Tema: Familja dhe rolet...

155
UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE PROGRAMI I DOKTORATURЁS Disertacion i paraqitur nga M. Sc Erjona Molla Për marrjen e gradës shkencore DOKTOR Udhëheqësi Shkencor: Prof. Dr. Gëzim Dibra Tema:Familja dhe rolet gjinore” ( Ndikimi i familjes nё formimin e rolit gjinor tek fёmijёt , shembulli i Tiranёs.) TIRANË, 2016

Transcript of Tema: Familja dhe rolet...

Page 1: Tema: Familja dhe rolet gjinore”doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/10/Doktorature.pdf · blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit.

UNIVERSITETI I TIRANËS

FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE

PROGRAMI I DOKTORATURЁS

Disertacion i paraqitur nga

M. Sc Erjona Molla

Për marrjen e gradës shkencore DOKTOR

Udhëheqësi Shkencor: Prof. Dr. Gëzim Dibra

Tema:“Familja dhe rolet gjinore”

( Ndikimi i familjes nё formimin e rolit gjinor tek fёmijёt, shembulli i Tiranёs.)

TIRANË, 2016

Page 2: Tema: Familja dhe rolet gjinore”doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/10/Doktorature.pdf · blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit.

E drejtë e autorit © 2016. Të gjitha të drejtat i rezervohen autorit ii

DEKLARATË STATUORE

Nën përgjegjësinë time deklaroj se ky punim është shkruar prej meje, nuk është

prezantuar ndonjëherë para një institucioni tjetër për vlerësim dhe nuk është botuar i tëri

ose pjesë të veçanta të tij. Punimi nuk përmban material të shkruar nga ndonjë person

tjetër përveç rasteve të cituara dhe referuara.

Page 3: Tema: Familja dhe rolet gjinore”doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/10/Doktorature.pdf · blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit.

iii

UNIVERSITETI I TIRANËS

FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE

PROGRAMI I DOKTORATURЁS

Disertacion i paraqitur nga

M. Sc Erjona Molla

Për marrjen e gradës shkencore DOKTOR

Udhëheqësi Shkencor: Prof. Dr. Gëzim Dibra

Tema:“Familja dhe rolet gjinore”

Juria e vlerësimit 1.

2.

3.

4.

5.

TIRANË, 2016

Page 4: Tema: Familja dhe rolet gjinore”doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/10/Doktorature.pdf · blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit.

iv

LISTA E TABELAVE

Tabela nr.1 Shpërndarja e të intervistuarve sipas moshës 79

Tabela nr.2 Shpërndarja e teë intervistuarve sipas vendeve të origjinës 80

Grafiku nr.1 Shpërndarja bazuar në punësimin e të intervistuarve 80

Page 5: Tema: Familja dhe rolet gjinore”doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/10/Doktorature.pdf · blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit.

v

PASQYRA E LËNDËS

PASQYRA E LENDËS…..……………………………………………………………………..v

MIRËNJOHJE……...…………………………………………………………………………...ix

ABSTRAKT……………………..………………………………………….…………………....x

KAPITULLI I: HYRJA………….……...……………………………..………………………..1

1.1 Hyrja…………………………………………………………………………………………..1

1.2 Konteksti dhe parashtrimi i problemit…...…..………………………………………………..2

1.3 Rëndësia e studimit…………………………………………………………..………………..5

1.4 Qëllimi dhe objektivat e studimit………..…………….……………………………………...6

1.5 Pyetje kërkimore…………….………………………………………………………………..7

1.6 Organizimi i studimit....………….……………………..…………………………………...11

1.7 Përkufizime të koncepteve kryesore………………………………………………………...12

KAPITULLI II: SHQYRTIMI I LITERATURËS………………………………………....14

2.1 Konceptet seks, gjini, rol gjinor…………………………………………………………....14

2.2 Teoritë e zhvillimit të rolit gjinor…………………………………………………………..15

2.2.1 Teoria Psikoanalitike e Frojdit…………………………………………………….....15

2.2.2 Teoria e të Mesuarit Social…………………………………………………………..16

2.2.3 Teoria Biosociale………………………………………………………………….....18

2.2.4 Teoria e Zhvillimit Kognitiv e Kohlberg-ut……………………………………….....20

2.2.5 Teoria e skemës gjinore……………………………………………………………...21

2.3 Modelet e zhvillimit të njohjes…………………………………………………………...22

2.3.1 Kuptimi i rolit të gjinisë dhe stereotipet……………………………………………..23

2.3.1.1 Ndërgjegjësimi i rolit tëgjinisë……………………………………………...23

2.3.1.2 Ndërgjegjësimi gjinor dhe urgjenca e sjelljeve tipike sipas seksit………….25

2.4 Analizat e përpunimit të informacionit……………………………………………………,26

2.5 Tipizimet gjinore………………………………………………………………………….27

2.5.1 Dallimet e hershme moshore seksuale…………………………………………….28

Page 6: Tema: Familja dhe rolet gjinore”doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/10/Doktorature.pdf · blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit.

v

2.5.1.1 Foshnjëria……………………………………………………………………..28

2.5.1.2 Periudha parashkollore………………………………………………………….29

2.5.2 Baballarët dhe tipizimi seksual……………………………………………………….30

2.5.3 Efektet e emërtimit të tipizimeve seksuale………………………………………….30

2.5.3.1 Teknika e “Bebes X”…..………………………………………………………..31

2.6 Barazia gjinore në familje……………………………………………………………….32

2.7 Prindërit dhe roli gjinor………………………………………………………………….33

2.8 Ndikimi i prindërve në formimin e rolit gjinor të fëmijëve…….……………………….34

2.8.1 Statusi socioekonomik……………………………………………………………..34

2.8.2 Prindërit e vetëm…………………………………………………………………..34

2.8.3 Punësimi i nënës..………………………………………………………………….35

2.9 Diferencime midis djemve e vajzave…………...………………………………………..35

2.9.1 Foshnjëria….………………………………………………………………………36

2.9.2 Periudha parashkollore………….…………………………………………………37

2.10 Efektet e divorcit të prindërve mbi fëmijët..……………………………………………38

2.10.1 Efektet e divorcit te djemtë…..…………………………………………………..38

2.10.2 Efektet e divorcit te vajzat….……………………………………………………39

2.10.3 Rimartesa e prindërve dhe efektet e saj tek fëmijët………………………………39

2.11 Modelimi i informacionit mbi rolin e seksit nga mjedisi……….………………………40

2.12 Qëndrimet e prindërve dhe metodat e rritjes të fëmijëve….……………………………41

2.13 Prindërit gjinorë, fëmijët gjinorë..……..……………….……………………………….43

2.13.1 Nga Barbie te Bratz…….………………………………………………………..48

2.14 Politika gjinore e punëve të shtëpisë dhe kujdesit ndaj fëmijëve.……...……………….50

Page 7: Tema: Familja dhe rolet gjinore”doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/10/Doktorature.pdf · blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit.

vi

KAPITULLI III: METODOLOGJIA…………………………………………………..61

3.1 Përshkrimi i përgjithshëm………………………………………………………………..61

3.1.1 Metoda kërkimore e përdorur…………..…………………………………………62

3.2 Popullata dhe kampionimi………………………………………………………………..65

3.2.1 Popullata…………………...………………………………………………………65

3.2.2 Kampionimi………………………….……………………………………………..65

3.2.2.1 Kriteret për përzgjedhjen e kampionit…………………….………………….67

3.2.2.2 Qasja e kampionimit të studimit…………………….………………………..67

3.3 Realizimi i studimit ………………..…………………………………………………….68

3.3.1 Administrimi i intervistave të drejtpërdrejta……………..…………………………68

3.4 Strategjia e përpunimit të të dhënave……………………………………………………..70

3.4.1 Ndërtimi i udhëzuesit………………………………………………………………..70

3.4.2 Zbardhja e të dhënave të marra nga intervistat……………………..………………..70

3.4.3 Përpunimi dhe analiza e të dhënave………………………………………………….71

3.5 Instrumenti i studimit………………………..…………………………………………….72

3.5.1 Intervista gjysmë e strukturuar………………………….……………………………72

3.6 Qëndrueshmëria dhe vlefshmëria e studimit…..…………..…………….…………………74

3.6.1Qëndrueshmëria………………..…………………………………………………...…74

3.6.2 Vlefshmëria...…………………………………………………………………………75

3.7 Kufizimet e studimit…………………...……………………………………………………76

3.8 Cështjet etike………………………………………………………………………………..77

Page 8: Tema: Familja dhe rolet gjinore”doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/10/Doktorature.pdf · blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit.

vii

KAPITULLI IV: GJETJET E STUDIMIT……………………………………………….79

4.1 Të dhënat demografike dhe sociale të të intervistuarve…………………………...……….79

4.2 Ndikimi i karakteristikave demografike dhe sociale te personat e intervistuar………..……81

4.2.1 Ndikimi i moshës dhe gjinisë mbi perceptimin dhe kuptimin e gjinisë………….……81

4.2.2 Ndikimi i tipareve fiziko-gjeografike në perceptimin e gjinisë……..….……………...82

4.2.3 Perceptimi dhe kuptmi mbi rolin gjinor……………..…………………………………83

4.2.4 Perceptimi dhe kuptimi mbi diskriminim gjinor…………….…………………………85

4.2.5 Karakteristikat tipike të një mashkulli/femre…………………………………………..86

4.2.6 Sjelljet e pranuara në shoqëri të femrave/meshkujve……………….………………….88

4.3 Ndarja e punëve dhe përgjegjësive në organizimin familjar………………..……………….89

4.3.1 Raporti i përgjegjësive në familje………………………………………………………89

4.3.2 Ndarja e përgjegjësive në familje……………….………………………………………92

4.3.3 Ndarja e punëve në familje………………………………………..…………………….95

4.4Stimulimet dhe dallimet ndaj fëmijëve në aktivitete dhe sjellje të vecanta……………….….97

4.4.1 Preferenca në ngjyrë për fëmijët e çifteve të intervistuar………………….……………97

4.4.2 Të drejtuarit me shprehjen mos bëj si djalë/vajzë nga të tjerët......….….……………….99

4.4.3 Të drejtuarit me shprehjen mos bëj si djalë/vajzë nga prindërit……………….……….101

4.4.4Përfshirja e fëmijëve në ndihmesën në ambientin e shtëpisë…...………….……………102

4.4.5 Përfshirja e fëmijëve në aktivitete jashtë shtëpisë……..…..……..…………………….104

4.4.6 Nxitja nga prindërit e vajzave të luajnë me kukulla e djemve të luajnë me makina…..105

4.4.7 Raporti midis të trajtuarit ndryshe në varësi të gjinisë dhe rritjes së tyre……….…….107

Page 9: Tema: Familja dhe rolet gjinore”doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/10/Doktorature.pdf · blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit.

viii

KAPITULLI V: DISKUTIMI I GJETJEVE………………...……………………………..109

5.1 Konceptet seks, gjini në raport me perceptimet e prindërve………….…………………….110

5.2 Diferencime në karakteristika midis meshkujve dhe femrave………...……………………111

5.3 Diferenca në sjellje midis meshkujve dhe femrave………...………………………………112

5.4 Ndarje e punëve dhe përgjegjësive në familje ……………………………………………..113

5.5 Stimulimet dhe dallimet ndaj fëmijëve në aktivitete….………...………………………….115

5.6 Të drejtuarit me shprehjen mos bëj si vajzë/djalë…………….…………………………….116

5.7 Përfshirja e fëmijëve në aktivitete familjare………………………………………………..118

5.8 Përfshirja e fëmijëve në aktivitete jashtë shtëpisë dhe ndikimi në formimin e rolit gjinor...119

5.9 Raporti midis të trajtuarit ndryshe të fëmijëve në varësi të gjinisë dhe rritjes së tyre……...122

KAPITULLI VI: PËRFUNDIME DHE REKOMANDIME…………...…………………..124

6.1 Përfundime…………………………………………………………………………………124

6.2 Rekomandime…………….…………………………………………………………..…….133

BIBLIOGRAFIA………………………………….…………………………………………. 134

SHTOJCA…………………..………………………………………………………………….141

Page 10: Tema: Familja dhe rolet gjinore”doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/10/Doktorature.pdf · blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit.

ix

MIRЁNJOHJE

Ky punim disertacioni do të ishte i pamundur të realizohej pa ndihmën e disa personave,

të cilët meritojnë falenderime të veçanta.

Së pari, falenderoj profesor Gezim Dibra, i cili me profesionalizëm dhe mbështetje njerëzore të

pamasë, udhëhoqi çdo hap të kryerjes së këtij studimi. Ai me aftёsitё e tij jashtёzakonshme di tё

transmetojё energjive pozitive dhe shtysё nё realizimin me sukses tё kёtij studimi.

Së dyti, falenderoj të gjithë pjesëmarrësit qё ishin pjesё e kёtij studimidhe ndanё me mua ndjesitë

dhe përjetimet e tyre individuale, tё cilat depërtonin nё thellёsinё e tyre si qёnie njerёzore.

Së fundi, falenderoj familjen time për mbështetjen emocionale të jashtëzakonshme dhe sakrificat

e treguara përgjatë punës sime për realizimin e këtij studimi.

Faleminderit tё gjithёve!

Page 11: Tema: Familja dhe rolet gjinore”doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/10/Doktorature.pdf · blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit.

x

ABSTRAKT

Familja është bërthama e shoqërisë. Pa familjen nuk do të kishte zhvillim, mirëqënie e

vazhdimësi të jetës. Influenca e familjes shtrihet në të gjitha sferat e jetës, përfshirë këtu

influencën në formimin e rolit gjinor te fëmijët e moshës 2-8 vjeҫ. Familjet në mënyrë aktive

luajnë një rol te rendesishem në socializimin e roleve gjinore me mënyrat se si ato organizojnë

mjedisin për fëmijën.Edhe pse ne mendojmë për familjen si sferë “private”, familja nuk ka qënë

asnjëherë një botë më vete.

Ky punim synon të trajtojë influencën që ka familja bërthamë, pra vetëm ҫifte që jetojnë

me fëmijët, në formimin e konceptit për rolin gjinor te djemtë dhe vajzat e moshës 2-8 vjeҫ si

dhe në diskriminimin gjinor te tyre. I mbështetur në metodën cilësore, autorja synon të

evidentojë se si prindërit me sjelljen e tyre, përfshirjen e njëri-tjetrit në aktivitetet e jetës së

përditshme dhe angazhimin e fëmijëve në ndarjen e punëve në shtëpi ndikojnë në formimin e

rolit gjinor. Një analizë e teorive të ndryshme në lidhje me formimin e rolit gjinor tek fëmijët dhe

mbështetja në studime ndërkombëtare në këtë fushë studimi janë pjesë e rëndësishme e këtij

punimi.

Gjetjet e studimit janë bazuar në këndvështrimet e ҫifteve që kishin fëmijë të dy gjinive,

pra djalë dhe vajzë.

Në përfundim të analizës, autorja ka arritur në përfundimin se familja bërthamë ka

influencë të madhe në forminin e rolit gjinor te djemtë dhe vajzat e moshës 2-8 vjeҫ. Meshkujt

shiheshin si më të fokusuar në sferën publike, ndërsa femrat në sferën private. Ndikimet në

formimin e rolit gjinor shiheshin në diferencë në ngjyra, lodra dhe aktivitete te fëmijët djalë apo

vajzë.

Gjithashtu, punimi ofron një sërë rekomandimesh drejtuar familjes, shoqërisë në mënyrë

që të ndërgjegjësohen në krijimin e një mjedisi që ofron diversitet dhe larmishmëri në

marrëdhënie, ku fëmijët të stimulohen pozitivisht dhe formojnë të lirë rolin e tyre gjinor.

Fjalë kyҫe: Familje bërthamë, seks, gjini,rol gjinor, diskriminim gjinor

Page 12: Tema: Familja dhe rolet gjinore”doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/10/Doktorature.pdf · blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit.

xi

ABSTRACT

The family is the nucleus of society. Without the family there would be no development,

prosperity and continuity of life. The influence of family extends to all spheres of life, including

the influence on the formation of gender roles among children aged 2-8 years. Families actively

play an important role in the socialization of gender roles in ways they organize the environment

for the child. Although we think of family as a "private" sphere, the family has never been a

world apart.

This paper aims to address the influence of the nucleus family, only couples living with

children, on the formation of the concept of gender roles for boys and girls aged 2-8 years and

their gender discrimination. Relied on the qualitative method, the author seeks to identify how

the parents with their behavior, involvement of each other in daily life activities and engagement

of children in the division of housework influence on the formation of gender roles. An analysis

of the different theories about the formation of gender roles in children and reliance on

international studies in this field of study are an important part of this paper.

The study findings are based on the views of couples who had children of both sexes, so

son and daughter.

At the end of the analysis, the author concluded that the nuclear family has a great

influence on the formation of gender roles among boys and girls aged 2-8 years. Men were seen

as more focused on the public sphere, while women on the private sphere. Impacts on the

formation of gender roles were seen in the difference in colors, toys and activities of boys or

girls.

Also, the paper offers a series of recommendations addressed to the family, society in

order to raise awareness on creating an environment that offers diversity and variety in

relationships where children are stimulated positively and free form their gender role.

Key words: nuclear family, sex, gender,gender role, gender discriminator

Page 13: Tema: Familja dhe rolet gjinore”doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/10/Doktorature.pdf · blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit.

1

KAPITULLI I : HYRJA

1.1 Hyrja

Familja moderne është ndërtuar pas një themeli të gjerë të mbështetjeve ekonomike dhe politike;

ajo mbështetet sot nga një infrastrukturë që përfshin financimin publik për rrugët, shkollat,

blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit. Vendi i punës dhe familja

janë thellësisht të ndërlidhura; “rroga familjare” organizon jetën familjare si dhe jetën

ekonomike, duke shprehur një pamje të idealizuar të asaj që familja është dhe duhet të jetë. Ky

komponent publik i sferës private është shpesh i padukshëm në debatet aktuale rreth familjes,

pjesërisht për shkak se ai është thellësisht i rrënjosur në zhvillimin tonë historik.

Edhe pse autoriteti atëror ishte ende thelbi i “familjes së rregulluar”, një moralitet i ri i

“individualizmit afektiv” çoi në një ideal të marrëdhënieve më të ngrohta dhe më intime

ndërmjet bashkëshortëve dhe bashkëshorteve dhe ndërmjet prindërve dhe fëmijëve. Në një “valë

të madhe të ndjenjave”, burrat dhe gratë u inkurajuan për t’u martuar mbi bazën e afeksionit të

përbashkët: martesa u konsiderua si “bashkimi i individëve” më tepër se sa “bashkimi i dy

familjeve”. Bashkëshortët u bënë më pak të vrazhdë për bashkëshortet e tyre – pati një rënie në

bashkëshortët që rrihnin gratë dhe burra që insistonin në “të drejtat” e tyre bashkëshortore – dhe

prindër më pak të ashpër ndaj fëmijëve të tyre.

Studimi inicioi duke vështruar ngjarje të jetës së përditshme si dhe eksperiencave

personale. Familjet në mënyrë aktive luajnë një rol të rëndësishëm në socializimin e roleve

gjinore me mënyrat se si ato organizojnë mjedisin për fëmijën. Si çdo prind, mësues dhe

psikolog zhvillimor di që fëmijët meshkuj dhe femra bëhen “mashkullor” dhe “femëror”,

përkatësisht në një moshë shumë të hershme. Deri në moshën katër ose pesë vjeçare, për

shembull, vajzat dhe djemtë preferojnë në mënyrë tipike bashkëmoshatarët e të njëjtës gjini.

Përvetësimi i preferencave të përshtatshme seksuale, aftësive, atributeve të personalitetit,

sjelljeve dhe vetë-koncepteve referohet në mënyrë tipike brenda psikologjisë si tipizimi i seksit.

Ndikimi më i fuqishëm në zhvillimin e roleve gjinore duket se ndodh brenda familjes, me prindër

që transmetojnë, haptazi dhe fshehurazi besimet dhe qendrimet e tyre në lidhje me gjininë.

Revolucioni gjinor ofron një mundësi për çdo prind, që t’u mësojë fëmijëve që spektri i

maskilitetit dhe feminitetit nuk është vetëm atje jashtë në botë, por gjithashtu brenda secilit prej

nesh. Së paku, duke mësuar fëmijët tanë në lidhje me shtrirjen gjinore do t’i ndihmojmë ata të

Page 14: Tema: Familja dhe rolet gjinore”doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/10/Doktorature.pdf · blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit.

2

përqafojnë të gjitha pjesët e tyre; më së shumti do të parandalojmë izolimin depresiv që çon në

norma të larta të vetëvrasjeve në mesin e të rinjve transgjinor.

Studimi përdor metodën cilësore, si një nga metodat më efektive për të analizuar dhe

matur perceptimet e aktorëve kryesorë në formimin e rolit gjinor te fëmijët 2-8 vjeҫ, prindërit.

Kriteret e përzgjedhjes së kampionit bëjnë të mundur arritjen në gjetje, pasi familja është

sensitive dhe vetëm nëpërmjet metodës cilësore arrihej nivel i kënaqshëm studimi. Studimi është

shtrirë në qytetin e Tiranës, megjithatë kampioni i përzgjedhur i qëllimshëm në funksion të

qëllimit të studimit ofron larmishmëri, pasi vendet e origjinës së personave të intervistuar janë

nga qytete të ndryshme të Shqipërisë si: Vlorё, Shkodёr, Durrёs, Fier, Berat e Gjirokastёr.

Megjithatë, personat e intervistuar paraqesin vetveten, e për pasojë në formimin e

qëndrimeve të tyre ka ndikuar mënyra e rritjes. Pra, ҫiftet pasqyrojnë në jetesën e tyre format me

të cilën ato janë rritur, formuar dhe ҫfarë presin të realizojnë me fëmijët e tyre. Vazhdonin sërish

koncepte të karakteristikave tipike për një mashkulli apo femër, ndarje të përgjegjësive apo

detyrave, duke ia atribuar faktorëve të jashtëm dhe jo mosdëshirë për të ndryshuar.

Ajo që studimi synoi ishte paraqitja e situatës aktuale në perceptimet e familjes bërthamë

për formimin e rolit gjinor, por mbi të gjitha në dhënien e rekomandimeve në mënyrë që mjedisi

familjar të jetë i larmishëm në mënyrë që të lehtësojë formimin e rolit gjinor te fëmijët.

1.2 Konteksti dhe parashtrimi i problemit

Shoqëria shqiptare ka filluar të kuptojë dhe të pranojë se ardhja në jetë e një djali dhe një

vajzë nuk shoqërohet gjithmonë me karakteristikat që ata presin. Për pasojë, ata gjithashtu

kuptojnë se mjedisi ku fëmijët rriten, ndikon në formimin e konceptit të të qenurit djalë apo

vajzë. Kështu, seksi i referohet statusit biologjik të të qenit mashkull dhe femër, gjinia i referohet

kuptimeve që shoqëritë dhe individët i japin të qenit mashkull apo femër, roli gjinor i referohet

pritshmërive shoqërore për sjelljen e përshtatshme femërore dhe mashkullore, identiteti gjinor i

referohet se si një person e percepton veten psikologjikisht si mashkull ose femër.

Në moshën 3 vjeçare, fëmijët e dinë nëse ata janë mashkull apo femër. Zhvillimi i rolit

gjinor fillon në lindje. Fëmijët janë të ekspozuar ndaj shumë faktorëve, të cilët ndikojnë në

qëndrimet e tyre dhe sjelljen në lidhje me rolet gjinore. Këto qëndrime dhe sjellje mësohen

zakonisht në shtëpi dhe më pas përforcohen nga bashkëmoshatarët e fëmijës, përvoja shkollore

Page 15: Tema: Familja dhe rolet gjinore”doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/10/Doktorature.pdf · blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit.

3

dhe mediat. Ndikimi më i fuqishëm në zhvillimin e roleve gjinore duket se ndodh brenda

familjes, me prindërit që transmetojnë, haptazi dhe fshehurazi, besimet e tyre rreth gjinisë.

Kjo fushë studimi ka ngjallur interes për mjaft studiues në vende të ndryshme të botës,

ndërkohë në Shqipëri mungojnë studime të tilla, ku si fokus kanë zhvillimin e rolit gjinor te

fëmijët e moshë 2-8 vjeҫ, parë nga këndvështrimi i prindërve të tyre. Madje mungesa e

informacionit të saktë të prindërve në lidhje me dallimet midis seksit, gjinisë dhe rolit gjinor

ndikon në mënyrë se si ata qasen ndaj fëmijëve, qasje kjo në perceptim, pritshmëri, qëndrim dhe

sjellje.

Disa studime të kryera në vende të ndryshme të botës tregojnë se gjetjet ilustrojnë

shumëdimensionin e gjinisë.

Studimet kanë arritur në përfundimin se në eksplorimin e kushteve themelore të modele

të familjes, rezultatet ishin në përputhje me studimet e mëparshme që tregonin se edukimi i

prindërve dhe të ardhurat e tyre ndikonin në qëndrimet e tyre kundrejt fëmijëve. Sa më shumë të

kalonin kohë prindërit aq më shumë ndihmonin ata fëmijët në lidhje me zhvillimin e rolit gjinor.

(Basow, 1980).

Sipas këtij studimi ishte mjaft e rëndësishme rritja e kohës së qëndrimit të babait me

fëmijët, qoftë ai djalë apo vajzë. Pra, influenca e babait në zhvillimin e rolit gjinor ishte më e

madhe se e nënës, aq më shumë nëse ai përfshihej rregullisht në ndihmesën enë punët e shtëpisë.

Sipas këtij studimi rezultoi se koha që prindërit kalojnë me fëmijët, të ardhurat

ekonomike dhe marrëdhënia midis tyre ndikon në formimin e rolit gjinor te fëmijët. Ndarja e

përgjegjësive familjare dhe përfshirja e babait në punët e shtëpisë, krijonte diversitetin e

nevojshëm dhe të domosdoshëm për formimin e rolit gjinor te fëmijët. Pra, ata do të jenë të aftë

dhe të lirë që të krijojnë vetë kuptimet sociale e psikologjike për seksin e tyre, pra të qënit

mashkull apo fëmër. (http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pmc/articles/PMC3270818/ )

Përsa i përket realitetit shqiptar mungojnë studimet e mirëfillta lidhur me ҫështjet e

trajtimit të influencës së familjes në formimin e rolit gjinor, në një moshë specifike 2-8 vjeҫ.

Kryesisht studimet i referohen ҫështjeve më të përgjithshme si: prindërimi, ҫështjet e edukimit,

kujdesi shëndetësor.

Page 16: Tema: Familja dhe rolet gjinore”doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/10/Doktorature.pdf · blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit.

4

Ky studim do të sjellë risi pasi mungojnë studime në shoqërinë shqiptare që fokusohen në

ҫështje sensitive brenda familjes siҫ është formimi i rolit gjinor. Shoqëria njeh mjaft mirë

konceptin e seksit, mashkull apo femër, duke anashkaluar mospërputhjen gjithmonë të seksit dhe

asaj që realisht personi ndien. Në fokus të studimit do të jenë ҫifte që jetojnë vetëm me fëmijët

dhe që kanë minimalisht një djalë dhe një vajzë, në mënyrë që perceptimet e tyre personale në

vetvete të jenë të krahasueshme.

Pse një studim në Shqipëri, e veҫanërisht në qytetin e Tiranës?

Është zgjedhur Shqipëria dhe Tirana, si kryeqytet i saj për disa arsye:

Së pari, mungojnë në Shqipëri studime në një nivel të tillë që të fokusohen në ҫështje

sensitive si influenca e familjes në formimin e rolit gjinor te fëmijët e moshës 2-8 vjeҫ. Si

shoqëri priremi të jemi të mbyllur, akoma besojnë në tipare mashkullore te djali dhe tipare

thellësisht femërore te vajzat.

Së dyti, Tirana është kryeqyteti i Shqipërisë e mendohet si vendi me mundësi më të

mëdha punësimi, jetesë më e mirë e më larg paragjykimeve e diskriminimeve në fusha nga më të

ndryshmet. Në qytete të tjera të Shqipërisë akoma vazhdon koncepti i jetesës në familje të

mëdha, e lidhur kjo dhe me pamundësi ekonomike. Në Tiranë gjithnjë e më shumë po jetojnë

vetëm me familjen bërthamë.

Megjithatë pavarësisht faktit që studimi është shtrirë në qytetin e Tiranës, sërish

kampioni është heterogjen, pasi vendet e origjinës së të intervistuarve janë: Vlorё, Shkodёr,

Durrёs, Fier, Berat e Gjirokastёr.

Së treti, të qenit nënë e dy fëmijëve përkatësisht, djalë dhe vajzë, më shtyu më shumë në

realizimin e këtij studimi. Të afërmit apo shoqëria, me mënyrën se si trajtonte djalin dhe vajzën,

me diferencimet në lodra për to (makina për djalin dhe kukulla për vajzën) apo me të dhuruarit e

veshjeve me ngjyra të njëjta (blu për djalin dhe rozë për vajzën) nga të gjithë. Ajo që kuptoja

ishte fakti se shoqëria priste sjellje të ndryshme nga djali dhe nga vajza.

Duke diskutuar dhe me ҫifte të tjera të cilët kishin këto pritshmëri, qëndrime apo që bënin

vërejtje kundrejt këtyre sjelljeve më mbajti gjallë interesin për të kryer një studim social në

përmasat e një niveli doktorature.

Page 17: Tema: Familja dhe rolet gjinore”doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/10/Doktorature.pdf · blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit.

5

1.3 Rëndësia e studimit

Ky studim ka një rëndësi të vecantë për shoqërinë shqiptare pasi me anë të këtij studimi do të

kuptojmë më nga afër se si familja ndikon në formimin e rolit gjinor që pastaj reflektohet në

shoqëri.

Shtysat fillestare për këtë studim kanë qënë eksperiencat e mia personale. Duke qënë nënë e dy

fëmijëve, një djali e një vajze, kam parë nga afër se si i diferencon shoqëria. Cdo anëtare i kësaj

shoqerie është produkt i mjedisit familjar.

Ky studim është i rëndësishëm për disa arsye:

Së pari, ky studim përbën një kontribut të rëndësishëm në analizën e ҫështjeve të familjes

si ҫështje mjaft sensitive. Familja bërthamë dhe influenca e saj në formimin e rolit gjinor te

fëmijët e moshës 2-8 vjeҫ. Studimi sjell risi për vetë faktin se mungojnë studime shkencore, të

cilat të masin në sajë të metodave empirike mënyrën se si reagon pjesa tjetër e shoqërisë

shqiptare kundrejt familjes në formimin e rolit gjinor te fëmijët e moshës 2-8 vjeҫ. Deri më tani,

nuk rezultojnë të zhvilluara në Shqipëri studime që kanë në fokus familjen në një kontekst

specifik, siç janë rolet gjinore.

Së dyti, ky studim me qasje metodologjike cilësore hedh bazat për zhvillimin e studimeve

të tjera të karakterit sasior për matje më specifike të treguesve të influencës së familjes në

formimin e rolit gjinor, si dhe përgjithësimin e gjetjeve në një linjë më të gjerë dhe më

përfshirëse.

Së treti, gjetjet e këtij studimi hedhin dritë në të kuptuarin e mjaft problematikave të

familjes, të cilat mund t’i shërbejnë shoqërisë, në ndihmë të krijimit të diversitetit në familje e

shoqëri. Roli gjinor influencohet nga reagimi i të tjerëve dhe rekomandimet kryesore janë në

funksion të nxitjes së të rriturve që të reagojnë pozitivisht dhe në mënyrë efektive nëse hasin

sjellje që nuk përkojnë me gjininë e që janë dëmtuese për fëmijët.

Page 18: Tema: Familja dhe rolet gjinore”doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/10/Doktorature.pdf · blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit.

6

Së katërti, ky studim mund t’i shërbejë politikbërësve si orientim në punën e tyre për

ndërmarrjen e politikave bashkëpunuese që të ndihmojnë në zbutjen e diferencave gjinore në

familje dhe shoqeri dhe në futjen e kurrikulave të përshtatshme në shkolla në dobi të socializimit

gjinor.

1.4 Qëllimi dhe objektivat e studimit

Studimi ka si qëllim të eksplorojë ndikimin e familjes bërthamë ne formimin e identitetit

gjinor te fëmijët e moshës 2-8 vjeҫ në shoqërinë shqiptare. Studimi është shtrirë në qytetin e

Tiranës, si një nga vendet ku të diskutuarit e ҫështjeve sensitive të familjes është më e thjeshtë

dhe më e prekshme për t’u realizuar.

Teoritë e ndryshme që janë përpjekur të shpjegojnë rolin gjinor në mjaft vende të botës

kanë faktuar në mënyrë empirike praninë e mjaft faktorëve me natyrë psikologjike, biologjike,

kognitive apo sjellore, që ndikojnë në formimin e rolit gjinor të fëmijëve. Synimi parësor i këtij

studimi, ka qenë: (i) të përcaktojë marrëdhëniet mes konstruksioneve (faktorëve shpjegues) të

përcaktuara në teoritë e zhvillimit të rolit gjinor, teoritë psikanalitike, teoritë e të mësuarit social,

teoritë biosociale, teoritë e zhvillimit kognitiv, teoritë e skemës gjinor rrethrolit gjinor; (ii) të

përcaktojë përmasën në të cilën këta faktorë shpjegojnë dhe parashikojnë sjelljen e fëmijëve në

raport me moshën e tyre, (iii) problematikat e sjelljes dhe qëndrimeve të familjes bërthamë në

krijimin e mjedisit familjar në të cilin fëmija zhvillon rolin e tij gjinor, (iv) të përcaktojë format

efektive të stimulimit të fëmijëve në krijimin e rolit gjinor në një mjedis të larmishëm familjar e

shoqëror.

Në këtë kontekst, objektivat që u shtruan në këtë studim janë:

1. Të eksplorohen perceptimet e ҫifteve lidhur me të kuptuarin e konceptit seks, gjini, rol

gjinor dhe diskriminim gjinor.

2. Të eksplorohen perceptimet e personave të intervistuar në lidhje me karakteristikat tipike

të një mashkulli apo femre.

3. Të eksplorohen perceptimet e ҫifteve në lidhje me ndarjen e përgjegjësive në familje.

Page 19: Tema: Familja dhe rolet gjinore”doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/10/Doktorature.pdf · blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit.

7

4. Të identifikohen rastet në të cilat ҫiftet kanë mbështetur bashkëshortin/bashkëshorten në

detyrat respektive familjare.

5. Të eksplorohen qëndrimet e prindërve në lidhje me veshjen dhe gjërat e nevojshme për

djalin/vajzën.

6. Të analizohen pritshmëritë e prindërve në lidhje me karakteristika e djalit/vajzës dhe

përfshirja e tyre në përgjegjësitë familjare.

7. Të analizohen format efektive të trajtimit të fëmijëve në lidhje me formimin e rolit gjinor

bazuar në gjininë e fëmijës.

1.5 Pyetjet kërkimore

Qëllimi i studimit është eksplorimi i ndikimit të familjes bërthamë në formimin e

identitetit gjinor te fëmijët e moshës 2-8 vjeҫ në shoqërinë shqiptare. Në bazë të qëllimit të

studimit u ngritën disa pyetje kërkimore kryesore, të cilat orientuan kryerjen e këtij studimi. Më

poshtë janë paraqitur këto pyetje kërkimore dhe baza teorike dhe empirike nga e cila ato kanë

lindur.

Së pari, teoritë që përpiqen të shpjegojnë dhe kuptojnë formimin e rolit gjinor te fëmijët

janë të shumta, që do të thotë që nuk ekziston një teori që të mirëpërcaktojë faktorët kryesore që

influencojnë në formimin e rolit gjinor te fëmijët e moshës 2-8 vjeҫ. Këto teori bëjnë së pari

dallimin midis kocepteve seks, gjini, rol gjinor dhe diskriminim gjinor. Sipas teorisë së zhvillimit

të rolit gjinor prindërit nxisin djemtë dhe vajzat e tyre të marrin pjesë në aktivitete në varësi të

seksit të tyre. Vajzat nxiten për të luajtur me kukulla dhe djemtë nxiten për të luajtur me makina

dhe futboll. (Basow, 1992). Në fillim të zhvillimit, prindërit ofrojnë përvoja që nxisin

këmbënguljen, eksplorimin dhe kontrollin emocional te djemtë. Nga ana tjetër ata nxisin

imitimin, varësinë dhe ndjeshmërinë emocionale te vajzat.

Sipas teorive psikanalitike zhvillimi i roleve gjinore ndodh gjatë stadit fallike ku fëmijët

identifikohen me prindin e tyre të të njëjtit seks (Shaffer, 2009). Kompleksi i Edipit ndodh te

Page 20: Tema: Familja dhe rolet gjinore”doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/10/Doktorature.pdf · blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit.

8

djemtë e moshës 3-6 vjeçare. Djemtë posedojnë ndjesi seksuale për nënat e tyre dhe si

rezultat nuk durojnë baballarët e tyre që shihen si rivali i tyre. Djali ka frikë se babai i tij do ta

gjejë dhe do ta kastrojë atë. Ai pastaj shtyp ndjenjat e tij për të ëmën dhe identifikohet me babain

e tij si një model i rolit të maskilitetit. Duke u identifikuar me babain e tij djali mëson se si të

veprojë si një burrë (Kaplan, 2000).

Në teorinë e të mësuarit social Albert Bandura (1977) thekson që sjellja mësohet

nga mjedisi përmes proҫesit të të mësuarit vëzhgimor. Teoria e skemës gjinore sugjeron që

fëmijët e vegjël ndikohen nga idetë e shoqërisë se çfarë do të thotë të jesh një mashkull ose një

femër në kulturën e tyre.

Pyetja kërkimore e ngritur mbi këtë objektiv është: si ndikon mënyra e të konceptuarit

të seks, gjini, rol gjinor dhe diskriminim gjinor të ҫifteve në sjelljen e tyre kundrejt fëmijëve?

Së dyti, të qenit mashkull apo femër në shoqërinë shqiptare shoqërohet me karakteristika

të diferencuara. Termi roli i gjinisë (ose stereotipi i rolit të seksit) i referohet një modeli ose

grumbulli sjelljesh që konsiderohen të përshtatshme për meshkujt ose femrat në një kulturë të

caktuar. (Unger, 2004) Në shumicën e shoqërive, për shembull roli i seksit mashkullor

karakterizohet nga tipare të tilla si lidershipi, pavarësia dhe agresiviteti, ndërsa ai femëror priret

të jetë më i mësuar, i varur dhe më i ndjeshëm, (Beal, 2005). Tipizimi i seksit është proҫesi me

anë të së cilit fëmijët zhvillojnë sjelljet dhe qëndrimet që çmohen të përshtatshme për gjininë e

tyre. Ky proҫes mendohet të përfshijë mekanizma biologjike, njohës dhe social. (Shaffer, 2009)

Pyetja kërkimore e ngritur mbi këtë objektiv është: si ndikon perceptimi dhe qëndrimi i

prindërve në lidhje me karaktersitika tipike të një gjinie të caktuar në formimin e rolit gjinor te

fëmijët e tyre?

Së treti, modelimi (si edhe shumë gjëra të tjera të karakterit të edukimit) fillon në shtëpi.

Fëmijët shohin nënën dhe babain të angazhuar në punët tradicionale sipas seksit ( për shembull

nënat duke gatuar dhe baballarët duke riparuar). Edhe në familjet ku këto dallime janë reduktuar

ose mënjanuar, shumica e fëmijëve janë të ekspozuar te fqinjët, të afërmit, shokët e shoqet e

klasës dhe të lagjes, sjelljet e të cilëve janë të përshtatura me stereotipet gjinore. Kështu pra

modelet e jetës reale të roleve tradicionale gjinore janë të shumta. Shumica e fëmijëve të vegjël

kalojnë një kohë më të gjatë me nënat e tyre sesa me baballarët. Ne mund të presim që nëna të

Page 21: Tema: Familja dhe rolet gjinore”doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/10/Doktorature.pdf · blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit.

9

jetë prindi kryesor përgjegjës për zhvillimin e roleve të gjinisë te fëmija. Studimet na tregojnë

megjithatë se baballarët mund të luajnë gjithashtu një pjesë të mirë në këtë proҫes. (Martyn D.

Barrett, Eithne Buchanan-Barrow, 2005)

Nënat dhe baballarët bashkëveprojnë në mënyra të ndryshme me djemtë dhe vajzat e tyre.

Baballarët duket se janë më shumë të angazhuar që fëmija i tyre mashkull të bëhet më

“mashkullor” dhe fëmija i tyre vajzë të bëhet më shumë “femërore”, ndërsa nënat i trajtojnë

fëmijët djalë ose vajzë në një mënyrë më të ngjashme me njëri tjetrin, (Barbara Newman. Philip

Newman, 2008)

Pyetja kërkimore e ngritur mbi këtë objektiv është: si ndikon ndarja e përgjegjësive në

familje në modelimin e sjelljes të fëmijët djalë/vajzë?

Së katërti, mbështjetja në familja është mjaft e rëndësishme në mbarëvajtjen e familjes.

Sa më marrëdhënie pozitive të kenë bashkëshortët, sa më mbështetës të jenë ata kundrejt njëri-

tjetrit, aq më efektiv dhe stimulues do të jetë mjedisi për zhvillimin e rolit gjinor të fëmijëve.

Fëmijët do të kuptojnë përgjegjësitë e n jë djali apo vajze duke vështruar sjelljen e prindërve.

Pyetja kërkimore e ngritur mbi këtë objektiv është: si ndikon mbështetja në detyrat

respektive familjare në krijimin e një mjedisi stimulues në formimin e rolit gjinor të djalit/vajzës?

Së pesti, prindërit përdorin terma mjaft të ndryshëm për të përshkruar djemtë e tyre të

vegjël (për shembull, “më të vendosur” “më të mirëorientuar”, “më të fuqishëm”) (Beere, 2002)

Shpesh menjëherë kur i sapolinduri mbërrin në shtëpi, shumë tipare të mjedisit të tyre bazohen

tërësisht në gjininë e tyre, si për shembull nëse rrobat e tyre janë rozë apo blu, nëse lodrat e tyre

janë kukulla apo makina, dhe nëse rrobat e tyre kanë zbukurime apo jo, (Beal, 2005). Emrat e

fëmijëve dhe mënyra e mbajtjes së flokëve do të jenë të tilla që, me siguri do t’i korrespondojnë

gjinisë së tyre.

Dallimet më të rëndësishme në trajtim përfshijnë mënyrën sesi prindërit bashkëpunojnë me

fëmijët. Djemtë marrin më shumë përkrahje për t’u zvarritur dhe për të ecur, si edhe për një

stimulim fizik, (Berk, 2013). Vajzat nga ana tjetër përjetojnë zakonisht një mjedis më të pasur

gjuhësor. Nënat u flasin më shumë vajzave, imitojnë të folurit më tepër dhe zakonisht mbajnë një

dozë të lartë shkëmbimesh zanore, (Beal, 2005). Më në fund kur prindërit bashkëpunojnë me

Page 22: Tema: Familja dhe rolet gjinore”doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/10/Doktorature.pdf · blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit.

10

foshnjat e tyre ka më shumë të ngjarë që ta përshtatin mënyrën e të luajturit dhe të zgjedhjes së

lodrave në varësi të seksit të fëmijës sesa në zgjedhjen e lodrave apo veprimtarive që

tradicionalisht janë parë si të seksit tjetër, (David Reed Shaffer, Teena Willoughby, Eileen

Wood, 2002).

Pyetja kërkimore e ngritur mbi këtë objektiv është: a ka diferencime në lidhje me veshjen

dhe gjërat e nevojshme të djalit/vajzës nga prindërit e tyre?

Së gjashti, prindërit me stimulimet që i bëjnë mjedisit të fëmijëve dhe mënyra se si sillen

me to duan të arrijnë në një objektiv të caktuar. Ata kanë pritshmëritë e tyre për sjelljen e

fëmijëve, duke menduar dhe për tiparet e trashëguara prej tyre. Në këtë këndvështrim tiparet e

djalit ndryshojnë nga ato të vajzës. Djali duhet të jetë i fortë, autoritar, të luajë me makina e të

përfshihet në lojra që kërkojnë forcë fizike. E kundërta ndodh me vajzën. Kjo e fundit duhet të

jetë emotive, e dashur, e qeshur, të luajë me kukulla e të luajë lojra të thjeshta; kryesisht në

drejtim të kujdesit për të tjerët e mjedisin familjar.

Pyetja kërkimore e ngritur mbi këtë objektiv është: si ndikojnë pritshmëritë e prindërve

në lidhje me karakteristikat që duhet të ketë djali/vajza dhe sa përfshihen ata në punët e

shtëpisë?

Së shtati, baraza gjinore përkufizohet jo vetëm në kuptimin e barazisë gjinore formale,

por edhe atë thelbësore materiale. Në ligjin “Për barazinë gjinore në shoqëri”, barazia gjinore

është përkufizuar si pjesëmarrje e barabartë e femrave dhe e meshkujve në të gjitha fushat e

jetës, pozita e barabartë ndërmjet tyre, mundësi e shanse të barabarta për të gëzuar të drejtat dhe

për të përmbushur detyrimet në shoqëri, duke përfituar njëlloj nga arritjet e zhvillimit te saj.

Në fillim të zhvillimit të fëmijëve, prindërit ofrojnë përvoja që nxisin këmbënguljen,

eksplorimin dhe kontrollin emocional te djemtë. Nga ana tjetër ata nxisin imitimin, varësinë dhe

ndjeshmërinë emocionale te vajzat. Të gjithë fëmijët kanë nevojë për mundësinë për të

eksploruar role të ndryshme gjinore dhe stile të ndryshme të lojës. Duhet të sigurohemi që

mjedisi i fëmijësreflekton diversitet në rolet gjinore dhe nxit mundësitë për të gjithë.

Pyetjet kërkimore që lidhen me këtë çështje fokusohen tek dy faktorë: (a) Si trajtohen dhe

rriten fëmijët djem krahasuar me vajzat nga prindërit? (b): Cilat do të jenë format efektive të

trajtimit të fëmijëve në lidhje me formimin e rolit gjinor bazuar në gjininë e fëmijës?

Page 23: Tema: Familja dhe rolet gjinore”doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/10/Doktorature.pdf · blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit.

11

1.6 Organizimi i studimit

Ky studim është organizuar në gjashtë kapituj përveç bibliografisë dhe shtojcave.

Nё kapitullin e parё “Hyrja” është paraqitur prezantimi i problemit dhe rëndësia e studimit,

qëllimi dhe objektivat e studimit, janë parashtruar pyetjet kërkimore, organizimi i tij si dhe

përkufizimi i koncepteve kryesore.

Kapitulli i dytë “ Shqyrtimi i Literatures” ku shqyrtohet literatura e shfrytëzuar është i

organizuar në disa pjesë. Në pjësën e parë fokusi kryesor është të kuptuarit e rolit gjinor bazuar

në teoritë përkatëse që e shpjegojnë atë, ku secila prej tyre ka një fokus të veҫantë. Teoritë

kryesore janë teoritë e zhvillimit të rolit gjinor, teoritë psikanalitike, teoritë e të mësuarit social,

teoritë biosociale, teoritë e zhvillimit kognitiv, teoritë e skemës gjinore rreth rolit gjinor. Në

pjesën e dytë të tij fokusi është në njohjen e fëmijës me të kuptuarin e tij të gjinisë. Gjithashtu,

një fazë e rëndësishme në të kuptuarin e rolit gjinor i kushtohet tipizimeve të seksit, pra ҫdo të

thotë djalë/vajzë. Në pjesën e tretë vazhdohet me dallimet e hershme seksuale midis gjinive të

ndryshme. Analiza në këtë stad mbështetet në ndryshimet që kanë djemtë dhe vajzat në periudha

të ndryshme të zhvillimit si: foshnjëria, periudha parashkollore dhe ajo shkollore. Në pjesën e

katërt pasqyrohet trajtimi i ndryshëm kundrejt vajzave dhe djemve nga familjarët dhe shoqëria në

tërësi. Pas kësaj, pasqyrohen ndikimet e prindërve meshkuj apo femra në formin e rolit gjinor të

fëmijëve. Gjithashtu në fokus janë dhe ndikimet që kanë prindërit me statusin e tyre

socioekonomik, përgjegjësitë familjare apo personale. Janë pasqyruar në këtë pjesë dhe raste

konkrete kombëtare dhe ndërkombëtare të zgjidhjeve që janë dhënë, shpesh pozitive, por dhe të

lëna pezull, me qëllim nevojshmërie për përmirësim. Këto analiza teorike janë konsideruar me

vlerë për diskutimin dhe interpretimin e gjetjeve të këtij studimi.

Nё kapitullin e tretё”Metodologjia” trajtohet metodologjia e përdorur nё studim, kampioni dhe

burimi i të dhënave, paraqitet mënyra e realizimit të studimit, mënyra e përpunimit dhe analizës

së të dhënave, si dhe kufizimet e studimit.

Page 24: Tema: Familja dhe rolet gjinore”doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/10/Doktorature.pdf · blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit.

12

Nё kapitullin e katërt “ Gjetjet e studimit” ku përshihen rezultatet e studimi, bëhet një përshkrim

i detajuar i gjetjeve të studimit në lidhje me secilin objektiv të studimit, i cili shoqërohet edhe me

analizat përkatëse mbi pyetjet kërkimore të ngritura në studim. Në këtë seksion bëhet analiza e të

dhënave cilësore të përftuara nga intervistat e thelluara gjysëm të strukturuara me ҫifte që kanë

fëmijë të dy gjinive dhe ndërmjet moshës 2-8 vjeҫ. Patjetër këto rezultatet mbështeten në

literaturën e rishikuar dhe ndihmesën në të kuptuarin e rolit gjinor te fëmijët.

Nё kapitullin e pestë “Diskutimi i gjetjeve” pёrfshihet krahasimi i gjetjeve tё studimit me pika tё

caktuara referimi, pyetjet kёrkimore dhe interpretimi i gjetjeve. Rezultatet e analizёs sё tё

dhёnave krahasohen me rezultatet e pёrftuara nga studiuesit e tjerё.

Nё kapitullin e gjashte “Perfundime dhe rekomandime” jepen përfundimet dhe sugjerime për

studime të mëtejshme në lidhje me problematikat e shqyrtuara.

Në seksionin “ Bibliografia” bëhet paraqitja e burimeve të përdorura në studim.

Në “Shtojcat” në fund të punimit përfshihen të dhëna të plota për instrumentin cilësor që është

përdorur në studim.

1.7 Përkufizime të koncepteve kryesore

Familje bërthamë – përfshin ҫiftin e bashkëshortëve, të cilët jetojnë së bashku me fëmijët

e tyre. Ata ndajnë me njëri-tjetrin përgjegjësitë familjare, kujdesin ndaj fëmijëve dhe të gjitha

detyrimet që vijnë nga bashkëjetesa e përbashkët.

Seksi - i referohet statusit biologjik të të qenit mashkull dhe femër, shpreh dallimet

biologjike midis meshkujve dhe femrave. Këto dallime janë universale, përcaktohen që në lindje,

nuk ndryshohen në mënyrë natyrale dhe lidhen me ndryshimet në organet seksuale dhe

funksionet riprodhuese midis meshkujve dhe femrave.

Gjinia - i referohet kuptimeve që shoqëritë dhe individët i japin të qenit mashkull apo

femër.

Roli gjinor- i referohet pritshmërive shoqërore për sjelljen e përshtatshme femërore dhe

mashkullore. Në moshën 3 vjeçare, fëmijët e dinë nëse ata janë mashkull apo femër. Ekspozimi i

Page 25: Tema: Familja dhe rolet gjinore”doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/10/Doktorature.pdf · blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit.

13

hershëm i fëmijës se çfarë do të thotë të jetë mashkull apo femër vjen nga prindërit. Fëmijët

përvetësojnë mesazhet e prindërve të tyre në lidhje me gjininë në një moshë të vogël, me

ndërgjegjësimin e dallimeve të rolit të seksit të të rriturit te fëmijët e moshës 2 vjeçare. (Lemish,

2010)

Identitet gjinor – është mënyra se si një person vet-identifikohet me një kategori gjinore,

si për shembull të jesh burrë ose grua, apo në disa raste asnjë prej tyre, i cili mund të jetë i

dallueshëm nga seksi biologjik. Identiteti gjinor është ndjenjë personale e një personi dhe përvojë

subjektive e gjinisë së tij. Kjo është përshkruar përgjithësisht kuptimi personal mbi të qënit një

burrë apo një grua, e përbërë kryesisht nga pranimi i anëtarësisë në një kategori të njerëzve:

mashkull ose femër.

Të gjitha shoqëritë kanë një grup të kategorive gjinore që mund të shërbejnë si bazë e formimit të

një identiteti social në raport me anëtarët e tjerë të shoqërisë. Në shumicën e shoqërive, ekziston

një ndarje bazë ndërmjet atributeve gjinore të caktuara për meshkujt dhe femrat. Në të gjitha

shoqëritë, megjithatë, disa individë nuk identifikohen me disa (ose të gjitha) nga aspektet gjinore

të cilat janë caktuar për seksin e tyre biologjik. (Paisley Currah, Richard M. Juang, Shannon

Minte, 2006)

Diskriminimi gjinor - i referohet çdo dallimi, përjashtimi ose kufizimi në baze gjinie

(seksi), që dëmton ose zhvlerëson ushtrimin e të drejtave të njeriut në fushat politike,

ekonomike, shoqerore, kulturore dhe civile. Kur ne i referohemi një dallimi seksual, thjesht

themi se mashkulli ose femra ndryshojnë në një karakteristikë të veçantë, e cila është duke u

diskutuar në ҫast: dhe ne nuk duam të nënkuptojmë ndonjë gjë rreth origjinës biologjike ose

mjedisore të këtij dallimi. Termi roli i gjinisë (ose stereotipi i rolit të seksit) i referohet një

modeli ose grumbulli sjelljesh që konsiderohen të përshtatshme për meshkujt ose femrat në një

kulturë të caktuar, (Shaffer, 2009). Në shumicën e shoqërive, për shembull roli i seksit

mashkullor karakterizohet nga tipare të tilla si lidershipi, pavarësia dhe agresiviteti, ndërsa ai

femëror priret të jetë më i mësuar, i varur dhe mëi ndjeshëm, (Martyn D. Barrett, Eithne

Buchanan-Barrow, 2005).

Page 26: Tema: Familja dhe rolet gjinore”doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/10/Doktorature.pdf · blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit.

14

KAPITULLI II: SHQYRTIMI I LITERATURËS

2.1 Konceptet seks, gjini, rol gjinor, tipizimi seksual

Në shoqërinë perëndimore si edhe në shumicën e kulturave të tjera në të gjithë botën,

burrat dhe gratë e rritura ndryshojnë në një numër mënyrash – në paraqitjen fizike dhe veshje,

mënyrat e sjelljes, preferencat në punësim, talente dhe aftësi të tjera të veçanta. Cili është burimi

i këtyre karakteristikave të lidhura me seksin dhe si lindin ato?

Deri në vitin 1960 shumica e psikologëve besonin se pasi kishte ardhur në këtë botë një

foshnjë ndiqte një rrugë zhvillimi rutinë, e cila ishte e përcaktuar sipas seksit nëse ishte femër

ose mashkull. Shumica e dallimeve seksuale të sjelljeve besohej se i kishin rrënjët të lindura, në

faktorët biologjike dhe se mjedisi luante një rol të vogël.

Ngritja e Lëvizjes së Femrave në SHBA gjatë fundit të viteve ’60 pati efekt të

rëndësishëm mbi mendimin shkencor rreth kësaj çështjeje. Një numër i madh pengesash që

ekzistonin për gratë u sfiduan dhe në të njëjtën mënyrë u sfiduan edhe shumë ide shkencore në

lidhje me rolin e seksit dhe sjelljes. Disa studiues filluan të ngrinin pikëpyetjen nëse shumë

dallime të seksit që gjenden në kulturat tona ishin me të vërtetë produkt i paevitueshëm i

biologjisë. Ndoshta në vend të saj ato janë pjesërisht ose edhe tërësisht të krijuara nga mjedisi

social. Ky këndvështrim i ri rezultoi në një shpërthim të kërkimeve studimore gjatë viteve 1970.

Studimi i cili vazhdon edhe në kohën tonë ka rishqyrtuar shumë besime të kaluara dhe pohime

rreth dallimeve që lidhen me seksin. (Lewis, 2009)

Konceptet seks dhe gjini janë përdorur në mënyrë alternative për t’iu referuar përkatësisë

biologjike mashkullore ose femërore të individit. Proҫesi biologjik përmes të cilit shfaqen këto

dallime fizike quhen dallime seksuale. Kur ne i referohemi një dallimi seksual, thjesht themi se

mashkulli ose femra ndryshojnë në një karakteristikë të veçantë, e cila është duke u diskutuar në

ҫast: dhe ne nuk duam të nënkuptojmë ndonjë gjë rreth origjinës biologjike ose mjedisore të këtij

dallimi. (Sonderegger, 1998) Termi rol gjinor (ose stereotipi i rolit të seksit)i referohet një

modeli ose grumbulli sjelljesh që konsiderohen të përshtatshme për meshkujt ose femrat në një

kulturë të caktuar, (Hilde Coffe, Catherine Bolzendahl, 2013) Në shumicën e shoqërive, për

shembull roli i seksit mashkullor karakterizohet nga tipare të tilla si lidershipi, pavarësia dhe

Page 27: Tema: Familja dhe rolet gjinore”doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/10/Doktorature.pdf · blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit.

15

agresiviteti, ndërsa ai femëror priret të jetë mëi mësuar, i varur dhe më i ndjeshëm. (Christine

Skelton, Becky Francis, Lisa Smulyan, 2006)

Tipizimi i seksit është proҫesi me anë të së cilit fëmijët zhvillojnë sjelljet dhe qëndrimet

që çmohen të përshtatshme për gjininë e tyre. Ky proҫes mendohet të përfshijë mekanizma

biologjike, njohës dhe social, (Patterson, 2001).

2.2 Teoritë e zhvillimit të rolit gjinor

Për të kuptuar zhvillimin e rolit gjinor është e rëndësishme të dimë dallimin ndërmjet disa

koncepteve. Kështu, seksi i referohet statusit biologjik të të qenit mashkull dhe femër, gjinia i

referohet kuptimeve që shoqëritë dhe individët i japin të qenit mashkull apo femër, roli gjinor i

referohet pritshmërive shoqërore për sjelljen e përshtatshme femërore dhe mashkullore, ndërsa

identiteti gjinor i referohet se si një person e percepton veten psikologjikisht si mashkull ose

femër.

Në moshën 3 vjeçare, fëmijët e dinë nëse ata janë mashkull apo femër. Zhvillimi i rolit

gjinor fillon në lindje. Fëmijët janë të ekspozuar ndaj shumë faktorëve të cilët ndikojnë në

qëndrimet e tyre dhe sjelljen në lidhje me rolet gjinore. Këto qëndrime dhe sjellje mësohen

zakonisht në shtëpi dhe më pas përforcohen nga bashkëmoshatarët e fëmijës, përvoja shkollore

dhe mediat. Ndikimi më i fuqishëm në zhvillimin e roleve gjinore duket se ndodh brenda

familjes, me prindërit që transmetojnë, haptazi dhe fshehurazi, besimet e tyre rreth gjinisë.

2.2.1 Teoria Psikoanalitike e Frojdit

Sipas Frojdit zhvillimi i roleve gjinore ndodh gjatë stadit fallik ku fëmijët identifikohen

me prindin e tyre të të njëjtit seks (David Reed Shaffer, Teena Willoughby, Eileen Wood, 2002).

Kompleksi i Edipit ndodh te djemtë e moshës 3-6 vjeçare. Djemtë posedojnë ndjesi

seksuale për nënat e tyre dhe si rezultat nuk durojnë baballarët e tyre që shihen si rivali i tyre.

Djali ka frikë se babai i tij do ta gjejë dhe do ta kastrojë atë. Ai pastaj shtyp ndjenjat e tij për të

ëmën dhe identifikohet me babain e tij si një model i rolit të maskilitetit. Duke u identifikuar me

babain e tij djali mëson se si të veprojë si një burrë ( (Kaplan, 2000).

Page 28: Tema: Familja dhe rolet gjinore”doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/10/Doktorature.pdf · blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit.

16

Kjo është një mënyrë unike për të interpretuar zhvillimin e rolit gjinor te djemtë. Është e

rëndësishme të theksohet se kjo teori bazohet në një dramë nga Sofokliu. Mbretit Laius iu tha

nga orakulli që fëmija i tij do ta vriste atë dhe do të martohej me gruan e tij kështu që kur Edipi

lindi, mbreti urdhëroi një bari për ta vrarë atë. Bariu nuk mundi ta bënte këtë dhe në vend të

kësaj e vendosi atë në kujdesin e një tjetër mbreti dhe mbretëreshe ku Edipi u rrit si një princ.

Ai vizitoi orakullin, i cili i tregoi për fatin e tij dhe për ta shmangur këtë ai u largua. Në

udhëtimin e tij ai takohet me mbretin Laius, ata grinden dhe Edipi e vret atë. Ai pastaj takohet

me Sfinksin, një krijesë që u tregon udhëtarëve një gjeagjëzë dhe në qoftë se ata nuk mund të

përgjigjen saktë ajo i vret ato. Edipi e zgjidhi atë dhe sfinksi vrau veten. Nga mirënjohja qyteti i

dha Edipit Jokastën (nënën e tij të vërtetë) për t’u martuar. Ata patën dy djem dhe dy vajza.

Përfundimisht Edipi zbulon se çfarë ka bërë dhe nxjerr sytë jashtë. Ky akt është interpretuar nga

Frojdi si ekuivalent me kastrimin. Eksperienca personale e Frojdit e lidhur me këtë dramë dhe si

pasojë ai e bazoi teorinë e tij në të. Shumë njerëz besojnë që kjo nuk mund të përgjithësohet për

çdo djalë (Signorella, 1997).

Vajzat vuajnë nga kompleksi i Elektrës. Vajzat janë fillimisht të lidhura seksualisht me

nënat e tyre. Megjithatë kur vajzat kuptojnë që nuk kanë një penis ato fajësojnë nënat e tyre dhe

e zhvendosin afeksionin e tyre drejt baballarëve të tyre. Për të tërhequr baballarët e tyre vajzat

shohin nënat e tyre si modele dhe zhvillojnë atributet femërore (Kaplan, 2000).

Në moshën 3-5 vjeçare, fëmijët ndihen seksualisht të tërhequr nga prindi i tyre i të njëjtit

seks. Në moshën 5-6 vjeçare, fëmijët ndihen fajtor dhe në ankth mbi tërheqjen e tyre. Lidhja me

prindin e të njëjtit seks është vendimtare për shëndetin mendor afatgjatë dhe seksualitetin.

Kjo teori është kritikuar gjerësisht pasi nuk ka shumë prova për ta mbështetur atë. Një argument

është që fëmijët 4-6 vjeç nuk e njohin dallimin ndërmjet organeve gjenitale mashkullore dhe

femërore. Studimi tregon që djemtë formojnë lidhje më të forta me baballarët që përshkruhen si

të ngrohtë në vend të baballarëve që ishin kërcënues. Kjo vë në pyetje nëse djemtë identifikohen

me baballarët e tyre nga frika e kastrimit. (Shaffer, 2009)

2.2.2 Teoria e të Mësuarit Social

Në teorinë e të mësuarit social Albert Bandura (1977) thekson që sjellja mësohet nga

mjedisi përmes proҫesit të të mësuarit vëzhgimor. Albert Bandura thekson që zhvillimi i rolit

Page 29: Tema: Familja dhe rolet gjinore”doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/10/Doktorature.pdf · blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit.

17

gjinor fitohet në dy mënyra. Së pari, fëmijët shpërblehen dhe si pasojë nxiten të sillen në një

mënyrë të përshtatshme gjinore dhe ndëshkohen për sjelljet devijante. Së dyti, fëmijët vëzhgojnë

dhe imitojnë qëndrimet dhe sjelljet e modeleve të të njëjtit seks. Fëmijët vëzhgojnë sjelljet dhe

pasojat e modeleve të rolit si: prindërit, motrat dhe vëllezërit, mësuesit dhe njerëzit e famshëm,

që rezultojnë në të mësuarit nga fëmijët të normave dhe pritshmërive sociale duke përfshirë

sjelljen e përshtatshme gjinore. Në moshën 5-7 vjeçare fëmijët kuptojnë që gjinia e tyre është një

pjesë e përhershme e personaliteteve të tyre dhe bëhen më të kujdesshëm ndaj modeleve të rolit,

veçanërisht modeleve që janë të të njëjtit seks me to.

Bandura (1977) beson që njerëzit janë përpunues aktiv të informacioneve dhe mendojnë

rreth marrëdhënies ndërmjet sjelljes së tyre dhe pasojave të saj. Të mësuarit vëzhgimor nuk

mund të ndodh përveç nëse proceset kognitive kanë qënë në punë. Individët që vëzhgohen quhen

modele. Në shoqëri, fëmijët rrethohen nga shumë modele me ndikim, si prindërit brenda

familjes, karakteret në TV e fëmijëve, miqtë brenda grupit të bashkëmoshatarëve të tyre dhe

mësuesit në shkollë. Këto modele ofrojnë shembuj të sjelljeve për t’u vëzhguar dhe imituar, p.sh.

mashkullore dhe femërore, pro dhe anti-sociale etj. Fëmijët i kushtojnë vëmendje disa prej këtyre

njerëzve (modeleve) dhe dëshifrojnë sjelljen e tyre. Më vonë ata mund të imitojnë (d.m.th

kopjojnë) sjelljen që ata kanë vëzhguar. Ata mund ta bëjnë këtë pavarësisht nëse sjellja është “e

përshtatshme për gjininë” ose jo, por ka një sërë proҫesesh që e bëjnë më të mundshme që një

fëmijë të riprodhojë sjelljen që shoqëria e tij e mendon të përshtatshme për seksin e tij.

Së pari, fëmija ka më shumë mundësi të ndjekë dhe imitojë ato njerëz që i perception si të

ngjashëm me veten. Si pasojë, ka më shumë mundësi të imitojë sjelljen e modeluar nga njerëz të

të njëjtit seks.

Së dyti, njerëzit rreth fëmijës do t’i përgjigjen sjelljes që ai imiton me përforcim ose

ndëshkim. Nëse një fëmijë imiton një sjellje të modelit dhe pasojat janë shpërblyese, fëmija ka

mundësi të vazhdojë të shfaqë sjelljen. Nëse prindi sheh një vajzë të vogël që ngushëllon

kukullën e saj dhe i thotë “sa vajzë e mirë je”, kjo është shpërblyese për fëmijën dhe krijon më

shumë mundësi që ajo të përsërisë sjelljen. Sjellja e saj është përforcuar.

Përforcimi mund të jetë i jashtëm ose i brendshëm dhe mund të jetë pozitiv ose negativ.

Nëse një fëmijë dëshiron miratim nga prindërit ose bashkëmoshatarët, ky miratim është një

përforcim i jashtëm, por të ndjerit i lumtur për miratimin është një përforcim i brendshëm. Një

Page 30: Tema: Familja dhe rolet gjinore”doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/10/Doktorature.pdf · blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit.

18

fëmijë do të sillet në një mënyrë që beson se do të fitojë miratimin për shkak se e dëshiron

miratimin.

Përforcimi pozitiv (ose negativ) do të ketë pak impakt nëse përforcimi i ofruar së jashtmi nuk

përkon me nevojat e individit. Përforcimi mund të jetë pozitiv ose negativ, por faktor i

rëndësishëm është që ai do të çojë zakonisht në një ndryshim në sjelljen e personit.

Së treti, fëmija do të marrë gjithashtu parasysh çfarë ndodh me njerëzit e tjerë kur

vendos nëse do të kopjojë veprimet e dikujt apo jo. Ky njihet si përforcimi i deleguar. Kjo ka të

bëjë me atashimin me modelet specifike që posedojnë cilësi që shihen si shpërblyese. Fëmijët do

të kenë një sërë modelesh me të cilat ata identifikohen. Këto mund të jenë njerëzit në botën e tyre

të menjëhershme, si prindërit ose motrat dhe vëllezërit më të mëdhenj, ose mund të jenë

karaktere të trilluara apo njerëz në media. Motivimi për t‘u identifikuar me një model të veçantë

është që ata kanë një cilësi që individi dëshiron të zotërojë.

Identifikimi ndodh me një person tjetër (modeli) dhe përfshin marrjen (ose përvetësimin)

e sjelljeve të vëzhguara, vlerave, besimeve dhe qëndrimeve të personit me të cilin ju

identifikoheni. Termi identifikim siç përdoret nga Teoria e të Mësuarit Social është i ngjashëm

me termin frojdian të lidhur me kompleksin e Edipit. Për shembull, ato përfshijnë internalizimin

ose përvetësimin e sjelljes së personit tjetër. Megjithatë, gjatë kompleksit të Edipit fëmija mund

të identifikohet vetëm me prindin e të njëjtit seks, ndërsa me Teorinë e të Mësuarit Social personi

(fëmija ose i rrituri) mund të identifikohet në mënyrë potenciale me çdo person tjetër.

Identifikimi është i ndryshëm me imitimin meqë ai mund të përfshijë një sërë sjelljesh që

përvetësohen, ndërsa imitimi zakonisht përfshin kopjimin e një sjelljeje të vetme.

2.2.3 Teoria Biosociale

Nuk ka asnjë qasje biologjike reale në lidhje me zhvillimin e rolit gjinor, por ka tre

faktorë që janë të rëndësishëm. 1- Meshkujt çlirojnë një hormon testosteron dhe femrat çlirojnë

estrogjen. 2- Femrat kanë një sistem nervor qëndror dhe formim kockash më të avancuar. 3-

Kromozomi Y te meshkujt përmban më pak gene se sa kromozomi X. Këto faktorë influencojnë

zhvillimin e gjinisë së fëmijëve (Kaplan, 2000).

Teoricienët e sjelljes pretendojnë që diferencat ndërmjet meshkujve dhe femrave janë për

shkak të sjelljeve të mësuara. Që në lindje vajzat dhe djemtë trajtohen në mënyrë të ndryshme.

Page 31: Tema: Familja dhe rolet gjinore”doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/10/Doktorature.pdf · blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit.

19

Për shembull ngjyrat e ndryshme lidhen me gjinitë e ndryshme. Në mënyrë interesante ka patur

një ndërrim vendesh që kur bluja shihej si delikate dhe me shije të hollë dhe si pasojë lidhej me

vajzat dhe roza është parë si një ngjyrë e fortë dhe më shumë mashkullore (M, 1974)

Djemtë përgjithësisht inkurajohen të marrin pjesë në aktivitete motorike dhe i jepet më

shumë liri. Vajzat marrin më shumë afeksion dhe ndihmë kur kërkohet. Zhvillimi i fëmijëve

udhëhiqet duke vëzhguar modelet dhe duke i imituar ato (Kaplan, 2000). Shkencëtarët social

përdorin reklamat për të studiuar stereotipizimin gjinor në media dhe fatkeqësisht rolet femërore

janë përkufizuar ngushtësisht. (Martyn D. Barrett, Eithne Buchanan-Barrow, 2005)

Teoritë biologjike dhe sociale duken të paplota prandaj është më e dobishme të shihni një

kombinim të të dyjave. Një teori biosociale është më e saktë në përshkrimin e zhvillimit të

identitetit të rolit gjinor.

Sipas Money dhe Ebrhardts ka disa episode ose ngjarje kritike që do të ndikojnë në

preferencat e një individi për një rol të gjinisë mashkullore ose femërore. I pari është gjatë

konceptimit kur femrat marrin dy kromozome X dhe meshkujt marrin një kromozom X dhe një

kromozom Y. Testet e testosteronit të embrionit mashkullor dhe substancës ndaluese milleriane

që ndalon organet femërore nga zhvillimi. Tre deri në katër muaj pas konceptimit testosteroni te

meshkujt çon në zhvillimin e penisit dhe skrotumit. Te femrat mungesa e testosteronit çon në

zhvillimin e labias dhe klitorit.

Ndryshimet ndodhin gjithashtu në tru dhe sistem nervor për shembull tek meshkujt truri

do të udhëzohet të mos sekretojë hormone në një model ciklik për të shmangur ciklet menstruale

në pubertet. Sapo fëmija lind faktorët social influencojnë zhvillimin e identitetit të rolit gjinor.

Në pubertet ka një sasi të madhe hormonesh të çliruara që stimulojnë rritjen e sistemit

riprodhues, çojnë në shfaqjen e karakteristikave seksuale sekondare dhe zhvillimin e nxitjeve

seksuale. Kjo kombinohet me një vetkoncept të individit si mashkull ose femër për të zhvilluar

një identitet të rolit gjinor dhe preferencat e rolit gjinor (Shaffer, 2009).

Meshkujt janë më agresiv krahasuar me femrat që mund t’i atribuohet hormonit

testosteron. Kjo është një provë për pikëpamjen biologjike meqë ka predispozita të caktuara për

sekse të ndryshme që veprojnë në mënyra të ndryshme. Megjithatë shoqëria gjithashtu luan një

rol meqë ndryshimet seksuale që ndodhin para 18 muajsh çojnë në më pak probleme rregullimi

për shkak të më pak tipizimi gjinie të seksit origjinal (Shaffer, 2009).

Page 32: Tema: Familja dhe rolet gjinore”doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/10/Doktorature.pdf · blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit.

20

2.2.4 Teoria e Zhvillimit Kognitiv e Kohlberg

Kjo teori trajton problemin e teorisë së të mësuarit social duke përcaktuar se fëmijët

socializohen në mënyrë aktive duke kërkuar për modele të të njëjtit seks për të marrë

informacionet e përshtatshme për gjininë. Kohlberg (1966) parashtron një teori faze të zhvillimit

gjinor. Teoria e tij propozon që të kuptuarit e fëmijës të gjinisë kalon në disa faza. Në secilën

fazë të mëvonshme, fëmija mendon në mënyra karakteristike rreth gjinisë. Kur fëmija lëviz

përmes fazave të kuptuarit e tij rreth gjinisë bëhet më kompleks.

Faza e parë është identiteti gjinor, që zakonisht arrihet në moshën 2 vjeçare. Në këtë fazë

fëmija është i aftë të emërtojë saktë seksin e tij. Faza e dytë është qëndrueshmëria gjinore, që

zakonisht arrihet në moshën 4 vjeçare. Në këtë fazë fëmija kupton që gjinia mbetet e njëjtë gjatë

gjithë kohës. Megjithatë, të kuptuarit e tij influencohet shumë nga tiparet e jashtme si flokët dhe

veshja. Një djalë në këtë fazë mund të thotë që nëse ai do të vishte një fustan ai do të ishte një

vajzë. Në moshën tre vjeçare, qëndrueshmëria gjinore, fëmija fillon të kuptojë që gjinia është e

pavarur nga tiparet e jashtme. Kjo fazë arrihet zakonisht në moshën 7 vjeçare.

Teoria e Kohlberg sugjeron që zhvillimi gjinor drejtohet kryesisht nga pjekuria. Që do të

thotë, faza në të cilën fëmija është vendos se si ai përpunon informacionet rreth gjinisë derisa ata

arrijnë qëndrueshmërinë gjinore. Një pikëpamje alternative, teoria e skemës gjinore sugjeron që

fëmijët luajnë një rol më aktiv në zhvillimin e gjinisë së tyre në një moshë të hershme. Në

psikologjinë kognitive, një skemë është një strukturë kognitive që përdoret për të organizuar

informacionet rreth një lloji të veçantë të objektit, personit ose situatës. Njerëzit kuptojnë

informacionet e reja duke i koordinuar ato me skemat që kanë prodhuar nga eksperienca e kaluar.

Teoria e skemës gjinore sugjeron që zhvillimi gjinor i fëmijës reflekton kompleksitetin në

rritje të skemave që zhvillon rreth maskulitetit dhe feminitetit. Nga mosha dy vjeçare fëmija

është i aftë të emërtojë veten dhe të tjerët si femra ose meshkuj. Kjo reflekton zhvillimin e një

skeme gjinore bazë. Fëmija fillon pastaj të kërkojë informacione nga mjedisi i tij me qëllim për

të rritur të kuptuarit e tij të maskulitetit dhe feminitetit dhe si pasojë të drejtojë sjelljen e tij.

Fëmija identifikon aktivitetet dhe objektet e lidhura me gjininë e tij dhe fillon të injorojë ose

refuzojë ato që nuk përshtaten me këtë. Në këtë fazë të hershme të kuptuarit e gjinisë së tyre

është i thjeshtë dhe mjaft i ngurtë dhe kjo reflektohet në sjelljen e tyre (p.sh. një vajzë tre vjeçare

mund të refuzojë çdo objekt që nuk është rozë). Meqë skemat e tyre rriten në kompleksitet,

Page 33: Tema: Familja dhe rolet gjinore”doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/10/Doktorature.pdf · blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit.

21

megjithatë, fëmija bëhet më i mirë në ballafaqimin me dykuptimsitë dhe idetë e tyre rreth çfarë

është e pranueshme ose e përshtatshme fillojnë të pushojnë disi.

2.2.5 Teoria e Skemës Gjinore

Carol Martin dhe Charise Halverson i shohin fëmijët si shumë të motivuar për të marrë

interesat, vlerat dhe sjelljet që janë në pajtim me vetë imazhin e tyre si një djalë ose vajzë që

fillon në moshën 3 vjeçare. Ky informacion përfshihet në një skemë gjinore. Skemat mund të

përmbajnë thjesht objekte, sjellje dhe role specifike gjinore. Fëmijët ndërtojnë gjithashtu skemën

e seksit të tyre që përmban informacione që ndihmojnë të kryejnë sjellje në përputhje me gjininë.

Këto skema ndihmojnë të përpunohen informacionet sociale. Në moshën 7 vjeçare fëmijët

zhvillojnë njohuri dhe preferenca të forta të stereotipit. (Shaffer, 2009)

Teoria e skemës gjinore sugjeron që fëmijët e vegjël ndikohen nga idetë e shoqërisë se

çfarë do të thotë të jesh një mashkull ose një femër në kulturën e tyre. Mësoni rreth teorisë së

skemës gjinore, skemave gjinore dhe se si ato ndikojnë zhvillimin e fëmijërisë në këtë leksion.

Teoria e skemës gjinore është zhvilluar së pari nga Sandra Bem në 1981 dhe më vonë është

zgjeruar nga Carol Martin dhe Charles Halverson në 1983. Sipas teorisë së skemës gjinore, sapo

fëmijët formojnë një identitet gjinor bazë ata fillojnë të zhvillojnë skemat gjinore. Skemat gjinore

bazohen në ndërveprimet e fëmijëve dhe vëzhgimet e të tjerëve, mjedisin e tyre dhe kulturën.

Këto skema gjinore përdoren për të organizuar dhe drejtuar sjelljen e fëmijës bazuar në normat

dhe pritshmëritë gjinore të shoqërisë së tij ose saj të lidhura me gjininë e fëmijës.

2.2.5.1 Çfarë janë Skemat Gjinore?

Një skemë gjinore mund të mendohet si një set i organizuar i besimeve të lidhura me

gjininë që ndikojnë sjelljen. Skemat gjinore formohen si rezultat i vëzhgimit të fëmijëve se si

shoqëria e përcakton çfarë do të thotë të jesh mashkull dhe femër në kulturën e tij ose saj.

Skemat gjinore ndihmojnë të përcaktohet se çfarë fëmija ndjek, se si fëmija interpreton botën dhe

çfarë fëmija kujton rreth eksperiencave të tij ose saj. Me fjalë të tjera, skemat gjinore organizojnë

eksperiencat e fëmijës duke siguruar një mjet për fëmijën për t’i dhënë kuptim informacioneve të

reja sociale. Për shembull, një djalë gjashtë vjeçar mund të ketë një skemë që përmban

Page 34: Tema: Familja dhe rolet gjinore”doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/10/Doktorature.pdf · blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit.

22

informacione rreth cilat lloje veshjesh janë për vajzat dhe cilat lloje veshjesh janë për djemtë.

Meqë fustanet janë për vajza, djali do të refuzojë ta veshë atë nëse i paraqitet mundësia.

Sipas teorisë së skemës gjinore, fëmijët fillojnë duke zhvilluar një koncept të thjeshtë të

çfarë dallon një mashkull nga një femër. Fëmijët mësojnë së pari gjininë e tyre në moshën dy dhe

tre vjeçare. Më pas, ata mësojnë çfarë do të thotë të jesh një mashkull ose një femër në shoqërinë

e tyre. Sapo fëmija kupton se çfarë do të thotë të jesh një mashkull ose një femër, ai ose ajo

kërkon në mënyrë aktive informacione në lidhje me rolet dhe tiparet gjinore të përshtatshme. Më

pas, fëmija përpiqet të shfaqë sjelljen e përshtatshme gjinore. Fëmijët marrin çdo gjë që ata

vëzhgojnë te meshkujt dhe femrat dhe i organizojnë ato rreth skemës së tyre gjinore.

2.3 Modelet e zhvillimit të njohjes

Trajtimi i njohjes mbi zhvillimin e rolit të seksit përqendrohet mbi aftësitë e fëmijës për

të kuptuar konceptet e mashkullit dhe të femrës dhe në identifikimin e njërit prej tyre. Theksi

vihet gjithnjë e më tepër në njohuritë e fëmijës mbi gjininë dhe rolin e saj dhe në mënyrën si

përkthehen këto njohuri në sjelljet e zakonshme që ne shohim në sekset e ndryshme, (Meltzoff,

1999).

Të dhënat e hershme të zhvillimit të njohjes mbi këtë proҫes janë të bazuara mbi një

model me tre stade zhvillimi. Së pari, fëmija zhvillon identitetin e gjinisë – aftësinë për të

kategorizuar vetveten si mashkull ose femër. Ky vetklasifikim ndiqet nga emergjenca e

stabilitetit të gjinisë – një ndërgjegjësim që të gjithë djemtë rriten për t’u bërë burra dhe të gjitha

vajzat rriten për t’u bërë gra. Në fund fëmijët zhvillojnë vazhdimësinë e gjinisë – njohja se gjinia

e një personi është e përhershme dhe nuk mund të ndryshohet thjesht me ndryshimin e veshjes

ose të veprimeve. Të gjitha këto tre stade të marra sëbashku paraqesin të kuptuarit e fëmijëve

mbi pandryshueshmërinë e gjinisë – njohurinë se gjinia jonë është pjesë integrale dhe e fiksuar e

vetes sonë, (Joan C. Chrisler, Donald R. McCreary, 2000)

Ashtu siç është tipike teoria e stadeve, vetë këto mendohet se janë universale për të

gjitha kulturat dhe se të gjithë fëmijët mendohet se kalojnë përmes tyre në një rend të

pandryshueshëm. Më e rëndësishme është se këto ndryshime me sofistikimin e njohurive dhe me

ndërgjegjësimin tonë mendohen të jenë shkaqet e padukshme të ndryshimeve në sjelljet e rolit të

Page 35: Tema: Familja dhe rolet gjinore”doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/10/Doktorature.pdf · blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit.

23

seksit te fëmijët. Kështu, për shembull, më së pari fëmija identifikon veten si vajzë dhe pastaj

përpiqet të sillet në atë mënyrë si e mendon se është e përshtatshme me rolin e saj social.

2.3.1 Kuptimi i rolit të gjinisë dhe stereotipet

Ne kemi parë mjaft fakte në të cilat dëshmohet se proҫeset e shoqërizimit janë të

përfshira në tipizimin seksual. Në këtë ndarje ne do të shqyrtojmë disa proçese njohje që

ndikojnë zhvillimin e rolit të seksit. Me interes të veçantë është zhvillimi i rritjes së forcës së të

kuptuarit të fëmijës mbi rolin e gjinisë dhe stereotipet.

2.3.1.1 Ndërgjegjësimi i rolit të gjinisë

Një çështje kryesore në lidhje me ndikimin e njohjes ka lidhje me kohën se kur fëmija

bëhet për herë të parë i ndërgjegjshëm në lidhje me çështjet e lidhura me gjininë. Ky

ndërgjegjësim përfshin si zhvillimin e mundësisë për të kuptuar gjininë e vet – domethënë

kontratën e tij seksuale – edhe të kuptuarit e karakteristikave të rolit të seksit dhe atë çfarë pritet

nga të tjerët, (Devore, 2006)

Modeli i stadeve të qëndrueshmërisë së gjinisë, përfshinte identitetin e gjinisë (“Unë jam

një djalë/vajzë”), stabilitetin e gjinisë (“Unë do të rritem që të bëhem një burrë/grua”) dhe

qëndrueshmërinë e gjinisë (“Unë nuk mund ta ndryshoj seksin tim”). Të dhënat nga një numër

studimesh kanë konfirmuar këtë progresion teorik. Aty nga mosha tre vjeçare pothuajse shumica

e fëmijëve shpalosin një identitet gjinor më të madh. Stabiliteti gjinor vijon në moshën katër

vjeçare dhe konsistenca gjinore në rreth pesë vjeç. Meshkujt dhe femrat përparojnë përmes

këtyre stadeve pak a shumë në të njëjtën kohë. Ky përparim është demostruar në një seri

kulturash megjithëse fëmijët në shumë vende jo-perëndimore shfaqen se përparojnë përmes

këtyre stadeve në një mënyrë më të ngadaltë, (Unger, 2004).

Nga ana konceptuale pandryshueshmëria e gjinisë është e ngjashme me konservatorizmin

e Piazhesë. Në të dy rastet fëmijët duhet të kuptojnë se një gjë mund të mbetet e njëjtë edhe kur

një aspekt perceptues i saj ndryshon. Kështu fëmijët mësojnë se pikërisht si numri i monedhave

mbetet i njëjtë edhe kur janë të shpërndara edhe të vendosura në një grumbull edhe gjinia e një

personi nuk ndryshon nëse ai ose ajo vesh rroba të seksit tjetër.

Page 36: Tema: Familja dhe rolet gjinore”doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/10/Doktorature.pdf · blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit.

24

Për të kontrolluar mundësinë e lidhjeve të këtyre aftësive njohëse, studiuesit kanë testuar

fëmijë në mosha të ndryshme lidhur me problemet e ruajtjes në të cilat një top argjile u shndërrua

në forma të ndryshme dhe disa kokrra u hodhën nga një enë e gjerë e shkurtër në një enë tjetër

më të hollë e më të gjatë. Fëmijët që thanë se sasia e substancës mbetet e njëjtë, pavarësisht nga

ndryshimet në paraqitje (domethënë fëmijët që e ruajtën idenë) dëshmuan gjithashtu

qëndrueshmëri më të madhe gjinore në një testim tjetër, (Barbara Newman. Philip Newman,

2008). Këto zbulime dhe të tjera si këto na ilustrojnë anën njohëse të zhvillimit të rolit të gjinisë,

e cila në këtë rast sugjeron se fëmijët duhet ta mësojnë njohjen e aftësive të ruajtjes përpara se të

kuptojnë konstanten e gjinisë.

Edhe aspekte të tjera të njohjes së rolit të gjinisë janë studiuar gjithashtu. Aspekti i

ndërgjegjësimit të faktit se “mashkulli” dhe “femra” janë kategori të ndryshme dhe se

karakteristikat, objektet dhe veprimtaritë e veçanta janë të lidhura në mënyrë tipike me secilën

prej tyre dhe janë emërtuar njohuria e rolit të gjinisë. Nga mosha dy vjeçare, fëmijët mund të

ndajnë në mënyrë të saktë figurat e meshkujve dhe të femrave dhe sendet e tjera të lidhura me to

(për shembull rrobat, mjetet, pajisjet) në grumbuj të veçantë dhe munden të tregojnë në mënyrë

të saktë figurat e sendeve të meshkujve dhe të femrave – dy detyra që përdoren shpesh për të

kontrolluar njohuritë e fëmijës mbi rolin e gjinisë. Mjaft interesante është se fëmijët nuk mund të

emërtojnë saktë lodrat në lidhje me stereotipet e tyre gjinore deri në një vit më vonë, (Maccoby,

1988). Fëmijët katërvjeçarë i lidhin disa ngjyra me meshkujt (blu, kafe dhe gështenjë) dhe me

femrat ngjyrat (rozë dhe të purpurt) në të njëjtin mënyrë si veprojnë edhe të rriturit. Por njohuritë

rreth sjelljeve stereotipike për një seks të caktuar nuk lindin në mënyrë të qëndrueshme deri në

moshën pesë vjeçare. Përpara kësaj moshe pak fëmijë i kategorizojnë gjurmë të tilla sjelljesh si

agresivitetin, dominimin, sjelljen e këndshme ose emocionet si mashkullore apo femërore; dhe

ky lloj klasifikimi rritet vetëm në mënyrë të përshkallëzuar gjatë fëmijërisë, (Berk, 2013).

Si përfundim fëmijët tentojnë si të mësojnë edhe të kujtojnë karakteristikat e stereotipit të

tyre gjinor përpara atyre të seksit të anasjelltë dhe të mësojnë stereotipin mashkullor (ndoshta

sepse ai është më i mirëpërcaktuar) përpara stereotipit femëror, (Scabini & Donati, 1991).

Njohuritë e rolit të gjinisë përdoren shpesh nga psikologët e zhvillimit të njohjes si një treguesi i

zhvillimit të skemës gjinore të fëmijës, (Signorella, 1997).

Një lloj tjetër i ndërgjegjësimit gjinor përfshin kuptimin e origjinës së stereotipeve të rolit

të seksit. Djemtë dhe vajzat në fëmijërinë e hershme e shohin rolin e gjinisë në kushte të

Page 37: Tema: Familja dhe rolet gjinore”doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/10/Doktorature.pdf · blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit.

25

pandryshueshme dhe absolutiste (të vazhdueshëm me të menduarit para-operacional) duke i

konsideruar veprimet ndërseksuale se janë dhunim relativisht serioz i standarteve sociale. Por

nga mesi i fëmijërisë, fëmijët kanë filluar të shohin rolin e seksit si një rregull dhe konvencion

shoqërisht të përcaktuar që mund të përballet në një mënyrë paksa të ndryshueshme dhe që mund

edhe të thyhet pa pasoja tepër të rënda (Unger, 2004)

2.3.1.2 Ndërgjegjësimi gjinor dhe emergjenca e sjelljeve tipike sipas seksit

Të kuptuarite rolit të gjinor cilësohet si proҫesi themelor i tipizimit seksual. Menjëherë

sapo një fëmijë zhvillon ndjesinë e të qenit mashkull, mendohet se fillon të motivohet për t’u

sjellë si mashkull dhe kërkon informacion nga mjedisi i tij social të mësojë sesi bëhet kjo, (Judith

E. Owen Blakemore, Sheri A. Berenbaum, Lynn S. Liben, 2000).

Kjo analizë të çon në tre parashikime. Së pari, qëndrueshmëria e gjinisë ose njohuria e

saktë e rolit të gjinisë, duhet të shfaqet më parë sesa sjelljet tipike të seksit korrespondues. Për

shembull, fëmijët duhet të besojnë se makinat janë për djemtë dhe kukullat janë për vajza përpara

se ata të paraqesin preferencat e lidhura me gjininë për këto lodra. Së dyti, njohuritë mbi rolin e

gjinisë duhet të lidhen me sjelljet e rolit të gjinisë. Kjo do të thotë se të paktën gjatë fëmijërisë së

hershme, sa më shumë që të zhvillohet të kuptuarit e fëmijës mbi rolin e seksit, aq më shumë

sjellje që lidhen me rolin tipik të seksit duhet të shfaqen. Dhe së treti, nëse ne mundemi t’i

ndryshojmë fëmijës njohuritë që lidhen me gjininë – për shembull duke i dhënë atij informacion

që i kufizon stereotipizimin gjinor mbi profesionet ose aftësitë – ne do të mundemi të shohim

ndryshimet korresponduese të sjelljeve dhe preferencave tipike seksuale.

Një numër studimesh kanë treguar se preferencat për veprimtaritë tipike për një seks janë

më shumë paraprirëse sesa pasndjekëse, të emergjencës së njohurive të rolit të gjinisë, identitetit

të gjinisë dhe qëndrueshmërisë.Për shembull, shumë fëmijë dyvjeçarë dëshmojnë preferenca

seksuale për lodra tipike për gjininë e tyre, por ende nuk mund t’i identifikojnë këto lodra nëse

ato janë më të përshtatshme ose tipike për djemtë apo për vajzat. Është zbuluar gjithashtu se

qëndrueshmëria e gjinisë nuk është domosdoshmëri për imitimin e modeleve të së njëjtit seks

(Bandura, 1977). Edhe njohuritë mbi gjininë nuk duken se lidhen në mënyrë të qartë me shkallën

e stereotipit seksual në qëndrimet e fëmijëve.

Page 38: Tema: Familja dhe rolet gjinore”doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/10/Doktorature.pdf · blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit.

26

Parakushti i dytë – që njohuritë mbi rolin e gjinisë duhet të jenë në të njëjtin hulli me

sjelljet po për këtë dukuri – nuk janë studiuar në një shkallë të gjerë. Faktet e mundshme për t’u

përdorur megjithatë nuk mjaftojnë për të zbuluar lidhje të forta midis nivelit të ndërgjegjësimit

njohës dhe preferencave të tipit seksual, apo dhe sjelljeve të fëmijëve të vegjël (Winnicott, 1992)

Më në fund përpjekjet për të ndryshuar sjelljet tipike të seksit duke ndryshuar njohuritë

mbi rolin e seksit kanë dhënë rezultate të ndryshme. Megjithëse të kuptuarit e fëmijëve mbi

informacionin e rolit të gjinisë mund ta ndryshojmë, kjo njohuri e re nuk transmetohet në mënyrë

të menjëhershme në sjellje ose qëndrime të ndryshme, (Bigler R., Liben S., 1990).

Duhet të vërejmë se pak studime kanë zbuluar lidhje ndërmjet masës së njohurive të

hershme mbi rolin e gjinisë dhe aspekteve të kufizuara të sjelljeve tipike të seksit, (Joan C.

Chrisler, Donald R. McCreary, 2000). Për shembull, ne pamë pak më parë se kujtesa e një fëmije

për figura të lidhura me gjininë ndikohet nga niveli i tyre mbi konstanten e gjinisë dhe njohurive

mbi të. Dhe padyshim të kuptuarit e rolit tëseksit në atë që fëmijët presin ushtron një ndikim të

konsiderueshëm mbi sjelljet e tyre nga fëmijëria e mesme e në vazhdim. Duket e drejtë të

konkludojmë pra se kuptimi i sofistikuar i gjinisë dhe rolit të saj nuk është kritike për paraqitjen

e jashtme të veprimtarive të lidhur me gjininë dhe preferencat, si dhe fakti që procesi i

shoqërizimit ka mundësi të luajë rolin më të rëndësishëm këtu, (Carter, 1997).

2.4 Analizat e përpunimit të informacionit

Të dhënat më të fundit të zhvillimit të njohjes mbi ecjen përpara të rolit të seksit janë

bazuar mbi konceptin e përpunimit të informacionit mbi njëskemë të gjinisë, (Signorella, 1997).

Skema është paraqitje e njohjes së një strukture të përgjithshme për diçka familjare. Modeli i

skemës së gjinisë propozon se në çaste të hershme të moshës fëmija zhvillon skema për djemtë

dhe vajzat. Këto skema rezultojnë parimisht nga dy faktorë. Një faktor është tendenca e lindur

për organizim dhe klasifikim të informacionit që vjen nga mjedisi. Tjetra është theksi i madh i

vënë nga kultura jonë në dhënien e elementëve të dallueshëm të gjinisë (për shembull rrobat,

emrat dhe profesionet e ndryshme), të cilat i bëjnë këto koncepte lehtësisht të identifikueshme.

Fëmija më pas adopton një nga skemat - atë të vajzës ose të djalit – dhe pastaj skema si

pasojë ndikon mbi fëmijën në tri mënyra. Së pari, ajo ndikon mbi vetrregullimin e sjelljeve të

fëmijës, ndoshta duke inkurajuar disa aktivitete të veçanta. Për shembull, një vajzë mund të

Page 39: Tema: Familja dhe rolet gjinore”doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/10/Doktorature.pdf · blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit.

27

vendosë të luajë me një kukull Barbie dhe një djalë të luajë futboll.Së dyti, ajo e bën fëmijën që

t’i kushtojë më shumë rëndësi disa informacioneve të ndryshme.Një vajzë mund të vërejë më me

kujdes reklama televizioni për kukulla të reja Barbie, ndërsa djemtë të jenë më të interesuar në

rezultatet e ndeshjeve të futbollit. Së treti, skema e gjinisë mund të çojë fëmijën nëkrijimin e

opinioneve, si në rastin kur fëmija vëren se “komandanti” i ri i rrugës është djalë (Witt,1997).

Mbështetja nga studimet e bëra për këtë model njohjeje është gjithnjë e në rritje. Fëmijët

mund ta kujtojnë informacionin më mirë kur e shohin atë të afërt me skemat e tyre. Zbulime të

ngjashme janë raportuar në lidhje me materialet e lidhura me gjininë (Steinberg, 1999). Për

shembull, në disa studime fëmijëve iu treguan një numër fotografish, secila tregonte një femër

ose një mashkull që kryente veprime seksualisht stereotipike. Fëmijëve më vonë iu treguan dy

fotografi dhe u pyetën se cilën prej tyre kishin shikuar më parë. Në të njëjtën mënyrë me modelet

e skemës së gjinisë, fëmijët kishin një kujtesë më të saktë për pikturat e njëjta me gjininë

(përshembull një grua që hekuroste rrobat) sesa për fotot që nuk ishin të njëjta me gjininë

(përshembull një burrë që hekuroste rrobat) (Bigler R., Liben S., 1990)Për më tepër, studiues të

tjerë raportojnë se ky model është mëi fortë te fëmijët që paraqesin njohuritë më të mira mbi

qëndrimet tradicionalisht stereotipike seksuale dhe fëmijët që mbajnë qëndrimet më të forta

seksualisht stereotipike.

2.5 Tipizimet gjinore

Nga të gjitha pyetjet e shtruara në lidhje me rolin e gjinisë në zhvillim, ajo më intriguesja

dhe ndoshta më thelbësorja përfshin tipizimin e gjnisë. Pse vajzat dhe djemtë e vegjël adoptojnë

një lloj sjelljeje dhe preferencash stereotipe të gjinisë së tyre? Përgjigja për këtë pyetje duket se

përfshin proҫese biologjike, njohëse dhe shoqërore, të gjithë në bashkëveprim te fëmija që rritet,

(Beal, Boys and Girls: The Development of Gender Roles, 1999). Për të identifikuar këto

proҫese dhe për të ndarë ndikimet e tyre të veçanta, psikologët e kanë parë të domosdoshme të

fillojnë studimin e efekteve të tyre mbi fëmijët që në stadet e hershme të zhvillimit.

Page 40: Tema: Familja dhe rolet gjinore”doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/10/Doktorature.pdf · blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit.

28

2.5.1 Dallimet e hershme moshore seksuale

Ne po kthehemi së pari në dallimet seksuale midis foshnjave dhe parashkollorëve.

Dallimet këtu janë veçanërisht të dukshme në çështjet e natyrës kundrejt të ushqyerit, meqenëse

ndikimet gjenetike mendohet se veprojnë edhe para lindjes, ndërsa ato të faktorëve të njohjes dhe

shoqërizimit duket se kanë nevojë për njëfarë kohe që të japin efektet e tyre.

2.5.1.1 Foshnjëria

Në lindje shumica e dallimeve seksuale janë të qarta që përfshijnë anatominë seksuale. Por

janë edhe disa dallime të tjera biologjike që janë të dukshme tek të sapolindurit. Femrat e

sapolindura janë zakonisht më të shëndetshme dhe më të zhvilluara sesa meshkujt, pavarësisht

nga fakti se janë paksa më të vogla dhe më të lehta. Megjithëse ajo është më pak muskuloze dhe

paksa më e ndjeshme ndaj dhimbjeve është megjithatë e mirëkoordinuar nga ana neurologjike

dhe fizike, (http://www.gesis.org/issp/modules/issp-modules-by-topic/family-and-changing-

gender-roles/)

Përsa i përket sjelljeve janë zbuluar më pak dallime të qarta ndërmjet të sapolindurve femra

dhe meshkuj. Gjatë javëve të para të jetës, femrat mbajnë një kontakt më të gjatë me sy, (Paisley

Currah, Richard M. Juang, Shannon Minte, 2006) Meshkujt dëshmojnë një aktivitet motor më të

madh dhe kalojnë një pjesë më të madhe të kohës zgjuar. Ata mund të jenë gjithashtu edhe më të

irritueshëm, megjithëse këto zbulime mbeten ende jo aq të sigurta (M, 1974).

Gjatë dy viteve të para të jetës, fillojnë të shfaqen dallime të tjera mes sekseve. Femrat në

përgjithësi janë më vokale dhe fillojnë ta përdorin gjuhën më herët se meshkujt.Gjatë kësaj

periudhe meshkujt janë më të prirur që të dëshmojnë për prani më të madhe sëmundjesh dhe

çrregullimesh të ndryshme, (Lahey, 1990). Shumë pak studime kanë raportuar për dallime

seksuale në aftësitë auditive dhe sensuale, por rezultatet në këtë fushë janë kontradiktore dhe të

vështira për t’u interpretuar, (Huston,1983).

Kështu duket se një numër ndryshimesh anatomike dhe fiziologjike, së bashku me dallimet e

sjelljeve, i ndajnë sekset që në foshnjëri. Por, për shumicën e rasteve, dallimi më i madh i gjinisë,

kaq i qartë në fëmijërinë e mëvonshme, nuk është ende i pranishëm tek i sapolinduri dhe në

foshnjërinë e hershme. (http://www.open.edu/openlearn/body-mind/childhood-youth/childhood-

and-youth-studies/childhood/cognition-and-gender-development)

Page 41: Tema: Familja dhe rolet gjinore”doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/10/Doktorature.pdf · blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit.

29

2.5.1.2 Periudha parashkollore

Në periudhën që fillon në moshën rreth dy vjeç, lindin dallime të gjinisë, që janë të qarta dhe

kudo ndodhura në sjelljet dhe preferencat e veprimtarive. Këto dallime ndjekin shumë nga afër

stereotipet tradicionale, (Lewis, Work-family Balance, Gender and Policy, 2002) Meshkujt

dëshmojnë interes për kubat, mjetet e transportit (si makina dhe aeroplanë) dhe objekte të cilat

mund të manipulohen. Ata merren më shumë me aktivitete motorike të gjera, duke përfshirë

lodrat e ashpra dhe mundjen, të cilat kanë tendencë të përfshijnë një agresion më të madh fizik.

(http://link.springer.com/article/10.1023/A:1026630824421)

Modelet e ndryshme të shoqërizimit bëhen gjithashtu më të pranishme në fëmijërinë e hershme,

me meshkujt që kalojnë më shumë kohë sesa femrat jashtë familjes me bashkëmoshatarët dhe

shokët, (Beal, Boys and Girls: The Development of Gender Roles, 1999)

Vajzat preferojnë lodrat me kukulla, t’i veshin, punët e artit dhe veprimtari shtëpiake si të

qepurit dhe të gatuarit.Ato preferojnë gjithashtu aktivitetet sedentare (duke ndenjur ulur), si të

lexuarit dhe vizatimin në krahasim me ato që janë më të vrullshme. Megjithatë nëse meshkujt

kanë tendencë të përqendrohen në grupe lodrash dhe lojëra paksa të kufizuara, femrat shpalosin

një gamë më të gjerë interesash dhe janë më të prirura se meshkujt për t’u angazhuar në

aktivitete të preferuara nga seksi i kundërt, (Jackson, 2000).

Është po ashtu gjatë kësaj periudhe që shfaqet për herë të parë segregacioni gjinor(i

quajtur gjithashtu ndarja e sekseve) (Maccoby, 1988). Kjo është vëzhguar zakonisht në modelet

e fëmijëve meshkuj dhe femra që luajnë vetëm në një grup fëmijësh të të njëjtit seks dhe disa

herë shmangin në mënyrë të çuditshme kontaktet me anëtarët e seksit tjetër. Vajzat zakonisht

shpalosin këtë formë të grupimit social më herët se djemtë, por menjëherë sapo shfaqet tek tëdy

grupet ai qëndron i fuqishëm gjatë gjithë fëmijërisë. Për më tepër, grupet e djemve dhe të vajzave

ndryshojnë në shumë aspekte. Djemtë kanë tendencë që të luajnë në grupe më të mëdhenj, ndërsa

vajzat zakonisht i kufizojnë grupet e tyre nëdy ose në tre. Djemtë kanë tendencë që të luajnë në

vende publike larg nga vëzhgimi i të rriturve, ndërsa vajzat kanë tendencë që të rrinë pranë të

rriturve. Edhe bashkëveprimi social në mes të djemve shpesh përfshin çështje të dominimit dhe

se cili do të jetë udhëheqësi, ndërsa bashkëveprimi i vajzave nënvizon pjesëmarrjen me rradhë sa

më të barabartë të pjesëtarëve të grupit, (Christine Skelton, Becky Francis, Lisa Smulyan, 2006).

Page 42: Tema: Familja dhe rolet gjinore”doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/10/Doktorature.pdf · blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit.

30

Këto dallime të sjelljeve mes sekseve janë produkt i proҫeseve të tipizimit të sekseve. Siҫ

e pamë më lart, ato shfaqen relativisht herët dhe janë çuditërisht të dukshëm .Shkaku i saktë se

pse dhe si shkaktohen ato është një problem nën vëzhgimin e studiuesve .Nëse këto dallime janë

në një shkallë të gjerë për shkak të shoqërizimit, siç dyshojnë disa teoricienë, atëherëduhet të

kemi edhe të dhëna që fëmijët meshkuj dhe femra rriten dhe trajtohen në mënyra të ndryshme.

2.5.2 Baballarët dhe tipizimi seksual

Shumica e fëmijëve të vegjël kalojnë një kohë më të mirë me nënat e tyre sesa me

baballarët. Ne mund të presim që nëna të jetë prindi kryesor përgjegjës për zhvillimin e roleve të

gjinisë te fëmija. Studimet na tregojnë megjithatë se baballarët mund të luajnë gjithashtu një

pjesë të mirë në këtë proҫes, (http://jfi.sagepub.com/content/21/1/128.short)

Nënat dhe baballarët bashkëveprojnë në mënyra të ndryshme me djemtë dhe vajzat e tyre.

Baballarët duket se janë më shumë të angazhuar që fëmija e tyre mashkull të bëhet më

“mashkullor” dhe fëmija e tyre vajzë të bëhet më shumë “femërore”, ndërsa nënat i trajtojnë

fëmijët djalë ose vajzë në një mënyrë më të ngjashme me njëri tjetrin, (Siegal, 1987). Këto

qëndrime më të ngurta janë të shprehura në përshkrimet e baballarëve në lidhje me çfarë

konsiderohet sjellje të përshtatshme në lidhje me rolin e seksit, si edhe me bashkëveprimin e tyre

aktual me djemtë dhe vajzat(http://www.sciencedirect.com/science/article/pii/S0001879198916815).

Një shqetësim më i madh megjithatë nuk do të thotë patjetër ndikim mëi madh. Si mundet

të përcaktojmë ne efektin e baballarëve mbi zhvillimin e rolit të seksit? Një këndvështrim është

ai që e studion këtë në lidhje me studimin e bashkëveprimit, i cili na thotë se baballarët të cilët i

përmbahen në shumë këndvështrimeve më të ngurta në lidhje me rolin e seksit kanë edhe fëmijët

që mësojnë dallimet mes sekseve në një moshë më të re.

2.5.3 Efektet e emërtimit të tipizimeve seksuale

Ekziston një mënyrë shumë e rëndësishme ku njohja që lidhet me gjininë ndikon mbi

sjelljen.Kjo ndodh përmes ndikimit të emërtimeve të gjinisë që i atashohen objekteve dhe

veprimtarive të ndryshme. Nëse fëmija i sheh objektet si të ndara “për djemtë” ose “për vajza”,

ata do të preferojnë ato të së njëjtit seks për të shmangur ato të seksit të kundërt. Fëmijët ka

Page 43: Tema: Familja dhe rolet gjinore”doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/10/Doktorature.pdf · blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit.

31

mundësi t’i mësojnë emërtimet e gjinisë përmes proҫeseve të përforcimit dhe modelimit.

Studimet tregojnë se prindërit që bëjnë dallime më të theksuara mes lodrave stereotipike për

sekset e ndryshme kanë edhe fëmijët të tillë që i mësojnë emërtimet gjinore më herët, (Paludi,

2001). Menjëherë sapo mësojnë emrin për një lodër, fëmijët ka mundësi që ta krahasojnë atë me

skemat e tyre të gjinisë për të vendosur më vonë nëse duhet të luajnë me të apo jo, (Katsurada,

2002).

Një efekt i dytë i emërtimeve tipike për seksin është ndikimi i tyre mbi veprimtarinë e

fëmijëve. Në një studim fëmijët u prezantuan me objekte të panjohura dhe iu tha se këto ishin

objekte që pëlqeheshin nga djemtë ose që pëlqeheshin nga vajzat. Jo vetëm që më vonë fëmijët

kujtonin më mirë objektet e emërtuara si të përshtatshmeme gjininë e tyre, por ata shpenzonin më

shumë kohë duke ekspozuar dhe duke i mbajtur në duar pikërisht ato. Për më tepër, studimet e

më vonshme kanë treguar se në detyrat e aftësive, si hedhja e gurëve në një enë ose zgjidhja e

gjëagjëzave, kishte një nivel më të mirëkur detyra emërtohej në përputhje me seksin e tyre,

(Miller, 2008).

Këto zbulime na ilustrojnë rolin e fuqishëm të emërtimeve të gjinisë në mishërimin e

dallimeve të sekseve në preferencat dhe aftësitë. Menjëherë sapo fëmijët vendosin se një aktivitet

është më i përshtatshëm për seksin tjetër (për shembull “matematika është për djemtë”) rezultatet

e tyre në këtë veprimtari mund të kenë probleme. Në këtë mënyrë emërtimi gjinor i veprimtarive

shërben si për të mbajtur dallimet seksuale edhe stereotipin, (Eisenberg, 1998).

2.5.3.1 Teknika e “Bebes X”

Kur të rriturit shohin ose luajnë me një foshnjë vajzë ata veprojnë ndryshe nga rasti kur

foshnja është djalë. Pse? Një burim i mundshëm i këtij ndryshimi është pritshmëria e ndryshme

dhe stereotipet që të rriturit presin për foshnjat djem dhe vajza. Por nuk mund të përjashtohet

mundësia që foshnjat djem dhe vajza të trajtohen ndryshe për shkak se ato vetë veprojnë në

mënyra të ndryshme. Stimulimi mëi madh fizik për djemtë e vegjël, për shembull, mund të

rezultojë nga mënyra sesi ata reagojnë ndaj një trajtimi të tillë ose nga gjërat që ata bëjnë për të

nisur një veprim të tillë.

Për të ndarë këto dy shpjegime, studiuesit kanë përdorur një metodë studimi që është

njohur si teknika e Bebes X. Në këtë trajtim, subjektet e rritura e vëzhgojnë ose bashkëveprojnë

Page 44: Tema: Familja dhe rolet gjinore”doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/10/Doktorature.pdf · blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit.

32

me një bebe të emërtuar mashkull për disa subjekte dhe femër për disa të tjerë. Për shkak se e

njëjta bebe përdoret për të dy grupet, çdo diferencë nga ana e të rriturve mund të shkaktohet

vetëm nga etiketimi që ata kanë për këtë bebe.

Studiuesit kanë përdorur një numër ndryshimesh në këtë metodë. Në një studim të hershëm,

prindërit dëgjonin një shirit ku ishte i incizuar zëri i një fëmije, për të cilin disa prindërve iu

thuhej se ishte vajzë dhe disa të tjerëve u thuhej se ishte djalë, (Maccoby, 1988). Studimet e

mëvonshme kanë përdorur si foshnjat në jetë dhe ata të filmuar dhe kanë studiuar si përshkrimet

e fëmijëve edhe ato të të rriturve mbi foshnjat, së bashku me bashkëveprimet e tyre me ta.

(http://www.mariecurie.org/annals/volume3/crespi.pdf)

Rezultatet e nxjerra nga këto studime kanë qenë mjaft të qëndrueshme. Përgjigjet e

emërtuara si të djemve janë zakonisht të ndryshme nga ato të quajtura për të njëjtin fëmijë si

femër. Për shembull, emocionet negative (të qarët) është interpretuar si zemërim kur bebja

paraqitej si mashkull dhe frikë kur bebja konsiderohej femër. Këto rezultate na qartësojnë se

është me të vërtetë përcaktimi i gjinisë ai që na jep ndryshimet në reagimin e vëzhguesit. Mjaft

interesante është edhe fakti që fëmijët tregojnë një dallim edhe më të madh mes fëmijëve të

emërtuar sipas gjinisë sesa të rriturit, (Bandura, 1961).

2.6 Barazia gjinore në familje

Marrëdhëniet e shëndosha familjare e martesore janë një kontribut i rëndësishëm në

elemininim e stereotipeve gjinore. Familja është njësia bazë e shoqërisë, gjithҫka fillon në

familje dhe transmetohet në shoqëri. Diskriminimi më i madh i grave ndodh në shtëpitë e tyre,

kjo gjë ndikohet shumë dhe nga kultura jonë, kryesisht patriarkale. Të gjitha dispozitat e Kodit

të Familjes që trajtojnë të drejtat dhe detyrimet bashkëshortore bëjnë kujdes në mos bërjen e

dallimit midis burrit dhe gruas.

Është shumë e rëndësishme që ndërsa flasim për barazinë gjinore të mirë-përdoret termi

“barazi’. Së bashku, edhe burrat edhe gratë, kanë nevojë për më shumë liri me qëllim që të

zhvillojnë dhe shprehin veҫoritë e tyre personale, individualitetin e tyre, diversitetin, feminilitetin

dhe maskilitetin e tyre duke respektuar të tjerët dhe njëri-tjetrin në ҫdo mjedis, përfshirë edhe

marrëdhëniet familjare.

Kjo do të thotë që barazia gjinore duhet të qeverisë jetën familjare, marrëdhëniet në ҫift,

Page 45: Tema: Familja dhe rolet gjinore”doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/10/Doktorature.pdf · blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit.

33

marrëdhëniet në raport me fëmijët dhe të gjithë komponentët e përgjegjësisë prindërore,

marrëdhëniet në mjedisin e punës, në aspekte të ndryshme të veprimtarisë sociale dhe publike,

madje edhe kundrejt respektit ndaj vetvetes. Perceptimi i parimit të barazizë në lidhje të ngushtë

me mosdiskriminimin për shkak të gjinisë, bëri të mundur një kuptim më të mirë të garancive për

shndërrimin e barazisë gjinore në një barazi reale. Gratë privoheshin nga shumë të drejta dhe

përgjithësisht ishin të zhveshura jo vetëm nga të drejtat me karakter politik, por edhe nga ato

ekonomikë dhe social.

Është e vështirë të përkufizosh barazinë gjinore duke përfshirë gjithë elementet që

karakterizojnë thelbin e saj. Sidoqoftë, për një kuptim më të mirë ka ndihmuar doktrina

bashkëkohore dhe veҫanërisht jurisprudenca e gjykatave dhe institucioneve ndërkombëtare.

Kështu, ajo përkufizohet jo vetëm në kuptimin e barazisë gjinore formale, por edhe atë

thelbësore materiale. Në ligjin “Për barazinë gjinore në shoqëri” barazia gjinore është

përkufizuar si pjesëmarrje e barabartë e femrave dhe e meshkujve në të gjitha fushat e jetës,

pozita e barabartë ndërmjet tyre, mundësi e shanse të barabarta për të gëzuar të drejtat dhe për të

përmbushur detyrimet në shoqëri, duke përfituar njëlloj nga arritjet e zhvillimit të saj.Pra, ligji

evidenton barazinë, jo vetëm si një garanci për shanse e mundësi të barabarta, por edhe si një

garanci për pjesëmarrje e gëzim të barabartë të përfitimeve në shoqëri.

( http://www.osce.org/sq/albania/36683?download=true)

2.7 Prindërit dhe roli gjinor

Ekspozimi i hershëm i fëmijës se çfarë do të thotë të jetë mashkull apo femër vjen nga

prindërit. Fëmijët përvetësojnë mesazhet e prindërve të tyre në lidhje me gjininë në një moshë të

vogël, me ndërgjegjësimin e dallimeve të rolit të seksit të të rriturit te fëmijët e moshës 2 vjeçare

(Witt, 1997).

Prindërit i trajtojnë djemtë dhe vajzat ndryshe. Para se fëmijët të mund të shprehin

preferencat e tyre, prindërit fillojnë të krijojnë mjedise të ndryshme për djemtë dhe vajzat.

Dhomat e gjumit janë të zbukuruara me ngjyra të ndryshme. Foshnjat vishen me ngjyra specifike

gjinore, rozë për vajzat dhe blu për djemtë.

Prindërit nxisin djemtë dhe vajzat e tyre të marrin pjesë në aktivitete në varësi të seksit të

tyre. Vajzat nxiten për të luajtur me kukulla dhe djemtë nxiten për të luajtur me makina dhe

futboll. (Tauris, 1992).

Page 46: Tema: Familja dhe rolet gjinore”doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/10/Doktorature.pdf · blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit.

34

Në fillim të zhvillimit, prindërit ofrojnë përvoja që nxisin këmbënguljen, eksplorimin dhe

kontrollin emocional te djemtë. Nga ana tjetër ata nxisin imitimin, varësinë dhe ndjeshmërinë

emocionale te vajzat. Të gjithë fëmijët kanë nevojë për mundësinë për të eksploruar role të

ndryshme gjinore dhe stile të ndryshme të lojës. Duhet të sigurohemi që mjedisi i fëmijës

reflekton diversitet në rolet gjinore dhe nxit mundësitë për të gjithë.

2.8 Ndikimi i prindërve në formimin e rolit gjinor të fëmijëve

2.8.1 Statusi socioekonomik

Në përgjithësi besohet se prindërit në një shkallë më të lartë sociale, ndoshta për shkak të

tendencës së tyre për të qenë më të dalë dhe më të mirë edukuar, rrisin fëmijët në një mënyrë më

pak stereotipike në lidhje me gjininë dhe kështu kanë fëmijë që shpalosin tipizime seksuale më

pak të ngurta. Të dhënat e studimeve e mbështesin vetëm pjesërisht këtë pohim. Megjithatë

fëmijët më të rritur dhe adoleshentët kanë tendencë të shpalosin qëndrime dhe preferenca më pak

tradicionale nëse familjet e tyre janë të një statusi më të lartë socioekonomik, (Kaplan, 1991). Në

të vërtetë disa studiues kanë zbuluar se e vërteta qëndron krejt ndryshe dhe klasa e mesme dhe e

lartë kanë fëmijët parashkollorë, që janë seksualisht më të stereotipizuar në sjelljet dhe qëndrimet

e tyre sesa klasat e ulëta, (Glietman, 2000). Mungesa e një lidhje të thjeshtë dhe të fortë ndoshta

nuk është për t’u çuditur që përbën një shkak, meqenëse klasa sociale është një dimension mjaft i

gjerë për klasifikimin e familjeve.

2.8.2 Prindërit e vetëm

Një ndryshore tjetër e familjes përfshin strukturën e saj. A shpalosin fëmijët e familjeve

me një prind më pak stereotipizime seksuale sesa ato me familje tradicionale me dy prindër?

Këtu modeli i zbulimeve është paksa i qartë. Më zakonisht fëmijët e të dy sekseve që janë rritur

në një familje me një prind (nëse ky kusht rezulton për shkak të divorcimit, vdekjes ose shkaqeve

të tjera) duket se dëshmon më pak sjellje stereotipike për gjininë sesa fëmijët e rritur në familje

të pandara(Eisenberg, 1998). Arsyeja e saktë e kësaj lidhjeje nuk është ende e qartë. Njëra

mendohet të jetë fakti se prindërit e vetëm janë zakonisht nënat, gjë që do të thotë se prindi më

Page 47: Tema: Familja dhe rolet gjinore”doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/10/Doktorature.pdf · blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit.

35

stereotipik për gjininë, babai, nuk ushtron ndikimin e vet mbi zhvillimin e fëmijës. Një tjetër

është se prindërit e vetëm, për shkak se duhet të luajnë shumë nga rolet tradicionale të dy

prindërve si të nënës edhe atë të babait, i japin fëmijës më shumë sjellje të paanshme dhe sjellje

të të dy modeleve.

2.8.3 Punësimi i nënës

Studimet tregojnë se kur nënat punojnë, ndikohet edhe zhvillimi i rolit gjinor të fëmijëve;

fëmijët e nënave që punojnë janë në qëndrimet, preferencat dhe sjelljet e tyre më pak stereotipike

në lidhje me seksin sesa fëmijët e nënave që rrinë në shtëpi, (Huston, 1983). Ky efekt duket se

është veçanërisht i vërtetë për meshkujt dhe në moshën e re, (Katz, 2003). Edhe një herë proҫesi i

futjes së nënës në punë është një moment spekulimi.Fëmijët e nënave që janë në punë shpesh

kalojnë një kohë të mirë të ditës në qendra të kujdesit ditor. Ndoshta stafi në këto qendra ka

tendencë që t’i trajtojë fëmijët në një mënyrëmë pak stereotipike ose që të nxitë veprimtari të

dyja sekseve. Ka gjithashtu mundësi që nënat që punojnë për të mbajtur një qëndrim më pak

tradicional dhe me një mënyrë më pak stereotipike. Në secilin nga këto raste me rritjen e

fëmijëve, efekti i punësimit të nënave mbi tipizimin seksual bëhet më pak evident.

2.9 Diferencime midis vajzave dhe djemve

Zakonisht, prindërit presin me padurim lajmin nëse fëmija i sapolindur është djalë apo

vajzë. Interesi i lartëi kësaj karakteristike – i kundërvënë, për shembull, përballë gjatësisë së

fëmijës ose të tipit të gjakut – jep një element të rëndësishëm se çfarë do të vijë. Nga momenti që

foshnja merr etiketën e gjinisë, ai ose ajo trajtohet në shumë mënyra në varësi të kësaj etikete.

Teoricienët e të nxënit social mendojnë se është pikërisht përmes këtij trajtimi të ndryshëm me

anë të cilit fëmija tipizohet nga seksi, (Hetherington, 1999). Le të marrim në konsideratë

trajtimet e ndryshme mbi sekset për të parë nëse modeli i të nxënit social jep një llogari të qartë

dhe detyruese mbi proҫeset tipizuese të seksit.

“Njeriu nuk lind grua, por bëhet grua” është thënia e famshme e Simone de Beauvoir. Që

nga lodrat që iu blihen në kuptojmë se djemtë po përgatiten nga prindërit për një jetë që

zhvillohet kryesisht jashtë shtëpisë, ndërsa vajzat për një jetë që zhvillohet kryesisht brenda

Page 48: Tema: Familja dhe rolet gjinore”doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/10/Doktorature.pdf · blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit.

36

familjes. Por, a është e drejtë kjo? Këto dallime sociale, këto role të imponuara, nuk bëjnë gjë

tjetër veҫse ndrydhin zhvillimin normal dhe të natyrshëm të njerëzve, sidomos kur bëhet fjalë për

moshat më të brishta: fëmijët dhe adoleshentët.

“Mos luaj me kukulla, se kjo është lojë për vajza”- i thonë të rriturit një djali të vogël.

Ndërsa vajzës i thone: -“Ç’na je bërë kështu si djalë capkën, ngjitesh nëpër pemë e luan

football?”. Përgjatë gjithë jetës së tyre, meshkujt dhe femrat janë nën trysni për t’u sjellë ashtu

siҫ e kërkojnë dallimet gjinore me natyrë sociale. Kështu, meshkujt nxiten për të qenë më me

iniciativë, vendimmarrës, udhëheqës, ndërsa vajzat të nënshtruara, fjalëpak dhe në shërbim të të

tjerëve. Kjo nuk ka të bëjë aspak me natyrën apo potencialet e lindura të djemve dhe vajzave.

Shoqëria iu imponon meshkujve dhe femrave role të ndryshme në shoqëri dhe përcakton cilat

veti janë të pëlqyeshme për vajzat e gratë dhe cilat për djemtë e burrat.

2.9.1 Foshnjëria

Edhe para se i sapolinduri të largohet nga spitali, prindërit përdorin terma mjaft të ndryshëm për

të përshkruar djemtë e tyre të vegjël (për shembull, “më të vendosur” “më të mirëorientuar”, “më

të fuqishëm”), (Kaplan, 1991).Shpesh menjëherë kur i sapolinduri mbërrin në shtëpi, shumë

tipare të mjedisit të tyre bazohen tërësisht në gjininë e tyre, si për shembull nëse rrobat e tyre

janë rozë apo blu, nëse lodrat e tyre janë kukulla apo makina, dhe nëse rrobat e tyre kanë

zbukurime apo jo, (Lewis, 2002). Emrat e fëmijëve dhe mënyra e mbajtjes së flokëve do të jenë

të tilla që, me siguri do t’i korespondojnë gjinisë së tyre.

Dallimet më të rëndësishme në trajtim përfshijnë mënyrën sesi prindërit bashkëpunojnë

me fëmijët. Djemtë marrin më shumë përkrahje për t’u zvarritur dhe për të ecur, si edhe për një

stimulim fizik, (Bandura, 1961). Vajzat nga ana tjetër përjetojnë zakonisht një mjedis më të

pasur gjuhësor. Nënat u flasin më shumë vajzave, imitojnë të folurit më tepër, dhe zakonisht

mbajnë një dozë të lartë shkëmbimesh zanore, (Lewis 2002). Më në fund kur prindërit

bashkëpunojnë me foshnjat e tyre ka më shumë të ngjarë që ta përshtatin mënyrën e të luajturit

dhe të zgjedhjes së lodrave në varësi të seksit të fëmijës sesa në zgjedhjen e lodrave apo

veprimtarive që tradicionalisht janë parë si të seksit tjetër, (Eisenberg, 1998).

Megjithëse fëmijët shpalosin pak ndryshime të lidhura me seksin në sjelljet e tyre përpara

moshës dyvjeçare, trajtimi i ndryshëm nga prindërit dhe të rriturit e tjerë gjatë kësaj periudhe të

Page 49: Tema: Familja dhe rolet gjinore”doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/10/Doktorature.pdf · blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit.

37

hershme mund të fillojë të nxisë dallimet që do të shfaqen së afërmi. Si shembull mund të shihet

një studim në një qendër kujdesi për fëmijët ku ata bashkëvepronin me mësuesit e tyre.Një masë

interesi ishte shpeshtësia e sjelljeve të vetëbesimit, si për shembull ajo e rrëmbimit të objekteve,

shkelmimeve, shtytjeve dhe të tjera si këto. Në këtë moshë djemtë dhe vajzat shfaqnin një numër

të barabartë të sjelljeve të vetëbesimit. Mësuesit megjithatë kishin më shumë tendencë që të

reagonin kur ky veprim kryhej nga djemtë por ta injoronin kur shfaqej nga vajzat. Një vit më

vonë fëmijët u vëzhguan përsëri në të njëjtin mjedis. Djemtë tashmë shpalosnin më shumë sjellje

vetëbesimi sesa vajzat, (Glietman, 2000). Megjithëse këto rezultate sigurisht nuk provojnë se

kujdesi mëi madh i mësuesve ka rezultuar në këto ndryshime nga vëmendja qëiu kushtua

veprimeve të vetëbesimit të djemve kur ishin të vegjël, ato janë tek e fundit fare të mundshme me

këtë mundësi.

2.9.2 Periudha parashkollore.

Pas dy vitesh jetë, reagimet e ndryshme të foshnjave djem dhe vajza bëhen më të dukshme.

Prindërit janë të prirur të përgjigjen në mënyrë të favorshme ndaj fëmijëve të tyre kur kryejnë

sidomos veprime që shprehen po ashtu si pritet për seksin e tyre dhe në mënyrë negative për

veprimet e përcaktuara si për seksin tjetër, (Katsurada, 2002). Ky dallim është gjithashtu i

pranishëm në lodrat që prindërit u japin fëmijëve të tyre. Një shqyrtim i thjeshtëi dhomave të

fëmijëve dhe lodrave që janë të zakonshme në to tregojnë mjaft qartë se janë nga më stereotipiket

për gjininë dhe veprimtari qëi përshtaten asaj, (Lewis,1987). Një situatë e ngjashme ekziston

edhe me dhuratat e Krishtlindjeve që prindërit u japin fëmijëve të tyre. Këtu megjithatë ne

shohim se vajzat shpesh marrin të paktën disa lodra që janë të përshtatshme edhe për djemtë,

ndërsa djemtë nuk ka të ngjarë që të marrin ndonjë lodër që quhet e përshtatshme për vajzat,

(Heilbrun, 1981).

Për disa fëmijë çerdhja është hapi tjetër në botën sociale. Studimet kanë treguar në këtë

rast se mësuesit gjithashtu reagojnë në mënyra të ndryshme përballë sekseve të ndryshme.

Djemtë marrin më shumë kritika dhe mosaprovime për pjesëmarrje në veprimtari bashkëveprimi

se vajzat, (Kaplan, 1991). Përveç kësaj edhe fëmijët e tjerë fillojnë të përgjigjen po ashtu në

mënyrë të ngjashme duke dëshmuar mosaprovim për meshkujt që kryejnë veprime që i përkasin

femrave, por jo për vajzat, kur veprimet e tyre janë “mashkullore”, (Devore, 2006).

Page 50: Tema: Familja dhe rolet gjinore”doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/10/Doktorature.pdf · blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit.

38

Çfarë efektesh mund të luajnë mbi zhvillimin reagimet mbi gjininë nga ana e prindërve,

mësuesve dhe bashkëmoshatarëve? Për shkak se vajzat hasin një mosaprovim më të vogël kur

angazhohen në veprime mashkullore, shkalla e pranimit të sjelljeve të tyre duhet të jetë mjaft më

e madhe. Meshkujt megjithatë nuk mund të largohen nga sjellja tradicionale mashkullore pa

pasoja negative. Pra fusha e sjelljeve të përshtatshme me seksin e vet duhet të jetë më e kufizuar.

Këto modele janë saktësisht ajo çfarë ne përshkruam më lart edhe për fëmijët më të vegjël – që

duke qenë një “djalë harrakat” edhe mund të tolerohet, por të qenët e “femërushkë”, jo, nuk

përtypet dot, (Norman, 2012) .

Të dhënat në lidhje me trajtimin e ndryshëm të meshkujve dhe femrave na jep

mbështetje për pikëpamjet e të mësuarit social. Siç e kemi parë modelet e përforcimit dhe

ndëshkimit të aplikuara ndaj dy sekseve duket se korrespondojnë me modelet e rolit të gjinive që

meshkujt dhe femrat shpalosin në jetë. Por parimet e përforcimit dhe të ndëshkimit janë vetëm

një pjesë e analizës së të nxënit social.

2.10 Efektet e divorcit të prindërve mbi fëmijët

Zhvillimi i rolit të gjinisë është studiuar tradicionalisht në kontekstin e familjeve me të dy

prindërit. Por shumë fëmijë nuk rriten në familje të tilla. Në të vërtetë është vlerësuar se gati

gjysma e fëmijëve të lindur në kohët tona do të kalojnë një pjesë të jetës së tyre në mjedis me një

prind të vetëm, pikësëpari për shkak të divorceve. A është zhvillimi i rolit të seksit i ndryshëm te

këta fëmijë? Ka divorci efekte të ndryshme te djemtë dhe vajzat?

Përgjigja për të dy këto pyetje është po. Divorci mund të ketë një numër efektesh të

dëmshme mbi zhvillimin e fëmijës, duke përfshirë edhe zhvillimin e rolit të seksit, (Miller,

2008). Natyra dhe shkalla e këtyre problemeve varet nga një numër faktorësh, duke përfshirë

gjininë e fëmijës.Në rreth 90% të rasteve të divorceve, nënat përfundojnë me kujdesin për fëmijët

Gati 75% e këtyre nënave rimartohen.Por gjatë kohës që ndjek menjëherë divorcin, të dyja palët

e fëmijëve si ata nën kujdesin e meshkujve edhe ata nën kujdesin e femrave hasin disa problem

të veçanta.

2.10.1 Efektet e divorcit të prindërve te djemtë

Djemtë zakonisht reagojnë më negativisht ndaj divorcit sesa vajzat. Shpesh problemet e

tyre përfshijnë çrregullime të sjelljeve në shtëpi dhe në shkollë . Agresiviteti dhe mos-shkuarja

Page 51: Tema: Familja dhe rolet gjinore”doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/10/Doktorature.pdf · blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit.

39

disa herë janë të pranishme teta për disa vite pas ndarjes, (Hetherington, 1999). Zhvillimi i rolit

të seksit shpesh ndërpritet tek djemtë që jetojnë në shtëpitë pa baballarë, veçanërisht nëse ndarja

ndodh gjatë foshnjërisë së fëmijës ose gjatë viteve të para të fëmijërisë. Këta djem zakonisht

shpalosin më pak sjellje dhe qëndrime stereotipike për seksin e tyre sesa djemtë që jetojnë

nëfamilje të plota, (Meltzoff 1999). Nëse ndarja ndodh më vonë dhe veçanërisht nëse ka një

alternativë mashkullore – si për shembull një vëlla më të madh – efektet janë zakonisht më të

vogla. Dhe kur djemtë mbeten nën kujdesin e baballarëve të tyre, aty zakonisht bëhet fjalë për

efekte edhe më të vogla.

2.10.2 Efektet e divorit të prindërve te vajzat

Efektet e divorcit mbi vajzat janë më pak të qarta. Megjithëse shumica e studiuesve bien

dakort për sa I përket faktit se vajzat reagojnë më negativisht sesa djemtë, mundet megjithatë që

të ndodhin edhe disa probleme. Agjitimi i menjëhershëm emocional që ndjek ndarjen e prindërve

duket se largohet më shpejt tek vajzat , shpesh brenda dy viteve të para. Por te to janë vëzhguar

gjithashtu problem afatgjata veçanërisht në zhvillimin e rolit të seksit. Mes vajzave të cilave u

mungon babai, ndodhin shumë pak ndarje të rolit të sekseve përpara se ato të arrijnë

adoleshencën, (Huston, 1993) .Gjatë viteve të adoleshencës, megjithatë, mund të lindin mjaft

probleme të modeleve të sjelljeve. Këto vajza kanë tendencë që të bashkëveprojnë më vështirë

me meshkujt e moshës së tyre. Disa bëhen të ndrojtura dhe të tërhequra, ndërsa të tjerat shpalosin

një dalje dhe sjellje që kërkojnë kujdes të veçantë.

2.10.3 Rimartesa e prindërve dhe efektet e saj mbi fëmijët

Me mjaft interes është edhe rimartesa që shpesh intensifikon problemet e fëmijëve,

veçanërisht tek femrat, (Basow,1980). Vajzat adoleshente, që janë të lidhura me nënat e tyre,

mund ta kenë të vështirë përshtatjen me futjen e njerkut në jetën e tyre. Lidhjet me nënat, në raste

të tilla, shpesh bëhen armiqësore dhe antagoniste dhe ato kanë tendencë të mbeten të largëta nga

njerku. Ndërsa djemtë disa herë përfitojnë nga shtimi i njerkut në familje, megjithëse shpesh për

këtë nevojitet një periudhë kohe (Hetherington,1999).

Page 52: Tema: Familja dhe rolet gjinore”doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/10/Doktorature.pdf · blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit.

40

Efektet afatgjata të divorcit nuk duhet të jenë domosdoshmërisht negative. Shumë fëmijë

adoptohen me situatën e re familjare, nëse ajo përfshin jetesën me një prind të vetëm ose me një

prind tëri. Jo të gjithë faktorët që lehtësojnë këtë tranzicion njihen Por një strukturë e

parashikueshme mjedisore dhe e rutinës së përditshme si nështëpi edhe në shkollë, së bashku me

një mbështetje emocionale, duket se janë kontribuesit kryesorë të një bashkëpunimi të

suksesshëm, (Hilde Coffe, Catherine Bolzendahl, 2013)

2.11 Modelimi: Informacioni mbi rolin e seksit nga mjedisi

Studiuesit e fëmijëve i kanë mëshuar më shumë vëmendje modeleve të të njëjtit seks, dhe

i kanë kujtuar dhe imituar këto modele sjelljesh në një shkallë më të madhe, (Bandura, 1977)

Përveç kësaj fëmijët janë të ndjeshëm ndaj përshtatshmërisë seksuale të modelit të veprimtarisë.

Nëse një fëmijë djalë për shembull beson se një sjellje e caktuar është “femërore” ai ka pak të

ngjarë që ta imitojë atë edhe nëse është modeluar më parë nga një mashkull. Një dallim i

rëndësishëm seksual lind megjithatë në lidhje me modelimin. Djemtë imitojnë meshkujt e rritur

dhe ata tentojnë të shmangin imitimin e sjelljeve të modeluara nga femrat e rritura. Në të kundërt

megjithëse vajzat preferojnë të imitojnë gratë e rritura, ato do të imitojnë gjithashtu edhe burrat e

rritur. Ky imitim i ndërsjelltë i vajzave mund të reflektojë perceptimin që kulturat tona i veshin

mashkullit një status më të lartë dhe më të vlerësuar. Ka mundësi që këtu të kontribuojë edhe një

fakt tjetër të hasur edhe më parë, ku roli i seksit femër është më pak i privuar sesa ai i meshkujve.

Fëmijët, pra, imitojnë sjelljet seksualisht të tipizuara. Por çfarë mund të themi për

modelet të cilat hasin fëmijët në jetën reale, jashtë laboratorit? Ai mbështesin ato stereotipet

tradicionale seksuale?

Modelimi (si edhe shumë gjëra të tjera në lidhje me edukimin) fillon në familje. Në

shumë familje në SHBA, fëmijët shohin nënat edhe baballarët të angazhuar në punët tradicionale

sipas seksit ( për shembull nënat duke gatuar dhe baballarët duke riparuar). Edhe në familjet ku

këto dallime janë reduktuar ose mënjanuar, shumica e fëmijëve janë të ekspozuar te fqinjët, të

afërmit, shokët e shoqet e klasës dhe të lagjes, sjelljet e të cilëve janë të përshtatura me

stereotipet gjinore. Kështu pra modelet e jetës reale të roleve tradicionale gjinore janë të shumta.

Mass-media është një burim tjetër irëndësishëm informacioni për fëmijët. Veçanërisht televizioni

komunikon me të rinjtë për një kohë të rëndësishme në lidhje me praktikat dhe sjelljet sociale,

Page 53: Tema: Familja dhe rolet gjinore”doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/10/Doktorature.pdf · blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit.

41

(Robert M. Liebert, Joyce N. Sprafkin, 1989).

Analizat e përmbajtjes së të dyve si programet e rrjeteve televizive edhe ato komerciale

dëshmojnë se TV zakonisht i portretizon personazhet në rolet e tyre tradicionale që i përkasin

seksit të caktuar, megjithëse kjo praktikë duket se ka ndryshuar paksa në vitet e fundit. Ndoshta

nuk duhet tëna çudisë fakti se ata fëmijë që janë shikuesit më të rregullt të TV reflektojnë

gjithashtu perceptimet më të mëdha stereotipike të roleve mashkullore dhe femërore. Gazetat e

karakterit komik janë analizuar gjithashtu për mesazhet e tyre të stereotipeve gjinore dhe poashtu

edhe këtu meshkujt janë portretizuar në pozicione karriere jashtë shtëpie ndërsa femrat janë

treguar duke kryer punë shtëpie ose duke u kujdesur për fëmijët brenda shtëpisë,

(Hibbard&Buhrmester 1998).

Më në fund librat e tregimeve të fëmijëve dhe ata të shkollës na paraqesin një burim

tjetër të mundshëm të tipizimit të sekseve përmes modelimit. Studimet më të fundit të librave të

fëmijëve na këshillojnë se janë bërë disa përpjekje për të minimizuar stereotipizimin seksual dhe

për t’i portretizuar të dy sekset si femra dhe meshkuj në një gamë të gjerë rolesh sociale. Por ajo

që përpiqen të bëjnë shkrimtarët e bëjnë disa herë nënat. Një studim raporton se si nënat u

lexojnë tregime fëmijëve të tyre parashkollorë. Edhe kur ato lexojnë libra, të cilat i paraqesin

disa nga personazhet (zakonisht kafshë) si neutrale në gjini, nënat i referohen atyre si meshkuj në

95% të rasteve, (Hibbard&Buhrmester 1998).

2.12 Qëndrimet e prindërve dhe metodat e rritjes së fëmijëve

Besimet e prindërve në lidhje me gjininë janë menduar për shumë kohë se ndikonin mjaft

mbi tipizimin seksual të fëmijëve, (Paisley Currah, Richard M. Juang, Shannon Minte, 2006)

Natyra e këtij ndikimi mund të marrë disa forma, (Katz, 2003) Njëra është bazuar në modelimin.

Qëndrimi që shprehin prindërit, lloji i detyrave të përditshme me të cilat merret secili, nëse nëna

punon dhe çfarë bën, të gjitha këto mund të ndikojnë mbi kuptimin dhe përshtatjen e fëmijës mbi

rolin e gjinisë. Një burim më direkt i ndikimit përfshin rolin e gjinisë mbi veprimtaritë dhe

sjelljet që nxisin dhe miratojnë prindërit te fëmijët e tyre. Lodrat që blejnë, grupet ose organizatat

që ata i lejojnë fëmijët të bashkohen, rregullat që vendosin për rrobat dhe sjelljet sociale dhe

shumë praktika të tjera për mirërritjen e fëmijëve mund të modelojnë direkt llojin e sjelljen tipike

të seksit në të cilën do të angazhohen fëmijët e tyre.

Page 54: Tema: Familja dhe rolet gjinore”doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/10/Doktorature.pdf · blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit.

42

Ekziston një lidhje midis asaj që prindërit thonë dhe bëjnë në lidhje me problemet e

gjinisë si dhe sjelljet tipike për seksin, si ndikojnë mbi tipizimin e sjelljeve të fëmijës – një

ndikim ky qëështë më shumëi vërtetë për baballarët sesa për nënat, (Katz 2003). Këto lidhje

megjithatë nuk janë zbuluar si shumë të forta.

Një trajtim i dobishëm për të studiuar këtë problem ka qenë vështrimi i tipizimit të seksit

dhe të njohurive mbi gjininë tek fëmijët që janë rritur në një mjedis me prindër që kanë

kundërvënie në kulturë, (Eisenberg, 1998) Gjatë viteve 1960 dhe fillimit të viteve 1970 lëvizja

pacifiste nxorri një nënkulturë të prindërve që kundërshtonin mjaft pikëpamje tradicionale

sociale dhe politike të shoqërisë. Një aspekt i kësaj sfide ishte besimi në barazinë ndërmjet

sekseve, midis femrave dhe meshkujve që pohohej se kishin aftësi të barabarta dhe meritonin

mundësi dhe përgjegjësi të barabarta. Shumë prindër me këto kultura të ndryshme jo vetëm që

shprehen si qëndrime por edhe i vunë në praktikë, konkretisht në marrëdhëniet në familjet e tyre

dhe në stilin e jetesës. Nëse shoqërizimi prindëror ndikonte në zhvillimin e njohurive mbi rolin e

gjinisë dhe në sjelljet tipike për seksin, ne mund të shpresojmëtë shohim efekte të qarta brenda

familjeve me përplasje kulturash brenda saj.

Një model interesant i rezultateve që ka dalë nga ky studim (Winnicott, 1992) është se

fëmijët e prindërve me kultura të ndryshme kanë dëshmuar me të vërtetë më pak stereotipizim

seksual, për shembull në besimin e tyre në lidhje me punësimin, në preferencat e tyre për punë

dhe në shkallën në të cilën ata lidhin objekte të ndryshme me një seks të dhënë. Kjo do të thotë

se në një nivel njohjeje, ata kanë ekspozuar besimin dhe sjelljet e prindërve të tyre. Por kur vjen

puna në zgjedhjen e një lodre ose të një veprimtarie, ata kanë shpalosur sjellje stereotipike të

njëjtë si fëmijë të tjerë të familjeve të zakonshme. Një shpjegim për këto zbulime është se

kundërvëniet kulturore të prindërve kanë tendencë të ndryshojnë nga ato të prindërve të

zakonshëm në radhë të parë në lidhje me qëndrimet e tyre ndaj modelit – atë çfarë thonë dhe

mënyrës si jetojnë. Bashkëveprimi i tyre aktual me fëmijët e tyre përfshin sjellje dhe veprimtari

që janë të lidhura me gjininë që nuk janë shumë të ndryshme nga ato të prindërve të zakonshëm,

(Lamb, Nontraditional families: parenting and child development, 1982). Megjithatë lidhjet mes

praktikave sociale të prindërve dhe tipizimit seksual të fëmijëve të tyre del se nuk është kaq i

testueshëm midis familjeve me kundërvënie kulturash.

Roli i prindërve si shoqërizues të rolit të seksit sigurisht duhet të shihet brenda një

konteksti më të gjerë social. Ne duhet të kujtojmë se prindërit janë thjesht një nga agjentët e

Page 55: Tema: Familja dhe rolet gjinore”doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/10/Doktorature.pdf · blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit.

43

shumtë shoqërorë ndaj të cilëve ekspozohen fëmijët e rritur. Megjithëse ata mund të jenë me

ndikimin më të madh, presion i madh për t’u përshtatur me stereotipet shoqërore të gjinisë

vazhdon të ushtrohet mbi fëmijën edhe nga bashkëmoshatarët, vëllezër e motra, mësues dhe

media.

2.13 Prindërit gjinorë, fëmijët gjinorë

Një tjetër shkak i rënies së lumturisë martesore janë çuditërisht fëmijët. Fëmijët kanë

prirjen të vendosin një ndalim në lumturinë martesore. Çiftet që nuk kanë fëmijë raportojnë

nivele më të larta të kënaqësisë martesore se sa ato me fëmijë. Ata janë më të arsimuar dhe kanë

më shumë gjasa të jetojnë në qytete dhe bashkëshortët janë më të angazhuara me karrierën e tyre.

Ata kanë më shumë kursime dhe investime, sigurisht dhe më të prirur për të blerë një shtëpi të

shtrenjtë në të pesëdhjetat e tyre. Lumturia martesore fundoset me arritjen e fëmijës së parë,

zhytet edhe më tej kur fëmija i parë arrin moshën e shkollës dhe bie më tej kur fëmija arrin

moshën e adoleshencës. Burrat fillojnë të ndihen më mirë rreth martesave të tyre sapo fëmijët e

tyre arrijnë moshën tetëmbëdhjetë vjeç, por bashkëshortet nuk ndihen mirë rreth martesave të

tyre derisa fëmijët lënë shtëpinë, sipas Mary Bebin, një sociologe në Arizona State University.

Ende të pasurit dhe rritja e fëmijëve janë dy prej qëllimeve më të mëdha të familjes, të

ekzistencës së saj. Nëse një prej qëllimeve kryesore të familjes është të ruajë pabarazinë gjinore

dhe diferencën gjinore mes prindërve, atëherë qëllimi tjetër kryesor është të sigurojë që ato

identitete gjinore i jepen edhe gjeneratës tjetër. Në familje mbillen farat e diferencës gjinore, aty

ne kuptojmë fillimisht që të qënit një burrë ose një grua, një djalë ose një vajzë ka kuptime të

ndryshme dhe të pabarabarta.

Socializimi gjinor fillon në lindje dhe vazhdon gjatë gjithë jetëve tona. Si ndikojnë

prindërit në diferencat gjinore në fëmijët e tyre? Prindërit posedojnë një set të ideve specifike për

gjininë se çfarë fëmijët e tyre kanë nevojë; që do të thotë, ata vetë janë socializuar me disa

besime se si janë vajzat dhe djemtë e moshave të ndryshme. Përmes kurseve dhe teksteve

mësimore të kolegjit, shtypit popullor, manualeve të rritjes së fëmijës, tregimeve të grave të

vjetra, këshillimeve të miqve dhe të afërmve, raportimet nga prindërit e tjerë dhe fjalët e urta (si

“Nga çfarë janë të përbëra vajzat e vogla? Sheqer dhe erëza dhe çdo gjë e bukur” dhe “Nga çfarë

janë të përbërë djemtë e vegjël? Bretkoca dhe kërmij dhe nga bishtat e koneve”), ata kanë

Page 56: Tema: Familja dhe rolet gjinore”doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/10/Doktorature.pdf · blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit.

44

zhvilluar jo vetëm ndërtimin e “fëmijë”, por gjithashtu ndërtimin e “fëmijë djalë” dhe “fëmijë

vajzë” dhe ata kanë pritshmëri të ndryshme prej tyre.

Prindërit gjithashtu kanë shpresa dhe dëshira se çfarë lloj të rriturish do të bëhen dhe

çfarë lloj rolesh ata do të luajnë (sado të përcaktuara në mënyrë të paqartë) dhe ide se çfarë

karakteristikash “personaliteti” janë më me vlerë për të luajtur në mënyrë efektive ato role. Veç

kësaj, prindërit vëzhgojnë atë që e përceptojnë si “sjellje tipike” të vajzave dhe djemve të moshës

së fëmijëve të tyre. Gjatë gjithë fëmijërisë, diferenca gjinore dhe pabarazia gjinore krijohen dhe

përforcohen përmes lojës, medias dhe shkollave.

Kategorizimi gjinor fillon madje përpara se fëmija të lindë. Përpara përdorimit të gjerë të

amniocentezës (një teknikë mjekësore që mund të përdoret për të zbuluar defektet gjenetike si

dhe gjininë e fetusit), prindërit shpenzonin orë të tëra duke spekuluar rreth gjinisë së fëmijës

ende të palindur, shpesh duke bërë supozime rreth sasisë së shqelmave dhe sjellje të tjera

intrauterine. Familjarët dhe miqtë kontribuonin me mendime nëse fëmija ishte “lart” apo

“poshtë” dhe bënin komente të tilla si “Me kaq shumë aktivitet, duhet të jetë djalë!” Në ato raste

në të cilat amniocenteza nuk përdoret dhe në ato vende ku këto zhvillime mjekësore nuk janë në

dispozicion, prindërit ende shpenzojnë kohë duke spekuluar rreth gjinisë së fëmijës së tyre.

Duke shpallur lindjen e fëmijës shpallet edhe gjinia e tij – në mënyrë tipike në një kartë

që ka të shkruar në pjesën e përparme, “Është djalë!” ose “Është vajzë!” Përpara se ju të dini çdo

gjë tjetër mbi foshnjën tuaj, ju dini gjininë e saj. Vetëm pasi hapni kartelën ju mësoni rreth emrit

të tij ose saj, karakteristikave të tjera jetësore dhe shpesh se kush janë prindërit! Komentet e

kënaqura të vizitorëve gjatë ditëve të para përsërisin të njëjtat mendime mbi gjininë. Edhe pse

disa njerëz mund të ndjejnë që stereotipizimi i gjinisë është i papërshtatshëm, në pjesën më të

madhe të rasteve djemtë ende urohen me komente të tilla si “Kush e di, mbase një ditë ai do të

bëhet president” ose “Me atë madhësi kur të rritet ai do të bëhet një futbollist,” dhe vajzat urohen

me komente të tilla si “Është e bukur; ajo do t’i shtangë djemtë kur të rritet!” ose “Nuk do të

kalojë shumë kohë para se ajo të bëhet një nënë, gjithashtu.” (Miller, 2008)

Gjatë foshnjërisë, pritshmëritë se si secila gjini do të trajtohet çojnë në sjellje të ndryshme

nga prindërit dhe të rriturit e tjerë. Një punë e madhe kërkimore ka dhënë rezultate rreth kësaj

çështjeje që mund t’i përmbledh shkurtimisht. Gjatë gjashtë muajve të parë të jetës së fëmijës,

nënat kanë tendencën të shikojnë dhe tu flasin foshnjeve vajza më tepër se sa foshnjeve djem dhe

nënat kanë tendencën t’i përgjigjen të qarës së vajzave menjëherë më shpejt se sa për djemtë. Në

Page 57: Tema: Familja dhe rolet gjinore”doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/10/Doktorature.pdf · blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit.

45

fakt, këto sjellje kanë prirjen të jenë më të mëdha për vajzat, dy vitet e para të jetës. Djemtë, nga

ana tjetër, marrin më shumë prekje, mbajtje, lëkundje dhe puthje më shumë se sa marrin vajzat

në muajt e parë, por situata përmbyset pas gjashtë muajve. Në moshën një vjeçare, foshnjet

femra lejohen dhe nxiten të shpenzojnë më shumë kohë se sa djemtë në prekje dhe qëndrim në

afërsi të ngushtë me nënat e tyre. Vajzat nxiten të largohen në mosha më të vonshme, por jo aq

shumë sa djemtë. Interesi i prindërve në ndërtimin e autonomisë ose pavarësisë duket se

shpjegon këtë diferencë. Si rezultat i stereotipeve gjinore, nënat besojnë që djemtë më shumë se

vajzat duhet të jenë të pavarur dhe nënat i nxisin djemtë të eksplorojnë dhe zotërojnë botën e

tyre. Shumë nëna fillojnë të largojnë djemtë e tyre nga kontakti fizik me to në një moshë të

hershme. Dhe prindërit, në përgjithësi, janë më kufizues me vajzat e tyre dhe krijojnë më shumë

kufizime mbi sjelljen e tyre të pranueshme në një moshë të hershme,( Eccles 1990).

Trajtimi i hershëm i prindërve për foshnjën e tyre është zakonisht një përpjekje e

paramenduar për t’i mësuar fëmijës një rol gjinor “të duhur”, por gjithashtu reflekton faktin që

vetë prindërit pranojnë rolet shoqërore të përgjithshme për gratë dhe burrat. Edhe pse jo më

universal, është ende rasti kur shpesh djemtë trajtohen si “natyralisht” të guximshëm dhe aktiv;

me ata luhet më me ashpërsi dhe përshëndeten me buzëqeshje dhe indikacione të tjera kënaqësie

kur ata përgjigjen siç duhet. Dhe vajzat ende mendohet se janë më delicate dhe më të buta dhe

ëmbëlsia dhe bashkëpunimi kanë gjasa të tërheqin miratimin prindëror.

Të rriturit e tjerë përforcojnë këto sjellje prindërore të ndryshme. Studiuesit kanë zbuluar

që njerëzit ndërveprojnë me foshnjet në bazë të supozimeve të tyre se çfarë është e përshtatshme

për gjininë se sa mbi karakteristikat e vetë fëmijës. Për shembull, subjekteve në një eksperiment

iu dhanë në mënyrë konsistente lojra specifike për gjininë (kukulla për vajzat, çekiça për djemtë)

për foshnje që, atyre u ishte treguar, nëse ishin vajza apo djem. Ata përshkruanin foshnjet,

gjininë e të cilëve nuk e dinin, me mbiemra gjinor – “i fortë” dhe “i madh” për djemtë dhe “e

butë” dhe “e bukur” për vajzat. (Dukshëm, në këtë lloj eksperimenti, subjektet kishin më shumë

gjasa të kishin të drejtë se sat ë ishin të gabuar, dhe kështu ata përshkruanin foshnjet më tepër

mbi bazën e informacioneve të marra rreth tyre se sa nga vëzhgimi i drejtpërdrejtë që i bënin

atyre.) Një eksperiment tregoi një videokasetë të reagimit të një foshnje nëntë muajsh ndaj një

djali që del nga kutia, kukulle, një arushi dhe një zile. Gjysmës së vëzhguesve iu tha që fëmija

ishte një djalë; gjysmës tjetër që fëmija ishte vajzë. Kur u pyetën rreth shprehjeve të fëmijës së

zemërimit, frikës dhe kënaqësisë vëzhguesit panë emocione të ndryshme kur fëmija luante me

Page 58: Tema: Familja dhe rolet gjinore”doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/10/Doktorature.pdf · blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit.

46

djalin që dilte nga kutia. Reagimi i fëmijës ishte i shqetësuar dhe pastaj fëmija qau. Ato që

mendonin se fëmija ishte një djalë menduan se “ai” ishte i zemëruar; ato që mendonin se fëmija

ishte vajzë, menduan se “ajo” ishte e frikësuar.

Kur fëmija kalon nga foshnjë në fazën e vogëlushit, diku rreth moshës 2 vjeç, studimi

tregon që kategorizimi gjinor rritet. Djemve u mësohet që “Djemtë nuk kapen pas nënave të tyre”

dhe “Djemtë e rritur nuk qajnë”. Pavarësia, agresioni dhe përmbajtja e emocioneve e djemve

shpërblehen dhe dështimi për ta bërë këtë sjell mosmiratimin në rritje. Vajzat nxiten të shprehin

emocionet dhe sulmin e kontrollit dhe atyre u jepen më mundësi për të qënë të varura; të qarit i

tolerohet më gjatë se sa djemve, ( Thomas, 2003).

Lojrat me të cilat fëmija luan janë dizenjuar për tu shitur si lojra vajzash ose lojra djemsh.

Vajzave u jepen kukulla dhe shtëpi kukullash; djemvë u jepen kamionë dhe blloqe ndërtimi dhe

u mësohet se janë “vajza” nëse luajnë me lojra vajzash. Këto etiketime vijnë në mënyrë

origjinale nga të rriturit, për shkak se është vënë re që, në moshën dy vjecare dhe një e gjysëm,

shumë djem preferojnë kukullat dhe shtëpitë e kukullave; ato largohen prej tyre për shkak se

prindërit i konsiderojnë si lojra vajzash. Përgjigjet prindërore absorbohen shpejt nga fëmijët, që

pak pas kësaj shfaqin preferenca loje thuajse të ndryshme. Reklamat, shitësit dhe agjentët e tjerë

të socializimit përforcojnë këto sinjale nga prindërit, dhe fëmijët marrin sinjalet rreth vetes. Këto

lojëra shihen gjithashtu si materializime të tipareve të caktuara emocionale që janë në pajtim me

burrat ose gratë. Lott argumenton se lodrat për vajza nxisin varësinë mbi të tjerët, ndërsa lodrat

për djem theksojnë pavarësinë dhe zgjidhjen e problemeve.

Që në moshë shumë të hershme, dukja fizike lidhet me përkufizime sociale të

maskulinitetit dhe feminilitetit. Vajzat shpërblehen për pamjen e tyre dhe kur duken tërheqëse,

ndërsa djemtë shpërblehen më shumë për performancën fizike. Këto diferenca vazhdojnë edhe në

adoleshencë. Vajzave u mësohet se si të kapitalizojnë pamjen e mirë, të lezetshme të turpshme

dhe të mësojnë të shihen në pasqyra dhe të kërkojnë reflektimet e tyre nga të tjerët. Djemtë

zbulojnë që aftësia dhe performanca atletike janë ato që kanë rëndësi për meshkujt.

Ndërveprimi më i hershëm me fëmijët e tjerë është një fushë ku fëmijët shprehin dhe

përdorin pritshmëritë gjinore që ata kanë marrë nga prindërit dhe bota rreth tyre. Studiuesit kanë

zbuluar që vetëm pas një viti në shkollë, fëmijët kanë tendencën të diskriminohen në zgjedhjet e

tyre të shokëve, duke zgjedhur ato të së njëjtës gjini dhe duke përjashtuar ato të gjinisë së

kundërt. Studimi i psikologëve Eleanor Maccoby dhe Carol Jacklin tregon që fëmijët, pavarësisht

Page 59: Tema: Familja dhe rolet gjinore”doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/10/Doktorature.pdf · blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit.

47

gjinisë, preferojnë të luajnë me fëmijët e tjerë si vetja. Studimi i tyre i fëmijëve dy deri në tre

vjeç ngre pyetje interesante. Jacklin dhe Maccoby morën çifte fëmijësh (disa ishin çifte të së

njëjtës gjini dhe të tjerët çifte me gjini të ndryshme), i veshën njëlloj dhe i vendosën të luajnë së

bashku. Vëzhguesit nuk ishin në gjendje të tregonin nëse fëmijët ishin djem apo vajza ose nëse

çiftet ishin të së njëjtës gjini ose me gjini të ndryshme. (Sigurisht, fëmijët ishin në gjendje të

tregonin.) Rezultatet treguan që çiftet e së njëjtës gjini luanin më paqësisht dhe në mënyrë të

qëndrueshme së bashku nga sa luanin çiftet me gjini të ndryshme, (Basow, 1992).

Studimi më eksperimental sugjeron që djemtë dhe vajzat fillojnë shumë herët të

zhvillojnë dy kultura gjinore që janë shumë të ndryshme. Edhe pse ato nuk fillojnë jetët e tyre në

botë loje me gjini të ndara, fëmijët luajnë më shumë me anëtarët e së njëjtës gjini. Në këto botë

loje me gjini të ndarë, djemtë mësojnë prototipet e sjelljeve që do të priten nga ata si burra, duke

përfshirë ato sjellje që karakterizojnë pritshmëritë seksuale të burrave të rritur. Në të njëjtën

kohë, vajzat mësojnë prototipet e sjelljeve që do të priten nga ato si gra, duke përfshirë gjithashtu

pritshmëritë seksuale. Loja e djemve është më e ashpër dhe e rrëmujshme dhe konkurruese, e

dizenjuar për të lejuar që disa djem të fitojnë dhe të tjerët të humbasin. Djemtë përpiqen të

influencojnë drejtimin e lojës me kërkesa direkte; vajzat përdorin metoda më delicate dhe

indirekte për tu përpjekur për të influencuar njëri tjetrin. Djemtë luajnë për të arritur

dominancën; vajzat luajnë për të siguruar që çdokush po kalon mirë.

Në botët e tyre të lojës, djemtë dhe vajzat përmbushin identitetet e gjinisë së tyre në

mënyra të ndryshme. Vajzat shpesh “ndalohen” nga disa sporte dhe lejohen të luajnë të tjera

vetëm nën rregulla të thjeshta (p.sh. prekje ose futboll me flamur). Edhe kur luajnë të njëjtat

sporte, djemtë dhe vajzat nuk i luajnë ato së bashku. Kur u pyetën se pse, ata u përgjigjën,

thuajse të kënaqur, me deklarata të tilla si “Nuk e di, djemtë nuk luajnë me vajzat,” sikur të rritur

ishin të çuditshëm që nuk e dinin tashmë këtë.

Në përgjithësi, djemtë tentojnë të fitojnë maskulinitet sa më shumë duke shmangur

feminilitetin duke imituar direkt djemtë. Nga ana tjetër, aktivitetet dhe identitetet e vajzave duket

se modelohen direkt mbi imitimin se sa mospranimin ose shmangien e maskulinitetit. Në

sipërfaqe, ky vëzhgim i bën jehonë idesë së Frojdit që për djemtë, ndarja nga nëna sjell një

mospranim të përjetshëm të feminilitetit si mekanizmi nga i cili djali krijon autonominë e tij; për

vajzat, projekti është të rrënjosë identitetin e dikujt në identifikimin me nënën, duke përforcuar

në këtë mënyrë konkretësinë e identifikimit. Por kjo mund të jetë rezultat i materialeve nga të

Page 60: Tema: Familja dhe rolet gjinore”doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/10/Doktorature.pdf · blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit.

48

cilat fëmijët ndërtojnë identitetet e tyre gjinore më tepër se sa rezultat i shtysës së lindur. Për

shembull, mendoni për llojet e imazheve të djemve dhe vajzave që shohin në libra komik dhe

shfaqje televizive. Mendoni për llojet e roleve të luajtura nga djemtë dhe vajzat. Djemtë do të

luajnë rolin e heronjve mitik (kaubojsa, indianë, ushtarë, superheronj, Ninja Turtles), ndërsa

vajzat luajnë rolin e nënave, infermiereve dhe mësuesve. Që do të thotë, djemtë mësojnë që

horizontet e tyre të ardhshme janë të kufizuara, duke luajtur në identitete që kundërshtojnë

limitet konvencionale; vajzat mësojnë që botët e tyre të ardhshme kufizohen nga kufizime

konkrete sociale. Edhe pse kjo ka ndryshuar në mënyrë të konsiderueshme vitet e fundit, ka

ndryshuar më shumë për vajzat se sa për djemtë. Vajzat tani luajnë futboll dhe fantazojnë për tu

bërë si Lara Croft ose secila prej detektiveve të CSI ose Law and Order, që janë në mënyrë të

qartë më të forta dhe joshëse se sa secili prej meshkujve që ata mposhtin në mënyrë rutinore.

(Witt, 2000)

2.13.1 Nga Barbie te Bratz

Që lojrat janë gjinore nuk është një lajm tashmë. Lodrat e djemve kanë qëndruar shumë

konstante – lodra me temë ushtarake ose sportive, lojra dhe figura aksioni (ju lutem mos i quani

“kukulla”). Lodrat e vajzave i paraprinin roleve tradicionale të grave – të veshura si infermiere,

me koreografitë festive të çajit dhe sigurisht, duke luajtur me kukulla të përngjashme me

foshnjet, që duken se diferencohen vetëm nga gjasa e funksioneve të tyre trupore (disa “të

lagështa”, të tjera infermiere dhe të tjerat duken se kanë dhimbje barku).

Barbie e ndryshoi të gjithë këtë: ajo ishte thuajse e rritur, e formësuar në një pozë me takë

të lartë. Ajo bënte gjëra – ishte një nxitëse tifozash, niste makinën dhe i pëlqentë të blinte. Nuk

është se Barbie ishte një ikonë protofeministe; ajo ende e ndërtonte veten tërësisht përmes

aksesorëve dhe i mësonte vajzave çfarë do të thotë vetë-mishërimi. Por ajo mishëronte një formë

të ndryshme të feminilitetit përveç se i paraprinte rolit të nënës.

Tani vjen Bratz, kukullat më popullore në botë, që zotërohen nga 125 milion vajza në të

gjithë botën dhe që arrin $ 2 miliardë shitje në vit. Bratz janë shumë më pak të seksualizuara –

kokat e tyre, jo gjinjtë e tyre, kanë përmasa të mëdha edhe pse ata nuk janë veçanërisht atlete. A

janë ato një përmirësim progresiv?

Page 61: Tema: Familja dhe rolet gjinore”doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/10/Doktorature.pdf · blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit.

49

Nga ana tjetër, ato shfaqin më shumë veprim në aksesorët e tyre në krahasim me Barbie.

Ato janë të gjalla, duket sikur flasin. Bratz kanë një “pasion për modën” dhe vishen për të shkuar

në bare dhe disko, mbajnë çanta të vogla kur dalin. Ata përfaqësojnë një vizion të

hiperseksualizuar, post feminist të feminilitetit në të cilin “fuqia femërore” është përkthyer në të

qënit si seksualisht grabitqare dhe të pirit sa djemtë. Në momentin kur një numër në rritje i

vajzave janë më të interesuara për të imituar Mia Hamm se sa Britney Spears, ata kujtojnë që të

dukurit dhe të vepruarit si një Valley Girl superseksi është ende modeli i feminilitetit për tu

përpjekur. (Për të mos mbetur pas, Barbie ka rifiguruar veten si Barbie “MyScene” dhe vjen në

versionet si “Bling Bling Barbie”, veshja e klubit e së cilës përfshin një mikrominifund që do t’i

bënte pjesën më të madhe të prindërve të rrënqetheshin, (Siegal, 2012).

Dallimet e hershme të gjinisë janë larg nga absolutja, por drejtimi i ndryshimit ka prirjen

të shkojë vetëm në një drejtim. Disa vajza janë “si djem” dhe mund të lejohen të luajnë në lojrat

informale të lagjes kur lojtarë shtesë mund të nevojiten. Por vetëm vitet e fundit ligat e sporteve

formale të organizuara, si në futboll dhe softball, janë hapur për vajzat. Për djemtë, mundësitë

për të luajtur në lojrat e vajzave janë të rralla; etiketimi “si vajzë” është më negativ se sa

etiketimi “si djalë”. Vajzat kanë më shumë “lodra djemsh” në krahasim më djemtë që kanë

“lodra vajzash”. Ekziston një seri “gjërash djemsh” që është në rregull nëse i bëjnë edhe vajzat,

por, përgjithësisht, nuk ka transferim nga ana tjetër.

Kjo asimetri në kalimin sipër të stilit tjetër gjinor të lojës gjithashtu tregon se si

maskuliniteti është një ndërtim roli më i ngurtë se feminiliteti dhe se si ajo ngurtësi është

gjithashtu pjesë e mekanizmave shtrënguese të socializimit të rolit gjinor. Gjinia nuk është

thjesht shprehje e çfarë është “e saktë” dhe “e përshtatshme”; se sa përkufizimi jonë kulturor i

asaj çfarë është e saktë dhe e përshtatshme derivojnë nga mënyrat në të cilat të rriturit shohin

gjërat dhe, pjesërisht, varet se kush i bën rregullat në vend të parë. Loja e fëmijëve shpreh dhe

paraprin pabarazinë që informon marrëdhëniet gjinore në moshë madhore.

Djemtë dhe vajzat kuptojnë pabarazinë ndërmjet grave dhe burrave dhe kuptojnë,

gjithashtu, që statusi i tyre më pak i barabartë i jep vajzave një liri veprimi më të madhe në llojet

e sjelljes ndër-gjinore (gjini – e papërshtatshme) që ata mund të shfaqin. Vajzat mendojnë se janë

më të mira se djemtë dhe pjesa më e madhe deklarojnë që do të ishin djem më mirë se sa vajza.

Nga ana tjetër, djemtë kanë prirjen ta shohin të qënit vajzë si një fat më të keq se vdekja. “Nëse

Page 62: Tema: Familja dhe rolet gjinore”doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/10/Doktorature.pdf · blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit.

50

do të isha një vajzë”, një djalë i klasës së tretë tha, “çdokush do të ishte më i mirë se unë, sepse

djemtë janë më të mirë se vajzat.”

Deklarata si këto na drithërojnë sepse ata zbulojnë sa thellësisht janë të lidhura me

diferencën gjinore dhe pabarazinë gjinore dhe se si shërben shërben si justifikim për këtë të

fundit. Ky djalë i vogël, si miliona të djemve të tjerë të vegjël, kanë kuptuar që statusi i tij në

botë varet nga aftësia e tij për të distancuar veten nga feminiliteti. Duke ekzagjeruar diferencën

gjinore, ai siguron dhe risiguron veten për statusin e tij të lartë. Gjatë ngjarjeve të përditshme

rutinë të jetës familjare fëmijët mësojnë se çfarë do të thotë të jesh djalë ose vajzë dhe përmes

atyre ngjarjeve pabarazia gjinore riprodhohet ndërmjet grave dhe burrave të rritur. Ndërveprimet

e fëmijëve “nuk janë përgatitje për jetën,” konkludon sociologu Barrie Thorne. “Ata janë vetë

jeta.”

2.14 Politika gjinore e punëve të shtëpisë dhe kujdesit ndaj fëmijës

Ne jetojmë përmes një transformimi historik, thelbësor të jetës familjare. Ndoshta goditja

më e madhe e vetme që familja duhej të absorbonte ishte hyrja e grave në vendin e punës. Ky

është, ndoshta, ndryshimi social më i thellë dhe më dramatik në shoqërinë amerikane

bashkëkohore, duke kapërcyer jashtë për të transformuar çdo institucion tjetër social. Që gratë

tani punojnë jashtë shtëpisë si një gjë e natyrshme, nevojë ekonomike dhe ambicie dhe ka

ndryshuar në mënyrë drastike jetën e familjes modern. Disa duan të kthejnë kohën e formës

familjare të pazakontë dhe me jetë të shkurtër që lindi në 1950 dhe ta rivendosin si normë. Një

vizion i tillë nuk ka gjasa të mbështetet nga pjesa më e madhe e burrave, duke lënë vetëm pjesën

më të madhe të grave, që sot punojnë jashtë shtëpisë sepse duan dhe sepse duhet – dhe sepse

është e mirë për to, e mirë për bashkëshortët e tyre dhe e mirë për fëmijët e tyre.

Nënat punëtore raportojnë nivele më të larta të vetë-vlerësimit dhe janë më pak të

shqetësuara se sa shtëpiaket me kohë të plotë. Ata raportojnë gjithashtu nivele më të ulëta të

kënaqësisë martesore se sa bashkëshortët e tyre, që janë më të lumtur se sa bashkëshortët e

shtëpiakeve tradicionale. Pse ndodh kështu? Pjesërisht, për shkak se ngarkesa e punës e grave

aktualisht rritet në shtëpi, ndërsa burrat përfitojnë duke pasur të njëjtën sasi pune që bëhet për to

në shtëpi dhe duke pasur standartin e të jetuarit të tyre të mbështetur nga një e ardhur shtesë.

Page 63: Tema: Familja dhe rolet gjinore”doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/10/Doktorature.pdf · blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit.

51

Kështu që gratë sot punojnë më shumë por e shijojnë jetën familjare më pak. Në mënyrë

konsistente, dhe në çdo vend industrial, gratë raportojnë nivele më të larta të stresit se sa

meshkujt. Ndoshta një arsye pse gratë janë të lodhura dhe të palumtura është që ato mbeten

përgjegjëse për çfarë sociologu Arlie Hochschild quante “turni i dytë”, punët e shtëpisë dhe

kujdesi ndaj fëmijës që çdo familje duhet të bëjë për të funksionuar siç duhet. Lëvizja e grave

nga shtëpia në vendin e punës nuk është shoqëruar nga një lëvizje krahasuese e burrave përsëri

në shtëpi. Transformimi i jetës amerikane si pasojë e hyrjes së gruas në fuqinë punëtore është një

“revolucion i ngecur”, një revolucion që varet, tani, nga ndryshimet në qëndrimet dhe sjelljet e

meshkujve. (Miller, 2008).

Në 1970, një shkrimtare e re feminist përshkroi atë çfarë ajo shihte si “politika e punëve

të shtëpisë”. Në frymën e slloganit feminist “personalja është politike”, Pat Mainardi

argumentonte që ndarja e sferave që përcaktoi familjen tradicionale dhe “punën e grave” në

punët e shtëpisë ishte një reflektim i dominancës mashkullore, jo shprehje e disa predispozitave

biologjike femërore drejt larje dhe hekurosje rrobash dhe larje enësh. Gratë bënin punë shtëpie

dhe kujdesin ndaj fëmijës sepse ata duhet ta bënin, argumentonte ajo, jo për shkak të një master

plani gjenetik. Dhe burrat nuk bënin punë shtëpie për shkak se ata mund të dilnin prej kësaj.

Pak njerëz pëlqejnë aktualisht të bëjnë punët e shtëpisë. “Një punë e gruas nuk bëhet

asnjëherë dhe e lumtur është ajo fuqia e së cilës shtrihet deri në fund të rrezeve të diellit,” shkroi

Martha Moore Ballard në ditarin e saj në 1795. Thuajse një shekull më vonë, Mary Hallock

Foote shkruante: “Unë ndahem gjatë ditës në pjesë të vogla dhe kaloj përreth dhe asgjësohem

dhe pres të jem e tëra përsëri ditën tjetër dhe të gjitha ditët dhe nuk jam vetëm për asnjë minutë të

vetme.” Dhe në 1881, Helen Campbell shkruante që pastrimi i shtëpisë ishte “një terror për këdo,

dhe mbi të gjitha për burrat, që nuk duronin nga fillimi deri në fund.” Ndoshta Emily Dickinson

e tha më së miri (duke përdorur zërin pasiv). “Shtëpia” “pastrohet” shkruante ajo. “Unë preferoj

murtajën.” (Sigurisht, ajo nuk ishte ajo që pastronte; Bridget dhe shërbyesit e saj të tjerë thjesht

shqetësonin paqen e saj.)

Dhjetëra studime kanë vlerësuar modelet e ndryshme të punëve të shtëpisë, kujdesit ndaj

fëmijës dhe shumave të ndryshme të investimeve në jetën familjare. Kush e bën këtë? Si

vendosin njerëzit? A bëjnë burrat më shumë tani se sa më përpara? A mund të

nxiten/pyeten/ushtrohet presion/shtrëngohen për të bërë më shumë? Një statistikë rreth

përfshirjes familjare zbulon një model më të madh. Pjesa më e madhe e studimeve, siç do të

Page 64: Tema: Familja dhe rolet gjinore”doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/10/Doktorature.pdf · blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit.

52

shihni, sugjerojnë se si pjesëmarrja e pakët e meshkujve në jetën familjare ka ndryshuar. Në një

aspekt, megjithatë, ajo ka ndryshuar në mënyrë drastike dhe tërësisht. Tridhjetë vite më parë,

virtualisht asnjë baba nuk ishte i pranishëm në lindjet e fëmijëve të tyre; sot, më shumë se 90

përqind janë të pranishëm në dhomën e lindjes. Nëse burrat donin të ndryshonin përfshirjen e

tyre në familje, ka prova që ata janë të aftë ta bëjnë këtë shpejt dhe relativisht lehtësisht.

Kur është fjala për fushat e tjera të përfshirjes familjare, si punët e shtëpisë, provat

dëshmojnë pak ndryshim. Virtualisht të gjithë studiuesit arrijnë në të njëjtin konkluzion:

Pjesëmarrja e burrave në punët e familjes kanë qënë “në mënyrë surprizuese rezistente ndaj

ndryshimit.” Një studim i 489 çifteve të martuara zbuluan që burrat ndajnë përgjegjësinë e

punëve të shtëpisë “vetëm në mënyrë rastësore”. Një tjetër zbuloi që pas martesës, sasia kohore

që një grua shpenzon duke bërë punët e shtëpisë rritet me 17 përqind, ndërsa e një burri ulet me

33 përqind. (Kjo për shkak se ai bënte gjëra si gatimi dhe pastrimi për veten, por tani ai mendon

se nuk duhet ta bëjë). Dhe një tjetër zbuloi që fraksioni i meshkujve që ndajnë plotësisht punët e

shtëpisë ishte një e pesta. (Por një e pesta që ndanin punët e shtëpisë ishin bashkëshortët në çiftet

më të lumtura në studim.) Përqindja e punëve të shtëpisë që burrat bënin krahasuar me gratë ulej

me rritjen e moshës së burrave; kjo, pjesërisht, mund të jetë për shkak se ndryshimet në

pjesëmarrjen e burrave në punët e shtëpisë ndodhën relativisht dhe me rritjen e moshës së

burrave ata bënin pak ose aspak punë.

Dhe çfarë bëjnë burrat është shumë e ndryshme nga çfarë duan gratë. Është sikur shtëpitë

tona të ishin ndarë në “zona” diskrete – të tij dhe saj – dhe bashkëshortët dhe bashkëshortet

kishin sferën e tyre të përgjegjësisë. Fusha “e tij’ ishte jashtë dyerve – në oborr, rrugë me pemë –

ose një hapësirë jashtë dyerve të zhvendosur në ambiente të mbyllura, si bodrum, garazh,

kontejnerë të plehrave dhe strofkë; fusha “e saj” ishte gjithmonë brenda dyerve – kuzhinë,

dhomë larjeje, dhomë gjumi dhe banjo. (Nëse ajo lëviz jashtë dyerve, është gjithmonë me një

element “të brendshëm” – duke hapur rrobat, duke u kudjesur për kopshtin). Këto dy fusha

kërkojnë lloje të ndryshme aktivitetesh. Në një studim, gratë dhe burrat u pyetën për të listuar të

gjitha gjërat e ndryshme që ata bëjnë rreth shtëpisë. Numri total i njësive në secilën listë ishte

afërsisht ekuivalente. Por kur detyrat specifike u ekzaminuan, burrat listuan njësi si “të laj

makinën” dhe “të kosis barin”, ndërsa gratë listuan “të gatuaj” dhe “të rregulloj shtretërit”. Siç

Arlie Hochschild shpjegoi:

Page 65: Tema: Familja dhe rolet gjinore”doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/10/Doktorature.pdf · blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit.

53

Edhe kur çiftet ndajnë punën në shtëpi në mënyrë të barabartë, gratë bëjnë dy të tretat e

punëve të përditshme në shtëpi, si gatimi dhe pastrimi – punë që i vendosin ato në një rutinë të

ngurtë. Pjesa më e madhe e grave gatuajnë darkën dhe pjesa më e madhe e burrave ndryshojnë

vajin në makinën familjare. Por, si një nënë deklaroi, darka ka nevojë të përgatitet çdo mbrëmje

rreth orës gjashtë, ndërsa vaji i makinës duhet të ndryshohet çdo gjashtë muaj, çdo ditë rreth asaj

kohe, çdo kohë në atë ditë. (Arlie Hochschild, 2012).

Për më tepër, burrat kanë prirjen të shohin pjesëmarrjen e tyre në punët e shtëpisë në

lidhje me punët e shtëpisë së bashkëshorteve të tyre; gratë kanë prirjen të shohin punën e tyre si

të nevojshme për mbajtjen e familjes. Kjo është arsyeja pse meshkujt përdorin terma si “të

ndihmoj” për të përshkruar kohën që ata shpenzojnë në punët e shtëpisë – sikur puna të ishte

punë e bashkëshorteve të tyre. “Kur burrat lajnë enët kjo quhet ndihmë,” Anna Quindlen,

vëzhgoi në mënyrë ironike. “Kur gratë lajnë enët, kjo quhet jetë.” Dhe mund të mos jetë madje

aq e dobishme. Sipas Qendrës për Politikat Punë-Jetë, 40 përqind e bashkëshorteve profesionale

ndjenin që bashkëshortët e tyre aktualisht krijonin më shumë punë rreth shtëpisë në krahasim me

sa bënin.

Është e vërtetë që ndarja e punëve të shtëpisë nga burrat është rritur në mënyrë të

konsiderueshme; “bashkëshortët e grave që punojnë shpenzojnë më shumë kohë në familje se

san ë të shkuarën.” Në 1924, 10 përqind e grave të klasës punëtore thonin që bashkëshortët e tyre

nuk kalon kohë duke bërë punët e shtëpisë; sot ajo figurë është më pak se 2 përqind. Ndërmjet

mesit të 1960 dhe mesit të 1970, punët e shtëpisë së burrave u rritën nga 104 në 130 minuta në

ditë, ndërsa të grave ranë nga 7.4 në 6.8 orë në ditë. Në një tjetër anketim prej 4,500 çifte të

martuara me karrierë të dyfishtë ndërmjet moshave njëzet e pesë deri në dyzet e katër vjeç, 15

përqind e burrave pranonin se kryenin më pak se një orë punë shtëpie në javë. Shuma mesatare

për burrat ishte rreth pesë orë në javë; për gratë ishte rreth njëzet e katër orë. Burrat raportuan që

ata bënin 10 përqind të punëve të shtëpisë në 1970 dhe 20 përqind në 1990 – të cilat, në varësi të

se si i shikoni, përfaqësojnë dyfish përqindje në vetëm njëzet vite ose tashmë vetëm një e pesta e

shumës që duhet të bëhet.

Edhe pse burrat raportonin që ata bënin një të pestën dhe një të katërtën e të gjitha punëve

të shtëpisë, ka prova që të pyeturit e njerëzve se sa punë shtëpie bëjnë çon në pasaktësi të mëdha,

për shkak se njerëzit shpesh raportojnë se sa mendojnë se duhet të bëjnë, dhe jo se sa aktualisht

bëjnë. Gratë dhe burrat mbiraportojnë sasinë e punëve të shtëpisë që ato bëjnë – burrat

Page 66: Tema: Familja dhe rolet gjinore”doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/10/Doktorature.pdf · blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit.

54

mbiraportojnë me rreth 150 përqind, më shumë se sa dyfishi i mbiraportimit nga gratë (68

përqind). Është interesant fakti, bashkëshortët më të privilegjuar me qëndrime gjinore egalitare

kanë prirjen të mbiraportojnë në një normë më të lartë se sa bashkëshortët tradicional, që besojnë

që nuk duhet të bëjnë shumë punë shtëpie. “Super nënat” më pak të privilegjuara kanë më shumë

gjasa të mbiraportojnë punët e tyre të shtëpisë në krahasim me nënat që punojnë më shumë të

privilegjuara për shkak se orë të tilla të fryra mund të justifikojnë qëndrimin e tyre në shtëpi.

Mbiraportimi nga burrat ishte aq i konsierueshëm sa që studiuesit dyshojnë “që bashkëshortët

kanë rritur ofrimin e tyre në punët e shtëpisë në 25 vitet e fundit.”

Metodologjitë e tjera me anketim kanë dhënë rezultate që më bëjnë të besoj që

pjesëmarrja e burrave në punët e shtëpisë është rritur diçka në çerek-shekullin e fundit, por jo aq

shumë sa burrat pretendojnë. Kur çifteve iu kërkua të mbanin regjistrime të sakta të kohës që

shpenzonin duke kryer detyrat e shtëpisë, burrat vendosnin shumë më pak se sa bashkëshortet e

tyre. Studimi më i fundit duke përdorur ditarin kohor zbuloi që burrat bënin gjashtëmbëdhjetë

orë punë shtëpie në javë – nga njëzet orë që bënin në 1965. (Kjo është 400 përqind e sasisë së

punëve të shtëpisë që burrat Japonez bënin, por vetëm 66 përqind e punëve të shtëpisë që burrat

suedez bënin.) Pjesëmarrja e rritur e burrave nuk ka patur një rritje progresive të qëndrueshme,

ajo është rritur nga 1965 në 1985 dhe më pas është reduktuar që atëherë.

Në fakt, zbulimi më i madh i këtyre studimeve të fundit nuk është që burrat po bëjnë më

shumë punë shtëpie, por që më pak punë shtëpie po bëhen – nga kushdo. Në 1965, gratë bënin

dyzet orë në javë; tani ata bëjnë njëzet e shtatë, kështu që shuma e kohës totale që burrat dhe

gratë shpenzojnë për të bërë punët e shtëpisë ka rënë nga pesëdhjetë e dy orë në dyzet e tre orë në

javë. Dhe martesa ka prirjen të përkeqësojë diferencat ndërmjet grave dhe burrave. Rezulton që

burrat reduktojnë punët e tyre të shtëpisë kur ata formojnë një çift dhe e rrisin atë kur ata

largohen; gratë rrisin kohën e tyre të shpenzuar kur ata formojnë një çift dhe e reduktojnë atë kur

ata largohen.

Punët e shtëpisë rezultojnë se luhaten shumë nga koha, stina dhe statusi martesor dhe

mes grupeve të ndryshme të burrave. Jo të gjithë burrat bëjnë më shumë punë shtëpie; ose, më

mirë, disa burra bëjnë më shumë punë se sat ë tjerët. Eksperienca në ndryshim e jetës familjare

varet nga mosha, klasa dhe niveli arsimor. Burrat më të rinj, për shembull, bëjnë më shumë për

shtëpinë nga sa kanë bërë baballarët e tyre – edhe pse bashkëshortet e tyre bëjnë përsëri më

shumë. Një sondazh i grave nën tridhjetë vjeç në Ladies Home Journal në Maj 1997 zbuloi që 76

Page 67: Tema: Familja dhe rolet gjinore”doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/10/Doktorature.pdf · blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit.

55

përqind e tyre thonin që bënin më shumë larjen-hekurosjen e rrobave; 73 përqind bënin më

shumë gatimin; 70 përqind bënin më shumë pastrimin e shtëpisë; 67 përqind bënin më shumë

pazarin e ushqimeve dhe 56 përqind paguanin pjesën më të madhe të faturave. Në Kanada,

numrat janë të ngjashëm: 77 përqind e grave përgatisin vaktet e ushqimit në një ditë mesatare,

krahasuar me 29 përqind të burrave dhe 54 përqind e grave pastronin pas vakteve, krahasuar me

15 përqind të burrave.

Edhe pse ne kemi prirjen të mendojmë që ndarja e punëve të shtëpisë është produkt i

angazhimeve ideologjike – familjet progresive, liberale, të arsimuara, të klasës së mesme me më

shumë qëndrime egalitare – të dhënat sugjerojnë një pamje më të komplikuar që ka pak të bëjë

me problemet ideologjike. Në çdo nënkategori të caktuar (përgatitja e ushqimit, enët, pastrami,

pazari, larja, punët jashtë, autoriparimi dhe mirëmbajtja dhe pagimi i faturave), për shembull,

burrat me ngjyrë bëjnë më shumë punë shtëpie se sa burrat e bardhë. Në më shumë se një të

katërtën e të gjitha familjeve me ngjyrë, burrat bëjnë më shumë se 40 përqind të punëve të

shtëpisë, d.m.th. “ndarja” e punëve të shtëpisë e burrave i afrohet ndarjes së barabartë. Në

familjet e bardha, vetëm 16 përqind e burrave bëjnë aq shumë. Të gjithë baballarët hamallë,

pavarësisht racës – punëtorët e bashkisë dhe të shërbimit, policët, zjarrëfikësit, punëtorët e

mirëmbajtjes – kanë dyfish më shumë gjasa (42 përqind) se ato në punë profesionale,

menaxheriale ose teknike (20 përqind) për tu kujdesur për fëmijët e tyre ndërsa bashkëshortet e

tyre punojnë. Kjo diferencën vjen pak nga angazhimet ideologjike dhe më shumë nga një “kohë

informale e mbledhjes”, një rregullim i turnit të dnarjes me bashkëshortin, që negociohet nga

rreth një e katërta e të gjithë punëtorëve në Shtetet e Bashkuara dhe një e treta e të gjithë

punëtorëve me fëmijë nën moshën pesë vjeç.

Prania e fëmijëve rrit hendekun gjinor. Nënat shpenzojnë më shumë kohë me fëmijët se

sa baballarët, veçanërisht kur fëmijët janë foshnje, kohë gjatë së cilës familjet raportojnë “nivele

më të ulëta të angazhimit atëror.” Nënat shpenzojnë 50 përqind më shumë kohë me fëmijët në

kopsht deri në klasën e katërt se sa baballarët. Ndarja e kujdesit ndaj fëmijës me burrat rritet kur

fëmija rritet, që kërkon një lloj tjetër abgazhimi dhe ndoshta ofron më shumë “argëtim” për

babain. Por kur studiuesit pyetën se sa kohë shpenzonte secilin prind vetëm me fëmijët,

baballarët kishin një mesatare prej 5.5 orë në javë, nënat kishin një mesatare prej 20 (19.5) orësh

në javë – një diferencë me 350 përqind.

Page 68: Tema: Familja dhe rolet gjinore”doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/10/Doktorature.pdf · blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit.

56

Kur ata kanë fëmijë, burrat kanë prirjen të shpenzojnë më shumë kohë në punë, pjesërisht

për shkak se ata duan të fitojnë më shumë për të mbështetur fëmijët e tyre dhe pjesërisht për

shkak se ata duan ose janë të aftë për këtë. Bashkëshortet e tyre, sigurisht, shpenzojnë më pak

kohë në punë, duke rritur në këtë mënyrë hendekun gjinor në punë dhe në shtëpi. “Hendeku

gjinor është i pranishëm edhe kur nuk ka fëmijë”, vëren sociologia Beth Ann Shelton, “por

përkeqësohet nga prania e fëmijëve në familje.”

Fëmijët mësojnë pritshmëritë gjinore që prindërit e tyre u mësojnë atyre. Një studim i

1991 zbuloi që vajzat e grave që punojnë me kohë të plotë bënin punë shtëpie tetë orë në javë;

djemtë bënin më pak se tre orë në javë. Një studim i fundit zbuloi që një prej parashikuesve më

të mirë të pjesëmarrjes së burrave në kujdesin ndaj fëmijës ishte nëse baballarët e tyre kishin bërë

punë shtëpie dhe kujdes ndaj fëmijës apo jo. Një këshillues që drejtonte seminaret “Babai

mirënjohës” zbuloi një luhatje sezonale në pjesëmarrjen e meshkujve në shtëpi. Edhe pse

ekspertët kërkonin rreth shpjegimeve të mundshme, ai pati një përgjigje më dorështrënguar.

Sezoni i futbollit kishte mbaruar. Ky studim më bën të mendoj që përgjigja e përshtatshme ndaj

Ditës së frymëzuar nga feminizmi Dërgojini vajzat në Punë – gjatë së cilës prindërit i dërgonin

vajzat në punë për ta çmitizuar atë dhe për t’i treguar që ato, gjithashtu mund të kenë ambicie –

do të ishte një Ditë Kombëtare e Djalit, një pasdite të Diele, ku baballarët do t’i mësonin djemtë

e tyre se si të lanin enët, të lanin dhe hekurosnin rrobat, të rregullonin shtretërit dhe të fshinin me

fshe korrenti dyshemenë – me kusht, sigurisht, që baballarët të dinin se si t’i bënin këto gjëra!

Sidoqoftë ka një ndryshim në pjesëmarrjen e burrave në kujdesin ndaj fëmijës. Pjesa më e

madhe tërhiqen drejt rritjes së pjesëmarrjes së burrave në punët e shtëpisë si baballarë dhe jo si

bashkëshortë. Burrat duket se ruajnë idetë kontradiktore që ata duan të ruajnë dhe mbrojnë

bashkëshortet e tyre nga pakënaqësitë e jetës, edhe pse ata refuzojnë në mënyrë të vazhdueshme

të kryejnë një detyrë aq degraduese sa larja e tualetit. Sipas demografes Martha Farnsëorthe

Riche, “Mësimi më i madh i 15 deri në 20 vitet e fundit është që burrave nuk u intereson nëse

shtëpia është e pastër dhe e rregullt, në përgjithësi.” Ose, siç vërejti një grua tashmë e lodhur,

“Unë bëj gjysmën time, unë bëj gjysmën e punës së burrit dhe pjesa e mbetur nuk bëhet.”(

Albert, 2004).

Por kur është puna për të qënë baballarë, burrat janë dukshëm të gatshëm të bëjnë më

shumë. Një sondazh në revistën Newsweek zbuloi që 55 përqind e baballarëve thonë që të jesh

prind është më e rëndësishme për ta se sa ishte për baballarët e tyre dhe 70 përqind thonë se

Page 69: Tema: Familja dhe rolet gjinore”doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/10/Doktorature.pdf · blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit.

57

shpenzojnë më shumë kohë me fëmijët e tyre nga sa shpenzonin baballarët e tyre me ta. Një

sondazh i 1995 i sponsorizuar nga Instituti i Familjeve dhe Punës zbuloi që 21 përqind e 460

burrave të anketuar thanë që do të preferonin të kujdeseshin për familjet e tyre nëse do të kishin

mjaftueshëm para për të jetuar në mënyrë të rehatshme. (Kjo është një përqindje e ulët për shkak

se shumë që këto burra mendonin se u nevojitej për të jetuar në mënyrë të rehatshme ishte $

200,000.)

Dhe ata kanë pasur mbështetje për tu bërë baballarë aktiv. Libri më i shitur për shumë

dekada i Dr. Benjamin Spock Kujdesi ndaj Foshnjeve dhe Fëmijëve vërente (dhe ndoshta edhe

nxiste) ndërrimin për tuë menduar rreth përfshirjes së babait. Në botimin e parë, Dr. Spock

sugjeronte që burrat mund të ishin disi të përfshirë në kujdesin ndaj fëmijës:

Disa baballarë mendojnë që kujdesi ndaj foshnjeve dhe fëmijëve është punë tërësisht e

nënës. Kjo është ide e gabuar. Ju mund të jeni një baba i ngrohtë dhe një burrë i vërtetë në të

njëjtën kohë … Sigurisht unë nuk nënkuptoj që babai duhet të japë aq shishe ose të ndryshojë aq

pelena sa mamaja. Por është mirë për të që t’i bëjë këto gjëra herë pas here. Ai mund të bëjë

ushqimin të Dielën.

Në botimin e 1998, Dr. Spocks regjistron ndryshimet që puna e tij ka arritur të sjellë:

Burrat, veçanërisht bashkëshortët e grave me punë të jashtme, kanë marrë pjesë më

shumë në të gjitha aspektet e shtëpisë dhe kujdesit ndaj fëmijës. Nuk ka arsye pse baballarët nuk

duhet të jenë të aftë për të bërë këto punë sa mamatë. Por përfitimi mund të humbasë nëse kjo

punë bëhet si favor për bashkëshorten, meqë nënkupton që rritja e fëmijës nuk është punë e

babait por që ai po tregohet jashtëzakonisht shumë bujar.

Ende, norma e pjesëmarrjes së burrave amerikan në kujdesin ndaj fëmijës mbetet pas

normave të pjesëmarrjes së burrave në vende të tjera industriale. Në Australi, Kanada dhe

Hollandë normat e burrave dyfishojnë normat në Shtetet e Bashkuara, ndërsa në Britani normat

janë rreth 40 përqind më të larta. Ish Kongresmenja Pat Schroeder tregoi një histori nga jeta e

saj. Pas zgjedhjes së saj, bashkëshorti i saj i shpjegoi një gazetari nga Redbook që, në të

ardhmen, do të ishte ai që do të çonte fëmijët te pediatri. Kur ajo lexoi intervistën, Schroeder

telefonoi menjëherë bashkëshortin e saj dhe i tha, “Për $ 500, cili është emri i pediatrit të

fëmijëve?” Ai u përgjigj, disi me ndrojtje, që ai nënkuptonte që do t’i merrte fëmijët, nëse ajo do

ja kërkonte.

Page 70: Tema: Familja dhe rolet gjinore”doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/10/Doktorature.pdf · blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit.

58

Kjo anekdotë është thënë në një mënyrë tjetër. Burrat raportojnë që do të donin të

shpenzonin më shumë kohë me fëmijët dhe familjet e tyre, nëse do të mundnin. “Asnjë burrë, në

shtratin e vdekjes, nuk është penduar që ka kaluar shumë kohë me familjen,” është mënyra se si

Senatori Paul Tsongas vendosi kur la Senatin. Shumë burra thonë, që duan të bëjnë më shumë,

por kërkesat e punës vazhdojnë të hynë në rrugën e tyre. Të tjerët kanë frikë se shihen nga

kolegët dhe shefat si pak të angazhuar në karrierën e tyre dhe kanë frikë se vendosen në një

“rrugë babai” nga e cila nuk do të ketë asnjë avancim. Të tjerët ende vazhdojnë të përplasen pas

idesë jofleksibël se çfarë do të thotë të jesh një burrë. “Personi që unë kam dëmtuar më shumë

duke qëndruar larg kur (fëmijët e mi) po rriteshin jam unë” theksoi një burrë i mërzitur. “Unë e

lashë impulsion tim të kultivuar të thahej.”( Albert, 2004).

Për disa burra (dhe gra), këto dëshira përhapen në veprime. Në një studim të sponsorizuar

nga Koorporata Dupont, 47 përqind e grave menaxheriale dhe 41 përqind e burrave menaxhrial i

kanë thënë mbikëqyrësve të tyre që nuk janë në dispozicion për zhvendosje; 32 përqind e grave

dhe 19 përqind e burrave i kanë thënë shefave të tyre që nuk marrin një punë që kërkon shumë

udhëtim; dhe 7 përqind e grave dhe 11 përqind e burrave kanë hedhur poshtë një promovim që u

është ofruar. Që duan të shpenzojnë më shumë kohë me familjen është një ankesë e vjetër dhe e

lodhur e meshkujve; për të sakrifikuar ambiciet e karrierës për ta bërë këtë është një zhvillim i ri,

një mënyrë më e dukshme për ta realizuar këtë.

Burrat shpesh thonë që ata duan të jenë baballarë të përfshirë dhe të shpenzojnë më

shumë kohë cilësore me fëmijët e tyre. Por rrallë ata bëjnë sakrifica të tilla për ta bërë këtë.

Fitimet, megjithatë, kur ata e bëjnë këtë, janë të mëdha. Burrat që bëjnë më shumë punë shtëpie

janë gjithashtu baballarë më të mirë. Dhe burrat që kanë marrëdhënie të ngushta me fëmijët e

tyre raportojnë kënaqësi martesore më të madhe dhe shëndet më të mirë. Ata ndjejnë më pak

stres (nëse mund ta besoni këtë!) dhe më pak presion për të qënë të suksesshëm, të fuqishëm dhe

konkurrues. Ata gjithashtu jetojnë më gjatë, sipas gazetës financiare britanike The economist me

epigramën “Ndryshoni një pelenë, nga Zoti, dhe shtojini vite jetës suaj.” “Kur burrat marrin

përgjegjësi të plotë për kujdesin ndaj fëmijës,” sociologia Barbara Risman vë në dukje, “ata

zhvillojnë marrëdhënie të ngushta dhe të dashura m fëmijët e tyre.” Ushqimi i fëmijëve të tyre

është i mirë për shëndetin e burrave. Dhe, sigurisht, nga përfshirja familjare në rritje e burrav

përfitojnë gratë, duke i liruar ato nga detyrimet e turnit të dytë. Dhe kjo përmirëson barazinë

Page 71: Tema: Familja dhe rolet gjinore”doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/10/Doktorature.pdf · blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit.

59

gjinore: Kujtoni që antropologët kanë zbuluar në mënyrë konsistente që statusi ekonomik dhe

politik i grave është më i lartë në ato kultura në të cilat burrat bëjnë më shumë punë shtëpie.

Pjesëmarrja në rritje e burrave në punët e shtëpisë dhe kujdesin ndaj fëmijës do të kërkojë

një kombinim të mbështetjeve në nivel mikro dhe makro. Në mënyrë individuale, burrat duhet të

bëjnë më shumë dhe ata do të kenë gjithashtu nevojë për mbështetje nga bashkëshortet e tyre si

dhe nga miqtë meshkuj, bashkëpunëtorët dhe kolegët. Ata kanë gjithashtu nevojë të dinë se si ta

bëjnë këtë, si dhe të mësojnë një sërë aftësish, që të marra së bashku dhe të kryera rregullisht,

përbëjnë ushqimin dhe kujdesjen – gatimin, pastrimin, larjen dhe hekurosjen e rrobave. “Nëse

baballarët nuk bëjnë një ndarje të madhe të punëve në shtëpi, nënat do të jenë të pafavorizuara në

të punuarit jashtë shtëpisë. Nënat nuk mund të fitojnë nëse baballarët nuk ndryshojnë, gjithashtu.

Çiftet që punojnë do të kenë gjithashtu nevojë për mbështetje strukturore, në nivel makro

si politikat e vendit të punës familjare-miqësore, leja e paguar prindërore dhe kujdesi shëndetësor

i përshtatshëm. Shtetet e Bashkuara janë një prej pak vendeve në botë pa një politikë kombëtare

të lejes së paguar të lindjes; disa vende Nordike përfshijnë leje shtesë lindjeje gjithashtu. Thuajse

çdo vend perëndimor ka një ndihmë financiare për fëmijën – një pagesë për familjet për secilin

fëmijë që kanë, pavarësisht të ardhurave ose nëse nëna është e punësuar ose jo. Dhe koorporatat

amerikane nuk kanë shkuar përtej shkeljes institucionale të krijuar nga kjo indiferencë qeveritare

për gjendjen e vështirë të pindërve që punojnë. Vetëm 8 përqind e punëtorëve amerikanë kanë

përfitime të kujdesit ndaj fëmijëve që ofrohen nga punëdhënësit e tyre. Miratimi i politikave

qeveritare dhe të koorporatës për të promovuar shëndetin dhe mirëqënien e familjeve që punojnë

është një qëllim i vështirë, për të qënë të sigurt, por lënia e anëtarëve të familjes individuale që ta

zgjidhin vetë këtë problem garanton që shumë pak do të ndryshojë. “Dështimi për të investuar te

fëmijët mund të çojë në joefikasitet ekonomik, humbje produktiviteti, mungesë në aftësitë që

nevojiten, kosto të larta të kujdesit ndaj shëndetit, kosto në rritje për burgimin, dhe një komb që

do të jetë më pak i sigurt, më pak i kujdesshëm dhe më pak i lirë.”

Ndoshta prirja më interesante është ndarja graduale e punëve të shtëpisë dhe kujdesit ndaj

fëmijës në dekadën e fundit. Ndërsa nënat dhe baballarët po shpenzojnë katër deri në gjashtë orë

më shumë në javë me fëmijët e tyre, gratë kanë ulur në mënyrë drastike sasinë e punëve të

shtëpisë që ato bëjnë dhe burrat nuk janë rritur aq shumë sa për të mbushur zbrazëtinë. “Edhe

shtëpia është e pastër kur unë shoh fëmijët e mi,” shprehej një doktoreshë në Milwaukee. Me sa

Page 72: Tema: Familja dhe rolet gjinore”doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/10/Doktorature.pdf · blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit.

60

duket, zgjedhja ndërmjet punëve të shtëpisë dhe kujdesit ndaj fëmijëve është më e lehtë se

zgjedhja ndërmjet karrierës dhe familjes.

Që gratë vazhdojnë të kryejnë pjesën më të madhe të turnit të dytë, vendos shumë

kufizime mbi martesën. Balancimi i punës dhe familjes i shtyn gratë që punojnë në drejtime të

ndryshme, dhe sido që të lëvizin, ata janë të detyruara të ndihen fajtore dhe të frustruara. Edhe

Karen Hughes, që ishte këshilltarja më e lartë e Presidentit George W. Bush dhe arkitektja e

politikave, vendosi të kthehej në Texas dhe te familja e saj për shkak se nuk mund t’i kishte të

gjitha. Një qeveritare e nivelit të lartë që së fundi kishte lënë punën tregoi se ajo “kishte bërë

shumë si çdo nënë tjetër që punonte. Dhe unë isha absolutisht pa ndërprerje. Çdo gjë që bëja

ishin fëmijët dhe puna ime. Unë mund të vazhdoja ta bëja këtë për një kohë të pacaktuar, por do

të isha një skelet i vetes sime.”

Page 73: Tema: Familja dhe rolet gjinore”doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/10/Doktorature.pdf · blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit.

61

KAPITULLI III: METODOLOGJIA

3.1 Përshkrim i përgjithshëm

Në këtë kapitull prezantohen dhe shpjegohen në mënyrë të qartë dhe të hollësishme të

gjitha metodat kërkimore të cilat u përdorën për realizmin e studimit. Kapitulli përbëhet nga disa

pjesë të cilat e njohin lexuesin me hartimin e studimit, fazat nëpër të cilat kaloi, metodën

kërkimore të përdorur dhe përshtatshmërinë e saj me temën kërkimore, medodat për mbledhjen e

të dhënave, procedurat dhe instrumentet e përdorur, kriteret e përzgjedhjes së pjesëmarrësve,

medodat për analizën e të dhënave, proҫedurat për të siguruar besueshmërinë dhe vlefshmërinë e

rezultateve, konsiderimin e çështjeve etike, si dhe kufizimet e studimit.

Ky studim, në dijenine time, është i pari që prek këtë fushë dhe që synon të ofrojë një

pamje të këtij fenomeni nga përjetimet, përvojat dhe këndvështrimet e pjesëmarrësve. Studimi do

të bëjë të mundur njohje më mirë të realitetit shqiptar si dhe do të plotësojë një hapësirë boshe

përsa i përket studimeve në këtë fushë.

Cresell thotë se:“Kërkimi cilësor fillon me supozimet, një këndvështrim të përgjithshëm,

mundësinë e përdorimit të teorisë si dhe studimin e problemeve të kërkimit, duke kërkuar

mënyrën se si individi apo grupet reagojnë ndaj një fenomeni human ose social”. (Creswell,

2012). Ky autor thekson se kërkuesi cilësor për të studiuar problemin përdor qasjen cilësore për

të zbuluar, mbledhur të dhëna në një mjedis natyral, të ndjeshëm për personat nën studim, dhe

analizon të dhëna që në fund rezultojnë të jenë një analizë induktive dhe më pas ai vendos

strukturën e temës.

Raporti përfundimtar përfshin zërin e pjesëmarrësve, mendimet e kërkuesit dhe një

deskriptim kompleks dhe interpretim të problemit. Për kërkuesen ishte e rëndësishme të

studionte fenomenin në ambientin natyral që është familja, mjedisi ku fëmijët rriten dhe

formohen. Kjo teknikë do t’u jepte mundësi pjesëmarrësve të ndiheshin më komod dhe të çlirët

për të reflektuar mbi çështjet e studimit.

Kërkimi cilësor mund të përshkruhet si një model i efektshëm që ndodh në mjedisin e vet

natural dhe që i jep mundësi kërkuesit të përfshihet shumë në përvojën aktuale (Creswell, 1994).

Qëllimi i kërkimit cilësor është që të japë të gjitha dritëhijet e përjetimeve dhe historive të

pjesëmarrësve të përfshirë në studim (Richard M. Grinnell, 2011)

Page 74: Tema: Familja dhe rolet gjinore”doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/10/Doktorature.pdf · blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit.

62

3.1.1 Metoda kërkimore e përdorur

Metoda kërkimore e përdorur në këtë studim ishte metoda cilësore. Rishikimi i

literaturës, analiza e të dhënave dytësore dhe metodat cilësore të mbledhjes, analizimit dhe

interpretimit të të dhënave ishin pjesë e studimit. Arsyeja e përzgjedhjes së tyre qëndron në

faktin se ishin metodat më të përshtatshme në raport me qëllimin, objektivat dhe pyetjet

kërkimore të studimit. Një strukturë e mirë e kërkimit cilësor, në të cilën pjesët lidhen

harmonikisht me njëra-tjetrën promovon efikasitet dhe funksionim të mirë, ndërsa një strukturë e

çalë çon në një funksionim të keq apo dështim. (Malterud, 2001)

Informacionet të cilat u nevojitën të mblidheshin nga kërkuesja për realizimin e studimit

ishin të karakterit teorik, demografik dhe perceptual. Secili prej këtyre tre lloj informacionesh ka

pasur një rëndësi të veçantë për studimin. Informacionet teorike kishin të bënin me kërkimin,

identifikimin dhe mbledhjen nga literatura të informacioneve mbi fushën dhe tematikën e

studimit, konkretisht për mekanizmat e familjes, familjen bërthamë dhe rolin gjinor.

Informacionet e karakterit demografik me profilin e pjesëmarrësve të përfshirë në studim, të

veçantat dhe të përbashkëtat e tyre. Informacionet perceptuale me perceptimet e pjesëmarrësve

nga përvojat e tyre personale në raport me çështjen e studimit.

Rishikimi i literaturës përfshiu identifikimin e materialeve mbi problemin e studimit nga libra,

artikuj, rishikime, disertacione, abstrakte, monografi, raporte kërkuesish dhe median elektronike.

Pra, analiza e të dhënave dytësore në këtë studim, konsistoi në shqyrtimin e literaturës ekzistuese

ndërkombëtare, duke përfshirë studime, raporte, vlerësime në lidhje me problemet që mbart me

vete formimi i rolit gjinor.

Rishikimi i literaturës identifikon se çfarë njihet deri më sot mbi çështjen në studim, ndihmon

zhvillimin e argumentave të skemës teorike, si dhe prezanton një kornizë konceptuale e cila

udhëheq studimin ( (Linda Dale Bloomberg, 2005). Rishikimi dhe analiza e literaturës ka qënë

një punë sistematike, rigoroze dhe e vazhdueshme. Ajo konsistoi në identifikimin e çështjeve,

koncepteve, ideve, teorive si dhe në argumentat e debatet mbi problemin.

Rishikimi i literaturës ka ndihmuar kërkuesen në hartimin e një kornize konceptuale e cila ka

shërbyer më pas për kategorizimin e literaturës si dhe për krijimin e një perspektive teorike, e

cila ka drejtuar pyetjet kërkimore të studimit. Sipas (Vincent A. Anfara, 2014), korniza teorike

Page 75: Tema: Familja dhe rolet gjinore”doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/10/Doktorature.pdf · blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit.

63

ka aftësinë të fokusojë kërkuesit cilësorë ndërsa ata janë të mbytur nga numri i madh i të

dhënave. Ndërsa për Schram (Schram, 2003) pa kornizën konceptuale nuk do të ishte e mundur

marrja e vendimeve të arsyeshme në procesin e kërkimit.

Kështu, faza e shqyrtimit të literaturës ndihmoi krijimin e një baze të dhënash me raporte

dhe studime ekzistuese për këtë çështje. U morёn nё shqyrtim studime qё kishin nё fokus tё tyre

familjen dhe rolet gjinore.Kjo analizë, nga njëra anë ndihmoi formulimin e pyetjeve kryesore

kërkimore të studimit e nga ana tjetër u vu në funksion të analizës së diskutimit tё gjetjeve të

studimit duke shërbyer si burim krahasimi dhe ballafaqimi në lidhje me këto gjetje.

Metoda cilësore ndihmoi në ndërtimin e një pamje të thellë të çështjeve specifike të marra në

shqyrtim bazuar në një numër relativisht të vogël të subjekteve të përfshirë në studim.

Qëllimi i kërkimit cilësor është që të japë të gjitha dritëhijet e përjetimeve dhe historive të

pjesëmarrësve të përfshirë në studim (Albert R. Roberts, 2004). Megjithëse të gjitha traditat e

kërkimeve cilësore kanë një numër karakteristikash dhe supozimesh të përbashkëta, ato kanë dhe

të veçantat e tyre. Zgjedhja e traditës së kërkimit cilësor është e lidhur me problemin e studimit,

qëllimin dhe pyetjet kërkimore (Jerry Willis, 2010). Tradita cilësore e zgjedhur dhe përdorur nga

kërkuesi ka qënë ajo e studimit të një fenomeni. Kriteret për përzgjedhjen e saj ashtu si edhe për

metodën kërkimore kanë qënë qëllimi, objektivat dhe pyetjet kërkimore të studimit.

Kërkimi cilësor përfshin mbledhjen, analizën dhe interpretimin e të dhënave me fjalë dhe

imazhe për të hyrë në brendësi të një fenomeni të veçantë për të cilin jemi të interesuar (Linda

Dale Bloomberg, 2005). Mbledhja e të dhënave në metodën cilësore bazohet mbi instrumenta

fleksibël, ndërsa ajo sasiore në instrumenta strikte. Për mbledhjen e të dhënave cilësore të

studimit kërkuesi ka përdorur intervistat e thelluara gjysëm të strukturuara me prindër që kanë

fëmijë djem dhe vajza.

Analiza e dhënave cilësore ka qënë një proҫes induktiv, ndryshe nga proҫesi deduktiv i

analizës së të dhënave sasiore. Analiza e të dhënave cilësore ishte gjithashtu një proҫes i

vazhdueshëm, sistematik dhe krijues nga kërkuesja. Kërkimi cilësor është interaktiv, është një

lëvizje e vazhdueshme ndërmjet të dhënave dhe ideve. Raporti i tij përfshin përshkrime të

detajuara të studimit dhe shprehjen e qartë të zërit të pjesëmarrësve (Linda Dale Bloomberg,

2005). Analiza e të dhënave cilësore bëri të mundur sigurimin e një informacioni të pasur dhe

mjaft të gjerë rreth ndikimit të familjes në formimin e rolit gjinor tëk fëmijët e moshës 2-8 vjec

Page 76: Tema: Familja dhe rolet gjinore”doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/10/Doktorature.pdf · blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit.

64

dhe të diskriminimit gjinor të tyre, ndarjen e përgjegjësive në familje ndërmjet bashkëshorteve.

Kërkuesja për të arritur në përfundime sa më të sakta është përpjekur të jetë sa më intuitiv dhe jo

thjesht mekanik. Kërkimi cilësor është një qasje e gjërë në studimin e fenomeneve sociale dhe

bazohet esencialisht mbi perspektivën konstruktiviste dhe kritike (Norman K. Denzin, 2012).

Analiza e të dhënave dytësore është e rëndësishme sepse, së pari, e ndihmon hulumtuesin të

kursejë kohë e para për mbledhjen e të dhënave, të cilat janë mbledhur nga profesionistë të tjerë

më parë dhe, së dyti, të dhënat e marra nga burime zyrtare garantojnë nivel të lartë besueshmërie

dhe vlefshmërie.Intervistat e thelluara gjysmë të strukturuara përdoren për të mësuar përvojat,

sjelljet dhe kuptimet e njerëzve, si dhe pse e përjetojnë dhe e kuptojnë ata botën shoqërore në atë

mënyrë (Bob Matthews, 2014). Ky instrument matës ishte më efektiv se të tjerët pasi të

kuptuarit dhe eksperienca në lidhje me rolet gjinore janë kaq personale dhe subjektive sa që asnjë

instrument tjetër matës nuk do të ishte aq efektiv.

Në këtë studim u përdor metoda cilësore për disa arsye:

Së pari, fakti që kemi të bëjmё me një fenomen social, të cilin mund ta analizojmë vetëm

me metoda cilësore. Ky është një proҫes shumëpërmasor e nuk realizohet një herë e

përgjithmonë. Si të gjitha dukuritë komplekse ai nuk është objekt i matjes së drejtpërdrejtë, por i

asaj të tërthortë. Kështu, ndërtimi i indekseve të problematikave që ndesh formimi i rolit gjinor,

si dhe llogaritja e treguesve konkretë, përbërës të këtyre indekseve, ndesh mjaft vështirësi.

Së dyti, dukuria e formimit të roleve gjinore kërkonte të eksporohej në thellësi, kështu që

ishte e nevojshme një kuptim kompleks dhe i detajuar i problemit se si familja ndikon tek fëmijët

në procesin e formimit të rolit gjinor.

Së treti, duheshin fuqizuar individët që të ndanin historitë dhe situatat reale në mënyrë që

të dëgjohej dhe të prekej realiteti i pjesëmarresve, këtë e mundësonte intervista e thelluar.

Së katërti, mundësia e realizimit të një studimi ku të përdorej metoda sasiore ishte e

kufizuar për shkak të burimeve të pamjaftueshme në indentifikimin e rasteve që do të ishin të

përshatshme për studim.

Page 77: Tema: Familja dhe rolet gjinore”doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/10/Doktorature.pdf · blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit.

65

Kërkuesja synonte të kuptonte qartë tablonë e formimit të rolit gjinor tek fëmijët 2-8 vjec.

Kërkimi sasior thjesht nuk ishte i duhuri për këtë studim, pasi statistikat nuk do të mund të jepnin

mundësinë e interpretimit dhe reflektimin e realitetit në familje.

Avantazhet e metodave cilësore të tilla si: fleksibiliteti, marrja e informacionit të thelluar,

përqindja e lartë e përgjigjeve nga ana e të intervistuarve dhe e pjesëmarrësve të tjerë në studim,

domethënia e sjelljeve joverbale, origjinaliteti i përgjigjeve etj.,

Së katërti, përdorimi i teknikave të llojit ortek (snow ball), më i zakonshëm në zbatimin e

metodave cilësore, ndihmoi kapërcimin e kësaj vështirësie, në kushtet e mungesës së burimeve

për përfshirjen e një numri të madh pjesëmarrësish në studim.

3.2 Popullata dhe kampionimi

3.2.1 Popullata

Popullata e studimit është tërësia e individëve që kanë disa karakteristika të caktuara që

janë në interes të kërkuesit. Prandaj, duhet të përzgjedhim një pjesë të popullsisë të synuar për

studim, e cila bart karakteristikat themelore të popullatës. Përveç rastit ideal, ku e gjithë

popullata të mund të merrej në studim, pjesa më e madhe e studiuesve janë dakord me faktin se

kampionimi duhet të varet nga lloji dhe struktura e kërkimit shkencor.

3.2.2 Kampionimi

Qasja për mbledhjen e kampionit është e lidhur ngushtë me modelin dhe metodat e

kërkimit. (Ross, 2011). Kampioni është një pjesë e popullatës që përdoret për të përfaqësuar të

tërën. Kur ne bëjmë kërkime, është jopraktike dhe gati e pamundur (për arsye kohe dhe

financiare) të vëzhgosh dhe matësh çdo anëtar të popullatës, kështu që përdorim kampionin.

Kampioni i studimeve cilësore është më i vogël se ai i studimeve sasiore (Ross, 2011). Në rastin

konkret janë marrë në studim 25 ҫifte ose e thënë ndryshe 50 individë, nga të cilët 25 janë femra

dhe 25 janë meshkuj. Një dallim tjetër është se në kërkimin sasior përdoret më tepër kampionimi

rastësor (me probabilitet), ndërsa në kërkimin cilësor ai i qëllimshëm. Shumë studiues shkencorë

sqarojnë se kampionimi i qëllimshëm përdoret më gjerësisht në kërkimin cilësor, pasi jep

Page 78: Tema: Familja dhe rolet gjinore”doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/10/Doktorature.pdf · blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit.

66

mundësi për të siguruar informacion të detajuar për pyetjet kërkimore të ngritura .Çështja e

masës është një vendim i rëndësishëm në strategjinë e kampionimit gjatë procesit të mbledhjes së

të dhënave. Qëllimi kryesor i kërkimit cilësor nuk është mbledhja e informacionit (përveç

formave të studimit të rastit), por të vlerësojë të veçantat dhe specifikat e këtij informacioni.

(Elaine Chan, 2012). Kampionimi është një moment i rëndësishëm gjatë fazave të kërkimit, pasi

përzgjedhja jo e duhur e subjekteve mund të sjellë informacion të padobishëm, humbje kohe dhe

mosrealizim të qëllimit të kërkimit. Studiuesit (May, 2002) përqendrohen në faktin se

hulumtuesi duhet të jetë i kujdesshëm dhe i vetëdijshëm në përzgjedhjen e pjesëmarrësve, duke

qenë kështu në dijeni të paragjykimeve të mundshme që mund të dëmtojnë përzgjedhjen e duhur;

ata pohojnë se në të gjitha hulumtimet “qëllimi është për të zgjedhur një grup të intervistuarish

që janë në pozicion strategjik për të hedhur dritë mbi forcat më të mëdha dhe proceset nën

hetim”.

Shumica e studiuesve të kërkimit cilësor të bazuar tek intervistat sugjerojnë kampionin e

qëllimshëm (pjesë e kampionimit pa probabilitet). Kampionimi i qëllimshëm bazohet në

përpjekje të vetëdijshme nga ana e studiuesit për të përzgjedhur përfituesit që të plotësojnë

kriteret për hulumtim dhe që mbulojnë të gjitha variablat e kërkuara, të tilla si mosha, gjinia,

etnia (Coyne, 2006). Kampionimi i qëllimshëm është një përgjigje ndaj kufizimeve praktike për

kohën e një studiuesi dhe ndaj qasjes së subjekteve që kufizon aftësinë për të përdorur një

kampion të madh rastësor. Studiuesi duhet të njihet me zonën e subjektit dhe popullsinë, dhe

mundësisht të ketë ndërmarrë studime ose kërkime të mjaftueshme në terren dhe të jetë në

gjendje të përzgjedhë pjesëmarrësit për të përmbushur qëllimet e kërkimit shkencor (Leonard

Schatzman, 1973). Për vetë karakteristikat që mbart studimi dhe me synim ofrimin e një tabloje

sa më të plotë janë përfshirë në studim dy aktorët kryesor në një marrëdhënie familjare: nëna

dhe babai. Kampionët e studimit u zgjodhën në mënyrë të qëllimshme në varësi të qëllimit të

studimit. Qëllimi i studimet eshte të evidentohen mekanizmat e familjes që ndikojnë në formimin

e rolit gjinor te fëmijët 2-8 vjeҫ. Janë përfshirë në studim dy aktorët kryesor që ndikojnë në

formimin e rolit gjinor, nëna dhe babai. Pёr secilin kampion tё studimit janë specifikuar kriteret e

përzgjedhjes së kampionit në mënyrë që të merret dhe të përmblidhet i gjithë informacioni i

nevojshëm dhe i domosdoshëm në funksion të qëllimit të studimit. Janë vendosur kritere sa më

specifike në lidhje me ҫështjen e studimit, por duke pretenduar për kritere në kufijtë minimal të

pranueshmërisë.

Page 79: Tema: Familja dhe rolet gjinore”doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/10/Doktorature.pdf · blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit.

67

3.2.2.1 Kriteret që u morën në konsideratë për përzgjedhjen e kampionit ishin:

1. Mosha, të gjithë pjesëmarrësit në studim duhet t’i përkisnin moshës 25-40 vjeҫ.

2. Duhet të ishin patjetër bashkëshorte, prind të fëmijëve, dhe të kishin patjetër fëmijë të të

dyja gjinive.

3. Është marrë në studim vetëm familja bërthame, pra vetëm prindërit dhe fëmijët që jetojnë

në të njëjtën shtëpi.

4. Prindërit duhet të kishin fëmijë të moshës 2-8 vjeҫ.

3.2.2.2 Qasja e kampionimit të studimit

Sikurse u përmend edhe më sipër, në këtë studim janë kombinuar disa metoda cilësore të

studimit. Për çdo metodë të përdorur në studim ka pasur qasje të ndryshme të kampionimit.

Për intervistat e drejtpërdrejta të kryera me prinderit është përdoruar një kombinim mes

kampionit ortek, kampionit me kuota dhe kampionit të volitshëm / të qëllimshëm (Bob

Matthews, 2014). Fillimisht janë krijuar lidhjet me individë që kishin kontakte. Këta persona

shërbyen si “pika kontakti” dhe më rekomanduan persona të tjerë të njohur të tyre me këtë

orientim seksual, për të marrë pjesë në proҫesin e intervistimit (kampionimi ortek).

Kampioni ortek fillon me një numër të vogël personash, të identifikuar si lloji i personave

të duhur për t’u përfshirë në studim. Pastaj secili prej personave të grupit të parë, sugjeron

persona të tjerë me të njëjtat karakteristika (Po aty:166). Përzgjedhja e kampionit në këtë mënyrë

rrezikoi që grupi i personave të intervistuar të ishte homogjen, pra individët e intervistuar të

kishin tipare të ngjashme sociokulturore, moshore e gjinore me individët e intervistuar fillimisht,

megjithatë kjo vështirësi u shmang duke përzgjedhur individë të grupmoshave të ndryshme,

gjithmone duke ruajtur kriterin e moshes, me nivel të ndryshëm arsimor, pozicione të ndryshme

pune, nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, por që ishin banues në Tiranë dhe ne Shkoder (një

formë e thjeshtë e kampionit me kuota).

Gjithashtu, në përzgjedhjen e kampionit u mbajt parasysh dhe volitshmëria, pra zgjedhja

e personave të përshtatshëm, nga të cilët mund të merreshin sa më shumë informacione në lidhje

me çështjen në shqyrtim. Zgjedhja e tyre u mundësua me ndihmën e personave të njohur (pikave

Page 80: Tema: Familja dhe rolet gjinore”doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/10/Doktorature.pdf · blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit.

68

të kontaktit) (kampioni i volitshëm/i qëllimshëm). Kampioni i qëllimshëm është një lloj i

kampionit jo-probabilitar dhe zakonisht përdoret në hulumtimet me karakter cilësor që

fokusohen në eksplorimin dhe interpretimin e përvojave dhe perceptimeve (Bob Matthews,

2014).

3.2.2.3 Të dhëna të përgjithshme demografike e sociale për pjesëmarrësit në studim

Në këtë studim morën pjesë prindër shqiptare që jetojnë ne qytetin e Tiranës.

Në intervistat individuale të thelluara gjysmë të strukturuara morën pjesë 50

persona, 25 femra dhe 25 meshkuj

Të gjithë personat e intervistuar jetonin aktualisht në qytetin e Tiranës, ndërkohë që

vendet e tyre të origjinës ishin: Vlorё, Shkodёr, Durrёs, Fier, Berat e Gjirokastёr.

Të gjithë personat e intervistuar kishin kryer studimet e larta. 5 nga të

intervistuarit kishin kryer studimet master dhe vetëm njeri nga personat e

intervistuar kishte kryer nivelin Doktor i Shkencave.

Të gjithë personat e intervistuar ishin të punësuar, por nuk ishte vendosur si kriter

në sektorin privat apo publik, pasi nuk ishte ky qëllimi i studimit.

3.3 Realizimi i studimit

3.3.1 Administrimi i intervistave të drejtpërdrejta

Pas shqyrtimit të literaturës ekzistuese dhe mbledhjes së të dhënave nga burime të tjera,

studimi u fokusua në formulimin e disa pyetjeve hulumtuese të cilat orientuan hartimin e

udhëzuesit të një interviste të thelluar gjysmë të strukturuar që u përdor për intervistimin

individual të prinderve te perfshire ne studim. Sikurse pohon edhe studiuesi Matthews, intervista

përfaqëson një bashkëbisedim të qëllimshëm, (Bob Matthews,2014). Intervista i jep mundësi

studiuesit, jo vetëm të mbledhë të dhëna dhe mendime të freskëta për probleme të ndryshme të

realitetit shoqëror, por edhe të nxitë shtjellimin e mendimeve origjinale të bashkëbiseduesve

gjatë proҫesit të intervistimit. Në këtë kuptim intervistat që u realizuan ishin të llojit “intervista

bashkëpunuese” sepse gjatë proҫesit të intervistimit u krijua një marrëdhënie me të intervistuarin

Page 81: Tema: Familja dhe rolet gjinore”doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/10/Doktorature.pdf · blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit.

69

në mënyrë që përvojat dhe idetë e hedhura të ndihmonin proҫesin e prodhimit të të dhënave (Bob

Matthews, 2014).

Para se të realizohej proҫesi i intervistimit u hartua një udhëzues i intervistës, që më tepër

se një listë pyetjesh përbënte një program pune të intervistës.

Gjatë realizimit të intervistave u mbajt parasysh që:

a. Personat e intervistuar liheshin tё lirё nё pёrgjigjet e tyre, shprehnin mendimet me

fjalёt e tyre.

b. Vetë unë në rolin e hulumtuesit të eksploroja çështjet mё tё rёndёsishme me

pjesëmarrësit.

c. Të nxiteshin pjesëmarrësit në intervistim të shprehnin sa më lirshëm dhe sa më

natyrshëm ndjenjat dhe opinionet e tyre.

d. Intervista të ishte fleksibël dhe e përshtatshme për pjesëmarrës të ndryshëm.

e. Të diskutoheshin me çdo pjesëmarrës të njëjtat aspekte të temës së hulumtimit.

f. Të informoheshin të intervistuarit për qëllimin e studimit, ruajtjen e anonimatit dhe

konfidencialitetin.

Proҫesi i intervistimit u realizua në periudhën shtator 2015 - janar 2016. Në këtë proҫes u

përfshinë 50 persona që punojnë dhe jetojnë në qytetin e Tiranës, nga të cilët 25 femra dhe 25

meshkuj. Intervistat u kryen pas informimit të pjesëmarrësve në studim për arsyet e studimit,

marrjes së lejes për regjistrimin e bisedave me qëllim që mos humbasë asnjë informacion i

rëndësishëm, si pasojë e mbajtjes së shënimeve. Pas regjistrimit, të dhënat audio u kthyen në

formë të shkruar (u zbardhën).

Kohëzgjatja e një interviste ishte mesatarisht 1 orë e 30 minuta. Intervistat u zhvilluan në

vende të qeta si: bare dhe restorante, sheshe të hapura apo zyrat në të cilat punojnë këta persona.

Të gjitha intervistat i kam realizuar vetë. Të gjithë personave të intervistuar iu dha numri i

telefonit dhe adresa ime e e-mailit, për ta përdorur në rast se dëshironin të jepnin ndonjë

informacion shtesë.

Page 82: Tema: Familja dhe rolet gjinore”doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/10/Doktorature.pdf · blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit.

70

3.4 Strategjia e përpunimit të të dhënave

3.4.1 Ndërtimi i udhëzuesit të thelluar gjysmë të strukturuar i intervistës

Udhëzuesi i intervistës ka për qëllim ta ndihmojë hulumtuesin të bëjë intervistën gjysmë

të strukturuar dhe përbën një program pune të intervistës (Bob Matthews, 2014). Udhëzuesi

gjysmë i strukturuar i intervistave të thelluara individuale me punëmarrësit përbëhej nga 37

pyetje të hapura, të organizuara në 4 seksione. Megjithatë, për hir të fleksibilitetit që ofron

intervista gjysmë e strukturuar, në disa raste praktikisht janë përdorur më pak (kur i intervistuari

e thellonte përgjigjen dhe shpjegonte diçka që ishte planifikuar të pyetej më vonë) ose më shumë

pyetje (kur shihej që i intervistuari kishte një përvojë, e cila kërkonte eksplorim të veçantë e të

paplanifikuar).

Seksioni I: Karakteristikat demografike dhe sociale të prindërve

Ky seksion synoi të merrte informacion mbi moshën, gjininë, arsimimin, punësimin,

vendbanimin aktual, numrin e fëmijëve.

Seksioni II: Të kuptuarit e rolit gjinor

Ky seksion e vinte theksin se sa e kuptojnë prindërit rolin gjinor, në një farë mënyre mat

njohuritë që kanë të intervistuarit rreth rolit gjinor. Në këtë seksion u pyetën rreth termave rol

gjinor, gjini, diskriminim gjinor. Kjo ishte pjesa me teorike e intervistës. Ky seksion pasohej nga

pyetje më praktike që merrnin pergjigje duke kujtuar situatat e përditshme. Pjesa praktike e

seksionit ҫonte në një kuptim më të mirë dhe më të gjerë të termave teorike të pyetur gjatë

intervistës.

Seksioni III: Ndarja e punëve dhe përgjegjësive në organizimin familjar

Ky seksion përbëhej nga 8 pyetje dhe të gjitha pyetjet janë të fokusuara tek ndarja e

punëve dhe përgjegjësive në jetën e përditshme familjare. Në dukje janë pyetje të thjeshta,

lehtësisht të kuptueshme, nuk kanë nevojë të mendohesh gjatë, por janë pyetje që shprehin

shumë në mënyrën e ndarjes së përgjegjësive në familje dhe si transmetohen te fëmijët.

Page 83: Tema: Familja dhe rolet gjinore”doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/10/Doktorature.pdf · blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit.

71

Seksioni IV: Stimulimet dhe dallimet ndaj fëmijëve në aktivitete dhe sjellje të veҫanta

Ky seksion përbëhet nga 12 pyetje dhe të gjitha e vënë theksin tek dallimet apo

stimulimet që i bëhen fëmijëve djem dhe vajza kur kryejnë aktivitete të ndryshme. Këto pyetje

paraqesin mënyrën se si prindërit i drejtohen fëmijëve në momentin kur ato kryejnë sjellje të

caktuara. Është seksioni më i rëndësishëm dhe më vendimtar që na ndihmon të kuptojmë atë

ҫfarë prindërit presin nga fëmijët dhe ҫfarë sjelljesh ato stimulojnë.

3.4.2 Zbardhja e të dhënave të marra nga intervistat

Sikurse u theksua edhe më sipër të gjitha intervistat u regjistruan. Pas kësaj, materiali i

regjistruar iu nënshtrua proҫesit të zbardhjes në mënyrë të plotë verbatim. Çdo orë regjistrimi

audio kërkoi 3.5- 4.5 orë për t’u zbardhur. Të gjithë personat që u përfshinë në zbardhjen e

informacionit të regjistruar nga intervistat garantuan konfidencialitetin e të dhënave.

3.4.3 Përpunimi dhe analiza e të dhënave

Organizimi i të dhënave cilësore të përftuara nga intervistat individuale, u bë në bazë të

etiketimit (krijimi i treguesve) dhe më pas në bazë të kodimit (kategorizimit). Kjo mënyrë e

organizimit të të dhënave mundësoi realizimin e një analize tematike të orientuar nga udhëzuesi

tematik i përgatitur para fillimit të intervistës. Analiza tematike është “proҫesi i segmentimit,

kategorizimit dhe rilidhjes së aspekteve të të dhënave përpara interpretimit të tyre përfundimtar

(Jaber F. Gubrium, 1994). Proҫesi i etiketimit dhe kategorizimit nisi menjëherë pasi u zhvilluan

intervistat e para, kështu që, nëse të dhënat në lidhje me disa tregues, ishin të paplota, gjatë

intervistave të tjera synohej marrja e informacionit të munguar, në mënyrë që gjetjet e studimit të

ishin sa më të larmishme dhe të thelluara.

Page 84: Tema: Familja dhe rolet gjinore”doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/10/Doktorature.pdf · blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit.

72

3.5 Instrumenti i studimit

3.5.1 Intervista gjysmë e strukturuar

Intervistat kanë qenë një shtyllë e kërkimit sasior dhe cilësor për dekada të tëra, dhe janë

në thelb “biseda me një qëllim” (Grieshaber, 2004) edhe pse forma dhe struktura e tyre mund të

ndryshojë. Intervistat, si një metodë kërkimore sociale, varen tek premisa se “është e mundur të

hetohen elementët e sociales duke iu kërkuar njerëzve të flasin si dhe të mblidhen apo ndërtohen

njohuri duke dëgjuar dhe interpretuar atë që ata thonë dhe mënyrën se si e thonë” (Silverman,

2000).

Intervistat gjysmë të strukturuara janë zgjedhur si një qasje e mirë për të fituar

informacion të lirshëm rreth një sërë çështjesh të rëndësishme. Intervistat janë më fleksibël në

mbledhjen e informacionit për një ngjarje dhe kontekst të caktuar, duke paraqitur realitetin,

qëndrimet dhe eksperiencat e shprehura nga pjesëmarrësit. Intervistat gjysmë të strukturuara i

krijojnë pjesëmarrësve hapësirën e nevojshme për të folur për veten, me pak ndërhyrje të

kërkueses (intervistueses). Intervista gjysmë e strukturuar lejon nivele të ndryshme parashkrimi

dhe improvizimi.

Të dhënat në këtë studim u mblodhën duke përdorur si instrument intervista të thelluara

gjysëm të strukturuara me prindër që kanë fëmijë të gjinive të ndryshme të moshës 2-8 vjeҫ, për

të eksploruar perceptimet e tyre në lidhje me analizimin e faktorëve dhe situatave që ҫojnë në

formimin e rolit gjinor te fëmijët. Janё pёrdorur si instrument i studimit intervistat e thelluara

gjysmë të strukturuara, për arsye se ato kombinojnë elementë si të intervistës së strukturuar,

ashtu edhe të intervistës së pastrukturuar. Kjo na ka dhënë mundësinë e të pasurit të një plani të

qartë për intervistën, por ndërkohë na ka lënë të hapur mundësinë e pyetjeve shtesë të

paplanifikuara për të sqaruar gjërat e paqarta gjatë zhvillimit të intervistave, sidomos ne

seksionin e dytë kjo gjë ishte shumë e nevojshme. Për hartimin e intervistave janë rishikuar dhe

studime të ngjashme ndërkombëtare me synim ruajtjen e një standarti ndërkombëtar në

planifikimin e tyre, por patjetër duke pasur parasysh përshtatjen e problematikave me kulturën

shqiptare. Intervista është hartuar me një gjuhë e thjeshtë dhe e kuptueshme. Gjithashtu, është

synuar evitimi në maksimum i termave ambig, në mënyrë që informacioni i marrë të jetë sa më i

saktë dhe përgjigjia në varësi të qëllimit të pyetjes. Është e rëndësishme që të mos merren

informacione të tjera të panevojshme apo që mund të ndryshojnë fokusin e studimit.

Page 85: Tema: Familja dhe rolet gjinore”doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/10/Doktorature.pdf · blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit.

73

Intervista ka një shtrirje të gjerë kohore, pasi ishte e vështirë të lije takime aq të gjata

sepse prindërit kishin angazhime familjare dhe pune, sidomos nënat. Ndërsa baballarët ishin më

të vështirë në fillim sepse nuk i jepnin shumë rëndësi, por më pas përfshiheshin seriozisht.

Analiza e të dhënave u realizua bazuar në raportet përshkruese për secilën intervistë.

Metoda që u përdor për analizën e të dhënave në këtë studim, ishte metoda e analizës së

tematikës. Analiza e të dhënave bazuar në këtë metodë u bë përmes disa stadesh:

1. Krijimi i një ideje të përgjithshme paraprake për përmbajtjen e intervistave përmes leximit të

raporteve përshkruese për secilën intervistë.

2. Përcaktimi i tematikave specifike kuptimore, përmes leximit të hollësishëm të raporteve të

intervistave dhe nënvizimit të pjesëve (paragrafëve, fjalive, fjalëve, etj.), që përmbajnë këto

tematika.

3. Zhvillimi i skemave të kodimit. U bë një listë e të gjithë tematikave fillestare të përcaktuara

dhe në varësi të përmbajtjes së tyre, u përcaktuan kodet përkatëse: kode më të gjera dhe nënkode

në përbërje të kodeve më të gjera.

4. Më pas u bë kodimi i të dhënave përmes shënimit të kodeve dhe nënkodeve afër paragrafëve të

shkruar, që shprehin tematika të caktuara në raportet e printuara të intervistave.

5. Më në fund secila pjesë (paragraf, fjali, histori, etj.) e koduar në raportet e shkruara është

shkëputur prej tyre dhe është vendosur në një vend më vete në përputhje me kodin kryesor dhe

nënkodet e caktuara.

Interpretimi i të dhënave të grumbulluara në këtë mënyrë është bërë duke pasur parasysh

se sa nga të intervistuarit e kanë vënë në dukje një fakt, sa shpesh e kanë vënë në dukje këtë fakt

dhe cila ka qenë ngarkesa emocionale që kanë shprehur të intervistuarit lidhur me faktin e

shprehur.

Për të rritur nivelin e besueshmërisë së analizës së të dhënave në këtë studim, është

dokumentuar çdo interpretim i bërë, me fakte të hollësishme të shprehura nga të intervistuarit.

Page 86: Tema: Familja dhe rolet gjinore”doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/10/Doktorature.pdf · blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit.

74

3.6 Qëndrueshmëria dhe vlefshmëria e studimit

3.6.1 Qëndrueshmëria

Kërkimi cilësor shpesh të vendos përpara dilemave “A u mor informacioni i saktë? “Mos

do të publikojmë një çështje të gabuar?” Kjo ka qenë edhe dilema e kërkueses, pasi aspektet e

trajtuara janë mjaft delikate dhe dhe ngrejnë barriera për kuptueshmëri të thellë. Kërkuesit

(Thomas C. Reeves, 2003) dhe (Thomas, 1993) përpiqen të “kuptojnë” atë strukturë të thelluar

informacioni që vjen nga takimet e drejtpërdrejta me pjesëmarrësit në terren që përpiqet të marrë

të dhëna në detaje. Qëllimi kryesor i çdo kërkuesi është të ofrojë një studim të besueshëm dhe sa

më të vërtetë. Qëndrueshmërinë e studimit (Hasan Arslan, Georgeta Rata, 2013) e përshkruan si

“rezultate të qëndrueshme që shtrihen përgjatë një kohe të caktuar dhe që prezantojnë një grup të

përshtatshëm të popullsisë në përgjithësi që është përfshirë në studim”. I referohemi si

qëndrueshmëri nëse rezultatet e studimit mund të riprodhohen duke përdorur të njëjtën

metodologji dhe atëherë instrumenti i kërkimit konsiderohet i besueshëm.

Disa studiues të tjerë argumentojnë se autorët, të cilët vazhdojnë të ruajnë terminologji

pozitiviste lehtësojnë pranimin e kërkimit cilësor në një botë sasiore. (Margaret Anzul, Margot

Ely, Teri Freidman, Diane Garner, Ann McCormack-Steinmetz, 2003). Për të stabilizuar

“vërtetshmërinë” e një studimi studiues përdorën terma unikë, si “kredibilitet”, “autentik”,

“transferueshmëri”,”varësi”, “komformitet” dhe “natyralitet” ekuivalente sot me termat

“vlefshmëri e jashtme”, “vlefshmëri e brendshme”, “qëndrueshmëri” dhe “objektivitet”. Të

dhënat e mbledhura në këtë studim janë autentike të dokumentuara me shumë kujdes nga

kërkuesja dhe të ruajtura në konfidencialitet. Intervistat janë mbajtur shënim dhe më pas janë

transkriptuar duke marrë në konsideratë çdo detaj. Të gjitha proceset janë realizuar nga vetë

kërkuesja (intervistimin, trankriptimi dhe analiza e të dhënave), fakt ky që rrit dozën e

besueshmërisë dhe tregon se këto të dhëna janë të vërteta dhe nuk janë deformuar gjatë procesit.

Për të qenë sa më korrekte dhe e saktë kërkuesja ka bërë pasqyrimin e të dhënave verbale dhe ato

joverbale të mbajtura shënim në çdo fazë të intervistës dhe fokus grupit për të mos humbur detaje

të rëndësishme.

Sipas (Silverman, Interpreting Qualitative Data: Methods for Analyzing Talk, Text and

Interaction, 2006) siguria mund të adresohet në disa mënyra në kërkimin cilësor. Besueshmëria

rritet nëse kërkuesi mban shënime të detajuara, përdor regjistrues të cilësisë së lartë dhe

Page 87: Tema: Familja dhe rolet gjinore”doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/10/Doktorature.pdf · blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit.

75

transkripton me kujdes. Të dhënat e marra nga regjistruesi ose të mbajtura shënim duhet të

tregojnë edhe të parëndësishmen, por shpesh vendimtare janë pauzat dhe bllokimet emotive. Më

pas kodimi duhet të bëhet “i verbër” dhe analiza duhet realizuar pa pasur pritshmëri të zhvilluara.

Ja si e përkufizon qëndrueshmërinë Silverman (2006): “Rezultatet e qëndrueshme që

shtrihen përgjatë një kohe të caktuar dhe që prezantojnë një grup të përshtatshëm të popullsisë në

përgjithësi që është përfshirë në studim i referohemi si qëndrueshmëri nëse rezultatet e studimit

mund të riprodhohen duke përdorur të njëjtën metodologji dhe atëherë instrumenti i kërkimit

konsiderohet i besueshëm.”

3.6.2 Vlefshmëria

Në vend të termit “vlefshmëri” (Eisner, 1991) diskutoi përdorimin e termit “besueshmëri”

si më të përshtatshëm për kërkimin cilësor. Studiues të ndryshëm e kanë konceptuar në forma të

ndryshme vlefshmërinë e një studimi. Lather,(1991) identifikon 4 lloje vlefshmërish, të cilat

përfshijnë: 1) trekëndëzimin ( përdorimi i metodave të shumëfishta dhe skemave teorike), 2)

vlefshmërinë konstruktive (të njohësh konstruktin që ekziston në vend që të ngresh teori), 3)

vlefshmëria fasadë (si një pohim i sigurt në vend të një pohimi të dyshuar në bazë të

eksperiencave), 4) vlefshmëri katalitike ( e cila i shtyn pjesëmarrësit drejt njohjes së realitetit dhe

transformimit të tij).

Kërkuesja në këtë studim ka përdorur metodën e trekëndëzimit në proҫesin e mbledhjes

së të dhënave për të garantuar më shumë besueshmëri/vlefshmëri. Kërkuesja kombinoi në këtë

studim mbledhjen e të dhënave dytësore nga literatura me mbledhjen e të dhënave nga intervistat

individuale me prindër. Ky proҫes përfshin të dhëna të sakta nga burime të ndryshme për të

hedhur dritë mbi një çështje apo perspektivë. Autorët (Margaret Anzul, Margot Ely, Teri

Freidman, Diane Garner, Ann McCormack-Steinmetz, 2003) theksojnë rëndësinë e përdorimit të

kombinuar të të dhënave.

Pra, në rastin konkret të analizës së të dhënave dytësore dhe përdorimit të

intervistave gjysëm të strukturuara. Nuk është e thjeshtë të matësh vlefshmërinë e një studimi.

(May, 2002) nënvizon se matja e një qëllimi në kërkimet cilësore do të thotë zgjedhja e një

metode të përshtatshme për një/disa pyetje të caktuara dhe zbatimi i asaj metode në mënyrë

rigoroze, të kuptueshme dhe të justifikueshme. Vlefshmëria gjithashtu është parë brenda

përqasjes së interpretimit në kërkimin cilësor, e cila varet nga fokusi dhe rëndësia që i jep

Page 88: Tema: Familja dhe rolet gjinore”doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/10/Doktorature.pdf · blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit.

76

kërkuesi. Ajo nuk është e njëjtë në të gjitha studimet dhe konsideratat për të nuk janë definitive.

(Carsrud, 2014) përcakton se studimi kërkon të sigurojë disa përgjigje praktike për

pyetjet e ngritura. Kërkimi duhet të ketë “një premtim prodhues” dhe të ngrejë mundësi të reja, të

bëjë pyetje dhe stimulojë dialog të ri. Kërkimi duhet të ketë vlerë, e cila të çon në veprime dhe

ndryshime. (Angen, 2000:389). Vetëreflektimet kontribuojnë në vlefshmërinë e punimit. Shpesh

kërkuesja është ndalur dhe ka vetëanalizuar hapat e ndjekura. Jo rallë studiuesit kanë etiketuar si

pikë të dobët të kërkimit cilësor objektivitetin. (Egon G. Guba, 1992) e shohin të pamundur

pavarësinë absolute gjatë procesit të kërkimit.

Gjatë kërkimit autorja është munduar t‟i shmanget çdo lloj paragjykimi apo nxjerrjes së

konkluzioneve përpara fundit të analizës. Nuk është censuruar apo fshehur asnjë e dhënë apo

detaj gjatë fazave të kodimit dhe analizës. Kërkuesja ka tentuar maksimalisht të jetë transparente

me të dhënat dhe sa më objektive dhe është e bindur se me të njëjtat kushte, pyetje kërkimore

dhe pjesëmarrës një autor tjetër do të nxirrte të njëjtat konkluzione.

3.7 Kufizimet e studimit

Studimi u mbështet në përdorimin e instrumentit metodologjik cilësor, intervista, me

synim mbledhjen e të dhënave sa më të plota dhe të sakta: intervistat e drejtpërdrejta me prindërit

që kanë fëmijë të të dy gjinive dhe të moshës 2-8 vjeҫ. Duke qenë një studim cilësor, ky studim

nuk ka aftësinë që të përgjithësojë të dhënat. Po ashtu ka probleme lidhur me besueshmërinë e të

dhënave dhe konkluzioneve, për arsye se të dhënat janë subjektive dhe personale.

Së pari, duke qenë se ky studim mbështetet vetëm në metodologji cilësore dhe jo në atë

sasiore, rezultatet e tij janë të kufizuara vetëm në paraqitjen e prirjeve dhe jo në përgjithësimin e

gjetjeve. Zakonisht studiuesit në kërkimet cilësore të bazuara tek intervistat propozojnë

kampionimin e volitshëm/ të qëllimshëm, pra kampionimin pa probabilitet. Në këtë lloj

kampionimi, presupozohet se kampioni i përzgjedhur nuk përfaqëson plotësisht popullatën e

gjerë, ai thjesht përfaqëson vetveten , ne kete studim ky ka qene kampioni.

Së dyti, përdorimi i teknikës së topit të borës për zgjedhjen e kampionit, krijoi prirjen e

intervistimit të një grupi homogjen, me tipare sociodemografike të ngjashme. Prandaj, për të

shmangur këtë prirje, u përdor proҫesi i përzgjedhjes së personave të intervistuar duke patur

synim krijimin e një grupi heterogjen me karakteristika moshore, arsimore, profesionale dhe

pozicione pune të ndryshme. Kjo përzgjedhje kërkonte më shumë kohë dhe vështirësoi proҫesin

Page 89: Tema: Familja dhe rolet gjinore”doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/10/Doktorature.pdf · blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit.

77

e intervistimit dhe te gjetjes se personave qe t’i pershtateshin kritereve qe te ishin pjesemarres ne

studim.

Së treti, gjatë procesit të intervistimit, u konstatua se disa persona ishin më të rezervuar

në dhënien e informacionit, kjo për arsyen e vetme se lidhej se ndiheshin ne siklet te ishin pjese e

e studimit dhe sikleti shtohej tek seksioni i dyte i intervistes sepse kishin veshtiresi ta artikulonin

mendimin. Për këtë arsye disa intervista zgjaten me teper ne kohe. Në varësi të këtyre kushteve

disa intervista ishin më të thelluara në krahasim me të tjerat, për rrjedhojë gjatë analizës janë

cituar më shpesh disa të intervistuar, në krahasim me disa të tjerë.

3.8 Çështjet etike

Shoqata Sociologjike Britanike e Praktikës Etike (2001) përcakton se kërkuesi ka

përgjegjësinë të sigurojë që mirëqenia fizike, sociale dhe psikologjike e pjesëmarrësit të kërkimit

nuk do të cenohet nga kërkuesi.”

Problemet apo dilemat etike lindin kur ka nevoja kontradiktore mes dy ose më shumë prej

këtyre palëve dhe studiuesi duhet të përdorë gjykimin e tij se si të vazhdojë, shpesh të balancojë

nevojën për të përfunduar studimin dhe për mbrojtjen e interesave të atyre të përfshirë në

kërkime. Laine (2000) pohon se “problemet dhe dilemat etike janë pjesë e domosdoshme e punës

në terren” dhe janë të pashmangshme në hulumtimet sociale, gjë që kërkon një nivel afërsie me

subjektet, sidomos kur studion në zona të ndjeshme. Pohimit se studiuesi është gjithmonë në

qendër të çështjeve etike të bëra në përkufizimin nga Kitchin dhe Tate (2000) i bëhet jehonë edhe

nga Creswell 1994, i cili thekson se sidomos në një hulumtim cilësor kërkuesit duhet të pranojnë

se “e vërteta dhe politika në kërkime është në fakt një ballafaqim me vetveten” dhe kështu që

rregullat dhe udhëzimet për etikën mund të shkojnë shumë larg.

Duke marrë parasysh natyrën dinamike të një procesi kërkimor nocioni i vetes gjithmonë

do të duhet të jetë strumbullari me të cilin merren vendimet etike. Çështjet e besueshmërisë për

pjesëmarrësit në këtë studim ishin shumë të rëndësishme. Smythe dhe Murray (2000) pranojnë

që pjesëmarrësit mund të tregojnë informacione që ata vetë nuk do të kishin dëshirë t’i ndanin

me të tjerët, prandaj kërkuesi duhet të jetë shumë i kujdesshëm dhe t’i kuptojë informacione të

tilla gjatë një interviste. Smythe dhe Murray (2000) pranojnë që pjesëmarrësit mund të tregojnë

Page 90: Tema: Familja dhe rolet gjinore”doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/10/Doktorature.pdf · blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit.

78

informacione që ata vetë nuk do të kishin dëshirë t’i ndanin me të tjerët, prandaj kërkuesi duhet

të jetë shumë i kujdesshëm dhe t’i kuptojë informacione të tilla gjatë një interviste.

Etika proceduriale fokusohet në rëndësinë e përpikmërisë duke shmangur falsifikimin,

mashtrimin dhe sajimin. Etika proceduriale sugjeron gjithashtu që pjesëmarrësit e kërkimit të

kenë të drejtën të njohin llojin dhe pasojat e mundshme të kërkimit dhe të kuptojnë që

pjesëmarrja e tyre është vullnetare. Procedura të tilla jo vetëm lidhen me etikën por çojnë edhe

në të dhëna më të besueshme: “një formë miratimi e dobët zakonisht çon në të dhëna të varfra:

përgjigjedhënësit do të përpiqen që të mbrojnë veten në një marrëdhënie mosbesuese” (Matthew

B. Miles, A. Michael Huberman, 1994). Të gjithë pjesëmarrësit në studim paraprakisht kanë

qenë të informuar mbi qëllimin e studimit, për përdorimin e të dhënave në mënyrë konfidenciale

si dhe në ruajtjen e anonimatit si dhe i është marre leje për regjistrimin e intervistave.

Page 91: Tema: Familja dhe rolet gjinore”doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/10/Doktorature.pdf · blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit.

79

KAPITULLI IV: GJETJET E STUDIMIT

Familja luan njё rol mjaft tё rёndёsishёm nё formimin e personalitetit, nё mёnyrёn se si

mendojnё dhe sillen fёmijёt. Prindёrit janё ata qё kontribuojnё si biologjikisht, ashtu dhe gjatё

proҫesit tё rritjes dhe edukimit. Fakti qё trashёgojnё gjenet e prindёrve do tё thotё qё disa sjellje

janё tё kuptueshme e tё shpjegueshme. Ky studim nuk mat kёtё lloj trashёgimie gjenetike.

Studimi fokusohet te pjesa se si familja bazё ndikon nё formimin e rolit gjinor tё

fёmijёve. Duke analizuar momentet qё nga fillimi i tё kuptuarit tё rolit gjinor, mёnyra se si

ndahen pёrgjegjёsitё dhe punёt nё familje dhe dallimet nё aktivitete dhe sjellje tё veҫanta. Kёto

forma dhe mёnyra tё sjelljes analizohen pёr tё parё nёse ka pёrputhje midis formёs sё tё

menduarit tё prindit, pritshmёrive tё tij pёr sjelljen e fёmijёve dhe sjelljen reale qё ai bёn nё

mjedisin familjar.

Studimi mat ndikimin e familjes nё formimin e rolit gjinor te fёmijёt parё nga

kёndvёshtrimi i vet prindёrve. Gjetjet e studimit janё unike pёr nga natyra pasi lidhen

drejtpёrdrejtё me pёrvojat dhe perceptimet subjektive e individuale tё prindёrve. Mjedisi i marrё

nё shqyrtim ёshtё natyral, pra ambjenti nё tё cilin rriten dhe zhvillohen fёmijёt. Synimi i

studimit shkon pёrtej prezantimit tё situatёs aktuale tё personave tё intervistuar, pasi i kushtoi

rёndёsi dhe karakterit teorik, nё mёnyrё qё gjetjet tё diskutohen dhe krahasohen me studime tё

tjera.

4.1 Të dhënat demografike dhe sociale të të intervistuarve

Studimi synoi shfaqjen e larmishmërisë në tërësinë e tij. Kampioni i përzgjedhur kishte si

qëllim marrjen e informacionit sa më të saktë dhe në fuksion të qëllimit të studimit. Fakti që

studimi kishte si qëllim eksplorimin e ndikimit të familjes bërthamë në formimin e rolit gjinor te

fëmijët e moshës 2-8 vjeҫ. U përzgjodhën 25 ҫifte, pra 25 meshkuj dhe 25 femra të shpërndara në

këto intervale moshore.

Mosha Femra Meshkuj

25 – 29 10 8

30 – 34 8 9

35- 40 7 8

Tabela nr.1 Shpërndarja e të intervistuarve sipas moshës

Page 92: Tema: Familja dhe rolet gjinore”doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/10/Doktorature.pdf · blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit.

80

Të gjithë të intervistuarit jetonin në qytetin e Tiranës, ndërkohë që vendet e origjinës ishin si më

poshtë:

Vendet e origjinës Nr. i personave

Vlorё 12

Shkodёr 12

Durrёs 10

Fier 6

Berat 5

Gjirokastёr 5

Tabela nr. 2 Shpërndarja e të intervistuarve sipas vendeve të origjinës

Familja bërthamë do të funksionojë mirë dhe do të plotësojë nevojat bazike nëse do të

jenë në punë. Në mënyrë rastësore rezultoi se të gjithë të intervistuarit ishin të punësuar. Nuk

ishte kriter i studimit ky faktor. Shpërndarja ishte pjesa më e madhe ishin në sektorin publik, më

pas në sektorin privat dhe të vetpunësuar. Praktikisht, 60 % sektori publik (30 persona), 30 %

sektori privat (15 persona) dhe 10 % të vetpunësuar (5 persona).

Grafiku nr. 1 Shpërndarja bazuar në punësim të personave të intervistuar.

Sales

sektori publik

sektori privat

të vetpunësuar

Page 93: Tema: Familja dhe rolet gjinore”doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/10/Doktorature.pdf · blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit.

81

4.2 Ndikimi i karakteristikave demografike dhe sociale tё personave tё

intervistuar

4.2.1 Ndikimi i moshёs dhe gjinisё mbi perceptimin dhe kuptimin pёr gjininё.

Gjinia ka të bëjë me rolin shoqëror të krijuar dhe të përcaktuar te meshkujt dhe femrat.

Shoqёria pret qё tё qёnit mashkull ose femёr nuk ёshtё e njёjta gjё nё sjellje, mendime apo

qёndrime. Meshkujt kanё karakteristika tё ndryshme dhe femrat tё tjera. Kjo lidhet me kulturёn

dhe mentalitetin qё mbartin personat e intervistuar, pёrfshirё kёtu vendin e origjinёs. Thuajse tё

gjithё tё intervistuarit e ngatёrronin gjininё si koncept me seksin, pra biologjikisht mashkull apo

femёr, duke anashkaluar ndikimin e mjedisit nё tё kuptuarin e seksit. Vetёm njё ҫift dhanё

pёrgjigjen e saktё mbi pёrkufizimin e konceptit tё gjinisё.

Gjatё intervistёs E. D., 30 vjeҫe e punёsuar si inspektore nё shёndetёsi shprehej si mё

poshtё:

-“Gjinia i referohet ndryshimit tё organeve gjenitale (pёrkatёsisht seksi femёr apo

mashkull)”

N. K., 39 vjeҫ i punёsuar si kontrollor i trafikut ajror shperhej nё kёtё formё:

-“Gjinia pёrfshin njё grup personash qё janё tё njё seksi”.

Pёrjashtim bёn ҫifti A.T., 28 vjeҫe dhe E.B., 29 vjeҫ qё shpreheshin specifikisht:

-“Gjinia lidhet me kuptimet psikologjike dhe sociale qё i mvishen qenies

biologjikisht mashkull apo femёr.

-“Nёse seksi pёrcakton nёse njё person ёshtё mashkull ose femёr, gjinia ёshtё

sjellja qё manifeston njё person mbi bazёn e seksit tё cilit i pёrket”.

Siҫ vihet re nga fjalёt e thёna nga intervistuesit, tё cilave i ёshtё ruajtur autenticiteti,

thuajse tё gjithё ҫiftet e kanё ngatёrruar si koncept gjininё me seksin. Kjo do tё thotё se

zakonisht nё shoqёrinё shqiptare i kushtohet rёndёsi gjenetikёs, tipareve tё trashёguara

gjenetikisht duke anashkaluar kuptimet psikologjike dhe sociale qё i mvishen qenies

biologjikisht mashkull apo femёr. Ndoshta nё kёtё aspekt ndikon dhe kultura qё shqiptarёt kanё

Page 94: Tema: Familja dhe rolet gjinore”doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/10/Doktorature.pdf · blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit.

82

qё anashkalojnё mjaft sferёn emocionale dhe shpirtёrore. Pra, ndjenja qё fshihen, tabu pёr sjellje

tё caktuara femёrore te meshkujt apo sjelljeve mashkullore te femrat.

Nё studim ishte vendosur si kriter kufiri moshor, pra tё intervistuar ishin ҫifte tё moshёs 25-40

vjeҫ. Praktikisht tё intervistuarit i pёrkasin moshёs sё rritur tё hershme, qё do tё thotё se janё tё

angazhuar nё pozicione tё ndryshme pune, kanё mundёsi eksplorimi tё informacioneve nё forma

tё ndryshme, por sёrish kёto faktorё nuk kanё ndikuar nё marrjen e informacionit tё saktё. I

vetmi ҫift i cili e kishte mjaft qartё konceptin pёr gjininё ishin tё moshё 28 vjeҫ dhe 29 vjeҫ. Ky

fakt nuk mendohet tё jetё domethёnёs, por lidhet me faktorё tё tjerё si: arsimi dhe punёsimi.

Subjektet e pёrfshirё nё studim nё total ishin 50 persona, pra 25 ҫifte prindёrish, nga tё

cilёt 25 femra dhe 25 meshkuj. Nuk u vu re asnjё lloj lidhje midis seksit tё personave dhe

informacioneve qё ata kishin nё lidhje me pyetjet e drejtuara nё intervistё.

4.2.2 Ndikimi i tipareve fiziko-gjeografike nё perceptimin dhe kuptimin mbi

gjininё.

Tiparet gjeografike, klimaterike e demografike (madhёsia e zonёs, relievi, klima,

homogjeniteti i popullsisё) nga njёra anё, por dhe tiparet sociokulturore dhe historike (mbyllja

ose hapja shoqёrore, niveli i paragjykimeve) nga ana tjetёr tё vendit tё origjinёs, marrin rёndёsi

parёsore pёr mёnyrёn se si kjo e fundit reagon kundrejt fenomeneve shoqёrore mjaft komplekse.

Nё kёtё studim ёshtё analizuar familja bёrthamё, por sёrish prindёrit nuk mund tё shihen tё ndarё

nga shoqёria. Tek tё rriturit tiparet janё brendёsuar, te fёmijёt janё nё proҫes zhvillimi.

Pёrsa i pёrket vendlindjes sё tё intervistuarve, ata vinin nga rrethe tё ndryshme tё

Shqipёrisё, ҫka do tё thotё se mbartin me vete mentalitete dhe kultura nga mё tё ndryshmet.

Aktualisht tё gjithё jetonin nё qytetin e Tiranёs duke e perceptuar atё si vendi qё ofron mё shumё

mundёsi punёsimi, jetese mё tё mirё dhe larg paragjykimeve pёr ҫfarё tjetri bёn e sillet. Vendet e

origjinёs ishin qytetet: Vlorё, Shkodёr, Durrёs, Fier, Berat e Gjirokastёr. Ja si shprehen disa tё

intervistuar:

R.D., 30 vjeҫe nga Berati e punёsuar si punonjёse sociale shprehej:

-“Pёrfundova studimet me rezultate tё larta akademike. Isha mjaft e motivuar dhe

me dёshirё shumё tё madhe pёr tё punuar nё profesion nё vendim tim tё lindjes.

Page 95: Tema: Familja dhe rolet gjinore”doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/10/Doktorature.pdf · blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit.

83

Qёndrova afro dy vite papunё, ndёrkohё qё dhe pse e rritur mё mbante familja

ekonomikisht. Kisha nevojё pёr tё punuar, te ndihesha e pavarur ekonomikisht dhe si

person e kёshtu qё vendosa tё largohesha e tё jetoja nё Tiranё. Fillimisht punova nё Call

Center, ndёrsa kёrkoja punё nё profesionin tim. Pas njё viti u punёsova si punonjёse

sociale. Pra, Tirana mё dha mundёsi”.

V. H., 25 vjeҫe e vetpunёsuar nga Shkodra shprehej nё kёtё formё:

-“Unё sё bashku me bashkёshortin dёshironim tё kishin njё biznes tonin personal.

Nuk pranonim qё tё kemi tё tjerё qё tё na urdhёronin. Nё Shkodёr mundёsitё ishin tё

pakta dhe jo gjithҫka mund tё funksiononte. Kёshtu qё vendosёm tё hapnim nё Tiranё njё

restorant, i cili u bёmё rreth 4 vite po ecёn mjaft mirё”.

Fakti qё janё qytete tё vogla gjasat qё mentaliteti t’i sundojё janё mё tё mёdha. Tё gjithё

tё intervistuarit pohonin se ndiheshin mё tё lirё dhe mё pak tё paragjykuar nё Tiranё. Kryeqyteti

perceptohej si mundёsi mё e madhe punёsimi, jetёse mё tё mirё dhe mundёsi mё tё mёdha

argёtimi pёr familjen dhe fёmijёt. Gjithashtu, sipas tё intervistuarve dhe sjellja kundrejt fёmijёve

ishte e ndryshme. Pranohej mё lehtё fakti qё fёmijёt duhet tё jenё tё lirё, tё formojnё familjen e

tyre bёrthamё dhe tё jetojnё tё ndarё. Ndёrsa, nё qytete mё tё vogla duhet tё jetohet akoma me

prindёrit e bashkёshortit, praktikisht me gjyshёrit e fёmijёve. Kёta tё fundit ndikojnё nё

formimin e qёndrimeve tё fёmijёve me njё lloj sjellje tё ndryshme nga ajo qё prindrit sillen.

Lidhet kjo me faktin se brezat ndyshojnё me njёri-tjetrin.

Qёnia njerёzore ёshtё gjithmonё nё zhvillim e pёr pasojё kanё forma tё ndryshme

mendimi, qёndrimi e sjellje jovetёm nё raport me fёmijёt, por dhe me veten. Kultura pёrfshin

mёnyrёn e tё menduarit, tё vepruarit dhe komunikimin; shpjegimet pёr funksionimin e botёs dhe

pse njerёzit sillen ashtu siҫ sillen; dhe ndoshta mё e rёndёsishmja, kriteret pёr tё vlerёsuar

kuptimin e ngjarjeve, tё veprimeve tё njerёzve dhe tё vetё jetёs. Lidhja midis kulturёs dhe vendit

tё origjinёs ёshtё e fortё pasi prej saj rrёnjosen shumё forma tё menduari dhe sjellje qё

shoqёrojnё individёt e njё shoqёrie brez pas brezi.

4.2.3 Perceptimi dhe kuptimi pёr rolin gjinor.

Familja mendohet si njё sferё “private”, megjithatё ajo nuk mendohet asnjёherё mё vete.

Gjithҫka fillon nё familje dhe transmetohet nё shoqёri. Nё moshёn 3 vjeҫare, fёmijёt e dinё nёse

Page 96: Tema: Familja dhe rolet gjinore”doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/10/Doktorature.pdf · blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit.

84

janё meshkuj apo femra, e lidhur kjo me seksin e tyre. Ata formojnё rolin e tyre gjinor, pra

pritshmёritё qё ka shoqёria pёr tё qёnit mashkull apo femёr. Fёmijёt janё tё ekspozuar ndaj

shumё faktorёve tё cilat ndikojnё nё qёndrimet e tyre dhe sjelljen nё lidhje me rolet gjinore. Kёto

qёndrime dhe sjellje mёsohen zakonisht nё shtёpi dhe mё pas pёrforcohen nga bashkёmoshatarёt

e fёmijёs, pёrvojat shkollore dhe mediat.

Ky seksion pyetjesh ishte i njё rёndёsie tё madhe. Kjo lidhej me faktin se prindёrit nёse

dinё se si tёndikojnё te fёmija nё lidhje me seksin qё ai ka, do tё pёrzgjedhin forma tё ndryshme

sjelljeje nё mёnyrё qё ta motivojnё drejt sjelljeve tё dёshiruara dhe pozitive. Nёse njohuritё e

tyre janё tё pamjaftueshme, gjasat janё se pёrforcimet do tё jenё tё dёmshme ose nё raport me

njё sjellje tё padёshiruar. Pёrgjigjet mё tё shumta tё intervistuarve nё lidhje me kёtё koncept

ishin:

“Vlerёsimi i sjelljeve nga shoqёria si mashkullore, ashtu dhe femёrore”.

“Rolet gjinore janё detyrimet e pёrcaktuara nga gjinia”.

“Rol gjinor ёshtё njё normё socio-kulturore pёr femrat dhe meshkujt. Kёto janё

nё ndryshim me kalimin e kohёs, nё vende tё ndryshme kulturore”.

“Pёrcaktimi social-kulturor i burrit dhe gruas dhe roli i tyre nё shoqёri”.

Tё gjithё tё intervistuarit e kishin mjaft tё qartё konceptin mbi rolin gjinor. Kjo lidhej me

faktin se ata e fillojnё gjithmonё shpjegimin nga vetё fjala. Pra, bёnin njё pёrmbledhje tё saj nga

origjina e fjalёs. Ishte mjaft pozitiv dhe domethёnёs fakti qё prindёrit e dinin fare mirё ҫdo tё

thoshte rol gjinor. Revolucioni gjinor ofron njё mundёsi pёr ҫdo prind qё t’u mёsojё fёmijёve qё

spektri i maskilitetit dhe feminilitetit nuk ёshtё vetёm atje jashtё nё botё, por gjithashtu brenda

secilit prej nesh. Sё paku, duke mёsuar fёmijёt nё lidhje me shtrirjen gjinore do t’i ndihmonin

ata tё pёrqafojnё tё gjitha pjesёt e tyre. Fakt ky qё nёse fёmijёt nuk do tё shohin tё ketё pёrputhje

midis gjinisё sё tyre dhe formёs se si ata ndjehen do tё ҫojё nё sjellje vetdёmtuese tё tij

(pёrmёndim kёtu orientimin seksual LGBT1) .

1 Orientimi seksual pёrfshin tёrheqjen emocionale dhe seksuale kundrejt gjinisё sё kundёrt, tё njёjtё apo tё dy

gjinive. Pra, heteroseksualё, homoseksualё apo biseksuale. LGBT- shkurtimi pёr termat, lesbike, gej, biseksual apo

transgjinor.

Page 97: Tema: Familja dhe rolet gjinore”doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/10/Doktorature.pdf · blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit.

85

4.2.4 Perceptimi dhe tё kuptuarit e diskriminimit gjinor.

Njё moment mjaft i rёndёsishёm nё jetёn e fёmijёs ёshtё kur ai ndёrgjegjёsohet nё lidhje

me ҫёshtjen e tij tё gjinisё. Ky ndёrgjegjёsim stimulohet nga prindёrit dhe nёpёrmjet tij fёmija

zhvillon mundёsinё pёr tё kuptuar gjininё e tij dhe tё kuptuarit e karakteristikave tё rolit tё seksit

dhe ҫfarё pritet nga tё tjerёt. Nga seksioni i pyetjeve nё lidhje me tё kuptuarit e diskriminimit

gjinor pjesa mё e madhe e pёrgjigjeve konsistonin tё sakta dhe tё shprehura nё kёtё formё:

Trajtimi jo i barabartё nga shoqёria ndaj njёrёs gjini, mashkull apo femёr.

Persekutim nga injoranca e personave qё mendojnё se gjina femёr dhe mashkull nuk

ёshtё e njёtja gjё.

Nёnvlerёsimi i rolit vetёm pёr shkakn tё pёrkatёsisё gjinore (gratё shpesh trajtohen si

inferiore).

Diskriminimi gjinor konsiderohet si pёrjashtim, pengesё apo dallim i bёrё nё bazё tё

seksit, qё ka si qёllim mohimin e ushtrimit tё barabartё tё tё drejtave themelore tё

njeriut nё tё gjitha fushat.

Thuajse tё gjithё tё intervistuarit posedonin informacion tё plotё nё lidhje me

diskriminimin gjinor. Ata e shpjegonin dhe nё jetёn e tyre tё pёrditshme. Ja si shprehej K. L., 35

vjeҫe e punёsuar si ekonomiste nё njё firmё private nё lidhje me diskriminimin bazuar nё gjini:

-“Nё punёn time u hap konkursi pёr drejtore nё firmёn ku unё punoj. Kriteret i

plotёsoja mjaft mirё. Vendosa tё aplikoj. Gjatё bisedave me kolegё tё ndryshёm vihej re,

madje kishte nga ata qё ma thonin hapur se pozicione tё tilla drejtuese janё mё efektive

pёr meshkuj. Femrat shiheshin mё shumё nё nivele specialistesh, e jo drejtuesesh.

Mendoj se lidhet me konceptin qё femrat shihen si mё pasive dhe tё orientuara drejt

punёve tё shtёpisё”.

G.B., 38 vjeҫi punёsuar si mёsues i matematikёs shprehej nё kёtё formё:

-“Shpesh koleget nё punё ma thonin faktin se ka shumё pak meshkuj mёsues, por

ti tё paktёn je i lёndёs sё matematikёs e tё shkon disi. Megjithatё mё theksonin faktin se

duhet tё ndihesha i privilegjuar. Ndjeja paragjykimin bazuar nё gjini, i cili shoqёrohej

dhe me sjellje diskriminuese”.

Page 98: Tema: Familja dhe rolet gjinore”doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/10/Doktorature.pdf · blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit.

86

Vlen tё theksohet fakti se kёto forma tё menduari e reagimi ndikojnё nё mёnyrёn se si

prindёrit sillen me fёmijёt. shpesh dhe tё dёgjuarit e kёtyre bisedave midis ҫifteve influencojё nё

sjelljen e tyre. Meshkujt qё mendojnё se pozicione pune janё mё tё pёrshtatshme pёr to dhe

pozicione tё tjera pune pёr femrat. Barazia gjinore ёshtё faktor kyҫ dhe zgjidhёs i kёtyre

problemeve. Prindёrit janё ata qё duhet t’i mёsojnё fёmijёt se kanё tё njёjtat tё drejta si vёllai

apo motra. Pёrgjegjёsitё janё tё ngjashme pavarёsisht gjinisё. Njё trajtim i tillё nga ana e

prindёrve do tё ishte modeli mё i mirё pёr fёmijёt. Ata do tё silleshin po nё tё njёjtёn formё dhe

shpejtёsia e tё menduarit e vepruarit duke pasur fokus barazinё gjinore do tё arrihej lehtё.

Tё gjithё tё invervistuarit ishin tё punёsuar. Nuk ishte vendosur nё studim si kriter tё

punёsuarit nё sektorin privat/publik apo tё vetpunёsuar pasi nё studim janё analizuar nё sjelljen e

tyre si prindёr. Proҫesi i punёsimit ёshtё i rёndёsishёm pasi siguron tё ardhurat pёr mirёrritjen

dhe mirёqenien fizike tё fёmijёve, pra plotёsimin e nevojave bazё tё tyre si: nevojat fizologjike,

nevojat pёr siguri, nevojat pёr pёrkatёsi e dashuri, si dhe nevojat pёr vlerёsim.

4.2.4 Karakteristikat tipike tё njё mashkulli/femre.

Nё tё gjitha ҫiftet qё presin ardhjen nё jetё tё njё fёmije kurioziteti i tyre pёr gjininё ёshtё

mjaft i madh. Pas marrjes vesh sё lajmit ata fillojnё tё projektojnё veshjet e fёmijёs, ngjyrёn e

karrocёs, krevatit apo dhomёn (te djemtё ngjyra blu dhe tё vajzat ngjyra rozё). Krahas saj ata

fillojnё tё mendojnё pёr fёmijёn dhe karakteristikat qё ai do tё ketё si: i fortё si babi, e embёl e

punёtore si mami. Kjo do tё thotё se kultura nё shoqёri ka imponuar disa karakteristika tipike pёr

njё mashkull dhe njё femёr.

Ja si shprehej J.C., 37 vjeҫe nё lidhje me karakteristikat e mashkullit/femrёs:

-“Karaktersitikat e njё burri: natyra pak mё e ftohtё dhe e prerё, gjykim mё i

shpejtё dhe joemotiv, autoriteti qё mbart kjo gjini, egoja e theksuar dhe shpesh herё

karakterizohen nga indiferentizmi, pavarёsia, vetёbesimi, forca nё pёrballimin e situatave

tё ndryshme, rebel dhe rrёmujaxhi.

Karakteristikat e njё femre: emotive, por nga ana tjetёr dhe shumё intuitive. Kanё

tё theksuar ndjenjёn e familjes dhe pёrgjegjёsitё qё lidhen me krijimin dhe pёrkujdesjen

pёr tё. Dhembshuria qё ёshtё mё sё shumti njё tipar femёror se sa mashkullor.

Pёrkushtimi deri nё detaje pёr njё detyrё qё u jepet. Kanё njё tё metё tё madhe qё e

Page 99: Tema: Familja dhe rolet gjinore”doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/10/Doktorature.pdf · blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit.

87

vuajnё shumё mendimin e tё tjerёve mbi to. Shpesh janё tё dobёta dhe dorёzohen para

situatave ekstreme.

R.P., 33 vjeҫe shprehej nё kёtё formё:

-“Tek njё mashkull karakteristikё tipikё ёshtё forca fizike, ndёrsa te femra ёshtё

aftёsia riprodhuese. Sado qё mundohemi ne si femra nuk arrijmё kurrё forcёn fizike qё ka

njё mashkull, pasi biologjikisht ai ёshtё indёrtuar tillё”.

R.D., 30 vjeҫe shprehj si mё poshtё:

-“Meshkujt janё mё autoritar, ndёrkohё qё femrat janё mё tё buta. Meshkujt kanё

vullnet ekzekutues, ndёrsa femra ka vullnet motivues. Meshkujt i kushtojnё rёndёsi

ҫeshtjeve tё pёrgjithshme nё familje, ndёrsa femra u kushton rёndёsi detajeve dhe

imtёsive. Puna dhe suksesi pёr mashkullin ёshtё ekuivalente me mёmёsinё e femrёs”.

Kёto ishin pёrgjigjet mё tё shpeshta tё femrave dhe u vu re se ishin thuajse tё njёjta te tё

gjithё tё intervistuarat. Pra, shoqёria ka atribuar te ҫdo person disa karaktersitika tipike tё lidhura

me gjininё. Kёto karakteristika janё brendёsuar pёrderisa shumica e tё intervistuarave femra i

pёrmendin nё tё njёjtёn formё.

E.C., 40 vjeҫ shprehej nё kёtё formё nё lidhje me karakteristikat tipike bazuar nё gjini:

-“Burrat kanё karakter tё fortё, janё tё vendosur, tё pavarur, me vetbesim.

Femrat janё tё njё natyre emotive, tё pёrkulshme, nganjёherё tё dobёta, por kanё njё

ndjenjё pёrgjegjёsie tё lartё qё shpesh ne meshkujve na mungon, besoj qё kanё njё shqisё

tё gjashtё”.

M.D., 38 vjeҫ shprehej si mё poshtё:

-“Femra ёshtё pronarja e shtёpisё, mashkulli pronari jetёs. Ajo kujdeset pёr

mirёmbajtjen e shtёpisё dhe kujdesin ndaj fёmijёve, mashkulli siguron tё ardhura tё

mjaftueshme pёr njё jetesё sa mё tё mirё”.

Siҫ vihet re nga paraqitja e gjetjeve tё studimit janё shfaqur tё ndara perceptimet e

meshkujve dhe femrave nё lidhje me karakteristikat tipike tё njё gjinie tё caktuar. Kjo me synim

Page 100: Tema: Familja dhe rolet gjinore”doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/10/Doktorature.pdf · blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit.

88

paraqitjen e diferencave nё perceptimin e tyre. Arrijmё nё pёrfundimin se nё shoqёrinё shqiptare

ekzistojnё karakteristika tipike pёr njё gjini tё caktuar, pasi ka pёrputhje tё plotё tё

karakteristikave tipike pёr meshkujt dhe femrat ndёrmjet tё dy gjinive te tё intervistuarit.

Diferencё nё kёtё seksion pyetjesh bёjnё vetёm 6 ҫifte, praktikisht afro 30% e tё

intervistuarve qё pohojnё se nuk ka karakteristika tipike bazuar nё gjini, duke e argumentuar si

formё paragjykimi e diskriminimi gjinor. Tё dy gjinitё posedojnё brenda vetes natyrёn

mashkullore apo femёrore qё e shfrytёzojnё nё situata e rethana tё caktuara.

4.2.5 Sjelljet e pranuara nё shoqёri tё femrave/meshkujve.

Ky seksion pyetjesh mbetet i njё rёndёsie tё madhe, po aq sa karakteristikat tipike tё njё

mashkulli apo femre. Nёse nё karakteristikat tipike kishte pёrputhje tё plotё midis meshkujve

dhe femrave dhe ata bёnin njё diferencimim midis tyre. Nё kёtё seksion sёrish kemi pёrputhje tё

plotё midis tё gjithё tё intervistuarve, tё cilёt nuk shprehin sjellje tipike tё lejuara pёr meshkujt

apo femrat. Pёrgjigjet e tyre konsistojnё nё faktin se do tё jenё paragjykues e diskriminues nёse

do specifikonin sjellje tё caktuara. Ky fakt lidhen me dёshirёn e tyre pёr tё dalё mirё pёrpara

intervistueses. Shoqёrohej dhe me komunikim joverbal dёshira pёr t’u perceptuar mirё e pёr tё

luftuar pёr barazi gjinore.

Fakti qё prindёrit nё mёnyrё intensive iu drejtohen fёmijёve djem tё mos luajnё me

kukulla apo vajzave tё mos luajnё me makina, do tё thotё qё disa sjellje janё tё lejuara pёr njё

gjini tё caktuar. Nё kёtё mёnyrё fёmijёt ndikojnё nё krijimin e skemёs gjinore tё fёmijёve.

Skemat gjinore organizojnё eksperiencat e fёmijёs duke siguruar njё mjet pёr t’i dhёnё kuptim

informacioneve tё reja sociale.

Nёse gjatё intervistёs pyeteshin nё lidhje me sjellje tё caktuara tё specifikuara pёrgjigjet

ndryshuan totalisht. Pyetjes nёse ёshtё normale tё qajnё meshkujt apo femrat kishte diferenca nё

pёrgjigje. Thuajse tё gjithё pranonin tё qarёn si njё proҫes normal, shkarkues tё emocioneve

negative dhe tё nevojshёm pёr tё parit e problemeve me mё kthjelltёsi. Ajo qё ndryshonte ishte

fakti se pranohej mё lehtё e qara e femrёs duke iu referuar karakteristikave tipike tё gjinisё,

proҫes ky qё mund tё ndodhte dhe pranohej lehtёsisht dhe nё publik. Ajo qё bёnte diferencёn

ishte fakti qё meshkujt qajnё vetёm, jo para fёmijёve apo bashkёshortes duke pasur kompleksin e

tё qёnit e dobёt. Ndёrsa nё prezencё tё personave tё panjohur duhet evituar totalisht.

Qё nё fёmijёri grupet e djemve dhe tё vajzave ndryshojnё nё shumё aspekte. Djemtё

Page 101: Tema: Familja dhe rolet gjinore”doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/10/Doktorature.pdf · blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit.

89

kanё tendencё tё luajnё nё grupe mё tё mёdhenj, ndёrsa vajzat zakonisht i kufizojnё grupet e tyre

nё dy ose tre. Djemtё kanё tendencё qё tё luajnё nё vende publike larg nga vёzhgimi i tё rriturve,

ndёrsa vajzat kanё tendencё qё tё rrinё pranё tё rriturve. Qё nё kёto momente shfaqen shenjat e

dominimit tё meshkujve, ndёrsa femrat i kushtojnё rёndёsi aspektit emocional dhe lidhjes

pozitive nё njё grup mё tё gjerё.

Nё kёtё seksion pyetjesh rezultatet e tё cilit janё paraqitur mё lart u vu re se nuk kishte

ndonjё lidhje midis gjinisё sё tё intervistuarve dhe perceptimet e tyre pёr konceptet gjini, rol

gjinor dhe diskriminim gjinor. Pra, thuajse pjesa mё e madhe tё tё intervistuarve posedonin njё

informacion tё saktё pёr kёto koncepte. Diferencё bёnte vetёm koncepti gjini, i cili ngatёrrohej

me konceptin e seksit. Nёse do t’i analizojnё kёto gjetje nё lidhje me ҫiftet brenda tyre ndahej

pak a shumё njё informacion i ngjashёm.

Vlen tё theksohet fakti se kultura kishte influencuar nё evidentimin e tipareve

karakteristikё tё meshkujve dhe femrave. Duket sikur janё kthyer nё norma shoqёrore tё

trashёguara, pasi tё dyja gjinitё ndanin informacion tё njёjtё.

4.3 Ndarja e punёve dhe pёrgjegjёsive nё organizimin familjar.

Zhvillimi i rolit gjinor, si edhe tё gjitha aspektet e tjera tё zhvillimit tё fёmijёs, zёnё njё

vend tё veҫantё nё kontekstin social qё ndikon mbi tё nё mёnyra tё rёndёsishme. Mё i

rёndёsishёm nё kёtё kontekst ёshtё familja. Mёnyra se si prindёrit ndajnё pёrgjegjёsinё nё

familje, koha qё kalojnё ata me fёmijёt dhe pёrkushtimi kundrejt aktiviteteve tё fёmijёve ndikon

drejt pёr sё drejti nё tё kuptuarit e tyre pёr rolin gjinor.

Fёmijёt e moshёs sё marrё nё studim 2-8 vjeҫ janё ata qё mёsojnё dhe proҫesojnё

informacion si verbalisht, ashtu dhe joverbalisht. Aktivitetet qё prindёrit kryejnё, mёnyra se si

ndajnё punёt nё jetёn familjare kuptohet fare mirё nga fёmijёt. Ky seksion i pёrbёrё nga disa

pyetje kishte pёr qёllim analizimin e ndarjes sё punёve dhe pёrgjegjёsive nё organizimin

familjar. Nё kёtё kёndvёshtrim analizohet mёnyra se si fёmijёt do tё modelojnё sjelljen e

prindёrve, madje duke arritur deri nё brendёsim tё plotё tё saj.

4.3.1 Raporti i pёrgjegjёsive nё familje.

Ndarja e pёrgjegjёsive nё familje ёshtё mjaft e rёndёsishme. Kjo lidhet jo vetёm me

influencёn nё formimin e rolit gjinor te fёmijёt, por dhe krijimin e njё atmosfere familjare

Page 102: Tema: Familja dhe rolet gjinore”doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/10/Doktorature.pdf · blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit.

90

pozitive. Nё moment qё njё familje ka barazi nё nivele mesatare drejt lartёsisё atёherё konfliktet

do tё jenё mё tё ulёta. Pra, bashkёshortё qё kuptojnё njёri-tjetrin, qё nxisin komunikimin mes

tyre dhe arrijnё tё masin peshёn e lodhjes e ngarkesёs sё tjetrit. Nёse nuk do tё kishte balancё nё

raportin e pёrgjegjёsisё gjithmonё do tё ishte njёri partner i pakёnaqur e mё i konsumuar

psikologjikisht nga ngarkesa qё mbart pёrgjegjёsia. Nё kёtё raport tё pёrgjegjёsive ka diferenca

nё ndarjen e punёve brenda familjes. Disa pohuan se ishin tё ndara nё mёnyrё tё barabartё

pёrgjegjёsitё e disa tё tjerё shprehen se ёshtё e pamundur tё ishin tё barabarta e influencuar nga

faktorё tё tjerё tё jashtёm, jo dёshira e njёrit partner.

V.H., 25 vjeҫe shprehej nё kёtё formё:

-“Nё familje burri ka pёrgjegjёsi mё tё madhe te aspekti i mbajtjes sё familjes,

pra duhet tё sigurojё tё ardhura tё mjaftueshme pёr njё jetesё normale. Me ardhjen nё

jetё tё fёmijёve ёshtё mjaft e rёndёsishme plotёsimet e nevojave qё fёmijёt kanё. Nёse

vendos t’i sjellёsh nё jetё duhet t’ia plotёsosh. Nё kuptimet e tjera pёrgjegjёsitё janё

njёsoj”.

R.D., 30 vjeҫe shprehej nё kёtё formё nё lidhje me raportin e pёrgjegjёsive brenda

familjes:

-“Jo, pёrgjegjёsitё nuk janё tё njёjta. Kjo pёr arsye se burri qёndron me orare

pune tё zgjatura. Gjithashtu disa gjёra nё familjen tonё janё vendosur qё nё fillim se si

do ta menaxhojmё jetёn familjare. Kam pёrshtypjen se nuk mund tё vendosim peshore pёr

tё matur pёrgjegjёsitё. Ndikojnё shumё faktorё qё bёjnё qё njёri tё ketё pёrgjegjёsi mё

shumё se tjetri nё njё moment tё caktuar, por kam pёrshtypjen se ka shpesh alternime”.

J.C., 37 vjeҫe shprehej si mё poshtё:

-“Jo nё familjen time pёrgjegjёsitё nuk janё tё njёjta. Si me njё marrёveshje tё

heshtur, dashje pa dashje kemi bёrё njё ndarje tё tyre. Kur diskutojmё me njёri-tjetrin

ёshtё mjaft e veshtirё tё biem nё konsensus se kush bёn mё shumё e kush mё pak. Situata,

veprimet e kryera dhe rёndёsia e tyre ёshtё relative. Ai mendon se bёn mё shumё dhe unё

po ashtu. Gjithsesi mund tё themi se pёrgjegjёsitё janё tё ndryshme”.

Page 103: Tema: Familja dhe rolet gjinore”doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/10/Doktorature.pdf · blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit.

91

N.K., 39 vjeҫ shprehej nё kёtё formё pёr raportin e pёrgjegjёsive nё familjen e tij:

-“Jemi pёrpjekur gjithmonё me bashkёshorten tё ruajmё balancёn nё ndarjen e

pёrgjegjёsive nё familje. Fakti qё kemi zgjedhur tё jetojmё bashkё, tё sjellin nё jetё

fёmijёt do tё thotё se e duam e kemi respekt pёr njёri-tjetrin. Nuk kam kompleksin tё them

se e ndihmoj gruan time nё punёt familjare. Ajo ka kaq shumё ngarkesё me tё dy fёmijёt

saqё dhe po tё dojё nuk ja del dot mbanё. Ndёrkohё ajo mё mirёkupton nё ngarkesёn

time e kёshtu kemi larguar disi lindjen e ndonjё konflikti tё mundshёm”.

E. B., 29 vjeҫ tekstualisht u shpreh si mё poshtё:

-“ Familja ёshtё njё. Secili bashkёshort kontribuon nё mёnyrёn e tij, por

gjithmonё brenda mundёsi lehtёson tjetrin. Kjo do tё thotё se unё dhe bashkёshortja ime i

kemi pёrgjegjёsitё tё barabarta nё familje. Ndarja e tyre nuk ёshtё diskutuar mё parё, ajo

ёshtё nёnkuptuar, pasi nevoja dhe momenti qё duhet reagosh nuk tё lё mundёsi zgjedhje.

Nuk mendoj se gruaja duhet shfrytёzuar, nё kuptimin e mirё tё fjalёs, ajo duhet ndihmuar

aq sa ke mundёsi. Fёmijёt janё pёr ne prioriteti, nёse ajo kujdeset mjaft mirё pёr to,

gjёrat e tjera presin dhe nuk tё bёhen mё vonё”.

Nga ky seksion pyetjesh aspekti mё i rёndёsishёm ёshtё fakti se femrat dhe meshkujt mendojnё

njёsoj pёr pёrgjegjёsitё. Nuk rezultoi diferencё nё gjini nё raportin e pёrgjegjёsive nё familje.

Pra, secili prej partnerёve pavarёsisht nёse pohonte pёr peshё mё tё madhe tё pёrgjegjёsive nga

njёri partner, kjo vinte si pasojё e pamundёsisё sё partnerit tjetёr pёr tё vendosur balancёn, jo nga

mos dёshira personale. Ky fakt ёshtё mjaft i rёndёsishёm pasi prindёrit qё ndajnё pёrgjegjёsitё e

reflektojnё te fёmijёt gjithҫka bёjnё. Nё kёtё kuptim sa mё tё emancipuar tё jenё prindёrit, aq mё

pak bёjnё ata diferenca nё gjini dhe tipizime tё seksit. Familja ёshtё njё institucion i rёndёsishёm

nё tё cilin fёmijёt ndёrveprojnё nё ҫdo moment dhe mёsojnё brenda saj. Çdo sjellje e prindёrve

analizohet prej tyre, nё varёsi tё moshёs, mund tё imitohet, tё pyetet pse ndodhi ashtu ose tё

reflektohet nё heshjte. Efekti i sjelljes ёshtё i padiskutueshёm e ndodh nё ҫdo kohё.

Page 104: Tema: Familja dhe rolet gjinore”doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/10/Doktorature.pdf · blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit.

92

4.3.2 Ndarja e pёrgjegjёsive nё familje.

Pёrgjegjёsitё familjare janё tё shumta. Me ardhjen nё jetё tё fёmijёve, prioriteti i

prindёrve janё ato. Secili prind, qoftё mashkulli apo femra duan mё tё mirёn pёr fёmijёt. Duan

t’i plotёsojnё atyre ҫdo nevojё qё kanё e ҫdo dёshirё. Secila pjesё shoqёrohet me kosto

ekonomike, psikologjike e sociale. Krahas kёsaj kosto qё ҫdo prind e merr pёrsipёr qё nё

momentin qё vendos tё sjellё nё jetё fёmijёt, ata kujdesen dhe pёr formёn e tyre tё sjelljes nё

mёnyrё qё tё mos arrijnё te tipizimet e seksit.

Rezutatet e gjetjeve nga intervistat e kryera do tё paraqiten tё ndara meshkuj-femra me

synim krahasimin e tyre nё lidhje me ndarjen e pёrgjegjёsive nё familje.

Pёrgjigjet e dhёna nga meshkujt nё lidhje mё ndarjen e pёrgjegjёsive nё familje:

N.K., 39 vjeҫ i punёsuar si Kontrollor i trafikut ajror shprehej nё kёtё formё:

-“Pёrgjegjёsitё e mia nё familja janё: tё jem kryefamiljar, tё jap kontribut pёr

edukimin e fёmijёve, tё jem njё bashkёshort dhe prind i pёrkushtuar, tё punoj pёr tё rritur

mirёqёnien financiare tё familjes etj.

Pёrgjegjёsitё e gruas time janё: tё jetё njё nёnё e pёrkushtuar, tё jetё njё

administratore e mirё e shtёpisё, tё kontribojё pёr edukimin dhe ngritjen intelektuale tё

fёmijёve, tё punoj pёr mirёqenien dhe ndihmёn financiare tё familjes etj”.

G.B., 38 vjeҫ shprehej nё kёtё formё nё lidhje me pёrgjegjёsitё nё familje:

-“Vёshtirё t’i ndaj pёrgjegjёsitё nё familje. Unё punoj punё me dy turne dhe nё

varёsi tё kёsaj ndryshojnё detyrat. Tё dy punojmё, tё dy kujdesemi pёr fёmijёt. Gruaja

gatuan mё shpesh, pasi ka raste dhe unё gatuaj, mё pёlqen… fёmijёt nё shkollё i

dёrgojmё me radhё nё varёsi tё punёs sime, ndёrsa punёt e shtёpisё i bёn gjithmonё

ajo…”

F.C., 36 vjeҫ i punёsuar jurist nё administratёn publike shprehej nё kёtё formё nё lidhje

me ndarjen e pёrgjegjёsive nё familjen e tij:

Page 105: Tema: Familja dhe rolet gjinore”doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/10/Doktorature.pdf · blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit.

93

-“Pёrgjegjёsitё e mia nё familje janё: tё siguroj tё ardhura tё larta familjare

(patjetёr qё mё shumё se gruaja), tё kujdesem pёr edukimin dhe shkollimin e fёmijёve.

Ndёrsa gruaja duhet tё kujdeset pёr familjen, pёr punёt e shtёpisё (duhet tё

shkёlqejё gjithҫka), pёr gatimin dhe tё na sigurojё ngrohtёsi familjare. Pra, tё rrezatojё

njё gjendje emocionale pozitive, tё jetё e qeshur dhe tё dhurojё shumё dashuri. Pra,

aspektin socio-emocional e ka gruaja, unё kam aspektin e realizimit tё detyrave

familjare”.

K. B., 31 vjeҫ i punёsuar Drejtor i Degёs Ekonomike shprehej:

-“Meshkujt kanё pёrgjegjёsinё mё tё madhe nё sigurimin e tё ardhurave nё

familje. Nёse unё arrij tё krijoj njё ekonomi tё mirё, gjithҫka ёshtё e thjeshtё. Mirёrritja e

fёmijёve dhe nevojat apo dёshirat e tyre plotёsohen me shumё lehtёsi. Nё kёtё rast as

bashkёshortja nuk ka si tё mёrzitet. Ajo gatuan gjithҫka pasi nuk mungon asgjё nё

familje, merr njё pastruese njё herё nё javё pёr punёt e shtёpisё. Punon sa pёr veten e

saj. Kujdeset pёr fёmijёt nё shkollё, marrёdhёniet midis tyre. Unё jam prezent nё familje

gjithmonё dhe aq mё shumё nё rastet kur ajo mё kёrkon ndihmё”.

Gjetjet e studimit tё nxjerra nga intervistat e kryera me femrat nё lidhje me ndarjen e

pёrgjegjёsive nё familje.

E.I., 34 vjeҫe shprehej nё kёtё formё:

-“Pёrsa kohё i ndajmё gjёrat bashkё nuk di tё ndaj pёrgjegjёsitё. Ndoshta ai

kujdeset mё shumё pёr ekonominё familjare. Unё kujdesem mё shumё pёr punёt e

shtёpisё, gatimin, higjenёn dhe kujdesin ndaj fёmijёve. Ajo qё mund tё them ёshtё se fakti

qё jetojmё vetё bashkё na ka bёrё mё tё pёrgjegjshёm. Duam apo s’duam disa gjёra do

t’i bёjmё me patjetёr”.

R. D., 30 vjeҫe shprehej si mё poshtё:

-“Ne si ҫift punojmё tё dy, kёshtu qё pёrveҫ blerjes sё ndonjё gjёje tё vogёl dhe

nxjerrjen e familjes gjatё javёs ose nё fundjavё, nuk bёn gjё tjetёr. Ndёrsa unё kam njё

sёrё pёrgjegjёsish:

Page 106: Tema: Familja dhe rolet gjinore”doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/10/Doktorature.pdf · blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit.

94

Lindjen e fёmijёve,

Kujdesi ndaj tyre dhe pёr mёsimet,

Punёt e shtёpisё,

Kujdesin ndaj rrobave e higjenёs,

Gatimin,

Punёn”.

Ёshtё mjaft e rёndёsishme qё brenda familjes tё ekzistojё barazia gjinore. Tё dy partnerёt

kanё nevojё pёr mё shumё liri me qёllim qё tё zhvillojnё dhe shprehin veҫoritё e tyre personale,

indivdualitetin, diversitetin, feminilitetin dhe maskuilitetin e tyre duke respektuar tё tjerёt dhe

njёri-tjetrin nё ҫdo mjedis. Kjo do tё thotё qё barazia gjinore duhet tё qeverisё jetёn familjare,

marrёdhёniet nё ҫift, marrёdhёniet nё raport me fёmijёt dhe tё gjithё komponentёt e

pёrgjegjёsisё prindёrore.

Nё kёtё seksion pyetjesh u vu re se femrat dhe meshkujt ndanin tё njёjtat qёndrime.

Vazhdonte tё ekzistonte e njёjta mendёsi nё tё cilёn meshkujt siguronin tё ardhura mё tё larta se

gruaja, ndёrsa femrat ishin nё drejtim tё kujdesit nё familje. Kёto tё fundit ishin pёrgjegjёse pёr

punёt e shtёpisё, gatimin, higjenёn dhe kujdesin ndaj fёmijёve.

Nё fakt rezultoi njё pёrputhje midis karakteristikave tipike tё njё mashkulli dhe femre me

pёrgjegjёsitё qё mbart secila gjini. Pra, meshkujt dhe femrat kishin ngjashmёri nё mёnyrёn se si

shpreheshin. Praktikisht secila gjini dinte detyrat qё i takonin asaj nё familje. Megjithatё, vlen

pёr t’u pёrmendur fakti qё tё dy partnerёt nuk i qёndronin strikt detyrave tё tyre, por ndihmonin

tjerin sa herё ishte nevoja.

Shoqёria shqiptare vazhdon akoma tё mendojё dhe tё ekzistojnё disa tipizime tё seksit.

Pra si duhet tё sillet njё mashkull, ҫfarё duhet tё bёjё, sikurse e njёjta gjё pёr femrёn. Kjo situatё

do tё vazhdojё dhe do tё transmetohet te fёmijёt, qё do kuptojnё rolin e tyre gjinor. Krahas,

familjes funksionon dhe shoqёria qё mbart tё njёjtat mendёsi, kёshtu qё vetёm pёrforcohet roli

gjinor.

4.3.3 Ndarja e punёve nё familje.

Nё pjesёn mё tё madhe tё rasteve prej studiuesve familja konsiderohet si njё prej

institucioneve sociale mё tё brishta, nё fakt ajo ёshtё ndoshta mё elastikja. Nё kёtë pjesё tё

Page 107: Tema: Familja dhe rolet gjinore”doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/10/Doktorature.pdf · blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit.

95

gjetjeve tё studimit tё marra nga intervistat e kryera me 25 ҫifte tё njё familje bёrthamё synimi

ёshtё pёr tё parё raportin e punёve qё kryenin nё familje.

Tё ushqyerit ёshtё njё nevojё bazike e ҫdo personi tё familjes. Shpesh nga intervistat

vihet re fakti se femrat dhe pse janё tё punёsuara sёrish kryejnё disa punё qё meshkujt

pretendojnё se i takojnё atyre. Pyetjes sё shtruar te tё intervistuarit pёr faktin se cili e bёn pazarin

nё familje rezultoi se nё 13 ҫifte ishte e alternuar. Pra, ose shkonin bashkarisht ose njё herё njёri

e njё herё tjetri. Pjesa tjetёr e tё intervistuarve deklaroi se ishin meshkujt ata qё furnizonin

shtёpinё me ushqimet e nevojshme, por ishte gruaja ajo qё specifkonte ҫfarё ushqimesh duheshin

nё familje e lidhur kjo me detyrёn e saj tё gatimit. Ja si shpreheshin:

-“Pazarin e bёn burri. Unё gjithmonё i shkruaj me mesazh se ҫfarё ushqimesh

duhen. Njё herё tё vetme qё nuk e bёra, ҫfarё nuk kishte blerё dhe nё sasi tё mёdha qё u

prishёn nga pamundёsia e konsuminit nё kohё”.

-“Nё pjesёn mё tё madhe tё rasteve shkojmё tё dy. E shoh kёtё lloj pune dhe si

kёnaqёsi. Tek e fundit dashuria vjen prej stomakut. Unё si amvisё e di ҫfarё i mungon

shtёpisё mё shumё, ndёrkohё qё ngarkohemi shumё e nuk mundem t’i mbaj tё gjitha vetё,

kёshtu qё mё duhet ndihma e tij”.

-“Pazarin e bёj unё. Ne blejmё gjithmonё njё herё nё javё ushqim pёr gjithë

javёn. Blej ҫfarё tё ketё, pasi tё gjitha duhen, kёshtu qё gruaja ka mundёsi tё gatuaj

rehat pёr njё javё. Nё kёtё formё as nuk mё mёrzit, se nё fakt ёshtё pak i bezdisshёm,

megjithatё nuk i shmangem detyrёs”.

Prindёrit e pёrfshirё nё studim duhet si kriter tё kishin 2 fёmijё tё moshёs 2-8 vjeҫ. Kjo

do tё thotё se ata mund tё jenё tё pёrfshirё nё kopёsht ose shkollё. Ky proҫes pёrfshirje ёshtё

mjaft i rёndёsishёm nё formimin e tyre nё lidhje me rolet gjinore. Nё kёtё moshё fёmijёt

zhvillohen kognitivisht nёpёrmjet pёrvojave fizike dhe perceptuese. Nё kёtё mёnyrё ata kuptojnё

rolin e tyre gjinor nёpёrmjet sjelljes sё prindёrve, mё pas e shtojnё atё nё mjedise tё tjera ku

veprojnё, kopёsht apo shkollё.

Prindёrit ngarkohen me detyrёn e dёrgimit tё tyre nё kopёsht apo shkollё, pasi nga

intervistat e kryera dhe ata qё kishin fёmijё tё moshёs 6, 7 apo 8 vjeҫ nuk i linin vetёm, por i

shoqёronin gjithmonё pёr shkollё. Tё gjithё tё intervistuarit pohuan se nuk e kishin tё specifikuar

Page 108: Tema: Familja dhe rolet gjinore”doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/10/Doktorature.pdf · blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit.

96

njё gjё tё tillё. Herё i dёrgonte njёri fёmijёt nё kopёsht apo shkollё, herё tjeri ose tё dy sё

bashku. Njё ndarje e tillё lidhej me mёnyrёn e punёsimit, pra cili partner mund tё shkojё mё

herёt nё punё, cili ka punёn mё afёr apo nё varёsitё tё turne tё punёs (pёr vetёm pёr njёrin prej tё

intervistuarve qё punonte me turne).

Pёrsa i pёrket marrjes sё fёmijёve nga kopshti ose shkolla zakonisht e bёnin po prindёrit.

Tё paktё ishin rastet qё u evidentuan vetёm 3 ҫifte qё fёmijёt i merrnin gjyshёrit deri nё kohёn qё

prindёrit kishin pёrfunduar punёn e tyre.

Njё element i rёndёsishёm gjatё intervistimit ishin festat qё organizohesh nё

kopёsht/shkollё. Tё gjithё tё intervistuarit pohuan qё shkonin sё bashku nё festat e fёmijёve. Ata

pohuan se emocionet ishin tё shumta dhe kёnaqёsia e marrё ishte mjaft e madhe. Gjithashtu,

shprehnin dhe mjaft kuriozitet pёr tё parё reagimin e fёmijёve nё njё mjedis tjetёr, ku kishte

bashkёmoshatarё, prindёr, pra njё mjedis tjetёr social e mjaft i ngjeshur e ngarkuar.

Pёrsa i pёrket pyetjes nё lidhje me kryerjen e punёve tё shtёpisё dhe kujdesin pёr

higjenёn nё shtёpi tё gjithё ҫiftet pohuan se peshёn mё tё madhe e kryesore e kishin femrat.

Mёshkujt mund t’i ndihmon disi, por asnjёherё nuk pohuan se bёnin tё gjitha punёt e shtёpisё.

Madje, ata deklaronin se nuk janё punё pёr meshkuj. Ja si shpreheshin meshkujt:

-“Patjetёr qё gruaja. Unё mund ta ndihmoj, por jo tё bёj tё gjitha punёt e

shtёpisё. Tё vesh pёrparёse domethёnё …(qesh)”.

-“I bёn gruaja tё githa. Unё jam kontrollori i saj mё i mirё. Bёj shaka se

mundohem ta ndihmoj nga pak, por nuk e zёvendёsoj kurrё atё”.

-“Une i bej punët pak vetëm kur nuk është gruaja për disa dite rresht meqënëse

shkon për pushime te prindërit e saj”

Siҫ shihet dhe nga pёrgjigjet mё lart te meshkujt shqiptar vazhdon akoma mendёsia qё

nuk duhet tё bёjnё punёt e shtёpisё, pavaresisht se dine ti bejne shume mire. Sipas tyre kёto punё

janё vetёm tё femrave. Nga batutat e bёra prej tyre vihej re se ata nuk e pranonin si fakt, pasi do

tё talleshin e viheshin nё lojё nga shoqёria dhe ambjenti qё i rrethonte.

Pёr sa i pёrket buxhetit nё shtёpi pёrgjigjet ishin tё varianteve tё ndryshme. Disa pohuan

se e mbante burri buxhetin e familjes, disa pohuan tё dy e disa gruaja. Kёto variante lidheshin mё

Page 109: Tema: Familja dhe rolet gjinore”doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/10/Doktorature.pdf · blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit.

97

faktin se cili prej bashkёshortёve ishte mё i kujdesshёm dhe bёnte llogaritje tё mira tё

ekonomisё. Madje, ata vetё shpreheshin qё pёr shkak se harxhoj mё shumё e mban tjetri

llogarinё e familjes.

Vlen tё theksojmё faktin se meshkujt janё tё fokusuar nё aspektin publik, ndёrsa femrat

mё shumё nё aspektin privat. Edhe nё momentin qё gratё janё tё punёsuara pёrsёri kanё

ngarkesё me fёmijёt e shtёpinё. Kjo bёn qё fёmijёt tё modelojnё marrёdhёniet familjare siҫ ata i

shohin.

4.4 Stimulimet dhe dallimet ndaj fёmijёve nё aktivitete dhe sjellje tё

vecanta.

Nё shoqёrinё perёndimore si dhe nё shumicёn e kulturave tё tjera nё tё gjithё botёn,

burrat dhe gratё e rritura ndryshojnё nё shumё mёnyra- nё paraqitjen fizike dhe veshje, mёnyrat

e sjelljes, preferencat nё punёsim, talente dhe aftёsi tё tjera tё veҫanta. Me rritjen nё moshё

gjasat janё qё vajzat tё preferojnё ngjyra dhe veshje tё ndryshme nga djemtё. Ata gjithashtu,

lozin me lojra tё ndryshme. Nё kёtё seksion pyetjesh ishte e rёndёsishme marrja e

informacioneve se si familja ndikon nё zhvillimin e rolit gjinor te fёmijёt. Fakti qё ishte kusht i

studimit qё ҫiftet tё kishin njё fёmijё djalё dhe njё vajzё e bёn mё tё thjeshtё krahasimin brenda

ҫifteve. Kjo do tё thotё se supozojmё faktin qё vajzat preferojnё ngjyrёn rozё apo djemtё blunё,

ёshtё zgjedhje e tyre apo janё prindёrit ata qё ja mёsojnё njё gjё tё tillё qё nga lindja.

4.4.1 Preferenca nё ngjyrё pёr fёmijёt te ciftet e intervistuar.

Duket se ёshtё kthyer nё normё preference pёr ngjyrat nё lidhje me gjininё. Sapo

prindёrit marrin vesh gjininё e fёmijёs ata drejtohen pёr tё blerё gjёrat e nevojshme pёr tё nё

ngjyra tё ndryshme. Nuk ndodh kurrёsesi qё tё paraqitesh nё njё dyqan veshjesh apo aksesorёsh

si karroca, krevati qё tё tregojnё disa ngjyra. Mbetet klishe ngjyra blu pёr djemtё dhe roza pёr

vajzat. Tё gjithё personat e intervistuar shfaqёn kёtё lloj preference pёr ngjyrat.

A.T, 28 vjeҫe shprehej nё kёtё formё:

“Fёmija im i parё ёshtё vajzё. Kur mё pyesnin tё afёrmit apo shoqёria ҫfarё

dёshiroja qё t’i blenin vajzёs gjithmonё i thoja: ju lutem vetёm gjёra rozё nuk dua. Nё

fakt ekzistonte njё fenomen i tillё qё nuk kishte nё dyqane veshje apo aksesorё pёr vajza

Page 110: Tema: Familja dhe rolet gjinore”doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/10/Doktorature.pdf · blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit.

98

me ngjyrёn blu pёr shembull. Sa herё e vishja vajzёn me ngjyrёn blu kujtonin se ёshtё

djalё. E njёjta gjё ndodh dhe me djalin. Mё dhurojnё vetёm gjёra blu. Kam pёrshtypjen

se tashmё ekziston stereotip pёrdorimi i kёtyre ngjyrave nё varёsi tё gjinisё. Nuk e shmag

dot as unё”.

R.F., 33 vjeҫe shprehej nё kёtё formё:

-“Gjithҫka nё shtёpinё tonё ёshtё e ndarё. Vajza pjesёn mё tё madhe tё gjёrave i

ka rozё. Pak tё bardha dhe disa me lule shumёngjyrёshe. Djali pёrdor ngjyrёn blu dhe

gri. Nё fakt unё ja kam pёrdorur kёto ngjyra qё nga lindja. Tashmё ata dhe vetё

preferojnё tё njёtat ngjyra. Tё them tё vёrtetёn mendoj se nuk u shkojnё ngjyra tё tjera

fёmijёve. Vajza ime me blu nuk ngjan fare bukur”.

H.F., 40 vjeҫ shprehej nё kёtё formё nё lidhje me preferencat pёr ngjyrёn nё familjen e

saj:

-“Fёmijёt tanё janё disi tё rritur, pёrkatёsisht 6 dhe 8 vjeҫ. Kёtё vit vendosёm t’i

arredonim dhomёn e tyre. I lejuam tё zgjidhnin vet gjёrat e tyre, qё nga dollapet, perdet,

tapetet, tavolinat e mёsimit etj. Nё dhomёn e vajzёs gjithҫka ёshtё nё nuancёn e rozёs.

Ndёrsa te djali blu nё bojёqielli. Nuk ndikuam nё zgjedhjet e tyre. Mё duket se ata tashmё

e kanё bёrё diferencёn nё preferencat e ngjyrave”.

G.B., 38 vjeҫ shprehej nё kёtё formё:

-“Unё nuk merrem asnjёherё nё blerjet e veshjeve pёr fёmijё. Gjithmonё ёshtё

marrё bashkёshortja. Megjithatё nёse do blija njё dhuratё veshje pёr fёmijёt patjetёr qё

rozё pёr vajzёn e blu pёr djalin”.

Nga pёrgjigjet e tё intervistuarve vihej re se ishin femrat ata qё kujdeseshin pёr veshjet e

fёmijёve. Asnjё mashkull nuk deklaroi se merrej me blerjen e veshjeve pёr fёmijёt dhe se i

pёrgatiste ato pёr kopёsht ose shkollё. Kur pyeteshin nё lidhje me ngjyrat tё dy gjinitё, pra si

meshkuj dhe femra preferonin rozёn pёr vajzat dhe blunё pёr djemtё. Sterotipat ekzistonin dhe

Page 111: Tema: Familja dhe rolet gjinore”doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/10/Doktorature.pdf · blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit.

99

ishin rrenjosur pёr sa i pёrket preferencave nё ngjyrё, ata trashёgoheshin dhe te fёmijёt, qё

preferonin të njёtat ngjyra, rozën dhe tё bardhёn vajzёt dhe blunё dhe grinё djemtё.

4.4.2 Tё drejtuarit mё shprehjen mos bёj si djalё/vajzё nga tё tjerёt fёmijёve.

Tё drejtuarit e fёmijёve mos bёj si gjinia e kundёr pra, djalit mos bёj si vajzё dhe vajzёs

mos bёj si djalё janё mё tё shumtat tё dёgjuara nё shoqёrinё tonё. Rolet gjinore fillojnё tё

mёsohen dhe kuptohen brenda familjes, mё pas ato shtohen ose plotёsohen totalisht nga ndikimi

i shoqёrisё.

Gjatё kryerjes sё intervistave u vu re se pёrgjigjet ishin tё gjitha qё kishin dёgjuar nga tё

tjerёt qё ishin drejtuar fёmijёs nё gjininё e kundёrt. Nё kёtё pikё ishin tё gjithё dakort. Diferenca

ndodhte se afro 30% e ҫifteve deklaruan se i drejtoheshin dhe vetё fёmijёve nё kёtё formё kur

kryenin njё sjellje sipas tyre tё papёlqyeshme dhe qё pёrkonte me gjininё tjetёr. Pjesa mё e

madhe deklaruan se nuk dёshironin qё fёmijёs sё tyre t’u drejtoheshin me kёtё frazё: mos bёj si

vajzё/djalё.

A.T., 28 vjeҫe shprehej nё kёtё formё:

-“Patjetёr qё po. Njё fenomen i tillё ndodh nё momentet qё fёmija fillon tё

eksplorojё botёn, sendet. Nё momentin qё djali im filloi tё vishte kёpucёt e mia me taka,

pasi i dukeshin tё ndryshme nga tё tijat, familjarёt, duke filluar nga gjyshёrit filluan t’i

thonё mos bёj si vajzё. Kryesore nё kёtё rast ёshtё ta informosh fёmijёn pёr ҫfarё

shёrbejnё gjёrat, cilit i takojnё e jo t’ia ndalosh. Ai duhet ta kuptojё dhe jo tё detyrohet

tё mos bёj njё sjellje qё pёrkon me gjininё e kundёrt”.

R. D., 30 vjeҫe shprehej si mё poshtё nё lidhje me etiketimin e fёmijёs me gjininё e

kundёrt:

-“Po edhe kemi dёgjuar. Nё ato momente kemi buzёqeshur dhe ndoshta me ironi.

Kam shikuar fёmijёn tim me njё sy kritik pёr tё parё se ҫfarё sjellje kishte kryer qё e

kishte etiketuar njё i huaj ashtu. Megjithatё mbas largimit tё fёmijёs i kёrkova qё tё mos i

thonin mё fёmijёs ashtu, nuk i shёrben zhvillimit tё tij kjo lloj sjellje”.

J. C., 37 vjeҫe shprehej si mё poshtё:

Page 112: Tema: Familja dhe rolet gjinore”doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/10/Doktorature.pdf · blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit.

100

-“Po kam dёgjuar. Mendoj se personi qё shpreh kёtё mendim e bёn me qёllimin

pёr tё shmangur fёmijёn nga sjelljet e seksit tё kundёrt ose nё rastin mё tё keq, pёr ta

tallur. Kjo e fundit nuk mё pёlqen aspak dhe nuk mё duket aspak e drejtё, sepse mund ta

vendosё fёmijёn nё pozita kompleksive, tё cilat nёse pёrsёriten shpesh shkaktojnё te

fёmija njё lloj presioni tё vazhdueshёm, i cili gradualisht mund tё deformojё karakterin e

fёmijёs dhe gjithashtu tё dёmtojё aftёsinё e tij pёr tё gjykuar nёse njё sjellje e tij ёshtё e

drejtё apo e gabuar, mbi bazёn e seksit, tё cilit i pёrket”.

Disa qёndrime ishin dhe tё drejta sipas intervistuesve, ata e mendonin dhe pёrdornin dhe

vetё njё thёnie tё tillё. Ja si shprehen:

E.C., 40 vjeҫ shprehej se e pёrdorte dhe vetё kёtё thёnie dhe i dukej fare normale:

“E pёrdor unё nё ndonjё situatё, kur nuk mё pёlqen sjellja e djemve tё mi. Nuk

mendoj asgjё tё keqe mbi kёtё fakt. E quaj normale. Mendoj se ata duhet tё sillen sipas

gjinisё tё cilёs i pёrkasin”.

M. K., 31 vjeҫ shprehej nё kёtё formё:

“Po dhe unё e kam pёrdorur nё raste tё caktuara kur djali im ka kёrkuar njё

lodёr nё dyqan, e cila ёshtё pёr vajza…dhe kam insituar duke i thёnё ёshtё pёr vajza dhe

ti nuk je vajzё”.

Siҫ shihet nga pёrgjigjet e tё intervistuarve shumica e tyre mendojnё se nuk ёshtё efektive

pёrdorimi nga tё tjerёt i thёnies: “mos bёj si djalё/vajzё”. Tё paktё janё ata qё janё dakort me

kёtё thenie, pasi duan tё ndёshkojnё e shmangin njё sjellje tё papёlqyeshme.

Ajo qё bie nё sy ёshtё fakti qё ndёshkojnё mё shumё djemtё me thёnien “mos bёj si

vajzё”, se sa pёr vajzat. Te vajzat shihet mё e pranueshme tё qёnit karakter i fortё, ndёrsa te

djemtё nuk pranohen sjelljet femёrore.

4.4.3 Situata kur prindёrit i drejtohen fёmijёve me shprehjen: “mos bёj si

djalё/vajzё”.

“Mos luaj me kukulla, se kjo ёshtё lojё pёr vajza”, i thonё tё rriturit njё djali tё vogёl.

Ndёrsa vajzёs i thonё: “ҫ’na je bёrё si djalё ҫapkёn, ngjitesh nёpёr pemё e luan football”.

Page 113: Tema: Familja dhe rolet gjinore”doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/10/Doktorature.pdf · blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit.

101

Pёrgjatё gjithё jetёs meshkujt e femrat janё nёn trysni pёr t’u sjellё ashtu siҫ e kёrkojnё dallimet

gjinore me trysni sociale. Kёshtu, meshkujt nxiten pёr tё qenё me iniciativё, vendimmarrёs,

udhёheqёs, ndёrsa vajzat tё nёnshtruara, fjalёpak, dhe nё shёrbim tё tё tjerёve. Kjo nuk ka tё bёjё

aspak me natyrёn apo potencialet e lindura tё djemve dhe vajzave. Shoqёria iu imponon

meshkujve dhe femrave role tё ndryshme nё shoqёri dhe pёrcakton cilat veti janё tё pёlqyeshme

pёr vajzat e gratё dhe cilat pёr djemtё e burrat.

E nё fakt dhe prindёrit janё ata qё i drejtohen fёmijёve nё kёtё formё. Ёshtё fare normale

pёr ta qё fёmijёt duhet nё tё sillen ndryshe nga njёri-tjetri. Tё paktё janё ҫiftet qё nuk duan tё

bёjnё diferencime te fёmijёt, por t’i informojnё nё lidhje me rolet gjinore.

E.C., 40 vjeҫ shprehej nё kёtё formё:

-“Nё raport me djalin: kur ka qarё gjatё pёr ndonjё situatё tё vёshtirё qё ka

kaluar. Gjithmonё me qёllimin pёr t’i rritur vetbesimin dhe pёr t’i treguar se burrat janё

mё tё fortё si natyrё. Nё raport me vajzёn: s’mё ka ndodhur me vajzёn njё situatё e tillё”.

E.D., 30 vjeҫe shprehej si mё poshtё:

-“Nё raport me djalin: nё njё rast nё supermartket qё kёrkonte tё blinte njё kukull

barbi dhe qante pёr tё. I kam thёnё disa herё qё nuk ёshtё pёr djem kukulla, i kam thёnё

dhe po qan si vajzё. Me vajzёn nuk mё ka ndodhur njё situatё e tillё. Ajo ёshtё vetё e

qetё, e dёgjueshme dhe nuk mё shqetёson fare”.

E.B., 29 vjeҫ shprehej nё kёtё formё:

-“Djalin e kam tё vogёl dhe akoma nuk e kam parё me atё syrin e diferencimit

vajzё, djalё. Vajzёs i kam thёnё nga mёnyra e qёndrimit qё mund tё mbajё ndonjёherё

duke i thёnё mos rri si djalё, por rri si zonjushё…apo dhe nga zgjedhja e lodrave

ndonjёherё ka tendencёn tё anojё nga lodrat e djemve”.

A. T., 28 vjeҫe shprehej tekstualisht nё kёtё formё duke bёrё diferencёn me tё tjerёt. Nё

fakt ishin tё paktё ҫifte qё kishin kёtё mendim nё lidhje me thёnien mos bёj si gjinia e kundёrt:

Page 114: Tema: Familja dhe rolet gjinore”doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/10/Doktorature.pdf · blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit.

102

-“Asnjёherё nuk i referohem me kёtё shprehje. Thjesht ia shpjegoj diҫka qё ёshtё

pёr vajza, ndёrsa kur janё tё vegjёl dhe s’kuptojnё mjaft mirё e pёrfshij nё njё aktivitet

tjetёr”.

Nuk u vu se asnjё diferencё nё qёndrim qё ndanin meshkujt apo femrat nё lidhje me

diferencimin e sjelljes sё fёmijёve. Pra, si meshkujt, si femrat brenda sё njёjtit ҫift ndanin

mendime tё njejta dhe kishin reaguar nё tё njёjtёn formё. Kjo tregon se prindёrit influencojnё nё

formin e rolit gjinor te fёmjёt jo vetёm me formё se si ato sillen, por dhe me mёnyrёn se si

shprehen e pёrforcojnё mё shumё sjelljen e vajzave dhe djemve tё tyre.

Si rezultat i gjetjeve tё studimit dhe mjaft i rёndёsishёm ishte fakti se prindёrit kritikonin

mё shumё djemtё e tyre, pavarёsisht moshёs sё fёmijёve nёse ata silleshin si vajza. Nuk ndodhte

me vajzat njё gjё e tillё, madje pёrgёzoheshin nёse silleshin si tё forta. Koncepti i fortёsisё dhe

udhёheqjes tek djemte ishte mbizotёrues te prindёrit. Ishin tё paktё ata qё i shpjegonin fёmijёs se

ҫfarё duhet tё bёjё nёse kёrkon njё veshje ose lodёr qё nuk ishte i gjinisё sё tij.

4.4.4 Pёrfshirja e fёmijёve nё ndihmesёn nё ambjentin e shtёpisё.

Pёrfshirja e fёmijёve nё ndihmesёn nё ambjentin e shtёpisё ёshtё njё aspekt i

rёndёsishёm nё zhvillimin e rolit gjinor te fёmijёt. Sa mё interaktiv tё jetё ky proҫes, sa mё

shumё tё ndёrveprojnё fёmijёt me prindёrit, aq mё efektive do jetё ndihma e ofruar. Nёse fёmijёt

nuk ndjehen tё detyruar tё bёjnё njё gjё tё caktuar, aq mё shumё do ta pёrsёrisin atё me mё

shumё dёshirё.

Aktivitetet brenda shtёpisё janё tё rёndёsishme, pasi nё tё fёmijёt kuptojnё rёndёsinё e

higjenёs, mbajtjes pastёr tё ambjentit, vendosjen e lodrave nё vendin e duhur pas momentit tё

pёrfundimit tё lojёs. Nёse mjedisi ёshtё stimulues dhe duhet tё jetё pёrfshirёs pёr tё dy fёmijёt

pavarёsisht gjinisё, djalё apo vajzё, atёherё zhvillohet natyrshёm roli gjinor.

Tё gjithё tё intervistuarat femra ishin gjithёpёrfshirёse tё fёmijёve tё tё dy gjinive nё

punёt e shtёpisё, kryesisht vendosja e lodrave nё vendit e vet, kujdesin pёr higjenёn personale,

rregullimin e rrobave dhe sistemime tё vogla tё shtёpisё. Ndёrsa meshkujt ishin dakort pёr

pёrfshirjen e fёmijёve nё mjedisin e shtёpisё, por mё tolerant nёse fёmijёt refuzonin ta bёnin njё

gjё tё tillё.

Page 115: Tema: Familja dhe rolet gjinore”doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/10/Doktorature.pdf · blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit.

103

K.L., 30 vjeҫe shprehej nё kёtё formё:

-“Gjithmonё i pёrfshij fёmijёt nё punёt nё ambjentin e shtёpisё. Sidomos, pёr

mbledhjen e lodrave tё cilat janё tё pafundme. Vajza ka dёshirё dhe e bёn pa pёrtesё njё

gjё tё tillё. Djali i shmanget punёve. Motra e ndihmon dhe me njёri-tjetrin bёjnё pakt qё

t’i mbledhi ajo lodrat. Megjithatё i pёrgёzoj fёmijёt nё momentin qё i pёrfundojnё, por

kjo nё varёsi tё masёs sё punёs sё kryer”.

A.T., 28 vjeҫe shprehej:

-“I pёrfshij tё dy fёmijёt nё tё njёjtёn formё dhe masё. Nё kёtё kohё ёshtё mjaft e

rёndёsishme tё kuptuarit tё higjenёs, mbajtjes pastёr tё ambjentit dhe kur lodrat nuk

duhen mё tё vendosen nё vendin e gabuar. Nё kёtё formё kuptojnё dhe shpёrndarjen e

pёrgjegjёsive nё familje”.

S.V., 38 vjeҫe shprehej nё lidhje me pёrfshirjen e fёmijёve nё punёt e shtёpisё:

-“Tё them tё vёrtetёn akoma nuk kam arritur nё pikёn qё fёmijёt t’i bёjnё vet pa

ia thёnё unё mbledhjen e lodrave. Jemi pak nё luftё, por gjithsesi unё fitoj… ata i

mbledhin lojrat dhe pse pak me turinj tё varur”.

E. B., 29 vjeҫ shprehej nё kёtё formё:

-“Gruaja ime i pёrfshin gjithmonё fёmijёt nё punёt e shtёpisё. Jam plotёsisht

dakort me atё qё ajo bёn. Zakonisht ndodh qё fёmijёt pёrtojnё dhe vijnё te unё e ankohen

se ndihen tё lodhur. Mua mё vjen keq dhe i toleroj duke i thёnё hera e fundit, se duhet tё

dёgjoni mamin. Konfliktohem pak me gruan po ҫ’tё bёjmё, fёmijёt ta kёpusin shpirtin”.

Page 116: Tema: Familja dhe rolet gjinore”doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/10/Doktorature.pdf · blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit.

104

Siҫ shihet nga pёrgjigjet e dhёna nga tё intervistuarit tё dy gjinitё si meshkuj dhe femra nga ҫiftet

e intervistuar ishin dakort pёr pёrfshirjen e fёmijёve nё punёt e shtёpisё. Ajo qё rёndom ndodhte

ishte fakti se meshkujt ishin pak mё tolerant me fёmijёt, kjo ndoshta se ata ishin tё bindur se

bashkёshortja e tyre do t’i bёnte pas pak.

4.4.5 Pёrfshirja e fёmijёve nё aktivitete jashtё shtёpisё dhe ndikimi nё formimin e rolit

gjinor.

Rolet gjinore formohen me rritjen nё moshё tё fёmijёve. Ky proҫes fillon fare herёt qё nё

moshёn 3 vjeҫare, kur fёmijёt fillojnё tё kuptojnё gjuhёn, rrisin ndёrveprimin me familjarёt dhe

tё tjerёt. Nё kёtё kohё ata imitojnё sjelljen e tё tjerёve, modelojnё atё dhe nё mёnyrё pasive

krijojnё pritshmёritё e tyre nё formimin e rolit gjinor. Krahas familjes njё pjesё e rёndёsishme

ёshtё pёrfshirja nё aktivitete jashtё shtёpisё. Nё kёto momente fёmijёt vendosin pёrballё ato qё

kanё mёsuar nё familje dhe reagimit tё tё tjerёve nё gjёrat qё ata bёjnё, qofshin kёta tё rritur apo

bashkёmoshatarё tё tyre.

Tё kuptuarit e pritshmёrive qё tё tjerёt kanё nё lidhje me sjelljen e tyre ndikon te fёmijёt.

ata janё egocentrikё, pra duan tё jenё nё qendёr tё vёmendjes e kёshtu qё sillen sic tё tjerёt

dёshirojnё qё ata tё sillen. Pёr momentin kjo sjellje ёshtё shpёrblyese, ata marrin vlerёsim,

kёnaqёsi e vendosen nё qendёr, ashtu sic ata dёshirojnё. Nё anёn tjetёr tё medaljes qёndron fakti

se ata tashmё kanё arritur nga proҫesi i ndijimit, nё tё cilёn janё pasiv, nё procesin e perceptimit

dhe janё aktiv. Nё kёtё mёnyrё formohen kuptimet sociale pёr njё gjini tё caktuar.

Sipas tё intervistuarve ata tё gjithё i pёrfshinin fёmijёt nё aktivitete jashtё shtёpisё me

synim socializimin e tyre. Njё tjetёr arsye ishte dhe zhvillimi kognitiv i fёmijёs. Ai nxitet nga tё

tjerёt e nё kёtё ndёrveprim mёson. Ai kupton si duhet tё sillet, si duhet tё ndёrveprojё me

personalitete tё ndryshme fёmijёsh, si tё mёsojё rregullat e lojёs dhe tё respektojё tjetrin.

Pёrshfshija konsistone mё sё shumti nё:

Aktivitete sportive, lojra, not.

Shёtitje nё natyrё,

Kurse piano, violinё.

Page 117: Tema: Familja dhe rolet gjinore”doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/10/Doktorature.pdf · blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit.

105

Tё gjithё prindёrit, praktikisht ҫiftet i kushtonin mjaft rёndёsi ndёrveprimit tё fёmijёve me tё

tjerёt. Madje, ata fillonin dhe tregonin karakteristika tё personalitet tё fёmijёve dhe nёse njёri

nga fёmijёt ishte mё i ndrojtur, atё e pёrfshinin akoma mё shumё. Sipas tyre, ardhja nё jetё e

fёmijёs sё dytё qoftё djalё apo vajzё, kishte pasur influencё tё madhe nё zhvillimin e fёmijёs sё

parё. Pavarёsisht xhelozisё sё lindur pёr shkak tё “humbjes sё fronit” tё fёmijёs sё parё me

kalimin e kohёs ishin bёrё tё pandarё me njёri-tjetrin.

4.4.6 Nxitja e vajzave tё luajnё me kukulla dhe nxitja e djemve tё luajnё me makina nga

ana e prindёrve.

Prindёrit i trajtojnё vajzat dhe djemtё ndryshe. Pёrpara se fёmijёt tё mund tё shprehin

preferencat e tyre, prindёrit fillojnё tё krijojnё mjedise tё ndryshme pёr djemtё dhe vajzat.

Dhomat e gjumit janё tё zbukuruara me ngjyra dhe specifike, sikurse dhe veshja e tyre, rozё pёr

vajzat e blu pёr djemtё. Prindёrit nxisin djemtё dhe vajzat e tyre tё marrin pjesё nё aktivitete nё

varёsi tё seksit tё tyre. Vajzat nxiten tё luajnё kukulla e djemtё tё luajnё me makina.

Tё gjithё fёmijёt kanё nevojё pёr mundёsinё pёr tё eksploruar role tё ndryshme gjinore

dhe stile tё ndryshme loje. Duhet tё sigurohen qё mjedisi reflekton diversitet nё rolet gjinore dhe

nxit mundёsinё pёr tё gjithё.

V. H., 25 vjeҫe shprehej:

-“Nuk nxis asnjёrin nga fёmijёt tё luaj me lodra specifike, janё thjesht dёshirat e tyre. Nё

momentin qё vajza luan me kukulla e pёrgёzoj duke i thёnё sa mirё po luan, se po kёnaqesh.

Nё fakt e pёrgёzoj pёr ҫdo gjё tё mirё qё bёn. Besoj se shpёrblimi me fjalё ёshtё shumё i mirё

pёr fёmijёt.

Mendoj se makinat janё lojrat pёr djemtё, kёshtu qё atij i vjen nё mёnyrё instiktive tё luaj

me to. Jam e lumtur pasi ato kalojnё njё pjesё tё mirё tё kohёs duke luajtur”.

E.B., 29 vjeҫ shprehej nё kёtё formё:

-“Djali im luan me makina, madje i njeh mjaft mirё ato. I pёlqejnё kaq shumё sa

qё nё rrugё mё duhet t’i shpjegoj gjitha markat e makinave e cila prej tyre ёshtё mё e

shtrenjtё. Vajza imiton tё ёmёn, ka dёshirё tё kujdeset pёr kukullat, i ushqen ato, i qep

rroba, i nxjerr shёtitjё e mё pas nё darkё i vё pёr tё fjetur”.

Page 118: Tema: Familja dhe rolet gjinore”doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/10/Doktorature.pdf · blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit.

106

G.B., 38 vjeҫ shprehej si mё poshtё:

-“Edhe tё kemi dёshirё qё fёmijёt tё luajnё me lojra tё tjera nuk munden ta bёjnё.

Tё gjithё tё afёrmit dhe shoqёria i sjell lodrat, kukulla pёr vajza dhe makina pёr djemtё.

Tashmё ata e dinё se nuk mund tё ndryshojnё lodra. Nё fakt kur e mendoj ёshtё e

papranueshme qё tё shoh djalin tim duke luajtur me kukulla. Do pёrpiqesha qё patjetёr tё

mos e bёnte njё gjё tё tillё”.

Tё gjithё tё intervistuarit pohuan se fёmijёt e tyre luajnё me lodra tё ndryshme nё varёsi

tё gjinisё sё tyre. Djemtё pranoheshin tё luanin me makina, ndёrsa vajzat me kukulla. Madje,

prindёrit i pёrgёzonin fёmijёt kur luanin me kёto lodra. Nёse njёri nga fёmijёt luante me lodrat e

gjinisё tjetёr ai ndёshkohej, detyrohej tё mos luante mё me atё lodёr. Ishte e papranueshme pёr

prindёrit fakti qё djemtё tё luanin me kukulla. Kurrsesi nuk duhej tё ndodhte njё gjё e tillё.

Gjithashtu tё intervistuarit pohuan se dhe tё tjerёt pёrfshirё tё afёrmit, shoqёria sillnin si

dhurata lodra nё varёsi tё gjinisё, sikurse dhe veshje. Nё shoqёrinё shqiptare vazhdon tё

mendohet se kukullat janё lodrat e vajzave e makinat lodrat e djemve. Fёmijёt tashmё nuk kishin

zgjedhje. Mjedisi nuk ishte stimulues pёr to. I duhej tё luanin qё herёt nё jetё me lodra tё

imponuara. Kjo lidhet dhe me karakteristikat qё tё intervistuarit paraqitёn pёr meshkuj dhe

femrat, si dhe pёrgjegjёsitё brenda familjes. Meshkujt mё autoritar e tё fortё, ndёrsa femrat mё

emocionale e pёrkujdesёse.

Pёrsa i pёrket llojit tё lojrave qё prindёrit luajnё me fёmijёt, tё intervistuarit pohuan se

luanin mё tepёr lojra fizike me djemtё. Ata nxisnin djalin qё tё ishte i fortё e tё mos refuzonte

asnjё lojё qё kёrkon fortёsi fizike. Nёse loja kёrkonte ndeshje nga ana fizike, vajzat largoheshin

duke u pohuar se nuk janё lojra pёr to. Nuk vihet re nё asnjё moment diferencime brenda gjinive

dhe midis ҫifteve. Si femrat, ashtu dhe meshkujt ndajnё tё njёjtin qёndrim pёr lojrat qё luajnё me

fёmijёt dhe lodrat qё ata pёrdorin.

4.4.7 Raporti midis tё trajtuarit ndryshe tё fёmijёve nё varёsi tё gjinisё dhe rritjes sё

tyre.

Siҫ ka rezultuar nga gjetjet e studimit ka njё mospёrputhje midis asaj qё prindёrit

mendojnё dhe asaj qё ata veprojnё. Njё gjё e tillё u vu re te pёrfshirja e fёmijёve nё lojra dhe

diferencimi i lodrave. Ata nuk i nxisnin fёmijёt pёr tё luajtur me njё lodёr tё caktuar kur nё fakt

Page 119: Tema: Familja dhe rolet gjinore”doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/10/Doktorature.pdf · blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit.

107

pёrpara tij ishte lodra qё ata dёshironin (kukulla pёr vajzat e makina pёr djemtё). Kjo pyetje

synon tё kuptuarin se si prindёrit e konceptojnё rritjen e fёmijёve, pra a ka forma tё ndryshme

pёr djemtё dhe tё tjera pёr vajzat.

J. C., 37 vjeҫe u shpreh nё kёtё formё:

-“Nuk mendoj fare se djemtё dhe vajzat duhet tё rriten ndryshe. Por, mendoj se

pёr secilёn gjini ka njё kod sjellje tё ndryshёm, i cili na imponohet nga rregullat e

shoqёrisё.

Pёr sa i pёrket tё trajtuarit ndryshe absolutisht jo. Tё qёnurit djalё apo vajzё nuk

e bёn mё tё vecantё njёrin apo tjetrin dhe as mё pak tё rёndёsishёm. Qёniet njerёzore

janё dhe duhet tё jenё tё barabarta nё ҫdo aspekt tё ekzistencёs sё tyre. Por, gjithsesi i

qёndroj mendimit se pёr shkak tё rregullave tё shoqёrisё, nganjёherё jemi vetё ne

prindёrit, tё parёt ata, qё e deformojmё trajtimin e tyre, duke bёrё diferencёn midis

gjinive”.

L.T., 37 vjeҫe shprehej si mё poshtё:

-“Jo, mendoj se fёmijёt duhet tё rriten nё mёnyrё tё njёjtё, pa diferencime, sepse

nё tё ardhmen ato do tё kenё xhelozi pёr njёri-tjetrin.

Gjithashtu nuk duhet tё bёhen diferencime nga prindёrit, sepse mё duket

se ndikon keq nё formimin e tyre e personalisht nuk i dalloj”.

M.G., 31 vjeҫ shprehej nё kёtё formё:

-“Fёmijёt pavarёsisht gjinisё, duhet tё rriten tё shёndetshёm, tё kujdesimi qё t’i

plotёsojmё atyre nevojat qё kanё. Nёse do tё rrisnim ndryshe fёmijёt nuk do tё ishim

prindёr tё denjё. Ku e dinё ata se ҫ’ёshtё e mira ose e keqja nёse ne nuk ja mёsojmё.

Kёshtu qё gjinia ёshtё njё gjё qё ska lidhje me rritjen.

Nuk mund tё themi se fёmijёt duhet tё trajtohen njёsoj me patjetёr apo shumё

ndryshe. Ata duhet tё trajtohen nё varёsi tё sjelljes, kapacitetit qё ato kanё me synim

stimulimin pozitiv tё tyre. Pra, nxisim sjelljet e dёshiruara e eleminojmё ato tё

padёshiruara”.

Page 120: Tema: Familja dhe rolet gjinore”doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/10/Doktorature.pdf · blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit.

108

L.D. 30 vjeҫe shprehej si mё poshtё nё lidhje me rritjen e fёmijёve dhe trajtimin e tyre:

-“Absolutisht jo. Fёmijёt duhet tё rriten njёsoj duke ja plotёsuar nё mёnyrё tё tё

gjitha kёrkesat e nevojshme pёr to. Diferencimin nё tё gjitha aspektet e shoh negativisht

nё mirёrritjen e tyre.

E njёjta gjё ndodh dhe me trajtimin ndryshe, e shoh si mjaft nevativ nё krijimin e

njё personaliteti tё shёndoshё tё fёmijёve”.

E.C., 40 vjeҫ kishte kёtё mendim nё lidhje me rritjen dhe trajtimin ndryshe tё fёmijёve:

-“Nuk mendoj se duhet tё rriten ndryshe, nё kuptimin se nuk mund tё bёj dallim

nё dashurinё qё i fal njёrit apo tjetrit, por mendoj se vajza ёshtё vajzё e djali ёshtё djalё.

Fёmijёt duhen trajtuar nё mёnyrё tё barabartё pёrsa i pёrket tё drejtave tё tyre.

Nё kёtё drejtim nuk do ta toleroja nё asnjё moment diskriminimin e njёrit apo tjetrit, por

i qёndroj mendimit se secila gjini ka rregullat e saj”.

Siҫ rezultoi nga pёrgjigjet e tё intervistuar ata pohuan se mendonin se fёmijёt pavarёsisht

gjinisё, pra vajzё apo djalё duheshin trajtuar njёsoj. E njёjta gjё lidhej dhe me format e rritjes. Tё

trajtuarin ndryshe ata e lidhnin me dashurinё, pёrkujdesin, synimin pёr njё mirёrritje tё

shёndetshme. Ndёrkohё, anashkalonin trajtimin nё aktivitete brenda dhe jashtё shtёpisё,

pёrfshirjen nё lojra tё ndryshme dhe me lodra tё ndryshme, trajtimin nё veshje (rozёn pёr vajza

dhe blunё pёr djemtё), si dhe karakteristikat nё lidhje me gjininiё, si femrat mё emotive,

pёrkujdesёse e meshkujt mё tё fortё e tё vendosur.

Si rezultat i intervistave tё kryera mund tё themi se prindёrit influencojnё shumё nё

formimin e rolit gjinor te fёmijёt e moshёs 2-8 vjeҫ. Ata shfaqin dhe modelojnё sjellje dhe

qёndrim tё ndryshme pёr vajzat dhe tё ndryshme pёr djemtё.

Page 121: Tema: Familja dhe rolet gjinore”doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/10/Doktorature.pdf · blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit.

109

KAPITULLI V: DISKUTIMI I GJETJEVE

Ky punim kishte nё themel tё tij tё qenit kontribut nё literaturёn shqiptare. Kjo pёr faktin

se nga njёra anё mungojnё studime tё tilla tё kёtij niveli nё Shqipёri dhe sё dyti, do tё shёrbejё si

shtysё pёr realizimin e studimeve tё tjera me karakter cilёsor ose sasior. Qëllimi kryesor i këtij

punimi ishte të faktonte nëse konstruksionet (faktorët shkaktarë/shpjegues të formimit tё rolit

gjinor te fёmijёt ndikohej nga qёndrimet dhe sjelljet e prindёrve), të përpunuara në gjashtё teoritё

themelore të shpjegimit të formimit tё rolit gjinor në nivelin individual: teoritë e zhvillimit të

rolit gjinor, teoritë psikanalitike, teoritë e të mësuarit social, teoritë biosociale, teoritë e zhvillimit

kognitiv, teoritë e skemës gjinor rreth rolit gjinor, kishin një mbështetje empirike në lidhje me

shpjegimin e ndikimit tё prindёrve nё formimin e rolit gjinor nё shoqёrinё shqiptare.

Ky punim kishte si një qëllim dytësor të testonte pёrmasёn nё tё cilёn kёta faktorё

shpjegojnё dhe parashikojnё mёnyrёn se si formohet dhe zhvillohet koncepti pёr gjininё te

fёmijёt e moshёs 2-8 vjeҫ. Në këtë pikëpamje ky punim me të dhënat e studimit cilёsor

kontribuon në literaturën vendase lidhur me formimin e rolit gjinor në aspektin empirik.

Ky kontribut mendoj se është i dyanshëm. Nga njëra anë, duke qenë i pari në këtë fushë,

ky studim hedh bazat e studimeve psikologjike në lidhje me njё ҫёshtje sensitive si ndikimi i

prindёrve te fёmijёt djalё apo vajzё. Nga ana tjetër, gjetjet e këtij studimi shtojnë elemente të

reja në fondin ndërkombëtar të studimeve empirike në lidhje me teoritë e mësipërme, për arsye

se idetë e këtyre teorive lidhur me rolin gjinor, janë testuar në një kontekst të ndryshëm socio-

kulturor, nga ai ku u testuan fillimisht dhe më vonë këto ide.

Gjithashtu, gjetjet e kёtij studimi do hapin rrugёn pёr studime tё mёtejshme, por mbeten

njё risi pasi mungojnё nё kontektsin shqiptar tё tilla studime, qё masin influencёn e familjes

bёrthamё me mekanizmat e saj nё tё kuptuarit psikologjik dhe social tё fёmijёve tё tyre pёr tё

qenit djalё apo vajzё. .

Siç është qartësuar në kapitullin e metodologjisë, në studimin cilёsor u shqyrtuan

perceptimet individuale tё ҫifteve, pra prindёrve tё cilёt kanё fёmijё tё dy gjinive, djalё dhe vajzё

duke mbёshtetur nё parimet e teorive tё lartpёrmendura, studimeve nderkombёtare nё kёtё fushё

dhe mekanizmave tё familjes.

Page 122: Tema: Familja dhe rolet gjinore”doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/10/Doktorature.pdf · blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit.

110

Pёrdorimi i metodave cilёsore nё studim synoi pёrshkrimin, kuptimin, shpjegimin dhe

kontrollimin e tendencave tё sjelljes, mendimeve dhe qёndrimeve, si dhe pritshmёrive qё

prindёrit kanё pёr fёmijёt e tyre 2-8 vjeҫ nё raport me gjininё e tyre. Po ashtu u testua forca e

secilit faktor në secilën prej teorive, në lidhje me parashikimin e sjelljes sё prindёrve nё mjedisin

natyral, tё familjes. Më poshtë, në kuadrin e studimit cilёsor, do të pёrfshihet krahasimi i gjetjeve

tё studimit me pika tё caktuara referimi, pёrgjigjet e pyetjeve kёrkimore dhe interpretimi i

gjetjeve. Vihet nё fokus krahahasimi i gjetjeve nga studiues tё tjerё dhe gjetjeve tё kёtij studimi.

(Agnes N. O'Connell, Nancy Felipe Russo, 2014)

5.1 Konceptet seks, gjini, rol gjinor nё raport me perceptimet e prindёrve

Konceptet seks dhe gjini janë mjaft tё pёrdorshme nё jetёn e pёrditshme. Shpeshherё kёto

kocepte ngatёrrohen me njёri-tjetrin. Kur i referohemi një dallimi seksual, thjesht themi se

mashkulli ose femra ndryshojnë në një karakteristikë të veçantë, e cila është duke u diskutuar në

ҫast: dhe nuk duam të nënkuptojmë ndonjë gjë rreth origjinës biologjike ose mjedisore të këtij

dallimi, (Agnes N. O'Connell, Nancy Felipe Russo, 2014). Seksi i referohet statusit biologjik të

të qenit mashkull dhe femër, gjinia i referohet kuptimeve që shoqëritë dhe individët i japin të

qenit mashkull apo femër, roli gjinor i referohet pritshmërive shoqërore për sjelljen e

përshtatshme femërore dhe mashkullore, ndërsa identiteti gjinor i referohet se si një person e

percepton veten psikologjikisht si mashkull ose femër.

Thuajse tё gjithё tё intervistuarit e ngatёrronin gjininё si koncept me seksin, pra

biologjikisht mashkull apo femёr, duke anashkaluar ndikimin e mjedisit nё tё kuptuarin e seksit.

Vetёm njё ҫift dhanё pёrgjigjen e saktё mbi pёrkufizimin e konceptit tё gjinisё. Koncepti rol

gjinor ёshtё mё i rёndёsishmi i pёrfshirё nё studim, pasi ky ishte synimi i studimit lidhja midis

influencёs se familjes me mekanizmat e saj nё formimin e rolit gjinor te fёmijёt e moshёs 2-8

vjeҫ. Kjo lidhej me faktin se prindёrit nёse dinё se si tё ndikojnё te fёmija nё lidhje me seksin qё

ai ka, do tё pёrzgjedhin forma tё ndryshme sjelljeje nё mёnyrё qё ta motivojnё drejt sjelljeve tё

dёshiruara dhe pozitive. Nёse njohuritё e tyre janё tё pamjaftueshme, gjasat janё se pёrforcimet

do tё jenё tё dёmshme ose nё raport me njё sjellje tё padёshiruar. Tё gjithё tё intervistuarit e

kishin mjaft tё qartё konceptim mbi rolin gjinor. Kjo lidhej me faktin se ata e fillon gjithmonё

shpjegimin nga vetё fjala. Pra, bёnin njё pёrmbledhje tё saj nga origjina e fjalёs. Ishte mjaft

pozitiv dhe domethёnёs fakti qё prindёrit e dinin fare mirё ҫdo tё thoshte rol gjinor.

Page 123: Tema: Familja dhe rolet gjinore”doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/10/Doktorature.pdf · blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit.

111

5.2 Diferencime nё karakteristika midis meshkujve dhe femrave

Qёnia njerёzore ёshtё gjithmonё nё zhvillim e pёr pasojё format e ndryshme tё mendimit,

tё qёndrimit e sjelljes mund tё ndryshojnё nё varёsi tё situatёs dhe vendit. Kultura pёrfshin

mёnyrёn e tё menduarit, tё vepruarit dhe komunikimin; shpjegimet pёr funksionimin e botёs dhe

pse njerёzit sillen ashtu siҫ sillen; dhe ndoshta mё e rёndёsishmja, kriteret pёr tё vlerёsuar

kuptimin e ngjarjeve, tё veprimeve tё njerёzve dhe tё vetё jetёs. Lidhja midis kulturёs dhe vendit

tё origjinёs ёshtё e fortё pasi prej saj rrёnjosen shumё forma tё menduari dhe sjellje qё

shoqёrojnё individёt e njё shoqёrie brez pas brezi.

Kёto forma tё brendёsuara shfaqen nё jetёn e mёvonshme tё individt. Kjo jo vetёm nё

raport me vetveten, por me me sjelljen kundrejt tё tjerёve e mbi tё gjitha fёmijёve. Zhvillimi i

rolit gjinor fitohet në dy mënyra. Së pari, fëmijët shpërblehen dhe si pasojë nxiten të sillen në një

mënyrë të përshtatshme gjinore dhe ndëshkohen për sjelljet devijante. Së dyti, fëmijët vëzhgojnë

dhe imitojnë qëndrimet dhe sjelljet e modeleve të të njëjtit seks. Fëmijët vëzhgojnë sjelljet dhe

pasojat e modeleve të rolit si: prindërit, motrat dhe vëllezërit, mësuesit dhe njerëzit e famshëm,

që rezultojnë në të mësuarit nga fëmijët të normave dhe pritshmërive sociale duke përfshirë

sjelljen e përshtatshme gjinore. Meshkujt janë më agresiv krahasuar me femrat që mund t’i

atribuohet hormonit testosteron. Kjo është një provë për pikëpamjen biologjike meqë ka

predispozita të caktuara për sekse të ndryshme që veprojnë në mënyra të ndryshme. Megjithatë

shoqëria gjithashtu luan një rol meqë ndryshimet seksuale që ndodhin para 18 muajsh çojnë në

më pak probleme rregullimi për shkak të më pak tipizimi gjinie të seksit origjinal (Shaffer,

2009).

Aspekti i ndërgjegjësimit të faktit se “mashkulli” dhe “femra” janë kategori të ndryshme

dhe se karakteristikat, objektet dhe veprimtaritë e veçanta janë të lidhura në mënyrë tipike me

secilën prej tyre dhe janë emërtuar njohuria e rolit të gjinisë. Pavarёsisht luftёs sё brendshme tё

femrave, mё shumё se meshkujt pёr barazi gjinore, qё do tё thotё barazi nё ҫdo aspekt nuk

rezultoi e tillё. Nё fakt tё dy gjinitё rezultuan se mendonin ndryshe pёr femrat krahasuar me

meshkujt nё lidhje me karakteristikat personale.

Sipas gjetjeve tё studimit rezultoi:

Meshkujt janё mё autoritar, ndёrkohё qё femrat janё mё tё buta

Meshkujt me vullnet ekzekutues, ndёrsa femra ka vullnet motivues.

Page 124: Tema: Familja dhe rolet gjinore”doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/10/Doktorature.pdf · blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit.

112

Meshkujt i kushtojnё rёndёsi ҫeshtjeve tё pёrgjithshme nё familje, ndёrsa femra u

kushton rёndёsi detajeve dhe imtёsive.

Puna dhe suksesi pёr mashkullin ёshtё ekuivalente me mёmёsinё e femrёs.

Padyshim mendёsi tё tilla ndikojnё nё formёn se si prindёrit do tё ndikojnё nё krijimin

dhe kuptimin pёr identitetin gjinor te fёmijёt e tyre. Pavarёsisht mos shfaqjes hapur tё mendimit,

nё mёnyrё tё pavetёdijshme personi kryen njё sjellje tё caktuar, qё pёrputhet me mendimin real

tё tij. Pra, sa mё shumё kёrkon ta shtypё diҫka, aq mё shumё ushtron ajo influencё.

Diferencё nё kёtё seksion pyetjesh bёjnё vetёm 6 ҫifte, praktikisht afro 30% e tё

intervistuarve qё pohojnё se nuk ka karakteristika tipike bazuar nё gjini, duke e argumentuar si

formё paragjykimi e diskriminimi gjinor. Tё dy gjinitё posedojnё brenda vetes natyrёn

mashkullore apo femёrore qё e shfrytёzojnё nё situata e rrethana tё caktuara.

5.3 Diferenca nё sjellje midis meshkujve dhe femrave

Vajzat preferojnë lodrat me kukulla, t’i veshin, punët e artit dhe veprimtari shtëpiake si të

qepurit dhe të gatuarit. Ato preferojnë gjithashtu aktivitetet sedentare (duke ndenjur ulur), si të

lexuarit dhe vizatimin në krahasim me ato që janë më të vrullshme. Megjithatë nëse meshkujt

kanë tendencë të përqendrohen në grupe lodrash dhe lojëra paksa të kufizuara, femrat shpalosin

një gamë më të gjerë interesash dhe janë më të prirura se meshkujt për t’u angazhuar në

aktivitete të preferuara nga seksi i kundërt, (Eisenberg, 1998).

Nёse pyeteshin nё lidhje me sjelljen qё do t’i lejonin vajzёs ose djalit tё gjithё tё

intervistuarit nuk shprehёn sjellje tipike tё lejuara pёr meshkujt apo femrat. Pёrgjigjet e tyre

konsistonin nё faktin se do tё ishin paragjykues e diskriminues nёse do specifikonin sjellje tё

caktuara. Ky fakt lidhen me dёshirёn e tyre pёr tё dalё mirё pёrpara intervistueses. Shoqёrohej

dhe me komunikim joverbal dёshira pёr t’u perceptuar mirё e pёr tё luftuar pёr barazi gjinore.

Fakti qё prindёrit nё mёnyrё intensive iu drejtohen fёmijёve djem tё mos luajnё me

kukulla apo vajzave tё mos luajnё me makina, do tё thotё qё disa sjellje janё tё lejuara pёr njё

gjini tё caktuar. Nё kёtё mёnyrё fёmijёt ndikojnё nё krijimin e skemёs gjinore tё fёmijёve.

Skemat gjinore organizojnё eksperiencat e fёmijёs duke siguruar njё mjet pёr t’i dhёnё kuptim

informacioneve tё reja sociale.

Nёse gjatё intervistёs pyeteshin nё lidhje me sjellje tё caktuara tё specifikuara pёrgjigjet

ndryshuan totalisht. Pyetjes nёse ёshtё normale tё qajnё meshkujt apo femrat kishte diferenca nё

Page 125: Tema: Familja dhe rolet gjinore”doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/10/Doktorature.pdf · blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit.

113

pёrgjigje. Thuajse tё gjithё pranonin tё qarёn si njё proҫes normal, shkarkues tё emocioneve

negative dhe tё nevojshёm pёr tё parit e problemeve me mё kthjelltёsi. Ajo qё ndryshonte ishte

fakti se pranohej mё lehtё e qara e femrёs duke iu referuar karakteristikave tipike tё gjinisё,

proҫes ky qё mund tё ndodhte dhepranohej lehtёsisht dhe nё publik. Ajo qё bёnte diferencёn

ishte fakti qё meshkujt qajnё vetёm, jo para fёmijёve apo bashkёshortes duke pasur kompleksin e

tё qёnit e dobёt. Ndёrsa nё prezencё tё personave tё panjohur duhet evituar totalisht.

Sikurse ka rezultuar ka studime tё tjera, rezultoi dhe si gjetje e studimit qё pritshmёritё e

prindёrve nё lidhje me sjelljen e djalit dhe tё vajzёs ishin tё ndryshme. Nuk pranohej kurrsesi

fakti qё djali tё pёrfshihej nё lodrat me kukulla dhe tё ishte noramle pёr prindёrit. Nёse njё gjё e

tillё ndodhte ndёrhyrja ishte e menjёhershme.

5.4 Ndarja e punёve dhe pёrgjegjёsive nё familje

Barazia gjinore duhet të qeverisë jetën familjare, marrëdhëniet në ҫift, marrëdhëniet në

raport me fëmijët dhe të gjithë komponentët e përgjegjësisë prindërore, marrëdhëniet në mjedisin

e punës, në aspekte të ndryshme të veprimtarisë sociale dhe publike, madje edhe kundrejt

respektit ndaj vetvetes. Perceptimi i parimit të barazizë në lidhje të ngushtë me

mosdiskriminimin për shkak të gjinisë, bëri të mundur një kuptim më të mirë të garancive për

shndërrimin e barazisë gjinore në një barazi reale.

Nënat dhe baballarët bashkëveprojnë në mënyra të ndryshme me djemtë dhe vajzat e tyre.

Baballarët duket se janë më shumë të angazhuar që fëmija e tyre mashkull të bëhet më

“mashkullor” dhe fëmija e tyre vajzë të bëhet më shumë “femërore”, ndërsa nënat i trajtojnë

fëmijët djalë ose vajzë në një mënyrë më të ngjashme me njëri tjetrin, (Michael Siegal, Luca

Surian, 2012). Këto qëndrime më të ngurta janë të shprehura në përshkrimet e baballarëve në

lidhje me çfarë konsiderohet sjellje të përshtatshme në lidhje me rolin e seksit, si edhe me

bashkëveprimin e tyre aktual me djemtë dhe vajzat, ( Kurt Kreppner, Richard M. Lerner, 1994).

Ёshtё mjaft e rёndёsishme qё brenda familjes tё ekzistojё barazia gjinore. Tё dy partnerёt

kanё nevojё pёr mё shumё liri me qёllim qё tё zhvillojnё dhe shprehin veҫoritё e tyre personale,

indivdualitetin, diversitetin, feminilitetin dhe maskuilitetin e tyre duke respektuar tё tjerёt dhe

njёri-tjetrin nё ҫdo mjedis. Kjo do tё thotё qё barazia gjinore duhet tё qeverisё jetёn familjare,

Page 126: Tema: Familja dhe rolet gjinore”doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/10/Doktorature.pdf · blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit.

114

marrёdhёniet nё ҫift, marrёdhёniet nё raport me fёmijёt dhe tё gjithё komponentёt e

pёrgjegjёsisё prindёrore.

Nga gjetjet e studimit rezultoi se femrat dhe meshkujt ndanin tё njёjtat qёndrime.

Vazhdonte tё ekzistonte e njёjta mendёsi nё tё cilёn burrat siguronin tё ardhura mё tё larta se

gruaja, ndёrsa femrat ishin nё drejtim tё kujdesit nё familje. Kёto tё fundit ishin pёrgjegjёse pёr

punёt e shtёpisё, gatimin, higjenёn dhe kujdesin ndaj fёmijёve.

Nё fakt rezultoi njё pёrputhje midis karakteristikave tipike tё njё mashkulli dhe femre me

pёrgjegjёsitё qё mbart secila gjini. Pra, meshkujt dhe femrat kishin ngjashmёri nё mёnyrёn se si

shpreheshin. Praktikisht secila gjini dinte detyrat qё i takonin asaj nё familje. Megjithatё, vlen

pёr t’u pёrmendur fakti qё tё dy partnerёt nuk i qёndronin strikt detyrave tё tyre, por ndihmonin

tjerin sa herё ishte nevoja.

Si pёrfundim theksojmё faktin se meshkujt ishin tё fokusuar nё aspektin publik, ndёrsa

femrat mё shumё nё aspektin privat. Edhe nё momentin qё gratё ishin tё punёsuara pёrsёri kishin

ngarkesё me fёmijёt e shtёpinё. Kjo bёn qё fёmijёt tё modelojnё marrёdhёniet familjare siҫ ata i

shohin.

Dhe çfarë bëjnë burrat është shumë e ndryshme nga çfarë duan gratë. Është sikur shtëpitë

tona të ishin ndarë në “zona” diskrete – të tij dhe saj – dhe bashkëshortët dhe bashkëshortet

kishin sferën e tyre të përgjegjësisë. Fusha “e tij’ ishte jashtë dyerve – në oborr, rrugë me pemë –

ose një hapësirë jashtë dyerve të zhvendosur në ambiente të mbyllura, si bodrum, garazh,

kontejnerë të plehrave dhe strofkë; fusha “e saj” ishte gjithmonë brenda dyerve – kuzhinë,

dhomë larjeje, dhomë gjumi dhe banjo. (Nëse ajo lëviz jashtë dyerve, është gjithmonë me një

element “të brendshëm” – duke hapur rrobat, duke u kudjesur për kopshtin). Këto dy fusha

kërkojnë lloje të ndryshme aktivitetesh. Në një studim, gratë dhe burrat u pyetën për të listuar të

gjitha gjërat e ndryshme që ata bëjnë rreth shtëpisë. Numri total i njësive në secilën listë ishte

afërsisht ekuivalente. Por kur detyrat specifike u ekzaminuan, burrat listuan njësi si “të laj

makinën” dhe “të kosis barin”, ndërsa gratë listuan “të gatuaj” dhe “të rregulloj shtretërit”. Siç

Arlie Hochschild (Arlie Hochschild, Anne Machung, 2012) shpjegoi:

Edhe kur çiftet ndajnë punën në shtëpi në mënyrë të barabartë, gratë bëjnë dy të tretat e

punëve të përditshme në shtëpi, si gatimi dhe pastrimi – punë që i vendosin ato në një rutinë të

ngurtë. Pjesa më e madhe e grave gatuajnë darkën dhe pjesa më e madhe e burrave ndryshojnë

vajin në makinën familjare. Por, si një nënë deklaroi, darka ka nevojë të përgatitet çdo mbrëmje

Page 127: Tema: Familja dhe rolet gjinore”doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/10/Doktorature.pdf · blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit.

115

rreth orës gjashtë, ndërsa vaji i makinës duhet të ndryshohet çdo gjashtë muaj, çdo ditë rreth asaj

kohe, çdo kohë në atë ditë.

Për më tepër, burrat kanë prirjen të shohin pjesëmarrjen e tyre në punët e shtëpisë në

lidhje me punët e shtëpisë së bashkëshorteve të tyre; gratë kanë prirjen të shohin punën e tyre si

të nevojshme për mbajtjen e familjes. Kjo është arsyeja pse meshkujt përdorin terma si “të

ndihmoj” për të përshkruar kohën që ata shpenzojnë në punët e shtëpisë – sikur puna të ishte

punë e bashkëshorteve të tyre. “Kur burrat lajnë enët kjo quhet ndihmë,” Anna Quindlen

(Quindlen, 2010), vëzhgoi në mënyrë ironike. “Kur gratë lajnë enët, kjo quhet jetë.”

5.5 Stimulimet dhe dallimet ndaj fёmijёve nё aktivitete

Fëmijët ka mundësi t’i mësojnë emërtimet e gjinisë përmes proҫeseve të përforcimit dhe

modelimit. Studimet tregojnë se prindërit që bëjnë dallime më të theksuara mes lodrave

stereotipike për sekset e ndryshme kanë edhe fëmijët të tillë që i mësojnë emërtimet gjinore më

herët, (Coltrane, 1993). Menjëherë sapo mësojnë emrin për një lodër, fëmijët ka mundësi që ta

krahasojnë atë me skemat e tyre të gjinisë për të vendosur më vonë nëse duhet të luajnë me të

apo jo, (Judith E. Owen Blakemore, Sheri A. Berenbaum, Lynn S. Liben, 2000). Përsa i përket

sjelljeve janë zbuluar më pak dallime të qarta ndërmjet të sapolindurve femra dhe meshkuj. Gjatë

javëve të para të jetës, femrat mbajnë një kontakt më të gjatë me sy, ( Nathan A. Fox, Richard J.

Davidson, 2004). Meshkujt dëshmojnë një aktivitet motor më të madh dhe kalojnë një pjesë më

të madhe të kohës zgjuar. Ata mund të jenë gjithashtu edhe më të irritueshëm, megjithëse këto

zbulime mbeten ende jo aq të sigurta, (Arlie Hochschild, Anne Machung, 2012). Gjatë dy viteve

të para të jetës, fillojnë të shfaqen dallime të tjera mes sekseve. Femrat në përgjithësi janë më

vokale dhe fillojnë ta përdorin gjuhën më herët se meshkujt. Gjatë kësaj periudhe meshkujt janë

më të prirur që të dëshmojnë për prani më të madhe sëmundjesh dhe çrregullimesh të ndryshme,

(Jakobsons, 2008). Shumë pak studime kanë raportuar për dallime seksuale në aftësitë auditive

dhe sensuale, por rezultatet në këtë fushë janë kontradiktore dhe të vështira për t’u interpretuar,

(Bigler R., Liben S., 1990).

Rezultoi si gjetje e studimit fakti se prindёrit diferenconin fёmijёt e tyre nё varёsi tё

gjinisё. Qё nga momenti i marrjes vesh sё lajmit gjatё shtatzanisё ata projektonin dёshirat pёr to,

por dhe pёrfshiheshin nё sjellje reaguese. Kur mendonin pёr projektim dёshirash ata e lidhnin me

tiparet qё do tё kishte fёmija, djalё apo vajzё, mё i fortё kryesisht dhe mё emotive. Gjithashtu,

Page 128: Tema: Familja dhe rolet gjinore”doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/10/Doktorature.pdf · blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit.

116

ata zgjidhnin veshjet dhe arredimet e dhomёs me ngjyra specifike, pra blu pёr djemtё dhe rozёn

pёr vazjat. Kёto fakte tregojnё se skemat qё prindёrit kanё pёr rolin gjinor transmetohej te

fёmijёt thuajse nё shumё forma.

Nga pёrgjigjet e tё intervistuarve vihej re se ishin femrat ata qё kujdeseshin pёr veshjet e

fёmijёve. Asnjё mashkull nuk deklaroi se merrej me blerjen e veshjeve pёr fёmijёt dhe se i

pёrgatiste ato pёr kopёsht ose shkollё. Kur pyeteshin nё lidhje me ngjyrat tё dy gjinitё, pra si

meshkuj dhe femra preferonin rozёn pёr vajzat dhe blunё pёr djemtё. Sterotipat ekzistonin dhe

ishin rrenjosur pёr sa i pёrket preferencave nё ngjyrё, ata trashёgoheshin dhe tek fёmijёt, qё

preferonin tё njёtat ngjyra, rozёn dhe tё bardhёn vajzёt dhe blunё dhe grinё djemtё.

5.6 Tё drejtuarit mё shprehjen mos bёj si djalё/vajzё nga tё tjerёt dhe prindёrit fёmijёve

Studime tё shumta ilustrojnë rolin e fuqishëm të emërtimeve të gjinisë në mishërimin e dallimeve

të sekseve në preferencat dhe aftësitë. Menjëherë sapo fëmijët vendosin se një aktivitet është më

i përshtatshëm për seksin tjetër (për shembull “matematika është për djemtë”) rezultatet e tyre në

këtë veprimtari mund të kenë probleme. Në këtë mënyrë emërtimi gjinor i veprimtarive shërben

si për të mbajtur dallimet seksuale edhe stereotipin, (Miller, The Influence of Gender Stereotypes

on Children's Performance, 2008). Djemtë dhe vajzat kuptojnë pabarazinë ndërmjet grave dhe

burrave dhe kuptojnë, gjithashtu, që statusi i tyre më pak i barabartë i jep vajzave një liri veprimi

më të madhe në llojet e sjelljes ndër-gjinore (gjini – e papërshtatshme) që ata mund të shfaqin.

Vajzat mendojnë se janë më të mira se djemtë dhe pjesa më e madhe deklarojnë që do të ishin

djem më mirë se sa vajza. Nga ana tjetër, djemtë kanë prirjen ta shohin të qënit vajzë si një fat

më të keq. “Nëse do të isha një vajzë”, një djalë i klasës së tretë tha, “çdokush do të ishte më i

mirë se unë, sepse djemtë janë më të mirë se vajzat.”

Krahas kёtyre problemeve fёmijёve iu mvishen dhe deklaratat tё pamenduara dhe tё

thёna nё mёnyrё tё menjёhershme tё vet prindёrve apo personave tё tjerё qё i rrethojnё.

Shprehjet mё tipike janё: “mos bёj si djalё/vajzaё”, pra tё indetifikuarit me gjininё e kundёrt dhe

tё specifikuarit tё disa sjelljeve pёr njёrёn gjini.

Page 129: Tema: Familja dhe rolet gjinore”doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/10/Doktorature.pdf · blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit.

117

Si gjetje e kёtij studimi ishte fakti se tё gjithё prindёrit kishin dёgjuar nga tё tjerёt qё

ishin drejtuar fёmijёs nё ndalimin e sjelljes duke e krahasuar me gjininё e kundёrt. Nё kёtё pikё

ishin tё gjithё dakort. Diferenca ndodhte se afro 30% e ҫifteve deklaruan se i drejtoheshin dhe

vetё fёmijёve nё kёtё formё kur kryenin njё sjellje sipas tyre tё papёlqyeshme dhe qё pёrkonte

me gjininё tjetёr. Pjesa mё e madhe deklaruan se nuk dёshironin qё fёmijёs sё tyre t’u

drejtoheshin me kёtё frazё: mos bёj si vajzё/djalё.

Ajo qё bie nё sy ёshtё fakti qё ndёshkojnё mё shumё djemtё me thёnien “mos bёj si

vajzё”, se sa pёr vajzat. Te vajzat shihej mё e pranueshme tё qёnit karakter i fortё, ndёrsa te

djemtё nuk pranoheshin sjelljet femёrore.

Pёrgjatё gjithё jetёs meshkujt e femrat janё nёn trysni pёr t’u sjellё ashtu siҫ e kёrkojnё

dallimet gjinore me trysni sociale. Kёshtu, meshkujt nxiten pёr tё qenё me iniciativё,

vendimmarrёs, udhёheqёs, ndёrsa vajzat tё nёnshtruara, fjalёpak, dhe nё shёrbim tё tё tjerёve.

Kjo nuk ka tё bёjё aspak me natyrёn apo potencialet e lindura tё djemve dhe vajzave. Shoqёria iu

imponon meshkujve dhe femrave role tё ndryshme nё shoqёri dhe pёrcakton cilat veti janё tё

pёlqyeshme pёr vajzat e gratё dhe cilat pёr djemtё e burrat.

E nё fakt dhe prindёrit rezultuan ata qё i drejtoheshin fёmijёve nё kёtё formё. Ishte fare

normale pёr ta qё fёmijёt duhet nё tё silleshin ndryshe nga njёri-tjetri. Tё paktё ishin ҫiftet qё

nuk dёshironin tё bёnin diferencime tek fёmijёt, por t’i informonin nё lidhje me rolet gjinore.

Nuk ёshtё vёnё se asnjё diferencё nё qёndrimin qё ndanin meshkujt apo femrat nё lidhje me

diferencimin e sjelljes sё fёmijёve. Pra, si meshkujt, si femrat brenda sё njёjtit ҫift ndanin

mendime tё njejta dhe kishin reaguar nё tё njёjtёn formё. Kjo tregon se prindёrit influenconin nё

formin e rolit gjinor tek fёmjёt jo vetёm me formёn se si ato silleshin, por dhe me mёnyrёn se si

shpreheshin e pёrforconin mё shumё sjelljen e vajzave dhe djemve tё tyre.

Si rezultat i gjetjeve tё studimit dhe mjaft i rёndёsishёm ishte fakti se prindёrit kritikonin

mё shumё djemtё e tyre, pavarёsisht moshёs sё fёmijёve nёse ata silleshin si vajza. Nuk ndodhte

me vajzat njё gjё e tillё, madje pёrgёzoheshin nёse silleshin si tё forta. Koncepti i fortёsisё dhe

udhёheqjes sё djemte ishte mbizotёrues te prindёrit. Ishin tё paktё ata qё i shpjegonin fёmijёs se

ҫfarё duhet tё bёjё nёse kёrkon njё veshje ose lodёr qё nuk ishte i gjinisё sё tij.

Page 130: Tema: Familja dhe rolet gjinore”doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/10/Doktorature.pdf · blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit.

118

5.7 Pёrfshirja e fёmijёve nё aktivitetet familjare

Prania e fëmijëve nё familje rrit hendekun gjinor. Nënat shpenzojnë më shumë kohë me

fëmijët se sa baballarët, veçanërisht kur fëmijët janë foshnje, kohë gjatë së cilës familjet

raportojnë “nivele më të ulëta të angazhimit atëror”. Nënat shpenzojnë 50 përqind më shumë

kohë me fëmijët në kopsht deri në klasën e katërt se sa baballarët. Ndarja e kujdesit ndaj fëmijës

me burrat rritet kur fëmija rritet, që kërkon një lloj tjetër angazhimi dhe ndoshta ofron më shumë

“argëtim” për babain. Por kur studiuesit pyetën se sa kohë shpenzonte secilin prind vetëm me

fëmijët, baballarët kishin një mesatare prej 5.5 orë në javë, nënat kishin një mesatare prej 20

(19.5) orësh në javë – një diferencë realisht e thellё.

Kur ata kanë fëmijë, burrat kanë prirjen të shpenzojnë më shumë kohë në punë, pjesërisht

për shkak se ata duan të fitojnë më shumë për të mbështetur fëmijët e tyre dhe pjesërisht për

shkak se ata duan ose janë të aftë për këtë. Bashkëshortet e tyre, sigurisht, shpenzojnë më pak

kohë në punë, duke rritur në këtë mënyrë hendekun gjinor në punë dhe në shtëpi. “Hendeku

gjinor është i pranishëm edhe kur nuk ka fëmijë”, vëren sociologia (Agnes N. O'Connell, Nancy

Felipe Russo, 2014), “por përkeqësohet nga prania e fëmijëve në familje”.

Fëmijët mësojnë pritshmëritë gjinore që prindërit e tyre u mësojnë atyre. Sipas studimit,

sociologia zbuloi që vajzat e grave që punojnë me kohë të plotë bënin punë shtëpie tetë orë në

javë; djemtë bënin më pak se tre orë në javë. Një studim i fundit zbuloi që një prej parashikuesve

më të mirë të pjesëmarrjes së burrave në kujdesin ndaj fëmijës ishte nëse baballarët e tyre kishin

bërë punë shtëpie dhe kujdes ndaj fëmijës apo jo. Një këshillues që drejtonte seminaret “Babai

mirënjohës” zbuloi një luhatje sezonale në pjesëmarrjen e meshkujve në shtëpi. Edhe pse

ekspertët kërkonin rreth shpjegimeve të mundshme, ai pati një përgjigje më dorështrënguar.

Sezoni i futbollit kishte mbaruar. Ky studim më bën të mendoj që përgjigja e përshtatshme ndaj

Ditës së frymëzuar nga feminizmi Dërgojini vajzat në Punë – gjatë së cilës prindërit i dërgonin

vajzat në punë për ta çmitizuar atë dhe për t’i treguar që ato, gjithashtu mund të kenë ambicie –

do të ishte një Ditë Kombëtare e Djalit, një pasdite të Diele, ku baballarët do t’i mësonin djemtë

e tyre se si të lanin enët, të lanin dhe hekurosnin rrobat, të rregullonin shtretërit dhe të fshinin me

fshe korrenti dyshemenë – me kusht, sigurisht, që baballarët të dinin se si t’i bënin këto gjëra!

Sidoqoftë ka një ndryshim në pjesëmarrjen e burrave në kujdesin ndaj fëmijës. Pjesa më e

madhe tërhiqen drejt rritjes së pjesëmarrjes së burrave në punët e shtëpisë si baballarë dhe jo si

bashkëshortë. Burrat duket se ruajnë idetë kontradiktore që ata duan të ruajnë dhe mbrojnë

Page 131: Tema: Familja dhe rolet gjinore”doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/10/Doktorature.pdf · blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit.

119

bashkëshortet e tyre nga pakënaqësitë e jetës, edhe pse ata refuzojnë në mënyrë të vazhdueshme

të kryejnë një detyrë aq degraduese sa larja e tualetit.

Pёrfshirja e fёmijёve nё ndihmesёn nё ambjentin e shtёpisё ёshtё njё aspekt i

rёndёsishёm nё zhvillimin e rolit gjinor te fёmijёt. Sa mё interaktiv tё jetё ky proҫes, sa mё

shumё tё ndёrveprojnё fёmijёt me prindёrit, aq mё efektive do jetё ndihma e ofruar. Nёse fёmijёt

nuk ndjehen tё detyruar tё bёjnё njё gjё tё caktuar, aq mё shumё do ta pёrsёrisin atё me mё

shumё dёshirё.

Aktivitetet brenda shtёpisё janё tё rёndёsishme, pasi nё tё fёmijёt kuptojnё rёndёsinё e

higjenёs, mbajtjes pastёr tё ambjentit, vendosjen e lodrave nё vendin e duhur pas momentit tё

pёrfundimit tё lojёs. Nёse mjedisi ёshtё stimulues dhe duhet tё jetё pёrfshirёs pёr tё dy fёmijёt

pavarёsisht gjinisё, djalё apo vajzё, atёherё zhvillohet natyrshёm roli gjinor.

Tё gjithё tё intervistuarat femra ishin gjithёpёrfshirёse tё fёmijёve tё tё dy gjinive nё

punёt e shtёpisё, kryesisht vendosja e lodrave nё vendit e vet, kujdesin pёr higjenёn personale,

rregullimin e rrobave dhe sistemime tё vogla tё shtёpisё. Ndёrsa meshkujt ishin dakort pёr

pёrfshirjen e fёmijёve nё mjedisin e shtёpisё, por mё tolerant nёse fёmijёt refuzonin ta bёnin njё

gjё tё tillё.

Rezultoi nga gjetjet e studimit se tё dy gjinitё si meshkuj dhe femra nga ҫiftet e

intervistuar ishin dakort pёr pёrfshirjen e fёmijёve nё punёt e shtёpisё. Ajo qё rёndom ndodhte

ishte fakti se meshkujt ishin pak mё tolerant me fёmijёt, kjo ndoshta se ata ishin tё bindur se

bashkёshortja e tyre do t’i bёnte pas pak.

5.8 Pёrfshirja e fёmijёve nё aktivitete jashtё shtёpisё dhe ndikimi nё formimin e

rolit gjinor

Lojrat me të cilat fëmija luan janë dizenjuar për t’u shitur si lojra vajzash ose lojra

djemsh. Vajzave u jepen kukulla dhe shtëpi kukullash; djemve u jepen kamionë dhe blloqe

ndërtimi dhe u mësohet se janë “vajza” nëse luajnë me lojra vajzash. Këto etiketime vijnë në

mënyrë origjinale nga të rriturit, për shkak se është vënë re që, në moshën dy vjecare dhe një e

gjysëm, shumë djem preferojnë kukullat dhe shtëpitë e kukullave; ato largohen prej tyre për

shkak se prindërit i konsiderojnë si lojra vajzash. Përgjigjet prindërore absorbohen shpejt nga

fëmijët, që pak pas kësaj shfaqin preferenca loje thuajse të ndryshme. Reklamat, shitësit dhe

agjentët e tjerë të socializimit përforcojnë këto sinjale nga prindërit, dhe fëmijët marrin sinjalet

Page 132: Tema: Familja dhe rolet gjinore”doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/10/Doktorature.pdf · blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit.

120

rreth vetes. Këto lojëra shihen gjithashtu si materializime të tipareve të caktuara emocionale që

janë në pajtim me burrat ose gratë. Lodrat për vajza nxisin varësinë mbi të tjerët, ndërsa lodrat

për djem theksojnë pavarësinë dhe zgjidhjen e problemeve (Gunter, 2000).

Që në moshë shumë të hershme, dukja fizike lidhet me përkufizime sociale të

maskulinitetit dhe feminilitetit. Vajzat shpërblehen për pamjen e tyre dhe kur duken tërheqëse,

ndërsa djemtë shpërblehen më shumë për performancën fizike. Këto diferenca vazhdojnë edhe në

adoleshencë. Vajzave u mësohet se si të kapitalizojnë pamjen e mirë, të lezetshme të turpshme

dhe të mësojnë të shihen në pasqyra dhe të kërkojnë reflektimet e tyre nga të tjerët. Djemtë

zbulojnë që aftësia dhe performanca atletike janë ato që kanë rëndësi për meshkujt.

Gjatë foshnjërisë, pritshmëritë se si secila gjini do të trajtohet çojnë në sjellje të ndryshme

nga prindërit dhe të rriturit e tjerë. Një punë e madhe kërkimore ka dhënë rezultate rreth kësaj

çështjeje që mund t’i përmbledh shkurtimisht. Gjatë gjashtë muajve të parë të jetës së fëmijës,

nënat kanë tendencën të shikojnë dhe tu flasin foshnjeve vajza më tepër se sa foshnjeve djem dhe

nënat kanë tendencën t’i përgjigjen të qarës së vajzave menjëherë më shpejt se sa për djemtë. Në

fakt, këto sjellje kanë prirjen të jenë më të mëdha për vajzat, dy vitet e para të jetës. Djemtë, nga

ana tjetër, marrin më shumë prekje, mbajtje, lëkundje dhe puthje më shumë se sa marrin vajzat

në muajt e parë, por situata përmbyset pas gjashtë muajve.

Në moshën një vjeçare, foshnjet femra lejohen dhe nxiten të shpenzojnë më shumë kohë

se sa djemtë në prekje dhe qëndrim në afërsi të ngushtë me nënat e tyre. Vajzat nxiten të

largohen në mosha më të vonshme, por jo aq shumë sa djemtë. Interesi i prindërve në ndërtimin e

autonomisë ose pavarësisë duket se shpjegon këtë diferencë. Si rezultat i stereotipeve gjinore,

nënat besojnë që djemtë më shumë se vajzat duhet të jenë të pavarur dhe nënat i nxisin djemtë të

eksplorojnë dhe zotërojnë botën e tyre. Shumë nëna fillojnë të largojnë djemtë e tyre nga

kontakti fizik me to në një moshë të hershme. Dhe prindërit, në përgjithësi, janë më kufizues me

vajzat e tyre dhe krijojnë më shumë kufizime mbi sjelljen e tyre të pranueshme në një moshë të

hershme.

Janё vetё prindёrit ata qё i nxisin fёmijёt nё aktivitete jashtё familjes tё ndryshme nё

varёsi tё gjinisё.Si gjetje e studimit rezultoi se prindёrit i pёrfshinin fёmijёt nё aktivitete jashtё

shtёpisё me synim socializimin e tyre. Njё tjetёr arsye ishte dhe zhvillimi kognitiv i fёmijёs. Ai

nxitet nga tё tjerёt e nё kёtё ndёrveprim mёson. Ai kupton si duhet tё sillet, si duhet tё

Page 133: Tema: Familja dhe rolet gjinore”doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/10/Doktorature.pdf · blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit.

121

ndёrveprojё me personalitete tё ndryshme fёmijёsh, si tё mёsojё rregullat e lojёs dhe tё

respektojё tjetrin. Pёrshfshija konsistone mё sё shumti nё:

Aktivitete sportive, lojra, not.

Shёtitje nё natyrё,

Kurse piano, violinё.

Tё gjithё prindёrit, praktikisht ҫiftet i kushtonin mjaft rёndёsi ndёrveprimit tё fёmijёve me tё

tjerёt. Madje, ata fillonin dhe tregonin karakteristika tё personalitet tё fёmijёve dhe nёse njёri

nga fёmijёt ishte mё i ndrojtur, atё e pёrfshinin akoma mё shumё. Sipas tyre, ardhja nё jetё e

fёmijёs sё dytё qoftё djalё apo vajzё, kishte pasur influencё tё madhe nё zhvillimin e fёmijёs sё

parё. Pavarёsisht xhelozisё sё lindur pёr shkak tё “humbjes sё fronit” tё fёmijёs sё parё me

kalimin e kohёs ishin bёrё tё pandarё me njёri-tjetrin.

Fakti ishte specifikimi dhe diferencimi qё bёnin nё lojra. Djemtё nxiteshin tё luanin me

makina, ndёrsa vajzat me kukulla. Madje, prindёrit i pёrgёzonin fёmijёt kur luanin me kёto

lodra. Nёse njёri nga fёmijёt luante me lodrat e gjinisё tjetёr ai ndёshkohej, detyrohej tё mos

luante mё me atё lodёr. Ishte e papranueshme pёr prindёrit fakti qё djemtё tё luanin me kukulla.

Kurrsesi nuk duhej tё ndodhte njё gjё e tillё.

Gjithashtu tё intervistuarit pohuan se dhe tё tjerёt pёrfshirё tё afёrmit, shoqёri sillnin si

dhurata lodra nё varёsi tё gjinisё, sikurse dhe veshje. Nё shoqёrinё shqiptare vazhdon tё

mendohet se kukullat janё lodrat e vajzave e makinat lodrat e djemve. Fёmijёt tashmё nuk kishin

zgjedhje. Mjedisi nuk ishte stimulues pёr to. I duhej tё luanin qё herёt nё jetё me lodra tё

imponuara. Kjo lidhet dhe me karakteristikat qё tё intervistuarit paraqitёn pёr meshkuj dhe

femrat, si dhe pёrgjegjёsitё brenda familjes. Meshkujt mё autoritar e tё fortё, ndёrsa femrat mё

emocionale e pёrkujdesёse.

Pёrsa i pёrket llojit tё lojrave qё prindёrit luajnё me fёmijёt, tё intervistuarit pohuan se

luanin mё tepёr lojra fizike me djemtё. Ata nxisnin djalin qё tё ishte i fortё e tё mos refuzonte

asnjё lojё qё kёrkon fortёsi fizike. Nёse loja kёrkonte ndeshje nga ana fizike, vajzat largoheshin

duke u pohuar se nuk janё lojra pёr to. Nuk vihet re nё asnjё moment diferencime brenda gjinive

dhe midis ҫifteve. Si femrat, ashtu dhe meshkujt ndajnё tё njёjtin qёndrim pёr lojrat qё luajnё me

fёmijёt dhe lodrat qё ata pёrdorin.

Page 134: Tema: Familja dhe rolet gjinore”doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/10/Doktorature.pdf · blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit.

122

5.9 Raporti midis tё trajtuarit ndryshe tё fёmijёve nё varёsi tё gjinisё dhe rritjes sё tyre

Besimet e prindërve në lidhje me gjininë janë menduar për shumë kohë se ndikonin mjaft

mbi tipizimin seksual të fëmijëve, (Lemish, 2010). Natyra e këtij ndikimi mund të marrë disa

forma, (Katz, 2003). Njëra është bazuar në modelimin. Qëndrimi që shprehin prindërit, lloji i

detyrave të përditshme me të cilat merret secili, nëse nëna punon dhe çfarë bën, të gjitha këto

mund të ndikojnë mbi kuptimin dhe përshtatjen e fëmijës mbi rolin e gjinisë. Një burim më

direkt i ndikimit përfshin rolin e gjinisë mbi veprimtaritë dhe sjelljet që nxisin dhe miratojnë

prindërit te fëmijët e tyre. Lodrat që blejnë, grupet ose organizatat që ata i lejojnë fëmijët të

bashkohen, rregullat që vendosin për rrobat dhe sjelljet sociale dhe shumë praktika të tjera për

mirërritjen e fëmijëve mund të modelojnëdirekt llojin e sjelljen tipike të seksit në të cilën do të

angazhohen fëmijët e tyre.

Ekziston një lidhje midis asaj që prindërit thonë dhe bëjnë në lidhje me problemet e

gjinisë si dhe sjelljet tipike për seksin, si ndikojnë mbi tipizimin e sjelljeve të fëmijës – një

ndikim ky qëështë më shumëi vërtetë për baballarët sesa për nënat, (Katz, 2003). Këto lidhje

megjithatë nuk janë zbuluar si shumë të forta.

Një shpjegim për këto zbulime është se kundërvëniet kulturore të prindërve kanë tendencë të

ndryshojnë nga ato të prindërve të zakonshëm në radhë të parë në lidhje me qëndrimet e tyre ndaj

modelit – atë çfarë thonë dhe mënyrës si jetojnë. Bashkëveprimi i tyre aktual me fëmijët e tyre

përfshin sjellje dhe veprimtari që janë të lidhura me gjininë që nuk janë shumë të ndryshme nga

ato të prindërve të zakonshëm, (Ronald G. Stover, Christine A. Hope, 2001). Megjithatë lidhjet

mes praktikave sociale të prindërve dhe tipizimit seksual të fëmijëve të tyre del se nuk është kaq

i testueshëm midis familjeve me kundërvënie kulturash.

Roli i prindërvesi shoqërizues të rolit të seksit sigurisht duhet të shihet brenda një

konteksti më të gjerë social. Ne duhet të kujtojmë se prindërit janë thjesht një nga agjentët e

shumtë shoqërorë ndaj të cilëve ekspozohen fëmijët e rritur. Megjithëse ata mund të jenë me

ndikimin më të madh, presion i madh për t’u përshtatur me stereotipet shoqërore të gjinisë

vazhdon të ushtrohet mbi fëmijën edhe nga bashkëmoshatarët, vëllezër e motra, mësues dhe

media.

Siҫ rezultoi nga pёrgjigjet e tё intervistuar ata pohuan se mendonin se fёmijёt pavarёsisht

gjinisё, pra vajzё apo djalё duheshin trajtuar njёsoj. E njёjta gjё lidhej dhe me format e rritjes. Tё

trajtuarin ndryshe ata e lidhnin me dashurinё, pёrkujdesin, synimin pёr njё mirёrritje tё

Page 135: Tema: Familja dhe rolet gjinore”doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/10/Doktorature.pdf · blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit.

123

shёndetshme. Ndёrkohё, anashkalonin trajtimin nё aktivitete brenda dhe jashtё shtёpisё,

pёrfshirjen nё lojra tё ndryshme dhe me lodra tё ndryshme, trajtimin nё veshje (rozёn pёr vajza

dhe blunё pёr djemtё), si dhe karakteristikat nё lidhje me gjininё, si fёmrat mё emotive,

pёrkujdesёse e meshkujt mё tё fortё e tё vendosur.

Si rezultat i intervistave tё kryera mund tё themi se prindёrit influencojnё shumё nё

formimin e rolit gjinor te fёmijёt e moshёs 2-8 vjeҫ. Ata shfaqin dhe modelojnё sjellje dhe

qёndrim tё ndryshme pёr vajzat dhe tё ndryshme pёr djemtё.

Page 136: Tema: Familja dhe rolet gjinore”doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/10/Doktorature.pdf · blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit.

124

KAPITULLI VI: PЁRFUNDIME DHE REKOMANDIME

6.1 PЁRFUNDIME

Familja bërthamë përfshin ҫiftin e bashkëshortëve, të cilët jetojnë së bashku me fëmijët e

tyre. Ata ndajnë me njëri-tjetrin përgjegjësitë familjare, kujdesin ndaj fëmijëve dhe të gjitha

detyrimet që vijnë nga bashkëjetesa e përbashkët.

Roli gjinor i referohet pritshmërive shoqërore për sjelljen e përshtatshme femërore dhe

mashkullore. Në moshën 3 vjeçare, fëmijët e dinë nëse ata janë mashkull apo femër. Ekspozimi i

hershëm i fëmijës se çfarë do të thotë të jetë mashkull apo femër vjen nga prindërit. Fëmijët

përvetësojnë mesazhet e prindërve të tyre në lidhje me gjininë në një moshë të vogël, me

ndërgjegjësimin e dallimeve të rolit të seksit të të rriturit te fëmijët e moshës 2 vjeçare.

Identitet gjinor është mënyra se si një person vet-identifikohet me një kategori gjinore, si

për shembull të jesh burrë ose grua, apo në disa raste asnjë prej tyre, i cili mund të jetë i

dallueshëm nga seksi biologjik. Identiteti gjinor është ndjenjë personale e një personi dhe përvojë

subjektive e gjinisë së tij. Kjo është përshkruar përgjithësisht kuptimi personal mbi të qënit një

burrë apo një grua, e përbërë kryesisht nga pranimi i anëtarësisë në një kategori të njerëzve:

mashkull ose femër.

Diskriminimi gjinor ёshtё fakti kur ne i referohemi një dallimi seksual, thjesht themi se

mashkulli ose femra ndryshojnë në një karakteristikë të veçantë, e cila është duke u diskutuar në

ҫast: dhe ne nuk duam të nënkuptojmë ndonjë gjë rreth origjinës biologjike ose mjedisore të këtij

dallimi. Termi roli i gjinisë (ose stereotipi i rolit të seksit) i referohet një modeli ose grumbulli

sjelljesh që konsiderohen të përshtatshme për meshkujt ose femrat në një kulturë të caktuar. Në

shumicën e shoqërive, për shembull roli i seksit mashkullor karakterizohet nga tipare të tilla si

Page 137: Tema: Familja dhe rolet gjinore”doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/10/Doktorature.pdf · blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit.

125

lidershipi, pavarësia dhe agresiviteti, ndërsa ai femëror priret të jetë më i mësuar, i varur dhe më i

ndjeshëm.

Tipizimi i seksit është proҫesi me anë të së cilit fëmijët zhvillojnë sjelljet dhe qëndrimet

që çmohen të përshtatshme për gjininë e tyre. Ky proҫes mendohet të përfshijë mekanizma

biologjike, njohës dhe social.

Në moshën 3 vjeçare, fëmijët e dinë nëse ata janë mashkull apo femër. Zhvillimi i rolit

gjinor fillon në lindje. Fëmijët janë të ekspozuar ndaj shumë faktorëve të cilët ndikojnë në

qëndrimet e tyre dhe sjelljen në lidhje me rolet gjinore. Këto qëndrime dhe sjellje mësohen

zakonisht në shtëpi dhe më pas përforcohen nga bashkëmoshatarët e fëmijës, përvoja shkollore

dhe mediat. Ndikimi më i fuqishëm në zhvillimin e roleve gjinore duket se ndodh brenda

familjes, me prindërit që transmetojnë, haptazi dhe fshehurazi, besimet e tyre rreth gjinisë.

Kishte formim tё gabuar mbi konceptet seks dhe gjini. Thuajse i gjithё kampioni i marrё

nё studim ngatёrronte gjininё si koncept me seksin, pra biologjikisht mashkull apo femёr, duke

anashkaluar ndikimin e mjedisit nё tё kuptuarin e seksit. Vetёm njё ҫift dhanё pёrgjigjen e saktё

mbi pёrkufizimin e konceptit tё gjinisё. Kjo do tё thotё se zakonisht nё shoqёrinё shqiptare i

kushtohet rёndёsi gjenetikёs, tipareve tё trashёguara gjenetikisht duke anashkaluar kuptimet

psikologjike dhe sociale qё i mvishen qenies biologjikisht mashkull apo femёr. Ndoshta nё kёtё

aspekt ndikon dhe kultura qё shqiptarёt kanё qё anashkalojnё mjaft sferёn emocionale dhe

shpirtёrore. Pra, ndjenja qё fshihen, tabu pёr sjellje tё caktuara femёrore te meshkujt apo

sjelljeve mashkullore te femrat.

Nё studim ishte vendoisur si kriter kufiri moshor, pra tё intervistuar ishin ҫifte tё moshёs

25 - 40 vjeҫ. Praktikisht tё intervistuarit i pёrkasin moshёs sё rritur tё hershme, qё do tё thotё se

janё tё angazhuar nё pozicione tё ndryshme pune, kanё mundёsi eksplorimi tё informacioneve nё

forma tё ndryshme, por sёrish kёto faktorё nuk kanё ndikuar nё marrjen e informacionit tё saktё.

I vetmi ҫift i cili e kishte mjaft qartё konceptin pёr gjininё ishin tё moshё 28 vjeҫ dhe 29 vjeҫ. Ky

fakt nuk mendohet tё jetё domethёnёs, por lidhet me faktorё tё tjerё si: arsimi dhe punёsimi.

Subjektet e pёrfshirё nё studim nё total ishin 50 persona, pra 25 ҫifte prindёrish, nga tё

cilёt 25 femra dhe 25 meshkuj. Nuk u vu re asnjё lloj lidhje midis seksit tё personave dhe

informacioneve qё ata kishin nё lidhje me pyetjet e drejtuara nё intervistё.

Page 138: Tema: Familja dhe rolet gjinore”doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/10/Doktorature.pdf · blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit.

126

Tё gjithё tё intervistuarit e kishin mjaft tё qartё konceptim mbi rolin gjinor. Kjo lidhej me

faktin se ata e fillon gjithmonё shpjegimin nga vetё fjala. Pra, bёnin njё pёrmbledhje tё saj nga

origjina e fjalёs. Ishte mjaft pozitiv dhe domethёnёs fakti qё prindёrit e dinin fare mirё ҫdo tё

thotshte rol gjinor. Revolucioni gjinor ofron njё mundёsi pёr ҫdo prind qё t’u mёsojё fёmijёve qё

spektri i maskilitetit dhe feminilitetit nuk ёshtё vetёm atje jashtё nё botё, por gjithashtu brenda

secilit prej nesh. Sё paku, duke mёsuar fёmijёt nё lidhje me shtrirjen gjinore do t’i ndihmonin

ata tё pёrqafojnё tё gjitha pjesёt e tyre. Fakt ky qё nёse fёmijёt nuk do tё shohin tё ketё pёrputhje

midis gjinisё sё tyre dhe formёs se si ata ndjehen do tё ҫojё nё sjellje vetdёmtuese tё tij

(pёrmёndim kёtu orientimin seksual LGBT).

Thuajse tё gjithё tё intervistuarit posedonin informacion tё plotё nё lidhje me

diskriminimin gjinor. Ata ishin tё punёsuar dhe ky fakt ka ndikuar nё posedimin e kёtij

infromacioni tё saktё. Nё mjediset e punёs gjithmonё luftohet pёr barazi gjinore, pra barazi nё

pagё, nё formё trajtimi e sjellje nga stafi dhe drejtuesit. Nuk ishte vendosur nё studim si kriter tё

punёsuarit nё sektorin privat/publik apo tё vetpunёsuar pasi nё studim janё analizuar nё sjelljen e

tyre si prindёr. Proҫesi i punёsimit ёshtё i rёndёsishёm pasi siguron tё ardhurat pёr mirёrritjen

dhe mirёqenien fizike tё fёmijёve, pra plotёsimin e nevojave bazё tё tyre si: nevojat fizologjike,

nevojat pёr siguri, nevojat pёr pёrkatёsi e dashuri, si dhe nevojat pёr vlerёsim.

Siҫ vihet re nga paraqitja e gjetjeve tё studimit janё shfaqur tё ndara perceptimet e

meshkujve dhe femrave nё lidhje me karakteristikat tipike tё njё gjinie tё caktuar. Kjo me synim

paraqitjen e diferencave nё perceptimin e tyre. Arrijmё nё pёrfundimin se nё shoqёrinё shqiptare

ekzistojnё karakteristika tipike pёr njё gjini tё caktuar, pasi ka pёrputhje tё plotё tё

karakteristikave tipike pёr meshkujt dhe femrat ndёrmjet tё dy gjinive tek tё intervistuarit.

Diferencё nё kёtё seksion pyetjesh bёjnё vetёm 6 ҫifte, praktikisht afro 30% e tё

intervistuarve qё pohojnё se nuk ka karakteristika tipike bazuar nё gjini, duke e argumentuar si

formё paragjykimi e diskriminimi gjinor. Tё dy gjinitё posedojnё brenda vetes natyrёn

mashkullore apo femёrore qё e shfrytёzojnё nё situata e rethana tё caktuara.

Nёse gjatё intervistёs pyeteshin nё lidhje me sjellje tё caktuara tё specifikuara pёrgjigjet

ndryshuan totalisht. Pyetjes nёse ёshtё normale tё qajnё meshkujt apo femrat kishte diferenca nё

pёrgjigje. Thuajse tё gjithё pranonin tё qarёn si njё proҫes normal, shkarkues tё emocioneve

negative dhe tё nevojshёm pёr tё parit e problemeve me mё kthjelltёsi. Ajo qё ndryshonte ishte

Page 139: Tema: Familja dhe rolet gjinore”doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/10/Doktorature.pdf · blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit.

127

fakti se pranohej mё lehtё e qara e femrёs duke iu referuar karakteristikave tipike tё gjinisё,

proҫes ky qё mund tё ndodhte dhe pranohej lehtёsisht dhe nё publik. Ajo qё bёnte diferencёn

ishte fakti qё meshkujt qajnё vetёm, jo para fёmijёve apo bashkёshortes duke pasur kompleksin e

tё qёnit e dobёt. Ndёrsa nё prezencё tё personave tё panjohur duhet evituar totalisht. Djemtё

kanё tendencё qё tё luajnё nё vende publike larg nga vёzhgimi i tё rriturve, ndёrsa vajzat kanё

tendencё qё tё rrinё pranё tё rriturve. Qё nё kёto momente shfaqen shenjat e dominimit tё

meshkujve, ndёrsa femrat i kushtojnё rёndёsi aspektit emocional dhe lidhjes pozitive nё njё grup

mё tё gjerё.

Ndarja e pёrgjegjёsive nё familje ёshtё mjaft e rёndёsishme. Kjo lidhet jo vetёm me

influencёn nё formimin e rolit gjinor te fёmijёt, por dhe krijimin e njё atmosfere familjare

pozitive. Nё moment qё njё familje ka barazi nё nivele mesatare drejt lartёsisё atёherё konfliktet

do tё jenё mё tё ulёta. Pra, bashkёshortё qё kuptojnё njёri-tjetrin, qё nxisin komunikimin mes

tyre dhe arrijnё tё masin peshёn e lodhjes e ngarkesёs sё tjetrit. Nёse nuk do tё kishte balancё nё

raportin e pёrgjegjёsisё gjithmonё do tё ishte njёri partner i pakёnaqur e mё i konsumuar

psikologjikisht nga ngarkesa qё mbart pёrgjegjёsia. Nё kёtё raport tё pёrgjegjёsive ka diferenca

nё ndarjen e punёve brenda familjes. Disa pohuan se ishin tё ndara nё mёnyrё tё barabartё

pёrgjegjёsitё e disa tё tjerё shprehen se ёshtё e pamundur tё ishin tё barabarta e influencuar nga

faktorё tё tjerё tё jashtёm, jo dёshira e njёrit partner.

Rezultoi gjetje e studimit fakti se femrat dhe meshkujt mendonin njёsoj pёr pёrgjegjёsitё.

Nuk rezultoi diferencё nё gjini nё raportin e pёrgjegjёsive nё familje. Pra, secili prej partnerёve

pavarёsisht nёse pohonte pёr peshё mё tё madhe tё pёrgjegjёsive nga njёri partner, kjo vinte si

pasojё e pamundёsisё sё partnerit tjetёr pёr tё vendosur balancёn, jo nga mos dёshira personale.

Ky fakt ёshtё mjaft i rёndёsishёm pasi prindёrit qё ndajnё pёrgjegjёsitё e reflektojnё te fёmijёt

gjithҫka bёjnё.

Vazhdonte tё ekzistonte e njёjta mendёsi nё tё cilёn meshkujt siguronin tё ardhura mё tё

larta se gruaja, ndёrsa femrat ishin nё drejtim tё kujdesit nё familje. Kёto tё fundit ishin

pёrgjegjёse pёr punёt e shtёpisё, gatimin, higjenёn dhe kujdesin ndaj fёmijёve.

Nё fakt rezultoi njё pёrputhje midis karakteristikave tipike tё njё mashkulli dhe femre me

pёrgjegjёsitё qё mbart secila gjini. Pra, meshkujt dhe femrat kishin ngjashmёri nё mёnyrёn se si

shpreheshin. Praktikisht secila gjini dinte detyrat qё i takonin asaj nё familje. Megjithatё, vlen

Page 140: Tema: Familja dhe rolet gjinore”doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/10/Doktorature.pdf · blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit.

128

pёr t’u pёrmendur fakti qё tё dy partnerёt nuk i qёndronin strikt detyrave tё tyre, por ndihmonin

tjerin sa herё ishte nevoja.

Prindёrit ngarkohen me detyrёn e dёrgimit tё tyre nё kopёsht apo shkollё, pasi nga

intervistat e kryera dhe ata qё kishin fёmijё tё moshёs 6, 7 apo 8 vjeҫ nuk i linin vetёm, por i

shoqёronin gjithmonё pёr shkollё. Tё gjithё tё intervistuarit pohuan se nuk e kishin tё specifikuar

njё gjё tё tillё. Herё i dёrgontё njёri fёmijёt nё kopёsht apo shkollё, herё tjeri ose tё dy sё

bashku. Njё ndarje e tillё lidhej me mёnyrёn e punёsimit, pra cili partner mund tё shkojё mё

herёt nё punё, cili ka punёn mё afёr apo nё varёsitё tё turne tё punёs (pёr vetёm pёr njёrin prej tё

intervistuarve qё punonte me turne).

Pёrsa i pёrket marrjes sё fёmijёve nga kopshti ose shkolla zakonisht e bёnin po prindёrit.

Tё paktё ishin rastet qё u evidentuan vetёm 3 ҫifte qё fёmijёt i merrnin gjyshёrit deri nё kohёn qё

prindёrit kishin pёrfunduar punёn e tyre.

Njё element i rёndёsishёm gjatё intervistimit ishin festat qё organizohesh nё

kopёsht/shkollё. Tё gjithё tё intervistuarit pohuan qё shkonin sё bashku nё festat e fёmijёve. Ata

pohuan se emocionet ishin tё shumta dhe kёnaqёsia e marrё ishte mjaft e madhe. Gjithashtu,

shprehnin dhe mjaft kuriozitet pёr tё parё reagimin e fёmijёve nё njё mjedis tjetёr, ku kishte

bashkёmoshatarё, prindёr, pra njё mjedis tjetёr social e mjaft i ngjeshur e ngarkuar.

Pёrsa i pёrket pyetjes nё lidhje me kryerjen e punёve tё shtёpisё dhe kujdesin pёr

higjenёn nё shtёpi tё gjithё ҫiftet pohuan se peshёn mё tё madhe e kryesore e kishin femrat.

Mёshkujt mund t’i ndihmon disi, por asnjёherё nuk pohuan se bёnin tё gjitha punёt e shtёpisё.

Madje, ata deklaronin se nuk janё punё pёr meshkuj.

Pёr sa i pёrket buxhetit nё shtёpi pёrgjigjet ishin tё varianteve tё ndryshme. Disa pohuan

se e mbante burri buxhetin e familjes, disa pohuan tё dy e disa gruaja. Kёto variante lidheshin mё

faktin se cili prej bashkёshortёve ishte mё i kujdesshёm dhe bёnte llogaritje tё mira tё

ekonomisё. Madje, ata vetё shpreheshin qё pёr shkak se harxhoj mё shumё e mban tjetri

llogarinё e familjes.

Vlen tё theksojmё faktin se meshkujt janё tё fokusuar nё aspektin publik, ndёrsa femrat

mё shumё nё aspektin privat.

Page 141: Tema: Familja dhe rolet gjinore”doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/10/Doktorature.pdf · blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit.

129

Duket se ёshtё kthyer nё normё preference pёr ngjyrat nё lidhje me gjininё. Sapo

prindёrit marrin vesh gjininё e fёmijёs ata drejtohen pёr tё blerё gjёrat e nevojshme pёr tё nё

ngjyra tё ndryshme. Nuk ndodh kurrёsesi qё tё paraqitesh nё njё dyqan veshjesh apo aksesorёsh

si karroca, krevati qё tё tregojnё disa ngjyra. Mbetet klishe ngjyra blu pёr djemtё dhe roza pёr

vajzat. Tё gjithё personat e intervistuar shfaqёn kёtё lloj preference pёr ngjyrat.

Gjatё kryerjes sё intervistave u vu re se pёrgjigjet ishin tё gjitha qё kishin dёgjuar nga tё

tjerёt qё ishin drejtuar fёmijёs nё gjininё e kundёrt. Nё kёtё pikё ishin tё gjithё dakort. Diferenca

ndodhte se afro 30% e ҫifteve deklaruan se i drejtoheshin dhe vetё fёmijёve nё kёtё formё kur

kryenin njё sjellje sipas tyre tё papёlqyeshme dhe qё pёrkonte me gjininё tjetёr. Pjesa mё e

madhe deklaruan se nuk dёshironin qё fёmijёs sё tyre t’u drejtoheshin me kёtё frazё: mos bёj si

vajzё/djalё.

Siҫ shihet nga pёrgjigjet e tё intervistuarve shumica e tyre mendojnё se nuk ёshtё efektive

pёrdorimi nga tё tjerёt i thёnies: “mos bёj si djalё/vajzё”. Tё paktё janё ata qё janё dakort me

kёtё thenie, pasi duan tё ndёshkojnё e shmangin njё sjellje tё papёlqyeshme.

Ajo qё bie nё sy ёshtё fakti qё ndёshkojnё mё shumё djemtё me thёnien “mos bёj si

vajzё”, se sa pёr vajzat. Te vajzat shihet mё e pranueshme tё qёnit karakter i fortё, ndёrsa te

djemtё nuk pranohen sjelljet femёrore.

Nuk u ru se asnjё diferencё nё qёndrim qё ndanin meshkujt apo femrat nё lidhje me diferencimin

e sjelljes sё fёmijёve. Pra, si meshkujt, si femrat brenda sё njёjtit ҫift ndanin mendime tё njejta

dhe kishin reaguar nё tё njёjtёn formё. Kjo tregon se prindёrit influencojnё nё formin e rolit

gjinor te fёmjёt jo vetёm me formё se si ato sillen, por dhe me mёnyrёn se si shprehen e

pёrforcojnё mё shumё sjelljen e vajzave dhe djemve tё tyre.

Si rezultat i gjetjeve tё studimit dhe mjaft i rёndёsishёm ishte fakti se prindёrit kritikonin mё

shumё djemtё e tyre, pavarёsisht moshёs sё fёmijёve nёse ata silleshin si vajza. Nuk ndodhte me

vajzat njё gjё e tillё, madje pёrgёzoheshin nёse silleshin si tё forta. Koncepti i fortёsisё dhe

udhёheqjes sё djemte ishte mbizotёrues te prindёrit. Ishin tё paktё ata qё i shpjegonin fёmijёs se

ҫfarё duhet tё bёjё nёse kёrkon njё veshje ose lodёr qё nuk ishte i gjinisё sё tij.

Tё gjithё tё intervistuarat femra ishin gjithёpёrfshirёse tё fёmijёve tё tё dy gjinive nё

punёt e shtёpisё, kryesisht vendosja e lodrave nё vendit e vet, kujdesin pёr higjenёn personale,

Page 142: Tema: Familja dhe rolet gjinore”doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/10/Doktorature.pdf · blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit.

130

rregullimin e rrobave dhe sistemime tё vogla tё shtёpisё. Ndёrsa meshkujt ishin dakort pёr

pёrfshirjen e fёmijёve nё mjedisin e shtёpisё, por mё tolerant nёse fёmijёt refuzonin ta bёnin njё

gjё tё tillё.

Sipas tё intervistuarve ata tё gjithё i pёrfshinin fёmijёt nё aktivitete jashtё shtёpisё me synim

socializimin e tyre. Njё tjetёr arsye ishte dhe zhvillimi kognitiv i fёmijёs. Ai nxitet nga tё tjerёt e

nё kёtё ndёrveprim mёson. Ai kupton si duhet tё sillet, si duhet tё ndёrveprojё me personalitete

tё ndryshme fёmijёsh, si tё mёsojё rregullat e lojёs dhe tё respektojё tjetrin. Pёrshfshija

konsistone mё sё shumti nё: aktivitete sportive, lojra, not, shёtitje nё natyrё, kurse piano, violinё.

Tё gjithё prindёrit, praktikisht ҫiftet i kushtonin mjaft rёndёsi ndёrveprimit tё fёmijёve me tё

tjerёt. Madje, ata fillonin dhe tregonin karakteristika tё personalitet tё fёmijёve dhe nёse njёri

nga fёmijёt ishte mё i ndrojtur, atё e pёrfhsin akoma mё shumё. Sipas tyre, ardhja nё jetё e

fёmijёs sё dytё qoftё djalё apo vajzё, kishte pasur influencё tё madhe nё zhvillimin e fёmijёs sё

parё. Pavarёsisht xhelozisё sё lindur pёr shkak tё “humbjes sё fronit” tё fёmijёs sё parё me

kalimin e kohёs ishin bёrё tё pandarё me njёri-tjetrin.

Tё gjithё tё intervistuarit pohuan se fёmijёt e tyre luajnё me lodra tё ndryshme nё varёsi

tё gjinisё sё tyre. Djemtё pranoheshin tё luanin me makina, ndёrsa vajzat me kukulla. Madje,

prindёrit i pёrgёzonin fёmijёt kur luanin me kёto lodra. Nёse njёri nga fёmijёt luante me lodrat e

gjinisё tjetёr ai ndёshkohej, detyrohej tё mos luante mё me atё lodёr. Ishte e papranueshme pёr

prindёrit fakti qё djemtё tё luanin me kukulla. Kurrsesi nuk duhej tё ndodhte njё gjё e tillё.

Gjithashtu tё intervistuarit pohuan se dhe tё tjerёt pёrfshirё tё afёrmit, shoqёri sillin si

dhurata lodra nё varёsi tё gjinisё, sikurse dhe veshje. Nё shoqёrinё shqiptare vazhdon tё

mendohet se kukullat janё lodrat e vajzave e makinat lodrat e djemve. Fёmijёt tashmё nuk kishin

zgjedhje. Mjedisi nuk ishte stimulues pёr to. I duhej tё luanin qё herёt nё jetё me lodra tё

imponuara. Kjo lidhet dhe me karakteristikat qё tё intervistuarit paraqitёn pёr meshkuj dhe

femrat, si dhe pёrgjegjёsitё brenda familjes. Meshkujt mё autoritar e tё fortё, ndёrsa femrat mё

emocionale e pёrkujdesёse.

Pёrsa i pёrket llojit tё lojrave qё prindёrit luajnё me fёmijёt, tё intervistuarit pohuan se

luanin mё tepёr lojra fizike me djemtё. Ata nxisnin djalin qё tё ishte i fortё e tё mos refuzonte

asnjё lojё qё kёrkon fortёsi fizike. Nёse loja kёrkonte ndeshje nga ana fizike, vajzat largoheshin

Page 143: Tema: Familja dhe rolet gjinore”doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/10/Doktorature.pdf · blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit.

131

duke u pohuar se nuk janё lojra pёr to. Nuk vihet re nё asnjё moment diferencime brenda gjinive

dhe midis ҫifteve. Si femrat, ashtu dhe meshkujt ndajnё tё njёjtin qёndrim pёr lojrat qё luajnё me

fёmijёt dhe lodrat qё ata pёrdorin.

Siҫ ka rezultuar nga gjetjet e studimit ka njё mospёrputhje midis asaj qё prindёrit

mendojё dhe asaj qё ata veprojnё. Njё gjё e tillё u vu re te pёrfshirja e fёmijёve nё lojra dhe

diferencimi i lodrave. Ata nuk i nxisnin fёmijёt pёr tё luajtur me njё lodёr tё caktuar kur nё fakt

pёrpara tij ishte lodra qё ata dёshironin (kukulla pёr vajzat e makina pёr djemtё). Kjo pyetje

synon tё kuptuarin se si prindёrit e konceptojnё rritjen e fёmijёve, pra a ka forma tё ndryshme

pёr djemtё dhe tёtjera pёr vajzat.

Tё intervistuarit pohuan se mendonin se fёmijёt pavarёsisht gjinisё, pra vajzё apo djalё

duheshin trajtuar njёsoj. E njёjta gjё lidhej dhe me format e rritjes. Tё trajtuarin ndryshe ata e

lidhnin me dashurinё, pёrkujdesin, synimin pёr njё mirёrritje tё shёndetshme. Ndёrkohё,

anashkalonin trajtimin nё aktivitete brenda dhe jashtё shtёpisё, pёrfshirjen nё lojra tё ndryshme

dhe me lodra tё ndryshme, trajtimin nё veshje (rozёn pёr vajza dhe blunё pёr djemtё), si dhe

karakteristikat nё lidhje me gjininiё, si femrat mё emotive, pёrkujdesёse e meshkujt mё tё fortё e

tё vendosur.

Si rezultat i intervistave tё kryera mund tё themi se prindёrit influencojnё shumё nё

formimin e rolit gjinor te fёmijёt e moshёs 2-8 vjeҫ. Ata shfaqin dhe modelojnё sjellje dhe

qёndrim tё ndryshme pёr vajzat dhe tё ndryshme pёr djemtё.

Që nga lindja, trajtimi i fëmijës ndikohet në një shkallë të konsiderueshme nga gjinia e tyre.Të

sapolindurit ekspozohen menjëherë me dallimet tradicionale të kulturës së cilës i përkasin,

ndërkohë prindërit dhe të rriturit e tjerë bashkëveprojnë me foshnjat femra dhe meshkuj në

mënyra stereotipike. Në periudhën parashkollore trajtimi i ndryshëm i këtyre sekseve bëhet edhe

mëi spikatur. Prindërit u japin fëmijëve lodra që janë të përshtatshme për gjininë e tyre dhe

nxisin sjellje dhe interesa stereotipike të seksit të tyre. Mësuesit e kopshteve për shembull si edhe

bashkëmoshatarët e fëmijëve shpalosin aprovim dhe mos aprovim për sjelljet stereotipike të

seksit përkatës.Vajzave iu lejohet një gamë më e gjerë në preferencat e tyre për aktivitete të

ndryshme, ndërsa djemve iu vihen sanksione për daljen nga roli ngushtësisht i përcaktuar i seksit

mashkullor.

Page 144: Tema: Familja dhe rolet gjinore”doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/10/Doktorature.pdf · blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit.

132

Modelimi mundet gjithashtu të jetë një mekanizëm i stereotipizimit seksual.

një fëmijë që rritet në një shtëpi me dy prindër me një nënë që vepron si zonjë shtëpie dhe një

baba që vepron si shtylla e shtëpisë mund të përvetësojë këto role gjinore, pavarësisht nëse

familja po i mësoj direkt ato apo jo. Në mënyrë të ngjashme, nëse prindërit blejnë kukulla për

vajzat e tyre dhe kamiona lodre për djemtë e tyre, fëmijët do të mësojnë të vlerësojnë gjëra të

ndryshme.

Kur prindërit kanë një foshnje të re, pyetja e parë që ata bëjnë në mënyrë tipike është nëse do të

kenë një vajzë apo një djalë. Caktimi gjinor i fëmijëve bëhet një identitet social i fuqishëm që

formon jetët e fëmijëve. Gjatë fëmijërisë së hershme, vajzat dhe djemtë kalojnë pjesën më të

amdhe të kohës së tyre në shtëpi me familjet e tyre dhe shohin prindërit dhe motrat dhe vëllezërit

më të mëdhenj për udhëzim. Prindërit u japin fëmijëve leksionet e tyre të para rreth gjinisë.

Mënyra të mundshme që prindërit mund të influencojnë zhvillimin gjinor të fëmijëve përfshijnë

modelimin e rolit dhe nxitjen e sjelljeve dhe aktiviteteve të ndryshme te djemtë dhe vajzat.

6.2 REKOMANDIME

Familja bërthamë është baza kryesore e jetës, vazhdimësisë së shoqërisë dhe zhvillimit

njerëzor shumëdimensional. Mekanizmat që familja posedon dhe përdor janë pjesë e një proҫesi,

i cili nuk është statik dhe përfundimtar, por një proҫes i vazhdueshëm që përballet me sfida të

reja që kërkohen të kapërcehen. Projektet sociale krijohen në varësi të situatave dhe nuk mundtë

parashikohen e të aplikohen në vazhdimësi si një model i pandryshueshëm.

Ky studim i ndërmarrë faktoi pikërisht këtë dinamikë. Nuk do të jetë me vlerëasnjё

rezultat nëse në ketë proҫes dinamik nuk do tё ketё bashkёpunim midis tё gjithё aktorёve,

direktë, por edhe ata indirekte. Mungesa e bashkëpunimit të aktorëve të përfshire në ketë proҫes

do të sjellë mungesën e rezultateve të dёshiruara.

Realizimi i kёtyre objektivave synohet tё arrihet nёpёrmjet bashkёpunimit midis vetё

prindërve, fëmijëve dhe cdo institucioni shqiptar, public apo privat, institucioneve qё kanё nё

fokus tё punёs sё tyre fëmijët, organizatat jofitimprurёse si dhe të gjithë mjetet e informimit.

Page 145: Tema: Familja dhe rolet gjinore”doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/10/Doktorature.pdf · blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit.

133

Secili nga aktorёt e lartpёrmendur do tё kontribojnё nё njё masë të caktuar, e cila po tё bashkohet

plotёson tё tёrёn për të arritur ato objektiva.

Pjesëmarrja e prindërve nё programet edukative informuese si: tё kuptuarit e rolit gjinor,

diskriminimit gjinor dhe tipizimeve seksuale, rëndësinë e tyre dhe ndikimin në mënyrë që fëmijët

të informohen dhe zgjedhin vetë formën e tyre të sjelljes. Nëse prindërit posedojnë informacion

të nevojshëm, gjasat janë që ata të krijojnë një mjedis stimulues dhe nxitës pa dallime në gjini.

Pёr shkak tё rëndësisë qё vihet nё informim dhe ndërgjegjësim, kёto programe i

ndihmojnё prindërit tё zhvillojnё njё formë të re të menduari dhe qëndrime më të hapura dhe

tolerante.

Pёrfshirja e vazhdueshme dhe aktive nё mjediset sociale që ndërveprojnë fëmijët dhe

mundësi shkëmbimi eksperience midis prindërve. Sa më shumë të vendosen përballë njëri-tjetrit

prindërit aq më shumë do të ndryshojnë ata sjellje. Duke shkëmbyer eksperienca pozitive do të

bëjnë të mundur një mirërritje dhe mirëtrajtim të fëmijëve.

Përfshirja e fëmijëve në aktivitete të ndryshme. Përfshirja e tyre në mjedise që nxisin

bashkëpunimin, ndërveprimin dhe lojën e fëmijëve pa diferenca gjinore. Këmbim të roleve të

lojra të ndryshme në mënyrë që fëmijët të eksplorojnë vetveten, tjetrin dhe të formojnë të lirë

rolin e tyre gjinor.

Përfshirja e edukatoreve/mësuesve në seminare dhe trajnime edukuese, informuese dhe

ndërgjegjësuese për formën e trajtimit të fëmijëve pa diferenca gjinore. Ndarja e eksperiencave

pozitive në nivel shkolle.kopshti me synim krijimin e mjë mjedisi sa më të larmishëm për

fëmijët.

Punonjësit social/psikologët që janë të përfshirë në strukturën e shkollës/kopshtit duhet tё

hartojnё programe dhe aktiviteteve pёr tё rritur tolerancën dhe bashkëpunimindhe fuqizimi i

politikave tёkuptuarit të rolit gjinor te fëmijët e moshës 2-8 vjec, por jo vetëm.

Pёrfshirja nё debate publike dhe denoncimi public i praktikave tё shkeljes sё tё drejtave

tё fëmijëve, në momentet kur haset diskriminim gjinor.

Page 146: Tema: Familja dhe rolet gjinore”doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/10/Doktorature.pdf · blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit.

134

Bibliografia

1. Agnes N. O'Connell, Nancy Felipe Russo. (2014). Models of Achievement: Reflections of Eminent

Women in Psychology. London: Psychology Press.

2. Albert R. Roberts, K. R. (2004). Evidence-Based Practice Manual: Research and Outcome Measures in

Health and Human Services. New York: Oxford University Press.

3. Andersen, M. L. (1993). Thinking about women: Sociological perspectives on sex and gender, New

York, Macmillan.

4. Arlie Hochschild, Anne Machung. (2012). The Second Shift: Working Families and the Revolution at

Home. New York: Penguin Publishing Group.

5. Bandura, A. (1977). Self-Efficacy in Changing Societies. California: Stanford University.

6. Bandura, A.Ross. D& Ross. S. A (1961). Transmission os aggression through the imitation of

aggressive models. Journal of Abnormal and Social Psychology, 63, 575-582

7. Basow, S. A. (1980). Sex-Role Stereotypes: Traditions and Alternatives. Monterey, CA: Brooks/Cole

Publishing Company

8. Basow, S. A. (1992). Gender Stereotypes and Roles. Pacific Grove, CA: Brooks/Cole

9. Eccles, J. S., Jacobs, J. E., & Harold, R. D. (1990). “Gender role stereotypes, expectancy effects, and

parents' socialization of gender differences”. Journal of Social Issues, 46, 186-201.

10. Barbara Newman. Philip Newman. (2008). Development Through Life: A Psychosocial Approach.

Psychiology Press.

11. Beal, C. R. (1999). Boys and Girls: The Development of Gender Roles. University of Michigan:

McGraw-Hill.

12. Beal, C. R. (2005). Boys and Girls: The Development of Gender Roles. University of Michigan:

McGraw-Hill.

13. Beere, C. A. (2002). Gender Roles: A Handbook of Tests and Measures. Greenwood.

14. Berk, L. E. (2013). Child Development . Pearson Education.

15. Bigler R., Liben S. (1990). The role of attitudes and interventions in gender-schematic processing.

Page 147: Tema: Familja dhe rolet gjinore”doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/10/Doktorature.pdf · blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit.

135

16. Bob Matthews, L. R. (2014). Research Methods. Pearson Education Limited.

17. Carsrud, A. (2014). Handbook of Reseach methods. USA: Edward Elgar Publishing.

18. Christine Skelton, Becky Francis, Lisa Smulyan. (2006). The SAGE Handbook of Gender and Education.

SAGE.

19. Coltrane, S. (1993). Gender and Families. California: Rowman & Littlefield.

20. Coyne, G. S. (2006). The laboratory companion: a practical guide to materials, equipment, and

technique. California: Wiley-Interscience.

21. Creswell. (2012). Qualitative Inquiry and Research Design: Choosing Among Five Approaches. Lincoln:

Sage Publication.

22. Creswell, J. W. (1994). Research design: Qualitative and quantitative approaches. Thousand Oaks,

CA:: Sage.

23. David Reed Shaffer, Teena Willoughby, Eileen Wood. (2002). Developmental Pschology: Childhood

and Adolesence. USA.

24. Devore, D. M. (2006). Parent-child Relations: New Research. New York: Nova Publishers.

25. Egon G. Guba, Y. S. (1992). Effective Evaluation: Improving the Usefulness of Evaluation Results

Through Responsive and Naturalistic Approaches. Wiley.

26. Eisenberg, N. (1998). Handbook of Child Psychology, Social, Emotional, and Personality Development.

London.

27. Elaine Chan, D. K. (2012). Narrative Inquirers in the Midst of Meaning-making: Interpretive Acts

Teacher Educators. United Kingdom: Howard House.

28. Giddens, A. (1993). Sociology. Cambridge, UK: Polity Press

29. Gleitman, H., Fridlund, A. J. & Reisberg, D. (2000). Basic Psychology. New York, NY: W. W. Norton &

Company, Inc.

30. Grieshaber, S. (2004). Rethinking Parent and Child Conflict. New York: RoutledgeFalmer.

31. Gunter, B. (2000). The Effects of Video Games on Children: The Myth Unmasked. England: Sheffield

Academic Press.

32. Hasan Arslan, Georgeta Rata. (2013). Multicultural Education: From Theory to Practice. England: C

33. Heilbrun, A. B. (1981). “Gender differences in the functional linkage between androgyny, social

cognition, and competence”. Journal of Personality and Social Psychology, 41, 1106-1114

Page 148: Tema: Familja dhe rolet gjinore”doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/10/Doktorature.pdf · blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit.

136

34. Hetherington, E. M., & Parke, R. D. (1999). Child Psychology: A Contemporary Viewpoint [5th ed.].

New York: Mcgraw-Hill College.

35. Hilde Coffe, Catherine Bolzendahl. (2013). Racial Group Differences in Support for Citizenship Duties

and Rights in the U.S. California: University of California.

36. Hibbard, D. R. & Buhrmester, D. (1998). “The role of peers in the socialization of gender- related

social interaction styles”. Sex Roles: A Journal of Research, 39, 3-4, 185. Expanded Academic ASAP.

37. Huston, A. C. (1983) ‘Sex-typing’, in Hetherington, E. M. (ed.) Handbook of child psychology:

Socialization, personality, and social development (Vol. 4), New York, Wiley.

38. Jaber F. Gubrium, A. S. (1994). Qualitative methods in aging research. Sage Publication.

39. Jackson, C. & Warin, J. (2000). The importance of gender as an aspect of gender identity at key

transition points in compulsory education. British Educational Research Journal, 26, 375-389.

40. Jakobsons, L. J. (2008). Child, Teacher, and Parent Reports of Motivation and Their Predictive

Relations to Reading Achievement and Reading Quantity. Florida: ProQuest.

41. Jerry Willis, D. I. (2010). Completing a professional Practice Dessertation. United States of America:

Library of Congress.

42. Joan C. Chrisler, Donald R. McCreary. (2000). Handbook of Gender Research in Psychology: Gender

Research in. Canada: Springer .

43. Judith E. Owen Blakemore, Sheri A. Berenbaum, Lynn S. Liben. (2000). Gender Development. London:

Psychology press.

44. Kaplan. (2000). Kaplan Gre Exam 2000 2001. New York : Simon and Schuster.

45. Kaplan, P. (1991). A Child's Odyssey. St. Paul: West Publishing Company.

46. Katsurada, E. & Sugihara, Y. (2002). Gender- role identity, attitudes towards marriage and gender

segregated backgrounds. Sex Roles, 47, 249-258.

47. Katz, L. G. (2003). Current Topics in Early Childhood Education. New Jersey: Ablex.

48.Kurt Kreppner, Richard M. Lerner. (1994). Family Systems and Life-span Development. New Jersey:

Psychology Press. .

49. Lamb, M. E. Nontraditional families: parenting and child development.

Page 149: Tema: Familja dhe rolet gjinore”doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/10/Doktorature.pdf · blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit.

137

50. Lamb, M. E. (1982). Nontraditional families: parenting and child development. Erlbaum Associates .

51. Lemish, D. (2010). Screening Gender on Children's Television: The Views of Producers Around the

World. London: Routledge.

52. Leonard Schatzman, A. L. (1973). Field Research: Strategies for a Natural Sociology. Michigan:

Prentice Hall PTR.

53. Lewis, J. (2002). Work-family Balance, Gender and Policy. London: Edward Elgar Publishing.

54. Lewis, J. (2009). Work-family Balance, Gender and Policy. London: Edward Elgar Publishing.

55. Linda Dale Bloomberg, M. V. (2005). Completing Your Qualitative Dissertation: A Road Map From

Beginning to End. Sage Publications.

56. M, T. J. (1974). Variability of growth and maturity in newborn infants . New York.

57. Maccoby, E. (1988). Gender as a social category.

58. Malterud, R. (2001). Qualitative research: standards, challenges, and guidelines. Manchester: J and

M.

59. Margaret Anzul, Margot Ely, Teri Freidman, Diane Garner, Ann McCormack-Steinmetz. (2003). Doing

Qualitative Research: Circles Within Circles. Sage Publications.

60. Martyn D. Barrett, Eithne Buchanan-Barrow. (2005). Children's Understanding of Society. UK:

Psychology Press.

61. Matthew B. Miles, A. Michael Huberman. (1994). Qualitative Data Analysis: An Expanded

Sourcebook. Sage Publications.

62. May, T. (2002). Qualitative Research in Action. London: Sage Publication.

63. Meltzoff, S. (1999). Botticelli, Signorelli and Savonarola: Theologia Poetica and Painting from

Boccaccio to Poliziano.

64. Michael Siegal, Luca Surian. (2012). Access to Language and Cognitive Development. New York:

Oxford University .

65. Miller, C. F. (2008). The Influence of Gender Stereotypes on Children's Performance. New York:

ProQuest.

66. Miller, C. F. (2008). The Influence of Gender Stereotypes on Children's Performance: A developmental

Exploration of mechanisms and vulnerability factors. New York University: New York University.

Page 150: Tema: Familja dhe rolet gjinore”doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/10/Doktorature.pdf · blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit.

138

67. Nathan A. Fox, Richard J. Davidson. (2004). The Psychobiology of Affective Development (PLE:

Emotion). New York: Psychology Press .

68. Norman K. Denzin, Y. S. (2012). Collecting and Interpreting Qualitative Materials. Sage Publications.

69. Paisley Currah, Richard M. Juang, Shannon Minte. (2006). Transgender Rights. USA: University of

Minnesota Press.

70. Paludi, M. A. (2001). Praeger Guide to the Psychology of Gender. London: Praeger.

71. Patterson, G. R. (2001). Depression and Aggression in Family interaction. London: New Jersey Press.

72. Quindlen, A. (2010). Living Out Loud. New York: Random House Publishing Group.

73. Richard M. Grinnell, Y. A. (2011). Social Work Research and Evaluation: Foundations of Evidence-

Based Practice. England: Oxford University Press.

74. Robert M. Liebert, Joyce N. Sprafkin. (1989). The early window: effects of television on children and

youth .

75. Ronald G. Stover, Christine A. Hope. (2001). Marriage, Family, and Intimate Relations. Harcourt

Brace Jovanovich College Publishers.

76. Ross, M. a. (2011). The Health Study Companion. British Library.

77. Scabini E.-Donati P., [a cura di] (1991) Identità adulte e relazioni familiari, “Studi interdisciplinari sulla

famiglia”, 10, Vita e Pensiero, Milano.

78. Schram, T. H. (2003). Conceptualizing Qualitative Inquiry: Mindwork for Fieldwork in Education and

the Social Sciences. Virginia: Merrill/Prentice Hall.

79. Shaffer, D. R. (2009). Social and Personality Development. University of Georgia: Wadsworth.

80. Signorella, M. L. (1997). Gender Schemata; Individual differences and context effects. San Francsico:

Jossey Press.

81. Silverman, D. (2000). Interpreting Qualitative Data. New York: Sage Publication.

82. Silverman, D. (2006). Interpreting Qualitative Data: Methods for Analyzing Talk, Text and Interaction.

London: Sage Publications.

83. Sonderegger, T. B. (1998). Psychology and Gender. Nebraska: University of Nebraska .

84. Steinberg, L. (1987) Recent Research on the Famly at Adolescence: The Extend and Nature of Sex

Differences, in «Journal of Youth and Adolescence», 16, pp.191-197.

Page 151: Tema: Familja dhe rolet gjinore”doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/10/Doktorature.pdf · blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit.

139

85. Steinberg, L. (1999). Adolescence [5th ed.]. New York: Mcgraw-Hill College.

86. Tavris, C. (1992). The mismeasure of woman. New York: Simon & Schuster.

87. Thomas C. Reeves, J. G. (2003). Interactive Learning Systems Evaluation. New Jersey: Educational

Technology Publications.

88. Thomas, J. (1993). Doing Critical Ethnography. Sage Publications.

89. Unger, R. K. (2004). Psychology of Women and Gender. Wiley.

90. Vincent A. Anfara, J. N. (2014). Theoretical Frameworks in Qualitative Research. Sage Publication.

91. Witt, S. D. (1997). Parental influence on children's socialization to gender roles, Adolescence, 32, 253-

Education Abstracts Full Text.

92. Witt, S. D. (2000). “The influence of television on children's gender role socialization”. Childhood

Education, 76, 5, 322-4. Education Abstracts Full Text

93. Winnicott, D. W. (1992). The Child, the Family, and the Outside World. Perseus Books Group.

Page 152: Tema: Familja dhe rolet gjinore”doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/10/Doktorature.pdf · blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit.

140

WEBLIOGRAFIA

http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pmc/articles/PMC3270818/

http://www.mariecurie.org/annals/volume3/crespi.pdf

http://www.prokerala.com/relationships/family/gender-roles-in-family.php

http://www.gesis.org/issp/modules/issp-modules-by-topic/family-and-changing-gender-roles/

http://www.gesis.org/fileadmin/upload/forschung/publikationen/gesis_reihen/gesis_methodenber

ichte/2014/TechnicalReport_2014-19.pdf

http://www.open.edu/openlearn/body-mind/childhood-youth/childhood-and-youth-

studies/childhood/cognition-and-gender-development

http://link.springer.com/article/10.1023/A:1026630824421)

http://www.sciencedirect.com/science/article/pii/S0001879198916815).

http://www.osce.org/sq/albania/36683?download=true

Page 153: Tema: Familja dhe rolet gjinore”doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/10/Doktorature.pdf · blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit.

141

SHTOJCA

INTERVISTA

Përshëndetje!

Quhem Erjona Molla, lektore e psikologjisë sociale në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i

Shkencave Sociale. Aktualisht po kryej studimin e doktoraturës në lidhje me ndikimin e familjes

ne formimin e rolit gjinor tek femijet, prandaj kam nevojë për intervistën tuaj. Të dhënat e

intervistëssuaj do të përdoren vetëm për arsye studimore dhe janë konfidenciale. Do të përdoren

vetëm inicialet tuaja për të vërtetuar origjinalitetin e intervistës. A pranoni ta zhvillojmë bashkë

këtë intervistë?

Seksioni 1: Karakteristikat e përgjithshme

1. Emër/ mbiemër ose iniciale:

2. Mosha:

3. Gjinia:

4. Numri i fëmijëve:

5. Gjinia e fëmijëve:

6. Vendbanimi aktual:

7. Arsimimi:

8. Punësimi:

Seksioni II: Të kuptuarit e rolit gjinor

9. Çfarë kuptoni me gjini?

10. Çfarë kuptoni me rol gjinor?

11.Çfarë kuptoni me diskriminim gjinor?

12.Çfarë kuptoni me diskriminim pozitiv gjinor?

13. Si mendoni, cilat janë karakteristikat tipike të një burri/gruaje?

14. Mendoni se i keni karakteristikat që keni përmendur? Cilat nga ato?

Page 154: Tema: Familja dhe rolet gjinore”doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/10/Doktorature.pdf · blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit.

142

15. A është normale që të qajnë burrat?

16. A është normale që të qajnë gratë?

17. Cilat sjellje mendoni se i lejohen femrave por jo meshkujve?

Seksioni III: Ndarja e punëve dhe përgjegjësive në organizimin familjar.

18 .Përgjegjësitë e burrit dhe gruas në familjen tuaj janë të njëjta?

19 .Cilat janë përgjegjësite e burrit në familjen tuaj?

20 .Cilat janë përgjegjësite e gruas në familjen tuaj?

21. Jeni të dy të punësuar?

22. Kush nga ju i dërgon fëmijët nëshkollë/kopësht, i merr nga shkolla, i ndihmon me mësimet?

23. Cili nga ju shkon në takimin me prindër? (Në rast se femija juaj është në shkollë)

24 . Cili nga ju shkon/ka shkuar në festat e kopshtit?

25 .Kush merret me punët e shtëpisë, të gatuajë, të bëjë pazarin, të mbajë buxhetin e shtëpisë?

Seksioni IV: Stimulimet dhe dallimet ndaj fëmijëve në aktivitete dhe sjellje të vecanta

26. Cilat janë preferencat për ngjyrat që pëlqeni t’ja përdorni vajzës dhe djalit?

27. Tregoni ndonjë situatë kur mund ti keni thënë djalit tuaj mos bëj si vajzë.

28 .Tregoni ndonjë situatë kur mund ti keni thënë vajzës tuaj mos bëj si djalë.

29. Keni dëgjuar tu drejtohen të tjerët fëmijës tuaj mos bëj si vajzë/djalë? Nëse po, cfarë

mendoni në këtë rast?

30 .Sa e përfshini djalin/vajzën tuaj në ndihmesën në ambjentin e shtëpisë si: të mbledhi lodrat,

të vendosi rrobat dhe kepucët ne vendin e duhur?

31 .Sa e përfshini djalin tuaj në aktivitete jashtë shtepisë?

32. Sa e përfshini vajzen tuaj në aktivitete jashtë shtepisë?

33. I nxisni vajzat të luajnë me kukulla?I përgëzoni vajzat kur luajnë me kukulla?

Page 155: Tema: Familja dhe rolet gjinore”doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/10/Doktorature.pdf · blerjen në shtëpi dhe marrëveshjet ligjore të martesës dhe divorcit.

143

34 .I nxisni djemtë të luajnë me makina? I përgezoni kur luajnë me to?

35. Me cilin nga fëmijët bëni me tepër lojëra fizike, me djalin apo me vajzën?

36. A duhet që djemtë dhe vajzat të rriten ndryshe? Pse?

37. A duhet që djemtë dhe vajzat të trajtohen ndryshe nga prindërit? Pse?