zak.edu.al · Web view- Marrja e vendimeve dhe krijimi i marrëveshjeve brenda shkollës mësues-...

22
MINISTRIA E ARSIMIT, SPORTIT DHE RINISË ZYRA ARSIMORE KAMZË Nr. ______Prot. Kamzë, më ___/____2018 RAPORT Për monitorimin e shkollave 9-vjeçare nën juridiksionin e Zyrës Arsimore Kamzë, mbi zbatimin e Udhëzimit nr. 24, datë 19.7.2018 “Për dhënien në përdorim falas dhe kthimin e teksteve shkollore për nxënësit e klasave I-IV të arsimit bazë”. Adresa: ZYRA ARSIMORE KAMZË, Bulevardi “Blu”, Rruga “Bruksel”, Nr.1, E- mail:[email protected]

Transcript of zak.edu.al · Web view- Marrja e vendimeve dhe krijimi i marrëveshjeve brenda shkollës mësues-...

Page 1: zak.edu.al · Web view- Marrja e vendimeve dhe krijimi i marrëveshjeve brenda shkollës mësues- nxënës – prindër, duke realizuar një bashkëpunim dhe komunikim pozitiv mes

MINISTRIA E ARSIMIT,SPORTIT DHE RINISËZYRA ARSIMORE KAMZË

Nr. ______Prot. Kamzë, më ___/____2018

RAPORTPër monitorimin e shkollave 9-vjeçare nën juridiksionin e Zyrës Arsimore Kamzë, mbi zbatimin e Udhëzimit nr. 24, datë 19.7.2018 “Për dhënien në përdorim falas dhe kthimin e teksteve shkollore për nxënësit e klasave I-IV të arsimit bazë”.

Adresa: ZYRA ARSIMORE KAMZË, Bulevardi “Blu”, Rruga “Bruksel”, Nr.1, E-mail:[email protected]

Page 2: zak.edu.al · Web view- Marrja e vendimeve dhe krijimi i marrëveshjeve brenda shkollës mësues- nxënës – prindër, duke realizuar një bashkëpunim dhe komunikim pozitiv mes

Pasqyra e lëndës

1. Hyrje 2. Qëllimi 3. Objektivat 4. Grupet e punës5. Praktikat pozitive6. Rezultatet e monitorimit7. Sugjerime/Rekomandime

I. Hyrje

Në mbështetje të nismës për monitorimin e përdorimit dhe mirëmbajtjes së teksteve shkollore në klasat I-IV, sipas Udhëzimit nr. 24, datë 19.7.2018

Adresa: ZYRA ARSIMORE KAMZË, Bulevardi “Blu”, Rruga “Bruksel”, Nr.1, E-mail:[email protected]

Page 3: zak.edu.al · Web view- Marrja e vendimeve dhe krijimi i marrëveshjeve brenda shkollës mësues- nxënës – prindër, duke realizuar një bashkëpunim dhe komunikim pozitiv mes

“Për dhënien në përdorim falas dhe kthimin e teksteve shkollore për nxënësit e klasave I-IV të arsimit bazë”, Zyra Arsimore Kamzë, zhvilloi monitorim në të gjitha shkollat 9-vjeçare dhe shkollat e mesme të bashkuara, nën juridiksionin e saj.

Monitorimi u fokusua në:

- Punën që po bëjnë mësuesit për mirëmbajtjen e teksteve shkollore.

- Vështirësitë që po hasen gjatë përdorimit të teksteve shkollore.

- Sugjerime për përdorimin dhe mirëmbajtjen e këtyre teksteve.

II. Qëllimi

Monitorimi i shkollave 9-vjeçare mbi mbi ecurinë e mirëmbajtjes të teksteve shkollore për klasat I-IV, në zbatim të Udhëzimit nr. 24, datë 19.7.2018, “Për dhënien në përdorim falas dhe kthimin e teksteve shkollore për nxënësit e klasave I-IV të arsimit bazë”.

III. Objektivat e këtij monitorimi ishin:

1. Të identifikohet implementimi i urdhrit për mirëmbajtjen e teksteve shkollore duke bashkëbiseduar me mësues, nxënës dhe prindër.

2. Evidentimi i praktikave efikase të mirëmbajtjes së teksteve në institucionet arsimore.

3. Të vëzhgohet mënyra e përdorimit dhe mirëmbajtjes së teksteve shkollore për klasat përkatëse I-IV.

4. Të analizohen vështirësitë që po hasin mësuesit në mësimdhënie dhe nxënësit në mësimnxënie për tekstet falas në përdorim.

5. Të identifikohen problematikat që hasin prindërit në lidhje me mirëmbajtjen e librave dhe procesin e mësimnxënies tek fëmijët e tyre.

IV. Grupet e punës

Adresa: ZYRA ARSIMORE KAMZË, Bulevardi “Blu”, Rruga “Bruksel”, Nr.1, E-mail:[email protected]

Page 4: zak.edu.al · Web view- Marrja e vendimeve dhe krijimi i marrëveshjeve brenda shkollës mësues- nxënës – prindër, duke realizuar një bashkëpunim dhe komunikim pozitiv mes

Nr

Shkollat Grupet Personat përgjegjës për monitorim

1 Shkolla 9-vjeçare ”Azem Hajdari”Shkolla 9-vjeçare”100-Vjetori”Shkolla 9-vjeçare”Kamza e re”Shkolla 9-vjeçare”Dritas”Shkolla 9-vjeçare”Qenam”Shkolla 9-vjeçare ”Azem Hajdari”, Zall-Mner

1 Ermioni CEKANIFabjona DOKUZIFatjona RADHIMA

2 Shkolla 9-vjeçare ”Halit Coka”Shkolla 9-vjeçare ”Ahmet Zogu”Shkolla 9-vjeçare ”Ibrahim Basha”Shkolla 9-vjeçare ”Arbëria ”Shkolla 9-vjeçare ”Niko Hoxha”Shkolla 9-vjeçare ”Demokracia”Shkolla 9-vjeçare ”Dom Nikoll Kacorri”Paskuqan

2 Sulejman KETAHazbije DAFKUGostivare BUSHGJOKAJEranda BEGO

3 Shkolla 9-vjeçare ”Jashar Hoxha”Shkolla 9-vjeçare ”Lidhja e Prizrenit”Shkolla 9-vjeçare ”Tahir Sinani”Shkolla 9-vjeçare ”Haxhi Korra”Shkolla 9-vjeçare”Vëllazërimi”Shkolla 9-vjeçare ”Nënë Tereza”Shkolla 9-vjeçare ”Dom Nikoll Kacorri”, ValiasShMB”Kasallë”ShMB “M.K.Ataturk”Shkolla 9-vjeçare”Hillary Clinton”

3 Moza DAFAVojsava HODAElsa KERASvea CAKE

V. Praktikat pozitive për mirëmbajtjen e teksteve shkollore

- Implementimi i urdhrit në rregulloret e brendshme të secilës prej shkollave pas diskutimit të gjerë mes mësuesve, nxënësve dhe prindërve .

- Marrja e vendimeve dhe krijimi i marrëveshjeve brenda shkollës mësues- nxënës – prindër, duke realizuar një bashkëpunim dhe komunikim pozitiv mes të gjithë aktorëve në shkollë.

Adresa: ZYRA ARSIMORE KAMZË, Bulevardi “Blu”, Rruga “Bruksel”, Nr.1, E-mail:[email protected]

Page 5: zak.edu.al · Web view- Marrja e vendimeve dhe krijimi i marrëveshjeve brenda shkollës mësues- nxënës – prindër, duke realizuar një bashkëpunim dhe komunikim pozitiv mes

- Disa shkolla kishin një model pozitiv ku janë nënshkruar marrëveshje me prindërit për mirëmbajtjen e teksteve, janë informuar për rregullat e reja në implementin e nismës së re të MASR e në rast dëmtimi paguhen ato.- Mësuesit janë bërë më kreativë në përdorimin e teksteve mësimore në drejtim të mirëmbajtjes së tyre duke krijuar p.sh. simbolika të reja ngjyra e kuqe = një vijë; blu= dy vija e kështu me radhë.- Mësuesit bashkëpunojnë dhe këshillojnë vazhdimisht nxënësit dhe prindërit për mirëbajtjen e teksteve duke rritur ndërgjegjësimin e tyre, por edhe njëkohësisht duke nxitur dashurinë për librin.- Nxënësit raportojnë që kujdesi për librin po i bën ata më të kujdesshëm dhe më të përgjegjshëm edhe në fusha të tjera.

VI. Rezultatet e monitorimit

- Udhëzimi për mirëmbajtjen e teksteve gjatë procesit mësimor –edukativ ka pasur impakt pozitiv në shkolla.- Shkolla të ndryshme kanë praktika mjaft të mira të implementimit të urdhrit të MASR duke realizuar diskutime me të gjithë aktorët e përfshirë dhe përfshirje të saj në rregulloren e brëndshme të shkollës. - Mësuesit kanë shprehur se librat janë të një cilësie të dobët që mund të dëmtohen fare lehtë nga përdorimi vjetor i nxënësve. Për këtë arsye ata mendojnë që tekstet vitin e ardhshëm me shumë mundësi do të bëhen të papërdorshëm fare. Po ashtu mbeten shenja të dukshme dhe vështirëson punën mbi to për nxënësit e tjerë. - Ndër të tjera mësuesit janë shprehur se vështirësi hasin edhe sa i përket vlerësimit të nxënësve, sepse në këtë rast ata kryejnë vlerësime me laps ose nëpërmjet motivimit të fëmijëve. - Numri i lartë i kërkesave të punës mësimore në libra ka bërë që për të mos dëmtuar librin mësuesit këto kërkesa i realizojnë në fletore të veçanta, gjë që ka shtuar ngarkesën e ushtrimeve gjatë orës mësimore për të dyja palët.

Adresa: ZYRA ARSIMORE KAMZË, Bulevardi “Blu”, Rruga “Bruksel”, Nr.1, E-mail:[email protected]

Page 6: zak.edu.al · Web view- Marrja e vendimeve dhe krijimi i marrëveshjeve brenda shkollës mësues- nxënës – prindër, duke realizuar një bashkëpunim dhe komunikim pozitiv mes

- Prindërit e nxënësve raportojnë një rritje të nivelit të stresit dhe ngarkesës emocionale tek fëmijët, po ashtu dhe mësuesit, duke e vështirësuar përqëndrimin e nxënësve në drejtim të mësimit, dhe vënie e një theksi të lartë ruajtjes së librit.

VII. Sugjerime/ Rekomandime

1. Librat që janë për tu plotësuar: matematikë, gjuhë etj të mos dorëzohen por të falen. Ndërsa librat që nuk kanë për të shkruajtur si: gjeografi, histori të kthehen, dorëzohen. 2. Nisur nga mosha e vogël e fëmijëve sidomos të klasës së I-II si dhe formulimit të kërkesave në tekst për këto klasa tekstet rekomandohen që të mos rikthehen. 3. Në rast se do të rikthehen tekstet në vitet e ardhshme botimet të modifikohen duke hequr pjesët në të cilën nxënësit duhet të shkruajnë dhe plotësojnë në libër dhe të krijohen fletore punë që të mos kthehen.1

VIII. Tabela përmbledhëse e monitorimit sipas shkollave

1.Përdorimi dhe mirëmbajtja e teksteve shkollore

Puna që po bëjnë mësuesit

Vështirësitë e mirëmbajtjes

Sugjerime

Është diskutuar mirëmbajtja në mbledhjen me prindërit. Nx janë vënë në një përgjegjësi tjetër. Vetëm 2-3 mund ti ruajnë deri në fund.Bëjmë fotokopje, por kjo rrit koston.Mësuesit i këshillojnë vazhdimisht për

Nxënësit nuk ngjyrosin do të në libër, dhe ne nuk vlerësojmë dot në libër.Matematika e klasës së parë nuk ka fletë pune.Ka prindër që thonë më mirë ti paguajmë vetëm të mos i lejmë fëmijët në këtë depresion. Më mirë fëmija të punojë e të vlerësohet.Mendojmë që një përqindje shumë e vogël do të jetë e përdorshmeFëmijët pyesin: mësues

Librat falas jam dakort që të kthehen, por cilësia duhet të jetë më e mirë. Kur shkruajmë me laps lapsi fashihet nëse nuk është shkruar fort.E mirë është që kushti i rikthimit të tekstit të hiqet në të ardhmen, plus fshati, zonat rurale, shiu etj e vështirëson mirëmbajtjen.

1 Shënim: Për më shumë hollësi ju lutem shikoni tabelën përmbledhëse në vazhdimësi.

Adresa: ZYRA ARSIMORE KAMZË, Bulevardi “Blu”, Rruga “Bruksel”, Nr.1, E-mail:[email protected]

Page 7: zak.edu.al · Web view- Marrja e vendimeve dhe krijimi i marrëveshjeve brenda shkollës mësues- nxënës – prindër, duke realizuar një bashkëpunim dhe komunikim pozitiv mes

mirëmbajtjen. pse nuk na vë notë sivjet? Ka shtuar ngarkesën e punës për nxënësit sidomos në kopjimin e ushtrimeve

2.Përdorimi dhe mirëmbajtja e teksteve shkollore

Puna që po bëjnë mësuesit

Vështirësitë e mirëmbajtjes

Sugjerime

(nx)Mësuesja na këshillon të mos shkruajmë me stilolaps. Cdo ditë na këshillojnë. Edhe në shtëpi prindërit. Nuk jemi të stresuar. Nuk i shkruajmë me stilolaps që ti dorëzojmë.Mës. Nx janë të kenaqur me laps sepse korrigjojnë gabimet. Kostot e librave prindërit i kanë kompesuar me mjetet.Fëmijët janë bërë më të përgjegjshëm, disa fëmijë jo shumë të kujdeshshëm janë bërë me të kujdesshëm. Mësueist dhe prindërit ua kujtojnë vazhdimisht kujdesin dhe mësuesit i këshiillojnë të punojnë me laps. (Prind) Ia kujtoj shpesh të ketë kujdes. I kam blerë mbështjellëse specifike. Shkolla ka lagështirë dhe pikon catia mbi tavolina, duke lagur libra. Kur bie shumë shi librat lagen dhe në cantë.

Ka pasur raste që fëmijët kanë shkruar pa dashje, janë mërzitur dhe kanë qarë, duke e kujtuar për disa ditë. Ka prindër me ekonomi të mirë që I kanë blerë që nx të mos jenë të tensionuar, ndërsa ato në vështirësi janë ndjerë mirë dhe e konsiderojnë nismë të mirë.

Duhet të vendoset një tolerancë për 2-3 shenja, sidomos tolerim më i madh për nxënësit e klasave të para dhe të dytaCilësia e librave duhet të jetë më e mirë.Në vitet e ardhshme nxënësit do jenë me të mësuar, por sivjet duhet të jenë më toleratnë.Shenjat e fshirjes mbeten dhe dallohen. Librat duhet të jepen falas port ë mos dorëzohen në fund, sepse është shumë e vështirë të shkojnë 3 vjet. Fëmija mirë do ishte ti mbante librat.

Adresa: ZYRA ARSIMORE KAMZË, Bulevardi “Blu”, Rruga “Bruksel”, Nr.1, E-mail:[email protected]

Page 8: zak.edu.al · Web view- Marrja e vendimeve dhe krijimi i marrëveshjeve brenda shkollës mësues- nxënës – prindër, duke realizuar një bashkëpunim dhe komunikim pozitiv mes

3.Përdorim i dhe mirëmbajtja e teksteve shkollore

Puna që po bëjnë mësuesit

Vështirësitë e mirëmbajtjes

Sugjerime

Janë informuar prindërit dhe nxënësit. Nuk ka pasur raste dëmtimi. Fëmijët nuk më duken të stresuar, por ka problem sidomos me detyrat me ngjyrosje, vijosje etj.

Jemi lodhur nga porositë e mësuesve, por dhe jemi të tensionuar për pagesën. Po ashtu dhe fëmijët tanë. Kemi dhe fëmijë më të vegjël, si 3 vjeç dhe po i ruajmë dhe nga ata.

Të jenë falas, por pa i dorëzuar se fëmijët janë të tensionuar. Janë të vegjël dhe nuk e kuptojnë. Por po ndërgjegjësohen pak nga pak.

Jepi librat falas por mos i lër fëmijët në tension, se fëmijët do ti zhgarravisin se janë të vegjël.

Me mirë me lek sesa në tension. Po ashtu cilësia e librave është shumë e dobët.

Kujdes duhet për librin, por nxënësit duhet ta përvetësojë librin, ka nevojë të shkruajë, ta përdorë. Prindërit janë të kënaqur nga ana ekonomike. Duhet përshtatur teksti që të mos e ketë detyrë shkruajtjen në libër dhe të ketë fletore pune.

4.Përdorimi dhe mirëmbajtja e teksteve shkollore

Puna që po bëjnë mësuesit

Vështirësitë e mirëmbajtjes

Sugjerime

Këshillim të vazhdueshëm.

Probleme kur duhet të punohet me ngjyrosjen ne tekst. Nuk bëjmë dot vlerësime në tekst.cilësia e teksteve, ngjitja është e dobët dhe fletët kanë filluar të shkëputen.Libri për mendimin tim nuk mund të përdoret për më shumë se një vit duke qenë se janë në moshë të vogël, nuk kanë kujdesin e duhur për mirëmbajtjen e tij.Cilësia e letrës nuk është e mirë, që do të thotë se dëmtohet kur përdoret goma.Nxënësit e kanë problem,

Tekstet të mos përdoren më shumë se një vit. Cilësia e teksteve të jetë më e mirë.

Më mirë ti paguanim sesa të stresohemi , që në fillim ti paguajmë. Le të jetë si gjithmonë , kategori të veçanta ti marrin.

Është shumë mirë për njerëzit me ekonomi të dobët.Ta vinin vendim për klasat më të larta jo për fëmijët e vegjël.

Adresa: ZYRA ARSIMORE KAMZË, Bulevardi “Blu”, Rruga “Bruksel”, Nr.1, E-mail:[email protected]

Page 9: zak.edu.al · Web view- Marrja e vendimeve dhe krijimi i marrëveshjeve brenda shkollës mësues- nxënës – prindër, duke realizuar një bashkëpunim dhe komunikim pozitiv mes

sidomos klasat e para. Një fëmijë qau aq shumë sa prindi i tha mos u shqetëso se i blejmë. Prindërit thonë nganjëherë më mirë ti blejmë sesa të na stresohen fëmijët.Motra ka zhgarravitur pa dashje. Ka qarë me të madhe. E ndihmojmë ne dhe i themi që të mos i shkruajë. Mami i thotë mos u mërzit se do ti paguajë. Mësuesja më lodhi duke thënë mos i zhgarravit.

5.Përdorimi dhe mirëmbajtja e teksteve shkollore

Puna që po bëjnë mësuesit

Vështirësitë e mirëmbajtjes

Sugjerime

Mësuesit janë shprehur se i kanë këshilluar nxënësit vazhdimisht të kujdesen për librin duke përdorur edhe shprehje të tilla si ‘Libri qan nëqoftëse ne e grisim apo e gërvishtim’. Janë munduar ti qëndrojnë pranë të gjithë nxënësve.

Më tepër vështirësi kanë hasur me klasën e parë duke qënë se ata janë më pak të ndërgjegjshëm për rëndësinë dhe pasojat e dëmtimit të librit. Krahas kësaj, një problematikë është hasur edhe në bashkëpunimin me prindërit të cilët në prani të mësueses shprehin kujdesin më të lartë ndaj librit dhe kontrollin e detyrave të fëmijës, por nuk e zbatojnë sa duhet por vetëm një pakicë e tyre. Pjesa më e madhe e tyre nuk kanë vështirësi.

Një prej mësuesve ka pohuar: ‘Detyra jonë është ti zbatojmë ato që na thuhen, por unë nuk jam dakord që libri të kthehet dhe sidomos libri që punohet, por ne do të mundohemi ta përmirësojmë aq sa mundem’i.Prindërit janë shprehur se kanë vështirësi ekonomike dhe sygjerojnë mirëmbajtjen e librave kundrejt pagesës së tyre.

6.Përdorimi dhe mirëmbajtja e teksteve shkollore

Puna që po bëjnë mësuesit

Vështirësitë e mirëmbajtjes

Sugjerime

Mësuesit kanë qënë të interesuar që nxënësit ti mbajnë mirë librat, megjithëse janë shprehur se dhe cilësia e librave nuk është shumë e mirë, pasi edhe pse nxënësit shkruajnë me laps, përsëri është i dukshëm shkrimi ndonjëherë edhe

Prindërit janë shprehur të shqetësuar për cilësinë e librit dhe mundësisë që ai mund të dëmtohet lehtësisht, sidomos për klasën e parë. Krahas kësaj ata janë shprehur se ndihen mirë pasi i ka ndihmuar nga ana ekonomike kjo nismë. Krahas kësaj edhe vetë nxënësit, përkatësisht ata të klasës të tretë janë shprehur se kanë shkruar

Mësuesit: Duhet të kenë më pak ushtrime.Të rritet më tepër cilësia e librit.Të ndryshohen kërkesat e ushtrimeve pasi e vështirësojnë punën me nxnësit si psh: Ngjyros ose plotëso në libër.Sygjerimi i dhënë nga nxësnësit është: ‘Më mirë ti kishim blerë librat sesa të rrimë

Adresa: ZYRA ARSIMORE KAMZË, Bulevardi “Blu”, Rruga “Bruksel”, Nr.1, E-mail:[email protected]

Page 10: zak.edu.al · Web view- Marrja e vendimeve dhe krijimi i marrëveshjeve brenda shkollës mësues- nxënës – prindër, duke realizuar një bashkëpunim dhe komunikim pozitiv mes

pas fshirjes të tekstit të shkruar. Menyra që kanë zgjedhur mësuesit për të kapërcyer ngarkesën mësimore si rrjedhojë e moslejimit të shkrimit nga nxënësit apo vlerësimit të nxënësit, është realizimi i minitesteve në 5 minutshin e fundit të orës.

me stilolaps ( 3 raste). Janë ndjerë keq emocionalisht dhe kanë filluar të qajnë. Megjithatë ata mërziten kur iu bie libri në tokë por iu pëlqen që nuk i paguajnë.

duke i ruajtur ose më mirë ti blinim që në fillim të vitit sesa ti paguajmë dyfishin në fund të vitit nëqoftëse i dëmtojmë. Prindërit: ‘Ta lemë deri në fund të shikojmë sesi do të shkojë dhe më pas të shikojmë nëqoftëse do ti paguajmë ose jo’.

7.Përdorimi dhe mirëmbajtja e teksteve shkollore

Puna që po bëjnë mësuesit

Vështirësitë e mirëmbajtjes

Sugjerime

Mësuesit dhe prindërit janë shprehur se po edukojnë vazhdimisht fëmijët që të mikrëmbajnë librat. Ka pasur disa raste që nxënësit janë shprehur pak të shqetësuar sic mund të jetë rasti i një nxënësi që ia kishte dëmtuar motra librin padashje. Por ata shprehen se cilësia e librit është e dobët. Dhe ndonjëherë i këshillojnë nxënësit të kujdesen për librin ashtu sic kujdesen edhe për veten në mënyrë që të shmanget ngarkesa emocionale tek fëmijët.

Gjatë takimeve të zhvilluara me nxënësit është vënë re një angazhimi tyre për ti mirëmbajtur por ndihen pak të shqetësur se mund të shkruajnë gabimisht dhe mund të mërzisin prindërit pastaj. Ata janë të mendimit se do arrijnë ti çojnë deri në fund të vitit të padëmtuar.

Të përmirësohet cilësia e libraveTë ndryshohen kërkesatLibrat të jepen falas dhe të mos dorëzohen më mbrapsht pasi nxënësit mund të kenë nevojë tiu rikthehen materialeve.Sugjerojnë që librat të jepen falas edhe për vitet në vazhdim pasi nxënësit janë më të rritur dhe mund ti mirëmbajnë, por është edhe një lehtësi nga ana ekonomike për çdo familje.

8.Përdorimi dhe mirëmbajtja e teksteve shkollore

Puna që po bëjnë mësuesit

Vështirësitë e mirëmbajtjes

Sugjerime

Mbarëvajtja e librave mësuesit dhe prindërit janë

Mësuesit kanë qënë të interesuar që nxënësit ti mbajnë mirë librat,

Të ulet cmimi i librave për klasat e V-IX, duke qënë se është rritur me

Adresa: ZYRA ARSIMORE KAMZË, Bulevardi “Blu”, Rruga “Bruksel”, Nr.1, E-mail:[email protected]

Page 11: zak.edu.al · Web view- Marrja e vendimeve dhe krijimi i marrëveshjeve brenda shkollës mësues- nxënës – prindër, duke realizuar një bashkëpunim dhe komunikim pozitiv mes

shprehur se po edukojnë vazhdimisht fëmijët që të mirëmbajnë librat, duke i qëndruar pranë, duke i mbështetur apo duke i ndihmuar ta kapërcejnë nëqoftëse hasin një problem.

megjithëse janë shprehur se dhe cilësia e librave nuk është shumë e mirë, pasi edhe pse nxënësit shkruajnë me laps, përsëri është i dukshëm shkrimi ndonjëherë edhe pas fshirjes të tekstit të shkruar.

35% këtë vit krahasuar me vitet e tjera.Nxënësit nga klasat e I-IV ti marrin librat falas pasi mund të duhet t’ju rikthehen atyre mësimeve.

9.Përdorimi dhe mirëmbajtja e teksteve shkollore

Puna që po bëjnë mësuesit

Vështirësitë e mirëmbajtjes

Sugjerime

Mësuesit dhe prindërit janë të kënaqur dhe njëkohësisht të shqetësuar, me idenë se librat nuk do të jenë në gjendje të përdoren deri në tre vite. Ata shprehen se nxënësit ndjehen disi të shqetësuar se nuk do të arrijnë ti mirembajnë deri në fund të vitit

Për shkak të cilësisë së dobët të teksteve.Vështirësi në kontollin e veprimeve të fëmijëve që mund të harrojnë për një moment të caktuar.Është ngarkesë shumë e lartë për drejtuesit, si në llogaritje ashtu dhe në përgjegjësi.

Të ulet cmimi i librave nga klasat V-IX.Më mirë ti kishim blerë shprehen disa prej tyre.Duket e vështirë dhe e pamundur që të përdoren në vazhdim.Personi përgjegjës që firmos për librat falas të mos jetë drejtori por prindërit.Të hiqet alterteksti. Fletoret e punës të jenë me pullë.Prindërit kërkojnë që të ulen çmimet e klasave 5-9-të sepse janë rritur shumë krahasuar me vjet.

10.Përdorimi dhe mirëmbajtja e teksteve shkollore

Puna që po bëjnë mësuesit

Vështirësitë e mirëmbajtjes

Sugjerime

-Ne kemi realizuar mbledhje me gjithë prindërit për ti informuar në lidhje me faktin që tekstet janë falas në përdorim.-Kemi bërë një seminar sensibilizues me prindërit rreht këtij fakti duke përfshirë edhe nxënësit sidomos klasat e III-IV që të kuptojnë rëndësinë e ruajtjes dhe mirëmbajtjes së

-Vështirësi në lidhje me përdorimin e fletoreve të punës që është plot me ushtrime.-Vështirësi në klasat e para ku është i domosdoshëm përdorimi i ngjyrave.-Shumë prindër kanë shprehur dëshirën për ti blerë vet tekstet shkollore.

-Fletoret e punës të mos kthehen por të përsëriten.-Shkolla të ketë në dispozicion një fotokopje në lidhje me shtojcat e domosdoshme.

Adresa: ZYRA ARSIMORE KAMZË, Bulevardi “Blu”, Rruga “Bruksel”, Nr.1, E-mail:[email protected]

Page 12: zak.edu.al · Web view- Marrja e vendimeve dhe krijimi i marrëveshjeve brenda shkollës mësues- nxënës – prindër, duke realizuar një bashkëpunim dhe komunikim pozitiv mes

librave.-Janë disiplinuar të gjithë fëmijët që të punojn me laps.-Përdorimi i shtojcave në vend të fletave të punës.

11.Përdorimi dhe mirëmbajtja e teksteve shkollore

Puna që po bëjnë mësuesit

Vështirësitë e mirëmbajtjes

Sugjerime

-Vazhdimisht u themi mos shkruani me stilolaps.-Vështirësi më së shumti hasim me nxënësit e klasave të para pasi tek matematika nuk ka dhe fletë pune.

-Nxënësit duhet të ngjyrosin e nuk kanë se ku.-Ka momente që materialet duhen ngjitur e nuk kanë se ku.-Klasa e parë të mos ishte për rikthimin e librave, të punonin vazhdimisht në të pasi janë klasë e parë dhe e kanë të domosdoshme.-Matematika është më shumë fjalë e jo numra e klasa e parë hasin vështirësi.

-Nxënësve të klasave të para tu lihen librat falas e jo falas në përdorim.Nëse këto arrihen të paktën të na e thonë që nxënësit të punojnë pa merak.

12.Përdorimi dhe mirëmbajtja e teksteve shkollore

Puna që po bëjnë mësuesit

Vështirësitë e mirëmbajtjes

Sugjerime

-Ne si mësues kemi zbatuar udhëzimin. -Në mbledhjen me prindër u kemi sugjeruar e ata kanë rënë dakort. Në fillim kishin hezitim por më pas kemi pasur bashkëpunim nga ana e tyre.-Me nxënësit realizojmë ushtrime të tjera në klasë.-Fundi i vitit shkollor do tregojë cdo vështirësi , sfidë dhe arritje të nismës.

-Nxënësi ka merak.-Plotësimi i teksteve pak vështirësi, është pununar me ngjyrat e drurit ngjyrosje e lehtë ose fletore ose fletë.-Është vërejtur se dy tekste mësimore lidhja e librit të tyre është jo e saktë se nuk është parë në fillim.-Vështirësia e nxënësve të klasës së III-IV është më e pakët krahasuar me klasën e I-II.-Cilësia e fletës e lëmuar dhe vështirë për tu fshirë plotësisht.

-Prindërit janë ndërgjegjësuar. Ka prindër që shprehen se nëse fëmija im e prish librin unë e paguaj, si mësuese jam shprehur se jo nuk do e paguash por do e mirëmbash.-Jo përdorimi i teksteve për tri vjet por për një vit, pasi fëmijët e vegjël i mëshojnë lapsit.-Të shihet me vëmëndje kërkesa e ngjyrave.-Fëmijët janë mësuar me vlerësime ,në klasë të dytë motivimi merret në formë tjetër.-Librat të realizohen jo me ngjitje por me lidhje që të kenë jetëgjatësi.

Adresa: ZYRA ARSIMORE KAMZË, Bulevardi “Blu”, Rruga “Bruksel”, Nr.1, E-mail:[email protected]

Page 13: zak.edu.al · Web view- Marrja e vendimeve dhe krijimi i marrëveshjeve brenda shkollës mësues- nxënës – prindër, duke realizuar një bashkëpunim dhe komunikim pozitiv mes

13.Përdorimi dhe mirëmbajtja e teksteve shkollore

Puna që po bëjnë mësuesit

Vështirësitë e mirëmbajtjes

Sugjerime

-Informim i nxënësve që të përdorin lapsin.-Ne kemi sqaruar prindërit për mirëmbajtjen, nëse nuk ndodh kështu atëhere do të paguhen.

-Kërkesa ngjyros e fëmija duhet ta realizojë, fëmija i klasës së parë e ngjyros ndërkohë që nuk duhet.-Për mirëmbajtjen deri në fund shohim por ka dhe prindër që nuk kujdesen.

-Përdorimi i lapsit e fshirja e tij ngelet dhe nxënësi tjetër që do e marrë vitin që vjen do kopjojë.

14.Përdorimi dhe mirëmbajtja e teksteve shkollore

Puna që po bëjnë mësuesit

Vështirësitë e mirëmbajtjes

Sugjerime

Kemi këshilluar që prindërit dhe nxënësit për mënyrën e përdorimit të teksteve dhe dorëzimit të tyre në fund të vitit shkollor.

Mungesa e shoqërimit të disa lëndëve me fletore pune dhe nxënësit mund të dëmtojnë tekstet gjatë punës së tyre. Për këtë nxënësit po realizojnë punët e tyre me mjete të tjera ose fletore të vecanta.

Ngjyrosja të hiqet si kërkesë në ushtrime të ndryshme në tekst.Prindërit të jenë më bashkëpunues.

15.Përdorimi dhe mirëmbajtja e teksteve shkollore

Puna që po bëjnë mësuesit

Vështirësitë e mirëmbajtjes

Sugjerime

-Si mësuese nxënësve u kam dhënë certifikatë vlerësimi se cili mban librat më mirë.-Unë bëj vlerësime me gome që prindi ta shikojë shprehet një mësues tjetër.-Në mbledhjen që kam realizuar me prindërit tashmë janë ndërgjegjësuar për mirëmbajtjen se e dinë se në fund do paguajnë.-Përmes kësaj nisme nxënësi bëhet i përgjegjshëm për të mirëmbajtur gjënë e vet.

-Është stres për fëmijën se mos griset libri e pastaj do e paguajë mami.-Ka pasur raste kur ideja e mirëmbajtjes së librit ka bërë që nxënësi të shprehet se mësuese a mund ta lë librin në shkollë meqenëse nuk kam detyra duke harruar faktin se duhet ta mësojë atë, ideja e përkujdesjes së tij është më e madhe.-Vështirësia e realizimit të detyrave në libër.P.sh një ushtrim në matematikë nga plotësimi i saj në libër e kaloj atë detyrë në fletore gjë që kjo i shton ngarkesën.

-Mirë do ishte falas pa i kthyer librat, por nëse ndodh kam frike se do ndikojë tek cilësia.-Fshirja e tekstit nga mosfshirja plotësisht, nxënësit jo të mirë në rezultate nësër e fokuson tek zgjidhja e fshirjes dhe jo zgjidhja individuale.

Adresa: ZYRA ARSIMORE KAMZË, Bulevardi “Blu”, Rruga “Bruksel”, Nr.1, E-mail:[email protected]

Page 14: zak.edu.al · Web view- Marrja e vendimeve dhe krijimi i marrëveshjeve brenda shkollës mësues- nxënës – prindër, duke realizuar një bashkëpunim dhe komunikim pozitiv mes

16. Përdorimi dhe mirëmbajtja e teksteve shkollore

Puna që po bëjnë mësuesit

Vështirësitë e mirëmbajtjes

Sugjerime

-nuk vlerësojmë në libër-nuk ngjyrosim-fëmijët shkruajnë me laps dhe ngjyrosin me laps-ka prindër që shprehen se fëmijët e tyre mund të përdorin dhe do e paguajnë -nëse shkruajmë në to dhe e fshijmë prapë forma mbetet nuk bëjnë ato libra për vitin tjetër.

-punojmë në tabelë dhe në fletore-këshillim me prindërit por nuk i ndajmë dot nxënësit që njëri të ngjyrosë dhe tjetri jo.

-ka lapsa që lënë gjurmë më shumë-vështirësi dhe kohë më shumë-stresohen nxënësit-prindërit janë të kënaqur që janë falas por mësuesit kanë vështirësi-fëmijët në stres se mos i dëmtojnë librat.

-të falen komplet librat mos të pritet të kthehen në fund të vitit.

17. Përdorimi dhe mirëmbajtja e teksteve shkollore

Puna që po bëjnë mësuesit

Vështirësitë e mirëmbajtjes

Sugjerime

-nuk vlerësojmë në libër-nuk ngjyrosim-fëmijët shkruajnë me laps dhe ngjyrosin me laps-ka prindër që shprehen se fëmijët e tyre mund të përdorin dhe do e paguajnë-ndryshojmë taktikën e punës në klasë aty, ku thuhet ngjyros u themi nxënësve të qarkojnë, vizojnë etj.

-udhëzime për prindërit, informim në rast se librat keqpërdoren-ndikon psikologjikisht tek fëmijët sidomos ato të klasës së pare, ndikon në nxënie, punojmë me fletore shtesë dhe fleta të parapërgatitura, por fëmija ka nevojë për kontaktin me librin ta përdori atë.

-nuk përdorim dot ngjyrat-ka prindër që duan ti blejnë librat, sidomos ata që i kanë fëmijët në klasë të pare-nëse shkruajmë në to dhe e fshijmë prapë forma mbetet nuk bëjnë ato libra për vitin tjetër.

-ose të blihen librat ose të falen përfundimisht mos të kthehen më.

18.Përdorimi dhe mirëmbajtja e teksteve shkollore

Puna që po bëjnë mësuesit

Vështirësitë e mirëmbajtjes

Sugjerime

-këshillohen nxënësit të tregohen të kujdesshëm-sugjerojmë të punojnë me laps.

-i këshillojmë që të punojnë në tekst sipas kërkesës duke ndryshuar metodikën në vend

-cilësia e teksteve shumë e dobët, dëmtohen lehtë, nxënësit frikësohen ti përdorin-është e domosdoshme të

-të falen librat dhe të mos kthehen se nuk janë më të përdorshme-të blihen ose të falen-më mire ti falen ciklit

Adresa: ZYRA ARSIMORE KAMZË, Bulevardi “Blu”, Rruga “Bruksel”, Nr.1, E-mail:[email protected]

Page 15: zak.edu.al · Web view- Marrja e vendimeve dhe krijimi i marrëveshjeve brenda shkollës mësues- nxënës – prindër, duke realizuar një bashkëpunim dhe komunikim pozitiv mes

të ngjyros themi rretho ose vizo-sugjerime për prindërit që të tregojnë kujdes.

përdoret libri-a është në funksion të nxënësit libri-shumë prindër kërkojnë ti paguajnë librat që fëmijët e tyre të mësojnë të qetë-ngarkesa psikologjike e fëmijëve shtesë-e pamundur ti kontrollosh të gjithë fëmijët të gjith kohën për kujdes ndaj librit-nxënësi instiktivisht merr stilolapsin për të punuar-e pamundur të kthehen librat sepse ka edhe mësime ku fletët e librit priten për demostrim-ngarkesa mësimore shqetësim për mësuesit plus shqetësimi për kujdesin për librat e nxënësve.

të lartë sesa ciklit të ulët.

19.Përdorimi dhe mirëmbajtja e teksteve shkollore

Puna që po bëjnë mësuesit

Vështirësitë e mirëmbajtjes

Sugjerime

Libri nuk e praktikon. Librat i blej dhe vetë pasi aty nuk shkruan dhe nuk e kupton

Djali nuk ecen as nuk përparon kur nuk shkruan në libër

Marrëveshja u shkrua që mund të përdoren librat

Ndryshimi është i mirë po librat të blihen dhe të shkruajnë

Shkruajnë me laps

Më mirë të paguajnë lekë sesa të blihen falas dhe të mos praktikojnë ushtrime

Marrëveshja është e shkruar dhe librat kthehen dhe nuk duhet të dëmtohen

Marrëveshja me prindërit

Gjatë gjithë kohës mësuesi punon në dërrasë

Bashkëpunimi me prindërit

Këshilli i nxënësve

Lodhje për mësuesit por jo për nxënësit

Nxënësi punon në fletore

Kur dëmtohet libri njoftohet prindi

Nxënësit nuk janë ndjerë te frustuar kur janë kur e dëmtojnë librin

Fëmijët e kanë të pamundur të mos e zhgarravisin librin

Rastet e librave me kualitet jo shumë të lartë

Një fëmijë që nuk e prek librin nuk mëson plotësisht

Shenjat mbeten dhe nuk pastrohen dot në fund

Vitin që vjen nxënësit do ti kenë ushtrimet gati dhe mund të kthehen në braktisës

Imazhi i librave për vitin që vjen do të jetë i dëmtuar

Gjëja e falur nuk kthehet

Adresa: ZYRA ARSIMORE KAMZË, Bulevardi “Blu”, Rruga “Bruksel”, Nr.1, E-mail:[email protected]

Page 16: zak.edu.al · Web view- Marrja e vendimeve dhe krijimi i marrëveshjeve brenda shkollës mësues- nxënës – prindër, duke realizuar një bashkëpunim dhe komunikim pozitiv mes

20. Përdorimi dhe mirëmbajtja e teksteve shkollore

Puna që po bëjnë mësuesit

Vështirësitë e mirëmbajtjes

Sugjerime

Këshillohen nxënësit

Kujdes i vazhdueshëm , monitorim i tyre

Kemi nënshkruar marrëveshjen

U prit si nisëm e mirë por hasëm vështirësi

Nuk punojnë në shtëpi se mos dëmtohen librat

Nxënësit nuk punojnë lirisht

Prindërit shprehen se na e dhatë falas por po e paguajmë me psikologjinë e fëmijën

Ka prind që pranojnë të paguajnë vetë

Këtë vit fëmijët më të stepur

Nuk janë të lirë për të punuar.

21. Përdorimi dhe mirëmbajtja e teksteve shkollore

Puna që po bëjnë mësuesit

Vështirësitë e mirëmbajtjes

Sugjerime

Kujdesin për librin e kemi pjesë të punës

-Prindrit e kanë të qartë se kur dëmtohen librat paguhen -Zona është e varfër shumë dhe e ka përqafuar këtë nismë

-Korrigjimi është problem, nuk korrigjojmë dot me stilolaps të kuq. Nqs përdorim laps nuk merret vesh kush e ka berë korrigjimin -Vitin e ardhshëm këto libra bëhen të papërdorshëm fare. Mbeten shënja dhe do punohet mbi të. -Nuk do të dallohet dot arritja e nxënësit se do punojnë mbi një model që orienton libri (nxënës i 10-tës apo i 4-rës I ka të gjitha gati) -Nuk ngjyroset dot mbi libër, por kemi arritur të përdorim një simbolikë të re psh: ngjyra e kuqe=një vijë blu= dy vija e kështu me radhë -Vështirësia qëndron tek puna në libër

-Cilësia e librit është shumë e dobët -Nëse janë falur, të falën. Të mos mblidhen në fund të vitit -Librat që janë për tu plotësuar: matematkë, gjuhë etj të mos dorëzohen por të fallen. Ndërsa librat që nuk kanë për të shkruajtur si: gjeografi, histori të kthehen, dorëzohen -“Ti japësh libra të përdorur fëmijës së klasës së parë është fyerje”

22. Përdorimi dhe mirëmbajtja e teksteve shkollore

Puna që po bëjnë mësuesit

Vështirësitë e mirëmbajtjes

Sugjerime

Adresa: ZYRA ARSIMORE KAMZË, Bulevardi “Blu”, Rruga “Bruksel”, Nr.1, E-mail:[email protected]

Page 17: zak.edu.al · Web view- Marrja e vendimeve dhe krijimi i marrëveshjeve brenda shkollës mësues- nxënës – prindër, duke realizuar një bashkëpunim dhe komunikim pozitiv mes

-“Kërkesa për ti kthyer të reja është e pamundur”-Janë prishur librat që tani

-Prindrit shprehen më mirë ti kishim blerë (3-4 raste) -Gjatë gjithë kohës themi: MOS zhgaravit, mos aty mos këtu, mos me stilolas etj… -I kujtojmë vazhdimisht se librat do të kthehen

-Si do të mësojnë fëmijët pa e prekur librin fare? -Fëmija nuk ndjehet i lirë

-“Ha e mbërthe por buken mos e kthe” -Më mirë të ishin blerë ose të dhurohën

Adresa: ZYRA ARSIMORE KAMZË, Bulevardi “Blu”, Rruga “Bruksel”, Nr.1, E-mail:[email protected]