STATUTI I SHOQATES SE TE VERBERVE TE SHQIPERISE … i... · Krijimi i kushteve dhe permiresimi i...

27
STATUTI I SHOQATES SE TE VERBERVE TE SHQIPERISE (Miratuar ne Kongresin e V-te te SHVSH – 28 Korrik 2018) KAPITULLI 1 DISPOZITA TE PERGJITHSHME Neni 1 Perkufizim Shoqata e te Verberve te Shqiperise eshte bashkim vullnetar i personave qe kane fituar statusin e te verberit. Ajo eshte krijuar me 8 Janar 1991 ne Tirane dhe ka seline po ne Tirane. Me poshte ne kete statut do te quhet SHVSH. Shoqata e te verberve te Shqiperise perfshin ne gjirin e saj grupe, komunitete te te verberve si edhe organiza qe mbeshtesin programin e SHVSH apo ofrojne sherbime per te verberit. Neni 2 Perkufizim SHVSH eshte organizate joqeveritare, jofitimprurese, humanitare. Ajo bashkepunon me shtetin, me të tretët dhe me institucionet e tij ne menyren e parashikuar me ligj dhe me akte te tjera nenligjore te pranuara prej saj ose ne masen e percaktuar nga marreveshja apo kontrata ku SH.V.SH eshte pale e barabarte dhe i ka nenshkruar ato. Neni 3 Objektivat dhe qellimet SH.V.SH ka si qellim: a. Harmonizimin e interesave te anetareve te saj, ne themel te bashkimit te te cileve qendrojne pasojat e verberise. b. Mbrojtjen e interesave dhe te drejtave te te verberve ne menyre te organizuar dhe publike. c. Mbrojten individuale e kolektive te percaktuar ne ligje dhe akte nenligjore, para gjykatave dhe organeve shteterore e administrative. d. Rritjen e nivelit arsimor dhe profesional te te gjithe shtreses se te verberve. e. Krijimi i kushteve dhe permiresimi i aksesit ne informacion f. Krijimi i kushteve dhe rritja e autonomise ne orientim dhe levizje g. Integrimin e te verberve ne shoqerine normale. h. Edukimin e anetareve me frymen e vetebesimit dhe te optimizmit ne menyre qe ata te bejne veterritjen e dinjitetit dhe personalitetit te tyre. i. Krijimi i shanseve te barabarta j. Mbikeqyrjen e nivelit te jeteses se te verberve dhe ndermjetesimin ne strukturat ligjvenese dhe ekzekutive per permisimin e saj. k. Shoqata udheheq dhe sensibilizon opinionin lokal, kombetar, nderkombetar, shoqeror dhe zyrtar ne dobi te zgjidhjes se problemeve te tyre. l. Ofron sherbime te posacme dhe te pergjithshme per te gjithe qytetaret e verber drejteperdrejte ose nepermjet personave juridike te krijuar prej saj. m. Ne funksion te realizimit te qellimeve te percaktuara ne kete nen, ajo zhvillon veprimtari biznesi drejteperdrejte ose nepermjet personave juridike te krijuar prej saj. 1

Transcript of STATUTI I SHOQATES SE TE VERBERVE TE SHQIPERISE … i... · Krijimi i kushteve dhe permiresimi i...

Page 1: STATUTI I SHOQATES SE TE VERBERVE TE SHQIPERISE … i... · Krijimi i kushteve dhe permiresimi i aksesit ne informacion f. Krijimi i kushteve dhe rritja e autonomise ne orientim dhe

STATUTI I

SHOQATES SE TE VERBERVE TE SHQIPERISE (Miratuar ne Kongresin e V-te te SHVSH – 28 Korrik 2018)

KAPITULLI 1

DISPOZITA TE PERGJITHSHME

Neni 1 Perkufizim

Shoqata e te Verberve te Shqiperise eshte bashkim vullnetar i personave qe kane fituar statusin e te verberit. Ajo eshte krijuar me 8 Janar 1991 ne Tirane dhe ka seline po ne Tirane. Me poshte ne kete statut do te quhet SHVSH. Shoqata e te verberve te Shqiperise perfshin ne gjirin e saj grupe, komunitete te te verberve si edhe organiza qe mbeshtesin programin e SHVSH apo ofrojne sherbime per te verberit.

Neni 2 Perkufizim

SHVSH eshte organizate joqeveritare, jofitimprurese, humanitare. Ajo bashkepunon me shtetin, me të tretët dhe me institucionet e tij ne menyren e parashikuar me ligj dhe me akte te tjera nenligjore te pranuara prej saj ose ne masen e percaktuar nga marreveshja apo kontrata ku SH.V.SH eshte pale e barabarte dhe i ka nenshkruar ato.

Neni 3 Objektivat dhe qellimet

SH.V.SH ka si qellim: a. Harmonizimin e interesave te anetareve te saj, ne themel te bashkimit te te cileve qendrojne

pasojat e verberise. b. Mbrojtjen e interesave dhe te drejtave te te verberve ne menyre te organizuar dhe publike. c. Mbrojten individuale e kolektive te percaktuar ne ligje dhe akte nenligjore, para gjykatave

dhe organeve shteterore e administrative. d. Rritjen e nivelit arsimor dhe profesional te te gjithe shtreses se te

verberve. e. Krijimi i kushteve dhe permiresimi i aksesit ne informacion f. Krijimi i kushteve dhe rritja e autonomise ne orientim dhe levizje g. Integrimin e te verberve ne shoqerine normale. h. Edukimin e anetareve me frymen e vetebesimit dhe te optimizmit ne

menyre qe ata te bejne veterritjen e dinjitetit dhe personalitetit te tyre. i. Krijimi i shanseve te barabarta j. Mbikeqyrjen e nivelit te jeteses se te verberve dhe ndermjetesimin ne

strukturat ligjvenese dhe ekzekutive per permisimin e saj. k. Shoqata udheheq dhe sensibilizon opinionin lokal, kombetar,

nderkombetar, shoqeror dhe zyrtar ne dobi te zgjidhjes se problemeve te tyre. l. Ofron sherbime te posacme dhe te pergjithshme per te gjithe qytetaret e

verber drejteperdrejte ose nepermjet personave juridike te krijuar prej saj. m. Ne funksion te realizimit te qellimeve te percaktuara ne kete nen, ajo

zhvillon veprimtari biznesi drejteperdrejte ose nepermjet personave juridike te krijuar prej saj.

1

Page 2: STATUTI I SHOQATES SE TE VERBERVE TE SHQIPERISE … i... · Krijimi i kushteve dhe permiresimi i aksesit ne informacion f. Krijimi i kushteve dhe rritja e autonomise ne orientim dhe

Neni 4 Sh.V.Sh si person juridik dhe unik

SH.V.SH eshte organizate unike dhe person juridik. Personalitetin e saj juridik e mbartin organet e saj drejtuese sipas menyres se percaktuar ne kete statut. E gjithe veprimtaria e SHVSH udhehiqet dhe bazohet ne kete statut, ne vendimet dhe urdherat e organeve drejtuese te saj dhe ne pajtim me ligjet e shtetit. SHVSH gezon te drejten e perfaqesimit per te drejta dhe interes individual ose kolektiv. Kjo e drejte percaktohet nga:

a- Vullneti i delegateve ne Kongres b- Tagrat e percaktuar ne prokuren e posacme te nenshkruara nga shumica e cilesuar e

qytetareve te verber, gjate vitit 2009, te miratuar ne kete kongres si dhe prokurave te tjera te mevonshme te nenshkruara nga qytetaret e verber.

c- Te gjitha format e percaktuara ne ligje, akte nenligjore dhe ne ligjin 8098, Per Statusin e te verberit, si dhe VKM 277 date 18.06.1997 (i ndyshuar).

KAPITULLI 2

ANETARET E SHOQATES

Neni 5 Parimet e pranimit

Pranohen si anetare te SHVSH te gjithe shtetasit shqiptare. Ata me rezidence te perhershme ne Shqiperi, si dhe ata persona me shtetesi te huaj, por me kombesi shqiptare qe : a. Pranojne statutin dhe programin e saj b. Luftojne me ndergjegje dhe devotshmeri per realizimin e objektivave dhe detyrave te

percaktuara ne statut c. Respektojne me korrektesi parimet dhe normat morale dhe ligjore te shoqerise shqiptare e

specifikisht te SHVSH d. Paguajne rregullisht kuotizacionin e anetaresise.

Neni 6 Pranimi behet pasi te jene plotesuar keto kritere

a. Pranohen si anetare me te drejta te plota te gjithe ata qe kane perfituar Statusin e te Verberit ose në çdo rast kanë dëmtim të shikimit në masën 90%.

b. Proçedurat për pranimin dhe largimin përcaktohen në rregulloren e SHVSH-së.

Neni 7 Kategorite e anetareve

Jane anetare te SH.V.SH te kategorizuar si me poshte : a. Anetare me te drejta te plota te pranuar sipas procedures se parashtruar nga neni 6 b. Anetare ne rritje (kandidate) c. Anetare mbeshtetes d. Anetare nderi e. Anetare pasive

Pranimi, rregjistrimi dhe largimi i anetareve te parashikuar ne pikat b, c, d, e te ketij neni behet mbi bazën e kritereve të përcaktuara në nenin 5, 6 dhe 8.

2

Page 3: STATUTI I SHOQATES SE TE VERBERVE TE SHQIPERISE … i... · Krijimi i kushteve dhe permiresimi i aksesit ne informacion f. Krijimi i kushteve dhe rritja e autonomise ne orientim dhe

Neni 8 Largimi i anetareve

Largimi i anetarit te SH.V.SH - se behet ne keto raste: a. Kur largohet vullnetarisht. b. Kur perjashtohet nga Shoqata. c. Per cdo lloj arsye te miratuar nga Presidenca. d. Ne rast vdekje. e. Anëtarët me të drejta të plota përjashtohen kur haptazi dhe publikisht dëmtojnë

imazhin e organizatës së të verbërve apo komunitetit.

Neni 9 Te drejtat e anetareve

1. Anetaret me të drejta të plota te SH.V.SH kane keto te drejta: a. Te shfaqin lirisht mendimet e tyre per cdo lloj problemi te Shoqates, ne cdo forum

brenda saj b. Anëtarët me të drejta të plota kane të drejtë te zgjedhin dhe te zgjidhen ne te gjitha

organet drejtuese. E drejta per t’u zgjedhur nuk mund te ushtrohet per nje afat te caktuar me Vendim te Gjykates se SHVSH ne rast te shkeljeve sipas pikave 11 e 12 te ketij statuti.

c. Te bejne sugjerime, verejtje dhe kritika brenda Shoqates per secilin dhe per cdo organ drejtues

d. Te perfitojne nga ndihmat dhe privilegjet qe i behen SHVSH-se ne baze te ligjit per anetaret e saj.

e. Te ankohen ne organet me te larta per cdo padrejtesi qe mendojne se u behet. f. Të përfitojnë shërbime me kosto të favorizuar

2. Kategoritë e tjera të anëtarëve kanë këto të drejta:

a. Të marrin pjesë në veprimtari të ndryshme apo mbledhje me shpenzimet e tyre. b. Të bëjnë sugjerime dhe të këshillojnë në dobi të forcimit të rolit të SHVSH-së dhe të

mbrojtjes së interesave të të verbërve. c. Të përfitojnë shërbime apo mbrojtjen e tyre nga SHVSH sipas kritereve të përcaktuara

në rregulloren e saj. d. Të vlerësohen dhe simulohen nga SHVSH për kontributet e dhëna të të verbërve. e. Të mbeshteten pranë të tretëve kur ata pretendojnë të vleresohen për kontributet e

dhëna për SHVSH apo anëtarët e saj.

Neni 10 Detyrat, evidentimi i vlerave pozitive dhe shmangia e shkeljeve

1. Detyrat e anetareve a) Te plotesojne te gjitha detyrimet qe rrjedhin nga ky statut b) Te marrin pjese rregullisht ne zgjidhjen e problemeve dhe permbushjen e detyrave qe u

ngarkohen c) Te luftojne per rritjen e dinjitetit dhe personalitetit te tyre, duke manifestuar sjellje ne

perputhje te plote me normat e moralit publik d) Te respektojne parimet dhe normat e statutit dhe ne te gjithe veprimtarine e tij, ne dobi

te SHVSH -se, te udhehiqen nga fryma e ketij statuti e) Te bejne perpjekje per integrimin e tyre ne jeten normale te shoqerise demokratike. f) Te ruajne konfidencialitetin e veprimtarise se organizates.

3

Page 4: STATUTI I SHOQATES SE TE VERBERVE TE SHQIPERISE … i... · Krijimi i kushteve dhe permiresimi i aksesit ne informacion f. Krijimi i kushteve dhe rritja e autonomise ne orientim dhe

g) Te kontriboje vullnetarisht ne shtimin e vlerave morale, shoqerore dhe ekonomike te SHVSH-se.

2. Vleresimi pozitiv dhe masat disiplinore a. Çdo kontribut ekonomik- financiar me punë vullnetare të dukshme në kohë

dhe cilësi shënohet në regjistrin përkatës të degës, pasi të njihet me vendim të këshillit të degës ose të rajonit.

b. Çdo kontribut i shënuar, bëhet i njohur në degë, rajon apo nivel kombëtar në përputhje me efektet e tij.

c. Kontributet gjithashtu mbahen parasysh gjatë proceseve të zgjedhjeve, apo të përzgjedhjeve, në kryerjen e detyrave organizative apo funksioneve administrative.

d. Besnikeria ndaj kauzes se individit te verber ne kuader te implementimit te te drejtave themelore te njeriut te parashikuar ne Kushtetuten e Republikes se Shqiperise, ne Konventen e Kombeve te Bashkuara per te drejtat e Personave me Aftesi te Kufizuar, si dhe ne ligjet dhe aktet nenligjore qe u mundeson te verberve mbeshtetjen ne gjitheperfshirje dhe ne perballimin e barrierave, duke shmangur mbivendosjen e interesave personale.

e. Do të konsiderohen kontribute negative dhe të dëmshme, çdo deklarim publik qe cënon integritetin apo figurën e të verbërve, të shoqatës, apo strukturave të saj vartëse.

f. Askush nuk mund të bëj deklarime publike në emër të shoqatës dhe strukturave të saj përveç personave përfaqësues sipas statutit.

g. Askush nuk ka të drejtë të jape të dhëna personale për qytetarë të verbër, pjesëmarrës në aktivitete organizative apo në shërbime.

h. Askush nuk ka të drejte të japë të dhëna për veprimtarine organizative dhe financiare të degës, të rajonit apo të qendrës.

i. Çdo veprim ne kundershtim me pikat e, f, g, h konsiderohet shkak për marrjen e masave deri në përjashtim nga shoqata.

3- Te drejtat dhe detyrat me te hollesishme per kategori te tjera te anetaresise percaktohen ne Rregulloren e funksionimit te degeve dhe rajoneve

Neni 11

Rastet e perjashtimit 1- Rastet e perjashtimit te antareve me te drejta te plota:

a. Kur shkel dispozitat e percaktuara ne kete statut, vecanerisht ato te parashikuara ne kapitullin 2 (dy).

b. Kur veprimtaria e tij ne SHVSH ka tendenca denigruese dhe percarese. c. Kur kryen shkelje te renda te ligjeve te shtetit qe kane te bejne me moralin publik. d. Kur haptas dhe me ndergjegje, shmanget nga kryerja e detyrave, pagimi i kuotizacionit

ose pjesemarrja ne mbledhje dhe aktivitete te tjera. e. Haptaz dhe publikisht propagandon ose bashkepunon me individe apo organizata, te

cilat i kundervihen interesave te individit te verber, apo parimeve dhe objektivave te SHVSH-se.

2- Rregullat per perjashtimin e kategorive te tjera te anetarsise percaktohen ne Rregulloren e funksionimit te SHVSH dhe ne Rregulloren e funksionimit te Gjykates se SHVSH.

4

Page 5: STATUTI I SHOQATES SE TE VERBERVE TE SHQIPERISE … i... · Krijimi i kushteve dhe permiresimi i aksesit ne informacion f. Krijimi i kushteve dhe rritja e autonomise ne orientim dhe

Neni 12 Organet kompetente per dhenien e masave

1. Propozimin per perjashtim nga Shoqata mund ta bejne jo me pak se 15 anetare me te drejta te plota, Keshilli i Deges, Këshilli i Rajonit, Koordinatori Rajonal ose Presidenti.Te gjithe keto organe kane te drejte qe per shkelje te normave te statutit dhe akteve qe rrjedhin prej tij te propozojne me pare masa disiplinore si: keshillimin, verejtje, verejtje me paralajmerim ose shkarkimin e perjashtimin nga organet drejtuese, ose heqjen e te drejtes per t’u zgjedhur per nje afat deri ne 5 vjet.

2. Te gjitha propozimet e parashikuara nga pika me lart shqyrtohen dhe miratohen nga presidenca.

Neni 13

Procedurat e ankimit 1. Anetari ka te drejte te ankohet ndaj masave te marra ne organin epror sipas hierarkise se

caktuar ne kete statut. Organi me i larte anullon masen e organit me te ulet. Ankesat kunder vendimeve te Keshillit Kombetar paraqiten ne Gjykatën e SHVSH. Gjykata e Shkallës së Parë eshte organi kompetent per shqyrtimin e kerkeses. Ankimi kunder cdo vendimi paraqitet ne Gjykaten e SHVSH. Vendimi i Gjykates se SHVSH eshte perfundimtar me perjashtim te rasteve kur Keshilli Kombetar me ¾ e anetareve te tij kerkon pezullimin e vendimit. Autoriteti qe zgjidh kete konflikt eshte Kongresi.

2. Afatet e ankimit percaktohen ne rregulloren e funksionimit te Gjykates se SHVSH. Ne cdo rast asnje ankimi nuk mund te pranohet nese kane kaluar 30 dite nga marrja e vendimit ose e marrjes dijeni per dhenien e vendimit perkates.

3. Procedura teknike e perjashtimit caktohet nga Presidenca, ndersa ato per kushtet e ripranimit nga Keshilli Kombetar.

KAPITULLI 3 MARREDHENIET ME TE TRETET

Neni 14

Fushat dhe llojet e marredhenieve me te tretet. SH.V.SH – ja ka te drejte te hyje ne marredhenie me te tretet si pale e barabarte. Ajo ka te drejte te marre persiper, ne kufij te caktuar nga ligji, statuti e aktet qe rrjedhin prej tij si dhe ne perputhje me mundesite e saj, zhvillimin e veprimtarive te biznesit. Llojet e marredhenieve me te tretet mund te jene: a. Marredhenie 2 paleshe biznesi. b. Marredhenie 2 paleshe ndihme reciproke ne fushen sociale, kulturore, sportive, shkencore

etj. c. Marredhenie integrimi ku SHVSH integrohet ne kuadrin e organizatave apo organizmave si

kandidate, anetare, apo forma te tjera te njohura nga ligji apo praktika. d. Marredhenie te posacme me efekt te brendshem sic jane me personat juridike te uar prej

saj. e. SHVSH eshte anetare me te drejta te plota ne Komitetin Konsultativ Ballkanik, Bashkimin

Europian te te Verberve dhe Bashkimin Boteror te te Verberve . f. Mardhënja me të tretët për mbledhje fondesh të bazuar në dispozitat e kodit civil në formën

e kontratave të agjensisë, shërbimit dhe forma të tjera të lejuara nga ligji.

5

Page 6: STATUTI I SHOQATES SE TE VERBERVE TE SHQIPERISE … i... · Krijimi i kushteve dhe permiresimi i aksesit ne informacion f. Krijimi i kushteve dhe rritja e autonomise ne orientim dhe

Neni 15 QKRV

Qendra Kombetare e Rehabilitimit te te Verberve Qendra Kombetare e Rehabilitimit te te Verberve, qe me poshte do te quhet QKRV, eshte person juridik i uar nga SHVSH me qellim te ofrimit te sherbimeve te posacme dhe financohet, subvensionohet ose sponsorizohet prej saj, prej shtetit ose donatoreve te tjere si dhe kontributet dhe pagesat e perfituesve. QKRV - ja mund te gezoje cdo atribut apo te drejte si dhe te kryeje cdo detyre te ngarkuar nga SHVSH. QKRV-ja ngarkohet te kryeje ofrimin e sherbimeve te posacme dhe te gjitha detyrat e percaktuara ne statutin e saj nga Keshilli Kombetar. QKRV-ja mund te kryej veprimtari biznesi ne funksion te qellimeve dhe detyrave te saj, e vetme ose me partnere te tjere. Kapitalet e trupzuara ose te patrupzuara jane pjese integrale e atyre te SHVSH-se.

Neni 16 Krijimi i personave juridik

SHVSH-ja ka te drejte te themeloje persona juridike, vetem ose ne ortakeri, per te ushtruar veprimtari biznesi me qellim fitimi, i cili perdoret per realizimin e objektivave te ketij statuti. Lloji i personave juridike te jete kryesisht SH.P.K. Keshilli Kombetar vendos sipas rastit dhe nevojes per lloje te tjera te personave juridike. Statutet e tyre miratohen nga Keshilli Kombetar kur eshte e nevojshme, i cili percakton gjithashtu shkallen e autonomise apo pavaresise se pjesshme te tyre. Rregulla te tjera te karakterit administrativ miratohen nga Presidenca.

KAPITULLI 4 NDERTIMI I SH.V.SH

Neni 17

Strukturat e SHVSH SHVSH funksionon sipas kesaj skeme strukturore:

a. Seksioni b. Dega c. Rajoni

Neni 18 Seksioni

Seksioni eshte njesia baze e Deges. Ai ngrihet mbi bazen e ndarjeve administrative brenda Bashkise. Me vendim te Keshillit te Deges dhe me miratim te Presidentit, ne rast nevoje, ne perputhje me numrin, mund te behen bashkime ose ndarje seksionesh, apo forma te tjera te njesive administrative. Veprimtaria e Seksionit bazohet ne kete Statut dhe udhehiqet nga organet drejtuese perkatese te Degeve.

6

Page 7: STATUTI I SHOQATES SE TE VERBERVE TE SHQIPERISE … i... · Krijimi i kushteve dhe permiresimi i aksesit ne informacion f. Krijimi i kushteve dhe rritja e autonomise ne orientim dhe

Neni 19 Dega

1- Dega përbëhet nga seksionet brenda juridiksionit administrativ të Bashkisë, por me vendim të Presidencës sipas rastit mund të rikompozohen. Me propozim të Këshillit të Rajonit dhe me miratimin e Presidencës mund të krijohen degë të reja, me jo më pak sesa 15 anëtarë. Degët kategorizohen si më poshtë:

a. Kategoria e parë: 15-100 anëtarë b. Kategoria e dytë: Deri në 300 anëtarë c. Kategoria e tretë: Deri ne 500 anëtarë d. Kategoria e katert: Mbi 500 anetare

Degët kategorizohen për efekt të funksionimit administrativ dhe ekonomik. Tirana kategori ekstra.

Neni 20 Deget jofunksionale

Deget jofunksionale jane ato ne te cilat numri i anetareve eshte me pak se 15 ose numri i anetaresise eshte me pak se 20% e numrit te qytetareve te verber brenda juridiksionit administrativ. Ne kete rast funksioni i deges zevendesohet nga keshilli i rajonit. Administrimi behet nga kryetari i keshillit rajonal. Koordinatori rajonal i propozon Presidences riorganizimin e deges.

Neni 21 Veprimtaria e Deges

Deget jane pjese perberese e SHVSH–se, te cilat ne veprimtarine e tyre kane autonomine qe i lejohet nga ky statut dhe akteve qe rrjedhin prej tij. Veprimtaria e degeve udhehiqet nga Keshilli i Rajonit dhe mbikqyret nga Koordinatori Rajonal.

Neni 22 Rajoni

Rajoni ngrihet mbi bazen e ndarjes administrative te Qarkut ose prefektures dhe perbehet nga Deget ne juridiksionin territorial te qarkut. Numri i rajoneve eshte i njejte me numrin e Qarqeve ose Prefekturave te Republikes se Shqiperise. Me vendim te Presidences dhe ne funksion te lehtesimit dhe ofrimit te sherbimeve mund të krijohen struktura të reja mes degëve të rajoneve të ndryshme.

Neni 23 Forumet mbi baza sociale

SHVSH-ja mund te strukturohet edhe mbi bazen e shtresave sociale ne formen e forumeve. Krijimi dhe rregullat e veprimtarise se tyre miratohen nga Keshilli Kombetar. Do te konsiderohet pjese e SHVSH-se edhe forma te tjera organizimi profesional, sportiv, apo edhe fetar. Pavaresisht nga shkalla juridike e autonomise se tyre format e ketyre mardhenieve percaktohen me vendim te keshillit kombetar.

Neni 24 Organet kryesore Qendrore

1. Organet Kryesore Qendrore te zgjedhura te SH.V.SH sipas funksioneve te tyre jane : a. Kongresi i SH.V.SH - se b. Keshilli Kombetar c. Gjykata e SHVSH-së d. Presidenti

2. Organe te tjera konsultative, ekzekutive, administrative jane

7

Page 8: STATUTI I SHOQATES SE TE VERBERVE TE SHQIPERISE … i... · Krijimi i kushteve dhe permiresimi i aksesit ne informacion f. Krijimi i kushteve dhe rritja e autonomise ne orientim dhe

a. Asambleja Kombetare b. Presidenca c. Presidenti d. Keshilli i eksperteve e. Administratori kombëtar. f. Sekretari i pergjithshem ( ose Shefi i Administrates) g. Koordinatori rajonal h. Këshilli i Rajonit.

3. Detyrat dhe kompetencat e tyre percaktohen ne kete statut, ose me rregullore te miratuara nga Keshilli Kombetar dhe Presidenca. Ndalohen konfliktet ne juridiksionin e veprimtarise se tyre.

KAPITULLI 5 ORGANET DREJTUESE QENDRORE

Neni 25 Kongresi

Kongresi i SH.V.SH eshte organi me i larte i saj. Ai mblidhet cdo 5 vjet. Ky afat mund te ndryshohet ne raste te jashtezakonshme dhe sipas menyres se parashikuar ne kete statut. Kongresi ka keto atribute:

a. Percakton drejtimet kryesore te veprimtarise se SHVSH–se. b. Analizon dhe vlereson punen e bere gjate periudhes nga Kongresi paraardhes te

organeve drejtuese te SHVSH c. Miraton ndryshimet e pjesshme ose te plota te statutit te SHVSH- se d. Zgjedh dhe pranon doreheqjen e Presidentit, Keshillit Kombetar dhe gjykates se SHVSH. e. Miraton drejtimet kryesore ekonomike midis Kongreseve. f. Vendos vazhdimesine ose shperndarjen e SHVSH–se.

Neni 26

Thirrja e jashtezakonshme e Kongresit Thirrja e jashtezakonshme e Kongresit behet me kerkesen e Presidentit ne rastet kur:

a. Jep doreheqjen Presidenti. b. Jep doreheqjen shumica e cilesuar e Keshillit Kombetar. c. Kur ndodhin ngjarje te jashtezakonshme ne vend, qe prekin interesat thelbesore te

SHVSH–se. d. Thirrja e jashtezakonshme e Kongresit sipas pikave a,b,c te ketij neni te behet jo me

vone se 3 muaj nga lindja e shkakut.

Neni 27 Keshilli Kombetar

Keshilli Kombetar eshte organi me i larte midis dy Kongreseve. Keshilli Kombetar pervec detyrave dhe kompetencave te percaktuara ne nenet e tjera te ketij statuti ka dhe keto kompetenca:

a. Drejton punen per realizimin e objektivave dhe detyrave qe percakton Kongresi. b. Percakton drejtimet kryesore te punes dhe te aktivitetit midis dy mbledhjeve te tij. c. Miraton buxhetin dhe bilancin vjetor. d. Vendos per shpenzime te jashtezakonshme kur ato prekin me shume se 1/3 e buxhetit

ne te njetjen kohe dhe per te njejtin problem. e. Percakton stemen dhe simbolet e tjera te SHVSH–se.

8

Page 9: STATUTI I SHOQATES SE TE VERBERVE TE SHQIPERISE … i... · Krijimi i kushteve dhe permiresimi i aksesit ne informacion f. Krijimi i kushteve dhe rritja e autonomise ne orientim dhe

f. Miraton strukturen dhe rregulloren e funksionimit te Presidences dhe mbi bazen e propozimit te Presidentit percakton perberjen e saj.

g. Miraton shkarkimin e Keshillit te Deges dhe te rajonit sipas propozimit te Presidences. h. Percakton masen e kuotes per cdo anetar si dhe ndryshimet e saj. i. Zgjedh komisionin organizator per organizimin e zgjedhjeve ne Kongres qe behet jo me

vone se dy muaj para mbledhjes se Kongresit. j. Miraton Rregulloren e funksionimit te degeve dhe rajoneve. k. Miraton Rregulloren e funksionimit te Gjykates se SHVSH.

l. Miraton kriteret mbi percaktimin e kontributeve dhe vlerave si dhe formen dhe strukturen e rregjistrit ku pasqyrohen ato.

Neni 28 Zgjedhja dhe perberja e Keshillit

a. Anetaret e Keshillit zgjidhen nga Kongresi. Konsiderohet i zgjedhur ai qe fiton shumicen absolute te votave te delegateve pjesemarres ne salle.

b. 12 Anetaret e Keshillit Kombëtar jane koordinatoret e rajoneve dhe zgjidhen me propozimin e delegateve te rajonit. Ata jane përfaqësues te Këshillit Kombëtar ne rajon.

c. 12 anëtarë te tjere te keshillit kombetar jane aktivistë të spikatur të forumeve apo grupeve te tjera ne Shoqate. Ketu perfshihen figura te shquara me kontribute te vecanta si dhe ish Presidenti i fundit, i cili eshte automatikisht anetar i Keshillit Kombetar.

d. Presidenti i SHVSH eshte automatikisht Kryetar i Keshillit Kombetar. e. Keshilli Kombetar mblidhet nje here ne vit, per raste te vecanta me kerkesen e Presidentit

ose me kerkesen e 1/3 e anetareve te tij, mund te mblidhet dhe jashte ketij afati. f. Keshilli Kombetar percakton numrin e komisioneve te perhershme dhe zgjedh anetaret e

tyre. g. Komisionet zgjedhin Kryetarin dhe kane si funksion kryesor mbikqyrjen e realizimit te

detyrave te percaktuara nga Keshilli si dhe pergatitjen e raporteve per te. Ato funksionojne mbi bazen e rregullores se Keshillit Kombetar.

Neni 29

Rregulla per perjashtimin dhe kooptimin e anëtarëve të Keshillit Kombetar Keshilli Kombetar mund te perjashtoje deri 1/3 e anetareve te tij. Kur ky numer kalohet atehere thirret nje Asamble e jashtezakonshme e perbere nga te gjithe Kryetaret e Degeve dhe anetaret e Keshillit Kombetar, e cila vendos per zevendesimet e metejshme. Kur keto zevendesime kalojne shumicen e cilesuar te zgjedhur nga Kongresi paraardhes, Presidenti therret Kongresin e Jashtezakonshem.

Neni 30 Presidenca

1. Presidenca eshte organi qeverises administrativ i SH.V.SH, i cili perbehet nga 7-9 anetare. 2. Presidenca udhehiqet nga Presidenti dhe mblidhet jo me pak se 3 here ne vit. Ne raste te

jashtezakonshme me kerkesen e Presidentit, Presidenca mblidhet jashte rradhe. 3. Ne mungese te Presidentit, Presidenti cakton njerin nga zevendesat per ushtrimin e

funksioneve administrative. Menyra e zevendesimit te Presidentit caktohet ne rregulloren e funksionimit te saj.

9

Page 10: STATUTI I SHOQATES SE TE VERBERVE TE SHQIPERISE … i... · Krijimi i kushteve dhe permiresimi i aksesit ne informacion f. Krijimi i kushteve dhe rritja e autonomise ne orientim dhe

Neni 31 Kompetencat e Presidences

a. Udheheq punen per zbatimin e vendimeve te Keshillit Kombetar b. Udheheq dhe kontrollon aktivitetin ekonomiko-financiar ndermjet 2 mbledhjeve te Keshillit

Kombetar. c. Vendos mbi ndryshimet strukturore te degeve dhe rajoneve dhe miraton rregulloren e

funksionimit te tyre. d. Emeron administratorin kombëtar dhe shefin e administrates ose Sekretarin e Pergjithshem. e. Miraton marreveshjet me pale te treta brenda dhe jashte vendit dhe me te rendesishmet ia

paraqet per miratim Keshillit Kombetar. f. Ne raste te jashtezakonshme ushtron kompetencat e Keshillit Kombetar duke paraqitur ne

mbledhjen e tij te pare cdo vendim te marre. g. Kontrollon aktivitetin ekonomiko - financiar te degeve dhe rajoneve dhe merr masa

disiplinore perkatese kur eshte e nevojshme. h. Ne rastet e shkeljeve te renda te statutit dhe te ligjeve ne fuqi, vendos shkarkimin e

Kryetarit te deges, Kryesise se deges dhe te rajonit dhe i zevendeson ata me emerim provizor.

i. Vendos thirrjen e jashtezakonshme te konferences se deges dhe rajonit. j. Ne raste shkeljesh te renda te statutit dhe ligjeve ne fuqi, i propozon Keshillit Kombetar

shkarkimin e Keshillit te deges dhe rajonit. k. Miraton rregulloren e funksionimit te Keshillit te Eksperteve si dhe strukturen e tij. l. Vendos mbi ngritjen dhe perberjen e komisioneve te zakonshme dhe speciale te ngritura per

qellime te rastit ose te perkohshme. m. Miraton perjashtimin e anetareve te SH.V.SH - se mbi bazen e propozimit te ardhur nga

Keshilli i Deges, kryesia e rajonit, koordinatori rajonal ose presidenti. n. Vendos per ripranimin e anetareve te perjashtuar. o. Percakton qendren administrative te deges dhe rajonit. p. Percakton dokumentacionin per pranimin e anetareve te SH.V.SH - se sipas nenit 6, pika

a,b,c,d. q. Emëron antarët e bordit apo bordeve të përsonave juridik të krijuara nga SHVSH sipas

rregullave të përcaktuara në statutet përkatës. r. Vendos rregullat dhe kriteret për bashkëpunimin me të tretët për mbledhjen e fondeve,

realizimin e projekteve mbi bazën e ligjeve të posacme si dhe llojeve të ndryshme të kontratave të përcaktuara në kodin civil.

Neni 32

Presidenti Kombetar dhe zyra e tij 1. Perfaqesimi ligjor dhe kompetencat:

Presidenti Kombetar ka personalitetin juridik te SHVSH – se. Drejton politiken dhe aktivitetin e saj ne nivel kombetar. Ne ushtrimin e funksioneve te veta, ai asistohet nga zyra e tij e perbere nga Sekretari i Pergjithshem ose Shefi i Administrates, Komplementari dhe Keshilli i Eksperteve.

2. Presidenti Kombetar gjithashtu, ka keto detyra dhe kompetenca: a. Therret Kongresin, Keshillin Kombetar, Presidencen, Asamblene Kombetare dhe harton

njoftimet dhe rendet e dites te mbledhjeve qe drejton, me perjashtim te Kongresit. b. I propozon Keshillit Kombetar anetaret e Presidences. c. Ne raste te jashtezakonshme ushtron kompetencat e Presidences, Keshillit Kombetar

dhe merr vendimet perkatese duke ia paraqitur per miratim ne mbledhjen e pare te secilit prej tyre.

10

Page 11: STATUTI I SHOQATES SE TE VERBERVE TE SHQIPERISE … i... · Krijimi i kushteve dhe permiresimi i aksesit ne informacion f. Krijimi i kushteve dhe rritja e autonomise ne orientim dhe

d. Emeron, kontrollon, shkarkon administraten lokale dhe qendrore. e. Perfaqeson SHVSH- ne si pale para pushtetit legjislativ, ekzekutiv, gjygjesor si dhe ne

marredheniet nderkombetare duke nenshkruar pranimin ose mospranimin e ligjeve, vendimeve, marreveshjeve, kontratave, etj.

f. Mbikqyr dhe kujdeset per zbatimin e normave te statutit, merr masa dhe urdheron korrigjimin e shkeljeve te tyre.

g. Merr pjese drejtepersedrejti, ose me perfaqesim, ne mbledhjet e organeve drejtuese, rajonale dhe lokale duke shtruar ne rendin e dites ceshtje, te cilat i cmon si te arsyeshme.

h. Emeron komplementarin dhe Keshillin e eksperteve si komponent te tjerë të zyres se tij. 3. Presidenti i nderit

Presidenti i Nderit shpallet nga kongresi dhe perfaqeson unitetin e vlerave me te larta morale te SHVSH-se. Kujdeset per ekuilibrat sociale brenda komunitetit te te verberve dhe i jepet mundesia te kontribuoje ne vazhdimesi ne perputhje me eksperiencen e meparshme. Presidenti i Nderit eshte automatikisht anetar i keshillit kombetar dhe i Presindences. Presidenti i Nderit eshte pjese e protokollit ne zhvillimin e rasteve ceremoniale.

Neni 33 Asambleja Kombetare

Asambleja Kombetare perbehet nga anetaret e Keshillit Kombetar si dhe Kryetaret e Degeve. Kryetarët e rajoneve si dhe kryetarët e forumeve të SHVSH-së si dhe organizatave të tjera të të verbërve me të cilat SHVSH ka marrveshje të vecanta bashkëpunimi. Janë antarë me votë konsultative të asamblese kryetarët e bordeve të përsonave juridik të krijuara nga SHVSH. Asambleja mblidhet kur cmohet e nevojshme nga Presidenti, Presidenca dhe 1/3 e Keshillit Kombetar me qellim konsultimin dhe diskutimin e problemeve, vecanerisht te rendesishme dhe kryesohet nga Presidenti.

Neni 34 Organe te tjera administrative dhe konsultative

Keto organe perbehen kryesisht nga Sekretari i Pergjithshem ose Shefi i Administrates, Administratori Kombetarë.

1. Sekretari i Pergjithshem ose Shefi i Administrates ka keto detyra: b. Mbikqyr legjitimitetin dhe saktesine e akteve te firmosura nga Presidenti. c. Eshte pergjegjes per gjithe dokumentacionin vendimor, ekzekutiv dhe financiar. d. Bashkepunon me Presidentin Kombetar ne plotesimin e funksioneve te tij ne

zhvillimin e iniciativave te karakterit shoqeror. 2. Administratori kombëtarë ka këto detyra dhe kopetenca:

a. drejton fushatat kombëtare dhe lokale për mbledhjen e fondeve. b. ushtron kontroll financiarë periodik mbi degët rajonet dhe cdo përson juridik në varësi

të SHVSH. c. ushtron kontroll financiarë mbi degën e financës së SHVSH dhe urdhëron kryerjen e

pagesave. d. harton raporte financiare mujore dhe tre mujore në përmbushje të detyrave tija të cilat

ia paraqet Presidentit. e. Përgjigjet dhe mbikqyr zbatimin e urdhrave të presidentit në fushen e administrimit

financiare.

11

Page 12: STATUTI I SHOQATES SE TE VERBERVE TE SHQIPERISE … i... · Krijimi i kushteve dhe permiresimi i aksesit ne informacion f. Krijimi i kushteve dhe rritja e autonomise ne orientim dhe

3. Keshilli i Eksperteve emerohet nga Presidenti dhe funksionon si organ konsultativ i tij. Anetaret e Keshillit mund te kryejne detyra te ndryshme ekspertimi dhe kontrolli me urdher dhe per llogari te tij.

4. Sekretari i Pergjithshem ose Shefi i Administrates, Komplementari i zyres dhe Keshilli i Eksperteve sigurojne funksionimin permanent te zyres se Presidentit.

Neni 35

Gjykata e SHVSH-se : Per gjykimin e konflikteve te lindura brenda dhe gjate funksionimit te SHVSH krijohen organet e gjykimit te ndara ne tre nivele dhe qe funksionojne si Gjykata e SHVSH. Niveli i pare eshte Gjykata e Faktit, e cila ndahet e seksionin per ceshtjet statutore dhe Gjykata e Faktit ne seksionin per ceshtjet ekonomike e administrative. Niveli i dyte perbehet nga Gjykata e apelit. Niveli i trete dhe me i larte eshte gjykata e SHVSH- se, e cila nenkupton seance plenare te te gjithe gjygjtareve te faktit dhe te apelit. Gjykata e Faktit per ceshtjet statutore perbehet nga 3 gjygjtare. Gjykata e Faktit per ceshtjet ekonomike administrative perbehet nga 3 gjygjtare. Gjykata e apelit perbehet nga 5 gjygjtare. Gjykatat vihen ne levizje me kerkesen e paleve te interesuara dhe gjykojne mbi bazen e normave te ketij statuti dhe akteve qe rrjedhin prej tij. Procedurat e gjykimit percaktohen ne Rregulloren e funksionimit te saj dhe jane ne analogji me legjislacionin procedurial. Anetaret e Gjykates se Faktit dhe te Apelit nuk mund te ushtrojne asnje funksion te organeve te tjera te percaktuara ne kete statut.

Neni 36 Venia ne levizje dhe kompetencat e Gjykatave

a. Gjykatat e Faktit dhe ajo e apelit vihen ne levizje mbi bazen e kerkesave apo te ankimit te bere nga antaret me të drejta të plota dhe anëtarëve të tjerë të parashikuar në kapitullin 2.

b. Gjykata e Faktit per ceshtjet statutore gjykon te gjitha kerkesat qe kane te bejne me zbatimin apo shkeljen e statutit nga organet drejtuese lokale e qendrore apo nga antaret. Gjykata e Faktit per ceshtje ekonomike administrative gjykon zbatimin apo shkeljen e rregullave statutore apo akteve te tjera qe rrjedhin prej tij qe lidhen me administrimin e ekonomise apo funksionimin e administrates.

c. Gjykata e Apelit shqyrton te gjitha ankimet qe lidhen me vendimet e Gjykatave te Faktit. Gjykata e SHVSH shqyrton te gjitha ankimet kunder vendimeve te Gjykates se Apelit si dhe shqyrton ne menyre te drejteperdrejte ceshtje qe lidhen me interpretime ne rast boshlleku ne statut. Ajo mblidhet me kerkesen e Presidentit, Presidences apo 1/3 te Keshillit Kombetar si dhe kerkeses se 200 anetareve.

Neni 37 Gjykata e SHVSH dhe pavaresia e saj Gjykata e SHVSH eshte organ i pavarur nga asnje organ tjeter vendimmarres apo ekzekutiv. Ajo pergjigjet para Kongresit. Ne zgjedhjen e gjyqtarit te Gjykates se SHVSH duhet te zbatohen keto kritere:

- Te gezoje reputacion per integritet, paanshmeri, ndershmeri dhe objektivitet. - Te jete anetar i SHVSH-se per nje kohe jo me pak se 5 vjet.

12

Page 13: STATUTI I SHOQATES SE TE VERBERVE TE SHQIPERISE … i... · Krijimi i kushteve dhe permiresimi i aksesit ne informacion f. Krijimi i kushteve dhe rritja e autonomise ne orientim dhe

- Te mos jete marre ne 3 vitet e fundit asnje mase disiplinore ose te kete qene objekt gjykimi per shkelje te statutit.

- Te kete nje formim te plote e te pergjithshem me nivel edukimi te pershtatshem per kryerjen e funksionit.

Gjyqtaret e Gjykates se SHVSH-se zgjidhen nga Kongresi. Ata zgjedhin Kryetarin e Gjykates se SHVSH-se, i cili eshte njekohesisht edhe Kryetari i Gjykates se Apelit. Gjykata e Apelit zgjedh Kryetarin e Gjykates se Faktit, seksionin per ceshtjet statutore dhe ceshtjet ekonomike e administrative. Shkarkimi i gjyqtareve te Gjykates se SHVSH behet me vendim te Keshillit Kombetar mbi bazen e propozimit te shumices se Gjykates se SHVSH. Ne kete rast vendimi per gjyqtaret e faktit merret nga Gjykata e Apelit ndersa per gjyqtaret e apelit nga shumica e Gjykates se SHVSH. Plotesimi i vendeve vakante behet me vendim te Keshillit Kombetar mbi bazen e propozimit te Presidences. Vendimet e Gjykates hyjne ne fuqi menjere dhe jane te detyrueshme per te gjithe anetaret dhe strukturat e SHVSH-se.

Neni 38

Asambleja e Rajonit Asambleja e Rajonit formohet nga mbledhja e Keshillave te Degeve perberese te rajonit dhe drejtohet nga Kryetari i Këshillit të Rajonit. Në asamble merr pjesë si i deleguar i Këshillit kombëtar, Koordinatori i Rajonit. Thirret nga shumica e kryetareve te degeve kur cmohet e arsyeshme se ka probleme ne harmonizimin e veprimeve dhe qendrimeve ne nivel prefekture ne favor te zgjidhjeve me te dobishme te perbashketa.Thirrja behet edhe me kerkesen e 1/3 e anetarve te saj. Asambleja e Rajonit ka keto kompetenca:

a. Harmonizon qendrimet e Keshillave te Degeve ne lidhje me zbatimin e statusit te te verberit dhe akteve te tjera ligjore dhe nenligjore brenda Prefektures.

b. Miraton ndermarrjen e veprimeve te perbashketa ne ndihme te nje apo disa degeve. c. Harmonizon qendrime dhe taktika ne fushen e politikes sociale ne nivel Prefekture. d. Zbatimi i pikave a, b, c behet nepermjet marrjes se vendimeve ose rekomandimeve të

detyrueshme për tu zbatuar. e. Zgjedh kryetarin e këshillit të rajonit.

Neni 39

Kryetari dhe Këshilli Rajonal 1. Keshilli Rajonal përbëhet nga:

a) Kryetari i rajonit i zgjedhur nga asambleja rajonale b) Kryetari i degës dhe një anëtar i këshillit për cdo degë i zgjedhur nga konferenca

e saj 2. Këshilli Rajonal ka këto detyra dhe kompetenca:

a) Të mblidhet si rregull balle per balle cdo gjashte muaj dhe cdo dy muaj te zhvilloje takime online per të vlerësuar dhe analizuar situatën aktuale të të drejtave dhe lirive të qytetarëve të verbër.

b) Të vlerësojë zbatueshmërinë e legjislacionit për përfitimin, mbështetjen dhe integrimin e qytetarëve të verbër.

c) Të vlerësojë raportet e paraqitura nga kryetarët e degeve. d) Të miratojë bilancin dhe buxhetin sipas viteve respektive.

13

Page 14: STATUTI I SHOQATES SE TE VERBERVE TE SHQIPERISE … i... · Krijimi i kushteve dhe permiresimi i aksesit ne informacion f. Krijimi i kushteve dhe rritja e autonomise ne orientim dhe

e) Të udhëheqë fushata sensibilizuese në mbrojtje të të drejtave, dinjitetit dhe personalitetit të qytetarit të verbër.

f) Të promovojë arritjen e individëve të verbër në integrimin e tyre individual. g) Të promovojë përhapjen e teknologjisë se re, vecanërisht atë të fushës së

informacionit. h) Të vlerësojë dhe të promovojë aktivistët dhe degët më të shquara në

kontributin e tyre në fuqizimin e rolit të individit dhe SHVSH-së 3. Kryetari i Rajonit ka këto detyra dhe kompetenca:

a) Të udhëheqë veprimtarinë e Këshillit të Rajonit dhe organizmave përbërëse të tyre.

b) Të bashkëpunojë me Koordinatorin Rajonal në menaxhimin e burimeve financiare dhe shtimin e tyre.

c) Të mbajë lidhjet me zyrën e Presidentit në lidhje me cdo shqetësim. d) Të informojë me shkrim Koordinatorin Rajonal për veprimtarinë e degëve dhe

Këshillit të Rajonit në cdo tre muaj. 4. Detyrat dhe kompetencat e tjera të Këshillit Rajonal

Përveç sa parashikohet me siper, Këshilli Rajonal ka këto detyra dhe kompetenca konkrete: a) Përgjigjet për zbatimin e normave statutore, rezolutave dhe detyrave të Kongresit,

vendimeve të Këshillit Kombëtar, vendimeve dhe udhëzimeve të Presidencës dhe Presidentit.

b) Mbështet forcimin e veprimtarisë organizative të degëve. c) Përgjigjet para Koordinatorit për respektimin e statutit, detyrave dhe rezolutave të

Kongresit, vendimeve të Këshillit Kombëtar, vendimeve dhe udhëzimeve të Presidencës dhe Presidentit.

d) Përgjigjet për plan-veprimin e Asamblese së Rajonit. e) Vendos mbi zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta me të gjitha ose disa prej degëve. f) Siguron financimin e nevojshëm për zhvillimin e veprimtarive administrative,

organizative dhe ofrimin e shërbimeve në nivel qarku. g) Bashkëpunon me Këshillin e Qarkut për sigurimin e financimit buxhetor sipas ligjit, duke

paraqitur projekte apo plan- veprime të nevojshme sipas rastit. h) Vendos për shpërndarjen e financimit buxhetor në degë, mbi bazën e formulës: Ndarje

proporcionale të totalit të mbetur pas zbritjes së detyrimeve për Këshillin Kombetar sipas Rregullores se funksionimit te Deges.

i) I propozon Presidencës ngritjen e degëve të reja ose bashkimin e tyre kur çmon se janë plotësuar kushtet.

j) Vlerëson veprimtarine dhe vendimarrjen e këshillave të degëve lidhur me të drejtat e anëtarëve, menaxhimin e veprimtarise administrative ekonomike sipas statutit dhe ofrimin e shërbimeve.

k) Çdo vendim e merr me shumicën e thjeshtë të anëtarëve të Këshillit. Vendimet me shumicë të cilësuar merren në anologji me organet e tjera homologe sipas statutit.

l) Vendimet e Këshillit të Rajonit bëhen të zbatueshme pas konfirmimit nga Koordinatori Rajonal lidhur me pajtueshmërinë e tyre me statutin e SHVSH-së dhe aktet ligjore që rrjedhin prej tij.

m) Pranimi ose refuzimi i nënshkrimit të Koordinatorit bëhet brenda një afati jo më shumë se 10 ditë nga data e dorëzimit për nënshkrim. Mosnënshkrimi nga ana e Koordinatorit brenda afatit konsiderohet si pranim, i cili i bën vendime të vlefshme. Kur Këshilli i Rajonit nuk është dakord me refuzimin nga ana e Koordinatorit ai ka të drejtë t’i

14

Page 15: STATUTI I SHOQATES SE TE VERBERVE TE SHQIPERISE … i... · Krijimi i kushteve dhe permiresimi i aksesit ne informacion f. Krijimi i kushteve dhe rritja e autonomise ne orientim dhe

drejtohet me ankesë Presidencës. Vendimi mbetet i pezulluar deri ne zgjidhjen perfundimtare nga ana e Presidences.

5. Detyrat e Kryetarit të Rajonit Perveç sa parashikohet me siper, Kryetari i Rajonit ka edhe këto detyra dhe kompetenca:

a. Kryetari i Këshillit Rajonal zgjidhet dhe shkarkohet nga Asambleja Rajonale. Për shkelje të rënda të Statutit me propozimin e shumices së kryetarëve të degeve, shkarkohet nga Presidenca.

b. Të nënshkruaje urdhërat për zhvillimin e veprimtarisë administrative ekonomike, të mbikqyrë kohën e punës së sekretarit të rajonit, kryetarit dhe sekretareve të degëve.

c. Të përgjigjet për mbrojtjen dhe forcimin e pronave të SHVSH-së në nivel rajonal. d. Të përfaqesoje dhe të mbrojë interesat e individëve dhe degëve para institucioneve

rajonale. 6. Koordinatori rajonal

a. Koordinatori Rajonal është anëtar i Këshillit Kombëtar, i cili përfaqëson unitetin e anëtarësisë së rajonit në nivel kombëtar. Ai është autoriteti më i lartë dhe përfaqësues në rajon i Këshillit Kombëtar dhe i Presidentit.

b. Koordinatori Rajonal ka për detyrë të mbikqyrë zbatimin e statutit dhe aktet që rrjedhin prej tij nga Kryetari dhe Këshilli i Rajonit, Kryetarët dhe Këshillat e Degëve. Koordinatori Rajonal udhëheq lëvizjen organizative te të verbërve te rajonit, duke synuar forcimin e unitetit brenda vete të verbërve, degëve, strukturave rajonale dhe veçanërisht unitetin në nivel kombëtar.

c. Koordinatori shqyrton kërkesat dhe ankesat e anëtareve, drejtuesve të ndryshëm, apo strukturave lokale, rajonale që lidhen me shkeljen e të drejtave të njeriut dhe respektimin e frymës të parimit të statutit.

d. Koordinatori mbi bazën e informacioneve te marra nga anëtarët, drejtuesit lokalë, apo strukturave lokale, harton informacione me shkrim të detajuar, të cilat i dërgon ato në çdo tre muaj në zyrën e Presidentit.

7. Administratori Rajonal Administratori Rajonal emerohet rast pas rasti sipas udhezimeve te Presidences.

Neni 40 Konferenca e Deges

Konferenca e Deges mblidhet 1 here ne dy vjet e gjysem ne te cilen marrin pjese shumica e cilesuar e delegateve te zgjedhur nga mbledhja e pergjithshme e seksioneve. Cdo delegat si rregull perfaqeson 3-10 anetare. Konferenca e deges mund te mblidhet para afatit me kerkesen e 1/5 se anetareve, kryetarit te deges, shumices se anetareve te Keshillit te Deges dhe Presidences ose Presidentit te SHVSH. Konferenca e deges analizon veprimtarine e deges midis dy mbledhjeve, zgjedh Kryetarin dhe Keshillin e Deges, i cili si rregull, mund te perbehet nga 5 deri 9 anetare. Ky numer mund te ndryshoje me vendim te Konferences. Numri i anetareve dhe struktura e Keshillit percaktohet ne rregulloren e funksionimit te degeve.

Neni 41 Keshilli i Deges

Keshilli i Deges, ne mbledhjen e tij te pare, zgjedh Kryesine te perbere nga 3-5 vete, numri dhe perberja e se ciles percaktohet ne rregulloren e funksionimit te degeve. Kryetari i deges eshte

15

Page 16: STATUTI I SHOQATES SE TE VERBERVE TE SHQIPERISE … i... · Krijimi i kushteve dhe permiresimi i aksesit ne informacion f. Krijimi i kushteve dhe rritja e autonomise ne orientim dhe

Kryetari i Keshillit. Keshilli i Deges eshte organ vendimmarres, ndersa Kryesia e Deges eshte organ ekzekutiv. Keshilli i Deges miraton buxhetin vjetor dhe drejtimet kryesore te veprimtarise. Keshilli i Deges mund te perjashtoje dhe kooptoje deri 1/3 e anetareve te tij. Kur ky numer eshte me i madh vendimet i merr Presidenca.

Neni 42 Kryesia e Deges

a. Kryesia e Deges ka per detyre te marre vendime e te nxjerre urdhera ne zbatim te vendimeve te Keshillit te Deges dhe te organeve Qendrore. b. Ajo ka pergjegjesi ne administrimin e vlerave materiale e monetare duke marre vendime te menjehershme per mbrojtjen e tyre. c. Kryesia e deges mblidhet jo me pak se nje here ne 2 muaj dhe funksionon si organ ekzekutiv i Keshillit te Deges. Ajo shqyrton dhe vlereson punen e Kryetarit dhe Sekretarit mbi bazen e raportit te paraqitur me shkrim nga ana e tij. d. Kryesia miraton paraprakisht te gjitha raportet qe i paraqiten Keshillit te Deges. Kryesia si organ ekzekutiv vendos per zbatimin e te gjitha projekteve, shpenzimeve qe ne thelb perbejne ekzekutimin e buxhetit.

Neni 43 Kryetari i Deges

1. Kryetari i Deges eshte autoriteti me i larte i deges mes dy mbledhjeve te Kryesise. Ai mban pergjegjesi per veprimtarine organizative, administrative dhe ekonomike te Deges ne mes dy mbledhjeve te Kryesise. Ai pergjigjet para Keshillit, Kryetarit të Këshillit të Rajonit, Koordinatorit Rajonal dhe Presidentit per mbrojtjen e interesave dhe te drejtave te anetareve si dhe per zbatimin e Statutit dhe ligjeve te shtetit si dhe per cdo shkelje ne veprimtarine organizative, administrative, ekonomike dhe financiare. Kryetari i deges paguhet per funksionin e tij administrativ. Koha e punes se tij eshte e pjesshme e caktohet me vendim te Presidences. Kryetari dhe te gjithe drejtuesit e tjere nuk paguhen ne funksionin e tyre organizativ si te zgjedhur. Kryetari cdo 3 muaj duhet te informoje me shkrim kordinatorin rajonal mbi problemet organizative, te shkeljes te lirive dhe te drejtave te antareve, opinonet e dala nga takimet publike si dhe bilancin e te ardhurave dhe shpenzimeve

2. Sekretari i degës a) Sekretari i Degës bën pjesë në administratën lokale të shoqatës. b) Sekretari i Deges emërohet nga Presidenti. Përzgjedhja e tij bëhet nga 3 kandidaturat e propozuara nga Kryetari i Degës dhe të konfirmuara nga Koordinatori i Rajonit. Në çdo rast propozimet nuk mund të bëhen më pak se për 3 kandidatura. Cdo kandidat duhet te plotesoje kriteret e percaktuara nga Presidenca. c) Sekretari i Deges qe eshte edhe qendra e rajonit, mund te jete njekohesisht edhe Sekretar i Rajonit. d) Sekretari i Deges, qender rajoni mund te kryeje edhe funksionin e sekretarit te degeve te tjera pjese e te njejtit rajon, gjithmone ne rast se keto dege nuk e kane nje te tille, duke u shperblyer ne menyre te pershtatshme per punen e kryer, ne perputhje te plote me rregulloret perkatese, si dhe statutin. e) Presidenti nënshkruan me sekretarin një kontratë me afat jo më shumë se një vit.

16

Page 17: STATUTI I SHOQATES SE TE VERBERVE TE SHQIPERISE … i... · Krijimi i kushteve dhe permiresimi i aksesit ne informacion f. Krijimi i kushteve dhe rritja e autonomise ne orientim dhe

f) Sekretari përgjigjet para ligjit per saktësinë, legjitimitetin e dokumentacionit të nënshkruar nga kryetari dhe vulosur nga sekretari. Ai përgjigjet për administrimin e çdo vlere ku përparësi kanë vlerat ekonomiko-financiare shkresore. g) Sekretari vendoset në dizpozicion të Kryetarit, Kryesisë dhe Këshillit. h) Kryetari menaxhon kohën dhe punën e sekretarit.

Neni 44 Takimi publik

1. Takimi publik Takimi publik eshte forme institucionale demokratike e shprehjes se mendimit dhe berjes se sygjerimeve. Takimi publik kryesohet nga Kryetari, Kryesia ose njeri prej anetareve te saj. Pjesemarrja ne takimin publik eshte vullnetare dhe e lire. Ne te diskutohen problemet e Shoqates ose dhe personale, ne fund behen konkluzionet, te cilat duhet te jene me sens progresiv dhe demokratik. Kryetari duhet te kryesoje takimin publik cdo 3 muaj, ndersa anetaret e Kryesise sipas deshires. 2. Takimi publik në rajon

a. Çdo anëtar aktiv dhe pasiv i SHVSH, banor i qarkut ka të drejtë të takohet me Kryetarin e Këshillit Rajonal si dhe me Koordinatorin e Rajonit për të parashtruar shqetësimet e tij me karakter organizativ ose që lidhen me të drejtat e njeriut.

b. Kryetari i Këshillit Rajonal dhe Koordinatori i Rajonit kanë për detyrë të organizojnë 1 herë në muaj takimin rajonal në një datë dhe orë fikse, i cili shpallet në çdo degë. Ata mbajnë shënime për çdo shqetësim apo propozim të paraqitur nga anëtarët dhe kur nuk janë në kompetencën e tyre ia përcjellin personave të insitucioneve kompetente brenda apo jashtë organizatës.

3. Takimi publik kombetar.

a. Zyra e Presidentit organizon me Presidentin ose te autorizuarit prej tij takim publik me anetaret e shoqates balle per balle ose online te shtunen e fundit te cdo muaji nga ora 9 deri ne oren 12. Keto takime organizohen nga zyra e Presidentit vetem pasi kerkuesit per takim te kene ezauruar problematikat e tyre me Kryetaret dhe Koordinatoret e Rajonit.

b. Presidenti zhvillon takime te posacme, te planifikuara me drejtues te nivele te ndryshme, te shtunen e pare te cdo muaji, pasi secili prej tyre te kete ezauruar ceshtjen ne nivelin e pare me te larte.

c. Komunikimi ne mes anetareve dhe strukturave te organizates apo ne mes vete strukturave konsiderohet i vlefshem atehere kur behet me shkrim dhe sipas menyres se percaktuar ne kete statut. Cdo forme tjeter do te konsiderohet e e pavlefshme ose dhe shkelje e ketij statuti.

Neni 45

Mbledhja e pergjithshme e Seksionit Mbledhja e kryesise se seksionit mund te behet cdo 3 muaj. Mbledhja e pergjithshme behet nje here ne vit. Ne te do te marrin pjese me shume se gjysma e anetareve me të drejta të plota. Mbledhja e pergjithshme zgjedh Kryetarin dhe Kryesine te perbere nga 3-5 vete. Sipas percaktimeve te bera ne nenin 44 Kryetari dhe anetaret e Kryesise bejne takim publik cdo 3 muaj, ne fund te cdo takimi bejne konkluzionet qe ia paraqesin Kryetarit te deges.

17

Page 18: STATUTI I SHOQATES SE TE VERBERVE TE SHQIPERISE … i... · Krijimi i kushteve dhe permiresimi i aksesit ne informacion f. Krijimi i kushteve dhe rritja e autonomise ne orientim dhe

KAPITULLI 7 ZGJEDHJET

Neni 46 Parimet

Zgjedhjet ne SHVSH jane te lira dhe demokratike. Ne keto zgjedhje marin pjese te gjithe anetaret me të drejta të plota. Sipas rregullave te percaktuara ne kete statut zgjedhjet behen te drejperdrejta ose me delegim. Ato mund te jene te hapura ose te fshehta sipas vendimit qe merret ne momentin e votimit. Vota eshte e barabarte dhe e drejta e votimit ushtrohet ne funksion te respektimit te normave demokratike dhe te realizimit te qellimeve dhe objektivave te SHVSH - se. Anëtari i shoqatës nuk merr pjesë në diskutim dhe votim në rastet kur vetë ose bashkëshorti, fëmijët, gjinia a krushqia e tij janë në konflikt interesash me shoqatën, lidhur me një çështje të rendit të ditës.

Neni 47 Sistemi i delegimit

Çdo delegat i Kongresit si rregull perfaqeson 50-100 anetare te rregjistruar deri me 31 dhjetor te vitit paraardhes. Çdo delegat ne Konferencen e degës perfaqeson 3-10 anetare te rregjistruar ne vitin paraardhes. Normat e perfaqesimit mund te ndryshohen me vendim te Keshillit Kombetar ne perputhje me madhesine e deges, mundesine praktike te realizimit si dhe per raste te vecanta te paparashikuara ne kete statut. Deget te cilat kane me pak sesa 50 anetare, perfaqesohen automatikisht ne kongres me nga nje delegat.

Neni 48 Kandidimi

Konsiderohen kandidate zyrtare ata qe plotesojne kushtet e percaktuara ne nenin 49 dhe rregjistrohen ne Komisionin Organizator jo me vone se 1 muaj para Kongresit. Çdo delegat ose cdo anetar me te drejta te plota ka te drejte te rregjistrohet ne Komisionin Organizator si kandidat individual i pavarur per organet qendrore jo me vone se 1 muaj para Kongresit. Komisioni Organizator mbyll rregjistrimet, harton listen e kandidateve zyrtare, te cilen ia paraqet Kongresit. Komisioni Organizator paraqet gjithashtu dhe kandidatet e rregjistruar me kerkesen e tyre individualisht, te cilet e plotesojne praktiken e kandidimit, jo me vone se 12 ore para paraqitjes ne seancen e votimit. Ne rast te Kongresit te Parakohshem apo Jashtëzakonshëm afati i regjistrimit per kandidat ne Komisionin Organizator pergjysmohet.

Neni 49

Kushtet per kandidim ne Organet Qendrore Ka te drejte te vere kandidature per President Kombetar cdo delegat i Kongresit, i cili siguron mbeshtetje per kandidaturen e tij me shkrim nga te pakten 25 delegate ose shumica absolute e Keshillit Kombetar paraardhes. Ka te drejte te vere kandidature per anetar te Keshillit Kombetar cdo delegat i rregjistruar ne Komisionin Organizator mbi bazen e propozimit te 10 delegateve. Ka te drejte te vere kandidature per anetar te Gjykates se SHVSH cdo delegat qe siguron mbeshtetjen e jo me pak se 10 delegateve dhe eshte i rregjistruar ne Komisionin Organizator.

18

Page 19: STATUTI I SHOQATES SE TE VERBERVE TE SHQIPERISE … i... · Krijimi i kushteve dhe permiresimi i aksesit ne informacion f. Krijimi i kushteve dhe rritja e autonomise ne orientim dhe

Ka te drejte te vere kandidature per t’u zgjedhur ne cdo nivel, cdo anetar i SHVSH me të drejta të plota, i cili siguron mbeshtetjen e dyfishit te firmave te parashikuara ne pikat e mesiperme dhe që ka një anëtarësi në vazhdimësi jo më pak se 5 vjet.

Neni 50 Kushtet per kandidim ne Organet Lokale

a. Ka te drejte te vere kandidature per Kryetar Dege cdo anetar me te drejta te plota i deges perkatese, i cili eshte verifikuar paraprakisht nga nje Komision i posacem, i caktuar nga Presidenca per plotesimin e kushteve te percaktuara ne dispozitat e Kapitullit 2 dhe 7 te Statutit. Afati brenda se ciles paraqiten kerkesat per kandidim prane komisionit te posacem do jete jo me vone se 1 muaj para se te zhvillohet konferenca e deges. b. Ka te drejte te vere kandidaturen per Kryetar Seksioni cdo pjesemarres qe ne mbledhjen e pergjithshme siguron mbeshtetjen e 3 pjesemarresve. c. Ka të drejtë të verë kandidaturën për cdo organ lokal e rajonal cdo anëtar me të drejta të plota që ka një anëtarësi në vazhdimësi jo më pak se tre vjet. d. Ka te drejte te vere kandidaturen per Kryetar Seksioni cdo anetar i tij, pasi te jete verifikuar plotesimi i kerkesave te statutit ne Kapitullin 2 dhe 7 nga kryesia e deges.

Neni 51 Realizimi i zgjedhjeve

Per te realizuar zgjedhjet, Kongresi dhe Konferenca e deges zgjedhin nje komision te perbere nga 3-5 vete te asistuar dhe nga sekretaria, qe rregjistron kandidatet dhe mbikqyr zgjedhjet. Ne fund komisioni ben numerimin e votave dhe shpall fituesit. Per organizimin e Kongresit dhe te Konferences se deges, Keshilli Kombetar dhe Keshilli i Deges caktojne Komisionin Organizator zgjedhor dhe Komisionin e Raportimit te Veprimtarive Ekonomike, Administrative dhe te nevojes se ndryshimeve.

Neni 52 Kooptimi dhe papajtueshmeria brenda organeve drejtuese

1. Janë të papajtueshme me cdo funksion tjetër brenda SHVSH-së përvec kur në statut është përcaktuar shprehimisht ndryshe. Funksionet:

a. President b. Anëtar i këshillit kombëtar c. Anëtar i gjykatës se SHVSH-se d. Administratori kombëtar e. Kryetari i keshillit rajonal f. Cdo punonjës i administratës qendrore dhe lokale

Per raste te jashtezakonshme te mosfunksionimit te strukturave te ndryshme, Presidenca ka te drejte te beje emerime te perkohshme per stabilizimin e situates jashte parashikimeve te mesiperme. 2. Keshilli Kombetar dhe Keshilli i Deges mund te perjashtojne ose te kooptojne deri ne 1/3 e anetareve te vet. Mbi kete numer vendimet i merr perkatesisht Presidenca, Asambleja Kombetare ose Kongresi.

19

Page 20: STATUTI I SHOQATES SE TE VERBERVE TE SHQIPERISE … i... · Krijimi i kushteve dhe permiresimi i aksesit ne informacion f. Krijimi i kushteve dhe rritja e autonomise ne orientim dhe

KAPITULLI 8

NENI 53 Ekonomia e SH.V.SH - se

Me ekonomi te SHVSH - se do te kuptohet cdo vlere materiale dhe financiare ne pronesi te SHVSH - se si dhe personave juridike te krijuar prej saj. Burimet ekonomike te SH.V.SH - se konsiderohen; a. Te ardhurat nga kuotizacioni, pagesat per sherbimet, financimet e shtetit ne nivel qendror

dhe lokal, donacionet ose dhuratat me vlere monetare. b. Te ardhurat e fituara nga veprimtarite e biznesit te SHVSH - se ose personave juridik te

krijuar prej saj. c. Krijimi ose perfitimi i vlerave materiale nga veprimtarite e biznesit, dhuratat ose

trashegimite nga persona juridike ose fizike te vendit dhe te huaj. d. Te ardhurat ose vlerat materiale nga projektet e realizuara me persona te tjere fizike e

juridike si institucione shteterore, private, fondacionet, shoqatat, donatore te vendit dhe te huaj.

e. Çdo burim tjeter i ligjshem ose i miratuar nga Presidenca ne frymen e ligjeve e normave te ketij statuti.

NENI 54

Qellimi dhe nevojat SHVSH - ja synon te zoteroje nje ekonomi te qendrueshme dhe progresivisht ne rritje me qellim qe: a. Te siguroje funksionimin organizativ normal. b. Te siguroje funksionimin normal administrativ. c. T’u ofroje sherbime konkrete anetareve te saj. d. Te marre pjese aktivisht ne veprimtarite kombetare dhe nderkombetare. e. Te marre pjese ne projekte qe sjellin dobi ne interes te anetareve dhe te zhvillimit te

organizates. f. Te ricikloje kapitalet e saj me qellim te shtimit te tyre.

NENI 55 Qendrimi i anetareve dhe organeve drejtuese ndaj ekonomise

Ekonomia e SHVSH - se eshte prone e perbashket e te gjithe anetareve. Ajo administrohet nga organet drejtuese te SH.V.SH - se ne menyren e percaktuar ne kete statut, rregullat, rregulloret e pranuara ne kete statut si dhe ligjet e shtetit. Ekonomia e SH.V.SH - se konsiderohet e tille qe:

a. Eshte unike ne te gjitha nivelet nga seksionet deri ne qender dhe ne te gjithe territorin e vendit.

b. Eshte e pandashme, e paprekshme, e pacenueshme nga askush. c. Mbrohet dhe administrohet ne perputhje me ligjet e shtetit, statutin e SH.V.SH - se,

rregullat dhe rregulloret e miratuara prej organeve te saj. d. Zhvillohet dhe administrohet me trasparence dhe sipas hierarkise se percaktuar ne kete

statut.

20

Page 21: STATUTI I SHOQATES SE TE VERBERVE TE SHQIPERISE … i... · Krijimi i kushteve dhe permiresimi i aksesit ne informacion f. Krijimi i kushteve dhe rritja e autonomise ne orientim dhe

NENI 56 Veprimtaria ekonomike e SH.V.SH - se

SHVSH - ja ushtron veprimtari ekonomike ne funksion te permbushjes se objektivave te saj me qellim qe te konsolidoje, zhvilloje dhe rrise te gjithe treguesit ekonomike te saj. Veprimtaria ekonomike zhvillohet kryesisht ne:

a. Krijimin e personave juridike fitimprures dhe jofitimprures. b. Veprimtari biznesi brenda SHVSH - se si ne ndermjetesimin e ofrimit te sherbimeve,

pajisjeve te vecanta kundrejt pageses per anetaret. c. Pjesemarrjen ne projekte ne menyre te drejtperdrejte ose nepermjet personave juridik

te krijuar prej saj. d. Pjesemarrje ne veprimtari biznesi jashte saj nepermjet kapitaleve te tundshme ose te

patundshme. e. Fusha për mbledhjen e fondeve në nivel kombëtar, ndërkombëtar, lokal e rajonal. f. Sigurim donacionesh material apo financiarë në mënyrë të drejtëpërdrejtë apo indirekt

mbi bazën e ndërmjetësimit referuar kontratave të posacme të kodit civil vecanërisht kontratës së agjencisë dhe porosisë.

NENI 57

Pasuria e SHVSH - se. Konsiderohen pasuri e SHVSH -se:

a. Çdo prone e patundshme e rregjistruar ne emer te SHVSH ose personave juridike te krijuar prej saj.

b. Çdo vlere financiare e shprehur ne para te vendit ose te huaj ose cdo lloj forme te letrave me vlere ne pronesi te SH.V.SH - se ose te personave juridik te krijuar prej saj.

c. Çdo e ardhur qe rrjedh nga veprimtarite apo pasurite e SHVSH - se apo personave juridik te krijuar prej saj.

d. Çdo prone apo vlere financiare e shprehur ne para te vendit ose te huaj ose cdo lloj forme te letrave me vlere qe disponohet nga te tretet por qe ligjerisht i takon SHVSH - se ose personave juridike te krijuar prej saj.

NENI 58

Administrimi i pasurise Administrimi i pasurise se SHVSH - se behet sipas

a. Legjislacionit shteteror ne fuqi. b. Statutit te SHVSH - se, rregullave dhe rregulloreve te miratuara nga Keshilli Kombetar,

Presidenca dhe Presidenti. c. Ne rast shperndarje te SH.V.SH - se pasurite administrohen ne perputhje me ligjin per

Organizatat Jofitimprurese; ne kete rast vendimet merren nga kongresi. d. Qarkullimi i vlerave materiale dhe monetare behet mbi bazen e dokumentacionit duke

pasqyruar ate ne librin e inventarit, librin e arkes, librin e llogarive dhe te bankes, rregjistrin e pasurive te patundshme dhe ne rregjistrin themelor te perfituesve nga Statusi i te Verberit dhe te anetareve.

e. Ne asnje rast shpenzimet nuk mund te jene me te medha se te ardhurat dhe per cdo vit stukturat lokale, dega apo rajoni detyrohen te kursejne per llogari te vitit pasardhes jo me pak se 10 % e te ardhurave te vitit.

f. Gjendja financiare e trasheguar nga viti paraardhes konsiderohet rezerve e paprekshme dhe perdoret per investime apo politika shume te rendesishme me autorizimin e Presidentit.

21

Page 22: STATUTI I SHOQATES SE TE VERBERVE TE SHQIPERISE … i... · Krijimi i kushteve dhe permiresimi i aksesit ne informacion f. Krijimi i kushteve dhe rritja e autonomise ne orientim dhe

g. Me Vendim te Presidences ose te Presidentit mund te behet transferimi i pasurive brenda organizates nga qendra ne strukturat lokale dhe anasjelltas ose brenda strukturave lokale. Rregullat me te hollesishme miratohen nga Presidenca. Kur transferimi behet vullnetarisht brenda strukturave lokale konfirmohet nga Presidenti.

h. Dhuratat dhe sponsorizimet nga ana e SH.V.SH - se mund te behen me raste krejt te vecanta me Vendim te Presidences ose Presidentit, Keshillit te Deges ose Kryetarit te saj. Rregullat me te hollesishme percaktohen nga Presidenca.

NENI 59

Disa rregulla per administrimin e pasurise Pervec normave te percaktuara ne nenin 58 per mbrojtjen dhe qarkullimin e vlerave pasurore zbatohen dhe keto rregulla: a. Asnje shpenzim nuk mund te behet pa u parashikuar me pare ne buxhet. b. Për çdo vit strukturat lokale dhe qëndrore te SH.V.SH- se bëjnë bilancin e te ardhurave dhe

shpenzimeve të vitit paraardhës si dhe buxhetin për vitin pasardhës. Të gjitha buxhetet dhe bilancet bëhen mbi bazën e planit të veprimtarive të vitit dhe pasi marrin miratimin nga Koordinatori i Rajonit, hyjnë në fuqi pas konfirmimit nga Presidenti. Të gjitha buxhetet, pasi miratohen nga Koordinatori i Qarkut, paraqiten tek Administratori Kombëtar brenda muajit Tetor të vitit paraardhës, ndersa bilancet brënda muajit janar te vitit pasardhes.

c. Te gjitha veprimet per shitblejrjen, pjesemarrjen apo zhvillimin e projekteve zhvillohen ne perputhje me normat e tenderimit te percaktuara nga Presidenca.

d. Kryetari i Keshillit Rajonal cdo tre muaj dhe gjashtë muaj paraqet raportet financiare tek Administratori Kombëtar, pasi te jene miratuar nga Koordinatori i Rajonit. Administratori Kombëtar vlerëson këto raporte dhe merr masa për ndreqjen e gabimeve.

NENI 60

Qendrimi i anetareve dhe organeve drejtuese ndaj pasurise a. Pasuria e SHVSH - se eshte faktor baze per ekzistencen ne realizimin e qellimeve dhe

objektivave te SH.V.SH - se dhe si e tille duhet konsideruar e trajtuar me virtyt, keshtu cdo anetar dhe organ drejtues duhet te perpiqet per begatimin e Shoqates dhe shtimin e pasurise se saj.

b. Çdo forme e cenimit, demtimit, abuzimit, pervetesimit nga kushdo konsiderohet e neveritshme dhe e denueshme sipas ligjeve dhe normave te statutit dhe akteve qe rrjedhin prej tij.

c. Ne cdo rast kur konstatohet se drejtuesi i çdo niveli apo anetar i thjeshte ka abuzuar apo pervetesuar pasurine e Shoqates denoncohet, denohet dhe konsiderohet i pavirtytshem.

NENI 61

Trajtimi i dhuratave, sponsorizimeve dhe donacioneve Donacionet, sponsorizimet dhe dhuratat jane burim i rendesishem i te ardhurave per SHVSH - ne. Per kete organet drejtuese pershtatin politika dhe qendrime per ta shnderruar SHVSH - ne ne nje subjekt te afte per t’i thithur ato. Per kete qellim adaptohen kryesisht keto qendrime: a. Çdo marredhenie me donatore, sponsore dhe dhurues duhet te jete korrekte dhe ne

perputhje me rregulloren e miratuar nga Keshilli. b. Çdo vlere e perfituar nga donatori, sponsori apo dhuruesi administrohet ne perputhje te

plote me qellimin e dhene dhe me transparence ndaj donatorit. Pranimi dhe trajtimi i vlerave te perfituara behet ne perputhje me rregulloret per qarkullimin e vlerave materiale dhe monetare.

22

Page 23: STATUTI I SHOQATES SE TE VERBERVE TE SHQIPERISE … i... · Krijimi i kushteve dhe permiresimi i aksesit ne informacion f. Krijimi i kushteve dhe rritja e autonomise ne orientim dhe

Donacionet, sponsorizimet dhe dhuratat ne vlere monetare, administrohen vetem nepermjet bankes. Ne rastet kur nga donatori, sponsori apo dhuruesi percaktohet ndryshe dhe s’ka asnje mundesi tjeter, kryesite e deges apo rajonit ngrene dhe autorizojne nje komision me jo me pak se tre vete per terheqjen e vleres por, ne asnje rast, kjo terheqje nuk mund te behet pa u konfirmuar me pare nga Administratori Kombëtar.

NENI 62

Administrimi i vlerave monetare dhe buxheti Buxheti ndahet ne: Buxhet Kombetar, i Keshillit Kombetar, i Rajonit dhe i Deges. Buxheti Kombetar perbehet nga shuma e Buxhetit te Keshillit Kombetar, te rajonit dhe te deges. Brenda muajit tetor te çdo viti llogariten te ardhurat dhe shpenzimet ne nivel Kombetar. Buxheti dhe bilanci Kombetar behen me qellim te vleresimit te treguesve ekonomike financiar. Ai percaktohet nga tregueset e buxheteve perberes. Buxheti i Keshillit Kombetar perbehet nga: a. Kuotat dhe pagesat per ofrimin e sherbimeve administrative juridike nepermjet librezave. b. Derdhja e detyrimeve nga ana e degeve ose rajoneve. c. Donacione, sponsorizime apo dhurata te bera per SH.V.SH – ne. d. Te ardhura nga personat juridike te krijuar nga SH.V.SH – ja. e. Te ardhura te krijuara nga veprimtari brenda SH.V.SH - se, nga ndermjetesimi apo ofrimi i

sherbimeve perfituesve nga statusi. f. Financimi nga shteti Buxheti i rajonit perbehet nga: a. Kontributi i degeve. b. Financime, sponsorizime, donacione, dhurata te siguruara nga pushteti vendor apo

organizata dhe institucione te tjera qe veprojne brenda Qarkut. Buxheti i deges perbehet nga: a. Kuotizacioni i anetareve. b. Financimi nga Keshilli i Qarkut c. Sponsorizime, donacione, dhurata te siguruara nga institucione private apo shteterore,

shoqata, fondacione apo te tjera. d. Kontributet vullnetare nga anetaret e saj.

Neni 63 Veprime te ndaluara

Me qellim te mbrojtjes se integritetit juridik, ekonomik dhe moral te SHVSH - se ndalohen veprimtarite si me poshte: a. Askush nuk mund te ushtroje veprimtari ekonomike - financiare, administrative,

organizative dhe cdo lloj veprimtarie tjeter jashte juridiksionit territorial qe perfshin struktura perkatese pervec se kur kjo autorizohet nga struktura me e larte.

b. Ndalohet cdo lloj veprimtarie ekonomike - financiare shoqerore jashte normave te parashikuara nga ligji, statuti dhe aktet qe rrjedhin prej tij.

c. Asnje shpenzim nuk mund te behet pa qene i parashikuar me pare ne buxhet dhe asnje buxhet nuk mund te miratohet jashte strukturave te percaktuara nga Keshilli Kombetar ose Presidenca.

d. Ndalohet zgjedhja ose emerimi ne funksione apo detyra kur ka konflikte interesash. Konflikti i interesave vleresohet mbi bazen e nenit 52 te ketij statuti, normave te tij si dhe akteve qe rrjedhin prej tyre, ligjet e shtetit e normat e moralit publik. Askujt, vacanerisht strukturave

23

Page 24: STATUTI I SHOQATES SE TE VERBERVE TE SHQIPERISE … i... · Krijimi i kushteve dhe permiresimi i aksesit ne informacion f. Krijimi i kushteve dhe rritja e autonomise ne orientim dhe

drejtuese dhe administrative, nuk i lejohet nxjerrja apo publikimi i te dhenave personale te anetareve si dhe te dhena me karakter konfidencial qe lidhen me Shoqaten e veprimtarine e saj.

e. Askush nuk mund te marre apo te jape kredi ne emer te Sh.V.Sh - se apo strukturave te saj me perjashtim te Presidentit kur autorizohet nga Presidenca ose Keshilli Kombetar.

f. Askush nuk mund te hyje ne marredhenie me te tretet ne emer te SHVSH - se ose strukturave te saj, per cfaredolloj arsye, pervec Presidentit apo personave te autorizuar prej tij.

Neni 64 Financimi Lokal dhe detyrimi ndaj Qendres

Financimi i Rajonit dhe I deges behet respektivisht nga organet e pushtetit vendor. Dega detyrohet te derdhe ne buxhetin e Keshillit 30% te cdo te ardhure financiare si edhe vleren e kuotizacionit ne masen 40%, e cila mund te ndryshoje me vendim te Keshillit Kombetar. Mosrespektimi i kerkesave te ketij neni perben shkelje te rende per cdo drejtues kryesor.

Neni 65 Pagesat dhe vullnetarizmi brenda SH.V.SH – se

Pagesat brenda SHVSH - se behen me qellim te funksionimit dhe permbushjes se detyrimeve ndaj administrates dhe ushtrimin e pergjegjesise administrative dhe organizative. Jane te pagueshme: a. Koha e plote ose e pjesshme e punes administrative e kryer nga administrata ne konceptin e

nenit 69. b. Kryetaret e degeve, rajoneve, specialistet, ekspertet, konsulentet paguhen per kohen e

pjesshme te punes. c. Per cdo mbledhje te Keshillit Kombetar ose te Presidences anetaret e gjykatës së SHVSH-së

perfitojne nje shperblim fiks ne masen e caktuar nga Keshilli Kombetar. Ne te njejten mase ky shperblim u behet dhe anetareve te komisionit te statutit kur mblidhen per gjykim.

d. Pagat sipas struktures organike si dhe vlera e ores se punes per kohe te pjesshme dhe të plotë caktohen nga Presidenca. Paga e Presidentit caktohet nga Keshilli Kombetar mbi bazen e nje referimi te zgjedhur po nga ky Keshill ne mbledhjen e pare pas Kongresit.

e. Nuk paguhet veprimtaria organizative. Ne zbatim te ligjit per organizatat jofitimprurese te gjithe drejtuesit e te gjithe niveleve, aktivistet perfshihen ne veprimtarine e organizates vullnetarisht dhe punojne pa shperblim.

f. Presidenti ka te drejte te shperbleje administraten. Shperblimet ndaj te treteve mund te behen vetem me vendim te Presidences. Pagat shtese sipas Kodit te Punes nuk jane shperblime.

Neni 66 Institucionet e shërbimit, cmimet, tarifat dhe limitet brenda SHVSH - se

1. Insitucionet e shërbimeve dhe bashkëpunimet me to Janë instititucionet e shërbimeve te posaçme për të verbërit, QKRV-ja, BKV-ja, Komiteti Paraolimpik Special, Agjensia e Parandalimit të Verbërisë, si dhe cdo person juridik qe mund te krijohet sipas nenit 16 te ketij Statuti. Degët, Këshillat e Rajoneve si dhe qytetarë të verbër mund të lidhin marrëveshje të drejtpërdrejte me këto institucione. Qytetarët e verbër, degët apo Këshilli i Rajonit mund të jenë palë në ushtrimin e veprimtarisë apo në përfitimin e shërbimeve me Bashkinë bazuar në marrëveshjen e posaçme me QKRV-në, institucionet e qarkut, ndërmarrjet apo agjensitë që varen prej tyre apo dhe donatore. Ushtrimi, përfaqësimi dhe menaxhimi i shërbimeve bëhet në përputhje me juridiksionin territorial.

24

Page 25: STATUTI I SHOQATES SE TE VERBERVE TE SHQIPERISE … i... · Krijimi i kushteve dhe permiresimi i aksesit ne informacion f. Krijimi i kushteve dhe rritja e autonomise ne orientim dhe

2. Sherbimet Konsiderohen shërbime të gjitha ato veprime të kryera në favor dhe për mbushjen e nevojave të një numri të konsiderueshem qytetarësh të verbër. Nuk mund të konsiderohen shërbime ndërhyrjet për zgjidhjen e problemeve personale të individëve të veçantë. Ato janë pjesë e veprimtarisë normale administrative apo organizative. Llojet dhe përparësia mund të renditen si më poshtë:

a. Shërbime me karakter informues në funksion të së drejtës kushtetuese të informimit që realizohet nëpërmjet vënies në dizpozicion të leksioneve, librave apo literaturave të ndryshme zanore apo në brail.

b. Veprimtari të ndryshme që lehtësojnë dhe mundësojnë ndikimin e drejtëpërdrejtë mbi permirësimin e cilësisë dhe pavarësisë në lëvizje.

c. Veprimtari që ndikojnë drejtëpërdrejtë në rritjen e cilësisë dhe fushave të edukimit. d. Veprimtari me karakter trajnues dhe formim profesional. e. Veprimtari me karakter argëtues dhe formues të natyrave kulturore e sportive. f. Ofrimi i shërbimeve nëpërmjet projekteve është mënyra kryesore mbi të cilat

organizohen veprimtaritë e përcaktuara në planin vjetor ne perputhje e rregulloreve të projekteve. Modeli orientues i projektit i vihet në dizpozicion degëve nga administrata qendrore e Shvsh-së.

3. Format e ofrimit a. Shërbimet ofrohen gjithmonë nëpërmjet projekteve të hartuara edhe të detajuara

saktë. b. Shërbimet mund të ofrohen dhe me projekte të reduktuara në një seancë siç mund të

jenë takimet me specialiste të licensuar (avokat, shkrimtar, artist, politikan, psikolog, tiflospikolog, personalitete të shkencave të ndryshme). Këto takime duhet të zhvillohen në kohën dhe masën e duhur dhe jo më shumë se njëherë në tre muaj.

4. Qëllimi i ofrimit të shërbimeve Ofrimi i shërbimeve bëhet me qëllim:

a. Së pari të zbuten pasojat e verbërisë tek çdo përfitues i verbër. b. Të eleminohen sa më shumë të jetë e mundur barrierat në marrjen e informacionit dhe

në realizimin e të drejtave kushtetuese. c. Të rriten aftësitë në realizimin e lëvizjes së pavarur. d. Të rritet aftësimi profesional me qëllin konkurimin denjësisht në tregun e punës. e. Edukimi dhe formimi për një jetë dinjitoze. f. Mbështetja në integrimin sa më të mirë në jetën normale. g. Përballimi i çdo konkurimi në ofrimin e shërbimeve që haptaz duken se janë të padenjë

fiktiv apo abuziv. 5. Per funksionimin normal dhe disiplinimin e veprimtarise ekonomike ne te gjitha nivelet Presidenca cakton tarifa, cmime apo limite per te gjitha mallrat, sherbimet si dhe kohen e punes kryesisht ne:

a. Çmimi per ore pune dhe sherbimi sipas niveleve. b. Kufijte tavan apo dysheme per shpenzimet ne blerjen e mallrave apo sherbimeve. c. Tarifat ne ofrimin e sherbimeve brenda dhe jashte SHVSH – se. d. Ne cdo rast kur ka boshllek ose referenca te drejtperdrejta mbi to zbatohen normat e

legjislacionit shteteror ne fuqi.

25

Page 26: STATUTI I SHOQATES SE TE VERBERVE TE SHQIPERISE … i... · Krijimi i kushteve dhe permiresimi i aksesit ne informacion f. Krijimi i kushteve dhe rritja e autonomise ne orientim dhe

Neni 67 Demet dhe zhdemtimet ndaj SHVSH - se

Kur ka boshllek ose çmohet e arsyeshme referimi, çdemtimi dhe demshperblimi behet ne perputhje me ligjet e shtetit. Çdo dem qe i shkaktohet SH.V.SH - se ne te gjitha nivelet duhet te rikuperohet brenda afateve te percaktuara ne ligj apo ne normat e brendshme te SHVSH - se. Kur demi rezulton te jete i shkaktuar nga persona pergjegjes brenda SH.V.SH - se afati maksimal i çdemtimit do te jete 3-muaj. Ky afat shtyhet me urdher te Presidentit deri ne 3 muaj. Mbi kete afat vendimi merret nga Presidenca. Demet e shkaktuara me dashje rikuperohen brenda 30 diteve. Demet e shkaktuara nga te tretet zhdemtohen mbi bazen e marreveshjes me ta dhe kur eshte e pamundur sipas ligjit. Presidenti ka te drejte te kerkoje fitimin e munguar nga cdo person pergjegjes. Deficitet, shperdorimet apo forma te tjera te demtimit te pasurise te kryera nga administratoret apo kryetaret e strukturave, shlyhen menjehere. Ne kete rast pervec shlyerjes merren dhe masa sipas neneve 11 e 12 te ketij statuti, akteve qe rrjedhin prej tij e legjislacionit ne fuqi. Menyra e vleresimit te demit dhe forma e çdemtimit behet sipas rregullave te percaktuara nga Presidenca.

Neni 68 Ushtrimi i kontrollit ekonomiko - financiar

Çdo vit behet kontrolli dhe ekspertimi me eksperte kontabel i veprimtarise ekonomiko-financiare te buxhetit te Keshillit Kombetar. Presidenti nepermjet administratorit kombëtar, ushtron kontroll te herepashershem mbi veprimtarine ekonomiko - financiare te strukturave lokale. Kur konstatohen shkelje dhe deme ai urdheron riparimin e tyre, merr ose propozon masa te parashikuara ne statut ose ne aktet e tjera qe rrjedhin prej tij.

KAPITULLI 9

Neni 69 Administrata

SHVSH- ja per funksionimin e saj normal dhe per realizimin e objektivave te caktuara ne kete statut krijon administraten e vet. Ne administrate perfshihet funksioni ekzekutiv i Presidentit, i cili eshte kreu i saj, Sekretari i Pergjithshem (ose Shefi i administrates), Administratori Kombëtar, punonjesit ne perputhje me sektoret dhe profesionet, Sekretaret e organeve lokale ose punonjes te tjere, stafi i pagueshem i projekteve lokale dhe kombetare ose personave juridike te krijuar nga SHVSH – ja, ose cdo specialist apo punonjes tjeter i marre perkohesisht. Konsiderohen si pjese e administrates dhe anetaret e Keshillit te Eksperteve te ngritur prane Presidentit me specialiste te fushave perkatese. Struktura e administrates percaktohet mbi bazen e organikes te miratuar nga Presidenca.

Neni 70 Pranimi ne pune dhe emerimi i administrates

Marredheniet me punonjesit e administrates ndertohen mbi bazen e Kodit te Punes duke nenshkruar me ta kontraten perkatese. Autoriteti punedhenes eshte SHVSH-ja perfaqesuar nga Presidenti. Rregullat per marrjen ne pune percaktohen nga Presidenca dhe zbatohen nga Presidenti.

26

Page 27: STATUTI I SHOQATES SE TE VERBERVE TE SHQIPERISE … i... · Krijimi i kushteve dhe permiresimi i aksesit ne informacion f. Krijimi i kushteve dhe rritja e autonomise ne orientim dhe

Neni 71 Pergjegjesite e administrates ne administrim

Te gjithe punonjesit e administrates ne perputhje me kontratat e nenshkruara mbajne pergjegjesi ne ushtrimin e funksionit te tyre ne keto drejtime kryesore: a. Mbrojne dhe kujdesen per te gjitha vlerat pasurore te SHVSH - se. b. Ndihmojne dhe lehtesojne funksionimin organizativ. c. Ndihmojne dhe lehtesojne funksionimin administrativ ne baze te ligjeve dhe normave te

brendshme. d. Ndihmojne ne realizimin e vendimeve te Keshillit Kombetar, Presidences si dhe vendimeve

dhe urdhrave te Presidentit. e. Ofrojne sherbime te drejtperdrejta perfituesve nga statusi i te verberit. f. Asistojne pa rezerve Presidentin dhe te gjithe drejtuesit e SHVSH - se. g. Administratorët rajonal dhe ndihmësit e tyre në ushtrimin e veprimtarisë ekzekutive kanë

varësi të drejtëpërdrejtë nga administratori kombëtar. Nder kushtet e pranimit ne pune pervec atyre te parashikuara ne ligj punonjesit e punesuar ne administraten e SHVSH - se u kerkohen dhe keto cilesi: ndergjegje e larte ne pune, sjellje specifike humane dhe perkushtim i dukshem.

Neni 72 Largimi nga Puna

Largimi nga puna i punonjesve te administrates behet ne rastet kur: a. Mbaron Kontrata. b. Per cfaredolloj shkaku tjeter te arsyeshem. c. Shkelet Kontrata duke e zgjidhur ate ne menyre te njeanshme parakohe. d. Nuk demonstron cilesite e kerkuara ne nenin 71. e. Te dy palet merren vesh per rizgjidhjen e parakohshme te kontrates. Largimi i Sekretarit te Pergjithshem (ose Shefit te Administrates) dhe I administratorit kombëtar behet nga Presidenca. Ne te gjitha rastet e tjera behet nga Presidenti.

KAPITULLI 10

Neni 73 SHVSH ka stemen, vulen dhe simbole te tjera te saj te cilat miratohen nga Keshilli Kombetar.

Neni 74 Redaktimi teknik i ketij statutit behet nga nje komision specialistesh i kryesuar nga Presidenti.

Neni 75 Ky statut hyn ne fuqi me 28.07.2018. Miratuar nga Kongresi i Pestë i SHVSH.

27