Udhërrëfyes për alokimin e resurseve numerike per...ligjin Nr. 03/L-085, një nga detyrat...

18
1 | Faqe Adresa: Qyteza Pejton, rr.Pashko Vasa nr. 12, 10 000 Prishtinë, Republika e Kosovës Tel: +381 38 212-345; Fax: +381 38 212 399; E-mail: [email protected] ; web-site: www.art-ks.org Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Autoriteti Rregullator i Telekomunikacionit Telecommunications Regulatory Authority Regulativni Autoritet Telekomunikacije UDHËRRËFYES PËR ALOKIMIN E RESURSEVE NUMERIKE NGA DEPARTAMENTI I TELEKOMUNIKACIONIT Prishtinë, 10 Gusht, 2012

Transcript of Udhërrëfyes për alokimin e resurseve numerike per...ligjin Nr. 03/L-085, një nga detyrat...

Page 1: Udhërrëfyes për alokimin e resurseve numerike per...ligjin Nr. 03/L-085, një nga detyrat kryesore të ART-së është menaxhimi efikas i resurseve të kufizuara numerike, qasjes

1 | F a q e

AAddrreessaa:: QQyytteezzaa PPeejjttoonn,, rrrr..PPaasshhkkoo VVaassaa nnrr.. 1122,, 1100 000000 PPrriisshhttiinnëë,, RReeppuubblliikkaa ee KKoossoovvëëss

TTeell:: ++338811 3388 221122--334455;; FFaaxx:: ++338811 3388 221122 339999;;

EE--mmaaiill:: iinnffoo@@aarrtt--kkss..oorrgg;; wweebb--ssiittee:: wwwwww..aarrtt--kkss..oorrgg

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo

AAuuttoorriitteettii RRrreegguullllaattoorr ii TTeelleekkoommuunniikkaacciioonniitt

TTeelleeccoommmmuunniiccaattiioonnss RReegguullaattoorryy AAuutthhoorriittyy

RReegguullaattiivvnnii AAuuttoorriitteett TTeelleekkoommuunniikkaacciijjee

UDHËRRËFYES

PËR

ALOKIMIN E RESURSEVE NUMERIKE

NGA

DEPARTAMENTI I TELEKOMUNIKACIONIT

Prishtinë,

10 Gusht, 2012

Page 2: Udhërrëfyes për alokimin e resurseve numerike per...ligjin Nr. 03/L-085, një nga detyrat kryesore të ART-së është menaxhimi efikas i resurseve të kufizuara numerike, qasjes

Udhërrëfyes për alokimin e resurseve numerike

Faqe 2 nga 18

AAddrreessaa:: QQyytteezzaa PPeejjttoonn,, rrrr..PPaasshhkkoo VVaassaa nnrr.. 1122,, 1100 000000 PPrriisshhttiinnëë,, RReeppuubblliikkaa ee KKoossoovvëëss

TTeell:: ++ 338811 3388 221122--334455;; FFaaxx:: ++ 338811 3388 221122 339999;;

EE--mmaaiill:: iinnffoo@@aarrtt--kkss..oorrgg;; wweebb--ssiittee:: wwwwww..aarrtt--kkss..oorrgg

Përmbajtja

1. Qëllimi i udhërrëfyesit ...................................................................................................................... 3

2. Alokimi i numrave/blloqeve numerike ............................................................................................. 3

2.1 Kërkesa për alokimin e numrave/serive numerike .................................................................... 5

2.1.1 Informatat e nevojshme për të bërë një kërkesë për alokim .............................................. 6

2.1.2 Konfidencialiteti ........................................................................................................................ 6

2.2 Kriteret për aplikim ......................................................................................................................... 6

2.2.1 Kriteret për alokimin e numrave gjeografik (2x dhe 3x) .............................................. 7

2.2.2 Kriteret për alokimin e numrave jo gjeografik për shërbime speciale dhe atyre me

çmim të lartë (8x dhe 9x) ................................................................................................................... 8

2.2.3 Kriteret për alokimin e numrave mobil (4x).......................................................................... 9

2.2.4 Kriteret për alokimin e kodeve të shkurtëra për VAS SMS (5X) ............................... 10

2.2.5 Kriteret për alokimin e kodeve të shkurtër (1X) ................................................................. 10

3. Tërheqja e numrave të alokuar........................................................................................................... 12

4. Karantina e numrave .............................................................................. Error! Bookmark not defined.

5. Arsyet për refuzimin e një aplikimi ................................................................................................... 14

6. Përshkrimi i numrave dhe kodeve .................................................................................................... 14

SHTOJCA 1 .................................................................................................. Error! Bookmark not defined.

I Struktura e numeracionit ..................................................................................................................... 16

I.1 Numri ndërkombëtar .................................................................................................................... 16

I.2 Struktura e Numrit Kombëtar (NSN) ......................................................................................... 17

I.3 Si realizohen thirrjet lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare .................................................. 18

Page 3: Udhërrëfyes për alokimin e resurseve numerike per...ligjin Nr. 03/L-085, një nga detyrat kryesore të ART-së është menaxhimi efikas i resurseve të kufizuara numerike, qasjes

Udhërrëfyes për alokimin e resurseve numerike

Faqe 3 nga 18

AAddrreessaa:: QQyytteezzaa PPeejjttoonn,, rrrr..PPaasshhkkoo VVaassaa nnrr.. 1122,, 1100 000000 PPrriisshhttiinnëë,, RReeppuubblliikkaa ee KKoossoovvëëss

TTeell:: ++ 338811 3388 221122--334455;; FFaaxx:: ++ 338811 3388 221122 339999;;

EE--mmaaiill:: iinnffoo@@aarrtt--kkss..oorrgg;; wweebb--ssiittee:: wwwwww..aarrtt--kkss..oorrgg

1. Qëllimi i udhërrëfyesit

Bazuar në nenin 4, nenin 37, të Ligjit për Telekomunikacionin Nr. 2002/7, të ndryshuar me ligjin Nr. 03/L-085, një nga detyrat kryesore të ART-së është menaxhimi efikas i resurseve të kufizuara numerike, qasjes jo diskriminuese në alokimin dhe përdorimin e numrave, serive dhe blloqeve numerike për secilin dhe për çdo operator dhe ofrues te shërbimeve telekomunikuese publike.

Udhërrëfyesi për alokimin e numrave/blloqeve numerike e zëvendëson udhërrëfyesin e publikuar në tetor të vitit 2010, në të cilin janë bërë disa sqarime shtesë dhe plotësime sa i përket menaxhimit të resurseve numerike. Ky udhërrëfyes ka për qëllim të ofroj informata të mjaftueshme për të gjithë përdoruesit aktual dhe atyre potencial dhe njëherazi ofrimin e një kornizë afatgjate në të cilin Plani i Numeracionit në Republikën e Kosovës të mund të zhvillohet në dobi të përdoruesve.

Për t‟i arritur sa më mirë qëllimet e më sipërme për menaxhim sa më efikas dhe efektiv të resurseve të kufizuara numerike, ART gjatë caktimit të numrave/blloqeve numerike merr parasysh faktorët si në vijim;

1) Qasje jo-diskriminuese në numra, seri numerike, emra dhe adresa për secilin dhe për çdo operator dhe ofrues të shërbimeve telekomunikuese;

2) Merret në konsideratë rekomandimet dhe direktivat e BE-së dhe legjislacioni kombëtar;

3) Merret parasysh situata unike e Kosovës, të sigurohet fleksibilitet me kalimin e kohës dhe t‟i adaptoj nevojat e veçanta/kërkesat e reja;

2. Baza Ligjore për Alokimmin dhe tarifimin e numrave/blloqeve numerike

Me qëllim të menaxhimit efikas të resurseve numerike, qasjes jo diskriminuese në alokimin dhe

përdorimin e numrave, serive dhe blloqeve numerike për secilin dhe për çdo operator dhe

ofrues te shërbimeve telekomunikuese publike si dhe duke u bazuar ne nenin 4(4), neni 37 të

Ligjit për Telekomunikacion, ART datë; 14/05/2007 (Ref. ART Nr. Prot. 153/07) ka aprovuar

Rregulloren për Planin e Numeracionit për Rrjetat e Telekomunikimit në Kosovë (tutje referuar

si – Plani i Numeracionit).

Më datë; 25/10/2010 Bordi i ART-së ka marrë vendim për plotësimin e Planit të Numeracionit

me Aneksin 2 (Ref. ART Nr. Prot. 99/1/10) për kodet e shkurta për tekst mesazhet e shërbimeve

me vlerë të shtuar (VAS-SMS), respektivisht serisë 5x.

Bazuar në Planin e Numeracionit, neni 4, përcaktohet se të gjithë operatorët, ofruesit e shërbimeve telekomunikuese, dhe shfrytëzuesit tjerë, të cilët dëshirojnë të shfrytëzojnë resurse numerike, janë të obliguar që të aplikojnë në ART para se ta fillojnë aktivitetin e tyre.

Me qëllim dhe në funksion të jetësimit të dispozitave të Ligjit të Telekomunikacionit dhe Planit të Numeracionit, të cilat kanë të bëjnë me resurset numerike, si dhe me qëllim të krijimit të kushteve të barabarta dhe një konkurrence të mirëfilltë për të gjithë ofruesit e shërbimeve

Page 4: Udhërrëfyes për alokimin e resurseve numerike per...ligjin Nr. 03/L-085, një nga detyrat kryesore të ART-së është menaxhimi efikas i resurseve të kufizuara numerike, qasjes

Udhërrëfyes për alokimin e resurseve numerike

Faqe 4 nga 18

AAddrreessaa:: QQyytteezzaa PPeejjttoonn,, rrrr..PPaasshhkkoo VVaassaa nnrr.. 1122,, 1100 000000 PPrriisshhttiinnëë,, RReeppuubblliikkaa ee KKoossoovvëëss

TTeell:: ++ 338811 3388 221122--334455;; FFaaxx:: ++ 338811 3388 221122 339999;;

EE--mmaaiill:: iinnffoo@@aarrtt--kkss..oorrgg;; wweebb--ssiittee:: wwwwww..aarrtt--kkss..oorrgg

telekomunikuese, ART më datë; 15/06/2010 ka miratuar procedurat e ndarjes së numrave jo-gjeografik, seria 8x dhe 9x (Ref. Vendimi Nr. 23; ART Nr. Prot. 46/1/10).

Alokimi (ose ndryshimi i numrit/serive numerike) do të bëhet gjithnjë duke pasur për bazë;

1) Qasje transparente dhe jo-diskriminuese për të gjithë shfrytëzuesit e resurseve

numerike;

2) Nevojën për resurse të mjaftueshme numerike që do të jenë në dispozicion për një periudhë më të gjatë kohore;

3) Kërkesat dhe dëshirat e aplikuesit, shfrytëzuesit dhe të palëve tjera të

interesuara;

4) Shpenzimet të cilat duhet ti përmbushin aplikuesit dhe operatorët tjerë publik të

telekomunikacionit dhe ofruesit të shërbimeve publike telekomunikuese si dhe

shfrytëzuesit gjatë mbajtjes së numrit;

5) Përdorimin e serive numerike tё cilat më parё kanë qenë tё ndara pёr

aplikuesin për shërbime telekomunikuese tё caktuara;

6) Përshtatjen e kёrkesёs me kushtet e Autoritetit sa i përket ndarjes së numrave, serive

numerike, emrave dhe adresave;

7) Rekomandimet relevante, standardet dhe marrëveshjet;

8) Faktorët tjerë të cilët Autoriteti i konsideron relevant pёr zbatimin e qëllimit tё Planit tё Numeracionit

Që punët e ART-së të kryhen në mënyrë efikase dhe të sigurt në caktimin dhe shfrytëzimin e resurseve numerike duhet të paguhet një tarifë vjetore për përdorimin e tyre. Prandaj bazuar në nenin 9 të Ligjit të Ligjit të telekomunikacionit dhe nenit 5 të rregullores për planin e numeracionit, më datë; 22/10/2010 (Ref. ART Nr. Prot. 92/1/10), ART ka aprovuar vendimin për tarifimin e numeracionit.

Tarifimi është përcaktuar në bazë të shërbimeve dhe aplikohet për alokim të tyre (Tabela 1).

Tabela 1: Tarifat për alokim të shprehura në valutën euro

Tarifimi Gjeografik Mobil Zgjedhje dhe parazgjedhje të

operatorit

Free Phone

Premium rate

Shared Cost

Numra personal

VAS SMS

Alokim 0.05 0.10 1,300.00 0 80 20 0.20 20

Operatorët, ofruesit e shërbimeve telekomunikuese si dhe shfrytëzuesit tjerë, të cilët dëshirojnë të shfrytëzojnë resurse numerike, janë të obliguar që të aplikojnë tek ART, per/ne rastet e paraqitura si në vijim:

Page 5: Udhërrëfyes për alokimin e resurseve numerike per...ligjin Nr. 03/L-085, një nga detyrat kryesore të ART-së është menaxhimi efikas i resurseve të kufizuara numerike, qasjes

Udhërrëfyes për alokimin e resurseve numerike

Faqe 5 nga 18

AAddrreessaa:: QQyytteezzaa PPeejjttoonn,, rrrr..PPaasshhkkoo VVaassaa nnrr.. 1122,, 1100 000000 PPrriisshhttiinnëë,, RReeppuubblliikkaa ee KKoossoovvëëss

TTeell:: ++ 338811 3388 221122--334455;; FFaaxx:: ++ 338811 3388 221122 339999;;

EE--mmaaiill:: iinnffoo@@aarrtt--kkss..oorrgg;; wweebb--ssiittee:: wwwwww..aarrtt--kkss..oorrgg

- Për alokim të numrave të cilët duhet të jetë konform planit të numeracionit1;

- Për ndryshim të numrit/serive numerike; dhe

- Për vazhdimin e numrave të alokuar më parë

ART rezervon të drejtën për caktimin e afateve brenda te cilëve do vihen ne përdorim

numrat/seritë numerike.

Shfrytëzuesit, të cilët nuk janë ofrues të shërbimeve telekomunikuese, respektivisht nuk kanë

licencë nga ART për ofrim të shërbimeve mund të paraqesin aplikacionin për numra për këto

raste;

- Shërbimet e mesazheve te shkurta (VAS-SMS) seria 5x për shërbimet pa pagesë (50 000

– 50 499) dhe pagesë standarde (51 000 – 51 999);

- Për numrat e shërbimeve speciale seria 8x; dhe

- Për numrat e shërbimeve me vlere te shtuar 9x, kur aplikuesi nuk realizon te hyra,

respektivisht nuk e përdor numrin për përfitime te veta por për raste humanitare apo te

ngjashme.

ART publikon listën e numrave dhe serive numerike të ndarë si dhe përdoruesit e tyre në faqen

e vet zyrtare www.art-ks.org

2.1 Kërkesa për caktimin e numrave/serive numerike

Zbatimi i udhëzimeve të mëposhtme:

1) Kriteret të cilat duhet të plotësohen nga ana e aplikuesit duhet të jenë konform kërkesave të Planit të Numeracionit;

2) Parimi, i pari qe aplikon i pari shërbehet ("first come - first served") do të aplikohet në lidhje me zgjedhjen e numrave ose blloqe numrash, përveç kur ndarja fillon nga një varg i ri i numrave. Në të dy rastet, alokimi do të kryhet në mënyrë të hapur, transparente dhe jo-diskriminuese;

3) Aplikuesi ka të drejtë që të paraqesë preferencat e tij për numra, blloqe numrash ose kode të shkurtra. Megjithatë, këto preferenca nuk do të jenë medoemos të miratuar nga ART-ja;

4) Aplikuesit do t‟i kthehet përgjigja për alokimin e numrit/serive numerike ose për refuzimin e kërkesës brenda afatit të paraparë në Planin e Numeracionit;

1 http://art-ks.org/index.php?id=36

Page 6: Udhërrëfyes për alokimin e resurseve numerike per...ligjin Nr. 03/L-085, një nga detyrat kryesore të ART-së është menaxhimi efikas i resurseve të kufizuara numerike, qasjes

Udhërrëfyes për alokimin e resurseve numerike

Faqe 6 nga 18

AAddrreessaa:: QQyytteezzaa PPeejjttoonn,, rrrr..PPaasshhkkoo VVaassaa nnrr.. 1122,, 1100 000000 PPrriisshhttiinnëë,, RReeppuubblliikkaa ee KKoossoovvëëss

TTeell:: ++ 338811 3388 221122--334455;; FFaaxx:: ++ 338811 3388 221122 339999;;

EE--mmaaiill:: iinnffoo@@aarrtt--kkss..oorrgg;; wweebb--ssiittee:: wwwwww..aarrtt--kkss..oorrgg

2.1.1 Informatat e nevojshme për të bërë një kërkesë për caktim

Në mënyrë që aplikuesit t‟i ndahen resurset numerike, është i obliguar qe te dorëzoj në ART një

kërkesë duke specifikuar qartë arsyet e aplikimit si dhe ta plotësoj aplikacionin (të dhënat e

kompanisë ose personit të autorizuar, numrin fiskal te ndërmarrjes, nr. tel, e-mail adresa dhe të

dhëna tjera për numrat e kërkuar) të cilin mund ta gjejnë në ueb faqen e ART-së ose në zyrat e

ART-së. Këto dy dokumente et duhet të dorëzohen të nënshkruara dhe të vulosura.

1) Informatat e kërkuara të cilat duhet t‟i ofroj aplikuesi , janë të cekura ne nenin 6 te planit te numeracionit dhe janë të listuara në formën për aplikim për numra, e cila mund të shkarkohet nga ueb faqja e internetit e ART-së. Megjithatë ART rezervon të drejtën të kërkoj informata shtesë ne rastet kur e sheh të nevojshme dhe arsyeshme;

2) Aplikacionet e pa-kompletuara, ose aplikacionet për të cilat ART kërkon informacione shtesë mund të shtyhen, për një afat kohor te përcaktuar nga ART varësisht nga natyra e informacionit qe kërkohet;

3) Aplikacioni i plotësuar duhet të dërgohet në adresën e ART-së e shënuar si më poshtë:

Autoriteti Rregullator i Telekomunikacionit Rr.Pashko Vasa, Nr.12, 10000 Prishtinë E-mail: [email protected]

Në përputhje me nenin 7 të Planit të Numeracionit, ART brenda afatit kohor prej 30 ditësh nga data e pranimit të kërkesës/aplikacionit, do të marr vendim lidhur me kërkesën për caktimin e numrave/blloqeve numerike.

2.1.2 Konfidencialiteti

1) Nëse aplikuesi disa nga informacionet e përfshira në aplikacion, dëshiron të trajtohen nga ART si informata konfidenciale duhet që kërkesën e tillë ta theksojë me shkrim.

2) Nëse aplikuesi nuk e ka theksuar se cilat informata i konsideron konfidenciale, atëherë ART do të trajtojë konfidencialitetin e informatave në përputhje me Ligjet dhe Rregulloret e aplikueshme në Republikën e Kosovës.

2.2 Kriteret për aplikim

Kriteret, te cilat duhet te plotësohen nga ana e aplikuesit për alokim të numrave, qoftë numra gjeografik, numra jo gjeografik, mobil, kodet e shkurtër për tekst mesazhet me vlerë të shtuar, numrat special apo numrat me çmim të lartë (Premium), janë të përshkruara në këtë udhërrëfyes dhe/ose në formën për aplikim për numra.

Ne rastet kur ART bënë ndryshime ose përcakton lloje të reja të numrave, atëherë ART do te beje azhurnimin e udhërrëfyesit (udhëzimet) për numeracion dhe formës për aplikim të cilat mund t‟i gjeni në ueb faqen e ART-së (www.art-ks.org).

Page 7: Udhërrëfyes për alokimin e resurseve numerike per...ligjin Nr. 03/L-085, një nga detyrat kryesore të ART-së është menaxhimi efikas i resurseve të kufizuara numerike, qasjes

Udhërrëfyes për alokimin e resurseve numerike

Faqe 7 nga 18

AAddrreessaa:: QQyytteezzaa PPeejjttoonn,, rrrr..PPaasshhkkoo VVaassaa nnrr.. 1122,, 1100 000000 PPrriisshhttiinnëë,, RReeppuubblliikkaa ee KKoossoovvëëss

TTeell:: ++ 338811 3388 221122--334455;; FFaaxx:: ++ 338811 3388 221122 339999;;

EE--mmaaiill:: iinnffoo@@aarrtt--kkss..oorrgg;; wweebb--ssiittee:: wwwwww..aarrtt--kkss..oorrgg

2.2.1 Kriteret për alokimin e numrave gjeografik (2x dhe 3x)

Në këtë skemë, seritë 2X dhe 3X janë caktuar si seri të numeracionit gjeografik (ang. Geografic

Numbering Range-GNR). Formati momental i numeracionit gjeografik është AB-CDEFGH apo

ABC-DEFGH, që do të thotë se në disa regjione NDC=2 shifra dhe SN=6 shifra, ndërsa në

regjione tjera NDC=3 dhe SN=5.

Sa i përket vendimit se si do të përdoren këto seri, bazuar në planin e numeracionit ART do të

ketë parasysh këta faktorë:

1) Zonat ku sasia e pakët e numrave mund të ketë ndikim;

2) Rritja e parashikuar e kërkesave për numra;

3) Trendët demografike dhe biznesore;

4) Prania e grupeve te interesuara;

5) Nevoja për përdorim efektiv të resurseve numerike;

6) Çfarëdo përfaqësimi që vjen në emër të bashkësive lokale.

Bazuar në planin e numeracionit ART do të jap këshilla në lidhje me procedurat për operatorët

e licencuar, se si ata të sigurojnë një hartë të Kosovës, e cila tregon zonat dhe kodet e përdorura.

Kufijtë e zonave të mbuluara nga GNR do të shërbejnë si material për operatorët që ofrojnë

shërbime në apo rreth këtyre zonave. ART mund të bëjë ndryshime nëpër vijat kufitare pas

konsultimeve me palët relevante të interesit.

Kriteret të cilat duhet t‟i plotësoj aplikuesi për alokim të numrave gjeografik janë;

1) Vetëm operatorët/ofruesit e shërbimeve telekomunikuese te licencuar/autorizuar nga ART për shërbimet e telefonisë fikse kanë të drejtë të aplikojnë për alokim të numrave gjeografik;

2) Aplikuesit për alokim të numrave gjeografik duhet të ofrojnë informacionet e shënuara në formularin për aplikim të numrave;

3) Përveç plotësimit të formularit/aplikacionit, operatoret janë te obliguar qe te dorëzojnë një kërkesë, përmes se cilës do arsyetohet dhe argumentohet qarte nevoja për posedimin e resurseve numerike;

4) Alokimet do të bëhen kur informacionet e ofruara janë komplete dhe konfirmojnë se aplikuesi i plotëson të gjitha kriteret që t‟i alokohen numrat apo blloqet e numrave të kërkuara;

5) Periudha kohore e caktimit të numrave gjeografik (seria 2x dhe 3x) është e pa-kufizuar, përveç nëse nuk është specifikuar ndryshe në vendim;

6) Tarifimi do të bëhet në bazë vjetore dhe atë brenda nëntëdhjetë (90) ditësh pas përfundimit të vitit fiskal.

Page 8: Udhërrëfyes për alokimin e resurseve numerike per...ligjin Nr. 03/L-085, një nga detyrat kryesore të ART-së është menaxhimi efikas i resurseve të kufizuara numerike, qasjes

Udhërrëfyes për alokimin e resurseve numerike

Faqe 8 nga 18

AAddrreessaa:: QQyytteezzaa PPeejjttoonn,, rrrr..PPaasshhkkoo VVaassaa nnrr.. 1122,, 1100 000000 PPrriisshhttiinnëë,, RReeppuubblliikkaa ee KKoossoovvëëss

TTeell:: ++ 338811 3388 221122--334455;; FFaaxx:: ++ 338811 3388 221122 339999;;

EE--mmaaiill:: iinnffoo@@aarrtt--kkss..oorrgg;; wweebb--ssiittee:: wwwwww..aarrtt--kkss..oorrgg

2.2.2 Kriteret për alokimin e numrave jo gjeografik për shërbime speciale dhe atyre

me çmim të lartë (8x dhe 9x)

Tek numrat jo gjeografik, normalisht pika e tërminimit nuk është e identifikueshme nga

struktura e numrit. Në çdo rast, numrat për Shërbime Speciale dhe numrat me çmim të lartë

është i përbërë nga kod i qasjes (3 shifrorë), dhe numri i përdoruesit (6 shifror, p.sh. 800 XXX

XXX, ose 900 XXX XXX). Numrat e tjerë jo gjeografik mund të shtohen në vazhdim nëse një gjë

e tillë kërkohet.

Sa i përket numrave me çmime speciale ART alokon numra të veçantë varësisht nga shërbimi:

Thirrësi nuk ngarkohet me pagese (8x0) : mundësojnë qe palët e thirrura të kontaktohen pa u

paguar nga telefonuesi. Kostoja totale e një thirrje falas përballohet nga pala e thirrur.

Thirrësi dhe Operatori ndajnë koston (8x4) mundësojnë qe thirrësi të tarifohet vetëm për një pjesë të thirrjes, ndërsa pjesa tjetër e kostos mbulohet nga pala tjetër e thirrur për pjesën tjetër të mbetur. Serinë (8X7) ku kostoja paguhet prej telefonuesit. Shërbimet me çmim të lartë (9x0, 9x1) i japin mundësi thirrësit të ketë qasje në informata ose shërbime tjera me përmbajtje me vlerë të shtuar. Tarifa qe duhet te mbulohet nga ana e thirrësit është e përbërë nga kostoja qe përmban thirrja dhe tarifën për qasje në shërbim.

Sqarim: Emërtimet e përshkruara larë, të cilat janë në mënyrë efektive përshkrime të shërbimeve, janë të orientuara nga (për) konsumatori, shpenzimet i referohen pagesave të përdoruesve fundor (p.sh. jo ne ndërlidhje me pagesat e çfarëdo lloji). Kriteret të cilat duhet ti plotësoj aplikuesi për alokim të numrave jo gjeografik në fjale janë si ne vijim:

1) Aplikuesit për numra jo-gjeografik mund të jenë operatorët publik të telekomunikacionit, ofruesit e shërbimeve publike telekomunikuese, dhe përdoruesit/shfrytëzuesit;

2) Aplikuesit për alokim të numrave jo-gjeografik duhet të ofrojnë informacionet të shënuar në nenin 6 te planit te numeracionit dhe formularin për aplikim të numrave i cili me tutje do të shqyrtohet nga ART.

3) Alokimet do të bëhen kur informacionet e ofruara janë komplete dhe konfirmojnë se aplikuesi i plotëson të gjitha kriteret që t‟i alokohen numrat apo blloqet e numrave të kërkuara.

4) Përveç plotësimit të formularit/aplikacionit, aplikuesit janë te obliguar qe te dorëzojnë një kërkesë, përmes se cilës do arsyetohet dhe argumentohet qarte nevoja për posedimin e resurseve numerike;

5) Atëherë kur është e zbatueshme, palët te cilave u janë alokuar numrat për shërbime speciale dhe atyre me çmim të lartë u drejtohen operatoreve për implementimin e po te njëjtëve me ç‟rast operatoret kane për obligim tu mundësojnë një gjë te tille.

6) Numrat jo-gjeografik do të alokohen për periudhën kohore jo më pak se një (1) vit;

Page 9: Udhërrëfyes për alokimin e resurseve numerike per...ligjin Nr. 03/L-085, një nga detyrat kryesore të ART-së është menaxhimi efikas i resurseve të kufizuara numerike, qasjes

Udhërrëfyes për alokimin e resurseve numerike

Faqe 9 nga 18

AAddrreessaa:: QQyytteezzaa PPeejjttoonn,, rrrr..PPaasshhkkoo VVaassaa nnrr.. 1122,, 1100 000000 PPrriisshhttiinnëë,, RReeppuubblliikkaa ee KKoossoovvëëss

TTeell:: ++ 338811 3388 221122--334455;; FFaaxx:: ++ 338811 3388 221122 339999;;

EE--mmaaiill:: iinnffoo@@aarrtt--kkss..oorrgg;; wweebb--ssiittee:: wwwwww..aarrtt--kkss..oorrgg

7) Tarifimi, respektivisht pagesa për numër/numra duhet të bëhet në momentin e plotësimit të kritereve për lëshimin e vendimit nga ART.

2.2.3 Kriteret për alokimin e numrave mobil (4x)

Seritë 4X janë të parapara për shërbimet jo-gjeografike (mobile). Këto shërbime i mundësojnë

shfrytëzuesit që të kyçen në rrjet, pa marrë parasysh lokacionin se ku gjenden. Në përgjithësi

blloqet e caktimit për këtë seri mund të jenë 10,000 (dhjetëmijë), 100,000 (njëqindmijë), ose

1,000,000 (një milion).

Marrë në përgjithësi operatorët mobil (ang. Mobil Network Operators – MNO) do të kenë të

alokuara blloqe prej 1,000,000, ndërsa operatorët e rrjetit mobil virtual (ang. Mobile Virtual

Network Operator –MVNO) do të kenë të alokuar një numër më të vogël blloqesh numerike.

Bazuar në kornizën për MVNO të aprovuar më datë; 29 maj 2008 (Ref. ART Nr. Prot. 110/08),

pika 4.2, derisa Kosova ta ketë kodin e vet shtetëror blloqet e numrave për MVNO, duhet të ju

alokohen MNO-ve për shfrytëzim nga MVNO.

Kriteret të cilat do të merren parasysh nga ART për aplikuesit e numrave mobil janë;

1) Vetëm operatorët e rrjetit/ofruesit e shërbimeve telekomunikuese të licencuar/autorizuar nga ART për shërbimet e telefonisë mobile (MNO) kanë të drejtë të aplikojnë për alokimin e numrave mobil;

2) Aplikuesit e numrave mobil duhet te ofrojnë informatat siç përshkruhet në formularin për aplikim të numrave, i cili do të shqyrtohet më tej nga ART-ja. Për shërbimet e bazuara në teknologjitë e reja dhe inovative, ndër të tjera kjo përfshinë kërkesat për të demonstruar se shërbimet që ofrohen në numrat e kërkuar do të trajtohen në mënyrë transparente ndër-celulare handover dhe roaming (në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar) për nivelet e pritura nga përdoruesit mobil;

3) Përveç plotësimit të formularit/aplikacionit, operatoret janë te obliguar qe te dorëzojnë një kërkesë, përmes se cilës do arsyetohet dhe argumentohet qarte nevoja për posedimin e resurseve numerike;

4) Alokimet do të bëhen kur informacionet e ofruara janë komplete dhe konfirmojnë se aplikuesi i plotëson të gjitha kriteret që t‟i alokohen blloqet e numrave të kërkuara;

5) Periudha kohore e ndarjes së numrave jo-gjeografik mobil (seria 4x) është e pa-kufizuar, përveç nëse nuk është specifikuar ndryshe në vendim;

6) Tarifimi do të bëhet në bazë vjetore dhe atë brenda nëntëdhjetë (90) ditësh pas përfundimit të vitit fiskal.

Page 10: Udhërrëfyes për alokimin e resurseve numerike per...ligjin Nr. 03/L-085, një nga detyrat kryesore të ART-së është menaxhimi efikas i resurseve të kufizuara numerike, qasjes

Udhërrëfyes për alokimin e resurseve numerike

Faqe 10 nga 18

AAddrreessaa:: QQyytteezzaa PPeejjttoonn,, rrrr..PPaasshhkkoo VVaassaa nnrr.. 1122,, 1100 000000 PPrriisshhttiinnëë,, RReeppuubblliikkaa ee KKoossoovvëëss

TTeell:: ++ 338811 3388 221122--334455;; FFaaxx:: ++ 338811 3388 221122 339999;;

EE--mmaaiill:: iinnffoo@@aarrtt--kkss..oorrgg;; wweebb--ssiittee:: wwwwww..aarrtt--kkss..oorrgg

2.2.4 Kriteret për alokimin e kodeve të shkurtëra për VAS2 SMS (5X)

SMS3-të me Vlerë të shtuar janë tekst mesazhe që përmbajnë shërbime ose produkte për

konsumatorin dhe varësisht nga përmbajtja shpesh ndodhë që të ofrohet një pagesë Premium.

SMS-të me vlerë të shtuar për nga përmbajtja e tyre, kanë çmime më të lartë se tekst mesazhet

standarde dhe konsumatori është ne dijeni paraprakisht kështu që e miraton pagesën për vlerën

e shtuar.

Kriteret të cilat do të merren parasysh nga ART për aplikuesit e numrave për shërbimet SMS me vlerë të shtuar (ang.Value added service) janë:

1) Aplikuesit për kode të shkurtër 5XXXX mund të jenë operatorët publik të telekomunikacionit, ofruesit e shërbimeve publike telekomunikuese, dhe përdoruesit/shfrytëzuesit;

2) Aplikuesit për alokim të kodeve të shkurtra për tekst SMS me vlerë të shtuar duhet të ofrojnë informacionet të shënuar në formularin për aplikim të numrave i cili me tutje do të shqyrtohet nga ART;

3) Alokimi i kodeve të shkurtra për SMS me vlerë të shtuar do të bëhet sipas kushteve të cekura në aneksin 2 të Rregullores për Planin e Numeracionit;

4) Alokimet do të bëhen kur informacionet e ofruara janë komplete dhe konfirmojnë se aplikuesi i plotëson të gjitha kriteret që t‟i alokohen numrat apo blloqet e numrave të kërkuara;

5) Përveç plotësimit të formularit/aplikacionit, operatoret janë te obliguar qe te dorëzojnë një kërkesë, përmes se cilës do arsyetohet dhe argumentohet qarte nevoja për posedimin e resurseve numerike;

6) Atëherë kur është e zbatueshme, palët te cilave u janë alokuar kodet e shkurta 5xxxx u drejtohen operatoreve për implementimin e po te njëjtëve me ç‟rast operatoret kane për obligim t‟u mundësojnë një gjë te tille.

7) Numrat VAS-SMS do të alokohen për periudhën kohore jo më pak se një (1) vit.

8) Tarifimi, respektivisht pagesa për numër/numra duhet të bëhet në momentin e

plotësimit të kritereve për lëshimin e vendimit nga ART.

2.2.5 Kriteret për alokimin e kodeve të shkurtër (1X)

Kodet e shkurta zakonisht mbahen mend lehtë dhe i mundësojnë shfrytëzuesit te ketë qasje ne

një seri te gjere te shërbimeve telefonike. Ne tabelën 2 është paraqitur alokimi i kodeve të cilat i

takojnë serisë 1X.

Tabela 2: Alokimi i kodeve në serinë 1X

2 Value added services 3 Short Mesage Service

Page 11: Udhërrëfyes për alokimin e resurseve numerike per...ligjin Nr. 03/L-085, një nga detyrat kryesore të ART-së është menaxhimi efikas i resurseve të kufizuara numerike, qasjes

Udhërrëfyes për alokimin e resurseve numerike

Faqe 11 nga 18

AAddrreessaa:: QQyytteezzaa PPeejjttoonn,, rrrr..PPaasshhkkoo VVaassaa nnrr.. 1122,, 1100 000000 PPrriisshhttiinnëë,, RReeppuubblliikkaa ee KKoossoovvëëss

TTeell:: ++ 338811 3388 221122--334455;; FFaaxx:: ++ 338811 3388 221122 339999;;

EE--mmaaiill:: iinnffoo@@aarrtt--kkss..oorrgg;; wweebb--ssiittee:: wwwwww..aarrtt--kkss..oorrgg

Kodi Shërbimi Tipi

110 - 111 E rezervuar A

112 Shërbimet emergjente A

113 - 119 E rezervuar A

192 Policia A

193 Zjarrëfiksat A

194 Ndihma e shpejtë A

195 Koha A

16X – 16XXX Për shfrytëzuesit e rrjetit dhe rrjetin C

10XX Zgjedhja/parazgjedhja e operatorit (CS/CPS) B

Tipi A i kodeve të hyrjes përdoret nga telefonuesit për të arritur në përdorimin e shërbimeve të

zakonshme, siç janë shërbimet emergjente, shërbimet e operatorit apo shërbimet informative siç

është treguesi i kohës. Identifikimi dhe thirrja e këtij tipi të kodeve duhet të jetë i njëjtë në të

gjitha rrjetat dhe nuk i alokohen veçanërisht një operatori/ofruesi të shërbimeve. Këto kode

mund të fillojnë në një rrjet por mund të përfundojnë në cilindo rrjet tjetër. Prandaj, ofruesit e

shërbimeve telekomunikuese janë të obliguar që të bëjnë marrëveshjet e duhura të

interkoneksionit në mënyrë që të drejtojnë këto thirrje (p.sh. numri emergjent 112 përfshihet në këtë

kategori).

Tipi B i kodeve përdoren për zgjedhjen dhe parazgjedhjen e operatorit (ang. Carrier selection and

carrier pre-selection CS/CPS) dhe janë të formatit 10XX, ku XX paraqet zgjedhjen e operatorit.

Këto kode do të alokohen nga ART-ja me rastin e fillimit të implementimit të Rregullores për

zgjedhjen dhe parazgjedhjen e operatorit, e cila është aprovuar në muajin maj të vitit 2010 (Ref.

ART Nr. Prot. 43/1/10).

Tipi C i kodeve përdoren prej operatorëve për të siguruar shërbime të caktuara ekskluzivisht

për shfrytëzuesit të cilët janë të kyçur direkt në rrjet ose për operacione të brendshme të rrjetit.

Kjo përfshinë kodin për qasje në shërbimet e shitjes, të raportimit të ndonjë prishje apo për

pyetje të përgjithshme. Një grup i kodeve të shkurtra duhet t‟i alokohet çdo operatori në

mënyrë që të ofrojnë shërbime specifike për shfrytëzuesit e tyre, ku thirrja drejtohet dhe

përfundon brenda rrjetit. Përderisa ART e cakton serinë, ai nuk alokon kodet e tipit C,

megjithatë bazuar në informatat e dhëna nga operatorët, shfrytëzimi i tyre shënohet në

plan/raport.

Kriteret të cilat ART do t‟i merr parasysh ne mënyrë qe një aplikuesi t‟i alokohen kodi/ete shkurtra janë:

1) Alokimi i kodeve të shkurtra është në interes kombëtar për arsye të qarta shoqërore, ekonomike, dhe/ose arsyeve të tjera të rëndësishme (p.sh. thirrjet emergjente etj.);

Page 12: Udhërrëfyes për alokimin e resurseve numerike per...ligjin Nr. 03/L-085, një nga detyrat kryesore të ART-së është menaxhimi efikas i resurseve të kufizuara numerike, qasjes

Udhërrëfyes për alokimin e resurseve numerike

Faqe 12 nga 18

AAddrreessaa:: QQyytteezzaa PPeejjttoonn,, rrrr..PPaasshhkkoo VVaassaa nnrr.. 1122,, 1100 000000 PPrriisshhttiinnëë,, RReeppuubblliikkaa ee KKoossoovvëëss

TTeell:: ++ 338811 3388 221122--334455;; FFaaxx:: ++ 338811 3388 221122 339999;;

EE--mmaaiill:: iinnffoo@@aarrtt--kkss..oorrgg;; wweebb--ssiittee:: wwwwww..aarrtt--kkss..oorrgg

2) Përdorimi i kodit të shkurtër është i nevojshëm për të mundësuar terminimin e një thirrje;

Sqarim: Një rast i tillë do të ishte Carrier Selection, gjithashtu do të jetë në konsideratë për shërbimet e operatorit dhe shërbimet e informatave (direktorisë).

3) Është e pritshme që shërbimi të gjeneroj një vëllim të lartë të "Hyrje", p.sh. frekuentim të lartë të thirrjeve (ang. Hits)

4) Një kod i shkurtër është i nevojshëm për arsye teknike;

Sqarim: në përgjithësi kjo do të thotë se një zgjedhje teknike alternative nuk është e realizueshme. Kjo nuk do të thotë se kodet e shkurtër mund të përdoren si një alternativë e lirë për zgjidhje teknike adekuate.

5) Kodi është i nevojshëm për të lejuar / lehtësuar harmonizimin me standardet evropiane dhe/ose ndërkombëtare;

6) Asnjë luhatje të konkurrencës nuk duhet te krijohet nga alokimi i kodeve të shkurtër.

3. Vazhdimi i numrave/serive numerike

1) Nëse operatorët, ofruesit e shërbimeve telekomunikues, si dhe shfrytëzuesit tjerë dëshirojnë të përdorin numrin/at e alokuar edhe pas afatit të përcaktuar me aktvendim, të njëjtit obligohen që të paraqesin kërkesën pranë ART për vazhdimin e afatit për shfrytëzimin e numrit/ave.

a) Kërkesa për vazhdim dhe aplikacioni i plotësuar duhet të dorëzohen në ART tridhjetë (30) ditë para skadimit të afatit për përdorimin e numrit.

b) ART do të shqyrtoj kërkesën dhe varësisht prej vlerësimit do ta aprovoj ose do ta refuzoj kërkesën kundrejt arsyetimit përkatës.

2) Nëse brenda afatit kohorë prej 30 ditëve para skadimit te afatit palët nuk bëjnë kërkesë

për vazhdimin e numrave, atëherë ART do kërkoj nga ta qe brenda 15 ditëve nga data e

skadimit te vendimit te deklarohen për vazhdimin ose jo te numrit. Nëse edhe brenda

kësaj periudhe nuk aplikohet për vazhdim te numrave atëherë këta numra do te

konsiderohen te lire

3) Nëse pala ka aplikuar me vonesë për vazhdim te numrave, respektivisht me tepër se 15

dite pas përfundimit te afatit te vendimit si dhe është konstatuar shfrytëzimi i tij, atëherë

vazhdimi i numrave do te behet nga data e skadimit te aktvendimit.

4. Tërheqja e numrave të alokuar

ART mund te kërkoj nga operatoret dhe ofruesit e shërbimeve telekomunikuese që të dërgojnë raporte të herë pas hershme (përveç raporteve të parapara me planin aktual te numeracionit) konform

Page 13: Udhërrëfyes për alokimin e resurseve numerike per...ligjin Nr. 03/L-085, një nga detyrat kryesore të ART-së është menaxhimi efikas i resurseve të kufizuara numerike, qasjes

Udhërrëfyes për alokimin e resurseve numerike

Faqe 13 nga 18

AAddrreessaa:: QQyytteezzaa PPeejjttoonn,, rrrr..PPaasshhkkoo VVaassaa nnrr.. 1122,, 1100 000000 PPrriisshhttiinnëë,, RReeppuubblliikkaa ee KKoossoovvëëss

TTeell:: ++ 338811 3388 221122--334455;; FFaaxx:: ++ 338811 3388 221122 339999;;

EE--mmaaiill:: iinnffoo@@aarrtt--kkss..oorrgg;; wweebb--ssiittee:: wwwwww..aarrtt--kkss..oorrgg

planit të numeracionit, për te informuar se si janë përdorur resurset numerike, ne mënyrë që ART të ketë një pasqyrë mbi shfrytëzimin e numrave.

Seritë numerike te cilat nuk janë përdorur as që kanë të ngjarë të përdoren brenda një periudhe te shkurtër mund te tërhiqen, duke i vënë ato në dispozicion të operatorëve tjerë të telekomunikacionit.

Në rastet kur shkelën udhëzimet e numeracionit, ART përmes një njoftimi ose vendimi përfundimtar do të tërheqë ose pezulloj ata numra. Tërheqja mund te behet për një sërë arsyesh te caktuara.

Ne vijim, do të paraqiten arsyet për rastet qe do të konsiderohen si shkelje të udhëzimeve të udhërrëfyesit dhe planit të numeracionit kombëtar për tërheqje te numrave;

1) Dështimi i përsëritur ose serioz i palës ose palëve që u janë alokuar resurse numerike,

në pajtim me një ose me shume prej kushteve të bashkangjitura në të drejtat e përdorimit të tyre (te alokimit);

2) Përdorimi jo racional i një vargu te numrave;

Sqarim: vetëm numrat që nuk janë në përdorim do të tërhiqen për ketë arsye.

3) Te gjithë numrat e një vargu te alokuar janë të de-aktivizuar pra nuk janë ne përdorim.

Sqarim: Në këtë rast numrat do të tërhiqen vetëm për arsye të mos menaxhimit efektiv të burimeve te kufizuara dhe jo si dënim për mbajtësit e tanishëm.

4) Tërheqja do të jetë e nevojshme për te siguruar mirëmbajtjen e një konkurrence të hapur dhe të drejt;

5) Për arsye të harmonizimit me kriteret ndërkombëtare kërkohet një tërheqje te tillë;

6) Atëherë kur tërheqja konsiderohet te jetë në interes të përgjithshëm kombëtar;

7) Kur tërheqja është e nevojshme si pjesë e ndryshimeve të planit kombëtarë të numeracionit;

8) Ne rastin kur ART njoftohet se poseduesi i numrave me çmim te lartë (Premium) ose kodeve te shkurta për tekst mesazhe Premium nuk i shfrytëzon në pajtim me udhëzimet e përcaktuara në këtë dokument, dhe ART konkludon se kjo është në dëm të konsumatorëve;

9) Kur ART e sheh të nevojshme mbrojtjen e menjëhershme të konsumatorit ose për te parandaluar apo ndaluar abuzimet serioze të resurseve numerike, në këto raste ART mund të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për të pezulluar përdorimin e resurseve numerike.

Sqarim: Pezullimi i tillë mund të zgjas deri sa ART zhvillon hetimet për këto raste. Nëse hetimet e ART-se vërtetojnë pafajësinë, atëherë behet rikthimi i numrave ose ne te kundërtën behet tërheqja e plote e numrave.

10) Pala, për të cilën është vërtetuar se ka bere keqpërdorim te numrave, do te shënohet ne bazën e te dhënave te ART-së në mënyrë që nëse e njëjta aplikon ne te ardhmen për numra te trajtohet me kujdes te shtuar.

Page 14: Udhërrëfyes për alokimin e resurseve numerike per...ligjin Nr. 03/L-085, një nga detyrat kryesore të ART-së është menaxhimi efikas i resurseve të kufizuara numerike, qasjes

Udhërrëfyes për alokimin e resurseve numerike

Faqe 14 nga 18

AAddrreessaa:: QQyytteezzaa PPeejjttoonn,, rrrr..PPaasshhkkoo VVaassaa nnrr.. 1122,, 1100 000000 PPrriisshhttiinnëë,, RReeppuubblliikkaa ee KKoossoovvëëss

TTeell:: ++ 338811 3388 221122--334455;; FFaaxx:: ++ 338811 3388 221122 339999;;

EE--mmaaiill:: iinnffoo@@aarrtt--kkss..oorrgg;; wweebb--ssiittee:: wwwwww..aarrtt--kkss..oorrgg

5. Arsyet për refuzimin e një aplikimi

Aplikimet për resurse numerike mund të refuzohen nga ART-ja për arsyet ne vijim;

1) Alokimi i numrave, blloqeve/serive numerike apo kodeve do të refuzohen në qoftë se

resurset e tilla numerike nuk janë ne dispozicion;

2) Aplikacioni për caktimin e numrave përmban informata false, te rreme apo te pasakta.

3) Aplikuesi nuk ka licencën adekuate për një alokim te tillë;

4) Aplikuesi nuk i përmbush kriteret e përcaktuara në këtë dokument dhe numrat e kërkuar nuk janë konform planit të numeracionit;

5) Aplikuesi kërkon t‟i alokohen numra, te cilët planifikon ti fus në shfrytëzim ne një periudhe kohore e cila sipas ART konsiderohet të jetë e papranueshme ne funksion te shfrytëzimit efektiv;

6) Shërbimet e planifikuara për implementimin e kodeve ose blloqeve të kërkuara për alokim konsiderohet si jo adekuat nga ART-ja;

7) Aplikuesi kërkon alokim te resurseve te reja numerike përderisa numrat/seritë numerike te cilat i ka në dispozicion i ka te pashfrytëzuara pjesërisht ose tërësisht;

8) ART konsideron se alokimi nuk do te jetë në interes kombëtar.

6. Shfrytëzimi i pa-autorizuar i numrave

ART alokon numra në mënyre jo diskriminuese në përputhje me këto përcaktime dhe udhëzime si dhe në përputhje me planin e numeracionit.

Keqpërdorimi i numrave, respektivisht shfrytëzimi i pa-autorizuar i tyre është një shkelje e cila mund të rezultojë me tërheqjen e numrave/kodeve ne pajtim me udhëzimet për tërheqje të numrave dhe shqiptimin e sanksioneve për kundërvajtje konform Udhëzimit Administrative Nr. 2004/3 „Mbi caktimin e kundërvajtjeve nga Telekomunikacioni‟.

Në rast se vërtetohet përdorimi i pa-autorizuar i resurseve numerike, atëherë ART do të ndërmerr hapat si në vijim;

- Operatorit te rrjeti, i cili ka implementuar numrin, do t‟i lëshohet një urdhër me shkrim për te ndërprerë shërbimet e pa autorizuar nga ART.

- Nëse ne afatin e përcaktuar nga ART, operatori nuk i ndërpret shërbimet, atëherë do te veprohet ne përputhje me nenin 15.5 te Ligjit te Telekomunikacionit.

- Shfrytëzuesi i numrit/numrave të pa autorizuar do te paguajë për numrin/numrat e përdoruar edhe për periudhën kohore që nuk ka qenë i autorizuar nga ART.

- Tarifa për përdorimin e pa autorizuar te numrit do te jete varësisht nga periudha e përdorimit, por jo më e vogël se sa ajo për periudhën 1 (një) vjeçare.

Page 15: Udhërrëfyes për alokimin e resurseve numerike per...ligjin Nr. 03/L-085, një nga detyrat kryesore të ART-së është menaxhimi efikas i resurseve të kufizuara numerike, qasjes

Udhërrëfyes për alokimin e resurseve numerike

Faqe 15 nga 18

AAddrreessaa:: QQyytteezzaa PPeejjttoonn,, rrrr..PPaasshhkkoo VVaassaa nnrr.. 1122,, 1100 000000 PPrriisshhttiinnëë,, RReeppuubblliikkaa ee KKoossoovvëëss

TTeell:: ++ 338811 3388 221122--334455;; FFaaxx:: ++ 338811 3388 221122 339999;;

EE--mmaaiill:: iinnffoo@@aarrtt--kkss..oorrgg;; wweebb--ssiittee:: wwwwww..aarrtt--kkss..oorrgg

Nëse në të ardhmen paraqiten rrethana tjera, ART do të jetë e përgatitur të përcaktoj numra/kode atëherë kur konsideron se një gjë e tille është objektivisht e arsyeshme dhe e nevojshme.

Page 16: Udhërrëfyes për alokimin e resurseve numerike per...ligjin Nr. 03/L-085, një nga detyrat kryesore të ART-së është menaxhimi efikas i resurseve të kufizuara numerike, qasjes

Udhërrëfyes për alokimin e resurseve numerike

Faqe 16 nga 18

AAddrreessaa:: QQyytteezzaa PPeejjttoonn,, rrrr..PPaasshhkkoo VVaassaa nnrr.. 1122,, 1100 000000 PPrriisshhttiinnëë,, RReeppuubblliikkaa ee KKoossoovvëëss

TTeell:: ++ 338811 3388 221122--334455;; FFaaxx:: ++ 338811 3388 221122 339999;;

EE--mmaaiill:: iinnffoo@@aarrtt--kkss..oorrgg;; wweebb--ssiittee:: wwwwww..aarrtt--kkss..oorrgg

SHTOJCA (I)

1) Struktura e numeracionit

Plani kombëtar i numeracionit është në pajtueshmëri me rekomandimin E.164 të ITU-T (sektori

i standardizimit).

I.1). Numri ndërkombëtar

Numri ndërkombëtar përbëhet nga kodi shtetëror (ang. Country Code -CC), i shoqëruar me

numrin kombëtar (ang. National Significant Number – NSN), siq është treguar në tabelën 3.

Sipas rekomandimit E.164 të ITU-T, numri maksimal i shifrave që një sistem kombëtar mund t‟i

ketë për thirrjet ndërkombëtare në dalje është 15 (duke mos përfshirë prefiksin për thirrje

ndërkombëtare). Prefiksi ndërkombëtar “00” përdoret për thirrjet ndërkombëtare nga

Republika e Kosovës, i shoqëruar me kodin shtetëror të shtetit në të cilin drejtohet thirrja dhe

numrin kombëtar.

Tabela 3: Struktura e numrit ndërkombëtar

Numri ndërkombëtar

Kodi shtetëror Numri kombëtar

CC N(S)N

Momentalisht, në mungesë të kodit shtetëror për Kosovën, i cili duhet të caktohet nga ITU-ja,

janë në përdorim tri kode, të cilat shfrytëzohen nga operatorë të ndryshëm. Në tabelën 4 janë

cekur kodet që përdoren.

Tabela 4: Kodet në përdorim nga operatorët e licencuar në Kosovë

Kodi ndërkombëtar Përdorimi Operatori

381 Telefoni fikse Telekomi i Kosovës (TK) dhe IPKO

377 Telefoni mobile Vala

386 Telefoni mobile IPKO

Page 17: Udhërrëfyes për alokimin e resurseve numerike per...ligjin Nr. 03/L-085, një nga detyrat kryesore të ART-së është menaxhimi efikas i resurseve të kufizuara numerike, qasjes

Udhërrëfyes për alokimin e resurseve numerike

Faqe 17 nga 18

AAddrreessaa:: QQyytteezzaa PPeejjttoonn,, rrrr..PPaasshhkkoo VVaassaa nnrr.. 1122,, 1100 000000 PPrriisshhttiinnëë,, RReeppuubblliikkaa ee KKoossoovvëëss

TTeell:: ++ 338811 3388 221122--334455;; FFaaxx:: ++ 338811 3388 221122 339999;;

EE--mmaaiill:: iinnffoo@@aarrtt--kkss..oorrgg;; wweebb--ssiittee:: wwwwww..aarrtt--kkss..oorrgg

I.2) Struktura e Numrit Kombëtar (NSN)

Në Republikën e Kosovës Plani i hapur i Numeracionit4 është në përdorim. Numri kombëtar

përfshinë kodin për thirrje kombëtare (ang. National Destination Code – NDC) dhe numrin e

përdoruesit (ang. Subscriber Number – SN), siç është treguar në tabelën 5. Numri Kombëtar

zakonisht është 8 shifror, duke mos përfshirë kodin‟0‟ për prefiksin kombëtar me sistemin e

shenjave ABCDEFGH. Përjashtimet e vetme janë kodet e shkurta që përdoren për qëllime

specifike në këtë plan.

Tabela 5: Struktura e numrit kombëtar

Numri kombëtar

Kodi për thirrje kombëtare Numri i përdoruesit

NDC SN

Struktura e gjerë për planin e numeracionit është treguar në tabelën 6. Siç shihet nga tabela në

vijim, seritë e blloqeve numerike 6x dhe 7x janë të rezervuara për përdorim në të ardhmen.

Tabela 6: Alokimi i nivelit të lartë të kodeve për t’i shërbyer Planit

AB Qëllimi

00 Kodi për prefiksin ndërkombëtar për thirrjet ndërkombëtare.

1X Emergjenca, Numrat e Shkurtër, Zgjedhja dhe Parazgjedhja e Operatorit

2X Seria e Numeracionit gjeografik

3X Seria e Numeracionit gjeografik

4X Seria e Numeracionit që nuk bazohet në lokacion (jo-gjeografik): Shërbimet mobile, pejxhing, personale dhe disa shërbime VoIP

5X Shërbime me vlere te shtuar SMS

6X E rezervuar për përdorim në të ardhmen

7X E rezervuar për përdorim në të ardhmen

8X Seria e Numeracionit për Shërbime Speciale (shërbimet telefonike pa pagesë, shpenzimet e përbashkëta, etj)

9X Seria e Numeracionit me çmim të Lartë (premium)

4 Ekzistojnë dy plane enumeracioni; ‘Plani i Hapur’ - i cili mundëson kryerjen direkt vetëm të thirrjeve lokale, ndërkohë që për

kryerjen e thirrjeve kombëtare (ndër-urbane) kërkon formimin e prefiksit kombëtar; dhe ‘Plani i Mbyllur’ - i cili mundëson kryerjen vetëm të thirrjeve kombëtare, pra nuk kërkon përdorimin e prefiksit kombëtar për të dalluar thirrjet kombëtare nga thirrjet lokale.

Page 18: Udhërrëfyes për alokimin e resurseve numerike per...ligjin Nr. 03/L-085, një nga detyrat kryesore të ART-së është menaxhimi efikas i resurseve të kufizuara numerike, qasjes

Udhërrëfyes për alokimin e resurseve numerike

Faqe 18 nga 18

AAddrreessaa:: QQyytteezzaa PPeejjttoonn,, rrrr..PPaasshhkkoo VVaassaa nnrr.. 1122,, 1100 000000 PPrriisshhttiinnëë,, RReeppuubblliikkaa ee KKoossoovvëëss

TTeell:: ++ 338811 3388 221122--334455;; FFaaxx:: ++ 338811 3388 221122 339999;;

EE--mmaaiill:: iinnffoo@@aarrtt--kkss..oorrgg;; wweebb--ssiittee:: wwwwww..aarrtt--kkss..oorrgg

I.3) Si realizohen thirrjet lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare

Thirrësit (telefonuesit) përdorin numrin e telefonit ne mënyra të ndryshme kur bëjnë thirrje, janë tri procedura te ndryshme për thirrje;

1) Për te thirrur në ose nga jashtë Kosovës telefonuesi duhet te thirre prefiksin

ndërkombëtar (00 ose +5) pasuar nga kodi kombëtar (381-TiK-PTK, 377-Vala, dhe 386-Ipko), NDC dhe numri i përdoruesit.

2) Për thirrjet brenda Kosovës thirrësi (telefonuesi) duhet te thirr prefiksi kombëtar (0) pasuar nga NDC-ja dhe numri i përdoruesit (p.sh. numri i plote kombëtar);

3) Për thirrjet lokale përbrenda te njëjtës zonë të NDC-së telefonuesit (thirrësit) i nevojitet te thirre vetëm numrin e abonentit

Sqarim: Telefonuesi sigurisht ka edhe mundësi te zgjedhe përdorimin e thirrjes se plotë kombëtarë ne ketë rast.

Operatorët e rrjetit duhet të konfigurojnë sistemet e tyre ne atë mënyrë qe ti pranojnë thirrjet e bëra duke e përdorur thirrjen kombëtarë (p.sh. prefiksin me 0 dhe NDC lokale), ose thirrjet lokale (p.sh. përdorimi vetëm i numrit te përdoruesit).

5 00 – është prefiks ndërkombëtar për telefonin fikse dhe mobile

+ mund të përdoret si prefiks ndërkombëtar për telefonin mobile