SOVRANITETI

13
I. SOVRANITETI IV.1. Shtruajra e Problemit: Çka është shteti? Shteti, është mbase nocioni më i diskutuar në shkencat shoqërore. Që nga antika në mesjetë dhe tutje, deri në kohën tonë; që nga poliset greke e shteti skllavopronar; nga mbretëritë feudale mesjetare e shtetet sovrane të modelit Westphalian, e deri tek shtetet bashkëkohore, ai si fenomen shoqëror ishte studjuar nga më shumë disiplina: nga Filosofia, Sociologjia, Ekonomia Politike, Drejtësia, Shkencat Politike. Të gjithë mendimtarët më të njohur të civilizimit njerëzor përpiqeshin t’u përgjigjeshin tri pyetjeve themelore: Kur lindi shteti? Si lindi ai dhe Çka është shteti? Pa hyrë në elaborime më të thella socio- filosofike të problemit të shtetit, gjë që edhe nuk është lëndë e kursit tonë, mund të japim vetëm një prerje të përgjithshme të të gjitha teorive mbi shtetin dhe atë në dy grupe të mëdha teorish mbi shtetin: 1. Teoritë sociologjike, (që shtetin e shpjegojnë si fenomen shoqëror) dhe 2. Teoritë jo-sociologjike, (teologjike, që shtetin e shpjegonin si një fenomen jo- shoqëror). Pa zbërthyer tërë spektrin teorik mbi shtetin nga antika e deri më sot, po përmendim se ai, si problem ishte trajtuar që nga: Platoni, Aristoteli, Stoa, Ciceroni e Justiniani, (Greqia dhe roma Antike); pastaj Toma i Akuinit, Shën Augustini, (Teoritë krishtere mbi shtetin dhe skolastikët); nga: Marsiliusi, Bodeni, Makijaveli, Luteri, Kalvini, Monteskje, Ruso, (teoritë mbi sovranitetin, republikanizmin, mbi ndarjen e pushteteve shtetërore, teoritë protestane mbi shtetin, teoritë antirojaliste dhe ato mbi kontratën shoqërore); nga Kanti,(teoria mbi unionin paqesor); nga Hegeli, (teoritë idealiste) Marksi, Engelsi, Lenini,

description

SOVRANITETI

Transcript of SOVRANITETI

Page 1: SOVRANITETI

I. SOVRANITETI

IV.1. Shtruajra e Problemit: Çka është shteti?

Shteti, është mbase nocioni më i diskutuar në shkencat shoqërore. Që nga antika në mesjetë dhe tutje, deri në kohën tonë; që nga poliset greke e shteti skllavopronar; nga mbretëritë feudale mesjetare e shtetet sovrane të modelit Westphalian, e deri tek shtetet bashkëkohore, ai si fenomen shoqëror ishte studjuar nga më shumë disiplina: nga Filosofia, Sociologjia, Ekonomia Politike, Drejtësia, Shkencat Politike. Të gjithë mendimtarët më të njohur të civilizimit njerëzor përpiqeshin t’u përgjigjeshin tri pyetjeve themelore:

Kur lindi shteti? Si lindi ai dhe Çka është shteti?

Pa hyrë në elaborime më të thella socio- filosofike të problemit të shtetit, gjë që edhe nuk është lëndë e kursit tonë, mund të japim vetëm një prerje të përgjithshme të të gjitha teorive mbi shtetin dhe atë në dy grupe të mëdha teorish mbi shtetin:

1. Teoritë sociologjike, (që shtetin e shpjegojnë si fenomen shoqëror) dhe2. Teoritë jo-sociologjike, (teologjike, që shtetin e shpjegonin si një fenomen jo-

shoqëror).

Pa zbërthyer tërë spektrin teorik mbi shtetin nga antika e deri më sot, po përmendim se ai, si problem ishte trajtuar që nga: Platoni, Aristoteli, Stoa, Ciceroni e Justiniani, (Greqia dhe roma Antike); pastaj Toma i Akuinit, Shën Augustini, (Teoritë krishtere mbi shtetin dhe skolastikët); nga: Marsiliusi, Bodeni, Makijaveli, Luteri, Kalvini, Monteskje, Ruso, (teoritë mbi sovranitetin, republikanizmin, mbi ndarjen e pushteteve shtetërore, teoritë protestane mbi shtetin, teoritë antirojaliste dhe ato mbi kontratën shoqërore); nga Kanti,(teoria mbi unionin paqesor); nga Hegeli, (teoritë idealiste) Marksi, Engelsi, Lenini, (teoritë marksiste- leniniste); nga: Niçe, Spengler, (teoritë e krizës); nga: Weberi, Aroni, Poperi, (sociologjia eksplikative dhe racionalizmi kritik); etj. Varësisht nga këndvështrimi analitik mbi shtetin, varionin edhe teoritë mbi shtetin: nga shpjegimet teologjike në ato patriarkale; nga teoritë organike në ato konvencionale; nga teoritë e fuqisë në ato racionale.

Duke u përqëndruar vetëm në teoritë me bazë sociologjike, mund të përfundojmë se të gjitha këto teori e përkufizonin shtetin si nocion: socio- politik dhe juridik, apo se shteti sipas tyre është:

Organizatë/Institucion Politik E cila mbështetet në pushtetin publik E pajisur me monopolin legjitim të dhunës Disponon me instrumentin e vet implementues rregullativ: ligjin

IV.2. Shteti në marrëdhëniet ndërkombëtare: dje, sot dhe nesër

Page 2: SOVRANITETI

a. Shteti i modelit të sovranitetit klasik

Nëse sqaruam së paku tërthorazi nocion themelor socio- politik dhe juridik të shtetit, të shohim se çka është dhe çka paraqet shteti në kuptimin e marrëdhënieve ndërkombëtare?Agjenda teorike realiste e marrëdhënieve ndërkombëtare, kur flitet për shtetin, kryesisht përqëndrohet në: shtetin dhe politikën e tij të jashtme, fuqinë, sigurinë, konfliktet dhe luftën. Realizimi, pra, ofron një pasqyrë shtet- centrike mbi marrëdhëniet ndërkombëtare, sipas të cilës:SHTETI ËSHTË QENDROR NË MARRËDHËNIETNDËRKOMBËTARE.

Në grupin e këtyre teorecientëve, John HOBSON (2000), nuk jep ndonjë teori për shtetin, por më shumë e përshkruan atë. Sipas këtij drejtimi teorik, janë tri elemente që përcaktojnë nocionin e shtetit:

1. Shteti është NJËSI POLITIKO- TERRITORIALE, e karakterizuar me makinerinë qendrore vendimarrëse dhe zbatuese (Qeveria);

2. Shteti ËSHTË JURIDIKISHT SOVRAN, pra që nuk njeh asnjë superior tjetër as të brendshëm e as të jashtëm mbi të, që mund ta urdhërojë dhe

3. Shteti EKZISTON NË BOTËN E PËRBËRË NGA NJËSITË TJERA POLITIKO- TERRITORIALE SOVRANE

Derisa në Greqinë Antike, referenca territoriale nuk ishte predominuese, por ajo e banorit, (p. sh. Athinasit, e jo nga Athina), ndërkaq me kalimin e kohës, në mesjetë gradualisht kemi kalimin e autoritetit politik nga rrafshi personal në rrafshin territorial, proces ky që u kurorizua më në fund, me shtetet e sistemit të Westphalisë, (1648). Paqja e Westphalisë, kur edhe mendohet se u krijuan shtete moderne evropiane, në kuptimn politiko- territorial, shënoi nismën e këtij sistemi të marrëdhënieve ndërkombëtare, të bazuar në shtetin. U krijuan kështu njësitë politiko- territoriale, që ushtronin kontrollin sovran brenda kufijve të vet, por edhe ishin të obliguara të pranonin ekzistencën e shteteve tjera- jashta kufijve të tyre. Ky sistem i shteteve të modelit westphalian edhe krijoi sistemin ndërkombëtar të bazuar në shtetet si akter kyq.

Po çka bënin shtetet në periudhën e lindjes së tyre? Cili ishte aktiviteti I tyre kryesor?

1. Shteti si tatimmbledhës. Sipas disa autorëve, (TILLY, 1990) ajo që shtetet bënin në shekullin XVI ishte: mbledhja e taksave dhe bërja e luftërave. Sipas këtij shpjegimi, shtetet që bënin luftëra me zgjerimin e territoreve, zgjeronin edhe bazën tatimmbledhëse, e me te zgjerohej edhe ushtria e tyre. Pastaj, kjo ushtri ndërmerrte luftëra të reja pushtuese territoriale, ato sërish shtonin fuqinë tatimbledhëse dhe kështu në një rreth të pafund. Kështu pos:

- dimensionit të parë tatimbledhës së shtetit, gradualisht u forcua edhe- dimensioni ushtarak i tij, (MANN, 1986/93; GIDDENS, 1985).

Page 3: SOVRANITETI

Sipas Mann-it, shoqëritë janë konstrukte artificiale që mbahen me forcë dhe rrëfimi mbi Westphalinë është rrëfimi mbi militarizmin. Ndërkaq Giddens, mendonte se roli i dhunës në shtetet kombëtare nuk është teoretizuar sa duhet.

2. Shteti si fuqi. Më vonë, sidomos nga shekulli XIX, shteti vështrohet kryesisht nga atributi i fuqisë. Në këtë kuptim të këtij modeli të shteteve, mund të thuhet se SHTETI është KONCENTRIM I FUQISË, (dhunës), i redukuar në fund në forcën ushtarake. Ky është KONCEPTI MATCHPOLITIK i autorit gjerman TREISCHKEI, (nga shekulli XIX), i cili siç po shihet doli mbi atë të konceptit bazik të shekullit XVI, (pra të shtetit me aktivitet kryesor të tatimbledhjes). Mirëpo, kjo dhunë, apo kjo fuqi e shtetit, duhet të jetë e legjitmuar. Prandaj edhe thuhet se SHTETI posedon MONOPOLIN E DHUNËS LEGJITIME. Kjo do të thotë se shteti është institucion i cili është i legjtimuar nga populli i tij, sepse përfaqëson atë popull, vepron në emër të atij populli, brenda dhe jashtë kufijve të tij.

Prandaj, del se SHTETI ËSHTË SHPREHJE E PASTËR E FUQISË.Sipas HERDRER- it, (i cili është i njohur me thënjen e tij: “Natyra krijoi njeriun, politika shtetet”), bazë për autoritetin politik është kombi. Ndërkaq, sipas HEGEL- it, shteti konstitucional është forma, brenda së cilës zgjidhen kontradikat e jetës shoqërore.Të kombinuara me rilindjen romake republikane patriotike dhe idetë e revolucionit borgjez francez, idetë gjermane shtyen drejt lëvizjeve nacionaliste të shekullit XIX, nda doli koncepti i SHTETIT KOMBËTAR, sipas të cilit model, e vetmja formë legjitime e shtetit ësthë shteti që përfaqson kombin. SHTETI KOMBËTAR, u bë, pra një manifestim i ri i “machtstaat”- it, ku glorfikimi nacional, zëvendësoi glorifikimin personal. (Kjo më së miri mund të shihet në zëvendësimin e parrollës monarkiste: “shteti jam unë”, në atë të republikanëve, apo të klasës së re borgjeze: “shteti jemi ne”). Me fjalë të tjera: “raison d’etat”, si logjikë e real- politikës, u vesh me interesin nacional.

Ky, pra ishte koncepti liberal- nacional mbi shtetin. Alternativa moderne e këtij koncepti liberal- nacional mbi shtetin u paraqit më vonë, me Marksin dhe botëkuptimin e tij se shteti është “arma ekzekutive sunduese” dhe ai nuk mund të jetë zgjidhje neutrale e problemeve, por shteti gjithnjë përfaqëson interesin e caktuar e të veçantë e jo të të gjithëve në një shoqëri. Prandaj, edhe idetë marksiste insistonin në domosdonë e shuarjes së shtetit, i cili sipas tyre do të duhej të ishte, diçka që do t’ i takojë historisë. Mirëpo, deri më sot, ky parashikim teorik marksist nuk u vërtetua askund në jetë. Përkundrazi, madje edhe në shekullin XXI, kombet me egoizëm e nacionalizëm ende mbrojnë shtetet e veta nacionale.

I afërt me konceptin Marksist, ishte Naom CHOMSKY, (1994), i cili në teori edhe kualfikohet, si neo- marksist. Ai, duke kritikuar politikën e jashtme amerikane, mendon se pushteti shtetëror që ushtrohet në SHBA është “jopërfaqësues”, pra bie në ujërat marksiste me diskursin teorik se shteti nuk është neutral dhe se nuk mbron interesat e të gjithve.

Page 4: SOVRANITETI

b. Shteti i modelit të sovranitetit të ndërvarur: sovraniteti post-westphalian, “pushteti” i katërt- virtuel dhe “shteti virtuel”

Po çfarë është roli dhe vendi i shtetit në marrëdhëniet bashkëkohore ndërkombëtare? A janë ende marrëdhëniet ndërkombëtare shtet- centrike, si më pare dhe cilat janë sfidat bashkëkohore të këtij koncepti klasik të shtetit dhe të sovranitetit shtetëror?Sot, globalizmi, integrimet dhe ndërvartësia midis shteteve, relativizuan në masë konceptin klasik Westphalian të shtetit. Gjithnjë e më tepër po flitet për një tip të ri të sovranitetit shtetëror, atij të ndërvarur, jo më eksluzivisht me shtetin e gjithëfuqishëm, të pakontestueshëm si subjekt ndërkombëtar dhe apsolutisht të pacenueshëm siç ishte dje, por për një sovranitet “të lëndueshëm” dhe reciprokisht të ndërvarur nga sovranitetet tjera shtetërore por edhe nga entitetet jo- shtetërore. Qarkullimi global tregtar, transakcionet multinacionale financiare, fenomeni i të drejtave të njeriut, i mbrojtjes së ambijentit jetësor dhe i OJQ- ve, sfiduan modelin e vjetër të sovranitetit shtetëror. Të gjitha këto fenomene bashkëkohore në përmasa botërore krijuan atë që disa autorë e quajnë: “sovranitet post-westphalian”, (Abraham Chayes & Antonia Hadler- Chayes: “The New Sovereignity”, Harward, 1998).

Rritja e fuqisë së shoqërisë civile në shoqëritë bashkëkohore të perëndimit dhe ngritja e saj në një “pushtet të katërt”, pas atyre tri klasikeve të Monteskjes, ndikoi dukshëm edhe në zhvillimin e një mendimi të ri teorik mbi sovranitetin shtetëror- atë të ndërvarur.

Me inaugurimin e filosofisë së re të shoqërisë civile, ndryshoi dukshëm edhe modeli klasik i sistemeve politike, ku pos luftës për pushtet midis partive politike dhe pos antarësimit të qytetarëve në partitë politike, ata gjithnjë e më shumë filluan të aderojnë edhe në OJQ- të. Këto nga ana tjetër u bënë katalizatorë të ndryshimeve demokratike, liberale, sociale, humanitare dhe ekologjike.

Organizatat jo-qeveritare vërtet nuk ishin organizata me synime politike për të fituar pushtetin shtetëror e as që kishin fuqi vendim-marrëse, mirëpo ato u bënë “pushtet” virtuel, duke ndikuar dhe influencuar në vendimarrjen politike, si në planin e brendshëm ashtu edhe në atë ndërkombëtar. Madje nga vitet e shtatëdhjeta të shekullit XX, ndodhi edhe fenomeni tjetër: ai i “partizimit” të OJQ- ve, apo i konvertimit të disa OJQ- ve nga organizata jo-qeveritare, pra organizata që nuk luftojnë për pushtet, në parti politike që luftuan për të fituar pushtetin, e diku edhe arritën të fitojnë jo vetëm ulëset në kuvendet kombëtare, por edhe ato në Parlamentin Evropian. Shembulli i lëvizjes së të gjelbërtve është mjaftë indikativ. Nga një lëvizje, apo një grupacion organizatash jo-qeveritare ambijentaliste, me një platformë jo- qeveritare, madje kryesisht kundër-qeveritare, e cila kundërshtonte politikat e qeverisë-ve që nuk mbanin llogari mbi ndotjen e ambijentit jetësor, ato gradualisht u forcuan fillimisht në rrafshin ndërkombëtar brenda ”Green-Peace”- it, e pastaj edhe në rrafshin e brendshëm- kombëtar, me formimin e partive politike, si parti të gjelbërta. Ato shumë shpejt do të fitojnë ulëset e para në parlamentet e tyre nacionale, ndërkaq në disa shtete, si në rastin e Gjermanisë, do të formojnë qeverinë e koalicionit dhe do të japin zëvendës-kancelarin (gjerman) dhe ministrin e jashtëm, (Joshka Fisher). Me një fjalë, në rastin e të gjelbërtve në Gjermani, ndoshta më së miri mund të shpjegohet ky rrugëtim

Page 5: SOVRANITETI

dhe ky transformim nga jo- qeveritarja në qeveritaren; nga organizata që nuk kishte synime pushtetin, në partinë që fitoi pushtetin; nga lëvizja që kundërshtonte qeverinë, në partinë që formoi dhe udhëheq qeverinë. Ky pastaj u bë një trend evropian, ku partite e të gjelbërtve filluan të shtohen gjithkund e me te edhe ndikimi i tyre politik, (sikur edhe në Kosovë, ku ekziston një parti e tillë dhe ajo morri pjesë në që të trija zgjedhjet e Kosovës së pasluftës: 2000-2002, si në rrafshin lokal ashtu edhe në atë qendror). Një shembull tjetër, ndonëse jo aq i sukseshëm sa ky i të gjelbërtve, është edhe ai i lëvizjeve feministe, apo i organizatave për të drejtat e femrës, pastaj transfromimi i lëvizjes transnacionale, fillimisht jo- qeveritare, ndërkaq sot, parti transnacionale e përfaqësuar madje edhe në Parlementin Evropian, etj.

Pra, organizatat jo- qeveritare, filluan madje të ndikojnë edhe në vendim-marrjen për fushat që deri dje ishin kryesisht shtetërore. Fushatat e sukseshme të OJQ- ve në rrafshin ndërkombëtar për senzibilizimin e obinionit botëror dhe të qarqeve zyrtare ndërkombëtare kundër represaljeve të juntës ushtarake në Kil, në vitin 1973; ndikimi i OJQ- ve ndërkombëtare për gjenocidin serb në Kosovë në fund të shekullit XX, duke shpier këtë problem deri në OKB, fillimisht përmes Komisionit të OKB- së për të drejtat e njeriut në Gjenevë e më pas deri në Këshillin e Sigurimit, (Rezoluta e KS 855/1993 dhe ato të vitit 1998 për Kosovën: RZ. KS 1160/1998; Rz. KS 1199/1998 dhe Rz. KS 1203/1998); pastaj fushatat e OJQ- ve kundër armatimit bërthamor dhe ato për kontrollin e armatimit e deri te fushatat e ambijentalistëve ndërkombëtar që nga procesi i filluar në Stokholm, (në vitin 1972) dhe u kurorizuan me Konferencën Botërore për Ambijentin në Rio, më vitin 1992, (me dokumentin përfundimtar: “Agjenda 21”, Rio de Zhaneiro, 3- 14 qershor 1992) dhe në Kjoto në vitin 1998.

Dhe po të shikohet edhe kuantitativisht ky relacion: shteti- entietet jo- shtetërore në marrëdhëniet ndërkombëtare, do të shihet se sot numri i shteteve sovrane ndërkombëtarisht të njohura, (antare të OKB- së) nuk arrin 200- shin, kurse vetëm numri i OJQ- ve ndërkombëtare tejkalon disa mijëshin. Vetëm në procesin e hartimit të Kartës së OKB- së, në San Francisko, në vitin 1945, numri i shteteve participuese ishte shumë i vogël, (dhjetra sish); në krahasim me 1.200 OJQ, sa kishin marrë pjesë në këtë proces.

Dimensioni i tyre i fuqishëm ndikues në politikën botërore, vjen në shprehje aq më tepër po të vështronim numrin e OJQ- ve vetëm në dy fushat kryesore:

Në fushën e të drejtave të njeriut, (duke vepruar si force, e cila e demonopolizoi këtë fushë deri dje në “kompetencë ekskluzive të shtetit”, apo si “punë e brendshme të shteteve”, duke e ndërkombëtarizuar atë dhe duke e bërë punë botërore), nurmi i OJQ- ve ndërkombëtare, vetëm pas aprovimit të dy pakteve të OKB- së së vitit 1966 e deri më sot arriti në mbi 500 sish;

Në fushën e mbrojtjes së ambijentit jetësor, nga Konferenca e parë e OKB- së në Stokholm, (1972) e deri te ajo e Rios, (1992), numri i OJQ- ve ambijentaliste arriti në 1.400 sish.

Page 6: SOVRANITETI

Në vend të përfundimit: një zhvillim i tillë i marrëdhënieve ndërkombëtare nga mesi i shekullit XX dhe sidomos në fund të tij, krahas shtetit si akter qendror të këtyre marrëdhënieve shtyu mbi sipërfaqe edhe ca entietet jo- shtetërore që sfiduan modelin klasik të sovranitetit shtetëror Westphalian.

Pos OJQ- ve si entitete joqeveritare, marrëdhëniet ndërkombëtare bashkëkohore në kalimin midis shekullit XX dhe XXI I sfiduan dhe po i sfidojnë edhe fenomeni i “shtetit virtuel”, apo i entiteteve të panjohura ndërkombëtarisht si shtete, por që faktikisht vepronin si shtete. Ky femonen i ri në marrëdhëniet ndërkombëtare u imponua me praktikën e ushtrimit të marrëdhënieve ndbrkombëtare edhe të disa entiteteve që në kuptimin e së drejtës ndërkombëtare nuk ishin shtete me subjektivitet të njohur ndërkombëtar, por që në praktikë ky subjektivitet i tyre i jashtëm nuk mund të injorohej. Kështu Tajvani, ende nuk është shtet Sovran i pranuar ndërkombëtarisht, pra nuk është as antar i OKB- së, mirëpo ai zhvillon një politikë shumë aktive tregtare të jashtme, saqë bie fjala edhe një superfuqi çfarë janë SHBA- të kan deficit tregtar vjetor me këtë ishull të lindjes së largët. Kina insiston në Tajvanin, si pjesë të tërësisë së saj territoriale, por pa mundësi të ushtrimit të sovranitetit të saj shtetëror. Disa shtete sovrane, (si p.sh. Maqedonia në fund të viteve të 90 të shekullit XX) edhe kishin vendosur marrëdhënie diplomatike me Tajvanin. Ose, rasti i autoritetit Palestinez. Fundja edhe rasti i Kosovës, e cila ndonëse me rezolutën e KS të OKB- së 1244/99 përcaktohet si ”pjesë e RFJ”, Beogradi nuk ushtron asnjë pjesë të sovranitetit të tij në Kosovën e pasluftës, duke e shëndrruar atë vetëm në një sovranitet formal, në letër, apo në një sovranitet bosh. Nga ana tjetër, Kosova edhe pse e panjohur ndërkombëtarisht si shtet, u bë “territor i ndërkombëtarizuar”, (Stahn, Zimmrman), i cili edhe pse nën administrimin ndërkombëtar dhe pa kompetenca klasike diplomatike, përmes institucioneve të saj të zgjedhura: Kuvendi, Qeveria dhe Ministritë, zhvilloi dhe po zhvillon marrëdhënie zyrtare me shtetet sovrane, (SHBA, Britania e Madhe, Shqipëria, Sllovenia) si dhe një bashkëpunim bilateral në: fushën ekonomike, kulturore, arsimore, shkencore, etj. Fundja edhe vetë korniza kushtetuese për vetëqeverisjen e përkohshme në Kosovë, (Rregullorja e UNMIK- ut 2001/9, ne.5.7) u garanton institucioneve vetëqeverisëse të Kosovës, ndonëse ende jo ndërkombëtarisht sovrane: “bashkëpunimin me komunitetin evro-atlantik”. Pra edhepse jo me kapacitet të plotë Sovran, as në cilësinë e anëtarit, megjithatë Kenova participon edhe në disa nga organizatat ndërkombëtare, (Në Këshillin e Evropës, në cilësinë e vëzhgusit në Kongresin e autoiriteteve lokale të KE; në tubimin e G-8; në Paktin e Stabilitetit për Evropën Juglindore, etj.). Me fjalë të tjera përkundër faktit se nuk është një sovranitet i pranuar formalisht e as një shtet i njohur ndërkombëtarisht, Kosova, (sikur edhe Tajvani, apo edhe Autoriteti Palestinez) provon një fenomen të ri në marrëdhëniet ndërkombëtare që do të mund të emërtohej si fenomeni i shtetit virtuel: diçka që ende nuk njihet si shtet, por si i tillë ekziston, (ka: Kuvendin, Presidentin, Qeverinë, Gjyqësinë, Policinë, Doganat, Monedhën, etj.) dhe funksionon si shtet, madje edhe në marrëdhëniet ndërkombëtare.

E kundërta e këtij fenomeni të shtetit virtuel është ai i shtetit të kontrolluar ndërkombëtarisht, apo siç e quaj “sovranitete të disiplinuara” ndërkombëtarisht, ku një shtet ndonëse është anëtar i njohur ndërkombëtarisht, megjithatë nuk ushtron sovranitetin e plotë shtetëror as brenda, e as jashta tij. Bie fjala, rasti i Bosnjë dhe Hercegovinës pas

Page 7: SOVRANITETI

Paqes së Dejtonit, (1995) dhe vendosja kyqe e Përfaqësuesit të Lartë të Bashkësisë Ndërkombëtare, (edhe për pamjen e flamurit shtetëror, edhe për pamjen e pasaportës edhe për emërimin e ambasadorëve të saj në botë, etj.). Apo, ai i Shqipërisë së vitit 1997.

Në një kontekst krejt tjetër historik, rastet e Gjermanisë apo të Austrisë, pas Luftës së Dytë Botërore, poashtu dëshmojnë për një sovranitet të kufizuar ndërkombëtarisht në marrëdhëniet ndërkombëtare. Fillimisht, ato ishin pa kompetenca vendimarrëse në politikën e jashtme dhe në ushtri si dhe jashta të gjitha organizatave relevante ndërkombëtare, e pastaj gradualisht iu lejua anëtarsimi i tyre shkallë- shkallë në: OKB, pastaj në Këshillin e Evropës, në KSBE, (OSBE), UE, etj.

c. Modeli i së ardhmes së shtetit në marrëdhëniet ndërkombëtare

Po nesër: çfarë do të jetë modeli i shtetit në kontekst të marrëdhënieve të reja ndërkombëtare? A do të mund të mbahet edhe një kohë modeli shtet-centrik i marrëdhënieve ndërkombëtare, apo ato gjithnjë e më tepër po marrin formën e një bashkëveprimi të sovraniteteve shtetërore dhe entiteteve jo- shtetërore? Cilat do të jenë sfidat e reja për shtetin dhe sovranitetin shtetër të tipit të Westphalisë?

Këto dhe shumë pyetje tjera janë objekt i diskutimeve të gjalla akademike. Kuptohet se nuk ka një përkufizim të vetëm dhe unik mbi parashikimin e zhvillimeve të mundshme të marrëdhënieve ndërkombëtare nga pozicioni i rolit të shtetit. Nënkuptohet se roli i shtetit- në qendër të marrëdhënieve ndërkombëtare, do të mbetet edhe për një kohë dominues, përkundër shumë zhvillimeve që filluan ta relativizojnë sovranitetin klasik shtetëror. Këto relativizime të këtij sovraniteti u bënë dhe vazhdojnë të bëhen nga dy grupe faktorësh:

1. Nga faktorët që do të mund t’ i quanim “jo- shtetëror”, si: organizatat joqeveritare; kompanitë multinacionale; problemet e reja të botës si: ndotja e ambijentit jetësor; të drejtat e njeriut, etj.

2. Nga vetë faktorët “shtetëror”, apo nga vetë vullneti i vetë shteteve për të hequr dorë nga pjesë e sovranitetit të vet shtetëror, ku para se gjithash do të mund të bënin pjesë:

Integrimet e shteteve në organizatat ndërkombëtare ndërqeveritare dhe pranimi i

obligimeve të këtyre organizatave edhe në territorin e vet kombëtar, (OKB, Këshilli i Evropës, NATO, OSBE), me të cilat nuk cënohej vetë sovraniteti i tyre shtetëror, por më shumë relativizohej, apo “shoqërizohej” ndërkombëtarisht dhe

Integrimet e shteteve në organizatat supranacionale rajonale dhe pranimi i implementimit direkt të vendimeve të obligueshme juridike të këtyre organizatave edhe në territorin e vet kombëtar: ”doktrina e efektit direkt”, (Unioni Evropian), me të cilat ato humbnin nga një pjesë e këtij sovraniteti shtetëror.

.Mirëpo, kjo nuk do të thotë se sovraniteti shtetëror i modelit të Westphalisë, ndonëse tash e 400 vjetë në fuqi, do të zhduket menjëherë dhe as se shtetet do të humbin nga roli, pozita dhe fuqia e tyre dominuese në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Page 8: SOVRANITETI

Ky sovranitet klasik shtetëror vazhdimisht po relativizohet, mirëpo ai ende askund nuk është zhdukur e as që ka shenja të shuarjes së tij. Eksperijenca e re me Unionin Evropian, në Evropën e pas Luftës së Dytë Botërore ishte një kualitet i ri në marrëdhëniet ndërkombëtare që sfidoi sistemin politik të shteteve të bazuara në modelin e Westphalisë.

Por vetë fakti se edhe pas 50 vjetësh të fillimit të funksionimit praktik të këtij eksperimenti politik ndërkombëtar, 15 vendet antare të UE- së ende mbajnë pozicionet e tyre të fuqishme vendimarrëse; se pos tregut të përbashkët evropian, kufijve të brendshëm të Shengenit dhe monedhës së përbashkët evropiane, nuk arriti të inaugorojë funksionimin e diplomacisë, ushtrisë dhe policisë së përbashkët evropiane, dëshmon më së miri se sa dhe çfarë është ende fuqia e shtetit në kuptimin klasik.Fundja edhe teoritë politike marksiste parashihnin të ashtuquajturën ”vdekje”, apo “shuarje” të shtetit, por kjo, së paku një shekull nga këto parashikime, nuk ndodhi.

Prandaj shteti edhe për një kohë do të mbetet akteri dominues i marrëdhënieve ndërkombëtare, kurse teoria shtet-centrike, (përkundër ekzistimit të teorive mbi sovranitetin e ndërvarur), edhe mëtutje teori më valide për shpjegimin e marrëdhënieve ndërkombëtare.