Një monument nën dhé

390
1 Fritz Radovani - de AngeliisOK/1 Një monument nën dhé

Transcript of Një monument nën dhé

Page 1: Një monument nën dhé

1

Fritz Radovani - de AngeliisOK/1

Një monument nën dhé

Page 2: Një monument nën dhé

2

M e l b o u r n e 2 o o 4

Bibloteka “Imzot Lazër Mjeda”

Libri 14

Recensent:

Prof. Dr. Zef Mirdita

Dr. Don Shan Zefi

Lektor:

Prend Buzhala

Boton:

Misioni Katolik Shqiptar në Kroaci

Babini

CRO – 10000 ZAGREB

Website:www.misioni.hr

Përgjegj:

Don Ndue Ballabani, misionar

Faqosja:

www.skenda.com

Page 3: Një monument nën dhé

3

Foto e At Mati Prennushit

At Maté Prennushit O.F.M.

Në prag të 100 vjetorit të Meshtarisë,

që, me guxim e nderë iu kushtue Atij Ideali

për Fé e Atdhé e, pa i shkrepë qerpiku....

… VDIQ SI ME LÉ!....

Autori

Melbourne 2004, Janar 6

Page 4: Një monument nën dhé

4

Parathanje

“As ma pak e as ma shumë se ajo që kam dijtë me kohë, se,

komunistët janë veç trathtarë!...”

Don Lazër Shantoja

Shkodër, Sheldijë, 26 Janar 1945

Në sistemin komunist një rrashtë e shprazun nga armët trofé

e, në ballë e shkrueme me gjakun e saj fjala “çlirim”,

ka ma shumë vlerë,

se një kokë e skalitun,

me I d e a l i n:

F é, A t d h é, P ë r p a r i m.

Melbourne, 2002

Autori

Page 5: Një monument nën dhé

5

Page 6: Një monument nën dhé

6

PJESA I

NUK DUE ME E BESUE!

Nën rêtë e zymta si futa të shoh vetëm Ty! …Mbajtë me dy

pyka që tokën e kanë plasë. Ujt’ e zi rrëkajë shkon n’për të thyemet e

gollëve të saja.

Prej majës së malit, atjé në kupë të qiellit rrokullisën gurë e,

në tëposhtë nëpër kalldrame përplasën tue sjellë me vedi gjamë,

ushtim’ e rrënim, ashtu si lumi i rrëmbyeshëm e i harlisun që

përmbytë pa mëshirë të pambrojtunit e shkretë...

As diell, as hanë nuk shoh, veç rrëfé që shkrèp pa dá e natën

ditë ma ban...

... Sa me të pa Ty!...

... N’ dy druj tërthuer që më shndritë ...

... Lavdi e thurun në ferra!...

Tèj për tèj ku eshtnat lidhën dy e, dhimbja në shpirt të

piskatë ...

... Aty, të kanë mbërthye ...

A THUE EDHE TY TË KANË GOZHDUE SHQIPTARËT!?

Padova, Tetor 1995.

Page 7: Një monument nën dhé

7

Tiranë, 13 Tetor 1943,

Ora 13.13’.

SHTËPIA NR. 173, NË RRUGËN E KAVAJËS…

Edhe pse isha vetëm 3 vjeç, e kujtoj si tashti…

Një zhurmë e mnershme, shurdhuese, vinte si gjamë prej qiellit, e

dukej se po na merr me vedi bashkë me pullaze, oxhakë, hatlla e trena,

tue rrënue e prishë murët prej qerpiqësh bashkë me dyer e dritare.

Krizmat e xhamave të thyem përzihëshin me uturimat e avionëve

anglezë, që pa pikë mëshire, hidhnin bomba mbi krenat tonë, që nuk

merrnim vesh asgja se çka po bahej mbi né e pranë nesh. Ashtu si ishim

në atë sofër të asaj të zezë drekë, pa u çue mirë e me kafshatë të fundit në

gojë, u drejtuem nga shkalla për me zbritë në podrum.

Ajo ishte pamja e vetme e fundit e babës së gjallë, kur u çue në

kambë me një vile rrushi që kishte në dorë, më tërhoqi prej krahu…e nuk

di gja ma gjatë….veç, për pak çaste, rá në fundin e shkallëve dhe, i

shtrimë ndër pllaka të korridorit, përballë derës kryesore të hymjes, u

mbulue me gjak. Pizhamat ngjyrë banane, me polseta e kolet të zi, i

tërhiqja me sa forcë kisha n’atë lamë gjaku, tue thirrë: “BABË , ÇOU !”

Page 8: Një monument nën dhé

8

Prej skeçes së një bombës, që ra në oborr dhe hyni nga dritarja në

gjysmën e shkallave dhe preku anën e djathtë të ballit të tij, tue përshkue

trunin, e tue dalë mbas veshit të majtë (si më tregonte nana ma vonë),

kishte marrë fund gjithshka.

Nana vërriste me një britëm kushtrimi :”Kuku, Kolë,...shka të

gjeti...rrezikziu ti...!” E, nësa rrihte kryet me grushta, tue kja, thërriste:

”Kolë...si më lé!”. Unë vetëm vështroja me trishtim e, pa kuptue asgja ma

gjatë, i strukun për fustan të nanës, veç tue pritë kur po pushonte zhurma,

rrëbeshi e, po kalonte drama.

Nuk di sesi u hap dera, veç kujtoj një prift, me këmishë të bardhë

dhe të shkurtë, që hyni mbrendë, nëpër atë breshën bombash, me një gju

në gjak, u ul pranë babës, përshpëriti diçka…! Unë mendova se po e çon

babën prej atij pellgu gjaku,…por kishte mbarue gjithçka. Prifti nuk iku

për pak kohë, derisa nanës i erdhi axha i saj At Mati Prennushi, i cili

kishte marrë vesh fatkeqësinë e madhe që e kishte gjetë shtëpinë tonë, e

kishte vrapue edhe Ai me kenë pranë nesh. Prifti doli me vazhdue

vojimet ndër rrugët e Tiranës, të lame me gjak nga qindra të vramë e të

copëtuem. Rreth vitit 1962 pata marrë vesh prej nanës, se prifti që i bani

babës Shartët e Fundit, ishte kenë At Pjetër Meshkalla. Pikërisht atë vit u

njoha afër me té, mbasi pat dalë prej burgut, mbas 15 vjetëve të para që

kishte kalue në burgun e Burrelit.

Natën që baba vdiq, u nisëm për Shkodër bashkë me nanën, At

Matinë, dajën Paulin dhe disa ushtarë që erdhën për siguri rruge nga

plaçkitjet që baheshin tek ura e Zogut, (flitëj nga çeta të vogla

partizanësh). Mërritëm vonë, aty nga ora 10.00 e natës. Kujtoj se të

nesërmen, baba ishte i veshun ushtarak me tesha ngjyrë gri, në një shtrat

të bardhë hekuri i rrëthuem me lule të bardha. Shumë vetë përrreth

vajtonin. Vaji e gjamët me kishin topitë. Di se dikush më çoi hopa dhe

unë i putha faqën. Ai ishte aq i ftohtë, sa nuk mund ta harroj kurrë atë

akullinë që edhe sot ma përqeth trupin.

Babën, nuk e pashë, as nuk e putha dhe, as e pëqafova kurrma…!

Ai u varros në Rëmaj, me një funeral madhështor, që drejtohej

nga Don Mikel Koliqi, famullitar i Shkodrës, pothuaj gjithë Kleri Katolik

me murgesha e xhakoj, përsonalitete civile dhe ushtarake, gjithë qytetaria

e Shkodrës dhe mbarë Shiroka, vendlindja e tij.

Ndonse vdiq shumë i ri, 40 vjeç (datlindja 5 fruer 1903 ), pak ditë

para gradimit me gradën nënkolonel, një ushtarak i lartë gjerman i

Page 9: Një monument nën dhé

9

gjendërmarisë, ndër varreza ka thanë këto fjalë: “Sikur Shqipnia të kishte

10 ushtarakë të përkushtuem dhe atdhetarë, si major Kolë Radovani,

komunizmit nuk i kishte bijtë as fara tek ju!”.

Nanën e kujtoj pothuej gjithmonë me tesha të zeza. Kam pas

kujtue se koha asht kenë ma e shkurtë por isha gabue, mbasi plot 1 vit

mbrapa më 29 nandor 1944 u vesh gjithë Shqipnia me të zeza, pikërisht

atë ditë kur patën hi “këta”.

SHKAMBI I LATUEM

“Mbrojtja ma e madhe e

nacionalizmit, ishin gjoksët e

shkodranëve”.

GINO BERRI

“Rrethimi i Shkodrës”

Tetor 1912 - Prill 1913

Thonë kur plasë një shkamb, i ka plasë zemra njenit prej zotave...

Si vizë e hollë, sa fija e flokut duket ajo plasë mjedis atyne

Alpeve, që thirren Bjeshkët e Nêmuna, prej nga buron ai lumë që edhe

emnin e ka të fshatit prej ku gurgullon. Asht Kiri, gurra e të cilit mjedis

atyne krepave e gërxhave poshtë e përpjetë të kujton hova-hovet e

xhubletës që ulën e çohen ndër ato shpate malesh, ku, gjithkund, duken se

marrin një përrue gjaku me vete. Rrjedha e tij gjarpnushë gjithmonë e

trazueme nga shkëmbejtë shekullorë që shpesh e përpijnë në gollet,

zgavrrat e gomnat e veta e bajnë me shkumzue si kali në vrap e, të

bardhat dallgë përzi me ngjyrë zafiri mëshehën nën trungjet e rrëzueme

të pishave, që dalin porsi krye gjarpni nga strofulla tue thye qafën

tëposhtë e nëpër zallishta.

Page 10: Një monument nën dhé

10

Malësorët shalgjatë porsi azgaj ndjekin rrjedhën e tij, me ra në

qytet. Aty-këtu për me i zbutë lodhjen vetës kalojnë prej shkambit në

shkamb mbi një a dy trena çift, të latuem me spatën a këmesën e tyne

shekullore. Këtyne trupave u kanë vu emnin ura ku kalohet si mbi një tra

ekujlibri, veç se janë mësue, se një rrëshqitje kambe të ban mos me u pa

ma në këtë jetë... Rrugët mbi gurë bajnë punën e vet. Dikund, nën ndonjë

pishë, gështenjë ose ah asht shenja e pushimit: Një Kryq që u përtrinë

forcën e, sikur, u thotë: ”Qëndro, se mërritëm!”. Dredhet një cigare,

ndërrohën kutitë e duhanit simbas zakonit, dikush ha një kafshate bukë

kakini me shka ka falë Zoti i ulun mbi cung apo gurë të lmuet në atë fresk

pranë zhumhurit të lumit, që në fund të shpërlanë edhe fytin. Si me

komandë çohen e vazhdojnë rrugën. Bukuria e lëvizjes së çakçirve dhe e

hedhjes së xhubletës prej flladit të erës, murrlanit ose veriut e bajnë aq të

ambël egërsinë e pejsazhit, sa sfondet e përgjakuna nga ngjyra e shqemës

apo errësina e gjelbërimit plak, lidhen me qiellin gri me një brez të

bardhë, majet e malëve që të largojnë frikën, tue ndejë mbi to bash si të

ishin kësule malësori të vumë nga vetë dora e Zotit. Janë malet që u

përkasin vetëm atyne, sëpse, siç thonte Fan S. Noli: “Mbetnë Katholikë

vetëm Malësorët e Veriut me armë në dorë”.

Aq sa të shuejnë etjen e të kënaqin shpirtin me atë ujë të kulluem

brilant e të freskët, të gjithë përrojet e lumejtë e atyne zonave të shtijnë

mnerën në kohë pranvere e vjeshte me pabesinë e vërshimit tyne.

Mbushen e shprazen për pak minuta tue rroposë çka u del përpara si bisha

të tërbueme. Mjer ai që e provon zemrimin e këtij lumi që shkrep si

rrëfeja kur përplaset për Stom të Golemit e zbret nëpër atë ultësinë në

verilindje të Shkodrës, që ka emnin e tij: ZALLI I KIRIT e, që, kur

shkapetët për pendë të duket si të kishte dreqnit mbrendë. Gurët e vumë

njeni mbi tjetrin, shpesh të rrethuem me rrjeta teli, janë vendosë për me i

ba ballë rrëbeshit e me i pritë hovin përmbytjes së pamëshirëshme të tij.

Penda e Kirit jo vetëm asht mburojë e Fushës së Rëmajit por e krejt

qytetit të Shkodrës, që, si për çudi, rrëthohet prej një patkoni ujnash që

asnjëherë nuk e kanë rrënue. Kiri derdhët në Drinazë, Drinazi në dalje të

Bunës i shtërnguem nga pesha e randë e Taraboshit që shpërthen Liqenin

e Shkodrës. Shpesh, kur shtohen ujnat e Drinazit i zanë grykën liqenit tue

përmbytë krejt bregun e Bunës deri në Velipojë prej ku shprazen në det.

Pra, qyteti i Shkodrës, prej verilindjes e deri në veripërëndim gjithkah

rrethue me ujna, merr pamjen e një luani të shtrimë përtokë me kokë

Page 11: Një monument nën dhé

11

përpjetë, Kështjellën Rozafat, gjithmonë në vështrim. Rreth e rrotull asht

me male të çveshuna, ranë e zallishtë e zbritun poshtë prej këtyne

lumejve që shinat e shumtë shpesh i kanë mbushë shtretnit e tyne, tue

përmbytë përreth dhe tue u ndrrue drejtim. Nga veriu Cukali e Maranaj

deri ku nxjerr synin dielli në lindje, në mal të Sheldisë, venë cakun e

Alpeve e poshtë Taraboshi mburret: “Dielli flenë mbas meje!”.

Ndonjëherë Kiri ka kërcënue qytetin, tue ba pré një pjesë të tij.

Vërshimet e befasishme nga kallamat e Kol Xhuxhës, tue zbritë çka merr

Arra e Madhe e Perashi bashkë me Pazarin e vjetër, për pak minuta janë

gjetë të zhytuna nën ujë, pa harrue me lanë në kopshtije e hajate të

shtëpive të kësaj zone, nga një pëllambë lym e lagështinë të përhershme

ndër thëmele. Dallgët e liqenit përplaseshin për kodrat e Tepës e deri në

Luguçesme, tek vorri i Sheh Shamisë. Shtëpijat e dyqanet e vjetra të

qytetit të dikurshëm dukeshin si plaçka të mbetuna mbi ujë.

Mjedis Pendës dhe murit të vorreve ishin gjurmët e lumit të

dikurshëm, një zonë me zall e kaçuba mrinash, murrizash e ferrash, ku,

nuk ndihej tjetër veç zane fëmijësh, gardalinash, babilash e trumcakësh.

Trapola të vendosuna aty-këtu me kapakë të hapun, ndërsa djelmoçat e të

gjitha moshave mëshehëshin ndër kaçuba, në pritje të përplasjes së

kapakëve prej zogjve fatzez që mbyllin jetën e tyne ndër kafaza. Si duket,

zogjët e rinjë të kapun e të mbuluem me shamia për me ia largue dëshirën

e përplasjes për me dalë prej kafazit, por, njëkohësisht, tue i ndalue lirinë

dhe dritën e diellit, ndillshin diçka që nuk ishte fort larg....

Në mbramje binte qetësia. Shihej vetëm ndonjë çoban tue

fishkullue mbas dy a tri delesh, ose ndonjë çobaneshë, që bante rrugën e

përnatëshme të saj e shoqnueme prej furkës tue tjerrë lesh për xhupat e

dimnit të egër, me akull e borë të pandame. Kalonin kah toka e Zef Sylës

e shkonin në drejtim të lagjës “Skenderbeg”, të bame bardh prej pluhunit.

Nata i xente ndër ato baraka të ngrata nën dritën e mekun të kandilit me

voj-gurit. Kah e vona mbështetnin shpatullat për dyshekët e mbushun me

sânë të shtruem përtokë.

Grupe-grupe njerëzish këthenin për të gjatë Zallit tue këndue:” Po

vjen përëndimi!”, ”Në liqe të Shkodrës”, ”Loredan, Loredan” ose ”Nëpër

terr që lëshonte nata”.... Ishin të gëzuem prej shëtitjes së asaj dite në

Bardhej, një fshat andej Kirit i mbuluem me pemë frutore, vneshta e

ullinj. Mendohej edhe për pleqtë tek shtëpia. Ushtorët ua mbushnin

shportat plot e përplot me fiq e rrush, për me ua lagë gojën edhe të

Page 12: Një monument nën dhé

12

pamujtunve me shkue atje. Flladi i erës e hidhte zanin dikund atje larg

por, që vinte e ulej në shenj respekti, kur ata i afroheshin murit të

vorreve. Në ditët e verës për djelmtë nuk mungonte edhe kënaqësia e ujit

të freskët, garat e kërcimit nga stomi, stilet e notimit dhe në fund me gur

rrasikë baheshin “petulla” në ujë. Me të vërtetë një kënaqësi!....

Zalli atëherë ishte i bardhë e vezullues gja që tregonte se

mbretnonte pastërtia që sillte stina e vjeshtës dhe e dimnit, që i lante ata

gurë një nga një me kujdesin ma të madh e që në atë hapsinë të pafund

prej shkëlqimit të rrezeve të diellit, dukeshin si badema nusjet.

Mbi stomin e Fushës së Rëmajit ngrihën dy çinarë shekullorë.

Madhështia e tyne frikën e vdekjes e ka kthye shpesh në përjetësi. Ishte i

pari Don Gjon Gazulli, që provoi tmerin dhe madhshtinë e vdekjes nën

ata dy çinarë.

Nën degët e tyne, kufizohen vorret e Rëmajit të popullatës

katolike të qytetit, që zunë vend aty nga viti 1895. Pamja e tyne me ato

selvi karakteristike ishte pasqyrë e kësaj popullsie që edhe pse e pakët në

numër punoi shumë për me sjellë qytetnimin evropian në Shqipni. Prof.

Sami Repishti shkruen: ”Shqiptarët katolikë janë përpjekë për shekuj me

radhë të sjellin në Shqipni frymën civilizuese të Evropës, mendjet e

ndrituna të kontinentit, arritjet e pakrahasueshme në fushën e mendimit

njerëzor, të krijimtarisë letrare artistike, të shkencës dhe të teknologjisë

dhe të organizimit politik të shtetit modern, që siguron zhvillimin e

përparimin e njeriut të lirë”(përshëndetje në përurimin e kishës shqiptare

në Harstdale, New York, më 25 prill 1999). Deri vonë mendohej nga

komunistët me i shkatrrue ato vorre, mbasi kenja e Kryqave aty u dukej

se i ka zanë rrugën e nisun.

Nga Kisha Kathedrale drejt veriut asht rruga e Ballabanës. Kjo

rrugë rrahët ma shumë se asnjëherë në fillimin e nandorit, javën e të

Shuemve, kur ajo merr pamjen e pjacave tona por me një ndryshim, se

fëtyrat e kalimtarëve janë të vrajtuna dhe ndër duer kanë tuba lulesh ku

janë ma të bukrat dhe ma të fresktat e oborreve të shtëpive shkodrane, që

nuk u kanë mungue në asnjë stinë të vitit. Ato ditë secili mendon për një

kunorë shemshirësh, të gërshetueme me lule korclla e drandofille. Uratët,

lutjet e lotët nuk prajnë pranë atyne që pushojnë në atë paqë të

përjetshme, nën tingujt e përmortshëm të kumbonës që rrah në njenën

anë, tue na grishë: “Eni, eni e lutuni për né, se të gjithë për këtë rrugë

jeni!”.

Page 13: Një monument nën dhé

13

E tham me bindje se çka përfshin syni prej Majës së Zabelit e deri

në Kep të Paganës e, ku ka gurë e dhé, zall e ranë të trojeve shqiptare, të

tana janë të lame në gjak.

E, pse kështu?

Vetëm që Shkodra të zgjohej nga shprazjet e automatikëve e

mitralozëve mbi gjokset e Atdhetarëve dhe ta merrte vesh njëherë e mirë,

se, komunizmi nuk asht tjetër gja, veç kob, terror, vëllavrasje e mjerim!

Shpesh, më kujtohet një Nanë e kapun për dru, me faqe mbështetë

për kambë të përgjakuna, kah i plaste zemra. Me duert e Saja lëmonte

gozhdën e ftohtë si akulli...

Futa e zezë nuk më lente me ia pa fëtyrën...

AJO ISHTE NANA SHQIPNI, që edhe sot ecë e marrakotun.

Kot kërkon në tokën Arbnore të njomun me lot e tamth të birin që, dikur,

e pat fashue për djep me duert e Saja.

Me atë brez që e shtrëngonte Nana asht edhe sot i lidhun brryl në

brryl me tjerë Fatosa, ndër duer me dryj e vargoj, pa asnjë shenj tek

kryet!....

Lotët e Saj rrjedhin thellë në tokë, e mbushin dy zgavrra pa dritë

atë botë. Ajo i fal dritën e syve të Saj nëpër gjurmët e lotëve që derdhen

rrëkajë ndër gurë e ferra, pikërisht, aty, ku edhe sot Ajo ndigjon tik-takun

e zemrës së shporueme, që vazhdon me rrahë ma fort se zemra e Saj e

thame, e zharitun dhe e plasun.

Kërkon nëpër zhavor e gjen dhé e baltë, kërkon nëpër dhé e baltë

e gjen zhavor, ashtu si kërkova edhe unë me duert e mija e gjeta ZALLIN

E KIRIT, të mbrujtun.... të ngjeshun... të fortë e të bamë SHKAMB.

AI SHKAMB SOT ASHT NJË MONUMENT.

Ai asht nën dhé ......

Ai, edhe pse sot asht nën dhé, njëditë do të ngrihët lart!

Po, po, do të ngrihët shumë lart.... madje, edhe ma lart se vendi

prej ku Kiri solli zhavorin e guralecat e tij në këtë Zallë!....

Ai, do të ngrihët fort lart, se Ai,.... asht i mbrujtun me gjakun

e Martirëve të Kombit Shqiptar!

Page 14: Një monument nën dhé

14

S H K O D R A N Ë 1 9 4 6

“Shprehja ma e egër e dhunës

ndaj popujve, asht me i vorfnue!”

Mohandas K. Gandhi

Flas për atë Shkodër që në fillim të vitit 1900 kishte 28 pianoforta

në shtëpitë katolike të qytetit. Ky ishte vetëm njeni prej treguesve të

qytetnimit evropian që kishte fillue me zanë vend në qytetin e lashtë brij

Rozafës. Kanga dhe muzika nuk janë cilësi të vorfnisë, ato u përkasin

atyne njerëzve që u këndon zemra. Pra, këta janë shkodranët!

Deri tashti vonë një kuadrat çimentoje në lulishtën e kafes

rrumbullake përballë Kafes se Madhe, ishte dëshmi e qëndrimit të bandës

së Bashkisë së qytetit aty, që drejtohej prej Zef Kurtit dhe shoqnonte

shëtitjet e qytetarëve në mbasdreket e së dielës. Shëtitja në Pjacë fillonte

nga Dugajtë e Reja dhe vazhdonte lumi i njerëzve deri tek Foto Marubi,

që dukeshin si një grumbull bletësh kur dalin nga zgjoni. Kjo thirrej

Fusha e Çelës, sëpse, dikur, tek sheshi qendror shtrihej një fushë ku ishte

një qelë prifti, pikërisht aty ku sot asht Xhamija.

Shëtitja vazhdonte deri në orët e vona të mbramjes në të gjitha

stinët. As dielli i fortë i zhegut përvlues, as shiu që bie mjaft në stinët e

vjeshtës dhe të dimnit, as bora që kur fillon nuk din me pushue, as

Page 15: Një monument nën dhé

15

morlani që pret Pjacën prej rrugës së Re e, as shiroku i fortë që të merr

mendët e të shpupurishë flokët nuk e prishnin traditën...xhirot vazhdonin.

Në orën 11.00 të ditës së dielë në Kishën Françeskane të

Gjuhadolit thohej një meshë solemne që shoqnohej nga kori i xhakojve,

ku, dikur, spikati basi Luk Kaçaj nën drejtimin e At Martin Gjokës dhe

ma vonë At Filip Mazrekut. At Martini, përveç tjerash ka një meritë të

madhe se krejt brezi i muzikantëve dhe i kompozitorëve prej Prenkë

Jakovës e deri tek ma i riu, janë frut i veprës së tij. Ai ka vue thëmelin e

muzikës moderne në Shqipni. Kisha mbushej plot e përplot me popull

nga të gjitha moshat. Dikur zgjidhej edhe predikuesi që fliste në këtë

meshë. Mbas meshës populli grumbullohej nën çinarin para Kishës.

Grumbujt e qytetarëve përshëndetëshin dhe ndaheshin tue marrë

drejtimin nga Pjaca. Aty-këtu, ndonjë sy tinzar vështronte për kohën e

ardhshme..., sigurisht ndonjë vajzë që binte në sy kjoftë për thjeshtësinë e

saj, kjoftë për modelin e flokëve, për buklehat apo bishtalecat e gjatë, ose

për bukurinë që Zoti nuk e ka kursye kurrë për vajzat shkodrane. Djelmtë

ma në za pushtonin Fushën e Çelës, si Alfred Ashiku, Prenkë Kaçinari e

Qemal Draçini me shokë, të rrethuem nga zonjushat bukuroshe që me

profumet e tyne kundërmonin Pjacën e, me erën e tyne sollën ma mirë me

thanë një epokë që për ata që e kujtojnë, zor se përsëritet ma në qytetin

plak.

Secila rrugë, Kishë apo shtëpi kishte bukurinë e saj artistike. Ndër

to ishte dora e piktorit e arkitektit të pavdekshëm Kol Idromeno, të

pasuem nga Ndoc Martini, Simon Rrota, Zef Kolombi e Vladimir Jani.

Në vitin 1923 në Shkodër, hapet ekspozita e parë e pikturës ku merr pjesë

edhe një Zonjë e nderueme piktore, Lajde Muzhani. Prej derës së oborrit,

fillonte kalldrami e deri tek shkallat e gurit ishte dalta, një mjeshtri e

madhe dhe shumë e përhapun ndër të gjitha harqet e strehët e këtyne

shtëpive. Pusi i famshëm i gurit të grishte për një gotë ujë të freskët mbas

zhurmës së çekerkut që rrotullohej disa metra në thellësi. Aty afër lugu i

gurit ku gratë punëtore lanin rrobat e zbardhuna me fi ndër vozgat e

drunit që në fund i mbushnin me ujë, për me ujitë lulët e bukra rreth

oborrit në të katër anët. Në një anë shermasheku, në anën tjetër lule vilja,

se leni karajfilat, lulemustakun e drandofillet që të kënaqnin shpirtin me

erën e kandshme të tyne. Çardaku, një mrekulli me ato trena të latuem

nalt e poshtë deri ndër podrume. Rreth e rrotull çardakut rreshtoheshin

parmakët e dyert edhe ato me drunin special të çamit, ku kornizat e

Page 16: Një monument nën dhé

16

mjediset e tyne të shtangnin me bukurinë e vizatimeve të daltueme.

Dyshemët e verdha nga ngjyra që hidhej mbas lamjes të kënaqnin synin.

“Urdhno, mirëse të ka prue Zoti!”, hapej dera e njeriu asht

vështirë me përshkrue bukurinë e dhomës së pritjes. Mjedis atij tavani

artistik edhe ky i daltuem, një lampadar i madh i varun me qindra vite,

pëshqesh i kumbarës së martesës së stërgjyshit. Për nderë të mikut ndizej

edhe poçi i fundit i porcelanit të kacavarun ndër vargojt e artë, që

shkodranet e vjetra i lanin me farën e pjekun fort të mollatartave ose të

pjepnave. Ato shkëlqenin bashkë me enët e bakrit të vëndosuna ndër

serxhia. Në ballë të dhomës oxhaku i bardhë i derdhun në çimento

speciale ose gjeso që përzihej me të bardhin e vezës para derdhjes, për me

forcue landën e hollë e të bukur, ku mjeshtri kishte shkri krejt talentin e

tij. Nuk mungonin anash armët e vjetra të varuna në mure me dorëza

argjenti. Aty afër shkëlqente tangari i bakrit me prushin e mbuluem me hi

e sipër masha në pritje të mikut.

Një dhomë aq madhe rreth 8x7 ml. krejt e shtrueme me qylyma e

anash me cerga, të sjelluna nga Kosova, mbasi njihej mjeshtria e tyne për

punimin e cergës me lesh dhije. Këto kanë pasë ngjyren kafe dhe

rrethonin qylymin e kuq e të madh mjedis dhomës, tue formue një

kornizë shumë të bukur rreth atij qylymi që dukej si një kuadër pikture i

shtruem në dysheme. Në një kand ishte edhe arka e grues ma të vjetër që

ruhej për bukurinë e njohtun të ngjyrave të vizatueme jashtë e mbrendë

në kapakun që ndrynte pajën, me sofrabeza e mësalla që shtroheshin ndër

sofrat e paharrueshme të këtyne shtëpive me raste festash. Të gjitha të

punueme me tezgjah gjatë kohës së vajznisë. Krejt afër murit ishin

minderët e mbuluem me qarqafa të kuq dhe me jastekë të bukur për

mbështetje të trupit, si e si, miku me e ndie vedin rahat gjatë vizitës. Nuk

do të flas për pritjen e përcjelljen, mbasi atë Shkodra edhe pa bukë, ujë e

dritë, nuk e harron,..... janë të sajat.

Arkitektura e shtëpive të fillimit të Pjacës, Dugajtë e Reja,

Gjuhadoli, Serreqi i vjetër e shumë shtëpi të Parrucës e Zdralejve që edhe

sot janë ma të bukrat në qytet, janë vepra të Kol Idromenos. Njerëzit

ecnin tue bisedue me za të ultë, me t’u dukë se po flasin në vesh. Çdo

bisedë me masë rreth artit, kulturës, muzikës, shkencës, sportit, etj. Flitej

për idhujt e shkodranëve, si: At Fishta, Luigj Gurakuqi, At Anton Harapi,

Don Ndre Mjedja, Don Lazër Shantoja, për mjekët, Saraqi, Shiroka,

Radoja, Pogu, Prela e Dr. farmacistet Pjerin Bushati e Elez Troshani. Për

Page 17: Një monument nën dhé

17

muzikantët Palok Kurti, Kol Mati Tukja, Prenkë Jakova, Tonin Harapi

etj. Për figurat e njohtuna Kel Marubi, Gjon Kamsi, Imzot Mjedja,

Serreqi, Thaçi, Bumçi etj. Avokatët e njohtun Benussi, Kol Dhimitri,

Tedeschini, Pipa, Paulin Pali, etj. Kishin vendin e vet Pjetër Gjini, Zef

Hila, Kol Tivari, Filip Daija, që pasunonin pjacën me ndonjë të qeshun të

fortë të grupeve rinore që përsërisnin humorin e pavdekshëm të këtyne

njerëzve, që qeshnin se nuk kanë mujtë me ndejë tue kja, mbasi e shihnin

mirë ku po shkonte puna....

Etnit Françeskanë pa asnjë përjashtim ishin epiqendra e asaj

përiudhe historike për trimninë e tyne dhe atdhetarizmin e flaktë, që me

plot gojën mund të konsiderohën jo vetëm për Shkodrën, por për gjithë

Shqipninë, NJË RILINDJE KOMBËTARE. Aty, në atë Kuvend shtrohej

sofra për bukë e rrinin me bujtë (me fjetë): Luigj Gurakuqi, Ismail

Qemali, Çerçiz Topulli, Mustafa Qulli, Hasan Prishtina, Bajram Curri, Isa

Boletini, Avni Rrustemi, Mehdi Frashëri, Kristo Floqi, Lef Nosi, dhe nën

zhgunin e At Pal Dodës shpëtoi kokën Mbreti Ahmet Zogu. Deri vonë aty

asht ruejtë dhoma ku flente miku i posaçëm i Kuvendit, Ded Gjo’ Luli, i

vetmi njeri laik që asht varrosë në Kishën e tyne.

Nuk do të zgjatem me intelektualët e profesorët, mbasi kenja e

katër gjimnazëve dhe dy seminarëve teologjike, tregojnë ma së miri

nivelin kulturor të këtyne banorëve që janë edukue pa dallim Feje ndër

ato banka të atyne shkollave. Ngjarjet që do të shtjellohën ma vonë do të

tregojnë ma shumë se një listë emnore e tyne se kush jetonte, mësonte e

punonte këtu.

Kjo ishte Shkodra!

Shteti, jeta, kultura, arti dhe sporti, zanafillën e tyne deri në ditët

tona e kanë nga burimet dhe gurrat e pashterrëshme të Shkodrës.

Një Shpirt i pajisun me atë edukatë, kulturë e art që merrej në

gjimnazet fetare dhe laike të Shkodrës, përsonifikonte até, që bota

moderne sot e thërret vetëm me një emën: NJERI.

E thom me bindje të plotë se natyrën e shkodranit dhe të malësorit

trim të Veriut, nuk e ka njohtë askush ma mirë se malazezët e serbët. Jo,

kot, tash një shekull ata vazhdojnë me gjuejtë me TOP Kathedralën e

Shkodrës; jo, kot, ata mbyllën çerdhet e edukimit fetar e atdhetar; jo, kot,

ata e dëbuen Fishtën nga vorri e bankat e shkollës; jo, kot, ata plaçkitën

bibliotekat e muzeumet e tyne; jo, kot, ata të parët pushkatuen Prenkë

Calin me shokë; jo, kot, ata dogjën male e shpella, ku, strukej ndër shekuj

Page 18: Një monument nën dhé

18

Shqipja; jo, kot, ata vollën vnerë kundër Fishtës, Gjeçovit, Harapit,

Shantojës, Prenushit, Palajt, Donat Kurtit, Konicës, Pipës e deri tek

Qemal Draçini, që e mbytën në hu, vetëm pse At Fishta, me gishtin

shënues drejtue kah ai, tha: “Qé, një talent i ri!”.

Pse morën malët Gjelosh Luli me shokë? - Jo, kot, se ishte

“Besëlidhja e Veriut, Rranxave dhe Postribës”, kockë në fytin e serbit.

Pse duhej zhdukë inteligjenca? - Jo, kot, por ajo nuk përulej dhe

nuk e thente majën e penës para shërbëtorëve të Titos.

Pse u rrënuen Kishat e Xhamitë? - Jo, kot, por duhej shpallë

“Shqipnia Socialiste Ateiste”.

Pse “vrau vetën” Prenkë Jakova? - Jo kot, por ishte Prenka i

birucës nr. 6, në Sigurimin e Shkodrës të vitit 1946, që jo vetëm ishte i

vëllai i Ndocit, por, ky ishte atdhetar, ishte artist antikomunist, ishte edhe

katolik i mirë. Ai nuk e la asnjë çast Shkodrën; se, tue kalue nëpër Serreq

frymëzohej; se, tue u zgjue nën tingujt e kumbonëve të Kathedralës i

vinte muza; se, tue përshëndetë gratë shkodrane me jepanxhe e degërmia,

i kujtohej vuejtja dhe sakrifica e një populli, që deri dje, i veshun në

çakqirë e xhubletë me Ded Gjo’Lulin, Luigj Gurakuqin, Ismail Qemalin e

Isa Boletinin, valvitën Shqipën dykrenare në qiellin shqiptar. Ishte

pikërisht ai, që i thuri lavdi Gjergj Kastriotit – Skëndrbeut në operën e tij!

Përgjigja asht vetëm një: Kjo qendër antishoveniste sllave që

thirret SHKODËR, duhej shue, duhej rrënue, duhej rrafshue, duhej qitë

fare!......dhe, shihe sot si ka vojtë halli i saj!...

Shkodra, deri dje djepi i Fatosave të Atdheut duhej kthye në vorr

të qytetnimit evropian!

Djelmtë shkodranë pa dallim Feje, studentë, intelektualë, artistë,

politikanë e jo politikanë, tregëtarë e zejtarë, puntorë e shegertë e vigaj

për kah pamja, vetëm se u thonin “shkodranë”, shumë shpejt mbas vitit

1944 do të boshatisnin pjacat, shkollat, rrugicat, shtëpitë, kinematë,

fushat e sportit dhe do të mbushnin birucat e Sigurimit të Shtetit

komunist. Bashkë me këta azgaj do të jenë edhe mjaft vajza ku ishin ma

të mirat e familjeve atdhetare shkodrane për kah pamja e ndera.

Ministria e Punëve të Mbrendshme me Seksionet e Mbrojtjes së

Popullit, në çdo skutë të krijueme që në qershor të vitit 1943 nga

jugosllavët dhe të drejtueme gjithënjë prej tyne dhe veglave qorre,

kryesisht vëlleh (shif indeksin e drejtorëve të drejtorive të kësaj

Ministrie), vëmendjen e kanë pasë gjithmonë në Shkodër. Fillon me

Page 19: Një monument nën dhé

19

Gjush Dedën e Ndrekë Nallbanin, Ali Qorrin (Bushatin), Cuf Lohën, Lilo

Zenelin, Hysni Ndojën, Qamil Gavoçin, Jonuz Dinin, Kasëm Troshanin,

Pjerin Kçirën, Ylvi Dibrën, Rasim Deden, Filip Pemën, Pjetër Ballaten,

Xheudet Milotin, Vehbi Fishtën, Hys Zajen dhe vazhdon me Zoi

Themelin, Vaskë Kolecin, Kolec Ilinë, Hilmi Seitin, Feqorr Shehun,

Rexhep Kollin etj. që të gjithë së bashku i kanë shërbye një qëllimi:

TRATHTARË E ANTISHQIPTARË.

Për këtë arësye këta kriminelë të pashpirtë, terroristë e gjakatarë,

kanë krye në qytetin e Shkodrës veprat ma të shëmtueme tue torturue në

mënyrën ma mizore atdhetarët, gja që dokumentohet vetëm me kenjen e

këtyne qendrave të torturave, spijunazhi, hetuesie, vrasjesh, zhdukje,

burgje dhe shtëpi strehimi për të parainterrnuem që kishte qyteti i

Shkodrës në vitin 1946:

1. Seksioni i Mbrendshëm ose Dega e Punëve te Mbrendshme.

2. Hetuesia (Shtëpia e Pjetër Çiurçisë).

3. Burgu i Prefekturës (Kati përdhé).

4. Konvikti “Malet tona”.

5. Burgu i Madh pranë Prefekturës.

6. Burgu i Kishës së Fretënve (Kuvendi) në Gjuhadol.

7. Burgu i vjetër i Gestapos pranë shtëpisë së Zef Shirokës.

8. Shtëpia e Ulqinakut.

9. Kuvendi i Motrave Servite.

10. Kisha e Motrave Servite.

11. Shkolla e Çelës.

12. Podrumi i shtëpisë së Fasli Ademit, (nën farmaci).

13. Burgu i Çekës (sot Instituti “Nanë Tereza”).

14. Toga e Ndjekjes së Sigurimit (tek Sanatoriumi i sotëm).

15. Burgu i Postës tek harku kundrejt Xhamisë së Kuqe në Perash.

16. Shtëpia e Rrojëjve (pranë Maternitetit të vjetër).

17. Shtëpia e Guljelm Lukës, në krye të rrugës Jezuitëve (ku interrnonin).

18. Shtëpia e Dr. Karamitrit.

19. Shtëpia e Lec Shkrelit, tek Dugajt e Reja.

20. Hoteli i Bepit të Mishiqit (ishte përballë Institutit Pedagogjik).

21. Shtëpia e Guljelm Sumës.

22. Shtëpia e Sandër Saraçit.

23. Shtëpia përdhese e Vuksanëve, mbas shtëpisë së Shkrelit.

24. Spitali i burgut përballë Shtëpisë së Kulturës.

Page 20: Një monument nën dhé

20

25. Spitali i burgut tek Spitali Civil sot.

26. Burgu i ushtrisë tek rekrutimi.

Gjyqet janë zhvillue në kinema “Rozafat”, kinema “Republika”, Teatri i

Jezuitëve, në shtëpi të Kadukut, Pogut, Dr. Prelës etj.

Gjyqet e mbylluna janë zhvillue kryesisht tek Burgu i Kishës ose

Kuvendi i Fretënve në Gjuhadol (në mensë), ndër dhomat e Shtëpisë së

Çiurçisë, ku, shpesh, vriteshin, hudheshin nga dritaret dhe zhdukeshin

kufomat me proces-verbale false të gjyqeve gjoja të zhvillueme aty.

Qendrat e masakrave ma të mëdha janë kenë: Shtëpia e Çiurçisë,

Burgu i Kishës së Fretënve, Konvikti “Malet tona”, Dega e Punëve të

Mbrendshme, Shtëpia e Lec Shkrelit, podrumi i shtëpisë së Fasli Ademit,

shtëpia e Ulqinakut, etj.

Të vetmit dëshmitarë sikur të “flisnin” do të ishin: Pema e blinit

në oborrin e Kuvendit të fretënve, ullinjtë e pemët e shtëpisë së Çiurçisë,

pemët e konviktit “Malet tona”, etj. që, edhe sot ndër rranjtë e kalbuna të

tyne ruajnë britmat e virrmat e njerëzve të lidhun dhe të varun, që kanë

derdhë gjakun e shenjtë e kanë dhanë Shpirtin nën degët e tyne.

Po, sa ishte popullsia e këtij qyteti martir me 26 burgje e ndoshta,

ma shumë që nuk i dij unë? - Kurrë, asnjëherë, nuk do të tregohet sa mijë

vetë ishin ata që mendoheshin me u zhdukë!....

Ka me kalue një kohë e gjatë e ma e gjatë se ajo që kujtojmë na,

për me dalë në dritë vepra terroriste e kriminale e Partisë Komuniste

(së Punës dhe e asaj “Socialiste”) të Shqipnisë, e kryeme nga dora e

Sigurimit të Shtetit gjakatar, shërbëtore besnike e Partisë Komuniste

të Jugosllavisë që nga thëmelimi i saj.

Ndër krimet e shëmtueme kujtohen: Në shtëpinë e Çiurçisë:

Simon Darragjati e Kolec Deda, mbasi u torturuen për një kohë të gjatë

dhe nuk pranonin akuzat, u hodhën nga dritarët prej hetuesve Fadil

Kapisyzi, Lilo Zeneli e Zoi Themeli. Pal Thanin e ka mbytë në torturë me

duart e tija krimineli Fadil Kapisyzi.

Avokat Muzafer Pipën e kanë mbytë në torturë Zoi Themeli e

Vaskë Koleci. Mbasi e kanë lidhë për karrigë të palëvizëshme me duer

mbrapa, tue dashtë me i futë ndër muskujt e krahve një hekur të skuqun, i

kanë prekë me hekur shtyllën kurrizore, tue i shkaktue vdekjen në çast.

Mandej, kanë çue Elez Mesin me ble një pulë, e kanë therë pulën dhe

kanë shpërnda gjakun e saj nëpër oborr. Kanë fillue me shtij me armë,

Page 21: Një monument nën dhé

21

gjoja se u vra Muzaferi tue dashtë me ikë nga hetuesia. Ma sakt e din

Aranit Çela që i premtoi Muzaferit “gjysmën e lekut”, kur u takuen tek

dera e Bar “Impero” (Kafja e Hardallit), kohë në të cilën Muzaferi,

mbronte At Gjon Shllakun në gjyq.

Don Mark Hasit i ka mbërthye me thikë gjuhën për tavolinë

hetuesi kriminel Nesti Kopali, derisa të japin shenjë se do të flasin. Kishte

humbë ndjenjat nga hemoragjia. E kanë mjekue vetëm me krypë, tregonte

fatziu Don Mark.

Në konviktin “Malet tona”, At Gjon Shllaku asht lanë deri në bel

në ujë të qelbun në dhomën e mjedisit të ndërtesës, pa dritare dhe me

zbritje 4-5 kambë shkallë, ku, dikur, ruheshin të freskëta ushqimet. Gjatë

proçesit gjyqësor asht lanë aty për me thanë se kam formue Partinë

Demokristjane në Shqipni. Asht pushkatue me plagë të hapuna, me mish

të dërmishun e varrë që i kullonin qelb.

At Bernardin Palaj i ka mbetë në dorë Dul Rrjollit e Fadil

Kapisyzit, mbasi nuk i besonin fjalës së tij se asht i sëmurë me zemër dhe

e torturonin me rrymë elektrike, ashtusi Simon Kraja e sa të tjerë.

Pandi Kristo pohon në burg se: “Ato Lleshrat e Prengrat i kemi

vrarë faj e pafaj vetëm sëpse kanë qenë katolikë!...”

Kur, në Shkodër Françeskani At Martin Gjoka, u fliste studentëve

për muzikën e Bet-hovën, Moxart e Verdi, në Moskë, Lenini thonte:

“Britmat e të burgosunve nuk i ndrroj as me Sinfoninë IX-të Bethoven-

it”...

Page 22: Një monument nën dhé

22

O SHQYPE, O ZOGJËT E MALËVET, KALLXONI !

“Kultura asht shpirti i qytetnimit”

Dy çinarë shekullor mbi një stom me emnin çinarët e Zef Zorbës,

brij lumit Kir, që vazhdon rrugën e tij derisa derdhet në Drinazë brijë

Kalasë Rozafat, aty ku janë ledhet e qytetit të vjetër që pjesa ma e madhe

janë nën shtratin e këtyne lumenjve, më kanë shtye me pyetë:

“Kush ishte Ai burrë, që vuni gurët e qytetnimit mbi këtë stom me

emnin Rëmaji?”....

Një fushë mbi këtë stom që ma shumë ishte zallishtë me ferra e

mrina kishte tërhjekë prej kohësh djelmoçat e rinj për me u argëtue, tue

gjuejtë në shenj objektet e mbështetuna në trungjët e këtyne çinarëve.

Këta dy trungje janë koleksionerët ma të vjetër të predhave që janë

përdorë në armët e mbajtuna në brezat e qytetarëve të Shkodrës. Një

predhë e kalueme andej Zallit të Kirit aty rreth vitin 1840, pat plagosë një

ushtar turk i cili mbas pak ditësh pat vdekë. Gjuejtësi i shenjës nuk asht

kenë djalë i fisit Ejllori ose Radovani prej Shiroke, por, kjo vrasje

padashje i mbet se asht ba prej Pjetër Pal Ejllorit dhe i kushtoi aq shumë

këtij fisi, sa prej asaj kohe pasunia, të hollat e tokët e pagueme si

damshpërblim nuk u zëvendsuen kurrma në këtë shtëpi. Kjo ngjarje u pat

ba shkak me u rrallue ky argëtim në atë vend. Në 10-vjeçarin e fundit të

Page 23: Një monument nën dhé

23

shekullit XIX-të, aty nga 1895, u vendosën disa rrethime mbrenda të

cilave ishte një faltore e vogël shumë e vjetër, rreth së cilës filluen me u

varrosë qytetarët të cilët nuk kishin tokë ndër vorret e vjetra në fund të

rrugës së Badrave, emni i së cilës ka mbetë nga kjo lule që rritët ndër

vorre. Hapsina e atij vendi filloi me joshë dëshirën për vendosje të

vorreve të reja që janë edhe sot.

Mendja e një shkodrani me emnin Ludovik Zojzi, vendosi

përjetësisht mbi atë stom nën ata dy çinarë ato vepra arti që janë sot aty

dhe, që thirrën Vorret e Rëmajit. Kapela e atyne vorrezave u projektue

dhe u zbatue nga vetë ky ingjenjer. Planimetria e bame prej tij ruhet edhe

sot në familjën Zojzi.

Ludovik Zojzi ka lé në Shkodër, më 23 nandor 1910, në familjën

e vjetër të Zojzakëve. Kjo shtëpi njihet për intelektualët e mirëfilltë që i

ka dhanë qytetit. Keli ka përfundue shkollën tregëtare dhe ishte një

kangëtar i njohtun si tenor në grupet e muzikantëve të At Martin Gjokës.

Zefi, ishte dr. avokat i lauruem në Itali. Rroku, ishte një ndër etnografët

ma të mirë të Shqipnisë, për mos me thanë ma i miri dhe ma i zoti.

Ludoviku, mbasi përfundoi Liceun “Illyricum”, më 27 qershor 1928, dhe

doli me rezultate të shkëlqyeshme spikati me sjelljen e tij shumë të mirë

dhe bani për vedi përsonelin e shkollës Françeskane, i cili e dërgoi për

studime në Padova, Itali. Atje, ai nderoi brezninë shqiptare për zellin dhe

vullnetin me studjue. Më 10 nandor 1933, u laurue me doktoratën e

ingjenjerit elektrik, pikërisht, atëherë, kur Shqipnia po bante hapat e para

me dalë nga errësina shekullore. Erdhi në Shkodër si profesor në Liceun e

Shtetit, deri më 1 tetor 1937. Në dy vitet e fundit të qëndrimit në

vendlindje ishte edhe ingjenjer këshillues pranë Bashkisë së qytetit. Në

vitin 1937, emnohet Drejtor teknik i Drejtorisë së Përgjitheshme të PTT

në Tiranë, punë të cilën e vazhdoi deri më 15 shtator 1943, ditë në të

cilën sapo delte nga shtëpia me shkue në punë, u vra pabesisht nga

komunistët e Tiranës. Kuptohet thjeshtë arësyeja, një ingjenjer shkodran,

katolik, i lauruem në Padova, familje intelektuale që nuk ishte pajtue me

komunizmin, indiferente ndaj lëvizjes nacional-çlirimtare ashtu si pjesa

ma e madhe e Shkodrës që etiketohet shpejt nga grupet komuniste:

“..agjent, fashist, bashkëpunëtor i okupatorit e i klerit, spijun e trathtar ..”

Këtë fat të zi pat edhe Dr. Ingj. Ludovik Zojzi në moshën 33-

vjeçare, i formuem dhe i paisun me kulturën e shëndoshtë bashkohore.

Page 24: Një monument nën dhé

24

Ingj. Ndoc Naraçi, i cili e ka njohtë afër Ludovikun, mbasi ka

punue me té në Tiranë, më tregonte aty nga viti 1989 se arsyeja e vërtetë

e vrasjës së tij asht kenë kërkesa e komunistëve, që ai me bashkëpunue

me ta, gja të cilën Ludoviku nuk e ka pranue.

PTT e Tiranës ishte një ndër qendrat ma aktive të grupeve

komuniste, prandej ata që nuk ishin të lidhun me këta grupe,

mendoheshin të rrezikshëm për punën e tyne, duheshin “çëruar”. Kjo

dokumentohët nga gazeta “Zëri i Popullit”, datë 3 dhetor 1959, në

artikullin e Qeverim Çelit, ish anëtar i grupit komunist të PTT-së, i cili

shkruan: “...Suksesi që arritën grevistët e Drejtorisë së Përgjithëshme të

PTT-së, bëri që edhe punonjësve të tjerë t’u shtohej besimi në Partinë

Komuniste dhe në udhëheqjen e drejtë të saj. Nga radhët e këtyre

grevistëve u organizuan më vonë guerilet, që përlanë spiunin dhe

armikun e popullit Ludovik Zojzi.” Ma poshtë shënohën edhe autorët e

këtyne veprave të “suksesëshme”, organizatorët dhe kriminelët gjakatarë.

Ja si vazhdon artikulli: “...Në atë kohë në Drejtorinë e Përgjithëshme të

PTT-së, punonin shokët: Adil Çarcani, Fiqrete Shehu, Nikolla Profi,

Mustafa Qilimi, Ilo Panduku dhe të tjerët që ishin organizatorët...”. Cili

nga këta kriminelë analfabetë mund të duronte mbi kokë një ingjenjer të

lauruem në Padova të Italisë? Kush nga këta fanatikë mund të shihte me

sy një ish student të gjimnazit të Fretënve, apo ish nxanësin e shkollës së

Jezuitëve të Shkodrës, kur detyra e këtyne grupe vagabondësh ishte

shkatrrimi e shqymja nga faqja e dheut e bazave të kulturës Evropiane?

Çfarë menduan për 50 vjet kokat e mykuna me idetë marksiste-leniste e

stalinjane, të edukuem antishqiptarë ndër çerdhët e imoralitetit të

komunistëve jugosllavë, që vetëm dinin me vra, dhe përshëndetëshin çdo

mëngjez me parullat “plumbin ballit Atdhetarëve!?” Çka i sollën

Shqipnisë përveç vorrezave këta kriminelë të drejtuem nga një masu i

flligtë, i dalun prej katakombëve të kabareve të Parisit, siç ishte Enver

Hoxha? Çka do të mësonin nga Mugosha e Popoviqi vëllavrasësit Fiqrete

Shehu, Adil Çarçani, e Mustafa Qilimi me shokë? - Vetëm me vra

trathtisht mbas shpine, si vranë edhe njeni-tjetrin!

Atentati i bamë kundër Ludovik Zojzit, ishte fillimi i terrorit

komunist kundër inteligjencës shqiptare që ishte formue në shkollat

Përëndimore, ishte atentat kundër Evropës së kulturueme, ishte zbatim

detyre ndaj mësuesit jugosllav, ishte betim për trathtinë e madhe

Page 25: Një monument nën dhé

25

kombëtare që po bante Partia vëllavrasëse Komuniste e Shqipnisë,

kundrejt Popullit të vet Shqiptar!

Kryqat e Vorrëve të Rëmajit ishin ngacmues për nervat e

fanatikëve antikatolikë komunistë. Shumë herë u projektuen plane e

platforma mashtruese gjoja për ndërtime të reja, vetëm si me i shkatrrue

ato vepra arti që kishte projektue dhe zbatue shkodrani Dr. Ingj. Ludovik

Zojzi. Sa herë kalonin udhëheqësit e Partisë së Punës andej pari

përshpërisnin nën za: “Akoma, këta këtu?!”... Ishte gjoksi i atdhetarit

Gjon Kamsi, ishte Gjikami, vëllai i gjakut të Luigj Gurakuqit që nuk i

tutej syni para askujt, veç, shtërngonte nofullat e i thonte hasmit: “ JO!

Nuk guxoni me prekë këtë tokë se asht e bekueme me gjakun e

Atdhetarëve që kanë punue dhe vdekë për Shqipni! Nuk guxoni me luejtë

eshtnat e lyeme me Bagmin Shenjtë të Filip Shirokës, Kol Idromenos,

Simon Rrotës, Hil Mosit, Kel Marubit, Don Ndre Zadejës, Dr. Federik

Shirokës, Dr. Gjon Saraçit, Prenkë Jakovës, të Kakarriqit, Muzhanit,

Topallit, Serreqit, Dedejve, Prelejve, Prennushve etj. që janë kenë gurët e

thëmelëve të qytetit!”.

E dogjën një natë at Kapelë vorrezash të mbetun shkret...

E dogjën një natë çatinë nën të cilën ishin Bekue sa e sa shqiptarë

qyshë në rrethimin e Shkodrës, të vramë nga gjylet e malazezëve... me

mauzerrët ruse...

E dogjën një natë bashkë me tavolinën ku dora e Bekueme e

Meshtarëve freskonte Shpirtnat e sa vetëve që nuk vdisnin, por, plasnin,

se mbas atij muri rrethues të atyne vorrëve ata kishin të tretun nën pleh,

pa një shenj tek kryet, Loçkat e zemrës të varruem nga plumbat e

komunistëve gjaksorë!

E dogjën një natë, se, mendonin se nën atë çati, ruhën vizaret e

kulturës kombëtare!

E dogjën një natë, se, mendonin se ashtu bahët pluhun e hi fara e

qytetnimit shqiptar!

E dogjën një natë, se, kujtuen se do të rrëzohën edhe shtyllat,

simbol i martirizimit!...

E dogjën një natë ashtu si librat e bibliotekave të Françeskanëve

dhe të Jezuitëve!....

E dogjën një natë ashtu si shkollën ku mësonte Fishta, Harapi,

Zadeja, Prennushi, Kurti, Nika....

E dogjën një natë se vrasësit kanë frikë vetëm nga vdekja!

Page 26: Një monument nën dhé

26

E dogjën një natë se shumë larg u dukej se nëpër zhuri të Zallit të

Kirit, përplaseshin tingujt e një kumbone që binte në një anë edhe nën

dhé... e do të lajmëronte ringjalljen!

E dogjën një natë, por, harruen se, thëmelet e Krishtënimit nuk

prishen dhe as nuk digjen!

E dogjën një natë, por, harruen se mbi ato shtylla asht ende tymi i

kemit, djegë në Lavdi të Zotit!

E dogjën një natë, por, harruen fjalët e Meshkallës, se ka dymijë

vjetë që digjni Ungjillin!

E dogjën një natë, por, harruen se nën atë tokë vlon gjaku i Ded

Gjo’ Lulit me shokë!

E dogjën një natë, por, harruen “me djegë” edhe Don Simon

Jubanin!...

NGA NA ERDHËN KËTA PARTIZANË?

“Të ngjeshuna dhe të

papushueshme ndiheshin qitjet e

mauzerrëve rusë, me të cilat ishte

paisë ushtria malazeze.”

Gino Berri, 1913.

Ma shqip: KUSH DREQI NA I SOLLI?

Në vitin 1951 ishim një grup fëmijësh që ndihmonim meshë në

Kishën Françeskane të Gjuhadolit, me Nikolin Lekën, Tonin e Bepin

Ljarën, Kolec Ljarën, Karlo Marlekën, Tish Serreqin etj. Me datën 13

qershor ditën e Shna Ndout, që për atë Kishë ishte ditë e veçantë se

besimi në këtë Shenjt në Shkodër asht shumë i madh, At Marjan Prela, që

kishte “mbetë” si administrator na mori të gjithëve dhe na hypi në

kompanjel. Ngjitja ndër ato shkallë thik ishte pak e frikshme. Kur

mërrijtëm tek balkoni u mahnitëm me atë bukuri që të përfshinte syni. Për

né ishte hera e parë që shikonim nga nalt krejt Shkodrën në të katër anët,

Page 27: Një monument nën dhé

27

me lumenj, fusha, kodra e male që e rrethojnë. Liqeni dukej i pafund si

një tepsi e kallaisun prej rrezëve të diellit. Pullazët e shtëpive

karakteristike me tjegulla dukeshin si kuadrate të kuqe si ufulla mjedis

gjelbërimit që mizotnonte, sidoemos zonën e banueme nga myslimanët.

Aty-këtu ngrihej ndonjë bajonetë e mbrojtjës së fesë së këtij qyteti

besimtar; ishin minarët e xhamive dhe kompanjelat e kishave të tjera.

Secili prej nesh kërkonte me sy rrugën dhe pullazin e shtëpisë së vet. At

Marjani me durimin e tij karakteristik na shpjegoi se të gjithë këta gur e

parmakë të këtij kompanjeli janë daltue me dorë nga mjeshtrat shqiptarë,

madje, edhe kupola e vogël që kishim mbi kokë mbi të cilën ishte

vendosë Kryqi, ishte punue prej mjeshtërve të drunit, mandej e kishin

veshë sipër me fletë metalike. Nën balkue ishin katër sahatët me një

mekanizëm të thjeshtë, në të cilin varej një kovë shumë e randë e

mbushun me hekra që shërbente për kurdisje. Njëherë kishte ra poshtë tue

thy krejt shkallën. Mbas asaj herë ishte sigurue mjaft mirë lidhja e saj me

mekanizmin. Prej atij balkoni At Fishta kishte lidhë kandilat e dritave të

vumë në varg me minarën e Xhamisë së Fushës së Çelës, një minare

shumë e bukur edhe ajo me gurë të daltuem dhe e ngritun me derdhje

plumbi. Kjo lidhje me kandila isht kenë ba natën e Festës së Flamurit si

shenjë vllaznimi. Pika e vendosjes së këtij kompanjeli tregonte qendrën

ku asht vendosë kompasi kur asht vizatue qyteti i Shkodrës. Ai sahat

shihej në çdo kand të qytetit mbasi i tillë ishte mendue ndërtimi i tij.

Edhe kompanjeli i Kathedralës kishte pamje madhështore kur pata

hypë ma vonë, madje, ma i naltë, por zona e Kirit zbehte gjallninë, atë që

nuk i mungonte pejsazhit nga kompanjeli i Fretënve.

Në anën përendimore të balkonit ku ishim na, nën parmakët e

gurit lidhej me derdhje plumbi ndër gur një shufër hekuri, në kokën e të

cilit kishte një unazë. Në atë unazë Françeskanët vendosnin Flamurin

Kombëtar në ditën e Festës së tij. Valëvitja e tij kje kërcnue me topa nga

turqit e Flamuri vazhdoi me qëndrue prapë atje nalt. Nën za At Mariani

këndonte: “Porsi fleta e Engjllit të Zotit”!…

Partizanët më 29 nandor 1944, aty vendosën një flamur të

zhgarravitun me yllin e kuq. Shumë prej atyne që e kujtojnë atë ditë morti

kanë mendue: “Ma mirë të ishte rrëzue me top flamuri bashkë me

kompanjel, se kështu si po e shohim sot!”. Më duket, se nuk e kishin pasë

gabim, të paktën marrja u mbetej turqve e jo “shqiptarëve”, nëse i

thërrasim kështu. Tue mos i njohtë për shqiptarë gjithmonë populli

Page 28: Një monument nën dhé

28

thonte: “Kur kanë hi këta...!”, pra, “këta”, të pa emën dhe të pa atdhe.

Pikërisht ishin “këta” që për demagogji në shumë prej këtyne Kishave e

Xhamive ngjitën nga një copë teneqe, ku shkruhej: “Monument Kulture,

mbrohet nga Shteti” dhe nuk zgjati shumë, fjala “mbrohet”, u zëvendsue

me fjalën “shkatërrohet”. E, kush i shkatërroi? Mbas 50 vjetësh këtë e

tregon me gojën e vet Ramiz Alia, kur thotë: “Ne nuk jemi as Lindje as

Përëndim...” , po çka jemi, kur nuk jemi as mish, as peshk? Simbas tij na

nuk jemi kurrkushi. Ai kur flet për vehte, nuk e ka gabim, por besoj, nuk

ka turp ma të madh për një “president” se me mohue identitetin e vet.

Këtë e ban një “president” që ka ardhë në pushtet kur kanë hi “këta”.

Shfarosja e atdhetarëve, lufta kundër besimëve, zhbimja e

intelektualëve në fillimet e vëndosjes kulturës evropiane përëndimore, e

pasueme me grabitjet e florinit dhe të pasunive private, futja e frikës,

skamit dhe terrorit në popull ishte rruga që i hapej shkatërrimit kombëtar

të filluem me aq vështirësi në Shqipni.

Ky shkatërrim kujt i interesonte? Vetëm shovenistëve sllavë dhe

fanatikëve aziatikë të mbetun nga regjimi anadollak, me mentalitet

antipërëndimor, me përvetësue pasuninë e tjetrit me grykën e pushkës

edhe pse ai kishte derdhë shumë djersë me e fitue. Gjaja e yte asht e jona,

me pikësynimin, nesër do të jetë e emja. Fjalët “çlirim, plaçkitje dhe

vorfnim” fillojnë në njëditë, ky asht tipari i parë i pushtetit komunist.

Askush nuk llogariti se kujt po i shërbenin!

Më tregonte njëditë në Tiranë Luigj Filipi, shkodran i vjetër, rreth

84 vjeç, komunist ndër të parët me Zef Malën. Kishte shkue në Kishën e

Jezuitëve aty nga viti 1938 sa ishte ndërtue Kisha e re. Mbasi kishte

predikue At Meshkalla, i ishte drejtue Luigjit, që mbas Meshe me u takue

pak për një problem personal. Luigji kishte pranue tue ulë kokën. Kishte

shkue në sakristi dhe ishin ulë në dy karriga. At Meshkalla e kishte pyetë,

Luigj, ti je komunist? -Luigji kishte pohue se po, mbasi nuk kishte frikë

nga At Meshkalla. Ai i ishte drejtue Luigjit me këto fjalë: “A e din ti

Luigj se kujt i shërben me këtë ideologji? Komunizmi asht vetëm utopi.

Ai nuk ka me u realizue kurrë, por për fat të keq ju të rinjtë tue mos e

njohtë jeni futë në një rrugë shumë të rrezikëshme për kombin, mbasi

nesër keni me e pa vedin ushtarë të Titos dhe të Stalinit. Ti vepro si të

duash por me më ndigjue mue largohesh nga ajo rrugë antishqiptare!”. Pa

kërkue përgjigje, i kishte dhanë dorën dhe ishin nda. Biseda kishte mbetë

për 60 vjet e pahapun. Në vitin 1998 Luigji ma tregoi, që në rasën e parë

Page 29: Një monument nën dhé

29

që të paraqitej mundësia, unë me e botue. Në fund të bisedës, më tha: “Të

lutem, ke me shënue edhe këte, se unë jam një ndër ata komunistë që kam

dashtë me dalë ma i mendshëm se At Meshkalla!”.

Për komunistët ishte “nderë e lavdi“ me vdekë tue brohoritë

“Rroftë Stalini”, “Rroftë Bashkimi Sovjetik”, “Druzhe Tito, rrofsh sa...”

Vëndimet e Jaltës janë kenë vëndimet ma fatzeza për popullin

shqiptar.

Shumë gjermanë para largimit nga Shqipnia, u treguen miqve të

tyne se do të kishte ndryshim sistemesh në Shqipni, këtu do të vinin në

pushtet komunistët, se kjo zonë i asht lanë Rusisë stalinjane nën

influencë. Shqipnia do të mbetët për 50 vjet nën kontrollin e Rusisë. Ikni,

se komunistët do të iu zhdukin nga faqja e dheut!

Po anglezët e amerikanët çka u thanë miqve të tyne?

“Mos ikni, edhe pse njëherë do të drejtojnë komunistët, na do të

vijmë prapë. Këtu do të vëndoset shtet demokratik, do të bahën zgjedhje

të lira, pushteti i ardhshëm do të jetë i të gjithëve”.

Pak vetë u besuen gjermanëve, shumica u trathtuen nga Aleatët.

Sot ruhen në arkivat e tyne letrat e Muharrem Bajraktarit, Ahmet Zogut

dhe të Klerit Katolik Shqiptar, që u kanë dërgue atyne pikërisht për

problemin kombëtar deri në vitin 1946, nëpërmjet të ambasadave dhe

misioneve të tyne këtu. Përgjigjën e din edhe populli: “Pritni gjethin!”,

me siguri ishte fjala se nuk asht larg koha kur shqiptarët do të mbulohen

me gjeth fiku.... Dhe me të vërtetë ajo kohë erdhi!...

Po Atdhetarët shqiptarë çka banë?

ATA SHKRUEN ME GJAKUN E TYNE HISTORINË E

LAVDISHME TË REZISTENCËS ANTIKOMUNISTE NË TROJET

SHQIPTARE.

24 shtator 1943: “Besëlidhja e Veriut” e Malësisë së Madhe, Rranxave

dhe të Postribës, në pikën e parë të së cilës shkruhet: “Mbrojtja e kufijve

të sotçëm të Tokës Shqiptare”.

17 nandor 1943: Bahet Program-Veprimi i “Besëlidhjes së Veriut” dhe

Betimi. Me “Besëlidhjen e Veriut” asht organizator edhe Muharrem

Bajraktari për krahinën e tij çka përfshinë Dibër etj.

12-13 janar 1945: Kryengritja e Kelmendit nga Prenk Cali.

13-14 janar 1945: Kryengritja e Koplikut nga Llesh Marashi.

Vetëm në këto dy kryengritje u pushkatuen 118 burra të Malësisë së

Madhe pa gjyq.

Page 30: Një monument nën dhé

30

Shkurt 1945: Lufta e Bërdices dhe Anës së Malit nga Jup Kazazi dhe

Abaz Ermenji.

Maj 1945: Përpjekja e parë për formimin e Partisë Demokristjane

Shqiptare, me kryetar Andro Petroviq, në shtëpinë e Mark Gjon Shllakut,

në Rus, Shkodër.

Maj 1945: Formohet Organizata “Bashkimi Shqiptar” nga Mark Çuni.

26 maj 1946: Demostrata e Parë Antikomuniste e Rinisë Shkodrane, me

rastin e vorrimit të Imzot Gaspër Thaçit, Argjipeshkëv Metropolitan i

Dioçezit të Shkodrës.

9 shtator 1946: Kryengritja e Postribës.

1944-1948: Ndër male në Dukagjin janë mbi 400 burra të armatosun ndër

shpella të organizuem nga Gjergj Vata, Pal Thani, Mark Mala, Nik

Sokoli, Ndue Pali, Gjon Destanisha, Martin Sheldija etj.

1944-1954: Në Mirditë, Mark Gjon Marku organizon rezistencën, të cilën

mbas vrasjes së tij në vitin 1946, e vazhdoi i vëllai Lleshi, që, edhe ky

vritët më 10 gusht 1947. Lufta vazhdon në këtë krahinë ma vonë se kudo

tjetër, deri në vitin 1954.

1944-1950: Në rrethin e Tiranës shquhet për qëndresë “Çeta e Hekurt” e

Sul Selimës.

1944-1947: Në Shqipninë e Mesme, Prof. Alush Lushanaku organizon

çetat e malëve, një tmerr i vërtetë për komunistët dhe brigadat e Ndjekjes.

Në vitin 1950, Mark Zef Pali, Alush Lushanaku dhe Gjon Mark Ndoj

formojnë “Frontin e Bashkuem të Rezistencës Shqiptare”, që përfshinë

edhe malët e Dukagjinit, Mirditës, Pukës, të Matit, rrethit të Tiranës dhe

Elbasanit. Kryetari ishte H. Frashëri.

1945-1950: Grupet antikomuniste të studentëve të Gjimnazit të Shtetit në

Shkodër deri në vrasjen e studentit Bardhosh Dani.

1944-1950: Nuk pushojnë asnjëherë shkrepjet e armëve nga Atdhetarët e

Kosovës që vdesin për liri, si: Maria Shllaku, At Bernardin Llupi, Prof.

Kol Parubi dhe mësuesi Gjergj Martini, të ekzekutuem në Prizren, më 15

nandor 1946.

Korrik 1947: Kryengritja e Myzeqesë me burrin e lindun me “këmishë”,

Hamid Matjanin, i kapun trathtisht nga komunistët, të njoftuem për

zbritjen e tij me parashutë në Shqipni nga spijuni anglez, kolonel Kim

Filbi, në Londër.

Page 31: Një monument nën dhé

31

“Shumica e tyne ecin zdathë, kështu, që, atij që i sheh nëpër ata

shkambij i dukën dhi të egra”, kështu shkruen Mariano Bolica, në vitin

1614, në permbledhjen “Relacione”, fq. 277, Vëllimi I.

Historia e rezistencës antikomuniste në Shqipni fillon pa mbarue

Lufta e Dytë Botnore. Atdhetarët e vërtetë nuk u pajtuan kurrë me

komunizmin gjakatar. Volume të tana nuk mund të plotësojnë qëndresën

shqiptare të Pjetër Dedës me gruen e tij, Maria (Zojzi), të Angjelina

Markut, të Ludovik Saraçit, të Jup e Seit Kazazit, të Pashuk e Pal Bibë

Mirakajt, të Frano Mirit, të Gjon Dodanit, të Hasan Isufit, të Dod

Nikollës, të Marash Ndue Mirit, të Pashko Zef Hotit, të Hysen Lepenicës,

të Zagoll Shenos, të Sami Lepenicës etj. Tue vue në fletën e parë të

këtyne volumeve Gjelosh Lulin, që nuk e ban ma nana.

Secili gur mali në tokën shqiptare ka të daltuem një emën heroji,

që kohëve të ardhshme do tu ngjasojnë me shkronjat e sarkofagëve, por

mos harroni kurrë, po e përsëris, kurrë, se atë çka serbët i banë Kosovës

në vitët e fundit, 50 vjet ma parë ia kanë ba Shkodrës tue rrafshue për

tokë kulturën, tue zhdukë inteligjencën, tue pushkatue e mbytë me hu mbi

120 meshtarë, tue grabitë bibliotekat e thesarët e tyne, tue plaçkitë e

vjedhë shtëpi e magazinë tregtari, tue grumbullue dupa e flori me arka

nga gratë shkodrane mbasi i lanë të veja, tue angazhue vllaznit tanë spijuj

të Sigurimit, me paditë vëllan tue i torturue si kafshët dhe në fund, sot, na

rrimë tue kërkue eshtnat e këtyne Martirëve dhe çka asht ma keq se nuk

dimë edhe ku janë!

Sot, dimë vetëm një fakt se pothuej të gjitha përpjekjet e

shqiptarëve për liri u shtypën me gjak, hekur dhe trathti. Koçi Xoxe

deklaron: “Për vrasjet pa gjyq kam qenë këshilluar dhe janë bërë me

urdhër të shokut Komandant. Ka pasur edhe vendim Byroje për

këtë!”(Dosja 1623)

Torturuesit dhe kriminelët Zoi Themeli, Vaskë Koleci, Lefter

Lakrori, Muço Saliu, Siri Çarçani etj. tregojnë se kur ishin në Shkodër,

në janar të 1945, ishte në dijeni edhe Mehmet Shehu për operacionin e

Veriut, “.......që kishim urdhër me vra dhe me i tretë në proskë

njerëzit e dyshimtë dhe Parinë e vendit.......” (po aty, Dosja 1623)

Asht e shkrueme e nuk e lot topi:

“Më 23 prill 1913, mbaroi lufta. -Shkodra ra!”...

Page 32: Një monument nën dhé

32

“PO SHPELLAT A M'I PRET KUSH?”

DED GJO’ LULI

Nuk kishte përfundue së kënduemi kanga e Gjeto Basho Mujit:

“A p’e marrim malin për me tretë?

A po biem ma mirë në lumë me u mytë?

A po hypim n’curr tëposhtë me u rrxue?

A po him n’ at kullë për me u ngujue ?”

E, jemi në 1945! Nuk kanë kalue as njëzet vjet që edhe njëherë po

ndihen gjamët e paharrueshme, kur ndër ata male të egra si bishat që

jetojnë ndër to e, kur, ende nuk ishin rritë ato lule të freskëta të Alpeve,

ku, mendja ndalon për një çast mendimin; kah sheh vigajë të rreshtuem

përreth asaj kunore që s’njihte marre.

Janë dukagjinasit po, rreshtue përbrij atyne currave, përrojeve,

gurrave e lumit që zbret rrëmbyeshëm, harlisë tue marrë me vete ma

shumë njerëz se cingla, cokla e trungje pishe, për me ushqye ushujzat e

Page 33: Një monument nën dhé

33

Velipojës, të pangopuna me gjak shqiptarësh të Kosovës, për të gjatë

atyne brigjëve, në Ulqin e deri në Tivar.

Janë po, djelmët e Lokes, që shputat sëpari zdathë, shkelën mbi

shqeme, e therë në murriz e kujza pishe, e ça ndër tehe gurësh, nën të

cilët ende gurgullon në rrjedhje rrëkajë nëpër vizatje të ballit të Shqipes:

GJAKU I GEGËVE.

Janë po, djelmët e Lekës, që para se me u mbathë në opinga janë

regjë ndër shekë e vozga të mëdha me shëllinë, për mos me i ça e shkye

shpata e bajoneta e hasmit.

Janë po, ata, që mbas nanës e babës nuk njohin tjetër fëtyre veç

atë të dhisë e brinat e saj gëdhenë në lahutë... me i këndue të Madhit

Gjergj.

Shpatullat, e vetmja shpnesë e kallximit, tregojnë cuba me shenjë

gjaku në ballë.

Huta e martina janë strukë ndër golle e shpella se veglat e serbit i

kanë ba batall.

Burrat kanë marrë malet. Gratë kanë shkepë postavë e sermt, për

me i grahë kaut kularit. Nata i zen në përpjetë të malit ngarkue me hebe e

buljera për me u çue bukë trimave ndër shpella.

Sigurimi i Shtetit ka marrë përsipër me shburrnue Bjeshkët e

Nêmuna, si për qejfë të serbit.

Janë e mbi 400 burra dukagjinas ndër male, çka merr në Qafë të

Agrit tue zbritë në Urë të Shtrejtë, që nuk dorëzojnë as armët, as vedin, as

shpellat. Janë lidhë njëbesë me u vra dhe në dorë komunistëve mos me u

ra. Kërcnohën me vrasje, plaçkitje, djegëje kullash e kësollash, zhdukje të

djelmëve të mbetun tek shtëpia, pa gjyqe, shfarosje fisi, grabitje bereqeti

e buke, therje bagtishë, me skam e vorfni, e prapë se prapë nuk shtrohen.

Asht fakt që shumë krahina kanë qendrue me armë në dorë për

mos me u shkelë nga komunistët, kanë luftue deri ndër skutat ma jugore,

por krahina e Dukagjinit do të zajë vend të veçantë në fletët e asaj historie

të lavdishme. Rezistenca e popullit aty ishte shumë aktive, e gjatë, me

vorfni të pashoqe, heroike dhe gjithmonë e papajtueshme me pushtetin

komunist, sidoemos deri në vitin 1948. Çdo pëllambë e asaj toke asht la

me gjak. Bajraktarët, vojvodët, shtëpitë ma në za për kah ndera, burrnia,

besa e trimnia e gishtit kanë qëndrue me shekuj mburojë.

Nuk përjashtohet ndikimi e roli i madh i Klerit Katolik kryesisht

atij Françeskan, në formimin e shpirtit atdhetar. Ata e kishin ba të

Page 34: Një monument nën dhé

34

padiskutueshme e të palëkundshme ndaj çdo fortune formulën Fé-Atdhé,

me të cilën lindte dhe vdiste malësori. Kjo dhe vetëm kjo ishte arsyeja që

ai malësuer nuk mund të pajtohej me komunizmin. Kjo dihej edhe nga

komunistët. Disa herë Enver Hoxha ka folë e shkrue, madje, edhe ndër

“vepra” ai vé theksin në qëndrimin antikomunist të katolikëve. Në të

vërtetë asht e vetmja gja ku nuk ka rrejtë asnjë rresht, mbasi aty bahet

fjalë pikërisht për këto malësi që e kanë faktue qëndrimin kundër tij,

përderisa për 40 vjet ai udhëheqësi “i dashtun dhe i shtrenjtë”, që rrinte

“gju më gju me popullin”, nuk e ka shkelë asnjëherë me kambët e tij

tokën e Dukagjinit, madje, edhe ai “trimi legjendar i luftës” krimineli

Mehmet Shehu, që ishte komandant i Operacionit të Veriut, nuk pati as

burrni as trimni me shkue me luftue kundër anmiqëve shaljanë, pra,

megjithëse kishte pushtetin dhe armët me të cilat krenohej, por gjithmonë

të përdoruna mbas shpine si me Prenkë Calin, ose kur Atdhetarët ishin të

lidhun duersh e kambësh, të çarmatosun, ose rob e, gjithmonë të kapun

trathtisht si Llesh Marashi me shokë.

Për këto arsye duhej fillue me njerëzit që kishin influencë në ato

krahina. Vëprimet komunistët i filluen kundër Parisë së Malësisë dhe

Klerit Katolik (ndonëse i pakët në numër, por shumë i fuqishëm),

veprime të shpejta, të doemosdoshme dhe shumë kriminale për me u ba

shembull për gjithë Shqipninë kundërshtare, si në kohën e luftës aty ku i

shkeli kamba tue vra e plaçkitë, kryesisht në krahinat jugore, mbasi

largohej gjermani. Instruktorët ishin jugosllavë, pikërisht anmiqtë

shekullorë të atyne Alpëve aq të lakmueme prej tyne. Mbas rezistencës së

Prenkë Calit e Llesh Marashit filloi terrori ndër male.

Qé, pra, i erdhi dita! Më 17 janar 1945 të parët arrestohen At

Gegë Luma dhe At Dioniz Maka, dy klerikë atdhetarë. Ata në malësi

zakonisht mbanin armë të lejueme, mbasi në kohën e turqve ata luftonin

përkrah malësorëve, ashtusi kundër malazezve dhe serbëve. Armët i

kishin edhe për vetmbrojtje nga plaçkitësit. Asht i njohtun rasti i Don

Nikoll Kaçorrit, kur një natë për fat nuk u ndodh në qelë kur i pati shkue

krimineli Haxhi Qamili me bandën e tij, i plaçkiti të hollat, i vrau

shërbëtorin, tue i pre kokën dhe i dogji qelën bashkë me bibliotekën e

pasun të tij. Ndoshta kjo asht edhe arsyeja që Enver Hoxha këtë shok të

tij kriminel e cub malesh, e pat ba “hero”....

Një arsye tjetër ishte edhe qarkullimi ndër zona të rrezikueme nga

kafshët e egra kohë pa kohë për shërbime fetare. Asht e kuptueshme se

Page 35: Një monument nën dhé

35

atëherë nuk njiheshin bishat komuniste, tue i kujtue si “shqiptarë” prej

shumëkujt. Këta klerikë shpëtuen vetëm se nuk kishte dalë ende ligji i

dorëzimit të armëve. Dënimet nuk u dhanë të randa mbasi ndikoi shumë

fjala e fundit e At Gegë Lumës, siç më ka tregue At Dioniz Maka i lidhun

përdore me tè.

Ndër të parët pushkatohet Syl Martini, pa gjyq, para Kishës në

Kodër Shën Gjergj, mbasi nuk pranon me dorëzue armët, i njohtun për

burrni ndër kuvende malësoësh. Ai u tha para pushkatimit: “Çka i duhet

jeta shqiptarit malëve pa armë? Nuk ua jap!”. Pra, filluan vrasjet!

Në Palç të Nikaj-Merturit porsa At Mëhillë Miraj mbaron meshën,

tue dalë njerëzit prej kishe, partizanët e Ndjekjes kërkojnë prej Fet

Sadikut, burrë afër të 70-tave me dorëzue armët. Feta nuk i dorëzon,

atëherë, ndihen krisma armësh në afërsi mbas një kodrës. Partizanët i

thonë Fetës, se me që ti nuk pranon me na dhanë armët na të kemi

pushkatue djalin 30 vjeç, Marashin dhe vëllain, Ademin, (kjo nuk ishte e

vërtetë, por kishin shkrepë armët për me ligshtue Fetën që ai me tregue

armët), atëherë, Feta iu përgjijget: “Mo’ brè, ju kishe dhanë edhe djalin

tjetër, por vllain jo!”, e prapë armët nuk i dorëzoi. Tue pa vendosmëninë

e Fetës, partizanët shtien mbi trupin e tij dhe ashtu të lamë me gjak dhe të

shtrimë përdhé e lanë aty me e pa katundi. Kështu fshati u njoh me ata që

thirreshin “çlirimtarë”.

Gjatë kësaj kohe nga mesi i 1945, në Pult kërkohej At Anton

Harapi, mbasi ishin sigurue se nuk ishte me Cafo Beg Ulqinin ndër

krahinat e tij, ku Cafi u ruajt me besnikëri nga bashkëfshatarët e vet

derisa u shpall amnistia. Siç më ka tregue vetë i ndjeri Cafo Beg, me të

vërtetë e kishte ftue me shkue bashkë me Lef Nosin, por këta të dy nuk

kishin pranue për mos me rrezikue fare e fisin e Cafo Begut, mandej,

thonte, Cafo Begu, u dukej, se po dalin jashtë kufijve e po vriten nga

malazezët a serbët. E pranonin vdekjen me kënaqësi prej shqiptarëve.

Cafo Begu e vërtetonte këtë me takimin e At Antonit në Podgoricë me

gjermanët që po largoheshin nga Shqipnia. Edhe atje At Antoni, nuk

kishte pranue me shkue me ta në Gjermani ose në ndonjë vend tjetër, ku

të dishronte ai, i mbrojtun nga forcat gjermane. Cafo Begu ishte shumë i

sigurt se At Antonin e ka tregue në Sigurim një shirokas, kushrini i tij

(L.B.), mbasi ai ishte thirrë nga ndjekja e mbajtë 2-3 ditë tue u torturue,

se mos i kishte kalue me lundër nëpër liqenin e Shkodrës dhe mos e

kishte dorëzue At Antonin bashkë me Lefin ndër miqtë e Cafo Begut.

Page 36: Një monument nën dhé

36

Tue u nisë nga siguria e kenjes së At Antonit në Dukagjin, Ndjekja fillon

masakrat. Marrin 10 djelmoça të rinjë, gjoja me i angazhue me brigadën,

por, meqë, ata kundërshtojnë me iu kundërvue bashkëfshatarëve të vet në

fshatin Xhan i pushkatojnë pa gjyq.

Fillojnë edhe arrestimet. Në Shalë arrestohet bajraktari Kol Ndou,

pak ditë mbasi në Breg-Lumi sekretari i frontit të Qarkut të Shkodrës,

Spiro Pano (organizatë nën të cilën mëshehej Partia Komuniste),

organizon një mbledhje ku Sigurimi futë me vra Mark Sadikun, i shtëpisë

së bajraktarit të Shalës. Vrasësi Ndok Pëllumbi vritet po aty prej Bal

Markut, kështu fillon pushka... Për me ndalue gjakmarrjen dhe përçamjen

e krahinës bajraktari Kol Ndou, hyp mbi një shkamb dhe thërret: “Në

emën të Zotit burra, me prâ pushka!”, dhe pushkët pushuan. Sigurisht një

burrë me kaq influencë që ndalon vëllavrasjen, nuk kishte si me u lanë pa

pranga. Nipi i tij Prel Marku, ikë ndër shpella dhe njëditë bashkë me

familje arratiset dhe nuk këthehët ma në atdhé, si shumë të tjerë ndër ato

krahina.

E njajta gja kërkohet me u ba me bajraktarin e Shoshit, Lulash

Gjeloshin, por ndodhë çka nuk e pret Ndjekja! Fshatarët lidhin besën mos

me pranue thirrjen e frontit (ose të partisë). Kur forcat e Ndjekjes shkuan

atje krisi pushka dhe vriten tre vetë të Ndjekjes. Bajraktari del në mal.

Bashkë me te janë edhe gjashtë djelm sokola mali që syni s’u ban vék.

Koha e gjatë bani që shpesh këta trima me u përpjekë me Ndjekjen dhe

gjatë përpjekjeve u vranë pesë djelmë nga çeta e bajraktarit. Në Shkodër

pushkatohet edhe prof. Gjelosh Lulashi me Organizatën “Bashkimi

Shqiptar”, kështu bahën gjashtë vetë të një oxhaku. Me Lulashin mbeti

vetëm një djalë që për mos me dalë faret fisi, e detyron Lulashin me u

dorëzue. I shtymë në moshë dhe i vramë në shpirt nga fatkeqësitë nuk e

pushkatojnë, por e lanë me plasë në burg tue e dënue 101 vjet. Gjatë

kohës së burgut tregojnë se rrinte i vetmuem, nuk fliste, veç kalonte

kohën tue dredhë duhan ose tue mbushë llullën. I vinin miqë në takim dhe

nuk e lenin me vuajtë nga ana materiale, ndërsa shpirtit të brengosun nuk

kishte kurrkush çka me i ba. Ai nuk shërohej kurrma.

Rreziku i daljes farët të fisit asht kenë ba shkak që shumë burra

janë detyrue me u dorëzue. Kështu si Lulash Gjeloshit i ka ngja edhe

Llesh Marashit e Prenkë Calit që dij unë, po kushedi sa të tjerë që jo

vetëm janë dorëzue por edhe ua kanë pushkatue djelmoçat e fundit ashtu

si Prenkë Calit. Ashtu i pat ndodhë edhe një burri tek ura e Breg-Lumit

Page 37: Një monument nën dhé

37

që i çuan fjalë në shpellë: “Eja, se, për një orë po nuk u dorëzove të

pushkatojmë djalin 14 vjeç!”. Ai erdhi ma shpejtë. Aty ishte krimineli

Xhemal Selimi tue thye arra me revolver mbi kokën e një të

pushkatuemit. Porsa u dorëzue burri i malit Xhemali, ma parë i vrau

djalin, mbasandej atë. Trupat e tyne u hodhën në Lumin e Shalës.

Kur në Tiranë mendohej se rezistenca e malëve po dobësohej,

ndër male ndodhë e kundërta. Më tregonte Ejëll Gërdani, shpellat sa vinin

e u mbushnin me djelmë të tjerë. Ma siguri kishin ndër shpella se tek

shtëpia. Forcat e Ndjekjes vazhdonin me lanë të vramë nga mosnjohja e

krahinës, shkonin e binin si miza në qumësht ndër shtigje ku u fluturonte

koka bashkë me “yllin e kuq” në ballë. Me u largue nga brigada prap

pushkatohej si dezertor, kështu, vazhdonte sa të shkojë kjo punë. Për këtë

arësye në muejn prill-maj të vitit 1946, Mehmet Shehu, dërgon një

brigade të drejtueme nga një terrorist tjetër i njohun, major Ndreko Rino.

Dokumentacioni i Ministrisë së Mbrojtjes Popullore që ruhet edhe

sot, tregon ma së miri masakrat, pushkatimet pa gjyq, djegëjet e shtëpive

dhe arsyet pse këta kriminelë dekoroheshin e thirreshin “heronjë të

popullit” e, për fat të keq vazhdojnë t’i kenë edhe sot! (Lexoni vetëm

radiogramet që vinin në Ministri nga këto zona!).

Majori i porsaardhun filloi detyrën në Kuvendin e Bashkimit të

Shalës e të Shoshit tek Ura e re e Dukagjinit. Aty pushkatohen katër vetë

pa gjyq pse nuk kishin dorëzue armët. Në Vuksanaj vritën dy të tjerë,

ndërsa në përpjekje me forcat e ndjekjes plagoset randë Zef Kol Prela, i

cili mbasi mjekohet, torturohet në qeli nga Xhemal Selimi e Sabri Shema,

i përcillet Aranit Çelës në Shkodër me i dhanë plumbin ballit. Edhe

Araniti si terrorist i njohun e kreu porosinë më 11 mars 1948, tue e vue në

rresht me atdhetarë të tjerë, në Zallin e Kirit.

Kur Nik Sokoli formon Komitetin për çlirimin e Dukagjinit fillon

një fazë e re. E rrethonin Nikën por nuk ua kapte plumbi, tregonte Ejëlli...

Fillon marrëveshja për organizimin e një Kryengritje të përgjithshme në

Veri. Lidhja e malësorëve me Muharrem Bajraktarin, forconte besimin në

fitore. Puka me Mirakaj, Mirdita me Markagjonët e i pavdekshmi Alush

Lushanaku në Shqipninë e mesme, tronditën pushtetin qendror, i cili në

këtë kohë forcoi edhe ma shumë lidhjet me druzhe Titon për me realizue

interesat e përbashkëta antishqiptare.

Me plasjen e parakohshme të Lëvizjes së Postribës, planet

dështuen. Edhe pse dështoi papritmas plani malësorët vazhdonin

Page 38: Një monument nën dhé

38

rezistencën e tyne. Lufta sa vinte e bahej ma e rrebtë. Arrëstimet e

pushkatimet nuk pushonin asnjë çast. Arratisjet vazhdonin pa pushim.

Shkak u ba prishja me Jugosllavi. Forcat e Ndjekjes u trefishuan. Mjaft

malësorë dëzertojnë nga mobilizimi ushtarak. Shumë bashkohen me

shokët e tyne ndër male. Disa arratisën. U ikë për duersh komunistëve At

Danjel Gjeçaj i njoftuem nga një malësuer për arrestim.

Me shkuemjen në Dukagjin të Idriz Çobës si kryetar dege,

Xhemal Selimi dhe Sabri Shema kryejnë aq shumë krime atje, sa pak

shtëpi mund të kenë mbetë pa të pushkatuem, të arrestuem ose pa u djegë.

Edhe jugosllavët u kanë dhanë ndihmesën e tyne edhe pse në dukje ishin

të prishun. Ata dërguan prej Jugosllavisë njëfarë Prel Nika, i arratisun, që

ishte vue në shërbim të komunistëve (të këndejshëm e të andejshëm) dhe,

mbasi bashkohet me të arratisunit që ishin ndër malët e Veriut, një natë

trathtisht vret komandantin trim të shpellave Gjergj Vatën, i njohtun me

pseudonimin “CUKALI”, një emën tmer për komunistët dhe brigadat e

Ndjekjës.

Një ndër betejat e paharrueshme asht edhe ajo që asht ba në Palaj të

Shoshit, ku edhe pse u plagos komandanti i 87 burrave të armatosun

Mark Mala, lufta vazhdoi e përgjakëshme dhe me ikjen e turpëshme të

forcave të Ndjekjes që lanë disa të vramë në atë betejë.

PËRPJEKJET DHE QËNDRESAT e Oficerit Martin Sheldija,

Gjon Destanisha, Kol Mark Toma, Ded Mirash Zefit (vra në gusht 1946),

Mëhill Ndoja etj. janë një epope në vedi në lavdinë e atyne malëve. Këtë

epope jo vetëm nuk e njohim por as nuk e gjejmë kurrkund të shkrueme

....prej kurrkujt...

Aq shumë e urrenin malësorët komunizmin, sa asnjeni nuk

pranonte me marrë ndihmat e UNRRA-s, sëpse thonin se janë dërgue nga

ata që na sollën komunizmin këtu (nuk janë gabue aspak), gjithmonë nën

arësyen “se nuk dimë me përdorë kutijat e mishit dhe kemi frikë se mielli

asht i prishun, e po na helmatisë!”....

E vetmja gja që u dhanë me dhunë ishte DDT-ja, si ilaç, mbasi

gjithkah ishin mbulue me morra. Fshatarët thonin se edhe këta na i kanë

sjellë partizanët, e vetmja gja që na ka sjellë Partia Komuniste e “shoku”

komandant, në malësi janë morrat!

Pat edhe ndonjë malësuer të kërcnuem që punoi me Sigurimin si

Martin Shllaku (ish sekretar i komitetit të partisë), por edhe ky u arratis

ma vonë se ndiqej nga vetë Sigurimi. Ndërsa Pëllumb Ndoka nuk zbatoi

Page 39: Një monument nën dhé

39

urdhnin me vra një malësuer dhe u vra nga shokët e tij “besnikë” të

Sigurimit. Të gjithë bashkëpuntorët e tyne e mbyllën jetën si këlkazat.

“Nuk shihnim ma larg se majën e hundës, atëherë..”, më pat thanë

në vitin 1992, Mark Uli, kur pata bisedue çështjen e Ndue Palit me té,

mbasi Marku ishte kenë atje kur u pat kapë trathtisht Ndou dhe ka pasë ba

një deklaratë të turpëshme në gjyqin e tij.

Vetë fakti që në vitin 1947 në krahinën e Dukagjinit nuk kishte

ASNJË komunist dhe asnjë të ri komunist asht prova ma e saktë, që

tregon ma së miri së kush ishin DUKAGJINASIT E LEKËS, burrat

besnikë të Kanunit, ku kryet e vendit e xen pushka dhe jo furka!

Oooooooo jepni brè kushtrimin ... ku jeni BURRA!?...

K U L L A P A R R U G Ë

“Shqiptari asht mbreti i malëve!”

Prof. Dr. G. STRAD

Njëditë gushti në vitin 1975, tue ecë në një rrugë pylli në anën

lindore të fshatit Razëm, më dukej se po fluturojsha mbi pyje, mbasi

rruga kishte trajtën e një shkalle krejt afër majave të pemve të larta pranë

meje. Kjo shkallë nuk ishte aq thik sa ajo e Thethit, por gurët ishin edhe

këtu të lëmuet, ku nga patkojt e kalit, ku nga thundrat e tufave të bagëtive

e ku nga opingat e malësorve. Rruga midis atyne pemëve po më joshte aq

shumë, sa pa e kuptue më dukej sikur në atë tëposhte nuk po ecsha unë,

por ngjitej rruga përpjetë dhe unë qëndroja në vend. Unë veç

kundërmojsha natyrën e stolisun të asaj zone që sa mashumë tue vrojtue,

aq mashumë kambët më shtyjshin nga e panjohtuna. Dikund, aty mbas

rreth një orë e gjysëm kur po afrohej mesdita, takova të parin dhe të

vetmin kalimtar që mbasi më përshëndeti si zakonisht përshëndesin të

gjithë malësorët njohtë e pa njohtë, më pyeti: “Shok, po të shoh se nuk je

Page 40: Një monument nën dhé

40

i këtij vendi dhe, se, nuk e njeh këtë krah, mbasi nuk paske asnjë mjet

mbrojtjeje me vedi, po due me të kallxue se këndej ka ujqë!”. Ashtusi

isha në këmishë e pak i djersitun mbasi rruga kishte fillue me e ba të

vetën, mu duk se nga frika, u freskova dhe në vend mora kthesën me

gishta nga thembrat, tue falënderue fort e fort udhëtarin e panjohtun. Pra,

u kthyem bashkë. Biseda lidhej me rastët e shumta të fatkeqsive të

çobajve që edhe pse e njihnin mirë atë vend, në ato kullota ishin gjetë

copa e grima e shpesh ishin njohtë vetëm prej zheleve ose opingave të

shkyeme nga kopetë e ujqve.

Malësori më printe, vetëm ai fliste mbasi unë pak nga lodhja, pak

nga frymëmarrja e sëpërpjetës dhe pak nga habia e bukurisë vendit, që në

ecje e kisha lanë mbas shpinës, ndigjojsha me vëmendje malësorin mbasi

për mue ishte gjithshka interesante. Pak përpara se me ardhë në Razëm ai

më tregoi se banonte në Vrith, një fshat aty afër. Emnin e kishte Zef. Kur

po ndaheshim më tha: ”Po erdhe ndonjë ditë andej, më kërko se aty ku të

ndalon makina më njohin dhe shihemi, të pres me qejfë te shtëpia!”.

Dukej rreth 45 vjeç afërsisht, mbasi jeta e vështirë ua ka shtue

moshën atyne njerëzve për kah pamja.

Mbas 5-6 ditësh rastisi një makinë që shkonte ndër baxhat e

Vrithit. Shoferi më zbriti tek vendi dhe me të vërtetë Zefin e gjeta si të

më kishte pritë mue. Me vedi kisha një blok vizatimi. Prej Zefit kërkova

me pa ndonjë pejsazh ku të mund të vizatojsha diçka tërheqëse.

Atje sa ishte hapë një rrugë e re. Ajo të zbriste në Vuçë, edhe ky

një fshat piktoresk si të gjitha fshatrat e atyne krahinave. Midis malëve

pyjet e gështenjave e pishat dukeshin si me kenë në një gropë. Shihej aty-

këtu ndonjë pullaz që tregonte se ka njerëz që jetojnë aty. Ajo që më bani

përshtypje në atë rrugë ishte vendosja e disa gurve të mëdhej mbi gur ma

të vogjël. Gurët e mëdhej me format e tyne të sheshta më jepnin

përshtypjen e tepsive të vendosuna mbi kokat e grave që ecin aq në

ekuilibër, sa, çdo çast pret kur po i bie tepsia në tokë. Kushdo mund të

mendojë për ata gurë se i ka vu dora e njeriut me krijue imazhin e

skulpturave moderne, po kur afrohesh e sheh madhësinë e tyne rreth 5-6

metër katrorë sipërfaqja e një guri e vendosun mbi gurët 2-3 metër të lartë

dhe pa një shenjë dalte në ta, aty nuk gjen asgja me mend si janë vu,

mbasi edhe malët prej nga mund të jenë zbritë janë mjaft larg. Mandej,

me çka janë sjellë aty? Zefi më shpjegoi se këta gurë janë kenë aty edhe

kur kishte lindë ai para 40 e sa vitësh, por pleqtë tregojnë se ata kanë

Page 41: Një monument nën dhé

41

ardhë në rrokullisje me ortiqet dhe kanë zanë vend këtu, të penguem nga

trungjet e mëdha të pemëve të pyllit që ishin kenë aty para se me u hapë

rruga e re.

Mbasi ecëm rreth 20 minuta në krahun e majtë, në zbritje, jo ma

larg se 10-15 metër prej rrugës së re maje një kodrës së ultë 6-7 metër

mbi nivelin e rrugës ishin muret anësore të një kullës së vogël pa pullaz.

Nga dritarët e hapuna shiheshin ndarje të mbrendshme, gjysëm të

rrënueme. Nuk shihej asnjë shenjë se ajo shtëpi ka pasë lëvizje njerëzish

mbasi nuk kishte asnjë rrugë sado të vogël, që lidhte shtëpinë me rrugën

kryesore. Dera ishte përballë meje me një hajat të vogël, që zbriste me 4-

5 kambë shkallë ndër ferra. Disa gurë të shkallës kishin rrëshqitë e ra.

Edhe ndër vendet boshe të atyne gurve kishin bijtë ferra. Nuk mund të

afrohesha se gjithkah ishin kaçuba ferrash, madje, edhe mbrenda shtëpisë,

që shiheshin nga jashtë. Nuk kishte shenjë jete as mbrenda as jashtë asaj

kulle. As aty afër nuk kishte shtëpi tjetër. Ajo që më mbeti në krye dhe

nuk më lente me u largue ishte dera kryesore e kryqëzueme me ferrkuqe,

të vëndosuna për mos me hy asgja, ashtu edhe dritarët kishin ferra si dera

kryqetërthuer. Pa e kuptue, unë kisha mbetë i shtangun në vend....

Qëndrimi im aty i tërhoq vëmendjen Zefit, i cili më pyeti: “Pse po

qëndron aty?” - Unë iu përgjigja: “-Nuk kam pa ndonjë shtëpi kështu si

kjo!” Zefi më tha: -“As mos të raftë me pa shtëpi si kjo!...” Atëherë, Zefi

më shpjegoi: -“Një natë, këtu në këtë shtëpi rreth vitit 1946, ia kishin

mësye tre vetë njerëz të malit krejt të panjohtun, tue i thirrë të zotit të

shtëpisë: “A pret miqë sonte?” Simbas zakonit, ai iu asht përgjigjë:

“Hajdeni, mirëse ju ka prue Zoti!” dhe u ka hapë derën. Nata kishte

qëllue e ftohtë si netët e dimnit në këto ana. Binte edhe borë që kur fillon

nuk din me pushue një minut.

Edhe kur kanë hy mbrendë udhëtarët, i zoti i shtëpisë prap nuk ka

njohtë asnjenin, megjithatë, si mbas zakonit tonë i ka shtue dru zjarmit, u

ka shtrue me hangër me çka i kishte dhanë Zoti dhe i ka vue me fjetë.

Kah drita kanë fillue me lehë qentë. Forcat e Ndjekjes u kishin ra

në gjurmë mbasi gjatë natës kishin kontrollue disa shtëpi të largëta e,

edhe pse nuk kishin gjetë njeri ndër ato shtëpi, kah drita kishin pushkatue

katër vetë prej tyne që i kishin marrë me vedi gjatë kontrollit, tue u thanë:

“Ju e dini nga kanë kalue të arratisunit por nuk na tregoni né!” Ata në të

vërtetë nuk kanë dijtë gja, por këta i kanë vra me frigue fshatarët për me

diftue mbasi këtë punë e banin shpesh dhe kanë vazhdue me kontrollue.

Page 42: Një monument nën dhé

42

Kur kanë mërrijtë këtu, i zoti i shtëpisë nuk i ka lanë Forcat e Ndjekjes

me hy në shtëpinë e tij për me kontrollue. Ata kanë ngulë kambë me hy,

por ai u asht përgjigjë: -“Nën Zotin, kjo punë nuk bahet! Njëherë kam lé,

njëherë kam me vdekë!...” Dy drejtuesit e brigadave të Ndjekjes, Asllan

Lici e Xhemal Selimi tue pasë frikë me hy mbrendë, kërkuan dorëzimin e

të arratisunve. Ai, prap u asht përgjigjë: -“Nuk e ha bukën me marre, me

dorëzue mikun,..... mos e thashtë Zoti me u ba kjo punë në shtëpinë

teme!” Forcat e Ndjekjes kishin rrëthue anë e kand kullën dhe kanë

kërkue me dalë robtë e shtëpisë jashtë, pleqtë me gra e fëmijë. Kanë dalë

vetëm gratë me fëmijë, ndër to edhe një nuse me foshnje të vogël ngrykë.

Burrat kanë ndejë mbrendë me vazhdue qëndresën.

Porsa gratë me fëmijë kanë zbritë nga shkalla u janë afrue Forcat

e Ndjekjes, dhe Asllani e Xhemali me dorën e vet kanë vra fëmijët,

mandej nanat e tyne. Aty asht ndezë lufta. Mbas disa orësh i fundit ndër

burra ka djegë shtëpinë dhe në prak të derës, kur këta mendonin se ai po

dorëzohet, ka vra një ushtar që i kishte kenë afrue e mbas tij edhe vedin.

Kështu, kjo shtëpi asht shue përgjithmonë!...

Prej asaj kohe kësaj kulle i asht vue ferra!...”

Vazhduem rrugën. Zefi fliste me mue e unë i zhytun në mendime

flitëshe me vedi: Po sa shtëpive si kjo u kanë vue ferrën komunistët?!....

Ato ferra janë simboli i komunizmit që shuen fise të tana për me

zhdukë bujarinë, me prishë besën dhe me turpnue burrëninë.

Ajo kullë edhe sot tregon se si vdes malësori!

Page 43: Një monument nën dhé

43

“KUSH MË NDALON MUE ME DERDHË GJAKUN!

PËR TOKËN TEME?”

DED GJO’ LULI

“Vetmia asht martirizimi

shpirtnuer, që kalon çdo dhimbje e

varrë trupi. Dhimbja e Shpirtit nuk

përshkruhet!”

Ndër këta pak rreshta do të kujtoj ata shqiptarë që kujtojmë se

njëditë vdiqën!

Këta janë pikërisht ata Atdhetarë që e kishin kuptue me kohë e

thanë me gojë, se, pa shqipe s’ka burra dhe pa burra s’ka Atdhé!

Page 44: Një monument nën dhé

44

Ata vdiqën vetëm para syve të atyne që i martirizuen, ata u kalbën

në qelitë e Sigurimit për sëgjalli. Varrët e tyne kulluan vetëm gjak, gjak

të pastër shqipesh që i thërriste dhe i bashkonte në një ideal e gjuhë të

përbashkët. Për né, asht e vështirë me e kuptue martirizimin shpirtnuer të

tyne mbasi na nuk kemi provue vetminë e tyne, dhimbjet e plagët e trupit

tyne, zanin e mekun të tyne që përshpëriste thanjen e Mustafa Krujës:

“Shqipni e andrrueme prej poetve, e dishrueme prej atdhetarëve, e

këndueme prej rinisë”, por, realiteti kje vetëm mjerim, vuejtje e sakrificë!

Me kohë Don Palë Shantoja paralajmëronte: “Mbasi Fuqitë e

Mëdha kanë hjekë dorë nga drejtësia, Shqiptarët do të derdhin gjakun e

vet shumë të Shenjtë!”.

-E, ashtu u ba!

KOL NURI SHELDIJA, vjeç 45, nga Sheldija e Shkodrës, deklaron:

“Jam arrestue kur asht kapë Don Lazër Shantoja, kam strehue Don Lazrin

për 26-27 ditë, nuk e ka dijtë kush se Don Lazri asht tek unë, vetëm Lush

Hila. Kam kenë 17 vjeç shërbëtor në shtëpi të Don Lazrit. Në ditën e

vjetit të ri më ka ardhë në shtëpinë teme Don Lazër Shantoja, dhe e kam

mbajtë në shtëpi deri atë ditë që erdhën dhe e zunë partizanët në shtëpi,

dhe i kam dhanë bukë gjatë qëndrimit. Ai ato ditë ka pritë me u dorzue.”

(Oficeri pyetës: Lako Polona e Skënder Hysi, Proçes-verbali datë 27

janar 1945.)

Gjyqi zhvillohet me dt. 29-31 janar 1945, pra dy ditë mbas

arrestimit, dhe trupi gjykues i përbamë prej: Kryetar, Esat Ndreu, antarë,

Mustafa Iljazi dhe Hysni Lame, prokuror, Sotir Dodona, japin vendimin

me datën 31 janar 1945: “Me vdekje, me pushkatim.”

Kryetari i Gjykatës Ushtarake në Shkodër, Esat Ndreu, njofton

Kryesinë e Gjykatës Usht. në Tiranë, me datën 26 shkurt 1945 (nr. prot.

6/100): “...I dënuari Kol Sheldija u ekzekutua në këtë qytet me datën

2 shkurt 1945”.

Gjykata e Lartë Ushtarake në Tiranë në shkresën nr. 22, njofton

Gjykatën Ushtarake të Shkodrës, se mori në shqyrtim aktet e të paditurit

Kol Sheldija, i cili është dënuar me akt nr.14, dt. 31 janar 1945, dhe

“vendosi dënimin me vdekje, me pushkatim”, Tiranë 28 shkurt 1945,

Kryetari Gaqo Floqi d.v., antarë, F. Nosi d.v. dhe V. Zejneli d.v.,

prokuror Myftar Tare d.v.

Page 45: Një monument nën dhé

45

26 ditë mbas pushkatimit të Kol Sheldisë, gjykata aprovon

ekzekutimin e tij...

Kol Nuri Sheldija u pushkatue vetëm pse i dha bukë Don Lazër

Shantojës.

DON LAZËR SHANTOJA: (dosja nr. 174) vjeç 52, nga Shkodra, asht

i biri i Kelit dhe i Luçes, ka krye shkollën e lartë teologjike për prift.

Kur u kap nga forcat partizane Don Lazri iu tha atyne ndër sy:

“As ma pak e as ma shumë, se ajo që kam dijtë me kohë, se,

komunistët janë veç trathtarë!”

Në një faqe proçes-verbal shënohet: “Kur kam ikë, një natë kam

fjetë tek Don Nikoll Gazulli, në Dedaj kam ndejë 22 ditë tek Mark Tom

Prela, ndërsa Sheuqet Çelkupa ka ardhë në Shkodër dhe ka bisedue me

Cuf Lohën me u dorzue, e të dy bashkë, më duket janë takue me Riza

Danin. Sheuqeti, me anë të mbesës seme Siles, e shoqja e Zef Prenkës, në

rrugën Marvukej, e kjo nëpërmjet të malësorit Lekë Lulashi nga Grizhja,

më ka çue lajm të pres edhe një javë, se Sheuqeti kishte folë me Rizanë e

Cuf Lohën. Riza Danin e Dan Hasanin i kam pasë miqë me kohë.

Si korrier për shpurje e ardhje lajmesh nuk kam pasë kurrë... Kur po

pritsha përgjigje nga mbesa e ime Silja, nuk dij sesi u zbulova nga forcat

e Ndjekjës.

Miku ma i ngushtë i emi ka kenë Beqir Valteri.”(proçes- verbal

dt. 31 janar 1945).

Akt-akuza e bame nga prokurori Jonuz Mersini, ka dt. 28, 29

janar 1945, ku shënohet një faqe e daktilografueme me të gjitha vëprimet

e bame prej gjyqit e deri tek pushkatimi.

Lexoni me kujdes këto pak rreshta:

- Ka ba marrëveshje për përmbysjen e Zogut në 1939, për me sjell

Princin Savoja, që në vitin 1938 bashkë me M. Krujën.

- Ishte president i kulturës popullore në Institutin “Dante

Aligheri”.

- Asht qenë inisiator i grupit indipendent.

- Në vitin 1940 ka mbajtë konferencë në Egjipt, me të mërguem

kundër Aleatëve.

- Më 28 nandor 1939, ka mbajtë fjalim në Romë me rastin e

dorëzimit të Flamurit, me titull: “Shqipnia në kuadër të Përandorisë

romake”.

Page 46: Një monument nën dhé

46

- Ka shkrue artikullin: “Luftën e fitojmë na!”.

- Ka shkue në Shën Naum, Strugë dhe Dibër e ka mbajtë fjalime.

- Ka shkue nga Jugosllavia në Zvicërr si emigrant në kohën e

Zogut. Atje asht takue me M. Krujën, i ardhun nga Italia.

- Ka pasë lidhje me gjeneralin Fistun, Kol Ashikun, e armiqë të

tjerë në mal. Mbas prokurorit u pyet i pandehuri dhe kërkoi pafajsinë,

mbasi nuk ka bërë ndonjë faj.

Më datën 31 janar 1945, ditë e martë, ora 15.00, në Shkodër, u

dha vendimi nga Gjykata Ushtarake e Qarkut, me kryetar Esat Ndreu,

antarë: Mustafa Iljazi e partizani Hysni Lame, prokuror Vaskë Koleci,

sekretar Shaban Kuçi: “I pandehuri Dom Lazër Shantoja me vdekje, me

pushkatim.”

Me datën 2 shkurt 1945, aprovohet nga Gjykata e Lartë Usht.

Tiranë, vendimi i dhënë në bazë të ligjit nr. 21, dt. 30 janar 1945, nga

gjykata ushtarake e korparmatës së III, Shkodër: “Dom Lazër Shantoja,

vjeç 52, nga Shkodra, dënohet me vdekje - me pushkatim”.

Me datën 9 shkurt 1945, u mblodh komisioni për zbulimin e

kriminelëve të Luftës për Tiranën... Shoku Jusuf Alibali, vjeç 24, nga

Shkodra, deklaron si mbas akt-akuzës së sipërme.

Poshtë shënohet: Deklaruesi (Jusuf Alibali) d.v. Komisioni

hetimor: J.Alibali d.v.

“Vendimi u ekzekutue në Tiranë, me datën 5 mars 1945.”

DON NDRE ZADEJA: Kur do të pushkatohej i ndjeri Kolë

Sheldija me datën 2 shkurt 1945, në fshatin Sheldi, u thirr bashkë me

popull edhe prifti Don Ndre Zadeja, i cili, menjëherë mbas pushkatimit të

Kolës, iu afrue, i bani Shartët e Fundit dhe porsa u ngrit në kambë, pau

vedin me pranga ndër duer nga forcat e Ndjekjës.

Don Mikel Koliqi atëherë i arrestuem, më tregonte në vitin 1993:

“Si tash e kam ndër veshë të inçizuem zanin e të shkretit Don Ndre, kur

po e torturonin,... ai asht torturue shumë dhe po u thonte atyne : “Mohni

bre kështu, po a ban shqiptari në shqiptarin shka jeni tue ba ju në mue!?”

Don Ndreu akuzohet se ka pasë dijeni për vendqëndrimin e Don

Lazër Shantojës, Don Alfons Trackit, Kol Ashikut, Martin Sheldisë,

Gjovalin Sheldisë, Ndoc Jakovës, Gjok Gjergjit (prej Lisnet) dhe Zef

Augustinit (prej Lisnet), të tre të fundit “dëzertor” nga ushtria.

Njëkohësisht ka mbajtë lidhje të ngushta me Don Injac Gjokën, i cili

Page 47: Një monument nën dhé

47

strehon dhe përcjellë ndër shpella “kriminela” të luftës. Don Ndreu

mohon akuzën që i bahet por burrnisht pranon:

“Mësova se punohët për shuemjen e Partisë Komuniste, të

cilën si doktrine e urrej edhe unë.” (Dosja 667, deklarue më 7 shkurt

1945, Don Ndre Zadeja d.v.).

Gjykata Ushtarake e Shkodrës e përbame nga: kryetari Hamid

Keçi, antarë, Mustafa Iljazi dhe Arif Gjyli, prokuror Sotir Dodona dhe

sekretari Shaban Kuçi, me datën 16 shkurt 1945 dha vëndimin: “Për të

pandehurin Dom Ndre Zadeja, me vdekje, me pushkatim”.

“I pandehuri kërkoi lehtësimin e dënimit.”

Gjykata e Lartë Ushtarake, Tiranë, me datën 28 shkurt 1945,

refuzon kërkesën.

Don Ndre Zadeja u pushkatue më 25 mars 1945, në Zallin e

Kirit, mbas murit të vorreve të Rëmajit, në Shkodër.

Fjala e fundit e Don Ndre Zadejës ishte: “Ah, moj Shqipni, moj

mizore e, çka të baj ma shumë për ty?!”. Ndër pushkatimet e ditëve të

para lejohej prifti. Në këtë rasë ishte aty Don Tomë Laca, i cili mbas

pushkatimit e mori në krah Don Ndreun e vramë, (me leje të Sheuqet

Peçit) dhe bashkë me xhakonin Mark Çuni dhe dy të tjerë, e kanë varrosë

mbrenda vorreve të Rëmajit, aty ku asht edhe sot. Kur Don Toma shkoi

në Argjipeshkvi aty nga ora 7.00, pau veladonin e lamë me gjakun e Don

Ndreut prej supit ku e kishte mbështetë e deri në fund të kambëve dhe aty

për aty i ka ra të fikët. Prej atij çasti ai ka pësue një sëmundje nervore nga

e cila nuk asht shërue kurrma. (Si mbas tregimit të Don Mikel Koliqit, në

vitin 1993).

Atë ditë, një afishe e madhe u vue ndër murët e Shkodrës:

“PUSHKATOHEN KRIMINELAT E LUFTËS DHE ARMIQTË

E POPULLIT:

1.Prenkë Cali 2. Dom Ndre Zadeja 3. Luigj Gjeto Kastrati 4. Ndok Nik

Bardhoku 5. Ndrekë Loka 6. Arif Selim Hyseni 7. Dedë Lulash Smajli

8. Gjok Nikaj 9. Dul Bajrami 10. Mark Luc Gjoni 11. Tomë Lekë Daka

12. Maliq Bajrami 13. Gjok Nikoll Voci 14. Pjetër Dedë Gjedashi.”

Ideali që i bashkonte këta burra ishte: “Rrnoftë Shqipnia!”

Page 48: Një monument nën dhé

48

NDUE MIRASH PALI: vjeç 23, nga Shkodra, i biri i Mirashit

dhe i Mrikës Gjelosh Vatës.

Dosja nr.1108 hapet kështu:

“ V.F.L.P.

Proçes- verbal

I mbajtun mbi vullnetin e mbramë të të dënuarve me vdekje,

Ndue Mirash Pali dhe Caf Meti, nga Shkodra.

Sot më 15 gusht 1945, ditën e mërkure, ora 5.00 para drekë, unë

prokuror i Gjykatës Ushtarake, kapiten i II Aranit Çela, shkova në vendin

ku do të ekzekutoheshin kriminelët e luftës dhe armiqtë e popullit, Ndue

Pali dhe Caf Meti nga Shkodra, për të marrë fjalën e fundit të tyre, në të

cilën thanë këto:

Ndue Pali: Nuk më vjen keq, që unë sot pushkatohem prej

vllazënve të mij. Jam i lumtun që unë po vdes në tokën shqiptare pas pesë

vjet vuejtjesh, që pata nga fashistët dhe nazistët.

Shqipnia rron edhe pa Ndue Palin!

Një fjalë dua t’ja drejtoj rinisë nacionaliste: Punoni deri në

vdekje për një Shqipni të lirë, indipëndente, me baza shoqnore moderne

demokratike!

Rrnoftë Shqipnia e shqiptarëve!

Të fala familjes.

Prokuror

(Aranit Çela) d.v.”

Në proçes-verbalin e mbajtun në seksionin e mbrendshëm të

Shkodrës nga komisioni hetues, i përbamë prej: Hetues, Koço Dilo,

Nestan Ujaniku, Shefqet Dibra, Arif Gjyli dhe Haki Llazani, i arrestuemi

Ndue Pali thotë: “...Kam agjitue për Ballin Kombëtar. Me gjermanë kam

kenë oficer i ndërlidhjes në batalionin “Vërmoshi”. Kam punue me krenët

e Malësisë së Madhe (“Besë-Lidhja”), kam kenë mandej në dispozicion

të Komandës Shkodër. Kam marrë pjesë në operacionin e Llesh Marashit

e Hasan Isufit, nga Shllaku e deri në Vrakë. Në këtë operacion u

arrestuen: Faik Dibra, Rifat Muja, Nedime Baku dhe një partizan Halil.

Gjoni i Markagjonit më tha me shkue në Dukagjin, por unë nuk shkova, e

din Riza Dani e Kol Prela... Faik Dibra ka kenë shoferi i makinës së

Page 49: Një monument nën dhé

49

Ndrec Prengës kur asht vra. Atëherë ishe i arratisun... Në listat e

intërrnimëve në Prishtinë nuk kam ba pjesë, ato i ka ba policia me Hasan

Isufin...”

Në gjyq deponojnë kundër Ndue Palit: Vasil Kavaja, Selim Rama,

Sadik Bekteshi, Beqir Ndou, Mark Prela, Arif Gjyli, Mark Uli etj.

Trupi Gjykues përbahej prej: Kryetar, Mustafa Iljazi, antarë, Orest

Papadhimitri dhe Pjetër Daragjati, prokuror Aranit Çela. Vendimi u dha

më 14 korrik 1945.

Arkivi ruen edhe një letër që Ndue Pali i dërgon Riza Danit, me

anë të së cilës Ndou kërkon prej Rizasë, mundësinë e ndërmjetësimit për

me u dorzue.

Në dosje ruhët edhe mbrojtja që avokat Paulin Pali, i ka ba Ndout,

tue kërkue: “...ju lutëm ndryshoni vëndimin e caktuem, në burgim të

përjetshëm, i sigurt në ndjenjat e drejtësisë njerëzore të Gjykatës së Lartë.

(më dt. 14 korrik 1945).

Mbrojtja e Paulinit ka titullin “Liri, Nderë e Burrni”, ku, ndër

pesë faqe të daktilografueme, avokat Paulin Pali i len jurisprudencës

shqiptare një thesar të vërtetë nga mendja e tij e ndritun.

Me datën 15 gusht, aty nga ora 3.30 e mëngjezit, kur rojet e

burgut të vjetër të Gestapos (pranë shtëpisë së Zef Shirokës), hapnin dryjt

e dyerve me zhurmë e virrma për me hy xhelatët me marrë të dënuemit

me vdekje për me i çue me i pushkatue, ata u gjetën para një të papritune,

që as nëpër mend nuk i shkonte! Ndou dhe Cafi kishin mpreh bishtat e

lugëve që hanin dhe i kishin kthye në thika. Xhelatët gjetën aty atë që

lypnin me sjelljen e tyne barbare.

Heroizmi i Ndue Palit e Caf Metit mbeti i pashlyeshëm në

kujtesën e popullit të Shkodrës!

Akti heroik i vdekjës së tyne u kthye në një legjendë. Ata trandën

hekrat dhe murët e burgjeve komuniste në gjithë Shqipninë.

Më 2 nandor të atij viti, si gjithmonë, kujtonim të vdekunit. Ishim

ndër vorret e Rëmajit që atë ditë marrin një pamja madhështore dhe

papritmas u hap fjala, se mbas murit të vorrëve janë rregullue disa vorre

të njerëzve të pushkatuem. Si fëmijë kaluem mbas Pendës së Kirit kur,

shka me pa?!... Një korte i vërtetë. Drejt me çinarin e dytë ishin pesë

vorre të bamë me gurtë e Zallit të Kirit, të mbuluem me guraleca të

vegjël, të bardhë si biluri. Tre prej tyne me kokë nga Penda ishin me

Kryqa, ndërsa dy që hynin ndërmjet, me fëtyra përballë atyne të treve,

Page 50: Një monument nën dhé

50

kishin shenjën e Myslimanëve. Ndër të gjithë shenjat varëshin fotografi të

mëdha (rreth 35x50 cm.). Ishin fëtyrat e atyne djelmve të pushkatuem në

lule të rinisë. Te koka e secilit vorr ishte e ulun kacuk nana ose një i

afërm i të vramit. Mbi gurët anësor të vorrit ishin të rreshtueme cigare, të

cilat, dy a tre nga të afërmit ose miqë ua shpërndanin burrave që vinin

aty. Kujtoj, se mbi vorrin e Ndue Palit e Kol Sokolit kishte edhe fruta tek

fundi i vorrit. Ishte zakon i malëve. Në mes të Ndout e Kolës, me fëtyrë

përballë, ishte Caf Meti. Emnat tjerë nuk i kujtoj. Nën fotografi kishte

lule të bardha dhe të freskëta që na kujtonim se lagëshin nga lotët e atyne

nanava me futa të zeza e degërmia të bardha, ato u merrnin erë atyne

luleve, por, jo, jo tue kja loçkat e zemrës së tyne që ua kanë tha shpirtin

për gjithë jetën. Asnjenës nuk i pashë pikë loti. Aty kuptova, se Heronjtë

Nanat Shqiptare nuk i vajtojnë!...

Për pak minuta erdhën disa makina me ushtarë të mbrojtjës,

filluan me vrritë si bishat e tërbueme në kohë bore. Kur filluen krizmat e

automatikëve na ikëm me vrap.

Mbas asaj ngjarje nuk bahej fjalë ma për vorre të pushkatumëve.

Aty ai vend u mbush me pleh e mbeturina, me kafshë të ngordhuna, me

pisllëkun e pusave të zez të qytetit, që karrocat hillnin sipër me zhdukë

çdo gjurmë. Aty-këtu filloi ndërtimi i ndonjë shtëpisë ku Sigurimi solli të

besuemit e vet me qëndrue gjithënjë në roje. Megjithatë, kishte ndër

kaçuba e ferra ndonjë qiri të ndezun e të futun mbrenda në një kuti

teneqeje që mos të fikej, që derdhte lotët e tij në atë vend të bekuem.

Po, sot, pse asht ashtu ai vend ?!....

Mos harroni, historia përsëritet!

PJETËR GEGË GURAKUQI: “Kriminel lufte dhe armik i

popullit”. Pse asht i këtillë?

-Pse ka lé në Shkodër... më 2 janar 1912. Mbas mësimeve të para

në vendlindje, gjimnazin e ka krye në Beograd. Akademinë Ushtarake e

ka përfundue në Romë, në vitin 1931. Mbas Akademisë ka ba një kurs

specializimi për karabinjeri në Firencë, në Itali, dhe në vitin 1932

këthehët në Shqipni.

Emnohet në Komandën e Gjendërmarisë Shqiptare, për shkollat e

Durrësit dhe të Burrelit. Mbas vitit 1939 ishte komandant i Rrethit të

Jashtëm në Tiranë, deri para kapitullimit të Italisë. Katër muej para

shkëputet mbasi vëren shthurjen e italianëve. Me ardhjen e Mahmut

Page 51: Një monument nën dhé

51

Golemit si Komandant i Përgjithshëm i gjendërmarisë me gjermanët,

Pjetri emnohet në Berat dhe shumë shpejt vjen prap në shkollën e

gjerndërmarisë në Tiranë. Aty qëndron me pune deri në fund të vitit

1944. Nga fundi i vitit 1944, merr një letër nga Komandanti i Brigadës së

shtatë sulmuese me pseudonimin LISI, i cili kërkonte nga Pjetri, me

shkue prap në Berat. I përgjigjet thirrjes dhe shkon atje deri në fund me

Gani Jasharin, mbasi të tjerët arratisën ndër male me partizan. Pjetrit i

thonë me qëndrue aty mbasi asht ma mirë për partizanët që u kapnin nga

gjermanët dhe i sillnin aty.

Në janar të vitit 1945, arrestohët si “kriminel lufte dhe armik i

popullit” në Berat.

Para komisionit hetues të përbamë prej: Major Ruli, Bello, E.

Beqari, Tepeleni e Beçolli, Pjetri deklaron: “Kam qenë vetëm një ushtar

pa kurrfarë ideologjie. Kam krye detyrën tue i ardhë në ndihmë popullit,

për mos me e lanë krejtësisht në dorë të okupatorit... Populli i Beratit nuk

ka ngrejtur kurrë zërin kundër meje...”

Me datën 8 gusht 1945, Gjykata Ushtarake e Beratit, e përbame

nga: Kryetar, Gjon Banushi, antarë, Teki Veleshnja dhe Neki Korita,

prokuror kap.I. Misto Bllaci dhe sekretar Mihajl Borduni, akuzojnë Pjetër

Gurakuqin, se ”ka qenë vegël e verbër e okupatorit të huaj, ka qenë

komandant operacioni në Berat, më vonë komandant Qarku dhe se ka

patur “karta bianka” kundër Lëvizjës Nac. Çlirimtare.”

Pjetri nuk pranon se ka ekzekutue njeri mbasi nuk ka as fakte për

té. Ka arrestue 200 vetë dhe i ka lirue prap. Qamile Libohova, asht

torturue për imoralitet me ushtarët, ndërsa Irfan Ramadanin nuk e njeh

fare.

Dëshmitarët Jan Ikonomi dhe Lik Petro Deçolli deklarojnë: “Kanë

shkuar gratë tona për t’iu lutur Pjetrit, dhe ky na ka liruar”. (Dosja nr.

318).

Me datën 21 gusht 1945, Gjykata e Lartë Ushtarakë në Tiranë,

shqyrton një raport bashkë me vëndimin e Gjykatës Ushtarakë të Beratit,

ku shënohet: “...Si paraqitet Pjertri ? - Jo aq armik, sa në shkresa.

Popullin i Beratit e ka ndihmuar si mbas deklaratave të bëra në gjyq.

Flasin mirë për té......Vetëm, vendimin e Pjetrit me v d e k j e, populli

nuk e priti kaq mirë, kurse për tre të tjerët populli është shumë i kënaqur.

.........

Page 52: Një monument nën dhé

52

Mejtimi ynë: Pjëtrit t’i këthehet në burgim të përjetëshëm. Pse:

Kur Pjetri ka vatur në Shkodër është lidhë me Operacionin e Komunës së

Gashit, me Sheuqet Peçin e Tuk Jakovën, që mund të japin shpjegime për

Pjetrin. Veprimët në gjendërmari i ka bërë për opurtunitet. Pjetri mund të

bëhet edhe njeri i mirë dhe i vlefshëm.

I pandehuri Skënder Plashniku, kriminel me famë. Spijun.

Ceno e Hysen Shahin Elezi nga Plashari, janë kriminelë dhe

armiqë të betuar.

Misto Bllaci d.v. “

Në dosjen e Pjetrit ka deklarata të mira edhe nga Sheuqet Peçi,

Mehmet Shehu dhe Hysni Kapo, se Pjetri nuk ka terrorizue popullin në

zonat ku ka shërbye dhe se nuk ka pushkatue njeri kur ishte gjykatës. Nuk

ka asnjë shënim nga ana e Tuk Jakovës, i cili, si dukët i ka dhanë

“shpjegimet” me gojë tek kryekasapi.

Zonja e Pjetrit, Luçia, ban një lutje nga qyteti i Shkodrës, ku ven

në dukje se Pjetri asht 33 vjeç, ka tre fëmijë dhe se deklaratat e bame nga

populli i Beratit duhet të prekin “zemrën e komandantit”....

Cila ishte përgjigja?

“Komanda e Përgjithëshme e Ushtrisë Kombëtare Shqiptare

Gjykata e Naltë Ushtarake

Tiranë 3 shtator 1945

Nr. 08-134/I-Prot.

GJYKATËS USHTARAKE - Berat

Gjegje e shkresës nr. 229, datë 19 gusht 1945:

Aprovohet ndëshkimi me vdekje i të pandehurve:

1. Pjetër Gegë Gurakuqi nga Shkodra,

2. Hysen (Ceno) Shahin Elezi nga Plashnik,

3. Skënder Sadik Çaushaj nga Plashnik.

Na lajmëroni datën e ekzekutimit dhe vullnetin e tyre të fundit.

Ndëshkimi me vdekje i Gani Jashar Shkurtës, i këthehet në burgim të

përjetëshëm.

V.F.L.P.

Page 53: Një monument nën dhé

53

Komandant i Përgjithshëm Xheneral Kolonel (Enver Hoxha) d.v.”

Përgjigje me datën 1 tetor 1945:

“Në orët e para të djeshme, u ekzekutuan të dënuarit e shënuar në

radiogramin e sipërm.

Vullneti i tyre i fundit qé: “RROFTË SHQIPËRIA”

Kryetari i Gjykatës Ushtarake:

Kap. I Bexhet Mema d.v.”

“Komandanti” për të gjithë donte me ditë vullnetin e tij të fundit!!

Page 54: Një monument nën dhé

54

PJESA E II

Y J E T E K O M B I T

Nuk shuhën me ujë ....

e, as nuk mbulohën me baltë!

Kur vuejtja dhe sakrifica e një njeriu mërrijnë me kalue edhe

cakun e jetës e, kur këtë ai e ban për Fé, Atdhé e Përparim, atëherë, ai ka

mërrijtë me ba atë që ndoshta nuk bajnë gjenerata të tana të një populli.

Ata, atëherë, rreshtohën në Elterin e Atdhetarëve të atij Kombi!

Nderimi dhe lavdia për tà asht e përjetshme, kur vendosja në këtë

piedestal asht e meritueme dhe e pakundërshtueshme.

Nëse, sot duam me pyetë, a e meriton apo jo atë nderim DON

LAZËR SHANTOJA, unë po ju përgjigjem se kjo nuk më përket me e

thanë unë, mbasi për mue asht ndër nderimet ma të mëdha të jetës seme,

që me ligjëratën teme me përkujtue 50 vjetorin e pushkatimit të tij.

E, ku të fillojmë? Tek lindja apo tek vrasja e këtij demokrati,

letrari, publicisti e vigani poliedrik të kulturës shqiptare, që vdekja

mizore prej katilëve komunistë, tue la me gjakun e tij tokën shqiptare e

ngriti meshtarin katolik Don Lazër Shantoja, të parin në atë Elterë të

bekuem me datën 5 mars 1945, përkrah martirve që dhanë jetën për një

Shqipni të lirë.

Yjet e Heronjve të Atdheut nuk shuhën me ujë e, as nuk

mbulohën me baltë. Ata qëndrojnë lart, fort lart e gjithmonë mbas

kthjellimit të kohës ata shndrisin e vezullojnë, tue u ba udhërrëfyesit e

brezave të ardhshme për dashtni e sakrificë ndaj Atdheut.

Page 55: Një monument nën dhé

55

Ai u pushkatue i çuem zvarrë (jo nga frika e vdekjës), porse nuk

ecte dot, mbasi kambët ia sharruen me sharrë druvarësh, krahët ia thyen

dhe nuk i banin asnjë mjekim, deri atë ditë që e hodhën tek gropa, vetëm

se ishte meshtar i devoçëm, publicist i njoftun dhe antikomunist i betuem.

Këtë e vërteton fakti se ato tortura makabre që komunistët kanë ba mbi

trupin e Don Lazrit, janë ndoshta ndër të rrallat raste që njeh historia e

dhimbëshme e të vuajtunve në Sigurimin famkeq komunist shqiptar.

Dihet se pushtuesit e këtij truelli përdorën forcën e dhunën për me

na mbajtë me shekuj në robni. Turqit, jo vetëm na shndëruen, na

përdhunuen e na poshtnuen, por kur e lypte rasa, përdorën ëdhe shpatën

jo vetëm në fushat e betejës, në shtëpitë e katolikëve, por edhe në qelat e

priftënve, madje, edhe i ngulnin ndër hunj, mbasi nuk kishin të ngimë me

kokat e tyne, por mos të harrojmë se, ata, ishin turq, ishin edhe pushtues,

prandej vepronin ashtu.

Ndër ditët e para të këtij shekulli fituam lirinë....Një andërr!

Çdo ditë e ma shumë shohim me sy, se në shekullin XX aq sa ecet

përpara në shkencë e teknikë, aq ecët mbrapa në formimin e ndërgjegjës

së njëriut, thotë një dijetarë.

Dikush kujton se historia mbyllët me dyert e furrave të gazit, por

jo, gaboni! Si thoni, do të kënaqeshin komunistët me aq sa banë nazistët?

Çka do të thonte bota sot po të shihte një dokumentar të

përsekucionit komunist në Shqipni, të bamë kundër atdhetarve, dijetarëve

dhe klerit katolik?

Si do t’i përgjigjej historisë Jusuf Alibali kur hetonte Don Lazër

Shantojën të lidhun për karrigë, me kambë të këputuna, apo i shkrryem

përdhé në qeli mes ndytsinës e, nana e tij tek dera tue u thanë katilëve:

“Ma vritni, ju lutëm ma vritni, banje këtë mirësi... mos e leni kështu

djalin!”....

Po, sikur të xhiroheshin autorët e gjallë të krimeve: Aranit Çela,

Fadil Paçrami, Lilo Zeneli, Xheudet Miloti, Xhemal Selimi, Toger Baba,

Shyqyri Çoku, Dhimitër Shkodrani, Asllan Lici, Hysni Ndoja etj. që

vetëm “zbatonin” ligjin? A mund të besonte kush në botë se këto bisha

gjindën të lira në Evropë dhe kanë dalë nga një popull prej ma pak se një

miljon njerëzish (atë kohë)?

Cili evropian beson se:

Shkenctarët vetëm pse janë priftën i kanë mbytë për së gjalli në

gropë gjirizi....

Page 56: Një monument nën dhé

56

At Serafin Kodës i nxjerrë hetuesi gabzherrin me thonjë....

Imzot Jul Bonatin e fusin në një manikomjo ku e shkyjnë të

çmendunit....

Papà Josif Papamihajlin e mbysin, tue e zhytë për së gjalli, në

baltat e kampit të shfarosjës së Maliqit të Korçës....

Papà Pandin e gjejnë në pyll tek një cung me kokë të këputun me

spatë....

At Frano Kirin e lidhin tri ditë fëtyrë për fëtyrë nën një të

vdekun....

Don Mikel Beltojën në vitin 1974, para pushkatimit, Shyqyri

Çoku me shokët e tij katilë e shkyejnë për gjymtyrësh vetëm se prifti

thërriste: “Rrnoftë Krishti!”

Po, sa e sa të tjerë që këta mizorë i hodhën nga dritarët se, gjoja

kanë vra vetën?!

Të gjitha këto që rreshtova nuk krahasohën me atë që u ba mbi

trupin e Shantojës, sëpse, ky, i mjeri u la me jetue si thotë populli: “Gjallë

e për gazep”.

Sigurimi i Shtëtit vëpronte kështu, se, nën pelerinën e kuqe të

komunizmit për mish kishte të ngjeshuna ndjesitë fondamentaliste që

instruktoheshin nga shovinistët sllavo-aziatikë. Torturat e mizoritë e tyne

nuk ishin tjetër veç shpërthimi i shfrenuem i epshit shtazarak të kafshëve

të egra, që ndryhej ndër shekuj ndër këto qenje, që për fat të zi edhe këto

thirreshin “shqiptarë” edhe pse nuk kanë një pikë gjak shqiptari. Për kaun

e Sigurimit të shtetit ishte kënaqësia ma e madhe vërsulja mbi veladonin

e zhgunin, tue e shkrrye e shkye edhe pa jetë për tokë, mandej qetësohëj e

zgërdhihej kur duert e ndyta i lante në lamën e gjakut të pastër të presë së

tij të pafaj.

Vetëm kështu shpjegohët ajo që u ba mbi Don Lazër Shantojën të

parin e, mbas tij, mbi të gjithë klerin katolik shqiptar e të huej që ranë në

duart e këtyne kriminelëve trathtarë.

Çdo antikomunist për tà ishte atdhetar, prandej duhej zhdukë, ky

asht “ideali” i çdo komunisti. Ky “ideal” ka shty komunistët me çvarrosë

edhe eshtnat e atdhetarëve për me i tretë, tue fillue nga At Fishta, Don

Ndre Mjeda, Xanoni dhe të gjithë klerikët e varrosun në Kathedrale, në

Kishën Françeskane, ndër Jezuitë, në Kishën e Zojës tek Kalaja etj.

Para vitëve1930 kur ende nuk kishte fillue me bijtë në Shqipni

fara e keqe e bolshevizmit, ishte At Fishta, Shantoja e Don Kolec

Page 57: Një monument nën dhé

57

Prennushi që paralajmërojnë me shkrimet e tyne rrezikun që po vinte

edhe këtu. Fara e keqe po binte e po rritëj shpejt e kudo!

Don Lazri shkruante në gazetën “Ora e Maleve”(me siglën Y), nr.

48, viti 1924:

“....Ndodhjet politike të vjetve të fundit mund të thomi përgjithsisht u

kanë dhanë arsye fjalve të publiçistit rus të mbytun nga bolshevikët”.

Shpirti i Demokratit të madh i shprehun në këtë gazetë si dhe në

revista e fletore të tjera dhe qëndrimi i tij në 1926 kundër Ahmet Zogut,

(në kontradiktë me vetvedin mbas 1940, ashtu si shumë të tjerë, ndoshta

për shansët e krijueme të Shqipnisë Etnike), janë një fushë e gjanë për

studjuesit e ardhshëm mbasi na rreshtojmë faktet e vetëm ata të çliruem

nga pasioni, do të mundën me gjetë vendin e merituem për këta dijetarë,

tue fillue nga Shantoja, hapsina kulturore e të cilit e ven até përkrah penës

ma të fortë të Jugut, të madhin Faik Konica, si për kah forca e stili por

edhe karakteri modern i shprehjës. Për këtë na Gegët duhët të krenohemi!

Prof. Dr. Angjela Cirinçione shkruen: “Historia e Letërsisë

shqiptare pa emnin e Don Lazër Shantojës del e mangët dhe e vorfën”.

Jo, pa qëllim po i referohem shkrimit Z. Aurel Plasari në gazetën

“Drita”, dt.15 gusht 1993, ku, citon Prof. Dr. Ernest Koliqin që shkruan:

“Shumë herë kam pyetun pse komunistat janë sjellun kaq egërsisht, në

një mënyrë kaq rrënqethëse me të mjerin poet, që mbas kthimit në

Shqipni jetonte pa u impenjue në lamshin e rrymave politike të ndryshme

që turbullojshin vendin, veçanërisht nga vjeti 1941 deri në 1944”.

Prof. Isak Ahmeti shkruan: “Ai ka krijuar disa nga vargjet ndër

ma të bukurat në poezinë shqipe. Si poet për shembull, ai dallohet për

hov të vetvetishëm frymëzimi dhe për ngrohtësi ndjenjash që bulzojnë si

shembëlltyra të shkëndijshme.” (“Kleri Katolik Shqiptar dhe letërsia” fq.

177), dhe vazhdon po aty (fq.179): “.....letërsisë shqiptare me siguri do t’i

këthehët edhe Don Lazër Shantoja, që ishte me të vërtetë si një prijës i

popullit, si një apostull dhe interpretues artistik i kohës kur jetoi dhe

vëproi”.

E, tue lexue këta rreshta më epet me pyet edhe mue:

......Kush ishte ky Don Lazër Shantoja, që në gazetën “Ora e

Maleve”, në vitin 1924, me datën 28 nandor shkruen: “Ligja ndalon

cungimin e gjymtyrëve të trupit, por politika e Evropës pranon

cungimin e organizmëvet të gjalla shoqnore që janë kombet”.

Pra, njëzet vjet ma parë Shantoja shkruen:

Page 58: Një monument nën dhé

58

“...Ligja ndalon cungimin e gjymtyrve të trupit...”

Mos ndoshta dikujt i kishte mbetë ndër mend kjo shprehje?!

E, mbas njëzet vjetësh, nana e tij u lutet gjymtuesve:

“Ma vritni, ju lutëm ma vritni, banje këtë mirsi.... mos e leni

kështu djalin!”.

Bota asht e madhe. Nuk kam ndigjue as lexue kund se ka pasë

Nanë që ka kërkue pushkatimin e djalit të vet, di vetëm se një nanë

shqiptare, nana e Don Lazër Shantojës, po!

Ky asht komunizmi!

Nanat shkodrane janë të gdhenuna nga gurët e Rozafës.

Don Lazër Shantoja mbetët në Martirët e Krishtënimit model i

masakrës së Sigurimit komunist antiatdhetar.

Ja një parandjenjë e tij:

“Sod kshtu t’shpërblen ty bota! Po mizore

e padrejtë s’ sundon der n’ t’ sosun t’ motit!

Koh’ ka për t’ ardh’, qi ty kjo tokë Arbnore

Dikur tash ka për t’ njoftë, o njeri i Zotit !”

Edhe unë besoj se po!

5 mars 1995

Page 59: Një monument nën dhé

59

PROFESOR FILIP NDOC FISHTA

“Uria asht ma e pashpirtë sesa hekuri!…”

“Kriminel lufte dhe armik i popullit shqiptar”....

Prof. Filip Fishta ishte i biri i Ndocit dhe i Çiles. Nana ishte bijë

nga familia Shiroka. Filipi ka lé në Shkodër në vitin 1904. Mësimet e

para i mori në vendlindje, ndërsa të lartat i përfundoi në Beograd për

gjuhësi. Ka kenë doktor i shkencave filologjike dhe profesor në

universitetin e Sobonne-s në Francë. Qysh i ri bashkëpunon me Ndue

Palucën, edhe ky figurë e “harrueme”.

Ishte mik i Prof. Gaspër Ugashit, Karl Gurakuqit, Ernest Koliqit e

në veçansi mik i etënve Justin Rrota, Donat Kurti dhe Bernardin Palaj.

“E thërret Atdheu”, si shumë atdhetarë të tjerë që mbasi mbarojnë

studimet jashtë vinë me dhanë ndihmesën e tyne modeste në Shqipninë e

porsa rilindun. Në vitin 1933 emnohet në Elbasan, ndërsa në vitin 1934-

35 vjen në Shkodër dhe në vitin 1938 asht në Tiranë, në Institutin “Nana

Mbretneshë”, ku vazhdon me punue deri në mars të vitit 1944. Në mars,

emnohët në bibliotekën e Institutit të Studimeve Shqiptare, deri në fillim

të vitit 1945.

Me datën 19 janar 1945 arrestohët nga komunistët, i akuzuem si:

“Kriminel lufte dhe armik i popullit shqiptar”. Deri këtu asgja e

Page 60: Një monument nën dhé

60

jashtëzakonshme. Fillon hetimet para një komisioni hetimor të përbamë

nga Frederik Nosi, Mynir Tirana dhe Andrea Jakobini. Cilësohet prej

tyne si njeri që ka kontribue për ardhjen e fashizmit italian dhe, se, me

artikujt e tij ka shpërnda idetë fashiste anë e kand vendit. Relacioni asht i

shkurtë por me përmbajtje që i rrezikon kokën e profesorit.

Prof. Filipi deklaron: “....Nuk mund të cilësohem si gazetar,

përveç disa artikujve teknik-shkencorë, p.sh. ”Historia e lindjes së

shtypit”, etj. si letrar-artistik po, por jo politik. Nga gazeta “Mesagero”,

kam përkthye artikuj nga jeta e familjës italiane dhe pushimet verore.

Nuk kam pasë të baj me BRUFSHIN (Rinia Universitare Fashiste

Shqiptare) .... De Angelis-in e kam njoftë se i kam dhanë mësim fëmijve

të tij....”(Dosja 7842).

Rreshti i fundit i deklaratës ishte i mjaftueshëm me provue lidhjet

e ngushta të Filipit me fashizmin. Dëshira e italianëve me botue një

revistë “Jeta Shqiptare” në Firencë, nën kujdesin e Prof. Filip Fishtës, që

nuk u hap atje por në Tiranë ku ka shkrue prof. Kol Prela, Rebi Alikaj,

Injac Ndoja etj. e rreshton Prof. Filip Fishtën në bankën e të akuzuemve,

para Trupit Gjykues me datën 11 qershor 1945, për dënim si “kriminel

lufte dhe armik i popullit shqiptar”.

Trupi Gjykues i përbamë nga: Kryetar, nën/kol. Bilbil Klosi,

antarë Argjir Lipivani dhe Gjylhani Shehu (oficera), prokuror Ismail

Çaushi dhe sekretar Mustafa Zaja, i japin dënimin e “merituar”, 30 vjet

burg me heqje lirie dhe konfiskim “pasurie”.

Cila ishte “pasuria” e Profesorit?

“Një raft me libra, një shtrat, një dyshek dhe dy batania. Një

lagen, një tavolinë me dy karriga. Një sahat xhepi dhe një stilograf.”

(simbas proçes-verbalit të ruejtun ne arkiv). Komisioni i shtetizimit të

“pasurisë” shkoi tek shtëpia ku banonte me qera profesori me një kamion

te madh, por nuk pat me çka me u mbushë, përveç policve që solli me

vedi dhe i këthej prap në Sigurim.

Ku bazohej akuza?

Prof. Filip Fishta ka shkrue tek: “Tomori i vogël”, “Hylli i

Dritës”, “Shkëndija”, “Shkolla Kombëtare”, “Balli i Rinisë”, “Drini” dhe

“Fashizmi”.

Prokurori thekson: “Vetë juve Z. Kryetar, i patë artikujt e tij sa të

ndyrë ishin!...”

Page 61: Një monument nën dhé

61

“Faji” i profesorit ishte se ai qysh i ri rreshtohej me Justin Rrotën,

Eqrem Çabejn, Aleksandër Xhuvanin etj. ndonse vepra e Prof. Filip

Fishtës u zhduk menjëherë mbasi vdiq. Prof. Androkli Kostallari e

ndihmoi profesorin kur doli nga burgu, i premtoi se do të riabilitohej dhe

se, do të i jepej e drejta e botimit të shkrimeve, por deri sot punimet e tija

“prehën në paqë të pafund”, mbasi nuk i dihët ende “vorri”.

Arsyeja që më ka shty me kujtue prof. Filip Fishtën nuk asht

njohja personale, as vlera e tij si dijetar apo shkenctar, mbasi kjo asht

detyrë e atyne që do të nxjerrin në dritë veprën e tij, ose që e kanë atë (në

kjoftë se ndodhë ndonjëherë), por më ka shtangue guximi i madh i

avokatit të tij, Z. Kol Dhimitri, i ruejtun në dosje. Një çudi e vërtetë!

Kundërshtimi i akuzave, mënyra sesi ai nxjerr në pah vlerat

letrare dhe shkencore dhe, ndoshta, edhe tue u vetsakrifikue për një

atdhetar që si të gjithë të tjerët kërcnohej nga vdekja prej trathëtarëve të

paditun dhe barbar, që mendonin dhe vepronin për gjithçka që shkatrron

kulturën dhe shkencën, ose ma keq, kërkonin labirintët e shmangëjes nga

rruga e qytetnimit evropian.

Avokati i nderuem në mbrojtjen e tij me datën 13 qershor 1945,

thotë: “Filip Fishta ka kryer studimet e veta në Beograd, duke u

diplomuar në fakultetin e Letërsisë, dhe ka vazhduar mësimet edhe në

Sobonné të Francës për disa vite. Është një person me kulturë të lartë,

gjë që e bën të besueshme se nuk mund të bëhet vegël e okupatorit në

vendin e tij...

Edukoi rininë shqiptare dhe këtë qëllim të tij, me krenari duhet të

pohojmë se e ka arritur, sëpse, sa e sa breza që i drejtoi, e kujtojnë me

mirënjohje e dashuri të sinqertë.

... Por, nuk mund të akuzohen nëpunësit e asaj kohe, si vegla të

okupatorit, sëpse ata nuk kanë pasë një qëllim të tillë, dhe nuk kanë bërë

ndonjë veprim kundër popullit shqiptar, ashtu si edhe Filip Fishta, ka

kryer vepra kundër shqiptarëve, duke pranuar një revistë kulturore dhe

për më tepër shqiptare....

Po të ishte me të vërtetë një vegël, sigurisht do të ngarkohej me

ofice politike ose të paktën administrative të larta, mbasi ishte me kulturë

dhe me zotësi të rrallë, pra, mospërfitimi nga italianët në kohën e

pushtimit të tyre është prova më e gjallë se ky nuk ka qenë vegël e tyre.

... Profesori nuk ka propaganduar për fashizmin, por ka vënë në

dispozicion të idealeve të Kombit tonë të gjitha fuqitë e veta, kur rraca e

Page 62: Një monument nën dhé

62

jonë shqiptare shuhësh nga shkrimtarë të paskrupull, si artikulli në

“Rivista d’Albania”, kundër Cordignanos me 1941. Artikulli titullohet

“Shqipnia jonë”...

Ka mbrojtë në programe mositalianizimin e shkollës sonë

kombëtare.

Filip Fishta ka pasuruar kulturën shqiptare me shkrimet e tija

të cilat janë aq të vlefëshme dhe të çmueshme, sa është e madhe

vobegsia e jonë letrare.

Nga ana tjetër, si mund të bëhët vëgël informator një shkenctar,

që gjithë jetën e tij e ka dedikuar në librat e kulturës, në mbrojtje të

idealeve kombëtare.

Kërkoj që të merrën si shkaqe lehtësuese vëprimet kombëtare.”

Avokat Kol Dhimitri d.v.

Duhet me thanë “shyqyr” që nuk e mori vesht kush këtë mbrojtje,

mbasi mund të këthehej vendimi edhe “me pushkatim”...

Prof. Filip Fishtën e pata njohtë mbasi pat dalë prej burgut, mbasi

atë kohë erdhi në Shkodër. Punonte në podrumet e Muzeut Popullor të

qytetit. Ishte i thjeshtë dhe i veshun keq. Kur fliste e bante disi të veçantë

shqiptimi i një “thëje” në maje të gjuhës. Na atëherë nuk mujshim me

kuptue se kush mund të ishte ky burrë që me një leckë në dorë, fshinte

pluhunin e kopertinave të librave që ishin të hullun për tokë. Ai i fshinte

me kujdes dhe i sistemonte mbi një tavolinë. Ata ishin librat e

sekuestruem në bibliotekat e Françeskanëve dhe të Jezuitve. Prof. Filipi

dhe Prof. Izet Bebeziqi ishin ngarkue me atë punë aq të rëndomtë, vetëm

me hangër një kafshatë bukë të thatë me emnin “pastrues”, pikërisht ata,

që ndër ata libra kishin edhe artikujt e tyne. Librat e ndamë prej tyne,

mandej zënin vend në “bibliotekat” përsonale të “Prof. Doktorave” Jup

Kastrati me shokë, libra e materiale që i kanë edhe sot ndër shtëpitë e

tyne. Duhet plotsue fraza, mbasi volumet e mangta i plotsuen me

“Revolucionin Kultural” në vitin 1967, me bibliotekën e Argjipeshkvisë

dhe të njerëzve që u arrestuen me atë rasë.

Prof. Kol Alimhilli thonte: “Në sistemin komunist, profesorët e

vërtetë përfundojnë në burg, kur dalin nga burgu, po dolën, shkojnë

hamaj e fshesaxhijë, ndërsa, hamajt e fshesaxhijtë e vërtetë drejtojnë

shtetin.”

Page 63: Një monument nën dhé

63

PARTIA DEMOKRISTJANE

ISHTE VETËM NJË IDE

Shpesh, flitej se asht mendue për një Parti Demokristjane.

Shpesh, bisedohej se ka kenë formue kjo parti në Shqipni.

Kishte nga ata që e thonin të sigurt ekzistencën e kësaj partie; por,

nga shumë burime që për mue kanë kenë burime të sigurta, edhe pse ishin

burime gojore, si bie fjala Prof. Gaspër Ugashi, Mark Gjon Shllaku, At

Meshkalla, Don Mark Hasi, At Gegë Luma, At Dioniz Maka, Prof. Nush

Radovani, Don Nikoll Mazrreku, At Gardini, Monsinjor Mikel Koliqi,

etj. me të cilët kur unë kam bisedue për këtë çështje, e thonin pa ma të

voglin dyshim, “...se kjo parti nuk ka ekzistue kurrë në Shqipni,“ por,

asht kenë një çpikje e komunistëve për me shkatrrue klerin katolik,

inteligjencën dhe rininë entuziaste për ndryshime politike demokratike.

Asnjë organizatë antikomuniste prej vitit 1943 nuk ka pasë në emnin e saj

një sigël demokristjane. Asnjë përson nuk merr përsipër një detyrë nga

kjo parti. Ende sot nuk gjindet një dokument ku shkruhet një pikë e

statutit të kësaj partie. Arkivet sot kanë edhe detaje të programit të

„Besëlidhjes së Veriut“, që u formue në vitin 1943.

Kjo përputhet edhe me thanjet e At Gjolajt, në librin „Çinarët“.

Ky libër u ba shkak që në vitin 1998 me u bisedue kjo temë edhe njëherë

me Z. Nino Kurti. Ai kishte lexue librin dhe ishte i kënaqun, që At Gjolaj,

Page 64: Një monument nën dhé

64

kishte shkrue një fakt që njihej edhe prej Z. Nino, tue fillue nga loja e

Sejfullah Malëshovës e deri tek laboratorët e Sigurimit të Shtetit, në

lidhje me këtë parti fantazëm, e çpikun e gjithmonë e pakenun që hangri

sa koka njerëzish të pafajshëm.

Z. Nino Kurti tregon, se në muejn maji të vitit 1945, kishte shkue

në shtëpinë e Mark Gjon Shllakut (Gjon Mark Pyka i Rusit), mbasi ishin

shumë shokë. Aty kishte gjetë Mark Lulashin dhe Paulin Kel Palin, që

sapo kishin shkundë mandin e po hanin në oborr. Ka shkue pak ma vonë

edhe njëfarë Mark Palit nga Laçi, që Nino kishte kohë që nuk e kishte

takue. I fundit ka mërrijtë Pjetër Berisha edhe ky krejt rastësisht. Asht

bisedue për zgjedhjet që do të zhvilloheshin në dhetor. Asht bisedue idea

e ardhun nga Tirana prej Mark Palit dhe dyshimi që kishin të gjithë këta

përsona se mos kjo ide asht lojë e Sigurimit. Ndoshta, dy-tre nga këta

përsona, ndonjëherë kishin bisedue për këtë parti, por sëbashku nuk e

kishin bisedue kurrë. Atëditë, i kujtohej mirë Z.Nino, se ishte kenë i pari

Pjetër Berisha që ka hapë bisedën për këtë parti. Si parime, për të gjithë

nuk kishte të panjoftuna, kuptohet pa hy ndër detaje, por debati ka fillue

tek mënyra se si do të reagojë pjesa myslimane dhe a do të mërrijë ajo

pjesë e kulturueme e myslimanëve me ba për vedi shumicën tjetër.

Njëkohësisht a do të pranojnë ata me u drejtue kjo parti nga përsona që

përfaqësojnë pakicën e popullsisë?

Problemi i dytë ishte kenë lidhja me klerin, për me pa a pranohet

prej tyne si parim. Këtë e ka marrë përsipër Paulin K. Pali e Mark

Shllaku, me e bisedue me At Gjon Shllakun. Kur asht ba fjalë se kush

mund të ishte kryetari, Mark Lulashi ka propozue emnin e Andro

Petroviq, i cili nuk ishte aty dhe as nuk dinte gja për këtë bisedë. Të

gjithë ishin dakord për Andron mbasi njihej si njeri i aftë, i prëgatitun

mirë si intelektual dhe shumë besnik.

Mbas pak ditësh Mark Shllaku kishte njoftue Ninon se At Gjon

Shllaku, nuk ishte dakord që të formohet një parti e tillë, mbasi largimi i

Delegatit Apostolik të Vatikanit, Imzot Leone Nigris nga Shqipnia prej

qeverisë së Tiranës më 5 maji 1945, asht tregues shumë i keq për

problemet e katolikëve në Shqipni. At Gjoni u kishte tregue se një çështje

si kjo, as nuk mund të bisedohet me Provinçialin At Mati Prennushin, e,

as me Imzot Thaçin, mbasi asnjeni nuk janë dakord. Mendimin e tyne,

sigurisht, ai e dinte nga takimi me Sejfullah Maleshovën, ku, At Gjoni

asht kenë prezent. At Gjoni kishte shtue se propozimi i Tiranës asht lojë e

Page 65: Një monument nën dhé

65

komunistëve, prandej si përfundim kleri nuk përzihet në çështje partishë

politike, mbasi mund ta pësojë si At Lekë Luli prej zogistave.

Nino dinte se asht ba edhe një përpjekje tjetër prej Prof. Gjelosh

Lulashit me At Çiprian Nikën, Guardian i Françeskanëve, por, edhe kjo

pa asnjë rezultat. At Çipriani, përveç shkaqeve të paraqituna nga At

Gjoni, kishte shtue se ishte njoftue se edhe shkollat fetare po mbyllen.

Gjendja sa vjen e randohet mbasi kishte sinjalizime se ka xhakoj të

përzimë me Sigurimin. Ai madje, kishte porositë Prof. Gjelosh Lulashin

“që mos të përzihen asnjë në këtë çështje mbasi si po shifej, anglo-

amerikanët, Shqipninë e kanë lanë në dorë të jugosllavëve dhe “nuk

dijmë si do të bahet halli i jonë”. At Mati Prennushi me një letër porositë

në mënyrë të preme të gjithë françeskanët, që mos të përzihen në politikë.

Nino, shtonte, se nuk ishte dakord që në fillim që kjo parti të

formohej në lidhje me klerin. Kur Mark Shllaku i ka tregue se po

formohet një organizatë pa pjesmarrjen e klerit dhe asht Mark Çuni që do

t’a drejtojë, Nino ishte kenë dakord dhe i kënaqun për tè. Me Ninon janë

kenë të gjithë papërjashtim shka ishin për formimin e Partisë

Demokristjane. Kjo ishte edhe arësyeja që as nuk asht bisedue ma për atë

parti që mbeti vetëm një IDE. Mbas tyne nuk asht mendue ma as si ide.

Ai e kishte njohtë ma parë Mark Çunin si djalë shumë inteligjent, trim, i

vendosun dhe besnik. Ai e formoi Organizatën “Bashkimi Shqiptar” dhe

dha edhe jetën për tè. Anëtarët e asaj organizatë edhe sot e kanë për nderë

që kanë ba pjesë në té dhe janë drejtue nga atdhetari i flaktë Mark Çuni.

Nino e lente ide edhe për faktin se përsonat që janë kenë në shtëpi

të Mark Shllakut, madje, edhe Andro Petroviq që nuk ishte aty, të gjithë

janë arrestue vetëm për organizatën “Bashkimi Shqiptar” dhe as që asht

tregue prej ndonjenit se asht mendue për parti demokristjane, as gjatë

torturave, as gjatë proçesit gjyqësor, madje, as kur ishin ndër kampe e

burgje. Ata nuk e kanë zanë në gojë atë ide mbasi mund të ridënoheshin

edhe mbas njëzet vjetësh. Ata vetëm kanë porositë njeni tjetrin që mos

me zanë me gojë emnin e Andro Petroviq, mbasi mund të baheshin shkak

për zhdukjen dhe pushkatimin e tij kurdoherë nga komunistët.

Nino e përfundoi bisedën e tij me këto fjalë: “Hipotezat,

provokimet e bame në hetuesi, në gjyqe etj. janë kenë vetëm trillime dhe

shpifje, mbasi vetëm po të dihej idea, asnjeni nuk do të shpëtonte me

kokë. Kjo ide asht kërkue për 50 vjetë rresht nga Sigurimi, por asnjëherë

nuk asht ra në gjurmët e vërteta të saj, mbasi kryesore kemi pasë besën.

Page 66: Një monument nën dhé

66

Unë jam edhe sot për një Parti Demokristjane të vërtetë, mbasi ajo do të

ndikonte shumë për hymjen në Evropë, po ku me e gjetë sot një Andro

Petroviq apo Mark Çunin, me e drejtue këtë parti?”.

Mbas asaj bisedë nuk u pashë ma me Ninon, mbasi ai vdiq ndër

ato ditë.

Ka pasë edhe një variant tjetër që flitej sikur Mark Pali i Laçit të

Kurbinit, kur ka ardhë në Shkodër tek shtëpia e Mark Shllakut, asht kenë

i dërguem për partinë demokristjane nga Imzot Vinçenc Prennushi. Edhe

ky variant nuk qëndron mbasi as nuk asht folë në atë shtëpi për Imzot

Prennushin. Njëkohësisht, si mujte Imzot Prennushi me dërgue Mark

Palin për një detyrë kaq të rëndsishme, krejt në kundërshtim me

Argjipeshkvin Metropolitan të Shkodrës, Imzot Gaspër Thaçin apo

kushrinin e tij, Provinçialin e Françeskanëve At Mati Prennushin?

At Meshkalla thonte: “Asnjëherë Shqipnia nuk asht kenë e

pregatitun për një parti demokristjane, mbasi kleri nuk duhet me u përzi

ndër parti politike, ndërsa brezi i inteligjencës ishte ende në formim.

Partia nuk bahet me aq pak njerëz të pregatitun sa kishte ajo kohë.

Duheshin edhe pak vite, por komunizmi kje një shkatrrim për të gjitha

fushat, sëpse, as që mund të bahej ma fjalë për qeverisje demokratike.

Shkollat marksiste-leniniste kanë me e pengue demokracinë e qeverisjen

demokratike edhe mbas përmbysjes së komunizmit. Shkaqet dihen!”

At Gegë Luma deklaron në gjyq, në vitin 1968: “Shqipnia ka dy

krahina të ndame, Veriu dhe Jugu, ka tre besime të ndame, myslimanë,

orthodoks dhe ma pak se të gjithë katolikë. Sikur të kishte edhe dy parti,

një në pushtet dhe një opozitë, popullsia do të ndahej në shtatë pjesë, që

asht vështirë me u kuptue njena me tjetrën vetëm dy pjesë të sajat, jo ma

shtatë. Atëherë, ku mbetë vend për Parti Demokristjane?”.

Vetëm më 16 nandor 1990, Don Simon Jubani, mbas meshës së

parë më 11 nandor, ka ba përpjekje zyrtare me formue Partinë

Demokristjane, tue ngarkue Prof. Nush Radovanin, me këtë detyrë.

Ramiz Alia u frigue nga ky veprim dhe në fillim të dhetorit shpallë të

formueme Partinë Demokratike. Kaluan mashumë se gjasht muej me

zvarrisje burokratike dhe demokristjania nuk aprovohej nga Ministria e

Drejtësisë. Kur Nushi takohet në vitin 1991 me demokristjanin Pikoli, në

Ambasadën Italiane, në Tiranë, Pikoli i thotë: “Na nuk merremi me ju, na

do të përkrahim shumicën!”. Nushi mbyllë kapitullin tue u largue

përfundimisht nga Shqipnia. Si të gjitha partitë tjera.... formohet edhe

Page 67: Një monument nën dhé

67

“demokristjanja” që asht sot. Kjo asht arësyeja që u vuna me ditë diçka

për Organizatën e parë antikomuniste “Bashkimi Shqiptar”.

ORGANIZATA “B A S H K I M I S H Q I P T A R“

“.... Kallxon nji zojë, e cila aso kohe bante punën si përkthyese në

shërbim përsonal të Sekretarit të Partisë Enver Hoxhës, në marrëdhanje

diplomatike me ambasadën e Jugosllavisë në Tiranë, si nji ditë, me nji

bashkëfjalim ndërmjet ambasatorit titist e Enverit, ky i fundit shend e

verë i paska pasë kumtue përfaqësuesit të Beogradit gati-gati si tue u

krenue: “E mbytëm Patër Anton Harapin e, me té kemi plagosë për

vdekje Klerin Katolik!....” Simbas rrëfimit të grues, ambasatori diplomat i

vjetër pan-serbian, i paska pasë përgjegjë: “Po, po! Po keni ende gjallë

Patër Gjon Shllakun, i cili peshon shumë, duhet” - vazhdoi ai “ si mbas

porosisë që kam prej qeverisë seme, të zhdukni Shllakun dhe të

shkatrroni kulm e temel çerdhen e Klerit Katolik në Shkodër, me në krye

Françeskanët!” (At Daniel Gjeçaj “Martirizimi i Kishës Katolike

Shqiptare” fq. 36.).

Me datën 28 janar 1946, ora 09.00, në Kinema “Rozafat” të

qytetit të Shkodrës, hapet gjyqi kundër Organizatës antikomuniste

“Bashkimi Shqiptar” nga Gjykata Ushtarake e Qarkut e përbame nga ky

trup gjykues: Kryetar: Mustafa Iljazi, Antarë: Namik Qemali e Tonin

Miloti dhe prokuror: Aranit Çela. Në bankën e të akuzuemve ishin:

1. At Giovani Antonio Fausti S.J. vjeç 46, nga Breshia, Itali.

2. At Daniel Llesh Dajani S.J. vjeç 43, nga Blinishti, Zadrimë.

Page 68: Një monument nën dhé

68

3. Mark Ndoc Çuni vjeç 26, nga Bushati, Shkodër.

4. At Gjon Loro Shllaku O.F.M. vjeç 38, nga Shkodra.

5. Gjergj Vat Bici vjeç 26, nga Gurzi, Milot.

6. Gjon Prenk Shllaku vjeç 22, nga Shkodra.

7. Ndoc Gjelosh Vata vjeç 24, nga Gurzi, Milot.

8. Preng Llesh Lezaj vjeç 24, nga Bulger, Lezhë.

9. Pjetër Gjok Ejlli vjeç 20, nga Beltoja, Shkodër.

10. Andro Lubo Petroviq vjeç 32, nga Shkodra.

11. Ernest Gjok Dema vjeç 26, nga Shkodra.

12. Gjelosh Lulash Bajraktari vjeç 20, nga Ndreaj-Shosh,

Dukagjin.

13. Luigj Ndoc Kçira vjeç 20, nga Shkodra.

14. Prof. Gjelosh Lul Marku vjeç 32, nga Kastrati, Shkodër.

15. Zef Gjin Mirdita (Buka) vjeç 19, nga Shkodra.

16. Gjovalin Kol Zezaj vjeç 17, nga Shkodra.

17. Nino Zef Kurti vjeç 30, nga Shkodra, ish oficer.

18. Myfit Qamil Bushati vjeç 18, nga Shkodra.

19. Qerim Sadik Myftari vjeç 27, nga Vuthaj, Guci.

20. Luigj Sokol Shoshi vjeç 32, shegert i Kaçulinit në Shkodër.

21. Frano Pjetër Mark Mirakaj vjeç 29, nga Iballe, Pukë.

22. Pjetër Palok Berisha vjeç 30, nga Shkodra, ish oficer.

23. Osman Brahim Plaka vjeç 25, nga Tirana, ish oficer.

24. Pjetër Sali Pjetërnikaj vjeç 33, nga Mërturi, Dukagjin.

25. Pjetër Mark Delija vjeç 18, nga Shoshi, Dukagjin.

26. Dedë Mëhill Deda vjeç 30, nga Palaj, Dukagjin.

27. Jakë Vas Çunaj vjeç 23, nga Bushati, Shkodër.

28. Pashuk Kol Matia vjeç 22, nga Bërdica, Shkodër.

29. Pjetër Kokërr Gjoka vjeç 27, nga Toplana, Dukagjin.

30. Nik Deli Lekbibaj vjeç 30, nga Nikaj, Dukagjin.

31. Rrok Martin Lacaj vjeç 22, nga Bushati, Shkodër.

32. Çesk Zef Gjeluci vjeç 20, nga Shkodra, punëtor në

Shtypshkronjën Françeskane.

33. Ndoc Rrok Jaku vjeç 44, nga Jubani, Shkodër.

34. Tonin Nush Bjanku vjeç 18, nga Shkodra, punëtor në

Shtypshkronjën Françeskane.

35. Lazër Simon Kodheli vjeç 17, nga Shkodra, punëtor në

Shtypshkronjën Françeskane.

Page 69: Një monument nën dhé

69

36. Ndue Bib Doda vjeç 31, nga Kaçinari, Mirditë.

Me datën 22 shkurt 1946, u dha vendimi i Gjykatës Ushtarake në

Shkodër, dhe mbasi u njoftue zyrtarisht Tirana, vjen kjo përgjigje:

Gjykatës Ushtarake Shkodër, nr. 6-55, dt. 26. 02. 1946 (Dosja

1068, Arkivi M.M.Tiranë):

“Aprovohet ndëshkimi me vdekje për:

1. P. Giovani Fausti nga Breschia Itali,

2. P. Daniel Dajani nga Shkodra,

3. P. Gjon Shllaku nga Shkodra,

4. Mark Ndoc Çuni nga Bushati,

5. Qerim Sadik Myftari nga Vuthaj, Guci,

6. Gjelosh Lulash Bajraktari nga Dukagjini.

Na lajmëroni datën e ekzekutimit dhe vullnetin e tyre të fundit.

Ndëshkimi me vdekje i Gjergj Vat Bicaj, kthëhet në burgim të

përjetëshem.

Aktet e fajtorisë të Frano Pjetër Mark Mirakaj, kanë për tu

shqyrtuar më vonë dhe vendimi do t’ju komunikohet mbas shqyrtimit.

Ministri i Luftës dhe i Mbrojtjes Kombëtare

Gjeneral Kolonel Enver Hoxha d.v.

“Sot ditën e hënë, datë 4-3- 1946 ora 05.00, në vendin e caktuar u

ekzekutuan armiqtë e popullit, dhe vullneti i tyre i fundit ishte:

1. Gjelosh Lulashi: Thoni babës të më falin se e kam trazue. Të

më falin shokët, se ndonji shpifje e kam ba prej zorit qi kam pasë. Nanës

të fala dhe të mi puthin vllaznit. Borxhet që kam mbetë të mi paguejn

prindët. I fali me zemër të gjithë ata që më kanë ba keq. Rrnoftë

Shqipnia!

2. Patër Danjel Dajani: I fali ata qi më kanë ba keq. Jam

kondend se po vdes i pafajshëm, ma mirë se fajtor. T’i japin prindët (far’e

fisi), P. Zef Shllakut me pasë me më thanë dy meshë.

3. Patër Giovani Fausti: Jam kondend se vdekja po më vjen tue

krye detyrën teme. Dërgoni shëndet Jezuitve, xhakojve, Apostolikëve dhe

Argjipeshkvit. Rrnoftë Krishti Mbret!

4. Patër Gjon Shllaku: Lamtumirë mi thoni shokve Françeskanë

dhe të gjithë të njoftunve. Rrnoftë Krishti Mbret dhe Rrnoftë Shqipnija!

Page 70: Një monument nën dhé

70

5. Mark Çuni: I fali të gjithë ata qi më kanë gjykue, dënue, si

edhe ata që do të më ekzekutojnë. I thoni nanës që i kam Ludovik Rashës

15 napolona borxh dhe t’ja paguejnë. Rrnoftë Krishti Mbret dhe Rrnoftë

Shqipnija!

6. Qerim Sadiku: I fali ata qi në çdo kohë mund të më kenë ba

keq. I fali edhe ata që më kanë dënue me vdekje dhe, ata që do të më

ekzekutojne. Rrnoftë Krishti Mbret, Rrnoftë Shqipnija!

Prokurori Ushtarak (Tonin Miloti) d.v.

Shënim:

Në ligjëratën e drejtë gjithënjë i jam përmbajtë origjinalit edhe në

ortografi. (autori).

Me datën 3 korrik 1946, Gjykata Ushtarake e Shkodrës njoftohet:

“....Aprovohet ndëshkimi me vdekje i Frano P. Mark Mirakës.

Njoftoni datën e ekzekutimit dhe vullnetin e tij të fundit.

Frederik Nosi d.v.

Porosia e qeverisë jugosllave u zbatue shumë shpejt nga Enver

Hoxha, prandej edhe ata e dekoruen më 1 korrik 1946, “Hero i Popujve të

Jugosllavisë”, dekoratë që e “gëzon edhe sot” atje ku asht!...

Ndonse materiali që kam pasë në dorë asht mjaft i pakët, asht i

mjaftueshëm për me nxjerrë në dritë organizatorët, pjesmarrësit, si dhe të

pafajshmit e kësaj organizatë.

Mark Çuni:

“Unë dhe Prof. Gjelosh Lul Marku kemi drejtue punën e kësaj

organizatë. At Fausti ka kenë në Tiranë deri në maji të ’45, pra, nuk ka

dijtë gja kur kemi formue organizatën. Fausti e Dajani nuk na kanë folë

për politikë... Me At Gjon Shllakun nuk kam pasë asnjë lidhje për këtë

punë... Nuk dij se asht bisedue për “dorën e zezë” ndonjëherë. Unë kam

veprue në kundërshtim me rregullat e seminarit, por këtë e kam ba në

kokën teme, e dij se asht gabim, por unë e kam ba... Për traktin e dërguem

prej xhakonit Gjon Shllaku tek Tuk Jakova, unë nuk dij gja. As për

atentat nuk dij se asht bisedue... Klerikët nuk kanë ba pjesë në organizata

politike mbasi e kanë të ndalueme dhe, as na nuk e kemi kërkue një gja të

tillë. Faji bie mbi mue...

Prof. Gjelosh Lul Marku:

Page 71: Një monument nën dhé

71

Unë si profesor në seminar jam lidhë me Mark Çunin; me té kemi

organizue dhe kemi shtypë trakte kundër mënyrës së zgjedhjeve të 2

dhetorit, mbasi në këto zgjedhje nuk kemi pa asgja demokratike. Këto

zgjedhje forcojnë vetëm qeverisjen e komunistëve dhe të asnjë force

tjetër politike, kjoftë demokristjane ose social-demokrate... Unë nuk kam

bisedue asnjëherë me Dajanin e Faustin për këtë punë, mbasi ata e kanë të

ndalueme me marrë pjesë në organizata politike... Dij se At Gjon Shllaku

ka pasë parime antifashiste dhe pro nacional-çlirimtare, dhe se i ka çfaqë

me mjaft intelektual që shkonin në Kuvendin e Fretënve, por nuk dij se

ka formue parti e organizata...

Unë, kam pranue se kam mendue vetëm unë për “dorën e zezë”,

por, për këtë nuk kam bisedue me klerikë, por vetëm me shokët e mij...

Forca të tjera politike nuk e dij se ka këtu...

Gjergj Vat Bici:

Kryetar ka kenë Prof. Gjelosh Luli, dhe ka drejtue me Mark

Çunin. Nuk dij se kemi pasë në organizatë Faustin e Dajanin. Mark Çuni

më ka thanë se At Dajani nuk di gja në këtë punë...

Andro Petroviq:

Unë kam pasë shoqni me Paulin K. Palin e Mark Shllakun, me të

cilët kemi bisedue për një organizatë, por nuk kam kenë kur asht

formue... Nuk kam ndigjue prej askujt se At Gjon Shllaku asht i përzimë

në këtë punë...

Nuk dij se në Shqipni ka pasë ndonjiherë parti demokristjane!

Mark Gjon Shllaku:

Unë kam shkue tek At Gjon Shllaku me i rregullue një radio, por

nuk kemi bisedue për organizata e parti. Ai ka drejtue Shoqninë

“Antonjane”, dhe nuk dij se ajo shoqni ka kenë politike.

Pjetër Gjoka:

E vetmja bisedë politike që më ka ba mue At Fausti, ka kenë kjo:

“Pa Kosovën, nuk ka Shqipni Etnike!”.

Luigj Kçira:

At Fausti e At Dajani, nuk dijnë kurrgja se unë kam hjellë trakte.

Ata mi ka dhanë Mark Çuni e Gjergj Bicaj. Unë i kam lanë në shtëpi të

Gjovalin Zezaj, dhe bashkë me té kemi dalë me i shpërnda. Këtë e ka

dijtë edhe xhakoni Gjon Shllaku e Zef Kuqi. Tue i shpërnda na ka kapë

Kol Shytani e Gjon Prennushi, dhe jemi arrestue atë natë, më 27 nandor

1945. Kush na paditi s’e dij...

Page 72: Një monument nën dhé

72

Xhakoni Gjon Shllaku:

Kam propagandue kundër komunizmit ateist dhe i kam dhanë

raport P. Dajanit. Kur u kapën hjellsit e traktëve na u trembëm shumë,

deshtëm me u arratisë, por nuk na ka lanë P. Dajani, i cili asht këshillue

me Argjipeshkvin. Mark Çuni asht takue me Jup Kazazin në shkurt të

1945....Jezuitët i kanë mbajtë lidhjet me reaksionin nëpërmjet Qerim

Sadikut e Gjelosh Lulashit.

... Më 26 nandor 1945, Mark Çuni e Gjergj Bicaj, më kanë dhanë mue

nga 200 copë trakte, të cilat neve ia kemi dhanë djelmoshave Zef Mirdita

e Luigj Kçira për me i shpërnda...

....Ndërhynë prokurori Aranit Çela:

Thuaj i pandehur, çfarë ke thënë në hetuesi për Klerin Katolik

dhe kryesisht për mënyrën, se si këta klerikë që janë këtu në bankën e të

akuzuarve me juve, mbanin lidhje me të arratisurit dhe si mendonin me

organizuar kryengritjen e armatosur për të rrëzuar Pushtetin Popullor?

Xhakoni Gjon Shllaku i përgjigjet:

Në se doni, unë edhe e çveshi këmishën, dhe shifni si e kam

trupin e nximë kur i kam thanë ato fjalë, nuk asht e vërtetë, që këtë

organizatë e ka formue At Fausti e At Dajani... Për poezinë e Tuk

Jakovës më ka shty delegati Nigris, se e kishte pritë keq Tuk Jakova... Për

rektorin, asht e vërtetë se e ka shkye gazetën “Koha e re”... Dij se ata që

ndanin trakte duhet të ishin të armatosun.

Gjelosh Lul Marku:

Nuk asht e vërtetë se u kemi thanë shpërndarsve të trakteve me

kenë të armatosun, ...nuk asht e vërtetë se kemi pasë lidhje me të

arratisun....

Mark Çuni:

Asnjë person nuk ka pasë armë. Unë nuk i dij lidhjet e xhakonit

Gjon Shllaku me delegatin Nigris... Nuk kam pasë asnjë dijeni për

poezinë e dërgueme tek Tuk Jakova. Gjoni ndoshta, i thotë këto, se don

me shpëtue vedin.

At Giovani Fausti S.J.:

Unë nuk dij sëpse e zaptoi Italia Shqipninë, se nuk na ka lypë

lejën tonë e, as nuk e kemi ftue që të vinte... Kur kanë ikë gjermanët nga

Tirana, unë jam plagosë...

Për lëvizjen Nacional-çlirimtare nuk e kam dijtë se ç’parime ka

pasë. Derisa lëvizja Nacional-çlirimtare nuk përket Fenë, jemi në pajtim

Page 73: Një monument nën dhé

73

të plotë me këtë lëvizje. Ballin e Legalitetin i kam quejt si lëvizje

nacionaliste dhe kundra Italisë fashiste, por nga krenët e tyne nuk njof,

vetëm Don Zef Shestanin, por unë me té nuk jam takue asnjëherë. Jam

largue për shkak se ky merrte pjesë në politikë...

Të gjitha sendet janë ba pa dijeninë teme. Françeskanët dhe

Jezuitët nuk kanë ardhë në Shqipni për qëllime politike por për qëllime

fetare, dhe jena mundue gjithmonë me u largue nga politika....Unë i

nënshtrohem gjykimit por nuk kam punue kundër Pushtetit. Kundër

qeverisë nuk kam folë, veç kundër Partisë Komuniste, të cilën e kemi

konsiderue ateiste dhe imorale...

Mora vesht, kur erdha nga Tirana, se Mark Çuni asht marrë me

trakte dhe se ishte udhëheqës i atij grupi. Deshtme ta qitnim jashtë prej

Seminarit, por atëherë ishte kot, prandej e mbajtëm... Në atë kohë ka

ardhë edhe xhakoni Gjon Shllaku, që donte t’ikte po ne e mbajtëm.

Kisha nuk duhet të përzihet në politikë. Zogu vërtetë i ka mbyllë

shkollat, por në punë të tjera nuk asht përzi. Kisha kjoftë edhe një qeveri

t i r a n i k e, e nderon për mos me shkaktue rëndime ma të mëdha, dhe

shkakton salvimin e Kishës. Padër Anton Harapi, ka hy në qeveri për me

shpëtue Shqipninë, por ka ba gabim se qeveria ishte kuislinge, dhe

qëndrimi i em ka kenë negativ.

Xhakojt nuk mund të marrin pjesë aktive në ndonji parti. Unë kam

njoftë mjaft Katolik intelektual, që mund të punojshin mirë në punët e

qeverisë por, për fat të keq Katolikët janë m i n o r a n c ë...

Ndërhynë prokurori A. Çela:

Juve kështu keni kërkuar me përçarë popullin shqiptarë, duke e

konsideruar pjesën Katolike gjithënjë një m i n o r i t e t !

At Giovani Fausti, përgjigjet:

“Jo, jo, e keni gabim, jo minoritet, por m i n o r a n c ë , e kam

fjalën për PAKICË...”

At Daniel Dajani S.J.:

Unë përsëris, nuk dij gja se ka pasë organizatë terroriste. Nuk kam

marrë vesht se asht formue organizatë për me luftue kundër Pushtetit...

Unë kam predikue kundër komunizmit ateist dhe i kam thanë xhakojve,

me e luftue ateizmin ku të ju nepët rasa... Nuk dij që P. Fausti ka shprehë

ndonjëherë ide fashiste... Pohoj, se nuk jam marrë me politikë mbasi këtë

na e ndalojnë rregullat e Institucionit tonë... Jezuitët në asnji mënyrë dhe

Page 74: Një monument nën dhé

74

asnjiherë, mos me u marrë me politikë... Nuk dij se ka pasë ndonji Jezuit

që ka shty xhakojt me u marrë me politikë.

Asnjiherë nuk kemi kenë kundër çlirimit të Shqipnisë, madje, e

kemi dashtë këtë, prandej edhe nuk e kemi pengue. Mbas ikjes së

gjermanve nuk më ka pëlqye që qeveria ra në duert e komunistave.

Komunizmin e kam urrye gjithmonë, se asht ateist dhe se lufton Fenë.

Persëris, se, as nuk dij se egziston organizatë terroriste dhe as nuk

kam ba pjesë ndër to.

At Gjon Shllaku O.F.M.:

Jam kenë dhe jam kundër çdo lloj diktature. Për këtë jam kenë i

keq edhe me italjanët, mbasi ardhjen e tyne e kam quejtë pushtim. Për

këtë edhe Sejfullah Malëshova më ka kërkue me formue nji parti

Demokristjane, por nuk më kanë lejue eprorët, për mos me u përzi Kleri

në politikë...

Me datën 28. 01. 1946, i kam thanë edhe z. Prokurorit se Kisha

lejon pjesëmarrjen në politikë të anëtarëve të saj, mjaft që politika të

përdorët për të mirën e shoqnisë dhe të popullit.

Unë nuk kam ba pjesë në këtë organizatë dhe as nuk kam sjellë

njeri në këtë organizatë, mbasi po e përsëris, nuk më asht lejue me u përzi

në politikë... Arsyeja kryesore asht se drejtimin e shtetit e morën

komunistët ateista... Kur asht inaugurue Shtëpia e Kulturës në Shkodër,

unë kam shprehë bindjen teme, se asht e para herë që Shqipnia çlirohet

me gjakun e bijve të vet.

Indipendenca e Shqipnisë sot nuk asht nji dhanti, por asht fryt i

përpjekjeve të popullit shqiptar... Për organizatën “Bashkimi Shqiptar”, e

kam marrë vesh kur asht arrestue At Fausti e Dajani. Ma përpara nuk kam

dijtë kurrgja.

Me datën 08. 02. 1946, kur po fillonte seanca e mbas drekës,

porsa del para trupit gjykues Z. Myfit Q. Bushati, ish student i gjimnazit

të Jezuitve, i arrëstuem edhe ky si anëtar i kësaj organizate, ndërpritet

seanca nga ndërhymja e prokurorit A. Çela, i cili i drejtohet kryetarit të

trupit gjykues me këto fjalë: “Me qenë se avokat Muzafer Pipa,

implikohet në këtë proçes, se ka pasë dijeni dhe se ka kënduar trakte të

këtyre organizatave, apo ka qenë pjestar, kërkoj që të përjashtohet si

përfaqsues mbrojtjëje i të pandehurit Patër Gjon Shllaku me shokë”.

Page 75: Një monument nën dhé

75

Av. Muzafer Pipa tha: Në lidhje me kërkimin e z. Prokuror, unë

nuk kam ndonjë kundërshtim por, në këtë rast unë nuk përfaqsoj Myfit Q.

Bushatin.

Kryetari i trupit gjykues lexon vëndimin:

“Vëndim: Me qenë se Muzafer Pipa, mbi egzistencën e

organizatës së ashtuquajtur Demokristjane, ka patur dijeni dhe i atribohet

faji që prëtendohet që organizator është Patër Gjon Shllaku, në anë tjetër,

që të pandehurit që ky përfaqson kanë qenë pjestarë të organizatës

“Bashkimi Shqiptar”, që do të bashkohej me Demokristjanën, sipas

parimit juridik, nuk duhet të përfaqsojë, për derisa i atribohet faji i

dijenisë ose i pjesëmarrjes prandaj, Trupi Gjykues, konform kërkesës z.

Prokuror, Vëndosë përjashtimin e tij si përfaqësues Mbrojtjëje i të

pandehurve: Patër Gjon Shllaku, Rrok Martini, Çesk Gjeluci, Ndoc Rrok

Jaku dhe emëron Ranko Çerankoviq.”.

Avokat Muzafer Pipa doli nga salla e gjyqit. (po aty Dosja nr.

1068).

Nuk shkoi gjatë dhe Aranit Çela e mbajti fjalën që i pat thanë në

bar “Impero”: “Hë... Muzafer Pipa, e kemi ruajtur një gjysëm leku edhe

për ty! (Dëshmi e Prof. Gaspër Ugashit).

Don Luigj Pici, edhe ky ato ditë kryen një akt tjetër burrnor.

Predikon para besimtarëve në Kishën e Reçit, se Klerikët e akuzuem për

Organizatën “Bashkimi Shqiptar” janë të pafajshëm. Edhe ky prift vritet

pa gjyq edhe pse ishte antarë i Kryesisë së Frontit të Qarkut të Shkodrës.

Po, avokat Paulin Pali, që guxoi me i shtërngue dorën avokat

Muzafer Pipës për qëndrimin e tij burrnor, si përfundoi ? Edhe këtë do ta

lexoni !

Populli i Shkodrës ruen në kujtesën e tij përjetë veprën heroike të

Prof. Kol Prelës, Deputet i Kuvendit Popullor në zgjedhjet e 2 dhetorit, i

cili si burrat paraqet para gjyqit:

DEKLARATË:

Unë i nënshkruemi Kol Prela, profesor në Liceun e Shtetit

Shkodër, dhe Përfaqsues i Dekretuem në Asamblenë Kushtetuese, përsa i

përket të pandehurit Patër Gjon Shllaku, Françeskan nga Shkodra,

deklaroi sa ma poshtë vijon:

Page 76: Një monument nën dhé

76

P. Gjon Shllakun e kam njoftë për herë të parë në verën e vjetit

1940, kur u ktheva prej Italijet, mbasi mbarova studimet universitare.

Qyshë në takimet e para që kam pasë me té kam muejtë me konstatue, se

ai ishte nji element anti-italian dhe anti-fashist. Kudo qi kishte rastin dhe

mundësinë demaskonte dhe disaprovonte ardhjen e Italisë këtu dhe

vëprimet që Italia me trathtarët bante vazhdimisht këtu, në dam të tonë.

Në rast konkret dij, se, ai propagandonte kundër njollosjes së Flamurit

tonë Kombëtar me fashjot e Liktorit e, kundër artikullit denigrues për

Popullin Shqiptar që P. Fulv Cordignano pat botue në revistën “Albania”.

Madje, në këtë rasën e fundit nuk u kondenue vetëm me disaprovue por,

edhe punoi për përpilimin e broshurës: “Cordignano në gjyq përpara

botës”, tue gjetë gadi të gjithë bibliografinë, tue përkthye të gjithë copat e

autorve gjerman që nëvojiteshin për atë përgjigje. Nuk e vuni emnin në

fund, mbasi broshura delte n’emnin e grupit të profesorëve të Liceut të

Shtetit të Shkodrës e, me vue emnin edhe ky, do të dukej se profesorët e

nji instituti shqiptar, mos të ishin në gjendje me shkrue nji artikull pa

kërkue ndihmën edhe jashta rrethit të tyne. Këtë, mund t’a dishmojnë

edhe Prof. Mark Ndoja e Prof. Simon Deda, të cilët, në këtë kohë janë

kenë në kontakt vazhdimisht me të pandehurin. Këtë qëndrim anifashist

ka vazhdue t’a mbajë gjatë gjithë kohës që kam kenë në kontakt me té,

d.m.th. deri në qershor 1943, datë në të cilën jam ilegalizue, mbas së cilës

nuk kam pasë ma rasë me ra në përpjekje me té derisa asht shlirue

Shqipnia.

Mbas shlirimit dihet prej të gjithve, se P. Gjoni, ka dhanë

kontribut në lamën që ishte ma i pregaditun d.m.th. në atë të kulturës. Ka

ba konferencën për inaugurimin e Shtëpisë së Kulturës në Shkodër, në të

cilën ka thanë ndër tjera edhe këto fjalë:

“Asht e para herë që Shqipnia shlirohet me gjakun e bijve të vet.

Indipendenca e Shqipnisë sot nuk asht nji dhanti, por asht fryt i

përpjekjëve të Popullit Shqiptar”.

Përmbajtjen e kësaj deklarate, jam gadi me e vërtetue edhe para

Gjyqit të Popullit, po mos të jemi i nxanun në shkollë me mësime.

V.F.L.P.

Deklaruesi

Shkoder, 14. 02. 1946. Prof. Kol Prela d.v.

Page 77: Një monument nën dhé

77

Shënim i emi: Edhe Prof. Simon Deda në Durrës, mbytet

në Sigurim dhe hidhet nga dritarët i vdekun. Mos, ndoshta,

edhe Ai kishte pregatitë ndonjë deklaratë si kjo e Prof.

Kol Prelës!?... Aspak çudi!...

E, pra, qé! Me fakte vritën profesorë, filozofë, avoketën,

antifashistë, atdhetarë, klerikë, njerëz të thjeshtë, të pastrehë, vritën e

vritën pikërisht ata, që me trutë e tyne tue dashtë me i shërbye Atdheut,

stërklatën murin e vorrëve të Rëmajit, më 4-mars-1946, sëpse, guxuan e

thanë:“Komunistët kanë vorrue Shtetin në gropën e gjakderdhjeve, të

grindjeve, të përqarjës, të ngatrresave, të plaçkitjës, të vëllavrasjës dhe

spijunlleqëve!...”

Kishte kohë që e kishte thanë At Gjon Shllaku:

“Tjetër kund njerzit e idealit nëse i mbysin për së gjalli, i

nderojnë për së vdekuni. Ndër né, ata mbyten dy herë... edhe harrohën!”

.

DERA QË PO HAPET ….

“….Si mbas parimit komunist:

Sytë që kanë pa duhën verbue;

e, duhën shurdhue veshët që kanë

ndigjue, e, pré gjuhët që mund të

flasin, e, shkurtue krenat që

mendojnë!“

Engjulli i birucave

Shumë vjetë ma parë më çonte nana tek një rrugicë qorre në

Gjuhadol, që thirrej rruga e Murgeshave këtu në Shkodër, jo larg prej

shtëpisë seme. Aty ishte kuvendi i Motrave Stigmatine, shkolla e tyne e

Kisha. Kjo Kishë e vogël ishte shumë joshëse, gjithmonë mbushej plot!

Në Elterin kryesor kishte një bazoreliev të bukur të Shën Bonaventurës

Page 78: Një monument nën dhé

78

(Shna Bafti), që ishte edhe Pajtori i këtij Urdhni. Flitëj se ishte vepër e

fratel Salës. Para Kishës ishte kuvendi.

Ecësha në heshtje vetëm e me krye ulët. Kur afrohesha tek

rrugica, kontrollojshe me sy gjithkah apo më sheh kush, mandej me dorën

e vogël temen, mbasi atëherë isha gjashtë vjeç, trokitshe tek dera e madhe

me hark. Dera kishte një vrimë të rrumbullakët me një teneqe me bira

prej ku shihej nga mbrendë se kush troket. Shpesh trokitshe me një gur të

vogël mbasi nuk mërrijshe tek rezja e derës. Motrat ishin mësue me dorën

teme, hapshin derën me një buzqëshje të ambël, më futnin në korridor,

më lëmonin kokën e më thonin: “Prit, po ta thërrasim hallën!”.

Gati çdo ditë shkojshe me pyet hallën Gjyzepinë, si jeni?... Atë

përgjigje unë nuk duhej me ia tregue askujt... sigurisht, aty diçka

mëshefej! Edhe sot ato motra që kanë mbetë kur më shohin të thinjun

mashumë prej kohës se sa prej moshës, më thonë: “Ai Fritzi i vogël je

ti?”, unë me mburrje u përgjigjem: Po, po. Sigurisht me njëfarë krenarije,

sëpse parulla që më jepej mbeti gjithmonë sekret. Kurrë nuk ia kam

tregue njeriu të gjallë...”jemi mirë”..., ose “kanë kapë mbramë edhe një

prift”, “nuk na kanë thanë gja”; por, ajo që pritej e që shumë shpejt

ndodhi ishte: “Mund të vij shpejt, se po na nxjerrin jashtë...”.

Ashtu ndodhi, halla erdhi shumë shpejt me lot në sy e veshun me

zhgunin e saj që e bajti me nderë deri në vdekje, ashtusi të gjitha motrat e

të gjitha kuvendëve të Shqipnisë, që nuk u kthyen kurrma aty. Kuptohet,

u duheshin komunistëve. Duheshin prishë çerdhët e edukimit të rinisë,

prandej ishte mbyllë edhe shkolla. Kështu u veprue edhe me Motrat

Servite... madje, aty u vendos qendra e Sigurimit të Shtetit prej ku

drejtohej spijunazhi komunist që ka vazhdue deri tashti.

U shpërndanë të shkretat pa asgja mbas shpirtit, me përjashtim të

rruzarëve që mujtën me futë ndër xhepa, të Kryqit që bajtën gjithë jetën,

të ndonjë figurje në parzëm, së cilës i ishin kushtue dhe ia mbajtën

gjithmonë premtimin: “Zojën e Shkodrës”, ose “Zojën e Papërlyeme”.

Ndër mangë kishin ndonjë shami hundësh, ndërsa në dorë një shami me

ndrresat përsonale. Ushtarët e Mbrojtjës ua kishin kontrollue plaçkat dhe

mbas kontrollit i kishin nxjerrë jashtë me fjalorin e tyne komunist.

Morën rrugët, kush tek motra, kush tek vëllai, kush tek nipi, kush

tek mbesa, kush në fshat e kush në malësi, u shpërndan të shkretat për një

kafshatë bukë të thatë, ashtu si e kishte edhe dera së cilës ia mësynë.

Kudo ku i shkeli kamba atij praku ia kanë shpërblye atë pritje që i zoti i

Page 79: Një monument nën dhé

79

shtëpisë me zemër, u tha: “Eja... mirëse të ka pru Zoti, një kafshatë bukë

si ta kemi, do ta ndajmë bashkë!...”.

Kudo gjetën strehë. Në çdo shtëpi ku ranë kishte të paktën një

fidan që ato kishin rritë e edukue në fidanishtën e mrekullueshme të tyne.

Shkollat e motrave ishin të hapuna katër kapakësh për vajzat e të gjitha

besimëve. Aty vinin nga çdo krahinë e Shqipnisë. Të gjitha hynë në punë

me fitue jetesën. Disa qëndisnin, ndonjena mbante fëmijët e të afërmve,

dikush shkonte me la rroba, dikush punonte në bujqësi, në malësi

kujdesej për bagëtitë, pra, secila do të mundohej e lodhej shumë vetëm e

vetëm pse kishte veshë zhgunin dhe i ishte kushtue Kryqit!

Motër Luigja mue më mësoi bukurshkrim. Unë këtë nuk duhët

t’ia tregoja as mësuesës, as shokëve, mbasi atëherë përdorej në shkolla

shkrimi skript. Nuk duhët të bija në sy për shkrimin e bukur, mbasi çdo

gja e bukur ishte në kundërshtim me mësimet komuniste që përhapte

shkolla e re.

Një ndër arësyet që komunistët hapën shkolla në çdo skaj të

vendit ka kenë pikërisht kjo, me përhapë vetëm ideologjinë komuniste.

Me shkatrrue parimet e edukimit atdhetar dhe fetar. U ba një rrugë e dy

punë. Edhe u hapën këto çerdhe të ideologjisë marksiste-leniniste dhe, në

të njajtën kohë komunistët morën shtëpijat të gjithë tregtarëve për me i

këthye në lokale shkollore. Pasuninë që kishin ua shtetizuan dhe paisën

shtëpijat e tyne. Magazinat i boshatisën me ndihmue Jugosllavinë dhe

mbasi i futën ndër biruca iu morën edhe arin e argjëndin, që nuk e mori

vesh askush nga iku. Që në ditët e para u fillue puna me programet e

diktueme nga jugosllavët dhe, u punue që rinia me u marrakotë me

internacionalizmin proletar dhe ateizmin materialist. Asgja ma shumë se

kjo edukatë nuk i ka shërbye, siç, thonte Fishta, klyshve të Rusisë. Ky

helm ka hy në gjakun e të gjithë shqiptarëve, mbasi po të vërehët sot

rezultati, secili prej atyne që ka mbarue këto shkolla as nuk don me dijtë

ku bie Shqipnia, tue fillue nga “unë”.

Disa nga këto motra shkuan me punue në spital. Aty gjetën

kënaqësi se uniforma e spitalit në ballë kishte “Kryqin e Kuq”, madje, në

kohën e Revolucionit Kultural u patën ba përpjekje me e heqë, por kje

kërcënimi për përjashtim nga ajo organizatë ndërkombëtare që mbeti në

disa objekte. Edhe sot kujtohën motrat Luçia, Kjara, Ludovika, Marta,

Çeçilia, Gjystina etj. Gjithmonë me buzë në gaz. Motër Bernardina e

Marta punonin vetëm sanitare; e kush mund të harroje motër Juditën e

Page 80: Një monument nën dhé

80

Virgjinën për bamirësitë e tyne? Cila merrte shpërblim për ndihmën që

jepte? - Askush nuk i ka shpërblye ndonjëherë këto motra, përveç

shpifjeve, përbuzjes, apo pushimeve nga puna prej Xhyhere Mushanit me

shoqët e saja partizane.

Aty punoi edhe halla, Motër Gjyzepina që shpesh shërbente edhe

në spitalin e burgut. Për këtë të burgosunit i kishin vu emnin e nderuem

“Engjulli i birucave”, sëpse, kur shihnin fëtyrën e saj ata ishin të sigurt se

do të shëroheshin. Ajo nuk bante mrekulli, por buzëqeshja e saj u

ringjallte shpresën e jetës dhe të lirisë. Gjithmonë u thonte: “Sot je ma

mirë, ço mendjen tek Zoti, se, Ai të jep shndetin por edhe lirinë, mos u

mërzitni, i gjalli e ka dermanin!”.

Shumë prej tyne punonin ndër punët ma të ndyta, ndër repartët ma

të vështira si Motër Gjystina Çoba, që punonte gjithmonë natën në

kirurgji, e çfarë kirurgjie? Ajo punonte natën vetëm mos me lanë spitalin

asnjë çast pa një MOTËR, vetëm me u ndodhë kurdoherë pranë të

sëmurëve në çastet e fundit të jetës. Shumë herë ajo me shumë kujdes e

sakrificë ka thirrë natën ndonjë prift të “panjohtun”, për me ngushllue

ndonjë të sëmurë të dispruem, ose me i ba Shartët e Fundit të jetës.

Ato gjithmonë simbolizonin humanizmin, sëpse katolikë e

myslimanë e dinin se ato kishin vetsakrifikue gjithë jetën për Kryqin që

kishin në ballë dhe për atë që mbanin në parzëm. Ato mbetën të

paharrueme dhe u respektuan jo vetëm nga populli por edhe nga mjekët e

ardhun nga të gjitha viset e vendit, tue fillue nga doktorët: Karagjozi,

Todi, Basria, Dhimitër Lluka etj. Dr. Shiroka e Prela ishin ma shumë se

vëllaznit e tyne, mbasi motrat ishin të vetmët me të cilat mujtën me

komunikue nën za me ndonjë italishte nëpër dhambë, në lidhje me

gjendjen politike dhe a do të vazhdonin gjatë “këta”?

Ato fluturuan nga gëzimi kur ndigjuan Papën Gjoni XXXIII, tue

përshëndetë popullin shqiptar për herë të parë në gjuhën shqipe: “Për

shumë mot Pashkët!”

Ishin të lumtuna kur në fundin e korridorit të spitalit silueta e

ndonjë polici të mirë i thirrte: “Ec shpejtë, se ka ardhë një i sëmurë

rëndë!...” Aty, ai podrum i dukej vendi ma i lumtun, mbasi ai ishte vendi

me ndihmue të ftofunit ndër çimentot e birucave ose të zhytunit në ujë në

pikën e dimnit, apo të thyemit kockash e kafkash nga levat e hujtë e

kriminelëve të sjellun pandjenja. Aty ato u mjekonin plagët e kambëve të

djeguna nga pezhgvja e vlueme që u hidhnin hetuesit për me i ba me folë.

Page 81: Një monument nën dhé

81

Kishte njerëz që trupin e kishin të veshun me plagë që vetëm kullonin

qelb dhe shpesh i sillnin aty vetëm me vdekë. Ato i rikëthenin në jetë por,

viktimat e shkreta pa u shërue mirë i merrnin ndër shkalca plehu, mbasi

nuk njihëj barela ndër ato vende e i çonin me vazhdue prap torturën deri

në vdekje. Torturuesit kishin një ide: “Nuk ju lejojmë me vdekë edhe pse

doni ju, do të ju sjellim prap në jetë, mbasi nuk ngopemi duke ju

torturuar!...” Ishin motrat ato që ia lagnin buzën e rreshkun me ujë, ishin

motrat ato që u rrinin tek koka tue u thanë uratë, ishin motrat ato që i

ngopnin me dromca buke, ishin motrat ato që në vesh i përshpërisnin:

“Qëndro edhe pak se, nuk e kanë të gjatë...” e, kjo e fundit ishte ma

shumë se uji, buka e gjumi, me të cilat nuk ngopeshin kurrë.

Tregonte i ndjeri Zef Nika: “Numuri i të vdekunve në tortura as

nuk ka me u dijtë kurrë. I vetmi burim mund të jenë raportët e Ministrisë

së Mbrendshme që i janë dërgue Byrosë Politike të K.Q. të P.P.Sh. Të

gjithë toturoheshim njësoj, veç ndryshonte zgjatja, sa mujte me durue

viktima. Të gjithë hetuesit kanë një difiçencë mendore, të etëshëm për

gjak...”.

“Njeriu pa zemër asht një makinë pa pasion mendimi që nuk ka as

familje, as miq, as Atdhé; zemra përmban bazën e mbrekullueshme e të

pandame të zhvillimit shpirtnor”, thotë, A. I. Hercën.

Pikërisht për këtë, Motrat mbetën të paharrueme, sëpse shumë të

burgosun të masakruem ato i shëruen me fjalën e ambël, dashtninë për

jetën dhe shpresën e lirisë.

Ato u plakën... dhe koha e bani të vetën. Edhe pse të moshueme,

të kërrusuna, të lodhuna nga puna, mundi dhe pesha e randë e vitëve

dërmuese ato u gjetën tek telat me gjëmba, ndër dyert e burgjeve dhe të

kampëve me çue sado pak një ndihmë që mujtën me mbledhë, tue trokitë

ndër dyert e këtij populli fukara për ata fatzezë që nuk kishte mundësi me

iu shkue kush, ose tek ata klerikë që prej frike nuk i afrohej kush atij

vendi të mnershëm. Motrat u gjetën në Beden, Maliq, Tepelenë, Burrel,

Vlashuk, Tërbuf, Rinas, Levan- Fier, Gocë-Kavajë, Rreps, Ballsh, Spaç,

Vlonë, Sarandë, Urë-Vajgurore, Qafëbari e anë e kand Shqipnisë, sëpse

anë e kand kishte vetëm kampe e burgje e, nuk kishte asnjë kamp e burg

pa një klerik katolik deri në vitin 1989. Ka fillue At Gegë Luma e At

Dioniz Maka në janar 1945 e kanë mbyllë burgjët Don Mikel Koliqi, Don

Simon Jubani, Don Nikoll Mazrreku, At Zef Pëllumbi etj. në vitin 1989.

Jam i sigurt se Motër Dava duhët t’i kenë njohtë rrugët e gjithë Shqipnisë,

Page 82: Një monument nën dhé

82

mbasi edhe ajo deri në vitin 1989, ka shkue në të gjitha burgjët e kampët

me strajcën e saj të arnueme. Ato prisnin në pishën e diellit apo në

shullanin e erës kur po i mbushët mendja një polici injorant me i thanë,

“silli këtu ato plaçka!”, shpesh “merri me vehte se nuk pranohën, mbasi

nuk ka zënë mend...”, ose ma shpesh se kurrë përsëritej nga goja e tyne e

ndytë: “Mos eja më, se ka ngordhur....”.

Kur Shkodra mbeti pa klerikë, Motër Luçi Koliqi solli nga kampi

Bagmin për Vojime dhe në mungesë prifti u autorizue me krye edhe

shërbime të lejueshme fetare.

Mbas “Revolucionit Kultural” vendi mbeti pothuej pa asnjë

klerik. Ishte e frigëshme për të gjithë me u shkue prifti tek shtëpia.

Klerikët u detyruen mos me shkue as ndër të afërmit e tyne mbasi njerëzit

rrezikonin punën. Shumë nga fshatrat nuk kishin asnjë shërbim fetar sado

të vogël. Pushkatimi i Don Shtjefën Kurtit për Pagëzimin që i bani një

fëmije shtoi edhe ma shumë frikën në popull. Prifti ishte e pamujtun me

qarkullue në qytet, jo ma ndër fshatra, se shkuemja e tij atje binte në sy

përnjëherë. Ishin motrat ato që shkonin ndër famullitë e mbetuna shkret,

ku priteshin me dashtni ndër sofrat tejèt të vorfnueme të fshatarëve,

mbasi Kishat e qelat as nuk diheshin ku kanë kenë, shumica ishin

rrafshue, një pjesë ishin ndërtesat e kryesisë së koopërativës ose vatrat e

antikulturës. Ato shkonin atje të unëshme, të zbathuna dhe ma të vobegta

se mund të mendohën se ishin të palëkundshme dhe të vëndosuna me

ruejt Fenë e ndezun ndër zemra, aty ku po fikej.

Shtëpia merrte dritë e fiset shtoheshin aty ku shkelte kamba e

motrave me Pagëzue fëmijë.

Në vitin 1974, halla ishte plot 74 vjeç. Kur Pagëzova vajzën ajo

më tregoi këtë histori: E kishin thirrë me shkue në fshatin Pllanë për me

Pagëzue tre fëmijë të një fisi. Rrugës, në makinë e kishte pyetë një burrë:

“A je motër Gjyzepina, ti?” - Po, unë jam, ishte përgjigjë kjo. Ai prap e

kishte pyetë: -“A kujtohesh kush jam?”. Kjo nuk e kishte njohtë. Ai i

kishte kujtue kësaj se ishte ai djali i ri që e kishin pru tue vdekë prej hunit

nga hetuesia e konviktit “Malet tona”, tek spitali aty afër dhe kishte

vazhdue: “Kur erdhe ti tek dhoma ku isha unë, t’u luta: Motër, më beko,

se po vdes! Ti më the, se - unë po lutëm në Fenë teme se në Fenë tande

nuk di. Unë atëherë të thashë: -Motër, ti lutu, se myslimanë e katolikë të

gjithë bashkë NJË ZOT BESOJMË! Ty t’u ba qejfi kur unë të thashë

ashtu dhe çove sytë kah qielli e the: -Zot në doren tande këtë djalë,

Page 83: Një monument nën dhé

83

ndigjoje lutjen teme! Dhe dole për dere. Mbas gati një ore që po u

rrapatësha në shtrat nga dhimbjet erdhën dy ushtarë me ty, më more dhe

më fute në operacion aty nga ora 11.00 e natës. Mbasi më doli narkoza u

bana mirë dhe qé tek jam sot gjallë. Të gjithëve u kam tregue sësi ti u lute

për mue dhe unë shpëtova.”

Unë, tha halla, i ndërpreva fjalën dhe i thashë: “Jo, jo, ishte lutja

jote e fortë dhe besimi që ke pasë në Zotin që të ka shpëtue, jo unë!”

Prof. Arshi Pipa thonte: “Unë i besoj efektit të lutjës, kur lutja

bahët me intensitet të fortë, kur ajo nuk asht një përsëritje mekanike

formulash, kur jetohët prej njeriut.”.

Po, sa volume mund të shkruhën për Motrat e tokës shqiptare?

“I HUMBUNI…” DON ALFONS TRACKI

“I humbun…”, vetëm kaq shënohej ndër rregjistrat e klerikëve që

ishin mbrenda “perdës së hekurt”, e ndoshta, përgjithmonë mbetëj ashtu.

Nuk asht e meritueshme që shumë figura të ndrituna të historisë sonë

kombëtare të mbulohën nga pluhuni i harresës. Jo ma pak përgjegjësi

historike dhe morale kemi edhe përpara veprës së misionareve të fesë, të

cilët në rininë e tyne, me punë vetmohuese provuan me fakte se toka

shqiptare për ta ishte Atdheu i dytë i tyne. Kjo asht arësyeja kryesore që

më shtyn me u ndalue tek “i humbuni” Don Alfons Tracki, i ardhun

misionar nga Breslau.

Don Alfonsi ka lind nga prindët Jozef e Marta Tracki, në vitin

1896 në Breslau. I ati ishte oficer i gardës mbretnore. Don Alfonsi kishte

edhe dy vëllazën të tjerë, Hansin dhe Gjergjin, që u vranë në Luftën e

Dytë Botnore, ndërsa motra e tij Kordola, mbas vitit 1944 nuk dihet ku ka

përfundue. Alfonsi i ri pa mbushë 17 vjet, vjen ushtar në Shqipni me

forcat Austro-Hungareze. Mbas luftës vëndos me qëndrue këtu, pikërisht,

kur Breslau i kalon Polonisë. Në natyrën e tij dallohet kjartë gërshetimi i

karakterit të vendosun gjerman me besimtarin katolik polak. Lé në një

Page 84: Një monument nën dhé

84

anë armët e hekurta dhe rrokë armën ma të fuqishme të njerzimit, tue u ba

përjetësisht ushtar i Krishtit në armatën shqiptare. Ai e admiroi këtë

armatë sëpse asht pikërisht ai kler që një vit maparë bashkë me të gjithë

atdhetarët shqiptarë, kishte ngritë lart edhe njëherë flamurin e Gjergj

Kastriotit, tue i ba të ditun botës se shqiptarët janë këtu. Edhe pse kishin

kalue pesë shekuj robni të dhunëshme fara e krishtënimit jo vetëm nuk

ishte shue, por kishte marrë aq hov, sa me shumë frikë e thom, “drue se

nuk përsëritet kurrma!....”

E, ku i kanë vorret? - Kurrkund!...

Imzot Mikel Koliqi më tregonte se veprimtaria e Trackit, ishte

baza e Veprimit Katolik në Shqipni. Krahas veprimtarive sportive e

zejtare, vendin kryesor e zente aktiviteti atdhetar. Vazhdon edhe ai vetë

Seminarin Papnuer të Jezuitve dhe i përfundon studimet teologjike në

Bosnje. Në vitin 1926 shugurohët meshtar. Formon lidhje të ngushta

miqësore me meshtarët Kolec Prennushi, Pjetër Meshkalla, vëllaznit

Gazulli, të cilët simpatizojnë Lëvizjen e malësorëve të Veriut kundër

Zogut. Don Gjoni u var nga Zogu, ndërsa Don Nikolli u dënue me katër

vjet burg në Gjinokastër. Për këtë lidhje edhe Tracki u nxuer jashtë nga

Shqipnia nëpërmjet të Musa Jukës, i cili nuk e shihte me sy të mirë

grumbullimin e rinisë shkodrane rreth Trackit. Ndërhymja e Bajraktarit të

Shkrelit Vat Marashi tek Zogu, e rikëthen Trackin në Shqipni, por me

kusht mos me qëndrue në Shkodër. Shkoi në qendrën malarike të

Velipojës sëpse banohej nga malësorë të ramë nga Alpet.

Zotnonte mirë gjuhën shqipe gja e cila bani me u hy në zemër

fshatarëve. Njohja e zakonëve të malësisë e vëndoste në krye të vendit,

mbasi shumë shpesh malësorët kishin nevojë për mendimin e priftit, ndër

kuvendët e tyne. Merrej me pajtim gjaqësh dhe ishte kudo ku lypej me u

shmangë vëllavrasja. Kjo arsye e shtyni shpesh me ndërhy edhe pranë

organëve qeveritare për me shpëtue ndonjë që binte në duert e gjermanve.

Po cili kje shpërblimi që mori prej nesh?

Në vitin 1944 Hausdingu i shpjegoi Trackit, se në Shqipni ka

shumë ngatrresa të mbrendshme dhe se mundësia e ardhjes në pushtet

asht e komunistëve, mbasi ata i ndihmojnë edhe anglezët, prandej eja me

né, se do të kenë edhe ndryshim sistemesh dhe ti do të konsiderohësh

edhe gjerman. Pavarësisht se ti i ke ndihmue shumë shqiptarët, nuk ka me

ta dijtë kush për nderë pra, mos e rreziko jetën me qëndrue këtu!

Page 85: Një monument nën dhé

85

Tracki iu përgjigj: “Jo, nuk vi me ju, mbasi nuk kam ardhë në

Shqipni për qëllime politike, as ushtarake dhe as si pushtues. Këtu unë

kam Atdheun e dytë Shqipninë, të cilit i kam shërbye si meshtar dhe këtu

due të vdes si shqiptar!”.

Ata ikën, ndërsa Tracki qëndroi këtu.

Për me evitue përpjekjet me partizanë në ditët e para të 1945 ai

shkoi në malësi tek priftnit Nikoll Gazulli, Luigj Pici, Ndre Zadeja dhe se

fundit tek Don Injac Gjoka. Aty e njoftuen se kërkohet nga disa partizan,

që në Velipojë e kanë shpallë armik. Ato ditë edhe Ndoc Jakova ikë nga

ushtria mbasi fillojnë përshpëritjet se Ndoci asht i lidhun me klerin

katolik. Edhe Ndoci shkon tek Don Injaci, ku takohet me Trackin dhe të

dy bashkë shkojnë në Shpellë të Mëri Kokës në Stenë.

Po kalonte vitin me grupin e Gjergj Vatës, Martin Sheldisë,

Gjelosh Lulit, Mark Malës, Nikoll Prenk Dedës, Pjetër Gjokës etj. Jeta e

malit dihet. Tracki nga Breslau në shpella të Veriut. E, pse? Për ata që

njohin zonën e Shllakut asht e kjartë vuejtja dhe sakrifica që ka ba Tracki.

Zoji Themeli kryetar i Seksionit Mbrendshëm të Shkodrës, më 31

dhetor 1945 njofton Drejtorinë e Mbrojtjës së Popullit në Tiranë: “Ju

njoftoj se përveç Dom Alfons Trackit që gjindet në këtë qark, nuk ka

elementa fetarë me kombësi gjermane.” (Dosja 1885).

Në mes të natës së 12-13 shkurtit 1946, kur forcat e Ndjekjës

nisën për në Dushman mbasi ishte ba një vrasje atje, gabojnë rrugë. Koha

e keqe me shi kishte vështirsue kalimin. Prrojet kishin shpërthye. Brigada

merr drejtimin kah shtegu i shpellës, jashtë së cilës atë natë bante roje

Ndoc Jakova. Në shpellë ndigjohen krizma armësh që u shuan shpejt. I

pari i ndigjoi Gjergj Vata, i cili i zgjoi shokët nga gjumi dhe po prisnin

sinjalin prej Ndocit për me veprue. Nuk ndihej asgja. Mendojnë pse

Ndoci nuk po i ban me dijtë, çka ndodhi!?... Vrojtojnë me kujdes jashtë

dhe vërejnë se aty afër ndigjohen ecje këpucësh ushtarake që ushtojnë

pak prej natës e pak prej gurve të kalldramit të rrugës. Pregatitën me ça

rrethimin nga një shteg që nuk njihëj nga Ndjekja. I pari prinë Gjergji

mbasi dinte shtigjet, të tjerët u nisën mbas tij. Don Alfonsi nuk pranoi me

marrë atë drejtim pa shkue deri tek vendi ku ishte Ndoci. Gjergji ka

kundërshtue tue parashikue pritën. Don Alfonsi ishte i vendosun me

shkue kah Ndoci, parandjente diçka të keqe dhe u nis. Kur mërrinë tek

vendi, gjenë Ndocin e plagosun randë... ishte i lamë me gjak. Ndoci e

njeh... Don Alfonsi i jep të zgjidhun, e kungon dhe e vojon, i çon kokën

Page 86: Një monument nën dhé

86

nga balta e pellgu i gjakut, e mbështetë për parzëm, i ban Kryq dhe

qëndron me té derisa Ndoci jep Shpirt... Si një babë i mirë që shtërngon

fort djalin e vet.

Afrohën forcat e Ndjekjës. Don Alfonsi nuk lëvizë nga vendi,

madje, u thotë: “Afronju, mos kini frikë, nuk kam armë, tashti ejani kur të

doni se unë e kreva detyrën teme!...” E lidhën dhe e sollën në Seksionin e

Mbrendshëm të Shkodrës. Aty ra në duert e një krimineli fanatik, i pa

ngopun me gjak klerikësh, tek katili Fadil Kapisyzi që për pesë muej nuk

la gja pa ba në trupin e Trackit. Përpilohët, si gjithënjë, një proçes fals, ku

nuk mungojnë as shpifsit, as trilluesit kundër misionarit të pafaj që kishte

shpëtue sa jetë të rinjësh nga duert e nazistëve si: Çesk Kabashi, Zef Kol

Preka, që me paturpësi e akuzon Trackin se i kishte kërkue 200 napolona

me i shpëtue djalin, apo një vagabond si Gjovalin Mazrreku, që e quan

“fashisti i poshtër Don Alfons Tracki”. Debili Rustem Sykja e akuzon për

propagandë naziste etj. Shpërblimi i veprës së misionarit të palodhun ndaj

atyne të rinjve që i kishte ndihmue pa dallim feje dhe që ndodheshin në

sallën e kinemasë “Rozafat”, ishin thirrjet e tyne mizore: “Plumbin ballit

... kriminelët në litar!...”

Tracki deklaron në gjyq (Dosja nr. 1885): “Për doktrinën fashiste

kishe me thanë se kjo ka gjetë njeriun, dhe njeriu kokën. Sa për nazizmin,

unë jam gjerman, por nuk jam nacional-socialist. Nuk jam as nuk due me

kenë, mbasi si doktrinë asht e gabueme. Na kurrfarë ndihmet nuk i kemi

dhanë. Tham se fashizmi dhe nazizmi janë njilloj, e duhet me kenë

kundër... Unë me politikë nuk jam marrë, pyetni ata që kam ndejë me ta.

Prifti po të merret me politikë sharron, prandej edhe kam ndejë larg... tek

Oberlajn dhe Dr. Hotnik nuk kam shkue, kishin zyre të tjera, se merrëshin

me hetime politike... Në rrethin “Veprimi Katolik” flitej për fenë...

Propagandë kundër Bashkimit Sovjetik nuk kam ba, por si gjerman kam

dashtë me fitue Gjermania në luftë kundër Rusisë... Kam kenë tek

Hausdingu, por kjo nuk don me thanë se jam nazist. Fillimi i luftës ka

kenë i padrejtë...Për Gjrmaninë naziste jam gëzue që ka mbarue. Nazizmi

nuk asht potencë që ka dalë nga populli, por me dhunë. Nuk e lente kush

fitorën e nazizmit, se ishte çue gjithë bota kundër... Delegati Apostolik

nuk ka shkue te Hausdingu por më ka çue mue për disa dezertor italian...

për pilotët, po, kam ndërhy dhe u asht falë jeta... Mos me ndigjue me ba

përkthime në Gestapo nuk e queja gja të mirë, mbasi unë punoja në

interes të popullit shqiptar...Unë dola në mal se partizanët nuk ishin ushtri

Page 87: Një monument nën dhé

87

e rregullt, vepron kushdo në kokën e tij, të vrasin dhe të përsekutojnë...

Me Ndoc Jakovën kemi nda bukën dhe sende të tjera që na nepshin

katundarët, por, edhe kemi ble... Partizanët kur na kanë rrethue në luftë,

unë jam diftue ushtar! Nuk kam dijeni se Papa ka bekue armët..Unë këtu

kam kenë në atdheun tem.”

Disa mendime politike të Trackit: “Krotnik më ka thanë, se na po

shkojmë, por ky popull asht në grindje në mes të shoqi-shoqit e mund të

fitojnë komunistat, se i ndihmojnë anglezët. Për majorin Nil, ishte dy

ftyrash, ndryshej me Sali Myftine, e ndryshej me Nik Sokolin. Gjermanët

donin me lanë oficera në Dukagjin por në tetor ky urdhën u prapsua. Zef

Mirashi e Gjergj Vata më kanë tregue se Muharrem Bajraktari asht

Komandant i Përgjithshëm...

Anglia e Gjermania e luftojnë shoqi-shojnë për jetë a për dekë e

në Shqipni, të thuesh bashkë-veprojnë. Këto të pohueme janë fakte, por si

shpjegohën? - Unë nuk dij me dhanë përgjigje. Por, një fakt asht se, që

Anglia si e ka pasë ma përpara edhe tash don me pasë konceptin e

sundimit. Sundimin e Evropës e don! Historia e vërteton se ekujlibrin

ndërmjet shtetëve të Evropës don ekskluzivisht me e rregullue Anglia.

Shembujt janë: (Holanda, Spanja, Franca - lufta e njiqindvjetve, Lufta e I-

rë dhe e II-të Botnore), e tash? - Mue më duket se në hesapë të vet Anglia

nuk ka shti një Rusi të evolucionarizueme e, prandej, tash mbas Luftës së

II-të Botnore nuk i del besoj hesapi si ka mendue e dashtë.

Shtetet e ndryshme të Evropës edhe të vogla tue përdorë të drejtat

e veta të fitueme me gjak nuk po këcejnë ma simbas vishkëllimit e taktit

të Anglisë, e nuk po pvesin atë për trajtimin e qeverimit të vet, me një

fjalë i kanë dalë dorët Anglisë. Rregullimi i Evropës nuk asht ma në

dorën e saj si dikur.

Ardhjën e Gjermanisë në Shqipni nuk mund ta konsideroj as mirë

as keq mbasi jam gjerman, por mbas principit tem - lum i forti -, por,

edhe kjo, prap asht ide e gabueme! Ndoshta për problemet kombëtare të

Shqipnisë, gjermanët kanë punue mirë, mbasi Kosova me tokat tjera që

i përkasin truellit shqiptar, e ja kanë marrë, kam frikë se nuk i kthehën

ma.

Populli më ka pyet: “A të shkruhemi fashista?” - Unë i kam thanë

se edhe po të shkruheni nuk asht ndonje dam se merrni harxh, por nuk i

kam thanë, se po mos të jesh fashist - nuk je katolik, për milici i kam

thanë mos u shkrueni! (dorëshkrim i Trackit, fq. 9,10.).

Page 88: Një monument nën dhé

88

Kam kenë në Meshkallë (Shllak) më 31 dhetor 1945 dhe jam nisë

te Don Injac Gjoka në Mazrrek, ku kam pritë anmisti prej Don Luigj Picit

e Luigj Mjedës. Më 12 janar kam shkue në shpellë tek Gjergj Vata e Nik

Sokoli. Më 13 shkurt 1946, më kapën partizanët.”

Me datën 17 korrik 1946, ora 17.00 Trupi Gjykues i përbamë nga:

Kryetari Mustafa Iljazi, antarë, Zyhdi Shehu e Anastas Koroveshi dhe

prokuror Aranit Çela (akti nr. 249), vëndosi: 1. Llesh Marashi, me varje

në litar. 2. Kol Ashiku, 3. Nikoll Preng Dedaj dhe 4. Don Alfons Tracki ,

dënohën me vdekje, me pushkatim.

Me datën 17 korrik, pra, atë natë bahët kërkesa për falje jete nga

avoketnit e secilit të dënuem me vdekje.

Më datën 18 korrik 1946, bahet shqyrtimi i akteve në Gjykatën e

Lartë në Tiranë, nga: Krytari, major Frederik Nosi, antarë kap.Veladin

Zejneli dhe kap. Nexhat Hyseni, prokuror Nevzat Haznedari dhe

vëndosi:..

Me datën 18 korrik 1946 njoftohët Drejtoria e Sigurimit të Shtetit

në Tiranë, me shkresën nr. 902/7 se: “...në bazë të vendimit të dhënë me

datën 17 korrik 1946, u ekzekutuan kriminelët :

Llesh Marashi, Kol Ashiku, Nikoll Preng Dedaj dhe Don Alfons Tracki. I

pari në litar. Dënimi i tyre në përgjithësi është konsideruar me vend nga i

gjithë opinjoni.

Vetëm për priftin Don Alfons Tracki, propaganda e klerit bëri

që të kishte më tepër diskutime, kështu që u fol se si Don Alfonsi nuk

e meritonte dënimin me vdekje, mbasi s’ishte kriminel, por u dënua

si klerikal. Në anën katolike është ndjerë dhëmshuri për këtë.

Shef i Seksionit Shkodër(Zoji Themeli) d.v.

Ekzekutimi u krye në orën 5.00 të datës 18 korrik... po kërkesat e

të dënuemve kur janë shqyrtue nga Gjykata e Naltë dhe Kuvendi

Popullor?

Pse në shkresën e Zoji Themelit nuk asht emni i të ndjerit Kel

Abati, që u pushkatue me këtë grup pa pasë asnjë lidhje me ta?

Pse asnjëherë nuk doli në dritë vrasja misterioze e Kel Abatit, mos

edhe ky ishte “kriminel”? A duhët besue se me të vërtetë Kel Abatit iu fal

jeta mbas ekzekutimit?

Ndoshta ma vonë e drejta do të dalin, por kam frikë se jo!

Page 89: Një monument nën dhé

89

Vrasësit gjithmonë punojnë me mbulue krimet e veta, mjeti ma i

mirë i tyne asht harresa!

“Tracki ishte modeli ma i përkryem i meshtarit Katolik”, shkruen

At Konrrad Gjolaj O.F.M.

PËR NJË SHQIPNI TË ARDHSHME …

“Duhët të kërkojmë bashkimin e

Kosovës me një Shqipni të

ardhshme e, jo, me të sotmen!“

Maria Shllaku

Shkodra nuk i harron kurrë ata që vdesin për Fé, Atdhé e

Përparim!

Neroni që pat djegë Romën, po të shihte çka bahëj në Shqipni

mbas vitit 1944, me zili do të thonte: “Shqiptarë, ma keni kalue edhe

mue!...”

Në nandorin e 1944, na dukej se vazhdonin me u shkrepë armët e

fitorës, kujtonim se mbaroi lufta, por, po përsëris, kishte fillue një tjetër

luftë që për né shqiptarët asht kenë ma e përgjakshme, ma shfarosëse dhe

ma shkatrruese, se Lufta e Dytë Botnore.

Ishte lufta vëllavrasëse 50 vjeçare e “fitorës” së komunizmit.

Page 90: Një monument nën dhé

90

Kur pritej çlirimi nga okupatorët dhe dalja e Shqipnisë në dritën e

demokracisë së vërtetë, forcat nacionaliste e përparimtare morën malet,

tue mbetë vendi nën thundrën gjakatare komuniste.

Shqipnia u la nën kujdesin e Titos, me mbikqyrjen nga Bashkimi i

“lavdishëm” Sovjetik, ku të drejtat dhe liritë e njeriut për “vetvëndosje”,

“mbroheshin” nga Stalini i “Madh”.

Në “Demokracitë Popullore” mbizotnonte frika, terrori,

pushkatimet pa gjyqe e me gjyqe, intërrnimet dhe propaganda komuniste:

“Shpif e shpif... se diçka mbetë!”

Burrnisë e besës ndër shumë votra ia zuni vendin trathtia. Jemi në

atë kohë të historisë kur Tivari e Ulqini laheshin me gjak kosovarësh të

premë në besë. Ishin sjellë si karvan mbi 12000 vetë, burra të

çarmatosun, gjoja me u organizue në Shqipni për me çlirue Kosovën dhe,

kur mërrijtën në Tivar nuk ishin as 2000 vetë. Të gjithë u zhdukën rrugës

gjoja si dëzertor. Ata që mbetën gjallë tue kujtue se vrasjet i ban Tito,

filluen me ikë, tue kalue Bunën në pikën e dimnit, me mendimin me

shpëtue kokat në tokën nanë. Pa dijtë ku vunë kambën, ranë në kurthën e

komunistëve shqiptarë që ishin veglat ma besnike të “druzhe” Titos. Ikën

nga shiu dhe ranë në breshën.

Tue lexue librin “50 vjet kujtime” të Z. Lekë Harapit, në faqën

108, Dan Hasani tregon: “Riza Dani (aso kohe Kryetari i Komitetit të

Shkodrës), i kërkon mendim dr. Omer Nishanit, si President, për me

shpëtue ata kosovarë që kanë kalue në tokat tona, tue i angazhue me

partizanët që shëtisnin nga një katund në tjetrin si “çlirimtarë”. Dr. Omer

Nishani, mbasi konsultohët me Enver Hoxhën dhe Koçi Xoxën, i

përgjigjet: - Ata janë të gjithë kriminela dhe duhët t’ia kthejmë sa ma

parë Jugosllavisë që të mos na zemrohet Tito”. Këto ishin fjalët e

Presidentit dr. Omer Nishani, që u dekorue në vitin 1993 nga Tirana

“demokratike”.

Si mendoni ju, të lëshonin karrigat e tyne udhëheqësit tonë për

hirë të disa mijra kosovarëve? Këtë, nuk besoj se e kërkonin as kosovarët,

për derisa shumë nga bijtë e atyne kosovarëve që ushqyen ushujzat e

kënetave të Velipojës, për vite me radhë në dhomat e tyne në Kosovë,

mbanin fotografinë e terroristit Enver Hoxha. Një mëkat që nuk rrëfehet

as në ditën e vdekjes!

Asgja nuk ishte e papritun, madje, ishte vazhdim i asaj vepre të

fillueme nga serbët me At Paliq e Gjeçovin, me At Lorenc Mitroviq e

Page 91: Një monument nën dhé

91

Leonard Targaj, asht krimi i shëmtuem mbi fratel Gjon Pantalinë e

pavdekshëm, asht dëshmia e shfarosjës ndër burgjet komuniste e At Pal

Dodës, asht krimi i pashoq i bamë mbi Don Shtjefën Kurtin, që, “për një

Pagëzim fëmije” u ba masakra ma e madhe që njeh historia moderne e, që

do të shtrihet në trojet shqiptare; pra, asht “komunizmi”.

Vetëm ndër Alpe kishte ndonjë çerdhe shqipesh ku kishin zanë

vend bijtë e saj.

Krahas atyne trimave që nuk duronin dhunën komuniste në të dy

anët e asaj ndarje të turpshme të 1913, që thirret kufi, dy vajza

shkodrane luftojnë për liri. Ndër rrethina të Shkodrës asht Maria Zojzi,

e ndër malët e Kosovës asht Maria Shllaku. Historia përsëritet, ndër ato

male asht edhe sot gjaku i plagve të Norës Ded Gjo’Lulit, e prap ma

ndejë vazhdon me vlue gjaku i Shote Galicës e Maria Tucit me shoqe.

Prandej toka shqiptare asht thirrë e paprekshme nga armiqtë shekullor.

“Unë, MARIA SHLLAKU, e lindun më 22 tetor 1922, në

Shkodër, jam bija e Mark Simon Shllakut dhe e Dila Shllakut. Jam

shqiptare, me nënshtetësi shqiptare, e pamartueme, studenteshë e

filozofisë në Romë, flas dhe shkruaj shqip, latinisht, italisht, frengjisht,

gjermanisht, greqishtën e vjetër dhe pak serbisht.....” Kështu fillon

deklarata për biografinë e bame në hetuesi të Prizrenit. Vetëm njohja e

disa gjuhve tregon horizontin e kulturës së saj!

Fillon hetimet me spijunin serb Nazmi Kursani dhe i vazhdon me

Mazllom Nimanin dhe Misho Popoviq, nga data 19 dhetor 1945 e deri

nga mesi i qershorit 1946.

Muhamet Vokshi në librin “Shqipëria e Marije Shllakut”, me

autorë Ramiz Kelmendin dhe Viktor Gashin, botue në Pejë në 1995, libër

i cili më ka dhanë shtysën me dijtë për rezistencën që asht ba në trojet

shqiptare të Kosovës kundër komunizmit, ka një përshkrim të bukur të

portretit të kësaj luftare trimneshë: “...Edhe pse e zbetë dhe e dërmuar

nga shumë plagë, ajo kish një fytyrë shumë të këndshme, kish flokë të

gjatë, të lëshuar, një hundë të mprehtë, me buzë e faqe të skuqura. Ishte

inteligjente, impresive, e bindshme.” (fq. 90).

Maria në vitin 1943 shkon me punë në Kosovë si arkëtare në një

degë finance. Në fund të vitit 1944, kur komunistët marrin pushtetin pak

Page 92: Një monument nën dhé

92

ditë para 9 nandorit, ajo merr malët me luftue për liri. Qëndroi disa ditë

në shtëpi të Zefit të Fanës, në fshatin Polec, i cili ma vonë aty nga gjysa e

dhetorit 1944 për arsye të mungesës së sigurisë, e përcolli tek shtëpia e

Dan Pjetrit (Berisha), në Dobërdol. Aty u mirëprit nga gjithë rrethi i

Danit, Pjetri, Pjetri i axhës Tomë, Martini etj. Në gjysë të qershorit të vitit

1945, forcat e OZN-ës, rrethojnë kullën e Dan Pjetrit dhe Maria e

shoqnueme nga njerëzit e Danit, Martin Pjetri e Pjetër Toma mundën me

ça rrëthimin e të gjithë bashkë dalin në mal.

Më 3 gusht 1945, në Dobërdol, në vendin e thirrun Lluga e Madhe

e Dan Pjetrit, u mblodhën mbi 200 luftarë në Kuvendin e Dobërdolit.

Alush Smajli i Llazicës i bante roje Flamurit me shqiponjën dykrenare, që

valvitej mbi kokat e luftarëve të lirisë. Kuvendi kryesohej nga burri i

njoftun Prof. Ymer Berisha, ndërsa, proçes-verbali mbahej nga luftaria e

vetme Maria Shllaku.

Më 12 shtator 1945, forcat partizane mërrijnë me ra ndër gjurmët

e luftarëve dhe mbas një përpjekje të fortë e të rrebtë, ku Maria u dallue

për trimninë e saj, çanë rrëthimin me vështirsi, mbasi kishte marrë shumë

plagë, por edhe kishte humbë njeriun besnik Pjetër Tomën, i cili iu gjet

kudo ku rreziku i jetës për Marijen kje i madh. Kur hyni ndër fushat e

misrit të fshatit Açarevë nuk mujti me vazhdue rrugën nga hemoragjia e

madhe, prej plagve që kishte marrë. Nga mungesa e mjekimit humbi

ndjenjat. Njëfarë Rexhep Selimi, spiju serb ia dorzoi OZN-ës.

Në dhetorin e 1945, në Prizren u formue Komiteti i NDSH

(Nacional Demokratike Shqiptare), për Kosovën me kryetar Hajdar

Pllaneja, prof. në Gjimnazin e Prizrenit, mik i Mit-hat Frashërit, Kol

Parubit, Gjergj Martinit, Muhamet Vokshit etj. Marsel Vuçaj vepronte në

Pejë. Kjo organizatë ka një veprimtari shumë të gjanë mbasi ishte e

organizueme mirë, por për fatin e keq të trojëve shqiptare që nuk u

ndihmuan nga asnjë fuqi e jashtme, përfundoi me humbjen e bijve të saj,

që shumica u vranë në luftë për liri ndër male. Disa nga këta u arrestuan

dhe kështu filloi proçesi në të cilin pa diskutim përfshihej edhe Maria

Shllaku, edhe pse nuk ishte kur u krijue Komiteti.

“Gjyqi i Popullit” filloi më 29 qershor 1946 dhe vazhdoi deri me

11 korrik 1946, në Prizren. Trupi gjykues përbahej nga: Kryetari i gjyqit

të Qarkut Dragutin Janjiqin, antarë: Ismet Mula dhe Selajdin Ahmeti,

prokuror Ali Shukriu dhe sekretar Branisllav Kijariq. Mbrojtës i të

Page 93: Një monument nën dhé

93

akuzuemve Bozhidar Zyleviq, si ndihmës sekretar, ndërsa i vetmi avokat

ishte rusi Vlladimir Znamenski, nga Gjakova. Në bankën e të akuzuemve

ndodhëshin 27 “anëtarë të Organizatës” NDSH- Nacional Demokratike

Shqiptare: MARIA SHLLAKU, AT BERNARD LLUPI, KOL PARUBI,

GJERGJ MARTINI, MARSEL VUÇAJ, ISA CAVOLLI, MASAR

BEGOLLI, HAMZA BEGOLLI, JUSUF HAXHIYMERI, MUHAMET

VOKSHI, VIKTOR GASHI, FRANO CIVLAKU, JAK KRASNIQI,

OSMAN BASHA, SKËNDER RIZAJ, ENGJËLL BERISHA, SHEFQET

KELMENDI, RAMIZ KELMENDI, KAMBER PAJAZITI, SEBË

MATEJA, JAK SHAHINI, GITA MJEDA, LUÇIJE LEKA, SEBË

KOLA, MIFTAR BALA, BINAK DEMA dhe GJERGJ DEDA.

Nga këta persona unë kam njohtë përsonalisht Zotni Shefqet

Kelmendin, i cili arratisët nga Kosova dhe arrestohët prap nga Sigurimi i

Enver Hoxhës, në Shqipni. Mbasi doli nga burgu rreth vitit 1990, kam

pasë fatin me bashkpunue me të, në lidhje me “Katër Martirët

Shkodranë” në vitin 1996, në kumtesën e mbajtun në Teatrin “Migjeni”

në Shkodër, për 50 vjetorin e pushkatimit të Maria Shllakut. Me këtë rasë

njohta dhe autorët e librit Z. Kelmendin dhe Gashin në Shkodër.

Edhe sot mbas 50 vjetësh kujtonin me respekt heroinën e

palëkundun para gjyqit serb.

Maria në seancën e parë të gjyqit mohon proçesin e

hetuesisë, mbasi kur asht ba ai, asht rrah dhe torturue. Të vërteta ajo quan

vetëm deklarimet para gjyqit. Ajo pranon se dishronte një Shqipni të lirë

e demokratike: “Deri në vitin 1944 kam kenë për Lëvizjen N. Çl., mirpo

kur erdhën partizanët në 1944 me flamurin e tyne që kishte drapnin me

çekan, u bana kundër tyne.”. Kur pyetët nga Kryetari i gjyqit se a ka kenë

për Shqipninë e Enver Hoxhës, ajo përgjigjet: “Unë nuk dij shka don

Enver Hoxha, po na duam që Kosova t’i bashkohët Shqipnisë. Unë

nuk jam për Shqipninë e Enver Hoxhës. Unë jam kundër gjermanëve,

por, dua që Kosova t’u takojë shqiptarëve të Shqipnisë së vjetër... ne

kemi luftue kundër partizanëve, që t’i rrëzojmë nga pushteti. ...Unë

kam kenë antifashiste e përbetueme, i tillë ka kenë edhe Luan Gashi....

Propaganda e jonë në popull ka kenë që populli të qëndrojnë si burrat

dhe të kërkojnë bashkimin e Kosovës me një Shqipni të ardhshme e, jo,

me të sotmen!”

Page 94: Një monument nën dhé

94

Maria flet me respekt për Prof. Ymer Berishën, i cili kishte lind

në Gjurgjevik të Madh të Klinës në vitin 1912, kishte krye Normalën e

Elbasanit. Kishte vazhdue studimet për Shkenca Natyrore në Romë e,

mandej edhe Akademinë Ushtarake po aty. Kishte punue si mësues në

Krujë, Kukës, Peshkopi, Lushnje, Berat dhe me hapjen e shkollave shqipe

në Kosovë, në vitin 1941, kishte shkue profesor i Gjimnazit dhe i

Normalës “Sami Frashëri” në Prishtinë. Në vitin 1944 kishte dalë në mal

me atdhetarët tjerë me luftue kundër pushtuesvë të rinjë. Asht njohtë si

ideolog i platformës politike për mbrojtjën e kufijve Etnike të trojeve

shqiptare të Kosovës dhe bashkimin e saj me Shqipninë. Ka formue

Organizatën atdhetare shqiptare “Besa Kombëtare”. Ka luftue kundër

forcave komuniste serbe në Kosovë. Asht vra burrnisht në korrik të vitit

1946, në malët e Hereçit të Gjakovës.

AT BERNARD LLUPI O.F.M.

Ka lé në Shkodër me 7 shkurt 1886, prej prindve Filip e Luçia

Llupi. Asht pagëzue me emnin Mati, asht vëllai i pestë i Cinit, Zefit, Ejllit

e Franos. Vjen prej një familjes së vjetër me tradita qytetare shkodrane.

Studimet i ka krye në Insbruk të Austrisë, ku mori medalje nderi si

student i shkëlqyeshëm. Shugurohët meshtar në Romë dhe shërben në

Palç (Mërturë), Hot, Grudë, Bizë të Durrësit, Vlonë dhe Shkodër.

Kur Kuvendi Françeskan ndodhët keq ekonomikisht në atë kohë

lufte e zije për bukë, në vitin 1942 dërgohet në Pejë famullitar, mbasi

njihej si ekonomat i përkryem. Prej andej ban të mujtun mos

shpërndamjen e xhakojve në Shkodër, tue i dërgue vazhdimisht ushqime.

Për këtë ndihmë të madhë ekonomike ban fjalë në procesin e tij edhe At

Çiprian Nika, rektori i Fretënve në Shkodër.

Asht bashkohës i Etënve Harapi, Doda, Prennushi, Cani dhe mik i

Don Nikoll Ashtës. Asht ndër misionarët e njohtun që me dinjitet ka bajtë

zhgunin e Sh’Françeskut. Autoritar në fjalë dhe i palodhun në pajtime

gjaqësh e ngatrresash që kishin kapërthye malët tona. Edhe pse në 1939

asht operue në Padova, ku ka heq një eshkë, asnjëherë nuk i shmangët

misionit të tij, madje, shkon me qejfë malësh për me ndihmue çështjen

kombëtare dhe niset për Kosovë.

Page 95: Një monument nën dhé

95

Atje ka shërbye në famullitë e Zllakuçanit, Zym’të Hasit dhe Pejë.

Ndihmon shqiptarët që kanë marrë malët për liri nga fashizmi dhe

komunizmi, me ushqime dhe medikamente mjeksore. Mban afër Prof.

Kol Parubin, Marije Shllakun, Marsel Vuçën, Prof. Ymer Berishën dhe të

tjerë luftarë shqiptarë. Porositë fshatarët “me e ruejtë dhe me e ndihmue

këtë vajzë atdhetare!”. Theksova fjalët e ti ndër thojza, mbasi me dashtni

dhe burrni vlerson virtytet e femnës shqiptare, ashtu si ma parë vëllaznit e

tij, Norën e Kelmendit. At Llupi asht “ATI I DYTË” i Marijes.

Maria tek Ati i saj i dytë sheh shpresën dhe të mirën, tue i kërkue

si vajza e tij: “Lutju Zotit për mue!” Ai lutej për të gjithë shqiptarët pa

dallim feje. Kjo asht arësyja që të gjithë e donin dhe e ndigjonin

misionarin e përvujtë. Ai njihej si misionar i Atdhetarizmit prandej qela e

tij ishte vatra ku delnin shkëndijat e lirisë. Shovenistët serb, shërbëtorët e

tyne komunistë dhe trathtarët e shitun të Atdheut nuk e duronin zhgunin e

Françeskanit në Pejë, prandej, në marsin e 1946 e arrestojnë si një

organizator i “Katoliçeskaja Banda”, organizatë që nuk ka kenë kurrë.

Krijuesi i këtyne bandave, organizatave, grupeve terroriste, duerve të

zeza, të futjes së armëve ndër Kisha etj, asht një për të gjithë Shqiptarët:

Komunistët e shovenistët jugosllavë me qendër Moskën.

Edhe para trupit gjykues At Llupi asht kryenaltë, trim dhe i

pathyeshëm ashtusi në tortura të mnershme që i bahën në hetuesi. Nuk

pranon asnjë akuzë. Nuk i trembet vdekjes fare, aq sa edhe tallet me

prokurorin Ali Shukriu, gjatë procesit gjyqsor kur ai e pyet, se ç’ke

menduar kur ke thënë: “Ishalla e pështon Zoti Kosovën!”? - At Llupi

përgjigjet: “Kam mendue që të shpëtojë nga sëmundjet dhe hallet e

ndryshme!” Kur prokurori e pyet se a i ke dërgue djath në mal, At Llupi

nuk i përgjigjet, mbasi nuk kam ardhë këtu për djath. Kur pyetët Maria,

edhe ajo përsëritë: “Nuk përgjigjem, nuk kemi ardhë për djath këtu!”.

Kur flitët për njerzit e vramë ndër male, At Llupi thotë: “Ata kanë vdekë

si trima, si burrat, prandej, duhët të jenë shembull për né të gjithë!”.

Z. Muhamet Vokshi shkruen për At Llupin: “...Fliste anglisht,

italisht, gjermanisht, spanjisht, serbisht, latinisht. Ishte komunikativ,

modest, shakaxhi. Fishtën e adhuronte... Italianët nuk i donte aspak... i

quante “bretkocarë”... e ka dashur vendin dhe popullin e vet pa urrejtur

kurrkend tjetër.

E deshti dhe dha jetën për Shqipërinë brenda kufijve të saj etnikë“

Fjala e fundit e At Llupit para pushkatimit ishte:

Page 96: Një monument nën dhé

96

“Vdekja si kjo, vdekja për shqiptarizëm, asht kupë e artë!”...

Mbas të shtimeve të automatikve At Llupi, kishte mbetë në kambë

edhe pse zhguni i panjollë ishte la me gjakun e këtij martiri... Ai thirri

edhe njëherë: “Rrnoftë Shqipnia!”, xhullinjtë iu afruen tue shti mbi tè,

derisa Frati 60 vjeçar u shtri mbi tokën shqiptare për të cilën dha jetën.

PROF. KOL PARUBAJ:

Ka lé në Pentar të Dajçit të Bregut të Bunës në Shkodër, më 5

dhetor 1905, prej prindve Tomë e Tone Parubaj. Fshati dallohet për

banorët e tij me cilësi squtsie. Kola nuk asht indiferent ndaj kësaj cilësie,

prandej, mbasi kryen studimet e larta vjen dhe hapë shkollën e Pentarit,

ku jep kontribut fetar e atdhetar. Paisë një klasë modeste me banka, libra

e fletore, tue ruejtë kontakte me misionarin Don Alfons Tracki dhe

priftën tjerë përparimtarë të asaj zone. Asht i paisun me kulturë

Përendimore dhe punon që në fillim përveç mësimeve të shqipës, katër

blejt e parë të gjuhës italiane dhe njohuni të para të frengjishtës. Asht

dallue si njeri i paisun me enfazi konferencieri. Në vitin 1939 tue mos

gjetë mundësinë e marrëveshjes me klerin e Shkodrës për me kalue në

rritin greko - latin, i këshilluem nga Tracki kalon në tokat e Jugosllavisë,

andej Bunës. Ndihmohët nga Kuvendi i rrethit të Uzhicës e Bihaçit. Mbas

shumë “peripecishë”, në vitin 1942 emnohet profesor në Gjimnazin e

Prishtinës e ma vonë në Pejë. Gjatë kësaj kohë njihët me Riza Drinin nga

Shkodra, me At Llupin, tek i cili flenë një natë. Mban lidhje miqësore me

H. Pllanejën, Ymer Berishën, Enver Sudin etj. me të cilët edhe punon dhe

lufton për çështjen e Kosovës së lirë.

Asht njeriu nga i cili hetuesia kërkon shumë, arrestohët në mars të

1946, dhe me 21 të ati moji fillon hetimet i akuzuem si “agjent i

fashizmit”, tue e dijtë mirë se ishte antifashist. Ai ishte edhe antizogist,

gja që e dëshmon edhe ish nxanësi i tij Gjergj Laca. Përveç kujtimeve të

mira që ruen për mësuesin e parë ashtu si Maksut Shehu në Kosovë etj.

Gjergji edhe sot mban ndër mend kangën: “Kur sorra bori skjepin”, të

cilën ia ka mësue në shkollën fillore Prof. Kol Parubaj, kangë e ndalueme

nga regjimi i Zogut.

Ndaj vëprimeve kriminale të komunistëve në Kosovë, profesori

mban qëndrim kundërshtar. Ai ban një përpjekje për me formue një

Komitet Qendror të Organizatës Nacional Demokratike Shqiptare të

Page 97: Një monument nën dhé

97

Kosovës (NDSH), në vitin 1945. Vetëm ky mendim i tij pa krye asnjë

vepër e çon në pushkatim.

Lidhjet me Enver Sudin konsiderohën gjoja të rekomandueme nga

At Llupi. Parubaj nuk i pranon tue hjedhë poshtë të gjitha akuzat në lidhje

me Fratin. Lidhjet me Enver Sudin kërkohën shumë në hetuesi, mbasi

Enveri ishte pjestar i një bërthame prej tre vetësh që kishin organizue

vrasjën e Milladin Popoviqit, të cilin e kishte vra Haki Taha. Kjo lidhje

për të cilën ngulë kambë edhe Marsel Vuçaj, se “asht kenë e vërtetë”, i

jep dorë trupit gjykues me marrë vendimin e pushkatimit për Prof. Kol

Parubaj, me gjithë mohimet dhe qëndrimin burrnor të Kolës. Në fjalën e

fundit thotë: “Ma keni kujdes vajzën! Rrnoftë Shqipnia Etnike bashkë

me Kosovën!”

Maksut Shehu shkruen: “Ishte i butë!... Granit!”

Mësuesi GJERGJ MARTINI:

Gjergj Martini ka lé në Hot të Shkodrës, më 29 gusht 1917. Ka

krye paragjimnazin në Shkodër në Konviktin “Malet tona”, ndërsa të

mesmën në Normalen e Elbasanit. Punoi mësues në Kukës dhe në

Shkodër. U martue me mësusen Zografe Harodhambi nga Kavaja, e

datëlindjes 1920. Ka pasë një vajzë nga kjo martëse. Në vitin 1945 kur

ishte Gjergji në Gjakovë, i vdiq grueja tue i lanë vajzën e vogël me ia

rritë gjyshja. Nuk u shkëput asnjëherë nga kjo vajzë, mbasi edhe me

martesën e dytë që bani me Linën e Simon Shkrelit, u mirkuptue. Ajo u

kujdes për vajzën jetime dhe nuk ia prishi zemrën Gjergjit deri në fund.

Edhe Lina ishte grue e kulturueme dhe njihët me Gjergjin kur ishte

mësuese në Gjakovë, ndërsa Gjergji ishte drejtor i asaj shkolle.

Martesën me Linën e bani më 18 nandor 1945, dhe në mars 1946

arrestohët. Jetoi me gruen e dytë vetëm 4 muaj.

Akuzohët edhe ky si të tjerët për bashkpunim me Prof. Kol

Parubin e At Llupin në Organizatën NDSH të Kosovës. Merrët në pyetje

vetëm pesë herë dhe vehët në bankën e të akuzuemve, pa dijtë pse asht

aty si shumë të tjerë që ishin ndër ato banka. Edhe Gjergji akuzohët nga

Marsel Vuçaj njësoj si Parubaj. Dukët se akuzat që u ban shokve të vet e

lanë me 12 vjet burg, të cilat ndoshta, si shpërblim shpifje nuk i ka krye

në burg. Gjergji në veçansi nuk ka akuzë mbasi “faji” i tij përfshihet ndër

akuzat e shokve. Kur flitët për Gjergjin, gjithnjë thohët “janë fajtorë”

...dhe rreshtohët me At Llupin e Kolën. Paknaqësia e Gjergjit shfaqët

Page 98: Një monument nën dhé

98

vetëm kur asht fjala për nënshtetësinë shqiptare që kishte dhe, nuk i epej

e drejta e votës si shqiptar.

Në faqën 132 autorët e librit shënojnë: “Krimet” e tij, që u

mbyllën me dënimin më të rëndë, me vdekje, me pushkatim, konsistuan

vetëm në faktin se ishte shqiptar, se ishte patriot, se ishte intelektual, dhe

se ishte shkodranë (i Hotit) njësoj si tre të parët - Maria, At Bernardi

dhe Kola.

Do të ishte e tepërt me kërkue shkaqe të tjera pse u pushkatuan

këta atdhetarë.

Zonja Lina Martini shkruen në kujtimet e saja: “Gjergji ishte njeri

universal, kishte za të bukur, këndonim duet, ishte shumë i çmuar dhe i

respektuar. Unë tash plot gjysëm shekulli, kujtoj ato ditë të pakta e të

bukra që jetova me té... I kam ruejtun këtu me xhelozi, e besa edhe me

frikë të madhe disa fotografi që i kam prej tij dhe me té; unë dhe Gjergji

ditën e kunorzimit... Gjergjin me shokët e tij... me nxanës... që i shikoj

përditë tash 50 vjet...”

Dr. Pajazit Nushi shënon: ”....tue shkrue këta pak rreshta kam në

vedi përfytyrimin e një mësuesi të rrallë, që përjetonte vuejtjet e të tjerve

si të tijat.”

Me të drejtë Mësuesi Gjergj Martini u mësonte nxanësve të vet

kangën që ai e këndonte me zanin e tij të bukur: “Po vjen prendimi dhe

larg asht dielli”.... Si dukët, ia ndinte zemra largësinë e dritës së diellit!...

Me datën 15 korrik 1946, trupi gjykues dha vëndimin për 27 vetë

të “Katoliçeskaja Banda”.

Ndërsa, më 15 nandor 1946 nga ky grup u pushkatuen:

MARIA SHLLAKU 24 vjeç,

AT BERNARD LLUPI 60 vjeç,

Prof. KOL PARUBAJ 40 vjeç,

GJERGJ MARTINI 29 vjeç.

Z.Viktor Gashi tregon:

Në mbrëmjen e 14 nandorit dikush përshpëriti sikur kishte dëgjuar

nga biseda mes dy rojeve se nesër në mëngjes do të pushkatoheshin të

dënuarit me vdekje. U tronditëm shumë dhe vëndosëm me i treguar At

Bernardit. I thamë në veçanti: Padër, nesër... ndoshta... nuk e dijmë...

Page 99: Një monument nën dhé

99

por... Ai ndërpreu fjalën dhe tha :- Shumë bukur që erdhi kjo ditë dhe

mbas pak sekondash iu drejtua Kolës, - Kolë, eja pak këtu! Shkuan në

qoshen e dhomës, At Llupi bashkoi dy duart, ndërsa Kola u ulë në gjunjë.

Kur Kola desh të fliste diçka, At Llupi i tha: - Kolë, i dij gjynahët tuaja

por ban punën e pëndimit, se Zoti do t’i falin të gjitha fajet mbasi ti po

lanë me gjakun tand tokën që të ka lindë, ti po shkon tek Zoti jo si

mëkatar, por si martir, ti je i zgjedhun prej Atit të Pushtetshëm, me dhanë

shembull si duhët me vdekë për të mirën e popullit shqiptar dhe të

Atdheut, që po e lamë të robnuem, por shpejt Zoti dhashtë e u bashkoftë

edhe Kosova me Nanën Shqipni! Mbas tij shkoi edhe Gjergji.

Atë natë nuk fjeti njeri. Biseda mbahej nga At Bernardi, të cilit

edhe atë natë nuk i mungoi humori e gazi, sikur të nesërmen po lirohej

dhe jo...

Ishin orët e para të mëngjezit, kur u dëgjuan çelsat e randë të

dyerve. Mbretroi një heshtje e përmortshme... Menjëherë e mori fjalën At

Bernard Llupi: - Ç’keni o burra që heshtët? Mos u shtangni, se vdekja

nuk na frikson. Kushdo që lind do të vdes herët a vonë, aqsa ka thanë

Zoti. Na po vdesim ballhaptë dhe po shkojmë nga kjo botë të bindun se

me vdekjen tonë do ta ndihmojmë çlirimin e Kosovës dhe bashkimin e saj

me Atdheun Nanë, ....Shqiptari shkon në vdekje si në darsëm, sëpse

lufton dhe vdes për popull, për liri, për jetë ma të lumtun!”

Sakaq u dëgjua zani i ambël i Gjergj Martinit: “Po vdesim për

Atdhe, burra, se Atdheu mbrohët me gjak. Kështu me gjakun e

shqiptarëve të ramë, krijohët Shqipnia. Gjaku i derdhun s’ka sësi të mos

japë frut, tue mbjellë atdhedashtni, mirësi, mirëkuptim, ai do të ngjallë

edhe ma tepër ndjenjat kombëtare”:

U hap dera me rrëmbim: - Hajde, hajde, brze, majku vam vasu!-

briti roja.

At Bernard Llupi, pa iu trembur syri dhe pa u nervozuar fare iu

drejtua rojës: - Ndaluni pak, se due të përshëndetëm përherë të fundit me

vëllaznit e mijë. Në përqafim nuk muejta t’i mbaj lotët, mos u trego i

ligësht, - më tha, - të dijmë si xunxarë, kështu me quanin në burg. U

drejtua - Gjergj, Kolë, ejani, të shkojmë krenarë, le ta shohin se nuk ia

kemi frigën plumbit! Duhët të jemi të lumtun që po vdesim për idealet e

kombit.

Page 100: Një monument nën dhé

100

Atëherë Gjergji na u drejtua: “Lamtumirë, o vëllazën! Tregoni

botës mbarë se Kosova dhe Shqipnia ka trima që japin jetën për vatan dhe

nuk ka anmik që na tremb!...

Shqiptari nuk përkulet kurrë !”...

Roja e shtyri, e ai thirri edhe ma më të madhe: “Rrnoftë Shqipnia

bashkë me Kosovën!”

Edhe Kol Parubaj me një za të shteruar, na tha: “Lamtumirë

vëllazën!... Ma keni kujdes vajzën... Rrnoftë kombi shqiptar!... Rrnofshin

shqiptarët!”

Zëri i tij treti dhe nuk u dëgjua më, sëpse roja e shtyri me rrëmbim

dhe pas tij u mbyll dera.

Të gjithë ne që ishim mbrenda mbetëm të shtangur. Pas pak u

ndigjua zëri i thekshëm i Maria Shllakut. Të gjithë vrapuam kah dritarët

që ta shikonim në oborrin e burgut dhe pamë hijen e saj, mëqë bënte

shumë terr.

Nuk pranonte të dilte nga dera e burgut pa përfunduar këngën që

bënte fjalë për Ymer Berishën, dhe luftën për çlirimin e Kosovës. Fjalët e

këngës sot nuk më kujtohen, por, zëri i saj ishte tamam pushkë dhe jehoi

në tërë burgun.

At Bernard Llupi atëherë i tha me zë të lartë:

“Të lumtë, bylbyli i shqiptarizmës!

Le ta marrin vesht bota si shkon me vdekë femna shqiptare,

me kangë në gojë!”

Maria ia këtheu me za ma të fortë:

“RRNOFTË SHQIPNIA E MADHE!...

RRNOFTË BASHKIMI I SHQIPTARËVE!”

Me të drejtë Miss Durham shkruen:

“Zotnimet e hueja kanë kalue mbi kombin shqiptar, pa lanë në

té kurrfarë gjurmët, si ujë që kalon mbi shpinën e rosës”.

Page 101: Një monument nën dhé

101

NATË SHËN KOLLI

”Kur të mbarojnë burrat, luftën

do ta vazhdojnë gratë”

Mark Kakarriqi

Vjenë, 1913

Shkodër, më 5 dhetor 1946. Nata e Shën’ Kollit. Një mbramje jo

e zakonshme në këtë qytet të lashtë, që gjithmonë ka përcjellë brez mbas

brezit doket e zakonet e të parëvet të vet. Edhe pse shumë qytetarë janë

largue në krahina të ndryshme të vendit zakonet i ruejnë, ashtusi atë ditë

që festohën në Shkodër.

Atë natë të duket sikur qyteti asht prush ose ma mirë me thanë,

sikur toka asht ndezë flakë prej dritave që depërtojnë jashtë dritarëve e

kafazlijeve karakteristike të qytetit. Rrugët janë paqtue mjaft herët, mbasi

secili e ka mendue dishka para se me ra muzgu. Një gjel asht flijue edhe

ndër shtëpitë e pazarit të vjetër ndër kodrat përreth Kalasë, sëpse festa ka

kohë që ka shkapërcye muret e nalta, të veshuna me shërmashek e

Page 102: Një monument nën dhé

102

lulevile, të shtëpive katolike. Kjo festë kremtohet në të gjitha anët ë

qytetit. Dugajtë janë mbyllë njëherësh tue urue njeni-tjetrin: „Për shumë

mot!“:

Në çdo votër asht vu buzmi, sigurisht jo ma i madhi, mbasi ai

ruhet për natën e Këshnellave, por secili oxhak nxjerr tym simbas forcës

se asaj natë përzie me erën e gjellëve, që amvisat pregatisin me

mjeshtrinë ma të madhe të grave të njoftuna në këtë natë feste. Ajo që e

ban ma të veçantë këtë natë asht qiri që ndezet në çdo shtëpi. Qiri i

Shën’Kollit asht i pikturuem me lajle e lule shumëngjyrëshe që vëndoset

në krye të vendit dhe ndezet nga i zoti i shtëpisë e, festa fillon!

Fëmijët janë ma të gëzuemit që me sytë e tyne vezullues

kontrollojnë çdo qoshë pa u rrëshqitë asgja. Aty kanë vargjët e fiqve të

thatë, arrat e lejthijat që aq shumë ua kande, molla e fruta të stinës,

dikund shihet edhe ndonjë ftu e portogal. Gjyshet, prej kohësh ndër

kanavetat e tyne kanë ruejt për këtë natë të mbështjellun në letra xhami,

qyfterin e derdhun ndër format e bukura të peshkut. Vena nuk i mungon

as ma fukarasë. Ulen ndër sofrat e shtrueme me sofrabezat e kuq, fillon

urata prej ma të moshuemve dhe mbas saj kanga e Shën’Kollit: “Vjen

Shen’Kolli prej Misirit....” Vazhdon zani ma i bukur i shoqnuem prej

korit të pjestarëve të familjes. Naltohet zani me u ndigjue edhe prej

komshive, mbasi asht kënaqësi kur të nesërmen bisedohet prej grave se

kujt i asht ndigjue zani ma larg. Prej sofrës së fëmijve vjen lajmi, se kur

do të vinë në sofrën e tyne bukfikja e pitegjarpni i bamë me arra e rrush të

thatë Selaniku.

Mbas vitit 1942, na e festonim festën tek daja Don Kolec mbasi

baba vdiq, atje na mblidhte gjyshja. Në vitin 1949 gjyshja bani një

bakllavë të madhe, se atëherë doli edhe daja nga burgu. Kujtoj dajën me

një pjatë të madhe në dorë mbasi kishim ngranë bukë, me buzë në gaz si

gjithmonë, më vuni pjatën përpara mue. Aty kishte gjashtë kallëpe të

mëdhej bakllave e më tha: “Kjo pjatë asht e ytja, ké me hangër sa të

mundesh!“. Ai ishte Shën’Kolli i fundit në shtëpinë tonë.

Mbas sofrës, fëmijët e marrakotun për pak kohë vazhdonin

laradashat në dhomën e fjetjes, ndër dyshekët e shtruem përtokë. Gaz e

hare në atë dhomë, ndërsa në dhomën tjetër bisedohej: “Ku e merr me

pasë mendjën e tyne!”. Ma plaku rrëmon zjarmin e në plasat e trungut të

lisit, me mashë kërkon me ba xhixha e shkëndia që çohen përpjetë.

Krizmat e tyne i kujtojnë fishekzjarret që zbërthejnë në naltësi. Sigurisht

Page 103: Një monument nën dhé

103

shenjë nervoziteti... Gratë i heqin vërejtje: “Boll ma, mos e luej se bukuri

tèk asht!” Lodhja e ditës shoqnue me atë të pijes, bajnë punën e vet e,

kështu bie qetësia.

... Ndërsa, ndër sofra shkrepën gotat e vëndosuna mbi sofrabezat

e bukur që sonte kanë sipër gjithë të mirat, ndër mjaft shtëpi asht i treti

Shën’Kollë që gratë kanë hapë arkat e baulat e nusisë dhe kanë hjedhë

mbrendë, ndoshta, përgjithmonë fustanet e bukura me lloj-lloj ngjyrash,

se janë zëvendsue me futat e zeza dhe degërmitë e bardha, ashtusi në

shtëpijat e Dedëjakupëve, Kazazëve e sa të tjerave, burrat e të cilave janë

pushkatue. Janë mjaft në Seksionin e Mbrendshëm tue u torturue e

kushedi sa ndër birucat e qelitë e këtij qyteti, ku çdo ditë djelmët e sa

nanave hidhëshin si thasë prej dritarësh, me u thye kokat dhe me u hapë

rrashtat ndër kalldramët e oborreve, ku ndihej vetëm era e shfarosjes së

qytetnimit shkodran e atij kombëtar evropian, nën parullën e njohtun të

komunistëve: “Borgjezëve e reaksionarëve, plumbin ballit!”.

Mbas mesnatës ndigjohen vetëm gjurmët e randa të këpucve me

thumba të disa patrullave, zhurmat e xhipsit të Sigurimit të Ahmet Sujit e

topolinos së Dulaç Lekiqit që merrëshin me arrestime. Punojnë vetëm

zyrat e hetuesisë, Seksioni i Mbrendshëm, ndonjë zyrë e qarkorit të

Partisë, që vazhdon në ilegalitet tue shpërnda urdhnat e saj me spijujtë e

natës. Këto zyra të drejtueme nga Qazim Kapisyzi, Arif Gjyli, Lilo

Zeneli, Ndrekë Nallbani, Ali Qorri, Zoji Themeli, Pjerin Kçira, Rasim

Dedja, Nesti Kopali etj. nuk i fikun kurrë dritat, mbasi ditë e natë dritarët

janë të mbylluna për mos me u ndigjue ndër rrugë virrmat e britmat e të

torturuemve për vdekje.

Ka mjaft nana që nuk i zë gjumi, tue mendue se në duert e kujt ka

loçkën e zemrës. Një prej këtyne nanave asht edhe Pina, e shoqja e

Shtjefën Zojzit, që zemra i ndien diçka... Ajo, atë natë feste rri me sy të

ngulun harû ndër gaca, tue vrojtue kah votra, nuk i bahet me u ulë në

sofër. Ajo asht e veçantë në të gjithë Shkodrën! Ajo ka në mal vajzën me

emnin Maria. Vetë emni të ban me kujtue pa e njohtë, një grue të pastër,

besnike dhe trimneshë. Asht grueja fisnike e Pjetrit të Dedëjakupëve që

për besën e dhanun një ditë në kunorën Shenjte, kur në gisht vuni rrethin

merr malët bashkë me fatin e saj dhe del me luftue komunizmin.

Nuk ishte jo hov rinie edhe pse ishte 30 vjeçe, por në zemër kishte

mulla urrejtjen e vrasjes së kushrinit nga komunistët ingj. Ludovik Zojzit,

arkitekt i vorrëve të Rëmajit. Vllaun e saj prof. Rrok Zojzin, e kishin

Page 104: Një monument nën dhé

104

torturue në Sigurim se kishte guxue me thanë se, sa ka vra Zogu për 15

vjet, komunistët i kanë vra për 15 ditë. Kjo grue zgjodhi rrugën e malit

mbasi nuk mund të jetonte pa lirinë e Atdheut, dëshirë e pathyeshme edhe

e burrit të saj që nuk kishte pranue bashkpunimin me komunistët. Ata nuk

dinin me nda Shqipninë nga familja, ashtusi, dikur burrat e motit bashkë

me gratë burrnesha që morën malët për liri. Edukata e saj qytetare e

atdhetare ishte brumosë edhe prej dy axhave klerikë të njohtun të familjes

Zojzi.

Në heshtjën e natës, kriminelët mendojnë vetëm për krime e

vrasje. Këtë punë do ta kryenin ma së miri Zoji Themeli, Toger Baba,

Vaskë Koleci, Dulaç Lekiqi, Fadil Kapisyzi, Zenel Cani me shokët e

Ndjekjës. Në të dalun të dritës së datës 6 dhetor, rreth orës 04.00 të

mëngjesit, në luginën e prronit të Hijes së Madhe, në Meshkallë të

Sheldisë, kur Maria e zgjueme doli nga çadra e vëndosun prej tyne në atë

vend, u ndigjue një za: “Dorëzou Marije, se nuk të vrasim!” Ajo u

përgjigj: “Për së gjalli kurrë, mor qena....!”, nxori armën nga brezi, sëpse,

e njihte mirë “besën” e komunistëve. Gjuejtjet e automatikëve të katilëve

nga pozicionet e vëndosuna gjatë natës, e rrëzuen përdhé... Ajo u vra me

pushkë në dorë. Gjaku i pastër i Marijes u derdh në prrue dhe zbriti në

Dri, për me përshëndetë ma afër Shkodrën, nanën e vet, për me i tregue

Asaj, se kur më linde Ti, bashkë me qumështin gjaku më mori erë baroti,

ashtusi më pate mësue, në besë të burrit qëndrova e bashkë me Pjetrin e

dashtun, u vramë për liri!...

Maria nuk ishte as e para shkodrane e, as e fundit, që doli malësh

me armë në dorë, mbas vitit 1944 me luftue kundër komunistëve. Ishte

edhe Maria Shllaku, po prej Shkodrët, që zani i saj do të jehonte për 50

vjet ndër malët e Kosovës. Vajza shqiptare u tregue gjithmonë e denjë për

armët që mbante në brez. Ajo nuk u përkul as para pushkatimit, as para

torturës, as para yllit të kuq. Ajo i provoi burgjet komuniste, ajo provoi

malët e Tepelenës, ajo provoi baltat e kënetave të Myzeqesë, ajo nuk iu

tremb as presionit moral, shpirtnuer e fizik të hetuesisë, as intërrnimëve,

as punës së randë të fermave e kooperativave por, gjithkund mbas

burrave, vuejtën për një kafshatë bukë, lindën dhe rritën fëmijë, që një

ditë do të ishin ndera e Atdheut.

Vajzat e vërteta shkodrane në ballin e Rozafës vëndosën dafina!

Vajzat e vërteta shqiptare, Shkodra i ka pa edhe më 2 prill 1991!

Page 105: Një monument nën dhé

105

Ishin vajzat e djelmët e shkollës “Jordan Misja” që me Flamurin e

ngjymë në gjakun e djaloshit trim Arbën Broci, marrshuen drejt

Demokracisë! Ishin po ato vajza që më 14 janar 1990 i trandën thëmelët

bustit të diktatorit të shekullit Stalin. E, prap më 2 prill, do të djegin

tankun para diktatorit tjetër, që nuk i la gja mangut atit të tij, tue

paralajmërue fundin e veprës së tyne: turpit të shekullit XX.

Toka shqiptare i ruen në gjiun e saj Herojtë, edhe pse sot na nuk

dimë ku pushojnë shumica e tyne. Fshatarët e Meshkallës e ruajtën për 45

vjetë Marijen në tokën e tyne, me një rrasë të vogël si shenjë nën kaçuba

ferrash. Aty çobanët kishin shkrue: “Këtu pushon Maria e Shtjefën

Zojzit, besnike e burrit të saj”. Njëditë ata fshatarë bashkë me krahinat e

Jubanit, të Gurit të Zi, të Sheldisë e përreth e përcollën për në Rëmaji,

Heroinën e tyne. Aty e priti Shkodra, sigurisht, Ajo nuk erdhi me petkun

e bardhë të nusisë, por me atë visar që asht ma i shenjti dhe ma i

shtrenjti, Ajo erdhi e veshun me Flamurin e Shqipnisë, si një zonjë e

randë, me atë Flamur që Maria me gjakun e saj i ka shlye yllin. Edhe

Flamuri në shenjë nderimi për Heroinën e vet, në zemrën e tij ka vu

portretin e saj: SHQIPËN DYKRENARE.

Ajo sot prehët me nanën Pinë, mbasi burrin e besës komunistët e

zhdukën tue e pushkatue për sëvdekuni në Zallin e Kirit, mbasi nuk

kishin çka me i ba ma shumë. Edhe Ai asht aty afër Saj, aty, ku janë

shumica e Martirëve të Shkodrës.

Marije! Më duket se për kërkend ma shumë se për ty....

Shkruen i madhi At Fishta:

“... ju besën

Ka për t’ua dhanë mbi vorr, se kurr për s’ gjalli

S’ ka me e koritun namin t’uej e nderën,

Se ka me dekë p’ r Atdhé si desin burrat

Si diqet, qé, ju për nji Shqipni t’lirueme.”

Page 106: Një monument nën dhé

106

L Ë V I Z J A E P O S T R I B Ë S

(9 shtator 1946)

“Historia e Shqipnisë së lirë asht kaos

luftash, ngatrresash, trathtinash,

ambicionesh, partinash kaq të mëdhaja,

të shpeshta, të ndyta e të damshme, që

nuk i gjenë askund shoqen në botë”

“Zani i të dekunit” nga Y (D. L. Shantoja)

“Rreziku nga e vërteta ishte ma i madh se gënjeshtra”.

Page 107: Një monument nën dhé

107

Asht shkrue e do të shkruhet, e prap do të vazhdohet me u shkrue

për këtë ngjarje aq të randësishme, por e vërteta do të dalin në shesh,

vetëm atëherë, kur historianët e paanëshëm do të kenë mundësi me pa e

me studjue arkivat e mbulueme nën dhé.

“Deri njerëzit e zhdukun dje prej skenët, na dukën si të kishin hi

kaherë në radhën e mumjeve.”, shkruente At Gjon Shllaku, dhe vazhdon:

“Për né ideja asht nji mjet me u kapë té realiteti, për filozofinë moderne,

ideja asht nji perde që e ndanë njeriun prej realitetit”.

Mendimet e kundërta të shprehuna ndër libra, broshura, artikuj

dhe konferenca përkujtimore, më kanë shty me kërkue diçka të

mbulueme me dashje, ose padashje, por në të dy rastet, jo me qëllim të

mirë. Tue u nisë si u organizue, si shpërthei dhe si përfundoi me dështim

të plotë kjo lëvizje që asht ndër ma të mëdhajat, asht me të ardhë keq dhe

do të bindemi se frutin e kanë përfitue vetëm komunistët.

Përmbytja mori me vedi fshatarë, profesorë, oficerë akademistë,

deputetë, intelektualë, klerikë, studentë, tregtarë, të kënaqun e të

pakënaqun nga pushteti, madje, edhe pushtetarë, që deri pak ditë përpara

kishin nënshkrue edhe “urdhën-arreste”, ose në mendjen e tyne pritnin

kur po vjen “demokracia”. Me plot gojë dami për Veriun nuk llogaritet

asnjëherë.

Vetë ardhja në Shkodër në janar të 1945 e kryekriminelit Mehmet

Shehu, me një tubë të pa pame ndonjëherë terroristesh si: Sheuqet Peçi,

Dali Ndreu, Gjin Marku, Rahman Parllaku, Tuk Jakova, të shoqnuem nga

bandat e Sigurimit të Shtetit të drejtueme prej Koçi Xoxe, Zoji Themeli,

Vaskë Koleci, Ramadan Çitaku, Ndrekë Nallbani, Ali Qorri (Bushati),

toger Baba etj. që me krimet e vrasjet e tyne të bame me gjyqe e pagjyqe,

tregojnë pikësynimin e tyne: Përdorimi i çdo dredhije e mjeti mashtrues,

për me shkatrrue rezistencën atdhetare antikomuniste dhe çerdhën e tyne.

Unë do të rreshtoj vetëm disa fakte:

Me datën 29 janar 1945, prokurori Jonuz Mërsini i thotë D. Lazër

Shantojës: “Më dt. 20 - 21 janar 1945, malësorët janë çue kundër Luftës

N.Çl. të inspiruar prej këtij fashisti” (Dosja 174).

Don Ndre Zadeja deklaron: “Aty nga shtatori 1944, ka ardhë në

Sheldi nji kolonel anglez i quejtun Nill, me do ushtarë e Jup e Halit

Kazazin, gjithashtu me té ishte nji oficer gjerman dhe nji ushtar italjan.

Këta vijshin prej Cukalit, shkojshin në Shëngjin dhe së andejmi për Itali.

Në qelën teme kanë qëndrue vetëm nji natë. Gjatë ndejtjes në qelen teme,

Page 108: Një monument nën dhé

108

unë ju mbajta nji bisedë, ku i kam theksue nëvojën që ka populli shqiptar

i varfën në mes të armiqve shekullorë, të cilët janë: Sllavi, Bullgari,

Greku dhe Italia. Shqipnia ka nëvojë për nji mbrojtje nga fuqitë e hueja”.

(Dosja 677)

Riza Drini i kërkon bashkpunim Riza Danit prej malit në tetor të

1944, dhe Këshilli N.Çl. e pranon. Arësyeja e kërkesës së Riza Drinit

asht: “....për me evitue gjakderdhjen që parashof se do të bahët në

Shqipni.” (Deklarata e Riza Danit d.v. dt. 30 prill 1945).

Llesh Marashi deklaron në korrik 1946: “Nuk dij sesi tri ditë

para shpërthimit të Lëvizjes së Koplikut, e ka dijtë organizata “Bashkimi

Shqiptar”, unë nuk e kam dijtë vetë!” .

. Martin Sheldija (ish oficer), i arratisun me Gjergj Vatën, dorëzue

në kohën e anmistisë, i dënuem për jetë dhe i liruem më 14 shkurt 1966,

deklaron: “Me datën 5 shtator 1946 ka ardhë Shuk Gjoka, e më tha, se

don me më takue Shaban Abdullahi e Zyber Hyseni, dhe me datën 8

shtator më ka sjellë lajmin me sulmue Shkodrën. Shuk Gjoka shkoi në

Ganjollë, Spathar e Juban. Unë kam organizue Gurin e Zi. Më 8 shtator,

bashkë me Pjetrin (Dedën, i vramë), kemi ardhë te Ura e Kirit, e kemi

shprazë pushkët, nuk u përgjegj kush dhe kemi shkue prap. Nuk kemi hy

në Shkodër.

“Martin Sheldija ka rrezikshmëri shoqrore shumë të theksuar...”,

shënon Ministri i Mbrendshëm Mehmet Shehu d.v. më 29 qershor 1949.

(Dosja 141).

Jakup Dan Alia, i arrëstuem për Lëvizjen e Postribës deklaron:

“Në mbledhje për Postribën jemi qenë: Osman Haxhija, Abdullah Seiti,

Muho Duli, Selim Raci, Emin Zyberi, Dervish Nuzi, Ram Vasi, Taip

Isaja, Seit Duli etj. Foli Abdullah Seiti, dhe tha me i ra Shkodrës. Luftën

e Postribës, në fushë të aeroplanave e ka fillue Seit Duli.”

Rrok Gjok Luli, i arrëstuem më 12 shtator 1946, për Lëvizjen e

Postribës, dhe i dënuem 20 vjet, deklaron: “Kam bisedue me Mustafa

Jakupin, Mustafa dinte se do të sulmohet Shkodra që sonte, një gja të

tillë ia kishte thanë korieri i Jup Kazazit, një katundar prej Postribët, dhe

më thotë, Rrok, sande sulmohet Shkodra prej Postribët, e duhet të dalim

që sonte me katundarë. Unë i thashë se do të sulmohet më 15 shtator

1946, se një gja të tillë ma ka thanë vëllai, dhe jo sonte. Por, Mustafa më

kallxoi se jo më 15, por sonte se Postribësit nuk donë me dhanë ushtarë.

Më ka thanë për Jupin, se nuk asht këtu në Shkodër dhe ka dalë jashtë se

Page 109: Një monument nën dhé

109

asht i mërzitun, se do ta fillojnë luftën sande dhe për këtë, do të hidhen në

sulm. Veç luftës nga jashtë, do të plasin edhe këtu mbrenda, se Jupi asht

marrë vesht me të huej, megjithse një pjesë e kanë kundërshtue Jupin...”

“...Unë nuk shkova me lajmërue as vëllain për këtë punë.”

Pjetër Gjok Luli, vjeç 43, vëllai i Gjeloshit e Rrokut, deklaron:

“...Unë, nuk kam takue as vëllain Gjeloshin, në sa të kam pa ndonjëherë

ty (i drejtohet kryetarit të gjyqit, Misto Bllacit) ... As nuk dij se asht ba

mbledhje, as nuk kemi organizue gja.”

Pjetër Prendush Pali, vjeç 32, nga Hoti (Jugosllavi), mësues,

deklaron: “...akuza nuk asht e vërtetë, në furrë tek Mustafa nuk asht e

vërtetë se kam bisedue unë për Postribën, ato që thonë këtu nuk janë të

vërteta. Për akuzat që më bajnë Gjelosh Vata, Gjon Leka e Mustafa

Jakupi nuk janë të vërteta. Gjon Leka më ka thanë, se jam me punë në

Seksion të Mbrendshëm, dhe rri urtë se kam në dorë me të ba keq.”.

Vëndimi i gjyqit Pjetrit iu dha me vdekje, dhe u ekzekutue më 11

mars 1948.

Mustafa Jakup Vodaj, vjeç 48, nga Shkodra, i dënuem përjetë,

deklaron: “Nuk kam asnjë lidhje me Postribën, por mue më ka tregue

Brahim Isufi se sande Postriba sulmon Shkodrën. Unë i thashë Gjeloshit,

por ky më tha se nuk asht e vërtetë. Kemi shkue me Gjonin në shtëpi të

Gjeloshit (Vatës), aty në mesnatë ka ardhë me na thirrë Abdullah Seiti e

Ismail Duli dhe jemi takue tek fusha me Murat Haxhinë. Aty pamë se nuk

ishte gja ajo punë dhe u këthyem ndër shtëpia.”

Don Nikoll Deda: deklaron në gjyq më 7 janar 1948: “...Për

sulmin e 9 shtatorit 1946, nuk kam bisedue, as nuk kam kenë i deleguem

nga Kleri, për me marrë pjesë ndër këto mbledhje. Don Tom Laca nuk

më bie ndër mend të ketë kenë në mbledhje... Unë nuk e dija se asht

formue parti Demokristjane...Për përpjekjen e 9 shtatorit, s’kam dijtë

kurrgja, por kur e mora vesht se e kishte bërë Kazazi.”

Imz. Frano Gjini: “...për ngjarjen e 9 shtatorit nuk dij gja!”.

Don Tom Laca: Deklaron: “...Nuk asht e vërtetë që të kemi

pregaditë 9 shtatorin me Riza Danin e Paulin Palin (avokatin)”.

Zef Haxhija, deputet i 2 dhetorit në Kuvendin Popullor për

Shkodrën, deklaron: “Për ngjarjën e 9 shtatorit e kam marrë vesht në

nesre, si gjithë bota...!”.

Page 110: Një monument nën dhé

110

Për Lëvizjen e Postribës, të 9 shtatorit 1946 u pushkatue:

Imzot Frano Gjini, At Mati Prennushi, Don Nikoll Deda, Kolec Deda,

Pjetër Deda me gruen Maria,Cin Serreqi, Riza Dani, Dulo Kali, Caf

Dragusha, Simon Darragjati, Rasim Gjyrezi, Guljelm Suma, Ing.

Fahri Rusi, Murat Hysen Haxhija, Bilbil Hajmi, Pjetër P. Pali,

Gaspër Simon Gaspri, Xhelal Hardolli, Prof. Kol Prela, Av. Paulin

Pali, e sa të tjerë pa gjyq, që nuk figurojnë as në rregjistrin e të

pushkatuemve...

E vërteta asht vetëm një: Ajo ishte Lëvizje antikomuniste !

AVOKAT PAULIN PALI DHE

PROF. KOLË PRELA

“Avokat Paulin Mark Pali është i datlindjës 1914. Prindët e tij

ishin Mark e Shaqë Pali. Ka një vëlla Gaspër Palin, ishoficer i naltë.

Paulini është beqar, i pa dënuar, i varfër, me universitet të kryer për

drejtësi, profesor avokat, nga Shkodra, i arrestuar më 14 gusht 1946...”

Kështu i fillon hetimet krimineli Zoji Themeli në dosjën 1333

kundrejt të pandehurit Profesor avokat Paulin M. Palit, proçes i cili

vazhdon me vite...

Page 111: Një monument nën dhé

111

Me datën 18 tetor 1946 major Zoji Themeli, në Seksionin e

Mbrendshëm të Shkodrës (në shtëpinë e Pjetër Çiurçisë), fillon me

dokumentacionin që për fat ruhet edhe sot. Në proçes nuk shënohen

torturat që i janë ba Paulinit, por, dëshmitaria okulare që jeton edhe sot,

Z. Terezina Zorba (Pali) tregon: “...kur po më dërgonin në dhomën e

pyetjeve, polici shoqnues më la pak minuta në koridor, mbasi ai hyni tek

oficeri pyetës ku dukej se kishte shumë njerëz. Aty afër derës ishte një

baul e vjetër e mbyllun me dry. Ndigjova një za të lehtë e të mekun:

“Terezinë...Terezinë! Jam Paulin Pali!”, unë e tronditun iu përgjigja:

“Kush?”...Ai u përgjigj prap: “Paulini moj, Paulin Pali!”.”Isha aq e

tronditun sa edhe sot më tmeron ai kujtim i mnershëm i asaj ditë, kur

mendoi atë djalë aq të pashëm e të gjatë si bajrak dy metër, të palosun

dyfish në atë arkë aq të vogël, sa mezi mund të futej një fëmijë. Aty i

shkreti Paulin ka qëndrue me ditë e javë të tana... derisa njëditë nuk u

ndigjue ma zani i tij që ndigjohej çdo natë në tortura.”

Paulini deklaron: “Jam arrestue nga forcat partizane, tue u arratisë

në Itali, me datën 15 shtator 1946,” (ndërsa flet-arresti ka datën 14 shtator

1946), mos vallë shkaku i arratisjes asht lëshimi i flet-arrestit njëditë

para? Asht edhe varianti tjetër, mos ndoshta Sigurimi e dinte se Paulini

don me u arratisë dhe shkon në vendin e caktuem me flet-arrest të

lëshuem njëditë ma parë në xhep? - Për mue, qëndron varianti i dytë,

mbasi zhvillimi i proçesit, indirekt zbulon diçka!..Vazhdon ma poshtë:

“Kam krye fakultetin Juridik në Firencë në vitin 1942. Kam ardhë në

Tiranë, prej ku kam shkue në Prizrend. Për Kosovën mendojshe se do të

fitojnë lirinë dhe nuk do të rrinte nën sundimin e Krajl Pjetrit.

Kështu, bisedonim me avokat Sokol Dobroçin, në Prizrend. U ktheva në

Shqipni dhe shoqnohesha me shokë si: Ragip Metën, Galip Jukën, Adem

Bazhdarin, Ranko Cerankoviq, Pjerin Koliqin, Pashko Gecin e Filip

Ndocaj. Kisha shokë Qemal Shehun e Muzafer Pipën.

Idetë e mija kishin karakter liberal. Kritikonim vëprimet e

Pushtetit sotëm. Nga Fronti Demokratik ishe i paknaqun. Fronti kishte

marrë fuqinë dhe përfshinte Partinë Komuniste. Elementët që drejtonin

ishin pa eksperiencë. Kishte papunësi, sëpse njerëzit që kishin ardhë nga

mali kishin zanë të gjitha vendët e punës. Kishte vetëm një Parti, na

dishrojshim edhe grupe të tjera politike, gja që na bante me mendue

se duhët të bashkohemi edhe na. Për këtë jemi mbledhë tek Muzafer

Pipa, ku, mendonim për një veprimtari politike intelektuale. Muzaferi tha:

Page 112: Një monument nën dhé

112

“Intektualët nuk kanë dhanë asnjëherë shenjë bashkimi, megjithqë

forca e tyne asht e madhe duhët një organizim!”

I kam kërkue Xhevat Danit një takim me Rizanë. Ishte edhe Jup

Hoxha nga korriku i 1945. Rizaja ka përkrahë idenë teme të një grupi

intelektual, mbasi zhvillohet vendi. Jupi tha se kështu asht ba edhe në

Tiranë me Gjergj Kokoshin. Rizaja mori përsipër me bisedue me

Gjergjin.

Me datën 10 gusht 1945, kam shkue në shtëpinë e Muzaferit, unë

dhe Adem Bazhdari. I vuna në dijeni pa përmendë emnin e Rizasë. Ma

vonë kemi ndejë prap në kafe Adriatik me Ademin e Muzaferin.

Me datën 30 tetor 1945, kemi ba një mbledhje në shtëpinë e së

shoqës së Bajram Currit, kur pritshim ndërhymjen e Aleatve dhe

biseduem për gjendjen ndërkombtare, ku foli edhe Ragipi (Meta). Pak

ditë ma vonë kemi ba një mbledhje në shtëpi të Riza Danit. Kemi

propagandue kundër ligjit elektoral, jo vetëm një parti. Kemi folë me

Luigj Mjedën, Abdyl Urën, Iljaz Krajën. Zgjedhjet treguen se na shkoi

puna kot. Muzaferi më tha, nga Dibra mendohët me u ba kryengritje me

armë. “Asht keq që një grusht komunista të na imponojnë mendimin

e tyne”, i kam thanë Riza Danit.

“Na që kemi kenë në mal e, që kemi luftue kundër okupatorit, nuk

kemi të drejtë me zbatue pikëpamjet tona”, i ka thanë Muzaferit, Rizaja.

Rizaja bisedonte me Luigj Koliqin.

Na mendonim për një Organizatë ilegale me parime demokratike.

Përveç të sipërmëve mendonim me kenë edhe Brahim Dibra,

Luigj Franja, Dan Dibra, Asim Ulqinaku, Dan Hasani, Xhevat Bekteshi,

Kol Prela, Rizaja, një farmacist etj. që nuk i kujtoj.

Në Durrës ishte formue një parti por nuk kishim marrë lidhje me

té. Me Kol Prelën kishim lidhje politike, ndërsa lidhje pune kishim me

Riza Danin. Me Dionis Miçaçon dhe Rexhep Mborjen kemi bisedue për

gjyqet...

Më 15 qershor 1946 u takova me Lec Shirokën, dhe më tregoi se

prëgatitet një barkë me ikë për Itali dhe i thashë, po të ketë vend vij edhe

unë, por pare me pague nuk kam. Ai më tha, se paguen tjetër kush në

Tiranë, e tri ditë para të diftoj. U nisa të shtunën në Tiranë me takue

Hasanin, mik i tij në Bulevardin “Qemal Stafa”, dhe ai do të na

udhëzonte si me ikë për Itali. Mbas tri ditësh me Namikun u takueme

Page 113: Një monument nën dhé

113

edhe më tha se na mungon italiani (mekaniku), nisja nuk bahët të dielën,

po u la për të mërkurren dhe vjen edhe mekaniku.

Ditën e mërkurrë me datën 14 gusht 1946, u nisëm për Shtoj

dhe mbasi barka nuk erdhi, ditën e enjtë në mëngjez na arrestoi

këshilli i vendit e na përcolli për në Komandën e Durrësit. Prej Durrësit

në Tiranë e, prej Tiranët në Shkodër.”

Deklaruesi: Paulin Pali d.v. Asistoi: Dul Rrjolli d.v.

Oficeri pyetës: Major Zoji Themeli d.v.

Me datën 19 dhetor 1946, Abdyl Kokoshi deklaron: “Prej Gaspër

Palit e Bahri Koplikut më asht rekomandue Paulin Pali, me të cilin lidhej

Mehmet Daiu, Kel Çoba dhe Simon Daragjati. Këta kishin lidhje me Jup

Kazazin i cili i ka dhanë Paulinit 25 stërlina. Ndërsa Eduard Suma,

Abdullah Garuci etj. do të na ndihmonin. Jam takue me Dionis Miçaçon

dhe kemi bisedue për këto çështje”.

Proçesi vazhdon i gjatë me Abdylin, i cili si dukët, nga torturat

mendon me i dhanë fund jetës tue pranue gjthshka shkruen hetuesi, ai

vetëm në fund ven firmë. Asht me të vërtetë me t’ardhë keq!...

Për martirin Simon Darragjati fatkeqësisht nuk kam muejtë me

gjetë material, mbasi asht mbytë pa muejtë me prëgatitë gjyq falso ndër

dhomat e vdekjës.

Do të ishte me shumë interes me u studjue dosja e plotë e këtij

grupi martirësh të kombit që, edhe pse nuk m’u dha mundësia me e pa

këtë material të plotë, mërrijta me kuptue nëpërmjet atyne pak rreshtave

të ballafaqimëve, qëndrimin heroik dhe të palëkundun të Kol Prelës,

Kel Çobës, Abdyl Rusit dhe Kol Kurtit.

Edhe pse të ndodhun para gjakajtorësh si: Zoji Themeli, Dul

Rrjolli, Nesti Kopali, Vehbi Fishta, Xhemal Selimaj, Lilo Zeneli, Vaskë

Koleci, Ali Xhunga etj. asht e pakuptueshme për né, forca e qëndresës së

tyne dhe këtë e tregon ma mirë se çdo gja, fundi i jetës së tyne.

Mbas 18 muejsh hetuesi, Prokurori Ushtarak i Zonës Ushtarake

Shkodër, kapiten Namik Qemali d.v. përpilon akt-akuzën për të

pandehurit:

“1. Paulin Mark Pali, 2. Kol Prel Gjoka, 3. Kel Gjon Çoba,

4. Dhionis Kristo Miçaço, 5. Shyqyri Bajram Shpuza, 6. Abdyl Riza

Rusi, 7. Mehmet Mahmut Daiu.

Page 114: Një monument nën dhé

114

- Kanë punuar për formimin e organizatës terroriste në Shkodër.

- Lidhën me Komitetin Qendror të Organizatës terroriste të

Tiranës dhe marrin direktiva për formimin e Organizatës së Shkodrës.

Formojnë grupe klandëstine terroriste intelektuale etj.

- Bien në lidhje me shoqëritë fashiste demokristjane të krijuara në

gjirin e Klerit Katolik dhe bashkëveprojnë në aktivitetin e tyre

kundërshtar.

- Nga të pandehurit, Kol Prela, ka qenë efektiv i Komitetit

Qendror Demokristjan, dhe bashkpuntor i Organizatës terroriste.

- Kanë mbajtë lidhje me armiqtë mbrenda e jashta shtetit.

- Kanë qenë për ndërhyrjen nga jashtë, nga të huajt imperialistë.

- Direktivat nga Komiteti Qendror i Tiranës ua ka dhënë Abdyl

Kokoshi. Janë prëgatitë për kryengritje të armatosur.

- Këta kanë prëgatitë edhe 9 shtatorin e 1946. Janë përpjekur me

sabotuar Reformat e Pushtetit Popullor.

- Paulin Pali i autorizuar nga Komiteti Qendror i Organizatës

terroriste të Tiranës, tenton të arratiset në Itali, për të shpurë punën e

organizatës, për të cilën pregatitë barkën e udhtimit dhe kapet në buzë të

detit...”.

“Trupi Gjykues i përbërë nga: Kryetari, kap I Misto Bllaci,

anëtarë, kap II Përtef Alizoti dhe nëntoger A. Koroveshi, prokuror kap.

Namik Qemali dhe sekretar Shaban Q. Dautaj, me datën 14 janar 1948,

ditën e mërkurrë, hapi seancën me pyetjen e të pandehurit:

Prof. KOL PREL GJOKA:

I biri i Prelës dhe i Katrinës, vjeç 30, i pa martuar, i padënuar, i

varfër, ka mbaruar fakultetin e letërsisë, Profesor, ka vëllain në burg

(Markun), i arrëstuar më 19 shtator 1946, deklaroi:

- Në akt-akuzë, diçka, ndonjë fjalë asht e vërtetë. Jam kenë me

studime në Itali. Në vitin 1940 kam ardhë në Shkodër, profesor. Në 1943

jam ilegalizue në Dukagjin, se mora pjesë në formimin e Këshillit

Nacional Çlirimtar të Shkodrës. Qëllimi em ishte të luftojshim fashizmin.

U lidha me Zija Dibrën e Arif Gjylin. Sidomos Mark Mala më ka shkrue

të hiqësha nga Lëvizja N. Çl., por unë i shkrova, bashkou me né. Më

Page 115: Një monument nën dhé

115

pëlqente demokracia me shumë parti si në Angli e në Francë. Jam lidhë

me Mark Ndojën e Bajraktarin, në favor të lëvizjes N. Çl.

Në 1945 kam ardhë nga Elbasani. Vllai kishte bisedue me P. Gjon

Shllakun për votimet me shumë parti.

Jam kenë dy muej përgjegjës i Seksionit Ekonomik, mandej tetë

muej në Normalën e Elbasanit, mandej profesor në Lice të Shkodrës.

Vllait, P. Gjoni i ka tregue se mund të bisedohet ma vonë për një grup

demokratësh, nuk dij për demokristjane. P. Gjoni më ka thanë, që bane

mirë që ké vue kandidaturën, dhe shyqyr që u hoqe nga Dukagjini, se bie

borë e ban të ftoftë. Për grupe nuk kam denoncue. Për Organizatën e

Tiranës nuk më ka folë as ai, as Paulin Pali. Padër Gjoni njëherë më ka

ardhë në shtëpi për emën. Në shkurt jam takue me Paulin Palin, por nuk

kemi bisedue gja me rëndsi. Padër Gjonin e kam pasë mik përsonal.

Padër Franja, Filipi e Aleksi, kanë ardhë për një deklaratë që i

kam dhanë për P. Gjonin.

Me Gjelosh Lulin prej Shoshit jam takue dy herë, në shtator të

1945 dhe në prill të 1946. Më tha se ban mirë me u ilegalizue, por unë i

thashë, nuk kam ba gja.

Mbasi nuk kam marrë pjesë në organizata nuk mund ta quej

trathti.”

Kush ishte Prof. Kol Prel Gjoka?

Me datën 7 shkurt (fruer) 1947, oficeri pyetës Zoji Themeli

shënon:

“Kol Prela ka lé në Shkodër në 1918. Banues në rruga Kokaj Nr.

4, Rus Katolik. Në 1928 ka krye shkollën e ultë ndër Jezuit, ndërsa të

mesmën në Gjimnazin e Shtetit, në Shkodër, në 1935.

Fakultetin e Letërsisë e ka përfundue në Torino, në 1940.

Në vitin 1944 në Shkodër, ishte përgjegjës i Seksionit Ekonomik

dhe, Drejtor i Normalës së Elbasanit, deri në nandor 1945.

Më 2 dhetor 1945, Deputet i nën/prefekturës së Dukagjinit, deri

më 14 shtator 1946, që asht arrëstue në Tiranë. Mbas dy javësh asht

sjellur në Seksionin e Mbrendshëm në Shkodër.

Prof. Kola deklaron: “Me Padër Gjon Shllakun kam bisedue

kundër Italisë, kemi kenë dakord të dy që né duhet të çlirohemi. Po

kështu, im vëlla Marku dhe Gjelosh Luli. Që në 1940 e njifshe P. Gjonin

dhe kemi bisedue çështje politike, letërsi, histori dhe filozofi. Ai njifte të

gjitha shkencat. Kam ndejë në shtëpi të Gjelosh Lulit dhe kam pasë lidhje

Page 116: Një monument nën dhé

116

me Mark Malën. Kemi shkue me pa provat e “Juda Makabé” në Shtëpi të

Kulturës.

Pjetër Prendush Palaj, me ka ardhë dy herë në shtëpi që të

ndërmjetsoja për transferim dhe nuk kam bisedue për probleme politike.

Kur ka ardhë ky, vllait i kam thanë me dalë jashtë, se ky ka hallët e veta,

e nuk dishronte t’a dëgjonte kush. Luigj Ljarja më ka tregue se punonte

në Pukë. Loro Vatën e njof për ftyrë por, nuk kam pasë lidhje.

Me Gjelosh Lulashin kam pasë lidhje, ai më ka thanë me ikë por

unë i kam kundërshtue.

I kam tregue për Konferencën e Paqës, që, ose do të bahët paqë,

ose bota do të ndahët në dy bloqe.

(Kol Prela) d.v. ( Zoji Themeli) d.v.

Shënim: Kola ballafaqohët me vëllain Markun, për Organizatën

“Bashkimi Shqiptar”, se, Kola i ka dhanë udhëzime asaj Organizatë, por

Kola thotë se nuk asht e vërtetë. Madje, Kola nuk ka pasë fare dijeni se

asht formue një organizatë e këtillë. Kola mohon edhe ekzistencën e

ndonjë oganizate ose partie demokristjane, mbasi P. Gjoni thotë ai, do të

më kishte tregue mue...

Zoji Themeli d.v.

KEL ÇOBA: Mohon thanjet e Xhevat Metës, Karlo Sumës dhe

Syrri Anamalit.

ABDYL RUSI nuk pranon asnjë nga thanjet e dëshmitarëve.

KOL KURTI thotë: Takimet me shokë nuk kanë pasë karakter

politik. Tjerat çka thohën këtu, nuk janë të vërteta.(Dosja 1333).

Avokat PAULIN MARK PALI para gjyqit. (Se ku ishte kjo

sallë që nuk e pau njeri nuk dihët!?)

I shtati u pyet avokat Paulini, i cili tha:

“Akuza pjesërisht asht e vërtetë, sidoemos se kam dashtë me ikë.

Në 1940 jam kthye nga Italia. Okupacioni më ka xanë në Itali. Edukatën

fashiste në shkollë e kishim mësim. Kur erdha u emnova në Këshillin e

Epërm Korporativ. Detyra ime ishte me luftue okupatorin, por unë nuk e

kam ba. Lëvizjën N.Çl. e kam njoftë, por nuk jam interesue. Në fund e

kam simpatizue dhe kam kontribue për shlirimin e Shqipnisë. Për kundra

saj, përsa i përket diktaturës nuk e kam dashtë, sidoemos kufizimin e

partive të tjera dhe shkrimjen e fuqive të tjera ekonomike. Fuqinë do ta

Page 117: Një monument nën dhé

117

merrte proletariati dhe, kjo u ba realitet dhe të gjithë punojnë. Ky do të

shtypte klasën kapitaliste dhe do të përfaqsonte fshatarë e puntorë.

Reformat u aplikuen për katundarët e fabrikat u shtetizuen. Tatim-fitimet

u banë për puntorë në favor. Lufta N.Çl. në fillim ishte bloku antifashist,

deri në çlirimin e plotë më 1944. Shpirtnisht e kam proklamue në favor.

Unë e konsideroj të kishte një demokraci Prendimore. Ku sundon

kapitalizmi; fabrikat e bankat i kanë kapitalistët. Një puntor në Angli kur

i mungojnë mjetët ekonomike, nuk mund të bahët ministër e të marrë

pjesë në qeveri. Sistemi i juej mund të japë lehtësi, por kjo asht faza e

parë e shlirimit, e dyta ristabilizimi në ushtri e Pushtet. Unë si princip nuk

e kam pra, me diktaturë, edhe pse vegjëlia e mori Pushtetin, por këto

ishin principet e mia...

Gjatë okupacionit gjerman kam kenë në Prizrend, avokat me

Sokol Dodoshin dhe bisedonim për këto vëprime që po baheshin në botë.

Fashizmi përjashtohet nga demokracia Prendimore. Spanjën e mban

Anglia dhe Amerika. Edhe në Greqi - unë, nuk e konsideroj fashizëm ku

ka liri. Franca autentike asht rregjim fashist. Sikur ta mpronin edhe ata

fashizmin, pse nuk e aplikojnë edhe ata vetë diktaturën?

Në 1942-43 ishe në Kosovë. Mbas 1944 erdha në Shkodër. Për

shlirimin e Shqipnisë pa Kosovën, e kam konsiderue nji gja të

mangët, se Kosova asht Shqiptare dhe asht marrë nga shovenistët

serb padrejtësisht. Me forcë nuk mund t’a marrim, por me drejtësi

internacionale dhe simbas Blokut Antifashist do të pyetej populli,

dhe kjo mund të zgjidhesh në mënyrë miqësore. Korça dhe

Gjinokastra janë shqiptare dhe i kërkon Greku.

Mendimi i em për Kosovë ka kenë arësyeja ekonomike,

politike, kombësia. Unë nuk dij në se populli kosovar rron i lirë apo jo,

por minoritetët në vendin tonë rrojnë njësoj, edhe popujt e Maqedonisë

e Kosovar rrojnë si këtu, thoni ju, unë s’e dij! Populli shqiptar ka

vllaznim me shqiptarin. Idetë e mia kanë kenë këto, dhe me ke kam njoftë

kam bisedue dy-tre herë, kur më asht paraqitë rasti. Ëndrra ime ishte nji

Kosovë e lirë! Por, në konfërenca nuk kam bisedue me popull, se atë liri

nuk e kishim mbas shlirimit, por me shokët e mij si: Galip Juka, Adem

Bazhdari, Muzafer Pipa, Ragip Meta etj. kam folë.

Kur filluen Gjyqet e Popullit nuk më pëlqenin, se nuk

garantohej si duhej drejtësia. Gjyqi bahej publikisht, por proçedura që

ndiqej më epte atë përshtypje, dhe Trupi Gjykues nuk i epte atë që duhej,

Page 118: Një monument nën dhé

118

pra, atë që meritonte. Trupi Gjykues nuk ishte i aftë. Gjykatësi duhej

të ishte i paanëshëm. Po citoj nji shembull qysh në fillim e deri në

mbarim, këtë ide e kam pasë formue, Riza Alinë, as e kam njoftë, as e dij

se ka kenë element i keq. Ekzekutimi i tij më ka ba të vuej shpirtnisht,

gjithashtu edhe Ymer Lutfija që nuk e ka meritue me u dënue me vdekje.

Kanë kenë me Ballin e okupatorët kanë ba trathti.

Ndue Pali ka kenë ballist, me sa dij unë. Unë mund të jemi i

mbrapësht dhe i keq, por këto kanë kenë konceptet e mija. Unë nuk dij

ç’të tham!...

Për të mbetat e gjyqeve kam bisedue me Xhemal Brojën, Skënder

Luarasin, Kol Prelën dhe Dhionis Miçaçon, të cilët rastësisht në biseda

pajtoheshin në pikpamje. Me Skënder Luarasin kam folë me nji ton tjetër,

se ai ishte në Pushtet dhe i kam thanë të ishte ma butësi. Gjatë Luftës,

kam ndigjue se janë vra njëzetetetëmijë vetë, ndërsa, mbas Luftës deri

në 1946, mund të jenë vra nja 500 vetë. Unë nuk kam dashtë të ruaj

kuadrot e reaksionit, as më ka shkue mendja, ndoshta nuk i kam dashtë

kujt të keqën, ju e keni marrë ashtu, por kur asht ba nji vrasje, unë nuk

kam dashtë nji tjetër, mbasi jemi popull i vogël. Nuk kam asnji

ambicje politike.

Jam fajtor vetëm për politikën që kam ndjekë kundër Gjykatave

Ushtarake, për Kosovën, dhe politikën kundrejt Blokut antifashist ndaj

vendit tonë, mbasi i konsideroj të padrejta.

Që të marr përsipër nji aktivitet konkret për këtë gjendje nuk kam

fillue. Nuk asht e vërtetë që të kemi aktivizue intelektual, as të kemi ba

mbledhje në shtëpi të ndryshme. Kam luejt poker tek Riza Dani, Ragip

Meta e Xheudet Luloçi dhe në tjetër vend nuk kam shkue.

Nuk kam shtrue biseda as për organizatë, as për komitete e as

nën/komitete. Me Klerin nuk kam mardhanje politike, por biseda në

Tiranë kam pasë me Padër Viktorin edhe këtu, me Padër Gjon Shllakun,

ku, ka kenë edhe Kol Prela, në atë mbledhje që i thoni ju, por, ajo nuk

asht kenë mbledhje, por kemi bisedue për probleme politike të

mbrendshme dhe të jashtme, gjendjen e randë e kemi pranue, por nuk

kemi ba gja ose mendue vepra kundër shtetit. Kol Prelës nuk i kam thanë

gja për deputetllëk, dhe nuk kam pasë qëllim për të dërgue përfaqësuesit

tonë në Kuvendin Popullor. Ma vonë mendojshe me ikë.

Për demokristjanen nuk kam bisedue, as nuk kam dijtë, as nuk

kam dijeni, as nuk kam dijtë se ka kanë Padër Gjoni, por si nji parti e

Page 119: Një monument nën dhé

119

krijueme jashta shtetit, e dij se asht ndër shtete tjera, por, as që kam

bisedue për té me njeri. Para zhvillimit të Gjyqit Ushtarak kam shkue tek

Riza Dani, i kam kërkue të vinte dëshmitar për Ymer Lutfinë, për

mënyrën e organizimit nuk kam bisedue. Kur asht këthye nga Tirana i

kam thanë që fjalimi i tij ka ba përshtypje, natyrisht, tek na.

Mbledhje nuk kemi ba në shtëpi të Muzafer Pipës, në proçes

hetimor i kam pranue, por, i kam përgënjeshtruar. Me Jup Hoxhën e

Xhevat Danin kam bisedue biseda të rastit. Me Jupin kam shkue me lujtë

poker, dhe kur kam bisedue me Rizanë nuk asht kenë Jupi.

I pandehuri Xhevat Dani tha: “Më dukët se po!”

I pandehuri Paulin Pali, tha se nuk asht e vërtetë se Rizaja do të

bisedonte me Gjergj Kokoshin, apo, me ndonjë njeri në Tiranë. Për

Gjergj Kokoshin nuk më ka thanë gja.

Në kjoftë se jam i tepërm për shoqninë njerzore, mund të më

zhdukni!

E dënoj vedin se kam ba gabime, kam pasë edhe të mbeta, kam ba

edhe faj. Gabimet, e thashë këtë frazë se ju do të më dënoni.

Para se të shkonte Riza Dani në Tiranë, nuk kam bisedue për

organizata dhe, nuk i kam thanë se do të takoheni me Gjergj Kokoshin.

Nuk asht e vërtetë, që kam thanë se duhet propagandue me futë frymën

tonë në rini. Siç thashë, nuk kam ba asnji mbledhje, në shtëpinë e së

shoqës Bajram Currit kam kenë, por familja nuk ishte aty. Çilsin e kishte

dhandrri i tyne Ragip Meta, ndërsa na kami shkue me lujtë pokër aty.

Për sabotimin e votimëve nuk kam marrë asnji masë. Kur u

zbulue Organizata “Bashkimi Shqiptar”, e kam marrë vesht vetëm në

gjyq.

Për mue, Padër Gjoni, nuk ka kenë për Organizatën

“Bashkimi Shqiptar”, ajo asht krijue ndër Jezuit, ku janë kenë Padër

Dajani e Padër Fausti. Me Riza Danin nuk kam ba asnji mbledhje, dhe

organizatë nuk kemi pasë. Me komitete nuk kam marrë pjesë dhe

nuk kam kenë ndër to.

Me Pushtetin nuk kam kenë dakord, por nuk kam ba asnji

aktivitet kundra.

Kam shkue shpesh në Tiranë, jam takue me shokë, njiherë me

Gjergj Kokoshin e Suat Asllanin kemi bisedue përciprisht dhe, ishim

dakord dhe të nji mendimi.

Page 120: Një monument nën dhé

120

Abdyl Kokoshin e kam njoftë në Kosovë, mbas shlirimit jam

takue në Shkodër mbasi kishte gruen këtu, por jo, për organizatë

klandestine dhe nuk kam ba ndonji mbledhje me té.

Nuk dij se kush e ka organizue përpjekjen e 9 shtatorit, dhe

me të arratisun nuk kam pasë anji lidhje. Nuk kam krijue grupe

klandestine por, kam pasë shpresë tek zbarkimi Anglo- Amerikan,

mua më pëlqente dhe nuk i quaja okupator se mendonin për liri

politike. Unë kështu mendojshe!

Për ikje në Itali, e kishim lanë me u takue rrugës me Hasan

Menikun. I shkova në shtëpi dhe lamë takim për të mërkurrën dhe u

nisëm. Për këtë kam kenë lidhë me Lazër Shirokën, të cilin ma ka

paraqitë Kol Kaçulini, por nuk ishe i ngarkuem me komitete për të ikë.

Barkën e kanë pague të tjerët, Aqif Toptani e Hasan Myniku, por unë,

nuk kam kenë i ngarkuem me mision dhe, nuk më kujtohet të kemi lanë

gjyq përgjysë. Adem Bazhdari më ka thanë, me kenë si ti kishe me ikë

por, jo, se donte me ikë ai. Në breg të detit na kanë kapë, por nuk kam

djegë dokumenta dhe, as nuk kam hjellë gja poshtë, përveç tre

napolonave flori. Kam pasë do letra dhe nji sahat, letrat ishin kangë

serbe, këto i dorzova.

Unë tham kështu zoti Kryetar, jam ose ma mirë, nuk dij ku jam!

S’dij, se çiltas (haptas) tham nji gja: Deri para arrestimit dal si Paulin

Pali dhe ndiej vedin fajtor për disa gjana, por për disa jo, dhe nuk e

quej vedin fajtor!

Unë dal si Paulin Pali para arrestimit, por ma pas (mbrapa),

nuk dij gja dhe mos më pyetni! Jam marrë në proçes dhe nuk jam

dakord në përgjithësi me té.

Unë dua të tham këtë: “Ma mirë të hesht!”

Ju kënduan thanjët e hetuesisë dhe i vërtetoi pjesërisht.

Ju këndua proçesi i Abdyl Kokoshit dhe e mohoi.”

Më 15 janar 1948 u pyetën të pandehurit për herë të fundit:

“PAULIN PALI tha:

Më Abdyl Kokoshin nuk kam pasë lidhje, as nuk kam njoftue

Komitetin, as kam marrë pare, as nuk i kam dhanë Jup Kazazit.

Me Klerin nuk kam pasë lidhje dhe, për Kel Çobën nuk dij të jenë

kenë në Komitete.

Page 121: Një monument nën dhé

121

Moralisht nuk jam i pastër, karakteri i fortë burrnor më

mungon.

Përsa i përket faktit të organizatës kundër Pushtetit, pjesërisht e

pranoj e, pjesërisht jo!

Kërkoj mëshirë!

KOL PRELA tha:

I lutem Trupit Gjykues, të mos hjedhë poshtë aktivitetin tim, që

kam dhanë gjatë Lëvizjes Nacional-Çlirimtare. Si kam ardhë nga mali

kam ra në pasivitet, por jo, se kam pasë urrejtje kundër Pushtetit por, disa

gabime më kanë shty të baj faj, sëpaku, tue marrë parasyshë në përgjithsi,

kërkoj mëshirë!

ABDYL RUSI tha:

Në bazë të deklaratave të Syrri Anamalit mund të më dënoni por,

ato s’janë të vërteta, e la në dorën tuej. Kam ba gabim se jam i

pakënaqun!

KEL ÇOBA tha:

E quej vedin fajtor se në kundërshtim me ligjët e Pushtetit, kam

strehue në shtëpinë teme kriminelin e Luftës, jo tjetër, por, vllaun tem

Ejëll Çobën, për këtë pranoj të më jepet dënimi që meritoj.

Kryetari i Gjykatës Ushtarake të Shkodrës, me datën 16 janar

1948, dha vendimin:

PAULIN MARK PALI dhe KOL PREL GJOKA, me vdekje, me

pushkatim, dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme.

Të dënuarit kanë të drejtën e apelit në Gjykatën e Naltë.”

V.O. Për zotnitë Abdyl Rusi dhe Kel Çoba, nuk kam pasë në dorë

material tjetër ndërsa, gjatë procesit të gjyqit nuk kam asnjë pyetje të

gjykatësve ose ndërhymje prokurori. (autori).

Bashkë me dosje, për shqyrtim vendimi nga Gjykata e Naltë asht

dërgue edhe fletë-arresti :

“Paulin Mark Pali, datlindja 1914, nga Shkodra, avokat.

Dobësimi i Mbrojtjes Kombëtare e kryemë vazhdimisht, me nenin

7, paragrafi II,

Ligja Nr. 368 dt. 5 dhetor 1946.

Page 122: Një monument nën dhé

122

Prokurori: Hys Zaja, data e lëshimit 15 gusht 1946.

Seksioni i Sigurimit Shkodër.”

Shif me kujdes nënvizimet, në flet-arrest asht vue data e ligjit, që

asht aprovue katër muej mbas arrëstimit të P. Palit. Vendi i lëshimit,

asht Shkodra, arrëstimi asht ba në Durrës!....

Në Durrës, fletë-arresti ka dt. 14 gusht 1946.... në Shkodër, 15

gusht...

“Gjykata e Naltë mblodhi Këshillin e saj me datën 23 mars 1948

dhe me vëndimin nr.108,

E përbërë nga : Kryetar, major Niko Çeta, antarë, kap. I Nexhat

Hysejni dhe kap II Mustafa Iljazi, asistent, aspirant Thoma Rino,

prokuror ushtarak i Ushtrisë K.Shqiptare, kap. I Nevzat Haznedari,

vendosi:

Refuzimin e kërkesës së të pandehurve për falje jete, të

dënuar nga Gjykata Ushtarake e Shkodrës 1. PAULIN PALI 2.

KOL PRELA. Mbetët në fuqi edhe shtetizimi i pasurisë.”

Cili ishte vullneti i tyne i fundit?

Kur u ekzekutuan?

Kush i ra mbas kokës?

...Thonë,....se i kanë pa të pushkatuem bashkë me dy të tjerë të

panjoftun... Po, ku?...

Kur kunata e tij, Roza, zonja e Gasprit kishte marrë rrobat e

Paulinit që këthehëshin nga hetuesia mbas pushkatimit, kishte gjetë në

vendin e ushkurit të brekëve të gjakosuna një pustull të vogël, ku ai kishte

shkrue:“Bani çmos e më bini diçka me hangër, se u fika unit”, pikërisht,

kur, ajo e shkreta i çonte çdo ditë katër sofratasa me ushqime...Të cilët,

ngopnin zagarët e Sigurimit, Dulaçin, Elez Mesin, Minirin, tetar Dhimitër

Çifligarin, Pjerin Kçirën e Karabecët me shokë. Ishte ajo kohë kur uria

dhe etja nuk kishin cak....Tregonte zonja Terezina Pali, se i burgosuni

Sami Barbullushi asht detyrue me pi urinën e vet, mbasi kishte dy ditë që

nuk i jepnin ujë......

Dihët vetëm se njëditë kur shkoi në qelinë e tij Adem Bazhdari,

gjeti të shtrimë përdhe një njeri, pothuej i vdekun, ishte i lamë me gjak,

përmbys, ia solli fëtyrën nga drita e shikoi, nuk e njohti....E pau se merr

frymë dhe, e pyeti: “Kush jé ti?”

Page 123: Një monument nën dhé

123

Ai u përgjegj: - “Jam Paulin Pali”....

Faik Konica shkruante dikur:

“....U përket me lexue brimët e dhimbëshme të të gjithë atyre

atdhetarëve që gjimojnë me tërë lotët e Atdheut, që do të derdhin në

padrejtësitë e atyre që donë me na pa të koritun e, që, dishrojnë që

nëpër skam të popullit, të vijnë e mbramja.”

MËSUESI PJETËR P. PALI

Mësuesi Pjetër Prendush Pali ka lé në vitin 1914, në Hot të

Jugosllavisë. Prindët e Pjetrit ishin Prendushi dhe Hana (Ana). Ka

mbarue Normalen e Elbasanit dhe ka punue mësues. Asht kenë i martuem

me Z. Gjyzepina Kumasku, mësuese dhe kishte tri vajza. Arrëstohet në

vitin 1946.

“Jam arrëstue, por për shka s’e di!....”

Kështu fillon rreshti i parë i proçes-verbalit të mbajtun në

hetuesinë e Seksionit të Mbrendshëm të Shkodrës (Shtëpia e Çiurçisë),

Page 124: Një monument nën dhé

124

me datën 27 nandor 1946, ora 8.00, me oficerin pyetës Abdyl Hakiu dhe

sekretar Vehbi Fishta, i ruejtun në dosjen nr. 1251 (Arkivi M.M.Tiranë).

Pjetri deklaron:

“Kam mbarue Normalen e Elbasanit në vitin 1935. Jam emnue

mësues në Bllac të Pogradecit në vitin 1936. Jam transferue në Shkodër

në 1937. Në vitin 1938 kam shkue në Vlonë ku kam punue katër vjet, deri

në vitin 1942 që jam kthye prap në Shkodër. Jam pushue nga puna prej

Gjonit Markagjonit, deri në tetor të vitit 1945 që fillova përsëri si mësues,

në katundin Stajka të Shkodrës dhe kam vazhdue deri në korrik të vitit

1946. Tashti nuk fillova se u arratisa.

Në vitin 1939 kam ikë në Trevllazër se nuk dojshe fashizmin. Atje

nuk më pranuen fashist, kur erdha në Shkodër më dhanë triskën e

fashizmit. Përveç mësues nuk kam ba pune tjetër.

Shokë në Vlonë kishe: Pirro Mino, Veladin Zejnelin, Fane Shkufi,

Spiro Pano, Musa Muho, etj. Në Shkodër kishe: Lazër Kakarriqin, Ndoc

Fishtën, Gac Lecin, Lec Sekuj. Mësues ishe me Sllobodan Koçov, Marije

Siliqin, Viktore Demën, Sofije Mazrrekun, Tonine Fishtën dhe baxhanak

kishe Kol Kosmaçin, mësues.

Jam kenë indiferent deri në shtator të 1944 kur dola në mal nga

frika e gjermanve, se kishe shoqnue Lin Dedën dy herë me u takue me

kolonelin anglez Neill, ku asht bisedue çështja e Legalitetit, por unë nuk

kam bisedue, as nuk kam kenë në dhomë. Mbrenda asht kenë Llesh

Marashi, Lin Deda dhe nji inxhenjer italian, rreth nji orë e gjysëm, bile

edhe përkthyesi i kolonelit doli jashtë me né. Kur duelne, Lleshi iku me

makinën e tij. Unë, Gjelosh Vata, Lini dhe inxhenjeri italian erdhëm me

makinën e italianit. Për dy-tre ditë nuk e kam takue Linin; mandej, Lini

iku, e unë ika se u frigova nga gjermanët. Qëndrova me forcat e

Legalitetit në Gruemirë, me forcat e Sali Myftisë e Nik Sokolit. Unë

simpatizojsha Legalitetin në fillim derisa u bashkue me gjerman dhe e

mori vesht bota mbarë pse u bashkue. Kur mora vesht se u kthye Lini

erdha. Kemi bisedue vetëm për lajme radiosh e komente të hapta me

Lazër Kakarriqin, Angjelin Lekën, Zef Duodën, Simon Prendin, Xhemal

Lopçin e Gjon Harushën.

Me Gjelosh Vatën kemi bisedue se po dominuen anglezët vjen

Zogu, se e mbështesin edhe Austria, Franca e Italia. Nga mesi i gushtit të

1946, ishte në klubin e Gjelosh Vatës (kushrini i em) Gjon Leka, që

kishte në dorë një gazetë ku flitej për Konferencën e Paqës. Të dy folëm

Page 125: Një monument nën dhé

125

për gjendjen e keqe, unë i thashë: Mos trazoni tjerë në politikë mbasi ju

tham unë kur me dalë në mal, lajmet jua jap unë se shka thotë radio.

Gjon Leka një ditë më tha se kam ndrrue punë, kam hy në Seksion

të Mbrendshëm në nji punë shumë të mirë. Edhe ti, më tha, rri urtë se të

baj të keqën!”

Kaq ishte e mjaftueshme me formue grupin e “armiqve të

popullit”.

Mbas një viti hetuesi, siç del edhe nga dokumentacioni nën

kujdesin e katilit të njoftun të asaj kohe Ali Xhunga, organizohën

proçese, ballafaqime, shpifje, mashtrime, tortura shtazarake dhe simbas

dëshmive të të mbijetuemve ky hetues që deri në 1944 kishte kenë me

“Ballin Kombëtar”, në Shkodër fitoi kredi dhe besim të përjetëshëm tue u

ba “antar i denjë i Partisë Komuniste Shqiptare” dhe instrument i

fuqishëm i saj në Sigurimin e Shtetit. Ka ngordhë tue torturue njerëz në

hetuesinë e Ministrisë së Mbrendshme me Xheudet Milotin e Nevzat

Hasnedarin etj.

Me datën 2 dhetor 1947, plotësohet dosja për Gjykatën Ushtarake:

“Për faje kundër shtetit dhe popullit”:

Grupi përbahet nga:

1. Gjelosh Vat Maçi, 37 vjeç, Traboin - Jugosllavi,

2. Gjon Luc Leka, 25 vjeç, Shkodër,

3. Mustafa Jakup Vodaj, 48 vjeç, Shkodër, furrtar,

4. Pjetër Prendush Pali, 32 vjeç, Hot, Jugosllavi,

5. Rrok Gjok Luli, 37 vjeç, Shkodër,

6. Pjetër Gjok Luli, 43 vjeç, Shkodër,

7. Tom Lec Marku, 25 vjeç, Shkodër.

Motivi i dënimit përcaktohet pothuej plotësisht nga prokurori i

Shkodrës, Zurdi Shehu. Gjykata Ushtarake e Shkodrës, e përbame nga:

Kryetari, Misto Bllaci, antarë P. Alizoti dhe A. Koroveshi, prokuror

Namik Qemali dhe sekretar Shaban Q. Dautaj, zhvillon gjyqin tue u

bazue kryesisht në proçes-verbalin e ballafaqimit ba me dt. 18 nandor

1947, në Seksionin e Mbrendshëm të Shkodrës nga oficeri Ali Xhunga:

Gjon Leka para Pjetër Palit: Më ka thanë se pa tjetër do të bahet

luftë se do të vijnë anglezët, do të këthehët Zogu, se komunistët nuk i

donë të huejt etj...

Page 126: Një monument nën dhé

126

Mustafa Jakupi: Kemi ba mbledhje, Pjetri na diftonte çka thonë në

radio, kemi pritë se vijnë anglezët, prandej edhe kemi krijue nji grup që

na drejtonte Pjetër Pali. Ai ishte i lidhun me ata që kanë organizue

edhe përpjekjen e 9 shtatorit...

Gjelosh Vata: Pjetrin e kam takue me anglezët dhe i kam çue

letra, sa njenës palë sa tjetrës.

“Pjetër Pali mbasi dëgjoi Mustafa Jakupin, Gjon Lekën dhe

Gjelosh Vatën tha: Thanjët e Mustafa Jakupit nuk janë asnji të vërteta.

Përsa i përket thanjes së Gjelosh Vatës, për anglezët janë të vërteta dhe,

se kam përcjellë Lin Dedën, por jo se kam marrë pjesë unë. Kam marrë

nji letër prej Gjeloshit, me ia dhanë L. Dedës me pseudonimin “Paloka”,

nji paketë me trakte dhe disa karikatura të klerit. Përsa i përket Gjon

Lekës nuk asht e vërtetë të kemi folë njiherë me té, përveç, njiherë që e

gjeta në klubin e nëpunësve me Gjelosh Vatën, kushrinin tem. Aty më

diftoi se jam me punë në Seksion të Punëve të Mbrendshme e tue qeshë

më tha, rri mirë, se kam në dorë me të ba keq! Nuk asht e vërtetë të kemi

bisedue për shënime për mue, por ai më tha, se prof. Syrri Anamalit nuk i

kishte lëshue nji çertifikatë mirësjellje.

Për akuzat tjera që më bajnë: Gjelosh Vata, Gjon Leka dhe

Mustafa Jakupi, nuk janë asnji të vërteta.”

Deklaruesi: Pjetër Palaj d.v. Oficeri: Ali Xhunga d.v.

Para Trupit Gjykues Pjetër P. Pali tha:

“Akuza nuk asht e vërtetë, nuk kam kenë antar i Legalitetit,

por simpatizues. Me majorin anglez jam takue. Kur erdhi fashizmi ishe

mësues. Edhe mbas çlirimit ishe prap mësues. Lidhje me njeri nuk kam

pasë dhe as nuk kam bisedue, por lajmet e radios i kam ndigjue. As

propagandë për të prëgatitë terrenin kundër Pushtetit nuk kam ba. Unë

para se të hyjshe në punë, ishe i pakënaqun, por kur u emnova ishe i

kënaqun...

Me këta që ndodhen para gjyqit nuk kam ba bisedime.

Gjelosh Vatën njiherë e kam takue, ku, Gjoni më ka thanë se kam

në dorë me të ba keq!

Page 127: Një monument nën dhé

127

I pandehuri Gjon tha, se më pyeti për biografinë e tij.

I pandehuri Pjetër tha se nuk asht e vërtetë. Në furrë tek Mustafa

nuk asht e vërtetë. Në ballafaqim kam ba por, nuk asht e vërtetë.

I pandehuri Gjelosh tha se disa janë të vërteta, disa jo, që janë

thanë në ballafaqim.

I pandehuri Mustafë tha se ballafaqimi ka qenë me shtërngesë,

unë nuk kam qenë armik i Pushtetit.

Foli prokurori Namik Qemali dhe dha prëtencën. Pastaj folën të

pandehurit:

Pjetër Pali tha: Përsa akuzohem s’dij gja. Jam hjellë në krah të

pushtetit. Nuk kam kenë agjent i Inteligent Servisit, as nuk kam punue

kundër pushtetit. Punën teme e din Fronti (Spiro Pano).

Rrok Luli tha: Kërkoj mëshirë, e pranoj fajin.

Tom Leci tha: Rrnoftë Shqipnia e Trupi gjykues.

Mustafa Jakupi tha: Kërkoj mëshirë, jam fajtor.

Pjetër Gjok Luli tha: Kërkoj mëshirë se nuk kam ba gja. Pjetër

Pali nuk na ka drejtue, as nuk kemi organizue kundër Pushtetit.

Gjelosh Vata tha: Kërkoj mëshirë se jam fajtor.

Gjon Leka tha: Kërkoj mëshirë se jam fajtor.”

Të dënuemit me vdekje kishin të drejtë me ba një kërkesë për

“falje jete”, e cila përcillej nga organët e Seksionit të Punëve të

Mbrendshme, në ndonjë rast nga gjykata, avokati ose ndonjë familjar.

Kuptohet, një formalitet sa me thanë se u shqyrtue edhe ma nalt. Kjo

kërkesë dorëzohej në Degën e Mbrendshme, mbasi përcillej prej saj.

Sigurisht, përveç, dokumentacionit shoqnues të dosjës së hetuesisë,

dërgohej edhe një relacion nga kryetari i gjyqit, shpesh nga prokurori i

rrethit ose i gjyqit dhe, kur ishte fjala me e çue tjetrin në plumb, relacioni

bahej nga Kryetari i Degës së Mbrendshme, si në rastin e Pjetër P. Palit.

Kur lexova në fillim të hapjes së gjyqit listën emnore të grupit, më

bani përshtypje pse vetëm Mustafa Jakupi, kishte të shënuem profesionin

“furrtar”, gja të cilin tjerët nuk e kanë! Arësynë e kuptova vetëm në fund

të mbylljes së çështjes, gja që keni me e kuptue edhe ju!

Page 128: Një monument nën dhé

128

Seksioni i Sigurimit të Shtetit Shkodër, dërgon për shqyrtim në

Gjykatën e Naltë vëndimin e Gjykatës Ushtarake të Shkodrës, dhënë më

dt 2dhetor 1947, për të pandehurit:

“1. Pjetër Prendush Pali dhe 2. Mustafa Jakup Vodaj, me vdekje,

me pushkatim...

Akuza e Pjetër Palit, ka qenë antar i Partisë Fashiste nga të parët.

Ka urryer Lëvizjen Nac.Çl. dhe sidomos P.K.Sh. I ka luftuar me çpifje e

poshtërsi... Ka qenë antar i organizatës trathtare të Legalitetit në kohë të

gjermanve, ka punuar për té dhe është qenë në lidhje me eksponentë në

Shkodër si Lin Deda, Llesh Marashi e Daut Kombi, ku bashkë me ta,

është takuar me kol. anglez Neill... Mbas çlirimit, me aktët e tij

reaksionare vazhdon takime me Legalitetin e elementë të pakënaqur dhe

kështu mendon t’i organizojë...

Ka formuar një grup kundërshtar me Gjelosh Vatën, Gjon Lekën,

Tomë Lecin dhe Mustafa Jakupin, ku kanë diskutuar çështje me karakter

politik kundër Pushtetit... Kanë komentuar lajmët e radiove, duke

paraqitur gjëndjen e turbullt dhe plasjen e një lufte të re botrore, që kjo do

të përfundojë në favor të Anglo-Amerikanve...

Ka qenë përgjegjës i grupit të sipërm ku pjestarët i ka udhëzuar

mbi punën që do të zhvillojnë kundër Pushtetit të sotëm, të cilin do ta

rrëzojnë me violencë.

Ka udhëzuar antarët e grupit për të punuar në prëgatitjen e

Përpjekjes së 9 shtatorit 1946, ku, dhe vetë ka punuar në këtë drejtim...

Kryetari i Seksionit të Mbrendshëm d.v. (firma)

“Gjykata e Naltë Ushtarake Tiranë e mbledhur sot më dt. 6 mars

1948, e përbërë nga Kryetari, major Niko Çeta, antarë kap. I Nexhat

Hysejni dhe Kap. I Mustafa Iljazi, prokuror kap. Nevzat Hasnedari dhe

kryesekretar Thoma Rino, vëndosi:

Aprovimin e vëndimit 457 dt. 2 dhjetor 1947, ME VDEKJE për

PJETËR PRENDUSH PALIN, dhe modifikimin me privim lirije, përjetë

për Mustafa Jakup Vodaj.

Vëndimi është i formës së prerë.”

Page 129: Një monument nën dhé

129

Pjetër P. Pali u ekzekutue më 11 mars 1948, në Zallin e Kirit në

Shkodër, me Prelatët e Klerit Katolik. Pse u pushkatue me këtë grup?

Krytari i Gjyqit, Misto Bllaci, vlleh, shënon disa herë:

“Të pandehurit Pjetër Pali dhe Rrok Luli, kanë qenë të lidhur me

Komitetin Organizativ klandestin të Shkodrës, me anë të Klerit Katolik,

të cilët e mohuan para gjyqit. (Dosja1251, fq. 7).

... Kanë marrë letra prej Gjelosh Lulit, me ia çue Cin Serreqit, e

ky Françeskanëve...

Në mbledhjen e parë kanë caktuar si kryetar Pjetër Palin dhe

sekretar Rrok Lulin. Direktivat e grupit i jepte Pjetër Pali... Ai i merrte

direktivat nga Organizata terroriste Demokristjane në fillim, pastaj

nga Komiteti i Përbashkët për Shkodrën...”

Misto Bllaçi d.v.

Edhe një Martir në Elterin e Atdheut:

I pafajshmi Pjetër P. PALI.

IMZOT PROF. JUL BONATTI

“Shteti komunist në përputhje me

kushtët konkrete përpunoi

Page 130: Një monument nën dhé

130

platforma politike dhe zbatoi

metoda e mjete antikatolike tepër të

sofistikuara.”

Ajet Shahu

Ka lé në Shkodër më 4 maji 1874. Prindët e tij ishin Aleksandër e

Roza Bonatti. Asht laurue në filozofi dhe letërsi në universitetet e Vjenës

së Austrisë dhe në Padova, n’Itali. Ka pasë edhe një motër murgeshë që

thirrej Motër Veronika. Porsa ka mbarue studimet asht shugurue meshtar,

ka shkue në Stambollë, ku ka shërbye për 16 vjet. Atje ka mujtë me

kërkue ndër arkiva mjaft materiale historike që ma vonë i vlejnë për

punimet që do të kryente dhe, që janë një thesar i madh për shkencën

shqiptare. E vërteta asht e msheftë mbasi nga materiali që kam kalue

nëpër dorën teme nuk bahët fjalë, se ku mund të jenë ata punime aq me

vlerë. Dikush me siguri edhe mund t’i dinë!

Mbas Stambollës, vjen me shërbim fetar në Durrës ku punoi për

10 vjet, mandej 3 vjet të tjera ishte në Vlonë. Atje u njohtë me Papa

Petraq Isakun, prift katolik, si dukët edhe ai një klerik i pregatitun mirë,

mbasi Imzot Bonatti flet me respekt për té. Edhe ai përfundoi në birucat e

Sigurimit të Vlonës dhe me sa shihët nga një shënim jo i saktë, ose e kanë

mbytë në hetuesi ose asht pushkatue. Mungesa e dokumentacionit nuk më

lejon me dhanë mendim të saktë për té.

Imzot Prof. Jul Bonatti prej vitit 1942 ishte në Itali, për arsye

shëndeti. Atje vazhdon punën shkencore dhe letrare deri në vitin 1946 që

e këthejnë në Shqipni. Ka jetue në Montecatini dhe me sa dukët atje kanë

mbetë edhe dorëshkrimet e tija. Me të ardhmën në Shqipni, vjen në

Shkodër për me takue At Mati Prennushin, i dërguem nga Imzot

Vinçenci. Me këtë rasë merr edhe një ndihmë të vogël materiale, mbasi

kur u kthye nga Italia nuk mujti me marrë as teshat e trupit prej andej.

As sot që kanë kalue ma shumë se 50 vjet që u kthye, nuk di me e

kuptue se cila ishte arsyeja që u dërgue ky njeri në Shqipni, vetëm në

kjoftë se e nisën për “kurban”, mbasi arsye tjetër nuk di me gjetë! Nga

disa filma dokumentarë të asaj kohe për ngjarjet në Itali, dyshoj për

ndonjë marrveshje të mësheftë të Italisë me Tiranën komuniste!

Për pak muej shkoi në Vlonë ku kishte shërbye si famullitar edhe

përpara pushtimit komunist. Me datën 6 nandor 1946, në pragun e

Page 131: Një monument nën dhé

131

arrëstimit të Françeskanëve të Shkodrës, arrëstohet edhe Imzot Bonatti,

pra, pak muej mbas kthimit nga Italia.

Hapët dosja nr. 3616... Me gjithë mangsitë e saja, tregon diçka që

për mue më ka ngjallë interes. Në hetuesi Imzot Bonatti deklaron: “...Në

vitin 1945, jemi mbledhë në Romë, dhe aty na foli Papa Piu XII. Prej aty

më kanë sjellë me aeroplan për në Shqipni, anglezët.”

Rreshti i fundit për mue flet gjithshka! Plot një vit hetime. Po

shka deponon i shkreti Imzot Bonatti? “...nuk kam lidhje politike me

konte Salvonin. I kam thanë për Flamurin tonë Kombëtar, pse kështu nga

fashizmi? Nuk më pëlqen aspak vëprimi i juej!

Për fëtyrën e Papës merrën lajmët nga agjensi që janë kundër

Papës. Papa mbron popujt e vegjël dhe nuk asht e vërtetë që Papa me

kenë kundër njerëzimit.

Qëllimi i jonë si fetare asht të bashkojmë popujt, dhe t’i

vllaznojmë në çdo anë të botës.

Feja Katolike ka anmik kryesor gabimin dhe jo gabimtarët, i

cili gabim asht komunizmi, por komunistët i ka vëllazën.”

Asht fat që në shpjegimet biografike tregon disa detaje, që me

siguri nuk do të ishin ditë kurrë, p.sh.: “Në Stambollë, kam shërbye në

Kishën e Sant Ospit. Atje më donin dhe më respektonin shumë.”

Edhe pse asht i arrestuem Sigurimi vazhdon grumbullimin e

informatave: “...ka lidhje me Tol Arapin e Jan Boskon, shkojnë me

biçikleta në mbrëmje tek shtëpia e Bonattit”(dt. 30. 06. 1947). Do të

dishrojsha me ditë, kush ishte ky Jan Bosko? - Kujt i përket ky emën?

“... përsonat që vajnë tek ky (Bonatti) janë Katolikë, dhe

sigurisht qëllimi i vajtjës së tyre ka karakter politik” (dt. 10 qershor

1946).

“... shoh dy vetë që vejnë në darkë tek prifti Bonatti, por nuk i

njoh kush janë, ato ikin shpejt me biçikleta, për të mos i parë njeri...” ...

sigurisht makina e Sigurimit ishte e zanun me arrëstimet e shumta... nuk

kishin me çka me ndjekë spijujtë e Vlonës priftin! Besohet kjo?!....

Prokurori Beqir Isufi shënon: “Prifti spijun i djallzuar...”

Namik Cakrani shënon: “... Është i pa korrigjuar, t’i epët dënim i

rëndë.”

Trupi Gjykues i përbamë prej Kryetar Myftar Grabocka, antarë

Taqo Jaho dhe Thoma Laro, prokuror kapiten Kristo Mushi, përveç

deklaratave të sipërme akuzon Imzot Prof. Jul Bonattin: “... agjent i

Page 132: Një monument nën dhé

132

Vatikanit, spijun i dërguar për qëllime armiqësore, ka bashkëpunuar me

armiqë të popullit si: Prefektin e Vlorës Lele Koçin, Rrok Nallbanin

(kuestor), dhe armikun e regjur Vishdan Risilia. Ka punuar në favor të

Vatikanit i porositur nga Imzot Vinçenc Prennushi...”

Me datën 27 tetor 1947, jepët vëndimi: “7 vjet burg, me heqje

lirie.”.

Edhe pse Imzot Bonatti nuk pranon asnjë nga akuzat për një vit

rresht në hetuesi, vëndimi u shqyrtue në Gjykatën e Naltë të Tiranës, e

përbame nga: Kryetar, Niko Çeta, antarë Veladin Zejneli dhe Nexhat

Hysejni, prokuror Nevzat Hasnedari dhe vëndosi:

”Dënohet me 5 vjet heqje lirie...”.

Prof. Arshi Pipa në shkrimin e tij “ Monsignor Vinçenc Prennushi

(in memoriam)”, me datën 28 shkurt 1995 në Tiranë, shkruen: “... Mbaj

mend nji skenë të devotëshme në infermerinë e burgut, ku unë u shtrova

mbas kthimit në Durrës nga kampi i Vloçishtit. Në infermerinë e burgut

gjeta Imzotin qi vuente prej asmës. Kjo ishte e tillë sa me e lanë pa frymë

prej gulshimit. Nji ditë prunë në infermeri Don Jul Bonattin, famullitarin

e Vlorës. Kur i thashë kush ishte i smundi qi përpëlitej, ai u ngrejt prej

shtratit dhe ngau me i puthë dorën Imzotit. Monsignori tërhoqi dorën,

bekoi me té Don Bonattin dhe u përmbys në shtratin e vet.”(marrë nga

origjinali)

A thue këtu mori fund gjyqi i Imzot Bonattit?

Sigurimi komunist ishte ma i djallzuem se na shkon mendja né. Ai

shpesh ndryshonte metodën, por kurrë rrugën e zgjedhun të krimit, nga i

cili nuk mund të shkëputej asnjë çast.

Në materialet arkivore vërejmë disa dënime të “buta”, nëse do t’i

quajmë kështu. Edhe Imzot Prennushi dënohet 20 vjet, ndërsa Don Anton

Zogaj, sekretari i tij pushkatohët. Don Zef Maksen (gjerman) dënohet pak

vite, por merrët natën nga burgu dhe vritët. Enver Hoxha kishte zgjedhë

rrugën e dredhisë përpara opinjonit të huej. Po pyetën të huejt “ç’u bë

Imzot Bonatti?”, - ne do t’ themi - “e kemi në spital për mjekim, më

vonë, shohim e bëjmë!?...”.

Pak kohë mbasi u dënue Imzot Bonatti dërgohet në spitalin

psikiatrik të Durrësit, gjoja për mjekim. Kur ishte aty shkoi me u takue

mbesa e tij me té. Njëditë i kishte tregue: “Kam provue tortura të

pandigjueme e të palexueme. Masakra me knaqë shpirtin e tyne pa asnjë

arësye...”.

Page 133: Një monument nën dhé

133

Vazhdoi për disa muej ajo rrugë e mnershme për Profesorin e

shkretë... Zotnues i disa gjuhve të hueja, i lauruem në letërsi, i palodhun

në punë shkencore, përkthyesi i njohtun i “Lahutës së Malcisë”, meshtar i

devoçëm dhe i përvujtë ma shumë se duhej, sillet në Shqipni.... dhe çohet

në manikomjo.. .fantazia e kriminelit asht e pafund....

Imzot Prof. JUL BONATTI, njëditë ndrroi jetë! Ndrroi jetë... një

fjalë goje!

U gjet në një dhomë copa copa, i shkyem nga të sëmurët e

“pavetëdijshëm”. Kush ishin këta të sëmurë? A me të vërtetë mendoni se

ishin të sëmurët e “pavetëdijshëm”, që e mbytën Bonattin? Jo, jo! E, prap

po e përsëris, jo! Ishin të sëmurët e “vetëdijshëm” që patologjikisht

ushqehëshin me mish njeriu, dhe mundësisht ATDHETAR, ishin po,

kriminelët e pashoq që nuk ngopeshin me një dru mbas koke, para se t’i

pushkatonin viktimat, ishin Hasnedarët e Themelët, ishin Kapisyzët e Dul

Rrjollët, ishin e... ishin. Aranit Çelat me Kadri Hazbitë, Shehët e Hoxhët

që kishin gjetë një Haxhi (Qamil) Lleshi të fundit të Shekullit XX, me

mbytë e me vra me vulën e “popullit”, tue pi gjakun e tij e, me gishtin

tregues tue vrritë si qent : “Tradhëtarë, ...”!

Harroni, harroni, po deshët!

Por, mos harroni se:

Çobajt e kafshëve të egra janë ma të egjër se kafshët e tyne!

PROF. ARSHI PIPA DHE PROF. PRENKË KAÇINARI

Me kalimin e kohës Sigurimi i Shtetit sa vinte e bahej ma i ashpër

dhe i rrezikshëm. Përditë e ma tepër specializohej në drejtim të së keqes.

Page 134: Një monument nën dhé

134

Sigurisht, që në fillim i mungonte eksperienca, por shpirti i keq dhe i

mbrujtun me krime ishte zgjedhë me kujdesin ma të madh ndër këta

organe të mnershme e terroriste. Bie në sy që në fillim të vëprimëve të

para mënyra e përzgjedhjes së elementit që kanë ndër mend me arrëstue.

Kryesisht merrët pikë orientuese shkolla që ka krye ose vendi ku ka

përfundue shkollën e mesme ose të lartë. Kontrollohej rrethi familjar dhe

shoqnor, e para, a ka simpatizue doktrinën komuniste ose jo, dhe, se a

mund të na shërbejnë ne ose jo. Në shenjë janë shkollat e Françeskanëve

dhe të Jezuitëve, ndërsa në pikëpamje mbarshtetnore janë në shënjestër

edhe ata që kanë përfundue gjimnazin e shtetit në Shkodër. Ishte koha kur

ish studentët e vitëve maparë kishin mundësinë me u hakmarrë ndaj atyne

që nuk ishin angazhue në rrethët komuniste, që nuk i kanë simpatizue,

ose kanë kenë indiferent ndaj vëprimeve të tyne. Kush mund të kishte

shprehë ndonjë fjalë, u quejt menjëherë “armik i popullit”, ose u mendue

si “zog” i çelun në çerdhën e reaksionit që ishte “Shkodra”. Shumë nga

studentët e ardhun në Shkodër, pa përjashtue ata që jetuan në Konviktin e

njohtun “Malet tona” ose që kanë banue në Shkodër, por, që kanë ndjekë

shkollën në këtë qytet kjoftë edhe atë femnore të Motrave Stigmatine apo

“Donika Kastrioti”, u ndoqën njësoj si nxanësit e shkollës Fullcit.

Piknisja e Sigurimit të Shtetit nuk ishte vëprimtaria e një personi, shkolla

ishte pika e referimit, ndërsa, thëmelore ishte ajo që i shkonte në mend

Sigurimit, se mundët me pasë koka e atij që kishte atë rrezik me u vue në

listën e njerëzve të rrezikshëm për pikëpamjet e tija, kjoftë edhe të

pashfaquna. Pra, mjaftonte me i shkue mendja dikujt nga kta terroristë se

ky përson asht “i pakënaqun” e, mbyllej dosja, sigurisht tue paracaktue

edhe dënimin e “merituem”. Hys Zaja me një copë letër, madje, pafarë

kursimi të çonte në duert e kriminelëve: Cuf Lohës, Ali Qorrit, Ndrekë

Nallbanit, Filip Pemës, Qamil Gavoçit, Kolec Ilisë, Petro Ballatës, Qazim

e Fadil Kapisyzit, Jonuz Dinit, etj. ose, një telefon nga “qendra” dhe të

merrte dreqi sa nuk dijshe a do të shihësh ma dritën e diellit.

Po, sa, të pafajshëm u zhdukën prej duerve të këtyne katilave?

As nuk bahet fjalë se ka me u dijtë e vërteta ndonjëherë. Derisa të

mbulohet genocidi që i asht ba popullit shqiptar, shqiptarët do të

vazhdojnë me kenë të fyem dhe të poshtnuem.

Me këtë mendim besoj do të ishin dakord edhe

Prof. PRENKË KAÇINARI e Prof. ARSHI PIPA.

Page 135: Një monument nën dhé

135

Të dy ishin të burgosun në vitin 1947. Të dy “armiqë të popullit”,

të dy të sëmurë në Sigurim me t.b.c., të dy të masakruem ndër tortura, të

dy t’uritun, të dy të “pa marrun vesht”, të dy të humbun ndër birucat e

burgjëve të Durrësit, të dy “agjenta” se kanë mbarue shkollat e larta, të dy

direkt ose indirekt të simpatizuem nga intelektualët e mbarë Shqipnisë, të

dy të respektuem dhe të nderuem nga të gjitha gjeneratat që kanë ndigjue

mësim nga kata vigaj të kulturës shqiptare, të dy me një hap marrshi drejt

majave të vështira, por që vezullonin si zafire për me ndritë me dijën e

tyne rrugën e brezave të ardhëshme drejt Evropës. Por, ç’e don, të dy të

“infektuar” nga Kleri Katolik! Prandej, dënimi i dhanun nuk asht i

mjaftueshëm... duhën ridënue... Ashtu u veprue!

PROF. ARSHI PIPA “(Dosja 1167), vjeç 27, lindur në Shkodër

(nga Libohova), banues në Durrës, profesor, në gjendje ekonomike të

mirë, i dënuar nga Gjykata Usht. Tiranë me dy vjet privim lirie, për

vëprimtari kundër Pushtetit Popullor, u muar sot më 5 dhjetor 1947 në

pyetje nga Prokurori Publik i Prefekturës së Durrësit Sotir Qiriaqi:

- I pandehuri ka patur të proçeduar për veprimtari antipushtet,

vëllain e tij Muzafer Pipa, i vdekur në burgun e Shkodrës...”

Në rreshtin e parë fillon gënjeshtra! Duhej shkrue:

“... Muzafer Pipa, i vdekur në tortura në Sigurimin e Shtetit në

Shkodër... i padënuar...”.

Vazhdon ma poshtë prof. Pipa:

“1. Për akuzat e reja që m’atribuohën si rrjellim çka ka dalë nga

proçesi i Gjyqit të Tiranës, kundër grupëve të organizueme kundërshtare,

unë jam krejt në padijeni të tyne, dhe nuk asht aspak e vërtetë që kam

qenë bashkëveprues me të dënuemit, ose të pandehurit e grupëve të

Durrësit të kësaj organizate. Unë shtoj, se, edhe dënimi em i maparshëm,

me akuzat që mu banë në atë gjykim, kanë qenë disa akuza të pavërteta,

të disa të rijve çiliminjë që kanë intërpretue disa fjalë të mija.

- Mbi akuzat tjera që më përmendën, unë i mohoj, e kam deklarue

edhe para gjyqit që më asht ba, se me të dënuemit Is-han Podgorica, se

mardhanjet e mija shoqnore nuk kanë kalue cakun e marrdhanjëve

profesionale, për shkëmbim mendimesh për çështje letërsie, dhe kurr

ndonjëherë nuk kemi bisedue, ose shtrue çështje për vëprimtari kundër

Pushtetit. Me Hysen Çelën nuk kam as njohje, vetëm e njoh kështu si

Page 136: Një monument nën dhé

136

ftyrë, kështu që vetvetiu edhe akuza që më bahët në lidhje me te asht e

pavend. Po kështu, nuk njoh aspak as edhe si ftyrë Skënder Çelën.

- Akuzat që po me bahën tash unë i kam marrë vesht me anën e

fletorës “Bashkimi”, dhe nga zhvillimi i gjyqit të Tiranës, ku i dënuemi

Beqir Çela, ka pohue, se unë paskam qenë i ndërlikuem me I. Podgoricën,

dhe ky direkt me Beqir Çelën ishin në këtë organizatë që u zbulue. Këto

pohime të Beqir Çelës i mohoj plotësisht, mbasi as kam pasë dijeni, as

pjesë, në organizata që ekzistonin këtu në Durrës.

- Unë mohoj gjithashtu pohimët që kanë ba para hetuësisë dhe

para Gjyqit të Tiranës, të dënuemit anëtarë të Komitetit të Qarkut të

Durrësit, Selim Kokalari, Sulo Konjari dhe R. Tabaku, për që unë të kemi

qenë antar i kësaj organizate me pjesmarrje në grupin Social-Demokrat.

- Unë mohoj, se këta i kanë ba këta pohime, tue dijtë se unë kam

qenë një përson që nuk e simpatizoj Pushtetin Popullor, sikurse e kam

pohue edhe ma parë në gjyqin e maparshëm. Kështu më kanë kallur këtë

akuzë, siç kundër u a kanë kallur edhe të tjerve.

- Me të burgosunin H. Ballhysi nuk kam patur asnjë mardhanje

për aktivitet kundërshtar, kështu që edhe emni i tij që përmendët si pjestar

i grupit social-demokrat, për mue asht i pavend.

- Unë duke mohue edhe njëherë akuzat e sipërme, ju shtoj

përfundimisht, se veprimtaria e eme kundër Pushtetit detërminohet mbi sa

kam thanë në gjykimin e parë. Ma vonë shtoj, se detërminohet e shpreha

me qëllim me thanë: kufizohet.

- Unë sikurse thashë, jo vetëm, që nuk kam pasë mardhanje e

marrë pjesë në këto grupe që u zbuluen, porse edhe absolutisht nuk kam

pasë dijeni që të kenë ekzistue një organizatë e tillë kundërshtare.

Mbasi nuk kam gjë tjetër për të shtuar, sëpse i pandehuri i

përgjigjet me m o h i m, ju dha fund pyetjes së tij, të cilat si ju kënduan, i

vërtetoi me nënshkrimin e tij.”

I pandehuri ( Arshi Pipa) d.v.

Prokurori Publik i Prefekturës (Sotir Qiriaqi) d.v.

Proçes-verbal i Seksionit të Sigurimit Durrës Nr. Regj.66

Simbas shkresës përcjellëse nr. 3053 dt. 02. 12. 1947, i dënuari

ARSHI PIPA, me fakultet Filozofije në Firencë, nga Libohova, lindur në

Shkodër në vitin 1920, ti vazhdohën pyetjet.

Page 137: Një monument nën dhé

137

Prokurori Publik i Prefekturës: S. Qiriaqi d.v.

Mbasi nuk mbetët gjë për të shtuar, sëpse i pandehuri përgjigjet me

m o h i m...Dërgohet për gjykim në Tiranë, si dhunues i dispozitave të

sipërme...

Prokurori...firma.

Fletë-akuzë: I pandehuri Arshi Pipa ka qenë armik i popullit... Për

të gjitha këto që përmenda më sipër, neve propozojmë që i pandehuri

Arshi Pipa të gjykohet edhe njëherë nga ajo Gjykatë Ushtarake, mbasi

dënimi i parë i është dhënë i pakët, sëpse mungonin edhe faktët. Me qenë

se veprimtaria e të pandehurit ka qenë e vazhdueshme kundër Pushtetit

Popullor, dhe se parimet e tija kundërshtare nuk pajtohën kurrë me vijën

e Pushtetit Popullor, propozoj, që të marrin dënimin më të rëndë.

Veprimtaria armiqsore e të pandehurit Arshi Pipa faktohet edhe

më tepër në proçeset e armiqve të popullit, si më poshtë vijon:

-Selim Kokolari thotë: Arshi Pipa ka bërë pjesë në grupin Social-

Demokrat, bashkë me H. Ballhysin, I. Podgoricën, H. Çelën etj.

- Sulo Konjari thotë: Arshi Pipa ka bërë pjesë në grupin Social-

Demokrat dhe ka qenë elementi më aktiv i këtij grupi, bashkë me H.

Çelën, I. Podgoricën, Skënder Çelën e H. Ballhysin.

- R. Tabaku thotë: Arshi Pipa ka propaganduar vazhdimisht

kundër Pushtetit në fuqi dhe për ndërrimin e situatës me ndërhyrje nga

jashtë.

Prokurori shton: Ka punuar kundër Pushtetit në mënyrë

sistematike me elemente të pakënaqur nga reformat... Duhët ridënuar...”

Prokurori ....firma.

PROF. PRENKË KAÇINARI: (Dosja: 1167). Ka lé në

Mitrovicë më 17 korrik 1910 . Ka përfundue studimet e larta në fakultetin

e Filozofisë, në vitin 1937 në Lion të Francës. Vjen profesor në Shkodër.

Ka miqësi me Dr. Federik Shirokën, me të cilin asht mjekue dhe ka ba

pjesë në Organizatën “Balli Kombëtar”. Në vitin 1946, transfërohet

mësues në Korçë, ku arrëstohet pikërisht kur ishte tue verue, mbasi ishte

randue shumë nga sëmundja dhe:

Page 138: Një monument nën dhé

138

“... Akuzohët:

- Se ka vazhduar shkollën nëpërmjet të Klerit Katolik.

- Ka bashkpunuar për ardhjën e fashizmit.

- Kur erdhi Italia u holl në mal me “Ballin Kombëtar” dhe në

Kishë tek priftërijtë shtypte trakte, merrte udhzime nga kleri katolik dhe

elementët e pakënaqur në Tiranë, gjoja i sëmurë rrinte i mbyllur në

shtëpi.

- Ka bërë pjesë në grupe Social-Demokrate, kishte lidhje me

profesorët e Korçës, Foto Bala, Sulo Klosi etj.

- Ka punuar për të rrëzuar Pushtetin Popullor, dhe për shkëputjet e

lidhjeve me Bashkimin Sovjetik për t’u lidhë gjoja me popuj përparimtarë

sipas tij, që donte të thonte të lidhesh me Anglo-Amerikanët.

- Ka propaganduar për të rrëzuar Pushtetin me vjolencë.

- Ka punuar me elementët e rinj për të patur lidhje me

demokristjanën, grupet e social-demokrates të udhëzuara nga Prenka.

Vëprimtaria armiqësore e tij vërtetohet edhe nga të pandehurit:

- Selim Kokalari thotë: Prof. Prenkë Kaçinari ka qenë antar i

grupit të organizatës Social-Demokrate që nga formimi i saj.

- Sulo Konjari thotë: Prof. Prenkë Kaçinari ka qenë antar i partisë

Social-Demokrate.

- Gjovalin Vlashi thotë: Unë kam folë rreth gjendjes së formueme

në Shqipni, gjithmonë kundër Pushtetit. Ndër të tjerë ka qenë edhe

Prenkë Kaçinari.

- Xheudet Tirana thotë: Elementët që unë kam biseduar kundër

Pushtetit Popullor dhe që ishin një mendimi me mue, ndër të tjerë ka qenë

edhe Prenkë Kaçinari.

-Pashko Gjeçi thotë: Në mbledhjën e parë që kemi ba në Lice në

Durrës, ka kenë edhe Prenkë Kaçinari... Një mbledhje e kemi ba në shtëpi

të Vasil Zirit, dhe një tek Simon Deda, një tek Stavro Frashëri... Ndër të

gjitha ka kenë Prenkë Kaçinari. Në grup kishim edhe Pjetër Gjinin, Nush

Radovanin, Kol Ashtën, Ndrekë Demën, Prenkë Kaçinarin, Simon

Dedën, Luigj Ljarjen, Gaspër Jakovën, këta ishin për Social-

Demokratën.”

Ishin të mjaftueshme këto akuza me përcjellë edhe Prof. Prenkë

Kaçinarin bashkë me Arshi Pipën, Hysen Ballhysin e Pashko Gjeçin,

përpara Trupit Gjykues të Gjykatës Ushtarake të Durrsit, që përbahej nga:

Page 139: Një monument nën dhé

139

Kryetar, Major Gjon Banushi, antarë, Major Gjule Çiraku dhe Kap. I

Halil Ramohito, prokuror, Kap. Petrit Hakani dhe sekretar Arqile Mihali.

Me datën 18 dhetor 1947, Prof. ARSHI PIPA deklaron para

Trupit Gjykues:

“Përsa i përket akuzes që unë të jemë antar i organizatës trathtare

nuk asht e vërtetë, dhe s’e pranoj. Unë me Sulo Konjarin dhe Selim

Kokalarin, nuk kam pasun ndonjë lidhje e ndonjë miqësi dhe nuk i njoh.

Unë artikujt në kohën e Italisë i kam shkrue në revistën “Kritika”.

Kam shkrue mbi Fan Nolin etj. Is-han Podgorica asht profesor...

Pushtetin Popullor nuk e kam pa me sy të mirë.

Me Is-han Podgoricën nuk kam bisedue gja për situatën, dhe

çështje politike. Proçesi i em i bamë në Prokurori tregon se nuk kam

rrejtë, por jam mundue me thanë të vërtetën.

Gjithë faji i em asht se nuk jam dënue njëherë e mirë, dhe tash më

sjellin prap në gjyq për të më akuzue për organizatën që u zbulue, por unë

nuk kam marrë pjesë në té. Me I. Podgoricën kam bisedue çështje letrare,

por çështje politike nuk kam bisedue, mbasi nuk kam qenë marrë me

politikë, por kam ndejë tue studjue gjithmonë. Me Is-han Podgoricën nuk

kam bisedue gja. Me ata që më kanë akuzue mue, unë kërkoj të

ballafaqohëm.

Me Hysen Ballhysin nuk kam bisedue gja, me të jam takue disa

herë, por në shtëpinë e tij nuk kam qenë asnjëherë. Bisedoja se si je, por

kurr çështje politike. Skënder Çelën unë nuk e njoh, por mundet që ai më

ka ndigjue emnin tim si profesor që unë ishe.

Unë në shtëpia të shokve të mij nuk kam shkue ndonjëherë.

Pashko Gjeçin e kam njoftë dhe që të kem bisedue gjana letrare

po, por, jo gja politike.

Përsa i përket akuzave që më bajnë dy të rinj, unë këtyne i jepnja

mësim privat dhe nuk kanë kuptue mirë fjalët e mija. Nxanësit nuk kishin

ndonjë simpati karrshi meje, unë u jepja mësim privat se më paguejshin

edhe ata kishin interes me mësue. Sulo Konjarin nuk e njoh, për akuzën

që më ban të mejtohet me ke ka qenë! Me R. Tabakun jam takue në kafe,

por nuk kam bisedue kundër Pushtetit, dëshroj të ballafaqohem!

Në kohën e fashizmit më kanë propozue të bahem kryetar i një

reviste italiane që do të delte në Shqipni, por nuk kam pranue. Me Selim

Kokalarin nuk kam pasë asnjë bisedë, dhe nuk dij pse më akuzojnë!”

Page 140: Një monument nën dhé

140

Pyeten dëshmitarët Pashko Gjeçi, H. Ballhysi, I. Podgorica, dhe

deponojnë ato akuza që kanë deklarue masipër.

“I pandehuri Arshi Pipa mohon thënjet e tyre, nuk janë të

vërteta!”. Për secilin përsëritë thanjet e bame para Trupit Gjykues.

Pyetet PROF. PRENKË KAÇINARI, i cili deklaron:

“Kam kenë profesor në Shkodër. Atëherë nuk kishte Këshill të

Lëvizjes N.Çl., por Lëvizje N.Çl. kishte. Në korrik të 1943 kam shkue në

Shllak me “Ballin Kombëtar” për t’i ikë kuesturës.

Me Mit-hat Frashërin jam takue në fillim të 1943, dhe bashkë me

Zef Palin jam organizue me “Ballin Kombëtar”. Në Tiranë jam takue me

R. Barbullushin që më foli për Social-Demokraten, por unë i thashë, se

jam i sëmurë e nuk due me dijtë gja për këtë punë. Pashko Gjeçin e njof,

por nuk kam ba pjesë në ndonjë organizatë me té. Thanjet tjera nuk i

pranoj, mbasi me ata përsona nuk kam asnjë lidhje. Me Klerin Katolik

nuk kam pasë asnjë lidhje. Kam njoftë Don Mikel Koliqin dhe Don Ndre

Zadejën. Me Don Ndreun kam bisedue vetëm për probleme filozofike

dhe letrare. Nuk dij se ka pasë ndonjëherë në Shqipni organizatë apo

parti demokristjane. Unë nuk kam marrë pjesë në ndonjë parti apo

organizatë trathtare klandestine. Jam kenë antifashist.

Don Ndre Zadeja dhe në përgjithsi Kleri nuk e ka simpatizue

okupacionin dhe fashizmin.

Mbas 1944 nuk jam angazhue në politikë, ata që më akuzojnë,

nuk dij mbi ç’baza më akuzojnë.”(Dosja 1167, po aty).

Thirret Pashko Gjeçi, i cili deklaron: “Preka më duket se ka kenë

në mbledhje të Durrësit me Partinë Social-Demokrate, kështu e dij unë.”

“Prenkë Kaçinari i përgjigjet: Unë nuk kam ndonjë anmiqësi, por

le të pohojnë drejtë!”

Edhe ndonjë dëshmitar tjetër të parapregatitun Prenka, gjakftohët

dhe me ton burrnor i jep atë përgjigje që meriton.

Jam i sigurt, se këta dëshmitarë të topitun para qëndrimit të

palëkundun të Prenkë Kaçinarit, fillojnë që në gjyq me mohue, jo aq nga

turpi, sa nga mendimi i gabuem i tyne, se në gjyq ata nuk kanë me kenë

ndonjëherë përballë Prenkës. Vetë përdorimi i fjalës “më duket” se ka

qenë edhe Prenka!..., tregon lëkundje, një lojë që gënjeshtarët e përdorin

shpesh me mendimin që i akuzuemi me u lëkundë në qëndrimin e tij dhe

po e hangri “ullinin”, hyni në grackë, ose ma vonë me pasë mundësinë

Page 141: Një monument nën dhé

141

me i thanë viktimës: “Të dhashë një mundësi me mohue!”. Faktet

tregojnë se ata mbetën gjithmonë akuzues dhe shpifës, ndërsa burra u

rikëthyen vetëm ata që para gjyqit thanë:

“E kemi pranue me shtërngim, por e vërteta asht kjo që po tham

tashti këtu !” e, nuk janë kenë të paktë edhe burrat që mbas dhunimit të

mnershëm në hetuesi, kanë gjetë forca me thanë të vërtetën.

Tue mos pasë fakte për gjykimin që mund t’i kenë ba gjykata,

Prenka ose Arshiu ma vonë prap do të përsërisnin gjyqin. Unë po vazhdoj

me thanjet e tyne, mbasi jam i bindun se edhe Prenka edhe Arshiu, do të

ridënoheshin njësoj, edhe sikur kurrkush mos t’i kishte dalë dëshmitar i

rremë në gjyq ose në hetuesi, madje, ma vonë edhe do t’ishin pushkatue

si shumë shokë të tyne. Por, për me kenë të qetë shpirtnisht, të paktën sot,

ata që jetojnë nuk duhët të mendojnë se ata burra vdiqën pa folë për

dobësinë tonë e, “ishalla edhe dokumentat janë djegë, se ashtu po flitët!”.

Jo, jo! Mos rreni vedin gjithë jetën! Të gjithë dokumentat janë!

Koha ka me provue dhe ka me vulosë ndër fletët e historisë, se të gjitha

poshtërsitë Enver Hoxha, me shokët e tij, i ka lanë këtu dhe askush mos

të mendojnë, se i kanë marrë me vedi në vorr!

Me datën 24 dhetor 1947 Kryetari i Gjykatës Ushtarake Durrës,

major Gjon Banushi, jep vëndimin nr. 704 thëmel. Simbas zhvillimit të

gjyqit nga dt. 18 dhetor 1947:

“... Në emër të Popullit Shqiptar”:

“... Arshi Pipa, Prenkë Kaçinari, Hysen Ballhysa, Pashko Gjeçi

kanë qenë antarë të organizatës së gjerë agjento-sabotatore, dhe antarë të

grupit social-demokrat, për të rrëzuar me dhunë Pushtetin Popullor duke

pritur një zbarkim nga jashtë.

I pandehuri Arshi Pipa, gjatë kohës së fashizmit ka drejtuar

revista me ideologji fashiste për të mashtruar popullin dhe për të maskuar

okupacionin e fashizmit në vendin tonë. Mbas çlirimit të Shqipërisë, duke

qenë profesor në liceun e Tiranës, lidhet me grupin e social-demokratës

dhe zhvillon një aktivitet të gjerë në favor të kësaj organizatë.

I pandehuri, vazhdon aktivitetin e tij ndër studenta dhe ndër

elementa të pakënaqur, duke predikuar mbi demokracinë perëndimore

dhe me tjera pallavra, të gjitha këto i bënte me qëllim për të treguar se në

vendin tonë nuk kishte liri demokratike dhe, e konsideronte Pushtetin si

një Pushtet terrorist.

Page 142: Një monument nën dhé

142

Aktiviteti i të pandehurit u provua plotsisht nga atribuimet që i

bëri Sulo Konjari në gjyqin e Tiranës, Selim Kokalari dhe Ramazan

Tabaku, nga proçes-verbali i tij para hetuesisë dhe nga gjithë përmbajtja e

dosjes.

I pandehuri ka bërë mbledhje të rregullta me Prenkë Kaçinarin,

Stavro Frashërin, Is-han Podgoricën, Simon Dedën, Hysen Ballhysin,

Sabri Ticin e Rifat Dërvishin, dhe këto mbledhje janë bërë në liceun e

qytetit.

Prandaj: ... Për të gjitha këto, bashkërisht dhe pjesërisht në

kundërshtim me prokurorin, në bazë të ligjes së sipërme vëndosi:

1. Prenkë Kaçinari, me privim lirije përjetë, konfiskim të pasurisë

së tij të luajtëshme dhe të paluajtëshme.

2. Arshi Pipa, me 20 vjet privim lirije.

3. Hysen Ballhysa, me 15 vjet privim lirije.

4. Pashko Gjeçi, me qenë se u tregua shumë i sinqertë para Gjyqit

dhe deponoi vullnetarisht jo vetëm fajsinë e tij, por edhe të shokve të tij

pjestarë të po një organizate, i akordohën shkaqe lehtësore në konformitet

me nenin 45, të ligjës 382, dt.12 dhjetor 1946, dhe vendosë: dënimin e tij

me 5 vjet privim lirije, dhe konfiskimin e pasurisë.

Të katër të pandehurit humbin të drejtat civile dhe politike për tre

vjet, dhe vuajtja e ndëshkimit fillon nga data e arrëstimit.

Durrës 24 dhjetor 1947.

Sekretari d.v. Antar d.v. Antar d.v. Kryetari d.v. (vetëm firmat)

Në dosjen nr. 1167 ruhët kjo kërkesë e bame nga Prof. Arshi Pipa,

të cilën po e botoj pa asnjë ndryshim nga origjinali, mbasi m’u dha

mundësia e kopjimit:

“V.F.L.P.

Me anën e Drejtorisë Burgut A.P. Durrsit

Gjykatës së Naltë Ushtarake Tiranë

Page 143: Një monument nën dhé

143

I nënshkruemi Arshi Pipa kam nderin T’i paraqes asaj së Nalte

Gjykatë, kërkesën time apelimore, si vijon:

I arrëstuem që më 27 prill 1946, jam dënue prej Gjykatës së

Garnizonit Tiranë me 2 (dy) vjet privim lirije, për veprimtari kundër

Pushtetit.

Më 20 dhetuer 1947 jam dënue rishtas nga Gjykata me 20 (njizet)

vjetë privim lirije, i akuzuem në grupun social-demokrat në lidhje me

organizatën e deputetve. Përsa i përket kësaj akuze, marr lejën të baj

vetëm nji vërejtje: Përsonat që më akuzojnë, disa i njof vetëm për fëtyrë,

e disa nuk i njof fare. Prej akteve që e Nalta Gjykatë do të marrë në

shqyrtim, kam shpresë, do të dalë qartë se unë nuk jam nji njeri i politikës

por nji njeri i librave, i studimëve; nuk kam marrë pjesë në jetën politike

para Çlirimit, nuk kam qenë as me Ballin as me Legalitetin. Me ndjenja

kam qenë kundërshtar i fashizmit, gja kjo që provohet ndërmjet tjerash,

nga nji dokument që ndodhet n’aktet e mija të gjykimit të parë. Rrjedhi

nga nji shtresë e mesme qytetare. Nuk jam i prekun nga Reformat, mbasi

as unë as prindët e mij nuk kanë të paktën asnji shtëpi banimi tonën.

Përveç të masipërmeve lutem të merren parasyshë edhe këto dy

gjana: a. Gjendja ime familjare: tue qenë unë i vetmi mashkull përveç

babës që asht tetëdhetë vjeçar e paralitik - në familjen time të përbame

nga nana, katër motra - prej të cilave njena e sëmurë tuberkuloze - dhe dy

jetime. b. Gjendja ime shndetsore: tue qenë unë që prej shumë kohe me

nji infiltracion të mushkërive.

Tue shpresue se apelimi im do të gjejë konsideratë pranë asaj së

Nalte Gjykatë, kërkoj lehtësimin e dënimit dhe shpreh bindjen time në

verdiktin e saj të drejtë.

Durrës 27 dhetuer 1947

Arshi Pipa d.v.

I burgosun në Burgun A.P. të Durrësit”

V.O. Burgu A.P. (Armiqve të Popullit), shën.autori.

Seksioni i Mbrendshëm i Durrësit përcjell dosjen në Gjykatën e

Naltë tue shtue këtë dokument:

“Komunikatë: Me datën 24 shkurt 1948 Prokuroria vë ré se:

Nga shqyrtimi i aktëve të të pandehurve Arshi Pipa, Pashko Gjeçi,

Prenkë Kaçinari dhe Hysen Ballhysa, rezulton se kanë qenë antarë të

organizatës agjento-sabotatore duke bërë pjesë në grupin e quajtur social-

Page 144: Një monument nën dhé

144

demokrat, që kryesohej nga Gjergj Kokoshi e Suat Asllani. Organizata

është shtrirë në elementët e pakënaqur nga Pushteti e Reformat. Kanë

organizuar grupe në shkolla si profesorë dhe kanë bërë mbledhje të

rregullta. Kanë marrë vëndime për zgjerimin e organizatës dhe kanë

propaganduar kundër të gjithë Reformave të Pushtetit. Kanë sabotuar në

sektorët e tyre, kanë agjituar për të prëgatitur terrenin për ndërhyrjen e

Anglo-Amerikanve.

Qëllimi i të pandehurve ka qenë rrëzimi i Pushtetit me forcë dhe

me anë të një kryengritje në lidhje me forcat e huaja.

Vepra e tyre është tradhëti ndaj Pushtetit Popullor dhe Atdheut.

Për këto arësye dhe për ato që do të shtroj, kërkoj modifikimin e

dënimit Prenkë Kaçinarit, ndërsa Arshi Pipa, Pashko Gjeçi, dhe Hysen

Ballhysa, të lehën si ishin.

24 shkurt 1948

Prokurori Ushtarak i U.K. Shqiptare

Kapiten I. Nevzat Haznedari d.v.

Gjykata e Naltë Tiranë me nr. 96 të vëndimit, nr. Regj. 61, e

mbledhur me datën 29 shkurt 1948, me kryetar major Niko Çeta, antarë,

kap. I Veladin Zejneli dhe kap. I Nexhat Hysejni, prokuror kap. I Nevzat

Haznedari dhe kryesekretar, Thoma Rino, mbasi shqyrtoi

dokumentacionin e të pandehurve, vëndosi:

1. PRENKË VLASH KAÇINARI, me 20 vjet privim lirije.

2. ARSHI MUSTAFA PIPA, me 20 vjet privim lirije.

3. HYSEN NAMIK BALLHYSA, me 15 vjet privim lirije.

4. PASHKO VASË GJEÇI, me 5 vjet privim lirije.

Kryesekretari d.v. Antar d.v. Antar d. v. Kryetari d.v.

(vetëm firmat). “

Këtu mbyllet vetëm dosja...

Jeta me të vërtetë vazhdoi... por, askush nuk mund të parashikonte

si u erdhi fundi këtyne njerëzve, ndoshta, edhe ata vetë në vitin 1947-48,

fundin e kanë mendue në Beden, Maliq, Burrel, ose Tepelenë, por, kurrë

se mund të jenë një ditë... në Romë,...Washington... ose, ma mirë me

thanë se mund të jenë ndonjëherë të lirë. Fjala liri kishte përëndue bashkë

Page 145: Një monument nën dhé

145

me andrrat e shpresat e tyne. Prof. Arshi Pipa pat fatin me e shijue prap

lirinë, ndërsa Prof. Prenkë Kaçinari, provoi, se, ka rasë që jeta tregohët e

ashpër dhe mizore e, ndonjëherë, jo e meritueme kjo për até që e provoi...

Lexoni me kujdes këta pak rreshta, pa koment:

I dashtuni Mark, (Të dashtunit e mi)

Edhe pak çaste më mbetën, kur unë përfundimisht po shkëputem

nga kjo jetë. Me përmallim të madh po ju la të gjithve: kunatën, motra,

nipa e mbesa që kaq fort ju kam dashtë. Vëndosa me e krye këtë akt

dobësije do ta quani, por për mue kje akt kurajoz. Vuajta tepër e tash ma

s’po mund të duroj. Po i nap fund të gjitha vuajtjeve të mija.

Kjeshë te ju; nuk dhashë me kuptue gja; nuk dojshe me tradhtue

veten, kisha frigë të mos më mbusheshin sytë me lotë. Nuk e pashë edhe

motrën time të dashur, Luljen, që ishte e shtrueme në spital.

Se çfarë çastesh të fundit po jetoj, nuk mund t’i përshkruej. Po e

shkruej këtë letër me lot ndër sy.

Erdha këtu në Tiranë vetëm e vetëm për mos me ju qitë telashe ju.

Në vendin ku do të vras vetën dëshroj të varrosëm.

Një dëshirë tjetër e, që due ta plotësoni asht: të mos mbani askush

shej zije për mue; zinë e mbani në zemër.

E tash lamtumirë përgjithmonë. E di se do të kishit dëshirue t’ju

shkruajshe ma gjatë. S’po më punojnë ma as mendja, as dora.

Përqafime e të puthuna të përmallshme; më kujtoni në bisedat

tuaja, jam i juaji

Prenkë Kaçinari

Tiranë, 3.IX.1956 ora 5 mbasdreke.

Kjo letër u postue nga Tirana nga vetë Prenka, për Z. Mark Lezhja

në Durrës, që ishte burri i motrës së Prenkës, Karrolinës dhe, origjinali

ruhët në familjen e tij. (shënimi i em).

DON A N T O N M U Z A J

Page 146: Një monument nën dhé

146

Ka lé në vitin 1921 në Vernekollë të Jugosllavisë nga prindët

Dedë e Dila Muzaj. Kishte katër vëllazën dhe një motër. Mbasi kryen

klasën e parë në Prizren, vjen në Shkodër për me vazhdue studimet në

Kolegjin e Jezuitëve, ku vendosë me marrë rrugën e meshtarisë. Në vitin

1938 shkon me vazhdue studimet e larta në Universitetin e Gregorianëve

në Romë, Itali. Mbasi mbaron studimet për filozofi dhe teologji në vitin

1945 shugurohet meshtar.

Në vitin 1946, Vatikani tue e dijtë se mjaft klerikë po

arrëstoheshin, i ban thirrje të gjithë meshtarëve të vendëve të Lindjes “me

u gjetë në këtë kohë të vështirë pranë popujve të tyne të robnuem nga

komunizmi...”. Thirrjes së Papës Piu XII i përgjigjet Don Antoni edhe

Imzot Jul Bonatti, të dy të ndodhun atje që këthehën në Shqipni dhe

pësojnë të njajtin fat.

Mbas arrëstimit të Don Tom Lacës, Don Antoni, emnohët

Kançelar i Argjipeshkvisë së Shkodrës. Në një kohë rekord, mbrenda pak

muejsh Don Anton Muzaj bahët një ndër figurat ma të ndërueme dhe të

respektueme të Klerit prej popullit të Shkodrës. Cilësia që ë bani të

përjetëshëm ishte përvujtnia dhe modestia shpirtnore e tij. Me të vërtetë i

rij me moshë, por shumë korrekt dhe komunikues me njerëzit. I pa

pritueshëm dhe shumë aktiv. Ishte shumë tërheqës në biseda dhe në

predikimet e tij që bante në Kathedrale.

Me datën 20 maji 1947 arrëstohet dhe torturohet si të gjithë të

tjerët në mënyrën ma shnjerëzore nga katili Pjerin Kçira. Ky kriminel e

mbajti Don Antonin në një nga podrumet e hetuesisë të zhytun deri në bel

në ujë të pistë, mbandej e nxori në hollin e Kuvendit të Fretënve, ku asht

kenë sahati me diell. Aty vendi i shatrivanit ishte këthye në një pus të

madh i gropave të zeza që derdhëshin përjashta dhe në atë moçal të ndytë

Don Antoni, asht pa për disa ditë i zhytun, derisa njëditë ka fillue me

humbë në atë pisllëk. Aty kaloi një dimën të ashpër që e shpartalloi me

një T.B.C. galopante. Asht dëshmitare Z. Ana Daja, që e ka pa me sytë e

saj tue skuqë vendin me gjakun e tij që nxirte kur kollitej dhe binte pa

ndjenja. E vetmja thirrje e tij ishte: “O Zot, për hatër tand.... më

ndihmo!”. Kur ka dalë në gjyq asht ba “përjashtim” në grupin që bante

pjesë, i vetmi asht kenë Don Antoni që asht lejue me folë i ulun në

karrigë, mbasi ishte aq i sëmurë sa nuk qëndronte në kambë. Që në

pyetjet e para para trupit gjykues, i merrën mendët dhe rrëzohet.

Page 147: Një monument nën dhé

147

Don Antoni u akuzue: “Agjent i Vatikanit i dërguar në Shqipëri

për qëllimet e tyre djallëzore për me organizuar grupe kundër Pushtetit,

është qenë bashkëpuntor i fashizmit që në shkollë, spijun i tyre. Ka

dëshruar që pushtetin ta marrin Balli Kombëtar, mbasi ajo organizatë ka

qenë që ka bashkëpunuar me fashizmin deri në kapitullimin e plotë të

tyre.” (Dosja 1303 Arkivi M.M.Tiranë).

Pjerin Kçira shënon: “Në hetuesi ka rezistue, mundohet të largojë

vehtën nga përgjegjësia. Asht element besnik i vijës së trathtisë.”

Në proçes-verbalin e ballafaqimit me At Mëhill Miraj, pyetësi

Fadil Kapisyzi shënon: “... ka pasë lidhje me padër Mëhill Miraj dhe

padër Bernardin Demën, me të cilët ka biseduar se Kleri pret kohën

oportune për me sulmue këtë Pushtet. Ka shpërnda trakte për Organizatën

“Bashkimi Shqiptar” dhe ka ba pjesë në grupin e avokat Paulin Palit.

Don Anton Muzaj mohon ballafaqimin, se nuk janë të

vërteta.”

Grupi përbahej nga: At Donat Kurti, Don Anton Muzaj, Don

Mark Hasi, Angelo Tarcizio, Çesk Hilgega, Viktor Kujxhija, Injac

Serreqi, Albert Çoba, Ana Daja, Gjon Kovaçi, Liza Pali, Elez Nurja dhe

Sheuqet Lutfija. Dokumentacionin e plotë nuk kam pasë mundësi me e

lexue.

Gjyqi Ushtarak u zhvillue në Shkodër dhe vendimi u dha më 8

janar 1948 nga Trupi Gjykues i përbame nga: Kryetar, Misto Bllaci,

antarë: P. Alizoti dhe A. Koroveshi, dhe prokuror Namik Qemali.

Relacioni për gjykatën u përpilue nga Aranit Çëla, i cili shënon

karakteristikat përsonale për secilin, mbasi njëditë para daljes në gjyq ai i

mori në pyetje të gjithë një nga një.

Don Anton Muzaj deklaron:”... nuk e kam dashtë asnjëherë

komunizmin dhe më ka ardhë keq që humbi dhe nuk fitoi Balli

Kombëtar, mbasi ishte e vetmja organizatë që kishte elementë të

mirë me marrë në dorë drejtimin e shtetit.”

Mbas pak ditësh që u lirue, vdiq në shtëpi për mos me

shenue se mbeti në duart e hetuesve kriminelë....

Page 148: Një monument nën dhé

148

NJË AKT TIPIK KOMUNIST…

“Lufta që racjonalizmi nisi

mbi katedra, ra mandej në

rruga e u ba komunizëm,

bolshevizëm gjithrrënues.”

Don Kolec Prennushi

Komunizmi asht një e keqe e madhe, që duhët zhgulë me rrajë

dhe duhët mos me hezitue për me e shkatrrue përfundimisht, me luftë të

vazhdueshme dhe të përhershme. Asht sistemi ma përbindësh që

mbështetët në një dhunë të pamëshirshme dhe propagandë fund e maje

vetëm rrena. Sigurimi i shtetit nuk asht tjetër veç një sadizëm i përhapun

në çdo skaj dhe i institucionalizuem në të gjitha metastazat e tij. Praktika

e punës së qeveritarëve dhe e institucioneve të krimit asht zhdukja e

dokumentacionit. Dosjet, hetuesitë, zhdukjet e njerëzve, vrasjet dhe

trajtimi i kufomave të viktimave, shpeshherë në tortura ose mbas torturës,

gjithmonë në msheftësi, pa proçese legale dhe pa asnjë përgjegjësi të

njohtun dhe të pranueme nga organët shtetënore, kanë për qëllim

shkatrrimin përfundimtar të njeriut si nga ana fizike, ashtu edhe

psikologjike e shpirtnore.

Terrorizmi në Shqipni gjithmonë në këta 50 vjet asht mohue, asht

errësue, ose asht nënvleftësue aqsa populli kishte humbë çdo shpnesë, se

njëditë mund të shpëtojë. Gjyqet e mëshefta janë rruga e çmobilizimit në

masë mbasi mijëra njerëz me të njajtat vlera dhe me trimni të pashoqe,

janë torturue e masakrue tue përfundue viktima të terrorit komunist.

Kundër popullit shqiptar asht përdorë TERRORI si mënyrë qeverisjeje,

tue e kthye atë në një plaçkë të friksueme ose në një turmë të bindun,

mbasi përpjekja e Sigurimit të Shtëtit ka kenë gjithmonë mobilizimi i

shumë vetëve në strukturat e tij. Ai i ka detyrue ata me u identifikue me

spijunllëkun, në mënyrë që jeta e tyne të ishte një ankth i vazhdueshëm.

Kontrolli i lëvizjeve të çdo individi, vrojtimi i të gjitha hallkave të jetës,

monopolizimi i të gjitha organizatave, i mjetëve të komunikimit,

shfrytëzimi i shumicës nga pakica e privilegjueme për shërbimet shtypëse

dhe shtërnguese, sjellin si pasojë tek njerëzit që në mënyrë të vetëdishme

me pranue dhunimin e të drejtave njerëzore si një diçka e paevitueshme,

Page 149: Një monument nën dhé

149

aqsa njerëzit që nuk janë të arrestuem, ose ma keq, ata që dalin nga

burgjet, kthimin e lirisë me e konsiderue si një “dhuratë”, ose prap ma

keq, para lirimit me e detyrue viktimën me nënshkrue edhe deklaratë

“bashkëpunimi” dhe, me ia ditë për “nderë” se po shkon me ba punën e

tyne “i lirë”. Sigurimi i shtetit ka pikësynue gjithmonë që në popull të

mbizotnojnë pasiguria e përhershme, tue u konsiderue i “kudogjindun”.

Zhdukjet e pashpjegueshme, hetimet e stërzgjatuna, pyetjet dhe firmosjët

e proçes-vërbaleve me dhunë, terrorizmi i fshehtë dhe çnjerëzor, proçesët

gjyqësore poshtnuese, dëshira me vdekë për me “shpëtue” pa marrë

parasyshë pasojat, intërrnimet e familjarëve, papunsia, dëbuemjet,

divorcet, etj. që përmblidhen në luftën e klasave, kanë ba mbretnimin e

mjerueshëm të psikologjisë së mbarë popullit nga shteti.

Asht aksiomë: Çdo shtet i drejtuem nga komunistët përfundon në

shtet terrorist.

Kush nuk pajtohet me gjendjën, ose vetëm mendon me e ndryshue

atë, asht atypëraty “armik”, edhe pa krye asnjë akt për atë qëllim.

Automatikisht atdhetarët, intelektualët e ndershëm dhe kleri janë në

formulën e “armikut të popullit”. Të gjithë këta mendojnë kundër kësaj

vegle vigane që quhet komunizëm, mbasi zbulojnë qëllimin amoral të tij

që asht i mbuluem me lëvoren e pranueshme morale “barazi për të gjithë,

pa dallim feje, krahine dhe ideje”, tue rrokollisë miljona njerëz në këtë

humnerë, e provueme sot ma shumë se kurr: utopi.

A mund të pranonte Enver Hoxha me shokë, thanjën e Don Lazër

Shantojës, që shkruante, shumë vite maparë (në vitin 1924): “Qeveria ka

krye plotësisht programin e saj, atëherë, kur trathtarët e popullit të mos

munden me qeshë ma kurr, mbi kurrizin e popullit”?

Kjo asht arsyeja që më 5 mars 1945, i pari klerik katolik që

pushkatohet asht pikërisht Don Lazër Shantoja, i gjymtuem kambësh e

krahësh me sharrë druvari. Hetuesit e tij bredhin rrugëve të Tiranës, tue

përqeshë turmat e popullit që nuk dijnë cilit me i vue gishtin të parit e, ku

me fillue, në cilin skaj të vëndit, gjithkah zi e ma zi.

Komunistët mendonin me përdhosë Elterin e Atdheut me veprat

ma makabre të Shekullit XX dhe, asht e vështirë me e mendue këtë skenë

të ndodhun me dy klerikë.

Page 150: Një monument nën dhé

150

DON ALEKSANDËR SIRDANI DHE

DON PJETËR ÇUNI

Don Aleksandër Sirdani ishte nga Gucia, i datlindjes 1887. Një

meshtar i zellshëm dhe i respektuem nga populli në vendin ku shërbente.

Që në rini u dashunue me folklorin e popullit tonë. Atje mblodhi një

thesar shumë të çmueshëm dhe shumë shpejtë u konsiderue si një ndër

njohësit ma të mirë të etnografisë dhe frazeologjisë popullore. Kultura e

gjanë që mori në Insbruk, forcoi edhe mashumë idealin e tij si atdhetar.

Njihte mirë frymën demokratike, prandej edhe shkroi shumë artikuj ndër

revistat ma në za të kohës. Asht vëllai i At Marin Sirdanit edhe ky dijetar.

Don Aleksandri, ishte një ndër bashkëpuntorët ma të ngushtë të

Don Nikoll Gazullit dhe At Donat Kurtit. Kishte edhe prirje poetike.

Vlenë me u theksue se në shpirtin e tij depërtuen thellë njohjët e

ngjarjëve historike të kreshnikëve të Veriut, gja që sollën në letrat e

kulturës shqiptare një përsonalitet të kompletuem.

Origjina dhe njohjet e zakonëve të malësisë e lidhen me popullin,

nëpërmjet atij virtyti që malësorët e kërkonin edhe në portretin e priftit,

që u predikonte e që ai virtyt thirrej trimni.

Nësa ndër rrugët e Shkodrës shëtitej mbi një gomar prifti

80 vjeçarë Don Ndoc Nikaj, një ndër thëmeluesit e Shoqnisë

“Bashkimi”(1899) dhe romancieri i parë i letërsisë shqipe, po në vitin

1946 në Koplik, fanatikët komunistë kërkonin me fye figurën e dijetarit

Don Aleksandër Sirdani mbi një gomar tjetër, edhe ky prift i rrëthuem

nga gomarët e Enver Hoxhës, që mendonin se po përdhosin meshtarin e

përvujtë! Sekretar i Frontit demokratik në Koplik ishte Ago Dino, ndërsa

prokuror Ali Paçrami. Mbahën mend si katilë: Xhemal Selimi, Pal

Mëlyshi, Asllan Lici dhe Faik Nuti.

Në muejin korrik të vitit 1948, Don Aleksandri u arrëstue dhe u

mbajt në hetuesinë famkeqe të Koplikut, ku e torturoi katili Xhemal

Selimi me shokë, të gjithë të njohtun si kriminelë të pashoq.

Don Pjetër Çuni ka lé në Shkodër më 9 gusht 1914. Në moshën

7 vjeç ai ishte në Kolegjin e Jezuitve të Shkodrës, prej ku shkon në Romë

me vazhdue studimet e larta teologjike. Përfundoi studimet në

Propaganda Fide në vitin 1940 dhe po atje, u shugurue meshtar bashkë

Page 151: Një monument nën dhé

151

me 100 xhakojë të tjerë nga vende të ndryshme të botës nga vetë Papa Piu

XII. Mbas shugurimit atje në muejn prill, nga qershori vjen në Shqipni

dhe ditën e Sh’Palit e Sh’Pjetrit (pra, ditën e emnit të tij) më 29 qershor,

thotë meshën e parë në Kathedralën e vendlindjes, me prezencën e Imz.

Gaspër Thaçit, të Imz.Gjergj Volaj, si dhe të gjithë klerit.

Ai ishte nipi i Don Ndre Lufit. Tue cilësue vetëm emnin e dajës së

tij, për né që e kemi njohtë Don Ndreun, e kemi të kjartë se kush ishte ky

meshtar i rritun dhe i prëgatitun nën kujdesin e tij. Don Ndreu asht ndër

klerikët ma të pastër me qëndrimin e tij burrnor në hetuesi dhe në burgje.

Gjithmonë i papërkulun kundrejt armiqve të Kishës.

Tek Don Pjetri me siguri përveç cilësive të priftit të devoçëm,

daja shihte tek nipi edhe virtytin e vet që e ka karakterizue gjithë jetën,

trimin e mendshëm dhe të vëndosun. Këtë e ka provue jeta e të dyve.

Emnohet meshtar i Shkrelit dhe në vitin 1941 asht në Rrjoll. Aty,

si të gjithë klerikët, merrët me studimet e zakonëve të krahinës. Boton

artikuj në revistën “Kumbona e së Diellës”, me siglën R.I. (Pjetër Çuni),

ku spikatë vullneti dhe saktësia në studimin e folklorit. Ndoshta ky asht

edhe shkaku i njohjes me shkencëtarin e asaj fushe Don Aleksandër

Sirdanin, me të cilin edhe martirizohet.

Porsa fillojnë vëprimet kriminale në zonën e Koplikut, vritët

trathtisht Don Luigj Pici, më 10 nandor 1946, vetëm për një deklaratë të

bame në favor të Etënve Jezuitë Fausti e Dajani, kundër vëndimit të

gjyqit për pushkatimin e tyne. Vrasja e kryeme nga Asllan Lici dhe Palë

Mëlyshi, atëherë u vesh me motive plaçkitjeje, motive që në të vërtetë

edhe qëndronin, mbasi plaçkitja dhe hajnia ishin gjithnjë të pranishme në

vrasjët dhe arrëstimet e komunistëve. Këtë e vërteton vetë fakti i humbjes

së pothuej të gjitha studimëve dhe të veprave shkencore, letrare dhe

artistike të intelektualve që janë vra, arrëstue ose kontrollue shtëpitë e

tyne. Këtë fat pësuen edhe studimet e Sirdanit e të Çunit. Me siguri ata

janë mbrenda ndonjë titulli të dhanun ma vonë nga Universiteti i Tiranës,

po fakti asht se plaçkitësit mohuan autorët e vërtetë.

Brezat e ardhshëm nuk do ta besojnë ndoshta këtë ngjarje, por

unë, po e shkruej i nxitun nga Konica, që thotë: “Popujt që nuk nderojnë

kujtimet e shkuara, janë të dënuar me vdekje”.

Page 152: Një monument nën dhé

152

SI I MBYTËN DY PRIFTNIT?

Mbas vrasjës Don Luigjit, në vendin e tij u emnue Don Pjetri, i

cili ato ditë thonte: “Dukët se Krishti ka vendosë që unë të jem ndër të

fundit!...” Në muejin korrik të vitit 1948, kur po vinte me një biçikletë

për në Shkodër, ndalohët në rrugë dhe përcillet në hetuesinë e Koplikut.

Aty, siç më tregonte një ish-polic S. N. i Seksionit të Mbrendshëm, gjenë

Don Aleksandrin dhe At Florian Berishën S.J. që masakrohen bashkë me

shumë malësorë. Priftnit torturoheshin ma shumë se të tjerët, thonte ai.

Nuk dinte sëpse, por jepej një urdhën: “Hyni në hu, edhe po ngordhën

mos u frigoni!” Askush nuk e dinte shkakun dhe as nuk guxonte me e

kërkue, mbasi nuk i kushtonte asgja Xhemal Selimit me të vra me të.

Gropa e zezë ishte e hapun për cilindo!

Njëditë kishin shkue herët në Seksion Asllan Lici e Palë Mëlyshi.

Xhemali po i priste në zyrë. Mbas një bisede të shkurtë, të tre bashkë

kanë dalë e kanë dhanë urdhën me shkue tek birucat e Don Aleksandrit

dhe Don Pjetrit, me i lidhë dhe me i nxjerrë mbas ndërtesës së Seksionit.

Për fat ky nuk e kishte pasë atë rrezik me zbatue atë urdhën mbasi ishin

caktue katër të tjerë. I kanë lidhë dhe i kanë nxjerrë nga një derë anësore.

I kanë ba me ecë pak shpejtë edhe pse ishin mjaft të lodhun nga vuejtja.

Xhemali ka hy në zyrë, ndërsa Asllani e Pali kanë urdhnue policët me

shkue tek stallat e kuajve dhe me marrë dy cfurqe të rinjë dhe të fortë.

Urdhni do të zbatohej por me mend nuk mund të gjindej çka duan me ba

xhullinjtë. I sollën edhe cfurqit. Ka dalë i pari topall në topall Asllani e

mbas tij me kapadaillëk si gjithmonë Pali. Janë drejtue nga priftnit e

lidhun tue u thanë: “Ecni, more klysh të Papës, se tash do t’ju

rregullojmë qejfin tuej, ju kujtoni se na mashtroni me ato zhgarravinat

tueja...! Pse nuk tregoni me cilët kriminela jeni të lidhun dhe u keni çue

bukë ndër male?” Nuk kanë pritë përgjigje por janë drejtue nga një gropë

gjirizi të nevojtorës së Seksionit që ishte gjithmonë e hapun. Kanë

urdhnue me afrue priftnit tek gropa. Këta që po shihnin nga dritarët po

mendonin se po u bahëj presion me tregue... por, papritmas Asllani i ka

vue duert në gjoks Don Pjetrit dhe Pali, ka kapë përkrahut Don

Aleksandrin dhe, tue ua sha Zotin me fjalët ma të flligta veç kur u kanë

dhanë të shtymen të dyve e, kanë ra mbrendë në gropën e zezë. Kur

priftnit kanë marrë me u çue, xhelatët i kanë shty me cfurk për me i zhytë

Page 153: Një monument nën dhé

153

mbrenda, tue u thanë: “Hee... flisni... ku e keni ate Krishtin tuej... flisni...

kështu do të jenë fundi i priftënve... A po e shihni kund Krishtin tuej, hee

pisa pisash...?”

Don Aleksandrit, që ishte zhytë ma parë sidukët i ishte marrë

fryma dhe nuk po i shihej fëtyra, ndërsa Don Pjetri ka muejtë me nxjerrë

kokën edhe njëherë, ashtu i nxime si të ishte i lymë me zift prej pisllëkut,

ka mbledhë gjithë forcën që i kishte mbetë dhe ka thirrë:

“RRNOFTË KRISHTI... TEK AI PO SHKOJ!...”

Mbi brrakën e gropës së nevojtorës janë pa vetëm kindat e ndyme

të dy veladonëve. Fëtyrat nuk i ka pa ma kush. Xhullinjtë vazhdonin me i

shty me cfurk derisa u zhytën mbrendë edhe trupat e pajetë të tyne. Mbas

pak minutash priftnit u mbytën... Ata mendonin se bashkë me trupat e

pajetë do të zhdukët edhe vepra e tyne....

Edhe pse porosia ishte se kush do të flasë ashtu do ta pësojë,

ngjarja e dy priftënve mori dheun. Dihej martirizimi, por diheshin edhe

katilët. Fëtyrat e këtyne kriminelëve kanë mbetë njësoj si atë ditë kur janë

fotografue si “çlirimtarë”, më 29 nandor 1944, tue parakalue në Fushën e

Çelës së qytetit të Shkodrës.

Shqipnia asht shumë e vogël për krime kaq të mëdha. Ka vende

shumë ma të mëdha, që edhe ata kanë vuejt nën thundrën gjakatare

komuniste, por krimet atje nuk janë kurrë në përmasat tona.

Historia do të flasë njëditë!

Po, kur? - Atë nuk e di!

Page 154: Një monument nën dhé

154

PJESA III

Page 155: Një monument nën dhé

155

IMZOT FRANO GJINI

RREGJENT’ I DELEGACIONIT APOSTOLIK NË SHQIPNI

“Unë nuk do ta ndajë kurrë

grigjën teme nga Selia Shenjtë!”

Imzot Frano Gjini

Ka lé në Shkodër në vitin 1886 nga prindët Pjetër (Tuke) e

Drande Gjini. Ishte nga një familje e vjetër qytetare. Shkollën fillore dhe

gjimnazin e ka përfundue ndër Etnit Jezuitë të vendlindjës, ndërsa ato të

lartat teologjike i ka krye në Propaganda Fide në Romë, ku u shugurue

edhe meshtar në vitin 1908. Vjen në atdhe dhe emnohët sekretar i

Argjipeshkvit të Durrësit, tue krye edhe shërbimet fetare në fshatin e

Delbinishtit. Shkon për 18 muej në qytetin e Durrësit dhe rikthehët prap

në Delbinisht, deri në vitin 1914. Emnohët famullitar i Dërvenit në

Fushë-Krujë për dy vjet dhe më 14 nandor 1919 emnohët prap në Durrës,

deri në vitin 1924. Prej Durrësit shkon në Kurbin deri në vitin 1928. Prej

Kurbinit shkon në Perlat të Kthellës së Mirditës. Në vitin 1930

Shugurohet Ipeshkëv i Durrësit, kohë në të cilën administronte edhe

Vlonën. Mbas dy vjetësh, në vitin 1932 asht Abat i Mirditës, me seli në

Orosh. Në vitin 1944 asht edhe administrues i Lezhës.

Në vitin 1945, në muejn maj, mbas largimit nga Shqipnia të

Delegatit Apostolik Imzot Leone G. B. Nigris, prej qeverisë komuniste të

Tiranës, Selia Shenjte emnon:

IMZOT FRANO GJININ,

REGJENT’I DELEGACIONIT APOSTOLIK NË SHQIPNI.

Asht i pari shqiptar që emnohet në këtë detyrë të lartë në shtetin

shqiptar, prej thëmelimit të tij.

Me datën 20 nandor 1945 i vjen zyrtarisht emnimi nga Vatikani.

Dokumenti i ardhun nëpërmjet të Ambasadës Italiane, i dorëzohet nga At

Giovani Fausti S.J., që atëherë ishte me detyrë në Tiranë. Qeveria

komuniste e Tiranës nuk e njeh këtë detyrë dhe as Regjentin e posa

emnuem.

Page 156: Një monument nën dhé

156

Që në moshën e re bie në sy përvujtnia dhe matunia e tij gja që e

miqëson shumë me Imzot Bumçin, Prennushin, Jul Bonattin, At

Meshkallën, At Giadrin, Don Shtjefën Kurtin etj. me të cilët jo vetëm

konsultohet por asht edhe bashkëpunëtor besnik për të gjitha problemet

fetare të krahinave që administron. Mbas emnimit si Regjent kërkon nga

Vatikani zëvendsimin e tij, mbasi sheh vështirësitë e mëdha që i dalin nga

qeveria komuniste. Ishte nandori i 1945, kur e kërkon këtë gja nga

Vatikani por Vatikani nuk miraton kërkesën e Imzot Gjinit. Në janar të

1946 përsëritë kërkesën gojarisht me anë të At Filipe Kjeja, italian, që

niset për Itali, njëkohësisht njofton Vatikanin për reformat komuniste që

po zbatoheshin këtu, si: mbyllja e shkollave fetare, shtetizimet e pronave

të Kishës, reprazaljet dhe arrëstimet, pushkatimet e klerikëve të pafaj, etj.

Në muejn shkurt 1946, i poston një letër Nuncit Apostolik të Vatikanit në

Francë, (mbasi Shqipnia nuk kishte atëherë lidhje postare me Italinë) ku,

kërkonte skjarime për çështje të ndërpreme fetare. Në muejn maj të 1946,

flitej nga radio Vatikani se në Shqipni do të vinte një amerikan i

deleguem i Vatikanit për me asistue këtu, por kjo nuk ngjau, gja e cila

dha me kuptue se komunistëve shqiptarë po u lejohej dorë e lirë me

vëprue edhe ndaj Fesë, ashtu si ndër të gjitha çështjet tjera.

Imzot Gjini asht ndër të parët që kuptoi kjartë qëndrimin e

Amerikës, Anglisë dhe Italisë. Ai posa u emnue zyrtarisht në detyren ë re

si Delegat i Vatikanit, kërkoi të paraqitej tek Enver Hoxha, aso kohe

kryetar i qeverisë së Tiranës, por kërkesa e tij nuk u pranue. Kishe me

thanë se Imzot Gjinin nuk e kishte marrë malli me pa surratin e Enver

Hoxhës, por sidukët donte me matë pulsin e tij për të ardhmën. Ai kishte

qëllim me këtë kërkesë që të bisedonte për mbylljen e shkollave, për

lirinë e fjalës dhe të shtypit, si dhe për disa masa ekonomike që qeveria

kishte ndërmarrë kundrejt Kishës Katolike. Gjithmonë masat ekonomike

në sistemin komunist paralajmërojnë masat politike. Kryesisht takimi u

kërkue nga Imzot Gjini, se, Ai, nuk mund të qëndronte indiferent ndaj

vëprimeve zyrtare që po kryente qeveria komuniste kundër Klerit,

inteligjencës dhe katolikëve në veçansi. Në këtë takim Imzot Gjini

kërkonte edhe praninë e Imzot Vinçenc Prennushit, si Argjipeshkëv i

Durrësit dhe i Tiranës, Imzot Gjergj Volaj, At Mati Prennushit, si

Provinçial i Françeskanëve të Shqipnisë. Ishte mueji dhetor 1945 kur u

ba kërkesa zyrtare për takim, por nuk u realizue se gjoja sa kishin

përfundue zgjedhjet e dhetorit. Në muejn mars të 1946-ës, në qelën e

Page 157: Një monument nën dhé

157

Tiranës që administronte Don Shtjefën Kurti, u mblodhën edhe njëherë të

gjithë personat e sipërpërmendun ku, përveç tyne ishte Don Shtjefni dhe

At Meshkalla. Aty u vëndos që t’i shkruhet një letër qeverisë dhe t’i

dorëzohej nga Don Shtjefni. Letra u përpilue nga At Meshkalla me

sugjerimet dhe pëlqimin e të gjithëve që ndodheshin aty, mbasi ata

përfaqësonin vullnetin e klerit në përgjithësi. Një kopje u vëndos t’i jepet

Misionit Anglez ose Amerikan, për dijeni nga ana e tyne si dhe me vue

në dijeni Vatikanin, mbasi përfundimisht ishin ndërpre korrespondencat

nga Shqipnia. Dërgimi i kësaj letre në Vatikan kishte për qëllim që të

vihej në dijeni Selia Shenjtë se kleri katolik shqiptar nuk i ndërpret

lidhjet me té dhe, se kjo çështje asht vetëm kërkesë kambëngulëse e

qeverisë komuniste të Tiranës, e kryesueme nga E. Hoxha. Letra nuk

u dërgue me dorë mbasi një jezuit italian që shkonte ato ditë atje kishte

frikë me e marrë letrën se, mos e kontrollojnë dhe i pezullojnë nisjën për

Itali. Ai mori përsipër me i shpjegue Vatikanit gojarisht përmbajtjën e

letrës si dhe kërkesën e Imzot Gjinit për zëvendsimin e tij, mbasi ai nuk

njihët nga qeveria e Tiranës. Flitët, se letrat deri vonë i ka pasë të ruejtuna

Don Lec Sahatçija që kryente edhe punën e sekretarit të Imzot Gjinit, por

e vërteta nuk dihet se ku kanë përfundue ato letra. Asht edhe një mendim

tjetër se mund të jenë zhdukë me vdekjen e Don Mark Xhanit në hetuesi,

tue mos pasë ma mundësi me u dijtë ku mund të jenë mëshehë prej tij.

Letra asht shkrue mbasi e pranon edhe At Meshkalla, por fatin e saj nuk e

di as ai. Takimin me Misionet e hueja e mori përsipër Imzot Vinçenc

Prennushi i cili u takue me Z. Hudgson në Misionin Anglez dhe i paraqiti

me gojë gjithë përmbajtjën e letrës me prëzencën e Don Shtjefën Kurtit, i

cili fliste shumë mirë frengjishtën. Ai u tregue shumë pesimist mbasi

sidukët ishte koha kur marrëdhanjët e qeverisë me anglezët ishin në

ftohje, të paktën në dukje.

Kam përshtypjen, se, klerikët komunikonin me të huejt vetëm

gojarisht mbasi nuk duhet ti kenë besue as atyne me dhanë e me marrë

letra, gjithmonë një punë me rrezik.

Në vitin 1946 Imzot Gjini, bante edhe ndonjë rrugë nga Mirdita,

mbasi nuk kishte mundësi zëvendsimi me ipeshkëv tjetër në atë zonë.

Sigurisht, ai atje kishte kalue kohë të gjatë ndër ata male. Koha ishte

shumë e vështirë në të gjitha anët. Malët ishin mbushë me të arratisun që

nuk e pushonin përpjekjen për liri nga komunistët nën drejtimin e Mark

Gjomarkut. I vëllai i Markut, Lleshi (edhe ky, oficer akademist në mal),

Page 158: Një monument nën dhé

158

që thirrej Lleshi i zi, i ban një kërkesë Imzot Gjinit tue i krijue mundësinë

me u largue nga Shqipnia, me anën e një avioni anglez që sillte ndihma

për çetat e malëve, mbasi ishte hapë fjala se mund të arrëstohej shpejt.

Imzot Frano Gjini, iu përgjegj: “Unë edhe po iku, po kujt t’ia la

besimtarët e Sh’Lleshtrit? - Kjo punë nuk bahet kurrë prej meje!”.

Sigurisht, kjo temë nuk u hap ma prej tyne.

Përgjigja e shkurtë, e shpejt dhe e saktë tregon shpirtin e klerikut

të vërtetë që asht gati me u flijue, por, jo, me lanë popullin pa drejtues të

fesë në atë kohë aq të mnerëshme. Kështu vepruan edhe shumë priftën të

tjerë që edhe ata nuk u arratisën, por pranuen Kalvarin e pafund.

Ai, jo vetëm qëndroi në atdhe por punoi me përkushtim dhe i

vëndosun në detyrën e lartë dhe të randë që iu ngarkue. Përgjegjësia e

madhe e tij vërehët në vëprimet e matuna dhe të pagabueshme që kryen.

Sa merr detyrën ai asht i vetëdijshëm se asht para një lufte të

përgjakshme të shpallun nga komunistët. Kërkesat e Hoxhës, Shehut dhe

të Xoxës me klerikët e Shkodrës dhe të Tiranës që në ditët e para të

janarit 1945, për bashkpunim dhe shkëputje nga Vatikani, loja e Sejfulla

Maleshovës, gjoja për formimin e një partie demokristjane për zgjedhjet e

dhetorit të 1945, nxjerrja jashtë e Delegatit Apostolik Nigris, më 5 maj

1945, mos njohja e Regjentit të ri nga qeveria e Hoxhës, tue mos pranue

takimin e kërkuem nga Imzot Gjini, eleminimi i deputetëve të dhetorit me

pikëpamje jokomuniste, formimi i qeverisë me prioritet jugosllav dhe rus,

miqësia e madhe me druzhe Titon, formimet e grupeve dhe organizatave

me njerëz te pafajshëm dhe pushkatimet e njëmbasnjëshme, etj. etj. e

detyrojnë Imzot Gjinin me ndërmarrë hapin ma të rëndësishëm që i pret

mundësinë qeverisë me akuzue klerin, me urdhën: “Mos implikimi i çdo

kleriku, kushdo kjoftë, me asnjë çështje politike, pra ndalimin e plotë të

marrjës me politikë. Urdhni asht i padiskutueshëm dhe i

pakundërshtueshëm.” (Kopja asht në Arkivin e Shtetit Tiranë).

Promemoria e lëshueme për këtë qëllim me datën 25 nandor

1944 nga Imzot Gjini, mbasi Delegati Nigris ndodhej në Itali, asht

dokumenti ma i saktë që tregon mendjen e hollë dhe largpamësinë e tij

për kohën që po vinte. Këto cilësi të Imzot Gjinit të forcueme me

karakterin burrnor e trim, ndoshta, ishin arësyet që Vatikani e zgjodhi atë

për Regjent në atë grup ipeshkvijsh që kishte atëherë Shqipnia, një vend i

vogël me njërëz me të vërtetë të mëdhaj.

Page 159: Një monument nën dhé

159

Qëndrimi i haptë dhe burrnor i Imzot Gjinit tashti nuk i përkiste

vetëm Mirditës, por ishte qëndrimi i mbarë Katolikëve Shqiptarë tue

fillue nga Shkodra, në Vlonë e Korçë, e ku kishte kjoftë edhe vetëm një

besimtar katolik. Ai tashti ishte edhe burri ma trim në radhët klerit mbasi

e dinte mirë se me çfarë komunistësh kishte punë, por edhe e njihte mirë

mënyrën e sjelljes së tyne të pashpirt e barbare me klerin shqiptar.

Ai ishte i vetëdishëm për rrugën e rrezikshme por edhe të pakëthyeshme

në të cilën për fat të mirë, e solli historia. Ai i ruhët dhanjes shkak, por

nuk i frigohet kërcënimit. Ai njeh mirë mënyrat komuniste të dredhisë

dhe pabesisë prandej edhe punoi me mendje të freskët dhe të mprehtë për

ruajtjen e pastër të Fesë ndër kushtet ma te vështira të krejt Lindjës, ku

komunizmi nuk ishte thjeshtë një grup njerëzish të paditun e kriminelë.

Ai ishte përballë atyne bishave komuniste të mnershëm, fanatikë dhe

vegla të shovenistëve sllavë që historia do t’i cilësojnë si: kafshët ma të

egra të tërbueme të komunizmit ndërkombëtar të mbarë globit...njëditë.

Ai dinte dhe njihte mirë praktikën që po ndiqej me liritë

thëmelore të qytetarëve, tue përfshi të drejtën me jetue dhe me shprehë

lirisht mendimet individuale ose të përgjithshme, madje, dhe të drejtat

kryesore: jeta dhe paprekshmënia e saj që po shkeleshin çdo çast tue

torturue dhe vra çdo besimtar i thirrun “kundërshtar”, vetëm pse

BESONTE NË ZOTIN, pikërisht, ata që hypën në pushtet tue mashtrue

popullin “pa dallim feje, krahine dhe ideje” dhe, që do të mbetën në

histori si rregjimi ma përdhunues e gjakatar i shekullit.

Imzot Frano Gjini, asht pa asnjë mëdyshje një ndër klerikët

katolikë që deri në çastët e fundit vetëm kryen detyrën. E kam shkrue

edhe në librin “Martirizimi i Kishës Katolike Shqiptare”, sësi, kur

ndodhej i lidhun ndër degët e ullinjëve të hetuesisë (tek shtëpia e

Çiurçisë), gjeti rasën dhe i bani me shenj një të lidhunit tjetër që po jepte

shpirt dhe ashtu si ishte i varun, lujti kokën në shenj të Kryqit, për me e

zgjidhë nga fajet e kësaj jete atë martir që mbas pak minutash u gjet para

gjyqit të mbramë, por, që, me siguri ka pa Fëtyrën e Zotit.

Imzot Frano Gjini asht Ai klerik që me pranga ndër duer thërret

në bankën e të akuzuemve, kur po i jepej vëndimi “me vdekje”: “Jeni të

zgjidhun vëllazën, të gjithë çka jeni dënue këtu me vdekje, qëndroni si

burrat, se asht lavd me vdekë për Fé të Jezu Krishtit!...”, dhe bishat e

tërhoqën zvarrë nga ajo dhomë ku bahej gjyqi... dhe, nuk e pau kushma

Page 160: Një monument nën dhé

160

përveç shokëve të tij besnikë, që shkuen të lidhun bashkë kambësh e

duersh në Zallin e Kirit, më 11 mars 1948.

Dosja nr. 1302/II - A, viti 1948, Arkivi i Ministrisë së

Mbrendshme Tiranë, asht dokumenti ma i saktë që tregon se kush ishte

Ky, Imzot Frano Pjetër Gjini? Pse u zgjodh Regjent’i Delegacionit

Apostolik në Shqipni? Çfarë qëndrimit mbajti në torturar e mnershme që

provoi për 16 muej mbi trupin e tij? Cili ishte faji i tij? Kush e akuzoi

dhe, pse? Cila ishte arësyeja që e pushkatoi terroristi Enver Hoxha?....

Dhe, do të bindeni se arësyeja e vetme asht kjo:

IMZOT FRANO PJETËR GJINI, ISHTE ATDHETAR, ISHTE

KLERIK KATOLIK ME PIKPAMJE DEMOKRATIKE EVROPJANE

PERËNDIMORE, ISHTE KREJTËSISHT I PAFAJSHËM DHE, SE,

ISHTE REGJENT’ I DELEGACIONIT APOSTOLIK NË SHQIPNI.

PRA, NUK PRANOI ME U BA AGJENT I KOMUNISTËVE DHE

NUK PRANOI ME U SHKËPUTË KISHA KATOLIKE SHQIPTARE

NGA PAPA DHE VATIKANI DHE, ME U LIDHË ME LINDJËN

SHOVENISTE SLLAVE E AZIATIKE, KOMUNISTE BOLSHEVIKE.

AI ASHT TRIM SE ASHT I BINDUN SE GJAKU I

PAPËRLYEM I TIJ DO TË DERDHET NË THËMELET E FORTA E

TË PALËKUNDUNA TË KATOLICIZMIT NË TOKËN SHQIPTARE!

Page 161: Një monument nën dhé

161

K L E R I K Ë T E F A M I L J Ë S P R E N N U S H I

P Ë R B A L L Ë T E R R O R I T K O M U N I S T

AT M A T I P R E N N U S H I O.F.M.

PROVINÇIAL I FRANÇESKANËVE TË SHQIPNISË

(2 TETOR 1881 - 11 MARS 1948)

IMZOT V I N Ç E N C P R E N N U S H I O.F.M.

ARGJIPESHKËV I DIOÇEZIT TË DURRËSIT

(4 SHTATOR 1885 - 19 MARS 1949)

DON K O L E C P R E N N U S H I

FAMULLITAR I DAJÇIT TË BREGUT TË BUNËS - SHKODËR

(1 JANAR 1902 - 2 KORRIK 1950)

“POPULL SHQIPTAR, EC PËRPARA ME KURAJO DREJT

SHTIGJËVE TË SOLIDARITETIT. ASHT NJË RRUGË E

VËSHTIRË KJO, POR, NË TE JANË TË MBJELLUNA FARNAT

E SHPRESËS. LE TË SHOQNOJNË FORCA E MARTIRËVE TË

TU, DISHMITARË GJITHMONË NË ROJE TË LIRISË NË

VITËT E PAFUND TË SHTYPJES SË RREGJIMIT TOTALITAR”

PAPA GJON PALI II

Tiranë, 25 prill 1993

Page 162: Një monument nën dhé

162

AT MATI PRENNUSHI O.F.M.

“Mbrojeni trimnisht me hekur

qytetin e atdheun tuej, kjoftë edhe

tue derdhë gjakun deri në pikën e

fundit!”

Marin Barleci

Ka lé në Shkodër më 2 tetor 1881, prej prindve Kolë e Drande

Prennushi. Asht i pagëzuem me emnin Paulin. Familja Prennushi asht e

vjetër në qytetin e Shkodrës. Të parët e tyne kanë ma shumë se 300 vjet

që kanë ardhë nga Zhupa, fshat malor, por që asnjëherë nuk asht shkelë

nga turqit deri në ardhjen e kësaj familje në Shkodër, prandej edhe nuk

kanë ndrrue Fé. Tregojnë se vazhdimisht kanë pasë klerikë në za. Ndër të

fundit asht kenë Don Mati Prennushi, axha i At Matisë i cili ka vdekë në

vitin 1904 dhe asht varrosë në Rëmaji, ku sot janë vorret e kësaj familje.

Ai ishte i njohtun për aktivitet atdhetar në krahinat e Veriut. At

Matia trashigoi emnin e tij mbasi pikërisht atë vit kur ai vdiq ky u

shugurue meshtar, më datë 4 prill 1904 në Kishën e Françeskanëve të

Gjuhadolit. Mësimet e para i mori në Troshan, ku, edhe iu kushtue

Urdhnit të Shën Françeskut i njoftun në Shqipni “Urdhni i Fretënve të

Vogjël, O.F.M.”. Vazhdoi në Bosnje, ku, pothuej ishte traditë

paraprëgatitore e fretënve për vazhdimin e studimeve të nalta në Austri.

Kjo rrugë asht ndjekë nga pjesa ma e madhe e françeskanëve shqiptarë,

mbasi Austria jo vetëm se ishte forcë e madhe por edhe ishte e

vullnetëshme me ndihmue Shqipninë me kuadër të naltë në të gjitha

fushat. Pregatitja e klerikëve atje bahej me dëshirën ma të madhe prej

tyne mbasi atë kohë ajo shihte edhe tëposhtën që kishte marrë Përandoria

Turke. At Matia studimet e nalta i përfundoi në Grac në vitin 1904. E

theksova këtë fakt mbasi edukata dhe kultura e marrun në këto qendra

edukimi në Austri, la përjetësisht gjurmët e veta të pashlyeshme në

formimin atdhetar e fetar në të gjithë ata shqiptarë që, edhe pse ishin ende

nën pushtimin mizor turk, formuen atë brezni që Shqipnia nuk do të

mundët me e përsëritë kurrëma.

Page 163: Një monument nën dhé

163

Në moshën 24 vjeçare At Matia zotnonte gjuhët: latinisht,

greqishtën e vjetër, italisht, gjermanisht, serbo-kroatisht dhe frengjisht,

gjuhë, të cilat i fliste dhe i shkruante saktësisht.

Françeskani i ri e filloi misionin e tij si profesor në gjimnazin e

fretënve dhe mbas një viti shkon në Katund të Kastratit të Koplikut, ku,

përfshihej edhe Bajza. Ka edhe sot familje e që kujtojnë me respekt

meshtarin e ri ndër votrat e të parëve të tyne.

Shumë shpejt u fiton zemrën besimtarëve të vet. At Dioniz Maka

më tregonte më 14 prill 1995: “ Kur turqit në agoninë e tatpjetës,

mendonin aty nga 1905 me djegë Shkodrën, në shenjë hakmarrjëje për

përpjekjet që po baheshin me dalë nga zgjedha e robnisë së tyne, njëditë

të dielë mbas meshët At Matia, çveshi teshat e meshës, u tha besimtarëve

me pritë në oborr pesë minuta. Ai vetë shkoi te qela, doli para Kishës dhe

iu drejtue të pranishëmve tue nxjerrë prej xhepit të zhgunit një alltije: -

“Kush asht burrë dhe e don me zemër Shkodrën, o sot o kurrë, me ardhë

mbas meje, do t’ju prij unë e do të shkojmë me i ndalue dorën hasmit

turk, që don me zharitë vëllaznit tonë!”

Të gjithë si ishin shkuen ndër shtëpia, ndrruen teshat, u armatosën

dhe u rreshtuen mbas tij ndër kuaj për pak kohë. Dhanë kushtrimin

përreth ndër male dhe nën drejtimin e At Matisë u nisën në drejtim të

Shkodrës. Lajmi erdhi shumë shpejt edhe në Shkodër.

Me të marrun vesht Valia dërgoi ndërmjetësit tek Kisha e Madhe

e Shkodrës për me e ndalue këtë vëprim, tue premtue se ushtria turke nuk

do të bajë asnjë reprazalje kundër shkodranëve. Imzot Guarini i dërgoi

një përfaqësues me u dalë para malësorëve që po vinin me At Matinë në

krye. Përfaqësuesi i klerit i takoi ata pak pa mërrijtë në Vrakë dhe mbasi

ishin marrë garancitë prej Valisë, malësorët u kthyen, Shkodra shpëtoi.....

At Matia qysh i ri asht dallue në trimni. Kishte një za të trashë dhe pak të

marrun... e, si tash e kam ndër veshë zanin e tij kur këndonte Gloria......”

Me shkuemjen e Imzot Lazër Mjedjës, në Prizren, aty nga 1908,

At Matia shkon në Traboin, Deçiq dhe Greçë. Tue pa përditë me sy

tiparët e malësorit të kulluem atje ai preku me dorë gjanë ma të

çmueshme që e karakterizon shqiptarin dhe që e veçon nga kombët tjera,

aty ishte burrnia e besa!

Në çdo votër përcillej ndër breza qëndresa e kreshnikia pa

mburrje.

Page 164: Një monument nën dhé

164

Virtyti ma i shenjti i yni besa, qarkullonte ndër damarët e gjakut

të malësorit fisnikinë, me formulen Fé e Atdhé, aqsa dukej sikur ky ny i

pazgjidhshëm asht lidhë njëherit me kërthizën e tij.

Prova ma e saktë asht vetësakrifica për hatër të mikut, ndërsa, për

priftin edhe binte në zjarr e nuk i dhimbej jeta si me lé së dyti. Ishin

françeskanët të parët që e provuan këtë gja ndër male mbasi me ndore të

këtyne, ata mërrijtën me falë edhe gjaksin.

Ishte besa që në karakterin e atyne burrave, ruante të forta dhe të

freskëta ndjesitë atdhetare që prisnin çdo çast me u zgjue nga dora e

bekueme me gjakun e martirëve, nga dora e atij Kreshniku që shpejt do të

thërriste: “Çonju burra, ku jeni, drejt e në Deçiq!...”

E, mbas Tij, fluturuan edhe shqipet e Alpëve tona!

Më 24 mars 1911 janë At Mati Prennushi e At Buon Gjeçaj, që

shpalosin nga gjoksi i tyne Flamurin Kombëtar të Gjergj Kastriotit –

Skënderbeut, dhe ia dorëzojnë të pathyeshmit Trim të Traboinit, DED

GJO’LULIT, që me ata dy sy zhgabë, që i vezullojshin prej gëzimi, e

buzëngërthye nën ata mustakë të bardhë si biluri, me kësulë mbi një sy si

bora e MAJËS SË BRATILES, i mbërthyem ndër armët e të Parëve në

atë brez të punuem prej lokes qysh se rrezja e diellit kishte shkrepë ndër

ato maje, me ata çakçirë nën të artin xhamadan ku rrahte ORA E

SHQIPNISË, aty, po, ishte zëmreku i kombit ku gufonte gjaku i shkuem

rrëkajë i Fatosave; aty, po, ishte ajo e forta zemër që me duer prej bronxi,

ngjiti në atë shtizë të latueme në shekuj atë cohë KUQ E ZI, të qëndisun

nga duert e bijave të Rozafës, në atë shkam ku asht daltue amaneti i

GJERGJIT, që për pesë shekuj priti: AGIMIN E LIRISË....

Po po, bash AI BURRË, që sot nuk ka as vorr!

Për këtë ngjarje kaq të randësishme përveç dokumentëve të

botueme historike të asaj kohe, fotografive në revistat “Leka”, “Hylli i

Dritës”, etj. shkruan edhe Stephen Schwartz, në Albanian Catholic

Bulletin, 1994, vol. XV, fq.150, University of San Francisco: “On March

24, 1911 the Albanian double-headed eagle flag was raised for the first

time in five centuries since the death of Scanderbeg. The flag was raised

on the top of Deçiq mountain, near the toën of Tuzi. It had been wrapped

and secretly carried from Shkoder by Franciscan Father Mati Prennushi

under his religious habit.”; dhe, e përkthyeme shqip: “Më 24 Mars 1911,

pesë shekuj mbas vdekjes së Skënderbeut, për herë të parë u ngrit

Flamuri Shqiptar me shqiponjën dykrenare. Flamuri u ngrit në maje të

Page 165: Një monument nën dhé

165

malit Deçiq, afër qytetit të Tuzit. Atë e solli në mënyrë të fshehtë nga

Shkodra, Françeskani Padre Mati Prennushi, i cili e kishte palosë nën

zhgunin e tij.”

At Matia nuk asht i knaqun vetëm me lirinë e malëve mbasi atje

liria pothuej nuk ishte shkelë asnjëherë. Vepra fisnike e Deçiqit vërtetë që

ishte një shpërblim i luftës së vazhdueshme të malëve tona, por,

kënaqësia duhej me u shtri në të gjithë vendin. Asht kjo arsyeja që në

qelën e At Matisë, në Greçë, shkon Imzot Lazër Mjedja dhe organizojnë

takimin historik ku përpilohet një dokument i randësishëm

“Memorandumi i Greçës”, më 10 qershor 1911, që i prinë ngjarjës së

madhe të Pavarësisë Kombtare në Vlonë, më 28 nandor 1912. Ky

memorandum u shkrue në gjuhën frenge nga dora e atdhetarit Luigj

Gurakuqi dhe u përpilue nga Imzot Lazër Mjedja, Ismail Qemali, Luigj

Gurakuqi, At Mati Prennushi, At Buon Gjeçaj, etj. Ajo që sot bie në sy

asht përdorimi i saktë i terminologjisë juridike të asaj kohë, që të jep

përshtypjen e përpilimit të tij në kohën e sotme moderne prej ndonjë

grupi juristësh të një shteti shumë të përparuem.

Kur malazezët shkelin tokat tona, për këto akte atdhetarie që At

Matia kishte organizue, e kapin dhe e dënojnë me varje në litar. Gjatë

zhvillimit të gjyqit, një anëtar i trupit gjykues i thotë: “E sheh litarin që

ke në brez, në atë litar do të varim!”....dhe, At Matia me buzë në gaz i

përgjigjët: -“Jua dij për nderë me më varë në konopin tem, mbasi me

siguri litari em ka me ma falë jetën!”

Thanja kishte dy kuptime: Së parit, konopi i Françeskanit do të

këputej mbasi nuk do të pranonte që të varet kush në atë litar; së dyti,

litari i tij nuk kishte si me bajtë peshën e randë të trupit të madh e të

shëndetshëm të At Matisë. Asht e vërtetë që me At Fishtën ishin miq, por

ishin edhe bashkëpunëtorë. Për hirë të kësaj dashtnie që kishte At Fishta

për té, ai ndërhyni tek Krajl Nikolla për me i falë jetën At Matisë. Krajli

jo vetëm i fali jetën por edhe e liroi dhe ia dha me vedi. Erdhën në

Shkodër ku për pak kohë punoi si profesor në Gjimnazin Françeskan.

Siduket, ata i përpiqte bashkë edhe humori. Fishta e tregonte shpesh

thanjën e At Matisë para gjyqit dhe qeshëshin. Kjo vërehët edhe ndër ato

pak letra të korrespondencës së tyne, që për fat nuk janë zhdukë dhe prej

të cilave një muejta me e fotokopjue. Pjesa ma e madhe e tyne asht e

vështirë me ra në duert e mija.

Page 166: Një monument nën dhé

166

Nuk zgjati shumë kohë dhe At Matia u kthye në Bajzë të Kastratit

edhe njëherë mjedis miqve të vjetër, që e pritën me dashtninë ma të

madhe. Në vitin 1924 asht përkrah Opozitës si gjithë Kleri Katolik,

kryesisht ai Françeskan kundër Regjimit të Zogut. Lëvizjet e 1926 e

përfshijnë edhe At Matinë i cili mbas vrasjes së Luigj Gurakuqit nuk

donte me i ndigjue emnin Zogut dhe as Musa Jukës. Arrëstohet prap në

këtë Lëvizje bashkë me shumë klerikë tjerë. Don Gjon Gazulli u dënue

me varje dhe u ekzekutue vëndimi në Shkoder. At Matia u dënue me

pushkatim. Këtë herë asht At Palë Dodaj që ndërhyn tek Zogu, i cili për

miqësinë që kishte me At Palin, ia fali jetën At Matisë. Edhe ky e liron

por me kusht që At Matia me u largue nga ato krahina. Atëherë detyrohët

me u largue përfundimisht dhe emnohet në Laç të Kurbinit. Në vitin 1928

shkon në Iballe të Pukës dhe mbas pak vitësh asht famullitar në Gomsiqe.

Në vitin 1941 emnohët në Tiranë, megjithëse aty nuk shtrihej veprimtaria

e Françeskanëve. Bashkë me Provinçialin e tyne At Anton Harapin, hapin

Kishën Françeskane të kryeqytetit, ku At Matia ushtron një aktivitet të

gjanë atdhetar. Aty bashkëpunon me At Meshkallën, Imzot Vinçenc

Prennushin, Imzot Bumçin, Don Lazër Shantojën etj. At Matia jo vetëm

ishte antifashist por ishte edhe anti-italian. Nuk pajtohej me pushtimin e

Shqipnisë nga Italia, gja të cilën e ka shpreh pa kurrfarë frike. Në Kishën

Françeskane të Tiranës më 28 nandor 1942, ai ka vue Flamurin Kombëtar

me shqipën e flamurit të Deçiqit, pa stemat e fashizmit. Kryente vizita

kortezie ndër autoritetet shtetnore edhe italiane, që i kishte të detyrueme

por, prej tyne konsiderohej:“Françeskan me ndjenja të theksueme

nacionaliste dhe antifashiste italiane”. Dëshmi e At Dioniz Makës.

Në Tiranë ai u njoht me shumë përsonalitete si me Shefqet

Vërlacin, Mustafa Krujën, Maliq Bushatin, Iliaz Agushin, Musa

Gjylbegun, Rexhep Mitrovicën, Ibrahim Biçakun, Lef Nosin, Cafo Beg

Ulqinin etj. Të gjithë dokumentet arkivore të marrëdhanjëve të At Matisë,

me këta përsonalitete, flasin vetëm për ATDHETARIZËM. Ai, edhe pse

ishte në Tiranë, ruen miqësinë me fisin e Ded Gjo’Lulit, me Prenkë

Calin, Kol Zefin e Grudës, Kol Ndoun - Bajraktar’i Shalës, Lulash

Gjeloshin e Shoshit dhe e veçon Gjelosh Lulin, si trim dhe atdhetar. Në

grupin e politikanëve të njohtun ruen respekt të veçantë për Mehdi

Frashërin, si politikan, jurist, historian dhe liberal shumë i kulturuem.

Ndër takimet e bame me italianët shihët kjartë interesa që ata

kishin për té, dhe ky përfiton tue u marrë të holla për ndërtime qelash e

Page 167: Një monument nën dhé

167

kishash në zonat e Tiranës. Kjo dokumentohët edhe me shpjegimet e

shpënzimeve të bame në materialin e ruejtun në Arkivin e Shtetit në

Tiranë (shif librin “Françeskanët”).

Në vitin 1943 vjen në Shkodër. Mbas emnimit të At Anton

Harapit në Regjencë, në vendin e tij si Provinçial i Françeskanëve të

Shqipnisë emnohet At Matia, detyrë e cila i njihët zyrtarisht nga eprorët

në muejin qershor të vitit 1944. Detyrën e fillueme në gjysmën e vitit

1943 e vazhdon pa emnim zyrtar, mbasi rruga e ndjekun me At Harapin

për aprovimin e emnimit të tij në Regjencë vazhdoi aq kohë. Mënyrën si

u veprue, do ta shpjegoj tashti nga burimet e vërteta për këtë çashtje.

Zgjedhja e At Mati Prennushit si Provinçial asht mjaft origjinale.

Po filloj me citue At Konrad Gjolaj, i cili ishte i pranishëm në atë

mbledhje posa kishte ardhë nga studimet prej Italie. Në librin “Çinarët”

(fq. 67) shkruen: “At Çiprian Nika ishte ndër françeskanët ma me vlerë

që ka pasë kleri e kjo asht edhe arsyeja që kur u zgjodh Provinçial At

Matia, pat ngulë kambë mos me u zgjedhë At Çipriani, se komunistët

punën e parë që kanë me ba kanë me pushkatue Provinçialin, prandej, t’a

ruejmë At Çiprianin për ma vonë, mbasi asht i ri dhe i vlefshëm shumë

për né. Ai e mori vetë detyrën e Provinçialit me bindje të plotë se do të

pushkatohet, por At Matisë, nuk i bante përshtypje pushkatimi se edhe dy

herë maparë kishte shkue deri te gryka e pushkës, bile edhe deri tek stoli i

konopit në Serbi.”. Po në këtë mënyrë e shpjegon edhe At Dioniz Maka

mënyrën e zgjedhjes së tij Provinçial.

Në fq. 65 (po aty), At Gjolaj shkruen: “Ardhjën e At Mati

Prennushit si Provinçial të Françeskanëve të Shqipnisë, unë e kam

konsiderue gjithmonë si një fat i madh i Kishës Katolike dhe i

Françeskanëve të Shqipnisë. Ai asht kenë portreti shpirtnuer, fizik e

moral i një françeskani të vërtetë. Inteligjent, trim dhe organizator.

Janë tri cilësi të vështira me u kombinue, por sidukët Zoti tue dashtë me

na ruejtë me faqe të bardhë na shndriti mendjën me zgjedhë At Matinë,

në kohën ma të rrezikëshme dhe delikate, në të cilën asht ndodhë Kisha

përballë terrorit sllavo-aziatik komunist”.

Shkuemjen e At Anton Harapit në Regjencë, At Matia e

konsideron të rregullt dhe në përputhje të plotë me normat ligjore të

Urdhnit, mbasi vetë At Antoni ka kërkue rrugën ligjore.

Mbasi u mblodhën françeskanët: At Mati Prennushi, At Pal

Dodaj, At Çiprian Nikaj, At Donat Kurti, At Pashko Bardhi, At Gjon

Page 168: Një monument nën dhé

168

Shllaku dhe At Augustin Ashiku; At Matia deklaron: “...... U bisedue në

se mund t’i sillej ndonji dobi Atdheut me pjesëmarrjen e tij (Padër

Antonit) në Regjencë, e arritëm në përfundimin se mund t’i sillet shumë,

prandej e autorizueme Padër Antonin të marrin pjesë në Regjencë. (A. M.

Prennushi Dosja 1302, fq. 56, Arkivi Min. Mbrendshme, Tiranë).

Ma poshtë vazhdon: “Mbas kësaj mbledhjeje i asht kërkue

mendimi Papës dhe Vatikani, në bazë të Kodit Kishtar, e lé në dorë të

Argjipeshkvit. Argjipeshkvi i Shkodrës e pëlqen këtë vëndim dhe Padër

Antoni shkoi në Regjencë”.(po aty fq. 57.)

Kur hetuesi e pyet At Matinë, se konsiderohët apo jo At Antoni

“kriminel lufte”, përgjigja asht kjo: “Për Padër Anton Harapin nuk ka

ndonjë fakt që të më bindin se ky mund të jenë kenë kriminel lufte”.

(Dosja 1302 fq. 6). Letra e At Antonit dhanë Osman Kazazit, njëditë para

pushkatimit, ende nuk po botohet. E quej me vlerë po të ishte mundësia e

një studimi të plotë për At Anton Harapin, me nxjerrë në dritë një letër të

Lef Nosit që ruhet në Arkivin e Shtetit, me të cilën Lef Nosi kërkon me

çdo kusht kenjen e At Antonit në përbamjen e Regjencës. Po aty asht e

ruejtun një letër tjetër që At Matia u dërgon të gjithë françeskanëve me

rastin e vrasjes At Lekë Lulit në mënyrë mizore dhe trathtisht, vetëm me i

plaçkitë të hollat që kishte me vedi. Në këtë letër jep urdhën të premë që

asnjë frat të mos merrët me politikë dhe të mos iu besojnë asnjenës parti,

mbasi jo vetëm mund të pësojnë fatin e At Lekë Lulit por, edhe do të

njolloset me akuzat ma të këqia nga ajo parti që do t’i marrë edhe jetën.

Porosia asht e padiskutueshme. Ka një shënim me të cilin akuzojnë At

Matinë, se kjo letër asht shkrue vetëm kundër Lëvizjes N.Çl. dhe

formacionëve partizane. Qëllimi i vërtetë me sa duket asht frika e

përzimjes klerikëve në turbullinat e kohës.

Në të vërtetë koha e turbullt dhe e pasigurt e vitit 1944 sjell të

paprituna të njëmbasnjëshme. Shumë nana shkodrane zanë derën e

kuvendit për me iu shpëtue kokat e djelmëve të kapun nga gjermanët, si

komunistë ose të dyshimtë; shumë të tjerë afrohën me vërejtë se çfarë

qëndrimi po mbante kleri kundrejt partizanëve; shumë të tjerë vijnë me

lypë ndihmë për jetesë si Pjerin Kçira me shokë; shumë të tjerë kërkojnë

me rrahë në të dy krahët dhe me e pasë mirë me të gjitha palët e, që këta

të fundit janë kenë ma të shumtit. Praktikisht në Kuvendin e Fretënve

gjetën strehë edhe shumë prej atyne që ma vonë, do të dëshmojnë për

“veprimtarinë antikombëtare” të françeskanëve, vetëm e vetëm me

Page 169: Një monument nën dhé

169

sigurue një vend pune të rahatshëm, me marrë një gradë shkencore të

pameritueme etj. etj. që shtjellohën ma kjartë në ngjarjet e ndodhuna

mbas vitit 1944. Proçesët e bame ndër gjyqet e hapuna të Shkodrës janë

dëshmi e mirë dhe mbahen mend nga qytetarët, por proçesët e

“mbylluna” që sot edhe ato janë të hapuna e publike, për fat të keq,

dëshmojnë se shumë vetë kanë mendue se komunizmi asht i

“përjetëshëm” dhe, asnjëherë nuk kanë mendue se do të dalë në shesh e

vërteta e vëprimeve të tyne.

Nuk ishte detyrë e thjeshtë me kenë Provinçial në një kohë ma

keq se në kohë të paganëve, mbasi për Françeskanët e Shqipnisë ishte

koha ma e vështirë e shekullit. Mos harroni, se gjithçka ishte në dorën e

jugosllavëve e, kush ma parë se fretnit do të kishin punë me ta?

At Mati Prennushi ruejti dinjitetin e vet dhe të shokëve pa

madhështi. Ai u ndodh i vorfën mjedis të vorfënve të Asizit, dijti me

lidhë gjithmonë veprën me logjikën, tue arsytue gjithçka e këshillonte atë

vëllau i kuvendit. Ai ishte i sjellshëm, i premë në vëndime, i njerëzishëm,

bujar dhe i pakundërshtueshëm, mbasi me fjalë e vepra nuk dijti me iu

randue as anmikut. Ishte elokuent, të bante për vedi se ishte gjithmonë

dashamirës. Këshilla e vërejtja e tij mirëpritej si prej ATIT.

Punoi pa iu ndigjue zani për Fé e Atdhé si të gjithë françeskanët,

mbasi në zemër i vlonte LIRIA. Ai vdiq i respektuem edhe nga anmiqtë,

se njihëj për burrë trim.

Page 170: Një monument nën dhé

170

IMZOT V I N Ç E N C P R E N N U S H I

“….E ngarkuan me bajtë trungje prej rrugës posht e

te kodrina ku gjindëj burgu. Si Krishti n’Udhën e Kalvarit u përpoq

tri herë me radhë, por u rrëzue të trija herët pa shprehë ankim.”

Prof. Arshi Pipa

Ka lé në Shkodër me 4 shtator 1885, nga prindët Gjon e Drande

Prennushi dhe asht pagëzue me emnin Kolë. Mësimet e para i mori në

vendlindje, ndërsa, në seminarin e Troshanit iu kushtue Urdhnit

françeskan. Mësimet e larta i përfundoi në Tirol të Austrisë. Asht

shugurue meshtar me datën 25 mars 1908, dhe si françeskan merr emnin

At Vinçenc Prennushi O.F.M.

Asht i formuem jo vetëm nga ana fetare, atdhetare dhe kulturore,

por radhitët ndër letrarët ma në zâ të Rilindjës sonë. Shkruan në revistën

“Hylli i Dritës”,”Lajmtari i Zemrës së Krishtit”, “Zani i Shna Ndout” dhe

ka vlera të posaçme për artikujt e shkruem në gazetën “Ora e Maleve”,

mbasi, aty, Ai shfaqë edhe pikëpamjet e veta atdhetare, politike dhe

demokratike. Ban pjesë në vëprimet e vazhdueshme të klerit për

pavarësinë dhe, si i tillë, me rastin e ngritjës së Flamurit në Kalanë

“Rozafat” në Shkodër me 14 mars 1914, mban fjalimin kryesor ku spikat

oratoria e At Vinçencit.

Në librin “Ndër lamijet e demokracisë së vërtetë”, At Vinçenci

jep mendime të sakta për një shtet të andrruem demokratik të tipit

Përëndimor, mendime që mbetën të gjalla edhe për kohën e sotme. Fusha

e përkthimëve asht ndër ma të dashtunat për té, mbasi “Fabiola” dhe

“Quo vadis?”, janë kenë si oficet e klerikëve ndër familjet shkodrane.

Libri “Gjeth e lule” mbetët ndër veprat e letrarit të nivelëve të larta,

mbasi ashtu ishte edhe pena e tij.

At Vinçenci asht kenë Provinçial i Françeskanëve në vitin 1928.

Koha e shërbimit si drejtor’i Kolegjit Françeskan dhe si Provinçial, ka

provue mendimin se ai dinte me drejtue, prandej në vitin 1936 At

Vinçenci, shugurohet Ipeshkëv i Sapës (Dioçezi i Zadrimës). Në vitin

1940, Ai emnohet Argjipeshkëv i Dioçezit të Durrësit. Kur asht

Metropolitan i Durresit asht edhe koha kur kryeqyteti i Shqipnisë Tirana,

Page 171: Një monument nën dhé

171

përfshihej në Dioçezin e Durrësit (ashtu si sot), pra, vetvetiu qendra

kryesore e Shqipnisë kalonte nën drejtimin e Imzot Vinçenc Prennushit.

Asht e vërtetë se aso kohe ai ka përkrah tij edhe Imzot Luigj Bumçin, një

ndër përsonalitetët ma të njohtuna të Klerit Katolik edhe si politikan, që

ka lanë emnin e vet të paharruem në çastët ma delikate të fateve të

Shqipnisë. Atë kohë në Tiranë nuk duhet harrue se ishte edhe Don Lazër

Shantoja, At Pjetër Meshkalla dhe Don Shtjefën Kurti, përsonalitete që

kanë lanë në kujtesën e qytetarëve të Tiranes, një “epokë”, ku spikatën

me punën e tyne këta kolosë të atdhetarizmës.

Fatkeqësisht gjendja e keqe shëndetësore e Bumçit, ndoshta,

randoi punën e Imzot Prennushit, por fatmirësisht Imzot Prennushi jo

vetëm kreu me ndër detyrën e klerikut të divoçëm, por edhe nuk i la

kurgja mangut Imzot Bumçit edhe në fushën politike, pikërisht, në fazën

ma delikate të historisë përballë pushtimit fashist italian, atij gjerman dhe

së fundit, atij sllavo -komunist jugosllav e rus, të vitit 1944.

Asht e vërtetë se Jakomoni i dha një dekoratë Vinçenc Prennushit,

po kurrë nuk asht shkrue çfarë ka thanë Jakomoni, për françeskanët e

Shqipnisë dhe për shkollat e tyne; kurrë nuk asht botue teksti i plotë i

kujtimeve të Kontit Çiano, ku shprehët kjartë pritja që i ka ba Italisë Kleri

Katolik dhe Katolikët e Shqipnisë. Pra, këtij Kleri dhe këtyne

françeskanëve i përkiste edhe Imzot Vinçenc Prennushi, i cili deklaron:

“Kam marrë një medalje nderi për shka, nuk e dij – Lekë jo. Dekoratës

nuk i dij as emnin”. (Dosja 1245. Arkivi i M.M.Tiranë). Kujtimet e

Kontit Çiano as nuk kanë me u botue ndonjëherë, mbasi fatkeqësisht aty

asht shkrue edhe se kush e priti mirë okupacionin fashist. Për telegramin

e dërguem mbas okupacionit fashist shprehët kjartë bashkfirmuesi Imzot

Frano Gjini, (atëherë Abat i Mirditës), në letrën origjinale të Tij:

“........4. se nuk ia kam dhanë kurr aderimin tem okupacionit

italian me përjashtim të nji telegrami dërgue mbas 22 ditësh nga

okupacioni italian, bashkë me Kolegët të tjerë t’Episkopatit, i cili

telegram nuk ka tjetër kuptim veç nji formalitet konvenience, të detyruem

nga fataliteti historik të ngjarjëve të kohës të pregatituna prej tjerve; po si

kanë vëprue të gjithë përfaqsuesit e entëve civile, ushtarake e fetare të

vendit tonë.” (Dosja 1302 Arkivi M.M.Tiranë).

Ndërsa, Imzot Prennushi deklaron: “Se shka përmban telegrami

nuk me kujtohët, ai asht ba nga Metropoliti i Shkodrës.” (Dosja 1245,

Arkivi M.M.Tiranë).

Page 172: Një monument nën dhé

172

Si Imzot Prennushi, si Imzot Gjini, deklarojnë se, “na kemi firmue

para një fakti të kryem dhe, jo, para okupacionit të Shqipnisë nga Italia.”.

“Nuk i kam ba fashizmit asnjë shërbim”, shënon Imzot Prennushi,

dhe i qëndron kësaj fjale deri në fund. Sigurisht, kjo qëndresë bazohej tek

e vërteta, mbasi vëprimet e tija diheshin.

Në vitin 1945 Enver Hoxha, i kërkon një takim Imzot Prennushit

dhe ky e pranon. Në atë takim asht kenë prezent edhe Imzot Gaspër

Thaçi. Rezultatin e atij takimi e kujtoj edhe unë....

Kur erdhi Enver Hoxha në Shkodër në vitin 1949, dhe mbajti një

fjalim disa orësh në balkonin e pallatit të Prefekturës, ku i rrahu

shpatullat “birit të denjë të kllasës puntore të Shkodrës”, “shokut të

dashtun” Tuk Jakova, kujtoj si tashti që, kur foli për takimin e tij me

Ipeshkvijtë, imitoi tue ferkue duert Imzot Prennushin dhe shprehu si

zakonisht, “konsideratën” e tij për Klerin Katolik si agjenturë e Vatikanit,

mbasi aty i kishte ngecë sharra Enver Hoxhës, tek shkëputja nga Papa....

Me datën 19 maj 1947 Imzot Prennushi, arrëstohët dhe si të tjerët

fillon Kalvarin. Qëndrimi i tij në Hetuesi tregon karakterin burrnor që

shihët edhe ndër ata pak dokumenta që ruhën. Imzot Prennushi asht i

paraprëgatitun për rrugën që ka përpara. Ja, si shprehët për té At Gjolaj:

“.....Letra që Imzot Frano Gjini, u ka dërgue Misjonëve të hueja i asht

dorzue Imzot Prennushit, me ia dhanë atyne. Prezent ka kenë edhe Don

Anton Muzaj e Don Shtjefën Kurti. Letra asht përpilue nga At Meshkalla.

Arsyeja që e shkruen këte letër asht kenë mospritja e drejtuesve të Klerit

nga ana e Enver Hoxhës. Mbasi Imzot Prennushi, e kishte dorzue këte

letër erdhi në Shkodër, dhe na tha atyne pak vetëve që ishim në oborrin

e Kuvendit të Gjuhadolit:

-Bijt’e mij, ishe tek përfaqsuesi i UNRRES, dhe i shpjegova shka

asht tue u ba në Shqipni me Klerin dhe popullin Katolik. I tregova

reprësionet dhe burgjet e mbushuna me né. I tregova se pasiguria shtohet

përditë e ma shumë. Ai u përgjigj: -Ecelenza, i dijmë të gjitha shka ke

thanë e, shka ké me thanë, bile, dijmë edhe ma shumë se ju, prandej,

duhët të dini se kemi ba shka asht e mundun por nuk kemi shka bajmë

ma. Ju jeni të përfunduem, se për 40 vjet komunizmi nuk do të hiqet

prej Shqipnijet!

Unë ika.

Na që ndigjuem, i thamë: -Ti jé pesimist!

Page 173: Një monument nën dhé

173

Imzot Prennushi ashtu i ambël dhe i butë si ishte Ai, na tha: -Jo,

nuk jam pesimist, por keni me pa e ndoshta ma parë tek unë se shka do

t’ju gjejnë ju. Ndoshta, asht premtue prej Zotit me e provue unë

shumë shpejt”. Prej asaj ditë nuk e pashë ma. Ai me të vërtetë u

martirizue.”

Kur, Imzot Prennushi pyetet për shkuemjen e tij në Misionin

amerikan, ai përgjigjet: “Në Misionin amerikan kam shkue për

kryeshndosh për Rusveltin....Në Tiranë, në një mbledhje të Klerit kemi

diskutue për mbylljen e shkollave, të seminarëve dhe shoqnive fetare, si,

dhe ndalesat e qeverisë për fenë. (Në janar 1946) Kemi paraqitë në qeveri

një memorandum, me të cilin kërkonim të drejtat tona fetare. Nga një

kopjo ia kam çue misionëve amerikane e franceze në Tiranë.” (Dosja

1245. Arkivi M.M.Tiranë).

Imzot Prennushi shpjegon për një takim me gjeneralin Hudgson,

kur vizitoi Zyrën Famullitare, në Tiranë: “Hudgson ka ardhë me dy

oficera. Unë nuk dij frengjisht po dinte Don Shtjefën Kurti. Kemi bisedue

mbi çeshtje të përgjithshme, por me hollësi nuk më kujtohët se çfarë.

Mbas disa ditësh i kam këthye vizitën unë me Don Shtjefnin, në Pallatin e

Misionit anglez, ku me kujtohët se më ka pyet për flamurët që mbante

populli në rrugët e qytetit, dhe më tha: -Ma mirë do të ishte kenë që të

gjithë këto flamuj t’i bënin rrobe me veshë fukaratë!

Nuk u shpreh mirë për qeverinë, por u tregue i ftoftë.”(po në atë

dosje 1245).

Për vuejtjet dhe torturat e bame mbi Imzot Prennushin tregon

Prof. Arshi Pipa ndërsa, kush ishte Imzot Vinçenci, tregojnë këto rreshta

të deponuem në hetuesi prej tij me datën 4 shtator 1947:

“....Unë (Vinçenc Prennushi) i thojshe popullit kur kishe

kontakte me té, dhe sidoemos me pjesën Katolike, se qeveria e sotme

udhëhiqet nga komunistat të cilët né na luftojnë deri në zhdukje”.

Me datën 18 dhetor 1947, Gjykata Ushtarake e Durrësit e përberë

nga: Kryetari, major Gjon Banushi, anëtarë, major Zhule Çiriako, kapiten

Halim Ramohito dhe prokuror, kapiten Petrit Hakani, hapin gjyqin

kundër të pandehurve:

1.Monsinjor Vinçenc Gjon Prennushi, datlindja 1885, i biri i

Gjonit dhe i Drandës, lindë në Shkodër, Kryepeshkop i Durrësit.

2.Don Anton Lekë Zogaj, datlindja 1905, prift katolik, i biri i

Lekës dhe i Marijës, lindë në Kthellë të Mirditës.

Page 174: Një monument nën dhé

174

3.Don Pal Martin Gjini, datlindja 1910, prift katolik në Jubë, i biri

i Martinit e Terezës, lindë në Shkodër, arrëstue me 19 maj 1947.

Vëndimi i gjykatës u dha me datën 20 dhetor 1947 si vijon:

1.Don Anton Zogaj, vjeç 42, me vdekje, me pushkatim.

2.Monsinjor Vinçenc Prennushi, vjeç 63, me 20 vjet burg.

3.Don Pal Gjini, vjeç 37, me 10 vjet burg, heqje lirije.

Vëndimi i Gjykatës së Durrësit përcillet për shqyrtim në Gjykatën

e Naltë të Tiranës, bashkë me një relacion të prokurorit të Durrësit, i

quejtun Sotir Qiriaqi (data, 1 dhetor 1947), në të cilin kam shkëputë një

frazë, lexoni me kujdes:

“......Don Anton Zogaj pranon menjëherë sa thotë katoliku Gjon

Vlashi se ka zhvilluar aktivitet të gjerë kundërshtar, sidoemos në pjesën

katolike....Mbrend në Kishë ka bërë mbledhje me katolikun Gjon Vlashi

e Palush Koka....”. (përforcimi i shkronjave në tekst asht i emi, autori).

Gjykata e Naltë Ushtarake Tiranë e përberë nga: Kryetar, major

Niko Ceta, anëtarë, kapiten Nexhat Hyseni, kapiten II Mustafa Iljazi dhe

sekretar, aspirant Thoma Rino, me datën 23 shkurt 1948, mbasi shqyrtoi

çeshtjën e të pandehurve....”refuzon kërkesën e tyre”....

Arësyeja e refuzimit nuk ka nëvojë për koment, mbasi do të

lexoni prap ma poshtë:

“.....Don Anton Zogaj dhe dy shokët e tij të akuzuar mohuan,

njëkohësisht edhe pohimët e tyre në proçes-verbalët e hetuesisë në

Sigurim, shoqëruar megjithse fjalë për fjalë janë të njëllojta dhe pa asnjë

ndryshim me deponimet e të pandehurve....

Don Anton Zogaj thotë se unë kam ba një proçes-verbal dhe nuk e

pranoj krejtësisht....por më kanë detyruar....

Janë kundërshtarë koshient të Pushtetit Popullor.

Vinçenc Prennushi deklaron se lufta ime ishte kundër

komunistave e Partisë Komuniste, që të mos egzistonte, kur të formohej

Pushteti që mendonim me zbarkimin e amerikanëve.” (Dosja 1245, po

aty).

Prof. Arshi Pipa, në “In memoriam”, për Imzot Prennushin

tregon: “Kur gjyqi ushtarak që u zhvillue në nji dhomë të burgut e dënoi

me 20 vjet burgim të randë, fjala e tij e mbrojtjes qé: “Nuk i kam dashtë

kujt të keqën. Jam mundue me ba mirë”.

Page 175: Një monument nën dhé

175

Dosja mbyllët me Proçes-verbalin nr.103/1, datë 10 mars 1948, i

mbajtun me datën 9 mars 1948, nr. 51/3 në Seksionin e Sigurimit Durrës:

“Don Anton Zogaj deklaroi dëshirën e fundit para ekzekutimit:

Nuk kam ba aq faj sa Qeverija të më dënojë, por kjo asht

vullnesa e saj dhe i bindëm, dhe shtoi - ju lutëm që trupin tem t’ma çoni

në Kishë, dhe teshat që kam në burg të mi marri kushrina. Mbasi bani

Kryq u ekzekutua dhe u konstatua nga doktori se kishte vdekë.”

Prokurori Publik i qytetit të Durrësit

( Muharrem Rugia) d.v.

Data 9 mars 1948 në Durrës, më kujton datën tjetër në Shkodër,

11 mars 1948, ditën e pushkatimit të Prelatve të Klerit Katolik. Pra,

vërehët deshira dhe pangopësia e komunistëve me gjak klerikësh ndër ato

ditë në të gjithë Shqipninë.

Po cili nga këta tre klerikë u shpëtoi thonjve të Sigurimit të

Shtetit?

Don Anton Zogaj u pushkatue me datën 9 mars 1948.

Imzot Vinçenc Prennushi vdiq në burgun e Durrësit me 19 mars

1949.

Don Pal Gjini “lirohët” i sëmurë nga burgu i Shkodrës, në vitin

1951 dhe vdes në shtëpi.

Kishe me thanë, se, Dosja 1245 asht mbyllë formalisht me

pushkatimin e Don Anton Zogaj, por me siguri ajo ka vazhdue me kenë e

hapun deri me vdekjën e Don Pal Gjinit. Kur vdiq edhe MARTIRI i

fundit, vetëm atëherë, ndoshta, nuk asht mendue ma për ata njerëz të

pafajshëm nga katilët e Sigurimit komunist shqiptar, tham ndoshta, mbasi

komunistët kanë pasë punë nganjëherë, e shpesh, mashumë me të vdekun

se me të gjallë.

Kur pashë shprehjën e Imzot Vinçenc Prennushit: “Lufta ime

ishte kundër komunistave dhe Partisë Komuniste, që të mos egzistonte..”,

mu kujtue Imzot Ernesto Çoba, i cili thotë edhe ai mbas 20 vjetësh:

“Jam kenë gjithmonë kundër komunizmit, as nuk kam dashtë me ia

ndigjue zanin, kam punue me shpirt me e zhdukë dhe do të vazhdoj me

kenë kundër, deri në vdekje....” (Dosja Monsinjor Ernesto Çoba me

grupin.). Edhe Imzot Çoba, dha shpirt ndër birucat e Sigurimit të Tiranës.

Page 176: Një monument nën dhé

176

Tue lexue kujtimet e Imzot Vinçenc Prennushit, në revistën “Zani

i Shna Ndout”, kallnuer 1930, me titull “Nji e stigmatizueme e ditve

tona”, u ndalova një çast në takimin që Imzot Prennushi kishte pasë me

TERESA NEUMANN, në Bavari të Gjermanisë, e cila i kishte thanë:

“Do të keshë nji aksident rrugor,

Do të bahësh Ipeshkëv dhe,

Mbas 13 vjetësh të Ipeshkvisë do të vdesësh

MARTIR I FESË”.

Dhe, me të vërtetë, në atë prag pranvere, nësa lulja e Sh’Jozefit

shpërthente gonxhët e saja në degët e çveshuna prej acarit të komunizmit,

një za ndigjohej në atë errësinë, në të mekun:

“ PAK DRITË ! – MEHR LICHT !”....

Jo, jo ! Imzot!

SHUMË DRITË I DHA SHPIRTI YT FESË, ATDHEUT

E KULTURËS,

ME 19 MARS 1949.

Mars 1999.

Page 177: Një monument nën dhé

177

DON K O L E C P R E N N U S H I

“…il futuro Cardinale d’Albania!”

AT ZEF VALENTINI S.J.

Don Kolec Prennushi ka lé në Shkodër me 1 janar 1902, prej

prindve Pjetër e Nine Prennushi. Pjetri njihëj në Shkodër me emnin Tukja

i Kol Ded Prennushit, rrobaqepës i njohtun për kostumin kombëtar

shqiptar të burrave. Don Koleci kishte edhe dy axha, Dedën, tregëtar i

vogël dhe At Matinë, Provinçialin e Françeskanëve të Shqipnisë, që u

pushkatue prej komunistëve me 11 mars 1948. Edhe axha i babës së Don

Kolecit asht kenë prift, Don Mati Prennushi, i njohtun si atdhetar. Kishte

kushrinjë At Karlo Prennushin, françeskan që vdiq shumë i ri dhe Imzot

Vinçenc Prennushin, Argjipeshkvi i Durrësit, që vdiq në burgun e

Durrësit në vitin 1949, kur Don Koleci ndodhej në hetuesinë e Seksionit

të Mbrendshëm të Shkodrës, pra, edhe ky i arrëstuem prej komunistëve.

Ninja, nana e Don Kolecit, ishte vajza e pestë e Ndoc Daisë, i cili u pat

helmatisë nga turqit për vëprimtarinë e tij atdhetare. Banonte në

Ballabane dhe rrugica Daiej, mban emnin nga shtëpia e tij e ndodhun aty

(sot shtëpia e Tom Shkrelit). Don Koleci asht prifti i fundit i familjës

qytetare shkodrane Prennushi, në shekullin XX.

Don Koleci kreu shkollën e mesme në Jezuitët e Shkodrës dhe

vazhdoi studimët e larta teologjike në Linc të Austrisë, bashkë me shokun

dhe mikun e gjithë jetës së tij, At Pjetër Meshkallën S.J., i cili iu kushtue

Shoqnisë Jezu.

Don Koleci u shugurue meshtar në Shkodër me 25 qershor 1925,

me një ceremoni të madhe, mbasi ishte edhe prania e At Matisë, si, edhe

e At Vinçencit, të dy françeskan të njohtun. U emnue famullitar në Dajç

të Bregut të Bunës, ma vonë në Barbullush, ku u pat njohtë me Don Ndre

Mjedjën që ishte atëherë famullitar në Kukël. Prej Barbullushit shkoi në

Mal të Kolajve dhe prap me kërkesën e fshatarëve u këthye në Dajç të

Bregut të Bunës, ku mbylli jetën e tij në moshën 48 vjeçare, ditën e dielë,

me 2 korrik 1950, në pragun e 25 vjetorit të meshtarisë.

Page 178: Një monument nën dhé

178

Don Koleci ishte natyrë e qetë, i mbyllun dhe shumë studioz.

Madje, kështu ishte kenë shënue edhe në karakteristikën e sjellun nga

profesorët e Universitetit Teologjik të Lincit, gja të cilën e tregonte At

Meshkalla, që e kishte lexue mbas gati 40 vjetësh në Argjipeshkvinë e

Shkodrës, me lejën e Imzot Ernesto Çobës. Don Koleci njihte mirë disa

gjuhë të hueja. Përveç, gjuhëve që zakonisht njohin meshtarët, latinisht,

italisht dhe greqishtën e vjetër, ai zotnonte gjermanishtën, frengjishtën,

spanjishtën, ebraishtën dhe jo mirë anglishtën. Ai nuk kishte vështirësi

me mësue gjuhët e hueja mbasi, përveç prirjes ai dinte përmendësh

Ungjillin. Me anën e tij ai mësoi disa nga gjuhët e sipërpërmenduna. Këto

gjuhë i përdori në disa përkthime që bani në gjuhën shqipe, të cilën e

njohti mirë dhe la gjurmë edhe si letrar. Ka pasë fillue punën me një

Fjalorth, ku vërehët edhe ndër shënime anësore përputhja e fjalës shqip

me fjalën gjermanisht, frengjisht etj. Përkthimi ma me vlerë i tij asht kenë

“Kanuni i Lekë Dukagjinit”, përmbledhja e At Gjeçovit, në gjuhën

gjermane. Kjo vepër asht zhdukë në vitin 1949-50. Edhe sot nuk dihët fati

i saj ashtusi fati i shumë punimëve të tjera.

Ka ba edhe përkthime të tjera si: “Vizari Shpirtnuer” pjesa e

Meshës, librin “Juan Mizeria”, “Si mbaroi dashunia”, “Shna Rroku prej

Montpellier“ etj. ku, spikatë mënyra me të cilën Don Koleci e ban librin

aq të dashtun për lexuesin shqiptar sa, shumë vetë i kujtonin si vepra

origjinale të tij dhe jo përkthime, ndonse, në faqën e parë ishte emni i

autorit të veprës.

Libri “Dishmori i Golgotës”, përfundoi në Sigurimin e Shtetit kur

u arrëstue në vitin 1948. Për këte libër do të shkruej në një kapitull të

veçantë që do të lexoni ma poshtë.

Me 14 shtator 1931 botoi librin “Rrimë shtremtë e flasim ndrejtë”.

Libri, që në parathanje ka pikëpamjet filozofike të Don Kolecit, i cili

shkruan: “.....Me fitimin e lirisë e të pavarsisë s’onë kombtare asht mbyllë

nji kaptinë e mjerueshme e njiherit e lumnueshme në histori shqiptare.

Shqiptari i ka ulë armët e bartuna për sa kavaljete aq me nderë e

ndjekë në qetinë e pagjës udhët e naltsimit shpirtnuer. Për ditë ma tepër

vjen tue e kuptue gjejën e kohës së tashme; ai e ndien se botën në dit’

t’ona e sundon fjala, idea, përparimi, armë ma të fuqishme se të çeliktat,

qi kalojnë ngadhnjyeshëm mbi popuj tue mkamë e tue rroposë frone.”....

“E kështu shofim na në ditët t’ona kah shpërthen si duhi

revolucioni. Prej kumonarëve, kishave, universitetëve njitet tymi i zi e

Page 179: Një monument nën dhé

179

përhapët mbi qytetet e trondituna prej dëgame. Votra kulture mivjeçare

rrokullisën e bijnë nën majin e liberal-radikalit qi, mbi gërmadhat e

parimëve të moçme kremton triumfin e ides së lirisë. Gjaku i pafaj i

atyne qi guxojnë t’ushqejnë tjera ide shkon rrkajë nëpër rruga të

qytetit. E në ket gjak ai njynë dorën e vet trueshkyese e shkruen mbi

flamur të ri:

L i b e r t é, é g a l i t é, f r a t e r n i t é.

O kulturë fetare, o bolshevizëm.”....

“..I ngrati afetar , të fortat budalleqe do të besojë për mos me

besue të vërtetat e fesë.”(fq.40)

“Prangat e përjashtme, robnia e jashtme, s’asht kurgja me

verigat që lidhin vullnetin”.

Parullën: “Liberté (point) Egalité (point) Fraternité (point)”,

Don Kolec Prennushi, e përkthen në gjuhën shqipe: “Liri (aspak)

Barazim (aspak) Vllaznim (aspak)”.......

Dhe vazhdon në fq.4: “Pse ju do të veni oroe qi Shqipnisë i ra me

u zgjue prej letargisë qindvjeçare e me rilë në të njimdhetën orë, kur

popujt e prendimit të plakun e të shkrimë prej nji kulture mishit, me nji

fatalizëm të verbtë rrâjnë gjithnji kah gryka e vorrit. Arrijtë në kulmin e

zhvillimit shpirtnuer e teknik janë short me u rrokullisë tëposhtë në thelli.

Vetë me duer të veta i kanë vue kazmën kulturës mivjeçare me e

dërmue deri në temel”.

“.....Me kenë socialist don me thanë me kenë njiheri antikrisht;

ngadhnjimi i mbramë nuk asht i mundun pa rroposjën e krishtënimit.

Kështu thotë Losinsky në 1902 e bolshevikët e soçëm (socialista radikal),

janë tue i vërtetue me fakte dita me ditë.” (fq.22).

“Me kenë “antinacional” asht nji mkat: me kenë

“internacional” d.m.th. me i mbajtë të gjitha kombët baras asht nji

padrejtësi”(fq.27).....

Në librin “Zoti asht” lexojmë një dialog aktual me ateistët dhe,

pikërisht, këtu, asht vlera e këtyne librave: aktualiteti, edhe pse librat

janë shkrue 70 e sa vjet ma parë.

Në librin “Për Krishtin o kundra Krishtit”, i shkruem në vitin

1938, që në parathanje lexojmë: “Kush rreshtohët për Krishtin e kush

rreshtohët kundra Krishtit. Rreth vehtjës së Tij asht ndezë lufta ma e

madhe e shpirtënve. Lufta qi racionalizmi nisi mbi katedra, ra mandej

në rruga në rreshta të popullit e u ba komunizëm, bolshevizëm

Page 180: Një monument nën dhé

180

gjithrrënues. Sulmi i tij nuk qëllon vetëm hyjninë e Krishtit e

hyjnueshmëninë e Kishës, por, edhe kullat mprojtëse të tyne: Doktrinën

e revelacionit o të zbulimit; të mshehtësive, të mrekullive të

dokumentëve të krishtënimit”....

“.....Por, armët kundra vërsuljeve të anmiqve, sidomos në këte

kohë kur mortaja e komunizmit ka prâ atmosferën e përgjithshme, i duhët

popullit me i pasë për dorësh e kundra të zakonshmëve, e kundra atyne

ma të hollave qi kanë hijen e ditunisë, të cillat edhe në mos paçin

mërrijtë ndër né, do të vijnë si meturina rrënojash qi hjedh dallka e

detit në bregore tona.”....

Parathanja mbyllët me këto fjalë:

“Zoti i së vërtetës i bekoftë gjith ata qi rreshtohën për

Krishtin, por, edhe ata qi janë kundra Krishtit u dënjoftë i Lumi me

i bekue, pse, na luftojmë gabimët e tyne, por shpirtënt e pavdekshëm

të tyne ia porosisim mshirës së pakufi të Shelbuesit hyjnuer.”

(24 qershor 1938)

Don Koleci, ka edhe shumë artikuj të një rendësie të veçantë në

revistat: “Leka”, “Kumbona e së Diellës”, “Hylli i Dritës”, “Cirka”, “Zani

i Shna Ndout”, “Lajmtari i Zemrës së Krishtit”, etj. ku, shpesh përdor

edhe pseudonimin Mujs Polemi.

Don Kolec Prennushi ka hy në antologjinë e shkrimtarëve

shqiptarë (1941) si letrar me prozën “Të vershuemit”(fq. 221), dhe si të

tillë Prof. Ernest Koliqi, e cilëson rreth vitit 1960 në Radio “Vatikani” me

këto fjalë: “....Don Kolec Prennushi pat një jetë të shkurtë, por, ajo që

ndërpreu krijimtarinë e tij letrare në kulmin e saj kje mortaja komuniste,

që pushtoi Shqipninë...

Me 1944 erdhi ajo kohë ku nuk bahëj ma fjalë për një letërsi të

mirëfilltë....” (Citue nga Prof. Gasper Ugashi).

Don Koleci me guxim shkruan për At Fishtën: “Poemi epik

<<Lahuta e Malcis>> asht nji vade mecum i çdo atdhetari”, ndërsa, për

At Anton Harapin shkruan: “....Mendje dialektike qi shkruen kryeartikuj

ndër të cilët disa janë kryevepra. Dieja e thellë, arsyetimi i lidhun,

analizimi i holl, stili i peshuem dallojnë gjith shkrimet e tija. Mund të jetë

i thatë, i ftoftë, por, ai asht i drejt e i pafajshëm.” (“Hylli i Dritës”, 1936,

fq.583. marrë nga Klajd Kapinova “Me Kryq e Pendë” fq.65.).

Kardinal Mikel Koliqi në vitin 1992, më thonte: “Don Koleci

ishte nji bashkpuntor i emi, ishim edhe moshatarë. Ai kishte nji gjuhë të

Page 181: Një monument nën dhé

181

pastër dhe të pasun. Edhe sot njifët stili i veçantë i shkrimëve të tija.

Shpresohej shumë prej tij si letrar, mbasi ka shkrue pak proza por janë të

bukra. Vdiq i ri si shumë të tjerë, edhe ate e mori vala komuniste.”

Ai njihëj ndër pesë predikatarët ma në zâ të klerit, përkrah Imzot

Thaçit, Anton Harapit, Lazër Shantojës dhe Ndre Zadejës. Forca e

mendimit dhe elokuenca e të folunit e bane të dashtun dhe të

paharrueshëm në popullin e vëndlindjes së tij. Imzot Thaçi, me humor

thonte: “...Ai duhët me ndejë atje në katund, me ardhë edhe ai në

Shkodër, ku me predikue na të tjerët?”

Don Koleci njihej si konferencier, kryesisht për problemët

filozofike dhe teologjike. Deri në vitin 1938 ai shkonte në Vienë dhe

predikonte natën e Krishtlindjëve në një Kethedrale të rëndësishme ku,

atë natë ishin të mbledhuna vajzat që prëgatitëshin për murgesha të reja.

Ai u fliste për guximin dhe sakrificën. Aq mirë e fliste gjuhën gjermane,

sa kam ndigjue unë, thonte At Meshkalla, tue pyet vienezët: “Në cilën

kishë të Vjenës asht ky prift, se do të kishe shkue përditë me e ndigjue tue

predikue?.....” (Dëshmi e At Meshkallës në vitin 1964).

Kur jezuitët e Shkodrës banin ushtrimet e shpirtit, tregonte At

Meshkalla, ishte Don Koleci i vetmi prift katolik shqiptar që ftohej për

me folë për tema të veçanta në Kuvendin e Jezuitve, mbasi ata jo vetëm e

respektonin por, edhe e donin shumë për vetë seriozitetin e tij. At Zef

Valentini S.J. ndër ma të njohtunit dhe të ditunit jezuitë që ka kalue vite

të tana në Shqipni dhe ka shkrue shumë për shqiptarë e, që, disa vepra të

njohtuna i ka botue edhe mbas 1944 në Itali, e vlerësonte Don Kolecin

me këto fjalë: “Don Nicola Prennushi, il futuro Cardinale d’Albania”.

Kjo thanje dëshmohët edhe sot nga ish-studenti i asaj kohë në Gjimnazin

e Jezuitëve, Z.Gjovalin Shuk Prendi.

Z.Gjovalini, më tregonte njëherë: “Jeziuitët kishin një derë hymje

në Kuvend të mbyllun për të gjithë, me përjashtim të jezuitëve. Dera ishte

pak e ultë dhe e vogël. Kur vinte Don Koleci, ai futëj nga ajo derë tue ulë

kryet, mbasi ishte i gjatë dhe i pashëm e na binte në sy menjëherë. Patëm

pyet një jezuit: -Pse Don Koleci lejohët me hy nga ajo derë tue mos kenë

jezuit?- Ai u përgjigj: - Don Koleci asht i vetmi prift shqiptar që ka të

drejtë me hy kah don ai e, ku të duen në këte Kuvend.”.

Z. Nush Tukja, kur ishte i burgosun në burgun e Burrelit, tregonte

se, njëditë rreth vitit 1948, kur pothuej po zhdukëj kleri katolik kishte

pyetë me keqardhje At Frano Kirin: “Po ju qesin fare Padër, a ka mbetë

Page 182: Një monument nën dhé

182

kush bre burrë gjallë veç jush që jeni këtu në burg?....”. At Frano Kiri i

ishte përgjigjë: “Po, po, ka mbetë ma i riu e ma i dituni, Don Kolec

Prennushi. Sa të kemi atë kemi boll!....”. At Frano Kiri kur fliste për té,

thonte: “Ishte shpnesa e fundit e jona!.....”.

Fshatarët e vëndeve ku ka shërbye edhe sot e kujtojnë me respekt

veprën e tij baritore. Z.Lekë Harapi nga Dajçi, në librin e tij “50 vjet

kujtime” shkruan: “....Bisedat e tija ishin një mësim i çmueshëm për mue,

pse gjithmonë tregonte diçka tjetër aqsa kisha krijue përshtypjën se ishte

si një bibliotekë që ecë me dy kambë.”

Sot, mbas 50 vjetësh që ai ka vdekë besimtaret që e njohtën e

kujtojnë për përvujtninë e tij dhe moralin e palëkundun, gja, që, vërteton

atë që At Gjergj Fishta, kishte parashikue dhe i kishte shpreh nanës së

Don Kolecit në vitin 1916, kur, ajo kundërshtonte vëndimin që ky kishte

marrë me u ba prift. At Fishta i tha: “Zoti ta ruejt Kolecin, ai do të bahët

nji prift i mbrekullueshëm, se ia kishte shndritë Zoti deri edhe ftyrën, kur

e kishte thirrë për meshtar!”. Mbas fjalëve të At Fishtës, çdo gja u mbyll

dhe as nuk u bisedue ma nga nana e tij për atë çeshtje. Ndonjëherë, me të

qeshun ajo i thonte At Matisë: “Ma mbylle gojën me Padër Gjergjin!....

Hallallë të kjoftë!”.

Ndue Prendushi ishte mësues në Samrishë në vitin 1948. Ky djalë

i ri vëndosi me u arratisë në Jugosllavi, mbasi ishin prishë mardhanjet

shtetnore. Tregonte në vitin 1993, sësi kishte ardhë në qelën e Don

Kolecit dhe i kishte tregue se due me ikë në Jugosllavi. I kishte kërkue

me u rrëfye mbasi frigohej se mund të vritej tue kalue kufinin me not në

lumin Buna. Don Koleci i kishte thanë atij: “Unë nuk ta këshilloj me

rrezikue jetën por mbasi ty të asht mbushë mendja top, unë po të rrëfej,

po të kungoj dhe po të bekoj, të kjofte rruga e mbarë.” Më shoqnoi deri

tek dera e Kishës dhe aty u ndalue dhe, më tha: “Tashti, shko dhe kalo pa

frikë!”. Në fund të bisedës, shtonte Ndou: “Unë i besoj mbrekullisë së tij,

mbasi ai ishte i sigurt se mue nuk më ndodhë gja e keqe, përderisa më

tha, kalo pa frikë!”. Ai edhe sot tregonte sësi i lutët Don Kolecit, kur bie

ngusht për ndonjë problem.

Prej thonjëve të komunistëve nuk kishte si me shpëtue as Don

Koleci, këte edhe ai e dinte mirë. Kur fshatari besnik i tij Lac Gjushi nga

Dajçi, që e mbylli jetën “kulak” dhe burgjësh, vetëm se ishte mik i priftit

dhe nuk pranoi me dëshmue në hetuesi kundër tij, i pat propozue Don

Kolecit, tue i sigurue me e nxjerrë jashtë Shqipnie bashkë me far’e fis,

Page 183: Një monument nën dhé

183

për me i shpëtue arrëstimit, Don Koleci i tha: “Jo, kjo punë nuk bahët

prej meje, se jam betue njiditë mbi Elterë kur jam shugurue meshtar se,

po kje nevoja edhe unë do të derdhi gjakun tem si Mesuesi em Jezu

Krishti, në krye të popullit tem, në tokën teme shqiptare.” Ai nuk u

arratis. Para tij u arrëstuan dy vëllaznit Paulini dhe Mikeli, të cilet u

dënuen me mjaft vite burg e intërrnim, ndërsa axha i tij At Matia, mbas

dy vjetësh hetuesi, pa dalë në gjyq u pushkatue me 11 mars 1948, vetëm

se ishte atdhetar dhe Provinçial i Françeskanëve të Shqipnisë. Kjo ishte

mortaja bolshevike që përlau edhe familjën Prennushi, si shumë familje

shkodranë vetëm se këta klerikë ishin atdhetarë të flakte dhe punonin për

një shtet demokratik të përparuem.

Natën e Shën’Kollit, me 5 dhetor 1948, rreth orës 22.00, kur Don

Koleci ishte në sofër me nanën dhe motrat e tija, me kafshatë buke në

gojë, forcat e Sigurimit komunist me njëfarë vagabondi e rrugaçi Ahmet

Suji që ishte edhe shoferi i Sigurimit, mbasi kishin rrethue qelën, kur u

diktuan se lehte qeni pa pushim, hyjnë dhe i venë prangat tue e akuzue:

“Ka propaganduar në favor të Italisë fashiste për pushtimin e Shqipërisë.

Ka propaganduar kundër Pushtetit Popullor. Ka strehuar kriminelë të

arratisur. Duhët dënuar për vëprimtari armiqësore.” (Dosja

D.K.Prennushi nr. 1072, 1989, 1143, 2452, 3359/1, Arkivi i Ministrisë P.

Mbrendshme, Tiranë, 1998).

Nuk duhët harrue se ishte koha kur diktatori solli në krye të

Ministrisë së Punëve të Mbrendshme kriminelin Mehmet Shehu dhe në

qytetin e Shkodrës, vazhdonte kasaphanën terroristi i pashoq, furrtari Zoji

Themeli, që tashti kur dëgjon se çfarë po bëjnë serbët në Kosovë, “i

rrënqethën misht” po, kur e mësonin serbët atë në Shkodër se shka me ba

me atdhetarët shkodranë e klerin, a rrënqethëj?!

Për 11 muej pra, edhe Don Koleci, do të provonte torturat ma

shnjerëzore, lidhjët në vargoj, shenjat e të cilëve i mori me vete ndër

vorre, korrentet elektrike që i shkatërruen zemrën dhe, njëditë, në fund të

tetorit 1949, pra gati mbas një viti, kur vërejtën se jeta e tij kishte marrë

fund, poashtu si e kushrinit të tij Imzot Vinçencit, në qelitë e Durrësit,

këte e “liruan” me vdekë në shtëpi për mos me shtue numurin e klerikëve

të mbetun në tortura. Kur doli nga hetuesia nuk fliste se kishte humb

zanin prej vetmisë, të cilën e cilësonte si martirizimin ma të madh dhe ma

të mnershëm të shpirtit, që ia kalon dhimbjeve të trupit. Ai doli pikërisht

kur shteti po i shpallte luftë klerit katolik për jetë a vdekje, tue mendue

Page 184: Një monument nën dhé

184

se: Don Koleci, Don Dedë Malaj, At Marin Sirdani, Don Ejëll Kovaçi, At

Konrrad Gjolaj, Don Zef Gila, Don Mark Shllaku etj. të friguem nga

vuejtjet dhe torturat e Sigurimit që u ishin ba mbi trupat e tyne, do të

ndikonin në miratimin e Statutit të Kishës Katolike me heshtje dhe pa

asnjë kundërshtim. Ndodhi e kundërta. Këta, jo vetëm nuk e pranuan as si

projekt, por e kundërshtuan me forcë, deri në vetflijim. Don Deda dhe

Don Ejëlli, vetëm pse nuk vune firmat e tyne në vitin 1958-59 u

pushkatuan, të tjerët që kundërshtuan kaluan jetën në burgje e kampe të

shfarosjes. Ndërsa, Don Koleci vdiq kur po zhvillohëshin ato mbledhje.

Don Koleci mori pjesë vetëm ne dy mbledhjët e para, ku, ndër

tjera ka thanë edhe këto fjalë: “.....Këta do të na kërcnojnë se do të

mbyllin Kishat tona, në kjoftëse na nuk miratojmë këte projekt- statut,

kështu si asht këtu. Ky projekt-statut nuk duhët miratue prej nesh se, edhe

mbas miratimit të tij këta kanë me i mbyllë Kishat prapseprap. Jam i

sigurt se do të na thonë se do t’ju vrasim por, asht ma mirë me ba çka

kanë ndër mend sot se ma vonë. Lé të na vrasin ma mirë sot me faqe të

bardhë, sësa me firmue këte dhe, nesër, prap kanë me na mbytë por, na do

të vdesim me faqe të zezë. E, na, nuk duhët me harrue se me këta na jemi

hupë se hupë. Komunistët kështu kanë ba ku e kanë marrë pushtetin, në

Rusi, në Spanjë e kudo. Na nuk jemi të parët që nuk po i njofim se kush

janë....Këta janë gjithkund njisoj...!” (Nga At K.Gjolaj në librin

“Çinarët”, fq.125). Kjo dëshmi përputhet edhe me tregimin e Dr. Avokat

Emid Tedeschinit, i cili ka marrë pjesë në të dy mbledhjet e para për

problemët juridike. Ndërsa, Prof. Gaspër Ugashi e dinte zhvillimin e

ngjarjëve të atyne ditëve nga vetë goja e Don Kolecit.

Pak ditë para vdekjës Don Koleci, i kishte thanë gjatë një vizite

mjekësore Dr. Karagjozit, kur po bisedonin gjermanisht i shtrimë në

shtratin e vdekjës: “...Ma forco mirë zemrën se disa herë kam mbetë pa

ndjenja në hetuesi kur me banin elektroshok, se më dukët jam prap për

atë rrugë...” Sidukët, shtonte doktori, e kishte kuptue mirë se me të

vërtetë donin me e arrëstue, mbasi gjatë kohës që unë e mjekoja

interesohëshin njerëz të Sigurimit për shëndetin e tij. Kur vdiq ka pasë

prej atyre që me kanë thënë: “Na shpëtoi për pak!” (Dëshmi e Prof.

Gaspër Ugashit, e thanun nga vetë goja e mjeku).

Në shënimet autobiografike që At Pjetër Meshkalla S.J. i ka lanë

Zef Mirditës (Bukës) në vitët e fundit të jetës së tij aty nga 1987, shënon:

“...Dhimbja ma e madhe që kam ndie në zemër kur isha në burgun e

Page 185: Një monument nën dhé

185

Burrelit, asht kenë ajo e vitit 1950, kur mora vesht vdekjën e shokut dhe

mikut tem të vetëm të të gjithë jetës, Don Kolec Prennushit.”

At Meshkalla vlerësonte qëndrimin burrnor të Don Kolecit në

lidhje me Statutin, mbasi edhe pse ishte kenë në burg aso kohe, ishte i

mirinformuem dhe shtonte: “Don Koleci ishte i mirë, i dashtun, i qetë e jo

si unë. Ai ishte aq i dijtun, sa vdekja e parakohëshme nuk e la Shqipninë

me marrë vesht se ke ka humbë ajo, Kisha dhe Kleri me vdekjën e tij.

Don Koleci, fatkeqësisht, nuk ka lanë shok....”. Sigurisht, kjo tregon

mendimin e At Meshkallës, por edhe modestinë e tij.

Ditën e dielë, me 2 korrik 1950, aty nga ora 11.00 para dreke në

prani të mjekut me të cilin po bisedonte, Dr.Karagjozit, i ka ra një të

fikët, kur e motra Viktoria, po i jepte një kafe mjekut. Ka ardhë pak në

vedi dhe ka nxjerrë vetëm dy fjalë: “Vidë....Don Erneston!”.... Me

shpejtësi e ka sjellë atë Prof. Gaspër Ugashi, që për fat ndodhej aty. Don

Ernesto Çoba ka hy në dhomë dhe mbas pak minutash ka thirrë njerëzit e

shtëpisë....Don Koleci ishte në agoni të plotë.....Don Ernesto ka tregue,

se, kur ka hy në dhomë Don Koleci ka folë këto fjalë: “Don Ernesto, më

jep të zgjidhun, se janë tue më pritë një tubë engjuj, mbasi më asht

hapë qielli e më dukët se po shkoj tek Jezu Krishti,....nuk muejta me

folë deri tashti asnjë fjalë....mi thuej Vidës e motrave.... të ma kenë

kujdes nanën!....”. Don Ernesto e ka kungue, ai asht kapërdi me zori, ka

buzëqesh dhe ka ra në agoni. Mbas pak kohe, rreth orës 14.00 mjeku ka

vërtetue vdekjën e tij.

Funerali asht kenë familjar. Kanë marrë pjesë me qindra vetë nga

fshatrat e famullisë së tij e përreth deri në Velipojë. Përveç, kumbonëve

që fshatarët u kanë ra në njëanë në shenjë zije, nuk asht ba vëprim tjetër

nga frika. Në Kishën Kathedrale të Shkodrës kur i asht ba bekimi i trupit

të vdekun, asht vëndosë në fund të Kishës tek Elteri i Zojës me shtatë

hanxharë dhe ka kenë prezent edhe Imzot Bernardin Shllaku, kur Don

Ernesto Çoba ka ba bekimin. Mjaft klerikë nuk kanë marrë pjesë nga

frika. Nga Kathedralia asht nxjerrë nën drejtimin e Don Ernestos, dhe

asht bajtë në dorë prej fshatarëve të fshatrave të famullisë së tij. Asht

varrosë në Rëmaji, në vorrin e Dr. Emid Tedeschinit, i cili e ka kërkue

këte deshirë nga vetë nana e Don Kolecit, derisa ti jepët mundësia me ba

një vorr për té. Kjo mundesi u plotësue vetëm tashti.

Page 186: Një monument nën dhé

186

Tashti Don Koleci, asht i varrosun me Don Matinë (i vdekun në

1904), ndër vorret e familjës Prennushi. Në pllakën e vorrit asht edhe

emni i At Matisë, mbasi eshtnat janë të humbuna në Zallin e Kirit.

Të gjithë bashkë presin ringjalljën.

Sot, na vetëm mund të thomi, se, DON KOLEC PRENNUSHI,

ishte një prej perlave të asaj kolane, që Krishti la pasues në Klerin

Katolik Shqiptar.

Page 187: Një monument nën dhé

187

Ne 90 vjetorin e lindjës, me 1janar 1992

N J Ë G U R ....

Një gur shumë i çmueshëm.......Në thëmelët e Kishës Katolike

Shqiptare....................................

Gur shumë i fortë, i pathyeshëm.....Ashtu si karakteri i Tij.........

Gur me vlerë të madhe...............Një burrë me kulturë të gjanë....

Gur që provohet me zjarr, po nuk thehët....Ashtu si u provue edhe

Ai në Sigurimin komunist............

Gur shumë i pastër......................Pasqyrë e Shpirtit të Tij................

Gur shumë i bukur......................Burrë shumë i pashëm..................

Ka tone e rrëzatime që nuk harrohën.............................................

.....................................................Ashtu si kishte portretin e Tij....

. Shpirtnor e fizik për ata që e njohtën......

Ka prej këtyne gurëve edhe me ngjyrë të zezë................................

. ...................................................Ashtu, Ai kishte vetëm petkun....

Asht gur që tërheq vëmendjen e të gjithëve..................................

. ............................................. Ashtu ishte edhe forca e fjalës së Tij.

Gur që përdorët si objekt zbukurimi.....Ashtu si vëpronte edhe…...

. fjala e Tij në çdo zemër Shqiptare.

Ka edhe me ngjyra që thirrën të ambla....Vetëm ashtu, ishte çdo

. këshillë e fjalë e Tij..............

Page 188: Një monument nën dhé

188

I qëndrueshëm edhe ndaj kohës.......Ai nuk vjetrohët asnjëherë ....

para syve të askujt................

Gur, që edhe kur humbë, nuk i ndryshon asnjë veti që kishte.

..........................................Vdekja për Até ishte vetëm buzëqeshje!

Besoj, se, ju kujtohët ?!..............Ky gur asht B R I L A N T I !....

E,.... ky.....B R I L A N T,....asht..........

DON K O L E C P R E N N U S H I ...........

Page 189: Një monument nën dhé

189

L I B R I I F U N D I T

“Pa dyshim, priftënt katolikë do të

mësojnë si mësojnë, por jo, se i

shtërngon parja, por e vërteta. E,

ata kanë mësue gjithmonë edhe kur

në vend të parëve u epej burgu e

konopi.”

Don Kolec Prennushi

Ndoshta nuk kam kenë asnjëherë fëmijë... Kështu më dukët mue!

Prej nandorit të zi të vitit 1944, e deri në vitin 1949 kam jetue tek

daja, té Don Kolec Prennushi, në Dajç të Bregut të Bunës, ku kam

vazhdue edhe shkollën fillore. Gjyshja dhe tezja Rozë kujdesëshin shumë

për mue mbasi ishe edhe jetim pa babë. Daja Don Kolec merrëj shumë

me edukimin tem, jo pse nuk kishte shka me ba, por përpiqej që ajo kohë

të mos më kalonte kot. Unë sot e kuptoj, se atij dhe vetëm atij, i përket

krejt formimi i em shpirtnuer dhe antikomunist. Më pat çue tek një

murgeshë Motër Luigja, e cila më mësoi me shkrue bukur. Kur hyna në

klasën e parë në gjysmën e vitit, nga fillimi vitit 1946, na u ndërpre

mësimi disa ditë mbasi pritëj me ardhë një mësuese tjetër, sëpse mësuesja

e parë zonjusha Viktore Kuka ishte arrëstue. Ne na njoftuan se ajo ishte

kundër Pushtetit Popullor. Ka kenë dënue me disa vite burg. Unë e kam

takue vetëm mbas 48 vjetësh në 1994, në Shkodër, dhe më ka tregue

kujtimet e saj në burgun e Kuvendit të Fretënve. Aty, kishte kalue disa

javë në një birucë me At Mati Prennushin. Tashti ajo asht me familjën e

saj në Korçë.

Fliste me adhurim për ato pak muej që ka njohtë Don Kolecin kur

ishte mësuese në Dajç. Në hetuesi tregonte se asht pyetë shumë për té.

Sigurisht, kjo nuk ka folë gja, mbasi koha ka tregue gjithshka.

Don Koleci kohën ma të madhe e kalonte në një dhomë pritjëje të

qelës, mbasi aty kishte edhe bibliotekën e tij. Biblioteka zënte dy faqe

muri pa shtue gja, aty mund të ishin mbi 2500 libra. Kishte libra në disa

Page 190: Një monument nën dhé

190

lloje gjuhësh, ma shumë gjermanisht, italisht, frengjisht. Një seri të tanë

fjalorë të disa gjuhëve, shumë libra filozofie e teologjie, historie dhe

përmbledhje histori arti të paisuna me ilustrime të bukra me ngjyra. Këto

të fundit mi epte me i pa, pra kur ishe 6 vjeç ai ka fillue me më edukue

me bukurinë e kryeveprave botnore të artit. Koleksionët e revistave

“Leka”, “Hylli i Dritës”, etj. i mbante në sakristinë e Kishës. Kisha ishte

mesatare nga madhësia dhe në tavanin e saj, kujtoj një ushtar rob, italian,

që pat punue një afresk “Të Shelbuemin”, mbasi ai i përkiste edhe festës

së katundit që kremtohej shumë. Ishte edhe një armonio e vogël që në

kohë të meshës një murgeshë i binte dhe drejtonte një kor të vogël me

vajzat e shkollës.

Aty nga viti 1948, Don Koleci mbante mbi skritore një libër

spanjisht, me kopertinë me ngjyrë të mbyllët, me shkronja të bardha

shkruhej: “DISHMORI I GOLGOTËS”. Afër atij libri ishte një blok, ku

Don Koleci shkruante vazhdimisht. Njëditë më tha: “Unë do të lexoj

dishka që kam përkthye prej këtij libri, ti më ndigjo me kujdes, kur të

mërzitesh më thuej, dajë,... boll!....”. Ai lexoi, dhe në njësoj kohe,

vështroi kah unë dhe pau se unë nuk ishe mërzitë, atëherë më tha ai mue:

“Tash, boll!... shko me lujtë me shokë...”. Sidukët, tash e mendoj me

vedi, ai kërkonte me kontrollue me anën teme interesin e lexuesit të

nesërm të atij libri. Kujtoj pak gjana. Libri përshkruente në fillim rrugën e

Golgotës, bukurinë natyrore, kopështijet e ullinjëve etj. Ma vonë pat hy

në kapitullin ku fillonte ngjarja e vuajtjëve të Krishtit... dhe më 5 dhetor

1948, Don Koleci filloi ai vetë ate për çka ai po shkruante.....Golgotën...

U arrëstue.

U kontrollue qela, Kisha, mullarët e sanës, grazhdi i lopës, koteci

i pulave...

Mbas tri ditësh, prap kontroll, edhe njëherë tue fillue nga leshi i

dyshekve, kornizat e figurëve e të fotografive e deri tek brandavekët e

gjyshës, çdo skutë....Dy përsona shfletonin librat, disa të tjerë kishin

nxjerrë koleksionet e revistave në oborr para Kishës dhe mbasi nuk kishin

gjetë asgja i vunë flakën. Fshatarët as nuk shiheshin aty pari, u kishte hy

mnera, veç mbasi ikën ata, thonin, se jemi zhdukë, se kur asht arrëstue

edhe Don Koleci që nuk trazon njeri, komunistët kapin këdo që u shkon

mendja, .... këta dalshin farët,....u raftë lija,....se na ngrinë gjakun !...

Ky ankth nuk ishte punë orësh por i përditëshëm ... e me muej të

tanë. Nuk merrej vesht asnjë fjalë, as pse, as si, veç, ço sofratasa tek dera

Page 191: Një monument nën dhé

191

me ngopë zagart e Sigurimit dhe merr një palë të tjerë të palamë. Shif ato

fëtyra xhullinjshë me vërejtje, me mujtë me kuptue dishka, por ... kurrgja!

“... Na!... merri!...” dhe hidhëshin plaçkat si të ishin plaçka lëbrozësh...”

Ikë!... lëro rrugë!” ... dhe vazhdonte karvani i pafund i njerëzve pa pikë

shprese ... se, a do të vijë njëditë me i pa me sy ata njerëz që kalbëshin

ndër ato qeli... Ndoshta,.... kurrë!

Aty nga shtatori 1949, flitëj se do të lirohen të burgosun me rastin

e 28 e 29 nandorit, gjoja për festa, po kush besonte? Në komunizëm

gjithçka asht e papritun. Njerëzit dijnë dhe mund të tregojnë vetëm për të

kaluemen por, për të ardhmën, vetëm mund të gënjejnë, mbasi për të

ardhmën nuk din askush. Në fund të muejt tetor 1949, vjen lajmi nga

nana prej Shkodrët, se Don Koleci asht lirue nga Sigurimi. Gjyshja

thonte: “Pritni, mos i tregoni njeriu, se nuk e besoj pa e pa me sy!”

Daja Don Kolec pak ditë ndej në Shkodër mbasi nuk fliste, se nuk

kishte za, dhe nuk ecte fare nga dhimbjet e kambëve. Ishte i dërmuem

nga hetuesia. Vetëm vinin lajmët se “asht mirë” dhe ka ndej me ba letër-

njoftimin e ri. Mbas një jave lajmëruen se nesër vjen. Katundi u çue në

kambë mbasi edhe lirimi pa gjyq ishte shenjë pafajsije. Të nesërmen, ditë

e shtunë nga ora tre mbas dreke, fshatarët morën çilsat e kishës dhe

filluen me i ra kumbonëve... Filloi festa... Lajmi i ardhjës mori dheun,

“po vjen Zotnia!”, mbasi kështu thirrëj prifti nga fshatarët. Një grup të

rinjësh doli tek Lisi në Vorr, aty ku pritët Buna me kalue nga Ana e Malit

për në Samrishë. Tek ajo pikë ishin grumbullue shumë vetë tue fillue nga

Velipoja, Mali Kolaj, Pentari e me rradhë të gjitha fshatrat e bregut të

Bunës kishin dërgue përfaqësuesit e vet ndër kuaj. Lac Gjushi, fshatari

ma besnik i jetës së tij nuk kishte dalë vetë, por kishte dërgue vëllain e tij

Kolën, bashkë me kalin e vet, për me marrë Don Kolecin në kalin e tij

dhe me e sjellë në Dajç. Kur ka mërrijte tek Lisi në Vorr, aty Don Koleci,

asht nda me fshatarët e Anës së Malit që e kanë shoqnue prej Oblike,

bashkë me Hoxhën e tyne.

Kumbonët vazhdonin me ra... ndër të gjitha katundet. Nga ora

4.30 mbas dreke daja hyni në oborrin e Kishës që ishte edhe i qelës, i

mbushun polt me njerëz. Zbriti nga kali dhe u përqafue me nanën Nine

ku, plasi një vajë gëzimi... dhe, mbasi u përshëndet me të gjithë, u drejtue

nga Kisha, u ul tek dera puthi prakun, bani Kryq dhe hyni mbrendë.

Shkoi drejt e tek Elteri i djathtë i Kishës, tek Elteri i Zojës së Papërlyeme,

ku ishte edhe Sakramendi, bashkë me një kandil që nuk fikej kurrë. Aty

Page 192: Një monument nën dhé

192

ra në dy gjunjë dhe bashkoi duert, filloi me thanë një uratë të shkurtë në

shenj falnderimi. Erdhi në qelë dhe priti urimet e ardhjes. Vizitat

vazhdonin. Secili urimet e veta, por të gjithë papërjashtim i puthnin duert

e veladonin tue kja prej atij gëzimi aq të madh që kishin ndër zemrat e

tyne. Kumbonët kanë prâ vetëm në orën tetë. Gjatë gjithë kohës ndër

kambët e tij ishte edhe “Frida”, qeni besnik që qëndronte edhe ai tue

shprehë mallin e vet. Atë vjeshtë u gëzue edhe toka, dukej se edhe bari

nuk thahej prej gëzimi. Të nesërmen Lac Gjushi, herët nga ora 6.00 solli

një ka kulari, dhuratë për me ba gostën e lirimit nga burgu. Don Koleci

tha meshën në ora 10.00 dhe, tha vetëm pak fjalë: “Falnderoj Zotin dhe

Zojën e Papërlyme, së cilës i jam lutë me më nxjerrë të papërlym edhe

mue prej atij vendi, ku të gjithve si jeni ju uroj “mos e provoshi”, ju

falëm nderës për gjithçka keni ba për mue!”. Falnderimi ishte me plot

zemër, mbasi asnjë fshatarë, gjatë gjithë hetuesisë, nuk ka pranue me i

dalë dëshmitar. Dhe ju lumtë!

Ndër ditët e para vazhdonin vizitat, po kohën e lirë ai e kalonte në

bibliotekë. Kërkonte në rrumbujën e krijueme nga kontrollet me mujtë

me gjetë diçka. Nuk fliste veç sistemonte librat. Nuk ndihej mirë, pinte

ndojë filxhan qumësht por nuk ishte i qetë. Njëditë kishte hapë një bisedë

të shkurtë rreth shëndetit dhe i kishte shpjegue së motrës, Rozës, se nuk

ndihej mirë me fyt, kishte një shqetësim të vazhdueshëm, madje, edhe

natën. Për problemët tjera të çfaquna në hetuesi nuk kishte bisedue gja

edhe mbasi Roza e kishte pyetë për disa shenja, si gropa në mish mbi

nejet e kambëve, ai kishte tretë bisedën pa i dhanë asnjë shpjegim. Nuk

fliste as për vuejtjet as për shkaqët e arrëstimit, as për trajtimin në hetuesi

dhe as për ndonjë mendim të ndonjë bakeqi. Kur Roza e kishte pyetë për

ndonjë arësye që ishte arrëstue, ai ishte përgjigjë shkurt: “Komunistët me

klerin kanë punë, se mos bani gja axha Padër Mati, apo Vinçenci !?”.

E kishin pyetë në hetuesi disa herë se pse je tue përkëthye librin

“Dishmori i Golgotës”, deri njëditë që e kishin mërzitë dhe i kishte thanë:

“Jam kenë tue e përkthye mbasi aty kam gjetë vendin ku më dukej se

shoh axhën tem, që e keni vra të pafaj” dhe, mbas asaj ditë nuk ia kishin

tregue ma as blokun e përkthyem, as librin origjinal që kishin marrë gjatë

kontrolleve të bame. Atij nuk i dhimbej puna, mbasi atë e bante prap por,

i dhimbej origjinali mbasi atë nuk kishte ku me e marrë ma.

Ai ishte libri i fundit...

Page 193: Një monument nën dhé

193

Ka kalue gati një gjysëm shekulli pa e dijtë kush se pse ishte

arrëstue.

Dosja nuk asht kurrkund mbasi gjoja nuk asht dënue. Në një fletë

sekret të arkivit asht përmbledhë vuejtja e 11 muejve ndër ata pak rreshta

ku, shkruhët se ka propaganduar në favor të... dhe vazhdon, se duhet

dënuar për veprimtari armiqësore... Shënohet në fillim se asht nipi i At

Matisë... vëllai i Paulinit e Mikelit... por, çështja kryesore mbetë se ka

strehuar kriminelë të arratisur. Kjo asht akuza ma e rrezikëshme dhe ma e

paprituna, ku Don Koleci mundohët me mohue, por ai duhet të jenë

ndodhë shumë ngusht para deklarimit të Bep Negrit, i cili në dosjën

1072/1 deklaron: “Jam nisë me ikë prej Shkodrët bashkë me Paulin

Prennushin dhe Ndrekë Pukën, aty nga data 26 nandor 1944, kur kemi

mërrijtë tek fabrika e çimentos, aty na ka dalë para fshatari Marin Beci

prej Dajçit dhe na ka marrë me vedi e, bashkë me Ndrekën e Paulinin

kemi shkue tek Don Kolec Prennushi. Kemi ndej 4-5 ditë, mandej kemi

shkue të shoqnuem me njerëzit e tij në Mal të Kolaj, tek shtëpia e Dul

Doshit, edhe atje na ndjeku Ndjekja,...dhe kemi shkue ....”(vazhdon Dosja

1072/1 Bep Negri). Fshatari Marin Beci pranon se i ka takue rastësisht

dhe se ka njohtë Paulinin, por jo se e ka çue aty prifti Don Koleci, ai nuk

pranon se asht kenë fundi i nandorit por e çon ngjarjen kah vera, në të

dalun të vjeshtës, d.m.th. nga gushti ose fillimi i shtatorit, kjo përputhet

për fat me deklarimin e Paulinit. Ndërsa i shkreti Ndrekë Puka, në vitin

1945 asht pushkatue, kur përpiqej me gjetë mundësinë e dorëzimit, si

duket asht trathtue dhe asht kapë nga forcat e Ndjekjës. Kur pyetet Don

Koleci për këtë çështje, edhe ky deklaron se nuk ka kanë në fund të

nandorit por kah vera, saktësisht gjoja nuk e kujtonte kohën.

Në fakt Bepi bashkë me Paulinin e Ndrekën janë kenë në Dajç,

kur kanë hy forcat partizane dhe janë kenë në qelë kur partizanët ndjeknin

të arratisunit e kanë shpëtue për mbrekulli. Edhe në Mal të Kolajve janë

kenë në shtëpinë e Dul Doshit, që asht kenë aty edhe baba i Don Mark

Hasit. Menjëherë sa këta janë largue prej shtëpisë Dul Doshit, kanë

mërrijtë forcat partizane, kanë kontrollue, thohej se kanë gjetë funda

cingarësh në një qoshe të podrumit, janë interesue ke kanë pasë aty, ata

nuk kanë tregue dhe, flitej se, për terror kanë vra Kirin, axhën e Don

Markut, një burrë i vërtetë. Shtëpia e Dul Doshit asht ndër shtëpitë e

njohtuna të malësisë për kah ndera, pritja e trimnia.

Page 194: Një monument nën dhé

194

Pikërisht atë kohë partizanët kapin një barkë me 200 vetë që

donin me ikë në Itali, nëpërmjet lumit Buna. I sjellin në oborrin e Kishës

së Dajçit me pritë sa të vinin forca të tjera partizane. Dy vetë kalojnë

mbas mullarëve të sanës dhe bijnë në not, mbasi ishte përmbytë krejt

bregu i Bunës. Ata u zhdukën. U kontrollue katundi po nuk u gjetën. Në

vitin 1949 Zalo Ali Selenica, tregon sësi u ka ikë partizanëve dhe asht

njeni nga të arratisunit në Dajç. Ka hy në një shtëpi dhe u ka thanë se më

ka çue Don Koleci, me e ndihmue për me ikë. E kanë veshë fshatarë, e

kanë hypë në një sule, kanë shkue në fshatin Samrishë ndër miqtë e

fshatarit. Ai i ka lanë aty me porosi prej Don Kolecit. Të nesërmen i kanë

çue në Mal të Jushit, prap me porosi të Don Kolecit. Mbas disa ditësh

fshatarët e Malit Jushit i përcjellin në Breg të Matës dhe prej andej në

Milot, tue vazhdue me porosi të Don Kolecit. Në Milot kanë kalue në

thellsi derisa kanë dalë në rrethina të Elbasanit ndër miqtë e vet, të cilët i

kanë ndihmue me dalë në Greqi. Në vitin 1949, Z. Zalo, kapët si

diversant dhe tregon sësi asht largue nga Shqipnia. Kur përmend emnin e

Don Kolecit, hetuesi gadi-gadi harron se asht me diversantin dhe kërkon

shpjegime të hollësishme për Don Kolecin, si u njohë me të, çka të tha

dhe si të shoqëroi me u arratisë?... Zalo, përgjigjet shkurt: -“Nuk e njoh

as për fytyrë Don Kolecin, por kur partizanët na çuan në oborrin e Kishës

së Dajçit, pyeta njërin, si e ka emrin prifti dhe ai më tregoi se quhët Don

Kolec, mbiemrin as ai nuk e dinte. Kur hyra në shtëpinë e një fshatarit në

Dajç, ai sa dëgjoi se më ka dërguar Don Koleci, më ndihmoi me shkuar

në Samrishë... dhe kështu, unë, pa e njohur fare Don Kolecin, arrijta me

emrin e tij me dalë në Greqi...”.

Në vitin 1951, Zalo, mbas dënimit, në kampin ku e dergojnë,

tregon historinë e arratisjes nëpërmjet emnit të Don Kolecit, njëkohësisht

shton edhe interesimin e hetuesit për këtë emën. Aty, ai asht interesue

me dijtë se çfarë bahët me këtë prift, me emnin e të cilit i shpëtoi jeta,

mbasi nga 200 vetë të kapun nga partizanët, nuk kishin shpëtue vetëm 18

vetë, të tjerët të gjithë ishin pushkatue e zhdukë. Një përson i kishte

tregue se ai njeh vëllain e Don Kolecit, Mikelin, që ishte në atë kamp i

dënuem 10 vjet dhe i kishte tregue se ka ndigjue që Don Koleci ka pak

kohë që ka vdekë. Menjëherë kishte takue Mikelin, i kishte shprehë

ngushllimet dhe i kishte shpjegue kush asht. Gjatë kohës së burgut

tregonte Mikeli, shpesh Zalo, e ftonte për kafe në shenjë mirënjohje.

Page 195: Një monument nën dhé

195

Sigurisht, vetëm për emnin “Don Kolec”, ai duhej dënue për

“veprimtari armiqësore”, si të gjithë priftnit tjerë.

Jam takue me At Konrrad Gjolaj, Don Zef Gilën dhe Dr. Avokat

Emid Tedeschinin, dhe kam bisedue për lirimin e këtij grupi klerikësh në

vitin 1949. Mendimi i tyne asht i njajti: “Jemi lirue gjoja për mungesë

faktesh, por, sidukët, mendohej nga shteti për nënshkrimin e “Statutit të

Kishës Katolike Shqiptare” pa probleme, mbasi këta që po lirohën nuk

kanë me mendue me ardhë prap këtu”. Asht e vërtetë që mbas lirimit të

Don Kolecit, kanë ardhë dy herë grupe me 3-4 vetë në qelën e Dajçit me

takue Don Kolecin. U ndrynin me té nga 6-7 orë, pinin një ose dy kafe

dhe iknin pa i tregue se kush janë e pse vijnë. Nga bisedat e pakta që

tregonte Don Koleci, mendonte se vijnë nga Tirana. Bisedat silleshin

rreth dogmave të Kishës dhe kush mund t’i ndryshojnë ato. Kishin

interesim të madh për zgjedhjen e ipeshkvijve dhe rrugën që mund të

ndiqët pa pjesmarrjen e Vatikanit. Deri në vitin 1968 kam pasë një letër të

Don Dedë Malaj që i shkruan Don Kolecit (8 qershor 1950) , në lidhje me

mendimin që kishte Don Deda, si me veprue në mbledhjen e ardhëshme

ku, kujtoj vetëm një rresht mbasi fatkeqësisht letra asht zhdukë, Ai

shkruante: “ ...Ti ishalla don Zoti e ban ma mirë me shndet edhe po nuk

muejte me ardhë, mos u ban marak, do të flas unë, si me kenë ti

aty!...”(Mbledhja e tretë asht zhvillue shumë vonë nga data e caktueme,

pritej me u shtrue terreni).

Avokat Tedeschini tregon qëndrimin burrnor të Don Kolecit, në

dy mbledhjet e para, mbasi mbas vdekjes së tij, as avokati nuk ka shkue

ma aty, kishte vërejtë se grupi që ishte për nënshkrimin e Statutit po e

fitonte davanë dhe nuk donte me kenë ma prezent në atë çështje.

At Gjergj Vata S.J. më ka tregue në vitin 1996, se asht ndodhë me

punë në Tiranë në 1950. Njëditë e ka thirrë në qelën e Tiranës Don Zef

Bici. Ky ka shkue dhe ka gjetë aty: Don Zefin, Don Mark Dushin, Don

Ndoc Sahatçinë, At Rrok Gurashin dhe At David Picin. I kanë tregue se

kanë ba një letër për qeverinë e Tiranës, ku i paraqesin dëshirën për një

mbledhje të shpejtë mbasi shumica e klerit tashti, (mbas vdekjës së Don

Kolecit), asht për miratimin e Statutit dhe me kenë se nuk kishin asnjë

jezuit aty kishin mendue me marrë firmën nga Gjergj Vata, i cili nuk

pranon me firmue, mbasi në atë kohë nuk ishte i shuguruem meshtar pra,

gjeti një mënyrë me iu shmangë firmës. Kishte shkue menjëherë dhe i

kishte tregue mikut të vet Pjetër Topallit, i cili ka dijtë shumë gjana por

Page 196: Një monument nën dhé

196

nuk dij në se i ka shkrue, mbasi kur me ka bisedue për qëndrimin e

klerikëve të Tiranës në kohën e Statutit, më ka pasë premtue se do t’i

shkruente të gjitha ato që dinte.

Gjaja ma interesante që kam ndigjue për atë kohë prej At Konrrad

Gjolaj asht kenë qëndrimi i Don Jak Gazullit, që kur po diskutonte Don

Koleci i ka ndërpre fjalën Don Ndoc Sahatçija, me mendimin se nuk

kemi shka zgjatemi, po t’i japim fund diskutimeve e të bajmë si thotë

shteti. Don Jaku i ka pré fjalën tue i thanë: “Ti Don Ndoc që nuk jé prift e

dij, por sot po besoj, se ti nuk jé as katolik!”. Aty, asht ngritë në kambë

Imzot B. Shllaku, dhe ka mbyllë mbledhjen.

At Frano Kiri, më ka pas tregue se, aso kohe në 1950, mbas

vdekjes së Don Kolecit kishte shkue në burgun e Burrelit, Hilmi Seiti,

kryetar i Seksionit të Mbrendshëm në Shkodër, bashkë me një oficer të

naltë nga Ministria e Mbrendshme, dhe kishin thirrë: At Donat Kurtin, At

Pjetër Meshkallën e At Franon. I kanë tregue se bisedohet për një Statut

të Kishës, projektin e së cilës ia kishte sjellë me vedi. Ne, po ua japim ju

shikojeni dhe na jepni mendimin tuaj, u kanë thanë ata dy. At Donati pa

mbarue mirë fjalën ata, u kishte thanë: “Na e kemi Statutin e Kishës, se

atë Statut e ka lanë Krishti, prandej, ketë që doni me ba ju, banje me

ata që e keni fillue!” Kanë pyetë At Meshkallën, edhe ai i ishte

përgjegjë: “Nuk kam shka i shtoj as shka i mungoj fjalës At Donatit”.

Kanë dalë për dere tue sha e kërcënue: “As nuk keni për të dalur

ndonjëherë nga ky vend!...”

Në vitin 1951, Statuti u aprovue nga kleri katolik, por jo si dëshroi

shteti komunist.

Kleri Katolik Shqiptar asnjëherë nuk asht shkëputë nga Vatikani

edhe pse nuk ka pasë mundësi asnjëherë me u lidhë direkt, Ai ka kenë

gjithënjë i vëndosun në njohjen e Papës dhe të Vatikanit.

Page 197: Një monument nën dhé

197

TË VËRSHUEMIT

Buna asht breg në breg. Bora maleve asht de prej erës së jugut e

ka ajë lumin. Me madhni të njij ngallnjyesi, të cilit s’ka forcë qi i ban

ball, ulët rryma e gjanë pa pushue.

Gjindja janë strukë nëpër shtëpija. Ndonji bari i rrall qi nget kah

shtëpija, kqyrë pa da at element të mnershëm, qi vjen tue u shtri me

kërcnim. Në të tanë katundin zotnon nji qeti vorresh porsi në nji qytet të

mundun qi pret tue u dridhë kur të derdhet ushtrija me ba rrufi.

Qielli asht terratisë. Rêt e zeza si male vigane njiten prej gryke.

Duket se të tanë kupa e qiellit asht tue u dyndë, si të njitej deti mbi

horizont. Së largu ndihet gjâma e ndryme e bumbullimës qi dridhë

shtëpijat me themel. Deti, i tollovitun si përbindsh i egërcuem, buluron

për mnerë.

Mbi horizontin e ximë kah gryka shpërthejnë prej gojve të rêve të

zeza porsi gjarpij rrufet vetuese e futen vrap në gjinin e zymtë.

Nji fishkullimë e thekshme shiroku kalon nëpër shelqe e plepa

porsi piskamë orësh qi ikin prej katundi. Mandej nji hingllim e ulurim i

tërbuem nëpër gêmbat e landvet qi shpërvilen e përkulen si vigaj, qi

luftojnë me elementa të shpranguem e mbrapa shtërgata me trollim të

frigueshëm. Shiu me shena ka veshë shtëpijat e landët. Tushti i stuhisë e

ka pështjellë katundin mbarë. Rêt janë bashkue me uj poshtë qi ka nisë

me lëshue.

“U thye pênda e madhe!” ndihet nji vigëm e tretun nëpër ushtimë

të motit. Uji dêrdhet nëpër rruga të katundit porsi pushtues krenar mbi

plaçkën e vet. Rrugat nji metër e ma nën trollin e shtëpijavet e të

kopshtijevet mbushen me uj qi shkon tue u rritë pa da. Ndihet kushtrimi i

ndonjij bariu qi ka mbetë me gjâ në fushë qi e bredh ushtima e valvet me

ndërlikim të zymtë. Valët e harlisuna dirgjen si aradhet e rrebta t’ushtrisë

ngallnjyese. S’të dallon syni përveç shtëpija të zhytuna n’uj.

Errej nji mbramje e ftoftë. Qelqet e dritores n’odë të zjarmit

krisshin prej pikave të shiut qi shkrepshin pa pushue. Era e fortë, hove-

Page 198: Një monument nën dhé

198

hove, kthente tymin e tymtarit teposhtë qi na pshtielltë për rreth votre.

Zjarmi strukej herë në njenën në anë, herë në tjetrën. Tjegullat kërsitshin

në pullaz. Shtëpija mbarë gjimonte prej duhme s’erës qi frynte me tërbim.

Përjashta ushtonte zhaurima e ujnavet qi bâjshin rrjedhat e

trumhasuna, e rridhte zymtas krah për krah me gjâmën e stuhis.

N’errsinë e heshti të natës gjithkah prej ujnash edhe mjedis

shtëpijave të njij katundi, e ndien njeriu vetminë e trishtueshme si të

gjindej mbi nji gûmë mjedis detit e pa fuqin e vet para këtij elementi të

tmershëm.

Të nesërmen në mëngjes mendimi i parë qi m’erdh qe nji.

Dola në dritore. Kishte dalë nji ditë prandvere. Natën kishte çue

murrla e ra borë bjeshkvet. Malet e kaltërta kah veriu ngrehshin në

horizont majat e mbulueme në borë, qi vetojshin në rreze të diellit.

Përmbi mâjën e Rumis endej hija e rêve të bardha qi velizojshin në kupen

e qiellit.

Poshtë ujnat e ndyta të Drinit qi kalojshin me shurimën e

trishtueshme e shkulmet qi rrihshin me sulmet e veta muret e shtëpijavet

hidhshin në kreni porsi trofé plaçkën e bame: cokla, cunga, trupa e bagti

të mbytuna. Nëpër dritore burrat i bajshin za shoqishojt, tue pyetë si

kishin gdhi. Nëpër katund shkojshin e vijshin lundrat tue u bajtë tagji

bagtive. Vetë sulja e vogël me nji njeri, dy gisht mbi ujë, dukej porsi

shigjetë rrymës teposhtë, me u dridhë tue e pa.

Dàm të pamatun bân të vërshuemit në katund.

MUIS POLEMI

Shënim: Muis Polemi asht pseudonimi i Don Kolec Prennushit.

Kjo pjesë letrare asht marrë nga: Antologjia “Rreze Drite” fq. 221-223,

botim i vitit 1941.

Page 199: Një monument nën dhé

199

AT ÇIPRIAN NIKA O.F.M.

GUARDIAN I FRANÇESKANËVE TË SHKODRËS

“Vuejtja, o bir, e ban ma fisnike fitorën!”

Ka lé në Shosh të Shkodrës, më 19 korrik 1900. Prindët e tij ishin

Mëhill e Prenda Nika, të cilët e lanë jetim qyshë të vogël 5 vjeç. Prifti i

Shoshit e solli Dedën e vogël në Kuvendin e Françeskanëve të Shkodrës,

ku përfundoi edhe shkollën e mesme. U dallue si nxanës dhe tue pasë

thirrjen shpirtnore për meshtar vëndosi me iu kushtue urdhnit të

Sh’Françeskut. Përfundoi studimet e Larta Teologjike në Austri dhe më

26 korrik 1924, shugurohet meshtar në Romë, tue marrë emnin Çiprian,

në Urdhnin e Fretënve të Vogjël, (O.F.M.). Vjen në Shkodër me një

prëgatitje të mirë kulturore. Ishte ndër ma të ditunit në fushën teologjike

dhe filozofike. Emnohet profesor në Gjimnazin e Fretënve. Ka pasion

muzikën. Nën drejtimin e At Martin Gjokës merr pjesë në orkestrën

frymore të Françeskanëve që përbahej prej rreth 40 vetësh. Ishte ndër

flautistët ma të mirë që cilëson mjeshtri At Gjoka. Njihët edhe me vegla

tjera frymore të bandës muzikore. Zotnonte mirë disa gjuhë, spikati në

gjermanisht, frengjisht dhe greqishtën e vjetër. Ishte bashkëpuntor i

revistave “Hylli i Dritës” dhe “Leka”, ku ka shkrue artikuj me vlerë në

fushën filozofike. Njihët si Provinçiali ma i ri në moshë sëpse, në vitin

1938 drejton Provinçën e Shqipnisë. Një figurë e kompletueme në të

gjitha pikëpamjet, françeskan në veshje dhe në dukje të virtytëve të tij, i

qeshun, i dashtun, i qetë, i ambël dhe joshës në biseda. Fizionomia e tij

pasqyronte modelin shpirtnuer të Fratit t’Asizit. Në kohën e Opozitës

kundër Mbretit Zog, asht i pandamë nga fretnit tjerë, merr pjesë me

malësorët e krahinës së tij në Shosh. Për fat të keq në vitin 1939, u ndodh

në postin e Provinçialit dhe u detyrue me pranue okupacionin fashist.

Asht anti-italian dhe nuk afrohet fare me ndjesitë proitaliane të disa

klerikëve, si At Bernardin Palaj, At Rrok Gurashi etj.

Page 200: Një monument nën dhé

200

Pak kujt aso kohe i shkonte mendja tek një okupacion i

mundëshëm i Italisë, mbasi ardhja e saj mendohej se sillte një dëshirë të

madhe të shqiptarëve për bashkimin e Kosovës me tokën nanë. Shumë

atdhetarë tue fillue nga Mustafa Kruja e deri tek Don Lazër Shantoja,

kishin qëndrue me vite të tana në mërgim tue punue për një Shqipni

Etnike, gja të cilën e shohin se mund të realizohej nga ardhja e Italisë apo

e Gjermanisë së njohtun antisllave. Pavarësisht nga koha e shkurtë por

një gja e tillë u realizue. Hapja e 120 shkollave shqipe nga Mustafa Kruja

dhe Ernest Koliqi, me mësues shqiptarë në tokat e Shqipnisë jashtë

kufijve të sotëm shka përfshinë në Veri dhe Kosovën, na pëlqen ose jo,

në fund të fundit duhet pranue se, po mos të ishin hapë ato shkolla në

vitin 1941, sot asnjë nga shqiptarët e atyne krahinave nuk do të dinte me

shkrue e lexue në gjuhën amtare shqipe.

Në vitin 1943 At Çipriani, ishte me u zgjedhë prap Provinçial, por

asht At Mati Prennushi që mendon se At Çipriani nuk duhet sakrifikue

tue u vue si Provinçial, mbasi Shqipnia ishte në pragun e okupacionit

tjetër, këtë herë nga komunist dhe këta do ta pushkatonin të parin. At

Matia merr postin e Provinçialit vetë, me mendimin se regjimi komunist

nuk ka me kenë i gjatë dhe pranon ma parë vetsakrifikimin se humbjen e

At Çiprianit, i cili asht mjaft ma i ri edhe në moshë. Nëse, Anglo-

Amerikanët do të ndryshonin politikën e tyne me Shqipninë, tue mos e

lanë në mëshirën e Jugosllavisë, atëherë pushteti nuk mbetëj vetëm në

dorë të komunistëve. Gjithë shpresa ishte se me hymjen e grupeve të

tjera në qeveri, komunistët do të spostoheshin dhe do të krijoheshin

rrëthana të tjera politike. Koha e ardhëshme mbas luftës mendohej se do

të ishte ma favorizuese për të gjitha çështjet kombëtare. Mundësia e një

zbarkimi Anglo- Amerikan në Ballkan ishte e mundëshme dhe e

pritëshme nga pjesa ma e madhe e antifashistëve shqiptarë që nuk i donin

komunistët. Kjo dëshirë jo e parealizueshme ishte edhe e klerit shqiptar, e

kryesisht atij françeskan. Madje, koha ka me nxjerrë fakte që At Anton

Harapi dhe Regjenca në muejt e fundit kanë punue për një qëllim të tillë,

pavarësisht se përpjekja i shkoi kot nga lidhjet e mëshefta të Rusveltit me

Stalinin, të njohtuna zyrtarisht në Jalta. Askujt nuk mund t’i shkonte

mendja se koha e mbas luftës do të sjellin shkatrrimin e plotë të krejt

përpjekjeve të një shekulli të të gjithë shqiptarëve.

Me shkuemjen e At Anton Harapit, si Regjent në Tiranë,

Provinçial u zgjodh At Matia dhe At Çiprian Nika mbeti Guardian i

Page 201: Një monument nën dhé

201

Françeskanëve të Shkodrës. At Pal Dodaj ishte sekretar i Provinçës, një

françeskan me vlerë në shumë fusha. Ishte historian i njohtun dhe si i tillë

edhe një ndër politikanët e rrafinuem që ka pasë kleri, prandej asht kudo.

At Pal Dodaj deklaron: “Në 1924 jam kenë me Opozitën. Në vitin

1922, kam tentue me bashkue Zogun me Luigj Gurakuqin, mbasi tue u

bashkue trimnia e Zogut me urtësinë e Gurakuqit, do t’i vinte nji hov

Shqipnisë. Zogu e pranoi, Luigji jo! E, mbet.”(Dosja 1248).

Ardhja e Gjermanisë në Shqipni asht quejt kalimtare mbasi tue

fillue nga qeverisja dhe krejt organizimi i shtetit ishin në dorën e

shqiptarëve. Lufta që ata kanë ba kundër komunistëve dhe italianëve i ka

dhanë mundësinë e një simpatie të gjithë atdhetarëve, por ç’e do, ishte

koha kur ata i kishte marrë tatpjeta dhe nuk la mundësinë e një

organizimi të mirë të forcave përparimtare në dobi të vendit, ku tashma

mbretnonte kausi dhe rrumbuja. Secili veç mendonte me ikë. Forcat

gjermane të vendosuna në Shkodër kanë hy edhe në kuvendin e fretënve

vetëm për fjetje. Dy herë At Çipriani e At Matia kërkojnë nga Komanda

Gjermane lirimin e kuvendit, tue e konsiderue një shkelje, herën e parë u

lirue, por mbas dy javësh kanë hy prap dhe nuk kanë dalë ma deri me

datën 29 nandor 1944, që janë largue përfundimisht nga Shqipnia.

Kjo kohë asht edhe periudha ma fatkeqe për At Çiprianin mbasi

gjermanët kur u larguan kanë lanë disa armë në oborr, të cilat atë ditë,

pra, më 29 nandor At Çipriani, i nxjerr nga oborri përpara dhe i çon tek

stallat e derrave mbrapa në shi e në diell, si të ishte koha. Kur fillon me u

ndigjue rreziku i mbajtjes së armëve mbas Lëvizjes së Veriut dhe të

Koplikut, më 14-15 janar 1945 At Matia, urdhnon që të treten armët

jashta kuvendit të Fretënve edhe pse janë të ndryshkuna dhe të prishuna

jashtë përdorimi. At Çipriani, tue pasë frikë se hedhja në rrugë do të

ngarkojë qytetarët përreth kuvendit me përgjegjësi, mbasi mund të

kontrollohen shtëpijat e tyne dhe vështirë se mund të kishte një shtëpi pa

dy armë, e shkaktari do të ishte At Çipriani, ky vëndosë groposjen e

këtyne armëve në një ambjent larg kuvendit në kantinën e venës, ku

hapë tokën e dyshemës së shtrueme me çimento dhe derdhë prap

beton sipër tue i çimentue edhe armët, me anën e një ushtari italian i

mbetun rob që shërbente në shtëpinë e tij.

At Filip Mazrreku, mbante dy revolverë të vëllazënve të tij si

kujtim, mbasi të dy ishin vra nga komunistët. Për këtë ai njofton At

Çiprianin i cili ia merr të dy dhe i tretë në gropën e zezë, bashkë me një

Page 202: Një monument nën dhé

202

tjetër të At Zef Mesit që kishte vdekë pikërisht ato ditë kur partizanët

kontrollonin krejt qytetin shtëpi për shtëpi. Një armë, tip alltije të gjetun

nga At Gjeçovi, bashkë me një armë ma të gjatë edhe kjo me vlera

vjetërsije dhurue nga Lef Nosi, e rujtun në muzeun e Fretënve, mëshefet

nga At Çipriani, nën dyshemen e dhomës së tij me anën e kuzhinjerit

Martin Tarri, me qëllim që të mos i grabitet nga komunistët ashtu si pat

ndodhë në kontrollin e parë të kuvendit nga Sheuqet Peçi.

Pak ditë para 29 nandorit 1944 dy përsona i sjellin At Pal Dodës

një arkë të vogël me disa dokumenta të shkruem turqisht. At Pali, njofton

At Çiprianin dhe At Matinë për këta dokumenta të mbylluna në arkë, që

ua kishte dërgue Gjoni i Markagjonit para se të arratisej nga Shqipnia.

Kur puna e kontrolleve shpeshtohet, At Matia urdhnon që të digjen

bashkë me disa dokumenta të lanuna nga Papalilo në një zarf, edhe ky i

arratisun ndër ato ditë. Bashkë me disa shkrime të At Bernardin Palaj, të

At Fishtës, dokumenta të Gjeçovit, janë disa dokumenta muzeale me

vlerë historike si dhe disa pare të vjetra të kohës ilire, edhe këto të

gjetuna nga gërmimet e Gjeçovit. At Pal Dodaj me dijeni të At Çiprianit,

(simbas dëshmisë së bame në hetuesi, Dosja 1248, Arkivi i

M.Mbrendshme Tiranë), i hap në disa skuta e qoshe me mendimin se

kanë me u dashtë për shpjegime historike ma vonë. Për vëndet ku ishin

futë ishte në dijeni At Donat Kurti, At Frano Kiri dhe fra Zef Pëllumbi,

xhakue, përveç dy të parëve, mbasi u kishte ndihmue me i vue ndër ato

vënde. At Pal Dodaj mendon me u ndrrue vend, këtë ia thotë edhe At

Çiprianit, mbasi: “xhakojt Ndoc Vasili, Zef Pëllumbi dhe Luk Kaçaj janë

mërzitë e nuk bajnë ma për këtë punë “ por, nuk i premton koha me i heq

mbasi me datën 15 nandor 1946, kur Kuvendi këthehët në burg, të gjithë

janë të arrëstuem. Luk Kaçaj, nuk përmendet ma mbasi siduket, nuk asht

implikue në ndonjë ngjarje, gja të cilën e ka tregue edhe jeta e tij sëpse,

kur ishte me tregue vedin para një gjyqi fals në Tiranë, ai shprehi

mirënjohje ndaj mësuesve të vet françeskanë, gja të cilën e ka ba pak

kush. Fretnit e arrëstuem kur shohin materialet historike të hapuna mjedis

të Kuvendit asht i pari At Donat Kurti, Drejtor’i Gjimnazit Françeskan,

që u thotë: “... një arkë me libra e dorshkrime i kam mëshef në një

odë, e cila asht nalt pa shkallë dhe po të mos të të çojë kush nuk e

gjenë dot”. (po aty, Dosja 1248).

Ndonse në grupimet që ban Sigurimi, At Çipriani nuk asht në

dosjen e Imzot Frano Gjinit, në filmin jugosllav “Dosja 1302/II-A”,

Page 203: Një monument nën dhé

203

aty asht edhe At Çiprian Nika, At Pal Dodaj, At Donat Kurti,

At Aleks Baqli dhe At Frano Kiri. Qëndrimi burrnor dhe i patundun në

hetuesi këta fretën i ban të pavdekshëm.

At Çiprian Nika asht përballë një kafshës së tërbueme që thirret

kapiten i I-rë, Nësti Kopali. (edhe materiali i tij hetimor mban datën 22

nandor 1946, pra, një vit mbas arrëstimit!?...).

Ky frat u masakrue si të gjithë tjerët, por nuk duhet lanë pa u

shkrue se, kur komunistët kishin të dhana për vlerat e ndonjë kleriku,

atëherë, nuk kënaqeshin vetëm me pushkatimin e tij, por e torturonin aq

sa njerëzit që kishin bashkjetue me te, kur ia sillnin në qeli e pyesnin:

“Kush je ti?”, këtë fat të zi pat edhe At Çiprian Nika.

Në proces-verbalin me nr. aktesh: 558, dhe nr. vëndimi 224,

Prokuroria Ushtarake e Shkodrës, me akt-akuzën nr. 581, me datën 26

dhetor 1947, sjellë për gjykim në një dhomë të kuvendit: At Çiprian

Nikën, nga Shkodra dhe At Pal Dodën nga Janjeva e Jugosllavisë, për

fajin se: “... gjatë gjithë jetës së tyre pranë Klerit Katolik kanë zhvilluar

aktivitet të rrezikshëm anti-popullor... duke qenë elementa me pozitë dhe

udhëheqës të Klerit Katolik në Shqipni... me anën e këtyre lidhjeve të

kombinuara me Demokristjanen kanë menduar për një kryengritje të

armatosur kundër Pushtetit... Me qëllim që të furnizojnë kriminelat e

arratisur për të goditur Pushtetin kanë fshehur në Seminar dhe në

Kishë armë të ndryshme lufte, revolvera, pjesë ndrrimi mitralozi dhe

shumë arka me municion lufte. Faje këto të parashikuara prej nenëve

2, 3 (pika 1, 2, 4, 7, 8, 14) të ligjes Nr. 372. Këto akte mbasi u

rregjistruan në Nr. 558 të Rregj.Them. Për ditë gjyqi u caktua data 26

dhetor 1947, ditë e premte, ora 3 mbas dreke.

Shkodër, 26 dhetor 1947

Sekretari: Sh. Dautaj d.v. Kryetari: M. Bllaci d.v. (firmat).

Ditën e premte, datë 26 dhetor 1947, ora 3 mbas dreke u formua

trupi gjykues si vijon:

Kryetar: Kap. I-rë Misto Bllaçi,

Antarë: Toger Bastri Beqiri, dhe N/Toger Anastas Koroveshi.

Duke qenë gati Prokurori Ushtarak Kap. Namik Qemali, dhe

Sekretari Tish Tukja:

U pyet i pandehuri At Çiprian Nika dhe tha: ... Jam dërgue nga

Provinçiali me krye studimet e larta dhe jo nga kush tjetër... kam pasë

Page 204: Një monument nën dhé

204

shok At Frano Kirin... Austria e mori në dorë çështjen e Klerit Katolik që

të mos merrej nëpër kambë... interresat e tyne nuk i dij. Me Sheuqet

Verlacin kam pasë lidhje zyrtare ... Nuk e dij a kje ma e mirë koha e

regjimit të Zogut a sot ... Mue nuk mu ndalue me marrë frymë, por

mu ndaluen burimet e jetesës, p.sh. tokat e kuvendëve na i mori

Pushteti i sotëm dhe shkollat i mbylli. Tokat i mori qeveria dhe nuk

dij kujt ia dha... Enciklika e Papës flet për komunizmin në Rusi dhe

Meksikë, në Rusi kishte Fé dhe besim dhe nuk mundet me kenë që të

gjithë janë komunista ateista. Edhe na Françeskanët jemi komunista.

Na kemi jetue me pak ndryshim nga fshatarët atje ku shërbenim. ....

me Enciklikë doli në shesh doktrina komuniste që asht kundër doktrinës

së Krishtenë... këtë e kam pa ndër disa revista që keni botue ju, si dhe në

radio “Shkodra” që asht vue në tallje Kristjanizmi... Kishat nuk janë

prishë akoma, por janë mbyllë shkollat e shoqnitë fetare, ku asht edukue

rinija me parimet e fesë dhe jo me politikë... Lufta për zhdukjen e

komunizmit mue më pëlqeu, por mund të zhdukej edhe me paqë.

Lufta kundër okupatorit na shkatrroi ma shumë ne, u dogjën fshatra

e lagje qytetësh dhe u vranë shumë njerëz, kjo nuk më pëlqej mbasi

mund të bahej me kombinacione politike. Rrënimet i kjava me lot

gjaku.... Padër Antoni u dënue, por nuk dij se pse u tha se punoi kundër

popullit... Unë kam kenë profesor dhe nuk dij se asht predikue për

fashizmin as prej meje as prej shokve... Nuk kemi punue për ardhjen e

fashizmit në Shqipni... Na i kemi marrë ndihmat se nuk kishim me se të

jetonim dhe të mbanim shkollat.... Në kohën e okupatorit kam shkue në

Kosovë me fratel Gjonin tek At Bernard Llupi, me marrë ushqime për

xhakoj, ndërsa në Logutenencë shkonte At Rrok Gurashi, ai asht dhelpën

e madhe... shumë gjana që i bante ky, i nxirrte në skenë me anë të At

Palajt... Demokristjanën nuk e kam formue unë, mbasi nuk jam

marrë me politikë, atë e ndigjova në radio kur u ba gjyqi por as nuk

e mora vesht kush e kishte krijue. Kur u ba çlirimi i Shqipnisë nuk e

dij... se nuk më erdhi mirë që u ba nga partizanët, kur u çlirue nga

okupatorët italian e prita mirë. Nuk më ka pëlqye Partia, më

pëlqenin Nacional-Çlirimtarët, Balli dhe Legaliteti... sistemi i

qeverimit asht kundër parimëve të mija... Më ka pëlqye që të drejtonin

në Pushtet klasat që kanë studjue, mbasi fshatarët shumica janë pa

shkollë... Në Tiranë ishte Imzot Gjini për me shkue në qeveri, por nuk dij

se ka shkue ndër legata të hueja... Padër Mati Prennushi në atë kohë ishte

Page 205: Një monument nën dhé

205

Provinçial, por ky nuk më shpjegoi se çka kanë shtrue kur kanë shkue në

Tiranë... Nuk dij gja për Demokristjanën, kur asht ba sulmi prej

Postribës nuk kishe dijeni dhe as nuk kam bashkëpunue me njeri...

Nuk kam mësheh asnjë armë në kuvend... Në Elterët e shenjtë nuk dij

se u gjet gja, tash kujtohem se u gjetën do libra, por nuk dij se u gjetën

armë... Nuk kam sabotue zgjedhjet e 2 dhetorit... Për votime kam shkue

në Troshan. Në votime nuk dola fare. Këto nuk ishin të lira se nuk doli

asnjë parti opozitare. Na kujtuem se nuk kishte arkë boshe, se, po ta

kishe dijtë se ka, do të kishe shkue për ta hjedhë votën kundër. Të

gjithë bashkë me At Mati Prennushin s’kena dalë fare ndër votime...

Nuk kam pasë lidhje me të arratisun... At Antonit i kam çue dy herë

ushqime me një grue, se mi kërkoi si shok dhe nuk e njof si trathtar...

përhapjen e komunizmit në Shqipni e konsideroj ateiste, prandej jam

kenë dhe jam kundër tij. Si konseguencë fatale kam konsiderue

mohimin e egzistencës së Zotit. Nga ky kam mendue dhe mendoj, se

mohohen të gjithë ligjët morale, si ndera, dashtnija, drejtësia etj. dhe

si përfundim kam nxjerrë me vehten time, se me përhapjen e

komunizmit ateist do të shkatrrohet shoqnia njerzore... Direktivat janë

dhanë me anë të librave të teologjisë dhe filozofisë... Qëndrimi i ynë

kundrejt komunizmit ateist asht qenë armiqësor... Unë kam dishrue

që në luftën e gjermanëve me Bashkimin Sovjetik, të fitonin forcat

gjermane, dhe nuk dishroja që ushtria e kuqe të përhapej në

Prendim, mbasi me përhapjen e komunizmit rus ndihet edhe rreziku

serb. Fitoria e Gjermanisë ishte në favor të Shqipnisë... Xhakonin

Ndoc Vasili e qita jashtë pse nuk kishte sjellje të mira, nuk e qita pse

ishte lidhë me qeveri, se nuk kishëm frikë nga ky se merrësh vesht me

qeveri, por ky merresh vesht vetëm me të huej, pse edhe shqiptarët kishin

gjithfarë ngjyrash që nuk na pëlqenin né... Dëshira e eme dhe e shokëve

të mij ka kenë me e shue farën e komunizmit në Shqipni.” (Dosja

1248).

Në dosje asht edhe mbrojtja e avokat Dr. Emid Tedeschinit, që

ban mbas dhanjes së pretencës së prokurorit, ndër të paktat raste që kam

mujt me pa. Dokumentët e At Pal Dodës, vëndimet e Tiranës dhe fjalën e

fundit të At Çiprianit para pushkatimit nuk kam pasë mundësi me i pa.

Avokat Dr. E. Tedeschini shkruen: “I pandehuni Patër Çiprian

Nika, mbi pyetjet e Jueja ka shfaqë haptazi se shka ka mendue, shka ka

dishrue dhe shka ka veprue.

Page 206: Një monument nën dhé

206

Mendimet e tija, ai i ka shfaqë sinçerisht dhe ky sinçeritet rreth

idenave të tija më duket nji provë e fortë me i besue edhe deponimëve të

tija, që i referohen veprave. Këtu, zotni Gjyqtar, nga pikëpamja ligjore

na intereson vetëm vepra konkrete dhe, jo, idenat abstrakte që ai ka.

Këto idena na interesojnë vetëm e vetëm për me zbulue shkakun e

veprave.

Deponimet e tija para gjyqit janë përgjithësisht konform me

proçes-verbalin hetimor, kështu, që, për dhanjen e gjykimit mund të

mbështetemi vetëm mbi atë proçes dhe mbi ato deponime dhe mbi

mënyrën e shfaqjes së tyne para gjyqit...”(Dosja 1248, po aty).

Fjala e fundit në gjyq ishte: “Lutem, të merrni parasyshë

mbrojtjen e avokatit që më ka caktue gjykata”.

Me datën 28 dhetor 1947, Trupi Gjykues dha vëndimin:

1. At Çiprian Nika nga Shkodra, me vdekje me pushkatim.

2. At Pal Dodaj nga Janjeva, Jugosllavi, me privim lirije përjetë.

Sekretari: T. Tukja, Antarë. B. Beqiri, A. Koroveshi dhe Kryetari

Misto Bllaci, d.v. (Firmat)

AT ÇIPRIAN NIKA u pushkatue më 11 mars 1948, në orën 5 të

mëngjezit, në Zallin e Kirit, në Shkodër, bashkë me vëllaznit e shokët e

gjithë jetës...

Page 207: Një monument nën dhé

207

AT DONAT KURTI O.F.M.

Ka lé në Shkodër më 3 shtator 1903. Në vitin 1937 nga

Universiteti “San’Antonio” i Romës, i jepët titulli “Doktor i Shkencave”.

Asht i njohtun ndër françeskanët ma të ditun dhe rreshtohët ndër

shkenctarët që kanë dalë prej asaj vatre të pashterrëshme të kulturës sonë

shqiptare. Thëmelët e vueme prej At Gjeçovit u ngritën nalt nga At Donat

Kurti, At Bernardin Palaj, At Benedikt Dema etj. me veprat e mëdha që i

lanë trashigim Atdheut, tue i përjetësue ato në “Visaret e Kombit”.

Prof. Dr. Norbert Jokli e cilëson At Donat Kurtin: “Një ndër

prozatorët ma të mëdhaj shqiptarë”.

Në vitin 1946, At Donat Kurti asht drejtor i Gjimnazit të Fretënve

“Illyricum” të Shkodrës. Asht drejtor i atij Gjimnazi, që asht cilësue vatra

prej ku përhapeshin shkëndijat e atij atdhetarizmi dhe të asaj kulture

shqiptare, mbi të cilat u ndërtue përjetësisht binomi “Fé e Atdhé”.

Prof. Simon Pepa, shkruen: “Dhe tani, në 55 vjetorin e botimit të

“Iliadës” shqiptare të gjithë ata që e mblodhën dhe e botuan nuk janë më.

Edhe Kuvendi Françeskan ku punuan, është këthyer në gërmadhë”.

(Martirizimi i Kishës Katolike Shqiptare. 1944-1990. fq. 30).

Asht pragu i ngjarjëve të zeza që dukej se po vinin. At Donati,

shkon në Tiranë aty nga gjysma e tetorit të vitit 1946, për me takue Nako

Spiron, dhe me bisedue në lidhje me problemët financiare të shkollës. Jo

vetëm që nuk takohet me té, por edhe mërrinë me kuptue se jo vetëm

shkollës por edhe mësuesve po u vinte fundi. Me të ardhun në Shkodër At

Donati, kryen aktin burrnor tue thye vulën e ftohët të shkollës, për mos

me u ra në dorë komunistëve kështu, që, i pret mundësinë me falsifikue

dokumenta të atij Gjimnazi. Dhe nuk asht larg 11 nandori 1946, kur merr

fund shkolla, kuvendi, muzeu, fretnit dhe Kisha, vendi ku Sigurimi

komunist futë armët dhe akuzon Fretnit për këtë akt të ultë që u krye në

Page 208: Një monument nën dhé

208

Kishën Katolike Shqiptare, në të gdhimë të datës 17 nandor 1946, nga

vetë ata. Me datën 12 nandor asht ndër të parët që arrestohet At Donat

Kurti, me akuzën e formimit të Partisë Demokristjane, të futjes së armëve

në Kishë, edukator i rinisë me frymën fashiste, një ndër bashkëpuntorët e

“Hyllit të Dritës”, që ka lavdëruar fashizmin etj. Akuzat e rreshtojnë ndër

ata klerikë që nuk pritej prej askujt shpëtimi i kokës së tij. Ai ishte i

sëmurë me një ulçëra kronike, nga e cila ka vuejt gjithë jetën. Ndoshta,

gjendja shëndetësore e randë në birucat e Sigurimit, u ka krijue

përshtypjen xhelatëve se “nuk e ka të gjatë”, prandej, po e lamë të vdesin

ndër burgjet e mnershme që ka me vuejt dënimin e përjetëshëm, mbas

pretencës së prokurorit që kërkoi pushkatimin e tij.

Hetohët nga kriminelët Nesti Kopali, Zoi Shkurti, Qako Prokopi,

Hysni Ndoja etj. Qëndron kokfortë, ashtusi kishte edhe natyrën e tij para

armiqve, nuk thehët as nga frika, as nga torturat por asht ballhapët dhe

trim para të gjithë presionëve. Asht i vetëdijshëm se e pret plumbi.

At Donat Kurti deklaron para Trupit Gjykues, i përbamë nga:

Kryetar, Misto Bllaci, antarë, P. Alizoti, A. Koroveshi dhe prokuror,

Namik Qemali: “Nuk kam punue për fashizmin asnjëherë... tek

Hausdingu kemi shkue me At Mati Prennushin për me kërkue lirimin e

kuvendit që na kishte zanë ushtria gjermane... herët tjera At Matia ka

shkue vetëm tek gjermanët, mbasi dinte vetë gjermanishten e merrësh

vesht direkt.... Me zbritjen e partizanëve në Shkodër, kemi mbajtë

qëndrim të ftoftë për 4-5 muej mbas vëndosjes së Pushtetit, unë për

vehtën teme e kam kuptue se ky Pushtet ishte komunist dhe, se po bahej

rrezik për Fenë... Monsinjor Gjini, me t’u emnuem Delegat vitin e

kaluem i ka drejtue një memorandum delegatit françeskan, ku kërkohej të

respektohën të drejtat e katolikëve nga qeveria, mbasi ato të drejta që i

takojnë po shkeleshin çdo ditë... Për armët në Kishë nuk dij gja... Me

rastin e 2 dhetorit 1945, unë kam dalë për votime, por votën e kam hjellë

në arkën boshe. Natyrisht, këtë e kam ba si kundërshtar i rregjimit

komunist... një mikroskop, një aparat fotografik, 20 filma, një makinë

shkrimi, një gramafon dhe një arkë me libra e dorëshkrime i kam mëshef

në një odë e cila asht nalt pa shkallë, dhe po të mos të të çojë kush, nuk e

gjenë dot... Për né, e quej ma të rrezikëshëm qenjen e këtij Pushteti

këtu, sesa okupacionin italian e gjerman... Letrën e Padër Gjon

Shllakut me pseudonim “Forca Atomike”, e kam ruejt për

Page 209: Një monument nën dhé

209

dokument, mbasi ajo tregon qëndrimin e Padër Gjon Shllakut, në

burg.... Nuk e ndiej vedin fajtor...”(Dosja 1303, Arkivi M.M.Tiranë)

Kështu edhe At Donati, me këtë grup ku bante pjesë Don Anton

Muzaj, Don Mark Hasi, Viktor Kujxhija, etj. ku, spikatë qëndrimi i Anës

Daja dhe Liza Palit para prokurorit katil Aranit Çela njëditë para gjyqit, e

vazhdon skenarin e filmit jugosllav “Dosja 1302/2-A”, dhe kjo asht e

kuptueshme edhe nga vazhdimi i numrit “Dosja 1303 At Donat

Kurti...”.

Ai edhe pse ishte në burg vazhdoi punën shkencore, nga e cila e

ndau vetëm vdekja. Atje ai njihej me të burgosun të krahinave të

ndryshme të Shqipnisë, dhe mblidhte fraza gjuhësore që përdornin ndër

ato krahina. I shkruante ndër fletore dhe pregatiste “Fjalorin

Frazeologjik të Gjuhës Shqipe”. Ky fjalor kishte 45000 (katërdhet e

pesëmijë) fraza. Asht kenë i shkruem në dy kopje me dorë, një për

Universitetin dhe një do ta merrte me vedi kur të lirohej. Kjo punë nuk

ishte ilegale mbasi dihej edhe nga komanda e burgut të Burrelit. Ditën që

asht lirue, komandanti i burgut ia ka mbajtë në zyrën e tij edhe kopjen që

kishte të veten At Donati, tue i thanë: “Me që janë shumë fletore dhe nuk

i lexojmë dot tani, këto do ti merrni pasi të kontrollohën nga ana e jonë.

Do të ua dërgojmë në Degën e Punëve të Mbrendshme të Shkodrës, nuk

ua humbim, por, është një formalitet që do të bëhët, mbasi kështu kemi

urdhër nga lart.” Këto fjalë mi ka tregue vetë At Donati, kur ishte për

drekë në shtëpinë tonë më 13 qershor 1964, ditën e Shna Ndout, bashkë

me Don Mark Hasin, Prof. Gaspër Ugashin, Prof. Petro Fundon etj. Atë

ditë ai erdhi ma vonë se të tjerët. Kur hyni mbrend na kërkoi të falun për

vonesën. Mbasi u ul në krye të vendit në sofër tregoi sësi e kishte pritë

tek dera e Kuvendit Jup Kastrati, të cilin deri atë ditë nuk e njihte fare, as

për fëtyrë... Ndërsa, Dh. Shuteriqi, Sh. Demiraj etj. që kanë pasë në dorë

fjalorin e tij nuk dij nëse e kanë takue ndonjëherë, mbasi për vite të tana

ata kanë vjelë frutin e punës së tij.

At Donati, ishte njoftue nga një fratel i kuvendit se pritej nga Jupi

dhe i kishte nxjerrë fjalë se nuk mund të takohemi, se, sot jam i zanë, por

Jupi kishte vazhdue me qëndrue, tue zanë rrugën e kalimit. Jupi, aty, i

dinte mirë skutat, mbasi gati ka kenë ba edhe ky “fratel” dikur. At Donati,

për mos me na lanë me pritë né në sofër kishte dalë dhe ka gjetë Jupin

aty. Jupi me servilizmin e tij karakteristik, me kokë të përulun dhe tue

fërkue duert me zgërdhimjen e tij hipokrite, i kishte dalë pak përpara At

Page 210: Një monument nën dhé

210

Donatit tue i tregue emnin. Meqë, At Donati ishte tue dalë e nuk kishte

mundësi me e pritë, Jupi i kishte kërkue një takim në njëditë tjetër, kur të

kishte kohë të lirë ky. At Donati, me natyrën e tij autoritare si para një

nxanësi rrugaç, i kishte përgjigjë: “Sot ke ardhë dhe të fola, për mue

këtu mos u duk ma mbasi nuk due me të takue. E dij mirë kush jé, ke

marrë shka ke marrë nga At Justin Rrota, ajo asht kenë puna e tij.

Tek unë nuk merr gja, prandej mos u duk ma në këtë Kuvend, se ia

ke pa hajrin boll këtij vendi!” dhe, kishte kalue pa i dhanë edhe

dorën... Nuk dij nëse Jupi e ka shkrue këtë takim në kujtimet e tija!...

Por, unë atë ditë kam pij me gëzim të madh kur ndigjova nga goja e At

Donatit, përgjigjën që i kishte dhanë kusarit të Fretënve.

At Donat Kurti bani ma shumë se 17 vjet burg dhe u kthye në

vendlindje tue u mbledhë në sofrën e të vobegtëve të Asizit, që kishin

mbetë në Kuvendin e Arrës së Madhe. Aty nuk shkoi gjatë, mbasi 1967-

ta e shkatrroi edhe “këtë qendër me thëmel”, por këtë herë jo nga rusët,

po me porosi nga kinezët.

Populli i Shkodrës nuk e pau asnjëherë që nga viti 1946 tue thanë

meshë ose me ndigjue fjalën e tij në ndonjë predikatore, mbasi ai nuk

ishte dakord asnjëherë me Statutin e Kishës së vitit 1951. Këtë Statut ai e

kishte kundërshtue që në Burrel, por edhe mbasi doli nga burgu ai nuk u

pajtue me qëndrimin e klerit “të lirë” në atë kohë. At Donati, nuk ishte i

vetëm në këtë qëndrim, me té ishte At Meshkalla, At Gjolaj, Don Nikoll

Mazrreku, Don Pashko Muzhani etj. Mos aktivizimi legal i tyne ishte

fatkeqësi kryesisht për edukimin e rinisë.

Koha bani të veten.

At Donat Kurti, njëditë u gjet në një barakë me llamarina pa

kurrgja mbas shpirtit, vetëm me pak libra, mbasi pjesën ma të madhe i

kishte të mëshefun si shumë shokë të tij, me një dyshek për vedi e një për

motrën, murgeshën e nderueme .... të spitalit të Tiranës, e cila nuk e la

vetëm deri atëditë, më 10 nandor 1983, që u bashkue me shokët e vet,

eshtnat e të cilëve i kishte nën brinjë.

At Donat Kurti O.F.M. ruejti me dinjitet deri në vdekje të gjitha

cilësitë që i përkisnin Urdhnit të tij, tue jetue fukara, tue vuajtë me fukara,

tue punue me edukue fukaratë dhe tue vdekë si fukara, i nderuem prej

fukarave të mbarë Shqipnisë, të cilëve, në këtë jetë të mjerueme, u la

trashigim një thesar shumë të çmueshëm nga mendja e Tij e ndritun:

“VISARËT E KOMBIT”.

Page 211: Një monument nën dhé

211

FILMI JUGOSLLAV „DOSJA 1302/II-A“

“Të nënshtrosh armikun pa ndonjë

luftim, asht kulmi i zotësisë, këta

janë njerëz me zemër luani, të fortë,

të squtë dhe trima...

Brajan Capmen

Në kjoftë se nuk duem me dijtë të vërtetën, na pajtohemi me

gënjeshtrën.

Në kjoftë se duem me dijtë të vërtetën, nuk duhet të flasim pa

pasë dokumenta.

Asnjëherë mos humbni shpresën se, a do të gjejmë dokumenta?

Koha asnjëherë nuk ka punue me zhdukë faktët. Kurrë mos të harroni:

„KËRKONI SE KENI ME GJETË!“, thotë Krishti.

Kishin kalue gati 50 vjet nga 11 marsi 1948, duheshin edhe pak

ditë... Një mik i emi, Z. T. M., merr përsipër me me nxjerrë një dokument

të vdekjes së babës nga arkivi i Ministrisë së Mbrendshme në Tiranë.

Dokumenti i vdekjes së babës ishte zhdukë edhe në gjendjën civile të

Shkodrës aty nga viti 1967, kur komunistët mendonin me e shpallë të

vramë me atentat prej tyne. Ky dokument u ba shkak me kërkue edhe

ndonjë shpjegim për vrasjen e At Mati Prennushit, i cili asht pushkatue

mbas një „gjyqi“ me dyer hekuri të mbylluna. Gati askush nuk fliste gjatë

për këtë vrasje, të gjithë u mundonin me shpjegue se ishte një ngjarje

false, si të gjitha ngjarjet e gjyqeve të komunistëve kur donin me

Page 212: Një monument nën dhé

212

pushkatue të pafajshmit. Ndër të parët njerëz që më ka folë me njëfarë

sigurie për këtë çështje asht kenë Don Mark Hasi, i cili tregonte për

qëndrimin burrnor të atyne trimave para një „gjyqi“ që fatkeqësisht nuk u

ndigjue kurrë nga populli. Prej tij ndigjova se shumë vetë i nxirrnin në

„gjyq“ në ndonjë prej dhomave të hetuesisë, i dënonin me vdekje, i

izolonin ndër të mnershmet biruca, i torturonin prap mbas dhanjes së

vëndimit dhe kur, kishte raste dobësimi ose frike nga vdekja, dhe i

„pranonin“ akuzat që deri atëherë nuk i kishin pranue, i premtonin se do

t’i falnin jetën, po kje se ata pohojnë para „gjyqit të popullit“. Bahej edhe

një „gjyq publik“ dhe në fund përfundonte më dënim me vdekje, sa me i

tregue popullit se ti “ishe fajtor dhe nuk je dënue i pafajshëm“, mbasi kur

të bahet kërkesa „për falje jete“ nga ana yte në Kuvendin Popullor,

atëherë, të vjen „falja e jetës“. Kjo lojë u asht ba shumë vetëve dhe

pikërisht Imzot Gjergj Volaj, asht pushkatue në këtë mënyrë. Janë të

shumtë njerëzit e pushkatuem kështu veç, kur janë ndodhë para brigadës

së pushkatimit e kanë besue se të gjitha „premtimet“, ishin vetëm rrena.

Mbas pak ditësh, pikërisht, më 9 mars 1998 u gjeta në një tavolinë

të arkivit, para një aparati zmadhues ku një zonjushë shumë e njerzishme

më solli një zarf me filma, më shpjegoi si shihën në aparat, më solli edhe

një letër për shënime me vulën e arkivit dhe më ftoi me fillue punën. Kur

ajo fliste dhe mundohej me më shpjegue kjartë mënyrën e leximit të

materialit, unë i pohoja me kokë se kam kuptue gjithçka thonte vetëm me

fillue shpejt e me pa dosjën, se, më dukej se po hapej dera e dikush po më

thonte: „Çou shpejt, se kemi gabuar që t’i kemi dhenë!“

Faqja e parë...”Frano Pjetër Gjini me shokë”.... O Zot a thue jam

në andërr? - Fillova me prekë tavolinën, vehtën, se nuk i besoja syve...

Vëreja përreth nëse ata njerëz që vinin e shkonin për punët e tyne me

zonjushën, janë me të vërtetë njerëz, apo më duken mue!? ... Vazhdova

me lexue: ....“1. Frano Pjetër Gjini, 2. Nikoll Zef Deda, 3. Mati Kol

Prennushi, 4. Tom Palok Laca, 5. Zef Kol Haxhija, 6. Ndoc Rrok

Sahatçija, 7. Gjon Frano Karma, 8. Nikoll Hil Shelqeti, 9. Mëhill Pjetër

Miraj, 10. Zef Gjeto Pëllumbi. Nalt në fletë futej në rreth: Nr.1302/I

Arkivi. Vazhdon në një rreth tjetër ma poshtë: Nr.1302/II-A, ma poshtë e

nënvizueme: Fletë 156, prap ma poshtë: Nr.gj.858, 1948. Në cepin sipër,

majtas, kishte diçka të fshime. Nuk kishe ke me pyet, pse? Sigurisht,

dosja duhet të ishte ajo e përpunuemja për me u dhanë me u shikue,

mbasi kuptohet, origjinali i vërtetë nuk mund të përfshinte 10 përsona në

Page 213: Një monument nën dhé

213

156 fletë. Menjëherë më ra në sy vetëm emni i At Mati Prennushit, ishte i

nënvizuem. Shumë kohë mbrapa pata marrë vesh se çdo emën i

nënvizuem kishte dosje në vazhdim edhe mbas pushkatimi, ose edhe

mbas vdekjës në burg. Ka rasë që nga deponimet e tjetër njeriu,

nënvizohet një përson i përmendun nga ai, nëse ai asht i nënvizuem,

menjëherë i asht hapë dosja, p.sh. Në deponimet e Prof. Pashko Gjeçit,

nënvizohet emni i Prof. Kol Ashtës, etj. Kjo nuk do të thotë se asht

arrëstue përsoni i nënvizuem por sigurisht asht kenë në listat e survejimit.

Në kopertinën e dosjes mbrendë asht një skicë ku janë shënue

studjuesit e dosjes: Rakip Beqja, Xheudet Miloti, Pashko Picoku, Foto

Prifti, Hysen Gora, Edmond Cakaj. Këta përsona kanë pasë mundësi me e

lexue dosjen dhe me e studjue. Shpesh studimi asht lidhë me vëprimet e

ndonjenit prej tyne, që nëpërmjet atij studimi ka krijue lidhje me proçese

të tjera, p.sh. Xheudet Miloti atë vit që ka studjue këtë dosje arrëston At

Rrok Gurashin, dhe hap dosje të re për këtë përson në vitin 1957, pra, gati

10 vjet mbrapa mbas dëshmive të At Rrokut në këtë dosje. Në ndonjë

rasë ka përson që ka mujtë me botue edhe libra, tue i ndihmue Sigurimit

për publikimin e “vëprimëve” të tija, p.sh. Rakip Beqja. Rakipi ka

ndihmue edhe Jup Kastratin nëpërmjet të parathanjes së librit të tij, tue

tregue vnerin që ka në shpirt Jupi për Klerin Katolik, që i vlente edhe si

“garanci” për titujt “shkencorë”. Ajo parathanje nuk asht shkrue kur Jup

Kastrati ka fillue me u angazhue me organët e Sigurimit, mbasi kur

shkruen parathanjen ai asht ndër “veteranët” e Sigurimit. Jupi spijunazhin

e fillon ma herët, kur punonte si sekretar në Gjimnaz të Shtetit dhe pa

dhanë provime merr dëftesën e “pjekurisë”, dhe pa dhanë provime merr

universitetin etj. privilegje deri në titujt “docent, Prof. Dr. etj.”. E, sa si

Jupi... kështu vëproi Skënder Drini, Viron Koka, etj.

PJESA E PARË

Do të filloj, pra, me “Dosjen 1302/II-A”:

“Faqe nr.1: Republika Popullore e Shqipërisë, Ushtrija Kombëtare

Shqiptare, Gjykata Ushtarake e Shkodrës, Vdekje Fashizmit Liri Popullit,

Nr. i Aktëve: 17, Nr. i vëndimit 2.

Proçes-verbal” (një vulë e palexueshme), dhe fillon akt-akuza:

“Prokuroria Ushtarake e Zonës Ushtarake të Shkodrës, me akt-akuzën e

saj me Nr. 2, datë 2-I-1948, i solli kësaj gjykatë aktet hetimore të

Page 214: Një monument nën dhé

214

rrjedhura kundra të pandehurve: Monsinjor Gjini, Dom Nikoll Deda,

Padër Mati Prennushi, Dom Tom Laca, Zef Haxija, Dom Ndoc Sahatçija,

Padër Gjon Karma, Padër Mëhill Miri, Xhakoj Zef Pëllumbi dhe Dom

Shelqeti, për fajin se: Kanë punuar për ardhjen e fashizmit dhe për

okupimin e vendit t’onë nga imperializmi Italjan. Qysh para okupacionit

kanë qenë agjenta politikë dhe spijunazhi t’imperializmit...

Gjatë okupacionit ... Kanë punuar për ta legalizuar....

Kanë qenë pengesë serioze e L.N.Çl... kanë punuar për

eleminimin e kësaj lëvizje... me organizata kriminale... kanë përkrahur

tërë qeveritë kuislinge... kanë penguar rezistencën e popullit... janë qenë

agjenta të Gestapos duke denoncuar në zyrat sekrete të saj militantët e

L.N.Çlirimtare.

Mbas çlirimit hidhen me egërsi e tërbim, që të godasin Pushtetin,

nën kryesinë e Monsinjor Gjinit...

Gjithë klerin katolik e transformojnë në një organizatë fashiste

Demo-kristjane. Zgjedhin Komitetin Qendror... me Monsinjor Gjinin, ...

Komitete, nënkomitete, lidhje me të arratisur... Lidhen me të huaj...

pregatisin kryengritje të armatosur ... përpjekjen e 9 shtatorit 1946, ... etj.

... etj ... faje këto të parashikuara prej nenëve 2,3, (pikat 1, 2, 4, 6, 7, 8, e

14) dhe nenit 4 të ligjës 372 mbi fajet penale kundër Shtetit dhe Popullit.

Këto akte mbasi u rregjistruan në Nr.17 të Radhorit Themelor për

ditë gjyqi u caktua data 6 janar 1948, ditë e martë, ora 10 para dreke.

Shkodër më 2 janar 1948

Sekretari: Sh.Dautaj d.v. Kryetari: M.Bllaci d.v.”

“Ditën dhe orën e sipërme trupi gjykues u formua si vijon:

Kryetar Kapiten i I-rë Misto Bllaci, Anëtar N/Toger Anastas

Koroveshi, anëtar N/Toger Xhemal Bejtja, duke qenë gati prokurori

Kapiten Namik Qemali dhe sekretari i Gjykatës Shaban Qamil Dautaj. U

suallën të pandehurit nga burgu. U pyet identiteti i tyre dhe thanë se

quhën:

1. Imzot Frano Pjetër Gjini, i biri i Pjetrit dhe i Drandës, vjeç 62,

shqiptar, i pa martuar, i pa dënuar, i varfër, ka mbaruar Theollogjinë, me

profesion Ipeshkëv, lindur në Shkodër dhe banues në Shkodër, i rreshtuar

(i arrëstuem) me datën 15 nandor 1946.

2. Don Nikoll Zef Deda, i biri i Zefit dhe i Agës, vjeç 58, i pa

martuar, i pa dënuar, i varfër, ka mbaruar Theollogjinë, famullitar, ka

Page 215: Një monument nën dhé

215

vëllaun në burg, një vëlla të ekzekutuar, lindur në Shkodër dhe banues në

Hajmel, i rreshtuar me datën 13 tetor 1946.

3. Padër Mati Prennushi, i biri i Kolës dhe i Drandës, vjeç 66, i pa

martuar, i pa dënuar, shqiptar, i varfër, prift, ka mbaruar Theollogjinë në

Austri, në burg ka nipin e tij Paulin Prennushin, i lindur në Shkodër, i

rreshtuar me datën 15 nandor 1946.

4. Don Tom Laca, i biri i Palokës dhe i Drandës, vjeç 51, i pa

martuar, i pa dënuar, me gjendje ekonomike të mesme, ka mbaruar

Theollogjinë në Romë, me profesion prift, në burg ka djalin e motrës Zef

Palin, nga Shkodra, i rreshtuar me datën 14 tetor 1946.

5. Zef Kol Haxhija, i biri i Kolës dhe i Gjystës, vjeç 58, i martuar

me 8 fëmijë, i varfër, ka mbaruar shkollën teknike tregtare, mandej ka

vazhduar Gjimnazin Ushtarak turqisht, nga Shkodra, i pa prekur nga

reforma, ish deputet, i rreshtuar me datën 20 nandor 1946.

6. Don Ndoc Sahatçija, i biri Rrokut dhe i Nushës, vjeç 41, i pa

martuar, i pa dënuar, i varfër, ka mbaruar Theollogjinë, me profesion

Ipeshkëv, lindur në Breg të Matës, i rreshtuar me datën 26 qershor 1947.

7. Padër Gjon Karma, i biri i Franos dhe i Dilës, vjeç 52, ka

mbaruar Theollogjinë në Austri dhe në Romë, i pa martuar, i pa dënuar,

shqiptar, me profesion famullitar, lindur në Gur të Zi, i rreshtuar më 10

nandor 1946.-vdekë 1975 (shtue me shkrim dore data e vdekjës-autori).

8. Don Nikoll Shelqeti, i biri i Hilës dhe i Dilës, vjeç 55, i pa

martuar, i pa dënuar, i varfër, ka mbaruar Theollogjinë dhe Fillozofinë në

Austri, me profesion prift e famullitar, lindur në Shelqet, i rreshtuar me

datën 20 dhetor 1946.

9. Padër Mëhill Miraj, i biri i Pjetrit dhe i Prendës, vjeç 39,

shqiptar, i pa martuar, i pa dënuar, i varfër, ka mbaruar Theollogjinë në

Romë, ish profesor e zëvendës famullitar, nga Shkodra, i rreshtuar me

datën 20 tetor 1946.

10. Zef Gjeto Pëllumbi, i biri i Gjetos dhe i Lukes, vjeç 22, i pa

martuar, i pa dënuar, lindur në Bogë të Koplikut dhe banues në Mal të

Rrencit të Lezhës, me profesion xhaku, ka krye të tretin kurs Theollogjik,

ka të ekzekutuar dajat, Mark Mirin e Zef Mirin, dhe të arratisur djalin e

dajës, i varfër, i rreshtuar me datën 15 nandor 1946.

U këndua akt-akuza e Prokurorisë, përmbajtja e së cilës është

përshkruar në parathënjen e këtij proçesi.

Prokurori përsëriti akt-akuzën.

Page 216: Një monument nën dhé

216

U pyet i pandehuri Don Ndoc Sahatçija dhe tha: Pjesërisht akuza

është e vërtetë dhe pjesërisht jo. Unë çka kam dijtë dhe çka kam ba i kam

thanë në proçes dhe jam dakord me te. Unë kam mbarue theollogjinë e

fillozofinë në vitin 1932 në Jezuit... këta edhe si italian punonin edhe në

këtë drejtim në favor të Italisë... kemi ba hartime krejt në frymë fashiste,

... Kolegji merrte ... subvensione nga Roma, Ipeshkvija e Vatikani ...

Ma parë merrte nga Austrija ... kleri donte influencën e Italisë,

dhe kohën e Zogut filloi aktivitet në favor të prëgatitjes së terrenit për

ardhjen e fashizmit. Nga Papa ka pas ardhë enciklika që fliste për

komunizmin ateist .... Në Rusi klasat e ulta e donin këtë regjim ...

propaganda që bahej kundër Rusisë nuk ishte e vërtetë. Papa mundohej të

shuante komunizmin por kundër fashizmit nuk ishte ... kleri rronte mirë

kurse populli vuante ... në kemi ndjekur rrugën me luftuar pushtetin ...

Enciklika i ka ardhur Imzot Bumçit, Imzot Gjini ishte zëvendës dhe

Imzot Prennushi që mbanin lidhje me Jakomonin, Melonin etj ... me këta

lidhej edhe Çiprian Nika, Pal Doda, Anton Harapi, ... që kishin qëllime

politike ... asht ba mbledhje si me pritë Italinë ... me Thaçin, Laca, Koliqi,

Shestani, Pici, Nika, Zojzi etj ... kemi përkrahur karabinjerinë .... Ne e

pritëm mirë Gjermaninë, se kështu na tha Imzot Bumçi ... Kleri ka

ndihmuar organizatën trathtare të Ballit Kombëtar, Legalitetin dhe

Nacional Indipendentët dhe ka luftuar Lëvizjen N.Çl... që luftonte

okupatorin ... kështu kemi vazhdue edhe mbas çlirimit ... dhe kemi punue

me zbatue direktivat e Komitetit Demokristjan që asht formue para

çlirimit në Shkodër, kjo ka dalë prej Kryesisë së klerit Thaçit e Imzot

Gjinit me pjestarë At Mati Prennushi, Don Nikoll Deda, Çiprian Nika,

Palaj, Laca, etj ...asht formue në kohë të Gjermanisë, ... ka ba mbledhje

me civila si Serreqi, Mjeda, Doda ... janë krijue Komitete e nën/komitete,

në Lezhë ka ardhë At Mati Prennushi, Çiprian Nika, etj... Bashkimi

Shqiptar ka dalë prej Demokristjanës dhe Fausti e Dajani kanë qenë

udhëheqës... në Lezhë e ka formue Nën/komitetin Mati Prennushi me

antarë Padër Rrok Gurashin, Mëhill Çunin, Ndre Lufin, Koda, Don Lekë

Dredhaj etj. ...mbasi do të zbarkojnë Anglo-Amerikanët. Padër Mati

Prennushi ka ardhur në Rubik... ku kemi biseduar për të arratisur me

Padër Rrokun, Arta, Serreqin, Palaj etj. ku ishte edhe nipi em Zef Mikeli,

edhe ky foli kundër Pushtetit... Për në Orosh më ka tregue se kanë ba

mbledhje Prenk Lezaj... Në mbledhje në Troshan ka ardhë Imzot Volaj,

Nikoll Shelqeti, Gurashi, Dredhaj, Serafin Koda etj... Dul Rrjolli na ka

Page 217: Një monument nën dhé

217

propozue me u marrë me politikë... na ishim kundër Pushtetit... Kishim

takime me të arratisun, që ishin mbrapavija e Demokristjanës... Në Orosh

më ka thanë Prenk Lezaj se Imzot Gjini ka pasë takime me Mark Gjon

Markun... At Mati Prennushi më ka thanë se Shkodra asht e prëgatitun...

dhe të arratisunit janë ushtri... Në Tiranë kam takue disa herë Don

Shtjefën Kurtin... për armët në Kuvend e kam marrë vesh se u gjetën...

veprimtarinë teme e quaj trathti, ashtu edhe kleri ka bërë trathti... jam

fajtor se jam edukuar kështu.

Ju kënduan thënjet që ka bërë në Seksion dhe i vërtetoi.

U pyet i pandehuri Padër Mëhill Miraj dhe tha: Akuza për mue ka

gabime... Nuk kam marrë pjesë në ndonjë mbledhje, mbasi këto janë bërë

sekrete... Unë kam bisedue me Padër Gjon Shllakun në fillim të 1945, për

me formue një parti Demokristjane... për me marrë pjesë mbrenda

Frontit... Kam bisedue edhe me Padër Leon Kabashin për këtë... me

Padër Prennushin nuk kam bisedue.... Asht ba një mbledhje me Gac

Lecin, Rrok Zojzin, Mark Lecin, Lin Çiurçija e Zef Haxhija, i cili tha se

orthodhoksët dhe myslimanët janë bashkue, dhe se juve jeni tue na

ngatrrue... Në Vërmosh kam ba dy mbledhje në vitin 1944, pro Prenk

Calit... në shtator jam takue me Padër Antonin ...çlirimi më pëlqeu, por si

pushtet jo... Nush Radovani më ka thanë se asht antar i Demokristjanës ...

Padër Gjoni më ka caktue propagandist mue, Padër Frano Kirin dhe

avokat Paulin Palin... ndërsa, prej Paulin Kel Palit mora vesht se asht ba

mbledhje tek ai me Nino Kurtin etj. ... me demokristjanën asht kenë

kryetar Padër Gjoni ...kam bisedue për këtë edhe me Padër Donat Kurtin

... Me Pashuk Bibën asht takue Padër Leoni dhe Filip Mazrreku ...

Muharrem Bajraktari ka emnue komandanta për çdo krahinë... Nik Sokoli

ka shkrue katër letra... lidhjet me té i kam pasë prej Kadri Cacës... kam

ndi se Frano Kiri ka pasë lidhje me të arratisun... Jam takue me Pal

Thanin... Padër Antoni më ka thanë pse nuk më bini mbrapa me më

dorëzue, se më shpëtojnë anglo-amerikanët, unë i thashë rueju mos të

diktojnë se të mbysin... Jam takue me Kol Ashikun... edhe ky i arratisun

... gjithashtu, punët e klerit janë punë të këqija... Ju kënduan thënjet që ka

bërë në Seksion dhe i vërtetoi.

U pyet i pandehuri Don Nikoll Shelqeti dhe tha: Akuza nuk më

duket e përshtatëshme se nuk kam punue për ardhjen e imperializmit

italian... nuk kam punue për ardhjen e të huajve... nuk dij të kemi faj

politik... edukata që kam marrë asht kenë thjeshtë fetare dhe me politikë

Page 218: Një monument nën dhé

218

nuk jam marrë kurrë... kur Italia zaptoi tokën shqiptare ishte okupatore...

por kleri nuk dij se e ka pritur Italinë... me gjerman nuk kisha lidhje, ato

rrinin në pyll... aty kishin komandën... unë nuk u trembja nga gjermanët,

se nuk kishin çka të më banin mue, vetëm se do të më internonin fundi në

Gjermani... për çlirimin e kam pritë mirë, edhe reformat... Kanë ardhë

priftën në qelë dhe kemi biseduar si do të vijnë puna me qeveri në të

ardhmën por kundër jo... kam bisedue me Don Nikoll Dedën, se po thonë

se Gjon Marka Gjoni ka një radio transmetuese... se nuk më kanë ardhur

të arratisur... dhe e kam pyet për Pjetër Shan Dedën, por nuk dinte gja ...

Me Mark Gjon Markun dhe Lleshin nuk jam takue qysh se kanë dalë në

mal... Qelës seme i janë marrë tokat... Nuk jam kenë në lidhje me

kërkend kundër pushtetit. Unë kam qenë klerik, por dukët, se nuk më

ka besue kush. Unë kundër Pushtetit nuk kam bisedue as kam punue për

kontra tij.

Ju kënduan thënjet që ka bërë në Seksion dhe i vërtetoi.

U pyet i pandehuri Zef Gjeto Pëllumbi dhe tha: Sa për akuzat që

më bëhen për mua nuk më përshtaten aspak... kur isha 6 vjeç erdha në

Shkodër... me u ba frat... Unë në klasë jam qenë me tre vetë të Lëvizjes

N.Çl.... Partinë Komuniste e urrenim... Në shkollë na jepnin edukatë

nacionaliste... Aty vinte Ernest Koliqi etj.... simpatizojshe Ballin....

pushteti më pëlqeu, por si Parti Komuniste jo, se kisha fitue urrejtje

sidoemos kur më grinë (pushkatuan) dajën Mark Mirin, pa të drejtë mbasi

u pushkatue pa gjyq. Kur u gjetën armët në kuvend më vinte keq se u

shkatrrua... Me Padër Aleks Baqlin kam biseduar, vetëm ai thoshte

ndonjë fjalë kundër pushtetit... edhe me Padër Filip Mazrrekun... kur u

vra daja vetë i dheti kam shkrue në ditar kundër pushtetit.. në 1945 kam

shkrue “Në qytet bleron pranvera” ... jo politik ... Kur u arrëstue Padër

Donati, më ka thanë Padër Baqli se asht arrëstue se ka grisë një gazetë

muri....Padër Aleksi e Filipi thonin fjalë kundër oficerava, se janë pa

shkollë... Padër Augustini fliste kundër pushtetit dhe punës vullnetare...

kur asht ekzekutuar Padër Gjoni mua më asht dhimtë... kur asht arrëstue

Padër Leon Kabashi, padër Baqli më tha se ka takuar Pashuk Bibën...

Zarfin me dokumenta që më kishte dhanë Padër Palaj e mëshefa dhe kur

erdhi Dul Rrjolli i kam treguar të gjitha vendet... Dhomën e At

Bernardin Demës e ka çelur Ndoc Vasili... për me marrë libra... Armët

nuk i kam mëshehur unë, por fretnit i kishin mëshefur, gjithashtu dhe

dokumentët, dhe përgjegjës ka qenë Çiprian Nika. Dokumentët e Gjonit

Page 219: Një monument nën dhé

219

të Marka Gjonit ishin mëshef në mes të Kishës, dhe këto dokumente i

donin për histori. Në Kuvend kam ndigjue se Padër Gjoni ka shkue me

një Anglez tek Nigris. Vëprimtarinë teme, nji këto gabime të vogla të pa

çfaqura, këto janë faje, por Padër Donat Kurti dhe Padër Baqli na epnin

edukatë kundra Lëvizjes N.Çl.

Ju kënduan thënjet që ka bërë në Seksion dhe i vërtetoi.

U pyet i pandehuri Padër Gjon Karma dhe tha: Për sa dij unë

akuza nuk asht e vërtetë. Unë nuk kam pasë dijeni as që kam punue për

ardhjen e fashizmit, por e kam urrejtur dhe kur ka ardhur e kam pritur me

keqardhje... Isha misionar shëtitës nga 1930 deri në vitin 1943... kam dalë

me folë për Fenë e Krishtit. Padër Anton Harapi nxori leje të posaçme

nga Vatikani dhe u fut në Regjencë... në kuvend ka ardhë një kapiten

Anticho, por nuk dij se kush kishte lidhje me të... Enciklikën nuk e kam

punue se atëherë në Shqipni komunizmit nuk i ndihej era... tek Lëvizja

nuk kam parë rrezik as që kam predikuar kundër saj, as kundër Partisë

Komuniste. Në mbarim të 1943 më ngarkuan detyrën e Rektorit, i pari

kolegjit për shkak se kisha treguar aktivitet fetar... Unë kam mësue

edukatën fashiste... tek Hausdingu s’kam shkuar asnjëherë përkthyes me

Nigris. Asht e vërtetë se vetëm në kuvendin tonë dhe të fretënve hynë

ushtritë gjermane. Nga detyra e Rektorit u pushova kur erdhi Padër

Fausti, se kisha disiplinë të rrebtë me xhakoj... unë lidhje me Misionet

nuk kam pasë... tek Padër Fausti nuk i kam parë ndonjë shenj kundër

Pushtetit dhe nuk dij gja ... nuk kam propaganduar ndër xhakoj... ne na

ishte prishë qejfi pak se shkruanin në dyert e Kishave drapër e çekanin ...

edhe në Itali kam parë të shkruar në Kisha Sopatën e Duçes... Për

Organizatën “Bashkimi Shqiptar” nuk kam pasë dijeni përveç se kur doli

në gjyq. Përsa thonë xhakojt Gjon Shllaku, Preng Lezaj etj. që unë kam

qenë inspirues dhe organizator i “Bashkimit Shqiptar”, nuk asht e vërtetë.

Votimet e 2 dhetorit nuk i kemi sabotuar... ka ardhë Dom Shtjefën Kurti

me rregullue çështjet e klerikëve për votime, me lanë çdo njeri të lirë por,

jo, nga pjestarët e klerit ose për me votue në kutinë boshe... Për

organizatën Demokristjane e kam dëgjuar në gazetë por nuk kam qenë

antar. Nuk asht e vërtetë që të kem pasë lidhje me Misionet e huaja dhe as

kemi punuar për kryengritje dhe as për lidhje me të arratisurit. Për

ngjarjen e 9 shtatorit nuk kam dijtë kurrgja. Me Mark Gjon Markun nuk

kam pasë lidhje as i kam dërgue letra, si thotë Preng Lezaj, mbasi unë

Page 220: Një monument nën dhé

220

nuk i kam dashtë ata si familje. Nuk asht e vërtetë që të kem qenë aktiv

kundra Pushtetit dhe kundra intërresave të popullit.

Ju kënduan thënjet që ka bërë në Seksion dhe i vërtetoi.

U pyet i pandehuri Don Nikoll Deda dhe tha: Në atë formë që asht

trajtue akuza nuk asht e vërtetë. Nuk asht asgja e vërtetë... qysh në 1930

jam kenë famullitar në Hajmel. Meshtar jam qysh në vitin 1914... kleri ka

marrë subvencione nga Austria, nga Zogu dhe Italia... edhe unë kam

marrë nga Zogu, Jugosllavia, por spijun nuk kam qenë por zogist kam

qenë. Nuk kam qenë agjent i imperializmit jugosllav dhe as kam punuar

për ardhjen e fashizmit ... Jakomonin etj. i kam njohur se u kam kërkuar

subvencion për të rregulluar ndërtesat e Kishës...me Zogun më mori

rryma se desht me më zanë Mustafa Kruja... tek Zogu shkoja se isha i

partisë së tij... kur u ba lëvizja e Dukagjinit... organizator ishte Don Loro

Caka... ardhjen e fashizmit e kam quejt si akrobaci të Musolinit dhe m’u

duk i keq... në karabinjeri shkoja se hajnat filluan me vjellë famullitë...

Unë nuk dij se ka punuar për fashizmin kleri katolik... 30 e sa armë i janë

dhanë popullit për me i përdorë kundër hajnave... por jo kundër Lëvizjes

N.Çl. Armët ia kam dorëzue Bib Rrokut... më kanë ardhë në qelë oficera

gjerman e italian, por i kam pritë e përcjellë si shqiptar... Kam takue

Padër Antonin në Regjencë për sulmin që më bëri Myslim Bejgora me

kosovarë. Padër Antoni nuk dij në se ka qenë kriminel i popullit, por

mbas proçesëve ashtu kemi ndigjue, dhe proçeset janë simbas punës që

ka bërë. Pëlqimi i Padër Antonit për në Regjencë ka ardhur nga Selia

Shenjtë dhe eprorët e tij, me ndërmjetësinë e Gjermanit dhe të Mehdi

Frashërit ... Mbas çlirimit takime përsonale nuk kam bërë me njeri... nuk

kam kenë fashist këmishzi... Kam kenë shumë herë tek Pjetër Deda, i cili

asht arratisë se ishte fajtor... kam qenë dy herë në mbledhje... ka qenë

Simon Darragjati, Karlo Pistulli dhe ca Vukatanas, dhe Pjetri fliste me i

ra burgut e me nxjerrë të burgosunit dhe me nisë lëvizje kundër Qeverisë.

Në mbledhjen e dytë që asht ba në shtëpinë e Cin Serreqit kanë ndodhur

Gjoni e Cin Serreqi, Caf Dragusha, Guljelm Suma, dhe do elementa të

tjerë që nuk i njoha. Në këtë mbledhje u bisedue me formue një

organizatë kundër Qeverisë, por mbështetjen se ku e kishin nuk e dij. Unë

kam marrë pjesë rastësisht në këto mbledhje, mbasi shkova në shtëpi të

Pjetrit dhe familja më tha se asht tek Cin Serreqi, dhe kështu shkova fill

atje ... nuk dij për sektor pune dhe për të arratisur... Për sulmin e 9

shtatorit nuk kam bisedue as kam qenë i deleguem nga kleri për të

Page 221: Një monument nën dhé

221

marrë pjesë ndër këto mbledhje. Don Tom Laca nuk më bie ndër mend

të ketë qenë në mbledhje. Unë nuk e dija se asht formuar demokristjania

dhe kam shkue vetë tek Pjetri e Cini, pa më thirrë njeri. Unë këto

mbledhje i quaja fantazira dhe se janë me rrezik se nuk bahët kurrgja,

nuk ma priste mendja. Nuk lajmërova qeverinë se nuk kam qenë hafieja

e kurrkujt, se mejtova se nuk bëhët gjë. Për përpjekjen e 9 shtatorit nuk

kam dijt kurrgja, por kur u ba e mora vesh se e kish bërë Kazazi.

Unë veprimtarinë teme nuk e quaj trathti, nuk kam qenë armik

i popullit, as vegël e të huajt.

U pyet i pandehuri Padër Mati Prennushi dhe tha: Akuza nuk

është e vërtetë. Jam meshtar qysh në vitin 1904... famullitar në Kastrat

jam qenë 15 vjet rresht... ndihmat nga Austria dhe Italia jepëshin për

ndihmën e kultit dhe shkojshin në favor të kuvendit dhe të përsonit... nuk

kam qenë në shërbim të fashizmit as kam punuar për té, dhe nuk kam

dijtë kurrgjë. Më 14 qershor 1944 jam emruar Provinçial në vend të Padër

Antonit. Kur erdhi Italia sikur na ra rrëfeja dhe kam kja me lot, por unë

nuk kam ba kurrgja. Meloni dhe Jachomoni kanë ardhë kur jam ba

Provinçial, mbasi kam qenë qysh në 1941 në Tiranë me shërbim e më ka

takue rasti të takohesha me ta. Subvencion më kanë dhënë po pa kurrnjë

konditë... kam njohur gjeneral Nuçin por mardhënje politike nuk kam

pasë. Kol Bibën e kam njohur më parë por nuk kam punuar me té për

ardhjen e fashizmit, gjithashtu edhe Ernest Koliqin, por çështje politike

nuk kam fjalosur me to. Tek Jakomoni kam shkuar për vizitë në Pallat se

na grishte, kam shkuar si superior i kuvendit dhe i bënim urime për

Shqipni. Me Melonin jam njohur por takime nuk kam pasur. Iljaz

Agushin, Papa Lilon e të tjerë i kam njohur në Tiranë, megjithatë Papa

Lilon e kam njohur dhe më parë, kam pasë shkuarje, por mardhënje

politike jo. Ai ishte në shërbim të italianëve. Unë nuk dij se kush ka

punuar nga kleri për okupimin e Shqipnisë. Padër Palaj e Padër Gjergj

Fishta kanë qenë italo-fila. Në kohën e Italisë kemi punuar për të këthyer

orthodoksët në katolikë... por unë nuk dij se ka pasë qëllime politike, për

këtë ka qenë i ngarkuar Delegati Apostolik, në vende të ndryshme

shkonte ai vetë. Padër Karma shkonte për predikime ku kanë qenë

katolik. Na kishim përfitim shpirtnor... Në Tiranë kam qenë në 1941,

përpara kësaj datë kam qenë në Gomsiqe dhe në Bërdicë. Nuk kam

predikuar për të shtuar radhët e fashizmit, në Tiranë kam qëndruar deri në

vitin 1944. Nuk më ka ardhë keq për kapitullimin e Italisë. Mbas

Page 222: Një monument nën dhé

222

kapitullimit të Italisë ka hy Gjermania dhe ma vonë kam njohur

gjeneralin Vistull në Tiranë, këtu kam njohur Hausdingun, tek i cili kam

shkuar 4-5 herë për të shpëtuar njerëz, por nuk kam shkuar për

spijunllëqe dhe nuk kam marrë pare nga Gjenerali Vistull... Me

majorin gjerman që asht vra e që ka qenë tek Hausdingu jam njohur por

mardhënje politike nuk kam pasur me té. Lëvizjen Nacional Çliririmtare

e doja se luftonin kundër okupatorit. Komunizmin e kam urryer... Ball e

Legalitet kishte por nuk jam marrë me to... Kleri, unë e dij se nuk ka

punuar me okupatorin. Padër Anton Harapi ish Regjent Shqiptar dhe

njëfarë Shqipnije ishte sa me i thanë Shqipni. Unë nuk dij se çka ka

punuar ai me okupatorin dhe as më bie ndër mend, por Padër Antoni

është munduar çka ka muejt me bâ e ka bâ. Me Padër Antonin politikisht

nuk kam punuar... kur u ba Regjent ka ardhë në një mbledhje në Shkodër,

në “Rozafat”, për mos me hy komunistat në qytet, ... unë nuk kam folë, as

kam aprovue as disaprovue... Aty vetëm Prenkë Cali me disa malësorë të

tjerë tha hapët se ju qytetarët kini vetëm fjalë, dhe nga ne kërkoni gjithnji

punën. Ne na kini lanë mbas dore, ne na thirrni kur keni punë me bâ.

Çfarë vëndimesh u morën aty nuk më kujtohet... Me Padër Antonin nuk

kam bërë mbledhje. Nuk dij që kleri të ketë punuar për të organizue forca

kundër L.N.Çl. pse unë vetë nuk kam punue. Për armën e gjatë që

është gjetur në tavanin e Kishës në një birë murit, unë nuk di gja

fare se kush e ka mëshef, kurse librat që janë gjetur në tavanin e

korit të Kishës dhe nën elterin e Shna Ndout, janë futur prej shumë

pjestarëve të këtij kuvendi, përposë meje që nuk kam dijtë se janë...

Me Mehdi Frasherin, Lef Nosin, Brahim Biçakun jam njohur dhe

kanë ardhë në kuvend... këta ishin Regjenta... Lef Nosi shkoi në Dukagjin

e Mehdi Frashëri në Gjermani, kurse Ibrahim Biçaku nuk dij gja. Tek

Mato Murati kam shkuar një herë, por ai nuk ka ardhë në kuvend. Nuk

asht e vërtetë që i kam çuar informata. Me Javer Rushitin jam njohur ma

parë e Nën/Kolonel Garxholen jam njohur si shkodranë... Kur ishte në

arrati Kol Ashiku më kërkonte lajme, por nuk i kam çue... një plakë që

kishte djalin me Kol Ashikun më ka ardhë e i kam dhanë 4 napolona

letër... mbas çlirimit nuk kam treguar aktivitet kundër Pushtetit. Mbledhje

në Kuvend me karakter politik nuk kam bërë... Provokacionet greke i

kam quajtur të rrezikshme... Padrejtësitë e Konferencës së Paqës i kam

pritur keq. Nuk asht e vërtetë se kam sabotuar votat e dhjetorit 1945, unë

nuk kam votuar... Kemi bërë mbledhje në Argjipeshkvi, ku ka marrë

Page 223: Një monument nën dhé

223

pjesë Monsinjor Thaçi, Gjini, Volaj, Pal Doda, Fausti, Dajani dhe unë,

biseduam për punë të xhakojve nëse duhej të votonin dhe vëndosëm të

mos votonin, se disiplina e mbrendëshme nuk i lejonte... Në Seminar ka

qenë Padër Gjon Shllaku, Padër Nika... etj. por nuk dij se jepnin edukatë

fashiste. Tjetër mbledhje nuk kemi bërë. Në Tiranë kam shkue me

kontrollue Ipeshkvinë, por mbledhje nuk kemi bërë. Në Durrës nuk kam

shkue, por në Tiranë jemi kenë në qelë ku lypëm takim me Kryetarin e

Qeverisë, por nuk na pranoi. Memorandum bame por nuk e çuam, as që

dij në se e ka çuar Don Shtjefën Kurti, por mbi qeverinë nuk dij gja se

asht shkrue, por për çështje të shkollave që na u mbyllën asht ba

memorandumi. Delegat Apostolik ka qenë Monsinjor Nigris, zëvendës

më vonë ka qenë Monsinjor Gjini, por nuk dij sësi korespondonin me

Vatikanin, por në kjoftëse nëpërmjet Misjoneve të hueja... Me Loro

Kurbinin nuk kam biseduar çështje politike... Më 12 tetor 1945 kam

shkuar në Lezhë, ... kam qenë edhe në Troshan, por nuk kam dhënë

instruksione për mos me marrë pjesë në qeveri. Për organizatën

Demokristjane nuk dij kurrgja. Nuk kemi formuar Komitete e

N/Komitete, as kemi bërë mbledhje dhe as që asht përmendur.

I pandehuri Ndoc Sahatçija tha: Ky ka mbajtë fjalim për

sabotimin e zgjedhjëve të 2 dhjetorit dhe për me kundërshtuar Reformat e

me krijuar Komitete.

I pandehuri Padër Mati Prennushi tha: Kjo asht nji shpifje, unë

nuk dij gja... Dokumentat e municioni që janë gjetë në Kuvend i kam

parë kur i kanë gjetë dhe, kanë qenë katër pesë pushkë, do gypa me

maskë, revolver, pushka automatike, fishekë dhe të tjera, edhe disa

bombe të çartuna. Për dokumentat më kanë kallxue, se këto i ka pasë

marrë Padër Pal Doda e Padër Çiprian Nika, këto vareshin prej

meje, por unë e mora vesht kur ka ndodhë kjo, nuk ma priste

mendja se janë ruajtur, i dija të djeguna... Koresponendencë me të

arratisur nuk kam pasë dhe nuk i kam konsideruar si ushtri të

Demokristjanës të arratisurit. Me Anglo-Amerikan nuk kam pasur lidhje.

Në Komitetin e Përbashkët nuk kam qenë antar as kam ftuar njëri

për të marrë pjesë. Kur është bërë ngjarja e 9 shtatorit kam ndodhur

në Troshan dhe atje e mora vesh. Veprimtarinë time nuk e konsideroj

kurrë trathti.

Ju kënduan thënjet që ka bërë në Seksion dhe i vërtetoi.

Page 224: Një monument nën dhé

224

U pyet i pandehuri Monsinjor Frano Gjini dhe tha: Akuza ka disa

të teprueme, por ka disa që i kemi ba. Se kam marrë pare asht e vërtetë,

se kam propaganduar për fashizmin jo. Para çlirimit nuk kam punuar për

prëgatitjen e terrenit për ardhjen e fashizmit... kam qenë me shërbim në

Kurbin, Derven, Durrës, Shna Premte, Perlat, dhe qysh prej 1930 jam

Ipeshkëv i Mirditës. Regjent i Delegacionit Apostolik jam emruar në

nandor të vitit 1945. Miqësi përsonale me Zogun nuk kam pasë, ....

Subvencion nga Austria kemi marrë, pastaj u shkëputëm mbasi ajo humbi

luftën dhe u lidhëm me Italinë. Për ardhjen e Italisë nuk kam dijtë gja, as

që kam punuar... ardhjen e fashizmit e kam marrë vesh më 5 prill 1939,

por më parë nuk dija. Me datën 6 prill në Kishë i kam thënë popullit se

kush trathton Atdheun trathton vedin. Ditën që erdhi Italia isha në

Shkodër... Me Melonin jam njohur qysh në vitin 1920, por nuk kam pasë

lidhje politike me té. Enciklika e Papës ka ardhë në 1936, Ipeshkëv ka

qenë Thaçi. Unë varësha nga Delegati Apostolik, ai ma dërgoi për ta

punuar, por unë nuk urdhërova ta punonin se atje atëherë nuk ndihësh

fare komunizmi. Marksizmi nuk njeh gjë tjetër përveç çfarë sheh e

prekë me dorë, Zot e Fé nuk njeh. Ne luftojmë ateizmin. ... Nuk është

e vërtetë që të kem qenë agjent i Zogut dhe i Jukës... Don Lazër Shantoja

dhe Padër Bernardin Palaj kanë simpatizuar Italinë... gjatë kohës së

fashizmit nuk kam dhënë asnjë kontribut në favor të tyre. Unë popullit i

kam treguar se nuk jam i kënaqur dhe nuk kam punuar për fashizmin, as

për Ballin as për Legalitetin...Nuk kam pasur lidhje me Mark Gjon

Markun dhe me as njeri tjetër. Gjatë okupacionit italian kemi bërë

mbledhje në Argjipeshkvi dhe Thaçi tha, të bënim telegram dhe i

dërguam dhe një delegacion në Tiranë për t’i shfaqur urimet

Luogotenencës dhe në këtë komision isha dhe unë. Kjo ka ngjarë mbas

22 ditësh që kish hyrë Italia. Në komision kanë qenë përsonat që

shënohen në proçesin hetimor. Kemi bërë edhe mbledhje tjera, por

vëndime politike nuk kemi marrë. Padër Fausti tha të ja dorëzojmë

administratën shqiptarëve dhe e mori Padër Karma... Unë shpirtnisht e

urreja Italinë fashiste. Italia më ka dhënë dekoratën e Urdhërit të

Skënderbeut... dhe Thaçit e Volaj. Kapitullimin e Italisë nuk e pritëm me

keqardhje, por ardhjën e Italisë e Gjermanisë e pritëm keq. Kleri sipas

mendimit tem nuk ka punuar me Gjermanët. Padër Antoni bashkëpunonte

me okupatorë... Unë nuk kam qenë i lidhur me Gjermanët as me

Anglezët... Një kolonel anglez i plagosur në dorë ka pas ardhur në qelë

Page 225: Një monument nën dhé

225

dhe e kishte pritë prifti, se unë isha në Lezhë, dhe i kish thënë për

zbarkimin Anglo-Amerikan në Francë, por jo në Shqipëri... Lëvizjen

N.Çl. për nxjerrjen e okupatorit jashtë e pëlqeja, por dija se

mbrenda kish edhe komunista dhe si doktrinë e urreja komunizmin

si ateiste. Në Orosh kam qëndruar deri në dhjetor 1945 kur u bëra

Regjent. Thaçi vdiq më 26 maj 1946, kur unë isha Regjent Apostolik.

Organizatën Demokristjane e kam ndier me anë të radios, por unë

nuk kam bërë pjesë, as kam bërë mbledhje për Demokristjane, mbasi

unë nuk dij gjë fare. Nuk kam krijuar Komitete e N/Komitete të

Demokristjanës. Në Rubik kam shkuar tre herë, në mbarim të frorit

1946, në maji 1946 dhe 27 gusht 1946, ka qenë dhe Bernardin Palaj dhe

Gurashi, por bisedime politike nuk kemi bërë. Zef Haxhinë nuk e njoh.

Në lidhje me çështjet politike i kam biseduar unë Gurashit për disa

fshatarë e punëtorë se, pse punojnë ditën e diele dhe ai më tha se janë

fukara. Për zbarkim të Anglo-Amerikanëve kemi folë mbasi më ka pyetur

ai, por me kriminela jo. Ballafaqim me Gurashin kam bërë, por nuk

janë të vërteta. Prenk Lezajn e kam pasë në famulli dhe mbas këtij kam

pasë Gjon Hotin. Ata që thotë Prenk Lezaj nuk janë të vërteta, ky

asht kundërshtar i yni. Mbledhje nuk kemi bërë kundër Pushtetit.

Më 25 shkurt 1946, i kam dërguar një letër me postë Nuncit të Parisit

në Francë, dhe ai me e dërguar në Romë (mbasi ne nuk kishim lidhje

postare me Italinë) ku, kam kërkuar zëvendsimin tim nga Vatikani,

se nuk isha për këtë punë, mbasi nuk më ka pranuar Pushteti. E kam

pyetur Vatikanin, se a doni ti qëndroni kanunit të Kishës, artikullit

432, si dhe për meshët e të vdekurve. Nuk asht e vërtetë se kam

shkrue gjëra politike. Këtë kërkesë ia kam paraqitur vetëm Vatikanit

dhe jo Anglo-Amerikanëve. U kam shkruar famullitarëve të mos

përzihën me politikë. Në Kallmet ka ardhur Dul Rrjolli dhe kam qenë

me famullitarë dhe u kam thënë të mos marrin pjesë në Pushtet pa lejën

teme. Për Organizatën “Bashkimi Shqiptar” nuk kam dijeni. Nuk dij

gjë për Komitetet e Demokristjanes, as për Komitetin e Përbashkët. ...

Prenk Lezaj ka qëndruar 15 ditë dhe takim me të arratisur nuk kam

bërë. Nuk kam punuar kundër Pushtetit as kam përmend zbarkim Anglo-

Amerikan. Për votimet e 2 dhjetorit kam thënë, atje ku ësht populli jam

edhe unë, por nuk kam votuar. Ngjarjën e 9 shtatorit nuk dij gjë.

I pandehuri Ndoc Sahatçija tha: Prenk Lezaj më ka thënë se është

takuar me të arratisur dhe kishin bërë mbledhje në Mal të Oroshit.

Page 226: Një monument nën dhé

226

I pandehuri Monsinjor Frano Gjini tha: Unë nuk dij gja as kam

marrë pjesë. Padër Karma më ka thanë a don me qitë xhakoj për verim

dhe i kam thënë mbaji aty. Frrok Dedën nga Fani e kam pasur shërbëtor.

Dom Mark Xhanin nuk e kam çuar gjëkundi.

Ju kënduan thënjet që ka bërë në Seksion dhe i vërtetoi.

Ju kënduan ballafaqimët dhe i mohoi.

U pyet i pandehuri Don Tom Laca dhe tha: Unë nuk jam përzier

kurrë me politikë. Organizatën Demokristjane së pari e kam ndier kur

është bërë gjyqi. Fakultetin e Teologjisë e kam mbaruar në Romë. Me

qeverinë e Zogut nuk kam pasë bashkëpunim... unë nuk kam punuar për

fashizmin as për gjermanët. Për klerin nuk dij gja. Unë kur ka takue rasti

kam ndihmue Lëvizjen N.Çl. si Gac Mazin etj. Shoqnitë Antonjane e të

tjera kanë qenë fetare, por ndonjëra prej këtyre ka punuar për punë

politike por unë vetë, jo. Unë kam qenë sekretar i Argjipeshkvit në vitin

1945, ... ësht bërë një mbledhje në Argjipeshkvi (unë nuk kam qenë),

kishte marrë pjesë Thaçi me disa civilë, Guljelm Suma, Cin Serreqi etj.

për të mbrojtur kufijt e Jugosllavisë. Nuk kemi bërë mbledhje kundra

L.N.Çl. unë dij se asht bërë edhe një mbledhje tjetër për çështje të

Prefektit të Shkodrës, por për Komitet nuk dij gjë. Me gjerman nuk kam

bashkpunuar dhe Organizatën “Bashkimi Shqiptar”e kam marrë vesh

në radio. Kur asht ba mbledhja për dërgimin e Padër Antonit në Regjencë

nuk kam qenë dhe as më ka pyetur njeri. Nuk kam bërë propagandë as

kam shkruar për fashizmin. Çlirimi i Shqipërisë më pëlqeu. Mbledhje për

Organizatën Demokristjane nuk kemi bërë, dhe në shtëpi të Pjetër

Shan Dedës nuk kam qenë, përveç se kur i ka vdekur i vëllai kam

shkuar me Monsinjor Thaçin. Nuk kam qenë armik i Pushtetit dhe i

popullit, as kam organizuar organizata kundër Pushtetit, nuk kam folur

për zbarkim as kam komentuar radiot e huaja. Nuk asht e vërtetë që të

kemi pregatitur 9 shtatorin me Riza Danin e Paulin Palin. Letra

Vatikanit me anën time nuk i është dërguar asnjë, mbasi unë nuk dij

gjë. Nuk i kemi dhënë Don Shtjefën Kurtit letra për Misionët e

huaja. Jam ballafaquar me Cin Serreqin, por ndonjë mbledhje nuk

kam ba, kjo nuk asht e vërtetë, mbasi unë mbledhjen e kam gjetë të

kryeme. Për kundra L.N.Çl. nuk kemi biseduar dhe as që kemi vëndosur

që ta luftojmë deri në fund. Mbas çlirimit nuk jam takuar me njeri, as me

Abdyl Kokoshin as me Uan Filipin, gjithashtu nuk kam takuar as Kolec

Dedën, dhe as që kam biseduar gjë me té. Asnjë mbledhje nuk kam bërë

Page 227: Një monument nën dhé

227

dhe as më ka thirrur njeri. Me Pal Dodën jam ballafaquar por nuk është e

vërtetë, nuk dij pse thotë ai, sëpse, unë nuk kam folë çështje politike me

té. Për Sadik Ramën nuk kam folur gjë. Për Delegatin Apostolik, se do të

vinte nga Amerika e kam ndigjue nga radio Vatikani. Për çështje të

votimëve nuk kemi bërë mbledhje as që kemi vëndos ti sabotonim. Me

Dom Mark Hasin jam ballafaquar dhe i kam treguar për një letër të

Monsinjor Gjinit, por jo për gjëra të tjera. Nuk kam qenë armik i Pushtetit

dhe nuk kam bërë gjë.

Ju kënduan thënjet që ka bërë në Seksion dhe i vërtetoi.

U pyet i pandehuri Zef Haxhija dhe tha: Jam i pafajshëm ... Jam

qenë Konsull Nderi i Çekosllovakisë pa rrogë... Kam qenë Konsull Nderi

dhe jo agjent. Dragoman kam qenë në Konsullaten Hungareze por jo

spijun. Fashizmin e kam pritur keq... Në aksionin katolik kam qenë

Kryetar i grupit të burrave. Veprimi Katolik ishte thjesht fetar dhe

drejtimin e kishte Don Mikeli dhe Don Zef Shestani, që sot njeri është në

burg dhe tjetri i arratisur. Luftën N.Çl. gjatë okupacionit e kam pritur

shumë mirë dhe kam aderuar, kam mbledhur ndihma për té. Gjermaninë e

kam pritur keq. Melonin e kam njohur si koleg konsull... dij se kleri

merrte subvencion nga Austria dhe se ka pasë punë drejt për drejt me

konsullin. Nuk kam qenë antar i Demokristjanës as ma ka përmend

kush dhe as që kemi bërë mbledhje. Fillë mbas çlirimit jam emruar

anëtar i Komitetit të Qarkut dhe në Front të Qarkut dhe ma në fund në

Asamble... se jam i sëmurë i kam thënë Zija Dibrës, por nuk u muar para

syshë... mbasi u sëmura u këtheva në Shkodër dhe menjëherë dhashë

dorëheqjën... Unë nuk kam marrë pjesë në mbledhje që janë bërë. Me

Volaj jam ballafaquar, por nuk kam qenë antar i Demokristjanës, por ata

që kanë thënë për mua e kanë gabim. Nuk kam qenë as me Ballin as me

Legalitetin. Enciklikën e Papës ma ka kënduar Don Mikeli, por nuk e

kemi punuar... Me Kol Prelën nuk kam pasë lidhje. Për ngjarjen e 9

shtatorit e kam marrë vesh në nesre si gjithë bota.

Ju kënduan thënjet që ka bërë në Seksion dhe i vërtetoi.

Vëndim: Tue marrë parasysh kërkesën e Prokurorit u vëndos

referimi i aktëve të Prokurorisë për shqyrtim dhe për të bërë prëtencën e

fundit gjyqi u la për datën 8 janar 1948, ditën e ejtë, ora 9 para dreke.

Shkodër, më 7 janar 1948.

Sekretari d.v. Antar d.v. Antar d.v. Kryetari d.v. (firmat)”.

Page 228: Një monument nën dhé

228

Deri këtu vazhdon dosja faqe nr. 25.

Vendët ku shihni pika (...) nuk kam shkrue përsëritjet e disa

thanjëve që më janë dukë pa rëndësi për çështjen, mbasi si duket trupi

gjykues për me mujtë me zanë në gabim të pandehurin ka përsëritë një

pyetje disa herë. Nuk kam përsëritë edhe shpjegimet biografike të bame

në fillim të gjyqit, mbasi janë shkrue sa asht paraqitë përsoni para trupit

gjykues. Po përsërisë, se nuk kam ba ndryshime në tekst prej origjinalit,

madje, as dialektin, sëpse, origjinali i të folunit nuk ka sësi me kenë

tosknisht. Ka në ndonjë rasë përzimje dialektësh, mbasi sekretari si dukët

nuk e ka njohtë gegënishtën. Nuk kam mujtë me gjetë shtremnime

mendimesh me dashje në proçes-verbal. Përsëris: Shkrimet me shkronja

ma të forta janë të mijat. Nënvizimet janë të origjinalit.

PJESA E DYTË

Pretenca e Prokurorit: 8 janar 1946, ditë e enjtë, në ora 9.00

para dreke, u sollën të pandehurit nga burgu, u formua trupi gjykues si

më parë, duke qenë gati: Prokurori Kapiten Namik Qemali dhe sekretari

Shaban Dautaj. Prokurori bëri pretencën me shkrim dhe, përfundimisht

kërkoi që të pandehurit të cilësohën fajtor si mbas nenit 2, 3 të pikës 1, 2,

7, 8, 14, të ligjës Nr. 372, dhe në bazë të nenit 4 po të kësaj ligje kërkoi

dënimin e të pandehurve si vijon:

1. Për Monsinjor Frano Gjinin, Don Nikoll Dedën, Padër Mati

Prennushin dhe Don Tom Lacën, me vdekje.

2. Për Padër Gjon Karmën me 20 vjet privim lirije e punë të

detyrueshme.

3. Për Don Ndoc Sahatçinë me 15 vjet privim lirije e punë të

detyrueshme.

4. Për Padër Mëhill Miraj me 10 vjet privim lirije e punë të

detyrueshme.

5. Për të pandehurin Zef Haxhija dhe Don Nikoll Shelqeti, me nga 5

vjet privim lirije e punë të detyrueshme.

6. Për të pandehurin Zef Pëllumbi me 3 vjet privim lirije e punë të

detyruar.

U pyetën të pandehurit për herën e fundit me radhë:

Page 229: Një monument nën dhé

229

I pandehuri Padër Mëhill Miraj tha: Unë e kam thënë në proçes.

Vendimit i rrij, por kam ndihmuar partizanët jugosllavë e shqiptarë dhe

ndër shumë raste të tjera kam dhënë ndihma njerëzve të Lëvizjes N.Çl.

tjetër nuk kam për të thënë.

I pandehuri Don Nikoll Shelqeti tha: Para Perëndisë e robit nuk

jam për një dënim të tillë, se nuk kam, se nuk kam ba gja, por

përkundrazi njerëzve të Lëvizjes N.Çl. i kam udhëheqë e ndihmue dhe

kam predikue në favor të qeverisë.

I pandehuri Zef Pëllumbi tha: Njato shkrime që kam ba, por jo për

propagandë dhe nuk i kam sjellë dëm as pushtetit, dhe lypi mëshirë.

I pandehuri Zef Haxhija tha: Më vjen shumë keq të pësoj një të

vogël dënim për një akuzë të Demokristjanës, që unë nuk kam qënë, por

vetëm jam viktimë e Gjergj Volajt, por nuk kam pasë pjesë, prandaj

kërkoj pafajsinë.

I pandehuri Don Ndoc Sahatçija tha: Vendimi i drejtë dhe i lehtë,

se ndoshta është marrë parasyshë edhe sinqeriteti im para gjyqit, por

shumë partizanë si Ndoc Mazi e Gjulbegu kanë pasë bazat tek mua, dhe

mbas çlirimit kam inkurajuar punët vullnetare e parimët e sistemit të rij,

me gjithë se neve kemi bërë edhe agjitacion të kundërt. I kam ofrue

oficerave të Lëvizjes strehim e ushqim e pritje. Kërkoj mëshirë dhe

lehtësim me qenë e mundur.

I pandehuri Padër Gjon Karma tha: Sikur kam diftue edhe në

proçes dhe para gjyqit, nuk dij se kam ba veprim kundra Pushtetit. Kur

më ka rënë rasti për të folur për pushtet kam folur në favor, (kam

predikuar për té). Nuk kam sabotuar reformat, përkundrazi e kam

këshillue popullin të shkojë në punën e vetë. Tash gjyqi rroftë e vëndimit

duhet me i ndejë.

I pandehuri Don Tom Laca tha: Unë nuk jam përzier kurrë në

politikë. Unë jam tepër i befasuem që të kem qenë në Demokristjane. Unë

së pari e kam ndier atë emër kur u bë gjyqi. Unë nuk kam ba gja kundra

Shtetit e popullit. Kur më ka rënë rasti kemi ndihmuar njerëzit e Lëvizjes

N.Çl. Unë nuk kam dijtë kurrgjë për Komitet se nuk kam pasë as prirje

dhe ky ndëshkim asht i tepërt, lyp mëshirë.

I pandehuri Don Nikoll Deda tha: Më duket mue ndëshkimi i

prokurorit i rëndë, përveç mbledhjes rastësisht tek Pjetër Deda e Cin

Serreqi tjetër nuk kam bërë, thashë këto kanë qenë të rastit. Subvencionët

i kam marrë me titullin “Ndihmë”. Pregatitja e terrenit për ardhjen e

Page 230: Një monument nën dhé

230

Italisë nga unë ose nga kleri nuk është e vërtetë, as për fashistizimin e

popullit. Unë kam shkue tek Jakomoni e të tjetrë, me lyp ndihma për

ngritjen e Kishës. Nuk kam qenë i lidhur me gjermanë, por u kam dhënë

bukë e streh njerëzve të Lëvizjës N.Çl. por edhe gjermanëve për

hospitalitet si shqiptar. Unë nuk e konsideroj vetën fajtor. Rroftë

Shqipëria. Me dashtë Zotin mbi gjithshka dhe shokun si vedin.

I pandehuri Padër Mati Prennushi tha: Unë nuk kam pasë dijeni

për Parti Demokristjane. Sa për kundra Pushtetit jam krejt i bindur se nuk

kam bërë asgjë, por ndihma i kam dhënë njerëzve të Lëvizjes N.Çl. dhe i

kam strehue si: Injac Ndojën e Çesk Kabashin, i kam mbajtë një muej në

Kuvend, po të isha kundra nuk e çaja kokën kurrë. Nuk kam dhënë asnjë

direktivë ose udhëzim kundra Pushtetit, po të dalë një jam gati. E ndiej

vetën të pafajshëm. Rroftë Shqipnia e Shqiptarët! Dhe në deksha unë

nuk prishë punë. E dij se jam i pafajshëm.

I pandehuri Monsinjor Frano Gjini tha: Dëshmia e Preng Lezajt

asht falso, se nuk është e vërtetë. Nuk është e vërtetë edhe ajo e Padër

Gurashit që ti kem thënë unë me ba sabotime në punëtori, por vetëm i

kam thënë se pse punojnë të dielat që janë ditë feste.

Për Demokristjanën nuk dij gjë për té, as për program as që

kam qenë pjestar i saj. Sa për ndihmën e luftës N.Çl. është e vërtetë se

nuk kam ndihmue, se kam pasë mbi krye Gjon Markagjonin. Mbas

shlirimit kam strehue dhe ushqyer tre batalione ushtarë të luftës N.Çl.

përveç, ekipëve të ndryshme. Nuk kuptoj kërkesën e prokurorit,

sikurse unë kam kenë krejt organizator. Sa për Don Sahatçinë që thotë

për mue, ky thotë kot. Katundarin e kam mallkuar në bazë të Statutit

Kishtar se kishte marrë tokën e Kishës, dhe kur është bërë ligja nuk kam

folë i kam denoncuar të gjitha, edhe ullinjtë. Nuk kam sabotuar Pushtetin.

Gjykata deklaroi këtë:

NË EMËR TË POPULLIT SHQIPTAR:

Këshilli i Gjykatës Ushtarake të Zonës Ushtarake të Shkodrës i

formuar me:

Kryetar Kapiten i I-rë Misto Bllaci,

Anëtar N/Toger Anastas Koroveshi,

Anëtar N/Toger Xhemal Bejtja,

Page 231: Një monument nën dhé

231

Duke qenë gati Prokurori, Kapiten Namik Qemali dhe Sekretari,

Shaban Qamil Dautaj.

Në audiencën publike me datën 8 janar 1948, ka dhënë këtë:

V E N D I M

Në çështjen penale të rregjistruar nën Nr. 17 të Radhorit Themelor

për vitin 1948, kundra:

1. Monsinjor Frano Pjetër Gjini, 2. Don Nikoll Zef Deda,

3. Padër Mati Prennushi,

4. Don Tom Laca, 5. Zef Kol Haxhija, 6. Don Ndoc Sahatçija,

7. Padër Gjon Karma,

8. Don Nikoll Shelqeti, 9. Padër Mëhill Miraj dhe 10. Zef Gjeto

Pëllumbi ...”

Për secilin Kryetari i trupit Gjykues, përsëritë ato pak rreshta të

fillimit me të dhanat e shkurta biografike. Mandej vazhdon me

shpjegimin e “faktëve” mbi të cilat asht bazue me dhanë vendimin. Si

pretenca ashtu edhe vëndimi kanë një përmbajtje, veç me një ndryshim,

se pretenca asht tri faqe e gjysëm e, vëndimi ka afër dhetë faqe. Unë do të

nxjerri vetëm konkluzionet, mbasi për lexuesin do të ishte një mërzi e

madhe me lexue dhetë faqe pa asnjë bazë të vërtetë, mbasi pikërisht për

këtë arsye e kam fillue shkrimin aty ku fillon dosja. Më asht dukë me

vend me hy në faqen e parë të dosjes pa ndikue tek lexuesi, me mendimet

e mija, ose me shpjegime që do t’i lexoni ma poshtë dhe, besoj, nuk kam

gabue tue ju paraqitë secilin përson me thanjet e kundërthanjet e tij.

Kryetari Misto Bllaci tha: “Të akuzuar me akt-akuzën e

Prokurorisë Ushtarake me Nr. 2, datë 2 janar 1948 për fajin se: Kanë

punuar për ardhjen e fashizmit dhe okupimin e vendit tonë nga

imperializmi italian. Qysh para okupacionit kanë qenë agjent politik dhe

spijunazhi të imperializmit italian... kanë punuar për fashistizimin e

vendit... janë përpjekë të shuajnë ndjesitë patriotike dhe nacionaliste të

popullit ... kanë qenë pengesa serioze e Lëvizjës N.Çl... janë bërë agjentë

të Italisë e Gestapos... fillojnë organizimin që të godasin Pushtetin me

forcë... Organizimin e tyre e fillojnë duke e transformuar gjithë klerin

katolik në një organizatë fashiste të quajtur Demokristjane. Zgjedhin

Komitetin Qendror me elementët e sipërpërmendur... Pregatisin

kryengritje imediate të armatosur... duke u lidhur me të arratisurit dhe

duke dërguar memorandume imperialistëve të huaj. Formuan Komitetin e

Page 232: Një monument nën dhé

232

Përbashkët të organizatës terroriste të Shkodrës... duke u përfaqesuar nga

Don Nikoll Deda... kanë zhvilluar propagandë të gjerë për formimin e

kryengritjës së 9 shtatorit 1946. Nga të pandehurit, Zef Haxhija, ka qenë

antar i Komitetit Qendror të Demokristjanës, që ka trathtuar besimin e

popullit... Kleri katolik që në kohën e Turqisë është munduar të përçajnë

popullin... Në kohën e Austro-Hungarëve kanë qenë të lidhur ngusht me

to... kanë lënë popullin shqiptar në injorancë... mbanin lidhje me

imperializmin jugosllav... këta të pandehur janë vënë në shërbim të

imperializmit italian... përveç lidhjeve me Vatikanin... këta ishin të parët

që pritën trupat italiane kur zbarkuan në Shqipëri... kleri ishte i pari

për mobilizimin e popullit në milicinë fashiste, karabinjerinë etj.... këta

thonin se komunistët janë të pa fe, të pa nderë etj.... këto kishin krijuar

që në kohën e Zogut Partinë Demokristjane... e cila do të kishte pozita

kyçe me shkuarjen e Padër Anton Harapit në Regjencë... këta kanë

bashkëpunuar me Ballin, Legalitetin, Nacinal Indipendentët, etj....

demokristjania gjeti si agjentë adapt Kol Prelën, Zef Haxhinë, Riza

Danin të cilët ishin futur kontrabandë në front dhe ishin zgjedhur...

Demokristjania mbante lidhje me Komitetin Qendror të Ballit e

Legalitetit në Tiranë... me Abdyl Kokoshin... menduan për kryengritjën e

përgjithëshme të 14-15 shtatorit 1946, që u bë më 9 shtator, por kjo

trathëti e poshtër nuk pat sukses... Trathëtia e tyre u provua nga

ballafaqimët e bëra këtu dhe në hetuesi, si dhe nga thënjet e të

pandehurve të tjerë si Monsinjor Volaj, e Padër Rrok Gurashi, nga armët

e gjetura, nga opinjoni publik, dhe nga krejt vazhda e trathtisë së tyre,

duke qenë kryesor të trathtisë në çdo rregjim, si shkaktar për çdo

poshtërsi është qenë kleri katolik reaksionar... si të tillë, fajet e tyre

penale parashikohën nga nenët 2, 3, pikës 1, 2, 3, 4, 7, 8, 9, 10, dhe nenët

7, 8, të ligjës Nr. 372 mbi fajet penale kundër Shtetit dhe Popullit... dhe,

gjykata mbasi shikoi të kaluarën, të ardhshmën dhe rrezikshmërinë që i

paraqesin shoqërisë, me vota të përbashkëta, pjesërisht në kundërshtim

me kërkesën e Prokurorit, vëndosi dënimin e tyre si vijon:

1. Për të pandehurit: Monsinjor Frano Gjini, Padër Mati

Prennushi dhe Don Nikoll Deda nga Shkodra me Vdekje, dhe me

humbjen e të drejtave politike dhe civile përgjithmonë dhe, me

konfiskimin e pasurisë së tundëshme dhe të patundëshme.

2. Për të pandehurin: Don Tom Laca nga Shkodra me privim

lirije e punë të detyruar përjetë, dhe me humbjen e të drejtave politike

Page 233: Një monument nën dhé

233

dhe civile përgjithmonë, dhe me konfiskimin e pasurisë së tundëshme dhe

të patundëshme.

3. Për të pandehurit: Padër Gjon Karma e Don Ndoc Sahatçija

me 15 vjet privim lirije e punë të detyruar, dhe me humbjen e të

drejtave politike e civile për 5 vjet kohë, dhe me konfiskimin e pasurisë

së tundëshme dhe të patundëshme.

4. Për të pandehurin: Padër Mëhill Miraj me 7 vjet privim lirije

e punë të detyruar, dhe me humbjen e të drejtave politike dhe civile për

5 vjet kohë, dhe me konfiskimin e pasurisë së tundëshme dhe të

patundëshme.

5. Për të pandehurin: Zef Haxhija nga Shkodra me 5 vjet

privim lirije e punë të detyruar.

6. Për të pandehurit: Don Nikoll Shelqeti dhe Zef Gjeto

Pëllumbi nga 3 vjet privim lirije dhe punë të detyruar.

Të dënuarve u ngarkohen 162 lekë shpenzime gjyqi.

Ky vëndim i referohët Gjykatës Naltë Ushtarake për aprovim

përsa u përket të dënuarve me vdekje, kurse për të tjerët mundet të

bëhet ankim po në Gjykatën e Naltë Ushtarake, mbrenda tetë ditëve nga

datë 8 janar 1948, që u çpall vëndimi.

Shkodër, më 8 janar 1948.

Sekretari d.v. Antari d.v. Antari d.v. Kryetari d.v. (Vetëm firmat)”

-----------------------------------------------------------------

Në dosje ndodhët vëtem kërkesa e Imzot Frano Gjinit, që i ka

dërgue Gjykatës së Naltë në Tiranë (e shkrueme prej dorës së tij), të

cilën po e shkruej të plotë pa asnjë mangësi, ashtu si mbas origjinalit,

edhe vëndimin e Gjykatës së Naltë Ushtarake të Tiranës:

“V. F . L. P.

Të Ndertit Gjygjit të Naltë Ushtarak Tiranë

Un i nënshkruemi Mons. Frano Gjini, Regjent’i Delegacionit

Apostolik në Shqipni, kam nderën të njoftoj atë P. T. Gjykatë të Naltë se

e ndiej për detyrë të Shejtë të kundërshtoj vendimin e Gjygjit Ushtarak të

Shkodrës dhanë më 8-I-1948, me kenë se ky vendim asht dhanë në bazë

Page 234: Një monument nën dhé

234

të akt-akuzës lshue prej Prokurorit Ushtarak të Z. U. të Shkodrës më 2-I-

1948, e cila, si asht formulue nuk asht konform me të vërtetën për sa i

përket përsonit t’im:

1) Se nuk kam punue për ardhjen e fashizmit italian në Shqipni,

2) Se nuk kam kenë spijue i imperializmit nazi-fashist,

3) Se s’kam punue për fashistizimin e vendit;

4) Se nuk ia kam dhanë kurr aderimin tem okupacionit italjan me

përjashtim të nji telegrami dërgue mbas 22 ditësh nga okupacioni italjan,

bashkë me Kolegët të tjerë t’ Episkopatit, i cili telegram nuk ka tjetër

kuptim veç të nji formaliteti konvenience, të detyruem nga fataliteti

historik të ngjarjeve të kohës, të prëgatituna prej tjerve; po si kanë veprue

të gjith përfaqsuesit e entëve civilë, ushtarake e fetare të vendit t’onë;

5) Se nuk kam shue ndjesit patriotike nacjonale të popullit;

6) Se nuk kam vue kurrnji pengesë serioze për liminimin e Lëvizjës

N.Çl.

7) Se nuk kam ndihmue n’asnji mënyrë Qeverit Quislinge;

8) Se nuk kam ndihmue kurrkend për të pengue resistencën e popullit

kundra okupatorit, prandej as formacjonin e bashibuzukve kundra L.N.Çl.

9) Se mbas çlirimit nuk kam organizue, marrë pjesë, a kryesue ndonji

grup politik antipopullorë, me qëllim për të përmysë Pushtetin me

vjolencë; as nuk kam ngarkue ndonji përson klerik a civil për të më

përfaqsue ndër grupe të tilla, në se kanë eksistue;

10) Se nuk i kam drejtue kurr memorandume çëdo karakteri

imperialistave të huej;

11) Se nuk kam pasë kurrnji përpjekje as me ilegal, as me reakcjonin e

mrendshëm e të jashtëm.

Prandej në lidhje me sa sipri, e ndiej për detyrë ndërgjegje

kombtare, shoqnore, profesionare ti kërkoj në bazë të drejtsisë, prej

asajë të Ndertës Gjykatë rishikimin e gjygjit, prishjen e vendimit të

tij e njoftjen e pafajsis s’eme.

N’uzdajë se kërkesa e eme ka m’u pranue, nënshkruhem me

nderime,

Shkodër, 10-I-1948 Frano M-a Gjini

Regjent’i Delegacjonit Apostolik në Shqipni”

Page 235: Një monument nën dhé

235

Nr.88/I Tiranë, 24 shkurt 1948

Ministrisë Mbrojtjes Kombëtare

Për t’ia përcjellë Presidiumit Kuvendit Popullor

Refuzuar.

Kryetari i Gjykatës së Lartë Ushtarake

Major Niko Çeta d.v.

Për këto arësye kjo Gjykatë është e mendimit që të mos i

akordohet asnjë konçesion faljeje ose lehtësimi në dënimin e tij.

Shënimi i em: Kjo shkresë u dërgue bashkë me dorëshkrimin e

Imzot Frano Gjinit në Presidiumin e Kuvendit Popullor, sigurisht, duhet

të kenë pasë edhe arësyet e refuzimit, por në dosje nuk janë.

___________________________________________________________

“Republika Popullore e Shqipërisë

Vdekje Fashizmit Liri Popullit

Gjykata e Lartë Ushtarake

Nr.67 i Regj. Them. Nr. 114 i Vëndimit.

PROCES – VERBAL

Sot me datën 6 mars 1948, Këshilli i Gjykatës së Lartë Ushtarake

i formuar prej:

Major Niko Çetës, Kryetar,

Kapiten i I-rë Nexhat Hysenit, Antar,

Kapiten i II-të Mystafa Iljazit, Antar,

I asistuar nga Kryesekretari Aspirant Thoma Rino, dhe në

prezencën e Prokurorit Ushtarak t’Ushtrisë K. Shqiptare Kapiten i I-rë

Nevzat Haznedarit, mori në shqyrtim akt-gjykimin Nr. 2, datë 8 janar

1948, të Gjykatës Ushtarake të Shkodrës, me të cilën në bazë të nenëve 2,

Page 236: Një monument nën dhé

236

3, 7 e 8 të ligjit nr. 372 datë 12 dhetor 1946, mbi fajet penale kundra

Popullit e shtetit, është vëndosur ndëshkimi me VDEKJE, humbjen e të

drejtave civile e politike të përherëshme si dhe konfiskimin e pasurisë së

luajtëshme dhe të paluajtëshme, kundra të pandehurve:

1. MONSINJOR FRANO GJINI, i biri i Pjetrit dhe i Drandës, vjeç 62,

lindur dhe banues në Shkodër, 2. PADËR MATI PRENNUSHI, i biri i

Kolës dhe i Drandës, vjeç 66, lindur dhe banues në Shkodër, dhe 3. DON

NIKOLL DEDA, i biri i Zefit dhe i Agës, vjeç 58, lindur dhe banues në

Shkodër, të akuzuar se: kanë punuar për ardhjen e Fashizmit Italian dhe

okupimin e vendit tonë, qysh para okupacionit kanë qenë agjenta politikë

dhe spijun të Imperializmit Italian. Gjatë okupacionit Gjerman, janë bërë

agjentë të Gestapos duke denoncuar në zyrat sekrete të saj, militantët e

L.N.Çl. kanë ndihmuar repartët dhe formacionet armike dhe bashibozuke

kur shkonin për të luftuar kundra partizanëve.

Mbas çlirimit të Shqipërisë fillojnë organizimin e tyre për brenda

klerit katolik, me qëllim që të godasin Pushtetin Popullor, organizatë e

cila drejtohej prej Monsinjor Gjinit, Don Nikoll Dedës dhe Padër Mati

Prennushit, të cilët më vonë e këthyen gjithë klerin katolik në një

organizatë fashiste të quajtur Demokristjane.

Prokurori kërkon të vëndoset aprovimi i vëndimit të sipërm, si me

vend dhe i bazuar në ligjë.

K ë s h i l l i :

Mbasi shqyrtoi një nga një të gjitha aktet e dosjes, bisedoi dhe

studjoi çështjen nga pikpamja e faktëve dhe të ligjit, dha këtë,

V ë n d i m :

Nga shqyrtimi i aktëve rezulton se të pandehurit Monsinjor Frano

Gjini, Padër Mati Kol Prennushi dhe Don Nikoll Zef Deda, kanë

prëgatitur terrenin për ardhjen e fashizmit dhe të okupimit të vendit tonë

nga Imperializmi Italian, për këtë punë kanë marrë dhe shpërblime të

konsiderueshme në të holla. Gjatë okupacionit kanë punuar për

fashistizimin e Popullit Shqiptar. Me çdo mënyrë janë munduar të

shuajnë ndjenjat nacionale të Popullit. Janë munduar të përçajnë popullin

shqiptar; kanë luftuar nën petkun fetar kundra luftës së popullit për liri,

kanë ndihmuar dhe kanë bashkëpunuar me të gjitha organizatat kriminale

për të shuar Lëvizjën N.Çlirimtare; kanë përkrahur dhe ndihmuar me

Page 237: Një monument nën dhé

237

shkrime dhe agjitacion në popull që të gjitha Qeveritë kuislinge të kohës

së okupacionit si dhe politikën e tyre reaksionare.

Gjithashtu dhe gjatë okupacionit Gjerman janë bërë agjenta të

Gestapos, duke denoncuar në zyrat e saj sekrete, të gjithë elementët e

L.N.Çl. Janë munduar me çdo metodë ndër besimtarët duke helmatosur

ndjenjën nacionale. Çlirimi i Shqipërisë dhe marrja e Pushtetit në duart e

popullit bënë që këta të vazhdojnë luftën me më tërbim. Për këtë arësye

fillojnë një agjitacion në stil të gjerë për të sabotuar të gjitha reformat e

Pushtetit Popullor, si reformën agrare, arësimore, tatim fitimet, zgjedhjet

e 2 Dhjetorit 1945 etj. Me ardhjën e Misioneve të huaja krijuan lidhjet

dhe raportojnë dhe marrin direktiva sësi duhet të punonin. Me anë të

Misioneve Anglo-Amerikane komunikonin dhe me Vatikanin, dhe

merrnin direktiva herë pas herë sësi duhet të punonin. Të pandehurit kanë

qenë ndër udhëheqësit e organizatës trathtare Demo-Kristjane, kanë

marrë vëndime dhe kanë krijuar nën Komitete të kësaj organizatë, duke

caktuar si Kryetar të këtyre N/Komitetëve Klerikalët. Më vonë Komiteti

Qendror i Demo-Kristjanëve për të zgjëruar organizatën dhe ndër

elementë muhamedan, studenta dhe intelektualë të mykur e ndrron emrin,

duke e quajtur partia Social-Demokrate.

Të pandehurit kanë ndihmuar dhe prëgatitur kryengritjën e Llesh

Marashit; kanë krijuar lidhje e bashkëpunim me organizatën e Ballit.

Kanë nxitur dhe prëgatitur kryengritjën e 9 shtatorit 1946. Nëpër

Kisha dhe seminaret e tyre janë gjetur depo armësh; municionesh

dhe shumë dokumenta të trathtarëve Gjon Marka Gjonit, Papa Lilos

dhe Padër Anton Harapit.

Të pandehurit kanë udhëzuar rininë femnore që t’iu afrohën

njerëzve të Pushtetit, kanë nxitur dhe të çnderohën kundër vullnetit

të tyre, mjafton që të vjedhin dokumente sekrete.

Përsa u tha më nalt konstatohet se trathtia e tyre, ndaj popullit dhe

Atdheut është e vjetër dhe tepër e rëndë.

P r a n d a j :

Për këto arësye Këshilli i Gjykatës së Lartë Ushtarake, në bazë të

Nenëve 10 dhe 17 Nr. 2 të Ligjit Nr. 368 datë 5 dhjetor 1946, mbi

organizimin dhe kompetencat e Gjykatave Ushtarake, duke pranuar dhe

kërkimin e Prokurorit,

V ë n d o s i:

Page 238: Një monument nën dhé

238

Aprovimin e vëndimit Nr. 2 datë 8 janar 1948, të Gjykatës

Ushtarake të Shkodrës, që përmban dënimin dhënë kundra të dënuarve:

1. MONSINJOR FRANO PJETËR GJINI, nga Shkodra,

2. PADËR MATI KOL PRENNUSHI, nga Shkodra dhe,

3. DON NIKOLL ZEF DEDA, nga Shkodra, ME VDEKJE,

me humbje të drejtave civile e politike të përherëshme, si dhe

konfiskimin e pasurisë së tyre të luajtëshme dhe të paluajtëshme.

Ky vendim është i p r e m ë.

Tiranë më 6 mars 1948.

KRYESEKRETARI: d.v. ANËTARI: d.v. ANËTARI: d.v. KRYETARI:

d.v.” (vetëm firmat)

Republika Popullore e Shqipërisë V.F.L.P.

Gjykata Ushtarake Shkodër

Shkodër, më 12 mars 1948

Shkresë Nr. 64/III Prot.

GJYKATËS SË NALTË USHTARAKE

Tiranë

Përgjigje e shkresës Nr. 88 datë 8 mars 1948:

Ju njoftojmë se të dënuarit ME VDEKJE:

1. MONSINJOR FRANO PJETËR GJINI,

2. PADËR MATI KOL PRENNUSHI, dhe,

3.DON NIKOLL ZEF DEDA, të gjithë nga Shkodra, u

ekzekutuan me datën 11 mars 1948, ora 5.00 para dite dhe fjala e fundit

ka qenë:

1. MONSINJOR FRANO P. GJINI tha se: Rroftë Krishti

Mbret, Feja Katolike dhe Katolikët në botë, Rroftë Papa, gjaku dhe

trupi i em mbetët këtu, por Shpirti dhe zemra është tek Papa. Rroftë

Shqipnija!

2. PADËR MATI KOL PRENNUSHI tha se: Jam i pafajshëm,

po vdes në krye të detyrës s’eme. Rroftë Krishti Mbret, Rroftë Papa,

Rrofshin Katolikët, Rroftë Shqipnija!

Page 239: Një monument nën dhé

239

U bëj hallallë gjyqit dhe ato që do të shtijnë mbi trupat tonë të

pafajshëm!

3. DON NIKOLL ZEF DEDA tha se: Rroftë Shqipnija, po

vritem në punën teme. Rroftë Krishti Mbret, Rroftë Populli Shqiptar!

P. Kryetar i Gjykatës

67 Rregj./1948 Kapiten i I-rë (Misto Bllaci) d.v.”

Ky ishte vetëm fundi i Kalvarit, që nuk ka mujt me e mëshef as

Sigurimi i Shtetit as Partia Komuniste terroriste Shqiptare.

PJESA E TRETË

H.Uajzberg thotë:“Vrasësi tipik e shikon vetveten si ndonjë hero”.

P. K. që duhet të lexohet Partia e Katilëve dhe jo Partia

Komuniste, kishte grumbullue në gjiun e saj llomin e shoqnisë njerëzore

dhe, llomi i këtij llomi ishte Sigurimi i Shtetit Shqiptar. Këta ishin qen që

kanë prejardhje prej ujku por, sidukët, nuk janë në gjendje të harrojnë atë

që trashëgojnë, kështu, thotë Tilman.

“Filmi jugosllav” në Shkodër, kishte fillue prej shumë kohe.

“Në vitin 1920, konsulli i parë jugosllav në Shkodër Aleks Martinoviq,

nga Cetina kishte vue gurin e thëmelit të asaj makabre që do të ndërtohet

mbi vorret e shkodranëve. Shtihej mik i klerit katolik shqiptar. Shumë

shpejt, në 1921 vjen Lubo Neshiq, që ruan lidhjet e të parit. Në vitin 1922

e deri në 1927, vjen Ivan Vukotiq, edhe ky nga Cetina. Lidhet me

përkrahësit e Zogut si Maliq Bushatin, Gjon Markagjonin, Lin Gilen,

Alush Lohën, Don Nikoll Dedën, Pop Jefton, Hasan Beg Bushatin, etj.

Në vitin 1927 vjen Trajan Zhivkoviq, nga Shkupi, thohet se kishte

“vetëm një mik”, Hasan Efendi Bekteshin. Mbas këtij erdhi Dragan

Bozhoviq nga Shumadija, që pa mbushë dy vjet, zëvendsohët në 1929,

nga Milivoja Milçiç që ka ndejë deri në 1935. Lidhjet kryesore i rujati me

Maliq Begun, ndërsa mendohet se ky formoi një rrjetë spijunazhi të gjanë

me Hysen Sumën, Bec Osin, Ali Taipin, Jakup Ganjollën, Xhel Ferhatin,

Can Memën, Ymer Lutfinë, të gjithë nga Shkodra. Pak kohë vjen një

Sebriq (mbiemni asht i palexueshëm) dhe shpejt edhe ky zëvendsohët me

Dusho Stojakoviq, nga Zemuni. Ky qëndroi 2 vjet e gjasht muej, largohet

në muejn gusht 1939. Vjen Stojanoviq nga Beogradi, i cili kishte relata të

Page 240: Një monument nën dhé

240

mira me italian, kryesisht me konsullin Meloni. Sekretar nga Shkodra

punonin, Jasho Beroviq, Danjel Gjurgjoviq dhe Mitër Kërsniq.”

Me datën 6 prill 1940 fillon lufta Italo-Jugosllave, mbas së cilës

siduket nuk vazhdojnë mardhanjet normale. Kështu deponon Z. Isuf

Sokoli, para hetuesit Dul Rrjolli, i arrëstuem më 20 tetor 1946, tue

theksue se ai vetë nuk ka kenë asnjëherë spijun. Dënohet 2 vjet burg, si

përkthyes i asaj konsullatë.

Në janarin e 1945 asht Sheuqet Peçi, i pari që viziton Kuvendin

Françeskan të Gjuhadolit. Ai shoqnohej nga Kol Jakova (shkrimtari) dhe

Çiril Pistoli, të dy vegla të komunistëve deri në vdekje. Vizitojnë muzeun

dhe bibliotekën, me këtë rasë fillojnë edhe plaçkitjet, marrin dy-tri

pushkë muzeale të gjetuna nga Gjeçovi. Kjo ishte sa me fillue.

Në takimin e pare që ban me At Mati Prennushin, Provinçial i

Françeskanëve të Shqipnisë, Sheuqeti, i paraqet mendimet e autoritetëve

të larta komuniste, për mardhanjet me Françeskanët, tue u nënkuptue që

këto mardhanje do të ishin me krejt klerin katolik shqiptar. Mbas

kryengritjes së Prenk Calit, dhe asaj të Koplikut me Llesh Marashin, ku

janë pushkatue ma shumë se 120 burra të malësisë, pa gjyq, në datat 14 e

15 janar 1945, nën drejtimin e Mehmet Shehut, ky kriminel i pashoq,

komandant i operacionit në Veri i drejtohet Kuvendit Françeskan, se

gjoja kishte kënaqësi me vizitue këtë qendër të patriotizmit shqiptar tue i

këthye edhe vlerat muzeale të plaçkituna pak ditë maparë nga shokët e tij,

gjoja si vëprim i nxituem. Me një servilizëm dhe hipokrizi komunisti u

flet edhe studentëve për vlerat patriotike të asaj shkolle.

Edhe ky si paraardhësi i tij në takim me At Matinë, paraqet

kërkesat e bashkëpunimit me klerin, tue i shpjegue se ju keni

informacione të gabueme për komunistët shqiptar dhe, njëkohësisht ne do

të tregojmë me vepra se nuk jemi si na paraqesin armiqtë tonë. Gjatë

bisedës, ai tregohet mirënjohës për ndihmën e klerit katolik në shpëtimin

e shumë shokëve të L.N.Çl. nga gjermanët. Ajo që mbetët me u diskutue

ma vonë do të jetë çështja e Vatikanit, mbasi Papa i Romës asht armiku

ma i vendosun i internacionalizmit proletar dhe i komunizmit.

Përgjigja e preme dhe e shkurtë e At Matisë, se Françeskanët

nuk do të përzihen në politikë dhe, se nuk do të pranojnë me

diskutue premjen e mardhanjëve me Vatikanin, mbasi nuk kemi

ndër mend me u këthye Orthodoks si Kishat Autoçefale të Lindjës,

Page 241: Një monument nën dhé

241

përcakton kjartë rrugën që do të vazhdojnë të dy palët, që, tashti,

mund të konsiderohën kundërshtare të hapta.

Në të njajtën kohë në Tiranë, bahët përpjekja me Imzot

Prennushin, Bumçin dhe At Pjetër Meshkallën, tue marrë po atë përgjigje

si në Shkodër. Pushkatimi i atdhetarëve Don Lazër Shantoja e Don Ndre

Zadeja, në mars të 1945, tregon dhambët e vërtetë të komunistëve të

Tiranës, që fillojnë me zbulue qëndrimin jugosllav nën lëvozhgën e

komunistëve “shqiptarë”. Nxjerrja jashtë Shqipnisë e Delegatit

Apostolik të Vatikanit, më 5 maj 1945, Imzot Nigris, dhe mos njohja

zyrtare nga Qeveria Komuniste e Regjentit shqiptar, Imzot Frano Gjinit,

ishte pasqyra ma e kjartë e politikës së ardhëshme në Shqipninë e

mbikqyrun nga Jugosllavia. Gabimi i organizatës “Bashkimi Shqiptar”,

drejtue nga atdhetari Mark Çuni, mbrenda seminarit jezuit i kushtoi

shumë shtrejt atij vetë dhe klerikëve të pafajshëm që u pushkatuen për atë

çështje, tue u dhanë komunistëve në dorë mundësinë e mbylljes së

shkollave fetare. Fatkeqësisht, ky grup xhakojsh dhe laikësh, të etshëm

për një demokraci të vërtetë, u mpleks me disa elementë shumë të

damshëm dhe të rrezikshëm që kanë provue me jetën e tyne, se qyshë në

atë kohë ata u vunë në shërbim të lojës së komunistëve, dhe mbetën

besnikë përjetë në poshtërsitë e Sigurimit të Shtetit. Këtë e vërtetojnë

edhe me deklaratat që kanë ba në gjyqin e kohëve të fundit me Imzot

Ernesto Çobën, gati mbas 30 vjetësh nga 1945-46, kur gjoja u angazhuan

me Organizatën “Bashkimi Shqiptar”. Lëvizja e Postribës, edhe kjo

viktimë e injorantëve fanatikë, solli pushkatimin e mashumë se 35

atdhetarëve të cilët u masakruen në mënyrë çnjerëzore për me pranue

lidhjen me kryengritësit. Vetëm ajo që i asht ba atdhetarit Dulo Kali,

mjafton me tregue kush ishte Sigurimi. Kur Duli ishte në qeli, i kishin

prishë të ndigjuemit me korrent elektrik. Në një dhomë pranë kishin sjellë

disa vajza që qeshnin e bërtitnin. E kërcnojnë Dulin, tue i thanë firmo

proçesin ose tashti do të sjellim vajzat tueja këtu dhe do t’i përdhunojmë

... dhe Duli, pranon gjithçka flitët në proçes ... Pushkatimet pagjyq të Don

Nikoll Gazullit, Don Liugj Picit, Don Pjetër Çunit, Don Aleksandër

Sirdanit etj. ishin treguesi ma i saktë se komunistët kishin vendosë

zhdukjen në masë të klerit. Pushkatimet për strehim të arratisunish

vazhdonin... Ekonomia po shkatrrohej, kamjonët e ngarkuem ndër

magazinat e tregëtarëve të pazarit të Shkodrës shkarkoheshin në Beograd.

Malli i magazinës “Ulqinaku” shitej në Moskë. Çdo ditë mbyllej një

Page 242: Një monument nën dhé

242

dyqan, pronarët torturoheshin me dorëzue teneqet e arit. Kundrabandistët

hynin e delnin nga burgu të gjymtuem nga trupi dhe ndërgjegja. Shumica

nënshkruanin bashkëpunimin ose me vdekë në tortura. Vetëm tregëtarit

Man Tepelia i kanë marrë 13 teneqe të mëdha të vojit gurit, të mbushuna

me ar që kishte të mëshefun në pemishtat e tija në Vukatanë, tregonte ish

oficeri i Sigurimit të asaj kohë Nazif Pira. Grupe studentësh arrëstoheshin

për me shue protestën e heshtun që vlonte në bankat e shkollave, shoqnue

me ndonjë trakt ose ndotje fotografije të diktatorëve. U ndalonin vajzat në

dyert e shkollava me u heq Kryqët nga qafa me dhunë e tue i pështy në

fëtyrë anë e kand qytetit....

Shkodra, syni i Principatës, siç e quen Barleti, ishte këthye në

kshnillën që del në sy dhe i pengon pamjen sistemit të rij. Kryetar i

Komitetit Ekzekutiv ishte Riza Dani. Emni i tij lakohej në të gjitha

gjyqet. Asnjë prokuror nuk i ndalonte fjalën e të pandehurit kur zënte në

gojë emnin e tij. Një farë Gjin Marku, kapardisej si Qark komandant.

Sekretar i Partisë në ilegalitet ishte Spiro Pano, një kriminel që vriste

shokët e vet si të gjithë komunistët, me vulën e Frontit, maskës së Partisë.

Furrtari Zoi Themeli, mbante furrën ndezë tue shkri pezhgëve në Degën e

Punëve të Mbrendshme, ndërsa zv.shef ishte samarxhiu Zoi Shkurti,

torturues katil, bashkëpuntorë i kriminelit Petrit Dume në Korçë, kur u

mbërthenin njerëzve ndër thembra patkoj. Komisari politik i tyne ishte

krimineli Nesti Kopali, i sëmurë patologjik për krime, imoral ashtu si

prokurori Aranit Çela. Ligji zbatohej nga Esat Ndreu, Tonin Miloti,

Mestan Ujaniku, Misto Bllaci etj. vëlleh endacakë e mushkarë, barijë

analfabet, që u asht dhanë rasa me pushkatue filozofë, profesorë e

ingjenjerë. Asnjeni nuk dijnë me shpjegue se cilës rracë i përkasin, të

gjithë kujtojnë se Tito, Stalini dhe Enveri janë kafshë të përjetëshme.

Secili në kurset e analfabetëve mendon me vra mësuesin e vet, si Juda.

Këtij grupi të etshëm për gjak i shërben Arif Gjyli, Qamil Gavoçi, Qazim

e Fadil Kapisyzi, Rahman Parllaku, Toger Baba, Zija Dibra, Qamil Qorri

(Bushati), Kasem Troshani, Lilo Zeneli, Thoma Karamello, Mentor

Xhemali, Elez Mesi, Dulaç Lekiqi, Vaskë Koleci, Ali Xhunga, Ndrek

Nallbani, Jonuz Dini, Pal Mëlyshi, Xhemal Selimi, Hysni Ndoja, Asllan

Lici, Bilo Bregu etj. që pasohej nga grupi i të rinjve Pjerin Kçira, Nush

Baba, Lin Çollaku, Alush Bakalli, Gjovalin Mazrreku, Shyqyri Qoku, etj.

Të gjithë bashkë drejtohen nga oficerët jugosllavë të Titos dhe,

zbatojnë urdhnat e tyne antishqiptare.

Page 243: Një monument nën dhé

243

Ajet Shahu shkruen: “Në aksionin antikatolik u aktivizuan si

asnjëherë besnikët e partisë në baze” (“Shteti komunist dhe Kisha

Katolike, fq 364, Krishterimi ndër Shqiptarë, Shkodër, 2000)

Bardhok Biba, i pari kryen porosinë e Partisë dhe futë armë në

kishën e Oroshit, tue akuzue Imzot Frano Gjinin dhe Dom Mark Xhanin

(sekretar i Abatit të Mirditës), për mëshefje armësh.

Në Shkodër, drejtojnë operacionin e futjes së armëve në Kishën

Françeskane të Gjuhadolit , Zoi Themeli, Hulusi Hako, Dilaver Sadiku që

kanë ngordhë me spaletat e Ministrisë së Mbrendshme të ndihmuem nga

Pjerin Kçira, Lin Çollaku, Nush Baba, Gjovalin Mazrreku, etj.

Me datën 17 nandor 1946, rreth orës 02.00 të mëngjezit, në një

natë me shi, ndalojnë makinën tek dera e kuvendit ngjitë me Kishë, e

hapin me çelsat e marrun me zori prej kuzhinjerit Martin Tarri, kalojnë

nëpër mencë dhe futen në Kishë, nëpër derë të kompanjëlit, rrugë e

tregueme nga trathtari Ndoc Vasili (Antoni Kapaj në Amerikë).

Shkarkojnë armë e municione mbrenda Kishës tek Elteri i Shna Ndout, i

Zemrës së Krishtit etj, dhe rreth orës 04.00 e rrëthojnë Kishën me ushtarë

të Ndjekjës, tue mos lanë njeri me u afrue në ora 05.00 kur thohej mesha

e mëngjezit. Atë kohë rrëthohet edhe kuvendi me të gjithë françeskanët e

xhakojt që ishin aty. Ditën bahen vizita nga autoritetët e organizatat për

me pa armët e mëshefuna nga “fretnit”.

Merrën në mbramje rreth orës 20.00 nga hetuesia (shtëpia P.

Çiurçisë), At Mati Prennushi, At Donat Kurti, At Çiprian Nika, At Pal

Dodaj, At Aleks Baqli, të gjithë fretën të arrëstuem, sillën me pranga në

Kishë, ku mbasi vëndosen ndër vëndet ku janë “gjetë” armët, (të vueme

nga vetë Sigurimi) afër Eltërit të Shna Ndout dhe Zemrës së Krishtit,

xhirohën në film nga operatorë jugosllavë....

Ky film jugosllav asht “Dosja 1302/II-A”.

I vetmi njeri i penduem që kam njohtë në vitin 1982, pjesëmarrës

i Sigurimit të Shtetit në këtë vepër të shemtueme asht kenë Zef Bardhoku,

i cili, më ka tregue krejt mënyrën si kanë hy në Kishë me armë dhe, si i

kanë vendosë arkat aty. Tregonte, se Fra Ndue Vila nuk i kishte dhanë

çelsat dhe ishte torturue mizorisht. Ai pohonte se dyshohej për armë

përsonale ndër fretën, mbasi kishin informata nga xhakoni Ndoc Vasili

(Antoni Kapaj). Në fund të bisedës, thonte: “Nuk dij sësi, Zoti nuk ka

premtue për të gjithë ne që kemi futë armët në Kishë, me na varë populli

katolik në traun e sipërm të derës së Kishës së Shna Ndout, për atë vepër

Page 244: Një monument nën dhé

244

të ultë që kemi ba, tue çue në plumb At Mati Prennushin e At Çiprian

Nikën krejt të pafajshëm, e sa të tjerë me vite të tana në kampet e burgjet

e mnershme të shfarosjës ku edhe kanë vdekë. Kur rashë në burg vetë,

kishte edhe priftën që më njifnin mirë, e dinin se çka i kam ba klerit dhe

më jepnin cingare e bukë që ma shumë më mungonin, pa ua kërkue ...”

Kuvendi i Françeskanëve në Gjuhadol u kthye në burg dhe

thirrej Burgu i Kishës së Fretënve, burgu ma i mnershëm i

komunizmit në Shqipni, e pse jo i krejt Lindjës komuniste.

Porosia jugosllave ishte: “... të shkatrroni kulm e thëmel

çerdhën e Klerit Katolik në Shkodër, me në krye

FRANÇESKANËT!” ... dhe porosia e mësuesve po kryhej ...

Përballë të arrëstuemve do të shënoj disa nga bishat hetues: Imzot

Frano Gjini ishte përballë kasap kap. Lilo Zenelit e aspirant Ali Xhungës,

At Mati Prennushi, përballë kap. Nesti Kopalit, At Çiprian Nika përballë

kap. Nesti Kopalit, Don Nokoll Deda përballë kap. Fadil Kapisyzit, Don

Tom Laca përballë aspirant Ali Xhungës e kap. Fadil Kapisyzit, At Donat

Kurti përballë kap. Zoi Shkurtit, At Frano Kiri përballë major Zoi

Themelit e kap. Zoi Shkurtit, Don Nikoll Shelqeti përballë kap. Zoi

Shkurtit, At Gjon Karma S.J. përballë aspirant Pjerin Kçirës, Don Ndoc

Sahatçija përballë toger Bilo Bregut, xhakoni Zef Pëllumbi përballë kap.

N. Kopalit, At Mëhill Miraj përballë aspirant Pjerin Kçirës ( nëpunës në

Sigurim, që mbante edhe rrjetin e spijujve ), dhe Ali Xhungës etj. etj.

Kishe me thanë se, sa me vlerë do të ishte me pasë në dorë

proçesin e plotë të kësaj ngjarje të mnerëshme që u zhvillue ata vite në

Shkodër. Arrëstimet u banë në muejt tetor e nandor te 1946, ndërsa

dokumentacioni flet për muejt e fundit të 1947, pra, mbas një viti nuk

asht e mujtun me pas fillue hetimet. Praktikisht: Imzot Frano Gjini, më 14

shtator 1947, pyetet nga Lilo Zeneli; Don Nikoll Deda, më 30 tetor 1947

pyetet nga Fadil Kapisyzi; At Mati Prennushi, pyetet më 26 shkurt 1947

nga Nesti Kopali etj. Ballafaqimet bahën pothuej të gjitha në dhetor 1947,

pak ditë para gjyqit. Në këta dokumente përmblidhen në 5-6 faqe krejt

hetimet e bame në një vit të plotë, me përjashtim të Don Ndoc Sahatçisë

dhe At Mëhill Miraj që kanë edhe 40-45 faqe të daktilografueme proçeset

e tyne, mbasi mbi bazën e thanjëve të tyne për fat të keq, atëherë, ndërsa,

tashti, për fat të mirë që janë ruajtë dhe shihën këta proçese, janë thurë

lloj-lloj lëgjendash, të gjitha të projektueme nga Sigurimi i Shtetit, dhe të

daluna nga goja e këtyne njerëzve të dobët në qëndresën para torturës, që

Page 245: Një monument nën dhé

245

mbasi hodhën firmat e tyne në këto proçes-verbale përfundimisht ishin

vetëm kenje, mbasi ndërgjegja dhe karakteri humbën përjetësisht. At

Rrok Gurashi, asht gati me ia kujtue hetuesit ndonjë rresht që ai e ka

harrue, flet pa pikë mëshire për kedo, veç me dalë nga dhoma ku bahën

ballafaqimet. Ai akuzon “fajtorë” cilindo të pafajshëm që i kërkohet: “për

derisa unë jam këtu, le të vijnë të gjithë mbas meje!”. At Mati Prennushi i

kujton: “Të gjitha këto që thue këtu, Padër Rrok, janë vetëm shpifje që

nuk i kam pritë kurrë prej teje, por, mos harro, se kemi edhe një gjyq

tjetër, e, atje, nuk ka ma rrena e shpifje!”. Me të vërtetë, kur At Rroku

ishte në çastet e fundit të jetës, në një kamp pune thërret At Konrrad

Gjolaj, dhe i thotë: “At Konrrad, po vdes, po, a thue Zoti, ka me mi falë

ato tmere fajesh e shpifjesh që kam ba unë, vetëm tue mendue sa vetë

janë pushkatue me rrenat e mija!?”, dhe At Konrradi i thotë: “Padër Rrok,

eja të rrëfej, se mëshira e Zotit, kalon kufijt e arësyes sonë, ti nëse je

pendue fol, se edhe ata për të cilët ti je shpifë, jam i sigurt se sot lutën për

shpirtin tand ...”, dhe ishte rrëfye ... Po, At Rrok Vata, sa ditë ndej ndër

gjunjë para Kryqit kur e pau se i kishte ardhë fundi? Po, Don Nikoll

Troshani, pse thonte: “Si do të shihëm andej me Don Dedë Malaj?!” ...

Në dosje ruhët një proçes-verbal i ballafaqimit të Imzot Frano Gjinit me

At Rrok Gurashin, Don Ndoc Sahatçinë dhe Prenkë Lezaj. Ballafaqimi

asht ba me datën 28 dhetor 1947 pra, një javë para gjyqit. Aspirant Ali

Xhunga shkruan: “... i pandehuri Monsinjor Frano Gjini nuk atribon

thanjet e Padër Rrok Gurashit, Don Ndoc Sahatçisë dhe Prenk Lezajt,

prandaj u pa e nëvojshme të kompozohet ky proçes ballafaqimi... dhe flet

Padër Rroku, 5 faqe e gjysëm proçes, mbas tij flet Don Ndoci, 2 faqe të

tjera dhe 3 faqe, flet edhe Prenk Lezaj. Të gjithë plotësojnë edhe ndonjë

mangësi që ka pretenca e prokurorit, mbasi ai asht edhe qëllimi i

“kompozimit” të ballafaqimit.

Cila asht përgjigja e Imzot Gjinit?

“Monsinjor Gjini, mbasi ndigjoi thanjet që iu banë para fëtyrës së

tij, nga Padër Rrok Gurashi, Don Ndoc Sahatçija, dhe nga Prenk Lezaj,

merrët në pyetje dhe deklaron sa ma poshtë vijon: P. P. (Përgjigjet i

pandehuri), Përsa thonë para meje Padër Rrok Gurashi, Don Ndoc

Sahatçija dhe Prenk Lezaj, i dëgjova të gjitha, por vetëm dua të them, se

për posë atyre që kam deklarue në proçes, nuk asht asnjë e vërtetë, që të

kem patur lidhje direkt me Mark Gjon Markun, ose me ndonjë të arratisur

tjetër dhe, se kam patur dijeni xxxxxxxx (prishnjaqë) ma të vogël për

Page 246: Një monument nën dhé

246

këto organizata kundërshtare të Pushtetit Popullor.”(faqe 1-11 Proces-

ballafaqimi Nr.rend. 12 ).............................................................................

I pandehuri (Monsinjor Gjinaj).

Oficeri pyetës: Aspirant Ali Xhunga d.v.

Të gjitha ballafaqimet marrin përgjigje të përafërt me përmbajtjen

e deklaratës Imzot Gjinit, me përjashtim të Don Nikoll Dedës dhe At

Mati Prennushit, që nuk janë në dosje. Gjithashtu, në dosje nuk ka edhe

torturat që i janë ba të pandehurit për me pranue shpifjet e dëshmitarit të

rremë, por mos harroni se edhe ato dihën.

Po thuej të gjithë të arrestuemit e këtij grupi kanë ba nga 14

muej hetuesi, janë mbajtë edhe dy muej të dënuem me vdekje pra,

koha e vuajtjes, deri ditën e pushkatimit asht 16 muej për Imzot

Gjinin e At Prennushin, ndërsa 17 muej për Don Nikoll Dedën.

Nuk do të flas për zbatimin e ligjit, mbasi duhët të kishte ligjë

për me dashtë me diftue si zbatohëj. Do të paraqes vetëm një dokument

që ka dosja. Kur Imzot Gjini ban kërkesën për pafajsi, në letrën e

dërgueme Gjykatës së Naltë të shkrueme me dorën e tij, gja që tregon se,

kur asht zhvillue gjyqi ndër tavolinat e mencës se Kuvendit të Fretënve,

asnjeni nuk ka pasë “avokat”, mbasi nuk ka asnjë dokument të kenjes së

avokatit, të paktën si ka ndodhë shpesh, kenja e një oficeri të Sigurimit i

veshun me emnin “avokat”, e vuna ndër thojza mbasi ky lloj “avokati”,

ka pasë rasë që habitej e fillonte me sha e fye klientin “e pandehur”, tue

kujtue se asht në zyrat e hetuesisë ose ma keq, me iu drejtue prokurorit,

“pse ore, vetëm kaq meriton ky, ky, është për tu varë!” ... Aty në atë

kërkesë të Imzot Gjinit, sipër mbi fjalët “Të Ndertës Gjykatës...” asht ba

një shënim me penë: “Të bashkohet me akte, në rast të kundërt të

njoftohët se asht dhanë jasht afatit -(firma)-“. Në fund të letrës

shënohet data e marrjes në dorëzim : “Nr.15. u muer më 14 janar 1948-

(firma), Sh. Dautaj”, pikërisht, asht marrë në dorëzim nga Sekretari i

Gjyqit dy ditë para afatit, veç mbetët me mendue rasën e kundërt të

justifikimit të dhanjes kësaj letre, gjoja jashta afatit. Përgjigja asht shumë

e shkurtë. “Kush ma lart dinte dhe donte me iu përgjigjë PAFAJSISË

SË TIJ ?”

Bashkëvuejtesit flasin me dhimbje, ofshamje, e me krenari për

kohën që kanë kalue me këta heronjë. Mendohen e mendohen ku me

fillue, tek nata e parë e takimit, apo tek mëngjezi i fundit i ndarjës së

Page 247: Një monument nën dhé

247

përjetëshme ... Njësoj, ata ishin dy kufoma të shtrime në çimento të

birucës Nr. ... Burgu...

Se çfarë bahej në zyret e hetuesisë mbi trupat e këtyne

martirëve Atdhetarë do të FLASIN DËSHMITARËT:

Zonja Terezina Pali (Zorba), po më tregonte sësi e kishin

torturue për vdekje At Mati Prennushin, kur gjironin filmin jugosllavët

tek Elteri me armë në dorë. Mbasi e sollën në qeli e pashë se çalonte, e

pyeta: “Çka të banë Padër Mati?” - Ai u përgjegj me za të ultë - mos

pyet... por, për mos me i kënaqë këta qej, eja të këndojmë... dhe filloi ai

vetë i pari kangën “Në Shkodër tonë ka ra nji dritë”... Shpesh këndonte

me za të ultë për mos me na lanë me u ligështue para torturave, ai na epte

zemër edhe né që aso kohe ishim shumë të reja e shpesh dëshproheshim

shumë. Njëditë erdhi i lamë në gjak, se i kishte ra ballit Nesti Kopali...

At Çiprian Nika ishte me të vërtetë si Shenjt, vazhdonte Terezina,

vuante shumë prej kambëve se ia kishin djegë damarët me hekur të

skuqun ndërsa çorapët iu ngjitëshin për mish nga plagët e peshgvës, kësi

plagësh kishte edhe në shpinë, këmisha iu shkapte prej plagëve vetëm...

kur e thërriste hetuesi, që ma shpesh e siellte pandjenja se me kambët e

veta, megjithatë gjente forca me qëndrue ... forca e tyne ishin vetëm urata

e lutjët e vazhdueshme...

Prof. Adem Bazhdari, tregonte: “Nuk e harroj kurrë Imzot

Gjinin të varun në një pemë, po e torturonin. Erdhi Zoi Themeli dhe

Pjerin Kçira, Monsinjori u lypi pak ujë. Pjerini mori një tas dhe ia mbushi

me urinën e vet aty mbas një peme dhe ia dha Monsinjorit, që kishte

mashumë se dy ditë pa pi ujë. I shkreti Monsinjor piu shka i dhanë ata

mizorë. E zgjidhën, ai ra për tokë, nuk ecte, e sollën me dy policë në

dhomë dhe mbas pak minutash erdhën e na morën të dyve, sa mërrijtëm

në krye të shkallës së gurit ndër fretën, Pjerini holli poshtë At Matinë...

mendueme se e mbytën, por, jo, ishte gjallë i gjakosun fëtyrët, - E shihni?

-Na pyeti Zoi, - kështu do ta pësoni dhe juve, mos flisni po deshët!... Kur

na çuan në dhomë Monsinjori tha vetëm kaq: ”Për hatër të Zotit!....” dhe

fshani... Krahët, kambët dhe shpinën i kishte me plagë të qelbëzueme, ia

mjekonin vetëm me krypë dhe ia lynin me pezhgëve të nxehtë, stjetullat i

kishte gjithmonë të hapuna tue kullue qelb, nga vezët e zieme dhe të

ngrohta që i vinin gjithnjë.

Ndërsa, për Imzot Nikoll Dedën tregonte se nuk njifëj ma, ishte

ba sa një fëmijë, gjithë plagë, i moçatun fëtyre dhe i pazoti me ecë,

Page 248: Një monument nën dhé

248

kambët i kishte të qelbëzueme... Një bashkëvuejtës e kishte pyet njëherë,

kur e gjet të shtrimë në dysheme: “Kush je ti?” - ai i kishte përgjegjë: -

“Kam pas kenë Don Nikoll Deda”, se me të vërtetë “nuk ishte ma ai”!

I ndjeri Caf Dragusha, që asht pushkatue me këtë grup, i

tregonte një bashkëvuejtësi ndër ato ditë mjerimi kur ishin në një qeli, se

njënatë i kishin shkue tek biruca e tij katër oficera të naltë, si dukej nga

Tirana, njeni nga veshja dukej jugosllav. E kishin pyetë me kambngulje; -

janë ba ose jo mbledhjet për të cilat bahet fjalë në proçes të Don Nikoll

Dedës, në shtëpinë e Cin Serreqit dhe të Pjetër Dedës? - Cafi u ishte

përgjigjë: - A janë ba, a nuk janë ba mbledhjet, unë nuk e dij, por, derisa

më keni përzi edhe mue, e thoni, se ke kenë edhe ti, e, mbasi unë nuk

kam kenë aty, edhe mbledhjet nuk duhët të jenë ba! Përfundonte

bisedën tue thanë: “Ah, këta komunistët, janë derbedera! Nuk i njeh

kush...” Në darkë i kishte hapë sportelin Fadil Kapisyzi dhe i kishte

thanë: “Po ti Caf, na ishe kenë ba edhe avokati i Cin Serreqit, dije mirë se

njëqind krena me pasë, një nuk të shpëton as ty, as atij, a more vesh?”

dhe me të vërtetë e kishte mbajtë fjalën, tregonte bashkëvuejtësi, mbas

pak ditësh u pushkatuen të dy...

Një Zonjë (V. K.) tregon: “... na rrahnin, na shanin me fjalët ku

ishin ma të ndytat. Ishim të reja, 18 vjeçe, nuk i kishim ndigjue kurrë ato

flligështina, na torturonin dhe mandej na çvishnin dhe vetëm ndër

këmisha në pikën e dimnit, na hidhnin ndër dhomat e priftënve... por, ata,

menjëherë na mbulonin me pelerinat e tyne, e vetë mërdhitnin të shkretët

gjithë natën. Kur na delte gjumi i ndigjonim tue thanë uratë. Na u thonim:

“Merre tash pelerinën dhe flej pak edhe ti, se nuk ke mbyllë sy gjithë

natën! - Jo, jo, vazhdo e flej ti, - na thonin ata, - flej edhe pak se je e re,

na jemi mësue e durojmë...” Porosia e tyne ishte: “Mundohuni me durue

për hatër të Zotit!...”

Z. Ragip Meta, atëherë, i dënuem me vdekje, tregon se ishin

kenë në një dhomë 25 vetë të gjithë të dënuem me vdekje. “Kur hapej

dera, u çonim në kambë ashtu si ishim të lidhun dhe donim me shkue

të parët, me kenë e mujtun të gjithë me u pushkatue. Na vinte keq

kur nuk na merrnin kaq na ishte mërzitë jeta prej torturave, urisë,

etjës dhe pagjumësisë”

Z. Drita Kosturi më tregonte, sësi e kishin lidhë në një shtyllë

druni At Frano Kirin, e kishin nxjerrë në pishën e diellit në piskun e

vapës në verë, të veshun trashë. Kur i kërkonte ujë ose me krye nëvojat

Page 249: Një monument nën dhé

249

përsonale, e lironin shtyllën e mbajtun me litar dhe i shkreti At Frano,

përplasej me fëtyrë përtokë, gjakosej, shpesh humbiste ndjenjat, e lagnin

me ujë dhe e ngjitnin prap shtyllën lart... Disa ditë e kishte pa ajo vetë me

sytë e saj derisa ishte ba që nuk njihëj ma cili ishte...

Z. Ana Daja, tronditej sot, kur shpjegonte sësi ka pa Don Anton

Muzaj, në hollin e Kuvendit të zhytun deri në bel në një ujë të qelbun, të

përzimë me pisllëkun e pusave të zezë, në të ftohtin e dimnit të Shkodrës,

dhe kur e merrte kolli, skuqej ai vend nga gjaku që nxirte përgoje... E

torturonte tregon ajo, i pashpirti Pjerin Kçira.

Z. Tom Leci, pyet Hafiz Dërgutin se cila asht arësyeja që e

torturonin aq shumë, ai i përgjigjet: “Më kërkojnë dëshmi për priftën,

kërkojnë me na përça, e nesër me thanë, se, u pushkatuen priftnit me

dëshmitë e rreme të hoxhallarëve. I kam thanë, bani çka të dueni se këtë

punë nuk e baj kurrë pasha Allahun!”

Z. Viktore Kuka, tregonte sësi njëditë i ndjeri Dulo Kali i kishte

kërkue pak ujë me pi Dulaçit, dhe ky i thotë Elez Mesit me i sjellë një

safë me ujë Dulit. Elezi ia sjellë dhe Duli e pin atë ujë, që mbas pak

minutash i shkreti Dulo Kali rropatej në birucë nga tmeri, mbasi uji ishte

kenë i krypun... Elezi tallej në korridor, “lypë ujë, ta sollëm, po bërtite po

të japim edhe hu ...”

Motër Gjyzepina Radovani, infermjere në spitalin e burgut

tregonte sësi kishte mjekue me duert e saja disa nga këta martirë. Ajo,

fliste me dhimbje të madhe për At Çiprian Nikën dhe At Donat Kurtin, të

parit i kishin thye kambën dhe nuk i ngjitej se kishte fillue kalbëzimi,

ndërsa, At Donatit, me që e dinin se asht i sëmurë me stomak i epnin

ushqime që i ngacmonin dhimbjet, për mos me kenë kurrë i qetë. Me

shumë kujdes Dr. Federik Shiroka, i bante injeksione qetësuese, po, mbas

pak ditësh e merrnin pa u shërue ashtu si Monsinjor Gjinin, që tue e

marrë me shkalc plehu, policët i kishin thanë: “Doktor, mos harxho ilaçe

kot, se për t’a pushkatuar kemi!”, - ai u ishte përgjigjë: “Unë jam mjek, sa

të jenë të gjallë dhe në duert e mija unë do të baj detyrën teme, ndër duert

tueja, dini ju çka bani!”. Njeni nga xhelatët kishte murmuritë: “Hajt, hajt,

se as ti nuk e ke të gjatë!...”

Z. Loro Vata më tregonte, se, në “Burgun e Kishës së Fretënve”,

ka pasë njerëz që prej ditës së arrëstimit e deri mbas një viti që janë

pushkatue, ose dënue e nisë ndër burgje të tjera e kampe nuk janë la me

Page 250: Një monument nën dhé

250

ujë asnjëherë... se, ma, vendi i ushkurit të mbathjëve, apo ndër vendët e

tegelave ishin të bamë zi prej morrave.

Z. Ragip Meta më tregonte, sësi njëditë Shyqyri Qoku dhe Alush

Bakalli, zagar të rinjë aso kohe, kishin hypë mbi dy klerikë në oborrin e

burgut. Në dorë kishin nga një kamxhik dhe i binin dy priftënve, tue

vrritë: “Kush mërrinë i pari tek muri sot nuk rrahët, hajt, ecë, kush po del

i pari?” ... Asnjeni nga priftnit nuk ecte, asnjeni nuk donte me lanë

mbrapa shokun me u rrah ... Asnjeni pothuej nuk njihej në fëtyrë. Priftënt

ishin ba me mjekrra deri në bel, ndërsa hoxhallarëve ua kishin pre

mjekrrat. Asnjena palë nuk dëshmonte për palën tjetër, një mirëkuptim i

veçantë...

Z. Elez Troshani, thonte: “Lum ata që kanë kenë në një dhomë

me Monsinjor Gjinin dhe At Mati Prennushin, ndër ata dy muej para se

me u ekzekutue, se nuk e kuptonin ku po i çojnë, a po i çonin në piknik,

apo me u pushkatue. Biseda dhe humori i tyne të largonte frikën e

vdekjes...mënyra sësi shpjegonin vdekjen ata, e bante të riun dhe plakun

mos me u tutë nga plumbi.”

Dr. Papavrami, shpjegonte se, atëditë me 11 mars, rreth orës

04.30 të mëngjezit kur po i lidhnin në Zallin e Kirit për me i pushkatuar,

në mes të At Matisë dhe At Çiprianit kanë lidhë ingj. Fahri Rusin, 28

vjeç. At Matia, i thotë Fahriut: “Fahri, je më i riu, qëndro si burrat dhe

mos i turpëro të Parët e familjes sate!” - Fahriu i përgjigjet: “Nuk besoj

se kush nga fisi em ka pasë këtë fat, me dhenë jetën mjedis dy

shejtënve, për çfarë me u tremb?” Burrërisht u ngjitën tek stomi i

një gropës 4X2 ml. E hapur mbas Pendës së Kirit, drejt me çinarin e

dytë, vërtikalisht me Pendën, në drejtim Lindje-Perëndim,”

shpjegonte, doktori, i thirrun si mjek ligjor në pushkatimin e këtyne

16 vetëve. “Mbasi i lidhën edhe ndër brryla me vargoj me drynjë, aty

maje atij stomi, i kërkuan “fjalën e fundit”. Nuk më harrohet kurrë,

edhe pse kanë kaluar 50 vjet, qëndrimi burrëror i klerikëve

katholikë. Atyre nuk iu trembej syri nga vdekja, sëpse mbi jetën e

këtueshme kishte triumfuar ideali i lartë i fitorës së Parajsës me

vuajtjët e tyre, që nuk mund të tregohën, madje, ato vuajtje nuk

krahasohën as me Kalvarin. Shtinë me armë mbi ato gjokse burrash

që dukeshin si lisa ... Ranë andej stomit ... kur u afrova me vërtetuar

vdekjën nuk mujta me vizituar asnjërin, kishin rënë në gropë dhe

ishin mbuluar nga gjaku i tyre. Nuk dukëj se jetonte ndonjëri ...

Page 251: Një monument nën dhé

251

asnjë lëvizje në atë pellg gjaku. Mbas gjysëm ore i mbuluan me dhé.

.....Atëherë, nuk dija me kuptuar si falët gjykatësi dhe toga e

pushkatimit kur je i pafajshëm ... Krishti, Papa dhe Shqipëria ishin

Ideali i tyre! ...” (Shpjegim gojor në vitin 1993, në Shkodër).

Secili shkodranë ka se çka me tregue për atë burg në zemrën e

qytetit. Kur binte muzgu e afrohej nata shtëpijat përreth prisnin fillimin e

virrmave të burrave, të vëllazënve, të baballarëve, të djelmëve, të miqve e

dashamirëve rrezikzez që torturonin xhelatët. Shpesh, ata zane të daluna

nga dhimbjet e shpirtit, ndërpriteshin nga zani i ndonjë vajzës së mjerë që

donin ta përdhunonin oficerët, kafshët e harrlisuna si udhëheqësi i Partisë

së tyne. Zonja Maria Deda, e shoqja e Ndrekës së Dedjakupëve priste me

ndigjue zanin e burrit të saj, para se me ra me fjetë. Kishte frikë e trishtim

kur nuk e torturonin, atë natë nuk e zënte gjumi kur nuk i ndigjonte zanin,

mbasi të nesërmen, mendonte e shkreta se po i thonë: “Mos i sjell gjë, se

është duke u qelbur në Zallin e Kirit!”, mbasi kështu i kishte ndodhë edhe

kunatës së saj Katrinës, me të shkretin Kolec Deda. Po kështu, zonjës

Simon Darragjatit....Virrmat e mnerëshme ia sillte nata sikur ishin mbas

murit. Deri në të dalun të dritës, kishte rasë që nuk i mbyllej syni...

Vetëm në muejt fundit të vitit 1946 Sigurimi i Shtetit, i drejtuem

nga Partia Komuniste, tue krijue proçese false gjoja për futje të armëve

në Kishë, për formim te Partisë Demokristjane të pakenun kurrë dhe për

organizim të kryengritjes së armatosun të Postribës më 9 shtator 1946,

kur, asnjë klerik nuk dinte asgja për këtë kryengritje, u arrëstuen: Imzot

Frano Gjini, Imzot Gjergj Volaj, Imzot Nikoll Deda, At Mati Prennushi,

At Çiprian Nika, At Donat Kurti, At Frano Kiri, At Pal Doda, Don Tomë

Laca, At Karlo Serreqi, At Çiril Cani, At Filip Mazrreku, Don Pjetër

Gruda, Don Mark Xhani, At Augustin Ashiku, At Bernardin Palaj, Don

Ndoc Nikaj, Don Ndue Suma, Don Nikoll Mazrreku, Don Jak Zekaj, Don

Ded Plani, Don Pal Gjini, Don Ejëll Deda, Don Luigj Prendushi, At

Serafin Koda, Don Nikoll Shelqeti, At Gjon Karma S.J. At Mark Harapi

S.J. At Florian Berisha S.J. Fratel Gjon Pantalia S.J. Don Anton Muzaj,

Don Mark Hasi, Don Nikoll Laskaj, Don Pashko Muzhani, At Gaspër

Suma, At Aleks Baqli, Fra Ndue Vila, Fra Zef Pëllumbi, At Mëhill Miraj,

At Rrok Gurashi, Don Ndoc Sahatçija etj.

Page 252: Një monument nën dhé

252

Këtu nuk përfshihen arrëstimet e bame në fillim të vitit 1947 në

Shkodër, si dhe arrëstimet e bame në atë vit në Tiranë, Durrës, Vlonë etj.

PJESA E FUNDIT

“Të tërbuem djallëzisht, e nxorën jashtë prej asaj gjykatorje dhe e

ngrehën rrëshqanë tue iu kërcnue, me shpatë në dorë se do ta vrisnin në

se nuk i binte mboh Fesë menjëherë ...(omissis).

Ai u qëndroi kërcnimëve, anmiqtë e therën për vdekje dhe e çuan

në breg të Bunës me e qitë në ujë, por disa të krishtenë e blenë me pare

dhe e varrosën në Kishën e Shën’Mërisë Madalenë.”

Lezhë, vjeti 1624 Ipeshkvi Benedikt Orsini

(Relacione Vol. I-re, fq. 349. Ark. Prop. Fide, SRCG, v, 262, fl. 177.)

“Një kalvar vuajtjesh dhe përsekutimesh pësoi Imzot Pjetër

Bogdani, i cili u burgos tri herë, i dogjën rezidencën, u rrah, u kërcënua

se do ta varin në derën e kishës, e shëtitën nëpër qytet të zhveshur lakuriq

dhe pas vdekjës u zhvarros dhe kufoma e tij iu hodh qenve”

Petrika Thëngjilli “Krishtërimi ndër Shqiptarë”, fq.230. Shkodër,

2000.

“Don Andre Kalamashi, prift i Gjakovës kishte kundërshtuar fenë

islame. Osmanët, më 1687, e torturuan, të lidhur duar dhe këmbë. Duke

menduar se kish vdekur, ia zgjidhën duart dhe e varën në sheshin e

qytetit. Pas njëfarë kohe prifti u çua në këmbë, largoi litarin nga fyti dhe

bërtiti: “Qëndresë, qëndresë të krishterë, Jezu Krishti është më i

fuqishmi!”.

Page 253: Një monument nën dhé

253

Posa tha këto fjalë, ra i vdekur përpara turmës së tmerruar.

Xhelati ia preu kokën dhe ia dërgoi bashkë me lëkurën e kokës Vezirit të

Madh”

Petrika Thengjilli ( po aty )

“Don Mark Xhanin, në vitin 1946, mbasi e torturuan në qelitë e

Sigurimit të Mirditës, e varën për shpatulla ndër trena, ma vonë, mbasi

vdiq, ia hodhën me e ngranë qenve të fshatit Shpal, mbeturinat e tretuna i

mori prroni ... vetëm, pse ishte sekretar besnik i Imzot Frano Gjinit.”

“MARTIRIZIMI I KISHËS KATOLIKE SHQIPTARE 1944-1990” fq.

125, Shkodër, 1993.

Vetëm, historia vazhdon ...

Atëherë, Kleri Katolik Shqiptar, tue i dijtë të gjitha këto që ua

kanë ba ndër shekuj, pse nuk zgjodhi rrugën e bashkëpunimit me shtetin

komunist, me u shkëputë edhe nga Papa e Vatikani dhe me hangër një

kafshatë bukë rahat në qelat e tij ? Kështu, mund të pyesin dikush!...

Provoni me mbyllë kapakët e syve deri sa gati mos me pa! Çoni

kryet dhe ashtu me sy gati të mbyllun, shikojeni diellin! Keni me pa një

Kryq! Këtë nuk e kam shpikë unë, kjo njihej që në kohën e paganëve. E,

pra, edhe pse ndoshta nuk iu pëlqen, AI ASHT! ... AI ASHT DRITA!

Kleri Katolik tue njohtë Dritën, pse me marrë rrugën e errësinës?

Asht me të vërtetë rrugë e vështirë por jo e panjohtun, jo me të paprituna,

jo e pa shkelun, jo e shtrueme me kalldram e me lule, por shumë, shumë e

vështirë, aqsa, as nuk dijmë me e kuptue si këta njerëz zgjedhin këtë

rrugë plot vuejtje dhe rreziqe të vazhdueshme ndër shekuj? Këta zgjedhin

këtë rrugë pra, janë të vetëdijshëm se njëditë mbas të gjitha këtyne

vuejtjeve mund të jenë edhe Martirë, mbasi janë betue mbi Elterë që, po

kje nevoja për Fè e Atdhé do të japin edhe jetën. Qè, këtë na thërrasim

vetsakrifikim për një ideal. Kryqi me të vërtetë asht Drita, por, asht edhe

dashtnia, asht sakrifica, asht flijimi, asht mëshira, asht mundimi i

tejskajshëm, asht dhimbja e thellë e gozhdave që të mbërthejnë për dru,

asht lavdia e tokës në Kunorën e ferrave që të shpon ndër tru, asht

dhimbja e shpimit të heshtës, që me një të fshame fryme jé ngallnjyes, jé

fitues, jé i pavdekshëm, jé besnik i idealit tand, se jé flijue për Kryqin!

Qé, kjo asht rruga e martirizimit që të çon drejt ringjalljës dhe të ngritë në

Page 254: Një monument nën dhé

254

Elterin e Atdheut, të çon larg e shumë larg vdekjës së përjetëshme, që për

disa ka fillue që në atë çast kur drejtimi i rrugës zgjedhun i shërben

egoizmit. Të gjithë papërjashtim ata që mendojnë për një kolltuk e, vetëm

për vedi, janë hakmarrës, e, kur nuk kanë për shka të hakmerrën, bahën

vëllavrasës. Të gjithë për me mërrijtë qëllimet e veta, urrejnë, urrejnë deri

në mëni, aqsa harrojnë se kanë me vdekë. Bahën mashtrues, vrasës,

torturues, rrënues të shoqnisë njerzore, padijtë ku shkojnë dhe mendojnë

se tue e gënjye vedin “se ishim të rinjë, atëherë, nuk e kemi kuptuar...”,

mbyllet kapitulli. Po Atdheu, shka u ba? Po viktimat, ku janë? Po lotët e

nanave që kanë la Zallin e Kirit, ku shkuen? A po, “i mori lumi, vatën,

nuk kemi ç’tu bëjmë!...”. E vetmja gja që ata kujtojnë e nuk e harrojnë

kurrë, asht falja e Atyne martirëve para togave të pushkatimit. Po, ashtu

asht, aftësia me falë i përket vetëm atij që din me dashtë. Nuk mundesh

me falë pa kenë i drejtë dhe i dashtun. Ata dijtën me falë se shihnin

fundin e kobshëm të Atdheut të tyne për të cilin po jepnin jetën. Ata

dijtën me falë se ishin të drejtë, ishin të pastër, ishin të pafajshëm. Ju, o

spijunë të Sigurimit, futët natën armët ndër Kisha si hajdutët, tue mendue

se nata e terri do të mëshehin veprën tuej, o kriminelë katilë! Ju gënjyet,

ju shpifët, ju torturuet, ju gjykuet të pafajshmit, ju i mbytët, ju i dhunuet

edhe për së vdekuni, ju i tretët kufomat, ju i mashtruet familjet, ju i

përdhunuet ndjenjat e atdhedashunisë por,.... keni harrue, se ata ishin e

mbetën Martirë të Atdheut, dëshmitarë të së vërtetës së Fesë, dhe

padashje, ju forcuet thëmelët e krishtënimit në Shqipni. Për 50 vjet vetëm

keni mëshefë padijtë se njëditë populli shqiptarë do të vërtetojnë me

dokumentët tuaja atë që ka besue tash 50 vjet me sy të mbyllun. A e

kuptoni arësyen e besimit të popullit pa i pas pa ndër bankat e gjyqit, pa i

pas ndigjue zanin për ma shumë se 16 muej, pa mujtë me i dhanë një

lamtumirë asnjëherë, pa mujtë me i pyetë sësa vuajtët o rrezikzezë, pa

dijtë ku asht ajo gropë e zezë që përpini një lum atdhetarësh, pa mujtë me

vue një gur tek kryet e tyne, i bamë thërmija nga pushka e hasmit

shekullor sherbëtorët e të cilit u batë ju, o trathtarë komunistë e spijunë e,

në fund, pa mujtë askush me vue atë shenjë për të cilin ATA, kanë dhanë

edhe jetën e, kanë derdhë gjakun e pastër të tyne: KRYQIN.

Shpesh, flitët e shkruhët se Shqiptarët, nuk tregojnë ma interes për

vrasjët e 50 vjetëve maparë, për rrëthanat që janë krye këto vrasje, për

hetimet e shpifjet e zhvillueme në drejtim të këtyne viktimave, si e si me

realizue këto vepra të shëmtueme. Asht e kuptueshme se, këto subjekte

Page 255: Një monument nën dhé

255

nuk iu pëlqejnë autorëve të këtyne krimëve, por këto nuk iu pëlqejnë as

edhe atyne që, në një mënyrë ose në një tjetër, janë bashfajtorë të asaj

epoke të zezë historike të Shqipnisë.

Nuk duhët me kenë dhe nuk besoj se asht ashtu!

Ky do të ishte arësyetimi ma poshtnues ndaj vetvetës për Popullin

Shqiptar! Këto vrasje nuk janë krye nga një njeri përbindsh i vetëm, por

nga një grup i madh terroristësh që kanë mendue e veprue me zhdukë

burrat e shtetit e atdhetarët e divoçëm, me vrasjet e vazhdueshme

politike, që nuk mund të kryhën kurrë vetëm. Edhe me dashtë me i lanë

në njëanë, ose ma keq me i harrue, janë pasojat politike të Kombit tonë,

që nuk varrosën kurrë me viktimat e martirët e Tij.

Krenaria kombëtare e Popullit Shqiptar, ndera, burrnia, gjaku i

kulluem dhe guximi i pathyeshëm historik i këtyne Burrave të pastër,

lyp drejtësi, paqë dhe shpagim, gjana pa të cilat shqiptarët kurrë nuk

kanë me mërrijtë në një Pajtim Kombëtar!

Idriz Ajeti shkruen: “Shqiptarët mund të krenohën që ndër popujt

e Ballkanit ishin ata që të parët përqafuan fenë e krishterë.”

Atenagora thotë: “Populli shqiptar asht një ndër popujt që ka

vuajt ma shumë në Evropë, ka vuajt gjatë shumë shekujve, mbasi mbrojti

në mënyrë të mrekullueshme krishtërimin”.

At Pjetër Meshkalla thotë: “Kleri Katolik Shqiptar asht kleri ma

heroik që ka me përcaktue historia në rrugën dymijëvjeçare të Krishtit,

sëpse, mbas pesëqind vjetë robnije nën Turqi, po të merrët historikisht

prej vitit 1912, kur Shqipnia u formue si shtet e deri më 1944, që këtu

erdhën në fuqi komunistët, tue lanë me një anë okupacionin fashist italian

(me të cilin nuk jam pajtue kurrsesi), janë vetëm 30 vjetë mundësi për me

formue një kler shqiptar e, për 30 vjetë me nxjerrë aq heronjë sa kemi

nxjerrë na, nuk ka asnjë kler në botë.”

At Giacomo Gardin S.J. në librin e tij “DHETË VJET BURG NË

SHQIPNI (1945-1955), në fq.100 shkruen: “Kujtimi i përmallshëm i

faktëve të Shqipnisë ma ka mbushë shpirtin e më bahet edhe mue si Shën

Page 256: Një monument nën dhé

256

Gjonit n’Apokalips, se po shoh rrasën e Elterit të kësaj kishe tue u

zgjanue e tue marrë trajtat e tokës shqiptare; më bahet, se po shoh nën

rrasë fëtyrat e atyne që i kam njoftë e që mandej kanë dhanë jetën për

Fenë e vet e po i ndiej kah bërtasin: “Deri kur, o Zot, ti që jé i drejtë e i

shenjtë, po vonon pa e marrë hakun e gjakun tonë?”. E, një za kah u

përgjigjët: “Sabër e durim, edhe pak sa të mbushet ma parë numri i

vëllazënve tuej.” A keni ndie? Sabër ... me u mësue me pritë. E, deri kur?

Derisa të bjerë sahati i Perëndisë. Ai ka në dorë ndodhjet e kohës që

tjerrin historinë e kombëve....”.

Nanë Tereza, thotë:

“Kudo që të jetë urrejtja, unë do të sjellë dashtninë,

Kudo që të jetë padrejtësia, unë do të sjellë faljen,

Kudo që të jetë ngatrresa, unë do të sjellë pajtimin,

Kudo që të jetë gabimi, unë do të sjellë të vërtetën,

Kudo që të jetë dyshimi, unë do të sjellë besimin,

Kudo që të jetë disprimi, unë do të sjellë shpnesën,

Kudo që të jetë terri, unë do të sjellë dritën,

Kudo që të jetë pikllimi, unë do të sjellë gëzimin.”

Page 257: Një monument nën dhé

257

Page 258: Një monument nën dhé

258

PJESA IV

S T U D E N T Ë T

“Lahuta mbet varë n’ tra,

Migja kalbët n’ dhé,

E, nipat s’dinë me i ra! ...”

Poet kosovarë

“Në Gjimnazin e Shkodrës vlon propaganda antikomuniste, na

dërgoni sa më parë 100 (njëqint) konviktorë nga Jugu”... (Arkivi i

M.M.Tiranë).

Me këto fjalë i drejtohet Ministrit të Mbrendshëm në vitin 1949,

kryetari i degës së mbrendshme të Shkodrës, i posa ardhuni krimineli i

njohtun Hilmi Seiti. I duheshin 100 “konviktorë”, 100 spijunë, 100

agjentë, 100 kriminelë, 100 komunistë, 100 kuadro të ardhëshme të

Page 259: Një monument nën dhé

259

Sigurimit! Pra, duheshin edhe 100 katilë të tjerë, përveç atyne qindrave

që ishin në çdo skutë e kand të qytetit.

Ishte viti 1922, kur rreshtat e djelmënisë shkodrane mbushnin

klasët e Gjimnazit të Shkodrës. Pa kalue pak muej mbarë rinia shqiptare

do të drejtonte sytë nga qendra e përhapjes së dritës së arësimit dhe

kulturës për mbarë Shqipninë që ishte Shkodra. Nga nuk erdhën për me

studjue në këtë qytet të lashtë që për shumë shekuj ishte selia dhe

principati i të gjitha qytetëve tjera, thonte Barleci e, ashtu do të vazhdonte

me kenë deri në pushtimin komunist të vendit.

Këshilli i Ministrave me vëndim nr. 720 datë 11 gusht 1922, mbi

propozimin e Ministrisë së Arësimit nr. 11878, datë 11 gusht 1922,

vëndosi: “... të hapët në Shkodër një shkollë Gjimnaz i Shtetit, për me

mujtë me ndjekë aty mësimet një shumicë e studentëve shqiptarë që nuk

kanë me u dërgue ma jashtë e sidoemos nxanësat e atij qarku ...”

Kush nuk njihte emnat e nderuem të drejtorëve të këtij Gjimnazi,

Profesorët Luigj Shala, Xhevat Korça, Mirash Ivanaj, Anton Deda e

Skënder Luarasi? Kush mund të harronte breznitë e njëmbasnjëshme të

luftës për liri e përparim të Atdheut, që u rritën dhe u edukuen në bankat

e këtij Gjimnazi? Cili shqiptar mund të fliste për Shqipninë Etnike pa vue

në Elterin e Kombit studentët e Gjimnazëve të Shkodrës? Kush ishte ai

trathtarë që mund të guxonte me thanë se Liria e Atdheut, mund të

shkëputët nga gjaku i Dëshmorëve të Gjimnazëve të Shkodrës?

Vetëm Enver Hoxha me klyshët e tij, ministrat e mbrendshëm

Haxhi Lleshi, Koçi Xoxe, Mehmet Shehu, Kadri Hazbiu etj. me Zoi

Themelët, Lilo Zenelët, Hilmi Seitët, Feqorr Shehët e Rexhep Kollët, me

lakejtë Çiril Pistoli, Dhori Samsuri, Nesti Haviari, Fadil Hoxha e Skënder

Villa me shokë. Këta janë “nderi” i formimit të “njeriut të rinj” të brezit

komunist dhe, llomi e turpi i indeksit të Amzës së Gjimnazit të Shkodrës

dhe mbarë arësimit e kulturës shqiptare.

Dy vjet ndërpremje për arsye lufte...

Vjen viti 1945. Dukej se lufta mbaroi!...

Pa fillue mirë më 5 mars 1945, pushkatohet oratori e publicisti

Don Lazër Shantoja e fillë mbas tij më 25 mars, Poeti i Ambëlsisë Don

Ndre Zadeja. Më 15 gusht, rinia shkodrane fillon ngritjen e monumentëve

të luftës kundër komunizmit me Herojtë Ndue Pali e Caf Meta...

Page 260: Një monument nën dhé

260

Pra, pa mbarue mirë Lufta e Dytë Botnore, fillon një luftë tjetër

edhe ma e përgjakëshme dhe e pafund ... Lufta për pushtimin komunist të

mbarë Atdheut...me vrasje për mure përballë Bashkisë së qytetit.

“Çlirimtarët” Qamil Gavoçi, Rexhep Haka, Sadik Bekteshi, Mark

Ndoja, Çiril Pistoli, Frano Jakova, Xhemal Selimi e Asllan Lici me shokë

lajnë me gjak rrugët e Shkodrës e, marrin malët me zhburrnue malësorët

e Alpëve deri larg në trojet kosovare, të cilët trathtisht e të preme në besë

prej “vëllaut” i pushkatojnë e therin në bajonetë ndër brigje të Adriatikut,

të Ilirisë së vjetër, që malazezët e serbët tash një shekull vetëm e njomin

me gjakun tonë. E, këtë herë me dorën e të pabesëve komunistë

shqiptarë...

Atëherë, çka do të vlojnë në damarët e gjakut të rinisë që asht ulë

në bankat e Gjimnazit të Shkodrës? Cila propagandë veç asaj

antishovinistës sllave e antikomunistës trathtare të aspiratave për të cilat

kishte derdhë gjakun kjo rini, kundër okupacionëve të njëmbasnjëshme?

Shkodra e katër gjimnazëve në 1945, për pak muej në 1946 asht

Shkodra e një Gjimnazi e 26 burgjëve ku, do të burgoset, torturohet,

masakrohet, vritet e kalbet rinia e saj heroike!

Me datën 26 maji 1946 rinia shkodrane asht përballë Sigurimit të

Shtetit totalitar komunist të Enver Hoxhës dhe do t’i tregojnë atij se nuk i

trembët syni. Shumë studentë të Gjimnazit hudhen nga dritarët me marrë

pjesë në funeralin e Argjipeshkvit të Shkodrës, Imzot Gaspër Thaçit.

Vlojnë rrugët e Shkodrës, mbushet Kathedralia me qytetarët e të gjitha

besimëve që kanë ardhë me i dhanë lamtumirën e fundit antikomunistit

Thaçi. Ma shumë se funeral ajo ishte protesta e parë e rinisë shkodrane

kundër zgjedhës komuniste.

Hakmarrja e komunistëve nuk do të vonojnë. Arrëstimet kishin

fillue me kohë, por tashti jo ma vetëm me ishushtarakë të rregjimëve të

maparëshme, ballistë e zogistë të thirrun “tradhëtarë”, po me studentë e

intelektualë dhe kryesisht ata që janë të “lidhun” me Klerin. Udhëzimet i

sjellë nga Tirana agjenti jugosllav Marian Zhagari, që drejtohej nga

këshilltarët jugosllavë të qeverisë sonë kukull. Programet shkollore

përjashtojnë At Fishtën e Zadejën me shokë. Fillojnë arrëstimet e

studentëve: Viktor Kujxhia, Gjon Kovaçi, Injac Serreqi dhe Çesk

Hilgega. Vazhdohet me Tomë Sheldinë, Gjon Ljarën, Sulejman Qehanë,

vëllaznit Xhevat e Remzi Quku, Ahmet Bushatin, Ernest Përdodën,

Thabit Rusin dhe vajzat Terezina e Liza Pali, Ana Daja etj.

Page 261: Një monument nën dhé

261

Pak kohë mbas vrasjës së Ndoc Jakovës, vritet edhe Asim Rusi,

edhe ky ndër male kundër komunistëve. Arrëstohen mësuesit: Lec

Bruçaj, Mehmet Daiu, Viktore Kuka, Abdyl Rusi, Qemal Draçini, Ruzhdi

Çoba, Pjetër P. Pali etj. Ndërsa, në burgjet e qytetëve të tjera martirizohen

profesorët: Mirash Ivanaj, Gjergj Kokoshi, Sali Butka, Kol Prela, Simon

Deda, Prenkë Kaçinari, Arshi Pipa, etj. Në Kosovë arrëstohen e

pushkatohen profesorët: Kol Margjini, Kol Parubi e Gjergj Martini

bashkë me heroinën Maria Shllaku.

Në vitin 1946 nuk ka ma asnjë shkollë fetare në Shkodër. Edhe

Instituti femnore “Donika Kastrioti”, bashkohet me Gjimnazin e Shtetit.

Pjesa ma e madhe e studentëve të këtyne shkollave vazhdoi mësimet në

Liceun e Shtetit. Bashkimi i të gjithë këtyne studentëve solli me vedi atë

që pritej. Të gjithë pothuej ishin te pakënaqun nga pushteti komunist. Një

pjesë ishin të lidhun me ata që u pushkatuen e u arrëstuen që në ditët e

para. Një pjesë lidhej me të arratisunit mbrendë e jashta Atdheut. Një

pjesë tjetër ishte shpartallue nga reformat e tatimet që iu vehëshin

tregtarëve. Një pjesë ishin që nuk kishin simpatizue lëvizjen komuniste,

që mund të dëshronin fitorën e “Ballit Kombëtar” ose “Legalitetit”.

Dikush pranonte ma mirë fashizmin se komunizmin. Kishte mashumë se

të gjithë këta që nuk mund të shihnin me sy çdo ditë tue u pushkatue

atdhetarë e klerikë, që deri dje ishin kenë mësuesit e tyne dhe sot

vritëshin si “trathtarë” të Atdheut.

Sigurimi i Shtetit kishte krijue bazat e veta që në ditët e para të

hapjes së Gjimnazit. Spijunët Ferit Mandia, Vehbi Çanga, Bardhyl Dushi,

Feço Mandia, Vladimir Misja, Hajredin Çeliku, Iljaz Fishta, Agim

Bejleri, Haxhi Pela, Jonuz Tuli, Sadush Kumbaro, Satber Jubani, Ilir

Gjylbegu, Qemal Jashari, Emil Mborja, Jani Çomo e deri tek Bep Jubani

në vitin 1956, të gjithë ishin në shërbim të diktaturës shoviniste sllave

titste-staliniste dhe enveriane, me shkatrrue Rininë Shkodrane për me

përfitue një bursë jashtë shtetit dhe me kenë gjithë jetën zagarë e spijunë

të Sigurimit komunist.

Shoqnitë sportive të këtyne shkollave vazhduen me ruajtë lidhjet e

tyne ndër fushat e vogla të lagjëve të qytetit si tek ajo e oborrit të Kishës

së Madhe, Arës së Pashës në Ballabanë, fusha e Tigrit në Parrucë, etj.

lamije që nuk mungonin ndër të gjitha anët. Ndër lagjet e vjetra të qytetit

janë ndër ma të njohtunat ato të Ndocajve dhe Dudasit që lidhen me

Zdralej. Tue marrë për bazë shënimet e botueme të Z. Xhevat Gjyrezit, i

Page 262: Një monument nën dhé

262

cili ishte kryetar i njenës prej këtyne shoqatave sportive, gjej vend me

nxjerrë në pah cilësitë e mira dhe atdhetare të këtyne djelmëve që edhe

vetësakrifikohen për një ideal të lartë, siç asht lufta për Liri. Pikërisht

njena prej këtyne shoqnive asht bërthama e një organizate antikomuniste

e quejtun Organizata “PËRPJEKJA SHQIPTARE”.

Kjo organizatë formohet me studentët e Gjimnazit të Shtetit nga

fillimi i vitit 1947 dhe Kryetar i saj zgjidhet Bardhosh Dani. Bardhoshi

vinte nga një familje e vjetër shkodrane me tradita Atdhetare dhe

kulturore. Një student i shkëlqyeshëm ndër mësime, aktivitete sportive

dhe shoqnore. Nderohej për qëndrimin moral e qytetar. Ishte i rinj ndër të

17-tat vjetë, por i pjekun para kohe. Fjalë pak dhe i vëndosun, gja që e

mbulonte guximin e madh që kishte për vepra burrnore. Ai rëspektohej

edhe nga armiqtë që e rrethonin dhe e survejonin e që dita ditës

shtoheshin ndër bankat e shkollës. Dy spijunë ishin të parët që filluen

ndjekjën e këtij grupi, Isa Miloti dhe Faik Zeneli. Mbas tyne Sigurimi

organizoi një rrjet shumë të gjanë dhe të specializuem për këtë qëllim.

Edhe grupi filloi me shmangë rrezikun me grumbullime ma të rralla ndër

sheshët sportive mbasi tashti vëprimi antikomunist kishte marrë një rrugë

ma aktive me mbledhje sekrete, trakte, parulla ndër mure dhe aktivizim të

shumë studentave që sakrifikonin për këtë organizatë padallim feje,

qëllimi i së cilës shfaqej në emnin e saj: “Përpjekja Shqiptare”.

Mbrenda vitit numri i anëtarëve arrinë mbi 70 vetë. Lidhjet mes

anëtarëve ishin shumë sekrete dhe korrekte, gja që e tregon jetëgjatësia e

saj dhe puna që ajo ka zhvillue kundër komunizmit.

Në korrik të vitit 1948, gjurmimet e Sigurimit shtohen kryesisht

në drejtim të Kryetarit të organizatës Bardhosh Danit. Nga gjysma e

korrikut një përson njofton Bardhoshin se shpejtë mund të arrëstohej,

mbasi Sigurimi ka dijeni për aktivitetin e tij. Ai menjëherë vëndosë me u

arratisë, por jo vetëm, mbasi rreziku i arrëstimit kërcnonte edhe Mark

Cacajn dhe Brahim Dërgutin, të dy shokë antarë të organizatës dhe ndër

ma besnikët e trimat. Kalimin e kufinit e zgjedhin nga Ana e Malit, në një

kand ku lumi Buna ban një këthesë, vend i cekët e ma i ngushti për me

kalue në tokën jugosllave.

Pika ku do të kalonin asht nga fundi i fshatit Samrish dhe quhet

Samrishi i Poshtëm. Buna aty asht mjaft e maskueme me shelqe të larta

dhe të rrëzueme me degët e tyne në lum. Një vend me të vërtetë

piktoresk, por shumë i kontrolluem nga forcat e armatosuna të Sigurimit

Page 263: Një monument nën dhé

263

që ishin të shumta atë kohë, mbasi dy muej ma parë ishin prishë

mardhanjet shtetnore me Jugosllavinë e druzhe Titos.

Atëherë jam kenë në Dajç të Bregut të Bunës, kur u bisedue se tre

djelmë të rinjë prej Shkodrët, i kanë vra në ujnat e bregut të Bunës, në

përpjekje me u arratisë. U kanë kërkue me u dorëzue, por ata nuk kanë

pranue. Flitëj se njenin uji e ka nxjerrë të vdekun nga toka e Jugosllavisë

dhe, ata trupin e pajetë e kanë dorëzue këndej. Buzë Bunës, nën degët e

disa shelqëve, rojet shqiptare kishin hapë një gropë dhe aty janë varrosë

të tre Heronjtë. Dij se mbas pak ditësh Don Kolec Prennushi, famullitar i

atyne katundëve, asht thirrë tek një i sëmurë në atë fshat dhe kur u këthye

në shtëpi, tregoi se kishte kalue andej dhe kishte bekue “Vorrin e Tyne”.

Pak muej ma vonë, nga fundi i vitit 1948 aktiviteti i kësaj organizatë do

të rifillohet me disa mbledhje që bahën në shtëpi të studentave Alfons

Radovani dhe Viktor Luka. Asht ajo kohë kur arratiset Lec Vasia, Fetah

Myrtja, Zef Shllaku dhe Donat Rexha, të gjithë anëtarë grupi. Grupit të

studentëve të arrëstuem maparë i shtohet edhe Xhevat Gjyrezi, Hilmi

Hoxha dhe Mikel Muzhani, të cilët tue mos pasë lidhje me ta dhe tue u

ndodhë në kohën e “ndryshimëve” nga politika e Koçi Xoxës, përfitojnë

dhe lirohën por, pa të drejtë me vazhdue shkollën.

Grupi vazhdon aktivitetin e tij si dhe rritjen e numurit të anëtarëve

që arrinë në 120 vetë.

Një ndër studentët trima dhe guximtare asht kenë edhe Zef Kaça.

Ishte i ri atëherë rreth 16 vjeç. Ky djalë vëpronte vetëm. Kishte shtëpinë

pranë shkollës “Jordan Misja” (shtëpia e Jakovëjve) në Rus. Disa herë

kishte hy nga oborri mbas shkollës dhe kishte thye fotografitë e

diktatorëve ndër disa klasa, derisa kupton se Sigurimi filloi me e ruejtë

shkollën edhe natën. Atëherë, kishte ndrrue drejtim, kishte hy në shkollën

“24 Maji” mu në mjedis të Fushës së Çelës. Edhe aty të njajtën punë.

Mbas disa ditësh e përsëritë këtë veprim në shkollën “7 Nandori”,

përballë Gjimnazit, ngjitë me furrat e Bejnlikut. Me kalimin e kohës asht

nxanës në Gjimnazin e Shtetit, në klasën e dytë në vitin shkollor 1949-50.

Dy herë gjenë mundësinë me hy natën në Gjimnaz, herën e parë në të

gjitha klasat hjedhë trakte kundër diktatorit në pragun e ditëlindjës së tij,

ndërsa, herën e dytë then xhamat e fotografive të diktatorëve që ishin në

të gjitha klasat. Zhurma e xhamave ndigjohet jashtë, por Zefi shpëton për

mbrekulli mbasi kur hapët dera e madhe e shkollës, ai asht i ikun nga

dera tjetër e mbrapme që të nxjerrë nga kandi “Spartak”. Mbas pak ditësh

Page 264: Një monument nën dhé

264

dikush e sheh tue i dhanë një trakt një shokut të vet dhe posa del në

korridor e thërret drejtori, xhelati Skënder Villa. Në zyrën e tij. Zefi

qëndron aty për dy-tre minuta derisa Skënderi shkon në zyrën e sekretarit

të rinisë komuniste, ngjitë me zyrën e tij për me e marrë si dëshmitar të

ngjarjes. Këthehet vetë i dyti me një nga anëtarët e komitetit të rinisë të

cilin e urdhnon me e kontrollue Zefin edhe në trup, mbasi asht i sigurt se

ky ka trakte. E kontrollojnë të shkretin Zef deri ndër mbathje, por nuk i

gjejnë gja. Skënderi fillon me vërritë si kafsha, ashtusi dikur në vitin

1945 kur ai ishte kenë anëtar i komisioneve hetuese pranë degës së

mbrendshme të Korçës, por Zefi nuk trembët dhe nuk pranon se ka pasë

trakte. Të nesërmen nana e Zefit shkon në drejtori të shkollës dhe njofton

se Zefi asht i sëmurë dhe gjatë natës asht kenë i tronditun, nuk kishte

fjetë. Prej asaj ditë braktisë shkollën, familjen dhe Atdheun ... arratiset.

Në darkë forcat e Sigurimit kishin rrethue shtëpinë, por Zefi ishte i ikun.

Ai e dinte se cili do të ishte përfundimi mbasi në kohën kur Skënder

Villa, kishte shkue në zyrën ngjitë të sekretariatit të rinisë, Zefi, me

shpejtësi 4-5 traktet që kishte pasë në xhep, i ka nxjerrë e i ka futë në

xhepin e palltos bluh të Skënder Villës, i cili, me siguri i ka gjetë rreth

orës 14.30 kur ka dalë nga zyra për me shkue në shtëpi...

U shkëputa pak, mbasi ky episod ngjanë pikërisht atëherë, kur në

Gjimnazin e Shtetit “vlon propaganda antikomuniste” dhe ishin të ardhun

“100 spijunët nga Jugu”, të cilët përveç librave të Historisë Partisë

Komuniste (bolshevike) të Bashkimit Sovjetik kishin një dhomë lart në

katin e tretë të shkollës me arsenal armësh, përveç, armëve përsonale që

mbanin në brez, për me i përdorë kundër “armiqve të popullit” 15-16

vjeçar, që shumica ishin edhe të uritun dhe të paforcë për me përballue

rrahjet, masakrat e goditjet shtazarake të atyne hamajve katilë e

vagabondë nga Skrapari, Devolli e Mallakastra që kishte sjellë Hilmi

Seiti, në Gjimnazin e Shkodrës...

Me datën 10 maji 1950 arrëstohen studentët maturantë: Alfons

Radovani, Viktor Luka, Et-hem Bakalli, Njazi Uruçi, Mërgim Dani,

Nexhip Osmani, Ferit Myftia, Pjerin Vata dhe Gjon Mark Ndoi. Me datën

11 maji përjashtohen nga shkolla (mbas arrëstimit) në një mbledhje të të

gjithë studëntëve në palestrën e Gjimnazit. Me datën 12 maji vazhdon

lista e përjashtimëve me 78 studentë të tjerë të klasave të ndryshme të

Gjimnazit, me motivacionin: “Nxënësi... me nr. Amëze... Është

Page 265: Një monument nën dhé

265

përjashtuar përgjithmonë nga të gjitha shkollat e Shqipërisë, se nuk

pajtohet me frymën revolucionare të shkollës sonë të re...”

Drejtori: (Skënder Villa) d.v...

Fillojnë pushimet verore...

Një pusull e vogël ku shkruhej emni i A.R. në sofratasat e

ushqimëve të tij, aty nga fundi i majit në një sipërfaqe 2X1 cm. katrorë,

shkruhej: “Thoni Bepit IK”, kjo, shpëton përjetësisht Bep Vilën nga

arrëstimi i sigurt. Bepi arratiset jashtë shtetit...

Grupi i studentëve fillon hetimet me datën 12 maji 1950, me

kryetarin e Degës kriminelin Hilmi Seiti. Mbasi i merr në pyetje të gjithë

një nga një i shpërndanë me hetuesit tjerë, Ali Xhunga, Kasëm Troshani,

Xheudet Miloti, Hamdi Ulqinaku, etj. kasapë që rjepin lëkura studentësh

për tre muej me radhë derisa nga fillimi i shtatorit, në një shtëpi në rrugën

Sumej, gjyqtarët dhe prokurorët e Ministrisë së Mbrendshme, shoqnue

nga një grup oficerësh “avoketën” terroristë, japin dënimet e “merituara”

... tue lagë gojën me vilë rrushi të freskëta të tandës, që ishte mbi hajatin

e shkallave të asaj shtëpije. (Dosja 2452 Arkivi M.M.Tiranë).

Me këtë grup edhe pse ata kapen tue u arratisë, dënohen edhe

studentët Ismail e Olimpi Baruti ... vëlla e motër, të cilët mbajnë qëndrim

burrnor. Ismaili dënohet me vdekje, por i falët jeta.

Në bazë të hetimëve të bame që me datën 12 maji me Hilmi Seitin

grupi duket i paditun, prandej, edhe hetimet janë krejt formale mbasi me

datën 7 maji janë thirrë nga Kasëm Troshani dy anëtarët e këtij grupi

Njazi Uruçi dhe Pjerin Vata, të cilët kanë denoncue gjithshka. Ata mbas

24 orësh janë lirue për me u arrëstue prap me datën 10 maji. Kjo ishte

vetëm një lojë për të mbulue spijunët e vet, gja e cila del gjatë hetimit.

Pjerini vazhdon me kenë spijun deri në vdekje, mbasi në vitin 1968 kur

shkon në Tiranë me u ballafaque me Don Mark Hasin, që ishte i

arrëstuem me grupin e klerikëve të Tiranës, kërkon nga hetuesit e

Ministrisë së Mbrendshme të asaj kohë, me të cilët njihej që në vitin

1950, nga Ali Xhunga dhe Elham Xhika: “...pushkatimin e këtij kleriku

reaksionar...” dhe, ata i paguejnë shpënzimet e udhëtimit 113 lekë (të

vjetra) bashkë me biletat e udhtimit që ruhën sot në dosjën nr. 2291.

Në fjalën e fundit të gjyqit të gjithë studentët kërkojnë “mëshirë”,

gja që tregon se ka luejtë dajaku, ndërsa Et-hem Bakalli, thotë: “Kërkoj

drejtësi komuniste dhe dashni atnore” (Dosja 2452).

Page 266: Një monument nën dhé

266

Kjo shprehje më dha me kuptue se me vrasjën e Bardhosh Danit,

në Gjimnazin e Shkodrës ka vdekë edhe lufta kundër komunizmit...

PËRGJITHMONË...

INJAC BAQLI

Ka lé në Shkodër në vitin 1915. Ishte nëpunës në Bankën e Shtetit

Shqiptar në Shkodër. Një burrë i madh dhe i shëndetshëm, kuqlosh, me

flokë kaçurrela, i mbajtun dhe i kërpitun. Dukej edhe ma i pashëm se

ishte mbasi gjithmonë shihej i buzëqeshun. I njohtun ndër rrethe të

ngushta për humor të hollë. Paraqitja tregonte një intelektual të mirfilltë.

Nuk e kam njohtë afër, dij, se kishte miqësi të madhe me Prof. Gaspër

Ugashin, mbasi kishin edhe kumbari.

E shihshe shpesh nga Dugajtë e Reja mbasi andej kalonte me

shkue në punë, në bankë. Më pat lanë një mbresë ndër ato ditë që nuk e

Page 267: Një monument nën dhé

267

pashë ma: Më kujtohej thanja e malësorve: “Mos me pasë shka me i ba as

pushka!” por, kjo thanje, ishte para se të njihej në Shqipni komunizmi.

Até që të ban komunizmi, nuk t’a ban as pushka!

Injac Baqli me datën 22 dhetor 1952 arrëstohet nga Sigurimi i

Shtetit. I kontrollohet shtëpia dhe në arkën e nanës gjindet një revolver.

E mjaftueshme me fillue ndjekja penale. Kur fillon hetimet, duket, sikur

çështja rreh nga armbajtja paleje, por nuk asht ashtu! Nana e Injacit merr

përsipër se revolverin ia ka lanë me e ruejtë avokat Paulin Pali, para se të

tentonte me u arratisë, mbasi ai ishte kenë nipi i saj. Hetimet fillojnë me

26 dhjetor 1952. Gjatë zhvillimit të proçesit çështja e revolverit sa vjen e

ngatrrohet. Marko Markoja, ish kryetar i lagjës atëherë, deklaron: “Injaci

ka pasë një revolver të bukur në kohën e Italisë që e mbante në brez dhe,

me sa kujtoj unë, ky revolver që asht këtu nuk më duket se asht revolveri

që ka pasë Injaci.” Krijohet mundësia e kenjes së një revolveri tjetër tek

shtëpia e Injacit. Kontrollohet shtëpia së dyti, por nuk gjindet gja. Injaci

pranon se revolverin që kishte në kohën e Italisë e ka dorëzue kur janë

dorëzue armët, prandej ai që kujton Marko, nuk asht në të vërtetë ky që

asht këtu, mbasi ky nuk asht i emi. Hetuesi, nën/toger Fahri Kraja tue u

ndodhë para një kokforti, fillon kërkimet në pistën e “agjitacionit e

propagandës kundër Pushtetit”, pistë shumë e njohtun ndër hetuesitë

komuniste, me të lanë mbrendë edhe pa asnjë fakt.

Një listë rreth 80 vetësh, janë përsonat me të cilët ka bisedue

Injaci. Aty rreshtohën të gjithë banorët e lagjës simbas rënditjes së dyerve

të oborrit, kryetari i lagjës, antarët e këshillit të lagjës, sekretari i patisë,

shokët e punës, ish shokët e shkollës, plakat e mahallës që rrinin në darkë

ndër stola tek dyert e oborrit etj. Hetuesi ndigjon me vëmendje sësi po

“zbërthehej” Injaci, por kur e pyet se shka janë gjithë këta emna, Injaci

përgjigjet: “Ju më pyetët me kë ke folë, unë ju tregova të gjithë njerëzit

që përshëndes e flas me to përditë”.

Nuk ishte e thjeshtë puna në financë. Njëherë në fillim kur

njerëzit fillonin punën, dukej, sikur këta përsona ishin të privilegjuem,

por në fakt mungesat e mëdha të kuadrit patën lejue që disa përsona me

hy në punë në mjaft ndërmarrje si financierë. Kur filluen me dalë disa

kuadro që ishin ma të besueshëm se ata që u morën për nëvojat e tyne,

atëherë, u mendue zëvendsimi i kuadrit të parë. Në shumë raste

shkarkoheshin nga puna për shkelje ligji, sëpse ligjët ndryshonin përditë.

Por, kur kishin të banin me njerëz të respektuem, atëherë, vëprohej

Page 268: Një monument nën dhé

268

ndryshe. Rastët në Shkodër nuk kanë kenë të pakta, p.sh. Kel Abati, edhe

ai nëpunës në bankë, dihët se asht pushkatue vetëm nga ndonjë përson që

donte eleminimin fizik të Kelit. Pokështu asht veprue me Zef Darragjatin

e Çezar Shllakun, që mbasi janë dënue me pushkatim për “difiçit”, në

fund të kërkesave për falje jete, shënohej: “... rrjedhë nga një familje që

nuk e don Pushtetin, prandej t’i epët dënimi kapital ... etj.” si, në rastin e

Zef Darragjatit që ruhët edhe sot shënimi i Aranit Çelës. Si duket kjo po

ndodhte edhe me Injac Baqlin, edhe ky ishte kushrini i avokat Paulin

Palit, pak vite ma parë i mbytun në Sigurim. Ishte edhe kushrini i At

Aleks Baqlit i arrëstuem si Françeskan e i dënuem me shumë vite burg.

Me datën 4 mars 1953, mbas katër muejsh në hetuesi, hetuesi

njofton kryetarin e Sigurimit të Shkodrës, kriminelin Hilmi Seiti:

“I pandehuri Injac Baqli nuk nënshkruan proçesin.”

Me datën 22 maji 1953 Injaci shënon në fund të një proces-

verbali: “Nuk jam dakord me përmbajtjen as si formë, mbasi nuk

janë thanjet e mija. I pandehuri: Injac Baqli d.v.”

Gati mbas një viti në tortura, nga fundi i vitit 1953 asht Petraq

Janko që nxjerr hetuesin nga situata, tue deklarue se në vitin 1952, Injaci

ka dashtë me u arratisë me Petraqin. Madje, kanë ba plane dhe prëgatitje

për këtë qëllim të dy bashkë.

Përveç arratisjes, Petraqi e ngarkon Injacin edhe me biseda

politike, tue paraqitë Injacin si një përson të paknaqun nga Pushteti etj.

Akuzat sa vijnë e randojnë çështjen. Injaci vazhdon me qëndrue i

vëndosun në mohimin e të gjitha thanjëve të Petraqit. Hetuesi organizon

një ballafaqim me hjeke Injacin duarsh.

Pëtraqi përsëritë akuzat përballë Injacit tue vërtetue me firmën e

tij proçes-verbalin.

Injaci deklaron: “Në kjoftë se del kush dhe provon tue me

thanë ndër sy, se janë të vërteta thanjët e Petraq Jankos, pranoj pa

asnji kundërshtim edhe dënimin kapital.

Kjo asht arsyeja që nuk firmoj proçes-verbalët, mbasi nuk

asht asgja e vërtetë për shka akuzohëm.”

Injac Baqli d.v. (Dosja nr. 1989)

Hetuesi Fahri Kraja prëgatitë akuzën:

- Injac Baqli ka dorëzue armën e vet, ndërsa kjo që asht gjetë ka

qenë e Paulin Palit, kushrinit të tij (i pushkatuar).

Page 269: Një monument nën dhé

269

- Ka qenë spijun në shërbim të fashizmit.

- Ka folë kundër Pushtetit Popullor, sëpse ka pikëpamje

armiqësore.

Akuzat e sipërme vërtetohën edhe nga thanjët e dëshmitarëve: Zef

Berdica, Pashko Shoshi, Ndoc Deda, Marko Marko, Petraq Janko.

Poshtë dokumentit shënohet:

Pëlqehët: N/kol. Hilmi Seiti d.v.

Pëlqehët: Kryetari Degës hetuesisë (N/kol. Nëvzat Haznëdari) d.v.

Pëlqehët: Komandant i Rep. 2111 (Dhimitër Gjoni) d.v.

Trupi Gjykues i Gjykatës Ushtarake Shkodër, i përbërë nga:

Kryetar, Faik Spahija, antarë: Rexhep Haxhiu e Marko Dëmiri dhe

prokuror Njazi Zjarri, japin vëndimin ndaj të pandehurit Injac Baqli, me

6 vjet heqje lirije.

Gjykata e Naltë Tiranë, vëndosë përsëritjen e gjyqit, mbasi

proçes-verbalët nuk janë firmuar nga i pandehuri Injac Baqli.

Përsëritet gjyqi me datën 18 koriik 1953, tue shënue: “... për

krimin e armbajtjes (revolver gold amerikan, me 5 fishekë) deklarohet i

pafajshëm. Akuzat tjera mbesin ...

Me datën 29 janar 1954 Injaci ban këtë kërkesë:

“Kërkoj prishje vëndimi dhe rikthim aktësh për rishqyrtim dhe

rigjykim. Injac Baqli d.v.”.

Prej datës 22 dhetor 1952 e deri më 29 janar 1954 vazhdonin

proçes-verbalet tue u sjellë sa andej këndej ndër dosjet e Seksionit katolik

në Degën e Mbrendshme të Shkodrës dhe, në podrumet e mëshefta të

Ministrise së Mbrendshme në Tiranë, vetëm tue shënue “pëlqehët”

kriminelët e pashoq Hilmi Seiti, Nevzat Haznëdari e Fahri Kraja me

shokët e tyne.

Mjaftonin shpifjet me torturue të pafajshmit dhe çështja

vazhdonte pa fund .... Nga përdorimi i elektro-shokut Injaci, u keqsue me

shëndet. Zemra nuk duronte ma. E dërgonin formalisht në podrumet e

spitalit civil të Shkodrës por , përgjigja e mjekve ishte:

“Pse e sillni kot, përderisa ju vazhdoni punën tuaj?”.

Infermjere Angjelina Martini më tregonte sësi njëditë, tue mos

pasë jastekë me e mbështetë mbasi Injacit po i merrej fryma, u ula në

shtratin e tij dhe e mbështeta për parzmin tem. Zemra e tij e shkatrrueme

nga torturat donte me dalë nga kafazi i krahnorit kur jepte ndonjë rrahje si

Page 270: Një monument nën dhé

270

shenjë jete. Ishte në agoni, vetëm më shtërngonte dorën, me të cilën u

mundoja me e qetsue tue i fërkue gjoksin. Ai fliste me një shok të tij

Mikel Gulin, me të cilin i dukej se po lonin pokër. Dikur ra në një farë

qetësie dhe, dha Shpirt. I bana Kryq e dola nga dhoma. Erdhën dy policë

dhe ashtu të mbështjellun në batani e çuen në dhomën e të vdekunve.

Mora vesht se e kishin nisë për Tiranë.

Atje e kishin dërgue në morg dhe simbas një dëshmisë së Dr.A.D.

që atëherë ishte student në fakultetin e mjeksisë dhe tashti asht mjek në

Shkodër, Injac Baqli asht coptue nga studentat për studim, mbasi ai e ka

pa me sytë e tij kokën e Injacit, të cilin e njihte shumë mirë.

Kështu u mbyll edhe dosja nr. 1989, me shënimin “pëlqehët”

Nën/kol. Hilmi Seiti d.v.

MARTIN SHELDIJA

Ish oficer me origjinë familjare nga Sheldija e Shkodrës. Në vitin

1915 ka krye tri vjet në gjimnazin e Jezuitve, mandej në 1917 ka krye një

vit kurs ushtarak në Austri. Në vitin 1942 ka kenë në Çorovodë, oficer

me gradën toger në polici. Deri atëherë ishte mësues. Në prill e deri në

korrik të vitit 1944, ishte Komandant i gazermave të Tiranës. Në muejn

korrik vjen në Shkodër dhe punon me Mato Muratin, deri në nandor të

atij viti. Me datën 20 nandor 1944 bashkë me policin Gjon Ganjolla

shkojnë në Sheldi, mbasi “nuk do të vonojnë dhe do të zbarkojnë

anglezët”. Ishte vëllai i Dr. Sheldisë, mjek i zoti dhe burrë i nderuem në

inteligjencën shkodrane.

Page 271: Një monument nën dhé

271

Në Sheldi takohet me Kol Ashikun dhe bashkë me Shuk Gjokën

dalin në mal me vazhdue rezistencën kundër komunistëve. Disa ditë

kalojnë në shtëpinë e Shuk Nushit e Simon Kolës. Prej aty bashkohën me

Gjergj Vatën, Zef Mirashin, Don Alfons Trackin, Ndoc Jakovën, Zef

Agostinin, Kol Mark Tomën (që asht kapë i gjallë pa ndjenja, nga plagët

e marruna në një përpjekje), etj. gati 20 vetë që jetojnë në një shpellë në

Stenë, nën Kishën e Shllakut. Fatin e keq të Kol Mark Tomës e ka pasë

edhe Kol Ashiku, i cili në një përpjekje me Ndjekjën lufton derisa i

mbarohen fishekët, në fund nxjerr nagantin dhe me katër fishekët e fundit

tenton me vra vehtën. Mbeti pa ndjenja nga hemoragjia, e kapet nga

Ndjekja. Mbasi e mjekojnë, e torturojnë si rrallë njeri dhe e pushkatojnë.

Ndër të pakët njerëz që kanë mbijetue nga ky grup heronjësh asht

kenë edhe Loro Vata, i cili ka vdekë në vitin 1999. Ishte mjaft në moshë,

por me një kujtesë të mbrekullueshme. Kam pasë fatin me ndejë disa herë

me té dhe me ndigjue shumë nga veprat heroike të atij brezi njerëzish, që

nuk u tutej syni. Tregonte pak gjana për vëllain e tij Gjergjin, dhe aspak

për vedi. Një modesti pak ma shumë se duhej, mbasi unë dishroja me

dijtë edhe për Loron, që për fat të keq pothuej nuk di asgja, mbasi thashë,

fliste pak e aspak për vehte. Fliste me respekt për Palinën që u kishte çue

bukë e duhan në shpellë dhe po me aq nderim kujtonte sakrificën e Lena

Prendushit, nusja e nipit Palinës (nuk gabohem, emni i burrit të saj ishte

Gjon Puka). Kjo, thonte Loro, na ka shpëtue jëten se kishte vërejtë se

jemi të rrëthuem, e kishte thirrë: “Delni burra, se ju kapën!”.

Martini bashkë me Gjergj Vatën (me pseudonimin “Cukali”),

përpilojnë një letër të cilën e shkruen Tracki, për mikun e tij Don Pjetër

Tushën në Juban, ky me ia dërgue Imzot Vinçenc Prennushit në Tiranë,

për misionet Përëndimore. Imzot Vinçenc Prennushi në proçesin e tij nuk

pranon se e ka marrë këtë letër. Ndoshta kështu asht e vërteta, tham

ndoshta, mbasi Imzot Prennushi me pranue se e ka marrë këtë letër do të

implikohej me të arratisun, gja që do të randonte shumë akuzën kundër

tij. Nëse Imzot Prennushi e ka çue deri në fund porosinë, nuk kishte

nevojë me ua tregue zorrët e barkut hetuesisë në Sigurim.

Gjergji e Martini e përsërisin prap letrën më 4 janar 1946, por me

ton ma të fortë. Këtë herë në drejtim të Don Shtjefën Kurtit, po në Tiranë

për misionët e hueja ku, ndër tjera shkruajnë:

“... tue mos dashtë me iu shtrue terrorit të Enver Hoxhës,

kemi marrë malët. Na do të vazhdojmë përpjekjët për liri.

Page 272: Një monument nën dhé

272

... t’arratisunit e Veriut, të organizuem në çeta për t’i dhanë

grushtat e fundit qeverisë terroriste, që si këtë nuk njofti historia.”

Martini vazhdon rezistencën ndër male deri në vitin 1949. Me

datën 12 mars 1949, mbas shpalljes së anmistisë “për faljën e jetës së

atyne përsonave që dorëzohën”, dorëzohët dhe i shtrohet hetimëve. Ai

deklaron: “Mbas vrasjës së Gjergj Vatës që e kishim si komandant, prej

Prelë Nikës, edhe ky i arratisun dhe i ardhun diversant nga Jugosllavia

për këtë qëllim, humba çdo shpresë për me vazhdue me qëndrue ndër

male. Trathtia e vrasjës së Ludovik Saraçit më 11 janar 1948, tek Përroji i

Gjadrit, më dha me kuptue se asnjë ndërhymje nga jashtë nuk ka ndër

mend me u ba në Shqipni. Të gjithë ata që na premtuen, vetëm na

rrejtën, mbasi në një mënyrë apo në një tjetër, ata e lanë me u forcue

rregjimin e Enver Hoxhës, tue vra e zhdukë të gjithë kundërshtarët që

ishim ndër male. Kështu që e pashë se ishte kot me vazhdue ...” (Dosja

1417)

“... Shaban Abdullahi e Zyber Hysejni nga Rragami, na kanë

njoftue për Lëvizjen e Postribës. Ata ishin në Rragam e Kryethi, Tish

Pashuku në Sheldi, Shuk Gjoka në Ganjollë, Spathar e Juban. Jemi

mbledhë në Juban, kemi ra nga livadhet e Shaban Matit dhe jemi nisë me

i ra Shkodrës bashkë me Pjetër Dedën, që ishte në mal bashkë me gruen e

tij. Tek Ura e Kirit, kemi shkrepë pushkët, e pamë së nuk asht gja dhe

kemi ikë edhe njëherë andej...”

“... unë lajmin për me sulmue Shkodrën e kam marrë më 8 shtator

1946....”.

“Luftën e Postribës e ka fillue Seit Duli të fusha e aeroplanave...”

“Nuk mbaj mend ku jemi përpjekë me forcat e Ndjekjës, mbasi

janë kenë të shumta, as nuk dij ke kemi vra mbasi shpesh përpjekjet

bahëshin natën. Mbasi prante pushka nuk rrinim me pa të vramit, por

çanim rrëthimin dhe ndrronim vend, mbasi Ndjekja shtonte forcat kundër

nesh. Na kemi luftue kundër jush, mbasi për mue ju jeni shtet

terrorist.” Kështu, deklaron Martin trimi në hetuesi.

Më 4 tetor 1949, Gjykata e Naltë Ushtarake e Tiranës me kryetar

nën/kol. Bilbil Klosin, aprovon vëndimin për Martin Sheldinë “me dënim

të përjetëshëm në burg”.

Ministri i Mbrendshëm Mehmet Shehu shënon:

“... ti jepët dënimi i përjetëshëm edhe pse nuk e parashikon

neni 28. Të aplikohet tek 32, mbasi duhej me vdekje.

Page 273: Një monument nën dhé

273

Martin Sheldija ka rrezikshmëri shoqërore shumë të theksuar.”

Tiranë, 29 qershor 1949

Ministri i Mbrendshëm (Mehmet Shehu) d.v.

Ky motivacion i kriminelit Mehmet Shehu që nuk zbaton ligjin e

anmistisë, tue e dijtë mirë se neni 28 nuk e parashikonte këtë dënim,

kërkon aplikimin e nenit 32, mbasi duhej me vdekje, e ndjekë fatkeqin

Martin Sheldija gjithë jetën.

Martin Sheldija dërgohet në burgun famkeq të Burrelit. Atje ai

kaloi gjithë dënimin mbasi dosja ka edhe datën e lirimit nga ai burg:

Burrel, 14 shkurt 1966.

Dokumentat e Martinit janë pasqyrë e kjartë e pabesisë së katilit

Mehmet Shehu. Pabesinë këta mizorë e kanë fillue ndër male tue vra

shoqi-shoqin, dhe tue i ba të nesërmen “dëshmorë”. Vepra e tij trathtare

nuk asht varrosë me kufomën e tij të përdhunueme, ashtusi e ka meritue

ai “komandanti lëgjendar i Brigadës I Sulmuese”, që, atë çka i bani

shqiptarëve për 50 vjet, e gjeti nga “shokët e armëve”, ashtusi shumica e

komunistëve dhe ua la trashigim “brezave të rinj” komunistë, të cilët po i

qëndrojnë besnikë idealeve të tyne ... deri njëditë.

Dosja e Martinit, e këtij martiri që mbijetoi për aq shumë vite në

një ndër burgjet ma të mnershme të diktaturës komuniste asht shembull i

qëndresës së patundun të këtij atdhetari, që për aq kohë të gjatë nuk bani

asnjë lutje për lirim të parakohshëm.

Qëndrimi burrnor i Martinit ishte shkaku kryesor që më shtyni me

pa dokumentacionin dhe asgja tjetër. Asht e vërtetë se ka pasë shumë si

Martin Sheldija, por ka pak e aspak nga ata, që duhet të kërkojnë me

kujtue me nderim e rëspekt shokët e Martin Sheldisë.

Anglezi A.Glen, shkruan: “... Ato që i përcaktuan ngjarjet kanë

qenë armët, të cilat iu dhanë Enver Hoxhës, e partizanëve... Na bëmë

shumë pak me u shpërblye besnikrinë miqve tanë (nacionalistëve e Abaz

Kupit). Në vend të kësaj, pa qenë nevoja na lejuam që ata të mundëshin

dhe disa të trathtohëshin.” (“Albania’s National Liberation Struggle” fq.

363)

Për mue ma i sinqerti asht Lokharti, i cili po aty shkruan:

“Shqipëria është në fund të listës për prioritetët tona në Evropë”

( faqe 68).

Page 274: Një monument nën dhé

274

Aty asht e shkrueme edhe një porosi e dhanun prej tyne në vitin

1943:

“Shërbimi më i madh që mund ti bëni armikut në vendi tuaj,

është që të nisni ... një luftë civile “.

Edhe këtë e kemi ba! ... Madje, asht e vetmja porosi, që jemi

edhe sot tue e vazhdue!

DON DEDË MALAJ

“E Premtja e Zezë në Shqipni ka

fillue më 29 nandor 1944, dhe ka

me vazhdue derisa të mbarojë

komunizmi”.

Rigonte pak shi.

Altoparlantët e rrugëve të Shkodrës ishin të lidhun me kinema

“Republika”. Transmetohej gjyqi i “armikut të popullit” Don Dedë Malaj,

me grupin e tij. Ishte data 24 prill 1959. Fillimi i gjyqit gati nuk merrej

Page 275: Një monument nën dhé

275

vesh prej duertrokitjesh dhe virrmave si në 1945-46, nga gjeneralët e

oficerët e lartë të Ministrisë së Mbrendshme të ardhun nga Tirana për

këtë gjyq, nga servilët dhe rrogëtarët e komitetëve si dhe, nga një mori

spijunësh në sallë e jashta sallës të shpërndamë në katër anët e Shkodrës,

për me vërejtë si po reagon populli ndaj këtij gjyqi aq shumë të pritun.

Hymja në sallën e gjyqit e gjeneral Hilmi Seitit bashkë me ambasatorin

jugosllav u përshëndet nga të pranishmit si ngjarje me rëndësi të madhe,

për mardhanjet “e mira” mes dy vendëve tona e, në mënyrë të veçantë,

kur bahej fjalë për Klerin Katolik. Porsa, filloi gjyqi prokurori Rapi Mina,

mbasi lexoi akt-akuzën e prëgatitun me aq kujdes, iu drejtue të parit

kryetarit të grupit Don Dedës, me këtë pyetje: “Që, kur, je armik i

komunizmit?” Në sallë ra një heshtje...

Don Deda iu përgjigj: - “Qysh se jam kenë 9 vjeç pikërisht,

atëherë, kur, kam shkue ndër bankat e shkollës së mësuesit tem Don

Alfons Tracki, aty mora vesht prej tij këtë emën dhe prej asaj ditë nuk

kam dashtë me ia ndigjue zanin kurrma komunizmit. Gjithë jetën e kam

urrejtë dhe kam punue me të gjitha forcat e mija, aqsa më ka lejue Feja,

kundër tij.” (Dosja D.D.Malaj)

Ushtima dhe duhija e fjalës së Don Dedë Malaj, ra si një ortek në

atë sallë gjyqi, me turr e gjamë e rrebtë si rrëfeja që zbriste tue shkrepë

shkëndia nga Selca e Kelmendit, nga gjiu i Bjeshkëve të Nêmuna, ku

gurgullon qumështi me shkumbë e gjak përzi e, ku, nana Lulë përkrah

burrit të saj Keq Lucës (Malaj), që i vringëllonin armët ndër mote e, që,

më 16 nandor 1917 i kishin falë Shqipnisë një vigan drangue malësh.

Ndërsa, At Konrrad Gjolaj po të njajtës pyetja, i përgjigjet:

“Qysh se fillova me marrë mend ndër bankat e shkollës së Don Alfonsit

kam kuptue shka asht komunizmi dhe, prej asaj kohë nuk kam dashtë me

ia ndigjue emnin. Kurrë nuk e kam dashtë atë ide!”

Nuk ishin vetëm këta dy burra, po, ishin një grup burrash që nuk u

trembëj syni e, nuk i lonte çerpiku përballë kriminelëve, që nuk janë

ngopë asnjëherë me gjak malësorësh e trimash të atyne visëve krenare.

Ndër ato banka qëndronin me ballin nalt vëllaznit Lazër e Gjon Simon

Parubaj, Vlash Zefi e Gjeto Luc Budashi. Ndërsa, në një qoshe strukej si

langue Lulash Toma.

Në Shkodër nuk bisedohej tjetër veç për këtë gjyq që kishte fillue

e shumë vetë nuk besonin se janë tue ndigjue me veshë, atë çka asnjë

njeriu nuk i shkonte në mend se mund të flitej.

Page 276: Një monument nën dhé

276

Cili mujte më folë kundër Bashkimit Sovjetik? Kush mujte me

tregue se shka ka ba Stalini për me formue kolkozët? Kush mund të fliste

për hekrat e ndryshkun që sillnin sovjetikët në Shqipni, të bojatisun sipër

tue u krenue për “ndihmën e madhe” që po i jepnin Shqipnisë? Kush, deri

atëherë kishte mujtë me folë, se ku shkojnë mineralet e metalet e

nëntokës shqiptare dhe kush e merr valutën e tyne? Cili ka mujtë me u

thanë fshatarëve hyni ndër kooperativa, se, ky sistem të qet fare mos me

iu bindë urdhnave dhe ligjve të tija? Kush ka mujtë me folë për punën,

mundin, djersën e fshatarit dhe të punëtorit e për shpërblimin që paguen

shteti? Kush ka mujtë me i thanë Enver Hoxhës, e klyshve të tij, se, ju

jeni shfrytëzuesit ma të egjër të mundit dhe djersës së popullit shqiptar që

njeh historia? Kush ua ka përplase ndër sy terroristëve komunistë, se, ju

kërkoni me më pushkatue vetëm e vetëm se jam Prift Katolik dhe asgja

tjetër, mbasi unë as nuk jam trathtar i atdheut e as spijun i popullit tem?

Na dukej andërr, po ishte një e vërtetë! Fliste Don Dedë Malaj!

Nuk i lente gja mangut as miku i tij, At Konrrad Gjolaj ...

Me datën 27 prill 1959, Kryetari i gjyqit Mustafa Qilimi, dha

vëndimin:

Don Dedë Malaj, me vdekje, me pushkatim. At Konrrad Gjolaj,

me 25 vjet burg. Lazër Simon Parubaj, me 20 vjet burg. Gjon Simon

Parubaj, vëllau i Lazrit, me 10 vjet burg. Vlash Zefi me 15 vjet burg.

Gjeto Luc Budashi me 10 vjet burg dhe Lulash Toma me 5 vjet burg.

Atë mbramje, kur doli nga gjyqi Don Deda, e hypën në një

kamjon “zis”, një turmë policësh e ulën galuc. Ndërmjet dy rrypave të

drrasës mbi spondë kujtoj dy sytë e tij të bamë kuq. Nuk shihej as e

bardha e as bebja e synit e kaltërt, vetëm dy njolla gjaku, që asnjëherë

nuk mund ti harroj ...

Me datën 12 maji 1959, u ekzekutue vëndimi. Don Dedë Malaj u

pushkatue në një fushë buzë liqenit të Shkodrës. Pra, 14 ditë para vizitës

së Nikita S. Hrushovit në Shkodër!...

Për fat të keq nuk kam pasë mundësi me lexue fjalën e fundit,

para pushkatimit.

Me datën 10 tetor 1991, asht ba rivorrimi i eshtnave të tij në

vorret e Sukave të Dajçit të Bregut të Bunës, të famullisë ku ai ka shërbye

me pjesmarrjen e mijra e mijra fshatarëve të atyne krahinave dhe të

shumë qytetarëve të Shkodrës, që nuk e kishin harrue gjyqin e tij historik.

Page 277: Një monument nën dhé

277

Fjalën e rastit, me lot për faqe dhe me ndërpremje të shpeshta

përmallimi e ka mbajtë shoku dhe miku i paharrueshëm i tij deri në ditën

e fundit të jetës At Konrrad Gjolaj. Fjala e tij u mbyll kështu: “ ...Ti ishe

lajmëtar i fjalës së Krishtit! Armiqtë Tuej me britma e virrma që kanë me

i ndjekë edhe përtej vorrit, kërkuen me mbulue vrasjën Tande të

pafajshme, në atë breg liqeni....

Nuk pat kush me të mbulue atë gjoks të zgaqun dhe të shpuem me

plumba prej dorës mizore të tyne, veç, atë nade, herët, ra si vesa avulli i

gjakut Tand, mbi Ty, o i bekuem! ...”

Në vitin 1997, At Gjolaj, botoi librin “Çinarët”, vepër të cilën ia

kushton: “Misionarit prej Breslaut, Mësuesit tonë në Velipojë, Don

Alfons TRACKIT. Shokut e Mikut të përjetëshëm Don Dedë MALAJ”.

Kur kam mbarue daktilografimin e këtij libri dhe ia dorëzova, At

Konrradi, më pyeti: “Po, parathanja, ku asht?”, unë nuk kishe marrë

parathanje me materialin që më kishte dorëzue. Ai, me buzë në gaz dhe

me ton të premë më tha: “Parathanjën e due prej teje!”. Unë, kam hezitue

pak çaste, mandej, pranova. Në vitin 1998 mbasi pata rasë me pa në arkiv

dosjët, jam takue me At Konrradin, dhe e kam përgëzue për saktësinë e

fakteve që ka shkrue mbas aq shumë vitësh në librin e tij “Çinarët”. Kjo

asht arësyeja që në këtë material që kam shkrue unë, nuk jam zgjatë në

shpjegime të hollësishme, mbasi në librin e At Konrradit asht gjithshka e

plotë dhe e saktë, megjithse, At Konrradi nuk ka pasë në dorë asnjë

material arkivor, përveç, kujtesës së tij të mbrekullueshme, mendjës së

hollë dhe dashnisë së pakufi për mësuesin dhe shokun e vet.

E vetmja gja që më ka ra në sy në shtjellimin e këtij proçesi asht

kenë dëshira e madhe e Sigurimit të Shtetit me zhdukë këta përsona. Pse

u punue kaq shumë vite kundër Don Dedës e At Konrradit? Ku fillon

mënia e shtetit kundër Don Dedës?

Urrejtja e Sigurimit të Shtetit fillon në vitin 1950, me qëndrimin e

tyne të vëndosun dhe kundërshtar, ndaj kërkesës se vjetër të shtetit për

nënshkrimin e Statutit të Kishës Katolike Shqiptare.

Lidhja e Don Dedë Malaj, At Konrrad Gjolaj, Don Ejëll Kovaçit,

At Zef Saraçit, At Marin Sirdanit etj. me Don Kolec Prennushin për mos

me aprovue nënshkrimin e këtij Statuti dhe mënyra sësi këta burra e kanë

kundërshtue haptas atë, ka hapë menjëherë dosjen konsultative të

Sigurimit: “Çfarë dhe si duhet të bëjmë që ti zhdukim këta klerikë?” Mbas

nënshkrimit të Statutit në vitin 1951, përveç tre të parëve që nuk kanë

Page 278: Një monument nën dhé

278

firmue, në konferencën e Paqës në Tiranë në vitin 1952, u përcaktuen

edhe ata klerikë që ishin në kapërcyll, as andej as këndej. Ata që nuk u

bashkuen me turmën as në këtë konferencë edhe pse kishin firmue

Statutin, mbetën armiqë, shumica e të cilëve përfundoi ndër burgje.

Deri në vitin 1956 dukët, sikur, ka një qetësi! ... E vërteta asht

ndryshej! Nuk kishte sësi të dënohej kulti i Stalinit tue pushkatue Priftën!

Mardhanjet me Bashkimin Sovjetik kishin marrë ngjyra të tjera mbas

vdekjës së Stalinit. Hrushovi kërkonte mënyra tjera qeverisje. Ai

diktaturën stalinjane kërkonte me e zëvendsue me asfiksimin e armiqve të

tij. Nuk ishte për pushkatime, por për vdekjën e natyrëshme të

imponueme me mjete paqësore, me “izolime” ose.... Edhe satelitët e

sovjetikëve do të mbanin qëndrime të “moderueme” si padroni. Kuadri i

rij që i nëvojitej klerit, tashti merrëj nga bankat e shkollave socialiste, ku

filozofia marksiste-leniniste kishte pushtue edhe mendjët e njerëzve në

skutat ma të largëta të vendit. Dukej kohë zbutje, por në të vërtetë ishte

kohë grumbullimi enërgjie për ofensivën përfundimtare, për “triumfin e

plotë” të sistemit socialist.

Në vitin 1956, arrëstohet At Rrok Gurashi, një “dhelpën e

vjetër”(siç e quen At Çiprian Nika), që në grupin e klerikëve në 1946 kur

u ka dalë dëshmitar të gjithë shokëve të vet.

Tregohët si anekdotë, kur njëditë nade, po veshej e rregullohej At

Rroku, Don Ejëll Deda, edhe ky në burg me të, i thotë: “A po bahësh gati

me shkue me rrejtë edhe sot Padër Rrok?”...

Kam lexue proçes-verbalin prej 67 faqesh, që At Rroku ban për

disa ditë në hetuesi, këtë radhë me Xheudet Milotin. Xheudeti ishte shefi

i Seksionit Katolik në Degën e Mbrendshme të Shkodrës. Ishte ndër

specialistët e torturave shnjerëzore dhe katil i prëgatitun për Klerin

Katolik. Ka pasë dëshirë me tregue se urrej katolikët në përgjithësi. Këtë

e ka tregue me hetimet që ka krye kundër tyne. Kujtohet nga shkodranët

kur ka arrëstue At Pjetër Meshkallën, dhe mënyrën si i ka ra shtjelm tue e

shtye me e futë në gjipsin e Sigurimit. Mbas vrasjës së gjeneralit tij

“të dashtun”u trasferue në Ministrinë e Mbrendshme në Tiranë dhe mbas

1990, për këtë kontribut “të vyer” kundër Klerit Katolik, me

ndërmjetësinë e Sofokli Lazrit e Spiro Dedës, edhe këta “miqë të klerit”,

e gjejmë në shërbim të “Caritas-it”, në Romë! ...

Proçesi i At Rrokut për mue ka një rëndësi të madhe, mbasi aty

asht folë nëpër gojën e At Rrok Gurashit, krejt projekti i vëprimëve të

Page 279: Një monument nën dhé

279

ardhëshme të shtetit komunist, si gjithmonë, me dorën e Sigurimit të

Shtetit. Të duket fantazi në leximin e parë por, kur vazhdon me kujtue

ngjarjet e ndodhuna mbas atij proçesi, rrjedhëshmëninë e tyne, kohën dhe

lidhjet e atyne ngjarjëve njena me tjetrën, përsonat e ngarkuem me ato

shpifje e rrena tue u pushkatue, sa të tjerë me vite të tana ndër kampe

shfarosje, të bahët me mendue “mos jam në andërr”! Jo, jo, aspak në

andërr, por zgjandërr, madje, edhe të zbatueme me përpikmëni ato

trillime që ndoshta, kur i ka shprrallue At Rroku, asht kenë edhe me tas

çaji e tue ndukë cigare. Shpesh, përsëritë: “... kam harrue me thanë dje!”

dhe shton diçka të re, që ia ka kujtue Xheudeti... ose fantazmat e

Sigurimit me të cilët flente natën...

Aty, gjenë emnat e të gjithë klerikëve që janë pushkatue mbas

1956 tue fillue nga Don Ejëll Kovaçi, Don Dedë Malaj e, deri tek Don

Zef Bici, Don Mark Dushi e Don Shtjefën Kurti. Pothuej të gjithë janë

arrëstue për motivet që shpreh atëherë At Rroku. Edhe Imzot Ernesto

Çoba asht në atë proçes, me ato akuza për të cilat asht dënue 20 vjet

mbrapa. Flitët për karakterin e këtyne klerikëve si, dhe, për mardhanjet e

At Rrokut me ta. Shpjegimet ma të hollësishme i jep për klerikët e

Tiranës, vëprimet e tyne në kohën e Statutit dhe lojën dyfishe që kanë

luejtë ata bashkë me At Rrokun. Për këtë arësye gjyqi i tij u zhvillue me

dyer të mbylluna, mbasi kështu vëprohej me “agjentët” e Sigurimit, gjoja

me ruejtë “sekretët” dhe At Rroku u dënue 25 vjet burg, ku, edhe vdiq.

Në bazë të thanjëve të At Rrokut, asht dënue edhe Don Mikel

Koliqi. Mbas tij në 1958, Don Ejëll Kovaçi. Don Ejëlli asht viktima ma e

dhimbëshme, mbasi ngarkohët me akuza aq të shumta, sa nga të gjitha

shpifjet “ka mbetë diçka”, sa me errësue pafajsinë e vërtetë të tij. Projekti

i Ministrisë së Mbrendshme aso kohe u zbatue nga kolonel Mehdi

Bylbyli, i cili ka shkue në Pukë, ka vra Markun, buzë një përroni, pra

kryetarin e këshillit popullor të fshatit Qelzë, ku shërbente Don Ejëlli,

mandej, e ka çue në qelë të priftit tue e akuzue Don Ejëllin për dijeni të

kësaj vrasje. Proçesin e vazhdon Hilmi Seiti, si kriminel i regjun që ishte

dhe arrinë tek gjyqi tue mbajtë revolverin e tij në gojën e Don Ejëllit, për

me pohue. Kështu, pushkaton Don Ejëll Kovaçin e shkretë të pafajshëm.

Hilmi Seiti mundohët me të njajtat metoda me veprue edhe me

Don Dedë Malaj e At Konrrad Gjolaj, tue i kalue ndër duert e

kriminelëve të njoftun: Nevzat Haznedari, Ali Xhunga, Hamdi Ulqinaku,

Shyqyri Qoku, dhe tragjedia mbyllët me Xheudet Milotin që mban me

Page 280: Një monument nën dhé

280

cigare dhe ilaçe shkatërrimi të sistemit nervor të shkretin Don Dedë

Malaj, deri që asht dhanë vëndimi. Plot 2 vjet mbasi Hilmia pushkatoi

këta dy priftën, më 27 prill 1961, hangri plumbin kokës ai vetë nga

shokët e tij. Ishte shpërblimi i Partisë për veprat e kryeme kunder klerit

inteligjencës dhe shkodranve të ndershëm. Vajtojcët e Teatrit “Migjeni”

me vela të zezë, e kjanë deri ndër vorre të “dëshmorëve”. Aty e lanë....

Don Dedë Malaj me gjyqin e tij, hyni në vazhdën e lëgjendave të

trojeve shqiptare që brezat e ardhëshem do të këndojnë me “lahutën” e

tyne, ndër vargje të pafund ...

Edhe pse kanë kalue ma shumë se 40 vjet nga vrasja e DON

DEDË MALAJ, ai mbetët i pavdekëshëm në historinë e salvimit e

martirizimit të KISHËS KATOLIKE SHQIPTARE.

Don Dedë Malaj asht ndër klerikët ma të torturuem dhe mbetët

ndër ma të sakrifikuemit për triumfin e idealit të Fesë së Krishtit në

Shqipni. Ai vdiq për Kishën Katolike dhe Papën!

Tue vdekë për Fè e Atdhé,

DON DEDË MALAJ, U PËRJETËSUE NDËR SHEKUJ!

6 S H K U R T 1967

“Diskutimi i Hoxhës ngjanë me qenin

të cilit i japin bukë, kurse, ai, kafshon

dorën e atij që e ushqen! ...”

Dolores Ibaruri

Moskë, 1961.

Më 6 Shkurt 1967, Fjalimi Programatik i Enver Hoxhës, ... asht

surrati i vërtetë i tij por edhe i idealëve të Partisë së Punës (Komuniste)

dhe Sigurimit të Shtetit komunist totalitar, që ai ka drejtue dhe përfaqsue

për 40 vjet. Shprehja e tij asht e saktë dhe pa asnjë mangësi: “ ... pa frikë

dhe me shkronja të mëdha ... TË DJEGIM ME ZJARR!...”

Po, dhe vetëm kështu, mund të realizohej ai qëllim i diktatorit që

do të quhej “Revolucion Kultural” nëpërmjet të cilit me emnin ma të

Page 281: Një monument nën dhé

281

bukur të historisë REVOLUCION, do të kryej veprën ma të shëmtueme e

ma të ndytën ndaj popullit të vet dhe kulturës kombëtare. Pra, simbas

zakonit të komunistëve ai do të vëpronte si gjithmonë tue gënjye e

mashtrue, vetëm e vetëm me përforcue pushtetin gjakatar përsonal bashkë

me përkrahësit e tij, anëtarët e Partisë së Punës, të mbrojtun dhe të

përkrahun si gjithënjë nga kriminelët e spijunët e Sigurimit të Shtetit,

KUNDËR GJITHË POPULLIT SHQIPTAR.

Ky, “Revolucion”, do të realizohej prej organëve terroriste të

specializueme të Sigurimit të Shtetit, të drejtueme nga Partia. Na do të

shohim me sytë tonë, për fat të keq, sësi mburreshin këta autorë të kësaj

vepre makabre të pashembull në historinë botnore, pikërisht, në

Shqipninë e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, Mbrojtësit të Krishtënimit

Evropian. Atdheu i Nanë Terezës, mishnimi i idealëve dhe i virtyteve të

Nanës së gjithë Botës, do të shpallej me “Kushtetutën e Republikës

Popullore të Shqipërisë - PA FE”. Në 1967, simbas dekretit nr. 4337,

anulohet çdo pjesë e ligjës në lidhje me mardhanjet ndërmjet Shtetit dhe

Kishës tue shvlefsue çdo statut mbi besimet. Partia e Punës së Shqipërisë

dhe Qeveria Shqiptare deklaruen me mburrje se SHQIPNIA asht “i pari

Shtet me të vërtetë ateist në botë”. Harrohet me dashje se Kushtetuta, si

gjithmonë vetëm me fjalë, kishte “garantue lirinë fetare”. Mbas këtij

dekreti hapet rruga e pritëshme e vitit 1976, për “Kushtetutën e Re” që

proklamoi artikujt 37 dhe 55, ku, SHTETI NUK NJEH MË ASNJË FE.

Ajo ndalon haptas çdo veprimtari fetare dhe inkurajon ateizmin si parim

marksist-leninist.

Artikulli 37: “Shteti nuk njeh asnjë fe dhe inkurajon zhvillimin e

propagandës ateiste, për të krijuar ndër njerëzit një botëkuptim shkencor

e materialist.”.

Artikulli 55: “Ndalohët formimi i çdo organizatë fashiste,

antidemokratike, fetare e antisocialiste. Janë të ndaluara veprimtaritë e

propaganda fashiste, fetare, luftënxitëse, antisocialiste, si dhe urrejtja

ndërmjet njerëzve dhe racave.”.

Po, do të digjej me zjarr “Kanuni i Lekë Dukagjinit”, se kështu

përdhosej martirizimi i At Shtjefën Gjeçovit i vramë trathtisht nga serbët,

kështu, u shkelnin të drejtat zakonore të malësorëve të Veriut. Kështu,

dhunohej Maja e Bratilës bashkë me vorrin e Ded Gjo’ Lulit. Vetëm

kështu, do të përdhoseshin të drejtat dhe liritë thëmelore të njeriut se,

Page 282: Një monument nën dhé

282

kështu, Shqipnia izolohej nga kontinenti dhe, vetëm kështu, diktatori i

përsëriste Evropës se, këtu: “Ligjin e bëjë unë!”.

Metodat e Sigurimit të Shtetit do të ishin të “reja” dhe jo ato të

vjetrat. Tashti do të zbatohej eksperienca e marrun nga Kina e Madhe e

Mao Ce Dunit. Njerëzit duhet të kuptonin dhe të bindeshin se çdo

mospërputhje me idetë e këtij “Revolucioni”, ishte me pranue një torturë

të re dhe të vazhdueshme: “Frikë dhe vetëm frikë”, që secili maparë

pranonte me qejf vdekjën se këtë rrugë Kalvari të stërgjatun dhe shpesh,

pafund ... ku, kryqëzimi në fillimin e saj ishte shpëtim i vërtetë, ndërsa

pushkatimi në minutat e para të arrëstimit ishte si me lindë së dyti

sidomos, për ata që i kishin provue me kohë torturat mizore psiqike dhe

fizike në qelitë e Sigurimit të Shtetit komunist shqiptar.

Jo, kurrë, nuk harrohej publicisti i njohtun Don Lazër Shantoja me

kambë të këputuna me sharrë druvari ... Cili harronte Imzot Gjinin, Volaj,

Bonattin, V. Prennushin, Nikoll Dedën dhe Ernesto Çobën të masakruem

dhe të futun në thes, apo, etnit: Mati Prennushi, Çiprian Nika, Donat

Kurti, Pal Dodaj, Frano Kiri, Aleks Baqli, të varun ndër pemë me ditë të

tana, e, Hafizët: Ali Tarin, Dërgutin, Najpin, Muftinë, tue u torturue me

folë kundër klerit katolik. Nuk ishin mbyllë ende gropat e zeza të

hetuesisë së Koplikut, ku kalbëshin martirët Sirdani e Çuni. Ndër

kalldramet e shtëpive shkodrane të kthyeme në hetuesi vlonte gjaku i

Kolec Dedës, Simon Darragjatit, Muzafer Pipës, Paulin Palit, Qemal

Draçinit, Kol Prelës, Ndue Palit e Caf Metës, Pal Thanit e Loro Vatës,

Gjok Dodës e Zef Jakoviqit, Kol Kurtit e Ahmet Koplikut e sa të tjerëve

të mbetun në tortura e të tretun si coftina në Zallin e Kirit. Ende vajtonin

shelqet e bregut të Bunës studentët Bardhosh Dani, Mark Cacaj e Brahim

Dërguti. Vazhdonin me ushtue muret e kinema “Republikës” nga zani i

paharrueshëm i trimit Don Dedë Malaj. Fusha e Çelës ishte ende me

pështymët e pathame të Mark Ndojës e Gac Lecit, në fëtyrat e pastërta të

Martirëve Fausti, Dajani, At Gjon Shllaku e Mark Çuni me shokë. Nuk

harrohej studentja burrneshë Drita, motra e Ibrahim Sokolit tue ua

përplasë në surrat spijunve Çiril Pistoli me shokë: “Turp për ju, se, as në

mesjetë nuk janë pështy të burgosunit rrugëve si tashti!...”. Anë e kand

qytetit kishte vetëm kujtime të pashlyeshme mjerimi, vuajtjesh e vrasjesh

në breznitë shkodrane.

Nuk duhet harrue me iu kujtue predikuesve të “emancipimit të

grues” vitët e mnerëshme të rinisë, kur lidheshin ndër vargoj nga

Page 283: Një monument nën dhé

283

krimineli Ahmet Suji vajzat e reja të Shkodrës: Maria Tuçi, Angjelina

Marku, Terezina e Liza Pali, Ana Daja, Drita Kosturi, Agime Pipa,

Viktore Kuka, Frida Sadedini etj. atëherë, kur ndër prroje shkonte rrëkajë

gjaku i Maria Shllakut e Maria Zojzit... Këneta, fusha, brigje, kodra,

kanale e gjithkah vorre të humbuna me të interrnuem, pa shenj tek kryet...

Vetëm në një lagje të vogël si kjo e emja, rreth 4000 banorë

numëron: 29 vetë të pushkatuem, 97 vetë të burgosun, mashumë se 49

vetë të interrnuem, të gjithë për motive politike.

Po në gjithë qytetin e salvuem të Shkodrës?

Shifrat për ne janë tronditëse, ndërsa për botën e qytetnueme janë

të pabesueshme. E, pra, mbi të gjitha këto vorreza që mendohën rreth

45000 vetë, të pushkatuem e të vdekun ndër burgje, kampe e

intërrnime, asht ndërtue gërmadha që shihni ju sot që thirret “socializëm”

e, për me shkatrrue edhe atë që mund të kishte mbetë si traditë, zakon e

kulturë, ishte i domosdoshëm i quajtuni “Revolucion Kultural”, që do të

përfshinte cilindo që ka lutë Zotin, kjoftë edhe njëherë gjithë jetën.

Do të përshkruej shkurt si u zhvillue ky “Revolucion”, në qytetin

martir të Shkodrës:

Për çudi, njerëzit ato ditë nuk i ndiqte as hija e vet. Gjatë ditës

drita ishte si e marrun mbasi i mungonin vezullimet e rrezëve të diellit.

Qyteti dukej në pragun e një eklipsi, me pamje të zymtë e të

trishtueshme. Vransina e kohës kishte depërtue deri thellë në shpirt. Në

rrugët e lagështituna kishte pak lëvizje. Ndër rrugica as fëmijët nuk lonin

si gjithmonë me topat e vegjël prej leckash. Diçka pritej... Ndonjë

kalimtar i mbërthyem deri në fyt strukej nën pallton ose gazhupin e vet.

Në kryet e krrusun ka ngjeshë një kasketë që kushedi ku e ka gjetë në

ndonjë skutë të musandrës dhe ecë pa shikue e përshëndetë njeri, veç tue

mendue si të gjithë të tjerët: “Ishalla, me mue nuk kanë punë!...”.

Të gjithë ndrrojnë hapat si me komandë 1-2, 1-2 ... të vogjël e të

shpejt si kinezët, por me shumë kujdes që të mos u ngatrrohen mangjetat

e shkyeme të pantallonave, që njerëzit veshin për mos me ra në sy për

“modën”. Mbizotnon ngjyra grih e mbylltë ose kafe e murrme që përzihet

lehtë me pluhun të rrugëve ose baltën mbas shiut. Kjo i jep qytetit edhe

ma shumë pamjen e një zone të zymtë konviktorësh që veshën me urdhën

nga eprorët e tyne dhe jo simbas qejfit. Aty-këtu shihët edhe ndonjë

veshje grih e çelët që e ban edhe ma të trishtueshme kohën derisa mund të

shkëputësh prej tij dhe, vetëm kur i largohësh asaj siluete të frikëshme,

Page 284: Një monument nën dhé

284

qetësohesh për pak çaste sa me u mbushë me frymë e, atëherë ke mujtë

me thanë me vedi: “Si dukët, nuk e paska pasë me mue!... ”. Secili këte

formulë mendonte rrugës...

Në rrugët kryesore me shtëpi të jargituna nga rrëkajtë e ulluqëve

të kalbuna e të palyeme që në vitin 1959 kur pat ardhë për vizitë

Hrushovi, janë paksue njerëzit. Edhe ajo karakteristikë e jona shëtitjet

ndër pjaca nuk bahej pothuej fare, kudo mbizotnonte frika. Terrori zyrtar

kundrejt disa “përsonave” të konsideruem “pakica” por, ku, përmblidhej

gjithë populli, u kishte hy për palc: “Tue më pa në pjacë, a thue po i

kujtoj gja këtyne!?...” Sigurimi i Shtetit si “i mirë” i kudondodhun, po e

realizonte detyrën kryesore që i kishte vue Partia: “Pasiguria e

përherëshme e popullit” tue e mbajtë në kushte servilizmi dhe

mjerimi, tue depërsonalizue mundësisht çdo njeri për me e mbajtë të

shtypun e gojëmbyllun”.

Gratë e pa krehuna dhe me shamia të mbështjelluna rreth kokës si

mumjet e dikurshme, e vazhdojnë punën e përditëshme tue u çue në orën

03.00 të mëngjezit, vrapojnë tue çue mahallën me krizmën e shisheve të

qumeshtit ndër strajca për me zanë radhën e pafund me shpresë të ardhjës

së furnizimit para orës 05.30, mbasi po erdhi ma vonë mbetën pa gja, nuk

i pret koha se do t’i hypin biçikletave dhe me vrap u duhët me shkue në

qendrat e punës me ba “gjimnastikën e mëgjezit”. Rrugës me shpejtësi

hullin si zhele fëmijte e posa zgjuem në dyert e kopshtëve, të

mbështjellun ndër batanijat e leshta të kombinatit “Stalin” dhe të

mbuluem me celofona sikur donë me i tretë të shkretit e vogjël,

“revolucionarët e ardhshëm”, të cilët edhe ata trajtohën e priten tek dera e

kopshtit prej edukatorës simbas “biografisë”. Prej asaj moshe fillon

plotësimi i “karakteristikave përsonale” ose, ajo që quhët “dosje” e, që

nuk do ti ndahët gjithë jetën...

Burri që pret me u ba babë, veç rrin e mendon si me përçudnue

emnat e prindve të vet, si e si me kombinue emni i bebës së vogël me

listat e miratueme nga komitetët e Partisë në zyrat e gjëndjes civile. Për

emnat jashta liste pritej vëndimi i kolektivit që do të vëndosë: a me

vazhdue punën ose jo... Diskutohej biografia e stërgjyshave dhe a kanë

pasë “shfaqje të hueja”?... Pikësynimet i jepte organizata e vendit të

punës që këshillohej me organët e Partisë ma lart por, pa asnjë mëdyshje

ajo konsultohej me Sigurimin e Shtetit, i cili i tregonte rrugën si me

vëprue me këtë përson. Me këtë problem merrej organizata e rinisë e

Page 285: Një monument nën dhé

285

shkollës 11 vjeçare “Jordan Misja”, e cilësueme ndër ma të flaktat

organizata “revolucionare” të qytetit, ku përsoneli i devoçëm i asaj

shkollë zbatonte pikë për pikë porositë e Partisë dhe të Sigurimit, simbas

parullës së “vijës së masave”: “Çka don populli bën Partia dhe ç’thotë

Partia, bën populli!”.

Të rinjtë shpejtonin me u mbledhë ndër shkolla, palestra, klasa,

auditorë, koridore, podrume e kudo për me lexue kolektivisht gazetat dhe

me njoftue “shtabët” për kryemjen e detyrave. Kudo në buletine speciale

dhe për përdorim “të mbrendshëm” partie, lajme radjoje dhe vesh në

vesh, flitej për “Fjalimin Programatik”, kryesisht, si po vëprohej anë e

kand vendit deri ndër skajët ma të largëta. Edhe atje mblidhej “paria e re”

e fshatrave të kooperativizueme dhe merrte edhe ajo vëndimet e veta, si

me kthye Kishat e Xhamitë në “vatra kulture”, depo grumbullimi ushqimi

për kafshët apo stalla. Pleqtë e disa fshatrave të “mërzitun” nga zakonet

“prapanike” i drejtonin edhe një telegram “shokut” Enver për gjithë ato

“të mira” që u kishte sjellë në katund... Kishte familje fshatare me nga 3-

4 fëmijë, që merrnin 150 gr. qumësht në ditë nga kooperativa dhe i

ushqenin fëmijët e tyne me “pikatore”...

Mbas mbledhjëve të mëshefta të Partisë që ato ditë në Shkodër i

drejtonte nga Instituti i Lartë Pedagogjik Ramiz Alia, “shokët”: Xhemal

Dini, Musa Kraja, Prenk Sokoli, Halit Isufi, Hilmi Habovija, Angjelin

Kumrija, Jovan Vujoshi etj. etj. si këta besnikë të Sigurimit, vëndimet ia

përcillnin rinisë mbasi tek “njeriu ynë i ri” ishte mbështetja e tyne. Në

mbledhjet e rinisë ma të besueshmit u ngarkonin me detyrat e Partisë dhe

vazhdohej me brohoritje: “Parti, Enver, jemi gati kurdoherë!”... Fillonte

aksioni i rinisë... me të padiskutueshmen fjalën “vigjilencë” që në gjuhën

shqipe ka disa kuptime, por për ne që jetuem atë kohë të mjerueshme, ajo

fjalë ka vetëm kuptimin e spijunllëkut me të cilin u formue ajo “rini

servile” siç e ka cilësue At Meshkalla, “vepra më e shkëlqyer e Partisë

së Punës”, ku prej kësaj rinie e deri tek ma plaku “të gjithë njerëzit janë

të lidhun për kafshatën e gojës”, përkufizimi ma i sakt dhe i plotë i fjalës

“socializëm”.

Ndokush mendon me të drejtë, a thue me të vërtetë “vetëm” ky

ishte “Revolucioni Kultural”?!...

- Jo, në asnjë mënyrë, jo!...

“Revolucioni Kultural” në Shqipni nuk ka fillue në vitin 1967, ai

ka fillue ”kur kanë hi këta” pikërisht, atëherë, kur Qamil Gavoçi me

Page 286: Një monument nën dhé

286

shokë shkrepnin armët e “fitorës” mbi kokat e “armiqve të popullit”, ato

ishin sinjalët e para të terrorit komunist që do të vazhdonin për 50 vjet

pandërpremje.

Komunistët shqiptarë, vegla të drejtueme nga ata jugosllavë,

bolshevikët rusë dhe nga turli lloji internacionalistësh aventurierë që

vizitonin Shqipninë dhe mbushnin xhepat me pare të këtij populli fukara,

do të gjenin skutën e fundit të tyne në vrimat e “Murit të Madh” të Kinës

komuniste, ku si mijtë e mbështjellun në thërmijat e libravë të kuq, më të

famëshmet “Dacibao” e “Fletë- rrufé” të stivuem në “veprat e klasikëve

të rinjë” Mao Ce Dun dhe Enver Hoxha, lenin pa gjumë mijra familje tue

pritë çdo minut: “A po na gërset dera sonte!?”... Shtabet e krijueme nga

Partia për këtë qëllim punonin ditë e natë në çdo qoshe ku nuk të shkonte

mendja, për me shpërnda “direktivat”e reja. Detyra kryesore e tyne ishte

aktivizimi i “masave” të gjana, ose ma mirë me thanë, angazhimi i shumë

njerëzve “të rinjë” në organët e Sigurimit të Shtetit pra, njollosja e

njerëzve në masë e mundësisht në çdo famlje.

Organizatat e Frontit Demokratik, “levat e Partisë”, si gjithmonë

të gatëshme me organizatat profesionale deri tek “pensionistët” e

zellshëm, spijunët e lagjëve ose, siç njihëshin me emnin “kasketat”, që

sot janë zëvendsue me “kapelat republikë të diellit”, nuk pushonin një

minut por, në stolat e lulishtave, e radhët e pafund të dyqanëve tue

mbledhë informata, tue rëmue ndër biografi dhe tue plotësue “dosje” për

mbledhjet e demaskimit të njerëzve ku bahej edhe arrëstimi i tyne.

Në një buletin special sekret Enver Hoxha, jep këtë porosi për

organizatat bazë të Partisë: “... Përsa u përket elementëve të përjashtuar

nga Partia, duhët pasur parasyshë, se shumica e tyre nuk janë armiqë

por, patriotë të mirë ose miqë të Partisë. Mjaft prej tyre janë

përjashtuar pse janë futur para kohe në Parti, ose pse kanë dobësi në

punë. Me këta njerëz organizatat bazë të tregohën të kujdesëshem, ti

mbajnë afër dhe ti aktivizojnë, ndërsa ndaj të përjashtuarve për arsye

politike, organizatat e Partisë duhët të rritin vigjilencën” (E. Hoxha

P.P.Sh. Dokumenta Kryesore V- fq. 238, 1974). Pra, llomi i llomit

shoqnisë, hajdutët, imoralët, vagabondët, karrieristët, spijunët etj. të

urdhnojnë e të vijnë edhe njëherë tek shokët e tyne të “armëve”, mbasi

Partia u tregue “zemërgjërë” ashtusi e porosiste edhe udhëheqësi i saj “i

dashur”. Udhëheqja e Lartë dha porosi për organizimin e “Frontit

Demokratik” haptas, antikatolik, ku, u aktivizuan edhe njëherë ata

Page 287: Një monument nën dhé

287

besnikë të Partisë në bazë që deri atëditë silleshin si lapera klubeve të

ndërmarrjëve për një “kafe” qyl nga punëtorët, si: Ndoc Deda, Gjon Jaku,

Loro Beltoja, Vat Deda, Fadil Ymeri, Zef Shoshi etj. drejtorë e brigadjerë

me të cilët Partia maskonte vëprimet e saja antikatolike.

Sinjalët e asaj kohë që po vinte ishin dhanë nga Kina komuniste.

Lin Biao mbasi zhyti në ujë të lumit Mao Ce Dunin plak dhe ia “freskoi”

trunin e marrakotun, filloi zhdukjen e “kuadrove të Partisë” atje, por të

vërtetën e shfarosjëve në Tibet e vende të tjera të humbuna të Azisë asht

vështirë me e dijtë njeri, mbasi studentët shqiptarë që ishin atë kohë në

Kinë, flasin për zhdukje masive në vënde të padijtuna të rinisë, të shumë

intelektualëve, profesorëve, ingjenjerëve etj. Aso kohe janë kenë dërgue

nga Shqipnia shumë grupe specialistësh të Sigurimit të Shtetit me marrë

përvojën e re të torturave nga specialistët kinezë. Këta grupe i drejtonte

katili Nevzat Haznedari me shokë. Qendra e hetimëve tashti u ba Tirana,

ku, hetonin e torturonin kriminelë të zgjedhun si: Koço Josifi, Ali

Xhunga, Elham Xhika, Dhimitër Andoni, Xheudet Miloti, Iljaz Haxhi, Ilo

Papa, Shyqyri Qoku, Shkëlzen Bajraktari, Dhimitër Shkodrani, Jake

Tefiku etj. të cilët me “autorizim” të Lefter Gogës, Aranit Çelës, Shuajp

Panaritit etj. mund të përdornin torturat ma çnjerëzore deri në vdekje të

burgosunve, “pa asnjë përgjegjësi penale ndaj të pandehurve që mund të

vdisnin në duart e tyre në hetuesi.”(Dosja 2291).

Pëngesa e parë e këtij “Revolucioni” ashtu si dikur për edukimin

marksist-leninist, reformën agrare e kolektivizimin e bujqësisë, punën

“vullnetare”, aksionet në ditët e festave fetare etj., ishte tashma i dituni

“Kleri Katolik”, prandej aty u drejtuen shigjetat. Kjo politikë e drejtueme

kundër Kishës si institucion me një autoritet të njohtun u pat fillue me

kohë dhe u vazhdue me shkatrrimin gradual të bazës së saj materiale dhe

ekonomike, tue përfshi këtu të gjithë njerëzit e pagëzuem kjoftë edhe

mësheftas ndër katakombe ku jetonin klerikët. Don Injac Gjoka flente i

shtrimë ndër tulla mbrenda një furre...

U ndaluan kumbonët e Kishave mbasi nuk mund t’i ndigjonte një

pjesë e mirë e qytetit! ...

Nga fundi i vitit 1965 u patën marrë nga shteti Kisha e

Murgeshave dhe ajo e Jezuitëve. Me rastin e marrjës së Kishës së

Jezuitëve, eshtnat e Don Ndre Mjedjës, gjoja si shkrimtar përparimtar, u

dërguen në vorrezat e dëshmorëve tek spitali, pranë mikut e bashpunëtorit

të tij, Luigj Gurakuqit. Kur u ndërtuan vorrët e reja të dëshmorëve (ato që

Page 288: Një monument nën dhé

288

janë sot), Luigji u dërgue atje, ndërsa Don Ndre Mjedja, u “harrue” aty

dhe humbi si Pasi, Jungu, Xanoni etj. që u tretën në breg të Drinazit

bashkë me Imz. Bernardin Shllakun.

Mbas “Fjalimit Programatik” të 6 shkurtit, qyteti i topitun dhe i

friguem u mbush anë e kand me “Fletë-rrufe” që bijtën si kërpurdhat. Të

dielën e parë ato u vëndosën në dyertë e Kishave, asaj të Fretënve në

Gjuhadol dhe në Kishën e Shën’Kollit në Rus. Kjo stuhi filloi edhe ndër

qytete tjera, në Xhaminë e Durrësit, në Lezhë, Milot, Laç etj. Instituti i

Lartë Pedagogjik i Shkodrës ku strehohej si hije Ramiz Alia, filloi

mbledhjet për demaskimin e klerikëve nën lëvozhgën e “Organizatave të

Frontit” me klerikët e parë: At Gegë Lumën, At Frano Kirin, At Mark

Harapin S.J. dhe At Gjergj Vatën S.J. Kjo nuk ishte rastësi, por ishte

shfletimi i rregjistrave të parë të Ministrisë së Mbrendshme mbasi

pikërisht me At Gegën, u pat fillue edhe në vitin 1945 dhe vazhdoi me ata

klerikë që kishin mbetë pa u zhdukë nga burgjet, intërrnimet e vuajtjet në

kampet e punës ose ma mirë me thanë të shfarosjës. Atë punë të mbetun

përgjysëm atëherë e ndihmonte edhe mosha e thyeme, mbasi gjurmët e

atyne vuajtjëve shnjerëzore nuk mund të zhdukeshin kurrma.

Kudo FRIKË! Të gjithë mendonin vetëm një gja: Me mëshefë! Të

gjithëve u dukej se errësina asht ma e përshtatëshme për këtë punë,

prandej edhe dritat fikëshin herët. Fillonte ndër oxhakë tymi shllunga-

shllunga edhe në pikën e verës tue djegë libra, revista, korespondenca,

fotografi “me shokë reaksionarë”, dokumenta historike, figure, “Lahutën

e Malcisë” etj. Secili mendonte vetëm mos me rrezikue jetën e vet dhe të

fëmijëve që mund të lindin edhe mbas 10 vjetësh ... mbasi edhe atëherë

do t’i ndiqte “lufta e kllasave”... Kjo luftë ka vazhdue pandërpremje ashtu

si, burgimet, interrnimet, pushkatimet apo shfarosjet e sa e sa përsonave e

familjëve që për 45 vjet nuk kanë kenë asnjëherë të lirë, si: Mark Temali,

ish oficer; Prof. Guljelm Deda, Don Mikel Koliqi, që, kur e kam pyetë se

në cilat kampe ke kenë, më asht përgjigjë: “Nuk besoj se e dijnë edhe ata

që më kanë burgosë e interrnue! ...” Këtu nuk po shkruej për familjet që e

filluen martirizimin në vitin 1945, mbasi do të duhej një volum me ata që

lindën, u martuen, u moshuen dhe vdiqën ndër kampe intërrnimi, apo me

ata breza të sakrificës që vazhdojnë edhe sot ndër fshatra e qytete ku u ka

kalue jeta, pa mujtë me krijue as familje, si Frida Sadedini e sa si Ajo, me

të cilët komunistët vazhdojnë me kenë të pangopun ...

Page 289: Një monument nën dhé

289

Mbas mbylljes së Kathedralës 100 e sa vjeçare të Shkodrës më 4

mars 1967, me shpejtësi u veprue për mbylljen e Kishave e Xhamijave,

kështu më 19 mars 1967 nuk kishte asnjë Kishë të hapun në Shkodër.

Mbyllet me to edhe Kisha e Zojës tek Kalaja “Rozafat”. Çelsat me të

vërtetë i mori “Organizata e Frontit” por Komiteti i Partisë organizoi

menjëherë komisionet e inventarizimëve (të plaçkitjeve) të objekteve të

kultit. “Kryetar i Komisionit Përzgjedhjes Leteratyrës Fetare Kishtare” u

emnue Jup Kastrati, mbasi ia kishte marrë dorën asaj punë me kohë. Për

vlerat materiale ishte edhe Nuri Çaushi. Nuk dij detyrën e antikatolikut të

betuem, spijunit ordiner Sadik Rama që ka pasë rrahë në Koplik Llesh

Marashi dhe, e ka pasë nisë për Shkodër të çveshun, në brekë.

Kur “Fletë-rrufetë” mbulonin dyert e Kishave dhe veglat sërvile e

hipokrite thërrisnin për zhdukjen e Fesë dhe të klerit, ndër sytë e popullit

ngrihëshin monumente të Atyne Martirëve, vazhdë e gurrës së

pashterrëshme të HEROJVE TË KISHËS KATOLIKE si: At Pjetër

Meshkalla, At Gegë Luma, At Frano Kiri, At Mark Harapi, Imzot Ernesto

Çoba, Don Ndue Soku, Don Injac Gjoka, Don Marin Shkurti, Don Mikel

Beltoja, Don Frano Illija, Don Mark Hasi, Don Nikoll Mazrreku, Don

Ndoc Ndoja, Don Pjetër Gruda, Don Nikoll Gjini, At Filip Mazrreku etj.

Me datën 7 prill 1967, arrëstohet Don Mark Hasi. Vetëm në gjyq,

përveç dëshmitarëve të akuzës, spijunëve Fric Curani e Pjerin Vata, kanë

folë këta diskutantë: Gjyzepina Shutermea, Natale Dema, Shaban

Brahimi, Rrexhina Marku, Elizabeta Miloti, Kristaq Belkovi, Zef Fistani,

Nina Pici, Paulin Zadrima, Burhan Dizdari, Gjon Thani, Tonin Shiroka,

Njac Bitaku (??), Pjerin Boriçi, Kolec Çerraxhija etj. (origjinali i

diskutimëve gjindët në dosjen nr. 2291). Me datën 29 prill 1967, mbas

një letre historike që i pat dërgue me dt. 5 prill kriminelit Mehmet Shehu,

(tekstin e së cilës do ta lexoni të plotë në fund të materialit), arrëstohet At

Meshkalla, po në Institutin Pedagogjik ku kanë folë: Luigj Shala (i cili

drejtonte mbledhjën), Jup Kastrati me diskutimin “Ardhja e Jezuitëve në

Shqipëri dhe protesta e popullit kundër tyre”, Luçije Gera, Prenda Doda,

mjeku Ramiz Hafizi, Lazër Sekuj, Jolanda Batalaku, Paulin Kraja,

Angjelina Uli, Tonin Shiroka, Vasil Kafeja, Dedë Kulla etj. Listat e

diskutantëve në këto mbledhje janë të pafund, ashtu si turpi i tyne që asht

i përjetëshëm. Don Injac Gjoka turpnon përjetësisht armiqtë e tërbuem të

Fesë Katolike. Përballë Don Ndue Sokut, përëndon përgjithmonë Gjon

Shllaku. Para duerve të bekueme të Imzot Ernesto Çobës që puthnin

Page 290: Një monument nën dhé

290

fëmijët e vegjël të rrugicave të Shkodrës, nuk kanë ma forcë as prangat e

Sigurimit të Shtetit, mbasi arrëstimi bahët mbas disa vitësh (më 3 prill

1976), sëpse, në atë mbledhje shoferi trim Dedë Gjushi, deklaron:

“Sot, njikëtu, nuk guxon kush me i vue prangat Imzot Çobës!...”. Përballë

Don Ndoc Ndojës, nuk gjejnë forca përkulje as shokët e vëllazënve të tij,

mbasi ideali i Fesë kishte triumfue me kohë, Ai ishte i palëkundun e trim!

Nuk ka shembull në historinë e gjyqëve komuniste ashtusi në gjyqin që u

zhvillue në Kishën e Murgeshave, ku prokurori Faik Minarolli, pyet një

të pandehur (A.R. Dosja 2291): “Ti a beson në Zotin?” dhe i pandehuri

mbasi përgjigjet: “PO, BESOJ.” .... dënohet me 10 vjetë burg.

Në vitin 1971, Sigurimi kujtohët se ka “harrue” nga listat e vjetra

“agjentin e ambasadave Perëndimore franceze dhe italiane”, “sabotuesin”

80 vjeçar, Don Shtjefën Kurtin, i cili, ka krye me të vërtetë “një krim”:

KA PAGËZUE NJË FËMIJË... Ka shtue një Katolik, kur Partia punonte

me i qitë fare të gjithë sa ishin. Për këtë vepër Don Shtjefni u pushkatue

tue thirrë: “ Jam i pafaj për shka më akuzoni. Unë vetëm kam pagëzue

një fëmijë! Rrnofshin Katolikët! Rrnoftë Shqipnia!”.

Mbas dënimit me vdekje, më 25 prill 1968 të Don Frano Illisë,

“avokati” i tij, i caktuem nga përsoneli i Ministrisë së Mbrendshme,

mbasi përpilon kërkesën për falje jete për Kuvendin Popullor, ia jep me

vue firmën Don Franoja, i cili fshinë disa rreshta kundër Papës dhe Fesë

e, shënon me dorën e vet në anën e fletës pa iu tutë syni nga vdekja:

“Përsa i përket besimit, unë jam e mbetëm besimtar!”(Dosja 2291).

Ky ishte qëndrimi heroik i Klerit Katolik Shqiptar para plumbit!

Mbas vitit 1944, kur në Shqipni nuk kishte ma opozitë, duhët

thanë troç: Rolin e opozitës demokratike e ka luejtë Kleri Katolik

Shqiptar, prandej asht luftue e zhdukë pamëshirë nga regjimi komunist.

U përdhunuen vorrët në Kathedrale, ku nëpunësit e Partisë

provonin ndër gishta unazat e ipeshkvijve të vdekun për gratë e tyne. Po

kështu u vëprue edhe në Kishën e Zojës tek Kalaja dhe atë Françeskane,

ku, përveç françeskanëve të tjerë u dhunue vorri i Poetit Kombëtar At

Gjegj Fishta dhe, Ai i Atdhetarit të flaktë Dedë Gjo’Luli, eshtnat e të

cilëve u tretën. Vorret e Kamanës dhe ata të Rëmajit, përfunduen në

gërmadha. Atdhetari Gjon Kamsi i shpëtoi nga sheshimi i plotë.

Shkatrrimi i Kishës së Zojës, i Kathedralës, i kumbonarëve

historike, plaçkitjet e tyne deri tek sahatat në çdo skaj të qytetit tregojnë

pikësynimin e komunistëve në Shkodër: “Të bëjmë qytetin si fshatin!”.

Page 291: Një monument nën dhé

291

Këtij qëllimi do t’i shërbente edhe hudhja në erë me dinamit e Kishës

monumentale të Vaut të Dejës, ku mendohej se asht kunorzue Heroi

Kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Ajo Kishë u shkatërrue nga

kandidati i Komitetit Qendror të P.P.Sh., Fadil Ymeri, (me porosi nga

lartë), por Fadilit me shokë nuk i mungonte dëshira për shkatërrim e

plaçkitje të veprave monumentale. Kjo u provue në Xhaminë e Parrucës

ku, inventarizuesit (plaçkitësit) paisën shtëpitë e tyne me qylymat e

lampadarët e veprave të kultit. Edhe sot gjenë në shtëpitë e këtyne

spijunëve shalldane të marrun në Kishat e Shkodrës e qylymat e vjedhun

në Xhamija. Ky ishte shpërblim i Partisë për veglat e Sigurimit. Për

servilin Angjelin Kumrija, (spijun që në vitin 1953, me klubin sportiv

“Puna” të Shkodrës, rekrutue nga katili Hilmi Seiti), kur ka kontrollue

Argjipeshkvinë, i ndjeri Don Mark Hasi, ka thanë: “Atë që na ka ba atë

ditë Angjelin Kumrija, nuk na e ka ba as Sigurimi i Shtetit!”, se çfarë ka

ba ai me paturpsi në dhomën e Imzot Ernesto Çobës, kundrejt Ipeshkvit

të nderuem, besoj i kujtohët mirë! ...

Mbas shkatërrimit të këtyne veprave, që në gjithë Shqipninë

numërohën ma shumë se 1800, ku kanë dhanë kontributin e tyne shumë

atdhetarë në pikëpamje kulturore dhe artistike, por, ajo që i kushtoi ma

shumë Veriut ishte GJUHA AMËTARE, e cila tue fillue prej Imzot Pal

Engjullit në vitin 1462, ishte ruejtë, shkrue, pasunue, përpunue me shekuj

tue u trashigue ndër gurë, male, vorre, shpella e fusha, kur shugurimi

shoqnohej me rrahje gurit për gurë, mbasi kumbonët edhe atëherë nuk

binin si sot. Tue u martirizue e flijue u punue si e si me ruejtë truellin

shqiptar, por edhe kjo gjuhë u masakrue me një “Kongres të Gjuhës së

Njësuar”, që zhduku përfundimisht jo vetëm Dialektin Gegnisht por, edhe

krejt letërsinë e shkrimtarëve Veriorë, vetëm pse “Lahuta e Malcisë” nuk

i përshtatej “miqëve e shokëve” të Partisë së Punës “Jugosllave” të

Shqipërisë. Nuk kishte si të vazhdonte kjo gjuhë në bankat e shkollës së

“revolucionarizueme” mbasi Gegët nuk kishin ndihmue ardhjen e

komunizmit në pushtet dhe asht fakt se këta nuk e kanë dashtë kurrë atë

... Për fat të keq me këtë rrokullisje të Veriut u pajtue edhe inteligjenca

kosovare, e gënjyeme dhe e mashtrueme nga sërvilët, shërbëtorët e

bashpuntorët e Enver Hoxhës e Titos, që bredhnin pa frikë në shkollat e

Prishtinës kur çdo kosovar i ndershëm që vinte në Tokën Nanë,

arrëstohej, burgosej, intërrnohej e zhdukej në kampet e shfarosjës së

kudondodhuna në Atdheun e dishruem.

Page 292: Një monument nën dhé

292

Ende nuk mërrij me kuptue pse vazhdohët edhe sot kjo politikë,

që për fat të keq kjo gjuhë e shëmtueme ka hy edhe në Ungjillin Shenjtë.

Jam i sigurt se klerikët që e kanë ba këtë vëprim nuk dijnë se çka kanë

humbë. Ka ndër këta klerikë edhe prej atyne që, kur, jepëj ndër gjyqe

dënimi me vdekje për shokët e tyne, këta falnderonin organët e Sigurimit

“për qëndrimin e mirë që kanë mbajtë hetuesit ndaj tyne”. Asht koha me

lanë në një anë çdo mëkat dhe me punue për interesin kombëtar, për

“Gjuhën e vërtetë të njësueme”, sa nuk asht vonë! Bazat shkencore për

këtë qëllim janë vue e lanë nga shkenctarët: Eqrem Çabej, Martin Camaj,

At Justin Rrota e At Danjel Gjeçaj me shokë, atëherë, shka pritët!?

“Revolucioni Kultural” nuk u mjaftue vetëm me fushatën kundër

Klerit, por ai përlau dhe mjaft të tjerë, madje, edhe atje ku komunistët

kishin çerdhët e tyne, për të cilat as nuk iu shkonte mendja se do të

prekëshin ndonjëherë. Inteligjenca që dinte gjuhë Përëndimore ishte e

para në shenjë mbasi ajo ndigjonte lajmët e hueja kur duhej ndigjue

vetëm “Radio Tirana”. U arrëstuen përkthyes të njoftun si: Profesorët

Mark Dema e Nikoll Daka, vetëm se nuk përkthenin marrinat e “klasikut”

marksizmit shqiptar. “Vigjilenca” që kishte tregue rinia dhe organizatat e

pionjerit me rastin e festave fetare ndër dyert e furrave të lagjëve, me

vërejtë dhe me spijunue se kush ban ambëlcina, duhej vazhdue edhe

kundrejt mësuesve dhe profesorëve të tyne, që kanë “mbeturina të vjetra”.

Kudo “vigjilencë”, mbasi ka mjaft që nuk pëlqejnë muzikën labe dhe

ndigjojnë muzikë klasike. Ka edhe nga ata që kanë mbarue shkollat jashtë

në “ishdemokracitë popullore” ose në Bashkimin Sovjetik dhe tashti

infektojnë “masat” me frymën revizioniste. Për këtë arësye u arrëstuan

shumë artistë, shkrimtarë, muzikantë, piktorë etj. se, merrej me mend se

këtij apo atij, i pëlqen ajo që nuk na pëlqen né. Në shembullin e

“revolucionarëve” kinezë që arrestuen dhe i këputën krahun e djathtë

pjanistit ma të mirë të Kinës, se lonte në piano muzikë nga Bet-hovën, u

arrëstue kangëtari i madh Luk Kaçaj, vetëm se recitonte përmendësh

veprën e mësuesit të vet “Lahuta e Malcisë”.

Çdo fushatë politike asht shoqnue me pasojat e “pllanëve”

ekonomike. Mendohej vorfnimi i popullit në mënyrë të tejskajshme si e

si, me e mbajtë nën zgjedhë gjithmonë me ankthin e frikës dhe të urisë,

që kishin pushtue çdo sofër. Nuk mendohej tjetër veç, me kafshatën e

fundit në gojë; “kjo iku, po, për darkë çka do të hamë!?”... Mendja tek

grazhdi i rrin vetëm kafshës, vetëm ky ishte pikësynimi i këtij

Page 293: Një monument nën dhé

293

“Revolucioni” makabër. Njerëzve iu ndalue me ligjë çdo burim tjetër

jetese, veç “kafshatës së gojës” që jepte shteti, mbasi kështu punohej

vetëm për té dhe paguhej sa donte ai. Në çati të shtëpisë punëtori nuk të

rregullonte një tjegull se shihëj nga rruga dhe të nesërmën pushohej nga

puna, mbasi spijunët e kudondodhun njoftonin ndërmarrjen se “dje kemi

pa punëtorin tuej tue punue punë private”. Askush nuk kërkonte prova,

mendimin e dënimit e jepte “klasa”, ndërsa vëndimin e merrte “kllasa”,

shpikëse e kësaj luftë që nuk na u nda për një gjysëm shekulli... jo pak!

Fshatari u tregue ma i mendëshmi. Ai mendoi: “Pasuni nuk kam,

tokën ma keni marrë me kohë, të holla nuk kam, mbasi gjithë familja

punon për 30 lekë (të vjetra), merri Parti edhe pulat, sa me i mbajtë unë

me parët e bukës së fëmijëve...!” dhe, sa errej nata e deri në të dalun të

dritës shkonte me vjedhë mundin e vet në arat, kotecat e magazinat e

kooperativës. Ndryshej, si me jetue!? Nën dyshemët e dhomave të

shtëpive përdhese mbahëj një derr i dejun me raki, për mos me iu ndigjue

zani gjithë ditën. Në darkë edhe ai ngopej me misrin e zimë dhe të

vjedhun ashtusi të gjithë pjestarët e kooperativës, tue fillue nga sekretari i

Partisë, që toçej në raki tek klubi tue mbajtë fshatarët me premtime dhe

gënjeshtra për ditët e “bardha” të socializmit, që mbas pijës...po vinin...

Drekat e darkat nuk hapëshin ma me përshëndetjën e zakonëshme

kur çohej gota e rakisë, për ata që e kishin por, thohej: “Të na rrojë

Partia!”... Kështu, ndër sofra filloi “gjuha e njësuar”. Edhe na Gegët që

kemi pas thanë “na rrnoftë...”, për me kenë ma “në rregull” me Partinë,

filluem me shkrepë gotën tue përshëndetë: “Na rroftë... Partia!”.

“Qarkullimi i kuadrit”, ishte një shpikje për largimin dhe

eleminimin e njerëzve të “pa sigurt” për ato vepra e punë që i duheshin

Partisë jo të bazueme ndër faje apo gabime por, në dyshime ose

paragjykime të ndonjë spijuni “dashamirës” i Partisë; se, ky përson ka

“pikëpamje revizioniste” ose “nuk shprehët i kënaqur nga Revolucioni,

por, heshtë...”. U larguen nga “qendra”, u dërguen në zonat e thella

malore, u emnuen me detyra “të rëndësishme” ndër kooperativa etj. Nëse

edhe atje nuk jepte prova “përmirësimi” ose nuk tregohej “vigjilent”,

Partia, mbas gjithë asaj “zemërgjerësie” që kishte tregue me té, e çonte

për “riedukim” për 7-8 vjetë në burg dhe po qëndroi si maparë i përsëritej

dënimi. Kështu, u eleminuen shumë ekonomistë, ingjenjerë, profesorë,

dhe u vazhdue në ushtri e ma vonë edhe në Sigurimin e Shtetit. Fillohej

me ma të madhin “Anëtarin e Byrosë Politike” të parin, e mbas tij deri ku

Page 294: Një monument nën dhé

294

i shkonte mendja e “ndritur” e Enver Hoxhës: “Se nga ki, nuk më vjen

ndonjë e keqe për kolltukun tim!...”. U shpik parulla: “Kursim, kursim,

përsëri kursim!” dhe anëtarët e thjeshtë, që nuk kishin me çka me

ndihmue Partinë materialisht, “i dhuruan” rrathët e martesës. Kjo bahej

sëpse, “shokët” e lartë të Partisë nuk kishin ndër mend me prekë rëzervat

e majme që kishin ndër bankat e hueja, mbasi ata mendonin edhe për

kohën e “sotme”, sidukët, i shkonte mendja se nuk ka me kenë gjithmonë

“P.P.Sh. fanari ndriçues i marksizëm-leninizmit në botë”... ia paska ndie

zemra! Mandej shka iu donin rrathët ndër gishta, mos ishin të besës

komunistët? Ata nuk e kishin për gja të keqe divorcin. Fëmijët e mbetun

rrugëve i edukonte Partia në shtëpitë e fëmijës, ndër këto qendra

“edukimi” prej ku delnin ma spijunë se baballarët e tyne. Mbas arrëstimit

ose një dënimi të dhanë nga Partia gjithnjë Sigurimi ushtronte presion tek

bashkshorti për ndarje martesore. Këto divorce shteti i ndihmonte në

rrugë të ndryshme, tue i ruejtë vendin e punës, tue mos i largue në

intërrnime etj, sidomos, ata që kishin gisht në arrestimin e përsonit.

Shkunorzimët nuk ishin problem mbasi i arrëstuemi nuk kishte asnjë të

drejtë vetëmbrojtjëje, ai ishte i deklaruem “armik i popullit”, prandej, as

grueja nuk kishte si ta donte ma, edhe pse deri natën që ishte arrëstue ai,

kjo kishte bashkëjetue me te. Heqja e “avokatit” edhe pse gjithmonë asht

kenë formal i ka hapë rrugë shtetit me vëprue haptas kundër fatkëqijve që

përfundonin ndër pranga. Vetëm në kampin e Spaçit, në vitin 1975 kishte

900 të burgosun, të gjithë të ndamë nga gratë e tyne përveç, tre përsonave

pleq. Të gjithë kur janë lirue nga burgu janë bashkue me gratë e tyne “të

divorcueme”, me përjashtime të pakta.

Shumë kuadro “me vlerë” qarkulluen në bazë, tue marrë përsipër

“edukimin” e brezit të rinj. Shumë oficerë të Sigurimit të Shtetit u banë

“mësues të edukatës qytetare ”... ironia dhe fyemja ma e madhe që i asht

ba shkollës... disa të tjerë forcuen pikat e dobëta të spijunazhit si: Sadik

Rama, Rustem Sykja, Pjetër Hasi, Jovan Vujoshi etj. Pra, kudo “Punë,

vigjilencë, gatishmëri!”, që e shprehun ma kjarte shqip, d.m.th.:

“Me punue si kafshë, me jetue si dhelpën dhe me ngordhë si qen!”.

Në vitin 1959, Nikita S. Hrushovi, pat vizitue Shqipninë. Në

kujtimët e tija, ai shkruen: “... Shqipëria është vend i vogël por, populli

jeton në një pozitë të tillë gjeografike, ku ndërthurën kundërshtitë e

Evropës dhe armiqtë i ka të shumtë ... Kufiri nuk ishte ai që donin ata ...

Tito më ka thënë, se në Jugosllavi ka shqiptarë më shumë se në vetë

Page 295: Një monument nën dhé

295

Shqipërinë... Shumë, shumë të varfër dukeshin fshatarët. Varfëria

dhe primitivizmi mbretëronin atje kudo...! Enver Hoxha, Mehmet

Shehu, dhe Beqir Balluku e quanin vetën me një autoritet të palëkundur.

Unë thëm, se janë njerëz jo largpamës e të kufizuar. Ngatërruan politikën

me aritmetikën. Ata kanë menduar se Kina është qendra e botës.”

Po, sikur, Hrushovi të shihte Shqipninë në vitet ’69, ’79, apo ’89, shka

paska pasë në mend me shkrue për “kopështin e lulëzuar të socializmit”,

kur në dyqane shitëshin vetëm purrinjë të thamë nga mungesa e vaditjes?

Hafiz Ibrahim Dalliu në vitin 1946, afër të 80-tave, dënohët mbasi

deklaron në hetuesinë e Tiranës: “... Kam dëgjuar ndër stacionet e

Amerikës dhe të Londrës lajmet anglisht, mbasi dëshroja që ata të

zbarkonin në Shqipëri ... Ne nuk kemi asnjë lidhje me Lindjën, as të

afërme dhe as të largët. Nga turqit ne kemi marrë vetëm besimin. Për

tjera nuk ka shka na duhët Anadolli... Shqipëria është shtet që i përket

vetëm Evropës. Me Evropën na lidhë pozita gjeografike, mardhanjet

shtetrore, ato kulturore e të gjitha tjerat që vijnë pas, për një jetë më të

mirë dhe të begatëshme të popullit tonë ...”

Një shok (B.S.), mysliman nga Tirana, më ka pasë pyetë

miqësisht: “Të lutëm, më shpjego, pse ju katolikët e Shkodrës nuk i doni

sllavët e kryesisht Serbët e Rusët, tue pasë besimet e përafërta me ta?”.

- Unë, iu pata përgjigjë: “Fan S. Noli, tue kenë Peshkop Orthodoks ka

kenë në Rusi dhe e ka pa me sy atë vend e, mandej, ka shkue me jetue

dhe me vdekë në Amerikë ... pa kenë shkodranë!”.

Papa Gjon Pali II-të, më 25 prill 1993 në Shkodër, tha: “... Që të

tre komunitetët fetare mbajnë një raport respekti reciprok të një

bashkëpunimi të njerëzishëm. Qëndroni në këtë pikëpamje, vëllazën e

motra, kështu, ju mund të ndërtoni një bashkim kombëtar të urtë dhe të

qëndrueshëm!”

Udhëheqësi i “Revolucionit Kultural” në Shkodër ishte i

besueshmi “bilbili i Partisë”, që shpesh kujtohej për shkodranë, skilja

Ramiz Alia. Një shkodranë i vërtetë kurrë nuk ka punue për me përça

popullin e Shkodrës me anën e Fesë. Do të jap dy fakte të kësaj përçamje

që ka mbjellë dhe ka dashtë me kultivue në Shkodër, ky “bilbil i Partisë”:

1. Ndër të gjitha mbledhjet e organizueme si mbas porosisë së tij në

Shkodër, gjatë gjithë “Revolucionit Kultural” për demaskimin e

klerikëve, janë kenë vetëm klerikët Katolikë që janë arrëstue, torturue,

dënue, pushkatue dhe vuajtë me shumë vite burg ndër kampe pune e

Page 296: Një monument nën dhé

296

shfarosje. Gjatë kësaj kohë në Shkodër kur Ramiz Alia, ka drejtue këtë

“Revolucion Kultural”, nuk asht arrëstue ose demaskue asnjë Hoxhë. Kjo

asht një rrugë e vazhdueme prej kohësh nga komunistët, mbasi që nga viti

1944, dhe e tham me zemër shyqyr, nuk u gjet një Hoxhë në Shkodër me

u pushkatue me akuza false, ashtu sikur janë zhdukë ma shumë se 120

Klerikë Katolikë. Kjo vërteton ma së miri se komunizmi ka punue

gjithmonë, ashtu si sot, për PËRÇARJE FETARE në qytetin e Shkodrës.

Për me goditë për vdekje këtë qendër të katoliçizmit në Ballkan, “shoku”

Ramiz, mu në zemër të saj vëndosi turpin e faqën e zezë të vetën:

“MUZEU ATEIST”, i vetmi në botë, që për fat nuk e kam vizitue kurrë!

2. Kur ka ngordhë mësuesi i tij (e, ndoshta, dishka ma shumë ...), Enver

Hoxha, Ramiz Alia ka ardhë në Shkodër mbas 10-12 ditësh dhe ka ba një

mbledhje me “novatorët” në klubin “Punëtori”, (tek Kisha e Fretënve).

Në darkë, në një mbledhje “sekrete” në Komitetin e Partisë së Rrethit me

7 sekretarë Partie të ndërmarrjëve, ka porositë: “… Shoku Enver na la...

duhet të jemi më vigjilentë se kurrë mbasi armiqtë e Partisë do të punojnë

me prishë unitetin tonë. Ata në këtë kohë, si gjithënjë, do të kërkojnë me

gjetë mundësinë me realizuar qëllimet e tyre të këqija ndaj Partisë...

Prandaj, të jemi shumë vigjilentë sidomos, me pjesën katolike, e cila

nuk e ka dashur kurrë Partinë. Ata në këtë situatë kanë me kërkuar

për të përfituar për të përçarë këtë unitet të Partisë sonë ... por, kudo

që të vëreni një çfaqje të vogël, mos prisni por sinjalizoni Partinë,

veni prangat dhe jepni plumbin ballit!... ” (Prill 1985).

Pa kalue 10 orë nga dhanja e kësaj porosie, ajo ra në veshin tem

nga njeni prej të shtatëve që ishte kenë në atë mbledhje. Pra, ky ishte

Mysliman, po, sidukët më donte mue ma shumë se Partinë dhe

Ramizin!... Kishte harrue i shkreti Ramiz, se në Shkodër kishin lindë e

vdekë bashkë: Ndue Pali e Caf Meta, Paulin Pali e Muzafer Pipa, Kol

Prela e Qemal Draçini, Bardhosh Dani e Mark Cacaj e, sa e sa

SHKODRANË, vëllazën të vërtetë, që derdhën gjakun bashkë për

truellin shqiptar.

Ramiz Alia mbetet vrasës i vëllazënve të vet prej kosovarëve të

zhdukun të Tivarit e deri tek Arbën Broci me shokë. Ai asht njeriu me dy

fëtyra i gjithë periudhës së pushtimit komunist të Shqipnisë. Ai asht

mashtrues dhe përçarës gënjeshtar i rinisë së vrame ndër kufijtë e Atdheut

dhe TRATHTAR I PËRJETËSHËM I QUMËSHTIT TË GJIUT TË

ROZAFËS SË S H K O D R Ë S!

Page 297: Një monument nën dhé

297

Me “REVOLUCIONIN KULTURAL” Enver Hoxha, ka plotësue

portretin e vesëve ma të ndyta të tij tue shpallë Shqipninë “Shtet Ateist”,

ndërsa, vegla besnike e tij, eonuku i oborrit Ramiz Alia, ka dhanë prova

në këtë “Revolucion Kultural”, se asht i denjë me u ulë më 13 prill 1985,

në kolltukun e flligtë të atij tirani gjakatar të Popullit Shqiptar.

Shka kje ky “Revolucion Kultural?”, mu në zemër të Evropës?...

Për Popullin Shqiptar, ky kje një stuhi mizore, zharitëse, rrënuese,

shkatrrimtare, me vëllavrasje e gjakderdhje katili të pashpirt!

Abraham Lincholn thotë:

“Mbrojtja e jonë asht në ruejtjen e Shpirtit që vlerëson

LIRINË, si trashigimi të të gjithë njerëzve, të të gjithë njerëzve kudo

që janë. Shkatrrojeni këtë Shpirt dhe ju, keni mbjellë farën e

despotizmit me duert tueja!”

Shkodranë! Kurrë mos harroni, se, ajo që u ba më 13 dhetor 1991,

mbi kokën e diktatorit para Pallatit te Prefekturës së Shkodrës, e, ju

lumtë!

AJO, ASHT VEPRA E VËRTETË E RINISË HEROIKE

SHKODRANE!

Letër e At Pjetër Meshkallës S.J.

Kryetarit të Këshillit të Ministrave

Mehmet Shehu,

Tiranë

Shkëlqesë,

Pardje, më 3-IV-1967, ora 19, pjesa ma e madhe e klerikëve

katolikë që gjendët sot në Shkodër, kjemë thirrë në Sallën e Kandit të

Kuq të Komitetit Ekzekutiv. Na u komunikue ndër tjera, se do të

denonconim gjithëshka kishim, me përjashtim të teshave përsonale të

domosdoshme të veshjes dhe të fjetjes, pse të tjerat të gjitha ishin të

popullit dhe popullit duhet t’i këthehën; dhe se nuk do t’ushtronim asnjë

shërbim fetar, as edhe privatisht: Këtë e ka vendosë populli.

Page 298: Një monument nën dhé

298

Mendova të drejtohem me këte letër Shkëlqesës s’Uej, për me i

shfaqë mendimin tim, jo ndryshej, por si njeriu njeriut.

Sa për libra të mij, gjana kishtare etj. le të vinë e t’i marrin kur të

duen: nuk asht e para herë që unë dal në rrugë të madhe.

Por, unë dëshroj të çfaqë disa mendime në përgjithësi:

Dorëshkrimet janë pronë e shenjtë dhe e paprekshme e Autorit, në mos i

dorëzoftë ai vet, e në mos kjofshin kundra Sigurimit të Shtetit.

Sa për pasuni të tjera, as bujarija e burrënija e popullit, as ligji

natural ma elementar nuk e pranon që, një gja që asht e falun njëherë njaj

përsoni o njaj enti të caktuem, të kërkohet rishtas prej dhuruesit si gja e

tija. Spekulimet e shpërdorimet goditën.

Dhe e vërteta asht se populli, pothuejse në çdo vend e ka përcjellë

priftin e vet (të mirë o të dobtë) me vajë, si përfaqësuesin e fesë së vet.

Një hije e zezë ka ra mbi popull kur ka pa tue u mbyllë Kishat, tue

u rrëzue kumbonarët e sidomos tue u lejue të viheshin në lojë përsonat

dhe gjanat fetare, tue fye kështu thellë ndjenjat kaq të shenjta të besimit.

Po atë efekt kanë ba fushatat e çfrenueme diskredituese antifetare

zhvillue me të gjitha mjetët e propagandës. Si përgjigje, populli ka

mbushë Kishat deri në çastin e mbylljes së tyne. Çë vlerë ka atëherë

qendrimi i një pakice të pandërgjegjshme o të frikësueme me lloj lloj

presionësh?

Sidomos pjesa e frikësueme me kërcnime, presione, premtime e

pushime nga puna, pëson torturën ma të madhen sëpse, e lidhun nga

kafshata e bukës, shtërngohet me mohue me gojë atë që beson; dhe

kështu fushata që po bahët, synon me formue një brezni pa kurajo civile,

pa burrëni, oportuniste, sërvile, tue prishë karakterin e Shqiptarit në dam

t’Atdheut. Njerëzit kanë frikë m’u takue, m’u përshëndetë rrugës me miq

që janë në sy o “të prekun”. E kush po di se cilët janë! - Flitët shumë për

Inkuizicionin e sot 500 vjetëve dhe jo fort objektivisht. Po për këtë të

shek. XX-të?

Vi tash tek unë. Unë vijën e tanë jetës sime nuk mund e ndryshoj,

por do ta vazhdoj derisa të kemë frymë. Pengesa e jashtme e forcës

madhore do të bajë në mue vetëm atë efekt që ban guri o dheu që pengon

rrjedhën e ujit: Populli më njeh; dhe e din mirë si kam shkri jetën për te.

Unë tham se me këtë luftë kundra fesë neve edhe po

diskreditohemi faqe botës, së cilës i kemi dhanë premtime solemne për

liritë dhe të drejtat njerëzore në Shqipni. Kur në vj. 1945 në Tiranë, më 8

Page 299: Një monument nën dhé

299

mars, unë u ankova Juve, Shkëlqesë, se kishëm ndigjue prej komunistëve

fjalët: “Këtë Kishë do ta bajmë kinema”; Ju m’u përgjigjët: “Këjo asht

propagandë armiqësore!”.

Me të vërtetë, as anmiku ma i tërbuem i Pushtetit s’ka muejt me u

ba një propagandë ma anmiqësore në 22 vjet, sa i keni ba vedit.

Nuk më ka shty me Ju shkrue Shkëlqesë as urrejtja, as ambicioni,

as interesi, por vetëm ndërgjegja, e vërteta dhe e mira.

Kryetarit të Kësh. të Ministrave në Kryeministri - Tiranë

Mehmet Shehu

Me nderime

5 Prillë 1967. Pjetër Meshkalla

meshtar katolik i Shoqënisë Jezu.

V.O. Letra asht shkrue pa asnjë ndryshim nga

origjinali.(autori)

AT PJETËR MESHKALLA S.J.

“Pushtetin komunist e kam luftue

në të gjitha predikimet e mija”

Kam pasë frikë se, nuk do të mërrijë me pasë në dorë këtë

material që më mungonte në vitin 1993, kur përfundova së shkruemi dhe

botova librin “At Pjetër Meshkalla S.J.”

Ky, asht vetëm një shtojcë e librit, mbasi aty nuk përfshihet asnjë

material arkivor.

Page 300: Një monument nën dhé

300

Dosja 4191/1. (Në këtë dosje asht edhe materiali i arrëstimit të

parë, në vitin 1946, me Dosje nr. 1303).

“Sot asht dita e Krishtit Mbret. Ka prej atyne që mendojnë se

munden me ia hjekë Krishtit Kunorën e Mbretnisë së qiellës e të tokës,

por, gabojnë, gabojnë, gabojnë!...”. Me këto fjalë mbyllej pretku i asaj

ditë të diel, më 21 nandor 1946, në Kishën e Zemrës së Krishtit në

Tiranë, -më tregonte- Z. Pjetër Topalli, aty nga viti 1994, mbasi kishte

lexue librin tem. -“Atë natë, rreth orës 21.00, u arrëstue At Meshkalla dhe

Don Shtjefën Kurti. Gjatë kohës së qëndrimit në hetuesi për At

Meshkallën, asht interesue me i çue ushqim dhe ndërresa një besnik i tij,

Fra Gjon Radovani”, - më tregonte ai.

Hetimet fillojnë të nesërmen e arrëstimit, më 22 nandor ora 8.00,

në Tiranë. Dosja ka disa nga deponimet e tija të cilat unë po i shënoj

ashtu si kam mujtë me i marrë: “... Pushtetin komunist e kam luftue në të

gjitha predikimet e mija. Me rastin e vdekjës së Imzot Bumçit i kam ba

thirrje nanave të dëshmorëve që mos me kërkue gjak, mbasi kjo ngjallë

vëllavrasje. Me luftën nacional-çlirimtare u bashkuen edhe komunistët e,

me që këta, nuk njofin dhe respektojnë Fenë, unë nuk jam pajtue me

komunistët ... Kam mbyllë “Rrethin e Sh’Pjetrit”, pse këta djelm po

përziheshin në rryma politike si me Ballin, Legalitetin dhe me komunistat

... Aktivitetin propagandistik kundër P.K.Sh. e kam fillue nga viti 1943.

Kjo parti atëherë drejtonte Luftën N.Çl., por, unë tue kenë kundër

komunizmit kam luftue edhe punën e tyne. Këtë propagandë e kam ba

edhe ndër familjet ku kam shkue për vizita e raste të tjera...

At Troshani ka kenë eprori i em. Ai nuk merrej me politikë, edhe

ai si unë nuk e donte fashizmin. Në vitin 1945, lidhjet me Papën u

ndërprenë. Unë kam dërgue një letër në Misionin Francez, ia kam

dorëzue në dorë Briotit për me e dërgue në Vatikan. Këtë letër e kam

shkrue bashkë me At Frano Kirin, ku, kam tregue ndalimin e lirisë së

Fesë, fjalës dhe shtypit. Delegati Apostolik ishte e pa muejtun me u marrë

me shtetin këtu, se konsiderohej fashist (deri diku kishte të drejtë),

prandej, kërkova nga Papa një delegat tjetër. Një letër ia shkrova edhe

Komandantit të Përgjithëshëm Enver Hoxhës, por nuk mora përgjigje...

Unë, bile, akuzohem fashist tue kërkue edhe heqjen e Delegatit

Apostolik, këtë unë nuk e kuptoj!... Për lirinë e shtypit tonë, unë kam

kërkue me u takue me Nako Spiron por, ky, më ka çue njeri tjetër... Për

votime nuk kam kenë dakord, që mos me pasë secili mendimin e vet për

Page 301: Një monument nën dhé

301

partinë që don... Mendimi em ishte se në Shqipni, Pushtetin nuk duhët

ta marrin komunistët, mbasi nuk do të na ndihmojnë shtetët e

Evropës, mbasi atje ka vetëm Parti Demokristjane, gja që do të ishte

e mirë me e pasë edhe na. Në muejn Maji të vitit 1946, kur ishim tek At

Pashko Prela, Provinçiali At Mati Prennushi më tha: “Në gjyqin që ishte

zhvillue në Shkodër, mbrojtjen ma të mirë e ka ba Padër Fausti, por

ç’dobi kur nuk e lanë me folë, mandej, ma në fund, na asht dashtë me

kohë me organizue ndonji parti politike, nuk do të ishte ndonji krim!”.

Imzot Frano Gjini, më ka ngarkue me shkrue nji letër për Enver Hoxhën,

ku bahej fjalë për përkrahjen që duhët me na dhanë shteti né dhe, për

padrejtësitë që na bahëshin, ndalimin e shtypit etj... Me Don Shtjefën

Kurtin kam pasë mosmarrveshje mbasi kam dënue miqësinë e tij me

Musa Jukën dhe Jakomonin... Jam kënaqë kur një i ri nuk ka marrë

tesëren e BRASH-it, se kjo organizatë udhëhiqet nga komunistët dhe i

kam thanë: “brravo të kjoftë” dhe i kam shtërngue dorën. Raste të tilla si

ky janë kenë të shumta... Mbas çlirimit e rihapa “Rrethin e Sh’Pjetrit”, se

mu lutën të rijtë dhe unë e pashë të nëvojshme me e rihapë, mbasi rinia

kishte fillue me u implikue me komunista.

Dëshmia e Parid Daranit bjen poshtë, se ky nuk ka qenë në

“Rrethin e Sh’Pjetrit”.

Deponimet e sipërme janë baza e akt-akuzës së prokurorit Petrit

Hakani, për hapjen e gjyqit kundër At Pjetër Meshkallës me datën 14 prill

1947.

Në dokumentin e vëndimit të gjyqit, shënohet me shkrim dore nga

Kryetari, major Gjon Banushi: “15 vjet heqje lirie dhe punë të detyruar”.

Tiranë, 17 prill 1947.

Avokati, Vasil Xhai, në mbrojtjen e tij me datën 16 prill 1947,

shkruan: “... Kurdoherë kundërshtari respektohët për idetë e tija, që

mbron me këmbëngulje dhe sinqeritet. Sinqeriteti i tij duhët të çmohet

dhe të intërpretohët në favorin e tij, si rrëthanë lehtësuese.”

Vëndimi mbeti i pa ndryshuem për 15 vjet... shumicën e të cilave

At Meshkalla e kaloi në burgun e Burrelit. Mbas lirimit nga burgu erdhi

në Shkodër, mbasi atëherë kishte edhe nanën gjallë e cila jetonte me

kushrinën e tij Ganxhën, në rrugën Ballabane, në një shtëpi përdhese.

Kush ka pasë rasë me shkue në atë shtëpi tek At Meshkalla, besoj kujton

mirë skamin dhe fukarallëkun në të cilin ka jetue në ato vite të

Page 302: Një monument nën dhé

302

mnerëshme, gjithmonë i survejuem, por kurrë i friguem, mikpritës, i

dashtun, i qeshun e bujar, me çka mujte me pasë në atë kolibe, përveç

fjalës së ambël e joshëse që nuk i ka mungue asnjëherë. Kur e ke pa

sëparit, të dukej aq i shkurtë e aq i madh ishte kur vinte koha me u nda

me té sa, orët e tana të bisedës të dukeshin 5 minuta. Asnjë njeri nuk ka

mujtë me të shpjegue me fjalë madhështinë e tij, guximin, burrninë,

inteligjencën, fetarin e përkushtuem dhe atë që e bani të dashtun për

gjithë njerëzit pa dallim Feje, luftëtarin e vëndosun kundër komunizmit.

Në të gjithë burgjet e kampet e punës dhe të shfarosjes së komunizmit, në

të gjithë anët e vendit dhe kudo që ke mujtë me zanë në gojë emnin e At

Pjetër Meshkallës, asht kenë e pamujtun mos me pasë në tavolinë një

njeri, që menjëherë ka fillue me tregue për karakterin e tij të pathyeshëm

para çdo bishe komuniste që e ka sjellë koha. Çdo shtëpi shkodrane tue

fillue në lagjën Skënderbeg e tue u përshkue nga Serreqi, Arra e Madhe,

Perashi, Xhabijej, Parrucë, Zdralëj, Dudas e Kiras e, ku të shkojnë

mendja, nuk ka pasë prak shtëpie katolike e myslimane që nuk ka shkelë

kamba e tij. Ishin vetëm 6 vjetë që ishte në Shkodër dhe njihej nga të

rinjtë e pleqtë, sikur të kishte punue gjithmonë në atë qytet. Pra, asnjëherë

nga viti 1938 ai nuk ka shërbye në Shkodër, madje, edhe mbas lirimit nga

burgu i parë, në vitin 1961 e deri në vitin 1967, kur asht arrëstue prap,

populli i Shkodrës nuk e ka pa tue thanë meshë në asnjë Elterë të ndonjë

Kishe dhe, as në ndonjë predikatore tue shpjegue Ungjillin. Kisha e tij

ishte dhoma ku flente dhe, predikatore asht kenë çdo vatër shkodrane.

Ai ishte Prifti ma i nderuem dhe ma i njoftuni për gjithë

popullin shqiptar!

Kjo asht arësyeja e vërtetë e arrëstimit të dytë, me

“Revolucionin Kultural” në vitin 1967.

Ishte plot 66 vjeç më 29 prill 1967, kur lajmërohet me kenë në një

mbledhje të organizatës së Frontit, në orën 17.00 në Institutin Pedagogjik

të Shkodrës. Survejuesit që kishin kontrollue hymjet e daljet në shtëpinë e

tij, “lirohën nga detyra” aq e randë që kishin deri atë ditë. I duhej me

njohtë gjysmën e Shkodrës, për me njoftue në Sigurim kush shkon e vjen

tek At Meshkalla. Kur del nga shtëpia u përshëndet për të fundit herë,

mbasi mendonte se nuk do të shihet ma me ta. Dy oficerë që prisnin tek

dera, e pyesin: “Në mbledhje jé nisur?”, dhe, ai ju ishte përgjigjë shkurt:

“Po!”... Ecin në një drejtim, marrin këthesën tek rruga Badra, drejt nga

Dugajt e Reja dhe në Institutin Pedagogjik. Asht ora 17.00. Ai hyni në

Page 303: Një monument nën dhé

303

derën kryesore... dhe... ndigjohën në altoparlantët fjalët... Qetësi, shokë,

qetësi!... Mbas hapjes së fjalës kryesore, shtjellimëve “filozofike”,

shpifjeve dhe trillimëve kundër Klerit Katolik dhe në veçansi kundër

Jezuitëve, mbasi atij Urdhni (S.J. “Shoqnia Jezus”) i përkiste dhe At

Meshkalla, kërkon fjalën edhe ai, që mbas pak orësh do të quhët “i

pandehur”. Bie një qetësi vorri në sallë... Ka shumë që nuk e shohin tue

ecë me hapat e vogjël e të shpejtë që drejtohet nga podi, ku flasin

konferencierët, mbasi asht i shkurtë, por kur i afrohët mikrofonit dhe e

rregullon për qejfin e tij, shikon krejt sallën e heshtun dhe i drejtohët me

këto fjalë: “Unë jam Katolik dhe besoj në Zotin! Po më vjen mirë, që

po më nepët rasa me folë prej një vendi, ku kam mundësi me iu

drejtue popullit tem që më ka nderue, më ka respektue, më ka

ndigjue fjalën teme dhe më ka pritë e përcjellë në shtëpijat e veta, me

dashni të madhe. Qëllimi i em ka kenë gjithmonë i mirë... me

predikue fjalën e Krishtit dhe dashninë ndërmjet të të gjithë

njerëzve, të të gjithë njerëzve pa dallim Feje!... Këtë kam folë në të

gjitha shtëpijat ku kam shkue ndër Katolikë dhe Myslimanë, mbasi

jemi vëllazën dhe besojme në nji Zot, jemi të nji gjaku, sëpse jemi të

gjithë Shqiptarë... Ka shumë njerëz që kërkojnë me na shkatrrue, me

na përça, me zhdukë traditën, me prishë besimin, me mohue

Krijuesin tonë, me rritë nji rini sërvile e hipokrite, që nesër nuk do të

ju durojnë ma, do të ju shporrin qafët e, një ditë ka me ju hangër

kryet... Ka këtu në sallë që nuk lanë gja pa shpifë kundër nesh edhe

pse me të gjitha forcat kemi punue për Shqipni... Unë e kuptoi mirë

që ata sot ashtu do të flasin, mbasi ata, mos me folë ashtu si ia kanë

dhanë të shkrueme në letër, nesër pushohën nga puna, e në darkë

nuk kanë shka me u vue fëmijëve para me hangër, sëpse të gjithë

njerëzit janë të lidhun për kafshatën e bukës... Kjo, asht arësyeja për

të cilën i kam shkrue edhe udhëheqësit të Shtetit... kjo më ka detyrue

mbasi Populli Shqiptar asht popull besimtar dhe nuk asht vullneti i

tij me prishë atë që ka ndërtue ai vetë, me ndërgjegjën e tij... Kurrë,

nuk asht Populli shkatrrues i Kishës e Xhamisë, kurrë nuk ka

nxjerrë populli priftin e hoxhën nga katundi... Ju, i përgjithësoni

vëprimet, ju flitni për inkuizicionin e shekullit XV, por, ju, harroni se

shka jeni tue ba vetë në Shekullin XX... Njerëzit i dinë të gjitha, por

nuk guxojnë me folë se nuk ka liri fjale, e tashti, nuk ka as liri

ndërgjegje, as Feje... Unë po ju tham këtu, Populli nuk asht dakord

Page 304: Një monument nën dhé

304

me shka jeni tue ba ju, ai ka besue dhe do të vazhdojnë me besue në

Zotin edhe pa Kisha e Xhamija... Ky veprim që bani ju sot asht

vetëm turp para Zotit e para Popullit, asht turpi i juej para gjithë

vendëve të Evropës, mbasi kjo që bani ju sot bahët në pragun e 500

vjetorit të vdekjës së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriotit-

Skënderbeut, Mbrojtësit të Krishtënimit! Vetëm këtë mendoni, shka

do të thonë Evropa nesër për ju! Ajo e njeh Popullin Shqiptar dhe e

din se ka 2000 vjet që ndjekë Fenë e Krishtit” (Teksti asht marrë nga

një proces-verbal i shkruem shpejt e keq).

Pa mbarue mirë fjalën, xhelati Xheudet Miloti e kapë për krahu, i

ven prangat, del nga salla dhe kur i afrohët gjipsit të Sigurimit, i bie me

shtjelm dhe e shtynë për me e futë mbrendë...

Me datën 30 prill 1967 kontrollohët shtëpia, simbas proçes-

vërbalit nga oficerët e Sigurimit me praninë e oficer Dhimitër Shkodranit.

Njëkohësisht, oficer Llambi Jegeni në orë 08.00 fillon hetimet ndaj të

pandehurit At Pjetër Meshkalla. (Në proçes hetuesi shkruen: Pjetër Dom

Meshkalla, (mbasi sidukët pa “DOM” nuk i dukej prift). Hetimet

vazhdojnë me datat 12 maji, 10, 15, 20, 24, 26 qershor 1967. Me datën 28

qershor 1967 hetuesi Skënder Myftaraj, ban një ballafaqim të At

Meshkallës, me Dedë Martin Kullën, ku At Meshkalla nuk pranon se ka

bisedue probleme politike me spijunin e njoftun Dedë Kulla, i cili

përsëritë edhe në gjyq po të njajtat thanje.

Kur asht pyetë At Meshkalla, se me cilin njeri ke bisedue për

letrën që i ke shkrue Kryeministrit, ai ka tregue kushrinin e vet, Luigj

Meshkallën, për të cilin thotë: “Të vetmit njeri që i kam thanë se i kam

shkrue letër Mehmet Shehut asht kenë kushrini i em, Luigj Meshkalla, të

cilit kur i tregova, më tha: “Paske luejtë mendësh, po, a bahët ajo punë?”,

- Unë, iu përgjigja: “Ka dy-tri vjet që e mendoj këtë veprim, tashti, mu

mbush mendja se ka ardhë koha dhe i shkrova, por shka e tek, Luigji nuk

e din”.(Dosja 4191/1) E bana me qëllim këtë shënim për të Ndjerin Luigj

Meshkalla, mbasi ka pasë njerëz ne Shkodër, që kanë kërkue me randue

padrejtësisht ndërgjegjën e tij.

Mbi bazën e thanjëve të At Meshkallës në auditorin e Institutit

Pedagogjik, si dhe të atyne në hetuesi, ku nuk i heq asnjë presje e pikë,

hetuesi Skënder Myftaraj përpilon akt-akuzën, të cilën me aprovim të

Faik Minarollit, Gjykata e Rrethit Shkodër, në gjyqin e zhvilluem me

Page 305: Një monument nën dhé

305

datën 19 korrik 1967, në orën 14.00, me Trupin Gjykues të përbamë prej:

Kryetar, Muhamet Tyli, anëtarë Ferit Halluni e Gjovalin Jaku, prokuror,

Kostaq Shandro e kryesekretar Ibrahim Stankaj, aty nga ora 15.45 (pa u

mbushë as 2 orë), dha vëndimin e saj, tue dënue At Pjetër Meshkallën me

10 vjet burg heqje lirie dhe konfiskim të pasurisë së tundëshme dhe të

patundëshme (që nuk kishte asgja mbas shpirtit). Edhe lutja e avokatit

Sandër Kraja nuk asht marrë parasyshë nga “E nderta” Gjykata e Lartë,

me kryetar Sybi Dedëj, antarë, Neki Agolli e Hajri Shehu që me shkresën

nr.145, lanë në fuqi vëndimin e gjykatës së Shkodrës. Me datën 7 mars

1977 At Meshkalla lirohët nga burgu, me shkresën nr. 4887: “Plotësoi

afatin, qëndrimi i tij ishte indiferent”.

Fjala e fundit e At Meshkallës në gjyq ishte: “Po të shprehin

mendimet e tyne (njerëzit), ky pushtet nuk ka për të zgjatë shumë. Ju,

më dënoni sa të dueni mbasi mue nuk keni shka më bani. Unë, prap se

prap do të dal, sëpse ju, shpejt keni me mbarue, mbasi shoshojnë keni

me hangër e aty asht fundi i juej! Feja e Krishtit nuk mbaron kurrë!”

(Shkodër, me 19 korrik 1967).

FSHATI BRIJË BUNËS

Fundi i qytetit te Shkodrës lidhej dikur me pazarin e vjetër që

shtrihej deri afër Kalasë Rozafat. Kjo qendër tregëtare me gati 2500

dyqane ishte epiqendra e tregëtisë ma të rëndësishme që zhvillohej në

krejtë Shqipninë Veriore dhe Malin e Zi. Mbas vitit 1944 e deri nga viti

1950, ky pazar kje rrafshue gati krejtë nga kolera komuniste. Numërohej

ndër tre tregjët ma të vjetra të Ballkanit. Ndër të fundit ndërtesa ishte

Page 306: Një monument nën dhé

306

bigjisteni që edhe ky në vitin 1962 u shkatërrue me kulm e thëmel. Krejt

kjo zonë u këthye në një park, tue lanë në një anë shtëpijat e magjypëve

që janë edhe sot. Një rrugë kalon brijë kodrave afër këtyne shtëpive,

ndërsa tjetra asht rruga e vjetër përbrijë liqenit. Pak pa mërrijtë tek banjot

e vjetra, në krahun e djathtë asht ura e Bunës. Nga krahu i majtë rruga

vazhdon anës Kalasë ndërsa ecja mbi urë vazhdon derisa kamba e saj e

fundit mbështetet mbi shkambijtë e malit të Taraboshit, që zhyten ndër

ujnat e Bunës. Aty asht edhe fshati i Zusit. Pak mbi fabrikën e çimentos

asht Kisha e Sh’Mërisë, ndër ma të vjetrat a asaj zonë. Rruga vazhdon

kah Oblika e deri tek pika që thirrët Lisi në Vorr, afro 9 km. Asht

gjithkund afër lumit. Aty, bahet kalimi me trap dhe rruga e bukur mjedis

plepave dhe shelqëve nga e djathta të çon në fshatin Samrishë, ndërsa

majtas shkon në fshatin Dajç i Bregut të Bunës, që dallon nga Dajçi i

Zadrimës. Krejtë këto fshatra janë të shtrime mbi fusha shumë pjellore

mbasi përmbytjet e lumejve Bunë e Dri kanë lanë sipër aq lym sa toka

gati-gati nuk ka nevojë me u plehnue. Janë vende të bukra mbasi pejsazhi

nuk asht monoton. Thehët prej kodrave të ulta që edhe ata janë të veshuna

me kullosa e pemë frutore gjithfarë llojesh në të gjitha stinët e vitit.

Peshku i lumit Buna, dhe ai që derdhët me ujnat e Drinazit në Dejlan, tue

fillue nga qefulli, gjuca, kubla, krapi, ngjala etj. kanë një shije të veçantë

dhe të pëlqyeshme. Lundrat e barkat e peshkatarëve e bajnë edhe ma të

bukur natyrën. Lundrimi në dukje nuk asht i rrezikëshëm, por gomnat

janë të shumta dhe shpesh vdekjepruese për ata që nuk njohin zonat e

lundrimit. Ndër fshatrat e kësaj zone banorët kanë veshje të bukra dhe

kryesisht gratë. Burrat kanë këmisha me gjoksa të qëndisun, xhamadana

të lehtë dhe brakesha të lirëshme e të bardha mbasi klima asht me

ndryshime të dukëshme ndër stinët e saj. Gratë kanë veshje të bukur dhe

të çmueshme. Të bie në sy gjoksi i këmishave të qëndisuna, pëlhurat e

linjta të kombinueme me mëndafsh, xhamadani, zbukurimet e argjentit

prej xherdanit, fudullave e hajmalive me sixhirët e varun e deri tek unazat

ndër pesë gishtat e dorës që formojnë një harmoni të mbrekullueshme

ndërmjet tyne, edhe si materie edhe si ngjyra. Mbi të gjitha këto objekte

asht koka e bukur e kësaj rrace që spikatë me sytë e mëdhaj, formën e

bukur të fëtyrës dhe të gojës. Mbi flokët e zez dhe gështejë të mbledhuna

në zylyfët e krehun me mjeshtri, asht riza e mëndafshit me ngjyrat e

bardha e të verdha të mëndafshit natyral që rritët nga vetë fshatarët, e

kombinueme me melezin ngjyrë qumësht, e fillueme dhe e mbarueme me

Page 307: Një monument nën dhé

307

dy pjesët e kokave që janë të qëndisuna me motive që edhe dallojnë

krahinat njena nga tjetra. Mënyra e rrahjës së tezgjahut asht diçka

mahnitëse, gjithkund e njëtrajtëshme. Në krejt Zadrimën ka 27 lloje

rizash. Këtë mendim ma ka dhanë studiusi i madh, etnografi Rrok Zojzi.

Riza asht një kryevepër e tekstilit shqiptar. Ajo asht origjinale dhe e

papërsëritëshme në vendët tjera të Evropës. Ngjyrat dhe kombinimet e

shumta të sajat tregojnë mendimin artistik të krijuesve shqiptarë.

Ndoshta, një studim i plotë i kësaj veshje do të nxirrte në pah edhe një

vlerë tjetër të madhe të kostumit shqiptar, përveç xhubletës së malësorëve

të Veriut dhe jepanxhës së grave katolike të qytetit të Shkodrës. Këta

objekte janë gurrat prej kah arti i veshjës buron përjetësisht tue i shpjegue

me vepra botës së qytetnueme, se shqiptarët nuk janë bisha malësh, por

janë pjesë e pandame e botës qytetnueme evropiane, e lanun me dashje në

skam, vorfni e ngatrresa nga vetë Evropa.

Kjo botë më rrëthonte kur isha i vogël pa mbushë 5 vjeç, tek daja

Don Kolec në Dajç të Bregut të Bunës.

Shtëpijat janë përgjithësisht prej gurit. U ka ardhë hakut

përmbytja dhe tërmetët. Në vitin 1949 dhe 1979 pothuej, dy herë këta

fshatra janë rrafshue me shumë viktima në njerëz. Kishat dhe shkollat

janë në të gjitha katundet, madje, edhe të vjetra. Ma e vjetra asht Kisha e

Shirqit, një fshat krejt afër Dajçit.

Në Dajç edhe fshatarët pleq njihnin shkrim e këndim. Fëmijët

kanë ndjekë shkollën me qejfë edhe pse shumë shtëpi ishin ngushtë nga

ana ekonomike. Dëshira për mos me mbetë çobaj ishte e madhe. Një rol

të rëndësishëm në këtë drejtim ka luejtë kleri. Mbas vitit 1950 atje ishte

Prift Don Dedë Malaj. Ky meshtar me një kulturë të mirë dhe të

formueme në Romë, ra viktimë e qëndrimit burrnorë ndaj mospranimit të

nënshkrimit të Statutit në vitin 1951 dhe në vitin 1959 u pushkatue. Ishte

bashkëpunëtor e vazhdues i denjë i qëndrimit të Don Kolec Prennushit

ndaj kësaj çështje.

Mbas Don Dedës, prëgatitët për meshtar nga Imzot Ernesto Çoba

dhe shugurohet prej tij në dhetor të vitit 1961 fshatari nga Samrishi, Don

Marin Shkurti. Ishte i datëlindjës 1933. Emnohet famullitar në Dajç, ku

më 8 dhetor 1961 thotë meshën e parë. Shërben në Stajka deri në vitin

1967 me “Revolucionin Kultural”. Mbas vitit 1967, kryen vepra të

ndalueme “antikushtetuese”, pagëzon fëmijë, kunorëzon të martuem,

vojon të sëmurë. Fillon ndjekja dhe survejimi. Sinjalizohet për arrëstim

Page 308: Një monument nën dhé

308

dhe më 14 nandor 1968, arratiset me gjithë farë e fisin në Jugosllavi tue

pré Bunën përballë shtëpisë ku kishte lindë në Samrishë. UDB-ja

jugosllave bie në marrëveshje si gjithmonë me Sigurimin e Shtetit

Shqiptar dhe mbas tri ditësh që arratiset, Priftin bashkë me të gjithë

njerëzit e familjës e dorëzojnë në duert e katilëve të Sigurimit shqiptar,

më 17 nandor 1968. Torturohën mizorisht të gjithë. Dosja përmban edhe

një proçes të gjatë, ku Don Marini kërkon me shfajsue një nuse të vëllaut

të tij e cila ishte shtatëzanë, së cilës nuk i kanë tregue se ku po shkojnë

për mos me rrezikue jetën e saj. Hetuesi, nuk merr parasyshë asgja edhe

pse një mjek i maternitetit lëshon raportë për mos ndjekje penale të kësaj

grueje derisa të lindin. Ajo dënohet 10 vjet burg dhe lind fëmijën aty. Me

datën 5 mars 1969, trupi gjykues i përbamë nga Kryetar, Jorgo Dhroso;

anëtarë, Xhemal Gramshi dhe Gita Baci; prokuror Kostaq Shandro, hapin

gjyqin kundër “armikut të popullit dhe trathtarit të Atdheut” Don Marin

Shkurti me familjen e tij prej 17 vetësh, dhe mbyllin dosjën me vëndimin,

për Don Marin Shkurtin, me vdekje, me pushkatim. Pjesa ma e madhe e

familjës dënohet mbi 10 vjet burg. Mbi 20 vjetë dënohen të katër

vëllaznit e tij. Vëndimi i dhanun për ekzekutimin e Don Marinit nuk u

ndryshue as nga Gjykata e Lartë, as nga Kuvendi Popullor.

Në fjalën e fundit Don Marini tregon se, arësyeja e arratisjes ishte

pamundësia me shërbye në punën e tij shpirtnore si meshtar mbrenda

Shqipnisë dhe frika e arrëstimit për shërbimet fetare që kishte krye ...

Don Marin Shkurti nuk ka as veprimtari spijunazhi, as shërbim në

favor të një shteti të huej. Në tri ditët e mbajtuna në Jugosllavi ai nuk asht

pyetë dhe as nuk ka dhanë ndonjë informatë ushtarake, në dam të

Shqipnisë, atëherë pse u pushkatue Don Marin Shkurti?

Ai dëklaron: “... Kur isha fëmijë tue pa figurën e priftit tonë, Don

Kolecit, kur vdiq ai mue më thirri një za: Marin, katundët janë pa Prift!

Shkova tek Don Deda dhe i tregova dëshirën dhe vëndimin që kisha

marrë. Ai më tha: Edhe pse ndoshta mund të burgosin dhe të torturojnë si

Don Kolecin dhe Meshtarët tjerë, mos u tremb! Forca e Krishtit asht ma e

madhe se e djallit, të lumtë...! Unë vëndosa me u ba Prift, dhe jam i

lumtun që po vdes për Fenë e Krishtit! Mësimet që kam marrë nga Don

Deda për mue janë kenë aq të mëdhaja sa e tham pa frikë, ai më ka mësue

me vdekë si ka vdekë ai vetë. Ju, mendoni se me këtë “Revolucion”, do të

fitoni mbi Fenë tonë katolike, por mos harroni, se gjaku i jonë që derdhët

Page 309: Një monument nën dhé

309

tash dymijë vjet rrëkajë ndër thëmelët e Kishave, ai prap do ti

rindërtojnë këto Kisha që ju po prishni!...”

Don Marin Shkurti asht Martiri i Tretë i Kishës së Dajçit Bregut

të Bunës...

Dy vjet ma i ri se Don Marini ishte edhe Don Mikel Beltoja

(Gjergji). Ky asht i katërti Martir i kësaj Kishe. Ka le më 17 prill 1935.

Edhe ky u shugurue meshtar bashkë me Don Marinin, nga Imzot Ernesto

Çoba në dhetor të vitit 1961. Ka shërbye në Dajç dhe ma vonë në

Barbullush. Në njëkohë asht kenë edhe në malësitë e Shllakut mbasi kam

njohtë djalin e një komunisti, që Don Mikeli e ka pagëzue mësheftas.

Vëprimi i tij fetar mbas mbylljes së Kishave, trimnia në predikimin e

Ungjillit, forca e fjalës së tij në brezin e rinj, gjithmonë në ballin e luftës

kundër ateizmit dhe komunizmit enverian, e rreshtojnë në vargun e

Martirëve. Arrëstohet me datën 19 prill 1973, mbas tre muejsh hetuesi

dënohet me vdekje, me pushkatim, vetëm pse mbron Fenë, dhe ven gojë

në diktatorin publikisht para gjyqit.

Për kohën që ishte i dënuem me vdekje, flet kjo letër:

“Kur isha ende pa u arrëstue kisha ndigjue se një prift i rinj,

predikon pafrikë për Jezu Krishtin dhe ban shërbime fetare edhe pse Feja

ishte ndalue me ligjë. Kur u zhvillue gjyqi ai u dënue për agjitacion e

propagandë kundër pushtetit dhe për propagandë fetare, tue vue gojë në

vëprimet e shëmtueme të Enver Hoxhës kundër Fesë. Këta “faje”

komunistët kërkonin me i la me gjakun e tij, prandej edhe e dënuan me

vdekje. Populli i Shkodrës u trondit shumë nga ky vëndim kundrejt një

njeriu të pafajshëm që me qëndrimin e tij burrnor, ringjalli në opinionin

publik edhë njëherë kujtimin e Martirëve të Fesë. Isha 16 vjeç kur u

arrëstova dhe shprehja e parë që ndigjova posa më futën në hetuesi ishte:

Ç’ti bësh, po të ishte pak më e madhe në moshë do ta pushkatoja

pamëshirë me priftin që sonte... dhe, më futën në një birucë aty afër tij.

Dua të tregoj si e torturonin njeriun e Zotit: Komandanti Basri

Temja nga Lushnja i sillte gjellën Don Mikelit, që ishte i lidhun kambësh

e duersh me sigjir në birucën e tij tue pritë vëndimin e Tiranës për

pushkatim. Gjella si dukët ishte shumë e ngrohët mbasi nga djegëja e saj

ndigjohej virrma e Priftit që nuk mund të kapërdihej. Kur mbyllte gojën

dëgjohej krizma e tasit të aluminit që rrokullisej nëpër çimento, mbasi ia

hidhte fëtyrës “supën” përvluese. Kjo ishte një torturë që përsëritej gati

Page 310: Një monument nën dhé

310

çdo ditë ose edhe dy herë në ditë. Një polic i birucave me emnin Shefik,

vinte me çizmët e tija të randa, hapte birucën e Don Mikelit, veç, kur

ndigjohej krizma e kockave të kupave të gjunjëve nga shqelmat që i binte

të shkretit Prift. Goditjet ishin aq të forta, sa, që, betohëm, se kam

ndigjue me veshët e mij kockat e Don Mikelit tue u thye...

Njëditë, përsonaliteti dhe vëndosmënia e tij e friksoi antikatolikun

Shyqyri Qoku, i cili shfreu dufin e tij patologjik prej sadisti tue e torturue

aq shumë fizikisht Don Mikelin, sa, kur, më mori mue fillë mbas tij në

zyrën e hetuesisë, u tmerova dhe gati nxora zorrë e mushkni nga goja kur

pashë një bluzë të bardhë me të cilën na mbështillnin gjatë torturës, të

lame me gjakun e pastër të Martirit dhe me njolla ngjyrë jeshile të bame

nga vjelljet, prej shqelmave të tyne... E mbajta vedin, u kapërdiva dy-tre

herë për mos me kënaqë xhelatin e përbashkët të tonin dhe komandantin

që ishte aty me te. Kur i pashë fëtyrat e tyne të zverdhuna, si fëtyra të

vdekuni, që zbulonte ndërgjegjën e tyne të randueme me krime që shpesh

edhe i kalonte në bisha të pavetëdishme, mu duk sikur po analizonin

pafajsinë e Don Mikelit dhe peshën e randë të “fajeve” të mija, që nuk

isha aspak ma shumë se 16 vjeçare... mora zemër nga qëndrimi i mpimë i

këtyne dy kafshëve të tërbueme e, u thashë: Shihni vehtën në pasqyrë!...

Shihni si jeni ba!... Moralisht jeni të dy të mposhtun nga Don Mikeli, ju

jeni si të vdekun para tij, Ai ka fitue mbi ju edhe pse fizikisht ndoshta Ai

asht i shkatrruem, ju jeni të shpartalluem në ndërgjegjën tuej mbasi nuk

dini se për shka e torturoni. Kjo asht dishmia ma e kjartë e fitorës së Jezu

Krishtit, përmes dyshepullit të tij Don Mikelit, i cili, ju ban ju me pa me

sy praninë e Jezusit në tokë, kenjën e fuqisë së Zotit këtu që na jep ne

forcë për me përballue torturat tueja...

Përgjigja e tyne kje vetëm kjo: Prandej asht tue ju ndihmue...

Kur pashë gjunjëzimin e tyne, mora edhe njëherë zemër dhe u

thashë: Pse, ndihmë e vogël ju dukët ju lutja e tij, ju e torturoni dhe Ai

lutët për shpirtin tuej të kacafytun me djallin. Ai i lutët Nanës së Jezusit

për shpëtimin tuej, nëpërmjet të Birit të saj dhe ju e gjakosni, ju i bini me

shqelma e, Ai, vazhdon me ju tregue ju, se keni kohë me u pendue për

shka jeni tue ba... Pse, a ndihmë e vogël ju duket ju, që unë një vajzë e re

nuk frigohëm aspak para jush?... Hë... pse nuk keni forcë me na mposhtë?

Ku asht forca e atij kryexhelatit tuej?... Veç, një virrëm qeni ndigjova:

Del jashtë... jashtë!... Aq shumë ishte torollosë sa kishte harrue se unë

nuk kisha si me lëvizë, se isha e lidhun për karrige. Kur u kujtue

Page 311: Një monument nën dhé

311

komandanti, më zgjidhi, urdhnoi policin që ishte mbas dere me më çue në

birucë. U shtrina përtokë si zakonisht, por e kënaqun... fjeta pak...

Mbas pak kohe më doli gjumi nga zani i fuqishëm i predikonjësit

të Ungjillit. Don Mikeli ishte zgjue para meje dhe po bante lutjen e

përditëshme për shpëtimin e shpirtit të torturuesve të tij: Mos torturoni

vëllaun tuej... Jam tue u lutë për shpëtimin tuej edhe pse ju më torturoni

mue, kërkoni falje Jezusit, se Ai asht aq i mëshirëshëm sa ka me i falë

gjynahët tueja... Mos kini turp me iu drejtue Nanës së Tij, Virgjinës Mari,

Ajo, asht Nana e gjithë njerëzimit, asht edhe Nana e juej, prandej,

pendohuni për shka keni ba sa nuk asht vonë... Zemra e Nanës Mari asht

e hapun për të gjithë bijtë e saj, asht e hapun edhe për ju që keni humbë

arësyen e jeni lidhë me djallin... Pendohuni! ...Lypni falje!... Keni humbë

logjikën, mos humbni shpirtin! Krishti do të ju mëshirojë, ... o vëllaznit e

mijë, ... Ai ka mëshirue kryqëzuesit e vet, ... Ai do të ju falin edhe ju!...

Tregoni edhe Hoxhës e Shehut, se edhe ata që nuk kanë lanë gja

pa ba mbi kristjanët dhe besimtarët e Zotit, edhe ata kanë dyert e hapuna

tek Zemra e Nanës Mari, tregoni se ndëshkimi i Zotit asht aq i madh për

krimet që kanë ba, sa fundi i shekujve nuk ka me i shpëtue... Tregoni

atyne që me krimet që kanë ba, kanë shkretnue familjet shqiptare dhe

kanë vorfnue kombin tonë... Hiqni dorë nga vrasjet e djelmëve,

vëllazënve tuej, mos veshni zi nanat, motrat e gratë shqiptare, që tash sa

vjet nuk i kanë hjekë rrobat e zisë... I thoni damave të tyne, mos u

kënaqni me vrasjët e gjakun e bijve e bijave të Shqipnisë! Keni harrue se

jeni tue vra shqiptarë! Shkatrruet Atdheun!

Ndigjova se u hap biruca numur 3, ku ishin dy përsona për çështje

ordinere dhe u futën në birucën ku ishte tue predikue Don Mikeli. Filluan

me i ra me shqelma mbasi torturat që i banin ata Priftit, ishin mjet

lehtësues për vuejtjen e tyne. Shpesh ata i çonin në dhomën e tij për me e

zgjue nga dremitja e agonia e vuejtjes së vazhdueshme. Këta predikime

filluan me kenë një mjet forcimi për të gjithë ne që ishim ndër ato biruca,

ku vuejtja ishte e përgjithëshme. Erdhi një kohë që zani i tij ndigjohej ma

rrallë, filluen me i ba gjylpana për me e vue në gjum. Tashti e kuptoj se i

banin gjylpana, se kur fillonte me ikë efekti i tyne ndigjohëshin gjamët e

dhimbjëve e, si nëpër gjum fliste: Ah, moj nanë... nuk kam kockë të

pathyeme... Ah, sa janë kah më dhambin eshtnat!...

Mbas pak minutash që zgjohej hynin xhelatët e torturonin dhe

prap nuk ndigjohej zani i Tij.

Page 312: Një monument nën dhé

312

Kishin kalue disa muej që Ai vuante pandërpremje e bashkë me té

edhe unë, që ndigjojshe me veshë dhe shpesh, nga një vrimë e vogël e

derës e shihja tue e marrë rrëshqanë për me e çue në tortura, ose tue e

këthye nga zyrat e tmerëshme të hetuesisë ku, vuejtjet ishin ma të mëdha

se ata të fundit të ferrit. Asnjëherë nuk e pashë atë njeri tue u këthye me

kambët e veta në birucë...por gjithmone zharg...

Përballë birucës numur 1 ku isha unë, në ditët e caktueme vinte

bërberi që shërbente në degë të mbrendshme.

Vërejta njëditë një burrë me trup mesatar, pak zeshkan, me sy të

zezë, i parruem prej shumë kohe dhe me një ngjyrë të bardhë të fëtyrës së

papame nga dielli. E shikova pak me kurreshtje, mbasi bërberi që ishte

një spiju i ndytë i Sigurimit, në fund i tha: Tashti, Prift, të kam ba gati për

dhandërr! U sigurova se po shihja me sy Martirin e Fesë... I ngula sytë në

atë vrimë të vogël të derës seme, që nuk kisha si me e ba ma të madhe e,

me kapë e me e pre në fyt me briskun e tij atë bërber, që për dy pare të

ndyta po tallej me një Predikonjës të pafajshëm, vetëm se ishte Prift.

Mbas pak ditësh, nuk mora vesh sësi isha zhytë në një gjum deke.

Po shihja andrra të llahtarëshme, vuejtje në tortura, gjak, një tmer i

vërtetë më kishte pushtue, u dridhësha si thupra në ujë nga frika, një frikë

që nuk e kuptoja nga vjen... Isha mbushë me vaj, vaj frike apo dëshprimi

nuk e kuptoja, një tmer i vërtetë.. isha e lame në djersë... Disi u

skapullova kur pashë se jam në birucë, por, sidukët, ndër andrra kisha

lëshue ndonjë thirrje, veç kur pashë sportelin e hapun të derës prej ku

shihej fëtyra e kriminelit Alush Bakalli, që me gisht vërtikal para gojës

lëshoi një sh sh sh...t!!, shenjë me të cilin urdhnonte heshtje... Një lëvizje

rojesh jo e zakonëshme në atë orë. Nuk dija shka ka ndodhë... Edhe

zhurma që më zgjoi ndryshonte, mujta me dallue zanin e katilit Shyqyri

Qoku që i vërriste Don Mikelit: Pusho... pusho, po të tham... Këtë herë

dallohej se nuk ishte vetëm. Në atë lamsh mendimësh përzi me zhurmën

e vargojve ndigjova zanin e Don Mikelit, e zemra mu mbush me vajë.

Ishte mjedis kafshëve të egra që donin ta shkynin, e thërriste: “O Jezu

Krisht! Zoti em, më jep forcën e fundit, o Shenjtja Mari, Nana e eme

e përjetëshme për të fundit herë po të kërkoj, fali vëllaznit e mij, kij

mëshirë për ta, se nuk dinë çka bajnë! Fali o Krisht! O Zot ndihmoje

Shqipninë me shpëtue nga këta kriminelë komunistë. Zoja e

Bekueme, Nana e Krishtit dhe e gjithë botës, lutju Birit tand, Zotit

tonë Jezu Krishtit, që të më pranojnë në Mbretninë Qiellore, ndër

Page 313: Një monument nën dhé

313

duert Tueja të bekueme ardhët Shpirti em!...Rrnoftë Shqipnia,

Rrnoftë Krishti!...”

Zani i tij sa vinte e fikej, derisa nuk u ndigjue ma... U mbyllën

edhe shulat e dyerve... edhe dryjtë... Isha me sy nga dritaria tue vështrue

nëse ndigjohet prap zani i tij, por kuptova ma vonë se isha ngritë kot për

një kohë të gjatë, derisa u kujtova se iku! Ai iku në Mbretni të Qiellës...

Jam kenë interesue se çka u ba me Don Mikelin mbasi e morën

atë natë, nga një roje që ndryshonte pak nga të tjerët me emnin Ndue. Ai

më pat tregue se janë nisë për Tiranë, dhe rrugës i kanë ba një ingjeksion

dhe ka vdekë. E kanë çue të vdekun në Ministrinë e Mbrendshme dhe

prej aty e kanë futë në një kasetë frigoriferike me nr. 7 (shtatë). Mendonte

se ai asht coptue nga mjekët e besueshëm qeveritarë për studim, nga

studentët e fakultetit të mjeksisë së Universitetit të Tiranës.

Atëherë, e, edhe sot, që ka kalue një çerek shekulli nga kjo

ngjarje, i drejtoja dy pyetje vehtës për këtë njeri që torturohej aq

mizorisht nga kriminelët komunistë: 1. Pse e torturonin ndryshej nga të

tjerët dhe, 2. Ku i merrte forcat Don Mikeli për me përballue ato tmere

vuejtjesh?

- Gjithmonë e njajta përgjigje: E para, vetëm pse ishte Prift

Katolik dhe e dyta, Ai fliste me Jezu Krishtin çdo çast që goditej nga

kriminelët... Vetëm Ai e forconte Até dhe mue...

Gjithmonë kam besue se Don Mikeli asht Shenjt i pashpallun në

Mbretninë e Qiellit!

Ai asht i përjetëshëm në kujtimet dhe lutjet e mija!

Shkodër, 15 shtator 2000 Bashkëvuejtësja e Tij, Laura Keçi d.v.

Shënim: Letra asht kopjue nga origjinali që më ka dërgue Zonja

Laura pa ndryshime. Janë hjekë ato pjesë që kanë karakter përsonal, si,

përshëndetjet apo opinjonet e Zonjës Laura për torturuesit etj. Kam

kopjue me kujdes ligjëratat e drejta dhe fjalët e Martirit, për të cilat e

falnderoj Zonjën Laura që i ka rikujtue me saktësi në këtë kohë, kur

shumica e bashkëvuejtësve të këtyne Heronjve nuk kujtohën për ta, ose

ma keq, i kanë harrue....

Laura, nuk më shkruen asnjë rresht për vuejtjet e saja. Na që

kujtojmë kohën e arrëstimit të Laurës duhët të jemi ma të kujdesëshëm në

Page 314: Një monument nën dhé

314

shkrimet tona mbasi edhe 16 vjeçaria Laura, zë vend në vargun e vajzave

të nderueme shkodrane që janë masakrue nga komunizmi gjakatar.

Gjyqi i kësaj vajze trandi Shkodrën!

Me këtë rasë edhe e falnderoj Zonjën që me letrën e saj më ka

nderue tue pranue botimin e saj prej meje dhe, njëkohësisht i kërkoj të

falun që ndër ato 17 faqe letër të shkrueme me dorën e saj, e kam ba me

rikujtue atë kohë të mjerueshme, që Ajo ka kalue në birucat e Sigurimit

në Shkodër, kur ishte pa mbushë 16 vjet...

Nga shkrimi i Z. Gjergj Kola, në librin “Martirizimi i Kishës

Katolike Shqiptare”, kam shkëputë pak rreshta për me plotësue portretin

e Martirit Don Mikel Beltoja, i cili asht arrëstue pse ka thanë: “Dashnia e

Zotit asht e përjetëshme, drejtësia e njerëzve asht e përkohëshme...

Bashkë me bukën e përditëshme duhët t’i jepni fëmijëve edhe virtytin.

Atdheu forcohet nga virtyti i bijve tuej. Dëvotshmënia ndaj Zotit asht

dëvotshmëni ndaj Kombit.” Kjo ishte “agjitacioni e propaganda”, për të

cilat dënohej 10 vjet...

U arrëstue në prani të fshatarëve të Beltojës, ku ka krye shërbimet

fetare. Në momentin e arrëstimit ka zhdukë të gjitha dokumentat kishtare,

si besnik i atyne besimtarëve që i kishin besue. Kjo u quejtë:

Kundërshtim me “dhunë” ndaj përfaqësuesve të “popullit” (që duhet

lexue: të shtetit komunist), gja e cila dënohej me 5 vjet burg.

“... në shtëpitë e shumëvuejtuna të Dajçit, Barbullushit, Shllakut e

Beltojës, nëpër zemrat e hapuna të fshatarëve të dashtun, dërgoi Zanin e

ambël të Jezu Krishtit... U pastroi sytë e nximë nga urrejtja vëllavrasëse

dhe, iu dha Dritën e Zotit.” Këtë e quejtën “mashtrim”, mashumëse

njëherë, prandej, ky “mashtrim” dënohej me 10 vjet të tjera, që tue u

bashkue të gjitha “nenët e fajet” bashkë, kalojnë dënimin 25 vjet burg,

por, me kenë se edhe para popullit të Beltojës, si edhe para gjyqit ka

deklarue se:

“JAM USHTAR I KRISHTIT DHE I KËTILLË DO TË

JEM DERI NË VDEKJE !”

U pushkatue më 10 shkurt 1974, tue u rreshtue me Martirët e Fesë

dhe të Atdheut.

Page 315: Një monument nën dhé

315

NJË DOSJE…

Një parim i sistemit socialist asht:

“Në frontin ekonomik dhe kulturor njerëzit duhën mbajtë nën

fre, tue punue për një kafshatë bukë dhe vetëm për sot. Në darkë secili

duhët të mendojë: Çka do të hamë nesër?” Ky asht ai që quhët ankth!

Çthurja e mendjes së njeriut, zymtimi i intelektit, përçudnimi i

normave morale dhe shkatërrimi i ndërgjegjës nën sundimin e frikës,

mbizotnonin kudo në vendet komuniste.

Sadizmi i Sigurimit të Shtetit asht kenë aq i institucionalizuem

dhe i përhapun sa ke përshtypjen, se me të vërtetë ndër tre vetë një ishte

Page 316: Një monument nën dhé

316

spijun. E vetmja shfaqje e tij publike asht kenë “lufta e kllasave”, mjeti

ma i njotun i terrorit dhe i dhunës në masë që sillte vetëm FRIKË.

Një moskovit, thonte në TV: “ Në Bashkimin Sovjetik, para

vitëve ’90, vetëm në çmendi mund të flitej lirisht.” Ai fliste për Rusinë,

ndërsa, në Shqipni edhe në çmendi të kanë mbytë...

Më tregonte Prof. Gaspër Ugashi, sësi, njëherë sheh nga dritaria

një radhë të pafund njerëzish që prisnin për me ble salam. Një grup

djelmësh të rinjë po qeshnin me të madhe. Mjedis tyne ishte një i smurë

psiqik, ai quhëj Bep Shantoja. I ndjeri Bep ishte thirrë nga Sigurimi i

Shtetit për me dëshmue për një shok të tij, por nuk kishte pranue. Herën e

fundit që e thërrasin e mbajnë tri ditë në hetuesi dhe e lirojnë... Prej asaj

kohë Bepi, ishte i smurë dhe nuk u shërue kurrma nga sëmundja psiqike.

Gaspri tue e dijtë këtë gja, i vjen keq për Bepin dhe zbret nga shkallët e

del tek dera dhe, për me e shkëputë Bepin nga turma, e fton për një kafe

në shtëpinë e vet derisa të vijë furnizimi i dyqanit. Bepi e pranon ftesën

dhe u ngjitët shkallëve bashkë me Gasprin. Porsa hyjnë në dhomë dhe

ulen për me pi kafet, Bepi i drejtohet Gasprit: “Profesor, mue më pëlqen

me ndejë me këta djelmtë e rinjë, se qeshëm, këta kujtojnë se unë jam i

marrë, unë nuk jam i marrë, mbasi ti më njeh me kohë dhe ti e din se unë

kam lujtë mendësh, për mue, janë të marrë ata që nuk lozin mendësh në

këtë kohë. Vetëm të marrët nuk çmendën nga ky sistem!”

Qeshej i shkreti Gaspër, shpesh përsëriste: “Ka thanë Bep

Shantoja, të marrët...”

Jam i sigurt, se Prof. Gaspër Ugashi, asnjëherë nuk e ka dijtë se

shka asht e shkrueme në dosjën e tij, se po ta dinte edhe ky do të kishte

një fund tragjik nga frika. Ai mund të kenë marrë me mend por, me e

dijtë kurrë nuk e ka dijtë për çka do të lexoni:

“Dosja e Gaspër Kol Ugashit:

1. Gjendja shëndetësore e Gaspër Ugashit: Gjendja shëndetësore e

tij asht e mirë.

2. Sjellja morale e politike: Në kohë të okupacionit ka mbajtë

qëndrim fashist. Asht kenë besnik i Ernest Koliqit. Qëndrimi i tij ka qenë

kundërshtar i Lëvizjës. Në Elbasan, në Normale, i ka dhanë rëndësi

mësimit të kulturës fashiste dhe nuk ka mungue aprovimi i tij. Si në kohë

të okupacionit, ashtu edhe mbas Çlirimit ka pasë lidhje të ngushta me

klerin e sidomos me françeskanët. Asht fanatik. Mban qëndrim të

Page 317: Një monument nën dhé

317

papajtueshëm me situatën e sotme. Tregohët shumë indiferent për

reformat e Pushtetit dhe për ngjarjet aktuale të vendit tonë.

Mban sjellje të mira kundrejt autoritetit të shkollës edhe me

nxanës. Edhe me shokët profesorë ka sjellje të mira.

3. Ndërgjegja dhe rendimenti në punë: Tregohet i kujdesëshëm

për punën që ka në ngarkim. Ka aftësi për ta krye detyrën. Asht i rregullt

në detyrë. Punon sa për të marrë rrogën.

4. Kush e ka rekomandue në punë: Asht emnue prej Ministrisë së

Arësimit.

Viti 1946 Vërtetohet:

Kryetari i Zyrës së Personelit (Fadil Hoxha) d.v.

(Shënimi i em: Dosja nuk ka asnjë ndryshim as mungesë nga origjinali)

Fletë-karakteristikë:

5. Gaspër Ugashi

a). Gjendja shëndetësore: Ka shëndet të mirë por vuen nga njëherë

nga eshkët. Ka mundësi me krye detyrën.

b). Sjelljet morale e politike: Gjatë luftës mik i ngushtë i trathtarit

Ernest Koliqi dhe simpatizues i flaktë i fashizmit, të cilin e ka përkrahë

me çdo mënyrë. I lidhun ngusht me klerin katolik si gjatë luftës dhe mbas

çlirimit. Luftën e popullit nuk e ka dashtë. Nuk ka besim ndaj Pushtetin

dhe reformat e tij nuk i sheh me sy të mirë.

Në shkollë, sillet mirë si me nxanës ashtu dhe me përsonelin

mësimor. Asht i lidhun ngusht me familjen e radhë herë shihët i

shoqnuem me të tjerë. Sjelljet morale i ka të mira.

c). Ndërgjegja e rendimenti në punë: Ka ndërgjegje pune dhe

preokupohet mjaft me punët e shkollës. Asht aktiv dhe përfiton nga puna

që ban. Nuk neglizhon dhe asht i aftë me krye detyrën. E meriton punën

që ka dhe ka përspektiva që ta zotnojë mirë. Sektori i punës ku mund të

japi ma tepër asht arësimi. Tregohet me respekt kundrejt eprorëve të vet.

Nuk ban asnjë përpjekje për përmirësimin e kulturës së tij.

Shkodër, më 29 korrik 1947 Shefi i Seksionit të Personelit

. (Shuajp Hafizi) d.v.

Page 318: Një monument nën dhé

318

Fletë-karakteristike e Gaspër Ugashit:

Kjo flete-karaktëristike nuk ka asnjë ndryshim nga ajo e bame ma

sipër.

Data mungon. Referent i Përsonelit: Shkodër

(Nazmi Dibra) d.v.

Karakteristikë 6 mujore e arësimtarit Gaspër Ugashi:

Sjelljet morale dhe politike: I pandryshueshëm asht qëndrimi i tij

politik, nuk ka pasë as ma të voglin ndryshim, nuk pajtohet me vijën e

Pushtetit tonë dhe as që ka përspektivë përmirësimi. Por, gjatë kësaj kohë

nuk asht ndie se ka hjedhë ndonjë parullë për kundra Pushtetit. Sjelljet

morale si mbrenda ashtu, dhe jashta shkollës i ka të mira.

Rrethin shoqnor e ka të shtresës së naltë dhe anti Pushtet.

Ndërgjegja dhe rëndimenti në punë: Deri diku ka një soj

ndërgjegje në punë, punon dhe tregon interes për punën, asht aktiv dhe

përfiton nga puna, i gjithë ky interesim që ban asht vetëm për rrogën që

merr. Punën që ka në ngarkim e meriton, mbasi asht në gjendje të mirë

për ta krye këtë punë dhe asht i vetmi sektor që ky mund të japin mjaft.

Nuk ka pasë degradime dhe as gradime. Karshi eprorëve sillet mirë dhe

ka respekt ndaj tyne.

Nuk ban përpjekje për të përmirësue kulturën e tij.

Gjendja shëndetësore: Nuk ka pasë ndonjë ndryshim në shëndetin

e tij gjatë kësaj kohe.

Shkodër, më 28 qershor 1948 Referent i Personelit

(Nazmi Dibra) d.v.

Karakteristikë e 6 mujorit të dytë 1948 e Gaspër Ugashit:

I. Sjelljet morale dhe politike: Në qëndrimin politik të tij nuk ka

pasë ndonjë ndryshim gjatë kësaj kohë, rrin shumë indiferent dhe nuk ka

përspektiva përmirësimi, mban sjellje të mira morale si në shkollë ashtu

dhe jashtë.

II. Ndërgjegja dhe rendimenti në punë: Ka deri diku ndërgjegje në

punë; asht teknik i mirë dhe punon me përfundim të mirë punën që ka në

ngarkim; asht i aftë që ta kryjnë ma së miri. Si arësimtar ka mundësi të

japin ma shumë, por nuk preokupohet gjithaq sa duhet. Gjatë këtij gjashtë

Page 319: Një monument nën dhé

319

mujori asht shpërblye për rëndimentin e mirë që ka dhanë. Nuk ka pasë

degradime, gradime dhe as vërejtje. Ndaj eprorëve asht i respektueshëm.

Nuk ban përpjekje për të përmirësue kulturën e tij borgjeze.

III. Gjendja shëndetësore: Fizikisht asht mirë, nuk ka pasë ndonjë

sëmundje.

Shkodër, 3 mars 1949 Referent i Përsonelit

(Haki Kraja) d.v.

Karakteristikë e Profesor Gaspër Ugashit:

Profesori nuk bën ndonjë përpjekje të dukëshme për ngritjen e tij

kulturale me përjashtim të lëndës së përditëshme që ka në ngarkim për të

paraqitur në klasë. Gjithashtu dhe nga ana e ngritjes së tij ideollogjike

nuk jep shenja që të bëjë ndonjë përpjekje.

Është fetar, qëndron larg politikës, i mënjanuar, indiferent, nuk

është në korrent të shtypit tonë dhe i eviton bisedimet politike.

Rrethi i tij familjar dhe shoqëror është i pa kënaqur dhe me

qëndrim të keq politik. Nuk jep kurrfarë ndihme në Organizatën

Sindikale ku merr pjesë.

Është profesor i gjuhës shqipe në klasat e ulta; për një kohë ka

shërbyer si arësimtar në Uniket dhe për nevoja kuadri është ngritur për

shkollën e mesme bujqësore të Kamzës, prej nga në fund të tremujorit të

parë u transferua pranë këtij gjimnazi. Në punën e tij është i rregullt dhe

deri diku i aftë; i është vënë në dukje mungesa e dhënjes së edukatës

nëpërmjet mësimit të cilën mundohet ta bëjë, por pa bindje përsonale.

Sjelljet e tij morale i ka të mira; ka respekt të tëpruar ndaj

eprorëvet të përzjerë me njëfarë mos besimi dhe frike, megjithë egoizmin

dhe kryelartësinë e tij. Gëzon shëndet të plotë.

Shkodër 25 mars 1950

Vula: Drejtoria e Gjimnazit “29 Nëntori” Shkodër.

Shënimi i em: (Shkresës i mungon emni i drejtorit të gjimnazit të

asaj kohë, Skënder Villa.)

Page 320: Një monument nën dhé

320

Karakteristikë e Profesor Gaspër Ugashit:

Profesori i shqipës për klasët e ulta paraqitet nga ana formale i

rregullt në punën që i është besuar; punon me plan, organizon mirë orën e

mësimit, kërkesave të Drejtorisë iu përgjigjët në kohën e caktuar dhe deri

diku është i aftë për lëndën që jep. Si profesor i letërsisë nuk bën edhe aq

përpjekje për një intërpretim dhe komentim të përshtatëshëm të pjesëve

letrare nga ana e përmbajtjes dhe nga ajo artistike. Të metat i janë vënë

në dukje, por nuk është parë ndonjë përmirësim i dukshëm sidomos nga

ana edukative.

Vetë qëndrimi i tij apatik kundrejt ngjarjëve, mos ndjekja e

shtypit dhe e radios sonë, mungesa e një përpjekje nga ana e tij për

ngritjen ideo-politike, mos aktivizimi si duhët dhe sa duhët në mbledhjet

e këshillit pedagogjik, puna superficiale që bën si profesor kujdestar

klase, tregojnë qëndrimin e tij politik indiferent, që anon nga ana

negative.

Sjelljet e tij morale dhe shoqërore, si brenda ashtu dhe jashtë

shkollës i ka të mira. Ka respekt dhe bindje kundrejt eprorëve por, jo

besim sa duhët. Paraqitët pak egoist dhe kryelartë.

Ka gëzuar shëndet të mirë, por kohët e fundit ka patur një rënje.

Shkodër 19 mars 1951 Vula Drejtori: Skënder Villa d.v.

Fletë-karakteristika e Gaspër Ugashit:

Profesor në Gjimnazin “16 Shtatori” Durrës:

Ep lëndën e shqipës në klasët e dyta të ditës e të natës. Tregon

interes për punën por konditat e jetesës i ka të vështira: familjen e ka në

Shkodër dhe vetë prej tetë muajsh jeton në hotel, pse strehimi nuk i ka

siguruar një dhomë, kështu që nuk ka mundur të punojë sa duhët.

Megjithatë, përfundimet mund të themi se i ka pasë gadi të mira.

Niveli shkencor i mësimit ka qenë i mesëm; në koment i ka

thëlluar mjaft nxënësit.

Ka zbatuar pak eksperiencën sovjetike në disa punë të veçanta që

u ka dhënë nxënësve të dobët. Ka qëlluar që edhe të mungojë në rrethët e

konsultimit. Jashtë klase ka punuar me nxënës edhe disa novela e një

roman.

Merr pjesë në rrethin e mesëm politik, por nuk bën ndonjë

përpjekje të posaçme për ngritjën ideologjike të tij. I kupton drejt

Page 321: Një monument nën dhé

321

problemet që shtron Partia e Pushteti, por rri më njëanë dhe i rëzervuar.

Interesohët për studimin e librave letrarë, por jo për metodikat. Në

kontrollin e pedagogjisë paraqitet disi i pregatitur. Merr pjesë deri diku në

këshillin pedagogjik dhe çfaqë ndonjë mendim për mbarëvajtjën e

shkollës. Është i përpiktë në të kryerit e detyrës si kujdestar.

Si në shkollë, jashtë saj dhe me nxënës sillet mirë.

Në janar 1952 i është tërhjekë vërejtja për mos respektimin e

vëndimeve që ishin marrë nga këshilli pedagogjik në një mbledhje të

mëparëshme. Fizikisht është i shëndoshtë.

Durrës, më 13 maji 1952 Drejtori i Gjimnazit:

(Sul Demiri) d.v.

Karakteristika e profesor Gaspër Ugashit:

Qëndrimi politik i tij është indiferent. Ndjekë me rregull

seminarët politike dhe studjon lëndën, por mëgjithatë ato shumë pak

influencojnë tek ai për të ndryshuar paragjykimet dhe botëkuptimet e

vjetra, kështu profesori shkon në kishë, nuk lidhë mësimin me

aktualitetin etj.

Për këtë vit shkollor profesori ka zhvilluar mësimin e gjuhës

shqipe dhe të letërsisë në klasët e dyta dhe një të tretë. Gjatë punës së tij

ka patur raste të një intërpretimi jo të drejtë nga ana shkencore, sidomos i

ka munguar aftësia për dhënjën e metodikës.

Për semestrin e parë nuk ka punuar si duhet si profesor kujdestar

klase për të cilën është kritikuar në këshillin pedagogjik, ndërsa për

sëmestrin e dytë ka ndjekur më me kujdes dhe ka punuar mirë me klasën,

ka punuar me nxënësit e dobët simbas Ososkovit, por nuk ka përdorur

metodën e kontrollit frontal sa duhët. Merr pjesë aktive në këshillin

pedagogjik, por nuk punon me organizatat e masave.

Nuk është i lidhur sa duhët me shtypin dhe nuk bënë përpjekje të

mjafta për ngritjen tekniko profesionale. Mardhënjet me drejtorinë,

kolegët dhe nxënësit i ka patur të mira.

Gëzon shëndet të mirë.

Shkodër, më 5 maji 1953 Vula

Drejtori i Shkollës Pedagogjike “Shejnaz Juka”

(Evrinomi Panda) d.v.

Page 322: Një monument nën dhé

322

Karakteristikat e profesor Gaspër Ugashit:

Mban qëndrim politik të mirë; është profesor i klasave të para e të

dyta gjimnaz e pedagogjike. Punon vazhdimisht me plan, është i

gatëshëm për të plotësuar kërkesat e drejtorisë; bën përpjekje që të lidhë

nxënësit me lëndën e tij; lëndën e spjegon mirë nga ana metodike,

racionalizon mirë orën e mësimit, jep vezhdimisht detyra për në shtëpi, të

cilat ia u kërkon dhe kontrollon mirë. Në disa raste kur ka të bëjë me

botëkuptimin fetar, profesori nguron që të bëjë një analizë të thellë

botëkuptimit idealist, mëgjithse ka bërë përmirësime në këtë drejtim.

Si profesor kujdestar klase, paraqitet i lidhur me nxënësit dhe

prindët e tyre. Me nxënësit ka takt e qëndrim korekt.

Nuk merrët me asnjë punë e aktivitet shoqëror. Gëzon shëndet të

mirë.

Viti shkollor 1953-54 Vula Drejtori: (Skënder Villa) d.v.

Karakteristikat e profesor Gaspër Ugashit (1954-55):

Mban qëndrim politik të mirë; është profesor i klasave të para e të

dyta gjimnaz e pedagogjike në lëndën e shqipës. Është i rregullt në punën

e tij dhe iu përgjigjët në kohën e duhur kërkesave të drejtorisë; lëndën e

zotëron dhe vetë i prëgatitur në mësim; përpiqet ta kryej mirë detyrën në

paraqitje, por botëkuptimi i tij fetar bën që ay të mos e ngrejë mësimin në

nivelin e duhur ideollogjik; është element që prekët shumë, dhe në raste

kritike qëndron i ndrydhur.

Në mbledhjet e këshillit pedagogjik qëndron indiferent; si

profesor kujdestar interesohët për disiplinën, frekuentimin dhe përparimin

e nxënësve, por nuk jeton me nxënësit dhe nuk ndikon, mbasi në punën e

tij prej edukatori, lot rolin e një predikonjësi.

Nuk është i aktivizuar në ndonjë punë shoqërore. Gëzon shëndet

të mirë.

Shkodër, më 10 korrik 1955 Drejtori: (Skënder Villa) d.v.

Shënim: Dokumentacioni ka një shkëputje, mbasi dosjet në vitin

1965, për arësimtarët kanë kalue në zyret e kuadrit të komitetit të Partisë,

gja e cila për mue krijoi pamundësinë me sigurue materialin e plotë. Po

vazhdoj vetëm me dokumentin e fundit që kam mujtë me gjetë:

Page 323: Një monument nën dhé

323

KARAKTERISTIKË E GASPËR KOL UGASHIT:

Ka lindë në Shkodër më 3 shkurt 1909. Rrjedhë nga origjinë

shoqnore tregtar i vogël me gjendje shoqnore tani mësues në shkollën 11

vjeçare “Jordan Misja”.

Qëndrimi politik i familjes dhe i tij gjatë luftës nacional-çlirimtare

ka qenë indiferent, mbas çlirimit i mirë. Nuk ka njeri në burg as të

arratisun jashtë shteti.

Gaspri ka krye 3 vjet Universitet në Firencë (Itali). Ka fillue

detyrën në arësim në vitin 1933. Ka shërbye në Korçë, Elbasan dhe që

nga viti 1944, në Shkodër.

Mbas çlirimit gjatë vitit shkollor 1945-46, ka shërbye në

Gjirokastër. Që nga viti 1947 e deri tani, ka shërbye në Shkodër, si

mësues në shkollën Unike, në Gjimnazin “29 Nandori” dhe në shkollën

Pedagogjike. Tani së fundi ka qenë mësues në shkollën 11 vjeçare

“Jordan Misja”.

Gjatë kohës së shërbimit të tij në arësim, ka punue mirë në drejtim

të një pune kualitative. Ka pregatitje të mirë, mëgjithse nuk ka arësimin e

naltë, ka aftësi për të dhanë mësim në shkollat 11 vjeçare (landën e

gjuhës). Ka autoritet, asht serioz në punë dhe ban punë sistematike.

Propozojmë të transferohet në Teknikumin e Pyjeve, si mësues i

gjuhës dhe i letërsisë.

Shkodër, më 9 gusht 1965 P. Komitetin Ekzekutiv K.P. Rrethit

vula Kryetari (Bilal Parruca) d.v.

Të vëhet në dosjen e kuadrit

Vula, Sekretar K.P. Rrethit (Mantho Bala) d.v.

Kjo karakteristikë kopjohet pa asnjë ndryshim dhe kalohet në

dosjën e kuadrit të Komitetit të Partisë së rrethit Shkodër, tue shtue në

fund vetëm këta rreshta:

Komiteti Ekz. K.P. Rrethit me vëndim nr.150 datë 2 gusht 1965, i

propozon Byrosë së Kom. Partisë, që ta trasferojë si mësues i gjuhë-

letërsisë në Tek. e Pyjeve.

Ne jemi dakord me propozimin e Kom. Ekz. K.P. Rrethit.

Sekretari i organizatës bazë të partisë asht dakord.

Page 324: Një monument nën dhé

324

Instruktori i Partisë P. Komitetin e Partisë së Rrethit

(Petro Kanani) d.v. vula (Mantho Bala) d.v.

Në vitin 1968, transferohët në shkollën 8 vjeçare “7 Nandori”,

prej ku, me një karakteristikë shumë të mirë të bame nga drejtori i asaj

shkollë Z. Bardhyl Shpuza, Prof. Gaspri, del në pension, mbas një

sëmundjes së randë, si pasojë e vdekjës së grues në vitin 1968.

Me datën 4 nandor 1985, vdes edhe vetë Gaspri.

(Datëlindja e saktë e tija asht 7 korrik 1909).

PROFESOR GASPËR UGASHI, ishte ndër figurat ma të

ndërueme të arësimtarëve që ka nxjerrë qyteti i Shkodrës. Ai njihej në

gjithë Shqipninë si mësues model për aftësinë profesionale, moralin dhe

karakterin e tij në mardhanje me familjën, të afërmit, nxanësit, shokët e

punës dhe armiqtë që e kanë ndjekë e survejue gjithë jetën. Nuk do të

hyjë në komente rreth dokumentave, mbasi të gjithë ata që kanë krye

shkollat e françeskanëve ose të jezuitëve, apo gjimnazin e shtetit në

Shkodër, pa përjashtim, duhët të kenë në dosjet e tyne pjesën ma të

madhe të shpifjeve, trillimëve dhe mendimëve që dashakëqijtë, referentët,

shefat e kuadrit apo drejtorët e shkollave (ish agjentë të Sigirimit të

Shtetit), kanë shkrue në karakteristikat e Gasprit. Koha e shërbimit në

Normalën e Elbasanit, duhët shënue si koha ma e vështirë e punës së tij,

mbasi ishte koha e luftës, por ma fatlumja, mbasi nxanësit e asaj shkolle,

ruajtën përshtypjet ma të mira për te dhe i shpëtuan kokën, si, Bilal

Parruca, Mëhill Doçi, Thoma Deljana, Sheuqet Peçi etj. të cilët, kanë

dhanë edhe deklarata, se në karakteristikat e Gasprit ka vetëm shpifje, për

qëndrimin profashist të tij. Asht vështirë me gjetë student të gjimnazit

Françeskan që nuk asht kenë atdhetar. I asaj fidanishte ishte edhe

Profesor Gaspër Ugashi.

Me rastin e 70 vjetorit të Gjimnazit të Shkodrës, në vitin 1992

Prof. Gaspër Ugashi, dhe shumë profesorë shokë të tij, u dekoruan (mbas

vdekjës) me titullin “Mësues i Merituar” etj.

Page 325: Një monument nën dhé

325

Me kohën shumë gjana kalojnë e ma vonë edhe harrohën. Jam i

sigurt, se do të vijë një kohë, kur njerëzit nuk do të kuptojnë shka ishte

kjo “dosje”, ose kujt i nëvojitej kjo?

Posa një nxanës mbaronte shkollën e mesme ose për arësye

ekonomike nuk e vazhdonte shkollën e mesme ai do të paraqitej në

këshillin e lagjës për me ba kërkesën për punë, tue tregue arësyet pse nuk

vazhdon shkollën e mesme. Shpesh shkollat e mesme ndiqëshin ndër ato

shkolla ku të caktonte komiteti i rrethit dhe jo ku donte nxanësi. Kryetari

i lagjës, një përson i besueshëm i Pushtetit, i Sigurimit dhe vetkuptohet i

Partisë, jepte mendimin për punën që mendonte për përsonin e

interesuem. Konsultohej me sekretarin e partisë së lagjës dhe operativin e

Sigurimit dhe të tre bashkë vëndosnin. I interesuemi paraqitej në vendin e

punës dhe këtu fillonte dosja. Shefi i kuadrit i atij vend pune kërkonte së

pari një autobiografi. Mbasi konsultohej me sekretarin e partisë së

ndërmarrjës, operativin dhe drejtorin, atëherë, kërkonte nga i interesuemi

për punë plotësimin e “fletë-anketës”, ku duhej me iu përgjigjë rreth 25

pyetjeve tue shkrue prejardhjen prej gjyshave dhe gjyshëve, me axha,

halla, daja e teze, shka kanë punue, si kanë qëndrue gjatë luftës, ku kanë

studjue, a janë dënue ndonjëherë, a asht kush prej tyne i arratisun, apo

fëmijët e tyne, etj. deri ditën që plotësohej kjo “fletë-anketë”, e cila mbasi

plotësohej, do të vërtetohej nga një komunist i njohtun i tij, se të gjitha

thanjet “janë të vërteta”. Edhe kjo dorëzohej në zyrën e kuadrit. Mbas

disa ditësh njoftohej vëndimi i ndërmarrjes. Mbas fillimit të punës, shefi i

kuadrit vazhdonte mbushjen e karakteristikave për të cilat nuk njoftohej

kurrë përsoni rreth të cilit shkruhej në dosjen e tij.

Një kopjo e këtyne dokumentave dërgohej në Degën e Punëve të

Mbrendshme, nje kopjo shkonte në zyrën e kuadrit në Komitetin

Ekzekutiv dhe një kopjo për djelmtë, dërgohej në degën ushtarake. Për

çdo arrëstim, arratisje, pushkatim etj. thirrej kryetari i lagjës dhe shënonte

në dosjet e të gjithë përsonave që kishin lidhje me të dënuemin, tue

firmue me përgjegjësi penale, kryesisht për mos kallxim, kur nuk

shënohej informacioni në ndonjë dosje. Ka pasë rasë që asht shkarkue

kryetari i lagjës që nuk ka plotësue dosjen e ndonjë përsoni padashje. Kur

një përson ndrronte vend pune, drejtori plotësonte karakteristikën e vendit

ku ka punue dhe nëpërmjet të zyrës kuadrit, dosja i shkonte vendit punës

ku do të shkojnë përsoni. Kështu, çdo përson ishte i kontrolluem nga

lëvizjet që mund të bante mbrenda territorit të Republikës.

Page 326: Një monument nën dhé

326

Dega e Punëve të Mbrendshme kishte një rrugë tjetër. Edhe ajo

plotësonte çdo të dhanë me kryetarët e lagjës, operativët e lagjës dhe të

vend punimit, mbasandej kontrollonte planin e arrëstimeve që vinte nga

Ministria e Mbrendshme dhe shihte se “kujt i përshtatët” motivacioni që

ka dhanë Ministria. I jepte Ministrisë emnat e përsonave që mendohej me

u arrëstue për atë motivacion që kërkonte vetë ajo, p.sh. “agjitacioni e

propaganda kundër Pushtetit”. Ministria i dërgonte Degës së

Mbrendëshme një dosje që quhej “dosja konsultative”, ku, kryetari i

degës së rrethit i dërgonte ministrit me shkrim “arësyen” për të cilën

mendonte arrëstimin e X përsonit. Mbas aprovimit të Ministrit të

Mbrendshëm, hapej “dosja operative”, ku kryetari i degës ose shefi i

hetuesisë, ngarkonin hetuesin X me arrëstue përsonin dhe me fillue

hetimet me te në pisten e paramendueme, tue parashikue edhe masën e

dënimit. Hetuesi fillonte hetimet dhe hapej “dosja me proçes-verbalët e

hetuesisë”, e cila mbyllte kapitullin. Bahej gjyqi dhe gjykata kishte

dosjen e vet, ku shënohej proçedura e gjyqit, dëshmitarët, avokati,

vëndimi, bashkë me “mendimin” e gjykatësit ose të prokurorit, për

vëndimin që do të jepet nga Gjykata e Lartë. Ky mendim duhet të

përputhej me “dosjen konsultative”, pra, me vëndimin që asht marrë prej

konsultimit të Ministrit me Kryetarin e Degës së Mbrendshme, PARA

ARRËSTIMIT. Kur dënimi ishte me vdekje të gjitha dosjet formalisht i

dërgoheshin Kuvendit Popullor, i cili zakonisht “nuk i binte ndesh”

gjykatave! Edhe Kuvendi Popullor hapte dosjen e vet. Pra, një i dënuem

kishte këto dosje: 1. Dosja e parë, “dosja konsultative” 2. Dosja

operative. 3. Dosja e hetimëve. 4. Dosja e gjyqit. 5. Dosja e Gjykatës së

Lartë 6. Dosja e Kuvendit Popullor (për të dënuemit me vdekje) dhe 7.

Dosja me shkresat e burgut ose kampit ku vuente dënimin i burgosuni.

Kur fillonte punën mbas lirimit nga burgu, hapëshin prap dosjet e para të

punës. Të gjitha këto dosje ishin në tri kopje: 1. Ministria e Mbrendshme,

2. Arkivi i Ministrisë së Mbrendshme dhe 3. Dega e Mbrendshme e

Rrethit ku banonte i dënuemi.

Këtu, në këta shpjegime nuk përfshihen agjentët e sigurimit që

ishin të kudondodhun, që ishin të përhapun në katër anët e globit dhe as

agjentët e huaj në shërbim të Sigurimit Shtetit Shqiptar, që paguheshin

nga fondet speciale të shtetit shqiptar.

Mosha e rekrutimit spijun ishte kryesisht mosha e re. Kjo moshë

zgjidhej në shkollat e mesme, si p.sh. shumë i njohtuni Politeknikumi

Page 327: Një monument nën dhé

327

“7 Nandori” në Tiranë, shkollat bujqësore, ku fshatarët pranonin këtë

punë vetëm me shpëtue nga kazma. Një vend shumë i rrezikëshëm për

rekrutim ka kenë edhe periudha e shërbimit ushtarak. Në këta vende

pikësynimi ishte tek elementi me prejardhje të “keqe” politike, mbasi ai

mund të ishte ma afër njerëzve të deklasuem që ishin gjithmonë në

shënjestër. Studentët që merrnin bursa të pëlqyeshme me vazhdue

shkollat e larta ose jashta shtetit, duhët thanë se për fatin e keq 95%, janë

kenë shpërblim i shërbimeve të bame nga ata vetë, ose nga baballarët e

tyne në favor të Sigurimit. Prova e besueshmënisë për me kenë “spiju”,

ndër shkollat e mesme asht kenë pjesëmarrja në aktivitetët e organizatës

së rinisë. Pjesëmarrja në komitetet e rinisë së shkollave të mesme ishte

“dekorata” që i jepte qendra e spijunazhit këtyne aktivistëve të divoçëm.

Komitetet e rinisë kontrolloheshin dhe drejtoheshin në dy drejtime:

1. Nga Partia, dhe 2. Nga Sigurimi. Në të dy drejtimet qëllimi ishte i

njajtë: “Vigjilencë”. Ndër qendrat e punës një rol të rëndësishëm në

angazhimin e njerëzve në spijunazh ka luejtë organizata profesionale.

Organizimi i aksionëve, tue fillue nga rrugët Kukës-Peshkopi, puna

vullnetare ndër hekurudha, hapjet e tokave të reja, tarracat etj. janë kenë

të gjitha vende rekrutimi dhe prove të besueshmënisë në detyrën e “lartë”

të spijunit. Kur besueshmënia për këtë detyrë fitohej shpejtë, p.sh. në

ushtri, nga komisarët e repartëve ose, ndër aksione, atëherë, djali që

kishte shkue me i shërbye Atdheut pa i ra brisk fëtyrës, për “vigjilencën”

që kishte tregue atje këthehej “anëtar i Partisë së Punës”, ky ishte “nderi

më i madh” që Partia bante ndaj këtyne “spijunëve” të provuem.

Sigurisht, “triska e partisë” hapte prospektiva të reja për punën, ngritjen

profesionale dhe ideologjike etj. Shpesh, kur nuk kishte “prirje” me

ndjekë shkolla, atëherë dërgohej në shkollën e partisë në Tiranë, ku për

“tre muej”... “diplomohej” me dokumentin universitarit... dhe këthehej

“kuadër i lartë” me drejtue arësimin, kulturën, ekonominë e, pse jo, edhe

“Shtetin”. Rastët janë të njohtuna me disa nga anetarët e Byrose Politike

të Komitetit Qendror të Partisë, Rinisë etj...

Qendra ma fatkeqe e rekrutimit janë kenë zyret e hetuesisë, ku

torturat shnjerëzore kanë thye burra e përsonalitete të njohtun tue i këthye

në plaçka të Sigurimit, në “spijun”. Këtu, nuk do të zgjatem, mbasi jam

tmerue kur kam lexue me sytë e mijë fjalën e fundit të ndonjë burri, që

jemi përulë me nderim para kujtimit të tij, i hypun mbi stomin e dheut

prej kah do të rrokullisej në gropë nga plumbat e komunistëve gjakatarë,

Page 328: Një monument nën dhé

328

krejt i pafajshëm dhe në pritje të shprazjës së armëve thotë: “Po vdes për

Atdhe, rroftë qeveria demokratike dhe komandanti i saj Enver Hoxha!”

Gabon, gabon randë ai që mendon se, Sigurimi i Shtetit, togat e

ndjekjës, arrëstuesit, hetuesit, torturuesit, vrasësit, gjykatësit dhe

prokurorët, sekretarët e zyrave të spijunazhit, rojet e rritësit e zagarëve të

Sigurimit, spijunët dhe veglat ma qorre të atij vendi nuk kanë kenë në

nivelin e kontrollin e saktë dhe të përgjithëshëm të kudondodhun mbasi

ata, gjithmonë janë kenë dhe janë edhe sot, MAKINA DREJTUESE E

PARTISË DHE E SHTETIT.

Shqipnia asht kenë dhe vazhdon me kenë një shtet i errësuem me

dashje dhe pa asnjë prospektivë “drite” nga e mira, për derisa nuk nxjerrë

në pah faktët historike por qëndron e heshtun në parimin komunist:

“Çkado që kemi ba ose mund të bajmë, na kemi të drejtë me e ba prap!”.

Fanatizmi dhe torturat sistematike të Sigurimit ndryshojnë shumë

nga njeni tjetri, por të dy rastët i kanë shërbye një qëllimi: “Zhdukjen e

intelektualëve dhe Atdhetarëve që kanë punue për zgjimin e pavarësisë

së mendimit njerëzor, shoqnor e politik të shqiptarëve”.

Thesari i çmueshëm i diktatorit janë kenë spijujt dhe informatorët,

mbasi me anën e tyne ka mbjellë përçamjen në popull ndërsa, me vrasësit

dhe terroristët ka ruejtë për 50 vjet sundimin, tue i trashigue pasardhësve

mjetët e frikës, vrasjës e të ankthit, të brumosuna në ndërgjegjën e

njerëzve e, që zor se zhgulën edhe përsa dekada.

Komunizmi i ka shërbye vetëm mizorisë së njeriut ndaj njeriut,

tue frigësue një popull me metodat e mjetet terroriste, tue shkatrrue të

ardhmën dhe lulëzimin e Atdheut, tue mbjellë e kultivue farën e

hakmarrjës vetëm me një qellim që diktatori dhe bashpunëtorët e tij të

ngushte, me sigurue karrigën përsonale dhe të ardhmën e fëmijëve të

tyne, dhe me mundin e djersën e një populli të konsideruem si “kafshë”,

me iu sigurue mbasardhësve të vet, pasuni e mjete jetese përrallore.

Page 329: Një monument nën dhé

329

Page 330: Një monument nën dhé

330

PJESA V

M E T A M O R F O Z A

“Perestroika nuk lindi nga kriza

ekonomike por, nga fakti se u

zbulue ana shpirtnore e njeriut.”

M. Gorbaçov 1999.

Në fjalorin e gjuhës së sotme shqipe (botue në Tiranë, viti 1980)

fjala metamorfozë, shpjegohet kështu: “ Ndryshim i rëndësishëm në

Page 331: Një monument nën dhé

331

trajtën e jashtme, në ndërtimin e organëve ose në mënyrën e jetesës, që

pësojnë disa lloje kafshësh gjatë zhvillimit historik ose gjatë kohës së

rritjes deri në zhvillimin e tyre të plotë, duke kaluar shkalle shkalle nëpër

disa faza...” (fq. 1120).

Dy-tre udhtime të bavarezit Shtraus nga Gjermania Përëndimore

për në Shqipni aty nga vitet 1984-85, kishin ngjallë diskutime e shpresë

në çdo skutë e qoshe të vendit. Pritej diçka nga ardhjet dhe takimet e

Shtrausit në sferat e nalta të shtetit shqiptar mbasi ai u takue edhe me

Enver Hoxhën, kur ishte me pushime në Volorek të Pogradecit. Një

përkëthyes që po e shoqnonte në udhëtimin e tij të parë nga Hani i Hotit

për në Tiranë, ka tregue se mysafiri gjerman kur po kalonte në rrugën e

Taravicës, kishte pyetë: “Pse udhëtojmë në këto rrugë sekrete?” Interesi i

Gjermanisë për Shqipninë asht i vjetër. Shtrausi nuk e di se çfarë

interesash kishte për ne por, dij se na për Shtrausin kemi nevojë edhe sot.

Ndër faqet e fundit të gazetave shqiptare filluan me dalë artikuj që

shpjegonin për festat dhe kremtimet e tyne në kohën e vjeshtës atje.

Shqiptarët nga dëshira që kishin mendonin se lidhjet me Gjermani

rifilluan. U banë edhe disa ndryshime në kodin penal për dënimet e

agjitacionit e propagandës si dhe për arratisjen. Arratisja gjoja dënohej

me “gjobitje” por, në fakt Ramiz Alia e këthej në vrasje dhe pushkatime.

Ata të rinjë që kapëshin ndër kufinjë pushkatoheshin pagjyqe dhe

shëtiteshin ndër qytete të lidhun ndër kamjona me tela me ferra, për me

shtue frikën dhe terrorin ndaj atyne që mendonin me shkelë kufinin për

me ikë. Manush Myftiu mbas 50 vjetësh filloi me recitue Pashko Vasën:

“Feja e shqiptarit asht shqiptaria”.

Ardhja e një delegacioni nga Gjermania Demokratike i kryesuem

nga Ministri i Jashtëm, aty nga vjeshta e 1988, solli një mesazh të

Onekerit për Ramiz Alinë, ku thohej se Gjermania Demokratike asht e

gatëshme me ndihmue Partinë e Punës së Shqipnisë edhe me të holla, veç

komunistët shqiptarë të qëndrojnë në kullën e mbyllun të socializmit

totalitar dhe, nënkuptohej shkëputja nga Gjermania Perëndimore. Si

shenjë respekti për këtë dreq “delegacioni”, komunistët shqiptarë i

dhuruan një sasi të mirë bizhuteri argjenti. Edhe në Gjermani Lindore si

tek na, kush kapej tue kalue murin vritej...

Komunistët shqiptarë iu përgjigjën pozitivisht kësaj kërkese dhe

nuk vonuan e dërguan një delegacion në Gjermani Përëndimore të

kryesuem nga anëtari i Byrosë Politike, “profesori” i marksizëm-

Page 332: Një monument nën dhé

332

leninizmit Foto Çami, i shoqnuem nga prof. Dhimitër Dhora nga

Shkodra. Mbas shkumjes së tyne atje mardhanjet u ftohën. Na vazhduam

rrugën e zgjedhun nga komunistët e Ramiz Alisë.

Kur karvanët e gjermanëve filluan dyndjen tue ikë nga kufinjtë e

Lindjës, kryesisht në Çekosllovaki, Hungari dhe prej atje nga Austria për

në Perëndim, boshti i vendëve të mbylluna komuniste u thye. Perdën e

hekurt e mori ana, lakoi... Qent e kufinit gjerman humbën nuhatjen!

Me datën 9 nandor 1989, MURI I BERLINIT RA! Plot mbas 28

vjetësh... Gjermania u bashkue!

Në vitin 1961 pikërisht tek ky mur mbasi u pat ndërtue, Presidenti

Xhon Kenedi ka thanë: “Kush mendon se asht i mirë komunizmi, të vijë e

të shohin Berlinin. Unë sot jam qytetar Berlinez!” Xhon Kenedi edhe sot

asht aty me monumentin e tij madhështor!

Edhe pse Muri i Berlinit ra, në Tiranë Stalini, Lenini dhe Enver

Hoxha vazhdonin...mos me ra!!...

Vetëm ngjarjet e Rumanisë, më 22 dhetor 1989, dhe pushkatimi i

Çausheskut me gruen e tij në pragun e Krishtlindjëve, i dhanë një mësim

Ramiz Alisë e Nexhmije Hoxhës se, njëditë mundet me iu gjetë edhe ju

kjo nderë, nëse vazhdoni me qëndrue në mendimin...” as Lindje, as

Përëndim...”

Demostrata e heshtun e 14 janarit 1990 në Shkodër, dhe

arrëstimet e bame një natë para kësaj demostratë ndaj atyne që kishin

vëndosë me rrëzue monumentin e Stalinit në qendër të Shkodrës, trandën

përfundimisht edhe thëmelët e kalbuna të komunizmit në Shqipni.

Mesha e Parë, më 11 nandor 1990, e thanun nga Don Simon

Jubani në varrezat e Rëmajit në Shkodër, hapi edhe vorrin e shumëpritun

të komunizmit gjakatare në Shqipni.

Në vjeshtën e vitit 1986, në Katovicë mori pjesë edhe një

delegacion i Partisë së Punës së Shqipnisë, i kryesuem nga Sofokli Lazri,

nëpunës i lartë i Komitetit Qendror të P.P.Sh. që me Enver Hoxhën. Aty

u mbajt një fjalim i rëndësishëm nga M.Gorbaçovi ku, tha: “... Të

krijohen parti politike të majta, të qendrës, të djathta, por ato të

kontrollohen e drejtohen nga ne komunistët.

Partia që do të marrë pushtetin politik do të shajë komunizmin me

thëmel e çati; që të fitojmë simpatinë e Përëndimit.

Page 333: Një monument nën dhé

333

Të dënuarit e të përndjekurit politik të afrohën që të na përkrahin,

por, pushtet nuk do të ju japim, sëpse, ata do të kërkojnë të

hakmerrën.”(marrë nga teksti origjinal i botuem në RD,Tiranë, 1994).

Me datën 16 prill 1990, në TV Shqiptar Ramiz Alia, President i

Republikës së Shqipnisë i ngarkuem edhe me detyrat e Sekretarit të Parë

të K.Q. të P.P.Sh, që më 13 prill 1984, njëditë mbas vdekjes së diktatorit

Enver Hoxha, në një mbledhje me “shokët” e Byrosë Politike, thotë:

“... Edhe bar do të hajmë, edhe gjak do të derdhim, këtu e më tej

nuk shkojmë, lirinë, pavarësinë dhe socializmin nuk e sakrifikojmë”.

Më 23 gusht 1990, po në TVSH, në mbledhjen e bame para

ardhjes së Peres De Kuelar në Shqipni, Ramiz Alia thotë: “...T’i japim

idenë pa marrë angazhime... Nuk pranojmë pluralizëm. Kurrë nuk do të

lejojmë tregun privat sëpse, kjo, do të thotë likujdim i socializmit”.

Nexhmije Hoxha asht ma e “sinqerta”, ajo thotë: “Peres De

Kuelar, duhët që Shqipërinë ta pranojë kështu siç është...” (TVSh, Tiranë,

23 gusht 1990).

Edhe Peres De Kuelar, ma në fund erdhi e mori dy aspra të kohës

së Krishtit prej Judës “shqiptare” dhe iku...

Fatos Nano, Kryetar i Partisë “Socialiste” të Shqipnisë në një

takim me shqiptarët e Zvicrrës, thotë: “Njeriu ka një babë... ai babë i

mirë, apo i keq, është baba...”

At Anton Harapi, në gjyqin e zhvilluem kundër tij në vitin 1946,

thotë: “Shqipnia u fitue me gjak; me gjak dhe po mbahët e robnueme.

Do të vijë dita e me Paqë e Drejtësi do të fitohët”.

Një politikan amerikan, në TVSH thotë: “Kur njeriu paguan

borxhin, ai nuk asht borxhli ma!”.

Presidenti i Republikës së Shqipnisë, Dr. Sali Berisha, me datën

7 shtator 1993 në një takim me një delegacion evropian, thotë: “Shqipëria

ka pas trashigue 400-500 milion dollarë amerikan borgje, pare të cilat

udhëheqësit komunistë i kanë rëzervuar në bankat Përëndimore.”

Kryetari i Kuvendit Popullor i Republikës së Shqipnisë, Z. Pjetër

Arbnori, thotë: “Në Shqipëri nuk do të bëhen gjyqe politike” (TVSh.

Tirane,1993) Mbas një viti, më 20 prill 1994 në TVSh, në lajmet e orës

20.00 thotë: “... E rëndësishme është se në mes të Shqipërisë dhe Kinës,

tani ka marëdhënje të mira të cilat nuk komandohen më nga ideologjia.”

Page 334: Një monument nën dhé

334

Kryetari i Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipnisë,

Z. Aleksandër Meksi, ka thanë: “Korupsioni është fenomen i pandarë në

strukturën e ekonomisë së tregut.”.

Prof. Sami Repishti, thotë: “Në Shqipni dinastitë e kalbuna nuk

mërrijnë me kuptue elementët demokratikë”.

Prof. Arshi Pipa, ka thanë në Institutin Pedagogjik të Shkodrës:

“Ramiz Alia desht me imitue Gorbaçovin, por nuk pat as trunin e as b... e

Gorbaçovit”.

DU BOIS-REYMOND ka shkrue: “Materializmi nuk ka me mujtë

kurrë me zhvillue ndërgjegjën”.

Presidenti HAVEL ka thanë:“Njerëzit ma të rrezikshëm për

demokracinë, janë komunistët e konvertuem në demokratë”.

RICOLI në kopertinën fundit të librit të tij, botue në Lubjanka, në

vitin 1996, shkruen: “Stalinizmi ende nuk e ka pasur Nürembergun e

tij; asnjëri nuk ka pranuar të jetë përgjegjës ose bashkpunëtorë me këto

tmerre; asnjëri nuk është i penduar.”.

DON SIMON JUBANI NË 1990

Page 335: Një monument nën dhé

335

“Kremlini në teori ia kishte pre

kokën komunizmit por, në

Shqipni tundej bishti.”

Ata që kanë kenë të burgosun në burgun e Burrelit, tregojnë, se

një nga birucat asht quejt “biruca e Don Simonit”. Ishte vrima ku futej

“prifti kokfortë”. Lidhej për një ganxhe hekuri që nuk e lejonte as me u

çue me trup drejtë dhe as me u ulë, ose me u shtri. Lehëj me ditë i

çveshun, pa mbulojë e shtrojë në temperatura të ulta, ku të ftohtit

mërrinte shumë gradë nën zero, pa ushqim, vetëm me pak bukë e ujë me

masë në një pisllëk të pashpjegueshëm mjedis parazitësh, derisa iu

mbushte mendja një kapterri kriminel me e çlodhë tue e zgjidhë e tue lanë

me fjetë në çimento. Këta rreshta lexohën për dy minuta por, me kalue 26

vjet me këtë mënyrë jetese asht një gja e pakuptueshme për ne që nuk e

kemi provue. Shembulli i tij asht ma i kjarti me provue se torturat në

Shqipni kundër Klerit Katolik kanë kenë sistematike. Shpesh, ata, që, nuk

i pushkatonin i izolonin ndër burgje të mnershme, i përdoronin si forca

pune deri në raskapitjen e plotë tue i shfrytzue në maksimum derisa, si

pasojë e vuejtjes, urisë dhe sëmundjëve vinte vdekja. Kjo vdekje shpesh

asht kenë ma e mnerëshme se pushkatimi ose mbetja në torturë në çastët

e para të arrëstimit. Me vdekë se me vdekë, por të paktën pa vuejtje të

gjata e shpesh të pafund.

Don Simon Jubani ka lé në Shkodër, më 8 mars 1927. Ka vazhdue

mësimet e para në shkollën e Jezuitëve në vendlindje deri në mbylljen e

tyne nga komunistët në vitin 1946. Ka shkue ushtar dhe asht këthye

infermjer në Shkodër. Merrej me futboll dhe njihej ndër lojtarët ma të

mirë të Shkodrës. Në vitin 1958 shugurohet meshtar dhe emnohët në

Mirditë si famullitar ku, bie në sy zelli dhe përvujtnia në shërbim të Fesë,

të shoqnueme me një vrull të posaçëm dhe të palodhun për me ndërtue

Kisha e çela në atë krahinë. Pa kalue 5 vjet, arrëstohet nga Sigurimi i

Shtetit dhe dënohet... prap dënohet... ridënohet... me mendimin mos me

dalë asnjëherë nga burgu ky “Prift i pa marrun vesh”. Bani 26 vjet në

burg: “Prift me rrezikëshmëri të madhe për shoqërinë socialiste...”

Më 13 prill 1989 lirohet nga burgu në pragun e “metamorfozës”

komuniste. Vjen në Shkodër, por nuk gjenë vëllaun e tij të nderuem Don

Lazër Jubanin, edhe ky Prift shembull i një Kleriku të pathyeshëm para

Page 336: Një monument nën dhé

336

vuejtjëve të burgjëve, interrnimëve dhe ndjekjëve të vazhdueshme të

Sigurimit, derisa, njëditë, me datën 29 korrik 1982... e helmatosën kur po

hante bukë nëpërmjet të “shokut” Marleci, që i rrinte pranë ndër arat e

fermës, një bashkëpunëtorë i Sigurimit të Shtetit që edhe e survejonte,

ashtusi të gjithë klerikët tjerë kudo që ishin. Vdekja e Don Lazrit ishte

humbje e një dijetari të vërtetë në fushën e historisë shqiptare.

Pa kalue as dy vjet nga vdekja e At Meshkallës, Sigurimit i duhet

me angazhue prap spijunët për survejimin e një tjetër “arre nyçe” në atë

rrugë, 4-5 dyer ma larg se At Meshkalla, Don Simon Jubanin, priftin

belbacuk që do të bajnë një Epokë si belbacuku i 1924, Luigj Gurakuqi.

Binte shi me rrëshekë si bie zakonisht në Shkodër në muejn e

Purgatorëve. Nuk mungojnë njerëzit në të dielën e parë në vorret e

Rëmajit. Edhe pse pjesa ma e madhe ishin vorre të vjetra, mbasi në vitin

1970 u pat ndalue vorrimi i qytetarëve në këta vorre, siç e kam shpjegue

me mendim rrafshimi, prap se prap kujdesi i qytetarëve në muejn nandor

nuk ka mungue. Të paktën një tubë me lule secili e vente tek kryet e

vorrit edhe pse pjesa ma e madhe tashti nuk kishin as Kryqa. Shumë ishin

thye, shumë ishin kalbë, shumë ishin shkatrrue e, gjithshka shkonte drejt

shumjes në atë vend...

Një qytetar që banonte në një prej apartamentëve karrshi vorrëve i

quejtun Mark Murana, sjell një tavolinë me mbulesë mushamaje, mbi të

cilën hante bukë në shtëpinë e tij dhe vrapon në shtëpinë e Don Simon

Jubanit, e sjellë ndër vorre priftin e veshun si gjithmonë me kostum të zi,

tue lajmërue njerëzit e lagun prej shiut: “Eni, se tashti do të shohim

MESHË prej Don Simonit!” Jo, ma shumë se 300 vetë që nuk u besojnë

as syve, as veshëve dhe as kambëve, drejtohën nga Kapela e djegun e pa

çati dhe me të vërtetë aty asht edhe Don Simoni. Don Simoni ven Kryqin

e mëshefun mbi tavolinë bashkë me pak gjana të ruajtuna ndër vite, pa i

shkue mendja ndonjëherë kur ishte në “birucën e tij” në Burrel, se do të

vijë kjo ditë dhe mbasi ban Kryq, u drejtohët të pranishëmve:

“Vëllazën e motra! Dizidenti Mark Murana sot ka shkrue një datë

historike, që do të përmendët ndër analet e kronikat historike të qytetit

tonë martir të Shkodrës së famëshme që, po vuen për liri e demokraci,

por, që, sot po fillon për té dhe gjithë shqiptarët një Epoke e Re...” dhe

përfundon fjalën e tij: “Sot njëjavë, më 11 nandor 1990 kemi Meshën ora

12.00, këtu ndër vorre!”

Page 337: Një monument nën dhé

337

Për pak minuta të pranishmit shpërndahën në katër anët e qytetit.

Fjala merr dheun. Të gjithë vrapojnë me shpërnda lajmin “Në Shkodër ka

ardhë Mesia!” Si dikur, ndër katakombe njerëzit nuk besojnë, shumica

kujtojnë se janë në andërr. Ka shumë që nuk harrojnë fjalët e Shën

Tomës: “Unë, pa e pa Don Simonin me sytë e mijë tue thanë Meshë, e pa

vue dorën ndër plagët e tija që i kanë hapë komunistët në trupin e tij,

NUK BESOJ!” Të gjithëve u dukët se ndër dyer përgjohen nga xhullinjët

e shekullit të elektronikës, të gjithë me lot ndër sy pranojnë: “Kjo asht

mbrekullia!” Edhe pse shiu vazhdon me ra rruga e Ballabanës, edhe

njëherë u këthye në pjacë. Turma, turma, të rinjë, pleq, sakata e qorra që

kanë lind mbas datës 19 mars 1967, ditë në të cilën në Shkodër nuk kishte

ma asnjë Kishë të hapun dhe që nuk kanë pa Dritën e Qillës tue shndritë

në fëtyrat e tyne nëpërmjet fjalës së Ungjillit, drejtohen kah Rëmaji dhe

me të vërtetë të gjithë besojnë se: “GJAKU I MARTIRËVE TË FESË

DHE ATDHEUT ASHT FARA, QË SOT KA BIJTË... KATOLIKË E

MYSLIMANË, TË VRAMË SË BASHKU NË ZALLIN E KIRIT, TË

LIDHUN DORA DORËS, THËRRASIN: BASHKOHUNI VËLLAZËN

SHKODRANË, SI NA KËTU QË KEMI VDEKË PËR LIRI DHE

DEMOKRACI TË VËRTETË!” Amanetin e mban toka, thonë

shkodranët. Filloi rindërtimi i Kapelës. Ato selvia të vogla, fidanat që

dikur mbillte Nikolin Muzhani, tashti u banë trupa me mbulue çatinë e

djegun. Një kantjer i vogël ndërtimi që ruhej nga qindra të rinjë ditë e

natë për mos me u përsëritë dhunimi. Futej ndonjë gjips me spijunët e

Partisë, por përgjigja ishte vetëm një: “Na leni rahat të vazhdojmë punën

tonë... !” Çakiçi rrahte pa pushue, tue ngulë gozhda. Karroca me llaç e

gëlqere shkarkoheshin në sheshin para Kapelës. Të gjithë muratorë, të

gjithë hamaj, padallim Feje, të gjithë elektricistë e bojaxhijë për me

zbukurue tempullin e rindërtuem nga RINIA. Vetëm ndër dy vende nuk

fikej drita as ditë as natë, në Rëmaji dhe në Komitetin e Partisë. Vetëm

ndër dy vende ka roje të vazhdueshme, ndër vorre dhe në Sigurim, ndërsa

spijunët janë përhapë në gjithë qytetin: “ Kush e gjenë ku asht Don

Simoni?” por, askush nuk flet... dihet se nuk asht i arrëstuem por ku asht

nuk dihet!

Asht data 10 nandor, ora 19.00. Terr. Nata ka fillue por pak kush

asht ndrye ndër shtëpia, gjithë Shkodra asht dyndë ndër vorre. Janë fikë

dritat. Tre djelm të fortë janë tek kulmi i faqatës së Kapelës. Njeni duket

si Krishti, ka në krah një Kryq jo druni, po hekuri, ashtu si e pat edhe

Page 338: Një monument nën dhé

338

Shqipnia për 50 vjet; tjetri, të duket se po e gozhdon me një çakiç të

randë në dorë; ndërsa, i treti mban një qiri në dorë, për dritë. Vëndoset

edhe Kryqi. Kur, përfundon puna dhe asht derdhë edhe betoni një

duertrokitje e fuqishme ushton në Rëmaji nga mijra vetë që janë aty, të

gjitha dritarët e apartamentëve hapën për me vështrue se shka ndodhi:

“KISHA ASHT GATI PËR NESËR!” ndigjohet një za mes brohoritjeve.

Në orën 23.55’ në zyrën e Sekretarit të Parë të Partisë, Xhemal

Dymylia bie telefoni, asht zani i Presidentit të Republikës, tregonte

dëzhurni që ndodhet aty tue pi një kafe me Xhemalin. “Si urdhëron, po,

po, si urdhëron... Peres De Kuelar më foli... si urdhëron shoku Ramiz, ...

qetësia duhet siguruar... po, shoku Ramiz... njofto Çapajevin... po, si

urdhëron shoku... Forcat speciale... po, po, ndigjoj... tashti, shoku Ramiz,

si urdhëron... deri në një urdhër të dytë... po, shoku Ramiz, këtu jam

sonte!...” Gjithë natën lëvizje gjipsash, gjithë natën korrierët spijun në

qarkullim...në çdo qoshe të qytetit që dukej sikur po flenë.

Shkodra dukej se flenë por, jo; dukej se heshtë por, jo; dukej se

zien, por, jo; asht çue dhe zor se flenë ma, asht çue e nuk besoj se heshtë

ma; nuk zien por, vlon, vlon bashkë me gjakun e Martirëve, e derdhët si

lum në Zallin e Kirit, aty, aty, brijë çinarëve të Rëmajit!

11 NANDOR 1990, ora 11.00. Ka disa postbloqe por jo të

rëndësishme. Disa makina gaz të Sigurimit janë në disa këthesa rruge.

Mbrenda tyne shihej edhe ndonjë surrat i njohtun spijuni por, nuk do ta

ndyjë këtë artikull me emnat e flligtë të tyne. Filmojnë dhe shënojnë

emna... Karvani i fshatarëve me biçikleta asht i pafund. Të gjithë ecin në

punën e vet. Të gjithë drejt vorrëve... të gjithë të zhytun ndër mendime...

të gjithë të duket se me vedi thonë Punën e Pendimit, asnjeni nuk din a

këthehët në shtëpi... të gjithë me fëmijë e pleq për dore, të gjithë

përshëndetën njeni me tjetrin, të gjithë janë SHQIPTARË, padallim Feje

... Të gjithë drejt vendit të Ringjalljës së Përjetëshme...

Një grup i madh myslimanësh asht vendosë mburojë tek dera e

vorrëve. Njeni më tregon se na do të qëndrojmë këtu, mbasi po kje se

ndodhë gja, na do të përdorim armët që kemi në trup... Ju, rrini të qetë

ashtusi jeni me fëmijë e familjet tueja!..Sot jemi na këtu! Ndër katët e

nalta të apartamentëve shihet ndonjë tytë automatiku e drejtueme nga na.

Në krahun e majtë të vorrëve janë disa vagona të mbushun me sambistë

të ardhun me forcat speciale nga Tirana që presin “urdhën” ... Në sheshët

Page 339: Një monument nën dhé

339

e vogla përbrijë apartamentëve sheh vetura me gjithfarë targash, tue fillue

nga trupat diplomatike, nga Ministria e Mbrendshme e deri tek taksitë e

Elbasanit, Durrësit e të Kavajës... të gjithë kanë ardhë me pa me sytë e

tyne mbrekullinë, mbasi nuk u besojnë ma fjalëve...

Pritët Ai burrë, që do të këthejnë edhe një fletë tjetër të lavdishme

në historinë e Shqipnisë, ashtusi atë ditë në Deçiq, u prit Ded Gjo’ Luli

me trimat e tij... e, Ismail Qemali në Vlonë... atëditë!

Mërrini... Erdhi Don Simoni! ... Shihe, shihe, ku asht i rrëthuem

me djelmë të rinjë... Dikush çohët në majë të gishtave me e pa, dikush

hypë mbi ndonjë gurë vorri, dikush tjetër çon fëmijët hopa; të gjithë kanë

sytë në një pikë: “Tek Prifti vigan, tek Ai sokol që nuk e ban ma Nana

Shqipni shokun e tij, asht vetëm një vijë e bardhë në fytin e tij që ndanë

kokën nga trupi, asht shenja e Shugurimit Meshtar, asht pikërisht ajo

shenjë që kush e di sa herë diktatori ka matë shpatën e tij me gjak për atë

fyt... Asht Don Simon Jubani... Meshtari i Shkodrës... i bardhë në fëtyrë,

si Shpirti i tij.” Një gëzim që nuk përsëritët ma! Erdhi, ecë me shpejtësi

si gjithnjë e gjujzohët para Elterit!

Një grup grashë të moshueme me shenjën “Bijat e Marisë”

këndojnë me lot për faqe nga mallëngjimi kangën e “Zojës së Shkodrës”,

të shoqnueme nga populli i cili nuk e ka harrue... Një za naltohët nga

qielli, tue u bashkue me cicërimat e zogjëve ndër selvia, drejt gjethëve të

çinarëve që duertrokasin fitorën me hymnin “Ave Maria” ... prej Gjok

qorrit, të cilit sot i ka ardhë drita...

Asht ora 11.45’... Vetëm në Rëmaji bie ora e Lirisë... Rrahin

kumbonët... Edhe ajo ka dalë prej dheut... asht Ringjallë. Largohën pak re

që kishin zanë shkëlqimin e diellit e bashkë me rrezët e tija lind njëditë e

re. Para një Elteri të thjeshtë druni përkulet para Kryqit, për të cilin asht

salvue ai bashkë me gjithë popullin e Shkodrës, asht Don Simoni. Mbas

1-2 minutash heshtje ushton një za sipër rrasës vorrit 24 e sa vjeçare, vue

në 1967, asht zani që shembë bashkë me “Revolucionin Kultural” edhe

zanin e qyqës së Partisë, që vajton “bilbilin”e saj... Asht zani i një Don

Simoni që ndihët i vetëm në truellin e Arbërit, asht një gjamë mbi të

pafetë që shkrep si rrëfeja e zharitë monumentët e bronxit mjedis të

Shkodrës e Tiranës, asht dora në ballë që thotë: “Në emën të Atit...” e,

Mesha fillon... Mbas pak çastesh i drejtohët popullit me fjalën e tij të

paharrueshme e historike:

“Vëllazën e motra!

Page 340: Një monument nën dhé

340

Le ti kujtojmë për një minut në heshtje të gjithë këta të vdekun,

që kemi ndër këto vorreza dhe të gjithë ata vëllazën e motra tona, që

kanë ra për një Shqipni evropiane, gjatë këtyne 46 vjetëve të

shkueme...”

Mesha vazhdon… derisa ndigjohën fjalët: “Shkoni në paqë,

Mesha mbaroi!”

Duartrokitje, thirrje “Rrnoftë Don Simoni!”, kangë e brohoritje

për FITOREN! Gëzim e hare në atë vend ku dikur, vetëm lotohej...

Si një kor i vetëm populli këndon kangën: “KRISHTI MBRET!”

MESHA E PARË asht fitore e Lirisë së Fesë mbi Ferrin

komunist!

MESHA E PARË asht fitore e Lirisë së Atdheut, mbi robninë

50 vjeçare!

MESHA E PARË asht fillimi i Lirisë dhe i Demokracisë në

Shqipni!

PA FE NUK KA ATDHE, PA ATDHE NUK KA LIRI, PA

LIRI NUK KA DEMOKRACI!

Page 341: Një monument nën dhé

341

DON MIKEL KOLIQI

“… Titullin e Kardinalit e ka

marrë Shqipnia”

Ishte viti 1951. Ditë e dielë, aty rreth orës 8.30 të mëngjezit kur

ishim tue u këthye në shtëpi bashkë me gjyshën, nanën Nine mbasi pamë

meshë në Kishën e Fretënve të Gjuhadolit dhe, posa hymë në rrugën e

Gurakuqit, në krahun e djathtë doli nga një derë e vogël bashkë me motër

Luçinë, një prift që menjëherë u drejtue nga gjyshja, që në atë çast filloi

me kja për dajën Don Kolec, dhe i tha: “Nine, mos kjaj aspak, se Don

Kolecin e paska dashtë Zoti ma fort se ne të tjerëve, ti me të vërtetë e

dishron por ai vdiq me faqe të bardhë. Zoti e mori për mos me e lanë me

ra në duert e këtyne, ndërsa halli i jonë nuk po dihet por ishalla edhe ne

na ruen që mos të turpnohemi... Vullnesa e Tij u baftë!”. Kur u ndamë,

gjyshja më tregoi se ky ishte Don Mikel Koliqi, një bashkëmoshatarë me

dajën që posa kishte dalë nga burgu. Ndërsa, Motër Luçin, e njihja se e

kam pasë edukatore në shkollën e Çelës në vitin 1945, pak ditë para se të

mbylleshin shkollat e murgeshave nga komunistët.

Mbas pak ditësh kur po shihja meshë në Kishën Kathedrale,

pikërisht më 16 tetor, ditën e Zojës së Shkodrës, në një prej Elterëve po

thonte meshë Don Mikeli. Mbasi u suell nga populli dhe, tha: “Zoti kjoftë

me ju” dhe u këthye nga Elteri, si mbas veprimit me mënyrën e vjetër të

meshës, u përkul mbi Elterë dhe u duk sikur diçka kishte. Për pak çaste

erdhi Don Ernesto Çoba, diçka biseduen bashkë, por meshën me një

fëtyre ma të zverdhun se zakonisht mujti me e çue deri në fund. Kur i

tregova në shtëpi për këtë ngjarje nana më shpjegoi se Don Mikeli asht i

sëmurë me stomak. Nuk kaloi shumë kohë dhe Don Mikeli u arrëstue.

Mbas arrëstimit të dytë nuk e pashë ma deri në vitin 1990. Ai u pat

lirue nga burgu në vitin 1986 dhe banonte tek motra e vet Margerita,

zonja e Salvator Kurtit, por takimi me te për ne ishte i frikshëm. Asht e

vërtetë që shtëpia nuk kishte derë oborri por kishte shumë dritare, mbasi

aty kishte rreth 15-16 familje dhe nuk dihej kush mund të kontrollojë

lëvizjet të cilat me siguri dikush i rregjistronte. Don Mikeli, edhe pse

Page 342: Një monument nën dhé

342

ishte i lirë në shtëpi nuk besoj se lehëj pa u survejue. Ajo shtëpi dikur

banohej nga i ndjeri Cuk Simoni, përkthyesi i parë i librit “Pinoku” për të

cilin Prof. Gaspër Ugashi, më ka thanë, se asht një ndër kryeveprat e

përkthimëve që janë ba në gjuhën shqipe. Kur hapej ajo derë, si fëmijë

kishim dëshirë me pa lulet e bukra që kishte në atë oborr, drandofillet

kaçë si tanda hardhije e, tashti, të shkretnuem si shumë shtëpi shkodrane..

Mbas vitit 1990 filloi edhe njëherë gjallnia në atë vend. Shumë

vetë vizitonin Don Mikelin. Kur u pata takue herën e parë me té dhe i

kujtova vitët 1951, ai me saktësi fliste për ngjarjet e atëherëshme edhe

pse ishte 88 vjeç. Më pat tregue shumë gjana që nuk i dija për Don

Kolecin, Don Alfons Trackin, që e vlersonte si thëmelues të bazave mbi

të cilat asht ndërtue shoqnia e “Vëprimit Katolik” në Shkodër. Tregonte

për rrethët që kishte hapë me zejët e ndryshme që mësonin të rinjtë prej

atij misionari të pakrahasueshëm me të gjithë të tjerët që kanë shkelë

tokën shqiptare. Vlerësonte vullnetin e madh të tij dhe sakrificën si

misionar. “Si tashti, kam ndër veshë zanin e të shkretit Don Ndre Zadeja,

i cili, kur po e torturonin u thonte: Mohni bre kështu, po a ban shqiptari

mbi shqiptarin çka jeni tue ba ju në mue!?” dhe, mbyllej biseda me një

ofshamje për mikun e tij. Don Mikeli ishte arrëstue ndër ato ditë me Don

Ndreun, dhe thonte për té, se e kanë torturue shumë... ndërsa, për vehte

nuk fliste... Pra, Don Mikel Koliqi, e fillon Kalvarin e tij më 3 shkurt

1945 dhe e vazhdon gati 38 vjet... me burgje e interrnime pa ndërpremje

deri në vitin 1986, përveç vitit 1950-1954, që janë vetëm 3 vjet që ka

jetue në shtëpi tek kushrini i tij Pjerin Koliqi, vëllai i Motër Luçit dhe dr.

Jul Koliqit (kirurg i njohtun).

Atë ditë ishte arrëstue edhe At Gardini e At Gjergj Vata (atëherë

xhaku), ndërsa, në burg ka gjetë At Gegë Lumën dhe At Dioniz Makën,

të arrëstuem në gjysë të janarit 1945.

Një çudi! Mbas gati 9 muejsh dënohet 2 vjet “me kusht”, nga

Aranit Çela. Mbas 3 muejsh i lirë, arrëstohet prap dhe në mars të 1946

dënohet 5 vjet burg, si “armik i popullit”. Nga burgu i Shkodrës, në 1948

nisët ndër kampet e shfarosjës, në Beden të Kavajës. Në vitin 1949, në

Orman të Pojanit të Korçës, deri më 20 korrik 1950 që lirohet. Pa kalue

tri vjet e gjysëm, në vitin 1954, arrëstohet dhe mbasi i çveshin veladonin

e interrnojnë në Radostinë të Lushnjës, Kuç të Kurveleshit, Gradishtë,

Gjazë, Ballsh etj. Në vitin 1977, arrëstohet prap si “armik i popullit dhe

agjent i Vatikanit” dhe dënohet 15 vjet burg, tue u dërgue në kampe pune

Page 343: Një monument nën dhé

343

etj. derisa përfundon në burgun e Burrelit, prej nga lirohet më 11 prill

1986, gjoja për arësye moshe e shëndeti.

Ishte tue dalë nga burgu, kur bashkohet me shokët tjerë që ëdhe

ata po liroheshin me këtë. Të gjithë sëbashku bajnë edhe një “fotografi”.

Kur e tregonte këtë moment, qeshëj dhe shtonte, “si dukët i duhej kjo

fotografi me ia dërgue Shtrausit”... pritej përditë një rreze drite e lirisë së

fesë, kufinjve dhe të burgosunve politikë. Ishte koha kur bahëshin

përpjekje për hapje të Shqipnisë nga gjermano-përëndimorët.

Ishte viti 1991. Bashkimi i Sindikatave të Pavaruna të Shqipnisë

kishte një problem shumë delikat, të rëndësishëm dhe urgjent në lidhje

me Vatikanin, madje, direkt me Papën. Për këtë punë vjen në Shkodër,

Z. Eqrem Kavaja me u takue me një Prift, me të cilin kishte ndejë në

burg. Unë ia ndryshova mendimin dhe i bisedova se do të ishte ma mirë

me shkue tek Don Mikeli. Eqremi ngurroi pak vetëm për arësye të

moshës së tij, mbasi çështja kërkonte shpejtësi veprimi, duhej zgjidhë për

dy ditë. Unë ngula kambë me shkue dhe Eqremi nuk ma kundërshtoi.

Shkuem në shtëpinë e Don Mikelit dhe biseduem të tre problemin që

kishim. Ai e vlerësoi mashumë se na të dy. Në fund tha: “Ma leni mue në

dorë këtë punë dhe mos e bisedoni me tjetër kend, se mund të ju vijnë ju

ndonjë e keqe…” Kur dolëm në rrugë, Eqremi po ecte si i habitun dhe

vetëm më tha: “çfarë kokash ka pasë Kleri Katilik, 90 vjeç asht ma i

kjartë se ne në tru…” Mbas 24 orësh çështja për të cilën shkueme asht

kenë e kryeme. Si e tek e dinte vetëm ai në Shkodër dhe Papa në Romë...

Në vitin 1992, Don Mikelit i erdhi nga Selia e Shenjtë, titulli

“Monsinjor” pra, në moshën 90 vjeçare ai njihej Ipeshkëv në Shkodër. Në

vitin 1993 takohet me Papën Gjon Pali II, dhe Nanë Terezën, po në

Shkodër. Shtëpia e Imzot Mikel Koliqit tashti ishte qendër pelegrinazhi,

sëpse, aty ishte një mbrekulli që prekëj me dorë, shihej me sy dhe fjala e

tij ishte këshillë për këdo që kërkonte ndihmën e tij. Po këtë vit një grup

qytetarësh shkodranë i kërkuam Presidentit të Republikës dekorimin e tij

me titullin “Pishtar i Demokracisë”, kërkesë e cila na u plotësue me datën

29 shtator 1993, atë ditë që Imzot Koliqi mbushte 91 vjet. Ceremonia u

ba në Teatër “Migjeni”, ku nuk kishte vend të hidhej kokrra e mollës.

Dekorohej Famullitari i Shkodrës, Don Mikel Koliqi, që për një gjysëm

shekulli vetëm nderohej nga i gjithë populli shqiptar që vuante ndër tela

gjithkah rreth Shqipnisë, ashtusi të gjithë Atdhetarët e nderuem nën

prangat e robnisë komuniste.

Page 344: Një monument nën dhé

344

Për këtë dekorim duhej një përshkrim i shkurtë i biografisë së tij,

të cilin kam pasë rasë të mirë me e ba unë. Për tri ditë nga dy-tre orë kam

shkue me ndigjue prej gojës së tij “jetën”... po, cilën jetë?! Fillonte me

shekullin e XX, më 29 shtator 1902 dhe vazhdonte... 9 vjeç ishe në

Breshia bashkë me vëllaun Ernesto, prej aty më çoi daja në Monza afër

Milanit. Mbasi mora maturën atje shkova me ndjekë universitetin

“Politekniku” në Milano, student në fakultetin e ingjenjerisë. Mbas dy

vjetësh i shkrova një letër Imzot Lazër Mjedjës, me të cilën kërkova me

ndryshue drejtimin e jetës dhe me më dhanë lejën për me ndjekë degën

teologjike për Prift. Në vitin 1927, po në Milano, vazhdova seminarin...

studjojshe përveç theologjisë, muzikë, art, gjuhë të hueja... dhe në fund

mbyllej fraza: “Si të gjithë të tjerët...!”, një modesti shembullore. Më 30

maji 1931 vjen në Shkodër dhe në Kishën e Jezuitëve, shugurohët

Meshtar, ndërsa më 31 maji çon meshën e Parë në Kathedralen e

Shkodrës. Emnohët ndihmës famullitar i Shkodrës, pranë Imzot Gaspër

Thaçit. Ka bashpunëtorë Don Zef Pukën dhe Don Tom Lacën. Dy vjetët

e para jep mësim në shkollën “Skënderbeg” me drejtor Pjetër Troshanin,

për të cilin ruante një respekt të posaçëm. Aty, fillon zgjedhjën e fëmijëve

për me formue korin e Kishës së Madhe. Mbas vdekjes së Imzot Mjedjës,

në 1935 në vendin e tij emnohet Imzot Thaçi dhe Don Mikeli, bahët

famullitar dhe Vicar i Dioçezit të Shkodrës. Në këtë vit thëmelon fletorën

“Kumbona e së Diellës”, të cilën e drejton 7 vjet, deri në mbylljen e saj

nga komunistët. Kësaj reviste Don Mikeli i dha një drejtim popullor me

qëllim që të kuptohët nga të gjithë. Bashkëpunëtorët e tij, Imzot Gjergj

Volaj, Don Ernesto Çoba, Don Zef Shestani, Injac Zamputti etj. ruajtën

vlerat e saja në lamin atdhetar, kombëtar, fetar, edukativ dhe kulturor, tue

zanë vend në revistat ma në za të kohës. Në vitin 1993 Don Mikeli, prap

vazhdonte me kenë Drejtor Nderi. Biseda për revistën mbyllej: “Unë,

vetëm e hapa, me e mbajtë e kanë mbajtë të tjerët, ... penat e mëdha që

shkruenin aty, ata e mbanin, mundin e banin ata...” Ndër ngjarjët ma me

rëndësi të jetës asht krijimi i “Vëprimit Katolik Shqiptar”, shoqni laike

me parime Katolike në ndihmë të jerarkisë për çështje që nuk i përkasin

klerit, me organizmin e vet në të cilin kanë dhanë kontributin e tyne: At

Pjetër Meshkalla, Don Alfons Tracki, Don Lazër Shantoja, Don Frano

Illija, Don Nikoll Gazulli, Andrea Skanjeti, Shuk Radoja, Engjull Ndocaj,

Dr. Jul Koliqi etj. Asht shoqnia ku spikati figura e Ndoc Jakovës si

kryetar i saj. Në fushën e muzikës duhëj nxjerrë fjala me grep... Ndërhyja

Page 345: Një monument nën dhé

345

më ndonjë pyetje, mashumë me ditë të sigurt atë çka kisha ndigjue nga të

tjerët, por ndërpritej: “E kanë rritë vlerën mashumë.. .muzika e eme nuk

ka ato vlera, unë kam punue se më detyroi Dom Ndreu, ai mi vuni mbi

tavolinë tekstët dhe, më kërkoi muzikën. Po mos të ishte Dom Ndreu nuk

do të kishe kompozue ato gjana të vogla që jam mundue me ba...” Don

Mikeli asht ndër njohësit ma të mirë të muzikës klasike edhe pse nuk ka

vazhdue asnjëherë konservatorin. Ai ka kompozue pjesë origjinale të

muzikës kishtare dhe vlera e tij mbetët e pakrahasueshme me tre

melodramet e shkrueme nga shkrimtari Don Ndre Zadeja, me të cilin

bashkëpunoi dhe vuni bazat e muzikës kombëtare shqiptare, me një nivel

të naltë artistik tue i ba të pavdekëshme ato.

Mjeshtria e Koliqit në muzikë mbetë pjesë përbase me vlerat e

vëprave të Don Ndre Zadejës. Ato nuk shkëputen nga njena tjetra, sikurse

as “Rozafa” nga “Rrëthimi i Shkodrës” dhe “Ruba e Kuqe”. Koliqi me

muzikën e këtyne melodramëve vuni me sukses gurin e parë në muzikën

skenike.

Don Mikel Koliqi asht i pari muzikant shqiptar që në muzikën

skenike futi elementët e muzikës sonë kombëtare.

Don Mikel, e pyeta: “Në cilat kampe ke kalue, dhe çka të ka

mbetë në mend nga hetuesit, vuejtjët dhe ato vite tmeri?!” Ai mu përgjigj:

“Kampët e burgjet nuk më kujtohen dhe nuk besoj se i dijnë edhe ata që

më kanë burgosë e interrnue... janë shumë, janë gati 38 vjet, nuk më

kujtohën se ishin të gjitha njësoj. Edhe hetuesit ishin të një kallëpi, të

gjithë si të ishin të një nane, thomi na shkodranët. Nga gjithë jeta e burgut

dhe interrnimit më ka mbetë në krye vetëm një përson (PT) ... i cili ishte

në interrnim edhe ai me mue në Ballsh. Të lutem emnin e tij mos e

shkruej asnjëherë se ishte nga një familje shumë e mirë myslimane, nga

Tirana. Kam njohtë babën e tij dhe nuk due me ia njollosë emnin, se asht

kenë burrë i mirë. I biri vuente me mue. Pat fillue me u disprue nga puna

e randë në fermë. Unë, për mos me e lanë me shkue në disprim dhe mos

me i ardhë gja e keqe, fillova me e afrue me fjalë të mira me mujtë me i

dhanë forcë e shpresa për jetën. Ndër ditët e diela shpesh vinte për drekë

bashkë me dy-tre shokë të tjerë. U mundonim me harrue ku jemi. Unë

kishe nje radio të vogël dore ku ndigjojshe lajmët dhe muzikë. Ajo ishte

dritaria eme. I tregojshe ndonjë lajm shpresëdhanës tue ia shpjegue me

gëzim se dishka mund të bahët... Ai ndigjonte dhe nuk fliste me njeri,

mbasi kjo ishte e vetmja porosi e emja. Njëditë më thirrën në komandën e

Page 346: Një monument nën dhé

346

të interrnuemve; më nisën për qytet, më nxorën në një gjyq formal, vetëm

sa me më dënue me burg. U detyrova me pranue për shka kishe folë me

këtë djalë mbasi të gjitha lajmet që i kishe tregue, ai i kishte denoncue në

zyrën e operativit të Sigurimit të Shtetit... I vetmi rasë që kujtoj asht ky

mbasi përpjekja e eme ishte vetëm një, me evitue ndonjë përfundim të

keq që mund t’i vinte atij djalë, ashtusi shumë të tjerëve që kanë mbyllë

jetën ndër telat e rrëthimit të burgjëve e të kampëve. Unë ia kam falë por

edhe Zoti ishalla ia falë! Vetëm këtë kujtoj shpesh nga ajo kohë.”

Për kohën e ardhme ai shprehej kështu: “Optimist jam kenë edhe

në vuejtje, sëpse besoj në Zotin, ndërsa tashti jam optimist pa kenë në

vuejtje. Zoti ka me na ndihmue nëpërmjet Kombëve të mëdha, që si po

shihët edhe ata janë bashkue. Kam besim se ata do t’i detyrojnë edhe

kombët e vogla me pranue të drejtat njerëzore. Do t’i gëzojnë ata që vinë

mbas nesh!”.

Në fund i tregova se ndër ato ditë do të dekorohët edhe At

Meshkalla. I erdhi shumë mirë dhe, më tha: “Keni ba mirë që e keni

kërkue atë gja se, Ai e meriton, po, për mue asht tepër... At Meshkalla,

asht kenë një Martir i vërtetë, mbasi Ai nuk asht arrestue kur i ka ra

ndër mend atyne, por me punën e palodhun të tijën në drejtim të Fesë

dhe të Atdheut, sidomos me rininë, ia ka shti ai ndër mend atyne

arrëstimin, gja të cilën na të tjerët nuk e kemi ba!”.

Shumë herë ka ngjarje që duken të paprituna...

Pikërisht, kur në Shqipni, pothuej nuk kishte mbetë asgja nga

thëmelët e katoliçizmit prej rrëbeshit komunist, atëherë, ndodhë ajo që

kishte fillue në vitin 1464 me Papën Piu II-të, kur mendonte me ba

Kardinal Imzot Pal Engjullin, po, që, nuk u realizue nga vdekja e Papës

në Ankona. Në vitin 1994, plot mbas 530 vjetësh atë dëshirë që pat Papa

Piu II-të, e realizoi Papa Gjon Pali II-të, dhe me datën 26 nandor 1994,

Imzot Mikel Koliqi, asht Kardinali i Parë i Popullit Shqiptar.

Papa iu drejtue me këto fjalë të ngrohta:

“... Takimi i sotëm më përtrinë kujtimin e dashtun të vizitës së

paharrueme që kam mujtë me ba në Shqipni, më 25 prill të vitit

kaluem. Në përsonin tuej sot përshëndes përfaqësuesin e madh të

Kishës Shqiptare, që i ka dhanë Krishtit një dëshmi të guximshme

besnikërie, tue përballue vuejtje të tmershme gjatë përndjekjës së

egër të regjimit totalitar...

Page 347: Një monument nën dhé

347

Tue u lutë për mbrojtjen qiellore të Zojës së Këshillit të Mirë

që e kanë aq të dashtun shqiptarët, jap me gjithë zemër Bekimin

Apostolik për Ju, dhe për të gjithë ata që sot Ju rrethojnë, si edhe për

gjithë kombin e dashtun shqiptar”.

Ndërsa Kardinal Mikel Koliqi shprehët kështu:

“Papa më ka zgjedhë mue për Kardinal, se ishe ma i moshuemi,

... titullin e Kardinalit e ka marrë Shqipnia”.

Edhe titulli i Kardinalit i “përkiste të tjerëve”!

Me datën 28 janar 1997, në moshën 95 vjeçare Kardinal Mikel

Koliqi, vdiq. Ai u përcjell me nderim nga gjithë populli i Shkodrës dhe i

mbarë Atdheut... ashtu si e meritonte.

Page 348: Një monument nën dhé

348

AT GIACOMO GARDIN S.J.

“Asht e vështirë me ia ndreqë

kambët qenit!”

Asht i vetmi jezuit që u riatdhesue mbas vitit 1991. E tham me

bindje se At Giacomo Gardin, Atdhe të dytë ka pasë Shqipninë. Një fjalë

goje, në moshën 86 vjeçare vjen edhe njëherë tek na. Ai vjen pikërisht në

kohën ma të nevojshme për ne, atëherë, kur na nuk kishim as Kisha, as

kuvende, as qela, as shkolla fetare dhe mund të thomi gati as klerikë

shqiptarë, mbasi aq pak kishin mbetë mbas fortunës gjysëm shekullore, sa

gati gati mund të kujtoheshim nga të huejt se, në Shqipni nuk ka pasë

kurrë klerikë shqiptarë. Të vjetrit numëroheshin me gishta. At Gardini,

njihte vetëm dy: At Lulin dhe At Vatën nga jezuitët, madje, At Gjergj

Vata ishte shugurue në vitin 1955 mbasi atëherë, kur At Gardini, ishte

arrëstue në vitin 1945 bashkë me të, At Vata asht kenë xhaku. Pjesa tjetër

nuk ishte ma. Po, kështu, edhe koha kishte ba punën e vet mbasi edhe nga

jezuitët italianë që patën kenë largue nga Shqipnia në vitin 1946, as ata

nuk jetonin ma.

At Petro Majone S.J. ishte i pari jezuit që shkeli në Shkodër në

vitin 1991, nuk gaboj aty nga muej mars. Erdhi në hotel “Turizmi” dhe

prej aty kemi shkue bashkë (unë, i ngarkuem nga Sindikata e Pavarun,

B.S.P.Sh, me e shoqnue me kërkesën e tij) në një takim që bani me

kryetarën e Komitetit Ekzekutiv të K.P. të Rrethit të Shkodrës, zonjën

Tereza Marubi. Kërkonte vetëm një streh me futë kokën mbasi kuvend

nuk kishte ende. Ndërtesa e parë që iu dorëzue kje Argjipeshkvia e cila u

riparue nga vetë kleri me fondet e veta. Ardhja e Nanë Terezës hapi

mundësi të tjera. Shqipnia u mbush me klerikë e murgesha në të katër

anët. U hapën edhe qendra të tjera dhe puna fetare pothuej u vue në rrugë

të mbarë. Porsa përfundoi riparimi i Argjipeshkvisë mërrijti në Shqipni

At Gardini. Në vitin 1992 u njoha afër me té, ma përpara nuk e kam pasë

njohtë. Pata kenë këshillue me té për dorëshkrimin e librit “At Pjetër

Meshkalla S.J.”, mbasi kisha frikë se mos gaboj në ndonjë problem të

urdhnit tyne. Kujtoj mirë atë kënaqësi që pat kur i tregova se jam një mik

Page 349: Një monument nën dhé

349

i At Meshkallës. Ai jo vetëm e kishte njohtë afër, por mendimi dhe

kujtimet që ruente për té ishin aq të mira dhe të dashtuna, sa kur i

tregonte të dukej se koha kishte mbetë 50 vjet para. E pëlqente punën e tij

që ka ba me rininë dhe kryesisht përqendrohëj në edukimin e saj

antifashist dhe antikomunist. At Gardini, përputhej me mendimet e At

Meshkallës në problemin atdhetar dhe kritikonte shumë gabimet e fajet e

disa jezuitëve të huej, që kishin ba kur ishin kenë këtu. Kishte ba mjaft

nga këto biseda me klerikët e rinjë që po vinin tashti për mos me përsëritë

gabimet e kohës së shkueme.

Njëditë, aty nga fillimi i vitit 1993 kur hyna në dhomë e pyeta, se,

a kishte ndigjue lajmët dhe ai më tha, se jo, i ishte prishë radio. Unë i

tregova se mbramë radio “Tirana” ka njoftue që Shqipnia ka hy në

Konferencën Islamike, madje, edhe dokumentin e ka nënshkrue ministri i

jashtëm i yni Dr. Alfred Serreqi. Ai nuk u habit aspak, vetëm më tha këto

fjalë: “Ma në fund mbas 68 vjetësh, ia mërrijtën qëllimit”.... Kishte ardhë

radha me u çuditë unë dhe jo ai. Unë i habitun nga shifra 68 vjet, e pyeta:

“Shka ka lidhje kjo shifër 68 vjet e, jo, as 70 e as 66... me lajmin e

mbramshëm?”... Atëherë, ai më shpjegoi: “Mbreti i Shqipnisë Ahmet

Zogu, ka pas thirrë Delegatin Apostolik, që atëherë ishte në Shkodër dhe i

ka pas kërkue se shka mendon Vatikani për lidhjet me ne, në kjoftë se na

mund të hyjmë në Konferencën Islamike, mbas një kërkese që i ishte ba

nga ana e tyne ato ditë? Delegati tue u ndodhë para një kërkese të

papritun prej Mbretit i kishte kërkue dy javë kohë, sa me shkue deri në

Vatikan dhe me sjellë mendimin e tyne për këtë punë. Mbreti asht kenë

dakord. Delegati ka shkue tek Papa Piu XI, dhe i ka tregue kërkesën e

Mbretit. Papa i asht përgjigjë Mbretit nëpërmjet të Delegatit, me këto

fjalë: “Në kjoftë se doni me ruejtë edhe atë pak Shqipni që ka mbetë, ju

nuk duhet të angazhoheni me vendët e Lindjës. Na gjithmonë kemi thanë

se Shqipnia asht vend Evropian. Ju, mund të veproni si të doni. Ky asht

mendimi i jonë!”. Delegati asht këthye në Shqipni dhe i ka tregue Mbretit

përgjigjën e Papës. Zogu asht kenë i squtë dhe nuk ka hy në asnjë lidhje

me shtetët e Lindjës. Papa tue pa nevojën e një rishikimi të mardhanjëve

me Shqipni, ka thirrë Ministrin e Vatikanit që merrëj me shtetët

ballkanike dhe e ka ngarkue me detyrën e rishikimit të problemëve në

këtë zonë. Ministri ka thirrë një grup klerikësh që do të vinin në Shqipni

me pa dhe me veprue si duhët ma mirë, që shqiptarët të shtojnë lidhjet me

vendët e Evropës. Në këtë grup jam thirrë edhe unë, prandej më kujtohët

Page 350: Një monument nën dhé

350

e saktë koha. Ishte viti 1925 atëherë, kur unë ishe në Chieri të Torinos, në

prëgatitjën përfundimtare për Jezuit... Me kenë se ndihej nëvoja me ditë

gjuhën shqipe, menjëherë kam fillue me mësue gjuhën. Kështu, kur kam

ardhë këtu dhe jam takue sëpari me Don Ndre Mjedjën, pat kenë habitë sa

mirë e kishe mësue shqipën pa mësues. Ju ba qejfi kur i thashë

përmendësh një vjershë të tijën që më pat prue atje bashkë me fjalorët e

shqipës At Valentini. Me të ardhun këtu, ai grup klerikësh pat hapë katër

kapakësh dyert e shkollës së Jezuitëve edhe për Myslimanë dhe

Orthodoksë, madje, bahej edhe mësimi i besimit tyne në orë të posaçme

për ta. Kujtoj ndër nxanësit e mirë të besimit Mysliman vëllaznit Pipa dhe

Dr. Bekteshin që më kanë mbetë në mend, por ka pasë edhe të tjerë edhe

që kanë tregue qëndresë kundrejt valës komuniste si, Myfit Q. Bushati, që

u akuzue për grupin e xhakonit Mark Çuni, dhe nuk foli një fjalë

randuese për Faustin dhe Dajanin. Kjo valë shkatrroi gjithshka kishim

fillue me ndërtue këtu. Më vjen keq shumë për atë brez intelektualësh që

u zhduk e, që ishte aq mirë i pregatitun. Këta ndryshime që po bahën

ishalla don Zoti e sjellin të mira, por prej të rinjve që janë të pregatitun

prej atyne që ishin deri dje në Pushtet asht zor me pritë mashumë, mbasi

ndoshta gabohem e ashtu kjoftë, por asht e vështirë me ia ndreqë kambët

qenit”.

Në ditën e Krishtit Mbret, më 24 nandor 1993, At Gardini,

kremtoi 70 vjetorin e kushtimit të tij në Urdhnin Jezuit, në Kishën

Kathedrale të Shkodrës, ku mori pjesë pothuej gjithë qytetaria bashkë me

shumë ish studentë të tij tashma të moshuem. Prëzenca e krejt drejtuesve

të klerit në Shqipni, i jepte ceremonisë pamjen madhështore gja të cilën

kishte vite që nuk e kishim pa.

Mbas pak muejsh At Gardini, nuk ishte mirë me shëndet. Po i

afrohej të 90-tave, me 24 shtator të vitit 1995, kur gjendja e tij tashma u

randue, mbas një përcjellje shumë dashamirëse nga populli i Shkodrës At

Gardini, u largue nga Shqipnia përfundimisht. Vitët e fundit i kaloi në

Parma, në vëndlindjën e tij, sigurisht në një kuvend jezuitësh pranë

Kishës S. Rocco.

Në letrën e fundit, më 15 qershor 1995, më shkruen: “… Ju kam

dashtë me të vërtetë shumë e, darka e përcjelljes në oborrin e Seminarit,

më asht dukë ma shumë një shenjë mirënjohjëje sësa shprehje e një të

vërtete të plotë. Sidokjoftë, mirënjohja e eme do të jetë e përherëshme

Page 351: Një monument nën dhé

351

dhe zemra e eme, do të jetë e drejtueme nga Atdheu i em i dytë:

Shqipnia...

Ju shpreh ty, padre Vatës, padre Lulit e gjithë të tjerëve dashninë

teme,

Padre Giacomo Gardin S.J. (d.v.)”

Viti 1997 mbylli jetën që At Gardini i pat kushtue edukimit të

rinisë sonë dhe Popullit Shqiptar.

Page 352: Një monument nën dhé

352

PAK E SAKT!...

AT GEGË LUMAJ O.F.M.

Asht kleriku i parë katolik që asht arrestue nga regjimi komunist i

Enver Hoxhës kur ishte famullitar në Berishë, më 17 janar 1945,

menjëherë, mbas Kryengritjës së Kelmendit. Në njëditë me te asht

arrëstue edhe At Dioniz Maka O.F.M. që shërbente edhe ky në ato

malësi. At Gega ka lé më 15 tetor 1904, në Plan të Dukagjinit të

Shkodrës. Përveç studimëve të larta teologjike ka përfundue edhe

Akademinë e Artëve të Bukura për pikturë në Siena. Asht cilësue ndër

talentët që kanë mbarue atë shkollë. Ka punue pak vepra mbas këthimit

në atdhe. Një prej tyne ruhej në Troshan, por nuk dihet fati i saj. Asht

shugurue meshtar më 12 korrik 1931. Françeskan i zellshëm dhe shumë

punëtor. Nuk kishte ma të voglën kreni për punët e mëdha që kryente në

famullinë e tij. Dallohej si trim. Në gjyq asht në bankën e të akuzuemve

me At Dionizin dhe At Giakomo Gardin S.J. edhe ky, i arrëstuem në

Shkodër ndër ato ditë. At Dionizi më tregonte aty nga viti 1994, se gjyqi

po zhvillohej i rrebtë, mbasi mendohëj nga Sigurimi me hjedhë thëmelët

e një “Partisë Demokristjane”, që as nuk i kishin ndigjue zanin se asht

formue në Shqipni. Flitëj për vitët 1943-44. At Gega vazhdonte me

mohue para gjyqit akuzat false në drejtim të tij. At Gardini, në krahun

tjetër nuk pranonte se ka ardhë në Shqipni për qëllime spijunazhi ndërsa,

At Dionizi, qëndronte në të tijën, se nuk asht marrë me politikë. Njëfarë

Nuri Llazanit spijun i Sigurimit komunist, akuzon At Gegën, se, ky, i

kishte ndjekë me kalë, kur ai ishte kenë me një grup partizanësh... At

Gega mohon tue kërkue dëshmitarë tjerë që janë kenë me te mbasi ishte i

sigurt se ngjarja nuk asht e vërtetë, por asht trillim i Nuriut. Nuriu, jo

vetëm ngulë kambë se asht ashtu si thotë ai, por edhe kërkon nga trupi

gjykues që At Gega, me shokët e tij në bankën e të akuzuemve, të marrin

dënimin ma të randë. At Gega, aty për aty çohët në kambë dhe i thotë:

“Po më vjen marre mue, sësi nji turk Shkodrët akuzon në rrenë nji klerik

Page 353: Një monument nën dhé

353

katolik, pa kenë kurrgja e vërtetë!”. Fadil Kapisyzi që do të dëshmonte

për At Dionizin, e zbutë “dëshminë” e tij, tue pasë frikë se edhe ai po

merr një përgjigje si Nuriu, edhe prej At Dionizit. Kjo thanje e At Gegës,

tregonte At Dionizi u ba shkak që na me marrë dënime të lehta, mbasi

fjala e At Gegës mori dheun.

Kur arrëstohet prap At Gega, në vitin 1967 me “Revolucionin

Kultural”, prap akuzohët për “Partinë Demokristjane”. Ai deklaron në

hetuesi: “U kam thanë edhe shokëve që kanë mendue se nuk asht keq me

pasë në Shqipni një Parti Demokristjane, mbasi mund të lidhemi me

vendët e Evropës nëpërmjet të kësaj partie, duhët me pasë shumë kujdes

dhe mos me e formue kurrë këtë parti, mbasi barra ka me i ra Klerit

Katolik. Ka 20 e sa vjet që vazhdoni me akuzue Klerin, pa kenë kurrkund

partia, po, ba me pas kenë, shka paskeni dashtë me ba ndër né, ju, kështu

edhe po na qitni fare!?” (Dosja 2291 Arkivi M.M.Tiranë)

Arrëstohet më 17 janar 1945, lirohët në mars 1962

Arrëstohet në vitin 1967 dhe lirohët në vitin 1977.

Ka vdekë në vitin 1980, i rrëthuem nga dashnija e pakufi e

kushrijve të tij, ndër malët e egra e shumë të dashtuna të Alpëve, prej të

cilave trashigoi karakterin e fortë burrnor e trim të tij.

NANA EME

Në arkivin e Komitetit Ekzekutiv të K.P. të Prefekturës së

Shkodrës, asht një dokument në dosjen “Pagesat për të vrarët në luftë”,

ku shënohët: “...U thirr Viktoria, e veja e Kol Radovanit, ish oficer i naltë

i policisë, i vramë në bombardimin e Tiranës më 13 tetor 1943, dhe u

pyet nga ky komision për plotësimin e dokumentave për pagesë pensioni

për tre fëmijë të mitur. Ajo u përgjigj: “Unë nuk kërkoj pension nga ju,

mbasi kam frigë se çohët Kola nga vorri dhe më pështynë, që kam

kërkue me marrë pensionin e tij nga komunistat.”

Kjo shkresë e bame nga muej qershor 1945, ka katër firma të

palexueshme me përjashtim të njenës, që asht firma e Gjuro Pejës, ish

anëtar i atij komisioni.

AT FRANO KIRI O.F.M.

Page 354: Një monument nën dhé

354

E kam njohtë në vitin 1962 në spitalin ekstrapolmonar të Ujit të

Ftohtë në Vlonë. Asht arrëstue në vitin 1946 kur Kuvendi u këthye në

burg dhe asht dënuë me 15 vjet burg, të cilat i ka kalue në Burgun e

Burrelit dhe në kampet e punës. Kur ka përfundue dënimin ka vazhdue

me kenë i intërrnuem në Gramsh të Elbasanit dhe në Kuq të Vlonës deri

në vitin 1963, që asht lirue nga spitali se ishte i sëmurë me spondelit.

Asht shugurue shumë i ri sa ka mbarue studimët, mbasi pritej se vdes dhe

mendohëj nga eprorët të jenë i shuguruem për kënaqësi shpirtnore. Ka

vdekë ndër të fundit fretën të kohës së tij. Një burrë me horizont të gjanë,

matematicien, profesor i Gjimnazit Fretënve, teolog dhe njeri me humor

të hollë, që mbulohej nga një fizionomi shumë tërheqëse, një portret i

skalitun nga mjeshtrat e fisëve Ilire, shqiptar i vërtetë në dukje dhe në

përbamje shpirtnore. Thonte se i përkas fisit Kiri, por tham se fisi Kiri i

përket At Franos. Trim, i mprehët dhe i vëndosun. Asht konsiderue miku

ma i afërt i At Mati Prennushit, prandej edhe asht masakrue si rrallë njeri

në hetuesi. Kërkohej me dëshmue se armët në Kishë, i kemi fute bashkë

me fretnit tjerë dhe se, asht kenë në dijeni Provinçiali, mbasi akuzohej se

edhe ka kenë krahu i djathtë i At Matisë në formimin e Partisë

Demokristjane. “Kishe vendosë me e pa vedin copa copa e kurrë e në

dynja mos me pranue një shpifje asisojit kundër Kishës dhe shokëve të

pafajshëm!”-më thonte, në një bisedë rreth asaj ngjarje në vitin 1962, kur

po më fliste për At Matine, sësi i jepte zemër shokëve kur kalonin në

korridor me shkue në pyetje. - I ndigjohej zani i trashë e pak i marrun kur

thonte “coragio Leone!... coragio Frano!”.. .hapej biruca e tij dhe rrahëj e

gjakosej për vdekje se, “edhe po na i jep zemër shokëve mor qen..!?”

Në gjyq kur e akuzojnë për krijimin e Partisë Demokristjane në

Shqipni, i kishte kërkue gjyqtarit që po pat mundësi, me e botue në shtyp

akuzën. Kur e pyeti gjykatësi: “Pse e kërkon botimin e kësaj që ke bërë

për formimin e Partisë Demokristjane?”,- ky, u ishte përgjigjë: -“Kishe

me dashtë me e marrë vesht gjithë bota se një prift shqiptar, At

Frano Kiri ka formue Partinë Demokristjane Shqiptare 3 vjet para

De Gasprit në Itali, pra, simbas jush, unë jam ma i madh se De

Gaspri, që njef bota!...”.

Lonte shah dhe domino me kalue kohën. Njëditë tue lujtë domino

u ba ortak me një tiranas që quhej Beqir, ndërsa, unë me Seitin, edhe ky

tiranas. Kur po mbyllej loja e parë, xha Patri (kështu njihëj nga të sëmurët

At Franoja), i kërkonte një gurë ortakut të vet, i cili nuk i përgjigjët,

Page 355: Një monument nën dhé

355

mbasi sidukët nuk e kishte ose nuk e mori vesht. U zunë mjaft pikë,

kështu fituem na. Kur u ulën gurtë me u numërue pikët, guri që kërkonte

At Franoja ishte në dorë të Beqirit. Ky i sheh gurin dhe i sillet: “Po, ti e

ké atë gurë që të kërkova mor idiot, po a nuk e kuptove kur të pyeta, po

kaq i trashë jé, a ké lanë shokë si vedin te trashë në Tiranë, a me

budallenj asht mbushë Tirana që asnjë nuk dini me luejtë domino?!”

Asnjë përgjigje nuk jepte i shkreti Beqir. Vazhduem me lujtë deri kah e

vona. Kur u ndamë unë me At Franon, mbasi zakonisht më përcillte deri

tek dera, e pyeta me shumë kujdes: “At Frano, po a nuk i mbet hatri

Beqirit për të gjitha ato të shame që i bane tue lujtë?”, - ai mu përgjigj:

“Punë e madhe, unë nuk e kishe aspak hallin tek loja por, shyqyr, që mu

dha rasa me sha një polic, se ka njëzet vjet që më shajnë ata mue. Beqiri

asht polic në Tiranë dhe me këtë rasë thashë, po e shajë këtë edhe të

gjithë shokët e tij që ka në Tiranë. Sande kam me fjetë ma rahat se kurrë,

se kam shfrye... e kam pasë mulla në zemër me sha një polic...”.

DON PASHKO MUZHANI

Një prift i heshtun. Nuk njihëj shumë në Shkodër, mbasi ka kalue

jetën ndër burgje dhe jashta Shkodre. Ishte një burrë shumë tërheqës ndër

biseda, i matun dhe me humor. Studimët i kishte vazhdue në kolegjin

Saverian të Jezuitëve në Shkodër, ndërsa, të lartat në Propaganda Fide, në

Romë. Ishte shugurue meshtar në vitin 1942. Kishte shërbye në famullinë

e Tiranës, në Zhej, në Mamuras etj. Në vitin 1948, ditën që po lirohej nga

ushtria më 25 gusht 1948, arrëstohet si “armik i popullit” dhe se kishte

“mbajtë armë”. Për pak kishte shpëtue nga pushkatimi.

Aty nga viti 1966, e gjeta për një vizitë tek Prof. Petro Fundo.

Gjatë bisedës, tregoi sësi kur e kishin arrëstue, kishin kontrollue Kishën e

Mamurasit, të cilën e kishte lanë dy vjet para kur kishte shkue ushtar dhe

atje kishin gjetë një revolver. Don Pashko nuk dinte asgja për revolverin

e gjetun. Hetuesi ngulte kambë se e ka mëshehë ky, madje, “shih ku e ke

futur!”... i thonte. I sollën një Ungjillë dhe ia vunë para mandej, e kishte

pyetë: “Është yti?”, - ky ishte përgjigjë: “Ku e dij unë se i kujt asht, unë

ka dy vjet që nuk tham meshë!” - Ai ka vazhdue: “Ore, do të gënjesh, pa

hapë një çikë!”... Kur e kishte hapë, kishte pa fletët e Ungjillit të preme

në formën e revolverit dhe aty mbrendë, kishin vue një armë...

Page 356: Një monument nën dhé

356

Më kanë thanë njerëz që e kanë pasë vue në muze ateist këtë

Ungjill...mbasi kështu asht kenë paisë ai muze.

Nga viti 1958 ishte lirue nga burgu por nuk i jepëj e drejta me

ushtrue vëprime fetare, mbasi edhe ky nuk pranonte me firmue Statutin e

Kishës Katolike Shqiptare.

Ishte prift me shpirt artisti, nuk lente ekspozitë pikture pa vizitue.

AT PAL DODAJ O.F.M.

Asht kenë një ndër fretnit ma me vlerë që ka pasë Kleri. Mik i

Mbretit Ahmet Zogu I-rë. Në vitin 1924, deklaron: “Jam kenë me

Opozitën”(Dosja 1248, të cilën e kam pa pjesërisht). Arësyeja e

bashkëpunimit me Opozitën, duhët të jenë kenë interrnimi që i asht ba

nga Musa Juka, mbasi At Pali, shprehët kështu: “Në 1924 më interrnoi

Musa Juka dhe më liroi Vatikani. Prej vitit 1931-39 jemi kenë miq me

Zogun. Kur Mirash Ivanaj mbylli shkollat Zogu, nuk bani gja. Miqtë e

Zogut ishin ata që e banë atë punë... Nuk kam punue për ardhjën e Italisë

fashiste, kanë punue Ndoc Pistulli me shokë, por Kleri Katolik jo! Me

Shaqir Omarin nuk kam pasë lidhje, se asht kenë spijuni ma i madh i

qytetit të Shkodrës... Për Patër Antonin nuk kam lajmërue Qeverinë

mbasi për mue ajo punë ishte trathti. Patër Antoni nuk ka kenë i damshëm

për popullin.... Shok të ngushtë kam pasë At Mati Prennushin, me të

cilin kam folë çdo gja sekrete. Edhe ai ka folë me mue gjithshka,

mbasi edhe ai nuk donte që Kleri të merrëj me politikë. Edhe ai ishte

për hapjen e kufijve, kualicionët dhe lirinë e njerëzve. Kjo pritej prej

Aleatëve. As Patër Matia nuk shifte kund demokraci. Për materialët

historike (turqisht), të mëshefuna ka dijtë edhe ai... Popullin e

këshillojshe mos me u përzi me komunista, që të mos e pësojshin me u

djegë si Toskënia, madje, edhe Gjonit Marka Gjonit i kam thanë, leni

këto çeta, se kur të thyhësh, ké me ikë e, né, tesh na len në baltë...”

Në dosjen e At Mati Prennushit, shënohet: “Gjonin e Marka

Gjonit dhe Papalilon unë i kam quejtë dhe i gjykoj si kriminelë të luftës,

kurse, Patër Anton Harapin, nuk ka ndonji fakt që të më bindin se ky

mund të jenë kenë kriminel lufte, mëgjithse, dokumentat e tyne janë

mbajtë dhe ruejtë në kuvendin e Françeskanëve.”(Dosja 1302/II-A ,fq. 6).

Kjo shprehje më ka shty me kërkue shkakun që ka pasë At Matia me u

shprehë kështu për Gjonin e Marka Gjonit, mbasi At Matia, njihte të

Page 357: Një monument nën dhé

357

gjithë bajraktarët, por për asnjenin nuk përdorë një epitet si për këtë,

madje, ka mendim të mirë për ta. Mënyra si shprehët At Pal Dodaj: “...

leni këto çeta, se kur të thyhesh, ké me ikë e, né, tesh na len në baltë...”,

tregon shumë për mënyrën si ka veprue Gjoni i Marka Gjonit me

Papalilon e shumë të tjerë, që hiqeshin atdhetarë por, kur, erdhi koha ikën

dhe tue fillue nga gratë e bashkë me fëmijët e tyne i lanë në dorë të

komunistëve...

At Pal Dodaj asht kenë edhe një dëshmitar që ka marrë pjesë ai

vetë në ngjarjët e vitit 1921 kur Gjoni i Marka Gjonit, pat dashtë me u ba

Kryetar i “Republikës së Mirditës”, me ndihmën materiale të Jugosllavisë

dhe, kur forcat qeveritare u përleshën me forcat e kapidanit, Imzot Jak

Serreqi për me evitue gjakderdhjën, në qershor të vitit 1921 pat sjellë

urgjent nga Italia At Pal Dodën, i cili pat shkue dhe pat këshillue Gjonin

e Marka Gjonit me u tërhjekë nga ai veprim i gabuem. Roli i At Pal

Dodës u pat vlerësue si akt atdhetar edhe nga vetë populli i Mirditës.

Gjatë proçesit At Matia, thotë: “Me Mark Gjon Markajn kam

shkuar keq, unë jam munduar të mos përzihem në punë politike...”(fq. 20,

po aty). Kjo përforcon mendimin jo të mirë që At Matia, kishte për

babën e Markut. Kryesore për këtë qëndrim të At Matisë unë kam marrë

njohjën me kohë që At Matia kishte për Gjonin e Marka Gjonit, mbasi

qëndrimi i Gjonit në lidhje me çështjen kombëtare, asht një kapitull jo i

mirë, sëpse, lidhjet e Gjonit me jugosllavët janë kenë të papranueshme

për asnjë arsye prej Klerit Katolik. Kleri këtë kapitull e ka mbyllë që me

ngjarjën e vrasjës Ded Gjo’ Lulit. Unë nuk dij ndonjë klerik katolik që ka

pranue kjoftë edhe formalisht me bashkëpunue me jugosllavët. Nuk më

len me shkue deri këtu idea që kishte Kleri Katolik Shqiptar për Sllavët

në përgjithësi. Koha kur zhvillohën këto ngjarje ka provue se nuk e kanë

pasë gabim aspak veriorët me qëndrimin që mbanin ndaj tyne, mbasi ata

e treguan vedin mbas vitit 1944....

Bernd Jurgen Fischer, në librin “Mbreti Zog dhe përpjekja për

stabilitet në Shqipëri”, botue në Santa Barbara, Kaliforni, Mars 1996,

(Botimi i parë asht në 1984), shkruen në dy botimet: “Zogu bindi

nënprijsat e Mirditës, se Gjomarkajt vëprojnë si agjenta të

jugosllavëve. Më 19 nandor (1921), erdhi një komisjon hetimor i

Lidhjës së Kombëve, që mërrijti të njajtin konkluzion.”

Dufi që shprehin këta klerikë asht dufi kundër të gjithë

agjentave të vjetër dhe të rinjë, mbasi atëherë Kleri ishte në kthetrat

Page 358: Një monument nën dhé

358

e atyne kriminelëve, që ishin klyshët dhe agjentët e vjetër dhe të rinjë

të jugosllavëve. Historia vazhdon pa ndryshue rrugë...

DR. RROK GERA

I lauruem në Austri për ekonomi. Zef Shiroka, Rrok Gera dhe

Niko Gurashi, janë kenë të njohtun si tre ekonomistët ma të mirë që ka

pasë Shqipnia atë kohë. Rroku ka kenë ministër i financave në kohën e

Mbretit Zog. Edhe Zef Shiroka asht kene ministër. Në vitin 1945, Rroku

arrëstohet dhe dënohet nga gjyqi special me 10 vjet burg. Mbasi plotësoi

dënimin u ridënue prap... Në dosjen e parë të tij shënohet komisioni

hetimit i përbamë nga: 1. Manol Konomi Ministër i Drejtësisë, Kryetar i

Komisionit Qendror të zbulimit të krimëve. 2. Bedri Spahiu i deleguar i

Asistencës Sociale. 3. Qiriako Harito i deleguar i Organizatës së Frontit.

4. Nako Spiro, President i B.R.A.SH.-it. 5. Ali Stepani, dhe 6. Kap.

Asllan Zykaj, oficer pyetës, në Degën e Mbrendshme në Tiranë.

Nga dosja e hetimëve të bame kishe me thanë se asht me interes

tregimi i Rrokut për datën 7 prill 1939 ku, shpjegon se me datën 7, në

orën 8.00, Eqrem Libohova ka marrë përgjigjen e një radiogrami nga

Ministri i Jashtëm i Italisë, që njofton pushtimin e Shqipnisë atë ditë.

Rroku shkon në një shtëpi (tek vëllai i Zogut), ku ishte Ahmet

Zogu, Musa Juka, Kiço Kota, Faik Dibra dhe, Rroku merr udhëzimet dhe

nisët për Durrës. Ban përpjekje për mos okupimin ushtarak me disa

gjeneralë të forcave italiane por, pa rezultat. Qeveria shqiptare nuk asht

dakord me disa kërkesa të italianëve prandej edhe Italia zbarkoi

ushtarakisht. Ushtria italiane ishte e paisun mirë me mjete lufte, prandej

për mos me ba gjakderdhje qeveria shqiptare nuk kundërshtoi me armë

por, mori rrugën e mërgimit nga Greqia...

Të gjitha këta vëprime përfshihen mbrenda orës 15.00, të datës 7

prill 1939. Sigurisht, dosja ka edhe shpjegime tjera të rëndësishme.

Oficer Gaspër Pali, mik i Ndok Gjeloshit dhe i Vas Kirit, opozitar

dhe oficer i Zogut, në një bisedë intime tregon: “... Më ka thanë Ndoka,

që nuk i kemi pasë fjalët kështu me Italinë e, ba me e dijtë se e pshtoj

Shqipninë, e vras Jakomonin!”

Ndoshta, kjo ishte arësyeja që komunistët vranë me atentat Ndok

Gjeloshin më 11 prill 1943....

Page 359: Një monument nën dhé

359

PROF. GULJELM DEDA

Rozafa heshtë...

Rrokullisët edhe një gur ndër thëmelët e kulturës kombëtare

shqiptare për mos me lëvizë kurrma. Me brezin e intelektualëve Ludovik

Zojzi, Paulin Pali e Muzafer Pipa, Qemal Draçini e Kol Prela, Martin

Camaj e Arshi Pipa, Sami Repishti e Gjon Sinishta, Bep Zorba e kohët e

fundit artisti Lin Delia, rreshtohëj edhe fatosi i dikurshëm i letërsisë

shqipe, Prof. Guljelm Jak Deda.

I njoftun me emnin Lem Deda, ka lé në Shkodër në vitin 1914.

Mbasi mbaroi gjimnazin në vendlindje, vazhdoi studimët e larta për

letërsi në Padova të Italisë dhe, nderohët si student i atij universiteti me

titullin “I shkëlqyeshëm”. Ishte njohës i mirë i gjuhës italishte, latinishte,

greqishte dhe frengjishte. Punoi për gjuhën ë njësueme shqipe. Asht kenë

bashkëpuntorë me Ernest Koliqin, Karl Gurakuqin dhe Namik Resulin

për problemët e gjuhës njësueme dhe të letërsisë.

Në vitin 1945, arrëstohet nga komunistët si “armik i popullit” dhe

dënohët me 5 vjet burg. Lirohët në vitin 1950 dhe arrëstohet prap në vitin

1953. Mbas 6 muejsh tortura në hetuesi për “mungesë provazh”, fillon

Kalvarin e pafund të interrnimëve në Fier, Lushnje, Ballsh e vende të

tjera “që nuk i dijnë as ata që e kanë interrnue” siç, thonte Don Mikel

Koliqi, deri në vitin 1990.

Ndër 46 vjet komunizëm vetëm 3 vjet jetoi pa polic të dera, pjesën

tjetër prej 43 vjetësh e kaloi në burg e interrnime. I djegun prej qullit

komunist i fryni edhe kosit të demokracisë, si shumë të tjerë. I randuem

së tepërmi nga parkinsoni shkoi për mjekime në Perugia të Italisë, ku, i

shoqnuem si gjithë jetën ndër kampe e vuejtje nga grueja e tij Maria,

mujti me shtye jetën deri më 12 prill 1994, ora 16.20, që mbylli sytë

përgjithmonë.

Lem Deda asht përkthyes i veprave të mëdha që asnjëherë nuk

mërrijtën me pa dritën e botimit. Ai përkthei në gjuhën shqipe “Orlando

Forioso” në dy vëllime për të cilin thonte: “Duhët me kenë ma i çmendun

se Orlando, për me sfidue Orioston në metrikën e tij të komplikueme!...”

E donte me gjithë shpirt Atdheun dhe letërsinë e tij prandej, për

me e njohtë dhe me e shijue të huejt shpërthimin artistik të këtij populli,

Lemi përkthei në italisht: “Dom Ndre Mjedjën”, “Kangët e Gjergj Elez

Page 360: Një monument nën dhé

360

Alisë” dhe “Migjenin”, pothuej pa asnjë mangësi. Sigurisht... edhe këta

janë të pabotueme. Gjatë qëndrimit në Itali, edhe pse dridhej duersh

mbajti tri ligjërata në Kathedrat e Universitetëve të Perugias, Milanos dhe

Triestës, ku u duertrokit si njohës i italishtës së Dantës. Gazeta e njohtun

italiane “La nazione”, ditën e marte më 4 maj 1993, shkruen: “Guljelm

Deda asht një burrë me një personalitet të madh, me një dhunti të madhe

të një dashtnie shpirtnore, që vjen nga inteligjenca e thellë dhe e gjallë

dhe me një ndjeshmëni me të vërtetë e rallë.”

Lem Deda qeshëj... qeshëj fort... Ai qeshëj fort, se nuk dinte kurrë

me kja... Ai, edhe pse sot nuk qeshët ma, na nuk do të harrojmë kurrë të

qeshunin e tij!

Shkodër, 14 prill 1994

DR. ALFRED ASHIKU

Ishte doktor farmacist në Vlonë. E pashë për herë të parë në

Shkodër rreth vitit 1957. Një burrë rreth 1.90 ml. i lartë, me shpatulla të

gjana dhe me një trup vigan. Fëtyra e tij ishte daltue në shembëlltyrën e

veprave të Mikelangjelo-s. Sy të fortë gështenjë dhe të ambël, që

zakonisht nuk ndodhin me kenë këta dy cilësi bashkë. Një hunde paksa e

thyeme, por shumë burrnore. Flokët e drejtë, kaf të mbyllët. Me pak

mustakë të hollë që rrinin mbi buzët e skalituna me kujdes. Një mjekërr

paksa e çokatun. Ishte e para herë që shihja një burrë të ngjashëm me

portretin imagjinar të Skënderbeut. Madhështia e pashisë së tij kishte

pushtue Fushën e Çelës. Edhe njëherë tjetër e pashë me një zonjë bionde

(Z.T.G.), e cila i kishte ngulë sytë asaj mbrekullije që kishte përpara dhe

nuk ngopej tue e shikue... gjithë bota ishte e saja... Në vitin 1962, e pashë

rasësisht në një farmaci në Vlonë, ku vajzat bukuroshe vlonjate shkonin

njena mbas tjetrës me ble nga një paketë aspirina... Miku që më

shoqnonte më njohti me te. Mbas pak minutash u ndamë përgjithmonë...

Në vitin 1964, Alfredi kishte vdekë papritmas nga zemra...

Vdekja ishte marrë vesht mbas 24 orësh, që ai nuk ka shkue në punë. Më

erdhi keq për vdekjën e tij të parakohshme dhe të vetmueme. Këtu, më

dukej se u mbyll jeta e atij burri. Më kujtohej tregimi i Prof. Lem Dedës,

shoku ma i ngushtë i tij, që shpjegonte sësi një zonjë në Paris i kishte

dhanë një dhomë këtyne të dyve që ishin aso kohe studenta, me kusht që

Alfredi në mëngjez do të shkonte tek dhoma e zonjës parisiane, do ti

Page 361: Një monument nën dhé

361

thonte “mirë mëngjezi” dhe do të merrte një napolon për shpënzimet e

ditës... ndoshta, kjo e vërtetë dikujt i dukët përrallë...por, kjo ka ndodhë...

Në vitin 1998 mora vesht atë, që as nuk mund ta mendojnë njeri

për Alfred Ashikun. Mbasi kishte dalë nga puna forcat e Sigurimit të

Shtetit e kanë marrë até, e kanë masakrue në Degën e Punëve të

Mbrendshme, dhe vdekja i ka ardhë si pasojë e një sasie açidi që ata i

kanë derdhë në organët genitale. Ashtu të vdekun e kanë çue në dhomën e

tij tue plotësue një “akt-vdekje” fals. Përsoni që më tregonte këtë histori

nuk e kishte njohtë. Ai e kishte lexue materialin në arkiv dhe e shpjegonte

këtë masakër tue e lidhë me pashinë e Alfredit, egoizmin e vlonjatëve

ndaj tij, kenjën shkodranë intelektual dhe katolik, njëkohësisht edhe

qëndrimi burrnor në burg ka formue kuadrin e plotë për mbytjen makabre

të tij, nga xhelatët vlonjat të Sigurimit të Shtetit komunist.

PROF. PETRO FUNDO

Nga Korça. Ka lé me 19 mars 1909. Ka mbarue universitetin e

Montepelier, në Francë. Shkenctar në landën e matematikës. Ishte

transfërue në Shkodër prej Institutit të matematikës në Tiranë, se nuk

shpjegonte landën simbas tekstëve sovjetike, sëpse, “tekstët e tyre kanë

gabime”. Kishte njohtë E. Hoxhën dhe Foto Balën kur ishte student. Dy

kontraste. Për Enverin, thonte: “Një terrorist i lindur, aq sa imoral”,

ndërsa, mbas vdekjës së tij thonte: “Diktatorët si ay, vazhdojnë me

sunduar edhe pas vdekjës”, një e vërtetë e madhe që e ka vërtetue sot

Shqipnia. Për Foto Balën kishte përshtypjet ma të mira në të gjitha

pikëpamjet. Kishte shumë miqë që e vizitonin si: Petro Zheji, Rrok Ndoja

etj. Lidhjet me klerin katolik i kishte të forta, sidoemos deri në vitin 1967

kur, klerikët u vetizoluan për mos me i sjellë dam familjëve ku mund të

shkonin për vizita. Kohë në të cilën pothuaj u vetizolue edhe Profesori.

Punonte pa u lodhë në fushën e matematikës dhe ka lanë edhe

dorëshkrime. Nuk ia jepte universitetit, mbasi andrronte gjithmonë për

një kohë të ardhëshme, për të cilën ishte i bindun se do të vinte....

Ka vdekë më 1 mars 1989, tue shkue deri pak ditë para, pranë

thëmelëve të rrënueme të Kishës së Zojës pranë Kalasë “Rozafat”, të

cilën nuk mërrijti me e pa të rindërtueme....

Page 362: Një monument nën dhé

362

PROF. SIMON RROTA

Ka lé në Shkodër më 27 tetor 1887. Ishte vëlla me gjuhëtarin e

njohun At Justin Rrota. Ka krye Akademinë e Artëve të Bukura në Brera,

në vitin 1920. Që në hapjën e Gjimnazit të Shtetit në Shkodër, ka punue

si mësues vizatimi dhe ka vazhdue deri në daljën në pension në shkollën

Pedagogjike. Asht kenë ndër mësuesit ma të dashtun dhe të respektuem të

Shkodrës për të gjithë brezat që kanë mësue prej dorës së tij. Ndoshta,

kur nxanësit e tij kanë shkrue këto rreshta kanë dashtë me shprehë një

moment fantazije fëminore, po kanë thanë një të vërtetë të madhe:

Deri sa të sillet bota,

Edhe hyjt’ rreth rruzullimit,

Do të rrnojë Simon Rrota,

Profesor’i vizatimit!

... Ishte viti 1953. Na thirri me shkue një mbas dreke në sallën e

vizatimit mue dhe Dorotea Serreqin. Kjo ishte vajza e të ndjerit Cin

Serreqi, i pushkatuem nga komunistët në vitin 1948. Të dy shkuem në

orën e caktueme dhe e gjetëm aty profesorin. U ulëm në një tavolinë ku,

ishin disa copa kallami me pambuk të lidhun ndër maje. Në mungesë të

brushave kishte prëgatitë ato copa kallamash për me shkrue me to. Kujtoj

si tashti fjalët e tija: “Për shka po ju tham mos i tregoni asnjë njeriu, ju

kam thirrë me iu mësue me shkrue bukur, mbasi të dy keni kaligrafinë e

bukur por, due me ju mësue me shkrue “parulla”, mbasi tue dijtë me

shkrue parulla kanë me pasë nevojë për ju, e keni me kenë të kërkuem,

mbasi komunizmi nuk asht gja tjetër veç propagandë!” Profesori, nuk

ishte aq i pakujdesëshëm në të folun por njihëj me familjët tona. Kjo

ndihmë e tij shoqnue me një dashni prindore mue më ka shpëtue jetën,

prandej edhe i jam mirënjohës.

Ai me të vërtetë vdiq më 26 janar 1961, por krijimtaria artistike e

tij kje aq e madhe, sa mbet i pavdekshëm në historine e artit shqiptar,

edhe pse nuk zehët ende me gojë në shkollat artistike.

Arsyeja mund të jenë se, Ai, ishte vëlla i një françeskani të

nderuem e dijetar. Profesori ishte me ndjenja të theksueme evropiane. Në

fund të jetës punoi veprën “Guri i parë i Kathedralës” në 100 vjetorin e

saj, në vitin 1958. Prof. Vladimir Jani më ka thanë: “Boceti i saj me

akuarel asht një kryevepër e Prof. Simon Rrotës”. Ai ishte ndër të vetmit

Page 363: Një monument nën dhé

363

për përdorimin e karbonit. Kujtoj një vizatim me karbon “Borë në

Rëmaji”, me të cilin më ka nxitë me punue bardh e zi.

Prof. Simon Rrota ka përjetësue në pikturë kostumin kombëtar të

Shkodrës dhe të Veriut.

KOMPOZITORI PRENKË JAKOVA

dhe DR. FEDERIK SHIROKA në Moskë, 1955.

“As nuk e kishim mendue ndonjëherë se mund të shohim me sy

Moskën!” më thonte njëditë tue pi kafe në Kafen e Madhe, në rreshtin e

parë të tavolinave, në cepin e fundit djathtas, një nga njerëzit ma të

mëdhaj të muzikës shqiptare, kompozitori Prenkë Jakova. “Ato ditë që

kam kalue atje me Dr. Shirokën, janë kenë koha ma e bukur e krejt jetës

seme...” vazhdonte Prenka. Po më tregonte, sësi doktori e zgjonte herët,

rreth orës 04.00 të mëngjezit dhe në 04.15 ata të dy bashkë hypnin në një

veturë që kishin në dispozicion dhe nisëshin pa asnjë adresë. E kishte

pyetë herën e parë dhe të dytë doktorin, se ku jemi tue shkue dhe Ai, i

kishte përgjigjë: “Prenkë, mos më pyet ma, na po ecim ku të na çojnë

makina mbasi as nuk kemi me e pa ma Moskën me sy, ta shohim se asht

një nga mbrekullitë e njerëzimit që nuk shihët për kaq kohë sa kemi me

qëndrue këtu. Unë prandej të çoj herët mbasi dita na ikë ndër vizita të

planifikueme, ndërsa, kjo kohë që kishim me kenë fjetë kam mendue se

asht ma mirë me e kalue tue pa shka nuk më ka shkue ndër mend se do ta

shoh ndonjëherë, me gjumë asht mirë me e kalue kohën në Shqipni ...”

Njëditë doktori në një nga klinikat e Universitetit “Lomonosov”

kishte ba një operacion në zemër, që kishte pasë aq sukses sa, kur, e ka

përfundue, një nga profesorët ma të mëdhaj të asaj kohë në Bashkimin

Sovjetik (flas për vitin 1955), e kishte cilësue Dr. Shirokën: “Ky asht

mjeku me duert’ e arta!”. Vdekja e Tij mbas 6 muejsh të asaj vizitë në

Moskë, gjithmonë asht kenë objekt bisede me shumë dyshime, ashtusi ma

vonë ndodhi edhe vdekja e Prenkës...

Prenka ditën që vdiq, në orën 11.00 mendonte me vue kunorën

civile me Klotilde Shantojën, kangtarën e famëshme të Operës së parë

shqiptare “Mrika”, të vetë Prenkës.

Pse në darkë u banë aq shumë diskutime, kur dihej mendimi i

Prenkës prej kohësh?.... Kush e lajmëroi Ndoc Shllakun atë natë?

Page 364: Një monument nën dhé

364

Si u gjet në atë mëngjez në shtëpi të Prenkës, Ndoc Shllaku një

agjent i vjetër i Sigurimit (shif dosjën e Prof. Mark Demës në Durrës),

edhe pse ishte djali i dajës i Prekës, cila kje detyra e Ndocit atë mëngjez ?

Pse Ndoci e çoj Prenkën në shtëpi të kulturës dhe hapi bisedën e

martesës në prani të një tjetër spijuni, poaq të rrezikshëm sa ishte ai vetë,

agjentit regjun të Sigurimit, Angjelin Kumrija?

Pse Ndoci, iku nga shtëpia e kulturës dhe e la vetëm Prenkën me

Angjelinin, kur e dinte se ku do të shkojë Prenka në orën 11.00?

Ke njoftoi Angjelini në telefon: “Prenkën e kam këtu, mos u

vononi!”?... A thue e ndigjoi Prenka bisedën telefonike të Angjelinit?....

Pse u gjet ajo kohë nga Prenka, me vue llampën e djegun nalt tek

dritaria, pikërisht aty prej ku ra poshtë dhe vdiq, pak minuta mbas ikjes së

Ndocit, i mbetun vetëm me Angjelinin?.... Çka i duhej ditën ajo llampë?

Iu morën mendtë Prenkës, apo e shtyni Angjelini?... !?... !!!?? ...?? ...

Mantho Bala, atë ditë kur erdhi për vorrim në Shkodër, ka thanë: “Ai me

të vërtetë ra dhe vdiq por mos harroni, se Prenka ka ra mbi kokat tona!”

PROF. SADEDIN HOTI

Ishte mësuesi em në vitët 1950-51 në shkollën 7-vjeçare “Vasil

Shanto” në Gjuhadol, shkolla e fretënve sot.

Këta pak rreshta ia kam kushtue në shenj mirënjohje mësuesit dhe

edukatorit tem shumë të dashtun dhe të paharrueshëm në gjithë jetën

teme shkollore. Prof. Sadedini ishte një njeri brilant në shpirtin e tij. Asht

ndër të paktit njerëz që kam njohtë pa asnjë shkëndi sado të vogël

fanatizmi. Ai ishte ndër figurat ma të denja të mësuesit dhe me plot gojë

mund të tham se, shokët e tij janë numërue me gisht në krejt periudhën e

komunizmit në Shqipni. Sadedin Hoti asht kenë një njeri me pikëpamje

evropiane, i kulturuem dhe shumë modern në shpirtë, ashtu si ishte edhe

në paraqitjën e jashtme të Tij. Shihej me synin e lakmitarëve nga

smirëzezët dhe përbuzej vetëm nga njerëzit e pakulturë që e survejonin.

U trasfërue jashta qytetit me dt. 9 gusht 1962 dhe tue zbritë nga shkallët e

Kom. Ekz. K.P. të Rrethit, më tha: “Kujtojnë se tue na trasfërue na

demoralizojnë, por kanë harrue se unë jam ba mësues se nuk më kanë

dhanë punë tjetër dhe, jo, se kam pasë dëshirë ndonjëherë me

edukue fëmijët me frymën e tyne, sot kjo punë asht vetëm për

Page 365: Një monument nën dhé

365

shegërtat e pazarit dhe jo për ne. Ata që vodhën xhepat e tregëtarëve

dje me ndihmue partizanët, sot janë drejtorët tonë. Nuk asht aspak

çudi që këta drejtorë ndonjë ditë me ardhë në shkollë me nalla!”

Nuk gaboj, nga viti 1965, u dogj në flakët e një shtëpisë me qira...

Ishte vetëm 36-37 vjeç...

PROF. KARLO LJARJA

Familja Ljarja asht ndër familjët intelektuale dhe për pasojë një

ndër ma të përsekutuemet në regjimin komunist. Të arrëstuem dhe të

dënuem ishin studentët Gjon Ljarja, Leonard e Ndoc Ljarja, ingjenjer

Gaspër Ljarja, Luigj Ljarja, Fratel Ljarja. Kushrini i tyne ishte edhe Karlo

Ljarja, një mësues i nderuem dhe me karakter të fortë. Ishte i prëgatitun

në Vjenë me kulturën austriake që në shkollën e mesme dhe, me dy vjet

mbas saj për shkencat pedagogjike. Fillimisht pat kenë në Normalën e

Elbasanit dhe mbas 1944, erdhi në Shkodër. Në shkollën Pedagogjike

jepte landën e bukurshkrimit mbasi metodikat sovjetike “nuk i njihte”.

Para daljës në pension kaloi mësues i klasave të treta fillore, sëpse ishte

kunati i Anton Logorecit. Biografia e la mësues të thjeshtë deri sa në vitët

e fundit shkoi në Tiranë dhe mbylli jetën tek djali i tij Rikardi, një ndër

artistët ma në za pranë Teatrit Popullor. Profesor Karlo Ljarja asht kenë

një ndër metodistët ma të mirë për shkollat fillore, por, me që, siç

shënohët në dosjën e punës: “... është i aftë për dhënjë mësimi, por është

fetar, shkon në kishë dhe rrethin familjar të tij dhe të gruas e ka me

qëndrim të keq politik... edhe rrethin shoqëror e ka të tillë, prandaj nuk

duhët të ngarkohët me detyra të rëndësishme...”

“... Prof. Karlo Ljarja, nuk pajtohet me frymën e re të shkollës

sonë dhe as që bën përpjekje për të ndryshuar.

Drejtori: Skënder Villa d.v.”

(Dosja e Punës në Kom. Ekz. K.P.Shkodër).

PROF. FERDINAND PACI

Ka lé në Shkodër më 30 maj 1940. Ishte djali i argjentarit Nush

Paci. Ka krye shkollën pedagogjike në Shkodër, mbas saj Liceun Artistik

Page 366: Një monument nën dhé

366

në Tiranë, dhe ka përfundue Institutin e Lartë të Artëve po në Tiranë.

Ishte një njeri i prëgatitun mirë që nga Simon Rrota, Vladimir Jani e deri

tek profesorët e Tiranës, të cilët shpresonin shumë për të ardhmën tek

peneli i Ferdinandit.

Në vitin 1965, në përvjetorin e X-të të vdekjës së Dr. Federik

Shirokës, punova një portret të doktorit “Mbas operacionit”, i cili nuk u

ekspozue gjoja për difekte artistike. Në vitin 1966 e pata ekspozue në një

ekspozitë përsonale, ku fjalën e hapjës e mbajti Ferdinandi. Mbas pak

ditësh më ndaloi në rrugë dhe më tha: “Ti vepro si të duesh por, me më

ndigjue mue, si shok po të tregoj se më kanë hjekë vërejtje se kam mbajtë

fjalën e hapjës së ekspozitës sate dhe, njëkohësisht kanë dhanë porosi nga

komiteti i partisë që mos me të ekspozue asnjë punim tandin. Kishe me

thanë, se po solle punime kanë me mendue me anën e tyne me të ba ma

keq sësa mos me ti ekspozue...” Unë, e falnderova dhe prej asaj ditë nuk

mora pjesë kurrë ndër ekspozita. Sigurisht, me Ferdinandin mbetëm miq

deri me datën që nuk u pamë ma, me 13 shtator 1969, datë në të cilën

Ferdinand Paci vdiq aksidentalisht në Qafën e Thorës, në Theth. Një

vdekje shumë mizore e pameritueshme për nje artist me shpirt si ai.

Kam të ruajtun një fotografi të vitëve 1954, ku tashti prej saj nuk

asht ma as Ferdinandi, as kompanjeli i Kishës se Fretënve dhe as pjesa e

vjetër e kuvendit....

SHTJEFËN PALUSHI (TEFA)

“Klubi “Vllaznia” asht monument kulture, ndërsa, “Dinamo”

mbrohët nga shteti.” Kjo asht një ndër thanjët e Tefës. Po, sa, të tjera ka

thanë Tefa? Një libër me humorin e tij asht pak!

Ka lé në Shkodër më 29 qershor 1943, në një familje të vorfën,

por të pasun me dashni, mikpritje dhe humor. Ka vazhdue Liceun Artistik

“Jordan Misja”, në Tiranë, deri në vitin 1964. Në vitin 1965 ka punue

disenjator në Tisazhin e Shkodrës. Në vitin 1969, më 17 korrik kam fillue

edhe unë punën si piktor tekstili dhe kemi vazhdue me punue me Tefën

në një dhomë (dhe, asnjëherë studio) deri më 17 korrik 1985, ditë në të

cilën u ndamë me té përgjithmonë.

Page 367: Një monument nën dhé

367

Ishte piktor i mirëfilltë tekstili dhe mbetët aplikuesi i parë i

karikaturës në tekstil në Shqipni. Ndërsa, në fushën e karikaturës asht

kenë ndër ma të mirët në Shqipni. Ka ça rrugën vetëm me zotësi.

Nuk gaboj, aty nga viti 1974 Fadil Paçrami u largue nga Komiteti

Qendror i P.P.Sh. dhe për pak kohë asht kenë dërgue në Lidhje të

Artistëve, në zyrë tek Dritëro Agolli. Dritëroi i tregon Tefës, sësi, Fadili

ecë në zyrë, gjoja nga nervat flet me vedi dhe thotë: “Në asnjë mënyrë...

jo, jo, nuk ka mundësi që Partia të më dënojë mua, ... nuk ka mundësi, që

Partia të ketë humbur besimin tek unë... Ajo e di mirë, se, çfarë i kam

bërë unë Klerit Katolik, atëherë, .... si mundët Partia me më dënuar mua

për gjëra kaq të vogla... nuk është e mundur, ajo të harrojë atë që unë i

kam bërë klerikëve në Shkodër!?” Dritëroi e shpjëgonte këtë vëprim të

Fadilit, me mendimin që kishte Fadili se tue ia kujtue Partisë, nëpërmjet

të Dritëroit, vëprimet e poshtërsitë që kishte ba ai kundrejt Klerit Katolik,

Partia do ta “mëshironte”... kishte harrue Fadil Paçrami, “shpërblimin” që

u ka dhanë Partia, Pjerin Kçirës, Pal Mëlyshit e sa vagabondëve të tjerë,

për atë që ata i kanë pasë ba Klerit dhe inteligjencës shkodrane! Kishte

harrue Fadili, më tregonte Tefa, se kur hynin në klubin e Lidhjës së

Artistëve, artistët Loro Kovaçi, Pjetër Gjoka, Tonin Harapi, etj. ishte ky,

ai Fadili, që u thonte shokëve në vesh: “Erdhën këta jezuitët!”, për me iu

kujtue nga cili teatër e nga cilat shkolla kishin ardhë ata.

Aty nga viti 1982, Tefa kishte takue në Tiranë Dritëro Agollin, i

cili e kishte këshillue mos me ba humor me zararë, mbasi nuk kishte pak

ditë që Dritëroi ishte takue me Enver Hoxhën, në Pogradec dhe, Enveri e

kishte pyet: “... Çfarë bëhet në art? ... dhe, çfarë po thotë, ay, Tefa në

Shkodër?....” Posa erdhi nga Tirana më tregoi këtë bisedë nga e cila ishte

frigue aq shumë, sa me të drejtë më thonte: “Ishalla, nuk i ka folë kush

gja për mue se, kur, mendoj se shka i ka ba shokëvë të vetë, mendo se

shka ban me mue!”

DR. FARMACIST PJERIN BUSHATI

Page 368: Një monument nën dhé

368

Po ecte me zonjën e tij të nderueme kah kinema “Republika”. Mu

duk i plakun. Kur u afrova më pyeti: “Shka po mendon?” Si dukët ecja

eme i kishte tërheqë vëmendjën, mbasi me të vërtetë ishe zhytë ndër

mendime. Unë iu përgjigja: “Po të tregoj të vërtetën. Sa pak asht vetëm

një jetë, madje, edhe kjo një në mizerie. Sikur, të ishin tri edhe të

dhimbsët njena me të kalue kështu si po na kalon né kjo një... si thue ti

doktor?” Ai, bani buzën në gaz dhe, më tha: “A nuk thue shyqyr që asht

kështu, e vdesim pa na u dhimbtë asgja që lamë këtu! Nuk ka fat ma të

madh se me e pritë vdekjën me dëshirë, për me shpëtue nga kjo jetë në

mizerie si kjo e jona!”

Ishte një burrë me një kulturë të gjanë. Kam pasë rasë me e njohtë

ndër ekspozitat e pikturës që hapëshin në Shtëpinë e Kulturës në Shkodër.

Më pyeste se, kur, kishe radhën me kenë ciceron dhe vinte me vizitue

ekpozitën atë ditë. Për mue ajo mbas dreke ishte një kohë shumë e

çmueshme, se ato orë unë kishe rasë me ndigjue shumë gjana të

panjohtuna për artin dhe pikturën prej këtij farmacisti që ishte një “histori

arti” në vetvedi. Ai kishte njohuni të imta për kryeveprat botnore të artit,

kryesisht atij italian, mbasi nuk kishte lanë galeri e pikturë pa e pa kur

ishte kenë me studime në Firencë. Pamja e tij ishte ma shumë e një artisti,

sësa e një mjeku!

Nuk dij me përcaktue kujt i përkiste ma shumë!

LORO VATA

E kam njohtë prej shumë kohe vetëm për fëtyrë dhe e dijshe se ka

ba shumë vite burg. Afër pata rasë me e njohtë mbas vitit 1991. Ishte një

galeri e vërtetë ngjarjësh historike. Kishte kenë ndër male që në vitët e

para të komunizmit bashkë me vëllaun e tij Gjergjin. I shpjegonte me

imtësi ngjarjët e atëhershme dhe ishte me ia pasë lakmi memorien e

pastër dhe të saktë që kishte, ndonse, mund të ishte ndër njerëzit që asht

torturue sa pak kush. Kjo kuptohëj vetëm kur fliste se ndër duert e cilëve

katilë kishte kalue, ku kishte ba hetuesinë dhe në cilat kampe kishte

vuejtë dënimin.

Njëherë më pat tregue: “Njëditë nade herët, më mori roja e

birucave në shtëpinë e Pjetër Çiurçisë ku bajshe hetuesinë me njëfarë

Fadil Kapisyzi, një kokërr sarahoshi e fanatiku i pashoq. Më çoj nalt.

Page 369: Një monument nën dhé

369

Mbrendë në zyrë të tij ishte edhe Dul Rrjolli ndërsa, Simon Darragjati,

ishte i shtrimë për tokë e i lamë me gjak. Duli i holli Simonit një kovë me

ujë për me e prue në vedi. Posa u duk se po merrte vedin, Duli i ra

shpinës me një hu të trashë dhe i tha, asgja nuk të ka ba Fadili se çka

kam ndër mend me të ba unë, a po flet, a po jo? - Simoni u përgjigj: Jo e

jo, po të tham!! Fadili e humbi durimin, mbasi kushedi sa kohë kishin që

po e torturonin. E çoi nga toka, e afroi tek një dritare të cilën e hapi dhe i

tha: Sot ose do të firmosësh proçesin ose po deshte hidhu nga dritaria e,

ta mbyllim historinë tande! Pa e mbarue fjalën mirë, Simoni zgjodhi

rrugën e vdekjës nga dritaria... As unë nuk e kuptoj ku e mori forcën, veç,

kur, nuk e pashë në dhomë...Torturat e banë me vra vedin. Mbas tij Fadili

u sjell nga unë, po ti shka po ban? - Unë iu përgjigja, se nuk kam asnjë

arsye me vra vedin, ju, po deshët më hidhni vetë nga dritaria, por unë nuk

bij. Duli më ra dy a tri herë me hunin që kishte në dorë, po, me thanë të

drejtën pata frikë se po vdes pa muejtë me i lypë Zotit të falun për aktin e

vetvrasjës, mbasi Simoni kur po delte nga dritaria iu ndigjue vetëm fjala

“o Zot...”, ndërsa, unë pata frikë se nuk po mundëm me e thanë as atë.

Mandej, edhe po mendojshe me vedi ndër ata pak sekonda, këta qej

kështu mendojnë me na vra të gjthëve... po të provoj me durue edhe pak

si herët tjera... Nxori një letër dhe ma vuni përpara, shkruej më tha:

“Unë, i pandehuri Loro Vata, nuk pranoj me nënshkrue proçes-

verbal në hetuesinë që më ban kapiten Fadil Kapisyzi në pezencën e Dul

Rrjollit.

Tuj mos pasë se çka me thanë, as me shkrue ma tepër se këto sa

thashë, i vërtetoj me nënshkrimin tem pa as ma të voglin shtërngim...

dhe, vuna firmë.”

Mirë, tha Fadili, këtë deklaratë e kemi këtu, tashti shko e mendou

në birucë, që kur të thërrasim, po nuk tu mbush mendja me firmue, do të

gjejnë ndera e Simonit dhe, mos mendo se del gjallë prej duerve të mija...

Në torturë një fije floku të ndanë nga vdekja ose vetvrasja!”

FOTO PICI

Një ndër figurat e njohtuna në qytetin e Shkodrës ishte edhe

fotografi Shan Kol Pici.

Page 370: Një monument nën dhé

370

Ishte i datlindjës 1905. Ka vdekë në Shkodër në moshën 74-

vjeçare. Nuk kishte ndonjë shkollë për punën që bante, por jeta e vështirë

e mësoi aqsa mbet ndër njerëzit që kujtohën për trashigiminë që i ka lanë

vëndlindjes. Ndër fëmijët që kishte edhe i biri Nikolini, vazhdoi traditën e

babës tue u ba një fotograf edhe ky i njohtun. Shani me ndërmjetësinë e

Luigj Gurakuqit, i cili kishte vërejtë talentin e këtij djali të rij, shkoi si

shëgert tek fotografi Kel Marubi. Keli asht kenë ma i miri fotograf për

portretin që ka pasë Shkodra në të gjitha kohët. Aty, Shani, vuni thëmelët

e asaj punë që edhe këtë do ta bajnë të pavdekshëm, si mjeshtrin e vet

por, në një drejtim tjetër, në pejsazh. Kur hapi dyqanin e parë në Pjacë

karrshi shtëpisë Pashko Ashikut, (tek dyqanët e Serreqit), Shanin e pat

ndihmue Ndrekë Kaçulini dhe Pashko Ashiku, me mjete pune dhe kredi.

Për anën artistike e ka ndihmue piktori i njohtun Kol Idromeno. Merrëj

me foto fëmijësh në raste ditëlindjësh. Ishte shok me Gjon Pëllumbin, me

të cilin merrnin çiftët, zagartë e gjojës dhe çadrat e shkonin ndër male për

me gjuejtë. Fillimisht dukej argëtim...

Ky argëtim i dha frymëzim për punën që do të vazhdonte me aq

pasion. Shani me aparatin e tij mërrijti me fotografue krejt Alpët, majët e

shpatët e malëve, kodra e lugina, livadhe e skorre, suka e rmiqe, breshta e

kreshta e deri vetëtimë e bumbullimë të atyne Alpëve, që, kur i sheh ato

fotografi, të dukët se ndigjon edhe gjamët që ushtojnë ndër ata male. Ai

fiksoi zakonët tue fillue nga lindja e djalit ndër male, e deri tek vdekja e

mjerueshme që shkretnoi fisin. Kullat, shtëpitë, Kishat, shtigjët, cakun e

fshatit, kapërcyllin e gardhit kufizues e deri tek portaria, i la ndër zarfat ë

vegjël që kam pasë fatin me i pa. Secili zarf ka të shënuem emnin e

vendit, naltësinë e malit, vendin prej ku asht marrë fotografia dhe shpesh

edhe përballë kujt asht ky vend. Portretët e malësorëve janë visare të

paçmueshme, por edhe të harrueme me dashje. Shani ka mërrijtë me ba

ato fotografi ndër ato zona, kur as nuk bahëj fjalë me malësorin për një

fotografi të grues apo të vajzës së tij, mbasi atje mbretnonte fanatizmi.

Kam pyet, si asht e mujtun që Shani ka mërrijtë me fotografue një nuse

që shkon tek shtëpia, mbasi ka hy ndër uratë (një zakon i vjetër), mbas

lindjës? Më ka shpjegue mbesa e Shanit, Veronika, që shumë nga fotot e

vështira të asaj kohë, madje, edhe të pamujtuna me u mendue me i ba,

Shani i ka krye me anën e miqësisë që kishte formue me priftnit e

mësuesit e atyne krahinave. Këta dy figura në fshat ndëroheshin dhe

rëspektohëshin pa u diskutue fjala e tyne. Ata i siguronin fshatarët se kjo

Page 371: Një monument nën dhé

371

foto nuk ka asnjë qëllim të keq dhe, se, Shani asht nga ata burra të

ndershëm që nuk e shpërdoron besimin e tyne.

Mbas marrjës së këtij thesari nga shteti komunist, Shanit i patne

prishë edhe shtëpinë ku banonte, gjoja i ra plani, kështu, ai nuk bani ma

ditë të mirë. Edhe ky ma shumë plasi, se vdiq!

Sot, Fototeka e Shkodrës duhët me pasë mbi njëzetmijë negativa

të vogjël të Shan Picit.

PROF. KOL ASHTA

Asht ndër intelektualët ma të kulturuem dhe ma punëtorë që ka

pasë Shkodra, në periudhën e komunizmit. Ka lé në Shkoder me 3 korrik

1918. Asht diplomue në Romë në vitin 1942. Puna e diplomës së tij ishte

për poetin At Gjergj Fishta dhe mund të thohët me plot gojë, se ajo temë

e ka shpëtue nga zhdukja... mbasi jetonte me aq frikë sa i dukej çdo çast

se po i troket dera dhe, erdhën me e marrë... I ruhej këmishës që kishte në

trup! Gjithmonë me ankth mbasi e njihte mirë sistemin totalitar.

Në vitin 1956 e kishe përfaqësues në provimin e maturës për

gjuhë dhe letërsi. Mbas tri ditësh që bamë provimin e hartimit më ndaloi

në rrugë dhe, më tha: “... e di se ke pasion pikturën, por të këshilloj me u

marrë me letërsi, mbasi hartimi i yt më ka lanë mbresa....” - Unë tue

përfitue nga miqësia e tij me Prof.Gaspër Ugashin, iu përgjigja: -“Ju

falëm nderës për këshillën, por ba me shkrue shka kam në mend dhe në

zemër, shumë shpejt pushkatohem...” Mbetëm miq!

Kam shkue shpesh mbas vitëve 1985. Më pat tregue se kur asht

krijue Lidhja e parë e Artistëve dhe Shkrimtarëve në Tiranë, mbledhja

ishte ba në Teatrin Popullor dhe, se, mbas syparit të skenës ka kenë vetë

Enver Hoxha me grupin e Sigurimit të Shtetit, për me ndigjue me veshtë

e tij shka flitët dhe, a po vëprohet si mbas porosisë së tij nga ana e

Sejfullah Malëshovës e Nako Spiros.

Kohët e fundit aty nga 1991, më porosiste me pasë kujdes prej

komunistëve. -Kur flet ti në radio, -më thonte, - unë, tue të ndigjue ty,

kam frikë se më gërset dera e vijnë me më marrë mue, pse të ndigjoj ty!

E pata pyet se pse kishte aq frikë të madhe edhe tashti. Më pat

tregue një rasë: “Në vitin 1946 më patnë çue mësues në Berat. Njëditë

Page 372: Një monument nën dhé

372

kur po këtheja nga shkolla aty nga ora 14.30, pa hy në rrugën e shtëpisë

ku banoja, një grup partizanësh vërriti me të madhe: “Ndal, ku vete, nuk

sheh nga sytë!”-Unë u stepa në vend. Pa mbarue mirë këto fjalë partizani,

u ndigjue një breshni automatikësh e armësh.... kur, shka me pa? Ishte i

lidhun për trungun e një peme brij rrugës një djalë i shtëpisë ku banoja

me qira, iu coptue fëtyra nga plumbat e mitralozave... gjaku i gufonte dhe

për pak minuta rrëkaja e gjakut tij mbuloi rrugën. Kur u afrova tek dera e

shtëpisë, nana e djalit të vramë më doli përpara dhe më tha: “Profesor, e

pave se ç’më bënë komunistët?” Unë ishe aq i topitun dhe i friguem sa

nuk flitshe fare...Hyna në dhomën teme dhe nuk dola dy ditë...

Prej asaj kohë unë kam tmer me pa në rrugë edhe një ushtar tue

kalue, mbasi më përsëritët menjëherë skena që përjetova para 40 e sa

vitësh në Berat!

Komunistët janë të tmershëm kudo, por komunistët shqiptarë janë

të pakrahasueshëm...”

Ka vdekë me zemër të ngushllueme mbasi pau me sy botimin e

vëllimit të parë të veprës së tij, mbi të cilën punoi pa iu ndigjue zani ma

shumë se një gjysëm shekulli.

Profesor Kol Ashta ishte ndër të paktit qirinjë në mbretninë e

errësinës komuniste, që na ndriçonte mendjën dhe zemrën !

PROF. GASPËR JAKOVA

Në auditorin “At Pjetër Meshkalla” të Universitetit “Luigj

Gurakuqi” të Shkodrës, më 18 mars 1995 Profesor Gaspër Jakovës, iu

dha titulli “Mësues i Popullit”.

Me atë rasë mbajta këtë fjalë:

Dikund, prej Veleçikut, edhe sot mbas 40 vjetësh më dukët se

ndigjoj zanin e Profesorit që ushton ndër ato maje, zanin e Profesorit të

Mirë, zanin e Profesorit të “teshit”, që edhe tashti më dukët se po thotë:

“Tesh po fillojmë...”, zanin e lehtë e të ambël të Profesor Jakovës... që,

dukej si i marrun se asnjëherë Ai nuk mërrijti me thirrë në kupë të qiellit:

“Po vjen Liria!” E, ky za sa vjen e rritet tue u rrokollisë nëpër ata Alpe,

që kambët e tija i patën shkelë për çdo pëllambë.

Page 373: Një monument nën dhé

373

Nuk di si më dukët sot, sikur, ky za përplasët për ndërtesën e

Gjimnazit “28 Nandori”, tue e nda përgjysëm si dikur... Nga e majta ishte

Gjimnazi, që na privohej ne që ishim në anën e djathtë, ose në atë anë të

shkollës Pedagogjike, që thirrej “refugio pecatorum” apo “streha e

mkatnorëve”.

Asht rasa me kujtue se Profesor Jakova, i njohtun jo vetëm për

aftësi të mësimdhanjës por edhe për kah ndera e burrnia, gjithmonë

rrëthohej edhe nga dashtnia e kolegëve të Tij po aq të nderuem e që nuk

po mund të rrijë pa i përmendë sot këtu: Profesorët Agetina Ashiku, Ida

Lezhja, Simon Rrota, Petro Fundo, Arta Frania, Gema Tirana, Kolë

Alimhilli, Taho Shkreli, Rexhep Neziri, Gaqo Harilla, Lazër Kakarriqi,

Jorgji Kona, Enver Dizdari, Kolë Ashta, Dedë Shala, Ndriçim Gjata, Esat

Haxhi e, shoku e miku i tij ma i ngushtë i gjithë jetës deri në fund

Profesor Gaspër Ugashi, të cilët ma shumë prej tyne nuk vdiqën, por ma

mirë me thanë “u plasi zemra”.

Atëherë ishim të rinjë, profesorët i shihnim nga nota që vehëj në

rregjistër; e kishim të vështirë me i dallue nga mësuesi, këshilluesi,

kujdestari e pse jo, edhe nga prindët që, jo vetëm na donin me gjithë

shpirtë, por edhe u mundonin me na ruejtë nga rreziku i ndjekjës e

survejimit të mësuesve me “këpucë të lehta”, si: Sllobodan Gjerga, Adem

Fishta, Jup Kastrati, Luigj Frania, Fadil Podgorica, Enver Thanasi, e

veglave të angazhueme me Sigurimin e Shtetit ndër komitetët e rinisë si:

Jani Çomo, Emil Mborja, Bep Jubani etj. që, për punën e turpëshme të

tyne u shpërblyen me bursa e studime jashta shtetit...

Ndaj atyne përsekutorëve nuk duhët të heshtim! Duhët të ngrisim

zanin dhe nuk duhët t’i lejojmë që ata me qëndrue pranë në një piedestal

me Pionjerët e Martirët e arësimit dhe të kulturës shkodrane. Ata janë

shkatrruesit e saj, autorët e “Revolucionit Kultural”si, Xhemal Dini,

Sadik Rama, Musa Kraja, Prenkë Sokoli, Halit Isufi e sa të tjerë, deri tek

komunisti i qelbun i Korçës, amorali dhe përsekutori i rinisë shkodrane,

vegla e ndytë e Sigurimit të Shtetit, xhelati i qelive të Degës së Korçës,

Skënder Villa, i cili nuk gjeti rasë me zhdukë edhe këtë figurë që

nderojmë sot, si qindra studentë, të cilët rininë e tyne e kalbën ndër baltat

e kënetave të kampëve të shfarosjës...

Deri kur heshtje e plogështi? Deri kur frikë?!

Vetëm, atëherë, kur të tregojmë se jemi gjallë dhe nuk jemi shue,

do të prehët i qetë Profesor Gaspër Jakova, me shokë!

Page 374: Një monument nën dhé

374

NJË NDËR TRE....

Në vitin 1993, në një familje po bisedonim për një

artikull që kishte shkrue në gazetë Don Simon Jubani, për

qendrimin në burg të Pjetër Arbnorit. Unë kam kenë

gjithmonë për hapjën e dosjëve publikisht.

Përsoni TLR, më kundërshtonte, mbasi ndër tre vetë një asht

kenë spijun, madje, ai shkonte pak ma thellë tue

përgjithsue, se: “...të gjithë jemi kenë spijunë”....Unë

kundërshtova mendimin e tij me fakte. Kemi dishrue, kemi

bisedue dhe komentue radiot për përmbysjen e komunizmit

prej kohësh me shokët, miqtë dhe të etëshmit për liri dhe,

nuk kemi pasë pasoja e këta nuk kanë kenë pak, si: Injac

Deda, Luigj Z.Gjeka, Sandër Troshani, Gjovalin Prendi, Mark

Çefa, Vlash Gurashi, Zef Mjeda, Ndue Zef Toma, Loro Mazi,

Pjerin Naraçi, Vinçenc Çefa, etj. Me ma të moshuem si:

Pjetër Gjini, Zef Nika, Ndoc Naraçi, Fadil Kaja, Hodo

Kopliku, Haki Serhati etj. Me piktorët si: Ndoc Gurashi,

Pjerin Sheldija, Nino Baba, Vladimir Jani, Gaspër Zojzi,

Cin Lezhja etj. E, pra, asnjëni nuk ka spijunue kurrë. Në

kjoftëse Enver Hoxha, në Tiranë e tjera qytete të Shqipnisë

ia ka mërrijtë me ba ndër tre vetë “njenin” spijun, ai ka

ngordhë pa realizue këte vepër makabre në Qytetin e

Lavdishëm të të gjitha kohve, në Shkodër. Unë këtu përmenda

vetëm disa me të cilët jam njohtë ma afër por, me dashtë me

u zgjatë mashumë duhët një volum tjetër me emnat e atyne

burrave që janë kenë e mbetën të nderuem përjetë.

Uroj të vijë ajo kohë që brezat e ardhshëm me këndue

prap: “Në Shkodrën tonë ka ra një dritë !”....

Page 375: Një monument nën dhé

375

PROF. GJON SINISHTA

Fisnik i nderuem!

Ndër ata male të larta, maje degëve të një lisi shekullor asht edhe

një çerdhe e bame me krande e baltë ku, nana vështron e rritë zogjtë e saj

tue i mkue...

Njëditë ata fluturojnë, ... ikin...

Në muzg, pa ra dielli, ajo me sy vështron se mos po këthejnë të

vogjlit prej detit a rrugëve të pafund të pyllit... Dikur, kotët e kështu fillon

vetmia...

Herët në mëngjez, një pupul që sjell era ia këputë shpirtin, një

copë skjep i thyem e disa njolla të kuqe që tokën tonë vaditën për kaq

shumë vite, janë aty...

Tue fluturue mbi një gêm, mendon me vedi: “Po tjerët, a thue

kanë shpëtue?”....

Dhimbje, dashtni, ankth e trishtim tue pritë njëditë me i pa....

Vajza e zbathun me velin e bardhë si bora me vija bojë qielli që

valvitë era, morrlani i vorfnisë pashoqe, mjedis jetëshkurtëve ringjallë

jetën, besimin e shpnesën, vetëm tue i prekë me duert e Saja e, ata, në

dhimbje të pakundshoqe thërrasin: “Ooo... Nanë!...”

Djali me dru Krygjet në dorë, i zgaçun, me post të ngjeshun krah

e qafë nisët drejt rrugëve të largëta, ku, dielli përëndon herët prej

shtëpijave të larta. Nëpër shkëlqimet e vezullimet e vetrinave që të marrin

sytë sheh edhe shamia kuq e zi ashtusi i pëlqenin Nanës...

Asaj çdo natë kur kapaktë e territ i bashkojnë çerpiktë, mendja tek

ti i fluturonte edhe pse t’i kishe humbë. I dukej e i zhdukej hija jote por,

gjumi e kotollonte e aty kah e vona e merrte me të mirë me andrra të

gjata. As dy gisht letër nuk gjejnë plasë me hi tek perdia që lak ka ba.

Nuk asht thanë me u gëzue zemra e saj e djegun në mall. Vetëm rrin në

vetmi tue të pritë ty!

Fé e Atdhé, për ty Fatos i dijës ishin arma e yte vërbuese për

t’patenzonë.

Page 376: Një monument nën dhé

376

E... njëditë Fitove!

Atëditë të pashë edhe unë sëparit, më 25 prill 1993. Papa Gjon

Pali i II-të, na njohti: “Jemi vëllazën” na tha, na i shtërnguem dorën fort

njeni tjetrit si burrat e, kryet për krye zatetëm si dikur motit ndeshte

Shqiptari. Mbi kokat tona valvitëshin flamujt nga flladi i Lirisë së

dishrueme...

Kur ike s’parit fëtyra e yte ishte si maza e tamlit që milte Lokja.

Kur erdhe në krahët e saj, Ajo nuk të njohti atëditë edhe pse shtëpia mori

dritë. Çerdhja ishte çartë e krandët shkapërda. Ajo ndjeu erën tande e era

i mbushi gjoksin me gëzim e hare, ku i rrahte e bardha zemër edhe pse ka

50 vjetë që asht qorre biro! Ajo nuk i sheh thinjat e mjekrrën tande të

zbardhun si biluri, veç, buzët e shkrumueme të sajat për ballin tand të

vizatun njëshi sidikur, kur ajo të kishte në prehën e frigohëj nga zjermia.

Ajo ngrohtësi e ytja ishte prap ndër buzët e saja të plasarituna e të bame

shkrum...

Rozafa sot për parzëm të ka shtërngue, për atë gji në të cilin ti

thithe mjaltën që nxjerr pa da goja yte. Ndër ata mure të asaj Kështjelle

tash sa vjet veç kullonte tamth e Sh’Njon në Sh’Njon për të gjatë Bunës

rrëkajë derdhëj në det, me lot përzi... e porsi tallaz përplasej për brigjët e

asaj toke të bekueme ku ishe ti, o Gjon Shqiptari!

Ti sot jé këtu, tek Nana! Fé e Atdhé ishin dashtnia e vepra yte e,

qé, ku janë!

Ashtusi i mblodhe me Dritë, Dije e Përparim, Ti, Rinisë Shqiptare

ia solle pasuninë ma të madhe të Tandën; Virtytin, mundin e djersën,

veprën e përjetëshme...

Të pastë Nana Yte ... Shqipni, me shumë djelm’ e Fatosa si Ti!

Në Muzeun Historik të Shkodrës, më 16 tetor 1994.

Vizita e fundit e Prof.Gjon Sinishtës në Shqipni.

Page 377: Një monument nën dhé

377

“KRYQZONJE!… KRYQZONJE!…”

“Skënderbeu ka kenë

prodhimi ma hyjnor i rracës

njerëzore”.

Dr. Milan Shufflay (1)

TY O PRIJS’... Nuk të gjetën as eshtnat... Atëherë,... dikush, ...

duhëj kryqzue! ...

Si mundet me ndodhë? ... N’Evropë?!... Uji tue shterrë e, na, tue u

mbytë?! ...

Dyshoj ... Dyshoj ... e, tash 50 vjetë mbeta tue thanë dyshoj,

derisa u binda për atë që asht fakt. Pra, nuk dyshoj! ...sësi thotë edhe

dijetari i madh shqiptar, Dr. At Gjon Shllaku O.F.M.: “Ndër fakte nuk ka

kapriço!”(2).

Gjithnjë më ka mundue një mendim, por gjithmonë vetëm me

vedi:“Komunistët në Shqipni a erdhën vetë në Pushtet apo, i solli

dikush?”

Kur je tue ecë në një rrugë mali e je lodhë tue pritë me dalë tek

shtegu, sa hasë të parin malësor e pyet: “Ku bie shtegu?” e, ai ka me të

thanë: “Për 10 minuta mërrinë!,... ti ke me ecë ndoshta edhe një orë e,

pele, a mërrinë! Madje, ke me fillue edhe me folë me vedi: “A këta ishin

10 minutat e atij malësorit!?”...

Njëkështu asht kenë Shekulli i XX-të për né shqiptarët, për dikend

10 minuta por, për shumicën besa... i pafund!

Ky shekull filloi me zhvillime të rëndësishme shumë për né sëpse

u prish ambullia e robnisë turke. Ekujlibri në Ballkan ndryshoi. Të gjitha

shtetët e mëdha të Evropës po bajshin marrëveshje ku mbi rrëgostë, ku

nën rrëgostë por, secili tue tërhjekë prej vedit. Gjithkah po rrekëj për shi e

Page 378: Një monument nën dhé

378

shtërgatë. Ky mot u pa qyshë herët në mëngjez në Shqipni se retë e zeza

na kishin rrëthue gjithkah e na veç pritshim kur po ia fillon...

Qëndrimi i ynë në Luftën Ruso-Turke ishte plotësisht opozitar me

sllavët. Kjo papajtushmëni e theksueme ka me u pague shtrejtë prej nesh.

Pasojat e luftave ballkanike u reflektuen në të gjitha vëndimet e

kuvendëve e konferencave ç’prej asaj të Londrës, të Versaillës-it e deri në

Kongresin e Berlinit. Ajo që filloi për ne me Traktatin e Shën’Stefanit;

ku, shqiptarët fillojne me “lypë” tokat e veta “ndër tavolina” nuk mbaron

kurrëma!

Më 13 qershor 1878, Lordi Beakonsfielld, në memorandumin e

shkruem prej tij për me ia çue Kongresit të Berlinit, në pikën e parë thotë:

“Indipendenca e Shqipnisë, përveçse, asht në interesin e shqiptarëvet, por

edhe ekujlibri i Evropës e kërkon që kjo të jetë një shtet i pavarun, për me

forcue murin mbrojtës të Evropës Përëndimore, kundrejt invazionit

Sllav.” (Xhafer Belegu. Libri “Lidhja e Prizrenit”, faqe 24, Tiranë 1939.)

Vetëm rreshti i fundit mjafton me tregue fillimin e tragjedisë së

pafund për ne. Asht fakt historik që shpesh murët mbrojtëse, përfundojnë

në gërmadha... E, më duket se ketë “fat” ka pasë edhe Shqipnia, me shka

po shohim me sy!

Austro-Hungaria e mbylli kapitullin e vet gja kjo, që, do të

gjallojnë sllavët që tashma sa në Veri, sa në Lindje, kishin shkye prej

tokës sonë sa kishin mujtë. Grekët në Jug për vedi nuk i lanë gja mangut

as Malit të Zi, as Serbisë. Asnjeni nuk asht ngopë asnjëherë as me tokë,

as me mish e, as me gjak të Shqiptarit! Njeriut për me u ba hor në të

gjithë jetën i mjaftojnë vetëm pesë minuta e, edhe italianët nuk mujtën

me ndejë rahat në 1920 e prap ma vonë në 1939, me prëtendimet e tyne

aq sa të pa baza, aq edhe të turpëshme, si sllavët e grekët. Pra, Shqipnia u

ndodh mjedis zagarve ku secili u mundue me shkye pjesën ma të madhe

për vedi, ndërsa “harusha” ma të mirën, që e ka edhe sot...

Fraktura historike e Shqipnisë sa vinte e gangrenizohëj përditë e

ma shumë...

Karakteristikat që e veçojnë shqiptarin në Ballkan; i njoftun për

atdhetarizëm, burrni, bujari, forcë, trimni, fisniki, mirësi, nderë, besë e

vëndosmëni me vdekë si me le për Fe e Atdhe e, me la me gjakun e vet të

Shenjtë çdo pëllambë tokë që kërkon me i shkelë i huej, kishin formue

simpatinë e përjetëshme të popujve të Austro-Hungarisë dhe Gjermanisë

për popullin tonë. Forcimi i Gjermanisë ishte shpnesa e jonë për

Page 379: Një monument nën dhé

379

riformimin e Shtetit të vërtetë Shqiptar, të asaj Shqipnie që na e

thërrasim, por, që, kurrë nuk e njohtëm: SHQIPNIA E SKËNDERBEUT,

SHQIPNIA ETNIKE, SHQIPNIA E SHQIPTARËVE. Kësaj Shqipnie,

mendoi me i shërbye edhe e ashtuquejtuna “Besëlidhje e Veriut”, në vitin

1943, gja e cila do të shmangte zbritjen e Rusisë Sovjetike në Ballkan dhe

në Mesdhe.

Antishovinizmi-sllav, nacionalizmi i ynë i këthyem në traditë;

kanë ba që Gjermania në Luftën e Dytë Botnore me na lejue privilegje të

panjoftuna në vendët e pushtueme prej saj, madje, ajo nuk i bani këta

privilegje në asnjë vend tjetër të Evropës, ku ineresat e tyne mund të ishin

edhe ma të mëdha. Zgjidhja e problemit të Kosovës, prishja e vijës kufinit

të 1913, qeverisja e tokave tona nga shqiptarët, hapja e shkollave shqipe

në trojet shqiptare, qarkullimi i monedhës sonë në Evropë etj. forcuan

besimin tek të gjithë nacionalistët shqiptarë, për bashkimin e trojëve tona,

gja të cilën e gjejmë të shkrueme prej kryekomandantit të forcave

gjermane në Shqipni, Besel, në librin e Dr. Aurel Plasarit “Vlera

Shpirtërore”, ku shkruhët: “Me hyrjen e ushtrisë gjermane në tokën tuaj,

pavarësia e Shqipërisë do të jetë e siguruar mbasi garant do të qëndrojë

Rajhu i Madh Gjerman, dhe ushtria ngadhënjyese e tij, e cila kundrejt

tokës suaj nuk ushqen kurrfarë prëtendimesh.”(3). Ndërsa, në relacionin e

Militarbefehlshaber Sudost të Vermahtit, thohët: “Një administrim

ushtarak në kuptimin e mirëfilltë në Shqipëri, nuk ekzistoi... Politika

shqiptare e Gjermanisë pati si parim prijës rëspektimin e Shqipërisë si

Shtet neutral dhe i pavarur.”(4).

Pushtimi fashist i Shqipnisë nga Italia solli pasoja jo vetëm për ne,

por edhe për ata, mbasi gjithmonë u konsideruen pushtues me armë. Kjo

pranohët edhe prej tyne; në kujtimet e Kontit Çiano e Giro (5). Ndërsa,

Konsulli Meloni, shkruan: “Në shkollat e Shkodrës të drejtuara nga

Françeskanët dhe Motrat Stigmatine... propagandohëshin ndjenja të një

nacionalizmi të ekzagjëruar, antipatie dhe urrejtjëje ndaj Italisë”(6).

Qëndrimi jodashamirës i Italisë ishte i ndrymë në zemrat e shqiptarëve që

me vrasjën e atdhetarit Luigj Gurakuqi në Bari, në vitin 1925. Me

Myslimanët si shumicë popullsie ata treguan kujdes dhe punuan shumë

me zbutë konfliktin. Deri diku ata ia mërrijtën qëllimit me privilegjët që

iu banë në rrugët tregtare tue i pasunue në një kohë rekord me disa bursa

për shkollat ushtarake e tregtare, si dhe me lidhje të shumta martesore me

ta. Orthodoksët, shumica u banë preh e grekëve dhe jugosllavëve

Page 380: Një monument nën dhé

380

nëpërmjet të kurthës së komunistëve, tue i premtue marrjën e Pushtetit

mbas luftës, tue i nxitë jugorët që të shpejtonin për “çlirimin” e Jugut dhe

formimin e Qeverisë në Përmet, në maji të vitit 1944 kur, ende nuk ishte

“çlirue” as Tirana. Premtimi bani që me shkue mbas tyne mjaft rrugaça e

vagabonda, që kur u doli kllapia ma vonë me paturpësi pranuan; se “jemi

rrejtë, ishim të rinjë... i kemi pasë fjalët ndryshej... nuk na kanë thanë

kështu...!?” Me këta komunistë “nacional-çlirimtarë”, fatkeqësisht u

bashkuan edhe disa intelektualë dritëshkurtë që gjatë luftës e mbas luftës

u pushkatuan, u burgosën, u interrnuan me far’e fis si mos të ishin kenë

kurrë. Populli i shkretë mbet popull si gjithmonë tue pëlqye e tue hangër

rrenën ma të bukrën. Kështu shovinistët sllavë me një rrugë kryen dy

punë: Edhe ruanin zonat e tokët që na kishin grabitë me kohë, por bashkë

me tokën siguronin edhe varësinë e plotë të Pushtetit të ardhëshëm e të

rraskapitun që po delte nga lufta. Këtë punë rusët do ta kryenin ma së

miri me jugosllavët, posa në Shqipni filloi të ngjallët shpresa për fitorën e

komunizmit në vitin 1941, në luftën kundër gjermanëve. Na ishim të

pushtuem që në vitin 1939 e zani nuk po i ndigjohej komunistëve, as të

grupit të Shkodrës, as të grupit Korçës, derisa u dha urdhni prej Moskës.

Vetëm atëherë jugosllavët erdhën e formuan Partinë Komuniste

Shqiptare. Kjo ishte edhe në favor të Aleatëve sëpse Tito, ishte i

garantuem nga anglezët e rusët për atëherë dhe për të ardhmën. “Shyqyr”

kishte vdekë At Fishta dhe nuk po shihte jo vetëm “klyshtë” e Rusisë, po

vetë Rusinë staliniste, tue kapërdi si një kafshatë gjithë Evropën Lindore,

prej vendëve Baltike deri poshtë në Ballkan, bashkë me Shqipninë e deri

në Berlin.

Për këtë katastrofë historike në Evropë nuk kishte kend ma adapt

se komunistët!

Balli Kombëtar dhe Legaliteti nuk u përkrahën nga askush vetëm

se ishin nacionalistë, gja, që, edhe gjatë luftës ata e paguan me lëkurë.

Këtë e shkruan me paturpësi vetë Ramiz Alia, në librin e tij “Enveri ynë”:

“Nuk ishte e lehtë që në mes të vorbullës së Luftës t’i këtheje pushkën

Ballit”(7). Kjo vërteton ma së miri vëllavrasjen, atë që na e thërrasim

luftë civile. Kjo tregon kjartë se Aleatët nuk kanë mendue kurrë për me

formue Shtetin Shqiptar me tokat që i përkasin, përderisa, PUSHTETIN

IA LANË NË DORË KOMUNISTËVE. Kjo ndodhi se interresat e tyne

ishin ma të mëdha për shtetët fqinjë sësa për né. U harrue fare (apo u la

Page 381: Një monument nën dhé

381

me dashje!?) se forcimi i Serbisë në Ballkan do të sillte vetëm Luftë... e

kurrgja tjetër e, kjo, qé ku asht edhe sot!

Pasojat e Luftës janë kenë një katastrofë për gjithë Botën por

Shqipnia, humbi gjithshka, madje, ma keq se të mundunit në këtë Luftë.

Ai që e pagoi ma shtrenjtë asht qyteti i SHKODRËS, shkatrrim të cilin e

pranon vetë Enver Hoxha, kur shkruan: “... mëqenëse katoliçizmi

shqiptar dhe në veçansi kleri, ishin pëngesa më e madhe për triumfin e

komunizmit në Shqipëri, qeveria nuk do të kursente asnjë përpjekje për

t’i shpartalluar ata.”(8) ... E, bashkë me këtë qendër të Katoliçizmit që

ishte QYTETI MARTIR I SHKODRËS do të shpartallohëshin edhe Ata

fatzez Shqiptarë, që ishin Atdhetarë të vërtetë në të gjithë Shqipninë, tue

u cilësue prej komunistëve si: trathtarë, reaksionarë, kolaboracionistë,

fashistë, nazistë, spijunë, ballistë, zogistë, gjakpirës e gjithshka që të

çonte drejt parullës së paharrueshme “plumbin ballit!” Këta Aleatë asht

fakt se asnjëherë nuk kanë protestue kundrejt komunistëve për

pushkatimet, burgosjet, torturimet, interrnimet dhe zhdukjet e qindra e

mijra familjëve e fisëve me akuza false, si agjenta e spijunë të këtyne

shtetëve por shka asht edhe ma keq, kur vinin atdhetarë të arratisun në

Shqipni me luftue ndër male kundër komunistëve e zbritnin me

parashuta, ata u kapnin si pulat në tra, sëpse ishin të trathtuem prej vendit

ku niseshin. Prap ma keq, kur, kriminelët Enver Hoxha e Mehmet Shehu,

(që kishte therë në thikë me dorën e tij qindra ushtarë rob lufte italianë të

lidhun duersh e kambësh tek Ura e Mifolit, pranë qytetit të Fierit), po u

këthenin nga Moska, mbas prishjës me sovjetikët në vitin 1961, ishte

Qeveria italiane ajo, që na i solli shëndosh e mirë, pa na i gjetë “gja e

keqe” në aeroplan deri në Tiranë.

Shkodra e pagoi ma keq se Berlini, se ajo që u ba në Berlin në

vitët e Luftës, vazhdoi me u ba në Shkodër për 50 vjetë rresht e

pandërpremje me Katolikë e Myslimanë, tue na shpartallue si mos ma

keq e, tue na sjellë në këtë humnerë ku ndodhemi sot.

Amerika, - Liria - e andrrueme e popujve të zaptuem, mendoi

vetëm për zonat e mëdha e që i interresonin asaj. Për né as nuk mendoi

fare sëpse, na për atë ishim një pikë uji në oqean. Me gemin e larit në

dorë Rusvelti, thurte “kunorën e lavdisë” për fitoren mbi fashizmin e

nazizmin, tue i shtërngue dorën në Jalta diktatorit ma të madh të

shekujve, Stalinit, dhe tue i dorëzue Evropën Lindore shkjaut përbindsh

rus për me e çue sa dekada mbrapa, tue e dijtë shumë mirë se shka kishte

Page 382: Një monument nën dhé

382

ba mbi popullin e vet e shka kishte zaptue që, qyshë atëherë e sot prej tij

po ngordhin për bukë. Evropa plakë u gangrenizue ç’prej asaj kohë, sot,

e, kushedi deri kur...

Anglezët me shpirtë ndër dhambë tue lutë Zotin që ra Normandia,

përkrahën jugosllavët komunistë të Titos, tue i sigurue tokat e grabituna

përsa ishte gjallë. Influenca në Bosfor, Dardanele, Suez, në Detin Egje e

përtej kontinentit ishin kënaqësia e Mbretnisë së Madhe.

Franca kënaqej se thirrëj “forcë e madhe”, edhe pse turpi i

pushtimit për dy javë prej Hitlerit, nuk ia mori aspak fëtyrën. Nën maskën

e “Revolucionit” të dikurshëm vazhdoi me përkrahë e me eksportue

diktatorë, terroristë, kriminelë, socialistë e masonistë në të gjithë globin,

si: Polpotin, Enver Hoxhën, Komeinin e kushedi sa të tjerë të rinjë se, ata

u plakën e ngordhën. Ambasada e saj në Tiranë nuk cënohej edhe pse

ishte e blokut “Përëndimor”, sëpse bante një përjashtim, se ishte...

“përparimtare”... kështu e “vlersonin” edhe sovjetikët!

Kur u ndanë zonat e influencës, Shqipninë nuk ua kapi lapsa!

Të gjithë Aleatët vazhduan politikën e paraluftës me ne.

Përëndimorët tërhoqën edhe Misionët e tyne prej këtu tue e lanë

SHQIPNINË EVROPIANE nën kujdesin “atnor”, mëshirën robnuese dhe

thundrën gjakatare të komunistëve stalinistë sllavë e oriental: Tito, Stalin,

Mao Ce Dun, dhe veglës ma të ndytë të tyne në historinë e Shqipnisë,

masonistit Enver Hoxha. Shovinistët jugosllavë ishin instruktorët dhe

drejtuesit e Pushtetit tonë “popullor”. Komunistët shqiptarë u treguan

nxanës të zellshëm dhe shembullorë në trathti dhe poshtërsi tue ia kalue

edhe “mësuesit”. Aleatët tue na lanë kështu lejuan që na me u trajtue si

Kroatët Katolikë prej Titos, Vendët Baltike, Polonia, Hungaria, Çekia etj.

prej Stalinit, apo krahinat e Rusisë e deri në skajët e akullta të Siberisë, që

guxuan me kundërshtue bolshevizmin e kolektivizimin ndër kolkoze dhe

që u zhbinë me rrajë.

Mandej, ajo që u ba në Shqipni nga vetë komunistët shqiptarë asht

shembull i provës së saktë të shkatrrimit të vendit në mënyrën ma

shnjerëzore, të pakrahasueshme antiatdhetare ndaj vetvedit. Na për fat të

zi u bamë plaçkë eksperimentimi të ideologjive ma regresive të Shekullit

të XX-të, me metodat ma primitive të paganizmit e ato moderne të

komunizmit, sikur të mos kishte asnjë popull tjetër ma të përshtatëshëm

për laboratorët e tyne terroristë, tue fillue prej metodava barbare

Page 383: Një monument nën dhé

383

stalinjane e deri tek “komunizmi enverian”, që mbetën të pashembullt në

historinë e diktaturave të shekullit.

E, kështu, do të ndodhte përderisa Shteti drejtohej nga katili

amoral Enver Hoxha.

Qé, si shkruan një bashkqytetar i tij i nga Gjirokastra, i ndjeri

Muntaz Kokalari, më 9 Nandor 1944: “... Fatkëqesia e kombit tonë dhe e

Shqipërisë së gjorë është se ka rënë në dorë të një njeriu përbindsh,

tinzar, hakmarrës, inatçi, dinak, magalloman, egoist, që i do njerëzit nën

vete, kumarxhi, gënjeshtar e kur qe jashtë për studime nuk dha asnjë

provim, mbeti pas kabareve, kazinove, etj. Fëlliqi botën me borgje.

Ne intelektualët e Gjirokastrës ia dimë të gjitha dhe sa i vlen lëkura,

prandaj, kërkon të na asgjësojë. Po, kam besim se këtij batakçiu bashkë

me djajtë e kuq, shpejt ka për t’i dalë boja.” (9). Ky, pra, ishte “Enveri

ynë”, për të cilin ka shkrue dyshepulli i tij Ramiz Alia, ky ishte ai që

shokët e tij lindin njëherë në shekull, madje, zor se i gjindet mostra ndër

njëzet shekuj; ky ishte “komandanti lëgjendar” i Luftës Nacional-

Çlirimtare që pritej se do të sillte “LIRINË”...

“Liria e popullit” do të vinte në tokat e “çliruara” me fjalën e parë

të parullës “Vdekje...” (V.F.L.P.) dhe, me të vërtetë kudo në zonat e

“çliruara” filluan vrasjët dhe plaçkitjët, kudo këndohej kanga “Hakmarrje

rini...” dhe asnjëherë nuk asht shkrue sa vetë u vranë pagjyqe si

“bashkpunëtorë” të okupatorit, apo “trathtarë e ballistë” etj. ndër zonat e

“çliruara” nga “çlirimtarët”. Kurrë historia e deritashme nuk ka zanë në

gojë reprezaljën e bame nga bombardimi i anglezve mbi popullsinë civile

të Tiranës me 13 Tetor 1943, në orën 13,13, ku, humbën jetën mbi 500

vetë me lugë në gojë. Asnjëherë nuk u tregue fakti i zhdukjes së mbi

12000 kosovarëve në brigjët e Ulqinit dhe të Tivarit, që skuqën

Adriatikun të trathtuem nga komunistët shqiptarë. Të kujt ishin viktimat?

Kush i vrau këta shqiptarë? Apo, ndoshta, shifrat e të vramëve nga

“çlirimtarët” janë ma të mëdha se të pushtuesve? Këtë, na nuk e dimë, na

vetëm dimë se kemi ndejë tue vra njeni tjetrin në këtë luftë ku, siç

shkruan Abaz Ermenji: “... Çdo laro me pushkë në krah ka rasë të bëjë

ligjin, ku terrori bëhet si një ankth i padurueshëm”. Na do të shohim me

sytë tonë se socializmi do të ndërtohet me të vërtetë mbi KAFKA dhe

emblema e “Përparimit” do të jetë RRASHTA! Këto do të ishin thëmelët

e Pushtetit “Popullor e Demokratik” në Shqipninë e Re, që solli “jetën e

lumtur”, “barazinë” padallim feje, krahine dhe ideje... e sa të tjera parulla

Page 384: Një monument nën dhé

384

me “lugë ari” me të cilat kuhej e ngopej me rrena i shkreti Popull

Shqiptar! Kur i ranë leskrat e doli boja e vërtetë e materialit kallp që ishte

përmbrenda, ishte vonë, shumë vonë... mbasi lufta civile nuk shmangëj

ma... Këtë bani Enver Hoxha, me komunistët e tij!...

Po, kush ishin këta komunistë? - Këta ishin “çlirimtarët”!

Historiani A. Ermenji, shkruan: “Në të vërtetë, edhe sikur të gjithë

shqiptarët të shkriheshin në luftën kundër gjermanëve, nuk mund ta

shpejtonin as për njëditë tërheqjën e këtyre nga Shqipëria, derisa këta të

mos thyheshin prej fuqive të mëdha...”(10). Pra, kur, forcat gjermane po

tërhiqëshin prej Shqipnisë, zonat e lana të lira prej tyne partizanët

“çlirimtarë”, i quanin të “çliruara” prej këtyne....

Ata ikën nga Veriu për në Gjermani; Jugu e konsideroi “çlirimin”

prej tij, tue e vlersue “meritë” të luftës së tyne “nacional-çlirimtare”...

Sikur, Gjermania të ishte “dikund” kah Turqia, atëherë “çlirimtarët” do të

ishim na Gegët, që do të vraponim mbas tyne...tue thirrë: “e çlirueme”...

Njerëzit u banë si bishat e egra të pyllit në kohë bore dhe

ushqehëshin vetëm me gjak.

Komunistët pëlqyen jetën e pyllit ku, si kafshët e egra shkyejshin

intelektualët tue i nxjerrë me gishta gabzherrët prej ku delte fjala e së

vërtetës, dijës, kulturës dhe përparimit. U lëshuan si hijenat ndër vorre me

nxjerrë eshtnat për me i thye dhe me i tretë se kishin frikë se mbrenda

tyne do të ruhej edukata dhe kultura Evropiane Përëndimore.

Ishte pra, lufta kundër Qytetnimit Evropian, luftë shumë e rrebtë

dhe shpartalluese prej padijës rranuese fshatareske, që shfryente dufin e

saj tue djegë libra e biblioteka, tue plaçkitë muzeume e tue u mundue mos

me lanë në kambë asnjë vepër arti e kulture, deri ndër veprat e kultit.

Ishte alergji e Lindjës ndaj qëndrimit Përëndimor të Shqiptarëve,

që nuk u pajtuan kurrë me pushtuesit, përderisa, asnjë krahinë ose fshat

kurrë nuk ka përdorë gjuhën e dhunuesit. Edhe këtë Gjuhë që na e

ruejtëm ndër shekuj, ishin komunistët ata që i vunë “pushkën dhe

kazmën” tue na imponue përdhunisht “gjuhën e njësuar”. Kështu,

komunistët bashkë me pseudo-intelektualët varrosën përsëgjalli

Gegnishtën e Fishtës dhe, vetëm kështu, përdhosën malët bashkë me

Kanunin e tyne e, vetëm kështu servilët e shërbëtorët besnikë të Titos e të

Stalinit masakronin edhe njëherë përsëvdekuni Gjeçovin me shokë.

Ishte luftë e ndërsyeme e Jugut kundër Veriut. Ishin politikat

shekullore të shovinistëve që përfituan prej kausit të mbrendshëm, të cilët

Page 385: Një monument nën dhé

385

në këtë moment përdorën komunistët për me përfitue ata gjanë ma të

rëndësishme për vedi: “përçaj e sundo!”, tue shfrytzue inferioritetin e

Jugorëve që u kishte dobësue arësynë. Kenja e Kryeqytetit Tirana në Veri

gjithmonë qendër politike, kulturore, morale dhe ekonomike e një

populli, Toskëve u dukej shburrnim ikja prej Vlonës. Ishte koha ma e

përshtatëshme që Gegët duhet t’i damshpërblenin me lanjen në “duart e

tyne” të Pushtetit “Popullor Komunist”, fara e të cilit u hodh në Përmet,

Berat e kudo ku mujti me bijtë ashtusi binë fara e keqe.

Ishte lufta e “Internacionalizmit Proletar”, që fikë e shuen ndjenjat

Atdhetare tue nxitë Luftën vëllavrasëse, që asht rranimi i popujve tue

përdorë ideologjinë marksiste-leniniste kundër Atdheut, Zotit e Besimit,

tue ndezë mëllef e urrejtje mes vëllazënve e tue i shpërblye për këtë

“meritë” shumë aventurirë dhe fondamentalistë me poste partie e shteti,

tue privilegjue Sigurimin e Shtetit me rroga të majme, medalje, dekorata,

tituj e grada shkencorë, spaleta ushtarake, bursa studimi jashta shteti etj.

që i gëzojnë edhe sot. Injorantët, servilët, hipokritët dhe imoralët spijun,

ishin ndër sferat ma të larta të partisë dhe të shtetit komunist shqiptar.

Fanatikët e palosun ndër fletët e tesërave të P.P.Sh. mërrijtën deri aty, sa,

edhe një marangoz shkodranë Tuk Jakovën mbasi kryen punët e veta me

te, e ngordhën burgjesh, tue i shkatrrue krejt familjën në interrnime me

një strajcë plaçka të varuna në shkop si endacakët, vetëm për motive

fetare dhe asgja tjetër.

Ishte Lufta e klasave nën maskën e së cilës u mëshefën luftat ma

djallëzore e të pabesa të komunistëve ndaj Popullit Shqiptar, tue i ngritë

këto deri në piedestalin e “Revolucionit Kultural”, termi ma përqethës i

fjalës “Revolucion” për të gjithë ata që e kanë provue atë.

Ky “Revolucion Kultural”, dhunoi botnisht të gjitha LIRITË DHE

TË DREJTAT E NJERIUT, tue shpallë Shqipninë e Gjergj Kastriotit-

Skënderbeut dhe djepin e Nanë Terezës, të parin “Shtet Ateist” në Botë.

Ky ishte diktatori Enver Hoxha me pasues qosën e oborrit të

blokut udhëheqësve Ramiz Alinë, “besnikë” të pandamë në trathtinë e

madhe kombëtare ndaj Atdheut të vet.

Ishin këta udhëheqësit e të gjitha këtyne LUFTAVE të flligta që u

përplasën për shkambin e Ilirisë dhe në veçansi për Kështjellën e Gencit e

Teutës, djepin e Atdhetarizmës e folenë e kulturës. Gurt e Rozafës ishin

thëmelët e gëdhenuna të Kulturës Evropiane, të vëndosun nga Kreshnikët

dhe Atdhetarët Shqiptarë dhe të murosun përjetësisht me Gjakun e

Page 386: Një monument nën dhé

386

MARTIRËVE që u derdhë rrëkajë prej majës së Bratilës së Deçiqit, e

deri poshtë në detin Jon për FE, ATDHE E PËRPARIM.

Ishte Shkodra, Kështjella e pathyeshme, ma e forta, ma e pastërta

dhe ma e vëndosuna në shkambijtë e Veriut, antishoviniste Sllave dhe për

rrjedhojë ma antikomuniste, që u dogj e u përlue nga të gjitha këto lufta

barbare e të përgjakëshme, të cilat nuk i ka provue asnjë qytet tjetër i

Evropës e, ... ndoshta...

Ishim të gjithë Shqiptarët e izoluem, mjedis QYTETNIMIT - PA

DRITË, ishim të gjithë të uritun e të etshëm, mjedis EVROPËS - PA

BUKË E PA UJË... e, besoj, nuk ka dhimbje ma të madhe për Shpirtin e

vuejtun e të mjeruem mjedis BALLKANIT, se VETMIA.

Ishim në një burg e vorr të përbashkët ku nuk na ndahëshin:

torturat, rrahjet, policët, pështymjet, spijunët e Sigurimit të Shtetit,

pushkatimet, shpifjet, shkopinjtë, krizmat e automatikëve, survejimi,

dhuna, mashtrimi, gënjeshtra, propaganda, padija, shnderimi, përdhunimi

e poshtnimi me shputë për faqe të Burrit, një GENOCIT që jo vetëm

sundoi për 50 vjetë një popull tue rrafshue përtokë gjithshka të mirë por,

shka asht ma e keqja; tue shrranjosë dëshirën për VIRTYT E DIJE, pa të

cilat NUK KA JETË ASNJË POPULL.

Ky ishte “socializmi” që na solli Lufta, kjo ishte “Liria” dhe “jeta

e lumtur” që bajtëm 50 vjetë mbi shpatullat tona të dërmishuna tue ecë

çdo ditë zvarrë nëpër Gjetseman, me kambë të zdathuna e të gjakosuna

drejt Golgotës, tue u ruejtë mos me u rrëzue... tue u ruejtë mos me ndy

fëtyrën...

Më dukët se, ia mërritëm! .. .E vetmja FITORE! ...

Na u duk se po shpëtojmë njëherë... kur Gjon Kenedi, Papa Gjoni

i XXIII-të dhe Nikita Hrushovi filluan me mendue për me i lanë dishka të

mirë njerëzimit... Kenedi me vdekjën e Tij e mori gjithshka me vedi... e,

na, ... mbetëm në llomin e baltën ku ishim...

U deshtën edhe 30 vjetë të tjera me ardhë Regani, Gjorgj Bushi,

Gorbaçovi dhe Papa Gjon Pali i II-të (prap Gjon) e, me ra Muri i Berlinit

më 9 Nandor 1989...

A mendoni se ai mur ka ra vedit?! ...

Ai ra... e, na bërtitëm si të çmendunit...”Për ZOTIN ... RA! ...” .

Ranë gati të gjitha “murët”, përveç, se... në Shqipni...

U hapën Kisha dhe Xhamija dhe e rrëzuan mitin... Ra edhe Enver

Hoxha!... Për ZOTIN RA!... Me lot përfaqe përqafohëshim me njeni

Page 387: Një monument nën dhé

387

tjetrin e nuk e besonim... Ai tërhiqej zvarrë rrugëve të Shkodrës, Tiranës

e mbarë Shqipnisë e, na, nuk e besonim... se na kujtohej dhimbja e

brengët sa vjeçare të zemrës... Këtë dhimbje kaq të madhe që na therte

Shpirtin nuk kemi turp me e tregue se nuk asht ligështi ashtusi nuk asht

poshtnim me tregue vorfninë, madje, asht virtyt! Asht triumfi i lumnisë

njerëzore mbi mjerimin e pakufi, asht fitore e jetës mbi propagandën

përbindshe e mashtruese, mbi parullat shkatrrimtare të “vdekjës” që për

50 vjetë punuan vetëm për depërsonalizimin shpirtnuer e moral të njeriut,

për me formue atë, që thirrëj “njeriu ynë i ri, vepra më e shkëlqyer e

Partisë”. E, me të vërtetë ashtu ishte: “njeri” vetëm me pamje të jashtme

“njeriu”.

Pra, me pranue se në nandorin e vitit 1944 Shqipnia asht shlirue,

d.m.th. që në Shqipni, me ngritë një “monument” për PRANGAT E

ROBNISË dhe të DIKTATURËS 50 vjeçare, të feudalizmit bizantin e

aziatik të komunizmit shqiptar e, nuk duhët të harrojmë kurrë se:

“NJË POPULL QË PUTHË PRANGAT E VETA, NUK

MERITON ME KENË I LIRË!”, ka thanë Don Kolec Prennushi në librin

e Tij: “Rrimë shtremt e flasim ndrejtë”. (Fq. 104, viti 1931).

Në fund të fundit na kemi edhe pse me u krenue, kem pse me u

krenue se, na, ishim ata që për 50 vjetë asnjëherë nuk e kemi harrue

Formulën që na ka lanë Imzot Pal Engjulli... që, na e mbajtëm ndër mend,

e mbajtëm edhe në zemër dhe shkuam tue e bajtë vesh në vesh... edhe pse

për Té, né ata na vritshin e, prandej, prap na u RINGJALLËM!...

NA U RINGJALLËM, do të ecim përpara edhe do të

PËRPAROJMË!... PO, PO, DO TË PËRPAROJMË ASHTUSI KA

PËRPARUE GJITHË EVROPA!

DO TË PËRPAROJMË, SE JEMI PJESË E PANDAME E

TOKËS SË SAJË!...Ju jeni që edhe 2000 vjetë ma parë thirrët:

“KRYQZONJE!..KRYQZONJE!...” edhe e kryqzuet... edhe e therët...

edhe e mbytët.... por, AI U RINGJALLË!... Ju, u plandosët përdhé por,

nuk e keni besue e keni vazhdue prap... prap keni vazhdue edhe me né tue

thirrë: “KRYQZONI!...KRYQZONI!...”, se edhe këta janë mbasardhësit

e Tij. Na prap do të vazhdojmë me kenë... ju prap nuk keni me e

besue!......Se, na, do të vazhdojmë me kenë se, na, jemi krenarë që jemi

mbasardhësit e Tij e, do të FITOJMË, edhe pse ju na keni gozhdue....

edhe pse né, ju na keni vra... GJITHMONË DO TË JEMI!...

... Se, jemi mbasardhësit e TË MADHIT S K Ë N D E R B E!...

Page 388: Një monument nën dhé

388

... e, se, J E M I S H Q I P T A R Ë!...

... A merrni vesht?

NA JEM S H Q I P T A R Ë !...

SHËNIME:

1. Dr. Milan Sufflay: Albanolog i njohtun Kroat, që ka botue

në vitin 1926 librin "Serbët dhe Shqiptarët". Asht vra pabesisht

nga serbët në vitin 1931, për dokumentat historike që ka shkrue

në lidhje me Shqipninë.

2. Dr. At Gjon Shllaku O.F.M. (1905-1946) Asht pushkatue

nga komunistët me 4 mars 1946, i akuzuem për formimin e

Organizates antikomuniste "Bashkimi Shqiptar". Shprehja

asht marrë nga artikulli: "Magna charta e shekullit të

sotshëm" botue në revistën "Hylli i Dritës", nr.1-2, fq. 252, 1941

3. Paraqitja objektive e disa fakteve historike nga Dr. Aurel

Plasari, me ka shty me marrë disa referenca kryesisht nga libri

"Vlerë Shpirtërore". Ky citat asht nxjerrë nga libri "Historia e

Shqipërisë", III, fq. 553.

4. Landerberichte des Militaresch Befelshabers Südost, C.

Albanien në BM, RW 40, Band 116a. Viti 1944-45 (pa datë).

5. G. Ciano: Diario (1937-1943) Milano 1980, fq. 283. Në librin

e Dr. Aurel Plasarit "Vlerë Shpirtërore", fq. 22, Tiranë 1994.

6. Konsulli Meloni. Attivita contraria dei Frati Franceskani.

Telegrami i tij me 23 qershor 1939, në ASMAE.

7. Ramiz Alia në librin "Enveri ynë", fq. 19, botue Tiranë 1988.

8. Enver Hoxha: Selected Works, Vëllimi i I-rë, fq.438, Tiranë

1974.

9. Muntaz Kokalari: Atdhetar, intelektual gjinokastrit i

pushkatuem pa gjyq prej diktatorit E. Hoxha, në ditët e para të

marrjës së pushtetit nga komunistët. Citohet pjesë e letrës së

Tij, drejtue Z. Makbule Xhomo Vrioni, me 9 nandor 1944,

në Tiranë. Origjinali ndodhët në AQSH Tiranë. Botue në

gazetën RD, e shtunë 29 prill 1995, fq. 5.

10. Abaz Ermenji: Historian shqiptar, citati asht nxjerrë nga:

Vepra e citate. Fq. 473., ashtu edhe (11). Fq. 474.

Page 389: Një monument nën dhé

389

P Ë R M B A J T J A

PARATHANJE Faqe 5

PJESA E I

NUK DUE ME E BESUE 9

SHTËPIA NR. 173 NË RRUGËN E KAVAJËS 10

SHKAMBI I LATUEM.. 12

SHKODRA NË 1946 17

O SHQYPEO ZOGJT E MALEVE, KALLXONI ...............25

NGA NA ERDHËN KËTA PARTIZAN ? ......................... 30

PO SHPELLAT A MI PRET KUSH ?…………….............. 36

KULLA PA RRUGË 43

KUSH MË NDALON MUE ME DERDHË GJAKUN…................. 47

PJESA II

YJET E KOMBIT…………………………………….......................59

PROF.FILIP ND.FISHTA……………………………......................64

PARTIA DEMOKRISTJANE ISHTE VETËM NJË IDE………….68

Organizata “BASHKIMI SHQIPTAR”..............................................72

DERA QË PO HAPET……………………………………...............83

I HUMBUNI DON ALFONS TRACKI…………………….............89

PËR NJË SHQIPNI TË ARDHËSHME………………….................95

NATË SHËN KOLLI………………………………………............107

LËVIZIA E POSTRIBËS…………………………………............. 112

AVOKAT P.PALI E PROF.KOL PRELA…………....................... 116

MËSUESI PJETËR P. PALI……………………….........................129

IMZOT PROF. JUL BONATTI……………………........................135

PROF. ARSHI PIPA E PROF.P. KAÇINARI……………..............139

DON ANTON MUZAJ………………….........................................152

NJË AKT TIPIK KOMUNIST..…………………..……..................154

Page 390: Një monument nën dhé

390

DON ALEKSANDËR SIRDANI DHE DON PJETËR ÇUNI.........157

SI I MBYTEN DY PRIFTNIT..........................................................160

PJESA III

IMZOT FRANO GJINI…………………......................................... 165

KLERIKËT E FAMILJES PRENNUSHI :................................... 171

AT MATI PRENNUSHI O.F.M........................................................ 172

IMZ. VINÇENC PRENNUSHI O.F.M............................................. 181

DON KOLEC PRENNUSHI........................................................ 190

LIBRI I FUNDIT……………………………………........................201

TË VËRSHUEMIT…………………………..……...........................209

AT ÇIPRIAN NIKA O.F.M……….………...................................... 211

AT DONAT KURTI O.F.M………..………..................................... 219

FILMI JUGOSLLAV “DOSJA 1302”.……………........................223

PJESA IV

STUDENTËT.....................................................................................273

INJACBAQLI.....…………………………........................................281

MARTIN SHELDIJA.........................................................................385

DON DEDË MALAJ………………………..……............................389

6 SHKURT 1967………………….................................................... 295

AT PJETËR MESHKALLA S.J.........................................................316

FSHATI BRIJ BUNËS.......................................................................322

NJË DOSJE.........................................................................................332

PJESA E V

METAMORFOZA..............................................................................349

DON SIMON JUBANI.......................................................................353

DON MIKEL KOLIQI........................................................................359

AT G. GARDIN S.J............................................................................366

PAK E SAKT......................................................................................370

KRYQZONJE…KRYQZONJE..........................................................395

PËRMBAJTJA………………………………………………………407