Udhëtimi i Fundit, i Vetmuar G Nga Çejkëll Uordli i Shpëtimtarit · 2018-03-08 · dore të...

1
Prill 2018 13 Udhëtimi i Fundit, i Vetmuar i Shpëtimtarit JA NJERIU, NGA LOUIS ROYER, RIJKSMUSEUM “Të dielën e Pashkës ne festojmë ngjarjen më të shumëpri- tur dhe më të lavdishme në historinë e botës. Është dita që ndryshoi gjithçka. Në atë ditë, jeta ime ndryshoi. Jeta juaj ndryshoi. Fati i të gjithë fëmijëve të Perëndisë ndryshoi.” Presidenti Diter F. Uhtdorf, Këshilltar i Dytë në Presidencën e Parë, “Dhurata e Hirit”, Liahona, maj 2015, f. 107. O ATI IM, NGA SIMON DEWEY Vuajtje e Pakrahasueshme A snjë mendje njerëzore nuk mund ta kuptojë rëndësinë tërësore të asaj që Krishti bëri në Gjetseman. Ne e dimë se Ai nxori pika të mëdha gjaku nga çdo por, kur zbrazi llumin e asaj kupe të hidhur që Ati i Tij ia kishte dhënë Atij. Ne e dimë se Ai vuajti, si në trup dhe në shpirt, më shumë sesa është e mundur për njeriun të vuajë, përveçse në vdekje. Ne e dimë se në njëfarë mënyre, të pakuptueshme për ne, vuajtja e Tij plotësoi kërkesat e drejtësisë, i shpagoi shpirtrat e penduar nga dhembjet dhe dënimet e mëkatit dhe e bëri të mundshme mëshirën për ata që besojnë në emrin e Tij të shenjtë. Ne e dimë se Ai u shtri i kapitur përtokë kur dhembjet dhe agonia e një barre të pafund e bënë të dridhej dhe të dëshi- ronte që të mos e pinte kupën e hidhur.” Plaku Bruce R. McConkie (1915–1985), i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, “The Purifying Power of Gethsemane”, Ensign, maj 1985, f. 9. Zbatimi Vetjak: Ndonëse nuk mund ta kuptojmë atë gjithmonë, Shpëtimtari vuajti të gjitha llojet e dhembjes gjatë Shlyerjes. Ai kupton çdo dhemb- je fizike, duke filluar që nga një kockë e thyer deri te sëmundjet më të rënda kronike. Ai ndjeu errësirën dhe dëshpërimin e sëmundjeve men- dore të tilla si depresioni, ankthi, varësia, vetmia dhe pikëllimi. Dhe Ai ndjeu çdo plagë shpirtëro- re, sepse mori mbi veten e Tij të gjitha mëkatet e njerëzimit. Plaku Dejvid A Bednar, i Kuorumit të Dy- mbëdhjetë Apostujve, dha mësim: “Në një çast dobësie ju mund të thërrisni: ‘Askush s’e di si është. Askush s’e kupton.’ Por Biri i Perëndisë di dhe kupton në mënyrë të përsosur, sepse Ai i ka ndier dhe i ka mbajtur barrët tona vetjake” (“I Duronin Barrët e Tyre me Lehtësi”, Liahona, maj 2014, f. 90). Nga Çejkëll Uordli Revistat e Kishës G jatë gjithë jetës së Tij në vdekshmëri, Shpëtimtari ndërmori shumë udhëtime – udhëtimin e Tij nga Bethlehemi për në Egjipt kur ishte foshnjë, udhëtimin e Tij prej 40 ditësh në shkretëtirë, udhëtimet e Tij të shumta në qytete, fshatra dhe shtëpi për të dhënë mësim, shëruar e bekuar gjatë shërbesës së Tij dhe shumë të tjera. Por ishte një udhëtim që Shpëtimtari duhej ta përballonte i vetëm dhe ai ishte një udhëtim që vetëm Ai mund ta duronte.

Transcript of Udhëtimi i Fundit, i Vetmuar G Nga Çejkëll Uordli i Shpëtimtarit · 2018-03-08 · dore të...

P r i l l 2 0 1 8 13

Udhëtimi i Fundit, i Vetmuar i Shpëtimtarit

JA N

JERI

U, N

GA

LOUI

S RO

YER,

RIJK

SMUS

EUM

“Të dielën e Pashkës ne festojmë ngjarjen më të shumëpri-tur dhe më të lavdishme në historinë e botës.

Është dita që ndryshoi gjithçka.Në atë ditë, jeta ime ndryshoi.Jeta juaj ndryshoi.Fati i të gjithë fëmijëve të Perëndisë ndryshoi.”

Presidenti Diter F. Uhtdorf, Këshilltar i Dytë në Presidencën e Parë, “Dhurata e Hirit”, Liahona, maj 2015, f. 107.

O A

TI IM

, NG

A SI

MO

N DE

WEY

Vuajtje e Pakrahasueshme“Asnjë mendje njerëzore nuk mund ta kuptojë rëndësinë

tërësore të asaj që Krishti bëri në Gjetseman.Ne e dimë se Ai nxori pika të mëdha gjaku nga çdo por,

kur zbrazi llumin e asaj kupe të hidhur që Ati i Tij ia kishte dhënë Atij.

Ne e dimë se Ai vuajti, si në trup dhe në shpirt, më shumë sesa është e mundur për njeriun të vuajë, përveçse në vdekje.

Ne e dimë se në njëfarë mënyre, të pakuptueshme për ne, vuajtja e Tij plotësoi kërkesat e drejtësisë, i shpagoi shpirtrat e penduar nga dhembjet dhe dënimet e mëkatit dhe e bëri të mundshme mëshirën për ata që besojnë në emrin e Tij të shenjtë.

Ne e dimë se Ai u shtri i kapitur përtokë kur dhembjet dhe agonia e një barre të pafund e bënë të dridhej dhe të dëshi-ronte që të mos e pinte kupën e hidhur.”Plaku Bruce R. McConkie (1915–1985), i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, “The Purifying Power of Gethsemane”, Ensign, maj 1985, f. 9.

Zbatimi Vetjak: Ndonëse nuk mund ta kuptojmë atë gjithmonë, Shpëtimtari vuajti të gjitha llojet e dhembjes gjatë Shlyerjes. Ai kupton çdo dhemb-je fizike, duke filluar që nga një kockë e thyer deri te sëmundjet më të rënda kronike. Ai ndjeu errësirën dhe dëshpërimin e sëmundjeve men-dore të tilla si depresioni, ankthi, varësia, vetmia dhe pikëllimi. Dhe Ai ndjeu çdo plagë shpirtëro-re, sepse mori mbi veten e Tij të gjitha mëkatet e njerëzimit.

Plaku Dejvid A Bednar, i Kuorumit të Dy-mbëdhjetë Apostujve, dha mësim: “Në një çast dobësie ju mund të thërrisni: ‘Askush s’e di si është. Askush s’e kupton.’ Por Biri i Perëndisë di dhe kupton në mënyrë të përsosur, sepse Ai i ka ndier dhe i ka mbajtur barrët tona vetjake” (“I Duronin Barrët e Tyre me Lehtësi”, Liahona, maj 2014, f. 90).

Nga Çejkëll UordliRevistat e Kishës

Gjatë gjithë jetës së Tij në vdekshmëri, Shpëtimtari ndërmori shumë udhëtime – udhëtimin e Tij nga

Bethlehemi për në Egjipt kur ishte foshnjë, udhëtimin e Tij prej 40 ditësh në shkretëtirë, udhëtimet e Tij të shumta në qytete, fshatra dhe shtëpi për të dhënë mësim, shëruar e bekuar gjatë shërbesës së Tij dhe shumë të tjera. Por ishte një udhëtim që Shpëtimtari duhej ta përballonte i vetëm dhe ai ishte një udhëtim që vetëm Ai mund ta duronte.