Ballafaqimi me të Kaluarën dhe Pajtimi në Kosovë: Një ... · Ballafaqimi me të Kaluarën dhe...

56
Ballafaqimi me të Kaluarën dhe Pajtim në Kosovë: Një përmbledhje e institucioneve dhe iniciativave 1 of 31 Ballafaqimi me të Kaluarën dhe Pajtimi në Kosovë: Një përmbledhje e institucioneve dhe iniciativave Dokument Punues 2017 Prishtinë, Kosovë

Transcript of Ballafaqimi me të Kaluarën dhe Pajtimi në Kosovë: Një ... · Ballafaqimi me të Kaluarën dhe...

Page 1: Ballafaqimi me të Kaluarën dhe Pajtimi në Kosovë: Një ... · Ballafaqimi me të Kaluarën dhe Pajtim në Kosovë: Një përmbledhje e institucioneve dhe niciativavei 2 of 31

Ballafaqimi me të Kaluarën dhe Pajtim në Kosovë: Një përmbledhje e institucioneve dhe iniciativave

1 of 31

Ballafaqimi me të Kaluarën dhe Pajtimi në Kosovë: Një përmbledhje e institucioneve dhe

iniciativave

Dokument Punues

2017

Prishtinë, Kosovë

Page 2: Ballafaqimi me të Kaluarën dhe Pajtimi në Kosovë: Një ... · Ballafaqimi me të Kaluarën dhe Pajtim në Kosovë: Një përmbledhje e institucioneve dhe niciativavei 2 of 31

Ballafaqimi me të Kaluarën dhe Pajtim në Kosovë: Një përmbledhje e institucioneve dhe iniciativave

2 of 31

Mirënjohje

Ky dokument është rezultat i përpjekjeve kolektive të anëtarëve të Grupi Punues Ndërministror për Ballafaqimin me të Kaluarën dhe Pajtim. Falenderime të vecanta për Remzije Istrefin nga Universiteti i Prishtinës për mbështetje gjatë dokumentimit të iniciativave të shumta dhe punës së Grupit Punues. Vlerësim i vecantë edhe për Siobhan Hobbs nga UN Women për konsolodimin e dokumentacionit në këtë raport.

Falenderojmë Programin e Kombeve të Bashkuara pë Zhvillim (UNDP), Zyren e Komisarit të Lartë për të Drejta të Njeriut (OHCHR), dhe UN Women për kontributet e tyre, si dhe Ambasadën Zvicerane dhe projektin Global të Bashkësisë Evropiane (BE) për mbështetjen financiare.

Page 3: Ballafaqimi me të Kaluarën dhe Pajtimi në Kosovë: Një ... · Ballafaqimi me të Kaluarën dhe Pajtim në Kosovë: Një përmbledhje e institucioneve dhe niciativavei 2 of 31

Ballafaqimi me të Kaluarën dhe Pajtim në Kosovë: Një përmbledhje e institucioneve dhe iniciativave

3 of 31

Përmbajtje

Mirënjohje ....................................................................................................................................... 2

I. Hyrje ......................................................................................................................................... 4

II. Grupi punues ndërministror për ballafaqimin me të kaluarën dhe pajtimin ............................. 5 A. Sfondi .................................................................................................................................................... 5 B. Mandati ................................................................................................................................................. 6

Plani i punës dhe metodologjia e Grupit Punues Ndërministror për Ballafaqimin me të Kaluarën dhe Pajtim ........................................................................................................................................................ 7

C. Nëngrupet Punuese .............................................................................................................................. 8 Nëngrupi i punës në fushën e të drejtës për të vërtetën; .......................................................................... 8 Nëngrupi i punës për fushën e drejtësisë; ................................................................................................. 9 Nëngrupi i punës për të drejtën për reparacion ........................................................................................ 9 Nëngrupi i punës për garancitë e mospërsëritjes ..................................................................................... 9

D. Mbështetja ndërkombëtare ................................................................................................................ 10

III. Iniciativat e drejtësisë tranzicionale për ballafaqimin me të kaluarën në Kosovë ................ 12 A. Kërkimi i të vërtetës ............................................................................................................................ 12

Personat e zhdukur ................................................................................................................................. 12 Instituti për Hulumtimin e Krimeve të Luftës në Kosovë ......................................................................... 13 Iniciativat joqeveritare në kërkim të zbardhjes së të vërtetës ................................................................ 14

B. Dëmshpërblimet ................................................................................................................................. 16 Përfitimet për ish-pjesëtarët e UÇK-së dhe familjet e tyre ...................................................................... 18 Institucionet dhe strukturat .................................................................................................................... 19

C. Institucionet e drejtësisë .................................................................................................................... 24 Prokuroritë vendore ................................................................................................................................ 24 Prokuroritë ndërkombëtare .................................................................................................................... 26 Mbrojtja e Dëshmitarëve ........................................................................................................................ 26 Statuti i kufizimeve (vjetërsisë) dhe hetimeve të krimeve të luftës ......................................................... 27

D. Reforma institucionale për mospërsëritje të dhunës ............................................................................. 27 Sektori i Sigurisë ...................................................................................................................................... 27 Gjyqësori ................................................................................................................................................. 29 Roli i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës ............................................................................................... 30 Reformat në arsim për të promovuar mospërsëritjen e dhunës ............................................................. 30

Shtojcat .......................................................................................................................................... 31 Shtojca I –Dokumentet Kryesore të GPNM BmKP-së ................................................................................. 31 Shtojca II - Plani i punës për hartimin e Strategjisë kombëtare për drejtësinë tranzicionale në Kosovë (2015-2017) ................................................................................................................................................. 31 Shtojca III – Lista e memorialëve në Kosovë ............................................................................................... 31

Page 4: Ballafaqimi me të Kaluarën dhe Pajtimi në Kosovë: Një ... · Ballafaqimi me të Kaluarën dhe Pajtim në Kosovë: Një përmbledhje e institucioneve dhe niciativavei 2 of 31

Ballafaqimi me të Kaluarën dhe Pajtim në Kosovë: Një përmbledhje e institucioneve dhe iniciativave

4 of 31

I. Hyrje

Lëvizja për një Kosovë të pavarur kishte përshkallëzuar në një konflikt të armatosur në mes të shkurtit, 1998 dhe qershorit, 1999. Autonomia që Kosova1 kishte pasur në kuadër të ish-Jugosllavisë nën udhëheqjen e ish-presidentit jugosllav Tito, u largua nga Serbia duke filluar me ndryshime ligjore në 1989, dhe largimin e institucioneve autonome gjatë viteve të 90-ta. Si përgjigje, rezistenca e shqiptarëve kundër sundimit serb rritej, duke krijuar institucione paralele të qeverisjes (të edukimit, shëndetësisë, struktura tatimore), dhe duke kulmuar në rezistencë dhe konfliktin e armatosur në 1998-1999. Konflikti morimori fund me ardhjen dhe intervenimin e NATO-së, në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke kryer bombardimet, në mbrojtje të popullatës civile, me qëllim për të përzënë nga Kosova elementët ushtarak serbë. Ndërhyrja e forcave të NATO-së dërgoi në tërheqjen e forcave serbe nga Kosova dhe vendosjen e një misioni të përkohshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), i cili mision ka administruar një qeveri të përkohshme përderisa kërkohej një zgjedhje dhe marrëveshje formale për pavarësinë e Kosovës.

Shtypja Serbe ndaj rezistencës së Kosovës, largimi i autonomisë përgjatë 1990-ve, si dhe konflikti2 pasues rezultoj në shumë shkelje të të drejtave të njeriut, krime të luftës, persona të zhdukur, ndalim arbitrarë, arrest arbitrarë. Gjatë qeverisjes së përkohshme të UNMIK-ut dhe më pas gjatë qeverisjes së organeve dhe mekanizmave të shtetit të pavarur të Kosovës, janë ndërmarrë një numër i madh i iniciativave të drejtësisë tranzicionale në përpjekje për të vendosur dhe për të verifikuar të vërtetën rreth këtyre ngjarjeve; në kërkim të drejtësisë dhe dëmshpërblimeve për viktimat; dhe për të siguruar se një konflikt i tillë nuk do të ndodhë përsëri.

Iniciativa kryesore ne mesin e këtyre iniciativave, Grupi Punues Ndërministror për Ballafaqimin me të Kaluarën dhe Pajtim (GPNM BmKP) u krijua në Qershor të vitit 2012. Ky dokument është një përmbledhje e hulumtimeve dhe aktiviteteve të GPNM BmKP-së, dhe një përmbledhje e iniciativave kryesore të ndërmarra nga institucionet e Kosovës, në përputhje me detyrimin e Kosovës për t'u ballafaquar me të kaluarën dhe pajtimin, siç dokumentohet nga GPNM BmKP.

Proceset e drejtësisë tranzicionale nuk ndodhin veçmas nga proceset e tjera; dhe ka pasur një numër proceseve politike, të shtet-ndërtimit dhe procese të tjera që janë kryqëzuar me iniciativat e drejtësisë tranzicionale në Kosovë. Ky dokument nuk krijon një opinion të veçantë rreth këtyre proceseve të kryqëzuara, por më tepër është përqendruar në punën e GPNM BmKP-së dhe në statusin aktual të iniciativave institucionale që synojnë ballafaqimin me të kaluarën dhe pajtimin. Shpresohet se ky dokument mund të shërbejë si një përmbledhje bazë për përpjekjet e ardhshme dhe iniciativat për

1 Të gjitha referencat për Kosovën janë në kontekst të Rezolutës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara 1244 (1999) 2 Dokumentet zyrtare të Republikës së Kosovës i referohen konfliktit të armatosur si “Lufta Clirimtare e Kosovës”

Page 5: Ballafaqimi me të Kaluarën dhe Pajtimi në Kosovë: Një ... · Ballafaqimi me të Kaluarën dhe Pajtim në Kosovë: Një përmbledhje e institucioneve dhe niciativavei 2 of 31

Ballafaqimi me të Kaluarën dhe Pajtim në Kosovë: Një përmbledhje e institucioneve dhe iniciativave

5 of 31

ballafaquar në mënyrë domethënëse me të kaluarën dhe për të promovuar pajtimin e qëndrueshëm në Kosovë.

II. Grupi punues ndërministror për ballafaqimin me të kaluarën dhe pajtimin

A. Sfondi Propozimi gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës i vitit 2007, që kishte përfunduar negociatat me Serbinë për pavarësinë e Kosovës, ka përfshirë detyrimin për të ndërmarrë iniciativa të drejtësisë tranzicionale për tu ballafaquar me të kaluarën dhe për të nxitur pajtimin:

Kosova do të promovojë dhe respektojë në tërësi procesin e pajtimit në mes të të gjitha komuniteteve të saj dhe pjesëtarëve të tyre. Kosova do të zbatojë një qasje gjithëpërfshirëse, me ndjeshmëri gjinore, për t’u ballafaquar me të kaluarën e saj, e cila do të përfshijë një varg të gjerë iniciativash kalimtare të drejtësisë.3

Ky detyrim, së bashku me Propozimin Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës si të tillë, u përfshi në Kushtetutën e Kosovës pas pavarësisë së saj në vitin 2008.4

Në vitin 2012, Zyra Civile Ndërkombëtare, e themeluar në vitin 2008 për të mbikëqyrur zbatimin e Propozimit, ka jetësuar detyrimin për ndërmarrjen e iniciativave të drejtësisë tranzicionale, ballafaqimin me të kaluarën dhe promovimin e pajtimit nëpërmjet angazhimit për të punuar me qeverinë për të miratuar një Strategji që do të mbështeste procesin e pajtimit dhe ballafaqimit me të kaluarën.5 Pas kësaj deklarate, janë mbajtur një sërë punëtorish me stafin e qeverisë dhe organizatave të shoqërisë civile në fillim të vitit 2012, të pasuara nga një konferencë njëditore ndërkombëtare mbajtur më 22 maj, 2012. Në konferencën ndërkombëtare, Ministri i Drejtësisë ka bërë të njohur synimin për të formuar një Grup Ndërministror të Punës për Ballafaqimin me të Kaluarën dhe Pajtimin (GPNM BmKP). GPNM BmKP është zyrtarizuar me vendim të Qeverisë më 4 qershor, 2012.6 Grupi ka mbajtur takimin e parë në mars të viti 2013 dhe që atëherë ka qenë funksional.

3 Propozimi gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës, neni 2.5. 4 Kushtetuta e Republikës së Kosovës, neni 143:

1. Të gjitha autoritetet në Republikën e Kosovës veprojnë në pajtim me të gjitha detyrimet e Republikës së Kosovës sipas Propozimit Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës të datës 26 mars 2007. Ato do të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e tyre. 2. Dispozitat e Propozimit Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës të datës 26 mars 2007 kanë epërsi ndaj të gjitha dispozitave të tjera ligjore në Kosovë. 3. Kushtetuta, ligjet dhe aktet tjera ligjore të Republikës së Kosovës interpretohen në pajtueshmëri me Propozimin Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës të datës 26 mars 2007. Në rast se ka papajtueshmëri midis dispozitave të kësaj Kushtetute, ligjeve dhe akteve të tjera ligjore të Republikës së Kosovës dhe dispozitave të marrëveshjes, kjo e fundit do të mbizotërojë.

5 Zyra civile ndërkombëtare (ZCN), Ndërtimi i Shtetit: Zyra civile ndërkombëtare dhe pavarësia e mbikëqyrur e Kosovës 2008 -2012, Prishtinë, Kosovë, dhjetor 2012. 6 Vendimi Nr. 03/77 i 4 qershorit, 2012, Për themelimin e Grupit punues ndërministror për ballafaqimin me të kaluarën dhe Pajtimin (GPNM BmKP) (Shtojca I).

Page 6: Ballafaqimi me të Kaluarën dhe Pajtimi në Kosovë: Një ... · Ballafaqimi me të Kaluarën dhe Pajtim në Kosovë: Një përmbledhje e institucioneve dhe niciativavei 2 of 31

Ballafaqimi me të Kaluarën dhe Pajtim në Kosovë: Një përmbledhje e institucioneve dhe iniciativave

6 of 31

B. Mandati GPNM BmKP është themeluar me Vendimin e Qeverisë së Kosovës Nr. 03/77, që përshkruan përbërjen, qëllimin, mandatin dhe standardet e grupit.7 Sipas vendimit, grupi është i përbërë nga përfaqësues të Zyrës së Kryeministrit; Ministrisë së Drejtësisë, Zyrës së Presidentit të Kosovës; Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale; Ministrisë për Komunitete dhe Kthim; Ministrisë së Shëndetësisë; Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë; Ministrisë së Financave; Ministrisë së Integrimit Evropian; Institutit për Hulumtimin e Krimeve të Luftës; Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur; Komisionit të Gjuhëve; dhe prej tetë anëtarëve të organizatave të shoqërisë civile.8 Grupi është i hapur për ekspertë dhe vëzhgues nga organizatat ndërkombëtare; ambasadat e huaja dhe institucionet e gjyqësorit në Kosovë.

Qëllimi i GPNM BmKP është:

… të merret dhe trajtojë shkeljet e rënda të të drejtave të njeriut dhe shkeljeve serioze të së drejtës humanitare ndërkombëtare në të kaluarën në Kosovë, duke përfshirë edhe luftën e fundit dhe periudhën e tranzicionit, duke marrë parasysh pikëpamjet e të gjitha komuniteteve në Kosovë, me qëllim të nxitjes së pajtimit dhe paqes së qëndrueshme, ndër të tjera, duke siguruar llogaridhënie, duke i shërbyer drejtësisë, duke siguruar mjetet juridike për viktimat, lehtësimin e kërkimit të së vërtetës, promovimin e shërimit, duke marrë të gjitha masat e nevojshme për të rikthyer besimin në institucionet e shtetit dhe duke zbatuar sundimin e ligjit në përputhje me të drejtën ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe standardet e drejtësisë tranzicionale.9

GPNM BmKP është përgjegjës dhe kompetent për:

1. Zbatimin e një qasje të gjithëmbarshme, gjithëpërfshirëse dhe të ndjeshme ndaj çështjeve gjinore për ballafaqim me të kaluarën në Kosovë, duke përfshirë edhe luftën e fundit dhe periudhën e tranzicionit duke marrë parasysh pikëpamjet e viktimave të të gjitha komuniteteve në Kosovë, duke rezultuar në një Strategji kombëtare të drejtësisë tranzicionale,

2. Hartimin dhe zbatimin e një game të gjerë të iniciativave të drejtësisë tranzicionale, strategjive, politikave dhe masave për të adresuar shkeljet e rënda të të drejtave të njeriut,

3. Promovimin e një procesi të pajtimit mes të gjitha komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre në Kosovë.10

Mandati e obligon grupin të punojë brenda parametrave të legjislacionit vendor, duke marrë parasysh, në veçanti, vlerat e parashikuara dhe mbrojtura me Kushtetutën e Kosovës (neni 7), dhe përgjegjësinë shtetërore për promovimin e tolerancës, dialogut dhe përfshirjen e minoriteteve (neni 58.2).11 Mandati, 7 Vendimi Nr. 03/77 i 4 qershorit 2012, për krijimin e Grupit Punues Ndërministror për Ballafaqimin me të Kaluarën dhe Pajtim (GPNM BmKP). 8 Lista e anëtarëve të Grupit Punues Ndërministror për Ballafaqimin me të Kaluarën dhe Pajtim (BmKP), (Shtojca I) 9 Vendimi 03/77, kapitulli II. Qëllimi, neni 3. 10 Vendimi 03/77, kapitulli IV. Kompetencat, neni 6. 11 Ibid., neni 5 bën thirrje për referencë të posaçme për nenet 7 dhe 58.2 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Neni 7 (1) Rendi kushtetues i Republikës së Kosovës bazohet në parimet e lirisë, paqes, demokracisë, barazisë, respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut dhe sundimit të ligjit, mos-diskriminimit, të drejtës së pronës, mbrojtjes së mjedisit, drejtësisë sociale, pluralizmit, ndarjes së pushtetit shtetëror dhe ekonomisë së tregut. (2) Republika e Kosovës siguron barazinë gjinore si vlerë themelore për zhvillimin demokratik të shoqërisë, mundësi të barabarta për pjesëmarrje të femrave dhe meshkujve në sferën

Page 7: Ballafaqimi me të Kaluarën dhe Pajtimi në Kosovë: Një ... · Ballafaqimi me të Kaluarën dhe Pajtim në Kosovë: Një përmbledhje e institucioneve dhe niciativavei 2 of 31

Ballafaqimi me të Kaluarën dhe Pajtim në Kosovë: Një përmbledhje e institucioneve dhe iniciativave

7 of 31

për më tepër, obligon grupin që të marrë në konsideratë standardet dhe obligimet ndërkombëtare në fushën e drejtësisë tranzicionale, juridiksionin ndërkombëtar dhe raportet përkatëse dhe vendimet e Kombeve të Bashkuara.

Grupit punues i është dhënë mandati për të mbuluar katër shtyllat e drejtësisë tranzicionale: kërkimin e së vërtetës, reparacionet, drejtësinë dhe reformën institucionale. Është menduar që grupi të jetë një pikë qendrore për të lehtësuar dialogun dhe bashkëpunimin mes institucioneve dhe organizatave si dhe për të përhapur informacion në lidhje me drejtësinë tranzicionale në Kosovë.

Objektivi kryesor i GPNM BmKP-së është që të zhvillojë një Strategji kombëtare për drejtësinë tranzicionale që do të miratohet nga qeveria. Në zbatim të këtij qëllimi, Grupi punues duhet së pari të përgatisë Rregullat e Procedurës dhe një Plan të Veprimit.

Në vitin 2014 janë bërë ndryshime të vogla në strukturën dhe funksionin e grupit. Në prill të vitit 2014 është shtuar një pozitë e dytë e zëvendës-kryesuesit duke u plotësuare nga një përfaqësues i organizatave të shoqërisë civile (kryesuesi dhe zëvendës-kryesuesi i parë janë përfaqësues të institucioneve të Qeverisë), dhe, veç kësaj, ishte ndryshuar edhe metoda e raportimit duke bërë që raportet të dorëzohen në Qeveri dhe një kopje në zyrën e Bashkimit Evropian (BE-së).12

Në tetor të vitit 2014, katër institucione që veprojnë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit i janë shtuar GPNM BmKP-së, dhe është sqaruar çështja e mundësive të grupit për të marrë mbështetje financiare nga Qeveria dhe donatorët për zbatimin e aktiviteteve.13 Rregullat e procedurës dhe Plani i punës së GPNM BmKP-së janë miratuar nga Qeveria në tetor të vitit 2014.14

Plani i punës dhe metodologjia e Grupit Punues Ndërministror për Ballafaqimin me të Kaluarën dhe Pajtim

Në vitin 2014, GPNM BmKP ka zhvilluar dhe miratuar Planin e punës për hartimin e Strategjisë Kombëtare për Drejtësinë Tranzicionale në Kosovë 2015 — 2017.15 Plani i punës përcakton kornizën e përgjithshme mbi punën, metodologjinë, aktivitetet, afatet dhe përgjegjësitë për hartimin e Strategjisë Kombëtare.

Në përputhje me Planin e punës, dhe në bazë të mandatit të GPNM-së, GPNM BmKP-ja ka themeluar katër nën-grupe, nëngrupin e të drejtës për të ditur të vërtetën; nëngrupin e të drejtës për drejtësi; atë për

politike, ekonomike, sociale, kulturore dhe fusha të tjera të jetës shoqërore. Neni 58 (2): Republika e Kosovës do të promovojë frymën e tolerancës, dialogut dhe të mbështesë pajtimin ndërmjet komuniteteve dhe të respektojë standardet e përcaktuara në Konventën Kornizë të Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare dhe Kartën Evropiane për gjuhët rajonale ose të pakicave. 12 Vendimi Nr. 06/181 i 2 prillit të vitit 2014, për ndryshimin dhe përditësimin e Vendimit të Qeverisë së Kosovës Nr. 03/77 të datës 4 Qershor të vitit 2012 për themelimin e Grupit Punues Ndërministror për Ballafaqimin me të Kaluarën dhe Pajtim (GPNM BmKP) (Shtojca I). 13 Vendimi Nr 04/200 i datës 15 tetor 2014 (Shtojca I). 14 Vendim Nr. 02/200 dhe vendimi Nr. 03/200 i datës 15 tetor 2014. Rregullorja e punës ishte përfshirë më pas në Rregulloren 18/2014 mbi punën e Grupit Punues për Ballafaqimin me të Kaluarën dhe Pajtim (Shih shtojcën I) 15 Në përputhje me Vendimin e Qeverisë Nr. 03/77 (4/6/2012), ndryshuar me vendimin Nr. 06/181 (2/4/14), dhe në përputhje me Rregulloren e punës së GPNM-së, gjithashtu të miratuar nga qeveria në vitin 2014.

Page 8: Ballafaqimi me të Kaluarën dhe Pajtimi në Kosovë: Një ... · Ballafaqimi me të Kaluarën dhe Pajtim në Kosovë: Një përmbledhje e institucioneve dhe niciativavei 2 of 31

Ballafaqimi me të Kaluarën dhe Pajtim në Kosovë: Një përmbledhje e institucioneve dhe iniciativave

8 of 31

reparacione; dhe nëngrupin për garancitë për mospërsëritje. Puna e nëngrupeve, siç është përcaktuar në Planin e punës, është që të përfshijë: konsultime me palët e interesuara dhe analiza të legjislacionit, politikave dhe gjendjes së përgjithshme të çështjeve në fushën e tyre përkatëse. Nëngrupet janë takuar rregullisht gjatë vitit 2015 dhe secili nga grupet ka krijuar një listë kryesore të çështjeve mbi të cilat do të përqendrohet. Grupet, gjithashtu, kanë krijuar një listë të shoqatave dhe organizatave të viktimave me të cilat do të takohen dhe konsultohen. Në vitin 2016, janë angazhuar dhe përfshirë këshilltarë për të punuar me nëngrupet përkatëse.16

Me qëllim të krijimit të Strategjisë Kombëtare, Plani i punës përshkruan se si duhet GPNM të kryej konsultimeve publike17 në formë të takimeve dhe seminareve me ekspertë, me përfshirjen e viktimave, organizatave jo-qeveritare dhe institucioneve përkatëse dhe palëve të tjera të interesuara në nivel kombëtar. Qëllimi i konsultimeve publike është që të mundësohet diskutimi publik në Kosovë për çështjet e drejtësisë, paqes dhe pajtimit dhe për të zhvilluar propozime që mund t’i kontribuojnë Strategjisë Kombëtare. Konsultimet kanë për qëllim që të sigurojnë që Strategjia plotëson nevojat reale të kategorive të viktimave dhe shoqërisë dhe krijon mundësi për të diskutuar dhe debatuar dispozitat e shtetit.18 Në vitin 2016, janë mbajtur disa punëtori nga GPNM BmKP për të zhvilluar një plan për të kryer konsultime, megjithatë, konsultimet nacionale me qëllim të hartimit të një Strategjie të drejtësisë tranzicionale nuk kanë filluar ende.

Megjithatë, GPNM BmKP ka përgatitur një draft paraprak të Strategjisë kombëtare për drejtësitranzicionale, që do të përfundohet pas përfundimit të konsultimeve.

C. Nëngrupet Punuese Nëngrupi i punës në fushën e të drejtës për të vërtetën; The Objektivat kryesore të Nëngrupit punues në fushën e të drejtës për të vërtetën janë: identifikimi i shkeljeve masive të të drejtave të njeriut, të drejtës ndërkombëtare humanitare, si dhe shkeljeve të tjera të kryera në Kosovë; verifikimin e të vërtetës për viktimat; dhe përcaktimin e personave, autorëve dhe motiveve të përfshira në shkeljet e të drejtave të njeriut dhe krime. Këto objektiva janë synuar për të arritur paqe të qëndrueshme dhe për të ruajtur kujtesën kolektive, me transparencë dhe përgjegjësi të plotë.

Nën-objektivat e grupit janë: krijimi i një mekanizmi kombëtar për të kërkuar edhe të vërtetën individuale edhe atë kolektive, i cili merr në konsideratë specifikat e Republikës së Kosovës dhe historinë e saj; krijimin e një mekanizmi që mbledh dhe ruan të dhëna dhe dëshmi; hulumtimin dhe identifikimin e fakteve të

16 Vendimi Nr. 03/77, Kapitulli III. Mandati, neni 4, propozon përdorimin e “katër shtyllave të drejtësisë në tranzicion, duke përfshirë fushën e kërkimit të së vërtetës, dëmshpërblimet, fushën e drejtësisë dhe atë të reformës institucionale”. 17 Në vend të konsultim publik/procesi kombëtar i dialogut me qëllim të hartimit të Strategjisë për drejtësinë tranzicionale që është vendosur më vonë, termi "konsultime" si emër për procesin si të tillë është përdorur për qëllime të konsistencës. Nuk do të duhej të supozohej se kështu do të duhet apo do të quhet procesi. 18 Plani i Punës për hartimin e Strategjisë kombëtare për drejtësinë tranzicionale në Kosovë (2015-2017) (Shtojca II).

Page 9: Ballafaqimi me të Kaluarën dhe Pajtimi në Kosovë: Një ... · Ballafaqimi me të Kaluarën dhe Pajtim në Kosovë: Një përmbledhje e institucioneve dhe niciativavei 2 of 31

Ballafaqimi me të Kaluarën dhe Pajtim në Kosovë: Një përmbledhje e institucioneve dhe iniciativave

9 of 31

dokumentuara dhe organizatave qeveritare, joqeveritare dhe ndërqeveritare që punojnë në fushën e dokumentimit; ndriçimit apo zbardhjes së të vërtetës për sa i përket krimeve me bazë gjinore, zhdukjeve, deportimeve masive dhe shkatërrimit të të dhënave personale; dhe krijimin e kapaciteteve institucionale, ligjore dhe profesionale për të marrë dokumentacionin e rasteve që kanë të bëjnë me Kosovën nga Tribunali penal ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, UNMIK-u dhe EULEX-i.19

Nëngrupi i punës për fushën e drejtësisë; Objektivat kryesore të nëngrupit të punës për drejtësi janë: të sigurojë një qasje të lirë, të barabartë dhe gjithëpërfshirëse në institucionet e drejtësisë, dhe një shqyrtim të plotë dhe të drejtë të rasteve të krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit. Këto objektiva synojnë të arrijnë dhe/apo vendosin drejtësi për krimet e kryera në Kosovë gjatë konfliktit.

Nën-objektivat e nëngrupit të punës për fushën e drejtësisë përfshijnë: reformën institucionale dhe ngritjen e kapaciteteve të sistemit të drejtësisë; një rishikim të kuadrit ligjor në bazë të parimit “mos bë asnjë të keqe”; zgjerimin e mandatit dhe përgjegjësive të sistemit të drejtësisë, me qëllim të mbulimit të rasteve në të cilat prokurorët dhe dëshmitarët janë jashtë Kosovës; ngritjen e kapaciteteve të personelit gjyqësor; ndërtimin e një bashkëpunimi rajonal, lokal, si dhe ndërkombëtar me qëllim të lehtësimit të shkëmbimit të të dhënave; zhvillimin e një sistemi efikas për mbrojtjen e të dhënave dhe të dëshmitarëve; dhe krijimin e një mekanizmi të ri për konsultim dhe mbështetje të viktimave në procedurë penale.

Nëngrupi i punës për të drejtën për reparacion Objektivat kryesore të nëngrupit të punës për të drejtën për reparacion është zhvillimi i një programi të reparacioneve që është transformues, dhe i cili mund të ndërtojë një shoqëri të drejtë dhe paqësore nëpërmjet njohjes dhe fuqizimit të viktimave. Qëllimi i grupit është integrimi shoqëror i viktimave dhe ndërtimi i besimit në mes të qytetarëve dhe shtetit.

Nën-objektivat e grupit janë të krijojë programe të dëmshpërblimit që: janë transformuese; përfshijnë të gjitha grupet e viktimave dhe etnive; janë të ndjeshme ndaj çështjeve gjinore; përfshijnë masat kolektive dhe individuale; përdorin një sërë masash për reparacion/zhdëmtim (përfshirë edhe ndihmë financiare, shërbime të rehabilitimit, masa të diskriminimit pozitiv në qasjen në shërbime, përfshirjen në zhvillimin e politikave të drejtësisë tranzicionale, si dhe në nisma simbolike); përfshijnë grupet e viktimave në proceset e hartëzimit, dizajnimit, zbatimit, monitorimit dhe vlerësimit; njohin viktimat si qytetarë të barabartë në shoqëri dhe si aleatë të rëndësishëm në rehabilitimin e shoqërisë nga konflikti; harmonizojnë dhe plotësojnë masat ekzistuese të cilat janë të fokusuara tek veteranët dhe viktimat civile; dhe kanë mekanizma ndërinstitucionalë të koordinimit për të informuar dhe sensibilizuar komunitetin në lidhje me grupet e viktimave.

Nëngrupi i punës për garancitë e mospërsëritjes Objektivi kryesor i Nëngrupit të punës për garancitë e mospërsëritjes është eliminimi i mundësisë së përsëritjes së shkeljes së të drejtave të njeriut dhe të drejtës penale ndërkombëtare, përmes reformave institucionale, ligjore dhe profesionale dhe një procesi të llogaridhënies, transparencës, dhe standardeve

19EULEX: Misioni i Bashkimi Evropian për sundimin e ligjit në Kosovë.

Page 10: Ballafaqimi me të Kaluarën dhe Pajtimi në Kosovë: Një ... · Ballafaqimi me të Kaluarën dhe Pajtim në Kosovë: Një përmbledhje e institucioneve dhe niciativavei 2 of 31

Ballafaqimi me të Kaluarën dhe Pajtim në Kosovë: Një përmbledhje e institucioneve dhe iniciativave

10 of 31

të tjera demokratike. Grupi gjithashtu ka për qëllim të mbështesë drejtësinë tranzicionale në përputhje me standardet demokratike të BE-së.

Objektivat dytësore të grupit përfshijnë: rishikimin e reformave në institucionet e sigurisë; shqyrtimin e reformave në institucionet arsimore; krijimin e programeve arsimore dhe programeve gjithëpërfshirëse të trajnimit për të drejtat e njeriut dhe të drejtën ndërkombëtare; shqyrtimin e kuadrit ligjor për fuqizimin e grupeve të shoqërisë civile që punojnë në fushën e drejtësisë tranzicionale duke hequr apo eliminuar çdo pengesë në punën e tyre, fuqizimin e tyre në mënyrë të ligjshme, si dhe rritjen e ndikimit të punës së tyre; shqyrtimin e reformave në administratën publike; vendosjen e një procesi transparent të verifikimit, në përputhje me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut; zhvillimin e procesit të verifikimit dhe hapjen e dosjeve të zyrtarëve publikë; dhe një rishikim transparent të administratës shtetërore dhe publike në mënyrë të hequr apo shkarkuar zyrtarët që është vërtetuar nëpërmjet verifikimit se janë të përfshirë në shkelje të të drejtave të njeriut dhe të drejtës penale ndërkombëtare.

D. Mbështetja ndërkombëtare Bashkimi Evropian Në tetor të vitit 2015, Qeveria e Kosovës ka nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit (MSA-në) me Bashkimin Evropian.20 Në dhjetor të vitit 2015, Qeveria e Kosovës ka miratuar Planin kombëtar të veprimit për zbatimin e marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (PKZMSA). Duke iu referuar Parimeve të përgjithshme të MSA-së, të përfshira brenda PKZMSA-së, është detyrim i qeverisë që të miratojë Strategjinë kombëtare për drejtësi tranzicionale (drafti të ofrohet nga GPNM BmKP).21 Miratimi i Strategjisë fillimisht ishte planifikuar të bëhej në tremujorin e tretë të vitit 2016, megjithatë, pas sqarimeve të dhëna nga Ministria e Integrimit Evropian, grupi ishte këshilluar se afati kohor i parashikuar për miratim e Strategjisë ishte tremujori i parë i vitit 2017.22 Komisioni Evropian raporton mbi punën e GPNM BmKP-së në raportet e tij vjetore për progresin në Kosovë.23 Bashkimi Evropian, gjithashtu, ka ofruar mbështetje financiare për iniciativat e drejtësisë tranzicionale në Kosovë.

20 Në kuadër të Parimeve te Përgjithshme të MSA-së (nenet 3-19), janë të përshkruara obligimet e Kosovës për të drejtën ndërkombëtare, parimet demokratike, të drejtat e njeriut dhe sundimi i ligjit (3, 4); Përkushtimi i Kosovës në drejtim të përmirësimit të marrëdhënieve me Serbinë dhe bashkëpunimit me fqinjët tjerë rajonalë dhe shtetet anëtare të BE-së (nenet 5, 7, 8, 13, 16, 17, 19); Bashkëpunimi me ICTY-në dhe Statutin e Romës të GjPN-së (6); dhe angazhimi për sa i përket marrëveshjeve të OBT-së (10). 21 PKZMSA-ja, f 40, 43, dhe 449. Në kuadër të Matricës së masave afatshkurtra, miratimi nga qeveria i Strategjisë së drejtësisë tranzicionale, është vërejtur një nen në seksionin Bashkëpunimi rajonal dhe në seksionin e detyrimeve ndërkombëtare për t’u përfunduar deri në tremujorin e tretë në vitin 2016: f. 449. Marrë parasysh se kjo kohë nuk është në përputhje me kohën e përcaktuar të GPNM BmKP-së, ka kërkuar sqarime, nëpërmjet sekretariatit të tij, nga Ministria e Integrimit Evropian të Kosovës. Ministria ka informuar GPNM BmKP-në nëpërmjet një email-i më 14 mars të vitit 2016 se koha e paraparë është shtyrë për tremujorin e parë të vitit 2017. Që nga tetori i vitit 2016, koha për PKZMSA-në është duke u shqyrtuar. Në përputhje me këtë, Raporti për zbatimin e Programit kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit për periudhën janar - qershor të vitit 2016 nuk e trajton Strategjinë e drejtësisë tranzicionale në vlerësimin e zbatimit të masave afatshkurtra. 22 Sqarimi siç i pranuar nga Ministria e Integrimit Evropian nëpërmjet postës elektronike në Sekretariatin e GPNM BmKP-së më 14 mars të vitit 2016. 23 Raporti i Komisionit Evropian për Progresin e Kosovën, tetor 2014, f. 22, në dispozicion në: http://ec.europa.eu/enlargement/pdf/key_documents/2014/20141008-kosovo-progress-report_en.pdf; dhe Raporti i Komisionit Evropian për Progresin e Kosovën 2015, f. 27, në dispozicion në: http://ec.europa.eu/enlargement/pdf/key_documents/2015/20151110_report_kosovo.pdf~~pobj.

Page 11: Ballafaqimi me të Kaluarën dhe Pajtimi në Kosovë: Një ... · Ballafaqimi me të Kaluarën dhe Pajtim në Kosovë: Një përmbledhje e institucioneve dhe niciativavei 2 of 31

Ballafaqimi me të Kaluarën dhe Pajtim në Kosovë: Një përmbledhje e institucioneve dhe iniciativave

11 of 31

Kombet e Bashkuara Në dhjetor të vitit 2013, Zyra e Kryeministrit të Kosovës dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë (UNDP) kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për të mbështetur GPNM BmKP. Në qershor të vitit 2014, UNDP së bashku me Zyrën e Komisionarit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut (ZKLKBDNj) ka nisur projektin në mbështetje të drejtësisë tranzicionale në Kosovë (MDTK). UN Women dhe Organizata Ndërkombëtare për Migrim i janë bashkuar projektit në fund të vitit 2014, duke sjellë mbështetjen e Ekipit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNKT) për projektin. UN Women ka ofruar mbështetje teknike dhe financiare për MDTK-në, duke përfshirë integrimin gjinor, mbledhjen e fondeve, aktivitetet e ngritjes së kapaciteteve – siç janë organizimin e punëtorive, ofrimin e mbështetjes për nëngrupet punuese si dhe hartimin dhe redaktimin e materialeve siç është ky raport. Në vitin 2016, përmes angazhimit të UNDP-së, Departamenti i OKB-së për çështje politike (DÇP) ka ofruar mbështetje për MDTK-në dhe GPNM BmKP me ndihmën e anëtarëve të Ekipit të gatishmërisë së Ekspertëve të ndërmjetësimit të DÇP-së. Anëtarët e Ekipit të gatishmërisë, me ekspertizën përkatëse të procesit, kanë vizituar Kosovën dy herë gjatë vitit 2016, duke ofruar mbështetje për planet preliminare për një konsultim kombëtar/proces të dialogut për drejtësinë tranzicionale.

UNKT-ja, e udhëhequr nga UNDP-ja, i ka ofruar mbështetje të drejtpërdrejtë GPNM BmKP-së, dhe ekipit të projektit të MDTK-së të krijuar për të mbështetur sekretariatin e GPNM BmKP-së. Ekipi i projektit, i përbërë nga një zyrtar i komunikimit; një asistent/e administrative; një bashkëpunëtor/e e projektit; dhe një këshilltar/e e lartë për drejtësinë tranzicionale (Qershor 2014 deri në qershor 2016), ishte fillimisht i vendosur në hapësirat e Ministrisë së punëve të brendshme pastaj u zhvendos në hapësirat e Zyrës së Kryeministrit të Kosovës në vitin 2016. Dy konsulentë lokal i janë bashkangjitur ekipit në 2016, për të mbështetur GPNM BmKP-në drejt draftimit të strategjisë kombëtare për drejtësi tranzicionale. Projekti MDTK përfundoi më 30 nëntor 2016.

Holanda Nëpërmjet Ambasadës Holandeze në Kosovë, Qeveria e Holandës ka mbështetur krijimin e GPNM BmKP-së duke mbështetur financiarisht një pozitë të asistentit/es administrative brenda sekretariatit dhe ka organizuar një konferencë për drejtësinë tranzicionale në tetor të vitit 2013. Ambasada, gjithashtu, ka mbështetur financiarisht dhjetë anëtarë të GPNM BmKP-së për të marrë pjesë në një vizitë studimore në Belfast, në prill të vitit 2014.

Zvicra Qeveria zvicerane ka ofruar mbështetje teknike dhe financiare edhe për GPNM BmKP-në edhe për MDTK-në, sidomos duke përfshirë atashimin e një Këshilltari të lartë për dy vjet (qershor 2014 - qershor 2016). Qeveria Zvicerane, gjithashtu, ka mbështetur financiarisht shtatë anëtarë të grupit të punës (tre nga institucionet qeveritare dhe katër nga shoqëria civile), për të marrë pjesë në një kurs për Ballafaqimin me të kaluarën. Qeveria zvicerane ka siguruar mbështetje financiare për realizimin e aktiviteteve, pagat e personelit të projektit, dhe mbështetje teknike të ofruar nëpërmjet Këshilltarit të lartë. Përveç kësaj, Ambasada e Zvicrës në Kosovë ka organizuar një sërë takimesh koordinuese me grupet e interesit për drejtësinë tranzicionale dhe ballafaqimin me të kaluarën dhe pajtimin.

Page 12: Ballafaqimi me të Kaluarën dhe Pajtimi në Kosovë: Një ... · Ballafaqimi me të Kaluarën dhe Pajtim në Kosovë: Një përmbledhje e institucioneve dhe niciativavei 2 of 31

Ballafaqimi me të Kaluarën dhe Pajtim në Kosovë: Një përmbledhje e institucioneve dhe iniciativave

12 of 31

Franca Ambasada franceze në Kosovë ka ofruar mbështetje financiare për MDTK për zbatimin e aktiviteteve që kanë për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit në lidhje me drejtësinë tranzicionale, promovimin e përfshirjes dhe pajtimit; dhe stereotipave etnikë në mesin e fëmijëve të komuniteteve të ndryshme.

III. Iniciativat e drejtësisë tranzicionale për ballafaqimin me të kaluarën në Kosovë

A. Kërkimi i të vërtetës Personat e zhdukur Komisioni për gjetjen dhe identifikimin e viktimave (KGJIV) është themeluar më 11 maj të vitit 2000 nga UNMIK-u. Komisioni ka mandat për të ndihmuar në gjetjen, identifikimin dhe sistemimin e mbetjeve mortore; mbledhjen dhe ruajtjen e të dhënave në lidhje me mbetjet mortore; dhe koordinimin e zhvarrimit dhe aktiviteteve hetimore me Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë (ICTY) dhe autoritetet kompetente gjyqësore.24

Në qershor të vitit 2002, Zyra e UNMIK-ut për Persona të zhdukur dhe mjekësi ligjore (ZPZhML), në kuadër të Departamentit të Drejtësisë, u bë organi i vetëm përgjegjës për çështjet e të zhdukurve. Zyra kishte një mandat të dyfishtë, (1) për të siguruar informacion në lidhje me fatin e personave të zhdukur, dhe (2) për të siguruar një sistem mjeko-ligjorë të standardeve evropiane në Kosovë. Detyrat e ZPZhML-së kanë përfshirë identifikimin e varreve, dhe gërmimet, zhvarrimin, autopsinë dhe identifikimin e mbetjeve mortore. Në vitin 2008, ZPZhML-ja u transferua nga UNMIK-u tek Komponenti i Drejtësisë i EULEX-it.

Në vitin 2010, Zyra për persona të zhdukur dhe mjekësi ligjore u riemërua në Departamenti i mjekësisë ligjore. Departamenti i mjekësisë ligjore ka ruajtur mandatin për të vazhduar të kryej të gjitha veprimet dhe operacionet për persona të zhdukur dhe ofrimin e shërbimeve të mjekësisë ligjore, për më tepër këtij departamenti i janë dhënë kompetenca të reja, duke përfshirë zhvillimin e mëtejmë të kapaciteteve vendore të mjekësisë ligjore.

Në vitin 2003, është nënshkruar një Memorandum i mirëkuptimit në mes të UNMIK-ut dhe Komisionit ndërkombëtar për persona të zhdukur, për të mbështetur sistemin e identifikimit të ADN-së brenda Kosovës. Ky Memorandum ende shërben si bazë për mbështetje për Departamentin e mjekësisë ligjore.

Në vitin 2004, në kuadër të procesit të dialogut të Vjenës,25 një dialog i ndërmjetësuar ndërkombëtarisht ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit për çështje teknike, është krijuar Grupi i punës për persona të pagjetur

24 Rregullorja Nr. 2000/28 për Komisionin për gjetjen dhe identifikimin e viktimave. 25 Dialogu i Vjenës është nisur nga BE-ja në tetor të vitit 2003. Dialogu ka përfshirë diskutime në mes të Kosovës dhe Serbisë për personat e zhdukur, kthimit të personave të zhvendosur, bisedime për çështje të energjisë, transportit dhe telekomunikacionit. Presidenti i Kosovës dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës kanë marrë pjesë në fillimin e dialogut. Dialogu kishte për qëllim për të hapur linjat e komunikimit në mes të Kosovës dhe Serbisë para fillimit të procesit të statusit final. Grupet punuese për persona të zhdukur janë takuar për herë të parë në shkurt të vitit 2004. Megjithatë, Dialogu u ndërpre në mars të vitit 2004, pas shpërthimit të dhunës dhe trazirave në Kosovë.

Page 13: Ballafaqimi me të Kaluarën dhe Pajtimi në Kosovë: Një ... · Ballafaqimi me të Kaluarën dhe Pajtim në Kosovë: Një përmbledhje e institucioneve dhe niciativavei 2 of 31

Ballafaqimi me të Kaluarën dhe Pajtim në Kosovë: Një përmbledhje e institucioneve dhe iniciativave

13 of 31

ndërlidhur me ngjarjet në Kosovë midis janarit të vitit 1998 dhe dhjetorit të vitit 2000. Grupi i punës ka mbajtur takimin e parë në mars të vitit 2005. Mbledhjet e Grupit punues janë mbajtur në mes të delegacioneve të Kosovës (me UNMIK-un) dhe Serbisë, dhe janë ndërmjetësuar nga përfaqësues të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq.26 Mandati kryesor i grupit të punës ishte që të sigurojë mbështetje në kërkim të personave të zhdukur si pasojë e luftës në Kosovë, si dhe për të informuar familjet sipas nevojës. Edhe pse Grupi i punës vazhdon të funksionojë, në teori, si një forum dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për çështjen e personave të zhdukur, është bërë progres shumë i kufizuar për sa i përket shkëmbimit të informatave të ndjeshme.27

Në vitin 2008, Komisioni qeveritar për persona të pagjetur është themeluar si një mekanizëm ndërinstitucional për çështjet e personave të zhdukur. Komisioni është i përbërë nga përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministrisë së Drejtësisë, Departamentit të Mjekësisë Ligjore, Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale , dhe tre përfaqësuesve nga Shoqatat e familjeve të personave të zhdukur. Ligji, i vitit 2011, Nr. 04/L-023 për Persona të zhdukur dhe Rregullorja Nr. 15/2012 për punën e Komisionit qeveritar për persona të zhdukur përcakton mandatin e Komisionit si një mekanizëm qeveritar që shqyrton dhe informon familjet e personave të pagjetur për rezultatet e kërkesave të kërkimit; udhëheq, mbikëqyr, koordinon dhe harmonizon aktivitetet e institucioneve vendore dhe ndërkombëtare në lidhje me çështjen e personave të pagjetur; dhe përpiqet të zbardh fatin e personave të zhdukur si pasojë e luftës së viteve 1998-1999, pavarësisht përkatësisë etnike, fetare, ushtarake, ose gjendjes civile të atyre personave.28 Ligji Nr 04/L-023 për persona të zhdukur garanton të drejtën e familjarëve për të ditur për fatin dhe vendndodhjen e anëtarëve të zhdukur të familjes si pasojë e luftës në Kosovë; rregullon statusin ligjor të personave të zhdukur; dhe mundëson krijimin e një Regjistri qendror për personat e pagjetur.29

Në kuadër të komisioneve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, ekziston Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione. Mandati i këtij Komisioni është që të organizojë diskutime publike; të mbikëqyr punën e institucioneve qeveritare të angazhuara në çështjen e personave të pagjetur; të diskutojë dhe trajtojë çështjen e personave të pagjetur në Kuvend; dhe të inkurajojë që çështja e personave të zhdukur të bëhet pjesë e punës dhe rendit të ditës së Kuvendit të Kosovës.

Instituti për Hulumtimin e Krimeve të Luftës në Kosovë Instituti për Hulumtimin e Krimeve të Luftës në Kosovë ka filluar punën më 15 qershor të vitit 2011, si një institut kërkimor publik në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë. Qëllimi i Institutit është që të mbledhë,

26 Komunikatë për shtyp e KKN-së, Kosovë: Takimi i parë i grupit punues për personat e zhdukur mbajtur më 11 mars të vitit 2004, në dispozicion në: https://www.icrc.org/eng/resources/documents/misc/69umel.htm; Kombet e Bashkuara, Konventa ndërkombëtare për mbrojtjen e të gjithë personave nga zhdukjet me forcë, Konsideratat dhe shqyrtimet e Raporteve të Komisionit për zhdukjet me forcë të paraqitura nga shtetet palë sipas nenit 29, paragrafi 1, i Raporteve të Konventës së shteteve palë për vitin 2013 Serbi, në dispozicion në: http://tbinternet.ohchr.org/Treaties/CED/Shared%20Documents/SRB/INT_CED_INR_SRB_7067_E.pdf; 27 Ibid. 28 Ligji Nr. 04/L-023 për Persona të zhdukur; Rregullorja Nr. 15/2012 për punën e Komisionit qeveritar për persona të zhdukur. 29 Ligji Nr. 04/L-023 për Persona të zhdukur.

Page 14: Ballafaqimi me të Kaluarën dhe Pajtimi në Kosovë: Një ... · Ballafaqimi me të Kaluarën dhe Pajtim në Kosovë: Një përmbledhje e institucioneve dhe niciativavei 2 of 31

Ballafaqimi me të Kaluarën dhe Pajtim në Kosovë: Një përmbledhje e institucioneve dhe iniciativave

14 of 31

sistematizojë, përpunojë dhe të publikojë të dhëna për krimet kundër njerëzimit, krimet e luftës, dhe aktet e gjenocidit të kryera në Kosovë gjatë viteve 1998 dhe 1999. Instituti ka mandat të analizojë dhe verifikojë krimet dhe ngjarjet e tjera të rëndësishme me qëllim të zhvillimit të një baze të të dhënave, shënimeve dhe rasteve për ndjekje penale të cilat pastaj mund të shfrytëzohen nga institucione të tjera të specializuara. Instituti ka filluar punën për të identifikuar dhe hetuar vendet ku kanë ndodhur krimet në Kosovë gjatë periudhës së luftës, megjithatë, ende nuk ka publikuar asnjë të dhënë.

Iniciativat joqeveritare në kërkim të zbardhjes së të vërtetës Shumë organizata të shoqërisë civile kanë qenë thellë të përfshira në kërkim të fatit të personave të zhdukur, duke përfshirë: Shoqatën e Familjeve të Personave të Pagjetur, Kryqin e Kuq të Kosovës, Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut dhe Fondin për të Drejtën Humanitare. Në vitin 2001, mbi 20 shoqata u bashkuan për të krijuar Këshillin Koordinues të Asociacionit të Familjeve të Personave të Zhdukur në Kosovë.

OJQ-të kanë qenë të përfshira në dokumentimin e shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut, duke përfshirë: Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Fondin për të Drejtën Humanitare, Qendrën për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve, Shoqatën humanitare dhe bamirëse “Nënë Tereza” dhe Qendrën Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës.

KOMRA KOMRA është një komision regjional i organizatave joqeveritare për përcaktimin dhe zbulimin e fakteve mbi krimet e luftës dhe shkeljet e tjera të rënda të të drejtave të njeriut të kryera në territorin e ish-Jugosllavisë në mes viteve 1991-2001.30 Procesi i KOMRA-së filloi në Forumin e parë regjional për drejtësi tranzicionale në maj të vitit 2006, si një debat mbi instrumentet për tregimin e të vërtetës dhe për zbulimin e të vërtetës mbi të kaluarën. Në këtë Forum, përfaqësues të organizatave joqeveritare dhe shoqatave të familjeve të personave të pagjetur dhe viktimave nga vendet e ish-Jugosllavisë kanë votuar për krijimin e një organi regjional për vërtetimin e fakteve mbi krimet e luftës.

Koalicioni për KOMRA-në është themeluar si një komision ndërqeveritar në Forumin e katërt rajonal për drejtësi tranzicionale të mbajtur më 28 tetor të vitit 2008. Koalicioni përbëhet nga më shumë se 2000organizata anëtare dhe individë nga të gjitha vendet e ish-Jugosllavisë. Mandati i Koalicionit si organ jashtëgjyqësor është që të hetojë të gjitha akuzat për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe shkelje të tjera të rënda të të drejtave të njeriut në lidhje me luftën; të listojë emrat e të gjithë viktimave të luftës dhe viktimave të krimeve që kanë të bëjnë me luftën; të mbledhë informacion në lidhje me kampet dhe qendrat e tjera të paraburgimit të detyruar; dhe të iniciojë debatin rreth instrumenteve për zbulimin dhe gjetjen e së vërtetës në lidhje me të kaluarën në ish-Jugosllavi. Draft Statuti i KOMRA është adaptuar nga Kuvendi i Koalicionit me 15 Tetor 2010, dhe amandamentua në 2011.

Në vitin 2013, presidentët e vendeve të ish-Jugosllavisë kanë caktuar të dërguarit e tyre në KOMRA. Këta të dërguar formuan grupin e ekspertëve rajonal të KOMRA, dhe bënë një hap përpara sa i përket ngritjes së pjesëmarrjes politike në KOMRA. Presidenti/ja e katërt e Kosovës zonja Atifete Jahjaga ka emëruar

30 Faqja e internetit e KOMRA-së: http://www.recom.link/.

Page 15: Ballafaqimi me të Kaluarën dhe Pajtimi në Kosovë: Një ... · Ballafaqimi me të Kaluarën dhe Pajtim në Kosovë: Një përmbledhje e institucioneve dhe niciativavei 2 of 31

Ballafaqimi me të Kaluarën dhe Pajtim në Kosovë: Një përmbledhje e institucioneve dhe iniciativave

15 of 31

këshilltarin e saj personal për çështje ligjore zt. Selim Selimi si të dërguar nga Kosova.31 Janë mbajtur katër takime nga ky këshilltarë nga Shtatori 2013 deri ne Maj 2014. Mandati i këshilltarit ka përfunduar në Tetor 2014, dhe propozimet e tij për amandamente në Statutin e KOMRA janë adoptuar nga Koalicioni i KOMRA’s në Nëntor 2015. Ky aprovim ishte hapi i parë trejt transferimit të KOMRA’s në nivel ndër-shtetërorë 32.

Koalicioni KOMRA vazhdon punën drejt dokumentimit dhe sigurimit të mbështetjes politike dhe shoqërore për krijimin e komisionit rajonal për vendosjen e fakteve lidhur me krimet e luftës në Ish-Jugosllavi. Janë duke u ndërmarrë hapa për të përfshirë KOMRA’n në Procesin e Berlinit33 si dhe që presidentët e shteteve të Ballkanit Përendimir të nënshkruajnë Deklaratën për Krijimin e KOMRA në Samitin e Romës.34

Dokumentimi i shkeljeve të të drejtave të njeriut dhe krimeve të luftës në Kosovë Dokumentimi i shkeljeve të të drejtave të njeriut dhe krimeve të luftës në Kosovë është kryer kryesisht nga OJQ-të që veprojnë në Kosovë para, gjatë dhe pas luftës. Këshilli për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut në Kosovë ka dokumentuar shkeljet e të drejtave të njeriut në Kosovë që nga 1990, duke publikuar të gjeturat rregullisht në buletinin e organizatës. Fondi për të Drejtën Humanitare, i formuar pas konfliktit, ka hartuar dokumentacion të plotë mbi humbjet njerëzore gjatë dhe pas konfliktit në Kosovë, përmes projektit Libër Kujtimi i Kosovës.35 Iniciativa të tjera të dokumentimit përfshijnë Qendra për Hulumtim, Dokumentim dhe Publikim dhe OJQ Integra, dhe shoqata të ndryshme të viktimave, të cilat kanë ndërmarrë projekte të vogla të rrëfimit të tregimeve me familjet e viktimave dhe të mbijetuarve. Dokumentimi i krimeve të luftës nga Kosova ka qenë i përdorur si prova materiale për Gjykatën për Krime Lufte në ish-Jugosllavi dhe për gjykatat lokale në Kosovë dhe Serbi. Të gjitha të dhënat për personat e vrarë, varrezat masive, vrasjet masive, personat e zhdukur, të burgosurit politikë dhe të burgosurit e luftës, dhunën fizike, dhunën psikologjike, arrestimet arbitrare dhe personat e zhvendosur me forcë janë dhënë me dokumente dhe materiale të siguruara nga organizatat e shoqërisë civile. Megjithatë, në

31 “Presidenti i Kosovës emëron këshilltarë për KOMRA.” Uebfaqja e Koalicionit KOMRA: http://www.recom.link/sq/kryetarja-e-kosoves-e-ka-emeruar-te-derguarin-e-saj-personal-per-komra/ “Presidenti I Serbisë emëron Gjyqtarin Siniša Važić këshilltarë personal për KOMRA” Fondi për të drejtën humanitare; “Strategjia për Zgjerim dhe Sfidat Kryesore 2013-2014” Komunikatë nga Komisioni Europian tek Parlamenti Europian dhe Këshilli, 16 Tetor, 2013. 32 “IPA Programi multi-shtetërorë Raporti i Aktiviteteve: Janar-Qershor 2016”, Komisioni Evropian. 33 Procesi i Berlinit ka të bëjë me zgjerimin e BE’së në Ballkanin Përendimor. Ka filluar në 2014 përmes konferencës për Ballakin Përendimor në Berlin, dhe ka vazhduar në 2015 në Samitin e Vjenës, si dhe në 2016 në Samitin e Parisit. Ky process synon të krijoj një kornizë për integrimin e Ballkanit Përendimir në Bashkimin Evropian, të konsolidoj politikat integruese të shteteve të ndryshme, dhe të vazhdojë dialogun mbi integrimin e Ballkanit në prag të ndalesës së BE’së të shpallur nga Presidenti i Komisionit, Jean Claude Juncker. Samiti i katërt i Procesit të Berlinit do të mbahet në Rome në 2017. 34 “IPA Programi multi-shtetërorë Raporti i Aktiviteteve: Janar-Qershor 2016”, Komisioni Evropian.. 35 Libër Kujtimi i Kosovës përmban një bazë të të dhënave digjitale dhe të printuar të të gjithë 13,535 njerëzve të vrarë dhe të zhdukur gjatë dhe menjëherë pas konfliktit në Kosovë (1 janar 1998 — 31 dhjetor 2000). Të dhënat janë të bazuara në 31,600 dokumente dhe në mbi 10,000 deklarata të dëshmitarëve, duke siguruar një bazë të saktë dhe të detajuar të të gjitha viktimave, duke përfshirë të dhënat e tyre personale, një përmbledhje të shkurtër të jetës dhe të vdekjes së tyre, dhe referenca për burimet që dokumentojnë tregimin. Në dispozicion në: http://www.kosovomemorybook.org/.

Page 16: Ballafaqimi me të Kaluarën dhe Pajtimi në Kosovë: Një ... · Ballafaqimi me të Kaluarën dhe Pajtim në Kosovë: Një përmbledhje e institucioneve dhe niciativavei 2 of 31

Ballafaqimi me të Kaluarën dhe Pajtim në Kosovë: Një përmbledhje e institucioneve dhe iniciativave

16 of 31

krahasim me kategoritë e tjera të viktimave, nuk është dhënë asnjë listë e viktimave të dhunës seksuale. Dokumentacion tjetër i shkeljeve ka ardhur nga dëshmitë e dëshmitarëve, kur njerëzit janë intervistuar nga hetuesit e Gjykatës për krime lufte në ish-Jugosllavi (ICTY) për gjykimet përpara kësaj gjykate dhe gjykatave të tjera vendore. ICTY-ja, UNMIK-u, EULEX-i dhe organizatat tjera ndërkombëtare në Kosovë kanë fokusuar përpjekjet e tyre për dokumentim kryesisht në drejtësinë ndëshkuese. Qëllimi i këtij dokumentimi ka qenë për të mbledhur prova të besueshme për ndjekjen e udhëheqësve të lartë politikë e ushtarakë në të gjitha anët e konfliktit në hapësirën e ish-Jugosllavisë. Gjykata për krime të luftës në ish-Jugosllavi e ka sasinë më të madhe të dokumenteve themelore dhe atyre të mesme dhe të dhëna të bollshme audio-vizuale në të gjitha konfliktet në ish-Jugosllavi, duke tejkaluar nëntë milionë hyrje apo ekzemplarë, të cilat janë të ruajtura në format fizike dhe digjitale. Aktualisht, vetëm një pjesë e vogël e arkivit të tij është e arritshme apo qasshme për publikun, materiali i ndjeshëm nuk është në dispozicion të publikut. Është e paqartë se sa nga këto të dhëna, në çfarë forme, dhe kur ky informacion mund të vihet në dispozicion të publikut.

B. Dëmshpërblimet Kategoritë e njohura të personave me të drejtën për dëmshpërblim

Pronarët

Si pasojë e shkatërrimit dhe destabilizimit para dhe gjatë konfliktit, shumë persona kanë humbur shtëpitë për shkak të shkatërrimit dhe/ose dëbimit. Pas konfliktit është ndërmarrë një program i gjerë risistemimi dhe rindërtimi. Detajet e këtyre nismave mund t’i lexohen më poshtë ndër “Institucione për kthimin e pronës”.

Të burgosurit politikë Ligji Nr. 03/L-95 Për të drejtat e ish-të dënuarve dhe të përndjekurve politikë rregullon statusin, të drejtat e veçanta, si dhe kompensimin për personat e burgosur, dënuar dhe/ose të persekutuar për arsye politike në mes të periudhës prej 1 marsit, 1913 dhe 12 qershorit, 1999, dhe anëtarëve të familjeve të tyre. Ligji, për më tepër, e përcakton ish të dënuarin politik si: “qytetar të Kosovës ose person i cili me akt gjyqësor është dënuar për akte të inkriminuara politiko-ideologjike të regjimit totalitar në ish-Jugosllavi"; ish-të burgosurin politik si: “një person i cili është arrestuar, mbajtur në paraburgim, izoluar ose ndaluar për motive politike, për qëllime të interesave shtetërore dhe politike, më shumë se shtatëdhjetë e dy (72) orë në lokale apo ndërtesa të veçanta të shtetit”; dhe ish-të përndjekurit politik si: “një qytetar-person i Kosovës, i cili nëpërmjet aktit të organit kompetent, për motive politike është persekutuar nga autoritetet shtetërore”.36 Në bazë të ligjit, këta persona kanë të drejtë të: rehabilitimit adekuat ligjor, moral, social, dhe politik; kompensimit në lidhje me konfiskimin/et e pronës së paluajtshme; kompensim material dhe gradual; rehabilitim, mbrojtje dhe sigurim shëndetësor dhe të drejtë në pension të invalidit. Ligji gjithashtu parashikon: dhënie të prioritetit gjatë punësimit; prioritet në bursë dhe strehim në konviktet e

36 Ligji Nr. 03/L-95 Për të drejtat e ish-të dënuarve dhe të përndjekurve politikë.

Page 17: Ballafaqimi me të Kaluarën dhe Pajtimi në Kosovë: Një ... · Ballafaqimi me të Kaluarën dhe Pajtim në Kosovë: Një përmbledhje e institucioneve dhe niciativavei 2 of 31

Ballafaqimi me të Kaluarën dhe Pajtim në Kosovë: Një përmbledhje e institucioneve dhe iniciativave

17 of 31

universiteteve për fëmijët e tyre; përparësi në përdorimin e teksteve shkollore pa pagesë; lehtësira tatimore dhe doganore për pajisjet e nevojshme për rehabilitim shëndetësor; reduktim të shpenzimeve të transportit (në transportin publik); prioritet për ndihmë sociale dhe ekonomike; strehim; dhe kompensim për shpenzimet e varrimit. Ligji gjithashtu përcakton themelimin e Komitetit qeveritar për njohjen e statusit të ish-të dënuarve dhe ish-të përndjekurve politikë dhe të Institucionit për ish-të dënuarit dhe ish-të përndjekurit politikë.37 Puna e Komisionit është në vazhdim e sipër, që nga 18 nëntori i vitit 2016, tashmë 2019 të burgosur politikë kanë marrë kompensim.38

Të mbijetuarit/të mbijetuarat/viktimat e dhunës seksuale Ligji Nr. 04/L-172 ndryshon dhe plotëson Ligjin, e vitit 2011, Nr. 04/L-054 për Statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, viktimave civile dhe familjarëve të tyre, duke i shtuar ligjit edhe kategorinë e të mbijetuarve të dhunës seksuale. Ligji përcakton një viktimë të dhunës seksuale gjatë luftës, si: “një person i/e cili/a ka mbijetuar dhunë seksuale dhe dhunim gjatë periudhës prej 27 shkurtit të vitit 1998 deri më 10 qershor 1999."39 Ligji u ofron viktimave të verifikuara të dhunës seksuale gjatë konfliktit të drejtën për një pension personal dhe qasje në shërbimet shëndetësore jashtë vendit; prioritet gjatë punësimit në sektorin publik dhe privat; lirimin nga tatimi në pronë; dhe përkujdesje rezidenciale. Viktimave dhe të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë konflikteve duhet tu njihet dhe verifikohet e drejta nga Komisioni i Qeverisë që do të duhej të themelohej, për të pasur qasje në dëmshpërblime siç është parashikuar nga Ligjet Nr 04/L-172 dhe 04/L -054. Rregullorja Nr. 22/2015, e miratuar nga Qeveria e Kosovës në dhjetor të vitit 2015 dhe që ka hyrë në fuqi në shkurt të vitit 2016, përcakton kushtet dhe procedurat e nevojshme për njohjen dhe verifikimin e statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës nga Komisioni qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës Çlirimtare të Kosovës.40

Presidenti/ja e katërt e Kosovës zonja Atifete Jahjaga ka bërë përpjekje të rëndësishme për të njohur të drejtat dhe vuajtjet e viktimave të dhunës seksuale gjatë konfliktit nëpërmjet themelimit të Këshillit Kombëtar për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale gjatë konfliktit (shih më poshtë).

Viktimat civile të luftës Ligji Nr. 04/L-054 përcakton statusin dhe të drejtat e viktimave civile të luftës dhe familjeve të tyre. Ligji përcakton një viktimë civile të luftës, si: “një person i/e cili/a ka vdekur ose është plagosur nga forcat e armikut nga periudha prej 27 shkurtit të vitit 1998 deri më 20 qershor të vitit 1999, si dhe personat që kanë vuajtur si pasojë e luftës brenda periudhës prej tri (3) vjetëve pas përfundimit të luftës nga lëndimet

37 Ligji Nr. 03/L-95 Për të drejtat e ish-të dënuarve dhe të përndjekurve politikë. 38 Është planifikuar një buxhet i përgjithshëm në lartësinë 55 milionë euro, shih: http://www.kosovalive360.com/km-Thaçi-i-kënaqur-me-iniciativën-për-kompensimin-e-të-burgosurve-politikë.htlm 39 Ligji Nr. 04/L-172 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 04/L-054 për Statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, viktimave të dhunës seksuale të luftës, viktimave civile dhe familjeve të tyre. 40 Rregullorja Nr. 22/2015 Për përcaktimin e procedurave për njohjen dhe verifikimin e statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës; Rregullorja Nr. 22/2015 është ndryshuar me Rregulloren Nr. 10/2016 Për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores Nr. 22/2015 Për përcaktimin e procedurave për njohjen dhe verifikimin e statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës.

Page 18: Ballafaqimi me të Kaluarën dhe Pajtimi në Kosovë: Një ... · Ballafaqimi me të Kaluarën dhe Pajtim në Kosovë: Një përmbledhje e institucioneve dhe niciativavei 2 of 31

Ballafaqimi me të Kaluarën dhe Pajtim në Kosovë: Një përmbledhje e institucioneve dhe iniciativave

18 of 31

e pësuara nga pajisjet shpërthyese të mbetura nga lufta.”41 Për anëtarët e ngushtë të familjes së viktimës civile të luftës, Ligji parashikon të drejtat dhe përfitimet e: pensionit familjar; kujdesit shëndetësor primar dhe sekondar në institucionet shëndetësore publike; lirimin nga tatimi në pronë; dhe tarifën e konsumit të lirë dhe të reduktuar të energjisë elektrike për familjet e viktimave civile të luftës që janë në situatë të vështirë ekonomike.

Sipas Ligjit, familja e ngushtë, e një të pagjeturi civil ose një civili të marrë peng, mund të realizojë të gjitha të drejtat sikur anëtarët e familjes së viktimave civile të luftës. Ligji përcakton një peng civil të luftës, si: “një person civil, i/e cili/a gjatë luftës ka qenë i/e arrestuar dhe i/e burgosur në kampet e armikut për të paktën tre (3) ditë” dhe një të pagjetur civil si: “një person vendndodhja e të cilit është e panjohur për anëtarët e familjes së tij/saj dhe i/e cila në bazë të informacionit të besueshëm është raportuar i/e zhdukur në mes të periudhës 1 janar, 1998 dhe 31 dhjetor, 2000, si pasojë e luftës në Kosovë gjatë viteve 1998-1999.”42

Personat civilë fizikisht të lënduar Ligji Nr. 04/L-054 përcakton një person civil të plagosur gjatë luftës si: “një person, organizmi i/e të cilit/cilës është dëmtuar së paku 40% për shkak të plagëve të marra nga armët, sëmundjes së fituar në kampe apo burgje gjatë luftës së fundit në Kosovë , që nga data 27 shkurt i vitit 1998 deri më 20 qershor të vitit 1999, dhe të personave të tjerë, organizmi i të cilëve është dëmtuar së paku 40% si pasojë e mjeteve shpërthyese të mbetura pas përfundimit të luftës në Kosovë.” Sipas ligjit, një person civil i/e plagosur në luftë ka të drejtë të: pensionit të aftësisë së kufizuar; kujdesit dhe ndihmës; shërbimeve shëndetësore jashtë vendit; shërbimeve rehabilituese; përkujdesjes banesore dhe lirimit nga tatimi në pronë. Personat e lënduar/plagosur civilë janë të ndarë në pesë grupe, persona me aftësi të kufizuar duke filluar nga shkalla 40% deri në 100%. Persona civilë të plagosur duhet të kenë shkallë të invaliditetit prej të paktën 40%, në mënyrë që të kualifikohen për pension, dhe gjithashtu duhet të kenë shkallën e tyre të paaftësisë të verifikuar nga Komisioni mjekësor në kuadër të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Përfitimet për ish-pjesëtarët e UÇK-së dhe familjet e tyre Një numër i instrumenteve legjislative ofrojnë përfitime dhe kompensim për ish-pjesëtarët e UÇK-së. Kompensimi që ish-pjesëtarët e UÇK-së e marrin për ofrimin e shërbimeve që kanë dhënë për vendin e tyre nuk konsiderohet dëmshpërblim, por është më tepër një përfitim i veteranit të luftës për shërbimin ofruar vendit. Ligji 04/L-054 përcakton të drejtat dhe statusin e pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe familjeve të tyre që kanë luftuar, vdekur, ose janë plagosur gjatë luftës.43 Përfitimet e përcaktuara në Ligj, në përgjithësi mund të ndahen në ato për anëtarët e familjeve të ushtarëve të UÇK-së të vrarë dhe të zhdukur gjatë luftës dhe për veteranët të cilët janë plagosur gjatë luftës. Për familjet e pjesëtarëve të UÇK-së që kanë vdekur ose që evidentohen si të zhdukur, mbështetja përfshin: një pension familjar; ofrimin e shërbimeve shëndetësore; prioritet dhe përfitime në institucionet arsimore dhe në

41 Ligji Nr. 04/L-054 për Statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, viktimave civile dhe familjeve të tyre. 42 Ligji Nr. 04/L-054 për Statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, viktimave civile dhe familjeve të tyre. 43 Kategoritë e pjesëtarëve të UÇK-së sipas Ligjit Nr. 04/L-054 përfshijnë: dëshmorin e kombit, invalidin e UÇK-së, veteranin e UÇK-së, pengun e luftës dhe luftëtarin e zhdukur të UÇK-së.

Page 19: Ballafaqimi me të Kaluarën dhe Pajtimi në Kosovë: Një ... · Ballafaqimi me të Kaluarën dhe Pajtim në Kosovë: Një përmbledhje e institucioneve dhe niciativavei 2 of 31

Ballafaqimi me të Kaluarën dhe Pajtim në Kosovë: Një përmbledhje e institucioneve dhe iniciativave

19 of 31

çështjen e strehimit; dhe reduktimin e tarifave të shërbimeve publike dhe taksave. Pjesëtarëve të UÇK-së të cilët janë plagosur gjatë luftës dhe familjeve të tyre u janë dhënë të drejtat si në vijim: një pension individual i aftësisë së kufizuar; shërbime të kujdesit shëndetësor dhe përfitime të shërbimeve të rehabilitimit; përparësi dhe ndihmë në punësim dhe arsim; dhe reduktimin e tarifave të shërbimeve publike dhe taksave.44 Ligji 04/L-261 për Veteranët e luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjithashtu përcakton përfitimet për veteranët e UÇK-së dhe familjet e tyre.45 Sipas këtij ligji, Veteranët luftëtarë të UÇK-së dhe familjet e tyre kanë të drejtë për: Pension personal të veteranit luftëtar; shërbime shëndetësore pa pagesë; Privilegje të punësimit, arsimit, strehimit dhe të transportit; si dhe mbulimin e shpenzimeve të varrimit.46

Sipas Ligjit Nr 04/L-070 për dhënien e dekoratave nga Presidenti i Republikës së Kosovës, njohja simbolike publike dhe dekoratat individuale u jepen individëve dhe organizatave për kontributin e tyre në Kosovë. Në mesin e këtyre shpërblimeve janë: "Urdhri i Heroit të Kosovës", "Urdhri i Lirisë", "Urdhri i Pavarësisë" dhe Urdhri Luftëtar i Lirisë “Adem Jashari,”47

Institucionet dhe strukturat Departamenti i Familjeve të Dëshmorëve dhe Invalidëve të Luftës (DFDIL) dhe Komisioni i Verifikimit Departamenti për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës është i vendosur në kuadër të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale. Detyrat dhe përgjegjësitë primare të këtij departamenti përfshijnë: administrimin, planifikimin dhe zhvillimin e skemës së pensioneve dhe përfitimeve; kryerjen e pagesave për skemat e pensioneve dhe përfitimeve; dhe zhvillimin dhe publikimin e statistikave për skemat e pensioneve dhe përfitimeve.48

Ligji Nr 04/L-054 i jep autoritetin për të vendosur Komisionit Qeveritar për njohjen e statusit dhe verifikimin e një martiri kombëtar, një invalidi të UÇK-së, apo një të burgosuri të UÇK-së. Ligji përcakton që Komisioni të përbëhet nga përfaqësues të: Zyrës së Kryeministrit; Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale; Ministrisë së Forcës së Sigurisë; ish-Shtabit të përgjithshëm të UÇK-së; ish-zonave operative të UÇK-së; organizatave të veteranëve të UÇK-së; shoqatave të familjeve të dëshmorëve të UÇK-së; shoqatave të invalidëve të luftës së UÇK-së; përfaqësuesit të ish TMK-së; dhe ish Ministrisë së Mbrojtjes.49

44 Realizimi i përfitimeve të caktuara për pjesëtarët e plagosur të UÇK-së është përcaktuar në përputhje me shkallën e invaliditetit dhe përqindjen e dëmtimit fizik. Invalidët e UÇK-së janë ndarë në tetë grupe. 45Sipas Ligjit Nr 04/L-261, Ligji nuk zbatohet për ata/ato që janë trajtuar tashmë dhe kanë përfituar nga Ligji Nr. 04/L-054. Për më tepër, Ligji ndan veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në kategoritë e: veteranit invalid të luftës së UÇK-së, veteranit luftëtarë të UÇK-së; veteranit të dëbuar të UÇK-së; veteranit të zhdukur ushtar i UÇK-së; veteranit pjesëtar i UÇK-së; dhe veteranit pjesëmarrës i luftës së UÇK-së. 46Ligji Nr. 04/L-261 për Veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës; pjesëtarëve të UÇK-së, gjithashtu, u janë dhënë të drejta për kujdes shëndetësor në bazë të Ligjit Nr. 04/L-249 për sigurimet shëndetësore dhe të drejtës në bursë shkollore dhe privilegje të tjera në sektorin e arsimit në bazë të Udhëzimit Administrativ (MASHT) Nr. 12/2015 për ndarjen e bursave. 47 Presidentja Jahjaga i ka dekoruar një numër të personaliteteve dhe organizatave, në dispozicion në: https://president-ksgov.net/?page=2,6,4243#.WC1uaKIrLBI; Për dekoratat e dhëna, shih: http://www.president-ksgov.net/?page=2,128. 48 Departamenti i familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës: https://mpms.rks-gov.net/sq-al/departmentet/departamentiifamiljevet%C3%ABd%C3%ABshmor%C3%ABvedheinv.aspx 49 Ligji Nr. 04/L-054 për Statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, viktimave civile dhe familjeve të tyre.

Page 20: Ballafaqimi me të Kaluarën dhe Pajtimi në Kosovë: Një ... · Ballafaqimi me të Kaluarën dhe Pajtim në Kosovë: Një përmbledhje e institucioneve dhe niciativavei 2 of 31

Ballafaqimi me të Kaluarën dhe Pajtim në Kosovë: Një përmbledhje e institucioneve dhe iniciativave

20 of 31

Rregullorja Nr. 23/2012, e miratuar më 17 tetor të vitit 2012, ka dhënë formalisht autoritetin për të themeluar Komisionin dhe ka përcaktuar funksionin, detyrat dhe përgjegjësitë e komisionit.50 Deri në janar të vitit 2014, Komisioni ka verifikuar 1691 aplikime. Procesi është në vazhdim.51

Këshilli kombëtar për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës, Këshilli kombëtar për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë (Këshilli Kombëtar) është themeluar me dekret presidencial nga Presidenti/ja e katërt e Kosovës zonja Atifete Jahjaga në mars të vitit 2014. Këshilli ka përfunduar mandatin e tij në mars të vitit 2016, pak para përfundimit të mandatit të Presidentes Jahjaga (prill 2016). Këshilli kombëtar mblodhi së bashku përfaqësues nga ministritë kryesore të Qeverisë së Kosovës, përfaqësues të gjyqësorit dhe prokurorisë, organizatave të shoqërisë civile dhe organizatave ndërkombëtare, në mënyrë që të koordinojë mbështetjen për të mbijetuarit e dhunës seksuale. Mandati i Këshillit Kombëtar është përqendruar në katër fusha në lidhje me reparacionet/dëmshpërblimet: njohjen ligjore dhe qasjen në drejtësi; mbështetjen ekonomike dhe fuqizimin; kujdesin shëndetësor; dhe ndërgjegjësimin për të trajtuar stigmën dhe diskriminimin. Këshilli kombëtar nëpërmjet qasjes nga poshtë-lartë, ka koordinuar dhe kombinuar mbështetjen për të mbijetuarit në fushat e identifikuara nga të mbijetuarit.

Komisioni qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës çlirimtare në Kosovë Ligji 04/L-172 dhe Rregullorja Nr. 22/2015 ofrojnë kornizen ligjore për Komisionin qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës çlirimtare në Kosovë.52 Komisioni do të përbëhet nga nëntë anëtarë: një përfaqësues nga Zyra e Kryeministrit; një përfaqësues nga Ministria e Punës; një përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë; një përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë; një përfaqësues nga Instituti për Krime Lufte; një psikolog klinikë; një psikiatër; një avokat; dhe një përfaqësues nga organizatat e shoqërisë civile i/e cili/a ka përvojë në mbështetjen dhe mbrojtjen e viktimave të dhunës seksuale. Komisioni do të duhej të themelohej brenda gjashtë muajve pas hyrjes në fuqi të Ligjit, megjithatë, ende nuk është themeluar. Afati, për viktimat e dhunës seksuale për të paraqitur një kërkesë për të drejtën në pension dhe përfitime, është pesë vite nga fillimi i punës së Komisionit. Ky komision është në proces të krijimit, një iniciativë/proces i udhëhequr nga Zyra ligjore e Zyrës së Kryeministrit deri në qershor të vitit 2016, nga kjo datë e këtej këto përgjegjësi i janë transferuar Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies sociale.53

50 Rregullorja Nr. 23/2012 për Komisionin qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të dëshmorit të kombit, invalidit, veteranit, pjesëtarit apo të internuarit/burgosurit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. 51 Republika e Kosovës Zyra e Kryeministrit, Komunikatë për Shtyp, Prishtinë, 16 janar, 2014 në dispozicion në: http://kryeministri-ks.net/?page=2,9,3961. 52 Ligji Nr. 04/L-172 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 04/L-054 për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, viktimave të dhunës seksuale të luftës, viktimave civile dhe familjeve të tyre; Rregullorja Nr. 22/2015 për përcaktimin e procedurave për njohjen dhe verifikimin e statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës; Rregullorja Nr. 22/2015 gjithashtu përcakton procedurat administrative dhe të aplikimit të Komisionit që do të përdoren për njohjen dhe verifikimin e statusit të viktimave të dhunës seksuale. 53 Rregullorja Nr. 10/2016 për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores Nr. 22/2015 për përcaktimin e procedurave për njohjen dhe verifikimin e statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës.

Page 21: Ballafaqimi me të Kaluarën dhe Pajtimi në Kosovë: Një ... · Ballafaqimi me të Kaluarën dhe Pajtim në Kosovë: Një përmbledhje e institucioneve dhe niciativavei 2 of 31

Ballafaqimi me të Kaluarën dhe Pajtim në Kosovë: Një përmbledhje e institucioneve dhe iniciativave

21 of 31

Komisioni qeveritar për persona të zhdukur Ligji Nr. 04/L-023 për persona të zhdukur përcakton kompetencat dhe përgjegjësitë e Komisionit qeveritar për persona të zhdukur. Komisioni është një organ qeveritar i cili drejton, mbikëqyr, harmonizon dhe koordinon aktivitetet me institucionet vendore dhe ndërkombëtare që kanë të bëjnë me fatin e personave të zhdukur si pasojë e luftës së viteve 1998-1999. Komisioni vepron në kuadër të Zyrës së Kryeministrit dhe vepron në bashkëpunim me institucionet vendore, organizatat ndërkombëtare, Zyrën e Prokurorisë Publike dhe gjykatat. Sipas ligjit, Komisioni duhet që të informojë, me shkrim, familjarët për rezultatin e kërkesave të hulumtimit; të shqyrtojë të gjitha kërkesat në lidhje me personat e zhdukur; të mbulojë shpenzimet e rivarrosjes pas identifikimit të mbetjeve mortore të një personi të zhdukur; të mbrojë të drejtat dhe interesat e personave të pagjetur dhe familjeve të tyre; të koordinojë aktivitetet e mbledhjes së të dhënave; të krijojë një Regjistër qendror për personat e zhdukur; dhe të rrisë ndërgjegjësimin dhe mbështetjen e iniciativave që kanë të bëjnë me personat e zhdukur duke raportuar publikisht për gjetjet.54 Rregullorja Nr. 15/2012 mbi punën e Komisionit qeveritar për persona të zhdukur përcakton përgjegjësitë, fushëveprimin, procedurat, dhe organizimin e Komisionit qeveritar.55

Komisioni qeveritar për njohjen e statusit të ish të dënuarit, ish të burgosurit dhe ish të përndjekurit politik Ligji Nr. 03/L-95 Për të drejtat e ish të dënuarve dhe të përndjekurve parasheh themelimin e Komisionit qeveritar për njohjen e statusit të ish- të dënuarve dhe ish-të përndjekurve politikë dhe Institucionit për ish-të dënuarit dhe ish të përndjekurit politikë. Komisioni Qeveritar është krijuar për të verifikuar statusin e ish të burgosurve politikë dhe për të njohur të drejtat dhe përcaktuar gjendjen, kriteret, llojin dhe mënyrën e kompensimit për ish-të dënuar dhe të përndjekurit politikë. Puna e Komisionit është duke vazhduar. Institucioni për ish për ish të dënuarit dhe ish-të përndjekurit politikë është themeluar me qëllim të shqyrtimit, hulumtimit, dhe publikimit të së vërtetës për ish të dënuarit dhe ish të burgosurit politikë dhe për të mbështetur integrimin e tyre në shoqëri.56 Rregullorja Nr. 26/2012 për rregulloren e punës së Komisionit qeveritar për të drejtat e ish të burgosurve, ish të dënuarve dhe ish të përndjekurve dhe Rregullorja Nr. 07/2013 për procedurat dhe kriteret e kompensimit të ish të dënuarve përcaktojnë qëllimin dhe organizimin e Komisionit dhe rregullojnë procedurat dhe kriteret për kompensimin e ish-të dënuarve politikë në Kosovë. Sipas këtyre rregulloreve, Komisioni do të shqyrtojë dhe verifikojë dokumentet në lidhje me statusin e ish-të dënuarve, ish të burgosurve dhe ish të përndjekurve politikë.57 Puna e Komisionit është në vazhdim e sipër, dhe deri në nëntor të vitit 2016, mbi 2000 ish të burgosur politikë janë verifikuar dhe kanë marrë dëmshpërblime financiare.

Agjencia për menaxhimin e komplekseve memoriale Ligji Nr. 04/L-146 për agjencinë për menaxhimin e komplekseve memoriale të Kosovës vendos për themelimin e Agjencisë për menaxhimin e komplekseve memoriale dhe përcakton statusin, organizimin, funksionimin, detyrat, përgjegjësitë dhe financimin e agjencisë. Agjencia është organ i pavarur me mandat

54 Ligji Nr. 04/L-023 për personat e zhdukur. 55 Rregullorja Nr. 15/2012 për punën e Komisionit qeveritar për persona të zhdukur. 56 Ligji Nr. 03/L-95 për të drejtat e ish të dënuarve dhe ish të përndjekurve politikë. 57 Rregullorja Nr. 26/2012 për rregullat e procedurës së Komisionit qeveritar për të drejtat e ish të burgosurve, ish të dënuarve dhe ish të Përndjekurve politikë; Rregullorja Nr. 07/2013 për procedurat dhe kriteret e kompensimit të ish të dënuarve politikë.

Page 22: Ballafaqimi me të Kaluarën dhe Pajtimi në Kosovë: Një ... · Ballafaqimi me të Kaluarën dhe Pajtim në Kosovë: Një përmbledhje e institucioneve dhe niciativavei 2 of 31

Ballafaqimi me të Kaluarën dhe Pajtim në Kosovë: Një përmbledhje e institucioneve dhe iniciativave

22 of 31

për të dizajnuar, ndërtuar, administruar dhe menaxhuar Komplekseve memoriale në Kosovë. Agjencia bashkëpunon me institucionet dhe organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, komunat dhe agjencitë turistike. Ligji gjithashtu përfshin një listë të komplekseve memoriale ekzistuese sipas komunave.58

Ligji Nr. 2004/39 mbron Kompleksin Memorial Adem Jashari, duke e deklaruar atë një zonë me interes të veçantë kombëtar dhe rëndësi ontologjike, antropologjike, historike dhe kulturore për qytetarët e Kosovës.59

Ministria për Komunitete dhe Kthim Ministria për Komunitete dhe Kthim është themeluar më 24 janar të vitit 2005, në pajtim me Rregulloren e UNMIK 2004/50. Rregullorja i jep autoritet Ministrisë për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtës për t'u kthyer; dhe për koordinimin, zhvillimin dhe zbatimin e aktiviteteve dhe strategjive të ndërlidhura.60 Mandati i Ministrisë për komunitete dhe kthim përfshinë: zhvillimin dhe zbatimin e rregulloreve ligjore për të garantuar të drejtën e kthimit; promovimin e kushteve të favorshme për kthim; duke ofruar udhëheqje, mirëbesim, dialog dhe pajtim mes komuniteteve; hartimin dhe monitorimin e zbatimit të Strategjisë së Qeverisë për komunitete dhe kthim; zhvillimin dhe menaxhimin e programeve dhe mekanizmave për të promovuar ri-integrimin e komuniteteve dhe kthimin e qëndrueshëm të personave të zhvendosur; koordinimin, mbikëqyrjen dhe mbështetjen e aktiviteteve të komunave, ministrive dhe institucioneve për sa i përket çështjes së kthimit. Përveç Ministrisë, është themeluar edhe Këshilli konsultativ për komunitete në mënyrë që të punojë në çështjet që kanë të bëjnë me komunitetet jo-shumicë dhe të inkurajojë procesin e kthimeve.61

Në vitin 2006, përfaqësuesit e shteteve në Prishtinë dhe në Beograd kanë nënshkruar Protokollin për kthimin vullnetar dhe të qëndrueshëm, si pjesë e dialogut të drejtpërdrejtë të Grupit punues për kthim në kuadër të procesit të dialogut të drejtpërdrejtë Kosovë-Serbi. Protokolli kishte për qëllim të lehtësojë rrugën për kthim; të rivendos të drejtat pronësore; dhe të krijojë kushte për lëvizjen e lirë të të gjithë njerëzve. Protokolli krijon kushte administrative, materiale, të sigurisë, komunale, infrastrukturore dhe

58 Ligji Nr. 04/L-146 për agjencinë për menaxhimin e komplekseve memoriale të Kosovës, Shtojca 1 (Shih shtojcën III). 59 Ligji Nr. 2004/39 për shpalljen e Kompleksit përkujtimor “Adem Jashari” në Prekaz me interes të veçantë kombëtar. 60 Rregullorja e UNMIK-ut Nr. 2004/50 për themelimin e Ministrive të reja dhe prezantimin e pozitave të zëvendëskryeministrit dhe zëvendësministrave në degën e ekzekutivit. 61 Ligji Nr. 03/L-047 për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre në Kosovë; KKK-ja është themeluar dhe ka filluar punën në vitin 2005 si një organ joformal në ndihmë të Delegacionit të Kosovës për negociatat për statusin i përbërë nga përfaqësues të komuniteteve pakicë. Këshilli ka zhvilluar një “Kornizë për mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve në Kosovë”, e cila ofron një sistem të ndërlidhur shumë-shtresor të masave kushtetuese dhe ligjore për të siguruar mbrojtjen e plotë dhe gëzimin e të drejtave individuale dhe të komuniteteve për pjesëtarët e komuniteteve pakicë në të Kosovës. Korniza është prezantuar në negociatat për statusin, dhe më vonë ka shërbyer si bazë për Ligjin për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre 2008 (Ligji për Komunitete). KKK-ja është themeluar ligjërisht në nenin 60 të Kushtetutës së Kosovës të vitit 2008, ndërsa detajet mbi mandatin dhe përbërjen janë të përshkruara në nenin 12 të Ligjit për komunitete. Këshilli është themeluar zyrtarisht me Dekret Presidencial më datë 15 shtator të vitit 2008, dhe ka mbajtur seancën inauguruese më 23 dhjetor të vitit 2008.

Page 23: Ballafaqimi me të Kaluarën dhe Pajtimi në Kosovë: Një ... · Ballafaqimi me të Kaluarën dhe Pajtim në Kosovë: Një përmbledhje e institucioneve dhe niciativavei 2 of 31

Ballafaqimi me të Kaluarën dhe Pajtim në Kosovë: Një përmbledhje e institucioneve dhe iniciativave

23 of 31

kushte të tjera të nevojshme për kthim, duke përfshirë: sigurimin e strehimit të përkohshëm; lejet ndërtimore; qasje në shërbimet publike; dhe lirimin nga taksat.62

Strategjia e vitit 2013 për Komunitete dhe Kthim dhe Plani i veprimit është shkruar dhe projektuar për periudhën 2014 — 2018 dhe bazohet në Strategjinë e mëparshme 2009 — 2013. Kjo strategji shërben si një udhëzues për kthim dhe thekson tri qëllime: kthimin e qëndrueshëm të personave të zhvendosur; ri-integrimin e suksesshëm shoqëror dhe ekonomik; dhe stabilizimin e pjesëtarëve të komuniteteve jo-shumicë. Strategjia gjithashtu thekson rolin dhe përgjegjësitë e Zyrave Komunale për Komunitete dhe Kthim — ZKKV-ve. Plani i veprimit të Strategjisë vlerëson progresin e masave apo veprimeve konkrete për zbatim, duke përfshirë: rindërtimin e shtëpive; shpërndarjen e pakove të ndihmës; projektet infrastrukturore; koordinimin me institucionet vendore dhe ndërkombëtare; dhe hartimin e kuadrit ligjor dhe ndryshimeve eventuale.63

Strategjia, gjithashtu, thekson të dhënat më të fundit mbi kthimet në Kosovë. Sipas dokumentit, një total prej 6615 njerëzve, të të gjitha etnive, janë kthyer vullnetarisht nga viti 2009 — 2013; 148 apartamente dhe 957 shtëpi janë ndërtuar nga viti 2009 — 2013; dhe në vitin 2013, 930 njerëz jetonin në 37 qendra kolektive gjithandej në Kosovë.64

Institucionet për kthimin e pronave Rregulloret e UNMIK-ut 1999/23 dhe 2000/60 kanë themeluar Drejtorinë për çështje banesore dhe pronësore si një trup ndërkombëtar për të zgjidhur kërkesat pronësore, veç kësaj këto dy rregullore kanë themeluar edhe Komisionin për kërkesa pronësore-banesore si institucion kuazi-gjyqësor brenda Drejtorisë për të marrë vendime në lidhje me kërkesat e paraqitura. Panelet e Komisionit janë përbërë nga dy anëtarë ndërkombëtarë dhe një anëtar kosovar të cilët kanë shqyrtuar provat dhe dëgjuar pretendimet në seanca të mbyllura. Sipas Rregullores së UNMIK-ut 2000/60, Komisioni për kërkesa pronësore-banesore kishte juridiksion ekskluziv për tre lloje të kërkesave: Kërkesat lidhur me të drejtat e pronësisë së humbur gjatë zbatimit diskriminues të ligjeve të caktuara nga viti 1989 deri në vitin 1999; pretendimet që kishin të bënin me transaksionet joformale pronësore të pronave banesore gjatë të njëjtës periudhë; dhe kërkesat që përfshinin humbjen e pronës banesore gjatë ose pas vitit 1999.65

Më 4 mars të vitit 2006, UNMIK-u ka zëvendësuar Drejtorinë e pronës dhe Komisionin me Agjencinë kosovare të pronës (AKP-në), një agjenci e pavarur lokale e ngarkuar me zgjidhjen e të gjitha kontesteve të pazgjidhura për sa i përket pronave të paluajtshme rezidenciale, komerciale dhe pronave bujqësore 62 Grupi punues për dialogun e drejtpërdrejtë për kthim, Protokolli për kthimin vullnetar dhe të qëndrueshëm ndërmjet Misionit të përkohshëm të kombeve të bashkuara në Kosovë dhe Institucioneve të përkohshme të vetëqeverisjes në Kosovë dhe Qeverisë së Serbisë. 63Strategjia për komunitete dhe kthim 2014 — 2018; Strategjia për komunitete dhe kthim 2009 — 2013; Udhëzime për zbatimin e përkrahjes për kthim; Doracaku i rishikuar për kthim të qëndrueshëm; Ministria për komunitete dhe Njësia për ofrimin dhe dhënien e reformave; Termat e referencës së Zyrës komunale për komunitete dhe kthim (Procedurat standarde të veprimit, Një vlerësim i procesit të kthimeve vullnetare në Kosovë, OSBE në dispozicion në: http://www.osce.org/kosovo/129321~~HEAD=pobj, Ministria për Komunitete dhe Kthim: http://www.mkk-ks.org/?page=2,1. 64 Strategjia për Komunitete dhe Kthim 2014—2018. 65 Rregullorja e UNMIK-ut 1999/23 mbi themelimin e Drejtorisë për çështje pronësore dhe banesore dhe Komisionit për kërkesa pronësore banesore; Rregullorja e UNMIK-ut Nr. 2000/60 për kërkesat pronësore dhe banesore dhe Rregullat e procedurës dhe Dëshmive të drejtorisë për çështje pronësore dhe banesore dhe Komisionit për kërkesa pronësore dhe banesore.

Page 24: Ballafaqimi me të Kaluarën dhe Pajtimi në Kosovë: Një ... · Ballafaqimi me të Kaluarën dhe Pajtim në Kosovë: Një përmbledhje e institucioneve dhe niciativavei 2 of 31

Ballafaqimi me të Kaluarën dhe Pajtim në Kosovë: Një përmbledhje e institucioneve dhe iniciativave

24 of 31

gjatë konfliktit. AKP-ja përbëhet nga një sekretariat ekzekutiv përgjegjës për menaxhimin e procesit të kërkesave; një bord mbikëqyrës që ofron mbikëqyrje administrative dhe udhëzime të politikave për sekretariatin ekzekutiv; dhe nga Komisioni për kërkesa pronësore (KKP-ja) që është një trup kuazi-gjyqësor që vendos për kërkesat të cilat i janë referuar sekretariatit ekzekutiv.66

AKP-ja ka pranuar 42,749 kërkesa në lidhje me çështjet pronësore që kanë rezultuar nga konflikti i armatosur dhe ka vendosur apo sjellë një vendim për mbi 42,114 kërkesa.67 Ndërsa 29,871 vendime tashmë janë zbatuar, uzurpimi i paligjshëm i pronave, zbatimi; dhe burimet e financimit mbeten pengesë për punën e Agjencisë. Ligji i ri për krahasim dhe verifikim të pronës së Agjencisë kosovare të pronës është në pritje të miratimit.

C. Institucionet e drejtësisë Prokuroritë vendore Misioni i Bashkimi Evropian për sundimin e ligjit në Kosovë (EULEX) Gjatë administrimit të UNMIK-ut, është themeluar një sistem hibrid gjyqësor për të gjykuar rastet e krimeve ndërkombëtare të ndërlidhura me konfliktin. Ky sistem ka vazhduar edhe gjatë vitit 2008 kur kompetencat i ishin kaluar EULEX-it. EULEX-it i është dhënë mandati për të asistuar Qeverinë e Kosovës dhe institucionet përkatëse në ndërtimin e një sistemi të qëndrueshëm, të pavarur, të paanshëm të drejtësisë, dhe për të trajnuar dhe aftësuar pjesëtarët e policisë dhe prokurorive vendore.68 Mandati është ndryshuar gjithmonë me rastin e rinovimin të mandatit të misionit që aktualisht është zgjatur deri në vitin 2018.69

Dorëzimi i kompetencave në Kosovë Autoritetet e Misionit të EULEX-it dhe të Kosovës kanë transferuar gradualisht shumicën e aktiviteteve të EULEX-it tek institucionet vendore të Kosovës. Pas vitit 2014, në përputhje me Ligjin Nr. 04/L-273 për ndryshim-plotësimin e Ligjeve që lidhen me mandatin e misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, panelet gjyqësore tani përbëhen nga shumica e gjyqtarëve të Kosovës dhe një pakice të gjyqtarëve ndërkombëtarë; Misioni nuk do të marrë raste të reja, të gjitha gjykimet e reja penale do të kryhen nga autoritetet e Kosovës; ndërsa është zvogëluar numri i personelit të misionit të EULEX-it.70

66 Rregullorja e UNMIK-ut 2006/10 për zgjidhjen e kërkesave lidhur me pronën e paluajtshme private, përfshirë pronën bujqësore dhe komerciale. 67 Agjencia Kosovare e Pronës: http://www.kpaonline.org/ClaimsTotalDecided_caseload.asp. 68 Këshilli i veprimit të përbashkët 2008/124/CFSP i datës 4 shkurt të vitit 2008 për Misionin e Bashkimit evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX; Ligji Nr. 03/L-053 për juridiksionin, përzgjedhjen e lëndëve dhe caktimin e lëndëve të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve të EULEX-it. 69 Vendimi i Këshillit 2010/322/CFSP i 8 qershorit të vitit 2010 për ndryshimin dhe zgjerimin e Veprimit të përbashkët 2008/124/CFSP të Misionit të Bashkimit Europian për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX KOSOVË; Vendimi i Këshillit 2012/291/CFSP i 2 qershorit të vitit 2012 për ndryshimin dhe zgjerimin e Veprimit të përbashkët 2008/124/CFSP të Misionit evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX; Vendimi i Këshillit 2014/349/CFSP i 12 qershorit të vitit 2014 për ndryshimin e Veprimit të përbashkët 2008/124/CFSP të Misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX; Vendimi i Këshillit (CFSP) 2016/947, i datës 14 qershor të vitit 2016, për ndryshimin e Veprimit të përbashkët 2008/124/CFSP të Misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX. 70 Ligji Nr. 04/L-273 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjeve që lidhen me mandatin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë; Ligji Nr. 05/L-103 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjeve që lidhen me mandatin e Misionit të

Page 25: Ballafaqimi me të Kaluarën dhe Pajtimi në Kosovë: Një ... · Ballafaqimi me të Kaluarën dhe Pajtim në Kosovë: Një përmbledhje e institucioneve dhe niciativavei 2 of 31

Ballafaqimi me të Kaluarën dhe Pajtim në Kosovë: Një përmbledhje e institucioneve dhe iniciativave

25 of 31

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës është themeluar me Ligjin 03/L-052 për Prokurorinë speciale të Republikës së Kosovës në mars të vitit 2008, në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.71 Zyra ka kompetencë ekskluzive për të hetuar dhe ndjekur penalisht krimet e përcaktuara në Rregulloren e UNMIK-ut 2003/25 të Kodit të përkohshëm penal të Kosovës, duke përfshirë: veprat penale kundër të drejtës ndërkombëtare përfshirë gjenocidin, krimet kundër njerëzimit, krimet e luftës, si dhe krimet ndëretnike, terrorizmit dhe krimit të organizuar. Në vitin 2011, dy prokurorë vendorë janë emëruar për hetimin dhe ndjekjen penale të krimeve të luftës, duke u bashkuar në ekip me dy prokurorë ndërkombëtarë.

Një seri e ligjeve të miratuara në vitin 2010 vendosin kornizën për sistemin aktual kombëtar gjyqësor. Ligji Nr. 03/L-225 për Prokurorinë e Shtetit ka themeluar Prokurorinë e Shtetit, si një institucion i pavarur i përbërë nga Prokuroria themelore, Prokuroria e apelit, Prokuroria speciale si dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit.72 Ligji Nr. 03/L-224 për Këshillin prokurorial të Kosovës ka vendosur kornizën dhe kompetencat e Këshillit prokurorial të Kosovës, si institucion i pavarur.73 Ligji Nr 03/L-223 për Këshillin gjyqësor të Kosovës rregullon funksionimin dhe detyrat e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, duke përfshirë edhe procedurat për emërimin dhe trajnimin e gjyqtarëve, procedurat për administrimin e përgjithshëm të gjykatave, si dhe procedurat për krijimin e degëve dhe gjykatave të reja.74 Ligji Nr. 03/L-199 për Gjykatat krijon dhe përcakton organizimin dhe juridiksionin e gjykatave themelore të Kosovës, Gjykatave të apelit dhe Gjykatës së Lartë, dhe përshkruan kualifikimet për gjyqtarët në Kosovë. Ligji është zbatuar dhe sistemi gjyqësor është themeluar që nga 31 dhjetori i vitit 2012.75

Gjykimet në Serbi Në korrik të vitit 2003, Ligji Nr. 67/2003 për organizimin dhe kompetencat e autoriteteve qeveritare i ka transferuar juridiksionin për krime lufte institucioneve të specializuara në Serbi. Ligji i autorizon autoritetet qeveritare me juridiksion mbi krimet kundër njerëzimit, shkeljet e të drejtës ndërkombëtare, si dhe shkeljet e rënda të së drejtës humanitare ndërkombëtare, në territorin e ish-Republikës së Jugosllavisë që nga 1 janar i vitit 1991.76 Tri (3) agjencitë kryesore shtetërore për ndjekjen penale të krimeve të luftës në Serbi janë: Zyra e prokurorit për krime lufte, Departamenti për krime të luftës i Gjykatës së lartë në Beograd dhe Departamenti për krime të luftës i Gjykatës së apelit në Beograd. Puna e këtyre gjykatave është mbështetur nga Dhoma e specializuar për krime të Luftës e Gjykatës së qarkut në Beograd, Shërbimi i zbulimit të krimeve të luftës, Divizioni për mbrojtje, mbështetje dhe ndihmë viktimave dhe dëshmitarëve i Departamentit për krime të luftës i Gjykatës së lartë të Beogradit dhe Njësia speciale e paraburgimit.

Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Republikën e Kosovës; Ligji Nr. 04/L-274 për ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare mes Republikës së Kosovës dhe Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë. 71 Ligji Nr. 03/L-052 për prokurorinë speciale të Republikës së Kosovës. 72 Ligji Nr. 03/L-225 për Prokurorin e Shtetit. 73 Ligji Nr. 03/L-224 për Këshillin prokurorial të Kosovës. 74 Ligji Nr. 03/L-223 për Këshillin gjyqësor të Kosovës. 75 Ligji Nr. 03/L-199 për gjykatat. 76 Ligji Nr 67/2003 për organizimin dhe kompetencat e autoriteteve qeveritare në procedurat e krimeve të luftës.

Page 26: Ballafaqimi me të Kaluarën dhe Pajtimi në Kosovë: Një ... · Ballafaqimi me të Kaluarën dhe Pajtim në Kosovë: Një përmbledhje e institucioneve dhe niciativavei 2 of 31

Ballafaqimi me të Kaluarën dhe Pajtim në Kosovë: Një përmbledhje e institucioneve dhe iniciativave

26 of 31

Prokuroritë ndërkombëtare Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë Rezoluta 827 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka themeluar Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë (TPNiJ-në/ICTY-në) në maj të vitit 1993. Tribunali është përgjegjës për ndjekjen penale të personave përgjegjës për shkelje të rënda të së drejtës humanitare ndërkombëtare të kryera në territorin e ish-Jugosllavisë që nga 1 janari i vitit 1991.77 Statuti i ICTY-së përshkruan kompetencat e tribunalit për ndjekje penale të: shkeljeve të rënda të Konventave të Gjenevës të vitit 1949 dhe Protokolleve shtesë të vitit 1977, shkeljeve të ligjeve ose zakoneve të luftës, gjenocidit dhe krimeve kundër njerëzimit. TPNiJ-ja/ICTY-ja ka juridiksion bashkëveprues me gjykatat ndërkombëtare dhe përparësi ndaj gjykatave kombëtare.78 Në vitin 2010 është themeluar Mekanizmi ndërkombëtar rezidual (i mbetur) për TPNiJ-në, që ka përgjegjësi për detyrimet dhe funksionet e Tribunalit ndërkombëtar në lidhje me zvogëlimin e stafit dhe aktiviteteve me kalimin e kohës. Ky mekanizëm është themeluar duke marrë parasysh përfundimin e mandatit të TPNiJ-në vitin 2010 pa përfunduar të gjitha gjykimet.79

Institucioni i specializuar gjyqësor i zhvendosur nga Kosova Institucioni i specializuar gjyqësor i zhvendosur nga Kosova (Gjykata Speciale) është themeluar me Ligjin 05/L-053 për dhomat e specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të specializuar dhe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, Neni 162: Dhomat e specializuara dhe Zyra e Prokurorit të specializuar, të ndryshuar me amendamentin Nr. 24 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, më 3 gusht të vitit 2015. Gjykata Speciale nuk është një tribunal ndërkombëtar, por një gjykatë kombëtare e Kosovës në sistemin e drejtësisë së Kosovës, e përbërë nga gjyqtarë ndërkombëtarë që administrojnë drejtësinë jashtë Kosovës; Gjykata Speciale është e vendosur në Holandë.80 Mandati i gjykatës është kryesisht për të gjykuar krimet e rënda gjoja të kryera nga eprorët e lartë të UÇK-së kundër pjesëtarëve të pakicave etnike dhe kundërshtarëve politikë gjatë konfliktit në Kosovë, siç është raportuar në Raportin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në janar të vitit 2011.81

Mbrojtja e Dëshmitarëve Kompetencën dhe përgjegjësinë ekskluzive për mbrojtjen e dëshmitarëve fillimisht e kishte Njësia për mbrojtjen e dëshmitarëve e UNMIK-ut dhe EULEX-it, deri tek miratimi i Ligjit Nr. 04/L-015 për mbrojtjen e dëshmitarëve nga Kuvendi i Kosovës në korrik të vitit 2011. Sipas ligjit, masat mbrojtëse për dëshmitarët e mbrojtur janë: mbrojtja fizike; zhvendosja e përkohshme në një vend të sigurt; ndryshimi i identitetit; si dhe mbështetja sociale, ligjore dhe financiare. Ligji, për më tepër, ka themeluar Komisionin për mbrojtjen

77 Rezoluta e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara 827 (1993). 78 Statuti i përditësuar për Gjykatën ndërkombëtare penale për ish-Jugosllavinë (ICTY). 79 Rezoluta e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara 1966 (2010); Mekanizmi i Kombeve të Bashkuara për Gjykatat Ndërkombëtare Penale: http://www.unmict.org/. 80 Marrëveshja ndërmjet Mbretërisë së Holandës dhe Republikës së Kosovës lidhur me vendosjen e Institucionit të specializuar gjyqësor të zhvendosur nga Kosova në Holandë; Kuvendi i Republikës së Kosovës, Ndryshimet në Kushtetutën e Republikës së Kosovës Nr. 24; Ligji Nr. 05/L-053 Për dhomat speciale dhe zyrat e prokurorisë speciale; Shoqëria Amerikane e ligjit ndërkombëtar “Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyra e Prokurorit të Specializua”: https://www.asil.org/insights/volume/20/issue/11/kosovo-specialist-chambers-and-specialist-prosecutors-office#_edn5. 81 Raportit Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Dokumenti 12462, “Trajtimi çnjerëzor i njerëzve dhe trafikimi i paligjshëm i organeve njerëzore në Kosovë”. Gjithashtu i njohur si “Raporti i Dick Marty-t”. Mund të gjendet në: http://www.assembly.coe.int/nw/xml/XRef/Xref-XML2HTML-en.asp?fileid=12608&lang=en).

Page 27: Ballafaqimi me të Kaluarën dhe Pajtimi në Kosovë: Një ... · Ballafaqimi me të Kaluarën dhe Pajtim në Kosovë: Një përmbledhje e institucioneve dhe niciativavei 2 of 31

Ballafaqimi me të Kaluarën dhe Pajtim në Kosovë: Një përmbledhje e institucioneve dhe iniciativave

27 of 31

e dëshmitarëve i cili përbëhet nga Kryeprokurori i shtetit, Kryesuesi i zyrës së hetuesisë së Policisë së Kosovës, dhe Drejtori i drejtorisë për mbrojtjen e dëshmitarëve. Komisioni është përgjegjës për marrjen e vendimeve për përfshirjen, zgjatjen, kohëzgjatjen dhe përfundimin e Programit për mbrojtjen e dëshmitarëve.82 Megjithatë, shumica e masave të parapara me Ligjin për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe programet e mbrojtjes së dëshmitarëve akoma nuk janë zbatuar.

Statuti i kufizimeve (vjetërsisë) dhe hetimeve të krimeve të luftës Në Kosovë, ekziston një konflikt në mes të kushtetutës dhe kodeve procedurale për sa i përket mbarimit të hetimeve për krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit, pavarësisht se statuti i kufizimeve teknikisht nuk aplikohet për këto krime. Aktualisht, sapo të fillon një hetim zyrtar, ekziston apo aplikohet masa e kufizimit dy-vjeçar për hetime. Ky problem i është kumtuar Ministrisë së drejtësisë, e cila është duke punuar për ndryshimin në favor të zgjidhjes së kësaj çështjeje.

D. Reforma institucionale për mospërsëritje të dhunës Sektori i Sigurisë ÇÇR: Çarmatimi,Çmobilizimi dhe Ri-integrimi Rezoluta 1244 e vitit 1999 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së ka përcaktuar demilitarizimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe grupeve të tjera të armatosura të shqiptarëve të Kosovës.83 Procesi i demilitarizimit dhe transformimit Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të udhëhequr nga NATO-ja në vitin 1999, ka vendosur armëpushimin e UÇK-së, si dhe demilitarizimin dhe riintegrimin e tyre në shoqëri. Ky proces i dha autoritet Pranisë ndërkombëtare të sigurisë (KFOR-it). Në përputhje me iniciativën e NATO-së, UÇK-ja mori përsipër të: ndërpres menjëherë përdorimin e të gjitha armëve dhe mjeteve shpërthyese; mos vendosjen e asnjë mine, barrikade apo pike të kontrollit në asnjë pjesë të Kosovës; ndërprerjen e shkatërrimit të ndërtesave, pajisjeve dhe strukturave; mos sulmimin, arrestimin apo trembjen e ndonjë civili në Kosovë; dhe mos kryerjen e ndonjë veprimi hakmarrës dhe/apo kundërsulmues. UÇK-së i është kërkuar, që brenda katër ditësh, të mbyll të gjitha pozicionet luftarake dhe pikat e kontrollit, dhe brenda shtatë ditësh të regjistrojë të gjitha armët dhe të pastrojë të gjitha fushat e minuara. Çmobilizimi dhe çmilitarizimi duhej të përfundonte brenda tre muajve, apo deri në shtator të vitit 1999.84

Trupat Mbrojtëse të Kosovës janë themeluar në vitin 1999 me Rregulloren e UNMIK-ut Nr. 1999/8 si një agjenci civile e shërbimit emergjent me mandatin për të: ofruar shërbime në rast të fatkeqësive natyrore; kryer operacione të kërkim-shpëtimit; siguruar një kapacitet për ndihma humanitare në zonat e izoluara; ndihmuar në procesin e dhe/apo iniciativat për çminimin e fushave të minuara; dhe kontribuar në rindërtimin e infrastrukturës në përgjithësi.85

Me Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, Propozimi gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës ka propozuar një arkitekturë të re të sigurisë në Kosovë. Propozimi i dha Kosovës autoritetin për zbatimin e ligjit, sigurinë, drejtësinë, sigurinë publike, inteligjencën, organet civile emergjente dhe kontrollin e kufijve në territorin e saj. Në bazë të Propozimit, Forca e sigurisë së Kosovës është themeluar

82 Ligji Nr. 04/L-015 për mbrojtjen e dëshmitarëve. 83 Rezoluta e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara 1244 (1999). 84 Kryerja e demilitarizimit dhe transformimit nga UÇK-ja. 85 Rregullorja e UNMIK-ut Nr. 1999/8 për themelimin e Trupave mbrojtëse të Kosovës.

Page 28: Ballafaqimi me të Kaluarën dhe Pajtimi në Kosovë: Një ... · Ballafaqimi me të Kaluarën dhe Pajtim në Kosovë: Një përmbledhje e institucioneve dhe niciativavei 2 of 31

Ballafaqimi me të Kaluarën dhe Pajtim në Kosovë: Një përmbledhje e institucioneve dhe iniciativave

28 of 31

për të zëvendësuar Trupat mbrojtëse të Kosovës ndërsa u kufizuan mandatet e Përfaqësuesit civil ndërkombëtar dhe Pranisë ndërkombëtare ushtarake. Në përputhje me Ligjin Nr. 03 / L-046 për Forcën e sigurisë së Kosovës dhe në pajtim me Propozimin Gjithëpërfshirës, Forca e sigurisë së Kosovës është krijuar në vitin 2008 pa asnjë korrelacion institucional me Trupat mbrojtëse të Kosovës, organizatë e cila është shpërbërë në vitin 2009.86 Pas procesit të verifikimit të udhëhequr nga NATO-ja, 1400 ish-pjesëtarë të Trupave mbrojtëse të Kosovës janë caktuar në Forcën e sigurisë së Kosovës. Ligji Nr. 03/L-046 për Forcën e sigurisë së Kosovës përcakton përgjegjësitë dhe kompetencat e Forcës së sigurisë së Kosovës, si një instrument i sigurisë për reagim ndaj krizave, mbështetje të paqes, reagim në rast të fatkeqësive natyrore, asgjësimin e mjeteve eksplozive dhe operacione të mbrojtjes civile.87 Forca e sigurisë së Kosovës u bë plotësisht funksionale në vitin 2013. Në vitin 2014, zyrtarët qeveritarë njoftuan për planet për transformimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës dhe Ministrisë së Forcës së Sigurisë në Forcat e armatosura të Kosovës dhe në Ministrinë e Mbrojtjes nga viti 2019.88 Qeveria dhe Kuvendi i Republikës së Kosovës kanë miratuar një Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve përkatëse lidhur me Forcat e armatosura të Kosovës.89

Njësia për Verifikimin e Forcës së Kosovës e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut Njësia e Verifikimit e NATO-KFOR (FVU, shqip NjVF-ja) është themeluar në vitin 2008 me mandat për të verifikuar të gjithë individët që kanë aplikuar për t'u bërë pjesë e Forcave të sigurisë së Kosovës dhe të punonjësve të Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës. Verifikimet FVU/NjVF-së kanë përfshirë shqyrtimin: e të dhënave kriminale, referencave të karakterit, intervistave, të dhënave ndërkombëtare, dhe informacioneve financiare.90 NjVF-ja ka kryer verifikime deri në vitin 2013.

Policia e Kosovës Ligji Nr. 03/L-035 për Policinë dhe Ligji Nr. 04/L-076 për Policinë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës përcaktojnë kompetencat, detyrat, organizimin dhe veprimet e Policisë së Kosovës dhe zyrtarëve të saj. Ligjet përcaktojnë transferimin e detyrave, përgjegjësive dhe funksioneve të Shërbimit Policor të Kosovës, të themeluara gjatë administrimit të UNMIK-ut (sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Rregullores së UNMIK-ut Nr. 2005/54), tek Policia e Kosovës.91 Ligjet vendore e përcaktojnë Policinë e Kosovës si shërbim publik në kuadër të Ministrisë së punëve të brendshme dhe i japin autoritet Drejtorit të përgjithshëm dhe Ministrisë së punëve të brendshme të përcaktojnë dhe vërtetojnë të gjitha programet e kualifikimit, punësimit, rekrutimit, përzgjedhjes dhe trajnimit të zyrtarëve të policisë.92 Ligji Nr. 03/L-036 dhe Ligji Nr. 03/L-231 përcaktojnë organizimin, funksionin dhe autorizimet e Inspektoratit policor të Kosovës, që janë të parandalojë, zbulojë, dokumentojë dhe të hetojë veprat penale të kryera nga zyrtarët

86 Propozimi gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës, Neni 9 Sektori i sigurisë. 87 Ligji Nr. 03/L-046 për Forcën e Sigurisë së Kosovës. . 88 Kosova të themelojë Forcat e Armatosura deri në vitin 2019: http://www.balkaninsight.com/en/article/kosovo-decides-to-form-kosovo-armed-forces. 89 Projektligji për ndryshim/plotësimin e ligjeve lidhur me Forcat a Armatosura të Kosovës. 90 Udhëzime për plotësimin e Formularit për aplikim në Forcën e sigurisë së Kosovës. 91 Rezoluta e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara 1244 (1999); Rregullorja e Kombeve të Bashkuara Nr. 2005/54 mbi Kornizën dhe parimet drejtuese të Shërbimit Policor të Kosovës. 92 Ligji Nr. 03/L-035 për Policinë; Ligji Nr. 04/L-076 për Policinë.

Page 29: Ballafaqimi me të Kaluarën dhe Pajtimi në Kosovë: Një ... · Ballafaqimi me të Kaluarën dhe Pajtim në Kosovë: Një përmbledhje e institucioneve dhe niciativavei 2 of 31

Ballafaqimi me të Kaluarën dhe Pajtim në Kosovë: Një përmbledhje e institucioneve dhe iniciativave

29 of 31

e Policisë së Kosovës; të inspektojë strukturat dhe funksionet e Policisë së Kosovës për të siguruar llogaridhënie, efektivitet dhe efikasitet në zbatimin e ligjeve në fuqi; dhe për të pranuar dhe shqyrtuar të gjitha ankesat e qytetarëve.93

Gjyqësori Komisioni i Pavarur Gjyqësor dhe Prokurorial Në vitin 2008, Komisioni i Pavarur Gjyqësor dhe Prokurorial është themeluar si organ i pavarur i Këshillit Gjyqësor të Kosovës me anë të Udhëzimit administrativ të UNMIK-ut 2008/2. Komisioni u krijua “me qëllim të kryerjes së shqyrtimit të plotë, në mbarë Kosovën të përshtatshmërisë së të gjithë aplikantëve për emërime të përhershme, deri në moshën e pensionimit të përcaktuar me ligj, si gjyqtarë dhe prokurorë në Kosovë (“Procesi i emërimit”)”. Udhëzimi ka përcaktuar tri faza në procesin e emërimit: Faza I - zgjedhja e gjyqtarëve për Gjykatën Supreme dhe e prokurorëve për Zyrën e Prokurorit Publik dhe atë të Prokurorisë speciale; Faza II - Përzgjedhja e gjyqtarëve për Gjykatat e qarkut, Gjykatën Ekonomike dhe në Gjykatën e lartë për kundërvajtje dhe përzgjedhja e prokurorëve publikë për Prokuroritë publike të qarkut; dhe Faza III - përzgjedhja e gjyqtarëve për gjykatat komunale dhe gjykatat komunale për kundërvajtje dhe e prokurorëve publikë për Prokuroritë publike komunale. Udhëzimi përcakton kriteret e përzgjedhjes së gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe kriteret e procesit të vlerësimit dhe u kërkon kandidatëve të kalojnë një ekzaminimin për sa i përket Kodit të etikës.94 Komisioni ka përfshirë Njësinë për hetime gjyqësore, përgjegjëse për mbledhjen e informacionit personal të secilit aplikant, shqyrtimin dhe vlerësimin e informacionit dhe raportimin e këtyre rezultateve para Komisionit. Komisioni ka nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi me institucionet vendore dhe ndërkombëtare që i lejon të kërkojë informacion për secilin aplikant. Komisioni ka përfunduar mandatin e tij në vitin 2010.

Zyra për Vlerësim dhe Verifikim Gjyqësor dhe Prokurorial Zyra për Vlerësim dhe Verifikim Gjyqësor dhe Prokurorial është themeluar nga Këshilli Gjyqësor dhe Prokurorial i Kosovës më 11 nëntor të vitit 2010 si një zyrë e pavarur dhe e veçantë përgjegjëse për procesin e vlerësimit dhe verifikimit të kandidatëve për pozita për gjykatës dhe për prokurorë. Zyra ka mandat të shqyrtojë, analizojë, hetojë dhe verifikojë njohuritë teknike, aftësitë, performancën, sfondin dhe financat e kandidatëve në mënyrë që emërimet të jenë të bazuara në bazë meritore. Zyra, gjithashtu, është e ngarkuar për t’i ndihmuar Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës në zhvillimin e një sistemi të qëndrueshëm për vlerësimin, përmirësimin dhe transferimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Nëpërmjet një Memorandumi të mirëkuptimit të lidhur në mes të Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës, në tetor të vitit 2011, Zyra u nda, dhe tre zyrtarë janë transferuar në Zyrën për Vlerësim dhe Verifikim Prokurorial, ndërsa gjashtë kanë mbetur në Zyrën e re për Vlerësimin dhe Verifikim gjyqësor.

93 Ligji Nr. 03/L-231 për Inspektoratin policor të Kosovës; Ligji Nr. 03/L-036 Inspektoratin policor të Kosovës. 94 Udhëzimi Administrativ Nr. 2008/2 për zbatimin e Rregullores së UNMIK-ut 2006/25 për Kornizën rregullative për sistemin e drejtësisë në Kosovë; Udhëzimi Administrativ i UNMIK-ut 2008/2 është pjesë e Kushtetutës së Republikës së Kosovës; Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, OSBE në Kosovë, Pavarësia e gjyqësorit në Kosovë: Dimensionet institucionale dhe funksionale: http://www.osce.org/kosovo/87138?download=true.

Page 30: Ballafaqimi me të Kaluarën dhe Pajtimi në Kosovë: Një ... · Ballafaqimi me të Kaluarën dhe Pajtim në Kosovë: Një përmbledhje e institucioneve dhe niciativavei 2 of 31

Ballafaqimi me të Kaluarën dhe Pajtim në Kosovë: Një përmbledhje e institucioneve dhe iniciativave

30 of 31

Verifikimi i zyrtarëve të zgjedhur Deri më sot nuk është verifikuar asnjë zyrtarë i zgjedhur në kapacitetin e pozitës zyrtare në Kosovë.

Roli i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës Propozimi gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës, ka përcaktuar mandatin për Agjencinë Kosovare të Inteligjencës.95 Ligji Nr. 03/L-178 për klasifikimin e informacionit dhe verifikimin e sigurisë i vitit 2010 ka themeluar dhe përcaktuar Agjencinë Kosovare të Inteligjencës, si Autoritetin verifikues përgjegjës për kryerjen e procedurave të verifikimit të sigurisë për autoritetet publike dhe kontraktorët e tyre, si dhe për monitorimin dhe koordinimin e zhvillimeve në fushën e ruajtjes së informacionit të klasifikuar. Në kuadër të Agjencisë, Ligji themelon dhe/apo përcakton Departamentin e verifikimit si mekanizëm ekskluzivisht përgjegjës për kryerjen e procedurave të verifikimit të sigurisë.96

Reformat në arsim për të promovuar mospërsëritjen e dhunës Në Kosovë, një numër reformash arsimore janë bërë menjëherë pas konfliktit të vitit 1999. Qeveria e Kosovës dhe Ministria e arsimit, shkencës dhe teknologjisë kanë ndërmarrë hapa drejt përmirësimit të sektorit të arsimit përmes Planeve strategjike të sektorit të arsimit në Kosovë (2011—2016 dhe 2016—2021) dhe ligjeve të shumta për arsimin.97 Planet strategjike të sektorit të arsimit përshkruajnë prioritetet për të gjitha nivelet e arsimit duke përfshirë: zhvillimin dhe mbështetjen e një sistemi gjithëpërfshirës të arsimit duke bërë të mundur qasje të barabartë në arsimin cilësor; edukimin, trajnimin dhe ngritja e kualifikimeve e mësuesve; përmirësimin e infrastrukturës shkollore; dhe zbatimin e Kornizës së Kurrikulumit të Kosovës.98 Planet strategjike në sektorin e arsimit në mënyrë specifike adresojnë përfshirjen e pjesëtarëve të minoriteteve në arsimin jo-diskriminues, si dhe arsimin profesional, arsimi jo-formal dhe ofrimin e trajnimeve për të rriturit të cilët, për arsye të ndryshme, kanë ndërprerë edukimin e tyre gjatë konfliktit. Kornizën e re e kurrikulës së Kosovës e vitit 2011 fokusohet në zhvillimin e programit mësimor që përfshin vlerat dhe parimet themelore të të drejtave të njeriut, për të jetuarit së bashku, për drejtësinë sociale dhe gjithëpërfshirje.99 Një Komision i pavarur është themeluar në vitin 2009 me qëllim të shqyrtimit të kurrikulës dhe teksteve shkollore në gjuhën serbe, përveç gjuhëve të tjera të komuniteteve jo-shumicë, me qëllim të nxitjes së integrimit dhe përfshirjes. Ministria është duke bashkëpunuar me Ministrinë për komunitete dhe kthim dhe me UNDP-në për të siguruar bursa për studentët që janë i përkasin komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian. Qasja e barabartë në arsimim është gjithashtu pjesë e Strategjisë për integrimin e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në 2009-2015.100

95 Propozimi gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës. 96 Ligji Nr. 03/L-178 për Klasifikimin e informacioneve dhe verifikimin e sigurisë. 97 Shih: Ligjin Nr. 04/L-032 për arsimin parauniversitar; Ligjin Nr. 03/L-068 për arsimin në komunat e Republikës së Kosovës; Ligjin Nr. 03/L-060 për kualifikimet kombëtare; Ligjin Nr. 03/L-018 për provimin përfundimtar dhe provimin e maturës shtetërore; Ligji Nr. 02/L-52 për edukimin parashkollor; Ligji Nr. 02/L-024 për arsimin dhe aftësimin e të rriturve; Ligji Nr. 02/L-42 për arsimin dhe aftësimin profesional; Ligji Nr. 04/L-037 për arsimin e lartë. 98 Projekt-Plani aktual strategjik i arsimit në Kosovë 2016—2022 bazohet në Strategjinë për zhvillimin e arsimit të lartë në Kosovë (2005—2015); Planin strategjik të arsimit të Kosovës 2011—2016; Planin kombëtar të veprimit për fëmijët me nevoja të veçanta arsimore (2010—2015); Planin strategjik për arsimin gjithëpërfshirës për fëmijët me nevoja të veçanta arsimore në arsimin parauniversitar në Kosovë (2010—2015); Planin strategjik për organizimin e arsimit gjithëpërfshirës në Kosovë 2010—2015. 99 Korniza e Kurrikulës për arsimin parauniversitar në Republikën e Kosovës. 100 Strategjia për integrimin e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Republikën e Kosovës 2009—2015.

Page 31: Ballafaqimi me të Kaluarën dhe Pajtimi në Kosovë: Një ... · Ballafaqimi me të Kaluarën dhe Pajtim në Kosovë: Një përmbledhje e institucioneve dhe niciativavei 2 of 31

Ballafaqimi me të Kaluarën dhe Pajtim në Kosovë: Një përmbledhje e institucioneve dhe iniciativave

31 of 31

Shtojcat

Shtojca I –Dokumentet Kryesore të GPNM BmKP-së 1. Vendimi Nr. 03/77 i datës 4 qershor të vitit 2012, për krijimin e Grupit punues ndërministror për

ballafaqimin me të kaluarën dhe pajtim; 2. Vendimi Nr. 06/181 i datës 2 prill të vitit 2014; 3. Vendimi Nr. 02/200 i datës 15 tetor të vitit 2014; 4. Vendimi Nr. 03/200 i datës 15 tetor të vitit 2014; 5. Vendimi Nr. 04/200 i datës 15 tetor të vitit 2014; 6. Lista e anëtarëve të Grupit punues ndërministror për ballafaqimin me të kaluarën dhe pajtim

Shtojca II - Plani i punës për hartimin e Strategjisë kombëtare për drejtësinë tranzicionale në Kosovë (2015-2017)

Shtojca III – Lista e memorialëve në Kosovë (Ligji Nr. 04/L-146 për Agjencinë për menaxhimin e komplekseve memoriale të Kosovës, Shtojca 1)

Page 32: Ballafaqimi me të Kaluarën dhe Pajtimi në Kosovë: Një ... · Ballafaqimi me të Kaluarën dhe Pajtim në Kosovë: Një përmbledhje e institucioneve dhe niciativavei 2 of 31
Page 33: Ballafaqimi me të Kaluarën dhe Pajtimi në Kosovë: Një ... · Ballafaqimi me të Kaluarën dhe Pajtim në Kosovë: Një përmbledhje e institucioneve dhe niciativavei 2 of 31
Page 34: Ballafaqimi me të Kaluarën dhe Pajtimi në Kosovë: Një ... · Ballafaqimi me të Kaluarën dhe Pajtim në Kosovë: Një përmbledhje e institucioneve dhe niciativavei 2 of 31
Page 35: Ballafaqimi me të Kaluarën dhe Pajtimi në Kosovë: Një ... · Ballafaqimi me të Kaluarën dhe Pajtim në Kosovë: Një përmbledhje e institucioneve dhe niciativavei 2 of 31
Page 36: Ballafaqimi me të Kaluarën dhe Pajtimi në Kosovë: Një ... · Ballafaqimi me të Kaluarën dhe Pajtim në Kosovë: Një përmbledhje e institucioneve dhe niciativavei 2 of 31
Page 37: Ballafaqimi me të Kaluarën dhe Pajtimi në Kosovë: Një ... · Ballafaqimi me të Kaluarën dhe Pajtim në Kosovë: Një përmbledhje e institucioneve dhe niciativavei 2 of 31
Page 38: Ballafaqimi me të Kaluarën dhe Pajtimi në Kosovë: Një ... · Ballafaqimi me të Kaluarën dhe Pajtim në Kosovë: Një përmbledhje e institucioneve dhe niciativavei 2 of 31
Page 39: Ballafaqimi me të Kaluarën dhe Pajtimi në Kosovë: Një ... · Ballafaqimi me të Kaluarën dhe Pajtim në Kosovë: Një përmbledhje e institucioneve dhe niciativavei 2 of 31
Page 40: Ballafaqimi me të Kaluarën dhe Pajtimi në Kosovë: Një ... · Ballafaqimi me të Kaluarën dhe Pajtim në Kosovë: Një përmbledhje e institucioneve dhe niciativavei 2 of 31
Page 41: Ballafaqimi me të Kaluarën dhe Pajtimi në Kosovë: Një ... · Ballafaqimi me të Kaluarën dhe Pajtim në Kosovë: Një përmbledhje e institucioneve dhe niciativavei 2 of 31
Page 42: Ballafaqimi me të Kaluarën dhe Pajtimi në Kosovë: Një ... · Ballafaqimi me të Kaluarën dhe Pajtim në Kosovë: Një përmbledhje e institucioneve dhe niciativavei 2 of 31

Grupi Punues Ndërministror për Ballafaqimin me te Kaluarën dhe Pajtim (GP BmKP) Međuresorska Radna Grupa za Suočavanje sa Prošlošcu i Pomirenje (RG SsPP)

Inter-Ministerial Working Group on Dealing with the Past and Reconciliation (IMWG DwPR) Prepared by VMUNOGLU

Lista e Anëtarëve të Grupit Punues për Ballafaqimin me të Kaluarën dhe Pajtim (GP BmKP) Spisak članova Radne Grupe za Suočavanje sa Prošlošcu I Pomirenje (SsPP)

List of members of the Working Group on Dealing with the Past and Reconciliation (DwPR)

Ministria,Institucioni Ministarstvo, Institucija

Ministry, Institution

Roli/ Uloga/

Role

Emrat e Zyrtarëve Imena službenika

Names of Representatives

1

Zyra e Kryeministrit / Kancelarija Premijera /Office of Prime Minister Kryesues/ Predsedavajuci / Chair Z/ Gdin/Mr. Besnik

Berisha

2

Ministria e Drejtesise/Ministarstvo Pravde /Ministry of Justice

Zëvendës kryesuese / Zamenik

predsedavajuceg / Deputy Chair

Z/ Gdin/Mr. Edmir Sejdiu

3 Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut/ / Savet za odbranu ljudskih prava i sloboda/ Council for the Defense of Human Rights and Freedoms

Zëvendës kryesues nga OSHC / Zamenik predsedavajuceg iz OCD/Deputy Chair from CSO’s

Z/Gdin/Mr. Behxhet Shala

4 Instituti për Hulumtimin e Krimeve të Luftes/ Institut za istraživanje zločina rata/

Institute for War Crime Research

Anëtar/ Član/ Member Z/Gdin/Mr. Baki Svirca

5

Zyra e Presidentit/ Kancelarija Predsednika/ Office of the President

Anëtar/ Član/ Member

Z/Gdin/Mr. Muharrem Mustafa

Z/Gdin/Mr. Amir Haradinaj

6 Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale/ Ministarstvo Rada i Socijalnog

Staranja/ Ministry of Labour and Social Welfare

Anëtar/ Član/ Member

Znj/ Gđa /Ms. Minire Begaj

Page 43: Ballafaqimi me të Kaluarën dhe Pajtimi në Kosovë: Një ... · Ballafaqimi me të Kaluarën dhe Pajtim në Kosovë: Një përmbledhje e institucioneve dhe niciativavei 2 of 31

Grupi Punues Ndërministror për Ballafaqimin me te Kaluarën dhe Pajtim (GP BmKP) Međuresorska Radna Grupa za Suočavanje sa Prošlošcu i Pomirenje (RG SsPP)

Inter-Ministerial Working Group on Dealing with the Past and Reconciliation (IMWG DwPR) Prepared by VMUNOGLU

7 Ministria për Kthim dhe Komunitete/ Ministarstvo za Povratak i

Zajednice/Ministry of Communities and Returns

Anëtar/ Član/ Member

Znj/ Gđa /Ms. Besa Qirezi

8 Ministria e Shëndetësisë/ Ministarstvo zdravlja/ Ministry of Health

Anëtar/ Član/ Member

Znj/ Gđa/Ms.Perihane Berisha Z/Gdin/Mr. Pashk Buzhala

9 Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë/ Ministarstvo obrazovanja , nauke

i tehnologije/Ministry of Education, Science and Technology

Anëtar/ Član/ Member

Znj/ Gđa/Ms. Fatime Jasiqi Z/Gdin/Mr. Bashkim Shala

10 Ministria e Financave/ Ministarstvo Finansija/ Ministry of Finance

Anëtar/ Član/ Member

Z/Gdin/Mr. Gezim Bislimi Z/Gdin/Mr. Milaim Aliu

11 Anëtar/ Član/ Member

Z/Gdin/Mr. Armend Kelmendi

Ministria e Integrimeve Evropiane/ Ministarstvo za evropske integracije/

Ministry of European Integration

12 Komisioni Qeveritar për Personat e Pagjetur/ Vladina Komisija za nestala lica/

Government Commission on Missing Persons

Anëtar/ Član/ Member

Z/Gdin/Mr. Prenkë Gjetaj Znj/ Gđa/Ms . Hasrete Canolli

13 Komisioni për Gjuhë/ Komisija za jezike/ Language Commission Anëtar/ Član/ Member Znj/ Gđa/Ms.Safete Graicevci

14 Qendra për Hulumtim, Dokumentim dhe Publikim (QHDP) / Centar za istraživanje, dokumentaciju i Objavljivanje (CIDO)/ Centre for Research, Documentation and Publication (CRDP)

Anëtar/ Član/ Member

Znj/ Gđa/Ms. Nora Ahmetaj Z/Gdin/Mr. Kushtrim Koliqi

15 Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë / Fond za Humanitarno Pravo Kosovo/ The Humanitarian Law Center Kosovo

Anëtar/ Član/ Member Z/Gdin/Mr. Bekim

Blakaj

Page 44: Ballafaqimi me të Kaluarën dhe Pajtimi në Kosovë: Një ... · Ballafaqimi me të Kaluarën dhe Pajtim në Kosovë: Një përmbledhje e institucioneve dhe niciativavei 2 of 31

Grupi Punues Ndërministror për Ballafaqimin me te Kaluarën dhe Pajtim (GP BmKP) Međuresorska Radna Grupa za Suočavanje sa Prošlošcu i Pomirenje (RG SsPP)

Inter-Ministerial Working Group on Dealing with the Past and Reconciliation (IMWG DwPR) Prepared by VMUNOGLU

16 Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) Centar za Rehabilitaciju Žrtava Torture /Kosova Rehabilitation Centre for Torture Victims (KRCT)

Anëtar/ Član/ Member

Znj/ Gđa/Ms. Feride Rushiti Z/Gdin/Mr. Mehmet Musa

17 Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike /Centar za Zagovaranje za Demokratsku Kulturu/ Advocacy Center for Democratic Culture

Anëtar/ Član/ Member Z/Gdin/Mr. Dusan

Radakovic

18 Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut / Inicijativa mladih za ljudska prava/Youth Initiative for HR

Anëtar/ Član/ Member

Znj/ Gđa/Ms. Teuta Hoxha

19

Qendra Evropiane për Çështje të Pakicave/ Evropski centar za manjinska pitanja/ European Center for Minority Issues

Anëtar/ Član/ Member

Z/Gdin/Mr. Gazmend Salijevic Z/Gdin/Mr. Trim Kabashi

20 Partners Kosova, Qendra për Menaxhimin e Konflikteve/ Partneri Kosova , Centar za menadžment konflikata/ Partners Kosova, Center for Conflict Management

Anëtar/ Član/ Member

Znj/ Gđa/Ms.Shukrije Gashi

21 Zyra Ligjore e ZKMsë / Pravna Kancelarija Premijera /Legal Office of the OPMr Anëtar/ Član/ Member

Znj/ Gđa/Ms.Besnike Mehmeti

22 Zyra e KMsë për Planifikim Strategjik / Kancelarija Premijera za Strateško Planiranje /OPM office for Strategic Planning

Anëtar/ Član/ Member Z/Gdin/Mr. Adnan Ahmeti

23 ZKM Agjencia për Barazi Gjinore/ KP Agencija za ravnopravnost polova /OPM Agency for Gender Equality

Anëtar/ Član/ Member Znj/ Gđa/Ms. Leonora Selmani

24

ZKM Sekretariati Koordinues I Qeverisë / KP Koordinacioni sekretarijat Vlade /OPM Government Coordination Secretariat

Anëtar/ Član/ Member

Znj/ Gđa/Ms. Mirlinda Lushtaku

Z/Gdin/Mr. Mustaf Destani

Page 45: Ballafaqimi me të Kaluarën dhe Pajtimi në Kosovë: Një ... · Ballafaqimi me të Kaluarën dhe Pajtim në Kosovë: Një përmbledhje e institucioneve dhe niciativavei 2 of 31

Republika e Kosovës Republika e Kosovës - Republic of Kosovo

Qeveria – Vlada – Government

Bazuar në Vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 03/77, të datës 04/06/2012 i ndryshuar dhe plotësuar me Vendimin Nr.06/181, datë 02.04.2014, për themelimin e Grupi Punues Ndërministror për Ballafaqimin me të Kaluarën dhe Pajtim (në tekstin e mëtejmë GP BmKP) dhe në përputhje me Rregulloren e Punës (në tekstin e mëtejmë Rregullore), GP BmKP, harton këtë

PLAN të PUNËS Për Hartimin E Strategjisë Kombëtare Për Drejtësi Tranzicionale Në Kosovë

(2015 – 2017)

Ky dokument, përcakton kornizat e përgjithëshme për metodologjinë e punës, aktivitetet, afatet kohore, kontributin dhe ndarjen e përgjegjësive të institucioneve të ndryshme të përfshira në proces, që do të shërbejnë në përpilimin e Strategjisë Kombëtare për Drejtësinë Tranzicionale në Kosovë (në tekstin e mëtejmë Strategjia). Plani për hartimin e projekt Strategjisë përfshinë periudhën kohore 2015-2017, në përfundim të së cilit GP BmKP ia përcjellë Qeverisë së Kosovës për miratim. Plani i Punës mund të rishikohet nga GP BmKP në afate 6 mujore.

Page 46: Ballafaqimi me të Kaluarën dhe Pajtimi në Kosovë: Një ... · Ballafaqimi me të Kaluarën dhe Pajtim në Kosovë: Një përmbledhje e institucioneve dhe niciativavei 2 of 31

Objektivi I Përgjithshëm Objektivi i përgjithëshëm të cilin synon të arrijë zbatimi i këtij plani të punës, është hartimi i Strategjisë Kombëtare për Drejtësi Tranzicionale (DT).

Metodologjia E Punës Në bazë të Rregullores, në zbatim të Planit të Punës, do të formohen 4 nën-grupe punuese:

1. nëngrupi në fushën e të drejtës për të vërtetën 2. nëngrupi për të drejtën për drejtësi 3. nëngrupi për fushën e reparacioneve; dhe 4. nëngrupi për garanci për mospërsëritje

Grupi punues cakton anëtarët e nëngrupeve punuese, sipas ekspertizës së institucionit dhe ekspertizës së përfaqësuesit/ses. Pjesëmarrja e anëtarëve do të kufizohet në dy nëngrupe punuese, por secili nëngrup do të obligohet që gjatë punës të konsultoj/përfshijë të gjithë anëtarët e GP BmKP, në mënyrë që puna e nëngrupeve të mos kufizohet në kontributin e vetëm disa anëtarëve dhe të jetë përjashtuese ndaj kontributit të të tjerëve. Puna e nëngrupeve do të përfshijë por nuk do të kufizohet në: konsultimet me akterët relevant, analizën e ligjeve, politikave dhe gjendjes së përgjithshme të çështjeve/fushave përkatëse. Rezultatet do të paraqiten në formë të raportit për shqyrtim dhe miratin në takimet e GP BmKP. Secili nëngrup do të ketë mundësinë e angazhimit të eksperteve të fushave përkatëse, me qëllim që të sigurohet nivel më i lartë i profesionalizmit, përkatësisht trajtim i mirëfilltë i secilës nga fushat në këtë proces. Angazhimi i ekspertëve në nëngrupet punuese do të bëhet sipas Nenit 10, paragrafi 4 i Rregullores. Konsultimet do të mbahen në formë të takimeve ose punëtorive. Nëngrupet punuese do të sigurojnë dialog dhe debat përmes së paku 3 konsultimeve për çështjet të cilat ndihmojnë procesin e hartimit të Strategjisë. Konsultimet do të përfshijnë nivelin lokal dhe qendror dhe do të synojnë përfshirjen e të gjitha kategorive të viktimave, organizatave tjera joqeveritare si dhe institucioneve e akterëve relevant. Konsultime dhe debatet kanë për qëllim: të sigurojnë që strategjia të përmbush nevojat reale të kategorive të viktimave dhe të shoqërisë në përgjithësi dhe krijojnë mundësi për të hulumtuar se çfarë mund të ofroj shteti në mënyrë që kjo të jetë e pranueshme për viktimat dhe shoqëria. Të gjitha aktivitetet e Grupit Punues do të jenë transparente për publikun. Puna e Grupit Punues do të promovohet në mënyrë të vazhdueshme, përmes Fushatave Senzibilizuese dhe aktiviteteve tjera.

Page 47: Ballafaqimi me të Kaluarën dhe Pajtimi në Kosovë: Një ... · Ballafaqimi me të Kaluarën dhe Pajtim në Kosovë: Një përmbledhje e institucioneve dhe niciativavei 2 of 31

Aktivitetet Kyçe Ky dokument paraqet aktivitetet kyçe të GP BmKP, përgjatë konsultimeve dhe gjatë procesit të hartimit të Strategjisë. Ndërsa, aktivitetet e veçanta të secilit nëngrup punues si dhe shumat buxhetore për aktivitete, janë të bashkangjitura si Shtojca 1 dhe 2 të këtij dokumenti. Aktivitetet e GP BmKP konsistojnë dhe nuk limitohen në:

- Organizimi i takimeve mujore të GP BmKP, në përputhje me Rregulloren e Punës; - Dizajnimi i fushatave publike; - Publikimi i broshurave, fletpalosjeve dhe materialeve tjera senzibilizuese; - Krijimi i një vegëze të vecantë të GP BmKP, në kuadër të ëeb-faqes së Zyres së

Kryeministrit (ZKM-së); - Identifikimi dhe Angazhimi i ekspertëve në secilin nën-grup tematik; - Analiza e kornizës ligjore dhe politikave tjera; - Zhvillimi i konsultimeve në terren; - Organizimi i trajnimeve të vazhdueshme në fusha specifike të DT për anëtarët e GP

BmKP dhe Sekretariatit; - Organizimi i vizitave studimore për anëtarët e GP dhe Sekretariatit; - Organizimi i një Konference me palët e interesit; - Hartimi i draft Strategjisë; - Organizimi i diskutimit publik të Strategjisë; - Dërgimi i Draftit Final në Qeveri për miratim.

Monitorimi dhe Raportimi Qeveria e Republikës së Kosovës do të monitoroj punën e GP BmKP dhe mbikqyr mbarëvajtjen e aktiviteteve. Pas secilit takim konsultues nga nën-grupet e punës, Sekretariati së bashku me udhëheqësit e nëngrupeve punuese do të përpilojnë raporte ku përfshihen rekomandimet dhe konkluzionet nga takimet konsultuese. Këto raporte pastaj do të ndahen me GP BmKP për shqyrtim dhe do të shërbejnë në hartimin e Strategjisë Kombëtare për Drejtësi Tranzicionale.

Page 48: Ballafaqimi me të Kaluarën dhe Pajtimi në Kosovë: Një ... · Ballafaqimi me të Kaluarën dhe Pajtim në Kosovë: Një përmbledhje e institucioneve dhe niciativavei 2 of 31

PLANI I PUNËS -Viti: 2015 – 2017 (K1- përfshinë janarin gjer në prill; K2- majin gjer në gusht dhe K3- shtatorin gjer në dhjetor) SYNIMI AKTIVITETE E PLANIFIKUARA AFATI KOHORË PËRGJEGJËS BURIMI I

MJETEVE

2015 2016 2017 1 Koordinimi i aktiviteteve të GP BmKP Organizimi i takimeve mujore të GP BmKP në

përputhje me Rregulloren e Punës Gjatë tërë procesit Institucionet publike dhe

Shoqëria Civile Zyra e Kryeministrit Donatorët potencial

2 Senzibilizimi i opinionit mbi procesin e hartimit të Strategjisë

Dizajnimi i fushatave publike K2 K3

ZKM dhe Anëtarët e GP BmKP

Senzibilizimi i opinionit me punën dhe objektivat e GP BmKP

Publikimi i broshurave, fletpalosjeve dhe materialeve tjera senzibilizuese

K2 K3

ZKM dhe Anëtarët e GP BmKP

Organizimi i një konference me qëllim senzibilizimi të opinionit me punënn e GP dhe procesin e konslutimeve

K2 K3

Anëtarët e GP BmKP dhe Sekretariatit

Krijimi i një vegëze të vecantë në kuadër të web-faqes së ZKM

K2 K3

ZKM, Anëtarët e GP BmKP dhe Sekretariatit

3 Ngritja e efikasitetit dhe shkallës së njohurive të anëtarëve të GP BmKP në tematika të caktuara.

Identifikimi dhe Angazhimi i ekspertëve në secilin nën-grup tematik

K3 K1 K2 K3

Anëtarët e GP BmKP

4 Identifikimi i mangësive në kornizën ligjore dhe rekomandimet për plotësim ndryshim

Analiza e kornizës ligjore dhe politikave tjera Gjatë tërë procesit Anëtarët e GP BmKP

5 Identifikimi i nevojave në terren për hartimin e Strategjisë

Zhvillimi i konsultimeve në terren K2 K3

K1 K2 K3

Anëtarët e GP BmKP dhe Sekretariatit

6 Ngritja e kapaciteteve të Anëtarëve të GP BmKP dhe Sekretariatit

Organizimi i trajnimeve të vazhdueshme në fusha specifike të DT

Gjatë tërë procesit

Organizimi i vizitave studimore me qëllim të shkëmbimit të përvojave.

7 Identifikimi i rekomandimeve mbi hartimin e Strategjisë

Organizimi i një Konference me palët e interesit K1 K2

8 Hartimi i Draft Strategjisë Hartimi i draft Strategjisë K1 Anëtarët e GP BmKP 9 Vlerësimi i pranueshmërisë dhe përshirja e

mezazheve kyce nga opinioni publik, në strategji Organizimi i diskutimit publik të Strategjisë K2 Anëtarët e GP BmKP dhe

Sekretariatit 10 Miratimi i Strategjisë Kombëtare për Drejtësi

Tranzicional Dërgimi i Draftit Final në Qeveri për miratim K3 Anëtarët e GP BmKP dhe

Sekretariatit, Qeveria e RKS-së

Page 49: Ballafaqimi me të Kaluarën dhe Pajtimi në Kosovë: Një ... · Ballafaqimi me të Kaluarën dhe Pajtim në Kosovë: Një përmbledhje e institucioneve dhe niciativavei 2 of 31

Grupi Punues Ndërministror për Ballafaqimin me te Kaluarën dhe Pajtim (GP BmKP) Međuresorska Radna Grupa za Suočavanje sa Prošlošcu i Pomirenje (RG SsPP)

Inter-Ministerial Working Group on Dealing with the Past and Reconciliation (IMWG DwPR) Prepared by VMUNOGLU

Lista e Anëtarëve të Grupit Punues për Ballafaqimin me të Kaluarën dhe Pajtim (GP BmKP) Spisak članova Radne Grupe za Suočavanje sa Prošlošcu I Pomirenje (SsPP)

List of members of the Working Group on Dealing with the Past and Reconciliation (DwPR)

Ministria,Institucioni Ministarstvo, Institucija

Ministry, Institution

Roli/ Uloga/

Role

Emrat e Zyrtarëve Imena službenika

Names of Representatives

1

Zyra e Kryeministrit / Kancelarija Premijera /Office of Prime Minister Kryesues/ Predsedavajuci / Chair Z/ Gdin/Mr. Besnik

Berisha

2

Ministria e Drejtesise/Ministarstvo Pravde /Ministry of Justice

Zëvendës kryesuese / Zamenik

predsedavajuceg / Deputy Chair

Z/ Gdin/Mr. Edmir Sejdiu

3 Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut/ / Savet za odbranu ljudskih prava i sloboda/ Council for the Defense of Human Rights and Freedoms

Zëvendës kryesues nga OSHC / Zamenik predsedavajuceg iz OCD/Deputy Chair from CSO’s

Z/Gdin/Mr. Behxhet Shala

4 Instituti për Hulumtimin e Krimeve të Luftes/ Institut za istraživanje zločina rata/

Institute for War Crime Research

Anëtar/ Član/ Member Z/Gdin/Mr. Baki Svirca

5

Zyra e Presidentit/ Kancelarija Predsednika/ Office of the President

Anëtar/ Član/ Member

Z/Gdin/Mr. Muharrem Mustafa

Z/Gdin/Mr. Amir Haradinaj

6 Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale/ Ministarstvo Rada i Socijalnog

Staranja/ Ministry of Labour and Social Welfare

Anëtar/ Član/ Member

Znj/ Gđa /Ms. Minire Begaj

Page 50: Ballafaqimi me të Kaluarën dhe Pajtimi në Kosovë: Një ... · Ballafaqimi me të Kaluarën dhe Pajtim në Kosovë: Një përmbledhje e institucioneve dhe niciativavei 2 of 31

Grupi Punues Ndërministror për Ballafaqimin me te Kaluarën dhe Pajtim (GP BmKP) Međuresorska Radna Grupa za Suočavanje sa Prošlošcu i Pomirenje (RG SsPP)

Inter-Ministerial Working Group on Dealing with the Past and Reconciliation (IMWG DwPR) Prepared by VMUNOGLU

7 Ministria për Kthim dhe Komunitete/ Ministarstvo za Povratak i

Zajednice/Ministry of Communities and Returns

Anëtar/ Član/ Member

Znj/ Gđa /Ms. Besa Qirezi

8 Ministria e Shëndetësisë/ Ministarstvo zdravlja/ Ministry of Health

Anëtar/ Član/ Member

Znj/ Gđa/Ms.Perihane Berisha Z/Gdin/Mr. Pashk Buzhala

9 Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë/ Ministarstvo obrazovanja , nauke

i tehnologije/Ministry of Education, Science and Technology

Anëtar/ Član/ Member

Znj/ Gđa/Ms. Fatime Jasiqi Z/Gdin/Mr. Bashkim Shala

10 Ministria e Financave/ Ministarstvo Finansija/ Ministry of Finance

Anëtar/ Član/ Member

Z/Gdin/Mr. Gezim Bislimi Z/Gdin/Mr. Milaim Aliu

11 Anëtar/ Član/ Member

Z/Gdin/Mr. Armend Kelmendi

Ministria e Integrimeve Evropiane/ Ministarstvo za evropske integracije/

Ministry of European Integration

12 Komisioni Qeveritar për Personat e Pagjetur/ Vladina Komisija za nestala lica/

Government Commission on Missing Persons

Anëtar/ Član/ Member

Z/Gdin/Mr. Prenkë Gjetaj Znj/ Gđa/Ms . Hasrete Canolli

13 Komisioni për Gjuhë/ Komisija za jezike/ Language Commission Anëtar/ Član/ Member Znj/ Gđa/Ms.Safete Graicevci

14 Qendra për Hulumtim, Dokumentim dhe Publikim (QHDP) / Centar za istraživanje, dokumentaciju i Objavljivanje (CIDO)/ Centre for Research, Documentation and Publication (CRDP)

Anëtar/ Član/ Member

Znj/ Gđa/Ms. Nora Ahmetaj Z/Gdin/Mr. Kushtrim Koliqi

15 Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë / Fond za Humanitarno Pravo Kosovo/ The Humanitarian Law Center Kosovo

Anëtar/ Član/ Member Z/Gdin/Mr. Bekim

Blakaj

Page 51: Ballafaqimi me të Kaluarën dhe Pajtimi në Kosovë: Një ... · Ballafaqimi me të Kaluarën dhe Pajtim në Kosovë: Një përmbledhje e institucioneve dhe niciativavei 2 of 31

Grupi Punues Ndërministror për Ballafaqimin me te Kaluarën dhe Pajtim (GP BmKP) Međuresorska Radna Grupa za Suočavanje sa Prošlošcu i Pomirenje (RG SsPP)

Inter-Ministerial Working Group on Dealing with the Past and Reconciliation (IMWG DwPR) Prepared by VMUNOGLU

16 Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) Centar za Rehabilitaciju Žrtava Torture /Kosova Rehabilitation Centre for Torture Victims (KRCT)

Anëtar/ Član/ Member

Znj/ Gđa/Ms. Feride Rushiti Z/Gdin/Mr. Mehmet Musa

17 Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike /Centar za Zagovaranje za Demokratsku Kulturu/ Advocacy Center for Democratic Culture

Anëtar/ Član/ Member Z/Gdin/Mr. Dusan

Radakovic

18 Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut / Inicijativa mladih za ljudska prava/Youth Initiative for HR

Anëtar/ Član/ Member

Znj/ Gđa/Ms. Teuta Hoxha

19

Qendra Evropiane për Çështje të Pakicave/ Evropski centar za manjinska pitanja/ European Center for Minority Issues

Anëtar/ Član/ Member

Z/Gdin/Mr. Gazmend Salijevic Z/Gdin/Mr. Trim Kabashi

20 Partners Kosova, Qendra për Menaxhimin e Konflikteve/ Partneri Kosova , Centar za menadžment konflikata/ Partners Kosova, Center for Conflict Management

Anëtar/ Član/ Member

Znj/ Gđa/Ms.Shukrije Gashi

21 Zyra Ligjore e ZKMsë / Pravna Kancelarija Premijera /Legal Office of the OPMr Anëtar/ Član/ Member

Znj/ Gđa/Ms.Besnike Mehmeti

22 Zyra e KMsë për Planifikim Strategjik / Kancelarija Premijera za Strateško Planiranje /OPM office for Strategic Planning

Anëtar/ Član/ Member Z/Gdin/Mr. Adnan Ahmeti

23 ZKM Agjencia për Barazi Gjinore/ KP Agencija za ravnopravnost polova /OPM Agency for Gender Equality

Anëtar/ Član/ Member Znj/ Gđa/Ms. Leonora Selmani

24

ZKM Sekretariati Koordinues I Qeverisë / KP Koordinacioni sekretarijat Vlade /OPM Government Coordination Secretariat

Anëtar/ Član/ Member

Znj/ Gđa/Ms. Mirlinda Lushtaku

Z/Gdin/Mr. Mustaf Destani

Page 52: Ballafaqimi me të Kaluarën dhe Pajtimi në Kosovë: Një ... · Ballafaqimi me të Kaluarën dhe Pajtim në Kosovë: Një përmbledhje e institucioneve dhe niciativavei 2 of 31

LIGJI Nr. 04/L-146

PËR AGJENCINË PËR MENAXHIMIN E KOMPLEKSEVE MEMORIALE TË KOSOVËS

SHTOJCA 1

Lista e Komplekseve Memoriale

1. Komuna Suharekë :

- Memoriali i viktimave civile Suharekë;

- Vendi i masakrës së familjes Berisha në qendër të Suharekës;

- Varrezat e Dëshmorëve në Suharekë, Bllace, Grajqec, Papaz, Dardhishtë e Epërme

dhe e Ulet,Budakovë, Mohlan, Reqan, Baksh, Vraniq, Mushtishtë, Maçitevë, Grejkoc,

Sopij, Dubravë, Shirokë, Leshan, Samodrezh, Studenqan, Rashtan, Peqan,

Sllapuzhan, Gallushë e Peqanit, Nishor, Biraqë, Stravuçin, Luzhnicë, Suharekë ,

Bukogllavë dhe Qafë të Duhlës;

- Varrezat e dëshmorëve dhe lapidari i UÇK-së Dobërdolan.

2. Komuna Prizren :

- Memoriali “Dëshmorët e UÇK-së” Landovicë Prizren;

- Memoriali i” Martirëve” Krushë e Vogël;

- Varrezat dhe Lapidarët në Lez, Kushnin, Jeshkovë, Lubiqevë, Kabash, Piranë, Zojz ,

Hoçë e Qytetit, Vërmic;

- Memoriali i Martirëve në Korishë;

- Memoriali i 22 dëshmorëve në Randobravë.

3. Komuna Obiliq :

- Memoriali i Martirëve të lirisë – Obiliq;

- Busti i komandantit të UÇK-së “ Adem Jashari” – Obiliq;

- Shtatorja e atdhetarit AzizZhilivoda, dhe Busti i dëshmorit FahriFazliu – Obiliq;

- Monumenti – Obelisku i dëshmorit Ferid Currit – Mazgit i Ulët;

- Monumenti i Martirëve të UÇK-së – Hade;

- Lapidari i lirisë – Hamidi;

- Varrezat e dëshmorëve të UÇK-së – Siboc;

- Monumenti i luftës së UÇK-së Shipitullë.

4. Komuna Hani i Elezit :

- Kompleksi i varrezave të dëshmorëve të UÇK-së në Puset e Nikës – Hani i Elezit;

- Pllaka përkujtimore në Domjak, masakrës së vitit 1912 nga Gjeneral Jankovic;

- Memoriali i Dëshmorëve të UÇK-së Feriz Guri – komandant Shpata dhe Xhevdet Guri;

- Pllaka përkujtimore e “IlazThaqit dhe Gazetarit Anglez- Karem Lewton” në Krivenik.

5. Komuna Viti :

- Memoriali “Mehdi Korrani” Pozharan;

- Bustet e ” Njazi Azemi dhe Bafti Hagjiu” -në Viti;

- Memoriali “Gursel e Bajram Sylejmani” - në fshatin Sadovinë;

- Memoriali “Dëshmorët e Smirës dhe Gjylekarit”;

Page 53: Ballafaqimi me të Kaluarën dhe Pajtimi në Kosovë: Një ... · Ballafaqimi me të Kaluarën dhe Pajtim në Kosovë: Një përmbledhje e institucioneve dhe niciativavei 2 of 31

- Varrezat e Dëshmorëve të UÇK-së Viti

- Memoriali i “Masakrës së vitit 1912”;

- Lapidari i veprimtarit dhe luftëtarit të shquar “Hysen Tërpeza” – Tërpezë;

- Lapidari i “Karem Lewton” Gazetar Anglez- në Viti.

6. Komuna Skënderaj :

- Kompleksi Memorial “ Adem Jashari “ Prekaz;

- Qendra Memoriale “Dëshmorët e UÇK-së” Marinë;

- Memoriali i” Masakra e Likoshanit” , Likoshan – Çirez;

- Memoriali “Masakra e Izbicës”- Izbicë;

- Memoriali “Dëshmorëve dhe Martirëve” - në Rezallë;

- Memoriali “Tahir Meha”- në Prekaz;

2

- Kompleksi memorial në Likoc, ku gjendet Shtabi dhe Ambullanca UÇK-së dhe varrezat

e Dëshmorëve të UÇK-së;

- Varrezat e dëshmorëve të UÇK-së Polac.

7. Komuna Dragash :

- Qendra Përkujtimore e Varrezave të Dëshmorëve të UÇK-së në qytetin e Dragashit;

- Varrezat e Dëshmorëve të UÇK-së ne fshatin Buçe;

- Varreza e Dëshmorëve të rënë në betejë në vitin 1912 në fshatin Brodosanë.

8. Komuna Kamenicë :

- Memoriali i varrezave të dëshmorëve te UÇK-së Kamenicë;

- Qendra memoriale e shtabit të UÇK-së, “Brigada 172” në Hogosht – Bujnoc;

- Varri i dëshmorit të tri luftrave ( Kosovë, Preshevë –Medvegjë - Bujanoc, Maqedoni)

Rrahim Beqiri – Kopërnicë;

- Memoriali i veprimtarit të Shquar Kombëtar “Metush Krasniqi” – Dajkoc;

- Memoriali i Dëshmorit të Kombit “Kadri Zeka” –Poliçkë;

- Sheshi Memorial i LNDSH- në Topanicë dhe Shipashnica e Epërme;

- Memoriali “Shtëpia Muze e Isa Kastrati”- Hogosht.

9. Komuna Rahovec :

- Memoriali “Dëshmorët e UÇK-së” –Xërxë;

- Varrezat e Dëshmorëve të Rahovecit;

- Varrezat e Dëshmorëve dhe Martirëve në Pastasellë, Celinë;

- Varrezat e Dëshmorëve në fshatin Dejnë, Ratkoc, Gradishë, Fortesë, Nagavc,

Opterushë, Brestoc;

- Memoriali i” Martirëve” Krushë e Madhe;

- Memoriali “Hoçë e Vogël”.

10. Komuna Lipjan :

- Kompleksi Memorial i Zonës së Veçantë “Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së Kleçkë dhe

Divjakë” – Malet e Berishës;

- Memoriali i Martirëve në Sllovi, Ribare i Vogël, Hallaq i Vogël, Dobrajë e Madhe;

- “Qendra Memoriale e Monumentale e Rambujes” në Shalë –Sadllar;

Page 54: Ballafaqimi me të Kaluarën dhe Pajtimi në Kosovë: Një ... · Ballafaqimi me të Kaluarën dhe Pajtim në Kosovë: Një përmbledhje e institucioneve dhe niciativavei 2 of 31

- Varrezat e Martirëve Vërshec-Blinajë;

- Memoriali i Dëshmorëve të kombit “Grackë e Vogël”;

- Memoriali i masakrës “Masakra e Bujanit” - në Lipjan;

- Memoriali i “Dëshmorëve të Krojmirit”.

11. Komuna Podujevë :

- Kompleksi “Kulla e Zahir Pajazitit” –Orllan;

- Kompleksi i varrezave te Dëshmorëve- Penuh;

- Obelisku “ Afrim Zhitia” –Llugë;

- Varrezat e Martirëve- Dyz;

- Sheshi Qëndresa dhe monumenti “Xhemajl Mustafa” - Gllamnik;

- Varrezat e Dëshmorëve dhe pllaka përkujtimore – “Tabet e Llapashticës”.

12. Komuna Pejë :

- Shtëpia Shtabit të UÇK-së Kuqishtë – Rugovë;

- Varrezat e dëshmorëve Jabllanicë e Ulët;

- Memoriali “Masakra e Martirëve” –Çyshk;

- Memoriali “Masakra e Martirëve” -Lybeniq.

13. Komuna Ferizaj :

- Varrezat e dëshmorëve –Ferizaj;

- Memoriali “Epopeja e Jezercit” –Jezerc;

- Varrezat e dëshmoreve të UÇK-së- Pleshinë;

- Varrezat e dëshmoreve të UÇK-së -Greme.

14. Komuna Shtime :

- Memoriali “Masakra e Raçakut” – Raçak;

3

- Varrezat e dëshmorëve të UÇK-së – Shtime;

- Varrezat e dëshmorëve të UÇK-së – Mollopolcë.

15. Komuna Junik :

- Sheshi dhe Përmendorja e heroit “Edmond Hoxha” – Qendër të Junikut.

16. Komuna Gllogoc :

- Memoriali “Masakra e Likoshanit”- Likoshan;

- Varrezat e Dëshmorëve të UÇK-së ne Gllanasellë, Komoran, Vasilevë, Gradicë,

Shtrubullovë, Krajkovë, Domanek, Baicë, Abri, Terdevc, Terstenik, Shtuticë, Vërboc,

Negrovc, Llapushnik;

- Memoriali “Maskra e Abrisë” - familjes Delijaj, Poklek të Vjetër;

- Varrezat e Martirëve në Çikatovë të Vjetër, Çikatovë të Re, Gllobar, Llapushnik.

17. Komuna Prishtinë :

- Memoriali “Ibrahim Rugova” dhe varrezat e dëshmorëve të UÇK-së Prishtinë;

- Varrezat e dëshmorëve të UÇK-së, Mramor, Marec;

- Varrezat e dëshmorëve të UÇK-së dhe Martirëve në Makoc.

18. Komuna Vushtrri :

- Memoriali i Dëshmorëve të UÇK-së- Vushtrri;

Page 55: Ballafaqimi me të Kaluarën dhe Pajtimi në Kosovë: Një ... · Ballafaqimi me të Kaluarën dhe Pajtim në Kosovë: Një përmbledhje e institucioneve dhe niciativavei 2 of 31

- Memoriali i Dëshmorëve të UÇK-së- Bletajë;

- Memoriali “Martirët e Lirisë” në Vushtrri;

- Varrezat e Martirëve - Vushtrri, Studime;

- Shtatorja e “Adem Jasharit, Azem Bejtes”-Vushtrri;

- Përmendorja e Dëshmorëve “Zahir Pajazitit- Edmond Hoxha-Hakif Zejnullahu”-

Pestovë.

19. Komuna Klinë :

- Memoriali i varrezave të Dëshmorëve të UÇK-së – Grabanicë;

- Memoriali i Dëshmorëve të UÇK-së dhe Mujë Krasniqit Klinë;

- Memoriali i Dëshmorëve të UÇK-së dhe Martirëve në Drenoc, Rigjevë, Zabërgjë, Çabiç.

- Memoriali “Marie Shllaku dhe Imer Berisha” - Dobërdol;

- Memoriali i “Azem Bejtes” pranë Magjistralës Prishtinë – Pejë.

20. Komuna Deçan :

- Kompleksi Memorial Shtabi i UÇK-së dhe Varrezat e Dëshmorëve të UÇK-së” Gllogjan

–Deçan;

-Memoriali i Dëshmorëve – Strellc i Epërm, Lëbushë, Isniç, Ratish e Ultë, Gramaçel,

Baballoq, Prilep, Beleg, Carrabreg i Epërm, Carrabreg i Ultë, Pobergj, Rizniq, Sllup;

-Lapidari i Dëshmorëve të kombit në Deçan “ Luan Haradinaj, Salih Çeku, Mentor Tolaj”;

-Memoriali i Heronjëve të kombit- Vëllezërit Gërvalla – Dubovik;

-Kompleksi memorial – Pajtimi i gjaqeve dhe varrezat e Dëshmorëve të UÇK-së në

Lumbardh.

21. Komuna Gjilan :

- Memoriali i Dëshmorëve të UÇK-së në Gjilan;

- Sheshi dhe Busti “Idriz Seferi” - fshati Zhegër;

- Varrezat e viktimave civile – Lladovë dhe Llashticë;

- Memoriali i të gjithë Dëshmorëve të UÇK-së Zhegoc;

- Sheshi dhe Lapidari i Lirisë për të rënët nga viti 1912 deri 1999 -Bresalc.

22. Komuna Malishevë :

- Kompleksi Zona e Veçantë. “Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së Kleçkë dhe Divjakë” –

Malet e Berishës;

- Varrezat e Dëshmorëve në Malisheve;

- Varrezat e Martirëve në Malishevë;

- Varrezat e dëshmorëve të periudhave të ndryshme të historisë sonë;

- Varrezat e Masakrës së Burimit – Dragobil;

- Zona e funksionimit të spitalit ushtarak të UÇK – së Gajrak dhe Kravasari;

4

- Shtabi i UÇK-së të viteve 1998-1999, Brigada 122 Dragobil.

23. Komuna Gjakovë :

- Kompleksi Zona e veçantë “Beteja e Koshares” –Koshare;

- Memoriali “Dëshmorët e UÇK-së” –Jabllanicë;

- Varrezat e “Martirëve” Çabrat;

Page 56: Ballafaqimi me të Kaluarën dhe Pajtimi në Kosovë: Një ... · Ballafaqimi me të Kaluarën dhe Pajtim në Kosovë: Një përmbledhje e institucioneve dhe niciativavei 2 of 31

- Memoriali i” Martirëve” Meje.

24. Komuna Mitrovicë Jugore:

- Memoriali i varrezave të “Dëshmorëve të UÇK-së”- Shipol;

- Sheshi memorial i Jasharajve dhe sheshi Fehmi e Xhevë Lladrovci;

- Shtëpia Memoriale në Mazhiq;

- Shtëpia përkujtimore “Lagja e Boshnjakeve”;

- Varrezat e Martirëve –Mazhiq;

- Permendoret Memoriale të heronjëve –Mitrovicë;

- Shtëpia Memoriale e “Isë Boletinit” – Boletin.

25. Komuna Istog :

- Memoriali i Dëshmorëve në Vrellë;

- Memoriali i Dëshmorëve në Istog;

- Varrezat e Dëshmorëve në Trubuhoc;

- Varrezat e Dëshmorëve në Sushicë.

26. Komuna Fushë Kosovë :

- Varrezat e Dëshmorëve dhe Martirëve në Fushë Kosovë.

27. Komuna Kaçanik :

- Varrezat e Dëshmorëve të UÇK-së Kaçanik;

- Varrezat e Martirëve –Kaçanik;

- Memoriali “Fshati Muze Struzhë” i djegur dhe shkatërruar tri herë, në dy luftërat

botërore dhe për të tretën herë në Luftën e fundit më 1999.