04 11 Hirurgija IV ALB - e-ucebnicie-ucebnici.mon.gov.mk/pdf/320_Hirurgija_IV_ALB_PRINT_WEB.pdf ·...

142
VLLADO JOVANOV TODORÇE JOVANOV KIRURGJIA Libër për vitin IV ARSIMI I MESËM PROFESIONAL DREJTIMI BUJQËSI – VETERINARI (profili teknik i veterinarisë) , 2012

Transcript of 04 11 Hirurgija IV ALB - e-ucebnicie-ucebnici.mon.gov.mk/pdf/320_Hirurgija_IV_ALB_PRINT_WEB.pdf ·...

Page 1: 04 11 Hirurgija IV ALB - e-ucebnicie-ucebnici.mon.gov.mk/pdf/320_Hirurgija_IV_ALB_PRINT_WEB.pdf · - Vulnus punctum – plagë e shpuar - Vulnus contusum – plagë nga goditja-kontuzioni

VLLADO JOVANOV

TODORÇE JOVANOV

K I R U R G J I A

Libër për vitin IV

ARSIMI I MESËM PROFESIONAL

DREJTIMI BUJQËSI – VETERINARI

(profili teknik i veterinarisë)

, 2012

Page 2: 04 11 Hirurgija IV ALB - e-ucebnicie-ucebnici.mon.gov.mk/pdf/320_Hirurgija_IV_ALB_PRINT_WEB.pdf · - Vulnus punctum – plagë e shpuar - Vulnus contusum – plagë nga goditja-kontuzioni

Autorë: Vllado Jovanov Todorçe Jovanov

Recensentë: Prof. dr. Pllamen Trojaçanec – profesor i Fakultetit të Mjekësisë Veterinare, Shkup Tatjana Stamenov – doktore e mjekësisë veterinare Kristijan Gjorgjeski – doktere e mjekësisë veterinare

Përkthyes: Lorenc Sinani

Redaktorë të botimit në gjuhën shqipe: Prof. dr. Hazir Pollozhani Mr. sc. Nesim Seferi

Lektor: Abdulla Mehmeti

Përgatitja kompjuterike: Dushica Jovanova

Botuesi: Ministria e arsimit dhe shkencës e Republikës së Maqedonisë

Shtypi: Graficki centar dooel, Shkup

Me aktvendimin për miratim dhe përdorim të teksteve shkollore për lëndën Kirurgji, për vi-tin IV në shkollat e mesme profesionale të drejtimit bujqësi-veterinari, profili mësimor teknik i veterinarisë, nr. 22-975/1, i sjellë më 09.06.2011, nga Komisioni kombëtar për tekstet shkollore.

CIP - Каталогизација во публикацијаНационална и универзитетска библиотека “Св.Климент Охридски” , СкопјеАВТОР: Јованов, Владо - авторОДГОВОРНОСТ: Јованов, Тодорче - авторНАСЛОВ : Хирургија : учебник за IV година средно стручно образование : земјоделско-ветеринарна струка : (профил -ветеринарен тегничар)ИМПРЕСУМ: Скопје : Министерство за образование и наука на Република Македонија, 2011ФИЗИЧКИ ОПИС. : 142 стр. : илустр. ; 29 смISBN : 978-608-226-272-7УДК : 636.09:617(075.3)ВИД ГРАЃА. : монографска публикација, текстуална граѓа,печатенаИЗДАВАЊЕТО СЕ ПРЕДВИДУВА: 07.11.2011COBISS.MK-ID: 89019914

Page 3: 04 11 Hirurgija IV ALB - e-ucebnicie-ucebnici.mon.gov.mk/pdf/320_Hirurgija_IV_ALB_PRINT_WEB.pdf · - Vulnus punctum – plagë e shpuar - Vulnus contusum – plagë nga goditja-kontuzioni

3

HYRJE

Kirurgjia veterinare paraqet disiplinë bashkëkohore në mjekësinë veterinare. Ajo është pjesë e domosdoshme e praktikës së përditshme, pasi që shumë shpesh kemi probleme që lidhen me lëndimet aksidentale të cilat vetëm në rrugë kirurgjikale mundet të zgjidhen me cilësi, kurse proceset e shumta të tjera vetëm përmes trajtimit operativ mund të sanohen me sukses.

Nuk duhet të lihen pas dore as edhe kafshët prodhuese, te të cilët më shumë për shkak të gabimeve në sistemet e prodhimit, janë të domosdoshme intervenimet kirurgjikale për kor-rigjimin e gjendjeve por edhe këshillave për parandalimin sistematik të mangësive potenciale.

Të shumta janë problemet me të cilat përballen nxënësit e arsimit të mesëm profesi-onal në fushën e mjekësisë veterinare në kërkim të dhënave për kirurgji veterinare, të cilat do të shërbejnë për rritjen e nivelit të njohurive dhe shkathtësive të nevojshme në praktikë. Teksti është shkruar sipas programit të miratuar nga shërbimet përkatëse të Ministrisë së Arsi-mit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisë.

Ky tekst shkollor i është dedikuar nxënësve të arsimit të mesëm profesional, profili tek-nik veterinarisë. Te ky tekst shkollor janë përpunuar 10 tema nga lëmi e kirurgjisë veterinare, të cilat, në asnjë mënyrë nuk duhet të merren si pjesë të posaçme, por, si një tërësi e pandarë, e cila nëse mësohet mirë, do të jetë një bazë e shkëlqyeshme për punën e mëtutjeshme. Teks-ti shkollor përmban një sasi të caktuar të dhënave të cilat mundësojnë që të arrihen disa njo-huri të caktuara nga ndonjë lëmi, kurse më vonë njohuritë e njëjta të zbatohen në praktikën e përditshme veterinare. Në fund të secilës temë ekzistojnë pyetje nëpërmjet të cilave mund të verifikohen njohurit e fituara.

Gjatë shkrimit të këtij teksti shkollor është shfrytëzuar një literaturë e gjerë profesionale nga lëmi e kirurgjisë, prej nga përmbajtjet e temave mësimore janë thjeshtëzuar dhe përshtatur për përdorim në arsimin e mesëm profesional, të profilit teknik i veterinarisë.

Pasi që tek ne kjo është përpjekja që të shkruhet një tekst shkollor të këtij lloji për nevo-jat e nxënësve të arsimit të mesëm profesional, me një falënderim dhe një kujdes të veçantë do t’i pranojmë të gjitha vërejtjet dhe sugjerimet dhe do t’i vendosim në tekstin e ardhshëm shkollor.

Autorët

Page 4: 04 11 Hirurgija IV ALB - e-ucebnicie-ucebnici.mon.gov.mk/pdf/320_Hirurgija_IV_ALB_PRINT_WEB.pdf · - Vulnus punctum – plagë e shpuar - Vulnus contusum – plagë nga goditja-kontuzioni

4

TEMA 1

LËNDIMET E PJESËVE TË BUTA

Pas mësimit të përmbajtjes së kësaj teme t’i do mundesh:

� Të dallosh plagët e hapura nga ato të mbyllura;� Të dallosh llojet e ndryshme të plagëve dhe t’i përshkruash karakteristikat e tyre;� Të numërosh dhe sqarosh kriteret e ndryshme të plagëve;� Të sqarosh stadet e shërimi t të plagëve;� Të numërosh faktorët që pengojnë procesin e shërimi t të plagëve.

Përmbajtja:

1.1. LËNDIMET1.1.1. Lëndimet e hapura – plagët1.1.2. Ndarja e plagëve1.1.3. Klasifikimi i plagëve

1.2. KRITET E PLAGËS1.2.1. Shkatërrimi anatomik1.2.2. Gjakderdhja1.2.3. Dhimbja1.2.4. Funksioni i çrregulluar

1.3. SHËRIMI I PLAGËVE1.3.1. Fazat e shërimit të plagës1.3.2. Llojet e shërimit

1.4. FAKTORËT TË CILËT E PENGOJNË PROCESIN E SHËRIMI TË PLAGËVE1.4.1. Pengesa te shërimi parësor i plagëve1.4.2. Pengesa te shërimi dytësor i plagëve

Page 5: 04 11 Hirurgija IV ALB - e-ucebnicie-ucebnici.mon.gov.mk/pdf/320_Hirurgija_IV_ALB_PRINT_WEB.pdf · - Vulnus punctum – plagë e shpuar - Vulnus contusum – plagë nga goditja-kontuzioni

5

1.1. LËNDIMET

Lëndimi paraqet dëmtim i indit të organizmit nën veprimin e forcës së jashtme. Lëndimet mund të shfaqen nën veprimin e faktorëve mekanik dhe termik. Lëndimet mekanike shfaqen nën veprimin e forcës mekanike dhe mund të jenë lëndime (plagë) të hapura (tek të cilat është e ndërprerë kontinuiteti i lëkurës ose mukozës) dhe lëndimet e mbyllura (te të cilat kontinuiteti i lëkurës ose mukozës janë të ruajtura por janë të lënduara indet më të thella).

Lëndimet

Mekanike Termike

Të hapura Djegiet

NgrirjetTë mbyllura

1.1.1. Lëndimet e hapura – plagët

Lëndimet e hapura – plagët (vulnera traumatica) shfaqen kur forca e cila ka sjellë deri në dëmtimin e indeve ka shkaktuar edhe ndërprerje te kontinuitetit të lëkurës edhe mukozës (Fig. 1-1). Gjatë lëndimit, në varësi nga intensiteti i forcës, mund të jenë lënduar edhe shtresat më të thella të indeve (muskujt, kockat).

Fig. 1.1 Lëndimi i hapur – plaga

Page 6: 04 11 Hirurgija IV ALB - e-ucebnicie-ucebnici.mon.gov.mk/pdf/320_Hirurgija_IV_ALB_PRINT_WEB.pdf · - Vulnus punctum – plagë e shpuar - Vulnus contusum – plagë nga goditja-kontuzioni

6

1.1.2. Ndarja e plagëve

Sipas mënyrës se si shfaqen, plagët mund të ndahen në plagë aksidentale (të rastit) dhe artificiale (të qëllimshme ose kirurgjikale).

Nëse gjatë lëndimit vjen deri te hapja e zgavrës trupore, plaga quhet penetruese, por nëse zgavra trupor nuk është hapur, plaga e tillë është jo-penetruese.

Sa i përket lëndimit të murrit të organeve lumenoze (ezofagu, lukthi, zorrët, fshika urino-re), plagët mund të jenë perforuese (murr i hapur i organit) dhe joperforuese (murri i organit luminoz nuk është i dëmtuar).

1.1.3. Klasifikimi i plagëve

Mjeti i cili shkakton lëndimin me strukturën dhe formën e tij të veçantë, lenë një mbresë në indin e plagosur dhe në atë mënyrë i jep plagës formë të veçantë, respektivisht pamje. Në bazë të këtij principi plagët klasifikohen në:

- Vulnus punctum – plagë e shpuar - Vulnus contusum – plagë nga goditja-kontuzioni- Vulnus laceratum – plaga e çjerrë ose e grisur- Vulnus lacerocontusum – plaga e shqyer kontuze- Vulnus conquassatum – plagë e shqyer- Vulnus scissum – plagë e prerë- Vulnus sclopetarium – plagë nga armët e zjarrit- Vulnus morsum – plagë nga kafshimi

Plaga e shpuar – shfaqet si pasojë e depërtimit të mjeteve të mprehta ose instrumenteve kirurgjikale në ind (Fig. 1-3). Plaga në lëkurë dhe mukozë është e rrumbullakët dhe ka skaje të lëmuara ose dhëmbëzuar. Në vrimën ndërlidhet kanali me një thellësi të ndryshme dhe kaheje të ndryshme të shtrirjes. Rrethana negative te ky lloj i plagëve paraqet mundësia për shfaqjen e lëndimeve të enëve të gjakut dhe të indeve të tjera te pjesët më të thella, dhe ato lëndimet nuk mund të shihen pasi që vrima është e vogël kurse kanali i thellë. Plagët shpuese në parim nuk qepen. Plaga trajtohet dhe drenazhohet dhe jepen antibiotik në rrugë parenterale.

Fig.1.2Paraqitja skematike e plagës së shqyer

Fig.1.3Paraqitja skematike e plagës së shpuar

Page 7: 04 11 Hirurgija IV ALB - e-ucebnicie-ucebnici.mon.gov.mk/pdf/320_Hirurgija_IV_ALB_PRINT_WEB.pdf · - Vulnus punctum – plagë e shpuar - Vulnus contusum – plagë nga goditja-kontuzioni

7

Plaga nga goditja ose kontuzioni – shfaqet nën veprimin e forcës shtypëse për shkak të së cilës vjen deri te shqepja e lëkurës, kurse indi te rrethina e plagës është e shtypur ose e tërhequr. skajet e plagës janë të pa drejta, indi nënlëkuror dhe muskujt janë të shtypur.

Plaga e shqyer – shfaqet kur ndonjë forcë vepron në moment në drejtim tangjent ndaj sipërfaqes së lëkurës. Plaga e tillë e shkaktuar ka një formë të çrregullt (Fig.1.3). Paraqitet edhe një ngritje e mbledhur te skajet e plagës, kurse nganjëherë edhe shqyerje e indit të bazës.

Plaga e shqyer kontuze – ka një pamje të çrregulluar. Të pranishme janë xhepat dhe ka-vitetet e mbushura me ind të vdekur. Që të sillet deri te gjendja e shërimit, kjo plagë duhet mirë të korrigjohet me heqjen e përmbajtjes së kaviteteve dhe evakuimi i sekretit.

Plagë e shtypur – shfaqet si pasojë e veprimit të një force me një intensitet shumë të madh. Gjatë kësaj vjen deri te dëmtimi i të gjitha pjesëve të buta dhe të kockave të cilat gjen-den në regjionin e prekur. Për shkak të intensitetit të forcës, vërehen derfomitete në regjionin e prekur dhe defekte të mëdha në lëkurë, shkatërrimi i muskujve si dhe thyerje të kockave. Nga ky shkak në plagët e këtilla ka ind iskemik ose të vdekur.

Plagët e prerë – shfaqet kur një mjet i mprehtë veprohet drejtpërdrejt në sipërfaqen e in-dit. Plagët e këtilla karakterizohen me skaje të drejta dhe ind minimal të vdekur.

Plaga nga kafshimi - shfaqet si pasojë e veprimit mekanik të dhëmbëve në indin. Gjatë kafshimeve më të vogla vjen deri te shfaqja e ndrydhjeve më të vogla në inde dhe gjakderdhje nënlëkure (mavijosje). Kafshimi i fuqishëm bën të mundur depërtimin e thellë të dhëmbëve në ind. Në momentin e tërheqjes së kafshës shfaqen shqyerje të mëdha (Fig. 1.4). Në plagët nga kafshimi, shumë lehtë vjen deri te infeksioni për atë se në plagë futet materiali infektiv nga zgav-ra e gojës, lëkura dhe qimet. Mikroorganizmat të cilat futen deri te shtresat më të thella të indit shkaktojnë qelbëzim ose krijimin e absceseve.

Fig. 1.4Plagë e shkaktuar nga kafshimi

Plagët me arme zjarri - këto plagë mund të jenë:� tangjente (plumbi vetëm e prekën sipërfaqen e trupit),� tejshkuese (e pranishme është vrima hyrëse, kanali dhe fundi i projektilit), dhe

Page 8: 04 11 Hirurgija IV ALB - e-ucebnicie-ucebnici.mon.gov.mk/pdf/320_Hirurgija_IV_ALB_PRINT_WEB.pdf · - Vulnus punctum – plagë e shpuar - Vulnus contusum – plagë nga goditja-kontuzioni

8

• depërtuese (e pranishme është vrima hyrëse, kanali dhe vrima dalëse nëpërmjet të cilës projektili e ka lëshuar trupin e kafshës (Fig. 1-5). Vrima hyrëse ka skaje të lëmuara, kurse vrima dalëse është më e madhe dhe ka skaje të shqyera.

Fig. 1.5Plaga me armë zjarri - plaga tejshkuese

1.2. KRITERET E PLAGËS

Për shkak të vendosjes të diagnozës së saktë, si dhe përcaktim të terapisë së përshtatshme, gjatë vlerësimit të plagës duhet të analizohen kriteret e plagës, dhe ata janë:

• shkatërrimi anatomik

• gjakderdhja

• dhimbja dhe• funksioni i çrregulluar

1.2.1. Shkatërrimi anatomik

Shkatërrimi anatomik shfaqet si pasojë e veprimit të drejtpërdrejt të forcës në trup, dhe rasti më i lehtë është gërvishtja e cila nuk kërkon trajtim, pasi që bëhet fj alë për një defekt të vogël në lëkurë. Te të gjitha rastet e tjera mund të bëhet fj alë për këto elemente vijuese të shkatërrimit anatomik:

skajet e plagës - paraqesin vrimën e indit dhe mund të jenë të drejta (në plagët me prerje) ose të jo të drejta (te shqyerjet).

zbrazëtira e plagës - paraqet hapësirën në ind që formohet nga shkaku i dëmtimit të tij.përbërja e plagës - mund të jetë gjak, koagulum, detritus, trupa të huaj, pjesë të kockës

dhe qelb. madhësia e plagës – vërtetohet me eksplorim instrumental me sondë kopsore, kurse te

plagët më të mëdha me dorë, dhe e gjithë kjo me qëllim që të vërtetohet ekzistimi i mundshëm të zbrazëtirave dhe xhepave.

murrat e plagës - e kufizojnë zbrazëtirën e plagës dhe janë të rëndësishme për përshtatjen dhe qepjen e plagës.

Page 9: 04 11 Hirurgija IV ALB - e-ucebnicie-ucebnici.mon.gov.mk/pdf/320_Hirurgija_IV_ALB_PRINT_WEB.pdf · - Vulnus punctum – plagë e shpuar - Vulnus contusum – plagë nga goditja-kontuzioni

9

Njohja dhe vlerësimi i drejtë i këtyre pesë elementeve të shkatërrimit anatomik e përcakton edhe trajtimin e përshtatshëm kirurgjikal dhe prognozën e mëtejshme të plagës.

1.2.2. Gjakderdhja

Secili lëndim është i shoqëruar me një shkallë të caktuar të gjakderdhjes. Gjakderdhja parësore shfaqet gjatë veprimit drejtpërdrejt të forcës ndaj enëve të gjakut dhe është e pranish-me prej vetë momentit të shfaqjes.

1.2.3. Dhembja

Dhembja paraqet simptomën më të manifestuar dhe më të pakëndshme të plagës dhe i shumë gjendjeve të tjera të dhembshme. Në rastet kur dhimbja është akute, ajo në mënyrë ka-rakteristike shoqërohet me ndryshimet te sjelljen e kafshëve.

Receptorët e dhembjes quhen nociceptor dhe paraqesin skaje të lira të nervave te indi. Llojet ndryshme të indeve në mënyrë të ndryshme janë të ndjeshme ndaj dhembjes. Lëkura dhe mukoza janë më të ndjeshme sesa muskujt dhe indi lidhor, pasi që pjesa më e madhe e nocireptorëve gjenden në lëkurë dhe mukozë.

Trajtimi ideal për secilën dhembje është që të eliminohen shkaqe, në veçanti kur bëhet fj alë për lëndime. Në momentin e lëndimit shfaqet dhimbja parësore e cila është rezultat drejtpërdrejt shkatërrimit të mbaresave nervore. Dhembja dytësore shfaqet më vonë për shkak të shfaqjes së të ënjtjes (ënjtja bën shtypje mekanike ndaj mbaresave të lira nervore), pezmati-mi ose infeksioni. Analgjetikët janë të parët në listën e barnave me të cilët eliminohet dhimbja, pastaj anestetikët lokal dhe analgjetikët opoidët (narkotikët).

1.2.4. Funksioni i çrregulluar

Funksioni i çrregulluar, si kriteri i plagës, mund të jetë lokal dhe i përgjithshëm. Çrregulli-mi lokal i funksionit i referohet funksionit të çrregulluar i një organi, muskuli ose pjesës në trup. Simptoma e funksionit të çrregulluar të gjymtyrës, i cili paraqitet për shkak të vet plagës dhe dhimbjes e cila gjatë kësaj është e pranishme, është ecja anash.

Çrregullimi i përgjithshëm i funksionit manifestohet me shfaqjen e:- shokut;

- kolapsit dhe- ethes.

Shoku paraqet gjendje te e cila shfaqet disproporcioni midis volumit të sistemit të gjakut dhe sasisë së gjakut e cila qarkullon dhe gjatë së cilës vjen deri te zvogëlimi i oksigjenimit të indit.

Kolapsi paraqitet si pasojë e humbjes së papritur të fl uksit efektiv të gjakut, si pasojë e faktorëve të zemrës ose nga faktorë vaskular periferik, dhe mund të humbet në mënyrë spon-tan ose me ndihmën e intervenimit profesional.

Ethet paraqesin ngritjen e temperaturës trupore dhe shfaqet për shkak të ndryshime-ve në qendrat për termorregullim që janë vendosur në hipotalamin e përparmë. Substancat pirogenë të cilat shkaktojnë gjendje me ethe mund të jenë pirogenë ekzogjene ose endogje-

ne. Pirogenët më të rëndësishëm ekzogjen janë mikroorganizmat, produktet e tyre ose toksinet (më të njohura janë endotoksinet e baktereve gram-negative).

Page 10: 04 11 Hirurgija IV ALB - e-ucebnicie-ucebnici.mon.gov.mk/pdf/320_Hirurgija_IV_ALB_PRINT_WEB.pdf · - Vulnus punctum – plagë e shpuar - Vulnus contusum – plagë nga goditja-kontuzioni

10

Substancat pirogenë endogjene janë produkte polipeptide të qelizave të ndryshme të or-ganizmit, veçanërisht të monociteve, respektivisht makrofageve. Ata formohen lokalisht ose sis-tematikisht dhe pastaj hynë te qarkullimi sistematik dhe veprojnë te qendra termoregulluese te hipotalami.

Temperatura e ngritur trupore paraqet një mekanizëm mbrojtës fiziologjik e cila funksi-onon në më shumë nivele. Së pari, temperatura trupore e ngritur e ul virulencën dhe rritjen e mikroorganizmave, në një sasi më të madhe ose më të vogël, e cila varet nga ndjeshmëria e tyre ndaj temperaturave të larta. E dyta, gjendja me ethe e rritën aktivitetin fagocitar dhe bak-tericid të neutrofileve. Pastaj, citokinët gjatë temperaturës së ngritur në mënyrë drejtpërdrejt e stimulojnë aktivizimin e T dhe B limfociteve të cilat janë faktor vital mbrojtës.

1.3. SHËRIMI I PLAGËVE

Shërimi i plagëve paraqet një proces dinamik biologjik, kualiteti dhe rrjedha e të cilit varen nga kapaciteti regjenerues i qelizave të indit të prekur, pastaj varet nga madhësia e traumës si edhe nga proliferimi i stromës lidhëse e cila duhet ta plotëson defektin e shkaktuar pas shërimit të parenkimës, si edhe nga aftësia e kirurgut të vepron ndaj të gjitha proceseve gjatë shërimit.

1.3.1. Fazat e shërimit të plagës

1. Faza pezmatuese (quhet edhe faza e supstratit) 1 – 5 ditë- Hemostaza: agregacioni i trombociteve të cilat lirojnë substanca kemotoksike- Qelizat pezmatuese migrojnë në plagëNeutrofilët arrijnë përqendrimin maksimal te plaga pas 24 orëve. Pas kësaj periudhe

makrofagët bëhen qeliza dominuese te supstrati i plagës dhe luajnë një rol kryesor për rregulli-min e procesit të shërimit (tajitja e faktorit të rritjes dhe fagocitoza)

- Ndryshime te matriksin e plagës: fijet e fibrinoze zëvendësohen me fijet mukopolisaka-ride, karakteristike për indet e dëmtuara.

2. Faza riparuese 6 – 16 ditë

Fillon me paraqitjen e fibroblasteve dhe me rritje të menjëhershme të forcës tendosëse të plagës.

- Formimi i indit granulativ. Migrimi dhe proliferimi i fibroblasteve ndërpritet kur janë në kontakt fibroblastet nga të gjitha anët e plagës (inhibimi nga kontakti). Sinteza e kolagjenit fillon në ditën 4-5. Kolagjeni tip III fillimisht deponohet te indi granulativ, por shumë shpejtë zëvendësohet me kolagjen tip I, i cili e rrit shumë fuqinë e plagës.

- Kontraksioni i plagës. Ndodhën vetëm te plagët e plota në lëkurë dhe nuk është e lidhur me sintezën e kolagjenit. Rolin kryesor e kanë fibroblastet e specializuara, të cilat përmbajnë ak-tin, të quajtura – miofibroblaste. Me tkurrjen e tyre ata e shkaktojnë zhvendosjen e lëkurës kah midisi i plagës. Në këtë mënyrë mundësohet zvogëlimi i sipërfaqes së plagës.

- Epitelizimi. Migrimi i qelizave epiteliale nga shtresa bazale e skajeve të plagës dhe rreth folikuleve të qimeve. Sikurse që ndërpritet migrimi i qelizave granulativ, ashtu fillon migrimi (proliferimi) i qelizave epiteliale. Në këtë mënyrë arrihet trashja e shtresës epiteliale. Te rastet kur

Page 11: 04 11 Hirurgija IV ALB - e-ucebnicie-ucebnici.mon.gov.mk/pdf/320_Hirurgija_IV_ALB_PRINT_WEB.pdf · - Vulnus punctum – plagë e shpuar - Vulnus contusum – plagë nga goditja-kontuzioni

11

indi sipërfaqësor është i nekrotizuar, epitelizimi zhvillohet nën indin e vdekur, duke e ndarë nga indi i gjallë me ndihmën e enzimave kolagjenolitike.

3. Faza e rimodelimit

Fillon ditën e 14-16 pas lëndimit dhe mund të zgjas deri në 2-3 javë, madje edhe për më shumë muaj. Indi hiperplastik resorbohet, paralelisht me kryqëzimin e fijeve kolagjenë, me çka gradualisht rritet forca tendosëse e indit të porsaformuar.

shërimi parësor

i plagëve

shërimi dytësor i plagës

koruzi

neutrofilet

koagulum

mukoza

makrofagëtfibroblastet

kapilaret e reja

fijet fibrozetkurrja

e plagës

indi granulativ

24 orë

3 deri 7 ditë

disa javë

Fig.1.6Paraqitja skematike e proceseve që zhvillohen gjatë shërimit të plagës

1.3.2. Llojet e shërimit

1. Shërimi me shtrirje parësore (restitutio per primam intentionem) - shërimi i plagëve të pastra dhe e plagëve të qepura. Skajet janë mirë të afruar (Fig. 1.7.). Formimi i indit granulativ është minimal për shkak të afrimit të drejtë të shtresave të lëkurës por mun-gon edhe kontraktimi. Epitelizimi zhvillohet shpejtë për shkak të hapësirës së vogël mi-dis skajeve të plagës e cila duhet të urrëzohet.

2. Shërimi me shtrirje dytësore (resustitucio per secundum intentionem) - Shërimi dytësor zhvillohet te plagët me një humbje të mëdha të indit (Fig.1.8). Te humbjet e mëdha të indit sasia e indit të nekrotizuar, detritusit dhe eksudatit është e madhe, ash-tu që reaksioni pezmatues është shumë më i madh dhe me vet atë edhe proceset e riparimit janë shumë më të ndërlikuara. Shërimi nuk mund të mbaron para se të hi-

Page 12: 04 11 Hirurgija IV ALB - e-ucebnicie-ucebnici.mon.gov.mk/pdf/320_Hirurgija_IV_ALB_PRINT_WEB.pdf · - Vulnus punctum – plagë e shpuar - Vulnus contusum – plagë nga goditja-kontuzioni

12

qet indi i nekrotizuar, detruisi dhe eksudati nga ana e makrofageve fagocitues ose me proteolizë. Epitelizimi zgjatë më gjatë për shkak të plagës së zmadhuar sipërfaqësore.

Fig.1.7.Paraqitja skematike e plagës me shërim parësor

Fig.1.8.Paraqitja skematike e plagës me regjenerim dytësor

1.4. FAKTORËT TË CILËT E PENGOJNË PROCESIN E SHËRIMIT TË PLAGËVE

1.4.1. Pengesat në shërimin parësor të plagëve

Kërkesa themelore te shërimi parësor i plagëve është afrimi i drejtë (apozicionimi) i ska-jeve të plagës gjatë qepjes dhe shpërndarja e barabartë e shtypjes në skajet e plagës. Gjatë periudhës pas operative është e nevojshme që të parandalohet zhvillimi i infeksionit dytësor me aplikimin e antibiotikëve, nëse plaga fillimisht nuk është e infektuar. Pengesat e zakonshme te shërimi parësor i plagëve janë shqyerja e skajeve të plagës, lëshimi i qepjeve dhe hapja e plagës (dehishenca). Plaga e tillë duhet përsëri të përpunohet dhe qepet, dhe detyrimisht të sigurohet qetësimi i plagës me aplikimin e fashës mbrojtëse, mbulesës ose një jake mbrojtëse Tendosja maksimale e qepjeve si dhe vendosja e dendur e qepjeve shkakton nekrozë në skajeve e plagës

Page 13: 04 11 Hirurgija IV ALB - e-ucebnicie-ucebnici.mon.gov.mk/pdf/320_Hirurgija_IV_ALB_PRINT_WEB.pdf · - Vulnus punctum – plagë e shpuar - Vulnus contusum – plagë nga goditja-kontuzioni

13

për shkak të ndodhjes të mbylljeve në enët e gjakut që e ushqyejnë plagën. Qepjet e tilla nuk këputen dhe nuk zgjidhen, por ata e presin indin, andaj përsëri vjen deri te hapja e plagës.

Sekreti mbetet në plagë në raste kur nuk është e siguruar hemostaza e duhur ose nuk janë përshtatur hapësirat e vdekura (zbrazëtirat në plagë). Problemi i tillë parandalohet me aplikimin e drenazheve të cilët detyrimisht nxirren nga plaga nëpër vrimën e veçantë që të ruhet fuqia e plagës dhe të ulet mundësia për shfaqjen e infeksionit dytësor.

1.4.2. Pengesat te shërimi dytësor i plagëve

Plagët me shërim dytësor shumë më shumë janë të ndjeshme ndaj infeksionit në pesë deri shtatë ditët e para, respektivisht deri sa nuk arrihet shkalla optimale në zhvillimin e indit granulativ. Për këtë shkak, çdo ditë duhet të rishikohet, pastrohet dhe dezinfektohet plaga. Pen-gesat te shërimi dytësor i plagëve manifestohet si hipergranulacion.

Hipergranulacioni paraqet rritjen e tejmase të indit granulativ i cili zhvillohet më shumë ose më pak, përgjatë skajeve të defektit dhe me këtë pengohet epitelizimi i plotë. Formacioni i tillë quhet mish i egër (caro luxurian) dhe mund të hiqet lehtë me prerje kirurgjikale, termokau-terizim ose përdorimi i mjeteve kimike.

Aktivitetet që kanë të bëjnë me temën

Vizito ambulancën veterinare ose spitalin dhe bën klasifikimin e plagëve të cilat i ke parë.

Pyetje dhe detyra:

1. Për shkak të cilëve faktorë ndodhin lëndimet?2. Çfarë janë plagët e hapura?3. Çfarë janë plagët e mbyllura?4. Si ndahen plagët sipas mënyrës së shfaqjes?5. Cilat plagë janë penetruese dhe jopenetruese?6. Si ndahen plagët në raport me lëndimin e organeve hapësinore?7. Si klasifikohen plagët sipas mjetit i cili i ka shkaktuar?8. Si ndahen plagët nga arma e zjarrit?9. Numëro kriteret e plagës.10. Numëro elementet e shkatërrimit anatomik.11. Me çfarë lidhet funksioni lokal i çrregulluar?12. Si manifestohet funksioni i përgjithshëm i çrregulluar?13. Çka është shok-u?14. Si pasojë e kujt paraqitet kolabimi?15. Pse paraqiten ethet?16. Si janë të ndara substancat pirogenë?17. Sa lloje të shërimi t të plagëve ekzistojnë?18. Numëro fazat e shërimi t të plagëve?

Page 14: 04 11 Hirurgija IV ALB - e-ucebnicie-ucebnici.mon.gov.mk/pdf/320_Hirurgija_IV_ALB_PRINT_WEB.pdf · - Vulnus punctum – plagë e shpuar - Vulnus contusum – plagë nga goditja-kontuzioni

14

TEMA 2

TRAJTIMI I PLAGËVE

Pas mësimit të përmbajtjeve të kësaj teme do të mund:

� Të definosh se çka është plaga e freskët;� Ta shpjegosh procedurën për mjekimin e plagës së freskët;� Të definosh se çka është plaga e vjetër dhe të shpjegosh procedurën e trajtimit;� Ta kuptosh rëndësinë e drenazheve te trajtimi i plagëve;� Të numërosh lloje të ndryshme të qepjeve;� Të kryesh klasifikimin e materialit për qepje të plagëve;� Të shpjegosh karakteristikat e gjilpërave kirurgjikale;� Ti numërosh infeksionet në kirurgji;� Ti shpjegosh karakteristikat e infeksioneve në kirurgji; � Të dallosh shkallët e ndryshme të djegieve dhe ngrirjeve dhe trajtimin e tyre; � Të dallosh shtresat e veçanta të fashave dhe mënyrën e aplikimit të tyre.

Page 15: 04 11 Hirurgija IV ALB - e-ucebnicie-ucebnici.mon.gov.mk/pdf/320_Hirurgija_IV_ALB_PRINT_WEB.pdf · - Vulnus punctum – plagë e shpuar - Vulnus contusum – plagë nga goditja-kontuzioni

15

Përmbajtja:2.1. TRAJTIMI I PLAGËVE TË FRESKËTA2.2. TRAJTIMI I PLAGËVE TË VJETRA2.3. VENDOSJA E DRENAZHEVE

2.3.2. Llojet e drenazheve2.3.3. Parimet e aplikimit të drenazheve

2.4. LLOJET E QEPJEVE2.4.1. Qepjet afruese (apozicionuese)2.4.2. Qepjet kthyese (invertuese)2.4.3. Për uljen e tensionit

2.5. LIDHJA E NYJEVE KIRURGJIKALE2.6. KLASIFIKIMI I MATERIALEVE PËR QEPJE

2.6.1. Karakteristikat e materialeve për qepje2.6.2. Zgjedhja e materialit për qepje

2.7. GJILPËRAT KIRURGJIKALE 2.8. INFEKSIONET NË KIRURGJI

2.8.1. Faktorët për shfaqjen e infeksionit2.8.2. Mekanizmi i mbrojtës së organizmit nga infeksioni

2.9. INFEKSIONET KIRURGJIKALE2.9.1. Specifikat e infeksioneve kirurgjikale2.9.2. Infeksionet aerobe (infeksionet piogjene)2.9.3. Infeksionet lokale qelbësuese (piogjene)2.9.4. Infeksionet e përgjithshme qelbësuese (piogjene)2.9.5. Infeksionet anaerobe2.9.6. Infeksionet kalbësuese (putride)

2.10. LËNDIMET TERMIKE 2.10.1. Djegiet - combustio2.10.2. Ngrirjet - congelatio

2.11. FASHAT2.11.1. Shtresa parësore e fashës2.11.3. Shtresa dytësore e fashës2.11.4. Teknikat themelore të lidhjes

2.12. LËNDIMET E MBYLLURA2.12.1. Shtypjet2.12.2. Tronditjet2.12.3. Zhvendosja - distorsio2.12.4. Luksacioni - luxatio

Page 16: 04 11 Hirurgija IV ALB - e-ucebnicie-ucebnici.mon.gov.mk/pdf/320_Hirurgija_IV_ALB_PRINT_WEB.pdf · - Vulnus punctum – plagë e shpuar - Vulnus contusum – plagë nga goditja-kontuzioni

16

2.1. TRAJTIMI I PLAGËVE TË FRESKËTA

Plaga e freskët është secila plagë e cila trajtohet brenda një periudhe prej 24 orë nga mo-menti i shfaqjes së saj. Plaga e tillë riparohet me qepje, por paraprakisht duhet të trajtohet edhe atë me disa ndërhyrje të veçanta:

- anestezia lokale, qetësimi ose anestezia e përgjithshme në varshmëri nga lloji i madhësisë së plagës, lokalizimit të saj, intensitetit të gjakderdhjes, nga çrregullimi i gjendjes së përgjithshme dhe sjelljes së kafshës.

- hemostaza e përkohshme me shiritin e esmarkut, nëse teknikisht kjo është e mundshme ose me tamponadë dhe kompresë.

- qethja e rrethinës së plagës.- shpëlarja (lavazhi) dhe dezinfektimi i plagës me tretësirë të ngrohtë fiziologjike, tretësirë

1% të povidon jodidit, tretësirë 0,05% e kloheksidin diacetatit.- dezinfektimi i lëkurës përreth plagës me alkool ose preparate të jodid dhe izolimi i plagës

nga regjionet përreth me kompresë sterile.- eksplorimi dhe pastrimi i plagës nga trupat e huaja, qimet, indi i vdekur, koagulimi ose

copat e kockave.- hemostaza e përhershme kirurgjikale me ligaturë të enëve të gjakut.- trajtimi i skajeve të plagës për koaptim më të mirë (afrimi i skajeve të plagës).- qepja e plagës.- mbrojtja e plagës me fasha ose pëlhurë në varësi të lokalizimit të plagës. Te plagët e freskëta të trajtuara në këtë mënyrë krijohen kushte ideale që ajo drejt të

shërohet nën qepje. Të gjitha plagët përveç plagëve depërtuese, të thella, të shpuara dhe plagët nga kafshimet mund në mënyrë parësore të qepen.

2.2. TRAJTIMI I PLAGËVE TË VJETRA

Kriteri sipas të cilës vërtetohet nëse bëhet fj alë për plagë të vjetër është koha e cila ka ka-luar nga shkaktimi i lëndimit, dhe ajo është më shumë se 24 orë. Trajtimi i plagës së vjetër mund të kryhet në dy mënyra.

Mënyra e parë të sanohet plaga e vjetër është trajtimi i sajë me qethjen e qimeve, pastri-mi përreth plagës, dezinfektimi i vet plagës dhe regjioneve përreth. Me këtë mënyrë të trajtimit, krijohen kushte optimale për një proces dytësor të rregullt të shërimit. Kjo nënkupton se plaga e tillë duhet të mbetet e hapur, respektivisht të trajtohet pa e qepur. Gjendja e tillë kërkon një kontrollim të përditshëm dhe sipas nevojës shpëlarje të plagës me tretësirë fiziologjike sterile. Trajtimi i tillë, bashkë me dhënien parenterale të antibiotikëve, mundëson shërimin dytësor të plagës pa shfaqjen e komplikimeve.

Mundësia e trajtimit të plagës së vjetër bëhet me prerje të skajeve të plagës. Prerja bëhet rreth 1 cm nga skajet e plagës dhe shkon prej sipërfaqes drejt bazës së plagës, përderisa nuk pa-raqiten gjakderdhjet e imta. Nga plaga plotësisht duhet të hiqen indi i vdekur dhe trupat e hu-aja nëse janë të pranishme. Pas ekcizionit dhe pastrimit të kryer, plaga shpërlahet me antiseptik ose tretësirë fiziologjike dhe mbyllet me qepje.

Kafsha pas operacionit duhet të jetë nën kontroll të përditshëm nga ana e veterinarit pasi që është e mundshme zhvillimi i infeksionit te shtresat më të thella të plagës së mbyllur në këtë mënyrë. Në qoftë se vlerësohet se duhet të jepen antibiotikët (infeksion), ata aplikohen për 5 ditë.

Page 17: 04 11 Hirurgija IV ALB - e-ucebnicie-ucebnici.mon.gov.mk/pdf/320_Hirurgija_IV_ALB_PRINT_WEB.pdf · - Vulnus punctum – plagë e shpuar - Vulnus contusum – plagë nga goditja-kontuzioni

17

2.3. PËRDORIMI I DRENAZHEVE

Përdorimi i drenazheve në kirurgji është në mënyrë drejtpërdrejt e lidhur me teknikën e Trajtimit të plagëve. Në kirurgji drenazhet shërbejnë për parandalimin e grumbullimit të sekre-tit në zbrazëtirat e plagës ose për evakuimin e saj kur është e pranishme.

Drenazhimi mund të jetë:� pasiv dhe � aktiv

Drenazhimi pasiv bazohet te gravitacioni dhe reaksioni kapilarioz dhe është përdorur më shpesh.

- një lumen: metoda më shpesh e përdorur për drenazhimin e plagëve- më shumë lumen: lumeni më i madh mundëson drenazhimin e plagës, kurse lumeni i

dytë mundëson fytjen e oksigjenit ose të tretësirave në plagë.Mangësitë e këtij lloji të drenazhimit janë: hyrja e ajrit te plaga mund të shkakton infeksi-

on ashendent dhe infuzioni i tretësirës mund ta zmadhon rrezikun nga infeksioni plotësues, po-tencialisht ta zmadhon shtypjen në plagë dhe me të ta zgjeron sipërfaqen e vdekur. Rreziku nga infeksioni ashendent mund të ulet me vendosjen e filtrit te hyrja e gypit për ajër.

Drenazhimi aktiv bazohet në aplikimin e shtypjes negative - tërheqja aktive nëpërmjet drenazhit të vendosur.

- thithja (sukcioni) e mbyllur: shtypja negative aplikohet te drenazhi me një lumen. Kjo është mënyra më e shpeshtë e tërheqjes së lëngjeve nga toraksi edhe pse mund të aplikohet edhe në plagë. Sistemi i mbyllur e ul rrezikun nga infeksionet ashendentë. Shtypja maksimale negative mund të arrijë deri në -80 mmHg pa ndonjë dëmtim të indit.

- thithja (sukcioni) me valvule: shtypja negative aplikohet te drenazhi me më shumë lu-men. Rritet rreziku nga infeksionet. Nuk përdoret te mjekësia veterinare.

2.3.2. Llojet e drenazheve

1. Drenazhet shiritorë

Drenazhet e shtypura shiritorë me diametër të ndryshëm. Janë më pak traumatik nga dre-nazhet gypore. Drenazhimi bazohet te rënia gravituese dhe aktivitetit kapilar. Drenazhimi është zakonisht jashta luminal dhe varet nga sipërfaqja e drenazhit.

Indikacionet për këtë lloj të drenazhimit janë: drenazh negative pasive, mënyra më e shpeshtë e drenazhimit të plagëve lëkurore dhe drenazhimi i lokalizuar abdominal.

Kufizimet e këtij lloji të drenazhimi janë: nuk është i përshtatshëm për drenim aktiv, nuk është i përshtatshëm për tërë hapësirën abdominale.2. Drenazhet gypore

Ata prodhohen nga goma, silikoni, PVC, polietileni ose ndonjë plastik tjetër. Drenazhet gypore janë më të ngurta dhe nuk lëshojnë gjatë aplikimit të shtypjes negative. Rrjedha krye-sisht është brendaluminale, kurse bazohet te graviteti dhe kapilariteti minimal. Drenazhet gypo-re mund të fenestrohen për drenim më të mirë. Fenestrimi nuk duhet të jetë më shumë se 1/3 e diametrit të drenazhit që të mos dëmtohet rigjiditeti.

Indikacionet për këtë lloj të drenazhimit janë:1. Sukcioni i mbyllur aktiv (indikacioni më i shpeshtë)

- drenazhimi torakale, - drenazhimi i plagëve të vogla: mund të përshtatet nga kateteri i fenestruar butterlfy.

Gjilpëra e kateterit vendoset në vakutaner që të aplikohet shtypja negative.

Page 18: 04 11 Hirurgija IV ALB - e-ucebnicie-ucebnici.mon.gov.mk/pdf/320_Hirurgija_IV_ALB_PRINT_WEB.pdf · - Vulnus punctum – plagë e shpuar - Vulnus contusum – plagë nga goditja-kontuzioni

18

- drenazhimi i plagëve më të mëdha: në treg janë dispozicion drene me shtypje negative.

2. Drenazhimi pasiv: nuk ka përparësi ndaj drenazhit në formë shiriti i cili më pak e traumatizon plagën.

3. Drenazhi i kombinuar

Është i përpunuar nga kateteri folit i futur te dreni i fenestruar përçues. Përdoret te plagët e mëdha me shumë eksudat.

2.3.3. Parimet e aplikimit të drenazhit

1. Përdor teknik aseptike

Qethja e fushë operuese që të parandalohet kontaminimi nga qimet. Përgatitja kirurgjik e lëkurës para aplikimit të drenazhit. Pas aplikimit të drenazhit duhet të mbulohet me gazë steri-le deri te heqja përfundimtare. Lidhja duhet të ndryshohet së paku një herë në ditë që të kont-rollohet plaga dhe të shmanget macerimi.

2. Përdoret drenazhi më të vogël i cili do të siguron drenim efikas. Ashtu do të zvogëlohet re-aksionet pezmatuese.

3. Planifiko vendosjen e drenazhit

- vendoje drenin te vendi më proksimal, - dreni duhet të del nga vendi më i ulët që të mundësohet rrjedha gravitacionale.

4. Vrima dalëse

- duhet të jetë e larguar nga incizimi kirurgjik (edhe pse do ta zmadhon rrezikun për infek-tim të plagës);

- zvogëloje numrin e vrimave dalëse;- bëje vrimën më të vogël që është e mundur e cila nuk do ta dëmton drenazhimin; - përforcoje drenin me qepja për lëkurën përreth vrimës dalëse.

5. Heqja e drenazhit

Duke pasur parasysh komplikimet e mundshme të cilat janë të lidhura me përdorimin e drenazheve, të njëjtat duhet të hiqen menjëherë kur s’ka më nevojë për ta. Vendimi bazohet te vlerësimi ditor të sasisë dhe karakterit të eksudatit i cili mblidhet te lidhja e plagës. Të gjitha dre-nazhet shkaktojnë reaksion të trupit të huaj dhe do të shkaktojnë tajitje të një sasie të vogël të sekretit të tejdukshëm.

2.4. LLOJET E QEPJEVE

Te kirurgjia e kafshëve shtëpiake përdoren teknikat e ndryshme të qepjes. Ndahen sipas kategorive:

- sipas regjionit anatomik te i cili vendosen; - sipas asaj nëse shkaktojnë afrimin, kthimin;

Page 19: 04 11 Hirurgija IV ALB - e-ucebnicie-ucebnici.mon.gov.mk/pdf/320_Hirurgija_IV_ALB_PRINT_WEB.pdf · - Vulnus punctum – plagë e shpuar - Vulnus contusum – plagë nga goditja-kontuzioni

19

- sipas aftësisë që ti mbizotëron forcat tendosëse të cilat e pamundësojnë afrimin e mirë të in-deve dhe

- sipas asaj si vendoset - në vazhdimësi ose e ndërprerë.

2.4.1. Qepjet afruese (apozicionuese)

Në këtë grup bëjnë pjesë: qepjet e njëtrajtshme, e njëtrajtshme intradermale ose subku-

tane, të vazhdueshme ose të vazhdueshme bllokuese.

Njëtrajtshme (të thjeshta) (Fig. 2-1) - vetit e përgjithshme të kësaj qepje janë: mbyllja e si-gurt anatomike, forcat tendosëse në mënyrë precize të shpërndara të qepjes, lehtë bëhen. Kjo qepje përdoret për qepjen e lëkurës, nënlëkurës, fashiave, enëve të gjakut, nervave.

Individuale brendadermale ose subkutane (Fig. 2-2) me këtë qepje sigurohet mbyllja pa pe të dukshëm në lëkurë dhe përdoret për mbyllje brendadermale të lëkurës.

Fig. 2.1. Qepja e njëtrajtshme

Fig. 2.2. Qepja e njëtrajtshme intradermale

E vazhdueshme (Fig. 2-3) - vetitë e përgjithshme të kësaj qepje janë: e kursen kohën dhe materialin, rekomandohet për etazhe me tension të dobët, tendosja e fortë shkakton mbledhje dhe kthim të lëkurës. Përdoret për lëkurën, nënlëkurën dhe fashiet.

E vazhdueshme bllokuese (Fig. 2-4) - i ka vetit e njëjta si ai i vazhduar por me një siguri më të madhe. Përdoret për qepjen e lëkurës dhe diafragmës.

Fig. 2.3. Qepja e vazhduar Fig. 2.4. Qepja e vazhduar bllokuese

Page 20: 04 11 Hirurgija IV ALB - e-ucebnicie-ucebnici.mon.gov.mk/pdf/320_Hirurgija_IV_ALB_PRINT_WEB.pdf · - Vulnus punctum – plagë e shpuar - Vulnus contusum – plagë nga goditja-kontuzioni

20

2.4.2. Qepjet invertuese

Te kjo grup bëjnë pjesë qepja e Lembertit dhe qepja e qeses së duhanit.

Qepja e Lembertit (Fig. 2-5) - vetitë e përgjithshme të kësaj qepje janë: përdoret si i njëtrajtshëm ose i vazhdueshëm, vendoset vetëm deri në submukoza, asnjëherë në lumenin e zorrëve. Përdoret për mbylljen e organeve hapësinore të brendshme.

Qepja e qeses së duhanit (Fig. 2-6) - paraqet llojin cirkular të Lembertit, pjesa duhet të shtyhet kur shtrëngohet qepja. Përdoret për kthimin e pjesës së zorrës.

Fig. 2.5. Qepja e Lembertit Fig. 2.6. Qepja e qeses së duhanit

2.4.3. Për uljen e tensionit

Te kjo grup bëjnë pjesë:e njëtrajtshme vertikale (qepja u ose rikthyese) (Fig. 2-7) - mundëson apozicion deri në

kthim dhe e eliminon shfaqjen e hapësirës së vdekur. Përdoret për qepjen e lëkurës, nënlëkurës, fashieve.

e njëtrajtshme horizontale - qepja u (Fig. 2-9) - apozicionimi deri në kthim varësisht nga forca e tendosjes dhe thellësia e vendosjes. Përdoret për lëkurën, nënlëkurën, fashiet, muskujt, tendinët.

qepja - U (Fig. 2-10) - mbyllje e shpjet e lehtë. Përdoret te lëkura, nënlëkura, fashiet.tendin (Fig. 2-8) - mundëson bashkim të shkëlqyeshëm me një forcë të barabartë të

shtrëngimit. Përdoret për qepjen e tendinëve.

Page 21: 04 11 Hirurgija IV ALB - e-ucebnicie-ucebnici.mon.gov.mk/pdf/320_Hirurgija_IV_ALB_PRINT_WEB.pdf · - Vulnus punctum – plagë e shpuar - Vulnus contusum – plagë nga goditja-kontuzioni

21

Fig. 2.7. E njëtrajtshme vertikale - qepja u

Fig. 2.9. E njëtrajtshme horizontale - qepja u Fig. 2.10. Qepja u

Fig. 2.8. Qepja tendin

Përparësia e qepjes njëtrajtshme është te shpërndarja e saktë e forcave tendosëse te seci-la pikë përgjatë tërë gjatësisë. Përparësia më e madhe e qepjes së vazhduar është shpejtësia e kryerjes së saj. Më tej, qepja individuale është secila më vete, ashtu që gabimi i bërë te njëra prej qepjeve nuk jep pasoja për qepjet e tjera. Megjithatë, ndërprerja e qepjes te vendosja e vazh-dueshme mund të shkakton ndarje të plagës përgjatë tërë gjatësisë së saj. Qepja individuale kërkon një kohë më të gjatë për tu kryer, pasi që duhet të lidhen më shumë nyje, e rritën sasinë e trupit të huaj te plaga dhe e zvogëlon aspektin ekonomik të qepjes. Në të kundërtën e kësaj, ajo e vazhdueshme kërkon më pak material dhe akoma më pak nyje, një kohë më të shkurtër për kryerjen dhe e zvogëlon sasinë e trupit të huaj te plaga, kurse gjatë asaj formon edhe një barrierë të shkëlqyeshme për hyrjen e ajrit dhe lëngjeve në të dy drejtimet.

2.5. LIDHJA E NYJEVE KIRURGJIKALE

Veprimi përfundimtar gjatë shërimit të plagës me ndihmën e qepjeve paraqet lidhja e nyjave. Cilësia dhe siguria e nyjave të lidhura paraqet një prej parakushteve kryesore për shërim të shpejtë dhe të suksesshëm e një plagë:

Kirurgjia, kryesisht, njeh dy lloje të lidhjes së nyjave:

Page 22: 04 11 Hirurgija IV ALB - e-ucebnicie-ucebnici.mon.gov.mk/pdf/320_Hirurgija_IV_ALB_PRINT_WEB.pdf · - Vulnus punctum – plagë e shpuar - Vulnus contusum – plagë nga goditja-kontuzioni

22

� nyja e thjeshtë (ambulante) - bëhet me lidhjen e dy nyjave të njëpasnjëshme në drejtim të kundërt, duke e mbajtur tensionin e njëjtë të dy skajeve të perit;

� nyja kirurgjikale - ngjashëm si ajo e para, me atë që gjatë vendosjes së nyjës së parë, skaji i lirë i perit dy herë lidhen në një lak (Fig. 2.11). Në rast se nuk bëhet kthimi i nyjave në drejtim të kundërt ose të mos aplikohet tensioni i njëjtë në të dy skajet e perit gjatë shtrëngimit, mund të vjen deri te lidhja e çrregullt e nyjave e cila çdoherë do të rezul-ton me dobësim ose lëshim të qepjes ose pak me iritimin e skajeve të plagës.

Fig. 2.11. Nyja kirurgjikale

Nyjet mund të lidhen me ndihmën e instrumentit (mbajtësit të gjilpërës) (Fig. 2.13) ose me duar (Fig. 2.12). Në varshmëri të shkallës së përdorimit të secilës prej duarve gjatë lidhjes së nyjave mund të definohen dy teknika - “me një dorë” dhe me “dy duar”. Secila prej këtyre meto-dave ka përparësitë dhe mangësitë dhe rekomandohet në situata të ndryshme.

Fig. 2.12. Lidhja e nyjës kirurgjikale me duar

Page 23: 04 11 Hirurgija IV ALB - e-ucebnicie-ucebnici.mon.gov.mk/pdf/320_Hirurgija_IV_ALB_PRINT_WEB.pdf · - Vulnus punctum – plagë e shpuar - Vulnus contusum – plagë nga goditja-kontuzioni

23

Fig. 2.13. Lidhja e nyjës kirurgjikale me instrument

2.6. KLASIFIKIMI I MATERIALIT PËR QEPJE

2.6.1. Karakteristikat e materialeve për qepje

Ekzistojnë një numër i madh i materialeve të cilat përdoren për qepje. Pa dallim nga fakti se prej çfarë materiali është bërë peri, ai në organizëm vepron si trup i huaj. Enzimat e makrofa-geve kanë aftësi ta tretin dhe plotësisht ta absorbojnë perin. Të gjitha materialet të cilat në këtë mënyrë mund të treten te organizmi quhen absorbuese kurse ata të cilat nuk mund në asnjë mënyrë të “përpunohen” quhen joabsorbuese.

1. Materialet absorbuese

- Peri kirurgjik - katgut (Catgut): Përgatitet nga submukoza e zorrëve të holla të dhenve ose nga seroza intestinale e gjedhëve. Është i përbërë nga kolagjeni natyror i cili absorbohet me anë të fagocitozës dhe degradimit fermentues. Sipas rregullës është e lidhur me një proces të rëndësishëm pezmatues. Periudha e absorbimit varet nga vendi dhe kushtet në plagë. Humbja e forcës tendosëse është e shpejtë dhe e paparashikuar. Kromimi e ul reaksionin pezmatues dhe e ruan forcën tendosëse më gjatë sesa katguti i thjeshtë.

- Acidi poliglikolik (Polyglicolic acid) - Dexon, Dexon II, Safil - polimer shumë filamentoz i përparmë sintetik i acidit glikolik (zakonisht është e mbështjellë). Tretet në rrugë hidrolitilke.

- Poliglaktin 910 (Ployglatin 910) - Vicryl, Vicryl rapide - pe i përparmë sintetik absorbue-

se (acidi glikol dhe ai i qumështit). Është i mbështjellë që të reduktohet fërkimi nëpër inde dhe të përmirësohen karakteristikat e nyjës. Absorbohen nëpërmjet hidrolizës dhe ka një zvogëlim të paraparë të forcës tendosëse.

- Polidioksano (Polydoxanone) - PDS, PDSII - polimer sintetik i Pardioksanonit. Ai është material monofilament i cili shpërbëhet me anë të hidrolizës, por me një shpejtësi më të vogël sesa penjtë e tjerë resorbues, me çka mundëson një qëndrim më të zgjatur të plagës. Përdoret për indet të cilat ngadalë rigjenerohen (fashite, tendinët).

- Poliglikonati (Polygluconate) - Maxon - monofilament sintetik me karakteristika të

ngjashme si PDS.

- Poliglekapron (Polyglecaprone) - Monocryl - polimer sintetik i glikolit dhe kaprolaktonit.

Page 24: 04 11 Hirurgija IV ALB - e-ucebnicie-ucebnici.mon.gov.mk/pdf/320_Hirurgija_IV_ALB_PRINT_WEB.pdf · - Vulnus punctum – plagë e shpuar - Vulnus contusum – plagë nga goditja-kontuzioni

24

Material monofilamentoz i cili absorbohet me anë të hidrolizës. Përdorimi është i shkël-qyeshëm, gjithashtu edhe lidhja, kurse edhe besueshmëria e nyjave. Ka një forcë më të madhe fillestare sesa të gjitha penjtë e tjerë resorbues.

2. Materialet jo-resorbuese

- Mëndafshi (Silk) - Mersilk, Silkam - pe i përparmë prej shumë filamenteve, më shpesh është i mbështjellë që të ulet kapilariteti. Shkakton një reaksion të dukshëm indor. Karakterizo-het me manipulim të shkëlqyeshëm, por mbajtje dhe siguri të dobët në nyje. Kryesisht përdoret për ligaturat, por asnjëherë në prani të infeksionit ose kontaminimit.

- Najloni (Nylon) - Ethilon, Neurolon, Dermalon - monofilamentoz, ka një forcë të madhe tendosëse, memorie të madhe, dhe për këtë shkak karakterizohet me një siguri të dobët të nyja-ve dhe me një përdorim të keq. Zakonisht përdoret për qepjet e lëkurës.

- Polipropileni (Polypropilene) - Prolene, Premilene, Fluorofil - polimer monofilament i propilenit.

- Fije të çelikut -. monofilamente, karakterizohet me një forcë të madhe tendosëse dhe si-guri të nyjave. Ka karakteristika të këqija për përdorim (thyhet gjatë lëvizjeve të përsëritura te vendi i njëjtë). Zakonisht përdoret te kirurgjia ortopedike.

2.6.2. Zgjedhja e materialit për qepje

Gjatë zgjedhjes së materialit duhet të veprojmë sipas këtyre parimeve:parimi i parë: materiali duhet të jetë me një forcë më të vogël sa është edhe forca e indit

tek e cila vendoset ajo. Lëkura dhe fashiet paraqesin inde më të forta, lukthi dhe zorra janë më të dobëta, kurse fshika urinore ka ind më të dobët.

parimi i dytë: i dedikohet periudhës kohore për të cilën materiali e humbën forcën e tij, kurse indi me shërim e kthen forcën e vet. Këto periudha kohore duhet të jenë kompatibile. Kur mbaron procesi i shërimi t të plagës, peri më nuk është i nevojshëm. Më saktë pas një periudhe të caktuar kohore, secili pe e humbën forcën e tij në varshmëri nga veçoritë e indit te i cili ven-doset, kurse sipas këtij kriteri zgjidhen edhe petë për indet e ndryshme.

Plagët në organizëm rigjenerohen shpejtë për 14 deri 21 ditë. Zgjidhje e drejtë për qepje të organeve janë materialet absorbuese siç është PGA/ fillon të resorbohet në ditën e 14, kurse plotësisht absorbohet për 120 ditë ose krom katguti i cili fillon të absorbohet ditën e 10, 20 dhe 40 në varshmëri nga niveli i kromatizimit. Fashia rigjenerohet shumë ngadalë dhe prandaj është e nevojshme të përdoren materialet joresorbuese për mbylljen e saj.

parimi i tretë: nëse penjtë nga aspekti biologjik e ndryshojnë procesin e shërimit, këta ndryshime duhet të merren parasysh gjatë zgjedhjes së materialit. Shembulli më i mirë për këto ndryshime te proceset e shërimit të plagëve është përdorimi i penjve për qepje në plagët e kon-taminuar ose të infektuara. E njohur e përgjithshme është se penjtë e potencojnë paraqitjen e infeksioneve, aftësinë e indit të qepur të mbrohet nga infeksionet varet nga konfiguracioni fizik dhe kimik i perit. E njohur dhe e dëshmuar është se materialet monofilamente (nga një fije) janë më rezistonte ndaj paraqitjes së infeksionit sesa materialet prej shumë filamenteve (më shumë file të mbështjella) edhe pse edhe njëra edhe tjetra janë të bëra nga materiali i njëjtë. Më tej di-het se materialet sintetike në këtë kontekst janë superior ndaj materialeve natyrale. Duke i njo-hur këto dhe vetitë e tilla të materialeve, plagët e ndotura mund të qepen me PGA, najlonat mo-nofilament ose me propilen, por me kufizim veçanërisht te indet e ndotura, dhe janë të vendo-sura në sasi minimale.

Page 25: 04 11 Hirurgija IV ALB - e-ucebnicie-ucebnici.mon.gov.mk/pdf/320_Hirurgija_IV_ALB_PRINT_WEB.pdf · - Vulnus punctum – plagë e shpuar - Vulnus contusum – plagë nga goditja-kontuzioni

25

parimi i katërt: vetitë mekanike të materialit duhet të përputhen me vetitë mekanike të indit i cili qepet me të. Për shkak të ngjashmëri të lakesës së stresit forca e indeve dhe lakesa e forcës së stresit të materialit për qepje, polipropilenit dhe najlonit rekomandohen për qepjen e indeve të cilat kanë një forcë më të madhe të elongimit (zgjatjes) siç është rasti me lëkurën. Forca e materialit për qepje i përcakton edhe karakteristikat e tij për punë, forcën e nyjës dhe sigurinë e nyjës. Konfiguracioni monofilament, agjensët e pranishëm me të cilët mbështjellit materiali dhe diametri më i madh i materialit, kushtëzojnë një forcë të zmadhuar të vet perit.

Tabela 2.1. Udhëzime për zgjedhjen e dimensionit adekuat të perit

indi lloji i materialitdimensionet e perit sipas

USPkafshët

e mëdhakafshët e vogla

lëkura najloni monofi lament dhe polipropile

1 deri 2 4-0 dhe 3-0

subkutisi sintetike resorptive 0 deri 1 4-1 dhe 3-0Fashia sintetike jo-resorptive 0 deri 1 3-0 deri 0muskuli sintetike resorptive ose

jo-resorptive0 deri 1 3-0 deri 0

organet e brendshme

guti kirurgjik, sintetike resorptive, monofi lamente jo-resorptive

2-0 deri 1 2-0 deri 1

enët e gjakut - ligatura

enët e gjakut - ligatura 3-0 deri 0 4-0 deri 2-0

enët e gjakut - qepja

sintetike jo-resorptive (polipropilen)

5-0 dhe 4-0 6-0 dhe 5-0

nervat sintetike jo resorptive (polipropilen dhe najlon)

5-0 deri 3-0 6-0 dhe 5-0

tendinët sintetike joresorbuese (najlon), natyrore joresor-buese (fi jet e çelikut)

2-0 dhe 0 3-0 deri 0

Shumë shpesh bëhen gabime gjatë zgjedhjes së llojit të materialit për qepje dhe diamet-rit të tij. Për këtë shkak është bërë edhe ndarja sipas të cilës në kirurgjinë veterinare, llojet e cak-tuara të indeve qepen me një material të caktuar dhe me një trashësi të caktuar.

Page 26: 04 11 Hirurgija IV ALB - e-ucebnicie-ucebnici.mon.gov.mk/pdf/320_Hirurgija_IV_ALB_PRINT_WEB.pdf · - Vulnus punctum – plagë e shpuar - Vulnus contusum – plagë nga goditja-kontuzioni

26

Dimensionet e perit zakonisht shënohen sipas farmakopesë amerikane (USP). Kështu, peri 10-0 është më i hollë kurse 7 është më i trashë. Standardi për gutin kirurgjik është diçka më i ndryshëm se ato të tjera. Sistemi metror bazohet te dimensionet e vërteta (diametri) i perit dhe është i shprehur në të dhjetat e milimetrit.

2.7. GJILPËRAT KIRURGJIKALE

Gjilpërat për mbyllje kirurgjikale të plagëve janë të dispozicion në shumë forma, lloje dhe madhësi.

Sipas formës gjilpërat mund të jenë të drejta ose të lakuara (Fig. 2-14). Gjilpërat e drejta ki-rurgjikale përdoren për inde të cilat janë të kapshme për qepje. Gjilpërat e lakuara janë më të volitshme për tu përdorur dhe gjenden në shumë forma (1/4; 3/8; 1/2 ose 5/8 nga rrethi).

Me vet zgjedhjen e gjatësisë, trashësisë dhe formës së lakesës së gjilpërës përcaktohet edhe madhësia edhe thellësia e sipërfaqes dhe indi i cili te ajo sipërfaqe qepet (p.sh. indi i cili qepet në thellësi të plagës ose zbrazëtirën trupore vështirë është i kapshëm për gjilpëra prej 1/2 në lakim, prandaj më mirë është që të përdoren gjilpëra me 5/8 pasi që më lehtë mund të gjen-det maja e tij dhe të kapet me kapës gjilpëre që të tërhiqet) (Fig. 2.15).

Maja e gjilpërës duhet pa problem të kalon nëpër indin te i cili bëhet qepja.

Klasike E drejtë

Maja e gjilpërës Baza e

gjilpërës

Trupi i gjilpërës

Hyrja e hapur

Fig. 2.14. Llojet e gjilpërave

Ekzistojnë edhe rregulla të cilave duhet t’i përmbahemi gjatë zgjedhjes së gjilpërave ki-rurgjikale:

1. gjilpëra duhet të bëjë vrimë në ind vetëm sa që të kalon peri nëpër te;2. arkitektura e indit nëpër të cilën kalon gjilpëra nuk duhet të dëmtohet;3. në ind me gjilpërën nuk duhet të futen mikroorganizmat, trupat e huaj, substancat kimike

dhe materiet tjera;4. gjilpërat duhet të jenë prodhuar nga materiali dhe ashtu të dizajnuara çka në mënyrë mi-

nimale ta dëmtojnë ose thyejnë.

Page 27: 04 11 Hirurgija IV ALB - e-ucebnicie-ucebnici.mon.gov.mk/pdf/320_Hirurgija_IV_ALB_PRINT_WEB.pdf · - Vulnus punctum – plagë e shpuar - Vulnus contusum – plagë nga goditja-kontuzioni

27

prerja tërthore e majës dhe ovale e trupit

(organet e brendshme)prerja rrethore e trupit dhe majës trekëndore

(tendinët)prerja klasike

trekëndore (lëkura)

Prerja trekëndore (lëkura)

Maja e shpatullës (oftalmoplegjia)

Maja jo e mprehtë (organet

parenkimatoze)

trupi

trupi trupi trupi

trupitrupi

maja maja maja

maja maja maja

Fig. 2.15. Llojet e gjilpërave sipas indit të cilin duhet ta qepin

Gjilpërat të cilat nuk kanë vrimë, por peri është i ngjitur për to - “gjilpërat jo traumatike”, paraqesin një kualitet të sigurt për qepje. Kjo shpjegohet me atë se zvogëlohet diametri i cili ka-lon nëpër indin, dhe me vet atë edhe indi shumë më pak dëmtohet edhe për shkak të sterilite-tit të sigurt të paketimit origjinal (Fig. 2.16).

Fig. 2.16. Gjilpërat jo traumatike

Page 28: 04 11 Hirurgija IV ALB - e-ucebnicie-ucebnici.mon.gov.mk/pdf/320_Hirurgija_IV_ALB_PRINT_WEB.pdf · - Vulnus punctum – plagë e shpuar - Vulnus contusum – plagë nga goditja-kontuzioni

28

2.8. INFEKSIONET NË KIRURGJI

Infeksioni paraqet futjen e mikroorganizmave patogjen në organizmin prekës, shumimi i tyre, përhapja dhe prodhimi i toksinëve, si edhe reaksioni i organizmit i të gjitha shfaqjeve.

2.8.1. Faktorët për shfaqjen e infeksionit

Për të mundur mikroorganizmat patogjen të futen në organizmin e kafshëve, është e ne-vojshme porta hyrëse e infeksionit, dhe këto me së shumti janë lëndimet e lëkurës dhe mukozës. Në rrjedhën dhe zhvillimin e mëtejshme të infeksionit rol shumë të rëndësishëm kanë edhe kushtet lokale dhe të përgjithshme.

Terren ideal për zhvillimin e infeksionit paraqet indi i nekrotizuar, iskemik dhe i lënduar dhe hematomë.

Kushtet e përgjithshme, që paraqesin pasqyrën e gjendjes së gjithë sistemit të organeve, paraqesin faktor të rëndësishëm për shfaqjen e infeksionit. Në kafshët e moshuara, anemike, kashektike, te të cilët kemi çrregullime të metabolizmit, indet janë të prirura për një zhvillim më intensiv të infeksionit, veçanërisht pas intervenimit kirurgjik.

2.8.2. Mekanizmi i mbrojtës të organizmit nga infeksioni

Mekanizmat mbrojtës të organizmit nga infeksioni janë të ndara në katër grupe:1. barrierat fizike dhe kimike2. reagimi pezmatues3. sistemi retikul-endotel4. reagimi imunologjik

Barrierat fizike dhe kimike paraqesin pjesën e kompleksit të sistemit ndëraksional të mbrojtjes jo specifike të nikoqirit. Këto barriera janë të rëndësishme për parandalimin e shfaq-jes dhe përhapjes së infeksionit nga mikroorganizmat endogjen dhe ekzogjen. Kjo grup e me-kanizmave i përfshin integritetin morfologjik të lëkurës dhe membranave mukoze, sfinkterët, epiglotisin, rrjedhën normale sekretuese dhe ekskretuese (respektivisht funksionin), fl orën en-dogjene (saprofite) dhe acidin e lukthit. Shembulli më i mirë për çrregullimin e barrierës fizike dhe kimike paraqet aplikimi i kateterit brendavenoz (shpohet lëkura dhe murri i enës së gjakut), dhënia e antacidëve (hiqet barriera e lukthit).

Reagimi pezmatues - përbërësi i tij themelor paraqesin fagocitet të cilat qarkullojnë (ne-utrofilet, monocitet, eozinofilet dhe bazofilet). Ata origjinën e kanë te palca e kockës dhe pas sinjalit adekuat vijnë te qarkullimi periferik dhe shpërndahen te indi lokal. Kur vijnë deri te foku-si i infeksionit, fagocitet ngjiten me mikroorganizmat dhe i fagocitojnë.

Sistemin retikul-endotelial e paraqesin fagocitet të cilët rrjedhin nga monocitet që qarkullojnë. Ky sistem retikul-endotelial i përfshin makrofagët në mëlçi (qelizat e Kupferit), shpretka, nyjat limfatike.

Reagimi imunologjik - në mënyrë drejtpërdrejt është e lidhur me funksionin e limfociteve T dhe produkteve të tyre tretëse dhe funksioni i limfociteve B dhe antitrupthat e tyre të veçantë.Këto qeliza janë të shpërndara te qarkullimi i gjakut dhe te indi. Limfocitet T formojnë citokinët, kurse limfocitet B formojnë antitrupa të veçantë dhe bashkë me makrofagët, monocitet dhe re-

Page 29: 04 11 Hirurgija IV ALB - e-ucebnicie-ucebnici.mon.gov.mk/pdf/320_Hirurgija_IV_ALB_PRINT_WEB.pdf · - Vulnus punctum – plagë e shpuar - Vulnus contusum – plagë nga goditja-kontuzioni

29

aksionin e komplementit formojnë sistem ndëraksional në luftën kundër infeksionit të secilës plagë.

Infeksioni mund të jetë i përgjithshëm dhe lokal, mund të jenë të shkaktuar nga një lloj mikroorganizëm (mono infeksioni) ose të jetë i shkaktuar nga dy ose më shumë mikroorganiz-ma (infeksioni i përzier).

Rrugët më të zakonshme për shfaqjen dhe përhapjen e infeksionit janë nëpërmjet kontak-tit, ajrit dhe pluhurit, kurse disa infeksione përhapen edhe në mënyrë metastaze (hematogjene dhe limfogjenë) dhe kanalikulare.

2.9. INFEKSIONET KIRURGJIKALE

Infeksionet kirurgjikale paraqesin problem kirurgjik pasi që janë të lidhura me atribu-tet kirurgjikale siç janë plagët artificiale dhe aksidentale dhe proceset infektive të cilat vetëm nëpërmjet rrugës operative mund të sanohen.

2.9.1. Specifikat e infeksioneve kirurgjikale

Infeksionet kirurgjikale kanë edhe disa specifika të cilat i dallojnë nga llojet e ndryshme të infeksioneve.

Veçoria e parë e infeksioneve të tilla janë sipërfaqet të pavaskularizuara të mbyllura (abs-ces, empiemë dhe gangrena e gazore).

E dyta, është numri i madh i llojeve patogjene të mikroorganizmave të cilat mund të shkaktojnë infeksion kirurgjik (streptokokët, stafilokokët, mikroorganizmat enteral dhe anaerobët patogjen).

E treta, kafsha e cila ka prirje për infeksion, respektivisht tek e cila është e pranishme (e dukshme) deficiti i sistemit imunologjik.

2.9.2. Infeksionet aerobe (infeksionet piogjene)

Ubi pus ibi evacua (ku ka qelb duhet të eliminohet)Shkaktarët më të shpeshtë të infeksioneve piogjene janë streptokokët dhe stafilokokët.

Në aspektin klinik, infeksionet aerobe mund të manifestohen si pezmatim seroz, sero-fibrinoz, fibrinoz dhe me qelb.

Infeksionet piogjene ndahen në:� infeksionet lokale qelbësuese dhe � infeksionet e përgjithshme qelbësuese.

2.9.3. Infeksionet lokale qelbësuese

Në infeksionet lokale qelbësuese bëjnë pjesë: pustula, aknet, furunkuli, fl egmona, abs-

cesi dhe empiema.

Pustula - paraqet një fshikëz me qelb. Ajo është vatër qelbësuese cirkumskripte e lokali-zuar në epidermis. Në kafshë pustula mund të shihet te pjesa e papigmentuar e lëkurës.

Akne - paraqet pezmatim qelbësues i folikulit të qimes dhe e gjëndrave dhjamore përkatëse. Procesi pezmatues i tillë haset në qen, kuaj dhe derra. Akne është e lokalizuar te ato

Page 30: 04 11 Hirurgija IV ALB - e-ucebnicie-ucebnici.mon.gov.mk/pdf/320_Hirurgija_IV_ALB_PRINT_WEB.pdf · - Vulnus punctum – plagë e shpuar - Vulnus contusum – plagë nga goditja-kontuzioni

30

vende të cilat i nënshtrohen ngacmimeve të vazhdueshme mekanike me pajisje dhe mjete jo adekuate.

Furunkuli - paraqet pezmatim purulente-nekrotike e folikulit të qimes e cila ka prirje të zgjerohet te indi i shëndosh përreth. Dukuria kur në të njëjtën kohë një numër më i madh i fu-runkuleve te rajoni i njëjtë quhet furunkulozë.

Themelore te trajtimi i infeksioneve purulente lokale të përmendura është asgjësimi i shkaktarëve të cilat e shkaktojnë shfaqjen e tyre.

Aplikimi lokal i kompresave të ngrohta - të lagështa (alkoolike ose kompresa e Burit) për shërim më të shpejtë të procesit dhe evakuim të qelbit. Lokalisht mund të aplikohen edhe pre-paratet e jodid ose kremat antibiotik.

Empiema - paraqet grumbullim i qelbit te zbrazëtirat ekzistuese trupore (e kraharorit, ab-dominale, e nyjave, sinuseve).

Qelbi grumbullohet te fund të zbrazëtirës kurse te ajo mund të ketë e gazra. Qelbi mund të ketë ngjyrë dhe konsistencë të ndryshme, e verdhë dhe e dendur është nëse janë të pranish-me stafilokokët, e verdhë me ngjyrë kremi kur bëhet fj alë për infeksion streptokok. Gjatë dyshi-mit se bëhet fj alë për empiemë njëjtë bëhet punktimi sprovues.

Në mjekimin e empiemës rregulla kryesore është të eliminohet qelb nga zbrazëtira trupo-re. Në mjekimin mëtejmë mund zbrazëtira trupore të pastrohet me tretësirë fiziologjike ku ka tretësirë të antibiotikëve.

Flegmona (phlegmona)

Paraqet pezmatim qelbësues i indit lidhor i cili mund të shfaqet te të gjitha pjesët e tru-pit. Flegmona ka karakter difuz. Në varësi nga lloji ose lokalizimi i indit të prekur me procesin fl egmona, mund të bëhet fj alë për fl egmonë nënlëkuror, periartikulare, perikondrale, subfasci-ale dhe intramuskulare.

Etiologjia: Shkaku për shfaqjen e fl egmonës janë plagët e infektuara (streptokokë dhe më rrallë stafilokokë), por fl egmona mund të shfaqet edhe në mënyrë metastazike në rast të infek-timit të përgjithshëm edhe atë hematogjen dhe limfogjenë.

Simptomat: Simptomat të cilat e karakterizojnë indin fl egmonoz janë temperatura e ngri-tur trupore, ethet dhe dhimbja e fortë (mund të paraqitet edhe lëvizje anësore nëse fl egmona është e lokalizuar te gjymtyrët).

Mjekimi: Dozat e larta të antibiotikëve për 4-6 ditë, serum të antitetanusit, lokalisht apli-kohen kompresa të ngrohta respektivisht krem 10% kamfor. Nëse vjen deri te formimi i absce-sit duhet të bëhet incizoni i saj.

Abscesi - abscessus

Paraqet grumbullim i qelbit në zbrazëtirën e porsaformuar. Mund të shfaqet te sipërfaqja (e jashtme) dhe te pjesët më të thella të indeve dhe organeve (e brendshme). Abscesi mund të jetë absces septik dhe absces aseptik (steril).

Etiologjia: Abscesi septik më shpesh ndodh në vendin e depërtimit të mikroorganizmit (plagët me pickim), por mund të shfaqet edhe nga metastaza.

Abscesi aseptik zhvillohet te vendi i aplikimit të ndonjë preparati i cili shkakton shpërbërje të indeve (preparatet korrozive).

Simptomat: Procesi i tillë te indet shkakton grumbullim i neutrofileve dhe makrofage-ve, të cilët e fagocitojnë indin e dëmtuar, gjatë së cilës edhe vet ata i nënshtrohen degradimit. Përzierja e tillë e detritusit qelizor, neutrofilet e degjeneruar yndyror dhe makrofagët dhe leuko-citet e ruajtura dhe e gjithë kjo në raporte të ndryshme, paraqet supstrati i abscesit i cili quhet

Page 31: 04 11 Hirurgija IV ALB - e-ucebnicie-ucebnici.mon.gov.mk/pdf/320_Hirurgija_IV_ALB_PRINT_WEB.pdf · - Vulnus punctum – plagë e shpuar - Vulnus contusum – plagë nga goditja-kontuzioni

31

qelb. Te absceset septike te qelbi gjenden edhe baktere shkaktar të qelbit, të cilat te indi vijnë nëpërmjet lëkurës dhe mukozës, kurse te organet në mënyrë hematogjene dhe limfogjenë.

Diagnoza - diferenciale - abscesi duhet të dallohet nga:- hematoma, shfaqet papritmas, nuk është me temperaturë dhe me punktimin e saj fito-

het gjak.- hernia, më shpesh lokalizohet në abdomen, në te preket unaza dhe vrima e hernies, qes-

ka hernies dhe përmbajtja, nganjëherë është reponabile dhe zakonisht nuk është e temperuar.- burzitet, zakonisht janë të lokalizuar nën tendinët deri te vet kocka.

Punksioni provues (punctio probatoria) - paraqet metodë diagnostike e cila kryhet gjatë ekzistimit të dyshimit për absces. Vendi ku bëhet punksioni duhet të qethet dhe dezinfektohet. Lokalizimi i saktë i punksionit vërtetohet me palpim, me gishtin tregues dhe të mesëm njëri pas tjetrit, që të gjendet vendi ku fl uktuimi është më i dukshëm. Për punksion përdoret gjilpëra e cila ka një diametër të madh, nga e cila së pari del gaz, e pastaj qelb.

Mjekimi: Qelbi nga abscesi duhet të eliminohet. Nëse abscesi nuk është i zhvilluar (nuk fl uktuon) para prerjes duhet të jepen antibiotik, kompresa të ngrohta dhe krema. Prerja e abs-cesit bëhet te vendi më i ulët, respektivisht në vendin për të cilin me palpim vërtetohet se është më i butë.

2.9.4. Infeksionet e përgjithshme piogjene

Në infeksionet piogjene me një karakter të përgjithshëm bëjnë pjesë:

• toksemia, • bakteremia dhe

• septikemia.

Toksemia (intoksikacioni) paraqet gjendje e organizmit e cila shfaqet me ardhjen e pro-dukteve të baktereve dhe produktet e proteinave të shpërbëra nga plaga e infektuar në qarkul-limin e gjakut.

Bakteremia paraqet infeksion i përgjithshëm piogjen dhe nënkupton gjendje tek e cila bakteret janë të pranishme në gjak. Bakteret hyjnë te qarkullimi nga vatra parësore purulente.

Konstatimi i baktereve në gjak paraqet qasje kryesore diagnostike.Bakteret më të shpeshta të cilat e shkaktojnë gjendjen e tillë janë E. coli, stafilokokët dhe

disa anaerob. Nëse në hemokulturë, njëkohësisht, janë të pranishme më shumë lloje të bakte-reve dhe të anaerobëve atëherë ajo është shenjë e sigurt se bëhet fj alë për infeksion që është i shkaktuar nga ndërhyrje kirurgjikale.

Rezultati te bakteremia në rend të parë varet nga vet kirurgu, aftësia e tij ta njeh atë mo-ment kur është e nevojshme reintervenimi kirurgjik (incizioni, drenazhimi dhe ekscizioni). Kjo, në fakt është e vetmja dhe mënyra e drejtë e trajtimit të bakteremisë. Gjithashtu, është e nevojs-hme që të aplikohen antibiotik parenteral (brendavenoz) sipas antibiogramit nga hemokultura.

Septikemia paraqet një lloj të rëndë të infeksionit purulente i cili paraqet kombinim të bakteremisë dhe toksemisë, gjatë të cilës bakteret shumohen në gjak. Problem themelor para-qet pamundësia e sistemit imun ta lokalizon dhe mund infeksionin.

Shkaktarët më të shpeshtë të septikemisë janë mikroorganizmat gram-negative (E. coli, Pseudomonas dhe Proteus), kurse më rrallë edhe mikroorganizmat gram-pozitive.

Page 32: 04 11 Hirurgija IV ALB - e-ucebnicie-ucebnici.mon.gov.mk/pdf/320_Hirurgija_IV_ALB_PRINT_WEB.pdf · - Vulnus punctum – plagë e shpuar - Vulnus contusum – plagë nga goditja-kontuzioni

32

Simptomat që manifestohen në rast të septikemisë, nuk janë të shkaktuara nga mikro-organizmat, por nga endotoksinet që lirohen nga bakteret e vdekura dhe kalojnë në qarkul-lim sistemor. Endotoksinet shkaktojnë pasoja të shumta klinike të cilat manifestohen si ethe, temperaturë trupore të ngritur, shqetësim, tension i ulët i gjakut, leukocitozë dhe acidozë. Dëshmi e sigurt se bëhet fj alë për septikemi është gjetja e baktereve në gjak (hemokultura po-zitive).

2.9.5. Infeksionet anaerobe

Këto infeksione janë të shkaktuara nga bakteret e gjinia Clostridium, mikroorganizma gram-pozitiv dhe anaerob. Clostridiet janë mikroorganizma saprofite, gjerësisht të përhapura te mjedisi jetësor. Gjenden në dhe, te lëkura, veshjet, jashtëqitja dhe te ajri në formë vegjetati-ve ose në formë të sporeve. Që të kalojnë nga forma sporogjene në formën vegjetative dhe të formojnë toksina e nevojshme është mjedisi anaerob siç është indi i nekrotizuar dhe potenciali i ulët oksidativo-reduktues i indit.

Të gjitha llojet e plagëve aksidentale të thella dhe të infektuara, tek të cilat është i pranishëm detritus nekrotizues, plagët e muskujve, si edhe plagët nga shpimet, paraqesin mjedis ideal për zhvillimin e infeksionit anaerob.

2.9.6. Infeksionet kalbësuese

Llojet infeksioneve zakonisht i takojnë infeksioneve të përziera. Të shkaktuara janë nga mikroorganizmat saprofite siç janë Bacillus putrificus, Proteus vulgaris, E. coli, streptokokët dhe stafilokokët e ndryshme.

Kusht për zhvillimin e këtyre infeksioneve janë plagët e kontaminuar, të shqyera dhe iske-mik të cilat përmbajnë shumë ind të nekrotizuar dhe koagulum.

Infeksioni kalbëzues më shpesh i prek indet e buta dhe përpiqet të futet në indet më të thella. Përkrah përmbajtjes qelbësuese, në plagë është e pranishme edhe sekreti me aromë të pakëndshme dhe me ngjyrë gri të gjelbër.

Me kalimin e helmeve dhe të produkteve të kalbjes në gjak vjen deri te toksemia e cila ma-nifestohet me një temperaturë të lartë trupore, ethe, inapetencë dhe takikardi.

2.10. LËNDIMET TERMIKE

Lëndimet termike shfaqen për shkak të veprimit të temperaturave të larta ose të ulëta në ind. Në këtë grup bëjnë pjesë:

• djegiet - veprimi i temperaturave të larta• ngrirjet - veprimi i temperaturave të ulëta

2.10.1. Djegiet – combustio

Djegiet paraqesin lëndime termike të cilat shfaqen për shkak të veprimit të temperatura-ve të larta.

Sipas shkallës së temperaturës dhe kohës së veprimit, te indet ndodhin ndryshime të ndryshme të cilat mund të ndahen në tre shkallë:

Shkalla e parë: në këtë pjesë e lëkurës enët e gjakut janë të zgjeruara dhe shfaqet skuqje, dhimbje dhe një edem më e lehtë.

Page 33: 04 11 Hirurgija IV ALB - e-ucebnicie-ucebnici.mon.gov.mk/pdf/320_Hirurgija_IV_ALB_PRINT_WEB.pdf · - Vulnus punctum – plagë e shpuar - Vulnus contusum – plagë nga goditja-kontuzioni

33

Shkalla e dytë: ndodhën nën veprimin e temperaturave më të larta. Ndodh transudatimi i serumit dhe vjen deri te ngritja e epidermit nga koriumi dhe mbushja e zbrazëtirës së shfaqur. Në këtë mënyrë shfaqen fl luska, të cilat në fillim kanë një dhimbje të madhe, Te rrethina e fl os-kave paraqitet dermatit eritematoz. Përmbajtja e fshikave të vogla resorbohen kurse epiderma e ngritur thahet dhe gjatë epitelizimit bie në formë të kallos. Fshikat e mëdha pëlcasin për shkak të tendosjes gjatë lëvizjes dhe krurjes, përmbajtja del kurse epiderma e ndarë shpërbëhet dhe në këtë mënyrë shfaqen plaga të dhimbshme të koriumit.

Shkalla e tretë: ndodhën me veprimin e temperaturave shumë të larta dhe një kohë të gjatë të veprimin. Te rastet e tilla proteinat te qelizat dhe lëngjet indore koagulojnë, kurse në enët e gjakut shfaqet tromboza, respektivisht ndodhën nekrozë e indeve, respektivisht e lëkurës. Përreth nekrozës paraqiten ndryshime të shkallës së parë dhe të dytë.

Përveç këtyre tre shkallëve, nën veprimin e temperaturave shumë të larta mund të shfaqet edhe shkalla e katërt kur indi i djegur karbonifikohet.

Përveç simptomave lokale sipas shkallës së djegies ekziston edhe temperaturë e ngri-tur, veçanërisht nëse janë të prekura sipërfaqet më të mëdha, puls i përshpejtuar, dhimbje dhe shqetësim te kafsha. Temperatura mund më vonë të ulet bile edhe nën nivelin e normales për shkak të lëshimit të ngrohtësisë nëpërmjet lëkurës së djegur. pulsi dobësohet, frymëmarrja përshpejtohet kurse mukoza është cianotike. Si pasojë e resorbimit të proteinave të degradua-ra, mund të ndodhin dëmtime të rënda të zemrës dhe veshkave dhe në fund kafsha bëhet atipi-ke, kurse vdekja ndodhën për shkak të dobësisë së zemrës dhe kolabimin e qarkullimit.

Rrjedha dhe prognoza - varen nga madhësia e sipërfaqes së prekur dhe më vonë nga shkalla e djegies. Nëse është e prekur një sipërfaqe më e madhe e trupit me ndryshime të shkallës së parë mund të ndodhën vdekja e kafshës. Përndryshe edhe djegiet lokale të shkallës së dytë ose të tretë mund të shërohen relativisht mirë. Sipas kësaj, gjatë përcaktimit të parashi-kimit duhet të merren parasysh të gjitha këto momente.

Mjekimi: trajtimi në djegie mund të jetë i përgjithshëm dhe lokal. Djegiet e vogla rrallë herë japin ndryshime të përgjithshme. Djegiet e mëdha mbi 10% të sipërfaqes së lëkurës, veçanërisht të shkallës së dytë dhe tretë, shkaktojnë ndryshime të përgjithshme.

Mjekimi i përgjithshëm realizohet kundër shfaqjes së shokut, toksemisë dhe infeksionit.Infeksioni parandalohet me trajtim aseptik të djegieve të shkallës së dytë dhe tretë dhe

me aplikim parandalues të përgjithshëm dhe lokal të antibiotikëve.Trajtimi lokal i djegieve ka për qëllim ta parandalon paraqitjen e infektimit, rrjedhës së

plazmës, dhimbjes, të hiqet indi i vdekur nga djegiet dhe të përshpejtohet rigjenerimi i lëkurës dhe i indeve të tjera.

Gjatë trajtimit kafsha duhet të ruhet në një vend të pastër dhe një sipërfaqe mesatarisht e ngrohtë.

2.10.2. Ngrirjet – congelatio

Ngrirjet janë lëndime termike të cilat ndodhin nën veprimin e temperaturave të ulëta. Ata janë dëmtime lokale të lëkurës dhe i indeve më të thella, të atyre pjesëve të trupit të cilët janë më të ekspozuara ndaj veprimit të temperaturave të ulëta, jo mjaft të mbrojtura (veshët, hunda, gishtat, bishti, etj). Gjatë muajve të dimrit, kur temperatura e ajrit bie nën zero, gjatë ngricave shfaqja e këtyre lëndimeve është mjaft e shpeshtë për shkak të ekspozimit për një kohë të gjatë ndaj të ftohtit. Lëndimet lokale mund të manifestohen në tre shkallë. Simptomatologjia te të tre shkallët zhvillohet me një radhitje të njëjtë si te djegiet. Te pjesët e dëmtuara ndjehet i ftohti, dhimbja e fortë në formë të shpimit, mpirje deri te anamneza e plotë e asaj pjese. Ndryshimet pato-anatomike janë të ndryshme sipas shkallës.

Page 34: 04 11 Hirurgija IV ALB - e-ucebnicie-ucebnici.mon.gov.mk/pdf/320_Hirurgija_IV_ALB_PRINT_WEB.pdf · - Vulnus punctum – plagë e shpuar - Vulnus contusum – plagë nga goditja-kontuzioni

34

Ngrirjet e shkallës së I – në këtë shkallë ndjehet dhimbja, ekziston edemë dhe skuqje e cila më vonë kalon në zbehje. Në prekje vendi është i ftohtë. Mjekimi përbëhet nga ngrohja gra-duale dhe fërkimi i ngadalshëm. Dëmtimi është krejtësisht sipërfaqësor ashtu që nuk mbetet asnjëfarë pasoje.

Ngrirjet e shkallës së II - dëmtimet janë më të thella dhe arrijnë deri te shtresa germina-tive e lëkurës. Ngjyra e lëkurës është e zbehtë me fshika të shumta me madhësi të ndryshme të cilat paraqiten gjatë 2 orëve të para pas dëmtimit. Vendi është i dhimbshëm por mund ajo dhimbje të kalon në analgjezi në një padhimbshmëri të plotë. Trajtimi përbëhet nga ngrohja, Trajtimi kirurgjik i ngrirjes edhe atë hiqen fshikat, pastrohet sipërfaqja, mbulohet me gazë dhe mbështillet dhe jepen antibiotikët. Me këtë terapi për dy javë vjen deri te epitelizimi spontan dhe shërimi .

Ngrirjet e shkallës së III - te kjo shkallë është e dëmtuar tërë lëkura dhe indet më të thella. Ngjyra është livide, ka fshika me përmbajtje të gjakut por edhe ind gangrenoz, nuk ka ndjenjë për dhimbje dhe e tërë pjesa e dëmtuar nuk ndjehet. Trajtimi përbëhet nga ngrohja, prerja i pjesës gangrenoze dhe dhënia e antibiotikëve.

Veprimi i temperaturave të ulëta mund të jetë edhe e përgjithshme. Nën ndikimin e tem-peraturave të ulëta organizmi ndjen një plogështi, lodhje, përgjumje dhe fj etje. Organizmi gra-dualisht e humbën temperaturën trupore dhe kur bie nën nivelin e kryerjes së funksioneve fizi-ologjike (22 °C) ndodhën vdekja.

2.11. FASHAT

Në kirurgjinë veterinare fashat kanë funksione të shumta dhe të ndryshme siç janë: pastri-mi dhe mbrojtja e plagës, mundësojnë lidhjen e medikamenteve me indin e sëmurë, imobilizi-mi i pjesëve të trupit, si edhe kontrollimi i gjakosjes.

Komponentët e fashës janë paraqitur me shtresat të cilat fashat i kanë. Shtresat mund të ndahen në:

• shtresa parësore

• shtresa dytësore dhe

• shtresa terciare.

2.11.1. Shtresa parësore e fashës

Shtresa parësore (shtresa kontaktuese) e fashës vjen në kontakt direkt me plagën ose lëndimin dhe mund të jetë shtresë parësore aderente ose joaderente e fashës.

Shtresa aderente e fashës

Roli i shtresës parësore aderente është që të mundësojë dhe lehtësimi i pastrimit meka-nik të plagës gjatë stadiumit fillestar të shërimi t. Kjo shtresë zakonisht është e përbërë nga gaza sterile (Fig. 2.17), e cila aplikohet te plaga, mundëson tharjen dhe ngjitjen e indit të nekrotizu-ar, përmbajtjes dhe eksudatit nga sipërfaqja e plagës. Gjatë heqjes së fashës nga plaga materi-ali i ngjitur gjithashtu hiqet me gazën. Nëse proceset e shërimi t përparojnë, aplikimi i mbulimit aderent është i diskutueshëm pasi që e pengon procesin e fibroplazisë, tkurrjes së plagës dhe epitelizimit.

Page 35: 04 11 Hirurgija IV ALB - e-ucebnicie-ucebnici.mon.gov.mk/pdf/320_Hirurgija_IV_ALB_PRINT_WEB.pdf · - Vulnus punctum – plagë e shpuar - Vulnus contusum – plagë nga goditja-kontuzioni

35

Fig. 2.17. Llojet e garzës sterile

Fasha aderente mund të aplikohet si mbulesë (lidhje) e thatë dhe mbulesë e lagët.

Te lidhja e thatë, garza e thatë është e mbuluar me një shtresë të thatë absorbuese (gaza ose pambuku) dhe gjatë asaj formohet b e thatë-e thatë. Lidhjet e thata janë më efikase se ata të lagëtat për heqjen e materialit jo vital i cili nuk tretet në ujë ose i cili është fizikisht i lidhur me sipërfaqen e plagës. Efikase është në plagët me përmbajtje të madhe të eksudatit të dendur.

Mbulimi i thatë i plagës ka edhe disa mangësi. Gjatë heqjes dhe ndërrimit të fashave të thata ky operacion mund të jetë shumë i dhimbshëm, dhe ka indikacione që të përdoret anes-tezia lokale ose qetësues. Gjithashtu ekziston edhe rrezik për heqjen e qelizave vitale.

Te lidhja e njomë, garza sterile është e njomur me tretësirë sterile dhe e mbuluar me shtresë të thatë absorbuese që të formohet lidhja njomët-thatë. Shtresa e lagët ndihmon që të zbutet eksudati i dendur i thatë i cili pastaj absorbohet në shtresën dytësore, e cila mbahet më larg se plaga. Mënyra e tillë e lidhjes përdoret për trajtimin e plagëve të ndotura të lëkurës, te plaga me viskozitet të lartë të eksudatit.

Shtresa jo aderente e fashës

Mbulimi jo aderent i plagës aplikohet te plagët të cilat tanimë e kanë arritur fazën e hers-hme të riparimit. Lidhja jo-aderente mund të ndahet në dy kategori: kategoria gjysmë okluzi-

ve dhe okluzive.

Lidhja gjysmë okluzive e plagëve mundëson absorbimin e lëngjeve nga plaga te shtresa dytësore, por e mban sasinë optimale të lagështisë në sipërfaqen e plagës, me çka parandalo-het procesi i tharjes e indeve. Për këtë kategori të lidhjes së plagës përdoret gaza e cila është e impregnuar me parafin të bardhë dhe të butë ose naftë. Mbulimi i tillë nuk duhet të përdoret te stadiumet e vonshme të riparimit, pasi që mund ta ngadalëson procesin e epitelizimit të plagës.

Kategoria okluzive e mbulimit të plagës është e papërshkueshme për lëngjet e plagës, por luhatet në relacion me lëshimin e gazrave. Materialet më shpesh që përdoren janë shtresa

transparente poliuretane ose polietilen, shtresa hidrogel, shtresa hidrokoloide. Kjo mënyrë e mbulimit të plagës ka disa përparësi, pasi që e potencon shërimi n e shpejtë të plagëve të ha-pura, pasi që materialet janë gjysmë të dukshme ose të tejdukshme dhe me këtë mundësohet adspekcioni i plagës pa me e hequr mbulesën, fashat nuk duhet të ndërrohen me ditë të tëra ose javë, lehtë aplikohen, bile edhe ngjiten për lëkurën dhe lehtë mbahen.

Page 36: 04 11 Hirurgija IV ALB - e-ucebnicie-ucebnici.mon.gov.mk/pdf/320_Hirurgija_IV_ALB_PRINT_WEB.pdf · - Vulnus punctum – plagë e shpuar - Vulnus contusum – plagë nga goditja-kontuzioni

36

2.11.2. Shtresa dytësore e fashës

Shtresa dytësore (e ndërmjetme) e fashës ka një rol te absorbimi i gjakut, serumit, ek-sudatit dhe përmbajtjes nekrotike. Ai gjithashtu mundëson ngjitje të shtresës parësore të fashës me plagën, kurse me shtypjen që bën e parandalon paraqitjen e edemës. Shumë është e rëndësishme aplikimi i fashave të thata dhe gjysmë okluzive, pasi që me kapilaritetin e tij mundëson heqjen e lëngjeve nga sipërfaqja e plagës dhe absorbimi i tyre. Prandaj nuk du-het të jetë nën një shtypje të fortë të shtresës terciare, pasi që në të kundërtën mund ti humb vetit e veta të kapilaritetit dhe ta zvogëlon kapacitetin absorbues. Materiali i cili përdoret për shtresën dytësore të fashës është prej materialit të pambukut i cili duhet, përkrah grumbul-limit të sekretit ta ruan edhe temperaturën konstante te rajoni te i cili është vendosur kjo shtresë e fashës.

2.11.3. Shtresa terciare e fashës

Funksioni më i rëndësishëm i kësaj shtrese të fashës është mundësimi i sigurisë për komponentët e tjera të fashës, ta parandalon heqjen ose pikimin e tyre ashtu që në mënyrë të barabartë bën shtypje. Për këtë qëllim përdoret fasha e cila mund të jetë elastike dhe jo-

elastike; adezive dhe jo adezive, poroze dhe joporoze. Ai me leukoplast (fl aster) në më shumë nivele duhet të siguron nga mbështjellja dhe heqja (leukoplasti ngjitet me një pjesë për qimet që të pengohet heqja e fashës).

Fig. 2.18. Fashë elastike Fig. 2.19. Fashë pambuku

2.11.4. Teknikat themelore e lidhjeve

Te teknikat themelore të lidhjes marrin pjesë:- ductus circularis – rrjedhje qarkore

- ductus cochleatus – rrjedhje spirale

- ductus cruciatus – rrjedhje në formë të tetëshes ose të kryqëzuar

Ductus circularis – rrjedhje qarkore - vendoset në formë të unazës dhe zakonisht përdoret në fillim dhe në fund të lidhjes (Fig. 2.20). Te rrjedhja në fillim e lidhjes skaji i fashës shtypet me gisht dhe qëndron ashtu deri sa fillimi i fashës nuk vjen deri te ai vend. Rrjedha i parë i lidhjes

Page 37: 04 11 Hirurgija IV ALB - e-ucebnicie-ucebnici.mon.gov.mk/pdf/320_Hirurgija_IV_ALB_PRINT_WEB.pdf · - Vulnus punctum – plagë e shpuar - Vulnus contusum – plagë nga goditja-kontuzioni

37

duhet të qëndrojë fortë në ekstremitet, dhe të mos rrëshqet në drejtim të mbulesës bashkë me fillim e fashës.

Fig. 2.20. rrjedhë qarkore e lidhjes

Fig. 2.22. Rrjedhë spirale e lidhjes - A) fashë zbritëse, B) fashë hyrëse

BA

Fig. 2.21. Lidhja në formë të gjarprit

Ductus cochleatus – rrjedhje spirale - vendoset pjerrët në raport me boshtin e gjymtyrës. Qarku i fashës e mbulojnë njëra tjetrën për gjysmë të gjerësisë së tyre dhe shkojnë paralelisht njëra me tjetrën. Nëse fasha nga trupi kah maja e gjymtyrës, atëherë emërohet si fashë e zbritëse (Fig. 2.22.A), (dolabra descendens), nëse fasha shkon nga periferia kah trupi, atëherë emërohet si fashë hyrëse (dolabra ascendens) (Fig. 2. 22. B).

Nëse rrjedhat e fashës shkojnë në formë të spirales së tërhequr ashtu që në mes tyre ka hapësirë, kurse skajet e fashës nuk preken, forma e tillë e lidhjes quhet dolabra serpens - në formë e gjarpërit (Fig. 2.21).

Dolabra currens - mund të bëhet te pjesët e trupit të cilat kanë trashësi të përafërt. Ndryshimet e menjëhershme të trashësisë, sikurse te nënbërrylit, nëngjurit dhe kofshëve a janë të pavolitshme për dolabra currens, pasi që rrjedhat e fashave te ato vende nuk shtrihen njëra mbi tjetrën me tërë gjerësinë e tyre, për shkak se fasha e tillë bie dhe nuk bën shtypje gjithkund njëjtë. Që të shmangen gabimet e tilla, bëhet rrotullimi i fashës në vendin ku fillon ndryshimi në trashësi.

Rrotullimi i fashës bëhet në këtë mënyrë: në vendin ku duhet të bëhet rrotullimi i fashës, me gishtin e madh të dorës së majtë bëhet shtypje te skaji i sipërm i fashës, fillimi i fashës lirohet në një gjatësi prej 10 cm. Kjo pjesë relaksohet dhe në gjendje të tillë bëhet rrotullimi i saj, ash-

Page 38: 04 11 Hirurgija IV ALB - e-ucebnicie-ucebnici.mon.gov.mk/pdf/320_Hirurgija_IV_ALB_PRINT_WEB.pdf · - Vulnus punctum – plagë e shpuar - Vulnus contusum – plagë nga goditja-kontuzioni

38

tu që skaji i sipërm i fashës do të vjen poshtë, kurse ana e fashës do të vjen përpara, dhe anas-jelltas. Pastaj me majën e gishtit tregues të dorës së djathtë bëhet shtypje te pjesa e rrotulluar e fashës, kurse me dorën e majtë nga ana e kundërt e gjymtyrës kapet fillimi i fashës dhe tërhiqet në drejtim të rrjedhës së fashës. Gishti tregues i dorës së djathtë hiqet nga fasha pasi që fasha përsëri të vjen deri te ai vend. Rrotullimet në vijim shkojnë në drejtim përpara sipas parimeve të përshkruara, përderisa nuk mbaron lidhja (Fig. 2.23. a) (Fig. 2.23. b).

Koha dhe vendi i rrotullimit të fashës e përcakton vetë sjelljen e fashës, respektivisht kur fasha me tërë gjerësinë e saj në mënyrë të njëjtë do ti mbulon rrjedhat paraprake të fashës, atëherë duhet të rrotullohet. Secili rrotullim më vete e fashës duhet të shtrihet te një vijë e drejtë, e ajo vijë gjendet te pjesa e mesme e gjymtyrës. Që të arrihet kjo, shtypja me gishtin e madh të dorës së majtë te skaji i sipërm i fashës duhet të bëhet me një vijë të drejtë para vijës së mesme të gjymtyrës (Fig. 2.23. g), kurse rrjedhat e fashës të shkojnë paralelisht dhe me një distancë të njëjtë.

a b c

dFig. 2.23. Lidhja e ekstremitetit me Dolabra currens

Ductus cruciatus - rrjedha e kryqëzuar - përdoret për lidhjen e nyjave. Ai është në formë të tetëshes, e ngjashme me dy nyje të kryqëzuara. Nëse bëjmë më shumë rrjedha të tilla të fas-have paralele njëra me tjetrën dhe në një distancë të njëjtë, atëherë fasha e tillë e merr dukjen e degës së grurit, por nëse të gjitha kryqëzimet bëhen vetëm në një vend, atëherë fasha merr dukjen e vargut ose breshkës (testudo) (Fig. 2.24). Secila fashë mbaron me rrjedhë qarkore, dhe përforcohet me gjilpërë të sigurisë ose fl aster.

Page 39: 04 11 Hirurgija IV ALB - e-ucebnicie-ucebnici.mon.gov.mk/pdf/320_Hirurgija_IV_ALB_PRINT_WEB.pdf · - Vulnus punctum – plagë e shpuar - Vulnus contusum – plagë nga goditja-kontuzioni

39

Fig. 2.24. Lidhja e gjurit me dukje të breshkës

2.12. LËNDIMET E MBYLLURA

Lëndimet e mbyllura shfaqen nën veprimin e forcës mekanike të topitur, ku nuk vjen deri te ndërprerja e vazhdimësisë së lëkurës dhe mukozës, për shkak të fortësisë, elasticitetit ose adherencës së tyre, por prandaj janë të dëmtuara shtresat e thella të indit. Lëndimet e mbyllu-ra janë kontuzioni (contusio), tronditja (commotio), këputja dhe thyerja (ruptura et fractura), zhvendosja (dystorsia) dhe luksacioni (luxatio).

2.12.1. Kontuzioni

Kontuzioni ose shembja shfaqet si pasojë e veprimit të forcës mekanike ndaj indit te një rajon i caktuar gjatë së cilës vjen deri te mbretja e indeve të buta dhe shqyerja e enëve të gjakut.

Forma më e dobët e kontuzionit, shkalla e parë e kontuzionit, paraqet mavijosja, e cila pa-raqitet pas një veprimi afatshkurtër të forcës me një intensitet mesatar.

Shkalla e dytë e kontuzionit paraqet hematoma e cila shfaqet për shkak të çarjes së enëve të gjakut dhe rrjedhjes së gjakut në zbrazëtirën e porsaformuar.

Shkalla e tretë e kontuzionit paraqitet kur forca me intensitet të madh do të shkakton shtypje dhe këputje të shtresave më të thella të indit dhe enëve të gjakut në sipërfaqe më të madhe dhe shfaqjen e pengesave funksionale. Në këto raste formohen kushte për shfaqjen e nekrozës dhe shkallës së katërt të kontuzionit.

2.12.2. Tronditja

Komocioni paraqet tronditje të indeve ose organeve pa ndonjë lëndim të dukshëm mor-fologjik të indit, por kemi Çrregullime funksionale të cilat zakonisht janë me karakter reverzibil. Në praktik zakonisht hasen tronditjet e trurit, tronditja e organeve të kraharorit dhe barkut. Në varësi nga intensiteti i forcës e cila vepron, tronditja mund të jetë e shkallës së butë dhe të mani-festohet me simptome shumë të dobëta dhe çrregullime ose mund të ketë simptome të rënda, bile edhe çrregullime dhe rezultate fatale.

Kafshët të cilët kanë tronditje të trurit duhet të vendosen në kushte optimale për shërim, respektivisht ata duhet të pushojnë në hapësira të errëta te të cilat janë të mbrojtura nga ndi-kimi i veprimeve negative. Është e nevojshme të marrin ushqim me cilësi të dalluar, kurse nëse kafsha nuk e pranon ushqimin, duhet të aplikohet ushqimi parenteral.

Page 40: 04 11 Hirurgija IV ALB - e-ucebnicie-ucebnici.mon.gov.mk/pdf/320_Hirurgija_IV_ALB_PRINT_WEB.pdf · - Vulnus punctum – plagë e shpuar - Vulnus contusum – plagë nga goditja-kontuzioni

40

2.12.3. Zhvendosja – distorsio

Distorzioni paraqet ndarje e përkohshme të sipërfaqeve të kyçeve të shfaqura nën vepri-min e forcës mekanike. Pas ndërprerjes së veprimit të forcës, sipërfaqet e nyjave rikthehen në gjendjen fillestare. Si pasojë e ekskursioneve të tilla vjen deri te lëndimi i ligamenteve, kapsulës dhe membranës sinoviale. Lëndimi i strukturave të cekura manifestohet me paraqitjen e dhimb-jes, edemës dhe ecjes anash të një shkalle të vogël.

2.12.4. Përdredhje – Luxatio

Luksacioni paraqet kompleks të dëmtimit të nyjës, e cila ndodhën nën veprimin e forcës së madhe mekanike dhe si pasojë ka zhvendosjen e përhershme të sipërfaqeve përkatëse të kyçeve. Për shkak të veprimit të forcës vjen deri te këputja e kapsulës së kyçit, ligamenteve, enëve të gjakut dhe nervave. Nëse sipërfaqet e kyçeve preken, bëhet fj alë për një luksacion të pjesërrishëm - subluksacion.

Luksacioni manifestohet me pozitë jo fiziologjike të regjionit të nyjës, dhimbje intensive, rrjedhjes së gjakut te hapësira e nyjës (haemarthros), si edhe me edem hemorragjike te indi pe-riartikular. Qartë është e shfaqur edhe ecja anësore e një shkalle të lartë.

Aktivitetet që kanë të bëjnë me temën

Aktivitetet që kanë të bëjnë me temënVizitoje spitalin veterinar dhe kryej aktivitetet në vijim:Vëzhgoi procedurat e Trajtimit kirurgjik të plagës.Mësoi llojet e drenazheve të cilat përdoren, si edhe aplikimin e tyre.Vëzhgo qepjen e plagëve.Mësoi llojet e gjilpërave kirurgjikale.Mësoi pjesët e fashave dhe teknikat e lidhjes.Bën projekt për lëndimet e mbyllura.

Page 41: 04 11 Hirurgija IV ALB - e-ucebnicie-ucebnici.mon.gov.mk/pdf/320_Hirurgija_IV_ALB_PRINT_WEB.pdf · - Vulnus punctum – plagë e shpuar - Vulnus contusum – plagë nga goditja-kontuzioni

41

Pyetje dhe detyra për mësim dhe kontrollim të njohurive

1. Cila plagë është plagë e freskët?2. Përshkruaje procedurën gjatë trajtimit të plagës së freskët?3. Për cilat plagë themi se janë plagë të vjetra?4. Përshkruaje procedurën e trajtimit të plagëve të freskëta?5. Pse apilikohen drenazhet?6. Prej Çka janë të bërë drenazhet?7. Sipas cilës kategori ndahen qepjet?8. Numëroj qepjet afruese.9. Numëroj qepjet kthyese.10. Numëroj qepjet shtrënguese.11. Numëroi materialet absorbuese për qepje.12. Numëroi materialet joresorbuese për qepje.13. Numëroi kërkesat të cilat duhet t’i plotësoj një material për qepje.14. Shpjegoi parimet sipas të cilave duhet të përmbahemi gjatë zgjedhjes së qepjeve15. Defino çka është infeksioni?16. Numëroj mekanizmat mbrojtës të organizmit nga infeksioni.17. Numëroj infeksionet lokale purulente.18. Çka nënkupton me pustulë?19. Çka nënkupton me akne?20. Çka nënkupton me furunkul?21. Çka është empiema?22. Çka është fl egmona?23. Defino çka është abscesi?24. Numëroi infeksionet e përgjithshme piogjene.25. Për çfarë shkaku ndodhi djegiet?26. Përshkruaji ndryshimet lokale te të gjitha katër shkallë e djegieve.27. Çka janë ngrirjet?28. Numëroj shtresat e fashave?29. Si mund të jetë shtresa parësore e fashës?30. Cila është roli i shtresës dytësore të fashës dhe cili material përdoret?31. Cila është roli i shtresës terciare të fashës dhe si mund të jetë?32. Çka janë lëndimet e mbyllura?33. Numëroi lëndimet e mbyllura.

Page 42: 04 11 Hirurgija IV ALB - e-ucebnicie-ucebnici.mon.gov.mk/pdf/320_Hirurgija_IV_ALB_PRINT_WEB.pdf · - Vulnus punctum – plagë e shpuar - Vulnus contusum – plagë nga goditja-kontuzioni

42

TEMA 3

GJAKDERDHJA DHE TRANSFUZIONI

Pas mësimit të përmbajtjeve së kësaj teme do të mund:

�� Të definon gjakderdhjen; �� Të definon hemostazën; �� Të numëron llojet e gjakderdhjeve;�� T’i zbaton procedurat e ndryshme për ndërprerjen e gjakderdhjes; �� Ta shpjegon esencën e transfuzionit të gjakut;�� Ti numëron tretësirat infuzëve; �� Ta definon hematomën.

Përmbajtja:

3.1. GJAKDERDHJA 3.1.1. Hemostaza

3.2. NDARJA E GJAKDERDHJES3.2.1. Ndarja e gjakderdhjeve sipas kohës së shfaqjes3.2.2. Ndarja e gjakderdhjeve sipas llojit të dëmtimit të enës së gjakut3.2.3. Ndarja e gjakderdhjeve sipas vendit nga i cili derdhet gjak

3.3. HEMATOMA3.4. NDËRPRERJA E GJAKDERDHJES

3.4.1. Ndërprerja e përkohshme e gjakderdhjes3.4.2. Ndërprerja e përhershme e gjakderdhjes 3.4.3. Agjentët kimik sipërfaqësor

3.5. PASOJAT NGA GJAKDERDHJA3.6. TRANSFUZIONI I GJAKUT 3.7. INFUZIONI

3.7.1. Tretësirat infuzive 3.7.2. Tretësirat kristalore 3.7.3. Tretësirat koloide3.7.4. Kalkulimet për plotësimin e lëngjeve trupore

Page 43: 04 11 Hirurgija IV ALB - e-ucebnicie-ucebnici.mon.gov.mk/pdf/320_Hirurgija_IV_ALB_PRINT_WEB.pdf · - Vulnus punctum – plagë e shpuar - Vulnus contusum – plagë nga goditja-kontuzioni

43

3.1. GJAKDERDHJA

Gjakderdhja paraqet dalje e gjakut nga enët e gjakut. Ndodh si pasojë shkatërrimit trauma-tik të drejtpërdrejt të enëve të gjakut (haemorrhagio per rhexin), për shkak të lëshueshmërisë së rritur të enëve të gjakut (haemorrhagio per diapedezin), për shkak të dëmtimit të murrit të enëve të gjakut nga ndonjë proces patologjik (haemorrhagio per diabrosin) ose nga çrregul-limet e sistemit të hemostazës.

3.1.1. Hemostaza

Hemostaza paraqet sistem fiziologjik i ndërveprimit midis murrit të enës së gjakut, trom-bociteve dhe faktorëve të tretshëm të piksjes. Çrregullimet e sistemit të hemostazës të cilat shkaktojnë gjakderdhje, mund të ndahen në ato parësore dhe dytësore.

Çrregullimet parësore të hemostazës

Çrregullimet parësore të sistemit të hemostazës kanë lidhje me trombocitet dhe enët e gjakut. Në këtë sistem të çrregullimeve paraqiten gjakderdhje sipërfaqësore në lëkurë ose te membranat mukoze. Këto gjakderdhje mund të quhen si peteki ose pak më të mëdha, të cilat quhen ekimozë. Çrregullimet parësore të hemostazës karakterizohen me një kohë dukshëm të zgjatur të gjakderdhjes.

Çrregullimet dytësore të hemostazës

Çrregullimet dytësore të sistemit të hemostazës janë të lidhura me faktorët e piksjes dhe karakterizohet me gjakderdhje shumë të mëdha siç janë hematomat, hemartrozat ose gjak-

derdhjet në zgavrat trupore.

3.2. NDARJA E GJAKDERDHJES

Gjakderdhjet mund të ndahen sipas:

�� kohës kur shfaqen

�� llojit të enës së gjakut të dëmtuar

�� vendit nga i cili derdhet gjaku

3.2.1. Ndarja e gjakderdhjeve sipas kohës së shfaqjes

Sipas kohës së shfaqjes, gjakderdhjet në kirurgji ndahen në ato parësore dhe dytësore.

Gjakderdhjet parësore ndodhin në të njëjtën kohë kur shkatërrimit direkt anatomik i enës së gjakut dhe e pason gjakderdhja e një shkalle më të vogël ose më të madhe.

Intensiteti i gjakderdhjes varet nga diametri i enës së dëmtuar të gjakut, pastaj varet nga mënyra e dëmtimit të murrit të enës së gjakut (tërthore ose për së gjati), nga lloji i enës së gja-kut (gjakderdhjet arteriale janë më të fuqishme), nga lloji i agjentit traumatik si edhe nga vet madhësia e lëndimit.

Page 44: 04 11 Hirurgija IV ALB - e-ucebnicie-ucebnici.mon.gov.mk/pdf/320_Hirurgija_IV_ALB_PRINT_WEB.pdf · - Vulnus punctum – plagë e shpuar - Vulnus contusum – plagë nga goditja-kontuzioni

44

Gjakderdhja

Lloji Shkaku Koha Vendi

E jashtmeParësoreTraumatikeArteriale

Venozë Spontane Dytësore E brendshme

Kapilare

Gjakderdhjet dytësore shfaqen si pasojë e proceseve nekrotike ose infektive në plagë. Për shkak të proceseve proteolitike nga materiet infektive vjen deri te tretja e trombit i cili është formuar pas lëndimit të enës së gjakut ose për shkak të lëshimit të ligaturës së dobët ose të jo drejtë të vendosur.

3.2.2. Ndarja e gjakderdhjes sipas llojit të enës së gjakut të dëmtuar

Sipas llojit të enës së dëmtuar të gjakut ndahen në arteriale, venoze dhe kapilare.

Gjakderdhjet arteriale mund lehtë të njihen sipas asaj që gjaku rrjedh në curril që është sinkrone me sistolën kurse gjakut i cili rrjedh është i kuq i çelur. Nëse arteria e dëmtuar ka një diametër më të madh, gjakderdhja është më intensive. Për këtë shkak lëndimet e arte-reve me diametër më të madh janë më të rrezikshme për jetën e pacientit për shkak të rrjedh-jes së gjakut.

Gjakderdhjet venoze janë të ngadalshme dhe njihen me rrjedhën e ngadalshme dhe të vazhdueshme të gjakut nga venat dhe gjaku është me ngjyrë të kuqe të errët. Në rast të lëndimit të enëve venoze të gjakut intensiteti i gjakderdhjes dhe shpejtësia e rrjedhjes së gja-kut janë shumë më të vogla sesa te rastet kur janë të dëmtuara arteret me diametër të njëjtë, pasi që te venat shtypja është i vogël. Për këtë shkak gjakderdhjet venoze gjatë prognozat janë shumë më të volitshme, se sa ato arteriale, por edhe ato kërkojnë një kujdes të përgjithshëm gjatë trajtimit.

Gjakderdhjet kapilare kanë një karakter difuz dhe se karakterizohen me lagien e plagës me pika të imta të gjakut. Gjakderdhjet kapilare mund të shihen gjatë lëndimit të ndonjë orga-ni parenkimatoz.

3.2.3. Ndarja e gjakderdhjes sipas vendit nga derdhet gjakut

Sipas vendit ku derdhet gjaku ndahen në gjakderdhje të jashtme dhe të brendshme.

Gjakderdhjet e jashtme – te gjakderdhjet e jashtme gjaku del në mjedisin e jashtëm dhe shihet qartë. Duke falënderuar kësaj lehtë mund të diagnostikohet. Shfaqen si pasojë e

Page 45: 04 11 Hirurgija IV ALB - e-ucebnicie-ucebnici.mon.gov.mk/pdf/320_Hirurgija_IV_ALB_PRINT_WEB.pdf · - Vulnus punctum – plagë e shpuar - Vulnus contusum – plagë nga goditja-kontuzioni

45

lëndimeve të hapura të lëkurës dhe mukozës ose nga gjakderdhja nga organet e brendshme nëpër vrimat natyrore: epistaxis – nga hunda në formë të pikave; haematemesis – vjellja e gja-kut nga trakti digjestiv; haemoptoe – gjakderdhje nga mushkëritë; rhinorrhagia – gjakderdhje nga hunda në formë të currilit; melaena – gjak në fekale dhe metrorrhagia – gjakderdhja nga mitra.

Gjakderdhjet e brendshme – te gjakderdhjet e brendshme gjaku derdhet në inde, or-gane dhe zgavrat trupore. Si pasojë e çrregullimit pato-fiziologjik në piksjen ose për shkak të lëndimeve mekanike mund të vjen deri te derdhja e gjakut në zgavrat trupore (haemotho-rax – te zgavrën e kraharorit; haemoperitoneum – në hapësirën e barkut dhe haemarthros – në kyçe). Problemi te gjakderdhjet e brendshme është diagnostikimi i vështirë i tyre, pasi që të pranishme janë vetëm simptomat e qarkullimit të çrregulluar (mukoza e zbehtë, pulsi i dobët, etj.).

3.3. HEMATOMA

Hematoma paraqet derdhje e gjakut te një hapësirë e porsaformuar në ind. Ndodh pap-ritmas në vendin ku gjaku nga ena e dëmtuar e gjakut nën shtypje futet në ind. Hematoma rri-tet për derisa shtypja e gjakut të derdhur nuk shpie deri te komprimimi i enës së lënduar të gja-kut. Madhësia e hematomës varet nga madhësia dhe llojit të enës së gjakut të dëmtuar dhe nga kualiteti i indit. Nëse në plagët e qepura operative, gjatë trajtimit të plagës nuk ndërpritet gjak-derdhja, ose nëse vjen deri te gjakderdhjet plotësuese, lind hematoma pas operative.

Hematoma mund të jetë subkutane, subfasciale, subseroze (organet parenkimatoze), etj. Fati i gjakut të derdhur varet nga madhësia e tij, nga ndryshimi në ind i cili është i mbuluar me gjak, nga kushtet e përgjithshme të qarkullimit dhe nga kualiteti i gjakut.

Gjaku në hematomë shpejt pikset. Enët e dëmtuara të gjakut mbyllen me tromb. Për shkak të përqendrimit të rritur molekular të hematomës në lidhje me indin përreth ai në bazë të pa-rimeve osmotike në vete tërheq lëng nga rrethi dhe zmadhohet. Pas disa ditëve, për shkak të retrakcionit të koagulimit dhe proceset të resorpcionit, lëngu kthehet në indin përreth. Rreth hematomës formohet muri nga indi granulativ i cili gradualisht shëndrrohet në ind lidhor të pje-kur (inkapsulimi).

Simptomat: hematoma është ënjtje e paqëndrueshme, e padhembshme ose me dhemb-je të butë, luhatëse në formë gjysmëtopi. Me punktimin e hematomës fitohet gjak ose serum. Nga pikëpamja diagnostike-diferenciale ai duhet të dallohet nga abscesi (qëndrimi, dhimbja) dhe hernia (rivendoset).

Mjekimi: hematomat e vegjël plotësisht resorbohen, kurse të mëdhatë hapen. Prerja bëhet pas ditës së tetë me punktimin paraprak në vendit më i ulët i ënjtjes dhe aplikohen anti-biotik që të parandalohet paraqitja e infeksionit sekondar.

3.4. NDËRPRERJA E GJAKDERDHJES

Ndërprerja spontane e gjakderdhjes ndodh kur gjakderdhjet janë me vëllim të vogël dhe në gjakderdhjet nga enët më të vogla të gjakut. Nëse ekziston çrregullim në mekanizmin e piksjes ose në përbërjen e gjakut ose sërish ka ardhur deri te lëndimi i ndonjë ene të madhe të gjakut, duhet të intervenohet që të parandalohen pasojat më të rënda si rezultat i rrjedhjes së gjakut.

Page 46: 04 11 Hirurgija IV ALB - e-ucebnicie-ucebnici.mon.gov.mk/pdf/320_Hirurgija_IV_ALB_PRINT_WEB.pdf · - Vulnus punctum – plagë e shpuar - Vulnus contusum – plagë nga goditja-kontuzioni

46

Kur shkaqet për gjakderdhjen janë lëndimet e enëve të gjakut, ndërprerja e gjakderdhjes mund të bëhet me metodat e hemostazës së përkohshme ose të përhershme kirurgjikale.

3.4.1. Ndërprerja e përkohshme e gjakderdhjes

Ndërprerja e përkohshme e gjakderdhjes paraqet njërën nga komponentët e dhënies së ndihmës së parë kafshës së rrezikuar deri te përdorimi i intervenimit profesional veterinar. Arri-het me përdorimin e teknikave siç janë:

Shiriti i Esmarkut – përdoret në rast të gjakderdhjeve nga pjesët distale të gjymtyrëve. Vendoset proksimalisht nga karpusi ose tarzusi përgjatë muskulaturës. Shirit i esmarkut para-qet një shirit të gjerë prej gome me shtrëngimin e të cilit arrihet komprimimi i enëve të gja-kut dhe stazë në pjesën distale nga vendi i aplikimit. Shiriti i vendosur në mënyrë të tillë mund të qëndron në vendin e aplikimit së paku deri dy orë, sepse nëse qëndron më tepër, mund të shkakton nekrozë të pjesëve distale për shkak të proceseve të pakthyeshme në vaskularizimin dhe inervacionin e këtyre regjioneve.

Tamponimi – kur në plagë nga e cila vjen gjakderdhja aplikohet një gazë sterile (mbushja e plagës) përderisa nuk arrihet komprimimi i mjaftueshëm dhe gjaku do të ndërpritet të rrjedhë.

Komprimimi distal i enëve të mëdha të gjakut në regjionin në të cilin është shfaqur gjak-derdhja. Kjo shtypje arrihet me një gisht ose më shumë gishta me të cilat komprimohet ena ar-teriale e gjakut edhe atë nëpërmjet lëkurës në vendet tek të cilat arteria kalon përgjatë kockës, për shkak se është e nevojshme baza e fortë. Kur është e nevojshme shumë më efikase mund të bëhet komprimimi distal i enës së dëmtuar të gjakut, drejtpërdrejt, në vet plagën.

3.4.2. Ndërprerja e përhershme e gjakderdhjes

Ndërprerja e përhershme e gjakderdhjes (hemostaza përfundimtare) arrihet me veprime kirurgjikale profesionale siç janë:

Komprimimi – realizohet me aplikimin e një tamponi prej sterile nga pambuku i mbështjellë me fashë në vendin e gjakderdhjes, dhe fiksohet me fashë në shtypje. Ky veprim përdoret vetëm në raste të gjakderdhjes me intensitet më të dobët respektivisht kur enët e dëmtuara të gjakut kanë një diametër më të vogël.

Ligatura e enëve të gjakut – paraqet metodën më të sigurt të hemostazës përfundimtare. Ligatura mund të kryhet në disa mënyra:

1. Ligatura në të lirë – kur te të dyja skajet e enës së ndërprerë të gjakut do të vendoset ligaturë e lirë (Fig. 3.1).

2. Ligatura me shpin – kur qepja vendoset në mes të enës së gjakut dhe së pari lidhet për njërën, dhe pastaj për anën tjetër të enës së gjakut (Fig. 3.2.).

3. Ligatura en mass – metodë e cila zbatohet kur ena e ndërprerë e gjakut nuk mund të gjendet në indin, por ekziston gjakderdhje e vrullshme. Atëherë ligatura vendoset përgjatë indit prej ku vjen gjakderdhja dhe me lidhjen e ligaturës arrihet efekti i shtypjes së enës së ndërprerë të gjakut dhe gjaku nuk rrjedh më.

4. Aplikimi i teknikës vaskulare me të cilat qepen enët e ndërprera të gjakut (Fig. 3.3). E in-duktuar është në lëndimet e enëve vitale të gjakut.

Page 47: 04 11 Hirurgija IV ALB - e-ucebnicie-ucebnici.mon.gov.mk/pdf/320_Hirurgija_IV_ALB_PRINT_WEB.pdf · - Vulnus punctum – plagë e shpuar - Vulnus contusum – plagë nga goditja-kontuzioni

47

Fig. 3.1. Ligatura e lirë Fig. 3.2. Ligatura me shpim

Fig. 3.3. Qepja e enës së ndërprerë të gjakut

Përdredhja (torsioni) – e enëve të gjakut me ndihmën e forcepsëve hemostatik për enët e gjakut, në disa raste, mund të shkakton ndërprerje të gjakderdhjes, veçanërisht tek atë enët r gjakut të cilat kanë një diametër më të vogël.

Përdorimi i instrumenteve të veçanta – emaskulator, darët sera, efeminator paraqesin instrumente të veçanta që janë ashtu të veçantë që me ata kombinohet prerja në një nivel, kur-se me shtypje në një nivel tjetër arrihet mbyllja e enëve të gjakut.

Elektrokauterizimi – arritja e hemostazës me përdorimin e rrymës së njëtrajtshme me frekuencë të latë e cila në ind shëndrrohet në energji termike (Fig. 3.4). Shkakton piksjen e pro-teinave dhe mbyllje të lumenit. Mund të përdoret për mbyllje të artereve me trashësi deri në 1 mm dhe vena deri në 2 mm. Përparësia është koha e shkurtuar për hemostazë te regjioni ope-rativ, por siguria hemostatik është shumë më e vogël se ajo e ligaturës. Përdorimi jo adeku-at mund të shpie deri te hemorragjia e vonuar, djegie, infeksione të plagës dhe regjenerim të vazhduar.

Page 48: 04 11 Hirurgija IV ALB - e-ucebnicie-ucebnici.mon.gov.mk/pdf/320_Hirurgija_IV_ALB_PRINT_WEB.pdf · - Vulnus punctum – plagë e shpuar - Vulnus contusum – plagë nga goditja-kontuzioni

48

Fig. 3.4. Elektrokauterizimi i enës së gjakut

3.4.3. Agjensët sipërfaqësor kimik

Ekzistojnë agjens të ndryshëm kimik të cilët aplikohen në rrugë lokale që të ndërpriten gjakderdhjet difuze të shfaqura gjatë ndërhyrjeve kirurgjikale. Këto preparate përdoren për hemostazë si iniciues dhe potencues të piksjes. Te ky grup i hemostatikëve bëjnë pjesë: sfungjerët xhelatinoz, celuloza e oksiduar, ngjitëset kolagjenë dhe fibrine.

3.5. PASOJAT NGA GJAKDERDHJA

Shoku hipovolemik shfaqet gjatë gjakderdhjeve të mëdha akute të jashtme dhe të brends-hme. Karakteristika themelore e shokut të tillë paraqet zvogëlimi i volumit të gjakut që qar-kullon, dhe me të ulet edhe kthimi i gjakut venoz në zemër. Për këtë shkak, zvogëlohet edhe shtypja venoze qendrore, si edhe shtypja pulmonal dhe kapilare. E gjithë kjo shpie deri te ulja e shtypjes në mbushje e zemrës së majtë dhe uljen e volumit të goditës. Mekanizmat kompen-sues (vazokonstruksioni dhe takikardia) si edhe zbrazja e depove (lëkura dhe shpretka), çojnë deri te përmirësimi i qarkullimit. Atëherë ndodhën e rishpërndarja e rrjedhjes së gjakut në dobi të qarkullimit koronar, cerebral dhe hepatik. Këto mekanizma mbrojtës nuk mund një kohë të gjatë ta durojnë këtë mungesë të lëngut qarkullues, pasi që humbja e gjakut mbi 35% është fatale nëse nuk reagohet në kohë dhe në mënyrë adekuate. Mekanizmat kompensues shumë shpejtë shteren dhe nuk funksionojnë për shkak të hipoksisë dhe acidozës së indeve, për këtë shkak sërish ndodh vazodilatatimi periferik dhe stazë e gjakut, me çka edhe më shumë ulet ar-ritja e gjakut venoz në zemër. E gjithë kjo edhe më tej e ul volumin goditës dhe kështu e gjithë kjo zhvillohet në një qark – circulus vitiosus. Gjendja e tillë e thelluar e shokut shkakton gjend-je të pakthyeshme dhe ndryshime te indet dhe sistemet organike dhe shkakton ngordhjen e kafshës.

Page 49: 04 11 Hirurgija IV ALB - e-ucebnicie-ucebnici.mon.gov.mk/pdf/320_Hirurgija_IV_ALB_PRINT_WEB.pdf · - Vulnus punctum – plagë e shpuar - Vulnus contusum – plagë nga goditja-kontuzioni

49

3.6.TRANSFUZIONI I GJAKUT

Transfuzioni paraqet kompensim të gjakut të humbur në organizëm si pasojë e gjakderd-hjes (Fig. 3.5.). Se a do të përdoret gjak i plotë ose ndonjëri nga përbërësit e gjakut si plotësim në mjekimin e gjakderdhjeve, varet se cila prej përbërësve të gjakut është deficitar. Te pacientët anemik plotësimi do të bëhet me gjak të plotë të freskët. Te qentë janë determinuar dhe iden-tifikuar tetë grupe të gjakut, te macet tre, te kali shtatë dhe te gjedhet njëmbëdhjetë. Në këtë mënyrë formohen kushte për tejkalimin e gabimeve të cilat do të mund të bëhen për shkak të transfuzionit të papajtueshëm (të papërshtatshëm) të grupit të gjakut.

Ekzistojnë shumë shkaqe të rëndësishme për shkak të cilëve para transfuzionit duhet të bëhet tipizimi i gjakut i dhuruesit të mundshëm të gjakut. Si e parë pamundësohet sensibilizi-mi i pranuesit; së dyti parandalohet reaksioni pas transfuzionit te pranuesi tashmë i sensibili-zuar; dhe së treti të parandalohet sensibilizimi i femrave për pjellori. Sensibilizimi i tillë mund më vonë të shkakton sëmundje hemolitike të porsalindurit pas dhënies së izoantitrupave të kulloshtrës.

Për transfuzion merret gjak i plotë nga një dhurues nga aspekti klinik krejtësisht i shëndoshë, me kondicion të mirë. Teknikisht, gjaku merret nga vena jugulare, por paraprakisht para se të bëhet punksioni lëkura duhet të përgatitet me qethje dhe dezinfektim të kujdesshëm. Me këtë parandalohet kontaminimi i kanilës, kurse nëpërmjet saj edhe i gjakut. Kompleti për marrjen e gjakut ka një qese të vakuumit për gjak në të cilën gjendet antikoagulanti.

Gjaku i fituar në këtë mënyrë mund menjëherë të përdoret për transfuzion ose të ruhet. Me ruajtjen e gjakut në frigorifer të thjeshtë në temperaturë prej 40C deri në 60C trombocitet e humbin funkcionalitetin e tyre pas 12-72 orë nga grumbullimi, kurse faktorët e piksjes bëhen jo funksional 24 orë pas marrjes së gjakut. Këto të dhëna janë shumë të rëndësishme pasi që pas skadimit të afatit të caktuar kohor me gjakun nuk do të mund ta arrijmë efektin terapeutik në rastet e çrregullimeve parësore dhe dytësore të sistemit të hemostazës. Eritrocitet dhe proteinat e gjakut, nëse ruhen nën kushte të njëjta, mund të përdoren deri në 35 ditë.

Pas nxjerrjes nga frigoriferi, kurse para se të përdoren, gjaku duhet të nxehet në temperaturë të dhomës dhe të bëhet një rrotullim i finuar dhe i butë (përzierje). Ngrohja e gjakut te rastet urgjente mund të bëhet edhe me ngrohjen e qeses në një vaskë me ujë të ngrohët tek e cila temperatura është 370C deri në 380C. Për aplikimin e gjakut mund të përdoret vena jugulare ose vena cefalike me aplikimin e kompletit tranfuziv në të cilin detyrimisht të ketë filtër të përbërë nga rrjeti i najlonit, me të cilën pengohet kalimi i koagulimeve të cilat mund të jenë të pranish-me te gjaku i cili jepet me transfuzion.

Me transfuzion çdoherë fillohet ngadalë, kurse gjatë asaj me kujdes ndiqet reaksioni i pra-nuesit të gjakut, kurse pas 10-30 minutash kalohet te një shpejtësi normale.

Page 50: 04 11 Hirurgija IV ALB - e-ucebnicie-ucebnici.mon.gov.mk/pdf/320_Hirurgija_IV_ALB_PRINT_WEB.pdf · - Vulnus punctum – plagë e shpuar - Vulnus contusum – plagë nga goditja-kontuzioni

50

Fig. 3. 5. Transfuzioni i gjakut

3.7. INFUZIONI

Shpeshherë humbja e lëngut, elektroliteve dhe materieve ushqyese nuk mund të plotësohet me ushqim enteral, andaj për këtë shkak përdoren tretësirat me të cilët humbjet e lëngjeve plotësohen me infuzion.

3.7.1. Tretësirat infuzive

Ekzistojnë dy lloje të tretësirave infuzive, tretësirë kristalore dhe koloide. Tretësirat kris-talore janë tretësira me molekula të “vogla”, kurse ata koloide janë tretësirë me molekula të “mëdha”.

3.7.2. Tretësirat kristalore

Tretësira fiziologjike (tretësirë 0,9% e NaCl) (Fig. 3.6); tretësirë e kripës së kuzhinës. Përdoret te një numër më i madh i gjendjeve për shkak të vendosjes së balancimit të elektroli-teve. Paraqet tretësirë që ka një përdorim më të gjerë. Tretësirat hipertonike ose hipotonike të NaCl,: tretësirat me përqendrim më të madh ose më të vogël të NaCl, përdoren te rastet e humb-jes ose mbajtjes së joneve të Na.

Tretësira e Ringer-it (tretësirë e Na, K, Ca, Cl, HCO3): tretësirë komplekse e cila më shumë i përgjigjet përbërjes së lëngut jashtë qelizës në lidhje me tretësirën fiziologjike, kurse përdoret për plotësimin e lëngjeve të humbura (p.sh., gjakderdhje, diarre, shok, djegie).

Tretësira e glukozës (5%, 10%): zëvendësim i ujit të humbur. Glukoza metabolizo-het në ujë të pastër dhe mbetet në organizëm. Ka edhe funksion ushqyes. Ekzistojnë edhe tretësira të glukozës prej 25%, 37% dhe 50% që janë në ampula dhe përdoren për rregullimin e hipoglikemisë.

Page 51: 04 11 Hirurgija IV ALB - e-ucebnicie-ucebnici.mon.gov.mk/pdf/320_Hirurgija_IV_ALB_PRINT_WEB.pdf · - Vulnus punctum – plagë e shpuar - Vulnus contusum – plagë nga goditja-kontuzioni

51

Fig. 3.6. Tretësira fiziologjike për infuzion

3.7.3. Tretësirat koloide

Ekspanderët e plazmës: tretësirat që nuk metabolizohen dhe ngadalë nxirren, me një masë të madhe molekulare dhe nuk dalin nga qarkullimi. Me veprim osmotik e mbajnë ujin në plazmë dhe në këtë mënyrë e rritin volumin e plazmës. Këtu bëjnë pjesë: Dextran 40 (polisaha-rid me masë molekulare prej 40 000), Dextran 70.

Proteinat tretëse dhe aminoacidet:

�� albumina (5% dhe 20%) paraqet proteinë e plazmës e cila është në sasi më të madhe. Është e rëndësishme për ruajtjen e shtypjes osmotike, për transportin e barnave, hormo-neve dhe materieve ushqyese. Fitohet me ekstraktimin e plazmës së gjakut. Shërben si zëvendësim i plazmës së gjakut gjatë djegieve, shokut, lëndime me humbje të sasive të mëdha të gjakut.

�� plazma e gjakut: përdoret plazma e ngrirë e freskët për plotësimin e faktorëve të piksjes.�� aminoacidet: përdoren për plotësimin e deficitit proteinik gjatë hipoproteinemisë si dhe

gjatë gjendjeve hipoproteinemike te pamjaftueshmëria e mëlçisë.

3.7.4. Kalkulimet për plotësimin e lëngjeve trupore

Kusht themelor për mjekim të suksesshëm i të gjitha gjendjeve në të cilat humbet lëngu trupor është normalizimi i qarkullimit të gjakut që nënkupton ruajtjen e volumit të nevojshëm goditës të zemrës. Kjo arrihet me infuzion të tretësirave hipertonike (2-3%) të NaCl dhe shti-mit të glukozës 5%. Kafshëve të mëdha u jepet në një sasi prej 20 deri në 25 litër si një infuzion përfundimtar pikë për pike.

Efekt shumë më i mirë arrihet me tretësirën e Ringer-it. Qenit i jepet 20-40 ml për kg të peshës trupore, maces 30 ml/kg në ditë, kurse kalit shumë më tepër, edhe atë vetëm në venë. Shembull: te kali në gjendje të shokut jepet 40 deri në 60 litra të lëngjeve, respektivisht 10% e peshës së tij trupore. Shpejtësia me të cilën jepet infuzioni te kali është midis 40 dhe 60 ml/kg të peshës trupore për një orë.

Page 52: 04 11 Hirurgija IV ALB - e-ucebnicie-ucebnici.mon.gov.mk/pdf/320_Hirurgija_IV_ALB_PRINT_WEB.pdf · - Vulnus punctum – plagë e shpuar - Vulnus contusum – plagë nga goditja-kontuzioni

52

Rehidratimi i shpejtë i kafshës mund të arrihet me tretësirë 5% të glukozës me infuzion të shpejtë, edhe atë te kali dhe gjedhi prej 500-2000 ml, derri dhe delja 50-400 ml dhe te kafshët e vogla 50-300 ml.

Vendi më i përshtatshëm për aplikim intravenoz të tretësirave infuzive në kuaj, gjedhë, dhen dhe dhi është vena jugulare, në qen dhe mace vena saphena dhe vena radialis (Fig. 3.7 dhe Fig. 3.8).

Fig. 3.7. Aplikimi i kanilës venoze për infuzion

Fig. 3.8. Kanila venoze e fiksuar për infuzion

Fig. 3.9. Dhënia e tretësirës infuzive te qeni

Page 53: 04 11 Hirurgija IV ALB - e-ucebnicie-ucebnici.mon.gov.mk/pdf/320_Hirurgija_IV_ALB_PRINT_WEB.pdf · - Vulnus punctum – plagë e shpuar - Vulnus contusum – plagë nga goditja-kontuzioni

53

Aktivitetet në lidhje me temën

Vizitoje spitalin veterinar dhe bën këto aktivitete:Vëzhgoji metodat e ndërprerjes së gjakderdhjes.Mësoji përbërjet e tretësirave infuzive.Njohu me tretësirat infuzive të cilat përdoren zakonisht.Bën aplikimin e kanilës venoze për dhënien e tretësirës infuzive, dhe kontrolloje infuzionin.

Pyetje dhe detyra:

1. Çka është gjakderdhja dhe si shfaqet?2. Çka është hemostaza?3. Pse paraqiten çrregullimet parësore të hemostazës?4. Pse paraqiten çrregullimet dytësore të hemostazës?5. Si ndahen gjakderdhjet sipas kohës së shfaqjes?6. Si ndahen gjakderdhjet sipas llojit të enës së dëmtuar?7. Si ndahen gjakderdhjet sipas vendit të gjakut të derdhur?8. Çka është hematoma dhe numëroj simptomat e saj?9. Numëroj metodat e ndërprerjes së përkohshme të gjakderdhjes.10. Numëroj metodat e ndërprerjes së përhershme të gjakderdhjes.11. Numëroj hemostatikët sipërfaqësor.12. Çka është transfuzioni i gjakut?13. Numëroi tretësirat kristalore për infuzion. 14. Numëroi tretësirat koloide për infuzion.

Page 54: 04 11 Hirurgija IV ALB - e-ucebnicie-ucebnici.mon.gov.mk/pdf/320_Hirurgija_IV_ALB_PRINT_WEB.pdf · - Vulnus punctum – plagë e shpuar - Vulnus contusum – plagë nga goditja-kontuzioni

54

TEMA 4

PEZMATIMI DHE VDEKJA E INDEVE

Pas mësimit të përmbajtjes të kësaj teme do të mund:

�� Ta definon pezmatimin;�� T’i dallon shenjat klinike të pezmatimit; �� T’i numëron llojet e pezmatimit; �� T’i numëron shkaqet e shfaqjes së nekrozës; �� T’i shpjegon ndryshimet te ulcera dhe fistula.

Përmbajtja:

4.1. PEZMATIMI 4.1.1. Shkaqet e pezmatimit4.1.2. Shenjat klinike të pezmatimit4.1.3. Llojet e pezmatimit4.1.4. Rezultati i pezmatimit 4.1.5. Mjekimi i përgjithshëm i pezmatimit

4.2. NEKROZA4.3. ULCERA4.4. FISTULA

Page 55: 04 11 Hirurgija IV ALB - e-ucebnicie-ucebnici.mon.gov.mk/pdf/320_Hirurgija_IV_ALB_PRINT_WEB.pdf · - Vulnus punctum – plagë e shpuar - Vulnus contusum – plagë nga goditja-kontuzioni

55

4.1. PEZMATIMI

Pezmatimi paraqet mekanizëm mbrojtës i cili aktivizohet gjatë dëmtimit të indit të shkak-tuar nga cili do agjens dëmtues. Pa dallim të lokalizimit të pezmatimit dhe karakteristikat e ag-jensit dëmtues, karakteristikat themelore të procesit pezmatues janë: dëmtimi i indit, çrregul-

limet në qarkullimin e gjakut me eksudatim dhe proliferim.Qëllimi i pezmatimit është kufizimi ose neutralizimi i veprimit të agjensit dëmtues, të eli-

minohen qelizat e dëmtuara dhe sa është e mundur të rivendoset gjendja normale morfologji-ke dhe funksionale e indit.

4.1.1. Shkaqet e pezmatimit

Në shfaqjen e procesit patologjik, si shkaktar të veprimit dëmtues, shkaqet e mjedisit të jashtëm mund të ndahen në faktorë fizik (temperaturat shumët të larta dhe të ulëta, rrezati-mi, faktorët mekanik dhe elektriciteti), faktorët biologjik (mikroorganizmat dhe parazitët) dhe faktorët kimik (toksinet, kimikatet, medikamentet).

4.1.2. Shenjat klinike të pezmatimit

Shenjat klinike lokale të pezmatimit janë:�� rubor (skuqje),�� tumor (edemë), �� calor (nxehtësi),�� dolor (dhimbje) dhe �� functio laese (funksion i çrregulluar).

Edema është e lidhur me daljen dhe grumbullimin e lëngut dhe paraqet pasojë të pro-ceseve të eksudatimit ose transudatimit. Ngritja lokale e temperaturës dhe skuqja shfaqen për shkak të vazodilatimit të enëve të gjakut në regjionin në të cilin zhvillohet pezmatimi. Dilata-timi dhe rritja e lëshueshmëria e enëve të gjakut shkaktohen nga: nga histamina dhe seroto-nina e pranishme, kininat vazoaktive (bradikinina dhe lizobradikinina), etj. Dhimbja paraqitet për shkak të shtypjes së lëngut (edemës) mbi mbaresat nervore. Çrregullimi i funksionit shfa-qet për shkak të dhimbjes e cila e ndalon funksionimin normal të atij indi, respektivisht në atë pjese të trupit.

4.1.3. Llojet e pezmatimeve

Procesi pezmatues mund të ndahet sipas shkakut, sipas llojit të eksudatit, sipas kohëzgjatjes dhe sipas lokalizimit.

Sipas shkakut pezmatimet ndahen në:- aseptike (veprimi i materieve korrozive kimike, rrezatimi, etj.) dhe - septike (të shkaktuar nga mikroorganizmat).

Sipas kohëzgjatjes, pezmatimi mund të ndahet në: - akute – ndryshimet janë vaskulare dhe eksudative, kurse të dukshme janë të gjitha ka-

rakteristikat e procesit pezmatues dhe zakonisht zgjat deri në 7 ditë.- subakute – paraqet midis shkallë ndërmjet pezmatimit akut dhe kronik dhe zgjat rreth

14 ditë dhe ka një rrjedhë të butë klinike.

Page 56: 04 11 Hirurgija IV ALB - e-ucebnicie-ucebnici.mon.gov.mk/pdf/320_Hirurgija_IV_ALB_PRINT_WEB.pdf · - Vulnus punctum – plagë e shpuar - Vulnus contusum – plagë nga goditja-kontuzioni

56

- kronike – karakterizohet me reaksion proliferativ dhe zgjat më tepër se 21 ditë.

Eksudati pezmatues dallohet sipas përmbajtjes së lëngut, proteinave të plazmës dhe llo-jit të qelizave. Pezmatimet eksudative mund të jenë: seroze, katarrale, fibrinoze, qelbësuese,

ikoroze dhe hemorragjike.Pamja e pezmatimit varet nga lokalizimi dhe specifikat e indit që është përfshirë me pro-

cesin e pezmatimit. Në bazë të kësaj dallohen disa lloje të pezmatimit:- pezmatimi katarrale – lokalizimi i pezmatimit është te mukoza dhe karakterizohet me

formim të tepruar dhe sekrecion te mukoza.- pezmatimet fibrinoze – pseudomembranoze – paraqiten vetëm te mukozat

sipërfaqësore si pasojë e nekrozës koagulacione të eksudatit dhe fibrinit, dhe deskvamimi i qe-lizave sipërfaqësore epiteliale.

- abscesi dhe fl egmona – si formë e qelbësuese të indit.- ulcera (të thati) – defekti lokal i cili mund të shfaqet vetëm te sipërfaqja e ndonjë orga-

ni ose indi, me thellësi të ndryshme dhe lind me destrukcionin e indit të çrregulluar nekrotik.

4.1.4. Rezultati i pezmatimit

Rezultati i pezmatimit mund të jetë rigjenerimi i plotë (shërimi primar), respektivisht, re-sorbimi i plotë i eksudatit pa ndonjë pasojë në funksioni dhe pamja. Në raste të tjera, te proce-set e pashërueshme, shfaqen ndryshime riparuese në formë të materies kompakte e cila nuk mund të resorbohet.

4.1.5. Mjekimi i përgjithshëm i pezmatimit

Gjatë shfaqjes së pezmatimit përdoret mjekimi i përgjithshëm në vijim:- pushim- përdorimi i kompresave të ngrohta në vendet në dispozicion, të cilat e përmirësojnë mig-

rimin, fagocitozën dhe funksionin e leukociteve (kompresat e ngrohta-të ftohta).- aplikimi i kompresave të ftohta – vetëm te proceset akute që të zvogëlohet dhimbja.- riaktivizimi i proceseve kronike (akutizimi) realizohet në aparatin i kockor-artikular për

shkak të resorbimit dhe reduktimit të materies së mbetur. Akutizimi arrihet me fërkimin lokal të yndyrave të forta, pezmatimi lokale me termokauter ose me kombinimin e të dy metodave.

4.2. NEKROZA

Nekroza paraqet një proces të vdekjes së pjesëve të kufizuara të trupit ose e qelizave në organizmin e gjallë. Nekroza ndodh kur qelizat ose indet nuk kanë ushqim të mjaftueshëm.

Shkaqet më të shpeshta për shfaqjen e nekrozës janë:�� shtypja, në kafshët shtëpiake nekroza shfaqet si pasojë e shtrirjes së gjatë të kafshës edhe

atë në dysheme të fortë. Nekroza shfaqet në pjesët e trupit të cilat nën lëkurë gjenden in-det e fortë (dekubitusi).

�� shtrëngimi (skajet e plagës janë shumë fortë të qepura)�� tkurrja e enëve të gjakut e shkaktuar nga disa mjete kimike (adrenalina)�� dëmtimet të fuqishme të indeve (dëmtimet mekanike, ngrirjet, djegiet)

Page 57: 04 11 Hirurgija IV ALB - e-ucebnicie-ucebnici.mon.gov.mk/pdf/320_Hirurgija_IV_ALB_PRINT_WEB.pdf · - Vulnus punctum – plagë e shpuar - Vulnus contusum – plagë nga goditja-kontuzioni

57

�� mjetet kimike të cilat veprojnë në përqendrime më të mëdha�� materialet infektive të cilat kanë veprim toksik�� gjendjet embolike

Në varësi nga ndryshimet në inde, d.m.th. se a përmban më shumë ose më pak elemente qelizore ose lëng, procesi i nekrozës jep pasqyrë të ndryshme klinike. Te rasti i parë bëhet fj alë për nekrozë të thatë, kurse te e dyta kur ka më tepër lëng bëhet fj alë për nekrozë të njomë.

Tendenca e përgjithshme e organizmit është ta fl ak indin nekrotik. Kjo ndodhën pasi të mbarojë procesi i demarkacionit dhe pasi që organizmi me reaksionin e tij lokal, në luftë me ag-jensin e dëmshëm, do të krijon zonë mbrojtëse e cila e formon indin granulativ.

4.3. ULÇERA

Ulcera paraqet plagë të vjetër te e cila proceset degjeneruese janë më të shprehura se ato regjeneruese. Si proces parësor ulcera shfaqet si pasojë e shkaqeve të ndryshme. Te kafshët shtëpiak ekzistojnë vende të përzgjedhura te të cilat zakonisht paraqitet ulcera. Ata janë vende të cilat vazhdimisht i nënshtrohen ngacmimeve mekanike ose kimike (plagët e bishtit te qeni, plagë te kraharori te vendet ku shtrihen mjetet).

Në zhvillimin e ulcerës zëvendësohen stadet e shkatërrimit, demarkacionit, pastrimit dhe formimit të indit të ri granulativ.

- shkatërrimi dhe shpërbërja e indeve – stadium destructionis- pastrimi dhe demarkacioni – stadium purificationis- formimi i indit granulativ – stadium demarcationis

Skaji i ulcerës është i ngritur dhe është me epitelizimi jo të plotë. Nëse ulcera kalon në formën kronike, skajet i ka në formë mbrese (ulcerë me kallo), por mund të jenë dhe të mbulu-ara me ind nekrotik (ulcera sinoze).

4.4. FISTULA

Me fistul nënkuptohet procesi patologjik në indet ma të thella që ka vrimë dalëse te sipërfaqja ose te brendia e organizmit e cila mund të lidhë dy hapësira artificiale ose natyro-re, ose paraqet një kanal ekskretuese i një procesi i cili zhvillohet në fundin e fistulit. Në dalje të vrimës rregullisht mungojnë qimet, kurse vet vrima është më e ngushtë ose më e gjerë, e zmad-huar dhe te rastet e vjetra në formë të gryke. Në vend të një vrime fistula nganjëherë mund të ketë edhe më shumë vrima të cilat çojnë te baza e saj. Rrethina e vrimës çdoherë është e mbus-hur me sekret i cili nganjëherë ose çdoherë del nga vrima e fistulit. Te disa raste vrima e jashtme nganjëherë mbyllet dhe nganjëherë hapet.

Nga kjo, se a paraqet kanali fistulit kanal dalës i zbrazëtirës në të cilën grumbullohet sek-reti fiziologjik ose ekskret ose ndoshta qelbi dallohen këto lloje të fistulave: sekretore, ekskre-

tore dhe fistula qelbësuese.Nga pikëpamja anatomike dallojnë fundin, kanalin dalës dhe vrimën e fistulit. Kanali pa-

raqet rrugë dalëse që shpie deri te fundi i fistulit. Fundi paraqet zgjerim ose ndoshta organ i zbrazët, nëpër të cilin kalojnë sekretet natyrore (qumështi, pështyma, ekskretet, etj.). Te fistulat qelbësuese në fund gjendet qelbi.

Page 58: 04 11 Hirurgija IV ALB - e-ucebnicie-ucebnici.mon.gov.mk/pdf/320_Hirurgija_IV_ALB_PRINT_WEB.pdf · - Vulnus punctum – plagë e shpuar - Vulnus contusum – plagë nga goditja-kontuzioni

58

Sipas shfaqjes fistula mund të jetë e lindur (e qafës) dhe e fituar (plëndës, xhidavi, kapërcell, brinjë, rektum, etj.).

Te secila fistul duhet të analizohet:1. kur është shfaqur dhe nën të cilat rrethana;2. lokalizimi; 3. forma dhe skajet;4. mjedisi; 5. thellësia dhe orientimi i kanalit me ndihmën e sondës kopsore.

Mjekimi: Nëse bëhet fj alë për fistula qelbësuese, së pari duhet të eliminohet shkaku, kurse kanali të zhduket me kyretazhe ose me kauterizim ose të eliminohet në rrugë operative nëse ajo është e mundur por gjatë asaj duhet të mundësohet që sekreti të rrjedh pa ndonjë pengesë. Fis-tulat sekretuese dhe ekskretuese trajtohen me heqjen kirurgjike të kanalit por paraprakisht du-het të ndërpritet sekretimi (fistula e qumështit operohet pasi që kafsha të thahet) ose gjëndra të zhduket me tinkturë të jodit nëpër kanalit të fistulit në gjëndrën.

Pyetje dhe detyra:

1. Çka paraqet pezmatimi?2. Cilat janë karakteristikat themelore të procesit pezmatues?3. Cila është qëllimi i pezmatimit?4. Numëroj shkaqet për pezmatim.5. Numëroj shenjat klinike të pezmatimit.6. Si ndahen pezmatimet sipas karakterit të eksudatit?7. Si ndahen pezmatimet sipas kohëzgjatjes?8. Sqaroje mjekimin e përgjithshëm te pezmatimi.9. Çka është nekroza?10. Numëroj shkaqet për shfaqjen e nekrozës.11. Çka është ulcera?12. Çka është fistula?13. Si ndahen fistulat sipas shfaqjes?14. Çka duhet të kërkuar te secila fistul?

Page 59: 04 11 Hirurgija IV ALB - e-ucebnicie-ucebnici.mon.gov.mk/pdf/320_Hirurgija_IV_ALB_PRINT_WEB.pdf · - Vulnus punctum – plagë e shpuar - Vulnus contusum – plagë nga goditja-kontuzioni

59

TEMA 5

SËMUNDJET E DISA SISTEMEVE TË ORGANEVE

Pas mësimit të përmbajtjeve së kësaj teme do të mund:

�� T’i shpjegon ndryshimet gjatë pezmatimit të lëkurës dhe mjekimi i tyre;�� T’i numëron shkaqet për frakturë; �� Ta shpjegon mjekimin e frakturës; �� T’i sqaron llojet e pezmatimeve të kyçeve; �� T’i dallosh zhvendosjen dhe luksacionin e kyçeve;�� T’i shpjegon sëmundjet e muskujve; �� T’i shpjegon sëmundjet e tendinëve dhe cipave të tendinëve; �� T’i numëron sëmundjet e enëve të gjakut dhe limfatik;�� Të dallon lloje të ndryshme të paralizave.

Përmbajtja:

5.1. SËMUNDJET E LËKURËS5.1.1. Dermatozat ekzematoze5.2.2. Pezmatimet e lëkurës – dermatitis

5.2. FRAKTURAT5.3. PEZMATIMET E KYÇEVE – arthritis5.4. SËMUNDJET E MUSKUJVE

5.4.1. Kontuzioni i muskujve5.4.2. Çarja e muskujve5.4.3. Pezmatimi e muskujve

5.5. SËMUNDJET E TENDINËVE 5.5.1. Çarja e tendinëve

5.6. PEZMATIMI E CIPAVE TË TENDINËVE5.7. SËMUNDJET E ENËVE TË GJAKUT DHE LIMFATIK

5.7.1. Zgjerimi i artereve – (aneurizma)5.7.2. Zgjerimi i venave (varix ose phlebectasia)5.7.3. Pezmatimi e artereve (artritis)5.7.4. Pezmatimi e venave (phlebitis)5.7.5. Pezmatimi e enëve limfatik

5.8. SËMUNDJET E NERVAVE

Page 60: 04 11 Hirurgija IV ALB - e-ucebnicie-ucebnici.mon.gov.mk/pdf/320_Hirurgija_IV_ALB_PRINT_WEB.pdf · - Vulnus punctum – plagë e shpuar - Vulnus contusum – plagë nga goditja-kontuzioni

60

5.1. SËMUNDJET E LËKURËS

5.1.1. Dermatozat ekzematoze

Ekzema paraqet pezmatim të pjesës sipërfaqësore të lëkurës e cila fillon me skuqje dhe ndryshime papulo-vezikuloze, kurse pas pëlcitjes së fshikave shfaqet njomja e lëkurës dhe for-mimi i koruzeve. Në stadet vijuese mbizotëron deskvamimi, ngjyrosja e kuqe zambaku e lëkurës në vendet e pa pigmentuar, infiltrimi dhe hiperpigmentimi.

Dermatozat ekzematoze mund të ndahen në këtë mënyrë:- Dermatozat ekzematoze për shkak të mungesës së materieve ushqyese. Mungesa e protei-

nave, acideve yndyrore, vitaminave, mungesa e oligoelementeve (në veçanti e zinkut në derra). Ekzemat e këtilla kalojnë vetvetiu nëse përmirësohet ushqimi.

- Dermatozat ekzematoze për shkak të çrregullimeve hormonale. Shfaqen në mishngrënës, edhe atë në qen, dhe janë në lidhje me çrregullimet në funksionin e hipofizës, korrës të gjëndrës mbiveshkore, vezoreve, testeve, gjëndrës tiroide dhe pankreasit. Mjekimi i këtyre dermatozave ekzematoze bëhet me dhënien e hormoneve edhe atë sipas karakterit të sëmundjes (hormo-ni adenokortikotrop, glukokortikoidet, tiroksina dhe insulina). Te kafshët e mëdha mjekimi i tillë nuk ka ndonjë kuptim klinik.

- Dermatozat ekzematoze për shkak të sëmundjeve të disa organeve të brendshme. Disa sëmundje organike kronike shpeshherë shoqërohen me ndryshime ekzematoze të lëkurës. Me rëndësi praktike janë ekzemat në qen që shfaqen në lidhje me pezmatim kronik interstici-al të veshkave (përgjatë shpinës formohet dermatozë skuamozo-krustoze dhe trashja e lëkurës të cilat formojnë rrudha). Në raste të pezmatimit kronik të qeskave anale gjithashtu shfaqen ndryshime simetrike ekzematoze rreth anusit, ashtit ndjenjës dhe rrënjës së bishtit. Në raste të sëmundjeve kronike të mëlçisë te qeni, kali dhe gjedhi nganjëherë mund të vërehen ndryshime të thata ekzematoze në qafë, rreth shpatullës dhe në trup.

Për mjekim duhet të merren parasysh mjetet e shumta të cilat i zbutin ndryshimet lëkurore (kompresa, tretësira të yndyrshme, krema, pasta dhe sprey) dhe kanë veprim antifl ogistik, an-tibakterial, antipruritik, antieksudativ dhe antimikotik dhe mjetet keratolitike të cilat aplikohen për mjekim lokal të sëmundjeve lëkurore.

5.1.2. Pezmatimi i lëkurës – dermatitis

Dermatiti paraqet pezmatim të lëkurës që shfaqet si një mekanizëm mbrojtës kundër agjensëve të shumtë potencial shkatërrues të brendshëm dhe të jashtëm. Si shkaktar të pezma-timit së lëkurës mund të paraqiten një numër më i madh i agjensëve: traumatik, infektiv, toksik, alergjik, parazitar, mikotik, etj. Pezmatimi e lëkurës mund të ketë rrjedhë akute, subakute dhe kronike.

Simptomat e pezmatimit së lëkurës janë: skuqja, eksudatimi, edema, dhimbja dhe kru-arja (pruritus), formimi i koruzeve dhe ndryshimeve të tjera efl uoreshente. Te proceset kroni-ke ndryshimet lëkurore janë të thata, më pak të ndejshme dhe me një infiltrim të dukshëm dhe trashje të lëkurës, shfaqjes së rrudhave lëkurore, hiperpigmetimit dhe hiperkiratozës.

Shpesh herë mund të paraqiten infeksione dytësore me një shkallë dhe karakter të ndryshëm. Për dallim nga ndryshimet ekzematoze të cilat paraqiten në formë të ndryshimeve bilaterale simetrike të lëkurës, te dermatit ndryshimet e lëkurës zhvillohen vetëm te pjesa e tru-pit te e cila vepron agjenci dëmtues.

Page 61: 04 11 Hirurgija IV ALB - e-ucebnicie-ucebnici.mon.gov.mk/pdf/320_Hirurgija_IV_ALB_PRINT_WEB.pdf · - Vulnus punctum – plagë e shpuar - Vulnus contusum – plagë nga goditja-kontuzioni

61

Mjekimi mbështetet në eliminimin e shkakut dhe trajtimin lokal të vendit të prekur. Përdoret kombinimi i kortikosteroideve dhe antibiotikëve në formë të pastave, kremat ose gelëve. Në rastet më të rënda të dermatitit (p.sh., djegiet) mund të përdoret mjekim sistematik: infuzion, antihistaminik, kortikosteroide dhe antibiotik në rrugë parenterale.

5.2. THYERJET – Fractura

Fraktura paraqet çdo ndërprerje të vazhdimësisë së indit kockor. Ajo zakonisht paraqi-tet për shkak të traumës direkte ose indirekte – fraktura traumatike, ose mund të paraqitet për shkak të tkurrjes së muskujve – dobësia e indit kockor.

Fraktura patologjike haset për shkak të proceseve patologjike të kockave (osteomalacia, tumoret, etj.).

Sipas formës frakturat mund të jenë: për së gjati, tërthore, të pjerrëta, spirale, suprakondi-lare, epifizave. Nëse kocka është e thyer në më shumë vende, bëhet fj alë për fraktura të shumta ose kominutive me fraktura te një vend por me më tepër pjesë të thyera (Fig. 5.1.).

Nëse është e ruajtur vazhdimësia e lëkurës bëhet fj alë për frakturë të mbyllur. Te fraktura e hapur ose fraktura e komplikuar vjen deri te dëmtimi i lëkurës për shkak të veprimit të forcës së jashtme ose nën veprimin e pjesëve të mprehta nga kocka e thyer.

a b c dFig. 5.1. Llojet e frakturave:

a) e pjerrët, b) spirale, c) kominutive, d) fraktura e hapur

Simptomat: qartë dallohen çrregullimet funksionale në varësi nga lokalizimi dhe lloji i frakturës: çalimi te fraktura e kockave të gjymtyrëve; pengesa gjatë frymëmarrjes te fraktura e kockës së hundës dhe brinjëve; pengesa te marrja dhe përtypja e ushqimit nga fraktura e kockës të nofullës. Në regjionin e frakturës shfaqet edemë, dhimbje e fortë, dhe e dukshme është edhe lëvizja jo normale e pjesëve të thyera. Diagnoza e saktë bëhet me ekzaminimin rëntgenologjike.

Mjekimi: Parimet themelore në mjekimin e frakturës janë repozicioni anatomik dhe mobi-lizimi i plotë i thyerjes. Kjo arrihet me metoda konservative të mjekimit (fasha fiksuese) ose me bashkimin kirurgjik të kockës së thyer – osteosinteza.

Page 62: 04 11 Hirurgija IV ALB - e-ucebnicie-ucebnici.mon.gov.mk/pdf/320_Hirurgija_IV_ALB_PRINT_WEB.pdf · - Vulnus punctum – plagë e shpuar - Vulnus contusum – plagë nga goditja-kontuzioni

62

Mjekimi konservativ mbështet në fiksimin e frakturës, me një relaksim paraprak muskulor. Fiksimi mund të realizohet me fashë fiksuese (fashë me dërrasa, fasha me allçi) ose me shufra ekstensive (shufra e Tomass-it (Fig. 5.2.) dhe shufra e Kramer-it). Duhet të fiksohen edhe të dyja kyçet fqinje me të cilat kocka e thyer është e lidhur që të lehtësohet.

Fig. 5.2. Shufra e Tomass-it për mjekim konservativ të thyerjes

Fig. 5.3. Osteosinteza e parakrahut Fig. 5.4. Fiksimi i jashtëm i frakturës

Para operacionit

24 orë pas operacionit

3 muaj pas operacionit

Gjatë frakturave me zhvendosje të mëdha dhe kontrakturë të pjesëve të thyera është e nevojshme që të kryhet osteosinteza (Fig. 5.3.). Trajtimi kirurgjikal i frakturave realizohet me fik-sim të jashtëm dhe të brendshëm të pjesëve të thyera (Fig. 5.4.). Për osteosintezën, respekti-visht bashkimin e pjesëve të thyera të kockës përdoren teknikat e ndryshme: mbështjellja me ndihmën e telave për leukoplast; vendosja e pllakave metalike, vidave dhe pykave kockore spe-ciale (Kuntscherov, Rushov).

5.3. PEZMATIMI E KYÇEVE – arthritis

Pezmatimi e kyçeve quhet artritis. Artritet në fakt janë procese akute, aseptike dhe sep-tike. Pezmatimet akute i prekin kryesisht kapsulat e kyçeve, kurse ata kronike të gjitha pjesët e kyçit.

Page 63: 04 11 Hirurgija IV ALB - e-ucebnicie-ucebnici.mon.gov.mk/pdf/320_Hirurgija_IV_ALB_PRINT_WEB.pdf · - Vulnus punctum – plagë e shpuar - Vulnus contusum – plagë nga goditja-kontuzioni

63

Pezmatimi aseptik akut

Pezmatimi aseptik akut është pasojë e kontuzionit, distorzionit dhe luksacionit të kyçit edhe për shkak të lëvizjeve të përforcuara të këmbës, kurse klinikisht manifestohen si artrit se-

roz dhe fibrinoze.Simptomat: Nganjëherë artriti seroz kalon edhe në formën kronike pa ndonjë shenjë të

dukshme të pezmatimit, përveç mbushjes së tepruar të kyçit hydarthos. Shenjat e pezmatimit janë edemi, temperimi dhe dhimbja. Me punksion në fillim fitohet lëng sinovial i kthjellët, kurse pastaj i turbullt me ngjyrë të verdhë - portokalli me granulocite, qeliza të deskvamuara të sinovi-as. Shkalla e çalimit varet nga mbushja e kyçit dhe intensiteti i dhimbjes. Nëse janë të dëmtuara ligamentet, kërci ose ka çarë kapsula e kyçit, çalimi rritet.

Te artritit fibrinoz te sinovias shfaqen gjakderdhje dhe deskvamimi i qelizave mbuluese.. Lëngu sinovial është i turbullt me qeliza nga sinovia, eritrocite, granulocite dhe fibrinë.

Kërci e kyçit dhe epifizat mbeten të pandryshuara. Regjioni i kyçit është shumë i dhimbshëm dhe qëndrueshëm, kurse konsistenca e ënjtjes është fl ukutese e deri në elastike e butë për shkak të koagulimeve fibrine të shumta. Në krahasim me pezmatimin seroz, te artritit fibrinoz çalimi është i rritur.

Mjekimi: Më e rëndësishme është pushimi i kyçit dhe sipas mundësisë imobilizimi. Pas 24 orësh aplikohen kompresat e ngrohta-të lagëta ose ata të alkoolit (49%). Më vonë lokalisht ap-likohen glukokortikoide.

Pezmatimi purulente – arthritis purulenta

Pezmatimi purulente paraqitet për shkak të futjes së drejtpërdrejt të materialit infek-tiv në kapsulë e kyçit (shpim, plagë te kyçi) ( ose në mënyrë indirekte me përhapjen e infek-sionit nga indet përreth (fl egmona, burzitet, tendovaginitet ose metastaza). Në fillim shfa-qet si artrit seroz respektivisht artrit serofibrinoz. Pastaj krijohet fl egmona e kapsulës së kyçit dhe indi periartikular. Pastaj përmbajtja është e turbullt, me ngjyrë të verdhë deri në atë të ngjizur (në qen me ngjyrë çokollate), me një konsistencë mukozale-ngjitëse, e përzier me fibrinë dhe një numër më të madh të granulociteve, e cila i përgjigjet empiemës të një kyçi. Kyçi është e temperuar dhe shumë e sëmurë. Edema, për shkak të fl egmonës periartikulare, kalon në formë difuze në rrethinë. Gjendja e përgjithshme e kafshës është e ndryshuar. Ça-limi pas 2-3 ditë nga shfaqja e pezmatimit rritet. Artriti qelbësues ka tendencë të kalon në atë subakute, respektivisht forma kronike e pezmatimit purulente të kyçit – arthritis apos-

tematosa.Sinovia shkatërrohet, kurse nga indi granulativ krijohet membrana piogjene. Kërci i

kyçit për shkak të çrregullimit në ushqim çahet dhe shkrihet. Zgavra e kyçit shëndrrohet në atë të abscese, kurse kyçi është i ënjtur në formë difuze, i temperuar dhe i dhimbshëm. Kri-johen fistulat prej të cilave kullon qelb. Pezmatimi mund të përhapet në indin kockor (oste-omyelitis), mbështjellësit e tendinëve, fashitë dhe muskujt. Shërimi është i mundshëm vetëm nëpërmjet ankilozës së kyçit. Pezmatimi seroz, fibrinoz dhe qelbësues mund gjatë infeksio-nit të përzier të kalon në pezmatim ikoroz – arthritis ichorosa. Shfaqet së pari pas plagëve të hapura të kyçit dhe në mënyrë dytësore pas lëndimeve të indeve në mjedisi e tij. Tashmë pas 24 orësh temperatura është e rritur, kurse pulsi dhe frymëmarrja janë të përshpejtuar. Indi i plagës është i gjelbër me një edem përreth. Në ditën e tretë plaga bëhet e lagësht, kur-se pjesët e kapsulës së kyçit dhe kërcit kalojnë në ngjyrën gri të gjelbër me një aromë jo të këndshme.

Mjekimi: artritin qelbësues e mjekojmë në rrugë lokale me hiperemi (kompresa, pasta resorbuese) dhe pushim të kyçit. Antibiotikët sipas antibiogramit aplikohen rrugë lokale dhe

Page 64: 04 11 Hirurgija IV ALB - e-ucebnicie-ucebnici.mon.gov.mk/pdf/320_Hirurgija_IV_ALB_PRINT_WEB.pdf · - Vulnus punctum – plagë e shpuar - Vulnus contusum – plagë nga goditja-kontuzioni

64

parenterale në afat prej 10 ditësh. Te artritit apostematoz është e nevojshme edhe hapja dhe shpëlarja e kyçit me futje e antibiotikëve në rrugë parenterale. Artriti ikoroz patjetër të trajtohet me përpunim të plagës, heqjen e indit nekrotik dhe me drenazhimin të kyçit. Antibiotikët me një spektër të gjerë të veprimit jepen rrugë dhe parenterale.

5. 4. SËMUNDJET E MUSKUJVE

Në muskuj shfaqen këto sëmundje: kontuzioni, çarja dhe pezmatimi.

5.4.1. Kontuzioni i muskujve

Kontuzionet zakonisht shfaqen si pasojë e veprimit të traumës dhe nëse ato nuk janë ma-sive, nuk ka nevojë të përdoret ndonjë terapi. Kur janë në pyetje kontuzione masive, të cilat shoqërohen me formimin e edemës (hematomë), dhe reaksion pezmatues, atëherë duhet të in-tervenohet. Te raste akute (gjatë 24 orëve pas veprimit të traumës), i qasemi imobilizimi dhe ap-likimi i kompresave të ftohta. Pas 48-72 orëve të para, aplikohen kompresa të ngrohta të Buro-vit, kurse në regjionin vendosen fasha kompresave e cila njëkohësisht të sigurojë edhe imobili-zim. Përdoren edhe preparate josteroid kundër pezmatimit dhe analgjetik.

Dislokimi i muskujve shfaqet si pasojë e një tendosje më të madhe ose përdorimit më të madh të ndonjë pjese lidhjes muskulore-tendinëve, me shfaqjen e alterimeve strukturore dhe shenjave të pezmatimit që manifestohen me dhimbje dhe çalim të kafshës.

Mjekimi i kësaj sëmundje muskulore bazohet në pushimin e kafshës (22 deri 24 ditë) me një imobilizim paraprak dhe aplikim të preparateve josteroide kundër pezmatimit dhe analgjetikëve.

5.4.2. Çarja e muskujve

Çarja e muskujve ndeshet në kafshët e punues dhe ndodh si pasojë e tendosjes së mad-he ose traumës dhe mund të jetë e parciale dhe komplete (Fig. 5.5.).

a b

Fig. 5.5. Paraqitja skematike e çarjes së muskulit: a) parciale dhe b) komplete

Çarja e parciale karakterizohet me paraqitjen e dhimbjes dhe çalimit të një shkalle më të vogël. Zakonisht nuk ka nevojë për intervenim kirurgjik. Imobilizimi (shufra e Tomasit dhe e Kramerit) zgjat prej dy deri në tre javë, kurse pushimi pas heqjes së shufrave me një afat prej tre javës mundëson një shërim të sigurt.

Page 65: 04 11 Hirurgija IV ALB - e-ucebnicie-ucebnici.mon.gov.mk/pdf/320_Hirurgija_IV_ALB_PRINT_WEB.pdf · - Vulnus punctum – plagë e shpuar - Vulnus contusum – plagë nga goditja-kontuzioni

65

Çarjet komplete, me dhimbje dhe çalim të një shkalle të lartë, me shfaqjen e thellimeve lo-kale që janë të mbushura me gjak, gjatë të cilave formohet hematomë, si edhe humbje e funk-sionit të muskulit, duhet të sanohen në rrugë kirurgjikale.

5.4.3. Pezmatimi e muskujve

Pezmatimi e indit muskulor (myositis) paraqet ndryshim alternativ i fijeve muskulore (edeme ndërqelizore dhe distrofi yndyrore ose nekroza) dhe eksudatimi dhe proliferimi në in-din lidhor dhe i enëve të gjakut të perimiziumit.

Sipas supstratit të tij patomorfologjik miozitet mund të jenë seroze, purulent dhe fibroze.Dëmtimi i muskujve i cili është shkaktuar nga veprimi i forcës së topitur (myositis serosa

acuta) quhet miozit traumatik respektivisht miozit aseptik. Ky lloj i pezmatimit mund të shfa-qet edhe nga përpjekjet e madh ose pas një trajnimi të gjatë dhe të mundshëm. Manifestohet me një tonalitet të rritur muskulor, dhe një dhimbje të butë. Në mjekim, shpesh është e mjaftu-eshme që pacienti vetëm të pushon disa ditë dhe rrugë lokale të përdoret masazhi (tretësirë e alkoolit dhe kamfor). Në rastet më të rënda mund të përdoren edhe preparate josteroide anti-infl amatore.

Dëmtimet e muskujve të cilat paraqiten me infektimin direkt të shkaktuar me mikroorga-nizma dhe toksinet e tyre (në plagët e muskujve) quhet miozit septik (myositis purulenta). Në lidhje me rrjedhën e pezmatimit, mioziti septik mund të jetë akut dhe kronik.

Pezmatimi mund të përfshin një ose më shumë muskuj dhe të shfaqet si proces aposte-matoz ose fl egmonoz. Te gjendjet e këtilla ekziston edemë lokale temperuese dhe dhimbje, çka tregon se ka ardhur deri te formimi i abscesit te vet muskuli. Me aplikimin lokal të kompresave të ftohta-ngrohta shkaktohet maturim të procesit. Pastaj, bëhet prerja dhe drenazhimi i absce-sit, kurse në rrugë parenterale futen antibiotik 5 deri në 7 ditë. Në rrugë lokale aplikohen prepa-rate të jodit për pastrimin e zgavrës së abscesit.

Mioziti septik mund të shfaqet edhe me përhapjen e procesit nga indi përreth (nga lëkura, nënlëkura, artritet qelbësuese dhe periositet) ose në mënyrë metastazike – hematogjene ose limfogjenë, nga ndonjë vatër tjetër.

Mioziti fibroz kronik (myositis fibrossa chronica) karakterizohet me shumimin e indit lidhës te intersticiumi muskulor, dhe te fundi i procesit formohet fibroza e muskulit.

5.5. SËMUNDJET E TENDINËVE

Pezmatimi i tendinëve quhet tenditis. Tendinët si një pjesë e rëndësishme e aparatit të lëvizjes vazhdimisht i nënshtrohen tendosjes gjatë të cilave shpesh paraqiten dëmtime më të vogla ose më të mëdha.

Pezmatimi e tendinëve shfaqet më shpesh në kuaj. Karakteristike është se disa tendinë preken në varësi nga përdorimi i kalit, nga kategoria e kalit.

Në kuajt tërheqës preken kryesisht tendinët e fl eksorit të thellë të këmbëve të përparmë dhe të pasmë (m. fl exor digitalis pedis profundus).

Te kuajt të cilët shërbejnë për kalorësi dhe vrapim kryesisht preken tendinët e fl eksorit sipërfaqësor (m. fl exor digitalis superficialis), pasi që ajo mundohet më tepër gjatë momentit të pranimit të peshës (pesha e kalit, pesha e kalorësit).

Tendinitet shfaqen në dy forma: tendinit akut dhe kronik, kurse dallimi është te kohëzgjatja dhe shkalla e zhvillimit të procesit. Çdo pezmatim më i rëndë akute kalon në kronik.

Page 66: 04 11 Hirurgija IV ALB - e-ucebnicie-ucebnici.mon.gov.mk/pdf/320_Hirurgija_IV_ALB_PRINT_WEB.pdf · - Vulnus punctum – plagë e shpuar - Vulnus contusum – plagë nga goditja-kontuzioni

66

Simptomat: çalimi, i cili gjatë punës rritet, shpeshherë mund të shohim edemë, i cili në fillim është i butë dhe difuz (infiltrim seroz), dhe më pas bëhet i fortë dhe i kufizuar në formë të nyjës. Gjatë prekjes mund të vërtetohet dhimbja e cila çdoherë është shumë e po-tencuar në fillim të pezmatimit. Simptomë karakteristike është mbajtja e këmbës në fl eksi-on, për shkak të lehtësimin të tendinit të sëmurë. Edema e butë, e dhimbshme dhe e tempe-ruar është karakteristike për formën akute, kurse ajo e fortë dhe më pak e dhimbshme për formën kronike.

Për tendinin është karakteristike se sëmuret lehtë dhe shpejtë, kurse trajtohet vështirë dhe për një kohë të gjatë, me javë bile edhe me muaj. Tendinët lehtë të sëmura mund plotësisht të shërohen, por kjo është sipërfaqësisht pasi që fijet e dëmtuara të tendinit shërohen me ind lidhor.

Prognoza vetëm në rastet më të buta është i volitshme, edhe atë me kusht nëse kafsha për një kohë të gjatë kursehet nga puna. Përndryshe prognoza është e pavolitshme pasi që shumë lehtë paraqitet recidiv, veçanërisht nëse kafsha duhet ta punon punën e njëjtë për shkak të së cilës ka ardhur deri te sëmurja e tendinit. Përndryshe prognoza varet nga rëndesa dhe përhapja e procesit.

Mjekimi: si e para, është e nevojshëm pushimi i cili duhet të vazhdohet edhe pas ndërprerjes së çalimit. Pasi që tendini është me vaskularizim të dobët, e ftohta vjen në shpreh-je në fillim të mjekimit vetëm nëse është e pranishme dhimbja e madhe dhe edema, temperi-mi dhe çalimi. Përndryshe duhet të aplikohen mjete të cilat shkaktojnë hiperemi: kompresat e ngrohta (Fig. 5.6.), kompresat me alkool, fërkim me pasta të fuqishme.

Fig. 5.6. Aplikimi i kompresave të ngrohta te mjekimi i pezmatimit së tendinëve.

5.5.1. Çarja e tendinëve

Çarja e tendinëve mund të jetë e parciale ose komplete. Shkak për çarjen e tendinëve është tendosja tejmase në momentin të kërcimit, bllokimi i këmbës gjatë ecjes, etj. Kjo shumë lehtë ndodh nëse tendini është në fazën e pezmatimit.

Simptomat: si edhe te pezmatimi: edema dhe dhimbja e cila është më e potencuar edhe atë në një vend të kufizuar ku më vonë formohet një kallo nga indi lidhor. Në rast të pëlcitjes së

Page 67: 04 11 Hirurgija IV ALB - e-ucebnicie-ucebnici.mon.gov.mk/pdf/320_Hirurgija_IV_ALB_PRINT_WEB.pdf · - Vulnus punctum – plagë e shpuar - Vulnus contusum – plagë nga goditja-kontuzioni

67

plotë përveç të lartë përmendurave mund të vërehet ndryshimi te pozita e kyçit adekuate (Fig. 5.7 dhe Fig. 5.8).

Prognoza varet nga statika. Tendinët ekstensor shërohen relativisht mirë, pasi që gjatë qëndrimit të kafshës ata nuk janë të tendosura, kështu që skajet e ndërprera nuk janë të ndara. Tendinët fl eksorë shërohen vetëm atëherë, kur do të sigurohet pozita normale e kyçit përkatës. Sipas kësaj, prognoza te çarja e tendinëve fl eksore është e pasigurt deri e pavolitshme.

Mjekimi: pushimi për një periudhë të mjaftueshme të gjatë dhe përveç kësaj edhe një fashë të fortë fiksuese, që të mund kyçi përkatës të mbetet në pozitë normale. Qepja e tendinëve vjen parasysh vetëm te kafshët e vogla.

Fig. 5.7.Pozita e gjymtyrës te çarja e tendinit

së Akilit

Fig. 5.8.Pozita e gjymtyrës te çarja e ekstensorit

të gjatë të gishtave

5.6. PEZMATIMI I CIPAVE TË TENDINËVE

Pezmatimi e cipave të tendinëve quhet tendovaginitis, dhe në shumë raste është e ngjashme me pezmatimin e kyçeve.Tendovaginiti seroz akut

Procesi fillimisht zhvillohet te membrana sinoviale sikurse edhe te artritet. Sinovia është hiperemike, e ënjtur dhe shumë e tendosur. Nëse me serum tajitet edhe fibrina atëherë ai proces quhet tendovaginitis serofibrinosa. Në disa raste mund të tajitet vetëm fibrinë që nënkupton se ekziston një proces i thatë, tendovaginitis sicca, kështu që gjatë fërkimit dëgjohen krepitacio-ne të mbytura.

Etiologjia: Shkaqet për shfaqjen janë mekanike, d.m.th. trauma gjatë punës së lodhshme. Pezmatimi mund të zhvillohet edhe në rrugë dytësore per continuitatem. Zakonisht preken ten-dovaginat e fl eksorëve te kuajt edhe atë, në vend të parë, tendovagina e përbashkët (regjioni i paratrinës) si në këmbët e përparme ashtu edhe në këmbët e pasme. Pastaj tendovaginat e m. fl exor në kyçin e thundrës. Prej ekstensorëve zakonisht preken tendovaginat e m.extensor carpi radialis (edem mbi karpusin në anën dorzale), kurse të tjerat më rrallë.

Simptomat: Edema që është e kufizuar sipas pozitës anatomike të tendovaginës. Gjatë prekjes vërehet temperimi, tendosje e murrit, fl uktuimi dhe shfaqja e dhimbjes. Më shpesh pre-

Page 68: 04 11 Hirurgija IV ALB - e-ucebnicie-ucebnici.mon.gov.mk/pdf/320_Hirurgija_IV_ALB_PRINT_WEB.pdf · - Vulnus punctum – plagë e shpuar - Vulnus contusum – plagë nga goditja-kontuzioni

68

ken tendovaginat e fl eksorëve dhe kështu çalimi paraqitet në fazën e ngarkesës, kurse në fazën e pushimit kafsha e lehtëson këmbën. Prognoza për tendovaginitet mekanike-traumatike nuk dihet. Për tendovaginitet e ekstensorëve prognoza është më e volitshme në krahasim me ten-dovaginat fl eksore.

Mjekimi: Gjatë 48 orëve të parë vendosen kompresa të ftohta, kurse pastaj kompresa të ngrohta. Mund të aplikohen edhe pasta resorbuese. Rezultate të mira arrihen edhe me apliki-min e glukokortikoideve me antibiotik (çdo 4 ditë) deri te eliminimi i çalimit.

Tendovaginiti qelbësues – (tendovaginitis purulenta)

Pezmatimi qelbësues më shpesh shfaqet përmes plagëve me shpim të tendovaginave, ash-tu që infeksioni në mënyrë të drejtpërdrejt futet në zgavra vaginale. Mundësia tjetër për shfaq-jen e tendovaginitit qelbësues është per continuitatem nga procesi fl egmonoz i cili gjendet në përreth. Përveç kësaj mund të paraqitet edhe nga metastaza, por më rrallë. Sikurse te kyçet, së pari shfaqet vetëm synovitis catarrhalis, dhe bile më vonë kur bakteret do të mbizotërojnë përmbajtja gjithnjë shëndrrohet në qelb. Pastaj procesi kalon te murri i tendovaginës duke for-muar në të fl egmonë e cila përfundimisht shpie deri te shkatërrimi i sinovias dhe në të njëjtën kohë edhe deri te nekroza e tendinit. Kështu nekroza e krijuar mund të jetë shkak për çarjen spontane të tendinit.

Te pezmatimi qelbësues shfaqet çalimi, edemë e cila është mjaft e dalluar dhe i tejkalon kufijtë e tendovaginës, është e temperuar dhe me dhimbje. Më shpesh shohim plagë nga e cila kullon sinovia e turbullt ose qelb. Përveç kësaj, gjendja e përgjithshme është e çrregulluar dhe shoqëruar me temperaturë. Nëse nuk ekziston plagë dhe kullim, diagnozën e vërtetojmë me punksion.

Plagët e freskëta të shpuar duhet trajtohen në rrugë kirurgjikale dhe të jepen antibiotik në rrugë lokale ose parenterale.

5.7. SËMUNDJET E ENËVE TË GJAKUT DHE LIMFATIKE

Nga sëmundjet e enëve të gjakut dhe limfatike në praktikë mund të ndeshen këto sëmundje:

5.7.1. Zgjerimi i artereve – (aneurizma)

Zgjerimi i artereve paraqitet për shkak të trombozës, embolisë, stazë arteriale ose degje-nerimit të murrit të enës së gjakut. Ekziston aneurizma e vërtetë (kur murri i zgjeruar akoma është i paprekur) ose aneurizma e rrejshme.

Aneurizma manifestohet me edemë e cila nën shtypje zvogëlohet, ka fl uktacion, pulson dhe veçanërisht është karakteristike që gjatë shtypjes qendrore të arteries zvogëlohet, kurse gjatë asaj periferike zmadhohet.

Gjatë punksionit të aneurizmit gjaku rrjedh në curril.

5.7.2. Zgjerimi i venave (varix ose phlebectasia)

Zgjerimi i venave paraqitet në mënyrë analoge me zgjerimin e artereve për shkak të dobësisë ose degjenerimit të indit, te kafshët e moshuar dhe për shkak të pezmatimit, madje për shkak të trombozës ose traumës së topitur. Zgjerimet sipërfaqësore janë të rrezikshme për shkak të çarjes së mundshme dhe gjakderdhjes, pasi që murri është shumë i hollë. Përveç kësaj në pjesën e zgjeruar mundet lehtë të formohet tromb i cili mund të kalcifikohet.

Page 69: 04 11 Hirurgija IV ALB - e-ucebnicie-ucebnici.mon.gov.mk/pdf/320_Hirurgija_IV_ALB_PRINT_WEB.pdf · - Vulnus punctum – plagë e shpuar - Vulnus contusum – plagë nga goditja-kontuzioni

69

5.7.3. Pezmatimi e artereve (arteritits)

Forma aseptike e arteritit rrallë herë mund të ketë rëndësi klinike kurse ndodhën për shkak të kontuzionit. Artritit purulent paraqitet te plagët me qelb dhe te absceset në veçanti te enët e gjakut me ligatur. Na aspekti klinik të rëndësishme janë pezmatimet e artereve të mëdha ku za-konisht formohet tromb.

5.7.4. Pezmatimi e venave (phlebitis)

Flebiti aseptik paraqitet si pasojë e aplikimit intravenoz të barnave të cilat e irritojnë in-din, dhe kështu gabimisht gjatë aplikimit do të vijnë në murrin e venës. Kjo kryesisht ndodh te vena jugularis. Gjatë kësaj paraqitet një edem e dhimbshme në venë dhe në indin përreth. Nëse bëhet fj alë për edemë të vogël, zakonisht përfundon me resorbim pa komplikime. Megjithatë te rastet më të rënda paraqitet trombophlebitis et paraphlebitis i cili përhapet përgjatë venës dhe mund ta përfshinë edhe pjesën torakale të venës. Ndodh që në vendin ku procesi ka fillu-ar, të vjen deri te nekroza e lëkurës dhe ajo të bie, kurse vena të çahet dhe të vjen deri në gjak-derdhje me humbje të gjakut.

Trombofl ebiti qelbësues (trombophlebitis purulenta) mund të shfaqet te plagët qelbësuese. Në fillim ekziston edemë difuze, kurse pastaj formohen absceset përgjatë venës. Pas ashendencës mund të formohet fistul.

5.7.5. Pezmatimi e enëve limfatike

Pezmatimi e enëve limfatike quhet lymphangitis. Limfangiti akut mund të shkaktohet me përhapjen e infeksionit bakterial nëpër sistemin limfatik. Manifestohet në formë të vijave të kuqe nënlëkuror përgjatë enës limfatike. Lymphangitis purulenta shfaqet për shkak të in-feksionit piogjen të plagës. Me limfën nga plaga e infektuar eliminohen shkaktarët dhe toksi-net. Duke kaluar nëpër enët limfatike sjellin deri te pezmatimi i enës limfatike. Rrethi i enës lim-fatike është i ndryshuar, në formë të edemës fl egmonoze. Klinikisht limfangiti mund të vërehet vetëm nëse shfaqet në indin nënlëkuror. Në shtresat më të thella më rëndë diagnostikohet. Limfangitët ashendent qelbësues lindin kur shkaqet e qelbëzimit do të ndalen te valvulet ku shkaktojnë ndryshime në formë nyjore, cirkumskripte dhe fl egmonoze. Nëse shfaqen nënlëkurë mund të preken. Mjekimi mbështetet në përdorimin e antibiotikëve dhe vendosjen e kompre-save të ngrohta.

5.8. SËMUNDJET E NERVAVE

Të dhënat klinike – Paraliza dhe pareza e nervave periferik lind për shkak të dëmtimeve të ndryshme të disa nervave (lëndime, pezmatim të nervave, avitaminoza, sëmundjet infek-tive, shtypja nga ana e tumorit ose abscesit, etj.). Çrregullimet munden me qenë motorike ose senzorike ose të kombinuara. Refl ekset janë të dobësuara ose plotësisht mungojnë. Nëse sëmundja zgjat për një kohë më të gjatë, paraqitet atrofi e muskujve në regjionin inervimit të nervit të prekur.

Paraliza e nervave të gjymtyrëve manifestohet me shfaqjen e çalimit. Kështu për shem-bull, te paraliza e n. suprascapularis është karakteristike çalimi gjatë mbështetjes me abduksion të kyçit së krahut në momentin e ngarkimit të këmbës.

Te paraliza e n. radialis janë përfshirë muskujt ankoneal (m. triceps brachii) dhe kafsha vështirë e rëndon këmbën. Nëse paraqitet paraliza e tërë pjesës brakial, këmba e përparme lëkundet pa me mundur të mbështetet ose të ecë (Fig. 5.10).

Page 70: 04 11 Hirurgija IV ALB - e-ucebnicie-ucebnici.mon.gov.mk/pdf/320_Hirurgija_IV_ALB_PRINT_WEB.pdf · - Vulnus punctum – plagë e shpuar - Vulnus contusum – plagë nga goditja-kontuzioni

70

Gjatë paralizës së n. ischiadicus kafsha nuk mund normalisht as ta drejtoj as ta rëndoj këmbën.

Nëse është paralizuar vetëm n. peroneus, paraqitet hipereskstezioni i kyçit të thundrës. Gjatë ecjes kafsha pjesën e thonjtë të thundrës e zvarrit nëpër rrugë dhe e rëndon atë pjesë të thundrës, respektivisht anën dorzale të gishtit (Fig. 5.9).

Paraliza e n. femoralis për shkak të atonisë të m. quadriceps femoris manifestohet me ça-lim gjatë mbështetjes. Nëse kafsha dëshiron ta rëndon këmbën e pasme paraqitet përulja e kyçit së këmbës.

Paraliza e n. facialis shkakton pengesa te frymëmarrje (paraliza e fejzave) dhe vështirësi gjatë marrjes së ushqimit (paraliza e buzëve). Veshi i anës së sëmurë mund të jetë i lëshuar.

Parezat shpeshherë kalojnë vetvetiu, pa mjekim. Te paralizat, prognoza shpeshherë është e pavolitshme, në veçanti nëse gjatë ditëve të para nuk vjen deri në përmirësimi.

Mjekimi: Së pari duhet të eliminohet shkaktari i cili ka sjellë deri te paraliza. Te të gjitha nervat sipërfaqësor përdorim nxehtësi në forma të ndryshme. Në regjionin e prekur fërkohet tretësira alkoolike të kamfurit dhe pasta të kamfurit. Aplikimi i vitaminave të grupit B-kompleks, në rend të parë aneurina, dhe preparate të kortikosteroideve.

Fig. 5.9. Pozita e gjymtyrës së pasme te paraliza e n. peroneus

Fig. 5.10. Pozita e gjymtyrës së përparme te paraliza brakiale

Page 71: 04 11 Hirurgija IV ALB - e-ucebnicie-ucebnici.mon.gov.mk/pdf/320_Hirurgija_IV_ALB_PRINT_WEB.pdf · - Vulnus punctum – plagë e shpuar - Vulnus contusum – plagë nga goditja-kontuzioni

71

Aktivitetet që kanë të bëjnë me temën

Vizitoje ndonjë spital veterinar dhe vëzhgo imbolizimin me allçi të frakturave.

Pyetje dhe detyra:

1. Çka është ekzema?2. Çka është dermatiti?3. Definoje kuptimin frakturë?4. Numëroj shkaqet e frakturës.5. Si diagnostikohen frakturat?6. Cilat metoda të mjekimit përdoren te frakturat?7. Si quhet pezmatimi e kyçeve?8. Përse shfaqet artriti akut aseptik?9. Numëroj simptomat te artriti aseptik.10. Përshkruaje artritin qelbësues.11. Numëroj lëndimet që shfaqen në muskuj?12. Shpjegoje kontuzionin e muskujve.13. Si paraqitet tërheqja e muskujve?14. Shpjegoje çarjen e muskujve.15. Si quhet pezmatimi e muskujve?16. Shpjegoje mjekimin e mioziteve.17. Si quhet pezmatimi e tendinëve?18. Cila tendinë sëmuret te kuajt e punës?19. Cila tendinë sëmuret te kuajt e vrapit?20. Numëroj simptomat te pezmatimi e tendinit.21. Si quhet pezmatimi e cipave të tendinit?22. Çka është aneurizmi?23. Çka është variksi?24. Si quhet pezmatimi e venave?25. Pse paraqitet paraliza e nervave?

Page 72: 04 11 Hirurgija IV ALB - e-ucebnicie-ucebnici.mon.gov.mk/pdf/320_Hirurgija_IV_ALB_PRINT_WEB.pdf · - Vulnus punctum – plagë e shpuar - Vulnus contusum – plagë nga goditja-kontuzioni

72

TEMA 6

TUMORET DHE CISTAT

Pas përvetësimit të përmbajtjes së kësaj teme do të mund:

�� T’i numëron shkaqet për shfaqjen e tumoreve;�� Ta përshkruan ndërtimin e tumoreve;�� T’i numëron dallimet midis tumoreve malinje dhe beninje;�� Ta shpjegon mjekimin te tumoret;�� T’i numëron llojet e cisteve.

Përmbajtja:

6.1. TUMORET TE KAFSHËT SHTËPIAK6.1.1. Morfologjia e tumoreve 6.1.2. Rritja dhe zhvillimi i tumoreve

6.2. CISTET

Page 73: 04 11 Hirurgija IV ALB - e-ucebnicie-ucebnici.mon.gov.mk/pdf/320_Hirurgija_IV_ALB_PRINT_WEB.pdf · - Vulnus punctum – plagë e shpuar - Vulnus contusum – plagë nga goditja-kontuzioni

73

6.1. TUMORET TE KAFSHËT SHTËPIAK

Tumoret paraqesin rritje atipike të porsaformuar në indin që karakterizohet me shumim të pa ndërprerë, më pak ose më shumë të pakufizuar dhe të pavarur të qelizave, duke u zhvilluar që nga fillimi sipas ligjshmërive të tyre dhe pa ndonjë ndikim të rëndësishëm të vet organizmit.

Për dallim nga proliferimet e thjeshta patologjike (hiperplazia, regjenerimi) të cilat para-qesin reaksion i indit për shkak të lëndimeve dhe si manifestime mbrojtëse, ose akomoduese-kompenzuese të cilat janë nën ndikim të vazhdueshëm të forcave korelative të organizmit, tu-moret kanë rritje autonome, me një karakter të pakthyeshëm. Varësia e tyre nga organizmi vërehet vetëm në pikëpamjen e të ushqyerit. Rritja autonome e tumoreve dhe sjellja e tyre i sil-let si vijon: struktura e tyre më pak ose më shumë dallon nga struktura e njohur e indit ekzistues, zhvillimi i tyre realizohet sipas ligjeve të tyre të rritjes pavarësisht nga organizmi dhe posedojnë metabolizëm të vet.

Për paraqitjen e tumoreve shpjegime japin këto teori: irrituese (ngacmuese), embrionale dhe infektive.

Teoria irrituese jep shpjegime se secili ngacmim i bërë ndaj qelizës nëse zgjat për një kohë më të gjatë ose përsëritet më shumë herë mund të shkakton paraqitjen e tumorit. Ngacmimet që shkaktojnë tumore mund të jenë fizike, kimike, aktinike, etj.

Teoria embrionale jep shpjegime se tumoret lindin për shkak të radhitjes jo të drejt të qeli-zave gjatë zhvillimit embrional të frytit.

Teoria infektive mbështetet në veprimin e disa viruseve të cilët mund të shkaktojnë ndryshi-me tumorale.

nxitja e ndryshimeve gjenetike në qelizë

qelizat normale

qelizat tumorale

qeliza e transformuar

veprimi i faktorëve ndaj receptorëve përçimi i sinjalit transkripcioni ndryshime te ADN a e

qelizës

qelizat e transformuar rriten me ndryshimet në rritje për shkak të

ndryshimeve të gjeneve mutacioneve

Fig. 6.1. Paraqitja skematike e shfaqjes së qelizave tumorale

Page 74: 04 11 Hirurgija IV ALB - e-ucebnicie-ucebnici.mon.gov.mk/pdf/320_Hirurgija_IV_ALB_PRINT_WEB.pdf · - Vulnus punctum – plagë e shpuar - Vulnus contusum – plagë nga goditja-kontuzioni

74

6.1.1. Morfologjia e tumoreve

Pamja makroskopike e tumoreve mund të jetë e ndryshme. Para së gjithash, duhet të thek-sohet se zhvillimi i tumorit në raport me organin zhvillohet në dy drejtime: exophitia – kur pro-liferatet tumorale paraqiten në sipërfaqe (lëkura, mukoza, seroza) dhe endophytia – kur prolife-rati tumoral mbetet në vet indin e organit.

Të lloji egzofit janë këto tumore: tumoret nodoze (rrethor, gjysmëtopi), polipoz, në formë të kërpudhe dhe tumoret papilomatoze (në formë të lythave, rrushit, koralit), kurse e llojit endo-fite anë tumoret me rritje infiltrative dhe futen në organin ose indi i përfshirë.

Nga aspekti histologjik tumoret ndërtohen nga parenkima dhe stroma. Parenkima është i ndërtuar nga qelizat tumorale, kurse stroma është e përbërë prej indit lidhor dhe enët e gja-kut. Në secilin tumor formohet sistem vaskular vetanak, i cili është shumë më i dobët sesa ai normal. Nëse te proliferati tumorit diferencohen qartë parenkima dhe stroma, për tumorin e tillë thuhet se është i llojit organoid. E kundërta e kësaj, nëse të dy pjesët të tumorit janë të bashkuar ndërmjet veti, gjatë së cilës nuk dallohet qartë stroma, bëhet fj alë për llojin histio-id të tumorit. Nëse në formimin e tumorit marrin pjesë më tepër lloje të indeve, tumoret e til-la janë përziera.

Qelizat tumorale, edhe pse janë të ndryshme nga ato normalet, megjithatë ata sipas formës së tyre dhe substancës ndërqelizore në parim i përgjigjen elementeve burimore amë. Në bazë të shkallës së maturimit të qelizave tumorale janë të ndarë në tumore të maturuara kura – homojotipike (homologe) dhe jo të maturuara – heterotipike (heterologe).

Te tumoret homologe gjatë maturimit të tytre vjen deri te formësimi gradual i tyre ashtu që disa qeliza morfologjikisht i përgjigjen ose janë të ngjashme me format e tyre bu-rimore. Tumoret e tilla sipas rregullës janë beninje (qëllimmirë). Te tumoret heterologe zhvil-limi i qelizave mund të ndërpritet, ose plotësisht të mungon, pasi që qelizat e porsaformu-ara janë të ndara para diferencimit. Proliferatet e tilla tumorale në aspektin e maturimit të qelizave më shumë i përgjigjen stadiumit embrional të zhvillimit dhe kryesisht janë malin-je (qëllimkeq).

6.1.2. Rritja dhe përhapja e tumoreve

Sipas mënyrës së rritjes tumoret mund të kenë: rritje ekspansive dhe infiltrative. Te rritja ekspansive shumimi i qelizave tumorale zhvillohet te shtresat e brendshme dhe në këtë mënyrë ritet madhësia e tumorit, sikurse te balloni, dhe me një shtypje të pandërprerë ndaj indit përreth (Fig. 6.2). Te rritja infiltrative qelizat e shumuara të tumorit, në formë të zgjatimeve, futen në ven-det e çara të indit përreth dhe krijohet shkatërrimi i indit përreth (Fig. 6.3).

Fig. 6.2. Paraqitja skematike e rritjet ekspansive te tumori beninj

Page 75: 04 11 Hirurgija IV ALB - e-ucebnicie-ucebnici.mon.gov.mk/pdf/320_Hirurgija_IV_ALB_PRINT_WEB.pdf · - Vulnus punctum – plagë e shpuar - Vulnus contusum – plagë nga goditja-kontuzioni

75

Fig. 6.3. Paraqitja skematike e rritjes infiltrative te tumori malinj

Mënyra ekspansive e rritjes është më e ngadalshme dhe është karakteristike për tumoret beninj, kurse rritja infiltrative është më e shpejtë dhe është karakteristike për tumoret malinje.

Aftësia për përhapje (metastaza) e tumoreve paraqet një veti të tumoreve malinje. Qelizat e tumoreve barten nëpërmjet rrugëve limfatike dhe së pari ndalen në nyjat limfatike regjiona-le (metastazë limfogjenë). Nëse qelizat tumorale e kalojnë këtë barrierë, shfaqet metastaza lim-fohematogjene. Bartja e qelizave tumorale me qarkullimin e gjakut mund të paraqitet edhe në mënyrë direkte nëse tumori futet në vet enën e gjakut.

Në bazë të paraqitjes paraprake mund të përfundohet si vijon:Tumoret beninje sipas ndërtimit janë homojotipik, me rritje ekspansive dhe pa tendencë

për formim të metastazave dhe recidivit. Tumoret beninje mund të shkaktojnë vetëm pengesa mekanike duke bërë shtypje ndaj indit përreth, ose i mbyllin kanalet tajuese të gjëndrave, ose i mbyllin vrimat natyrore.

E kundërta e kësaj, tumoret malinje janë heterotipike, me rritje infiltrative dhe për këtë shkak janë shkatërrues, me mundësi të shkaktojnë metastazë, dhe veprim helmues për shkak të produkteve të veta ose ato degjeneruese. Tumoret malinje kanë veti të recidivit.

Te zhvillimi i tyre tumoret kanë dy faza. E para është faza fillestare, kur nuk mundet të zbu-lohen pasi që akoma nuk i kanë zhvilluar simptomat, dhe e dyta, faza e realizimit, kur paraqiten me madhësinë e tyre ose me çrregullimin e funksionit të ndonjë organi, veçanërisht me çrregul-limin e funksionit të organeve endokrine për shkak të alterimit malinj.

Ndarja bashkëkohore e tumoreve për klasifikim si bazë e merr histiogjenezën e masës së porsaformuar, respektivisht origjinës së tyre, strukturës dhe sjelljes ndaj vet organizmit.

Llojet e tumoreve beninje:

- Fibrom – tumor beninj i indi lidhor- Lipon – tumor beninj i indi dhjamor- Miksom – tumor beninj i indit mukozal- Hondrom – tumor beninj i indit kërcor- Osteom – tumor beninj i indit kockor- Angiom – tumor beninj i indit vaskular - Leomiom – tumor beninj i fijeve të muskulore të lëmuara (Fig. 6.4.)- Rabdomiom – tumor beninj i muskujve skeletor - Limfom – tumor beninj i indit limforetikular (noduset limfatike)(Fig.6.5)- Papilom – tumor beninj i epitelit sipërfaqësor (Fig. 6.9.)- Adenom – tumor beninj i epitelit gjëndëror

Page 76: 04 11 Hirurgija IV ALB - e-ucebnicie-ucebnici.mon.gov.mk/pdf/320_Hirurgija_IV_ALB_PRINT_WEB.pdf · - Vulnus punctum – plagë e shpuar - Vulnus contusum – plagë nga goditja-kontuzioni

76

Llojet e tumoreve malinje:

- Sarkom – tumor malinj i indit lidhor- Liposarkom – tumor malinj i indit dhjamor- Miksosarkom – tumor malinj i indit mukozal- Kondrosarkom – tumor malinj i indit kërcor (Fig. 6.4)- Osteosarkom – tumor malinj i indit kockor (Fig. 6.5)- Angjiosarkom – tumor malinj i indit vaskular - Limfosarkom – tumor malinj i indit limfatik - Leomiosarkom – tumor malinj i fijeve të muskulore të lëmuara - Rabdomiosarkom – tumor malinj i muskujve skeletor- Karcinom – tumor malinj i epitelit sipërfaqësor (Fig. 6.8)- Adenokarcinom – tumor malinj i epitelit gjëndëror

Për diagnostikimin e tumoreve e rëndësie të veçantë është analiza histologjike. Materiali për kontroll merret me biopsi.

Fig. 6.4. Leomiomi i uterusit Fig. 6.5. Limfom

Fig. 6.6. Kondrosarkom Fig. 6.7. Osteosarkom

Page 77: 04 11 Hirurgija IV ALB - e-ucebnicie-ucebnici.mon.gov.mk/pdf/320_Hirurgija_IV_ALB_PRINT_WEB.pdf · - Vulnus punctum – plagë e shpuar - Vulnus contusum – plagë nga goditja-kontuzioni

77

Fig. 6.8. Karcinom i kolonit Fig. 6.9. Papilomatoza laringeale

Fig. 6.10. Papilomatoza te qentë

Mjekimi: Kryesore te mjekimi i tumorit është eliminimi kirurgjik i indeve me ndryshime tu-morale. Te tumoret beninje dhe të kufizuar heqja është e thjeshtë dhe ata plotësisht mund të hi-qen. Te sarkomat dhe te karcinomat kufiri midis indit tumoral dhe të shëndoshë është i paqartë, dhe për këtë shkak gjatë operacionit duhet thellë të hyhet te indi i shëndosh. Nëse bëhet fj alë për proceset malinje, ku është e mundshme, duhet të hiqen edhe noduset rajonale limfatike. E dëshirueshme është që tumori të hiqet me thikë elektrike, kurse te tumoret sipërfaqësor të lëkurë dhe mukozës rezultate të mira arrihen me kriokirurgji (aplikimi i temperaturave të ulëta të azotit të lëngshëm - 1960C).

Trajtimi kirurgjik i tumoreve malinje mund ta plotësojmë me aplikimin e rrezatimit radio-aktiv. Te kafshët e vogla çdo ditë e më shumë aplikohet edhe hemoterapia (citostatik) dhe imu-noterapia.

Page 78: 04 11 Hirurgija IV ALB - e-ucebnicie-ucebnici.mon.gov.mk/pdf/320_Hirurgija_IV_ALB_PRINT_WEB.pdf · - Vulnus punctum – plagë e shpuar - Vulnus contusum – plagë nga goditja-kontuzioni

78

Fig. 6.11. Largimi kirurgjikal i tumorit

6.2. CISTET

Cisti e vërtetë paraqet një fshikë, e mbyllur në të gjitha anët, e ndërtuar nga murri prej in-dit lidhor, i cili për brenda është i mbështjellë me shtresë të qelizave pllakore kurse është i mbus-hur me lëng, përmbajtje mukozale ose në formë qulli. Murri i cistit mund t’i përgjigjet ndërtimit të lëkurës, ose ndërtimit të mukozës. Paraqitja e cistit të vërtetë paraqet një proces progresiv patologjik dhe prandaj është e vendosur te tumoret. Sipas patogjenezës, respektivisht sipas ndërtimit dallojmë:�� ciste epiderme ose dermoide – të cilat i përgjigjen ndërtimit të lëkurës�� enterocistet – kanë ndërtimin e mukozës�� pseudocistet – cistet e rrejshme. Ata paraqesin zgavra të posa formuara të mbushura me

lëng, por ata nuk janë të mbështjellur me endotel ose epitel.

Pyetje dhe detyra:

1. Çka janë tumoret dhe si janë ndërtuar?2. Si ndahen tumoret?3. Numëroi shkaqet për paraqitjen e tumoreve.4. Numëroi karakteristikat e tumoreve malinj.5. Numëroi karakteristikat e tumoreve beninj.6. Si trajtohen tumoret?7. Çka është cisti?8. Cilat lloje të cisteve ekzistojnë?

Page 79: 04 11 Hirurgija IV ALB - e-ucebnicie-ucebnici.mon.gov.mk/pdf/320_Hirurgija_IV_ALB_PRINT_WEB.pdf · - Vulnus punctum – plagë e shpuar - Vulnus contusum – plagë nga goditja-kontuzioni

79

TEMA 7

ASEPSA DHE ANTISEPSA

Pas mësimit të përmbajtjeve të kësaj teme do të mund:

�� Ti definon nocionet asepsi dhe antisepsi;�� Ti numërosh mjetet antiseptike;�� Të bësh përgatitje për ekipin kirurgjik dhe fushën operative;�� Ta definosh sterilizimin;�� Ti shpjegosh llojet e sterilizimit;�� Ti sterilizosh instrumentet kirurgjikale.

Përmbajtja:

7.1. METODAT KIRURGJIKALE7.1.1. Asepsia7.1.2. Metodat fizike7.1.3. Sterilizimi kimik7.1.4. Kontrollimi i sterilizimit

7.2. ANTISEPSA7.2.1. Llojet e mjeteve antiseptike

7.3. PËRGADITJA E EKIPIT KIRURGJIK7.4. PËRGADITJA E FUSHËS OPERATIVE

7.4.1. Mbulesat dhe mbulimi7.5. SALLA OPERATIVE7.6. INSTRUMENTET KIRURGJIKALE

7.6.1. Llojet e metaleve të cilat përdoren për përpunimin e instrumenteve7.6.2. Pastrimi i instrumenteve7.6.3. Llojet e instrumenteve kirurgjikale

Page 80: 04 11 Hirurgija IV ALB - e-ucebnicie-ucebnici.mon.gov.mk/pdf/320_Hirurgija_IV_ALB_PRINT_WEB.pdf · - Vulnus punctum – plagë e shpuar - Vulnus contusum – plagë nga goditja-kontuzioni

80

7.1. METODAT KIRURGJIKALE

Metodat kirurgjikale paraqesin shumë e veprimeve dhe teknikave me të cilët arrihet një punë e sigurt dhe e suksesshme kirurgjikale. Procedura aseptike kirurgjikale përfshin: përgatitjen e ekipit operativ, përgatitja para operacionit e pacientit, përgaditja e fushës operative, përgatitja e instrumenteve kirurgjikale (përdorimi i punës aseptike gjatë intervenimit kirurgjik).

7.1.1. Asepsia

Infeksioni i plagëve paraqet problemin më të madh në kirurgji që nga koha e formimit të saj. Kirurgjia bashkëkohore zhvilloi një sistem të tërë me të cilën parandalohet infeksioni i plagëve. Njëri prej këtyre sistemeve është pr0ocedura aseptike.

Asepsia paraqet veprim në kirurgji m të cilën parandalohet qasja e të gjitha mikroorganiz-mave në indin vital. E gjithë ajo e cila përdoret gjatë operacionit duhet të jetë absolutisht steri-le – e çliruar nga mikroorganizmat dhe llojet zhvillimore të tyre.

Sterilizimi paraqet veprim me të cilën zhduken të gjitha mikroorganizmat dhe sporet e

tyre me aplikimin e metodave të ndryshme fizike dhe kimike.

Sterilizimi fizik

Rrezatimi

Sterilizuesi i thatë

Djegie në fl akadan

Autoklavë Ujë – Vlim

Nxehtësia e thatë

Nxehtësia e lagësht

Nxehtësia

7.1.2. Metodat fizike

Sterilizimi me metoda fizike mund të bëhet me:�� nxehtësi të thatë;

�� nxehtësi të lagësht dhe

�� rrezatim.

Sterilizimi me nxehtësi të thatë

Sterilizimi me ajër të nxehtë – realizohet në aparat të veçanta për sterilizim të thatë. Ata janë aparate me një formë cilindrike ose katrore, të ndërtuara nga metali me murre të dyfish-ta (Fig. 7.1.). Nxehja e ajrit arrihet me nxehës elektrik. Në brendi të sterilizatorit të thatë gjenden raftet, te të cilat radhiten mjetet për sterilizim.

Page 81: 04 11 Hirurgija IV ALB - e-ucebnicie-ucebnici.mon.gov.mk/pdf/320_Hirurgija_IV_ALB_PRINT_WEB.pdf · - Vulnus punctum – plagë e shpuar - Vulnus contusum – plagë nga goditja-kontuzioni

81

Te pjesa e jashtme gjenden termometri, ndërprerësi për kyçje dhe llamba kontrolluese. Sterilizimi në sterilizuesin e thatë fillon kur ajri do të ngrohet në temperaturë prej 160 °C deri në 180°C, dhe mbahet në atë temperaturë për 1-2 orë.

Fig. 7.1 Sterilizuesi i thatë

Te sterilizuesi i thatë i sterilizojmë instrumentet prej metali, qelqi dhe porcelani. Pajisjet vendosen në sterilizues dhe gjatë kësaj duhet të kemi kujdes që të ketë hapësirë të mjaftuesh-me midis tyre që të mund ajri lirshëm të qarkullon. Kur sterilizuesi të mbushet, mbyllet dera dhe kyçen ngrohësit. Kur arrihet temperatura e duhur fillon matja e kohës për sterilizim. Apa-rati mund të hapet pasi që temperatura e ajrit në brendi të sterilizuesit do të bie në 50°C - 60°C. Nëse aparati hapet më herët, mund të vjen deri te pëlcitja e qelqeve.

Sterilizimi i lagët

Sterilizimi i lagët paraqet metodën më të mirë për sterilizim për shkak të depërtimit më të mirë, efikasitetit në zhdukjen e mikroorganizmave, kontrollit të thjeshtë të procesit dhe ekono-mia e procesit.

Sterilizimi i lagët bëhet në dy mënyra:�� ngrohja e ujit deri në 100 °C (vlimi) dhe

�� avulli i ujit nën shtypje.

Vlimi paraqet metodë e sterilizimit e cila përdoret për zhdukjen e shpejtë të baktereve por në kirurgjinë bashkëkohore nuk përdoret. Vlimi i instrumenteve bëhet në sterilizues uji (Fig. 7.2). Vlimi i instrumenteve bëhet me ujë të distiluar për një kohëzgjatje prej 30 min. Efekti rritet nëse ujit i shtohet NaOH 2%. Përdoret vetëm në raste të jashtëzakonshme.

Page 82: 04 11 Hirurgija IV ALB - e-ucebnicie-ucebnici.mon.gov.mk/pdf/320_Hirurgija_IV_ALB_PRINT_WEB.pdf · - Vulnus punctum – plagë e shpuar - Vulnus contusum – plagë nga goditja-kontuzioni

82

Sterilizimi me avull të ujit paraqet metodën më të mirë të sterilizimit për shkak të penet-rimit më të mirë, efikasitetit te zhdukja e mikroorganizmave, kontrollimi i thjeshtë i procesit dhe çmimi i volitshëm i procesit. Sterilizimi bëhet me një aparat të veçantë i cili quhet autoklavë (Fig. 7.3.). Koha totale e nevojshme për sterilizim në autoklavë përbëhet nga koha për të cilën aparati e arrin temperaturën efikase + koha e nevojshme për trajtim + faktori i sigurisë.

Fig. 7.2. Sterilizues i lagët Fig. 7.3. Autokalva

Tab. 7.1. Parametrat themelor për autoklavimKoha (min) Temperatura (°C) Shtypja (psi)

15 121 1510 126 203 134 30

Avulli duhet të futet krejtësisht në materialin e paketuar për sterilizim. Për këtë ars-ye përgatitja, paketimi dhe mbushja e materialeve në sterilizues është shumë e rëndësishme. Çdoherë paketoni instrumentet të hapura, sipas mundësisë të ndara, kurse enët të kthyera me fundin për larti. Paketat në autoklavë duhet të vendosen vertikalisht (në skaj) me largësi të mjaf-tueshme njëra prej tjetrës. Ata nuk duhet të jenë shumë të mëdha, përndryshe avulli nuk do të mund të depërton në thellësi.

Paketat e sterilizuar pas nxjerrjes nga autoklava duhet në mënyrë të duhur të depozito-hen. Pas nxjerrjes nga autoklava nuk duhet të lihen në sipërfaqe të ngurta deri në ftohjen të plotë, për shkak të shfaqjes së kondensimit e cila mund ta prish sterilitetin. Afati i depozitimit varet nga mënyra e depozitimit (raftet e hapura ose të mbyllura/mbështjellës të vetëm ose i dyfishtë/ materiali për mbështjellje). Të gjitha paketimet duhet të shënohen me datën e sterili-zimit dhe afatin e depozitimit.

Page 83: 04 11 Hirurgija IV ALB - e-ucebnicie-ucebnici.mon.gov.mk/pdf/320_Hirurgija_IV_ALB_PRINT_WEB.pdf · - Vulnus punctum – plagë e shpuar - Vulnus contusum – plagë nga goditja-kontuzioni

83

Fig. 7.4. Kutia për ruajtjen Fig. 7.5. Kutia për ruajtjen e instrumenteve sterile instrumenteve sterile

Fig. 7.6. Përgatitja e instrumenteve për sterilizim

Fig. 7.7. Instrumentet të sterilizuar të paketuar

Page 84: 04 11 Hirurgija IV ALB - e-ucebnicie-ucebnici.mon.gov.mk/pdf/320_Hirurgija_IV_ALB_PRINT_WEB.pdf · - Vulnus punctum – plagë e shpuar - Vulnus contusum – plagë nga goditja-kontuzioni

84

Fig. 7.8. Vendi për sterilizim

Rrezatimi

Rrezatimi gama është metoda më efikase e sterilizimit. Aplikohet për sterilizim të instru-menteve për një përdorim, dorezave kirurgjikale dhe materialeve për qepje.

7.1.3. Sterilizimi kimik

Për sterilizim me gaz përdoret oksidi i etilenit, me një temperaturë dhe lagështi të kont-rolluar të ajrit në dhoma speciale (Fig. 7.9.). Për sterilizimin e instrumenteve të lehta kirurg-jikale, kateterave dhe tubave plastik dhe prej gome, si edhe për shiringat plastike për një përdorim.

Fig. 7.9. Sterilizues me oksid të etilenit

Page 85: 04 11 Hirurgija IV ALB - e-ucebnicie-ucebnici.mon.gov.mk/pdf/320_Hirurgija_IV_ALB_PRINT_WEB.pdf · - Vulnus punctum – plagë e shpuar - Vulnus contusum – plagë nga goditja-kontuzioni

85

Sterilizimi kimik mund të bëhet edhe me avullin e formaldehidit. Kanë të njëjtën mënyrë të veprimit dhe karakteristika si oksidi i etilenit, është efikas, por jo për përdorim të përditshëm. Posedon toksina – veçanërisht veti irrituese.

7.1.4. Kontrollimi i sterilizimit

Qëllimi i sterilizimit është zhdukja e të gjitha mikroorganizmave të gjallë nga sipërfaqja e mjeteve. Që të jemi të sigurt se kjo është arritur, janë të nevojshme masa për kontrollimin e ste-rilizimit. Ata masa mund të jenë fizike, kimike dhe biologjike.

Kontrollimi fizik i sterilizimit: paraqet matjen e temperaturës dhe shtypjes gjatë sterili-zimit. Ata vlera maten automatikisht dhe shënohen te një grafikun adekuat.

Kontrollimi kimik i sterilizimit: përbëhet nga përdorimi i materieve kimike të cilat i ndryshojnë vetitë e tyre, dhe me atë edhe pamjen, nën veprimin e temperaturave të larta. Për këtë qëllim, sot përdoren shiritat ngjyra e të cilëve ndryshon nëse arrihet temperatura adekua-te (Fig. 7.10).

Fig. 7.10. Shiritat kontrollues të sterilizimit

Kontrollimi biologjik i sterilizimit – për kontrollimin biologjik të sterilizimit përdoren sporet e baktereve (Bacillus stearotermophilus për avullin ose subtilus për oksidin e etilenit) te tubat ose shiritat, të futen në inkubacion pas sterilizimit. Janë më të sakta dhe më të sigurta se vëzhgimi kimik.

7.2. ANTISEPSA

Antisepsi paraqet metodë me të cilën plotësisht ose pjesërisht zhduken mikroorganizmat në lëkurë dhe inde. Arrihet me përdorimin e mjeteve antiseptike. Me këto agjens kimik mund pjesërisht ose plotësisht të zhduken mikroorganizmat ose në atë shkallë që të dobësohen ash-tu që të mos jenë në gjendje të shkaktojnë infeksion kirurgjikal.

Antiseptiku paraqet mjet kimik i cili ose i zhdukën mikroorganizmat ose e ngadalëson zhvillimin e tyre përderisa janë në kontakt mikroorganizmat me reagensin. Ata janë preparate të cilat mund lehtë të përdoren në trup ose te trupi i pacientit pa pasur rrezik për çfarë do lloj dëmtimesh të indeve.

Page 86: 04 11 Hirurgija IV ALB - e-ucebnicie-ucebnici.mon.gov.mk/pdf/320_Hirurgija_IV_ALB_PRINT_WEB.pdf · - Vulnus punctum – plagë e shpuar - Vulnus contusum – plagë nga goditja-kontuzioni

86

Dezinfektuesi është substancë germicide kimike e cila i zhdukën mikrobet te objektet. Përdoret për dezinfektim e instrumenteve dhe pajisjeve të tjera të cilat nuk duhet t’i nënshtrohen nxehtësisë, dyshemetë, kafazet, etj.

7.2.1. Llojet e mjeteve antiseptike

Ekziston një numër i madh i mjeteve të cilat kanë veprim antiseptik. Si mjet ideal mer-ret ai i cili, përveç veprimit të dukshëm antiseptik, e ka edhe vetin që të mos e dëmton indin, e megjithatë të hyn në thellësinë e plagës. Këto faktor varen nga mekanizmi i veprimit i mjetit an-tiseptik dhe nga kualiteti i indit i cili duhet të dezinfektohet. Një profesionalisht që të vendos se cilin mjet do ta përdor, duhet ta njeh mekanizmin e veprimit të tij, si dhe të dijë për çfarë fl ore bakteriale bëhet fj alë.

Nga mjetet e shumta antiseptike në kirurgjinë veterinare përdoren këto në vijim:Tinktura e jodit – paraqet tretësirë e jodit në alkool (tretësirë 7-10%). Në kirurgjinë

bashkëkohore përdoret më rrallë pasi që ka veprim helmues dhe i ngacmon indet. Mund të përdoret në lëkurën e padëmtuar.

Povidon jodid – (kompleksi i polivinilpirolidon-jodit i tretur në ujë). Bëhet fj alë për jod i cili është i lidhur me përbërje organike (polivinilpirolidon) dhe për këtë shkak është reduktu-ar helmimi i jodit kurse është rritur tretshmëria në ujë. Për shkak të veprimit dezinfektues të fuqishëm, helmimit të vogël dhe cilësive jo ngacmuese gjen një përdorim të gjerë në kirurgji. Përdoret në dy forma: si tretësirë e povidon jodit dhe si shkumë e povidon jodit (tretësirë povi-don jod + sapun i lëngët).

Klorheksidina – i shkatërron membranat qelizore. Është baktericid, sporocid dhe fungi-cid, por dobët virucid.

Superoksidi i hidrogjenit – në kontakt me indet e gjalla tretet në ujë dhe oksigjen. Tretësira e koncentruar e superoksidit të hidrogjenit ka veprim korroziv kurse tretësira e butë 3% paraqet një antiseptik të shkëlqyeshëm. Si një antiseptik i tillë ai vepron fillimisht te plagët të cilat janë të infektuara, e baktere të cilëve u nevojitet mjedisi anaerob. Vetia baktericide e supe-roksidit të hidrogjenit i dedikohet oksigjenit të liruar i cili te plaga shpejt humbet, dhe për këtë shkak, veprimi i tij është shumë i shkurtër.

Permanganati i kaliumit - ky antiseptik paraqet mjet oksidues i cili i përfshin indet sipërfaqësore dhe nuk vepron në shtresat e thella siç është rasti me superoksidin por megjithatë veprimi i tij është afatgjatë. Në përqendrime më të mëdha vepron në mënyrë korrozive kurse te tretësira 0,5% deri në 2% përdoret si antiseptik te trajtimi i plagëve, dhe e zhdukën fl orën ana-erobe.

Acidi borik – tretësira prej 1- 3% e acidit borik paraqet një antiseptik të butë, i cili nuk i zhdukën indet dhe përdoret për trajtimin e mukozave (konjunktivave).

Alkooli – mekanizmi i veprimit i dedikohet marrjes së ujit në qelizën e gjallë, për çka vjen deri te koagulimi i proteinave. Përveç kësaj, alkooli i tret edhe yndyrat dhe hyn nëpërmjet pore-ve të cilat gjenden në sipërfaqen e lëkurës kurse pastaj edhe në shtresat e thella të indit. Meka-nizmi i veprimit antiseptik i alkoolit më së miri është i shfaqur te alkooli 70%. Ai përdoret edhe për tretësirën e antiseptikëve të tjerë (jod brom). Vet laikët e përdorin rakinë si mjet antiseptik, e veçanërisht kur vendosin kompresa. Alkooli, si mjet antiseptik në mjekësi, është i njohur që kurë.

Page 87: 04 11 Hirurgija IV ALB - e-ucebnicie-ucebnici.mon.gov.mk/pdf/320_Hirurgija_IV_ALB_PRINT_WEB.pdf · - Vulnus punctum – plagë e shpuar - Vulnus contusum – plagë nga goditja-kontuzioni

87

7.3. PËRGADITJA E EKIPIT KIRURGJIK

Përgatitja e ekipit kirurgjikal përfshinë veshjen e kostumit kirurgjikal dhe mantelit, ven-dosjen e kapelës kirurgjikale, mbulesës së këpucëve, maskës kirurgjikale, përgatitjes dhe vesh-ja e kirurgut me doreza sterile.

Kostumi kirurgjikal përbëhet nga dy pjesë – bluza krahëshkurtër uniseks dhe pantallo-nat. Pantallonat duhet të kenë shirit elastik rreth brezit dhe në skajet e këmbëve pasi që në atë mënyrë ulet përhapja e mikroorganizmave nga rajoni perineal dhe këmbët, ku normalisht ka më tepër.

Menjëherë para operacionit (në sallën operuese) mbi këto kostume vishet manteli kirurg-jikal i cili është steril dhe afrohemi drejt pacientit.

Me kapelën kirurgjikale ruhet fusha operative dhe ajri në sallë nga ndotja me baktere të cilat normalisht gjenden te fl okët e njerëzve të ekipit kirurgjik. Është e përpunuar nga një mate-rial i hollë i ngjashëm me letrën.

Mbulesat e këpucëve përpunohen nga materiali i cili është rezistent ndaj ujit i cili është i qëndrueshëm dhe nuk shqyhet. Roli i tyre është parandalimi i ndotjes së sallës me baktere nga rruga dhe të mbrohen këpucët nga ndotja me gjak, qelb dhe ekskrete. Mbulesat bashkëkohore përdoren për një përdorim.

Maska kirurgjikale i mbulon buzët dhe hundën dhe në këtë mënyrë e parandalon shpërndarjen spërkatëse të mikrobeve nga hunda dhe zgavra e gojës. Ka një efekt të madh filt-rues dhe një kapacitet duke i falënderuar asaj se janë të bërë nga një material i veçantë dhe është me ndërtim shtresor.

Përgatitja e lëkurës së duarve të kirurgut dhe asistentit paraqet një veprim i rëndësishëm në mbrojtja nga infeksioni. Realizohet me larjen e duarve dhe parakrahut. Për larje përdoren furça dhe detergjent antiseptik për heqjen mekanike të papastërtisë dhe yndyrave, si edhe për zhdukjen ose sjelljen në minimum të mikroorganizmave të cilat gjenden në lëkurë.

Përgatitja e duarve të kirurgut fillon me heqjen e sendeve nga dora (orë dore, stoli) (Fig. 7.11).

Fig. 7.11. Përgatitja e duarve të kirurgut

Page 88: 04 11 Hirurgija IV ALB - e-ucebnicie-ucebnici.mon.gov.mk/pdf/320_Hirurgija_IV_ALB_PRINT_WEB.pdf · - Vulnus punctum – plagë e shpuar - Vulnus contusum – plagë nga goditja-kontuzioni

88

Hulumtimet treguan se përgatitja e lëkurës së duarve të kirurgut me përdorimin e furçës dhe detergjentit antiseptik në zgjatje prej 3-5 minuta është plotësisht i mjaftueshëm për seci-lin operacion (nuk ekziston ndonjë dallim i madh midis përgatitjes së lëkurës prej 5 deri në 10 minuta siç është përshkruar më lartë, përveç se lëkura e duarve të kirurgut shumë më tepër dëmtohet dhe thahet). Nëse kirurgu pastaj bën një operacion tjetër e mjaftueshme është që përgatitja të zgjatë 2-3 minuta edhe atë larje ne sfungjer i cili është i zhytë në antiseptik. Në këtë mënyrë lëkura mbrohet nga dëmtimet e mëdha prej furçës dhe parandalohet paraqitja e pez-matimit të lëkurës së duarve të kirurgut. Antiseptikët të cilët zakonisht përdoren për përgatitjen e duarve të kirurgut janë heksaklorofeni (detergjent, sapun dhe shkumë) dhe shkuma i povidon jodidit.

Dorezat kirurgjikale janë futur në kirurgji, para së gjithash që të mbrohet lëkura e kirurgut nga dermatiti prej kontaktit dhe infeksioni. Dermatitet kontaktuese shfaqen për shkak të vep-rimit të dezinfektuesve ndaj lëkurës. Materiali prej të cilëve janë ndërruar dorezat duhet të pa-raqet barrierë për mikroorganizmat, të jetë i qëndrueshëm ndaj shqyerjes, veçanërisht kur pu-nohet me indet e ngurta, ose shkoqje për shkak të pakujdesisë së kirurgut gjatë përdorimit të instrumenteve të forta. Problemi me dorezat paraqitet edhe kur është në pyetje pluhuri, me të cilën janë të mbështjellë dorezat nga brenda për shkak të tërheqjes më të lehtë. Talku nga do-rezat shumë vështirë hiqet nga plaga në të cilën shkakton reaksion të trupit të huaj. Rastet e përmendura nga praktika dhe studimet eksperimentale tregojnë se duhet të jemi të kujdesshëm gjatë zgjedhjes së dorezave kirurgjikale. Steriliteti i dorezave është e garantuar përderisa paketi-mi mbrojtës nuk dëmtohet.

Fig. 7.12. Ekipi kirurgjikal

7.4. PËRGADITJA E FUSHËS OPERATIVE

Pacientët të cilët kanë shumë qime, një ditë para operacionit duhet të lahen. Qimet e fushës operative duhet të qethen, menjëherë para operacionit (Fig. 7.13). Fusha operative përgatitet për operacion me ndihmën e pajisjes për qethje.

Page 89: 04 11 Hirurgija IV ALB - e-ucebnicie-ucebnici.mon.gov.mk/pdf/320_Hirurgija_IV_ALB_PRINT_WEB.pdf · - Vulnus punctum – plagë e shpuar - Vulnus contusum – plagë nga goditja-kontuzioni

89

Fusha operative duhet të gdhendet, së paku 15 cm nga të gjitha anët e vijës së para-menduar të prerjes. Qimet e qethura, nga fusha operative dhe nga rrethi, hiqen me ndihmën e makinës thithëse elektrike. Lëkura e fushë operative fshihet me tretësirë shkumore të klorhek-sidinit ose jdoformit.

Teknika e përdorimit të mjeteve antiseptike në lëkurë është shumë e rëndësishme te largi-min e papastërtisë dhe baktereve nga fusha operative. Fillon me përdorimin e detergjentit an-tibakterial i cili në lëkurë vendoset me një fashë të lagët. Së pari pastrohet vija e prerjes, pastaj shkohet më tutje te fusha operative me lëvizje qarkore të koncentruar deri te skaji i sipërfaqes së qethur. Fasha asnjëherë nuk rikthehet te pjesa qendrore, d.m.th. linjën e prerjes. Kjo procedurë përsëritet së paku tre herë.

Pas mbarimit të kësaj procedure, me një parim të njëjtë, së pari aplikohet alkool 70%, pas-taj povidon jodid, me çka mbaron dezinfektimi i fushës operative.

Tabela 7.2. Antiseptikët për dezinfektimin e lëkurës

preparati komponimet kuaternere të amoniumit

alkoolet alifatik

povidon jodid

mekanizmi i veprimit

e ul tensionin sipërfaqësor, e ndryshon lëshuesh-mërisë e membranës qelizore, i neutrali-zon fosfolipidet

baktericid, i një spektri të gjerë, vepron ndaj disa viruseve, si mikotik por jo edhe ndaj sporeve

një spektër të gjerë baktericid, mikotik dhe virusal, sporet i zhdukën gjatë kon-taktit më të gjatë se 15 min

shpejtësia e veprimit

ngadalë shpejt shpejt

efektet negative s

shkaktojnë ulcera në ind nëse përdoret në gjendje të pa tretur

shkakton iritimin e lëkurës gjatë një kontakti më të gjatë, indet nekrotizohen në plagët e hapura

mund të shkakton reagim të lëkurës

aplikimi pastrohet sipërfaqet e papastërta

përgatitja rutine e lëkurës

përgatitja rutine e lëkurës

Page 90: 04 11 Hirurgija IV ALB - e-ucebnicie-ucebnici.mon.gov.mk/pdf/320_Hirurgija_IV_ALB_PRINT_WEB.pdf · - Vulnus punctum – plagë e shpuar - Vulnus contusum – plagë nga goditja-kontuzioni

90

Fig. 7.13. Fusha operative

7.4.1. Mbulesat dhe mbulimi

Me mbulesat arrihet izolimi i fushës operative, respektivisht vendoset barriera midis fushës operative dhe regjionit jo steril rreth saj, kurse kirurgut i siguron fushë sterile gjatë punës së tij (Fig. 7.14). Për izolimin e fushës operative përdoren mbulesa prej kanavace (të sterilizua-ra në autoklavë) ose mbulesa tashmë të sterilizuara për një përdorim të përpunuar nga një ma-terial i ngjashëm me letrën. Mbulesat janë të holla dhe plotësisht janë të papërshkueshme për mikroorganizmat.

Për momentin mënyrë më e re, dhe më e mirë për mbrojtjen e fushës operative para-qet mbulesa e fenestruar adezive (ngjitëse). Ajo është mbulesë transparente, vetë ngjitëse, e qëndrueshme ndaj ujit me të cilën mbulohet e tërë fusha operative. Përgjatë saj bëhet incizio-ni. Ajo mundëson një dukje të madhe dhe vëzhgim të pikave orientuese dhe nuk zhvendoset gjatë punës.

Fig. 7.14. Izolimi i fushës operative me mbulesa

Page 91: 04 11 Hirurgija IV ALB - e-ucebnicie-ucebnici.mon.gov.mk/pdf/320_Hirurgija_IV_ALB_PRINT_WEB.pdf · - Vulnus punctum – plagë e shpuar - Vulnus contusum – plagë nga goditja-kontuzioni

91

7.5. SALLA OPERATIVE

Dizajni ideal i sallës operative (Fig. 7.15):

�� Në hapësirën e operacionit nuk lejohet të gjenden vende për kalimin e lëngjeve, kana-lizimi vendoset te vendi për larjen e kirurgut, te pjesa e pastër.

�� Dyshemeja, muret dhe trari duhet të jenë të ndërtuar nga material i padepërtueshëm i cili mund menjëherë të pastrohet dhe të mirëmbahet e pastër.

�� Pajisja në sallën operative duhet të jetë të ndërtohet prej çeliku që nuk ndryshket, kur-se raftet të jenë të mbyllura me dyer qelqi të padepërtueshëm.

�� Ventilimi duhet të ketë shtypje pozitive dhe të fut ajër të filtruar mesatarisht të ngrohtë.�� Drita duhet të jetë mjaft e fortë, e fokusuar dhe me një imitim minimal të nxehtësisë.�� Tavolina operative e cila lehtë mund të adaptohet, lehtë mund të pastrohet, duhet të

jetë mirë e izoluar nga nxehtësia dhe elektriciteti për përdorimin e elektrokautreizimit.�� Qasje e kufizuar te pjesa operative me pjesë të pastra dhe sterile qartë të ndara.�� Lëvizja e minimale në pjesën operative – e dëshirueshme një drejtim.

Disa parime themelore për sjelljen te salla operative

�� Fusha sterile e trupit të kirurgut gjendet nga brezi deri te supet nga ana e përparme – prandaj duart mbahen në atë rajon, kurse ana e përparme e kirurgut çdoherë të jetë e kthyer nga fusha operative.

�� Koka dhe qafa nuk janë sterile dhe nuk duhet të preken gjatë operacionit.�� Duart e kirurgut merren si sterile, nga bërryli deri te gishtat.�� Në rast të ndërrimit të vendeve pjesëmarrësit në operacion duhet ta tejkalojnë njëri

tjetrin të kthyer shpinë për shpine.�� Nuk duhet të ketë përkulje nën sipërfaqen jo sterile që të arrihet pjesa sterile.�� Pjesët jo sterile të pajisjeve (tuba, kabllo, etj.) nuk duhet të kalojnë nëpërmjet fushës

operative.�� Ki kujdes në rrëshqitjen ose lëshimin e mbulesave në fushën operative.

Nëse nuk je i përgatitur për ndërhyrje kirurgjikale

�� Qëndro më larg fushës operative, veçanërisht kur bëhet mbulimi.�� Nëse rastësisht e ndot sipërfaqen sterile, duhet ta informosh kirurgun.�� Mos qëndro ndërmjet kirurgut dhe instrumenteve.�� Minimizo lëvizjen gjatë operacionit.�� Biseda duhet të jetë në minimum.

Page 92: 04 11 Hirurgija IV ALB - e-ucebnicie-ucebnici.mon.gov.mk/pdf/320_Hirurgija_IV_ALB_PRINT_WEB.pdf · - Vulnus punctum – plagë e shpuar - Vulnus contusum – plagë nga goditja-kontuzioni

92

Fig. 7.15. Salla operative

Fig. 7.16. Salla për trajtim intensiv

7.6. INSTRUMENTET KIRURGJIKALE

7.6.1. Llojet e metaleve të cilat përdoren për përpunimin e instrumenteve

Instrumentet të cilat përdoren në kirurgjinë veterinare duhet të jenë të ndërtuara prej ma-teriali i cili ka kualitet të veçantë. Instrumentet kirurgjikale përpunohen nga këto materiale:

- Çeliku me karbon të lartë që nuk ndryshket – i fortë, skaje të forta, rezistent ndaj korrozionit.- Legura nga seria 400 – e trajtuar me nxehtësi, me ngurtësi më të madhe, e përshtatshme

për instrumente të forta me tehe për prerje (gërshërët).- Legura nga seria 300 – më të butë, por më të qëndrueshëm ndaj korrozionit, të

përshtatshëm për implante, retraktorë dhe forcepsa.

Instrumentet kanë edhe një përpunim sipërfaqësor gjatë të cilës përdoren legurat e tita-nit (një rezistencë e shkëlqyeshme ndaj korrozionit, shumë e qëndrueshme) dhe çelik i kromuar (i lirë, nuk qëndron një përpunim afatgjatë, një rezistencë të dobët ndaj korrozionit).

Page 93: 04 11 Hirurgija IV ALB - e-ucebnicie-ucebnici.mon.gov.mk/pdf/320_Hirurgija_IV_ALB_PRINT_WEB.pdf · - Vulnus punctum – plagë e shpuar - Vulnus contusum – plagë nga goditja-kontuzioni

93

7.6.2. Pastrimi i instrumenteve

Instrumentet menjëherë pas përdorimit duhet të vendosen në ujë të ftohtë. Nuk duhet të mbete që gjaku, indi ose tretësira fiziologjike të thahet te ato. Duhet të thahen pas shpëlarjes me ujë të distiluar ose të dejonizuar, që të mos mbesin njolla.

Instrumentet pastrohen me dorë dhe gjatë kësaj përdoren furça të forta. Të gjitha instru-mentet të cilat përmbajnë më tepër pjesë së pari duhet të çmontohen, pjesët e thyeshme ose instrumentet precize duhet të përpunohen veçmas.

Instrumentet lyhen me emulsion-qumësht të veçantë për lyerje rutine. Instrumentet e pastra dhe të thata zhyten për 30 sekonda para sterilizimit rutinë.

Në disa kushte të caktuara të gjitha instrumentet kirurgjikale pavarësisht nga kualiteti ose lloji mund të fitojnë njolla. Njollat mund të jenë rezultat i korrozionit (nga vet instrumen-ti); mund të jenë të vendosura në sipërfaqen e instrumentit, zakonisht gjatë autoklavimit; ose mund të shfaqen në sipërfaqen e instrumenteve gjatë trajtimit me ultrazë.

Pikat e shndritshme dhe të errëta shfaqen për shkak të kondensimit të ujit dhe shfaq-jes të mineraleve. Gjatë këtyre rasteve, duhet të kontrollohet kualiteti i ujit dhe cikli i tharjes në autoklavë.

Pikat e errëta/portokalli shfaqen për shkak të detergjentit të gabuar. Duhet të kontrollo-het uji, detergjenti.

Pikat të kaltër/zeza shfaqen për shkak të kontaktit në argjend, alumin dhe bronz me pH<6. Duhet të kontrollohet që instrumentet të mos jenë në kontakt me letrën treguese të sterilizuesit.

Nëse te instrumentet paraqitet ndryshk, të njëjtat duhet të hiqen nga paketimit që të mos përçohet ndryshku te instrumentet e tjera. Duhet të kontrollohet autoklava, instrumentet e tje-ra dhe të gjitha vendet të cilat zakonisht ndryshken.

7.6.3. Llojet e instrumenteve kirurgjikale

Gjatë punës së përditshme kirurgjike zakonisht përdoren instrumentet themelore kirurg-jikale, parimet e punës dhe specifikat e të cilave duhet t’i njoh secili kirurg.

Bisturia – thika kirurgjikale është instrument me të cilën priten indet. Është i përbërë nga doreza dhe thika e cila vendoset në të. Doreza mund të ketë formë dhe madhësi të ndryshme në varësi nga indi i cili pritet, por duhet të jetë ashtu i konstruktuar të mund të shtrihet mirë në dorë (Fig. 7.17). Sipas parimit të njëjtë ndërtohen edhe thikat të cilat vendosen në dorezë që të kemi një lidhje të mirë funksionale dhe mbrojtje të siguruar gjatë manipulimit.

Montimi dhe nxjerrja e thikave nga doreza çdoherë duhet të bëhet me ndihmën e gjilpërmbajtësit ose me mbajtës të veçantë për thika, kurse të shmanget vendosja me dorë.

Page 94: 04 11 Hirurgija IV ALB - e-ucebnicie-ucebnici.mon.gov.mk/pdf/320_Hirurgija_IV_ALB_PRINT_WEB.pdf · - Vulnus punctum – plagë e shpuar - Vulnus contusum – plagë nga goditja-kontuzioni

94

Fig. 7.17. Bard-Parker bisturitë Fig. 7.18. Thika për bisturi

Gjilpërmbajtësi - paraqet instrument i cili është i dedikuar për përmirësimin dhe udhëheqjen e gjilpërave nëpërmjet indit dhe nxjerrjen e gjilpërës dhe qepjes nga indi. Gjilpërmbajtësit mund të përdoret edhe për vendosjen e thikës te dorezës të bisturisë. Gjilpërmbajtësi është instrument i thjeshtë i cili vazhdimisht është në kontakt “metali me meta-lin”. Gjilpërmbajtësi duhet ta kap mirë gjilpërën, e kjo nënkupton që ajo aspak të mos mundet të rrotullohet. Në gjilpërmbajtësit kualitativ është futur kapësja e ndërtuar prej karbit-volframit ose titanit. Kapësja kështu e ndërtuar mundëson një kapje të përkryer të gjilpërës dhe një përdorim afatgjatë të instrumentit.

Gjilpërmbajtësit të cilët zakonisht përdoren janë:�� Mayo–Hegar posedon kualitete të shkëlqyeshme dhe qëndrueshmëri, por nuk ka thikë

për prerje (Fig. 7.19. a)�� Olsen–Hegar kombinim i gjilpërmbajtësit dhe gërshërë për sutur (Fig. 7.19. b)�� Matieu gjilpërmbajtësit me doreza të rrumbullakosura. Përdoret për punë në kafshët e

mëdha.

Page 95: 04 11 Hirurgija IV ALB - e-ucebnicie-ucebnici.mon.gov.mk/pdf/320_Hirurgija_IV_ALB_PRINT_WEB.pdf · - Vulnus punctum – plagë e shpuar - Vulnus contusum – plagë nga goditja-kontuzioni

95

a) Mayo – Hegar b) Olsen – Hegar

Fig. 7.19. Gjilpërmbajtësit

Gërshërët – prodhohen në madhësi dhe forma të ndryshme. Ata klasifikohen në bazë të llojit të majës (ekzistojnë gërshërë me majë të mprehta dhe të topitura ose të kombinuara: të mprehta-të topitura), forma pjesës prerëse (gërshëra të drejta dhe të lakuara) dhe lloji i tehe-ve për prerje (të lëmuara dhe dhëmbëzuar)(Fig. 7.20). Përkrah bisturisë ky instrument zakonisht përdoret në ndarjen e indeve.

Në pjesën më të madhe të operacioneve nevojiten këto lloje të gërshërëve:�� Gërshërët Metzenbaum përdoren për ndërhyrje precize, zakonisht për indet e buta dhe

të ndjeshme. Ata nuk përdoren për prerjen e qepjeve dhe nuk janë të përshtatshme për prerjen e indeve të trasha dhe më të forta, si linja e bardhë, tendinët, fashitë, pasi që ato e humbin mprehtësinë dhe aftësinë për kontakt preciz.

�� Gërshërët Mayo janë më të forta dhe përdoren për prerje më të ashpra. Përdoren edhe për prerjen e qepjeve.

Mayo Metzenbaum Spencer Littauer

Fig. 7.20 Gërshërët

Forcepsët për enët e gjakut (forcepset hemostatik) – janë instrumente kirurgjikale të ci-lat përdoren për ndërprerjen e gjakderdhjes (Fig. 7.21). Forcepsët hemostatik Halstead masqu-ito zakonisht përdoren në kirurgjinë veterinare. Prodhohen me madhësi të ndryshme, për enët më të mëdha ose më të vogla të gjakut, me dhëmb të rrafshët ose të lakuar.

Page 96: 04 11 Hirurgija IV ALB - e-ucebnicie-ucebnici.mon.gov.mk/pdf/320_Hirurgija_IV_ALB_PRINT_WEB.pdf · - Vulnus punctum – plagë e shpuar - Vulnus contusum – plagë nga goditja-kontuzioni

96

Forcepset për inde (Fig. 7.22)�� Forcepsët Allis për inde janë posaçërisht traumatik, duhet të përdoren vetëm në in-

det të cilat duhet të hiqen ose për masa shumë të mëdha të indit lidhor. Asnjëherë nuk përdoren për lëkurën ose organet luminoz.

�� Forcepsët Babcock për inde sipas pamjes janë të ngjashme me ato të Allis, por nuk kanë dhëmbëza dhe merren si jo traumatike.

�� Forcepsët aplikatorë të indeve Noyes përdoren për manipulim në kavitetet e thella dhe në fushë operative, me pamje të kufizuar.

�� Forcepsët intersticial të indeve Doyen kanë nofulla të rrumbullakosura dhe të holla me prerëse longitudinale të cilat mundësojnë fiksimin e butë të indit. Përdoren për mbylljen e përkohshme të organeve luminoz gjatë ndërhyrjeve gastrointestinale.

Halstead – mosquito Kelli Rochester – Carmalat

Hartman

Fig. 7.21. Forcepsët hemostatik

Page 97: 04 11 Hirurgija IV ALB - e-ucebnicie-ucebnici.mon.gov.mk/pdf/320_Hirurgija_IV_ALB_PRINT_WEB.pdf · - Vulnus punctum – plagë e shpuar - Vulnus contusum – plagë nga goditja-kontuzioni

97

Allis

Noyes

Alis – tissue

Doyen

Babcock

Lahey

Fig. 7.22. Forcepsët e indeve

Pincat (Fig. 7.23) – paraqesin instrumente të cilat, gjithashtu, përdoren për kapjen e in-deve. Ekzistojnë dy lloje të pincave – anatomike (maje të lëmuar) dhe kirurgjikale (kanë dhëmbëza në majën e sipërfaqes punuese). Kryesisht, gjatë veprimeve operative përdoren pin-ca të cilat janë të dhëmbëzuara në vet majën, kurse pincat pa dhëmbëza përdoren për fiksimin e shtupave dhe garzave.

�� Pinca Adson me sa duket është më e përdorura gjatë procedurave kirurgjikale te kaf-shët shtëpiak. Maja e pincës ka dhëmbë 1 x 2 dhe është e përshtatshme për manipu-lim preciz.

�� Pinca Adson – Brown posedon më tepër dhëmb të kryqëzuar, me çka mundëson një kontakt më te madh dhe më të komplikuar me indet.

�� Pinca DeBakey ka majë të holla me brazda gjatësore çka e bëjnë të përshtatshme për in-det e ndjeshme. Përdoret pothuajse te secili set kirurgjik i indeve të buta.

Kapëset për mbulim – Këto instrumente përdoren për fiksimin e mbulesave që e kufizojnë fushën operative. Majat duhet të jenë të mprehta dhe të pa dëmtime që të mos zmadhohet pla-ga e indit. Zakonisht përdoren kapëset Backhaus (Fig. 7.24).

Page 98: 04 11 Hirurgija IV ALB - e-ucebnicie-ucebnici.mon.gov.mk/pdf/320_Hirurgija_IV_ALB_PRINT_WEB.pdf · - Vulnus punctum – plagë e shpuar - Vulnus contusum – plagë nga goditja-kontuzioni

98

Semkin Adson

DeBakey Ruse

Brown – Adson

Fig. 7.23. Pincat

Fig. 7.24. Kapëset e Backhausit

Page 99: 04 11 Hirurgija IV ALB - e-ucebnicie-ucebnici.mon.gov.mk/pdf/320_Hirurgija_IV_ALB_PRINT_WEB.pdf · - Vulnus punctum – plagë e shpuar - Vulnus contusum – plagë nga goditja-kontuzioni

99

Retraktorët – grepat për indet dhe plagët janë instrumente të cilat kirurgut i mundësojnë pozicionimin dhe kontroll të përshtatshëm të fushës operative. Retraktorët ndahen në: retraktorë të cilat mbahen me gisht, retraktorë të cilat mbahen me dorë dhe retraktorë të pavarur. Grepat mund të kenë një krah ose dy, mund të jenë topitura ose të mprehta. Retraktorët automatik janë mjaft të dobishëm te rastet kur kirurgu operon vet (pa asistent), pasi që vet e mbajnë pozitën dhe mundësojnë pamje gjatë punës (kanë mekanizëm të frenit për bllokimin në pozitë të hapur).

�� të mbajtura me gisht – Senn (maja të mprehta), Matihieu (maje topitura), Pean, Miller – Senn, Mayerding, Parker.

�� të mbajtur me dorë – Lagenbeck, Army – Navy (të dobishëm për retrakcion muskulor te osteosinteza).

�� të pavarura – Gelpi (retraktorë perineal), Waitlaner (retrakcion më të gjerë), Balfour (retraktorë abdominal me një shtesë për retrakcion kranial), Gosset i ngjashëm me Bal-four por pa shtesë kraniale, Finochietto retraktorë për brinjët dhe Haight retraktori pe-diatria (për hapjen e brinjëve në veprimet torakale).

Gelpi Waitlaner Balfour

Gosset Finochietto

Fig. 7.25. Retraktorët e pavarur

Page 100: 04 11 Hirurgija IV ALB - e-ucebnicie-ucebnici.mon.gov.mk/pdf/320_Hirurgija_IV_ALB_PRINT_WEB.pdf · - Vulnus punctum – plagë e shpuar - Vulnus contusum – plagë nga goditja-kontuzioni

100

Senn Farabeuf Langenbeck

RichardsonRoux

Fig. 7.26. Retraktorët që përdoren me dorë

Aktivitetet në lidhje me temën:

Vizito spitalin veterinar dhe kryej këto aktivitete:Njohu me punën e autoklavës dhe sterilizuesit të thatë, si programohet puna e tyre, si kontrollohet sterilizimi.Bën përgatitje të materialeve për sterilizimGjeji mjetet e përmendura antiseptike, vëzhgo aplikimin e tyre dhe përdori disa prej tyre. Përshkruaje veprimin e tyre.Vëzhgo larjen kirurgjikale të duarve të kirurgut dhe merr pjesë te përgatitja e eki-pit kirurgjik.Vëzhgo përgatitjet e fushës operative.Njohu hollësisht me instrumentet kirurgjikale, dhe procedurat për pastrimin e mirëmbajtjen e tyre.

Page 101: 04 11 Hirurgija IV ALB - e-ucebnicie-ucebnici.mon.gov.mk/pdf/320_Hirurgija_IV_ALB_PRINT_WEB.pdf · - Vulnus punctum – plagë e shpuar - Vulnus contusum – plagë nga goditja-kontuzioni

101

Pyetje dhe detyra

1. Çka nënkupton me termin asepsi?2. Çka nënkupton me termin sterilizim dhe cilat lloje ekzistojnë?3. Si përdoret ngrohtësia e thatë te sterilizimi?4. Përshkruaje sterilizimin me ajër të ngrohtë.5. Si përdoret ngrohtësia e lagësht te sterilizimi?6. Përshkruaje sterilizimin me autoklavë.7. Cilat masa shfrytëzohen për kontrollimin e sterilizimit?8. Çka nënkupton me termin antisepsi?9. Numëro mjetet antiseptike.10. Çka përfshin përgatitja e ekipit kirurgjik.11. Përshkruaje përgatitjen e duarve të kirurgut.12. Pse përdoren mbulesat?13. Përshkruaje përgatitjen e fushës operative.14. Numëro instrumentet themelore.

Page 102: 04 11 Hirurgija IV ALB - e-ucebnicie-ucebnici.mon.gov.mk/pdf/320_Hirurgija_IV_ALB_PRINT_WEB.pdf · - Vulnus punctum – plagë e shpuar - Vulnus contusum – plagë nga goditja-kontuzioni

102

TEMA 8

FIKSIMI DHE ANESTEZIA

Pas mësimit të përmbajtjeve të kësaj teme do të mund:

�� T’i shpjegon procedurat për fiksimin dhe mbledhjen e kafshëve për kontroll;�� Ta definon termin anestezia e përgjithshme;�� Të përgatit kafshën për kryerjen e anestezisë së përgjithshme;�� T’i dallon stadiumet e anestezisë së përgjithshme; �� Ta definon kuptimin anestezi lokale; �� Të numëron llojet e anestetikëve lokal; �� Të numëron llojet e anestezisë lokale.

Përmbajtja:

8.1. TË AFRUARIT DHE FIKSIMI I KAFSHËVE PËR KONTROLL8.2. RRËZIMI E KAFSHËVE PËR KONTROLL

8.2.1. Metoda e Berlinit8.2.2. Metoda hungareze8.2.3. Metoda e improvizuar hungareze – rome

8.3. ANESTEZIA8.4. ANESTEZIA E PËRGJITHSHME

8.4.1. Përgatitja para operative e kafshëve për anestezi8.4.2. Premedikacioni operativ i anestezisë8.4.3. Stadi i anestezisë së përgjithshme

8.5. NDARJA E ANESTETIKËVE TË PËRGJITHSHËM8.5.1. Anestetikët e përgjithshëm inhalues8.5.2. Anestetikët intravenoz

8.6. ANESTEZIA LOKALE 8.7. LLOJET E ANESTEZIS LOKALE

8.7.1. Anestezia sipërfaqësore8.7.2. Anestezia infiltruese8.7.3. Anestezia përçuese 8.7.4. Anestezia epidurale

Page 103: 04 11 Hirurgija IV ALB - e-ucebnicie-ucebnici.mon.gov.mk/pdf/320_Hirurgija_IV_ALB_PRINT_WEB.pdf · - Vulnus punctum – plagë e shpuar - Vulnus contusum – plagë nga goditja-kontuzioni

103

8.1. TË AFRUARIT DHE FIKSIMI I KAFSHËS PËR KONTROLL

Suksesi i kontrollit klinik, si edhe siguria e veterinerit, ndihmësit dhe kafshës, varet nga veprimi me kafshën.

Gjatë kontrollit të kafshës, me të duhet të veprohet qetë, sigurt dhe me kujdes. Ekzistojnë kafshë të cilat sipas natyrës janë të qeta, por gjatë kontrollit mund të frikësohen, kështu që qas-ja e kujdesshme ndaj tyre është e nevojshme. Pajisjet shtrënguese me të cilat kafsha qetësohet aplikohen në raste kur ekziston mundësia që kafsha ta lëndon dikë, ose nëse gjatë kontrollit ek-ziston rrezik që vet kafshës ti shkaktohen disa lëndime.

Para se t’i afrohemi kalit, duhet që paraprakisht të njoftohemi nga pronarit i kalit për tem-peramentin e kalit. Kur të merren këtë të dhëna për kalin, duhet të thirret në emrin e tij, të qëndrohet përpara tij por pak më anash, dhe pastaj sigurt dhe me kujdes, pa lëvizje të panevojs-hme , t’i afrohemi dhe të kapet për kapistre. Nëse nuk arrijmë ta qetësojmë lafshën dhe qetë ta kontrollojmë, është e nevojshme që kafsha të vendoset në boks.

Gjedhët për kontrollim mund të qetësohen me ndihmën e ndihmësit, edhe atë në këtë mënyrë që ai me njërën dorë e kap për hunde, kurse me dorën tjetër për majën e brinjëve nga ajo anë tek e cila gjendet kontrolluesi. Gjithashtu, gjedhët mund të mbahen për brinjë me atë që ndihmësi duhet të qëndron afër qafës së kafshës nga ajo anë nga e cila kontrollohet kafsha. Kafshës mund t’i vendoset ndonjë kapistër ose litar rreth brinjëve dhe nëpër hundë. Për qetësim shërbejnë edhe llojet e ndryshme të darëve. Darët vendoset në fl egrat e hundës.

Para vet kontrollimit të qenit e detyrueshme është që të pyesim për temperamentin e tij. Qentë kontrollohen të vendosur në tavolinën për kontrollim. Qentë me temperament të egër gjatë kontrollit detyrimisht të kenë shportë te goja ose t’i lidhet goja me ndonjë shirit.

Macet kontrollohen në tavolinë gjatë të cilës koka, këmbët e përparme dhe të pasme i mban ndihmësi.

Dhentë dhe dhitë lehtë mund të vendosen në pozitën e dëshiruar.

8.2. RRËZIMI I KAFSHËVE PËR KONTROLL

Për rrëzimin e kalit për kontroll përdoren tre metoda:�� Metoda e Berlinit�� Metoda hungareze�� Metoda e modifikuar hungareze

8.2.1. Metoda e Berlinit

Zakonisht përdoret në kushte klinike (nevojitet shtrojë e veçantë), kurse më rrallë në ter-ren (topa kashte të mbuluar me batanije). Përdoret pajisje e veçantë: 4 rripa për thundra, për njërin është i lidhur zinxhir me gjatësi prej 1,25 m, për të është e lidhur litari, litari për tërheqje prej 5 m, rrip në formë të unazës për shtrirjen. Të nevojshëm janë edhe 5 ndihmës.

Kafsha sillet deri te shtroja, e kthyer në anën në të cilën duam ta rrëzojmë. I vendosim rri-pat e thundrës e këmbët. Manshetën kryesore (me zinxhirin) e vendosim te këmba e përparme kundrejt prej anës që dëshirojmë ta rrëzojmë. Butoni i manshetës vihet më lateral, kurse hall-ka drejt stomakut. Për zinxhirin lidhet litari për tërheqje, dhe tërhiqet nëpër hallkat e rripave të

Page 104: 04 11 Hirurgija IV ALB - e-ucebnicie-ucebnici.mon.gov.mk/pdf/320_Hirurgija_IV_ALB_PRINT_WEB.pdf · - Vulnus punctum – plagë e shpuar - Vulnus contusum – plagë nga goditja-kontuzioni

104

thundrës. Tërheqja realizohet me këtë radhitje: prej rripit kryesor të thundrës në hallkë së pas-me nga ana e njëjtë, pastaj te këmba e pasme nga ana të cilën e rrëzojmë, pastaj te këmba e përparme e anës së njëjtë dhe përsëri nëpër unazën e rripit kryesor. Litari tërhiqet në mënyrë harmonike, për së prapmi dhe poshtë.

Një ndihmës e mban kokën, i dyti gjendet te bishti, kurse edhe një e tërheq rripin una-zor. Rripi unazor vihet rreth gjoksit ose rreth parakrahut në anën e kundërt, dhe pastaj përtej xhidavisë në anën në të cilën rrëzohet. Pas rrëzimit koka e kafshës duhet të shtrihet, kurse lege-ni pakësohet. Me litar për tërheqje me nyje fiksohen të 4 rripat thundrës. Rripi i qafës tërhiqet për prapa deri te këmbët e pasme. Të 4 gjymtyrët mblidhen në një pikë.

Ngritja e kafshës: së pari kafsha lirohet nga rripi i kraharorit dhe e tërheqim kah midisi. Pastaj i heqim manshetat nga gjymtyrët e poshtme, dhe pastaj nga ato të sipërme. Koka ngri-het pa përdorimin e forcës. Rripi i kraharorit ndihmon për drejtimin e kafshës, kur ajo do të fil-lon të bëhet.

8.2.2. Metoda hungareze

Kjo metodë është e mirë për punën në teren. Pajisja përbëhet nga: rripi për qafë me tre hallka, litari me gjatësi prej 8 deri në 10 metra, dhe dy rripa të veçantë.

Rripi vendoset rreth qafës, litari ndahet dhe kalohet nëpër hallkën ventrale (lidhet nyje). Pastaj tërhiqet kalohet ndërmjet këmbëve të përparme dhe shkohet kah këmbët e pasme. Mbi nyjat trinës vendosen rripat e thundrës dhe kalohet litari dhe pastaj rripat lëshohen dhe fikso-hen. Pastaj litari kthehet dhe kalon nëpër hallkat anësore të rripit të qafës. Rripat e veçantë nuk mbyllen, por litari tërhiqet midis të dyja hallkat.

Nëse dëshirojmë që ta rrëzojmë kafshën nga ana e djathtë, skajin e djathtë e tërheqim përpara, kurse të majtën prapa dhe kah kafsha (këmbët e pasme i tërheqim përpara). Një ndihmës e mban kokën kurse dy i tërheqin këmbët. Për këtë metodë nuk duhet të ngrihet ndonjë shtrojë sikurse te metoda e Berlinit. Kafshën mund ta rrëzojmë edhe në beton, pasi që nuk vjen deri te rrëzimi, por kafsha përkulet dhe ulet.

8.2.3. Metoda e improvizuar hungareze – rome

Principi i punës është i njëjtë si edhe te ajo hungareze. Nuk ka nevojë për pajisje të ve-çanta, por vetëm dy litarë me gjatësi prej 8 deri në 10 metra. Me njërin litar improvizojmë rrip të qafës. Të dytin e vendosim si te metoda hungareze. Mangësia është se mungojnë rripat e thundrës dhe litari e irriton lëkurën. Që të shmangen lëndimet, e nevojshme është të vendosin lecka rreth thundrave.

Gjatë rrëzimit të kalit, për shkak të tendosjeve të forta mund të lëndohet ose të paraqi-tet fraktura e kockave të këmbës. Prandaj është e nevojshme para rrëzimit së kafshës ti jepet ndonjë qetësues.

Rrëzimi e gjedhëve mund të bëhet pa përdorimin e shtrojës, pasi që ajo shtrihet, por nuk bie. Rrëzimin mund ta bëjmë në këtë mënyrë:

Para se ta rrëzojmë kafshën, duhet ta fiksojmë me dara hunde. Litari vendoset rreth qafës, lëshohet dhe futet midis këmbëve të përparmë, pastaj ngrihet në xhidavi dhe kryqëzohet. Pas-taj tërhiqet midis këmbëve të pasme dhe skajet i tërheqin 4 ndihmësit. Në këtë mënyrë bëhet shtypje në xhidavi dhe kafsha shtrihet. Që të rrëzohet kafsha më lehtë dhe të parandalohet ngritja e saj, një ndihmës duhet ta mbaj për brirët. Pastaj lidhen këmbët e përparmë dhe pas-taj ato të pasme.

Page 105: 04 11 Hirurgija IV ALB - e-ucebnicie-ucebnici.mon.gov.mk/pdf/320_Hirurgija_IV_ALB_PRINT_WEB.pdf · - Vulnus punctum – plagë e shpuar - Vulnus contusum – plagë nga goditja-kontuzioni

105

Për rrëzimin e derrave nevojite tre litarë më të shkurtër. Me ndihmën e litarit të hollë, rreth 3 metra të gjatë bëhet një nyje rreth buzës së sipërme, kurse skaji i lirë i litarit lidhet për një mjet të qëndrueshëm të përshtatshëm ose e mban një ndihmës. Nëse është e nevojshme që kafsha të rrëzohet nga ana e majtë, lidhet nga një litar për metatarzusin dhe metakarpusin e majtë. Pas-taj dy ndihmësit dalëngadalë, por fuqishëm i tërheqin litarët në anën e djathtë përderisa der-ri nuk bie nga ana e majtë. Pastaj me ndihmën e dy litarëve lidhen ngushtë këmbët e përparmë dhe të pasmë, së pari secila individualisht dhe pastaj bashkë.

Te qendrat e pajisura mirë veterinare për përforcimin e kafshëve të mëdha të rrëzuara në pozitë të shtrirë ekzistojnë bokse të veçanta, respektivisht tavolina operative.

8.3. ANESTEZIA

Me termin anestezi nënkuptohet pandjeshmëri e shkaktuar qëllimisht dhe profesiona-lisht, të cilën veterinari e arrin me dhënien e anestetikëve te organizmi i kafshëve. Anestezia ndahet në:

�� anestezia e përgjithshme dhe �� anestezia lokale.

8.4. ANESTEZIA E PËRGJITHSHME

Anestezia e përgjithshme paraqet depresion të kthyeshëm (reverzibil) të sistemit qend-ror nervor, e cila shfaqet sipas radhitjes së caktuar, kurse pas ndërprerjes së veprimit të aneste-tikut, sistemi qendror nervor rikthehet në gjendjen e më përparshme, në gjendjen funksionale. Gjatë anestezisë së përgjithshme kafsha e humbën vetëdijen, vjen deri në analgjezia (humbja e ndjenjës për dhimbje) dhe relaksimi muskulor.

Gjatë kohës së anestezisë së përgjithshme, funksionet mentale, senzorike, motori-ke dhe refl ekset autonome janë të dobësuara ose të shkatërruara pasi që janë bllokuar trans-misionet sinoptike në indin e sistemit nervor qendror. Dobësimi ose ndryshimi i këtyre katër komponentëve, faktikisht edhe paraqet një gjendje të anestezisë.

Depresioni i SQN gjatë anestezisë së përgjithshme zhvillohet sipas kësaj radhitje: së pari përfshihet korra e trurit, pastaj ganglionet bazale dhe truri i vogël, pastaj palca kurrizore dhe në fund përfshihet edhe palca i zgjatur. Radhitja e tillë e shfaqjes së depresionit të SQN është pasojë e zhvillimit të tij filogjenetik, prandaj pjesët më të reja të trurit (neokorteksi) deprimo-hen të parët edhe me përqendrim minimal të anestetikut, kurse pjesët më të vjetra filogjeneti-ke, të cilat janë edhe qendra vitale, përfshihen më vonë edhe atë me një përqendrim më të lartë të lëndës anestetike.

Mënyra e veprimit të anestetikut nuk është plotësisht e sqaruar, por për momentin me si-guri dihet:

- se anestetikët, në radhë të parë, shkaktojnë depresion të metabolizmit qelizor;- se treten lehtë në yndyra;- se tajiten nga organizmi ose metabolizohen.

Page 106: 04 11 Hirurgija IV ALB - e-ucebnicie-ucebnici.mon.gov.mk/pdf/320_Hirurgija_IV_ALB_PRINT_WEB.pdf · - Vulnus punctum – plagë e shpuar - Vulnus contusum – plagë nga goditja-kontuzioni

106

Nëse merret parasysh se nga të gjitha organet truri është i furnizuar më mirë me gjak (rreth 40% e qarkullimit të gjakut i takon SQN), në indin nervor të lipoideve u bie rreth 50% i përbërësve të tretur organik, e gjithë kjo tregon se qelizat e SQN janë më tepër të ekspozuara në veprimin e anestetikut. Për këtë shkak edhe efekti i këtyre substancave ndaj indit të trurit më së shumti vërehet dhe është i rëndësishëm.

Largimi i dhimbjes (analgjezia) paraqet një pjesë themelore të anestezisë. Shumica e anestetikëve të përgjithshëm e shkaktojnë këtë efekt ashtu që ata e bllokojnë reagimet e kores së trurit të madh ndaj ngacmimeve të cilat vijnë prej receptorëve nëpërmjet fijeve nervore afe-rente.

Kushtet të cilat duhet ti plotëson një anestetik i mirë janë:1. të vepron shpejtë; 2. të shkakton gjendje anestetike te një numër i madh i llojeve të kafshëve;3. të mund të përdoret te një numër më i madh i indikacioneve; 4. të ketë helmueshmëri të vogël dhe të mos i ndryshon funksionet e organeve dhe siste-

meve të organeve;5. të ketë një spektër të gjerë terapeutik; 6. të mos e ngacmon indin te vendi i aplikimit dhe shpejt dhe në formë të pandryshuar të

nxirret nga organizmi; 7. lehtë të përdoret dhe 8. të mos jetë e rrezikshëm për manipulim.

Realizimi i anestezisë së përgjithshme përfshin: �� përgatitja para operative e kafshës,

�� Premedikacioni i anestezisë dhe �� aplikimi i anestetikut.

8.4.1. Përgatitja para operative e kafshëve për anestezi

Para se të fillohet cila do anestezi, kafsha duhet klinikisht të kontrollohet dhe pastaj të ven-doset për llojin dhe mënyrën e kryerjes së anestezisë.

Kontrolli fillon me marrjen e anamnezës nga pronari i kafshës. Gjatë kësaj, veçanërisht du-het t’i kemi parasysh sëmundjet kronike të cilat te kafshët kanë lënë pasoja të përhershme, pas-taj për sëmundjet e mundshme akute të organeve vitale, infeksionet kronike ose akute, ekzisti-min e predispozitës për gjakderdhje dhe çrregullimin e koagulimit si edhe ndjeshmëria e shtu-ar në barna, veçanërisht të anestetikëve të cilat paraqesin edhe grupin më të rëndësishëm të alergjenëve.

Kontrolli fizik i pacientit përfshin matjen e peshës trupore (për shkak të dozimit të anes-tetikut), temperaturës trupore, pulsit, tensionit të gjakut, frekuencës së frymëmarrjes, pastaj kontrollit të gjymtyrëve dhe identifikimit të vendit për aplikim intravenoz të kateterit, kontrolli i kokës dhe fytyrës dhe simetrisë së bebëzave të syrit, përcaktimit të kalueshmërisë së rrugëve frymëmarrëse dhe kontrollit të abdomenit.

Analizat laboratorike duhet të përfshihen në përgatitjen para operative të pacientit dhe nënkuptojnë analizimin e parametrave hemolitike dhe parametrave biokimike në serum, statu-sit acido bazik dhe testit për koagulim.

Qëllimi i përgatitjes para operative është që pacienti të futet në një gjendje optimale për futjen dhe realizimin e anestezisë, si edhe për kryerjen e vet ndërhyrjes kirurgjikale. Për këtë shkak gjatë përgatitjes para operative duhet të rriten edhe forcat rezerve të organizmit me te-

Page 107: 04 11 Hirurgija IV ALB - e-ucebnicie-ucebnici.mon.gov.mk/pdf/320_Hirurgija_IV_ALB_PRINT_WEB.pdf · - Vulnus punctum – plagë e shpuar - Vulnus contusum – plagë nga goditja-kontuzioni

107

rapi minerale-vitaminoze, ushqim kualitativ ose ushqim parenteral dhe kursimi i kafshës nga puna e rëndë.

Pacientët duhet kë kenë stomak të zbrazët që të mos vjen deri te vjellja dhe aspirimi i përmbajtjes në mushkëri gjatë anestezisë. Për këtë shkak mund të vjen deri te mbytja akute ose më vonë të zhvillohet pneuomia aspiratave. Prandaj kuajve nuk u jepet ushqim 24 orë para anestezisë, ripërtypësve për 36 orë, qenve dhe maceve 8-12 orë, kurse derrat nuk hanë ushqim 12 orë para operacionit. Kafshëve të mëdha uji u reduktohet 12 orë, kafshëve të vogla 2 orë dhe derrave 6 orë para operacionit.

Çrregullimet e pranishme të sistemit kardiovaskular korrigjohen me terapi adekuate me kardiotonikë, anemia dhe hipoproteinemia me sasi adekuate me gjak të plotë ose plazmë, bi-lanci hidroelektrik normalizohet me infuzion të lëngjeve dhe elektroliteve, kurse rezervat e gli-kogjenit në mëlçi dhe në muskuj plotësohen me dhënien e tretësirës së glukozës.

Gjatë përgatitjes para operative vlerësohet rreziku operativ në bazë të gjendjes së kafshës. Sipas këtij kriteri pacientët klasifikohen në këto grupe:

Grupi I – procesi që operohet është i lokalizuar dhe nuk ka sëmundje sistematike dhe ndryshime në parametrat fiziologjik dhe biokimik (tredhja, hernia reponabile, ndërhyrjet este-tike operative).

Grupi II – çrregullim i lehtë e deri në mesatar i cili mund, por mund edhe të mos, jetë i shoqëruar, e sëmundje kirurgjikale (anemi, fraktura më të vogla, etj.).

Grupi III – çrregullime të rënda sistematike nga shkaqe të ndryshme, të cilat nuk e rrezikojnë jetën e kafshës (sëmundjet kompenzuese të zemrës, frakturat e ndërlikuara, traumat e mëdha, etj.).

Grupi IV – çrregullimet e rënda sistematike të cilat e rrezikojnë jetën e pacientit (sëmundjet kompenzuese të zemrës, çarja e fshikës urinore, gjakderdhjet e mëdha, etj.).

Grupi V – pacientët në komë (kafshë pa vetëdije), shanset e të cilave që të mbijetojnë ope-racionin janë shumë të vogla dhe te të cilët ndërhyrja kirurgjikale bëhet e anestezi minimale ose pa të, që nënkupton se kirurgu me vetëdije e merr rrezikun e madh mbi vete (politrauma).

Grupi E – cila do kafshë e cila operohet si rast urgjent (hernia e inkarceruar, zgjerimi dhe torsioni i stomakut, invaginacioni).

8.4.2. Medikacioni para operativ i anestezisë

Medikacioni para operativ i anestezisë përfshin dhënien e një ose më tepër preparate-ve kafshës para anestezisë që të shkaktohet te pacienti një gjendje sa më optimale për futjen e anestezisë dhe kryerjen e vet anestezisë.

Qëllimi i premedikacionit është: - të frenohet sekretimi në rrugët e frymëmarrjes dhe tajitja e gjëndrave pështymore- të zvogëlohet frika te kafshët- të zvogëlohet ngacmimi refl eksiv dhe - të mundësohet analgjezia.

E gjithë e përmendura më lartë ndikon te zvogëlimi i metabolizmit bazal, dhe me vet atë ka një nevojë për një sasi më të vogël të anestetikut për kryerjen e anestezisë, dhe në të njëjtën kohë anestezinë e bën më të sigurt dhe më të lirë.

Page 108: 04 11 Hirurgija IV ALB - e-ucebnicie-ucebnici.mon.gov.mk/pdf/320_Hirurgija_IV_ALB_PRINT_WEB.pdf · - Vulnus punctum – plagë e shpuar - Vulnus contusum – plagë nga goditja-kontuzioni

108

Te premedikacioni i anestezisë përdoren këto preparate:Antikolinergjikët – përfaqësues është atropina kurse efektet e tij janë: e parandalon taj-

min bronkial dhe salivatimim, shkakton bradikardi dhe midriazë. Disa lloje të kafshëve kanë një ndjeshmëri të ndryshme ndaj atropinës. Kuajt, gjedhët dhe dhitë e tolerojnë mirë apli-kimin peroral të atropinës, por janë të ndjeshme ndaj aplikimit parenteral. Kuajt e tolerojnë mirë atropinën, kurse derrat janë shumë të ndjeshëm dhe shpesh vjen deri në helmim. Ma-cet gjithashtu janë të ndjeshme ndaj atropinës. Përveç atropinës mund të përdoret edhe sko-polamina.

Sedativët – në këtë grup të preparateve bëjnë pjesë hipnotikët–sedativ, trankuilizantët – qetësues dhe analgjetik opiatë.

Sedativët – hipnotikët – paraqesin preparate të cilat shkaktojnë depresion të SQN në shkallë të mjaftueshme që të shkakton letargji (gjumë jo natyral), përgjumje dhe pa interesim për rrethin. Ata e zvogëlojnë aktivitetin lokomotor, kafsha është e qetë dhe nuk shfaq dëshirë që të lëvizë. Në këtë grup të preparateve bëjnë pjesë ksilazina dhe benzodiazepinët.

Trankuilizantët – sedativ – (neuroleptikët) kanë një efekt qetësues të kafshës, te ata e zvogëlojnë ndjenjën e frikës dhe e zvogëlojnë agresivitetin dhe temperamentin nervoz. Apliko-hen për manipulime më të vogla me kafshët dhe te premedikacioni i anestezisë. Në këtë grup të preparateve bëjnë pjesë klorpromazina, promazina, kombeleni.

Analgjetikët opiatë (narkotikët) – te kjo grup e preparateve bëjnë pjesë morfina, euko-dal, metadoni dhe shkaktojnë analgjezi dhe qetësim të kafshës - sedacion.

8. 4.3. Stadiumi i anestezisë së përgjithshme

Veprimi i anestetikut te SQN karakterizohet me shenja klinike të cilët ndryshojnë në varshmëri nga anestetiku i përdorur, por jo shumë.

- stadi i parë (St. analgeticum) fillon me dhënien e anestetikut dhe mbaron me humbjen e vetëdijes së pacientit. Paraqitet me veprimin e anestetikut te korteksi senzorik. Te ky stadium mund të bëhen ndërhyrjet, kontrolle më të lehta.

- stadi i dytë (St. excitationes), te ky stadium për shkak të veprimit të dukshëm të anes-tetikut te qendrat më të larta motorike te korrja paraqitet ekscitacioni. Fillon me humbjen e vetëdijes dhe zgjat deri te anestezia kirurgjikale.

- stadi i tretë (St. tolerans) – stadiumi i anestezisë kirurgjikale te i cili ka katër nën stade:

III/1 – anestezia sipërfaqësore kirurgjikale, humbja e refl eksit palpebral dhe kutan (lëkuror);III/2 – anestezia kirurgjikale mesatarisht e thellë, mollëzat e syve janë të fiksuara;III/3 – anestezia e thellë kirurgjikale, gjatë së cilës humbet tonusi i muskulaturës skeleto-

re (relaksim i dukshëm i trupit);III/4 – anestezia kirurgjikale shumë e thellë, fillon me ndërprerjen e frymëmarrjes inter-

kostale dhe zgjat deri sa nuk ndërpritet frymëmarrja spontane, bebëzat janë shumë të zgjerua-ra, pulsi është i përshpejtuar dhe i dobët.

Page 109: 04 11 Hirurgija IV ALB - e-ucebnicie-ucebnici.mon.gov.mk/pdf/320_Hirurgija_IV_ALB_PRINT_WEB.pdf · - Vulnus punctum – plagë e shpuar - Vulnus contusum – plagë nga goditja-kontuzioni

109

- stadiumi i katërt (St. asphyxiae) – në këtë ndodh paraliza e palcës së zgjatur, mukozat janë cianotike, bebëzat maksimalisht të zgjeruara, vjen deri te defekacioni dhe urinimi spon-tan. Zemra punon edhe për disa minuta dhe gjatë kësaj kohe kafsha mund të shpëtohet me ndërhyrje profesionale.

Gjatë kthimit prej anestezisë, kafsha kalon te stadiumet e njëjta, vetëm me kahe të kundërt.

8.5. NDARJA E ANESTETIKËVE TË PËRGJITHSHËM

Sipas mënyrës së aplikimit, anestetikët e përgjithshëm ndahen në inhalues (të cilat në organizëm futen nëpërmjet sistemit respirator), parenteral (të cilat futen në mënyrë intraveno-ze, intramuskulare dhe subkutane) dhe enetrale (peroral dhe perrektal).

8.5.1. Anestetikët e përgjithshëm inhalues

Për arritjen e anestezisë së përgjithshme inhaluese përdoren anestetikët avullues (karbo-hidratet halogjenuar – halotan, enfl uran, izofl uran, metoksifl uran, desfl uran dhe sevofl uran) dhe gazrat anestetik (oksiduli i azotit).

Menaxhimi me këtë lloj të anestezisë është më e lehtë në krahasim me ato me injeksion. Anestetikët e përgjithshëm inhalues (për shkak të helmueshmërisë) asnjëherë nuk përdoren vet, por kafshët i thithin të përzier me oksigjen (gazra anestetik) ose ajër (lëngje avulluese).

Anestetikët e përgjithshëm avullues

Përfaqësuesi kryesor i anestetikëve që lehtë avullojnë është halotan, dhe ai zakonisht përdoret në praktikën klinike. Menjëherë pas tij, sipas rëndësisë dhe shpeshtësisë së përdorimit janë: izofl uran, enfl uran dhe metoksifl uran. Në grupin e anestetikëve të përgjithshëm më të ri inhalues bëjnë pjesë desfl uran dhe sevofl uran. Dietil–eteri, kloroformi dhe trikloretileni për shkak të helmueshmërisë së tyre përdoren më pak.

Halotan (fl uotani) është lëng i cili avullon lehtë dhe është një anestetik i përgjithshëm avullues shumë i fortë. Për anestezinë e përgjithshme e mjaftueshme është përqendrimi prej 2–3 Vol %. Rrallë shkakton vjellje në periudhën pas operative. Nuk ka veprim ngacmues lokal, dhe hyrja si edhe dalja nga anestezia, relativisht janë të shpejtë. Halotan ka edhe disa mangësi. Te kafshët e trajtuar shkakton hipotension, depresion të frymëmarrjes dhe aritmi të zemrës.

Izofl uran është lëng pa ngjyrë, dhe shumë i qëndrueshëm dhe lëng që avullohet lehtë. Është i përshtatshëm për ndërhyrje të shkurta kirurgjikale dhe mirë e tolerojnë kafshët e dobët dhe të rraskapitura, si edhe ato me dëmtime të mëlçisë dhe veshkave. Anestezia bëhet shumë shpejt me thithjen e avullit të këtij anestetiku në përqendrime prej 1 deri në 2 %. Gjatë anestezisë çon deri në hipotensioni, depresioni i frymëmarrjes dhe vjellje, dhe pas operacionit deri në ileus.

Enfl uran është lëng shumë i qëndrueshëm dhe lehtë i avullueshëm. Kur do të apliko-het me përzierje thithëse në përqendrime prej 1,5 deri 4% anestezia bëhet shumë shpejtë, për vetëm disa minuta. Këndellja gjithashtu është e shpejtë. Në krahasim me halotanin, enfl urani shkakton relaksim më të shpejtë të muskujve skeletor. Si efekte të pa dëshiruara zakonisht para-qiten aritmia, vjellja dhe dridhja pas operacionit.

Page 110: 04 11 Hirurgija IV ALB - e-ucebnicie-ucebnici.mon.gov.mk/pdf/320_Hirurgija_IV_ALB_PRINT_WEB.pdf · - Vulnus punctum – plagë e shpuar - Vulnus contusum – plagë nga goditja-kontuzioni

110

Metoksifl uran është lëng i kthjellët, lehtë i avullueshëm. Me thithjen e metoksifl uranit 1-3% anestezia bëhet shumë ngadalë, prandaj ky anestetik duhet të kombinohet me barbitura-te me veprim të shkurtër.

Desfl uran (supran) është njëri prej anestetikëve më të ri inhalues. Studimet kanë treguar se mund të përdoret në mjekësinë veterinare te më shumë lloje të kafshëve, e veçanërisht qeni, kali dhe derrat.

Eteri gjithashtu është një anestetik i përgjithshëm lehtë i avullueshëm. Për arritjen e anestezisë me eter, përqendrimet e avullit të tij në përzierjen thithëse duhet të jenë prej 5 deri në 15%.

Kloroformi është anestetik mjaft i fuqishëm, lehtë avullues. Për arritjen e anestezisë të mjaftueshëm janë përqendrimet prej 1-3% të këtij anestetiku te përzierja për thithje.

Gazrat anestetik

Oksiduli i azotit (gazi komik, gaz i cili shkakton disponim të këndshëm, N2O) është gaz pa ngjyrë, që nuk digjet dhe nuk eksplodon me aromë të këndshme. Në praktikën klinike është fu-tur që moti. Është më pak helmues nga të gjitha barnat anestetik të njohur, por është një anes-tetik shumë i dobët. Bile edhe në përqendrimet të lejuara maksimale, oksiduli i azotit nuk mund ta çon kafshën deri te gjendja e anestezisë kirurgjikale. Prandaj rregullisht aplikohet në kombi-nim me anestetikët e tjerë, zakonisht me halotanin.

Anestetikët inhalues mund të aplikohen në dy mënyra.Mënyra e parë paraqet sistem të hapur kur kafsha thith ajër për frymëmarrje nga apara-

ti, kurse ajri i frymënxjerrjes shkon në atmosferë. Mënyra e dytë është nëpërmjet një sistemi të mbyllur te të cilat valvulet e orientojnë ajrin ashtu që ajri i nxjerrë shkon në një sistem të filtra-ve, në të cilët zhvillohet absorbimi kimik i karbon dyoksidit. Ky sistem mundëson veprim më efi-kas të anestetikëve inhalues dhe më pak i dëmton funksionet fiziologjike të organizmit (Fig. 8.1).

Fig. 8.1. Aparati Datex Ohmeda Aespire për anestezi

Page 111: 04 11 Hirurgija IV ALB - e-ucebnicie-ucebnici.mon.gov.mk/pdf/320_Hirurgija_IV_ALB_PRINT_WEB.pdf · - Vulnus punctum – plagë e shpuar - Vulnus contusum – plagë nga goditja-kontuzioni

111

Fig. 8.2. Dhënia e anestezisë te qentë

8.5.2. Anestetikët intravenoz

Në grupin e anestetikëve intravenoz bëjnë pjesë: barbituratet (tiopentoni, pentobarbito-ni), anestetikët disociativ (ketamina, tiletamina) dhe anestetikët e përgjithshëm të tjerë (kom-binimi i alfaksalonit dhe alfadolonit, kloral hidrati).

Barbituratet Barbituaretet janë derivate të acidit të barbituratik. Sipas gjatësisë së veprimit barbitura-

tet ndahen në ato me veprim të gjatë (fenobarbitoni), me veprim të mesëm të gjatë (alobarbi-toni), me veprim të shkurtër (pentobarbiton) dhe me veprim shumë të shkurtër (tiopenton).

Të gjitha barbituratet shkaktojnë depresion të SQN që varet nga doza, e cila (në varësi nga doza e përdorur) luhatet nga sedacion i butë, nëpërmjet hipnozës, deri në anestezi dhe komë. Barbituratet me veprim të gjatë dhe të mesëm të gjatë përdoren për shkaktimin e qetësisë dhe hipnozës, kurse barbituratet me veprim të shkurtër dhe shumë të shkurtër si anestetik të përgjithshëm. Përveç kësaj, disa prej tyre përdoren edhe si antikonvulsiv (fenobarbiton).

Anestetikët disociativ

Në mjekësinë veterinare përdoren dy anestetik disociativ, ketamina dhe tiletamina.Ketamina është anestetik me veprim të shpejtë, me një aktivitet analgjetik shumë të

shprehur dhe pa efekte të pa dëshirueshme depresive kardiorespiratore. Për të është karakteris-tike se shkakton ashtu lloj të anestezisë së përgjithshme, në të cilën në të njëjtën kohë disa pjesë të caktuara të trurit stimulohen, kurse të tjerat inhibohen. Për këtë shkak merr pjesë te grupi i anestetikëve disociativ. Ketamina te kafshët e trajtuar mund të shkakton vetëm stadin e parë dhe të dytë të anestezisë së përgjithshme.

Tiletamina sipas përbërjes kimike dhe sipas mekanizmit të veprimit është shumë e ngjashëm me ketaminën, por veprimi i tij është tre herë më i gjatë, kurse efektet e padëshirueshme janë më pak të shprehura.

Anestetikët e përgjithshëm të tjerë

Alfaksaloni dhe alfadoloni sipas strukturës janë substanca steroide. Bashkë formojnë përzierje (e përbërë prej 0,9 % alfaksalon dhe 0,3% alfadolon i njohur me emrin altezin), e cila përdoret për shkaktimin e anestezisë së përgjithshme. Pas resorbimit shumë shpejt kalon në tru, kurse zgjatja e anestezisë është e shkurtër. Në kuaj shkakton eksitim i cili manifestohet me ngërçe të muskulaturës skeletore dhe goditje me gjymtyrë, kurse te qentë për shkak të liri-

Page 112: 04 11 Hirurgija IV ALB - e-ucebnicie-ucebnici.mon.gov.mk/pdf/320_Hirurgija_IV_ALB_PRINT_WEB.pdf · - Vulnus punctum – plagë e shpuar - Vulnus contusum – plagë nga goditja-kontuzioni

112

mit të tepruar të histaminaës nga mastocitet shkakton hipotension, bronkospazmë dhe taki-kardi. Kombinimi i alfaksalonit dhe alfadolonit përdoren për anestezinë e maceve, shpezëve, majmunëve dhe reptilëve.

Klorhidrati sipas strukturës është alkool alifatik. Në praktikën veterinare përdoret për një kohë të gjatë. Në doza më të vogla përdoret për qetësim, kurse në më të mëdha për anestezi të kafshëve. Kalon ngadalë në tru, dhe me vetë atë edhe veprimi i është më i ngadalshëm.

8.6. ANESTEZIA LOKALE

Me anestezi lokale nënkuptohet humbja reverzibil e ndjenjës për dhimbje të një pjese të caktuar të trupit ose ndonjë rajon, gjatë së cilës vetëdija e kafshës është e ruajtur.

Anestezia lokale arrihet me përdorimin e anestetikëve lokal. Një anestetik lokal duhet ti plotëson këto kushte:1. të shkakton anestezi lokale, kurse gjatë kësaj të mos e dëmton indin nervor; 2. të mos e ngacmon indin në vendin e aplikimit; 3. të vepron sa është e mundur më gjatë në vendi e aplikimit; 4. pas resorbimit të mos ketë efekt helmues për organizmin; 5. të mos e pirsh procesin e shërimit të plagës.

Secila anestezi lokale duhet të bëhet me gjilpëra sterile, tretësirë sterile të anestetikut dhe vendit të përgatitur kirurgjik për aplikim të anestetikut (qethje dhe dezinfektim), dhe e gjithë kjo me qëllim që të zvogëlohet mundësia për shfaqjen e infeksionit.

Helmueshmëria e anestetikut lokal varet nga doza e përdorur, shpejtësia e resorbimit dhe mundësia për detoksikimin e tij në mëlçi. Simptoma e helmimit janë dridhja, ngërçet klonike, hi-potensioni, vjellja dhe në fund, paraliza e qendrës për frymëmarrje.

Preparatet të cilat zakonisht përdoren për anestezi lokale janë derivatet e kokainës – tet-

rakaina, benzokaina dhe lidokaina.

Tetrakaina është njëra prej anestetikëve lokal më të fortë, megjithatë është edhe shumë helmues. Për nxitjen e anestezisë lokale sipërfaqësore përdoret në përqendrime prej 0,25% deri në 1%, kurse për atë infiltrative përdoret në përqendrim prej 0,05 deri në 0,25%.

Benzokaina përdoret vetëm për anestezinë sipërfaqësore lokale. Në formë të pluhurit, pastës ose tretjes së yndyrshme është i përshtatshëm për aplikimin te lëkura dhe mukoza e dëmtuar.

Lidokaina është anestetik i cili resorbohet shpejtë prandaj veprimi i tij është shumë i shpejtë dhe zgjat shumë. Nuk shkakton asnjë lloj reagimi të indit te vendi i aplikimit dhe nuk shkakton vazodilatimi lokal, prandaj dhe nuk është patjetër të përdoret në kombinim me adrenalinën. Përdoret për kryerjen e të gjitha llojeve të anestezisë lokale. Për anestezinë epidu-rale përdoret si tretësirë 1%, për atë përçuese përdoret si tretësirë prej 1 deri 2%, për anestezinë infiltruese përdoret si tretësirë prej 0,5 deri 1% dhe për anestezinë sipërfaqësore si tretësirë prej 2 deri 4% ose si gel 5% ose pastë.

Page 113: 04 11 Hirurgija IV ALB - e-ucebnicie-ucebnici.mon.gov.mk/pdf/320_Hirurgija_IV_ALB_PRINT_WEB.pdf · - Vulnus punctum – plagë e shpuar - Vulnus contusum – plagë nga goditja-kontuzioni

113

8.7. LLOJET E ANESTEZIS LOKALE

Sipas mënyrës së aplikimit të anestetikut ekzistojnë këto lloje të anestezisë lokale:�� anestezia sipërfaqësore;

�� anestezia infiltruese;

�� anestezia përçuese dhe

�� anestezia epidurale.

8.7.1. Anestezia sipërfaqësore

Anestezia sipërfaqësore përdoret për anestezinë e lëkurës dhe mukozës. Kloridi i etilit paraqet lëng lehtë avullues (i paketuar nën shtypje në sprey) e cila me ftohjen e shpejtë të lëkurës i ja merr nxehtësinë, dhe në këtë mënyrë zvogëlohet ndjeshmëria e skajeve nervore. Anestezia zgjatën për kohën e aplikimit dhe një kohë të shkurtër pas saj. Për shkak të ftohjes së menjëhershme, indi bëhet i ngurtë, prandaj është e vështirë të kryhet ndërhyrja kirurgjika-le, kurse pas ndërprerjes së veprimit të anestetikut, haset zgjerimi i enëve të gjakut, dhe me vet këtë edhe gjakderdhje të mëdha. Kloridi i etilit përdoret për anestezinë sipërfaqësore të lëkurës te ndërhyrjet e vogla (punksion i apcesit dhe hematomës, biopsi, qepje të plagëve më të vogla). Anestezia sipërfaqësore e mukozës (konjunktiva, zgavra e gojës, mukoza faringeale dhe muko-za e zgavrës së hundës) paraqiten për shkak të aftësisë së disa substanca të shkaktojnë anestezi të skajeve të lira të mbaresave nervore të cilat janë të vendosura afër sipërfaqes së mukozës. Ky lloj i anestezisë nuk është e mundshme te lëkura e padëmtuar. Mjetet për kryerjen e anestezisë sipërfaqësore (lidokaina dhe tetrakaina) aplikohen me pika, stërpikje ose lyerje. Pasi që mukoza është e pasur me kapilar duhet të pritet që anestetiku shpejt të resorbohet.

8.7.2. Anestezia infiltruese

Me këtë lloj të anestezisë lokale formohen kushte që anestetiku i infiltruar të vjen në kon-takt me skajet e fijeve nervore senzitive te të cilat bëhet ndërhyrja kirurgjikale. Anestetiku apli-kohet te fusha operative dhe rreth saj, nga sipërfaqja kah brenda, nëpër shtresa.

8.7.3. Anestezia përçuese

Ky lloj i anestezisë sjell deri te ndërprerja e përçueshmërisë nervore e cila arrihet me injek-timit e tretësirës së anestetikut në afërsi direkte me nervin ose grupin e nervave, dhe si pasojë ka një pandjeshmëri të gjithë sipërfaqes e cila inervohet me atë nerv.

8.7.4. Anestezia epidurale

Me këtë anestezi mundësohet analgjezia e bishtit, kolonit distal, fshikës urinore dhe orga-neve për shumim te kafshët në pozitë në këmbë. E ndikuar është te operacioni i bishtit, perine-umit, anusit, rektumit, vulvës, vaginës, ereterëve, gjatë lindjes. Anestezia arrihet me aplikimin e anestetikut te hapësira peridurale.

Page 114: 04 11 Hirurgija IV ALB - e-ucebnicie-ucebnici.mon.gov.mk/pdf/320_Hirurgija_IV_ALB_PRINT_WEB.pdf · - Vulnus punctum – plagë e shpuar - Vulnus contusum – plagë nga goditja-kontuzioni

114

Aktivitetet që kanë të bëjnë me temën:

Vizito spitalin veterinar dhe kryej këto aktivitete:Vëzhgo metodat e fiksimit të kafshës për kontroll.Njohu me procedurat për përgatitje para operative të kafshës për anestezi.Vëzhgo kryerjen e anestezisë lokale.

Pyetje dhe detyra:

1. Përshkruaje veprimin për kontrollin e kalit.2. Përshkruaje veprimin për kontrollin e gjedhëve.3. Përshkruaje veprimin për fiksimin për kontroll të qenit.4. Numëro metodat për përmbysje të kalit për kontroll.5. Çka nënkuptosh me termin anestezi?6. Çka është anestezia e përgjithshme?7. Me cilën riradhitje paraqitet depresioni i SQN?8. Cili është qëllimi themelor i anestezisë?9. Çka përfshin anestezia e përgjithshme?10. Çka përfshin përgatitja para operative e kafshës për anestezi?11. Çka përfshin medikacioni para operativ i anestezisë?12. Çili është qëllimi i premedikacionit?13. Cilat preparate përdoren për premedikim?14. Përshkruaje stadin e 1 të anestezisë së përgjithshme.15. Përshkruaje stadin e 2 të anestezisë së përgjithshme.16. Përshkruaje stadin e 3 të anestezisë së përgjithshme.17. Përshkruaje stadin e 4 të anestezisë së përgjithshme.18. Si janë të ndarë anestetikët e përgjithshëm sipas mënyrës së aplikimit?19. Cilat preparate përdoren për anestezinë inhaluese?20. Numëro anestetikët parenteral. 21. Çka është anestezia lokale?22. Numëro anestetikët lokal.23. Cilat lloje të anestezisë lokale ekzistojnë?24. Për çka përdoret anestezia sipërfaqësore?25. Përshkruaj anestezinë infiltruese.26. Përshkruaj anestezinë përçuese.27. Përshkruaj anestezinë epidurale.

Page 115: 04 11 Hirurgija IV ALB - e-ucebnicie-ucebnici.mon.gov.mk/pdf/320_Hirurgija_IV_ALB_PRINT_WEB.pdf · - Vulnus punctum – plagë e shpuar - Vulnus contusum – plagë nga goditja-kontuzioni

115

TEMA 9

TREDHJA

Pas mësimit të përmbajtjeve të kësaj teme do të mund:

�� Ta shpjegon thelbin e tredhjes dhe nevojën për të;�� Të përgatit kafshët për tredhje; �� Ti numëron metodat e tredhjes; �� Ti shpjegon metodat e tredhjes; �� Ta shpjegosh tredhjen te llojet e ndryshme të kafshëve;�� Ti numërosh komplikimet pas tredhjes; �� Ta shpjegon ovariektominë.

Përmbajtja:

9.1. TREDHJA 9.1.1. Instrumentet për tredhje9.1.2. Teknika e punës

9.2. KOMPLIKIMET PAS TREDHJES 9.3. OVARIEKTOMIJA

Page 116: 04 11 Hirurgija IV ALB - e-ucebnicie-ucebnici.mon.gov.mk/pdf/320_Hirurgija_IV_ALB_PRINT_WEB.pdf · - Vulnus punctum – plagë e shpuar - Vulnus contusum – plagë nga goditja-kontuzioni

116

9.1. TREDHJA

Me tredhje nënkuptohet largimi kirurgjikal i testeve në kafshët mashkullore.Indikacionet për tredhje mund të jenë të ndryshme. Shkaku për tredhje mund të jenë pro-

ceset e ndryshme patologjike në testet (fistulat, lëndimet, orkiti kronik dhe periorkitis).Në hamshorë tredhja mund të kryhet pas kërkesës së pronarit të kafshës, pasi që kuajt e

tredhur janë të urtë, të dëgjueshëm dhe më lehtë trajnohen.Në dema më të rëndësishëm janë shkaqet ekonomike. Kafshët e tredhura kanë mish i cili

përmban më shumë yndyrë, dhe prandaj është më i lëngshëm dhe më i shijshëm.Harçat gjithashtu tridhen për shkaqe ekonomike. Përveç shkaqeve ekonomike, harçat dhe

deshtë dhe cjeptë tridhen për shkak se mishi te kafshët e patredhura ka aromë dhe shije të pakëndshme për arsye të pranisë së kompleksit acid adrostenolit (origjinën e ka nga lëngu per-pucial). Për këtë shkak është e nevojshme që kafsha të tridhet së paku 3 muaj para përdorimit ekonomik të kafshës (therja) që të zhduket aroma dhe shija e pakëndshme në mishin dhe indin dhjamor.

Në qen dhe maçorr përveç proceseve patologjike në testet, indikacion për operacion është edhe parandalimi i shumimit të pa kontrolluar posaçërisht në qentë dhe maçorrët enda-cak, si edhe për shkak të dëshirës së pronarit (afshi sezonale për ndërzim).

Gjatë përgatitjes së kafshëve për tredhje duhet të kihet kujdes si edhe te procedurat e tje-ra kirurgjikale. Kafsha duhet klinikisht të ekzaminohet, të mos hajë së paku 24 orë dhe mos të pijë ujë 12 orë para procedurës kirurgjikale.

Në periudhën rekonvaleshente pas kalimit, ose gjatë vet sëmundjes infektive te rrethi i kafshës, ose nëse te kafsha është e pranishme ndonjë proces purulent, nuk duhet të ndërmerret procedura. Me kontrollin lokal duhet të vërtetohet nëse testet janë normale, të përjashtohet prania e hernia skrotale ose inguinale, proceset pezmatuese në teste dhe në cipat e tyre, hidro-cella, tumoret, etj. Me kontrollin rektal (në kuaj dhe dema) preket ostium vaginale, e cila është shumë e rëndësishme për procedurën kirurgjikale. Gjerësia e kësaj vrime deri në 2,5 gishta mer-ret si normale, por nëse vrima është më e gjerë, d.m.th. nëse përveç litarit spermatik nëpër vrimë mund të futen edhe 3 gishta, ekziston mundësia e paraqitjes së hernies, respektivisht të prolap-sit të zorrëve dhe omentumit pas tredhjes, prandaj këto raste trajtohen sikurse edhe te hernia inguinale, respektivisht skrotale.

Tredhja mund të bëhet në secilën moshë por më së miri është përderisa kafshët janë të vegjël. Në mbarështimin ekstensiv koha më e përshtatshme për tredhje është pranvera dhe vjeshta.

Zgjedhja e metodës për rrëzim dhe fiksim varet nga kushtet teknike. Nëse ka shtrat ose ai mund të improvizohet (kashtë, etj.) mund të ndërmerret metoda e Berlinit. Hamshorët du-het të rrëzohet nga ana e majtë, kurse këmba e pasme e djathtë duhet të lirohet dhe në ve-çanti të fiksohet, ashtu që thundra duhet të jetë në një lartësi të bërrylit. Thundra dhe pjesët distale të gjymtyrëve duhet të mbulohen me kompresa ose me copa letre, që të shmanget infektimi i plagës. Që të parandalohet prolapsi i penisit gjatë punës, dhe me këtë edhe in-fektimi i fushës operative, është e nevojshme që vrima perpuciale të mbyllet me forcepsa të fortë të enëve të gjakut, pastaj të shpëlahet me ujë të ngrohtë dhe sapun ose tretësirë an-tiseptike. Tredhja e viçave, deshve, cjepve, harçave, qenve dhe maçorrëve bëhet në pozitën në shpinë.

Page 117: 04 11 Hirurgija IV ALB - e-ucebnicie-ucebnici.mon.gov.mk/pdf/320_Hirurgija_IV_ALB_PRINT_WEB.pdf · - Vulnus punctum – plagë e shpuar - Vulnus contusum – plagë nga goditja-kontuzioni

117

Aplikimi i anestetikut në litar Aplikimi i anestetikut në testes

Fig. 9.1. Aplikimi i anestetikut lokal për tredhje

9.1.1. Instrumentet për tredhje

Instrumentet për prerje dhe qepje që përdoren për tredhje te të gjitha llojet e kafshëve janë: bisturi, gërshërët, forcepset e enëve të gjakut, pinca kirurgjikale, gjilpërmbajtësi dhe gjilpëra. Për tredhje përdoren darët Sera, emaskulator (Fig. 9.2.). Për tredhjen e demave me metodën pa gjak përdoren darët Burdizzo (Fig. 9.3).

Fig. 9.2. Emaskulator Fig. 9.3. darët Burdizzo

9.1.2. Teknika e punës

Përgatitja e fushës operative bëhet me parimet e asepsisë. Tredhja mund të bëhet në dy mënyra:

�� metoda e punës me gjak (përdoret te të gjitha llojet e kafshëve)�� metoda e punës pa gjak (përdoret në dema, desh, cjep)

Metoda me gjak e punës mund të bëhet në dy mënyra:

�� me tunikë të mbyllur dhe �� me tunikë të hapur

Page 118: 04 11 Hirurgija IV ALB - e-ucebnicie-ucebnici.mon.gov.mk/pdf/320_Hirurgija_IV_ALB_PRINT_WEB.pdf · - Vulnus punctum – plagë e shpuar - Vulnus contusum – plagë nga goditja-kontuzioni

118

Me tunikë të mbyllur tridhen hamshorët, harçat, qentë dhe maçorrët. Gjatë realizimit të veprimit operatori vendoset pas pjesës së pasme të kafshës. Me dorën e majtë i kapën në të njëjtën kohë të dy litarët spermatik dhe herdhet i shtyn kah fundi i skrotumit. Fiksimi është i kryer mirë nëse lëkura është e tendosur nëpër testet. Prerjet në lëkurë duhet të jenë paralele me raphe scroti, kurse në pjesën e përparme mund të ndahen drejt kanalit inguinal. Prerjet duhet të jenë mjaft të gjata, d.m.th. sa janë edhe testet, kështu që pa shtypje të prolabojnë nëpër plagët e krijuara artificialisht. Veprimi i mëtejmë varet nga metoda e zgjedhur për tredhje, me tunica vaginalis communis të mbuluar ose të hapur.

Te tredhjet normale, duke i pasur parasysh përparësitë dhe mangësitë e njërës metodë nga tjetra, kirurgu vendosën për njërën prej tyre. Megjithatë, te shumica e sëmundjeve të teste-ve, cipat e tyre, si edhe epididimit, pastaj herniet, tredhja kryhet me metodën e mbyllur.

Te metoda e mbyllur pritet lëkura dhe tunica dartos, deri te tunica vaginalis communis. Pastaj litari rrotullohet për 180°C dhe prehet me darët Sera ose emaskulator. Me të njëjtin vep-rim hiqet edhe testi i sipërm, i djathtë. Darët mbahet për 3-5 minuta. Pas heqjes së darëve bëhet rishikimi i plagës që të vërtetohet nëse është zhvilluar hemostaza, a ka shenja për nxjerr-jen eventuale të organeve të brendshme. Plaga pastaj pluhuroset me antibiotik pluhur, mbu-lohet me fashë sterile dhe kafsha ngrihet në këmbë. Si preventivë duhet të jepet serum kudër tetanosit.

Te metoda e hapur darët vendosen në tunica vaginalis communis, pastaj si edhe te rasti i më sipërm bëhet heqja e testeve.

Pas realizmit të tredhjes kafsha duhet të mbahen nën kontroll për së paku 2 orë për shkak të gjakderdhjeve të mundshme plotësuese ose nxjerrjes së organeve të brendshme. Më së miri është që kafsha e tredhur të lidhet lartë, dhe para se të lirohet duhet t’i sqarojnë pronarit për veprimet e më tejshme për kujdesin dhe ushqimin e kafshës.

Duke e pasur parasysh se veprimi kirurgjikal realizohet me anestezi të përgjithshme, prona-rit duhet t’i tërhiqet vëmendja që atë ditë kafshës të mos i jep ushqim dhe ujë, pasi që për shkak të gëlltitjes së prishur mund të ndodhën aspirimi i përmbajtjes dhe paraqitja e pneumonisë të shkaktuar nga trupi i huaj. Ditën e ardhshme kafsha duhet të fillon të shëtis, që të mundësohet tërheqja më e shpejtë e edemës kolaterale.

Tredhja e gomarëve – për shkak të paraqitjes së shpeshtë të gjakderdhjes pas tredhjes me emaskulator, gomari më së miri është që të tridhet me përdorimin e ligaturës.

Tredhja e demave – tredhja bëhet në pozitën në këmbë. Sipërfaqja e skrotumit duhet thellësisht të pastrohet dhe dezinfektohet. Dy ndihmësit, secili nga njëra anë, e kapin fortë kafshën për tendinin e Akilit dhe e tërheqin këmbën në pozitë të abduksionit. Litarët spermatik i nënshtrohen me anestezisë lokale. Tredhja bëhet me metodë pa gjak dhe metodën me gjak

(me prerje vertikale dhe metodën e dekapitacionit). Metoda pa gjak bëhet me prerëse Burdizzo dhe përbëhet nga shtypja e të dy litarëve

spermatik nëpër lëkurë (Fig. 9.4).Deshtë dhe cjeptë tridhen sikurse demat.

Page 119: 04 11 Hirurgija IV ALB - e-ucebnicie-ucebnici.mon.gov.mk/pdf/320_Hirurgija_IV_ALB_PRINT_WEB.pdf · - Vulnus punctum – plagë e shpuar - Vulnus contusum – plagë nga goditja-kontuzioni

119

Fig. 9.4. Tredhja e demave me prerëset Burdizzo

Tredhja e harçave – rekomandohet tredhje e kafshëve të reja. Për shkak të hernies skro-tale të shpeshtë secila kafshë duhet të kontrollohet për herrni. Pas dezinfektimit, tredhja bëhet me prerje të përgjatë mbi çdo testes me tunikë të mbuluar. Litari spermatik e presim me emas-kulator, por më së miri është ta lidhim. Kafshët, pas tredhjes, duhet të vendosen në hapësira hig-jienike.

Tredhja e qenve – tredhja i qenve realizohet me anestezi të përgjithshme ose lumbosak-rale. Prerja bëhet mbi skrotum ose mbi kanalin inguinal. Litari spermatik e lidhim me katgut ose pe mëndafshi, me gërshërë e heqim testin kurse plagën e qepim.

Tredhja e maçorrëve – tredhjen e maçorrëve e realizojmë nën anestezi lokale me një prerje eliptike. Me pincat ngrihet lëkur në regjionin e raphe scroti dhe me gërshërë e bëjmë prerjen eliptike. Bëjmë ligaturën kurse plagën e lëmë të hapur.

9.2. KOMPLIKIMET PAS TREDHJES

Pas tredhjes mund të paraqiten këto komplikime: Gjakderdhja – mund të jetë me intensitet të ndryshëm, në formë të pikave ose një cur-

rilit. Në rastet e tilla duhet të gjendet ena e gjakut dhe të mbyllet me ligaturë. Kur nuk mund të gjendet ena e gjakut, plagën e tamponojmë dhe japim mjete për koagulim.

Prolapsi i zorrëve dhe omentumit – paraqitet si pasojë e zmadhimit të madhësisë së ka-nalit inguinal. Pjesa e dalë duhet të shpërlahet, dezinfektohet me tretësirë të butë të antisepti-kut dhe të repozitohet, pastaj të vendoset pluhur dhe të mbyllet vrima.

Prolapsi i litarit spermatik – prolepsi i litarit spermatik paraqitet në tredhjet e hapura dhe përderisa litari pritet poshtë, afër testit. Pjesa me proleps hiqet me prerje të përsëritur me ndihmë të darëve për tredhje, sa është e mundur më herët pas tredhjes.

Retencioni i sekretit – paraqitet nëse plagët e prerjeve të tredhjes janë të shkurta, dhe në këtë rast do të vjen deri te ngjitja e shpejtë e skajeve të plagës ose nëse kafsha pas tredhjes ka lëvizur më pak dhe ka ardhur deri te ngjitja e skajeve të plagës edhe pse prerjet janë vendosur në mënyrë adekuate. Në raste të këtilla skajet e plagës duhet të dezinfektohen (pastrohen) me alkool dhe të lyhen me tinkturë jodi, kurse pastaj me dorë të pastër respektivisht me dy gishta

Page 120: 04 11 Hirurgija IV ALB - e-ucebnicie-ucebnici.mon.gov.mk/pdf/320_Hirurgija_IV_ALB_PRINT_WEB.pdf · - Vulnus punctum – plagë e shpuar - Vulnus contusum – plagë nga goditja-kontuzioni

120

ose kapëse sterile të ndahen skajet e ngjitura, kurse sekreti të lëshohet. Si preventiv në retenci-onin e sekretit, duhet të kihet parasysh gjatësia e vendosje së prerjeve.

9.3. OVARIEKTOMIA

Indikacionet për ovariektomi janë proceset patologjike në vezorë, për shkak të shtimit për majmuri (dosa), shumimi i pakontrolluar (macet dhe bushtra).

Ovariektomia e kafshës bëhet në anestezi të përgjithshme ose lokale epidurale. E njëjta anestezi përdoret edhe te gjedhët. Për derrat mund të përdoret anestezia e përgjithshme ose anestezia lokale infiltruese te lëkura dhe indi nënlëkuror. Operacioni te qentë dhe macet femra bëhet në anestezi të përgjithshme.

Prej instrumenteve të cilat përdoren për ovariektomi për prerje dhe qepje te të gjitha llojet e kafshëve janë: bisturi, gërshërët, forcepsët për enët e gjakut, pinca kirurgjikale, gjilpërmbajtësi dhe gjilpëra. Instrumentet të cilat përdoren vetëm për ovariektomi janë: eliminatori, perforatori i Rudolfit me litar për tërheqje, ekrazer zinxhir dhe ekrazer emaskulator (pela dhe lopa).

Para se të fillohet me ovariektomi është e nevojshme që kafsha të përgatitet. Bëhet kont-rolli klinik, nuk i jepet ushqim për 24 orë dhe ujë për 12 orë para operacionit. Te dosat qethet ana e majtë inguinale dhe dezinfektohet. Në bushtra dhe mace pjesa rreth linjës së bardhë (li-nea alba), pastaj dezinfektohet me alkool dhe povidon jodid.

Ovariektomia në dosa

Indikacioni për ovariektomi në dosa është shkaku ekonomik. Prerja e lëkurës bëhet në anën e majtë (inguinale) me gjatësi prej 4-6 cm. Prerja bëhet gjatë kohës së marrjes së frymës që të tendoset murri i abdomenit. Nën lëkurë gjendet indi dhjamor i cili duhet të përgatitet. Muskujt depërtohen me Pean, kurse pastaj vrima zgjerohet me gishta. Peritoni kapet me pincë kirurgjikale dhe ngrihet dhe prehet me gërshërë. Nëpër vrimën e peritonit futet gishti tregues dhe gishti i mesëm dhe kërkohen vezoret. Pasi të gjinden ata nxirren në sipërfaqe dhe fiksohen me forcepsa të Peanit, dhe pastaj bëhet prerja me eliminatorë. Plaga e lëkurës qepet me qepje të vazhdueshme.

Page 121: 04 11 Hirurgija IV ALB - e-ucebnicie-ucebnici.mon.gov.mk/pdf/320_Hirurgija_IV_ALB_PRINT_WEB.pdf · - Vulnus punctum – plagë e shpuar - Vulnus contusum – plagë nga goditja-kontuzioni

121

Aktivitetet që kanë të bëjnë me temën:

Në ambulancën veterinare vështro përgatitjen e kafshës për tredhje dhe metodat e tredhjes.

Pyetje dhe detyra:

1. Çka nënkupton me tredhje?2. Numëro indikacionet për tredhje.3. Numëro instrumentet për tredhje. 4. Cilat teknika të punës përdoren gjatë tredhjes?5. Cilat metodat me gjak të tredhjes ekzistojnë?6. Përshkruaje metodën pa gjak të tredhjet te demat.7. Numëro komplikimet pas tredhjet.8. Cilat janë indikacionet për ovariektomi.9. Përshkruaje ovariektominë në dosa.

Page 122: 04 11 Hirurgija IV ALB - e-ucebnicie-ucebnici.mon.gov.mk/pdf/320_Hirurgija_IV_ALB_PRINT_WEB.pdf · - Vulnus punctum – plagë e shpuar - Vulnus contusum – plagë nga goditja-kontuzioni

122

TEMA 10

SËMUNDJET E KOKËS, XHIDAVISË DHE

GJYMTYRËVE

Pas mësimit të përmbajtjeve të kësaj teme do të mund:

�� T’i përshkruan sëmundjet e gjuhës; �� T’i përshkruan sëmundjet e dhëmbëve dhe të numëron parregullsitë e ndryshme të

dhëmbëve; �� T’i numëron dhe ti përshkruash sëmundjet e syve; �� Të dallon sëmundjet e ndryshme të thundrave në kafshë.

Përmbajtja:

10.1. SËMUNDJET E GJUHËS10.2. SËMUNDJET E DHËMBËVE10.3. SËMUNDJET E SYVE

10.3.1. Pezmatimi i kapakëve të syrit10.3.2. Pezmatimi i konjunktivës së syrit 10.3.3. Pezmatimi e kornesë 10.3.4. Katarakti10.3.5. Glaukoma

10.4. FISTULA E XHIDAVISË – FISTULA DORSI10.5. KARAKUSH10.6. ULÇERA E THUNDRAVE SIPAS RUSTERHOLZIT (ulcus Rusterholzi)10.7. PANARICI10.8. LAMINITIS10.9. PEZMATIMI PURULENTE E SHTRATIT DHE KORIUMIT TË THUNDRAVE (Pododermatitis)10.10. TUMORI I thundrës 10.11. KUJDESI PËR THUNDRAT

Page 123: 04 11 Hirurgija IV ALB - e-ucebnicie-ucebnici.mon.gov.mk/pdf/320_Hirurgija_IV_ALB_PRINT_WEB.pdf · - Vulnus punctum – plagë e shpuar - Vulnus contusum – plagë nga goditja-kontuzioni

123

10.1. SËMUNDJET E GJUHËS

Plagët në gjuhë mund të shfaqen si sipërfaqësore dhe të thella, respektivisht në mukozë dhe muskulin e gjuhës. Plagët mund të ndeshen te të gjitha lloj e kafshëve. Te kali shfaqen gjatë gdhendjes së dhëmbëve, tërheqjes së gjuhës, kurse trupat e huaj e dëmtojnë shtresat më të thella dhe mundësojnë formimin e fl egmonëve intramuskulare. Te gjedhët plagët shfaqen si pasojë e shpimit me gjilpërë ose tel gjatë marrjes së ushqimit.

Plagët në gjuhë janë të dhimbshme dhe çojnë deri te lëvizja e kufizuar e gjuhës dhe në këtë mënyrë pamundësohet kafshata të shtyhet drejt fytit por mbetet në gjuhë. Te qentë është vështirësua edhe marrja e lëngjeve. Nëse paraqitet infeksioni, respektivisht fl egmona, vjen deri te zmadhimi i gjuhës, mbyllja e vështirësuar e gojës, kurse te rastet individuale deri te prolapsi ndërmjet buzëve.

10.2. SËMUNDJET E DHËMBËVE

Pengesat gjatë grimcimit të ushqimit janë shkak më i zakonshëm për paraqitjen e parre-gullsive në ndërtimin e dhëmbëve dhe sëmundjeve të dhëmbëve. Dhëmbët e parregullt para-qiten si pasojë e pengesave të lindura në zhvillimin e gojës, respektivisht si ndryshime të fituara të dhëmbëve. Për shkak të harxhimit të parregullt të sipërfaqes përtypëse të dhëmballëve, lin-din dhëmbët e mprehta të cilat me tehet e mprehta të anës së faqeve të dhëmballëve të sipërm dhe anës së gjuhës të dhëmballëve të poshtëm e dëmtojnë mukozën e faqeve dhe gjuhën.

Fig. 10.1. Korrigjimi i dhëmbëve te kali

Përtypja e njëanshme (stomatit, kariesi, etj.) shkakton harxhim të tepruar të dhëmballëve nga ana e shëndoshë dhe formim të dhëmbëve në formë të gërshërëve. Fortësia e ndryshme e substancës dhëmbore ose mungesa e dhëmbëve janë shkak për harxhimin jo të barabartë të disa dhëmbëve dhe formimin e dhëmbëve të shkallëzuar.

Dhëmbët e mprehta dhe llojet e tjera të dhëmbëve të parregullt duhet të korrigjohen me turpi për dhëmbë (Fig. 10.1). Me atë hiqen vetëm tehet e mprehta (tehu i faqeve i dhëmballëve të sipërm dhe tehu gjuhësor i dhëmballëve të poshtëm). Dhëmbët e parregullt, të sëmurë dhe shumë të mëdha nxirren me dara ose shkulen me trepanim.

Page 124: 04 11 Hirurgija IV ALB - e-ucebnicie-ucebnici.mon.gov.mk/pdf/320_Hirurgija_IV_ALB_PRINT_WEB.pdf · - Vulnus punctum – plagë e shpuar - Vulnus contusum – plagë nga goditja-kontuzioni

124

Guri i dhëmbit paraqitet për shkak të deponimit të kripërave të kalciumit. Formohet me kristalizimin e kalciumit nga pështyma në prani të ajrit gjatë së cilës formohen kripërat e aci-dit bikarbonik e dhe acidi difosforik, respektivisht kripërat e karbonateve dhe fosfateve. Te kali guri i dhëmbit shihet i depozituar në anën e jashtme të paradhëmballëve të sipërm si edhe te dhëmbët e syrit te nofulla e poshtme. Te qentë depozitohet në prerës, dhëmbët e syrit dhe dhëmballët (Fig. 10.2.).

Fig. 10.2. Guri i dhëmbit te qeni Fig. 10.3. Dhëmbët e pastruar nga gurët

Ai depozitohet në bazën e dhëmbit, me ngjyrë të verdhë, respektivisht të gjelbër-të verdhë, shpesh është vetëm e verdhë. Procesi i depozitimit zakonisht paraqitet në kafshët e moshuara, në sipërfaqen e jashtme e dhëmbit, si edhe midis dhëmbëve dhe te baza e tij. Te qentë përveç depozitimit të gurit, paraqitet edhe një aromë e pakëndshme në gojë.

Mjekimi përbëhet me largimin mekanik të gurit të depozituar, me aplikimin e anestezisë së përgjithshme. Depozita e gurit hiqet me lugë të mprehtë–kiretë, me daltë të drejtë ose të rrumbullakët.

Kariesi i dhëmbëve paraqet shkatërrimin dhe rënien e substancës së dhëmbit (emal, çi-mento, dentina) (Fig. 10.4).

Fig. 10.4. Kariesi te dhëmbi i qenit

Te qentë vërehet ndryshimi i ngjyrës së dhëmbit, fillimisht si një njollë e verdhë, e cila së shpejti bëhet xhelatinoze. Në fillim kariesi i dhëmbëve nuk shkakton asnjë manifestim të veçantë te dhëmbi. Në sipërfaqen përtypëse vërehet një gropë ose te vendi te i cili dhëmbi është i thyer ose vërehet ndonjë dëmtim tjetër te vendi të cilit i mungon emali. Kjo gropëz gra-

Page 125: 04 11 Hirurgija IV ALB - e-ucebnicie-ucebnici.mon.gov.mk/pdf/320_Hirurgija_IV_ALB_PRINT_WEB.pdf · - Vulnus punctum – plagë e shpuar - Vulnus contusum – plagë nga goditja-kontuzioni

125

dualisht zmadhohet dhe vjen deri te kanali i dhëmbit te e cila mbetet një sasi e ushqimit. Me sondim mund të vërtetohet thellësia, dhimbja dhe prania e aromës së pakëndshme. Perkusioni shkakton dhimbje dhe reagim të kafshës.

Te rastet më të rënda të kariesit të nxitur është nxjerrja, respektivisht gdhendja e dhëmbëve me trepanim. Te qentë nxjerrja kryhet nëpërmjet veprimit kirurgjikal. Veprimi kirurgjikal bëhet nën anestezi të përgjithshme.

10.3. SËMUNDJET E SYVE

10.3.1. Pezmatimi e kapakëve të syrit

Blepharitis – paraqet pezmatim i kapakëve të syrit. Në oftalmologjinë e kafshëve paraqet proces pezmatues të tërë kapakut, e jo vetëm të skajeve të tija të lira. Të gjitha indet nga të cilët është i ndërtuar kapaku i syrit mund të jenë të ndryshuar ndaras ose të gjithë së bashku. Sipas kësaj, dallojmë pezmatim e cila është e lokalizuar në sipërfaqe kryesisht në lëkurën e kapakut të syrit dhe pezmatim i thellë kur anë të përfshirë edhe indet më të thella.

Shkaqet që nxitin procesin e pezmatimit të kapakut janë të ndryshme, kurse ndahen në parësore dhe dytësore. Pezmatimet parësore shfaqen si pasojë e veprimit të drejtpërdrejt të faktorëve të jashtëm ndaj kapakëve të syrit, kurse dytësorët si simptomë të ndonjë sëmundje tjetër të organizmit.

Blepharitis superficialis – paraqet pezmatim sipërfaqësore të kapakëve të syrit, kurse paraqitet nën veprimin e ngacmimeve të jashtme mekanike.

Simptomat: nëse bëhet fj alë për ndryshime vetëm të lëkurës, pasqyra e sëmundjes është e ngjashme me formën ekzematoze të pezmatimit së lëkurës. Te forma skuamoze të pezmatimit të skajeve të kapakut janë të skuqura dhe të mbuluara me zbokth të imtë ose me shtresa të hol-la të ngjitura, të cilat gjatë kontrollit zakonisht bien me kapakët e syrit. Konjunktiva gjatë kësaj janë pak të skuqura. Sëmundja shkakton kruaje dhe për këtë shkak mund të paraqiten lëndime në kapak.

Hordeolum (elbth, byç): hordeolum paraqet pezmatim cirkumskripte të kapakëve të syrit. Ai është pezmatim purulente e gjëndrave të cilat gjenden te skaji i kapakut ose të gjëndrave që gjenden në shtresat më të thella. Sipas kësaj dallojmë hordeolum externum dhe hordeolum in-ternum.

Etiologjia: Shkaku për këtë lloj të pezmatimit është infeksioni me shkaktar qelbësues. Simptomat: sëmundja paraqitet në formë të një trashje të vogël të kufizuar të kapakut.

Këto trashje në fillim duken si një kokë elbthi, më vonë bëhen më të mëdha, kurse ngjyra e kuqe në sipërfaqen e tyre ndryshohet çdo ditë më shumë dhe kalon në të bardhë ose të verdhë.

10.3.2. Pezmatimi e konjunktivës

Pezmatimi e konjunktivës së syrit quhet Conjunctivitis. Etiologjia: si parësore shfaqet si pasojë e ngacmimeve mekanike, kimike, bakteriale, para-

zitare dhe virusale. Dytësore shfaqet si simptomë e ndonjë sëmundje tjetër e organizmit, ndonjë sëmundje infektive ose sëmundje organike. Te kafshët shtëpiake konjunktiviti mund të paraqi-tet edhe për shkak të reagimeve alergjike.

Page 126: 04 11 Hirurgija IV ALB - e-ucebnicie-ucebnici.mon.gov.mk/pdf/320_Hirurgija_IV_ALB_PRINT_WEB.pdf · - Vulnus punctum – plagë e shpuar - Vulnus contusum – plagë nga goditja-kontuzioni

126

Ekzistojnë disa lloje të konjunktiviteve:

Conjunctivitis catarrhalis – (acuta) – paraqet një sëmundje katarrale të konjunktivës. Të gjitha shkaqet e përmendura më lartë mund të shkaktojnë pezmatim.

Simptomat: konjunktiva është e skuqur, kapakët janë të ënjtur, sekrecioni është i rritur dhe ndjehet dhimbje.

Conjunctivitis catarrhalis chronica – konjunktivit kronik paraqitet si pasojë e atij akut, në qoftë se shkaktarët veprojnë për një kohë më të gjatë dhe nëse forma akute nuk është traj-tuar në kohë. Simptomat e konjunktivitit akut kalojnë pas një kohe të shkurtër kohore. Kafsha zakonisht e mban kokën të lëshuar, qerpikët bien, kurse lëkura nën qepallën e poshtme është me ndryshime ekzematoze. Shenjë karakteristike për konjunktivitin seroz kronik te qeni është trashja e nyjave limfatike te shtresat subepiteliale të konjunktivës.

Conjunctivitis purulenta – paraqet pezmatim purulent i konjunktivës. Kjo formë e pez-matimit më shpesh shfaqet te kafshët e vogla. Procesi zakonisht fillon me pezmatim seroz e cila më vonë kalon në purulent. Që të zhvillohet kjo formë e pezmatimit, e nevojshme është që pa-raprakisht të jetë i lënduar epiteli.

Simptomat: simptomat klinike manifestohen si sekret qelb mukozal i hollë ose qelb i den-dur nga sytë, me një konsistencë dhe ngjyrë të ndryshme, e cila varet nga kualiteti i eksudatit dhe nga mosha e procesit. Në mëngjes kapakët e syrit janë të ngjitur, kurse gjatë hapjes së tyre dhe kontrollimit të qeses së syrit mund të gjendet një sasi e konsiderueshme e qelbit e cila kul-lon nga qesja e syrit nëpër këndin medial të syrit. Në fillim konjunktivat janë të zbehura, kurse më vonë janë shumë të qartësuara enët e gjakut. Kafsha lëviz pak, koka është e lëshuar ose e kthen me qëllim që ti kruan sytë me sendet të cilat gjenden në rrethinën e tij.

Conjunctivitis cruposa – konjunktiviti krupoz paraqet gjendje gjatë së cilës vjen deri te formimi i shtresave pseudomembranoze te sipërfaqja e konjunktivës. Si pezmatim parësor pa-raqitet për shkak të ngacmimeve nga kompozimet kimike, kurse dytësor në rast të sëmundjeve të ndryshme infektive.

Simptomat: në fazën fillestare të sëmundjes mund të vërehen shtresat fibrinoze te sipërfaqja e konjunktivës, e cila më vonë me indin e vdekur formojnë membrana. Konjunktiva është e kuqe dhe edematoze, kurse pjesët e nekrotizuar të mukozës mund të bien. Nën vendet e tyre gjenden dëmtime të mukozës (erozione). Kapakët e syrit janë të ënjtur, kurse kafsha rin me kokë të lëshuar dhe sillet sikur është në gjumë.

10.3.3. Pezmatimi e kornesë së syrit

Pezmatimi e kornesë quhet keratitis – sipas lokalizimit dhe kualitetit të ndryshimeve pa-tologjike, pezmatimi e kornesë ndahet në:

�� keratitis superficialis seu conjunctivalis (keratiti sipërfaqësor ose konjunktival)�� keratitis intersticialis seu parenchimatosa (keratit intersticial ose parenkimatoz)�� keratitis posterior seu descemetitis (keratit endotelial ose pezmatim e membranës së

Descementit).

Page 127: 04 11 Hirurgija IV ALB - e-ucebnicie-ucebnici.mon.gov.mk/pdf/320_Hirurgija_IV_ALB_PRINT_WEB.pdf · - Vulnus punctum – plagë e shpuar - Vulnus contusum – plagë nga goditja-kontuzioni

127

Keratitis superficialis seu conjunctivalis

Etiologjia: Ndryshimet pezmatuese te keratiti superficial janë lokalizuar në shtresa epite-liale e kornesë. Shkaqet për pezmatim janë faktorët e jashtëm të natyrës mekanike, kimike ose helmuese.

Simptomat: te keratiti sipërfaqësor paraqitet mjegullime të kaltra ose bardha të kornesë të cilat paraqiten ndaras si mjegullime difuze ose pikaloshe (Fig. 10.5). Në varësi nga pozi-ta dhe madhësia shfaqen çrregullime të ndryshme në funksionin e shikimit. Te vendin e mje-gullimit epiteli trashet, shpeshherë shfaqet edhe deskvamimi i tij, kurse sipërfaqja e kornesë bëhet e rrudhur.

Fig. 10.5. Pezmatimi e kornesë

Keratitis intersticialis seu parenchimatosa

Etiologjia: procesi pezmatues te keratiti intersticial ose parenkimatoz zhvillohet te shtre-sat më të thella të kornesë. I lokalizuar është në shtresën e saj lamelar dhe gjatë asaj janë të pre-kura shtresat e mesme dhe të thella të kornesë (substantia propriae). Shkaqet për paraqitjen e keratitit parenkimatoz janë të natyrës endogjene edhe atë zakonisht si pasojë e sëmundjeve të ndryshme. Ndryshimet e zhvilluara janë të shkaktuara nga helmimi ose reagimi i kornesë te or-ganizmi i sensibilizuar, kurse nganjëherë edhe për shkak të veprimit direkt të agjensit infektiv.

Simptomat: sëmundja mund të jetë me rrjedhë akute ose kronike, kurse errësimi i kornesë mund të paraqitet te njëri ose te të dy sytë. Këto errësime mund të jenë me një intensitet të ndryshëm, e cila varet nga intensiteti i procesit pezmatues te indi i kornesë dhe nga kohëzgjatja e sëmundjes.

Keratitis posterior seu Descemetitis

Etiologjia: kjo formë e keratitit është e lokalizuar në membranën e Descementit dhe në shtresën endotelial të saj dhe ndeshet te të gjitha llojet e kafshëve shtëpiake. Rrallë shfaqet si pasojë e veprimit të shkaqeve të jashtme. Procesi pezmatues është rezultat i veprimit të shka-qeve të brendshme të cilat mund të përhapen “per continuitatem” nga pjesët e tjera të traktit të veshit ose hematogjene nga pjesët e tjera të trupit.

Simptomat: gjatë kontrollit dhe ndriçimit të kornesë anash vërehen mjegullimet me nuancë të bardhë gështenje në sipërfaqen e pasme e kornesë.

Page 128: 04 11 Hirurgija IV ALB - e-ucebnicie-ucebnici.mon.gov.mk/pdf/320_Hirurgija_IV_ALB_PRINT_WEB.pdf · - Vulnus punctum – plagë e shpuar - Vulnus contusum – plagë nga goditja-kontuzioni

128

10.3.4. Katarakti

Me termin katarakt nënkuptohet turbullimi i thjerrëzës së syrit e cila paraqitet për shkak të çrregullimit të metabolizmit (Fig. 10.6). Thjerrëza pranon ushqim lëngut të syrit i cili tajitet në trupin ciliar. Për këtë shkak dhe çrregullimi i tajitjes të lëngut të syrit ose qarkullimit të tij mund të shkakton çrregullim e ushqyerjen e thjerrëzës.

Katarakti mund të jetë: �� e lindur

�� juvenile

�� senile

�� traumatike

�� simptomatike.

Fig. 10.6. Katarakti

10.3.5. Glaukoma

Me glaukomë nënkuptohet rritja e vazhdueshme e shtypjes së syrit i cili mund të paraqitet për shkak të vështirësive te rrjedhja e lëngut të syrit nga pjesa e përparme e syrit ose për shkak të ndryshimit në kualitetin e lëngut të syrit (Fig. 10.7). Paraqitet në formë të glaukomës parësore dhe dytësore. Shkaqet për glaukomën parësore nuk janë të njohura, kurse shfaqet në formë akute ose kronike. Te ngritja akute e tensionit të syrit të pranishme janë edhe shenjat pezmatu-ese të syrit, kurse këndi i pjesës së përparme të syrit është i zvogëluar. Kur në fillim të sëmundjes shtypja intraokular është nganjëherë i rritur, kurse më vonë mbetet vazhdimisht i lartë dhe nuk ka shenja të pezmatimit të syrit bëhet fj alë për formën kronike të glaukomës parësore. Te gla-ukoma dytësore rritja e shtypjes intraokulare paraqitet si pasojë e sëmundjeve primare e syve (sëmundjet e veshit, tumoret, trauma, ndryshimet në thjerrëz).

Page 129: 04 11 Hirurgija IV ALB - e-ucebnicie-ucebnici.mon.gov.mk/pdf/320_Hirurgija_IV_ALB_PRINT_WEB.pdf · - Vulnus punctum – plagë e shpuar - Vulnus contusum – plagë nga goditja-kontuzioni

129

Fig. 10.7. Paraqitja skematike e glaukomës

10.4. FISTULA NË XHIDAVI - Fistula dorsi

Fistula qelbësues e xhidavisë në regjionin ndërmjet shpatullor te kali është shkaktuar nga nekroza e indit ligamentoz (fashia dhe ligamentet e qafës), kockat (vazhdimet brinjore) dhe bursa supraspinale. Përkrah faktorëve predispozitës (onkocerkoza e ligamenteve të qafës dhe bursës), shkak për paraqitjen e fistulës janë edhe faktorët mekanik dhe bursa. Te shpina gjejmë një edem të temperuar, të dhimbshme fl egmonoze me ndryshime te enët limfatik, me një ose më tepër vrima në formë të kateterit nga e cila rrjedh qelb me mbeturina të gjakut, kur-se nganjëherë edhe me aromë të pakëndshme (nekroza e kockës). Sëmundja është kronike, me një parashikim të pavolitshëm, kurse me recidive të shpeshta.

Sipas rregullës është e nevojshme që kafsha të përdoret ekonomikisht. Mund të provohet me mjekim konservativ me aplikimin e kompresave të ngrohta hipertonike dhe dezinfektuese për shkak të demarkacionit të indit nekrotik. Nëpërmjet aplikimit të prerjes parandalohet reten-cioni i sekretit dhe mundësohet riparimi i shpejtë i ndryshimit të paraqitur.

10.5. DISTROFIA DEFORMUESE KRONIKE E KYÇIT TARZAL

osteodystrophia chronica deformans et ancylopoetica tarsii equi –

Të dhënat klinike: osteodistrofia deformuese kronike e kyçit të trinës të këmbës së pas-me është sëmundje që prek kuajt e punës, të trokut dhe kërcyesit edhe gjedhët të cilët për shkak të ecjes së jo të drejtë e ngarkojnë pjesën medial të kyçit të nyellit të këmbës së pasme. Sëmundja është me rrjedhë kronike, kurse ndryshimet fillimisht shfaqen në kockat nga ana me-dial e kyçit të nyellit të këmbës së pasme (os tarsi centrale dhe os tarsale III). Së shpejti edhe pjesët e tjera të nyellit të përfshihen (kockat, kërci, kapsolla e kyçit). Struktura e kockës ndrysho-het, shkatërrohen strukturat e kërcit dhe kockës dhe ngushtohen çarjet e kyçit. Zakonisht pre-ken kuajt e rinj me një trup të ngushtë dhe tarzus të rrafshuar. Ekzistojnë dy karakteristika të rëndësishme të karakushit:

1. çalimi për shkak të karakushit, respektivisht mënyrë e të ecjes2. Egzostozat e distrofia deformuese kronike e kyçit tarzal

Të dyja simptomat mund të shfaqen pavarësisht njëra prej tjetrës. Çalimi më shpesh shfa-qet nëse kafsha pas pushimit grahet të ecë ose të shpejton. Paraqitet çalimi gjatë rëndimit. Pas disa minutash të lëvizjes intensiteti i çalimit zvogëlohet, kurse nganjëherë mund edhe të zhdu-

Page 130: 04 11 Hirurgija IV ALB - e-ucebnicie-ucebnici.mon.gov.mk/pdf/320_Hirurgija_IV_ALB_PRINT_WEB.pdf · - Vulnus punctum – plagë e shpuar - Vulnus contusum – plagë nga goditja-kontuzioni

130

ket plotësisht. Pas pushimit përsëri paraqitet. Nëse sëmundja zgjatë për një kohë më të gjatë, më tepër shkatërrohet pjesa e përparme e thundrës. Gjatë zgjatjes të sëmundjes për një kohë më të gjatë mund të paraqitet atrofia e vitheve. Egzostozat e karakushit të formuara si ngritje të mprehta kockore (harlisje periartikulare), nganjëherë kanë një rol dorës pasi që mund të ndes-hen edhe në kafshët e shëndosha. Në bazë të pasqyrës klinike mund të dyshojmë për karakushin. Kafsha tregon provën pozitive të fl eksionit (kyçi maksimalisht i përkulur, pastaj e çojmë kafshën në trok dhe te karakushi përforcohet çalimi te hapat e para). Gjatë incizimit rëntgenologjik të kyçit të nyellit të këmbës vërehen osteofite në kockën tarsit qendror dhe të tretë.

Mjekimi: Qëllimi i trajtimit është zhdukja e çalimit ose të përshpejtohet formimi i ankilozës (formimi i dhjamit të fortë) ose zhdukja e pjesërishme ose e plotë e dhimbjes (periostomi, neu-roktomi).

10.6. ULÇERA E THUNDËRZAVE SIPAS RUSTERHOLZIT

(ulcus Rusterholzi)

Të dhënat klinike: Kjo ulcerë paraqitet për shkak të nekrozës së koriumit në kalim prej pjesës së tabanit të thundrës në pykë më shumë aksiale. Nekroza e koriumit paraqitet për shkak të çrregullimit të relacioneve statike-dinamike dhe infeksionit dytësor. Më shpesh pre-ken lopët e rënda me produktivitet të lartë dhe demat damazi. Faktorë predisponuar për shfaq-jen e sëmundjes janë thundrat e pakorrigjuara stallore, shtrojat e shkurta dhe dyshemetë e for-ta. Sipas Rusterholzit, deri te nekroza e koriumit vjen për shkak të shtypjes nga ana e osteofitëve të formuar me ngacmimin e periostit të fl eksorit të thellë të gishtit, i cili për shkak të peshës më të madhe të pjesës së thembrës, i nënshtrohet tendosjeve më të mëdha dhe më të shpeshta. Megjithatë, sipas disa studimeve të reja, shkaku është vet koriumi, respektivisht proceset trom-boembolike të enëve të gjakut të gishtit. Në koriumin nekrotizuar nuk formohet materia brina-ke, ajo harxhohet, zvogëlohet dhe bëhet vend i përshtatshëm për futjen e mikroorganizmave.

Simptomat e sëmundjes janë të ndryshme dhe varen nga shkalla e procesit. Në fillim për shkak të gjakderdhjes dhe para se të ndodh nekroza në vendin e mundshëm të ulcerës vërehet ndryshimi i koriumit me ngjyrë të kuqe-të kaltër. Më vonë shfaqen ndryshime me prishjen e ko-riumit dhe shfaqja e çalimit gjatë rëndimit. Pastaj shfaqet ulcera me thellim qendror në formë krateri me ngjyrë përhime-të verdhë e kufizuar me ind granulativ i cili në formë të caro luxari-ans ngrihet mbi sipërfaqen e tabanit. Me depërtimin e infeksionit në indet më të thella mund të paraqiten komplikime siç janë pezmatimi e cipave të tendinëve, çarja e fl eksorit të thellë të gishtit, etj.

Mjekimi: Duhet të bëhet një korrigjim i detajuar i thundrës, të largohen pjesët e nekroti-ke të materies brinake, kurse vendi i sëmurë të lyhet me katran. Gjatë shfaqjes së ulcerës duhet të hiqet koriumi nekrotik me skajet e indit granulativ, pastaj të vendoset një fashë mbrojtëse shëruese. Për përmirësimin më të shpejtë mundet thundra e sëmurë të lehtësohet me bllok prej druri në formë të tabanit.

10.7. PARANICIUMI

Të dhënat klinike: paraniciumi paraqet pezmatim akut i kufizuar ose difuz purulente-nekrotizues e lëkurës ose nënlëkurës në sipërfaqen midis hapësirës së thundërzave (dermati-tis interdigitalis), kurorës (dermatitis coronarium) dhe pjesës së butë (dermatitis tori). Procesi mund të përhapet edhe më thellë dhe gradualisht t’i përfshin indet e fl eksorit të thellë të gish-tit, tendovaginës distale, ligamenteve, kockës së kurorës, kockës dhe kyçit të thundrës.

Page 131: 04 11 Hirurgija IV ALB - e-ucebnicie-ucebnici.mon.gov.mk/pdf/320_Hirurgija_IV_ALB_PRINT_WEB.pdf · - Vulnus punctum – plagë e shpuar - Vulnus contusum – plagë nga goditja-kontuzioni

131

Nga paraniciumi preken gjedhët, ripërtypësit e rinj dhe derrat, edhe atë më shpesh gjymtyrët e pasme. Faktorë prekës për shfaqjen e sëmundjes janë thundrat e vogla në raport me peshën trupore, kopulacioni i madh, kushtet jo higjienike të mbajtjes (stallat me lagështi, mbetja e baltës te thundra dhe të hapësirës midis tyre, korrigjimi jo i rregullt i thundrave) dhe sasi të mëdha të produkteve të tharta në fekalet gjatë ushqimit me gjethe të panxharsheqerit ose silazhit.

Shkaktarët e kalbëzimit futen nëpërmjet lëndimeve të vogla të cilat gjenden në lëkurë dhe shkaktojnë pezmatim qelbësues – nekrotike. Disa ditë pas infeksionit të lëkurës midis thundra-ve të kurorës dhe pjesës së butë vërehet edem dhe skuqje me dhimbje dhe temperimi. Kur kafs-ha qëndron në këmbë, paraqitet animi gjatë rëndesës.

Trajtimi: Stadiumi fillestar i paraniciumit mjekohet me sukses me dhënien parenterale të antibiotikëve dhe sulfonamidëve dhe aplikimit lokal të tinkturës së jodid, pasta ihtiol-kamfor, sulfatit të bakrit 20% ose kompresave të ngrohta-të lagëta. Proceset e ndërlikuara trajtohen në mënyrë radikale: amputimi i thundrës.

10.8. LAMINITI

(Pododermatis aseeptica diff usa acuta et chronica) - laminitis

Të dhënat klinike: Laminiti paraqet pezmatim parësor serofibrinoz i thundrës respekti-visht thundërzave, d.m.th. në pjesën thoit dhe koriumit anësor parietal laminar. Më shpesh para-qitet te kali. Sëmuren kafshët e rënda dhe thundrat e përparme. Shkaqet janë mekanike – punë e mundimshme në teren të fortë, qëndrim i gjatë në këmbë në hapësirë të kufizuar, rëndesa e madhe te njëra këmbë nëse tjetra është e sëmurë dhe tendosja e vazhdueshme e zmadhu-ar e koriumit për shkak të kapsollës jo të drejtë të thundrës, korrigjimit të keq ose mbathjes jo të drejtë me patkua; alergjike – ushqimi i prishur dhe i mykur, ushqim me drithëra, pengesa në tretje dhe komplikime gjatë pjelljes (retentio secundinae). Sëmundja njihet sipas ecjes karakte-ristike dhe qëndrimit karakteristik të këmbëve. Këmbët e përparme janë të shtrira, kurse të pas-met janë të tërhequra nën trup (Fig. 10.8). E përshpejtuar është edhe pulsimi i artereve digjitale. Gjatë palpacionit dara për thundra paraqitet dhimbja e madhe në regjionin e thonjtë. Për shkak të infiltrimit me eksudat serofibrinoz te shtresa gjethore të materies brinake të thundrës dhe ko-riumit mund të vjen deri te zhvendosja e kockës së thundrës në drejtim vertikal, dhe ta çajë ta-banin para materies së butë. Nëse procesi pezmatues për shkak të hiperemisë zgjat më tepër, përveç infiltratit të grumbulluar, vjen deri te hiperproduktiviteti i materies së brinake, paraqitet pezmatimi kronik, formohet thundër nyjore me gishta divergjent në regjioni e murrit të thoit.

Mjekimi: Në 24 orët e para nga shfaqja e sëmundjes lokalisht vendosen kompresa të ftoh-ta, kurse pastaj të ngrohta-të lagëta. Koriumi në murrin e thoit në një tretën pjesë distale duhet të hollohet deri te fl etëza. Në këtë mënyrë zmadhohet elasticiteti i pykës, kurse kjo e zvogëlon mundësin për rrotullim të kockës së thundrës.

Page 132: 04 11 Hirurgija IV ALB - e-ucebnicie-ucebnici.mon.gov.mk/pdf/320_Hirurgija_IV_ALB_PRINT_WEB.pdf · - Vulnus punctum – plagë e shpuar - Vulnus contusum – plagë nga goditja-kontuzioni

132

Fig. 10.8. Qëndrimi karakteristik te kali me laminit.

10.9. PEZMATIMI QELBËSUES I THUNDRËS DHE KORIUMIT TË THUNDËRZAVE

(Pododermatitis)

Të dhënat klinike: Pododermatiti paraqet pezmatim parësor qelbësues i koriumit të ta-banit te shtresa sipërfaqësore e saj (stratum papilare), kurse me hyrjen e shkaktarit për proce-sin pezmatues përhapet edhe në shtresat më të thella (stratum venosum et periostale), dhe në bazë të kësaj ndahet në pododermatit sipërfaqësor dhe të thellë. Paraqitet për shkak të shkeljes në gozhdë, mjeteve të mprehta (qelq, gurë), gjatë mbathjes.

Simptomat: Temperatura trupore e ngritur, çalim gjatë rëndimit, pulsim i rritur në arteri-en e gishtave, dhimbje gjatë palpacionit të tabanit. Te vendin ku shfaqet dhimbja më e madhe pas heqjes së materies brinake nëpër vrimën e krijuar kullon qelb. Qelbi mund të kullon edhe në mënyrë spontane nga murri anësor midis pykës dhe kurorës në regjionin e skajit. Pas rrjedh-jes së qelbit intensiteti i çalimit reduktohet.

Mjekimi: Me thikë për thundra bëhet një vrimë te tabani te vendi ku ndjehet dhimbja më e madhe, kurse te pododermatiti i thellë vrima duhet të zgjerohet që të mund të hiqet indi i nek-rotizuar. Në rrugë lokale aplikohet kompresa hipertonike, kurse në rrugë parenterale antibiotik dhe serum të antitetanusit. Pas heqjes së kompresave vrima e tabanit lyhet me katran.

Fig. 10.9. Ndryshimet e thundrave te pododermatiti

Page 133: 04 11 Hirurgija IV ALB - e-ucebnicie-ucebnici.mon.gov.mk/pdf/320_Hirurgija_IV_ALB_PRINT_WEB.pdf · - Vulnus punctum – plagë e shpuar - Vulnus contusum – plagë nga goditja-kontuzioni

133

10.10. KANCER I THUNDRAVE DHE THUNDËRZAVE

Të dhënat klinike: Kanceri i thundrës ose pododermatiti verrukoz paraqet formë kronike e pezmatimit të koriumit të pykës së tabanit me zhvillim të theksuar të shtresës papilare të kori-umit, pa ndonjë prirje për prishje të materies brinake. Sëmundja fillon me ndryshimet te gropat anësore të jastëku i thundrës. Edhe pse emërohet si kancer, nuk është kancerogjen. Për paraqit-jen e sëmundjes një rol të rëndësishëm luan predispozita racore, pasi që kryesisht sëmuren racat gjakftohta. Mendohet se parakeratoza ka një rol kryesor te paraqitja e sëmundjes. Kontribuojnë shumë edhe ngacmimet e jashtme dhe higjiena e keqe e thundrës. Me zgjerimin e procesit nga gropat anësore të materies së butë kah pjesa e thembrës së tabanit paraqitet çalimi. Papilat e proliferuara të koriumit gjakosen lehtë, dhe janë të mbuluara me një sekret ngjitës me ngjyrë të zbehtë të kaltër te thembra, të dukshme janë trashje sikur gishta të materia e brinake. Parashiki-mi është i pasigurt, pasi që recidivet janë të shpeshta.

Trajtimi: Zgjatjet e shtresës papilare duhet të hiqen në mënyrë radikale, kurse pastaj loka-lisht të aplikohet sulfat bakri, alumin ose acid salicilat dhe vendoset nën shtypje ose patkua me mbulesë e cila e mbron dhe e shtyp tabanin. Thelbi i trajtimit është mbajtja e shtypjes së vazh-dueshme e cila e pamundëson proliferimin e shtresës papilare.

10.11. KUJDESI PËR THUNDRAT DHE DYTHUNDRAKËT

Kujdesi për thundrat: Te ruajtja në stallë të gjedhëve materia e brinake më pak harxho-het sesa gjatë kullotjes jashtë. Më pak harxhohet te pjesa e thoit, sesa te pjesa e thembrës, pje-sa e butë e tabanit. Kjo paraqet shkak për formimin e thundrave të stallës (në formë të sqepa-ve, gërshërës) dhe taban të dyfishtë. Kafsha më tepër e rëndon thembrën, ndryshojnë raportet statik dinamike dhe formohen parakushte për ndryshime patologjike. Për këtë shkak korrigjimi i thundrave paraqitet si masë parandaluese për mbrojtjen nga sëmundja e thundrave.

Prerja e thundërzave duhet thellësisht të realizohet në disa intervale të caktuara kohore: te mënyra e ruajtjes në stallë të lopëve të qumështit 2-3 herë, demat damazi 3-4 herë, te gjedhët në kullotë 1-2 herë në vit (pranverë-vjeshtë). Përveç korrektimit, si masë parandaluese rekoman-dohet edhe banjëzimi i rregullt e thundrave, veçanërisht në fermat e mëdha, te të cilat për shkak të teknologjisë së ushqimit në dyshemetë e objekteve gjenden sasi të mëdha të pleh organik të tharët. Banjëzimet bëhen ashtu që dy herë në muaj kafshët kalojnë nëpër pishina të mbushura me sulfat të bakrit 10% i cili vepron në mënyrë adstrigjene dhe dezinfektuese.

Kujdesi i thundrës: Te kuajt e mbathur është e nevojshme që çdo 6-8 javë të bëhet mbath-ja e sërishme me korrektura paraprake e thundrës. Nëse kafshës nuk mbathet, çdo tre javë e nevojitet të pritet materia e brinake. Përveç kësaj është e nevojshme që çdo ditë të pastrohet jastëku i thundrës, në çdo tre javë të lahet thundra dhe koriumi te një e treta e poshtme të lyhet me pastë neutrale.

Page 134: 04 11 Hirurgija IV ALB - e-ucebnicie-ucebnici.mon.gov.mk/pdf/320_Hirurgija_IV_ALB_PRINT_WEB.pdf · - Vulnus punctum – plagë e shpuar - Vulnus contusum – plagë nga goditja-kontuzioni

134

Fig. 10.10. Korrigjimi i thundrave me dara

Fig. 10.11. Korrigjimi i thundrave me thikë për thundra

Aktivitetet që kanë të bëjnë me temën:

Te spitali veterinar vëzhgoje korrigjimin e dhëmballëvePërgatit projekt për sëmundjet e thundrave dhe të shtratitVizito fermën e kafshëve dhe vëzhgo korrigjimin e thundrave dhe shtratit.

Pyetje dhe detyra:

1. Numëro shkaqet të cilat çojnë deri te paraqitja e sëmundjeve të gjuhës.2. Numëro sëmundjet të cilat paraqiten te dhëmbët.3. Pse paraqitet guri në dhëmb?4. Çka është kariesi i dhëmbëve?5. Numëro dhëmballët e parregullta.6. Si quhet pezmatimi e kapakëve të syrit?7. Çka është hordeolum? 8. Si quhet pezmatimi e konjunktivave? 9. Numëro format e konjunktivitit.10. Si quhet pezmatimi e kornesë? 11. Cilat lloje të keratiti ekzistojnë? 12. Çka është katarakti?13. Cilat lloje të kataraktesh ekzistojnë?14. Çka është glaukoma? 15. Çka paraqet fistula e xhidavisë?16. Çka është karakushi? 17. Pse paraqitet karakushi? 18. Çka nënkupton me ulcerën sipas Rusterholzit?19. Çka është paraniciumi? 20. Çka është laminiti?21. Çfarë sëmundje është pododermatiti?22. Çfarë sëmundje është tumori i shtratit? 23. Cilat metoda përdoren për kujdesin e thundrave dhe shtratit?

Page 135: 04 11 Hirurgija IV ALB - e-ucebnicie-ucebnici.mon.gov.mk/pdf/320_Hirurgija_IV_ALB_PRINT_WEB.pdf · - Vulnus punctum – plagë e shpuar - Vulnus contusum – plagë nga goditja-kontuzioni

135

Fjalor

A

acidi borik – lloj i mjetit anestetikanestezia – pandjeshmëri e shkaktuar qëllimisht dhe profesionalisht te kafsha e cila arrihet me dhënien e anestetikutaneurizma – zgjerimi i artereveantisepsi – procedurë me të cilën zhduken mikroorganizmat nga indetabscesi – mbledhja e qelbit te një zgavër e posa formuar te indetarteritis – pezmatimi e artereve arthritis – pezmatimi e kyçeveasepsi – procedurë me të cilën zhduken mikroorganizmat nga instrumentet dhe në atë mënyrë parandalohet infektimi i plagësautoklava – aparat për sterilizim me avull të ujit nën shtypje

B

bakteremia – prania e baktereve në gjakbisturi – thikë kirurgjikale me të cilën prehen indet Blepharitis – pezmatimi e kapakëve të syrit

C

cisti – fshikë e mbushur me lëng D

darët Burdizzo – dara për tredhje pa gjak te demat, cjeptëdermatiti – pezmatimi e lëkurës djegiet (combustio) – lëndim i cili ndodhën për shkak të veprimit të temperaturave të lartadreni – gypa nga goma ose plastike të cilat e evakuojnë sekretin nga plaga

Dh

dhimbja – simptoma e lëndimeve

E

ethet – temperatura e ngritur e trupit për shkak të ndryshimeve te qendra termoregulluese ekzema – pezmatim e lëkurës e lokalizuar në epidermis i cili paraqitet si pasojë e agjensëve të jashtëm ekcizionit – prerja – heqja e inditempiema – mbledhje e qelbit te hapësirat trupore ekzistuese (e kraharorit, abdominale, sinu-set)

F

fistula – plagë e vjetër e cila ka një vrimë dalëse te sipërfaqja e trupit fl egmona – pezmatim difuze fl egmonoze e indit lidhor fraktura – ndërprerja e vazhdimësisë së indit kockor furunkul – pezmatim purulente-nekrotike e folikulit të qimes fusha operative – pjesë e trupit te e cila bëhet intervenimi kirurgjik

G

glaukoma – rritja e vazhdueshme e tensionit të syrit

Page 136: 04 11 Hirurgija IV ALB - e-ucebnicie-ucebnici.mon.gov.mk/pdf/320_Hirurgija_IV_ALB_PRINT_WEB.pdf · - Vulnus punctum – plagë e shpuar - Vulnus contusum – plagë nga goditja-kontuzioni

136

GJ

gjakderdhja – derdhja e gjakut prej enëve të gjakut

H

halotan – anestetik inhalues hematoma – derdhje e gjakut te indet hordeolum – pezmatim purulente e gjëndrave të kapakut

I

incizioni – prerja e inditinfeksioni – hyrja e mikroorganizmave në organizëm, shumimi i tyre, përhapja dhe formimi i toksinaveizofl uran – anestetik inhalues

J

jod – mjet antiseptik jodoform – mjet antiseptik

K

karakush – artropatia deformuese dhe ankilopoetike e kyçit të këmbës kariesi – dëmtimi progresiv i substancës së dhëmbit katarakti – turbullimi i thjerrëzëstredhje – intervenimi kirurgjik gjatë të cilës hiqen testitet te kafshët kauterizim – procedurë e cila përdoret për ndërprerjen e gjakderdhjeve difuze me një intensi-tet më të vogël katgut – pe natyrore resorbueskeratiti – pezmatimi e kornesëkolabimi – gjendja e cila paraqitet si pasojë e humbjes së papritur të rrjedhës efikase të gjakut, kurse është pasojë e faktorëve të zemrës dhe vaskular periferik konjunktiviti – pezmatimi e konjunktivës së syritkontuzioni – dëmtimi i indit i cili paraqitet për shkak të forcës mekanike

L

lëndimet – dëmtimet e indeve të paraqitura si pasojë e veprimit të shkaqeve të ndryshme ligatura – lidhja e enëve të gjakut që të parandalohet gjakderdhja Lidokaina – anestetik lokal luksacioni (luxatio) – kompleks i dëmtimit të kyçit me zhvendosje të përhershme të sipërfaqeve adekuate në nyje

M

gjilpërmbajtësi – instrument i dedikuar për mbajtjen e gjilpërave nëpër indmyositis – pezmatimi e muskujve

N

pezmatimi – mekanizëm mbrojtës i organizmit i cili aktivizohet gjatë dëmtimit të indit nga cili do agjens i dëmshëm nekroza – vdekje lokale e indit për shkaqe të ndryshme ngrirjet (congelatio) – lëndime termike për shkak të veprimit të temperaturave të ulëta

Page 137: 04 11 Hirurgija IV ALB - e-ucebnicie-ucebnici.mon.gov.mk/pdf/320_Hirurgija_IV_ALB_PRINT_WEB.pdf · - Vulnus punctum – plagë e shpuar - Vulnus contusum – plagë nga goditja-kontuzioni

137

O

oksiduli i azotit – anestetik inhaluesOvariektomia – intervenim kirurgjik gjatë së cilës hiqet vezoret te kafshët

P

panaricium – pezmatimi fl egmonoze, purulente-nekrotike e lëkurës dhe indit lidhor nënlëkuror të gishtit peani – instrumenti kirurgjik për kapjen dhe mbajtjen e indeve permanganati i kaliumit – mjet antiseptik pëlcitja – pëlcitja e indit ose organit pickim – plagë e shkaktuar me pickim pinca – instrument kirurgjik i cili përdoret për kapjen e indeve plaga e shqyer – plagë e cila paraqitet për shkak të veprimit tangjent të forcës mekanike te plagët aksidentale – plagë të rastësishmeplagët artificiale – plaga operativeplagët jo penetruese – plagët te të cilat hapësirat trupore nuk janë të hapura plagët penetruese – plagë te të cilat ka hapje të zgavrave trupore plagët jo perforuese – plagë te të cilat organet nuk janë të hapura plagët perforuese – plagë te të cilat ka hapje të organevepolidontia – numër më i madh i dhëmbëve prerja – plagë e shkaktuar me ndonjë send të mprehtë prokaina – anestetik lokal puçrra – pezmatim purulente e folikulit të qimes dhe gjëndrave dhjamore adekuatepustula – vatër e kufizuar purulente e cila është e lokalizuar te epidermis

R

rivanoli – mjet antiseptik

S

septikemia – gjendje kur në gjak janë të pranishme baktere, toksina dhe kemi shumim të bak-tereve sonda – instrument kirurgjik i cili përdoret për studimin e kanalit fistulit sterilizimi – procedurë me të cilën zhduken të gjitha format e mikroorganizmave Superoksidi i hidrogjenit – mjet antiseptik

Sh

shiriti i Esmarkut – shirit prej gome e cila përdoret për ndërprerjen e përkohshme të gjakderdhjesshiriti i Kohit – aparati për sterilizim me avull të ujit pa shtypje shoku – gjendje e cila paraqitet si pasojë e disproporcioni midis volumit të sistemit të gjakut dhe sasisë së gjakut që qarkullon

T

tamponimi – procedurë për ndërprerjen e përkohshme të gjakderdhjes tendinitis – pezmatimi e tendinëve tendovaginitis – pezmatimi e mbështjellësve të tendinëve toksemia – prania e toksinave në gjak transplantimi – mbjellja e indit ose organit të shëndosh transfuzioni – plotësimi i sasisë së humbur të gjakut

Page 138: 04 11 Hirurgija IV ALB - e-ucebnicie-ucebnici.mon.gov.mk/pdf/320_Hirurgija_IV_ALB_PRINT_WEB.pdf · - Vulnus punctum – plagë e shpuar - Vulnus contusum – plagë nga goditja-kontuzioni

138

tronditja (commotio) – ndryshime te indet ose organet pa ndonjë ndryshim morfologjik të dukshëm por me çrregullime funksionale të një karakteri të kthyeshëm tumori – rritje të veçanta te indet

Th

thika e loberit – instrument për përpunimin e thundrave dhe shtratit

U

ulcera (ulcus) – plaga te e cila proceset degjeneruese janë më të dukshme sesa regjeneruese

V

varix – zgjerimi i vënëve

Zh

zhvendosja (distorsio) – ndarja e përkohshme e sipërfaqeve korrespodentë të kyçit

Page 139: 04 11 Hirurgija IV ALB - e-ucebnicie-ucebnici.mon.gov.mk/pdf/320_Hirurgija_IV_ALB_PRINT_WEB.pdf · - Vulnus punctum – plagë e shpuar - Vulnus contusum – plagë nga goditja-kontuzioni

139

LITERATURA E KONSULTUAR

1. Brkiq Α., Postupak, pristap, sputavanje i obaranje kirurskih pacijenata-Sveuciliste u Zagrebu Veterinarski fakultet, 20082. Vasic J.,Osnovi veterinarske hirurgije, Veterinarski Fakultet Beograd3. Велев P., Фармакологија, Скопје, 20104. Dimic J.,Patologija i terapija oboljenja ociju domacih zivotinja, Beograd, 19715. Dragojevic B., Hirurgija (optsidel) Beograd,19616. Kos J., - Kastracije - Sveuciliste u Zagrebu Veterinarski fakultet, 20087. Kreszinger M., Zavoi, oblozi, dreniranje, Sveuciliste u Zagrebu Veterinarskifakultet,20088. Petkovic S., Bukurov S., Medicinska knjiga Belgrad-Zagreb, 19879. Prokic B., Uvod u opstu i lokalnu-regionalnu aneszteziju, Fakultet Veterinarske medicine, Uni-verziteta u Beogradu10. Radisic B., Bolesti i traume kosti konja, Sveuciliste u Zagrebu, Veterinarski fakultet11. Srebocan V.,.Gomercic H., Veterinarski prirucnik, Zagreb, 198912. Tadic M., Misic B., Specijalna hirurgija (patologija i terapija glave, vrata, grudnoga kosa i ab-domena domacih zivotinja), Beograd, 198613. Tadic M., Misic B., Specijalna hirurgija (patologija i terapija lokomotornog sistema domacih zivotinja), Beograd, 198514. Тројачанец Π.,-Прирачник по општа хирургија - Факултет за ветеринарна медицина Скопје, 200515. Capak D., Principi kirurske asepse i antisepse, sterilizacija i dezinfekcija, priprema pacienata i operaciskog osoblja za operacijski zahfat, Sveuciliste u Zagrebu, Veterinarski fakultet, 200816. Figurat janë të marra nga punimet e ndryshme nga interneti.

Page 140: 04 11 Hirurgija IV ALB - e-ucebnicie-ucebnici.mon.gov.mk/pdf/320_Hirurgija_IV_ALB_PRINT_WEB.pdf · - Vulnus punctum – plagë e shpuar - Vulnus contusum – plagë nga goditja-kontuzioni

140

PËRMBAJTJA

PARATHËNIE 31 LËNDIMI I PJESËVE TË BUTA 41.1. Lëndimet ........................................................................................................................................... 51.2. Kriteret e plagës ............................................................................................................................... 81.3. Shërimi i plagëve ............................................................................................................................. 101.4. Faktorët të cilët e pengojnë procesin e shërimit të plagëve ........................................... 12

2 TRAJTIMI I PLAGËVE 142.1. Përpunimi i plagëve të freskëta .................................................................................................. 162.2. Përpunimi i plagëve të vjetra ...................................................................................................... 162.3. Aplikimi i drenave ........................................................................................................................... 172.4. Llojet e qepjeve ............................................................................................................................... 212.5. Lidhja e kyçeve kirurgjikale ......................................................................................................... 222.6. Klasifi kimi i materialit për qepje ................................................................................................. 232.7. Gjilpërat kirurgjikale ...................................................................................................................... 262.8. Infeksionet në kirurgji .................................................................................................................... 282.9. Infeksionet kirurgjikale .................................................................................................................. 292.10. Lëndimet termike ............................................................................................................................ 322.11. Fashat ................................................................................................................................................... 342.12. Lëndimet e mbyllura ...................................................................................................................... 39

3 GJAKDERDHJA DHE TRANSFUZIJA 423.1. Gjakderdhja ....................................................................................................................................... 433.2. Ndarja e gjakderdhjes .................................................................................................................... 433.3. Hematoma ......................................................................................................................................... 473.4. Ndërprerja e gjakderdhjes ........................................................................................................... 453.5. Pasojat nga gjakderdhja ............................................................................................................... 483.6. Transfuzioni i gjakut ....................................................................................................................... 493.7. Infuzioni .............................................................................................................................................. 50

4 PEZMATIMI 544.1. Pezmatimi .......................................................................................................................................... 554.2. Nekroza ............................................................................................................................................... 564.3. Ulcera ................................................................................................................................................... 574.4. Fistula ................................................................................................................................................... 57

Page 141: 04 11 Hirurgija IV ALB - e-ucebnicie-ucebnici.mon.gov.mk/pdf/320_Hirurgija_IV_ALB_PRINT_WEB.pdf · - Vulnus punctum – plagë e shpuar - Vulnus contusum – plagë nga goditja-kontuzioni

141

5 SËMUNDJET E SISTEMEVE ORGANIKE MË VETE 595.1. Sëmundjet e lëkurës ....................................................................................................................... 605.2. Frakturat .............................................................................................................................................. 615.3. Sëmundjet e kyçeve ....................................................................................................................... 625.4. Sëmundjet e muskujve .................................................................................................................. 645.5. Sëmundjet e tendinëve ................................................................................................................. 655.6. Pezmatimi e mbështjellësve të tendinëve ............................................................................. 675.7. Sëmundjet e enëve të gjakut dhe limfatik ............................................................................. 685.8. Sëmundjet e nervave ..................................................................................................................... 69

6 TUMORET DHE CISTAT 726.1. Tumoret te kafshët shtëpiak.................................................................................................. ...... 736.2. Cisti ....................................................................................................................................................... 78

7 ASEPSA DHE ANTISEPSA 797.1. Metodat kirurgjikale ....................................................................................................................... 807.2. Antisepsi ............................................................................................................................................. 857.3. Përgatitja e ekipit kirurgjik ........................................................................................................... 877.4. Përgatitja e fushës operative ....................................................................................................... 887.5. Salla operative .................................................................................................................................. 917. 6. Llojet e instrumenteve kirurgjikale ........................................................................................... 92

8 FIKSIMI DHE ANESTEZIJA 1028.1. Qasja dhe fi ksimi i kafshëve për kontrollin ............................................................................. 1038.2. Rrëzimi e kafshëve për kontroll .................................................................................................. 1038.3. Anestezia ............................................................................................................................................ 1058.4. Ndarja e anestetikëve të përgjithshëm ................................................................................... 1098.5. Anestezia lokale ............................................................................................................................... 1128.6. Llojet e anestezisë lokale .............................................................................................................. 113

9 TREDHJA 1159.1. Tredhja ................................................................................................................................................ 1169.2. Komplikimet pas tredhjes ............................................................................................................ 1199.3. Ovariektomia ..................................................................................................................................... 120

10 SËMUNDJET E QAFËS, XHIDAVISË DHE GJYMTYRËVE 122 10.1. Sëmundjet e gjuhës ........................................................................................................................ 12310.2. Sëmundjet e dhëmbëve ............................................................................................................... 12310.3. Sëmundjet e syve ............................................................................................................................ 12510.4. Fistula e xhidavisë ........................................................................................................................... 129

Page 142: 04 11 Hirurgija IV ALB - e-ucebnicie-ucebnici.mon.gov.mk/pdf/320_Hirurgija_IV_ALB_PRINT_WEB.pdf · - Vulnus punctum – plagë e shpuar - Vulnus contusum – plagë nga goditja-kontuzioni

142

10.5. Distrofi a deformuese kronike e kyçit tarzal............................................................................ 12910.6. Ulcera e thundrave sipas Rusterholzit...................................................................................... 13010.7. Panariciumi ........................................................................................................................................ 13010.8. Laminiti ............................................................................................................................................... 13110.9. Pezmatimi purulente e shtratit dhe thundrës –pododermatiti ..................................... 13210.10. Kanceri i thundrës .......................................................................................................................... 13310.11. Kujdesi për thundrat dhe thundërzën .................................................................................... 133

Fjalor .................................................................................................................................................... 135 Literatura ............................................................................................................................................ 139 Përmbajtja .......................................................................................................................................... 140