UNE KAM TE DREJTE TE MARR PJESE...konceptohet si procesi i të qënit pjesmarrës në aktivitete,...

35
QENDRA PER MBROJTJEN E TE DREJTAVE TE FEMIJEVE NE SHQIPERI Children’s Human Rights Centre of Albania - CRCA UNE KAM TE DREJTE TE MARR PJESE Një studim mbi pjesmarrjen e fëmijëve në procesin e vendim-marrjes në Shqipëri Përgatitur nga: Alma MAKSUTAJ Redaktuar nga: ALTIN HAZIZAJ Nëntor 2006, Tiranë DCI Section Albania

Transcript of UNE KAM TE DREJTE TE MARR PJESE...konceptohet si procesi i të qënit pjesmarrës në aktivitete,...

Page 1: UNE KAM TE DREJTE TE MARR PJESE...konceptohet si procesi i të qënit pjesmarrës në aktivitete, apo të permendurit të fëmijëve në aktivitete të ndyshme dhe jo si një proces

QENDRA PER MBROJTJEN E TE DREJTAVE

TE FEMIJEVE NE SHQIPERI

Children’s Human Rights Centre of Albania - CRCA

UNE KAM TE DREJTE

TE MARR PJESE

Një studim mbi pjesmarrjen e fëmijëve

në procesin e vendim-marrjes në Shqipëri

Përgatitur nga:

Alma MAKSUTAJ

Redaktuar nga:

ALTIN HAZIZAJ

Nëntor 2006, Tiranë

DCI Section Albania

Page 2: UNE KAM TE DREJTE TE MARR PJESE...konceptohet si procesi i të qënit pjesmarrës në aktivitete, apo të permendurit të fëmijëve në aktivitete të ndyshme dhe jo si një proces

UNE KAM TE DREJTE TE MARR PJESE – Studim mbi pjesmarrjen e fëmijëve në Shqipëri

2

Qendra per Mbrojtjen e te Drejtave te Femijeve ne Shqiperi - CRCA (Children's Human Rights Centre of Albania – CRCA) Adresa postare: Kutia Postare 1738, Tirane / SHQIPERI Tel / Fax: + 355 4 242264 E-mail: [email protected] www.crca.org.al

Njoftim per Copyright-in E gjithe permbajtja e ketij botimi eshte copyright © 2004 dhe 2006

i Qendra per Mbrojtjen e te Drejtave te Femijeve ne Shqiperi (CRCA) (CRCA 2004 / 2006 – Tirane / Shqiperi)

Te gjithe lexuesit jane te lejuar te printojne, kopjojne ose shperndajne pjese te ketij

botimi, por gjithmone duke bere te qarte dhe duke i dhene atributin Qendra per Mbrojtjen e te Drejtave te Femijeve ne Shqiperi - CRCA. Asnje pjese ose i gjithe

botimi nuk mund te botohet ose shitet pa lejen me shkrim te CRCA.

Opinionet e shprehura ne kete botim jo detyrimisht shprehin ose perfaqesojne politikat ose opinionet e CRCA ose ato te Palme Center dhe SIDA.

Financuar nga: Olof Palme International Center dhe SIDA

Botuar nga CRCA, Tirane 2004 dhe 2006

Page 3: UNE KAM TE DREJTE TE MARR PJESE...konceptohet si procesi i të qënit pjesmarrës në aktivitete, apo të permendurit të fëmijëve në aktivitete të ndyshme dhe jo si një proces

UNE KAM TE DREJTE TE MARR PJESE – Studim mbi pjesmarrjen e fëmijëve në Shqipëri

3

FALENDERIME

Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Femijëve në Shqipëri – CRCA, dëshirojnë të falenderojë për përgatitjen e këtij studim - raporti në mënyrë të veçantë:

- Znj. Alma Maksutaj për mbledhjen në kohë dhe analizimin e fakteve, dokumentave, të dhënave dhe intervistave, si dhe për përgatitjen e këtij Studimi.

- Z. Altin Hazizaj për rishikimin dhe redaktimin e këtij studimi në më shumë se një rast. - Olof Palme International Center, dhe SIDA Suedi, për mbështetjen financiare të

programit të “Të Drejtat e Fëmijës janë të Drejta Demokratike”, si dhe për mbështetjen financiare në pergatitjen dhe botimin e këtij Studimi.

- Të gjithë përfaqësuesit e Qeverisë shqiptare dhe të Organizatave jo-qeveritare, për

ndihmën e jashtëzakonshme dhe informacionin e vënë në dispozicion. - Të gjithë femijët, të cilët folën hapur me ne rreth jetës dhe eksperiencave të tyre në

procesin e vendim-marrjes dhe vështirësive që ata kanë ndeshur. - Stafin e CRCA dhe të Klubeve të Fëmijëve në Tiranë, Kuçovë, Shkodër dhe Korçë për

mbledhjen e informacionit në mënyrë profesionale dhe venien në dispozicion të rasteve studimore dhe të dhënave të tjera që janë përfshirë në këtë Raport.

Page 4: UNE KAM TE DREJTE TE MARR PJESE...konceptohet si procesi i të qënit pjesmarrës në aktivitete, apo të permendurit të fëmijëve në aktivitete të ndyshme dhe jo si një proces

UNE KAM TE DREJTE TE MARR PJESE – Studim mbi pjesmarrjen e fëmijëve në Shqipëri

4

LISTA E SHKURTIMEVE

• CRCA- Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri • IRCCRA- Qendra e Informacionit dhe Kërkimeve per të Drejtat e Fëmijëve në Shqipëri

• OKB – Organizata e Kombeve të Bashkuara

• UNICEF- Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët

• OJF- Organizata Jo-fitimprurëse

• KDF- Konventa për të Drejtat e Fëmijës të OKB-së

LISTA E GRAFIKEVE Grafiku Nr. 1 Format e pjesmarrjes së fëmijëve në vendim-marrje Grafiku Nr. 2 Niveli i dëgjimit të fëmijëve nga të rriturit (sipas fëmijëve) Grafiku Nr. 3 Niveli i njohjes së Qeverisë së Nxënësve nga Fëmijët Grafiku Nr. 4 Vlerësimi i fëmijëve për Qeverinë e Nxënësve Grafiku Nr. 5 Niveli i Pjesmarrjes së Fëmijëve në vendim-marrje Grafiku Nr. 6 Niveli i dëgjimit të fëmijëve nga të rriturit (sipas të rriturve)

Page 5: UNE KAM TE DREJTE TE MARR PJESE...konceptohet si procesi i të qënit pjesmarrës në aktivitete, apo të permendurit të fëmijëve në aktivitete të ndyshme dhe jo si një proces

UNE KAM TE DREJTE TE MARR PJESE – Studim mbi pjesmarrjen e fëmijëve në Shqipëri

5

PERMBAJTJA 1. PERMBLEDHJE E PERGJITHSHME 6 2. HYRJA 8 3. METODOLOGJIA E STUDIMIT 8 4. KONCEPTI I PJESMARRJES SE FEMIJEVE 10 5. PJESMARRJA E FEMIJEVE NE VENDIM-MARRJE NE SHQIPERI 13 6. POLITIKAT DHE LEGJISLACIONI SHQIPTAR / NDERKOMBETAR LIDHUR ME PJESMARRJEN E FEMIJEVE 18 7. INCIATIVA POZITIVE TE PJESMARRJES SE FEMIJEVE NE SHQIPERI 21 8. KONKLUZIONE DHE REKOMANDIME 25 9. BIBLOGRAFIA 27 ANEKSET Aneks 1: Pyetësorët e përdorur 29 Aneks 2: Gazeta “Zëri i Fëmijëve”, No. 3, 2006 36

Page 6: UNE KAM TE DREJTE TE MARR PJESE...konceptohet si procesi i të qënit pjesmarrës në aktivitete, apo të permendurit të fëmijëve në aktivitete të ndyshme dhe jo si një proces

UNE KAM TE DREJTE TE MARR PJESE – Studim mbi pjesmarrjen e fëmijëve në Shqipëri

6

1. PERMBLEDHJE E PERGJITHSHME Studimi “Unë kam të drejtë të marr pjesë” ka për qëllim të bëjë të njohur konceptin, nivelin dhe format e pjesmarrjes së fëmijëve në procesin e vendim-marrjes, si dhe inciativat e pushtit qëndror, lokal dhe të shoqërisë civile për rritjen e pjesmarrjes së fëmijëve në Shqipëri. Analiza e informacionit të marrë nëpërmjet intervistave të fëmijëve, të përfaqësuesve të institucioneve shtetërore te pushtetit qendror dhe vendor, të OJF-ve të cilat kanë programe për pjesmarrjen e fëmijëve, vëzhgimeve të materialeve ekzistuese lidhur me pjesmarrjen e fëmijëve në vendim-marrje, analiza e dispozitave normative, të legjislacionit kombëtare dhe ndërkombëtar që lidhen me pjesmarrjen e fëmijëve janë ndër metodat e perdorura në studimin “Unë kam të Drejtë të Marr pjesë”. Fëmijët shqiptarë në bazë të Nenit 12 të Konventës për të Drejtat e Fëmijës të OKB-së të ratifikuar nga Shteti shqiptar, kanë të drejtën e pjesmarrjes së tyre në proçesin e vendim-marrjes për çdo çështje që lidhet me ta. Ata kanë të drejtë të shprehin lirshëm mendimet e tyre, si dhe mendimet e tyre të merren në konsideratë nga autoritetet lokale dhe kombetare që punojnë për fëmijët. Në Shqipëri koncepti i pjesmarrjes së fëmijëve në vendim-marrje njihet pak. Pjesmarrja e fëmijëve konceptohet si procesi i të qënit pjesmarrës në aktivitete, apo të permendurit të fëmijëve në aktivitete të ndyshme dhe jo si një proces ku fëmijët përfshihen në të gjitha nivelet e vendimarrjes për çdo aspekt që lidhet me ta. Kultura e trashëguar, tranzicioni dhe shfaqja e një sërë fenomenesh negative që përfshijnë fëmijët në Shqipëri si: trafikimi i fëmijëve, prostitucioni, shfrytëzimi ekonomik dhe seksual, braktisja e shkollës, droga, HIV/AIDS, gjakmarrja, rritja e kriminalitetit të fëmijëve, dhuna dhe format e abuzimit etj, kanë sjellë si pasojë që pjesmarrja e fëmijëve në procesin e vendim-marrjës të mos shihet si një proces me një rëndësi primare për Qeverinë dhe shoqërinë shqiptare. Në politikat apo strategjitë e miratuara për fëmijët, fëmijet dhe organizatat e tyre nuk janë përfshirë në procesin e vendim- marrjes. Politikat dhe strategjitë janë konsultuar direkt me përfaqësuesit e grupeve të interesit (OJF-të), por jo direkt me fëmijët dhe adoleshentët. Në keto strategji janë të rriturit ata që diskutojnë dhe vendosin për çështjet e fëmijëve. Qeveria shqiptare nuk i ka kushtuar ndonjë vëmendje të posaçme pjesmarrjes së fëmijëve. Kjo shihet qartë në mospërfshirjen e çështjes së pjesmarrjes së fëmijëve në Strategjinë Kombëtare të Zhvillimit të Arsimit Parauniversitar 2004-2015 të miratuar nga Këshilli i Ministrave. Qeveria nuk ka parashikuar asnjë fond në buxhetin e saj për pjesmarrjen e fëmijëve në procesin e vendim-marrjes si në nivelin e shkollës, ashtu edhe atë shoqëror. Në Shqipëri nuk ka një mjedis tolerant, mikpritës, joparagjykues, jokërcënues dhe jodiskriminues për zhvillimin e pjesmarrjes së fëmijëve. Për aq kohë sa do të kemi dhunë të fëmijëve të shprehur në të gjitha format dhe në të gjitha mjediset si: shkollë, familje, shoqëri - nuk do të kemi mjedis të përshtatshëm për zhvillimin dhe zbatimin e një prej parimeve themelore të parashikuara në Konventën për të Drejtat e Fëmijës të OKB-së. Iniciativat pozitive për pjesmarrjen e fëmijëve janë spontane dhe nuk shoqërohen me programe dhe politika mbarëkombëtare, të cilat do të sillnin një pjesmarrje gjithë-përfshirëse të fëmijëve në procesin e vendim-marrjes.

Page 7: UNE KAM TE DREJTE TE MARR PJESE...konceptohet si procesi i të qënit pjesmarrës në aktivitete, apo të permendurit të fëmijëve në aktivitete të ndyshme dhe jo si një proces

UNE KAM TE DREJTE TE MARR PJESE – Studim mbi pjesmarrjen e fëmijëve në Shqipëri

7

Dhuna dhe pjesmarrja e fëmijëve janë të lidhura ngushtë dhe janë rrjedhimi dhe pasoja e njëra tjetrës. Përderisa kemi të shprehur format e shunës nuk kemi pjesmarrje të fëmijëve në vendim-marrje. Një fëmijë nuk mund të shprehë dot mendimin e tij kur mbi të ushtrohet dhunë të çdo forme dhe ka tensione frikëra fizike. Mos-dëgjimi i zërit të fëmijëve nëpërmjet pjesmarrjes së tyre u jep mundësi abuzuesve të tyre të mos ndëshkohen. Nëse një fëmijë jeton në një mjedis ku nuk flitet për ndjenjat, mendimet e tij, nuk dëgjohet dhe ka frikë të thotë mendimin e tij, abuzuesi ka një mjedis të favorshëm për të abuzuar mbi këtë femijë. Në Shqipëri mungojnë mjetet dhe mekanizmat që bëjnë të mundur pjesmarrjen efektive të fëmijëve në vendim-marrje, sidomos për fëmijët më të vegjël apo fëmijët me nevoja të veçanta. Shpeshherë mosha e fëmijëve përdoret si justifikim apo kriter për të kufizuar pjesmarrjen e fëmijëve. Fëmijëve më të vegjël, atyre me nevoja të vecanta apo me vështirësi në artikulim nuk iu jepet mundësia të përfshihen në inciativat e pjesmarrjes së fëmijëve të përshtatura këto sipas moshës dhe maturisë së tyre. Sipas studimit fëmijet në Shqipëri dhe mendimet e tyre nuk merren seriozisht nga të rriturit, prindërit, mësuesit apo përfaqësuesit e Qeverisë. Niveli i pjesmarrjes së fëmijëve në vendim-marrje është i ulët. Fëmijët vetëm njoftohen dhe informohen për vendimet që merren për ta, por në shumë pak raste ata pyeten ose marrin pjesë në vendim-marrje.

Page 8: UNE KAM TE DREJTE TE MARR PJESE...konceptohet si procesi i të qënit pjesmarrës në aktivitete, apo të permendurit të fëmijëve në aktivitete të ndyshme dhe jo si një proces

UNE KAM TE DREJTE TE MARR PJESE – Studim mbi pjesmarrjen e fëmijëve në Shqipëri

8

2. HYRJE Në Republikën e Shqipërisë fëmijë konsiderohet çdo shtetas nën 18 vjeç. Fëmijët përbëjnë mbi 40 përqind të popullësisë shqiptare. Në bazë të Kushtetutës së Shqipërisë, fëmija si të gjithë shtetasit gëzon të drejta të barabarta me ligj. Fëmijëve në Shqipëri u njihen të gjitha të drejtat e pranuara nga Konventa për të Drejtat e Fëmijës të Kombeve të Bashkuara. Shqipëria ratifikoi Konvetën për të Drejtat e Fëmijës (KDF) në vitin 1992, duke marrë përsipër të gjitha detyrimet që dalin për zbatimin e saj. Pjesmarrja e fëmijëve në vendim-marrje është një e drejtë themelore e shprehur në Nenet 12 dhe13 të KDF-së. Pjesmarrja e fëmijëve është një koncept i ri në shumë shoqëri. Në shoqërinë shqiptare para viteve ’90, në kohën komuniste ku liria e fjalës dhe e shprehjes së mendimit ishin një ëndërr për të gjithë, nuk bëhej fjalë që ai të njihej. Pas viteve ’90, me ndryshimin e sistemit, liria e fjalës u bë një parim bazë i sistemit demokratik. Këto ndyshime pasuan me periudhën e tranzicionit, e cila u shoqërua me shfaqjen e një sërë fenomenesh negative që përfshinë fëmijët si: trafikimi i fëmijëve, shfrytëzimi ekonimik dhe seksual i fëmijëve, braktisja e shkollës, droga, HIV/AIDS, gjakmarrja, rritja e kriminalitetit dhe kriminalitetit fëmijënor, dhuna etj. Përpjekjet për eleminimin e këtyre fenomeneve negative tërhoqi vëmëndjen e shumë institucioneve shtetërore dhe jo shtetërore të cilët më shumë u përpoqon të zbusin situatën negative të krijuar pas shfaqes së këtyre fenomeneve negative, sesa garantimit të disa të drejtave, që jo rrallë duken të vështira për tu zbatuar. Kjo situatë largoi vëmëndjen e këtyre institucioneve nga çështja e pjesmarrjes së fëmijëve si dhe solli që në Shqipëri inciativat e pjesamarrjes së fëmijëve në procesin e vendim-marrjes të mos jenë të shumta. 3. METODOLOGJIA E STUDIMIT Rritja e pjesmarrjes së fëmijëve në nivel qëndror dhe lokal është një nga prioritetet kryesore të punës së CRCA. Kjo na shtyu që në vitin 2004 të marrin iniciativën për të realizuar një studim përsa i përket zbatimit të Nenin 12 te KDF-së në Shqipëri. Më pas gjatë vitit 2006 në rishikuam një pjesë të mirë të këtij studimi, duke përfshirë në të edhe një sërë ndryshimesh dhe iniciativash që kanë ndodhur gjatë këtyre dy viteve.

A. Objektivat kryesore të studimit:

Të raportojë nivelin e situatës së pjesmarrjes së fëmijëve ne vendim-marrje; Të raportojë nivelin e njohjes së pjesmarrjes së fëmijëve nga institucionet publike dhe OJF-të në Shqipëri; Të paraqesë format apo iniciativat e pjesmarrjes së fëmijëve në Shqipëri; Të vëzhgojë rolin që ka luajtur Qeveria për të bërë të mundur zbatimin e Nenit 12 të KDF-së dhe rritjen e

pjesmarrjes së në vendim-marrje; Të paraqesë problemet që hasen për të praktikuar iniciativa të pjesmarrjes së fëmijëve; Të paraqesë nje listë konkluzionesh dhe rekomandimesh lidhur pjesmarrjen e fëmijëve;

B. Ndër Metodat kryesore që janë përdorur në këtë studim janë:

Intervista me përfaqësuesit e Ministrive dhe institucioneve publike, në nivel qëndror dhe lokal, të cilat kanë për detyre të bëjnë të mundur zbatimin e Nenit 12 të KDF-së;

Intervista me përfaqësues të OJF-ve; Intervista me fëmijë, anëtare të organizatave apo grupeve të fëmijëve dhe të rinjve; Vëzhgimi dhe analiza e raporteve dhe materialeve të Qeverisë dhe OJF-ve; Njohje me format ekzistuese të pjesmarrjes së fëmijëve në Shqipëri; Vëzhgimi dhe analiza e Strategjisë Kombëtare për Fëmijët, Strategjisë Kombëtare të Rinisë dhe

Strategjisë Kombëtare për Zhvillimin e Arsimit Paraunversitar; Pjesmarrje në mbledhjet e Senatit të Fëmijëve në Tiranë, Klubeve të Fëmijëve, Qeverisë së Nxënësve në

Shkolla;

Page 9: UNE KAM TE DREJTE TE MARR PJESE...konceptohet si procesi i të qënit pjesmarrës në aktivitete, apo të permendurit të fëmijëve në aktivitete të ndyshme dhe jo si një proces

UNE KAM TE DREJTE TE MARR PJESE – Studim mbi pjesmarrjen e fëmijëve në Shqipëri

9

Pyetësorë të përdorur për intervistimin e përfaqësuesve të Qeverisë, OJF-ve dhe Fëmijëve;

C. Grupi i synuar i të intervistuarve FEMIJE 1) Ina Malushi- Presidente e Shkollës 9- vjeçare “Dor’d Istria”- Tiranë, 2) Ola Kocaj – Presiedente e Shkollës 9- vjeçare “Edid Durham”- Tiranë, 3) Leonard Disha- President e Shkollës 9- vjeçare “Ameht Gashi”- Tiranë, 4) Fjordi Mamçellari – President i Shkollës 9-vjeçare “Mihal Gameno”- Tiranë, 5) Gisiana Tahiri- Presidente e Shkollës 9- vjeçare “Misto Mame” -Tiranë, 6) Lorena Calosmani- Presidente e shkollës 9-vjeçare “Gjon Buzuku”- Tiranë, 7) Anisa Çeta-Presidente e shkollës 9- vjeçare “Sabaudin Gabrani”- Tiranë, 8) Eno Mija- President i shkollës 9- vjeçare “Hasan Vogli”- Tiranë, 9) Klementina Raka – Senatore e klasës 5, shkolla 9- vjeçare “Dhora Leka”- Tiranë, 10) Gazmir Doci –Shkolla 9- vjeçare “Dhora Leka”- Tiranë, PERFAQESUES TE INSTITUCIONEVE QEVERITARE 1) Gafur Muzaka – Drejtor i Drejtorisë së Marrdhënieve me Jashtë, pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës; 2) Nuri Xhepa –Specialist i Sektorit të Analizës së Politikave dhe Planifikimit, pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës; 3) Eliona Miço- Juriste në Drejtorinë Juridike, praën Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës; 4) Gladiola Musabelliu- Shefe e Sektorit për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve – Bashkia Tiranë; 5) Bashkim Mertiri- Drejtor i Shkollës 9- vjeçare “Ramazan Jarani”, Tiranë; 6) Veli Hodaj – Koordinator i Qeverisë së Nxënësve të shkollës 9- vjeçare “Ramazan Jarani”; 7) Etleva Bisha – Ish-drejtore e Drejtorisë së Politikave Rinore pranë Ministrisë së Rinisë, Kultures dhe Sporteve; 8) Irida Agolli –Specialiste -Drejtoria Arsimore Rajoni –Tiranë; PERFAQESUES TE ORGANIZATAVE JO-QEVERITARE 1) Edmond Zhupani - Drejtor Kombëtar i Fshatit SOS- Shqipëri; 2) Anila Miria - Koordinatore e Programit Torç- UNICEF; 3) Ariola Agolli - Këshilli Rinor Shqiptar; 4) Venera Canaj - Patagoge në Fshati i Fëmijëve SOS; 5) Zuzana Sakiqi - Drejtore e Every Child Albania; 6) Arber Dalliu - Koordinator i Gazetës së Fëmijëve “Zëri i Fëmijëve”, Qebdra e Informacionit dhe Kërkimeve për të Drejtat e Fëmijëve ne Shqipëri- IRCCRA (2002-2004); 7. Blerina Metaj - Koordinatore e Gazetës së Fëmijëve “Zëri i Fëmijëve” Qendra e Informacionit dhe Kërkimeve për të Drejtat e Fëmijëve ne Shqipëri- IRCCRA (2005 - 2006); 7) Suela Duma - Koordinatore Programi në Save the Children Albania; 8) Migana Kapllani- Koordinatore e Klubit të Fëmijëve të CRCA Nr 1; 9) Elidinana Metani- Kordinatore e Klubit të Fëmijëve të CRCA Nr 2;

Page 10: UNE KAM TE DREJTE TE MARR PJESE...konceptohet si procesi i të qënit pjesmarrës në aktivitete, apo të permendurit të fëmijëve në aktivitete të ndyshme dhe jo si një proces

UNE KAM TE DREJTE TE MARR PJESE – Studim mbi pjesmarrjen e fëmijëve në Shqipëri

10

4. KONCEPTI I PJESMARRJES SE FEMIJEVE NE VENDIM-MARRJE Koncepti pjesmarrjes së fëmijëve është i shprehur në Konventën për të Drejtat e Fëmijës e miratuar nga Asambleja e përgjithëshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara më 20 nëntor 1989. Pjesmarrja e Fëmijëve është një nga parimet bazë mbi të cilën udhëhiqet puna KDF-së. Si një e drejtë themelore është shprehur sidomos në Nenet 12 dhe 13 (liria e shprehjes dhe nenet 14 (liria e mendimit, përkatësisë fetare), 15 (liria e shoqërimit) dhe 19 (e drejta për t’u mbrojtur nga të gjitha format e dhunës) të KDF-së. Neni 12 i KDF-së

A. Çfarë kuptojmë me Nenin 12 i KDF- së1? Është e rëndësishme të kuptohet qartë se çfarë thotë dhe çfarë nuk thotë neni 12 e KDF-së. Ky nen nuk u jep të drejtën fëmijëve për autonomi apo të drejtën për të kontrolluar të gjitha vendimet. E drejta e pjesmarrjes së fëmijëve është një e drejtë esenciale dhe aktuale, e cila thotë se fëmijët kanë të drejtë të jenë aktorë të rëndësishëm në jetën e tyre dhe të marrin pjesë në vendimet që u pëlqejnë atyre. Me Nenin 12 të KDF-së kuptohet gjithashtu:

Të gjithë fëmijët janë të aftë të shprehin mendimin e tyre Të gjithë fëmijët pa limit moshe kanë të drejtën e ushrimin të të drejtës së pjesmarrjes në procesin e vendim-marrjes. Si rrjedhojë çdo fëmijë i cili ka një pikëpamje apo mendim për një çështje ka të drejtë që t’i merret në konsiderat pikëpamja e tij. Fëmijëve shumë të vegjël apo disa fëmijëve me nevoja të veçanta dhe me vështirëse në artikulimin e fjalës apo shprehjen e mendimit të tyre duhet t’u krijohen mundësi të shprehin mendimet, opinionet e tyre përmes formave të tjera p.sh. poezisë, artit, shkrimit, kumpjuterit, këngës, duke luajtur në vegla muzikore etj.

E drejta e fëmijëve për të shprehur lirisht pikëpamjet e tyre

Do të thotë që, nëse fëmijët janë në gjendje të shprehin pikëpamjet e tyre, është e nevojshme që të rriturit t’u krijojnë atyre mundësi për ta bërë këtë. Me fjalë të tjera Neni 12 ngarkon me përgjegjësi të rriturit: si prindërit, profesionistët dhe politikanët t’u garantojnë fëmijëve këtë të drejtë, duke bërë të mundur kontributin dhe inkurajimin e pikëpamjeve të tyre në të gjitha çështjet që u përkasin atyre.

E drejta që pikëpamjet e tyre të merren në konsideratë

Nuk është mjaftueshme t’u japësh fëmijëve mundësi të dëgjohen nga të rriturit, por është gjithashtu e rëndësishme të merren seriozisht për atë që ata kanë thënë. Neni 12 i KDF-së insiston që pikëpamjeve të fëmijëve t’u jepet rëndësi

1Gerison Lansdown. Promoting Children’s Participation in Democracic Decision- Making. UNICEF Innocenti Research Centre Florence, Italy. February 2001

Pjesmarrja e fëmijës është e drejta e fëmijës për të shprehur lirisht mendimin dhe pikëpamjen për çdo çështje që ka të bëjë me të, duke e vlerësuar atë në përputhje me moshën dhe shkallën e pjekurisë së tij. Fëmijës i jepet mundësia që të dëgjohet në çdo proçedurë gjyqësore ose administrative, që ka të bëjë me të, qoftë drejtpërdrejtë, qoftë nëpërmjet një përfaqësuesi ose të një organi të përshtatshëm, në përputhje me rregullat e proçedurës së legjislacionit kombëtar.

Page 11: UNE KAM TE DREJTE TE MARR PJESE...konceptohet si procesi i të qënit pjesmarrës në aktivitete, apo të permendurit të fëmijëve në aktivitete të ndyshme dhe jo si një proces

UNE KAM TE DREJTE TE MARR PJESE – Studim mbi pjesmarrjen e fëmijëve në Shqipëri

11

Shkallët e Pjesmarrjes së Fëmijëve në Vendim-marrje

(Të njohura si Shkallët e Hart-it)

1) Fëmijët janë të manipuluar, 2) Fëmijët pyeten sa për dukje, 3) Fëmijët vetëm të përmendur,

Mospjesmarrje

4) Fëmijët njoftohen dhe informohen, 5) Fëmijët konsultohen dhe informohen, 6) Aktivitet inicohen nga të rriturit, vendimet merren

bashkë me fëmijët, 7) Aktivitet inicohen dhe drejtohen nga fëmijët, 8) Aktivitet incohen nga fëmijët vendimet merren

bashkë me të rriturit, Pjesmarrje

dhe të merren në konsideratë nga të rriturit e të gjithave niveleve. Kuptohet që kjo nuk do të thotë se çdo gjë që fëmijët thonë duhet të zbatohet tërësisht, në mënyrë që pikëpamjet e tyre të merren në konsideratë.

E drejta për t’u dëgjuar në të gjitha çështjet që u përkasin fëmijëve

Është e drejta e fëmijëve që të dëgjohen në të gjitha çëshjet që prekin jetën e tyre dhe në të gjitha nivelet: në familje, në shkollë, në komunitetin ku jetojnë, deri në nivelin e politikave kombëtare për ta. Gjithashtu ata duhet të dëgjohen në çështjet individuale që u përkasin fëmijëve si dhe në vendime për çështje tjera si: divorci i prindërve, votimet e fëmijëve, legjislacioni për ndalimin e moshës minimale për punë etj. E rëndësishme është që në shumë fusha të politikës publike dhe legjislacionit, të cilat mund të jenë çështje lidhur me transportin, edukimin, mjedisin, makro-ekonominë, kujdesin për fëmijët dhe shëndetin publik, ku përfituesit janë fëmijët, duhet domosdoshmërisht të përfshihen edhe fëmijët.

Në përputhje me moshën dhe maturinë e tyre

Kjo do të thotë që në përputhje me moshën duhet të gjenden mekanizma dhe mjete për t’u dhënë mundësi të gjithë fëmijëve që të përfshihen në pjesmarrjen e tyre në vendim-marrje. Kjo përjashton mundësinë që mosha të përdoret si jusitifikim apo kriter për të kufizuar pjesmarrjen e fëmijëve. Kjo gjithashtu nuk to të thotë se mendimet apo këndvështrimet e fëmijëve më të vegjël janë automatikisht të rëndësishme. Ka shumë çështje, ku fëmijët me të vegjël, janë të aftë të kuptojnë dhe kontribuojnë nëpërmjet mendimeve apo opinioneve të tyre. Konteksti social dhe natyra e vendimeve, eksperiencat e veçanta të jetës së fëmijëve dhe nivelet e mbështetjes të të rriturve, do të sjellin rritje të aftësive të fëmijëve për të kuptuar çështjet që u përkasin atyre.

B. Shkallët e Pjesmarrjes së Fëmijëve në vendim-marrje Shkallët e pjesmarrjes së fëmijëve në vendim-marrje kanë për qëllim të tregojnë se kur kemi pjesmarrje të fëmijëve dhe në çfarë niveli është ajo. Sipas shkallëve të Roger Hart2, një studiues i çështjes së pjesmarrjes së fëmijëve, nëse fëmijët pyeten sa për dukje apo vetëm përmënden në vendimet e marra për ta, nuk kemi të bëjmë me pjesamarrje të tyre, por në të kundërtën, kemi të bëjmë me mos-pjesmarrje (ose manipulim të fëmijës). Ndërsa në rastet kur fëmijët njoftohen apo informohen nga të rriturit për vendimet e marra për ta, kemi të bëjmë me nivelin më të ulët të proçesit të pjesmarrjes. Sipas Hart, do të përbëjë pjesmarrje e fëmijëve konsultimi dhe informimi ose inicimi i aktiviteteve nga të rriturit dhe vendimet merren bashkë me fëmijët. Niveli më i lartë i pjesmarrjes së fëmijëve në procesin e vendim-marrjes ndodh kur aktivitetet incohen nga fëmijët dhe vendimet merren bashkë me të rriturit.

2 Hart, Roger. A. Children's Participation: From Tokenism to Citizenship. Innocenti Essays No. 4. UNICEF, Innocenti Research Centre Florence, Italy 1992.

Page 12: UNE KAM TE DREJTE TE MARR PJESE...konceptohet si procesi i të qënit pjesmarrës në aktivitete, apo të permendurit të fëmijëve në aktivitete të ndyshme dhe jo si një proces

UNE KAM TE DREJTE TE MARR PJESE – Studim mbi pjesmarrjen e fëmijëve në Shqipëri

12

Mos-dëgjimi i zërit të fëmijëve u jep mundësi abuzuesve të mos-ndëshkohen

Në Britaninë e Madhe, një sëri informacionesh publike, në vitet 80-90 dokumentuan masivisht abuzimin sistematik seksual dhe psikologjik të fëmijëve nga stafi i shtëpisë së fëmijëve për shumë vjet. Një nga shumë mësimet efektive që u nxorrën nga ky rat ishte që abuzimi ka vazhduar për një kohë të gjatë, sepse fëmijët nuk kanë njohur të drejtën të kundërshtojnë atë çfarë kishte ndodhur me ta. Historitë e tyre nuk ishin besuar dhe ata nuk kishin njohuri apo mundësinë e ndonjë mënyre për tu ndihmuar në artikulimin e shqetësimeve të tyre. Në të vërtete, nëse ata ankoheshin, ata rrezikonin të abuzoheshin edhe më shumë. Më fjalë të tjera, të rriturit bëheshin të pandëshkueshëm dhe përdornin abuzimin, sepse ndër të tjera mendimet e femijëve nuk ishin dëgjuar.

C. Pjesmarrja e Fëmijëve në vendim-marrje dhe fenomeni i dhunës ndaj fëmijëve

Të rriturit jo gjithmonë veprojnë në interesin më të lartë të fëmijëve3. Të rriturit në pozitën e fuqisë mbi fëmijët mund të shfrytëzojnë dhe abuzojnë me pushtetin e tyre dhe dëmtojnë mirëqenien e fëmijëve. Format me të ndeshura të dhunës janë në familje, në shkollë, si dhe në të gjitha ato vende ku liria fjalës nuk njihet si koncept. Pjesmarrja e fëmijëve në vendim-marrje është e

rëndësishme për mire-rritjen e fëmijës, prandaj është detyre e të rriturve që të krijojnë kushte që ajo të zbatohet. Dhuna dhe pjesmarrja e fëmijeve janë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën. Për aq kohë sa do të kemi dhunë ndaj fëmijëve nuk kemi pjesmarrje të fëmijëve në vendim-marrje. Një fëmijë nuk mund të shprehë dot mendimin e tij kur mbi të ushtrohet dhunë apo mbi të ushtrohet presion. Fëmijët në familje, shkollë dhe mjedise të tjera, jetojnë shpesh në një mjedis jotolerant, kërcënues apo diskriminues, pra në një mjedis jo të përshtatshëm ose inkurajues për të marrë pjesmarrjen në vendim-marrje. Gjithashtu tek fëmijët që jetojnë në kushte të tilla, ekzistojnë frika e shprehjes së mendimit ose frika se mos mendimi i tyre nuk pritet mirë nga të tjerët. Nëse një fëmijë jeton në një mjedis ku nuk flitet për ndjenjat, mendimet apo zëri i tij nuk dëgjohet, ai ka frikë të shprehë mendimin e tij dhe si rrjedhojë abuzuesi ka një mjedis të favorshëm për të abuzuar mbi këtë fëmijë. Mos-pjesmarrja e fëmijëve krijon një mjedis të favorshëm për fenomenin e abuzimit të fëmijëve të të gjitha formave.4

D. Rëndësia e Pjesmarrjes së Fëmijëve në vendim-marrje Pjesmarrja e fëmijëve në vendim-marrje, përveçse është një e drejtë themelore e fëmijës, ka një rëndësi të madhe në jetën demokratike dhe qytetare të një vëndi. Ajo luan një rol të rëndësishëm në edukimin dhe mirërritjen në përgatitjen e fëmijëve për të ushtruar më shumë përgjegjësi qytetarie. Pjesmarrja e fëmijëve është e rëndësishme sepse:

Përmirëson lidhjet midis publikut dhe organizatave që marrin vendime për çështjet e fëmijëve.

Sjell përmirësim në jetën e të varfërve dhe grupeve të margjinalizuara dhe sidomos të fëmijëve të cilët janë të

përjashtuar nga jeta sociale, kulturore, ekonomike dhe politike e shoqërisë apo komuniteteve ku ata jetojnë.

3 Hart, Roger. A. Children's Participation: From Tokenism to Citizenship. Innocenti Essays No. 4. UNICEF, Innocenti Research Centre Florence, Italy 1992. 4 The pindown Esperience and the Protection of Children; The Report of the Staffordshire Child Care Enquiry, Levy A. amd Kahan B. Staffordshire County Council, 1991 and the Leicestershire Inquiry 1992, Kirkwood A. (Leicestershire County Council 1993); Lost in Care, the Tribunal of Inquiry into abuse of children in care in Clywd and Gwynedd, Sir Ronald Waterhouse DH/Welsh office 2000.

Page 13: UNE KAM TE DREJTE TE MARR PJESE...konceptohet si procesi i të qënit pjesmarrës në aktivitete, apo të permendurit të fëmijëve në aktivitete të ndyshme dhe jo si një proces

UNE KAM TE DREJTE TE MARR PJESE – Studim mbi pjesmarrjen e fëmijëve në Shqipëri

13

Pranon ndryshimin në vizionin e të mirave për fëmijët dhe ndërhyrjeve të të rriturve për respektimin e të drejtave të fëmijëve, të cilët janë çelësi i bërjes dhe modelimit të të ardhmes së shoqërisë së tyre.

Është mjeti kryesor, i cili mund t’i bëjë fëmijët të përfshihen në mënyrë aktive në shoqëri. Është mjeti nëpërmjet të cilit fëmijët mund të marrin përgjegjësi qytetarie në shoqëritë ku ata bëjnë pjesë dhe i ndihmon ata të përgatiten për të treguar më shumë përgjegjësi.

I bën më të dukshme çështjet e fëmijëve dhe ndihmon të promovojë përgjegjësinë e institucioneve për ngjarjet

e fëmijëve.

Konventa për të Drejtat e Fëmijës promovon të drejtat e fëmijëve për të shprehur lirisht vizionin e tyre në të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me ta. Konventa gjithashtu rrit pjesmarrjen e fëmijëve në vendim-marrje përmes njohjes së të drejtave të fëmijëve. KDF-ja ndihmon fëmijët për të marrë infomacion të përshtatshëm lidhur me lirinë e shprehjes, lirinë e mendimit, besimit betar dhe për të rritur përgjegjësinë e qeverisë ndaj qytetarëve të saj.

Fëmijët merren seriozish nga të rriturit. Ata bëhen të njohur dhe familjarizohen me kulturën demokratike të proçesit të marrjes së vendimeve, ku fëmijët dhe të rriturit janë të barabartë.

Nëse kemi praktika të pjesmarrjes së fëmijëve në vendim-marrje, kemi me pak fëmijë të abuzuar. Nëse nuk kemi pjesmarrje të fëmijëve në vendim–marrje, të rriturit mund të abuzojnë me lehtë me pushtetin e tyre mbi ta. Fëmijët që nuk kanë praktikuar pjesmarrjen e tyre në vendim-marrje në familjet e tyre, në shkollë apo në mjedise të tjera, jane grupi më i riskur për t’u bërë viktimë e abuzimit.

5. PJESMARRJA E FEMIJEVE NE VENDIM-MARRJE NE SHQIPERI

A. Mendimet dhe opinionet e fëmijëve Për realizimin e këtij studimi një ndër metodat kryesore të mbledhjes së informacionit ishte edhe intervistimi nëpërmjet pyetësore të përgatitur për fëmijët. Kampionët e zgjedhur kanë qënë fëmijë të qeverisë së nxënësve, të senatit të fëmijëve, të parlamentit rinor, të klubeve të fëmijëve, fëmijëve që janë pjesë e programeve të OJF-ve dhe fëmijë që nuk janë pjesë të asnjë strukture të pjesmarrjes së fëmijëve. Nga perpunimi i përgjigjeve të fëmijëve të marra nga pyetësorët lidhur me pjesmarrjen e tyre në proçesin e vendim-marrjes rezulton se: Pjesmarrja e fëmijëve është një term i dëgjuar nga vetë fëmijët. Kjo shihet nga mendimet e marra nga intervistat me fëmijët për pyetjen: A keni dëgjuar për pjesmarrjen e fëmijëve në vendim-marrje? Rreth 98 përqind e fëmijëve thone se kanë dëgjuar për pjesmarrrjen e tyre, kurse rreth 2 përqind thonë se nuk kishin dëgjuar ndonjëherë për të. Sipas fëmijëve pjesmarrja e fëmijëve konsiderohet si një proces i të marrit pjesë në aktivitete për ta. Sipas një serë deklarimesh të fëmijëve dhe për shkak mungesës së kulturës për përfshirjen e fëmijëve në marrjen e vendimeve të rëndësishme, pjesmarrja e fëmijëve praktikohet vetëm si proces i të marrit pjesë në aktivitete. Fëmijët u pyetën lidhur me mënyrën sesi e kuptojnë ata pjesmarrjen dhe pjesa më madhe e tyre e shohin atë si pjesmarrje në aktivitete ekstra-kulikulare të shkollës apo lagjes. Një pjesë e fëmijëve e shohin pjesmarrjen në vendim-marrje si një e drejtë për të folur dhe për t’u angazhuar në format e ndryshme të organizimit për fëmijët. Një pjesë e fëmijëve të intervistuar nuk i japin përgjigje kësaj pyetje ose nuk dinë çfarë të thonë. Shumica e këtij grupi janë fëmijë që nuk janë angazhuar ndonjëherë në ndonjë forme të pjesmarrjes së fëmijëve. Te rriturit nuk i pyesin shpesh fëmijët për vendimet që ata marrin për ta ose edhe për gjërat që u pëlqejnë ose jo të bëjnë. Edhe në rastet kur të rriturit i pyesin fëmijët, vendimet merren vetëm nga të parët. Sipas mendimit tonë kjo vjen si rezultat disa faktorëve si: trashëgimia kulturore, mungesa e eksperiencës së përfshirjes së fëmijëve në vendim-marrje ose mungesa e elementeve të komunikimit me fëmijët.

Page 14: UNE KAM TE DREJTE TE MARR PJESE...konceptohet si procesi i të qënit pjesmarrës në aktivitete, apo të permendurit të fëmijëve në aktivitete të ndyshme dhe jo si një proces

UNE KAM TE DREJTE TE MARR PJESE – Studim mbi pjesmarrjen e fëmijëve në Shqipëri

14

0

1

2

3

4

5

6

7

SA I DEGJOJNE TE RRITURIT FEMIJET?

Asnjehere

Vetem me raste

Ndonjehere

Kur ka njerez te tjereprezente

Shpeshhere

Gjithmone

0

2

4

6

8

10

12

14

16

FORMAT E PJESMARRJES SE FEMIJEVEDuke na manipuluar

Duke na pyetur sa per dukje

Duke na permendur

Duke na njoftuar dhe informaur

Duke u konsultuar dhe informuar

Duke inicuar aktivitete vete dhevendimet merren me ne

Duke inicuar aktivitete dhe drejtuarprej nesh

Duke inicuar aktivitete nga ne dhevendimet merren bashke me te rriturit

Forma më e ndeshur e pjesmarrjes së fëmijëve në vendim-marrje është njoftimi dhe informimi i fëmijëve nga të rriturit për vendimet që janë marrë më parë. Ky rezultat ilustrohet nga përgjigjet e fëmijëve lidhur me pyetjen se cilat kanë qënë format më të ndeshura të pjesmarrjes së tyre në vendim-marrje.

Të gjithë fëmijët dëshirojnë të pyeten dhe t’u merret mendimi për gjërat që u përkasin atyre kjo është një e drejtë themelore e parashikuar në KDF.

Këtë dëshirë e

tregojnë përgjigjet e fëmijëve ku 100 përqind e tyre janë shprehur se do të donin që të rriturit apo politikanët t’i përfshihnin në procesi e vendim-marrjes. Fëmijët kanë dëshirë të dëgjohen, por kjo ndodh pak në realitet. Ky përfundim ka dalë mbi bazë të përgjigjeve të fëmijëve të intervistuar të cilat janë paraqitur në (shih Grafikun Nr 2). Përgjigjet e fëmijëve për pyetjen se sa shpesh të rriturit i dëgjojmë fëmijët kanë qënë: 2 përqind e të intervisturarve janë përgjigjur asnjëherë, 20 përqind e të intervistuarve janë përgjigjur se të rriturit i dëgjojnë vetëm me raste, 33 përqind e fëmijëve të intervistuar shprehen se të rriturit na dëgjojnë ndonjëherë, 31 përqind e të intervistuarve janë shprehur se rriturit i dëgjojnë kur ka njerëz të tjerë prezent, 6 përqind e të intervistuarve janë shprehur se të rriturit na dëgjojnë shpeshherë dhe po 6 përqind se të rriturit na dëgjojnë gjithmonë.

Page 15: UNE KAM TE DREJTE TE MARR PJESE...konceptohet si procesi i të qënit pjesmarrës në aktivitete, apo të permendurit të fëmijëve në aktivitete të ndyshme dhe jo si një proces

UNE KAM TE DREJTE TE MARR PJESE – Studim mbi pjesmarrjen e fëmijëve në Shqipëri

15

0

2

4

6

8

10

12

SHKALLA E NJOHJES SE QEVERISE SE NXENESVE NGA FEMIJET

Nuk e njoh fare

E njoh pak

Mjaftueshem

E njoh mire

E njoh shume mire

Fëmijët kanë dëshirë dhe ndihen mirë të organizojnë aktivitete pa prezencën e të rriturve, por ata nuk kanë patur mundësi ta zbatojnë këtë dëshirë. Fëmijët u pyetën nëse kanë organizuar aktivitete pa praninë e të rriturve? Rreth 70 përqind e fëmijëve u shprehën se nuk kanë organizuar aktivitete pa prezencën e të rriturve kurse 30 përqind të tjerë u shprehën pozitivisht. Fëmijët po ashtu deklarojnë se jane ndjerë shumë më mirë, më të sigurtë, më të lirë ose janë më mirë sesa në raset kur kanë organizuar aktivitetet nën praninë e të rriturve.

B. Vlerësimi i fëmijëve për Qeverinë e Nxënësve Fëmijët e njohin pak Qeverinë e Nxënësve. Ky rezultat ka dalë nga përgjigjet e fëmijëve për nivelin e njohjes së Qeverisë së Nxënësve. Rreth 15 përqind e fëmijëve të intervistuar nuk e njohin fare atë; 24 përqind e njohin pak; 22 përqind e fëmijëve e njohin mjaftueshëm. Rreth 20 përqind e fëmijëve thonë se e njohin mirë Qeverinë e Nxënësve, ndërsa 17 përqind e tyre e njohin shumë mirë (shih Grafikun Nr 3).

Fëmijët që janë anëtare të Qeverive të Nxënësve e dinë si funksionon ajo, kurse fëmijët që nuk janë anëtar të saj nuk e dinë si cilat janë detyrat dhe si funksionon ajo. Ky rezultat doli nga përgjigjet e marra për pyetjen, se si janë organizuar qeveritë e nxënesve si një nga mekanizmat me të përhapura të pjesmarrjes së fëmijëve. Reth 90 përqind e fëmijëve të intervistuar kanë paraqitur strukturën e qeverisë së nxënësve. Kurse rreth 10 përqind e të intervistuarve nuk e dinë se si është e organizuar ajo. Fondet për funksionimin dhe organizimin e aktiviteteve të Qeverisë së Nxënësve jepen nga fëmijët nëpërmjet kartave të anëtarësimit. Ndërkohë që buxheti i Shtetit nuk jep asnjë fond ose nuk financon aktivitete të Qeverisë së Nxënësve. Këto fakte kanë dalë nga përgjigjet e fëmijëve për pyetjen: Ku i gjen fondet Qeveria e Nxënësve për të realizuar aktivitete? Të gjithë fëmijët e intervistuar janë shpehur se fondet ngrumbullohen nga paratë e vetë fëmijëve, kurse burimet materiale si dhoma takimi apo palestra, ju vihen ne dispozicion nga shkolla.

Page 16: UNE KAM TE DREJTE TE MARR PJESE...konceptohet si procesi i të qënit pjesmarrës në aktivitete, apo të permendurit të fëmijëve në aktivitete të ndyshme dhe jo si një proces

UNE KAM TE DREJTE TE MARR PJESE – Studim mbi pjesmarrjen e fëmijëve në Shqipëri

16

A FUNKSIONON QEVERIA E NXENESVE?

Nuk funksionon

Vetem ekziston

Ekziston per te permbushurte drejten e femijeve

Ekziston dhe funksionon

Funksionon shume mire

Qeveritë e Nxënësve në shumicën e rasteve vetëm ekzistojnë, por ato nuk kryejnë ndonjë aktivitet të veçantë apo nuk inkurajojnë pjesmarrjen e fëmijëve në procesin e vendim-marrjes. Fëmijët e intervistuar për mënyrën sesi funksionon Qeveria e Nxënësve, deklarojnë se: rreth 11 përqind e tyre shprehen se Qeveria e Nxënësve nuk funksionon; 26 përqind e fëmijëve thonë se ajo vetëm ekziston; rreth 13 përqind e fëmijëve thonë se ajo ekziston për të përmbushur një të drejtë të fëmijës; 17 përqind janë të mendimit se Qeveria e Nxënësve ekziston dhe funksionon (shih Grafikun Nr 4).

Sipas rezultateve të pyetësorëve, kur Qeveria e Nxënësve merr vendime për fëmijët, ajo jo gjithmonë merr në konsideratë mendimin e të gjithë fëmijëve. Ky rezultat ka dalë nga përgjigjet e fëmijëve për pyetjen: A merret mendimi i të gjithë fëmijëve? Rreth 75 përind e fëmijëve të intervistuarve shprehen se jo gjithmonë merret mendimi i të gjithë fëmijëve, kurse 25 përqind e tyre janë shprehur mendimi i merret të gjithë fëmijëve. Format e ankimit të fëmijëve për problemet e pjesmarrjes së fëmijëve praktikohen vetëm nëpërmjet një të rrituri që mund të jëtë mësuesi ose koordinator i Qeverisë së Nxënësve. Këto mendime i kanë shprehur fëmijët në përgjigjet e pyetjes: Kur keni ankesa për Qeverinë e Nxënësve, ku i drejtoni ato? Shumica e fëmijëve janë shprehur se i drejtohen mësuesit koordinator të Qeverisë së Nxënësve, kurse pjesa tjetër shprehen se i drejtohen kryetarit të Qeverisë se Nxënësve apo anëtareve të tjerë të saj.

C. Mendimet dhe opinionet e të rriturve për pjesmarrjen e fëmijëve Për të marrë mendimin e të rriturve, si dhe për t’u njohur me politikat, inciativat dhe legjislacioin për pjesmarrjen e fëmijëve u zgjodhën disa institucione kampion në nivelin e pushtetit qëndror dhe lokal, si dhe përfaqësues të OJF-ve, që punojnë apo kanë praktika të pjesmarrjes së fëmijëve në Shqipëri. Konkluzionet që mund të nxirren pas analizimit të të dhënave janë: Termi “Pjesmarrje e Fëmijëve në vendim-marrje” është një term i dëgjuar. Kjo shihet nga përgjigjet e të intervistuarve, ku 100 përqind e të intervistuarve deklarojnë se e kanë dëgjuar këtë term. Por përqindjet ndryshojnë kur diskutohet për nivelet e pjesmarrjes së fëmijëve në vendim-marrje. Kjo tregon se tek të intervistuarit nuk ka një koncept të përcaktuar qartë të pjesmarrjes së fëmijëve në vendim-marrje.

Page 17: UNE KAM TE DREJTE TE MARR PJESE...konceptohet si procesi i të qënit pjesmarrës në aktivitete, apo të permendurit të fëmijëve në aktivitete të ndyshme dhe jo si një proces

UNE KAM TE DREJTE TE MARR PJESE – Studim mbi pjesmarrjen e fëmijëve në Shqipëri

17

NIVELI I PJESMARRJES SE FEMIJEVE SIPAS TE RRITURVE

Duke i manipuluar

Duke i pyetur sa per dukje

Duke i permendur

Duke i njoftuar dhe informuar

Duke i konsultuar dhe informaur

Duke inicuar aktivitete nga te rriturit dhe vendimetmerren me femijetDuke inicuar aktivitete dhe drejtuar prej femijeve

Duke dhene mundesi te inicojne aktivtete femijetdhe vendimet merren me te rriturit

D. Niveli i pjesmarrjes së fëmijëve

Niveli i pjesmarrjes së fëmijëve në Shqipëri është i ulët. Ky përfundim konkretizohet nga përgjigjet e të

intervistuarve. Rreth 23 përqind e tyre janë të mendimit se niveli i pjesmarrjes së fëmijëve në Shqipëri është i ulët (të intervistuarit kishin mundësi të zgjedhin nga pika 1-10, ku 1-shi

përfaqësonte pikën më të ulët të pjesmarrjes). Rreth 11 përqind e të intervistuarve mendojnë se pjesmarrja e fëmijëve është në nivele mesatare, ndërsa rreth 17 përqind e tyre mendojnë se pjesmarrja e fëmijëve është mbi mesataren (shih Grafikun nr 5). Niveli i ulët i pjesmarrjes së fëmijëve shpjegohet nga fakti se në Shqiperi pjesmarrja e fëmijëve është një koncept i ri dhe ajo nuk ka gjetur një mjedis të përshtatshëm për t’u praktikuar. Praktikat e zbatuara deri më sot janë spontane.

Forma më e ndeshur e pjesmarrjes së fëmijëve është organizimi i aktiviteteve për fëmijët nga të rriturit, ndërkohë që vendimet merren në prani të fëmijëve. Ky konkluzion ka dalë nga analiza e përgjigjeve të të rriturve në përzgjedhjen e alternativave për format më të ndeshura të pjesmarrjes së fëmijëve në Shqipëri. (shih Grafikun nr 6). Në Shqipëri të rriturit i dëgjojnë fëmijët vetëm kur ka njerëz të tjerë prezent. Rreth 41 përqind e të intervistuarve thonë se i dëgjojnë fëmijët vetëm me raste, 17 përqind e tyre thonë “ndonjëherë”, ndërsa rreth 35 përqind e të rriturve thonë se i dëgjojnë fëmijët më me vëmendje “kur ka njerëz të tjerë prezent”. (shih Grafikun Nr. 7). Shumica e formave të organizimit për pjesmarrjen e fëmijëve, që ekzistojnë në Shqipëri, nuk funksionojnë siç duhet, por ato funksionojnë vetëm si struktura të përcaktuara nga ligji ose rregulloret. Gjithashtu në këto struktura nuk merret mendimi i të gjithë fëmijëve. Ky rezultat ka dalë nga analiza e përgjigjeve të të intervistuarve të cilët i cilësojnë format e organizimit të fëmijëve se “thjeshtë ekzistojnë” me rreth 40 përqind, 25 përqind e tyre i cilësojnë se “ekzistojnë dhe funksionojnë”, ndërsa 30 përqind mendojnë se ato “ekzistojnë për të përmbushur një të drejtë”. Vetëm rreth 15 përqind e të intervistuarve mendojnë se ato “funksionojnë në mënyrë cilësore”.

Page 18: UNE KAM TE DREJTE TE MARR PJESE...konceptohet si procesi i të qënit pjesmarrës në aktivitete, apo të permendurit të fëmijëve në aktivitete të ndyshme dhe jo si një proces

UNE KAM TE DREJTE TE MARR PJESE – Studim mbi pjesmarrjen e fëmijëve në Shqipëri

18

6. POLITIKAT PUBLIKE LIDHUR ME PJESMARRJEN E FEMIJEVE NE VENDIM-MARRJE

A. POLITIKAT PUBLIKE DHE FEMIJET Strategjia Kombëtare e Zhvillimit të Arsimit Para-universitar në Shqipëri (2004-2015)5

Strategjia

Kombëtare e Zhvillimit të Arsimit Para-universitar 2004-2015 është hartuar me inciativë të Ministrisë së Arsimit dhe të

Shkencës. Gjithashtu kjo inciativë ka patur si synim të paraqesë një tablo të reformave për sistemin e arsimor.

Një nga objektivat e sistemit arsimor të reformuar është dhe zhvillimi i vlerave që çmojnë demokracinë, diversitetin dhe respektimin e të drejtave të njeriut. Në zbatimin e kësaj objektive përfshihet dhe pjesmarrja e fëmijëve si një e drejtë themelore.

Strategjia Kombëtare për Fëmijët (2001-2005)

Strategjia Kombëtare për Fëmijët u hartua me iniciativë të Komitetit Shtetor Gruaja dhe Familja në bashkëpunim me organizatat joqeveritare ndërkombëtare, kombëtare dhe lokale. Në Strategjinë Kombëtare për Fëmijët pjesmarrja e fëmijëve në vendim-marrje ka qënë ndër elementët kryesor. Gjithashtu në strategjinë e fëmijëve është hartuar dhe një plan veprimi mbi bazën e të cilit do të zbatoheshin objektivat e kësaj strategjie. Në zbatim të Planit të Veprimit të Strategjisë Kombëtare për Fëmijë (2001-2005) pranë disa ministrive u ngritën dhe funksionojnë disa njësi në mbrojtje të fëmijëve. Në Ministrinë e Brëndshme është ngritur Njësia për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve. Kjo njësi përfshin forca nga të gjitha Departamentet e Policisë. Në Ministrinë e Turizimit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve funksionon Drejtoria e Koordinimit të Politikave Rinore e cila harton politika në fushat e pjesëmarrjes së të rinjve në veprimtari kulturore dhe sportive. 5 Strategjia Kombëtare e Zhvillimit të Arsimit Para-universitar në Shqipëri (2004-2015)

Neni 37 i Dispozitave Normative për Shkollat Publike Qeveria e Nxënësve është një strukturë e pavarur e nxënësve në shkollë. Ajo përfaqëson mendimin e masës së nxënësve për çështjet e shkollës, mësimit dhe edukimit të tyre. Nëpërmjet qeverisë së nxënësve sigurohet pjesmarrja aktive e tyre në procese të ndryshme demokratike në shkollë dhe në komunitet. Qeveria e Nxënësve ngrihet në bazë shkolle me pjesmarrjen e gjithë nxënësve të shkollës dhe është çështje e iniciativës së lirë sipas kushteve dhe mundësive konkrete që ka shkolla. Qeveria e Nxënësve në shkollë, me qëllim mbështetje të veprimtarive statutore të shkollës përkatëse, grumbullon fonde nga burime të ndryshme si kartat e regjistrimit, kontributet e vullnetarëve, donatorët, etj.

Page 19: UNE KAM TE DREJTE TE MARR PJESE...konceptohet si procesi i të qënit pjesmarrës në aktivitete, apo të permendurit të fëmijëve në aktivitete të ndyshme dhe jo si një proces

UNE KAM TE DREJTE TE MARR PJESE – Studim mbi pjesmarrjen e fëmijëve në Shqipëri

19

Ministria e Drejtësisë, në strukturat e saj, ka ngritur një seksion të veçantë, i cili merret me studimin dhe zhvillimin e legjislacionit në fushën e drejtësisë për të miturit, në përputhje me aktet ndërkombëtare. Me ndryshimet e statutit të Komitetit për Mundësi të Barabarta gjatë vitit 2005 çështjet e fëmijëve ju deleguan Komitetit Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve. Komiteti në vitin 2005 pushoi së qëni si i tillë dhe u modifikua në Drejtorinë e Shanseve të Barabarta. Sektori i të drejtave të fëmijëve funksionon në kuadër të kësaj Drejtorie, pranë Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta. Monitorimi i zbatimit të Planit të Veprimit të Strategjisë për Fëmijët (2000-2005) u bë nga grupi i punës, që ishte ngritur gjatë periudhës 2004- 2005, grup i cili propozoi krijimin e Komitetit Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve, pranë Këshillit të Ministrave. Gjatë proçesit të monitorimit të Planit të Veprimit një pjesë të veçantë zuri edhe parimi i pjesmarrjes së fëmijëve.

Strategjia Kombëtare për Fëmijët (2005-2010)6

Pas prezantimit të dokumentit të monitorimit të grupit të ekspertëve të koordinuar nga Komitetit Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve, Këshilli i Ministrave në Qershor të vitit 2004, analizoi shkallën e zbatimit të Strategjisë Kombëtare për Fëmijët dhe të Planit të Veprimit. Gjatë proçesit të analizës u vlerësua puna e kryer në zbatimin e këtij plani dhe u vendos që të bëhej rishikimi i Strategjisë Kombëtare për Fëmijët, të hartohej Plani i Veprimit për periudhën 2005-2010, si dhe të fuqizohen mekanizmat institucionalë që merren me mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve. Edhe ne këtë Strategji pjemsarrja e fëmijëve ze një ndër kapitujt kryesorë si dhe një nga orbjektivat për t’u zbatuar mbi bazën e Planit të Veprimit (2005-2010). Strategjia e rishikuar e Fëmijëve u miratua me vendim të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë në 30 Maj 2005. Disa nga problemet që u evidentuan në Strategjinë Kombëtare për Fëmijët (2005-2010) lidhur me pjesmarrjen e fëmijëve janë:

Mosnjohje e kompetencave dhe të drejtave të qeverisë së nxënësve; Shfaqje të inaktivitetit dhe iniciativës së këtyre strukturave; Mungesa e pavaresisë se këtyre strukturave nga drejtoria e shkollës apo autoritet lokale;

Objektivat për të zgjidhur problemet:

Plotësimi i akteve normative të funksionimit të shkollës me nene te veçanta, që i njohin të drejtën fëmijëve të jenë pjesëmarrës në vendimmarrjet që lidhen me procesin mësimor, veprimtaritë brënda dhe jashtë shkollës si dhe të përcaktohen instrumentat dhe modalitetet që do të bëjnë efektive këtë pjesëmarrje në:

o Informimin dhe marrjen e vendimeve së bashku me trupin pedagogjik; o Marrjen e përgjegjësive kundrejt vetvetes, shkollës, familjes dhe komunitetit; o Të praktikojnë forma të delegimit dhe përfaqësimit; o Të marrin pjesë në bordet drejtuese të shkollës; o Monitorim të zgjedhjes dhe të funksionimit të qeverisë së nxënësve dhe të parlamentit rinor;

6 Strategjia Kombëtare për Fëmijët (2005-2010), miratuar VKM nr. 368, datë 31.05.2005

Page 20: UNE KAM TE DREJTE TE MARR PJESE...konceptohet si procesi i të qënit pjesmarrës në aktivitete, apo të permendurit të fëmijëve në aktivitete të ndyshme dhe jo si një proces

UNE KAM TE DREJTE TE MARR PJESE – Studim mbi pjesmarrjen e fëmijëve në Shqipëri

20

Strategjia Kombëtare e Rinisë Strategjia Kombëtare e Rinisë, e miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave në Dhjetor 20037 është një tjetër politikë qeveritare ku përfshihet pjesmarrja e fëmijëve. Ky dokument u realizua me iniciativë të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe Këshillit Rinor Shqiptar. Kjo iniciativë u shoqërua me një punë të përbashkët të grupit të ekspetëve të krijuar për këtë qëllim, të cilët ishin përfaqësues nga institucionet qeveritare dhe joqeveritare që punonin për çëshjet e rinisë. Pjesëmarrja e të rinjve u pa si një nga metodat kryesore në hartimin e kësaj strategjie. Me qindra përfaqësues të organizatave joqeveritare rinore, nëpërmjet grupeve konsultative, ndimuan dhe kontribuan në hartimin e kësaj Strategjie. Në këto grupe morën pjesë të rinj anëtarë të komisioneve të Parlamentit Rinor, përfaqësues të Qëndrave Rinore, përfaqësues të shoqatave rinore në Shqipëri etj. Megjithatë Strategjia e Rinisë së vitit 2003 nuk kishte të planifikur një Plan Veprimi konkret dhe nje buxhet të parashikuar për të përmbushur objektivat e tij. Me ndryshimet që pasuan zgjedhjet parlamentare të vitit 2005, u pa e nevojshme rishikimi i Strategjisë dhe përfshirja në të e prioriteteve të reja, të dala si pasojë e ndryshimit të Qeverive në Shqipëri. Për këtë qëllim gjatë vitit 2006, Drejtoria e Politikave Rinore pranë Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, kërkoi ndihmën e një grupi të rinj ekspertësh për rishikimin e strategjisë së vjetër dhe përgatitjen e Strategjisë së re. Procesi u lehtësua nga Partnerët Shqipëri, një organizatë lokale shqiptare dhe u financua nga UNDP, UNICEF, ILO-IPEC dhe UNFPA. Pas përgatitjes së dokumentit bazë, draft-strategjia u konsultua me të gjitha grupet e interesit dhe sidomos me përfaqësues të OJF-ve rinore në disa qytete të Shqipërisë. Kjo u shoqërua me hartimin e Planit Kombëtar të Veprimit në fushën e Rinisë (2007-2013) dhe u pasua me miratimin e Strategjisë Kombëtare të Rinisë (2007-2013)8. Në Planin Kombëtar të kësaj Strategjie një nga prioritetet strategjike është edhe “Përfaqësimi dhe Pjesmarrja Rinore”. Tre treguesit kryesor të parashikuar për zbatimin e këtij prioriteti janë:

1. Rritja e numrit të të rinjve që votojnë nga mosha 18-30 vjeç; 2. Ritja e kapaciteteve të organizatave rinore me 20 përqind; 3. Nëpërmjet aktiviteteve që promovojnë bashkëjetesën dhe sigurinë në rajon e më gjërë do të rrisim

bashkëpunimin e të rinjve rajonal dhe ndërkombëtarë; Ndonëse edhe Strategjia e re e Rinisë ende nuk ka një buxhet të përcaktuar për realizimin zbatimin e Planit të Veprimit, Drejtoria e Koordininimit të Politikave Rinore pranë Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ka planifikuar që të organizojë së shpejti një konference me donatorët për këtë qëllim.

7 Strategjia Kombëtare Dhjetor 2003, 8 Strategjia Kombëtare të Rinisë (2007-2013)

Page 21: UNE KAM TE DREJTE TE MARR PJESE...konceptohet si procesi i të qënit pjesmarrës në aktivitete, apo të permendurit të fëmijëve në aktivitete të ndyshme dhe jo si një proces

UNE KAM TE DREJTE TE MARR PJESE – Studim mbi pjesmarrjen e fëmijëve në Shqipëri

21

7. INICIATIVA POZITIVE TE PJESMARRJES SE FEMIJEVE NE VENDIM-MARRJE

A. INCIATIVA TE PUSHTETIT QENDROR

Strategjia Kombëtare për Fëmijët (2001-2005) (për informacion të mëtejshëm lexo Politikat Publike Lidhur me Pjesmarrjen e Fëmijëve në Vendim-Marrje.)

Strategjia Kombëtare për Fëmijët (2005-2010) (për informacion të mëtejshëm lexo Politikat Publike Lidhur me Pjesmarrjen e Fëmijëve në Vendim-Marrje.) • Strategjia Kombëtare Rinisë (2007-

2011) (për informacion të mëtejshëm lexo Politikat Publike Lidhur me Pjesmarrjen e Fëmijëve në Vendim-Marrje.)

• Njësia për Mbrojtjen e të Drejtave të

Fëmijëve pranë Ministrisë së Brëndëshme;

• Njësia për Mbrojtjen e Fëmijëve pranë Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta;

• Drejtoria e Koordinimit të Politikave

Rinore pranë Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sporteve;

• Drejtoria e Administrimit të Drejtësisë për

të Miturit pranë Ministria e Drejtësisë B. INCIATIVA TE PUSHTETI LOKAL

Senati i Fëmijëve Rajoni -Tiranë

Senati i Fëmijëvë është një strukturë e krijuar me 20 Nëntor 2004 me iniciativë të Sektorit për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve të Bashkisë –Tiranë. Procesi i krijimit të kësaj strukture filloi duke mbledhur 54 presidentët e qeverive të nxënësve në shkollat 9-vjeçare të qytetit të Tiranës të cilët në bazë të dëshirës do të ishin anëtarë të Senatit të Fëmijëve Rajoni- Tiranë. Fëmijët e pranishëm votuan për anëtarët e senatit i cili jo detyrimisht ishte dhe president i qeverisë së nxënësve.

Parlamenti i Fëmijëve -1 Qeshor 1998 Parlamenti i Fëmijëve është një iniciativë e iniciuar nga Drejtoria e Rinisë pranë Ministrisë së Rinisë, Kulturës dhe Sporteve në vitin 1998. Kjo iniciativë u ideua nga disa fëmijë nga qyteti i Beratit, të cilët i kishin dërguar Presidentit të asaj kohe, z. Rexhep Mejdani, një letër ku shprehnin se dëshironin të organizonin një seancë parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë. Zyra e presidentit i kërkon Drejtorisë së Rinisë, pranë Ministrisë së Rinisë, Kulturës dhe Sporteve, të hartojë një projekt bazuar në idenë e fëmijëve. Projekti u ideua dhe u udhëhoq nga znj. Etleva Bisha, Drejtore e Drejtorisë së Rinisë. Ai u miratua në Maj dhe u zbatua brenda një muaji. Data 1 Qershor 1998 do të mbahet mend si dita e parë në historinë e Shqipërisë ku fëmijët zunë vendet e deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë. Në këtë ditë u realizua seanca e parë dhe e vetme e Parlamentit të Fëmijëve në Shqipëri. Kjo seancë kishte për qëllim të sensibilizonte Qeverinë dhe opinionin publik për KDF-në dhe për problemet e fëmijëve në Shqipëri. Në sallën e Parlamentit shqiptar ishin të pranishëm fëmijë nga të gjitha rrethet e Shqipërisë. Një pjesë e fëmijëve mbajtën fjalime të përgatitura prej tyre, të cilat kishin në kontekst problemet e fëmijëve. Seanca u gërshetua edhe me aktivitete artistike. Ndërkohë që fëmijët kishin zënë vendet e deputetëve, përfaqësuesit e Qeverisë, media dhe persona të tjerë të interesuar ishin të pranishëm në lloxhat e Parlamentit dhe shihnin sesi fëmijët drejtonin një seance parlamentare.

Page 22: UNE KAM TE DREJTE TE MARR PJESE...konceptohet si procesi i të qënit pjesmarrës në aktivitete, apo të permendurit të fëmijëve në aktivitete të ndyshme dhe jo si një proces

UNE KAM TE DREJTE TE MARR PJESE – Studim mbi pjesmarrjen e fëmijëve në Shqipëri

22

Senati përbëhet nga 16 fëmijë ku një anëtarë senati ka disa shkolla në autoritetin e vet. Qëllimi i senatit është të përfaqësojë të drejtat e fëmijëve në nivel rajonal. Antarësia e senatit voton për kryesinë e senatit, e cila përbëhet nga një kryetar, një zv/kryetar dhe një sekretare. Senati funksionon mbi bazën e një rregulloreje. Për të ndihmuar Senatin e fëmijëve është një koordinatore, që vjen nga Sektori për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, Bashkia- Tiranë. Gjatë vitit 2006 anëtarët e Senatit të Fëmijëve u trajnuan nga CRCA, me qëllim që fëmijët të kishin kapacitetin e nevojshëm për të drejtuar këtë strukturë. Mbledhjet e senatit bëhen një herë në muaj dhe drejtohen nga kryetari ose zv/keryetari i Senatit të Fëmijëve. Senati i Fëmijëve mbështetet nga Bashkia Tiranë me burime materiale dhe burime njerëzore, ndërsa burimet financiare nuk janë parashikuar në buxhetin e Bashkisë.

Qeveria e Nxënësve në Shkollat 9- Vjeçare

Krijimi i Qeverive të Nxënësve në shkollat 9- vjeçare është marrë me një vendim të Qeverisë shqiptare dhe janë parashikuar në Dispozitat Normative për Arsimin Parauniversitar si një strukturë e pavaruar nga shkolla. Qeveria e Nxënësve është një strukturë përfaqësimi, ku çdo klasë zgjedh me votim të fshehtë senatorin e saj, i cili do të përfaqësojë mendimin dhe interesat e klasës në përfaqësinë e shkollës. Çdo klasë e shkollës ka nga një senator, të cilët përbëjnë antarësinë e Qeverisë së Nxënësve në çdo Shkollë. Çdo Qeveri ka një strukturë drejtuese, që është Bordi Drejtues. Ai përbëhet nga një President shkolle, i zgjedhur nga Qeveria e Nxënësve, një zv/president, një sekretar dhe një financier. Brodi Drejtues është strukturë vendim-marrëse për Qeverinë e Nxënësve. Fondet e Qeverisë merren nga anëtarësia, ku çdo anëtar paguan një kuotë të caktuar dhe të miratuar nga Bordi Drejtues. Qeveria e Nxënësve në Shkollat e Mesme Krijimi i Qeverive të Nxënësve në shkollat e mesme është parashikuar në Dispozitat Normative për Arsimin Parauniversitar si një strukturë e pavaruar nga shkolla. Qeveria e Nxënësve në shkollat e mesme ka filluar si një nismë e Këshillit Rinor Shqiptar. Çdo klasë voton për senatorin e klasës së tij dhe përfaqëson mendimin dhe interesat e nxënësve të klasës së tij. Votimet bëhen një herë në dy vjet. Çdo senator i klasës është anëtar i Qeverisë së Nxënësve dhe voton për kryesinë e qeverisë së nxënësve të shkollës. Numri i anëtarëve të Qeverisë varet nga numri i klasave që ka çdo shkollë. Të gjitha shkollat e mesme kanë të njëjtën strukturë. Qëllimi i qeverisë së nxënësve në shkollat e mesme është të rrisë përfaqësimin e fëmijëve dhe adoleshenteve në procesin e vendim-marrjes dhe të zgjidhë apo ndikojë në zgjidhjen e problemeve që ata ndeshin gjatë jetës së tyre në Shkollë.

C. INICIATIVA TE INSTITUCIONEVE TE PAVARURA

Pranë Zyrës së Avokatit të Popullit, në Prill të vitit 2004 u ngrit Seksioni i të Drejtave të Fëmijëve. Misioni i këtij seksioni, i cili aktualisht ka dy ndihmës-komisionerë, është të shërbejë si avokat dhe monitorues i të drejtave të fëmijëve, në përputhje me Konventën e të Drejtave të Fëmijëve. Me një projekt të Zyrës së Avokatit të Popullit dhe Save the Children, të financuar nga SIDA-s9, po realizohet ngritja e kapaciteteve dhe forcimi i këtij seksioni. Duke marrë parasysh faktin se ky sektor ka si mision monitorimin e zbatimit të Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijës –KDF në vend, është e kuptueshme se Sektori monitoron gjithashtu edhe zbatimin e një prej katër parimeve bazë të KDF-së, që është pjesmarrja e fëmijëve. 9 Agjencia Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar.

Page 23: UNE KAM TE DREJTE TE MARR PJESE...konceptohet si procesi i të qënit pjesmarrës në aktivitete, apo të permendurit të fëmijëve në aktivitete të ndyshme dhe jo si një proces

UNE KAM TE DREJTE TE MARR PJESE – Studim mbi pjesmarrjen e fëmijëve në Shqipëri

23

D. INICIATIVA TE SHOQERISE CIVILE

Parlamenti Rinor- Shqiptar

Parlamenti Rinor është një strukturë përfaqësimi të të rinjve e ideuar dhe zbatuar nga Këshilli Rinor Shqiptar. Qëllimi i Parlamentit Rinor është të rrisë pjesmarrjen e të rinjve në nivel qendror dhe lokal. Parlamenti Rinor ka filluar nga funksionimi në vitin 1999 në gjashtë prefekturat kryesore të Shqipërisë dhe më pas në vitin 2000 në gjashtë prefektura të tjera. Zgjedhjet për Parlamentin bëhen një herë në çdo dy vjet për gjashtë prefektura dhe për gjashtë prafekturat e tjera bëhen vitin pasardhës. Struktura e Parlamentit Rinor, e miratuar në tetor 2004, përbëhet nga:

1) Dhome e Senatit, e cila është një strukturë përfaqësimi i nivelit lokal dhe është strukturë me e lartë se qeveria e nxënësve. Dhoma e Senatit përbëhet nga çdo president të shkollës i zgjedhur nga qeveria e nxënësve në shkollat e mesme. Qëllimi i dhomës së senatit është të diskutojë dhe të zgjidhë problemet që kanë fëmijët në shkollat e mesme dhe të koordinojnë aktivitetet që organizojnë qeveritë e nxënësve në shkolla.

2) Dhoma e Deputetëve është një strukturë përfaqësimi i nivelit rajonal të adoleshentëve dhe të rinjve.

Ajo përbëhet nga çdo deputet i zgjedhur nga një proçedurë votimi tjetër nga ajo e qeverisë së nxënësve. Çdo deputet zgjidhet me një votim të vetëm, ku marrin pjesë të gjithë të rinjtë e shkollës. Zgjedhjet për deputet bëhen një herë në vit. Dhoma e Deputetëve ka për qëllim të përfaqësojë mendimet dhe të zgjidhë problemet e fëmijëve dhe të rinjve.

3) Ëatch dog është grupi i reagimit qytetar. Eshtë strukturë e pavarur nga Dhoma e Senatit apo Dhoma

e Debuteteve. Ëatch Dog-u drejtohet nga Komiteti Drejtues, që përbëhet nga 7 antarë, të cilët vendosin për aktivitetet që organizohen. Antarët e tjerë janë të ndryshëm dhe përfshihen kur ka aktivitete.

4) Dhoma e Peer-Education është një grup të rinjsh prej 15 vetash, të cilët organizojnë trainime ose

aktivitete të edukimit bashkë-moshatar për problemet që shqetësojnë të rinjë si droga, HIV/AIDS, IST etj.

Struktura e mësipërme është duke u praktikuar vetëm në Tiranë, kurse në prefekturat e tjera Parlamenti Rinor është i përbërë nga komisione për çështje të caktuara, në varësi të problematikës lokale dhe rajonale.

Gazeta “Zëri i Fëmijëve”

Gazeta “Zëri i Fëmijëve” është iniciativë e Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri – CRCA dhe Qëndra e Informacionit dhe Kërkimeve për të Drejtat e Fëmijëve në Shqipëri – IRCCRA. Gazeta është botuar për herë të parë në fillim të vitit 2003. Qëllimi kryesor i Gazetës është që të rrisë nivelin e pjesmarrjeses së fëmijëve në vendim-marrje në Shqipëri, nëpërmjet garantimit të të drejtës së fëmijës për të shprehur opinionet e tij dhe të drejtës për t’u dëgjuar. Filozofia e Gazetës së Fëmijëve është se ajo organizohet dhe drejtohet tërësisht nga fëmijët. Për këtë qëllim pranë CRCA / IRCCA është ngritur një grup pune, i cili lehtësohet nga një eskpert i medias dhe të drejtave

Page 24: UNE KAM TE DREJTE TE MARR PJESE...konceptohet si procesi i të qënit pjesmarrës në aktivitete, apo të permendurit të fëmijëve në aktivitete të ndyshme dhe jo si një proces

UNE KAM TE DREJTE TE MARR PJESE – Studim mbi pjesmarrjen e fëmijëve në Shqipëri

24

të fëmijëve. Grupi i punës përbëhet nga fëmijë, përfaqësues të disa shkollave të qytetit të Tiranës. Çdo anëtar i grupit mbledh, shqyrton dhe përzgjedh artikuj dhe lajme nga shkollat 9- vjeçare të Shqipërise, që paraqiten pranë redaksisë. Gjithashtu ky grup pune vendos se si do të përpilohet gazeta, çfarë do të përmbajë numri i ardhshëm i gazetës, mbi çfarë problemesh apo çështjesh do të shkruhet etj. Gazeta e fëmijëve del çdo tre-muaj dhe shpërndahet në shkollat e qytetit të Tiranës dhe në disa qytete të Shqipërisë. Përveç kësaj gazeta shpërndahet gjerësisht në institucionet publike dhe qeveritare në Shqipëri.

Parlamenti i Fëmijëve në Komunitet

SOS-Parlamenti i Fëmijëve të Komunitetit është strukturë e krijuar në vitin 2002 me inciativë të SOS-Fshati i Fëmijëve. Parlamenti përbëhet nga 50 anëtarë, ku 45 janë fëmijë nga mosha 12- 14 vjeç dhe 5 anëtar janë pjesë e stafit pedagogjik dhe drejtues të zyrës. Parlamenit i Fëmijëve mblidhet një herë në muaj. Parlamenti ka një strukturë të vetën që është Senati i Fëmijëve. Senati i Fëmijëve ka 16 anëtarë, një kryetar, një zv/kryetar dhe një skretare. Senati i Fëmijëve funksionon mbi bazën e një rregulloreje të brendëshme, e cila është miratuar nga të gjithë antarët. Gjithashtu Senati i Fëmijëve është i ndarë në 4 grupe dhe çdo grup ka 4 anëtarë dhe një pjestar të stafit pedagogjik.

Klubi i Fëmijëve të CRCA Klubi i Fëmijëve është pjesë e programit “Ndal Punës dhe Trafikut të Fëmijëve në Shqipëri”, program i Qëndra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri - CRCA. Gjatë viteve 1999-2006 CRCA ka ngritur në të gjithë Shqipërinë mëse 10 Klube të Fëmijëve. Klubi i Fëmijëve funksionon si një qëndër ditore që ka për qëllim eleminimin e fenomenit të punës dhe trafikut të fëmijëve nëpërmjet rritjes dhe fuqizimit të pjesmarrjes së fëmijëve në Shqipëri. Për të përmbushur këtë qëllim e gjithë vendim-marrja në Klubin e Fëmijëve është përqendruar tek fëmijët, ndërkohë që stafi luan rolin e lehtësuesit të aktiviteteve të planifikuara nga fëmijët. Në Klubin e Fëmijëve organizohen aktivitete formale dhe joformale. Klubi i Fëmijëve shpesh është quajtur ndryshe edhe “Klubi i Dëshirave të Fëmijëve”. Çdo Klub zgjedh emrin e tij dhe në parim ato funksionojnë të atashuara pranë një Shkolle publike. Fëmijët kanë mundësi që të diskutojnë së bashku dhe të vendosin për aktivtetet që duan të organizojnë. Po ashtu fëmijët kanë ngritur grupe të edukimit bashkë-moshatar, ku fëmijët së bashku me punonjësen sociale dalin në rrugë dhe bisedojnë me fëmijët që punojnë. Klubi ka një strukturë përfaqësimi, e cila i organizon dhe përfaqëson fëmijët në aktivitete të ndryshme për fëmijë organizuara nga shkolla apo nga institucione të tjera qeveritare apo OJF-ve. Klubet e Fëmijëve janë të vetmet grupime fëmijënore deri më sot që kanë organizuar protesta masive në të gjithë Shqipërinë në mbrojtje të të drejtave të fëmijëve.

Emisioni “Troç”

Emisioni Troç është një program javor televiziv i inicuar nga UNCEF Shqipëri. Ky program drejtohet dhe zbatohet nga të rinjtë. Pjesmarrja e fëmijëve është një ndër qëllimet kryesore të këtij programi Për realizimin e emisionit është ngritur një grup pune i përbërë nga të rinj, të cilët merren me organizimin dhe realizimin e emisionit. Ky grup pune gjithashtu merr vendime që lidhen me emisionin. Emisioni ka nga një redaksi në të gjitha prefekturat e Shqipërisë, që realizojnë transmetimin e shqetësimeve dhe të zërit të fëmijëve të zonave që ato mbulojnë. Ideja është që duke folur ”troç”, të rinjtë raportojnë për çështjet, opinionet, ndjenjat dhe shqetësimet që ata kanë.

Page 25: UNE KAM TE DREJTE TE MARR PJESE...konceptohet si procesi i të qënit pjesmarrës në aktivitete, apo të permendurit të fëmijëve në aktivitete të ndyshme dhe jo si një proces

UNE KAM TE DREJTE TE MARR PJESE – Studim mbi pjesmarrjen e fëmijëve në Shqipëri

25

Ky program, synon të ndërtojë besimin e të rinjve në vetvete dhe t’i tregojë publikut shqiptar potencialin që këta të rinj kanë për të kontribuar për të ardhemn e vendit të tyre. Ky program transmetohet një herë në javë në Televizionin Publik Shqiptar (TVSH), ku kronikat përgatiten dhe prezantohen nga fëmijët dhe të rinjtë.

Grupi 16 + “Grupi Zeri 16 +” në Elbasan është strukture e programit “Advokatësi për KDF-në” të Save the Children në Shqipëri. Qëllimi i këtij grupi është të bëjë të mundur njohjen e Konventës për të Drejtat e Fëmijës tek fëmijët nëpërmjet vetë fëmijëve. Për këtë qëllim është ngritur nje grup i përbërë nga 16 fëmijë, të cilët janë trajnuar për KDF-në dhe organizojnë aktivitete për njohjen e saj për fëmijët e tjerë. Vendimet për aktivitetet e grupit merren nga vet fëmijët. Metodën e transmetimit të informacionit fëmijët e Grupit 16 + e përcaktojnë në mënyrë të përbashkët dhe më pas e zbatojnë për fëmijët. 8. KONKLUZIONE DHE REKOMANDIME

A. KONKLUZIONE

Koncepti i pjesmarrjes së fëmijëve në vendim-marrje nuk njihet në Shqipëri. Institucionet shtetërore kanë krijuar shumë pak nisma për nxitjen e pjesmarrjes së fëmijëve në nivel lokal dhe kombëtar. Pjesmarrja e fëmijëve është më shumë një formë lëmoshe ndaj fëmijëve, sesa një mundësi që zyrtarët publikë të dëgjojnë dhe marrin në konsideratë zërin e fëmijëve.

Në Shqipëri ndonëse politikat publike favorizojnë dhe nxisin pjesmarrjen e fëmijëve në vendim-

marrje, ende mungojnë modelet pozitive të pjesmarrjes. Buxheti i shtetit nuk ka parashikuar një zë të vaçantë për fëmijët dhe si rrjedhojë zbatimi i Strategjisë Kombëtare të Fëmijëve shpesh ndesh vështirësi.

Kultura e trashëguar, tranzicioni dhe fenomenet që e shoqëruan atë janë disa nga shkaqet që kanë

ndikuar në nivelin e pjesmarrjes së fëmijëve në Shqipëri. Nuk ka praktika dhe iniciativa pozitive të ndërmarra nga vetë fëmijët, por ka praktika ku të rriturit marrin vendime për fëmijët.

Në familjet shqiptare, fëmijët nuk përfshihen në precesin e vendim-marrjes. Ata rriten në një

mjedis ku pjesmarrja e fëmijëve nuk njihet si koncept, nuk praktikohet dhe nuk inkurajohen inciativat pozitive.

Në Shqipëri mungojnë mjetet dhe mekanizmat të praktikimit të pjesmarrjes së fëmijëve në

vendim-marrje për fëmijët më të vegjël. Shpeshherë mosha e fëmijëve përdoret si jusitifikim apo kriter për të kufizuar pjesmarrjen e fëmijëve.

Në Shqipëri mungojnë kapacitetet profesionale të specializuara për të zbatuar praktika apo

inciativa pozitive të shkallëve të larta të pjesmarrjes së fëmijëve në vendim-marrje. Gjithashtu ka dale si nevojë specializimi dhe ngritja e kapaciteteve profesionale të stafeve që punojnë me fëmijët.

Page 26: UNE KAM TE DREJTE TE MARR PJESE...konceptohet si procesi i të qënit pjesmarrës në aktivitete, apo të permendurit të fëmijëve në aktivitete të ndyshme dhe jo si një proces

UNE KAM TE DREJTE TE MARR PJESE – Studim mbi pjesmarrjen e fëmijëve në Shqipëri

26

Dhuna dhe abuzimi i fëmijëve janë të lidhur ngushtë me njëra-tjetrën. Mospjesmarrja e fëmijëve krijon një mjedis të favorshëm për abuzimin e fëmijëve të shprehur në të gjitha format. Në Shqipëri, ekzistenca e të gjitha formave të dhunës në mjediset që frekuentohen nga fëmijët është një faktor që ndikon në krijimin e një mjedisi të papërshtatshëm për zbatimin e pjesmarrjes së fëmijëve.

Programet dhe inciativat për pjesmarrjen e fëmijëve që zbatohen nga organizatat joqeveritare nuk

janë të përherëshme dhe gjithë-përfshirëse. Ato duhet të shoqërohen nga politika, programe dhe inciativa afatgjata dhe në nivel kombëtar.

B. REKOMANDIME

I. Për Institucionet e Pushtetit Qëndror

Të përfshijnë fëmijët ose strukturat përfaqësuese të tyre në proçesin e hartimit politikave për ta.

Të prashikojnë në buxhetin e tyre fonde për të aplikuar parimin e katërt të Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave te Fëmijës- KDF-në, pjesmarrja e fëmijëve në vendim-marrje.

Të plotesojë aktet normative me nene të veçanta që i njohin të drejtën fëmijëve të përfshihen në proçesin e vendim-marrjes që lidhen me procesin mësimor, veprimtari jashtë dhe brënda shkollës.

Të parashikohen instrumentat dhe mënyrat se si t’ë bëhet efektive pjesmarrjen e fëmijëve në vendim-marrje.

Të krijojë një sistem të dhënash mbarë kombëtar për rrjetin e qeverive të nxënësve.

Të nxisë programe që përgatisin fëmijët për të marrë rol vendim-marrës për çështjet që u përkasin atyre.

Të gjenden mekanizma dhe mjete në përputhje me moshën fëmijëve për t’u dhënë mundësi gjithë fëmijëve nga 0-18 vjeç të përfshihen në pjesmarrjen e fëmijëve në vendim-marrje dhe pa i përjashtuar mbi bazë të moshës së tyre.

II. Për Institucionet e Pushtetit Vendor

Të monitorojë punën e qeverisë së nxënëve dhe të përmirësojë format e aplikimit të saj.

Të përmirësojë kriteret e përzgjedhjes së fëmijëve për t’u antarësuar në Qeveritë e Nxënësve.

Bashkitë e qyteteve të parashikojnë fonde në buxhetin e tyre për të aplikuar mekanizma dhe iniciativa për pjesmarrjen e fëmijëve në proçesin e vendim-marrjes.

Të praktikojë forma të delegimit dhe përfaqësimit të fëmijëve në politikat e pushtetit vendor për fëmijët.

Page 27: UNE KAM TE DREJTE TE MARR PJESE...konceptohet si procesi i të qënit pjesmarrës në aktivitete, apo të permendurit të fëmijëve në aktivitete të ndyshme dhe jo si një proces

UNE KAM TE DREJTE TE MARR PJESE – Studim mbi pjesmarrjen e fëmijëve në Shqipëri

27

II. Për Organizatat Jo-Fitimprurëse

Të realizojnë programe/projekte dhe inciativa ku pjesmarrja e fëmijëve në vendim-marrje të jetë elementi krysor ne këto programe/projkte apo niciativa.

Të aplikojë modele pozitive të aplikimeve të mekanizmave dhe formave të pjesmarrjes së fëmijëve.

Të realizojnë fushata ndërgjegjësuese ku të bëhet e njohur koncepti i pjesmarrjes së fëmijëve bnë vendim-marrje në të gjitha institucionet ku fëmijët janë prezent ose punohet për ta.

Të bëjnë presion qeverisë për t’u bërë më të vëmëndshëm ndaj fëmëjëve dhe pjesmarrjes së tyre në vendim-marrje.

Të aplikojnë programe ku të bëhet ndërgjegjësimi dhe ndryshimin e mentalitetit të familjeve dhe

opinionit publik për të pranuar pjesmarrjen e fëmijëve si një e drejtë e pakundërshtueshme e parashikuar në KDF.

IV.Për fëmijet Të lobojnë tek insitucionet shtetërore dhe jo-shtetërore për t’u bërë pjesë e procesit të vendim-

marrjes në hatimin e politikave dhe strategjive për ta.

Të ndikojnë në përmirësimin e stukturave të mekanizmave apo formave të pjesmarrjes së fëmijëve në procesi në vendim-marrjes.

Të bëjnë presion qeverisë dhe institucioneve që merren me fëmijët për t’u bërë më të ndjeshëm ndaj çështjes së pjesmarrjes së tyre në proçesin e vendim-marrjes.

Të lobojë me institucionet qeveritare për të siguruar fonde për aplimin e mekanizmave të pjesmarrjes së tyre në proçesin e vendim-marrjes.

Të praktikojnë inciativa pozitive ku pjesmarrja e fëmijëve të jetë element kryesor.

Të ndërgjegjësojnë veten e tyre për të kërkuar zbatimin e pjesmarrjes së tyre në proçesi e vendim-marrjes si një e drejtë themelore e parashikuar në KDF-në.

Page 28: UNE KAM TE DREJTE TE MARR PJESE...konceptohet si procesi i të qënit pjesmarrës në aktivitete, apo të permendurit të fëmijëve në aktivitete të ndyshme dhe jo si një proces

UNE KAM TE DREJTE TE MARR PJESE – Studim mbi pjesmarrjen e fëmijëve në Shqipëri

28

9. BIBLIOGRAFIA

- Children’s Participation, Save the Children, 2002. - Child Participation in South Eastern Europe And Baltic Countries, Save the Children,

Sweden 2002, - Strategjia Kombëtare për Fëmijët, 2001-2005, - Strategjia Kombëtare për Fëmijët, 2005-2010, - Strategjia Kombëtare e Rinisë, Dhjetor 2003, - Strategjia Kombëtare e Rinisë 2007-2013, - Analizë e Zbatimit Planit të Veprimit të Strategjisë Kombëtare për Fëmijët, 21. 2.2004, - The Participation of Young People, Council of Europe Publishing, December 1997, - Footprints, Child Participation, Special Edition, January- 2003, - Early Childhood In The CRC, Reflections on Status & Participation of the young Child In

India, Forum For Crèche & Child Services (Forces), - Children, Participation, Projects-HoW to Make it Work, Council of Europe, Making

Democratic Institution Work, - A Toolkit of Good Practice, Save the Children Alliance –November 2003, - The Search for Participation: Children’s Involvement in Albanian Primary Schools, prepared

by Brikena Zogaj,

- Dispozitat Normative (për shkollat publike), Parime të Pergjithëshme 1995 dhe të ndryshuar në 1998,

- Children’s Participantion; from Tokenism to Citizenship, Roger Hart, UNCEF International

Children Development Centre, Florence, 1992,

- Strategjia Kombëtare e Zhvillimit të Arsimit Parauniversar- 2005-2015, - Promoting Children’s participation in Democratic Decision –Making, Garison landsdoën,

UNICEF, Innocenti Research Center, Florence, Italy, February 2001,

Page 29: UNE KAM TE DREJTE TE MARR PJESE...konceptohet si procesi i të qënit pjesmarrës në aktivitete, apo të permendurit të fëmijëve në aktivitete të ndyshme dhe jo si një proces

UNE KAM TE DREJTE TE MARR PJESE – Studim mbi pjesmarrjen e fëmijëve në Shqipëri

29

ANEKS I

Pyetësorët për fëmijët dhe për të rriturit

Page 30: UNE KAM TE DREJTE TE MARR PJESE...konceptohet si procesi i të qënit pjesmarrës në aktivitete, apo të permendurit të fëmijëve në aktivitete të ndyshme dhe jo si një proces

UNE KAM TE DREJTE TE MARR PJESE – Studim mbi pjesmarrjen e fëmijëve në Shqipëri

30

PYETESOR ME FEMIJET PJESMARRJA FEMIJEVE NE VENDIM-MARRJE

Emër _______________________ Mbiemër____________________ Vendlidja ___________________ Shkolla _____________________ Klasa ______________________ Mosha ______________________ 1) A keni dëgjuar ndonjëherë për pjesmarrjen e fëmijëve në aktivitetet e tyre?

Po Jo

Nëse po, si e kuptoni? (Ju lutem përshkruajeni mendimin tuaj) _____________________________________________________________________________________ 2) Të kanë pyetur ndonjëherë të rriturit në shkollë, familje apo komunitet nëse të pëlqen ose jo të bësh një gjë çfarëdo? Po Jo Nëse po, sa shpesh Njëherë Ndonjëherë Shpesh Gjithëmon Nëse po, cila për cilin rast? (Ju lutem përshkruani rastin) _____________________________________________________________________________________ 3) Kur të kanë pyetur si të kanë pyetur cilat kanë qënë format?

- Duke j’u manipuluar; - Duke j’u pyetur sa për dukje; - Duke përmendur; - Duke j’u njoftuar dhe informuar; - Duke j’u konsultuar dhe informuar; - Duke inicuar aktivitete për ju dhe vendimet merren bashkë ju; - Duke j’u dhënë mundësi për të inicuar aktivitete dhe të drejtohen prej jush; - Duke j’u dhënë mundësi të iniconi aktivitete dhe vendimet t’i merrni bashkë me ta;

4) Nga kush janë inicuar aktivitetet dhe kush i ka marrë vendimet për to në organizimet tuaja, ju lutem zgjidhni nje alternativ.

- Të inicuar nga të rriturit vendimet janë marrë nga të rriturit; - Të inicuar nga të rriturit vendimet janë marrë bashkë me fëmijët; - Të inicuar nga fëmijët vendimet janë marrë nga të rriturit;

Page 31: UNE KAM TE DREJTE TE MARR PJESE...konceptohet si procesi i të qënit pjesmarrës në aktivitete, apo të permendurit të fëmijëve në aktivitete të ndyshme dhe jo si një proces

UNE KAM TE DREJTE TE MARR PJESE – Studim mbi pjesmarrjen e fëmijëve në Shqipëri

31

- Të iniciuar dhe drejtuar nga fëmijët; - Të inicuar nga fëmijët, vendimet janë marrë bashkë me të rriturit;

5) A do të kishe dëshirë të përfshihnin kur të rriturit bëjnë gjëra për ju?

Po Shumë Pak Jo

6) Cili është mendimi juaj, ne të rriturit sa shpesh ju dëgjojmë ju? Asnjëherë Vetëm me raste Ndonjëherë Kur ka njerëz të tjerë prezent Shpeshherë Gjithëmon 7) Keni organizuar ndonjëherë aktivitete pa prezencën e të rriturve? Po Jo Nëse po, a mund të na thoni si jeni ndier pa prezencën e të rriturve? (shkruani shkurtimisht mendimin tuaj) _____________________________________________________________________________________ 8)A njihni ju Qeverinë e Nxënësve/ dhe menyrën sesi funksionon ajo?

Po Jo

9) Në çfarë masë i njihni Qeverinë e Nxënësve/ organizimet e tjera? Nuk e njoh fare E njoh pak Nuk e njoh shumë E njoh shumë E njoh shumë mirë 10) Si është e organizuar Qeveria e Nxënësve apo organizimet e tjera në shkollën tuaj? _______________________________________________________________________________________ 11) Kush j’a siguron Qeverisë së Nxënësve fondet apo burimet materiale për të organizuar aktivitete?

- Vet fëmijët; - Prindërit; - Mësuesit; - Donatorë të tjerë; - Shkolla; - Të parashikuara nga buxheti i shtetit; - Nuk e di;

Page 32: UNE KAM TE DREJTE TE MARR PJESE...konceptohet si procesi i të qënit pjesmarrës në aktivitete, apo të permendurit të fëmijëve në aktivitete të ndyshme dhe jo si një proces

UNE KAM TE DREJTE TE MARR PJESE – Studim mbi pjesmarrjen e fëmijëve në Shqipëri

32

12) Si e cilësoni ju Qeverinë e Nxënësve në shkollën tuaj?

- Nuk funksionon; - Vetëm ekziston; - Ekziston për të përmbushur të drejtën e fëmijëve; - Ekziston dhe funksionon; - Funksionon shum mirë;

13) A merret mendimi i të gjithë nxënësve të klasës kur bëhen aktivitete nga Qeveria e Nxënësve? Po Shpesh Ndonjëherë Jo 14) Kur ju keni ankesa për qeverinë e nxënësve ku i drejtoni ato? _____________________________________________________________________________________ 15) A kane ndodhur raste të tilla? (Ju lutem përshkruani nje rast) _____________________________________________________________________________________

Faleminderit!

Page 33: UNE KAM TE DREJTE TE MARR PJESE...konceptohet si procesi i të qënit pjesmarrës në aktivitete, apo të permendurit të fëmijëve në aktivitete të ndyshme dhe jo si një proces

UNE KAM TE DREJTE TE MARR PJESE – Studim mbi pjesmarrjen e fëmijëve në Shqipëri

33

PYETESOR PER INSTITUCIONET PER PJESMARRJEN E FEMIJEVE NE VENDIM-MARRJE

Emër _______________________ Mbiemër____________________ Institucioni__________________ Pozicioni____________________ 1) A keni dëgjuar ndonjëherë për pjesmarrjen e fëmijëve në vendim-marrje?

Po Jo

Nëse po, si e kuptoni atë, ju lutem përshkruajeni më poshtë:

2) A ka oaganizata/ institucioni juaj ndonjë program/projekt/ inciativë ku pjesmarrja e fëmijëve të jetë element kryesor ose jo? Po Jo Nëse po, ju lutem përshkruani shkurtimisht sesi e keni realizaur pjesmarrjen e fëmijëve në vendim-marrje në këto programe/projekte/ iniciativa? 3) Sipas mendimit tuaj në çfarë niveli është pjesmarrje e fëmijëve në vendi-marje në Shqiperi? Ju lutem zgjidhni nga (1-10)

1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10 4) Ka ndërmarrë insitucioni juaj politika iniciativa për të bërë të njohur pjesmarrjen e fëmijëve në vendi-marrje si një e drejtë themelore të KDF-së? Nëse po cila kanë qëne këto? 5) Sipas mendimit juaj, fëmijët ne në Shqipëri në cilën nga këto shkallë të pjesmarrjes i përfshijmë?

- duke i manipuluar - duke i pyetur sa për dukje - duke i përmendur - duke i njoftuar dhe informuar - duke i konsultuar dhe informuar - duke inicuar aktivitete nga ne dhe vendimet merren bashkë me fëmijët - duke u dhene mundësi të incojnë aktivitete dhe t’i drejtojnë ato - duke u dhënë mundësi të inicojnë aktivitete dhe vendimet t’i marrin bashkë me ne

Page 34: UNE KAM TE DREJTE TE MARR PJESE...konceptohet si procesi i të qënit pjesmarrës në aktivitete, apo të permendurit të fëmijëve në aktivitete të ndyshme dhe jo si një proces

UNE KAM TE DREJTE TE MARR PJESE – Studim mbi pjesmarrjen e fëmijëve në Shqipëri

34

6) A i perfshihn insitucioni juaj fëmijët në procesin e vendim- marrjes? Po Jo Nëse po,cila është forma e përfshirjes? Ju lutem zjgidhni njërin prej këtyre alternativave.

- duke i manipuluar - duke i pyetur sa për sy e faqe - duke i përmendur - duke i njoftuar dhe informuar - duke inicuar aktivitete nga të rriturit dhe vendimet merren bashkë me fëmijët - duke inicuar aktivitete dhe drejtuar nga fëmijët - duke inicuar aktivitete nga fëmijët dhe vendimet merren bashkë me të rriturit

7) Cili është mendimi juaj ne të rriturit sa shpesh i dëgjojmë fëmijët? Asnjëherë Vetëm me raste Ndonjëherë Kur ka njerëz të tjerë present Shpeshherë Gjithëmone 8) Mendoni se fëmijët kanë kapacitet që të mund të organizojnë aktivitete pa prezencën e të rriturve? Po Jo 9) Cilat janë format e organizimit të fëmijëve në institucionin tuaj? Mund t’i pershkruani ato? 10) Cilat janë kriteret e përzgjedhjeve të fëmijëve në këto forma organizime? 11) Si mund të cilësoni këto organizime?

- thjeshtë ekzistojnë - ekzistojnë dhe funksionojnë - ekzistojnë për të përmbushur të drejtën e fëmijëve - funksionojnë cilësisht

12) Cilat janë burimet që i siguron institucioni juaj këtyre organizmave?

- burime financiara - burime njerëzore - burime materiale

13) Mbi çfarë bazash ligjore i ka ngritur institucioni juaj këto organizma?

Page 35: UNE KAM TE DREJTE TE MARR PJESE...konceptohet si procesi i të qënit pjesmarrës në aktivitete, apo të permendurit të fëmijëve në aktivitete të ndyshme dhe jo si një proces

UNE KAM TE DREJTE TE MARR PJESE – Studim mbi pjesmarrjen e fëmijëve në Shqipëri

35

14) A merret mendimi i të gjithë fëmijëve që janë pjesë e organizimit kur bëhen aktivitete për ta? Po Jo Ndonjëherë 15) A ka rregulla të shkruara ose jo për funksionimin e organizimeve të fëmijëve?

Po Jo

16) Cilat janë proçedurat e ankinimit të fëmijëve për organizmat e tyre? 17) A kanë ndodhur raste të tilla? Ju lutem përshkruani një rast. 18) Sipas jush cilat janë dobitë që sjellë pjesmarrja fëmijëve për vet ata? Ju lutem listojini ato? 19) Ju lutem përshkruajeni me një fjali të vetme pjesmarrjen e fëmijëve?

Faleminderit!