Shprehjet Sipas Kodit Procedures Penale

13
pUQa Shprehjet sipas kodit procedures penale I dyshuar” është personi për të cilin policia ose autoritetet e ndjekjes penale kanë dyshim të arsyeshëm se ka kryer vepër penale, por kundër të cilit procedura penale nuk ka filluar. I pandehur” është personi kundër të cilit zbatohet procedura penale. Shprehja “i pandehur” po ashtu përdoret në këtë Kod edhe si shprehje e përgjithshme për të pandehurin, për të akuzuarin dhe për të dënuarin. I akuzuar” është personi kundër të cilit: i) Aktakuza ka marrë formën e prerë; ii) Është paraqitur padi private ose iii) Propozimakuza është dorëzuar dhe është caktuar shqyrtimi gjyqësor. I dënuar” është personi për të cilin me aktgjykim të formës së prerë është vërtetuar se është fajtor për kryerjen e veprës penale. I dëmtuar” është personi të cilit çfarëdo e drejte personale ose pasurore i është shkelur ose i është rrezikuar me veprën penale. Përfaqësues ligjor“ është prindi ose personi që ushtron autoritetin prindëror ose kujdestari.

Transcript of Shprehjet Sipas Kodit Procedures Penale

pUQa

 Shprehjet sipas kodit procedures penale

“I dyshuar” është personi për të cilin policia ose autoritetet e ndjekjes penale kanë

dyshim të arsyeshëm se ka kryer vepër penale, por kundër të cilit procedura

penale nuk ka filluar.

 “I pandehur” është personi kundër të cilit zbatohet procedura penale. Shprehja “i

pandehur” po ashtu përdoret në këtë Kod edhe si shprehje e përgjithshme për të

pandehurin, për të akuzuarin dhe për të dënuarin.

“I akuzuar” është personi kundër të cilit:

i) Aktakuza ka marrë formën e prerë;

ii) Është paraqitur padi private ose

iii) Propozimakuza është dorëzuar dhe është caktuar shqyrtimi gjyqësor.

 “I dënuar” është personi për të cilin me aktgjykim të formës së prerë është

vërtetuar se është fajtor për kryerjen e veprës penale.

 “I dëmtuar” është personi të cilit çfarëdo e drejte personale ose pasurore i është

shkelur ose i është rrezikuar me veprën penale.

 “Përfaqësues ligjor“ është prindi ose personi që ushtron autoritetin prindëror ose

kujdestari.

 “Përfaqësues i autorizuar” është personi, i cili në rastet e parapara me këtë Kod

vepron në emër dhe në interes të të dëmtuarit.

“Paditës i autorizuar” është prokurori publik, paditësi privat ose paditësi subsidiar.

 “Paditës subsidiar” është i dëmtuari i cili, nën kushtet e parapara me këtë Kod,

ushtron ndjekjen për vepra penale që ndiqen sipas detyrës zyrtare.

 “Paditës privat” është i dëmtuari, i cili ushtron ndjekjen për vepra penale për të

cilat ligji penal parasheh padi private.

 “Kolegj prej tre gjyqtarësh” është një panel i përbërë nga tre gjyqtarë i cili vendos

jashtë shqyrtimit gjyqësor (neni 22, paragrafi 3 dhe neni 24, paragrafi 2 i këtij

Kodi).

 “Seancë konfirmimi” është seancë ku gjyqtari merr aktvendim mbi aktakuzën dhe

pUQa

ku të pandehurit i jepet mundësia për të pranuar apo mos pranuar fajësinë (neni

309 deri 318 të këtij Kodi).

 “Paraburgim” është privimi i lirisë së të pandehurit me vendim të gjyqit gjatë

procedurës paraprake dhe gjatë rrjedhës së procedurës gjyqësore para marrjes së

aktgjykimit të formës së prerë.

 “Kryetar i trupit gjykues” është kryetari i trupit gjykues, gjyqtari i vetëm kur

procedura zbatohet sipas nenit 22, paragrafi 2 i këtij Kodi, gjyqtari i vetëm i cili

zbaton procedurën për konfirmimin e aktakuzës ose kryetar i trupit gjykues i një

kolegji të apelit a kolegji i cili vendos për mjetin e jashtëzakonshëm juridik.

 “Ndërmjetës” është personi i autorizuar, i cili zbaton procedurën e ndërmjetësimit

sipas nenit 228 të këtij Kodi.

 “Palë” është paditësi dhe i pandehuri. Kur paraqitet kërkesë pasurore juridike apo

ankesë nga i dëmtuari, edhe i dëmtuari konsiderohet palë.

 “Polici” është Policia Civile e Misionit të Përkohshëm të Administratës së

Kombeve të Bashkuara në Kosovë, e njohur edhe me emrin Policia

Ndërkombëtare e Kombeve të Bashkuara ose si Polici e UNMIK-ut dhe si

Shërbimi Policor i Kosovës. Kuptimi përfshin edhe policinë gjyqësore.

 “Polici gjyqësore” janë oficerët e policisë që, përveç punëve të tjera policore, janë

të autorizuar të kryejnë hetimet dhe punë të ngjashme nën mbikëqyrjen e

prokurorit publik.

 “Banor i Kosovës” është personi i cili është regjistruar ose ka të drejtë për t’u

regjistruar si banor i përhershëm i Kosovës në Regjistrin qendror civil, në pajtim

me Rregulloren e UNMIK-ut nr. 2000/13 mbi Regjistrin qendror civil të datës 17

mars.

 “Fëmijë” është personi i cili nuk e ka mbushur moshën tetëmbëdhjetë vjet.

 “I mitur” është personi i moshës mes katërmbëdhjetë dhe tetëmbëdhjetë vjet.

 “UNMIK” është prania ndërkombëtare civile e themeluar në territorin e Kosovës

në pajtim me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit (1999), i cili integron

komponentet e Administratës së Përkohshme Civile (Kombet e Bashkuara),

pUQa

Policinë dhe Gjyqësinë; Ndërtimin e Institucioneve (OSBE) dhe Rindërtimin

(BE).

 “Organ publik” është organi i Misionit të Administratës së Përkohshme të

Kombeve të Bashkuara në Kosovë ose i Instutucioneve të Përkohshme të

Vetëqeverisjes.

 “Kontroll intim” është kontrolli i cili përbëhet nga kontrolli fizik i zgavrave të

trupit të personit, pos gojës.

 Shprehja “Rrugë diplomatike” do të thotë rrugët e komunikimit ndërmjet

UNMIK-ut dhe qeverive të huaja nëpërmjet autoriteteve përkatëse.

 Shprehja “Kornizë kushtetuese” do të thotë Korniza Kushtetuese për

Vetëqeverisje të Përkohshme në Kosovë e hartuar në pajtim me Rregulloren e

UNMIK-ut nr. 2001/9 të datës 15 maj 2001 mbi Kornizën Kushtetuese për

Vetëqeverisje të Përkohshme në Kosovë.

Shprehja “person zyrtar” do të thotë:

1) Personi i zgjedhur ose i emëruar në një organ publik;

2) Personi i autorizuar në një organizatë biznesi ose ndonjë person tjetër juridik i cili

sipas ligjit a ndonjë dispozite tjetër të nxjerrë në pajtim me ligjin ushtron autoritet

publik dhe brenda këtij autoriteti ushtron detyra të posaçme;

3) Personi i cili ushtron detyra të posaçme zyrtare në bazë të autorizimit të dhënë me

ligj;

4) Personi i cili është anëtar i personelit të UNMIK-ut ose i KFOR-it pa cenuar

imunitein dhe privilegjet e zbatueshme që i janë dhënë atij personi;

5) Personi i cili është anëtar i personelit të zyrave të ndërlidhjes në Kosovë;

6) Personi në një organizatë publike ndërkombëtare ose mbinacionale i cili njihet si

zyrtar ose punonjës tjetër i ko ntraktuar sipas rregulloreve të personelit të

organizatës së tillë;

7) Gjykatësi, prokurori ose zyrtari tjetër në gjykatën ndërkombëtare që ushtron

pUQa

juridiksion në Kosovë.

(2) Shprehja “person përgjegjës” do të thotë një individ në një organizatë biznesi ose 

një

person juridik, të cilit, për shkak të funksionit apo autorizimit të posaçëm, i janë 

besuar

detyrat që lidhen me zbatimin e ligjit ose të dispozitave të tjera të nxjerra në bazë të 

ligjit apo

të rregullave të përgjithshme të organizatës së biznesit, ose personat e tjerë juridikë 

qeverisjen apo administrimin e pronës, ose në lidhje me udhëheqjen e prodhimit apo 

ndonjë

proces tjetër ekonomik ose mbikëqyrjen e procesit të tillë. Sipas paragarfit 2 të këtij 

neni,

person zyrtar konsiderohet edhe personi përgjegjës, kur është në pyetje veprimi i cili 

nuk

UNMIK/RREG/2003/25 Gazeta zyrtare 6 korrik 2003

192

është paraparë me dispozitat e kapitullit mbi veprat penale kundër detyrës zyrtare 

dhe kundër

detyrës tjetër ose me dispozitat e veprave penale të personit zyrtar të parapara në 

ndonjë

kapitull tjetër të këtij Kodi.

(3) Kur një person zyrtar ose person përgjegjës përshkruhet si kryerës i një vepre 

penale,

të gjithë personat e cekur në paragrafët 1 ose 2 të këtij neni mund të jenë kryerës të 

veprës

së tillë penale me kusht që ajo nuk pason nga elementet e veprës penale ku kryerësi 

mund të

jetë vetëm njëri nga ata persona.

pUQa

(4) Shprehja “person juridik” do të thotë shoqëri aksionare, kompani me përgjegjësi 

kufizuar, me partneritet të kufizuar, fond, institucion, organizatë politike ose 

shoqërore,

shoqatë njerëzish si dhe ndonjë organ tjetër ligjor i cili në suaza të punës së tij të 

rregulltë

prodhon ose siguron burime dhe ushtron kontroll mbi ato.

(5) Shprehja “organizatë biznesi” do të thotë person fizik a juridik ose grup i tillë

personash që merren me tregti.

(6) Shprehja “dokument” do të thotë çdo send i përshtatshëm ose i caktuar që 

shërben si

provë e ndonjë fakti përkatës për marrëdhëniet juridike.

(7) Shprehja ”para” do të thotë monedhë metalike dhe e letrës, e cila në bazë të ligjit

jështë në qarkullim në Kosovë ose në ndonjë juridiksion tjetër.

(8) Shprehja “shenja me vlerë” përfshin edhe shenjat e huaja me vlerë.

(9) Shprehja “send i luajtshëm” përfshin edhe energjinë e prodhuar apo të 

grumbulluar

për ndriçim, ngrohje, qarkullim si dhe impulset telefonike dhe impulset tjera.

(10) Shprehja “dhunë” përfshin edhe zbatimin e hipnozës ose të mjeteve të tjera 

dehëse me

qëllim të vënies së personit kundër dëshirës së vet në gjendje të pavetëdijshme apo 

paaftësohet për rezistencë.

(11) Shprehja “mjet motorik” do të thotë çdo mjet transportues i pajisur me motor 

për

përdorim në transportin rrugor, ujor ose ajror.

(12) Shprehja “zyrë e ndërlidhjes” do të thotë zyrë e një qeverie të huajë në Kosovë, 

pUQa

kontribuon në përmbushjen e mandatit që u është dhënë pranive civile dhe të 

sigurisë sipas

Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

(13) Shprehja “personel i zyrës së ndërlidhjes” do të thotë personeli i caktuar nga 

qeveritë

e huaja për të shërbyer në zyrat e ndërlidhjes për të kontribuar në përmbushjen e 

mandatit që

u është dhënë pranisë civile dhe të sigurisë sipas Rezolutës. Personeli i tillë, emrat e 

të cilëve

duhet t’i komunikohen Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm nuk 

përfshin

personelin e punësuar vendor.

(14) Shprehja “personel i UNMIK-ut” do të thotë zyrtarët e Kombeve të Bashkuara,

ekspertët dhe personat e tjerë të caktuar për të shërbyer në cilëndo prej 

komponenteve të

UNMIK-ut të cilët posedojnë dokumentin e identifikimit (ID), që tregon se bartësi 

është

anëtar i UNMIK-ut i lëshuar nga ose nën autoritetin e Përfaqësuesit Special të 

Sekretarit të

Përgjithshëm.

UNMIK/RREG/2003/25 Gazeta zyrtare 6 korrik 2003

193

(15) Shprehja “UNMIK” do të thotë prani ndërkombëtare civile e vendosur në 

territorin e

Kosovës sipas Rezolutës 1244 (1999) të Këshillit të Sigurimit, e cila përfshin 

komponentet e

policisë dhe gjyqësisë, komponentet edministratës së përkohshme civile (Kombet e

Bashkuara), ndërtimit të instucioneve (OSBE) dhe rindërtimin (BE).

pUQa

(16) Shprehja “organ publik” do të thotë organ i Misionit të Administratës së 

Përkohshme

të Kombeve të Bashkuara në Kosovë ose i Institucioneve të Përkoshme të 

Vetëqeverisjes.

(17) Shprehja “Kornizë Kushtetuese” do të thotë Korniza Kushtetuese për 

Vetqeverisjen e

Përkohshme në Kosovë e themeluar në pajtim me Rregulloren e UNMIK-ut nr. 2001/9 

datës 15 maj 2001 mbi Kornizën Kushtetuese për Vetqeverisjen e Përkohshme në 

Kosovë.

(18) Shprehja “KFOR” do të thotë prani ndërkombëtare e sigurisë e vendosur në 

territorin

e Kosovës në pajtim me Rezolutën 1244 (1999) të Këshillit të Sigurimit që përbëhet 

nga

Pakti i Organizatës së Veriatlantikut, NATO, duke përfshirë shtetet e saj anëtare, 

organet e

saj ndihmëse, Shtabet e saj ushtarake dhe elementet ose njësitet kombëtare si dhe 

vendet

kontribuese që nuk janë në NATO.

(19) Shprehja “polici” do të thotë Policia Civile e UNMIK-ut, e njohur edhe si Polici e

UNMIK-ut dhe si Shërbim Policor i Kosovës.

(20) Shprehja “banor i Kosovës” do të thotë personi i cili është regjistruar ose ka të 

drejtë

të regjistrohet si banor i përhershëm i Kosovës në Zyrën Qendrore të Regjistrit Civil në

pajtim me Rregulloren e UNMIK-ut nr. 2000/13 mbi Regjistrin Qendror Civil të datës 

17

mars 2000.

(21) Shprehja “fëmijë” do të thotë personi i cili nuk i ka mbushur tetëmbëdhjetë vjet.

pUQa

(22) Shprehja “i mitur” do të thotë personi i cili është ndërmjet moshës 

katërmbëdhjetë dhe

tetëmbëdhjetë vjet.

(23) Shprehja “madhor” do të thotë personi i cili i ka mbushur tetëmbëdhjet vjet.

(24) Shprehja “marrëdhënie familiare” do të thotë marrëdhënie mes dy personave:

1) Që janë të fejuar ose të martuar me njëri-tjetrin ose që bashkëjetojnë me 

njëritjetrin

pa martesë;

2) Që e kanë të përbashkët shtëpinë kryesore dhe që janë të afërmë të gjakut,

martesës, adoptimit ose janë në marrëdhënie të kujdestarit, duke përfshirë

prindërit, gjyshin e gjyshen, fëmijët, nipat e mbesat nga vajza dhe djali, vëllezërit

dhe motrat, hallat dhe tezet, dajët dhe axhallarët, mbesat dhe nipat nga vëllai dhe

motra, kushërinjtë ose

3) Që janë prindër të fëmijës së përbashkët.

(25) Shprehja “territor i Kosovës” do të thotë sipërfaqja tokësore dhe sipërfaqet 

ujore

brenda kufijve dhe vijës kufitare si dhe hapësira ajrore mbi Kosovë.

UNMIK/RREG/2003/25 Gazeta zyrtare 6 korrik 2003

194

(26) Shprehja “vijë kufitare e Kosovës” do të thotë vija e ndarjes ndërmjet Kosovës e

Serbisë si dhe ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

(27) Shprehja “kufi i Kosovës” do të thotë pjesa e kufirit ndërkombëtarisht e pranuar

ndërmjet Republikës Federative të Jugosllavisë dhe ish-Republikës Jugosllave të 

Maqedonisë

(IRJM) dhe ndërmjet Republikës Federative të Jugosllavisë dhe Republikës së 

Shqipërisë.

(28) Shprehja “armë” do të thotë një mjet i prodhuar që përdoret ose është i 

përshtatshëm

pUQa

të përdoret për të shkaktuar lëndime trupore. Në mes tjerash, përfshin të gjitha llojet 

e

municionit, shigjetat automatike, harqet, shigjetat, sprejin, gazin lotsjellës, armët me

qorrfishekë, armët imituese, armët alivanosëse, taserët (mjetet që punojnë në bazë 

elektroshokut) dhe të gjitha kategoritë e armëve të paraqitura në Tabelën A të 

bashkëngjitur

me Rregulloren e UNMIK-ut nr. 2001/7 mbi Autorizimin e Posedimit të Armëve në 

Kosovë

ose armë të ngjashme, por nuk kufizohet vetëm me to.

(29) Shprehja “narkotikë të rrezikshëm dhe substanca psikotropike” do të thotë ato

substanca të cekura në “Gazetën zyrtare të Republikës Federative Socialiste të 

Jugosllavisë”,

nr. 70/78, 14/81, 39/82, 28/85, 10/87, 53/88, 2/89.

(30) Shprehja “ent shëndetësor” do të thotë spital, spital i autorizuar psikiatrik ose 

ndonjë

ent tjetër i autorizuar për të ofruar trajtim shëndetësor, trajtim psikiatrik dhe trajtim

rehabilitimi për narkomani dhe alkoolizëm.