Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, mars

20
Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, mars, 2009 DITURIA E boton QKSH”Migjeni” Borås-Suedi Viti III , Nr. 3 GËZUAR NJË VJETORI I PAVARËSISË KOSOVË ! Skene-Suedi 21 shkurt 2009

Transcript of Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, mars

Page 1: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, mars

Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, mars, 2009

DITURIAE boton QKSH”Migjeni” Borås-SuediViti III , Nr. 3

GËZUAR NJË VJETORI I PAVARËSISË KOSOVË !

Skene-Suedi 21 shkurt 2009

Page 2: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, mars
Page 3: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, mars

Sokol DEMAKU - Skene - Suedi

KOSOVE GËZUAR NJËVJETORIN E PAVARËSISËMe 21 shkurt në qytetin e vogël suedez në Suedin përendimore të quajtur Skene shqiptaret që jetojnë dhe veprojnë në në këto treva kishin organizuar manifestimin qendror për festimin e nje vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.Në fjalëne tij veprimtari Avni Ismaili përshendeti të pranishmit me UriminKOSOVË – GËZUAR PAVARËSIN!Me intonimnin e himnit shtetëror filloj manifestimi ku mbi 200 të pranishëm në sallë ishin tubuar që të kremtojnë këtë ditë të madhe. Të prnanishmëve iu drejtua Avni Ismaili aktivist i dalluar në jeten kulturore ketu në këtë qytet i cili foli për rëndësin që ka kjo ditë për ne shqiptarët, ku në sallën ku zhvilloj aktiviteti në pjesën e lart të murit, ku ishte e improvizuar një kënd për grupin muzikor dhe pjesen artistike të kësaj mbrëmje festive, ishin të vendosur Flamuri i Kosovës, Flamuri Kombëtar , Flamuri amerikan, Flamuri suedez, fotografitë e Ibrahim Rugovës dhe komandantit legjendar Adem Jasharit si dhe mbishkrimi me shkronja kuq e zi:”KOSOVËS GËZUAR NJË VJETORIN E PA-VARËSISË”!Pjesen artistike të kësaj mbrëmje festive e ud-hëhoqën të rinjët Agnesa Bekteshi dhe Liridon Mavraj, nxënës. Nxënësit dhe të rinjët e ketij qyteti nën përku-jdesjen e mësusit të gjuhës shqipe në keto treva kishin përgatitur nje kollaz muzikoro humoristik për këte dite me rëndësi për kombin shqiptar.Ishte kënaqesi të degjoje voglushet dhe voglushit shqiptar duke recituar për atdheun, kombin, heronjët dhe të arriturat e vendit tonë.Ishte interesant skeqi mes ”Ramadanit dhe Zhivkos” dy fqinje të dikurshem e sot…. Ku kjo u prit me ova-cione të gjata nga të pranishmit.Po ashtu edhe skeqet humoristike të benin përshtypjen se keta fëmije dhe të rinjë kanë se cka të prezentojnë para publikut apo me mire te themi para prinderve të tyre dhe mysafirëve të ftuar.Muharem Shabani dhe Agim Bekteshi thonë se kjo është traditë e shqiptareve këtu, se jo vetem dita e pa-varesë së Kosovës por edhe festat tjera kombëtare ketu festohen në menyrë madheshtore, e kete ne e bejme thon ata qe fëmija tant ë dinë me teper per vendlindjen, per atdheun se jemi larg e atyre eu duhet kurr me shume që të kene njohuri për vendlindjen.Por eshte pune e madhe thone keta bashkepunimi mes familjes dhe shkolles ku ka dhene rezultate pozitive dhe kjo shihet nga puna dhe ajo cka fëmija tonë dinë dhe mund të hsprehin para mysafirëve tanë.Kjo ishte nje mbëmje e cila do mbahet mend kohe të gjatë , u festua deri ne oret e hershme të mengjesit e të gjithë ishin të kenaqur dhe te entuziasmaur me këtë.Ishte kënaqesi kur vallëzohej me falmurin kombëtar të bashkuar me flamurin e Kosovës nga të rinjët dhe të rejat që ishin në valle. Pra ky nje gjest që simbolizon deshirën për bashkim kombetar.

Page 4: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, mars

Stafi i revistës “Dituria” urojmë të gjithë mesuesit në mbarë botën ku ata ndodhën “Gezuar 7 marsin!”Më 7 mars, ditë e shpallur me një vendim të qeverisë shqiptare si “Dita Kombëtare e Mësuesve”, mbushen 121 vjet nga krijimi i “Mësonjëtores” së parë shqipe në qytetin e Korçës, një qytet me tradita patriotike dhe mësimdashëse në Juglindje të Shqipërisë. “Mësonjëtorja” e parë u çel në 7 mars në 1887, në kushtet e pushtimit otoman dhe ajo u krijua nga një grup rilindasish, ndërsa ishte e para shkollë fillore me një fizionomi të theksuar kombëtare dhe laike, ku të gjitha mësimet jepeshin në gjuhën shqipe. Sipas dokumenteve të kohës, veprimtaria e kësaj shkolle përshkohej nga idetë patriotike, edukata e punës dhe dashuria për dije. “Mësonjëtorja” e parë shqipe u përkrah gjerësisht nga masat patriotike korçare dhe ato të mërgimit. Në këtë shkollë jepeshin lëndët: shkrim, këndim, gjuhë shqipe, gramatikë shqipe, histori e Shqipërisë, gjeografi, aritmetikë. Rëndësia e krijimit të kësaj shkolle qëndron në faktin se ajo institucionalizoi mësimin e gjuhës shqipe në Shqipëri dhe krijoi një plejadë njerëzish, të cilët u bënë më vonë veprimtarë të lëvizjes për çlirim kombëtar dhe shoqëror të vendit. Në përkujtim të krijimit të “Mësonjëtores” së parë shqipe, me vendim të qeverisë shqiptare, në vitin 1960 u vendos që 7 Marsi të njihet si “Dita Kombëtare e Mësuesve”. Sot, 7 Marsi kremtohet nga të gjithë shqiptarët, nxënësit në mbarë vendin, në shenjë vlerësimi të traditave më të mira të shkollës kombëtare shqipe, të figurës së nderuar të mësuesit.Ne stafi i revistës “Dituria”,urojme te gjitha nenat,motrat e grate shqiptare,ane e mbane botes ku ata jetojne e punojne dhe edukojne femijet e tyre me frymen e dashurise per njeri tjetrin e per vendin e gjuhen e paster shqipe. Te nderuara nena,motra e gra shqiptare,Gezuar 8 Marsin ,festen tuaj.Mbretrofte paqja, lumturia e harmonia gjithmone ne shtepijat tuaja...8 marsi eshte dita nderkombetare e grave. Kjo dite festohet ne shume vende te botes. Dita nderkombetare e grave eshte historia e grave te zakonshme qe kane bere histori. Kjo dite eshte rrenjosur si lufte shekul-lore e grave per te marre pjese ne shoqeri ne nivel te barabarte me burrat. Ideja e dites nderkombetare te grave erdhi ne fillim te shekullit 20 qe ne boten e industrializuar si pjese e zgjerimit, rritjes se popullsise dhe ideologjive radikale. Ndaj sot ne kete dite ne te gjithe nderojme punen e tyre te madhe ne edukimin dhe ecurine per pregatitjen e nje brezi te ri me vitytet me te mira per te ecur perpara ne rrugen e veshtire te jetes.Te kujtojme sakrificat e tyre.Te tregojme me shume respekt per punen e vepren e tyre.Fillimisht më 8 mars 1875,Në ndërmarrëjen e Tekstilit në Nju-Jorkgratë u ngritën në protesta kundër kushteve çnjerëzore të punës,orarit të gjatë të punës,dhe pagave të ulëta.Rrëpatjet e grave drejt realizimit të drejtave të tyre nuk pushuan asnjëherëMë vonë në Copenhagen në Mbledhjen ndërkombëtare të Socialistëve,u vendos të mirren parasysh disa nga kërkesat e grave,mbledhje ku morën pjesë 100 gra nga 17 vende të botës,por nuk u vendos data kur duhej të shënohej kjo ditë.Fillimisht kjo ditë manifestohej të dielen e fundit të fund shkurtit.Më 1911,Danimarka,Gjermania,Zvicrra dhe Austria,shenuan këtë ditë ku morën pjesë miliona burra dhe gra,ku veq kërkesave të më parshme gratë kërkuan edhe të drejtën e votës.Më 1913-1914,në prag të Luftës së Parë Botrore,gratë ruse protestuan kunder luftes,dhe u solidarizuan me motrat e tyre duke shenuar diten e grave.Vetëm me 1917 u caktua data e shenimit te dites se grave kur 23 shkurti i kalendarit Julian qe perdorej nëRusi,sipas kalendarit Gregorian që përdorej në botëpërkonte me daten 8 mars.Ky ishte vendimi përfundimtar që u zgjodh 8 marsi,festa ndërkombëtare e grave,edhe pse në shumë vende Evropiane sot nuk festohet kjo datë ,kështu ishte vendosur më 8mars 1917.Sot të zëmë në Gjermani e Zvicërr gratë e tyre as nuk dijnë për këtë datë nga se dita e nënave atje festohet në maj,por zanafilla e ditës së gruas vjen 8 marsi 1917,të cilen nuk mund as ta ndryshojmë.Edhe sot reflektimi i grave për progres dhe ndryshime,guximi per realizimin e të drejtave të tyre nuk pushon.Megjithatë gratë tona shqiptare nën kohën e roberisë dhe varfrimit,kanë vuajtur shumë,kanë dhënë sakrifica,por nuk kanë pushuar synimin për realizimin e të drejtave të tyre.Fatbardhësisht sot gratë tona kanë hapur portat e tyre te te drejtave.Femrat tona të emancipuara hapërojnë krah me meshkujt në qdo porë të jetës.Andaj më lejoni mes këtyre rreshtave,që femres shqiptare kudo që ndodhet të i uroj festën e tyre,shëndet,suksese,fat e lumturi në qdo fushë të jetës.Edhe njehere gezuar 8 marsin festen tuaj te nderuara nenat,motrat tona e grate shqiptare,gezuar!

GËZUAR 7 MARSIN MËSUES TË DASHUR, GËZUAR 8 MARSIN NËNA, MOTRA DHE GRA TË DASHURA!

Page 5: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, mars

Shaban Polluzha, organizator i luftës për çlirimin e Kosovës Me këtë rast, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, theksoi se heroizmi dhe vizioni i Shaban Polluzhës, ka bërë që i tërë kombi shqiptar të krenohet me figurat e tilla, emrat e të cilëve mbeten legjenda të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Ai tha se Shaban Polluzha është figura më e ndritur e popullit shqiptar. “Shaban Polluzha, është njeriu i vizionit, figurë e trimërisë dhe i nismës së një rezistence të madhe kundër uverturave serbo-çetnike, të cilat ishin të orientuara kundër popullit të Kosovës. Bacë Shabani është njeri i refuzimit dhe kundërshtimit të regjimit komunist dhe krajatave që po i bëheshin pas shpine Kosovës”, theksoi kryeministri Thaçi, duke shtuar se ai ishte hero i përpjekjeve të mëdha për liri dhe shtet të Kosovës. Duke folur për rolin historik të heroit Polluzha, kryeministri Thaçi, vlerësoi se ai ishte njeri, ndërtues i një epoke të re për lirinë e Kosovës. “Duke përkujtuar figurën e heroit Polluzha, anga-zhimi dhe guximi i tij më bëjnë të ndihem krenar, pikërisht sot kur ne përkujtojmë këtë ditë të madhe të komandantit Shaban Polluzha, bashkë me të rënët e shumë bashkëluftëtarëve të tij të lëvizjes çlirimtare të Kosovës”, vlerësoi Thaçi, duke shtuar se nuk ishte vetëm guximi dhe heroizmi i pashoq, po bacë

Shabani ishte edhe njeriu i cili ndërtoi raport të ri të Kosovës në marrëdhëniet ndërkombëtare, duke sen-sibilizuar përpjekjet liridashëse të popullit shqiptar për liri dhe shtetësi. Ai shtoi se Shaban Polluzha, ishte luftëtari i demokracisë së kësaj ane, nga fakti se ai luftoi vendosmërisht kundër diktaturës komuniste, fryma e së cilës fillonte një pushtim të ri për Kos-ovën dhe shqiptarët. “Brigada e Polluzhës përbëhej nga njerëzit më të mirë të kombit tonë, ata të cilët treguan guxim dhe trimëri që t’u thonë jo përpjekjeve antishqiptare. Vepra dhe heroizmi i tij mbeten mësim për gjeneratat e reja, të cilat vazhduan rrugën e lirisë, të cilën ne sot e gëzojmë”, theksoi Thaçi, duke shtuar se liria dhe pavarësia e Kosovës janë arritur falë angazhimit, heroizmit dhe guximit të brezave më të çmuar të kombit tonë. Ai tha se 53 vjet pas rënies së Shaban Polluzhës, luftuan heroiki-sht komandanti legjendar Adem Jashari, për të filluar një epokë te re për historinë e Kosovës.

Rruga e lirisë-sakrificë sublime kom-bëtare Idealet dhe objektivat e heroit Shaban Polluzha, ishin mesazh dhe reflektime të denja kombëtare, shkëndijat e të cilit mbajtën gjallë vullnetin e kombit shqiptar për liri dhe pavarësi. Kështu vlerësoi, pub-licisti Agim Zogaj, duke iu referuar rolit të figurës së heroit Polluzha, në përpjekjet e tij dhe të popullit

Përkujtohet heroi Shaban Polluzha

Rruga e pavarësisë - histori e shkruar me gjakIdealet dhe objektivat e heroit Shaban Polluzha, ishin mesazh dhe reflektime të denja kombëtare, shkëndijat e të cilit mbajtën gjallë vullnetin e kombit shqiptar për liri dhe pavarësi.

Në akademinë përkujtimore të mbajtur në Prishtinë, me rastin e 64-vjetorit të rënies së heroit të Kosovës, Shaban Polluzha, udhëheqësit e lartë të shtetit, studiues të historiografisë dhe bashkëluftëtarë të Shabanit, e vlerësuan lart tribunin e popullit, i cili nuk kurseu asgjë për të mbrojtur atdheun, truallin dhe kullat. Në këtë rast, figura e Shaban Polluzhës është

vlerësuar si hero legjendar, njeriu i cili organizoi dhe udhëhoqi luftën e armatosur kundër pushtuesit ser-bosllav në periudhën e fundit të Luftës II Botërore (1945).

Page 6: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, mars

shqiptar për liri. “Lufta e Shaban Polluzhës, në vitin 1945, ishte një simbol i rezistencës shqiptare, e cila më vonë është bartur edhe nën luftën emblematike të UÇK-së. Në fakt betejat e armatosura e viteve të 45-ta përbënin një luftë me përmasa, ideale, qëllime, objektiva dhe me reflektime të thella kombëtare”, vlerësoi Zogaj, duke shtuar se ky dimension i luftës së Shaban Polluzhës me aradhet e tij, mbetet jo vetëm kujtesë e lavdishme, por edhe si frymëzim qenësor dhe shpirtëror për Kosovën tonë të pa-varur dhe demokratike. Ai përkujtoi rrezikun që ka ndier Shaban Polluzha pas ndikimit dominant të shovinistëve serbë, të cilat nuk i njohën vendimet e Konferencës së Bujanit dhe e ripushtuan Kosovën. Ndërkaq, aktivisti i çështjes kombëtare, Adem De-maçi, theksoi se nëse atëherë vdiqëm që ta mbronim veten, sot me sakrifica të mëdha dhe falë ndihmës së miqve tanë, Kosova ka filluar të lulëzojë si një shtet i qëndrueshëm, duke lëshuar mesazhin e stabilitetit dhe modernizmit të shqiptarëve. Ndërkaq, duke folur për rrjedhat e brendshme, Demaçi, kritikoi bashkësi-në ndërkombëtare për lojalitet të madh ndaj Serbisë. “Mos e lazdroni shumë Serbinë. Edhe sot e kësaj dite në këtë vend, kanë mbetur në udhëheqësi po ata çetnikë që kanë qenë”, theksoi Demaçi. Shaban Pol-luzha lindi në vitin 1873 dhe u vra gjatë përpalljes me komunistët serbo-jugosllav në vitin 1945, pas një lufte heroike që bëri brigada e tij, e cila numëronte mijëra anëtarë nga të gjitha viset e Kosovës.

Shaban Polluzha nderohet me Urdhrin “Hero i Kosovës” Presidenti Sejdiu dekoroi Shaban Polluzhën me Urdhrin “Hero i Kosovës”. Në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, neni 84, pika 28, si dhe në bazë të Rregullores mbi Dekoratat, Urdhrat dhe Titujt e Nderit të Kosovës që i jep Presidenti i Republikës së Kosovës dhe Procedurat e Dhënies së Tyre, neni 3, 19 dhe 34, Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu ka marrë vendim që ta dekorojë me Urdhrin “Hero i Kosovës” luftëtarin e shquar Shaban Polluzha, për kontributin e dhënë dhe trimërinë e treguar në luftën çlirimtare për lirinë e Kosovës gjatë viteve ‘40 të shekullit të kaluar. Ky Urdhër u jepet figurave historike shqiptare dhe të Kosovës të kohëve moderne nga Lidhja e Prizrenit e këndej, si dhe qytetarëve të Kosovës që kanë bërë vepra trimërie për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Vendimi hyn në fuqi menjëherë, kurse medalja me Urdhrin “Hero i Kosovës” do t’u dorëzohet familjarëve të Shaban Polluzhës në një ceremoni të veçantë

Nebih BUNJAKU

RRUGËS SË DIELLIT

Shaban Palluzhës Dardania kur digjej flakë nga piromanët e tërbuar asnjë i ri plak as plakë s’donte vatrën për ta lëshuar nëpër krisma dhe acar dielli shahej veç sllavisht zemra eshkë ndizej zjarr gjoksi hapej martirisht e me armë rrugës së diellit nuk e braktisi Dardaninë meteor Shaban Palluzha shumë e deshi Ilirinë të lajthiturve nga drit’e hënës përbetuar në yll të kuq mos lejoni u tha në Besianë lot e gjak t’na shkojnë huq me agimin në rrugën e diellit si në legjendë dikur Anteu maja e Lisit Shaban Palluzha htriu rrënjët n’thellësi dheu

Halil Xani

LIRISË

Në Likashan e Drenicë Lirisë iu gëzua edhe guri Në fshat mbi gjashtë lisat Lirshëm valon flamuri. Liria ka aromë lulkuqeje E ngjyrosur me ngjyrë gjaku Ajo ka flatra sikur pëllumbi Vjen e na përgëzon te pragu. Dhe ju pyetni kush e solli Nga Bajgora n`male të Sharrit Në gjithë Kosovën atë e solli Ushtria e Adem Jasharit.

Page 7: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, mars

Jeronim de Rada është Poet, publicist, folklorist, filolog dhe mësues, themeluesi i letërsisë dhe i kulturës arbëreshe. Lindi në Makia të Kalabrisë mësimet e para i kreu në kolegjin e Shën Adrianit të Shën Mitër Koronës. Më 1834 shkoi për të studiuar drejtësi në Napoli, ku mori pjesë gjallërisht në lëvizjen politike dhe kulturore të kohës. Më 1848 nxori të parën gazetë shqiptare “L’Albanese d’Italia” , në të cilën shprehu pikë-pamjet e tij për ngjarjet e kohës.

NË PËRVJETORIN E VDEKJES SË JERONIM DE RADËS

Pas dështimit të revolucionit më 1848 e mbylli gazetën dhe i zhgënjyer u tërhoq në fshatin e tij të lindjes der! në fillim të viteve 60 të shek. XIX. Duke nisur nga v. 1861, në jetën e De Rada nisi një fazë e re, kur ai shfaqet si një nga figurat më në zë te Rilindjes sonë Kombëtare. Pas traktatit Parimet e estetikës (Principii di estetica, 1861) botoi veprat hashtësia e kombit shqiptar (Antichità della nazione albanase, 1864) dhe Rap-sodi të një poeme arbëreshe (Rap-sodie d’un poema albanese, 1866), që luajtën një rol të rëndësishëm për propagandimin e çështjes kombëtare shqiptare. Hyri në kor-respondencë me patriotët shqiptarë dhe me personalitetet kulturore ev-ropiane, dashamirë të Shqipërisë, ndoqi me interes të gjallë ngjarjet në Shqipëri. Më 1878 përkrahu Lidhjen Shqiptare të Prizrenit dhe ngriti zërin kundër gjymtimit tokë-sor të Shqipërisë. Një ndihmesë të çmuar çështjes kombëtare i dha me revistën Flamuri Arbrit , që botoi në vitet 1883-1885. Në Testamentin politik (1902) shprehu optimizmin në të ardhmen e Shq-ipërisë dhe pakënaqësinë e tij ndaj politikës imperialiste të Italisë ndaj atdheut të të parëve.Zhvilloi një veprimtari të frytshme edhe në fushën e studimeve gjuhë-sore; u kushtoi vemendje çështjeve të prejardhjes së shqiptarëve dhe të gjuhës shqipe, duke mbrojtur lashtësinë e tyre. De Rada është nga të parët studiues vendës të strukturës gramatikore të shqipes.

Në të dy veprat gramatikore që hartoi (1870, 1894) vuri në dukje aspekte të patheksuara më parë nga dijetarë shqiptarë dhe albanologë dhe dukuri gjuhësore të pastudi-uara ose të panjohura. Në veprat e tij gjuhësore jepen të dhëna me interes për të folmet arbëreshe. Bëri përpjekje të vijueshme për një alfabet të përbashkët të shqipes që të jepte një sistem sa më të plotë dhe të përshtatshëm për shqipen me karaktere latine, të plotësuara me shenja diakritike. Në veprim-tarinë gjuhësore të De Rada duhet përmendur edhe organizimi i dy kongreseve gjuhësore të shqipes, i pari (1895) në Koriliano Kalabro, i dyti (1897) në Lungro ( Kon-greset gjuhësore arbëreshe). Dha me vetmohim mësimin e shqipes në Kolegjin arbëresh të Shën Mitër Koronës për dhjetëvjeçarë të tërë gjersa vdiq.E gjerë është edhe krijimtaria po-etike e De Rada Nisi të botojë që herët por krijimi që i solli famën si poet me talent të shquar është poe-ma lirike-epike Këngët e Milosaos (1836), vepra e parë e letërsisë sonë me vlera të mëdha artistike. Në qendër të veprës është historia e një çifti të ri që bashkohet pas shumë pengesash. Autori nuk kufi-zohet me dënimin e paragjykimeve klasore që pengonin lumturinë e të rinjve; në vepër kumboi ideja e detyrës ndaj atdheut dhe e gatish-mërisë për të luftuar për mbrojtjen e tij. Historia e dashurisë fatkeqe midis dy të rinjve nga rrethet aris

tokratike të Shqipërisë së shekullit XV është edhe në qendër të po-emës Serafina Topia, mbi të cilën poeti punoi në vitet 1839-1843. I pakënaqur nga puna e tij, De Rada këtë subjekte rimori në poemën Pasqgra e një jete njerëzore (1898) duke e zgjeruar dhe duke trajtuar në të një problematikë më aktuale për kohën, luftën kundër pushtuesit otoman. Vepra më e rëndësishme e De Radaës është Skënderbeu i pafan, të cilën e mbajti në duar një kohë të gjatë (1837-1896). Skën-derbeu i pafan është kryevepra e De Radës në të u dukën në mënyrë të qartë veçoritë kryesore të talentit të tij, si mjeshtër i tablove të gjera historike dhe i përshkrimit me zotësi të botës së brendshme të her-onjve, të mendimeve dhe të ndjen-jave më të thella e më të fshehta të njeriut. Si poet, sidomos në Këngët e Milosaos, De Rada u çmua lart edhe nga rrethet letrare evropiane.De Rada luajti një rol të madh në historinë e letërsisë shqiptare; ai është i pari që shkroi vepra me frymë kombëtare. Figura e tij ngrihet si figura më e kulluar dhe më e fuqishme e letërsisë dhe e botës arbëreshe. Ndikimi i tij mbi shkrimtarët arbëreshë bashkë-kohës ishte i madh; tradita poetike krijuar prej tij vijon të jetojë e përtërirë edhe në letërsinë e sotme arbëreshe. Pas Çlirimit në Shqipëri janë botuar të adoptuara veprat e tij kryesore. Mban titullin “Mësues i Popullit”

Page 8: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, mars

Si nje drenushe e bukur me syte e qe- shur, Qe .... ne cdo nate merr puthje pafund, U zhgjove ate mengjes te per-hirte, ne guven e erret ku per drite kishim fenerin e dashurise .....

Gulcimat renkuese embel dhe buzeqeshja jote e pafaj, “U vodhen “ nga veshtrimi hamshor i mureve te lashte. Thinjoshe e fisnike, Si kalldremet e femijerise. Nga .... buzet e tyre gurgullonte fishkel-lima e ujit, Si nje..... sinfoni magjike kaq e embel, qe mezi pret nje puthje, nje brishtesi,nje em-belsi......

Ti me nje padurim te fshehte prisje t’i marresh ere borzilokut… ….Se i perkasim gjithesise se gjalle ---

Mezi prisje te te krehja floket, me gishtat e mij, Te .... prekja pemen e manjoles, te kepusja gjethet e saj lart-lart dhe me kercellin e borzilokut te shkruaja emrin tend mbi cipen e virgjerise te petaleve – manjole, te bardha, te verdha, te kuqe, te blerta, qe mezi presin castin magjik. Ate cast, Qe te perket ty, nga verbimi i yllit, te purpurt, qe e enderroje ne vajzeri, dhe ja po vjen ---

…Po vjen...po vjen.... Ai...Ai....feneri....Ndricimi i drites qe e duam kaq shume ne shtratin e guves se lashte , ne te nxehtin e gjoksit , ne perqafimin tend, ne lotin e syve, ne trembjen e zogjve, ne bulkthet e vajzerise ---

Po rizgjohen perseri nga rrebeshi veror I puthjeve ---

Puntorie Ziba

Pas betejës Pas betejës u qetësua mali zbriti Miti me luftëtarë, zogu në pemë shtriu flatrat me këngë në gojë mbetën vashat. Retë zhurmuan një vesë shi flladitën një zemër nëne mikluan faqe fushe dhe djemtë e ramë. Pas betejës mbi varre trimash, çeli lule vasha dhe kukureku. Sa të shpërndahet kurm lirie në pranverë, mikloni e puthni, deheni e nisjani këngës së moçme: “O trima luftëtarë, o bijtë e Skën-derbeut” dhe bëni tufa,tufa manushaqet, lulevashe e kukurekë.

Bahtir Latifi

Për ty Për ty që po mendojPër ty që do të jesh pjes e imja Për ty që më mungon Për ty që kam mall Për ty që nuk të kam afërPër ty që ëndërrojPër ty që do të të bëjë qmos Për ty që shkrihem Për ty që flojohem Për ty që sakrifikohem Për ty që do të të dua për jet

Baki Ymeri

KALTRINA

Qe dymijë vjet se po vrapojPas tejePorsi një mesazher i flatërzuar.

Që nga Durrësi e deri në Odesë:Rumunë, shqiptarë e arumunëMë ftonin në qëndresë.Një valë prej maliApo fisnikërimiMë rrethonte me temjanE vaj të shenjtëQe dymijë vjet -Porsi një mësazher i flatërzuarDrejt Kështjellës së Bukurisë vrapojQë të të gjej.

Tani është rradha joteTë vraposh pas mejeDhe s’do t’i gjesh flatrat e miaNgase aq shpirt kam vënë në to,Saqë i rrëmbyer nga artiPër të të përvetësuar,As që e kam diturSe kam depërtuar në vetëdijen tëndeEdhe për dymije vjet.

Raimonda Moisiu SI NJE DRENUSHE E BUKUR.....

Page 9: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, mars

Arsim Halili

BENI NË TREG

Në tregun plotë njerëzEnden shumë fëmijë Xhaxhi a do ta mbushësh kar-rocën ti

Ja ku jam unë Lajmërohet Beni Do t’i çoj gjërat Aty ku është vendi

50 cent xhaxhiJo më shtrenjtë E mbush karrocën xhaxhi për qejf të vet

Niset Beni i vogël Poshtë e lartë në qytet I fiton 50 cent me krahët e vet

Nebih BUNJAKU

DIELLI I MESNATËS

Në mesnatë lindnë agim perëndon qiellin e huaj përcëllonme errësirë verbon rrezet e tij me ngjyrangjyrat me tre fytyra kur nga qielli zbretgëlltit fëmijët e vet prapa gurit të varritvritet me dorë të vet

Sokol Demaku

NËNËLOKJA

Shekujt e stepen, vitet e mjeruan,Por Nënlokja nuk u dorëzua!

Rrudhatë në ball i vijzohen cdo ditë,Tregojne vuajtjet mjerimin e pash-pirt.

Stuhitë e kohës u sulën pa mëshirë,Ta zhbijnë Nënlokën nga faqja e dheut.

E fortë, krenare me shpirt celik.Nënëlokja qendorn me ballin fisnik.

Bijët e saj, bijët e shqipesRadhisin fitoret dita ditës.

Nehat Jahiu

KETU JEMI...KETU KEMI QENE...

Ketu kemi qene,kur lindi dielliper here te pare,shekuj me radhediellin e zjarrte kemi deshmitar.

Ketu kemi qene,kur lindi henaper here te pare,shekuj me radhehenen e arte kemi deshmitar.

Ketu kemi qene,me dege e me rrenje,qysh nga krijimi i botesRrenjet tona-ne mesin e tokes,qiellin e larte kemi deshmitar...

Hysen KËQIKU

ABC-ja IME

A ma jep dorën tiBashkë me ngrohtësi,Cakun tim n’ hapësirëÇfarë më bën të lirë.

Diellin me ngrohtësiDheun me gjyshëri.Edhe rrugën timeËmbël për ëndërrime.

Flamurin kuqeziGërshetin ma lidh tiGjuhën e nënësë simeHirësinë me rrezatime.

Iriqi të ketë therra Jelek me dredha-dredhaKumbulla ëmbëlsinëLulja bukurinë.

Llokumin me sheqerMë jep e mos ma merr,Nëse më ke shoqe të mirëNjomëz me ëmbëlsirë.

Ofshama ime abetare Prijëse përparimtare,Që më bën të përkulemRinimit të mos i druhem.

Rrush me shumë kokrraS’flasim kurrë për dokrra,Shkollë me shumë ngrohtësiTimon të kemi ty.

Thellë në shpirtin tonëUratë bekimi të thonë,Valën e liqenit ma falëXim o, më trimi djalë.

Xhaketën e pranverës ta duaYllin e shndritëshëm si thua,Zemër me mrekullitëZhveshur nga djallëzitë

Page 10: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, mars

Koh’e shkuar në Vllahi Ishte larë me flori Se luftonim veç për ti, Veç për famë-e-madhëri, Shqipëri moj Shqipëri

Mun në qendrën e Vllahisë,Në qytetin e Bukureshtit,Mbiri zëri-i ShqipërisëSi zëmbaku në mes të sheshit.Mbiu atje ku politikaNuku di ç’ësht helm-i-gjakut,Ku shëndriu Elenë GjikaE kuvendi i Naço-Plakut,Ku i mblodhi porsi dhentëBijtë e Tërpo-Vasili,Ku këndon Naim-i shentëDuke thirur si bilbili.O! moi kohërat e arta!O! moj zembërzat e dliraMe ç’gëzim ju shkruan kartaKur ja sheh nër shoqërira:Drita-plakë e DiturijaE Bashkimi edhe Shpresa;Edhe Lira e ShoqërijaE Sofia Mbretëresha…Cilado sa mund m’e mirë,Sa m’e zjarrtë cilado;E nër to gjith një dëshirë,Gjith një shpresë nëpër to-…S’rron-o! jo, njeriu i urtë,Se kështu pat thënë Zoti,Prandaj vdes me shpirt të gurtëEdhe humb si pikë loti.Humbi pra dh’Elenë Gjika,Humbi fjal e Naço Plakut,Pa zu prapë politika,Zu të rrjedhë lumi-i-gjakut:Atëherë i ndolli dhentëDh’i bekoj Tërpo Vasili…Fluturoj Naimi-i shentëDuke qarë si bilbili;O! moj kohërat e artaO! moj zembërzat e dlira!Me ç’të zi ju shkruan karta

Ndaj s’u sheh nër shoqërira.Ju kaluat porsi hijeKur shëndriu në terr të shkretë,O! moj zemra shentërijeQë më s’ini atje ku qetëAh! q’aherë zu të shtrijetRëndë-e keq linçoj i zisë,Po ka nxirë vetëdijetMe çdo vend të Rumanisë.Dh’u helmua Shqipëtari,E vajtoj e prapë prej të qariUturiu gjith Bukureshti.O! moj kohërat e arta!O! moj zembërzat e dlira!Se me ç’mall ju shkruan kartaNër këto vështirësira.Sepse ja, në dhe të huaj,Një fletore zu të nisë,Që të jetë zëri juajEdhe zëri-i Shqipërisë.Zu të nisë duke dale“Shqipërijëza e Re”:Kur bën fjalë me ngadalë…Kur godet porsi rrufe…Sepse kjo’sht’-udh’e mbarëE ndërgjegjse së kulluar;Duke ngarë e duke sharë,Edhe duke përgjëruarE kështu shkoj mot-i dytëE si-i treti u pat vdarë,Moti-i katërt mbylli sytë.Që sot nis një mot i ri,As t’u flakeshim o Zot!Qajmë, o-nënë Shqipëri,Qajmë, e derdhim pika lot.Shqipëri! Moj nëna ime:Më ke rritur me thërime.Shqipëri! Të qofsha falëTë kam nënë, më ke djalë.

(“Shqipëri e Re”, Konstancë (Ru-mani),29 korrik 1923. E zgjodhi për Ju: Baki Ymeri)

Ajete Beqiraj

Dikur do t’pendohesh

Hija e dashurisë simeZgjohet në dhomën tonëSa herë ti me tjetrënShtrihesh në atë shtratPor je I verbër ta shohëshI shurdhër ta dëgjoshTek psherëtin heshturSonte e për çdo natë

Me kohë do të shohëshSa keq verbon epshiVaji I fëmijës së palindurDo të t’I shpoj veshëtKlithma ime e thekshmeSerish do të çaj muretPse ma vratë pa arriturTa mbaj një herë në prehër

Breshërimat e lotëve të miNë shpirt do të t’bëhen gurDo t’mallkosh kush ndanAta që bashkon ZotiAty ku mbylla nusërinëDo të qash do t’vajtoshPor lutjet e përgjërimetDo t’I bësh kot së koti

Nga realiteti do të shkundeshSi nga një ëndërr e ligëNga magjia e zezëAtë ditë që të kthjelloheshDuart e saj të venituraKur të ndjesh në trupDo të stepesh, do t’djersiteshDo të dridhesh, do t’tmerrohesh

Aty do ta ndjeshPeshën e rëndë të mëkatitDhe do të shohëshNë atë plakë një shtrigëDo t’pendohesh pse zhbiveBimën e dashurisë sonëPër një nepëprkë që t’pjellBolla e gjarprinj

Nga tradita e shtypit shqiptar të Rumanisë

LASGUSH PORADECI

KËNGA E “SHQIPËRISË SË RE” (Koh’ e shkuar në Vllahi)

Page 11: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, mars

PIANISTI I VOGËL ERION REXHEPI Në komunën e Brämhultit mësimin e zhvillojnë fëmijët nga klasat parashkollre deri në klasën e nëntë të shkollës fillore.Kjo veprimtari përshkruhet nga një perspektivë e plotë për nxënësit nga 1 deri në 16 vjeq.Ne vizituma Institucionin parashkollore Häsllegården. Sipas fjalëve të drejtoreshës së këtij Insititucioni Cristina Hultin nga viti 2006 ky institucion parashkollor ka filluar të aplikoj një filosofi të re të punës duke u bazuar në filosofin me insiprim nga Regio Emilia e cila filosofi vjen nga Italia veriore.Komuna ka berë një investim kapital në kopshtet e fëmijëve apo si këta këtu i quajn në Institucionet parash-kollore.Të gjithë të punësuarve në institucionet parashkollore të kësaj komunë u është mundësuar që në kuadër të shkollës së lartë të vijojnë një kualifikim profesional prej 15 poenësh bren-da Regio Emilia filosofisë si dhe u është mundësuar që të gjithë peda-gogët e punësuar në këto institu-cione të vizitojnë të gjitha kopshtet dhe institucionet parashkollore që bazohen në Regio Emilia filosofin në punën e tyre në Suedi.Drejtoresha e këtij institucioni parashkollor na spjegon se ambienti dhe veprimtaria në Regio Emilia na ka dhënë ne shumë ide dhe mendime, dëshirë dhe energji për ta zhvilluar Häslegården në të ardhmen.Mu tani ne jemi në një ndryshim intersant dhe të do-bishëm ku të gjithë së bashku do të krijojmë një instituicion parashkollor ku fëmija me gëzim do mësojnë njëqind gjuhë, do të takojë një mjedis që joshë fëmijët dhe personelin në një punë edhe ma produktive si dhe një angazhim më të madh nga ana e pedagogëve që punojnë me këta fëmijë duke u mbeshtetur në filo-sofin e Regio Emila.E gjithë kjo do mbështetet dhe bazohet në Planin mësimor Lpfö-98.Ajo thot se ketu punohet në një reth shumëkulturor dhe se zhvillimi gjuhësor i fëmijeve është shumë më rëndësi dhe i kushtohet një kujdes i madh në punën e tyre.Kemi të angazhuar në nivel të komunës pedagog ndihmës ose si ne i quajm mësues ndihmës të gjuhës në mënyrë që fëmija ta ken më lehetë në përballimin e vështirësive gjuhësore.Këta peda-gog kanë një rol të rendësishëm tek fëmijët në përvetsimin e gjuhës amtare të fëmijëve.Muzika, kënga, lojrat muzikoro ritmike të udhëhequra nga pedagog të shkollës së muzikës së qytetit është edhe një shembull tjetër se cka fëmijët në këtë institucion parashkollor mund të mësojnë.Ne këtu takuam Erion Rexhepin një fëmijë shqiptar pesë vjeqar që vijon mësimet në këtë Intitucion parash-kollor të kesaj komune dhe me te zhvilluam nje bisedë lidhur ma aktivitetin e tij që aiu zhvillon këtu. Erion thot se është pesë vjeqar dhe se i pelqen të luan në piano, ku edhe ne me kete u bindem kur Erion filloj të luaj në piano. E pyetem se cka do luan ai këtu për ne qe ne ta degjojmë: ai u përgjegj se ai do laun këngët për fëmije ne sudisht të cilat i ushtron për cdo ditë me mesuesen e tij Ullrika. Dhe shton se do bëhet muzi-kant kurr të rritet sepse edhe babai i ndihmon që ai të jetë i suksesshëm në muzikë. Pra ketu mund të gjesh inspirim për punë me të vegjlit, ku ata një ditë do të jenë “të mëdhenjë”.

Page 12: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, mars

Thomas Nydahl

Secili njeri bart origjinën e vet të prejardhjes, rrënjët e veta, nga do që të shkojë RIZAH SHEQIRI: ”SORGESÅNGER - EN DIKTBUKETT FRÅN ETT HJÄRTA I EXIL” (Këngë vaji – një buqetë me poezi nga një zemër në ekzil). Përmbledhje poezish në gjuhën suedeze dhe pjesërisht në gjuhën angleze. Suedi 2008. Parathënja nga Thomas Nydahl, shkrimtar dhe gazetar i kulturës.

Ndjenja e të qenurit pa strehë është një çështje e filozofisë klasike. Filozofja franceze Simone Weil ishte përpjekur ta refuzonte këte duke thënë që njerëzit, për dallim nga drunjtë, i kërkojnë rrënjët. Gabimi vendimtar në re-zonimin e saj është, që secili njeri bart origjinën e vet të prejardhjes, rrënjët e veta, nga do që të shkojë. Të kesh rrënjë nuk është e njejta gjë sikur të jesh dru dhe pa aftësi ndryshimi e zhvillimi. Shumë njerëz të kësaj bote mod-erne posedojnë diçka më shumë se sistemin e rrënjve, më shumë se vetëm një strehë. Kjo ndodhë kështu nga një rrethanë ndjesore ose thejsht nga një rrethanë fizike e praktike. Në këtë kohë të global-izmit duke pasë parasysh çdo lloj trysnie, ekonomike dhe politike,

disa prej nesh përpiqemi të fshihemi në ngastrat vetanake. Në frymën e Volterit në të vërtetë ne kultivojmë kopshtin tonë. Por të përpiqesh të mbyllësh sytë ndaj katastrofave që po ndodhin në botë do t´ishte një strategji e keqe për mbijetesë. Në poezitë e tij Rizah Sheqiri tregon se bota duhet të frymojë përmes vendeve ku qëndrojmë përkohësisht, përmes sistemeve të rrënjve të reja ose të vjetra, ashtu që të lindet një ndërgjegje për kushtet vetanake. Rizah Sheqiri posedon dy ndjenja atdhetare: njëra është shqiptare e tjetra suedeze. Kjo përshkohet në gjitha shkrimet e tij. Ai qëndron me të dya këmbët në truallin suedez, por njëkohësisht gjendet po aq shpesh në të kaluarën shqiptare dhe në ëndrrat për një të

ardhme më të mirë për popullin ko-sovar. Kjo përmban një simpati të hellë që duket si vizion i dyfishtë, që në mos asgjë tjetër tregon se sa të barabartë janë njerëzit. Ëndërrat dhe shpresat tona, ashtu si edhe dështimet dhe dëshpërimet, i ngjja-jnë shumë njëra tjetrës kur këmbe-hen. Dhe atëherë kur këto dy vende nuk do t’i mjaftonin Rizasë, ai gjen një të tretë: të shkruarit, letërsinë. Edhe në poezi ka shtëpinë e tij: “në bibliotekë gjeta vëllezër”, konsta-ton ai në një poezi, kurse në një tjetër thotë se aroma e një bredhi dhe kujtimi i fushës janë të një rëndësie për te. Kështu lidhen mali, bimësia, me një gjuhë ku është rrënjësur ndejnja e vendlindjes. (Përktheu nga suedishtja Shuquri Sejdijaj)

Page 13: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, mars

Arsim Halili SHPENDI SHPËTIM I MALEVE DHE SINONIM I LIRISËIshte pranverë, punët veç sa kishin filluar. Edhe familja e bacës Ukë, si shumë të tjera, po i kryenin punët fillestare të pranverës. Baca Ukë, kishte një djalë. Ai e kishte emrin Shpend. Kishte kryer shkollimin dhe ishte bërë profesor i gjuhës shqipe. Baca Ukë kishte gruan, djalin, nusen e djalit dhe dy mbesa. Prindërit e Shpendit, megjithëse kishin mbushur të shtatëdhjetat, mbaheshin të fortë. Teuta ishte bashkëshortja e Shpen-dit. Ajo punonte teknike medicinale në ambulantën e fshatit. Vajza e saj e madhe Blenda shkonte në klasë të parë. Merita ishte vajza e dytë e saj dhe ishte pesë vjeçe. Për Shpendin, kishin respekt të gjithë që e njihnin. Fjalë të mira, flisnin kolegët, bashkëfshatarët, por edhe nxënësit e tij. Baca Ukë njihej si burrë me karakter të fortë. Ai kishte qëndrimin e një malësori, fjala e tij peshonte. Thuaj se shumë kush në praktikë i përdorte fjalët e bacës Ukë, duke thënë; se kështu apo ashtu ka thënë baca Ukë. Ramizja e shoqja e bacës Ukë, ishte plakë për lakmi. Oda e bacës Ukë ishte një shkollë e madhe. Aty ruhej dhe kultivohej kombëtarja. Në këtë odë kishin qëndruar të mirëpritur, burrat e orëve të para të lirisë së Kosovës. Po në këtë odë Shpendi kishte marrë mësimet e para të atdhedashurisë. Të gjithë ata që i njihte, mundohej me aftësitë dhe mundësit veta t’u ndihmojë. Këshillat, sugjerimet dhe vërejtjet, nga ana e tij, ishin jo vetëm kompliment, por edhe rrugëdalje për problemet e shoqërisë. Kolegët e tij në shkollë, kishin men-dim të mirë për shokun e tyre. Nxënësit shërbeheshin me porositë e profesorit të tyre:-A e dini si ka thënë profesor Shpendi? A ju kujtohet kur na patë folur për atë temë shumë interesante? -Vërtetë ashtu është! - pohonin me një zë.Fatkeqësisht për të gjitha ato aftësi intelektuale dhe profesion-ale, kishin dëgjuar edhe dashakëqinjtë. Të cilët mezi nuk prisnin që të fusnin në dorë dhe ta “përpunonin”. UDB- ja dhe shumë shërbëtorë të saj, fatkeqësisht edhe shqipfolës, ishin duke përgatitur terrenin. Një të hëne në mëngjes, tek po shkonte në shkollë, papritmas duke ecur rrugës, ashtu i qetë! Një veturë ecte, herë me ritëm të shtuar, herë të ngadalësuar. Papritmas u ndal vetura para këmbëve të profesor Shpendit. Nga vetura zbritën katër policë. Ata ia zënë udhën:-Mirëmëngjesi: - e përshëndetën si me ironi.-Mirëmëngjesi. -ua ktheu edhe profesori.-Ju lutem a keni mundësi të ndaleni?... Kemi një bisedë me ty! -Urdhëroni pyetni. Mundësisht më shpejtë se kam për të shkuar në shkollë! –i luti profesori. Policët, pak u nxehën. -Neve nuk na intereson ku po shkon, por ti do të përgjigjesh pyetjeve tona! Kush jeni ju dhe nga jeni? ... Policët, bëheshin sikur nuk e njihnin. -Jam profesor Shpendi dhe jam po nga ky fshat. -Mirë, kam dëgjuar për këtë emër. - foli polici i cili e pyeti përsëri:-Çfarë lënde jepni në gjimnaz? -Jam pro-fesor gjuhës dhe letërsisë shqipe. -Po edhe për këtë kam dëgjuar. – ia ktheu polici. -Sa vjeç jeni profesor? -Jam tridhjetë e pesë vjeç. -A jeni ju, djali i Ukës. -Po, jam djali i vetëm i tij. -Bukur...këtë e deshëm. Ia ktheu njëri prej policëve dhe për një kohë heshtën dhe ajo heshtje ishte mono-tone! Pas pak, filluan bisedës policët mes veti:-E kapëm!... E futëm në dorë këtë bir qeni. –-Babi i juaj, po strehon ekstremistë shqiptarë në shtëpi apo!?...- Këtë nuk e di....- tha Shpendi. -Mbase po e dini ju! Unë për këtë nuk kam përgjigje. -Pse nuk i përzini nga shtëpia ata dhe babin tuaj ekstremist. - Jeni duke më ofenduar! Nuk është në etikën time të përzë prindin nga shtëpia. Ju lutem më lejoni të shkoj në shkollë, se më humbin orët e mësimit. – i luti Shpendi edhe pse e dinte se me kë kishte punë.-Shiko, shiko -tha njëri nga policët... Ne do të humbim kokën, qen bir qeni! Kur të pyesim, duam përgjigje e jo të na kundërviheni. -dhe i ra shuplakë në fytyrë. Ç’të bënte Shpendi... heshti... por shpërthente për brenda! Nuk kishte formë e as mundësi, t’i kundërvihet. -Dëgjo!...Ku janë dhe ku fshihen ekstremistët! -ndërhyri Zorani? - Unë nuk e di kush janë ata dhe për kë e keni fjalën? -Bëhesh sikur nuk e dini për kë e kemi fjalën. Ata janë: Bardhi, Agimi dhe Shpëtimi. Mbrëmë e kanë sul-muar stacionin tonë policor. vijon në faqen tjeter

Page 14: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, mars

Arsim Haliliu-Ju lutem unë nuk di se çka ka ndodhur mbrëmë, e as kush janë këta emra. Unë kam punën time si profesor. Nuk më interesojnë këto punë!... - iu përgjigj Shpendi. -Mirë!...Ti vërtetë e kryen punën si profesor, por si profesor nacionalist. I cili i mëson fëmijët e gjimnazit, se kjo gjendje nuk durohet më! Duhet të ngrihemi në këmbë dhe ti japim dënimin e merituar këtij pushteti.- tha njëri nga policët. -Unë mbaj mësim nga lënda e gjuhës shqipe dhe nuk mbajë orë politike në shkollë.- ia ktheu Shpendi. -Shihe, shihe edhe bënë shaka me ne, kinse nuk po e ditkemi se çka mbani ju ... -dhe i ra për herë të dytë shuplakë. -Dëgjo, sot shko në shkollë dhe asnjë fjalë askujt për këtë që të ndalëm sot. -Pas ndonjë dite përsëri do të bisedojmë. -Nëse jo me të mirë, kemi edhe forma tjera. –iu kërcënuan radhazi policët.Posa u nis Shpendi për në shkollë. Njëri nga policët i tha:-Ndalu!... Jo tjetër ditë, por shko në shkollë dhe përpiqu nga shokët apo nxënësit, të dish se kush kanë qenë mbrëmë! Ata që na kanë sulmuar? Emrat të ku-jtohen: Agimi, Shpëtimi dhe Bardhi. Ora pesë, vjen në stacionin policor dhe na lajmëron për këta tre terror-istë të fëlliqur.- e urdhëroi kryepolici. -Pastaj ti, do të kesh përfitime të mëdha nga ne. – vazhdoi polici tjetër. -Do të fitosh aq shumë sa nuk do të kesh nevojë të punosh në shkollë.-e plotësoi polici tjetër. -Pra... edhe njëherë e përsërisim: Në orën pesë pasdite, duhet të jesh në stacion. –e urdhëroi kryepolici.Pas këtij debati të gjerë, vetura e policisë u nis. Shpendi u nis për në shkollë, ashtu i trishtuar. Tani më dy orët e para, kishin kaluar. Shpendi, hyri në sallën e arsimtarëve. Disa nga shokët ishin informuar tërthorazi, se çka i kishte ndodhur Shpendit, por kërkonin të dinin më shumë. -Dukesh i shqetësuar çka të ka ndodhur. Mos, vallë, pate problem me dike rrugës.- e pyeti një koleg. Ai njëherë nguroi të tregoj, megjithatë prapë nuk mund ta mbante fshehtë, atë që i kishte ndodhur. Filloi t’u tregojë, gjithë atë që e kishte përjetuar dhe për atë që e kishin kushtëzuar. Tani më shokët e shkollës, e kishin ndërruar gjendjen e tyre emocionale. E dinin se shoku i tyre, mund të pësojë edhe më keq. Asnjëri nuk ishte në gjendje ta drejtojë në rrugën e duhur. “Të shkoj në stacion policor, apo të mos shkoi fare”... Kjo dilemë dhe frikë ekzistonte te të gjithë. Ajo ditë mësimore u krye, por si të thuash me ngarkesë emocionale nga të gjithë. Ishte misteri, se çfarë do të ndodhë pas orës pesë. U kthye Shpendi në shtëpi, por asnjëherë nuk ishte kthyer, ashtu me atë gjendje të rëndë shpirtërore si të ditë. Rrugës duke u kthyer për në shtëpi, kishte menduar si t’u tregojë pjesëtarëve të familjes. T’i tregoj e dinte se do të shqetësohen, të mos u tregoj... kjo do të dëgjohet. Kishte ra në dilemë të madhe, por me gjithë atë në fund vendosi t’u tregojë se nuk bënë.- hoshte me vete. Megjithatë u tregoj për të gjitha përjetimet e ditës. Pas disa orësh, dëgjohet një trokitje e fortë në dyer të oborrit. Me të dëgjuar këtë trokitje, doli Shpendi, pas tij edhe baca Ukë, kurse gratë mbetën në hyrje të shtëpisë. Kur e panë policinë, gratë e fëmijët ia dhanë të qarit nga dhembshuria për Shpendin. –Pse nuk erdhe në kohë të caktuar? Na dety-rove të vijmë të marrim kështu. – i foli njeri me dhëmb të çaraveshur. -Nuk munda të vij. –ia ktheu Shpendi. -A mos është i tepërt ky maltretim që po i bëni djalit dhe familjes time? – u tha baca Ukë.-Shiko ti plak... mos fol asgjë, mund të hysh brenda sa nuk të ka ndodhur ndonjë e keqe para syve tu!... Të urdhërojmë që menjëherë ta mbyllni gojën. Ne Shpendin do ta shoqërojmë në stacionin e policisë dhe asgjë më tepër. S’ka koment! Ky është urdhër i prerë nga lart dhe jemi të detyruar ta zbatojmë. -iu përgjigj Zorani. U nisën drejt rrugës kryesore. Pas humbjes së veturës prapa kodre, gratë dhe vajzat e Shpendit më tepër e rritën të kujën . Baca Ukë, mundohej ta qetësonte gjendjen, por e kishte të kotë. Me të arritur pranë stacionit të policisë, zbritën nga vetura policët së bashku me Shpendin edhe me të arres-tuarit e tjerë. Shpendin e dërguan në një dhomë dhe e urdhëruan të piste aty. -Tash kemi punë me ty profesor i nderuar.- iu kërcënua polici që e futi aty. Pas disa minutash në dhomë, hyri një njeri me rroba civile. Ai ishte njeri nga inspektorët e stacionit. Ins-pektori, djallëzisht në fillim e përshëndeti duke e urdhëruar policin që e shoqëronte:-Sillni një kafe për këtë zotëriun. Shpendi nuk fliste... vetëm shikonte dhe thuajse nuk e kishte mendjen fare aty...Pas pak vazhdoi inspektori: Vijon në numrin tjetër

Page 15: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, mars

Zgjodhi dhe përgatiti për botim:Agron Cela

Një Vushtrriase, talente e botës Shpresa Rama është një vajzë e re nga Vushtrria e cila arriti që në mesin e mbi 5 milion (nuk lexuat gabim, 5 milion) konkurruesve nga tërë bota ta zë vendin e parë në shkrimin e eseve. Shpresa esenë e saj e kishte shkruar për babën e saj, i cili kishte vdekur kur ajo ishte vetëm tre vjeçare. Gara ndërkombëtare “Eseja më e mirë” u mbajt vitin e kaluar në Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërsa shk-rimet konkurruesit i dërguan nëpërmjet postës elektronike. Titulli “Eseistja më e mirë” i takoi kosovares nga Vushtrria, Shpresa Rama. Para fitimit të këtij çmimi në nivelin botëror, Shpresa ishte mësuar të jetë e para gati në të gjitha aktivitetet e saja, e në veçanti në mësimet si nxënëse e shkollës fillore dhe të mesme. Tal-enti i saj nuk kufizohet vetëm në mësim dhe në shkrim. Ajo shquhet edhe me aftësinë për këndim, pikturë, moderatorë e programeve dhe iniciativë themeloi shoqatën bamirëse “5-shja bamirëse” dhe me ndihmat e mbledhura u ndihmuan nxënësit e shkollës fillore “Mustafë Venhari”, shkollë në të cilënedhe Shpresa vijoi mësimet. Motivimi për të marrë pjesë në këtë garë asaj nuk i kishte ardhur nga ambicia për të qenë e para ose për të fituar mjete materiale, por ishte bindja e plotë se All-llahu ndihmon në çdo hapë të jetës. Malli për babanë, të cilit as fytyra e as ndonjë fjalë e thënë nuk i kishin mbetur në kujtesën e Shpresës, ishin elemente shtytëse për të shkruar një ese me titullin “Letër babait”. Më poshtë sjellim për ju tekstin e eses fituese në garën ndërkombëtare të mbajtur vitin e kaluar në Emiratet e Bashkuara Arabe. Letër babait Dita po merrte kah të kundërt. Gjersa shikoja perëndimin e diellit, tinguj të trishtuar vetmie bashkë me fl-ladin pranveror më përkëdhelnin flokët.Ah ajo përkëdhelje do të doja të ishte nga dora e tim eti sepse nuk i mbaj dot në mend ledhatimet atërore!...Po ti o lot më shkarravite fjalët që po shkruaja në letrën, të cilën dua ta adresoj në dyert e parajsës, te Ai që më la me lot në sy, te Ai që la një vend të zbrazët në tryezë, te Ai që më dha dhe një emër tjetër-emrin jetim. I dashuri Baba, E bëra zemrën gur dhe me mallin më të madh dua të të shkruaj,të të tregoj sa të dua, sa jam rritur. Dita kur më le ishte ditë me shi,..., atëkohë s’dija të derdhja lot, andaj qielli qau për mua. Acar, dëborë në mua mbretëroi, ndonëse ishte kohë vere. Tri vjet isha kur më le, këtë e di dhe Ti e unë se di sa vjeç isha,por nëna më tregoi. Ajo më flet shumë për Ty. E di baba, shpesh më merr malli të dëgjoj ndonjë fjalë nga Ty, ta di ç’zë kishe, ta shikoj buzëqeshjen Tënde, por kot. Jeta qenka i vetmi libër që s’mund t’ia kthesh fletët prapa! Më le vetëm, por s’dua të jem robëreshë e vetmisë, prandaj shpesh qesh,., qesh të të sjell ty pranë sepse më thonë që buzëqeshja ime i ng-jan tëndes. Më bëhet qejfi kur më flasin për Ty, kur më tregojnë sa më doje, si më ngritje lartë dhe më përqafoje! Sa keq!...Mua s’më kujtohet as edhe një qik, andaj qaj për ditët e lumtura që u venitën në harresë dhe qesh kur më rrahin krahët dhe të lavdërojnë Ty. Vërtetë të falem që më le pas veprën tënde të mirë! Me të krenohem, ndjehem e fortë, ndaj askush s’më nget, s’më ulë poshtë. Por, lotin e kam shok në çdo ditë të rëndësishme për mua... Është mirë të vijmë në këtë jetë duke qarë dhe të tjerët të qeshin, e pastaj ne të vdesim duke qeshur dhe t’i lëmë të tjerët të qajnë për ne. Kjo është filozofia dhe realiteti bashkë. Qajmë për njeriun e pastër, për engjël-lin që fluturoi në amshim...Ngadalë e kuptova se në këtë jetë jemi të ftuar për një kohë të shkurtër dhe ikim me trenin e pakthyeshmërisë. Këtij treni i takove Ti, i dashuri baba, por dhe unë do të jem udhëtare e këtij rrugëtimi, si edhe të gjithë njerëzit tjerë. E ke parasysh? Jetoj me një shpresë të ndryrë në gji që kur të vij tek Ty, të më presësh me buzëqeshjen që i jep babai bijës së tij. Ndoshta s’do të të njoh, por mbaje këtë letër në dorë dhe do të takohemi, atje në përjetësi, në parajsë ku ke zënë vend qe sa kohë. TË DON ME GJITHË ZEMËR! Bija jote P.S.: Të lutem, m’i bëj të fala pejgamberit tim Muhamedit a.s. dhe lutju Zotit në emrin tim që të m`i falin gabimet e mia, të familjes time dhe gjithë njerëzve që e lexuan këtë ese. Shpresa Rama

Page 16: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, mars

Nga Arqile V Gjata Athinë

Sinqeriteti Poetikë në PoeziShumë nga ne, na bëri jeta, që dhimbjen dhe gëzimet e shpirtit ti hedhim në vargje tani vonë . Dhe nuk u munduam as të botojmë ndonjë libër në të Ri, kjo dhe për fajin tonë... dhe as të quhemi - Poet tani që po krijojmë vargje dhe se jetojmë brenda gjysmës së vetes ... . - Poet është një Titull, një e drejtë e pa dekretuar nga askush, por që s’mund ta mbaj kushdo mbi shpinë, se rëndesa e saj të kërrus, të thinjë.. Të bënë ‘’Perëndi‘’- Poet nuk të bëjnë botimi i librave me shumicë, por vatra e shpirtit që mban zjarrin gjithmonë ndezur dhe prushin e shndëron në vargje .Të lëngosh në shtratin e titujve dhe në ethet e botimeve, të bën të flasësh për-çart . Nxitimet e çastit të shprishin ekuilibrin e ndërgjegjes krijuese . U lodhëm duke dëgjuar anë e kënd; Ky është poetë, unë jam një poetë...tani jemi shumë më të kamur pasi kemi me tepricë ‘’ poetë ‘’ se sa lexues .Dhe kjo vjen nga mungesa e të vepruarit, të seleksionimit nga ana kritikës dhe e studimeve të veçanta për Poezinë . Por një gjë e tillë është një temë për të cilën duhet diskutuar me kurajo, dinjitet dhe në mënyrë shumë të ndershme...në të ardhmen duke pasur si pikë drejtpeshimi dhe studimin e Zotit F. Terziu ‘’ Kritika ndryshe....’’ - Jo çdo gjë që fluturon – hajet, thotë një fjalë e urtë .Kjo përbën një të vërtetë për këdo që krijon dhe shkru-an vargje ( Poezi ) .Pasi vërehet se, në disa krijime poetike rendet pas –Sinqeritetit të Shpirtit dhe jo pas SINQERITETIT POETIKË ( Ndoshta, mund të ketë dhe miq, të cilët mund të reagojnë, ose të çuditen me terminologjinë që unë po përdor. Por, është një e vërtetë për mua dhe do mundohem ta mbroj me modesti. Në këtë rast, për mua më shumë ka vlerë artistike, letrare-termi Sinqeritet ) . E para, ka në thelb emocionet e çastit, të shpirtit sipërfaqësor të jetës së përditshme,Sinqeriteti shpirtëror është i përafërt, i prekshëm dhe deri diku i përbashkët për një masë të madhe krijuesish; Ndërsa Sinqeriteti Poetikë ka për bazë ndjenjat e fuqishme Poetike dhe që vërtetë kanë marr qytetarin e sinqeritetit të dëlirë, të brishtë që fugojnë, barisin, vallëzojnë,grinden, përplasen, përtërihen, shkatërrohen, lodrojnë në mënyrë të padukshme, të pakapshme dhe në mënyra shumë të ndryshme nga njeri tjetri dhe të thellë, të pacak, të vet menduar jo nga syri dhe perceptimi i jetës empirike dhe emocioneve të çastit, si reflekse, por si një botë e fuqishme ndjenjash që vlojnë nëpër gryka krateresh të veçanta diku thellë nëpër troje të çuditshme që syri, veshi i njeriut nuk ka mundësi ti ‘’blej apo ti shes ‘’ e të tjera...Dikush e quan Sinqeritetin Poetikë të baras vlefshëm me Sinqeritetin ( Se sa janë të ‘’ sinqertë ‘’ krijuesit me vetveten nuk e di !!) Shpirtëror të çdo njeriut që percepton dhe reagon nëpërmjet shqisave . Por unë them se Jo...Sinqeriteti Poetikë është vertebra e shtyllës Poetike, është një kategori estetike ( në se e pranojmë ‘’teorikisht ‘’ ) që, si e tillë ajo është e qenësishme, e domosdoshme për - - Poezinë - dhe sidomos për Po-ezinë e sotme moderne dhe për ato poezi që janë mbartur në shekuj në mendjen dhe kujtesën e kohës si perla të poezisë, pasi atë nuk mundë ta gjesh, ta kërkosh, ta riprodhosh me metoda klasike dhe për më tepër të marrësh receta estetike dhe ndjesore . Te – krijuesit - ky nocion ( Sinqeriteti Poetikë, në qoftë se do ta emër-tonim kështu ) nuk është shumë i pranishëm, për shkak se Sinqeriteti Poetikë është shumë sqimatarë, nazike, ‘’ egoist ‘’ poetikë dhe dinjitoz në ndjenjat dhe i dashuruar deri në flijim për Poezinë . Ky ( nocion, kategori ) gjendet vetëm te -Sinqeriteti Poetikë- si privilegj dhe mishërim e atyre vlerave që thamë më lartë .Padyshim nuk duhet të ngatërrojmë – trillin Poetikë dhe sinqeritetin e mendimit poetikë veç e veç me Sinqeritetin Shpirtërorë në poezi, pasi të dy të parat –trilli poetikë dhe mendimi poetikë janë pjesë të pan-darëshme, të domosdoshme që i japin jetë, elegancë, përsosmëri,rrezatim, afrotizizëm dhe ndjeshmëri të thellë - Sinqeritetit Poetikë kur POEZIA- vjen tek lexuesi apo i dhurohet .. Sinqeriteti Poetikë - është një burim poetikë dhe krua shpirtëror që rrjedh, është mendimi poetikë dhe fanta-zia poetike individuale e çdo –Poeti- . Dhe Ai , s’ka pse ta çoj veten të pi ujë në burimet e të tjerëve . Sin-qeriteti Poetikë venitet në qoftë se krijimi i vargjeve rreh gjithmonë me të njëjtën melodi, me të njëjta emo-cione dhe me po ato ndjenja të përsëritura dhe me tema të ngjashme dhe të rëndomta nga ana e krijuesve të veçantë .Kështu ndodhë që, krijues, jo të paktë bëhen të mërzitshëm, të palexueshëm dhe të tepërt si krijues.

Page 17: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, mars

Sigurisht që Sinqeriteti Poetikë është i pa shkëputur nga shumatorja cilësore dhe variacioneve të figurave poetike dhe sintaktikore e tjera që, nuk e hazmatikojnë dhe që s’përsërisin të njëjta figuracione në një poezi dhe më gjer . Po kështu duhet cilësuar se, Sinqeriteti Poetikë është tejet individual, vetjak, ‘’ kryeneç ‘’me ngjyrime të shumta shpirtërore të përveçme dhe me veshje dhe meditime karakteristike e të varura nga aftë-sia, talenti, shkalla e kulturës, e ambientit, botëkuptimit dhe e eksperiencës të gjithë secilit veç e veç .Sinqer-iteti Poetikë i jep ngjyrime pa kufi - Poezisë . Ato ngjyra , ai spektër( dritë-hijet ) të mrekullojnë,të drithëroj-në, të shkundin nga rrënjët ku ke mbirë, dhe ato si të tilla janë shumë të ndryshueshme, të pangjashme si brenda (fisit) dhe më tej, në mbarë metropolin e krijuesve të poezisë . Ky lloj Sinqeriteti Poetik ndjenjash merr frymë lirshëm gjithandej, përthithë aromën më joshëse dhe efktet më dritëdepërtuese për në të fshehtat e të padukshmes, të pakapshmes dhe i jep Poetit mundësi të mos humbas shijen ‘’ e së vërtetës ‘’, si dhe mos të gërgatet poezia nëpër mërira, nëpër cepa dhe oaze të mbyllura ku dëgjohen tinguj metalik të vargjeve pa ndjesi dhe ‘’ goditje’’shpirtërore të pa ndjeshme dhe pa ngjyrime poetike . Përfundimisht mund të them se, Sinqeriteti Poetikë ( i ndjenjave ) në Poezi është një evolucion i përshpejtuar që bënë të mundur të kemi shumë galaktika poetike, si në hapësirë,në kohë dhe një ndjeshmëri të pafundme ndjenjash, që nga format, pështjellimet, antipodet, reales dhe jo reales, imagjinares apo asaj fantastiko – lirike dhe deri te ato mistiket...Sinqeriteti Poetikë ( i ndjenjave )mbanë firmën, vullnetin e secilit krijues në përgjithësi dhe në veçanti të çdo - POETI . Dhe ky Sinqeritet ( thesari krijues )është në djepin, në shtratin e vërtetë i krijuar nga Poeti gjatë rrugës poetike në vite i pakundërshtueshëm dhe i patjetërsueshëm . Për të ilustruar gjithë sa thash më sipër po Ju njoh me një Poet ‘’ vocrak’’Para disa ditësh lexova te ‘’ Gazeta Athina ‘’, që del në gjuhën shqipe në Greqi një cikël nga një vogëlush me emrin Aleksandër Bodurri . Dhe vallë ky krijues i moshës 10 vjeçare nuk duhet të quhet Poet....?! Dhe mendueshëm i thash vetes;- Mjaftë më me poezi, s’je i zoti...!!Ky djalosh njomëzak në moshë, por i fuqishëm në Poezi u bë shkak, që unë të ulesha dhe të shkruaja këto mendime . Ja çfarë mendon Aleksandri : - Poezia duhet të jetë e thellë, e bukur dhe në gjendje t’u flas njerëzve në një nivel më të lartë mendimi se teksti i një kënge . Ju lutem, shijoni një Poezi të mrekullueshme nga vogëlushi A. Budurri .

Asgjë për t’u tremburVdekja nuk është derë që hapetpapritur dhe kështus’ka asgjë për tu trembur . E shumtaështë një korridor i errët, ku mund të lëshosh ëndrrëne fundit si një vezëe të presësh të çelë . Uro të jetëi ngjashëm me ty të ketë sy e këmbë . Të ec,të shoh . Më larg . Më qartë . Thuaj diçka . Për shembull, se si hija e njeriut mund të të shtyp, më keq se ai vetë . Se si arkivoli i bardhë fëmijemundë të ta zhbëjë përgjithnjë spektrin e ngjyrave . Thuaj diçka tëurtë,mundësisht pa folur; ma përcillnjëherëshme ngrohtësinë e dorës .

Në se ndodh që rrëzohesh e këputkëmbënposhtë një treni a peme qëlëshohet mbi ty njerëzit e afërt të shohinme dhimbje,e prapë shpejtojnë për diku, ku janë vonë . Ndërkaq ditët për ty ngrijnësi heje akulli nën strehë...Prek cungun, aty ku lëkura e palosurdalëngadalë është bërë një . Pa kujtesë për atë që humbi . Përfytyrimi, -flet më në fund,- është si majaja e tepërt . E ciknosmagjinë e jetës .Ti mbërrin atje pa arritur kurrë .

Nga Arqile V Gjata Athinë – 19 – 2- 2009

Page 18: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, mars

Nga Athina - Julia Janku Aktorja e Popullit Margarita Xhepa, në rolin NENA E KONSTANDINITAktorja e mirenjohur, Artistja e Popullit Margarita Xhepa ka lindur ne 2 Prill 1932 ne qytetin e Lushnjes. Aty u rrit dhe u edukua, ne nje familje te varfer Shqipetare.Talentin e saj per here te pare e zbuloi nena e saj (thekson znj.Xhepa). Znj. Xhepa mallengjehet kur kujton ato momente te femijnise se herrshme, para se nena e saj te nderronte jete i thosh: Margarit, ma thuaj dhe nje here ate poezine, sepse e rreciton aq bukur. Me pas vazhdoi te konkurronte dhe deri sa ia arriti nje dite te kalonte ne Akademine e Arteve te Bukura.

Tashme ne karrieren e znj Marga-rita Xhepa, numerohen shume role, dhe secili prej roleve ku ka luajtur kjo Artiste e Madhe ka nje vecanti, ka nje shpirt, nje thellesi qe vetem nje aktor profesionist mund tia jape personazhit duke gershetuar rolin dhe vetveten.Mund te permendim nje morri personazhesh te paraqitura nga znj Margarita Xhepa nga vitet e saj te para ne jeten skenike 1960 dhe deri ne ditet e sotme. Kemi filluar nje liste nga filmi i fundit “I dashur Armik” dhe perfundoj listen me fillimet e karrieres se Artistes sone te mirenjohur.

I dashur armik (2004), Miru-pafshim (1997) ,E diela e fundit (1993) ,Misioni përtej detit (1988) ,Rrethi i kujtesës (1987) ,Fillim i vështirë (1986) ,Gabimi (1986) ,Gurët e shtëpisë sime (1985) ,Mil-itanti (1984) ,Apasionata (1983) ,Dora e ngrohtë (1983) ,Shokët (1982) ,Dita e parë e emrimit (1981), Me hapin e shokëve (1979) (TV) ,Dollia e dasmës sime (1978) ,Gjeneral gramafoni (1978), Koncert në vitin 1936 (1978) Dimri i fundit (1976) ,Pylli i lirisë (1976) ,Tokë e përgjakur (1976) ,Vitet e para (1965)

Ne pamjen e bukur dhe fisnike te znj Margarita Xhepa, ndjejme se rolet e saj mbahen mend dhe Ajo me aq mjeshteri paraqet NENEN Shqipetare me ato virtyte aq te larta, aq te vyera.

Nuk ka se si te mos permen-dim filmin “Dora eNgrohte”, ku ndjehet Nena me nje dhemb-shuri per djalin e saj Beson (ne rolin e Besos, luan aktori i

mirenjohur ne mbare boten - Artur Gorishti), ku mundohet mes hallesh dhe problemesh jetike, te jetonte nje shqetesim, dhimbje te dyfishte per djalin e saj. Jane kaq e kaq virtyte qe mund te gjejme ne personazhet e paraqitura nga Znj. Margarita Xhepa.Nese do te pershkruajme secilin prej roleve te saj, nuk do te qene te mjafueshme fletet e kesaj gazete. Znj. Margarita Xhepa, e kemi ndeshur dhe ne shume person-azhe teatri, aty ku mundesia qe me e madhe per te vlersuar talentin e saj te vecante.

Do te deshiroja te permend nje mo-ment te vitit te kaluar ku ne daten 21 Korrik te vitit 2008, Teatri i Gurreve ne Athine - foli Shqip me tragjedine e mirenjohur te Euripidit “ Trojanet” e paraqitur nga Trupa e Teatrit Kombetar. Bashkë me të drejtori i teatrit Kombëtar, Kristaq Skrami, regjisori grek i shfaqjes Vangjelis Teodoropulos dhe aktori e regjisori i mirënjohur Laert Vasili.Nismëtar i këtij bashkëpunimi që do ta bëjë Euripidin të flasë shqip në skenë, në përkthimin e shkrimtarit

emigrant, Romeo Çollaku. Aktorja e Popullit ka luajtur dhe ne nje nga skenat me te mirenjohura dhe enderra e cdo aktori te gjendet ne Epidaurus teatri me i vjeter antik, aty ka paraqitur rolin e Dados tek Elektra e Sofokliut me 1998. Nje vit me pas do te rindjekim perseri nje veper Ballkanike, nje legjende Shqipetare, por qe te njejten legjende e

gjejme dhe ne Greqi, dhe ne Bullgari etj duke ndryshuar emrat e personazhit. Kete here Artistja e Popullit Margarita Xhepa, eshte perseri ne nje rol te gjinise se saj, dhe me aq fisnikeri, me aq bukuri, dashamiresi, populli Shqipetar dhe populli Grek do te ndjeke legjenden e vjeter “Konstandini dhe Doruntina”, ne rolin e NENES se Kostandinit. Ne daten 26 Mars 2009 ne Athine do te ndjekim per-seri Aktoren e Popullit Margarita Xhepa, Zonja e Madhe, do te in-terpretoje: te embelen, fisniken, me virtytet me idale te Nenes Shqipe-tare, NENEN E KONSTANDINIT. Aktorja e njohur e skenës teatrore dhe kinemasë shqiptare, Margarita Xhepa, është e ftuar në Greqi për të realizuar një performancë të re në shqip të legjendës së shkruar nga shkrimtari i madh Ismail Kadare “Kush e solli Doruntinën”. Aktorja merr pjesë në këtë shfaqje teatrore me ftesë të regjisorit të njohur grek, Sotiris Akxaqis.

Page 19: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, mars

ANEKDOTAT SHQIPTAREAnekdotat, këto thënie të mençura, këto tregime të shkurtra shpotitëse e satirike, përmes së cilave interpre-tohen dukurit e ndryshme shoqërore, ndodhi të personaliteteve të njohura etj., japin një pasqyrim metaforik por edhe alegorik të realitetit tonë me të cilinë përballemi çdo ditë.Këto tregime të zgjuara, që ishin karakteristik komunikimi tek shumë popuj ballkanas në të kaluarën, e në veçanti në disa treva shqiptare (ku akoma janë prezent, edhe pse të zbehura nga evoluimi kohorë), arrijnë që përmes mesazheve të japin aspekte nga jeta, në dukje të vogla, por me vlerë përgjithësuese, duke i vënë në lojë klasat sunduese, pushtuesit, tradhtarët, qeveritarët, personalitetet publike etj., por duke mos lënë pa atakuar as problemet e ndjeshme sociale, ekonomike, politike etj.Shkathtësia e këtij komunikimi të drejtpërdrejt me dëgjuesin dhe roli si mburojë a si shtizë ndaj kundërsh-tarit, i kanë siguruar anekdotave, por edhe aforizmave, fjalëve të urta etj. një vend të rëndësishëm në the-sarin e kulturës shqiptare, por edhe një jetë të gjallë e aktive, me një humor të hollë e satirë therëse, edhe sot e kësaj dite.Këto anekdotave që janë të vendosura më poshtë janë të marra nga librat: “Anekdota 1 dhe 2” i botuar nga Instituti albanologjik i Prishtinës, dhe “Tregime shqiptare” shkruar nga Daut Demakut

THES PËR SHTROJË, THE PËR MBUOJË I kishte pasë zënë nata dy vetë në mal. U afruan pranë një lisi she u bënë gati për të fjetur. Njëri po i thotë tjetrit: A po t’merr gjumi? E çka ke shtru? Thes. E me çka je mlu? Me thes. Ama bre, nja! S’kam valla se jam hi në ta!

LIVADHET E SHTRENJTA Takohen në Fushë-Krujë Ismail Qemali dhe Ali pashë Gucia. Ali pashë Gucia u ndal e po i sheh livadhet e bujshme, tërë rrafshinën e pëlleshme të Fushë-Krujës. A thua, more zotëri Ismail, këto livadhe kaq të mira e të buta, a janë të shtrenjta? – foli Ali pashë Gucia. Shumë të shtrenjta janë! - u përgjigj Ismail Qemali. Çka ta merr mendja, sa teneqe flori bëjnë? Eh, more Ali pashë Gucia, këto livadhe të buta e të mira e kanë vlerën e lartë, rrafsh sa një grua! Sa një grua, po unë në malësi...?! Jo Ali pashë, jo ashtu qysh po mendon ti. Këto livadhe të buta e të shtrenjta e kanë vlerën sa një grua e mirë, bujare e fisnike si ajo që ka lind një Ali pashë Guci!

Page 20: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, mars

JEHONAProgramet në gjuhën shqipe në Sveriges Radio datojnë që nga 4 janari i 1994. Emisioni i lajmeve ”Ditari” vazhdoi deri më 13 janar 2006. Ndërkaq nga 16 janari 2006 programi në gjuhën shqipe transformohet në format të magazinës dhe merr emrin e ri ”Jehona”.Që nga 16 janari i 2006 ndrron formati i ”Ditarit” dhe shndërrohet në program të aktualiteteve. Me këtë pason edhe ndrrimi i emrit të programit. Që nga 16 janari 2006 ”Ditari” bëhet ”JEHONA”.Orari i transmetimeveTransmestimet e ”Jehonës” bëhen nëpërmjet kanalit P2 të SR në gjithë vendin.Orari i transmetimeve shqip:E hënë: 14:30-15:00 dhe E martë: 14:30 -15:00“Jehona” me arkiv 30 ditëshDhe në internet www.sr.se/albanskaNëse ju ka ikur ndonjë program i “Jehonës”, ose ndonjë program tjetåer që do të dëshironit ta dëgjoni prap, atëhere ju informojmë se redaksia”Jehona” ruan për 30 ditë me radhë këto programe dhe këto mund ti gjeni në internet kur të doni dhe ju vetëm duhet të hyni në adresën www.sr.se/lyssnaigen.

Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër, mars, 2009

Albanska -- ShqipNyheter och program på albanska

Revista “Dituria”Kryeredaktor: Sokol Demaku; [email protected] redaktues:Rrahmon Jashari [email protected]; Lena Liden [email protected];Hakif Jashari [email protected] ; Arsim Daka [email protected];AgronCela [email protected];Bahtir Latifi; [email protected] e redaksisë,[email protected];Revista dituria,Studiefrämjandet,L.Kyrkogatan nr20,503 07 Borås,SuediDiturinë mund ta lexoni edhe ne internet: www.immi.se/tidskrifter/dituira