Hirushi - UNICEF · PDF fileAjo kishte zënë vend te një bankë nën...

20
Hirushi

Transcript of Hirushi - UNICEF · PDF fileAjo kishte zënë vend te një bankë nën...

Page 1: Hirushi - UNICEF · PDF fileAjo kishte zënë vend te një bankë nën hije dhe po lexonte një tregim me figura. Ishte shumë e hareshme – ajo e lexonte tregimin me figura dhe qeshte

Hirushi

Page 2: Hirushi - UNICEF · PDF fileAjo kishte zënë vend te një bankë nën hije dhe po lexonte një tregim me figura. Ishte shumë e hareshme – ajo e lexonte tregimin me figura dhe qeshte
Page 3: Hirushi - UNICEF · PDF fileAjo kishte zënë vend te një bankë nën hije dhe po lexonte një tregim me figura. Ishte shumë e hareshme – ajo e lexonte tregimin me figura dhe qeshte

Hirushi

Page 4: Hirushi - UNICEF · PDF fileAjo kishte zënë vend te një bankë nën hije dhe po lexonte një tregim me figura. Ishte shumë e hareshme – ajo e lexonte tregimin me figura dhe qeshte

Tregime me figura është përgatitur nga Qendra për të drejtat e njeriut dhe zgjidhje të

konflikteve në kuadër të programit “Futja e respektimit të dallimeve dhe multikulturalizmit në

zhvillimin e hershëm të fëmijëve në Maqedoni” të Ministrisë për punë dhe politik sociale dhe

UNICEF-it, financuar nga ambasada Britanike në Shkup.

Përmbajtja e këtij materijali nuk pasqyronë domosdoshmërisht qëndrimin apo mendimet e

Ambasadës Britanike në Shkup.

Page 5: Hirushi - UNICEF · PDF fileAjo kishte zënë vend te një bankë nën hije dhe po lexonte një tregim me figura. Ishte shumë e hareshme – ajo e lexonte tregimin me figura dhe qeshte

HirushiAutor i tekstit: Filipina Negrievska

Përkthimi dhe adaptimi në gjuhën shqipe: Vehbi Kadriu Ilustrues: Rumena Najçevska

Page 6: Hirushi - UNICEF · PDF fileAjo kishte zënë vend te një bankë nën hije dhe po lexonte një tregim me figura. Ishte shumë e hareshme – ajo e lexonte tregimin me figura dhe qeshte

Në një pasdite të nxehtë vere, kur dielli ende digjte e përvëlonte, vetëm Enisa kishte dalë përjashta. Ajo kishte zënë vend te një bankë nën hije dhe po lexonte një tregim me figura. Ishte shumë e hareshme – ajo e lexonte tregimin me figura dhe qeshte. Pas pak dolën përjashta edhe fëmijë të tjerë. Kur i pa Enisa, i thirri të afroheshin se do t’u lexonte përrallën për Hirushin.

Duke menduar se Enisa gaboi, Luani deshi ta përmirësojë: “E ke fjalën për Hirushen!”

4

Page 7: Hirushi - UNICEF · PDF fileAjo kishte zënë vend te një bankë nën hije dhe po lexonte një tregim me figura. Ishte shumë e hareshme – ajo e lexonte tregimin me figura dhe qeshte

5

Page 8: Hirushi - UNICEF · PDF fileAjo kishte zënë vend te një bankë nën hije dhe po lexonte një tregim me figura. Ishte shumë e hareshme – ajo e lexonte tregimin me figura dhe qeshte

Po Enisa e kundërshtoi duke i shpjeguar se nuk bëhet fjalë për Hirushen, por për Hirushin. Pastaj filloi të lexonte:

“Një herë moti jetonte një djalosh që e kishte emrin Hirush. Ai e kishte lëkurën shumë të lëmuar, kishte flokë kaçurrela dhe do sy të mëdhenj ngjyrë kafe. Kishte një buzëqeshje shumë, shumë të ëmbël. Nëna e tij ishte gjithmonë në punë, kurse njerku dhe dy gjysmëvëllezërit e tij silleshin shumë keq me të. Ata nuk punonin asgjë në shtëpi, po gjithë kohën e detyronin Hirushin të pastrojë, të marrë pluhurat, të gatuajë, të lajë tesha, të lajë enët e çfarëdo pune tjetër.

Njëri nga fëmijët e lagjes me emrin Mateo u shastis fare dhe tha: “Obobo, çfarë përralle – kjo s’është e mundur – mashkulli të lajë, të hekurosë... Jo bre, ato janë punë femrash!”

Markoja u bë nevrik, e shikoi një herë dhe i tha se në familjen e tij nuk ka punë meshkujsh e punë femrash dhe se babai edhe lan edhe gatuan, kurse e ëma pastron enët e fshin pluhurat.

6

Page 9: Hirushi - UNICEF · PDF fileAjo kishte zënë vend te një bankë nën hije dhe po lexonte një tregim me figura. Ishte shumë e hareshme – ajo e lexonte tregimin me figura dhe qeshte

7

Page 10: Hirushi - UNICEF · PDF fileAjo kishte zënë vend te një bankë nën hije dhe po lexonte një tregim me figura. Ishte shumë e hareshme – ajo e lexonte tregimin me figura dhe qeshte

8

Ndërkohë Enisa vazhdoi të lexonte më tej: “Dy gjysmëvëllezërit vishnin gjithmonë këmishë të reja e të bukura, ata vishnin xhinse e mbathnin këpucë fringo, kurse Hirushi si përherë mbante tesha të vjetra e me rrecka.

Një ditë e dha televizori se Princesha Klara kishte vendosur të martohej. Ajo i kishte ftuar në pallatin e saj të gjithë të rinjtë e mbretërisë që të merrnin pjesë në ballo, ku do të njiheshin me të dhe ajo do ta zgjidhte njërin për burrë.

Babai gjithë shqetësim i bëri gati dy djemtë, i çoi te floktari për t’i qethur, u bleu këmishë e pantallona të reja, ua lustroi këpucët me furçë e me ngjyrë dhe i parfumoi me një erë shumë të këndshme. Ata qenë tamam për në ballo!

Hirushi po i shikonte gjithë pikëllim duke qëndruar anash dhe mezi mori guximin të pyeste: “A ka mundësi të vij edhe unë?!”

Babai vuri buzën në gaz dhe i tha se mund të shkonte edhe ai, por pasi ta pastronte njëherë tarracën, t’i lante qilimat dhe t’i hekuroste teshat. Pastaj i tha duke kukurisur: “Ha-ha-ha, të duhen disa ditë deri sa t’i kryesh të gjitha!”.

Page 11: Hirushi - UNICEF · PDF fileAjo kishte zënë vend te një bankë nën hije dhe po lexonte një tregim me figura. Ishte shumë e hareshme – ajo e lexonte tregimin me figura dhe qeshte

9

Page 12: Hirushi - UNICEF · PDF fileAjo kishte zënë vend te një bankë nën hije dhe po lexonte një tregim me figura. Ishte shumë e hareshme – ajo e lexonte tregimin me figura dhe qeshte

Vëllezërit shkuan në ballo, kurse Hirushi mbeti vetë në shtëpi me markuçin në dorë! Shumë i prekur e i pikëlluar, ai u shtri në dysheme dhe ia krisi vajit gjithë mërzi. Qau e qau një kohë të gjatë sa e vërshuan lotët dhe iu trandën edhe supet.

Duke dëgjuar përrallën Edvini, një shok shkolle i Enisës, shprehu mospëlqimin e tij me fjalët: “Bah, çfarë rrëfimi qenka ky – të qajë mashkulli!? Meshkujt janë trima, nuk janë qaramanë!”

Enisa ndërpreu leximin dhe menjëherë iu përgjigj: “Në qoftë se qan kur ke ndonjë gulç, kur ke dhembje ose kur ndihesh i fyer, kjo nuk ka të bëjë me trimërinë. Ti mund të jesh edhe trim edhe të qash.”

Këtë e mbështeti edhe Markoja duke thënë se motra e tij, Ana, është shumë trimëreshë dhe s’ka frikë fare nga terrina, madje edhe ai kur është me të hiç nuk trembet.”

10

Page 13: Hirushi - UNICEF · PDF fileAjo kishte zënë vend te një bankë nën hije dhe po lexonte një tregim me figura. Ishte shumë e hareshme – ajo e lexonte tregimin me figura dhe qeshte

11

Page 14: Hirushi - UNICEF · PDF fileAjo kishte zënë vend te një bankë nën hije dhe po lexonte një tregim me figura. Ishte shumë e hareshme – ajo e lexonte tregimin me figura dhe qeshte

Ndërkaq Enisa e vazhdoi leximin:

“Pa pritur e pa kujtuar u shfaq një Shtojzovall vogëlosh e vezullor!”.

Kaq iu desh Anës, ndaj këlthiti: “Çfarë u shfaq? Shtojzovall? Eh kjo s’është e mundur – ka shtojzovall-E, po jo shtojzovall!!!”.

Edhe Luani u ngut të thoshte mendimin e tij: “E pse të mos ketë – eh sa mirë qenkan kujtuar – si Pitër Pani – veshur i tëri jeshil dhe fluturon! Për mua s’ka më mirë.”

Enisa vijoi aty ku mbeti:

“Shtojzovalli fët e fët ia plotësoi dëshirën – me shkopin e tij magjik sakaq ia shndërroi teshat e leckosura në të reja, në këmishë e pantallona të pastra e të hekurosura, i sajoi edhe një kravatë, pastaj gjashtë minjtë i bëri gjashtë atkina bardhoshe, kurse kungullin e ktheu në karrocë. Hirushi fluturonte nga gëzimi dhe vetëm e falënderonte Shtojzovallin.

Ndërkohë Shtojzovalli i tha: “Tani nisu Hirush dhe të priftë e mbara, por mos harro se duhet të kthehesh para mesnate, pasi magjia atëherë humbet.”

Kur e pa Hirushin në ballo, princesha u josh menjëherë nga bukuria e tij dhe shprehu dëshirën të vallëzonin së bashku. Duke vallëzuar ata biseduan e u njohën dhe u kënaqën me njëri-tjetrin. Po koha kalonte shumë shpejt dhe kur ora ra dymbëdhjetë e natës, Hirushit iu kujtua se duhej të kthehej menjëherë, ndaj me të shpejt u shkëput nga princesha dhe me vrap zbriti shkallët.

Kështu duke ngarë atij i doli njëra këpucë dhe i ra shkallëve, po ai nuk kishte kohë të kthehej ta merrte.

Kur mbërriti në shtëpi sërish e gjeti Shtojzovallin e vjetër pasi magjia ishte mbaruar.12

Page 15: Hirushi - UNICEF · PDF fileAjo kishte zënë vend te një bankë nën hije dhe po lexonte një tregim me figura. Ishte shumë e hareshme – ajo e lexonte tregimin me figura dhe qeshte

13

Page 16: Hirushi - UNICEF · PDF fileAjo kishte zënë vend te një bankë nën hije dhe po lexonte një tregim me figura. Ishte shumë e hareshme – ajo e lexonte tregimin me figura dhe qeshte

Të nesërmen princesha vendosi ta kërkonte djaloshin bukurosh me të cilin kishte vallëzuar. Atë do ta gjente sipas këpucës që i kishte rënë në pallat.

Princesha urdhëroi rrogëtarët e saj të shkonin derë më derë dhe të gjithë djemtë ta provonin këpucën e gjetur. Djaloshit që do t’i bënte tamam ishte simpatia e saj me të cilin kishte vallëzuar atë mbrëmje.

Rrogëtarët erdhën edhe në shtëpinë e Hirushit. Ata ia dhanë këpucën ta provonte njërit djalë, po i binte e vogël, pastaj ia dhanë edhe tjetrit, po ajo i vinte e madhe. Kur u nisën të shkonin, një mace i tërhoqi për pantallonash dhe i solli te oborri ku ndodhej Hirushi.

Sapo i vërejti babai, u tha: “Mos humbni kohë me të – ai s’ka qenë në ballo!”, po shërbëtorët s’ia varën dhe ia dhanë atij ta provonte këpucën.

Të gjithë mbetën pa mend kur panë se këpuca i binte krejt tamam.

Pastaj Hirushi vajti në pallatin e princeshës për të jetuar së bashku e për t’u njohur më shumë.

Edvini mori fjalën sërish për të shprehur mospajtimin e vet: “Si jo! Të gjitha përrallat mbarojnë me u martuan e jetuan të lumtur deri në fund të jetës, po jo në këtë mënyrë!”

Këtë herë Luani reagoi i befasuar: “Si të martohen, kur nuk njihen!!! Duhet ta njohin pak njëri-tjetrin njëherë!”.

Enisa e mbylli me rrëmbim librin me tregime dhe e la anash: “Ua, njëqind herë më keni ndërprerë! Nuk do t’ju lexoj më përralla të tilla. Ç’kishte për t’u çuditur aq shumë!”.14

Page 17: Hirushi - UNICEF · PDF fileAjo kishte zënë vend te një bankë nën hije dhe po lexonte një tregim me figura. Ishte shumë e hareshme – ajo e lexonte tregimin me figura dhe qeshte

15

Page 18: Hirushi - UNICEF · PDF fileAjo kishte zënë vend te një bankë nën hije dhe po lexonte një tregim me figura. Ishte shumë e hareshme – ajo e lexonte tregimin me figura dhe qeshte

Botues: UNICEF

Për botuesin: Nora Shabani

Redaktor: Violeta Petroska-Beshka

Autor i tekstit: Filipina Negrievska

Përkthimi dhe adaptimi në gjuhën shqipe: Vehbi Kadriu

Ilustrues: Rumena Najçevska

Dizajni: KOMA

CIP - Каталогизација во публикацијаНационална и универзитетска библиотека "Св. Климент Охридски", Скопје 821.163.3-93-32(084.11) NEGRIEVSKA, Filipina Hirushi / [Autor i tekstit Filipina Negrievska ; përkthimi dhe adaptimi në gjuhën shqipe Vehbi Kadriu ; ilustrues Rumena Najçevska].- Shkup : Zyra e UNICEF-it, 2015. - 20 стр. : илустр. ; 27x22 см. - (Shoqëria MELA) ISBN 978-9989-116-77-3 (ед.)ISBN 978-9989-116-97-1 (кн.)1. Najçevska, Rumena [илустратор] COBISS.MK-ID 98853898

Të gjitha të drejtat për botim të këtij libri me ilustrime i ka � UNICEF 2015

Page 19: Hirushi - UNICEF · PDF fileAjo kishte zënë vend te një bankë nën hije dhe po lexonte një tregim me figura. Ishte shumë e hareshme – ajo e lexonte tregimin me figura dhe qeshte

Shoqëria MELA

Gjyshi i verbër

Hirushi

Bajrami

Syzet e Enisës

Garat e shkollës

Andreja dhe macja e vogël

Shëngjergji

Gjuha e Sarës

Gjuhë të ndryshme

Ndodhitë e Enisës

Loja me hije

Markoja në karrocë

Familje të ndryshme

Dasma

Pashkët

Si për vajzat, si për djemtë

Pitër Pani

Flluska sapuni

Të gjitha Tregimet

me figura Shoqëria

MELA

Page 20: Hirushi - UNICEF · PDF fileAjo kishte zënë vend te një bankë nën hije dhe po lexonte një tregim me figura. Ishte shumë e hareshme – ajo e lexonte tregimin me figura dhe qeshte