Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, Tetor 2007

20
Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, Tetor 2007 Dituria E boton QKSH ”Migjeni” Borås-Suedi

Transcript of Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, Tetor 2007

Page 1: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, Tetor 2007

Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, Tetor 2007

Dituria E boton QKSH ”Migjeni” Borås-Suedi

Page 2: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, Tetor 2007

Dituria - Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,tetor 2007 faqe 2

Revistë kulturore, letrare, artistike shoqërore e argëtuese për fëmijë, të rinjë dhe prindër

D I T U R I A Përmbajtja:

Boton QKSH “Migjeni” 3. Nga redaksia Borås – Suedi 4. Nëna Terezë Kryeredaktor: 5. Astrid Lindgren Sokol Demaku [email protected] 6. Migjeni – Në sezonën e mizave Keshilli redaktues: 7. Viron Kona , Bubulino Rrahmon Jashari [email protected] 8. Zhvillimi I arsimit në Shqipëri Lena Liden 9. Ushtrime gramatikore [email protected] 10. Emine Hoti, poezi :”Ku je”? Agron Cela [email protected] 11. Faqja për fëmijë Ramadan Myrtaj 13.Tregime të mocme shqiptare [email protected] 14,15. Kullat kosovare Arsim Daka [email protected] 16,17. Mjekësi - Lendimet Hakif Hashari 18. Pse urrejmë? [email protected]

19. Loja shpërblyese 20. Gabimet e rrezik.ed. e fëmijëve

Adresa e redaksisë [email protected] Revista Dituria C/OStudiefrämjandet L. Kyrkogatan 20 503 07 Borås

Page 3: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, Tetor 2007

Dituria,- Revistë mujore për fëmijë, te rinjë dhe prindër , tetor 2007 – faqe 3

Vera me vapën e saj iku dhe la pas vjeshtën me shi dhe një kohë të ftohtë. Po cdo gje e ka kohën e sajë, ka kohën e vetë. Të gjithë ecin më kohën. Të gjithë duhet të jenë me kohën. Po! Por athua a jemi edhe ne me kohën? Athue koha është para nesh , apo ne jemi para kohës???!!! Është bukur vështirë njeriu të jap egzakt përgjigje në këtë temë. Por, nejse edhe ne do ndjekim kohën , se ajo nuk na pret ne, pra edhe ne duhet të jemi me kohën si të gjithë të tjerët. Po e filluam me revistën, menduam të shkojmë më tutje edhe me shumë risi, me më shumë gjëra interesante dhe tërheqëse për ne, për fëmijët tanë. Por, por… Koha po shkon e ne ku mbetëm??? Athue mund kush të jap përgjegje në këtë? Me siguri se po, por prap po themi se duhet kohë. Muaji i ardhshëm është muaji nëntor, muaji i festave, muaji i ditëve të shenuara ne historinë tonë, muaj i ditëve të medha, i ngjarjeve të medha nga historia e popullit tonë. Ne kemi menduar që këto ngjarje ti shenojmë disi, të jemi edhe ne me kohën, ta marrim hapin e duhur. Por mendojmë se duhet të jemi së bashku, duhet të jemi të gjithë nje. Pra mendojmë se është e udhës që edhe ne ti festojmë këto ditë të shenuara me aq sa mundësi kemi, me ato kapacitete që kemi. Pra tani e kemi fjalën ne. Tani dyhete të jemi ne në ball të akcionit. Le të shofim. Ne jemi këtu. Ejani! Të bashkuar mundemi më shumë Nga redaksia e revistës Dituria

Page 4: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, Tetor 2007

Dituria,- Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër , tetor 2007 – faqe 4 10 Vjet pa Nënën e mbarë njerëzimit – Gonxhe Bojaxhiu (Nëna Terezë) U mbushën 10 vjet që kur në Kalkuta të Indisë kaloi në amshim Nëna Terezë alias Gonxhe Bojaxhiu, e cila njëherësh ishte nënë e mbarë njerëzimit. Megjithatë, ajo mbeti e gjallë në kujtime tona, në zemrën e popullit tonë, por edhe në mbarë botën, sepse vepra e saj ishte flijim për të mirën e njerëzimit. Vepra e saj i dëshmon botës se në mesin e tyre gjendet një popull i vjetër, me një kulturë të lashtë dhe veprimtari të madhe, një popull fisnik dhe besnik me traditë të lashtë dhe bujare, populli shqiptar. Dhe pikërisht nga ky popull e ka prejardhjen bija etij Nëna Terezë. Kjo figurë e ndritshme me fisnikërinë e shpirtit shqiptar i pushtoi zemrat e njerëzimit, pa dallim race, kombi apo feje. Ishte simbol i amshuar i forcës hyjnore i dashurisë së njeriut për njeriun. Ajo njëherësh ishte edhe nënë e mbarë njerëzimit. Nëna Terezë paraqiste një vlerë për njerëzimin, kurse për ne shqiptarët ajo ishte diçka më shumë:ishte një vlerë frymë e trojeve tona, ishte nga zermra e dheut tonë, ishte bijë, ishte motër e e te parëve tan. Me të drejt mund të pohojmë se ndër personalitetet më të ndritura që pati njerëzimi gjatë dy mijë vjetëve, ndër ne shqiptarët, është figura e Gonxhe Bojxhiut-Nënë Terezës . Nëna Tereze dashurinë ndaj njerëzimit gjithmonë e ka shprehur me lutje pranë Atit të Gjithpushtetshëm, duke iu drejtuar me këto fjalë: " Kudo të jetë urrejtja, unë të sjellë dashurinë. Kudo të jetë padrejtësia, unë të sjellë faljen. Kudo të jetë ngatërresa, unë të sjellë pajtimin. Kudo të jetë gabimi, unë të sjellë të vërtetën. Kudo të jetë dyshimi, unë të sjellë besimin. Kudo të jetë dëshprimi, unë të sjellë shpresën. Kudo të jetë terri, unë të sjellë dritën. Kudo të jetë pikëllimi, unë të sjellë gëzimin".

Page 5: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, Tetor 2007

Dituria,- Revistë mujore për fëmijë, te rinjë dhe prindër , tetor 2007 – faqe 5

Me rastin e 100 vjetorit të lindjes së shkrimtares së madhe suedeze Astrid Lindgren Astrid Lindgren –njohës e botës së fëmijëve Astrid Lindgren lindi më 14 nëntor 1907, në Nos pran Vimmerbys në krahinën Smoland të Suedisë Jugore. Rrjedhë nga një familje fshatare, pati fatin dhe rastin të rritej dhe jetoj në gjirinë e nënes natyrë, në një natyrë të pasur suedeze. Fëmijërinë e kaloi e qetë, por me shumë ndodhi dhe peripeci jetësore, me shume informacione për natyrën, rrethin, gjë që Astrid i përdori me shumë mjeshtri në punën e saj të mëvomshme letrare në librat e saja të botuara. Në shkollë ishte shumë e zgjuar, ishte ndër nxënësit më të mirë. Këto janë virtytet e saj prej poeti, këto janë ato virtyte që Astrit e bejnë me vonë të njohur në tërë rruzullin tokësor , tek të vegjlit , të rinjët dhe tek të rriturit. Në vitin 1926 shpërngulet nga Vimmerby në Stockholm. Librin e saj të parë do e botoj në vitin 1945 me titull ”Pipi corapëgjatë”, i cili u botua në tri libra të ndara. Ky liber u përkthye dhe u botua në më shumë se 30 gjuhë botërore. Ky liber është i përkthyer edhe në Gjuhën shqipe dhe ne kemi mundësi ta lexojmë pra edhe në shqip. Astrid në këtë kohë kur boti ”Pipin” punonte si redaktor në një shtëpi botuese të Stockholmit. Vepra e saj ”Pipi” në vitin 1952 u shpall libri më i mire në Suedi dhe mori cmimin ”Nils Holgerson Plakette”, si dhe në vitin 1958 kësaj vepre dhe Astrit iu nda cmimi i madh nderkombëtar ”Hans Kristian Andersen”. Ky libër është bëre¨edhe film dhe është perkthyer edhe në shumë gjuhë të botës si edhe në Gjuhen Shqipe. Astrit më pastaj boti edhe vepren e saj të dytë ”Picirruku dhe Karlsoni që banonte në cati”, edhe ky libër u prit mjaft mire nga publiku, ku brenda një viti doli në dritë edhe botimi i dytë i tij nga kërkesa e madhe e lexuesve për te. Edhe libri i dyte i Astrid u bë edhe film dhe pati jehonë të madhe tek publiku. Përsonazhet e Astrid janë shumë të adhuruar nga fëmija, ata janë pjese e jetes së tyre. Astrit është vetë në botën e fëmijëve prandaj themi se edhe ajo ishte njohëse e vertetë e botës së fëmijëve. Pipi, Tomy, Annika, Karlsoni si dhe Emili janë ata të cilët na pasqyrojnë këtë jetë fëmijësh, këtë jetë që Astrid vetë e përjetoj nga natyra e Smoland dhe e pasqyroj në veprat e saj.

Page 6: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, Tetor 2007

Dituria,- Revistë mujore për fëmijë, te rinjë dhe prindër , tetor 2007 – faqe 6

Migjeni NË SEZONËN E MIZAVE Tash ma asht rritë, dhe nuk mundet , si dikur, me nga mbas mizave nepër shtëpi që t`I mbysi, se kishin me thane ka dale mendc. E kojshitë, kojshitë gojëkëqijë mezi presin me ja qitë bishtin ndokujt. Por kujtohet Hylli – si t`ishte sot – kur mësuesi në tretën të fillores u tha nxanësve se kush mbyt një mizë në pranverë ka mbytë me mija miza që do t`ishin pjellë nga ajo një – deri verë. E kur një anga nxanësit – ma I madhi – e pveti a duhet me mbytë mizë femën apo mashkull, mësuesi nuk di se si iu ngatrrue gjuha dhe mezi tha cilado qqoftë duhej mbytë. Asaj pranvere, mbas fjalve të mësuesit – gërsitshin tryezat, muret, arkat, karrigat nga shuplakat e nxanësve, të cilët me shtytjen e mësuesit u kishin shpallë luftën mizavet. Ne neser në shkollë secili tregonte sa armiq ka mbytë, në c`mënyrë, me c`armë.E Hylli s`kish qenë as ma I miri as ma I keqi ushtar nd`at luftë të përgjakshme. Vetëm një shok kish dale fitefit. Me të vërtetë kishte mbytë mizzen, por kish thyer edhe gotën dhe për at arsye kishte qenë rahun na e ama. Tash Hylli, shtri në një karrigë të gjanë me një libër, po shikon kah tavani një mizë që fluturon, dhe mezi permbahet nga dëshira me këcye si dikur dhe me e mbytë. Por, shpejt I cuditun nga vetja me ket mendim vllavrasje ngadalë qetsohet. Ma miqsisht fillon të mendojë mbi mizzen. I eep emnin lajmtar I verës edhe pse lajmtarin r pranverës ende s`e ka pamun. Pse tash ma s`interesojnë ato gjana. Dallandysha, punë andrash! Prej kah ka ardhë kjo mizë? Do të ketë ndoj pleh këtej afër. Dhe kujtohet si n`oborr të kojshijes së bukur rastësisht ka pa plehin. Domethënë se miza qenka nga shtëpia e kojshijes se bukur. Filloj Hylli me simpati ta shikojë mizën. Nisi ta admiroj në fluturimin e saj terthuer nën tavan. Miza, plehi, kojshija e bukur në një masdreke pranverore tinglluen në një rapsodi – në rapsodin` e jetës sonë qytetare në një mbasdreke maji. Por miza nuk mbeti në naltësinë e vet të zakonshme, por filloi të zbresi ngadal nder sferat ma t`ulta të dhomës. Hylli u frigsue mos t`i mbytet në kafe, që tashi ju sollen. I shkoi një rrënqethme neverije nëpër gurmas kur mendoi se me kafe mund të kaperdijë dhe mizën e mbytun. Natyra e tij pesimiste revoltohej. Me të vërtetë, asht e tepërme kjo mizë në planin hyjnuer, - mendonte. Shegertat pa punë edhe nxansit nepër shtëpija kishin gjetë ndoj punë tjetër, po mos t`ishin këto miza. Por – si tha Shopenhaueri – gëzimi asht vetë pushimi i shuar i dhimbjes, e cila shpejt do të vazhdojë. S`paku për hatër të njeriut nervoz mos t`u krijonte miza. Se sa e sa miza tjera ka jeta e njeriut! Edhe cfarë mizash! Si ato të kalit, të cilat, kur të ngjiten. S`të hiqen pa paravesh. Miza si miza, përzihet në punët e huaja dhe don ta bajë të vetën. Si aeroplan vezhgues fluturonte mbi kafe. – Po ku janë, xhanëm, kompetentët? Njerzit që marrin rroga për miza – ku janë? Deputetët cka bajnë? Mizat u banë stolija e vetme e qyteteve tona! I huaji me të vertetë ka cka të shofi… dhe kështu, në mendim sipër, Hylli bahej nervoz pa dashje, ban një levizje të shpejtë dore kah miza, e cel grushtin, por s`e kish nxanë; edhe një herë fap… Kur qe, në derë të dhomës ja bef dikur shok lufte me miza e sot kolegu universitar. - Cka po ban, Hylli? Po xen miza – a ? - Asgja… Vec po mendoj se sa kot po jetojmë – iu përgjegj Hylli si gjithmonë. Maj, 1936

Page 7: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, Tetor 2007

Dituria,- Revistë mujore për fëmijë, te rinjë dhe prindër , tetor 2007 – faqe 7 Nga Viron Kona

BUBULINOJA

është kureshtar apo llafazan?

Atë ditë të dielë, babi i Bubulinos ishte i zënë me punë. Bubulinoja i vinte rrotull: -Më trego një përrallë, o babi. -Nuk di përralla unë. -Po ti ke ditur, o babi! Të lutem, tregomë vetëm një. -I kam harruar, më lerë të qetë tani. -Pse, harron ti babi?! -E po, njeri jam, harroj ndonjëherë. -Po unë, çfarë jam? -Fëmijë. -Nuk jam njeri?! -Je njeri i vogël, fëmijë. -Jo, unë jam Bubulinoja. -Ti je Bubulinoja llafazan, se flet shumë. -Edhe mami, llafazane është? -Jo, kush e tha?! -Po, edhe ajo flet shumë. -Ik tani Bubulino. Të thashë më lerë të qetë se kam punë, - i thotë ashpër i ati dhe, që të shpëtojë prej vogëlushit, e përcjellë tek mami. Në atë kohë, ajo merrej me punët e kuzhinës. Pas pak, Bubulinoja kthehet me një pjatë, ku ndodhej një kokërr vezë dhe një pirun. -O babi, m’i dha mami këto. -S’kam kohë, rrihe vetë. -Cilën të rrah, mamin?! -Ore, je në vete ti! Të thashë, të rrahësh vezën që ta hash. -Pse, po ta rrahësh vezën, hahet?! -Po. -Edhe ty, o babi, po të rrahësh...!? -Hej dreq, ç’më gjeti me këtë mua sot! - thotë babi i nevrikosur. - Ore,do më lësh që të lexoj gazetat apo jo? -Do të lë, o ba, por vetëm më thuaj kush është dreqi? -Ti. Rri urtë tani! -Pse, dreqi rri urtë? -Bubulino! Do ta qepësh, apo jo? - i bërtetë babi i nervozuar. Çfarë të qep, o ba, pantallonat që m’i grisi qeni kur më kafshoi? -Mbylle të them! - ulëriti babi i Bubulinos. -Derën të mbyll, o ba? -Ikë, mbushu që këtu! -Të mbush ujë? Do një gotë ujë ti babi? -Ikë, se më hëngre veshët! -Kush t’i hëngri veshët? - e pyeti vogëlushi, duke parë gjithë kureshtje e keqardhje veshët e të atit. Babi humbet durimin. -S’ke faj ti që bën kështu, se s`të vret këpuca,je në rregull ti! Fëmija hesht një çast,pastaj pyet me dhembje: -Pse o ba, të ka vrarë këpuca ty? - dhe, duke thënë këto fjalë, ai sheh me keqardhje këmbët e të atit. -Ore, s`marrke vesh ti, - thotë babai i bezdisur, duke larguar këmbët - Do ikësh që këtu, apo si e ke hallin?! - Hesht pak dhe shton: - S`ke faj ti, jo, se e ke mendjen të mbledhur top. Hallet i kemi ne, të mëdhenjtë! -Pse, o ba, mendjen top e kam unë? -Po, - ulërin i ati, - top e ke! -Edhe ti, o babi, top e ke mendjen? -Po, edhe unë! - i përgjigjet duke ulëritur akoma më fort i ati. - Hë, ç`ke për të më thënë tani? - i akërrohet ai.

-Iç, o ba, asgjë s`kam për të thënë, vetëm se desha të luajmë me mendjet tona që i kemi topa.- thotë gjithë kënaqësi i vogli, duke zbuluar dhëmbët e vegjël si rruaza të bardha...

Page 8: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, Tetor 2007

Dituria,- Revistë mujore për fëmijë, te rinjë dhe prindër , tetor 2007 – faqe 8

Zhvillimi i arsimit në Shqipëri

Një epokë e re filloi me zgjedhjet e para të lira e demokratike në Shqipëri. Ndryshimi i sistemit krijoi mundësite për ndryshime të thella e terësore në arsimin Shqiptar. Kjo u shoqërua edhe me dukuri që e dëmtuan arsimin, pasi me hapjen e kufinjëve u larguan në masë mësuesit drejt perendimit ose punërave të tjera me të papara. Nevojat urgjente të arsimit, diktuan marrjen e masave të menjëhershme nga qeveria. Fillimisht u hartuan ligjet e reja për arsimin parauniversitar (1-12) dhe ate të lartë duke pasur në themel parimet demokratike. Shumë institucione të huajat ndërmorën një program ndihmash dhe asistence për rehabilitimin e tërë sistemit të arsimit në përmbajtje dhe infrastrukturë. Në vitin 1992 u hoqën nga programi lëndet më përmbajtje ideologjike dhe edukimi ushtarak. Filluan përpjekjet e para institucionale për të hartuar tekste të depolitizuara dhe për të përdorur metodat ndërvepruese të mësimdhënjës dhe të nxënit. Fillon sistemi i kualifikimit të mësuesve për këto ndryshime në kurrikulen shkollore. Në vitin 1994 miratohet nga Kuvendi i Shqipërise, ligji për Arsimin e Lartë i cili shenoi një hap para në demokratizimin e universiteteve. Të drejtay e njeriut futen në arsimin bazë, ate parauniversitar. Ne vitin 1995 miratohet ligji për arsimin parauniversitar ( klasa 1-12) i cili hedhë bazat për zhvillimin e sistemit arsimor që do të ndihmojë në zhvillimin e shoqërisë demokratike shqiptare ku u hapet rruga shkollave jo publike (private). Në vitin 1998 java mësimore nga 6 ditë bëhet 5 ditë. Në vitin 1999 fillon specializimi i arsimit të mesëm të përgjithshëm (gjimnazit) me profilet natyror dhe shoqëror. Në vitin 2001 në kuadrin e Objektivave te Mijëvjecarit arsimi klasifikohet si sektor strategjik afatgjatë. Ne vitin 2002 reformohet Ministria e Arsimit dhe e Shkencës në përputhje me kërkesat e kohës. Rishikohet edhe një herë Ligji për Arsimin Parauniversitar i cili u siguroi më shumë të drejta qeverisjes vendore. Në vtin 2003 bëhet riorganizimi i Drejtorive Arsimore në të gjithë Shqipërine. Në këtë vit fillon edhe përzgjedhja e drejtorëve me konkurs. Në vitin 2004 miratohet nga Qeveria Stategjia Kombëtare e Arsimit e cili synonte përafrimin e arsimit shqiptar me ate perendimor të BE. Në vitin 2006 krijohet Matura Shteterore, vendim i cili hapi konkurset për pranimin në shkollat e larta duke zvogeluar ne maksimum korrupsionin dhe duke ju krijuar mundësi më të medha të rinjëve shqiptar për tu regjistruar në shkollat e larta, një pjesë e të cilave u liberalizuan, u bënë të lira për të hyrë cdo i ri që ka kryer shkollën e mesme. Në këtë vit u realizua një skemë e re e përzgjedhjes së teksteve shkollore. Ato tashmë përzgjidhen nga mësuesit. Tashmë arsimi shqiptar ka kaluar nga faza emergjente e ndihmës në ate të zhvillimit. Arsimi Kombëtar zhvillohet mbi fazën e strategjisë Afatmesme të Arsimit parauniversitar që po sherben si program për të realizuar një reformë të gjërë që mbështetet nga Banka Boterore e donatorë të tjerë. Matura Shteterore, liberalizimi i arsimit të lartë dhe përzgjedhja e teksteve nga vetë mësuesit synojnë ti japin fund korrupsionit në arsim dhe të kontribuojnë drejtpërdrejt në rritjen e cilësisë së sistemit. Shqipëria është integruar në një politikë integruese rajonale në Gadishullin e Ballkanit si dhe në hedhjen e hapave të parë institucionale për integrimin ne Bashkimin Europian. Në vitin 2006 u bë nënshkrimi i Marreveshjes së Stabilizim Asocimit me BE e cila e vendos vendin para presionit për të arritur standartet e caktuara të krahasuara me ato të BE. Tani Shqipëria ka hyrë në një periudhë intensive të zhvillimit, reformimit dhe modernizimit të institucioneve. Deri tani është ndryshuar dhe rishikuar më shumë se 80% e legjislacionit. Këto tregues po krijojnë besim dhe angazhim tek partnerët tanë perendimor dhe suksesi është cdo ditë i prekshem, real. Avdyl Bucpapaj Shqipëri - Durrës

Page 9: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, Tetor 2007

Dituria,- Revistë mujore për fëmijë, te rinjë dhe prindër , tetor 2007 – faqe 9

Lexo dhe nënvizo emrat e kafshëve: Mali, Lopa , Livadhi , Kodra , Kau , Kali , Lumi , Dhelpra , Ujku , Libri , Shko , Eja , Ariu , Katër , Shkolla , Luani , Zebra , Qengji, Lapsi , Goma. Gjejë emrat dhe nënëvizo: Shko , Eja , Mal , Babë , Lum , Pesë , I kuq , I zi , Punojë , Shkollë, Bardhë , I blertë , Blerta , Nëna , Fletore , Unë , Ai, Luaj, Vrapojë, Fletore , Luan. Gjejë fjalët që rimojnë me njëra tjetrën: Dardha , Molla , Shalla , Pesë , Dhjetë , Bardha , Kolla , Shtalla , Besë , Kodër , Lodër , Fshat , Shpat , Gjashtë , Kashtë , Plis, Lis, Mat , Pat , Petë. Gjejë foljet dhe nënëvizo të njejtat: Shkova, Muri, Guri , Eja , Vrapo, Këndo, Vallëzo, Nëna , Baba, Unë , Daja , Vizato, Numëro, Ti, Ata, Nata, Dita, Luaj, Folë , Daradha, Gatuaj, Lara, E bardha. Gjejë mbiemrat dhe nënëvizo të njejtit: Bardha, Verdhëza, I verdh, I kuq, I vogël, Nata, Mbaje, Hajde, Gjatë, Shkurt, I mirë, Zi, Baba, E bardhë, I ftohtë, I akullt, Akullnaja, Nëna, I holl, I trash.

Page 10: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, Tetor 2007

Dituria,- Revistë mujore për fëmijë, te rinjë dhe prindër , tetor 2007 – faqe 10

Emine Hoti Me dorën që më dridhet po të shkruaj këto rreshta. Eh, sa vjet kisha pa shkruar!! Kurr nuk më kishte shkuar mendja se do shkruaja letër në këtë moshë , dhe jo me Poezi ,, Por dashuria për fëmijën kthen edhe malet përmbys. Çdo shkronjë e kësaj letre peshon një mal malli. Jam nëna jote bir, të cilën me përkëdhelje thërrisje dikur “mamush”, e rendje të më puthje me dashuri në faqe duke thënë me zërin e ëmbël: “Ti je nëna më e mirë në botë”. Ku je ? Ku je ti ëndërr e mërguar në ç’skuta ke ndaluar vallë A gjete dot ç’kishe kërkuar atje ku je a ndjehet mall? Me krahët e shpresës fluturove zemra e vuajtur nuk njohu frikë Lotin dhe syrit s’ia tregove Dhimbja në shpirt filloj të mbijë. Kaloi një vit, dy, tre, sot katër E minuti i pritjes kaq ngadalë shkon Nëna që e le të re, e të qeshurë Mbi flokët e saj sot ka rënë borë. Çdo dallëndyshe që shikon Është syri im bir,që të kërkon Çdo pikë shiu që bie mbi qerpik Është loti i mallit që më zhurit. Ku je ti lulja e gëzimit Ku je, o prehja e shpirtit tim Sa larg ke shkuar që dot s’më flet Vetëm një fjalë qoftë keq a mirë?! Në ke gabuar e sot ndien turp E dot s’ma thua jeta ime Dije se pritja pa përgjigje Rëndon sa bota mbi zemrën time. Gjithë pasuria e kësaj bote Nuk vlen për zemrën e një nëne Gjithçka që kisha do ta shpenzoja Të shihja një herë fytyrën tënde. Të puthja duart, ball, sy e gushë Të përkëdhelja flokët e zez, Të ngopem një herë me erën tënde Të të ndiej pranë pastaj të vdes! Nëna të pret dhe me stinët plaket. E nëse një ditë do të kthehesh e nuk do të më gjesh, dije se në çdo lule është buzëqeshja ime për ty, e në çdo rreze dielli janë duart e mia që të përkëdhelin. Të puthë me mall: Nëna Jote !!

Page 11: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, Tetor 2007

Dituria - Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,tetor 2007 faqe 11 Lepuroshi Deshi lepuroshi t'bënte një mrekulli: të vishej me tesha po sikur njeri. Veshi pantallona, këpucë e jelek, n'Zvizër porositi sahat me qostek. Mirëpo të ngratit i shkoi puna huq, sepse veshët e gjatë s'i ndenjën n'kapuç. Rexhep Hoxha "Dielli i dashuruar" Nje here dielli u dashurua me nje yllke te vogel qe i rrinte perball. E shikonte cdo mengjes qe shetiste neper qiell dhe bente muhabet me këtë apo ate.Përplaste syckat,shikohej në pikat e shiut dhe ishte gjithmonë gati të kapte rrezën e parë të diellit për të ndricuar më shumë se të tjerat. Dielli duke e parë cdo ditë,u dashurua kaq shumë me të saqë një ditë nuk mundi më të kontrollonte dashurinë e tij sekrete.Zgjati një rreze,këputi nga një re një fjongo të bardhë në formë trendafili dhe ja dhuroi yllkes:). Por yllka mendjemadhe qeshi më xhestin e tij dhe Dielli nga turpi u bë i gjith i kuq dhe u hodë në det që askush të mos e vinte re.

Page 12: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, Tetor 2007

Dituria - Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,tetor 2007 faqe 12

"Tregime te mocme shqiptare" Na rronte njëherë një prijës i ri, që njihej jo vetëm për trimërinë por kryesisht për karakterin e harbuar e tekanjoz. Njëherë thirri plakun e fshatit të rripte një gur e pastaj të përgadiste një drekë për të ftuarit e tij. Plaku,i zënë ngushtë u kthye në shtëpi i vrerosur dhe i tregoi vajzës së tij të vetme për urdhërin e çuditshëm të prijsit. Vajza ishte e re,shumë e bukur por edhe shumë mendjeprehtë. Ajo e qetësoi të atin dhe i premtoi se do ta ndihmonte.Dhe me të vërtetë, në mëngjez shkoi te babai i saj me një hanxhar në dorë dhe i tha:"Jepja këtë thikë prijësit dhe i thuaj ta therë në fillim gurin e pastaj ti mund ta rrjepësh e t’i marrësh lëkurën". Plaku veproi tamam ashtu siç e mësoi e bija.Prijësi u zemrua dhe i tha: - Ku ke ndëgjuar or plak,që të theret guri?Mos kërkon të tallesh me mua? Plaku u përkul tërë nderim dhe iu përgjigj: - Nuk guxoj të të kundërshtoj, o prijës,po ku është ndëgjuar të rrjepësh lëkurë nga një gur?! Prijësit i pëlqeu përgjigja dhe duke marrë vesh se fjalët e plakut dilnin nga mendja e së bijës, u martua me të. Vështirë e pati prijësi me gruan e tij të re.Ajo doli më e zgjuar nga i shoqi dhe kjo cenoi keq sedrën e sëmurë të prijësit,aq sa vendosi të ndahet prej saj,megjithëse e donte si më parë. - Unë po shkoi për gjueti,por ki mendjen:po qe se ti para kthimit tim do të zgjidhësh qoftë edhe një çështje,me mua nuk ke punë më,do të ndahemi njëherë e mirë. Kaloi një ditë,dy apo më tepër dhe te fqinjët erdhi një mik.Natën pela e mikut polli një mëz.Në mëngjez miku,kur mori vesh lajmin u gëzua shumë, por të zotët e shtëpisë filluan të ngulnin këmbë se mëzin e polli qerrja ku ishte lidhur pela. Filluan të grindëshin dhe për të sheshuar problemin vendosën të ftojnë gruan e prijësit.Dhe kjo erdhi por me mjaft vonesë.Ajo kërkoi ndjesë për vonesën duke u shfajësuar se rrugës,duke ardhur,pa përroin që kishte marrë zjarr dhe e shojti duke i hedhur fletë të thata. Të gjithë u habitën.Edhe miku edhe të zotët e shtëpisë.: - Zjarrin e shuajnë me ujë e jo me fletë të thata,e pastaj,ku është dëgjuar që të digjet uji?!- thanë ata. Gruaja e prijësit qeshi nën buzë dhe u përgjigj: - Po qe se e keni të qartë se kjo nuk ndodhë,si nuk mund të kuptoni se qerrja s’mund të pjellë mëza? Në këtë mënyrë u zgjidh edhe grindja në dobi të mikut. Kur u kthye nga gjyetia,prijësi mori vesh që grueja e tij kishte shkelur porosinë që i kishte dhënë,ai u gëzua dhe i propozoi gruas të marrë me vete gjithçka dhe çfardo që do e të largohet nga shtëpia e tij e të shkojë te të sajtë,apo ku të dëshirojë. - Mirë, unë pranoj, por para se të largohem dëshiroj të hamë sëbashku darkën e fundit të lamtumirës, - u lut ajo dhe,pasi mori pëlqimin e të shoqit,shtoi sofrën.Gjatë darkës ajo e dehu të shoqin,pastaj,me kujdes,që të mos zgjonte,e ngarkoi në qerre dhe sëbashku me të u nis për te prindërit e saj. Rrugës prijësi u zgjua dhe i habitur qeshi: - Ku po më qon kështu? E shoqja, si gjithnjë,u përgjigj qetë: - Si ku? A më urdhërove të largohem nga shtëpia jote dhe më lejove të marr me vete gjithçka më nevojitet dhe çfarëdo që dua? E pra,unë ty të dua më tepër dhe asgjë tjetër.Prandaj dhe të mora vetëm ty për të prindërit e mi. Prijësi i habitur me mendjen e mprehtë të gruas u kthye në shtëpi dhe jetoi i lumtur me gruan e tij.

Page 13: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, Tetor 2007

I GJUHËS SHQIPE

Zh zh

Z zY y

Xh xh

X xV v

U u Th th

T t

Sh sh

S s Rr rr

R r Q q P p

O o NJ nj

N n

Page 14: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, Tetor 2007

Dituria,- Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër , tetor 2007 faqe 14

Kullat Kosovare

Kullat kryesisht ndodhen në pjesën perëndimore të Kosovës. Është stilë karakteristik tradicional i Rrafshit të Dukagjinit që shtrihet në kufi me Malin e Zi, pjesa Veriore e Kosovës. Kullat kryesisht janë ndërtuar kah fundi i shekullit të 18-të dhe dekada e parë e shekullit të 20-të dhe janë banuar me gjenerata të tëra.Kullat e Istogut janë: Kulla e A. Avdisë (1820, Syne), Kulla e A.B. Zekajt (1870, Mojstir), Kulla e A. Fetahajt (1852, Gurrakoc), Kulla e A. Vuthaj (1877, Vrellë), Kulla e B. M. Mavraj (shekulli i 19, Staradran), Kulla e C. A. Ahmetaj (1928, Zabllaq), Kulla e E. Z. Dautaj (1895, Lubozhdë), Kulla e F. A. Meta (1850, Shushicë e Ulët), Kulla e H. D. Asllanaj (1902, Llukavcë i Begut), Kulla e H. H. Hasani (1870, Cercë), Kulla e H. H. Osmanaj (1850, Turbuhovc), Kulla e H. I. Elshani (1875, Istog), Kulla e H. Muzlia (1882, Istog), Kulla e I. A. Rexhaj (1891, Istog), Kulla e I. Haskaj (1875,Istog), Kulla e I. M. Osmanaj ( shekulli i 19, Prekallë), Kulla e I. S. Bytyqi (1750, Istog), Kulla e J. B. Buleshkaj (1850, Istog), Kulla e J. M. Idrizaj (1885, Istog), Kulla e J. Muzliukaj (1878, Uçë), Kulla e K. Fazlia (1867, Istog), Kulla e M. Gega (shekulli i 18, Istog), Kulla e M. Z. Osmanaj (1850, Istog), Kulla e N. A. Shatri (1890, Tomoc), Kulla e N. Kadria (1885, Istog), Kulla e R. A. Ademaj (1875, Istog), Kulla e R. Brahimi (1870, Shushicë e Epërme), Kulla e R. H. Salihaj (1902, Istog), Kulla e R. M. Avdijaj (1870, Istog), Kulla e R. M. Visoqi (1872, Istog), Kulla e S. B. Dreshaj (1890, Istog), Kulla e S. F. Dreshaj (1890, Istog), Kulla e S. O. Bicaj (1879, Istog), Kulla e S. Shatri (1905, Istog), Kulla e T. A. Bicaj (1877, Istog), Kulla e U. S. Ukaj (1850, Kaliqanë), Kulla e Z. S. Hakaj (1820, Orrobërde), Kulla e Z. Selmanaj (shekulli i 19, Istog), Kulla e Z. Selmani (1890, Istog). Kullat janë dy apo tri katëshe dhe zakonishtë janë në formë të kuadratit. Ato zakonishtë janë shfrytëzuar nga meshkujt e familjes, përderisa gratë dhe fëmijët kanë banuar në objektin e ndërtuar pranë, i cili ka pasur kate të njëjta apo më pak. Kafshët janë mbajtur në katin e mëposhtëm ndërsa katet e larta janë shfrytëzuar nga meshkujtë e shtëpisë dhe mysafirët e tyre. Zakonisht ato kulla kanë patur dy hyrje dhe shkallë në dy anë. Njëra hyrje me shkallë ka qenë e ndërtuar për hyrjen e mysafirëve të cilat shpiejnë direkt për në katet e larta dhe dhoma e mysafirëve e cila nuk kishte akses në vendet private të familjes. Hyrja tjetër është anash për gratë e cila shpien për në katin e mesëm nëse Kulla është tri katëshe apo për në katin kryesor nëse Kulla është dy katëshe. Dritaret zakonisht janë të vogla, të cilat janë të ndërtuara në atë mënyrë që në rast sulmi nga ana e armikut aty mund të vendosej arma dhe kështuqë ishte pikë e mirë luftimi. Këto Kulla të ndërtuara prej gurit janë ende në një gjendje relativisht të mirë dhe disa prej tyre ende banohen.

Kulla e Gegajve në Gurrakoc Kulla e Fazliajve ne Rranzë (ish Lubozhdë), (marrë nga nje foto e vjetër) Konstruktim prej guri.

Page 15: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, Tetor 2007

Dituria,- Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër , tetor 2007 faqe 15

“Kulla e Koshit” Gjakovë( Qarshija e vjetër) Kulla Abdullah Pashë Drenit-Gjakovë

Kulla e Ahmetajve, Zabllaq Kulla e Ukajve, Kaliqan

Kulla e familjes H. H. Hasani, Cerrcë Kulla e familjes Bytyçi, Istog

Kulla e familjes Shatri, Tomoc Kulla e Metajve, Shushicë

Page 16: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, Tetor 2007

Dituria,- Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër , tetor 2007 faqe 16 Dr.Ramadan Myrtaj

Lëndimet

Me lëndime nënkuptojmë çrregullimet që janë të ngacmuara dhe të shkaktuara nga agjent të ndryshëm fizikë dhe kimik e që veprimi lëndues është më i fortë se sa mbrojtja e indeve të ekspozuara. Lëndimet shkaktojnë dëmtimin e indeve, por edhe të isufiqiencës së disa funksioneve të organeve, në largësi të vogël ose të madhe nga lëndimi. Lëndimet përmbajnë rreth 20% të sëmurjeve. Me zhvillimin e trafikut dhe industrisë, jo vetëm që rritet numri i lëndimeve por rritet edhe vëllimi i tyre. Lëndimet sot janë një epidemi. Mu për këtë imponohet nevoja e ndërmarrjes së masave të zgjeruara preventive. Trajnimi i punëtorëve, mbrojtja higjieno-teknike në punë, përmirësimi i kulturës së trafikut, kufizimi i shpejtësisë në trafik, ashpërsimi i kritereve për dhënjen e patentëve, mbikqyrja e kontrollimeve teknike të automjeteve, lufta kundër alkoolizmit, trajnimi në shkolla për sjellje në trafik etj. Ndarja e lëndimeve:

Sipas shkakut lëndimet ndahen në: 1. Lëndimet mekanike, që shkaktohen nga forca mekanike shtypëse ose e atakut në inde, gjegjësisht tërheqjen-trakcionin e indeve, 2. Lëndimet termike, që shkaktohen nga temperatura e lartë ose e ulët që dëmton indet. 3. Lëndimet elektrike, dëmtimi i indeve nga rryma elektrike, nga tensioni i lartë ose i ulët ose me veprim të elektricitetit natyral. 4. Lëndimet kimike, që shkaktohen me veprimin e mjeteve kaustike, veqanërisht me thartira, baza ose kryprave të tyre. 5. Lëndimet nga ndryshimet e shtypjes së rrethit nga ataku ajëror, për shkak të eksplozimit, por edhe për shkak të dekompresionit të shpejtë. 6. Lëndimet radiologjike, shkaktohen nga rrezatimi rentgen dhe izotop.

Lëndimet mekanike ndahen në: A. Lëndimet (plagët) e hapura-kur lëkura dhe mukoza është e dëmtuar me vepromin

e shkakut mekanik. B. Lëndimet (plagët) e mbyllura-kur lëkura dhe mukozat janë të pa dëmtuara,

gjegjësisht të ruajtura, kurse indet janë të dëmtuara. Plaga Plaga përfshin diapazon të lëndimeve nga më të rëndomta, gërvishjet sipërfaqësore të lëkurës deri te plagët e thella me depërtim në hapësirat e trupit dhe dëmtimin e organeve të mbrendshme si dhe shkatërrimin e ndonjë pjese të trupit.

Sipas mënyrës së fillimit dhe formës, plagët ndahen në disa lloje: 1. Plaga e zhveshur-shkakton heqjen e epidermit sipërfaqësor. 2. Plaga prerëse-shkaktohet nga arma e mprehtë duke ndërprerë thellë kontinuitetin e lëkurës. 3. Plaga e shqyer (e grisur)-shkaktohet nga mjetet e topitura. 4. Plaga e thumbuar- shkaktohet nga mjetet e mprehta me maje të thepisura. 5.Plaga shigjetare- shkaktohet nga armët e zjarrit, 6. Plaga e shpuar- shkaktohet kur mjeti lëndues depërton në hapësirat e trupit, duke lënduar organet e mbrendshme me gjakderdhje, infeksione dhe shok hemoragjik. 7. Plaga e pa shpuar- është kur nuk është dëmtuar hapësira trupore me mundësi të vogël të të lëndimit të organeve dhe infeksionit.

Page 17: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, Tetor 2007

Dituria,- Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër , tetor 2007 faqe 17 Ramadan Myrtaj

Ka edhe plagë të tjera si: plagët luftarake, plagët nga kataklizmat natyrore ose aksidentet masovike e që bien në domenin më të lartë mjekësor.

Komplikimet e plagëve Komplikimet themelore të çdo plage janë: 1. Gjakderdhja dhe 2. Infeksioni. 1. Gjakderdhja shkaktohet menjëherë pas lëndimit dhe quhet gjakderdhja parësore ose primare, ndersa gjakderdhja dytësore ose sekundare shkaktohet më vonë, nga plaga e pa përkujdesur. Çdo plagë parësore është e nfektuar, që do të thotë se me rastin e lëndimit janë futur mjaftë mikroorganizma që shkaktojnë inflamacionion. Parimet themelore të përkujdesjes së plagëve janë: -plaga nuk guxon të inspirohet me ujë, sepse bartet infeksioni, -plaga nuk guxon të desinfektohet, -plaga nuk guxon të inspirohet me alkool ose pije të forta alkoolike, -në plagë nuk guxon të vehet vata, pasi që ngjitet në plagë e nëse nuk është sterile jep mundësi për infeksion, -nga plaga nuk guxojnë të nxjerren trupat e huaj, pasi që mund të shkaktojnë lëndim më të madh dhe futjen e infeksionit, -në plagë vehet material i sterilizuar (fasha, gaza) e në mungesë vehet material që është i larë,i zier, i bardhë i terur në diell ose i hekurosur, -ndërprerjen e gjakderdhjes duhet bërë me fashë kompresive. Mbështjellja e plagës bëhet me fashën e parë e që gjendet në kutijat e ndihmës së parë. Gjatë mbështjelljes së plagës ekziston mundësia e ndotjes sekundare me duart e papastërta pse me rrobe. Për këte arsye duhet larë duart mirë me sapun dhe ujë të ngrohtë.

Thyerjet e kockave (fracturae) Thyerje e kockave quhet ndërprerja e kontinuitetit të kockës për shkak të veprimit të forcës mekanike. Thyerjet e kockave zënë vendin e dytë pas lëndimeve. Kocka është një ndër indet e rralla e cila e mjekuare me rregullë rritet me indet vetanake kockore. Llojet e thyerjeve. Thyerjet ndahen në bazë të kontinuitetit të lëkurës dhe mukozës mbi vendin e thyerjes në dy forma: 1.Thyerjet e mbyllura-kur lëkura nuk është¨e dëmtuar dhe në vendin e dëmtimit ka ndrydhje, gjak të enjtur, 2.Thyerjet e hapura-ku lëkura në vendin e thyerjes është e ndërprerë tërësisht, ka komunikim me ambientin e jashtëm, depërtojnë mikroorganizmat patogjen në plagë dhe nuk përjashtohet mundësia e infeksionit par¨åesor. Kjo është rreziku më i madh i infeksionit të thyerjeve të kockave. Sipas shkaktarëve thyerjet e kockave ndahen në: 1.Patologjike(spontane)-që shfaqen pas proceseve patologjike, që dëmtojnë dhe dobësojnë strukturën e kockave, dëmtohet indi kockor (tumori, osteoporoza, tuberkoloza e kockave, sifilisi etj), 2.Thyerjet traumatike-janë atëherë kur forca mekanike qoftë drejtëpërdrejtë apo indirekt tejkalon kufirin e elasticitetit të kockës, vjen deri te thyerja. Ndonjëherë pas shkaktimit të thyerjes ndëgjohet i qartë zëri i kockës së thyer dhe i aksidentuari e ndien që kocka i ka pëlcitur (qarë). Për nga mënyra e veprimit të forcës goditëse dallojmë këto thyerje: 1.Thyerjet e plota ose komplekse-kur kocka thyhet në tërësi, ndahet në dy pjesë ose në tri pjesë (kur thyerja bëhet në tri vende) atëher vjen deri te ndryshimi i profilit të gjymtyrës, që quhet thyerje e dyfisht.

Page 18: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, Tetor 2007

Dituria,- Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër , tetor 2007 faqe 18

Përse urrejmë ?

Shkencëtaret kanë arritur të shpjegojnë ndertimin anatomik te zonës së trurit që sjell ndjenjen dhe rreflektimin e urrejtjës. Studime dhe eksperimente në kafshë e njerëz tregojnë që këta të fundit kanë një sistem shumë më të komplikuar nervor. Jo vetëm betejat në jetën personale (ka dhe nga ata qe rrefuzojnë të përdorin "urrejtje"),por për një moment të vezhgosh dhunën dhe konfliktet që turbullojnë realitetin e njerzimit dje dhe sot...urrejtja duket se ka marrë "timonin" në vazhdimin e historisë. Pse urrejmë?! Keni pas urrejtur dike? E për cfarëdo motivi apo shkaku që fshihet pas(këto shpresoj të diskutojmë) Mendoni qe është e drejtë që të urresh?...

Si mendoni të luftohet urrejtja? Nuk mund të këtë ndonjë kundërshtim që urrejtja është emocion i fuqishëm i qenies njerëzore. Është e vjetër si vet ekzistenca e njeriut. Është lëkundur gjatë valëve me sukses të civilizmit njerëzor dhe jeton në te quajturën "Bota Moderne". Por cfarë e ka mbajtur urrejtjen gjallë? Janë shumë gjëra, në vecanti diferencat e kulturave, rracave dhe feve të ndryshme. Urrejtja ndodhë kur kulturat, rracat dhe fetë e ndryshme mundohen të jenë mbizotrues ndaj të tjerëve. Urrejtja, në formën e saj me të rrezikshme, ndodhë kur dhuna përdoret për të arritur mposhtjen e diferencave. Kjo ka arritur të shkatërroj jetesën njerëzore. Shumë lloj përgjigjesh të ndryshme janë ofruar rreth fenomenit "urrejtje". Mendoj që njerëzit që urrejnë, dëshirojnë të arrijnë të pamundurën dhe janë konsumuar nga pamundësia për të arritur atë. Ato kurr nuk e shikojnë shkakun e humbjes në vetëvetën, por në sytë e tyre, është bota që na rrethekon që është për ti bërë me faj. Të gjithë jemi njerëz, me komplekse të bazuara në përcaktime fatale që bota nuk e falenderon vlerën e saj të vertetë. Disa herë, frika urrehet.

Eshte nje pike e bere nga politikani historik John Lukacs. Për shembull, në qoftë se urren një parti politike sepse ti mund të humbësh influencën, pasurinë, privilegjin, atëhere kjo frikë mund të ndezë ose nxis urrejtjen. Urrejtja mund të bëhet shumë e pa arsyeshme. Rrezikshmëria e madhe e urrejtjes është se mund të ndërpres punimin e qartë te mendjes. Urrejtja mund dhe shume herë ka udhëhequr në prirje fizike, në akte fizike dhe ultimatisht në vdekje, shkatërrim. Një gjë është e qartë, ne nuk mundemi dhe nuk duhet që ta luftojmë urrejtjen me urrejtje. Është e vertetë, që kur urrejtja prodhon luftë, nuk ka asnje mënyre tjetër vecse ti kthehemi në një mënyrë të njejtë. Përndryshe, urrejta duhet luftuar me tolerancë, kuptim, arsyeshmëri dhe paqë.

Page 19: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, Tetor 2007

Dituria,- Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër , tetor 2007 faqe 19 Konkurs diturie për fëmijë dhe të rinjë! Revista jonë dhe juaja ”Dituria” që nga ky numër do të filloj me konkursin e diturisë për fëmijë dhe të rinjë. Në cdo numër të revistës do kemi nga dy åytje, në të cilat ju duhet të përgjigjeni saktësisht. Redaksia ka siguruar për fituesit edhe shperblime. Dy lexues një nga fëmijët dhe një nga të rinjët do shperblehen me nga një film në DVD.’ Dy lexues tjerë një fëmijë dhe një i ri do shpërblehen me nga një Maicë. Përgjigjet e sakta ju duhet të na i dergoni mës së voni deri më datën një të cdo muaji. Përgjigjet e sakta na i dergoni në posten ton elektronike e-mail [email protected] ose në adresën ton postale Revista ”Dituria” C/O Studio främjande Lila Kyrkogatan 20 50370 Borås Kush shkon por nuk vrapon? Kush ka katër këmbë, por është pa kurriz? Kush nuk laget edhe pse tërë ditën rri në shi? Në cilin muaj të viti banorët e Stokholmit hamë më së paku? Gjeni përgjigjet e sakta e na i dëgoni më së largut deri më 1 nënetor në adresat e lartshenuara.

Page 20: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, Tetor 2007

Dituria,- Revistë mujore për fëmijë, te rinjë dhe prindër , tetor 2007 – faqe 20

Muhamed Ibrahim Hamed GABIMET E RREZIKSHME NË EDUKIMIN E FËMIJËVE Mungesa e gjatë e prindërve nga shtëpia Disa prindër e lënë pas dore shtëpinë dhe familjen dhe shumicën e kohës e kalojnë jashtë shtëpisë.Mungesa e babait hspeshherë behët shkaktari kryesor për futjen e fëmijëve në sprovë, probleme, vështirësi, bredhje etj. Arsyet e mungesës së babait mund te jenë të ndryshme, por pasojat janë te njejta. Arsyet mund të jenë: -Zënia me punë edhe pse babai thotë se këtë e bën vetëm për fënijët. -Udhëtimet e gjata për shkak të natyrës së punës. -Kalimi i kohës me shoqërinë e shokët në pushime e pikniqe etj. -Daljet e shpeshta të nënës nga shtëpia për shkak të shkuarjes në treg, vizita, në punë etj. Këto ishin vetëm disa raste të mungesës dhe të largimit nga fëmijët.Të gjitha këto paraqesin format e rënda të mospërfilljes dhe të lënies anash të fëmijëve dhe çdo njëra prej tyre sjell lindjen dhe zhvillimin e vetive negative të fëmijët dhe futjen e tyre në probleme të ndryshme, vështirësi, sprova, fatkeqësi etj. Sa e sa dashuri, kujdes, butësi, afërsi,mbrojtje, siguri e kenaqësi pa kthim do të humbin ata fëmijë për shkak paaftësie të babit për të përcaktuar priorotet? Sa të bukura janë vargjet: Nuk është jetim ai i cili është pa prindër, I lënë në jetë me pak gjëra nga ata të dy. Jetim është ai që baba e nënë ka, Nëna nuk kujdeset për të E baba kohë nuk ka. Lutjet kundër femijëve - mallkimi i tyre. Shumë prindër për fat të keq përditë bëjnë lutje të ndryshme, të pamenduara e të papërshtatshme për fëmijët e tyre.Vendin e pare e zenë nënat ”nërvoze” e të pavetëdijshme, të cilat në ataket nervore të veta, edhe për shkak të imtësive më të vogla, mallkojnë fëmijën e vet dhe bëjnë gabime te rënda në këtë drejtim si: ”Zoti të vraftë”,”Të raftë pika”, ”Të marrtë djalli”,”Vdekesh sonte” etj etj. Shpesh këto gabime i bëjnë edhe baballarët. E kur pas kësaj i ndodhë ndonjë fatkeqësi fëmijës apo sprovë, prindërit as që janë të vetëdijshëm për pasojat e punës së tyre kundrejt fëmijëve. Fëmijët duhet edukuar dhe arsimuar me kendje, me deshirë dhe vullnet prindor sepse vetëm kështu ata do jenë të lumtur në jetën e tyre. Eshtë thenë nga të vjetrit se nuk duhet mallkuar as fëmija, as pasuria as vetvetja sepse ajo është një punë e ligë në cfardoaspekti ta marrish.