Seminare Drejta Nderkombtare Publike

27
unim Seminarik Universiteti i Prishtinës Hasan Prishtina” akulteti Juridik Lënda :E Drejta Ndërkombtare Publike Tema : Misionet Speciale Diplomatike

description

semi

Transcript of Seminare Drejta Nderkombtare Publike

Page 1: Seminare Drejta Nderkombtare Publike

Punim Seminarik

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”

Fakulteti Juridik

Lënda :E Drejta Ndërkombtare Publike

Tema : Misionet Speciale Diplomatike

Punoi: Bekri Fetahu

Më datë:20.11.2015

Përmbajtja

Page 2: Seminare Drejta Nderkombtare Publike

Hyrje……………………………………………………………………………………………………… 1

Qka është diplomati……………………………………………………………………….………..2

Diplomacia,lindja dhe zhvillimi i saj ………………………………………………….….……3

Misionet special diplomatike…………………………………………………….…………… 5

Statusi juridik i misioneve speciale diplomatike…………………………………..…8

Karakteristikat e misioneve diplomatike bilaterale……………………………..……9

Numëri i antarëve të delegacionit………………………………………………..……….10

Notifikimi………………………………………………………………………………………….…….11

Lehtësimet imunitetet dhe privilegjet……………………………………………………..12

Përfundimi i misionit special diplomatik……………………………………………..…15

Përfundim ………………………………………………………………………………………………17

Biblografia………………………………………………………………………………………….……18

2

Page 3: Seminare Drejta Nderkombtare Publike

Hyrje

Sipas judaizmit, krishterimit dhe islamit, engjëlli ishte lajmëtarë i parë i njerëzimit, ndërmjetësues midis Zotit dhe Tokës. Në gjuhën diplomatike moderne, engjëllin mund ta quajmë edhe si ambasadorin e parë në botë.

Ambasadori si rang më i lartë diplomatik është ndërmjetësues mes dy shteteve i cili prezanton shtetin e vet në radhë te parë. Sir Henry Wotton thoshte: “Një diplomat është një njeri i ndershëm i cili dërgohet në një shtet tjetër për të ‘gënjyer’ për vendin e vet.”

Me anë të diplomacisë, një shtet promovon vlerat e veta në hapësirat internacionale, pa marrë parasysh kufijtë dhe format shoqërore. Të pranosh imunitetin dhe privilegjet diplomatike të një shteti, është njësoj sikur t’i pranosh interesat e atij shteti si interesa legjitime. Imuniteti diplomatik nuk duhet kuptuar si diçka personale! Por, si diçka që është e rregulluar mes shteteve. Imuniteti që i jepet shtetit dërgues ka të bëjë me atë qe diplomati të punojë lirshëm profesionin e vet pa u penguar nga shteti pranues.

Tek “Njëmijë e një net” flitet për mbretin e Persisë, të cilit iu kishte errësuar bota nga gruaja e parë dhe më pas ai kishte vështirësi t’ju besojë femrave. Çdo natë martohej me një virgjëreshë, të cilës ia priste kokën në mëngjes. Një ditë mbreti takon gocën inteligjente të vezirit, Sheherzaden. Përkundër dëshirës së babait, ajo shfaqi dëshirë të kalojë një natë me mbretin. E vetëdijshme për rrezikun që kishte ndërmarrë, ajo zgjodhi që netët t’i kalojë duke i treguar tregime mbretit për Ali Babën, Sinbadin dhe Aladinin. Mbreti e la atë të jetojë. Nuk ishte në pyetje vetëm një natë, po ishin një mijë e një net, derisa mbreti u çmend pas saj. Mbreti e dërgoj xhelatin në shtëpi, u martua me Sheherzaden dhe bëri tre fëmijë me të.

Morali i tregimit të sipërm ende është aktual. Diplomatët e Kosovës, me anë të punës, shtetin që po e ndërtojmë, duhet ta bëjnë sa më funksional e që ia vlen të kurorëzohet, gjegjësisht të njihet si shtet nga ato shtete që ende nuk na kanë njohur. Ndërsa, në shtetet ku kemi ambasada duhet të tregohemi sa më të kujdesshëm duke i kryer punët me dinjitet, që në mendjet e shteteve që na kanë njohur mos të thuhet e kundërta!

Sipas konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike të vitit 1961, në artikullin 3 thuhet:

(a) ambasadori prezanton shtetin dërgues në shtetin pranues,

(b) mbron shtetin dërgues dhe interesat e qytetarit në shtetin pranues, me kufizimet e imponuara nga ligji ndërkombëtar,

(c) promovon lidhje të miqësisë ndërmjet shtetit dërgues dhe shtetit pranues, thellon marrëdhëniet ekonomike kulturore dhe në fushën e shkencës.

1

Page 4: Seminare Drejta Nderkombtare Publike

Imunitetin diplomatik nuk duhet kuptuar si privilegj personal, por si ligj që është rregulluar përmes konventave ndërkombëtare, ku shtetet që prezantohen me anë të ambasadave kanë të njëjtat ligje shtetërore në territoret e shteteve pranuese - pothuajse si në shtetin e vet.

Qka është Diplomati

Diplomati ( nga frëngjishtja) thirret i emëruari për paraqitjen e interesave të shtetit të vetë, si misionar apo anëtarë i grupit të personave të misionit në një shtet tjetër (Ambasadori, I dërguari Apostolikë ) ose si përfaqësues në ndonjë organizatë ndërkombëtare të nëpunësve të besuar të ministrisë së punëve të jashtme. Konsulli nuk i përket shërbimit diplomatik. Vërtetimi i besueshmërisë së shefit të misionit paraqet në vete parapëlqimin (Agrement) të pranuesit të misionit. Me dhënien e fletë vërtetimit të besueshmërisë (fr. lettre de créance) shefi i misionit e merr detyrën e udhëheqjes së misionit. Të drejtat e rezervuara dhe imuniteti i diplomatit janë të përkufizuara sipas ligjit të trashëguar nga përditshmëria. Një nga detyrat e diplomatit për shtetin pranues është mos përziera në çështjet e brendshme. Me shprehjen e persona non grata ndaj diplomatit nga ana e shtetit pranues, hynë në fuqi e drejta e shtetit pranues për tërheqjen e të drejtave të shefit të misionit apo anëtarëve tjerë.

 Diplomati është një burrështetas, ndërsa në kuptimin figurativ e pasqyron një njeri shumë të matur, të kujdesshëm dhe të mprehtë.1

Hapësira e vend qëndrimit të misionit, arkiva dhe shkresat si dhe letërbisedat janë të pa prekshme. Shteti pranues i garanton misionit gjitha të drejtat e nevojshme për kryerjen e detyrave të misionit, i lejon dhe i krijon mundësin e lëvizjes së sigurt për gjitha lëvizjet zyrtare. Personi diplomatik është i paprekshëm. Ai është i paprekshëm ndaj çfarëdo lloj aktakuze për paraburgim apo burgosje. Shteti pranues ndërmerr gjitha masat e nevojshme për mbrojtjen e personit nga sulmet, për lirin apo nderin e tij. Personi diplomatik nuk ngarkohet me tatimet doganore të shtetit pranues, me tatimet tjera shtetërore, ai gëzon imunitetin e plotë nga akuzat si dhe personat e misionit të tij. Vendbanimi privat i personit, po ashtu agëzon imunitetin dhe mbrojtjen e plot sikurse edhe hapësira zyrtare e vendqëndrimit të misionit.

1 https://www.google.com/url?sa=t&rct=j&q=&esrc=s&source=web&cd=1&cad=rja&uact=8&ved=0ahUKEwicvfWe7oHKAhVkJnIKHYIRBQgQFggcMAA&url=http%3A%2F%2Fwww.telegrafi.com%2Flajme%2Fc-eshte-diplomacia-26-4129.html&usg=AFQjCNGc4bsom64bbCYj43bObXiBLkhx9Q&sig2=OqnWmDshB17aH2SLGhQGuQ

2

Page 5: Seminare Drejta Nderkombtare Publike

Diplomacia , lindja dhe zhvillimi i saj

Diplomacia eshte nje aktivitet thellësisht politik dhe, kur ka burime të mjaftueshme dhe personel te aftë, një përbërës kryesor i fuqise shtetërore, Qëllimi i saj kryesor është t'i mundësojë shteteve te arrijnë objektivat e politikës se jashtme pa përdorur forcën, propagandën ose ligjin.

Diplomacia është aplikim i intelegjencës dhe taktit në rregullimin e marrdhënieve zyrtare midis qeverive të shteteve të pavarura(Satow)2. Ne vetvete, diplomacia është komunikim midis zyrtarëve te emëruar për të bërë politikën e jashtme, nëpërmjet marrëveshjeve formale ose rregullimeve te heshtura. Ajo përfshin edhe aktivitete jo aq te dukshme, si per shembull mbledhje informacionesh, qartësim synimesh dhe nxitje te qellimeve te mira. Te gjitha këtyre aktiviteteve Edmund Burke ju ka vene ne vitin 1796 etiketën "diplomaci", megjithëse zakonisht njihen si "bisedime" - Kardinali Richelieu i quante "bisedime pafund'". Diplomacia nuk është thjeshtë ajo çfare bëhet vetëm nga diplomatet profesionistë. Ajo bëhet edhe nga zyrtarë te tjere, si dhe nga persona private nën drejtimin e zyrtareve. Siç do ta shohim ne pjesën e dytë, ajo bëhet përmes shumë kanaleve te ndryshme, perveç perfaqesise diplomatike tradicionale. Bashkë me ekuilibrin e forcave, te cilen ajo njëkohësisht e forcon dhe e shfaq, diplomacia është institucioni me i rëndësishëm i bashkësisë se shteteve. Rregullat mbi marrëdhëniet diplomatike janë ndër rregullat e hershme të së drejtës ndërkombëtare.Kulturat e lashta nga e gjithë bota dërgonin emisar me një mbrojtje ,zakonisht të normave fetare 3.Diplomacia ne formen e saj modeme ka origjinën ne gadishullin italian, ne fundin e shekullit te XV-te. Megjithate, origjina e hershme duhet kërkuar ne marrëdhëniet midis "mbretërve te medhenj". Një trajtim shumë i mire është bere nga Smith Simpson (1980, kapitulli l). Lindjes se Afërme ne mijevjeçarin e dytë, ose ndoshta edhe ne fundin e mijevjeçarit te katërt para Krishtit (Liverani, hyrje; Cohen dhe Westbrook). Karakteristikat e saj kryesore ne këto shekuj ishin varësia e komunikimit nëpërmjet lajmetareve dhe karvaneve te tregtarëve, imuniteti diplomatik nepërmjet kodeve zakonore te mikpritjes, dhe frika ndaj perëndive me te cilat personiflkoheshin vetë mbretërit. Sidoqoftë, megjithëse ne dukje e përshtatur me kohët, gjatë ketyre shekujve diplomàcia mbeti e pazhvilluar. Shkaku kryesor duket te jetë që diplomacia perdorej rrallë sepse komunikimi ishte i ngadalte, i lodhshem, i paparashikueshem dhe i pasigurt. Ne sistemin e qytet-shteteve greke te shekujve te katërt dhe te peste para Krishtit, kushtet e kohes kerkuan dhe favorizuan nje diplomaci me te zhvilluar. Imuniteti diplomatik, edhe ndaj lajmetarit te luftes, u be nje rregull gjithnje e me i respektuar, ndersa filloi te shfaqet dhe përhapet perfaqesimi diplomatik, megjithëse duke përdorur qytetarë vendas. Nje person i tillë njihej si "proxenos". Ne Europen mesjetare zhvillimi i diplomacise u udhëhoq se pari nga Perandoria e Bizantit (perandoria Romake e Lindjes) dhe pastaj veçanërisht nga Venecia, e cila vendosi standarte të reja të ndershmërisë dhe aftësive ne këtë fushë. Sidoqoftë, diplomacia mbeti kryesisht në duart e të dërguarve speciale, te kufizuar ne kohëzgjatjen e shërbimit dhe në detyrat që u ngarkoheshin. Diplomacia që mund te konsiderohet modeme u shfaq se pari ne sistemin e qytet-shteteve italiane te fundit te shekullit XV-te,kur ; kushtet per zhvillimin e metejshem te saj ishin shumë të favorshme. Pasiguria e lartë e këtyre shteteve te pasura por te pambrojtura mire, që vinte si pasoje e pushtimeve te përsëritura te gadishullit nga fuqite e mëdha te veriut mbas vitit 1,494, bëri te domosdoshme praktikën e diplomacisë së pazhurmë e te panderprerë. Diplomacia nuk kufizohej as nga gjuha dhe as nga feja. Megjithese komunikimi mbetej ende me anë te kaloresve lajmetare, kjo nuk ishte me pengesë themelore, sepse distancat që duhej te përshkoheshin ishin relativisht te shkurtëra prandaj nuk eshte per t'u çuditur që ishte kjo periudhe e cila

2 Zejnullah Gruda,E Drejta Ndërkombtare Publike,1997 ,fq.194

3 Holger P Hestermeyer, Vienna Convention on Diplomatic Realations(1961),2009 ,Early History3

Page 6: Seminare Drejta Nderkombtare Publike

beri te mundur lindjen e ambasadës se vërtetë, domethënë të misionit rezident, të drejtuar nga një i dërguar i princit ose i republikes, interesat e te cilit ai u sherben (Mattingly). Ky sistem italian, shpirti dhe metodat e të cilit janë trajtuar aq mire ne shkrimet e Machiavell-it (Detmold), shpejt u zhvillua ne sistemin francez, që shkollari dhe diplomati anglez i mesit te shekullit te XX-te Harold Nicolson e vleresonte aq lart . Ky ështe sistemi i parë plotesësht i zhvilluar i diplomacise dhe baza e sistermt modem - kryesisht dypalesh . Ne fillim te shekullit XX -te, sistemi francez u ndryshua por nuk u transformua, sikurse disa shpresonin dhe te tjere i trembeshin. "Diplomacia e hapur" e konferencave te posaçme dhe atyre te përhershme (si per shembull Lidhja e Kombeve), thjesht u nderthur me rrjetin ekzistues te komunikimeve dypalëshe. Ndërsa anti- diplomacia e regjimeve komuniste në Rusinë sovjetike dhe në vazhdim ne Kinë ishte relativisht jeteëhkurter. Përse diplomacia i mbijetoi këtyre sulmeve dhe vazhdoi te zhvillohej ne shkalle te tille dhe ne nje mënyrë aq krijuese sa që ne fillimin e shekullit te XXI-te mund te flitet me nje fare bindje per nje sistem boteror diplomatik me fuqi te pandeshur me pare? Arsyeja është se prej disa dhjetevjeçaresh janë forcuar si kurrë me pare kushtet te cilat fillimisht nxiten zhvillimin e diplomacise. Këto janë ekuilibri i forcave midis shumë shteteve, ndërthurja reciproke e interesave ne çeshtje qe e presin, toleranca relative kulturore (perfshire atë fetare dhe ldeologjike) dhe komunikimi ndërkombëtar i sigurte dhe i shpejte. Siç kemi permendur me pare, diplomacia është mjeti i rendesishem me ane te te cilit shtetetndjekin politikat e jashtme.Diplomacia është një veprimtari e veqantë në fushën politikës së jashtme, me qëllim të përfaqsimit të shtetit, të mbrojtjes së interesave, informimit , negocimit si dhe të thellimit të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit miqësor4 .

Shumë shtete realizojne atë masë të konsiderueshme këtë aktivitet nëpërmjet ministrive te puneve të Jashtme. Këto ministri kanë gjithashtu përgjegjësinë kryesore për diplomatet që shërbejnë jashtë vendit dhe për komunikimin e trajtimin e diplomatëve të huaj në vend.

Misionet speciale diplomatike

Misionet speciale kanë karakter të përfaqësimit diplomatik të një shteti në shtetin tjetër, apo të një shteti në ndonjë organizatë ndërkombëtare dhe anasjellë. Këta misioni zakonisht zgjasin për kohë të gjatë. Me nocionin mision special, nënkuptojmë misione të përkohshme të cilët një shtet i dërgon në një shtet tjetër apo në për-faqësinë e ndonjë organizate ndërkombëtare, me qëllim të shqyrtimit të një çështje apo problemi të caktuar dhe mundësisht të zgjidh-jes së asaj çështje përmes bisedimeve. Misione të tilla konsiderohet edhe pjesëmarrja në ndonjë konferencë apo takim ndërkombëtar.5

4 Ass.Prof.Dr.Bekim Baliqi, Hyrje në Diplomaci dhe Politike të Jashtme,fq.28

5Centrum II, PhD.Mersel Bilalli ,Misionet Diplomatike Speciale,fq.3444

Page 7: Seminare Drejta Nderkombtare Publike

Zakonisht këso misionesh një shtet dërgon te një shtetet tjetër apo në selinë ose përfaqësinë e një organizate ndërkombëtare me qëllime të caktuara, siç mund të jenë zhvillimi i bisedimeve për probleme të ndryshme, realizimi i vizitave të niveleve të caktuara në shtetin tjetër, apo pjesëmarrja në ndonjë solemnitet ose manifestim të caktuar në shtetin tjetër apo në organizatën e caktuar ndërkombëtare6. Si pjesë e këtij lloj misioni, delegacionet mund të zhvillojnë bisedime për çështje të ndryshme, si për shembull - për zhvillimin dhe avancimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit në mes shteteve (por, edhe me organizatat ndërkombëtare) në sfera të ndryshme të jetës politike,ekonomike, sociale, kulturore, shkencore, sportive, ushtarake etj. Madje, delegacionet si pjesë e misionit special mund paraprakisht të përgatisin apo të realizojnë procedurën e lidhjes së marrëveshjeve të caktuara ndërkombëtare, nëse për këtë çështje janë të autorizuar nga shtetet e tyre.7

Pra, fjala është për misione të cilët paraprakisht janë planifikuar vetëm për të shqyrtuar një çështje apo për detyra të caktuara, të cilat ndoshta në mes dy apo më shumë shteteve janë të kontes-tueshme, të paharmonizuara ose diskutabile. Apo është fjala për detyrë tjetër e caktuar e cila ka nevojë që të koordinohet bashkërisht me shtetin apo me shtete tjera me të cilat i lidhin interesa të përbashkëta.

Pra, misioni special diplomatik nënkupton – dërgimin e dele-gacioneve të ndryshme shtetërore në shtetin tjetër për të shqyrtuar një çështje konkrete dhe pas kësaj të mund të bëhet kthimi i tyre në vendin e vet, pa kurrfarë pengese, pa marrë parasysh se a kanë përfunduar bisedimet me sukses apo të njëjtat janë në vazhdim, ose eventualisht të ketë ndodhur që bisedimet në mes delegacionit si mision special dhe përfaqësuesve të shtetit pranues të kenë dështuar tërësisht. Nëse çështja që është objekt shqyrtimi është tejet e rëndësishme, kurse shanset janë të mundshme që të arrihet ndonjë progres apo zgjidhje, misionin special mund ta kryesoj edhe shefi i shtetit. Këtu mbahet llogari që megjithatë të mos realizohen vizita të nivelit kaq të lartë nëse qysh përpara dihet se nuk do të ketë kurrfarë progresi, pasi në këtë mënyrë do të diskreditohej shefi i shtetit. Nivele të tilla të kontakteve dhe vizitave zyrtare mund të organizo-hen edhe me përfaqësuesit e ndonjë organizate ndërkombëtare, apo udhëtimi zyrtar në ndonjë konferencë ndërkombëtare

Te misionet speciale duhet bërë dallimin në mes misioneve që kanë për qëllim komunikimin bilateral në mes subjekteve ndërkom-bëtare dhe atyre misioneve që kanë karakter multilateral. Sipas të drejtës diplomatike, misionet speciale bilaterale të një shteti mund të dërgohen në shtetin tjetër vetëm me pëlqim të atij shteti (pra, me marrëveshje reciproke në mes të dy shteteve). Megjithatë, te misioni me karakter multilateral, pra nëse misioni special i një shteti ka të bëjë me pjesëmarrjen e delegacionit të atij shteti në një konferencë ndërkombëtare (misioni special multilateral), në këto raste pa marrë parasysh marrëdhëniet ndërshtetërore me shtetin ku mbahet një takim i tillë, shteti pranues, pra shteti ku mbahet konferenca ka për obligim që delegacioneve të të gjitha shteteve t’u mundësojë lehtë-sime, privilegje dhe imunitete gjatë kohës së mbajtjes së

6 Misionet speciale, përveç se në bisedime, ata mund të marrin pjesë edhe në shumë manifestime tjera që mbahen në një shtet tjetër, siç mund të jenë – përfa-qësimi i shtetit në solemnitetin e caktuar që mbahet në shtetin tjetër, siç mund të jetë kurorëzimi i mbretit të shtetit tjetër, inaugurimi i kryetarit të shtetit në shtetin tjetër, shpalljen e pavarësisë së një shteti, varrimin e shefit të shtetit apo të ndonjë personaliteti tjetër shtetërorë, komemoracioni etj.

7 Centrum II,PhD.Mersel Bilalli ,Misionet Diplomatike Speciale,fq.3455

Page 8: Seminare Drejta Nderkombtare Publike

konferencës dhe gjatë udhëtimit nëpër territorin e tij për të marrë pjesë në punën e konferencës apo takimit tjetër.8

Pra, sikur të kemi situatë kur dy shtete nuk kanë aspak marrë-dhënie diplomatike në mes veti apo të njëjtat i kanë të shkëputura, kurse në territorin e njërit shtet mbahet ndonjë konferencë ndër-kombëtare apo mbahet ndonjë takim në selinë e një organizate ndërkombëtare e cila gjindet në territorin e atij shteti, atëherë pa marrë parasysh marrëdhëniet në mes këtyre dy shteteve, delegacioni i shtetit në fjalë ka të drejtë të merr pjesë në takime me të gjitha privilegjet dhe imunitetet e parapara për këto delegacione.9

Sipas normave të së drejtës ndërkombëtare diplomatike, këtë obligim shteti pranues e ka madje edhe atëherë kur me shtetin tjetër si një ndër pjesëmarrësit në takimin multilaterale, nuk ka marrë-dhënie diplomatike, apo është në gjendje të acaruar ose madje mund të jetë në gjendje lufte. Pra, shteti pranues nuk ka të drejtë të bëjë pengimin e pjesëmarrjes së delegacionit të atij shteti në konferencë. Po ashtu shteti pranues nuk ka të drejtë të pengojë as ardhjen e delegacionit të shtetit tjetër të cilin shteti pranues nuk e ka njohur ndërkombëtarisht si shtet (si subjekt të së drejtës ndërkombëtare). E njëjta vlen edhe kur kemi situatë të kundërt, pra kur shteti i delegacionit nuk e ka njohur subjektivitetin ndërkombëtar të shtetit të pranimit. Pjesëmarrja e delegacionit të shtetit të misionit special që nuk ka bërë njohjen ndërkombëtare të shtetit pranues, nuk nënkupton edhe njohje faktike të atij shteti.10

Megjithatë, pa marrë parasysh faktin se këto misione speciale diplomatike kanë karakter të përkohshëm, ata konsiderohen si misione përfaqësuese diplomatike, pasi përfaqësojnë shefin e shtetit apo shtetin në bisedime me shtetet tjera apo me organizatat ndër-kombëtare. Misionet speciale lirshëm mund të udhëtojnë edhe në shtetet tjera për takime me përfaqësues të organizatave ndërkom-bëtare, pa marrë parasysh se çfarë marrëdhëniesh ekzistojnë në mes shtetit të delegacionit ad hoc dhe shtetit ku gjendet selia e organi-zatës së caktuar ndërkombëtare.5 Kështu, për shembull, presidenti peruan Hugo Çavez, përkundër marrëdhënieve tepër të acaruara në mes Perusë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pa probleme kishte udhëtuar në selinë e organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork dhe gjatë diskutimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB, Çavez, kryetarin amerikan Xhorxh Bush e kishte quajtur “satana i botës.”Natyrisht, se qeveria amerikane nuk kishte të drejtë që Çavezin ta shpallë persona non grata (person të padëshiruar)11.

Nga e gjithë kjo, si konstatim mund të nxjerrim se misionet diplomatike speciale paraqiten si faktorë tejet të rëndësishme në komunikimin diplomatik ndërkombëtar, pasi përmes formave të ndryshme të organizimit dhe 8https://www.google.com/url?sa=t&rct=j&q=&esrc=s&source=web&cd=1&cad=rja&uact=8&ved=0ahUKEwjp06Sz56jJAhVBiiwKHYipATIQFggcMAA&url=http%3A%2F%2Fwww.centrum.mk%2Fwp-content%2Fuploads%2F2015%2F01%2F18-M.BILALI-CENTRUM-2.pdf&usg=AFQjCNFVxrPi-1tjdRcJqu329zw1A1wv5A&sig2=ofo5JvgkZsbRfIbTdUZ_iQ&bvm=bv.108194040,d.bGg

9 Centrum II,PhD.Mersel Bilalli ,Misionet Diplomatike Speciale,fq.346

10 Centrum II,PhD.Mersel Bilalli ,Misionet Diplomatike Speciale,fq.347

11 Centrum II,PhD.Mersel Bilalli ,Misionet Diplomatike Speciale,fq.3476

Page 9: Seminare Drejta Nderkombtare Publike

funksionimit të tyre misioneve speciale diplomatike, mundësohet vënie komunikimi në mes palëve të kon-frontuara madje edhe në situatat më të komplikuara dhe më të tendosura në mes shteteve të ndryshme, qoftë edhe me ndonjë shtet që qartë ka shkelur normat e të drejtës ndërkombëtare. Pra, këto misione mundësojnë realizimin e komunikimit diplomatik në formën më plastike dhe më fleksibile në mes përfaqësuesve të shteteve të cilat ndeshen me probleme apo konfrontime në mes veti.

Kjo është e nevojshme pasi, edhe më tej jemi dëshmitar të ambientit politik në botë ku shtetet e ndryshme të botës moderne dhe bashkësia ndërkombëtare si tërësi, vazhdojnë akoma të jenë të ngarkuar me shumë probleme, me shumë konteste dhe konflikte të natyrave të ndryshme, duke përfshi edhe ata ushtarake. Nisur nga këto realitete, si dhe nga nevoja për tejkalimin apo zgjidhjen e situa-tave të tendosura, gjendjeve të acaruara, apo konflikteve të ndrysh-me, është i preferueshëm komunikimi diplomatik i balancuar dhe i matur me qëllim të tejkalimit sa më të lehtë të këtyre situatave.12

Statusi juridik i misioneve diplomatike speciale

Çështjen e statusit juridik ndërkombëtar të misioneve speciale e rregullon Konventa për misionet speciale e viti 1969. Në te përfshihet kodifikimi i normave juridike ndërkombëtare të ndërtuara si norma të së drejtës zakonore, të cilat kanë pasur të bëjë me ad hoc vizitat e delegacioneve të ndryshme shtetërore në shtetet tjera, vizitat në organizatat ndërkombëtare apo takime në konferenca të ndryshme ndërkombëtare. Këto norma juridike kanë tanguar ad hoc takimet si në nivel bilateral ashtu edhe në atë multilateral. Pra këtu përfshihen edhe vizitat dhe takimet që realizohen në të gjitha organizatat ndërkombëtare, duke përfshi edhe Organizatën e Kombeve të Bashkuara.13

Natyrisht se konventa e përmendur nuk përfshinë të gjitha detajet që kanë të bëjnë me misionet speciale. Kështu që për çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me situata dhe veprime të caktuara të misioneve speciale diplomatike, të cilat nuk janë të përfshira në rregullativën juridike normative në kësaj konvente, sigurisht se edhe më tej vlejnë normat e së drejtës zakonore në sferën e kësaj veprim-tarie diplomatike.

Normat e Konventës mbi Misionet Speciale (1969), më tepër kanë karakter dispozitiv, që nënkupton se palët marrëdhëniet në mes tyre mund t’ua adaptojnë situatave konkrete dhe specifikave të caktuara konform nivelit të marrëdhënieve ndërshtetërore që kanë mes veti. Në nenin 3 të Konventës mbi Misionet Speciale theksohet:

12 https://www.google.com/url?sa=t&rct=j&q=&esrc=s&source=web&cd=1&cad=rja&uact=8&ved=0ahUKEwjp06Sz56jJAhVBiiwKHYipATIQFggcMAA&url=http%3A%2F%2Fwww.centrum.mk%2Fwp-content%2Fuploads%2F2015%2F01%2F18-M.BILALI-CENTRUM-2.pdf&usg=AFQjCNFVxrPi-1tjdRcJqu329zw1A1wv5A&sig2=ofo5JvgkZsbRfIbTdUZ_iQ&bvm=bv.108194040,d.bGg

13 Bilalli M,E Drejta Ndërkombtare Publike, universiteti FON,Shkup 2008,fq.1287

Page 10: Seminare Drejta Nderkombtare Publike

“funksioni i misioneve speciale përcaktohet me harmonizim të përbashkët në mes shtetit dërgues dhe shtetit pranues.”14

Konventa mbi Misionet Speciale - misionet speciale i definon si mision i përkohshëm, i cili përfaqëson shtetin, i cili udhëton në shtetin tjetër, në pajtueshmëri në mes veti, me qëllim të zhvillimit të bisedimeve në mes veti për çështje të caktuara apo për kryerjen e detyrës së caktuar. Në këtë definicion nuk përmenden organizatat ndërkombëtare. Kështu që, gjer me miratimin e Konventës së Vienës për përfaqësimin e shteteve në marrëdhëniet e tyre me organizatat ndërkombëtare me karakter universal (1975), vlenin koglomerat të normave juridike zakonore dhe disa normave të shkruara.

Komisioni i Kombeve të Bashkuara për të drejtë ndërkombë-tare - i udhëhequr nga nevojat pragmatike, misionin diplomatik ad hoc e definon si - mision special në ndonjë konferencë ndërkom-bëtare apo në ndonjë vizitë ndërshtetërore, apo në ndonjë takim të caktuar, ose në pjesëmarrje në ndonjë ceremonial. Pra, Komisioni në definicionin e vet kishte përfshirë edhe sistemet dhe rregullat të cilat kanë të bëjnë me organizatat ndërkombëtare. Zakonisht takimet e mëdha ndërkombëtare mbahen nën patronatin juridik të ndonjë organizate ndërkombëtare, të cilat në të shumtën e rasteve disponoj-në me dispozita të standardizuara.418 Këto rregulla të standardizuara kanë të bëjnë me të gjitha çështjet - me të drejtat dhe obligimet e shteteve dhe përfaqësuesve të tyre, me lehtësimet, me imunitetet dhe privilegjet e delegacioneve të cilat marrin pjesë në punën e konferencës apo të ndonjë takimi tjetër multilateral ndërkombëtar.

Megjithatë, duhet potencuar se materia e misioneve speciale, sidomos ajo që ka të bëjë me organizatat dhe konferencat ndërkom-bëtare, është në ndërtim të vazhdueshëm, kështu që do të nevojitet edhe një kohë që e gjithë kjo materie të shndërrohet në praktikë përgjithësisht të akceptuar

Karakteristikat e misioneve speciale bilaterale

Pa dilemë se edhe misionet speciale kanë karakter të përfaqë-simit të një shteti në shtetin tjetër apo përfaqësim të një shteti në ndonjë konferencë ndërkombëtare ose në ndonjë organizatë ndërkombëtare. Zakonisht misionet speciale nuk zgjatin shumë kohë, pasi ata përfundojnë me kryerjen e detyrës konkrete apo me kalimin e kohës së caktuar, pa marrë parasysh rezultatet e vizitës apo takimit. E njëjta gjë vlen edhe për misionin special bilateral (të dyanshëm). Sipas Konventës mbi Misionet Speciale të vitit 1969, misionet speciale bilaterale i kanë këto karakteristika:

a)misioni special dërgohet nga një shtet në shtetin tjetër me pëlqim të përbashkët të dy shteteve;

b)misioni special përfaqëson shtetin dërgues te shteti pranues; kohëzgjatja e vizitës së misionit special në shtetin tjetër është e kufizuar dhe përcaktohet në bazë të marrëveshjes në mes të dy shteteve;

c)misioni special ka për detyrë diskutimin, shqyrtimin apo nënshkrimin e ndonjë çështje apo detyre konkrete; 14 Centrum II,PhD.Mersel Bilalli ,Misionet Diplomatike Speciale,fq.349

8

Page 11: Seminare Drejta Nderkombtare Publike

d)vizita e misionit special nuk ka për detyrë ekzistimin e marrëdhënieve të përgjithshme diplomatike në mes dy shteteve.15

Që të mund të realizohet vizita e një delegacioni të misionit special të një shteti në një shtet tjetër, është e domosdoshme marrëveshja në mes të dy shteteve (apo pëlqimi i tyre). Këtu duhet potencuar se për realizimin e vizitës së një delegacioni shtetëror të një shteti në shtetin tjetër, procedura nuk është aspak e komplikuar nëse marrëdhëniet në mes dy shteteve, pra shtetit dërgues dhe shtetit pranues janë miqësore. Por, kjo nuk vlen edhe për situatat kur marrëdhëniet ndërshtetërore në mes dy shteteve nuk janë aq të mira, apo janë të tendosura dhe tepër të acaruara. Zakonisht në këso situatash dhe rastesh, shteti pranues lyp shumë të dhëna në detaje për çdo anëtarë të delegacionit, vërtetësinë e të cilave e provon përmes mekanizmave të veta shtetërore. Pra, kur në mes të dy shteteve nuk ekzistojnë marrëdhënie të mira apo nuk ekziston mirëbesim reciprok, realizimi i vizitës është shumë i komplikuar.16

Numri i anëtarve të delegacionit

Numri i anëtarëve të delegacionit në kuadër të misionit special zakonisht përcaktohet me marrëveshje në mes shtetit dërgues dhe shtetit pranues. Zakonisht shteti dërgues për numrin e anëtarëve dhe për përbërjen e misionit special informon organet e shtetit pranues. Kjo çështje mund të realizohet edhe me marrëveshje reciproke në mes shteteve. Delegacioni duhet të jetë në numër të logjikshëm dhe të kuptueshëm konform qëllimit të vizitës në shtetin tjetër. Mund të shkaktohet problem i madh ndërshtetëror nëse numri i anëtarëve të delegacionit do të ishte tepër i madh, që i jep mundësi dyshimi shtetit tjetër (veçanërisht kur marrëdhëniet shtetërore nuk janë miqësore), se vizita ndoshta ka edhe ndonjë qëllim tjetër. Shteti pranues mundet në çdo moment të refuzoj apo të ndalojë hyrjen në territorin e vet të secilit anëtarë të delegacionit, madje pa qenë i obliguar që të jep arsyetime për një veprim të tillë.

Për dallim nga misionet e përhershme diplomatike, ku që të mund të ushtrohet funksioni diplomatik në shtetin pranues, për shefin e misionit diplomatik është e nevojshme dhënia e agremen-tit nga ana e shtetit pranues, te misionet speciale nuk është e nevojshme një gjë e tillë. Pra, për udhëheqshin e delegacionit special (kryesuesin e misionit special diplomatik), shteti i pranimit nuk du-het të jep agrement. Po ashtu, në këso vizitash nuk bëhet as dorëzim i letrave kredenciale te shefi i shtetit të pranimit. E gjithë proce-dura realizohet përmes notifikimit të shtetit tjetër për strukturën organizative të delegacionit të shtetit dërgues.

Notifikimi

15Convention on Special Massions,United Nations , New York , 1969

16 https://www.google.com/url?sa=t&rct=j&q=&esrc=s&source=web&cd=1&cad=rja&uact=8&ved=0ahUKEwjp06Sz56jJAhVBiiwKHYipATIQFggcMAA&url=http%3A%2F%2Fwww.centrum.mk%2Fwp-content%2Fuploads%2F2015%2F01%2F18-M.BILALI-CENTRUM-2.pdf&usg=AFQjCNFVxrPi-1tjdRcJqu329zw1A1wv5A&sig2=ofo5JvgkZsbRfIbTdUZ_iQ&bvm=bv.108194040,d.bGg

9

Page 12: Seminare Drejta Nderkombtare Publike

Konventa mbi Misionet Speciale, përmban dispozita konkrete dhe të precizuara në lidhje me notifikimin e organeve të shtetit tjetër. Zakonisht, notifikimi përmban datën e fillimit të vizitës dhe të përfundimit të saj, përbërjen dhe strukturën e misionit special bilateral diplomatik, lokacionet e qëndrimit dhe veprimit të tij, numrin e anëtarëve të delegacionit dhe statusin e tyre. Notifikimi i dërgohet ministrisë për punë të jashtme të shtetit pranues.17

Shteti pranues në çdo kohë ka mundësi që ta informojë shtetin dërgues për atë se ndonjëri nga anëtarët e delegacionit është shpallur person i padëshiruar (persona non grata), dhe për këtë nuk ka obligim që të jep arsyetim. Në këto raste, anëtari i delegacionit që është shpallur si persona non grata duhet që sa më shpejtë ta lëshojë territorin e shtetit pranues.

Lehtësimet imunitetet dhe privilegjet te misionet speciale

Lehtësimet, privilegjet dhe imunitetet e çdo anëtari të misionit diplomatik special varen nga pozita dhe rangu i përbërjes së misionit. Nëse misionin e kryeson shefi i shtetit, shefi i qeverisë apo ministri për punë të jashtme ose ndonjë person tjetër i rangut të lartë, ai do t’i gëzojë privilegjet dhe imunitetet që atij i takojnë sipas normave të së drejtës ndërkombëtare. Pra, kur delegacionin e misionit special e udhëheq shefi i shtetit, premieri apo ministri për punë të jashtme, këto persona pos privilegjeve dhe imuniteteve të parapara nga Konventa mbi Misionet Speciale (1969), gjithashtu gëzojnë edhe privilegje dhe imunitete tjera të parapara nga e drejta ndërkom-bëtare. Kurse për anëtarët e rangut më të ulët të misionit special janë të mjaftueshme dispozitat e Konventës mbi Misionet Speciale.

Misioni special ka selinë e vet, pra lokalitetet ku qëndron delegacioni me të gjitha shërbimet e duhura e cila përcaktohet me marrëveshje të përbashkët në mes organeve kompetente të të dy shteteve. Në selinë e misionit diplomatik mund të vendoset flamuri dhe stema e shtetit të cilit i takon misioni special. Lokalitetet ku është duke qëndruar delegacioni i misionit special janë të pacenueshme dhe të mbrojtura. Shteti pranues ka për obligim që të bëjë sigurimin dhe mbrojtjen e objektit ku është i vendosur misioni special diplo-matik. Ai ka përgjegjësi për çdo incident që mund të ndodhë nëse sigurimi nuk ka qenë në nivelin e duhur. Në këto lokalitete, organet apo shërbimet e ndryshme të shtetit pranues mund të hyjnë vetëm me thirrjen apo lejen e shefit të misionit special.18

17Centrum II, PhD.Mersel Bilalli ,Misionet Diplomatike Speciale,fq.352

18 https://www.google.com/url?sa=t&rct=j&q=&esrc=s&source=web&cd=3&cad=rja&uact=8&ved=0ahUKEwjito-S9IHKAhXFBSwKHTSNDSQQFggtMAI&url=http%3A%2F%2Fwww.centrum.mk%2Fwp-content%2Fuploads%2F2015%2F01%2F18-

10

Page 13: Seminare Drejta Nderkombtare Publike

Kontributi më i rëndësishëm i Konventës për zhvillimin e të drejtës ndërkombëtare është në zona e privilegjet dhe imunitetet diplomatike. Konventa mbulon vetëm privilegje diplomatikedhe imunitetet dhe jo për shembull privilegjet dhe imunitetet e ministrave për punë të jashtme (Kryetarëve e qeverive dhe zyrtarë të lartë). Megjithatë, GJND-ja ka mbajtur në Mandatit të Arrestimeve Rasti(Republika Demokratike e Kongos v Belgjikë) ([2002] ICJ Rep 3) se Konventa parashikon19'udhëzime të dobishme në aspekte të caktuara të çështjes së imunitetet "(në para. 52).

Në rast të fatkeqësive elementare, siç mund të jenë – eksplodimet, zjarret, tërmetet, rrëzimi i objektit apo rreziqe tjera që mund të ndodhin në objektin apo rreth tij me pasoja të rrezikshme, nëse këtë e kërkon urgjenca, organet e vendit mund të hyjnë në objekt për sanimin e gjendjes dhe në këso rastesh supozohet se leja është dhënë nga ana e shefit të misionit special diplomatik, me kusht që për shkak të fatkeqësisë së caktuar të ketë qenë e pamundur që paraprakisht të sigurohet leja nga përfaqësuesi i misionit special.

Gjithashtu, objekti dhe brendia e tij ku qëndron misioni special diplomatik nuk mund t’i nënshtrohet kurrfarë kontrolli nga ana e organeve të vendit. Njëkohësisht arkivi dhe dokumentacioni tjetër që i takojnë delegacionit të misionit special diplomatik është i paprekshëm, pa dallim se ku gjendet, me kusht që ky dokumentacion të ketë shenjën e nevojshme me të cilën dëshmohet se ai arkiv apo ato dokumente i takojnë misionit special diplomatik.

Sipas neneve 21 dhe 26 të Konventës së Vjenës, shteti pranues ka për obligimin e ndërmarrjes së të gjitha masave të mundshme dhe të lejueshme me qëllim të fillimit sa më të shpejtë të punës në misionin diplomatik, apo nëse puna në mision është në vijim , të mundësoj të gjitha lehtësimet për kryerjen sa me më sukses të misionit diplomatic të akredituar në territorin e tij.Të gjithë anëtart e misionit kanë të drejt qarkullimi në shtetin pranues , përveq në raste kur bëhet fjalë për sigurin kombëtare të shtetit pranues.20

Gjithashtu, shteti pranues ka për obligim që të ofron lehtësime të natyrës së ndryshme me qëllim të realizimit sa më të suksesshëm të detyrës së caktuar të misionit special diplomatik. Shteti pranues, po ashtu ka për obligim që të ofron çfarëdo ndihme të nevojshme që kërkohet nga ana e misionit special diplomatik, e që ka për qëllim realizimin sa më të suksesshëm të vizitës së tij. Këtu në veçanti

duhet përmendur sigurimin e lokaliteteve adekuate për banim dhe punë. Pastaj sigurimin e komunikimit adekuat duke përfshi edhe korrierët, përdorimin e shifrave dhe kodeve për komunikim në mes veti, me organet e shtetit të vet apo me organet e shteteve tjera. Në kushte të ekzistimit të reciprocitetit në mes shtetit dërgues dhe shtetit pranues, këto shërbime mund të bëhen edhe falas, pra pa kompensim.

M.BILALI-CENTRUM-2.pdf&usg=AFQjCNFVxrPi-1tjdRcJqu329zw1A1wv5A&sig2=v6Y0pzHNRNqFF5lZ7fxN8Q

19 Holger P Hestermeyer, Vienna Convention on Diplomatic Realations(1961),2009,Diplomatic privileges and Imunities

20 Emiliano Aliu , Imuniteti dhe Privilegjet sipas Konventës së Vjenë Vjenë,2013,fq.411

Page 14: Seminare Drejta Nderkombtare Publike

Posta diplomatike zyrtare po ashtu është e paprekshme. Për komunikim sa më efikas delegacioni i misionit special mund të shfry-tëzojë edhe korrierët dhe valizën diplomatike. Valiza diplomatike nuk i nënshtrohet kontrollimit nga ana e organeve të shtetit të prani-mit, përveç nëse ekziston dyshim shumë i bazuar se në te gjinden sende të palejueshme.

Pa dilemë se edhe anëtarët e misionit special diplomatik gëzoj-në imunitet të plotë diplomatik konform normave të së drejtës ndër-kombëtare. Ata gëzojnë imunitet penal, civil, policor, administrativ dhe fiskal. Pra, ata nuk mund të arrestohen, burgosen apo të mbahen dhe ndalohen para organeve policore e gjyqësore të shtetit vendas, pa marrë parasysh se çfarë vepre penale mund të kenë kryer. Në këso rastesh veprimi më i ashpër i shtetit pranues mund të jetë shpallja e kryesit persona non grata dhe kërkesa që brenda një afati sa më të shkurtër apo të fiksuar anëtari i delegacionit të misionit special diplomatik ta lëshon territorin e shtetit pranues. Anëtari i misionit special diplomatik nuk ka të drejtë që vullnetarisht të heq dorë nga imuniteti penal, pra ai nuk ka të drejtë që vullnetarisht të heq dorë nga ky lloj imuniteti dhe të paraqitet para organeve kompetente penale të shtetit vendës. Por, kjo nuk vlen edhe për imunitetin civil.

Personeli diplomatik në kuadër të misionit special diplomatik gjithashtu gëzon edhe imunitet civil, që nënkupton se ai nuk mund t’i nënshtrohet procesit gjyqësor në lidhje me çështjet civilo-juridike jashtë vullnetit të tij. Megjithatë, nëse është në pyetje procedura në

lidhje me pasurinë e tyre private në shtetin pranues, personi diplo-matik vullnetarisht mund të heq dorë nga imuniteti civil dhe të para-qitet para gjykatës së shtetit pranues. Por, edhe në këto raste, ndaj personave diplomatik sjellja e organeve vendas duhet të jetë me respekt të plotë.

Edhe sa u përket çështjeve fiskale anëtarët e misionit special gëzojnë imunitet, që nënkupton përjashtim të anëtarëve të misionit nga pushteti fiskal i shtetit pranues. Misioni special diplomatik është i përjashtuar nga pagimi i çfarëdo taksave dhe tatimeve shtetërore, rajonale apo komunale në shtetin pranues. Po ashtu, anëtarët e misionit special diplomatik janë të liruar edhe nga pagimi i doganës në shtetin pranues.

Sipas të drejtës ndërkombëtare, imunitet penal gëzojnë edhe personeli teknik dhe administrativ i misionit special diplomatik. Personel i tillë konsiderohen personat që e përcjellin delegacionin e misionit special diplomatik dhe të njëjtit i ofrojnë shërbime teknike dhe administrative (sekretarët e ndryshëm, administratorët, daktilo-grafistët, korrierët etj.). Megjithatë, sa i përket imunitetit civil, këta nuk janë të barabartë me anëtarët e misionit special që kanë status diplomatik. Kështu që në raste të caktuar personat teknik apo admi-nistrativ përcjellës të delegacionit mund t’i nënshtrohen procedurës civile para organeve vendas (si të paditur apo si dëshmitarë për çështje juridiko-civile).

Personeli shërbyes që përcjell misionin special diplomatik gëzon imunitet penal vetëm gjatë ushtrimit të detyrës se vet që është e lidhur për punën dhe funksionimin e misionit. Jashtë saj ata nuk gëzojnë imunitet penal. Ata po ashtu janë të liruar nga pagimi i tatimit dhe të dhënave tjera lidhur me sigurimin social në shtetin e pranimit.

12

Page 15: Seminare Drejta Nderkombtare Publike

Sipas Konventës për Misionet Speciale dhe dispozitave tjera, imunitete dhe privilegje gëzojnë edhe anëtarët e familjeve të pjesëtarëve të misionit diplomatik, por vetëm nëse:

janë përcjellës të delegacionit, e jo në vizitë private të ndarë nga protokolli i delegacionit, dhe

nëse nuk janë shtetas të shtetit pranues apo nuk kanë vendqëndrim të rregullt në shtetin pranues.

Nëse këta persona janë shtetas të shtetit pranues, atëherë statu-si i tyre dukshëm ndryshon, sidomos sa i përket imunitetit civil dhe fiskal, kështu që sipas të drejtës diplomatike ata juridikisht dhe prak-tikisht i nënshtrohen juridiksionit civil dhe penal të shtetit pranues .

Përfaqsuesve diplomatik , privilegjet dhe imunitetet pushojnë tu vlejnë në momentin kur ata përfundojnë funksionin e tyre , respektivisht kur lëshojnë territorin në shtetin e akredituar.Nëse përfaqsuesi diplomati edhe pas përfundimit të funksionit vazhdon edhe një kohë të qëndrojë në shtetin e pranimit , privilegjet dhe imunitetet vazhdojnë t`i vlejnë edhe për një kohë të kuptueshme , e cila nuk mund të jetë shumë e gjatë.Pas kësaj kohe të kuptueshme , privilegjet dhe imunitetet pushojnë të vlejnë.Privilegjet dhe imunitetet pë përfaqsuesin diplomatic vlejnë edhe në rast të shpërthimit të luftës në mes shtetit dërgues dhe shtetit pranues .Këto vlejnë edhe për anëtarët e familjes së përfaqsuesit diplomatic në rast të vdekjes së tij gjer në kthimin e tyre në shtetin e vet.21

Përfundimi i misionit special diplomatik

Vizitat e misioneve speciale diplomatike zakonisht nuk zgjatin shumë sa i përket aspektit kohor. Rregullisht, misioni special diplomatik përfundon misionin e vet me skadimin e afatit të paraparë për realizimin e vizitës, apo nëse paraprakisht ka qenë paraparë që misioni special diplomatik të zgjatë gjer me kryerjen e punës dhe detyrës së paraparë, e cila njëherit ka qenë edhe qëllim i një vizite të tillë, atëherë misioni special përfundon vizitën e vet me kryerjen e asaj detyre. Por, në çdo rast palët mund vet të vendosin për mënyrën, metodologjinë dhe kohëzgjatjen e bisedimeve, kështu që vet palët biseduese kanë mundësi aty për aty të merren vesh se a do të vazhdojnë edhe më tej me bisedimet, apo do të bëjnë pauzë me qëllim të konsultimeve shtesë, ose do të vendosin që t’i ndërpresin bisedimet pasi pozicionet në mes veti i kanë shumë të larguara. Në fakt vet palët, pra shteti dërgues dhe shteti pranues vendosin për kohë-zgjatjen e qëndrimit të misionit special diplomatik në territorin e shtetit pranues. Në raste të caktuara, vizita e misionit special diplomatik mund të përfundoj edhe para skadimin të kohës së paraparë, edhe ate:

21 Emiliano Aliu , Imuniteti dhe Privilegjet sipas Konventës së Vjenës,2013,fq.513

Page 16: Seminare Drejta Nderkombtare Publike

a)nëse konstatohet se nuk ka disponim që të vazhdohen më tej bisedimet në mes delegacioneve të shtetit dërgues dhe atij pranues;

b)nëse njëra palë lyp kohë shtesë për të realizuar konsultime plotësuese me organet e shtetit të vet;

c)nëse në ndërkohë dukshëm janë acaruar marrëdhëniet ndërshtetërore në mes shtetit pranues dhe shtetit dërgues; nëse ndërpriten bisedimet;

d)nëse një anëtar i misionit apo i gjithë misioni special shpallen si të padëshiruar (persona non grata).

Një person mund të shpallet persona non granta ose i papranueshëm edhe para ardhjes në shtetin e pranimit .Arsyet për ndërmarrjen e këtyre masave më së shpeshti janë: përzierja në punët e brendshme të shtetit të pranimit; kryerja e ndonjë krimi ose ndonjë vepre tjetër që e diskrediton personalitetin e agjentit diplomatic etj.Kështu p.sh SHBA-të kanë kërkuar më 1915 revokimin e ambasadorit të Austro –Hungarisë, doktorit Dumba , për shkak të propozimit të [lanit për nxitje të grevës në fabrikat e municionit , dhe të kapitenit Boy-Ed dhe Von Papen (atashe detar dhe atashe ushtarak I Gjermanisë), për shkak të implikimit në në akte ilegale dhe të dyshimta në SHBA. 22

Përfundim

Te misionet speciale duhet bërë dallimin në mes misioneve bilateral dhe atyre multilateral. Sipas të drejtës diplomatike, një shtet mund të dërgoj mision speciale në shtetin tjetër vetëm me pëlqim e atij shteti. Kurse te misioni multilateral, pra nëse misioni special i një shteti ka të bëjë me pjesëmarrjen e delegacionit të atij shteti në një konferencë ndërkombëtare (misioni special multilateral), atëherë pa marrë parasysh marrëdhëniet ndërshtetërore në mes shtetit ku mbahet një takim i tillë dhe shtetit dërgues, parimisht delegacionit nuk mund t’i ndalohet udhëtimi, pjesëmarrja dhe gëzimi i të gjitha lehtësimeve, privilegjeve dhe imunitete që i takojnë

22 Zejnullah Gruda,E Drejta Ndërkombtare Publike,1997 ,fq.21514

Page 17: Seminare Drejta Nderkombtare Publike

delegacionit gjatë mbajtjes së konferencës. Pra, madje sikur këta dy shtete të mos kenë aspak marrëdhënie diplomatike në mes veti apo të njëjtat i kanë të shkëputura, kurse në territorin e njërit shtet mbahet ndonjë kon-ferencë ndërkombëtare apo ndonjë takim në selinë e një organizate ndërkombëtare e cila gjendet në territorin e atij shteti, atëherë pa marrë parasysh marrëdhëniet në mes këtyre dy shteteve, delegacioni i shtetit në fjalë ka të drejtë të merr pjesë në takime me të gjitha privilegjet dhe imunitetet e parapara për këto delegacione23.

Biblografia:

Zejnullah Gruda , E Drejta Ndërkombtare Publike .1997 Emiliano Aliu , Imuniteti dhe Privilegjet sipas Konventës së Vjenës Holger P Hestermeyer, Vienna Convention on Diplomatic Realations(1961), https://www.google.com/url?

sa=t&rct=j&q=&esrc=s&source=web&cd=2&cad=rja&uact=8&ved=0ahUKEwjY7IKU6qjJAhULDCwKHUHaBzUQFggoMAE&url=http%3A%2F%2Fwww.academia.edu%2F3781541%2FImunitetet_e_Privilegjet_e_Diplomat%25C3%25ABve_sipas_Konvent%25C3%25ABs_s%25C3%25AB_Vjen%25C3%25ABs&usg=AFQjCNFQKYk7kWZ_v5vN0AJwRD9GFtKNgA&sig2=kauMqG8sixRUdeeTx83M4g

Centrum II,PhD.Mersel Bilalli ,Misionet Diplomatike Speciale

Ass.Prof.Dr.Bekim Baliqi, Hyrje në Diplomaci dhe Politike të Jashtme,2008

Convention on Special Massions,United Nations , New York , 1969

23 Centrum II,PhD.Mersel Bilalli ,Misionet Diplomatike Speciale fq.358

15

Page 18: Seminare Drejta Nderkombtare Publike

16