RRITJA E KONKURRENCËS NË SEKTORIN BANKAR DHE NDIKIMI …

45
University of Business and Technology in Kosovo University of Business and Technology in Kosovo UBT Knowledge Center UBT Knowledge Center Theses and Dissertations Student Work Fall 9-2017 RRITJA E KONKURRENCËS NË SEKTORIN BANKAR DHE NDIKIMI RRITJA E KONKURRENCËS NË SEKTORIN BANKAR DHE NDIKIMI NË NORMËN E INTERESIT RASTI: BANKAT KOMERCIALE NË NË NORMËN E INTERESIT RASTI: BANKAT KOMERCIALE NË KOSOVË KOSOVË Dhurata Azemi Follow this and additional works at: https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd Part of the Business Commons

Transcript of RRITJA E KONKURRENCËS NË SEKTORIN BANKAR DHE NDIKIMI …

Page 1: RRITJA E KONKURRENCËS NË SEKTORIN BANKAR DHE NDIKIMI …

University of Business and Technology in Kosovo University of Business and Technology in Kosovo

UBT Knowledge Center UBT Knowledge Center

Theses and Dissertations Student Work

Fall 9-2017

RRITJA E KONKURRENCËS NË SEKTORIN BANKAR DHE NDIKIMI RRITJA E KONKURRENCËS NË SEKTORIN BANKAR DHE NDIKIMI

NË NORMËN E INTERESIT RASTI: BANKAT KOMERCIALE NË NË NORMËN E INTERESIT RASTI: BANKAT KOMERCIALE NË

KOSOVË KOSOVË

Dhurata Azemi

Follow this and additional works at: https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd

Part of the Business Commons

Page 2: RRITJA E KONKURRENCËS NË SEKTORIN BANKAR DHE NDIKIMI …

Kolegji UBT

Fakulteti për Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi

RRITJA E KONKURRENCËS NË SEKTORIN BANKAR DHE

NDIKIMI NË NORMËN E INTERESIT

RASTI: BANKAT KOMERCIALE NË KOSOVË

Shkalla Bachelor

Dhurata Azemi

Shtator, 2017

Prishtinë

Page 3: RRITJA E KONKURRENCËS NË SEKTORIN BANKAR DHE NDIKIMI …

Kolegji UBT

Fakulteti për Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi

Punim Diplome

Viti akademik 2014-2015

Dhurata Azemi

RRITJA E KONKURRENCËS NË SEKTORIN BANKAR DHE

NDIKIMI NË NORMËN E INTERESIT

RASTI: BANKAT KOMERCIALE NË KOSOVË

Mentor: Bukurie Jusufi

Shtator / 2017

Ky punim është përpiluar dhe dorëzuar në përmbushjen e kërkesave të

pjesshme për Shkallën Bachelor

Page 4: RRITJA E KONKURRENCËS NË SEKTORIN BANKAR DHE NDIKIMI …

I

ABSTRAKT

Në këtë pnim do te flitet për Bankat komerciale si faktor kyq në zhvillimin e ekonomisë së një

vendi, për bankat si burim kryeseore i financimt të aktiviteteve investuse, financuse dhe

operuse të bizneseve të vogla të mesme dhe bizneseve të mëdha, Historikun dhe zhvillimin e

Bankave të para (i gjëjme qysh para 3000 viteve në Babilonin e lashtë si rezultat i zhvillimit

të tregtisë dhe këmbimit të mallrave) një pjese e ketijë punimi ka të bëjë edhe me parimet

bankare ku flitet për tri parimet kryesore te bankave komerciale. Tematika kryesore e ketijë

punimi ka të bëjë me aktivitetet dhe punet bankare duke i përfshirë punet bankare pasive,

aktive, neutrale afatëshkurtra dhe afatëgjata si dhe për kredite dhe depozitat si produkte

kryesore te bankave komerciale.

Ky punim do të paraqes shkurtimisht historikun zhvillimin dhe evaluimin e bankave, përbërjen

e sektorit bankare, emisionin e pareve, politiken monetare dhe kreditore si dhe ndërlidhjen në

mes Bankes Qendrore dhe bankave komercilae, përmbajtjen e aktives dhe pasives. Zhvillimin

e sistemit bankare në Kosovë, strukturën e kredive dhe depozitave si dhe paraqitjën grafike.

Në këtë punim janë të paraqitura ndarjet në mes të teorisë dhe punës praktike dhe kërkimore

veçanarisht në parqatjen grafike të strukturës së kredive dhe depozitave të bankave komerciale

në Kosovë si dhe shkalla e interesit në kredi dhe depozita duke arritur rezutate ne krahasimin

e viteve në ndryshimin e shkallës së interesit. ‘Gjithëashtu në këtë punim do te flitet edhe per

digjitalizimimin dhe automatizizimin e sistemit bankare ku në ditët e sotme zhvillimet e

teknologjisë po e mundesojnë që afarizmin e tyre bankat ta realizojnë edhe ne distanca anë e

kënd globit.

Page 5: RRITJA E KONKURRENCËS NË SEKTORIN BANKAR DHE NDIKIMI …

II

MIRËNJOHJE / FALENDERIME

Duke vlerësuar rëndësinë e kontributit nga të gjithë profesorët dhe në përgjithësi të frymës

së Kolegjit për Biznes dhe Teknologji, më duhet të them se vendimi për të ndjekur studimet

në këtë kolegj ka qenë i një rëndësie të madhe.

Impakti i njohurive të përcjellura nga profesorët e UBT ka qenë i madh dhe me ndikim të

madhë në pregatitjen time profesionale që më ka ndihmuar cdo ditë pas përfundimit të

studimeve.

Falenderim i madhë është padyshim edhe për kolegët e mijë student me të cilët jo rrallë herë

kemi debatuar për çeshtje të ndryshme.

Së fundmi, por jo më pak me rëndësi, falenderoj dhe shpreh mirënjohje për Prof. Bukurije

Jusufin, e cila qe e gatshme të bashkpunoj me mua në këtë punim duke më mbështetur në

çdo hap.

Faleminderit!

Page 6: RRITJA E KONKURRENCËS NË SEKTORIN BANKAR DHE NDIKIMI …

III

PËRMBAJTJA

LISTA E FIGURAVE ........................................................................................................... V

FJALORI I TERMEVE ........................................................................................................ VI

1. HYRJE ............................................................................................................................ 1

1.1. Historiku i bankave .................................................................................................... 1

2. SHQYRTIMI I LITERATURËS .................................................................................... 4

2.1. Bankat komerciale ..................................................................................................... 4

2.2. Punët bankare ............................................................................................................. 7

2.3. Punët bankare pasive me afat të shkurter ................................................................... 9

2.4. Punët bankare pasive me afat të gjate ...................................................................... 11

2.5. Punët bankare të plasmanit të mjëteve ..................................................................... 12

2.6. Punët bankare aktive me afat të shkurtër ................................................................. 12

2.7. Punët bankare aktive me afat të gjatë ...................................................................... 14

2.8. Punët bankare neutrale ............................................................................................. 16

2.9. Punët bankare neutrale me afat të shkurtër .............................................................. 16

2.10. Punët bankare neutrale më afatë te gjatë .................................................................. 17

2.11. Potenciali kreditor i bankave afariste ....................................................................... 18

3 . DEKLARIMI I PROBLEMIT ......................................................................................... 22

4. METODOLOGJIA ....................................................................................................... 24

5. PREZANTIMI DHE ANALIZA E REZULTATEVE ................................................. 23

5.1. Bankat komerciale ne Kosove ................................................................................. 23

5.2. Efekti i teknologjise ne afarizmin e bankave ........................................................... 28

6. KONKLUZIONE DHE REKOMANDIME ................................................................. 31

Page 7: RRITJA E KONKURRENCËS NË SEKTORIN BANKAR DHE NDIKIMI …

IV

6.1. Konluzione: .............................................................................................................. 31

6.2. Rekomandime: ......................................................................................................... 32

7. REFERENCAT ............................................................................................................ 34

Page 8: RRITJA E KONKURRENCËS NË SEKTORIN BANKAR DHE NDIKIMI …

V

LISTA E FIGURAVE

Figura 1. Trendi i rritjes së kredive dhe depozitave te leshuara ............................................ 24

Figura 2. Kreditë e ndërmarrjeve dhe ekonomive .................................................................. 25

Figura 3. Depozitat, në milionë euro ...................................................................................... 26

Figura 4. Norma mesatare e interesit në kredi, sipas sektoreve ekonomike ........................... 27

Figura 5. Norma mesatare e interesit në depozita .................................................................. 28

Page 9: RRITJA E KONKURRENCËS NË SEKTORIN BANKAR DHE NDIKIMI …

VI

FJALORI I TERMEVE

BQK-Banka Qendrore e Kosovës

EUR-EURO

ATK-Administrata Tatimore e Kosovës

PK- Potenciali Kreditor

PF- Potenciali Financiar

Rl- Rezervat e likuiditetit

Rd- Rezervat e detyrushëm

K- Kreditë

D- Depozitat

Page 10: RRITJA E KONKURRENCËS NË SEKTORIN BANKAR DHE NDIKIMI …

1

1. HYRJE

(Luboteni Gazmend, 2013) Bankat janë një nga institucionet me të rendeshishmë të një

ekonomie. Ato janë burim kryesore i kredive për amvisëri (për individ dhe familje), për

institucione të ndryshme si dhe burim kryesore i financimit të firmave të vogla, të mesme dhe

të mëdha në shumë raste edhe si financuese dhe hazuese të projekteve shtetërore (rrugëve,

shkollave, siptaleve). Bankat komerciale si rezultat i kërkesës dhe nevojesë së bizneseve për

rritje gjithënjë e më të madhe për financimin e aktiviteteve individuale, familjare, bizneseore

si dhe projekteve shtetërore janë zhvilluar gjithënje e me tepër duke ju mundësuar dhe ofruar

kredi për financim si dhe duke pranuar depozita nga ata që kanë tepricë të mjeteve financiare.

Kredia si produkti kryesore i bankës është instrumenti më i rëndësishëm i financimit për mes

të cilës banka i mundëson financim të aktiviteteve, por bankat janë edhe pranues të depozitave

ku nga individet, familjet dhe bizneset që kanë tepricë të mjeteve financiare ju mundëson

depozitimin e këtyre mjeteve dhe si rezultat i kësaje banka ofron një normë të interesit.

Vitëve të fundit bankat afariste po orjentohen gjithënjë e më tepër drejtë automatizimit dhe

digjitalizimit të punëve bankare duke e zvogluar kështu punë e njeriut me makina elektronike.

Me këtë mundësohet realizimi i punëve bankare me kosto me të vogel dhe njëhekosisht

lehtësimi i punve në përpunimin e të dhënave si dhe zvoglimi i kohës së nevojshme për kryrjen

e shëbimeve bankare, vitëve të fundit me avanimin e teknologjise informative bankat kanë

arritur që ti digjitalizojnë shërbimet që i ofrojnë dhe kështu mundësohet kryrja e shumë

aktviteteve në distanca shumë të larta.

1.1.Historiku i bankave

(Luboteni Gazmend, 2013), (Komoni Sabahudin, 2009) Bankat komeriale janë Institucione

financiare të cilat dhëjne kredi dhe marrin depozita ku si qëllim të operimit e kenë profitin.

Bankat e para i gjejm qysh para 3000 vjetesh në Babiloninë e lashtë në kuader të pallateve

mbretrore ku janë kryre punët e dhënjese së kredive-huave dhe janë marrur depozitat me

interes dhe nga diferenca e interest për huatë e dhëna dhe për depozitat e marra bankat

Page 11: RRITJA E KONKURRENCËS NË SEKTORIN BANKAR DHE NDIKIMI …

2

realizojnë profit. Operacionet e para bankare i hasim në shekullin e VII para e.s në perandorinë

skllavopronare ku paraqiten shtepitë private të quajtura tezauret. Ato kanë grumbulluar

ushqim, para dhe gjëra të tjera dhe pastaj i kanë dhënë ato hua me kamat.

Me zhvillimin e tregtisë në Greqine antike janë zhvilluar edhe punët bankare, punët e para

bankare janë kryer në tempuje. Në Greqi i hasim edhe parat e para ku çdo qytet-shtet kishte

parat metalike që linden si nevojë e shkëmbimit të mallrave. Punët rreth këmbimimit të parave

i kanë kryer bankierët e kohës antike të quajtur Trapezite. Ata filluan të merren edhe me

dhënien hua të parave ku këtu për herë të parë edhe shfaqet kapitali fajde. Në këtë kohë i hsaim

bankat në tempuj, bankat private dhe bankat e qytetit që kryenin punët e dhënjes së huave si

dhe qarkullimin e pagesave në mes të qyteteve dhe vendeve të ndryshme.

Zhvillimin e punëve bankare e hasim edhe në Romën e lasht. Bankieret Romak janë quajtur

argentarius (lat. Argentarium – argjend, para) ata kanë pranuar depozita dhe kanë dhënë hua

me kamatë fajde dhe i kanë kryer punet e qarkullimit të pagesave.

Bankat e para ishin institucione për këmbimin e parave të cilat tërë punën e kryenin në një

tovolinë ose në një dyqan të vogël i cili ishte i vendosur në një vend më frekuentues duke i

ndihmuar kështu udhëtarve që vinin në qytet ti nderrojnë monedhat e huaja me para të vendit.

Në vitin 1407 në Gjenovë themelohet banka e parë Casa Di San Giorgio ku këtu paraqitën

bankat në kuptim të plotë, dispononte shuma të mëdha mjetesh monetare dhe jepte hua të

shumta, në vitin 1694 themelohet në Angli Bank of England sipas planit të skotlandezit

Ëilliam Paterson dhe kjo bankë konsiderohet si banka e parë emisionare modern. Në France

banka e parë ishte Banque Generale të cilen e themeloi në vitin 1716 skotlandezi John Laë kjo

bankë e bëri emisionin e bankenotave dhe u dha kredi personave privat dhe shtetit.

Bankat që nga kohët e lashta e deri në ditët e sotme kanë ushtruar dy funkisone kryesore:

1.1 Funksionin e krijimit të parave

1.2 Funksionin e ndërmjetësimit financiar

Page 12: RRITJA E KONKURRENCËS NË SEKTORIN BANKAR DHE NDIKIMI …

3

1.1 Funksioni i krijimit të parave nënkupton emetimin e kartmonedhave dhe krijimin e

parave-depozitave. Bankat komerciale krijimin e parave e realizojnë përms operacioneve

kreditore, blerjës dhe shitjës së letrave me vlerë. Krijimi i parave paraqet një funksion të gjëre

ku përfshihet krijimi i parave nga Banka Qendrore-krijimi i paras, primare përms këtije

funksioni realizohet furnizimi i ekonomisë me sasi të nevojshme të parave.

1.2 Fuksioni i ndërmjetësimit financiar nënkupton ndërmjetësimin e bankës në mes të

sektorve të ndryshëm të ekonomisë (organizatave ekonomike, shtetit, popullsisë etj) të cilat

kanë tepricë të mjeteve financiare dhe sektorve të cilët kanë mungesë të mjeteve financiare.

Ky funksion ka të bejë me mbledhjen e mjeteve financiare të cilat janë te lira-për subjektet

ekonomike të cilat nuk kanë nevojë për mjete financiare ku përms programit të depozitave

bankat i mbledhin mjetet financiare duke ju ofruar këto mjete subjekteve ekonomike të cilate

kanë munges për mjete financiare në formë të kredive. Përmes këtije funksioni ushtrohet

veprimtaria kryesore e bankave që është marrja dhe dhënja e kredive.

Page 13: RRITJA E KONKURRENCËS NË SEKTORIN BANKAR DHE NDIKIMI …

4

2. SHQYRTIMI I LITERATURËS

2.1.Bankat komerciale

(Luboteni Gazmend, 2013) (Mishkin S. Frederik, 2014) Bankat komerciale si institucione

financiare mjetet e veta i krijojnë përms depozitave afatshkurta të organizatave ekonomike

dhe prej depozitave të kursimit të popullsisë prandaj edhe quhen banka komerciale. Bankat

komerciale janë llojet e bankave më të përhapura në bote të cilat ndërmjëtsojnë në financimin

e subjekteve ekonomike ku përmes kredive këtyre subjekteve ju mundësohet zhvillimi i

aktiviteteve çoftë biznesore apo jo biznesore.

Karakteristikë kryesore e këtyre bankave është se kanë shumë filiale të organizuara sipas

parimit territorial prandaj e rëndesishme e këtyre bankave është se duke e ushtruar

veprimtarinë e marrjes së depozitave dhe dhënjes së kredive këto banka e realizojnë edhe

emisionin e parasë e që ndikojnë edhe në rritjen e masës monetare dhe rritjen e likuiditetit.

Në grupin e bankave komerciale bëjnë pjesë edhe arkat e kursimit të cilat merren me

grumbullimin e depozitave të kursimit të popullsise dhe në bazë të kësaje u lejojnë edhe kredi

për subjektet ekonomike.

Bankat si institucione specifike me interes të gjerë për shoqërinë i kanë parimet afariste të cilat

duhet të zbatohen në menyrë që të sigurojnë stabilitetin dhe fikasitetin e afarizmit bankar dhe

të ekonomisë kombetare në tërsi.

Parimet kryesore të afarizmit bankar janë:

2.1 Parimi i likuiditetit

2.2 Parimi i sigurimit

2.3 Parimi i rentabilitetit

Parimi i likuiditetit të bankave paraqet aftësine e bankave që në afate të caktuar ti kryej të

gjitha detyrimet dhe obligimet. Banka si institucion financiar i sistemit eknomik punon duke

i shfrytëzuar mjetët e huaja (depoziatat e kursimit, kreditë e marrura në vend dhe në botën e

jashtme dhe për këto mjete të marrura si depozita banka merr obligim se do t’i kthejë në afatin

e paraparë kohorë. Obligimet më të rëndësishme përms të cilës shikohet likuiditeti i bankes

janë:

Page 14: RRITJA E KONKURRENCËS NË SEKTORIN BANKAR DHE NDIKIMI …

5

➢ Obligimi i bankes që në afatë të paraparë kohorë i kryej urdheresat e komitentve të

cilat disponojnë me mjete të deponuara në llogarinë bankare

➢ Obligimi i bankes që ti lëshoje në qarkullim kreditë e lejuara për subjektet ekonomike

dhe jo mjetet financiare të krujuara nga depozitat të mbahën të bllokuara.

➢ Obligimi i bankes që ti kthejë në afat të caktuar kreditë e marra prej bankave tjera në

vend, bankës qendrore dhe bankave tjera në botën e jashtme

Bankat mund ta ruajnë likuiditetin e tyre duke i plasuar kreditë në varësi nga depozitat e

pranuara nëse një bankë ka pranuar depozita afatshkurtra atëherë edhe plasmani i kredive

duhet të jetë në harmonizim me afatin kohorë të depozitave të pranuara.

Likuiditeti i bankave varet nga tre faktorë:

2.4 Transakcionet monetare të komitentve

2.5 Politka e likuiditetit të bankave

2.6 Politika monetare e bankës qendrore

2.4 Transakcionet monetare të komitentve ndikojnë në likuiditetin sipas rastit se a kemi të

bëjmë me daljen e depozitave të komitentve të bankës në dobi të depozitave të komitentve

të ndonjë banke tjetër me ç’rast bëhet zvoglimi i likuiditetit dhe anasjelltas nëse në bankë

kemi hyrje të depozitave në llogari të komteteve të bankës andaj kemi të bëjmë me rritjen

e depozitave gjithashtu edhe rritjen e likuiditetit.

2.5 Politika e likuiditetit të bankës ndikonë në lartësinë e rezervave të likuiditetit. Nëse një

bankë ka numër të madhë të komitenteve të cilat në aspektin afarist janë të lidhura atëhere

banka do të tentojë që ti zvogëlojë rezervat e likuiditetit dhe anasjelltas nëse komitentet e

një banke më pak janë të lidhura në marëdhenje afariste dhe me numër më të vogël atëhere

edhe banka ka nevojë që të ndajë më shumë mjete në formë të rezervës së likuiditetit.

Rezervat e likuiditetit do të jenë më të vogla të bankat të cilat afarizmin e tyre e ushtrojnë

në regjionet e zhvilluara ekonomike dhe anasjelltash nëse bankat me mjete të vogla

punojnë në regjione të pazhvilluara ekonomikisht atëherë edhe nevoja për rezervat e

likuiditetit të bankës janë më të mëdha.

Page 15: RRITJA E KONKURRENCËS NË SEKTORIN BANKAR DHE NDIKIMI …

6

2.6 Politika monetare e Bankës Qendrore ndikon në rezervat e likuiditetit të bankave me anë

të mekanizmit të kredisë Banka Qendrore u jep kredi bankave për zgjedhje të kërkesave

afatëshkurtra për mjete likuide duke e zbatuar politikën ekspansioniste monetare-

kreditore. Likuiditeti paraqitet në tri shkallë: Likuiditeti primarë, sekondar dhe treciar.

Likuiditeti primar përfshinë parat e gatshme mjetet në llogari të banka qendrore, kërkesat

prej bankave tjera si dhe mjetet tjera të gatshme.

Likuiditeti sekondar përbehët prej mjeteve të likuiditetit primar si dhe preje aktivës së saj siç

janë kambialet, letrat me vlerë tjera me afat të skadimit deri në një vitë nëse në kohë të shkurtër

mund të shëndrrohën në para. Likuiditeti sekondare pra paraqet ato mjete likuide të cilat me

kërkesën e bankës mund lehtë të shëndrrohën në likuiditet primar.

Likuiditeti treciar përbehët preje atyre mjeteve likuide të cilat nuk mund të shëndrrohën në

para para se t’u skadoj afati. Në mjetet likuide treciare hyjnë kambialet të cilat nuk mund të

eskontohen, fletobligacionet, transhet e pashfrtzuara të kredisë afatëshkurtera të marrura prej

bankave në vend dhe në botën e jashtme.

Parimi i sigurimit në afarizmin bankarë përbehët prej mundësisë së pagesës ose arketimit të

të gjitha obligimeve ose kërkesave në afat të caktuar. Parimi i sigurimit e obligon bankën që

të këtë parasyshë që kredit t’i lejojë në vende të sigurta përkatësisht të shqyrtojë aftësinë

kreditore të debitorit duke kërkuar garanci të sigurta se kredia do të kthehet në afatin e paraparë

kohorë. Gjthashtu gjatë shfrytëzimit të kredisë si dhe gjatë kthimit të tij banka duhet të

përciellë afarizmin e debitorit pagimin me rregull të kredisë, likuiditetin dhe rentabilitetin e

afarizmit.

Parimi i sigurimit vjen në shprehje gjatë seleksionimit të komiteteve si dhe të sigurimit të

kredive të lejuara. Në rend të parë bankat duhet të tentojë që të punojë me komitete të rregullta,

rentabile dhe të organizuara mirë.

Parimi i rentabilitetit për bankat paraqet fitimin i cili realizohet në ndryshimin në mes të

hyrave dhe të dalave të bankës. Ky parim është parimi primare i afarizmit të bankave.

Realizimi i profitit sa më i madhë në ndryshimin në mes të kamatës aktive dhe pasive ose duke

marrur pjesë drejtëpërdrejtë në aktiitetin ekonomike është politika kryesore afariste e bankave.

Page 16: RRITJA E KONKURRENCËS NË SEKTORIN BANKAR DHE NDIKIMI …

7

Bankat përms politikës së normave të kamates ndikojnë në dy drejtime në njërën anë në

mbledhjen e depozitave kurse në anën tjetër në efikasitetin e shfrytëzimit ekonomik të

mjeteve.

Gurimbullimi i mjeteve nga depozitat ju ndihmonë bankave që t’i plasojnë për subjektet

ekonomike në formë të kredive me një normë të interesit dhe diferencën në mes të interesit të

dhënë për depozita dhe interesit të marrur nga kreditë bankat e shfrytëzojnë per mbulimin e

shpenzimeve si dhe në fund ndarjen e profitit.

2.2.Punët bankare

(Komoni Sabahudin, 2009) Bankat si institucione financiare veprimtaria e të cilave është

grumbullimi i depozitave-mjeteve të lira dhe dhënja e këtyre mjeteve me kredi, ndërmjetësimi

dhe kryrja e operacioneve monetare në llogari të komitenteve.

Klasifikimi i punëve bankare bëhët sipas kritereve të ndryshme e që në praktikë janë të

pranuara tri kritere kryesore:

3.1 Sipas kriterit të funksionit të punëve bankare

3.2 Sipas kriterit të afatit të punëve bankare

3.3 Sipas karakteristikave të bilancit analetik të punëve bankare

Ndarja sipas kriterit të funksionit të punëve bankare

Ndarja e punëve sipas kriterit të funksionot të punëve bankare bëhet në bazë të funksionit

ekonomik dhe llojeve të ndryshme të punëve bankare. Sipase këtij kriteri punët bankare

ndahën

A) Punët e koncentrimit dhe grumbullimit të mjeteve monetere që në praktikë shprehet

me aktivitetin e bankës që të grumbullojë mjete monetare të ekonomisë nacionale

B) Punët e krijimit të parave që nënkuptonë punët e krijimit të parave depozitare ose

bankare me qëllim të furnizimit të procesit të repreduksionit me sasi të nevojshme të

mjeteve monetare

Page 17: RRITJA E KONKURRENCËS NË SEKTORIN BANKAR DHE NDIKIMI …

8

C) Punët e plasmanit të mjeteve që kanë të bëjnë me punët e kreditimit, dhënjën e

garancioneve dhe dhënjen e letrave me vlerë

D) Punët në llogari të personave të tretë ku hyjnë punët shërbyese, ndërmjetësuese

dhe komosionare.

E) Punët administrative kontrolluese dhe administrative planifikuese

Ndarja e punëve sipas kriterit të afatit të punëve bankare

Nga aspekti i afatit punët bankare klasifikohën:

A) Punë bankare me afat të shkurtër që kryesisht kanë lidhje me sigurimin e burimieve të

mjeteve qarkulluese për financimin e repreduksionit të thjeshte dhe plasmanin

afatëshkurter.

B) Punët bankare me afat të gjatë që kanë të bëjnë me sigurimin e mjeteve themelore dhe

mjeteve të përhershme qarkulluese për financimin e repreduksionit të zgjeruar me

afatë të gjatë dhe burimet e mjeteve afat gjatë-mjeteve investuese

Ndarja e punëve bankare sipas kriterit të bilancit analitk

Ndarja e punëve bankare sipas kriterit të bilancit analitik është bërë varësisht prej pozitës së

bilancit të punës bankare së në cilën pozitë paraqiten bankat në ato punë bankar. Banka mund

të paraqitet si debitore, kreditore ose ndërmjetësues. Nga ky aspekt punët bankare ndahën në:

A) Punë bankare aktive ose kreditore në të cilat banka paraqitet në funksionin e dhënsit

të kredisë prandaj këto punë gjithënjë paraqitën në anën e aktives së bilancit të bankës

B) Punët bankare pasive ose punët e mobilizimit të mjeteve janë kur bankat paraqitën në

funksion të mbledhjës së mjeteve monetare dhe marrjes së kredive d.m.th në rolin e

debitorit dhe regjistrohen në anën e pasives së bilancit të bankës në formë të

obligimeve dhe quhën punë pasive bankare sepese banka i paguan komitentve në një

norme të kamatës.

C) Punët bankare ndërmjetësuese, shërbyese dhe neutrale paraqiten në raste kur banka

nuk është as në rolin e debitorit e as në rolin e kreditorit por si ndërmjetësues në mes

të dy apo më shumë subjektve ekonomike për të cilat banka i kryen punët në emër të

vetin e në llogari të huaj dhe për këto shërbime të kryera banka arketonë provizione.

Page 18: RRITJA E KONKURRENCËS NË SEKTORIN BANKAR DHE NDIKIMI …

9

2.3.Punët bankare pasive me afat të shkurter

Punët bankare pasive paraqesin punët më kryesore të bankës. Prej këtyre punëve varet tërheqja

e mjeteve në sistemin e kredisë dhe mndësia e lejimit të kredisë nga ana e bankës. Punët pasive

bankare me afat të shkurtër përfshijnë këto forma të koncentrimit dhe mobilizimit të mjeteve

monetare.

a) emisioni i paras

b) marrja, mbajtja e depozitave

c) emisioni i bonave te arkes

d) eskontimi i kambialeve

e) marrja e kredisë me afat të shkurtër të bankat tjera në vend dhe në botën e jashtme.

Emosionin e paras është e drejtë ekskluzive e bankës qendrore. Mirëpo bankat komerciale

gjatë kreditimit të komitenteve ekonimik e bëjnë edhe emisionin e parave. Kreditimi është

aktivitet kryesore i bankave andaj edhe emisioni i parave perbehet prej depozitave dhe lejimit

te kredive nga bankat.

Marrja, mbajt e depozitave. Me depozita nënuptojmë të gjitha mjetet monetare të cilat i kanë

deponuar në bankë në bazë të kontratës ose dispozitave ligjore organizatat ekonomike,

personat e tjerë juridik, personat fizik etj.

Depozitat mund të jenë të llojllojshme por zakonisht ndarja e depozitave bëhet sipas afatit dhe

qëllimit të caktuar: depozitat e paafatizuara dhe quhen depozitat në të parë, këto depozita janë

mjete të cilat janë të depozituara në bankë të cilat shfrytëzuesit e tyre mund të kenë qasje të

lirshme në çfarë do kohë dhe pa kurrfarë kufizimesh.

Depozitat në të parë mund ti ndajmë në:

a) depozitat në llogari rrjedhëse

b) depoztat e kursimit të popullsisë

c) depozitat e tjera në llogari të bankës.

Depozitat në llogari rrjedhëse janë mjete voluminoze dhe komponenti me i rëndësishëm i

masës monetare, zhfrytëzues të këtyre mjeteve janë personat fizik, juridik etj. Këto mjete janë

në dispozicion të përdorën në çdo kohë për realizimin e pagesave dhe nevojave ekonomike

nga komitentet.

Page 19: RRITJA E KONKURRENCËS NË SEKTORIN BANKAR DHE NDIKIMI …

10

Depozitat e kursimit të popullsise janë mjete të popullsisë të depozituara në bankë dhe

grumbullimi i këtyre mjeteve paraqet njërin nga funksionet kryesore të bankave. Sasi e vogël

e mjeteve monetare të grumbulluara nga një numër i madh i kursimtarve paraqesin shuma

shumë të rëndësishme për dhënjën e këtyre mjetev në formë të kredive.

Depozitat e tjera në llogari të bankës këto janë mjete të depozituara në bankë të cilat ngelin

një kohë të caktuar në bankë si mjete të lira andaj për bankën janë mjete shumë të rëndesishme

për faktin se depozit të tilla edhe pse në intervale kohore të shkurtra shfrytëzohën për rritjen e

potncialit kreditore të bankave.

Emisioni i bonave të arkes Bonat e arkës janë letra me vlerë afatshkurtra emisionin e të cilave

e bëjnë bankat më qëllim të mobilizimit të mjeteve monetare të rritjes së potencialit kreditore

ose të rregullimit të masës monetare në qarkullim.

Eskontimi i kambialeve Ky operacion përdoret sidomos në vendet në të cilat kambiali është

instrument me rëndesi i pagimit dhe i kreditimit. Eskontimi i kambialeve është një mënyrë për

grumbullimin dhe mobilizimin e mjeteve në bankë.

Marrja e kredisë në vend dhe në botën e jashtme Në këto raste bankat i krijojnë mjetet e

tyre duke hyrë borxh në bankat e tjera dhe në këtë mënyrë bankat vijnë deri të krijimi i

potencialit kreditor të nevojshëm për kryrjen e punëve kreditore. Marrja e kredisë në mes të

bankave për bankën që e merr kredinë paraqet punë pasive bankare ndërsa për bankën e cila

jep mjetet paraqet punë aktive bankare.

Ne punet e koncentrimit të mjeteve në mes të bankave llogariten të jene kredite e bankes

qendrore të cilat u lejon bankave ne formë te rieskontit, rilombardit etj.

Rieskontimi

Rieskontimi është punë bankare pasive në të cilën nje bankë i shet kambialet bankës qendrore

ose bankave tjera me qëllim që ti sigurojë mjetet e nevojshme.

Rieskontimi është punë bankarë pasive me afat të shkurtër dhe se të bankat qendrore dhe

bankat tjera mund të bëhet vetëm eskontimi i kambialeve afati i skadimit i të cilave nuk ështe

më i gjatë se tre muaj. Rieskontimi praktikohet atëherë kur banka e cila jep kambialet në

rieskont bie në jolikuiditet.

Page 20: RRITJA E KONKURRENCËS NË SEKTORIN BANKAR DHE NDIKIMI …

11

Rilombardi

Rilombardi është operacion bankar pasiv në të cilin bankat hyjnë në borxhe të banka qendrore

ose të bankat e tjera. Ketu kemi të bëjmë me transferimin e të drejtavë të letrave me vlerë.

Nëse banka ka nevojë për mjete të reja në protfolion e vet ka letra me vlerë të cilat janë lënë

peng të ajo atëherë banka ato letra me vlerë përsëri mund ti lë peng të ndonjë bankë tjetër në

mënyrë që përsëri t’i siguroj mjetet e nevojshme të likuiditetit të saj.

2.4.Punët bankare pasive me afat të gjate

Punët bankare me afat të gjatë paraqesin koncentrimin dhe akumulimin e mjeteve në bankë

për një periudhë të gjatë kohore. Këto mjete banka i shfrytezonë per financimin e investimeve

te cilat behën prej mjeteve monetare të akumuluara të shpenzuara. Kreditë investive lejohen

prej burimeve të jeteve me afatë të gjatë.

Punët bankare pasive më afat të gjatë kanë te bëjnë me mbledhjen e mjeteve prej akomulimit

të krijuar më parë në c’rast bëhet rishperndarja e parave të krijuara më parë dhe se këtu kemi

të bëjme me krijimin e masës monetare të re. Prej këtyre punëve bankare varet shumë zhvillimi

i forcave prodhuese dhe financimi i investimeve.

Në punët bankare pasive me me afat të gjatë bëjnë pjese:

➢ Marrja e depozitave me afat të gjatë

➢ Emisioni i letrave me vlerë

➢ Marrja e kredise me afat të gjatë në vend dhe në botën e jashtme

Marrja e depozitave me afat të gjatë- paraqesin një burim të mjeteve shumë me rëndësi të

kreditimit afatgjatë dhe për këto mjete të depozituara banka paguan një normë të interesit më

të lartë vetëm për të tërhequr shuma më të mëdha të parave.

Emisioni i letrave me vlerë- Përmes shitjës së letrave me vlerë bankat e krijojnë masën

monetare të cilën në bazë të kërkesave për kredi edhe e rrisin potencialin kreditor. Në grupin

e letrave me vlerë afatgjata bëjnë pjesë: fletobligacionet, aksionet, deftesat, pengu etj.

Page 21: RRITJA E KONKURRENCËS NË SEKTORIN BANKAR DHE NDIKIMI …

12

Marrja e kredise me afat të gjatë në vend dhe në botën e jashtme- Bankat mund të krijojnë

mjetet me afat të gjatë edhe duke marrur kredi prej bankave tjera në vend ose në botën e

jashtme në këtë mënyrë këto i mjete të huazuara nga bankat e jashtme shfrytëzohën për të

dhënë kredi të entitetet ekonomike kështu që nga kreditë e dhëna ndikojnë në krijimin e mases

monetare gjithashtu edhe në rritjen e potencialit kreditor

2.5.Punët bankare të plasmanit të mjëteve

Sipas kriterit të funksionalitetit punët bankarë të plasmanit-punët kreditore paraqsin grupin e

dytë të punëve kryesore të bankës në të cilat bankat u ndajnë kredi komuniteteve.

Punët kreditore nga aspekti i pozicionit në bilancin e bankës regjistrohen në anën e aktives më

ç’rast banka arkëton normë të kamatës, ndaj quhen edhe punë aktive bankare.

Punët aktive bankare ndahen në punë aktive më afat të shkurtër dhe punë aktivë me afat të

gjatë.

2.6.Punët bankare aktive me afat të shkurtër

Punët bankare aktive me afat të shkurtër paraqesin format e llojllojshme të kredisë me afat të

shkurtër. Bankat i japin kredi me afat të shkurtër, kryesisht prej mjeteve të cilat janë

koncentruar dhe akomuluar në bankë në formë të depozitave në të parë të paafatizuara në

formë të kredisë afatshkurtër të marrë prej bankave tjera dhe prej organizatave tjera financiare

në vend ose në botën e jashtme.

Punët bankare pasive me fat të shkurtër janë:

- Kredia në llogari rrjedhëse

- Kredia eskontuese

- Kredia lombarde

- Kredia rambuse

- Kredia akceptuese

- Kredia avluese

Page 22: RRITJA E KONKURRENCËS NË SEKTORIN BANKAR DHE NDIKIMI …

13

Kredia në llogari rrjedhëse është forma ma e shpeshtë e kreditimit bankar më afatë të

shkrurtër të organizatave ekonomike për mjetet qarkulluesë. Kredinë banka u’a lejon në

lartesinë e shumës së caktuar duke e ngarkuar me borxh llogarinë rrjedhëse të komitentit në

bankë për një periudhë prej 6-12 muajsh.

Kredia eskontuese paraqet atë pounë bankare kreditore në të cilën banka i blene kerkesat e

përpara skadimit të afatit të tyre duke e zbritur prej momentit të blerjes e deri të skadimi i afatit

prej vlerës nominale shumën e caktuar të kamatës dhe provizionit. Kredia eskontuesë është

punë bankare kreditore e cila përbëhet nga blerja e kambialeve të cilat ende nuk e kanë arritur

afatin, duke e zbritur kamatën deri ne ditën e skadimit të afatit të kambialit. Kredia eskontuese

e siguron arkëtimin e kërkesave shpejt dhe në mënyrë të sigurt me që të gjith subjektet

pjesëmarrëse garantojnë relizimin e kerkesavë të kambialeve.

Kredia lombarde është kredi bankare me afat të shkurtër e cila lejohet në bazë të lënjës pëng

të sendeve të tundshmë më vlerë për një kohë të caktuar me arketimin e kamatës. Këtë emer e

ka marrur si pas krahinës italiane Lombardi që mendohet se nankierët e kësaje krahine të parët

ë kanë aplikuar lejimin e kredisë në bazë të pëngut.

Kreditë lombarde i shfrytezojnë afaristët më qellim që ti sigurojnë mjetet monetare për

procesin vijues të afarizmit të tyre duke i lëne peng letrat me vlerë në periudhat kur u nevojiten

mjetet monetare si dhe duke lënë peng mallin në depo ose në rruge së sigurojnë mjetet

monetare për financimin e procesit te prodhimit apo qarkullimit ne këtë rast banka e fiton të

drejten mbi disponimin e atijë malli.

Kredia akceptuese është kredi specifike bankare me afat të shkurtër me të cilën banka nuk u

jep mjete monetare mirëpo vetëm u akcepton (pranon, jep pëlqimin) kambialin kështu qe duke

e vënë nënëshkrimin ë vet në kambial banka bëhet debiori kryesor i kambialit kurse lëshuesi

i kambialit me këtë ia rritë bonitetin dhe kualitetin e kambialit i cili komitentit i nevojitet për

transaksione afariste. Kredia akceptuese shfrytnëzohet në qarkullimin e mallit në vend e

shpesh edhe në botën e jashtm.

Kredia ramburse ështe kredi bankare me afat të shkurtër e cila aplikimin e gjërë e ka në

qarkullimin ndërkombëtar të mallrave, sidomos në tregtinë tejdetare ku një kohë të gjatë malli

gjendet në rrugë gjatë importit dhe eksportit. Kjo kredi nënkupton kompensimin e shumës së

Page 23: RRITJA E KONKURRENCËS NË SEKTORIN BANKAR DHE NDIKIMI …

14

paguar, pagimi i borxhit, pagimi i importit dhe eksportit me anë të akceptit të bankës të

mbuluar me dokumente të mallit.

Kredia valuese është kredi të cilen banka e siguron në formë të avalit në kambial paraqit

kredinë specifike të bankës të cilen e lejon në formë të garancionit në kambial me të cilin

kreditori sigurohet se banka do të paguajë shumën e kambialit po që se debitori i kambialit në

afat nuk e paguan obligimin.

2.7.Punët bankare aktive me afat të gjatë

Burim i kredive me afatë të gjatë janë mjetet e kursyera të pashfrytezuara të cilat banka i

akumulon për punë bankare afatgjata, kurse krditë afatshkurtër e kanë burimin nga depozitat

në të parë dhe kreditë afateshkurter që janë marrur nga Banka Qendrore ose bankat e tjera në

vend ose ne boten e jashtme.

Kredinë me afat të gjatë bankat e lejojnë prej mjeteve të cilat krijohen nga shprendarja e

produktit shoqëror. Kredia me afat të gjatë ndryshon prej kredisë me afatë të shkurtër si me

afatin e kthimit po ashtu edhe në cilësitë e përmbajtjes së tyre. Kredia me afatë të gjatë lejohet

me qëllim të plotsimit të nevojave të eporoduksionit të zgjeruar të financimit të investimeve.

Banka kërkon normë me të lartë të kamatës për kreditë me afat të gjatë si dhe sigurimin e

kredisë në forma të ndryshme siç janë: garancioni, avali, kambiali etj.

Në punët bankarë aktive me afatë të gjatë hyjnë:

➢ Kreditë inestuese

➢ Kreditë hipotekare

➢ Kreditë e konzorciumit.

Kredia investuese investimet paraqesin një nga faktorët kryesor të zhvillimit ekonomik.

Financimi i investimeve prej kredisë bnkare bëhet për investime në mjete themelore dhe në

mjete qarkulluese të përhershme. Kredia investive në bankë kërkohët në këto rastë:

- Ndertimi dhe blerja e mjeteve themelore, ngritja e objekve ndertimore, bartja e

pajimeve së bashku me shpenzimet e montimit etj

Page 24: RRITJA E KONKURRENCËS NË SEKTORIN BANKAR DHE NDIKIMI …

15

- Investmet në mjete të përhershme qarkulluese, investimet në materialin për

repreduksion, në prodhim për produkte gjysëm të gatshme dhe për produkte të gatshme

- Investimet themeluese keto investime kanë të bëjne me shpenzimet e studimit dhe

hulumtimit, mardhëniet pronsore-juridike në lidhje më pergaditjen e ndertimit dhe

shkollimin e kuadrove.

Kreditë investuese banka i jepë prej mjeteve të saja për qellime të caktuar, prej mjeteve të

anëtarve të vet, depozitave të afatizuara prej mjeteve të krijuara më emisionin e

fletobligacioneve, mjeteve të kursimit të kursimit të popullsisë si dhe prej mjeteve të

marruara në vend dhe në boten e jashtmë. Kërkuesi i kredise investive duhet të ketë aftësi

kreditore, kjo aftësi eshte e lidhur ngushtë me lartësinë ë të hyravë të tij.

Kredia hipotekare

Kredia hipotekare është kredi me afatë të gjatë e cila lejohet në baze të lënies peng të

sendeve të patundshme (banesat, toka, objektet industriale)

Banka si kreditore e fiton të drejtën për pengun në baze të pajtushmërise së debitorit duke

i ngarkuar sendet e patundshme në lartësinë e kredisë hipotekare. Ngarkesa e pasurisë së

patundshme zgjat derisa kredia nuk kthehet, andaj hipoteka i jep të drejtë kreditorit që me

shitjen e sendit të lënë peng të bëjë arketimin e borxhit nëse debitori nuk e kryen me kohë

obligimin. Kredia hipotekare lejohet në bazë të të kontratës së lidhur në mes të kreditorit

dhe debitorit.

Kredia konzercionale

Kredia konzercinale paraqet kredinë me afat të gjatë kur disa banka i bashkojnë mjetet për

financimin e objekteve të mëdha në vend ose në botën e jashtme. Kto kredi lejohen

sidomos kur një bankë nuk ka mundësi vetëm të lejoj kredi në shuma të larta të mjeteve

monetare ose kur rreziku është i mundshëm se kredia nuk do të kthehët andaj atë e ndajnë

shumë banka.

Page 25: RRITJA E KONKURRENCËS NË SEKTORIN BANKAR DHE NDIKIMI …

16

2.8.Punët bankare neutrale

Punët bankare neutrale paraqesin punët bankare në të cilat bankat nuk paraqiten as si

debitor e as si kreditor por paraqiten vetëm si ndermjetësuese. Punët bankare neutrale

quhen edhe indiferente, shërbyese, ndërmjetsuese. Punët neutrale bankare mund të jenë

me afat të shkurë shkurtër dhe me afat të gjatë.

2.9.Punët bankare neutrale me afat të shkurtër

Në punët bankare neutrale me afat të shkurtër bëjnë pjesë:

➢ Ndërmjetsimi në qakrullimin e pagesave

➢ Marrja dhe ruajtja e depozitave jomonetare

➢ Punët e arketimit

➢ Dhënja e letrave kreditore

Ndërmjetsimi në qarkullimin e pagesave paraqet të gjitha pagesat të cilat bëhen në mes të

personave juridik dhe fizik të cilat kryhën nëpërmes bankës. Qarullimi i pagesave është punë

ndërmjetsuese-neutrale bankare në të cilën banka e ka rolin e ndërmjetsuesit në pagesat

ndërmjet subjekteve të cilat paraqiten në këtë punë.

Qarkullimi i pagesave bëhet me para në dorë në arkën e bankës ose pa përdorimin e e parave

të gatshme duke e bartur shumën e caktuar prej një bankë në bankën tjeter këto pagesa bankat

i bëjnë në vend dhe në boten e jashtme. Qarkullimi i pagesave pa përdorimin e parave të

gatshme nëse është mirë i organizuar ka ndikim në funksionimine sistemit ekonomik dhe

financiar duke ju mundesuar komitentve të saj mobilizimin dhe koncentrimin e mjeteve

monetare, shpejtojnë qarkullimin e masës monetare si dhe zvoglohen shpenzimet rreth

pagesave.

Marrja dhe ruajtja e depozitave jomonetare paraqet punë neutrale bankare në të cilën

banka i pranon prej personave juridikë dhe fizikë në ruajtjë sendet e tundshme me vlerë. Në

Page 26: RRITJA E KONKURRENCËS NË SEKTORIN BANKAR DHE NDIKIMI …

17

këtë grup tedepozitave jomonetare hyjnë: letrat me vlerë, kambialet, fleteobligacionet,

aksionet pastaj vlera të ndryshme të depozitave jomonetare siç janë ari, stolitë etj.

Punët e arkëtimit janë punë neutrale bankare me afat të shkurtër në të cilat banka në llogari

të komitentëve bën arkëtime të ndryshme. Ndërmarrjet dhe personat privatë shpesh kërkesat

e tyre të ndryshme i’a besojnë bankave që të bëjnë arkëtimin e kambialeve, çeçeve,

fletobligacioneve Pra banka ndërmjetson në arkëtimin e kërkesave të ndryshme në mes të

kreditorve dhe debotorve në llogari të komitentëve të vet dhe duke përfituar në llogari të vet-

banka nga komisionet.

Dhënja e letrave kreditore është punë neutrale bankare me afat të shkurtër dhe instrument i

pagesës. Letra kreditore shfryëzohen për pagesa në vend dhe në botën e jashtme. Letra

kreditore është një dokument me shkrim i bankës e cila i dërgon bankës korespodente tjetër

në vend apo në botën e jashtmë që në afat të caktuar pronarit të letrës kreditore t’ia paguaj

shumën e caktuar dhe atë duke e ngarkuar llogarinë saj. Këtu na paraqiten tri subjekte: banka

që e lëshon letrën kreditore, shfrytëzuesi i letrës kreditore dhe banka në të cilën bëhët pagesa.

Letra kreditore përdoret sidomos gjatë udhëtimeve afariste apo turistike të komitenteve të

bankës në botën e jashtme me qëllim për të ikur nga rreziku i cili mund të paraqitet gjatë

bartjes së parave të gatshme (humbja, vjedhja). Letra kreditore përmban shenjën se është leter

kreditore, shumën maksimale që mund të paguhet, afatin e shfrytëzimit, emin e bankës, afatin

e shfrytëzimit të letres, datën dhe nënshkrimin e bankës që e ka dhenë letren kreditore.

2.10. Punët bankare neutrale më afatë te gjatë

Në punët bankare neutrale me afat të gjatë hyjnë:

➢ Shërbimet e huave shterore

➢ Emisioni dhe plasmani i letrave me vlerë

➢ Punët e lesingut

Page 27: RRITJA E KONKURRENCËS NË SEKTORIN BANKAR DHE NDIKIMI …

18

Shërbimet e huave shtetrore. Janë punë neutrale me afat të gjatë në të cilat përfshihen të

gjitha punët rreth emisionit, pagesës së kuponave dhe amortizimit të fletobligacioneve. Për të

kryer këto punë banka duhet të ketë të organizuar shërbimet për hua shtetrore.

Emisiioni dhe plasmani i letrave me vlerë ështe punë neutrale bankare me afat të gjatë në të

cilat banka bënë emisionin dhe plasmanin e letrave me vlerë në llogari të komitentve të vet.

Në këte rast banka paraqitet si ndërmjetsues në emer të komitenteve në mes të debitorit dhe

kreditori. Banka i kryen të gjitha punët rreth plasmanit të letrave me vlerë duke lidhur kontratë

me emituesin e letrave me vlerë me të cilin caktohen lartësia e shumës së letrave të ëmituara,

kursi i shitjes së tyre, lloji, afati, kamata etj

Punet e lesingut Fjala leasing rrjedh nga Anglishtja që do të thotë dhënie me qira Paraqet

punë financiare të atillë ku sipas kontrates paisjet e ndryshme investive, makinat, paisjet

elektronike dhe mjetet e transprtit etj shfrytëzohen me qira duke e paguar qirane e kontraktuar

për një kohë të caktuar .

2.11. Potenciali kreditor i bankave afariste

Funksioni kryesor i bankave komerciale është kreditimi i organizatave ekonomike dhe i

komitenteve të saj. Këto mjete banka i grumbullon duke i mbledhur mjetet e lira nga

komitentet ekonimik dhe duke i kredituar këta komitent në bazë të kerkesave.

Burimet e mjeteve bankare gjenden dhe regjistrohen në anën e pasives së bilancit të bankës

kurse plasmanët e bankës gjënden dhe regjistrohen në anën e aktives së bilancit të bankës.

Prandaj burimet e mjeteve bankare duhet të jenë në ekuiliber me plasmanët e bankës në

bilancin bankar.

Plasmanët e bankës afariste janë të kufizuara me burimet e mjeteve bankare me të cilat

disponojnë. Prej shumës së mjeteve në pasiven e e bankës afariste varet vëllimi i plasmanëve

të saj andaj për të rritur vëllimin e plasmanit banka afariste më parë duhet të rrisë shumën e

burimeve të mjeteve të saj ne pasiven e bilancit. Këtu na paraqiten dy kuptime:

- Potenciali financiar dhe

- Potenciali kreditor i bankes

Page 28: RRITJA E KONKURRENCËS NË SEKTORIN BANKAR DHE NDIKIMI …

19

Potencialin financiar te bankës afariste e përbëjne të gjiha pozicionet e burimeve të mjeteve

në pasiven e bankës. Potenciali financiar i bankës është i barabart me shumën e të gjitha

burimeve të mjeteve bankare në pasiven e bilancit të bankës, mirëpo banka komerciale nuk

mund të jep në formë të kredisë tërë potencialin financiar sepese nga poteniali financiar duhet

te ndajë rezervat e detyrushme dhe rezervat e likuiditetit.

Rezervat e likuiditetit banka duhet t’i ndajë nga mjete e saj me qëllim që të ruajë likuiditetin

e vet dhe të kryej me kohë obligimet e veta. Kjo do të thotë se banka nuk nuk mund të

shfrytezojë tërë potencialin financiar për dhënien e kredive.

Potenciali kreditor i bankes afariste është me i vogël se potenciali fiananciar për aq sa është

shuma e rezervave të bankës.

Potenciali kreditor i bankës është i barabart me atë pjesë të potencialit financiar të cilin mund

të jep banka në formë të kredisë. Potenciali kreditore i bankës afariste pra parqet shumën

maksimale të kredisë të cilën banka mund ta lejojë komitenteve të vetadhe njëhohesisht të ruaj

likuiditetin e vet.

Banka komerciale gjendet në ekuilibër financiar po qe se të gjitha plasmanet e kredisë dhe

rezervave në anën e aktives së bilancit në menyrë kuantitative përputhen me të gjitha burimet

bankare në pasiven e bilancit të bankës. Potenciali kreditor i bankës komerciale varet prej

këtyre faktorve

1. Burimet e mjeteve

2. Lartësia e rezervave të detyrushme

3. Lartësia e rezervave të likuiditetit

Ekuilibri i potencialit financiar shprehet në këtë mënyrë:

K+Rd+Rl=D+Bt

PF(Aktiva)=K+Rd+Rl

PF(Pasiva)=D+Bt

Kreditë (K), rezervat e detyrushme (Rd) dhe rezervat e likuiditetit (Rl) janë të barabarta me

depozitat (D) dhe burimet e tjera të mjeteve, (Bt) paraqet ekuilibrin e bilancit të potencialit

kreditor.

Page 29: RRITJA E KONKURRENCËS NË SEKTORIN BANKAR DHE NDIKIMI …

20

Potenciali kreditor

PK=D+Bt-(Rd+Rl) ose

PK=PF-(Rd+Rl) nëse

R=Rd+Rl atëherë

PK=PF-R

Potenciali kreditor (PK) është i barabart me depozitat (D) dhe burimet e tjera të mjeteve

bankare (Bt) duke i zbritur rezervat e deyrushme (Rd) dhe rezervat e likuiditeit (Rl)

Faktorët të cilët ndikojnë në formimin dhe ndryshimin e potencialit kreditor:

➢ Aktiviteti kreditore i Bankës Qendrore

➢ Ndryshimi i depozitve të bankës në bazë të transakcioneve devizore me botën e

jashtme

➢ Niveli i lartësisë së normes së rezervës së detyrushme

➢ Transferi i mjeteve në mes të bankave afariste dhe Bankës Qendrore

Aktiviteti kreditor i Bankës Qendrore. Mekanizmi kryesor i ndryshimit të potencialit

kreditore është kreditimi i bankave afariste nga ana e Bankës Qendrore. Banka Qendrore duke

u’a dhënë drejtëpërdrejtë kredinë bankave afariste bën ekspansionin e kredisë primare. Në

këtë kredi banka afariste nuk është e obligushme të ndajë rezerven e detyrushme, mirëpo kur

e bën plasmanin e potencialit kreditore të zmadhuar në bazë të kredisë së bankës qendrore

atëhere krijohen depozitat e reja të bankes afariste në të cilat bankat afariste i ndajnë rezervat

të Banka Qendrore.

Ndryshimi i depozitve të bankës në bazë të transakcioneve devizore me botën e jashtme.

Në ndryshimin e potencialit kreditore të bankave ndikon edhe derdhja e depozitave në të parë

në bazë të transakcioneve në botën e jashtme Nëse ekonomite realizojnë deficit në bilancin e

devizore me botën e jashtme bëhet zvoglimi i rezervave devizore të Banka Qendrore si dhe

tërheqja e kundërvlerës së mjetev prej depozitave në të parë të ekonomise të bankat afaristë

në c’rast zvoglohet vellimi i depozitave në të parë dhe potenciali kreditor i bankave afariste

dhe anasjelltas nëse realizohet suficid në bilancin devizor me boten e jashtme bëhet rritja e

rezervave devizore të Bankes Qendrore duke ndikuar në rritjen e rezervave të depozitave në

Page 30: RRITJA E KONKURRENCËS NË SEKTORIN BANKAR DHE NDIKIMI …

21

të parë të ekonomise të bankat afariste dhe kështu duke ndikuar në rritjen e potencialit

kreditore e bankave afariste.

Niveli i lartësisë së normes së rezervës së detyrushme. Norma e rezervës së detyrushme të

cilën e cakton Banka Qendrore është instrument i politikes kreditore-monetare të Bankes

Qendrore si dhe faktor me rëndësi në percaktimin e potencilait kreditore të bankave afariste.

Nësë normat e rezerves së detyrushme rritet potenciali kreditor zvogohet dhe e kundërta, nëse

norma e rezervës së deyrushme zvoglohet potenciali kreditore i bankës afariste rritet.

Transferi i mjeteve në mes të bankave afariste dhe Bankës Qendrore. Në formimin dhe

ndryshimin e potencialit kreditore të bankave afariste ndikon edhe ndarja-transferimi i mjeteve

në mes të sistemit të bankave afariste dhe Bankes Qendrore. Banka Qendrore i ka depozitat e

veta në të cilat hyjnë: rezervat e detyrushme, rezervat e likuiditetit të bankave afariste,

depozitat e shtetit si dhe depozitat e bllokura të ekonomisë të cilat jane terhequr prej potencialit

kreditore të bankes afariste. Nëse kemi derdhjen e mjeteve në dobi të sistemit të Bankes

Qendrore atëherë për atë shumë zvoglohet potenciali depozitar, përkatësisht potenciali

depozitar i bankes afariste dhe anasjellas nësë kemi derdhjen e mjeteve në dobi të sistemit të

bankave afariste nga Banka Qendrore atëhere për atë shumë rritet potenciali i bankave afariste.

Page 31: RRITJA E KONKURRENCËS NË SEKTORIN BANKAR DHE NDIKIMI …

22

3 . DEKLARIMI I PROBLEMIT

(Instituti Riinvest, 2015), Gjate hulumtimit te literatures dhe gazetave zyrtare për financat si

dhe publikimet nga BQK nuk është verejtur në vitet e fundit ndonjë ndryshim ne rënjen e

normave te interesit tek bankat komerciale në Kosove.

- Sistemi bankar ne Kosove ka arritur që të fitoje besimin e individeve dhe bizneseve

thellësisht duke pasur parasysh zhvillimin e tij nga zeroja. Sot, shumë raporte ndërkombëtare

e vlerësojnë sektorin bankar si të fuqishëm dhe të qëndrueshëm përballë krizave financiare

në rajon dhe me gjerë. Sidoqoftë, megjithëse i qëndrueshëm dhe i fuqishëm, sistemi

bankar mbetet ndër barrierat kryesore në mjedisin biznesor kosovar.

Normat e larta të interesit dhe qasja e ulët ne financa për biznese janë duke e penguar në

mënyrë serioze zhvillimin e sektorin privat dhe rrjedhimisht zhvillimin ekonomik të

Kosovës.

Pas rreth dymbëdhjetë viteve të themelimit, duke marrë parasysh përceptimet e akterëve,

është e vështirë të thuhet se sektori bankar ka luajtur rolin e tij të lehtësimit në rindërtimin

ekonomik; përkundrazi sot ky sektor paraqitet si një pengesë serioze për çfarëdo iniciativë

potenciale nga sektori privat.

Hulumtimi i bërë nga Instituti Riinvest ofron një analizë të gjendjes të sistemit

bankar, dhe ndikimin potencial që sektori bankar ka mbi zhvillimin ekonomik.

(Edon Xharra , 2013) Ku edhe sipas bankës Botërore (2011) norma mesatare e interesit në

kredi në Kosove është 13.8% edhe po që se marrim parasysh normën reale të interesit (duke

e përshtatur inflacionin) Kosova prap prinë me normën me të lartë ne rajon.

E sidomos te afektuara kanë qenë Ndërrmarrjet e Vogla dhe të Mesme (NVM) në të kaluarën

gjithashtu kanë treguar që normat e interesit të kredive janë shumë të larta, dhe një nga

pengesat kryesore të zhvillimit të tyre.

Page 32: RRITJA E KONKURRENCËS NË SEKTORIN BANKAR DHE NDIKIMI …

23

Lidhur me problematikën e intereseve nuk mund te fajsojme vetm bankat komerciale por

edhe Qeverine e Kosovës qe vazhdon të ofrojë një gjendje të brishte ekonomike, juridike

dhe sociale në vend.

Kthimet e larta nëkapital të bankave në kapital të bankave në Kosovë dhe relacioni i tyre me

sistemin e dobët të gjyqësorit dhe nivelin e lartë të korrupsionit.

Edhe pse ne Kosove operojnë tete banka të ndryshme sipas BQK-së (2012), vetëm tri banka

teë huaja menaxhojnë 72% te gjthsej aseteve të sistemit bankar duke krijuar një sistem

ogopolist në vend.

Page 33: RRITJA E KONKURRENCËS NË SEKTORIN BANKAR DHE NDIKIMI …

24

4. METODOLOGJIA

(Metodat e hulumtimit, 2015) Për të arritur rezultatet për temën që do të shtjellohet do të

përdoren të dhënat e publikuara nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, si dhe literatura

te ndryshme të cilat do të shfrytëzohen për të arritur konkluzionet.

Parimet kryesore në kërkim shkencor do të jenë:

• Racional – Interpretimi shkencor i të dhënave do të ketë një shpjegim logjik dhe të

kuptueshëm.

• Me neutralitet etik dhe ideologjik - Konkluzionet shkencore të nxjerrura nga të

dhënat e analizuara me metodologji shkencore do të interpretohen në formë

objektive, duke i ikur maksimalisht subjektivitetit dhe te ofrohet neutraliteti i

interpretimit si dhe te shmanget shtrembërimi i fakteve.

• Me gjeneralizim statistikor – Nenkupton aplikimin sa më të gjerë të të gjeturave

kërkimore, ku dimensioni i gjeneralizimit arrihet duke aplikuar logjikë teorike dhe

metodologji statistikore adekuate.

Kërkimi do të jetë deskriptiv apo përshkrues. Meqenëse kërkimi është i tillë atëherë në vend

të hipotezës kemi përdorë pyetje kërkimore.

Sipas teknikës së mbledhjes së të dhënave kemi të bëjmë me studim kuantitativ pasi që do të

përdoren të dhëna statistikore ekzistuese.

Meqenëse qëllimi i hulumtimit nuk është për të nxjerrë rezultate të

përgjithshme, por për të marrë njohuri se si do të vazhdoj performimi i bankave komerciale

në vitet e ardhshme, atëherë, mostra do të jetë jo e rastësishme apo e qëllimshme.

Page 34: RRITJA E KONKURRENCËS NË SEKTORIN BANKAR DHE NDIKIMI …

23

5. PREZANTIMI DHE ANALIZA E REZULTATEVE

5.1.Bankat komerciale ne Kosove

(Komoni Sabahudin, 2009) Në Kosovë bankat e huaja dëpertuan të parat në treg dhe më pas

ato vendore. Për më tepër se një vit Micro Enterprise Bank operoi e vetme në treg. Kjo bankë

e cila u transformua në nentore të vitit 2003 në Procredit Bank filloi aktivitetin në janar të

viti 2000 dhe është në pronsi të disa agjensioneve zhvillimore dhe institucioneve financiare

nderkombëtare. Në vitin 2001 u licencuan dhe filluan aktivitetin dhe gjashtë banka tjera

Banka e Re e Kosoves Banka Amerikane e Kosoves Banka për Biznes Banka Ekonomike

Kasabank dhe Banka Kreditore e Prishtinaes. Rritja e numrit të bankave në treg kontriboj në

rritjen e konkurences në ofrimin e sherbimeve bankare. Deri ne mars të vtit 2006 shtatë banka

operuan në treg dy prej tyre ishin në pronsi të huaj (ProCredit Bank dhe Raiffeisen Bank) që

kontrolluan me shumë së 70 për qind e tregut dhe pëse prej tyre ishin në pronsi vendore

Viti 2007 dhe fillimi i vitit 2008 mund të konsiderohet fazë e konsolidimit të mëtejm të

sektorit që karakterizohet me hyrje edhe bashkim të bankae komerciale.

(Luboteni Gazmend, 2013) Kështu në Kosovë sod veprojne nënt banka komercial, prej të

cilave shtatë janë në pronsi të huaj dhe dy banka janë në pronsi vendore.

Bankat komerciale:

➢ ProCredit Bank

➢ Raiffeisen Bank

➢ Teb Bank

➢ NLB Bank

➢ Banka për Biznes

➢ Banka Ekonomike

➢ Banka Kombetare Trregtare

➢ Ish Bank

➢ Komerciajalna Bank

Page 35: RRITJA E KONKURRENCËS NË SEKTORIN BANKAR DHE NDIKIMI …

24

Baankat në pronsi të huaj e dominojnë tregun bankare të Kosovës me pjesëmarrje prej 90%

të gjithësej aseteve të Sistemit bankar ndersa bankat në pronsi vendore e përbejne vëtem 10%.

Kreditë

(Banka Qendrore e Kosovës, 2017) Kreditë e sektorit bankar përshpejtuan rritjen vjetore në

10.9 përqind. Në mars 2017, vlera e gjithsej kredive arriti në 2.29 miliardë euro. Rritja e

kreditimit i atribuohet kryesisht lehtësimit të ofertës kreditore nga sektori bankar përmes

përmirësimit të kushteve të kreditimit, gjegjësisht përmes uljes së normës së interesit, rritjes

së shumës së kredisë së aprovuar, zgjatjes së maturitetit dhe zvogëlimit të kërkesave për

kolateral. Ekonomitë familjare u karakterizuan me rënie të lehtë vjetore prej 1.8 përqind në

tremujorin e vitit 2017.

Kreditë ndaj ndërmarrjeve shënuan rritje të përshpejtuar vjetore në periudhën raportuese

Stoku i kredive ndaj ekonomive familjare ishte kategoria që shënoi normën më të lartë të

rritjes vjetore prej 14.0 përqind deri në mars 2017 (figura 2). Ndërsa, kreditë e reja të a

12%

8%

Norma vjet ore e rritjes së depozitave Norma vjet ore e rritjes së kredive

Figura 1. Trendi i rritjes së kredive dhe depozitave te leshuara

Page 36: RRITJA E KONKURRENCËS NË SEKTORIN BANKAR DHE NDIKIMI …

25

Ekonomitë familjare u karakterizuan me rënie të lehtë vjetore prej 1.8 përqind në TM1

2017.

Kreditë ndaj ndërmarrjeve shënuan rritje të përshpejtuar vjetore në periudhën raportuese

Ekonomitë familjare u karakterizuan me rënie të lehtë vjetore prej 1.8 përqind në TM1

2017.

Kreditë ndaj ndërmarrjeve shënuan rritje të përshpejtuar vjetore në periudhën raportuese

Ekonomitë familjare u karakterizuan me rënie të lehtë vjetore prej 1.8 përqind në TM1

2017.

Kreditë ndaj ndërmarrjeve shënuan rritje të përshpejtuar vjetore në periudhën raportuese

1, 300 16% 14.1% 14.0%

1, 100 14%

900 10.8% 9.4%

12%

10%

700

6.2%

500

3.5%

8%

6%

300

100 2.2%

-100

2.9%

4%

2%

0%

Figura 2. Kreditë e ndërmarrjeve dhe ekonomive

Page 37: RRITJA E KONKURRENCËS NË SEKTORIN BANKAR DHE NDIKIMI …

26

Depozitat

(Banka Qendrore e Kosovës, 2017)Depozitat në sektorin bankar të Kosovës shënuan rritje

vjetore prej 9.3 përqind, ritëm ky i përshpejtuar krahasuar me periudhat paraprake (3.5

përqind në mars 2016). Deri në mars 2017, depozitat arritën në 2.91 miliardë euro (figura 3).

Normat e interesit në kredi

(Banka Qendrore e Kosovës, 2017) Norma mesatare e interesit në kreditë ndaj ndërmarrjeve

u zvogëlua në 6.8 përqind nga 7.0 përqind sa ishte në mars 2016 (figura 4).

Në kuadër të kësaj kategorie, normat e interesit në kreditë investuese dhe jo-investuese

vazhdojnë të përcjellin trend rënës.

Në mars 2017, vërehet rënie më e lehtë e normave të interesit në kreditë për ndërmarrjet në

krahasim me periudhat paraprake.

2, 900

2, 800

2, 700

9.3%

2, 500

7.1%

2, 400 5.9%

2, 300 3.5%

2, 100

18%

16%

14%

12%

10%

8%

6%

4%

Depozitat Ndryshimi vjetor

Figura 3. Depozitat, në milionë euro

Page 38: RRITJA E KONKURRENCËS NË SEKTORIN BANKAR DHE NDIKIMI …

27

Kreditë për ekonomitë familjare gjithashtu shënuan rënie të normës mesatare të interesit në

7.5 përqind (8.1 përqind në mars 2016). Në kuadër të kredive për ekonomitë familjare, norma

mesatare e interesit për kreditë konsumuese dhe për ato hipotekare vazhduan të ndjekin trend

rënës

Normat e interesit në depozita

(Banka Qendrore e Kosovës, 2017)Norma mesatare e interesit në gjithsej depozitat u rrit

lehtësisht kundrejt periudhës së njëjtë të vitit paraprak. Rritja prej 0.1 pikë përqindje e normës

së interesit në kreditë ndaj ndërmarrjeve bëri që norma mesatare e interesit në gjithsej

depozitat të ngritët me po të njëjtin nivel (figura 5)

17%

15%

13%

11%

7%

5%

Sektori i bujqësisë Sektori i industrisë Sektori i shërbimeve Sektorët tjerë

Figura 4. Norma mesatare e interesit në kredi, sipas sektoreve ekonomike

Page 39: RRITJA E KONKURRENCËS NË SEKTORIN BANKAR DHE NDIKIMI …

28

Norma mesatare e interesit në depozitat e ndërmarrjeve arriti në 1.2 përqind, një rritje prej

0.1 pikë përqindje. Më saktësisht, rritje shënuan normat e interesit në depozitat e kursimit

dhe ato të afatizuara të ndërmarrjeve prej 0.2 përkatësisht 0.1 pikë përqindje.

5.2.Efekti i teknologjise ne afarizmin e bankave

(Luboteni Gazmend, 2013) Karakteristike kryesore e zhvillimit bashkohore të shoqerisë në

botë është depertimi gjithënjë e më i madh ne shkence dhe teknogogjisë në të gjitha sferat e

ekonomike dhe shoqërore. Procesi i kompjuterizimit që ka të bëj me futjen e makinave

elektronike më qellim të ndertimit të sistemeve më të përsosura informative, viteve të fundit

është përhere e më I theksuar.

Informata është bërë kërkese kyqe për qeverisjen e drejtë të ndërmarrjeve por edhe për

institucionet financiare të bankave. Përiudha në të cilën ndodhemi shpeshëher në mënyre të

popullarizuar quhet epoka e informative. Në revolucionin informative kanë ndikuar tri

trende:

1. Afrimi I teknologjisë së kompjutërve me teknologjinë e komunikimit

2. 5%

2. 0%

1. 5%

1. 0%

0. 5%

Gjithsej d\epozit at Depozitat për ekonomitë familjare

Depozitat për ndërmarrje

Figura 5. Norma mesatare e interesit në depozita

Page 40: RRITJA E KONKURRENCËS NË SEKTORIN BANKAR DHE NDIKIMI …

29

2. Zvogëlimi I konsideruëshem I kostos së komponentëvë elektronikë

3. Pranimi I gjërë I teknologjisë nga ana e atyre të cilët duhet ta përdorin atë.

Për të siguruar afarizëm të suksesëshem bankat gjithënjë duhet të disponojnë llojë të

ndryshme informatash. Keto informata kategorizohen në shtatë grupe.

a) Informatat mbi afarizmin e përgjithshëm

b) Informatat financiare

c) Informatat afariste lokale

d) Informatat mbi komitentët

e) Informatat mbi afarizmin e brendshëm

f) Informatat mbi konkurentet.

Informatat mbi afarizmin e përgjithshëm paraqesin të dhënat mbi afarizmin dhe

zhvillimin ekonomik kombëtar e nderkombëtar

Informatat financiare paraqensin informatat mbi zhvillimet në fushen e sherbimeve

financiare Informatat afariste paraqesin informatat mbi afarizmin në përgjithesi dhe

afarizmin e ndermarrjeve të veqanta në hapsiren në të cilën vepron banka

Informatat mbi paraqesin infoirmatrat mbi transakcionet me secilin komitent të bankes si

dhe të dhënat analitike mbi segmentet e ndryshme të afarizmit të komitentëve

Informatat mbi afarizmin e brendshëm kanë të bëjne me te dhënat financiare e statistikore

mbi të gjitha aspektet e operacioneve të bankës

Informatat mbi konkurentet. Përfshijnë informatat komperative mbi afarizmin e

konkurentëve të bankes.

Sistemet Bankare Elektronike

(Luboteni Gazmend, 2013) Përdorimi i gjerë i kompjutërve sidomos në vendet e zhvilluara

në kombinimin e sistemit bashkëohore të telekomunikimit ka shkakëtuar ndryshime të mëdha

teknologjikë në funksionimine bankave, ne ditët e sotme zhvillimi I afarizmit bankarë perms

tekonologjisë dhe bartjes së informative në distancë është në kulminancionin dhe se përmes

inovacioneve në teknologji po ofrohen shërbime bankare permesë zhvillimeve ne teknologji

duke ofruar shume të lehta në realizimin e transakcioneve dhe më kosto më të lirë.

Page 41: RRITJA E KONKURRENCËS NË SEKTORIN BANKAR DHE NDIKIMI …

30

Në diten e sotme janë paraqitur diasa nga inovacionët me të rëndesishme.

1. Kartelat plastime

2. Automatet për terheqjen e parave

3. POS

4. Afarizmi banker shtëpiak (Home Banking)

Kartelat plasitike kanë të bëjnë më lloje të ndryshme të kartave plastikë më anë të të cilave

konsumatorët mund të bëjnë pagesa të ndryshme më markete, dyqane etj Ndonjëherë keto

quhen edhe paratë plastikë.

Automatet për terheqjen e parave-ATM janë automatë bankarë të cilët I kryejnë

operacionet rutinore për shfrytëzuesit ATM janë aparate të cilat kanë on-line lidhje më bazën

e të dhënavë në bankë. ATM-të paraqesin makina elektronike të cilat mundesojne terheqjen

dhe deponimin e parave ne llogari te komitentëve vendor dhe të huaj.

POS është system shumë I rendesishëm elektronik I cili e lidh konsumatorin, bankën dhe

tregtinë. Këtu kemi të bejmë me sistemin elektronik për pagimin e mallit të blerë.

Konsumatori me anë të kartelës kreditore ose debitore, përmes terminaleve online e vë lidhjen

me kompjuterin e bankës që e ka të leshuar kartën.

Afarizmi banker shtëpiak (Home Banking) ka të bëjë me transakcionet rutinore të

qytetarëve me bankën që nenkuptonë se kemi të bëjme edhe me sistemin informative

shtëpijak përmes të cilit mund të barten informatat e ndryshme.

Page 42: RRITJA E KONKURRENCËS NË SEKTORIN BANKAR DHE NDIKIMI …

31

6. KONKLUZIONE DHE REKOMANDIME

(Kryeziu Refik, 2012) (Instituti Riinvest, 2015) Në kuadër të shqyrtimit të problematikës së

sistemit bankar dhe të sistemit kreditor dhe atij te normave te interesit si dhe të mundësisë

së zhvillimit të mëtutjeshëm të këtij sistemi japim këto

6.1.Konluzione:

Sektori bankar deri në gund të vitit 2008 ne vazhdimesi ka rritur net profitin (34 milion

Euro), ky trend është percjnellë nga një rënie ne vitin 2009, ku profiti i banave ka rënie 27.4

milion euro. Kësaj rënie (24.1%) i atribuohet dy arsye: burokracia e bankave dhe mos

ekspozimi i ndaj riskut (me se shumti për shkak të krizave me borxhe publike në Eurozonë)

që kanë bërë që të ngriten standardet e dhënies së kredive për NVM. Megjithatë, rezultatet

na tregojnë që net profiti i bankave ka pasur nje trend të rritjes përsëri në vitin 2010, dhe

gjithashtu ka vazhduar në vitin 2011, ku nga fundi i këtij viti sasia e përgjithshme e net

profititi në sektorin bankar ishte rreth 37 milion, me një ngritje vjetore prej 13 %.

Për me shumë, koncentrimi i lartë i sektorit bankar (i matur me indeksin Hefindahi

Hirshman (HHI) me 2,175 pikë në tregun e depozitave dhe kredive së bashku, ka pasur nje

relacion pozitiv me shpërndarjen e normave të interesit (interest rate spreads) ku sa më lartë

është koncentrimi i tregut bankar, më i lartë është shpërndarja e interesit. Në bazë të

hulumtitmit te Riinvest është konstatuar se sistemi bankar në Kosovë mbetet shumë i

koncentruar ku tri bankat më të medha i mbulojne 74% te aseteve në sektorin bankar. Kjo

do te thotë që bankat në Kosovë vazhdojnë të mbështeten rëndë në strategjinë e

shpwrndarjes së normës së interesit, kështu duke i mbajtur artificialisht normat e larta të

interesit në kredi

.

Page 43: RRITJA E KONKURRENCËS NË SEKTORIN BANKAR DHE NDIKIMI …

32

6.2.Rekomandime:

(Kryeziu Refik, 2012) Banka Qendrore të angazhohet që t`i licencojë bankat e reja, për të

shtuar bankat komerciale, sidomos ato vendore, me qëllim që të shtohet konkurrenca, ku

efektet dhe ndikimi në zhvillimin ekonomik do të jetë më i madh se deri tani.

Në këto rrethana propozojmë të shqyrtohet mundësia e inicimit të një politike të re kreditimi,

të aplikohen përqindje më të ulëta të normave të interesit si dhe zgjatja e afatit të shlyerjes së

kredive për disa sektorë perspektivë, me qëllim që ato të mbështeten më tepër.

Të ndërmerret një iniciativë për realizimin e një projekti në drejtim të organizimit të

përbashkët të institucioneve bankare, pra në krijimin e një qendre informatave për qytetarët

dhe subjektet ekonomike, të cilat kërkojnë kredi apo japin depozita (kursime) në institucionet

financiare, me qëllim që të kenë informata të mjaftueshme për kushtet dhe kriteret e tyre.

Qeveria duhet të fuqizojë rritjen ekonomike në nivelin makroekonomik duke bërë reforma

në ambientin biznesor përmes uljes së nivelit të informalitetit në ekonomi, luftuar

konkurrencën e pandershme, tatimimin e tepruar, dhe rregulloret qeveritare të

papërshtatshme. Reformat duhet që kryesisht të targetojnë promovimin e konkurrencës dhe

zhvillimin e sektorit privat si mjet i rritjes ekonomike dhe kështu të trajtojnë stagnimin

aktual të bizneseve. Përmirësimi i ambientit biznesor do të rezultojë në uljen e riskut të

kredive, si një nga faktorët kryesorë të normave të interesit në Kosovë.

Reformat institucionale sic janë përmirësimi i sundimit të ligjit, luftimi i korrupsionit, luftimi

i ekonomisë alternative (jo me kesh) do të krijonte kushte më të favorshme për bizneset

ekzistente dhe njëkohësisht do të tërhiqte investime të jashtme në tregjet financiare në

Kosovë. Për të parën, stimujt për formalizim do të përmirësonin raportimin financiar, ndërkaq

për të dytën konkurenca në tregun financiar do të ofronte mundësi të mëtejshme për uljen e

normës aktuale të interesit.

Zgjidhja e problemit tv sistemit kadastral, si dhe rritja e eficiences së sistemit gjyqësor do te

rezultonte në ekzekutimin më të lehtë te kolateralit të premtuar dhe pengut. Efiçienca aktuale

–shumë e pakënaqur, mungesa e nje mekanizimi efikas dhe eficient për zgjidhen e shpejt të

Page 44: RRITJA E KONKURRENCËS NË SEKTORIN BANKAR DHE NDIKIMI …

33

rasteve gjyqësore veshtirson mundësinë për uljen e normës aktuale të inetresit. Krijimi i

gjykatave speciale ekonomike përmes së cilave rastet biznesore do të ndaheshin nga rastet e

përgjithshme do te kountribonte në ulje te ndjeshme të ngarkesave aktuale. Kjo do te

eliminonte nje nga pengesat kryesore te jo-efikasitetit gjyqësor, të cilit i referohen bankat dhe

bizneset ne çdo kohë.

Shtimi i mëtjshvm i konkurencës në sistemin financiar mund tv jetë zgjedhja e problemit.

Qeveria duhet të vendosë politika favorizuese për investime (në mënyrë që të tërheqë

investime të jashtme direkte të mundshme në sektorin bankar), përmes marketingut agresiv

të kushteve investive në sistemin bankar të Kosovës dhe sektorët e tjerë.

Ne menyrë që të shmangë krizat potenciale nga sektori financiar dhe ekonomia në përgjithësi,

Qeveria duhet te fillojë procesin e përmbushjes së kërkesave kualitative në kushtet e

paraqitura nga FMN-ja, Banka Botërore dhe BE-ja lidhur me shpenzimet qeveritare, dhe

krijimin e një sigurie që do të ofrohet nga këto organizata në rast të ndonjë krize.

Page 45: RRITJA E KONKURRENCËS NË SEKTORIN BANKAR DHE NDIKIMI …

34

7. REFERENCAT

- Banka Qendrore e Kosovës. (2017). Raporti i Stabilotetit Financiar. Prishtinë:

http://bqk-kos.org/repository/docs/2015/02.%20BQK_RSF%20-%2010.pdf.

- Edon Xharra . (2013). http://old.zeri.info/artikulli/5417/pse-jane-kaq-te-larta-

normat-e-interesit-ne-kosove. (Z. info, Producenti)

- Instituti Riinvest. (2015).

http://www.riinvestinstitute.org/uploads/files/2016/October/19/Sektori_Bankar_-

_Ndihmes_apo_Barrier1476867101.pdf. (F. i. Hapur, Producenti)

- Komoni Sabahudin. (2009). Financat (bot. i Vellimi i pare). Prishtine: Universiteti i

Prishtines .

- Kryeziu Refik. (2012). Sistemi bankar e kreditor dhe ndikimi i tij në zhvillimin

ekonomik. Gjetur në https://aab-edu.net/downloads/01_2012_sq_11____VD1x1.pdf.

- Luboteni Gazmend. (2013). Bankat dhe Afarizmi Bankar. Në G. Luboteni. Prishtine,

Kosove: Grafika Rezniqi.

- Metodat e hulumtimit. (2015). Funksionimi i burimeve njerezore ne kompanite

private. Punim . Univeristeti per teknogji dhe biznes.

- Mishkin S. Frederik. (2014). Ekonomia e parasë,veprimtarisë bankare dhe tregjeve

financiare. Media Print.