re të punësimit në

Europë. E treta, administrimi i ndihmës do të ishte i decentralizuar, do të kishte një ndarje

të qartë të përgjegjësive në administrimin e fondeve strukturore dhe një zbatim të fortë të

parimit të “subsidiaritetit” (delegimit të kompetencave, decentralizimit të pushtetit).

Qeveritë kombëtare do të ndërtonin programet e tyre të zhvillimit rural mbështetur në

objektivat e PPB-së. Në “Axhenda 2000” ishte paraqitur kuadri financiar dhe ishin

përcaktuar përparësitë e financimit për vitet 2000 - 2006192.

Politikat ndaj zgjerimit kishin të bënin me mbështetjen ndaj vendeve që do të hynin

rishtas në BE. Ishte kjo, sa një detyrim moral e demokratik për BE-në, aq edhe me interes

gjeopolitik në Europë. Me përmbysjen e regjimeve komuniste, vendet e Europës Qëndrore

dhe Lindore (PECO) shprehën dëshirën e tyre për t’u integruar në BE. Më 21 dhe 22

Qershor 1993, Këshilli Europian, në Kopenhagen të Danimarkës, miratoi kriteret për

zgjerimin e BE-së me anëtarësimin e vendeve të PECO-s. Ato u përmblodhën në katër

kërkesa kryesore: 1. Stabiliteti i demokracisë dhe i institucioneve të saj në funksionimin e

Shtetit të së Drejtës, respektimi i të drejtave dhe lirive të individit. 2. Funksionimi i një

ekonomie tregu e aftë për të përballuar trysninë e konkurrencës së lirë në një treg të vetëm.

3. Aftësia për të përmbushur të drejtat e detyrimet që rrjedhin nga legjislacioni komunitar.

4. Pranimi i objektivave të bashkimit ekonomik, monetar dhe politik. Vendet kandidate

duhej të pranonin dhe respektonin acquis communautaires plotësisht dhe në dinamikën e

vet. Ato duhet të vinin në jetë të gjithë legjislacionin dhe rregullat e BE-së193. Këshilli Europian, në dhjetor 1994, miratoi strategjinë e parapranimit, e cila

synonte të thellonte marrëdhëniet e BE-së me PECO-n. Ndër elementët kryesorë të

strategjisë së parapranimit ishte programi PHARE194 . Ndër të tjera, në dhjetor 1995,

Këshilli Europian i Madridit i dha një shtytje të mëtejshme proçesit të pranimit të vendeve

të PECO-s, ndërsa në mars 1996, Këshilli Europian në Torino, që miratoi e nënshkroi

192 Jean Luc Sauron, vep. e cituar, f. 120; Paskal Milo, vep. e cituar, f. 222 – 224; www.sites.google.com/site/juridikal. 193 Jean Luc Sauron, vep. e cituar, f. 110 – 111; Paskal Milo, vep. e cituar, f. 229 - 230. 194 Programi i Ndihmës Komunitare për Vende të Europës Qëndrore e Lindore, i krijuar në dhjetor 1989, ku u përfshinë edhe vendet: Çekosllovakia, Bullgaria e RDGJ më 1990, Shqipëria e Rumania më 1991, Sllovenia, Bosnje - Hercegovina e Maqedonia më 1994.

Page 58: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

46

Traktatin e Amsterdamit, adaptoi ndër të tjera edhe një “Protokoll mbi institucionet në

perspektivën e zgjerimit të BE-së”.

Mbështetur në kërkesën e Këshillit Europian të Madridit, Komisioni në dokumentin

“Axhenda 2000” propozoi rihapjen e negociatave me pesë vende, ndër dhjetë vendet e

Europës Qëndrore, Lindore e Balltike: Estonisë, Hungarisë, Polonisë, Çekisë dhe

Sllovenisë. Në dhjetor 1997, Këshilli Europian i Luksenburgut miratoi hapjen e

negociatave me pesë vendet e rekomanduara nga Komisioni dhe ndërkohë, kërkoi edhe

hapjen e negociatave me Qipron. Negociatat me këto vende kandidate filluan në Bruksel

më 31 Mars 1998195. Vështrimi dhe interesimi i Këshillit Europian për anëtarësim të mëtejshëm u ndal

edhe mbi Rumaninë, Bullgarinë, Slloveninë, Lituaninë e Letoninë dhe gjatë vitit 1998,

edhe mbi Turqinë. Në Vjenë, më 11 dhe 12 Dhjetor 1998, Këshilli Europian shprehu

kënaqësinë për negociatat e zhvilluara me PECO-n. Më 21 dhe 22 Qershor 2002, Këshilli

Europian në Sevilje, konfirmoi se BE-ja ishte e vendosur të përfundonte negociatat me

Qipron, Maltën, Hungarinë, Poloninë, Sllovakinë, Lituaninë, Letoninë, Estoninë, Çekinë

dhe Slloveninë dhe nënshkrimin e traktateve të pranimit në pranverën e vitit 2003.

Bullgaria e Rumania do të vazhdonin negociatat me BE-në, ndërsa në dhjetorin e 2002,

Këshilli Europian në Kopenhagen do të vendoste për ecurinë e mëtejshme të negociatave

të BE-së me Turqinë196.

Më 1 Maj 2004, BE-ja bëri zgjerimin e tij të katërt dhe më të rëndësishëm: Çekia,

Estonia, Hungaria, Letonia, Lituania, Malta, Polonia, Qipro, Sllovakia e Sllovenia u

anëtarësuan në BE. Bullgaria e Rumania u anëtarësuan më 1 Janar 2007. “Axhenda 2000”

dhe objektivat e saj u përfshinë në Traktatin e Nicë-s197. Nuk ishin të pakta çështjet institucionale të pazgjidhura nga Traktati i Amsterdamit.

Zgjerimi në të ardhmen i BE-së kërkonte t’u jepte zgjidhje: madhësisë dhe përbërjes së

Komisionit, votëpeshimit në Këshill (përfaqësimit të shtetit) dhe zgjerimit të votimit me

shumicë të cilësuar, zhvillimit të PPMJS-së, marrëdhënieve të tregtisë së jashtme,

reformimit institucional në bashkimin monetar, rritjes së të drejtave të PE-së dhe përpilimit

të një Karte për të Drejtat Themelore të BE-së198. Në qershor të vitit 1999, Këshilli Europian i Këlnit votoi për madhësinë e përbërjen

e Komisionit, për votëpeshimin në Këshill dhe zgjerimin e votimit me shumicë të cilësuar,

të cilat do të trajtoheshin nga një KNQ në vitin 2000. Në tetor 1999, Këshilli Europian i

Tamperes, arriti në një marrëveshje për përbërjen dhe metodat e punës së një konvente për

të përpiluar një Kartë për të Drejtat Themelore që duhej t’i paraqitej Këshillit Europian.

Karta u pranua nga Këshilli Europian i Biarritzit (një qytet turistik në kufirin midis Spanjës

dhe Francës) më 13 - 14 Tetor 2000 dhe u shpall solemnisht nga Këshilli Europian në Nicë,

më 7 Dhjetor 2000.199 Në dhjetor 1999, Këshilli Europian i Helsinkit paraqiti një raport mbi reformën

institucionale të BE-së. KNQ e vitit 2000, në përputhje me mandatin e dhënë në Helsinki,

195 “Europe’s Agenda 2000. Strengthening and Widening the European Union.”, European Communites, 1999, f. 18 - 23. 196 “Presidency Conclusions. Seville European Council”, 21 dhe 22 Qershor 2002; aksesuar http://a140.g.akamai.net/ Actualidad/2265. 197 Stefan Qirici, Harilla Goga, Arben Malaj, vep. e cituar, f. 102. 198 www.integrimi.gov.al/fjalorth; Iva Zajmi, vep. e cituar, f. 53. 199 htpps://europa.eu

Page 59: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

47

duhet të shqyrtonte madhësinë dhe përbërjen e Komisionit, votëpeshimin në Këshill dhe

zgjerimin e mundshëm të votimit me shumicë të cilësuar në Këshill, si dhe ndryshime të

tjera të nevojshme të traktateve, që lindnin për sa u përket institucioneve europiane në

lidhje me çështjet e mësipërme dhe gjatë zbatimit të Traktatit të Amsterdamit. Më 26 Janar

2000, Komisioni botoi opinionin e tij rreth mbledhjes së KNQ, ndërsa PE me një Rezolutë

më 3 Shkurt 2000. Shumica e qeverive të shteteve anëtare shprehën pozicionet nga do të

niseshin në muajt e parë të vitit 2000. KNQ u hap zyrtarisht më 14 Shkurt 2000, në një

takim të Këshillit në Bruksel dhe përfundoi në Këshillin Europian të Nicës më 7 - 11

Dhjetor 2000200. Si dhe kemi përmendur, Traktati u nënshkrua më 26 Shkurt 2001 dhe hyri në fuqi

më 1 Shkurt 2003.201 Këshilli - U parashtruan ndryshime në sistemin e votimit me qëllim: të reduktohej

sistemi i votimit me unanimitet dhe të zgjerohej sistemi i votimit me shumicë të cilësuar, i

cili të shtrihej edhe në fusha të reja, si në ato të tregtisë e azilit, në politikat e emigracionit

dhe të akordimit të vizave. Sistemi i ri do të hynte në fuqi pas 5 vjetësh, më 2006. Traktati

përcakton votimin me shumicë absolute, si një hap të madh reformues të vendimmarrjes.

Rëndësia e këtij sistemi lidhej edhe me hyrjen në BE të vendeve të reja dhe një gjë e tillë,

nga njëra anë, sillte lehtësira në vendimmarrje dhe nga ana tjetër, kërkonte edhe

ristrukturimin e peshës së votës. Deri në atë kohë, pesha e votës ishte bazuar në kriterin e

madhësisë ekonomike dhe asaj demografike, ndërsa tani, traktati, për të kufizuar ndikimin

e shteteve të mëdha në vendimmarrje, sanksionoi kriterin e numrit të shteteve, ku në një

proçes vendimmarrjeje duhet të votonin mbi 55% e shteteve dhe për të eliminuar aleancat

midis shteteve të reja apo të prapambetura, u sanksionua kriteri i popullsisë, sipas të cilit

vendimmarrja kërkonte që votimi të përfaqësonte deri në 62% të popullsisë së BE-së202.

Komisioni - Zgjerimi i BE-së do të çonte në rritjen e numrit të komisionerëve nga

20 në 27. Kjo ulte realisht elasticitetin e veprimtarisë së Komisionit, ndaj dhe u vendos që,

deri në zgjerim, numri i komisionerëve do të ishte 27, por më vonë, me unanimitet, do të

përcaktohej një numër më i vogël, sepse Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Italia e

Spanja do të tërhiqnin komisionerin e tyre të dytë (në vitin 2005). Traktati parashikonte që,

pas zgjerimit të BE-së, numri i eurodeputetëve nga 626 do të shkonte në 732 (menjëherë

pas zgjedhjeve të vitit 2004), si dhe krijimin e Gjykatës së Instancës së Parë, si strukturë

që varej nga Gjykata Europiane e Drejtësisë. BE-ja, reformimin themelor konstitucional dhe institucional, do ta arrinte me

sanksionimin në Traktatin e Nicë-s të ”Kushtetutës Europiane”, e cila do të formatizohej

nëpërmjet një Konference Ndërqeveritare në vitin 2004. Traktati i Romës II për Kushtetutën Europiane (2004).

Themelimi i BE-së me Traktatin e Maastriht-it shënoi një hap përpara në rrugën

drejt unifikimit të Europës. Thellimi i mëtejshëm u shpreh në formë të Traktateve të

Amsterdamit (02.10.1997) dhe të Nicës (26.02.2001)203. E ardhmja kërkonte reforma të

mëtejshme institucionale në BE. Më 5 Dhjetor 2001, në Laeken të Belgjikës, pranë

Brukselit, kryetarët e shteteve dhe të qeverive miratuan një Deklaratë mbi të Ardhmen e

200 www.sq.wikipedia.org/Wiki/Traktati i Nicës (BE); Iva Zajmi, vep. e cituar, f. 54. 201 http://aspa.gov.al/images/Prezantim%20me%20AP%20ASPA/Prezantim%20me%20AP%20ASPA/ Integrimi%20Evropian/Integrimi%20Evropian%20,%20institucionet%20e%20BE.pdf 202 Stefan Qirici, Harilla Goga, Arben Malaj, vep. e cituar, f. 102 - 104. 203 Klaus-Diter Borçaerd, vep. e cituar, f. 12.

Page 60: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

48

Bashkimit Europian, në të cilën BE-ja pranoi të bëhej më demokratike, më transparente

dhe më efektive, duke trasuar rrugën për një Kushtetutë Europiane. Këshilli Europian

caktoi ish Presidentin Francez, Valeri Zhiskar d’Esten në postin e presidentit të Konventës

Europiane, me detyrë hartimin e Kushtetutës Europiane. Detyrën e mori më 28 Shkurt 2002

dhe Projekti u miratua me konsensus nga Konventa Europiane e 10 – 13 Qershorit 2003.

U prezantua nga Valeri Zhiskar d’Esten, në emër të Konventës, përpara Këshillit Europian,

në Romë më 18 Korrik 2003. Teksti përfundimtar u adaptua nga kryetarët e shteteve dhe

të qeverive të 25 shteteve anëtare të BE-së, më 19 Qershor 2004, në Këshillin Europian të

mbledhur në Bruksel. U miratua formalisht në Romë, më 29 Tetor 2004204. Traktati, i cili themeloi Kushtetutën për Europën, i njohur ndryshe edhe si Traktati

i Romës II ose Traktati i Romës i vitit 2004, u nënshkrua nga kryetarët e shteteve ose të

qeverive të shteteve anëtare të BE-së më 29 Tetor 2004. Traktati duhej të hynte në fuqi më

1 Nëntor 2006.

Arsyet më kryesore që nxitën punën për përpunimin e Traktatit të Romës 2004,

ishin së pari, vështirësitë e hasura, të cilat pengonin funksionimin e Europës me 25 shtete,

me të njëjtat rregulla si ajo funksiononte në kohën kur ishte me 15 shtete dhe së dyti, e

bënte kuadrin normativ sa më të lehtë dhe më të kuptueshëm për qytetarët europianë, duke

bashkuar në një tekst unik traktatet e ndryshme europiane, që nga Traktati Europian i

Çelikut dhe Qymyrit deri në Traktatin e Nicës. Traktati i Romës 2004 u “kërkua” nga koha

dhe ai u “përgatit” për të ecur në rrugën e reformave; së pari, për të zëvendësuar

Komunitetin Europian (shtyllën e parë) dhe Bashkimin Europian (Traktatin e Maastrichtit

e në vazhdim); së dyti, që të tre shtyllat (Komunitetet Europiane, Politika e Jashtme dhe

Siguria e Përbashkët, si dhe Bashkëpunimi Policor dhe Juridik në fushën penale) të

shtriheshin nëpërmjet zbatimit të procedurave të veçanta edhe në fushën e Politikës së

Jashtme, të Sigurisë dhe të Mbrojtjes dhe së treti, që traktatet e KE-së dhe BE-së, të

modifikuar e plotësuar nga koha, të zëvendësoheshin nga një Traktat Unik205. Traktati afirmoi një Kushtetutë për Europën. Ai nuk kishte si qëllim abrogimin e

kushtetutave kombëtare. “Traktati Themelues i një Kushtetute për Europën”, në fushën e

kompetencave të BE-së, vinte si primare të drejtat e shteteve anëtare (Neni 1 - 6). Natyra e

BE-së, që dilte nga Traktati i Romës II, do të ngjante më shumë me një konfederatë, me

një transferim të kompetencave të shteteve anëtare dhe sovrane drejt BE-së. Projekt -

traktati përcaktonte disa etapa tranzitore. Fusha e aplikimit të “shumicës së cilësuar”, e

përcaktuar kjo në përmbajtjen e Kushtetutës, do të bëhej efektive nga momenti i hyrjes në

fuqi, parashikuar më 1 Nëntor 2006. “Gjithashtu, masa të përkohshme qenë parashikuar si

për formimin e Parlamentit Europian, ashtu edhe për legjislaturën e viteve 2004 – 2009”206. Kushtetuta kishte për qëllim të kthente Bashkimin Europian dhe Komunitetin

Europian në një Bashkim Europian të vetëm, të bazuar në një Traktat Kushtetues. Mirëpo,

kjo përpjekje për Kushtetutë dështoi në procesin e ratifikimit. Draft - Kushtetuta Europiane,

pas votimit pozitiv, në fillim në 13 nga 25 shtetet anëtare të Bashkimit Europian, u refuzua

në referendumet e dy prej shteteve themeluese të Bashkimit Europian, në referendumet në

204 Klaus-Diter Borçard, vep. e cituar, f. 12 – 13; Ervin Pupe, vep. e cituar, f. 29. 205 Ervin Pupe, vep. e cituar, f. 27 - 28. 206 Po aty, f. 29.

Page 61: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

49

Francë (54.68% kundër, nga gjithsej 69.34% votues) dhe në Hollandë (61.7% kundër, nga

gjithsej 63%)207.

Për shkak të mosmiratimit, Traktati i Romës II për Kushtetutën Europiane, pas një

periudhe dy-vjeçare reflektimi, u zëvendësua nga Traktati i Lisbonës, i njohur edhe si

Traktati Reformues i BE-së, nga Këshilli Europian në 19 Tetor 2007. Traktati i Lisbonës ose Traktati Reformues i BE-së.

Traktati i Lisbonës u miratua nga Këshilli Europian i mbledhur në Lisbonë më 19

Tetor 2007 dhe u nënshkrua nga kryetarët e qeverive të 27 shteteve anëtare të BE-së, më

13 Dhjetor 2007, po në Lisbonë. U aprovua më 20 Shkurt 2008 nga Parlamenti Europian208.

Më pas, u kalua në proçesin e ratifikimit nga parlamentet kombëtare, i cili në fillim pati jo

pak vështirësi nga dy shtete, Irlanda dhe Çekia. Më 12 Qershor 2008, referendumi në

Irlandë nuk mundi të sigurojë mazhorancën në favor të ratifikimit të traktatit, ndaj më 2

Tetor 2009 u zhvillua referendumi i dytë në Irlandë dhe kësaj rradhe, u sigurua mazhoranca

në favor të ratifikimit të Traktatit. Në Çeki, Presidenti nënshkroi instrumentin e ratifikimit

më 3 Nëntor 2009. Pas ratifikimit, më në fund, nga këto dy shtete, Traktati hyri në fuqi më

1 Dhjetor 2009209.

Traktati i Lisbonës përbëhej prej 145 faqesh, në 7 pikat e strukturës, ndër të tjera,

parashikonte ndryshimet e Traktateve mbi Bashkimin Europian (të Maastricht-it,

Amsterdamit dhe Nicës), ndryshimet mbi Traktatin e Komunitetit Europian (Romës) dhe

shtatë dispozita të përgjithshme dhe përfundimtare. Traktatit iu bashkëngjitën edhe 36

protokolle dhe 26 deklarata.

Komunitetet Europiane, para vitit 1992, si dhe kemi trajtuar, ishin: Komuniteti

Ekonomik Europian (KEE), Komuniteti Europian i Qymyrit dhe Çelikut (KEQÇ) dhe

Komuniteti Europian për Energji Atomike (EURATOM), ndërsa ndërmjet viteve 1992 -

2009, Bashkimi Europian përbëhej nga tre shtylla, të cilat ishin: e para - Komuniteti

Europian (KE), Komuniteti Europian për Energji Atomike (EURATOM) dhe Komuniteti

Europian i Qymyrit dhe Çelikut (KEQÇ deri më 1992), e dyta – Politika e Përbashkët e

Jashtme dhe Sigurisë (PPJS) dhe e treta - Bashkëpunimi Policor dhe Gjyqësor në Çështjet

Penale (PJCC)210. Për shkak të mosmiratimit në referendumet në Francë e Hollandë, Traktati i Romës

II u “zëvendësua” nga Traktati i Lisbonës, i njohur edhe si Traktati i Reformës i BE-së 211.

Ndryshe nga Kushtetuta Europiane, e cila zëvendësonte të dy traktatet kryesore të BE-së,

bashkë me Kartën e të Drejtave Themelore të BE-së në një Traktat të Vetëm, Traktati i

Lisbonës i ruan traktatet ekzistuese dhe vetëm i amendon dy traktatet (Traktatin Themelues

të KE-së të vitit 1957 dhe Traktatin e Maastricht-it të vitit 1992), duke krijuar edhe një

referencë lidhjeje juridike mbi Kartën e të Drejtave Themelore të BE-së212.

207 Klaus - Diter Borçard, vep. e cituar, f. 13. 208Votimi me 525 vota pro, 82%, 115 kundra dhe 29 abstenime. 209 Eeas.europa.eu/delegations/theformer–Yugoslav-republic-of-macedonia/ documents/ more-info/ lisbontrealy-sq.pdf; Klaus - Diter Borçard, “ABC-ja e të Drejtës së Bashkimit Europian”, botimi në shqip nga Ministria e Integrimit, Tiranë, 2011. 210 www.kryeministri-ks.net/docs/udhëzime-praktike-për-përafrimin-ligjor-pdf. 211 Ervin Pupe, vep. e cituar, f. 27. 212 Po aty, f. 30; Shih edhe: Stefan Qirici, Harilla Goga, Arben Malaj, vep. e cituar, f. 105.

Page 62: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

50

Traktati i Themelimit të Komunitetit Europian, i njohur gjithashtu edhe si Traktati

i Romës, u emërtua “Traktati mbi Funksionimin e Bashkimit Europian (TFBE)”213.

Dy traktatet e tjera të BE-së (Traktati i Maastricht-it dhe i Amsterdamit) mbetën të

tillë, nuk u shkrinë në një traktat institucional të vetëm. Ndërkaq, Traktati i Lisbonës

përmbante edhe shumë nga dispozitat institucionale të përfshira më parë në Kushtetutën

Europiane, siç ishin: zgjedhja e Presidentit të BE-së, e Ministrit të Jashtëm, të quajtur

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, përbërja e

Parlamentit, reduktimi i komisionerëve dhe klauzola mbi tërheqjen nga BE-ja214. Traktati i Lisbonës shkriu Bashkimin Europian dhe Komunitetin Europian në një

Union Europian të vetëm. Fjala “Komunitet” u zëvendësua me termin “Bashkim”, duke

treguar kështu që dy traktatet, të cilët përdornin termin Komunitete (Traktatet e Romës,

1957) do të konsiderohen si Traktate Themeluese të Bashkimit Europian. “Bashkimi do të

bazohet në këtë Traktat dhe në Traktatin për Funksionimin e Bashkimit Europian... Këto

dy traktate kanë të njëjtën vlerë juridike. Bashkimi do të zëvendësojë dhe do të trashëgojë

Komunitetin Europian”, - thuhet në Nenin 1 të paragrafit të tretë të TBE-së. Pas hyrjes në

fuqi të Traktatit të Lisbonës, shprehjet “E drejta e Komunitetit Europian” dhe “Acquis

Communautaire” pushuan së ekzistuari dhe do të pranoheshin vetëm shprehjet e

përbashkëta “E drejta e BE-së” apo “E drejta e Bashkimit Europian” apo “Acquis i BE-së”

ose thjesht “Acquis”215.

Në vijim të analizës sonë mbi kushtet aktuale dhe pengesat që po has ne ditët e

sotme BE-ja, këndvështrimi historik mbi ecurinë dhe zhvillimet e traktateve, që krijuan e

përmirësuan Unionin, është esencial dhe thelbësor në trajtimin e tezave të ngritura brenda

Bashkimit. Fryma e të gjitha bashkëpunimeve të realizuara e fokuson studiuesin drejt disa

qëllimeve dhe objektivave të hershme të Bashkimit. Shihet qartë se si zhvillimet dhe masat

e ndërmarra në këto traktate mund të grupohen në disa linja kryesore. E para, njëkohësisht

dhe më e rëndësishmja, ka të bëjë me politikat kryesore të Bashkimit Europian. Në këtë punim shkencor trajtohet koncepti i “politikave të BE-së”, të cilat, ashtu si

edhe politikat e ndjekura nga strukturat qeverisëse kombëtare të një vendi të caktuar,

paraqiten si nocione abstrakte. Politikat e BE-së, edhe pse nuk i gjejmë detyrimisht të

shkruara në letër dhe të përfshira shprehimisht në traktatet e nënshkruara, përbëhen nga

qëllime dhe veprime konkrete që Bashkimi ndërmerr në kuadër të planeve të tij afatgjata

dhe afatshkurtra. Vetë përcaktimi dhe kthjellimi i politikave, që do të aplikohen nga

Bashkimi, është një hap shumë i rëndësishëm dhe pothuajse gjysma e punës drejt realizimit

të rezultateve që kërkohen të arrihen. Në këtë kontekst, politikat e ndërmarra nga BE-ja

janë koncepte të ndryshueshme në kohë, aspak statike, por përkundrazi është

domosdoshmëri përshtatja e tyre me kushtet dhe kërkesat e reja të zgjerimit të BE-së.

Analiza e ecurisë së traktateve na tregon se politikat ekonomike, monetare dhe në

përgjithësi, politikat financiare kanë qëndruar vazhdimisht në themelet e Bashkimit. Ashtu

si dhe krijimi i tij, pikërisht si një bashkim kryesisht ekonomik në fusha të caktuara të

industrisë, edhe zhvillimi e zgjerimi i Bashkimit reflektojnë në kohë ndërmarrjen e

vendimeve të rëndësishme në aspektin ekonomik.

213 www.kryeministri-ks.net/docs/udhëzime-praktike-për-përafrimin-ligjor-pdf. 214 Stefan Qirici, Harilla Goga, Arben Malaj, vep. e cituar, f. 105. 215 www.kryeministri-ks.net/docs/udhëzime-praktike-për-përafrimin-ligjor-pdf.

Page 63: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

51

Kështu, traktatet kanë perfeksionuar krijimin dhe aplikimin e rregullave të

unifikuara në lidhje me tregun e përbashkët brenda BE-së. Po ashtu, edhe marrëdhëniet

financiare të sistemit bankar kombëtar në bashkëpunim me atë europian, si dhe

marrëdhëniet doganore brenda territorit të BE-së paraqesin arritje pozitive në kuadër të

përmirësimit të strukturave të BE-së dhe qasjes së tyre për unifikim ekonomik. Nga ana tjetër, politikat sociale janë një tjetër përbërës shumë i rëndësishëm në

fokus të veprimit të Bashkimit. Shohim se si BE-ja u krijua si një bashkim, në radhë të

parë, njerëzish, qytetarësh, të cilët kërkojnë dhe aspirojnë qytetarinë europiane. Kjo e

fundit lidhet me ato të drejta dhe statusin e veçantë që gezojnë qytetarët e vendeve anëtare

të BE-së e që ju mundësojnë dhe garantojnë një status social të caktuar. Shohim se si politikat sociale që lidhen me pensionet e papunësisë, pensionet e

paaftësisë për punë, mbrojtja e grupimeve në nevojë, kushtet e punës, të drejtat e aksesit

në strukturat përfaqësuese dhe ato të drejtësisë brenda Unionit kanë shërbyer si themele të

forta në politikat e ndërmarra gjatë traktateve europiane. Përtej politikave ekonomike,

financiare, monetare dhe sociale, shohim një punë të madhe të partnerëve europianë në

lidhje me politikat e përbashkëta për mbrojtje dhe marrëdhëniet me jashtë të Bashkimit, si

dhe politikat që lidhen me çështje të sigurisë së brendshme dhe luftës të përbashkët kundër

kërcënimeve të mundshme ndaj Bashkimit. 216 Analiza na tregon se si politikat e Bashkimit nuk kanë qenë të njëjta nga momenti i

krijimit të tij e deri në Traktatin e Lisbonës. Shohim se si fokusi ka ndryshuar në varësi të arritjeve të realizuara dhe kushteve e

kërkesave të kohës. Elementi që ka karakterizuar gjatë të gjithë periudhës punën dhe

zhvillimet e këtyre traktateve lidhet me rregullimet institucionale të strukturave përgjegjëse

brenda Bashkimit. Tre funksionet kryesore, ligjvënëse, ekzekutuese dhe të drejtësisë, kanë gjetur jetësim

në institucionet dhe organet e BE-së. Marrëdhëniet midis Parlamentit, Komisionit dhe

Këshillit qëndrojnë në themel të ndërtesës organizative dhe strukturore të Bashkimit. Në analizën tonë për defiçitet demokratike të Unionit dhe objektivave të ripërtëritjes së

tij shohim se si dëshira për një ndarje të qartë të kompetencave të këtyre institucioneve dhe

rritjes së transparencës në lidhje me këtë të fundit përpara qytetarëve europianë përbën një

pikë kyçe në rritjen e besimit të individëve përkundrejt Bashkimit.

Po ashtu, përfaqësimi dhe aksesi i qytetarit në këto struktura paraqet rëndësi të veçantë,

duke qenë se influenca e zërit të tyre përpara strukturave europiane është një element

tregues i jetësimit të sistemit të demokracisë liberale brenda Bashkimit. Ndërhyrjet e këtij të fundit në elementët rregullatorë të tregut dhe të vendimmarrjes së

institucioneve të Bashkimit reflektojnë zbatimin e modelit të demokracisë liberale të

përqafuar nga BE-ja. Zhvillimet tregojnë se pavarësisht krijimit të BE-së si një shembull i

demokracisë liberale, ai nuk mund të qëndrojë i shkëputur nga zhvillimet e kohës, kryesisht

globalizimit dhe politikave të tij në sistemin ekonomik dhe social brenda Unionit.

216 Faqe interneti: https://integrimi.gov.al, aksesuar gjatë vitit 2017.

Page 64: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

52

1.3 Institucionet dhe organet e BE-së. Në këtë pjesë të studimit, jepet një pasqyrim i institucioneve kryesore të BE-së, mënyrës

së krijimit, kompetencave dhe rëndësisë së secilit prej tyre.

Institucionet:

Parlamenti Europian. Parlamenti Europian (Neni 14 TEU) përfaqëson popujt e

shteteve anëtare të BE-së. Forma e tij e parë ka qenë Asambleja217, themeluar më 1952 me

Traktatin e KEQÇ, e cila hap pas hapi dhe nëpërmjet traktateve të mëvonshme, mori

formën e Parlamentit, i cili është sot me 785 anëtarë dhe përfaqëson rreth 500 milionë

banorë. Është parlamenti demokratik më i madh në botë pas Indisë218. Deri në vitin 1979, përfaqësuesit e PE-së zgjidheshin nga anëtarësia e parlamenteve

kombëtare, të cilët edhe i delegonin ata në PE. Më 1979, për herë të parë, europarlamentarët

u zgjodhën me votim të drejtpërdrejtë. Deputetët, para se të futeshin zgjedhjet e

drejtpërdrejta, kishin mandate të dyfishta; ishin në të njëjtën kohë anëtarë të parlamentit

kombëtar dhe të PE-së. Që nga ajo kohë, mandati i dyfishtë nuk është më i detyrueshëm.

Zgjedhjet mbahen një herë në çdo pesë vjet dhe votojnë të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç (16

vjeç vetëm në Austri). Rreth 380 milionë kanë të drejtën e votës në 28 vendet anëtare të

BE-së. Selia zyrtare e PE-së është Strasburgu (Francë), edhe pse institucioni ka tre vende

të punës: Strasburg, Bruksel dhe Luksenburg219. Në Strasburg është vendosur sekretariati

administrativ dhe selia ku zhvillohen Sesionet Plenare të Parlamentit. Seancat plotësuese

plenare mbahen në Bruksel dhe stafi organizativ eshte i përqëndruar në Luksenburg. PE-

ja, më 1958, kur ishte me gjashtë shtete, kishte 148 deputetë; më 1999, me 15 shtete, kishte

626 deputete. PE-ja, më 2009, me 27 shtete, kishte 754 deputetë dhe më 2013 kishte 766

deputetë të zgjedhur drejtperdrejt nga 28 vendet anëtare të BE-së220.

Tabela 1.3.a) Numri i deputetëve të PE-së sipas shteteve anëtare në vitet 1999, 2009 dhe

2013 ishte221:

Shtetet 1999 2009 2013 Shtetet 1999 2009 2013

Austria 21 19 19 Belgjika 25 22 22

Bullgaria - 18 18 Kroacia - - 12

217 Shënim: Asambleja e KEQÇ, e cila kishte thjesht funksione këshillimore, përbëhej nga përfaqësues të dërguar nga parlamentet kombëtare të Belgjikës, Gjermanisë, Francës, Italisë, Hollandës dhe Luksenburgut. 218 www.dadalos-europe.org/alb/grundkurs-3/etappe; www.sq.Wikipedia; Org/wiki/Parlamenti – Europian; Stefan Qirici, Harilla Goga, Arben Malaj, vep. e cituar, f. 138; Klaus-Diter Borçard, vep. e cituar, f. 45. 219www.euroteka.Net/parlamentieuropian/.eas.europa.eu/delegations/kosovo/documents/publications/20140117how the European-union-works-sq.pdf. 220 Po aty. 221 Gezim Sala, Llambro Filo, Ibrahim Gashi, vep. e ctuar, f. 482; eeas.europa.eu/delegations/Kosovo/documents/publications/howtheeuropean-union-works-sq.pdf.; Klaus-Diter Borçard, vep. e cituar, f. 46 - 47.

Page 65: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

53

Qipro - 6 6 Çekia - 22 22

Danimarka 16 13 13 Estonia - 6 6

Finlanda 16 13 13 Franca 87 74 74

Gjermania 99 99 99 Italia 87 73 73

Letonia - 9 9 Lituania - 12 12

Luksenburgu 6 6 6 Malta - 6 6

Hollanda 31 26 26 Polonia - 51 51

Portugalia 25 22 22 Rumania - 33 33

Sllovakia - 13 13 Sllovenia - 8 8

Greqia 25 22 22 Hungaria - 22 22

Irlanda 15 12 12 Spanja 64 54 54

Suedia 22 20 20 Anglia 87 73 73

Numri i delegatëve (gjithsej) më 1999, ishte 626; më 2009 – 754 dhe më 2013 ishte 766.

Anëtarët e Parlamentit janë të organizuar në grupe parlamentare, mbi bazën e

përkatësisë partiake. Numri i anëtarëve të PE-së në secilin grup politik që nga viti 2013222: - Partia Popullore Europiane (kristiandemokratët) dhe Demokratët Europianë (EPP –ED)

- 275

- Partia Socialiste Europiane (PES) - 196

- Partia Liberale dhe Demokratike për Europën (ALDE) - 85

- E Majta e Bashkuar Europiane/ E Majta Nordike e Gjelbërt (EUL-NGL) - 34

- Të gjelbërit/ Aleanca e Lirë Europiane (Greens/ EFA) - 58

- Konservatorët dhe Reformistët Europianë (ECR) - 55

- Europa e Lirisë dhe Demokracisë (EFD) - 35

- Të pavarurit (NA) - 28

222 Eeas.Europa.eu/delegations/ Kosovo/documents/publications/ 20140117-how–the-european-union-works-sq.pdf

Page 66: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

54

Parlamenti, në rrafshin legjislativ, ndan pushtetin në nxjerrjen e ligjeve me

Këshillin, është bashkëvendimmarrës me Këshillin. Edhe pse Parlamenti është institucion

ligjvënës, ai nuk merr iniciativa ligjvënëse. Ato dalin nga Këshilli, shpesh edhe me

propozimin e Komisionit. Më tej, ato kalojnë për miratim nga Parlamenti223. Miratimi bëhet

me 2/3 e votave të Parlamentit224. Parlamenti ushtron mbikëqyrje demokratike mbi të gjitha institucionet e BE-së

(Nenet 197, 279, 201 TKE) dhe këtë, Parlamenti e realizon duke përdorur disa mënyra

procedimi: miratimi i Komisionit të ri, llogaridhënia politike e Komisionit në Parlament,

ushtrimi i kontrollit mbi raportet e paraqitura nga Komisioni, monitorimi i veprimtarive të

Këshillit Europian dhe i të gjitha institucioneve të BE-së në lidhje me politikën e jashtme,

politikën e sigurisë, drejtësinë dhe punët e brendshme (Neni 193 i TKE)225. Parlamenti ushtron pushtet mbi ekzekutivin. Këshilli bën propozimin për

Presidentin e ri të Komisionit, ndërsa miratimin e bën me shumicë të thjeshtë votash

Parlamenti. Edhe pse nuk ka të drejtën e një propozimi të ri, është Parlamenti ai që ka të

drejtën e vetos. Edhe pasi Presidenti zgjidhet, është përsëri Parlamenti që e miraton apo e

refuzon përbërjen e Komisionit sipas propozimit të Presidentit të Parlamentit. Parlamenti i

kërkon Komisionit të paraqesë raportet e aktivitetit dhe t’u përgjigjet pyetjeve të

europarlamentarëve, i kërkon Presidentit të Këshillit të sapoemëruar të paraqesë programin

për periudhën që do të ketë Presidencën dhe ka të drejtën për të propozuar mbi

legjislacionin dhe politikën e Komisionit dhe të Këshillit.

Mbi çështje të ndryshme, Parlamenti ka të drejtën të ngrejë një Komitet Hetimi. Ai

thërret në seancë pyetjesh institucionet e tjera nëse e gjykon të nevojshme, si për shembull

Gjykatën e Drejtësisë, emëron anëtarët e Gjykatës Europiane të Auditimit dhe Presidentin

e Bordit Ekzekutiv të Bankës Qëndrore Europiane, i cili është i detyruar të paraqesë

raportin vjetor në Parlament. Edhe Ombudsmani, Avokati i Popullit, gjithashtu zgjidhet

nga Parlamenti226. Parlamenti ka kompetenca këshillimore: mund të japë mendimin e vet

për çdo çështje që ka të bëjë me BE-në, mund të miratojë rezoluta për çështje dhe t’ua

paraqesë ato institucioneve të tjera të BE-së. Kompetencat këshillimore të PE-së përfshijnë

të gjitha çështjet që lidhen me integrimin europian. Këto kompetenca rrjedhin nga qëllimet

dhe objektivat e përcaktuara në Nenin 2 të TBE-së, nga të cilat, si kemi cilësuar, më

thelbësorja është e drejta për të kërkuar informacion nga institucionet e tjera të BE-së227.

Parlamenti ushtron kontrollin buxhetor (Neni 272 TKE). Kompetencat mbi buxhetin,

aprovimin dhe kontrollin mbi të, Parlamenti i ka siguruar që në vitin 1970. Çdo vit,

strukturat komunitare përgatisin Projekt - Buxhetin, Komisioni përfundon Draftin dhe ia

paraqet për aprovim Këshillit. Miratimi i buxhetit bëhet nga Parlamenti, i cili shndërrohet

në ligj pasi firmoset nga Presidenti i Parlamentit228.

223 Eeas.Europa.eu/delegations/ Kosovo/documents/publications/ 20140117-how–the-european-union-works-sq.pdf 224 Gëzim Sala, Llambro Filo, Ibrahim Gashi, vep. e cituar, f. 483. 225 Gëzim Sala, Llambro Filo, Ibrahim Gashi, vep. e cituar, f. 483 - 484. 226 Qendra Ndërkombëtare e Kulturës “Arbnori”: “Bashkimi Europian”, Tiranë 2010, f. 208 - 216; Stefan Qirici, Harilla Goga, Arben Malaj, vep. e cituar, f. 138 - 139. 227 “Bashkimi Europian”, botim i QNK “Arbnori”, vep. e cituar, f. 207 - 208. 228 eeas.europa.eu/delegations/kosovo/ documents/publications/ 20140117-how-the-european-union-works-sq.pdf.

Page 67: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

55

Presidenti i Parlamentit zgjidhet për dy vjet e gjysëm. Ai drejton seancat dhe firmos

të gjitha aktet që miratohen sipas procedurave të bashkëvendimmarrjes, përfshirë dhe

buxhetin e BE-së. Ai ndihmohet nga 14 zv/presidentë të cilët, së bashku, përbëjnë Byronë

e PE-së, që është përgjegjëse për çështjet buxhetore dhe administrative të BE-së. Është edhe Konferenca e Presidentit, e cila menaxhon strukturën e përbërë nga

presidentët e çdo grupi politik të Parlamentit. Konferenca mban edhe përgjegjësinë e

organizimit të punës së Parlamentit dhe marrëdhëniet me institucionet e tjera të BE-së, si

dhe me institucionet që nuk i përkasin BE-së229. Janë edhe 20 komitete me një përbërje që shkon nga 26 në 86 anëtarë, si dhe një

Sekretariat. Komitetet janë: 1. Komiteti për Punët e Jashtme, të Drejtat e Njeriut, Politikës

së Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes, 2. Komiteti për Zhvillim, 3. Komiteti për Tregëti

Ndërkombëtare, 4. Komiteti i Buxhetit, 5. Komiteti për Kontrollin Buxhetor, 6. Komiteti

për Çështjet Ekonomike dhe Monetare, 7. Komiteti për Liritë dhe të Drejtat e Qytetarëve,

Drejtësinë dhe Punët e Brendshme, 8. Komiteti për Çështjet Ligjore dhe Tregun e

Brendshëm, 9. Komiteti për Industrinë, Tregtinë e Jashtme, Kërkimet dhe Energjinë, 10.

Komiteti për Punësim dhe Çështje Sociale, 11. Komiteti për Mjedisin, Shëndetin Publik

dhe Mbrojtjen e Konsumatorit, 12. Komiteti për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural, 13.

Komiteti për Peshkatari, 14. Komiteti për Zhvillimin Rajonal, 15. Komiteti për Kulturën,

Arsimin, Rininë, Median e Sportin, 16. Komiteti për Çështje Juridike, 17. Komiteti për të

Drejtat e Gruas dhe Barazi Gjinore, 18. Komiteti për Çështje Kushtetuese, 19. Komiteti për

Transport dhe Turizëm, 20. Komiteti për Peticionet230.

Janë 24 gjuhë zyrtare në BE dhe të gjitha pranohen si gjuhë pune, por vetëm tre

përdoren “në përditshmëri brenda institucioneve”: anglishtja, frëngjishtja dhe

gjermanishtja231.

Parlamenti ushtron praktikisht pushtet të barabartë me Këshillin. Në të gjitha

reformat e BE-së është synuar rritja e pushtetit politik të Parlamentit. PE-ja, si dhe kemi

cilësuar, zgjedh Presidentin e BE-së, zgjedh Presidentin e Komisionit dhe komisionerët,

kërkon seancë dëgjimi me Këshillin dhe Komisionin Europian, mund të shkarkojë

Komisionin apo komisionerët, miraton buxhetin e BE-së, emëron Ombudsmanin, emëron

Gjykatën e Llogarive, emëron Gjykatësit e Gjykatës Europiane të Drejtësisë, emëron

Presidentin e Bankës Qëndrore Europiane. Roli i Parlamentit, si përfaqësues direkt i

qytetarëve europianë, ka një forcë përfaqësuese ligjvënëse të rëndësishme dhe nisur edhe

nga veprimtaria, mund të themi se ai ka fituar status të barabartë me Këshillin.

Në lidhje me parashikimet që Traktati i Konsoliduar i BE-së232 bën në referencë të

institucioneve dhe kompetencave të tyre, vlen të përmendet se Traktati i ka kushtuar të

gjithë pjesën e gjashtë të tij këtyre parashikimeve. Parlamenti Europian, përveç

parashikimeve të shumta të tij në të gjithë brendinë dhe përmbajtjen e traktatit, si një

institucion me rëndësi të veçantë për Bashkimin, merret në shqyrtim në mënyrë më të

detajuar në Nenet 223 (ish Neni 190 (4) dhe (5) i TKE) deri 234 (ish Neni 201).

229 Klaus - Diter Borçard, vep. e cituar, f. 46. 230 “Bashkimi Europian”, botimi i QNK “Arbnori”, vep. e cituar, f. 218 – 219; Klaus - Diter Borçard, vep. e cituar, f. 52. 231 https://sq.Wikipedia.org/wiki/gjuhët-e-BashkimitEuropian. 232 Ministria e Integrimit Europian, Versioni i Konsoliduar i Traktateve të BE (aksesuar gjate vitit 2017 faqe zyrtare internet: www.integrimi.gov.al.).

Page 68: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

56

Shohim se si Traktati parashikon rolin e veçantë të Parlamentit, ndër të tjera, aty ku

parashikohet se është pikërisht ky institucion që harton propozimin për zgjedhjen e

deputetëve me anë të votës së drejtpërdrejtë dhe të përgjithshme. Duke i dhënë njëkohësisht

pëlqimin Këshillit, dispozitat në fjalë hyjnë në fuqi vetëm pasi të jenë aprovuar nga të gjitha

Shtetet Anëtare. Një parashikim i kësaj procedure bie në sy për demokratizimin që e karakterizon,

por njëkohësisht edhe respektimin e demokracive të vendeve anëtare. Shohim një

përzgjedhje të drejtpërdrejtë për çdo deputet, por nga ana tjetër paraprakisht, dispozitat

rregulluese të procesit, patjetër që duhet të kalojnë në filtrin e çdo vendi anëtar, duke mos

cënuar kështu, në asnjë moment, pavarësinë e secilit subjekt në proces. Parlamenti Europian është institucioni përgjegjës që, së bashku me opinionin e

Komisionit dhe pëlqimin e Këshillit, rregullon dhe mbikëqyr veprimtarinë e deputetëve të

tij. Ai miraton rregullore të qarta detyruese për çdo deputet, ku parashikohen të drejtat dhe

detyrat e gjithësecilit, së bashku me çështjet financiare të shpërblimit të tyre dhe detyrimet

tatimore. Duke qenë Parlamenti një organ që zgjidhet me votim të drejtpërdrejtë, duhet që

paraprakisht zhvillimit të zgjedhjeve për anëtarët e tij, të përcaktohen më herët rregullat e

pjesëmarrjes dhe proporcionit të partive politike në nivel europian. Neni 224 i TBE-së (ish

Neni 191, nënparagrafi i dytë TKE) e vë theksin pikërisht te këto rregulla, duke veçuar

kujdesin që duhet treguar në rregullimin dhe balancimin e standardeve lidhur me

financimin e partive politike. Kjo është një fushë mjaft sensitive, duke marrë parasysh se

jo çdo financim mund të shkojë drejpërdrejt te këto parti, përkundrazi jane të shumtë filtrat

nga “burimi” deri te “subjekti përfitues”. E rëndësishme është që rregullat në fjalë nuk

parashikohen vetëm nga Parlamenti, por ato në çdo rast, përpilohen në bashkëpunim të

ngushtë me Këshillin sipas procedurës legjislative. Me interes paraqitet parashikimi që

Neni 226 i Traktatit (ish Neni 193 TKE) i bën “të drejtës së hetimit”. Kjo është një e drejtë

që e gëzon një e katërta e deputetëve të Parlamentit, i cili ngre një Komision Hetimor

përgjegjës për të hetuar një çështje apo problematikë të caktuar, veprimtaria e të cilit, në

çdo rast, nuk duhet të cënojë kompetencat që traktatet ua kanë dhënë institucioneve ose

organeve të tjera. Këto komisione janë “ad hoc”, pra, janë të përkohshme deri në hetimin

e një çështjeje të caktuar, e cila në çdo rast, nuk duhet të jetë objekt i një shqyrtimi gjyqësor.

Shohim se si rregullat për komisionet hetimore nuk përcaktohen vetëm nga

Parlamenti, por një rol të rëndësishëm luajnë gjithashtu edhe Komisioni dhe Këshilli, pa

miratimin e të cilëve nuk vijohet me nismën e vetme të Parlamentit.

Neni 227 i Traktatit (ish Neni 194 TKE) jep një anë tjetër të këtij institucioni, ku

parashikohet legjitimimi që qytetarët europianë mund të aksesojnë drejtpërdrejt

Parlamentin. Bëhet fjalë për çdo person fizik dhe/ose juridik, i cili banon apo ka selinë në

një shtet anëtar dhe që preket drejtpërsëdrejti nga një çështje në kompetencën e Bashkimit.

Qytetari apo subjektet mund t’i drejtohen drejtpërdrejt Parlamentit me anë të paraqitjes së

një peticioni me shkrim. Në lidhje me ankesat dhe shqyrtimet respektive, Traktati ka bërë

parashikimin e një instance të veçantë, të quajtur Avokati Europian i Popullit, institut ky

që rregullohet më në detaje në Nenin 228 të Traktatit (ish Neni 195 TKE). Parlamenti

Europian zhvillon një seancë vjetore. Ai mblidhet, pa pasur nevojë të thirret, të martën e

dytë të muajit mars. Parlamenti Europian mund të mblidhet në seancë të pjesshme të

Page 69: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

57

jashtëzakonshme me kërkesën e një shumice të deputetëve që e përbëjnë ose me kërkesën

e Këshillit ose të Komisionit233.

Këshilli Europian (Samiti i BE-së) dhe Këshilli i Ministrave të BE-së (Këshilli

apo Këshilli i BE-së). Këshilli Europian, i cili shpesh quhet edhe “Samiti i BE-së”, dallon

jo vetëm nga Këshilli i Europës me qendër në Strasburg, por edhe nga Këshilli i Ministrave

të BE-së, i njohur ndryshe edhe si “Këshilli i Bashkimit Europian” ose thjesht “Këshilli”. Këshilli Europian (Neni 15 i TEU234): Është struktura që “përcakton politikat e

përgjithshme të BE-së”. Mbledhja e parë informale e Këshillit është mbajtur në Paris, në

vitin 1961, e cila u mbizotërua nga ideja e De Golit mbi ndërtimin e institucioneve

mbikombëtare235. Në vazhdim, Këshilli Europian u krijua në Samitin e Parisit më 10

Dhjetor 1974, mbi bazën e propozimit të Presidentit të Francës, d’Este (Valery Giscard

d’Estaing). Vendndodhja e këtij Këshilli është Brukseli.

Këshilli Europian përbëhet nga kryetarët e shteteve dhe qeverive, nga Presidenti i

Këshillit Europian, nga Kryetari i Komisionit, nga Përfaqësuesi i Lartë për Politikat e

Jashtme dhe Sigurisë236.

Këshilli mblidhet katër herë në vit dhe vendimet i merr me konsensus. Ai formulon

drejtimet e politikës së përgjithshme për veprim të BE-së dhe këtë e bën, me vendimmarrjet

politike dhe duke i dhënë instruksione dhe udhëzime Komisionit Europian, përcakton

çështje lidhur me unionin ekonomik dhe monetar, Sistemin Monetar Europian, zgjedhjet e

drejtpërdrejta Parlamentare dhe ato të anëtarësimit në BE237. Presidenti zgjidhet nga Këshilli Europian, i cili ka mandat për dy vjet e gjysëm. Ai

drejton aktivitetin e Këshillit Europian në bashkëpunim me Kryetarin e Komisionit,

kujdeset për përgatitjen dhe vazhdimësinë e punimeve të Këshillit Europian, i paraqet PE-

së raportin përkatës në mbyllje të çdo takimi të Këshillit Europian. Këshillin Europian e

ndihmon Sekretariati i Përgjithshëm i Këshillit238. Këshilli Europian dallon nga Këshilli i

Europës, i cili është një organizatë e shteteve europiane, e themeluar më 5 Maj 1949. Nismëtarët më të shquar të Këshillit të Europës ishin Winston Churchill, Robert

Schuman, Konrad Adenauer. Është me 47 vende anëtare, ndër të cilët, është edhe

Shqipëria, aderuar në këtë Këshill më 1995. Qëllimi i Këshillit të Europës është të arrijë

një unitet më të madh të vendeve anëtare në Europë. Ai shërben edhe si një institucion

ndërkombëtar për mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut239. Shtete anëtare në Këshillin e Europës janë edhe 28 shtetet anëtare të BE-së. Këshilli i Ministrave ose “Këshilli i BE-së” apo thjesht “Këshilli” (Neni 16 TEU):

Është organi kryesor vendimmarrës i BE-së. Përfaqëson qeveritë e 28 shteteve anëtare të

saj.

233 Ministria e Integrimit Europian, Versioni i Konsoliduar i Traktateve të BE, Neni 229 (ish Neni 196 TKE); www.integrimi.gov.al. 234 Po aty. 235 Stefan Qirici, Harilla Goga, Arben Malaj, vep. e cituar, f. 136. 236 www.dadalos-europe.org/alb/graundkurs-4/europaeischer-rat.htm. 237 Klaus - Diter Borçard, vep. e cituar, f. 54. 238 www.dadalos-europe.org/alb/graundkurs-4/europaeischer-rat.htm; eeas.europa.eu/delegations/kosovo/documents/publications/20140117-how-the-european-union-works-sq.pdf. 239 www.sq.wikipedia.org/wiki/Këshilli-i-Europës.

Page 70: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

58

Zhvillon 80 - 100 takime në vit dhe Kryesia është me rotacion (Neni 203.2 TKE)240.

Në këtë mënyrë realizohet bashkërendimi i drejtimit, pra si nga shtetet anëtare me popullsi

të madhe, ashtu edhe nga shtetet me popullsi të vogël241. Përfaqësimi i vendeve anëtare në Këshill bëhet me ministrat që mbulojnë drejtime

të veçanta të politikave të qeverisë dhe kjo përcaktohet në bazë të çështjeve politike, që

janë objekt diskutimi. Kështu, kur trajtohen probleme të bujqësisë, secila qeveri dërgon

ministrin e vet të bujqësisë dhe kur mblidhen ministrat e punëve të jashtme, që konsiderohet

si përfaqësimi më i lartë qeveritar, me ta, formohet Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme -

General Affairs Council242. Secili prej ministrave, në Këshill, gëzon plotfuqishmërinë në emër të qeverisë që

përfaqëson, domethënë nënshkrimi i ministrit është nënshkrimi i qeverisë që ai

përfaqëson243. Presidencën e Këshillit, me përjashtim të Këshillit të Ministrave të Punëve

të Jashtme (i cili udhëhiqet nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe

Sigurinë), e merr për një periudhë gjashtë - mujore çdo shtet anëtar i BE-së (më 1 janar dhe

më 1 korrik të çdo viti). Presidenca e Këshillit ndihmohet nga Sekretariati i Përgjithshëm

dhe Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit është gjithashtu Përfaqësuesi i Lartë për Politikën

e Jashtme dhe Sigurinë. Selia e Këshillit është në Bruksel. Puna përgatitore për mbledhjet

e Këshillit realizohet nga dy organe permanente përbrenda strukturës së tij organizative:

Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm dhe Sekretariati i Përgjithshëm.244

Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm, COREPER245 (Comite des Representas

Permanents), përbëhet nga Përfaqësuesit e Përhershëm të shteteve anëtare të BE-së, që

punojnë në Bruksel. COREPER mblidhet një herë në javë dhe ndër të tjera, mbikëqyr dhe

koordinon edhe punën e rreth 300 komisionerëve dhe grupeve të punës, të cilët përbëhen

nga nëpunës të shteteve anëtare dhe përgatisin, në nivel teknik, dosjet që u paraqiten

COREPER-it dhe Këshillit. COREPER-i përgatit pjesën kryesore të vendimmarrjes në të

gjitha çështjet e përmbajtjes dhe anëtarët e Komitetit përfaqësojnë Këshillin dhe në

procedurat e ndërmjetësimit me PE-në246. Sekretariati i Përgjithshëm, i cili përbëhet nga

rreth 3 500 punonjës, ofron ndihmë administrative për Këshillin (si dhe për COREPER-in

dhe Komitetin Specifik për Bujqësi). Ai merret veçanërisht me anën teknike të përgatitjeve

për mbledhjet e Këshillit247.

Ndërmjet shumë funksioneve, gjashtë janë më kryesore të Këshillit248: 1. Legjislacioni - Këshilli miraton ligje dhe akte ligjore, së bashku me PE-në. Si

rregull, Këshilli vepron vetëm mbi propozimet e Komisionit, ndërsa Komisioni (pas

miratimit të ligjeve) mban përgjegjësinë për zbatimin e drejtë të legjislacionit të BE-së.

240 Sipas këtij rregulli, Presidenca vazhdoi deri më 2003-in (BE, botimi i QNK “Arbnori”, vep. e cituar, f. 240). 241 Gëzim Sala, Llambro Filo, Ibrahim Gashi, vep. e cituar, f. 478. 242 Po aty. 243 www.sq.wikipedia.org/wiki/Këshilli-i-Ministrave-të-Bashkimit-Europian. 244 http://www.mei-ks.net/docs/ABC-ja_e_te_Drejtes_se_Bashkimit_Evropian.pdf 245 Comite des Representas Permanents. 246 www.dadalos-europe.org/alb/grundkurs-4/rat-der-eu.htm. 247 Po aty; Klaus-Diter Borçard, vep. e cituar, f. 58. 248www.pharos-online.0rg/download/eu-simulation-game/alb/këshilli-i-bashkimit-europian.pdf.; www.sq.Wikipedia.org/wiki/Keshilli-i-Ministrave-të Bashkimit-Europian.; eeas.europea.eu/delegations/kosovo/documents/publiciatens/201410117-how-.the-european-union-works-sq-pdf.

Page 71: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

59

2. Bashkërendimi i politikave ekonomike të shteteve anëtare dhe për këtë, në

mënyrë të veçantë, përgjigjen ministrat e ekonomisë dhe të financave, të cilët, së bashku,

formojnë “Këshillin për Çështjet Ekonomike dhe të Financave” - “Economic and Financial

Affairs Council” – ECOFIN. 3. Shpallja dhe nënshkrimi i vendimeve përfundimtare në marrëveshjet

ndërkombëtare ndërmjet BE-së dhe vendeve jashtë BE-së, si dhe me organizatat

ndërkombëtare.

4. Miratimi, së bashku me PE-në, i buxhetit të BE-së. Nëse dy institucionet nuk

bien dakort për buxhetin, atëherë i takon Këshillit që të marrë vendimin përfundimtar,

sidomos për shpenzimet e detyrueshme, siç janë ato për bujqësinë. Të drejtën e vendimit

përfundimtar për shpenzimet e padetyrueshme dhe miratimin përfundimtar të buxhetit, si i

tërë, e ka si detyrë Parlamenti.

5. Politika e Përbashkët për Punë të Jashtme dhe Siguri (CFSP) - Definicioni dhe

implementimi i politikës së BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri është kompetenca

ekskluzive dhe unanime e Këshillit Europian dhe Këshillit. Këtë politikë zbaton

Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, së bashku me shtetet anëtare në

mbledhjet e Këshillit të Punëve të Jashtme. 6. Koordinimi i bashkëpunimit ndërmjet gjykatave dhe forcave të rendit të vendeve

anëtare në luftën kundër krimit - Qytetarët e BE-së mund të jetojnë dhe punojnë në çdo

vend të BE-së dhe për këtë arsye, ata duhet të kenë akses të njëjtë përsa i përket lirisë,

sigurisë dhe ligjit në të gjithë hapësirën e BE-së.

Këshilli i Ministrave i merr vendimet në mënyrë unanime, me shumicë dhe me

shumicë të thjeshtë. Nga këto tre vendime, i pari është i domosdoshëm kur Këshilli kërkon

të bëjë amendamente për propozimet e Komisionit (sidomos kur kërkon që t’i ndryshojë

ato ose kur propozimet jane të natyrës kushtetuese), ndërsa i dyti është më i përdorshëm

për marrjen e vendimeve dhe si i tillë, konsiderohet votimi me 71% të votave. Secili

ministër gëzon të drejtën e numrit të votave, që korrespondojnë përafërsisht me numrin e

popullsisë të vendit të tij dhe me shpërndarjen e vendeve në PE.249

Tabela 1.3 b) Votat nga shtetet anëtare në Këshill250:

Gjermania 29 Franca 29

Italia 29 Britania e Madhe 29

Spanja 27 Polonia 27

Rumania 14 Holanda 13

Belgjika 12 Republika Ceke 12

249 Faqe internet: http://europa.eu 250 eeas.europa.eu/delegationjs/kosovo/ documents/publiciatons/ 201410117-how-the-european-union-works-sq-pdf.

Page 72: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

60

Hungaria 12 Portugalia 12

Austria 10 Bullgaria 10

Suedia 10 Danimarka 7

Irlanda 7 Kroacia 7

Lituania 7 Sllovakia 7

Finlanda 7 Estonia 4

Qipro 4 Sllovenia 4

Letonia 4 Malta 3

Luksenburgu 4

--------------------------

Gjithsej: 352

Numri i votave të nevojshme për mazhorancën e kualifikuar: 260.

Këshilli i Ministrave, deri më 1996, vendoste kryesisht mbi bazën e unanimitetit.

Kompromisi i Luksenburgut, i 29 Janarit 1966, vendosi zbatimin e të drejtës së vetos ndaj

çdo vendimi që mishëron më tepër interesa të karakterit kombëtar.

Fryma e kompromisit të Luksenburgut arriti të gjente rrugën e vet në Traktatin e

Amsterdamit (Neni 40 i TBE)251. Sidoqoftë, kultura e kompromisit gjen përkrahje dhe

mbështetje të madhe, madje konceptohet si thelbësore në arritjen e synimeve afatgjata, nga

Këshilli i BE-së.

Parashikimet që Traktati i Konsoliduar i BE-së bën për Këshillin janë të

përqëndruara në Nenet 237 (ish Neni 204 TKE) deri 243 (ish Neni 210 TKE)252. Shohim

se si Traktati rregullon në mënyrë të detajuar rastet kur mblidhet Këshilli dhe subjektet që

e thërrasin atë, si dhe mënyrën e marrjes së vendimeve. Votimi mund të jetë i thjeshtë, kur

vendimi merret me shumicën e anëtarëve që e përbëjnë ose me shumicë të cilësuar. Traktati

referon se rregullat kanë ndryshuar pas datës 1 Nëntor 2014, ku dhe janë bërë parashikime

të ndryshme në lidhje me përllogaritjen e shumicës së cilësuar, e cila varion nga anëtarët

251 “Bashkimi Europian”, botimi i QNK “Arbnori”, vep. e cituar, f. 246 – 247; G. Sala, Ll. Filo, I. Gashi, vep. e cituar, f. 480 - 481. 252 Ministria e Integrimit Europian, Versioni i Konsoliduar i Traktateve të BE, aksesuar gjatë vitit 2017: www.integrimi.gov.al.

Page 73: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

61

pjesëmarrës deri te lloji i çështjes në diskutim. Strukturat mbështetëse në veprimtarinë e

Këshillit janë dy, ku veçohet një komitet i veçantë, i përbërë nga përfaqësuesit e

Përhershëm të Shteteve Anëtare, që është përgjegjës për përgatitjen e punës së Këshillit

dhe Sekretariati i Përgjithshëm, i cili mbështet veprimtarinë normale të Këshillit.253 Komisioni Europian. Komisioni, në fillimet e tij, më 1951, ishte i njohur me emrin

Komisioni i Komuniteteve Europiane 254 . Ai përbëhej nga nëntë anëtare dhe quhej

“Autoriteti i Lartë”. Me Traktatin e Romës u quajt “Komision” dhe meqenëse kishte tre

komunitete, KEQÇ, KEE dhe Euratom, kishte edhe tre komisione, të cilët u shkrinë në një

me Traktatin e Shkrirjes, më 1965255. Komisioni është institucioni ekzekutiv i BE-së ose qeveria e BE-së. Është

përgjegjës për të propozuar iniciativa ligjore, për zbatimin e vendimeve, mbështetës i

traktateve dhe realizon menaxhimin e përditshëm të BE-së. Komisionin e udhëheq

Presidenti, të cilin e ndihmojnë shtatë zv/presidentë dhe në këtë numër përfshihet si

zv/president i 1-rë, edhe përfaqësuesi i Lartë i Unionit për Politikë të Jashtme dhe Siguri256. Komisioni përbëhet nga 28 komisionerë, të cilët propozohen e përfaqësojnë shtetet

anëtare të BE-së. Ata emërohen me një mandat pesë vjeçar dhe, edhe pse përfaqësojnë

shtetet anëtare të BE-së, veprimtaria e tyre nuk është mbi baza kombëtare apo nuk veprojnë

për llogari të vendit që përfaqësojnë, por shprehin dhe përfaqësojnë në pavarësi të plotë

interesat e Komunitetit (Neni 17 (3) TEU). Presidenti dhe komisionerët zgjidhen, së pari,

nga qeveritë kombëtare të BE-së dhe, së dyti, votohen në Parlament nëpërmjet proçedurave

bashkëvendimmarrëse me Këshillin. Komisioni është i ndarë në 36 departamente të

quajtura “Directorate Generale”257. Të gjithë punonjësit e Komisionit arrijnë në rreth 23 000 vetë, ku shtohen edhe rreth

10 000 të tjerë të quajtur ekstra - staf (për shembull: agjentë kontraktualë, ekspertë që vijnë

nga vende të veçanta të BE-së apo të rinj)258.

Punonjësit e Komisionit, duke pasur parasysh edhe departamentet, mund të ndahen

në katër grupe të mëdha: 1. Sektorët Politikë (ndër më kryesorët janë: bujqësia dhe

zhvillimi rural, politika e konkurrencës dhe politika industriale); 2. Marrëdhëniet me Jashtë

(më të rëndësishmit: zhvillimi, zgjerimi, tregtia); 3. Shërbimet e Përgjithshme (Eurostat,

Sekretaria e Përgjithshme); 4. Shërbimet e Brendshme (më kryesoret: buxheti dhe

përkthimet)259. Komisioni ka këto kompetenca260: 1. Komisioni është i vetmi institucion që përgatit ligje, që do të shqyrtohen në

Parlament dhe në Këshill. Komisioni ka një të drejtë, pothuajse ekskluzive, për të marrë

253 https://www.crca.al/sites/default/files/publications/Traktati%20i%20Lisbones%20(2007).pdf 254 https://sq.Wikipedia.org/wiki/Komisioni_Europian. 255 S. Qirici, H. Goga, A. Malaj, vep. e cituar, f. 144. 256 Klaus - Diter Borçard, vep. e cituar, f. 62. 257 “BE”, botim i QNK “Arbnori”, f. 282 – 288; G. Sala, Ll. Filo, I. Gashi, vep. e cituar, f. 478. 258 https://sq.Wikipedia.org/wiki/Komisioni-European; Stefan Qirici, Harilla Goga, Arben Malaj, vep. e cituar, f. 145. 259 https://sq.Wikipedia.org/wiki/Komisioni-Europian. 260 Po aty. “BE”, botimi i QNK “Arbnori”, f.282-288; Gëzim Sala, Llambro Filo, Ibrahim Gashi, vep. e cituar, f. 478; Stefan Qirici, Harilla Goga, Arben Malaj, vep. e cituar, f. 145; Klaus - Diter Borçard, vep. e cituar, f. 64 - 65.

Page 74: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

62

nisma ligjore (dhe kjo quhet e drejta e Komisionit për nisma). Këshilli dhe Parlamenti kanë

pushtetin përfundimtar mbi legjislacionin, por ligjet komunitare i propozon Komisioni

(Neni 241 TFEU, Neni 225 TFEU dhe Neni 11 (4) TEU). 2. Komisioni zbaton vendimet politike dhe buxhetin e BE-së. Ai është “organ

ekzekutiv”. Kur akti ligjor ka kaluar proçedurat e miratimit nga Këshilli dhe Parlamenti,

për shembull, buxheti vjetor komunitar, është Komisioni që përgjigjet për zbatimin e tij

nëpërmjet shteteve anëtare dhe agjensive komunitare të BE-së. Të mëdha janë sidomos

fuqitë e implementimit të rregullave të Unionit, të cilat i janë transferuar Komisionit nga

Këshilli dhe Parlamenti (Neni 290 TFEU).261 3. Komisioni i ndan nismat ligjore me Këshillin mbi Politikën e Jashtme dhe

Sigurinë dhe Çështjet Policore dhe të Drejtësisë. Ai ka si detyrë të garantojë zbatimin me

përpikmëri të ligjit. Mbikëqyr zbatimin e dispozitave të marrëveshjeve dhe vendimeve të

organeve të Komunitetit dhe, në rast se dyshon ose konstaton se ligji është dhunuar,

Komisioni mund t’ia drejtojë çështjen Gjykatës së Drejtësisë Europiane - GJDE (Neni 258

TFEU).

4. Komisioni, edhe pse në mënyrë të kufizuar, ka përfaqësuar marrëdhëniet me

jashtë nëpërmjet komisionerit të tij përkatës, që me traktatin e ri i takon Përfaqësuesit të

Lartë. Komisioni përfaqëson BE-në në Organizatat Ndërkombëtare, si për shembull në

OBT (Organizata Botërore e Tregtisë, me qendër në Gjenevë) apo G8 (Forumi

Ndërkombëtar i përbërë nga 8 shtetet më të industrializuara: Britania e Madhe, Franca,

Gjermania, Japonia, Italia, Kanadaja, SHBA-ja dhe Rusia).262

Gjuhët e punës janë anglishtja, frëngjishtja dhe gjermanishtja. Selia e Komisionit

Europian është në Bruksel. Puna e Komisionit rregullohet më në detaje nga Neni 244 deri

në Nenin 250 të Traktatit të BE-së.263 “...anëtarët e Komisionit zgjidhen në bazë të një

sistemi rotacioni të vendosur unanimisht nga Këshilli Europian dhe në bazë të parimeve të

mëposhtme: (a) Shtetet Anëtare trajtohen në mënyrë të barabartë në lidhje me caktimin e

radhës dhe kohës së kaluar nga shtetasit e tyre si anëtarë të Komisionit; rrjedhimisht,

diferenca midis numrit total të mandateve që kanë mbajtur shtetasit e dy Shteteve Anëtare

nuk mund të jetë asnjëherë më shumë se një; (b) në varësi të gërmës (a), çdo Komision

pasardhës përbëhet në mënyrë të atillë që të pasqyrojë në mënyrë të kënaqshme përhapjen

demografike dhe gjeografike të të gjitha Shteteve Anëtare.”264 Ashtu si dhe institucionet e përmendura më sipër, edhe Komisioni ka Rregulloren

e brendshme të tij, në të cilën rregullohen dhe parashikohen punët dhe përgjegjësitë e

Komisionit dhe të vetë anëtarëve të tij. Komisioni merr vendime me shumicën e anëtarëve

të tij, ku kuorumi i pjesëmarrjes për çdo mbledhje përcaktohet në Rregulloren e brendshme. Gjykata Europiane e Drejtësisë, Gjykata e Përgjithshme dhe Gjykata

Europiane e Auditit. Gjykata Europiane e Drejtësisë (GJED ose GJDE) është instanca më

e lartë në rendin ligjor të BE-së (Neni 253 TFEU). Objekti i Gjykatës Europiane të

Drejtësisë është marrja e vendimit përfundimtar mbi çështje që lidhen me ligjet e BE-së,

me qëllim që të sigurohet një aplikim i njëjtë, në respekt të ligjit, në të gjitha shtetet anëtare

261 http://www.mei-ks.net/docs/ABC-ja_e_te_Drejtes_se_Bashkimit_Evropian.pdf 262 Po aty. 263 Ministria e Integrimit Europian, Versioni i Konsoliduar i Traktateve të BE, aksesuar në www.integrimi.gov.al. 264Po aty; Neni 244.

Page 75: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

63

të BE-së. Gjykata Europiane e Drejtësisë është themeluar në vitin 1952 dhe selia e saj është

Luksenburgu265.

Nisur nga vendosja e selisë në Luksenburg, Gjykata Europiane e Drejtësisë quhet

ndryshe edhe Gjykata e Luksenburgut, gjë që e dallon atë nga Gjykata e të Drejtave të

Njeriut, që quhet ndryshe edhe Gjykata e Strasburgut266, pasi e ka selinë në Strasburg, e

cila është formuar më 1956 dhe është strukturë e Këshillit të Europës. Gjykatës Europiane të Drejtësisë, më 1989, iu bashkua edhe Gjykata e Shkallës së

Parë (GJSHP), e cila trajton kryesisht çështje që lidhen me individët, kompanitë europiane

dhe ligjin mbi konkurrencën. Kjo u vendos nga Këshilli i Ministrave, më 24 Tetor 1988.

GJSHP iu bashkëngjit GJED edhe për të përballuar fluksin e madh të çështjeve të

prezantuara përpara GJED, si edhe për të përmirësuar më shumë mbrojtjen juridike të

qytetarëve të Europës. GJSHP përbëhet nga gjykatës përfaqësues nga të gjitha shtetet

anëtare të BE-së, me një mandat gjashtë - vjeçar, të rinovueshëm. Zgjedh, nga gjiri i saj,

Presidentin, për një mandat tre - vjeçar (me të drejtë rizgjedhjeje). Nuk ka në funksionin e saj institucionin e avokatëve të përgjithshëm (siç e ka

GJDE), por këtu rolin e avokatit të përgjithshëm e luan një nga gjyqtarët, i cili emërohet

për këtë gjë nga trupi gjykues. Seancat e gjykimit në GJSHP zhvillohen nga trupa gjyqësore

me tre apo pesë gjyqtarë, por trupi gjykues mund të përbëhet edhe nga 13 gjyqtarë (formati

i dhomës së madhe) ose në asamble plenare (28 gjyqtare)267.

Gjykata Europiane e Drejtësisë asistohet jo vetëm nga Gjykata e Shkallës së Parë,

por edhe nga Gjykata e Shërbimit Civil, e cila trajton çështjet që lidhen me nëpunësit e BE-

së dhe nga Gjykata Europiane e Auditit, që trajton drejtimet e shpenzimeve komunitare në

respekt të ligjeve të miratuara. Gjykata e Drejtësisë përbëhet nga 28 gjyqtarë, një nga secili

shtet anëtar, në mënyrë që të gjitha sistemet ligjore kombëtare të BE-së të jenë të

përfaqësuara. Gjykata ndihmohet nga nëntë Avokatë të Përgjithshëm, të cilët paraqesin

mendimet e arsyetuara mbi rastet e ngritura para Gjykatës268. Gjykatësit (13 nga të cilët formojnë Dhomën e Madhe) dhe avokatët e përgjithshëm,

të emëruar mbi bazën e konsensusit të qeverive kombëtare, me një afat gjashtë - vjeçar (me

të drejtë rizgjedhjeje), janë persona, asnjëanësia e të cilëve është e padyshimtë, posedojnë

kualifikimet e nevojshme, janë ose ish - anëtarë të gjykatave më të larta në vendet e BE-së

ose ekspertë ligjorë me kompetenca të njohura (Neni 253 TFEU)269. Gjykata e Drejtësisë Europiane dhe Gjykata e Shkallës së Parë zgjedhin

Presidentin270, i cili drejton formacionet më të mëdha të gjykimit [si audiencat, ashtu edhe

vendimet gjyqësore]. Gjykata, në strukturën e saj, ka edhe një funksionar, të quajtur gref

(greffier), i cili është sekretari i përgjithshëm i institucionit dhe drejton të gjitha shërbimet

në Gjykatë dhe varet drejtpërdrejt nga Presidenti. Gjykata Europiane e Drejtësisë, në varësi

nga procedurat, proceset e rëndësinë e çështjeve, mban seanca: me 28 gjykatës (Dhoma

265 www.sq.wikipedia.org/wiki/Gjykata-Europiane-e-Drejtesise. 266 Ervin Pupe, vep. e cituar, f. 57. 267 Po aty, f. 61. 268 www.euroteka.net/gjykata-e-drejtesise. 269 Klaus-Diter Borçard, vep. e cituar, f. 69. 270 Qëndron në detyrë për një kohëzgjatje 3-vjeçare, me të drejtë rizgjedhjeje.

Page 76: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

64

apo Oda e Plotë), me 13 gjykatës (Dhoma apo Oda e Madhe) dhe me pesë dhe tre gjykatës

(Dhoma apo Oda).

Gjykata, si autoriteti më i lartë dhe njëkohësisht autoriteti i vetëm gjyqësor në

çështje që kanë të bëjnë me të drejtën e Unionit, ka detyra të rëndësishme, sidomos në tre

fusha: 1. mbikqyrja e zbatimit të së drejtës së Unionit, si nga institucionet e BE-së gjatë

implementimit të traktateve, ashtu edhe nga shtetetet anëtare dhe individët lidhur me

obligimet e tyre të parapara me të drejtën e Unionit; 2. interpretimi i të drejtës së Unionit

dhe 3. formësimi i mëtejshëm i të drejtës së Unionit271. Çdo shtet anëtar i BE-së, kur nuk është dakord me nje opinion të Komisionit (dhe

nuk e zbaton atë në afatin e caktuar nga Komisioni), mund të thërrasë Gjykatën e

Drejtësisë272. Çdo shtet anëtar i BE-së mund të thërrasë Gjykatën e Drejtësisë edhe kur një

shtet tjetër anëtar nuk i është përmbajtur një prej detyrimeve të ngarkuara atij nga TKE-ja

(Nenet 226, 227 dhe 228 TKE).

Gjykata Europiane e Drejtësisë kryen një sërë rolesh gjyqësore: së pari, vepron si

“gjykatë kushtetuese”, rishikon shkeljet dhe zbatimin e ligjit në rastet e konflikteve midis

institucioneve të Unionit ose në rastet e shqyrtimit të legalitetit të instrumenteve

legjislative; së dyti, vepron si “gjykatë administrative” në rastet e shqyrtimit të akteve

administrative të Komisionit ose autoriteteve nacionale që zbatojnë legjislacionin e

Unionit273; së treti, vepron si “gjykatë arbitrazhi” në mosmarrëveshjet mes shteteve të BE-

së; së katërti, vepron si “gjykatë këshilluese”, e cila mund t’i dërgojë peticione

institucioneve të BE-së për të ofruar rishikim gjyqësor për marrëveshjet e traktatit me

shtetet jo anëtare dhe Organizmat Ndërkombëtarë; së pesti, vepron si gjyq pune ose tribunal

industrial, atëherë kur merret me lirinë e lëvizjes, sigurimin social dhe mundësitë e

barabarta; së gjashti, vepron si gjyq fiskal kur trajton çështje validiteti dhe interpretime të

direktivave në fushat e ligjit të tatimeve dhe doganave; së shtati, vepron si “gjykatë penale”

kur shqyrton vendimet e Komisionit që imponojnë gjoba; së teti, vepron edhe si “gjyq civil”

kur bën dëgjimin e denoncimeve për dëme ose interpretimin e dispozitave për vënien në

fuqi të vendimeve në çështjet civile dhe komerciale dhe në konfliktet mbi të drejtat

Europiane të pronës intelektuale, për të cilat janë dhënë baza juridiksioni nga Gjykata e

Drejtësisë (Neni 262 TFEU)274.

Gjykata e Drejtësisë asistohet edhe nga Gjykata Europiane e Auditit, e cila u ngrit

më 1975, 23 vjet më vonë se Gjykata Europiane e Drejtësisë, si rezultat i bashkimit të KEE-

së dhe Euratomit, me seli në Luksenburg. Ashtu si edhe Gjykata e Drejtësisë, Gjykata e

Auditit është e përbërë nga një anëtar prej çdo shteti anëtar të BE-së (me afat gjashtë vjet).

Institucioni i BE-së, Gjykata Europiane e Auditit, u shndërrua me Traktatin e Maastricht-

it. Ka rreth 800 auditorë financiarë. Presidenti zgjidhet me një afat 3-vjeçar. Gjykata

Europiane e Auditit ka disa pushtete, ndër të cilat, me rëndësi të veçantë është kryerja e

auditit financiar për institucionet e BE-së 275.

Më 1988, për të lehtësuar punën e Gjykatës së Drejtësisë, u themelua edhe Gjykata

e Përgjithshme. Kjo gjykatë nuk është një institucion i ri i Unionit, por një element përbërës

271 Vep. e cituar, Klaus-Diter Borçard, f. 70. 272 Iva Zajmi, vep. e cituar, f. 114. 273 http://euicc-ks.com/wp-content/uploads/2016/03/abc_sq.pdf 274 BE, botim i QNK “Arbnori”, f. 307 – 308; Klaus-Diter Borçard, vep. e cituar, f. 71. 275 Stefan Qirici, Harilla Goga, Arben Malaj, vep. e cituar, f. 147.

Page 77: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

65

i Gjykatës së Drejtësisë. Është e ndarë nga Gjykata e Drejtësisë në aspektin organizativ.

Ka regjistrin dhe rregulloren e saj. Rastet e shqyrtuara nga Gjykata e Përgjithshme

identifikohen me ndihmën e “T” (Tribunal), (për shembull: T-1/99), kurse ato që i

referohen Gjykatës së Drejtësisë kanë kodin “C” (Court), (për shembull: C-1/99).276 Përbëhet nga 28 anëtarë dhe kualifikimet, emërtimet dhe statusi i tyre ligjor u

nënshtrohet kërkesave dhe kushteve të njëjta si gjykatësve në Gjykatën e Drejtësisë. I

zhvillon seancat në dhoma me pesë ose tre gjykatës dhe, në raste të caktuara, edhe vetëm

me një gjykatës. Mund të gjykojë edhe si Dhoma e Madhe (13 gjykatës) ose si Gjykatë e

Plotë (28 gjyqtarë)277. Në mbështetje të GJDE-së dhe GJSHP-së, më 2 Nëntor 2004, Këshilli i BE-së

miratoi krijimin e Gjykatës së Funksioneve Publike (GJFP). Përbëhet nga shtatë gjyqtarë

dhe ka për detyrë parësore të zgjidhë mosmarrëveshjet ndërmjet BE-së dhe funksionarëve

të administratës, juridiksion ky që deri në vitin 2005 ushtrohej nga GJSHP-ja. Vendimet e

kësaj gjykate mund të kundërshtohen, apelohen vetëm para GJSHP-së dhe në raste shumë

të veçanta edhe nga Gjykata e Drejtësisë e BE-së278.

Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Europian rregullohet në përmbajtjen e Nenit 251

e në vijim të Traktatit të Bashkimit279. Aktorët kryesorë në veprimtarinë e kësaj gjykate

janë gjyqtarët anëtarë, avokatët e përgjithshëm, Kryetari i Gjykatës së Drejtësisë dhe

Kancelari i saj.

Në përzgjedhjen e gjyqtarëve dhe avokatëve anëtarë është esenciale që të bëhet fjalë

për figura, pavarësia e ushtrimit të funksioneve dhe profesionit të tyre të jetë e

padiskutueshme, si dhe të bëjnë pjesë në kastën e juristëve me aftësi profesionale të

spikatura. Të gjitha këto dhe të tjera rregullohen në Rregulloren e Brendshme të Gjykatës

së Drejtësisë, rregullore e cila pasi përpilohet nga gjykata kërkon patjetër dhe miratimin e

Këshillit, si dhe në Statutin e Gjykatës së Drejtësisë të BE-së.

Organet e BE-së:

Banka Qëndrore Europiane (BQE). Banka Qëndrore Europiane (Neni 129 dhe

130 TFEU). U krijua zyrtarisht, më 1 Qershor 1998, mbi bazën e Traktatit të Maastricht-it,

me seli në Frankfurt të Gjermanisë. Filloi të funksionojë vetëm pas hyrjes së Euro-s në

hapësirën komunitare, më 1 Janar 1999280. Banka Qëndrore Europiane (BQE) zëvendësoi Institutin Monetar Europian (IME),

i krijuar më 1 Janar 1994281. BQE-ja është një institucion i pavarur, i përcaktuar qartë nga

276 http://www.mei-ks.net/docs/ABC-ja_e_te_Drejtes_se_Bashkimit_Evropian.pdf 277 Klaus-Diter Borçard, vep. e cituar, f. 71 - 73. 278 Ervin Pupe, vep. e cituar, f. 62. 279 Ministria e Integrimit Europian, Versioni i Konsoliduar i Traktateve të BE; www.integrimi.gov.al. 280 www.sq.Wikipedia.org/wiki/Banka-Qendrore-Europiane.Shtetiweb.org/2012/09/28/Banka-Qendrore-Europiane. 281 www.sq.Wikipedia.org/Wiki/Instituti-Monetar-Europian; BE, botimi i QNK “Arbnori”, vep. e cituar, f. 316.

Page 78: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

66

vetë traktatet e BE-së. BQE-ja, së bashku me 18 vendet e BE-së, që kanë aderuar në Euro,

formojnë “Zonën Euro” apo “Eurozonën” dhe këto vende janë282: Austria, Belgjika, Qipro,

Estonia, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Irlanda, Italia, Letonia, Luksenburgu, Malta,

Hollanda, Portugalia, Sllovakia, Sllovenia, Spanja. BQE-ja dhe bankat qëndrore kombëtare

të 28 shteteve anëtare të BE-së formojnë Sistemin e Bankave Qëndrore Europiane (SBQE),

(Neni 129 TFEU). BQE-ja ka si objektiv kryesor ruajtjen e qëndrueshmërisë së çmimeve283. Është e

drejta ekskluzive e BQE-së të vendosë treguesin e interesit për Eurozonën, me objektiv

bazë sigurimin e stabilitetit të çmimeve, duke mbajtur inflacionin e ulët, rreth 2%. Ajo

përcakton dhe implementon politikën monetare, mbështet politikat ekonomike të vendeve

anëtare, drejton operacionet e jashtme (duke treguar kujdes në rezervat), nxit operacionet

e përshtatshme të sistemit të pagesave, mban përgjegjësinë për të ruajtur stabilitetin e

çmimeve, autorizon daljen në qarkullim të bankënotave në Euro, ndërsa vendet anëtare

mund të nxjerrin në qarkullim monedha metalike të Euro-s, por edhe ato të autorizuara nga

BQE-ja284.

Sistemi i Bankave Qëndrore Europiane (SBQE) mban përgjegjësi për politikën e

përbashkët monetare të shteteve që miratojnë EURO-n, për kryerjen e operacioneve të

shkëmbimit në monedhë të huaj, për ruajtjen dhe menaxhimin e rezervave zyrtare në

monedhë të huaj dhe për nxitjen e operacioneve pa pengesa për sistemet e pagesave. SBQE-

ja kontribuon në zbatimin e masave për mbikëqyrjen e institucioneve kredituese për

ruajtjen e stabilitetit të sistemit financiar. Vetëm ai mund të miratojë nxjerrjen e

kartëmonedhave të EURO-s në Komunitet285. BQE-ja drejtohet nga Këshilli Drejtues dhe Bordi Ekzekutiv, si dhe Këshilli i

Përgjithshëm. BQE-ja, si edhe cilësuam, është tërësisht e pavarur nga çdo institucion

europian apo kombëtar dhe gjithashtu siguron një pavarësi financiare nëpërmjet një buxheti

të ndarë, të përcaktuar nga bankat qëndrore kombëtare. Këto struktura menaxhojnë edhe

Sistemin Europian të Bankave Qëndrore (SBQE), që është në fakt BQE-ja së bashku me

bankat qëndrore të vendeve anëtare të BE-së286.

Këshilli Drejtues: Është organi më i lartë vendimmarrës i BQE-së dhe SBQE-së.

Quhet ndryshe, nga disa studiues, edhe Këshilli i Guvernatorëve. Është struktura

vendimmarrëse supreme, i përbërë nga gjashtë anëtarët e Bordit Ekzekutiv dhe

guvernatorët e bankave qëndrore të 18 shteteve anëtare të Eurozonës. Këshilli Drejtues

është përgjegjës për hartimin e politikës monetare, treguesin e interesit dhe rezervat e

SBQE-së, si dhe autorizon daljen e bankënotave, këshillon institucionet e tjera të BE-së në

proçesin e hartimit të ligjeve, përcakton politikën monetare për zonën EURO dhe

282 www.sq.Wikipedia.org/Wiki/Euro. Tre mikroshtete europiane: Vatikani, Monako dhe San Marino edhe pse nuk janë anëtarë të BE, kanë përshtatur Euro-n për shkak të lidhjeve valutore me vendet anëtare të BE. Tre shtete të tjera europiane: Andora, Kosova, Mali i Zi kanë adoptuar njëanësisht Euro-n, edhe pse këto vende nuk janë anëtare të BE. 283 www.shtetiweb.org/2012/09/28/banka-qendrore-europiane. 284 Stefan Qirici, Harilla Goga, Arben Malaj, vep. e cituar, f. 147 - 148. 285 “BE”, botimi i QNK “Arbnori”, f. 316. 286 Stefan Qirici, Harilla Goga, Arben Malaj, vep. e cituar, f. 148.

Page 79: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

67

veçanërisht fikson kursin e interesit për paratë që bankat marrin në BQE. Drejtohet nga

Presidenti i BQE-së287.

Bordi Ekzekutiv: Është përgjegjës për zbatimin e politikës monetare e drejtimin e

përditshëm të Bankës. Mund të nxjerrë edhe vendime për BQE-në. Presidenti i Bordit është

Presidenti i BQE-së dhe përveç Presidentit, Bordi Ekzekutiv përbëhet edhe nga

Zv/Presidenti dhe katër anëtarë, të gjithë të zgjedhur nga qeveritë e Eurozonës, për tetë vjet

(sipas një marrëveshjeje, katër nga postet e Bordit janë rezervuar për katër bankat qëndrore

më të mëdha të Eurozonës – Francë, Gjermani, Itali dhe Spanjë). Mandati për anëtarët e

Bordit është i papërsëritshëm dhe kjo është në interes të garantimit të pavarësisë së Bordit

(Neni 283 TFEU)288. Këshilli i Përgjithshëm: Është organi i tretë i BQE-së. Përbëhet nga Presidenti,

Zv/Presidenti dhe guvernatorët e bankave qëndrore kombëtare të 28 vendeve anëtare të

BE-së. Është më shumë një organ këshillues për BQE-në.

Banka Qëndrore Europiane parashikohet më hollësisht në Nenet 282 deri në Nenin

284 (ish Neni 113 TKE) të Traktatit të Bashkimit.289 Banka Qëndrore Europiane është një

organ shumë i rëndësishëm i Bashkimit. Për vetë peshën madhore që ajo ka, shfaqet shumë

e pavarur në veprimtarinë që ushtron, si dhe në administrimin e mjeteve financiare të

Bashkimit. Vetëm dhe ekskluzivisht BQE-ja mund të autorizojë emetimin e monedhës Euro.

Në këtë pjesë të Traktatit shohim referimin në dy sisteme të rëndësishme: Sistemi Europian

i Bankave Qëndrore dhe Eurosistemi. Këto dy “terma”, edhe pse shumë të ngjashme në

shumë prej elementëve përbërës të tyre, nuk mund të identifikohen dhe as duhet të

ngatërrohen me njëri – tjetrin; kurrësesi nuk mund të zëvendësojnë njëri – tjetrin. Sistemi Europian i Bankave Qëndrore përbëhet nga Banka Qëndrore Europiane dhe

bankat qëndrore kombëtare, ndërkohë që BQE bashkë me bankat qëndrore kombëtare të

vendeve anëtare që përdorin Euro përbën Eurosistemin. Komiteti Europian Ekonomik dhe Social. Komiteti Europian Ekonomik dhe

Social (KEES)(Neni 301 TFEU) është themeluar më 1957 dhe selinë e ka në Bruksel. Është

organ këshillues, i cili përfaqëson punonjësit, bashkimet tregtare, fermerët, konsumatorët

dhe grupet e interesit, të cilët, së bashku formojnë “Shoqërinë Civile të Organizuar”.

KEES-i paraqet dhe mbron interesat e grupit që përfaqëson në diskutimet në Komisionin

Europian, Këshillin e BE-së dhe PE-së. KEES-i, më 2010, kishte 344 anëtarë290, ndërsa, në

vitet e mëvonshme përbëhej nga maksimumi 350 anëtarë (këshillues)291, të cilët emërohen

nga qeveritë e shteteve anëtare të BE-së. Mandatohen për katër vjet me të drejtë

rimandatimi, të cilët zgjedhin edhe Presidentin dhe dy Zv/Presidentë. KEES-i ka si detyrë kryesore, së pari, të këshillojë, për çështjet që ai ka si detyrë,

Këshillin, Komisionin dhe PE-në; së dyti, të inkurajojë shoqërinë civile për t’u bërë më

aktive në politikëbërjen e BE-së dhe së treti, të ndihmojë shoqëritë civile në vendet jashtë

287www.bankofalbania.org/web/-i-Themelit-Banka-Qendrore-Europiane-2101-1.php; Klaus -Diter Borçard, vep. e cituar, f. 74. 288 www.bankofalbania.org/web/-i-Themelit-Banka-Qendrore-Europiane-2101-1.php; Klaus-Diter Borçard, vep. e cituar, f. 74; Shih edhe: Stefan Qirici, Harilla Goga, Arben Malaj, vep. e cituar, f. 148. 289 Ministria e Integrimit Europian, Versioni i Konsoliduar i Traktateve të BE; www.integrimi.gov.al. 290 Ervin Pupe, vep. e cituar, f. 70; Shih edhe: “BE”, botimi i QNK “Arbnori”, f. 321. 291 Klaus - Diter Borçard, vep. e cituar, f. 75.

Page 80: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

68

BE-së292. Ashtu si dhe cilësohet ky komitet nga vetë BE-ja, cilësim që pasqyrohet edhe në

faqen prezantuese të Komitetit në faqen zyrtare të Bashkimit, shohim se quhet si “zë i

organizimit të shoqërisë civile në Europë”. Intensiteti i punës voluminoze të Komitetit

është i reflektuar në aktet përfundimtare të tij, të cilat, sipas statistikave të pasqyruara në

faqen e cituar, numërojnë rreth 160 deri 190 opinione dhe raporte në vit. 293 Tematika,

ashtu si dhe kemi cilësuar, ka të bëjë kryesisht me çështje sensitive, që prekin dhe kanë

impakt të gjerë te individi dhe shoqëria civile. Komiteti mund të studiohet nga dy

këndvështrime, ku, i pari lidhet me organizimin politik të tij si një organ i Bashkimit,

ndërkohë që fokusi i dytë ka të bëjë me ndërtimin dhe funksionimin e organizmit

administrativ të tij. Komiteti i Rajoneve. KR (Committee of Regions), (Neni 305 TFEU): Është

formuar më 1994. Është organ institucional për përfaqësimin e interesave të autoriteteve

rajonale dhe vendore të BE-së. KEES-i dhe KR-ja janë konsultuesit e Komisionit në

hartimin e legjislacionit të ri. KR-ja selinë e ka në Bruksel. Çdo shtet ka aq anëtarë në KR,

sa ka edhe në KEES. KR-ja, në vitin 2010, kishte 344 anëtarë294, ndërsa, në vitet që pasuan,

përbëhej nga maksimumi 350 anëtarë295. Anëtarët e KR-së janë të pavarur. Ata zgjidhen

nga autoritetet rajonale apo bashkive dhe shpesh janë drejtues të pushteteve lokale të

vendeve anëtare të BE-së. KR-ja zgjedh Presidentin dhe Byronë (mandati i të cilëve është

dy vjet)296.

Në ndryshim nga KEES-i, Komiteti i Rajoneve është zëri i rajoneve dhe qyteteve

brenda Bashkimit. Në faqen zyrtare të këtij të fundit, pasqyrohet se Komiteti organizon

rreth 6 sesione plenare në vit dhe konkludon me mesatarisht rreth 50 opinione në vit.

Ndërkohë që fushat kryesore të veprimtarisë së tij listohen si në vijim: punësimi, trajnimet,

kohezioni ekonomik dhe social, politikat sociale, shëndeti, edukimi dhe kultura, mjedisi,

ndryshimet klimaterike, energjia, transporti dhe rrjeti trans – europian, mbrojtja civile dhe

shërbimet e interesit të përgjithshëm.297

Mediatori Europian. Mediatori Europian (ME): Statusi i ME-së është i bazuar në

Nenin 195 të TBE-së dhe u miratua më 9 Mars 1994 nga PE-ja, pasi paraprakisht dha

pëlqimin Komisioni Europian dhe më pas edhe Këshilli i Ministrave i BE-së. ME-ja, si

edhe cilësuam, zgjidhet nga PE-ja. Ai duhet të ketë shtetësinë e një shteti anëtar të BE-së,

të përfaqësojë garanci profesionale dhe të ketë pavarësi si institucion. Mandati i tij jepet

për pesë vjet (me të drejtë rizgjedhjeje). Mediatori është i pavarur dhe funksioni i tij është i papajtueshëm me çdo detyrë

tjetër, ku ai mund të zgjidhet. Ai përdor dhe ndjek ankimet e personave fizikë dhe juridikë,

që janë rezidentë në Komunitet, të cilat (ankesat) kanë si objekt rastet e keqadministrimit

të institucioneve apo organeve të Komuniteteve. Mediatori ka mbështetjen e institucioneve

të BE-së298.

292www.bankofalbania.org./web/Eurofjalori-2461- 1.php. 293 Faqe interneti: https://europa.eu 294 Ervin Pupe, vep. e cituar, f. 68; Shih edhe: “BE”, botim i QNK “Arbnori”, f. 323. 295 Klaus - Diter Borçard, vep. e cituar, f. 77. 296 “BE”, botim i QNK “Arbnori”, f. 323. Iva Zajmi, vep. e cituar, f. 90. 297 www.cor.europa.eu/en/about/Pages/index.aspx. 298 Ervin Pupe, vep. e cituar, f. 71 - 72.

Page 81: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

69

Në vazhdimësi të trajtimit të strukturës organizative të BE-së dhe kompetencave

përkatëse të institucioneve dhe organeve të saj, vlen të përmendim një element tjetër shumë

të rëndësishëm në analizën tonë: ndarja e kompetencave në mënyrë të qartë dhe

ndërveprimi funksional pozitiv midis strukturave me njëra – tjetrën është faktor i

qenësishëm, që mundëson qëndrueshmërinë dhe efiçencën e trupës institucionale të BE-së

në dekada të ndryshme.

Të gjitha këto struktura nuk mund të konsiderohen thjesht si kërkesa apo mjete që

mundësojnë realizimin e qëllimit të Bashkimit. Pavarësisht krijimit të tyre në varësi të

nevojave të kohës dhe të zgjerimit të vazhdueshëm të Bashkimit, sot struktura

institucionale dhe funksionale e BE-së është një tipar dhe karakteristikë thelbësore e

Unionit. Nuk mund të flitet për BE, në qoftë se nuk përmenden institucionet e saj dhe

ndërveprimi në harmoni të plotë midis tyre. “Në fakt, njëra nga veçoritë më të rëndësishme

të Bashkimit Evropian, veçanti e cila e dallon atë menjëherë nga organizatat

ndërkombëtare... është pikërisht prania e institucioneve të forta, të strukturuara mirë dhe të

pajisura me pushtete të mëdha vendimmarrjeje që kanë efekt të menjëhershëm dhe konkret

për Shtetet Anëtare.”299

Autorë të ndryshëm e kanë quajtur këtë strukturë të një lloji të veçantë, duke e

cilësuar me termin “kuadër unik institucional”, sepse janë të njëjtat institucione që

shërbejnë si organe vendimmarrëse për organizata të krijuara nga traktate të ndryshme dhe

që shihen ndryshe nga pikëpamja juridike.”300 Pjesë e studimit tonë është dhe impakti që Bashkimi ka në jetën dhe përditshmërinë

e qytetarëve të Shteteve Anëtare, si dhe atyre që aspirojnë të bëhen pjesë e familjes

europiane. Qytetarët europianë, ashtu si dhe janë të familjarizuar me politikanët dhe

drejtuesit vendas të shtetit ku jetojnë, njohin edhe politikanët e figurat kryesore të

insitucioneve të Bashkimit. Ky element nxjerr në pah një faktor tjetër të rëndësishëm në

lidhje me ndërgjegjësimin që europianët kanë për rëndësinë e veçantë që politikat dhe

veprimet e ndërmarra nga këta të fundit sjellin pasoja edhe për individët e Shteteve Anëtare.

E njëjta situatë edhe për shtetasit e vendeve kandidate dhe atyre që janë në proces

negociatash për anëtarësim. E gjithë kjo vjen pasi “... sistemi evropian është shumë më i

gjerë se institucionet evropiane me seli në Bruksel, Luksemburg dhe Strasburg.

Sistemi evropian është ndërveprimi i përhershëm midis Shteteve – më konkretisht

administratave kombëtare, madje rajonale dhe vendore... dhe insitucioneve të Bashkimit

me shërbimet e tyre administrative.”301 Një faktor të tillë, ne e marrim në konsideratë gjatë

analizës sonë në vijim, në lidhje me defiçitet e shfaqura gjatë viteve të fundit nga Unioni.

Elementet strukturore dhe insitucionale, si dhe kryesisht ndërthurja dhe zgjerimi i

kompetencave e juridiksionit të institucioneve të BE-së përballë strukturave vendase është

një prej shkaqeve kryesore të lindjes dhe fuqizimit të rrymave euroskeptike, të marra ne

studim gjatë analizës.

299 Yves Doutriaux, Christian Lequesne, “Institucionet e Bashkimit Evropian”, Botimi i Pestë, Papirus, Tiranë, f. 8. 300 Po aty, f. 8. 301 “Institucionet e Bashkimit Evropian”, cituar si më sipër, f. 19.

Page 82: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

70

Kreu II: LEGJISLACIONI i BE-së.

Në kapitullin e parë të punimit dhamë një pasqyrë të asaj çfarë simbolizon sot

Bashkimi Europian… krijimi, zhvillimi, përbërja, funksionimi dhe produktet e tij tregojnë

më së miri se ky Bashkim mund të shihet si një entitet i veçantë, pse jo edhe “sui generis”.

Shumë i ngjashëm me nje bashkim shtetesh, por njëkohësisht shumë më i gjerë dhe

kompleks; shumë i ngjashëm me strukturat dhe funksionimin e një shteti të veçantë, por

njëkohësisht shumë larg të qenit një subjekt shtetëror i mirëfilltë; duket si një bashkim

vullnetar njerëzish me qëllime të përbashkëta, por njëkohësisht ka trajta të forta detyruese

dhe udhëhiqet nga vullneti i shumicës. Pavarësisht nga format në të cilat ne e shohim të pasqyruar BE-në, në një pikë

bashkohen të gjitha këto teori dhe këndvështrime… kemi të bëjmë me një subjekt të

veçantë, të rrallë dhe shumë kompleks. Forma komplekse e funksionimit kërkon rregulla

detyruese të shkruara, shumë të qarta dhe gjithëpërfshirëse, akte të cilat rregullojnë ecurinë

e përditshmërisë së strukturave të tij, marrëdhënieve të Bashkimit me jashtë, si dhe të

drejtat e qytetarëve të tij. Autorë të ndryshëm i kanë dhënë cilësime të ndryshme rëndësisë

së legjislacionit, ku ndër të tjerë, përmendim Francois d´Arcy, i cili e shihte legjislacionin

si mjetin kryesor për realizimin e politikave, kur bën krahasimin paralel midis BE-së dhe

shteteve të veçanta: “Nga një pikëpamje juridike, për të drejtuar politikat e tyre publike,

shtetet kanë dy mekanizma të mëdha: legjislacionin dhe buxhetin. Çdo politikë, në fakt,

rregullon me ritme të ndryshme nxjerrjen e normave juridike të përgjithshme dhe

individuale...”302.

2.1 Burimet e së Drejtës Komunitare. Në studimin e legjislacionit të një vendi të caktuar, një hapësirë shumë të

rëndësishme zë studimi i burimeve të legjislacionit. Në varësi të trajtave të analizës,

studiues të ndryshëm kanë hedhur teori mbi ekzistencën e disa grupimeve të burimeve të

së drejtës, duke i ndarë ato në burime formale dhe materiale. Në grupin e parë përfshihen aktet shkresore juridike dhe detyruese, të cilat, në bazë

të procedurave respektive ligjore, kanë marrë fuqinë e duhur normative, ndërkohë që

grupimi i dytë e shtrin kuptimin në një këndvështrim më të gjerë, duke përqafuar edhe

doktrinën e fushës e preçedentëve gjyqësorë. Bashkimi Europian, si një bashkim shtetesh,

i tejkalon këto grupime dhe burimet e së drejtës së BE-së klasifikohen në dy grupe të

mëdha, ku mbështetet veprimtaria e Bashkimit Europian. I pari është legjislacioni “parësor”, i cili përbëhet nga traktatet e aprovuara në

mënyrë vullnetare dhe demokratike nga të gjitha shtetet anëtare, prej parimeve dhe

qëllimeve të të cilëve, derivon legjislacioni “dytësor, i cili përfshin rregullat, direktivat,

vendimet, opinionet dhe rekomandimet, marrëveshjet ndërkombëtare të BE-së, konventat

mes shteteve anëtare. Krahas legjislacionit parësor dhe atij dytësor, burimet e ligjit të

Bashkimit Europian përfshijnë edhe ligjin suplementar, pjesë e të cilit janë parimet e

përgjithshme të ligjit, ligji ndërkombëtar dhe ligjet e Gjykatës së Drejtësisë, të bazuar mbi

preçedentët.303 Lind pyetja se pse ende sot, në Shekullin XXI, ne vazhdojmë t’i studiojmë burimet

e së drejtës... a simbolizojnë burimet e së drejtës disa elementë statikë, që bëjnë pjesë në

302 F. d´Arcy, “Politikat e Bashkimit Evropian”, Papirus, Tiranë, 2007, f. 53. 303 htpps://europa.eu

Page 83: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

71

historikun dhe të kaluarën? Nëpërmjet analizës e studimit të ligjit, në tërësinë e tij, si

koncept i së drejtës dhe në veçanti, në studimin tonë të ligjit të BE-së, arrijmë të kuptojmë

dhe të familjarizohemi me mekanizmin e funksionimit të tij. Në këtë kontekst, forma e

ligjit dhe fusha e zbatimit të tij, përfshirë edhe pasojat e realizimet e ligjit, të çojnë

drejpërdrejtë te burimet e së drejtës. Siç dihet, një sistem i së drejtës, pavarësisht se mund të ketë ligje shumë të mira

dhe struktura implementuese të konsoliduara, sërish do të ishte një sistem i paqartë, kaos

dhe rrëmujë e madhe, në rast se të gjitha këto ligje nuk do të ishin pjesë e së njëjtës

strukturë. Me këtë kuptojmë pozicionin e secilit akt ligjor në tërësinë e sistemit. Ne njohim

dhe studiojmë të drejtën e strukturuar në atë përfytyrim që trajtohet në formën e një

piramide. Hierarkia e ligjeve është një element kyç në mirëfunksionimin e së drejtës në

tërësinë e saj. Pra, qartësia e aplikimit të ligjeve, renditja e tyre dhe momentet e

supremacisë së disa ligjeve ndaj të tjerëve përbëjnë një moment shumë esencial në këtë

proces. Studimi i hierarkisë së ligjeve çon në studimin e burimeve të ligjit. Po ashtu,

studimi krahasimor i sistemeve të së drejtës drejton studiuesin në analizën e burimeve të

ligjit etj. Pra, shohim se si studimi i burimeve të së drejtës nuk mund të konsiderohet si një

proces shterues dhe statik. Burimet janë pjesë shumë e rëndësishme e së drejtës dhe njohja e mirë e tyre është

parakusht thelbësor për njohjen e vetë ligjit. Bashkimi Europian ka specifika dhe rregullime

të tilla, që për shumë studiues mund të konsiderohet jo vetëm si një sistem më vete i së

drejtës, por vetë Bashkimi Europian shërben si burim i së drejtës në tërësi, përfshirë këtu

edhe të drejtën ndërkombëtare. Në këtë kontekst, shohim se si e drejta e BE-së është e

ndarë nga e drejta ndërkombëtare304. Ndërkohë, që studentët e jurisprudencës ndodh shpesh

që të mund t’i ngatërrojnë këto dy të drejta, analiza e tyre nxjerr në pah se pavarësisht

bashkëpunimit të pashmangshëm të tyre, këto të drejta duhet të studiohen si pjesë të ndara

nga njëra – tjetra. Legjislacioni parësor: Legjislacioni parësor përbëhet nga Traktatet themeluese të

BE-së, së bashku me anekset, shtojcat dhe protokollet e ndryshme të tyre. Janë traktatet ato

që përmbajnë dispozitat dhe rregullimet bazë mbi objektivat e BE-së, parimet, organizimin

dhe mënyrat e veprimit të ligjit të Bashkimit. Traktatet janë marrëveshje të lidhura midis

vendeve anëtare të BE-së, të cilat ndër të tjera, vendosin synimet e përbashkëta, rregullat e

funksionimit të institucioneve dhe organeve të BE-së dhe marrëdhënien e vendeve anëtare

me Bashkimin. Si dhe në çdo legjislacion të brendshëm të një vendi, edhe legjislacioni i

BE-së strukturohet në formën dhe trajtën e një piramide, ku shohim se instrumentet ligjore

të krijuara në mënyrë të drejtpërdrejtë nga Shtetet Anëtare, njihen si ligji parësor i Unionit,,

që qëndron në majë të rendit ligjor dhe të kësaj “piramide” të BE-së. Këto akte amendohen me qëllim rritjen e efiçiencës së BE-së dhe përgatitjen e

përshtatjen e tij në kuadër të zgjerimit dhe anëtarësimit të shteteve të reja anëtare. Rëndësia

e veçantë e tyre reflektohet edhe në faktin se nëse një politikë e caktuar nuk citohet në një

traktat, Komisioni nuk mund të propozojë një ligj në këtë drejtim. Legjislacioni primar u

iniciua nga traktatet themeluese të BE-së dhe u amendua dhe adaptua nga Traktate dhe

Akte të ndryshme305.

304 Faqe interneti: www.europarl.europa.eu 305 Po aty; Shih edhe: www.integrimi.gov.al

Page 84: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

72

Si dhe kemi trajtuar në punim, traktatet që themeluan Komunitetet Europiane janë

Traktati i Parisit, Traktatet e Romës, Traktati i Maastrihtit mbi BE-në; traktatet amendues

janë: Akti Unik Europian, Traktati i Amsterdamit, Traktati i Nicës, Traktati i Lisbonës;

ndërkohë që traktate të tjera që ndryshuan çështje specifike të traktateve themeluese janë

edhe: • Traktati mbi shkrirjen e institucioneve ekzekutive (8 Prill 1965);

• Traktati amendues i dispozitave të caktuara buxhetore të Traktateve Komunitare

(22 Prill 1970);

• Traktati i Brukselit, i cili amendoi dispozita të caktuara financiare të Traktateve

Komunitare dhe themeloi një Gjykatë Auditimi (22 Korrik 1975);

• “Akti” mbi zgjedhjen e anëtarëve të Parlamentit Europian nëpërmjet votës së

drejtpërdrejtë universale (20 Shtator 1976).

Legjislacioni dytësor: Legjislacioni dytësor, krijimi i të cilit është një proces

gradual dhe i vazhdueshëm, përbëhet nga aktet legjislative, aktet e deleguara, aktet e

implementuara dhe akte të tjera ligjore, të hartuara nga Institucionet e BE-së. Këto akte

legjislative, që përdoren për arritjen e qëllimeve të Traktateve të BE-së, mund të jenë ose

jo detyruese, mund t’u adresohen të gjitha shteteve anëtare ose një pjese të tyre dhe

përfshijnë rregullat, direktivat, vendimet, rekomandimet dhe opinionet, të cilat listohen në

Nenin 288 të Traktatit mbi Funksionimin e BE-së306. Përfshihen gjithashtu edhe aktet

“atipike”, siç janë komunikatat, rekomandimet, letrat e bardha dhe jeshile, të cilat nuk

listohen në Nenin 288307.

Përveç akteve të mësipërme unilaterale, legjislacioni dytësor përmban edhe

marrëveshjet ndërkombëtare, marrëveshjet midis shteteve anëtare dhe marrëveshjet

ndërinstitucionale. Rregullat, si dhe kemi cituar më sipër, janë akte legjislative, të cilat u

adresohen të gjitha shteteve anëtare të BE-së, personave fizikë e juridikë dhe janë detyruese

në tërësinë e tyre. Ajo që i dallon nga vendimet është se u adresohen kategorive abstrakte

të personave dhe jo personave të identifikuar individualisht. Ato kanë zbatim të plotë në të

gjitha shtetet anëtare. Asnjë shtet anëtar nuk ka të drejtë ta zbatojë një rregull pjesërisht

apo të përzgjedhë dispozita të caktuara të tij. Zbatueshmëria e tyre është e drejtpërdrejtë,

nuk është i nevojshëm transpozimi i tyre në ligjet vendase.308

Rregullat zbatohen në të gjitha shtetet anëtare, që nga koha kur ato hyjnë në fuqi

dhe efektet e tyre ligjore janë detyruese në mënyrë automatike, të njëkohshme dhe

uniforme në të gjitha legjislacionet e shteteve anëtare. Në qoftë se analizojmë veçoritë dhe

karakteristikat e rregullave, të evidentuara në këtë pjesë të punimit, shohim të dalë në pah

forca detyruese e tyre. Shohim një barazi midis të gjitha Vendeve Anëtare, të cilat janë absolutisht të

detyruara të respektojnë plotësisht parashikimet e përcaktuara në këto rregulla. Shohim të

pasqyruar një nga parimet më themelore të një sistemi të konsoliduar të së drejtës, pikërisht

atë të barazisë përpara ligjit, parim ky që në këtë moment në analizën tonë interpretohet si

barazi e Vendeve Anëtare në respektimin e Rregullave të BE-së. Këto karakteristika

detyruese të Rregullave bëjnë që ato të qëndrojnë në një pozicion kyç dhe shumë të

rëndësishëm në piramidën normative të sistemit të Bashkimit.

306 Faqe interneti: www.integrimi.gov.al 307 https://eur-lex.europa.eu 308 http://www.mei-ks.net/docs/ABC-ja_e_te_Drejtes_se_Bashkimit_Evropian.pdf

Page 85: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

73

Direktivat u adresohen të gjitha shteteve anëtare apo shteteve të veçanta anëtare,

janë detyruese për sa i përket rezultatit të paramenduar dhe të zbatueshme në mënyrë të

drejtpërdrejtë vetëm në rrethana të caktuara. Qëllimi kryesor i direktivave është

harmonizimi i ligjit dhe jo unifikimi i tij, i cili është qëllimi parësor i rregullave. Ato

synojnë sheshimin e kontradiktave dhe konflikteve midis ligjeve dhe rregullave kombëtare

të shteteve anëtare. Kjo formë legjislative, në dallim nga rregullat, lejon një ndërhyrje më

të butë në strukturat ekonomike dhe ligjore të shteteve anëtare, pasi është detyruese për sa

i përket objektivit që duhet të arrihet, por ia lë në dorë autoriteteve të shteteve anëtare

mënyrën se si ky objektiv do të përfshihet në sistemet e tyre ligjore, duke u dhënë atyre

mundësinë që të marrin parasysh edhe rrethana të caktuara lokale gjatë këtij procesi. Direktivat nuk zënë vendin e ligjeve të shteteve anëtare, por i detyrojnë ato të

përshtasin ligjet e tyre në përputhje me dispozitat e BE-së, duke rezultuar, në këtë mënyrë,

në një proces ligjbërës me dy faza. Në fazën fillestare, në nivel europian, direktiva paraqet

qëllimin që duhet të arrihet nga shtetet anëtare, të cilave u adresohet dhe në fazën e dytë,

në nivel kombëtar, qëllimi i vendosur nga direktiva përkthehet në dispozita ligjore ose

administrative në shtetet anëtare.

Pra, në ndryshim nga rregullat, zbatueshmëria e direktivave nuk është e

drejtpërdrejtë dhe pasi adoptohet në perputhje me Traktatet Themeluese nga Institucionet

e BE-së, dispozita transpozohet në ligjin e brendshëm të Shteteve Anëtare. Transpozimi

duhet të përfundojë brenda një afati të caktuar, zakonisht brenda dy vjetësh nga adoptimi i

direktivës dhe nëse kjo nuk arrihet, Komisioni mund të fillojë procedura penalizuese ndaj

Shtetit, që ka kryer shkeljen. Transpozimi i vonuar i direktivave nga Shtetet Anëtare nuk i lejon qytetarët apo

bizneset të përfitojnë nga benefitet e ligjit të BE-së, ndaj përbën një problem të

vazhdueshëm, i cili monitorohet me seriozitet të lartë nga Komisioni.309

Për shembull310, monitorimi i transpozimit të ligjit të tregut të përbashkët, nga njëra

anë shërben si pasqyrë e ecurisë dhe performancës së shteteve anëtare në procesin e

zbatimit të ligjit, duke bërë të qartë defiçitin e transpozimit dhe defiçitin e pajtimit dhe nga

ana tjetër i inkurajon Shtetet Anëtare për përmirësimin e performancës dhe thekson

përpjekjet e tyre për implementimin efektiv të ligjit. Defiçiti i transpozimit është diferenca

midis numrit të direktivave mbi tregun e përbashkët, të adaptuara në nivel europian dhe

numrit të direktivave të transpozuara në ligjet e Shteteve Anëtare, kurse defiçiti i pajtimit

tregon numrin e direktivave të transpozuara në mënyrë të gabuar. Bashkimi Europian ka

vendosur si qëllim që defiçiti i transpozimit të mos kalojë 1%. Gjatë përllogaritjes së defiçitit të transpozimit merren parasysh direktivat për

transpozimin e të cilave nuk janë komunikuar masa, direktiva, që konsiderohen nga

Komisioni si pjesërisht të transpozuara dhe direktiva që konsiderohen të transpozuara nga

Komisioni, por për të cilat ai ka ndërmarrë hapa proceduriale për shkelje dhe Shteti Anëtar

nuk ka komunikuar masa të reja transpozimi. Raporti i transpozimit të direktivave të BE-

së mbi tregun e përbashkët, i publikuar nga Komisioni Europian, në korrik 2014, tregoi se

ky defiçit ishte rritur nga 0,5% në 0,7% dhe 5 Shtete Anëtare nuk kishin mundur të arrinin

qëllimin e defiçitit jo më të lartë se 1%, kurse 14 Shtete Anëtare kishin mundur të kishin

309 Faqe interneti: www.eur-lex.europa.eu. 310 Po aty.

Page 86: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

74

defiçit jo më të lartë se 0,5%, çka ishte dhe propozimi i Komisionit në prill 2011, duke

treguar se 0,5% është një target, që me përpjekje pak më të mëdha, mund të arrihet nga

shumica e Shteteve Anëtare.311 Vendimet janë mjeti nëpërmjet të cilit Institucionet Europiane urdhërojnë marrjen

e masave në raste individuale. Një vendim është detyrues në tërësi dhe ashtu si edhe

rregulli, nuk mund të zbatohet në mënyrë të pjesshme ose selektive. Vendimet janë akte

legjislative kur adoptohen nëpërmjet procedurës së zakonshme legjislative nga Parlamenti

Europian dhe Këshilli ose nëpërmjet procedurës së veçantë legjislative nga Këshilli me

pjesëmarrjen e Parlamentit Europian apo nga Parlamenti Europian me pjesëmarrjen e

Këshillit. Në të gjithë rastet e tjera janë akte jo-legjislative dhe në këtë trajtë, ato mund të

marrin edhe formën e akteve të deleguara ose implementuese. Prej hyrjes në fuqi të

Traktatit të Lisbonës, vendimet jo domosdoshmërisht duhet të kenë adresim specifik. Vendimi që specifikon se kujt i adresohet, duhet t’i komunikohet palës së interesuar

nëpërmjet një letre të regjistruar dhe mund të publikohet edhe në Fletoren Zyrtare të BE-

së. Këto vendime, kur i adresohen një apo disa personave specifikë, kanë efekt të

drejtpërdrejtë dhe kur i adresohen një apo disa Shteteve Anëtare, në varësi të natyrës së

tyre, mund të kenë efekt të drejtpërdrejtë dhe Gjykata Europiane e Drejtësisë, në këto raste,

njeh vetëm efektin e drejtpërdrejtë vertikal. Vendimet, pa një adresim specifik, janë akte

legjislative kur adoptohen nëpërmjet procedurave legjislative dhe akte jo - legjislative kur

nuk adoptohen nëpërmjet këtyre procedurave, por sidoqoftë, në të dyja rastet, ato duhet të

publikohen në Fletoren Zyrtare të BE-së dhe hyjnë në fuqi në datën e specifikuar prej tyre,

ose nëse një datë e tillë nuk specifikohet, hyjnë në fuqi ditën e 20-të pas publikimit.312

Rekomandimet dhe opinionet nuk janë detyruese dhe nuk vendosin detyrime ligjore

ndaj të adresuarve, por u mundësojnë institucioneve të BE-së t’u shprehin mendimin e tyre

Shteteve Anëtare dhe në disa raste, edhe individëve të caktuar. Rëndësia e tyre është më

tepër politike dhe morale. Rekomandimet janë sugjerime të institucioneve europiane për

një drejtim të caktuar veprimi dhe nuk janë detyruese ndaj atyre të cilëve u adresohen.

Opinioni është, gjithashtu, një instrument jo detyrues, që i lejon intitucionet europiane të

shfaqin pikëpamjet e tyre ekonomike dhe sociale.

Konventat dhe marrëveshjet, në ndryshim nga aktet e mësipërme unilaterale, nuk

janë produkt i vullnetit të një institucioni apo i një procedure legjislative, por i një

konsensusi midis institucioneve europiane me njëra - tjetrën ose me një palë tjetër dhe

njihen respektivisht si marrëveshje ndërinstitucionale dhe marrëveshje ndërkombëtare.

Marrëveshjet ndërinstitucionale janë ato që lidhen ndërmjet institucioneve të BE-së dhe

ekzistenca e tyre njihet edhe nga Traktati i Funksionimit të BE-së, në Nenin 295313 të të

cilit, thuhet: “Parlamenti Europian, Këshilli dhe Komisioni do të konsultohen me njëri –

tjetrin dhe me marrëveshje të përbashkët do të rregullojnë bashkëpunimin e tyre. Për këtë

qëllim, ata munden në përputhje me Traktatet, të lidhin marrëveshje ndërinstitucionale, të

cilat mund të jenë me natyrë detyruese”314.

311 Faqe interneti aksesuar gjatë vitit 2017: www.integrimi.gov.al 312 www.eur-lex.europa.eu. 313 www.integrimi.gov.al 314 www.eur-lex.europa.eu/legal-content/EN; Traktati i Funksionimit të BE, Neni 295.

Page 87: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

75

Natyra detyruese, në këtë rast, varet nga dëshira e autorëve të aktit. Marrëveshjet

ndërinstitucionale mund të marrin, gjithashtu, formën e kodeve të sjelljes, deklaratave apo

udhërrëfyesve. Marrëveshjet ndërkombëtare të BE-së janë marrëveshje të nënshkruara midis BE-

së dhe një apo më shumë shteteve jashtë BE-së apo organizatave ndërkombëtare dhe

saktësisht rastet kur BE-ja është e autorizuar të lidhë marrëveshje të tilla listohen në Nenin

216 të Traktatit të BE-së, në të cilin thuhet se: “Bashkimi mund të lidhë një marrëveshje

me një apo më tepër shtete të treta ose organizata ndërkombëtare aty ku parashikohet nga

Traktatet ose ku lidhja e një marrëveshjeje është e nevojshme për të arritur, brenda kornizës

së politikave të Bashkimit, njërën nga objektivat referuar në Traktate, ose është vendosur

në një akt detyrues të Bashkimit ose mund të ndryshojë rregullat e përbashkëta dhe të

alterojë qëllimin e tyre”315.

Këto marrëveshje janë detyruese mbi institucionet e BE-së dhe Shtetet Anëtare dhe

bëhen pjesë e rendit ligjor europian ditën që ato hyjnë në fuqi ose në ditën që ato vetë

specifikojnë. Neni 218 i Traktatit për Funksionimin e BE-së qartëson detajet e procedurës

së negocimit dhe lidhjes së marrëveshjeve ndërkombëtare, të cilat kanë një vlerë më të

madhe se aktet unilaterale. Disa nga format kryesore të tyre janë316: - Marrëveshje asociacioni, të cilat përfshijnë bashkëpunim ekonomik dhe asistencë

financiare nga BE-ja për vendin/vendet e përfshirë/a në marrëveshje dhe ndahen në tre

tipe:

• Marrëveshje që ruajnë lidhjet e veçanta midis vendeve të caktuara anëtare dhe vendeve

jo - anëtare, të cilat u krijuan për shkak të lidhjeve të veçanta ekonomike që Franca,

Belgjika, Danimarka, Italia, Hollanda dhe Mbretëria e Bashkuar kishin me shtete dhe

territore jashtë Europës, për shkak të së kaluarës së tyre koloniale. Ndër këto

marrëveshje, më e rëndësishmja është ajo midis BE-së dhe 70 shteteve në Afrikë,

Karaibe dhe Paqësor;

• Marrëveshjet për përgatitjen e hyrjes në BE ose për vendosjen e një bashkimi të

doganave, të cilat shërbejnë si një fazë paraprake për përgatitjen e shteteve të reja drejt

hyrjes në BE;

• Marrëveshja mbi Zonën Ekonomike Europiane (EEA), e cila u kërkon Shteteve

Anëtare të Shoqatës Europiane të Tregtisë së Lirë (Norvegji, Islandë, Lihtenshtejn) të

inkorporojnë rreth 2/3 e legjislacionit të BE-së, duke vendosur bazat e një hyrjeje në

BE të këtyre shteteve. Në bazë të acquis, në këtë zonë, lejohet lëvizja e lirë e mallrave,

personave, shërbimeve, kapitalit etj.

- Marrëveshje bashkëpunimi, të cilat kanë për qëllim vetëm marrëdhënie ekonomike si

psh. marrëveshja me Algjerinë, Marokun, Tunizinë, Egjiptin, Izraelin etj.317

- Marrëveshje tregtare midis BE-së dhe shteteve të ndryshme apo organizatave tregtare

ndërkombëtare janë psh. marrëveshja e themelimit të Organizatës Botërore të Tregtisë

dhe marrëveshja shumëpalëshe që rrjedh prej saj, marrëveshja e përgjithshme mbi

tregtimin e shërbimeve, marrëveshja mbi aspektet e lidhura me tregtimin e të drejtave

të pronësisë intelektuale etj.

315 www.eur-lex.europa.eu/legal-content/EN; Traktati i Funksionimit të BE, Neni 216. 316 Traktati i Funksionimit të BE, po aty. 317 Faqe interneti aksesuar gjatë vitit 2017: http://integrimi.gov.al

Page 88: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

76

2.2 Parimet kryesore të Legjislacionit Komunitar. Konflikti i ligjeve. Gjykatës Europiane të Drejtësisë dhe gjykatave më të larta të

shteteve anëtare u është dashur të zhvillojnë parime për zgjidhjen e konflikteve midis

ligjeve të sistemeve të ndryshme. Sipas Gjykatës Europiane, nëse ligji i BE-së bie ndesh

me një direktivë të ligjit të një shteti anëtar, atëherë ligji i BE-së ka përparësi dhe kjo njihet

si doktrina e supremacisë së ligjit të BE-së. Megjithëse shtetet anëtare e pranojnë këtë fakt

në parim, shumica e tyre nuk pranojnë që Gjykata Europiane e Drejtësisë duhet të thotë

fjalën e fundit, për sa u përket çështjeve themelore kushtetuese që kanë ndikim në

demokraci dhe të drejtat e njeriut dhe në parim, rezervojnë të drejtën e rishikimit të

kushtetueshmërisë së ligjit europian nën ligjet e tyre kombëtare. Në varësi të traditës së

tyre kushtetuese, shtete të ndryshme kanë zhvilluar zgjidhje të ndryshme për problemin e

mospërputhshmërisë së ligjit kombëtar me atë europian. Efekti i Drejtpërdrejtë. Ligji i BE-së i jep individit të drejta, të cilat gjykatat e

shteteve anëtare janë të detyruara t’i njohin dhe parimi i “efektit të drejtpërdrejtë” i jep

individit të drejtën që të mbështetet në një dispozitë europiane para një gjykate kombëtare

ose europiane, duke siguruar kështu aplikimin dhe efektivitetin e ligjit europian në vendet

e BE-së. Doktrina e efektit të drejtpërdrejtë u artikulua nga Gjykata Europiane e Drejtësisë

për herë të parë në rastin e “Van Gend en Loos v. Nederlandse Administratie der

Belastingen”318, më 5 Shkurt 1963, ku u vendos që një qytetar është në gjendje të kërkojë

nga shteti një të drejtë të dhënë nga Komuniteti Europian, pasi ligji i BE-së nuk cakton

vetëm detyrime për Shtetet Anëtare, por edhe të drejta për qytetarët e tyre.319 Çështja nëse

ai mund ta bëjë këtë ndaj një qytetari tjetër nuk u adresua. Gjykata e Drejtësisë përcaktoi

edhe kriteret për vendosjen e efektit të drejtpërdrejtë, të cilave shpesh u referohet si

“kriteret Van Gend” dhe sipas tyre, dispozita e nenit duhet të jetë e qartë, të jetë detyrim

negativ në vend të atij pozitiv, të jetë e pakushtëzuar, të mos përmbajë rezerva nga ana e

shtetit anëtar dhe të jetë e pavarur nga ndonjë masë kombëtare implementuese. E drejta në

fjalë mund t’u imponohet gjykatave kombëtare, vetëm nëse këto kritere përmbushen. Efekti

direkt i ligjit europian, së bashku me parimin e preçedentit, është një parim thelbësor në

ligjin Europian320.

Në çështjen “Defrenne v. SABENA”, Gjykata Europiane e Drejtësisë, vendosi që

në varësi të personit ose entitetit ndaj të cilit imponohet e drejta, efekti i drejtpërdrejtë

ndahet në dy lloje: efekti i drejtpërdrejtë vertikal dhe ai horizontal.321 Efekti i drejtpërdrejtë vertikal lidhet me marrëdhënien midis individëve dhe shtetit,

në mënyrë specifike me detyrimin e shtetit për të siguruar respektimin dhe përputhshmërinë

e ligjit kombëtar me ligjin e BE-së, duke u mundësuar kështu qytetarëve që të

mbështeteshin në këtë ligj në çështjet kundër shtetit apo trupave publike. Efekti i

drejtpërdrejtë horizontal lidhet me marrëdhënien midis individëve (përfshirë kompanitë

dhe subjektet juridike), duke u mundësuar qytetarëve të mbështeten në ligj në rast të

veprimeve kundër njëri - tjetrit. Gjykata e Drejtësisë, në varësi të aktit për të cilin bëhet

318 Çështja Van Gend en Loos v. Nederlandse Administratie der Belastingen, 5 Shkurt 1963. 319 https://ejls.eui.eu/wp-content/uploads/sites/32/pdfs/ Autumn_Winter2013_2014/Full_Autumn_Winter2013_2014.pdf 320 www.eur-lex.europa.eu/legal-content/EN 321 Faqe interneti aksesuar gjatë vitit 2017: www.integrimi.gov.al

Page 89: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

77

fjalë, pranon efektin e drejtpërdrejtë të plotë, i cili përfshin si atë vertikal, edhe atë

horizontal, ose të pjesshëm, i cili është i kufizuar vetëm në efektin e drejtpërdrejtë vertikal.

Efekti i drejtpërdrejtë është i aplikueshëm nëse dispozita e caktuar përmbush kriteret “Van

Gend”. Çështja Van Gend en Loos u bazua në një nen traktati, ndaj efekti i drejtpërdrejtë

është i aplikueshëm në rastet e neneve të traktateve dhe mund të jetë efektiv në mënyrë

vertikale dhe horizontale. Rregullat janë gjithashtu subjekt i efektit të drejtpërdrejtë, pasi

Neni 288 i Traktatit të Funksionimit të BE-së322 thotë në mënyrë të qartë, që “një rregull

do të jetë i detyrueshëm në tërësi dhe i aplikueshëm në mënyrë të drejtpërdrejtë në të gjitha

Shtetet Anëtare”323. Gjykata e Drejtësisë njeh vetëm efekt të drejtpërdrejtë vertikal të

vendimeve, që do të thotë që një individ mund të mbështetet në një vendim vetëm kundër

shtetit të BE-së, të cilit ky vendim i adresohet dhe jo kundër një individi tjetër. Gjykata e

Drejtësisë, në gjykimin “Demirel”324 të 30 Shtatorit 1987, ka njohur gjithashtu efektin e

drejtpërdrejtë të disa marrëveshjeve ndërkombëtare, në përputhje me kriteret “Van

Gend”325. Për sa u përket opinioneve dhe rekomandimeve, Neni 288 i Traktatit mbi Funksionimin

e BE-së thotë në mënyrë të qartë që “rekomandimet dhe opinionet nuk do të kenë forcë

detyruese326”, ndaj ato nuk mund të kenë efekt të drejtpërdrejtë. Çështjet kryesore, në lidhje

me efektin e drejtpërdrejtë të direktivave, janë “Van Duyn v Home Office”, i cili përcaktoi

efektin e drejtpërdrejtë vertikal të direktivave dhe “Marshall v Autoritetit Shëndetësor të

Southampton”327, i cili përcaktoi që direktivat nuk kanë efekt të drejtpërdrejtë horizontal328.

Gjykata e Drejtësisë, në çështjen Van Duyn, vendosi që një direktivë ka efekt të

drejtpërdrejtë nëse një Shtet Anëtar nuk ka bërë transpozimin e saj brenda afatit dhe kur

dispozitat e saj janë të qarta, të sakta dhe të pakushtëzuara. Arsyetimi i këtij vendimi ishte

se nëse të drejtat që akordon një direktivë nuk janë të detyrueshme, atëherë ligji i BE-së do

të humbiste efektivitetin e tij, pasi gjykatat e shteteve mund t’i injoronin direktivat.

Efekti i drejtpërdrejtë horizontal i direktivave është një çështje e vazhdueshme

diskutimi për ligjvënësit në komunitetin europian dhe shumë prej tyre mbështesin

vendosjen e efektit horizontal, megjithatë, deri tani, direktivat nuk mund të kenë efekt

horizontal, pasi kjo konsiderohet të bjerë në kundërshtim me principet e barazisë, ndaj ato

kanë vetëm efekt të drejtpërdrejtë vertikal. Parimi i ndikimit të drejtpërdrejtë do të kishte

pasur pak efektivitet nëse e drejta e Komunitetit nuk do të kishte përparësi mbi ligjin

kombëtar. Në rastin e kundërt, vendet anëtare thjesht do të injoronin rregullat e BE-së, kur

ato ishin në konflikt me rregullat kombëtare.329

Është ky një tregues tjetër, që vërteton më së miri lidhjen e pazgjidhshme që këto

parime kanë me njëri – tjetrin. Ligji Suplementar. Si të gjithë sistemet ligjore, edhe ai europian ka hapësira, të cilat

duhet të plotësohen nga ligji i pashkruar, burimet e të cilit përbëjnë legjislacionin

322 Faqe interneti aksesuar gjatë vitit 2017: www.integrimi.gov.al 323 www.eur-lex.europa.eu/legal-content/EN. 324 Çështja 12/86, Meryem Demirel v Stadt Schwabisch Gmund, 30 Shtator 1987. 325 www.eur-lex.europa.eu/legal-content/EN 326 Po aty. 327 Çështja 152/84 “Marshall v Southampton and South-West Hampshire Health Authority”, 1986. 328 https://en.wikipedia.org/wiki/Direct_effect_of_European_Union_law 329 Desmond Dinan, “Institucionet e Bashkimit Europian”, Përkthyer nga Julia Çela, Shtëpia botuese “AIIS”, Tiranë, ISBN: 978-99956-736-4-2, f. 145 - 146.

Page 90: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

78

suplementar dhe përfshijnë parimet e përgjithshme të së drejtës dhe të drejtën

ndërkombëtarë publike. Ato përdoren nga Gjykata e Drejtësisë në rastet kur ligji parësor

dhe dytësor nuk arrin t’u japë zgjidhje çështjeve të caktuara. Burimet e pashkruara të ligjit janë (1) parimet e përgjithshme të së drejtës, të cilat

reflektojnë konceptet elementare të ligjit dhe drejtësisë, të cilat duhet të respektohen nga

çdo sistem ligjor; (2) përvoja ligjore, e cila nënkupton praktikat e ndjekura dhe pranuara,

mbi të cilat modifikohet legjislacioni primar dhe ai sekondar; (3) marrëveshjet midis

shteteve anëtare, si psh. Konventa e Njohjes Reciproke të Kompanive dhe Personave

Juridikë (1968), Konventa e Eliminimit të Taksimit të Dyfishtë në lidhje me rregullimin e

transferimeve të përfitimeve të sipërmarrjeve të asociuara (1990), Konventa mbi ligjin e

obligimeve kontraktuale (1980). Parimet e përgjithshme të ligjit të Bashkimit Europian e

kanë prejardhjen nga parimet ligjore të vendeve anëtare ose nga parimet e përgjithshme të

ligjit ndërkombëtar ose ligjit të BE-së dhe aplikohen nga Gjykata Europiane e Drejtësisë

dhe gjykatat kombëtare të vendeve anëtare, në vendosjen e ligjshmërisë së masave

legjislative dhe administrative brenda Unionit.330

Gjykata Europiane e Drejtësisë, ndër të tjera, ka përcaktuar si parime të

përgjithshme të ligjit të BE-së, të drejtat themelore të njeriut, proporcionalitetin, sigurinë

ligjore, barazinë para ligjit dhe parimin e subsidiaritetit. Të drejtat themelore të njeriut. Të drejtat themelore të njeriut të pranuara nga

Gjykata e Drejtësisë, në fund të viteve ’60, sot konsiderohen si një pjesë integrale e

parimeve të përgjithshme të ligjit të BE-së, ndaj Gjykata Europiane e Drejtësisë nuk mund

të marrë masa që nuk janë në përputhje me të drejtat themelore që njihen dhe mbrohen nga

kushtetutat e vendeve anëtare. Këto të drejta, gradualisht, po kthehen në elemente të

legjislacionit primar dhe përbëjnë një kategori specifike rregullash, të cilat formojnë një

pjesë të legjislacionit parësor dhe një pjesë të legjislacionit suplementar, në varësi të

burimit të tyre. Në vitin 1999, Këshilli Europian ngriti një grup pune, i cili kishte për qëllim,

hartimin e një drafti të Kartës Europiane të të Drejtave Themelore të Njeriut, e cila do të

formonte bazën konstitucionale të Bashkimit Europian dhe do të aplikohej në BE dhe

institucionet e tij. Kjo Kartë përmban një listë të të drejtave themelore të njeriut, të marra

nga Konventa Europiane e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut, nga Deklarata e të

Drejtave Themelore331 dhe nga Traktatet e BE-së. Grupi i punës që përgatiti kartën vendosi

të vetëquhej “kuvend” dhe përbëhej nga përfaqësues të qeverive dhe parlamenteve të

shteteve anëtare, Parlamenti dhe Komisioni Europian dhe vëzhgues nga Gjykata Europiane

e Drejtësisë dhe Këshilli i Europës. 332 Karta Europiane e të Drejtave Themelore të Njeriut u përgatit në periudhën dhjetor

1999 – tetor 2000 dhe u shpall më 7 Dhjetor 2000, në mbledhjen e Këshillit Europian, që

u mbajt në Nicë. Ajo u botua në seksionin “C” të Fletores Zyrtare, por mori fuqi detyruese

vetëm më 1 Dhjetor 2009, me hyrjen në fuqi të Traktatit të Lisbonës333, duke i dhënë Kartës

të njëjtën vlerë ligjore si edhe Traktatet e Bashkimit Europian.

330 http://www.mei-ks.net/docs/ABC-ja_e_te_Drejtes_se_Bashkimit_Evropian.pdf 331 Hartuar nga Parlamenti Europian në vitin 1989. 332 http://www.mei-ks.net/docs/ABC-ja_e_te_Drejtes_se_Bashkimit_Evropian.pdf 333 Faqe interneti: www.integrimi.gov.al

Page 91: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

79

Karta përmban të drejta dhe liri në gjashtë kapituj: dinjiteti, liritë, barazia,

solidariteti, të drejtat qytetare dhe drejtësia. Në parathënien e saj, thuhet “Unioni

kontribuon në ruajtjen dhe zhvillimin e këtyre vlerave të përbashkëta, duke respektuar, në

të njëjtën kohë, diversitetin kulturor dhe traditat e popujve të Europës, si dhe identitetet

kombëtare të Shteteve Anëtare dhe organizimin e autoriteteve të tyre publike në nivel

kombëtar, rajonal dhe lokal”334. Duke i bërë të drejtat themelore më të dukshme dhe më të qarta për qytetarët, Karta

Europiane e të Drejtave Themelore të Njeriut fuqizon mbrojtjen e këtyre të drejtave. Ajo

është një kodifikim shumë modern dhe përmban edhe të drejta themelore të “gjeneratës së

tretë”, siç janë mbrojtja e të dhënave, garancitë dhe administrimi transparent. Karta përmban gjithsej 54 nene, të ndarë në shtatë kapituj. Kapitulli I – Dinjiteti; përmban 5 nene (Neni 1-5), garanton të drejtën e jetës dhe

ndalon dënimin me vdekje, praktikat eugjenike, klonimin e qenieve njerëzore, torturën,

dënimet poshtëruese, skllavërinë, punën e detyruar dhe trafikimin e qenieve njerëzore. Kapitulli II – Liritë; përmban 14 nene (Neni 6 – 19) dhe mbulon të drejtën e personit

për liri dhe siguri, respektin për jetën private dhe familjare, mbrojtjen e të dhënave

personale, të drejtën për t’u martuar dhe për të krijuar familje, lirinë e mendimit,

ndërgjegjes dhe fesë, lirinë e shprehjes, lirinë e formimit dhe pjesëmarrjes në organizata

dhe unione të ndryshme politike, ekonomike, civile, lirinë për art dhe shkencë, të drejtën

për shkollim, lirinë për zgjedhje të profesionit dhe të drejtën për të punuar, lirinë për

udhëheqje biznesi, të drejtën e pronës, mbrojtjen e pronës intelektuale, të drejtën e azilit,

mbrojtjen në rast përzënieje nga një vend, ekspulsi apo ekstradimi.335 Kapitulli III – Barazia; përmban 7 nene (Neni 20 - 26) dhe garanton barazinë

përpara ligjit, respektimin e diversitetit kulturor, fetar dhe gjuhësor, barazinë mes

meshkujve dhe femrave në punësim, punë dhe pagesë, ndalon çdo lloj diskriminimi me

bazë gjinie, race, ngjyre, origjine etnike apo sociale, karakteristikash gjenetike, gjuhe, feje

apo besimi, garanton të drejtat e fëmijëve, njeh dhe respekton të drejtat e të moshuarve dhe

integrimin e personave me paaftësi për punë.336

Kapitulli IV – Solidariteti; përmban 20 nene (Neni 27 – 38) dhe garanton të drejtën

e punëtorëve për t’u informuar dhe konsultuar brenda ndërmarrjeve, të drejtën e punëtorëve

dhe punëdhënësve apo organizatave të tyre respektive për të ndërmarrë marrëveshje ose

veprime kolektive, mbrojtjen e punonjësve nga pushimi i pajustifikuar nga puna, të drejtën

e tyre për të punuar në kushte të mira dhe me orare të caktuara, ndalon punësimin e

fëmijëve, garanton mbrojtje ligjore, ekonomike dhe sociale të familjes, garanton sigurime

shoqërore dhe ndihmë sociale në rast shtatzanie, sëmundjeje, aksidentesh apo humbjeje të

punës. Ky nen garanton gjithashtu kujdesin shëndetësor preventiv për çdo qytetar dhe të

drejtën për të përfituar nga sistemi shëndetësor, në përputhje me rregullat dhe praktikat e

vendit përkatës, mbrojtjen ambientale dhe mbrojtjen e konsumatorit.337

Kapitulli V – të drejtat e qytetarit; përmban 8 nene (Neni 39 – 46)338 dhe garanton

të drejtën e qytetarëve për të votuar dhe për t’u kandiduar për zgjedhjet e Parlamentit

334 Faqe interneti: www.europarl.europa.eu 335 https://www.crca.al/sites/default/files/publications/Traktati%20i%20Lisbones%20(2007).pdf 336 Po aty. 337 https://www.crca.al/sites/default/files/publications/Traktati%20i%20Lisbones%20(2007).pdf 338 Karta Europiane e të Drejtave Themelore të Njeriut, Kapitulli V, variant i botuar në shqip nga Ministria e Integrimit Europian.

Page 92: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

80

Europian, për zgjedhjet bashkiake, të drejtën e çdo qytetari për administrim të mirë, të

drejtën e aksesit në dokumenta, të drejtën e çdo qytetari për t’iu drejtuar Avokatit të Popullit

në rastet e keqadministrimit nga institucionet e Komunitetit, me përjashtim të Gjykatës së

Lartë të Drejtësisë dhe Gjykatës së Shkallës së Parë, të drejtën e peticionit, lirinë e lëvizjes

dhe qëndrimit brenda territorit të shteteve anëtare, të drejtën e mbrojtjes diplomatike dhe

konsullore. Kapitulli VI – Drejtësia; përmban 4 nene (Neni 47 – 50) dhe garanton të drejtën e

qytetarit për gjykim të drejtë, prezumimin e pafajësisë deri në momentin e vendosjes së

fajësisë, të drejtën për t’u mbrojtur, parimin e proporcionalitetit në dhënien e dënimit, të

drejtën për të mos u gjykuar dhe për të mos u dënuar dy herë për të njëjtin krim. Kapitulli VII – dispozita të përgjithshme; përmban 4 nene (Neni 51 – 54) dhe ka të

bëjë me interpretimin dhe aplikimin e Kartës.

Proporcionaliteti. Proporcionaliteti është pranuar si një nga parimet e përgjithshme

të ligjit të BE-së, që në vitet 1950 dhe sipas tij, ligjshmëria e një veprimi varet nga fakti

nëse ai është i përshtatshëm dhe i nevojshëm për arritjen e objektivave në mënyrë ligjore.

Në lidhje me këtë parim, në Nenin 5 të Traktatit EC thuhet se: “... sipas parimit të

proporcionalitetit, përmbajtja dhe forma e veprimeve të Komunitetit nuk do të shkojnë

përtej asaj që është e nevojshme për arritjen e objektivave të Traktateve”339. Ne të gjithë jemi të familjarizuar me kuptimin dhe rëndësinë, që ky parim shfaq në

mbrojtjen e të drejtave të gjithësecilit. Parimi i proporcionalitetit, për shembull, është

transpozuar në shumicën e ligjeve sektoriale të shërbimit postar të vendeve anëtare

(gjysmës së vendeve anëtare), por për shkak të rëndësisë madhore dhe lidhjes së

qenësishme të tij në të gjitha fushat e së drejtës, ai përbën një parim, që gjen zbatim edhe

në ata sektorë në të cilët ligji nuk gjen një transpozim të drejtëpërdrejtë, por është derivat i

jetësimit të këtij parimi të së drejtës në tërësi.340 Studiues të fushës e kanë konsideruar

parimin e proporcionalitetit si shumë të rëndësishëm për trupin e BE-së, duke theksuar

idenë se Bashkimi nuk mund të veprojë dhe të bëjë rregullime të panevojshme.341 Siguria ligjore. Koncepti i sigurisë ligjore, pranuar nga Gjykata e Drejtësisë, si një

nga parimet e përgjithshme të ligjit të BE-së, që në vitet 1960, është një parim i

përgjithshëm i ligjit ndërkombëtar dhe atij publik. Në ligjin e BE-së, ai nënkupton që ligji

duhet të jetë i sigurt, i qartë dhe i saktë dhe nënkuptimi i tij ligjor duhet të jetë i

parashikueshëm, sidomos kur aplikohet ndaj detyrimeve financiare. Në ligjin europian,

parimi i sigurisë ligjore ndalon ligjet ex post facto, çka do të thotë që ligjet nuk mund të

kenë fuqi prapavepruese. Një tjetër element qëndror në parimin e sigurisë ligjore është edhe doktrina e

pritshmërisë së ligjshme, sipas së cilës “ata që veprojnë në mirëbesim bazuar në ligj, siç

është ose siç duket, nuk duhet të pengohen në pritshmëritë e tyre”. Kjo doktrinë, e zhvilluar

për herë të parë në ligjin anglez, bazohet në parimet e drejtësisë natyrale dhe paanësisë dhe

ka për qëllim parandalimin e abuzimit të pushtetit nga ana e autoriteteve.

339 www.eur-lex.europa.eu/legal-content/EN 340 Raport mbi aplikimin e rregulloreve në lidhje me parimet e transparencës, mosdiskriminimit dhe proporcionalitetit sipas Direktivës mbi shërbimet postare (ERGP PL (18) 27); publikuar nga Komisioni Europian, Qershor 2018, f. 4. 341 Po aty, f. 12; Shih edhe: Craig and de Búrca, “EU Law”, Oxford, Botimi i gjashtë, 2015, f. 172.

Page 93: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

81

Barazia para ligjit. Barazia para ligjit është parimi sipas të cilit të gjithë njerëzit

janë subjekt i të njëjtave ligje të drejtësisë.

Subsidiariteti. Subsidiariteti është një parim i vendosur në Traktatin e Maastrihtit

në vitin 1992 dhe në bazë të tij, BE-ja mund të veprojë vetëm në rastet kur ka kompetenca

ekskluzive dhe në rastet kur veprimi i shteteve individuale është i pamjaftueshëm. Kjo

shprehet qartësisht në Nenin 5 të Traktatit të BE-së342, i cili shprehet se: “Sipas parimit të

subsidiaritetit, për fushat që nuk bien në kompetencën ekskluzive të tij, Bashkimi vepron

vetëm nëse dhe për aq sa objektivat e veprimit të propozuar nuk mund të arrihen

mjaftueshëm nga Shtetet Anëtare në nivel qëndror ose në nivel rajonal dhe vendor, por

mund të arrihen më mirë në nivel Bashkimi duke pasur parasysh shkallën apo efektet e

veprimit të propozuar. Institucionet e Bashkimit e zbatojnë parimin e subsidiaritetit, siç

parashikohet në Protokollin për zbatimin e parimeve të subsidiaritetit dhe

proporcionalitetit. Parlamentet Kombëtare garantojnë respektimin e parimit të

subsidiaritetit, në përputhje me procedurën e parashikuar në atë Protokoll.”343 Ligji ndërkombëtar. Ligji ndërkombëtar përbëhet nga rregulla detyruese në

marrëdhëniet midis shteteve dhe kombeve, përkufizon detyrimet e tyre ligjore në

marrëdhëniet me njëri – tjetrin dhe zhvillimi i tij është një ndër qëllimet kryesore të

Kombeve të Bashkuara16. Gjykata Europiane e Drejtësisë konsideron të drejtë që BE-ja t’u bindet rregullave

të së drejtës ndërkombëtare dhe merret parasysh prej saj edhe në vendosjen e parimeve të

përgjithshme të ligjit të BE-së, siç janë parimi i detyrimit të mirëbesimit, parimi i

territorialitetit, parimi se paktet duhet të respektohen dhe marrëveshjet janë detyruese për

të gjitha palët dhe parime të tjera, por gjithashtu ka përjashtuar disa parime të së drejtës

ndërkombëtare, të cilat i konsideron të papajtueshme me strukturën e BE-së, siç është

parimi i reciprocitetit në përmbushjen e detyrimeve shtetërore.

Përvoja ligjore e Gjykatës së Drejtësisë përbëhet nga bashkësia e vendimeve që

mund të citohen si preçedentë. “Në të vërtetë, disa nga piketat e vendimeve të gjykatës

kanë qenë vendimtare për të ndihmuar në arritjen e qëllimeve ekonomike dhe sociale të

BE-së. Për një hapësirë më të madhe, preçedenti gjyqësor është ngjitësi që e mban BE-në

të bashkuar. Ai ka një ndikim të thellë në fushat e mëposhtme: mbrojtjen e të drejtave të

individëve; përshkrimin e kompetencave (të jashtme dhe të brendshme); përmirësimin e

fuqisë së BE-së dhe institucioneve të saj; marrëdhëniet ndërinstitucionale; zhvillimin e

parimeve të ligjeve thelbësore të BE-së.”344

Rezolutat, Deklaratat, Programet e veprimit. Për formësimin e rendit ligjor të BE-

së institucionet europiane kanë në dispozicion edhe një sërë mjetesh të tjera veprimi, ndër

të cilat më kryesoret janë rezolutat, deklaratat dhe programet e veprimit.

Rezolutat paraqesin pikëpamje të përbashkëta në lidhje me procesin e integrimit

dhe detyra specifike brenda dhe jashtë BE-së dhe nxirren nga Këshilli dhe Parlamenti

Europian. Deklaratat mund të kenë lidhje me zhvillimin e mëtejshëm të BE-së ose në

kontekstin e procesit të vendimmarrjes së Këshillit, mund të paraqesin pikëpamjet e të

gjithë apo disa anëtarëve të Këshillit në lidhje me interpretimin e vendimeve të Këshillit.

342 Neni 5 i Traktatit të Bashkimit Europian (faqe zyrtare e MIE, viti 2017: https://integrimi.gov.al); Shih edhe: ERGP PL (18) 27, publikuar nga Komisioni Europian, Qershor 2018, f. 12 – 13. 343 Ministria e Integrimit Europian, Versioni i Konsoliduar i Traktateve të BE, Neni 5 (faqe zyrtare e MIE, viti 2017: https://integrimi.gov.al). 344 Desmond Dinan, vepër e cituar, f. 151.

Page 94: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

82

Të parat janë të ngjashme me rezolutat, kurse të dytat, deklaratat interpretuese, janë një

praktikë standarte në Këshill, të nevojshme për arritjen e kompromiseve.

Programet e veprimit hartohen nga Këshilli dhe Komisioni Europian me qëllimin e

vënies në praktikë të programeve legjislative dhe qëllimeve të përgjithshme të vendosura

nga traktatet.

2.3 Kuptimi dhe përbërja e Acquis. Acquis është një term shumë familjar për të gjithë studiuesit e BE-së dhe jo vetëm,

kuptimin e të cilit ne e kemi trajtuar më sipër. Në vijim të negociatave midis BE-së dhe

shteteve kandidate për zgjerimin e pestë të BE-së, Acquis ndahej në 31 kapituj, kurse me

qëllim lehtësimin e negociatave të mëvonshme me Kroacinë dhe shtetet e tjera, u bë një

riorganizim i kapitujve, duke ndarë në kapituj të veçantë kapitujt e vështirë dhe duke

bashkuar me njëri - tjetrin kapitujt më të lehtë. Ndërkohë, disa politika u lëvizën nga njëri

kapitull te tjetri, duke ndryshuar edhe emërtimin.

Sot, Acquis përmban 35 kapitujt e mëposhtëm345:

Lëvizja e lirë e mallrave – Pjesën më të madhe të këtij kapitulli e zë korniza e

harmonizuar rregullatore e legjislacionit europian, që duhet të transpozohet dhe masat e

ndryshme horizontale dhe proceduriale që duhet të ndërmerren në fushën e vlerësimit të

njëtrajtshmërisë, fushën e standardizimit, atë të akreditimit, mbikëqyrjes së tregut,

metrologjisë dhe fusha të tjera. Korniza rregullatore merret si me përqasjen e vjetër, në

bazë të së cilës qëndron vendosja e specifikimeve të sakta të produkteve, ashtu edhe me

përqasjen e re, në bazë të së cilës qëndron vendosja e kërkesave të përgjithshme të

produkteve.

Liria e lëvizjes për punëtorët – Ky kapitull siguron të drejtën e qytetarëve të një

Shteti Anëtar për të punuar në Shtetet e tjera Anëtare, duke patur të njëjtat kushte pune dhe

avantazhe sociale me punëtorët vendas, si dhe koordinon dispozitat e sigurimeve shoqërore

për personat e siguruar dhe anëtarët e familjes së tyre, që lëvizin nga një shtet në një shtet

tjetër anëtar.

E drejta për t’u vendosur dhe liria e sigurimit të shërbimeve – Ky kapitull siguron

të drejtën e nënshtetasve të BE-së për t’u vendosur në çdo shtet anëtar dhe sigurimin e

shërbimeve ndërkufitare; harmonizon njohjen e kualifikimeve dhe diplomave të

profesioneve të rregulluara ndërmjet shteteve anëtare.

Lëvizja e lirë e kapitalit – Ky kapitull merret me sigurimin e lëvizjes së lirë të

kapitalit brenda BE-së dhe midis shteteve anëtare dhe vendeve të treta, si dhe me rregullat

e pagesave ndërkufitare apo transfertave. I jepet rëndësi luftës kundër pastrimit të parave

dhe financimit të terrorizmit nëpërmjet një direktive, e cila u kërkon operatorëve

ekonomikë identifikimin e klientëve dhe raportimin e transaksioneve të caktuara, si dhe

luftës kundër krimit financiar nëpërmjet krijimit të bashkëpunimit efektiv midis

autoriteteve të ndryshme.

Prokurimi publik – Përveç rregullave specifike mbi dhënien e kontratave publike

për punime, shërbime dhe furnizime nga ana e entiteteve tradicionale kontraktuese dhe

sektorëve të veçantë, si dhe rregullave specifike mbi rishikimin e procedurave, kapitulli

përmban edhe parime të përgjithshme mbi transparencën, konkurrencën e lirë, trajtimin e

barabartë dhe jodiskriminimin.

345 www.eur-lex.europa.eu

Page 95: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

83

Ligji i kompanive – Kapitulli qartëson rregullat për formimin, regjistrimin, ndarjen,

bashkimin e kompanive dhe paraqitjen e llogarive vjetore, specifikon detyrimin e disa

ndërmarrjeve të interesit publik për aplikimin e Standardeve Ndërkombëtare të

Kontabilitetit dhe përmbledh rregullat për pavarësi dhe integritet profesional të auditeve

statutore. 346

Ligji i pronësisë intelektuale – përfshin rregullat e harmonizuara për mbrojtjen

ligjore të së drejtës së autorit dhe të drejtave të lidhura me të, të markave dhe dizajneve

industriale, si dhe dispozita specifike mbi produktet farmaceutike, shpikjet

bioteknologjike, produktet për mbrojtjen e bimëve, mbrojtjen e bazave të të dhënave,

transmetimet satelitore, ritransmetimet kabllore dhe topografitë gjysëmpërçuese.

Ligji i konkurrencës – përmban rregullat dhe procedurat që duhen ndjekur për të

luftuar sjelljet që bien ndesh me konkurrencën e ndershme nga ana e kompanive, si psh.

marrëveshjet ndaluese apo abuzimi i pozicioneve dominuese, për të parandaluar që qeveritë

të japin ndihma shtetërore që shtrembërojnë konkurrencën e ndershme në tregun e

brendshëm dhe për të shqyrtuar me kujdes bashkimet e ndërmarrjeve.347

Shërbimet financiare – Kapitulli trajton fushën bankare, atë të sigurimeve,

pensioneve suplementare, tregjeve të sigurisë dhe shërbimeve të investimeve; paraqet

rregullat e operimit, autorizimit dhe mbikëqyrjes së institucioneve financiare në këto fusha.

Mediat dhe shoqëritë e informacionit – Ky kapitull përmbledh rregulla specifike

mbi komunikimin elektronik me qëllim promovimin e konkurrencës, mbrojtjen e

interesave të konsumatorit, eleminimin e pengesave për një operim efektiv të tregut të

brendshëm në këtë sektor, si dhe rregulla mbi mediat audio - vizive dhe shërbimet e tjera

informuese. Kapitulli synon krijimin e një kornize rregullatore efektive, transparente dhe

të parashikueshme të transmetimeve publike dhe private, e cila përkon me standardet

europiane dhe qartëson nevojën e mediave audio - vizive për shtrirje legjislative me

Direktivën e Televizionit pa kufij, e cila krijon kushtet për lëvizjen e lirë të transmetimeve

televizive brenda Bashkimit Europian. 348

Zhvillimi i agrikulturës dhe ai rural – përfshin një gamë të gjerë rregullash

detyruese, zbatimi dhe kontrolli i duhur i të cilave, është thelbësor për funksionimin e

politikës së përbashkët për agrokulturën.

Siguria ushqimore dhe politikat veterinare dhe fitosanitare - Kapitulli merret me

rregullat e higjienës në prodhimin e ushqimeve, rregullat në fushën veterinare për mbrojtjen

e shëndetit të kafshëve dhe sigurinë e produkteve ushqimore me origjinë nga kafshët, si

dhe rregulla mbi mbrojtjen e materialeve bimore, cilësinë e farës, ushqimin e kafshëve etj.

Peshkimi – Ky kapitull përmban rregullat e politikës së përbashkët të peshkimit, e

cila përfshin politikat e tregut, inspektimin, kontrollin, menaxhimin e burimeve dhe flotës,

kontrollin e ndihmës së shtetit etj. Këto rregulla nuk kanë nevojë për transpozim në

legjislacionet e shteteve anëtare.349

Politikat e transportit – Ky kapitull mbulon sektorin e rrugëve automobilistike,

hekurudhave, rrugëve ujore, aviacionit, transportit të kombinuar dhe atij detar dhe synon

346 Faqe interneti aksesuar gjatë vitit 2017: https://integrimi.gov.al 347 www.eur-lex.europa.eu 348 VKM Nr. 246, datë 9 Maj 2018 “Për miratimin e Planit Kombëtar për Integrimin Europian 2018 – 2020”; Ministria e Drejtësisë, Qendra e Botimeve Zyrtare, Tiranë: www.qbz.gov.al. 349 www.eur-lex.europa.eu

Page 96: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

84

përmirësimin e tregut të brendshëm nëpërmjet promovimit të shërbimeve efikase dhe të

sigurta.350

Energjia – Kapitulli merret me rregullat dhe politikat mbi konkurrencën, ndihmën

shtetërore, hapjen e tregjeve të elektricitetit dhe gazit, promovimin e burimeve të energjisë,

efiçiencën energjetike, mbrojtjen nga rrezatimet, energjinë nukleare dhe sigurinë e saj etj.,

me qëllim përmirësimin e konkurrencës, mbrojtjen e ambientit dhe sigurinë e furnizimit

me energji.

Taksimi – Ky kapitull mbulon gjerësisht taksimin indirekt dhe disa aspekte të

taksimit direkt dhe nëpërmjet bashkëpunimit administrativ dhe ndihmës reciproke midis

Shteteve Anëtare, synon funksionimin normal të tregut të brendshëm dhe parandalimin e

shmangies së taksave dhe evazionin fiskal brenda Komunitetit. Për sa i përket taksimit

indirekt, formulohen parimet, përkufizimi dhe qëllimi i Tatimit mbi Vlerën e Shtuar

(TVSH) dhe akcizën mbi produktet e energjisë, duhanin dhe pijet alkoolike; ndërsa, për sa

i përket taksimit indirekt, sqarohen disa aspekte të taksave të korporatave dhe atyre mbi

kursimet e individëve. Shtetet anëtare kanë përgjegjësi për sigurimin e kapaciteteve

implementuese dhe detyruese.

Politika ekonomike dhe monetare – Rregullat që specifikohen në këtë kapitull

ndalojnë financimin e drejtpërdrejtë të sektorit publik nga bankat qëndrore dhe aksesin e

privilegjuar të sektorit publik në institucionet financiare dhe kërkojnë pavarësinë e bankave

qendrore të Shteteve Anëtare. Këto të fundit janë subjekt i Paktit të Stabilitetit dhe Rritjes

mbi mbikëqyrjen fiskale.351

Statistikat – Kapitulli mbulon klasifikimet, metodologjinë, procedurat e mbledhjes

së të dhënave në fusha të ndryshme, si statistikat demografike dhe sociale, statistikat e

transportit, biznesit, ambientit, agrikulturës, shkencës, teknologjisë, tregtisë së jashtme,

statistikat rajonale, ato makroekonomike etj. Pjesa më e madhe e acquis mbi statistikat

është në formë rregullash, ndaj transpozimi në legjislacionet e Shteteve Anëtare, nuk është

i nevojshëm. Kërkohet prezenca e një infrastrukture statistikore të bazuar në parimet e

sigurisë, paanësisë, konfidencialitetit të të dhënave, transparencës dhe përhapjes së

statistikave zyrtare.352

Politika sociale dhe punësimi – Kapitulli përfshin standartet minimale për sa i

përket ligjit të punës, shëndetësisë, sigurisë në punë, barazisë dhe kundër diskriminimit.

Mjeti kryesor financiar, nëpërmjet të cilit mbështetet implementimi i strategjisë së

punësimit, është Fondi Social Europian.

Sipërmarrja dhe politika industriale – Ky kapitull ka për qëllim përmirësimin e

klimës së përgjithshme të biznesit, ku operojnë sipërmarrje të vogla dhe të mesme dhe

promovimin e strategjive industriale nëpërmjet rritjes së konkurrencës. Për implementimin

e politikave të sipërmarrjeve dhe atyre industriale është i nevojshëm kapaciteti i duhur

administrativ, në nivel lokal, rajonal dhe kombëtar.353

Rrjetet trans-europiane – Zhvillimi i rrjeteve Trans-Europiane synon shfrytëzimin

e plotë të tregut të brendshëm dhe kontributin në rritjen ekonomike dhe atë të punësimit në

350 Faqe interneti: www.integrimi.gov.al 351 www.eur-lex.europa.eu 352 Po aty. 353 Faqe interneti: https/punetejashtme.gov.al

Page 97: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

85

Bashkimin Europian. Në këtë kapitull përfshihen politikat e këtyre rrjeteve në fushën e

telekomunikimit, transportit dhe infrastrukturës energjetike.354

Politikat rajonale dhe koordinimi i instrumentave strukturorë – Ky kapitull përmban

rregulla implementuese që nuk kanë nevojë për transpozim dhe përkufizojnë hartimin,

aprovimin dhe implementimin e programeve të fondeve strukturuese dhe Fondit të

Kohezionit, të cilat reflektojnë organizimin territorial të vendeve dhe megjithëse

negociohen dhe miratohen nga Komisioni, duhet të implementohen nga vetë Shtetet

Anëtare. Implementimi kërkon kornizën e duhur institucionale dhe kapacitetin e duhur

administrativ nga ana e Shteteve Anëtare.

Të drejtat juridike dhe thelbësore – Rëndësia e një sistemi juridik të pavarur dhe

efikas, i karakterizuar nga paanësia, integriteti dhe standardi i lartë i gjykimit, është

thelbësore. Politikat e BE-së në këtë fushë, synojnë zhvillimin e Unionit si një zonë me liri,

siguri dhe drejtësi të nivelit të lartë. Shtetet Anëtare duhet të angazhohen në eleminimin e

influencave të jashtme mbi sistemin gjyqësor dhe të luftojnë korrupsionin, si një kërcënim

për stabilitetin e institucioneve demokratike dhe për këtë nevojiten korniza të forta juridike

dhe institucione të besueshme, të cilat mbrojnë të drejtat thelbësore të njeriut dhe të drejtat

e qytetarëve të BE-së.

Drejtësia, liria dhe siguria – Kapitulli, i cili rregullon këto çështje, përbën dhe një

nga kapitujt më të rëndësishëm, për vetë rëndësinë madhore të tyre siç janë: liria, drejtësia,

kontrollet kufitare, emigracioni dhe çështjet e azilit, lufta e përbashkët kundër terrorizmit

dhe krimit të organizuar, lëndëve narkotike etj. Në këtë pjesë, gjithashtu trajtohen kërkesat

që duhet të plotësojnë shtetet anëtare dhe organizmat administrative të tyre për të luftuar

në mënyrë të përbashkët këto rreziqe që cënojnë, jo vetëm Europën, por njëkohësisht

përbëjnë një rrezik global.355

Shkenca dhe kërkimi shkencor – Acquis në fushën e kërkimeve shkencore nuk ka

nevojë për transpozim në kuadrin ligjor të vendeve anëtare, por implementimi i tij varet

nga kapacitetet dhe stafi, së bashku me potencialet e burimeve njerëzore respektive të tyre

në fushën e kërkimit shkencor.

Edukimi dhe kultura – Për vetë rëndësinë madhore që paraqesin këto fusha në

secilin vend anëtar, ka lindur nevoja e një koordinimi gjithëpërfshirës të subjekteve

pjesëmarrëse në arsim, edukim, kulturë etj. Këto domosdoshmëri janë drejtuar dhe më tej,

konkluduar në programe të përbashkëta studimi, si psh. Programi i “Edukimit dhe

Trajnimit të vitit 2010”356. Për sa i përket ndryshimeve kulturore të shteteve anëtare, është

Neni 151 i Traktatit ai që parashikon se vendet anëtare duhet të respektojnë principet e

parashikuara dhe të ruajnë dhe promovojnë diversitetin kulturor brenda gjirit të përbashkët

të BE-së.357

Mjedisi – Politikat e përbashkëta europiane në mbrojtjen e ambientit janë shumë

kërkuese me qëllim mbrojtjen e tij, jo vetëm për brezat e sotëm, por edhe për gjeneratat e

së ardhmes. Numërohen më shumë se 200 akte legjislative në këtë fushë, që mbulojnë

legjislacionin lidhur me burimet ujore dhe në përgjithësi me burimet natyrore, me ndotjen

354 Plani Kombëtar për Integrimin Europian 2018 – 2020, Qendra e Botimeve Zyrtare, Tiranë: www.qbz.gov.al. 355 www.eur-lex.europa.eu 356 Faqe interneti: www.europa.eu 357 Po aty.

Page 98: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

86

e mjedisit, penalitetet respektive për shkelësit e këtyre rregullave, standardeve etj. Procesi

i unifikimit dhe respektimit të akteve detyruese në këtë fushë kërkon investim të madh

monetar dhe potencial njerëzor të përgatitur dhe të specializuar.358

Mbrojtja e konsumatorit dhe mbrojtja e shëndetit – Acquis lidhur me të drejtat e

konsumatorit e mbron këtë të fundit njëkohësisht, si për cilësinë e produkteve dhe

shërbimeve që konsumon, ashtu edhe në të drejtat e tij ekonomike. Shteteve anëtare u lind

nevoja që të transpozojnë në legjislacionet e tyre të brendshme këto akte rregullative dhe

të krijojnë edhe strukturat respektive që do t’i jetëzojnë dhe respektojnë këto rregulla të

përbashkëta.

Bashkimi doganor – Në ndryshim nga sa trajtuam më sipër për kapitullin

paraardhës, Acquis në fushën e bashkimit doganor, pothuajse në çdo rast, është

drejtpërdrejt e detyrueshme për shtet anëtare. Pikërisht për këtë është aprovuar Kodi

Doganor Europian dhe dispozitat shoqëruese të tij, si dhe tarifat, komisionet e unifikuara

në këtë fushë. Është përgjegjësi e shteteve anëtare që të respektojnë këto rregulla të

përbashkëta dhe secili prej tyre të krijojë strukturat përkatëse në shërbim dhe funksion të

tyre, të cilat, në çdo rast, duhet të kenë tendencën të lehtësojnë pengesat doganore brenda

kuadrit rregullator të lejuar.

Marrëdhëniet e jashtme – Është qartësisht e kuptueshme se pse Acquis në këtë

drejtim është drejtërdrejt detyruese për të gjitha vendet anëtare. Burimi i legjislacionit

europian në këtë fushë janë marrëveshjet dhe zotimet multilaterale të bashkimeve,

konventave, traktateve europiane etj.

Politikat e jashtme të sigurisë dhe të mbrojtjes – Politikat e përbashkëta në këtë

aspekt, po ashtu, janë detyruese dhe burojnë drejtpërdrejt nga marrëveshjet politike

ndërkombëtare. Vendet anëtare, përveç respektimit strikt të tyre, duhet të marrin pjesë

aktive në formacionet dhe aktivitetet e përbashkëta europiane në këtë fushë.

Kontrolli financiar – Acquis në këtë kapitull lidhet me adoptimin e principeve të

përbashkëta europiane, standardeve dhe metodave të kontrollit të brendshëm financiar

(PIFC), që duhet të aplikohen në sistemet e brendshme të kontrollit në të gjithë sektorin

publik, duke përfshirë përdorimin e fondeve të BE-së.359 Për të respektuar këto rregulla

është i nevojshëm një sistem i sofistikuar dhe mirëkoordinuar në aparatin financiar dhe në

burimet njerëzore që menaxhojnë këtë sistem.360

Dispozitat financiare dhe buxhetore – Për vetë organizimin voluminoz që ka BE-

ja, strukturat organizative dhe ekzekutive të saj, nënkuptohet se fondet për krijimin dhe

veprimtarinë e tyre përfshijnë shuma të mëdha monetare. Pikërisht rregullimin, mënyrën

e krijimit të këtyre fondeve financuese, shpërndarjes së tyre dhe investimeve të lidhura, e

bën Acquis e këtij kapitulli. Burimi kryesor i financimit janë kontributet e secilit shtet

anëtar. Për vetë rëndësinë madhore që ato kanë, këto dispozita janë detyruese dhe nuk kanë

nevojë për transpozim në legjislacionet vendase.

Institucionet – I gjithë kapitulli është një përmbledhje e akteve dhe rregullave që

mbulojnë pjesën proceduriale dhe institucionale të BE-së dhe strukturave të saj. Këto akte

ndryshohen në kohë dhe kryesisht amendohen kur shtete të ndryshme aderojnë në Bashkim

apo kur kemi ndryshime esenciale në të. Janë pikërisht pjesët e këtij kapitulli ato që

358 Planit Kombëtar për Integrimin Europian 2018 – 2020, Qendra e Botimeve Zyrtare, Tiranë: www.qbz.gov.al. 359 www.europa.eu [Referencat nga burimi i cituar janë përkthyer në gjuhën shqipe]. 360 https://integrimi.gov.al

Page 99: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

87

rregullojnë organizimin dhe anëtarësimin e Parlamentit Europian, Këshillit dhe

Komisionit, Gjykatës së Drejtësisë dhe organeve të BE-së, të trajtuara më sipër.

Çështje të tjera – Në këtë kapitull përfshihen situatat e tjera te ndryshme, të

paparashikuara në kapitujt e mëparshëm dhe zbatohen kryesisht në rastet e kryerjes së

negociatave me vendet anëtare.361

Shohim kështu se si katër shtyllat bazë të ndërtesës europiane hapin siparin e

kapitujve të Acquis së BE-së. Bashkimi, në krijimin e tij dhe në etapat e ndjekura me qëllim

zgjerimin dhe përforcimin e tij, ka pasur vazhdimisht në qendër të tij këto katër shtylla

kryesore. Liria e lëvizjes së mallrave, punëtorëve, shërbimeve dhe kapitalit janë elementët

ndërtues dhe mbajtës të strukturës së Unionit. Bashkimi i njerëzve dhe mundësia e tyre për

të jetuar e punuar në një vend brenda Bashkimit dhe trajtimi me kushte e të drejta të

barabarta dëshmon për një treg dhe mjedis të përbashkët, ku nuk kemi ndarje të të drejtave

në bazë të kufijve shtetërorë vendorë. Lëvizja e lirë e punëtorëve do te ishte e pavlerë në

rast se nuk do të shoqërohej me lirinë e lëvizjes së mallrave dhe të kapitalit, të cilat së

bashku me vlerat e tjera të Bashkimit, kontribuojnë në krijimin e një tregu ekonomik dhe

social të përbashkët, me klimë lehtësuese brenda Bashkimit. Të gjitha këto të drejta dhe

faktorë, të reflektuar në kapituj të veçantë të Acquis, tregojnë se edhe sot qytetarët

europianë kanë nevojë të lëvizin lirshëm brenda Bashkimit, kanë nevojën e zhvillimit të

bizneseve të tyre financiare nga njëri vend në tjetrin dhe të gjitha këto të drejta dhe aksese

mundësojnë rritje të asaj që në këtë punim e kemi quajtur “mirëqenie sociale” të qytetarit

europian. Pavarësisht elementëve ekonomikë, financiarë e monetarë, shohim se Bashkimi

vazhdon të ketë në qendër të tij elementin kyç “njeri”. Pas këtyre lirive themelore, shohim se kapitulli pasues i Acquis pasqyron një

element shumë të rëndësishëm, atë të prokurimit publik. Analiza mbi linjat kryesore të

arritjes së mirëqenies dhe evoluimit të të drejtave demokratike të qytetarëve europianë

tregon se faktorët kryesorë lidhen me ecjen paralele midis punës dhe veprimtarisë së

privatit, nga njëra anë dhe ndërhyrjes rregullatore të strukturave publike, nga ana tjetër.

Historia ka treguar se një bashkim njerëzish, pa ekzistencën e disa rregullave të përbashkëta

detyruese dhe strukturave mbikëqyrëse të zbatimit të tyre… pra, formati i strukturave

shtetërore dhe publike si i njohim ne sot… do të çonte në kaos dhe rrëmujë, ku do të

cënoheshin vazhdimisht të drejtat e individit dhe të komunitetit. Prokurimet publike janë

një formë e të ashtuquajturës procedurë e menaxhimit dhe administrimit të fondeve publike

dhe nevojave të qytetarëve në bashkëpunim me shërbimet e ofruara nga privatët. Në këtë

kontekst, prokurimi publik dhe forma të ndryshme të tij, si psh aktualiteti vendas me format

e bashkëpunimit të partneritetit publik privat, janë një formë bashkëpunimi e shtetit apo

dhe strukturave të BE-së me privatët, me qëllim mundësimin e plotësimit të nevojave të

komunitetit (vendas apo europian) për shërbime të caktuara.

Në këtë frymë bashkëpunimi, shohim se si Acquis ndalet gjithashtu dhe te subjektet

private që ushtrojnë aktivitet tregtar. Këto shoqëri, parë nga një këndvështrim brenda

mjedisit europian të Unionit, kërkojnë unifikim të trajtimit të strukturave rregullatore, në

mënyrë që të mund të ushtrojnë aktivitetin e tyre fitimprurës brenda një tregu me kushte të

361 VKM Nr. 246, datë 9 Maj 2018 “Për miratimin e Planit Kombëtar për Integrimin Europian 2018 – 2020”; Ministria e Drejtësisë, Qendra e Botimeve Zyrtare, Tiranë: www.qbz.gov.al.

Page 100: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

88

barabarta, nën klimën e një konkurrence të drejtë dhe në respektim të plotë të rregullave që

mbrojnë pronësinë intelektuale.

Me rëndësi të veçantë paraqitet trajtimi i sektorit bankar362 në kapitujt e Acquis.

Rregullimi i sektorit privat dhe kompanive tregtare, si dhe ndërmjetësimi publik kanë

nevojë bashkërisht për një balancim sa më efikas të sektorit bankar. Shumë sensitive dhe

me ndjeshmëri paraqitet ndarja dhe koordinimi i kompetencave të bankave qendrore

vendase të shteteve anëtare në raport me financimin e bankave europiane. Një kapitull i

veçantë i Acquis ndalet pikërisht në kufizimet e parashikuara për disa lloje financimesh në

nivel europian, kryesisht për sa i përket sistemeve publike, si dhe rëndësisë që paraqet

pavarësia e sistemeve bankare vendase në raport me sistemin europian bankar. Të gjitha

këto elemente dhe të tjera, në një këndvështrim më makroekonomik trajtohen në Kapitullin

17 të Acquis, politika ekonomike dhe monetare. Taksimi, energjia, transporti, peshkimi,

agrikultura e siguria ushqimore trajtohen në kapituj të veçantë për vetë rëndësinë që ato

paraqesin dhe domosdoshmërinë për unifikimin e rregullave në këta sektorë të ekonomisë. Po ashtu, kapitujt ndalen në fushat dhe legjislacionin përkatës që lidhet me

drejtësinë, politikat sociale, marrëdhëniet në fushën e jashtme, si dhe aspektin organizativ

të Bashkimit, përfshirë institucionet dhe organet e tij në raport me strukturat vendase të

shteteve anëtare. Termi acquis përdorej edhe për përshkrimin e ligjeve të miratuara në marrëveshjen

e Shengenit, përpara se ajo të integrohej në rendin ligjor europian nga Traktati i

Amsterdamit dhe në këte rast, flitet për “Shengen aquis”.363

Ky term është huazuar gjithashtu nga Organizata Botërore e Tregtisë (WTO), në

rastin Japonia – taksat mbi pijet alkoolike, për t’iu referuar Marrëveshjes së Përgjithshme

mbi Tarifat dhe Tregtinë (GATT) dhe ligjeve të WTO-së dhe në këtë rast, flitet për “acquis

gattien”.364 Termi është përdorur edhe për të përshkruar arritjet e Këshillit të Europës në

kuadër të demokracisë, rendit ligjor dhe të drejtave themelore të njeriut. Është aplikuar

gjithashtu, për t’iu referuar tërësisë së parimeve, normave dhe angazhimeve të OSCE-së –

“OSCE Acquis” dhe Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD)

prezantoi konceptin e “OECD Acquis” në Strategjinë e saj për zgjerim dhe tejkalim të

kufijve.365

2.4 Kodifikimi i Acquis. Volumi i akteve dhe rregullave të shkruara europiane është i përmasave të mëdha.

Duke qenë se aktet kanë dalë në periudha kohore të ndryshme, janë amenduar me kalimin

e kohës, janë të llojeve të ndryshme në varësi të formës së tyre dhe të fushave që mbulojnë,

është e qartë se edhe aksesi i tyre nuk është një proces i thjeshtë. Përgjithësisht, ekspertët

e fushës në të drejtën europiane, po ashtu edhe studimet më të mëdha në këtë drejtim,

fokusohen përgjithësisht në profile të caktuara. Kjo nënkupton se merret në shqyrtim një

drejtim i caktuar apo një fushë specifike studimi dhe në vijim studiohet legjislacioni në atë

362 VKM Nr. 246, datë 9 Maj 2018 “Për miratimin e Planit Kombëtar për Integrimin Europian 2018 – 2020”; Ministria e Drejtësisë, Qendra e Botimeve Zyrtare, Tiranë: www.qbz.gov.al. 363 www.en.wikipedia.org/wiki/Acquis_communautaire 364 Po aty. 365 Vaughne Miller, “The EU’s Acquis Communautaire”, International Affairs and Defence Section, 26 Prill

2011.

Page 101: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

89

fushë. Studiues të shumtë dhe ekspertët e tjerë përgjegjës të fushës e kanë parë të udhës se

një akses më i drejtpërdrejtë dhe më i lehtë i këtyre normave mund të bëhej nëpërmjet një

selektimi dhe rigrupimi të akteve shkresore. Procesi nënkupton se pasi mblidhet baza rregullatore europiane, që shtrin

aktivitetin në një fushë të caktuar, së bashku me amendimet dhe redaktimet e tyre, ekspertët

bëjnë një rigrupim dhe përmbledhje të këtyre akteve. Procesi i konsolidimit mund të quhet si një mjet lehtësues, që lejon njohjen më të

mirë të legjislacionit europian në një drejtim të caktuar. Konsolidimi mund të përfshijë

edhe përmbledhje të akteve sipas periudhave kohore të ndryshme, por që nuk arrihet

plotësisht që ky grupim të mundësojë lehtësimin e studiuesit në konsultimin e legjislacionit

në këtë mënyrë.366 Përgjithësisht, legjislacioni europian është i ndarë në disa grupime, ku është e

mundur të gjejmë dhe publikime të akteve rregullatore të konsoliduara. Disa prej tyre janë

për shembull legjislacioni në fushën e agrokulturës, të transportit publik, të politikave të

konkurrencës, të fushës ekonomike dhe politikave monetare, në fushën e energjisë, të

kushteve mjedisore dhe ambientit, shkencës dhe informacionit, marrëdhëniet me jashtë,

marrëdhëniet në fushën doganore, në fushën e taksave dhe detyrimeve tatimore dhe të tjera

fusha të së drejtës. Konsolidimi i legjislacionit mundëson jo vetëm një akses të thjeshtë në të, por luan

rolin e tij dhe jep kontribut edhe në propozimin e amendimeve të një fushe të caktuar.

Praktika ka treguar se pikërisht gjatë procesit të konsolidimit kanë dalë në pah mangësi dhe

pjesë të parregulluara apo edhe më tej akoma, formulime që mund të përjashtonin njëra -

tjetrën brenda të njëjtës fushë. Për ekspertët është më e thjeshtë që të modifikojnë atë çka

“e kanë përpara syve” në mënyrë të përmbledhur dhe më të thjeshtuar.367

Konsolidimi, si një proces shumë pozitiv në studimin dhe njëkohësisht evoluimin

e bazës ligjore, paraqet gjithashtu edhe disa mangësi. Konsolidimi mund të bëhet nga disa

organe të ndryshme apo subjekte të veçanta, ndaj dhe në rast reference të saktë ligjore,

gjithmonë përdoret akti i mirëfilltë apo direktiva konkrete dhe nuk rekomandohet që të ketë

referime të drejtpërdrejta nga grupime aktesh të konsoliduara nga subjekte studiues të

ashtuquajtur “privatë”368.

Kodifikimi është procesi i bashkimit të një akti legjislativ dhe gjithë

amendamenteve të tij në një akt të vetëm, i cili pasi kalon në procesin legjislativ,

zëvendëson aktin fillestar, i cili shfuqizohet. Akti i ri nuk përmban ndryshime substanciale.

Ky është një proces që mundëson reduktimin e volumit të legjislacionit, duke

ruajtur thelbin e tij, nëpërmjet fshirjes së dispozitave të vjetëruara, harmonizimit të

terminologjisë dhe që lehtëson përdoruesin, duke i lejuar atij të konsultohet me një tekst të

vetëm origjinal. Kodifikimi quhet vertikal kur një akt legjislativ dhe amendamentet e tij

bashkohen në një akt të ri dhe horizontal, kur dy apo më tepër akte që mbulojnë lëndë që

lidhen me njëra – tjetrën dhe amendamentet e tyre, inkorporohen në një akt të vetëm.

Përpara se të kodifikohet, legjislacioni duhet të konsolidohet. Në bazë të përfundimeve të

Këshillit Europian të Edinburgut, konsolidimi është procesi i rigrupimit të fragmenteve të

366 www.eur-lex.europa.eu 367 Faqe interneti aksesuar gjatë vitit 2017: https://integrimi.gov.al 368 Nënkuptojmë studiues të fushës që kanë publikuar studimet dhe përmbledhjet e klasifikuara gjatë punëve të tyre studimore në një fushë të caktuar të së drejtës.

Page 102: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

90

ndryshme të legjislacionit që prek një çështje të caktuar, pa ndikuar vlefshmërinë e këtyre

fragmenteve dhe pa shkaktuar ndonjë efekt ligjor.369

Ky është një proces mekanik, që shërben për sigurimin e materialit bazë për

procesin e kodifikimit dhe ndihmon qytetarët, biznesin dhe autoritetet administrative duke

siguruar një kornizë legjislative më transparente dhe më lehtësisht të arritshme, por në

dallim nga kodifikimi, nuk prodhon një instrument të detyrueshëm ligjor. Gjatë procesit të

konsolidimit të acquis, i cili aktualisht kryhet nga Zyra për Publikimet Zyrtare, nuk bëhet

shqyrtimi apo ndryshimi i dispozitave dhe amendamenteve, por vetëm rigrupimi i tyre. Më 21 Nëntor 2001, për kodifikimin e acquis communautaire, Komisioni prezantoi

një projekt, i cili mbulonte rreth 500 akte legjislative që ishin amenduar një herë apo më

tepër. Projekti synonte të përmirësonte dhe lehtësonte aksesin në legjislacionin komunitar

dhe përfundoi zyrtarisht në vitin 2009. Aktualisht, procesi i kodifikimit kryhet në bazë të

një planifikimi vjetor që hartohet sipas nevojave ekzistuese dhe përfshihet në Programin e

Punës së Komisionit. Një shembull i këtij procesi është Direktiva mbi mbetjet, e datës 15

Korrik 1975, e cila ishte amenduar disa herë dhe u konsolidua më 20 Nëntor 2003. Ky

konsolidim u përdor si baza e instrumentit të kodifikuar: Direktiva 2006/12/EC e

Parlamentit Europian dhe Këshillit, e datës 5 Prill 2006.370

Si edhe jemi shprehur disa herë në punim, i gjithë legjislacioni i BE-së shërben si

një model për vendet anëtare dhe ato që aspirojnë të anëtarësohen në Bashkim. Mënyra e

krijimit të legjislacionit, filtrat në të cilat ai ka kaluar dhe sfidat për arritjen e suksesit që

gëzon sot e bëjnë këtë legjislacion të mirëkonsoliduar dhe të qëndrueshëm. BE-ja, në bazë

të legjislacionit të saj dhe rregullave të shkruara e jo të shkruara, shërben si një shembull,

që shtetet europiane ndjekin në krijimin dhe përmirësimin e legjislacionit të tyre kombëtar. Procesi i përafrimit të legjislacionit vendor me atë të BE-së shërben si një nga filtrat

kryesorë, që një vend kandidat duhet të kalojë për t’u anëtarësuar në BE. I gjithë procesi,

të cilin ne do ta trajtojmë më në detaje në kapitullin në vijim, duhet thënë se përfshin

procedura të shumta e aktorë ndërveprues të shumtë dhe është një proces voluminoz dhe

që kërkon kohë për t’u realizuar. BE-ja, përtej faktit se për vendet aspirante përgatit raportet

për vlerësimin e performancës së tyre, arritjet dhe kriteret ende të parealizuara, si dhe u

drejton atyre direktivat për t’u ndjekur, bën akoma më shumë... Bashkimi ka menduar dhe

vënë në jetë një sërë instrumentesh, që mundësojnë dhënien e ndihmës për përafrimin e

legjislacionit të vendit me Acquis. Disa nga këto instrumente janë programet dhe projektet

e binjakëzimit të BE-së me vendet kandidate. Ne e dimë se vendi ynë është pjesë dhe përfitues i programit IPA II371, i cili përbën

një prej programeve më të mëdha dhe me fonde të konsiderueshme të BE-së. Programi IPA

II përqëndrohet në disa fusha, ku shohim se vendi ynë përfiton asistencë europiane, ndër të

tjera, kryesisht në lidhje me: institucionet e qeverisjes dhe zhvillimit të demokracisë, shtetit

të së drejtës dhe forcimit të sistemit të drejtësisë dhe të drejtave të lidhura me të, çështjet

mjedisore dhe të drejtave lidhur me të, fushën e transportit, çështje që kanë të bëjnë me

369 www.eur-lex.europa.eu/LexUriServ 370 www.ec.europa.eu/dgs/legal_service/consolida_en.htm 371 Programi IPA II (2014 – 2020), program i asistencës për para – anëtarësimin në BE. Shih: https/ http://programmicomunitari.formez.it/content/strumento-assistenza-preadesione-ipa-ii-2014-2020

Page 103: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

91

konkurrencën dhe inovacionin, edukimin, punësimin dhe mbrojtjen shoqërore, zhvillimin

rural dhe të agrikulturës, fushat e bashkëpunimit rajonal dhe territorial.372

Në sajë të ekspertëve europianë, të caktuar për dhënien e asistencës për vendin tonë

dhe të ndihmave financiare brenda këtij programi asistence dhe instrumenteve të tjera,

vendi ynë merr një ndihmë të madhe dhe asistohet hap pas hapi në procesin e anëtarësimit

dhe të përafrimit të legjislacionit. Po ashtu, si një instrument tjetër të kësaj forme dhe

njëkohësisht shumë të rëndësishëm, mund të përmendim edhe TAIEX373, i cili asiston

administratat publike të disa shteteve të caktuara, pjesë e këtij programi të Komisionit

Europian, gjatë procesit përafrues të legjislacionit dhe asistencës në lidhje me praktikat

europiane të fushës. Në një analizë të thjeshtë paralele, në qoftë se mund ta quajmë të tillë, shohim se si

elementet e legjislacionit të BE-së ngjajnë me elementet e legjislacionit të një shteti të

caktuar europian. Shohim se studimi i legjislacionit europian përfshin disa përbërës

kryesorë dhe struktura, për të cilat mund të gjejmë “simotrat” respektive brenda

legjislacionit vendas. Në këtë kuptim, ne studiojmë burimet e legjislacionit europian,

proceset e krijimit dhe amendimit, duke u ndaluar kryesisht në procese të rëndësishme

legjislative, siç janë konsolidimi dhe kodifikimi i legjislacionit. Trupa bazë e tij

përmblidhet në atë që ne sot e studiojmë si “Acquis”. Të gjitha këto procese dhe aktorë të përfshirë në to, bashkohen në një pikë…

përmirësimin e kuadrit rregullator brenda tregut dhe ambientit të përbashkët të Bashkimit

Europian, e pasuar kjo nga impakti konkret që legjislacioni ka në praktikën dhe

përditshmërinë e Bashkimit. Fryma që ndihet në legjislacionin e BE-së është pikërisht ajo

e unifikimit dhe barazisë së të drejtave të personave dhe subjekteve, që jetojnë e punojnë

brenda Unionit.

Shohim se si BE-ja fiton një juridiksion të veçantë dhe të pavarur në arenën

botërore. Legjislacioni i jep asaj “pushtete” dhe autonomi të plotë, mbi të gjitha në trajtimin

e çështjeve me rëndësi madhore brenda kontinentit europian dhe jashtë tij. Për këtë qëllim,

arsye dhe më gjerë, partnerët europianë janë ende në punë të vazhdueshme për unifikimin

e politikave europiane, që lidhen me ekonominë, aspektet sociale, drejtësinë, sigurinë dhe

mbi të gjitha, me përfaqësimin e jashtëm në arenën ndërkombëtare. Përfaqësues të

Bashkimit gëzojnë tashmë tagra të përfaqësimit të vendeve anëtare në fusha nga më të

ndryshmet. Zgjerimi i kompetencave ka mundësuar atë, që ne kemi reflektuar më lart në

punim, si arritje të një shkalle të lartë të demokracisë, pikërisht aksesin e drejtësisë që një

qytetar europian mund të realizojë drejpërdrejt në gjykatat europiane apo dhe në

përparësinë, që në shumë raste, legjislacioni europian gëzon ndaj legjislacioneve vendase

të shteteve anëtare.374

Pavarësisht sa më sipër, si dhe zgjerimit të juridiksionit të Unionit me qëllimin

kryesor, atë të mbrojtjes së përbashkët dhe barazisë e demokracisë së të drejtave të

qytetarëve europianë, në asnjë rast nuk mund të mendojmë se BE-ja po krijohet si një shtet

më vete brenda kontinentit. Ashtu si dhe vetë emri i këtij partneriteti, kemi të bëjmë me një

bashkim shtetesh, të cilat kanë vendosur me vullnet të plotë, shtetëror dhe popullor, të

aderojnë dhe të jenë pjesë aktive e këtij Unioni.

372 www.ec.europa.eu/neighbourhood-enlargement 373 https://euneighbours.eu/en 374 Faqe interneti aksesuar gjatë vitit 2017: https://integrimi.gov.al

Page 104: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

92

Një nga “sekretet” apo formulat e jetëgjatësisë së Bashkimit mbetet respektimi dhe

ruajtja e karakteristikave kombëtare të vendeve anëtare, në aspektin kulturor, gjuhësor,

historik dhe të traditave vendase. Pra, në analizën tonë mund të themi se legjislacioni është instrumenti kryesor, që

mban lidhur dhe në të njëjtat linja, veprimtarinë e instuitucioneve dhe organeve të

Bashkimit, mirërregullon veprimtarinë e strukturave europiane, ndihmon qytetarët

europianë në zgjerimin e të drejtave të tyre demokratike, fuqizon pozitat e vendeve anëtare

dhe kontribuon në bashkimin e njerëzve dhe potencialeve shtetërore përballë sfidave të

shekullit të fundit, në arenën botërore. Ekspertët më të mirë europianë në fushën e së drejtës të angazhuar në procesin

ligjbërës, në bashkëpunim të ngushtë me specialistët e fushave konkrete të rregullimit

legjislativ, kanë mundësuar këtë kuadër “quasi perfekt”, ku shohim mbulim dhe

mirërregullim të të gjitha fushave të jetës brenda Bashkimit, nga legjislacioni përkatës.

Pra, mund të themi se legjislacioni është i qartë, transparent dhe i aksesueshëm, i

thjeshtë për t’u kuptuar në shumicën e rasteve, i harmonizuar me legjislacionet vendase

dhe realitetin europian, shumë efikas në rast se marrim në krahasim situatën dhe të drejtat

e qytetarit europian brenda Bashkimit dhe njëkohësisht, nga ana tjetër paraqitet shumë

fleksibël… Parlamenti Europian, së bashku me Këshillin dhe Komisionin Europian,

tregohen shumë të hapur dhe inkurajojnë aktorët për propozimin e nismave të reja ligjore.

Mund të themi, se përballë këtij kuadri ligjor të mirëformuluar dhe me impakt

pozitiv në praktikë, vendi ynë duhet të punojë akoma më tepër dhe me shumë forcë, për të

realizuar në një të ardhme të afërt procesin e përafrimit të legjislacionit vendas me atë të

BE-së. Kërkohet punë e intensifikuar, persona përgjegjës shumë të kualifikuar, për të

realizuar procesin jo vetëm në letër, por në harmoni të plotë me realitetin vendas dhe më

vështirësitë dhe problemet e shumta, që po shohim në Shqipërinë e Shekullit XXI.

2.5 Arritjet dhe Sfidat Konstitucionaliste, Institucionale e Funksionale të

BE-së. Analiza e trajtuar më sipër për institucionet dhe legjislacionin e BE-së është e

pandarë nga arritjet, por edhe nga sfidat në realizimin e “misionit historik” të integrimit

europian për sigurimin e “paqes, rendit, demokracisë e prosperitetit” në Europë.375 Ato janë të lidhura me:

- organizimin e ardhshëm të konstituimit shtetëror, të afrimit në trajtën e “federatës” apo

“konfederatës”, e shprehur edhe si një “union rajonal i shteteve kombëtare”;

- funksionimit të demokracisë si sistem politik i demokracisë liberale, e realizuar në

“rrafshin europian” të “government of the people, by the people, for the people” dhe

që përmban çështjen e “pjesëmarrjes e të përfaqësimit të të qeverisurve” në

institucionet e BE-së. Problem që shtrohet është sa “demokracia liberale e sanksionuar

në shtetet kombëtare të vendeve anëtare të BE-së është jetësuar në BE”;

- legjislacionit në realizimin e “politikave konkurruese dhe konsensuale” gjithë -

europiane”;

- afirmimi i një “populli europian” me identitet kolektiv e të krijimit të vullnetit europian

me parti politike, shoqata e masmedia gjithë - europiane.

375 Faqe interneti aksesuar gjatë vitit 2017: https://integrimi.gov.al

Page 105: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

93

Arritjet e spikatura të BE-së në formatin konstitucionalist e institucional janë

përballur edhe me mjaft sfida. Ato tregojnë për pengesa e vështirësi në konsolidimin e BE-

së, që u shfaqën dukshëm sidomos me faktin e mospranimit të ratifikimit të Traktatit

Kushtetues nga ana e Francës dhe Hollandës, nëpërmjet referendumit në pranverën e vitit

2005, si dhe vendimi i Britanisë për të shtyrë votimin, qëndrime këto, që siç shkruan

Deimond Dinan “bënë të kuptohej se do të ishte mjaft i vështirë konsolidimi kushtetues i

institucioneve të BE-së, gjë që ngriti çështje serioze, si tjetërsimi dhe largimi i publikut nga

BE-ja, si dhe nga perspektivat për integrimin politik të mëtejshëm”376. Në vazhdim, gjendja u ndërlikua edhe më shumë me organizimin e referendumit

për daljen e Britanisë së Madhe nga BE-ja, me përhapjen e zërave për organizimin e

referendumeve edhe në vende të tjera të BE-së. Njëherazi është rritur veprimtaria e “partive

nacionaliste populiste” të ekstremit të Djathtë, që shprehen hapur kundër BE-së.

Në mënyrë më të përgjithshme, sfidat me vështirësitë në konsolidimin e BE-së

përmblidhen në të ashtuquajturin “Defiçit Demokratik”. “Defiçiti Demokratik” është

nocion i shkencës politike, me të cilin shprehen mangësi e boshllëqe në realizimin e cilësive

bazë të demokracisë liberale, si ajo:

- e “përfaqësimit” të të qeverisurve (government of and by the people) dhe

“llogaridhënies” përmes zgjedhjeve të rregullta elektorale;

- e “konkurrencës e të konsensusit” e realizuar përmes alternativave partiake;

- e “efektshmërisë” (government for the people), e realizuar përmes politikave

ekonomike e sociale.

“Defiçiti Demokratik” është i pranishëm në “demokracitë funksionale” (edhe sepse

demokracia është e një “cilësie dinjitoze”) dhe shumë më tepër në “demokracitë e reja”,

por çfarë mund të thuhet për BE-në? Studiuesi i teorive të demokracisë, Manfred Schmidt,

në botimin e tij voluminoz “Teoritë e Demokracisë” ndalet posaçërisht në një kapitull të

veçantë, i titulluar: “A ka Bashkimi Europian defiçite të demokracisë”377. Në të, trajtohet

“cilësia e demokracisë në BE” duke evidentuar, ashtu si dhe autorë të tjerë, mangësi,

boshllëqe e deri edhe në krijimin e zhgënjimeve ndaj “misionit historik” të BE-së. Ato

veçohen, së pari, në Parlamentin Europian, në lidhje me “cilësinë e pjesëmarrjes,

përfaqësimit dhe krijimit të vullnetit demokratik”.

Mund të thuhet se Parlamenti Europian, pavarësisht rritjes pas vitit 1979 të

kompetencave të tij, vazhdon të mbetet shumë i dobët si organ i legjitimitetit e të

përfaqësimit të të qeverisurve në sistemin qeveritar parlamentar. Tregues për këtë është

shkalla e pjesëmarrjes në zgjedhjet e qytetarëve europianë për Parlamentin e BE-së. Ka një

rënie të numrit të atyre që marrin pjesë në zgjedhjet për PE-në: nga 62.5% në vitin 1979,

në 45.3% në vitin 2004. Duket, shkruan Denan, që votuesit europianë të jenë të

paangazhuar ose që nuk iu bën përshtypje rëndësia e parlamentit në sistemin e BE-së.378

Në qoftë se marrim në referencë të dhënat e publikuara nga një prej portaleve të statistikave

376 Deimond Dinan, “Institucionet e Bashkimit Europian”, Përkthyer nga Julia Çela, Shtëpia botuese “AIIS”, Tiranë, ISBN: 978-99956-736-4-2 (parathënia). 377 Manfred G. Schmidt, “Teoritë e demokracisë”, Botim Universitar, Përkthyer nga Sokol Mici, Shtëpia botuese “Botart”, Tiranë, 2012, f. 405 – 417. 378 Denan D., vepër e cituar, f. 112.

Page 106: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

94

për këtë qëllim, gjithashtu rezulton se në zgjedhjet e vitit 2014, sërish konstatohet rënie në

numrin e pjesëmarrjes në zgjedhje, duke kapur shifrën prej 43.09%.379

Së dyti, PE-ja nuk gëzon kompetenca të mjaftueshme legjislative dhe po ashtu,

është me kompetenca buxhetore relativisht të pakta380. Për rrjedhojë, është kufizuar roli i

PE-së si organ kontrollues e i llogaridhënies së organeve ekzekutive në Parlament.

Pranohet deri aty sa “autoriteti legjislativ i kufizuar i PE-së minon legjitimitetin demokratik

të vetë BE-së” dhe se “është e papranueshme që një bashkim i shteteve demokratike të mos

jetë vetë demokratik”381. Së treti, dobësitë janë në realizimin e “cilësisë” tjetër të demokracisë – i

“pluralizmit partiak, të krijimit të vullnetit konkurrues e të konsensusit”. E vërteta është se

PE-ja, nga përbërja partiake, i ngjason parlamenteve të shteteve anëtare, me parti politike

të orientimit të Majtë, të Qendrës e të Djathtë. Edhe pse Traktati i Maastrihtit e njohu rolin

e partive politike “në nivel europian”, ato janë larg cilësimit si “parti europiane” e të

realizimit prej tyre të cilësisë së demokracisë: të “konkurrencës e të konsensusit”, që

mishërohet më së miri në parlamentet kombëtare të shteteve anëtare me praninë e “pozitës”

e të “opozitës”. Në PE, siç shkruan M. Schmidt, “bie në sy mungesa e një opozite të

institucionalizuar me oferta alternative”382. Kjo, siç vë në dukje edhe Francois d’Archy

“kufizon mundësitë e një debati publik mbi politikat publike në shkallë europiane”383.

Ndërkaq, mungesa e një opozite të institucionalizuar me oferta alternative bën që debatet

në PE të jenë shumë më teknike dhe jo gjithmonë bëhen mbi bazë të platformave politike. Së fundi, konsiderohet si cënim i barazisë demokratike në PE “pabarazia e lartë e

përfaqësimit”, pasi shtetet e vogla janë të përfaqësuara më shumë se sa duhet, gjë që bën

që PE-ja të jetë më tepër “përfaqësi e shteteve se sa përfaqësim i popullit”. Ajo çfarë

kërkohet në funksion të konsolidimit të BE-së është rritja e kompetencave të PE-së.

Nga ana tjetër, Komisioni Europian është ende larg të qenit si një “qeveri

europiane”, pra rrjedhimisht edhe larg realizimit të “hallkës ekzekutive” gjithë - europiane

në qeverisje. Kështu, është treguar “se komisioni funksionon më mirë kur komisionerët i

diskutojnë propozimet nisur nga pikëpamjet e tyre ideologjike, politike dhe kombëtare, si

dhe duke gjykuar në mënyrë të arsyeshme se çfarë është më mirë për BE-në. Nuk është

zhvlerësim apo disavantazh që komisionerët janë “kampionët kombëtarë që mbrojnë

pozitat e tyre kombëtare në komision”384. Ndërsa Këshilli Europian, me funksionet e “ekzekutivit ligjvënës në rrafshin

europian”, i ngjan më shumë Dhomës së Lartë (në parlamentet me dy dhoma), gjë që

zvogëlon rolin e Dhomës së Ulët si organ i përfaqësimit të drejtpërdrejtë të të qeverisurve.

Për më tepër, ai e fiton legjitimitetin e tij nga qeveritë kombëtare të përfaqësuara aty, që

për shumicën e çështjeve të planifikuara ka “vendime unanime” me të drejtën e “vetos”,

situatë kjo që e vështirëson marrjen e vendimeve. Në analizën tonë shohim praninë dhe ekzistencën e defiçiteve brenda institucioneve

të Bashkimit, por edhe më tej... “Defiçiti Demokratik” shprehet në raportet

379 www.statista.com/statistics 380 Studiuesë të ndryshëm e konsiderojnë buxhetin e BE si një të madhësie relativisht të vogël. 381 Denan D., vepër e cituar, f. 103. 382 M. Schmidt, vepër e cituar, f. 410. 383 Francois d’Archy, “Politikat e Bashkimit Europian”, Shtëpia botuese Papirus, Tiranë, 2007, f. 40. 384 Denan D., vepër e cituar, f. 30.

Page 107: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

95

ndërinstitucionale te tyre: PE – Komision – Këshilli Europian. Si vë në dukje edhe Denan:

“Komisioni dhe Këshilli kanë rënë në ujdi se defiçiti demokratik është një problem serioz

për BE-në, por nuk bien dakord që zgjidhja e domosdoshme qëndron te dhënia e një

pushteti më të madh ndaj Parlamentit. Mbi të gjitha, BE-ja nuk është një shtet dhe kuadri institucional i saj, ashtu si dhe

sistemi politik, nuk do të korrespondojnë kurrë me ato të demokracisë liberale klasike e

përqëndruar te legjislatura. Në mënyrë të ngjashme, Komisioni nuk mund të fitojë kurrë

karakteristikat e një ekzekutivi kombëtar... Pa dyshim, Parlamenti është një element

thelbësor i përgjegjësisë dhe përfaqësimit të BE-së, por ai nuk është burim i vetëm i

ligjshëm, prandaj, për të ndalur “Defiçitin Demokratik” kërkohet një përzierje imagjinare

e përfaqësimit publik dhe pjesëmarrje në nivelet rajonale, kombëtare dhe europiane, duke

përfshirë organet parlamentare dhe organet e tjera nga të treja sferat.”385

Zbatimi i “subsidiaritetit”386 (Neni 5 i Traktatit të Maastrihtit) është tregues edhe i

kufizimit të ndërmarrjeve në “nivel komunitar”. Nëpërmjet këtij parimi është ligjëruar që

institucionet e BE-së mund të ndërhyjnë atëherë kur objektivat e shtruara nuk mund të

realizohen krejtësisht nga shtetet anëtare. Kjo tregon për pranimin e “idesë së federatës

europiane”, pra edhe të rezervave të shteteve anëtare për të transferuar të drejtat e tyre dhe

për të hequr dorë nga ajo që ata e konsiderojnë si pjesë e sovranitetit të tyre kombëtar.

Njëherësh, kjo përforcon “dy linjat për legjitimimin e krijimit të vullnetit demokratik” dhe

pikërisht, atë të shteteve anëtare përmes parlamenteve e qeverive kombëtare dhe të vetën

për PE-në.387

“Defiçitet” shprehen edhe përmes formatit institucional - funksional, pra të

realizimit të politikave ekonomike dhe sociale, me të cilat shprehet edhe cilësia e

“efektshmërisë” në qeverisjen demokratike (government for the people). Ka një

shpërpjestim të dukshëm ndërmjet realizimit të politikave ekonomike e atyre sociale “gjithë

- europiane”. Vendimet në BE janë më shumë të prirura që të marrin parasysh vetëm “zgjidhje

neoliberale”, që favorizojnë ekonominë e sipërmarrjes e të tregut të lirë” dhe që i japin

përparësi rritjes së ritmeve të zhvillimit ekonomik. Ndërsa, të pamjaftueshme janë ato që

kanë të bëjnë me “kërkesat dhe mbrojtjen sociale”, të vlerësuara si “të drejtat themelore të

individit për sigurimin e kushteve të jetesës në nivel social, profesional, ekologjik” e “të

zbatimit të drejtësisë sociale” me shpërndarjen dhe rishpërndarjen e të ardhurave. Siç vë

në dukje M. Schmidt: nuk është arritur të formatohet Shteti i Mirëqenies Sociale388 gjithë

- europiane, madje është vënë në dyshim Shteti i Mirëqenies Sociale në Europën

Kontinentale e në Skandinavi.389

385 Denan D., vepër e cituar, f. 137. 386 Neni 5 i Traktatit të Maastrihtit; https://integrimi.gov.al 387 Denan D., vepër e cituar, f. 137. 388 M. Schmidt, vepër e cituar, f. 405. 389 Shteti i Mirëqenies Sociale është shteti me të cilin shprehet përgjegjësia e qeverive në realizimin e “government for the people” për sigurimin e jetesës së përshtatshme me synimin e mirëqenies së shtetasve. Ai shprehet përmes komponentëve: të sigurimeve sociale (përfitimet në rast papunësie, i të sëmurëve, i të moshuarve, i fëmijëve) - garantimi i të ardhurave me pagën minimale; mirëqenien përmes rritjes së shkallës së jetesës, strehimit të përshtatshëm, arsimimit, shëndetit publik, kalimit të kohës së lirë, mbrojtjes së mjedisit. Ai realizohet përmes politikave të shpërndarjes e të rishpërndarjes të të ardhurave, me synimin e arritjes së “kohezionit social”, me ngushtimin e pabarazive ekonomike mes shtresave sociale.

Page 108: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

96

E vërteta është se BE-ja, si dhe kemi përmendur, përballet me dallime e divergjenca

në traditat e shteteve kombëtare me zhvillimin e shtetit të Mirëqenies Sociale, i

kategorizuar përmes tri tipeve: të shtetit të Mirëqenies Sociale të tipit liberal e neoliberal,

karakteristik për vendet anglofone/ të shtetit Konservator e Korporatist, karakteristik për

Europën Kontinentale/ të shtetit të Mirëqenies Sociale të tipit Socialdemokrat, karakteristik

për vendet skandinave. Vlen të theksohet shumëllojshmëria e sistemeve kombëtare, si ato të së “drejtës së

punës”, që përbën një pengesë për një legjislacion komunitar, duke qenë se ka shumë

ndryshime midis një vendi dhe një tjetri për rëndësinë respektive të legjislacionit dhe

negociatave kolektive, si dhe për intensitetin e rregullimit ose pushtetit të sindikatave. Fakti është që vendimet e BE-së, me “zgjidhje neoliberale”, kanë lënë pas dore

aspiratat shoqërore që lidhen me “drejtësinë sociale” e me një drejtësi më të mirë të

shpërndarjes e të rishpërndarjes së të mirave materiale. Kjo shprehet me madhësinë

relativisht të vogël të buxhetit të BE-së, pra edhe me një përgjegjësi të ulët për çështje me

etikë të madhe, të tilla si përfitimet nga sigurimet sociale, kujdesi shëndetësor, arsimi,

asistenca. E vërteta është se duke filluar nga vitet 1980, politikat sociale u zgjeruan duke

përfshirë fusha të reja si papunësia, përjashtimi social ose modernizimi i përkrahjes sociale.

Po ashtu, u synua për bashkërendimin e politikave kombëtare e “përjashtimin e integruar

të politikave”. Sidoqoftë, shtetet anëtare ruajnë përgjegjësinë e politikave publike,

veçanërisht të të gjitha atyre që kanë për qëllim të garantojnë një rritje të rregullt e të

vazhdueshme dhe të sigurojnë rishpërndarjen e drejtë nëpërmjet mbrojtjes sociale, si

realizimi i Shtetit të Mirëqënies Sociale390. Shpenzimet në ndërmarrjen e politikave gjithë - europiane me përmbajtje

ekonomike e sociale, reflektojnë shpërpjestimet që ekzistojnë në BE midis “integrimit

ekonomik” dhe “integrimit politik”. Është pranuar për arritjet e spikatura në integrimin e

suksesshëm ekonomik të BE-së (Krijimi i tregut unik prej mbi 400 milionë konsumatorë,

që gëzojnë shkëmbimin e lirë të mallrave, të kapitalit e të fuqisë punëtore dhe me Euro-n,

si monedhë e njehsuar dhe e përbashkët). Por është bërë “pak” për integrimin politik,

përveç PESC391 dhe JAD392. Çështje e mprehtë për BE-në është bërë ajo e viteve të fundit me “valën” e

emigrantëve dhe refugjatëve.

Ekzistojnë mospajtime midis anëtarëve të BE-së, gjë që ka penguar sanksionimin e

një politike të përbashkët dhe të njëjtë, të zbatueshme nga të gjitha vendet anëtare. Problem

i BE-së mbetet gjithashtu anëtarësimi i shteteve të reja, si ato të Ballkanit Perëndimor, që

janë shumë më pak të zhvilluara ekonomikisht, me institucione demokratike, të cilat janë

ende të pastabilizuara e në vështirësi në afirmimin e identitetit europian për shkak të

mozaikut kombëtar, gjuhësor, fetar. Në këtë linjë, shohim se nga prania e “Defiçitit Demokratik”, kanë përfituar të

ashtuquajturit “euroskeptikë” për të ardhmen e BE-së. Megjithatë, është më se e pranuar,

se sfidat apo “defiçitet demokratike” me të cilat përballet BE-ja, kurrësesi, nuk mund të

vënë në pikëpyetje “misionin historik” të BE-së për t’i siguruar Europës njëherë e mirë

390 Francois d’Archy, vepër e cituar, f. 58. 391 Në funksion të Politikës së Jashtme e Sigurimit të Përbashkët. 392 Si bashkëpunim në sektorin e Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme.

Page 109: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

97

paqen, rendin e demokracinë si “formën më të mirë të qeverisjes”. Kjo edhe sepse, siç

nënvizon M. Schmidt: “Bashkësia e Shteteve Europiane i atribuohet sistemit politik të

demokracisë liberale se ka lindur nga marrëveshje, të cilat janë negociuar nga përfaqësuesit

e qeverive të zgjedhura në mënyrë demokratike mbi baza ligjore dhe janë legjitimuar nga

miratimi i tyre prej parlamenteve kombëtare të shteteve anëtare”.393

Në këtë kontekst, problemet me të cilat përballet sot BE-ja bëjnë që aktualisht të

përqëndrohet shumë më tepër në problemet e brendshme, të konsolidimit të Bashkimit. Kjo

nënkupton edhe vonesa në pranimin e shteteve të reja. Njëherësh, nënkupton se prania e

problemeve me të cilat përballet BE-ja duhet të jetë shtysë për shtete që duan të

anëtarësohen në BE, që të rrisin zotimin dhe angazhimin për plotësimin sa më të mirë dhe

efikas të Acquis.

393 M. Schmidt, vepër e cituar, f. 406.

Page 110: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

98

Kreu III: ÇËSHTJE TË PËRAFRIMIT TË LEGJISLACIONIT

SHQIPTAR ME ATË TË BE- së.

3.1 Prioritetet e Integrimit dhe Progres – Raportet. Përafrimi i legjislacionit kombëtar më atë komunitar është një nga kriteret bazë për

anëtarësimin e një vendi në familjen e madhe europiane.394 Në një fushë të caktuar veprimtarie dhe aktiviteti, çdo vend ka politikat dhe

strategjitë e tij, qofshin ato afatgjata apo afatshkurtra; ka një plan masash, që duhet të

ndërmerren për arritjen e qëllimit, drejtimet kryesore ku do të fokusohet veprimtaria e

strukturave përgjegjëse në këtë drejtim dhe elementë të tjerë përbërës të veprimtarisë

konkrete. E njëjta situatë është edhe në vendin tonë për sa i përket fushës së përafrimit

legjislativ, ku autoritetet kompetente, në periudha të caktuara kohore, përgatisin ndër të

tjera, një dokument strategjik përmbledhës të masave dhe veprimeve që do të ndiqen në

fushën e përafrimit të legjislacionit. Ky dokument është pikërisht Plani Kombëtar për Përafrimin e Legjislacionit395.

PKPL përfaqëson një dokument gjithëpërfshirës, duke siguruar kështu një kuadër kombëtar

të vetëm për planifikimin, caktimin e përparësive dhe monitorimin e procesit të integrimit

europian në sektorë të ndryshëm të tij. Ai përbëhet nga modele pyetësorësh dhe

udhëzimesh për zyrtarët e përfshirë në proces. Plani synon të përmbledhë të gjitha masat,

që duhen ndërmarrë nga vendi ynë, për t’iu afruar Bashkimit Europian brenda një konturi

kohor të caktuar.396 Struktura e Planit përbëhet nga 3 pjesë, ku Pjesa e parë – Situata Politike përfshin

demokracinë dhe shtetin e së drejtës, të drejtat e njeriut dhe mbrojtjen e minoriteteve,

bashkëpunimin rajonal dhe ndërkombëtar; Pjesa e dytë – Situata Ekonomike përfshin

ekonominë e tregut të lirë dhe reformat strukturore, menaxhimin e financave publike; Pjesa

e tretë – Standartet Europiane përfshin: tregun e brendshëm dhe tregtinë, politikat

sektoriale, bashkëpunimin në drejtësi dhe çështjet e brendshme.

Ministria e Integrimit Europian, në hyrje të faqes së saj zyrtare në internet397, jepte

një përmbledhje të përqëndruar të datave më kryesore në procesin integrues, data në të cilat

janë shënuar hapa të rëndësishëm të vendit në rrugën drejt integrimit europian. Këto evente

zyrtare sjellin në vëmendje të publikut rëndësinë madhore që kanë institucionet qendrore

dhe vendore në vend, në procesin integrues.

“Procesi i integrimit është në një moment tejet të rëndësishëm që dikton

konkretizim, dialog e partneritet, ndaj po punohet me seriozitet në përmbushjen e

detyrimeve të vendosura. Ne synojmë të aplikojmë një linjë shumëplanëshe bashkëpunimi

me bindjen se shkalla e suksesit në procesin e integrimit matet nga zbatimi i reformave,

përfshirja në vendimmarrje e të gjithë aktorëve kryesorë, opozitës, shoqërisë civile,

biznesit, grupeve të interesit. Ne besojmë në një marrëdhënie korrekte e të hapur me

partnerët tanë ndërkombëtarë, që na asistojnë prej vitesh, profesionalisht dhe

financiarisht.”398

394 https://www.scribd.com/doc 395 Plani Kombëtar për Përafrimin e Legjislacionit; https://qbz.gov.al 396 https://www.scribd.com/doc 397 Shënim: Referencat në lidhje me Ministrinë e Integrimit Europian korrespondojnë me vitin 2017, përpara krijimit të Ministrisë për Europën dhe Punëve të Jashtme. 398 Faqja Zyrtare e Ministrisë së Integrimit Europian (2017) - www.integrimi.gov.al

Page 111: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

99

Në pjesën e fundit të punimit, në formën e një shtojce “Aneks A”, kemi zgjedhur

të paraqesim në mënyrë të përmbledhur një listim kronologjik datash të rëndësishme në

rrugën integruese të vendit.

Një pasqyrë reale të ecurive në veprimtarinë integruese të vendit e gjejmë të

reflektuar në punën e Ministrisë së Integrimit Evropian dhe në vijim nga Ministria për

Europën dhe Punëve të Jashtme. Ministria, në periudha të koordinuara kohore,

përgjithësisht çdo tre muaj, raportonte mbi ecurinë e zhvillimeve të zbatimit të reformave

dhe etapave, të përcaktuara në Planin Kombëtar të Integrimit Evropian399. Kemi zgjedhur të ndalemi në raportimin e disa periudhave të ndryshme, pjesë e

analizës sonë, në mënyrë që të prezantojmë ecurinë e arritjeve dhe veprimeve konkrete, si

dhe aspektin krahasimor të tyre. Raportimet ndalen përgjithësisht në shtatë elementë kryesorë:

- ecuria e zbatimit të MSA-së:

- informacion mbi takimet e institucioneve të përbashkëta BE – Shqipëri; - hapat konkretë në lidhje me 5 prioritetet e vendosura nga Komisioni Europian;

- përafrimi i legjislacionit;

- Plani Kombëtar i Integrimit Europian; - forcimi i kapaciteteve; - çështje të tjera.

Raportimi për periudhën Janar – Mars 2015. 400 Gjatë periudhës së marrë në

shqyrtim për raportim, është ndërmarrë një amendim i Marrëveshjes së Stabilizim –

Asociimit dhe pikërisht amendimi i miratuar në parim me anë të VKM Nr. 255, datë 25

Mars 2015 “Për miratimin, në parim, të Vendimit të Këshillit të Stabilizim - Asociimit

Bashkimi Evropian – Shqipëri, për zëvendësimin e Protokollit 4 të Marrëveshjes së

Stabilizim - Asociimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, nga njëra anë dhe Komuniteteve

Evropiane e Shteteve të tyre Anëtare, nga ana tjetër, në lidhje me përkufizimin e konceptit

“produkte origjinuese” dhe metodat e bashkëpunimit administrativ”, i cili më pas u

nënshkrua në Bruksel, më datë 11 Maj 2015. Pas amendimit, u vijua menjëherë me aktet

respektive shoqëruese dhe projektligjin për ratifikimin e këtij vendimi. Gjatë periudhës së

raportimit, janë zhvilluar një sërë seminaresh dhe takimesh, ku përfaqësues të Ministrisë

së Integrimit Europian kanë diskutuar rreth liberalizimit të tregtisë së shërbimeve në kuadër

të Marrëveshjes për amendimin dhe aderimin në Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Europës

Qëndrore; hartimin e raportimit në kuadër të Aktit të Biznesit të Vogël; hartimin e

Programit Kombëtar të Reformave Ekonomike (National Economic Reform Program

(NERP)); aktivitetin e Sekretariatit Teknik për zbatimin e Strategjisë së Kalimit nga

Transmetimet Analoge në Transmetimet Numerike etj. Në raportim, evidentohen në

mënyrë të detajuar fushat në të cilat ka pasur përafrim legjislacioni të plotë, si për shembull: *“Në fushën e transportit detar: është hartuar projektligji “Për aderimin e

Republikës së Shqipërisë në Konventën e Organizatës Ndërkombëtare të Punës “Konventa

e Punës Detare (MLC) 2006”, i cili është në përputhje me angazhimet që rrjedhin nga Neni

77 “Kushtet e punës dhe mundësitë e barabarta”; (iv) Neni 99 “Bashkëpunimi social” dhe

(v) Neni 106 “Transporti” të Marrëveshjes së Stabilizim - Asociimit.401

399 Shënim: Në fuqi VKM Nr. 246, datë 9 Maj 2018 “Për miratimin e Planit Kombëtar për Integrimin Europian 2018 – 2020”; Shih edhe www.qbz.gov.al. 400 Faqe internet aksesuar gjatë vitit 2017: www.integrimi.gov.al 401 Po aty.

Page 112: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

100

Në fushën e mjedisit (Neni 108 “Mjedisi” i MSA), janë hartuar: (i) Projektvendimi

“Për rregullat, përgjegjësitë dhe procedurat e detajuara për VSM-në në kontekstin

ndërkufitar“, i cili është në përputhje të plotë me Direktivën e Këshillit Nr. 2001/42/KE e

datës 27 Qershor 2001 “Për vlerësimin e ndikimeve nga plane dhe programe të caktuara në

mjedis” dhe (ii) Projektvendimi “Për rregullat për kontrollin e asgjësimit të PCB-ve/PCT-

ve, çndotjen apo asgjësimin e pajisjeve që përmbajnë PCB/PCT dhe/ose asgjësimin e

mbetjeve të PCB-ve/PCT-ve të përdorura”, i cili është në përputhje të plotë me Direktivën

e Këshillit Nr. 96/59/KE e datës 16 Shtator 1996 mbi “Asgjësimin e bifelineve të

poliklorinuara dhe trifenileve të poliklorinuara (PCB/PCT), e ndryshuar nga Rregullorja

(KE) Nr. 596/2009 e Parlamentit Europian dhe Këshillit e datës 18 Qershor 2009 dhe fushat

në të cilat ka pasur një përafrim të pjesshëm, por që vlen të përmendet progresi i arritur:

Në fushën e lëvizjes së lirë të mallrave, është hartuar projektvendimi i Këshillit të

Ministrave “Për emrat e fibrave tekstile dhe etiketimin dhe markimi përkatës i përbërjes së

fibrave të produkteve tekstile”, i cili është në përputhje me angazhimet që rrjedhin nga

Neni 75 “Për standardizimin, metrologjinë, akreditimin dhe vlerësimin e përputhshmërisë”

i Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, si dhe përafron pjesërisht Rregulloren (BE) Nr.

1007/2011 e Parlamentit Europian dhe të Këshillit, datë 27 Shtator 2011 “Mbi emrat e

fibrave tekstile dhe etiketimin dhe markimi përkatës i përbërjes së fibrave të produkteve

tekstile”, duke shfuqizuar Direktivën e Këshillit Nr. 73/44/KEE dhe Direktivën Nr.

96/73/KE dhe Nr. 2008/121/KE të Parlamentit Europian dhe të Këshillit;402 Në fushën e bujqësisë (Neni 95 “Bujqësia dhe sektori agro-industrial” i MSA-së) është

miratuar projektvendimi “Për kriteret e tregtimit, certifikimit dhe testimit të farës së

patates”, i cili përputhet pjesërisht me Direktivën e Parlamentit Europian dhe Këshillit Nr.

2002/56/KE të datës 13 Qershor 2002 “Për tregtimin e farës së patates”;

Në fushën e bashkimit doganor, është hartuar projektvendimin i Këshillit të

Ministrave “Për disa ndryshime dhe shtesa në Vendimin Nr. 205, datë 13.4.1999 të

Këshillit të Ministrave “Për dispozitat zbatuese të Kodit Doganor”, i cili është në përputhje

me angazhimet që rrjedhin nga Neni 97 “Doganat” i Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit,

si dhe përafron pjesërisht versionin e konsoliduar të Rregullores së Komisionit (KEE) Nr.

2454/93 “Për parashtrimin e dispozitave zbatuese të Rregullores Nr. 2913/92 për

themelimin e Kodit Doganor të Komunitetit”;403 Në fushën e Shoqërisë së informacionit (Neni 103) dhe fushën e komunikimit

elektronik (Neni 104) MIE është hartuar projektligji “Për identifikimin elektronik dhe

shërbimet e besuara”, i cili përputhet pjesërisht me Rregulloren e Këshillit dhe të

Parlamentit Nr. 910/2014/KE e datës 23 Korrik 2014 “Për identifikimin elektronik dhe

shërbimet e besuara për transaksionet elektronike në tregun e brendshëm”.” – citim i

Raportimit të Ministrisë së Integrimit janar – mars 2015.”404

Në raportim pasqyrohen informacione lidhur me takimet e përbashkëta Shqipëri –

Bruksel, si dhe informacion lidhur me koordinimet e materialeve plotësuese, që janë

dorëzuar pranë shërbimeve të Komisionit Europian në lidhje me çështjet ekonomike dhe

tregtare – doganore.

402 Faqe internet aksesuar gjatë vitit 2017: www.integrimi.gov.al 403 https://integrimi.gov.al; Shih edhe: www.parlament.al 404 Citim i Raportimit për Periudhën Janar – Mars 2015 i Ministrisë së Integrimit Europian; https://integrimi.gov.al.

Page 113: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

101

Spikasin dy data kryesore gjatë kësaj periudhe kohore dhe pikërisht më datë 5

Shkurt 2015, u zhvillua Mbledhja e dytë e Grupeve të Përbashkëta të Punës, në të cilën u

biseduan detajet e arritjeve të realizuara në kuadër të Pesë Prioriteteve Kyçe. Më datë 24

Mars 2015, u zhvillua takimi i pestë i Dialogut të Nivelit të Lartë, midis Qeverisë Shqiptare,

përfaqësuesve të Komisionit Europian dhe institucioneve të pavarura, si dhe opozitës. Aleatët europianë përmendën në këto takime progresin e bërë nga Shqipëria dhe

rikonfirmuan asistencën e tyre në vijim të proçesit të integrimit për vendin tonë. Një pjesë

e rëndësishme e raportimit, që përbën dhe thelbin e studimit, ka të bëjë me përafrimin e

legjislacionit. Në të jepen të dhëna statistikore në lidhje me aktet ligjore të përafruara. Në

vijim, pasqyrohet tabela e përfshirë në raportim, ku specifikohet se gjatë periudhës janë

shqyrtuar nga ministria 29 projekt – akte405, nga të cilat 3 janë përafruar plotësisht, 4 janë

përafruar pjesërisht dhe pjesa e mbetur, për një arsye apo për tjetrën, nuk është arritur të

përafrohet aspak.

Tabela 3.1.a) “Raportimi i MIE Janar – Mars 2015”.

Shkalla e

përputhshmërisë

P. ligje P.

vendime

Projekt-

marrëveshj

e

Proje

kt-

udhëz

ime

Total

projekt-

akte

Të papërafruar 8 7 - - 15

Të përafruara pjesërisht 1 3 -

-

4

Të përafruar plotësisht 1 2 -

-

3

Të kthyer për plotësim 4 3 -

-

7

Total 14 15 - - 29

406

Në vazhdim, raportimi referon në ecurinë dhe hapat e ndjekur nga Ministria e

Integrimit Europian për Planin Kombëtar të Integrimit Europian, forcimin e kapaciteteve

të administratës publike dhe trajnimet respektive të tyre, si dhe jep informacion të detajuar

në lidhje me asistencën financiare dhe projektet e partnerëve europianë.

405 Faqe interneti: https://integrimi.gov.al; www.parlament.al 406 Citim i Raportimit për Periudhën Janar – Mars 2015 i Ministrisë së Integrimit Europian.

Page 114: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

102

Një zë i veçantë i raportimit ka të bëjë dhe me arritjet, për sa i përket krijimit të

strukturave, të cilat garantojnë bashkëpunimin midis administratës publike dhe shoqërisë

civile. Në këtë kontekst, hapat më të rëndësishëm kanë qenë: hartimi i udhërrëfyesit të

politikës së qeverisë për krijimin e një mjedisi mundësues për zhvillimin e shoqërisë civile

dhe ngritja e Këshillit Kombëtar për Shoqërinë Civile. Gjithsesi, edhe pse janë elementë

me peshë madhore, thellimi në këto aspekte nuk është pjesë e analizës sonë, ndaj dhe do të

vijojmë në vazhdim me një përmbledhje të raportimit vijues.

Raportimi për periudhën Prill – Qershor 2015.407 Shohim të ndiqet e njëjta linjë

edhe në këtë dokument, duke u vënë theksi kryesisht në grupimet e referuara më sipër dhe

në tematikat më të prekshme të arritjeve gjatë periudhës 3-mujore. Risia ka të bëjë me pjesëmarrjen e Qeverisë Shqiptare dhe kontributin e saj të parë

në hartimin e Raportit të Progresit të Komisionit Europian, më datë 5 Maj 2015. Gjatë kësaj

periudhe, është punuar dhe më pas konkluduar, më datë 18 Maj 2015, me nënshkrimin e

Vendimit të Këshillit të Ministrave për amendimin e MSA-së në kuadër të Konventës Pan-

Euro-Med, ratifikuar nga vendi ynë me Ligjin 1/2012, datë 26.01.2012 “Për ratifikimin e

Konventës Rajonale për Rregullat Preferenciale Pan-Euro-Mediterane të Origjinës”408. Në

Raportin e hartuar nga Komisioni Parlamentar për Integrimin Europian, me qëllim marrjen

në shqyrtim të projektligjit “Për ratifikimin e vendimit të Këshillit të Stabilizim - Asociimit

Bashkimi Evropian - Shqipëri, 1/2015, i datës 11.5.2015, që zëvendëson protokollin 4 të

Marrëveshjes së Stabilizim - Asociimit ndërmjet Komuniteteve Evropiane dhe shteteve të

tyre anëtare, nga njëra anë dhe Republikës së Shqipërisë, nga ana tjetër409, në lidhje me

përkufizimin e konceptit “produkte origjinuese” dhe metodat e bashkëpunimit

administrativ”, konstatohet se vendimi i Këshillit të Stabilizim –Asociimit është i

legjitimuar nga Neni 38 i Protokollit të MSA410, ku ky i fundit i jep tagër Këshillit që të

ndryshojë dispozitat e protokollit Nr. 4. Amendimi, po ashtu, është në përputhje të plotë

edhe me Konventën Rajonale për Rregullat Preferenciale të Origjinës, nënshkruar nga BE-

ja më 14 Prill 2011 dhe ratifikuar nga vendi ynë më datë 26 Janar 2012. Konventa paraqet

një rëndësi madhore në fushën tregtare, duke u përpjekur të unifikojë procedurat dhe të

zëvendësojë protokollet ekzistuese për rregullat e origjinës [të shumta në numër] me një

rregullim unik për të gjitha vendet anëtare të Zonës Pan - Euro - Mesdhetare. Fusha në të

cilat jane zhvilluar takime të vazhdueshme janë marrëveshjet e tregtisë së lirë në Europën

Qëndrore, veprimtaria e biznesit të vogël, legjislacioni për sigurinë në punë, monitorimi i

proçesit të post liberalizimit të vizave (abuzimi me vizat, azili dhe migracioni jo i rregullt),

reforma në drejtësi etj.411 Po ashtu, si në raportimin e muajve paraardhës, janë përmendur fushat me përafrim

legjislacioni të plotë dhe ato të pjesshëm, ku citohet: “... përafrim legjislacioni të plotë:

Fushën e pronësisë intelektuale, në zbatim të Nenit 70 “Përafrimi i legjislacionit”

dhe Nenit 73 të MSA-së “Pronësia intelektuale, industriale dhe tregtare” dhe

Rekomandimit të Komisionit Europian në Raportet e Progresit për Shqipërinë, që nga viti

407 Faqe interneti: https://integrimi.gov.al; www.parlament.al 408 Qendra e Botimeve Zyrtare: www.qbz.gov.al 409 VKM respektive e përmendur në raportimin e periudhës kohore paraardhëse. 410 Faqe interneti aksesuar gjatë vititi 2017: www.integrimi.gov.al 411 Faqe interneti: https://integrimi.gov.al; www.parlament.al

Page 115: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

103

2010 është hartuar Projektligji “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me

të”...

Në fushën e shëndetit dhe sigurisë në punë, në zbatim të neneve 77 dhe 99 të MSA-së

dhe në përputhje me PKIE (2015-2020412) janë hartuar:

• Projektvendimi “Për miratimin e rregullores “Për prezantimin e masave për sigurinë

dhe shëndetin në punë të punëmarrëseve shtatzëna dhe punëmarrëseve, që kanë lindur

kohët e fundit apo kanë fëmijë në gji”, i cili është plotësisht i përputhshëm me

Direktivën e Këshillit Nr. 92/85/KE të datës 19 Tetor 1992 ‘Për prezantimin e masave

për të inkurajuar përmirësimet në sigurinë dhe shëndetin në punë të punonjëseve

shtatzëna dhe punonjëseve, që kanë lindur kohët e fundit ose kanë fëmijë në gji

(Direktiva e dhjetë individuale në kuptim të Nenit 16 (1) të Direktivës 89/391/KEE), e

ndryshuar.413

• Projektvendimi “Për miratimin e rregullores “Për mbrojtjen e të miturve në punë”, i cili

është plotësisht i përputhshëm me Direktivën Nr. 1994/33/KE të Këshillit Europian, të

datës 22 Qershor 1994, “Për mbrojtjen e të rinjve në punë”.414

Në zbatim të Nenit 70 mbi përafrimin e legjislacionit, 77 “Kushtet e punës dhe mundësitë

e barabarta”, 99 “Bashkëpunimi social” dhe 106 “Transporti” të Marrëveshjes së

Stabilizim-Asociimit, si dhe në përputhje me PKIE (2015-2020), janë hartuar aktet e

mëposhtme:415

• Projektligji “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën e Organizatës

Ndërkombëtare të Punës “Konventa e Punës Detare (MLC) 2006”, i cili është në

përputhje me legjislacionin e Bashkimit Europian, duke qenë se vetë BE me një

Vendim të Këshillit Nr. 2007/431/KE i ka autorizuar shtetet anëtare që ta ratifikojnë

këtë konventë. Ky projektligj është miratuar më datë 18 Qershor 2015 me Vendim të

KM.

• Projektvendimi “Për miratimin e rregullores mbi kërkesat minimale të sigurisë dhe

shëndetit në punë në anijet e peshkimit” është plotësisht i përputhshëm me Direktivën

e Këshillit Nr. 93/103/KE, e datës 23 Nëntor 1993, lidhur me kërkesat minimale të

sigurisë dhe shëndetit për punën në bordin e mjeteve lundruese të peshkimit (Direktiva

e trembëdhjete individuale në kuptim të nenit 16(1) të Direktivës 89/391/KEE).

• Projektvendimi “Për disa shtesa dhe ndryshime në Rregulloren e zbatimit të Kodit

Rrugor të Republikës së Shqipërisë, miratuar me Vendimin Nr. 153, datë 07.04.2000

të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar” është plotësisht i përputhshëm me Vendimin e

Këshillit Nr 703/1993, datë 30 Nëntor 1993, “Mbi krijimin e një baze të dhënash të

komunitetit mbi aksidentet rrugore”. 416

Referuar fushës së energjisë, është hartuar projektligji “Për sektorin e gazit

natyror”, i cili është në përputhje me angazhimet që rrjedhin nga Neni 107 “Energjia” të

MSA; Traktati për krijimin e Komunitetit të Energjisë, si dhe PKIE 2014 - 2020. Ky

projektligj është në përputhje të plotë me Direktivën e Këshillit Nr. 2009/73/KE, të datës

412 Shënim: Sot në fuqi PKIE 2018 – 2020; www.qbz.gov.al 413 Faqe interneti: https://integrimi.gov.al; www.parlament.al 414 Qendra e Botimeve Zyrtare: www.qbz.gov.al 415 Faqe interneti: https://integrimi.gov.al; www.parlament.al 416 Qendra e Botimeve Zyrtare: www.qbz.gov.al; Shih edhe: www.integrimi.gov.al (aksesuar gjatë vitit 2017)

Page 116: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

104

13 Korrik 2009, “Për rregullat e përbashkëta për tregun e brendshëm të gazit natyror”, e

cila shfuqizon Direktivën 2003/55/KE, përveç neneve 14, 17, 18, 19, 20, 49 dhe 50.

...përafrim të pjesshëm...:

Në fushën e lëvizjes së lirë të mallrave: referuar nënfushës së pajisjeve mjekësore,

në datën 10 qershor është miratuar Vendimi i Këshillit të Ministrave “Për miratimin e

rregullit teknik për kërkesat thelbësore, vlerësimin e konformitetit, klasifikimin dhe

markimin CE të pajisjeve mjekësore të implantueshme aktive”, i cili është pjesërisht i

përputhshëm me Direktivën e Këshillit Nr. 90/385/KEE “Mbi përafrimin e ligjeve të

shteteve anëtare, që lidhen me pajisjet mjekësore të instalueshme aktive”, e ndryshuar.

Gjithashtu, në këtë nënfushë është hartuar Projektvendimi i KM “Për miratimin e rregullit

teknik për kërkesat thelbësore, vlerësimin e konformitetit, klasifikimin dhe markimin CE

të pajisjeve mjekësore”, i cili është në përputhje të pjesshme me Direktivën e Këshillit Nr.

93/42/KE, të datës 1 Qershor 1993, “Për pajisjet mjekësore”, e ndryshuar.417

Referuar fushës së energjisë, është hartuar projektligji “Për efiçencën e energjisë”,

i cili është në përputhje me angazhimet që rrjedhin nga Neni 107 “Energjia” të MSA; PKIE

2014 – 2020, si dhe me Rekomandimet e Komisionit Europian në progres raportin për

Shqipërinë (2010-2014) dhe nënkomitetin “Transport, Energji, Mjedis dhe Zhvillimi

Rural” (2010-2014). Ky projektligj është pjesërisht i përputhshëm me Direktivën e

Këshillit Nr. 2012/27/KE, të datës 25 Tetor 2012, “Për efiçencën e energjisë” 418 , e

ndryshuar.

Në fushën e transportit rrugor, në zbatim të Nenit 106 “Transporti” i Marrëveshjes së

Stabilizim - Asociimit419 është hartuar projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin

Nr. 8308, datë 18.03.1998 “Për transportet rrugore” 420 , të ndryshuar, i cili është në

përputhje të pjesshme me:

• Rregulloren (KE) Nr. 1071/2009 e Parlamentit Europian dhe Këshillit, e datës 21 Tetor

2009, “Vendosja e rregullave të përbashkëta në lidhje me kushtet, që duhet të

plotësohen në ushtrimin e profesionit të operatorit të transportit rrugor dhe shfuqizimin

e Direktivës së Këshillit Nr. 96/26/KE, e ndryshuar”.

• Direktivën Nr. 2006/22/KE e Parlamentit Europian dhe Këshillit, e datës 15 Mars 2006

“Mbi kushtet minimale për zbatimin e Rregulloreve të Këshillit (KEE) Nr. 3820/85 dhe

Nr. 3821/85 në lidhje me legjislacionin social në veprimtaritë përkatëse të transportit

rrugor dhe shfuqizimin e Direktivës së Këshillit Nr. 88/599/KEE, e ndryshuar”.

• Rregulloren (KE) Nr. 1072/2009 e Parlamentit Europian dhe Këshillit, e datës 21 Tetor

2009, “Vendosja e rregullave të përbashkëta në lidhje me kushtet, që duhet të

plotësohen në ushtrimin e profesionit të operatorit të transportit rrugor dhe shfuqizimin

e Direktivës së Këshillit Nr. 96/26/KE, e ndryshuar”.

• Direktivën Nr. 2003/59/KE e Parlamentit Europian dhe Këshillit, e datës 15 Qershor

2006, “Mbi kualifikimin fillestar dhe trajnimin periodik të drejtuesve të disa mjeteve

417 www.qbz.gov.al; Shih edhe: www.integrimi.gov.al 418 Qendra e Botimeve Zyrtare: www.qbz.gov.al 419 MSA është ratifikuar me Ligjin Nr. 9590, datë 27.07.2006 “Për ratifikimin e Marrëveshjes së Stabilizim - Asociimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komuniteteve Europiane dhe shteteve të tyre anëtare”, botuar në Fletoren Zyrtare Nr. 87, datë 14 Gusht 2006. 420 https://qbz.gov.al

Page 117: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

105

rrugore për transportin e mallrave dhe udhëtarëve, që ndryshon Rregulloren e Këshillit

(KEE) Nr. 3820/85 dhe Direktivën e Këshillit Nr. 91/439/KEE e shfuqizon Direktivën

e Këshillit Nr. 76/914/KEE, e ndryshuar”.

• Direktivën Nr. 2010/40/BE e Parlamentit Europian dhe Këshillit, e datës 7 Qershor

2010, “Mbi kuadrin për vendosjen e sistemeve inteligjente në transport në fushën e

transportit rrugor dhe për lidhjen me mënyrat e tjera të transportit”.421

Në fushën e mjedisit, në zbatim të Nenit 108 “Mjedisi” të MSA-së, janë hartuar:

• Projektvendimi “Për miratimin e procedurave dhe kërkesave për dhënien e skemave të

ekomenaxhimit dhe auditimit”, i cili është pjesërisht i përputhshëm me Rregulloren Nr.

1221/2009 të Parlamentit Europian dhe Këshillit, datë 25 Nëntor 2009, “Mbi

pjesëmarrjen vullnetare nga organizatat në një skemë ekomenaxhimi dhe auditimi të

Komunitetit (EMAS)”.

• Projektvendimi “Për rregullat dhe procedurat për vlerësimin e ndikimit në mjedisin

ndërkufitar”, i cili është në përputhje të pjesshme me Direktivën Nr. 2011/92/BE e

Parlamentit Europian dhe Këshillit, e datës 13 Dhjetor 2011, e cila është ndryshuar nga

Direktiva Nr. 2014/50/BE e Parlamentit Europian dhe e Këshillit, e datës 16 Prill 2014,

i cili është miratuar në datën 1 Korrik në Këshillin e Ministrave.422

Projektvendimi “Për miratimin e rregullave për mbajtjen, përditësimin dhe

publikimin e statistikave të mbetjeve”, i cili është pjesërisht i përputhshëm vetëm me Nenin

1, 2 dhe 3 të Rregullores (KE) Nr 2150/2002 të Parlamentit Europian dhe të Këshillit, të datës 25

Nëntor 2002, ”Për statistikat e mbetjeve”, të ndryshuar. Ky projekt-akt është dërguar për

miratim në Këshillin e Ministrave.”423 Me të njëjtat ritme kanë ecur takimet e përbashkëta të palës shqiptare me partnerët

europianë, kryesisht në fushën e drejtësisë, lirisë dhe sigurisë, transportit, energjisë,

mjedisit, zhvillimit rajonal etj. Po ashtu, raportimi jep pasqyrim të hapave të ndërmarrë

lidhur me zbatimin e Pesë Prioriteteve dhe Planit Kombëtar të Integrimit Europian 2015 –

2020424. Në vijim, paraqesim tabelën përmbledhëse të Raportimit, me të dhënat statistikore

për përafrimin dhe përkthimin e legjislacionit për periudhën prill – qershor 2015:

Tabela 3.1. b) “Raportimi i MIE Prill – Qershor 2015”.

Shkalla e

përputhshmërisë

P.ligje P.vendime Projekt-

marrëveshje

Projekt-

udhëzime

Total projekt

akte

Të papërafruar 8 6 - - 14

421 Qendra e Botimeve Zyrtare www.qbz.gov.al; Shih edhe: www.integrimi.gov.al (viti 2017). 422 Faqe interneti aksesuar gjatë vitit 2017: https://integrimi.gov.al 423 Citim i Raportimit për Periudhën Prill – Qershor 2015 i Ministrisë së Integrimit Europian;www.integrimi.gov.al. 424 Qendra e Botimeve Zyrtare: www.qbz.gov.al

Page 118: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

106

Të përafruara

pjesërisht 5 5

10

Të përafruar

plotësisht 3 5

8

Të kthyer për

plotësim për

probleme me

përafrimin

4 3

- 7

Total 20 19 - - 39

425

Raportimi për periudhën Korrik – Shtator 2015.426 Kjo është periudha e tretë e vitit

2015, që kemi zgjedhur të marrim në referencë. Gjatë kësaj kohe, Qeveria Shqiptare ka

vijuar me dhënien e kontributit për Raportin e Progresit të Komisionit Europian për vitin

2015. Më datë 14 Shtator 2015, është organizuar një takim ndërinstitucional shumë i

rëndësishëm, me pjesëmarrje dhe përfaqësim nga Kuvendi i Shqipërisë, Këshilli i

Ministrave dhe Ministria e Integrimit Europian, takim ky i cili kishte për qëllim

koordinimin dhe analizën e konkluzioneve të arritura nga takimet me institucionet e

pavarura, të zhvilluara gjatë vitit 2015. Ashtu si dhe e kemi përmendur disa herë, monitorimi në vijimësi i zbatimit të

Marrëveshjes së Stabilizim - Asociimit dhe Planit Kombëtar për Integrimin Europian, ka

bërë të mundur zhvillimin e takimeve të shumta ndërmjet grupeve ndërinstitucionale të

punës për tematika dhe fusha të ndryshme. Në raportim citohen shprehimisht 21 kapitujt e

trajtuar. Në Raportim vijohet me fushat në të cilat ka pasur përafrim legjislacioni; të plotë

dhe të pjesshëm: “... përafrim legjislacioni të plotë...:427 Në fushën e Mjedisit (Neni 108 i MSA)428 është hartuar projektvendimi “Mbi masat

për kontrollin e shkarkimit të përbërësve organikë të avullueshëm (VOC), që rezultojnë

nga magazinimi i benzinës dhe shpërndarjes së saj nga terminalet në stacionet e shitjes së

karburanteve”, i cili përafron plotësisht Direktivën e Parlamentit Europian dhe Këshillit

Nr.1994/63/KE, të datës 20 Dhjetor 1994, “Mbi kontrollin e shkarkimeve të komponimeve

organike të avullueshme (VOC), që burojnë nga depozitimi i karburantit dhe nga

shpërndarja e tij nga terminalet tek stacionet e shërbimit”, e ndryshuar.

Në fushën e Transportit janë miratuar:

425 Citim i Raportimit për Periudhën Prill – Qershor 2015 i Ministrisë së Integrimit Europian; www.integrimi.gov.al. 426 Faqe interneti aksesuar gjatë vitit 2017: https: integrimi.gov.al 427 Po aty. 428 Qendra e Botimeve Zyrtare: www.qbz.gov.al

Page 119: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

107

• Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 739, datë 09.09.2015 “Për disa shtesa dhe

ndryshime në Rregulloren e Zbatimit të Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë,

miratuar me Vendimin Nr.153, datë 07.04.2000 të Këshillit të Ministrave, të

ndryshuar”, i cili përafron plotësisht Vendimin e Këshillit Nr 704/1993, datë 30 Nëntor

1993, “Mbi krijimin e një baze të dhënash të komunitetit mbi aksidentet rrugore”.

• Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 709, datë 26.08.2015 “Për miratimin e rregullores

mbi kërkesat minimale të sigurisë dhe shëndetit në punë në anijet e peshkimit”, i cili

është: (i) plotësisht i përputhshëm me Direktivën e Këshillit Nr. 93/103/KE, e datës 23

Nëntor 1993, lidhur me kërkesat minimale të sigurisë dhe shëndetit për punën në bordin

e mjeteve lundruese të peshkimit (Direktiva e trembëdhjete individuale në kuptim të

Nenit 16(1) të Direktivës 89/391/KEE) dhe (ii) pjesërisht i përputhshëm me Direktivën

Nr. 2003/88/KE e Parlamentit Europian dhe e Këshillit, e datës 4 Nëntor 2003, në lidhje

me disa aspekte të caktuara të organizimit të kohës së punës429.

... përafrim të pjesshëm...:

Në fushën e pensioneve (Neni 89 i MSA-së)430, ku është hartuar projektligji “Për

disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin Nr. 10197, datë 10.12.2009 “Për Fondet e Pensionit

Vullnetar”, i cili ka përafruar pjesërisht versionin e konsoliduar të Direktivës së Parlamentit

Europian dhe të Këshillit Nr. 2003/41/KE, të datës 3 Qershor 2003, mbi aktivitetin dhe

mbikëqyrjen e institucioneve të pensioneve profesionale.

Fushën e Bujqësisë (Neni 95 i MSA-së)431, ku është hartuar projektvendimi “Për procedurat

dhe metodat e testimit të varieteteve”, i cili ka përafruar pjesërisht Direktivën e Parlamentit

Europian dhe Këshillit Nr. 2002/53/KE, të datës 13 Qershor 2002, “Për katalogun e

përbashkët të varieteteve të specieve të bimëve bujqësore”.

Në fushën e mjedisit (Neni 108 i MSA-së) janë hartuar432:

• Projektligji “Për menaxhimin e integruar të kimikateve”, ku përafrohen pjesërisht

Rregullorja Nr. 1907/2006 e Parlamentit Europian dhe Këshillit, e datës 18 Dhjetor

2006, në lidhje me Regjistrimin, Vlerësimin, Autorizimin dhe Kufizimin e Kimikateve

(REACH), si dhe me Rregulloren Nr. 1272/2008 të Parlamentit Europian dhe të

Këshillit, e datës 16 Dhjetor 2008, mbi Klasifikimin, Etiketimin dhe Paketimin e

Substancave dhe Përzierjeve (CLP), që amendon dhe shfuqizon Direktivat Nr.

67/548/KEE dhe Nr. 1999/45/KE dhe amendon Rregulloren (KE) Nr. 1907/2006 të

ndryshuar.433

• Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 742, datë 09.09.2015 “Për funksionimin dhe

menaxhimin e regjistrit të shkarkimit dhe transferimit të ndotësve, miratimin e listës së

veprimtarive dhe ndotësve, që janë subjekt i këtij regjistri, si dhe formularit të

deklarimit të të dhënave për shkarkimet dhe transferimin e ndotësve nga operatori”, që

përafron pjesërisht Rregulloren Nr 166/2006 të Parlamentit Europian dhe të Këshillit, të

datës 18 Janar 2006, mbi ”Regjistrin Europian të Shkarkimit dhe Transferimit të Ndotësve”,

të ndryshuar.434

429 Qendra e Botimeve Zyrtare: www.qbz.gov.al 430 www.qbz.gov.al 431 Po aty. 432 https://integrimi.gov.al 433 Po aty. 434 Faqe interneti aksesuar gjatë vitit 2017: https://integrimi.gov.al

Page 120: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

108

• Projektvendimi “Për miratimin e rregullave të komunikimit, konsultimit dypalësh dhe

vendimmarrjes, lidhur me lejen e mjedisit të tipit A, për funksionimin e instalimit të

vendosur në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe që ka mundësi reale të krijojë

efekte negative të konsiderueshme në mjedisin e një shteti tjetër ose menjëherë pasi i

kërkohet nga ky shtet”, i cili përafron pjesërisht Nenin 26 të Direktivës Nr. 2010/75/BE

të Parlamentit Europian dhe Këshillit, e datës 24 Nëntor 2010, për emetimet industriale

(parandalimi dhe kontrolli i integruar i ndotjes), të ndryshuar.

• VKM miratuar në datën 15 Korrik 2015 “Për miratimin e procedurave dhe kërkesave

për dhënien e skemave të ekomenaxhimit dhe auditimit”, e cila përafron pjesërisht

Rregulloren Nr. 1221/2009 të Parlamentit Europian dhe e Këshillit, datë 25 Nëntor

2009, “Mbi pjesëmarrjen vullnetare nga organizatat në një skemë ekomenaxhimi dhe

auditimi të Komunitetit (EMAS)”.435

• VKM Nr. 686, datë 29.07.2015 “Për miratimin e rregullave, të përgjegjësive e të

afateve për zhvillimin e procedurës së vlëresimit të ndikimit në mjedis (VNM)”, e cila

përafron pjesërisht Direktivën Nr. 2011/92/BE e Parlamentit Europian dhe e Këshillit,

e datës 13 Dhjetor 2011, “Për vlerësimin e ndikimeve që shkaktohen në mjedis nga

projekte publike dhe private”, të ndryshuar....”436

Raportimi vijon me takimet e zhvilluara ndërmjet palëve pjesëmarrëse, hapat në

shërbim të Udhërrëfyesit për 5 Prioritetet e vendosura nga Komisioni Europian dhe Planin

Kombëtar për Integrimin Europian 2015 – 2020. Për sa i përket tabelës së statistikave të

akteve ligjore të përafruara ose jo, Raportimi jep të dhënat në vijim:

Tabela 3.1. c) “Raportimi i MIE Korrik – Shtator 2015”.

Shkalla e

përputhshmërisë

P.ligje P.vendime Projekt-

marrëveshje

Projekt-

urdhër

Total projekt

akte

Të papërafruar 8 11 - - 19

Të përafruara

pjesërisht 2 6 -

- 8

Të përafruar

plotësisht - 3 -

1

4

Të kthyer për

plotësim 3 2 -

- 5

435 Faqe interneti: www.ligjet.org; www.qbz.gov.al 436 Raportim i Ministrisë së Integrimit Europian për periudhën Korrik – Shtator 2015; www.integrimi.gov.al.

Page 121: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

109

Total 13 22 - - 36

“437

Në mënyrë të përmbledhur, gjatë periudhës kohore të raportimit, Ministria e

Integrimit Europian ka dhënë mendim për 36 projekt – akte, nga të cilat 4 me përafrim të

plotë; 8 me përafrim të pjesshëm dhe 5 akte të kthyer mbrapsht me nevojën për plotësime

shtesë.

Në qoftë se krahasojmë periudhat e 3 raportimeve të marra në referim si më sipër,

ajo që bie në sy është se gjatë fillim vitit numri i akteve të shqyruara me qëllim përfarimin

e tyre me direktivat evropiane, ka qenë më i ulët se në periudhat në vijim. Për 3 – mujorin

e parë janë shqyrtuar vetëm 29 akte, ndërkohë që për 3 – mujorin e dytë janë shqyrtuar 39

akte dhe për 3 – mujorin e tretë 36 akte. Periudha e dytë dhe e tretë kanë numër aktesh pak

a shumë të barabartë, por dallojnë kryesisht te aktet e papërafruara; ndërkohë që për

periudhën prill – qershor 2015, nuk janë përafruar 14 akte dhe janë përafruar plotësisht 8

akte; për periudhën korrik – shtator 2015 nuk janë përafruar 19 akte dhe janë përafruar

plotësisht vetëm 4 akte. Ndërkohë që në lidhje me aktet e përfaruara pjesërisht statistikat

janë të njejta; 8 akte. Po ashtu, një fakt tjetër që evidentohet në të dhënat statistikore të

raportimeve është se kryesisht shqyrtohen për përafrime akte te llojit të Projekt – ligjeve

dhe Projekt – vendimeve dhe për asnjë periudhë nuk ka patur përafrim apo shqyrtim

përafrimi për Projekt – Marrëveshje apo Projekt – Urdhra; i vetmi Projekt – Urdhër

referohet në periudhën korrik – shtator dhe ai është përafruar plotësisht.

Është e rëndësishme të theksohet se gjatë vitit 2015, vendi ynë ka hedhur hapa

solide në procesin integrues dhe atë përafrues. Bie në sy një mobilizim i strukturave

shtetërore, pa lënë mënjanë këtu edhe veprimtarinë e shoqërisë civile, në ndërmarrjen dhe

respektimin e detyrave të sugjeruara nga partnerët ndërkombëtare. Gjatë kësaj periudhe,

dolën dhe u vunë në jetë një sërë aktesh normative, që lehtësuan procesin përafrues. Në

këtë kontekst, vlen të përmendet miratimi më datë 05.03.2015 i Ligjit Nr. 15/2015 “Për

rolin e Kuvendit në Procesin e Integrimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin

Europian”438, shpallur me Dekretin e Presidentit të RSH Nr. 8998, datë 17.03.2015439. Ligji

rregullon dhe saktëson pozicionin dhe rolin specifik të Kuvendit të Shqipërisë në procesin

e intergrimit europian të vendit. Objekti i ligjit ka të bëjë me përcaktimin e rregullave që

ky organ do të ketë me institucionet e Bashkimit Europian. Përcaktohen gjithashtu

strukturat organizative që do të funksionojnë në këtë fushë, siç janë Këshilli Kombëtar i

Integrimit Europian, Sekretariati Teknik, Komiteti Parlamentar për Stabilizim – Asociimin,

Komisioni për Integrimin Europian. Vlen të theksojmë faktin se me kalimin e kohës vihet re një mobilizim në rritje i

veprimtarisë konkrete dhe asaj legjislative në procesin integrues. Në Raportin e periudhës

janar 2017, për Monitorimin e Planit Kombëtar për Integrimin Europian 2016 – 2020,

437 Raportim i Ministrisë së Integrimit Europian për periudhën Korrik – Shtator 2015; www.integrimi.gov.al. 438 Faqe zyrtare interneti e Kuvendit të Shqipërisë: www.parlament.al 439 Faqe zyrtare e Presidentit të Republikës së Shqipërisë; www.president.al

Page 122: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

110

përmenden se janë realizuar 118 akte përafruese dhe 17 dokumente strategjike të

miratuara... “realizimi total i PKIE për vitin 2016 është 53%”440.

Ligji Nr. 15/2015 “Për rolin e Kuvendit në procesin e integrimit të RSH në BE” ka

krijuar një këshill shumë të rëndësishëm, me rol kyç në të gjithë procesin. Këshilli

Kombëtar për Integrimin Europian (KKIE) është struktura më e lartë këshillimore

kombëtare për integrimin europian, që ngrihet pranë Kuvendit, e cila nxit dhe garanton

bashkëpunimin gjithëpërfshirës, ndërmjet forcave politike, institucioneve publike dhe

shoqërisë civile, si dhe siguron rritjen e transparencës në vendimmarrjen për çështjet e

integrimit.441 Këshilli vlerëson se dialogu konstruktiv është një prej çelësave të procesit

integrues dhe në këtë kontekst, organizon takime kombëtare dhe ndërkombëtare, konsultim

të vazhdueshëm midis aktorëve në proces, si dhe me pjesëmarrjen e rëndësishme të

shoqërisë civile.

“Monitorimi i zbatimit të detyrimeve të procesit të integrimit dhe dhënia e

rekomandimeve përkatëse është një nga detyrat kryesore të KKIE. Në përputhje me

detyrimet e parashikuara në ligj, gjatë vitit 2016, KKIE ka shqyrtuar disa dokumenta të

rëndësishëm strategjikë, si Plani Kombëtar për Integrimin Europian 2017 – 2020442, raporti

i Këshillit të Ministrave mbi ecurinë e procesit të integrimit europian për vitin 2015, si dhe

raporti i Këshillit të Ministrave pas publikimit të Raportit të Komisionit Europian për vitin

2016, i cili trajton gjetjet, rekomandimet, situatën aktuale të zhvillimeve politike,

ekonomike dhe sociale të vendit, si dhe angazhimet konkrete të qeverisë për përmbushjen

e rekomandimeve të Raportit të Komisionit Europian.443

Pra, shohim se si aktet shkresore të institucioneve, pjesë e procesit integrues dhe

përafrues, përpunohen dhe monitorohen nga ky këshill, i cili nëpërmjet dialogut dhe

zhvillimit të takimeve gjithëpërfshirëse për problematikat e hasura dhe rekomandimet ende

të parealizuara shërben si një katalizator përshpejtues në dhënien e një shtyse të madhe për

të gjithë procesin.

3.2 Përafrimi i Legjislacionit sipas MSA-së dhe praktikave të vendeve të

tjera. Marrëdhëniet e bashkëpunimit ndërmjet shteteve europiane janë baza e asaj që sot

ne e quajmë familje europiane. Në të kaluarën, kur dy ose më shumë shtete kishin interesa

apo nevoja të përbashkëta, kur përballeshin me të njëjtin rrezik apo kur kërkonin arritjen

e një objektivi të përbashkët, bashkonin forcat dhe kapacitetet e tyre, duke krijuar

bashkëpunimet ndërshtetërore afatgjata ose afatshkurtra.

Frytet e bisedimeve të përfaqësuesve të këtyre shteteve bashkëpunues, në fusha të

caktuara, pasqyroheshin në një pjesë shumë të rëndësishme të proçesit të negociatave dhe

më pas, të arritjes së kompromiseve, në të ashtuquajturat marrëveshje dypalëshe apo disa-

palëshe. Marrëveshja është një akt, përgjithësisht shkresor, në të cilin palët hedhin në letër

kompromisin e arritur dhe njëkohësisht ndajnë zotimet dhe detyrimet e secilës palë.

440 Raporti i Monitorimit të Planit Kombëtar për Integrimin Europian (janar - dhjetor 2016), Ministria e Integrimit Europian, Tiranë, janar 2017; www.integrimi.gov.al. 441 Raporti vjetor i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, viti 2016 (janar – dhjetor 2016), f. 3. 442 Shënim: Sot në fuqi PKIE 2018 – 2020; https://qbz.gov.al 443 Raporti vjetor i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, viti 2016 (janar – dhjetor 2016), f. 6; Shih dhe:www.integrimi.gov.al

Page 123: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

111

Marrëveshjet variojnë sipas fushës së rregullimit të tyre, palëve ndërvepruese, llojit të

objektivit, proçesit që do të ndiqet dhe karakteristikave të tjera të tyre.

Trungu i marrëveshjeve është i ngjashëm në pjesën më të madhe të tyre.

Shkurtimisht, mund të thuhet se forma bazë e një marrëveshjeje shkresore, të lidhur midis

dy ose më shumë palëve, kur këto palë janë shtete sovrane apo struktura të rëndësishme

shtetërore, përbëhet nga këto pjesë: palët ndërvepruese/ qëllimi që i bashkon në

marrëveshjen e bashkëpunimit/ objekti i marrëveshjes dhe shtrirja e “juridiksionit” të saj/

zotimet e palëve nënshkruese/ procesin që do të ndiqet dhe në shumicën e rasteve përmban

edhe afatet apo objektivat e cilësuar, që priten të realizohen, duke konkluduar me frytet e

marrëveshjes.

Elementë shumë të rëndësishëm, që bashkojnë shtetet dhe afrojnë Europën, janë

dhe parimet dhe politikat e tyre të përbashkëta. Ndërkohë, që parimet europiane përbëhen

nga të ashtuquajturat parime bazë dhe të shëndetshme të rendeve demokratike

bashkëkohore në botë dhe të drejtat themelore të njeriut, politikat e Bashkimit Europian

nënkuptojnë një koncept shumë më abstrakt dhe më kompleks për t’u kuptuar.

Politika është një proces, i cili, thënë në mënyrë shumë të thjeshtuar, rregullon një

fushë të caktuar ose disa fusha, por me subjekte të caktuara. Politika, si një institut i

rëndësishëm i marrëdhënieve ndër-institucionale të brendshme të një vendi dhe

marrëdhënieve të jashtme të përbashkëta të rajonit apo strukturave bashkëpunuese, kërkon

studime të detajuara dhe shumë të kujdesshme e të sakta. Nuk është e thjeshtë të gjesh

studime të këtij lloji në literaturën shqiptare. Politikat, përgjithësisht, janë kompetencë e

strukturave të shtetit, të cilat në varësi të dikastereve që mbulojnë, përpilojnë politikat

rregulluese dhe i vënë ato në jetë nëpërmjet mekanizmave respektive të tyre. Nuk gjejmë

politika shteruese, të shkruara, për vetë natyrën që ato kanë.

Politikat përbëhen nga një rrjedhë procesesh, që nuk mund të kenë një fillim dhe

asnjë përfundim… ato janë rrjedhë e hapave dhe ndërveprimeve që ndiqen në kohë, me

qëllim përmirësimin e një objektivi të caktuar. Në paralelizëm me këtë konstatim, mund

të themi se diçka e ngjashme ndodh edhe në arenën e bashkëpunimit europian. Nuk gjejmë

politika të shkruara, për më tepër është shumë e vështirë të gjejmë studime të përgjithshme

mbi parimet e strukturave vepruese të BE-së.

Gjatë analizës së fushës në studimin tonë, konstatojmë se përgjithësisht publikimet

e aksesueshme për politikat e përbashkëta europiane kanë qenë studime të ndara, në varësi

të fushave të caktuara të studimit. Në varësi të profilit, që shqyrtohet, gjejmë në mënyrë

të përmbledhur edhe parimet që rregullojnë atë fushë dhe që ndiqen nga mekanizmat

integrues. Një studim interesant të këtij lloji e gjejmë edhe në punimin e Francois d’Arcy,

në formën e një cikli të përmbledhur leksionesh.444

Ndërkohë që në të kaluarën, siç përmendëm më sipër, marrëveshjet lidheshin

ndërmjet shteteve sovrane, në bazë të politikave dhe parimeve të përbashkëta, tashmë

pamja e kontinentit europian ka ndryshuar në fushën e marrëdhënieve diplomatike. E kemi

thënë në punim, se ata që dikur mund të ishin armiq dhe që përballeshin me njëri–tjetrin në

fushë - beteja, sot janë pjesë e një strukture kompakte, të fuqishme, aktive dhe me një

vendimmarrje të plotë autonome – BE.

Sot, marrëveshjet më të shpeshta lidhen ndërmjet BE-së nga njëra anë dhe shteteve

sovrane, nga ana tjetër. E tillë është dhe Marrëveshja e Stabilizim - Asociimit, që Shqipëria

ka lidhur me Komunitetet Europiane dhe shtetet anëtare të tyre. Në Aneksin A në punim

444 Francois d’Arcy, “Politikat e Bashkimit Europian”, Shtëpia botuese “Papirus”, Tiranë, 2007.

Page 124: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

112

kemi dhënë një pasqyrë të datave dhe realizimeve më të rëndësishme për vendin tonë në

rrugëtimin e përbashkët europian, por edhe për vetë rëndësinë thelbësore që ka veçanërisht

kjo datë, zgjedhim të ndalemi në datën 1 Prill 2009, datë në të cilën hyri në fuqi

Marrëveshja për Stabilizim – Asociim me Bashkimin Europian dhe Shtetet anëtare të tij445.

Kjo marrëveshje, në Nenin 1 të saj, parashtron dhe vetë qëllimin e bashkëpunimit,

i cili synon "të mbështesë përpjekjet e Shqipërisë për forcimin e demokracisë dhe shtetit të

së drejtës; për të kontribuar në stabilitetin politik, ekonomik e institucional në Shqipëri, si

dhe për stabilizimin e rajonit; të sigurojë një strukturë të përshtatshme për dialogun politik,

duke lejuar zhvillimin e marrëdhënieve të ngushta politike ndërmjet Palëve; të mbështesë

përpjekjet e Shqipërisë për zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik dhe ndërkombëtar,

gjithashtu dhe nëpërmjet përafrimit të legjislacionit të saj me atë të Komunitetit; të

mbështesë përpjekjet e Shqipërisë për të përfunduar tranzicionin në një ekonomi tregu

funksionale, të nxisë marrëdhënie ekonomike të harmonizuara dhe të zhvillojë gradualisht

një zonë të tregtisë së lirë ndërmjet Komunitetit dhe Shqipërisë; të nxisë bashkëpunimin

rajonal në të gjitha fushat që mbulon kjo Marrëveshje".446

Është vetë Marrëveshja e cila tashmë nuk rekomandon, por detyron vendin tonë të

respektojë parimet e demokracisë, respektimit të të drejtave të njeriut, të nxisë

marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë me aleatët në rajon, luftën kundër korrupsionit dhe krimit

të organizuar, trafikimeve dhe tregtisë së lëndëve narkotike.

E gjithë marrëveshja është ideuar në mënyrë që të hedhë themele të forta të një

bashkëpunimi të qëndrueshëm ndërmjet Bashkimit Europian dhe vendit tonë. Më datë 12

Qershor 2006, në Luksemburg, u nënshkrua teksti i plotë i marrëveshjes për 135 nenet, 5

anekset dhe 6 protokollet e Marrëveshjes së Stabilizim - Asocimit, si dhe i Marrëveshjes

së Përkohshme ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Europian për Tregtinë

dhe Bashkëpunimin Tregtar.447

MSA është ratifikuar me Ligjin Nr. 9590, datë 27.07.2006 “Për ratifikimin e

Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe

Komuniteteve Europiane dhe shteteve të tyre anëtare”.448 MSA është shpallur me Dekretin

e Presidentit të Republikës Nr. 5010, datë 04.08.2006.

Marrëveshja hyri në fuqi më 1 Prill 2009, pas ratifikimit të saj nga 25 vendet anëtare

të BE-së, të cilat ishin pjesë e BE-së në momentin e nënshkrimit te MSA-së, si dhe

miratimin e saj nga Parlamenti Shqiptar.449

Neni 2 i MSA-së 450 parashikon disa prej parimeve të bashkëpunimit në fjalë:

“Respekti për parimet demokratike dhe të drejtat e njeriut, siç janë shpallur në Deklaratën

Universale të të Drejtave të Njeriut dhe siç janë përkufizuar në Konventën Europiane të të

Drejtave të Njeriut, në Aktin Final të Helsinkit dhe në Kartën e Parisit për një Europë të re,

respekti për parimet e së drejtës ndërkombëtare, ato të shtetit të së drejtës si dhe për parimet

e ekonomisë së tregut, siç pasqyrohen në Dokumentin e Konferencës së Bonit të KSBE-së

445 Faqe interneti: https://integrimi.gov.al; www.qbz.gov.al 446 Neni 1 i MSA-së; https://integrimi.gov.al 447 www.integrimi.gov.al (2017) 448 Botuar në Fletoren Zyrtare Nr. 87, datë 14 Gusht 2006. 449 Cituar si më sipër, faqja zyrtare e internetit (web) e Ministrisë së Integrimit Europian. 450 Qendra e Botimeve Zyrtare: https://qbz.gov.al

Page 125: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

113

për Bashkëpunimin Ekonomik, formojnë bazën e politikave të brendshme dhe të jashtme

të palëve dhe përbëjnë elementët thelbësorë të kësaj Marrëveshjeje.”451

Në hyrje të MSA-së, pasi prezantohet listimi i 25 vendeve anëtare të Komuniteteve

Europiane me të cilat Shqipëria ka hyrë në këtë marrëveshje, paraqiten arsyet e lidhjes së

saj midis palëve nënshkruese. Ndër të tjera, përmendet marrëdhënia dhe bashkëpunimi në

kohë midis palëve, i karakterizuar nga reciprociteti dhe interesat e ndërsjellta, procesi

shumë i rëndësishëm i stabilizim–asociimit të vendeve të Europës Juglindore, stabilizimi

ekonomik–politik dhe institucional i rajonit, mbrojtja dhe rritja e të drejtave dhe lirive

ekonomike dhe politike në rajon, angazhimi i përbashkët i palëve për të respektuar parimet

e Kushtetutës së OKB, OSBE, Aktit Final të Helsinkit, Paktit të Stabilitetit për Europën

Juglindore, produkteve shkresore të Konferencave të Madridit dhe Vjenës, Kartës së Parisit

për një Europë të re etj., parimeve të përbashkëta të ekonomisë së lirë në treg, dialogut të

përbashkët politik rajonal, luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar etj.

Ndihet në frymën e formulimit të marrëveshjes dhe të qëllimeve të saj, se pala e

interesuar për këtë bashkëpunim është, pa diskutim, ajo shqiptare, pasi respektimi i

marrëveshjes do të forcojë pozitat e vendit tonë në rajon dhe më gjerë, të përmirësojë

parimet themelore të të drejtave të njeriut dhe të kapitalizmit, si dhe të ndihmojë vendin

tonë në procesin integrues europian. Marrëveshja ndalet dukshëm, në të ashtuquajturin, bashkëpunim me vendet e tjera,

që duhet të ketë vendi ynë. Bashkëpunimi midis shteteve dhe krijimi i marrëdhënieve të

ngushta dhe të ndërsjella midis tyre është themeli i çdo aleance dhe suksesi në proçesin

integrues. Është e rëndësishme që shtetet bashkëpunuese midis tyre, të kenë dhe të shfaqin

dëshirën e mirë për të arritur rezultate dhe fitore të përbashkëta, me synimin për të

përmirësuar ato çështje dhe standarde, të cilat në çdo rast është e vështirë të arrihen [mund

të thuhet se është gati e pamundur] nga një vend i veçuar, i mbyllur në vetvete dhe jo pjesë

e arenës bashkëpunuese dhe ndërvepruese midis vendeve të ndryshme. Marrëveshja

thekson rëndësinë që ka vendi ynë në ushtrimin e një roli shumë aktiv në bashkëpunimin

me vendet aleate dhe vende të tjera. Kështu, Neni 12 i MSA452 parashikon angazhimin e

vendit tonë në marrëdhënie me vendet e rajonit; Neni 13 bashkëpunimin me vendet e tjera

që kanë nënshkruar një marrëveshje për stabilizim – asociim; Neni 14 referon në rëndësinë

e bashkëpunimit me vendet e tjera, që marrin pjesë në proçesin e stabilizim – asociimit dhe

Neni 15 me ato shtete, të cilat janë vende kandidate për aderim në gjirin e përbashkët

europian.

Marrëveshja ndalet gjithashtu në çështje shumë të rëndësishme, që kanë të bëjnë

me marrëdhëniet e krijuara dhe detyrimet e të drejtat e ndërsjella në proçesin e lëvizjes së

lirë të mallrave, punonjësve, shërbimeve dhe kapitalit453. Në Nenin 86 dhe në vijim të tij,

MSA parashikon se cilat janë disa nga politikat më të rëndësishme të këtij bashkëpunimi.

Kështu, referohet në rëndësinë madhore që paraqesin politikat ekonomike dhe ato tregtare,

në veprimtarinë bankare dhe atë financiare në përgjithësi, bashkëpunimi në fushën e

451 Fletore Zyrtare Nr. 87, datë 14 Gusht 2006, fq. 4 – Neni 2 i MSA-së. 452 Qendra e Botimeve Zyrtare: https://qbz.gov.al 453 Rikujtojmë rëndësinë madhore të këtyre shtyllave si bazë e krijimit të marrëdhënieve të bashkëpunimit brenda BE.

Page 126: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

114

investimeve, industrisë dhe prodhimtarisë, arsimit, informacionit, transportit, energjisë dhe

të tjera fusha me rëndësi strategjike ekonomike, sociale dhe politike.

Me rëndësi të veçantë paraqitet Titulli VI i kësaj marrëveshjeje: “Përafrimi i

legjislacionit, imponimi i ligjeve dhe rregullat e konkurrencës”454. Neni 70 i MSA-së ka të

bëjë me angazhimin e Shqipërisë për përafrimin e legjislacionit të brendshëm me atë të

Bashkimit Europian, proçes ky që duhet të përfundohet brenda vitit 2019 dhe që gjen

zbatim konkret nëpërmjet shembujve të ndryshimeve legjislative në Kreun IV të punimit.

Ne të gjithë e dimë rëndësinë madhore që kishte dhe vazhdon të ketë për vendin tonë marrja

e statusit të vendit kandidat në disa plane: në atë politik, në aspektin ekonomik dhe të

bashkëpunimit europian e më gjerë. Të gjithë ne e dimë tashmë se pasi fituam statusin e vendit kandidat, sfida e

menjëhershme me të cilën përballet struktura dhe institucionet publike të vendit në mënyrë

të drejpërdrejtë dhe nga ana tjetër, edhe pse në mënyrë indirekte, çdo qytetar i këtij vendi,

është pikërisht realizimi dhe përmbushja me sukses e pesë prioriteteve kyçe të

rekomanduara për vendin tonë:

- Reforma në administratën publike;

- Reforma në gjyqësor;

- Lufta kundër korrupsionit;

- Lufta kundër krimit të organizuar;

- Mbrojtja e të Drejtave të Njeriut.455

Çdo shqiptar është dëshmitar i faktit se e gjithë politika, vëmendja e medias dhe e

bisedimeve brenda dhe jashtë vendit është e fokusuar pikërisht në këto pesë drejtime

kryesore. Në mënyrë që të strukturoheshin dhe të përcaktoheshin në trajtë të detajuar këto

reforma dhe hapat konkretë që do t’u paraprinin, në maj të vitit 2014, u miratua me

Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 330, datë 28.5.2014456, Udhërrëfyesi për Plotësimin

e Pesë Prioriteteve Kyçe. Ky dokument shumë i rëndësishëm ka formën e një plani kombëtar, i cili pasqyron

mënyrat, format dhe autoritetet respektive që do të plotësojnë pesë prioritetet kyçe të

Strategjisë së Zgjerimit të Komisionit Europian, të vitit 2013. Bëhet fjalë për një plan

shumë të afërt, për realizime të prekshme dhe shumë të shpejta, një pjesë e mirë e të cilave,

në momentin që flasim dhe sipas deklaratave të përbashkëta të strukturave kompetente

ministrore dhe qeveritare, rezulton të jenë përmbushur nën asistencën e vazhdueshme të

partnerëve europianë të vendit.

Qeveria shqiptare me anë të vendimeve dhe akteve të ndryshme ligjore ka krijuar,

në periudha të ndryshme, institute dhe komitete të veçanta, përgjegjëse për të ndërmarrë

hapat konkretë të planifikuar për plotësimin e rekomandimeve, si dhe ente të ndryshme që

kanë për detyrë mbikëqyrjen dhe koordinimin e etapave dhe realizimeve të këtyre

strukturave. Disa prej këtyre vendimeve janë si psh. Urdhri i Kryeministrit Nr. 46, datë

01.04.2009 "Për ngritjen, përbërjen dhe funksionimin e strukturave të bashkërendimit

ndërministror, për realizimin e angazhimeve, të ndërmarra në kuadër të Marrëveshjes së

Stabilizim-Asociimit"457, urdhër ky që përcakton përbërjen dhe funksionimin e strukturave

454 Faqe interneti aksesuar gjatë vitit 2017: www.integrimi.gov.al 455 Plani Kombëtar i Integrimit Europian; www.qbz.gov.al 456 www.parlament.al; Shih edhe: http//www.ligjet.org 457 Qendra e Botimeve Zyrtare: https://qbz.gov.al

Page 127: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

115

të bashkërendimit ndërministror. Akti rregullon veprimtarinë e Komitetit Ndërministror

për Integrimin Europian (KNIE) dhe Komitetit për Koordinimin Ndërinstitucional për

Integrimin Europian (KKNIE). Ndërkohë, të ashtuquajturat GNP rregullohen nga Urdhri i Kryeministrit Nr. 107,

datë 28.02.2014 "Për ngritjen, përbërjen dhe funksionimin e Grupeve Ndërinstitucionale të

Punës për Integrimin Europian" 458 . KNIE-ja kryesohet nga Kryeministri dhe është

përgjegjëse për: “a) drejtimin dhe miratimin e politikave të përgjithshme e të strategjisë për

integrim në Bashkimin Europian; b) bashkërendimin e politikave për zbatimin e

detyrimeve, që rrjedhin nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit dhe të dokumenteve

strategjike, për procesin e integrimit europian; c) miratimin e Planit Kombëtar të zbatimit

të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit; d) drejtimin e fazave të procesit të integrimit

europian dhe të negociatave, për pranimin në Bashkimin Europian; e) përfaqësimin e

Qeverisë Shqiptare në Këshillin e Stabilizim-Asociimit BE - Shqipëri, i cili mbikëqyr

zbatimin dhe realizimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit; f) shqyrtimin dhe

miratimin e materialeve për mbledhjet e Këshillit të Asociimit - BE - Shqipëri; g)

rishikimin dhe miratimin e kontributit të Qeverisë Shqiptare për raportin vjetor të

Komisionit Europian.”459 KKNIE-ja kryesohej, në atë kohë, nga Ministri i Integrimit dhe është përgjegjëse

për: “a) monitorimin dhe bashkërendimin e detyrimeve të Marrëveshjes së Stabilizim-

Asociimit dhe të rekomandimeve të dokumenteve strategjike, për procesin e integrimit

europian; b) zbatimin e kërkesave dhe të udhëzimeve të KNIE-së; c) raportimin në KNIE

për veprimtaritë në kuadër të procesit të integrimit në Bashkimin Europian; d) drejtimin e

procesit të përditësimit të Planit Kombëtar të Zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim-

Asociimit; e) përfaqësimin e Shqipërisë në Komitetin e Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri;

f) vlerësimin dhe finalizimin e dokumenteve e të raporteve, të përgatitura në kuadër të

takimeve të Komitetit dhe nënkomiteteve të Stabilizim-Asociimit; g) vlerësimin e ndikimit

te financave publike të buxhetit të shtetit, nga zbatimi i Marrëveshjes së Stabilizim-

Asociimit; h) vlerësimin e ndikimit të përafrimit të legjislacionit me acquis; i) vlerësimin

e përparësive të programit komunitar IPA, ecurinë e projekteve, të financuara nga

programet e asistencës së Bashkimit Europian apo nga donatorë të tjerë, në kuadër të

zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim -Asociimit.”460 Veprimtaria e GNP-ve461 përfshin detyra më specifike dhe në nivel teknik. Secili

grup kryesohet nga zëvendësministri i ministrisë kryesore për kapitullin përkatës. Po ashtu,

më datë 23.11.2015, me Urdhrin Nr. 154 të Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë462,

është parashikuar krijimi i një strukture përgjegjëse për mbikëqyrjen e arritjeve të

reformave integruese dhe bisedimeve për hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE -

Bordi i Integrimit Europian. Kjo strukturë kryesohet nga Kryeministri i vendit dhe përbëhet

nga anëtarë të nivelit ministra, zëvendësministra apo dhe drejtues të lartë ministrorë.

458 https://qbz.gov.al 459 Qendra e Botimeve Zyrtare: https://qbz.gov.al 460 Urdhri i Kryeministrit Nr. 46, datë 01.04.2009 "Për ngritjen, përbërjen dhe funksionimin e strukturave të bashkërendimit ndërministror, për realizimin e angazhimeve, të ndërmarra në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit"; https://qbz.gov.al. 461 Urdhri i Kryeministrit Nr. 107, datë 28.02.2014 "Për ngritjen, përbërjen dhe funksionimin e Grupeve Ndërinstitucionale të Punës për Integrimin Europian"; www.integrimi.gov.al. 462 Faqe internet: https://kryeministria.gov.al

Page 128: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

116

Struktura në fjalë ka mundësuar një mbikëqyrje më të përqëndruar, në mënyrë që të gjithë

aktorët pjesëmarrës në procesin integrues të mund të koordinohen sa më mirë, duke

raportuar në këtë entitet të përbashkët, puna e të cilit është fokusuar jo vetëm në kontekstin

mbikqyrës të hapave të ndërmarrë, por nga ana tjetër paraqitet edhe shumë aktiv, për sa i

përket zhvillimit të bisedimeve me qeveritë e vendeve europiane dhe kryesisht ato me

partnerët skeptikë europianë.

Marrëveshja pasohet gjithashtu nga pesë shtojca të saj, të cilat rregullojnë fushat si

më poshtë: Konçesionet tarifore për produktet industriale të Komunitetit (Shtojca I), tarifat

konçesionare të ndryshme (Shtojca II a), b), c)), tarifat konçesionare të KE-së për peshkun

dhe nënproduktet e tij (Shtojca III), shërbimet financiare (Shtojca IV) dhe të drejtat e

pronësisë intelektuale, industriale dhe tregtare (Shtojca V).

Një rrugëtim të ngjashëm me atë të integrimit të vendit tonë në Bashkimin

Europian, kanë edhe një pjesë e vendeve të tjera anëtare dhe jo anëtare - vendet kandidate,

të cilat kanë kaluar në etapa të ngjashme të proçesit integrues. Ngjashmëritë e këtyre

integrimeve lidhen me faktin se kriteret e përcaktuara nga BE-ja janë të ngjashme, qëllimi

është gjithashtu i njëjtë dhe rezultati përfundimtar po ashtu.

Në të njëjtën kohë dhe paralelisht me sa më sipër, për vetë specifikat dhe

karakteristikat që ka çdo vend kandidat, mobilizimi i strukturave respektive integruese,

afati i realizimit të kritereve dhe kushteve përafruese të gjithësecilit, bëjnë që çdo vend i

anëtarësuar ose ende jo në BE, të ketë veçantitë e tij. Në qoftë se referohemi në ecurinë që

ka ndjekur Kroacia, gjatë procesit integrues në BE, si vendi i fundit që ka aderuar në

bashkim deri më sot, shohim ngjashmëri dhe dallime me rrugën e deritanishme të vendit

tonë. Kroacia është shteti i 28-të anëtar i Bashkimit Europian dhe është bërë pjesë e tij më

datë 1 Korrik 2013463.

Kroacia ka nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim – Asociimit respektive më datë

29 Tetor 2001, pas një sërë negociatash me BE-në; marrëveshja hyri në fuqi më 1 Shkurt

2005. Pasi fitoi statusin e vendit kandidat, negociatat zyrtare të anëtarësimi me Kroacinë u

hapën më datë 3 Tetor 2005. Edhe ky vend ka kaluar në shumë takime midis palëve,

bisedime të shumta, kritere dhe realizime sipas kërkesave të partnerëve europianë. Pas suksesit të arritur gjatë negociatave të Qershorit 2011, u arrit dhe një opinion

pozitiv për integrimin e shtetit kroat, e cila u pasua me nënshkrimin e Traktatit të pranimit

më datë 9 Dhjetor 2011. Referendumi popullor u zhvillua më datë 22 Janar 2012, ku

votuesit kroatë në 66.27% të tyre mbështetën anëtarësimin e Kroacisë në Bashkimin

Europian. Me 136 vota “po”, Parlamenti Kroat unanimisht ratifikoi në datë 9 mars

Traktatin e Anëtarësimit të Republikës së Kroacisë në Bashkimin Europian.464

3.3 Plani Kombëtar për Integrimin Europian.465 Një dokument shumë i rëndësishëm, produkt i arritjeve në kohë të vendit tonë, që

pasqyron rrugën e ndjekur, etapat në zhvillim të proçesit të integrimit, është Vendimi Nr.

42, datë 25.01.2017 “Për Miratimin e Planit Kombëtar per Integrimin Evropian 2017 –

463 Faqe interneti: https://europa.eu 464 Faqe zyrtare internet e Ministrisë së Jashtme dhe Integrimit Europian të Republikës së Kroacisë:

www.mvep.hr 465

Aktualisht është në fuqi PKIE 2018 – 2020; https://qbz.gov.al.

Page 129: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

117

2020”466. Ky akt shkresor është një pasqyrë e realizimeve dhe detyrave, të cilat miratohen

dhe publikohen çdo vit. Vendimi Nr. 42 ka shfuqizuar vendimin e mëparshëm Nr. 74, datë

26.01.216 “Për Miratimin e Planit Kombëtar per Integrimin Europian 2016 – 2020”; ky i

fundit ka shfuqizuar aktin e mëparshëm, Vendimin Nr. 404, datë 13.05.2015 “Për

miratimin e Planit Kombëtar për Integrimin Europian 2015 – 2020” dhe në vijim. Plani Kombëtar është një përmbledhje e të gjithë proçesit të ndjekur nga

institucionet e vendit tonë në fushën e integrimit, i realizuar në bazë të hapave konkretë të

ndërmarrë nga Qeveria Shqiptare në bashkëpunim me strukturat europiane dhe partnerët

tanë; një pasqyrim i direktivave të drejtpërdrejta europiane, të cilat duhet të ndiqen dhe

plotësohen nga vendi ynë në një të ardhme të afërt.

Plani Kombëtar për Integrimin Europian përfshin masa afatmesme dhe afatgjata të

parashikuara për realizim deri në vitin 2020, me qëllimin kryesor që Shqipëria të ketë

përafruar plotësisht legjislacionin e saj me Acquis të BE-së.467 Shumë interesant paraqitet

përshkrimi që i bëhet proçesit të integrimit, në fjalinë e parë hyrëse të këtij vendimi:

“Integrimi Europian është objektivi gjeostrategjik dhe politik i Shqipërisë, që qëndron në

thelb të politikës së brendshme dhe të jashtme.”468 Ky përcaktim nuk ka trajtat thjesht të

pikësynimit të qeverive shqiptare në rrugën e gjatë të integrimit, por tregon edhe vetë

rëndësinë strategjike, që ka ky proçes për vendin tonë.

Ne jemi “gjeografikisht” në Evropë! Ky është një postulat. Por nuk mjafton… nuk

sjell ndryshim. Është e rëndësishme që të punojmë me forcë dhe motivim për të qenë pjesë

e familjes europiane edhe në planin gjeostrategjik dhe atë politik. Vetëm kështu mund të

rriten standardet e jetesës së një populli, që ka përjetuar luftëra të shumta në historinë e tij

dhe një periudhë tranzicioni pushtetesh shumë të gjatë, relativisht nga më të gjatat në

historinë e popujve europianë.

Plani Kombëtar për Integrimin Europian469 nuk është një dokument i ngurtë dhe i

pandryshueshëm, kjo edhe për vetë formën dhe natyrën e këtij dokumenti, kryesisht për

përmbajtjen e tij si përmendur më sipër. Plani Kombëtar përditësohet me arritjet dhe ecuritë

e fushave të ndryshme, pjesë të procesit përafrues, amendohet përballë sfidave të reja, duke

u azhornuar çdo vit me trajta më të reja. Në këtë kontekst, plani i vitit pasardhës shfuqizon

planin e mëparshëm në kohë dhe kështu me radhë. Pra, kemi Planin Kombëtar për

Integrimin Europian 2016 – 2020, që ka shfuqizuar Planin Kombëtar 2015 – 2020,

ndërkohë që ai vetë është shfuqizuar nga Plani Kombëtar për Integrimin Europian 2017 –

2020.

PKIE është një dokument kyç, që krahas Udhërrëfyesit për Plotësimin e Pesë

Prioriteteve kyçe, përbën një tjetër dokument bazë në rrugën e gjatë dhe të vështirë

përafruese të vendit. Është shumë e rëndësishme të kuptohet se si këto dy akte të

qenësishme, janë po aq të ngjashme dhe të afërta me njëra – tjetrën dhe njëkohësisht, po

aq të ndryshme në thelbin dhe qëllimin e tyre. Si dhe kemi përmendur, Udhërrëfyesi

466 Shënim: Së fundmi ka hyrë në fuqi PKIE 2018 – 2020, i cili përmban azhornim të situatës në vend/ VKM Nr. 246, datë 9 Maj 2018 “Për miratimin e Planit Kombëtar për Integrimin Europian 2018 – 2020”. 467 https://financa.gov.al/files/userfiles/Drejtorite/Integrimi/PKIE_2016-2020_Kapitujt_e_MF-1.docx

468 Vendim Nr. 42, datë 25.01.2017 “Për Miratimin e Planit Kombëtar për Integrimin Evropian 2017 – 2020”.

469 https://integrimi.gov.al; www.qbz.gov.al

Page 130: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

118

fokusohet në 5 prioritetet kyçe që partnerët tanë europianë nënvizojnë si reformat kryesore,

të cilat do të mundësojnë integrimin e vendit.

Këto 5 shtylla kryesore, parashikimi i reformimit të tyre dhe arritjet në këto drejtime

përbëjnë bërthamën e Udhërrëfyesit, si një dokument me masa afatshkurtra. Ndërkohë,

Plani Kombëtar përmban hapat e ndërmarra dhe detyrat e shumta në procesin e përafrimit

të legjislacionit me acquis të BE-së, në një platformë më afatgjatë. Ky plan, në bazë të

ecurisë së masave të realizuara modifikohet çdo vit dhe në të gjejnë pasqyrim arritjet dhe

mangësitë e procesit në tërësi dhe ato të vitit më të fundit në shqyrtim.470

Procesi i përafrimit të legjislacionit është shumë kompleks për sa i përket

strukturimit të procesit dhe rendit kronologjik të hapave dhe veprimeve konkrete, që duhet

të kalohen me sukses. Fillimisht, analiza e grupeve të punës ka të bëjë me studimin e

hollësishëm të legjislacionit të BE-së.

Në varësi të fushës së legjislacionit që po përafrohet, identifikohet ajo pjesë e

akteve normative europiane që rregullon fushën e caktuar. Kjo pjesë legjislative europiane

filtrohet në një studim më të detajuar, gjithmonë duke marrë për bazë ambientin dhe

realitetin shqiptar… kuptohet se disa pjesë të legjislacionit europian nuk mund të gjejnë

mjedis të përshtatshëm për t’u aplikuar në vendin tonë.

Nga ana tjetër, kjo analizë ecën paralel me procesin tjetër, atë të identifikimit të

mangësive të rregullimeve të ndryshme në legjislacionin tonë të brendshëm. Jo vetëm

mungesat, por edhe ato pjesë problematike dhe që shfaqin kontradikta në parashikim,

formulim apo parashikime të ndryshme të së njëjtës situatë, identifikohen me saktësi dhe

veçohen në mënyrë të tillë që t’i nënshtrohen procesit të modifikimit. Përafrimi mundëson

modifikimin dhe përmirësimin e tyre për një zbatim sa më të mirë dhe jetësim të rezultateve

pozitive në praktikë.

I gjithë procesi i përafrimit me acquis nuk përfundon në këtë etapë. Një tjetër pjesë

e rëndësishme e tij është pikërisht edhe monitorimi post – përafrimit, që ka të bëjë me një

mbikëqyrje të zbatimit të këtij legjislacioni, tashmë të përafruar. Përafrimi në letër jo

gjithmonë korrespondon me aktualitetin dhe me jetësimin në realitet, si dhe me nevojat e

subjekteve ndaj të cilave gjen zbatim. Një akt i përafruar nuk nënkupton perfeksion dhe

qëndrueshmëri të pacënueshme... nuk nënkupton se nuk mund të goditet, kundërshtohet

apo të modifikohet sërish. Mbetet gjithmonë praktika, ajo që, së bashku me bazën ligjore

ekzistuese dhe me sugjerimet e eksperiencës europiane, mundëson përmirësim dhe

zhvillim të vazhdueshëm të akteve, si një proces ky i shtrirë në vijimësi në kohë. Cila është

detyra dhe cili është qëllimi i Planit Kombëtar të Integrimit Europian? …“PKIE synon të

koordinojë këtë proces përafrimi, duke përcaktuar prioritetet për aktet që do të përafrohen,

ministritë përgjegjëse për hartimin/rishikimin e projektakteve shqiptare, shkallën e

përafrimit, si dhe datat e miratimit dhe afatet e hyrjes në fuqi.”471

Ashtu si edhe parashtrohet në brendi dhe përmbajtje të PKIE-së, ajo është e

strukturuar në tre pjesë:

• “Hyrja, në të cilën jepet një përshkrim i shkurtër i procesit të anëtarësimit në Bashkimin

Europian, strukturat e koordinimit në këtë proces dhe një përshkrim i vetë PKIE-së;

• Pjesa e dytë është e ndarë në dy kapituj, Kriteri politik dhe Kriteri ekonomik, të ndarë

më tej në nënkapituj. Këta dy kapituj i përgjigjen kritereve politike dhe ekonomike të

anëtarësimit, sikurse përcaktuar nga Këshilli i Bashkimit Europian në Kopenhagen, në

470 Faqe interneti: www.parlament.al 471 Plani Kombëtar i Integrimit Evropian 2017 – 2020; www.integrimi.gov.al.

Page 131: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

119

qershor 1993, si dhe paraqesin bazën ligjore relevante, situatën aktuale dhe arritjet më

të fundit në plotësimin e këtyre kritereve, si dhe masat që do të merren për të

përshpejtuar hapjen e negociatave për anëtarësim në BE.

• Pjesa e tretë është pjesa planifikuese e PKIE-së, e ndarë në 33 kapituj që i përgjigjen 33

kapitujve të parë negociues.”472

Për sa i përket kriterit politik, thelbi qëndron te politikat e qeverisjes qendrore dhe

asaj vendore; cilat drejtime janë parësore për vendin dhe mënyra se si këto politika do të

vihen në jetë. Kjo pjesë e PKIE-së ndalet te parimet themelore të shtetit të së drejtës,

demokracisë, të drejtave themelore të njeriut, të drejtave të minoriteteve, politikave kundër

korrupsionit, luftës kundër krimit të organizuar. Plani detajon si janë ndarë detyrat dhe pjesët e punës për secilin institucion kryesor

në vend, si psh: Qeveria, Parlamenti dhe zgjedhjet vendore, administrata publike, Avokati

i Popullit, sistemi gjyqësor dhe nga ana tjetër, edhe aktorët e shoqërisë civile. Plani

evidenton domosdoshmërinë që Kuvendi të përmirësojë funksionet ligjvënëse të tij dhe ato

të kontrollit parlamentar, në funksion dhe në të mirë të procesit të anëtarësimit në BE, ku

më specifikisht kërkohet realizimi i objektivave të plota dhe me sukses të procesit të

reformës në drejtësi, përmirësimi i kuadrit ligjor lidhur me procesin zgjedhor në vend,

forcimi i rolit mbikëqyrës të Kuvendit, forcimi i rolit të KKIE-së dhe i autonomisë

financiare dhe buxhetore të Kuvendit, transparencë më e madhe në veprimtarinë e

institucionit dhe investim në asetet njerëzore dhe kapacitetet administrative të tij. Në shqyrtimin e kriterit politik, një zë i veçantë i është kushtuar pjesës që lidhet me

çështjet rajonale dhe detyrimet ndërkombëtare. Ashtu si dhe kemi përmendur më lart,

Shqipëria ka një vend të rëndësishëm gjeostrategjik në rajon dhe si e tillë pasohet nga një

rol i rëndësishëm në kontributin e saj për një rajon sa më të qëndrueshëm, të sigurt,

demokratik dhe europian.

Marrëdhëniet diplomatike me vendet kufitare më të afërta karakterizohen nga

parimet, pjesë e të ashtuquajturës “marrëdhënie të fqinjësisë së mirë”. Është një prej

objektivave kryesore të qeverisjes, pikërisht thellimi i bashkëpunimit dhe arritja e

marrëveshjeve dhe unifikimeve tregtare dhe politike në rajonin e Ballkanit Perëndimor. E

rëndësishme mbetet pjesa e realizimit të produkteve reale dhe të prekshme, pjellë e këtij

bashkëpunimi, ndaj dhe vendi ynë është zotuar që të thellojë punën dhe përpjekjet e mëdha

në forcimin e marrëdhënieve në kuadrin ligjor dhe institucional rajonal. Marrëdhëniet dy

apo më shumë shtetërore janë marrëdhënie, ku në vijimësi, vendet japin dhe marrin nga

njëri – tjetri dhe në këtë kontekst, vendi ynë nuk pretendon vetëm të marrë dhe të

mbështetet nga vendet më të fuqishme në rajon, por njëkohësisht edhe të japë kontributin

e vet në krijimin e stabilitetit, paqes dhe sigurisë në rajon.

Në plan përmenden arritjet dhe kontributet e vendit tonë në këtë drejtim, kur

referohet puna e Qeverisë Shqiptare në zhvillimin e bisedimeve të shumta për sa i përket

përpjekjeve për përfaqësimin e Kosovës në organizatat rajonale, pjesëmarrja e vendit në

proceset dhe bisedimet pajtuese në rajon si psh. në CEI - Nisma e Europës Qëndrore/ BEDZ

- Bashkëpunimi Ekonomik i Detit të Zi/ SEECP - Procesi i Bashkëpunimit të Europës

Juglindore/ RCC - Këshilli për Bashkëpunim Rajonal/ AII - Iniciativa Adriatiko – Joniane/

MARRI – Iniciativa Rajonale për Migrim, Azil dhe Refugjatë/ Procesi i Berlinit,

Bashkëpunimi i Përforcuar në kuadër të Procesit të Stabilizim - Asocimit (ECSAP).

472 PKIE 2017 – 2020 dhe PKIE 2018 – 2020; www.qbz.gov.al.

Page 132: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

120

Po ashtu, referohet Marrëveshja për krijimin e Fondit të Ballkanit Perëndimor, e

nënshkruar në Pragë, më datë 13.11.2015 dhe që ka përcaktuar se selia e Fondit

pozicionohet në Tiranë dhe do të ketë një drejtor diplomat shqiptar. Po ashtu, vendi ynë

është pjesëmarrës në zbatimin e projektit të gazsjellësit Trans Adriatik (TAP) dhe IAP –

Ionian Adriatic Pipeline.473 Nga ana tjetër, kriteri ekonomik e vë theksin te arritjet në fushën e reformave

ekonomike, ekonomisë së tregut dhe konkurrueshmërisë në treg. Trajtohen çështje që kanë

të bëjnë me ekonominë e një tregu funksional, bilancin e pagesave, klimën e biznesit,

rezervat ndërkombëtare dhe borxhi i jashtëm, kursi i këmbimit, papunësia, inflacioni,

politikat monetare, politikat makroekonomike dhe ato fiskale, borxhi publik, privatizimet

dhe sektori bankar. Në lidhje me këtë të fundit, Rekomandimi Nr. 4474 i Progres Raportit

të BE-së për vitin 2015 citonte:

“Të merren masa të mëtejshme për të zgjidhur çështjen e kredive me probleme, me

përfshirjen e të gjithë aktorëve kryesorë dhe po qe e nevojshme, edhe të Bankës së

Shqipërisë, me qëllim uljen e qëndrueshme të nivelit të tyre. Në këtë drejtim, do të ishte e

udhës, të jepet zgjidhje për pengesat që lidhen me ekzekutimin e vendimeve gjyqësore dhe

përmbarimore”.475 Shohim se në Plan paraqiten ecuritë dhe përmirësimet në çeshtjet problematike të

sektorit bankar. Flitet për qëndrueshmëri në strukturë, e cila ka të bëjë me bankat që

operojnë në tregun bankar shqiptar, qofshin këto me kapital shqiptar apo të huaj, por që në

çdo rast janë entitete të veçanta juridike shqiptare dhe nuk funksionojnë më si dikur, kur

ato regjistroheshin dhe vepronin si degë të bankave të huaja. Duke qenë thjesht degë të

subjekteve juridike tregtare të huaja, detyrimisht edhe fitimet e tyre kalonin ne favor të

shoqërisë tregtare, për llogari të së cilës ushtronin veprimtarinë financiare, ndërkohë që

sot, duke qenë subjekte juridike të pavarura, pavarësisht faktit se shoqëritë mëmë të tyre

[subjekte pronare] janë subjekte të huaja dhe të regjistruara jashtë vendit, sërish kapitali

kryesor i tyre qëndron brenda territorit dhe investohet me qëllim përmirësimin e aktivitetit

të subjektit vendas, të regjistruar konform legjislacionit respektiv dhe akteve rregullatore

të Bankës së Shqipërisë. Flitet, po ashtu, për një performancë pozitive, gjithmonë në proces përmirësimi, për

sa i përket nivelit të likuiditetit dhe të provigjionimeve të bankave të nivelit të dytë pranë

BSH-së. Pa dyshim që situata e kredive të këqija vijon të shfaqet problematike, kjo edhe si

pasojë e krizës botërore të përpara disa viteve, si edhe e krizës ekonomike që preku vendin

tonë fqinj – Greqinë476, rekuperimi i këtyre kredive që nuk performojnë, po ashtu vijon të

shfaqet problematik edhe pse duhet theksuar se të ashtuquajturat kompani “debt –

collection”477, në koordinim dhe me strukturat e brendshme të sistemit bankar, kanë dhënë

rezultate të konsiderueshme në mbledhjen e detyrimeve në vonesë. Jo vetëm mungesa e likuiditetit dhe vështirësitë ekonomike e financiare, por edhe

problematikat e theksuara në sistemin tonë të regjistrimit të pasurive, qofshin këto të

473 Qendra e Botimeve Zyrtare: https://qbz.gov.al 474 Faqe interneti aksesuar gjatë vitit 2017: www.integrimi.gov.al 475 Progres - Raporti BE, viti 2015; https://integrimi.gov.al. 476 Shënim: Një shtet me numër të madh emigrantësh nga vendi ynë. 477 Subjekte private me qëllim mbledhjen e borxheve për llogari të të tretëve përkundrejt komsioneve dhe/ ose pagesave respektive.

Page 133: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

121

paluajtshme478, apo edhe të luajtshme, por edhe informaliteti dhe problematikat serioze në

sistemin e regjistrimit të adresave dhe kontakteve përkatëse të popullatës e gjendjes së tyre

civile, e bëjnë akoma edhe më kritike situatën e mbledhjes së borxheve dhe detyrimeve

bankare. Kuptohet se në rastet kur garancia apo pengu që banka apo qoftë edhe një person

i tretë privat, kanë përdorur si kolateral në momentin e dhënies, respektivisht të kredisë

bankare apo borxhit, shfaq problematika të caktuara dhe nuk mund të ekzekutohet, atëherë

edhe mbledhja e detyrimeve të pashlyera vështirësohet.

Po ashtu, në rast se personat debitorë nuk arrihet që të kontaktohen, nuk ka një bazë

të dhënash zyrtare ku jetojnë, punojnë e kështu me radhë, detyrimisht edhe pagesat që bëjnë

këta persona janë më të pakta dhe mbeten kryesisht në ndërgjegjen personale apo “frikën

vetjake” të debitorit. Debat, vitet e fundit, ka sjellë edhe çështja e deklaruar nga Banka e Shqipërisë479,

në lidhje me fshirjen nga bilancet e bankave, të huave - kredive me probleme. Sigurisht që

ky veprim rrit në tërësi nivelin e aktiveve bankare dhe ul atë të borxhit në një nivel më

makroekonomik, por sërish nuk zhduk problemin real të ekzistencës së këtyre kredive të

këqija480, për të cilat është me rëndësi të theksojmë se nuk duhet të keqkuptohet dhe as të

ngatërrohet me faktin se sektori bankar ka “hequr dorë” prej tyre; përkundrazi, vijon

përpjekja e mbledhjes së tyre, por nga ana tjetër “lehtësohen” vetë bankat, për sa i përket

detyrimeve të secilës prej tyre, si aktorë brenda sistemit financiar bankar në vend.481

Plani nënvizon një arritje tjetër në këtë sektor dhe është pikërisht mbrojtja e sektorit

bankar nga rreziqet e tregut dhe veçanërisht nga rreziku që rrjedh nga kurset e këmbimit të

valutave në rastet e luhatjeve të tyre dhe në kushte jo të favorshme. Shembulli më tipik dhe më aktual në lidhje me këtë të fundit, është një pasiguri që

karakterizon tregun sot, si rrjedhojë e shtimit të qëndrimeve skeptike dhe dyshuese ndaj

BE-së. Sa më shumë “trembet” Europa nga BE-ja, aq më shumë luhatet raporti i monedhës

vendase me Euro-n dhe me monedha të tjera të vendeve europiane, që ende nuk janë pjesë

e Zonës Euro dhe për rrjedhojë rritet paqëndrueshmëria financiare në vend. E njëjta situatë qëndron edhe për sa i përket luhatjeve të normës së interesit. Vlen

të përmendet fakti se vazhdimisht lajmet televizive apo mediat online publikojnë deklarata

të Guvernatorit, Bankës së Shqipërisë, Shoqatës së Bankave apo dhe përfaqësuesve dhe

studiuesve të tregut, mbi uljen e normës bazë të interesit, ku flitet tashmë për rekordet më

të ulëta në dhjetëvjeçarin e fundit. Është pikërisht Banka e Shqipërisë, institucioni përgjegjës që monitoron bankat e

nivelit të dytë, që këtë ulje të normës bazë të interesit ta pasqyrojnë në amendimet e

normave të interesit të kredive që kanë akorduar apo që do të disbursohen në këtë periudhë,

duke mbrojtur në çdo rast të drejtat e konsumatorit dhe të biznesit.

Po ashtu, shohim në këtë periudhë një angazhim të madh të sektorit bankar në

përgjithësi dhe të bankave të veçanta të nivelit të dytë, që bashkëpunojnë me sektorët

publikë ministrorë, për të lehtësuar kredidhënien në fusha të caktuara. Një i tillë është dhe

projekti i Qeverisë Shqiptare për ndihmën ndaj fermerëve dhe kreditimin e tyre për blerjen

478 Në zyrën qëndrore dhe zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme. 479 www.bankofalbania.gov.al 480 Të quajtura ndryshe kredi, që nuk performojnë. 481 Intervistë e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, aksesuar në faqen zyrtare të Bankës së Shqipërisë: www.bankofalbania.gov.al

Page 134: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

122

e pajisjeve dhe makinerive në prodhimin e tyre me kushte lehtësuese. Programi Italo –

Shqiptar për Zhvillimin e Sektorit Privat në Shqipëri482 (PRODAPS) është pasuar nga

projekte të tjera të tilla si psh. Fondi Europian për Evropën Juglindore (EFSE), Projekti

EDIF për Ballkanin Perëndimor etj. Agjensia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR)

është një drejtori që bashkëpunon në vazhdimësi me bankat e nivelit të dytë në vend, për

të lehtësuar aktivitetin bujqësor të fermerëve dhe të shoqërive të vogla dhe të mesme

(SME).

Një projekt, po ashtu me shumë rëndësi dhe interes, ku sistemi bankar ka luajtur

një rol të rëndësishëm është edhe i ashtuquajturi “fond i akordimit të kredive të buta për

banim”. Janë organet e qeverisjes vendore që, në bashkëpunim me këto të fundit (bankat e

nivelit të dytë), në rast se individët plotësojnë kriteret e dakortësuara për këto lloj kredish,

i ndihmojnë në blerjen e shtëpive të banimit me kushte lehtësuese dhe preferenciale

kreditimi.

Plani tregon për një qëndrueshmëri të sektorit bankar dhe ndryshe nga Plani i

mëparshëm 2016 - 2020483, tregon për realizim me sukses të objektivave të përmendura në

Planin e vitit 2016, në lidhje me marrjen e masave konkrete për reduktim maksimal të

ndonjë ndikimi të mundshëm të krizës greke në tregun shqiptar. Në vendin tonë operojnë disa banka të nivelit të dytë, të cilat zotërojnë kapital të

huaj grek dhe nga ana tjetër, ne të gjithë jemi të ndërgjegjshëm për numrin e madh të

emigrantëve shqiptarë në këtë vend fqinj, të cilët ndër vite, kanë ndihmuar familjarët e tyre

apo kanë investuar në Shqipëri. Pikërisht për këtë dhe për çështje të tjera të ngjashme, u

ngrit në atë kohë një grup pune i posaçëm, i kryesuar nga Banka e Shqipërisë. Ndërkohë, që “Brexit”484 dhe luhatja e monedhës britanike në tregjet financiare

europiane pati një efekt minimal në vendin tonë, pasi sipas Bankës së Shqipërisë, kredia

dhe depozitat e publikut në këtë monedhë ishin në vlera të papërfillshme.

Është e pamundur të flasësh për sektorin bankar në tërësinë e tij, dhe më në veçanti

për problematikat që hasen në këtë sektor, pa përmendur një rrezik të madh të viteve të

fundit, i cili për hir të së vërtetës, nuk ka qenë shumë familjar për vendin tonë... rreziku që

buron nga pastrimi i parave “të pista” dhe financimit të terrorizmit. Në kushtet kur lëvizjet

e shumave monetare bëhen nëpërmjet transaksioneve bankare (transferta, depozitime,

tërheqje etj.), kjo edhe për shkak të rregullimeve ligjore në fuqi [kryesisht në referencë të

legjislacionit tatimor dhe legjislacionit për parandalimin e pastrimit të parave], të cilat

kërkojnë që paraja dhe në përgjithësi valuta të qarkullojnë nëpërmjet sektorit bankar.

Bankat kanë detyrime ligjore dhe rregullatore për të luajtur një rol aktiv dhe për të

qenë pjesë e procesit të filtrimit të qarkullimeve valutore, në mënyrë që të japin kontributin

e tyre në procesin e parandalimit të pastrimit të parave “te pista” dhe financimit të

veprimtarive jo të ligjshme. Në këtë kontekst, ka akte ligjore të përafruara, vendime,

udhëzime dhe rregullore të rekomanduara nga BE-ja dhe përafruara në legjislacionin tonë

të brendshëm. Pjesa 3 e Planit485 trajton aftësitë për të marrë përsipër detyrimet që burojnë nga

anëtarësimi. Në këtë pjesë të tij gjejmë dhe thelbin e Planit, ku rakordohen kërkesat

482 Shih: http://prodaps.al/index.php/al 483 https://qbz.gov.al; www.ligjet.org 484 Procesi i daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian. 485 Plani Kombëtar i Integrimit Evropian 2017 – 2020; www.integrimi.gov.al.

Page 135: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

123

europiane me arritjet e realizuara me sukses dhe pjesën e mbetur të procesit të përafrimit

në disa prej shtyllave kryesore, më saktësisht të 33 shtyllave (secila e trajtuar në një kapitull

të veçantë të planit). Kapitujt kanë të njëjtën strukturë, ku trajtimi fillon me një prezantim të situatës

aktuale në vend, e cila pasohet me një përmbledhje të kërkesave në këtë fushë, të rrjedhura

nga MSA-ja dhe legjislacioni i BE-së. Këto shqyrtime shërbejnë si parantezë për pjesët në

vijim, të cilat trajtojnë arritjet në legjislacionin vendas dhe institucionet përgjegjëse për

këtë përafrim dhe më tej, për zbatimin në praktikë të amendimeve të ndërmarra. Pjesa përmbyllëse e kapitullit përqëndrohet në prioritetet e fushës dhe planet e

veprimit për të ardhmen, qofshin këto plane afatshkurtra apo afatmesme. Po ashtu, nuk do

të kishte mundësi që në këto përmbledhje të mos përfshihej edhe kosto reale e përafrimit

të secilës fushë në veçanti. Gjejmë kështu në Plan, në formën e 33 kapitujve, 33 shtylla

kryesore të realitetit shqiptar në procesin integrues dhe të përafrimit të legjislacionit:

Lëvizja e lirë e mallrave/ Liria e lëvizjes së punëtorëve/ E drejta e vendosjes dhe liria për

të ofruar shërbime/ Lëvizja e lirë e kapitalit/ Prokurimi publik/ Legjislacioni tregtar/ E

drejta e pronësisë intelektuale/ Politikat e konkurrencës/ Shërbimet financiare/ Shoqëria e

informacionit dhe media/ Bujqësia dhe zhvillimi rural/ Politikat e sigurisë ushqimore,

veterinare dhe fitosanitare/ Peshkimi/ Politika e transportit/ Energjia/ Tatimet/ Politika

ekonomike dhe monetare/ Statistikat/ Politikat sociale dhe punësimi/ Ndërmarrjet dhe

politikat industriale/ Rrjetet trans – europiane/ Politika rajonale dhe bashkërendimi i

instrumenteve strukturore/ Bashkëpunimi në fushën e gjyqësorit dhe të drejtave themelore/

Drejtësi, liri dhe siguri/ Shkenca dhe kërkimi shkencor/ Arsimi dhe kultura/ Mjedisi/

Mbrojtja e konsumatorit dhe shëndetit/ Sistemi doganor/ Marrëdhëniet me jashtë/ Politikat

e jashtme, të sigurisë dhe mbrojtjes/ Kontrolli financiar/ Dispozitat financiare dhe

buxhetore.

Trajtimi i këtyre fushave pa diskutim është shumë voluminoz dhe angazhimi për

realizimin e kësaj përmbledhjeje të gjerë ka përfshirë shumë aktorë të brendshëm dhe të

jashtëm. Kemi zgjedhur të ndalemi në trajtimin e Planit për disa fusha me rëndësi dhe

impakt të ndjeshëm në popullatë, kyesisht në Kapitullin në vijim të punimit, ku trajtojmë

ligje më specifike dhe më veçanërisht: konkurrencën/ shëndetësinë/ pronësinë intelektuale

dhe sistemin bankar. Secilës fushë i përkon një nga kapitujt e Planit, ku shkurtimisht po ndalemi në

çështjet kryesore të evidentuara, arritjet e realizuara dhe objektivat e së ardhmes. Kapitulli 7 i Planit486 i përkushtohet tërësisht rregullimit të konceptit dhe institutit

të pronësisë intelektuale në vend. Trajtimi fokusohet në disa drejtime kryesore, ku theksi

vihet te baza ligjore dhe rregullatore në fuqi, që mbron pronësinë intelektuale në vend, si

dhe në aspektin institucional dhe të organeve përgjegjëse për mbrojtjen dhe garantimin e

të drejtave që lidhen me pronësinë intelektuale. Dy janë institucionet përgjegjëse kyçe në

këtë fushë, Drejtoria e Përgjithshme e Patentave dhe Markave487 dhe Ministria e Kulturës/

Drejtoria e të Drejtës së Autorit. Ligji, në fuqi, për të drejtën e autorit dhe të drejtave të

tjera të lidhura me të, Ligji “Për pronësinë industriale”, i ndryshuar dhe së bashku me

486 Plani Kombëtar i Integrimit Evropian 2017 – 2020; www.qbz.gov.al. 487 https//www.dppm.gov.al/ Sot Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale.

Page 136: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

124

Strategjinë Kombëtare të Pronësisë Intelektuale (2016-2020)488 , rregullojnë fushën në

aspektin ligjor dhe atë rregullator.

Shohim kështu një bazë mjaft të gjerë dhe mirërregullim të dispozitave detyruese,

në respektim të të drejtave që lidhen dhe burojnë nga e drejta e autorit dhe pronësia

industriale, të cilat merren në shqyrtim në Plan krahas direktivave europiane respektive, në

kuadër të procesit të përafrimit të legjislacionit shqiptar me atë të BE-së. E njëjta linjë dhe strukturë karakterizon edhe Kapitullin 8 të Planit, ku përshkruhet

situata në vend në lidhje me politikat e konkurrencës. Ndërkohë që shohim se sektori

bankar është i përfshirë në disa trajtime të ndara në Plan, në pjesën hyrëse të tij, kur

shqyrtohet tregu financiar në vend, si dhe në Kapitullin 4: Lëvizja e lirë e kapitalit.

Shëndetësia është një fushë shumë e rëndësishme, e cila trajtohet në disa prej pjesëve

kryesore të Planit, të cilat i kemi marrë në shqyrtim, gjatë analizës sonë në Kapitullin e

fundit të këtij punimi.

Thënë sa më sipër dhe në kuadrin kur pjesët e përzgjedhura për studim nuk janë

rastësore, por shërbejnë në funksion të analizës tonë dhe të pyetjes së ngritur në krye të

punimit, vlen të përmendim faktin se të gjitha këto rregullime në fusha të ndryshme,

problematikat e hasura, përpjekjet për rregullimin e tyre dhe hedhjen e hapave pozitivë në

realizimin me sukses të angazhimeve në kuadër të integrimit europian, nuk janë “çështje të

reja” për praktikën europiane.

Përmendëm më sipër, se si për të përballuar disi impaktet e krizës financiare të

vendit fqinj, u ngritën menjëherë grupet e punës dhe u ndërmorrën politika të caktuara

financiare dhe ekonomike. Shohim ndjekjen e politikave të ndryshme për forcimin e

monedhës vendase489, sigurimin e një qëndrueshmërie financiare në treg, konsolidimin e

sektorit bankar dhe ekonomisë vendase dhe të tjera hapa të ngjashme, për të cilat vendi ynë

dhe Qeveria Shqiptare janë më të përgatitur pikërisht pasi ky “plan masash” është i

përfshirë tashmë në kuadrin e rekomandimeve që partnerët europianë i kanë drejtuar vendit

tonë. Eksperiencat midis vendeve europiane jane të ngjashme, hapat që kalon vendi ynë

sot, janë kapërcyer me kohë nga vendet më të zhvilluara perëndimore, ndaj edhe sot

Shqipëria angazhohet plotësisht në përmbushjen me sukses të prioriteteve të caktuara,

ndjekjen e rekomandimeve dhe zotimeve të përbashkëta europiane, pikërisht për të

tejkaluar sa më lehtë vështirësitë ekonomike, politike, sociale... është kjo rruga e duhur

drejt demokracisë dhe rritjes së mirëqenies së qytetarëve shqiptarë.

3.4 Manuali i hartimit të ligjeve 490 dhe Inspektimi në Republikën e

Shqipërisë. Është e rëndësishme të theksojmë se arritjet e realizuara nga vendi ynë gjatë

procesit të integrimit europian janë të shumta. Flitet për përmirësime të kushteve të jetesës,

për ulje të nivelit të papunësisë, për përmirësim të nevojave jetësore, shoqërore,

shëndetësore, arsimore të popullatës dhe realizime të tjera, të cilat për hir të së vërtetës, në

488 Faqe interneti e aksesuar gjatë vitit 2017: www.integrimi.gov.al 489 I referohemi politikave të fundit të Bankës së Shqipërisë për kreditimin në monedhën Lekë. 490 Libri i Abstrakteve - Revista Diskutime, Prishtinë, Maj 2015, ISSN 1857-825X/ Phdc D. Bezati “Përafrimi i legjislacionit shqiptar me legjislacionin e BE – Manuali i Hartimit të Ligjeve, Tiranë 2010 (Euralius – Misioni Europian i Asistencës për Sistemin Shqiptar të Drejtësisë).

Page 137: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

125

asnjë rast, nuk do të ishin të mundura pa mbështetjen e gjerë të qytetarëve në vend drejt

integrimit europian. Në asnjë rast, nuk duhet nënvleftësuar prirja europiane e popullit

shqiptar dhe dëshira e madhe e tij për të qenë pjesë e pandarë e familjes së madhe

europiane. Kjo vlerë e theksuar e popullit shqiptar del akoma më në pah në kohën aktuale,

në kushtet kur grupimet anti - europiane dhe euroskeptike kanë filluar të shtohen dhe zërat

kundër BE-së kanë filluar të ndihen më fuqishëm se më parë. Përkundrazi, vendi ynë, më

shumë akoma, e kupton rëndësinë e madhe të aderimit dhe fuqizimit të të drejtave të

shqiptarëve si qytetarë europianë me të drejta të plota. Rruga drejt BE-së është ende e gjatë

dhe me vështirësi. Për t’i realizuar sa më mirë dhe në një kohë sa më të shkurtër të gjitha kërkesat dhe

kriteret e anëtarësimit në gjirin europian, vendi ynë është vazhdimisht në bashkëpunim të

ngushtë me institucionet dhe përfaqësuesit e Bashkimit Europian. Ne jemi në një rrugëtim

kompleks të ndjekjes së rekomandimeve dhe direktave që na drejtohen nga BE-ja. Rëndësia

madhore qëndron kryesisht te synimet apo objektivat që duhen arritur, duke përmendur se

është esenciale që opinioni i Komisionit Europian duhet të përbëjë programin e punës për

çdo institucion në Republikën e Shqipërisë dhe duhet të përkthehet në objektiva konkretë

dhe të prekshëm për përmirësimin e punës dhe performancës së çdo institucioni, për të

sjellë në një stad të ri rrugën e zhvillimit dhe të integrimit europian të vendit.491 Ndër më

kryesoret citojmë:

- Intensifikimin e përpjekjeve legjislative, buxhetore, administrative dhe institucionale,

si një prioritet strategjik, për të fituar besimin e publikut në sistemin e drejtësisë,

nëpërmjet një drejtësie të pavarur, transparente, të përgjegjshme dhe efikase. Strategjia

e reformës në drejtësi të përfundojë në një afat sa më të shkurtër dhe të shërbejë si baza

solide e konsolidimit dhe harmonizimit të përpjekjeve të përbashkëta, për të mundësuar

një drejtësi të standardeve europiane në Shqipëri;492

- Lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, duke implementuar me saktësi dhe

profesionalizëm bazën e re legjislative në këtë fushë dhe duke rritur bashkëpunimin

polici – prokurori - gjyqësor, për të përmbushur këtë objektiv të përbashkët dhe

themelor për një shoqëri demokratike;

- Konsolidimin e një administrate civile profesionale, të aftë të përballojë zhvillimet e

vendit dhe të konsolidojë rolin e saj si një aset i çmuar i organizimit shtetëror të

Shqipërisë;493

- Zbatimin në të drejtën e brendshme, në kuptimin legjislativ të vendimeve të Gjykatës

së Strasburgut me palë Republikën e Shqipërisë, por edhe në përgjithësi jurisprudencën

e kësaj Gjykate për të drejtat e pronësisë;

- Marrjen e masave konkrete dhe të gjithanshme, nga çdo aktor dhe autoritet, për

mbrojtjen e duhur të të drejtave dhe lirive të njeriut, përfshirë trajtimin e të burgosurve

dhe të paraburgosurve, të grave, të të miturve, luftën efektive dhe më cilësore për

dhunën në familje, me theks të veçantë në parandalimin e saj, si dhe zbatimin e plotë

të legjislacionit të detajuar për antidiskriminimin.494

491 http://www.parlament.al/Rezolute_Per_integrimin_europian_te_Shqiperise_11650_1.php 492 Po aty. 493 http://www.parlament.al/Rezolute_Per_integrimin_europian_te_Shqiperise_11650_1.php 494 Faqe interneti aksesuar gjatë vitit 2017: www.integrimi.gov.al

Page 138: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

126

Duke qenë ky shqetësimi kryesor i çdo shqiptari për një jetë më të mirë në vendin

tonë të përbashkët, kemi zgjedhur të thellohemi pikërisht në këtë oaz të gjerë sugjerimesh

europiane dhe veprimesh konkrete për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, duke zgjedhur

temë të punimit një prej drejtimeve kryesore dhe të domosdoshme të arritjes së këtij qëllimi

të përbashkët: “Përafrimin e legjislacionit shqiptar me legjislacionin e BE-së”. Rol të rëndësishëm në proces, përveç faktorëve vendas dhe atyre europianë, kanë

luajtur dhe një sërë aktesh, të cilat janë produkt i punës së përbashkët dhe konsultimeve

midis aktorëve kryesorë. Manuali i Hartimit të Ligjeve (Tiranë, 2010) është një akt i një

rëndësie të veçantë, dokument i cili është punuar nën vëmendjen e veçantë të Misionit

EURALIUS 495 . Pa diskutim, që është familjare tashmë për të gjithë ne, rëndësia e

rregullave të shkruara përpara se ato të mund të aplikohen në përditshmëri. Ashtu si dhe

rezulton nga praktika, dhe me shumë të drejtë citohet në këtë manual, një legjislacion i

hartuar keq pakëson sigurinë dhe stabilitetin ligjor dhe jo vetëm kaq, por nuk mund të arrijë

synimin për të cilin ky legjislacion është miratuar. Në praktikë po ashtu, është shumë e

vështirë që një legjislacion jo i hartuar në mënyrë të qartë, në gjuhë të kuptueshme, i cili lë

vend për interpretime të shumta në parashikimin e situatave të caktuara, të gjejë zbatim

pavarësisht dëshirës së mirë të institucioneve dhe vetë qytetarëve. Mangësitë në

formulimin e rregullave të shkruara jo vetem që pengojnë ndjeshëm respektimin e këtyre

rregullave, por edhe vënë në rrezik të madh një prej objektivave shumë të synuar nga vendi

ynë, parimin e shtetit të së drejtës. Në kushtet kur e drejta e shkruar paraqet mangësi,

atëhere vënia në jetë e kësaj të drejte do të humbiste kuptimin e saj dhe nuk do të sillte

pasojat e pritshme në shoqëri.496 Manuali edhe pse është përpiluar në vitin 2010497, paraqet rëndësi aktuale, duke

qenë se vazhdon të merret për bazë gjatë hartimit dhe teknikës ligjore të draftimit dhe

përpilimit të akteve të reja ligjore dhe nënligjore. Ky dokument është formalizuar në 4

kapituj të rëndësishëm: I. Parimet e përgjithshme të procesit legjislativ; II. Procedura legjislative; III.Teknika e

hartimit të ligjeve; IV. Implikimet e legjislacionit ndërkombëtar dhe të Bashkimit Europian

në hartimin e ligjeve.

Manuali paraqet rëndësi të veçantë në çdo parashikim që bën, megjithatë, me

rëndësi tejet të veçantë shohim Kapitullin IV: Implikimet e legjislacionit ndërkombëtar dhe

të Bashkimit Europian në hartimin e ligjeve. Ne e trajtojmë të drejtën që aplikohet në

vendin tonë si unike; si një e tërë. E drejta ndërkombëtare bëhet pjesë e rendit juridik të

brendshëm dhe gjen zbatim: të drejtëpërdrejtë ose nëpërmjet nxjerrjes së akteve të

metejshme, në varësi të traktatit apo marrëveshjes që e parashikon atë. Gjithsesi, ashtu si

dhe është parashikuar në Kushtetutën tonë dhe në ligje të ndryshme, e drejta ndërkombëtare

e ratifikuar nga vendi ynë zë një vend të rëndësishëm në hierarkinë e akteve normative në

fuqi, që rregullojnë marrëdhëniet në vend, aq sa edhe në rast konflikti të kësaj të fundit me

legjislacionin e brendshëm, e drejta ndërkombëtare ka përparësi.

495 Misioni Europian i Asistencës për Sistemin Shqiptar të Drejtësisë; wwww.drejtesia.gov.al. 496 Manuali i hartimit të ligjeve, Tiranë, 2010. 497 Faqe interneti: www.euralius.eu

Page 139: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

127

Parimi i përgjithshëm i epërsisë së të drejtës ndërkombëtare e ka origjinën në bazë

të Nenit 27 të Konventës së Vjenës, të vitit 1969, mbi të Drejtën e Traktateve498, ku shtetet

palë të Konventës nuk mund të bazohen në dispozitat e legjislacionit të tyre të brendshëm

për të justifikuar moszbatimin e dispozitave të një traktati ndërkombëtar. Ky status i

veçantë, që e drejta ndërkombëtare gëzon në legjislacionin e aplikuar në vendin tonë, duket

më së miri në një rast konkret, siç është rasti i Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Kushtetuta499 i jep vetë kësaj konvente një rëndësi aq të madhe në fushën e mbrojtjes së të

drejtave të njeriut, sa barazohet me rëndësinë e vetë Kushtetutës, kur parashikohet se

kufizimet e të drejtave të njeriut dhe lirive të parashikuara në Kushtetutë në asnjë rast nuk

mund të tejkalojnë kufizimet e parashikuara në Konventën Europiane për të Drejtat e

Njeriut. Të drejtën e supremacisë së ligjit, si një ndër parimet bazë të funksionimit të

sistemit të së drejtës, ne e kemi trajtuar tashmë kur analizuam supremacinë e ligjit të BE-

së.

Në lidhje me institucionet shtetërore përgjegjëse për zhvillimin e bisedimeve dhe

të nënshkrimeve të traktateve, ato janë të ndryshme në varësi të rëndësisë dhe llojit të

traktatit në fjalë. Këshilli i Ministrave mund të përfundojë vetë traktate ndërkombëtare, pa

miratimin e Kuvendit, kur një kompetencë e tillë i është dhënë me ligj ose nga një traktat

ndërkombëtar, i miratuar nga Kuvendi. Këshilli i Ministrave500 mund t’ia delegojë një

ministrie të caktuar, kompetencën e lidhjes së traktateve ndërkombëtare; madje,

kompetenca për marrëdhënie të një rëndësie më të vogël mund t’i delegohet edhe një njësie

vartëse administrative. Manuali i Hartimit të Ligjeve në kapitullin IV të tij, paragrafi 4.5,

jep një pasqyrë të përafrimit të legjislacionit shqiptar me Acqui e BE-së. Ashtu si dhe kemi

përmendur, nocioni i Acquis-së, më parë i quajtur Acquis Communautaire, i referohet

korpusit ligjor të BE-së, i cili është i përbërë nga legjislacioni parësor (traktatet) dhe

dytësor501, si dhe jurisprudencën e Gjykatës Europiane të Drejtësisë, që i interpreton ato502

e të tjera parashikime si dhe kemi trajtuar në Kapitullin II të punimit. Pasi referon në parimet dhe terminologjinë e së drejtës, manuali ndalet te procesi i

përafrimit dhe përfshirjes institucionale; duke vijuar më tej me punën përgatitore për

përafrimin e legjislacionit dhe hartimin e teksteve ligjore, bazuar në instrumentet e

përafrimit. Pikërisht, në bazë të të ashtuquajturave instrumente të përafrimit, manuali bën

një prezantim edhe të niveleve të ndryshme të përafrimit503: a) “Plotësisht i përputhshëm” – projekt-akti normativ është në përputhje (nuk bie në

kundërshtim) me dispozitat e burimeve parësore dhe dytësore të Acquis-së dhe është

në përputhje me parimet që rrjedhin nga këto dispozita;

b) “Pjesërisht i përputhshëm” – projekt-akti normativ është në përputhje (nuk bie në

kundërshtim) me parimet kryesore të burimeve parësore dhe dytësore të Acquis-së, por

jo me të gjitha;

498 www.europa.eu 499 Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë. 500 Faqe interneti: www.kryeministria.gov.al 501 Përfshirë, për shembull, rregulloret dhe direktivat. 502 Manuali, cituar si më sipër, f. 142; Shih edhe: www.euralius.eu. 503 Terminologjia e cituar në referencat e raportimeve të vitit 2015; www.integrimi.gov.al; Shih edhe: www.parlament.al.

Page 140: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

128

c) “I papërputhshëm” – projekt-akti normativ bie në kundërshtim me dispozitat e

burimeve parësore dhe dytësore të Acquis-së dhe nuk përputhet me parimet që rrjedhin

prej këtyre dispozitave;

d) “I pazbatueshëm” – nuk ekziston asnjë dispozitë e burimeve parësore dhe dytësore e

Acquis, e cila mund të krahasohet me projekt-aktin normativ, për të përcaktuar shkallën

e përputhshmërisë së tij.504

Manuali referon në parimet bazë të cilat duhet të merren parasysh gjatë procesit të

përfarimit të legjislacionit si psh.: parimet e sistemit kombëtar dhe parimet bazë ligjore dhe

administrative të BE-së, që përfshijnë sundimin e së drejtës, qeverisjen e mirë, sigurinë

ligjore dhe transparencën.505 Risia e këtij akti qëndron në konkretësinë dhe formën praktike

që ai merr kur përshkruan hapat konkretë, që hartuesi dhe eksperti i legjislacionit duhet të

ndërmarrë. Shkurtimisht, mund të themi se procesi, në një përshkrim shumë të thjeshtë të

tij, fillon, pikë së pari, me përcaktimin e fushës së zbatimit; merret një çështje e caktuar

dhe menjëherë studiohet baza ligjore që e rregullon atë, në qoftë se ka. Kontrollohet

gjithashtu përfshirja ose jo e çështjes në MSA506, planin vjetor të Qeverisë. Në qoftë se

baza ligjore përbëhet nga disa akte, atëherë studiohen hollësisht të gjitha këto rregullime.

Paralelisht, studiohet parashikimi që bëhet për çështjen konkrete nga aktet ligjore të BE-

së. Në rast se ka parashikim dhe rregullim në legjislacionin vendas, atëherë menjëherë

bëhet krahasimi përkatës midis parashikimeve të këtyre “dy legjislacioneve” dhe mbetet

për t’u përshtatur dhe modifikuar e amenduar hapësira ligjore respektive në ligjin shqiptar.

Në çdo rast, amendimi bëhet pas një studimi në terren të situatës, praktikës së fushës dhe

nevojave respektive, me karakteristikat vendase të fushës. Ndërkohë, në rastet kur çështja

në shqyrtim nuk ka rregullim ligjor vendas, atëherë procesi është për t’u ndërmarrë nga

fillimi, ku bëhet studimi i nevojave në praktikë dhe më pas, inkorporohet parashikimi i

aktit ligjor të BE-së. Udhëzimet specifike që parashikohen në manual ndahen në hapat si

më poshtë: i.Qartësimi i objektit të Direktivës; ii.Identifikimi i legjislacionit kombëtar, që ka nevojë të

rishikohet në kuadër të Direktivës; iii.Qartësimi nëse përafrimi i Direktivës kërkon

përafrimin paraprak dhe/apo zbatimin e Direktivave të tjera; iv. Identifikimi i nivelit të

harmonizimit të kërkuar nga Direktiva; v.Përcaktimi nëse Direktiva apo pjesë të saj kanë

efekt të drejtpërdrejtë; vi.Adresimi i pasojave për aktet e tjera.

Manuali rithekson ndryshimin esencial që qëndron në thelb të nocioneve: nocioni i

efektit të drejtpërdrejtë nuk duhet të ngatërrohet me parimin e ‘zbatimit të drejtpërdrejtë’.

Sipas termit të dytë, një Rregullore vepron në rendin ligjor të të gjithë vendeve anëtare, pa

pasur nevojë për t’u përafruar (Neni 288 i TFBE-së).507 Në varësi të çështjes konkrete që

shqyrtohet, ka akte dhe manuale të formave të ndryshme, siç është për shembull dhe

Manuali për Përkthimin e Legjislacionit Shqiptar në anglisht [manuali është krijuar në

bashkëpunim midis Ministrisë së Integrimit Europian me Projektin e bashkëpunimit të

financuar nga BE (IPA 2008) dhe Qeveria Gjermane, Tiranë 2011], ku përcaktohet

saktësisht se cilat do të jenë rregullat që duhet të respektohen me rigorozitet gjatë procesit

të përkthimit të akteve ligjore dhe rregullatore në gjuhën angleze, si një nga gjuhët zyrtare

të Bashkimit Europian.

504 www.integrimi.gov.al; Shih edhe: www.parlament.al. 505 Manuali, cituar si më sipër, f. 152. 506 Faqe interneti aksesuar gjatë vitit 2017: www.integrimi.gov.al 507 Manuali, cituar si më sipër, f. 158.

Page 141: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

129

Inspektimi në Republikën e Shqipërisë. Kuadri ligjor në vend është subjekt inspektimi nga

struktura të ndryshme shtetërore, në varësi të piramidës strukturore dhe varësisë

institucionale. Arkivat shkresore tregojnë për një projekt madhor që vendi ynë ka filluar

prej kohësh (viti 2005), në fushën e inspektimeve. Kjo reformë u finalizua me miratimin

më 16 Qershor 2011 të Ligjit Nr. 10433 “Për Inspektimin në Republikën e Shqipërisë”508.

Një prej rezultateve të reformës rregullatore është dhe krijimi i Qendrës Kombëtare të

Regjistrimit (QKR) dhe Qendrës Kombëtare për Licencimin (QKL). Së fundmi, të dyja

këto institucione, duke pasur si qëllim kryesor rritjen e efiçencës në punën e tyre në shërbim

të sektorit të biznesit në vend, janë konsoliduar në të ashtuquajturën Qendra Kombëtare e

Biznesit (QKB)509. Statistikat tregojnë se reforma në inspektim mundësoi shmangien e

strukturave të fryra dhe zgjeruara artificialisht në administratë dhe zëvendësimin e tyre me

inspektoratet e reja, të krijuara nën shembullin e vendeve partnere europiane. Kështu, sipas

një vlerësimi te vitit 2005 nga FIAS dhe METE (sot MZHETTS), çdo biznes, brenda një

viti, ishte inspektuar mesatarisht 13.8 herë nga 14 inspektorate të ndryshme ose ndryshe,

inspektorët kishin shpenzuar 45 ditë pune, mesatarisht, pranë çdo biznesi. Vetëm 5 nga 500

biznese të intervistuara nuk ishin inspektuar atë vit.510 Edhe sipas projektit BERIS511, kosto

e inspektimeve mbi bizneset ishte tejet e lartë. Bizneset shqiptare shpenzonin në total, së

bashku, rreth 5.3 milionë ditë pune në shërbim të inspektimeve që kryhen mbi to.512

Reforma në inspektim, që ndërmori shteti shqiptar, kishte si model shembullin europian.

Në bazë të këtij modeli qëndronte liberalizimi dhe lehtësimi e minimalizimi i aspekteve

formale dhe burokratike për biznesin në vend. Kërkohej që tashmë të kapërceheshin

pengesat fiktive dhe të panevojshme dhe të krijohej një sistem i mirëfilltë dhe sa më

transparent, i cili kishte si qëllim kryesor dhënien e një shtyse zhvillimi për biznesin; qoftë

për bizneset e vogla familjare, ashtu edhe për ato më të mëdha, të cilat deri në atë kohë

kalonin nën të njëjtat filtra dhe rregullime për sa i përket fushës së inspektimeve. Statistikat

e Inspektoratit Qëndror në Tiranë513 konfirmojnë rezultatet e arritura në praktikë nga puna

e Task Force për Reformën Rregullatore, siç janë psh. lehtësirat në lidhje me procedurat

për regjistrimin e bizneseve, liçensimit, pagesës on - line të detyrimeve tatimore,

prokurimit elektronik, planifikimi i territorit, gjykata administrative dhe drejtime apo

elementët e tjerë të kësaj reforme komplekse administrative.

Ligji Nr. 10433, datë 16.6.2011 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë” është

shpallur me Dekretin Nr. 7035, datë 29.6.2011 të Presidentit të Republikës514. Edhe pse

nuk konsiderohet një ligj shumë voluminoz dhe përbëhet vetëm nga 58 nene, ligji është i

përqëndruar dhe shumë i qartë në mesazhin që përcjell, si dhe për sa i përket strukturave

që krijon dhe qëllimit të tij. Neni 4 i ligjit jep një përmbledhje pikërisht të këtij të fundit:

“1. Inspektimi ka për qëllim mbrojtjen e interesit publik dhe të interesave të ligjshëm të

personave fizikë e juridikë. 2. Qëllimi i veprimtarisë së inspektimit arrihet nëpërmjet: a)

508 Qendra e Botimeve Zyrtare: www.qbz.gov.al 509 Faqe interneti: https://qkb.gov.al 510 Statistika Inspektorati Qëndror, Tiranë, 2015. 511 Shënim: Projekti i Qeverisë për Reformën e Mjedisit të Biznesit dhe Forcimit Industrial, mbështetur nga Banka Botërore. Shih edhe: www.worldbank.org 512 Statistika Inspektorati Qëndror, Tiranë, 2015. 513 www.insq.gov.al 514 Botuar në Fletoren Zyrtare Nr. 90 të datës 05.07.2011.

Page 142: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

130

vlerësimit të respektimit të kërkesave ligjore nga subjekti i inspektimit; b) dokumentimit

të praktikave të mira në respektimin e kërkesave ligjore dhe përhapjen e tyre; c) këshillimit

të subjektit të inspektuar për zbatimin sa më korrekt të kërkesave ligjore; ç) urdhërimit të

korrigjimit të shkeljeve të kërkesave ligjore dhe eliminimit të pasojave që rrjedhin prej

tyre; d) dhënies së dënimeve dhe marrjes së masave të tjera administrative për shmangien

e rreziqeve që mund t’u shkaktohen interesit publik dhe interesave të ligjshëm të personave

fizikë dhe juridikë, të parashikuar nga ky ligj apo legjislacioni i posaçëm.”515 Pra, shohim

se si ligji na prezanton drejpërdrejt me thelbin e procesit inspektues dhe përgjegjësitë e

strukturave rregullatore. Thelbi i tyre synon: i) rritjen e efektivitetit të trupave inspektuese

në parandalimin e risqeve dhe ii) uljen e barrës administrative dhe kostove mbi

veprimtarinë e biznesit.516 Fusha e veprimit të ligjit është e gjerë, por jo e pakufizuar. Janë

ligjet e veçanta sektoriale, të cilat bëjnë rregullimet në disa fusha të tjera shumë të

rëndësishme, për të cilat ky ligj nuk gjen zbatim. Të tilla janë psh. inspektimet e brendshme

administrative në sektorin publik, auditimi i brendshëm dhe inspektimi financiar publik,

kontrolli tatimor dhe ai doganor, inspektimi në fushën e parandalimit të pastrimit të parave

dhe financimin e terrorizmit, si dhe inspektimi në fushën e lojërave të fatit. Fusha e

inspektimeve, si pjesë shumë e rëndësishme e së drejtës administrative, i nënshtrohet të

njëjtave parime si dhe e drejta administrative në tërësi. Ndër to, ligji evidenton, më

specifikisht në Nenin 5 të tij e në vijim, parimin e pavarësisë, atë të proporcionalitetit, të

programimit të inspektimeve, informimin e publikut dhe mbrojtjen e konfidencialitetit dhe

parimi i dispozitës më të favorshme ligjore. Kreu III dhe IV i ligjit paraqesin rregullime të

përqëndruara lidhur me organizimin dhe funksionimin e inspektorateve në nivel qendror

dhe vendor, si dhe rregullat në lidhje me programimin dhe autorizimin e inspektimit. I

gjithë procesi i inspektimit konkludohet me marrjen e vendimit të inspektimit dhe marrjen

e masave respektive lidhur me faktet e konstatuara. Kundërvajtjet administrative

specifikohen në Nenin 54 të ligjit517. Ligji i inspektimit nuk mund të shihet dhe as të

studiohet i shkëputur nga ligjet sektoriale të fushës, të cilat janë ende në një proces të gjatë

dhe voluminoz harmonizimi dhe përafrimi. Për sa i përket raportit të ligjit të inspektimit

me një ligj sektorial, mund të themi se ajo çka nuk përcaktohet drejtpërdrejt nga ligji i

inspektimit mund të plotësohet e detajohet përmes akteve nënligjore sipas autorizimit të

vetë këtij ligji. Për rrjedhojë, në një ligj sektorial çfarëdo, bëhen të panevojshme nenet,

paragrafet, fjalitë apo fjalët që rregullojnë të njëjtat çështje, që i përkasin procedurës së

inspektimit.518 Pra, shohim se si për parashikime të të njëjtave situata nga ligje apo akte të

tjera nënligjore të së njëjtës fushë, prevalon dhe ka përparësi ligji për inspektimin. Në një

numër ligjesh janë bërë ndërhyrje edhe në harmonizmin e termave, në harmonizimin e

niveleve dhe strukturave për ankimin administrativ e të llojeve të dënimeve, si dhe në

ndonjë rast propozohen edhe modifikime të masës së gjobave apo të mënyrës së

ekzekutimit të dënimeve, ndonëse këto dy aspektet e fundit nuk përbënin qëllimin e

ndryshimeve ligjore të lidhura drejtpërdrejt me çështjet organizative, proceduriale dhe

metodologjike të harmonizimit të legjislacionit sektorial me ligjin e inspektimeve. 519

515 Neni 4 i Ligjit Nr. 10433, date 16.6.2011 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”; www.qbz.gov.al. 516 www.insq.gov.al [faqe zyrtare në internet e Inspektoratit Qëndror]. 517 Qendra e Botimeve Zyrtare: www.qbz.gov.al 518 Statistika Inspektorati Qëndror Tiranë, 2015. 519 Po aty, Tiranë, 2015.

Page 143: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

131

Qëllimi për të cilin kemi zgjedhur të bëjmë pjesë të studimit këtë ligj dhe fushën e

inspektimeve, përtej rëndësisë madhore të tyre në praktikë dhe modelit europian që po

përpiqet të përqafohet në këtë fushë, janë edhe për efekt statistikor dhe sasior. Puna e

madhe e Inspektoratit Qendror është reflektuar edhe në morinë e akteve ligjore, të cilat janë

amenduar nën dritën e frymën e re që prezanton ligji për inspektimet në vend. Në fund të punimit, në formën e Aneks B, janë paraqitur disa të dhëna të nxjerra

nga Inspektorati Qendror, që referojnë në aktet e përafruara dhe amenduara. Shohim një

hapësirë shumë voluminoze dhe mbi të gjitha një hapësirë të shumëllojshme dhe të

diversifikuar të fushave që preken dhe shtrirjes së inpektimit në një rrjet të gjerë veprimi

në vendin tonë. Shohim se si në këtë gamë të gjerë përfshihen edhe fushat e legjislacioni

respektiv i tyre, që trajtojmë në Kreun IV të punimit. Ndërkohë, në Raportin e Përgjithshëm

të Inspektimeve për vitin 2017 të Inspektoratit Qendror, në lidhje me veprimtarinë e tij

gjatë vitit 2017, shohim të reflektuar punën e kryer në lidhje me dhënien e mendimeve për

disa akte ligjore dhe nënligjore në fushën e inspektimit520: “a. Projektligji “Për produktet

kozmetike”; b. Projekt rregullorja “Për procedurat e inspektimit mbi zbatimin e njësuar të

legjislacionit arkivor në rrjetin arkivor të RSH”; c. Projektligji “Për parandalimin e

rreziqeve nga aksidente madhore industriale, që përfshijnë substanca të rrezikshme”; d.

Projektvendimi “Për përcaktimin e procedurave të kryerjes së kontrollit të veprimtarisë së

ndërmarrjeve sociale”; e. Projektvendimi “Për organizimin dhe funksionimin e Autoritetit

Kombëtar të Ushqimit”; f. Projektvendimi “Për organizimin dhe funksionimin e Autoritetit

Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera”.”521

520 Raporti i Përgjithshëm i Inspektimeve për vitin 2017; www.insq.gov.al. 521 Raporti i Përgjithshëm i Inspektimeve për vitin 2017, f. 12 – 13.

Page 144: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

132

Kreu IV: LIGJE SPECIFIKE TE PËRAFRUARA.

4.1 Legjislacioni në fushën e pronësisë intelektuale. Përzgjedhja e temës së këtij studimi shkencor dhe më specifikisht kuadrit ligjor dhe

zbatimit në praktikë të tij, për sa i përket fushës së pronësisë intelektuale është bërë jo

vetëm për faktin se paraqet interes në aktualitetin vendas, por edhe duke e konsideruar atë

si një fushë relativisht të re në Shqipëri. Jemi të gjithë të vetëdijshëm se ka ende shumë

punë për t’u realizuar, në mënyrë që të arrihet një ndërgjegjësim i përgjithshëm i popullatës

mbi të drejtat dhe njëkohësisht detyrimet që rrjedhin nga instituti i pronësisë intelektuale.

Pavarësisht vështirësive, duhet pranuar edhe ana tjetër e medaljes, që reflekton arritjet e

mëdha në krijimin e një baze solide ligjore dhe institucioneve përgjegjëse për mbrojtjen

dhe mbikëqyrjen e këtyre parashikimeve rregullatore.

Kemi përballë një punë të konsiderueshme, të realizuar “në letër”... baza ligjore, së

bashku me draftet amenduese, është e plotë, institucionet të mirëformuara dhe me stafe

punonjësish të trajnuar nga ekspertë europianë, seminare dhe workshope të vazhdueshme

për administratën publike në përgjithësi dhe për grupet e interesit në veçanti.

Në logjikë të një rendi kronologjik, por edhe të vetë rëndësisë madhore që paraqet,

e fillojmë trajtimin e kësaj teme pikërisht me referimet e drejpërdrejta të parashikimeve të

MSA në lidhje me pronësinë intelektuale.

Si terminologji, “pronësia intelektuale”, përmendet në nenet 42, 70, 73, 102 dhe 109

të MSA-së 522 . Ndërkohë që, në disa prej këtyre neneve, pronësia intelektuale preket

shkarazi kur listohen një sërë institutesh, si p.sh. në Nenin 42 apo Nenin 70 të MSA, ku

parashikohet detyrimi i vendit tonë për përafrimin e legjislacionit në disa fusha, ndër të

tjera edhe përafrimin në elementet thelbësore të Acquis të Tregut të Brendshëm, ashtu si

dhe në fusha të tjera të rëndësishme si konkurrenca, të drejtat mbi pronësinë intelektuale,

industriale dhe tregtare, prokurimi publik, standardet dhe çertifikimi, shërbimet financiare,

transporti detar dhe tokësor e të tjera. Neni 73 523 rregullon në veçanti pronësinë

intelektuale, industriale dhe tregtare: “1. Në përputhje me dispozitat e këtij Neni dhe

Shtojcën V, Palët konfirmojnë rëndësinë që i japin sigurimit të mbrojtjes së përshtatshme

dhe efikase si edhe imponimin e të drejtave të pronësisë intelektuale, industriale dhe

tregtare. 2. Shqipëria merr masat e nevojshme për të garantuar brenda katër viteve pas

hyrjes në fuqi të kësaj Marrëveshjeje një nivel mbrojtjeje të të drejtave të pronësisë

intelektuale, industriale dhe tregtare të njëjtë me atë që ekziston në Komunitet, përfshirë

mjetet e efektshme për realizimin e këtyre të drejtave. 3. Shqipëria merr përsipër të bëhet

palë brenda periudhës së përcaktuar më lart në konventat shumëpalëshe për të drejtat e

pronësisë intelektuale, industriale dhe tregtare, të përmendura në Shtojcën VI, paragrafi 1.

Këshilli i Stabilizim - Asocimit mund të vendosë për të detyruar Shqipërinë të bëhet palë

në Konventa të veçanta shumëpalëshe në këtë fushë. 4. Nëse ndodhin probleme në fushën

e pronësisë intelektuale, industriale dhe tregtare që ndikojnë në kushtet e tregtisë, me

522 Faqe interneti: www.integrimi.gov.al; www.qbz.gov.al 523 Qendra e Botimeve Zyrtare: www.qbz.gov.al

Page 145: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

133

kërkesë të një Pale, problemet i dërgohen urgjentisht Këshillit të Stabilizim - Asocimit, me

synim arritjen e zgjidhjeve të kënaqshme për palët.”524

Duket qartë nga fryma e vetë MSA-së dhe veçanërisht nga formulimi me detyrime

taksative dhe me afate të mirëpërcaktuara, rëndësia madhore që BE-ja i njeh pronësisë

intelektuale dhe elementëve të saj. Në vijim të Nenit 73, MSA rregullon detyrimet në këtë

fushë në Shtojcën V 525 të saj, ku janë të renditura konventa dhe marrëveshje të

rëndësishme, rregullimet e të cilave duhet të përqafohen gradualisht nga vendi ynë:

- Traktati i të Drejtës së Autorit WIPO (Gjenevë, 1996);

- Konventa për Mbrojtjen e Prodhuesve të Fonogrameve kundër Duplikimeve të

Paautorizuara të Fonogrameve të tyre (Gjenevë 1971);

- Konventa Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Varieteteve të Reja të Bimëve (UPOV - Akti

i Gjenevës, 1991);

- Këshilli i Stabilizimit dhe Asocimit mund të vendosë që Neni 73 (3) t’i aplikohet

konventave të tjera shumëpalëshe;

- Konventa Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Ekzekutuesve, Prodhuesve të Fonogrameve

dhe Organizatat e Transmetimeve me valë (Romë, 1961);

- Konventa e Parisit për Mbrojtjen e Pronës Industriale (Akti i Stokholmit 1967, i

amenduar në 1979);

- Konventa e Bernës për Mbrojtjen e Veprave Letrare dhe Artistike (Akti i Parisit, 1971);

- Traktati i Përformancës dhe Fonogramës WIPO (Gjenevë, 1996);

- Marrëveshja e Madridit për Regjistrimin Ndërkombëtar të Simboleve (Akti i

Stokholmit, 1967, i amenduar në 1979);

- Traktati i Budapestit për Njohjen Ndërkombëtare të Depozitave të Mikro-Organizmave

për qëllime të Procedurave të Patentës (1977, modifikuar në vitin 1980);

- Protokolli që lidhet me Marrëveshjen e Madridit për Regjistrimin Ndërkombëtar të

Simboleve (Madrid, 1989);

- Traktati për Bashkëpunimin e Patentave (Uashington, 1970, i amenduar në vitin 1979

dhe i modifikuar në 1984);

- Marrëveshja e Nicës për Klasifikimin Ndërkombëtar të Mallrave dhe Shërbimeve për

qëllime të Regjistrimit të Simboleve (Gjenevë, 1977- i amenduar në vitin 1979);

- Konventa mbi Patentën Evropiane;

- Traktati i së Drejtës për Patentat (WIPO).526

Ligji “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Për sa i përket kuadrit ligjor në fuqi, në lidhje me mbrojtjen e të drejtave të autorit,

në vendin tonë gjen zbatim Ligji Nr. 35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera

të lidhura me to”527, miratuar më datë 31.03.2016 dhe shpallur me Dekretin Nr. 9511, datë

14.4.2016 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Ligji në fuqi nuk është akti i parë legjislativ që ka rregulluar të drejtat e autorit në

vendin tonë, përkundrazi, këto të drejta rregulloheshin fillimisht nga një ligj i veçantë: Ligji

524 Ligji Nr. 9590, datë 27.07.2006 “Për ratifikimin e MSA-së”, Neni 73; Qendra e Publikimeve Zyrtare: www.qbz.gov.al. 525 Shtojca V e Ligjit Nr. 9590, datë 27.07.2006 “Për ratifikimin e MSA-së”; www.qbz.gov.al 526 Po aty; Shih edhe: www.ligjet.org 527 Qendra e Botimeve Zyrtare: www.qbz.gov.al; Shih edhe: Fletoren Zyrtare Nr. 64, Faqen 3963.

Page 146: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

134

Nr. 7564, datë 19.05.1992 "Për të drejtën e autorit", i ndryshuar dhe Vendimi Nr. 309, datë

13.6.2000 i Këshillit të Ministrave "Për tarifat e përdoruesve të pronësisë artistike”. Më

pas, ky ligj u shfuqizua nga Ligji Nr. 9380, datë 28.04.2005, “Për të drejtën e autorit dhe

të drejtat e tjera të lidhura me të”, i shpallur me Dekretin Nr. 4587, datë 30.05.2005 të

Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Ligji ishte hartuar në 137 nene, të ndara në 5 pjesë

dhe ishte amenduar në vijim me Ligjin Nr. 9934, datë 26.6.2008 “Për një ndryshim në

Ligjin Nr. 9380, datë 28.4.2005 "Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me

të””; Ligjin Nr. 78/2013 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin Nr. 9380, datë

28.04.2005 "Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të"”, miratuar më

datë 14.02.2013 dhe shpallur me Dekretin Nr. 8037, datë 01.03.2013 të Presidentit të

Republikës së Shqipërisë.528 Ligji aktual është shumë i ngjashëm me përmbajtjen e ligjit që ka shfuqizuar, Ligjin

Nr. 9380, por ka risitë e tij, duke e përshtatur legjislacionin e fushës me direktivat europiane

respektive dhe më konkretisht, Ligji është përafruar plotësisht 529me: - Direktivën 2006/116/KE, të Parlamentit Europian dhe Këshillit, datë 12 Dhjetor 2006,

"Mbi afatin e mbrojtjes së të drejtës së autorit dhe disa të drejtave të lidhura" e

amenduar", Celex: 32006L0116; Fletorja Zyrtare e BE-së, L 372, datë 27.12.2006;

- Direktivën 2004/48/KE të Parlamentit Europian dhe Këshillit, datë 29 Prill 2004, "Mbi

zbatimin e të drejtave të pronësisë intelektuale", Celex: 32004L0048; Fletorja Zyrtare

e BE-së, L 157, datë 30.04.2004;

- Direktivën 2001/29/KE të Parlamentit Europian dhe Këshillit, datë 22 Maj 2001, "Mbi

harmonizimin e disa aspekteve të të drejtës së autorit dhe të drejtave të lidhura me të

në shoqërinë e informacionit", Celex: 32001L0029, Fletorja Zyrtare e BE-së, L 167,

datë 22.06.2001;

- Direktivën 2001/84/KE të Parlamentit Europian dhe Këshillit, datë 27 Shtator 2001,

"Mbi të drejtën e rishitjes në dobi të autorit të një vepre origjinale të artit", Celex:

32001L0084, Fletorja Zyrtare e BE-së, L 272, datë 13.10.2001;

- Direktivën 96/9/ KE të Parlamentit Europian dhe Këshillit, datë 11 Mars 1996, "Mbi

mbrojtjen ligjore të bazave të të dhënave", Celex: 31996L0009, Fletorja Zyrtare e BE-

së, L 77, datë 27.03.1996;

- Direktivën 2009/24/KE të Parlamentit Europian dhe Këshillit, datë 23 Prill 2009, "Mbi

mbrojtjen ligjore të programeve kompjuterike", Celex: 32009L0024, Fletorja Zyrtare e

BE-së, L 111, datë 05.05.2009;

- Direktivën 2006/115/KE të Parlamentit Europian dhe Këshillit, datë 12 Dhjetor 2006,

"Mbi të drejtën e qirasë dhe të drejtën e kreditimit dhe mbi disa të drejta që lidhen me

të drejtën e autorit në fushën e pronësisë intelektuale", Celex: 32006L0115, Fletorja

Zyrtare e BE-së, L 376, datë 27.12.2006.530

dhe është përafruar pjesërisht me:

- Direktivën e Këshillit 93/83/KEE, datë 27 Shtator 1993, "Mbi koordinimin e rregullave

të caktuara në lidhje me të drejtën e autorit dhe të drejtave të lidhura me të drejtën e

autorit, të aplikueshme në transmetimet satelitore dhe ritransmetimet kabllore", Celex:

31993L0083, Fletorja Zyrtare e BE-së, L 248, datë 06.10.1993;

528 www.ligjet.org 529 Po aty; Shih edhe: www.europa.eu 530 Cituar si më sipër: www.ligjet.org dhe www.europa.eu. Shih edhe https://wipolex.wipo.int

Page 147: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

135

- Direktivën 2014/26/ BE të Parlamentit Europian dhe Këshillit, datë 26 Shkurt 2014,

"Për menaxhimin kolektiv të së drejtës së autorit dhe të drejtave të lidhura me të dhe

licencimi multi - territorial i të drejtave në veprat muzikore për përdorim në internet në

tregun e brendshëm", Celex: 32014L0026, Fletorja Zyrtare e BE-së, L 84, datë

20.03.2014.531

Ashtu si dhe është shprehur në mënyrë të qartë në përkufizimin e Nenit 1 të këtij

ligji, qëllimi i tij është mbrojtja e të drejtës së autorit dhe të drejtave të tjera të lidhura me

të për veprat e natyrës letrare, artistike dhe shkencore. Ligji përfshin një fushë të gjerë

zbatimi si dhe subjekte të ndryshme, duke parashikuar në vetë brendinë e ligjit se, ai gjen

zbatim për personat fizikë a juridikë, vendas ose të huaj, që ushtrojnë veprimtari krijuese,

tregtare, prodhuese apo çdo veprimtari tjetër vlerësimi, shfrytëzimi, përdorimi a tjetërsimi

të veprave letrare, artistike ose shkencore në territorin e Republikës së Shqipërisë.532

Si dhe rezulton nga përshkrimet e ligjvënësit në këtë nen, “të drejtat e autorit” nuk

është një nocion “përmbyllës”, por përkundrazi përfshin një fushë të gjerë të drejtash dhe

veprimtarish. Jo vetëm nocioni është shumë i gjerë, por një parashikim ligjor i këtij lloji,

përfshirë në Nenin 3 të ligjit në fjalë, të jep përshtypjen se praktika e kohës ka qenë shumë

e vakët dhe e patrupëzuar me raste konkrete. Në të vërtetë, statistikat tregojnë se janë të

pakta rastet e praktikës mbi realizimin e këtyre të drejtave në vendin tonë, në periudhën e

daljes së ligjit.

Hasen vështirësi në gjetjen e një procesi gjyqësor apo administrativ të kohës lidhur

me të drejtat e autorit apo dhe më gjerë, për pronësinë intelektuale në kohën e daljes së

ligjit, aq sa krijohet përshtypja se ligji ka dalë më tepër në kontekst të kërkesave të

integrimit europian të vendit, sesa nga nevoja të praktikës dhe mungesës së rregullimeve

ligjore. Mirëpo, kjo është vetëm një anë e procesit; në vijim të punimit do të japim dhe

arsyet pse sot ka ardhur koha, që këto të drejta dhe mbrojtja e tyre të pozicionohen në

qendër të vëmendjes tonë dhe të realitetit shqiptar, ashtu si dhe ka ndodhur me të drejtat e

pronësisë në përgjithësi533. Ligji bën një kategorizim të kontureve të zbatimit të tij, duke grupuar 4 kategori

kryesore: - Veprat (në bazë të 5 kritereve të ndryshme);

- Shfaqjet e artistëve interpretues dhe/ ose ekzekutues (sipas ndarjeve në bazë të 3

kritereve);

- Regjistrimet e fonogrameve/ tingujve (ndarjet sipas 3 kritereve);

- Programet audiovizive (ndarjet sipas 2 kritereve).

Interes të madh shfaqi në atë kohë, Neni 3 i Ligjit të mëparshëm Nr. 9380534, kur

për herë të parë referonte në termin “pronësi intelektuale”, gjatë parashikimit të rregullimit

të situatave të aplikimit të ligjit me fuqi prapavepruese: “Përdorimi i veprave të pronësisë

intelektuale në fushën e artit, kulturës dhe shkencës, të krijuara para hyrjes në fuqi të këtij

531 Ligji Nr. 35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, Neni 1; www.qbz.gov.al. 532 Qendra e Botimeve Zyrtare: www.qbz.gov.al 533 Jemi të vetëdijshëm për rëndësinë madhore që gëzojnë të drejtat mbi pasuritë e paluajtshme të subjektit pronar dhe mbrojtja e tyre. 534 Qendra e Botimeve Zyrtare: www.qbz.gov.al

Page 148: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

136

ligji, bëhet sipas dispozitave të këtij ligji dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, ku Republika

e Shqipërisë është palë.”535

Si dhe kemi përmendur, pronësia intelektuale është një term më i gjerë se thjesht e

drejta e autorit, si nocion, ai e përfshin të drejtën e autorit, por është më shumë se kaq. Duke lexuar me vëmendje ligjin dhe kuptuar frymën e tij, konkludojmë se e drejta

e autorit, në momentin e hartimit të ligjit, ka qenë pak më e kufizuar se sa nocioni që ne

identifikojme sot me të drejtat e autorit. Përgjithësisht, fryma e ligjit e lidh të drejtën e

autorit me krijimtarinë në fushat e artit dhe të shkencës, të arkitekturës, koreografisë,

kinematografisë, filmit, teatrit, pikturës, folklorit, muzikës, fotografisë, letrave,

transmetimeve kabllore e të tjera. Ne të gjithë e dimë sot se koncepti i të drejtës së autorit

është zgjeruar së fundmi, ka të bëjë me produkte të individit apo personit juridik në të gjitha

fushat e jetës, në çdo formë krijimtarie që trupëzohet në forma nga më të ndryshmet, të

prekshme dhe jo të prekshme.

Një pjesë e doktrinës është përfshirë në debatin e gjerë nëse duhet të mbrohen edhe

idetë dhe mendimet apo ajo; a konsiderohet një ide e tillë dhe e formës që mund të mbrohet

me ligj? Ligji në vendin tonë, i përjashton shprehimisht idetë dhe teoritë nga objekte të së

drejtës së autorit. Neni 12 i ligjit, në pikën 1. të tij, shkon më tej kur parashikon rastet në

të cilat nuk aplikohet kjo lloj mbrojtjeje: “... Krijimet që nuk janë objekt mbrojtjeje nga e drejta e autorit:

1. Nuk janë objekt i së drejtës së autorit dhe nuk gëzojnë mbrojtje nga ky ligj: a) idetë, teoritë, konceptet, zbulimet dhe shpikjet në një vepër krijuese, pavarësisht nga

mënyra e marrjes, e të shpjeguarit ose e të shprehurit;

b) shpikjet, aktet ligjore, administrative dhe gjyqësore, si dhe krijime të tjera zyrtare dhe

koleksionet e tyre, të paraqitura me qëllim që të informohet zyrtarisht publiku;

c) simbolet zyrtare të shtetit, të organizatave dhe autoriteteve publike, si për shembull:

armët, vula, flamuri, emblemat, medaljoni, shenja dalluese, medalja;

d) mjetet e pagesës;

e) lajmet dhe informacioni i shtypit, i cili ka karakter të thjeshtë informimi;

f) të dhënat dhe faktet e thjeshta...”536

Ashtu si dhe vetë shoqëria, e cila është vazhdimisht në zhvillim, në lëvizje, po ashtu

edhe koncepti i të drejtës së autorit dhe pronësisë intelektuale në përgjithësi është në

lëvizje, në evoluim të vazhdueshëm. Shohim çdo ditë dhe lexojmë në mediat botërore, për

personazhe shumë të rinj në moshë, të cilët duke u frymëzuar dhe nga përdorimi i shpeshtë

i rrjeteve sociale, arrijnë të zbulojnë lehtësira dhe aplikacione të reja, nga më të ndryshmet,

të cilat në kuptimin e vërtetë të fjalës, “ndryshojnë jetën e tyre”. Me këtë të fundit nuk

nënkuptojmë ndryshimin e jetës së personave dhe subjekteve që i përdorin këto risi në

rrjete537, kompjuterat dhe celularët e tyre, por e kemi fjalën për personat që kanë pikërisht

këto dhunti, të drejtat e të cilëve nëpër botë mbrohen aq me rigorozitet dhe seriozitet, sa që

ata nga të rinj të thjeshtë dhe dashamirës të evolucionit teknologjik, shndërrohen në persona

të famshëm botërisht dhe shumë të paguar për risitë që i sjellin shoqërisë.

535 Ligji Nr. 9380, date 28.4.2005 "Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të” (shfuqizuar), Neni 3; www.ligjet.org. 536 Faqe interneti: www.qbz.gov.al; www.ligjet.org 537 I referohemi rrjeteve sociale online.

Page 149: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

137

Kreu III i ligjit538 ndalet në parashikimet e formave dhe të drejtave që përmban e

drejta e autorit, duke i kategorizuar këto të drejta në dy grupime të mëdha: të drejta vetjake

jopasurore dhe të drejta ekskluzive pasurore të autorëve. Të parat kanë të bëjnë me ato të

drejta që ndikojnë në fatin e një vepre, krijimtarie: është ekskluzivisht e drejta e autorit të

një vepre që të vendosë nëse kjo vepër do të shfaqet për publikun apo të qëndrojë anonim,

në formën dhe vendin që ajo do të shfaqet, si dhe të gjitha të drejtat që autori ka ndaj të

tretëve për të gëzuar të drejta të plota dhe të qeta, duke mos u cënuar në asnjë moment në

gëzimin dhe autorësinë e tij në veprën vetjake. Në ndryshim nga të parat, të drejtat pasurore ndryshojnë thelbësisht për sa i përket

objektit të tyre. Ndërkohë që, të drejtat jopasurore nuk sjellin të ardhura të matshme për

autorin apo bashkëautorët e një vepre, të drejtat pasurore lidhen ngushtësisht me të ardhurat

pasurore që i takojnë autorit. Këto të drejta lidhen me shpërblimet që mund të fitojë autori

i veprës në varësi të llojit, vlerës së saj dhe mënyrës së shfrytëzimit që vetë autori zgjedh

për këtë krijimtari. Po ashtu, të gjitha këto të drejta i takojnë ekskluzivisht autorit apo

bashkëautorëve të një vepre, i cili/ të cilët vendosin edhe mbi të drejtën e shpërndarjes së

një vepre, dhënies së saj me hua apo qera, përcjelljes në publik, ndryshimeve dhe

modifikimeve që mund t’i bëhen veprës pas momentit fillestar të krijimit etj. Ekziston dhe një seksion i tretë të drejtash, që ka të bëjë me të drejtat e tjera pasurore

të autorëve. Të drejtat jopasurore, në ndryshim nga të drejtat pasurore, përgjithësisht nuk

përbëjnë objekt dorëheqjeje, janë të drejta të patjetërsueshme dhe të paparashkrueshme.

Me vdekjen e autorit, këto të drejta u kalojnë trashëgimtarëve të autorit. Ligji parashikon

dispozita të ndryshme në lidhje me kohëzgjatjen e të drejtës së autorit, e cila varion sipas

llojit të produktit të veprës. Rregullimi i përgjithshëm parashikon se e drejta e autorit zgjat

gjatë gjithë jetës së autorit dhe deri 70 vjet pas vdekjes së tij. Nenet 40 e në vijim

parashikojnë raste përjashtimore, kur vepra është krijuar në bashkëautorësi, llojet e veprave

kinematografike, audiovizuale, fotografive, autorëve të huaj etj. Në çdo rast, afatet e

përcaktuara ligjore fillojnë të llogariten nga data 1 janar e vitit pasardhës të vdekjes së

autorit ose sipas rastit të shfaqjes së parë të ligjshme në publik të veprës (Neni 41, pika

2539). Në ligj, përveç se janë parashikuar format dhe hapësirat mbrojtëse të të drejtave të

autorit, janë renditur edhe rastet e kufizimeve në ushtrimin e këtyre të drejtave. Në rastet e

parashikuara për kufizimin e të drejtave dhe shfrytëzimin e tyre jo kundrejt shpërblimit dhe

lejes përkatëse të autorit, me rëndësi paraqitet parimi bazë dhe i përgjithshëm i së drejtës;

parimi i proporcionalitetit. Neni 70 i ligjit parashikon se jo vetëm kufizimet mund të jenë

të përkohshme, por ato, në çdo rast, duhet të plotësojnë kushtin bazë që “shkalla e

shfrytëzimit të veprave të së drejtës së autorit të jetë e kufizuar për qëllimin e caktuar dhe

të mos bjerë në kundërshtim me shfrytëzimin normal të veprës, si dhe të mos cënohet

interesi legjitim i autorit ose i titullarit të së drejtës së autorit”540. Përpara se të kalojmë te

parashikimet e pjesës së dytë të ligjit, që ka të bëjë me të drejtat e tjera të lidhura me të

drejtat e autorit, të ndalemi shkurtimisht në një pjesë me rëndësi të veçantë, pjesë përbërëse

esenciale e së drejtës së autorit në tërësi.

538 Qendra e Botimeve Zyrtare, Tiranë (ish Qendra e Publikimeve Zyrtare): www.qbz.gov.al 539 Po aty. 540 Qendra e Botimeve Zyrtare: www.qbz.gov.al

Page 150: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

138

Si bëhet kalimi i të drejtave të autorit? Ligjvënësi i ka kushtuar një seksion të ligjit

këtij parashikimi, duke përcaktuar mënyrat si bëhet kalimi i kësaj të drejte me anë të

marrëdhënies kontraktore. Autori ose titullari i të drejtave të autorit mund të kalojë me

kontratë vetëm të drejtat pasurore të tij (Kreu VI541), ndërkohë, të drejtat e tjera vetjake

jopasurore, për vetë natyrën e tyre personale, që lidhet ngushtësisht me karakteristikat dhe

veçantitë unike të autorit të veprës, nuk mund të jenë objekt kalimi në favor të personave

të tretë. Në çdo rast, ato qëndrojnë si pasuri e autorit dhe janë objekt kalimi vetëm

nëpërmjet trashëgimisë. Trashëgimtarët gëzojnë të gjitha të drejtat pas ndërrimit jetë të

autorit. Shohim se ligji, sërish në një mënyrë indirekte, rithekson rëndësinë që paraqesin

këto të drejta, kur përcakton një formë detyruese për kalimin e tyre. Te drejtat ekonomike

pasurore mund të transferohen vetëm në formë kontraktuale. Në kontratë, palët mund të

përcaktojnë afate, territore apo dhe lloje të drejtash të ndryshme kalimi; mund të kalohet e

drejta e ekskluzivitetit ose jo. Marrëveshja midis palëve duhet të jetë e qartë, duke përfshirë

në të klauzola që parashikojnë pjesën e shpërblimit, afatet respektive dhe zgjidhjen e

kontratës, si dhe mënyrat e ekzekutimit të saj dhe të drejtave që parashikohen në të. Në

qoftë se kalohen të drejtat pasurore në formë ekskluzive, është detyruese që çdo

marrëveshje me shkrim mes palëve të depozitohet, regjistrohet dhe çertifikohet në Zyrën

Shqiptare për të Drejtat e Autorit542.

ZSHDA ishte një institucion shumë i rëndësishëm për mbrojtjen e të drejtave të

autorit në vendin tonë, krijuar me Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 232, datë

19.04.2006 “Për krijimin dhe funksionimin e Zyrës Shqiptare për të Drejtat e Autorit

(ZSHDA)” 543 . Ky vendim ka hyrë në fuqi rreth 1 vit pas hyrjes në fuqi të ligjit të

mëparshëm për të drejtat e autorit, si një domosdoshmëri e kohës për vënien në jetë të një

sërë rregullimesh të parashikuara në ligj. Duke marrë shkas edhe nga eksperienca dhe

praktika shumë e vakët e vendit tonë në këtë fushë, ishte nevojë e kohës krijimi i një organi,

i cili të ishte i specializuar për të drejtat e autorit. Pika 1 e vendimit parashikonte se Zyra

Shqiptare për të Drejtat e Autorit është institucion qëndror, me statusin e personit juridik

publik, në varësi të Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, me seli në

Tiranë.

Objekti i veprimtarisë së kësaj zyre është mbikëqyrja dhe monitorimi i respektimit

të të drejtave të autorit dhe të drejtave të tjera të lidhura me të nga subjektet, persona fizikë/

juridikë, privatë/ publikë, përdorues të pronësisë letrare, artistike, shkencore.544 ZSHDA, e

cila në veprimtarinë e saj asistohet nga zyrat rajonale të së drejtës së autorit (ZRDA), është

përgjegjëse për të gjitha detyrat e shprehura në mënyrë eksplicite në Kreun III të VKM. Zyra shqyrton dhe regjistron çdo aplikim për regjistrim të së drejtës së autorit,

regjistron të gjitha të dhënat në lidhje me sa më sipër në regjistrin elektronik të institucionit,

çertifikon çdo marrëveshje/ kontratë të rregulluar nga baza ligjore në lidhje me të drejtat e

autorit, ofron shërbime të specializuara kundrejt tarifave të miratuara, shqyrton

mosmarrëveshje midis palëve dhe gëzon tagrin e vendosjes, mbikëqyr veprimtarinë e

agjencive të administrimit kolektiv të së drejtës së autorit, vendos pullën artistike të

541 Libraria ligjore: www.ligjet.org 542 Sot Drejtoria e të Drejtave të Autorit, Ministria e Kulturës: www.dda.gov.al 543 VKM botuar ne Fletoren Zyrtare Nr. 43/ 2006; www.qbz.gov.al. 544 Po aty.

Page 151: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

139

ZSHDA, bashkëpunon me organe të tjera në mbrojtjen e të drejtave të autorit. Zyra është

organizuese e veprimtarive nga më të ndryshmet në mënyrë që jo vetëm punonjësit, që në

punën e tyre të përditshme hasen me çështje në këtë fushë, por edhe për një ndërgjegjësim

më të gjerë të vetë shoqërisë për sa në fjalë.545 Shqiptarët kanë mangësi të theksuara në ndërgjegjësimin e rëndësisë së

origjinalitetit të çdo produkti, jo vetëm që ata prodhojnë, por edhe që konsumojnë. Praktika

e ndjekur është huazuar nga vendet europiane dhe të rajonit, të cilat kanë më tepër

eksperiencë dhe praktikë në këto lloj të drejtash. Është e qartë se një popullatë, e cila nuk

është e ndërgjegjësuar se i gëzon të drejtat e një lloji të veçantë, nuk mund të kërkojë

kurrësesi nga të tretët që t’i respektohen këto të drejta dhe duke shkuar me tej akoma, nuk

mund të pretendojë të mbrojë të drejtat e të tretëve në këtë fushë. Po ashtu, me propozim të ZSHDA, më datë 21.04.2015 ka dalë Urdhri Nr. 157 i

Ministrit të Kulturës, “Për licensimin e agjencisë së administrimit kolektiv për të drejtat e

artistëve interpretë dhe/ ose ekzekutues të veprave, me të gjitha format e përcjelljes së

interpretim/ ekzekutimit të tyre në publik” (AKDIE 546 ). Kjo agjenci e re u liçensua

fillimisht për një periudhë 3 – vjeçare.

Ligji i ri parashikoi se ZSHDA do të vazhdojë veprimtarinë e saj deri në momentin

e krijimit të strukturave dhe inspektorëve të rinj sipas parashikimeve të reja ligjore. Duke

qenë se ligji aktual, në momentin e miratimit parashikonte hyrjen e tij në fuqi pas kalimit

të 6 muajve nga botimi në Fletoren Zyrtare, atëherë edhe kësaj zyre iu la një periudhë

respektive kohore deri në përshtatjen e strukturave të reja rregullatore.

Sot, kanë filluar të veprojnë në këtë fushë inspektorët e rinj të Drejtorisë së të

Drejtave të Autorit, të cilët në ndryshim nga punonjësit e ZSHDA kanë një aktivitet më

intensiv në terren, si dhe kompetenca më të zgjeruara, duke filluar nga vendosja e gjobave

dhe penaliteteve të tjera administrative e deri te mbyllja e aktivitetit dhe denoncimi për

fillimin e proçedimeve penale për shkelësit e të drejtave në këtë fushë. Ndryshimet e

përmendura janë pjesë e procesit përafrues, në kuadrin e unifikimit të strukturave

përgjegjëse dhe koordinimit midis partnerëve aleatë europianë.

Baza ligjore rregullatore kryesore në lidhje me të drejtat e autorit në vendin tonë

përmblidhet në listimin si më poshtë:

- Ligji Nr.35, date 31.03.2016 "Pёr tё drejtat e autorit dhe tё drejtat e tjera tё lidhura me

to";

- VKM Nr. 527, date 20.07.2016 "Për miratimin e Strategjisë Kombëtare për Pronësinë

Intelektuale, 2016–2020";

- Udhëzim Nr. 5166, date 20.10.2016 "Për përcaktimin e kritereve dhe procedurave të

tjera shtesë në sqarim të kritereve të parashikuara në Nenin 133, si dhe përcaktimin e

kushteve dhe procedurës së marrjes së licencës ose ripërtëritjen e saj, në bazë të Nenit

134 të Ligjit Nr. 35/2016, datë 31.03.2016 "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera

të lidhura me to"";

- Vendim Nr. 33, date 18.01.2017 "Për miratimin e tarifave për shërbimet e ofruara nga

Drejtoria për të Drejtën e Autorit";

545 Qendra e Botimeve Zyrtare: www.qbz.gov.al 546 Agjensia e Administrimit Kolektiv e të Drejtave të Artistëve Interpretues/ Ekzekutues. Shih: www.akdie.org

Page 152: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

140

- Vendim Nr. 34, date 18.01.2017 "Për procedurat e regjistrimit, të organizimit dhe

klasifikimit të veprave të të drejtave të autorit";

- Vendim Nr. 35, date 18.01.2017 "Për mënyrën e funksionimit, të organizimit dhe të

shpërblimit të Këshillit Kombëtar për të Drejtën e Autorit"547;

- Tarifat provizore/ të përkohshme të agjencive të administrimit kolektiv bazuar në Nenin

142 të Ligjit 35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”; - Manuali i Përkufizimeve në zbatim të ligjit Nr. 35/2016 "Për të Drejtat e Autorit dhe

të Drejtat e tjera të lidhura me to".548 Duke iu rikthyer analizës së ligjit në shqyrtim, bëhet dallimi ndërmjet të drejtës së

riprodhimit të një vepre dhe të drejtës së shpërndarjes, dy të drejta këto që jo detyrimisht

përfshijnë njëra - tjetrën. Po ashtu, ligji ndalet edhe te forma e kontratës për kalimin e të

drejtave, të cilat në çdo rast duhet të bëhen në formë shkresore. Ligji rregullon rastet e të

drejtave pasurore mbi veprat e krijuara në bazë të kontratës së punës, parashikimin

kontraktor në lidhje me shpërblimin e rënë dakord midis palëve në këmbim të kalimit të të

drejtave të autorit. Po ashtu, ligjvënësi ndalet më gjatë në kontratat e botimit dhe kontratat

për shfaqjet teatrore dhe/ ose ato muzikore, për të cilat parashikon detaje identifikuese dhe

rregullime të veçanta. Nuk po ndalemi specifikisht në rregullimin e këtyre të drejtave, duke

qenë se ligji është i qartë në këtë pjesë dhe lehtësisht i kuptueshëm, ndaj në vijim po japim

të listuara vetëm llojet e këtyre të drejtave, sipas ndarjeve që bën ligjvënësi në krerë të

veçantë të ligjit: - Të drejtat e artistëve interpretues dhe/ ose ekzekutues;

- Të drejtat e prodhuesve të fonogrameve;

- Të drejtat e prodhuesve të fiksimeve të para të filmave;

- Të drejtat e ofruesve të shërbimit mediatik audioviziv (OSHMA);

- Të drejtat e botuesve.549

Risi në ligj paraqet edhe Pjesa IV e tij mbi mbrojtjen sui generis të të drejtave të

krijuesve të bazave të të dhënave. Ky koncept lidhet me krijimin e një platforme të dhënash

nga persona të veçantë, të cilët marrin iniciativën të bëjnë një koleksion të veprave të

pavarura, të dhënave dhe materialeve në mënyrë sistematike. Pika 3 e Nenit 119 të ligjit

parashikon: “Mbrojtja e bazës së të dhënave ose përmbajtja e saj zbatohet pavarësisht nga

mbrojtja e tyre nga e drejta e autorit ose nga të drejta të tjera. Përfshirja e një materiali në

një bazë të dhënash dhe përdorimi i tij bëhen pa cënimin ndaj të drejtave ekzistuese në

lidhje me atë material.” Parashikimi shpjegon dhe mbrojtjen e veçantë, të llojit – sui

generis 550 , të këtyre të drejtave. Ligji vijon me parashikime të tjera në lidhje me

administrimin e të drejtave të autorit dhe të drejtave të lidhura me to, ku përfshihet

administrimi individual dhe ai kolektiv i të drejtave. Administrimi kolektiv do të bëhet nga

Agjencia e Administrimit Kolektiv të të Drejtave (AAK). Neni 133 i ligjit551 parashikon se: “Administrimi kolektiv i të drejtave mund të

kryhet nga Agjencia e Administrimit Kolektiv të të Drejtave552, si subjekt juridik, i krijuar

547 Në praktikë e gjejmë me shkurtimin KKDA - Këshilli Kombëtar për të Drejtën e Autorit. 548 Shih: www.qbz.gov.al; www.ligjet.org; www.kultura.gov.al 549 Po aty. 550 Të një lloji të veçantë – sui generis; Shih www.wipo.int 551 www.dda.gov.al; www.qbz.gov.al 552 Në vijim AAK.

Page 153: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

141

nga mbajtësit e të drejtave të autorit dhe të drejtave të lidhura, që kanë si objekt të

veprimtarisë së tyre mbledhjen e të ardhurave për përdorimin e veprave dhe shpërndarjen

e tyre tek titullarët e së drejtës së autorit dhe të drejtave të tjera të lidhura me të, e cila ka

marrë licencimin nga ministria përgjegjëse për të drejtat e autorit pas propozimit nga

Drejtoria e të Drejtave të Autorit553 .” Pra, shohim se përveç AAK, aktor me rëndësi

paraqitet Drejtoria e të Drejtave të Autorit, që tashmë ka zëvendësuar veprimtarinë e të

ashtuquajturës ZSHDA dhe nga ana tjetër, luan rolin e sekretariatit teknik për organin me

kompetencat më të gjera: Këshilli Kombëtar për të Drejtën e Autorit (KKDA), i cili ka këto

kompetenca: “a) miraton metodologjinë dhe masën e tarifave të shpërblimit; b) vendos në lidhje me ndonjë pretendim të palëve për përfundimin e marrëveshjes dhe

kontrollon nëse marrëveshja është në përputhje me parashikimet e këtij ligji;

c) përcakton kriteret dhe procedurat për përzgjedhjen e krijimtarisë me vlerë kombëtare,

sipas parashikimeve të këtij ligji; ç) parashikon procedurat e arbitrazhit.”554

Ndërkohë, DDA-ja ka, ndër të tjera, këto detyra dhe përgjegjësi: “propozon, harton

dhe zbaton strategjinë dhe politikën e duhur për mbrojtjen, ushtrimin dhe zbatimin e së

drejtës së autorit, të drejtave të lidhura me të dhe të drejtave të tjera që mbrohen nga ky

ligj, në përputhje me detyrimet ndërkombëtare, legjislacionin vendas dhe interesat përkatës

kombëtarë të Republikës së Shqipërisë; mbledh informacionin e nevojshëm, kryen

studime, konsultohet dhe bashkëpunon me autoritetet shtetërore, institucionet publike e

private, me përfaqësuesit e mbajtësve të interesuar të të drejtave dhe përdoruesve për të

përmbushur detyrat e saj; i paraqet ministrit përgjegjës për të drejtën e autorit dhe/ ose

institucioneve të tjera shtetërore propozime, në rastin kur disa masa të nevojshme për

zbatimin e strategjisë kombëtare të zbatimit të të drejtave të autorit, të përmendura në

shkronjën “a” të këtij neni, dalin jashtë kompetencave të saj; propozon akte ligjore lidhur

me mbrojtjen, ushtrimin dhe zbatimin e së drejtës së autorit, të drejtave të lidhura me të

dhe të të drejtave të tjera që mbrohen nga ky ligj...”555 e të tjera veprimtari e detyra sipas

parashikimeve në Nenin 157 të ligjit. Këto organe asistohen dhe ndihmohen në punën e tyre të përditshme në funksion të

mbrojtjes së të drejtave edhe nga institucione të tjera të rëndësishme, si psh. Drejtoria e

Përgjithshme e Tatimeve dhe ajo e Doganave, Autoriteti i Mediave Audiovizive,

Inspektorati i Mbikëqyrjes së Tregut, strukturat ministrore përgjegjëse, Agjencia

Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, Policia e Shtetit dhe të tjera struktura të ngjashme,

të ngarkuara nga ligji për mbrojtjen e pronësisë intelektuale. Dispozitat e përmendura dhe të tjera të përfshira në ligj, proceset që rregullohen,

detajimet e strukturave dhe personave përgjegjës për respektimin e të drejtave të autorit

dhe të drejtave të tjera të lidhura me to, si dhe pjesë të tjera të rëndësishme të ligjit tregojnë

për një mirërregullim që ligji i ri ka bërë në këtë fushë. Përmirësimi dhe arritjet e

konstatuara, pa dyshim, që janë rezultat i procesit përfarues, si dhe i asaj eksperience që

është fituar nga strukturat përgjegjëse gjatë viteve të fundit.

553 Në vijim DDA. 554 Ligji Nr. 35/2016, Neni 156, Pika 4. 555 Po aty, Neni 157; www.qbz.gov.al

Page 154: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

142

Pra, shohim se parashikimi në letër është shumë i qartë, i gjerë dhe më i kompletuar

se ai i mëparshëm, shohim shfaqjen në skenë të aktorëve të rinj, që do të monitorojnë

realizimin dhe zbatimin e ligjit dhe të drejtave respektive. Duke qenë se ligji mund të

konsiderohet se është ende në fillesat e veta, mbetet të shohim rezultatet e zbatimit të tij në

terren dhe praktikë. Në rast se referojmë teorinë sipas së cilës, parashikimi në letër është

pasqyrë edhe e asaj që do të jetësohet në praktikë, atëherë probabiliteti për realizimin e

këtyre të drejtave në praktikë rritet dhe parashikohet se do të ketë një impakt shumë pozitiv

në këtë fushë. Në mënyrë të padiskutueshme që kuadri ligjor i fushës është jo vetëm në harmoni

të plotë me direktivat dhe praktikat europiane në këtë drejtim, por në të njëjtën frymë dhe

vijimësi të rregullimeve të piramidës sonë ligjore në vend, të kryesuar nga Kushteta556. Ndërkohë, Kodi Civil referon në termin pronësi intelektuale në dy prej neneve te

tij. Fillimisht ky term përmendet në përmbajtjen e Nenit 605 të Kodit, ku përcaktohet radha

e preferimit në shlyerjen e detyrimeve të ndryshme. Ligjvënësi e ka renditur detyrimin që

rrjedh nga pronësia intelektuale në radhë të pestë në renditjen e shlyerjes së detyrimeve, ku

parashikohet se në shkronjën d) renditen “kreditë e autorëve dhe të trashëgimtarëve të tyre

për shpërblimet, që rrjedhin nga tjetërsimi i plotë ose i pjesshëm i të drejtave të tyre në

fushën intelektuale, për detyrimet e lindura gjatë dy viteve të fundit”557. Renditja në këtë nivel tregon për rëndësinë që ligjvënësi i jep një detyrimi të tillë,

duke e renditur atë pas kredive që rrjedhin nga marrëdhëniet e punës, sigurimet shoqërore

dhe atyre që rrjedhin nga shpërblimet në rast vdekjeje apo dëmtime të shëndetit, duke lënë

pas një sërë detyrimesh po ashtu të rëndësishme, si psh: kreditë e shtetit që rrjedhin nga

detyrimet e buxhetit, shpërblimi i ndërmjetësit, kreditë e siguruara me peng dhe hipotekë,

kreditë që rrjedhin nga shpenzimet e gjyqit, kreditë bankare, ato të furnizimit etj.

Ndërkohë, Neni 874 po ashtu, bën një rregullim të veçantë të këtyre të drejtave dhe

të drejtave të trashëgimtarëve, kur parashikohet se: “Në rastin e zgjidhjes së kontratës për

shkak të vdekjes së sipërmarrësit, porositësi detyrohet t’u paguajë trashëgimtarëve vleftën

e veprës së kryer, duke u mbështetur në çmimin e caktuar, si dhe shpenzimet e kryera për

ekzekutimin e pjesës së mbetur, por vetëm brenda kufijve në të cilat vepra e kryer dhe

shpenzimet e bëra janë të dobishme për të. Porositësi ka të drejtë të kërkojë dorëzimin,

kundrejt një kompensimi të përshtatshëm, të vleftës së materialeve të përgatitura dhe

planeve në zbatim e sipër, për aq sa lejojnë normat për mbrojtjen e shpikjeve dhe të

pronësisë intelektuale.”558

Strategjia Kombëtare e Pronësisë Intelektuale 2016 – 2020559 është një dokument

shumë i rëndësishëm, që hedh dritë mbi ecurinë e këtij instituti të së drejtës në vendin tonë

dhe mbi procesin historik të evoluimit të të drejtave, të institucioneve përgjegjëse dhe të

bazës ligjore që rregullon, në tërësi, pronësinë intelektuale në Shqipëri. Shohim se vitet e fundit dokumentacioni shkresor në lidhje me mbrojtjen e të

drejtave të PI560 ka pësuar zgjerim dhe pasurim të dukshëm, ku çdokush që ka interes mund

të aksesojë shumë thjesht të gjithë bazën ligjore dhe rregullatore të fushës.

556 Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë. 557 Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë (Ligji Nr. 7850 i ndryshuar), Neni 605. 558 Kodi Civil, Neni 874. 559 www.qbz.gov.al; www.ligjet.org 560 www.wipo.int (World Intellectual Property Rights).

Page 155: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

143

Analiza jonë fokusohet kryesisht në çështje të praktikës, duke e konsideruar atë si

një risi dhe aset “të prekshëm” me impakt të drejtpërdrejtë në gamën e mbrojtjes së të

drejtave të individit në Shqipëri. Analiza na tregon se termat e rregullimit janë shumë të

qarta dhe gjithëpërfshirëse, model i tyre shërben praktika dhe rregullimet ligjore europiane,

ndërkohë që praktika administrative dhe ajo gjyqësore tregojnë për një mangësi të

konflikteve në këtë fushë. Statistikat e Progres – Raportit të vitit 2016561 reflektojnë se, në rang kombëtar,

rezultojnë vetëm 23 subjekte të dënuar si shkelës të këtyre të drejtave, nga 114 ndjekje

penale të regjistruara me këtë objekt. Pavarësisht arritjeve shohim se, në krahasim me

gamën e gjerë të numrit total të proçedimeve penale në vend, përqindja e atyre që lidhen

me shkelësit e të drejtave në këtë fushë është relativisht e ulët. Për sa i përket konflikteve

administrative, ato shënojnë një numër më të lartë krahasuar me ato penale, por në çdo rast

renditen në nivel më të ulët krahasuar me statistikat e vendeve europiane.

Ligji “Për Pronësinë Industriale”. Grupimi i dytë i madh, pjesë e pronësisë intelektuale, janë të drejtat në lidhje me

pronësinë industriale. Në lidhje me bazën ligjore në fuqi, në vendin tonë gjen zbatim Ligji

Nr. 9947, datë 07.07.2008 “Për Pronësinë Industriale”, i ndryshuar562. Pronësia industriale

është rregulluar edhe më parë nga ligjvënësi ynë me anë të Ligjit Nr. 7819, datë 27.04.1994

"Për pronësinë industriale", ligj ky i cili është shfuqizuar plotësisht me hyrjen në fuqi të

bazës së re ligjore. Ligji aktual është shpallur me Dekretin Nr. 5825, datë 29.07.2008 të

Presidentit të Republikës së Shqipërisë dhe për sa i përket formës, fillimisht është përpiluar

në 36 krerë dhe gjithsej 204 nene. Në hyrje të tij, ligji sanksionon objektin e fushës së

veprimit kur parashikon se: “Objekt i këtij ligji është rregullimi i sistemit të dhënies dhe të

mbrojtjes së të drejtave të pronësisë industriale.

Mbrojtja e pronësisë industriale ka si objekte të saj:

a) patentat dhe modelet e përdorimit; b) disenjot industriale; c) markat tregtare dhe të shërbimit;

ç) treguesit gjeografikë.”563 Si dhe shohim, kemi të bëjmë me një rreth të mirëpërcaktuar dhe “të mbyllur” të

objektit të pronësisë industriale, në të cilin përfshihen vetëm: patentat/ disenjot industriale/

markat/ treguesit gjeografikë. Ligji referon edhe në dispozitat e bazës ligjore për të drejtat

e autorit, duke treguar sërish lidhjen e tyre të pazgjidhshme, si pjesë e një game të gjerë të

të drejtave të autorëve dhe shpikësve të fushave të ndryshme në vendin tonë. Në ligj janë

të mirëpërcaktuara drejtimet e ndryshme në të cilat gjen zbatim ky ligj: përcaktohen fushat

e jetës dhe drejtimet e ndryshme zhvillimore ku gjen zbatim, hapësira territoriale në të cilën

vepron dhe subjektet mbi të cilat ai aplikohet. Duke mos dashur të ndalemi në shpjegimin

e termave të përdorura gjerë në aktin legjislativ, edhe për vetë faktin se në formulimin e

ligjit është përdorur një gjuhë e thjeshtë dhe e kuptueshme, është me vlerë të përmendet

fakti se ligji referon në konventa dhe traktate europiane dhe botërore, në bazë të të cilave

ka marrë formën e njohur sot edhe terminologjia në fushën e pronësisë industriale... të tilla

janë psh. Konventa e Parisit apo Konventa “Për mbrojtjen e pronësisë industriale” më datë

561 Ministria e Integrimit Europian, Tiranë, 2017: www.integrimi.gov.al 562 Qendra e Botimeve Zyrtare, Tiranë: www.qbz.gov.al; Shih edhe: www.ligjet.org 563 Neni 1 i Ligjit Nr. 9947, datë 07.07.2008 “Për Pronësinë Industriale”, i ndryshuar; www.qbz.gov.al

Page 156: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

144

20.03.1886; Marrëveshja e Madridit per regjistrimin ndërkombëtar të markave, më datë

14.04.1891; Marrëveshja e Nicës për klasifikimin ndërkombëtar të mallrave dhe

shërbimeve, më datë 15.07.1957; Traktati për Bashkëpunimin për Patentat (TBP) në

Uashington, më datë 19.06.1970 e të tjera. Institucioni kryesor përgjegjës për lëshimin e patentave dhe të modeleve të

përdorimit të shpikjeve ka qenë Drejtoria e Përgjithshme e Patentave dhe Markave

(DPPM)564.

Është e qartë se jo çdo “shpikje” e kujtdo mund të mbrohet nga aktet legjislative

apo institucionet në këtë fushë. Ekzistojnë disa kritere përzgjedhëse që një shpikje të mund

të përbëjë objekt aplikimi të këtij lloji dhe konkretisht: “patenta jepet për shpikje, në të

gjitha fushat e teknologjisë, me kusht që: a) Të përbëjë risi;

b) Të përmbajë hap shpikës;

c) Të jetë e zbatueshme në industri.”565

Shohim në vijim si ligji përcakton në këtë nen të tij, jo vetëm kushtet për t’u

kategorizuar si shpikje e mbrojtur me ligj, por jep dhe përjashtimet nga ky rregull, si psh.

zbulimet, teoritë shkencore dhe metodat matematikore/ krijimet estetike/ skemat, rregullat

dhe metodat për kryerjen e veprimeve mendore, për zhvillimin e lojërave dhe biznesit, si

dhe programet kompjuterike/ paraqitjet e informacionit.566 Pa diskutim që ligji, përveç se

përfshin aplikimin e tij për produktet, shtrihet edhe te proceset si fenomen i veçuar, duke

mbrojtur rreptësisht të dyja këto variante krijimesh. Me rëndësi të veçantë paraqitet pjesa

e ligjit kur parashikon se cilat janë efektet e një patente; cilat janë të drejtat që ajo siguron? Çdo patentë, e cila parimisht, në bazë të rregullimeve ligjore në fuqi, ka një

vlefshmëri 20-vjeçare567, i jep të drejtën pronarit të produktit, për të cilin është dhënë

patenta, të drejtën ekskluzive të ndalojë çdo person të tretë të përdorë, ofrojë për shitje, të

importojë etj. produktin në fjalë, pa autorizimin e pronarit. Nga ana tjetër, nëse kemi të

bëjmë me një proces, e drejta e ekskluzivitetit të pronarit të patentës së këtij procesi, ndalon

të tretët ta përdorin atë apo të ofrojnë për shitje, të shesin apo importojnë të paktën

produktin, që rrjedh nga kjo shpikje me trajtat e një procesi. Në ligj trajtohen gjerësisht edhe disenjot industriale, të cilat sipas Nenit 112 të tij,

përkufizohen si karakteristikat e formës së jashtme të një produkti, në përgjithësi, aspekti

ornamental ose estetik i një produkti, si një i tërë ose i pjesëve të tij, që i jep atij një pamje

të veçantë dhe që nuk përjashtohet nga mbrojtja sipas neneve të tjera të ligjit. Disenjot

industriale, të cilat mund të jenë dydimensionale, tredimensionale apo kombinim i këtyre

të dyjave, për të fituar mbrojtje duhet të jenë të reja dhe të kenë karakter individual. Neni 139 i ligjit parashikon se, në rast se kemi të bëjmë me aplikime për regjistrimin

ndërkombëtar të një disenjoje, ato depozitohen në Zyrën Ndërkombëtare të Pronësisë

Industriale, në përputhje me Marrëveshjen e Hagës "Mbi regjistrimin ndërkombëtar të

564 Shënim: Sot e gjejmë me emrin Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale (DPPI). Ndryshimi dhe zëvendësimi i emërtimit të këtij organi është bërë me Ligjin Nr. 17/2017, datë 16.02.2017. Shih edhe: www.dppm.gov.al 565 Neni 5, pika 1 e Ligjit Nr. 9947. 566 www.qbz.gov.al 567 Duke filluar nga data e depozitimit të aplikimit të patentës.

Page 157: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

145

disenjove industriale", datë 28 Nëntor 1960, plotësuar më 14 Korrik 1967 dhe ndryshuar

më 28 Shtator 1979568.

Në të njëjtën linjë trajtimi, ligjvënësi, përpara amendimeve të ligjit gjatë vitit 2017,

vijonte me markat tregtare dhe të shërbimit, në kategorizimin e të cilave hynte çdo shenjë

ose kombinim shenjash, që paraqitet grafikisht dhe që shërben për të dalluar mallrat apo

shërbimet e një personi fizik ose juridik, nga ato të një personi tjetër fizik ose juridik (Neni

140, pika 1.)569. Pika 2 e nenit të mësipërm përcaktonte se cilat janë konkretisht kriteret që

duhet të plotësohen për të gëzuar cilësinë e një marke: a) Fjalët, përfshirë emrat personale, shkronjat, numrat, shkurtimet;

b) Shenjat figurative, përfshirë vizatimet;

c) Format dy ose tredimensionale, format e mallrave dhe/ ose ambalazhimi i tyre;

d) Kombinimet e ngjyrave e të dritë – hijeve, si dhe ngjyrat në vetvete;

e) Çdo kombinim i shenjave, të përmendura më sipër.570

Ndërkohë që me ndryshimet ligjore të vitit 2017, me hyrjen në fuqi të Ligjit Nr.

17/2017, datë 16.02.2017571, përmbajtja e Nenit 140 u riformulua, duke përfshirë një

përkufizim më të qartë dhe praktik: “Një markë mund të jetë çdo shenjë, në veçanti fjalët,

duke përfshirë emrat personalë ose disenjimet, shkronjat, numrat, ngjyrat, formën e

mallrave ose të paketimeve të tyre ose tingujt, me kusht që këto shenja të jenë të afta: a) të

dallojnë mallrat apo shërbimet e një personi fizik apo juridik nga ato të një personi tjetër

fizik apo juridik; b) të përfaqësohen në regjistër në mënyrë të tillë, që të mundësojnë

autoritetet kompetente dhe publikun të përcaktojnë qartë dhe saktë objektin e mbrojtjes që

i njihet pronarit të saj.”572 Treguesi gjeografik referon si emërtime të origjinës dhe emërtime gjeografike, që

përdoren në tregti për të treguar origjinën gjeografike të produkteve, ndërkohë që pjesa e

fundit e ligjit trajton institucionin përgjegjës për sa parashikuar në rregullimet ligjore në

këtë fushë; Drejtorinë e Përgjithshme të Patentave dhe Markave (DPPM)573. Drejtoria cilësohet si një institucion publik në varësi të Ministrit të Ekonomisë,

punonjësit e të cilës gëzojnë statusin e nëpunësve civilë.574 Neni 192 i ligjit liston regjistrat

dhe buletinët, si akte të rëndësishme në veprimtarinë e drejtorisë. Bëhet fjalë për regjistrat

lidhur me aplikimin për regjistrimin e markave, disenjove industriale, treguesve

gjeografikë dhe aplikimet për dhënien e patentave e regjistrimin e qarqeve të integruara/

regjistrin e patentave, qarqeve të integruara, markave, disenjove, treguesve gjeografikë/

regjistrat për përfaqësuesit e autorizuar për sa më sipër.

Ligji në fuqi është produkt i padiskutueshëm i procesit të përafrimit legjislativ me

kuadrin europian dhe baza ligjore europiane konkrete me të cilën ai është përafruar si në

vijim575:

- Konventa Evropiane në Fushën e Patentave (EPC 2000);

568 Faqe e aksesuar gjatë vitit 2017: www.integrimi.gov.al 569 Faqe interneti: www.qbz.gov.al; www.ligjet.org 570 Ligji Nr. 9947, datë 07.07.2008 “Për Pronësinë Industriale”, Neni 140. 571 Qendra e Botimeve Zyrtare: www.qbz.gov.al 572 Ligji Nr. 17/2017, datë 16.02.2017, Neni 140 (Ligji Nr. 9947, i ndryshuar). 573 DPPI me ndryshimet ligjore pas hyrjes në fuqi të Ligjit Nr. 17/2017. 574 Sot (pas ndryshimeve ligjore të vitit 2017) si institucion publik jobuxhetor në varësi të ministrit përgjegjës për ekonominë, punonjësit e të cilës gëzojnë statusin e nëpunësve civilë. 575 www.ligjet.org

Page 158: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

146

- Direktiva 89/104/KEE "Mbi markat tregtare dhe të shërbimit" (Fletorja Zyrtare e

Komunitetit Evropian KE nr. L 40, datë 11.02.1989, faqe 1);

- Direktiva 98/44/KE e Parlamentit Evropian dhe Këshillit, datë 6 Korrik 1998 "Për

mbrojtjen ligjore të shpikjeve bioteknologjike" (Fletorja Zyrtare e Komunitetit

Evropian L 213/13, datë 30.07.1998);

- Direktiva 98/71/KE e Parlamentit Evropian dhe Këshillit, datë 13 Tetor 1998 "Për

mbrojtjen ligjore të dizenjove industriale" (Fletorja Zyrtare e Komunitetit Evropian L

289, datë 28.10.1998 faqe 0028-0035);

- Direktiva 2004/48/KE e Parlamentit Evropian dhe Këshillit, datë 29 Prill 2004 "Për

mbrojtjen e të drejtave të pronësisë industriale" (Fletorja Zyrtare e Bashkimit Evropian

L 157, datë 30 Prill 2004);

- Rregullorja e Këshillit (KEE) Nr. 1768/92, datë 18 Qershor 1992 “Për krijimin e

certifikatës shtesë për mbrojtjen e produkteve mjekësore” (Fletorja Zyrtare L 182, datë

02.07.1992, faqe 0001-0005);

- Rregullorja (KE) Nr.1610/96 e Parlamentit Evropian dhe Këshillit, datë 23 Korrik 1996

"Për krijimin e çertifikatës shtesë për mbrojtjen e produkteve për mbrojtjen e bimëve"

(Fletorja Zyrtare L 198, datë 08.08.1996, faqe 30-35);

- Rregullorja e Këshillit (KE) Nr. 6/2002, datë 12 Dhjetor 2001 "Për dizenjot

komunitare" (Fletorja Zyrtare L 003, datë 05.01.2002, faqe 0001-0024);

- Rregullorja e Këshillit (KE) Nr. 40/94, datë 20 Dhjetor 1993 "Për markat komunitare"

(Fletorja Zyrtare L 11, datë 14.01.1994, faqe 1-36);

- Rregullorja e Këshillit (KEE) Nr. 2081/92, datë 14 Korrik 1992 "Për mbrojtjen e

treguesve gjeografikë dhe emërtimet e origjinës së produkteve dhe ushqimeve

bujqësore" (Fletorja Zyrtare L 208, datë 24.07.1992, faqe 0001-0008).576

Ligji Nr. 10/2013, datë 14.02.2013 ka bërë disa ndryshime dhe amendime ligjit në

shqyrtim, që konsistojnë kryesisht në ndryshimet e rrjedhura nga krijimi i Inspektoratit të

Mbikqyrjes së Tregut dhe terminologjisë respektive të veprimtarisë së tij. Inspektorati dhe

veprimtaria e tij rregullohen sot nga parashikimet e VKM Nr. 36, datë 20.01.2016 “Për

krijimin, organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit Shtetëror të Mbikëqyrjes së

Tregut”577. Strukturat përgjegjëse të mëparshme për mbikëqyrjen e tregut zëvendësohen

me inspektoratin e ri, përgjegjës në këtë fushë. Po ashtu, ndryshimet ligjore prekin ato

procese, të cilat tashmë rregullohen dhe parashikohen në mënyrë më të detajuar nga Ligji

Nr. 10433, datë 16.06.2011 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, ligj të cilin e

kemi trajtuar si pjesë të punimit tonë. Ndërkohë, Ligji Nr. 55/2014, datë 29.05.2014, shpallur me Dekretin Nr. 8610, datë

20.6.2014 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, ka bërë një sërë ndryshimesh serioze

në ligj, amendime këto që pasqyrojnë procesin përafrues në kuadër të përafrimit të plotë të

legjislacionit të fushës me:

- “Direktivën 98/44/KE “Për mbrojtjen ligjore të shpikjeve bioteknologjike”, Celex:

31998L0044, Fletorja Zyrtare e Bashkimit Europian, seria L, Nr. 213, datë 30.07.1998.

- Direktivën 98/71/KE “Për mbrojtjen ligjore të disenjove industriale”, Celex:

31998L0071, Fletorja Zyrtare e Bashkimit Europian, seria L, Nr. 289, datë 28.10.1998.

576 Faqe interneti: www.europe.eu 577 www.ligjet.org

Page 159: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

147

- Direktivën 2008/95/KE të Parlamentit Europian dhe të Këshillit "Mbi përafrimin e

legjislacionit të Vendeve Anëtare mbi patentat”, Celex: 32008L0095, Fletorja Zyrtare

e Bashkimit Europian, seria L, Nr. 299, viti 2008.

- Direktivën 2004/48/KE të Parlamentit Europian dhe të Këshillit "Mbi mbrojtjen e të

drejtave të Pronësisë Intelektuale", Celex: 32004L0048, Fletorja Zyrtare e Bashkimit

Europian, seria L, Nr. 157, datë 30.04.2004.”578

Ndryshimet ligjore parashikojnë në mënyrë specifike të ashtuquajturat “patenta

europiane” dhe rregullimet respektive të tyre në vendin tonë. Ligji Nr. 17/2017, datë 16.02.2017579 ka përafruar më tej parashikimet ligjore me

ato europiane, ku më specifikisht përmendet përafrimi me: - Direktivën 98/44/KE të Parlamentit Europian dhe të Këshillit, datë 6 Korrik 1998, "Mbi

mbrojtjen ligjore të shpikjeve bioteknologjike"; numri CELEX: 31998L0044, Fletorja

Zyrtare e Bashkimit Europian, seria L, Nr. 213, datë 30.07.1998, faqe 13- 21;

- Direktivën (BE) 2015/2436 të Parlamentit Europian dhe të Këshillit, datë 16 Dhjetor

2015, "Për përafrimin e ligjeve të shteteve anëtare në lidhje me markat tregtare"; numri

CELEX 32015L2436, Fletorja Zyrtare e Bashkimit Europian, seria L, Nr. 336, datë

23.12.2015, faqe 1-26;

- Rregulloren (BE) nr. 1151/2012 të Parlamentit Europian dhe të Këshillit, datë 21

Nëntor 2012, "Mbi skemat e cilësisë për produktet bujqësore dhe ushqimore"; numri

CELEX: 32012R1151, Fletorja Zyrtare e Bashkimit Europian, seria L. Nr. 343, datë

14.12.2012, faqe 1-29;

- Rregulloren (BE) nr. 1308/2013 të Parlamentit Europian dhe të Këshillit, datë 17

Dhjetor 2013, "Për krijimin e një organizate të përbashkët të tregjeve të produkteve

bujqësore dhe që shfuqizon Rregulloret e Këshillit (KEE) Nr. 922/72, (KEE) Nr.

234/79, (KE) Nr. 1037/2001 dhe (KE) Nr. 1234/2007", të ndryshuar"; Numri CELEX:

32013R1308, Fletorja Zyrtare e Bashkimit Europian, seria L, Nr. 347, datë 20.12.2013,

faqe 671-854.580

Këto amendime, ndër të tjera, si dhe kemi përmendur, bëjnë ndryshimin e emërtimit

nga “Drejtori e Përgjithshme e Patentave dhe Markave” (DPPM) në emërtimin e ri

“Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale” (DPPI). Po ashtu, në përputhje me

detyrimet e TRIPS, janë përmirësuar dispozitat e Kodit Penal për shkeljet e të drejtave të

pronësisë industriale me ndryshimet ligjore të Kodit Penal të vitit 2012 (Ligji Nr.

144/02.05.2012). Si rrjedhojë e këtyre ndryshimeve kanë hyrë në fuqi dy nene të veçanta

(149/a dhe 149/b), të cilat i hapën rrugën Policisë së Shtetit (Drejtorisë për Krimin

Ekonomik e Financiar) në kryerjen e veprimeve procedurale kryesisht, në goditjen e

aktivitetit kriminal të shkeljes së të drejtave të pronësisë industriale.581

Analiza tregon se e drejta e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të, ashtu dhe

të drejtat në referencë të pronësisë industriale paraqesin një rëndësi të veçantë, si pjesë

përbërëse e skemës së mbrojtjes së të drejtave të individit në vendin tonë. Edhe pse pjesë e

së njëjtës familje dhe koncepte që rregullohen në tërësinë e tyre nga kuadri ligjor i pronësisë

intelektuale, këto dy institute të së drejtës patjetër që dallojnë nga njëri – tjetri dhe kryesisht

elementët identifikues të tyre i gjejmë në tabelën më poshtë:

578 Ligji Nr. 55/2014, datë 29.05.2014, Fletore Zyrtare Nr. 96, datë 24.06.2014, f. 3805; www.qbz.gov.al. 579 Faqe interneti: www.idp.al 580 Ligji Nr. 17/2017, datë 16.02.2017, Neni 2; www.qbz.gov.al. 581 Strategjia Kombëtare për Pronësinë Intelektuale 2016 – 2020; www.ligjet.org.

Page 160: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

148

Pronësia Industriale E Drejta e Autorit

mbron idenë/ shpikjen mbron formën e shpikjes

duhet të regjistrohet/ të bëhet i

njohur për publikun

është e mbrojtur që nga momenti i

krijimit/ nuk ka domosdoshmërisht

publikim

mbrojtje për një kohëzgjatje

mesatarisht prej 20 vjetësh

mbrojtja është më e gjatë

Për vetë rëndësinë që paraqet ky institut i së drejtës, Qeveria Shqiptare ka miratuar

Vendimin Nr. 527, datë 20.07.2016 “Për miratimin e Strategjisë Kombëtare për Pronësinë

Intelektuale, 2016 – 2020”582. Strategjia jep një pasqyrim të hapave që ndërmerren në

periudhën kohore të përcaktuar, në fushën e pronësisë intelektuale. Nuk nënkuptojmë këtu

vetëm hapa të rregullimeve dhe përafrimeve legjislative, por edhe hapa më konkretë në

kuadër të një ndërgjegjësimi më gjithëpërfshirës të qytetarëve në këtë fushë dhe trajnimeve

të vazhdueshme të institucioneve përgjegjëse. Strategjia është formuluar në gjuhë të

thjeshtë dhe arrin drejpërdrejt të përthithet nga çdo lloj lexuesi, me apo pa “formim” juridik

dhe teknik në këtë fushë. Strategjia i drejton institucionet shqiptare në ndjekjen e hapave të huazuara nga

eksperiencat e përparuara europiane. Vlen të përmendet se strategjia nuk pasqyron atë që

ndodh me të drejtat në fushën e PI në vend, por ajo ka për qëllim nxitjen e përmirësimit të

këtyre të drejtave dhe të të gjithë sistemit të PI në vend. Kjo ndikon në nxitjen e zhvillimit

ekonomik, në shtimin e investimeve dhe zbulimeve shkencore dhe në realizime pozitive në

rrugën integruese të vendit. Strategjia referon në VKM Nr. 330, datë 28.05.2014 “Për

miratimin e udhëzimit për pesë përparësitë e rekomanduara nga Komisioni Europian,

2013”583, ku PI përfshihet në prioritetin e pestë, që ka të bëjë me mbrojtjen e të drejtave të

njeriut. Pjesa e parë e strategjisë jep një pasqyrim të situatës aktuale në vend, cilat janë

detyrat e mbetura pezull për vendin tonë, të përcaktuara në Raport Progresin e Komisionit

Europian për vitin 2015 dhe detyrimet e rrjedhura nga MSA584 dhe cilat prej tyre janë

përmbushur plotësisht apo dhe pjesërisht gjatë periudhës në shqyrtim. Në strategji

përmenden aktet kryesore të përafruara për këtë qëllim585:

582 Shënim: Me rëndësi paraqitet gjithashtu Vendimi Nr. 760, datë 01.09.2010 “Për miratimin e strategjisë kombëtare të pronësisë intelektuale dhe industriale, 2010 – 2015”, i cili është shumë i ngjashëm me VKM në shqyrtim, por referon në periudhë të ndryshme kohore, duke u përshtatur me arritjet e realizuara në vitet e para të amendimeve ligjore në fushën e pronësisë intelektuale. Disa prej objektivave të strategjisë nuk u realizuan dhe lindi nevoja e një dokumenti të ri për objektivat e së ardhmes. 583 www.ligjet.org 584 Kryesisht Neni 73 dhe Kapitulli 7 “Pronësia Intelektuale”. 585 www.ligjet.org; www.qbz.gov.al

Page 161: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

149

- “Harmonizimi i Ligjit Nr. 9947, datë 07.07.2008 “Për pronësinë Industriale” dhe Ligjit

Nr. 8488, datë 13.05.1999 “Për mbrojtjen e topografisë së produkteve

gjysëmpërçuese”, me direktivat e BE në fushën e Pronësisë Industriale;

- Miratimi i Ligjit Nr. 35/2016, datë 31.03.2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e

lidhura me të”;

- Miratimi i VKM Nr. 36, datë 20.01.2016 “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin

e Inspektoratit Shtetëror të Mbikqyrjes së Tregut”;

- Miratimi i Ligjit Nr. 108/2014, datë 31.07.2014 “Për Policinë e Shtetit”;

- Miratimi i ndryshimeve në Ligjin Nr. 135/2015, datë 05.12.2015 “Për disa ndryshime

dhe shtesa në Ligjin Nr. 7895, datë 27.01.1995, “Kodi Penal i Republikës së

Shqipërisë”, të ndryshuar;

- Miratimi i VKM Nr. 1090, datë 28.12.2015 “Për disa ndryshime në VKM Nr. 205,

datë 13.04.1999 “Për miratimin e dispozitave zbatuese të Kodit Doganor”, të

ndryshuar.”586

Kjo strategji është dokument ndërsektorial, i cili konkretizon një nga përpjekjet e

Qeverisë së Republikës së Shqipërisë për vendosjen e dialogut gjithëpërfshirës ndërmjet

aktorëve të ndryshëm, për të krijuar kushte të përshtatshme për respektimin dhe mbrojtjen

e Pronësisë Intelektuale.587 Strategjia vijon me bazën ligjore, që mbulon fushën e pronësisë industriale dhe në

përcaktimin e institucioneve përgjegjëse për të drejtat dhe detyrimet që rrjedhin prej saj,

çështje që i kemi trajtuar në pjesën hyrëse të këtij kapitulli. Po ashtu, ajo ndalet në rezultatet

statistikore të studiuara për tregun shqiptar në lidhje me patentat e shpikjeve dhe modelet

e përdorimit, markat tregtare dhe të shërbimit, disenjot industriale, treguesit gjeografikë,

markat çertifikuese dhe markat kolektive, topografia e produkteve gjysmë -përçues. Ajo që

bie në sy në gjithë frymën dhe parashikimet e strategjisë është theksi që vihet në adresimin

e domosdoshmërisë së një implikimi më të gjerë të popullatës në këtë fushë. Si dhe kemi

përmendur... si mundet dikush të respektojë të drejtat e tjetrit në fushën e pronësisë

intelektuale, kur ai nuk e ka idenë e këtyre të drejtave, madje padijenia arrin në pikën kur

ai vetë nuk njeh të drejtat e tij në këtë fushë? Strategjia thekson pikërisht këtë nevojë dhe domosdoshmëri për hapa konkretë që

duhen ndërmarrë në fushën e arsimit588, medias, fushatave të ndryshme të ndërgjegjësimit,

promovimit (aktivitete, debate publike) etj. në të gjitha nivelet vendore dhe qendrore,

krijimit të një inspektorati të veçantë përgjegjës ekskluzivisht për inspektimin në fushën e

pronësisë intelektuale, një bashkëpunimi dhe bashkërendimi të veçantë të institucioneve në

këtë fushë. Strategjia e mëparshme përmendte edhe anët e ashtuquajtura “negative” në këtë

proces... paraqet problematikën e hasur nga trajtimi i falsifikimit të markave industriale në

Kodin Penal, në ndërthurje midis parashikimeve në nenet 109 dhe 288/a të këtij Kodi,

situatë kjo që konkludon në praktikë me pamundësinë e marrjes së masave konkrete

ndëshkimore.

586 VKM Nr. 527, datë 20.7.2016 “Për miratimin e strategjisë kombëtare për pronësinë intelektuale, 2016 – 2020”, Fletore Zyrtare Nr. 140, datë 28.07.2016, f. 11198. 587 Fletore Zyrtare Nr. 140, datë 28.07.2016, f. 11196. 588 Ndërgjegjësimi i nxënësve dhe studentëve, si dhe përfshirja e kësaj fushe në kurrikulat mësimore.

Page 162: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

150

Institucionet në vend paraqesin mangësi të burimeve njerëzore në numër stafi, si

dhe kualifikim të tij. Strategjia aktuale gjithashtu, me të drejtë, referon në

domosdoshmërinë e krijimit të një stafi akademik të specializuar në këtë fushë, në mënyrë

që rrethi i akademikëve të trajnoje respektivisht personat përgjegjës në institucionet

shtetërore dhe private, aktorë të rëndësishëm në fushën e PI589. Për sa i përket të drejtave të autorit dhe të drejtave të tjera të lidhura me to, strategjia

ka një frymë pozitive pas arritjes së miratimit të ligjit të ri në fuqi [pas një periudhe

relativisht të gjatë diskutimesh dhe debatesh midis strukturave përgjegjëse dhe grupeve të

interesit], i cili asimiloi pengesat dhe vështirësitë e hasura gjatë zbatimit në praktikë të

ligjit. Ligji i ri është përafruar gjithashtu me direktivat përkatëse europiane [cituar më

sipër] dhe së bashku me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe Marrëveshjet e

Konventat ndërkombëtare e europiane, ku ka aderuar vendi ynë, plotësojnë më së miri

kuadrin ligjor të fushës. Fryma e strategjisë i konsideron këto të drejta si pjesë e të drejtave themelore të

njeriut, të cilat lindin me të dhe nuk lindin nga ligji, ku ky i fundit është gardiani mbrojtës

i tyre. Strategjia përmend dhe arritjet në fushën e mbrojtjes së të drejtave online, si një

mjedis ky më i vështirë për të realizuar të drejtat përkatëse. Pika 2.3 e strategjisë rendit shprehimisht 4 objektivat kryesorë dhe strategjikë, që

synon dokumenti në tërësinë e tij dhe Qeveria Shqiptare në fushën e pronësisë intelektuale.

Është absolutisht e nënkuptuar që këto prioritete rrjedhin nga vetë dokumentet kryesore të

fushës:

➢ Dokumenti i Partneritetit Evropian (EPD);

➢ Marrëveshja e Stabilizim - Asociimit (MSA), e cila është ratifikuar nga Kuvendi i

Shqipërisë me Ligjin Nr. 9590, datë 27 Korrik 2006 "Për ratifikimin e Marrëveshjes së

Stabilizim - Asociimit midis Republikës së Shqipërisë dhe Komuniteteve Europiane

dhe shteteve të tyre anëtare";

➢ Raportet e Progresit të BE-së;

➢ Marrëveshja TRIPS dhe Acquis e BE-së.590

Në këndvështrimin krahasimor, Pika 2.3 e strategjisë së mëparshme për periudhën

2010 – 2015 përmbante parashikimin në vijim: “2.3 Objektivat strategjikë

Strategjia e propozuar do të përqëndrohet në katër objektiva strategjikë të mëposhtëm: 1. Përfundimi i plotësimit të kuadrit rregullator dhe legjislativ. 2. Zhvillimi dhe forcimi i institucioneve, të përfshira në zbatimin e të drejtave të pronësisë

intelektuale. Këtu do të përfshihen masa në fushën e teknologjisë së informacionit,

trajnimeve profesionale; kjo do të mbulojë gjithashtu zhvillimin e shërbimeve, të tilla si

shërbimet e ndërgjegjësimit dhe arsimimit që duhet të ofrohen nga institucionet kryesore

për partnerët vendas dhe grupet e interesit;

3. Forcimi i bashkëpunimit dhe koordinimit midis institucioneve si në nivel kombëtar,

ashtu edhe në nivel rajonal apo më gjerë, në funksion të përmirësimit të punës në mbrojtje

të të drejtave të pronësisë intelektuale;

589 www.wipo.org 590 Faqe interneti: www.ligjet.org

Page 163: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

151

4. Rritja e ndërgjegjësimit të publikut në Shqipëri lidhur me të drejtat e pronësisë

intelektuale.”591

Ndërkohë, strategjia aktuale për periudhën 2016 – 2020 parashikon këto objektiva: “Pika 2.3 Qëllimet strategjike... I. Përmirësimi i kuadrit ligjor; II. Zhvillimi dhe forcimi i institucioneve, të përfshira në zbatimin e të drejtave të Pronësisë

Intelektuale;

III. Forcimi i bashkëpunimit dhe koordinimit midis institucioneve, si në nivel kombëtar,

ashtu edhe në nivel rajonal apo më gjerë, në funksion të përmirësimit të punës në mbrojtje

të të drejtave të Pronësisë Intelektuale; IV. Rritja e nivelit të ndërgjegjësimit në lidhje me PI në vend”.592

Ajo që konstatojmë dhe që paraqet rëndësi në analizë është se dhe periudhën pas

kalimit të pesë viteve të para të strategjisë paraardhëse shohim se objektivat janë pothuajse

të njëjta; kemi përputhje gati të plotë për tre prej objektivave, që tregon për sfida të njëjta

me periudhën aktuale, ndërkohë që qëllimi i parë, i cili lidhet me kuadrin ligjor, ndryshon

nga nevoja e “plotësimit”593 në “përmirësim” [ka të bëjë me shtimin e efekteve pozitive

plotësuese në kuadrin ligjor ekzistues dhe realizimet në praktikë]. Me rëndësi të veçantë paraqiten shembujt që këto dokumenta – strategji, japin në

brendinë e tyre. Aneksi II i Strategjisë paraardhëse për periudhën 2010 – 2015594 jep një

përshkrim krahasimor të situatës në vende të tjera europiane. Jepet pamje e rregullimit dhe

zbatimit të të drejtave të pronësisë intelektuale në Kroaci, Rumani dhe më gjerësisht e

trajtuar në Çeki595. Republika Çeke ka një eksperiencë të hershme në këtë fushë, që daton në vitin

1919, me themelimin e Zyrës së Patentave dhe të Gjykatës së specializuar të patentave.

Këto dy organe të krijuara posaçërisht në bazë të përvojës ndërkombëtare në këtë fushë,

kishin për kohën, rol kryesisht formal, gjë që u nxor në pah me kalimin e kohës dhe lindjen

e domosdoshmërisë së mbrojtjes reale të këtyre të drejtave në vijim të proceseve integruese

globale, që po përjetonte Republika Çeke.

Procesi i evoluimit të konceptit dhe mbrojtjes së pronësisë intelektuale vijoi me

bashkërendimin e institucioneve të specializuara dhe në përgjithësi të të gjitha

institucioneve të tjera publike në vend. Bashkëpunimi institucional filloi me një

marrëveshje bazë gjithëpërfshirëse, e cila u pasua në kohë me trajnime të shumta të

administratës publike në vend, trajnime strategjike të përbashkëta dhe të koordinuara,

rezoluta qeveritare596 dhe aplikimi i metodologjive të tjera europiane në këtë drejtim.

591 Vendimi Nr. 760, datë 01.09.2010 “Për miratimin e Strategjisë Kombëtare të Pronësisë Intelektuale dhe industriale, 2010 – 2015”. 592 Vendim Nr. 760, datë 01.09.2010, f. 11246. 593 Nënkupton nxjerrjen e akteve të reja për rregullime të paparashikuara më herët. 594 www.qbz.gov.al 595 Shënim: Në punim është përfshirë një përmbledhje e eksperiencave të huaja sipas trajtimit që bëhet në Vendimin Nr. 760, datë 01.09.2010 “Për miratimin e Strategjisë Kombëtare të Pronësisë Intelektuale dhe industriale, 2010 – 2015”. 596 Si psh. Rezoluta Nr. 330/1999, që rregullonte konceptin e luftës kundër krimit në fushën e pronësisë intelektuale.

Page 164: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

152

Një element i rëndësishëm i procesit është rëndësia që mori gradualisht përfshirja

e koncepteve dhe të drejtave të pronësisë intelektuale, e cila më vonë u përfshi si lëndë

mësimore, fillimisht si pjesë e lëndëve që studionin “Ligjin e pronësisë intelektuale”,

“Ligjin tregtar”, “Ligjin e konkurrencës” dhe më pas si lëndë më vete. Këto kurrikula

mësimore studioheshin fillimisht në Shkollën e Ekonomisë në Pragë dhe më pas në

fakultetet universitare, kryesisht fakultetet juridike në vend. Një etapë e rëndësishme në procesin çek të zhvillimit të pronësisë intelektuale ishte

momenti i implementimit të Direktivës Nr. 2004/48/KE, datë 29.01.2004597. Kjo direktivë

u bë pjesë e sistemit rregullator çek nëpërmjet një amendamenti të ligjit çek për të drejtat

e autorit dhe neneve të reja legjslative. Risia e aplikimit të direktivës kishte të bënte me

identifikimin e saktë të personave që legjitimoheshin të kërkonin të drejtat në fushën e

pronësisë intelektuale/ unifikoi të drejtat e zotëruesve të informacionit rreth shkeljeve të të

drejtave të subjekteve/ mënyrat e mbrojtjes dhe të vlerësimit të dëmit në rast shkeljeje të

këtyre të drejtave.598 Të gjitha këto procese u pasuan me themelimin e Gjykatës Bashkiake në Pragë, për

shqyrtimin e proceseve në lidhje me sa më sipër. Të njëjtit proces i janë nënshtruar edhe

amendimet në fushën e legjislacionit të të drejtave të autorit. 599 Po ashtu, Zyra e Pronësisë Industriale në Çeki, pjesë e së cilës është Instituti i

Trajnimeve për Pronësinë Industriale ofron arsimim të specializuar pikërisht dhe

ekskluzivisht vetëm në këtë fushë. Instituti ishte krijuar që në vitin 1963 me anë të një

dekreti të Departamentit të Arsimit. Pa diskutim që studimet në këtë profil nuk u interesojnë

vetëm subjeketeve që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në fushën e pronësisë industriale, por

edhe ekspertëve të fushave të ndryshme si doganat, inspektimet tregtare, çështjet penale në

lidhje me to, si dhe individëve të thjeshtë në mbrojtje të të drejtave të tyre vetjake dhe

respektim të të tretëve.

Si dhe mund të shohim nga etapat e evoluimit të konceptit të pronësisë industriale

në Republikën Çeke, ndryshe nga praktika në vendin tonë, i është vënë theksi, që në fillimet

e veta, ndërgjegjësimit jo vetëm të administratës, por edhe të popullatës në përgjithësi, duke

e përfshirë gjerësisht në studimet parauniversitare dhe ato universitare. Kjo strategji përbën

dhe metodën më efikase për implementim të koordinuar të etapave të procesit integrues në

këtë fushë. Ndërgjegjësimi në moshë të re, të kuptuarit dhe të studiuarit të mirëfilltë të këtyre

koncepteve është mënyra më e mirë dhe më e natyrshme e përthithjes së koncepteve nga

popullata e gjerë; një proces gradual, por shumë efektiv. Në dallim nga eksperienca çeke, ajo rumune karakterizohet nga një praktikë më e

centralizuar në aktivitetin e dy zyrave të rëndësishme në këtë profil: Zyrës Shtetërore për

Shpikjet dhe Markat dhe Zyrës Rumune për të Drejtën e Autorit. Pas aderimit të vendit në BE, politika e qeverisë rumune u fokusua më tepër në

fushën e kërkim – zhvillimit dhe risive, që çoi në një shtim të shumëllojshmërive të

produkteve dhe shërbimeve të ofruara. Në këtë vend, funksionon një ministri e veçantë për

sa më sipër; ajo është Ministria e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme dhe Kooperativave,

veprimtaria e të cilës ka bërë që të rritet ndërgjegjësimi në vend mbi rëndësinë madhore që

597 Faqe interneti: www.europa.eu 598 http://www.zshda.gov.al/docs/300040BULETIN%20INFORMATIV%202010-2011.pdf 599 www.ligjet.org

Page 165: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

153

ka mbrojtja e pronësisë intelektuale në zhvillimin ekonomik të vendit. Ashtu si dhe në

Republikën Çeke, edhe në Rumani ushtron veprimtarinë institucioni simotër i Inspektoratit

të Tregut në Republikën Çeke, Autoriteti Kombëtar për Mbrojtjen e Konsumatorit.600 Ndryshimet e fundit legjislative në Shqipëri, po ashtu, parashikojnë funksionimin

e një organi të tillë, atë të Inspektoratit të Mbikëqyrjes së Tregut601. Organ të ngjashëm

gjejmë edhe në Kroaci, ku Inspektorati i Shtetit, si një organ i veçantë i administratës

shtetërore kroate, inspekton veprimtaritë tregtare, ekonomike, të punës, turizmit etj. Po

ashtu, në Kroaci gjejmë institucionin e Zyrës Shtetërore për Pronësinë Intelektuale dhe

veprimtari të ngjeshur në këtë fushë ushtrojnë edhe administrata doganore, prokuroria dhe

kryesisht policia kroate.602 Ashtu si dhe del qartë nga kjo pjesë krahasimore e rregullimit të institucioneve

analoge në vendet në shqyrtim, edhe vendi ynë ndjek praktikën europiane në krijimin e

organeve përgjegjëse për mbrojtjen e të drejtave të autorit, pronësisë industriale e të

drejtave të pronësisë intelektuale në tërësi. Po ashtu, përpjekjet po bëhen në rang kombëtar për ndërgjegjësim të qytetarëve dhe

përfshirjen e lëndëve shkollore në këtë profil. E gjithë analiza na çon në përfundimin se,

edhe pse në pjesën e parë - që ka të bëjë me implementimin e bazës ligjore, rregulloreve e

në përgjithësi, bazës së shkruar dhe krijimit të institucioneve, janë bërë hapa të mëdha, në

pjesën e dytë - që ka të bëjë me ndërgjegjësimin e shqiptarëve, duhen ndërmarrë hapa më

seriozë dhe të shpejtë. Jeta e përditshme na tregon se, kur dikush del për pazar apo dhe në komunikimet

me kolegët dhe të njohurit, vazhdimisht del në pah mangësia e vendit tonë dhe “pafuqia” e

tij në respektim dhe mbrojtje të këtyre të drejtave edhe për sa i përket disa çështjeve shumë

elementare, si psh në përdorimin e veshjeve “firmato” fallso, të cilat mbajnë logo të

imituara të firmave më të njohura në botë. Jo vetëm në komunikim, por edhe në një kalim

të thjeshtë në rrugët e ish-bllokut apo në portalet shqiptare të blerjeve online çdokush sheh

se si këto të drejta [në përgjithësi të pronësisë intelektuale] janë absolutisht “inekzistente”

në praktikë, shkelen në mënyrë të rëndomtë dhe pa kurrfarë respekti për autorët, asnjë

pagesë - shpërblim apo qoftë edhe pa pasur “ndrojtje” nga marrja e masave të mundshme

ndëshkimore ndaj tyre.

Kapacitetet ligjzbatuese sigurisht, që edhe pse vijojnë punën e tyre të përditshme,

nuk mund të mbulojnë çdo situatë të veçantë të kësaj natyre, ndaj dhe ndërgjegjësimi i

popullatës dhe rritja e ndëshkimeve të shkelësve në praktikë paraqiten si metoda efikase

për të ecur përpara dhe me sukses në këtë drejtim. Indeksi Ndërkombëtar për të Drejtat e Pronësisë Intelektuale, në Raportin e vitit

2017, e rendit Shqipërinë në vendin e 118 nga 129 të ekzaminuara... e krahasuar me vendet

e Ballkanit, ndodhet sërish në fund.603

600 Qendra e Botimeve Zyrtare: www.qbz.gov.al; www.ligjet.org 601 Inspektorati Qëndror Tiranë: www.insq.gov.al; Shih edhe: www.aku.gov.al 602 www.qbz.gov.al 603 Revista Monitor: Indeksi Ndërkombëtar për të Drejtat e Pronësisë Intelektuale, i përpiluar nga Organizata Property Rights Alliance, bazohet në disa kategori, me disa nënindikatorë: mjedisi ligjor dhe politikat, të drejtat e pronave fizike, të drejtat e pronësisë intelektuale. Shih: www.monitor.al

Page 166: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

154

Ndërkohë, në strategjinë aktuale për periudhën 2016 – 2020, shembujt që merren

për shqyrtim jane të vendeve, që përbëjnë një pjesë shumë te rëndësishme të BE-së.604

Jepet një krahasim mbi sistemet që aplikohen në Francë, Itali, Spanjë dhe Angli. Sistemet

ligjore të brendshme në këto vende janë të ndryshme; rikujtojmë këtu sidomos veçantitë në

sistemin ligjor anglez në ndryshim nga sistemet e tjera. Të gjitha këto shtete bashkohen dhe afrohen më tepër me fokus në mbrojtjen e të

drejtave të autorit online. Sistemet vendore të tyre i mbrojnë dhe i sigurojnë këto të drejta

nëpërmjet funksionarëve përgjegjës vendas, ku përfshihen shkallët administrative dhe ato

gjyqësore, ku secili vend ka veçantitë e tij. Ndërkohë, mjedisi online është më i “unifikuar”,

nuk njeh kufij dhe diferenca kombëtare dhe në këtë këndvështrim, vendet europiane janë

më të prirura për të aplikuar baza rregullatore të ngjashme me njëra - tjetrën. Në Francë, përpjekjet për përmirësime në këtë fushë kanë filluar rreth vitit 2009 me

ligjet e ashtuquajtura “Hadopi 1 dhe Hadopi 2”, të cilat mundësojnë një mbikëqyrje të

shkeljeve online dhe monitorimit e konstatimit të shkeljeve në mënyrë që të parandalohen

dhe dënohen nëpërmjet paralajmërimeve administrative [si hap i parë] dhe më pas, me

masa ndëshkimore të urdhëruara nga gjykatat. Sistemi italian gjithashtu është i ngjashëm

me atë francez, ku strukturat dhe proceset e ndjekura janë simotra të atyre franceze.605 Në çdo rast, të dyja këto sisteme kanë hasur vështirësi në legjitimimin e kufizimeve

të të drejtave, ku aktivistët në mbrojtje të të drejtave të konsumatorit i kanë konsideruar si

jo kushtetuese. Mangësia e përbashkët e mbrojtjes së këtyre të drejtave ka të bëjë me faktin

se ato duke qenë të drejta jo të prekshme, jo të qarta dhe të mirëpërcaktuara, konkludojnë

edhe në një rregullim jo shumë të thjeshtë dhe masa ndëshkimore gjithashtu jo shumë të

qarta. Spanja i mbron të drejtat në fushën e piraterisë online dhe të drejtat e “copyright” në

mënyrë të ngjashme, nëpërmjet të ashtuquajturit “Ley Sinde”. Anglia nga ana tjetër, edhe

pse me një sistem shumë të ndryshëm nga tre vendet e para, sërish haset me të njëjtat

pengesa për shkelje të të drejtave kushtetuese në sfidën e saj serioze kundër piraterisë,

filluar qysh prej vitit 2003 dhe me ndryshimet e Aktit Digital Economy 2010.606 Shohim nga analiza jonë e deritanishme se konturi europian i rregullimit të të

drejtave të pronësisë intelektuale dhe mbrojtja e tyre janë në një proces unifikimi dhe drejt

krijimit të standarteve të përbashkëta për qytetarët europianë. Në këtë rrugë po ecën dhe

vendi ynë me këmbëngulje dhe vendosmëri, me qëllim realizimin e një prej detyrave të

lëna nga partnerët europianë dhe gjithashtu si një element e mjet shumë i rëndësishëm në

mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve shqiptarë.

Edhe pse jashtë Bashkimit Europian dhe larg... në një kontinent tjetër607, në Shtetet

e Bashkuara të Amerikës, një personazh i rëndësishëm në praktikën amerikane në fushën

e pronësisë inetelektuale, Znj. Michele K. Lee, Drejtore e Zyrës për Zyrën e Patentave dhe

të Drejtave të Autorit në SHBA, në një prej fjalimeve të saj si e ftuar përpara disa lektorëve,

është shprehur se është shumë e rëndësishme me qëllim përparimin e të drejtave në këtë

604 Shënim: Shembujt e pasqyruar në VKM Nr. 527, datë 20.07.2016 “Për miratimin e Strategjisë Kombëtare për Pronësinë Intelektuale, 2016 – 2020”, Fletore Zyrtare Nr. 140, datë 28.07.2016, f. 11225 – 11228. 605 Qendra e Botimeve Zyrtare: www.qbz.gov.al 606 VKM Nr. 527, datë 20.07.2016 “Për miratimin e Strategjisë Kombëtare për Pronësinë Intelektuale, 2016 – 2020”, f. 11228. 607 Megjithatë jo shumë larg në aspektin formal, për shkak të lidhjeve të vazhdueshme dhe shembujve të përbashkët midis këtyre dy bashkimeve.

Page 167: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

155

fushë që, çdo qeveri të punojë dhe të përpiqet maksimalisht në ndërtimin dhe përforcimin

e një sistemi të pronësisë intelektuale, që inkurajon dhe promovon inovacionin.

Ndër strategjitë kryesore, ekspertja e fushës nënvizon faktin se tre janë strategjitë

kryesore në forcimin e të drejtave mbi patentat e shpikjeve: - Ofrimi i përsosurisë në shërbimin e ekzekutimit të këtyre të drejtave;

- Shërbimi i klientit (ku nënkuptohen të gjithë aktorët e përfshirë në procesin respektiv);

- Përcaktimi i njësive matëse të cilësisë dhe rankimit të këtyre patentave.

Si dhe rezulton qartësisht nga nocionet e përdorura dhe strategjitë në fjalë, është

lehtësisht e kuptueshme sa përpara janë SHBA-të në këtë fushë të drejtash. Strategjitë e

tyre janë njëkohësisht shumë të lehta, të prekshme dhe të realizueshme në praktikë, duke

na shërbyer ne si shembull shumë i mirë për t’u mbajtur në konsideratë gjatë ecurisë

përpara në këtë fushë.

E gjithë strategjia amerikane reflektohet në një “trekëndësh” marrëdhëniesh

ndërlidhëse, ku secila palë jep dhe njëkohësisht merr nga palët e tjera. Faktori rregullator

kryesor shihet shteti me funksionet e tij në shërbim të publikut, ku ai mbart dhe

përgjegjësinë kryesore për aktivizimin e të drejtave në këtë fushë. Secili qytetar duhet të

ndihet i sigurt në ushtrimin e këtyre të drejtave dhe mbrojtjen e tyre si rezultat i një pune

intensive nga strukturat drejtuese të vendit. Ndërkohë që secili individ apo subjekt duhet

t’i respektojë këto struktura drejtuese shtetërore dhe njëkohësisht të respektojë kufijtë e të

drejtave që ai gëzon brenda konturit rregullator e të respektojë të gjitha shërbimet e ofruara

për të tretët.

Në këtë moment të procesit, shohim se kemi një ndërhyrje serioze sërish të shtetit,

i cili nëpërmjet strukturave të tij apo dhe në bashkëpunim me privatin sigurohet dhe merr

masa që e gjithë rëndësia e procesit dhe mënyra e funksionimit të tij të përcillet te çdo

individ në mënyrë të qartë, transparente, të thjeshtë dhe efikase.

Shohim këtu sërish rëndësinë madhore që paraqesin kapacitetet dhe burimet

njerëzore, të cilat me trajnimin dhe perfeksionimin e tyre mund të shërbejnë si një

katalizator esencial në mbarëvajtjen e procesit ose në rast të paaftësisë dhe mungesës së

profesionalizimit mund ta pengojnë dhe shtrembërojnë të gjithë rrjedhën e procesit. Shohim gjithashtu një element të tretë në këtë proces, që ka të bëjë me rolin

mbikëqyrës të metodës së vënies në jetë të këtyre të drejtave, shohim të përcaktohen qartë

elementë dhe faktorë që masin rezultatet e procesit në njësi kohore të caktuara. Rezultatet

pozitive paraqiten si një mbështetje e arritjeve të realizuara dhe si një shtysë për të vijuar

në këtë drejtim, ndërkohë që pakënaqësitë e shumta dhe një numër i lartë i shkelësve të

këtyre të drejtave evidenton një mangësi ekzistente në sistem dhe sjell nevojën për ide dhe

struktura të reja, që do të çonin në zgjidhje të reja novatore. Ky “trekëndësh në proces” dhe

kjo analizë marrëdhëniesh dhe ndërveprimi mendojmë se do t’i shërbente vendit tonë, në

këto momente të rëndësishme për sa i përket arritjeve në lidhje me PI608.

Në vijim të referimit në sistemin amerikan, Znj. Lee609 pranon rëndësinë e madhe

të organizimit të takimeve dhe tryezave të vazhdueshme për diskutimin e të drejtave në

këtë fushë, ndërmjet institucioneve përgjegjëse dhe grupeve të interesit, personave që në

praktikë mund t’u shkelen apo nuk u njihen këto lloj të drejtash. Njëkohësisht, shumë i

rëndësishëm është shqyrtimi me saktësi i aplikimeve në këtë drejtim dhe rrjedhimisht

608 Faqe interneti: www.wipo.org 609 Znj. Michele K. Lee, Drejtore për Zyrën e Patentave dhe të Drejtave të Autorit në SHBA dhe në vijim në pozicionin e Nënsekretarit të Tregëtisë për Pronësinë Intelektuale (2014 – 2017).

Page 168: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

156

evitimi i aplikimeve, të cilat nuk legjitimohen për t’u klasifikuar në rangun e patentave apo

të drejtave të autorësisë, si dhe harmonizimi dhe standardizimi i rregullave dhe

legjislacionit të fushës, duke u siguruar të gjithë aktorëve pjesëmarrës të drejta të plota dhe

të barabarta. Të gjitha këto metoda, jo vetëm ulin kostot vendore dhe më gjerë ato rajonale,

por rrisin edhe efikasitetin dhe përforcojnë të drejtat respektive. Në lidhje me parashikimet dhe rregullimet që i bëhen pronësisë intelektuale në

Versionin e Konsoliduar të Traktatit të BE-së610 , vlen të përmendet se në Nenin 118

parashikohet se Parlamenti dhe Këshilli Europian vendosin masat për krijimin e të drejtave

të pronësisë intelektuale dhe ngritjen e kuadrit organizativ të centralizuar për të gjithë

Bashkimin. Në vijim të këtij parashikimi, Neni 207 jep në mënyrë më të detajuar hapat që

ndiqen gjatë kalimit të fazave legjislative për sa më sipër, ku kryesisht parashikohet

vendimmarrja dhe procedura gjatë miratimit dhe përqafimit të traktateve dhe

marrëveshjeve lidhur me të drejtat në këtë fushë. Gjykata Europiane e Drejtësisë është një

organ shumë i rëndësishëm rregullues i fushës, e cila me vendim të Këshillit dhe pas

konsultimit me Parlamentin Europian, gëzon kompetenca në lidhje me mosmarrëveshjet

për zbatimin e akteve të miratuara në mbështetje të Traktateve për të drejtat europiane në

fushën e pronësisë intelektuale. Më në detaje, procedurën e ndjekur në këto raste e

parashikon Neni 262 (ish Neni 229) i Traktatit të Konsoliduar të BE-së611.

Shohim kështu se vendi ynë ka realizuar hapa të rëndësishëm dhe të

konsiderueshëm për sa i përket përforcimit të të drejtave të fushës dhe mbrojtjes së tyre, ku

si dhe kemi përmendur mbetet sërish punë për të bërë në “jetësimin” e këtyre të drejtave

në punën e përditshme dhe në ndërgjegjësimin e subjekteve mbi rëndësinë e këtyre të

drejtave. Një prej parimeve kryesore të së drejtës shpreh se e drejta e çdokujt mbaron aty

ku fillon e drejta e tjetrit, ndaj dhe ndërgjegjësimi mbi këto të drejta nga çdokush në vend

dhe ndërveprimi i vazhdueshëm i strukturave shtetërore të mirëtrajnuara në këtë fushë do

të mundësojnë një erë të re të institutit të Pronësisë Intelektuale në vendin tonë.

4.2 Ligji për mbrojtjen e konkurrencës. “Konkurrenca” paraqet një koncept shumë të hershëm, me fillesa në fillim

Shekullin e 17-të dhe me origjinë nga latinishtja “competere”. Edhe pse konkurrencën e

hasim në çdo moment në përditshmërinë tonë, rregullimi i saj në vendin tonë nuk është

shumë i vjetër. Këto marrëdhënie rregullohen aktualisht nga Ligji Nr. 9121, datë

28.07.2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, i ndryshuar612. Amendimet janë realizuar me

Ligjin Nr. 9499, datë 03.04.2006 “Për disa ndryshime në Ligjin Nr. 9121, datë

28.07.2003”, botuar ne Fletoren Zyrtare Nr. 37, faqe 1160 dhe më tej me Ligjin Nr. 10317,

datë 16.09.2010 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin Nr. 9121, datë 28.07.2003”,

botuar në Fletoren Zyrtare Nr. 135, faqe 7407. Ligji në fjalë ka pësuar disa amendime

[shfuqizime] me miratimin e Ligjit Nr. 9584, datë 17.06.2006 “Për pagat, shpërblimet dhe

strukturat e institucioneve të pavarura kushtetuese dhe të institucioneve të tjera të pavarura

610 Ministria e Integrimit Europian, Versioni i Konsoliduar i Traktateve të BE, Neni 118, 207, 262; www.integrimi.gov.al. 611 www.integrimi.gov.al 612 Faqe interneti: www.caa.gov.al

Page 169: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

157

me ligj”, botuar në Fletoren Zyrtare Nr. 84, faqe 2841. Ligji aktual në fuqi ka shfuqizuar

ligjin e mëparshëm në këtë fushë me Nr. 8044, datë 07.12.1995 “Për konkurrencën”.613

Neni 11 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë parashikon se “…sistemi

ekonomik i Republikës së Shqipërisë bazohet në pronën private e publike, si dhe në

ekonominë e tregut dhe në lirinë e veprimtarisë ekonomike”, duke bërë kështu një

parashikim të tërthortë edhe për pjesën e konkurrencës së lirë, e cila është një produkt i

drejtpërdrejtë i parimit të ekonomisë së tregut dhe lirisë ekonomike që garanton Kushtetuta

e vendit. Me një shprehje shumë interesante, e nis fjalimin e saj mbi përmbylljen e vitit

2016 të veprimtarisë së Autoritetit të Konkurrencës, drejtoresha e këtij institucioni kur

citon: ““Konkurrenca nuk shërben vetëm si bazë për mbrojtjen e konsumatorëve, ajo është

stimul për vetë progresin” – Herbert Hoover.”614 Ligji Nr. 9121, i cilësuar edhe si ligji modern i konkurrencës, është hartuar në 86

nene dhe është shpallur me Dekretin Nr. 3927, datë 14.08.2003 të Presidentit të

Republikës615, duke hyrë në fuqi më datë 1 Dhjetor 2003. Neni 1 i tij pasqyron qëllimin e këtij ligji “…mbrojtja e konkurrencës së lirë dhe

efektive në treg, duke përcaktuar rregullat e sjelljes së ndërmarrjeve, si dhe institucionet

përgjegjëse për mbrojtjen e konkurrencës dhe përgjegjësitë e tyre.”616 Nuk kemi të bëjmë

thjesht me një fjali përshkruese, por secila fjalë në këtë fjali ka kuptimin e saj jorastësor. Neni 1 617 reflekton faktin se ligji “mbron”, pra shohim se si me një fjalë

nënkuptohet e drejta e çdo subjekti për mbrojtje të të drejtave të tij në këtë fushë specifike.

Rëndësia e të drejtave ka bërë që ligjvënësi të legjitimojë mbrojtjen e posaçme të tyre. Po

ashtu, neni parashikon dy nga karakteristikat që në vijim të ligjit dalin qartë në pah:

konkurrenca duhet të jetë e lirë dhe njëkohësisht efektive në treg. Ligji përcakton subjektet

– aktorë në këto marrëdhënie dhe institucionet përgjegjëse për mbrojtjen e konkurrencës.

Fusha e zbatimit të ligjit, që pasqyrohet në nenin në vijim, lidhet jo me subjektet në vetvete

dhe cilësitë e tyre dhe as me aspekte territoriale të regjistrimit, por me efektet dhe

veprimtarinë që ushtrojnë këto subjekte dhe ku, në cilin treg, i shtrijnë efektet e tyre. Ligji në shqyrtim ka karakter gjithëpërfshirës dhe nuk rregullon vetëm veprimtarinë

e subjekteve private, por detyrimeve të tij u nënshtrohen edhe subjektet në pronësi publike

apo ato ente që shteti u ka akorduar të drejta ekskluzive etj. Përjashtim bëjnë vetëm

produktet dhe shërbimet e ofruara në sektorë të veçantë të ekonomisë, përgjithësisht ata

sektorë që prekin popullatën e gjerë dhe që shteti me anë të politikave të qeverisë ka

vlerësuar se nuk mund t’i lihet dorë e lirë vetëm tregut; psh. energjia elektrike, uji i pijshëm,

shërbimi postar, transporti publik etj. Këto fusha njihen ndryshe si shërbime me interes

ekonomik të përgjithshëm (SEIP), duke qenë se përfshijnë interesat dhe janë në përdorim

të të gjithë popullatës, si dhe hyjnë në ato shërbime që vetë shteti, në rolin e rregullatorit,

ka detyrimin ligjor të ndërhyjë duke synuar një rregullim sa më të mirë, efikas dhe të

barabartë.618

613 www.qbz.gov.al; www.ligjet.org 614 http://www.caa.gov.al/uploads/publications/RaportiVjetor2016 615 www.parlament.al 616 Ligji Nr. 9121, datë 28.07.2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”; www.caa.gov.al. 617 www.qbz.gov.al; www.ligjet.org 618 www.caa.gov.al

Page 170: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

158

Ligji vijon me rregullimet e tij në disa drejtime dhe koncepte të tjera me interes të

veçantë, si psh. koncepti i marrëveshjes, term ky i përshkruar më së miri në pjesën hyrëse

të ligjit, ku jepen përkufizimet e koncepteve kyçe të tij. Neni 3, pika 4 i përshkruan

marrëveshjet si “…marrëveshjet e çdo forme, të lidhura ndërmjet ndërmarrjeve, me ose për

forcë detyruese, vendimet ose rekomandimet e grupimeve të ndërmarrjeve, si dhe praktikat

e bashkërenduara ndërmjet ndërmarrjeve, të cilat veprojnë në të njëjtin nivel, pra

marrëveshje horizontale ose në nivele të ndryshme, pra marrëveshje vertikale, të tregut.”.619

Edhe pse jo në mënyrë të drejtpërdrejtë, ligji nënkupton një ndarje të marrëveshjeve duke

filluar që nga përkufizimi i tyre. Ligjvënësi ka zgjedhur të listojë një sërë marrëveshjesh që ndalohen dhe disa të

tjera që përjashtohen nga ky ndalim. Për vetë rëndësinë që shfaqin marrëveshjet në fjalë

dhe pasojat e rënda që ato sjellin në tregun e lirë, edhe pse jo të gjitha mund të përfshihen

në mënyrë eksplicite në ligj, është zgjedhur që shumë prej tyre të përmenden posaçërisht

në nenet 4, 5, 6 dhe 7 të ligjit. Autoriteti i Konkurrencës, në faqen zyrtare të tij në internet,

ka bërë një përshkrim të kushteve të parashikuara në këtë dispozitë ligjore, kur përmendet

se:

“Kushtet për përjashtim. Marrëveshja pranohet vetëm atëherë kur efektet negative

të saj mbi konkurrencën janë më të vogla se ato pozitive: • marrëveshja duhet të kontribuojë në përmirësimin e prodhimit, shpërndarjes së

prodhimit apo promovimit të progresit teknik ose ekonomik,

• konsumatorët duhet të marrin një pjesë të barabartë të përfitimeve të nxjerra,

• kufizimi duhet të jetë i domosdoshëm për arritjen e këtyre objektivave,

• marrëveshja nuk duhet t’u japë palëve mundësinë të eliminojnë konkurrencën në lidhje

me pjesën thelbësore të prodhimit në fjalë.”620

Me rëndësi të veçantë paraqitet përshkrimi që ligji bën, në Nenin 3 të tij (pika 5),

për nocionin e pozitës dominuese: “Pozitë dominuese” është pozita e një ose më shumë

ndërmarrjeve, që i lejon ato të jenë të afta të veprojnë, për sa i takon ofertës ose kërkesës,

në mënyrë të pavarur nga pjesëmarrësit e tjerë në treg, si: konkurrentët, klientët ose

konsumatorët.621 Është e qartë që aktorët në fjalë, të cilët gëzojnë një pozitë dhe status të

veçantë në treg, nuk janë produkt i një veprimtarie të rregullt, të ushtruar brenda kornizave

ligjore dhe respektimit të rregullave të konkurrencës, përkundrazi, kemi të bëjmë me

ndërhyrje të faktorëve të jashtëm apo të brendshëm, që përgjithësisht lidhen me qëllimin e

përbashkët të rritjes së fitimit dhe prestigjit të një kompanie të caktuar e që konkludojnë në

një situatë jo normale të tregut. Një pasqyrim të tërthortë të mënyrave se si një ndërmarrje e caktuar mund të

ndërhyjë në mënyrë që të sigurojë pozitën dominuese në treg e jep pjesa në vazhdim e ligjit,

nenet 8 dhe 9. Pozita dominuese dhe efektet e saj variojnë, ndër të tjera, edhe në varësi të

llojit të tregut dhe fushës së veprimtarisë së subjekteve. Kur një aktor është kaq i

privilegjuar, që domosdoshmërisht kjo ndodh në kurriz të të tretëve, nuk rëndohen vetëm

konkurrentët e tij, por mbi të gjitha rëndohet konsumatori i thjeshtë… çdo produkt apo

619 Ligji Nr. 9121, datë 28.07.2003; www.ligjet.org. Shih edhe: Qendra e Publikimeve Zyrtare: www.qbz.gov.al. 620 www.caa.gov.al [faqe zyrtare e Autoritetit të Konkurrencës]. 621 Ligji Nr. 9121, datë 28.7.2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”; www.ligjet.otg.

Page 171: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

159

shërbim që përfundon te konsumatori gjatë një rruge jo normale të ndjekjes së rregullave

të tregut deformohet në formë, cilësi dhe kosto622 .

Konsumatori nuk dëmtohet vetëm kur paguan çmime më të larta, por edhe më të

ulëta në rast se ato nuk janë reale. Praktika njeh të ashtuquajturat çmime grabitqare

(predatory pricing623), që i hasim sa herë ka marrëveshje të përbashkëta të disa bizneseve,

të cilat vendosin të ofrojnë produkte me çmim nën koston reale të prodhimit të tyre, me

qëllim të sigurojnë klientelë të gjerë dhe, në një të ardhme të afërt, fitime të larta. Në këtë

rast, konsumatori, edhe pse fillimisht mund të paguajë një çmim më të ulët, sërish cënohet

duke qenë se një situatë e tillë nuk mund të zgjasë shumë dhe më tej, çmimet do të rriten

(duke u përpjekur kompanitë të rifitojnë edhe ato që kanë humbur nëpërmjet këtyre

taktikave jo të drejta), si dhe shpesh herë kostot reale janë në cilësinë e produktit që përcillet

te konsumatori fundor.

Ndërkohë, ligji na njeh me një situatë tjetër që haset shpesh në treg - përqëndrimi i

ndërmarrjeve. Ndodhemi përballë një fenomeni të tillë në këto tre raste624: “a) kur bashkohen dy ose më shumë ndërmarrje ose pjesë ndërmarrjesh të pavarura nga

njëra – tjetra;

b) në çdo transaksion, nëpërmjet të cilit një ose më shumë ndërmarrje përfitojnë kontroll,

të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, të një ose më shumë ndërmarrjeve ose të një pjese të

këtyre të fundit;

c) kur krijohet një ndërmarrje e përbashkët, që kryen të gjitha funksionet e një njësie

ekonomike të pavarur.”625

Tre rastet e lartpërmendura i bashkon një karakteristikë kryesore, e cila është

kryerja e një veprimi të caktuar626 nga dy ose më shumë ndërmarrje, të cilat bashkojnë

forcat e tyre në të njëjtin sektor ose në sektorë të ndryshëm. Autoriteti i Konkurrencës, i

cili është dhe organi përgjegjës për shqyrtimin e këtyre përqëndrimeve dhe regjistrimin e

tyre, në rast se plotësojnë kriteret e kërkuara ligjore, bën një interpretim dhe ndarje të

llojeve të përqëndrimeve: “ • Horizontale - nëse ndërmarrjet pjesëmarrëse janë aktive në të njëjtin treg përkatës;

• Vertikale - nëse ndërmarrjet operojnë në nivele të ndryshme të tregut;

• Të përziera - nëse ndërmarrjet, megjithëse mund të mos jenë në nivele të ndryshme të

tregut, janë aktive në tregje prodhimesh të ndryshme. Këto quhen dhe përqëndrime jo

horizontale.”627

Është shumë e rëndësishme që këto përqëndrime të respektojnë kriteret ligjore dhe

rregullatore të përcaktuara për këto lloje të veçanta bashkimesh. Për sa kohë që ato nuk

shkelin rregullat e konkurrencës sjellin edhe efekte pozitive në treg, duke ulur çmimin e

produkteve fundore. Në rast se subjektet pjesëmarrëse në këto përqëndrime synojnë fitimin

e një pozite të veçantë dhe kryesuese në treg, duke tejkaluar hapësirat e lejuara nga ligji në

tentativën për të krijuar monopole në treg, atëherë efektet e tyre mund të shoqërohen me

pasoja të mëdha negative.

622 E përkthyer në çmimin që paguan konsumatori dhe e krahasuar kjo me produktin/ shërbimin që merr. 623 www.caa.gov.al 624 Qendra e Botimeve Zyrtare: www.qbz.gov.al 625 Ligji Nr. 9121, Neni 10; www.ligjet.org (Libraria e Ligjeve). 626 Qoftë ky një krijim i një entiteti të ri, bashkim subjektesh, transaksione etj. 627 www.caa.gov.al

Page 172: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

160

Shohim qartë në analizën tonë se abuzimi me këto tre forma në treg dhe

mosrregullimi i mirë apo mosmbikëqyrja e marrëveshjeve, pozitave dominuese dhe

përqëndrimeve, mund të çojë në shtrembërime të tregut dhe pasoja me efekte dëmtuese për

të dhe konsumatorët. Baza ligjore bën një parashikim të qartë të këtyre proceseve dhe

aktorëve ndërveprues, duke evidentuar edhe të gjithë elementët që duhet të plotësohen në

çdo rast gjatë ecurisë së mbrojtjes së konkurrencës së lirë në treg. Amendimi i fundit i ligjit

daton në vitin 2010, tregues ky se baza ligjore është e qartë dhe gjithëpërfshirëse dhe se

praktika nuk ka sjellë nevojën apo domosdoshmërinë e ndërmarrjes së nismave të reja

ligjore. Pavarësisht rregullimit “në letër”, paralelisht shohim se praktika e fushës paraqet

problematika në përditshmëri, megjithatë pengesat dhe arritjet pasqyrohen, më së miri, në

punën e atij që është përcaktuar si gardiani i mbrojtjes së konkurrencës në vend – Autoritetit

të Konkurrencës.

Pjesa III e ligjit i kushtohet një prej institucioneve të rëndësishme në vend, detyra

ekskluzive e të cilit është mbrojtja e konkurrencës në tregun shqiptar, Autoriteti i

Konkurrencës. Autoriteti është një organ publik, i pavarur në kryerjen e detyrave të veta;

është person juridik me seli në Tiranë...628 Ky është përkufizimi që ligji jep për Autoritetin,

si një institucion i krijuar me qëllimin e vetëm për mbrojtjen e konkurrencës në vend, arsye

kjo për të cilën ai njihet ndryshe si “avokati i konkurrencës”. Vetë ky organ, në faqen

zyrtare të tij në internet, parashikon se “vepron për të siguruar një konkurrencë të lirë dhe

efektive në treg në zbatim të ligjit “Për mbrojtjen e Konkurrencës”, duke u mbështetur në

tre shtylla kryesore që përcaktojnë mbrojtjen e konkurrencës: abuzimin me pozitën

dominuese; marrëveshjet e ndaluara në formën e karteleve dhe bashkimet ose përqëndrimet

e ndërmarrjeve, si dhe të gjithë kuadrin ligjor që rregullon aktivitetin e një institucioni të

pavaruar në Republikën e Shqipërisë.”629

Në lidhje me organigramën e institucionit, ai përbëhet nga Komisioni dhe

Sekretariati. Komisioni është organi vendimmarrës i Autoritetit dhe funksionon si një

organ kolegjial i përhershëm, ndërsa Sekretariati, nga ana tjetër, është i përbërë nga

inspektorë të ndryshëm, që gëzojnë statusin e nëpunësit civil, të cilët ndër të tjera,

monitorojnë dhe analizojnë kushtet e tregut dhe kryejnë hetime administrative sipas Kodit

të Procedurave Administrative.630 Ligji parashikon disa prej detyrimeve dhe të drejtave që gëzojnë këto organe si psh.

detyrimi për të informuar, inspektimet në ndërmarrje dhe kontrollet në mjedise të tjera,

sekuestrimet e objekteve me vlerën e provës materiale në hetim etj. Në çdo rast, ankimet

kundër vendimeve të Autoritetit bëhen pranë Gjykatës së Tiranës, brenda 30 ditëve nga

njoftimi i vendimit. Autoriteti, në kryerjen e veprimtarisë së tij, është shumë i lehtësuar për

sa u përket procedurave që duhen ndjekur dhe hapave administrative për t’u ndërmarrë.

Ligji specifikisht parashikon etapat e nevojshme në disa situata të ndryshme, si psh.

parashikon procedurat për hetimin e marrëveshjeve dhe abuzimin e pozitës dominuese,

procedurat për përjashtimin e marrëveshjeve nga ndalimi, procedurat për kontrollin e

përqëndrimeve, revokimin e vendimeve dhe të tjera situata të ngjashme me këto.631

628 Ligji Nr. 9121, Neni 18; www.qbz.gov.al. 629 Faqe interneti: www.caa.gov.al 630 Po aty. 631 Qendra e Botimeve Zyrtare: www.qbz.gov.al

Page 173: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

161

Autoriteti i Konkurrencës në ushtrimin e veprimtarisë së përditshme bazohet në

legjislacionin në fuqi në fushën e konkurrencës632, në praktikat më të mira europiane dhe

në Politikën Kombëtare të Konkurrencës, miratuar nga Komisioni i Konkurrencës, me

Vendim Nr. 43, datë 28.12.2006, në zbatim të Nenit 24/a, të Ligjit Nr. 9121 “Për mbrojtjen

e konkurrencës”633. Kjo politikë është hartuar nga ana e organeve përgjegjëse, duke u

bazuar në tre argumente kryesore: “…a) kushtet ekonomike dhe politike që bënë të

nevojshëm miratimin e legjislacionit për konkurrencën dhe ngritjen e Autoritetit të

Konkurrencës; b) mbikëqyrja e tregut në këndvështrimin e konkurrencës dhe c) zbatimi i

standardeve të Bashkimit Evropian në mbrojtjen e konkurrencës së lirë dhe efektive në

treg…”634 Për sa i përket amendimit të ligjit në kohë dhe risive të këtyre ndryshimeve,

mendojmë se vlen të përmendet që, ndërkohë që Ligji Nr. 9499, datë 03.04.2006 ”Për disa

ndryshime në Ligjin Nr. 9121, datë 28.07.2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës” bën dy

modifikime jo thelbësore në ligj, që kanë të bëjnë më tepër me pjesë teknike: për sa u përket

kritereve dhe kushteve për t’u zgjedhur anëtar i Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës

dhe rasteve të lirimit nga detyra e anëtarëve të komisionit; nga ana tjetër, Ligji Nr. 10317,

datë 16.09.2010 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin Nr. 9121, datë 28.07.2003 “Për

mbrojtjen e konkurrencës”, të ndryshuar, është i përafruar me:635 - Nenet 101 - 106 të Traktatit mbi Funksionimin e Bashkimit Evropian (TFBE) Gazeta

Zyrtare e Bashkimit Evropian, Seria C 115, datë 09.05.2008, fq. 47 – 199;

- Rregullorja e Këshillit 1/2003/KE, datë 16 Dhjetor 2002 "Mbi Implementimin e

Rregullave të Konkurrencës të parashikuara në nenet 81 dhe 82 të Traktatit të KE-së",

Gazeta Zyrtare e Bashkimit Evropian, Seria L 1, datë 04.01.2003, fq. 1 – 25;

- Rregullorja e Këshillit 139/2004/KE, datë 20 Janar 2004 "Mbi Kontrollin e

Përqëndrimeve të Ndërmarrjeve", Gazeta Zyrtare e Bashkimit Evropian, Seria L 24,

datë 29.01.2004, fq. 1 - 22.636

Këto amendime janë esenciale për sa i përket zgjerimit të fushës së zbatimit të ligjit,

duke shtuar dy kategori të rëndësishme ndërmarrjesh, mbi të cilat gjejnë zbatim rregullimet

ligjore. Po ashtu, dy koncepte shumë të rëndësishme të këtij ligji rimarrin një formulim të

ri më gjithëpërfshirës, pikërisht koncepti i “Marrëveshjes” dhe “Pozitës dominuese”. Neni

2 i ligjit637 në fjalë parashikon këtë formulim të ri: “…4. "Marrëveshje" janë marrëveshjet dhe/ose praktikat e bashkërenduara ndërmjet dy

apo më shumë ndërmarrjeve, si dhe vendimet ose rekomandimet e grupimeve të

ndërmarrjeve, pavarësisht nga forma, e shkruar ose jo, apo nga forca detyruese e tyre. 5. "Pozitë dominuese" është ajo fuqi ekonomike e mbajtur nga një ose më shumë

ndërmarrje, që i jep atyre mundësinë për të penguar konkurrencën efektive në treg, duke i

632 Kushtetuta, Kodi i Procedurave Administrative, ligjet e lartpërmendura etj. 633 Qendra e Botimeve Zyrtare: www.qbz.gov.al 634 Vendim Nr. 43, datë 28.12.2006 i Komisionit të Konkurrencës “Politika Kombëtare e Konkurrencës”; www.caa.gov.al. 635 www.ligjet.org 636 www.europa.eu 637 Qendra e Botimeve Zyrtare: www.qbz.gov.al

Page 174: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

162

bërë ato të afta të veprojnë, për sa i takon ofertës ose kërkesës, në mënyrë të pavarur nga

pjesëmarrësit e tjerë në treg, si konkurrentët, klientët ose konsumatorët.”638

Amendimi i ligjit nuk bën vetëm një riformulim të koncepteve të lartpërmendura,

por në nenet 5, 6, 7, 8, 9 dhe 10 të tij, modifikon edhe disa procedura, raste përjashtimesh

apo kriteresh në klasifikimet si më sipër. Me interes të veçantë paraqitet përshkrimi që Kryetari i Komisionit të

Konkurrencës i kohës, në fjalën përshëndetëse të tij me rastin e publikimit të Raportit

Vjetor të Autoritetit të Konkurrencës për vitin 2014639, referonte: “…Rregullat për mbrojtjen e konkurrencës së lirë dhe efektive kanë si qëllim

kryesor korrigjimin e keqfunksionimit të ekonomisë së tregut, duke krijuar një mjedis të

përshtatshëm për të nxitur rritjen ekonomike. Kjo pasi konkurrenca promovon rritjen

ekonomike nëpërmjet uljes së barrierave në hyrje, rritjes së efiçencës, liberalizimit, luftës

kundër marrëveshjeve të ndaluara e abuzimit me pozitën dominuese…”.

Dalin në pah dy elementë të rëndësishëm të konkurrencës, pikërisht liria dhe

efiçienca e saj... konkurrenca është efiçiente atëherë kur ajo vepron në liri, në varësi vetëm

të rrjedhës së sistemit ekonomik të ekonomisë së tregut, shtrëmbërimet dhe devijimet e së

cilës përpiqet të rregullojë baza ligjore dhe nënligjore në fuqi, si dhe veprimtaria e

institucioneve përgjegjëse të fushës. Po ashtu, në raportimin në fjalë jepen një sërë statistikash lidhur me arritjet dhe

masat konkrete vjetore të ndërmarra nga ana e Autoritetit për vitin 2014640. Gjatë kësaj

periudhe janë marrë 42 vendime të formave të ndryshme: 2 vendime me masa

administrative (gjobë)/ 1 vendim me kushte dhe detyrime/ 3 vendime për hetime në

abuzimin me pozitën dominuese/ 7 vendime për marrëveshje të ndaluara/ 8 vendime për

autorizim përqëndrimesh/ 1 vendim për përjashtim të marrëveshjes nga ndalimi/ 4 vendime

për rekomandime ndaj institucioneve publike në lidhje me aktet ligjore/ 16 vendime me

natyrë procedurale. Si dhe rezulton nga statistikat në shqyrtim, gjatë vitit 2014 janë prekur të gjitha

llojet dhe format e shkeljeve të hasura në treg, si dhe të masave të legjitimuara nga praktika

e fushës. Nga ana tjetër, edhe ankesat e subjekteve janë rritur rreth dy herë krahasuar me

periudhën paraardhëse, fakt ky që reflekton një besim në rritje për ecurinë dhe veprimtarinë

e Autoritetit të Konkurrencës. Aktiviteti i institucionit është fokusuar përgjithësisht në

fusha të tilla si ajo e tregut të telefonisë celulare, në tregun e sigurimeve, në atë të

karburanteve, prokurimeve publike, në sektorin e energjisë dhe të transportit. Veprimtaria

e Autoritetit prek edhe fushën e pronësisë intelektuale që e kemi trajtuar më sipër. Psh.

titullarët e të drejtave intelektuale apo ata që gëzojnë të drejta ekskluzive të patentave dhe

markave duhet të monitorohen në vazhdimësi, në mënyrë që të mos abuzojnë me pozitën e

tyre të fuqishme në treg dhe të tejkalojnë në kufirin e pozitës dominuese.

Edhe pse gjatë vitit 2014 nuk ka patur ndyshime legjislative, vlen të përmenden dy

akte të rëndësishme nënligjore, të cilat janë miratuar në përputhje me Planin Kombëtar për

Integrimin Europian të kohës: Rregullorja “Për kategoritë e marrëveshjeve dhe praktikave

638 Ligji Nr. 10317, datë 16.09.2010 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin Nr. 9121, datë 28.07.2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, të ndryshuar; www.qbz.gov.al. 639 Faqe interneti: www.caa.gov.al 640 Po aty.

Page 175: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

163

të bashkërenduara në sektorin e transportit detar të mallrave” dhe Udhëzimi “Për

zbatueshmërinë e Nenit 8 dhe 9 të Ligjit, për pozitën dominuese”641.

Duke ecur në kohë dhe për efekte karahasimore, kemi marrë në referim edhe

Rezolutën e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për vlerësimin e veprimtarisë së

Autoritetit të Konkurrencës për vitin 2015, miratuar në datë 19.05.2016. Rezoluta paraqet

një përmbledhje të arritjeve dhe objektivave ende të parealizuara, që Kuvendi i Shqipërisë

ka konstatuar në punën e bërë nga Autoriteti. Shohim se arritjet e vlerësuara përqëndrohen

kryesisht në evidentimin e rolit aktiv që Autoriteti ka pasur me aktorët e tregut dhe

institucionet e ndryshme për të siguruar një ekonomi funksionale tregu.642 Rritja e ndërgjegjësimit të publikut dhe besimi i tij në rolin e Autoritetit, rritja e

numrit të ndërhyrjeve në treg, konsolidimi i profilit dhe kapaciteteve të institucionit,

pasurimi i kudrit ligjor sekondar janë të gjitha hapa pozitive të këtij institucioni. Pavarësisht

rezultateve si më sipër, rezoluta parashikon gjithashtu se institucioni ka nevojë për

përmirësime të dukshme dhe punë serioze në këto drejtime: ndërhyrja dhe prezenca më e

shpeshtë kryesisht në tregjet në të cilat ankesat e aktorëve kyç janë rritur gjatë periudhës

kohore në shqyrtim, forcimit të kapaciteteve administrative dhe trajnimeve të punonjësve

të fushës, koordinimit më të madh midis Autoritetit dhe enteve shtetërore me qëllim

garantimin e një konkurrence efektive gjatë procedurave të prokurimeve publike. Si dhe

shohim, objektivat që rezoluta paraqet për vitin 2016 janë të shumta dhe tepër të

specifikuara, që tregon për konstatimin e këtyre problematikave në treg dhe mundësia që

Autoriteti ka për të sjellë rregullime dhe përmirësime të dukshme në tregun vendas.

Gjatë vitit 2017, duke u spostuar kështu në kohë 13 vite pas krijimit dhe

funksionimit të Autoritetit, shohim se Kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës, duke bërë

një përmbledhje të veprimtarisë dhe ecurisë së vitit 2017 në këtë fushë, shprehet: “Nxitja

dhe mbrojtja e konkurrencës së lirë dhe efektive në treg, i shërben mbi gjithçka interesave

të konsumatorit, eficencës së tregjeve, si dhe prosperitetit ekonomik dhe social afatgjatë

të vendit. Vendimmarrja e Autoritetit, ka mbuluar pak a shumë të gjithë sektorët e

ekonomisë shqiptare, duke u ndalur veçanërisht në sektorët më të ndjeshëm të ekonomisë,

të tilla si: karburantet, gazi, telefonia celulare, tregu i sigurimeve, tregu bujqësor, sistemi

bankar dhe produktet e tij, si dhe prokurimet publike. Nga të gjithë hetimet e kryera, që

nga viti 2004 e deri më sot, nga ana e Komisionit të Konkurrencës janë marrë 488 vendime,

shoqëruar disa prej tyre edhe me masa administrative – gjoba. Përballë sfidave, që nxjerr procesi i ardhshëm i antarësimit në BE, roli i Autoritetit të

Konkurrencës, në një ekonomi gjithnjë e më shumë globale, rrit nevojën për rregulla dhe

parime anti-trust, në kuadër të një bashkëpunimi më të gjerë ndërkombëtar.”643 Shohim kështu një theks të ri për sa i përket hartimit të politikave të konkurrencës

dhe veprimtarisë së përditshme të institucioneve gardiane të saj, në funksion të interesave

të konsumatorëve fundorë. Punimi ynë, si dhe kemi përmendur, kërkon pikërisht të gjejë

dhe të evidentojë urën lidhëse që ekziston (ose jo) midis rregullimeve formale ligjore të së

drejtës në kuadër të procesit integrues europian dhe impaktin e prekshëm në jetën e

përditshme të qytetarëve shqiptarë si rrjedhojë e këtyre amendimeve formale rregullatore.

641 Faqe interneti aksesuar gjatë vitit 2017: www.integrimi.gov.al 642 Rezolutë e Kuvendit të Shqipërisë për vlerësimin e veprimtarisë së Autoritetit të Konkurrencës për vitin 2015, miratuar më datë 19.05.2016; www.parlament.al. 643 Fjala e Kryetares së Autoritetit të Konkurrencës në Konferencën Ndërkombëtare “13 vjet eksperiencë në politikën e konkurrencës në Shqipëri”, Tiranë, 11 - 12 Dhjetor 2017; www.caa.gov.al.

Page 176: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

164

Konkurrenca është një nga fushat, ku kjo urë lidhëse trupëzohet më qartë dhe del në pah,

në sajë të veprimtarisë në terren të institucioneve përgjegjëse dhe komisionerëve të

mirëtrajnuar të fushës. Në qoftë se do të mund të marrim një shembull aktual dhe njëkohësisht të veçantë

e që paraqet risi në tregun vendas, është pikërisht rasti i shitjes së aksioneve të një banke

të nivelit të dytë te një palë e tretë – institucion financiar644. Përtej kufizimeve dhe procedurave që shoqërojnë këtë proces, një hallkë shumë e

rëndësishme e tij është pikërisht marrja e miratimit për kryerjen ose jo të transaksionit nga

ana e Autoritetit të Konkurrencës. Kjo risi paraqet garanci të shtuar për konsumatorët, e

përkthyer kjo në termin klientë të sistemit bankar në vend, të cilët sot janë më të sigurtë në

lidhje me financat që ata i kanë besuar institucioneve bankare, që veprojnë në një mjedis

të konkurrencës së lirë në treg. Jemi përballë një hetimi të plotë që kryen Autoriteti, një

pune serioze që kërkon angazhimin e shumë aktorëve dhe faktorëve të fushës dhe jo

përballë një akti thjesht fomal miratimi. Autoriteti gjatë hetimit të tij, ndër të tjera, verifikon

pikërisht impaktin real dhe të prekshëm, objekt i analizës së punimit, që pritet nga kryerja

ose jo e transaksionit të propozuar.

Në mungesë të kësaj hallke, do të përballeshim me një aktor financiar shumë të

fuqishëm, i cili do të mund të krijonte monopole ose mund të reflektonte tiparet e kushteve

të marrëveshjeve dhe përqëndrimit. Ne cdo rast, do të përballeshim me cënim të të drejtave

dhe interesave të faktorëve fnanciarë më të vegjël në treg. Sigurisht, që kjo nuk mund të

konsiderohet si arritje dhe fitore e veprimtarisë së izoluar të Autoritetit, por produkt i një

cikli të suksesshëm marrëdhëniesh ndërinstitucionale, duke përfshirë këtu edhe rolin

primar të Bankës së Shqipërisë. Sistemi bankar paraqet rëndësi të dukshme në këtë fushë edhe për sa i përket

transparencës që ky i fundit ka ndaj klientëve të tij. Në mënyrë të vazhdueshme, Autoriteti

ushtron mbikëqyrje mbi veprimtarinë dhe marrëdhëniet e cituara, duke konkluduar edhe

me masa administrative apo rekomandime për përmirësim. Praktika dhe statistikat tregojnë

se qytetarët dhe bizneset janë ndërgjegjësuar mbi rëndësinë e këtij institucioni, i cili

shërben si mjet potencial në funksion të mbrojtjes dhe vënies në vend të të drejtave të tyre;

shohim rritje të numrit të ankesave dhe kërkesave, që privatët paraqesin pranë Autoritetit

të Konkurrencës. Një koncept tjetër interesant, që haset gjatë kërkimeve të fushës, është dhe termi i

“advokacisë’. Në faqen zyrtare në internet të Autoritetit të Konkurrencës, gjendet ky

përshkrim për nocionin: “Advokaci e konkurrencës quajmë aktivitetet e kryera nga

Autoriteti i Konkurrencës në lidhje me promovimin e një mjedisi konkurrues me anë të

mekanizmave jo-zbatues të ligjit, veçanërisht me anë të marrëdhënieve me ente të tjera

qeveritare dhe me rritjen e ndërgjegjësimit publik për përfitimet që vijnë nga

konkurrenca.”Autoriteti i Konkurrencës është përgjegjës për vlerësimin e akteve normative

që ndikojnë në fushën e konkurrencës; dhënien e rekomandimeve me qëllim

mirëfunksionimin dhe përmirësimin e tregut; transparencën dhe rritjen e kulturës së

konkurrencës.645 Elementi kyç në të gjithë këtë proces është domosdoshmëria e frymës së

bashkëpunimit midis Autoritetit të Konkurrencës dhe institucioneve të tjera përgjegjëse për

644 Shih: www.idp.al; www.caa.gov.al 645 Faqe zyrtare e Autoritetit të Konkurrencës: www.caa.gov.al; Shih edhe: www.oecd.org

Page 177: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

165

hartimin e akteve normative dhe atyre përgjegjëse për zbatimin e këtyre akteve. Hapa të

mëdhenj janë bërë në këtë kuadër, në bazë të asistencës europiane gjatë procesit integrues,

situatë kjo që reflektohet në numrin e shumtë të projekteve dhe drafteve që shqyrtohen dhe

diskutohen nga ana e Autoritetit. Në punim, në formën e Aneks C646, është një listë e akteve

dhe projekt - akteve ligjore, të paraqitura për mendim pranë Autoritetit gjatë vitit 2014 dhe

gjatë vitit 2017. Gjatë vitit 2014, puna e vazhdueshme është përqëndruar në plotësimin e kuadrit

nënligjor, kryesisht të udhëzuesve, si një produkt që reflekton eksperiencën e

institucionit 647 . Ndër aktet nënligjore të kësaj periudhe përmenden: Udhëzimi “Mbi

vlerësimin e kufizimeve vertikale”, miratuar me Vendimin Nr. 352, datë 03.03.2015, i cili

është përshtatur me Udhëzimin e BE-së “Njoftimin e Komisionit Europian – Udhëzues mbi

kufizimet vertikale (2010/C 130/01); Udhëzimi “Kushtet dhe detyrimet në rastet e

përqëndrimeve”, miratuar me Vendimin Nr. 374, datë 08.10.2015 në bazë të njoftimit të

BE-së “Njoftim i Komisionit mbi masat e pranueshme sipas Rregullores së Këshillit Nr.

139/2004 dhe sipas Rregullores së Komisionit Nr. 802/2004”.648 Gjatë kësaj periudhe,

Komisioni ka miratuar gjithashtu një program shumë të rëndësishëm në lidhje me

lehtësimin nga gjobat. Ndërkohë që gjatë vitit 2017, shohim se numri total i akteve dhe projekt – akteve

të marra në shqyrtim shënon një rritje të konsiderueshme. Përtej sasisë reflektohet edhe

zgjerim i gamës së fushave në shqyrtim, ku përqëndrimin më të madh e gjejmë në fushën

e energjisë elektrike dhe të fushës së telefonisë celulare në vend. Të dyja këto paraqiten si

fusha të rëndësishme në strategjitë kombëtare të Qeverisë Shqiptare dhe njëkohësisht si

fusha shumë sensitive dhe të drejtpërdrejta edhe për qytetarët vendas. Vlerësimi i pasojave të legjislacionit të konkurrencës649: I gjithë procesi i krijimit

të akteve normative, reformimit të tyre e përafrimit, si dhe veprimtaria kolosale e

mekanizmi i gjerë publik dhe privat, që qëndron pas kësaj pune intensive, kanë një qëllim

të përbashkët: përmirësimin e jetës së qytetarëve në vend. Reforma përafruese legjislative

nënkupton rritje të cilësisë së jetesës së shumicës, nën shembujt e vendeve më të përparuara

europiane, atyre vendeve që i kanë kaluar etapat e zhvillimit më herët se vendi ynë.

Nëpërmjet analizës dhe punimit tonë synojmë të sjellim gjithashtu diçka më konkrete... “te

prekshme”... të përpiqemi të shohim a ka ndryshime reale në kohë në vendin tonë; të gjejmë

“urën lidhëse”. A ka përmirësim të jetës së përditshme nën dritën e “prozhektorëve” të

amendimeve rregullatore europiane? Marrja e shembujve konkretë të ligjeve më specifike

në punim është bërë pikërisht për të mundësuar nxjerrjen në pah të hapave përkatës në këto

fusha. A ka përparim në përditshmërinë e të drejtave tona në fushën e konkurrencës? A ka

ndryshime të prekshme popullore në shëndetësi? A ka mbrojtje të të drejtave të autorit dhe

pronësisë industriale në praktikë apo janë thjesht akte rregullatore që mbeten në letër?

Me interes të veçantë në këtë analizë gjejmë konceptin e “vlerësimit”, të trajtuar në

një buletin, akt shkresor i publikuar nga Autoriteti i Konkurrencës, koncept ky që e trajton

646 Raporti Vjetor i Autoritetit të Konkurrencës për vitin 2014 dhe Raporti Vjetor për vitin 2017. 647 Raporti i AK për vitin 2015, f. 44. 648 Po aty, f. 44; www.caa.gov.al. 649 Broshurë Autoriteti i Konkurrencës; Shih: www.caa-gov.al

Page 178: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

166

procesin në vazhdimësi… “ongoing”. Bëhet një ndarje midis vlerësimeve të ndryshme në

bazë të qëllimit të tyre: vlerësime ex post dhe vlerësime ex ante650. Të parat kanë të bëjnë

me atë formë studimi dhe analize, që përqëndrohet te pasojat që sjell në komunitet

legjislacioni ekzistues; pra, pasi një akt i caktuar [në rastin tonë, në fushën e konkurrencës]

është miratuar, ka hyrë në fuqi dhe gjen zbatim në praktikë, bëhet studimi se cilat janë

pasojat reale të këtij akti. Jo gjithmonë një akt i caktuar sjell pasoja pozitive, përkundrazi, ka raste të shumta

ku output-i mund të jetë edhe negativ, rezultat ky që del në pah pas një analize ex post. Në

fushën e konkurrencës, autoriteti përgjegjës për sa më sipër është Autoriteti i

Konkurrencës. Është normale që ky institucion nuk mund të kryejë një punë kaq madhore,

që involvon aktorë të ndryshëm, fusha të ndryshme dhe aspekte të shumta... pra, nuk mund

të veprojë i vetëm.651

Në veprimtarinë e tij, në përmbushje të qëllimit që po trajtojmë, Autoriteti

bashkërendon punën duke bashkëvepruar me rregullatorë sektorialë dhe autoritetet

kompetente ministrore, organet e qeverisjes vendore, zërin e shoqërisë civile etj.

Nga ana tjetër, vlerësimi kryesor652 ka të bëjë me analizën e projekt – akteve dhe

drafteve, që priten të miratohen dhe modifikimeve të mundshme të tyre. Është normale që,

me kalimin e kohës, jeta është në lëvizje, ashtu si dhe sektorët e ndryshëm që rregullohen

nga ligji. Asgjë nuk është e pandryshueshme e statike dhe gjithmonë do të ketë ndryshime

të kushteve dhe rrethanave, të përkthyera këto në ndryshime të kërkesave dhe pasojave të

procesit.

Mbetet e rëndësishme që të reduktohet një pjesë e tyre përpara se të hyjë në fuqi

një akt dhe nuk kemi të bëjmë vetëm me reduktim të pasojave negative… kryesisht, qëllimi

synon që të rrisë në maksimum pasojat dhe efektet pozitive, duke përmirësuar kështu

rregullimin në një sektor të caktuar të politikave publike dhe atyre private. Vlerësimi i

Autoritetit të Konkurrencës, edhe pse në bashkëpunim të gjerë me ente të tjera

ndërvepruese, nuk është i mjaftueshëm. Hartuesit e projekt – ligjeve gjithashtu, duhet të

bëjnë një vlerësim të pavarur, si ekspertë të fushës dhe si njohës të mirë të impakteve që

aktet normative sjellin në praktikë. Analiza e praktikës dhe konstatimet në përditshmëri na çojnë në skepticizëm në

lidhje me faktin nëse realisht të gjitha këto ndryshime dhe reformime në letër, sjellin edhe

përmirësim të dukshëm të të drejtave të individit apo subjekteve tregtare dhe jo tregtare në

ushtrimin e veprimtarisë së tyre normale. Mendojmë se është thelbësore që të njihet mirë,

jo vetëm tregu, por edhe segmentet e ndryshme të jetës që preken nga aktet rregullatore në

një drejtim të caktuar, të njihen personazhet që impaktohen nga këto ndryshime, të dëgjohet

zëri i atyre që realisht mund të bëjnë ndryshime të mëdha në bazë të eksperiencës dhe

përditshmërisë së tyre. Një nga veprimet më primare ka të bëjë me përcaktimin e atyre akteve që ndikojnë

në konkurrencën në treg. Jo detyrimisht çdo akt mund të këtë lidhje me këtë fushë, madje

përkundrazi, një pjesë e reduktuar e akteve që mund të draftohen e përpilohen çdo vit,

mund të ndikojë në konkurrencën në treg. Bëhet një lloj filtrimi i disa elementëve përbërës,

650Faqe zyrtare e Autoritetit të Konkurrencës: www.caa.gov.al 651 www.caa.gov.al; https://academic.oup.com/journals 652 Në mënyrë që mangësitë të mos konstatohen pasi procesi rregullator të ketë marrë një trajtë më konkrete.

Page 179: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

167

duke u identifikuar aktet që ndikojnë në këtë fushë dhe institucioni përgjegjës i draftimit të

aktit, i cili në momentin e konstatimit të efekteve ndikuese në tregun konkurrues informon

për konstatimin Autoritetin e Konkurrencës.653 Procesi vijon me një vlerësim më të detajuar, duke identifikuar hollësisht natyrën

dhe shkallën e pasojave që mund të pasojnë aktin e propozuar. Në përgjithësi, çdo akt që

ndikon në numrin e ndërmarrjeve që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në tregun shqiptar,

ndikon në mënyrë të drejpërdrejtë ose jo të drejtpërdrejtë në nivelin e konkurrencës. Kjo,

për një arsye të thjeshtë, pasi praktika e vendeve fqinje dhe atyre europiane ka vërtetuar se

përgjithësisht në ato tregje, në të cilat numri i ndërmarrjeve që ushtrojnë veprimtari në një

sektor të caktuar të ekonomisë është i madh, atëherë edhe mundësitë për krijimin e një

entiteti mbizotërues në treg është më i ulët. Nga ana tjetër, situata është inverse në ato tregje

ku ushtrojnë veprimtari një numër më i kufizuar subjektesh tregtare.

Lind pyetja se, në cilën mënyrë legjislacioni mund të kufizojë ose zgjerojë numrin

e aktorëve në treg? Përgjigjet e kësaj pyetjeje janë nga më të ndryshmet, në varësi dhe të profilit që

studiohet. Psh., në varësi të pengesave dhe lehtësirave tatimore në një sektor të caktuar të

ekonomisë, ligjvënësi mund të ndikojë automatikisht në numrin e ndërmarrjeve në një treg

konkurrues. Shembulli më konkret në vendin tonë aktualisht ka të bëjë me përjashtimin

nga disa barra tatimore dhe skema taksimi të subjekteve që ushtrojnë aktivitetin e tyre në

fushën e turizmit. Përzgjedhja e tyre654 nuk është rastësore, por produkt i politikave të

ndërmarra dhe strategjive të Qeverisë Shqiptare në periudha kohore të caktuara.

Po ashtu, metoda tjetër mundësohet nëpërmjet të ashtuquajturave “të drejta

ekskluzive”, akordimit të licensave të posaçme apo autorizimeve dhe lejeve në një profil

të caktuar të ekonomisë.655 Në ato profile për të cilat një subjekti të caktuar do t’i duhet të

autorizohet apo liçensohet me leje të veçanta dhe të posaçme 656 , edhe proçedurat e

ndërmarra apo hapat e kualifikimit, do të kërkojnë më shumë kohë dhe mundim, duke

reduktuar kështu në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe numrin e subjekteve të reja që kërkojnë

të hyjnë në një treg të caktuar. Natyrisht, kjo lloj situate, përveç ngjyrimeve negative që

mbart përkundrejt kompanive të reja apo start – up657 , që duan të hyjnë në treg dhe

konsumatorëve, që mund të hasen me çmime më të larta, ka edhe ngjyrime pozitive në

favor të faktorëve ekzistues të tregut; atyre subjekteve që ushtrojnë aktivitet në profilin në

fjalë, të cilët në vetvete ndihen më të sigurt për pozitën që ndër vite mund të kenë fituar në

tregun vendas. Për këtë situatë dhe raste të ngjashme me të është shumë e rëndësishme që

institucionet ligjvënëse dhe ato ndihmëse apo bashkëpunuese, të respektojnë parimin e

proporcionalitetit. Jo të gjithë mund të mbeten të kënaqur nga një akt normativ; gjithmonë do të ketë

interesa që cënohen, por e rëndësishme është që të mbizotërojë e mira e përbashkët e

komunitetit dhe masat e ndërmarra, në çdo rast, të jenë në proporcionalitet me kushtet e

tregut dhe interesat e shumicës. Po ashtu, legjislacioni mund të ndikojë edhe mbi kërkesën

në treg, ku nëpërmjet politikave të ndërmarra dhe rrjedhimisht akteve të ndryshme, mund

653 Faqe interneti: www.caa.gov.al 654 I referohemi fushave të veprimtarisë dhe subjekteve përkatëse. 655 www.caa.gov.al 656 Në bazë të parashikimeve ligjore të legjislacionit për licensat. 657 Shënim: Term i përdorur nga praktika për të referuar ato subjekte tregtare (biznese), të cilat janë në fillesat e ushtrimit të aktivitetit të tyre.

Page 180: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

168

të ndikojë në kufizimin e zgjedhjes së konsumatorit apo në rritjen e kostos së zëvendësimit

të ofruesve në treg. Sa më e vogël të jetë mundësia e zgjedhjes së konsumatorëve në treg

(qoftë në drejtim gjeografik, ashtu edhe në llojshmërinë e produkteve dhe të shërbimeve),

aq më i ulët është niveli konkurrues në këtë treg. Po ashtu, legjislacioni mund të ndikojë

edhe parametra të tjerë në treg, si psh. çmimin, sasinë, teknologjinë etj. Autoriteti i Konkurrencës, në ushtrimin e veprimtarisë së tij në vlerësimin e

pasojave të legjislacionit mbi konkurrencën, ka përzgjedhur dhe përdor një Format

Pyetësori për Hartuesit e Akteve Normative658, i cili, në mënyrë të përmbledhur, trajton

çështjet e përgjithshme që kanë të bëjnë me vlerësimin e pasojave të një akti legjislativ të

caktuar mbi konkurrencën në treg. Pyetjet në këtë pyetësor lidhen me ekzistencën ose jo të pasojave direkte dhe

indirekte që legjislacioni i fushës mund të ketë mbi ndërmarrjet që veprojnë në sektorin

ekonomik ose sektorët ekonomikë të përfshirë në rregullim, pasoja këto që merren ne

vlerësim në plane të ndryshme, që lidhen me strukturën dhe numrin e ndërmarrjeve, koston

e prodhimit dhe shpërndarjes së produkteve, pasojat mbi kërkesën dhe ofertën, si dhe

sjelljen në tërësi të subjekteve të marra në shqyrtim.659

Pyetësori paraqitet shumë interesant në gjuhën e përdorur, formulimin e pyetjeve

të qarta dhe të thjeshta, përgjigjet e të cilave janë në funksion të krijimit të një baze të

dhënash në lidhje me vlerësimin e pasojave, që legjislacioni mbi konkurrencën ka në

ushtrimin e veprimtarisë së subjekteve kyesisht tregtare.660 Ky proces tregon sërish se pyetësorët, formularët, intervistat dhe takimet me grupet

e interesit shërbejnë si një mjet shumë efikas që strukturat përgjegjëse institucionale duhet

ta përdorin sa më shpesh për të “peshuar” rezultatet, qofshin ato pozitive apo negative, që

pasojnë nxjerrjen e akteve ligjore e nënligjore të reja në kuadër të procesit integrues

europian apo edhe amendimin dhe përputhjen e akteve normative ekzistuese.

Në Buletinin Zyrtar të vitit 2017, publikuar nga Autoriteti i Konkurrencës, mbi

vendimet e marra nga Komisioni i Konkurrencës661 konstatojmë se nga gama e gjerë e

vendimeve, bie kryesisht në sy vendimmarrja e përqëndruar në disa fusha kryesore të

ekonomisë. Ndër vendimet me objekt përqëndrimet, spikat marrja e vendimeve që lidhen

kryesisht me veprime në fushën e telekomunikacionit dhe ato në sistemin bankar e

institucionet e tjera financiare.662 Për sa i përket vendimeve me objekt abuzimin me pozitën

dominuese në treg, shohim se fusha primare e vendimmarrjes është ajo e transportit, ku

evidentohet veçanërisht transporti detar në pjesën bregdetare dhe portuale të vendit. Fushë

tjetër, po kaq e rëndësishme, është edhe ajo e energjisë dhe transaksionet e ndërmarra në

këtë fushë. Në mënyrë krahasimore, dallojmë se si në varësi të objektit të vendimmarrjes,

ndryshon dhe fusha kryesore në të cilën mendohet se ekzistojnë elementë të

shtrembërimeve të sistemit. Shohim kështu se si tregu i energjisë dhe ai i transportit

përbëjnë subjekte të një rreziku më të lartë për krijimin e pozitës dominuese, krahasuar me

658 Buletin - publikim i Autoritetit te Konkurrences/ faqja zyrtare web: www.caa.gov.al 659 Po aty. 660 www.caa.gov.al. 661 Faqe interneti: www.caa.gov.al 662 Buletini Zyrtar i vitit 2017, publikuar nga Autoriteti i Konkurrencës mbi vendimet e marra nga Komisioni i Konkurrencës.

Page 181: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

169

aktorët që veprojnë brenda sistemit financiar në vend dhe atë të telekomunikacionit, të cilët

janë më të ekspozuar për t’u ndodhur përpara kushteve të krijimit të përqëndrimeve.

Ndërkohë, fusha e transporteve dhe e tregtisë në përgjithësi, si dhe më veçanërisht

ajo e tregtisë së karburanteve rezulton që gjatë vitit 2017 ka qenë më e ekspozuar ndaj

krijimit të marrëveshjeve të ndaluara dhe rrjedhimisht vendimmarrja e Komisionit të

Konkurrencës rezulton më e madhe në numër në këtë fushë.663 Pra, në përmbyllje të analizës sonë mund të konkludojmë se format e shtrembërimit

të tregut dhe aspektet rregullatore e intensiteti i punës së institucioneve përgjegjëse që

mbrojnë një konkurrencë të lirë në treg, me format respektive të tyre, variojnë jo vetëm në

kohë dhe vend të caktuar, por janë në varësi direkte të fushës përkatëse të veprimtarisë dhe

legjislacionit të asaj fushe. Për sa u përket parashikimeve që bën Traktati i Konsoliduar i BE-së 664 ,

evidentojmë Nenin 3 të tij, i cili liston se cilat janë kompetencat bazë të Bashkimit, ku

përmendet edhe: “... b) vendosja e rregullave të konkurrencës, të nevojshme për

funksionimin e tregut të brendshëm”. Shohim si Traktati e liston këtë kompetencë të vetën

si një ndër ato më themelore përkrah politikave ekonomike e financiare, monetare, tregtare

dhe bashkimit doganor. Konkurrenca është gjithashtu një fushë veprimi e rëndësishme në

veprimtarinë e Komisionit, ku Neni 32 (b) i Traktatit (ish Neni 27) përcakton se Komisioni

“... orientohet nga zhvillimet në kushtet e konkurrencës brenda Bashkimit për aq kohë sa

këto kushte çojnë në përmirësimin e aftësisë konkurruese të ndërmarrjeve”. Pika (c), në

vijim të sa më sipër, parashikon gjithashtu se Komisioni në punën e tij është shumë aktiv

edhe në lidhje me shmangien e kushteve shtrembëruese të konkurrencës midis Shteteve

Anëtare në lidhje me produktet e gatshme. Nenet 40 dhe 42, gjithashtu referojnë në

rëndësinë e koordinimit të rregullave të përbashkëta dhe të ngjashme në fushën e

konkurrencës, të cilat duhet të respektohen nga subjektet anëtare. Shohim të evidentohet

konkurrenca dhe respektimi i rregullave të saj në fushën e tregtimit të produkteve

bujqësore, fushën e transportit etj. Përtej rregullimeve të përgjithshme që Traktati bën kur përmend parimet dhe

rregullat bazë të funksionimit të familjes së madhe europiane dhe strukturave të saj, Titulli

VII i Traktatit665 bën një “relacion” më të detajuar dhe më në veçanti të këtyre rregullave,

ku vetë pjesa titullohet “Rregullat e përbashkëta për konkurrencën, tatimet dhe përafrimin

e legjislacionit”. Edhe pse ndoshta jo me të njëjtën terminologji si kemi përmendur më

sipër, shohim se parashikimet që bëhen në këtë pjesë të Traktatit, përmbajnë të gjitha pjesët

përbërëse dhe format e konkurrencës që ne kemi trajtuar në punim. Kjo situatë reflekton

përparimin dhe arritjet në këtë fushë, ku evidentohet se vendi ynë ka ecur përpara në

realizimin e të drejtave dhe mbrojtjen e veçantë në këtë drejtim. Shohim si Traktati

parashikon rastet kur ndërmarrjet duhet të respektojnë rregullat përkatëse, të cilat, në asnjë

rast, nuk duhet të tejkalohen, madje bie në sy një kujdes i veçantë që bëhet në parashikimet

e ndihmave që japin shtetet. Tregohet kujdes që të mos rezultojnë këto ndihma në krijimin

e monopoleve dhe shkeljen e rregullave të përbashkëta të konkurrencës midis Shteteve

663 Buletini Zyrtar i vitit 2017, publikuar nga Autoriteti i Konkurrencës mbi vendimet e marra nga Komisioni i Konkurrencës. 664 Ministria e Integrimit Europian, Versioni i Konsoliduar i Traktateve të BE, Neni 3, 32, 40, 42, 96 e në Vijim; www.integrimi.gov.al. 665 Po aty, Kapitulli VII e në vijim; www.integrimi.gov.al.

Page 182: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

170

Anëtare të Bashkimit. Sigurisht që rregullat janë të lidhura pazgjidhshmërisht edhe me

politikat e tjera të Bashkimit, si psh. ato monetare dhe ekonomike, kur krahas

parashikimeve të politikave e strategjive, Traktati vazhdon dhe me rregullimet e veçanta

të rregullave të konkurrencës. Politikat e konkurrencës janë trajtuar hollësisht në Kapitullin 8 të Planit Kombëtar

për Integrimin Evropian 2016 - 2020666, në përmbajtje të të cilit shqyrtohen tre shtylla

kryesore të këtij sektori: mbrojtja e konkurrencës së lirë dhe efektive në treg, ndihma

shtetërore dhe pjesa e liberalizimit. Evidentohet baza normative që rregullon marrëdhëniet

e konkurrencës së lirë, si pjesë kyçe e ekonomisë së lirë të tregut: MSA dhe më specifikisht

Nenet 71667 dhe Neni 72668 të saj, Ligji Nr. 9121, datë 28.07.2003 “Për mbrojtjen e

konkurrencës” i ndryshuar dhe Politika Kombëtare e Konkurrencës. Plani evidenton arritjet e realizuara nga vendi ynë, kur përmend progresin që është

realizuar në sajë të ndërhyrjes dhe rregullimit ndaj praktikave anti - konkurrenciale të

konstatuara në treg dhe masave të ndërmarra për rikthimin e situatës së konkurrencës së

lirë. Është rritur gjithashtu, niveli i kulturës së përgjithshme të ndërgjegjësimit për këto

rregulla dhe të drejta, si dhe advokacia e konkurrencës dhe respektimi i parimeve të saj.

Në lidhje me prioritetet e pritshme në këtë fushë, në Plan përmenden:

- “Zbatimi i ligjit antitrust, zbulimi i marrëveshjeve të ndaluara, abuzimi me pozitën

dominuese, si dhe kontrolli i përqëndrimeve;

- Avokatia e konkurrencës nëpërmjet dhënies së rekomandimeve për rritjen e

konkurrencës në sektorët/tregjet ku ka të drejta ekskluzive/të veçanta, barriera të hyrjes

në treg, monopolet natyrore etj.;

- Realizimi i studimeve mbi të drejtat ekskluzive/të veçanta, me qëllimin kryesor

rekomandimin e ndërhyrjeve për liberalizimin e tregjeve në funksion të rritjes së

konkurrencës së ndërmarrjeve private dhe/ose publike sipas tregjeve përkatëse;

- Rritja dhe forcimi i kapaciteteve administrative;

- Monitorimi i tregut;

- Hetimi i përgjithshëm në sektorë të ekonomisë;

- Hetimi paraprak dhe hetimi i thelluar me synim rivendosjen e konkurrencës së lirë dhe

efektive në treg;

- Procesi i përfarimit të legjislacionit;

- Organizimi i seminareve dhe workshop-eve për rritjen e kapaciteteve administrative,

duke kërkuar edhe asistencën e programit TAIEX;

- Pjesëmarrja në seminaret trajnuese të organizuara nga ICN, RCC (OECD) etj, për

trajtimin e çështjeve të konkurrencës etj.”669

Për sa i përket kuadrit ligjor në fuqi, është realizuar përafrim i plotë me Acquis të BE-së, i

këtyre akteve:

- Ligji Nr. 9121, dt 28. 07.2003 “Për Mbrojtjen e Konkurrencës” (i ndryshuar);

- Rregullorja “Për përjashtimin e kategorive të marrëveshjeve të specializimit”;

- Rregullorja “Për përjashtimin e kategorive të marrëveshjeve të kërkimit dhe zhvillimit”;

666 Qendra e Botimeve Zyrtare: www.qbz.gov.al 667 ”Konkurrenca dhe dispozita të tjera ekonomike.” 668 ”Sipërmarrjet publike.” 669 Plani Kombëtar për Integrimin Evropian 2016 – 2020; www.qbz.gov.al.

Page 183: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

171

- Rregullorja “Për Kategoritë e Marrëveshjeve të Transfertave Teknologjike”;

- Rregullorja “Për Procedurat Hetimore të Autoritetit të Konkurrencës”;

- Rregullorja “Për marrëveshjet me rëndësi të vogël”;

- Rregullorja “Për gjobat dhe lehtësimin prej tyre”;

- Rregullorja “Për kategoritë e marrëveshjeve vertikale dhe praktikave të

bashkërenduara” e të tjera rregullore dhe udhëzime të Autoritetit të Konkurrencës.670

Ndërkohë që, për sa u përket masave afatshkurtra dhe atyre afatmesme që priten të

ndërmerren në vijim, Plani parashikon se puna do të përfshijë përafrimin e dy akteve:

Rregullorja “Mbi proçedurat e angazhimeve” dhe Udhëzimi “Për procedurën e thjeshtuar

në rastet e përqëndrimeve”.671 Ndërkohë që, për periudhën afatmesme parashikohet se, brenda 3-mujorit të fundit

të vitit 2017, Rregullorja “Për kategoritë e marrëveshjeve të transfertave teknologjike” të

përputhet plotësisht me Rregulloren e Komisionit Nr. 316/2014672; për 3-mujorin e dytë të

vitit 2018 pritet që Udhëzimi “Për kufizimet e lidhura me përqëndrimet” të përafrohet

plotësisht me Njoftimin e Komisionit mbi kufizimet drejtpërdrejt të lidhura dhe të

nevojshme për përqëndrimet. Për 3-mujorin e fundit të vitit 2018, priten të përafrohen plotësisht edhe dy akte

rregullatore të mëtejshme: Udhëzimi “Për vlerësimin e marrëveshjeve në sektorin e

telekomunikacioneve” dhe Udhëzimi “Mbi dëmet që shkaktohen dhe veprimet që

ndërmerren kur shkelen dispozitat e Ligjit Nr. 9121, datë 28.07.2003 “Për Mbrojtjen e

Konkurrencës”, i ndryshuar673. Po ashtu, në Plan trajtohen edhe masat ekzistuese dhe ato

që parashikohet të ndërmerren në lidhje me ndihmën shtetërore, një institut i rëndësishëm

ky, pjesë përbërëse e fushës së të drejtave të konkurrencës.

Në krahasim me sa përmendur më sipër, Plani Kombëtar për Integrimin Evropian

2017 – 2020674 evidenton suksesin e arritur nga vendi ynë në realizimin e një pjese të

konsiderueshme të detyrave dhe synimeve të lëna pezull në Planin paraardhës. Plani ndalet

kryesisht në arritjet kryesore dhe punën e tre institucioneve përgjegjëse të fushës:

Autoritetit të Konkurrencës, Sektorit të Kontrollit të Ndihmës Shtetërore në Ministrinë e

Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes dhe Komisionit të Ndihmës

Shtetërore. Domosdoshmërinë e ndërmarrjes së hapave seriozë në fushën e konkurrencës nuk

duhet ta kuptojmë si një mjet për ta luftuar atë. Përkundrazi, sistemet demokratike dhe

sistemet e ekonomisë së tregut nuk do të funksionin, në qoftë se konkurrenca nuk do të

ekzistonte. Të gjitha këto rregullime synojnë nxjerrjen në pah të aspekteve pozitive dhe

karakteristikave konstruktive të një konkurrence të lirë në treg, pa sfidat e të cilës jeta e

çdokujt do të ishte “monotone”.

Gjatë gjithë jetës sime kam patur konkurrencë të fortë... Nuk do të dija të jetoja pa të!

Walt Disney675

670 Libraria e ligjeve: www.ligjet.org 671 Faqe zyrtare e Autoritetit të Konkurrencës: www.caa.gov.al 672 www.europa.eu 673 www.ligjet.org; www.qbz.gov.al 674 Faqe zyrtare e Qendrës së Botimeve Zyrtare (ish Qendra e Publikimeve Zyrtare): www.qbz.gov.al 675 www.businessmag.al

Page 184: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

172

4.3 Ligje në fushën e shëndetësisë.676 Qeniet njerëzore janë vazhdimisht në kërkim të të drejtave dhe lirive të tyre, duke

synuar të rrisin mirëqenien, përmirësojnë kushtet në të cilat jetojnë dhe punojnë. Është vetë

instinkti njerëzor ai që synon për një jetë më të mirë, lumturi, rehati, harmoni... Kërkesat e

një komuniteti jo vetëm që janë vazhdimisht në rritje, por ato ndryshojnë në varësi të

ambientit ku jeton, periudhës kohore e trendeve të kohës, kushteve individuale dhe

shembujve që kërkojnë të ndjekin. Mirëpo, pavarësisht periudhave që kalojnë, përshtatjes dhe kërkesave të popullatës,

evidentohen disa nevoja të domosdoshme, të cilat cilësohen jetike për njeriun dhe

rrjedhimisht, në të gjitha sistemet apo format e qeverisjes, ato përbëjnë bazën e strukturave

sociale dhe politikave shoqërore. Një prej tyre është pikërisht shëndeti i njeriut. Për të

arritur qëllimet dhe dëshirat, ëndrrat e sfidat e jetës, çdokush duhet të kujdeset, në radhë të

parë dhe më tepër se gjithçka tjetër, për shëndetin e tij dhe të familjes. Është e vërtetë që me evoluimin e shkencës kanë marrë zhvillim të

jashtëzakonshëm edhe trajtat e jetës dhe të sëmundjeve, është mundësuar zgjatja e

jetëgjatësisë dhe kurimi i shumë sëmundjeve, që më parë konsideroheshin si epidemi të

paluftueshme. Gjithësecili natyrisht kujdeset për shëndetin vetjak dhe familjar, por e gjithë

kjo do të ishte një sfidë e vazhdueshme dhe shumë kërcënuese, në rast se nuk do të

funksiononte politika e përkujdesit të shtetit ndaj shëndetit të qytetarëve të tij.

Rregullimet normative në fushën e shëndetësisë, ligjet dhe aktet e tjera nënligjore,

janë nga më të shumtat dhe nga më të ndryshmet. Kryesisht politikat qeveritare në kohë fokusohen në varësi të profileve të

sëmundjeve, kategorive të personave në nevojë, si dhe rregullimit të sistemeve spitalore

dhe farmaceutike në vend. Trajtimi i tyre do të përbënte një objekt konkret të një studimi

të veçantë të fushës, shumë kompleks dhe voluminoz. Kjo edhe për shkak të ndjeshmërisë

që paraqet, pasi asnjë fushë tjetër nuk është kaq e prekshme për masën dhe komunitetin sa

fusha e shëndetësisë. Nuk ka ditë, që në media apo rrjete sociale, të mos shohim lajme dhe

të reja në këtë fushë. Për rrjedhojë, çdo rregullim ligjor dhe çdo politikë, e ndërmarrë nga

strukturat përgjegjëse shtetërore, është shumë e ndjeshme dhe ka impakt të madh në gjirin

e qytetarëve, duke u pasuar kështu edhe me një reagim të fortë qytetar. Shëndetësia është

një “arenë e madhe”, e cila nuk mund të trajtohet e veçuar nga bashkëpunimi ndërlidhës

me mjedise të tjera, nga ku më kryesori paraqitet ambienti social dhe politikat shoqërore

në vend, aq sa institucionet qendrore përgjegjëse të fushës tashmë janë shkrirë në të njëjtën

strukturë të përbashkët, me emërtimin Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale677. Rregullimi ligjor është një instrument esencial, me peshë shumë të rëndësishme në

arritjet më të mëdha në fushën e shëndetësisë. Rregullimet normative në këtë fushë janë

nga më të ndryshmet, ku ministria përgjegjëse, së bashku me institucionet në varësi, është

e angazhuar në plotësimin e detyrimeve që rrjedhin nga Marrëveshja e Stabilizim -

Asociimit dhe Plani Kombëtar për Zbatimin e saj 678 . Në legjislacionin vendas janë

përafruar disa Direktiva Europiane, sidomos gjatë hartimit të Ligjit Nr. 9636, datë

06.11.2006 "Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit" të ndryshuar, Ligjit Nr.

676

Kemi përzgjedhur në trajtim ligje në fushën e shëndetit publik dhe në fushën e farmaceutikës. 677 www.shendetesia.gov.al 678 www.ligjet.org

Page 185: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

173

9739, datë 21.5.2007 “Për shërbimin e transfuzionit të gjakut në Republikën e Shqipërisë”

të ndryshuar, Ligji Nr. 105/2014, datë 31.07.2014 “Për barnat dhe shërbimin farmaceutik”

të ndryshuar, Ligjit Nr. 10 138, datë 11.05.2009 “Për shëndetin publik”, të ndryshuar. Dihet tashmë se përafrimi i ligjit është detyrim dhe përgjegjësi në kuadrin e

anëtarësimit në BE dhe Shqipëria, si vend që aspiron t’i bashkohet familjes së Bashkimit

Europian, duhet të përafrojë ligjet, rregullat dhe procedurat e saj kombëtare, në mënyrë që

të transpozojë në mënyrë sa më efektive të gjithë strukturën ligjore të BE-së brenda kuadrit

të acquis. Në fushën e shëndetit publik është mjaft i nevojshëm trajnimi i stafit, që merret

me hartimin e legjislacionit, por edhe trajnimi i asaj pjese të burimeve njerëzore, që e

zbaton atë, për zhvillimin e bashkërenduar të politikave në fushën e shëndetit publik me

qëllimin e përbashkët për ruajtjen dhe mbrojtjen e shëndetit të popullatës.679 Ligji për shëndetin publik. Në fushën e shëndetit publik, rregullimet kryesore bëhen

nga Ligji bazë Nr. 10 138, datë 11.05.2009 “Për Shëndetin Publik” i ndryshuar680, si dhe

aktet e tjera normative të fushës:

- Rregullore e Brendshme e Institutit të Shëndetit Publik;

- Kondi Penal i Republikës së Shqipërisë;

- Për kujdesin shëndetësor në Republikën e Shqipërisë;

- Për sigurimet shëndetësore në Republikën e Shqipërisë;

- Për mbrojtjen nga rrezatimet jonizuese;

- Për shëndetin mendor;

- Për nxitjen dhe mbrojtjen e të ushqyerit me gji;

- Për shëndetin riprodhues;

- Për ratifikimin e Konventës kuadër të OBSH “Për kontrollin e duhanit”;

- Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin Nr. 7643 “Për Inspektoratin Sanitar

Shëndetësor”;

- Për Inspektoratin Sanitar Shëndetësor;

- Për ushqimin;

- Për parandalimin e çrregullimeve të shkaktuara nga pamjaftueshmëria e jodit në

organizmin e njeriut;

- Për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse;

- Për parandalimin dhe kontrollin e HIV AIDS;

- Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit;

- Për mbrojtjen e të miturve nga përdorimi i alkoolit;

- Strategjia për Shëndetësinë 2017 - 2020.681

Shohim një gamë të gjerë normative të fushës, nga e cila do të ndalemi më gjerë në

Ligjin bazë Nr. 10 138, shpallur me Dekretin Nr. 6189, datë 25.05.2009 të Presidentit të

Republikës së Shqipërisë682. Ligji e përkufizon shëndetin publik si tërësinë e përpjekjeve

të organizuara të shoqërisë për zgjatjen e jetës, parandalimin e sëmundjeve dhe

promovimin e shëndetit të të gjithë popullsisë dhe përcakton veprimtaritë dhe shërbimet e

679 Revista Diskutime, Viti II, Prill - Maj 2013, f. 687 dhe në vijim (ISSN 1857 – 825X)/ D. Bezati: “Ligji për shëndetin publik. Baza ligjore dhe përafrimi i legjislacionit”. 680 Qendra e Botimeve Zyrtare: www.qbz.gov.al 681 Faqe zyrtare web e Institutit të Shëndetit Publik: www.ishp.gov.al. 682 www.president.al

Page 186: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

174

shëndetit publik, zbatimin e tyre, rolin e shtetit në sigurimin e financimin e shërbimeve të

shëndetit publik dhe ndarjen e përgjegjësive ndërmjet institucioneve përgjegjëse.683

Fryma e ligjit përcjell qasjen që lidhet me mbrojtjen e shëndetit dhe promovimin e

jetës së shëndetshme të popullatës në vend, në sajë të veprimeve të organizuara, me ndikim

në të gjitha grupmoshat në vend. Ligji, si një mjet shumë i rëndësishëm i fushës, luan rol

në reduktimin e sëmundshmërisë dhe vdekjeve të parakohshme të popullatës, ka qëllim

primar mbrojtjen e shëndetit dhe promovimin e jetës së shëndetshme të popullatës në

Republikën e Shqipërisë.684 Ndër parimet bazë të shëndetit publik në vend mund të përmendim përgjegjësinë

kolektive për shëndetin, rolin udhëheqës të shtetit në ruajtjen dhe përmirësimin e shëndetit

të popullatës, shtrirjen e veprimeve në tërë popullatën, shpërndarjen e efekteve të

veprimeve në mënyrë të barabartë në të gjitha grupet e popullatës, përqëndrimin te

përcaktuesit socialë të shëndetit, përqëndrimin te faktorët me risk për shëndetin e

popullatës në bazë të fakteve, përqasja shumëdisiplinore, partneriteti me tërë popullatën

etj.685

Të gjitha këto parime i shohim të trupëzuara në nenet e ligjit dhe elementët detyrues

që ai përcakton, duke e vënë theksin kryesisht te barazia dhe ofrimi i barabartë i shërbimeve

të shëndetit publik në të gjithë popullatën, pa asnjë lloj diskriminimi. Gjatë vitit 2013, janë aprovuar disa amendime të ligjit bazë, më konkretisht me anë

të Ligjit Nr. 52/2013 “Për disa ndryshime në Ligjin Nr. 10138, datë 11.05.2009 “Për

Shëndetin Publik””686. Këto amendime pasojnë ristrukturimin e sistemit të inspektimeve

në vendin tonë dhe kanë të bëjnë pikërisht me parashikimin e konceptit të “inspektimit

shëndetësor”. Neni 1 i Ligjit Nr. 52/2013 parashikon se: “Inspektimi shëndetësor është çdo

lloj forme kontrolli për verifikimin e respektimit të kërkesave ligjore, të vendosura nga

legjislacioni në fuqi, për të ruajtur dhe përmirësuar shëndetin publik nga çdo subjekt,

përfshirë institucione të ofrimit të shërbimeve të kujdesit shëndetësor.”. Në vijim,

përcaktohen dhe strukturat respektive në këtë inspektim, ku Neni 2 i ligjit parashikon se

Inspektorati që mbulon fushën e shëndetësisë mbështetet teknikisht nga Instituti i Shëndetit

Publik. Me interes paraqiten parashikimet ligjore për sa i përket ndarjes së përgjegjësive

midis strukturave ndërvepruese të fushës, të cilat i gjejmë në Kreun III të ligjit. Në majë të

piramidës së institucioneve rregulluese dhe mbikëqyrëse të fushës qëndron Ministria e

Shëndetësisë, sot si dhe përmendur Minsitria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Kjo

ministri është institucioni përgjegjës për përcaktimin, bashkërendimin dhe drejtimin e

politikave të shëndetit publik.687 Zinxhiri institucional pasohet nga një tjetër strukturë me rëndësi madhore në këtë

fushë, Instituti i Shëndetit Publik dhe më tej përmenden institucionet publike dhe private

të kujdesit shëndetësor688 dhe Këshilli Kombëtar i Shëndetit Publik. Edhe pse ligjvënësi

është i kujdesshëm në parashikimin e këtyre strukturave, duke përcaktuar funksionet e

gjithësecilit, praktika haset në përplasje kompetencash midis tyre. Kjo shpjegohet jo vetëm

683 Revista Diskutime, Viti II, cituar si më sipër. 684 https://www.unicef.org/albania/Second_report_for_children 685 Revista Diskutime, Viti II, prill - maj 2013, f. 687 dhe në vijim (ISSN 1857 – 825X). 686 Shih: www.ligjet.org 687 Ligji Nr. 10 138, Neni 10, Pika 2; www.qbz.gov.al. 688 Kryesisht ato të nivelit parësor.

Page 187: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

175

me sensibilitetin e fushës së veprimit, e cila si dhe kemi përmendur është parësore për

popullatën, por edhe për vetë natyrën e kësaj fushe, ku vlen të përmendim se mund dhe

duhet të ketë patjetër rregullime të sakta dhe serioze, por që nga ana tjetër e medaljes, duhet

pranuar se gjithashtu nuk mund të ketë as “ndarje të prerë me thikë”. Në të njëjtën periudhë me amendimet e ligjit të cituar, gjejmë një amendim tjetër

shumë të rëndësishëm edhe për sa i përket Ligjit Nr. 7643, datë 02.12.1992 “Për shëndetin

Publik dhe Inspektoratin Sanitar Shëndetësor”, pikërisht Ligjin Nr. 42/2013 ‘Për disa

ndryshime dhe shtesa në Ligjin Nr. 7643, datë 02.12.1992 “Për Shëndetin Publik dhe

Inspektoratin Sanitar Shëndetësor””689. Ndryshimet janë thelbësore, ku kemi, ndër të tjera, ndryshim të vetë titullit në

emërtimin e ri “Për inspektimin sanitar” dhe amendime të kompetencave funksionale e

institucionale përkatëse. Në ndryshimet esenciale të terminologjisë, shohim dhe

shndërrimin e “Inspektoratit Sanitar Shëndetësor” në “Inspektorati që mbulon fushën e

shëndetit”, duke u zgjeruar kështu fusha e veprimit të këtij të fundit. 690 Rikujtojmë

konstatimin e cituar më sipër, ku ndryshimet legjislative kanë rregulluar kryesisht pjesën e

inspektimit të procesit në kuadër të Ligjit. Nr. 10 433, datë 16.06.2011 “Për inspektimin në

Republikën e Shqipërisë”691, të cilin e kemi marrë në shqyrtim më të detajuar në punim. Rregullimet legjislative në fushën e shëndetit publik janë të përditësuara dhe

përafruara e nga ana tjetër, edhe praktika reflekton përmirësim të këtij shërbimi në vend.

Vendi ynë është pjesë e konventave kryesore europiane dhe ndërkombëtare në fushën e

shëndetësisë, duke ratifikuar marrëveshjet kuadër në këtë drejtim, si dhe ka huazuar e

trupëzuar praktikat më të mira europiane të fushës. Shëndeti publik, ashtu si dhe kemi

cilësuar, ka të bëjë me aksesin që publiku duhet të ketë në shërbimet shëndetësore vendase,

të ofruara nga politikat qeveritare dhe institucionet përgjegjëse. Flasim për mirërregullim

të legjislacionit të fushës dhe përmirësim të dukshëm për sa i përket krijimit dhe

konsolidimit të inspektorateve në këtë fushë, si një mjet shumë pozitiv dhe eksperiencë

europiane në përmirësimin e të gjithë procesit. Kjo vjen si rrjedhojë e praktikës që ata

fitojnë dhe konstatojnë në terren, gjatë punës së tyre të përditshme. Vlen të theksojmë se

natyra e këtij shërbimi e lidh atë pazgjidhshmërisht me strukturat publike dhe rregullimet

politike në vend. Koha ka treguar se në varësi të prioritetit politik që paraqet ky shërbim

për një qeveri apo një tjetër, atëherë varion dhe cilësia e ofrimit të shërbimit përkundrejt

popullatës.692 Pavarësisht arritjeve, statistikat dhe studimet e fushës në lidhje me nivelin e

kënaqësisë e pakënaqësisë, që pacientët në veçanti, e komuniteti në përgjithësi, kanë ndaj

ofrimit të këtyre shërbimeve, tregojnë për nivele të ulëta besimi. Jemi të mendimit se kjo

situatë pasqyron ndërveprimin e një sërë faktorësh, nga ku më i rëndësishmi lidhet me

vlerat monetare që investohen në fushë. Sistemi financiar funksional në vend bën që të ketë

karakterin e një sistemi vetërregullues, ku pjesa më e madhe e të ardhurave merret

drejtpërdrejt nga popullata e gjerë, në bazë të skemave të taksimit dhe pagesave të

sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Ky element vetërregullues i sistemit, në praktikë

shfaq ende pakënaqësi, duke rezultuar kështu në një pjesë të madhe të shërbimeve të

689 Libraria e akteve ligjore: www.ligjet.org 690 www.ishp.gov.al 691 Inspektorati Qëndror Tiranë: www.insq.gov.al 692 www.ishp.gov.al (Instituti i Shëndetit Publik)

Page 188: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

176

mbetura të pambuluara nga këto të ardhura. Përqindje e madhe e buxhetit të shtetit çdo vit

shkon për kryerjen e investimeve dhe shërbimeve në këtë fushë, ku shohim se kohët e

fundit ka filluar aplikimi i sistemit bashkëveprues midis publikut dhe privatit, në bazë të

partneriteteve publike - private, për të cilat është ende herët të konkludojmë, në qoftë se do

të rezultojnë me sukses apo dështim të investimit. Praktika europiane gjithashtu reflekton

tipare të një sistemi vetërregullues për sa i përket financimeve në fushën e shëndetësisë.

Edhe në aspektin e ofrimit të produkteve, shohim se tregu farmaceutik vendas paraqitet i

tkurrur në ofrimin e prodhimeve vendas dhe gjithmonë e më shumë drejtohet te produktet

me origjinë dhe cilësi europiane. Ligji "Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit". Një ligj tjetër shumë i

rëndësishëm, me impakt në një pjesë të gjerë të popullatës është dhe Ligji Nr. 9636, datë

06.11.2006 "Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit", i ndryshuar693. Ligji është

shpallur me Dekretin Nr. 5122, datë 20.11.2006 të Presidentit të Republikës së

Shqipërisë694 dhe ka si qëllim mbrojtjen e shëndetit publik të dy kategorive të popullatës,

duhanpirës ose jo, duke mbrojtur shëndetin nga përdorimi i duhanit dhe produktet e tij, si

dhe nga ekspozimi ndaj tymit.

Objekt i këtij ligji është përcaktimi i masave për kufizimin e përdorimit të

produkteve të duhanit dhe mbrojtjen e publikut nga dëmet dhe ekspozimi i pavullnetshëm

ndaj tymit të tyre, përcaktimi i masave, që krijojnë premisa për ndërgjegjësimin e publikut

për dëmet e duhanit dhe garantimin e një informimi efektiv dhe të vazhdueshëm të

përdoruesve të produkteve të duhanit për këto dëme, përcaktimi i masave për të parandaluar

fillimin, për të nxitur dhe mbështetur ndërprerjen e përdorimit dhe për të ulur konsumin e

prodhimeve të duhanit.695 Ligji është përafruar pjesërisht me këto direktiva696:

- Direktivën 2001/37/EC të Parlamentit Europian dhe të Këshillit, 5 Qershor 2001, mbi

përafrimin e ligjeve, rregulloreve dhe dispozitave administrative të Shteteve Anëtare

në lidhje me prodhimin, paraqitjen dhe shitjen e produkteve të duhanit;

- Direktivën 2003/33/EC të Parlamentit Europian dhe Këshillit, 26 Maj 2003, mbi

përafrimin e ligjeve, rregulloreve dhe dispozitave administrative të Shteteve Anëtare

në lidhje me reklamat dhe sponsorizimin e produkteve të duhanit; Vendimin e

Komisionit të 5 Shtatorit 2003, mbi përdorimin e fotografive me ngjyra dhe ilustrimeve

të tjera, si paralajmërime për shëndetin mbi paketat e duhanit.697

Ligji ka pësuar dy amendime në kohë dhe më saktësisht, me Ligjin Nr. 49/2013, datë

14.02.2013, botuar në Fletoren Zyrtare Nr. 30, faqe 1251 dhe me Ligjin Nr. 76/2014, datë

10.07.2014, botuar në Fletoren Zyrtare Nr. 124, faqe 5740.698 Shohim se ndryshimet legjislative në fjalë kanë përforcuar luftën kundër përdorimit

dhe masat për parandalimin e fillimit të duhanit dhe në të njëjtën kohë parashikojnë masa

administrative më të detajuara dhe më serioze për shkelësit e këtyre të drejtave. Neni 2 i

Ligjit Nr. 76/2014 zgjeron gamën e ambienteve ku ndalohet pirja e duhanit, duke

693 Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale: www.shendetesia.gov.al; Qendra e Botimeve Zyrtare: www.qbz.gov.al; Libraria e akteve ligjore: www.ligjet.org 694 www.president.al 695 Revista Diskutime, Viti II, prill - maj 2013, f. 687 dhe në vijim (ISSN 1857 – 825X). 696 Libraria e akteve ligjore: www.ligjet.org 697 Faqe interneti: www.europa.eu 698 Qendra e Botimeve Zyrtare: www.qbz.gov.al

Page 189: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

177

përmendur kështu mjediset e ndryshme të punës, institucionet shëndetësore, institucionet

arsimore, mjetet e shërbimit publik, ambientet e mbyllura tregtare dhe ato kulturore,

sportive dhe mjediset e përbashkëta dhe të gjitha mjediset publike të mbyllura. Gjatë kohëve të fundit shohim një aksion më konkret dhe në rritje në vend, lidhur

me luftën kundër duhanit. Institucionet respektive përgjegjëse janë angazhuar në një

fushatë shumë aktive me qëllim luftën e përbashkët kundër efekteve negative të tij dhe mbi

të gjitha, në lidhje me parandalimin e këtij fenomeni. Bëhet fjalë për një fushatë të

ngjashme me ato të ndjekura më herët nga vendet europiane të BE-së, ku shohim se

ambientet publike kanë pësuar një ndryshim drastik krahasuar me 10–vjeçarin paraardhës.

Me vështirësi gjenden hapësira publike në qytetet europiane, ku duhanpirësit mund të

konsumojnë lirisht duhanin. Përveç faktit se ambientet e tilla janë larg qendrave publike

dhe të populluara, shohim se është shtuar dhe një qëndrim “moral” i njerëzve, të cilët

shpesh shohin me “çudi” përdoruesit e duhanit.

Jemi të mendimit se e gjithë kjo fushatë dhe sensibilizim gjithëpërfshirës synon atë

çka është dhe më e rëndësishmja, pikërisht edukimin e brezave të rinj në luftën serioze

kundër këtij fenomeni. Studimet dhe statistikat tregojnë se janë moshat e reja dhe kryesisht

mosha e pubertetit, ato që bien më lehtë pre e duhanpirjes, kjo edhe si pasojë e të

ashtuquajturave “trende të kohës”. Duke qenë se fenomeni fillohet në moshë të re, atëherë

edhe varësia e trupit të njeriut bëhet më serioze ndaj tij dhe lufta kundër duhanpirjes has

pengesa të mëdha dhe bëhet më e vështirë. Shohim se pavarësisht rregullimeve ligjore dhe fushatave të institucioneve

përgjegjëse, ambientet publike vazhdojnë të jenë të mbushura me duhanpirës. Trendi i

fundit ka të bëjë gjithashtu me shtimin e femrave duhanpirëse, fenomen ky që nuk ishte

karakteristik për vendin tonë kohë më parë. Megjithatë, paralelisht me këtë situatë, shohim

edhe shumë hapa pozitive të ndërmarra në këtë aspekt, ku shohim se qendrat tregtare,

qendrat kulturore, ambientet e caktuara të kalimit të kohës së lirë [bar – restorante] e kanë

të ndaluar kategorikisht pirjen e duhanit. Është e vështirë në praktikë të gjenden raste të

tilla, të një reflektimi absolut mbi ndikimin e rregullimeve ligjore në jetën e përditshme të

qytetarëve. Legjislacioni dhe aktet normative që lidhen jo vetëm me duhanpirjen, por edhe

me mbrojtjen e shëndetit në tërësinë e tij gjejnë reflektim dhe pasqyrim të menjëhershëm

e shumë të ndjeshëm te qytetarët vendas, si dhe te të huajt që vizitojnë vendin tonë. Neni 168 i Traktatit të konsoliduar të BE-së 699 parashikon dhe rregullon

veprimtarinë në fushën e shëndetit publik. Në pikën e parë të tij përcaktohet se një prej

parimeve bazë në hartimin dhe zbatimin e politikave të BE-së është pikërisht sigurimi i një

niveli të lartë të mbrojtjes së shëndetit publik. Qëllimi i BE-së, gjatë punës në hartimin e

politikave të reja me qëllim plotësimin e atyre kombëtare, orientohet drejt “... përmirësimit

të shëndetit publik, parandalimit të sëmundjeve fizike dhe mendore dhe eliminimit të

burimeve të rrezikut ndaj shëndetit fizik dhe mendor. Një veprim i tillë mbulon luftën

kundër armiqve madhorë të shëndetit, përmes nxitjes së studimit të shkaqeve, transmetimit

dhe parandalimit të tyre, përmes informimit dhe edukimit shëndetësor dhe përmes

vëzhgimit, njoftimit të hershëm dhe luftës kundër rreziqeve serioze ndërkufitare që i

kanosen shëndetit. Bashkimi e plotëson veprimin e Shteteve Anëtare në zvogëlimin e dëmit

shëndetësor të lidhur me drogat, duke përfshirë informimin dhe parandalimin.”700

699 Ish Neni 153 i TKE. 700 Ministria e Integrimit Europian, Versioni i Konsoliduar i Traktateve të BE, Neni 168, pika 1, f. 118; www.integrimi.gov.al.

Page 190: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

178

Pra, shohim si qëllimet e strukturave kombëtare në fushën e shëndetit publik janë

simotra me qëllimet e BE-së në këtë fushë. Strukturat e përbashkëta europiane përveç se

plotësojnë dhe përmirësojnë politikat kombëtare të fushës, japin kontributin e tyre edhe në

bashkërendimin dhe nxitjen e një bashkëpunimi më aktiv dhe efikas midis Shteteve

Anëtare. Shohim të parashikohet dhe legjitimohet rëndësia jo vetëm e bashkëpunimit midis

shteteve anëtare, midis tyre dhe BE-së, por edhe një bashkëpunim i rëndësishëm midis

këtyre aktorëve dhe vendeve të treta, si dhe organizatave ndërkombëtare me këtë fushë

veprimi. Rëndësi të veçantë paraqet pika 4. e Nenit 168, ku parashikohet ndër të tjera se:

“Duke u shmangur nga Neni 2(5) dhe Neni 6(a) dhe në zbatim të Nenit 4(2)(k), Parlamenti

Europian dhe Këshilli, sipas procedurës së zakonshme legjislative dhe pasi konsultohen

me Komitetin Ekonomik dhe Social dhe Komitetin e Rajoneve, për të kontribuar në arritjen

e objektivave të përmendura në këtë nen, miratojnë në përgjigje të shqetësimeve të

përbashkëta për sigurinë701: (a) Masa që vendosin standarte të larta cilësie dhe sigurie për organet dhe lëndët me

origjinë njerëzore, gjakun dhe produktet e nxjerra nga gjaku; këto masa nuk i pengojnë

Shtetet Anëtare që të mbajnë ose të paraqesin masa mbrojtëse më të shtrënguara;

(b) Masa në fushat veterinare dhe fitosanitare të cilat kanë si objektiv të drejtpërdrejtë

mbrojtjen e shëndetit publik;

(c) Masa që vendosin standarte të larta cilësie dhe sigurie për medikamentet dhe aparatet

që përdoren në mjekësi.”702

Shohim se si në këtë nen parashikohen strukturat përgjegjëse për hartimin dhe

përpilimin e legjislacionit. Më tej, vijohet me masat konkrete dhe madhore që duhet të

ndërmerren në fushën e shëndetit publik. Përtej masave të përcaktuara dhe listuara

konkretisht në nen, gjejmë referim gjithashtu edhe në një sërë masash të tjera stimuluese

me qëllim “... luftën kundër armiqve madhorë ndërkufitarë të shëndetit, masa që kanë të

bëjnë me vëzhgimin, njoftimin e hershëm dhe luftën kundër rreziqeve serioze ndërkufitare,

që i kanosen shëndetit dhe masa të cilat kanë si objektiv të drejtpërdrejtë të tyre mbrojtjen

e shëndetit publik në lidhje me duhanin dhe abuzimin me alkoolin, pa përfshirë

harmonizimin e akteve ligjore dhe nënligjore të shteteve anëtare”.703

Ajo që bie në sy në frymën e këtyre parashikimeve, ka të bëjë me faktin se ju lihet

një hapësirë e madhe veprimi strukturave kombëtare për përpilimin e politikave dhe

ndërmarrjen e masave në fushën e mbrojtjes së shëndetit dhe BE-ja nga ana tjetër, luan një

rol mbikëqyrës, rregullues dhe organizues për përmirësimin dhe koordinimin e veprimeve. Ligji “Për shërbimin e transfuzionit të gjakut në Republikën e Shqipërisë”. Ligji

Nr. 9739, datë 21.5.2007 “Për shërbimin e transfuzionit të gjakut në Republikën e

Shqipërisë”, i ndryshuar704, është një ligj shumë i rëndësishëm në fushën e shëndetësisë,

që përcakton parimet dhe rregullat bazë të veprimtarive të shërbimit të transfuzionit dhe

synon përcaktimin e vetëmjaftueshmërisë kombëtare me gjak dhe përbërësve të tij, si

detyrë themelore e Shërbimit Kombëtar të Transfuzionit; përcaktimin në shërbimin e

701 Faqe interneti aksesuar gjatë vitit 2017: www.integrimi.gov.al 702 Po aty (aksesuar gjatë vitit 2017). 703 Ministria e Integrimit Europian, Versioni i Konsoliduar i Traktateve të BE, Neni 168, pika 5, f. 119; www.integrimi.gov.al. 704 Faqe interneti: www.shendetesia.gov.al

Page 191: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

179

transfuzionit të standardeve të larta të cilësisë dhe sigurisë së gjakut njerëzor dhe të

përbërësve të tij, për sigurimin e një niveli të lartë mbrojtjeje për shëndetin e shtetasve në

të gjithë vendin; nxitjen e zhvillimit të mjekësisë transfuzive; nxitjen e përdorimit të mirë

të gjakut dhe të produkteve të tij në praktikën klinike.705 Ky ligj është përafruar pjesërisht me direktivat në vijim706:

- Direktivën 2002/98/EC të Parlamentit Evropian dhe Këshillit, 27 Janar 2003, për

vendosjen e standardeve të cilësisë dhe sigurisë për mbledhjen, testimin, përpunimin,

ruajtjen dhe shpërndarjen e gjakut human dhe të komponentëve të gjakut;

- Direktivën 2004/33/EC, 22 Mars 2004, në zbatim të Direktivës 2002/98/EC të

Parlamentit Evropian dhe të Këshillit në lidhje me kërkesat teknike për gjakun dhe

përbërësit e gjakut;

- Direktivën 2005/61/EC, 30 Shtator 2005, në zbatim të Direktivës 2002/98/EC të

Parlamentit Evropian dhe të Këshillit në lidhje me kërkesat e gjurmimit dhe njoftimit

të reaksioneve dhe ngjarjeve të rënda negative;

- Direktivën 2005/62/EC, 30 Shtator 2005, në zbatim të Direktivës 2002/98/EC të

Parlamentit Evropian dhe të Këshillit në lidhje me standardet dhe specifikimet

Komunitare në lidhje me sistemin e cilësisë për qendrat e gjakut.707

Ligji në fjalë ka pësuar disa ndryshime në kohë. Gjatë vitit 2009 është amenduar

pikërisht me Ligjin Nr. 10141, datë 15.05.2009 “Për disa ndryshime dhe shtesa në Ligjin

Nr. 9739, datë 21.05.2007 “Për shërbimin e transfuzionit të gjakut në Republikën e

Shqipërisë””, botuar në Fletoren Zyrtare Nr. 87, faqe 3824 dhe gjatë vitit 2013, me Ligjin

Nr. 59/2013, datë 14.02.2013 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin Nr. 9739, datë

21.05.2007 “Për shërbimin e transfuzionit të gjakut në Republikën e Shqipërisë”, të

ndryshuar”, botuar në Fletoren Zyrtare Nr. 31, faqe 1269.708 Shohim se ligji bazë, së bashku me amendimet që ka pësuar, ka bërë të mundur që

kuadri ligjor në këtë pjesë, të jetë i mirëformuluar dhe mirëpërcaktuar, i ngjashëm me atë

të vendeve europiane. Është praktika ajo që has vështirësi në këtë profil, e cila ushqehet

vazhdimisht nga fushatat sensibilizuese të ndërmarra herë pas here nga strukturat

përgjegjëse për sensibilizimin e popullatës për dhurim vullnetar të gjakut. Në këtë pikë,

shohim ndryshime të mëdha, ku kohë më parë, në listat e dhuruesve të gjakut listoheshin

ata persona që e ndërmerrnin këtë veprim kundrejt pagesës, ndërkohë që sot shumë

vullnetarë japin kontributin e tyre duke treguar kështu për një rritje të frymës së

bashkëpunimit dhe solidarizimit të njerëzve brenda vendit. Megjithatë shohim ende një

hendek mes aktualitetit vendas dhe standardeve europiane për sa i përket solidarizimit të

popullatës. Shohim se shqiptarët, pavarësisht cilësive të trashëguara ndër breza, nuk

shfaqin një shpirt solidariteti dhe komuniteti me njëri – tjetrin.

Gjatë studimeve të fushës, jo vetëm në drejtim të amendimeve ligjore që lidhen

ekskluzivisht me shërbimin shëndetësor, por edhe në fushat e tjera të së drejtës që trajtojmë

në këtë kapitull, shohim të shfaqet përshtypja mbi një “mungesë” të shpirtit human

demokratik te shqiptarët. Një përfundim i tillë në asnjë rast nuk duhet kuptuar si mungesë

705 Revista Diskutime, cituar si më sipër. 706 Libraria e akteve ligjore: www.ligjet.org 707 Faqe interneti: www.europa.eu 708 Qendra e Botimeve Zyrtare: www.qbz.gov.al

Page 192: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

180

e dëshirës për demokraci, përkundrazi historia ka treguar se shpirti demokratik i

shqiptarëve dhe fryma europiane kanë qenë përherë të pranishme. Bëhet fjalë për një

kontekst krejt të ndryshëm, që lidhet me mangësitë në ndërgjegjësimin e qytetarëve

shqiptarë mbi të drejtat që ata gëzojnë dhe mungesën e formave demokrative reaguese në

rast të shkeljes së këtyre të drejtave.709 Solidarizimi, fushatat sensibilizuese, takimet e ndryshme në këtë drejtim dhe

veprimet konkrete janë të ndërmarra ekskluzivisht nga struktura të cilat janë përgjegjëse

për organizimin e tyre dhe jo nga vetë qytetarët. Gjejmë raste të panumërta në Europën Perëndimore mbi reagimin qytetar europian

të menjëhershëm për çdo padrejtësi apo mangësi të të drejtave dhe interesit të tyre. Format

demokratike janë nga më të ndryshmet dhe mundësia e reagimit qytetar po ashtu është

shumëformëshe. Shqiptarët shfaqin mangësi të theksuara në këtë kontekst. Shohim se

“reagimi” kufizohet në ndonjë “status pakënaqësie në facebook” dhe vetëm kaq, nuk ndihet

dëshira për t’u informuar dhe më tej për të përmirësuar situatën dhe luftuar indiferentizmin

e njerëzve.

Jemi të mendimit se qytetaria europiane nuk fitohet vetëm nga marrëveshjet e

anëtarësimit apo të qenit pjesë e një shteti anëtar, qytetaria europiane karakterizohet nga

disa elemente që reflektojnë humanizmin e njeriut, dëshirën e tij për një jetë të lumtur dhe

standarde të larta jetese dhe komunikimi. Në thelb qëndron afrimi i njerëzve me njëri –

tjetrin. Në këtë drejtim shohim se ka ende shumë punë përpara qytetarëve shqiptarë dhe

shohim mungesë shprese te brezat e rinj. Sensibilizimi i të rinjve për të punuar e kontribuar

për vendin e tyre, shkollimi serioz dhe ndjekja e shembujve “model” janë një

domosdoshmëri për realitetin e sotëm shqiptar, i cili ka nevojë për shpresë, shfaqje të

shpirtit të solidaritetit njerëzor e të principeve bazë të humanizmit të tij.

Ligji Nr. 105/2014, datë 31.07.2014 “Për barnat dhe shërbimin farmaceutik”.

Kemi zgjedhur të ndalemi më gjatë në trajtimin e ligjit që rregullon pjesën e shërbimit

farmaceutik në vend dhe kryesisht te pjesa që rregullon regjimin e barnave, qarkullimin e

tyre në treg dhe përdorimin e tyre nga popullata në vend. Në fillesat e regjimit të ri

demokratik në vendin tonë, kjo fushë është rregulluar nga Ligji Nr. 7815, datë 20.04.1994

“Për Barnat”, i cili u shfuqizua me Ligjin Nr. 9323, datë 25.11.2004 “Për barnat dhe

shërbimin farmaceutik”710, i ndryshuar dhe më pas shfuqizuar nga Ligji që gjen sot zbatim

dhe është në fuqi: Ligji Nr. 105/2014, datë 31.07.2014 “Për barnat dhe shërbimin

farmaceutik”, shpallur me Dekretin Nr. 8680, datë 15.8.2014 të Presidentit të Republikës

së Shqipërisë, i ndryshuar.711 Ligji bazë është përafruar pjesërisht me direktivat europiane

si listuar në vijim: - Direktivën 2001/83/KE të Parlamentit Europian dhe Këshillit, datë 6 Nëntor 2001 "Mbi

Kodin e Komunitetit lidhur me produktet mjekësore për përdorim njerëzor" Numri

CELEX: 32001L0083, Fletorja Zyrtare e Bashkimit Europian, Seria L, Nr.311, datë 28.

11. 2001, faqe 67 - 128, e ndryshuar;

- Direktivën 2001/20/KE të Parlamentit Europian dhe Këshillit, datë 4 Prill 2001 "Mbi

përafrimin e ligjeve, rregulloreve dhe dispozitave administrative të Shteteve Anëtare

709 Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale: www.shendetesia.gov.al 710 Shpallur me Dekretin Nr. 4425, datë 14.12.2004 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë; www.ligjet.org 711 Revista Diskutime, Viti II, Prill - Maj 2013, f. 687 dhe në vijim (ISSN 1857 – 825X).

Page 193: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

181

lidhur me zbatimin e praktikës së mirë klinike në kryerjen e provave klinike në

produktet mjekësore për përdorim njerëzor", Numri CELEX: 32001L0020, Fletorja

Zyrtare e Bashkimit Europian, Seria L, Nr. 121, datë 1.5.2001, faqe 34 - 44, e

ndryshuar.712

Iniciatore dhe draftuese e projekt – ligjit fillestar, që sot ka marrë formën e plotë të

ligjit, ishte Ministria e Shëndetësisë dhe më specifikisht grupi i punës i ngritur me Urdhrin

Nr. 553/1, datë 04.11.2013 të Ministrit të Shëndetësisë713, me përfaqësues nga Drejtoria

Farmaceutike, Sektori Juridik, Qendra Kombëtare e Kontrollit te Barnave714 , Fondi i

Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor. Grupi i Punës, gjatë procesit të draftimit, ka bashkëpunuar me ente të tjera publike

dhe organe ministrore, si psh. me Ministrinë e Drejtësisë, duke reflektuar sugjerimet e tyre

në lidhje me riformulime të termave të përfshira në draft; me Ministrinë e Financave për

çështje të tilla që kanë të bëjnë me barnat e konsumit minimal nga udhëtarët, pullat e

kontrollit të barnave, sistemi i gjurmimit të barnave dhe procedurat doganore të lidhura me

to; me Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Sipërmarrjes715 në lidhje me sugjerimet e tyre

për termat specifikë “reklamë” dhe “produkt dietik”, si dhe në bashkëpunim me Ministrinë

e Integrimit Europian të kohës dhe sugjerimet e tyre mbi përafrimin e tyre me direktivat

europiane. Në relacionin fillestar të Ministrisë së Shëndetësisë për prezantimin e ligjit në

Kuvendin e Republikës së Shqipërisë [viti 2014] cilësohej se projekt – ligji ishte

domosdoshmëri e kohës në punën e përbashkët të përafrimit të legjislacionit dhe me

objektiv të përgjithshëm: “Ky ligj përcakton rregullat për prodhimin, vendosjen në treg,

importin, eksportin, tregtimin, përshkrimin, përdorimin, kontrollin e cilësisë dhe

inspektimin e veprimtarive që lidhen me barnat për përdorim njerëzor në Republikën e

Shqipërisë, me qëllim garantimin e shëndetit publik.”716

Për sa i përket formës së ligjit, ai është hartuar në 13 krerë dhe 68 nene.717 Neni 1

përcakton qartësisht se cili është qëllimi i aktit ligjor: “Ky ligj përcakton rregullat për

prodhimin, vendosjen në treg, importin, eksportin, tregtimin, përdorimin,

farmakovigjilencën, publicitetin, kontrollin e cilësisë dhe inspektimin e veprimtarive që

lidhen me barnat për përdorim njerëzor në Republikën e Shqipërisë, me qëllim garantimin

e shëndetit publik.”718 Në mënyrë jo të drejtëpërdrejtë, në këtë nen përcaktohet pjesërisht

edhe fusha e veprimit të ligjit kur parashikohet se qëllimi ka të bëjë me barnat për përdorim

njerëzor, duke përjashtuar kështu produktet e veterinarisë, si dhe përfshin barnat që

qarkullojnë brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.

Në mënyrë që ligjvënësi të jetë sa më transparent dhe më i kufizuar në hapësirat e

mundshme mbi një interpretim të zgjeruar të ligjit, në nenet në vijim përjashtohen disa

712Ligji Nr. 105/2014, datë 31.07.2014 “Për barnat dhe shërbimin farmaceutik”; Shih dhe: www.ligjet.org; www.europa.eu 713 www.shendetesia.gov.al 714 Ndryshuar në Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore. 715 Ndryshuar në Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes. 716 Raportim i Ministrit të Shëndetësisë në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, viti 2014;

www.parlament.al. 717 Libraria e akteve ligjore: www.ligjet.org 718 Ligji 105/2014, Neni 1; www.qbz.gov.al.

Page 194: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

182

kategori, për rregullimin e të cilave ligji nuk gjen zbatim. Të tilla janë psh., produktet e

përgatitura në farmaci, produktet kozmetike, ato për përdorim veterinar dhe pjesë të

transplanteve të indeve etj. Kjo mënyrë përshkrimi dhe saktësimi e fushës së veprimit është

një risi shumë pozitive e ligjit të ri pasi, në krahasim me ligjin e mëparshëm, i cili ndër të

tjera parashikonte në Nenin 2 të tij se: “Këtij ligji i nënshtrohen të gjitha subjektet, personat

juridikë e fizikë, shtetërore e privatë, vendas e të huaj, që ushtrojnë veprimtari të

parashikuara në dispozitat e këtij ligji.”719, ligjin e ri e gjejmë shumë më të përqëndruar

dhe të kuptueshëm për sa i përket produkteve mbi të cilat gjen zbatim dhe shtrirjes

gjeografike të juridiksionit të tij. Pjesa e mirëpërcaktimit të fushës së zbatimit është një element që e gjejmë në të

gjitha ligjet e përafruara në kuadër të modifikimeve ligjore të akteve rregullatore në vend

me Acquis. Kemi zgjedhur të mos ndalemi në aspekte teknike dhe shkencore të trajtimit të

ligjit dhe të termave të përdoruara në të, por të fokusohemi në aspektin rregullativ të

marrëdhënieve që krijohen në fushën e farmaceutikës në vendin tonë. Megjithatë, me

rëndësi të veçantë gjejmë ndryshimin e përkufizimit që i bëhet barnave në ligjin e ri,

krahasuar me përkufizimin që gjenim në ligjin paraardhës: Në ligjin e ri, Neni 3

“Përkufizime”, pika 5, “bar” konsiderohet çdo lëndë (ose kombinim lëndësh) që plotëson

2 kushte njëkohësisht: “…

a) që përdoret për trajtimin ose parandalimin e sëmundjeve në qeniet njerëzore;

b) që administrohen te qëniet njerëzore, me qëllim kryerjen e një diagnostikimi mjekësor

ose rivendosjen, rregullimin apo modifikimin e funksioneve fiziologjike të tyre…”720

Pra, si dhe shohim, përkufizimi i ri e lidh përdorimin e çdo bari me njeriun, me

qëllim identifikimin e patologjisë apo kurimin e gjendjes shëndetësore të tij. Ndërkohë që,

një përkufizim të ndryshëm dhe jo të qartë bënte ligji i mëparshëm për barnat, kur në Nenin

3, pikën 1 të tij parashikonte se: “…barna janë lëndë ose kombinim lëndësh me veti

mjekuese e parandaluese të sëmundjes, si dhe për të vendosur një diagnozë mjekësore. Të

njohura për veprimtarinë farmakologjike, imunologjike e metabolike, përdorimi i tyre në

mënyra të përcaktuara mund t'i kthejë, korrigjojë ose modifikojë funksionet fiziologjike të

organizmit të njeriut.”.721

Kreu II i ligjit rregullon prodhimin e barnave, Kreu III vendosjen e tyre në treg,

ndërkohë që tregtimi i tyre parashikohet në Kreun V dhe VII të ligjit. Të treja këto procese

kalojnë në disa klasifikime shqyrtimi dhe dhënie autorizimesh, që kanë të bëjnë me

specifika teknike të barit dhe të përdoruesve të tij. Po ashtu, edhe provat klinike (Kreu IV)

dhe çmimet e barnave (Kreu VI) janë të mirëparashikuara dhe me referenca të sakta në

brendi të këtij ligji. Elemente të cilat shfaqin interes për publikun e gjerë janë ato që kanë

të bëjnë me tregtimin me pakicë të barnave nga ana e farmacive në vend, si dhe

fletëudhëzuesit, etiketimi i barnave dhe lëshimi i recetave nga ana e shërbimit spitalor etj.

Farmakovigjilenca është po ashtu një term që e hasim shpesh gjatë debateve me qendër

shëndetësinë, por jo të gjithë e kuptojmë.722

719 Ligji Nr. 9323, datë 25.11.2004 “Për barnat dhe shërbimin farmaceutik”, Neni 2 [shfuqizuar]. 720 Qendra e Botimeve Zyrtare: www.qbz.gov.al 721 Faqe interneti: www.qbz.gov.al 722 Faqe interneti: www.shendetesia.gov.al

Page 195: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

183

Ligji jep këtë përkufizim për farmakovigjilencën “… është shkenca dhe veprimtaria

që merret me zbulimin, evidentimin dhe vlerësimin e efekteve të padëshiruara dhe/ose të

dëmshme të barnave, për parandalimin e mundshëm të tyre, si dhe me çdo problem që

lidhet me sigurinë dhe efikasitetin e barnave.”723 Përshkrimi është shumë i qartë kur shpreh

se në thelb të këtij termi qëndrojnë efektet e padëshiruara apo të dëmshme të barnave… si

mund të zbulohen këto efekte dhe si mund të parandalohen në mënyrë që të eliminohen në

maksimum problematikat që rrjedhin nga efektet anësore, siguria dhe efikasiteti i barnave?

Të gjitha këto përgjigje i jep shkenca e farmakovigjilencës dhe çdo veprimtari tjetër e lidhur

me të.724 Përkufizimin e farmakovigjilencës në formën që e gjejmë sot dhe rëndësinë e saj, e

kemi hasur shumë të ngjashme edhe në ligjin paraardhës, më saktësisht në amendimin që i

është bërë ligjit në vitin 2010. Ndryshimi qëndron te autoriteti përgjegjës për të; ndërkohë

që më parë ishte Qendra e Farmakovigjilencës përgjegjëse për veprimtarinë në fjalë,

tashmë ligjvënësi ka përcaktuar Sektorin e Farmakovigjilencës si pjesë të Agjencisë

Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore. Ky sektor është përgjegjës për mbledhjen

e informacionit mbi shfaqjen e riskut të barnave ndaj pacientëve ose ndaj shëndetit

publik.725 Detyra dhe qëllimi madhor i kësaj veprimtarie, që për vetë rëndësinë që mbart,

ka marrë trajtat e një shkence të veçantë, është minimizimi i riskut të çdo efekti, jo vetëm

të padëshiruar, por edhe të paparashikuar nga ana e specialistëve. Po ashtu, ligji parashikon

edhe një sërë kundërvajtjesh dhe masash administrative që Agjencia Kombëtare e Barnave

dhe Pajisjeve Mjekësore mund të marrë gjatë ushtrimit të veprimtarisë së saj mbikëqyrëse

në treg dhe mbi aktorët e kësaj marrëdhënieje.726 Ligji trajton në mënyrë të detajuar dhe të qartë një pjesë të madhe të marrëdhënieve

të tregut për sa i përket prodhimit, tregtimit dhe konsumimit të barnave në treg, si dhe nga

ana tjetër edhe efektet dhe kontrollin e këtyre barnave. Në kontekstin e procesit të

përafrimit të legjislacionit, ligji duke u bazuar në direktivat europiane, si dhe në

eksperiencën dhjetëra vjeçare në këtë fushë në vendin tonë, ka rezultuar si një produkt

efektiv dhe shumë pozitiv në rregullimet dhe pasojat e tij. I vetmi ndryshim që është

aplikuar mbi draftin e ligjit është amendimi me Ligjin Nr. 109/2015 “Për një ndryshim në

Ligjin Nr. 104/2014 “Për barnat dhe shërbimin farmaceutik””, datë 15.10.2015727, shpallur

me Dekretin Nr. 9285, datë 23.10.2015 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Ndryshimi në fjalë, në thelb është një ndryshim teknik që i bëhet Nenit 12 të ligjit, që ka të

bëjë me dhënien e autorizimit të tregtimit të barnave, ku tashmë përfshihen “... c) barnat e

prodhuara në vendet e Ballkanit, vetëm kur kanë marrë autorizim për tregtim dhe që

qarkullojnë në vendin e tyre."728 Shohim një shtrëngim dhe saktësim të legjislacionit për sa i përket mbikëqyrjes së

rreptë që iu bëhet barnave që mund të hyjnë dhe tregtohen brenda territorit të vendit tonë.

Kjo mbikëqyrje serioze është shumë e rëndësishme në mënyrë që pacientëve t’ju sigurohet

dhe mundësohet një trajtim optimal dhe i kontrolluar, si dhe ul shkallën e spekulimeve dhe

abuzimeve që mund të bëhen nga aktorë të ndryshëm në treg në procesin e tregtimit të

723 Libraria e akteve ligjore www.ligjet.org 724 Revista Diskutime, Viti II, prill - maj 2013, f. 687 dhe në vijim (ISSN 1857 – 825X). 725 www.shendetesia.gov.al 726 Po aty, Revista Diskutime, prill - maj 2013, f. 687 dhe në vijim. 727 Qendra e Botimeve Zyrtare: www.qbz.gov.al 728 Ligji Nr. 109/2015; Neni 1 (amendim i Nenit 12); www.ligjet.org.

Page 196: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

184

barnave të ndryshme. Roli rregullator ka të bëjë jo vetëm me llojin dhe origjinën e barnave,

por njëkohësisht edhe me çmimet e tyre dhe përcaktimin e marzheve të fitimit për aktorët

vendas ose të huaj, që janë pjesë dhe hallka të procesit të tregtimit dhe qarkullimit të

barnave në vendin tonë. Sigurisht, që këto parashikime ligjore qëndrojnë në themel të

farmaceutikës në vend, por vlen të theksohet se politikat madhore të fushës kanë të bëjnë

dhe me qëndrimet politike dhe me politikat e ndjekura nga strukturat përgjegjëse politike. Vihet re, vitet e fundit, se paketa e shëndetësisë, përmirësimi i saj dhe tendenca

drejt një shëndetësie falas i gjejmë gjithmonë me tendencë rritjeje në vend. Vlen të

përmendim faktin se, ligje të ndryshme kanë pësuar shkallë dhe nivele të ndryshme

përafrimi; një pjesë janë përafruar në mënyrë të pjesshme dhe një pjesë tjetër, si psh, ligjet

në fushën e pronësisë intelektuale që trajtuam më sipër, janë përafruar plotësisht. Duke

marrë për referencë Tabelën e Përputhshmërisë së Ligjit mbi barnat dhe shërbimin

farmaceutik, të publikuar në faqen zyrtare të internetit të Kuvendit të Republikës së

Shqipërisë 729 , shohim se Ligji “Për barnat dhe shërbimin farmaceutik”, pavarësisht

përmirësimeve të dukshme, ka një përafrim të pjesshëm. Kështu psh. disa prej pjesëve që

janë përafruar me legjislacionin europian i gjejmë si më poshtë, në mënyrë të përmbledhur

dhe të shkurtuar, duke marrë për bazë informacionin e raportuar në tabelën e

përputhshmërisë të ligjit në fjalë. 730 Neni 3 i Ligjit, “Përkufizime”, është i përafruar me parashikimet e Nenit 1 të Titullit

I të Direktivës 2001/83/KE të Parlamentit Europian dhe Këshillit të datës 06.11.2001, mbi

Kodin Komunitar në lidhje me produktet mjekësore për përdorim njerëzor, të ndryshuar731.

Janë përfshirë në këtë nen, përkufizime të reja që kanë të bëjnë me termat: bar/ lëndë/ lëndë

aktive/ lëndë ndihmëse/ bar imunologjik/ bar homeopatik/ efekt i padëshiruar/ efekt i

padëshiruar serioz/ efekt i padëshiruar i papritur/ studim për sigurinë pas autorizimit/

shpërndarje me shumicë e barnave/ përfaqësuesi i mbajtësit të autorizimit/ recetë

mjekësore/ emër i barit/ emër i përbashkët/ doza e barit/ paketimi parësor/ paketimi i

jashtëm/ etiketimi/ fletë–udhëzues/ sistemi i menaxhimit të riskut/ plani i menaxhimit të

riskut/ sistemi i farmakovigjilencës/ bar, lëndë dhe përgatesë me prejardhje bimore/ bar i

falsifikuar. Ndërkohë termat Bar për terapinë e gjeneve dhe atij me qeliza somatike janë

përafruar plotësisht me parashikimet e Aneksit I të Direktivës në fjalë “Standartet analitike

farmako – toksikologjike dhe klinike dhe protokollet në lidhje me testimin e produkteve

mjekësore”.732 Neni 2 i Ligjit, “Fusha e zbatimit” dhe përjashtimet nga kjo fushë, janë përafruar

pjesërisht me Nenet 2 dhe 3 të Direktivës, ku jepet objekti i saj. Po ashtu, nenet e Ligjit që

rregullojnë kuptimin dhe procedurat e dhënies së autorizimit të tregtimit, janë të përfaruar

pjesërisht me Nenet 5 dhe 6 të Direktivës. Në të njëjtën linjë vijojnë edhe përafrimet e

pjesshme në parashikimin e përjashtimeve nga autorizimi dhe autorizimin e tregtimit për

barnat homeopatike.

Kreu II i Ligjit, “Prodhimi i barnave”, është përafruar me Kapitullin IV të

Direktivës “Prodhimi dhe Importi”, kur parashikohen hapat dhe rregullimet që kanë të

729 Faqe zyrtare e Kuvendit te RSH ne internet: www.parlament.al. 730 Revista Diskutime, D. Bezati, cituar më sipër. 731 Faqe interneti: www.europa.eu 732 Po aty.

Page 197: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

185

bëjnë me: autorizimin e prodhimit/ përgatitjen e barnave në farmaci/ kërkesat paraprake

për autorizim/ autorizimet e prodhimit dhe kushteve të prodhimit të barnave etj.

Kreu VIII i Ligjit, “Etiketimi dhe Fletëudhëzuesi”, është përafruar me Titullin V të

Direktivës “Etiketimi dhe fletëpalosja e paketës”, ku bie në sy se, ndërkohë që rregullimet

ligjvënëse lidhur me procesin e Etiketimit janë përafruar plotësisht, ato në lidhje me

fletëudhëzuesin janë përafruar në mënyrë të pjesshme. Kreu IX, “Receta Mjekësore dhe klasifikimi i barnave”, është përafruar pjesërisht me

Titullin VI të Direktivës në fjalë, më specifikisht me parashikimet në Nenet 70 dhe 71 të

saj. Kreu X mbi Farmakovigjilencën, po ashtu është përafruar pjesërisht me Nenet 101,

102, 104 dhe 107 të Direktivës, kryesisht për sa i përket formulimeve dhe përkufizimeve

në këtë sektor, autorizimin e tregtimit dhe raportet periodike të sigurisë.733

Një Direktivë tjetër shumë e rëndësishme, e cila ka shërbyer si bazë dhe shtyllë për

përafrimin e ligjit në shqyrtim është dhe Direktiva 2001/20/KE734 mbi përafrimin e ligjeve,

rregulloreve dhe dispozitave administrative lidhur me zbatimin e Praktikës Klinike të Mirë

në kryerjen e provave klinike në produktet mjekësore për përdorim njerëzor.

Kapitulli i Ligjit që rregullon Provat Klinike është përafruar pikërisht me këtë

direktivë europiane. Një ent i rregulluar nga këto dispozita, që ka për qëllim mbrojtjen e të

drejtave të subjekteve të përfshira në proces dhe ka të bëjë me provat klinike, është

Komiteti i Etikës, i përcaktuar si: “…Komiteti i Etikës" është organi i pavarur, i përbërë

nga profesionistë të shëndetit ose jo, të cilët kanë përgjegjësi për mbrojtjen e të drejtave,

sigurisë dhe mirëqenies së personave të përfshirë në provat klinike. Organizimi i këtij komiteti bëhet me rregullore të miratuar me vendim të Këshillit

të Ministrave. Komiteti i Etikës siguron garanci publike të mbrojtjes së të drejtave,

nëpërmjet shprehjes së opinionit në protokollet e provave klinike, përshtatshmërinë e

investiguesve, metodave dhe dokumentacionit të përdorur…”.735

Vendimi Nr. 74, datë 27.01.2016 “Për miratimin e Planit Kombëtar për Integrimin

Evropian 2016 – 2020” 736 prezantonte një pasqyrë të disa prej arritjeve të kohës në

përafrimin e legjislacionit në fushën e shëndetësisë, për sa i përket sektorit të sigurisë

bërthamore dhe mbrojtjen nga rrezatimet. Në vendim evidentohen arritjet e Ministrisë së

Shëndetësisë, si institucioni përgjegjës për nismat e amendimeve ligjore në fushën e

shëndetësisë, për përafrimet e realizuara në mënyrë të pjesshme si në vijim: Në bazë të Rekomandimit 1999/519/KE janë përafruar pjesërisht: - Ligji Nr. 10469, datë 13.10.2011 “Për mbrojtjen nga rrezatimet jojonizuese”;

- Ligji Nr. 27/2013 “Mbi disa ndryshime në Ligjin Nr. 10469, datë 13.10.2011 ‘Mbi

mbrojtjen nga rrezatimet jojonizuese”;

- Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 743, datë 16.10.2012 “Për miratimin e

Rregullores për mbrojtjen e publikut nga rrezatimet jojonizuese”.737

Ndërkohë që, në bazë të Direktivës 96/29/KE janë përafruar:

733 Qendra e Botimeve Zyrtare: www.qbz.gov.al 734 Direktiva 2001/20/KE e Parlamentit Europian dhe Këshillit, datë 04.04.2001, mbi përafrimin e ligjeve, rregulloreve dhe dispozitave administrative lidhur me zbatimin e Praktikës Klinike të Mirë në kryerjen e provave klinike në produktet mjekësore për përdorim njerëzor; www.europa.eu 735 Ligji “Për barnat dhe shërbimin farmaceutik” në fuqi, Neni 3; www.qbz.gov.al. 736 www.integrimi.gov.al 737 Libraria e akteve ligjore: www.ligjet.org

Page 198: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

186

- Ligji Nr. 8025, datë 9.11.1995 “Mbi mbrojtjen nga rrezatimet jonizuese”;

- Ligji Nr. 9973, datë 28.07.2008 “Mbi disa ndryshime në Ligjin Nr. 8025, datë

9.11.1995 “Mbi mbrojtjen nga rrezatimet jonizuese”;

- Ligji Nr. 26, datë 14.02.2013 “Mbi disa ndryshime në Ligjin Nr. 8025, datë 9.11.1995

“Mbi mbrojtjen nga rrezatimet jonizuese””;

- Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 10, datë 7.01.2010 “Mbi miratimin e Rregullores

mbi licencimin dhe inspektimin e aktiviteteve me rrezatim jonizues”;

- Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr. 481, datë 25.07.2012 “Mbi miratimin e

Rregullores për sigurinë e publikut ndaj ekspozimeve që shkaktohen nga burimet e

rrezatimit jonizues”.738

Në bazë të Direktivës 2003/122/ Euratom739 është përafruar në mënyrë të pjesshme,

Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr. 344, datë 29.04.2011 “Mbi sigurinë fizike të

materialeve radioaktive në Republikën e Shqipërisë”; në bazë të Rekomandimit

2000/473/Euratom është përafruar Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr. 313, datë

9.05.2012 “Mbi miratimin e Rregullores për mbrojtjen e publikut nga shkarkimet në

mjedis, përcaktimin e mostrave, rajoneve dhe frekuencës së matjeve” dhe në bazë të

Direktivës së Këshillit 97/43/Euratom ka gjetur përafrim Vendimi i Këshillit të Ministrave

Nr. 229, datë 20.03.2013 “Mbi miratimin e Rregullores për sigurinë e ekspozimeve

mjekësore me burime të rrezatimit jonizues”. Vendimi në fjalë gjithashtu parashikonte

masat afatshkurtra dhe ato afatmesme për t’u ndërmarrë në periudhën në vijim me qëllim

përafrimin sa më të plotë në këtë fushë.740 Aktualisht shohim të realizuar 90% të këtyre masave të parashikuara dhe më

konkretisht Kapitulli 28 i VKM mbi mbrojtjen e konsumatorit dhe shëndetit reflekton se,

në fushën e shëndetit publik, arritjet kryesore, për sa i përket legjislacionit, janë bërë në

fushën e mbrojtjes së shëndetit nga produktet e duhanit, në shërbimin e transfuzionit të

gjakut dhe në fushën e transplantit të indeve dhe qelizave dhe shëndetit mendor.741 Vendimi përmend këto prioritete të fushës:

- Ngritja e qëndrueshme e mbikëqyrjes së tregut;

- Forcimi i kapaciteteve administrative të të gjitha institucioneve përkatëse dhe

Komisionit të Mbrojtjes së Konsumatorëve në veçanti;

- Bërja funksionale e Inspektoratit të Tregut, i ngarkuar me përgjegjësitë e mbikëqyrjes

së tregut, është një prej aktiviteteve të parashikuara;

- Vazhdimësi në organizimin e fushatave ndërgjegjësuese me konsumatorë dhe grupe

konsumatorësh;

- Përpjekje të mëtejshme për përafrimin e plotë me legjislacionin e BE-së për çështjet e

produkteve të duhanit, sigurisë dhe cilësisë së gjakut dhe indeve dhe qelizave të njeriut;

- Përafrimi i legjislacionit shqiptar me atë të BE-së për sëmundjet ngjitëse dhe shëndetin

mendor, në mënyrë që të përputhen plotësisht me acquis në fushën e mbrojtjes së

shëndetit;

- Vlerësimi dhe prioritizimi i ndikimit shëndetësor të politikave të mbrojtjes sociale,

sigurisë në punë, mjedisit, planifikimit dhe rregullimit territorial, duke përfshirë

738 Libraria e akteve ligjore: www.ligjet.org. 739 www.europa.eu 740 www.shendetesia.gov.al 741 VKM Nr. 42, datë 25.01.2017 “Për Miratimin e Planit Kombëtar për Integrimin Evropian 2017 – 2020”, f. 1239; Shih edhe: www.qbz.gov.al

Page 199: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

187

transportin dhe komunikimet, politikat fiskale për të rritur barrën e taksave mbi

duhanin, pijet alkoolike, lëndëve djegëse shumë ndotëse, lojërat e fatit dhe lehtësimit

të politikave fiskale për produktet me interes të veçantë për shëndetin publik;

- Krijimi/konsolidimi i mekanizmit të koordinimit ndërsektorial për probleme madhore

të shëndetit publik, si droga dhe abuzimi me alkoolin, duhanpirja, siguria rrugore,

siguria ushqimore dhe ushqyerja, shpërthimi i sëmundjeve infektive, rezistenca

antibiotike, përgatitja dhe reagimi ndaj pandemive, menaxhimi strategjik i kimikateve,

faktorët mjedisorë, ndryshimet klimatikë, migrimi, shëndeti dhe përfshirja sociale;

- Përmirësimi i programeve të mbikëqyrjes dhe reagimit ndaj sëmundjeve infektive,

përmes përmirësimit të legjislacionit, forcimit të kapaciteteve dhe rrjeteve të

informimit, si dhe forcimit të laboratorëve mikrobiologjikë të shëndetit publik;

- Ngritja e një sistemi mbikëqyrjeje për rezistencën antibiotike dhe të një programi

kontrolli dhe monitorimi mbi konsumin dhe politikat e antibiotikëve, përmes

përmirësimit të legjislacionit, forcimit të kapaciteteve dhe rrjeteve të informimit, si dhe

forcimit të laboratorëve mikrobiologjikë të shëndetit publik;

- Përmirësimi i përgatitjes dhe reagimit ndaj pandemive dhe i politikave të kontrollit të

sëmundjeve (HIV/AIDS, sifilizi, hetapiti viral, programi i imunizimit, etj.), përmes

rritjes së kapaciteteve dhe përmirësimit të strategjive kombëtare.742

Në përfundim, mund të themi se pjesa më e madhe e akteve rregullatore në fushën

e shëndetësisë, sot është përafruar plotësisht me acquis, rezultat ky i një pune intensive, të

kryer gjatë dhjetëvjeçarit të fundit dhe mekanizmave e strukturave profesionale të

angazhuara në proces. Puna e përditshme e tyre, përkrah rekomandimeve të partnerëve tanë europianë dhe

strukturave monitoruese të BE-së, ka rezultuar me sukses në procesin përafrues në fushën

e mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve shqiptarë.

Ashtu si dhe kemi përmendur më sipër, si një fushë shumë e ndjeshme, shëndetësia

ka gjithmonë punë për të bërë dhe objektiva për të realizuar dhe ajo për të cilën ne duhet të

thellohemi lidhet jo me përafrimin në letër, por me rezultatet “e prekshme” të këtij procesi.

Flasim për aksesin që qytetari ka në shërbimin shëndetësor, skemën e sigurimeve

shëndetësore dhe mbulimin përkatës nga fondi i rimbursimit dhe barnave të skemës, ofrimi

i shërbimeve në çdo qytet dhe fshat brenda territorit të vendit etj. Në këtë këndvështrim, ende shëndetësia shihet si një sfidë serioze, e cila ka nevojë

ashtu si dhe cituam për kontributin e gjithësecilit dhe nxjerrjen në pah të shpirtit human të

shqiptarëve, por edhe për një angazhim dhe monitorim të saktë dhe rigoroz të fondeve që

akumulohen dhe më pas, investohen në këtë fushë.

4.4 Legjislacioni në sistemin bankar. Sistemi financiar në vendin tonë është një arenë ndërveprimi e shumë faktorëve dhe

aktorëve të një rëndësie të veçantë. Bëhet fjalë për menaxhimin e financave, të ardhurave

dhe shpenzimeve të një vendi dhe individëve të shumtë dhe në këtë kontekst, është e

kuptueshme rëndësia dhe pesha madhore që mbart rregullimi i kësaj fushe. Ashtu si dhe

përmendëm, aktorët ndërveprues në këtë arenë janë të shumtë… fillon nga individi dhe

vazhdon te strukturat themelore të shtetit.

742 Vendim Nr. 42, datë 25.01.2017, f. 1240 – 1241; www.ligjet.org.

Page 200: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

188

Një instrument kyç në këtë skemë është pikërisht dhe sistemi bankar në vend. Çdo

individ lidh të drejtat e tij pasurore me bankën, duke filluar nga prezantimi pranë saj në

rastin e depozitimit të kursimeve apo marrjen e pagës mujore dhe deri në marrjen e një

kredie apo ndihmës financiare për kryerjen e investimeve për të ardhmen. Të gjitha këto,

çdokush i bën në mënyrë që të ketë një asistencë financiare në menaxhimin e të ardhurave

dhe shpenzimeve vetjake apo familjare, si dhe një mbështetje më të specializuar nga

profesionistët e fushës. Ndërkohë, në një këndvështrim makro-ekonomik, ku kemi zgjerim

të arenës së ndërveprimit, shohim se si bankat e nivelit të dytë në vend, së bashku me

Bankën e Shqipërisë 743 dhe institucionet e tjera financiare jo bankare, ushtrojnë

veprimtarinë e tyre financiare për të rregulluar “lëvizjen” e fondeve në shkallë kombëtare

dhe më gjerë. Sistemi bankar në vendin tonë karakterizohet nga një zhvillim historik i

qëndrueshëm. Në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, Neni 161 parashikon statusin e

veçantë të Bankës së Shqipërisë: “Banka Qendrore e shtetit është Banka e Shqipërisë. Ajo

ka të drejtën ekskluzive të nxjerrjes e të qarkullimit të monedhës shqiptare, të zbatimit të

pavarur të politikës monetare dhe të mbajtjes e të administrimit të rezervave valutore të

Republikës së Shqipërisë. Banka e Shqipërisë drejtohet nga një këshill, i cili kryesohet nga Guvernatori.744

Guvernatori zgjidhet nga Kuvendi me propozim të Presidentit të Republikës për 7 vjet, me

të drejtë rizgjedhjeje.” Shohim se si Kushteta e vendos Bankën e Shqipërisë në një vend

piedestali, duke i dhënë të drejta dhe njëkohësisht detyrime, të cilat gëzohen dhe rëndojnë

ekskluzivisht mbi këtë institucion. Kështu, është Banka e Shqipërisë institucioni i cili është

përgjegjës për stabilitetin financiar dhe politikat monetare në vend. Është i vetmi

institucion përgjegjës për emetimin e parasë në vend, Lekut dhe shërben njëkohësisht si

agjent fiskal dhe këshilltar financiar i Qeverisë Shqiptare.

Përbërja dhe funksionimi i Bankës së Shqipërisë rregullohet me anë të Ligjit Nr.

8269, datë 23.12.1997 “Për Bankën e Shqipërisë” i ndryshuar745. Ligji i vitit 1997 bën

parashikimet bazë të funksionimit të këtij institucioni. Kreu I, Dispozitat e Përgjithshme,

parashikon rregullimet themelore të institucionit si Banka Qendrore në vendin tonë, me seli

qendrore në Tiranë. Përcaktohen të drejtat e Bankës, sistemi i raportimeve, objektivat dhe

detyrat kryesore të saj. Më tej, Kreu II rregullon fondin themeltar dhe përdorimin e fitimit,

si dy shtylla kryesore në veprimtarinë e Bankës së Shqipërisë dhe elemente thelbësore në

sistemin financiar në vend. Kreu III rregullon parimet bazë të marrëdhënies së Bankës me

bankat e tjera në vend, të quajtura bankat e nivelit të dytë. Shohim se si Banka Qendrore

bën rregullimin e mbarëvajtjes dhe mbikëqyrjen e tyre. Shumë e rëndësishme është dhe një

marrëdhënie tjetër, shumë e veçantë, që Banka ka me vetë shtetin shqiptar. Kemi

përmendur se si kjo Bankë, ndër të tjera, luan dhe rolin e këshilltarit financiar dhe agjentit

të Qeverisë Shqiptare. Ligji, në Kreun IV të tij, detajon këtë marrëdhënie shumë të

rëndësishme dhe po aq sensitive midis dy strukturave të rëndësishme. Duke mos dashur të

ndalemi hollësisht në rregullimet konkrete të ligjit, përmendim se Krerët në vijim (V, VI,

VII, VIII) parashikojnë respektivisht emetimin e monedhës, organizimin dhe drejtimin e

743 Banka qëndrore në vend. 744 www.bankofalbania.org 745 Qendra e Botimeve Zyrtare: www.qbz.gov.al

Page 201: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

189

Bankës, regjimin e këmbimeve valutore dhe rezervave monetare, kontabilitetin, bilancin

dhe raportimet e Bankës së Shqipërisë.

Shohim në vijim se ndryshimet legjislative që ka pësuar ligji nuk janë të shumta.

Gjatë vitit 1998, me Ligjin Nr. 8384, datë 29.07.1998 “Për shtimin e një dispozite tranzitore

në Ligjin Nr. 8269, datë 23.12.1997 "Për Bankën e Shqipërisë"”, është bërë një amendim i

ligjit, i cili lidhet me përllogaritjen e mandateve dhe emërimeve të anëtarëve të strukturave

të Bankës. Gjatë vitit 2002, kemi Ligjin Nr. 8893, datë 25.07.2002 “Për disa shtesa dhe

ndryshime në Ligjin Nr. 8269, datë 23.12.1997 “Për Bankën e Shqipërisë”, ndryshuar me

Ligjin Nr. 8384, datë 29.07.1998”746, ndryshime këto të cilat lidhen me disa amendime që

praktika e asaj kohe solli në vëmendje të aktorëve financiarë, ndryshime të cilat kërkonin

reflektim edhe në ligj. Përtej zëvendësimit të disa termave, këto amendime ligjore u

fokusuan kryesisht në kompetenca më të zgjeruara të Bankës, ku tashmë ajo shprehimisht

parashikohej të ishte “e pavarur” në ushtrimin e funksioneve të parashikuara.

Ndryshimet e fundit ligjore datojnë në vitin 2014, ku me anë të Ligjit Nr. 179/2014

është bërë shfuqizimi, në Nenin 44 të Ligjit747, i togfjalëshit “shtetas i Republikës së

Shqipërisë”. Duke qenë se qëllimi ynë, në këtë pjesë të studimit nuk është në vetvete

rregullimi dhe funksionimi i Bankës së Shqipërisë apo qoftë dhe rregullimi i sistemit

bankar në vend, por impakti i ndryshimeve legjislative në kuadër të procesit integrues dhe

aksesit në shërbimin e faciliteteve bankare të një individi apo biznesi, nuk po ndalemi më

gjatë në këto rregullime ligjore, për të cilat ekzistojnë dy komentarë shumë interesantë,

publikime të Bankës së Shqipërisë gjatë periudhës Janar 2003, të cilët trajtojnë

respektivisht Ligjin “Për Bankën e Shqipërisë” dhe Ligjin “Për bankat në RSH”. Ligji Nr. 9662, datë 18.12.2006 “Për Bankat në Republikën e Shqipërisë” është

ligji bazë, që rregullon funksionimin dhe koordinimin e sistemit bankar në vend, i cili

përbëhet nga bankat e nivelit të dytë dhe marrëdhënia e tyre me Bankën Qendrore, të

trajtuar si më sipër. Dy prej koncepteve bazë të tij janë veprimtaria bankare dhe veprimtaria

financiare. Sipas parashikimeve të ligjit, me veprimtari bankare kuptohet pranimi i

depozitave monetare ose i fondeve të tjera të ripagueshme nga publiku dhe përdorimi i tyre

për dhënie kredie e vendosje në emër dhe për llogari të vet.748 Ndërkohë, Neni 54 i ligjit jep një parashikim rreth asaj që kuptojmë me veprimtari

financiare, si një koncept më i gjerë se i pari. Veprimtaria financiare përfshin kredidhënien

në të gjitha format e saj, faktoringun dhe financimin e transaksioneve tregtare, qiranë

financiare (leasing), shërbimet e pagesave dhe transfertave, ofrimin e garancive dhe

marrjen e angazhimeve, këmbimet valutore, instrumentet e tregut të parasë, produktet

derivative, letrat me vlerë, shërbimet e ndryshme që lidhen me sistemin e pagesave749 e të

tjera koncepte të ngjashme750, që trajtohen nga ligji në fjalë.

Ligji është amenduar me Ligjin Nr. 10481, datë 17.11.2011, Ligjin Nr. 131/2016,

datë 22.12.2016 dhe ndryshime të mëtejshme ka pësuar edhe në kohën e hyrjes në fuqi të

Ligjit Nr. 133/2013 “Për sistemin e pagesave”. Pasi listohen parashikimet bazë të ligjit,

746 Libraria e akteve ligjore: www.ligjet.org 747 www.bankofalbania.org 748 Neni 4, Pika I, 2 e Ligjit Nr. 9662, datë 18.12.2006 “Për Bankat në Republikën e Shqipërisë”; www.bankofalbania.org 749 Ndryshim i amenduar me Ligjin “Për sistemin e pagesave”, që trajtohet në vijim në punim. 750 www.qbz.gov.al

Page 202: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

190

Dispozitat e Përgjithshme, Kreu II i tij rregullon çeshtjet që kanë të bëjnë me liçencimin e

bankave dhe degëve të bankave të huaja, ku spikat në çdo fazë të procesit roli mbikëqyrës

dhe rregullues i Bankës së Shqipërisë.751 Ndryshimet ligjore të vitit 2011 u pasuan me realizimin në praktikë të ndryshimeve

të kërkuara, ku degët e bankave të huaja ndërmorën hapat e nevojshme për shndërrimin në

banka të mirëfillta me regjistrim në Shqipëri, ku shoqëritë mëmë të tyre vazhdonin të ishin

dhe të jenë bankat e huaja. Organizimi, drejtimi dhe kontrolli i bankave, mënyrat e

funksionimit të tyre etj. janë të parashikuara dhe rregulluara nga Kreu III i ligjit; Neni 30 e

në vijim. Përtej parashikimeve specifike dhe shumë të veçanta të bëra në këto ligje, shohim

se si ligjvënësi në të gjithë frymën që përshkon ligjin e vë theksin te veçantitë që paraqesin

bankat, veprimtaritë e tyre, në krahasim me shoqëritë tregtare dhe veprimtaritë tregtare të

tyre.

Bankat, ashtu si dhe shoqëritë e tjera tregtare, dalin në treg për të realizuar fitim

dhe në këtë kuptim gjejmë përqasje të mëdha në funksionimin dhe rregullimin e përbashkët

të tyre. Në këtë këndvështrim, banka mund të studiohet edhe si një shoqëri e mirëfilltë

tregtare, që regjistrohet në strukturat kompetente të regjistrimit të shoqërive tregtare,

Qendrën Kombëtare të Biznesit, strukturave tatimore dhe pajisjes me Numrin NIPT e të

tjera ndërveprime si këto. Por duke parë specifikat e aktivitetit që ushtron, mënyrës së rregullimit dhe

mbikëqyrjes, rolit të madh që ka në shoqërinë dhe ekonominë e një vendi, banka shihet dhe

studiohet përtej të qenit thjesht një shoqëri tregtare, e rregulluar nga Ligji Nr. 9901, datë

14.04.2008 “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare” i ndryshuar752. Ligji i veçantë pasqyron pikërisht këtë natyrë specifike, e cila kërkon një studim në

këndvështrim shumë të profilizuar të sektorit. Ritheksoj se qëllimi i kësaj pjese të punimit

nuk është studimi i sistemit bankar në tërësinë e tij, i cili ndër të tjera do të kërkonte një

studim shumë të gjerë dhe të alternuar me kuadrin rregullator të fushës dhe aktorët e tjerë

ndërveprues, por qëllimi lidhet me përpjekjet për të reflektuar një pasqyrë të thjeshtë dhe

të përmbledhur të aksesit që ka individi apo biznesi në sistemin bankar dhe kryesisht, duke

u ndalur në një prej drejtimeve të veprimtarisë financiare dhe bankare, pikërisht te

kredidhënia.

Aksesi, lehtësirat, mundësitë, metodat, procedurat për marrjen e një kredie janë të

njëjta me ato që kanë qenë para 20 vitesh apo ndryshimet legjislative dhe rregullatore, që

sistemi ligjor ka pësuar në kuadër të procesit përafrues e kanë lehtësuar aksesin në

kredidhënie - kredimarrje?... Apo mos ndoshta ky proces është vështirësuar? Ligji Nr. 53/2014 “Për sigurimin e depozitave”, datë 22.05.2014, shpallur me

Dekretin Nr. 8598, datë 17.06.2014 të Presidentit të RSH, është një akt ligjor që rregullon

funksionimin e skemës së sigurimit të depozitave në bankat, degët e bankave të huaja dhe

shoqëritë e kursim – kreditit, të licencuara në Republikën e Shqipërisë.753

Ligjvënësi ka siguruar individin apo biznesin që paraqitet në bankë me qëllimin për

të depozituar të ardhurat e tij apo fonde të tjera të realizuara nga kryerja e aktivitetit tregtar.

Kjo situatë hedh dritë mbi rolin rregullator të shtetit, kur ndërhyn për të mbrojtur të drejtat

e qytetarëve të tij. Banka e nivelit të dytë është një aktor, i cili, në sajë të procedurave të

751 Libraria e akteve ligjore: www.ligjet.org 752 Qendra Kombëtare e Biznesit: www.qkb.gov.al 753 Neni 1, pika 1 e Ligjit Nr. 53/2014; www.ligjet.org.

Page 203: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

191

licencimit dhe të mbikëqyrjes së vazhdueshme, ngjall besim të madh te individët.

Megjithatë, për shkak të faktorëve të ndryshëm, edhe subjektivë të vetë bankës specifike

apo edhe më gjerë, faktorë objektivë që mund të preken nga situata financiare në vend,

banka mund të përballet me një situatë pamundësie për t’i siguruar depozituesit të saj

fondet e depozituara më herët në Bankë. Kjo mungesë likuiditeti apo paaftësie paguese nuk

mund të lihet, në mënyrë absolute, në varësi vetëm të bankës, e cila duke qenë një shoqëri

tregëtare mund të haset dhe me probleme të likuidimit apo falimentit. Shteti ndërhyn në

këtë moment, duke siguruar depozitat e individit apo biznesit, deri në një nivel të caktuar.

Në këtë mënyrë, del në pah edhe një objektiv i rëndësishëm i skemës së sigurimit të

depozitave, i cili përtej mbrojtjes së depozituesve ka për objektiv esencial edhe të

kontribuojë në stabilitetin e sistemit bankar e financiar754. Ligji është amenduar me Ligjin Nr. 39/2016, datë 14.04.2016 dhe Ligjin Nr. 132/2016,

datë 22.12.2016. Ky ligj është përafruar me Direktivën 94/19/KE të Parlamentit dhe

Këshillit “Mbi skemat e garantimit të depozitave”, e ndryshuar me Direktivën 2009/14/KE

të Parlamentit Europian dhe Këshillit të datës 13.3.2009755.

Ligji krijon një subjekt specifik për rregullimin e skemës së sigurimit të depozitave,

Agjencinë e Sigurimit të Depozitave (ASD). Neni 6 i ligjit parashikon pavarësinë

institucionale të Agjencisë: 1.Agjencia gëzon pavarësi operacionale dhe financiare nga çdo

subjekt tjetër, në zbatim të dispozitave të këtij ligji. 2.Agjencia mbikëqyret nga Autoriteti

Mbikëqyrës.756

Agjencia raporton në Kuvend, Këshillin e Ministrave dhe Autoritetin Mbikëqyrës në

lidhje me veprimtarinë e saj vjetore. Kreu V i ligjit rregullon pikërisht formën juridike të

agjencisë, funksionet e saj, të drejtat dhe organizimin e agjencisë, si dhe strukturat

përbërëse të saj (Neni 42 e në vijim). Kriteret në bazë të të cilave Agjencia pranon ose jo

anëtarësimin e subjekteve kërkues në skemën e sigurimit janë të parashikuara në Nenin 22

të ligjit, ku ndër të tjera, përmendet plotësimi i dokumentacionit të kërkuar dhe kushteve

teknike e organizative, si dhe pagesa e kontributit fillestar. Marrja e çertifikatës së

anëtarësimit në këtë skemë i mundëson bankat dhe shoqëritë e kursim - kreditit të jenë

pjesë e mbulimit të depozitave. Neni 33 i ligjit parashikon nivelet maksimale të këtij

mbulimi, ku shohim se për bankat përllogaritet në shumën prej 2.5 milionë Lekë për çdo

depozitë, ndërkohë që për SHKK shuma maksimale e mbulimit është 2 milionë Lekë. Përtej

këtyre shumave maksimale, ligjvënësi liston në Nenin 32 të tij edhe një seri llojesh

depozitash, të cilat quhen “depozita të pasigurueshme” dhe nuk janë pjesë e skemës së

mbulimit dhe sigurimit të depozitave për shkak të specifikave dhe karakteristikave unike

të tyre. 757 Një ndër kapitujt më të rëndësishëm të ligjit është pikërisht Kreu VI, “Administrimi

i Mjeteve Financiare të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave”. Si dhe mund të kuptohet

nga trajtimi i deritanishëm i këtij ligji shohim se koncepti bazë dhe mjeti më i rëndësishëm

i tij janë mjetet financiare. Janë pikërisht këto të fundit që mundësojnë dhe kryerjen e

pagesës në rast të ndodhjes së një ose të disa prej rasteve të sigurimit. Fondet e Agjencisë

përbëhen nga fondet themeltare për sigurimin e depozitave, rezervat e mundshme dhe

fondet e akumuluara nga ushtrimi i veprimtarisë së vetë Agjencisë. Neni 59 i ligjit jep një

754 Neni 1, pika 3 e Ligjit Nr. 53/2014; www.ligjet.org; www.qbz.gov.al 755 CELEX: 32009L0014; OJ L 68, faqe 3 – 7; www.ligjet.org; www.ikub.al. 756 Neni 6 i Ligjit Nr. 53/2014; www.bankofalbania.org. 757 Libraria e akteve ligjore: www.ligjet.org

Page 204: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

192

pasqyrim të investimeve që bën Agjencia, si psh. në tituj borxhi të emetuar nga Qeveria,

depozita ose tituj borxhi të emetuar nga institucione financiare ndërkombëtare, depozita

me interes në Autoritetin Mbikëqyrës. Shohim, në këtë mënyrë, se si Agjencia nëpërmjet

këtyre investimeve, për të cilat theksojmë se ndërmerren vetëm në kushtet e respektimit të

parimit të sigurisë dhe rritjes së likuiditetit, krijon fonde të veta duke kontribuar në rritjen

e fondit të përgjithshëm të saj.758 Një pjesë të amendimeve që ka pësuar ky ligj, të cituara këto në paragrafin më sipër,

kanë ardhur si pasojë e hyrjes në fuqi të një ligji shumë të veçantë dhe specifik të fushës,

Ligjit Nr. 133/2016, datë 22.12.2016, shpallur me Dekretin Nr. 9936, datë 09.01.2017 të

Presidentit të RSH, “Për rimëkëmbjen dhe ndërhyrjen e jashtëzakonshme në banka, në

Republikën e Shqipërisë”759. Ky ligj është përafruar pjesërisht me Direktivën 2014/ 59/ BE të Parlamentit

Europian dhe Këshillit, datë 15 Maj 2014 “Mbi krijimin e një kuadri për rimëkëmbjen dhe

zgjidhjen e institucioneve të kreditit dhe firmave të investimit, që ndryshon Direktivën e

Këshillit 82/891/KEE dhe Direktivat 2001/24/KE, 2002/47/KE, 2004/25/KE, 2005/56/KE,

2007/36/KE, 2011/35/BE, 2012/30/BE dhe 2013/36/BE, si dhe Rregulloret (BE) Nr.

1093/2010 dhe (BE) Nr. 648/2012 të Parlamentit Europian dhe Këshillit”, Numri CELEX:

32014L0059.760 Ligji sërish shpreh rolin dhe autoritetin mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë si

Banka Qendrore në vend. Ajo është autoriteti përgjegjës edhe sipas këtij ligji, kur ky i

fundit e referon duke e quajtur “Autoriteti i Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme”. Neni 7, pika

1 e ligjit parashikon se çdo bankë harton dhe përditëson planin e rimëkëmbjes, i cili

parashikon masat që duhen marrë nga vetë banka për të rivendosur pozicionin financiar,

në rast të një përkeqësimi të konsiderueshëm të gjendjes së saj financiare. Këto të fundit

vlerësohen dhe mbikëqyren nga Banka e Shqipërisë në mënyra dhe periudha kohore

periodike. Plani i ndërhyrjes së jashtëzakonshme që bën Banka e Shqipërisë është specifik

për çdo bankë, që ushtron veprimtarinë e saj në territorin e vendit. Kjo pasi secila bankë ka

specifikat dhe rregullimet e veta të veçanta, të cilat në shumicën e rasteve induktohen apo

janë të ngjashme me ato të shoqërive mëmë të tyre – banka të huaja, kur flasim për banka

me kapital të huaj që ushtrojnë aktivitetin dhe veprimtarinë e tyre bankare në vendin tonë.

Çdo plan ndërhyrjeje për rimëkëmbje të veprimtarisë bankare është në varësi dhe

të pengesave që shfaqen, pengesa këto që bazohen në kritere specifike si dhe përmendëm,

për çdo bankë apo edhe më gjerë, pengesa të kushtëzuara nga tregu financiar në vend. Kreu

IV i ligjit parashikon forma të ndryshme ndërhyrjeje, duke filluar nga ndërhyrja e hershme,

zëvendësimi i administratorëve, marrja në administrim të përkohshëm. Mënyrat më të detajuara dhe mjetet konkrete të ndërhyrjes prezantohen nga Neni

25 i ligjit, i cili përcakton katër instrumente kryesore të ndërhyrjes së jashtëzakonshme:

shitjen e aktivitetit tregtar, krijimin e bankës urë, ndarjen e aktiveve dhe rikapitalizimin

nga brenda. Duke qenë se këto janë mjete dhe hapa konkretë nuk zgjedhim të ndalemi më

në detaje të rregullimit të tyre, por vlen të theksohet fakti se fryma e ligjvënësit dhe qëllimi

i tij, që pasqyrohet në këtë kuadër ligjor, ka të bëjë me faktin se mbështet parimin

ndërkombëtar “beso dhe kontrollo”.

758 www.asd.gov.al 759 Qendra e Botimeve Zyrtare: www.qbz.gov.al 760 Fletorja Zyrtare e Bashkimit Europian, Seria L, nr. 173, datë 12.6.2014, faqe 190 – 348; https://eur-lex.europa.eu/oj/direct-access.html.

Page 205: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

193

Pra, shohim se përtej filtrimit dhe kontrollit që i bëhet një institucioni financiar

përpara se të hyjë në tregun shqiptar, mbikëqyrjes së vazhdueshme të tij dhe aktivitetit

konkret, shohim se shteti nëpërmjet Qeverisë dhe Bankës së Shqipërisë luan, në mënyrë

konstante, rolin e kontrollorit të aktivitetit bankar dhe tregtar në vend. Qëllimi është ruajtja

e stabilitetit financiar në vend dhe mbrojtja në çdo rast e individit, biznesit e në përgjithësi

aktorëve ndërveprues në treg. Flasim për masa të jashtëzakonshme apo “plane B”, që shteti

shqiptar i planifikon dhe është në gatishmëri ndërveprimi në rast të përballjes me një

pengesë, vështirësi apo kushteve të paparashikuara, me qëllim shmangien në çdo rast të një

kolapsi të sistemit bankar në vend761. Dy ligje shumë të rëndësishme, që lidhen me pyetjen e ngritur, pjesë e analizës sonë

dhe që gjejnë zbatim masiv në praktikë e që kanë pësuar ndryshime në kuadër të procesit

integrues, janë pikërisht ligji për barret siguruese dhe ai për sistemin e pagesave.

Ligji Nr. 8537, datë 18.10.1999 “Për barret siguruese”, shpallur me Dekretin Nr.

2468, datë 28.10.1999 të Presidentit të RSH, ka hyrë në fuqi më datë 01.01.2000762. Shohim

se si ky ligj përfshin në të drejtën shqiptare një koncept të ri, atë të “barrës siguruese”. Neni

1 i ligjit jep këtë përshkrim: Barrë siguruese është një e drejtë reale mbi pasuri të

paprekshme ose pasuri të luajtshme të prekshme, si të tashme ashtu dhe të ardhme, që

siguron një ose më shumë detyrime që kanë lindur përpara ose pas lidhjes së marrëveshjes

siguruese.763

Shohim se si zgjerohet gama e të ashtuquajturave “kolaterale” në sistemin e

kredidhënies në vend764. Përtej parashikimeve që ligji bën për kuptimin e barrës siguruese,

kompletimin dhe radhën e preferimit për të, cedimit e të tjera, ligji krijon strukturën

rregullatore për këtë proces: Regjistrin e Barreve Siguruese. Ky regjistër është konceptuar

si një regjistër i veçantë të dhënash, i cili vepron në varësi të Ministrisë së Financave dhe

shërben, ashtu si dhe paraqitet në emërtimin e tij, si një historik të dhënash për të gjitha

pasuritë e regjistruara në të, të drejtave dhe detyrimeve që rëndojnë mbi to, si dhe fshirjen

apo amendimin e modifikimin e këtyre të drejtave.

Vlen të përmendim këtu se përtej parashikimeve të qarta ligjore që ligji bën në

referencë të kësaj strukture, praktika dhe opinionet e aktorëve kryesorë në këtë marrëdhënie

shprehin pakënaqësitë e tyre dhe tregojnë për një hapësirë që ka nevojë të përmirësohet në

praktikë. Konceptet e trajtuara paraqiteshin në atë kohë si të paprekshme dhe jo lehtësisht

të përqafueshme për sa kohë që mungonte praktika dhe rastet konkrete. Pjesa përmbyllëse

e ligjit parashikon ekzekutimin e të drejtave, që lidhen me barret siguruese dhe kalimin e

tyre në favor të kreditorëve.

Ligji pasohet me Udhëzimin Nr. 6278, datë 11.12.2000 të Ministrit të Financave

“Për miratimin e Rregullores së barreve siguruese” dhe amendimet ligjore në vitet pasuese.

Kështu, Ligji Nr. 9524, datë 25.04.2006, shpallur me Dekretin Nr. 4866, datë 10.5.2006 të

Presidentit të RSH, bën dy ndryshime teknike në ligj, kur zëvendëson terminologjinë e

përcaktimit të ministrisë përgjegjëse në proces, Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe

Energjetikës.

761 www.bankofalbania.org 762 Libraria e akteve ligjore: www.ligjet.org 763 Neni 1 i Ligjit Nr. 8537, datë 18.10.1999 “Për barret siguruese”. 764 Koncepti është më i gjerë, duke qenë se rregullon edhe marrëdhëniet ndërmjet privatëve – të tretëve, por kjo lloj marrëdhënie nuk është pjesë e studimit në këtë kapitull të punimit.

Page 206: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

194

Vitet 2008 dhe 2009 sjellin ndryshime të mëtejshme në ligj, ku me anë të Ligjit Nr.

10022, datë 24.11.2008 dhe Ligjit Nr. 10185, datë 05.11.2009 amendohen çështje që kanë

të bëjnë kryesisht me delegimin e kompetencave të regjistrit të barreve siguruese në formën

e koncesionit apo dhe parashikimet për pajisjen me çertifikatën për të dhënat e regjistrit.765

Data 29 Prill 2013 shënon një datë të veçantë në rregullimin ligjor të vështirësive

të prezantuara nga praktika. Në këtë datë kemi miratimin e Ligjit “Për sistemin e pagesave”,

të cilin do ta shqyrtojmë shkurtimisht në paragrafin në vijim. Shohim se si në këtë moment

shfuqizohen termat pasuri e paprekshme, instrument, letër me vlerë dhe llogari, rregullimi

i të cilave kalon nën “juridiksionin” e ligjit që parashikon sistemin e pagesave.

Ndryshimi i fundit i ligjit daton në vitin 2016, ku me anë të Ligjit Nr. 101/ 2016,

date 20.10.2016, shpallur me Dekretin Nr. 9781, datë 31.10.2016 të Presidentit të RSH,

kemi ndryshim të kuptimit të termit “barrë siguruese” në: "Barrë siguruese - është një e

drejtë reale mbi pasuri të paprekshme ose pasuri të luajtshme të prekshme, si të tashme,

ashtu dhe të ardhme, që siguron një ose më shumë detyrime që kanë lindur përpara ose pas

lidhjes së marrëveshjes siguruese."766

Kemi rregullim të koncepteve: cedim, llogari, debitor i llogarisë, instrument dhe

titull. Tashmë, me pasuri të paprekshme do të kuptojmë “... çdo lloj pasurie që nuk është

send, instrument ose titull. Janë pasuri e paprekshme pronësia intelektuale, llogaritë etj."767

Ligji Nr. 133/2013, datë 29.04.2013 “Për sistemin e pagesave” është shpallur me

Dekretin Nr. 8166, datë 13.05.2013 të Presidentit të RSH dhe paraqitet i përafruar

plotësisht me Direktivën 98/26/KE të Parlamentit Europian dhe të Këshillit, datë 19 Maj

1998 "Mbi finalizimin e shlyerjes së pagesave dhe të titujve në sistemet e shlyerjes", të

ndryshuar768 dhe Direktivën 2002/47/KE të Parlamentit Europian dhe të Këshillit, datë 6

Qershor 2002 "Mbi marrëveshjet financiare të kolateralit", të ndryshuar769.

Qëllimi i ligjit është që të nxisë sigurinë, qëndrueshmërinë dhe efikasitetin e

sistemit kombëtar të pagesave në Shqipëri770. Neni 5 i ligjit jep përshkrimin dhe kuptimin

e vetë sistemit të pagesave në vend: "Sistemi i pagesave" është një marrëveshje formale

ose një bazë rregullative, e cila është e detyrueshme ndërmjet tre a më shumë

pjesëmarrësish, me rregulla të përbashkëta dhe marrëveshje të standardizuara për

ekzekutimin e urdhër - transfertave të cash-it ndërmjet pjesëmarrësve.” Risia e këtij ligji

është futja e koncepteve si kolaterali financiar dhe marrëveshja e kolateralit financiar. Me

kolateral financiar, ligji nënkupton cash-in dhe instrumentet financiare771.

Shohim një rregullim të ri të këtyre kolateraleve, një strukturë të re, e cila do të

merret me regjistrimin dhe historikun e tyre: Komiteti Kombëtar i Sistemit të Pagesave.

Pavarësisht qëllimit të këtij ligji, për të mundësuar lehtësimin e procedurave dhe të evitojë

formalizmat, shmangien e vonesave dhe unifikimin e praktikës europiane, vështirësitë e

hasura në praktikë, parashikimet jo fort të qarta që bën ligji në referencë të strukturave që

765 Qendra e Botimeve Zyrtare: www.qbz.gov.al 766 Neni 1, pika 1 e Ligjit Nr. 101/ 2016 “Për disa ndryshime dhe shtesa në Ligjin Nr. 8537, datë 18.10.1999 “Për barret siguruese””; www.ligjet.org. 767 Si më sipër, Neni 1, pika 7. 768 Numri CELEX: 31998L0026, Fletorja Zyrtare e Bashkimit Europian, Seria L, Nr. 166, datë 11.06.1998, faqe 45 – 50; https://eur-lex.europa.eu/oj/direct-access.html 769 Numri CELEX: 32002L0047, Fletorja Zyrtare e Bashkimit Europian, Seria L, Nr. 168, datë 27.06.2002, faqe 43-50; https://eur-lex.europa.eu/oj/direct-access.html 770 Neni 1 i Ligjit Nr. 133/2013 “Për sistemin e pagesave”; www.qbz.gov.al. 771 Po aty, Neni 5, pika ë).

Page 207: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

195

nuk u treguan funksionale dhe mungesa e një harmonizimi të kudrit ligjor me kolateralin

financiar çuan në ndryshimet e vitit 2016 të cituara më sipër, të jetësuara këto në ligjin për

barret siguruese, i cili “rimerr stafetën” për sa i përket rregullimit të kësaj forme kolaterali.

Pavarësisht rregullimeve në njërin apo ligjin tjetër, formulimet dhe prevalenca e

çdonjërit prej tyre, ngrihet pyetja: Pse zgjodhëm të ndalemi pikërisht në këto rregullime

specifike ligjore dhe ndryshimet e tyre?... Fusha e sistemit bankar shërben si një “sportel

gjigand”, ku individi apo biznesi paraqitet për të marrë një ndihmë të specializuar në lidhje

me financat e tij, të formave të ndryshme në varësi dhe të kërkesës së konsumatorit. Baza

ligjore e fushës është tejet e gjerë; kemi ligje, akte nënligjore, akte normative dhe rregullore

të shumta të Bankës së Shqipërisë dhe bankave të nivelit të dytë. Shumica e këtyre akteve

janë pjesërisht të përafruara me ato europiane.

Kredia bankare shërben si një instrument i dyanshëm; është pikërisht kjo një nga

format e ndihmës që personat e interesuar kërkojnë në bankë dhe është ajo që banka mund

t’ju ofrojë, sigurisht kundrejt pagesës së shpenzimeve dhe interesave në favor të bankës, të

cilat në fund të fundit mundësojnë rritjen e fitimit të vetë institucionit financiar, i cili si dhe

kemi përmendur, vepron në treg për qëllime fitimprurëse. Pra, shohim se si ky instrument

është i dobishëm për të dyja palët ndërvepruese në skenë.

Dikur, individi apo qoftë dhe biznesi, paraqitej në bankë për të marrë një kredi

vetem në momentin kur kishte në pronësi një “pasuri të sigurt”, siç ishte psh. një shtëpi

apo dyqan, pra një pasuri të paluajtshme. Këto të fundit shërbenin si i vetmi “kolateral”,

mjet që siguronte pagesën dhe kthimin mbrapsht të borxhit/ kredisë së dhënë.

Me kalimin e viteve, me zgjerimin e tregut dhe me hyrjen në të të aktorëve të

jashtëm dhe të subjekteve të huaja, të cilët sollën edhe praktikat e vendeve të tyre europiane

e më gjerë, me kërkesat në rritje të konsumatorit dhe biznesit dhe të gjitha këto te

finalizuara nga ndryshimet ligjore të cituara më sipër, shohim një zgjerim dhe diversifikim

të llojit të kolateraleve, duke përfshirë si një garanci shumë serioze edhe pasurinë e

luajtshme apo pasurinë e paprekshme.

Tashmë edhe pronësia intelektuale shërben si kolateral772 . Të gjitha këto akte

ligjore të marra në shqyrtim gjejnë veprim mbi cashin, llogarinë bankare, automjetet,

aksionet dhe kuotat e një shoqërie, obligacionet, aktivet dhe pasivet e saj, gurët e çmuar,

interesat e një depozite e të tjera forma pronësie të ngjashme.

Pjesa teorike na çon në përfundimin se të gjitha këto lehtësojnë aksesin në

kredidhënie. Praktika bankare gjithashtu tregon se kemi rritje në numër të kredive

konsumatore, që kryesisht janë kreditë për shpenzime nën një vlerë të caktuar tavan dhe

shërbejnë për qëllime personale dhe që në shumicën e rasteve akordohen e disbursohen pas

ofrimit të kolateraleve – pasuri të luajtshme.

Aspektet pozitive të risive në treg dhe amendimeve ligjore në letër nuk janë

absolute. Si dhe përmendëm më sipër në reference të dy akteve ligjore të marra në shqyrtim,

shohim se nuk mund të ketë arritje dhe rezultate të suksesshme në asnjë fushë, pa

harmonizim të të gjithë kuadrit ligjor në tërësi dhe të të drejtave të subjekteve pjesëmarrës.

Është i nevojshëm ndërtimi dhe jetësimi i strukturave përgjegjëse dhe pa dyshim efiçenca

e tyre për të mundësuar atë që rregullohet nga ligji.

Pavarësisht se aspekti bankar në një vështrim të shpejtë nga jashtë procesit, mund

të duket si një fushë e ngushtë dhe e shkëputur veprimi, ajo përkundrazi lidhet me

legjislacione nga më të ndryshmet, legjislacionin në fushën tregtare, legjislacionin që

772 Banka e Shqipërisë: www.bankofalbania.org

Page 208: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

196

mbron dhe rregullon të drejtat e konsumatorit, legjislacionin mbi të drejtën e pronësisë dhe

format e pasurive, legjislacionin në fushën e ekzekutimeve të detyrueshme dhe aktet

normative që i qartësojnë ato.

Disa prej këtyre fushave i gjejmë ende sot në proces zhvillimi, me projekt - akte në

shqyrtim e propozime për përmirësim, rregullimet e të cilave priten të kenë impakte

pozitive edhe në legjislacionin e lidhur me sistemin bankar në vend.

Pavarësisht përafrimit pothuajse të plotë në fushën e sektorit bankar, sërish shohim

se aksesi në ofrimin e këtyre shërbimeve në praktikë mbetet i kufizuar për klientët.

Depozitimi i fondeve dhe i kursimeve të subjekteve është një shërbim që ofrohet pa

kufizime nga institucionet financiare.773

Ngërçi në ofrimin e këtij lloji shërbimi ka të bëjë me verifikimet e duhura mbi

origjinën e fondeve që depozitohen në sistemin bankar vendas dhe aplikimi i interesave të

ulëta.

Pavarësisht përafrimit dhe amendimeve të legjislacionit që rregullon procesin e

verifikimit dhe parandalimin e pastrimit të parave të pakontrolluara që hyjnë brenda

sistemit, sërish praktika tregon se filtri nuk jep rezultate maksimale. Në shumicën e rasteve,

bankat dhe institucionet e ngjashme marrin të mirëqena vetëdeklarimet e subjekteve

urdhërues dhe nuk verifikojnë përtej.

Analiza na tregon se një qëndrim i tillë nuk lidhet vetëm me vështirësitë dhe

mekanizmat që mund të kërkojë një proces i tillë, por edhe me faktin se në çdo rast bankat

janë, në radhë të parë, subjekte tregtare në treg me qëllime fitimprurëse. Problematika

paraqet, kohët e fundit, verifikimi i parasë dhe valutës që kalon në tregun vendas nëpërmjet

transaksioneve informale.

Praktika ka treguar se pavarësisht shtrëngimit të masave të ndërmarra dhe

rregullimeve më të detajuara ligjore, sërish në hartën e vendeve të ekspozuara ndaj procesit

të “pastrimit të parave të pista”774, Shqipëria vazhdon të renditet ndër shtetet me rrezik të

lartë dhe është ende larg renditjes së vendeve të BE-së.

Në përmbyllje të analizës dhe në kushtet kur shohim se parashikimet në letër, po

ashtu edhe në këtë fushë, si në analizat tona të mësipërme në këtë kapitull, janë realizuar

në pjesën më të madhe të tyre, tregu vendas ka nevojë për profesionistë të mirëfilltë që të

mund ta kanalizojnë procesin në praktikë brenda formatit të parashikuar nga legjislacioni

në fuqi.

Përveç kësaj, kërkohet një angazhim i madh i strukturave qeveritare në ndërmarrjen

e masave ndëshkuese ndaj subjekteve shkelës të këtyre rregullave dhe ndërhyrja e

praktikave dhe ekspertëve europianë brenda sistemit financiar vendas.

Ky treg vazhdon të paraqesë problematikë krahasuar me partnerët tanë europianë

edhe për sa i përket normave të interesit që ofron, ku shohim norma të larta interesi në

rastin e marrjes së kredive dhe norma të ulëta interesi në rastin e depozitimit të fondeve

pranë këtyre institucioneve.

Shohim sërish se strukturat përgjegjëse për mbrojtjen e konsumatorit nuk kanë

arritur nivelet maksimale në rezultatet e kërkuara dhe të parashikuara në dispozitat

rregullatore në fuqi.

773 Agjensia e Sigurimit të Depozitave: www.asd.gov.al 774 http://www.financa.gov.al/drejtoria-e-pergjithshme-e-parandalimit-te-pastrimit-te-parave

Page 209: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

197

PËRFUNDIME

Gjatë studimit dhe punimit tonë në lidhje me çështjet e marra në shqyrtim,

analizuam elementë të rëndësishëm të kuadrit ligjor vendas dhe amendimeve rregullatore

në kuadër të procesit integrues. Rezultatet e përafrimeve në fushat e përfshira në studimin

tonë treguan për përafrim “quasi të plotë” të kuadrit ligjor vendas me atë të BE-së. Aspekti

formal dhe parashikimet, siç i kemi quajtur në këtë punim - “në letër”, janë shumë pranë

acquis.

Pavarësisht arritjeve pozitive, ende kërkohet angazhim dhe punë nga strukturat

përkatëse vendase në kuadër të procesit integrues. Mangësitë e konstatuara lidhen me

aplikimin dhe praktikën e këtij sistemi ligjor, kur ai zbatohet në përditshmërinë e tregut

vendas. Ne jemi të ndërgjegjshëm për problemet që shfaqen në vendin tonë dhe për

rrjedhojë një pjesë e këtyre mangësive janë pasqyrë pikërisht e “shtrembërimeve” që hasen

në praktikë gjatë zbatimit të këtij legjislacioni të përafruar.

Jemi të mendimit se jo vetëm karakteristikat vendase, por efekte jo të drejtpërdrejta

në këtë situatë ka edhe aktualiteti me të cilin përballet sot BE-ja dhe rrjedhimisht edhe

vendi ynë, si një vend që aspiron të bëhet pjesë e familjes europiane sa më shpejt. Studimi i thelluar mbi sistemin e krijuar nga BE-ja dhe legjislacionit të Bashkimit,

marrë shkas edhe nga lëvizjet e viteve të fundit, si psh. valët e mëdha migratore, kriza

ekonomike, dëshira për t’u larguar nga BE-ja apo Brexit, si dhe fuqizimi i qëndrimeve

populiste e përball punimin me disa pyetje të reja dhe të qenësishme.

Vetvetiu ngrihen një mori pyetjesh dhe tezash… shumë prej të cilave ndoshta nuk

kanë baza të forta, por që “ndihen në ajrin e BE-së”; të tjera, ndërkohë janë aktuale dhe

vetë BE-ja, në mënyrë direkte ose jo, i ka pranuar, kur me qëndrimet e saj punon drejt

përmirësimit e kalimit të vështirësive që “hedhin tezat në fjalë”: 1. A karakterizohet BE-ja nga defiçite demokratike? Në qoftë se po, të cilit lloji janë ato?

Si psh. defiçite në aspektin strukturoro – institucional, në aspektin e politikave të BE-

së apo në legjislacionin e Bashkimit?

2. Si është aftësia reaguese e sistemit të krijuar brenda BE-ja pas krizës ekonomike dhe

fluksit të emigrantëve? Si ka reaguar vetë BE-ja ndaj “dështimeve të BE-së”? Si psh.

ndaj dështimit të “Kushtetutës Europiane” apo fluksit migrator të viteve të fundit?

3. A kemi në BE një “model social europian”?

4. Ku qëndron BE-ja në përballjen me globalizimin e kohëve të fundit?A është e përgatitur

BE-ja për t’u përballur me politikat neoliberaliste të këtij fenomeni?

5. Zgjerimi me anëtarësime nga vende të ish Bllokut Komunist është qëllim i BE-së apo

pengesë për të?

6. Çfarë është populizmi dhe a ka “populizëm autokratik” në BE? Në qoftë se po, nga

buron ai: nga faktorë të jashtëm apo është pjellë e vetë BE-së?

7. Si jane ligjet e BE-së? A e parashikojnë dhe mirërregullojnë ato zgjerimin e Bashkimit?

8. A ka nevojë BE-ja për “ripërtëritje”? Cilat mund të jenë mënyrat për këtë të fundit?

Në pjesën e parë të punimit u ndalëm në të ashtuquajturin “defiçit demokratik” të

Bashkimit Europian, në formatin e tij “konstitucional – institucional” (si realizim i

legjimitetit të “government of the people and by the people”), ashtu edhe në formatin

“strukturoro – procedurial” (si realizim përmes politikave të “government for the people”)

Page 210: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

198

në qeverisje.775 Janë “defiçitet demokratike” që kanë ushqyer “euroskepticizmin” dhe të

një opinioni për Bashkimin Europian si një pushtet, që qytetarëve u duket burokratik dhe

teknokrat, i shkëputur nga realiteti i njerëzve të zakonshëm, të cilët ndihen të pafuqishëm

dhe të pazotë të ushtrojnë ndikim apo kontroll mbi proceset vendimmarrëse, që ka ushqyer

edhe një perceptim të krijimit të Bashkimit Europian jo si një përgjigje të zgjidhjes së

problemeve, nevojave e interesave të qytetarëve, por që madje ka krijuar vështirësi e

pasiguri.

Natyrisht, shtrohet pyetja: Mos ka dështuar misioni për të cilin u iniciua krijimi i

Bashkimit Europian si një organizim, i cili do ta shkëpuste Europën nga e kaluara historike

konfliktuale, e përgjakshme nacionalizmash, urrejtjesh dhe luftrash dhe që do të sillte paqe,

siguri e mirëqenie? Mos ka dështuar demokracia liberale sepse Bashkimi Europian është

krijesë e sistemit politik të demokracisë liberale?

Krijimi i tij dallon rrënjësisht nga të gjitha përpjekjet gjatë historisë së Europës për

bashkimin e saj mbi bazën e autoritarizmit e të nacionalizmit ekspansionist si të Napoleon

Bonapartit apo të totalitarizmit fashist, përpjekje të cilat përfunduan me një dështim të

plotë. Nuk ka dyshim për vitalitetin e sistemit politik të demokracisë liberale. Nëse flitet

për praninë e “defiçiteve demokratike”, ato mund të kapërcehen mbi bazën e një prej

tipareve thelbësore të sistemit politik të demokracisë liberale, i mishëruar në tërë strukturën

institucionale e funksionale, që shprehet përmes “aftësisë reaguese” të sistemit.

Janë studiues, personalitete shtetërore, që parashtrojnë objektiva themelore për

ripërtëritjen e Bashkimit Europian. Tërheq vëmendjen Massimo D’Alema me botimin e tij

“Jo vetëm euro - Demokraci, punë, barazi. Një pikësynim i ri për Europën”.776 Objektivat

e parashtruara shfaqin besimin për ndryshime në të mirë, sepse udhëhiqen nga ato

predispozita të projektimit të integrimit europian e që burojnë nga triumfi i sistemit politik

të demokracisë liberale dhe nxjerrjen nga skena e historisë të regjimeve totalitare dhe

autoritariste. Ndërsa, objektivat për ripërtëritjen e Bashkimit Europian nuk mund të quhen

të realizueshme pa evidentuar faktorët, me shkaqe dhe efekte të drejpërdrejta në krijimin e

“defiçitit demokratik”, si dhe rrugët që duhen të ndërmerren për kapërcimin e tij. Pranohet

se Bashkimi Europian është treguar i vonuar lidhur me mosreagimet777 në kohë ndaj

zhvillimeve të reja dhe sidomos ndaj mangësive në funksionimin e tij.

Së pari, kanë qenë reagimet e pamjaftueshme ndaj “dështimit për miratimin e

Kushtetutës Europiane”, që u shoqërua me dy efekte negative:

• mos - sanksionimi i legjitimitetit konstitucional të institucioneve të përbashkëta të tij;

• thellimi i hendekut midis pjesëmarrjes në qeverisje të qytetarëve europianë dhe

institucioneve të përbashkëta europiane.

Kështu, në rastin e Francës, kundërshtarët e kushtetutës ishin frikësuar nga një

perspektivë në Bashkimin Europian si “kërcënim për arritjet sociale të vendit të tyre” të

lidhura me realizimin e komponentëve të Shtetit të Mirëqenies Sociale, si dhe frikës që

“hapja” e Bashkimit Europian drejt Lindjes do të shoqërohej me dyndjen e punëtorëve që

“do t’ua zhvatnin punën francezëve”. Me pak fjalë, siç shkruan d’Alema, “referendumi

775 Manfred G. Schmidt, “Teoritë e Demokracisë”, Përkthyer nga Sokol Mici, Botim Universitar, Botart, Tiranë, 2012. 776 Massimo D’Alema, “Jo vetëm euro - Demokraci, punë, barazi. Një pikësynim i ri për Europën”; Botimet Dudaj, Tiranë, 2016. 777 Shënim: i refreohemi aftësisë reaguese të sistemit.

Page 211: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

199

përfundoi me fitoren e këtij shkulmi nacionalist, të këtij mishmashi të çuditshëm

shovinizmi dhe mbrojtjeje e shtetit social”. 778 Kështu mund të thuhet edhe për

referendumin e Hollandës. Ndërkaq, reagimi i Bashkimit Europian pas këtyre dështimeve, linte shumë për të

dëshiruar. Pas Traktatit të Lisbonës, iu dha përparësi marrjes së vendimeve sipas metodës

ndërqeveritare, pra e bazuar në ujdinë ndërmjet qeverive të vendeve anëtare, të ndikuara

fuqimisht nga ato të vendeve më të zhvilluara, sidomos të Gjermanisë. Siç shkruan

d’Alema: “…është e vërtetë që Traktati i Lisbonës i vitit 2007 e vuri Parlamentin Europian

në një rrafsh barazie me Këshillin Europian si ligjvënës që është, por në realitet, udhëheqja

reale politike e punëve europiane është përqëndruar në kuvendet e qeverive kombëtare dhe

në ndërmjetësimet që realizohen në këtë organizëm nën udhëheqjen, natyrisht, të qeverive

të vendeve më të forta. Është trupa ndërqeveritare që e drejton shfaqjen, me disa shtete në

role kryesore dhe të tjerë që heqin vallen pas tyre”.779

Me një fjalë, zhgënjimi që pasoi dështimin e Kushtetutës europiane ka çuar në një

metodë që nuk duket e aftë të prodhojë vendime të duhura, në kohën e duhur, para sfidave

të vështira dhe problemeve të rëndësishme. Dhe jo vetëm kaq, në realitet rrezikon të zbehet

vetë legjitimiteti i vendimeve europiane, edhe sepse në vende të ndryshme duket se ka zënë

vend përshtypja e të qenit të nënshtruar ndaj qeverive të huaja dhe se këto nuk janë zgjedhje

të kryera nga institucione të përbashkëta. Këtë frymë e ka ushqyer edhe një dobësi

thelbësore e Komisionit Europian, që i është përshtatur sundimit të logjikës ndërqeveritare.

Kështu, vazhdoi të mbetet një lloj mospërkimi midis procesit vendimmarrës dhe

ballafaqimit politik qeveritar dhe atij debati publik, që normalisht në sistemet demokratike

duhet të shoqërojë marrjen e një vendimi për ta bërë sa më të kuptueshëm për shumicën

dhe duke tërhequr rreth tij pëlqim sa më të gjerë të qytetarëve europianë.780

Së dyti, arritjet e pamjaftueshme në kapërcimin e vështirësive e të pengesave për

afirmimin e “modelit social europian”, e parë si shteti paneuropian i Mirëqenies Sociale,

atribut i formatit “strukturoro - procedural” të sistemit politik, me realizimin e politikave

ekonomike e sociale, që i atribuohen kompromisit midis kapitalizmit dhe demokracisë që

sanksionoi edhe “kapitalizmin e rregulluar sipas shtetit të Mirëqenies Sociale”.781 Është

Shteti i Mirëqenies Sociale që i garanton qytetarëve sigurimet shoqërore (në kategoritë e

tyre për të paaftët, të sëmurët (kujdesi shëndetësor), të moshuarit (pensionet), të papunët,

kujdesin për fëmijët); të ardhurat për jetesë të përshtatshme përmes garantimit ligjor të

pagës minimale; mirëqenien, e vlerësuar me rritjen e shkallës së jetesës (të ardhurat për

frymë të popullsisë), strehimit të përshtatshëm, arsimimit, shëndetit publik, mjedisit,

kalimit të kohës së lirë; të shpërndarjes e rishpërndarjes së të ardhurave me synimin e

ngushtimit të dallimeve klasore, të arritjes së “kohezionit social”. Por në arritjen e një shteti

social “paneuropian” nuk mund të mos pranohen vështirësi, që, së pari vijnë nga prania e

tre modeleve apo regjime të Shtetit të Mirëqenies Sociale, të cilat e kanë fillesën dhe

zhvillimin në bazë të identiteteve të shteteve kombëtare. Ato përkufizohen782: 1. Liberal, Welfare State – shteti i mirëqenies, liberal (karakteristik për vendet anglofone);

778 M. d’Alema, vepër e cituar 2016, f. 14. 779 Po aty, f. 23. 780 M. d’Alema, po aty, f. 23. 781 M. Schmidt, vepër e cituar, f. 361. 782 Costa Esping Andersen, “The three worlds of Welfare Capitalism”, Polity Press, 1996.

Page 212: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

200

2. Conservative and strongly Corporatist Welfare State – shteti konservativ dhe

koorporatist (karakteristik për Europën kontinentale);

3. Social democratic regime – regjimi social, demokratik (karakteristik për vendet

skandinave).

Secili model i shpreh të veçantat e tij në realizimin e komponentëve të Shtetit të

Mirëqenies Sociale si psh. për punësimin (garantimin e punës, marrëdhëniet kapital –

punë); marrëdhëniet me ekonominë e tregut të lirë [me shkallën e ndërhyrjes politike, të

shtetit, për korrektimin e forcave “impersonale” të tregut, të përkufizuara me “de-

commodification in social policy”, që i referohet shkallës me të cilën individët dhe familjet

mund të përmbushin standardet e pranueshme të jetesës, pavarësisht çmimeve të tregut të

lirë, e sidomos për përfitime të shërbimeve bazë, të cilësuara si “mallra publike”, të cilat

nuk duhet të jenë mallra për t’u tregtuar; përkundrazi “commodification” shpreh varësinë

e mirëqenies në lidhje me tregun]; realizimin e sigurimeve shoqërore në të tetë

kategorizimet e tyre si përfitime për të papunët, të sëmurët, të moshuarit, fëmijët etj.;

politikave në funksion të shpërndarjes e të rishpërndarjes së të ardhurave, përfshirë tipet e

taksave, pagesat-transferta, shpenzimet e drejtpërdrejta qeveritare të sferës shoqërore,

borxhin publik. Me shtetin e Mirëqenies Sociale evidentohet zotimi i shtetit për “drejtësinë sociale”

në funksion të plotësimit të treguesve të “zhvillimit njerëzor”, i vlerësuar me mirëqenien e

shtetasve. Ndërkohë që punësimi, prodhimtaria materiale, ritmet e rritjes ekonomike i

atribuohen “efektshmërisë” së sistemit ekonomik kapitalist të tregut të lirë, i cili ka

dëshmuar përkatësi të padiskutueshme ndaj të gjithë sistemeve të tjera ekonomike

(parakapitaliste, komuniste) për të ofruar prodhimin e duhur në plotësimin e kërkesave për

mirëqenien e shtetasve.

E vërteta është se Shteti i Mirëqenies Sociale triumfoi në vendet e Europës

Perëndimore në 30 vitet e pas Luftës së Dytë Botërore, që janë karakterizuar si vite të

“lulëzimit ekonomik e të mrekullisë ekonomike”. Por ai i atribuohet, në një masë të madhe,

konsensusit midis partive politike (pavarësisht pozicionimit të tyre në spektrin partiak të

Majta, të Qendrës, të Djathta), për zbatimin e politikave në bazë të platformës së

liberalizimit modern social e të Kejnsianizmit 783 , që iu përmbajt rritjes së rolit e të

përgjegjësisë së shtetit në ekonomi, rolit “rregullues” në ekonomi; shpenzimeve qeveritare;

rishpërndarjes së të ardhurave me moton “tax-and-spend”. Liberalizmi modern e

Kejnsianizmi dominuan politikat europiane deri në fund të viteve 1970, e që në qeverinë

konservatore të Margaret Theçerit (1979) u zëvendësua me “neoliberalizmin” e

“monetarizmin”, që ishte i kundërt me liberalizmin modern e Kejnsianizmin. Mund të themi, siç e kemi trajtuar edhe më sipër, për praninë e “defiçitit

demokratik” në politikat ekonomike e sociale të Bashkimit Europian, që nuk kanë arritur

të afirmojnë shtetin paneuropian të Mirëqenies Sociale. E vërteta është se Bashkimi

Europian përballet me divergjenca në traditat e shteteve kombëtare me zhvillimin e shtetit

të Mirëqenies Sociale. “Vlen të theksohet - shkruan Francois d’Arcy784, shumëllojshmëria

e sistemeve kombëtare si ato të “së drejtës së punës”, që përbën një pengesë për një

legjislacion komunitar, duke qenë se ka shumë ndryshime midis një vendi dhe një tjetri për

783 I lidhur me mendimin teorik të ekonomistit të shquar britanik Xhon Kejnsi, që argumentoi ndërhyrjen e shtetit në ndërtimin e veprave publike dhe justifikoi borxhin dhe defiçitin shtetëror 784 Francois d’Arcy, “Politikat e Bashkimit Europian”, Papirus, 2007, f. 108.

Page 213: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

201

rëndësinë respektive të legjislacionit dhe negociatave kolektive, si dhe për intensitetin e

rregullimit ose pushtetit të sindikatave”.785 Po ashtu, mund të thuhet për ndryshime nga një

vend në tjetrin në përmasat e realizimit të sigurimeve shoqërore. Modelet e shtetit të

Mirëqenies Sociale janë të bashkëlidhura me tre modelet e kapitalizmit që kanë origjinën,

integritetin dhe koherencën e tyre në historinë e shteteve kombëtare të kulturës e në mënyrë

të veçantë të konceptimit të “lirisë”786 e të raportit mes “autoritetit shtetëror” dhe “lirisë”. Në Britani, modeli i kapitalizmit përkufizohet si “kapitalizëm liberal” me lirinë e

gjithësecilit për të operuar me biznesin e tij, si dhe politikat e punësimit të plotë, të

perfeksionuara dhe efektive në rezultatet e qeverisë konservatore të Margaret Theçerit;

“kapitalizmi i ekonomisë sociale të tregut” i mbështetur fort në solidaritetin me

përgjegjësinë e komunitetit që duhet të ndihmojë individët. Në emër të parimit të

solidaritetit me të tjerët krijohen një tërësi rregullash e detyrimesh që duhen zbatuar nga i

gjithë sistemi ekonomik, institucional e social. Ky model është emërtuar si “kapitalizëm

social” – Gjermani, Austri, Belgjikë, Hollandë, Luksenburg, por edhe skandinav me

profilin socialdemokrat; “kapitalizmi shtetëror” për Francën, ku supozohen të gjithë të

barabartë përballë shtetit, i cili është përgjegjës për garantimin e kësaj barazie. Sipas

Jackues Delors, ish president i Komisionit Europian: “Kulturat kombëtare dhe historia

specifike e çdo vendi (e reflektuar në tre modelet e kapitalizmit) është kundërshtari kryesor

i një modeli kapitalist të përbashkët europian”.787

Së treti, përmasa në rritje e globalizimit, i patrajtuar në projektin fillestar të

integrimit europian - Ishte globalizmi si “bota pa kufij”, që e vuri Bashkimin Europian

përballë konkurrencës globale e që u përfshi tërësisht kur procedurat politike i lidhi në

mënyrë të pandarë me “neoliberalizmin”, i pranuar si ideologjia e globalizimit, me

emërtimin “globalizëm”. Kjo sepse neoliberalizmi i shoqëruar me monetarizmin i dha

përparësi “faktorit ekonomik” me “efikasitetin” e ekonomisë së tregut të lirë, i supozuar

me zvogëlimin e ndërhyrjes së shtetit në ekonomi, heqjen dorë nga rregullimet shtetërore

(derregullimi) me besimin pa kufi në “aftësinë vetërregulluese të tregut”, privatizimi i

ndërmarrjeve shtetërore, liri absolute tregu, pavarësi totale financiare në “produktet” e tyre,

krijimi i një kombi pronarësh që mund të zgjidhte çdo gjë me kredi, kalimin në të

ashtuquajturin “individualizim i mirëqenies”, që nënkuptonte reduktimin e komponentëve

të Shtetit të Mirëqenies Sociale e “vetëmbështetjen” në përfitimet e sigurimeve shoqërore,

pra me sa më pak shpenzime shtetërore. Kështu, në raportin midis treguesve të “efikasitetit” e të “rritjes ekonomike” nga

njëra anë dhe “zhvillimeve sociale” e “drejtësisë sociale” nga ana tjetër, iu dha përparësi

“rritjes ekonomike”. Politikat në bazë të platformës së “neoliberalizmit” e “monetarizmit”

u integruan në proçedurat politike të Bashkimit Europian, duke u dhënë atyre një orientim

neoliberal. Siç vë në dukje Jurgen Habermas, “Vendimet në Bashkimin Europian sikur janë

të prirura që të marrin parasysh vetëm zgjidhje neoliberale, që s’kanë të bëjnë fare me

kërkesat sociale si të drejta sociale, të vlerësuara si të “drejta themelore për sigurimin e

kushteve të jetesës në nivel social, teknik, ekologjik”788.

785 Francois d’Arcy, “Politikat e Bashkimit Europian”, Papirus, 2007, f. 108. 786 Ardian Civici, “Kriza financiare… apo globale”, UET Press, Tiranë, 2010, f. 203. 787 Ardian Civici, po aty, f. 203. 788 Jurgen Habermas: “Pas shtetit”, cituar nga J.J. Chevullier: “Veprat e Mëdha Politike nga Makiaveli deri në ditët tona”, Botimet Lira, Tiranë, 2006, f. 105.

Page 214: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

202

Kështu, me një orientim neoliberal të politikave është tejkaluar ruajtja e “shtetit

social europian” me norma të rritura të mbrojtjes sociale, përballë tentativave neoliberale

që i mbështet sigurimet shoqërore në një masë të madhe në përpjekjet individuale të

“individualizimit të mirëqenies” se sa të “solidaritetit”, të simbolizuara me kalimin nga

“Welfare” ne “Workfare” të tipit anglo – amerikan.789 Mund të arrihet në përfundimin se vendimet e Bashkimit Europian që marrin

parasysh vetëm “zgjidhje neoliberale” (të lidhura kryesisht me tregun e lirë të mallrave,

shërbimeve, kapitaleve) që J. Habermas i konsideron një “integrim negativ”, kanë lënë pas

dore aspiratat shoqërore (si një “integrim pozitiv”), që lidhen me “drejtësinë sociale” e me

një drejtësi më të mirë të shpërndarjes e të rishpërndarjes së të mirave materiale. Kjo, siç e

kemi trajtuar në pjesën e parë të punimit, shprehet me madhësinë relativisht të vogël të

buxhetit te Bashkimit Europian, pra edhe me një përgjegjësi të ulët për çështjet me etiketë

të madhe, të tilla si përfitimet nga sigurimet shoqërore, kujdesi shëndetësor, arsimi,

mbrojtja shoqërore (asistenca), që janë përgjegjësi të Shtetit të Mirëqenies Sociale.790

Po ashtu, pranohet për vonesa të Bashkimit Europian në reflektimin ndaj

Revolucionit të Teknologjisë së Informacionit e të Komunikimit, që i parapriu globalizimit.

Efektet e tij janë të lidhura me shndërrime rrënjësore të karakterit strukturor, ekonomik e

shoqëror si:

a) Kalimi nga “sistemi fordist” i punësimit dhe prodhimit (i karakterizuar nga puna

kolektive e prodhimi industrial i njësuar e masiv) në “sistemin pasfordist” (me

fragmentarizimin e prodhimit dhe të punës mbi baza individuale);

b) Individualizimi i institucionalizuar, i shprehur në vendin e punës, në statusin social, i

shoqëruar me dallime të reja sociale. Kështu, dallimeve të mëparshme mbi baza

klasore, pra të pasurisë e të të ardhurave, iu shtuan ato mbi baza individuale, të

përcaktuara si dallime nga “pasuria intelektuale”. Kështu, ata më të arsimuarit e më të

talentuarit janë edhe përfituesit e një pjese të madhe të pasurisë kombëtare. Të tillë janë

nga radhët e menaxherëve financiarë, inxhinierë programesh kompjuterike etj. Madje,

edhe shanset më të larta për t’u punësuar dhe për t’u ngritur në status social i kanë më

të arsimuarit, me mundësi pesë herë më të mëdha se ata më pak të arsimuar.

c) Përparësia që mori lëvizshmëria e kapitalit financiar në shkallë globale deri në një

“kapitalizëm të financiarizuar”.

Për M. d’Alema, vonesat e Bashkimit Europian në reflektimet ndaj efekteve të

Revolucionit Informatik dhe të globalizimit kanë bërë që të “këputet hallka e

marrëdhënieve virtuoze midis rritjes ekonomike dhe rishpërndarjes së të ardhurave edhe

për qëllimet e rritjes së konsumit. Pra, ndërsa në ekonominë fordiste, rritja e pasurisë është një proces social që

përfshin një shumësi autorësh dhe sjell një rindarje të avantazheve, në kapitalizmin e

financiarizuar, grumbullimi i pasurisë është thelbësisht individual, nuk është i lidhur me

prodhimin, është shpesh fryt i operacioneve spekulative të një lloj “kazino kapitalizëm”,

ku kumari bëhet më i rëndësishëm se puna. Shto këtu që lehtësia e skajshme në lëvizjen e

kapitaleve e fut në krizë progresivitetin dhe efektin e rishpërndarjes së sistemeve fiskale

kombëtare, duke e mbrojtur pasurinë financiare nga fisku që shkarkohet thuajse plotësisht

789 F. d’Archy, vepër e cituar, f. 112. 790 F. d’Archy, po aty, f. 58.

Page 215: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

203

mbi punën dhe sipërmarrjet, pra mbi ekonominë prodhuese”791. Gjithashtu, M. d’Alema

nënvizon se “Bashkimi Europian nuk qe në gjendje t’i mbronte qytetarët e tij nga një

globalizim pa rregulla, çmimin më të lartë të të cilit e paguan sidomos punëtorët dhe

shtresat e mesme e të ulëta të shoqërisë. Pabarazia është rritur ndjeshëm dhe bashkë me të

papunësia dhe varfëria”792. Janë këto pozicionime të Bashkimit Europian që kanë bërë që te qytetarët europianë

të rritet koncepti për Bashkimin Europian si një organizëm “burokratik” e “teknokrat” i

dhënë pas kujdesit të “integrimit negativ” (si zgjidhje neoliberale të lidhura kryesisht me

funksionimin e tregut të lirë) se sa të “integrimit pozitiv” (që lidhet me “drejtësinë sociale”,

me një drejtësi më të mirë të shpërndarjes e të rishpërndarjes të të mirave materiale), gjë

që ka bërë që ata (qytetarët) ta konsiderojnë si “institucion i masave shtrënguese” ndaj tyre,

dhe jo si një përgjigje të zgjidhjes së problemeve, të nevojave, interesave të qytetarëve,

madje që krijon vështirësi e pasiguri.

Së katërti, shtimi i vështirësive me anëtarësimin e shteteve nga ish Blloku

Komunist, për shkak të shkallës së lartë të dallimeve nga pikëpamja e zhvillimit ekonomik,

të nivelit të jetesës, të kulturës. Ato shprehen përmes Prodhimit të Përgjithshëm Kombëtar

e të ardhurave mesatare për frymë sa 40% e mesatares së Bashkimit Europian, duke krijuar

vështirësi për një shoqëri demokratike dhe për të vendosur nëpërmjet një sistemi shumë të

zhvilluar të mbrojtjes sociale dhe shërbimeve të interesit të përgjithshëm (shëndetësia,

arsimi, strehimi), një nivel më të lartë se kudo të barazisë dhe të drejtësisë sociale. Këtyre

iu shtohen edhe vështirësitë në afirmimin e identitetit europian për shkak të mozaikut

gjuhësor, fetar, kulturor, kombëtar.

Së pesti, zhgënjimet janë të lidhura edhe me faktin që, siç e kemi trajtuar, Bashkimi

Europian nuk ka arritur të unifikojë politikat në lidhje me emigracionin në rritje, në

kuptimin e përfshirjes të të ardhurve në shtetin pritës. Qëndrimet nuk janë të njëjta ndaj

zbatimit të Kartës së Nicës, që u njeh të drejta themelore të gjithë atyre që qëndrojnë në

territorin europian, pavarësisht nga vendlindja. “Europa, - sipas Francis Fukujama, do të

ndodhet në vazhdimësi përballë valës së emigrantëve ngaqë “ofron një paketë shumë

tërheqëse, që kombinon mirëqenien materiale të ekonomisë së tregut dhe lirinë politike e

kulturore të demokracisë liberale. Është një paketë që shumë njerëz në botë e dëshirojnë,

siç shihet nga flukset e mëdha e pakthim të emigrantëve dhe refugjatëve nga vendet më

pak të zhvilluara në ato më të zhvilluara”, - tregues që institucionet e demokracisë dhe

vlerat e Perëndimit liberal janë me të vërtetë universale793. J. Habermasi avancon më tej

“... që shtetet e Europës Perëndimore si ish shtete koloniale për shkak të sjelljes së tyre, por

edhe për shkak të “ndërvarësisë gjithnjë e më të madhe”, që karakterizojnë shoqërinë

botërore sot, e kanë për detyrë morale që t’i presin emigrantët”.794 Së gjashti, zhgënjimet u rritën mes qytetarëve europianë me fillimin e krizës

financiare të 2007 – 2008, e cila e vuri Bashkimin Europian në pozita edhe më të vështira.

Më shumë se sa për një krizë financiare, mjaft studiues e analistë, sipas A. Civici, u

791 M. d’Alema, vepër e cituar, 2010, f. 129. 792 M. d’Alema, po aty, f. 13. 793 Francis Fukujama, “Ndërtimi i shtetit, Qeverisja dhe Rendi Botëror në shekullin e njëzetë e një”, AIIS, Tiranë, 2010, f. 24 – 25. 794 J. Habermas, vepër e cituar, 2006, f. 503.

Page 216: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

204

shprehën “për një transformim rrënjësor të natyrës dhe sjelljes së kapitalizmit e që duhej

konsideruar si një “revolucion shumëdimensional”; “Revolucion Ekonomik” që

korrespondon me fundin e ciklit neoliberal të globalizimit (politikat neoliberale e

monetariste që iu bashkëngjiten globalizimit), i cili filloi në fund të viteve 1970795 (me

ardhjen në pushtet të M. Theçerit) dhe u karakterizua nga një tërheqje drastike e shtetit nga

ndërhyrja në ekonomi, nga sundimi i politikave derregulluese e liberalizuese, nga primati

i politikave financiare e monetare mbi ato ekonomike e sociale; “Revolucioni Gjeopolitik”

duke zgjeruar tkurrjen e fuqisë së vendeve të zhvilluara perëndimore, përfshirë SHBA e

daljen në skenë e “super të reja të jugut” të rreshtuar së bashku me Kinën, Indinë, Brazilin,

Afrikën e Jugut; “Revolucioni Intelektual” dhe ideologjik që shkurorëzoi neoliberalizmin

dhe mitin e “aftësisë magjike vetërregulluese” të tregjeve …dhe se nuk duhet parë vetëm

si një krizë likuiditeti, por një krizë shumë më komplekse që prekte kreditin, sistemin

financiar, sektorin mobiliar, rritjen ekonomike, punësimin, konsumin, mjedisin, modelin e

zhvillimit e që mund të cilësohet si “kriza e parë e kapitalizmit universal (global)”796. Por, ajo që rriti skepticizmin ndaj Bashkimit Europian është se te pjesa e qytetarëve

europianë të prekur nga kriza ishte vazhdimi i politikave të mëparshme “të orientimit

neoliberal”, që u përforcua përmes “masave shtrënguese” të natyrës “teknokrate” dhe “jo

sociale”, aq sa siç shkruan d’Alema - qytetarët europianë e identifikuan edhe më shumë

Europën me teknokracinë burokratike të Brukselit, që synon zvogëlimin e pensioneve, të

mbrojtjes sociale, që synon të diktojë më shumë taksa, më shumë kontroll dhe burokraci.

“Më shumë Europë” në këto kushte dhe në një klimë të gjerë mosbesimi, është një parullë

që rrezikon të ushqejë frikë, dyshime, droje, çka shkakton një efekt që shkon në kah krejt

të kundërt”.797 Së shtati, në kontekstin e vështirësive që u shprehën në drejtimet e mësipërme,

duhet parë edhe rritja e prirjeve populiste që shprehen, pikë së pari me shfaqjen e një

mosbesimi e dyshimi të madh ndaj elitës politike e ndaj institucioneve qeverisëse

ekzistuese, si dhe në pretendimin se njerëzit e zakonshëm dhe jo elitat politike e sociale

janë të aftë për të bërë gjykime e zgjidhje politike. Por më e drejtë do të ishte kategorizimi:

“populizmi autoritarist”, ngaqë nuk ka të bëjë me “pjesëmarrjen” e drejtpërdrejtë të demosit

në qeverisje (demokracia e drejtpërdrejtë), por me përpjekje për instalimin e pushtetit

autoritar, me demagogë karizmatikë që manipulojnë ndjesitë e “turmës”, të atyre që

ndjehen keq në “Europën e Bashkuar” e parë si “e papërgjegjshme për gjendjen sociale” të

punonjësve, por e “përgjegjshme e krizës sociale”.

Populizmin, në rastin e Italisë, e parë nga d’Alema përmes shfaqjeve e shtysave të

hapura antieuropiane, përherë e më shqetësuese, e lidh me ndikimin e politikave populiste

të Silvio Berluskonit dhe Lega Nord (Lidhja e Veriut) e së fundmi edhe me lindjen e

Movimento 5 Stelle (Lëvizja 5 Yjet) të Beppe Grillo-s.’’798 Por, janë edhe në vende të tjera

parti populiste të ekstremit të djathtë që pozicionohen gjithnjë e më hapur kundër

Bashkimit Europian, të ashtuquajtura “parti populiste të identitetit”. Me emërtimin

“identitet” përmblidhen objektivat partiake që përqëndrohen në mbrojtje të identitetit

kombëtar. Ato evidentojnë me thekse të veçanta përkatësinë e individëve e të komuniteteve

795 Me ardhjen në pushtet të Margaret Theçer. 796 A. Civici, vepër e cituar, 2010, f. 27. 797 M. d’Alema, vepër e cituar, 2010, f. 16. 798 M. d’Alema, po aty, f. 20.

Page 217: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

205

mbi baza etnike, gjuhësore, fetare, të traditave kulturore, të rajoneve të banimit. Jo vetëm

kaq. Populizmi i shprehur me “besimin” në të ashtuquajturën “urtësinë dhe gjykimin e

njerëzve të zakonshëm” është bashkëlidhur me armiqësinë e hapur ndaj atyre individëve

apo grupeve që percaktohen si “të jashtëm” apo të huaj që “nuk konsiderohen anëtarë të

atij kombi të përkufizuar nga ana kulturore, etnike, raciale – folku.”799 Përveç Lega Nord,

është edhe Fronti Kombëtar në Francë, Partia Austriake e Lirisë, ajo e Holandës. “Defiçitete demokratike”, në strukturën e institucioneve të Bashkimit Europian

(formati konstitucionalist – institucional i qeverisjes) dhe të procedurave politike (formati

strukturoro – funksional) janë, në një mënyrë apo tjetrën, si “defiçit i legjitimitetit” të

Bashkimit Europian, që për J. Habermas, ka dy anë800: Ana e parë lidhet me zgjedhjet që

bëjnë instancat mbikombëtare, vendime që megjithatë rrjedhin nga marrëveshje formale të

lidhura midis shteteve dhe që janë të vlefshme për një kohë të gjatë (p.sh. traktatet

europiane). Me apo pa të drejtë, qytetarët europianë i shohin vendimet e marra në këtë nivel

si vendime “teknokratësh” që s’e njohin realitetin, që nuk janë kompetentë, madje që kanë

një legjitimitet të dobët demokratik (gjë që e përforcojnë nivelet rekord të abstenimeve

gjatë zgjedhjeve europiane për Parlamentin Europian), çka do të thotë se institucionet

mbikombëtare konsiderohen si pak të ligjshme, ngaqë janë pak demokratike. Mbi të gjitha,

vendimet e marra, siç e trajtuam më sipër, janë të prirura që të marrin parasysh vetëm

“zgjidhje neoliberale” në funksion të ekonomisë së tregut të lirë (me treguesat e zhvillimit

ekonomik të vlerësuar përmes “efektshmërisë” ekonomike) e që perceptohen sikur s’kanë

të bëjnë fare me kërkesat sociale (me treguesat e zhvillimit human e të drejtësisë sociale).

Nga kjo anë e parë e “defiçitit të legjitimitetit” zë fill ana e dytë, që është më pak e

qartë, por që pa dyshim është më e rëndësishme; mund të prekë atë solidaritet, pak a shumë

të qëndrueshëm, që ekziston në kuadrin territorial shtetëror e që realizon “drejtësinë

sociale” e “kohezionin social” me harmonizimin e sa më shumë interesave të klasave e të

shtresave të shoqërisë, të shoqëruara me përgjegjësi të ndërsjella. Por solidariteti i

qytetarëve deri tani, kufizohet te shteti kombëtar dhe jo i shtrirë te të gjithë qytetarët e

Bashkimit Europian në mënyrë që “suedezët dhe portugezët psh, të ndiheshin përgjegjës

ndaj njëri – tjetrit. Vetëm atëherë do të mund t’u propozoheshin atyre rroga minimale

thuajse ekuivalente dhe në një mënyrë më të përgjithshme do të mund të propozohej një

bashkësi kushtesh për të realizuar projekte jetese individuale, karakteri i së cilës të mbetej

gjithmonë kombëtar. Për këtë kanë dalë vështirësi deri në formimin e një shteti federal të

dëshiruar prej “eurofilëve” që kërkon që europianët të njohin njëri – tjetrin si “anëtarë të

së njëjtës dhe të së vetmes bashkësi politike. Por kjo varet nga zgjerimi i bazës legjitimuese

të institucioneve europiane dhe rritjes së kapacitetit për veprim politik.”801 Me synimin e kapërcimit të “defiçitit të legjitimitetit” e të “defiçitit demokratik” në

Bashkimin Europian janë propozimet me objektiva për ripërtëritjen e Bashkimit Europian.

Ato prekin të dy formatet e sistemit politik të demokracisë liberale në kontekstin e

Bashkimit Europian:

• formatin konstitucional – institucional, në të cilin afirmohet “demokracia

përfaqësuese” (government of and by the people) me pjesëmarrjen e qytetarëve

799 Lorenc Mayer etj. “Politikat Krahasuese, Kombet dhe teoritë në një Bote që ndryshon”, Botimet Ora, 2003, f. 35. 800 J. Habermas, vepër e cituar, 2006, f. 504 801 J. Habermas, po aty, f. 505 – 507.

Page 218: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

206

europianë në qeverisje, nga ku realizohet edhe legjitimiteti dhe përgjegjësia e

institucioneve të Bashkimit Europian;

• formati strukturoro – funksional në procedurat politike (government for the people) që

vlerësohet me “outcome” që ndërthurin sigurimin e garantimin e të drejtave dhe lirive

të qytetarëve europianë në të tria kategorizimet e tyre: të drejtat e liritë civile – juridike,

politike, ekonomike e sociale.

Është fjala që të shtrihet përvoja demokratike e shteteve kombëtare, anëtare të Bashkimit

Europian, që “ka arritur pikën më të lartë në funksionimin e sistemit politik të demokracisë

liberale, duke krijuar një sintezë të arrirë midis lirive individuale dhe të drejtave sociale,

midis pjesëmarrjes demokratike në qeverisje dhe solidaritetit në funksion të “drejtësisë

sociale”. Ndër objektivat e parë të “ripërtëritjes” së Bashkimit Europian është shtimi i

kompetencave dhe legjitimitetit të institucioneve europiane, sidomos të Parlamentit dhe

Komisionit Europian, pra të institucioneve mbikombëtare, që sipas d’Alemës, duhet të

rivendosin marrëdhënien e fuqishme të drejtpërdrejtë me qytetarët europianë si kusht për

një shkallë më të lartë legjitimiteti dhe bashkëpërgjegjësie802, realizime këto me synimin e

ndërtimit të një Europe federale. E tërë kjo supozon një hap cilësor drejt bashkimit politik,

instrumente efikase qeverisjeje dhe mundësi vendimmarrjeje të çliruar nga pushteti i

“vetos” së vendeve të veçanta.803 Edhe në këtë kuptim, procesi i integrimit mund të hedhë

hapa të tjera përpara dhe të përparojë, po qe nevoja, me tkurrje të mëtejshme të sovranitetit

kombëtar, por me kusht që vendimet të merren nëpërmjet një procesi demokratik dhe

transparent. Ndryshe, Bashkimi Europian do të përballet me një pakënaqësi në rritje dhe

në raste ekstreme, me revolta të dëshpëruara dhe të verbra, që zor se mund t’u vihet fre. Në

tryezën europiane shtrohen çështje të rëndësishme të natyrës institucionale. Nuk duhet

hequr dorë nga perspektiva e një federalizmi autentik dhe reforma e traktateve që ajo sjell

me vete.804 Me këtë synim kërkohet që të vihet për zgjidhje përmirësimi i marrëdhënieve midis

Parlamentit Europian zgjedhor Bruksel – Strasburg, që mbetet institucion qendror i

demokracisë europiane dhe parlamenteve të shteteve kombëtare dhe barazpeshimi sa më i

arrirë midis institucioneve të përbashkëta (Parlamenti e Komisioni Europian) dhe Këshillit

Europian. Kështu, do të preken dinamikat ndërqeveritare që kanë marrë gjatë këtyre viteve

një mbizotërim të pavend805. Në këtë kontekst, është veçanërisht i rëndësishëm forcimi i

legjitimitetit demokratik dhe i peshës politike të Komisionit Europian, i cili duhet të

përfaqësojë një “qeveri” të mirëfilltë të Bashkimit Europian. Në këtë këndvështrim është

thelbësor raporti midis Parlamentit Europian dhe Komisionit Europian me “votën e

besimit” të Parlamentit Europian, të rregulluar nga Traktati i Lisbonës, duke forcuar

karakterin demokratik të Komisionit Europian dhe duke pakësuar varësinë e tij nga qeveritë

e shteteve kombëtare.806 Me këtë supozim mund të konsiderohet si hap i mëtejshëm që

duhet kryer për heqjen (qoftë edhe pjesërisht) të emërimit të Presidentit të Komisionit

Europian nga procedurat e negociimit ndërmjet qeverive (negociim ndërqeveritar). Është

802 M. d’Alema, vepër e cituar, f. 24. 803 Po aty, f. 29. 804 M. d’Alema, vepër e cituar, f. 28. 805 Po aty, f. 33. 806 M. d’Alema, po aty, f. 33 - 34.

Page 219: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

207

fjala që të vihet në përdorim “zgjedhja e votës popullore” mbi bazën e paraqitjes së

kandidaturave nga partitë e ndryshme politike europiane. Pra, të bëhet President i

Komisionit Europian lideri i kandiduar nga forca politike që mbledh më shumë vota në

zgjedhjet e Parlamentit Europian dhe që arrin të ndërtojë rreth vetes koalicionin

parlamentar më të fuqishëm. Kjo shihet si rrugë për të konsoliduar autonominë relative dhe

pavarësinë e Komisionit Europian brenda arkitekturës institucionale me rolin dhe

pozicionin strategjik kundrejt dy organeve legjislative, Parlamentit dhe Këshillit Europian.

Siç shkruan d’Alema: “Do të ishte një skenar i ri, ku partitë europiane do të fillonin të

ushtronin një rol më të drejtpërdrejtë në marrëdhënie me qytetarët dhe institucionet e

Brukselit do të shfaqeshin më pranë vullnetit popullor dhe më të kushtëzuar prej tij. Fillimi

i asaj Europe të qytetarëve që kemi si pikësynim807.

“Ripërtëritja” e Bashkimit Europian shtrohet sidomos në “formatin strukturor -

funksional të sistemit politik” me procedurat politike të vlerësuara me “outcome”, si

rezultate që lidhen me rritjen e shkallës së jetesës të qytetarëve europianë, të mirëqenies,

paqes e të sigurisë për të sotmen e të ardhmen. Janë më se të pranuara arritjet e dobishme

të pamohueshme që ka sjellë integrimi ekonomik i Bashkimit Europian me tregun e

njësuar. Ato shprehen me ofrimin e akseseve të shumta për qytetarët europianë që gëzojnë

të drejtat për të jetuar, punuar, për të studiuar lirisht në çdo vend të Bashkimit Europian e

po ashtu, për të pasur më shumë zgjedhje në mallra cilësore. Pavarësisht gjithë këtyre, kanë

lënë shumë për të dëshiruar pritshmëritë për një jetesë me sa më shumë mirëqenie.

Përkundrazi, në shumë vende të Bashkimit Europian u rrit pabarazia në të ardhurat bruto

për familje. Pranohen vështirësi në plotësimin e nevojave, sidomos të “mallrave publike”

të domosdoshme (jetesa e përshtatshme, shëndeti, arsimimi, pensionet), gjë që ka çuar në

rritjen e borxheve familjare. Po ashtu, pranohen vështirësi për punësim, sidomos te të rinjtë

dhe gratë.

Mbi të gjitha, është pranuar se nga viti 2008 “eurozona u përfshi nga një krizë

financiare”, që pati pasoja të drejtpërdrejta në paralizimin e ekonomisë, në rritjen e

papunësisë (sidomos te të rinjtë nën 25 vjeç), në rritjen e pabarazisë shoqërore në gjirin e

secilit vend, e me thellimin e dallimeve midis vendeve të ndryshme të Bashkimit Europian.

Në disa vende të Bashkimit Europian, 10% më i pasur i popullsisë i ka rritur ndjeshëm të

ardhurat e përgjithshme. Në disa vende të tjera është vërejtur një rritje e kuotës së të

varfërve në totalin e popullsisë, sa një rritje e kuotës së të varfërve në totalin e popullsisë,

aq sa një familje në dhjetë jeton në varfëri.808 Ishin pasojat e rënda të krizës financiare që filloi më 2007, që shtruan si

domosdoshmëri rishqyrtimin e politikave ekonomike e sociale europiane dhe të vetë

arkitekturës institucionale të qeverisjes së Zonës Euro me legjislacionin përkatës. Por, siç

dihet, nuk mund të arrihet në përfundime të drejta pa evidentuar arsyet apo shkaqet me

efektet e tyre në shfaqjen e krizës. Ka një marrëveshje midis studiuesve, por edhe

politikanëve, për të cilët kriza dhe reçesioni që goditi “Eurozonën”, por edhe mbarë botën

e zhvilluar, duke filluar nga SHBA, i kanë rrënjët në neoliberalizimin e monetarizmin, që

duke filluar nga viti 1980 ka karakterizuar politikat ekonomike në pjesën më të madhe të

botës kapitaliste më të zhvilluar. Lidhja e ndërvarur ndërmjet politikave neoliberale dhe

807 M. d’Alema, vepër e cituar, f. 34. 808 Po aty, f. 36 - 37.

Page 220: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

208

treguesve të krizës financiare si rritja e borxheve individuale e publike, rritja e pabarazisë;

shtimi i varfërisë mund të përmblidhet si më poshtë:

- “deregulation” edhe në tregun e punës u shoqërua me dobësimin e fuqisë kontraktore

të punonjësve, duke bërë punën përherë më të pasigurtë e po ashtu, me një ulje

progresive të përfitimeve nga komponentët e Shtetit të Mirëqenies Sociale;

- bindja, sic shkruan d’Alema, gjerësisht në modë gjatë viteve 1980, e njohur si “trickle

-down economy”, sipas së cilës duheshin eliminuar tërë kufizimet ndaj lirisë së

pasurimit të njerëzve, pasi investimet që do të vërshonin do të përmirësonin mirëqenien

e të gjithëve, ishte arsyeja tjetër në “uljen progresive të rendimenteve të Welfare (shteti

social);809

- me një punë përherë e më të pasigurtë e të përkohshme dhe një sistem të sigurimeve

sociale që e bënte përherë e më të vështirë garantimin e të mirave publike të

domosdoshme (shkolla, shëndeti, pensionet) familjet u përpoqën të përballonin fuqinë

e pakët blerëse nëpërmjet marrjes së borxheve;

- predispozita neoliberale për uljen e taksave të kapitalit e sidomos të kapitalit të madh

çoi në thellimin e pabarazisë në politikat fiskale; në vendet e Bashkimit Europian,

aktualisht, taksat mbi fitimin dhe të ardhurat jo nga puna (të kapitalit) arrijnë në rreth

15% të Produktit të Përgjithshëm Bruto (PPB), ndërsa taksat mbi të ardhurat nga puna

rëndojnë për më shumë se 20%;810

- kufizimi i diktuar me pranimin e Euros në politikat fiskale kombëtare nuk u shoqërua

me zbatimin e një politike fiskale thelbësore dhe efikase në nivel komunitar.

Përkundrazi, arkitektura institucionale, e ndërtuar në vitet 1990, çoi ndarjen e plotë

midis politikës monetare që iu besua Bankës Qendrore Europiane (BQE) dhe

përgjegjësisë fiskale, që iu besua qeverive kombëtare në mungesë të një thesari

europian. Përmasa e bilancit europian mbeti fare modeste (rreth 1% e PPB të vendeve

anëtare të marra së bashku). M. d’Alema citon G. Irvin e A. Izurit sesi “efektet rënduan

ndjeshëm në shtrëngimin e politikave të Welfare (Shtetit të Mirëqenies Sociale) dhe

politikave të punësimit.811

Shfaqjet e mësipërme të krizës përbëjnë arsyen për ripërtëritjen e Bashkimit Europian në

“formatin strukturoro – funksional” të realizimit të politikave ekonomike e sociale, me

synimin që të kapërcehen dobësitë politike. Pra, siç shkruan d’Alema, fjala është për të ndërtuar një Europë federale që të jetë

një fuqi e madhe politike, edhe pse besoj që arsyeja thelbësore e vështirësive të sotme nuk

duhet kërkuar edhe aq në terrenin ekonomik sesa pikërisht në atë të dobësisë politike.812

Shumë autorë, ripërtëritjen e Bashkimit Europian në formatin strukturoro - funksional e

shmangien e “defiçitit demokratik” e shprehin me sloganin “kthimi i politikës”. Mbahet

parasysh përmbajtja e politikës si “art zgjidhjeje” midis “burimeve” (natyrore, njerëzore,

kapitale) dhe “vlerave” (nevoja, interesa) e realizuar si “shpërndarje autoritative e vlerave

materialiste” në shoqëri; politika si “kompromis dhe konsensus”, ku të gjithë pjesëtarët e

shoqërisë (klasa, shtresat e saj) ndihen përfitues e jo përjashtues në shpërndarjen e vlerave

materialiste; politika si “pushtet” e vlerësuar “më autonome”, e realizuar me:

809 M. d’Alema, vepër e cituar, f. 42. 810 Po aty, f. 46. 811 G. Irvin, A. Izurit, “Fundamental Flaws in the European Project”, botuar në Revistën “Ekonomic & Political weekly”, vëll. XLVI, Nr. 32, gusht 2011, f. 14. 812 M. d’Alema, vepër e cituar, f. 25.

Page 221: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

209

- “efektshmërinë” në arritjen e rezultateve në “zhvillimin ekonomik” përmes rritjes

ekonomike për prodhimin e të mirave materiale, atribut i vetë sistemit kapitalist të

ekonomisë dhe mekanizmave të tregut të lirë;

- “drejtësisë sociale”, e shprehur përmes treguesve të “zhvillimit njerëzor” dhe të

harmonizimit të sa më shumë interesave, të “kohezionit social” i mbështetur në

solidaritetin, bashkëpunimin, ndihmën e ndërsjellë, që janë edhe në bazë të realizimit

të komponentëve të Shtetit të Mirëqenies Sociale.813

Siç trajtuam më sipër, me gjithë përpjekjet për zbatimin e politikave sociale

paneuropiane dhe të një Shteti të Mirëqenies paneuropian, vendimet në Bashkimin

Europian kanë qenë më shumë të prirura që të marrin parasysh zgjidhje mbi bazën e

neoliberalizimit e të monetarizimit, që favorizojnë ekonominë e tregut të lirë; derregullimin

në funksion të lirisë së pakufizuar të kapitalit; kufizimin e rolit të shtetit në ekonominë dhe

tkurrjen e politikave sociale në funksion të shpërndarjes dhe rishpërndarjes së të ardhurave,

e bashkëlidhur kjo me “individualizimin e mirëqenies”, si përpjekje vetjake e secilit për

sigurimin e jetesës së përshtatshme e të mirëqenies. Me neoliberalizimin e monetarizimin iu dha përparësi “indikatorëve ekonomikë”, të

lidhur me “efikasitetin” ekonomik, i shprehur përmes ritmeve të rritjes ekonomike;

liberalizimit të tregut të punës; taksave të ulëta për kapitalin, sidomos për kapitalin e madh;

luftës kundër inflacionit dhe stabilitetin ekonomik. Kjo përparësi ishte ndaj “indikatorit të

zhvillimit human”, i vlerësuar përmes punësimit, rishpëndarjes së të ardhurave në funksion

të “drejtësisë sociale” si të “drejta themelore për sigurimin e kushteve të jetesës në nivel

social, profesional, ekologjik” e të zbatimit të drejtësisë sociale. Mbizotërimi dhjetëvjeçar

i politikave mbi bazën e neoliberalizimit e të monetarizimit ishte me mjaft rrjedhoja

negative nga ato çfarë prisnin qytetarët nga politikat në funksion të mirëqenies. Siç shkruan d’Alema: “Europa pësoi rëndë mbi shpinë këtë hegjemoni të kulturës

neoliberaliste, që diktoi një ndryshim të prioriteteve të politikës ekonomike europiane; nga

një ekonomi sociale tregu, që kishte në qendër angazhimin për një punësim të plotë dhe të

mirë, në një politikë që zgjodhi si prioritet luftën kundër inflacionit dhe stabilitetit monetar

dhe që konsideroi fleksibilitetin e punës dhe kufizimin e pagave si të vetmen formë të

pranueshme për ndreqjen e situatës. Kemi parë, në këto tridhjetë vjet, një sprapsje të

politikave Kejnsiane dhe reduktim në rritje të rolit të shtetit në ekonomi. Ky ndryshim

paradigmë në kahun neoliberalist ka ndikuar thellësisht në krijimin e tregut të njësuar

europian. Mbizotëroi një interpretim, që si përfundim e vuri tregun në qendër të gjithçkaje,

tipike për botën anglo - saksone, në një kontinent europian që historikisht është

karakterizuar gjithmonë nga një ekuilibër më i madh midis Shtetit dhe tregut.814 Bashkimi Europian u shndërrua thjesht në një “shtet rregullator” dhe iu la gjithmonë e

më pak hapësirë politikave të rivendosjes së ekuilibrit ekonomik dhe solidaritetit.

Angazhimi rishpërndarës mbeti kryesisht kompetencë e shteteve kombëtare. Por detyrimet

e bilancit të diktuara nga Europa, përherë e më të shtrënguara i reduktuan marzhet e

ndërhyrjes pa i dhënë mundësi këtyre politikave të jepnin efekte të qenësishme. Prirjet

neoliberaliste me “mungesën e politikës” u shfaqën edhe me monedhën e përbashkët –

Euro. Nëse ajo u konsiderua si një arritje e padiskutueshme në rrugën e integrimit të

mëtejshëm në Bashkimin Europian, “mungoi ajo shtysë e mëtejshme që duhet t’u jepte

813 M. d’Alema, vepër e cituar, f. 25. 814 Citim i d’ Alemës (si më sipër) nga P. Petit “Building Faith in a Common Currency. Can the Eurozone get beyond the Common Market Logic?”, Cambridge Journal of Economics, Nr. 36, 2012.

Page 222: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

210

institucioneve politike fuqinë për të udhëhequr përmasën e re ekonomike të integrimit. Dhe

kështu doli në pah fakti që monedha e njësuar, pa një koordinim frytdhënës të politikave

ekonomike dhe zhvillimit, pa harmonizimin e rregullave fiskale dhe standardeve

shoqërore, pa një bilanc kuptimplotë federal të Bashkimit, në vend që të ishte themeli i një

integrimi më të fortë, theksoi edhe më shumë çekuilibrat dhe pabarazitë midis zonave me

nivele të ndryshme produktiviteti dhe konkurrueshmërie”815. Ka propozime që lidhen me “kthimin e politikës” në funksion të “ripërtëritjes” së

Bashkimit Europian. Me to shtrohet nevoja e rishqyrtimit të politikave ekonomike

europiane dhe vetë arkitekturës institucionale të qeverisjes së zonës euro. Është fjala për

rishqyrtimin e politikave neoliberaliste e monetariste të shprehura me nënvlerësimin e rolit

të shtetit në ekonomi si garant i rritjes së barazpeshuar, të qëndrueshëm e afatgjatë,

nënvlerësim që në kuadrin e Bashkimit Europian ushqeu “rolin vendimtar të teknokracisë

europiane” e inspirimin prej saj të masave shtrënguese”, aspak të dëshirueshme e të

mirëpritura nga qytetarët europianë. Rishikimi shtron nevojën për të “rivlerësuar rolin e shtetit si aktor ekonomik”, që sipas

d’Alemës duhet të shprehet nëpërmjet një barazpeshimi ndërmjet:

a) rolit “rregullator” të shtetit përmes treguesve makroekonomikë të zhvillimit;

b) rolit “ekuilibrues” të shtetit që garanton bashkë me stabilitetin e çmimeve, një rritje të

investimeve, zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm dhe “drejtësi sociale”. Me këtë të

fundit nënkuptohen politikat sociale në realizimin e komponentëve të shtetit të

Mirëqenies Sociale, në funksion të “kohezionit social” me harmonizimin e sa më shumë

interesave të klasave dhe shtresave e të solidaritetit mes tyre. Barazpeshimi në dy

drejtimet e mësipërme, është, siç nënvizon P. Petit, “mishërim i ekuilibrit sa më të madh

mes shtetit dhe tregut, ku shtetit i njihet roli i atij që merr i pari përgjegjësinë ndaj

rrezikut të një “kapitalizmi disfunksional”816.

Po ashtu, rishikimi i rolit të shtetit shihet me rritjen e investimeve publike. Sigurisht, nuk

bëhet fjalë për rikthimin në format e zgjeruara të ndërhyrjes publike që historikisht kanë

qenë në përmbajtjen e politikave në bazë të “liberalizmit modern e social” dhe të

Kejnsianizmit. Po ashtu, nuk bëhet fjalë për t’u kthyer në “qeverinë e madhe” me “burokraci të

madhe” e “shpenzime qeveritare të mëdha”. Përkundrazi, siç shkruan d’Alema, “ndërhyrja

e shtetit duhet të shoqërohet me prioritetet që lidhen drejtpërdrejt me sistemin politik,

kostot e të cilit duhet të ulen, duhet të rritet transparenca dhe shpejtësia në vendimmarrje;

administratë publike, që ka nevojë për reduktim të aparatit burokratik dhe rritje të

eficencës; drejtësia, që duhet të ofrojë siguri më të mëdha për qytetarët dhe sipërmarrjet”.817

Ndërhyrja publike shihet e domosdoshme për të evidentuar prioritetet në drejtim të

zhvillimit, ku së pari, duhet të shërbejë si shtysë për punësim, me efekte të drejtpërdrejta

për rritjen ekonomike e njëherësh për zgjidhjen e problemeve sociale. Është një drejtim që

mban parasysh ata që janë më shumë të prekur, siç janë të rinjtë dhe gratë. Kjo edhe sepse

politikat neoliberale me uljen e ndjeshme të shpenzimeve për punësim në administratën

publike, për komponentët e Shtetit të Mirëqenies Sociale dhe arsimin e detyrueshëm

815 M. d’Alema, vepër e cituar, f. 29. 816 P. Petit, vepër e cituar, f. 271 - 281. 817 M. d’Alema, vepër e cituar, f. 47.

Page 223: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

211

rënduan pikërisht ndaj grave. Ashtu si shkurtimi i shpenzimeve për mjekim dhe asistencë

prekën kryesisht gratë, duke i ngarkuar edhe më shumë me barrën e detyrimeve familjare.

Prandaj nevojitet të rishikohet sistemi i Welfare, duke e bërë më të vëmendshëm ndaj

familjes dhe duke u dhënë mundësi grave të jenë më të çlira nga pesha e punës së

përkujdesjes.818 Të gjitha këto drejtime të ndërhyrjes së strukturave publike, si një mjet për

ripërtëritje të mangësive të BE-së, tingëllojnë shumë aktuale në analizën tonë të kuadrit

vendas. Ndërhyrja në politikat sociale që lidhen me punësimin, arsimimin e shëndetësinë,

“vettingu” në strukturat e drejtësisë, reforma në administratën publike dhe prioritetet e tjera

kyçe për vendin tonë në kuadër të procesit integrues janë sot objektivat kryesore të vendit.

Natyrisht që për sa i përket formatit të këtyre reformave dhe rregullave të shkruara të tyre

ndihma e partnerëve europianë është shtylla bazë e veprimit, ndërkohë që për sa i përket

realizimit në terren të tyre shohim elementë të shumtë të karakteristikave vendase, ku këto

procese paraqesin elementë të stërzgjatjes në kohë, ndërhyrjen e elementëve politikë në

procese që duhet të qëndrojnë absolutisht të shkëputura nga politika, një indiferentizëm të

një pjese të shoqërisë për sa i përket mbarëvajtjes së këtyre nismave etj.

Një drejtim tjetër i formave të ndërhyrjes lidhet me riorientimin e politikave fiskale

në funksion të investimeve, por edhe të mbulimit të sigurimeve sociale. Kështu, siç është

shprehur Komisioni dhe Parlamenti Europian, programet europiane të investimeve të

financohen edhe nëpërmjet taksimit të transaksioneve financiare dhe po ashtu, mund të

zbatohet një taksë për çlirimin në atmosferë të CO2, në kuadrin e një politike të përbashkët

për mbrojtjen e mjedisit. Kështu, në gjendjen e tanishme të Bashkimit Europian ndihet

shtysa për të riaktivizuar fondet publike dhe bankat publike të investimeve për

riaktivizimin ekonomik. Dhe të gjitha këto lidhen me reformimin e kapitalizmit, me

synimin, siç shprehen studiuesit, të një “humanizmi të kapitalizmit” që duhet bërë me

ndërthurjen sa më të mirë midis indikatorit të “rritjes ekonomike”, e mbështetur në politikat

publike buxhetore me garantimin e stabilitetit financiar, kontrollin e inflacionit nga njëra

anë dhe nga ana tjetër, të indikatorit të “zhvillimit human” përmes mirëqenies dhe

“drejtësisë sociale”, mbështetur në politikat e rishpërndarjes proporcionale të efekteve të

rritjes ekonomike. Pra, jo përqëndrim thjesht në indikatorin “rritje ekonomike”, por “cilësia

e jetesës së qytetarëve” të jetë vlerësuesi i suksesit të politikave të rritjes ekonomike. Por

për këtë, shtrohet nevoja e një konsensusi të ri në zbatimin e politikave të Bashkimit

Europian.

Siç shkruan A. Civici: “duhet një konsensus i ri për ecurinë ekonomike për rritjen

e efikasitetit të institucioneve si instrumente kryesore të garantimit të suksesit të zhvillimit,

duke e përshtatur në kushtet e reja nocionin dhe praktikën “shtet/ qeveri e vogël, por

efektive”; futja masive e metodave e të filozofisë së sektorit privat në ndërtimin dhe

funksionimin e institucioneve publike; transparencën maksimale të tregut për të eliminuar

devijimet dhe efektet monopolistike të tij në dëm të konsumatorëve; garantimin afatgjatë

të burimeve të rritjes ekonomike; zëvendësimin gradual të indikatorit “rritje ekonomike”

me atë të “mirëqenies” dhe zhvillimit social si indikatorin themelor të suksesit; vendosjen

e buxheteve në qendër të diskutimeve masive e pjesëmarrjes së gjerë të ekspertëve, grupeve

818 M. d’Alema, vepër e cituar, f. 54.

Page 224: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

212

të interesit e opinionit publik; forcimin e sektorit publik e të prezencës së shtetit në

ekonomi; përballimin e efekteve të globalizimit”.819

E ardhmja e Bashkimit Europian është e varur edhe nga vendi dhe roli i tij në botën

e sotme globale, e karakterizuar si “bota pa kufij”, e përshkruar me plot ndërlikime e

sidomos me ndryshimin e raportit të forcave në kuadrin e Rendit të Ri Botëror, të

përkufizuar si një “realitet i ri”. Pikërisht në këtë “realitet të ri” global, siç shkruan

d’Alema, bota ka nevojë për një “Europë të fortë, të aftë të veprojë në koherencë si një

subjekt i përbashkuar dhe jo si një tërësi e çrregullt fuqish të vjetra. Vetëm kështu Europa

mund të jetë një shtyllë mbështetëse e rendit botëror që po përvijohet”820. Është e vërtetë

që nga njëra anë ka një tërheqje të Europës e të Perëndimit në përgjithësi, që nuk zotëron

më pjesën dërrmuese të pasurisë globale, siç ishte dëshmuar për pothuajse gjashtëdhjetë

vite pas Luftës së Dytë Botërore. Kjo është edhe rrjedhojë e daljes së të ashtuquajturave

“fuqi të reja”, si në Azi, me ndikim të madh në raportin e forcave botërore aq sa ka një

përkufizim të shekullit XXI si “shekulli aziatik”. Po ashtu, është evident fuqizimi i shteteve

të ashtuquajtura MINT821: Meksika, Indonezia, Nigeria, Turqia.

Por Europa e Bashkuar e ruan epërsinë e saj përmes epërsisë së qytetërimit modern

perëndimor, çka mundëson që të luajë ende “një rol themelor në marrëdhëniet

ndërkombëtare në rendin botëror, duke shfrytëzuar një trashëgimi vlerash, kulturë dhe

qytetërim, që e bën kontinentin europian unik dhe të aftë për t’u dhënë vlerë arritjeve të

fituara përgjatë shekujve të historisë.822 Kështu, Europa e dëshmon rolin e saj, lidhur në mënyrë të pashmangshme me

“madhështinë e saj”. Dhe kjo sepse i ofron botës trashëgiminë e saj përmes tipareve të

qyteterimit modern perëndimor, të shprehura përmes jetësimit të “konstitucionalizmit

liberal” me afirmimin, sigurimin e garantimit të të drejtave dhe lirive të individit në të gjitha

kategorizimet: të drejta civile – juridike, politike, ekonomike e sociale; “demokracisë

përfaqësuese” si sistem i qeverisjes më të përparuar; i “drejtësisë sociale” e të modernizimit

ekonomik. Kështu, shkruan d’Alema: “Bota globale ka nevojë për qytetërimin europian,

me kusht që ne, europianët, të mos e konceptojmë Bashkimin si një fortesë të mbyllur dhe

armiqësore, por si një projekt politik të hapur dhe një model shoqërie përfshirëse, me një

vizion të botës bazuar te paqja, pluralizmi kulturor dhe bashkëpunimi mes popujve.

Me fjalë të tjera, një botë pa humanizmin europian dhe autonominë e njeriut, pa të

drejtat e individit, demokracisë politike dhe solidaritetin shoqëror do te ishte më e varfër,

e ndarë, e përshkuar nga tensione, përplasje dhe padrejtësi.823

Pikërisht është ky mision i Bashkimit Europian që e bën të domosdoshëm

reformimin në institucionet e saj, të funksioneve të tyre me synimin për të vepruar me një

zë të vetëm në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe po aq, për të koordinuar në mënyrë sa më

të plotë politikat e jashtme të shteteve kombëtare. Jo vetëm kaq, por edhe të zbatohet një

politikë e jashtme frytdhënëse e me rritjen e rolit, madje të një roli sa më të spikatur të

Bashkimit Europian ndaj menaxhimit të krizave. Kjo është evidente po të kemi parasysh

819 A. Civici, vepër e cituar, f. 275. 820 M. d’Alema, vepër e cituar, f. 65. 821 Grupi i shteteve: Meksikë, Indonezi, Nigeri dhe Turqi. 822 M. d’Alema, vepër e cituar, f. 67. 823 Po aty, f. 68, 84.

Page 225: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

213

rezultatet e krijuara të Bashkimit Europian në ndërhyrjet e tij në Ballkan, në Bosnjë –

Hercegovinë, Kosovë.

Së pari, duhet të përforcohen arritjet e deritanishme të natyrës institucionale të

Bashkimit Europian në politikat e jashtme të tij. Është fjala për fillimin e punës të

përfaqësuesve të lartë, bashkë me krijimin e shërbimit diplomatik të Bashkimit dhe

forcimin e mekanizmave të ndryshëm të veprimtarisë së jashtme. Por, sipas studiuesve,

ekzistenca e këtij institucioni nuk siguron në vetvete një aftësi më të arrirë për të vepruar

në skenën ndërkombëtare pa iu bashkëngjitur zgjidhje të fuqishme politike dhe një vullnet

efektiv të përbashkët, në radhë të parë i vendeve kryesore europiane. Një hap të vërtetë

cilësor do të përbënte vendimi i Bashkimit Europian për të dalë me një zë dhe përfaqësim

të përbashkët në tërë takimet e rëndësishme ndërkombëtare, duke filluar nga institucionet

financiare e deri për të pasur një zë të përbashkët europian në Këshillin e Sigurimit të OKB-

së. Një përfaqësim i përbashkuar, sipas d’Alemës, do t’i jepte Bashkimit Europian një rol

negociator që sot, pak a shumë, i mungon824. Së dyti, është mbrojtja europiane e përbashkët, që mund të jetë simbol i rigjallërimit

të Bashkimit Europian. Kjo nënkupton një ripërtëritje me përparime të dukshme të zbatimit

të projekteve të parashikuara nga Traktati i Lisbonës, për të bërë Bashkimin Europian të

aftë të marrë plotësisht përgjegjësinë mbi vete. Por, kjo është njëra anë që lidhet me

kontekstin e strukturimit të brendshëm të Bashkimit Europian në funksion të një Europe të

fortë, që siguron mbrojtjen e përbashkët të saj. Ana tjetër ka të bëjë me faktin se një Europë

e fortë do të ndihmonte në menaxhimin e krizave rajonale dhe në arritjen e ekuilibrave

rajonalë, për të cilat Europa nuk mund të mos marrë përgjegjësitë e saj. M. d’Alema veçon

disa nga rajonet që përbëjnë prioritet për Bashkimin Europian. Kështu, është Mesdheu, që

sërish është kthyer në një zonë me rëndësi për Bashkimin Europian, të paktën për tre arsye:

për shkak të rëndësisë së flukseve migratore/ nëpërmjet Mesdheut kalon pjesa më e madhe

e shkëmbimeve midis vendeve prodhuese dhe vendeve konsumatore, sidomos për naftën

që Europa është mjaft e kushtëzuar për industritë e saj/ për rrezikun që paraqet për sigurinë

ndërkombëtare nga shfaqjet në këtë rajon të fondamentalizmit islamik, me ekstremizmin

dhe terrorizmin. Roli i Bashkimit Europian është kushtëzuar edhe nga zhvillimet më të fundit në

vendet e pellgut të Mesdheut, të simbolizuara me “Pranverën Arabe”. Është fjala për një

lëvizje të madhe popullore kundër regjimeve autoritariste që kanë sunduar në këto vende,

por që mbart ndikime të shumta. Shtrohet nevoja e një reformimi tërësor të marrëdhënieve

të Bashkimit Europian. Kjo sepse nuk mohohet përgjegjësia e madhe e Europës, duke patur

parasysh që pjesa dërrmuese e konflikteve i kanë rrënjët në histori, ku Europa ka qenë e

pranishme përmes krijimit të perandorive kolonialiste. Ka edhe një përgjegjësi më të re - i

referohemi mbështetjes që për dekada të tëra iu dha diktaturave, të mbështetura në interesa

të veçanta si garantimin me furnizimin energjetik të vendeve europiane. 825 Në këtë

kontekst, duhet të kapërcehet dobësia e Bashkimit Europian, që nuk ka arritur në

formulimin e një politike të përbashkët e të administrimit të flukseve migratore. Aq më

shumë, çështja për një qëndrim të përbashkët të Bashkimit Europian bëhet edhe më e

824 M. d’Alema, vepër e cituar, f. 69. 825 M. d’Alema, po aty, f. 90.

Page 226: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

214

mprehtë dhe që sipas F. Fukujama: Europa do përballet me më se 30 milionë emigrantë të

rinj në tridhjetë vitet e ardhshme.826

Studiuesit arrijnë në përfundimin se e ardhmja e Bashkimit Europian është e lidhur

me ndërmarrjen e reformimin në funksion të kapërcimit të “defiçitit të legjitimitetit” e të

“defiçitit të demokracisë” që siç e theksuam më sipër, është i lidhur me sanksionimin e

“legjitimitetit” e të “autoritetit” në qeverisje, i arritur në sajë të rritjes së pjesëmarrjes së

drejtpërdrejtë të qytetarëve europianë në jetësimin e institucioneve paneuropiane të

qeverisjes, të rritjes së përgjegjshmërisë së tyre ndaj vullnetit të qytetarëve e të rritjes së

kontrollit qytetar ndaj tyre/ rigjallërimin ekonomik të Europës, me zbatimin e politikave

ekonomike e sociale, që ndërthurin objektivat për “rritjen ekonomike” me ato të “rritjes së

mirëqenies dhe të zhvillimit social”, pra të një Europe sa më sociale, që garanton besim te

qytetarët europianë për një jetesë në mirëqenie dhe të një Europe që të veprojë si një “aktor

global”, jo një Europë e mbyllur në vetvete. Janë këto ndërmarrje që i shërbejnë mposhtjes

së “euroskepticizmit” dhe që shtojnë besimin ndaj integrimit europian. Analiza si më sipër nxjerr në pah sërish rëndësinë madhore të aspekteve

institucionale dhe ndërmarrjes së politikave të caktuara,që mund të çojnë drejt lulëzimit të

BE-së. Mirëpo, studimi ynë mbi ecurinë dhe zhvillimin e legjislacionit vendas, në kuadër

të procesit integrues dhe përafrues, sërish na përforcoi bindjen se legjislacioni është një

prej shtyllave kryesore të funksionimit të shtetit dhe më tej akoma, të funksionimit të një

aleance shtetesh. Strukturat drejtuese dhe ato zbatuese në një vend apo organizatë të

caktuar do të shfaqnin problematika të mëdha në funksionimin dhe organizimin e tyre, në

rast se nuk do të kishim një rakordim të legjislacionit të fushës përkatëse me drejtimet e

tjera të së drejtës. Në këtë kontekst, shohim se ekzistenca e një ligji të drejtë, harmonizimi

i tij me kuadrin ligjor brenda strukturës organizative përkthehet në perfeksionim të kuadrit

ligjor në tërësi, duke u reflektuar e gjithë kjo në produktin e një jete më të mirë për qytetarët,

në një popullatë më të shëndetshme dhe të lumtur, në struktura shtetërore dhe private të

qëndrueshme dhe në një demokraci efikase. Analiza na tregon se ligjet kanë impakt të drejtëpërdrejtë në jetën e qytetarëve të

një vendi dhe njëkohësisht efekt të tërthortë mbi të. Përveç efektit të drejtëpërdrejtë, të cilin

ne e kemi përmendur disa herë, analiza mbi përafrimin e legjislacionit vendas me atë të

BE-së, na ka treguar se po kaq i rëndësishëm është dhe efekti jo i drejtëpërdrejtë, që ky

përafrim ligjor ka në jetën e njerëzve. Ligjet e qarta, të mirëformuluara, efiçente dhe

njëkohësisht të mirëzbatuara, sjellin ulje të nivelit të korrupsionit, mundësi të minimizuara

që njerëzit e veshur me pushtet të mund të devijojnë nga detyrat dhe përgjegjësitë që u

ngarkon ligji. Një administratë publike funksionale dhe efiçente në bazë të rregullimeve

ligjore dhe normative të sakta dhe produktive sjell një ambient më “fair”, ku individi mund

të jetojë në respektim të plotë të të drejtave të tyre. Po ashtu, kjo administratë me rezultate

“pozitive” reflekton produktin e saj në ambientin privat, ku subjektet private tregtare të së

drejtës kanë “detyrimin” që ta ushtrojnë veprimtarinë e tyre në po të njëjtën frymë në

respektim të ligjit, duke ndjekur parimet e së drejtës dhe në harmonizim të plotë me të

drejtat e qytetarëve. Nuk ka se si ky reaksion zinxhir, legjislacion – shtet – privat, të mos

reflektohet në një jetë më të mirë për individin, në një shtet më të fortë në arenën rajonale,

europiane dhe atë globale.

826 F. Fukujama, vepër e cituar, f. 29.

Page 227: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

215

Analiza na drejton në përfundime e konkluzione të qarta mbi mënyrën se si ky

“perfeksionim” i legjislacionit na mundëson një jetë më të mirë, ndërkohë eksperienca

gjithashtu na tregon se kjo është një nga metodat më efikase dhe më produktive në kohë

(me rezultate optimiste të ndjeshme në më pak se një dekadë). Po cilat janë sfidat e këtij

“perfeksionimi të legjislacionit”? Ne kemi përmendur se bota nuk është statike dhe po ashtu njerëzimi është

gjithmonë e më shumë në lëvizje dhe zhvillim të përditshëm. Një realitet i tillë e “kërkon”

arritjen e asaj, që ne në këtë analizë kemi zgjedhur ta quajmë “perfeksionim të

legjislacionit”. Jo vetëm ndryshimi i pashmangshëm, por edhe “vendimmarrja” legjislative,

e cila buron nga idetë e njeriut, e bën këtë proces me ngjyrime të forta subjektive dhe me

hapësirën për interpretime të ndryshme. Një “ligj perfekt”827 për një grup njerëzish, mund të jetë një “ligj joefiçent”, madje

dhe “i padrejtë” për pjesën tjetër të popullatës, për shkak se ndryshojnë prioritetet,

ndryshojnë dëshirat dhe ambienti në të cilin jetojnë këta individë dhe faktorë të tjerë.

Mirëpo, pavarësisht subjektivizmit në arritjen e produktit, element ky i pashmangshëm, ne

mund të përpiqemi që të minimizojmë sa mundemi këto diversifikime që mund të ketë në

qëndrimin ndaj rregullimeve ligjore. Rikthehemi te mirëfunksionimi i strukturave publike dhe private në vend, që

përmendëm më herët… në qoftë se rregullimet ligjore dhe normative të këtyre strukturave

janë produktive, atëherë dhe punonjësit përkatës do të kenë gjatë punës së tyre rezultate të

pëlqyera dhe mirëpranuara nga shumica. Nuk do të ketë hapësira të mëdha subjektivizmi

njerëzor, por puna e administratës do të udhëhiqet nga e mira e përbashkët e shumicës së

qytetarëve, gjë që sjell ulje të pakënaqësisë në ndërmarrjen e hapave rregullatore dhe

rrjedhimisht edhe të rezultateve të kësaj administrate. E njëjta situatë qëndron edhe për sa

i përket mjedisit privat.

Në qoftë se legjislacioni në fushën e arsimit është efiçent, atëherë do të kemi një

shkallë intelekti relativisht më të lartë të qytetarëve vendas dhe rrjedhimisht një kanalizim

të ideve të tyre në linja të përafërta mendimi. Po ashtu, në qoftë se legjislacioni në fushën

e shëndetësisë do të arrijë të mbulojë dhe të mirërregullojë aspektet kryesore të fushës dhe

individët do të jenë të sigurtë që vendi i tyre u ofron siguri në këtë drejtim, atëherë ata do

të jenë shumë më pozitivë dhe shumë më të interesuar në qëndrimet e tyre ndaj

legjislacionit dhe propozimeve për “perfeksionim të tij”. Rikujtojmë këtu politikat welfare

të shtetit. Po ashtu, në rast se biznesi privat do të mund të ushtrojë aktivitetin e tij në një

mjedis, ku respektohen parimet e konkurrencës, të drejtat e pronësisë intelektuale, ai do të

jetë më i motivuar se kurrë që të vazhdojë të japë kontributin e tij edhe përtej fitimit

vetjak… pra, duke kontribuar më gjerë për shoqërinë përreth tij.

Shohim se studimi i legjislacionit në fusha të ndryshme nuk mund të bëhet i

shkëputuar nga kuadri ligjor i fushave të tjera të së drejtës. Ajo që mund të realizohet me

studime të veçanta është fryma dhe qëllimi i përbashkët, në të cilin duhet të kanalizohen

mendimet dhe puna e strukturave vendase në përgatitjen e këtyre ligjeve dhe në propozimet

për amendime të tyre. Vendi ynë has vështirësi të konsiderueshme në lidhje me të gjitha këto hallka;

shohim se papunësia është ende në nivele të larta, faktor ky me impakt të drejtëpërdrejtë

në indiferentizmin që një pjesë e mirë e njerëzve shfaq në qëndrimin ndaj ndryshimeve

827 Shënim: po e quajmë të tillë vetëm në kuadër dhe për efekt të analizës sonë në lidhje me proçesin përafrues të legjislacionit dhe jo si një koncept real dhe të së drejtës.

Page 228: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

216

ligjore në kuadër të procesit përafrues. Individët janë më të shqetësuar për çështjet e tyre

ngushtësisht vetjake, si psh. për ekonominë familjare, shëndetin e familjes, biznesin privat

etj; po ashtu, problematikat në fushën e drejtësisë përbëjnë një pengesë të madhe në këtë

drejtim. Arritjet e mëdha që ne synojmë me “perfeksionimin e legjislacionit” shkojnë shumë

larg këtij këndvështrimi “personal”; janë qëllime largpamëse për një shoqëri më të mirë

dhe tejkalojnë kufijtë e mirëqenies vetjake të një personi të vetëm. Në këto kushte, duke

parë vështirësitë dhe sfidat e vendit, të cilat sigurisht janë në proces përmirësimi, por dhe

duke qenë pjesë e qenësishme e arenës europiane jo vetëm në aspektin gjeopolitik, por

kryesisht për sa i përket kulturës dhe frymës qytetare europiane, shqiptarët i janë drejtuar

tashmë kësaj familjeje të madhe europiane. Me ndihmën e padiskutueshme të partnerëve

tanë europianë dhe më gjerë, ne kemi zgjedhur të mbështetemi në suportin e aleatëve tanë

për të na udhëzuar dhe drejtuar në këtë “europianizim dhe perfeksionim të legjislacionit”.

Eksperiencat europiane dhe arritjet e tyre janë një model i përshtatshëm për ne dhe

na ndihmojnë në procesin e përafrimit të legjislacionit tonë, sigurisht duke analizuar në

mënyrë paralele edhe përshtjatjen e legjislacionit me mjedisin vendas. Në këtë kontekst,

shohim se duke analizuar sfidat që has sot BE-ja, ne studiojmë drejtpërdrejt dhe sfidat që

has vetë procesi i përafrimit të legjislacionit në vendin tonë. Metodat mbi kapërcimin e

këtyre pengesave të evidentuara më lart, janë njëkohësisht dhe mjete për të kaluar me

sukses vështirësitë në procesin e rregullimit ligjor dhe normativ. Studimi dhe hulumtimi në këtë aleancë të papreçedentë, pavarësisht frymëve të

shumta skeptike dhe populiste, ndez një tjetër dritë shprese të studiuesit për të ardhmen e

BE-së… për një të ardhme të ndritur të Bashkimit Europian. Shohim se si konkluzionet më sipër pasqyrojnë disa “defekte” të qenësishme, që

prekin strukturën dhe politikat e Unionit. Të gjitha këto janë të pashmangshme dhe

pavarësisht pengesave dhe vështirësive, tërthorazi, kontribuojnë në fuqizimin e të gjithë

sistemit europian. Kapacitetet dhe dëshira për të ecur përpara nën petkun e BE-së vazhdon

edhe sot; mënyrat e fuqizimit të Bashkimit po ashtu.

Shpresa e qytetarit europian dhe ëndrra e tij për të ardhmen e përbashkët europiane

mund të kapërcejnë çdo pengesë e mur, që ngrihet gjatë rrugëtimit afatgjatë të këtij

bashkimi idesh, shtetesh, njerëzish. Studimi tregon se legjislacioni i BE-së është fryt i profesionistëve dhe atribut i një

sistemi demokratik, ndër më të përparuarit, që ka në qendër të tij njeriun dhe të drejtat e tij

universale. Mund të themi se në çdo rast, në qoftë se politikat dështojnë, nuk ka asnjë të

humbur: shteteve u mbetet legjislacioni europian… ky instrument “quasi” në perfeksionim,

që do të mund t’u shërbejë brezave të ardhshëm të qytetarisë europiane.

Page 229: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

217

Aneks A: Data të rëndësishme në procesin integrues të Shqipërisë: 24 Maj 2018 - Rezolutë e Kuvendit të Shqipërisë për Rekomandimin e Komisionit

Europian për hapjen e negociatave të anëtarësimit midis Bashkimit Europian dhe

Shqipërisë. 4 – 6 Dhjetor 2017 - Takime të përfaqësuesve vendas me përfaqësues të institucioneve të

BE në Bruksel; 15 Nëntor 2017 – Takimi i Këshillit të Stabilizimit dhe Asociimit Shqipëri – BE;

15 Nëntor 2016 – Takim i KKIE mbi prezantimin e rekomandimeve të Raportit të

Komisionit Europian 2016;

8 Shtator 2016 – Takimi i tetë i Këshillit të Stabilizim - Asociimit Shqipëri – BE;

1 Shtator 2016 – U dorëzohet shërbimeve të Komisionit të BE-së, kontributi i dytë i

Qeverisë Shqiptare për Raportin e Komisionit për Shqipërinë për vitin 2016; 19 Korrik 2016 – Takim i KKIE mbi ecurinë e reformës në drejtësi;

9 Qershor 2016 – Zhvillohet në Tiranë Komiteti i Stabilizim - Asociimit BE – Shqipëri,

ku pala shqiptare prezantoi një përmbledhje të përparimit të Shqipërisë në plotësimin e

Kritereve të Kopenhagenit;

26 Maj 2016 – Zhvillohet në Tiranë Nënkomiteti i Tregut të Brendshëm dhe Konkurrencës,

ku pala shqiptare raportoi për arritjet në përafrimin e legjislacionit, zbatimin e tij, forcimin

e kapaciteteve administrative, në fushën e konkurrencës, pronësisë intelektuale, prokurimit

publik, mbrojtjen e konsumatorit dhe shëndetit, sektorin bankar dhe jobankar, fushën e

shërbimeve;

23 Maj 2016 – Paraqitet pranë shërbimeve të KE kontributi i Qeverisë shqiptare;

12 Maj 2016 – Zhvillohet në Bruksel Nënkomiteti i Tregtisë, Industrisë, Doganat dhe

Tatimet;

6 Maj 2016 – Takim i KKIE mbi rolin e përfshirjes së shoqërisë civile në procesin integrues

dhe prezantimi i Shkollës Verore Europiane;

21 Prill 2016 – Zhvillohet ne Bruksel Nënkomiteti i Transportit, Energjisë, Mjedisit dhe

Zhvillimit Rajonal, ku u diskutuan nga pala shqiptare arritjet në fushën e transportit dhe

pjesëmarrja në Observatorin e Transportit të Evropës Juglindore (SEETO) dhe në Procesin

e Berlinit;

14 Prill 2016 - Zhvillohet në Tiranë Nënkomiteti i Inovacionit, Shoqëria e Informacionit,

Politikat sociale dhe Shëndeti Publik;

8 Prill 2016 - Takimi i Komitetit të Koordinimit Ndërinstitucional për Integrimin Europian

(KKNIE), për diskutimet lidhur me zbatimin e PKIE 2016 – 2020;

10 Mars 2016 - Nënkomiteti Bujqësia dhe Peshkimi;

8 Mars 2016 - Takimi i Grupit të Posaçëm për Reformën në Administratën Publike;

3 – 4 Mars 2016 - Nënkomiteti Drejtësia, Liria dhe Siguria, ku pala shqiptare referoi mbi

ecurinë për sa i përket luftës kundër krimit të organizuar, gjyqësorit etj.;

17 Shkurt 2016 – Takim i KKIE mbi ecurinë e zbatimit të pesë prioriteteve për çeljen e

negociatave për anëtarësim të vendit në BE;

8 Shkurt 2016 - Takimi i Komitetit të Koordinimit Ndërinstitucional për Integrimin

Europian (KKNIE);

21 Shtator 2015 - Mbledhja e tretë e Grupeve të Përbashkëta të Punës;

Page 230: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

218

14 Shtator 2015 - Takim i përbashkët midis Kuvendit të Shqipërisë, Këshillit të Ministrave

dhe Ministrisë së Integrimit Europian, me qëllim analizën e konkluzioneve të takimeve me

institucionet e pavarura, të zhvilluara gjatë vitit 2015;

15 – 19 Qershor 2015 - Misioni mbi “Sistemin Gjyqësor, me fokus të veçantë në Reformën

në Drejtësi”;

1 – 5 Qershor 2015 - Misioni mbi “Mekanizmin e monitorimit për post liberalizimin e

vizave, abuzimin me vizat, azilin dhe migracionin e parregullt”;

24 Mars 2015 - Takimi i pestë i Dialogut të Nivelit të Lartë, midis Qeverisë Shqiptare,

përfaqësuesve të Komisionit Evropian dhe institucioneve të pavarura, si dhe opozitës.

5 Shkurt 2015 - Mbledhja e dytë e Grupeve të Përbashkëta të Punës, në të cilën u biseduan

detajet e arritjeve të realizuara në kuadër të 5 Prioriteteve Kyçe;

29 Shtator 2014 - Takimi i katërt i Nivelit të Lartë Shqipëri – BE;

24 Qershor 2014 - Shqipëria merr statusin e vendit kandidat. 28 ministrat e Jashtëm

të vendeve anëtare të BE vendosin unanimisht pro statusit për Shqipërinë;

24 Qershor 2014 - Takimi i tretë i Dialogut të Nivelit të Lartë Shqipëri – BE;

5 Mars 2014 - Takimi i dytë i Dialogut të Nivelit të Lartë Shqipëri – BE;

16 Tetor 2013 - Komisioni Evropian i rekomandon Këshillit dhënien e statusit të vendit

kandidat Shqipërisë me dakortësinë, që vendi të vazhdojë të ndërmarrë veprime në luftën

kundër korrupsionit;

10 Tetor 2012 - Komisioni Evropian rekomandon dhënien e statusit të vendit kandidat për

Shqipërinë, me kusht miratimin e masave kyçe në fushat e reformës gjyqësore dhe të

administratës publike dhe rishikimit të Rregullores së Parlamentit;

21 Mars 2012 - Në mbledhjen e Komitetit Ndërministror të Integrimit miratohet Plani i

Veprimit, rishikuar për plotësimin e rekomandimeve të Opinionit të Komisionit Evropian

mbi aplikimin e Shqipërisë për anëtarësim në BE;

Dhjetor 2011 - Fillon puna për rishikimin e Planit të Veprimit për plotësimin e

rekomandimeve të Opinionit;

10 Qershor 2011 - Miratohet Plani i Veprimit për plotësimin e rekomandimeve të

Opinionit të Komisionit Evropian mbi aplikimin e Shqipërisë për anëtarësim në BE;

15 Dhjetor 2010 - Hyn në fuqi liberalizimi i vizave për qytetarët shqiptarë, që udhëtojnë

në vendet e zonës Schengen;

9 Nëntor 2010 - Miratohet Opinioni i Komisionit Evropian mbi aplikimin e Shqipërisë për

anëtarësim në BE;

8 Nëntor 2010 - Ministrat e Brendshëm të Vendeve Anëtare të Bashkimit Europian në

Këshillin e Drejtësisë dhe Çështjeve të Brendshme miratojnë heqjen e regjimit të vizave

me Shqipërinë;

23 Qershor 2010 - Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian miraton Rezolutën për

heqjen e vizave me Shqipërinë;

10 Qershor 2010 - Qeveria Shqiptare përfundon dorëzimin e përgjigjeve për pyetjet shtesë

të Pyetësorit të Komisionit Europian;

27 Maj 2010 - Komisioni Europian propozon heqjen e vizave për qytetarët e Republikës

së Shqipërisë, të cilët janë të pajisur me pasaporta biometrike, brenda vjeshtës së vitit 2010;

Page 231: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

219

12 Maj 2010 - Komisioni Europian i paraqiti Qeverisë Shqiptare pyetjet shtesë të

Pyetësorit;

11 Maj 2010 - Mblidhet Këshilli i Stabilizim Asociimit BE – Shqipëri, në Bruksel;

5 Maj 2010 - Komisioni Europian njofton Qeverinë Shqiptare mbi organizimin e

misioneve të verifikimit në terren, në kuadër të hartimit të Opinionit (Avis) për statusin e

vendit kandidat;

14 Prill 2010 - Dorëzohen në Bruksel përgjigjet e Pyetësorit të Komisionit Europian;

12 Mars 2010 - Komiteti i Stabilizim - Asociimit zhvillon në Tiranë mbledhjen e parë;

16 Dhjetor 2009 - Mbërrin në Tiranë Pyetësori i Komisionit Evropian;

16 Nëntor 2009 - Këshilli i Ministrave të BE miraton kërkesën për anëtarësim të

Shqipërisë;

12 Nëntor 2009 - Parlamenti Europian miraton raportin e eurodeputetes lidhur

me liberalizimin e vizave me vendet e Ballkanit Perëndimor;

28 Prill 2009 - Dorëzohet aplikimi për anëtarësim në BE;

1 Prill 2009 - Hyn në fuqi Marrëveshja e Stabilizim – Asociimit;

Janar 2008 - Nënshkruhet Marrëveshja e Lehtësimit të Lëshimit të Vizave ndërmjet BE

dhe Shqipërisë. Kjo Marrëveshje nuk është e vlefshme për Mbretërinë e Bashkuar të

Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, Irlandën, Mbretërinë e Danimarkës, Republikën

e Islandës dhe Mbretërinë e Norvegjisë;

11 Korrik 2008 - MSA ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komuniteteve Evropiane

dhe Shteteve të tyre Anëtare ratifikohet nga 25 shtetet anëtare;

5 Shtator 2007 - Miratohet me VKM Nr. 557, Plani Kombëtar për Zbatimin e

Marrëveshjes së Stabilizim - Asociimit (PKZMSA) 2007 – 2012;

1 Dhjetor 2006 - Hyn në fuqi “Marrëveshja e Përkohshme ndërmjet Republikës së

Shqipërisë dhe Komunitetit Evropian për Tregtinë dhe Bashkëpunimin

Tregtar”;

6 Shtator 2006 - Parlamenti Europian voton pro Rezolutës për ratifikimin e

Marrëveshjes së Stabilizim – Asociimit, e cila i hap rrugë ratifikimit të MSA-së nga 27

vendet anëtare të BE-së;

27 Korrik 2006 - Parlamenti i Republikës së Shqipërisë ratifikon “Marrëveshjen e

Përkohshme ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Komunitetit Evropian për Tregtinë dhe

Bashkëpunimin Tregtar” dhe “Marrëveshjen e Stabilizim - Asociimit ndërmjet Republikës

së Shqipërisë dhe Komuniteteve Evropiane dhe Shteteve të tyre Anëtare”;

17 Korrik 2006 - Këshilli miraton një rregullore duke krijuar një instrument të ri për

Ndihmën e Para - Anëtarësimit (IPA). Ky instrument i vetëm financiar thjeshtëzon dhe

projekton ndihmën e jashtme të BE-së gjatë periudhës së para - anëtarësimit. IPA ka

zëvendësuar instrumentet ekzistuese (PHARE, SPA, SAPARD, CARDS) prej 1 Janar

2007;

Korrik 2006 - Miratohet Plani Kombëtar për Zbatimin e MSA;

12 Qershor 2006 - Në Luksenburg, në Këshillin e Çështjeve të Përgjithshme dhe

Marrëdhënieve me Jashtë, nënshkruhet Marrëveshja e Stabilizim - Asociimit dhe

Marrëveshja e Përkohshme për Tregtinë dhe Bashkëpunimin Tregtar;

Shkurt 2006 - Në Tiranë siglohet Marrëveshja e Stabilizim – Asociimit;

Page 232: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

220

14 Prill 2005 - Në Luksenburg nënshkruhet Marrëveshja e Ripranimit Shqipëri – BE;

Dhjetor 2005 - Këshilli Europian miraton vendimin për parimet e një Partneriteti të

Rishikuar për Shqipërinë;

Qershor 2004 - Këshilli Europian miraton Raportin e Partneritetit Europian dhe i propozon

Republikës së Shqipërisë hartimin e një Plani për adresimin e prioriteteve të këtij

dokumenti;

Maj 2004 - Bashkimi Europian lançon Programin TAIEX për harmonizimin e

legjislacionit për vendet e përfshira në procesin e Stabilizim – Asociimit;

Dhjetor 2003 - Siglohet Marrëveshja e Ripranimit Shqipëri/BE;

21 Qershor 2003 - Samiti i Selanikut, i ashtuquajtur Zagreb II, konfirmon perspektivën

për aderim në BE të vendeve të rajonit dhe i hap rrugë shfrytëzimit të instrumenteve të

përdorur në vendet e tjera anëtare;

Shkurt 2003 - Nis raundi i parë i negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim – Asociimit;

31 Janar 2003 - Çelen negociatat zyrtare gjatë vizitës së Presidentit të Komisionit;

21 Tetor 2002 - Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme miraton projekt - direktivën për

negocimin e një MSA-je dhe vendos hapjen e negociatave për një MSA me Shqipërinë;

Qershor 2001 - Këshilli i Ministrave të BE miraton raportin e Komisionit Europian mbi

progresin e bërë nga Shqipëria dhe i kërkon Komisionit përgatitjen e projekt -direktivës

për negocimin e një Marrëveshjeje Stabilizim - Asociimi (MSA). Krijohet grupi

Konsultativ BE – Shqipëri;

2001 - Viti i parë i zbatimit të Programit CARDS për vendet e PSA;

Nentor 2000 - Samiti i Zagrebit/ Intensifikimi i bashkëpunimit BE – Shqipëri;

Qershor 2000 - Këshilli Europian i Feiras parashikon se vendet e PSA janë “kandidate

potenciale” për anëtarësim në BE;

Maj 2000 - Komisioni Europian prezanton Programin CARDS për vendet e Europës

Juglindore në periudhën 2000 – 2006;

2000 - Produktet nga Shqipëria përfshihen në hyrjet pa doganë në tregun e BE-së;

Janar 2000 - Miratohet Raporti i Fizibilitetit nga Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme;

1999 - Shqipëria përfshihet në Regjimin Autonom Preferencial;

Nëntor 1999 - Miratohet nga Komisioni studimi i fizibilitetit;

Shtator 1999 - Fillon studimi i zbatueshmërisë për MSA-në;

Maj 1999 - BE propozon iniciativën e re: Procesi i Stabilizim - Asociimit (PSA). Shqipëria

pjesë e PSA. Përfitimi nga programi CARDS (Asistenca Komunitare për Rindërtim,

Zhvillim dhe Stabilizim);

1997 - Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të Bashkimit Europian miraton përqasjen

rajonale për vendet e rajonit, me anë të së cilës BE përcakton kushtet politike dhe

ekonomike për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe;

1992 - Nënshkruhet Marrëveshja e Tregtisë dhe Bashkëpunimit. Përfitimi nga Programi

PHARE;

1991 - Vendosen marrëdhëniet diplomatike Shqipëri - Komuniteti Ekonomik Evropian.828

828 Faqe zyrtare e Ministrisë së Integrimit Evropian: www.integrimi.gov.al (aksesuar gjatë vitit 2017), sot Ministria e Europës dhe Punëve të Jashtme.

Page 233: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

221

ANEKS B

Ligje sektoriale të amenduara gjatë vitit 2013, sipas Ligjit kuadër Nr. 10433,

datë 16.06.2011 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”:

Nr. Nr./datë Emërtimi i ligjit

1. Ligj Nr. 8/2013

datë 14.2.2013

Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8741, datë

15.2.2001 “Për sigurinë në punë në veprimtarinë minerare”

2. Ligj Nr. 9/2013

datë 14.2.2013

Për një ndryshim në ligjin nr. 10 304, datë 15.7.2010 “Për

sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë”

3. Ligj Nr. 10/2013

datë 14.2.2013

Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9947, datë

7.7.2008 “Për pronësinë industriale”

4. Ligj Nr. 11/2013

datë 14.2.2013

Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8766, datë

5.4.2001 “Për mbrojtjen nga zjarri dhe për shpëtimin”, të

ndryshuar

5. Ligj Nr. 12/2013

datë 14.2.2013

Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8450, datë

24.2.1999 “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e

naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre”, të ndryshuar

6. Ligj Nr. 13/2013

datë 14.2.2013

Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8734, datë

1.2.2001 “Për garantimin e sigurisë së punës të pajisjeve dhe

të instalimeve elektrike”, të ndryshuar

7. Ligj Nr. 14/2013

datë 14.2.2013

Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9875, datë

14.2.2008 “Për metrologjinë”, të ndryshuar

8. Ligj Nr. 15/2013

datë 14.2.2013

Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9902, datë

17.4.2008 “Për mbrojtjen e konsumatorëve”, të ndryshuar

9. Ligj Nr. 16/2013

datë 14.2.2013

Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10 480, datë

17.11.2011 “Për sigurinë e përgjithshme të produkteve

joushqimore”

10. Ligj Nr. 17/2013

datë 14.2.2013

Për disa ndryshime në ligjin nr. 10 489, datë 15.12.2011 “Për

tregtimin dhe mbikëqyrjen e tregut të produkteve

joushqimore”

11. Ligj Nr. 18/2013

datë 14.2.2013

Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8681, datë

2.11.2000 “Për projektimin, ndërtimin, shfrytëzimin dhe

mirëmbajtjen e digave dhe dambave”

12. Ligj Nr. 19/2013

datë 14.2.2013

Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9290, datë

7.10.2004 “Për produktet e ndërtimit”, të ndryshuar

13. Ligj Nr. 20/2013

datë 14.2.2013

Për disa ndryshime në ligjin nr. 8402, datë 10.9.1998 “Për

kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”, të

ndryshuar.

14. Ligj Nr. 21/2013

datë 14.2.2013

Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8308, datë

18.3.1998 “Për transportet rrugore”, të ndryshuar

15. Ligj Nr. 22/2013

datë 14.2.2013

Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10 119, datë

23.4.2009 “Për planifikimin e territorit”, të ndryshuar

16. Ligj Nr. 23/2013

datë 14.2.2013

Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9780, datë

16.7.2007 “Për inspektimin në ndërtim”, të ndryshuar

Page 234: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

222

17. Ligj Nr. 24/2013

datë 14.2.2013

Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9634, datë

30.10.2006 “Për inspektimin e punës dhe Inspektoratin

Shtetëror të Punës”…..

18. Ligj Nr. 25/2013

datë 14.2.2013

Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9355, datë

10.3.2005 “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”

19. Ligj Nr. 26/2013

datë 14.2.2013

Për disa ndryshime në ligjin nr. 8025, datë 9.11.1995 “Për

mbrojtjen nga rrezatimet jonizuese”, të ndryshuar

20. Ligj Nr. 27/2013

datë 14.2.2013

Për disa ndryshime në ligjin nr. 10 469, datë 13.10.2011 “Për

mbrojtjen nga rrezatimet jojonizuese

21. Ligj Nr. 28/2013

datë 14.2.2013

Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8897, datë

16.5.2002 “Për mbrojtjen e ajrit nga ndotja”, të ndryshuar

22. Ligj Nr. 29/2013

datë 14.2.2013

Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 64/2012, datë

31.5.2012 “Për peshkimin”, të ndryshuar

23. Ligj Nr. 30/2013

datë 14.2.2013

Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8905, datë

6.6.2002 “Për mbrojtjen e mjedisit detar nga ndotja dhe

dëmtimi”, të ndryshuar

24. Ligj Nr. 31/2013

datë 14.2.2013

Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10 431, datë

9.6.2011 “Për mbrojtjen e mjedisit”

25. Ligj Nr. 32/2013

datë 14.2.2013

Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10 463, datë

22.9.2011 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”

26. Ligj Nr. 33/2013

datë 14.2.2013

Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9108, datë

17.7.2003 “Për substancat dhe preparatet kimike”, të

ndryshuar

27. Ligj Nr. 34/2013

datë 14.2.2013

Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9115, datë

24.7.2003 “Për trajtimin e ujërave të ndotura”, të ndryshuar

28. Ligj Nr. 35/2013

datë 14.2.2013

Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9103, datë

10.7.2003 “Për mbrojtjen e liqeneve ndërkufitare”

29. Ligj Nr. 36/2013

datë 14.2.2013

Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9385, datë

4.5.2005 “Për shërbimin pyjor”, të ndryshuar

30. Ligj Nr. 37/2013

datë 14.2.2013

Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9587, datë

20.7.2006 “Për mbrojtjen e biodiversitetit”

31. Ligj Nr. 38/2013

datë 14.2.2013

Për disa ndryshime në ligjin nr. 9693, datë 19.3.2007 “Për

fondin kullosor”, të ndryshuar

32. Ligj Nr. 39/2013

datë 14.2.2013

Për disa ndryshime në ligjin nr. 9774, datë 12.7.2007 “Për

vlerësimin dhe administrimin e zhurmës në mjedis”

33. Ligj Nr. 40/2013

datë 14.2.2013

Për disa ndryshime në ligjin nr. 9867, datë 31.1.2008 “Për

përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për tregtimin

ndërkombëtar të llojeve të rrezikuara të faunës dhe të florës

së egër”

34. Ligj Nr. 41/2013

datë 14.2.2013

Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10 006, datë

23.10.2008 “Për mbrojtjen e faunës së egër”, të ndryshuar

35. Ligj Nr. 42/2013

datë 14.2.2013

Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10 120, datë

23.4.2009 “Për mbrojtjen e fondit të bimëve mjekësore,

eterovajore e tanifere natyrore”, të ndryshuar

36. Ligj Nr. 43/2013

datë 14.2.2013

Për disa ndryshime në ligjin nr. 10 253, datë 11.3.2010 “Për

gjuetinë

Page 235: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

223

37. Ligj Nr. 44/2013

datë 14.2.2013

Për një ndryshim në ligjin nr. 10 448, datë 14.7.2011 “Për

lejet e mjedisit”

38. Ligj Nr. 45/2013

datë 14.2.2013

Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 7643, datë

2.12.1992 “Për shëndetin publik dhe Inspektoratin Sanitar

Shtetëror”, të ndryshuar

39. Ligj Nr. 46/2013

datë 14.2.2013

Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 7975, datë

26.7.1995 “Për barnat narkotike dhe lëndët psikotrope”, të

ndryshuar

40. Ligj Nr. 47/2013

datë 14.2.2013

Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9323, datë

25.11.2004 “Për barnat dhe shërbimin farmaceutik”, të

ndryshuar

41. Ligj Nr. 48/2013

datë 14.2.2013

Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9518, datë

18.4.2006 “Për mbrojtjen e të miturve nga përdorimi i

alkoolit”

42. Ligj Nr. 49/2013

datë 14.2.2013

Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9636, datë

6.11.2006 “Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e

duhanit”

43. Ligj Nr. 50/2013

datë 14.2.2013

Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9928, datë

9.6.2008 “Për shërbimin shëndetësor stomatologjik në

Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar

44. Ligj Nr. 51/2013

datë 14.2.2013

Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10 107, datë

30.3.2009 “Për kujdesin shëndetësor në Republikën e

Shqipërisë”

45. Ligj Nr. 52/2013

datë 14.2.2013

Për disa ndryshime në ligjin nr. 10 138, datë 11.5.2009 “Për

shëndetin publik”

46. Ligj Nr. 53/2013

datë 14.2.2013

Për disa ndryshime në ligjin nr. 7761, datë 19.10.1993 “Për

parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse”, të

ndryshuar

47. Ligj Nr. 54/2013

datë 14.2.2013

Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9942, datë

26.6.2008 “Për parandalimin e çrregullimeve të shkaktuara

nga pamjaftueshmëria e jodit në organizmin e njeriut”

48. Ligj Nr. 55/2013

datë 14.2.2013

Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9952, datë

14.7.2008 “Për parandalimin dhe kontrollin e HIV/AIDS-it”

49. Ligj Nr. 56/2013

datë 14.2.2013

Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8876, datë

4.4.2002 “Për shëndetin riprodhues”, të ndryshuar

50. Ligj Nr. 57/2013

datë 14.2.2013

Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8045, datë

7.12.1995 “Për ndërprerjen e shtatzënisë”

51. Ligj Nr. 58/2013

datë 14.2.2013

Për disa ndryshime në ligjin nr. 8528, datë 23.9.1999 “Për

nxitjen dhe mbrojtjen e të ushqyerit me gji”

52. Ligj Nr. 59/2013

datë 14.2.2013

Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9739, datë

21.5.2007 “Për shërbimin e transfuzionit të gjakut në

Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar

53. Ligj Nr. 60/2013

datë 14.2.2013

Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10 454, datë

21.7.2011 “Për transplantimin e indeve, të qelizave dhe të

organeve në Republikën e Shqipërisë”

Page 236: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

224

54. Ligj Nr. 61/2013

datë 14.2.2013

Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 44/2012, datë

19.4.2012 “Për shëndetin mendor”

55. Ligj Nr. 62/2013

datë 14.2.2013

Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9106, datë

17.7.2003 “Për shërbimin spitalor në Republikën e

Shqipërisë”

56. Ligj Nr. 63/2013

datë 14.2.2013

Për disa shtesa në ligjin nr. 8443, datë 21.1.1999 “Për

vreshtarinë, verën dhe produktet e tjera që rrjedhin nga

rrushi”, të ndryshuar

57. Ligj Nr. 64/2013

datë 14.2.2013

Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10 390, datë

3.3.2011 “Për plehrat e përdorimit për bimësinë”

58. Ligj Nr. 65/2013

datë 14.2.2013

Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8691, datë

16.11.2000 “Për prodhimin dhe tregtimin e duhanit dhe të

cigareve”, të ndryshuar

59. Ligj Nr. 66/2013

datë 14.2.2013

Për disa ndryshime në ligjin nr. 8702, datë 1.12.2000 “Për

identifikimin dhe regjistrimin e kafshëve dhe të fermave

blegtorale”

60. Ligj Nr. 67/2013

datë 14.2.2013

Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10 416, datë

7.4.2011 “Për materialin mbjellës dhe shumëzues bimor”

61. Ligj Nr. 68/2013

datë 14.2.2013

Për disa ndryshime në ligjin nr. 8880, datë 15.4.2002 “Për të

drejtat e seleksionerit të bimëve”, të ndryshuar

62. Ligj Nr. 69/2013

datë 14.2.2013

Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9244, datë

17.6.2004 “Për mbrojtjen e tokës bujqësore”

63. Ligj Nr. 70/2013

datë 14.2.2013

Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10 465, datë

29.9.2011 “Për shërbimin veterinar në Republikën e

Shqipërisë”

64. Ligj Nr. 71/2013

datë 14.2.2013

Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9362, datë

24.3.2005 “Për shërbimin e mbrojtjes së bimëve”, të

ndryshuar

65. Ligj Nr. 72/2013

datë 14.2.2013

Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9426, datë

6.10.2005 “Për mbarështimin e blegtorisë”, të ndryshuar

66. Ligj Nr. 73/2013

datë 14.2.2013

Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9441, datë

11.11.2005 “Për prodhimin, grumbullimin, përpunimin dhe

tregtimin e qumështit dhe të produkteve me bazë qumështi”,

të ndryshuar

67. Ligj Nr. 74/2013

datë 14.2.2013

Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9863, datë

28.1.2008 “Për ushqimin”, të ndryshuar

68. Ligj Nr. 75/2013

datë 14.2.2013

Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9707, datë

5.4.2007 “Për kontrollin shtetëror të veprimtarisë së import-

eksportit të mallrave ushtarake dhe mallrave e teknologjive

me përdorim të dyfishtë”, të ndryshuar

69. Ligj Nr. 76/2013

datë 14.2.2013

Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9734, datë

14.5.2007 “Për turizmin”, të ndryshuar

70. Ligj Nr. 77/2013

datë 14.2.2013

Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9048, datë

7.4.2003 “Për trashëgiminë kulturore”, të ndryshuar

Page 237: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

225

71. Ligj Nr. 78/2013

datë 14.2.2013

Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9380, datë

28.4.2005 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të

lidhura me të”, të ndryshuar

72. Ligj Nr. 79/2013

datë 14.2.2013

Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7829, datë

1.6.1994 “Për noterinë”, të ndryshuar

73. Ligj Nr. 80/2013

datë 14.2.2013

Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10 031, datë

11.12.2008 “Për shërbimin përmbarimor gjyqësor privat”, të

ndryshuar

74. Ligj Nr. 81/2013

datë 14.2.2013

Për disa shtesa në ligjin nr. 10 385, datë 24.2.2011 “Për

ndërmjetësimin në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve”

75. Ligj Nr. 82/2013

datë 14.2.2013

Për disa shtesa në ligjin nr. 9741, datë 21.5.2007 “Për arsimin

e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar

76. Ligj Nr. 83/2013

datë 14.2.2013

Për shfuqizimin e ligjit nr. 9595, datë 27.7.2006 “Për krijimin

e Inspektoratit Qendror Teknik”

77 Ligj Nr. 84/2013

datë 14.2.2013

Për shfuqizimin e ligjit nr. 8411, datë 1.10.1998 “Për

ushqimet e blegtorisë”, të ndryshuar

78. Ligj Nr. 85/2013

datë 14.2.2013

Për shfuqizimin e ligjit nr. 8739, datë 12.2.2001 “Për

garantimin e sigurisë së punës të pajisjeve nën presion”, të

ndryshuar

Ligje sektoriale të miratuara gjatë periudhës 2014 - 2015:

Nr. Emërtimi i aktit ligjor Data e miratimit

1. Ligji Nr. 89/2014 “Për pajisjet mjekësore” (AKBPM) 01 Gusht 2014

2. Ligji Nr. 105/2014 “Për barnat dhe shërbimin farmaceutik”

(AKBPM) 15 Gusht 2014

3. Ligji Nr. 134/2014 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.

10304, datë 15.7.2010 “Për sektorin minerar në Republikën e

Shqipërisë”

09 Tetor 2014

4. Ligji Nr. 183/2014 “Për disa ndryshime dhe shtesa në Ligjin

nr. 9780, datë 16.07.2007 “Për inspektimin e ndërtimit”, të

ndryshuar (IKMT)

16 Janar 2015

829

829

Statistika Inspektorati Qëndror, Tiranë.

Page 238: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

226

Aneks C830

Raporte të Autoritetit të Konkurrencës për vitin 2014 dhe për vitin 2017, mbi

vendimet e Komisionit të Konkurrencës:

Viti 2014

- Projekt - ligji “Për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit”;

- Vlerësim i legjislacionit në fushën e tregtimit të karburanteve gjatë procedurave

hetimore në atë treg përkatës;

- Vlerësim i legjislacionit në fushën e transportit detar të udhëtarëve dhe automjeteve,

gjatë procedurave hetimore në atë treg përkatës;

- “Draft Rregullorja e ankandit për alokimin e kapaciteteve në SEE CAO”;

- Vlerësim i aplikimit të shoqërisë “Vodafone M-PESA” Shpk pranë Bankës së

Shqipërisë për t'u licencuar si subjekt financiar jo bankë/ institucion i parasë

elektronike, kërkuar nga Banka e Shqipërisë;

- Vlerësim ligjor i projekt - ligjit “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”, kërkuar nga Agjencitë

e Reklamave;

- Vlerësim i Rregullores së Bankës së Shqipërisë "Për licencimin dhe ushtrimin e

veprimtarisë nga subjektet financiare jo-banka", në bazë të kërkesës së ndërmarrjes

“Unioni Financiar Tiranë” Shpk;

- Vlerësim i legjislacionit në sektorin e energjisë elektrike dhe veçanërisht rregullat dhe

procedurat e blerjes së energjisë elektrike nga ndërmarrja CEZ SHA/ OSHEE;

- Vlerësim i legjislacionit së tregut të sigurimit të detyrueshëm të mjeteve motorike për

përgjegjësitë ndaj palëve të treta, gjatë procedurave hetimore në atë treg përkatës;

- Vlerësim i legjislacionit në fushën e telekomunikacionit, gjatë procedurave hetimore

në atë treg përkatës;

- Vlerësim i projekt - ligjit “Për sektorin e energjisë elektrike”;

- Vlerësim ligjor i procedurave të OSHEE, mbi “Rregullat dhe procedurat standarte të

prokurimit të energjisë elektrike, gjatë shqyrtimit të ankesës së ndërmarrjes “GEN-I”

Sh.A.;

- Vlerësimi i p/amendimeve të Kodit të Procedurave Administrative;

- Vlerësim i shoqëruar me dhënie mendimi për Dokumentin “Strategjia sektoriale e

Axhendës Dixhitale 2014-2020”;

- Vlerësim i kontratës konçesionare të shërbimit të kontrollit teknik të detyrueshëm të

mjeteve rrugore me motor dhe rimorkiove të tyre në RSH, dhënë nga Komisioni me

Vendimin Nr. 312, datë 18.04.2014;

- Vlerësim i marrëveshjes së Licencës për Lotarinë Kombëtare;

- Vlerësim i p/vendimit “Për disa shtesa dhe ndryshime në rregulloren “Për licencimin

dhe ushtrimin e veprimtarisë së bankave dhe degëve të bankave të huaja në Republikën

e Shqipërisë”;

- Vlerësim mbi dokumentin e AKEP “Analizë e tregut të telefonisë së lëvizshme për

vitin 2013”.

830 Raporti Vjetor i Autoritetit të Konkurrencës për vitin 2014 dhe Raporti Vjetor për vitin 2017.

Page 239: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

227

Viti 2017

- Projekt - ligji për sigurinë, ndërveprimin hekurudhor, për organizimin dhe

funksionimin e Autoritetit të Sigurisë Hekurudhore”;

- Projekt – ligji “Për administrimin e infrastrukturës hekurudhore”;

- Projekt – ligji “Për sipërmarrësin e Transportit Hekurudhor”;

- Projekt – ligji për shërbimin meteorologjik dhe hidrologjik shqiptar;

- Projekt – kodi i transmetimit për Median Audiovizive;

- Projekt - rregullorja “Për komunikimet audio ose/ dhe audivizive, me natyrë tregtare.

Format, kushtet dhe koha ditore e lejuar për transmetimin e reklamave”;

- Projekt – rregullorja “Mbi përcaktimin e pagesave për license/ autorizim dhe shërbimet

që kryhen nga Autoriteti i Mediave Audiovizive”;

- Vendim i ERE Nr. 1, datë 19.01.2017 për fillimin e procedurave për shqyrtimin dhe

miratimin e “Rregullave të tregut shqiptar të energjisë elektrike dhe marrëveshjes së

pjesëmarrjes në bursën e organizuar të energjisë elektrike”;

- Marrëveshja për pjesëmarrjen në tregun e energjisë elektrike;

- Vendim i ERE Nr. 3, datë 19.01.2017 për fillimin e procedurave për shqyrtimin dhe

miratimin e projektit “Rregullore për garancitë financiare të pjesëmarrësve për

rregjistrim në tregun e energjisë elektrike”;

- Vendim i ERE Nr. 5, datë 19.01.2017 për procedurën e shqyrtimit dhe miratimit të

“Projekt – udhëzuesit mbi kriteret për përcaktimin e aksesit në hapësirat e depozitimit

të gazit natyror”;

- së bashku me 27 projekt – akte të tjera normative në fushën e energjisë.

Page 240: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

228

BIBLIOGRAFIA:

LITERATURE E BOTUAR:

1. Arben Puto: “Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut në përqasje me Kushtetutën

e Shqipërisë. Vështrim Krahasues.”, Shtëpia botuese “Albin”, Tiranë, 2002.

2. Ardian Civici: “Kriza financiare… apo globale”, UET Press, Tiranë, 2010.

3. Abdulla Azizi: “Bashkimi Europian. E drejta, institucionet dhe politika.”, Botim

Universitar, Universiteti i Evropës Juglindore, Tetovë, 2010.

4. Bino Olivi: “L’Europa difficile”, Shtëpia botuese “Il Mulino”, Bolonjë, Itali, 1993,

ISBN-10: 8815041702, ISBN-13: 9788815041708.

5. Costa Esping - Andersen: “The Three Worlds of Welfare Capitalism”, Princeton

University Press, Princeton, New Jersey, 1990.

6. David Gowland, Arthur Turner: “Britain and European Integration 1945 – 1998.” A

documentary history, Botues “Routledge”, 2000, ISBN 9780415179751.

7. David I. Bainbridge: “Intellectual Property”, Botimet Pearson, Botimi i dhjetë,

Londër, 2018, ISBN13: 9781292002644.

8. Dennis Swann, “European Economic Integration. The Common Market, European

Union and beyond.” Botues Eduard Elgar Publishing Limited, 1996.

9. Desmond Dinan, “Institucionet e Bashkimit Europian”, Përkthyer nga Julia Çela,

Shtëpia botuese “AIIS”, Tiranë, ISBN: 978-99956-736-4-2.

10. Desmond Dinan: “Politikat e Bashkimit Europian”, Përkthyer nga Julia Çela, Shtëpia

botuese “AIIS”, Tiranë, 2009.

11. Erik Jones, Anand Menon, Stephen Weatherill: “The Oxford Handbook of the

European Union”, Oxford University Press, 2012, ISBN: 9780199546282.

12. Eriona Katro, Vaeld Zhezha: “E drejta e konkurrencës në Bashkimin Europian dhe në

Shqipëri”, Shtëpia botuese 2M printing, Tiranë, 2016, ISBN:978-9928-209-43-6.

13. Ervin Pupe: “Institucionet dhe e drejta në BE”, cikël leksionesh, Viti Akademik 2009

– 2010, Tiranë.

14. Eric Hobsbawm, Antonio Polito: “On the edge of the new century”, Botues “The New

Press”, 2001, ISBN-13: 978-1565846715, ISBN-10: 1565846710.

15. Fatos Tarifa, Ksenofon Krisafi, Eneda Tarifa: “Paradigma e tranzicionit demokratik”,

Shtëpia Botuese “OMBRA GVG”, Tiranë, 2009.

16. Francois D’Arcy: “Politikat e Bashkimit Europian”, Shtëpia botuese “Papirus”,

Tiranë, 2007.

17. Francis Fukujama: “Ndërtimi i shtetit, Qeverisja dhe Rendi Botëror në Shekullin e

Njëzet e një”, Shtëpia botuese “AIIS”, Tiranë, 2010 dhe viti 2013.

18. Gëzim Sala, Llambro Filo, Ibrahim Gashi: “Historia Bashkëkohore (Europa, Shtetet

e Bashkuara të Amerikës gjatë shek. XX)”, Botimet Albatros, Tiranë, 2009.

19. Giovanni Sartori: “Ç’është demokracia”, Përkthyer nga Kujtim Ymeri, Shtëpia

botuese “Dituria”, Tiranë, ISBN - 9992731273.

20. Instituti Shqiptar i Medias: “Mediat sociale dhe përdorimi i tyre nga mediat

shqiptare”, botimet Friedrich Ebert Stiftung, Tiranë, 2015.

21. Iva Zajmi: “E Drejta Europiane”, cikël leksionesh, Botues EKD, Tiranë, 2006.

22. Jacques Pelkmans: “European Integration. Methods and Economic analysis.”,

Addison Wesley Longman Limited, 1997.

Page 241: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

229

23. Janet Dine, Michael Blecher: “Ligji Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare. Teksti me

shpjegime.”, Version i rishikuar Prill 2016, përkthyer nga Ilir Baçi, Botimet Gent

grafik, Tiranë, 2016.

24. Jean – Jacques Chevallier: “Veprat e Mëdha Politike nga Makiaveli deri në ditët

tona”, Përkthyer nga Bajram Muca, Botues “Lira”, Tiranë, 2006.

25. Jean Luc Sauron: “Cours d’Institutions europeennes.”, Le puzzie europeen, Botues

“Gualino”, Paris, 2000, f. 25.

26. Jean Monnet: “Memoirs. The Architect and Master Builder of the European Economic

Community.”, Botues “Doubleday & Company”, 1978, ISBN-10-0385125054 dhe

ISBN-13-978-0385125055.

27. John McCormick: “European Union Politics”, Palgrave Foundations, Botimi i Dytë,

viti 2011, ISBN: 9780230577060.

28. J.P.D. Dunbabin: “The Cold War: The great poker and their allies.”, Longman,

London and New York, 1994.

29. Jurgen Habermas: “The crises of the European Union. A Response.” Polity Press,

Cambridge, 2012, ISBN: 978-0-745-66242-8.

30. Karl Grimberg: “Historia Botërore dhe Qytetërimi”, Shtëpia botuese “Uegen”,

Tiranë, 2007.

31. Klaus - Diter Borçard: “ABC-ja e të Drejtës së Bashkimit Europian”, botimi në shqip

nga Ministria e Integrimit, Tiranë, 2011.

32. Ksenofon Krisafi: “Historia e shtetit dhe e së drejtës në Shqipëri”, Luarasi Univerity

Press, Tiranë, 2007.

33. Ksenofon Krisafi: “Përqasja e legjislacionit shqiptar për pakicat kombëtare me

legjislacionin ndërkombëtar”, Botim “Jus & Justicia”, Tiranë, 2009.

34. Kudret Çela: “E Drejta e Punës”, dy botime, Tiranë;

35. Louise Weiss: “L’europeennes”, Qendra e Kërkimeve Europiane, Lousanne, 1994.

36. Llambro Filo: “Historia për sistemet e qeverisjes”, Shtëpia botuese “EXTRA”,

Tiranë, 2003.

37. Llambro Filo: “Sistemet politike bashkëkohore”, Botimet Ideart, Tiranë 2007.

38. Llambro Filo, Viola Grillo: “Historia për sistemet e qeverisjes”, Shtëpia botuese

“Afërdita”, Tiranë, 2001, ISBN-99927-37-55.

39. Manfred G. Schmidt: “Teoritë e demokracisë”, Botim Universitar, Përkthyer nga

Sokol Mici, Shtëpia botuese “Botart”, Tiranë, 2012.

40. Mariana Tutulani – Semini: “Konfliktet gjyqësore të punës nën këndvështrimin

gjinor”, Botimet Morava, Tiranë, 2015.

41. Marie Therese Bitsch, “Histoire de la construction europeenne.”, Botim i rishikuar,

Botimet Complexe, 2001.

42. Marjana Sinani, Milika Dhamo, Vasilika Hysi, Pranvera Kamani, Eralda Methasani,

Zhulieta Harasani: “Komentar i Deklaratës Universale mbi të Drejtat e Njeriut”,

UNESCO, Tiranë, 2008.

43. Martin Gilbert: “Churchill. A life”, Botues “Holt Paperbacks”, 1992, ISBN-10:

0805023968, ISBN-13: 978-0805023961.

44. Massimo d’Alema: “Jo vetëm Euro – Demokraci, punë, barazi. Një pikësynim i ri për

Europën”, Përkthyer nga Agim Doksani, Botimet Dudaj, Tiranë, 2016, ISBN: 978-

99943-0-436-6.

Page 242: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

230

45. Maurice Adams, Henri de Waele, Johan Meeusen, Gert Straetmans: “Të gjykosh

gjyqtarët e Evropës. Legjitimiteti i praktikës gjyqësore të Gjykatës Evropiane të

Drejtësisë.”, Përshtatur nga Shkolla e Magjistraturës, Adelina Albrahimi, Sokol

Berberi, Gent grafik, Tiranë, 2017/ Origjinali: “Judging Europe’s judges”, Publikimet

Hart, viti 2013, ISBN: 9781849463355.

46. Monjal, Pierre-Yves: “Termat juridikë evropianë”, fjalor i përkthyer nga Juliana Fuga

(Latifi), Shtëpia botuese “Papirus”, Tiranë, 2008.

47. Nicholas Moussio: “Guide to European Policies” (Introduction to European

Integration), European study service, Brussels, 2001.

48. Pascal Fontaine: “A new idea for Europe. The Schuman Declaration – 1950-2000”,

Broshurë e botuar nga Komisioni Europian, Belgjikë, 2000, ISBN: 92-828-8463-5.

49. Paskal Milo: “Bashkimi Europian. Ideja, Integrimi, Identiteti, E ardhmja.”, Shtëpia

Botuese “Albpaper”, Tiranë, 2002.

50. Pierre Gerbet, “La construction de l’Europe.”, Botimi i tretë i përditësuar, Impremerie

Nationale Editions, Paris, 1999.

51. Qendra Ndërkombëtare e Kulturës “Arbnori”: “Bashkimi Europian”, Tiranë, 2010.

52. Qendra për Kërkim dhe Zhvillim (QKZH): “Historiku i integrimit të BE”, Botimet

“albPAPER”, Tiranë, ISBN: 978-99927-728-2-9.

53. René Lejeune: “Robert Shuman - ati i Evropës”, përkthyer nga Pëllumb Nako, Shtëpia

botuese “Uegen”, Tiranë, 2016.

54. Robert o. Keohane, Stanley Hoffmann: “The New European Community

Decisionmaking and Institutional Change”, Westview Press Boulder, San Francisco,

Oxford, 1991.

55. Robert Schuman: “For Europe”, First Edition (Political Writings), Botim i

Fondacionit Robert Schuman, Shtëpia botuese “NAGEL”, 2010, ISBN: 978-2-

917433-07-2.

56. Robert Soin: “Evropa Politike. Historia, krizat, zhvillimet dhe perspektivat e

proceseve të integrimit”, Përkthyer nga Fatmir Guri, Shtëpia botuese “Papirus”,

Tiranë, 2008.

57. Stefan Qirici, Harilla Goga, Arben Malaj: “Njohuri mbi Bashkimin Europian”,

Shtëpia botuese “ILAR”, Tiranë, 2010.

58. Toulemo Robert: “La construction europeenne: histoire, acquis, perspectives”, Paris,

1999.

59. Vaughne Miller: “The EU’s Acquis Communautaire”, Section: International Affairs

and Defence Section, 26 Prill 2011.

60. Walter Laquer: “Europe in our time: A history 1945 - 1992”, Botimet “Paperback”,

1993.

61. Xhezair Zaganjori, Aurela Anastasi, Eralda (Methasani) Çani: “Shteti i së Drejtës në

Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë”, Shtëpia botuese “Adelprint”, Tiranë, 2011.

62. Yves Doutriax, Christian Lequesne: “Institucionet e Bashkimit Evropian”, Botim i

pestë, Shtëpia botuese “Papirus”, Tiranë, 2007, ISBN: 978-99943-976-0-0.

63. Zbiginiew Brzezinski: “The grand failure. The birth and death of communism in the

twentieth century.”, Colliers Books, Macmillan Publishing Company, New York,

1990.

Page 243: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

231

LEGJISLACION DHE JURISPRUDENCE:

1. KUSHTETUTA E REPUBLIKES SE SHQIPERISE.

2. Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë.

3. Kodi i Procedurave Administrative në Republikën e Shqipërisë.

4. Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut. 5. Ligji Nr. 10138, datë 11.5.2009 “Për shëndetin publik”, i ndryshuar.

6. Ligji Nr. 7564, datë 19.5.1992 "Për të drejtën e autorit", i ndryshuar.

7. Ligji Nr. 9380, datë 28.4.2005 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura

me të”, i ndryshuar.

8. Ligji Nr. 35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”.

9. Ligji Nr.7819, datë 27.4.1994 "Për pronësinë industriale".

10. Ligji Nr. 9947, datë 07.07.2008 “Për Pronësinë Industriale”, i ndryshuar.

11. Ligji Nr. 17/2017, datë 16.02.2017 “Për disa ndryshime në Ligjin Nr. 9947, datë

07.07.2008 “Për Pronësinë Industriale””.

12. Ligji Nr. 10433, datë 16.06.2011 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”.

13. Ligji Nr. 9590, datë 27.07.2006 “Për ratifikimin e MSA-së”.

14. Ligji Nr. 105/2014, datë 31.07.2014 “Për barnat dhe shërbimin farmaceutik”.

15. Ligj Nr. 9121, datë 28.7.2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”.

16. Ligji Nr. 133/2013 “Për sistemin e pagesave”.

17. Ligji Nr. 8269, datë 23.12.1997 “Për Bankën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

18. Ligji Nr. 53/2014 “Për sigurimin e depozitave”, datë 22.05.2014.

19. Ligjit Nr. 133/2016, datë 22.12.2016 “Për rimëkëmbjen dhe ndërhyrjen e

jashtëzakonshme në banka, në Republikën e Shqipërisë”.

20. Ligji Nr. 9662, date 18.12.2006 “Për Bankat në Republikën e Shqipërisë”.

21. Ligji Nr. 8537, datë 18.10.1999 “Për barret siguruese”.

22. Ligji Nr. 101/ 2016 “Për disa ndryshime dhe shtesa në Ligjin Nr. 8537, datë

18.10.1999 “Për barret siguruese””.

23. Ligji Nr. 15/2015 ”Për rolin e Kuvendit në Procesin e Integrimit të Republikës së

Shqipërisë në Bashkimin Europian.

24. Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 255, datë 25.3.2015 “Për miratimin, në parim, të

Vendimit të Këshillit të Stabilizim-Asociimit Bashkimi Evropian – Shqipëri, për

zëvendësimin e Protokollit 4 të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, ndërmjet

Republikës së Shqipërisë, nga njëra anë dhe Komuniteteve Evropiane e Shteteve të

tyre Anëtare, nga ana tjetër, në lidhje me përkufizimin e konceptit “produkte

origjinuese” dhe metodat e bashkëpunimit administrativ”.

25. Plani Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim - Asociimit 2007-2012,

Ministria e Integrimit, Shtator 2007.

26. Plani Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim - Asociimit 2012-2015,

Këshilli i Ministrave, Korrik 2012.

27. Vendim Nr. 404, datë 13.5.2015, “Për miratimin e Planit Kombëtar për Integrimin

Evropian 2015 – 2020”. 28. Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 330, datë 28.5.2014 ”Udhërrëfyesi për Plotësimin

e Pesë Prioritetet Kyçe”. 29. Urdhri i Kryeministrit Nr. 46, datë 1.04.2009 "Për ngritjen, përbërjen dhe

funksionimin e strukturave të bashkërendimit ndërministror, për realizimin e

angazhimeve, të ndërmarra në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim - Asociimit".

Page 244: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

232

30. Urdhri i Kryeministrit Nr. 107, datë 28.02.2014 "Për ngritjen, përbërjen dhe

funksionimin e Grupeve Ndërinstitucionale të Punës për Integrimin Europian". 31. Urdhër Nr.183, datë 23.06.2014 ”Për përgatitjen dhe hartimin e Strategjisë Kombëtare

për Zhvillim dhe Integrim 2014 – 2020”, Fletore Zyrtare Nr.102, Faqe 102. 32. Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 232, datë 19.04.2006 “Për krijimin dhe

funksionimin e Zyrës Shqiptare për të Drejtat e Autorit (ZSHDA).

33. Urdhër Nr. 157 i Ministrit të Kulturës “Për licensimin e agjencisë së administrimit

kolektiv për të drejtat e artistëve interpretë dhe/ ose ekzekutues të veprave, me të gjitha

format e përcjelljes së interpretim/ ekzekutimit të tyre në publik (AKDIE)”.

34. Vendim Nr. 309, datë 13.6.2000 i Këshillit të Ministrave "Për tarifat e përdoruesve të

pronësisë artistike".

35. VKM Nr. 246, datë 9 Maj 2018 “Për miratimin e Planit Kombëtar për Integrimin

Europian 2018 – 2020”.

36. Vendim Nr. 760, datë 01.09.2010 “Për miratimin e Strategjisë Kombëtare të Pronësisë

Intelektuale dhe Industriale, 2010 – 2015”.

37. VKM Nr. 527, datë 20.7.2016 “Për miratimin e Strategjisë Kombëtare për Pronësinë

Intelektuale, 2016 – 2020”, Fletore Zyrtare Nr. 140, datë 28.07.2016.

38. Rezolutë e Kuvendit të Shqipërisë Nr. 1 ”Për integrimin europian të Shqipërisë”, datë

27.12.2010, Fletore Zyrtare Nr. 179, Faqe 179. 39. Rezolutë e Kuvendit të Shqipërisë për vlerësimin e veprimtarisë së Autoritetit të

Konkurrencës për vitin 2015, miratuar më datë 19.05.2016.

40. Rezolutë e Kuvendit të Shqipërisë për rekomandimin e Komisionit Europian për

hapjen e negociatave të anëtarësimit midis Bashkimit Europian dhe Shqipërisë, datë

24.05.2018.

41. Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 71, datë 28.01.2015 “Për miratimin e Programit

Kombëtar të Reformave Ekonomike (NERP) 2015 – 2017”.

42. Ministria e Integrimit Europian, Versioni i Konsoliduar i Traktateve të BE.

43. Udhëzimin Nr. 6278, datë 11.12.2000 të Ministrit të Financave “Për miratimin e

Rregullores së barreve siguruese”.

44. Dekreti Nr. 8166, datë 13.5.2013 i Presidentit të RSH.

45. Direktiva e Këshillit Nr. 93/83/KEE, datë 27 shtator 1993.

46. Direktiva e Parlamentit Europian dhe Këshillit Nr. 96/9/KE, datë 11 Marsit 1996.

47. Direktiva 2001/29/EC e datës 22 maj 2001 mbi disa aspekte të të drejtës së autorit dhe

të drejtave fqinje në shoqërinë e informacionit.

48. Direktiva 2002/47/KE të Parlamentit Europian dhe të Këshillit, datë 6 qershor 2002

"Mbi marrëveshjet financiare të kolateralit", të ndryshuar. Numri CELEX:

32002L0047, Fletorja Zyrtare e Bashkimit Europian, Seria L, Nr. 168, datë 27.6.2002,

faqe 43-50.

49. Direktiva e Parlamentit Europian dhe Këshillit Nr. 2001/84/KE, 27 shtator 2011.

50. Direktiva 2014/ 59/ BE të Parlamentit Europian dhe Këshillit, datë 15 maj 2014 “Mbi

krijimin e një kuadri për rimëkëmbjen dhe zgjidhjen e institucioneve të kreditit dhe

firmave të investimit, që ndryshon Direktivën e Këshillit 82/891/KEE dhe Direktivat

2001/24/KE, 2002/47/KE, 2004/25/KE, 2005/56/KE, 2007/36/KE, 2011/35/BE,

2012/30/BE dhe 2013/36/BE, si dhe Rregulloret (BE) Nr. 1093/2010 dhe (BE) Nr.

648/2012 të Parlamentit Europian dhe Këshillit”, Numri CELEX: 32014L0059.

Page 245: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

233

51. Direktiva 2014/24/BE, datë 26 Shkurt 2014, e Parlamentit Europian dhe Këshillit,

“Për Prokurimin Publik” (ka shfuqizuar Direktivën 2004/18/KE).

52. Direktiva (BE) 2016/680, datë 27 Prill 2016, e Parlamentit Europian dhe e Këshillit, “Për mbrojtjen e të dhënave të personave fizikë gjatë procesit penal.”,

53. Rregullorja e Bashkimit Evropian Nr. 1025/2012, e Parlamentit Evropian dhe të

Këshillit, të datës 25 tetor 2012, “Mbi standardizimin evropian”. Kjo rregullore është

përafruar plotësisht me rregulloren e Bashkimit Evropian nr. 1025/2012, të

Parlamentit Evropian, dhe të Këshillit, të datës 25 tetor 2012, “Mbi standardizimin

evropian, që amendon direktivat e Këshillit 89/686/EEC dhe 93/15/EEC dhe direktivat

94/9/EC, 94/25/EC, 95/16/EC, 97/23/EC, 98/34/EC, 2004/22/EC, 2007/23/EC,

2009/23/EC dhe 2009/105/EC të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit dhe që

shfuqizojnë vendimin e Këshillit 87/95/EEC dhe vendimin nr. 1673/2006/EC të

Parlamentit Evropian dhe të Këshillit”.

54. Rregullorja (BE) 2016/679 “Mbi mbrojtjen e personave fizikë në lidhje me

përpunimin e të dhënave personale dhe për lëvizjen e lirë të këtyre të dhënave dhe

shfuqizimin e Direktivës 95/46/EC (Rregullore e Përgjithshme për Mbrojtjen e të

Dhënave)”, datë 27 Prill 2016.

55. Rregullorja (KE) nr. 139/2004 e Këshillit, dt. 20.01.2004, mbi kontrollin e

përqëndrimeve midis ndërmarrjeve, Fletore zyrtare, L 024 dt. 29/01/2004.

56. Rregullorja e Komisionit (EC) Nr 794/2004 e 21 prillit 2004 për zbatimin e

Rregullores së Këshillit (KE) Nr 659/1999 që përcakton rregulla të hollësishme për

zbatimin e nenit 93 të Traktatit të KE, Fletore zyrtare L 140, 2004/04/30.

57. Direktiva (BE) 2015/2436 të Parlamentit Europian dhe të Këshillit, datë 16 dhjetor

2015, "Për përafrimin e ligjeve të shteteve anëtare në lidhje me markat tregtare"; numri

CELEX 32015L2436, Fletorja Zyrtare e Bashkimit Europian, seria L, nr. 336, datë

23.12.2015, faqe 1-26.

58. Rregullorja (BE) nr. 1151/2012 të Parlamentit Europian dhe të Këshillit, datë 21

nëntor 2012, "Mbi skemat e cilësisë për produktet bujqësore dhe ushqimore"; numri

CELEX: 32012R1151, Fletorja Zyrtare e Bashkimit Europian, seria L. nr.343, datë

14.12.2012, faqe 1-29.

59. Rregullorja (BE) nr. 1308/2013 të Parlamentit Europian dhe të Këshillit, datë 17

dhjetor 2013, "Për krijimin e një organizate të përbashkët të tregjeve të produkteve

bujqësore dhe që shfuqizon Rregulloret e Këshillit (KEE) nr. 922/72, (KEE) nr.

234/79, (KE) nr. 1037/2001 dhe (KE) nr. 1234/2007", të ndryshuar"; Numri CELEX:

32013R1308, Fletorja Zyrtare e Bashkimit Europian, seria L, nr.347, datë 20.12.2013,

faqe 671-854.

60. Konventa 108 e Këshillit të Evropës “Për mbrojtjen e individëve nga përpunimi

automatik i të dhënave personale”, ratifikuar me Ligjin nr. 9288, datë 7.10.2004.

61. Konventa për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore dhe protokollet,

Botim i Qendrës së Botimeve Zyrtare Tiranë, nëntor 2016.

62. Raporte të KE për Shqipërinë viti 2015/ viti 2016/ Progres Raporti i KE për Shqipërinë

viti 2014.

63. Përmbledhje e Vendimeve të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut (2010 –

2016), Botim i Qendrës së Publikimeve Zyrtare, Tiranë, Nëntor, 2016: ISBN 978-

9928-01-064-3.

Page 246: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

234

64. Consolidated version of the Treaty On European Union and the Treaty on the

Functioning of the European Union, Official Journal C326, 26/10/2012 P.0001 – 0390.

65. Raport mbi aplikimin e rregulloreve në lidhje me parimet e transparencës,

mosdiskriminimit dhe proporcionalitetit sipas Direktivës mbi shërbimet postare

(ERGP PL (18) 27); publikuar nga Komisioni Europian, Qershor 2018.

66. Çështja Van Gend en Loos v. Nederlandse Administratie der Belastingen, 5 Shkurt

1963.

67. Çështja 12/86, Meryem Demirel v Stadt Schwabisch Gmund, 30 Shtator 1987.

68. Çështja 152/84 “Marshall v Southampton and South-West Hampshire Health

Authority”, 1986.

REVISTA SHKENCORE DHE PERIODIKE:

1. Revista Shkencore Ndërkombëtare “Diskutime”, Nr. 3/4, Prill - Maj 2013. ISSN 1857-

825X”.

2. Revista Shkencore Ndërkombëtare “Diskutime”, Nr. 10, Prill 2014. ISSN 1857-825X.

3. Revista Shkencore Ndërkombëtare “Diskutime”, Qershor 2015. ISSN 1857-825X.

4. Broshurë informuese “Konkurrenca në Shqipëri”, Autoriteti i Konkurrencës, Tiranë,

Nëntor 2011.

5. Raportet vjetore të Autoritetit të Konkurrencës.

6. Manuali i Hartimit të Ligjeve, Tiranë 2010 (EURALIUS – Misioni Europian i

Asistencës për Sistemin Shqiptar të Drejtësisë).

7. Liber Quarterly - https://www.liberquarterly.eu

8. Revista Polis, UET Press, Tiranë.

9. Revista Economicus, UET Press, Tiranë.

10. Revista Jeta Juridike

11. Revista Monitor

12. Revista Jus & Justicia, UET Press, Tiranë.

REFERENCA NGA FAQE INTERNETI:

1. Faqe zyrtare e Kuvendit të RSH: https://www.president.al

2. Faqe zyrtare e Presidentit të RSH: https://www.parlament.al

3. Faqe zyrtare e Këshillit të Ministrave: https://www.kryeministria.al

4. Faqe zyrtare e Ministrisë së Integrimit Evropian: https://www.integrimi.gov.al

5. Faqe zyrtare e Institutit të Trajnimit të Administratës Publike: www.itap.gov.al

6. Faqe zyrtare e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë:

https://www.gjykataelarte.gov.al

7. Faqe Zyrtare e Bankës së Shqipërisë: www.bankofalbania.org

8. https://www.eurlex.europa.eu

9. https://www.uspto.gov

Page 247: UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE · IV CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore NERP National Economic Reform Program/ Programi Kombëtar

235

10. https://www.kultura.gov.al

11. https://www.shendetesia.gov.al

12. https://www.zshda.gov.al

13. https://www.dppm.gov.al

14. https://www.caa.gov.al

15. https://www.europa.eu

16. https://www.ec.europa.eu

17. https://www.passthrough.fw-notify.net

18. https://www.europarl.europa.eu/charter/pdf/text_en.pdf

19. https://www.euro-know.org/europages/dictionary/a.html

20. https://www.eur-lex.europa.eu

21. https://www.en.wikipedia.org

22. https://www.un.org

23. https://www.lepetitjuriste.fr/english-law/c89-english-law/do-unimplemented

24. https://www.mdtfjss.org.rs/archive//file/resources

25. https://www.dz-rs.si/wps/portal/en/Home/PoliticniSistem

26. https://www.wipo.int

27. https://www.brookings.edu

28. https://www.researchbriefings.files.parliament.uk

29. https://www.rm.coe.int

30. https://programmicomunitari.formez.it/content/strumento-assistenza-preadesione-

ipa-ii-2014-2020

31. https://www.idp.al

32. Akademia e Studimeve Politike: www.asp.al

33. Universiteti i Tiranës: www.unitir.edu.al

34. Qendra Kombëtare e Biznesit: www.qkb.gov.al

35. Akademia e Shkencave e Shqipërisë: www.akad.gov.al

36. https://www.theguardian.com

37. http://www.magjistratura.edu.al

38. http://ishp.gov.al

39. http://www.wipo.int

40. http://www.who.int

41. Faqe zyrtare e Inspektoratit Qëndror: www.insq.gov.al

42. www.monitor.al

43. Agjensia e Administrimit Kolektiv e të Drejtave të Artistëve Interpretues/ Ekzekutues:

www.akdie.org

44. Agjensia e Sigurimit te Depozitave: www.asd.gov.al