Sacs d’histoires - GE.CH · 2 Përse duhet çanta me përralla? Duke vënë në përdorim një...

2
1 Prindërve të shkollës……………………… Sacs d’histoires Me qëllim që leximi të përmirësohet dhe të kalohen momente të bukura në familje. Gjatë këtë viti shkollor, ne do t’i japim fëmijës tuaj një « çantë me përralla » që ta marrin me vehte në shtëpi. Kjo çantë përmban: Një libër dygjuhësh në frengjisht dhe në se është e mundur në gjuhën që flitet në shtëpi Një CD audio me përralla të inçizuara të lexuara në 8 gjuhë për të dëgjuar gjuhën tuaj ose të zbuloni gjuhë të tjera Një lojë në lidhje me përrallën që mund të luhet në familje Një surprizë për t’u zbuluar Përdorimi i çantës me përralla është shumë i thjeshtë. Mjafton vetëm : të lexosh me kujdes ose të dëgjosh në familje një libër në gjiuhën e zgjedhur të luani lojën që është e paraqitur të ktheni çantën në shkollë me të gjitha paisjet që ka brënda, duke përfshirë edhe lojën srprizë Një film për paraqitje Një film për paraqitje të projektit Sac d’histoires (Thesi i përrallave) gjendët në Internet. Duhet vetëm të shkruani : "sac d'histoires" në motorin e kërkimit si google. Ky film ka mundësi të jetë shiquar në klassën e femjës tuaj.

Transcript of Sacs d’histoires - GE.CH · 2 Përse duhet çanta me përralla? Duke vënë në përdorim një...

Page 1: Sacs d’histoires - GE.CH · 2 Përse duhet çanta me përralla? Duke vënë në përdorim një çantë me përralla, ju i tregoni fëmijës tuaj që leximi është një burim njohurish

1

Prindërve të shkollës………………………

Sacs d’histoires Me qëllim që leximi të përmirësohet dhe të kalohen momente të bukura në familje.

Gjatë këtë viti shkollor, ne do t’i japim fëmijës tuaj një « çantë me përralla » që ta marrin me vehte në shtëpi. Kjo çantë përmban:

• Një libër dygjuhësh në frengjisht dhe në se është e mundur në gjuhën që flitet në shtëpi

• Një CD audio me përralla të inçizuara të lexuara në 8 gjuhë për të dëgjuar gjuhën tuaj ose të zbuloni gjuhë të tjera

• Një lojë në lidhje me përrallën që mund të luhet në familje

• Një surprizë për t’u zbuluar Përdorimi i çantës me përralla është shumë i thjeshtë. Mjafton vetëm :

• të lexosh me kujdes ose të dëgjosh në familje një libër në gjiuhën e zgjedhur

• të luani lojën që është e paraqitur • të ktheni çantën në shkollë me të gjitha

paisjet që ka brënda, duke përfshirë edhe lojën srprizë

Një film për paraqitje Një film për paraqitje të projektit Sac d’histoires (Thesi i përrallave) gjendët në Internet. Duhet vetëm të shkruani : "sac d'histoires" në motorin e kërkimit si google. Ky film ka mundësi të jetë shiquar në klassën e femjës tuaj.

Page 2: Sacs d’histoires - GE.CH · 2 Përse duhet çanta me përralla? Duke vënë në përdorim një çantë me përralla, ju i tregoni fëmijës tuaj që leximi është një burim njohurish

2

Përse duhet çanta me përralla? Duke vënë në përdorim një çantë me përralla, ju i tregoni fëmijës tuaj që leximi është një burim njohurish të reja dhe burim kënaqësije. Në qoftë se fëmijtë kanë kënaqësi kur shohin figurat e një libri dhe kur dëgjojnë përalla, përpjeket, mundi e tyre, do të jenë më të lehta për të mësuar me lexue. Mësimi i leximit është shumë i rëndsishëm për mbarëvajtjen shkollore. Mësimi bëhët në shkollë. Shtëpia natyrisht nuk duhet të bëhët shkollë, por ju, mund t'u tregoni përralla dhe t'u lexoni librat fëmijëve tuaj. Këto aktivitete favorizojnë mësimin e leximit. Cilën gjuhë duhet të zgjedhim? Në qoftë se ju flisni shumë gjuhë në shtëpi, ky është fat i madhe për fëmijën tuaj. Përdorimi i gjuhës amtare në familje, nuk është pengesë për mësimin e frengjishtës. Është e rëndsishëm të flasim e të luajmë shumë me fëmijët për ta përmirsuar gjuhën që ata, të fitojnë njohuri të reja. E zgjidhni ju gjuhën, në të cilën dëshironi të lexoni ose të tregoni përrallat fëmijës suaj. Nuk ka vetëm çantë me përralla ! Mos pritni të keni një çantë me përralla për të lexuar dhe rrëfyer përralla në shtëpi. Ky inkurajim për lexim duhet të bëhët rregullisht sa herë të jetë e mundur. Mënyra më ideale është çdo ditë nga pak. Fëmijët tuaj mund të huazojnë librat në shkollë, por edhe në bibliotekën e lagjës, në Bibliotekën ndërkulturore ku gjenden libra,në mbi 260 gjuhë të ndryshme (rruga Carouge 50) Më shumë se çantë me përalla… Mësimi i leximit kërkon kohë, stërvitje dhe durim. Për të mësuar me lexue, fëmijët duhët të bëjnë përpjeke vetë, por dhe kanë nevojë për nxitje nga të rriturit me të cilët jetojnë apo që gjenden pranë tyre, e sidomos arsimtarët dhe prindërit. E kur prindërit u bëjnë pyetje fëmijeve të tyre, për shkollën, dhe këkojnë të shohin se ç'farë kanë punuar në klasë, fëmijët janë më të motivuar në përvehtësimin e dijeve në shkollë dhe dalin faqebardhë në mësimin e tyre.